Организация по безопасности и сотрудничеству в Европе (ОБСЕ / OSCE) · interview

Interview with Head of Presence (sq)

ОБСЕ
Открыть оригинал документа

Полный текст размещён на сайте публикующей организации. lawenc.com индексирует метаданные и ведёт на официальный источник.

Полный текст

KosovaLive, 18 shkurt 2005

Intervistë me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri Pavel Vacek

Zhvillimi i zgjedhjeve demokratike në Shqipëri përbën kontribut edhe për rajonin

Elona Daka

Tiranë (KosovaLive) - Ambasadori i Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Pavël Vacek, në një intervistë dhënë për KosovaLive, thotë se zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në mënyrë demokratike në Shqipëri, do të jetë kontribut jo vetëm për vendin, por edhe për mbarë rajonin.

Pyetur nga KosovaLive, se cili do të ishte kontributi i OSBE-së gjatë vitit 2005 në Shqipëri dhe ku do të konsistojë veçanërisht bashkëpunimi me Qeverinë Shqiptare, Vacek, deklaroi: “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vazhdojë të përmbushë mandatin e saj të përditësuar në vitin 2003 - që nga ndihmesa për reformën e pronave dhe atë gjyqësore deri tek mbështetja për policinë”. “Përparësia numër një, si përsa u përket burimeve tona njerëzore ashtu edhe financiare, është mbështetja për reformën zgjedhore dhe për përgatitjen e zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2005”.

Po ashtu Vacek, dha opinion për Agjencinë edhe rreth klimës politike që ekziston në Tiranë. “Mua më duket se përfaqësimi politik po merret seriozisht me finalizimin e legjislacionit zgjedhor dhe përgatitjeve për zgjedhjet. Megjithatë, do të ishte mirë që këto debate të prodhonin një rezultat konsensual, gjë që është shumë e rëndësishme për një marrëveshje për rindarjen e zonave zgjedhore sa më shpejt që të jetë e mundur. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka kontribuuar në këtë proces duke dhënë ndihmesë në zhvillimin e legjislacionit dhe duke siguruar mbështetje teknike për përgatitjet zgjedhore”, u shpreh ai.

Pyetur se çfarë orienton OSBE për udhëheqjen politike të Tiranës, me qëllim që të sigurohet zhvillimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike në pranverë të vitit 2005, Vacek orienton “vetëm vullnet të mirë politik”. “Unë do t’i sugjeroja asaj që të demonstronte vullnet të mirë politik për zgjidhjen e çështjeve ligjore dhe sistemore që kanë mbetur pa u zgjidhur, të mos i politizonte përgatitjet teknike, të mobilizonte burimet, si financiare ashtu edhe teknike, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve”.

Por, ambasadori i OSBE-së nuk jep komente të zgjeruara rreth punës që ka bërë Qeveria Shqiptare në lidhje me negociatat me Bashkimin Evropian. “Ne nuk komentojmë mbi çështje që u përkasin institucioneve të tjera, kjo del jashte mandatit tonë”. “Megjithatë, ne e dimë se standardet e OSBE-së, sidomos në Dimensionin Njerëzor, përfaqësojnë një referencë të qartë për Bashkimin Evropian në zhvillimin e procesit të stabilizim- asociimit”, vijoi ai.

Po ashtu, Vacek i përgjigjet shkurt pyetjes së KosovaLive, nëse mendon se janë përmbushur detyrat që Brukseli i ka vënë Tiranës zyrtare, si dhe nëse janë janë bërë përparime. “Kjo nuk ka lidhje me Prezencën e OSBE-së”, thotë ai.

Pyetur se çfarë do të ndodhte për Shqipërinë në rast se zgjedhjet parlamentare nuk do të zhvilloheshin sipas parametrave, Vacek shprehet se “kjo do të ishte vetëm një hap pas për demokracinë”. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bën më të mirën e mundshme për ta ndihmuar Shqipërinë në përgatitjen e zgjedhjeve, në mënyrë që ajo t'i plotësojë standardet sa më mirë që të jetë e mundur. Mosarritja e tyre do të përbënte një hap të madh mbrapa për demokracinë shqiptare”.

Vacek i sheh të lidhura ngushtë mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare që zhvillohen në Shqipëri me rajonin. “Zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve demokratike përbën një kontribut për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon”, thotë në fund ai.

KosovaLive, 18 February 2005

Interview with the OSCE Ambassador in Albania Pavel Vacek

Conduct of Democratic Elections in Albania also a Contribution to the Region

By Elona Daka

TIRANA (KosovaLive) – The Ambassador of the Organization for Security and Co- operation in Europe (OSCE) Pavel Vacek said in an interview with KosovaLive that a democratic conduct of the parliamentary elections in Albania would contribute not only to the country, but to the entire region, as well.

Asked by KosovaLive what would be the OSCE contribution in Albania during 2005, and what the co-operation with the Albanian Government would mainly consist of, Vacek declared: “The Presence in Albania will continue to fulfil its mandate updated in 2003 – from assisting in the property and judicial reform to supporting the police. The top priority, both in terms of our human and financial resources, is the support for electoral reform and the preparations and conduct of 2005 elections.”

Also, Vacek told the Agency his opinion on the current political climate in Tirana. “I feel that the political representation is seriously seized of finalising the electoral legislation and of the preparations for the elections. However, it is desirable that these debates yield a consensus outcome, most importantly in agreeing on redrawing the electoral zones as soon as possible. The OSCE Presence in Albania has contributed to this process by assisting in legislation development and by providing technical support for election preparation,” he said.

Asked what the OSCE would suggest to the Tirana political leadership to do so that the holding of free, fair and democratic elections in spring 2005 is ensured, Vacek suggests “just good political will”. “I would suggest that they demonstrate good political will for resolving the outstanding legal and systemic issues, refrain from politicising the technical preparations, mobilise resources, both financial and technical, for the preparations and the conduct of elections.”

But the OSCE Ambassador does not comment in detail on the work done by the Albanian Government with regard to the negotiations with the European Union. “We do not comment on issues relevant for other Institutions, that goes beyond our remit. However, we do know that OSCE standards, especially in the Human Dimension, represent a clear reference for the European Union in pursuing the stabilisation and association process,” he added.

1 Also, Vacek answers briefly to the KosovaLive question whether he thinks that the tasks set by Brussels to the official Tirana have been fulfilled, and whether progress has been made. “This is not relevant for the OSCE Presence in Albania,” he said.

Asked what would happen to Albania if the parliamentary elections would not be held in accordance with the parameters, Vacek says: “that would only be a setback for the democracy”. “The OSCE Presence does its best to assist Albania in preparing the elections that would meet the standards as closely as possible. Failure to achieve that would be a great setback for the Albanian democracy.”

Vacek sees the good conduct of the parliamentary elections in Albania closely related to the region. “Successful conduct of democratic elections is a contribution to the regional stability and co-operation,” he concludes.

2

Основные сведения
Тип документа interview
Дата принятия
Источник ОБСЕ