Организация по безопасности и сотрудничеству в Европе (ОБСЕ / OSCE) · interview

Interview with Head of Presence

ОБСЕ
Открыть оригинал документа

Полный текст размещён на сайте публикующей организации. lawenc.com индексирует метаданные и ведёт на официальный источник.

Полный текст

Agjencia Telegrafike Shqiptare, 5 gusht 2005

Intervistë me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Pavel Vacek Gazetare: Marsjola Duro

1. Duke marrë në konsideratë të gjitha të dhënat e deritanishme mbi procesin zgjedhor, a janë të pranueshme zgjedhjet e 3 korrikut në Shqipëri?

Nuk më takon mua që të bëj gjykime të tilla, por institucioneve shqiptare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Kolegjit Zgjedhor. Vendimet e tyre duhen respektuar. Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i ODIHR-it do të nxjerrë raportin e tij përfundimtar një muaj pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, por nuk është në praktikën e tij që të japë gjykime për atë që ju a quani pranueshmëri të zgjedhjeve.

2. Në vlerësimet tuaja të procesit zgjedhor në vend, cilësohet fakti se ky proces nuk ka përfunduar ende Çfarë prisni të ndryshojë deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 3 korrikut?

Procesi zgjedhor vazhdon në të vërtet, sepse Kolegji Zgjedhor dhe KQZ-ja vazhdojnë shqyrtimin e ankimimeve dhe apelimeve. Kolegji duhet të përfundojë gjykimin e apelimeve. KQZ-ja duhet të caktojë datën për përsëritjet e zgjedhjeve. Përsëritjet ka të ngjarë të jenë, e theksoj, ka të ngjarë të jenë, në një numër të kufizuar zonash. Shpresojmë që nuk do të ketë parregullsi në përsëritjet e zgjedhjeve dhe, për pasojë, nuk do të ketë ankimime dhe apelime, gjë që duhet të lejojë KQZ-në të shpallë rezultatet përfundimtare pa vonesa të tjera.

3. Është pranuar tashmë nga faktori politik shqiptar, ndërkombëtar dhe nga Prezenca se me këto zgjedhje u hodh një hap përpara. Cili është ky hap?

Për mua, hapi më i madh përpara është hedhur nga votuesit shqiptarë, të cilët ushtruan të drejtën e tyre të votës në shkallë të gjerë dhe janë duke pritur me durim përfundimin e punës nga KQZ-ja dhe Kolegji. Rritja e shkallës së respektimit të ligjit dhe institucioneve është një shenjë e qartë përparimi dhe disipline qytetare. Pa dyshim, vlerësimi i përgjithshëm me detaje i zgjedhjeve do të jepet nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i ODIHR-it dhe ai do të japë një panoramë të përzier të anëve të mira dhe të këqija.

4. Si e vlerësoni rolin e lidershipit politik në procesin paszgjedhor në vend?

Unë shpresoj që ata të jenë këshilluar mirë që të ndjekin qëndrimin e qytetarëve, domethënë, të respektojnë ligjin dhe institucionet zgjedhore.

5. Ligji aktual zgjedhor dhe Prezenca kanë qenë nën kritikën e partive të vogla politike shqiptare, si dhe atë të mediave. Nëse, pas disa kohësh, do të zhvilloheshin përsëri zgjedhjet në Shqipëri, a do të ishte rezistent ky ligj? Edhe nëse klasa politike zgjedh që të mbajë ligjin aktual, ka ende punë për të bërë për ta përmirësuar atë. Ka pasur rekomandime ndërkombëtare nga e kaluara që nuk u morën parasysh në reformën e mëparshme dhe ka edhe mësime të tjera që dolën nga procesi i numërimit të votave dhe ai i 3 korrikut. Megjithatë, unë kam dëgjuar partitë politike të flasin për një shkëputje nga sistemi aktual i bazuar në votimin e përzier mazhoritar dhe proporcional; në këtë rast, reforma e ardhshme do të jetë më shumë se thjesht përmirësime të Kodit Zgjedhor. Këto janë çështje që i takojnë parlamentit të ri, ne do të ishim të gatshëm të jepnim ndihmën tonë në këtë drejtim.

6. Cilat janë momentet më kryesore të procesit zgjedhor që nga dita e sotme deri në formimin e qeverisë së ardhshme që pritet të monitorohen nga ju?

Përsëritjet e zgjedhjeve duhet të vëzhgohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë, por nuk do të jetë Prezenca e ngarkuar me këtë detyrë. Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i ODIHR-it do të jetë ai që do ta mbulojë këtë. Prezenca vetëm mund t'iu japë atyre mbështetje teknike. Unë mendoj se organizatat e vëzhguesve vendas do të jenë, gjithashtu, të interesuara që të riangazhohen për përsëritjet e zgjedhjeve. Shpresoj që këto përsëritje të mos njohin parregullsitë e 3 korrikut dhe të numërimit të votave.

Albanian Telegraphic Agency, 5 August 2005

Interview of the Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Pavel Vacek Journalist: Marsjola Duro

1. Given all the information on the election process provided so far, do you think that the 3 July 2005 parliamentary elections are acceptable?

Its not up to me to pass such judgement but to the Albanian institutions, the Central Election Commission (CEC) and the Electoral College. Their decisions should be respected. The ODIHR Elections Observation Mission will produce their final report approximately a month after the final results are declared, but its not their practice to pass a verdict on – as you put it – the acceptability of elections.

2. You have declared that the election process has not ended yet. What do you expect to change until the final election results are declared?

The election process continues indeed because the Electoral College and the CEC continue adjudicating the complaints and appeals. The Electoral College is to complete their adjudication of appeals. The CEC has to set the date for the re-runs of elections. Re-runs seem to be likely, I stress, seem to be likely in a limited number of zones. Hopefully, there will be no irregularities in the election re-runs - and consequently no complaints and appeals - which should allow the CEC to declare the final results without further delay.

3. The local political establishment, the international actors and the Presence have already recognized that the last general elections marked a step forward. What is this step?

For me, the biggest step forward has been made by the Albanian voters, who exerted their right to vote in impressive numbers and have been patiently waiting for the completion of work by the CEC and the College. The increased respect for the law and institutions is a clear sign of progress, of civic discipline. Of course, the overall detailed assessment of the elections will have to be provided by the ODIHR/EOM and is bound to draw a mixed picture of good and bad things.

4. What do you think about the role of the political leadership in the post-election period in the country?

I hope they have been well advised to follow the attitude of the citizens, that is to respect the law and the election institutions.

5. The current electoral law and the Presence have drawn criticism from the smaller parties and the media. Do you think that this law would still be good if Albania would hold elections again in the future?

Even if the political representation opts for retaining the current law, there is work to be done to further improve it. There have been international recommendations from the past that have not been followed in the previous reform and there are further lessons emerging from the 3rd July and the vote counting process. However, I hear political parties talk of a departure from the current system based on the mix of majoritarian and proportional vote– in such case the next reform would be about more than just improvements of the current Electoral Code. These are issues for the new Assembly - we will be ready to assist.

6. What are the phases that the Presence is going to monitor from today until the new government will be formed?

The election re-runs should be observed by international observers but its not the Presence which will be in charge of that. The ODIHR Election Observation Mission remains in charge, the Presence may provide them with technical support. I guess that domestic observer organisations will also be interested in re-activating for the re- runs. I hope that re-runs will be free of irregularities of the 3rd July and of the vote- counting that followed.

Основные сведения
Тип документа interview
Дата принятия
Источник ОБСЕ