Организация по безопасности и сотрудничеству в Европе (ОБСЕ / OSCE) · interview

Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, gazeta "Panorama", 5 October 2012

ОБСЕ
Открыть оригинал документа

Полный текст размещён на сайте публикующей организации. lawenc.com индексирует метаданные и ведёт на официальный источник.

Полный текст

INTERVISTË ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË OSBE-së LAMBERTO ZANNIER “Panorama”, 5 tetor 2012

OSBE-ja ka ngritur përfaqësitë e veta në shumë vende të botës për të monitoruar stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të këtyre vendeve. Sa i suksesshëm ka rezultuar ky monitorim dhe a ka rezultate konkrete të kësaj pune?

Unë besoj se OSBE-ja ka kontribuar në mbështetjen e stabilitetit dhe zhvillimit demokratik të të gjitha Shteteve të saj pjesëmarrëse, përfshirë edhe vendet si Shqipëria, ku vepron një mision i saj në terren. Monitorimi është ndonjëherë i nevojshëm si parakusht për një angazhim më të gjerë dhe më operativ, që çon në rezultatet konkrete.

Për shembull, në rastin e Shqipërisë, Prezenca e OSBE-së ka ndihmuar, së fundmi, për të mbështetur miratimin e një Kodi të rishikuar Zgjedhor. Dhe mbështetja e OSBE-së për këtë proces do të vazhdojë, pasi zbatimi si duhet i Kodit është po aq i rëndësishëm sa edhe miratimi i tij.

Mandati i OSBE-së – Pse përfshihet OSBE-ja në kaq shumë çështje? Organizata është aktive në gjithçka, që nga reforma e policisë deri te mbrojtja e të drejtave të njeriut. Si zgjedh ajo se cilat çështje duhet të adresojë në një vend të caktuar?

OSBE-ja, që nga krijimi i saj si KSBE – Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – në vitet 1970, e ka parë gjithmonë sigurinë si gjithëpërfshirëse. Pra, është e vërtetë se OSBE-ja përfshihet në një sërë çështjesh, që variojnë nga kontrolli i armëve te mjedisi dhe te të drejtat e njeriut, pasi ajo prek të gjithat fushat që kanë rëndësi për sigurinë tonë të përbashkët.

Puna e OSBE-së përcaktohet me konsensus. Janë Shtetet pjesëmarrëse, përfshirë edhe Shqipërinë, që vendosin se cilat çështje duhen adresuar në një vend të caktuar dhe që përcaktojnë, më pas, mandatet e organeve të ndryshme të OSBE-së. Mandati i një misioni në terren vendoset me konsensus dhe i përshtatet specifikisht nevojave dhe kërkesave të vendit pritës.

Edhe pse OSBE-ja asiston në një sërë çështjesh në Shqipëri, si në reformën elektorale, parlamentarizmin, të drejtat e njeriut, zhvillimin e medias, shoqërinë civile dhe barazinë gjinore, reformën mbi pronën, anti-trafikimin etj., përsëri Shqipëria mbetet larg vende të rajonit në këto çështje. Mendoni se kjo ka të bëjë me mungesën e traditës së një shteti të së drejtës në Shqipëri dhe kjo kërkon një strategji të re nga OSBE-ja?

Po të shohim se nga ku e ka nisur Shqipëria, duket qartë se vendi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, në një kohë relativisht të shkurtër. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka lehtësuar dhe asistuar në reforma, gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit.

Megjithatë, ky progres nuk ka qenë gjithmonë pa probleme. Gjatë rrugës, ka pasur kthime prapa, rënduar nga ndarjet e thella politike në vend. Aktorët politikë shqiptarë duhet t’i kapërcejnë këto ndarje dhe të bien dakord për zgjidhje të qëndrueshme për problemet me të cilat përballet vendi. Për shembull, një progres i mëtejshëm drejt qëllimit të deklaruar të Shqipërisë për integrim evropian do të jetë i mundur vetëm nëse energjia politike kanalizohet në përpjekje për reforma serioze dhe konstruktive nga partitë udhëheqëse. Megjithëse ky nuk është synim i drejtpërdrejtë i OSBE-së, strategjia jonë e mbështetjes së zhvillimit të institucioneve dhe proceseve demokratike mund ta lehtësojë arritjen e tij, siç është parë në rastin e Kroacisë. Por, as në Shqipëri dhe askund tjetër, OSBE-ja nuk mund të luajë rolin që u përket drejtuesve politikë vendas.

Si e shihni bashkëpunimin midis OSBE-së dhe vendit pritës? Për sa kohë do të nevojitet një mision i OSBE-së në Shqipëri?

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndërtuar një partneritet shumë të fortë me vendin pritës dhe ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në zhvillimin e institucioneve demokratike. OSBE-ja qëndron e gatshme që të vazhdojë të sigurojë asistencë, bazuar në mandatin e Prezencës dhe në përparësitë e identifikuara nga autoritetet. Me kalimin e kohës, kjo mund të përfshijë përshtatje të mëtejshme të strukturave dhe funksioneve të saj. Prezenca do të vazhdojë të jetë aktive në Shqipëri, për sa kohë Shqipëria dhe 55 Shtetet e tjera pjesëmarrëse të OSBE-së bien dakord se ajo është e nevojshme.

Cilat janë reformat kryesore që duhen bërë? Ku do të përqendrohet puna e OSBE-së në Shqipëri, vitin e ardhshëm?

Është shënuar përparim i dukshëm në disa fusha, së fundmi me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe heqjen e imunitetit të përgjithshëm për deputetët, gjyqtarët dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Bazuar mbi këtë, Prezenca e OSBE-së do të mbështesë partitë për të vijuar diskutimet kritike për një reformë gjyqësore me bazë të gjerë e gjithëpërfshirëse, e cilat është një përparësi e Presidentit Nishani. Një përparësi tjetër e rëndësishme është reforma e administratës publike dhe projektligji i mbetur pezull për Shërbimin Civil mund të shihet si një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

Bazuar në këto zhvillime, si do ta konsideronit një kryesim të mundshëm të OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2016?

Caktimi i Kryesisë bëhet me dakordësi nga Shtetet pjesëmarrëse, pra nuk jam në gjendje të komentoj se cili vend do të marrë Kryesinë në vitin 2016.

OSBE/ODIHR-i ka vëzhguar disa zgjedhje në Shqipëri, së fundmi në vitet 2009 dhe 2011. Në raportet e tyre renditen disa probleme dhe bëhen rekomandime për përmirësim. Si po ecën Shqipëria me zbatimin e këtyre rekomandimeve?

Kuvendi, me meritën e tij, miratoi, më në fund, një rishikim të vërtetë të Kodit Zgjedhor dhe përmbushi shumicën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Megjithatë, edhe kodi më i mirë zgjedhor nuk mund të bëjë shumë, nëse mungon vullneti politik për ta zbatuar në mënyrë të drejtë e në kohën e duhur. Unë do t’i nxisja të gjithë udhëheqësit dhe partitë politike që të marrin vendimet e nevojshme për të zbatuar, me mirëbesim, dispozitat e reja zgjedhore.

Një debat i madh i zhvilluar në Shqipëri që prej zgjedhjeve të fundit parlamentare të 2009-s është votimi disa herë i zgjedhësve, duke ndikuar në rezultat. Ka mundësi OSBE-ja që të financojë një projekt të plotë të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri? Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR-i) ka dhënë ekspertizë në këto fusha, më parë, në Shtete të tjera pjesëmarrëse të OSBE-së, megjithëse jo në Shqipëri. Financimi i projekteve të OSBE-së, shpesh, bëhet nga Shtetet individuale, në formë dhurimi. Nëse një projekt i tillë mund apo duhet të ndërmerret, kjo është një çështje që duhet diskutuar mes donatorëve të mundshëm, të cilët do të identifikonin edhe organizatën më të përshtatshme për zbatimin e këtij projekti; dhe, sigurisht, edhe pritshmëritë e vendit pritës luajnë një rol të rëndësishëm.

Çfarë prisni të arrini këtë vit në Ministerialin e OSBE-së? Cilat janë vendimet e mëdha që kanë mbetur për t’u marrë?

Vendimet që do të merren në Këshillin Ministerial që do të mbahet në Dublin, në datat 6 dhe 7 dhjetor, janë duke u diskutuar tani nga delegacionet e Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe do të ishte e parakohshme të komentoja për to. Kryesia irlandeze po punon me Shtetet pjesëmarrëse për vendimet e mundshme në të trija dimensionet e sigurisë që mbulon OSBE- ja – ku futen dimensionet politiko-ushtarake, ekonomike, mjedisore dhe njerëzore – të cilat do të ndihmojnë në drejtimin e punës sonë gjatë viteve të ardhshme. Po diskutohen çështje të rëndësishme, mes të cilave nevoja për të trajtuar sfida të reja në fushën e sigurisë, si kërcënimet kibernetike apo çështjet e lidhura me qeverisjen e mirë ekonomike, lirinë e medias dhe tolerancën në shoqëri.

Fund

Interview with OSCE Secretary General Lamberto Zannier Panorama newspaper Albania, 5 October 2012

- The OSCE has missions in many countries to monitor their stability and democratic development. How successful has been such a monitoring? Are there any concrete results of this work?

I believe that the OSCE has contributed to supporting stability and democratic development in all of its participating States, including those with field operations such as Albania. Monitoring is sometimes necessary as a precondition for a wider, more operational engagement that leads to concrete results.

In Albania’s case, for example, the OSCE Presence has recently helped support the adoption of a revised Electoral Code. And OSCE support for this process will continue, as the proper implementation of the code is just as important as its adoption.

- OSCE Mandate - Why does the OSCE get involved in so many different types of issues? The organization is active in everything from police reform to protection of human rights. How does it choose what issues to address in a particular country?

The OSCE from its inception as the CSCE – the Conference on Security and Co- operation in Europe – in the 1970s has always seen security as comprehensive. So it is true that the OSCE is involved in a number of issues – ranging from arms control to environment to human rights – as it touches upon all areas that matter to our common security.

The work of the OSCE is decided by consensus, it is for the participating States, including Albania, to decide what issues are addressed where, and consequently set the mandates of the different OSCE bodies. The mandate of a field operation is agreed by consensus and is specifically tailored to the needs and requirements of the host country.

- Despite the OSCE assistance on several issues - such as electoral reform, parliamentarianism, human rights, media development, civil society, gender equality, property reform, anti-trafficking, etc. - Albania keeps falling behind the other countries of the region in these areas. Do you think this has to do with the lack of a tradition of rule of law in Albania and therefore requires a new strategy by the OSCE?

From the perspective of where Albania started, it is clear that the country has made tremendous progress in a relatively short period of time. The OSCE Presence in Albania has facilitated and assisted in reforms over the past fifteen years.

This progress has not always been smooth, however. There have been setbacks along the way, exacerbated by the deep political divisions in the country. Albanian political actors need to overcome these divisions and agree on sustainable solutions to problems facing the country. For instance, further progress on Albania's stated goal of

1 European integration will only be possible if political energy is channelled into serious, constructive reform efforts by the leading parties. Although this is not the aim of the OSCE, our strategy of supporting the development of democratic institutions and processes may facilitate this, as has recently been acknowledged in the case of Croatia. But neither in Albania not anywhere else can any OSCE strategy play a role that belongs to the local political leaders.

- How do you see co-operation between the OSCE and the host country? How long will an OSCE mission be needed here in Albania?

The Presence in Albania has built a very strong partnership with the host country and provided a significant contribution to the development of democratic institutions. The OSCE stands ready to continue to provide targeted assistance based on the Presence’s mandate and the priorities identified by the Albanian authorities; in time, this may include further adjustments to its structure and functions. The Presence will remain active here in Albania as long as Albania and the other 55 OSCE participating States agree that it is needed.

- What are the key reforms expected? Where will the OSCE work focus next year in Albania?

Notable progress has been achieved in a number of areas, most recently in amendments made to the Electoral Code and the lifting of general immunities for Members of Parliament, judges and other high-level officials.

Building on this, the OSCE Presence will support the parties to continue critical discussions on broad-based, comprehensive judicial reform, which is a top priority of President Nishani. Public administration reform is also an important priority, and the pending Civil Service draft law could be seen as an important step in that direction.

- Based on such developments, how would you consider a possible Albania's OSCE chairmanship in 2016?

Chairmanships are agreed by the participating States and require a consensus decision, so I am not in a position to comment on which country will hold the 2016 Chairmanship.

- The OSCE/ODIHR has observed several elections in Albania, most recently in 2009 and 2011. Their reports list a number of problems and make recommendations for improvement. How is Albania doing on implementing these recommendations?

The Assembly to its credit finally approved a substantial revision of the Electoral Code that addresses most of the OSCE/ODIHR recommendations. However, even the best Electoral Code is of limited use if there is no political will to implement it in a fair and timely manner. I would urge all political leaders and parties to take the necessary decisions to implement the new electoral provisions in good faith.

2 - One of the debates that have taken place since the last 2009 parliamentary elections is the multiple voting, which affects the results. Would it be possible that the OSCE finance a full project on voters' identification, voting and electronic counting in the next elections in Albania?

The OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights has provided expert assistance in these areas before in other OSCE participating States, although not in Albania. The funding for OSCE projects sometimes comes from individual States in the form of donations. Whether such a project could or should take place is a matter for discussion among potential donors, who would also identify the most suitable implementing organization; and, of course, the expectations of the host country play an important role as well.

- OSCE Ministerial - what do you expect to achieve this year? Are there big decisions pending?

The decisions to be adopted at the Ministerial Council in Dublin on 6 and 7 December are under discussion by the delegations of the OSCE participating States now, and it would be premature to comment. The Irish Chairmanship is working with the participating States on possible decisions in all three dimensions of security covered by the OSCE – that includes the politico-military, economic and environmental and the human dimensions – that will help to guide our work in the years to come. There are important issues under discussion, among which the need to address new security challenges, such as cyber threats, or questions related to good economic governance, media freedom and tolerance in societies.

3

Основные сведения
Тип документа interview
Дата принятия
Источник ОБСЕ