INTERVISTË E KRYETARIT TË PREZENCËS, AMBASADORIT EUGEN WOLLFARTH ME “ALBANIAN DAILY NEWS” Botuar më 8 shkurt 2013
ADN: Duket qartë që Zyra e OSBE-së në Tiranë është plotësisht e angazhuar me zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Shqipëri më 23 qershor 2013. Z. Ambasador, mund të na tregoni pak më shumë në lidhje me asistencën që ju ofroni, hapat që do të pasojnë deri në fund të procesit?
Ambasadori Wollfarth: “Prezenca e OSBE-së u ofron asistencë autoriteteve shqiptare në lidhje me zgjedhjet, si një nga fushat kryesore të mandatit të saj. Vitin e kaluar, Prezenca ofroi këshillim teknik dhe lehtësoi dhënien e ekspertizës nga OSBE/ODIHR-i Kuvendit, gjatë të gjithë ciklit të reformës zgjedhore. Prezenca po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet dhe do të vazhdojë t’i ndjekë edhe gjatë periudhës paszgjedhore. Ne bazohemi në përvojën dhe në bashkëpunimin shumë të mirë që kemi pasur me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në të kaluarën për t’i ofruar atij mbështetje për rritjen e kapaciteteve të tij profesionale dhe teknike. Kështu, ne do të asistojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me trajnimin e komisionerëve të nivelit të mesëm dhe do të mbështesim fushatën e tyre të edukimit të zgjedhësve. Do të printojmë dhe do t’ua shpërndajmë Kodin Zgjedhor të sapondryshuar aktorëve të përfshirë në proces. Kam shpresë se kjo asistencë do t’i japë mundësi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i përgatisë dhe zhvillojë zgjedhjet në përputhje me standardet ndërkombëtare. Gjithashtu, Prezenca do të asistojë edhe OSBE/ODIHR-in në organizimin e një Misioni të suksesshëm dhe efikas të OSBE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, në përgjigje të ftesës së marrë në fund të dhjetorit nga qeveria shqiptare”.
ADN: Duke pasur parasysh faktin se duket qartë se ekziston një atmosferë e ashpër në skenën politike, ku, si shumica, ashtu edhe opozita, shkëmbejnë akuza të forta – cili është opinioni juaj në lidhje me këtë retorikë, e cila, në fakt, ka vazhduar për vite me radhë, ndërkohë që kanë mbetur pesë muaj deri në ditën e zgjedhjeve? A e dëmton një atmosferë e tillë fushatën normale zgjedhore në një kohë kur të gjithëve u kujtohet situata pas zgjedhjeve të 2009-s?
Ambasadori Wollfarth: “Nuk është as e pazakontë dhe as e papritur që tashmë po hyjmë në një periudhë fushate zgjedhore tepër konkurruese. Është normale të shohësh një farë shkalle konkurrimi politik, pasi çdo parti përpiqet të paraqesë idetë e veta dhe të tërheqë zgjedhësit. Kjo është demokracia. Megjithatë, vullneti i mirë politik dhe respekti për shtetin e së drejtës dhe parimet demokratike janë parakushte thelbësore për të pasur një proces të suksesshëm zgjedhor. Kur partitë përdorin retorika nxitëse dhe shpifëse apo bëjnë përpjekje të politizojnë punën e administratës zgjedhore, dëmtohet besimi i publikut te procesi në tërësi. Megjithatë, përgatitja dhe zhvillimi i mirë i zgjedhjeve nuk mund të merren si të mirëqenë. Në fund, përgjegjësia mbetet kryesisht në duart e drejtuesve politikë të vendit. Ata kanë kapacitet thuajse të pakufizuar për të zhvilluar zgjedhje plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare; por, po ashtu, ata kanë edhe kapacitetin për ta përmbysur tërësisht procesin. U takon atyre të përdorin, me përgjegjshmëri, fuqinë e madhe që u është dhënë”.
ADN: Maxhoranca dhe opozita ‘luftojnë’ jo vetëm në lidhje me zgjedhjet; një tjetër aspekt është integrimi në BE dhe pikërisht tre projektligjet që presin miratimin nga parlamenti. Përballë ngurrimit të opozitës për t’i mbështetur këto projektligje, kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për referendum. Cili është opinioni juaj për këtë nismë të re dhe problemet që lidhen me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë?
Ambasadori Wollfarth: “Këto tri projekte të rëndësishme, dy ligje dhe Rregullorja e Kuvendit, që kërkojnë një shumicë prej tri të pestash dhe që tani përmenden si “tri projektligjet”, janë hapa drejt reformave thelbësore që i nevojiten një vendi demokratik të bazuar në shtetin e së drejtës. Paketa për reformën parlamentare dhe ligji i ri për shërbimin civil mund të përbëjnë bazën për një reformë serioze me qëllim për të pasur një administratë publike transparente dhe meritokratike. Ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë mund të shihen si një hap i rëndësishëm në fushën e reformës në drejtësi, duke përfshirë edhe aspekte të rëndësishme si efikasiteti në luftën kundër korrupsionit. Si të tillë, këto ligje janë të rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj të zbatimit të vlerave demokratike bazë, të nevojshme për të qenë lidhur ngushtë me shtetin e së drejtës. Por mund të ritheksoj rëndësinë e vullnetit politik për zbatimin e reformave të vërteta, si dhe rëndësinë e zbatimit të ligjeve që tashmë janë në fuqi. Situata aktuale duhet parë si një mundësi për politikanët shqiptarë të të dyja kampeve që të tregojnë se kanë pjekurinë politike për të bashkëpunuar”.
ADN: Asistenca e OSBE-së në Shqipëri nuk ofrohet vetëm për çështjet zgjedhore. Asistenca juaj shtrihet edhe në fusha të tjera. A mund të na thoni, ju lutem, diçka më shumë në këtë aspekt? Cilat janë disa prej projekteve aktuale të OSBE-së dhe projektet e reja në të ardhmen?
Ambasadori Wollfarth: “Prezenca është mandatuar për të promovuar demokratizimin, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe mirëqeverisjen në Shqipëri, në pajtim me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBE-së. Të gjitha këto detyra janë projekte afatgjata. Në bazë të mandatit, puna jonë shtrihet nga reforma legjislative, gjyqësore dhe parlamentare deri te lufta kundër korrupsionit dhe trafikimit, te përforcimi i medias së pavarur, ndërtimi i shoqërisë civile dhe asistenca ofruar policisë. Për shembull, Prezenca ka mbështetur krijimin e institucioneve të reja, si institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shërbimin e Provës. Ne marrim pjesë edhe në reformën në proces të Kodit të Procedurës Penale dhe Civile, në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë. Kemi asistuar edhe strukturat kombëtare, si Inspektoratin e Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve të tij për të luftuar korrupsionin. Gjithashtu, ne punojmë ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes për asgjësimin e municioneve të tepërta konvencionale dhe të kimikateve të rrezikshme. Do të doja të theksoja edhe perspektivën rajonale, ndërkufitare, të pranishme në shumë prej veprimtarive tona si, për shembull, në drejtim të përforcimit të menaxhimit të kufirit dhe bashkëpunimit për sigurinë e kufirit, nëpërmjet mbështetjes tonë për shkëmbim informacioni dhe aktivitete të tjera të përbashkëta midis Policisë Shqiptare të Kufirit dhe Migracionit dhe homologëve të veta në vendet fqinje. Pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, si ajo e Muriqanit, janë rezultat i drejtpërdrejtë i punës sonë”.
ADN: Një retorikë nacionaliste, që ka bërë jehonë në Shqipëri kohët e fundit, duke arritur kulmin gjatë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, është ndeshur me reagime të ashpra të vendeve fqinje si Greqia, Serbia dhe Maqedonia, disa prej të cilave pretendojnë se pas saj fshihet skema e Shqipërisë së Madhe. Gjithashtu, disa partnerë ndërkombëtarë të Shqipërisë kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe kanë këshilluar shmangien nga ‘ethet’ nacionaliste. A do të thotë kjo se Shqipëria e ka humbur tashmë imazhin e faktorit të paqes dhe stabilitetit në rajon? Cili është mesazhi juaj ndaj këtij nacionalizmi shqiptar dhe pse jo ndaj diçkaje të ngjashme që vihet re edhe vende të tjera të Ballkanit? Ambasadori Wollfarth: “Shqipëria, gjatë pjesës më të madhe të dy dekadave të fundit, ka luajtur një rol konstruktiv dhe stabilizues në rajon. Megjithatë, retorika e fundit e disa prej drejtuesve politikë shqiptarë është dukshëm jo në përputhje me këtë traditë. Ne i mirëpresim dhe i inkurajojmë diskutimet politike të përgjegjshme dhe i nxisim të gjitha palët të shmangin deklaratat apo veprimet që do të rrisnin tensionin në rajon. Axhenda e reformave ecën paralel me axhendën e integrimit. Puna e madhe duhet bërë brenda vendit. Në vend që të bëjnë deklarata nxitëse për mundësinë e një bashkimi politik, drejtuesit politikë duhet t’ua përkushtojnë energjinë e tyre reformave të nevojshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me qëllim për të bërë hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian. Kjo është ajo çka duhet bërë dhe kjo është, sipas perceptimit tonë, ajo çka shumica e shqiptarëve duan dhe meritojnë”.
ADN: Le t’i kthehemi jetës së përditshme në Shqipëri. Është krijuar përshtypja se të qenit Ambasador do të thotë të kesh informacione të kufizuara për Shqipërinë dhe zhvillimet në të gjitha fushat e jetës – që vjen nga politikanë, intelektualë si gazetarët, shkrimtarët, artistët, etj. Si komunikoni me njerëzit e thjeshtë për të parë mendimet e tyre, shqetësimet dhe sugjerimet, pasi ata përbëjnë shumicën absolute të popullsisë së vendit?
Ambasadori Wollfarth: “Fatmirësisht, duhet të them se burimet e mia të informacionit nuk kufizohen nga ato çka mund të konsiderohen steriotipe. Që kur arrita në Shqipëri, kam bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërvepruar me të gjitha segmentet e popullsisë – ku kuptohet që përfshihen edhe qytetarët e zakonshëm. Unë gjithashtu drejtoj një staf, tre të katërtat e të cilit janë qytetarë shqiptarë. Ata më ndihmojnë të kuptoj më mirë shqetësimet e qytetarëve, brengat dhe sfidat e përditshme të popullit, familjeve dhe individëve. Ju me siguri e keni venë re që unë marr pjesë në shumë takime dhe biseda dhe që jam në kontakt me një gamë të gjerë njerëzish. Më pëlqen të flas me ta për shqetësimet dhe shpresat e tyre për të ardhmen. Më ka bërë përshtypje njohja e tyre e thellë që kanë ndarë lidhur me shoqërinë, kulturën dhe jetën politike në Shqipëri. Duket qartë që kanë njëfarë shqetësimi për të ardhmen dhe presin me të drejtë që drejtuesit politik të të gjitha niveleve, qoftë qendror apo vendor, të bëjnë përpjekje serioze për të punuar së bashku në mënyrë konstruktive, për të mirën e vendit”.
ADN: Në vijim të pyetjes më sipër. Si ndiheni, si z. Eugen, në jetën e përditshme në Tiranë apo në zonat e tjera të Shqipërisë? Ju udhëtoni shpesh në kohën tuaj të lirë. Mund të them se nuk i shpëtoni syrit të shqiptarëve të thjeshtë kur jeni në vende publike, jo vetëm për shkak të statusit tuaj diplomatik por edhe për shkak të staturës suaj, që tërheq syrin e publikut.
Ambasadori Wollfarth: [buzëqesh] “Sigurisht që Shqipëria është shumë më shumë se vetëm kryeqyteti i saj. Për këtë arsye, shumë shpejt pas ardhjes sime në këtë post, udhëtova shumë nëpër Shqipëri, jo vetëm në kohën e lirë, por edhe në cilësinë time si Kryetar i Prezencës së OSBE-së. Këtë e bëjnë më të lehtë dy fakte: njerëzit e mrekullueshëm të këtij vendi, të cilët meritojnë më shumë vëmendje, si dhe fakti që shumë pjesë të Shqipërisë janë vërtet të bukura. Njerëzit dhe natyra, veçanërisht mjedisi, kanë nevojë për më shumë vëmendje, si në nivel qendror ashtu edhe vendor. Vëmendjen tonë e kanë me siguri. Sa i përket staturës sime – vërtet jam i gjatë – ajo e lehtëson tërheqjen e vëmendjes. Por nuk e shoh si barrë. Përkundrazi, e shoh në mënyrë pozitive, sepse tregon edhe që imazhi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri është i njohur për qytetarët dhe kjo na e bën më të lehtë përmbushjen e qëllimit tonë të përgjithshëm në shërbim të qytetarëve shqiptarë – promovimin e demokratizimit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, si dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në pajtim me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBE-së. Dhe, mos harroni, vetë Shqipëria është pjesë aktive e familjes së Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, duke ndihmuar në mbështetjen që i ofrojmë këtij vendi të mrekullueshëm”.
Fund
HEAD OF PRESENCE’S INTERVIEW WITH ALBANIAN DAILY NEWS Published on 7 February 2013
ADN: It is obvious that Tirana’s OSCE Office is fully engaged with the General Elections which will be held in Albania on June 23, 2013. Mr. Ambassador, could you shed some more light on your assistance, the actions to be followed until the entire process is over?
Ambassador Wollfarth: “The OSCE Presence provides assistance to the Albanian authorities on election issues as one of the main areas of its mandate. Thus, last year the Presence offered technical advice and facilitated OSCE/ODIHR expertise to the Assembly throughout the electoral reform cycle. The Presence is following closely all developments, and will continue to do so through the post-election period. We are building on the very good experience and co-operation we had with the Central Election Commission in the past in providing support to increase its professional and technical capacities. We will, for instance, assist the Central Election Commission in training the middle-level election commissioners and support their voter outreach campaign. We will also print and disseminate the newly amended Electoral Code to the relevant actors. I am hopeful that such assistance will enable the Central Election Commission to prepare and conduct elections in line with international standards. In addition, the Presence will assist the OSCE/ODIHR in organizing a successful and efficient OSCE Election Observation Mission, following an invitation extended in late December by the Albanian Government.”
ADN: Given the fact that it is evident a harsh atmosphere on the political scene with both majority and opposition trading tough accusations, which is your opinion on this rhetoric which as a matter of fact has been permanent for quite some years, when there are 5 months to go until the voting day? Does such an atmosphere harm a normal electoral campaign, when everybody can remember the situation after the elections of 2009?
Ambassador Wollfarth: “It is neither unusual nor unexpected that we are now entering a very competitive electoral campaign period. It is normal to see a certain degree of political competition, as each party attempts to presents its ideas and attract voters. That is democracy. However, political good will and respect for the rule of law and democratic principles are key prerequisites for a successful electoral process. When parties use inflammatory or defamatory rhetoric or make efforts to politicize the work of the election administration, that damages the trust of the public in the entire process. Nevertheless, the preparation and conduct of the elections is not a foregone conclusion. Ultimately, responsibility rests very largely in the hands of the country’s political leaders. They have nearly unlimited ability to stage elections that fully meet international standards; likewise, they also have the capacity to fundamentally wreck the process. It is up to them to use the vast powers vested in them in a responsible manner.”
ADN: Majority and opposition ‘fight’ not only in connection with elections; another aspect is the EU integration and precisely three draft laws which are waiting for adoption by parliament. In face of opposition’s reluctance to give its support to them, Premier Sali Berisha has called for a referendum. What’s your opinion on this new initiative and the problems related to Albania’s EU candidate status? Ambassador Wollfarth: “The three important items, two of them laws and the Assembly’s rules of procedure requiring a three-fifths majority, which are now often indeed referred to as the “three bills” are steps towards the core reforms needed for a democratic country based on the rule of law. The package on parliamentary reform and the new civil service law could form the basis of serious reform to secure a transparent and meritocratic public administration. The amendments to the High Court Law can be seen as an important step in the area of justice reform, including such important aspects like efficiency in countering corruption. As such, these laws are important for Albania on its path to implementing democratic core values, necessarily to be closely linked with rule of law. But I can only re- emphasize the importance of political will to implement genuine reforms, as well as the importance of implementing laws already in place. The current situation should be seen as an opportunity in which Albanian politicians from both sides of the aisle can demonstrate that they do have the political maturity to co-operate.”
ADN: OSCE’s assistance in Albania is not limited only in electoral related issues. Your assistance extends to other fields. Would you be so kind to dwell on this aspect? Which are some of the projects carried by OSCE and the new ones in the future?
Ambassador Wollfarth: “The Presence is mandated to promote democratization, the rule of law, human rights and good governance in Albania, in accordance with OSCE principles, standards and commitments. All these tasks are long-term projects. In consequence of the mandate, our work spans from legislative, judicial and parliamentary reform, to the fight against corruption and anti-trafficking, strengthening independent media, building civil society and police assistance. For example, the Presence supported the establishment of new institutions such as the Commissioner for Protection from Discrimination and the Probation Service. We also participate in the on-going reform of the Criminal and Civil Procedure Codes, in partnership with the Ministry of Justice. We have also assisted national bodies such as the High Inspectorate for the Declaration and Audit of Assets in improving their capacities to fight corruption. In addition, we work closely with the Ministry of Defence in the destruction of surplus conventional ammunition and the disposal of dangerous chemicals. I should also like to underline the regional, cross-border perspective present in many of our activities, for instance, in strengthening border management and border security cooperation, through our support for joint exchanges of information and other common activities between the Albanian Border and Migration Police and its peers from neighbouring countries. One stop border crossings like the one in Muriqan are a direct result of our work.”
ADN: A recent nationalistic rhetoric echoing in Albania which climaxed during the celebrations of the 100th anniversary of the independence has been met by harsh reactions from its neighbours like Greece, Serbia and Macedonia some of which claimed the scheme of Greater Albania is behind it. Also, some international partners of Albania have called for self – restraint, advising avoidance of nationalistic ‘fever’. Does this mean that Albania has already lost the image of a factor of peace and stability in the region? Which is your message to this Albanian nationalism and why not to something similar evident in other Balkan countries?
Ambassador Wollfarth: “Albania has for most of the last two decades played a constructive, stabilizing role in the region. However, the recent rhetoric by some Albanian political leaders is clearly not in line with that tradition. We welcome and encourage responsible political discussion, and urge all sides to avoid any statements or actions that would increase tensions in the region. The reform agenda goes along with the integration agenda. The hard work needs to be done inside the country. Rather than making inflammatory statements about possible political unification, political leaders need to devote their energy to the reforms necessary for the economic and social development of the country, to allow for further European integration. This is what needs to be done, and this is, in our perception, what the majority of the Albanian people want and deserve.”
ADN: Turning back to the day-to-day life in Albania. The impression is created that an Ambassador’s status means limitation of information on Albania and developments in all fields of life having it from politicians, intellectuals like journalists, writers, artists etc. How do you reach the common people to collect their opinions, concerns, suggestions as they make the absolute majority of the population in this country?
Ambassador Wollfarth: “Fortunately, I must say, that my sources of information are not limited by what could be considered stereotypes. Ever since I arrived in Albania, I have made a consistent effort to interact with all segments of the population – which clearly also includes citizens. I also lead a team, three quarters of which are Albanian citizens. They also help me to better understand citizens’ concerns and the daily sorrows people, families, individuals have in their daily lives, and their challenges. You have most likely observed that I have many meetings and talks, and come into contact with a wide variety of people. I enjoy taking the opportunity to talk to them about their concerns and hopes for the future. I have been impressed with the insights they have shared regarding Albanian society, culture and political life. It is obvious they have certain apprehensions about the future, and rightly expect that the political leadership at all levels, be it national or local, will make serious efforts to work constructively together for the good of the country.”
ADN: Following the line of the above question. How do you feel yourself as Mr. Eugen in ordinary life in Tirana or elsewhere in other regions of Albania? You travel a lot in your free time. I can say that you cannot escape the eye of ordinary Albanians in public places not only because of your diplomatic status but also due to your large stature, which can make you an attraction of people’s eyes.
Ambassador Wollfarth: [smiles] “Albania is clearly more than just its capital. For this reason and very soon after my arrival to the post, I travelled a great deal within Albania, not only in my free time but also in my official capacity as Head of the OSCE Presence. It is facilitated by two facts: the people out there in the country are wonderful people, they deserve more attention, and many parts of Albania are really beautiful. People and nature, including especially the environment, need more national and local attention. Clearly, they have ours. My stature, I am tall indeed, this facilitates attention. But I do not see it as a real burden. On the contrary, I see the positive in it, because it also shows that the profile of the OSCE Presence in Albania is quite high among the citizens, and that, in turn, makes it easier for us to realize our overall goal in the service of the Albanian citizens – promotion of democratization, the rule of law and human rights, as well as to consolidate democratic institutions in conformity with the OSCE, principles, standards and commitments. And, mind you, Albania itself is an active part of this OSCE family of states, helping to provide this support to this great country.”
Ends