Организация по безопасности и сотрудничеству в Европе (ОБСЕ / OSCE) · interview

Interview with Head of Presence (sq)

ОБСЕ
Открыть оригинал документа

Полный текст размещён на сайте публикующей организации. lawenc.com индексирует метаданные и ведёт на официальный источник.

Полный текст

Gazeta Standard, 24 shkurt 2006

Intervistë e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorit Pavel Vacek

Gazetare: Blerina Gjoka

Zyra e Prezencës së OSBE-së e përshëndeti menjëherë idenë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili nuk është ngritur ende. Si po i lexon zyra juaj debatet midis partive të mëdha dhe aleatëve të tyre për çështjen e vetos?

E rëndësishme është që këto debate mes partive politike zhvillohen pa pasur nevojën e një përfshirjeje të jashtme dhe kështu duhet të vazhdojë të jetë. Megjithatë, e mira është që Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore të jetë në gjendje të fillojë nga puna. Dhe kur të ndodhë kjo, OSBE-ja -- si ODIHR-i ashtu edhe Prezenca e OSBE-së -- të mund t'i ofrojnë këtij komisioni ekspertizën dhe mbështetjen e tyre teknike.

Sipas një marrëveshjeje mes dy partive të mëdha, u vendos që të mos prekej Kushtetuta. A rekomandon OSBE-ja që reforma të marrë parasysh edhe ndryshimin e Kushtetutës për disa çështje që kanë hapur debate të mëdha politike, siç është sistemi zgjedhor apo zgjedhja e Presidentit të Republikës?

Në lidhje me këtë, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nuk janë urdhëruese. Zgjedhjen për mënyrën se si do procedohet e kanë në dorë aktorët politikë shqiptarë, pra, nëse ata dëshirojnë të zgjedhin një rishikim të plotë të sistemit zgjedhor që tani, apo dëshirojnë të merren me çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor si perparesi. Është një gjë e mirë që Komisionit i është ngarkuar të marrë parasysh rekomandimet e ODIHR-it për zgjedhjet e vitit 2005. Por janë edhe rekomandimet e mëparshme, përfshi këtu rekomandimet e përbashkëta të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias të vitit 2004, që, për një arsye apo një tjetër, nuk janë marrë parasysh plotësisht ose aspak. Ka një rekomandim më të hershëm të ODIHR-it për thjeshtimin e sistemit zgjedhor. Çështjen nëse sistemi zgjedhor duhet ndryshuar apo jo raporti i i vitit 2005 i ODIHR-it ia lë në dorë aktorëve politikë shqiptarë. Një ndryshim i sistemit zgjedhor do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës dhe kjo, kuptohet, nuk është një gjë e lehtë.

Cili është roli i OSBE-së në procesin e ri për reformën zgjedhore?

Bashkë me ODIHR-in, ne do t'i sigurojmë Kuvendit, nëse kjo do të na kërkohet, asistencë teknike dhe ekspertizë. Ashtu si në të kaluarën, asistenca do të jepet për të përmirësuar legjislacionin për zgjedhjet në përputhje me angazhimet e OSBE-së, rekomandimet e ODIHR-it dhe standarde të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. E theksoj se nuk jemi ne ata që garantojmë që kjo gje të ndodhë. Kjo mbetet gjithmonë në dorë të aktorëve politikë shqiptarë.

Cilat janë sipas jush çështjet më emergjente me të cilat duhet të merret Komisioni i ri? A ka diçka që duhet përmirësuar lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore?

Unë besoj se pala shqiptare ka nxjerrë mësime te mjaftueshme për të kuptuar se me çfarë duhet të fillojë të merret Komisioni i Posaçëm dhe, natyrisht, zgjedhjet e ardhshme vendore mbeten përparësi. Por nëse ju këmbëngulni, unë mund të përmend disa gjëra që rrjedhin nga vëzhgimi i zgjedhjeve në të kaluarën: së pari, një lloj sigurie e arsyeshme për datën e zgjedhjeve do të ishte e dobishme, pasi kjo ndikon në hierarkinë e afateve kohore për përgatitjen e procesit zgjedhor; së dyti, nevojiten përmirësime të mëtejshme në dispozitat për listat e zgjedhësve. Ministria e Brendshme, me mbështetjen tonë, ka filluar të diskutojë për përgatitjet me kryetarët e bashkive/komunave dhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ). Më tej, duhen riparë dispozitat për komisionet zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë, si përsa i përket përbërjes, ashtu edhe funksionimit te tyre. Gjithashtu, duhet të rishikohen e përsosen edhe procedurat e numërimit dhe të nxjerrjes së rezultateve. Ka vend edhe për përmirësimin e efektshmërisë së procedurave të apelimit ndaj vendimeve të administratës zgjedhore.

Zyra që ju përfaqësoni kishte kohët e fundit mospërputhje qëndrimesh me Bashkimin Evropian. Konkretisht, Prezenca u shpreh që çështja e Zogut të Zi mund të ndikonte në negociatat me BE-në, ndërsa Ambasadori Salzmann nuk mendonte kështu. Pse ndodhi kjo?

Ne nuk e kemi thënë këtë, por nëse doni t'i ktheheni kësaj çështjeje, le t'i kthehemi. Është fakt jetësor që zhvillimet në vend, sidomos kur flasim për probleme qeverisjeje, janë të prirura që, në një mënyrë apo një tjetër, të ndikojnë tek ambiciet për integrim. Është tjetër gjë nëse polemika rreth Zogut të Zi në veçanti dhe problemeve që lidhen me të ndikojnë apo jo negativisht në interesat e jashtme të Shqipërisë dhe përsëri është çështje tjetër nëse Prezenca e OSBE-së duhet të shprehej në lidhje me të. Unë them se gjykimet mbi çështjet që lidhen me BE-në nuk janë gjykimet tona dhe ne ia kemi shpjeguar këtë palëve të interesuara, si palës shqiptare ashtu edhe asaj ndërkombëtare. Kjo është gjithçka që mund të them për këtë, të paktën, unë.

Cila është perspektiva e monitorimit të Shqipërisë nga Prezenca? Sa do të zgjasë ky monitorim?

Ne nuk kemi për detyrë të monitorojmë. Është një mision tjetër ndërkombëtar këtu në Shqipëri, emri i të cilit e përmban nocionin e monitorimit. Sigurisht që ne duhet t'i ndjekim zhvillimet që kanë të bëjnë me fushat ku ne ofrojmë asistencë në përputhje me mandatin që kemi. Pa bërë këtë, ne do të vepronim në izolim dhe nuk do të dinim se çfare ndodh përreth nesh. Në këtë pikëpamje, ne bëjmë thjesht atë që bëjnë edhe organizata të tjera ndërkombëtare që ndihmojnë Shqipërinë. Sa kohë do të qëndrojë Prezenca këtu? Aq kohë sa qeveria shqiptare dhe 54 vendet e tjera anëtare të OSBE-së ta konsiderojnë qëndrimin e saj të dobishëm.

Së fundi, disa eksponentë të politikës e kanë kritikuar ashpër Prezencen e OSBE-së për tejkalim kompetencash për sa i përket rolit të saj në disa çështje të ndjeshme të politikës. Sabri Godo shkoi deri atje sa kërkoi që të ndryshojë mënyra e funksionimit të Prezencës. Cila është përgjigjja juaj ndaj këtyre kritikave?

Askush nuk ka imunitet ndaj kritikave, por ato duhen mbështetur në fakte. Unë, thjesht, nuk mendoj se ne kemi dalë jashtë mandatit tonë.

Standard newspaper, 24 February 2006

Interview of the Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Pavel Vacek

Journalist: Blerina Gjoka

The OSCE welcomed immediately the ad hoc parliamentary committee on electoral reform, which is not established yet. How are you reading the debates between the big political parties and their smaller allies on the right to veto?

The important thing is that these debates among political parties are ongoing without a need for an external involvement and it should remain the case... However, it is desirable that the Ad hoc Committee on electoral reform be able to start working – when this happens, the OSCE, both ODIHR and the Presence, can start providing their expert and technical support to the Committee.

Under an agreement of the two largest parties, it was decided that the Constitution will not be touched. Does the OSCE recommend that the reform should also consider changes in the Constitution for some issues that have caused heated political debates, such as electoral system and election of the President of Republic?

In that regard, the OSCE ODIHR recommendations are not prescriptive… The choice on how to proceed is in the hands of Albanian political actors – whether they wish to go for a sweeping review of the electoral system right away or they wish to address the issues relevant for the next municipal elections as a priority. It is good that the Ad hoc Committee is tasked to address the ODIHR Recommendations from 2005 elections. But there are also those previous recommendations, including the Joint ODIHR and Venice Commission recommendations of 2004, which have not been addressed fully or at all, for one reason or another. There is the earlier recommendation by ODIHR to look for simplifying the electoral system. The 2005 report by ODIHR leaves the question whether to change the electoral system up to the Albanian stakeholders. A change of the electoral system would require amending the Constitution and that’s an uneasy thing, that is obvious…

What will be the role of the OSCE in the new electoral reform?

Together with ODIHR, we will offer expert and technical assistance to the Assembly if this is sought. As in the past, the assistance will be given to improve the electoral legislation, in line with the OSCE Commitments, ODIHR recommendations and other international standards for democratic elections. I emphasise that we are not the ones to guarantee that it happens - that always remains in the hands of Albanian political actors.

What do you think are the most urgent issues the new committee should be dealing with? Is there anything that should be improved ahead of the upcoming local government elections?

I believe that there is enough lessons learnt on the Albanian side to see what the Ad hoc Committee should start dealing with…and, naturally, the next municipal elections is the priority. But if you insist, I can mention - some of things that also stem from the past elections observations: Firstly, a reasonable certainty over the election date would be useful, as this affects the hierarchy of timelines for the preparation of the election process. Secondly, further improvements to Voter Lists provisions are needed - the Ministry of Interior, with our support, have started discussing the preparations with the mayors and the CEC. Further on, provisions on middle- and lower-level election commissions should be revisited, both in terms of their composition and performance. Also counting and tabulation procedures should be reviewed and refined. There is room for improving efficiency of the procedure of appeals to decisions by electoral administration.

The office that you represent has recently taken a different line from the EU. More specifically, the OSCE said that the Zogu i Zi flyover issue could influence the negotiations with the EU, while Ambassador Salzmann did not share this opinion. Why did this happen?

We did not say what you are saying we said …but if you wish to get back to this, be it. It’s a fact of life that domestic developments, especially when we are talking about governance problems, tend to affect external ambitions, in one way or another. It is another question whether the particular controversy, the Zogu i Zi and related problems, do or do not negatively affect Albania' s external interests… and it is yet another question whether the Presence should have pronounced itself on it. I say that the judgments on EU related issues are not ours and we explained that to partners concerned, both on the Albanian and on the international side. That’s the end of story, at least for me...

What is the perspective of the OSCE monitoring of Albania? How long will this monitoring last?

We are not tasked to do monitoring – there is another international mission here in Albania which bears the notion of monitoring in its name… Of course, we need to follow developments relevant for our assistance work in the mandated areas. Without that, we would be operating in isolation and without knowledge what is going on around us. In that regard, we only do what other international organisations assisting Albania also do… And how long will the OSCE Presence last? As long as the Albanian government and the other 54 OSCE states consider the Presence useful…

Some political leaders have recently criticised strongly the OSCE Presence for overcoming its competencies regarding its role in some sensitive political issues. Sabri Godo even asked for the way the Presence functions to be changed. What is your comment on this criticism?

Nobody is immune from criticism but it must be factually correct… I simply don’t think that we have overstepped our mandate.

Основные сведения
Тип документа interview
Дата принятия
Источник ОБСЕ