Организация по безопасности и сотрудничеству в Европе (ОБСЕ / OSCE) · interview

Interview with Head of Presence

ОБСЕ
Открыть оригинал документа

Полный текст размещён на сайте публикующей организации. lawenc.com индексирует метаданные и ведёт на официальный источник.

Полный текст

Gazeta Tradita, 28 prill 2005

Ekskluzive/Intervistë e Ambasadorit Pavel Vacek

Vacek: Të gjendet mirëkuptimi për zgjedhjet

By Erind Maçi

Ditët e fundit janë zhvilluar bisedime për amendimin e Kodit Zgjedhor. Më konkretisht, opozita ka propozuar ndryshimin e ligjit për të njehsuar votën për partinë me votën për kandidatin. Kjo është një përpjekje për të shmangur mundësinë që një ose të dy partitë e mëdha të maksimizojë votat që mund të marrin duke i udhëzuar simpatizantët të votojnë për kandidatin e tyre në votimin për kandidatë dhe për një nga partitë e vogla aleate në votimin për parti. A mendon OSBE-ja që kjo çështje ka nevojë të shqyrtohet përpara zgjedhjeve?

“Sistemi aktual zgjedhor në Shqipëri jep mundësinë që rezultati i zgjedhjeve të shtrembërohet me anë të përdorimit të votimit taktik, siç përshkruhet në pyetje. Dispozitat e Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor nuk i ndalojnë në mënyrë eksplicite praktika të tilla, por kjo nuk i bën ato të pranueshme, e jo më pastaj të dëshirueshme. Gjithashtu, u takon organeve kushtetuese shqiptare të veprojnë në mënyrë të përshtatshme për të përcaktuar përputhshmërinë e praktikave të tilla me Kushtetutën dhe legjislacionin zgjedhor. Në fund të fundit, do të jetë në dorë të zgjedhësve shqiptarë të gjykojnë nëse dhe si këto marrëveshje që po planifikohen do të shtrembërojnë vullnetin e tyre, e më pas të vendosin”.

A është, siç thonë disa, tepër vonë për të amenduar Kodin Zgjedhor lidhur me këtë çështje?

“Çdo përpjekje për të amenduar Kodin Zgjedhor të miratuar kohët e fundit – dhe për më tepër shumë pranë zgjedhjeve – është problematike, veçanërisht nëse nuk bëhet fjalë thjesht për një ndryshim teknik… megjithatë, nuk është tabu. Ne pamë miratimin e një ndryshimi që shfuqizonte dispozitën e Kodit Zgjedhor, e cila e bënte Kodin të pavlefshëm ditën pas zgjedhjeve të 2005-ës. Sigurisht, një konsensus i gjerë do të nevojitej për një ndryshim të tillë të Kodit Zgjedhor, i cili do të ndalonte ose rregullonte marrëveshjet për ndarjen e votave”.

Këto lloj manovrimesh konsiderohen të ligjshme në ligjin aktual. A dini ndonjë vend tjetër ku kjo gjë zbatohet në atë shkallë sa pritet të zbatohet gjatë zgjedhjeve të ardhshme këty në Shqipëri dhe a ka çuar kjo në zgjedhje të kundërshtuara gjetkë?

“Gjithmonë ka pasur marrëveshje dhe ujdi lokale e informale mes kandidatëve individualë, madje edhe mes partive, në një nivel shumë lokal në të gjitha zgjedhjet që janë zhvilluar në çdo vend të botës. Masa deri në të cilën kjo ndodh varet nga ligji dhe tradita lokale në secilin vend ose sistem zgjedhor. Kjo është arsyeja që thuajse nuk ka ndonjë standard ndërkombëtar të pranuar lidhur me praktika të tilla. Unë nuk di ndonjë vend evropian, ku sistemi zgjedhor të jetë identik me atë në Shqipëri – prandaj krahasimet do të ishin çorientuese. Ndikimi i marrëveshjeve të tilla për ndarjen e

1 voteve është gjithmonë i lidhur me sistemin zgjedhor... dhe përgjithësisht mendohet që ndikimi i tyre brenda sistemit shqiptar është shtrembërues”.

Të gjithë pajtohen me mendimin se Shqipëria duhet të zhvillojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pakundërshtueshme. Nëse një ose më shumë parti ankohen për rezultatin e zgjedhjeve pikërisht sepse kundërshtarët e tyre përfituan në shkallë të madhe nga ndarja e votave për partinë me aleatët e tyre, a do ta quante OSBE-ja këtë një argument të vlefshëm?

“Natyrisht, OSBE-ja punon për zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë hapësirën e saj të veprimit. ODIHR-i dhe veprimet e tij monitoruese nuk janë arbitrat përfundimtarë dhe as ata që sigurojnë ndershmërinë në zgjedhje. Në fund të fundit, u takon vetë organeve kushtetuese shqiptare – Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjykatave shqiptare – të merren me shkeljet, si dhe me kundërshtimet”.

Në ç’përqindje është e gatshme OSBE-ja ta tolerojë këtë dukuri? Nëse një nga partitë e mëdha fiton 50 kandidatë në raundin e parë, por del që ka marrë vetëm 20% të votave në shkallë kombëtare sepse votat e tjera i ka shpërndarë mes aleatëve të saj në mënyrë që ata të kenë kandidatë nga lista proporcionale, a shikohet kjo si teprim? Nëse po, ku është kufiri për ju?

“Ky është thjesht spekulim dhe, për më tepër, ne nuk i qasemi problemit duke përcaktuar me terma numerikë se çfarë është e pranueshme dhe çfarë jo. Ajo që mund të dëgjoni prej nesh është: praktika të tilla shtrembërojnë sistemin dhe është në dorë të shqiptarëve të merren me këtë – qoftë me ndihmën e Organizatës, nëse duan, ose pa të”.

Në zgjedhjet e shkuara ka pasur mospërputhje mes votave për kandidatin dhe votave për partinë. Disa njerëz pëlqyen më shumë kandidatin se sa partinë që ai/ajo përfaqësonte dhe e anasjellta. Të dhënat tonat tregojnë se me përjashtim të zonës zgjedhore të Dushkut gjatë zgjedhjeve të vitit 2001, kjo ka qenë një dukuri e kufizuar, që nuk e kalonte 2-5% të totalit të votave. A do të përdorë bashkësia ndërkombëtare standarde më të buta këtë herë?

“Është mëse e drejtë që votuesi të zgjedhë çfarëdo kombinim të kandidatëve dhe partive, për sa kohë që fletët e votimit plotësohen në mënyrë teknikisht të vlefshme. Është e drejta ekskluzive e zgjedhësit dhe, gjithashtu, përgjegjësia e tij për të bërë zgjedhjen. Por është përgjegjësia e përbashkët e shumë aktorëve të tjerë, kryesisht e partive politike dhe e kandidatëve, si dhe e të gjithë klasës politike dhe institucioneve, të sigurojnë që votuesi e ka bërë zgjedhjen e tij duke qenë i mirëinformuar dhe i bazuar vetëm në vullnetin e tij të lirë. Kjo na kthen sërish në thelbin e çështjes: askush s’mund t’i zgjidhë këto probleme në vend të shqiptarëve… Institucionet ndërkombëtare ndihmojnë, por rrallë imponojnë… Veç kësaj, nuk mendoj se standardet zgjedhore ndërkombëtare ose zbatimi i tyre po zbutet me kalimin e kohës, qoftë në Shqipëri apo gjetkë… Përkundrazi”.

Tirana u vizitua nga Kryetari i OSBE-së para disa ditësh dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri sponsorizoi një dialog për çështjen e datës së zgjedhjeve. Do të ishit të gatshëm të sponsorizonit një dialog edhe për çështjen e ndarjes së votave për partinë mes aleatëve politikë?

2 “Prezenca e OSBE-së mund të sponsorizojë shumë gjëra – për sa kohë që ato janë në mandatin tonë dhe ne na kërkohet ta bëjmë këtë, por në këtë rast nuk ka nevojë për sponsor. Çka nevojitet është vullneti i partive politike për të pranuar që ka një problem dhe për të bërë të pamundurën për ta parandaluar atë. U takon Kuvendit dhe organeve të tjera kushtetuese, medias dhe shoqërisë civile, si dhe kujtdo që ndihet i shqetësuar në një vend të lirë të merren me këtë problem”.

3

Tradita newspaper, 28 April 2005

Exclusive/Interview with OSCE Ambassador Pavel Vacek

Vacek: Political understanding on elections should be found

By Erind Maçi

1.Q: In the recent days, there have been talks of amending the Electoral Code. Specifically, the opposition has proposed changing the law to equate party votes to the votes for the candidates. This, in an effort to avoid the possibility that one or both major parties maximize on their potential vote by instructing their followers to vote for their candidate and vote for one of their smaller allies as a party. Is the OSCE of the opinion that this issue needs to be addressed before the elections?

A. The existing electoral system in Albania provides for the opportunity to distort the outcome of the election by the use of tactical voting, as described in the question. The provisions of the Constitution and the Electoral Code do not explicitly prohibit such practices but that does not render them acceptable, let alone desirable. It is also up to the Albanian constitutional bodies to act appropriately to determine the conformity of such practices with the Constitution and the electoral legislation. It is ultimately up to the Albanian voters to consider whether and how the deals being currently envisaged would distort their will and to make their own judgment.

2.Q: Is it, as some maintain, too late to amend the Electoral Code in order to address this issue?

A. Any attempt to amend the Electoral Code adopted only recently - and to do so quite shortly before the elections - is bound to be problematic, especially if it is not a mere technical change… but it is not a taboo. We clearly have seen an amendment passed which repealed the provision of the Electoral Code which would have terminated its force the day after the 2005 elections. A wide consensus would certainly be required for such a change of the Electoral Code which would aim at prohibiting or regulating the split-vote deals.

3.Q: This sort of maneuvering is considered to be legal under the current law. Do you know of any other countries where this is applied to the extent that it is expected to be applied here in Albania in the next elections and has it led to contested elections elsewhere?

A: There have always been local and informal agreements and understandings between individual candidates, and indeed parties, at a very local level throughout elections carried in every country of the world. The extent to which this occurs depends upon the law and local custom in the particular country or electoral system. That is why there is hardly any international standard established to govern such practices. I am not aware of a European country with an electoral system identical to the one in Albania – that is why comparisons are misleading. The effect of such split-

1 vote arrangements is always specific to the electoral system... and it is generally believed that their effect within the Albanian system is distorting.

4.Q: Everyone agrees on the need for Albania to hold free, fair and uncontested elections. If one or more parties complain about the election result precisely because their opponents benefit to a large extent from splitting their party vote with their allies, will the OSCE consider it a valid argument?

A: Naturally, the OSCE works for holding the elections according to international standards, not only in Albania, but in the whole OSCE area. The ODIHR and its monitoring operations are not the ultimate arbiters or enforcers of the electoral fairness. Ultimately it is up to the Albanian constitutional bodies themselves - the Central Election Commission and the Courts of Albania - to deal with breaches and also contestations.

5.Q: To what percentage is the OSCE willing to tolerate this phenomenon? If one of the major parties wins 50 candidates in the first round but turns out that it only gets 20% of the national vote because it has dispersed some of its votes among its allies so they can gain candidates from the proportional list, is this considered going too far? If so where do you draw the line?

A. This is pure speculation and, moreover, we do not approach the problem in trying to distinguish - in numerical terms - what is yet acceptable and what already is not. What you can hear from us is: such practice distorts the system and it is up the Albanians to deal with it – with the assistance from the Organisation, if it is wanted, or without it.

6.Q In the past elections there has been discrepancies between the candidate votes and the party votes. Some people liked the candidate more than the party he/she represented or vice/versa. Our records indicate that with the exception of the Dushk electoral zone in the 2001 elections, this has been a limited phenomenon, not going outside of 2-5% of the total vote? Is the international community applying softer standards this time around?

A. It is perfectly proper for the voter to choose any combination of candidates and parties, for as long as the ballots are filled in a technically valid way. It is the voter’s exclusive right and also responsibility to make the choice. But to ensure that such choice is informed and based only on the free will of the voter is a shared responsibility of many other actors, primarily the political parties and the candidates, the whole political class and institutions. And that brings us again to the core of the matter: nobody can resolve these problems on behalf of the Albanians… The international institutions assist but rarely impose… Besides, I do not think that the international electoral standards or their application are softening in time, be it in Albania or elsewhere… It is rather the opposite…

7. The Head of OSCE visited Tirana a few days ago, and the OSCE Presence in Tirana sponsored a dialogue on the issue of the election date. Would you also be willing to sponsor a dialogue on the issue of the splitting of the party vote between political allies?

2 A. The OSCE Presence may sponsor a variety of things – as long as these are within our mandate an we are asked to do so but here its is not a sponsor which is needed. What is needed is the will of the political parties to admit there is a problem there and do their best to prevent it from happening. And there is the Assembly and the other constitutional bodies as well as the media and the civil society… and whoever feels concerned in a free country to deal with the problem.

3

Основные сведения
Тип документа interview
Дата принятия
Источник ОБСЕ