Организация по безопасности и сотрудничеству в Европе (ОБСЕ / OSCE) · interview

Komentet e Kryetarit të Prezencës së OBE-së për median gjatë vizitës në Elbasan, 17 prill 2012

ОБСЕ
Открыть оригинал документа

Полный текст размещён на сайте публикующей организации. lawenc.com индексирует метаданные и ведёт на официальный источник.

Полный текст

Komentet e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Eugen Wollfarth, për median gjatë vizitës në Elbasan

17 prill 2012

Gazetari: A do të realizojë Prezenca e OSBE-së ndonjë projekt konkret bashkëpunimi me Bashkinë e Elbasanit?

Ambasadori Wollfarth: Ne kemi një bashkëpunim të rregullt. Më pëlqen të vij në Elbasan dhe Kryetari i Bashkisë Sejdini e di këtë. Për gjithë Shqipërinë në fakt, për ne si OSBE është shumë e rëndësishme që të ketë marrëdhënie të ngushta me qeveritë vendore dhe sidomos Elbasani, duke qenë qendra apo zemra e Shqipërisë, është një vend i shkëlqyer për ta bërë këtë. Elbasani gjendet në qendër të vendit, është një qytet me tradita të shquara, është një vend ku ne shohim se si mund të kontribuojmë më shumë për të bërë më të mirën. Qeveria vendore ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve. Qytetarët e zgjedhin drejtpërdrejt Kryetarin e tyre të Bashkisë, siç vepruan edhe në zgjedhjet e fundit vendore. Ja pse është shumë e rëndësishme për ne që të kemi një marrëdhënie të ngushtë me Kryetarët e Bashkive, sidomos me Kryetarin tuaj të nderuar Sejdini, për të ndërtuar një lloj ure lidhëse mes nivelit kombëtar dhe atij vendor. Siç e thashë edhe më sipër më pëlqen shumë të vij në Elbasan, në mos gaboj kjo është vizita ime e katërt këtu, por sigurisht jo e fundit. Një nga arsyet e vizitës sime sot, siç do ta shihni vetë më vonë, është se do të flas në Universitet.

Gazetari: Një pyetje për reformën zgjedhore, a ka një ngërç?

Ambasadori Wollfarth: Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore është duke punuar, deri tani nuk shoh ndonjë shenjë ngërçi. Është shumë e rëndësishme që kjo detyrë e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore të realizohet në Kuvend dhe bashkëkryetarët e këtij komisioni deri tani po bëjnë një punë të shkëlqyer. Të gjithë anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore janë duke kontribuuar në nivel ekspertësh dhe gjatë kësaj jave do të kemi një vizitë tjetër të ekspertëve të OSBE/ODIHR-it. Kështu që jam i bindur se do të ketë progres.

Pyetje: Ambasadori amerikan në Shqipëri Z. Arvizu ka folur për një fillim të vështirë, duke pasur parasysh situatën politike disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, si dhe një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat do të mbahen në vitin 2013. Ai u shpreh se polemikat mes politikanëve shqiptarë janë bërë shkak për vonesën e marrjes nga Shqipëria të statusit kandidat për në Bashkimin Evropian dhe shtoi se ne jemi këtu së bashku me OSBE/ODIHR-in për të ndihmuar në kapërcimin e këtyre pengesave. Ç’mund të na thoni për këtë?

Ambasadori Wollfarth: Gjëja më e rëndësishme mes politikanëve dhe popullit, popullit dhe politikanëve, si dhe mes vetë politikanëve, është që të ndërtojnë besimin e ndërsjellë mes tyre. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë caktuar për në vitin 2013, këtë verë është caktuar të mbahet zgjedhja e Presidentit të Republikës dhe është shumë e rëndësishme për vendin, por edhe për mbajtësin e ardhshëm të këtij posti, që të zhvillohet një proces dinjitoz. Tani është koha për të kërkuar kandidatë të mirë, ndërsa për sa i përket mënyrës se si do të mbahet votimi në Kuvend, mendoj se Kushtetuta flet qartë në lidhje me këtë çështje. Sigurisht shpresoj se do të zhvillohet një proces dinjitoz, sepse vendi dhe qytetarët e tij e meritojnë këtë.

Gazetari: Pra, ju mendoni se ata do të ndjekin kushteturën në këtë rast? Se do të kemi një votim në Kuvend, dhe se në të do të zgjidhet një President konsensual?

Ambasadori Wollfarth: Kushtetuta mbetet në fuqi. Nuk kam ndonjë të dhënë që të thotë të kundërtën, pra, nuk ekziston asnjë mënyrë për ta anashkaluar atë.

Remarks by Head of OSCE Presence, Ambassador Eugen Wollfarth, for the media during visit to Elbasan

17 April 2012

Question: Will the OSCE Presence have any concrete projects of co-operation with the municipality of Elbasan?

Ambassador Wollfarth: We have a regular exchange, I like to come to Elbasan and Mayor Sejdini knows that. For the whole of Albania, for us, it is very important to be in close touch with the local government, and Elbasan certainly is an excellent place to do it. It is a city in the centre, in the heart of the country. It is a centre, it is of great tradition, and we see how we can contribute to make the very best out of it. Local government has immediate impact on the citizens’ lives in their places where they live, and they elect their mayor directly – they have done so last year – and therefore is very important to be in close touch with distinguished mayors like Mayor Sejdini; to have and exchange, how also to connect in the best possible way national level with the local level. So, as I said I really like to come to Elbasan, I think it is already my fourth visit, I sure hope it is not my last one. One of the reasons I came today, you will see that later, I will speak at the University.

Question: In regards to the electoral reform, is there an impasse?

Ambassador Wollfarth: The ad hoc committee is working; I do not see any impasse so far. It is very important that this important task is being dealt with in the parliament, and the co- chairs, from both sides of course, are doing great amounts of work. The whole ad hoc committee is contributing also on the expert level. And we will see another visit of OSCE/ODIHR experts this week. So I am convinced that again progress can be made.

Question: U.S. Ambassador in Albania Arvizu spoke about a difficult beginning referring to the present political situation, especially in view of the presidential elections to be held later this year and the general elections scheduled for 2013. He said that the controversies between the Albanian politicians have contributed directly to the country’s inability to gain candidate status for the EU, and he said that the U.S. is here in Albania together with other international bodies, such as OSCE/ODIHR, in order to overcome these obstacles. What is your comment on that?

Ambassador Wollfarth: The most important thing between politicians and the people, the people and politicians, and among the politicians themselves, it to build trust. General elections are scheduled for next year, in 2013, this summer indeed is scheduled to have presidential elections, and it is important for this country, for the future of the office holder, to have a dignified process. Now it is time to look for good candidates, and how the voting in the parliament has to proceed, there the constitution is quite clear. So I sure hope for a dignified process, the country and the citizens of this country deserve it. Question: So you think that they will follow the constitution in this case? So will there be a vote in the parliament, and will we have a consensual president then?

Ambassador Wollfarth: The constitution is valid. I do not have any other information, and there is no way around the constitution.

E.o.T.

Основные сведения
Тип документа interview
Дата принятия
Источник ОБСЕ