Организация по безопасности и сотрудничеству в Европе (ОБСЕ / OSCE) · book

Photojournalism exhibition - In my eyes

ОБСЕ
Открыть оригинал документа

Полный текст размещён на сайте публикующей организации. lawenc.com индексирует метаданные и ведёт на официальный источник.

Полный текст

Në sytë e mi Album fotografik i nxënësve të shkollave të mesme nga Puka, Korça, Peshkopia dhe Kopliku Në sytë e mi Ky album është rezultat i punës së nxënësve të shkollave te mesme në Koplik, Pukë, Dibër e Korcë, të trajnuar për fotogazetari në kuadrin e projektit të zhvillimit të medias të OSBE. Parathënie

Ideja kryesore e këtij projekti ishte t’u ofronim një mundësi nxënësve të shkollave të mesme nga Puka, Peshkopia, Korça dhe Kopliku të shprehnin talentin e tyre përmes fotografisë. Prezenca e

ë OSBE-së në Shqipëri i ftoi të kompozonin foto-ese për jetën e tyre, familjen, shkollën, fqinjët – për vizionin e tyre për të ardhmen e Shqipërisë. Kjo u realizua pas një trajnimi të detajuar që iu ofrua nxënësve lidhur me përdorimin e imazheve, për të shprehur momente, ndjesi dhe realitete, si dhe rreth “trukeve” teknike të fotografisë. Mbi 80 nxënës të shkollave të mesme nga këto rrethe u tra- jnuan dhe shumë prej tyre kontribuan për të realizuar këtë album, që është tashmë në duart tuaja.

Media shqiptare shpesh përqendrohet në ngjarjet politike që zhvillohen në institucionet përg- jatë bulevardit kryesor të Tiranës. Këtu nuk ka asgjë të keqe, por kjo nuk përfaqëson domos- doshmërisht gjendjen dhe jetën në të gjithë vendin. Qëllimi ynë ishte, pra, të nxisnim të rinjtë në një mënyrë të tillë që vëmendja të zhvendosej drejt çështjeve të jetës reale dhe t’i ndihmonim të shprehnin perspektivën personale përmes gjinisë së fotogazetarisë. Ne donim t’u jepnim një mundësi për të përdorur fotot dhe foto-esetë për të rrëfyer Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë e fshe- hur në këto zona të largëta, që shpesh i shpëton vëmendjes së gazetarisë së përditshme. Nga ana tjetër, donim të nxisnim interesin e nxënësve për fotografinë dhe gazetarinë dhe t’i inkurajonim të mendojnë në mënyrë kritike për mjedisin ku jetojnë e t’i shohin gjërat nga një tjetër perspektivë.

Ata na sollën jo vetëm foto të arkitekturës, peizazheve dhe veshje të bukura tradicion- ale shqiptare, por edhe disa skena të jetës së vërtetë në një shoqëri në tranzicion, që reflekto- jnë si gëzimet ashtu edhe hallet e përditshme. Përmes fotove, ata iu afruan përmbushjes së një prej qëllimeve kryesore të gazetarisë në një shoqëri demokratike: t’u japin zë atyre që s’kanë zë..

Nga Florian Raunig Ambasador Prezenca e OSBE në Shqipëri

Fotot e kopertinave nga Eno Frashëri dhe Xhovana Prendi Përgjatë pranverës dhe verës së 2014, në kuadrin e projektit “Në sytë e mi” të financuar dhe të koordinuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë, patëm fatin të bashkëpunojmë përgjatë disa muajve me nxënës të shkollave të mesme nga Kop- liku, Korça, Peshkopia e Puka. Trainimet dihen, kanë anën e tyre formale, edu- kative, pedagogjike, ku zakonisht trainuesit marrin pozicionin e atyre që dinë shumë dhe të trainuarit atë të atij që i duhet të dëgjojë e të mbajë shënime me shpresë se do të realizojë ndonjë gjë nga ato që thuhen në seancat teorike. Kësh- tu ndodh rëndom. Për fat, ne patëm një përvojë tjetër, një përvojë që ka shumë gjasa të mbesë një nga ato gjërat e rralla profesionale që të mbeten në mendje. Ndodhi kështu sepse, ndryshe nga shumë trainime të tjera, këtë herë ishin vetë nxënësit që dëshironin të parët të shpreheshin me anë të objektivit. Nuk kishte më “selfie”, nuk kishte më ditëlindje të zakonshme, as foto të rëndomta për facebook. Ajo që nxënësit e katër qyteteve donin të rrëfenin ishte jeta e tyre e përditshme, ajo çka ata shohin përditë teksa marrin rrugën për të shkuar në shkollat e tyre, ajo që dëgjojnë nga prindërit në betejën e tyre të përditshme me realitetin, etja për të qenë sa më afër dijes, zhvillimit, botës pa kufij. Nga një herë në këtë katalog do të shihni edhe foto që tregojnë lidhjen e tyre me rrënjët e qyteteve ku ata kanë lindur e rritur, një lloj rrëfimi në foto njësoj si- kur të duan të ritregojnë historitë që i kanë rrëfyer gjyshërit e gjyshet. Herë të tjera, del më në pah jeta e përditëshme me shitësit, biçikletaxhinjtë, lypsat, të papunët e ngeshëm e të pashpresë. Herë të tjera ngjyrat e folklorit e bëjnë katalogun më të hareshëm e më shpresëdhënës. Në shumë raste ka dalë shumë e fortë lidhja e të rinjve me natyrën që rrethon qytetet e tyre. Nuk janë foto për kartolina. Janë foto që hera-herës shprehin edhe preokupimin e tyre të madh për një Shqipëri tjetër. Asnjë prej të rinjve, qoftë edhe më romantiku, nuk shtiret. Me sy e mendje të mprehtë ata, nëpërmjet fotove, që do të keni mirësinë të shihni në këtë katalog, na shfaqin një Shqipëri befasuese, larg çdo truku propagandistik apo, më keq akoma, denigrues. Shqipëria, që ata rrëfejnë nëpërmjet fotove është e vërtetë, e dlirët, hera-herës e varfër, por kurdoherë me shpresë dhe dinjitoze. Ajo është thjesht Shqipëria e tyre, ende e papërlyer. Askush prej nesh, si trainues, si të trainuar, nuk priste nga ky projekt që të shihnim foto profesionistësh. Kjo do të ishte një gjë krejt pa vend. Ajo çka pro- jekti “Në sytë e mi” synonte të arrinte ishte nxitja e një mënyre të re komuni- kimi, apo më saktë fiksimi të realitetit, shkëmbimit të ideve që gjenerojnë nga foto, nxitjen e njohjes së ndërsjelltë mes nxënësve, që në kushte të tjera nuk kanë edhe aq mundësi tu flasin të tjerëve për historitë e qyteteve të tyre. Këtu është rasti të falenderohet Ministria e Arsimit dhe të gjitha Drejtoritë Arsimore të qyteteve të përfshira në projekt. Ata ndihmuan që kjo iniciativë të merrte vlerat që kishte marrë përsipër që në fillim. Gjithashtu ky projekt do ta kishte shumë të vështirë t’i shkonte punës deri në fund nëse nuk do të ishte ndihmuar nga drejtues e mësues të shkollave përkatëse. Pa pjesëmarrjen dhe ndihmën e tyre aktive e gjithë puna kishte rrezik të përfundonte në një gjë krejt formale. Për fat të mirë, nuk ndodhi aspak kështu dhe të gjithë bashkë ia dolëm mbanë që tu flasim të tjerëve bashkarisht me anë të këtij katalogu. Tani, i takon një jurie të përbërë nga emra të shquar të fotografisë e gazetar- isë, që të vendosë se cilët janë katër më të dalluarit e këtij projekti-konkurs. Me siguri do të jetë një detyrë e vështirë, thjesht për faktin se, në një farë kuptimi, të gjithë nxënësit pjesëmarrës nga të katër qytetet, janë secili fitues në sfidat që i vendosën vetes që në fillim, që atëherë kur nisën të mendonin se çfarë ka realisht “Në sytë e mi”.

Klodiana Kapo & Fatos Baxhaku Koordinatorë - Trainues

Tiranë, Tetor - 2014

Shqipëria e tyre Në sytë e mi

Fotot nga: Korça është edhe qendra e prefek- turës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të

Eno Frashëri vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar. Ndonëse qyteti i Ko- rçës është themeluar këto V-VI shekujt e fundit, zona e Korçës

Kejsi Shkëmbi është një nga vendet e Evropës Jug-Lindore që është banuar më herët. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë varre dhe fortifikime ilire.

Erada Liço Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë

Samuel Topi aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që da- ton në vitin 1887, shkolla e parë

Kostanca Jorgos në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.

6 KORÇA

7 Foto nga Eno Frashëri

Rrugë me kalldrëm, karakteristike korçare.

7 Korça, një qytet plot vlera

Katedralja është ndërtuar në vitin 1992, dhe i përket besimit ortodoks. Nga përmasat e saj cilësohet si më e rëndësish- mja në Korçë dhe më e madhja në Shqipëri. Katedralja “Ringjallja e Krishtit” karakterizohet nga një ndërtim prej betoni, përbëhet nga tre kate dhe zë një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë. Ajo simbolizon rikthimin e praktikave fetare në një vend ku të gjitha fetë ishin ndaluar që nga viti 1967 deri në 1991.

Photo by ENO FRASHERI Foto nga Eno Frashëri Kjo ndërtesë shekullore daton prej vitit 1484, me vlera historike, kulturore, fetare, por edhe arkitektonike. Xhamia e Iljaz Bej Mi- rahorit është xhamia më e vjetër në Shqipëri, dhe në fakt ky objekt identifikon krijimin e qytetit të Korçës. Restaurimin e këtij objekti me kaq vlera të mëdha kulturore e ka marrë përsipër Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim, “TIKA” .

Foto nga Eno Frashëri

9 Në sytë e mi

Shkallët e një shtëpie 90-vjeçare e projektuar nga një arkitekt francez.

Foto nga Eno Frashëri Photo by ENO FRASHERI

10 KORÇA Shenja identifikuese e kulturës korçare. Kitara dhe serenata janë të pandara nga njëra-tjetra. Kitara është vegla kryesore e të gjithë korçarëve.

Foto nga Eno Frashëri

Liceu hapi dyert e tij më 25 tetor 1917 si Liceu Francez me vendimin e qeverisë së Republikës Autonome të Korçës. Në 1921 ai u riemërua në Lice Kombëtar. Ishte një shkollë laike, ku të gjitha lëndët ishin në gjuhën frënge me përjashtim të lëndës së Gjuhës Shqipe. Shkolla funksionoi plotësisht në vitet 1917-1939.

Foto nga ENO FRASHERI Photo by ENO FRASHERI

11 Në sytë e mi Pazari karakterizohet nga ndërtesa në përgjithësi një dhe dy-katëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia. Tregu me rreth 1.000 dyqane arriti kulmin e tij gjatë fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX.

Foto nga ENO FRASHERI

12 KORÇA Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri me kinema. Kinemaja kishte emrin e saj modern “Majestic”. Ajo u ndërtua në vitin 1927 nga një grup shqiptarësh me banim në SHBA. Kinemaja në fillimet e viteve ‘30 shfaqte filmat më të mirë të kohës. Ajo ka një kapacitet prej 300 vendesh.

Foto nga ENO FRASHERI

Photo by ENO FRASHERI

Photo by ENO FRASHERI

13 Në sytë e mi Shtëpia Rumune është një nga objektet e veçanta dhe karakteristike të qytetit. Eshtë ndërtuar me arkitekturë eklektike e viteve ‘30 dhe është një shembull i filantropisë korçare. Ndërtesa është dhuruar nga Aleksandra Tashko për Organizatën e Parë të Gruas. Sot është pronë e qytetit të Korçës.

Foto nga Eno Frashëri

14 KORÇA

Ky 75-vjeçar ka zgjedhur një tjetër formë për t’i shpëtuar urisë. Ai endet rrugëve të qytetit duke shitur qese plastike. Me ato pak qindarka siguron bukën çdo ditë.

Foto nga ERADA LIÇO

15 Në sytë e mi

Foto nga ERADA LIÇO Janë me dhjetëra familje në Korçë që jetojnë me ndihmën ekonomike. Bujari është një prej tyre. Për t’i shpëtuar urisë ai ndalet çdo ditë pranëkazanëve të plehrave, nga ku nxjerr kanaçe, të cilat më pas i shet.

16 KORÇA

Foto nga ERADA LIÇO Këtu jetojnë shumë familje Rome dhe Egjiptiane.

17 Në sytë e mi Foto nga ERADA LIÇO

Fati bën shpesh lojëra. Është ai që nganjëherë përcakton lojërat e fëmijëve që jetojnë në lagjet varfëra të qytetit të Korçës.

18 KORÇA

Foto nga kejsi Shkëmbi Ky është gjyshi Fredi, një burrë 65-vjeçar i cili në shoqërinë e nipit dhe mbesave të tij që i falin gëzim çdo ditë, po u tregon se si mund të rregullojnë biçikletën.

19 Në sytë e mi

Foto nga kejsi Shkëmbi Gimi i ka kaluar të gjashtëdhjetat. Ai humbi familjen në një aksident jashtë territoreve të Shqipërisë. Pas atij aksidenti mbeti i vetëm dhe pa përkrahjen e askujt.

20 KORÇA

Foto nga kOSTANCA JORGOS

Festa e “Birrës” është tashmë një festë tradicionale, që nga viti në vit po bëhet evenimenti më i rëndësishëm i qytetit.

21 Në sytë e mi

Këta fëmijë nuk e dinë se çfarë është këndi i lojërave. Ky është oborri i shtëpisë ku ata po rriten.

Foto nga SAMUEL TOPI

22 KORÇA

Ky djalë rom është 11 vjeç. Ai e kalon ditën duke mbledhur hekura të cilat më pas i shet në treg. Ai jeton vetëm me gjyshin dhe tetë motrat dhe vëllezërit e tij.

Foto nga SAMUEL TOPI

23 Në sytë e mi

Fëmijët e kësaj familjeje jetojnë në këtë shtëpi ku ka fare pak kushte.

Foto nga SAMUEL TOPI

24 KORÇA

Edhe në oborr nuk ka hapësira ku mund të luajnë.

Fotonga Foto ngaSAMUEL SAMUELTOPI TOPI

25 Në sytë e mi

Foto nga SAMUEL TOPI Këto janë banesat tipike të familjeve rome. Disa prej tyre janë me fat që kanë mundësi të rriten larg shiut dhe të ftohtit.

26 KORÇA

Eno Frasheri Kostanca Jorgos Kejsi Shkembi Erada Liço Samuel Topi

27 Në sytë e mi

Fotot nga: Kopliku është qyteti më verior i Shqipërisë pranë kufirit me Malin e Zi në pikën doganore të Hanit të

Eriada Suraj Hotit dhe është kryeqendra e rre- thit të Malësisë së Madhe. Kop- liku mendohet të jetë themeluar si qendër banimi pranë brigjeve

Selma Broja të Liqenit të Shkodrës rreth 1000 vjet më parë. Fillimisht u quajt Cupernik, Copernik, më pas Cup- lik dhe siç quhet sot “Koplik”.

Orhan Zahaj Bujqësia dhe blegtoria janë baza e ekonomisë së qytetit. Prodhimet bujqësore janë drithërat, patatja, domate, kastraveci, duhani, shereb-

Erison Hysa ela, drurët frutorë, ullinjtë etj. E zh- villuar është edhe blegtoria ku dal- lohet rritja e gjedhëve dhe lopëve. I zhvilluar është edhe peshkimi në

Medina Brocaj liqenin e Shkodrës ku gjuhet peshk si: karas, ngjala, krapi, qefull etj. Rëndësi i jepet edhe turizmit i cili sjell të ardhura në ekonominë koplikase.

28 KOPLIKU

Foto nga ERISON HYSA Eshtë ora 12 dhe kafet e qytetit janë plot. Të paktë janë ata që kanë punë.

29 Në sytë e mi

Foto nga ERISON HYSA Të rinjtë e kalojnë kohën në bilardo, ose duke luajtur videogame.

30 KOPLIKU

Foto nga SELMA BROJA Tregtimi i qofteve është një ndër mundësitë e pakta të vetëpunësimit në këtë vend.

31 Në sytë e mi

Foto nga ERIADA SURRAJ Lypja është mundësia e vetme e jetesës për këtë grua të braktisur nga femijët që jetojnë në emigrim.

32 KOPLIKU

Foto nga ERISON HYSA

Edhe pse jemi në vitin 2014 baret e qytetit të Koplikut frekuentohen vetëm nga meshkujt.

33 Në sytë e mi

Foto nga ERIADA SURRAJ

Në qendër të Malësisë së Madhe tregtia ecën fare pak, pasi njerëzit nuk kanë ku të punojnë.

34 KOPLIKU

Foto nga ORHAN ZAHAJ Në këtë dyqan ku rrallë kalon ndonjë qytetar për të blerë, gjenden gjithfarë mjetesh që mund të duhen për rregullimin e një makine.

35 Në sytë e mi

Foto nga MEDINA BROCAJ Është verë dhe këto dy vajza po e kalojnë kohën duke mbledhur mana. Në këtë zonë manat përdoren edhe për bërjen e rakisë.

36 KOPLIKU

Foto nga ERIADA SURRAJ Gjyshërit kujdesen me sa munden për nipërit e mbesat e tyre.

Foto nga MEDINA BROCAJ Foto nga MEDINA BROCAJ

37 Në sytë e mi

Foto nga ORHAN ZAHAJ Dikur, në këto shina kalonte treni që lidhte qëndrën e Malësisë së Madhe, Koplikun, me Bajzën dhe Hanin e Hotit. Sot ky stacion është i amortizuar plotësisht. Ndërtesa të shkatërruara, të kthyera në gërmadha, magazina që vetëm si të tilla nuk ngjajnë.

38 KOPLIKU

Foto nga ORHAN ZAHAJ Zhurma e vagonave të trenit ndihet gjithnjë e më rrallë në këtë zonë.

39 Në sytë e mi

Foto nga ERIADA SURRAJ Tefta Hysa, është nënë e tre fëmijëve në Koplik. Burri i saj është i papunë, dhe përmes punës së saj ajo arrin të ushqejë familjen.

40 KOPLIKU

Foto nga ERIADA SURRAJ Gratë janë më të lodhurat. Për to nis puna herët në mëngjes dhe përfundon në darkë, pasi ato janë përgjegjëse për çdo gjë brenda shtëpisë. Kjo është Caje Selaj. Është pensioniste dhe jeton e vetme edhe pse është nënë e 11 fëmijëve që sot janë të gjithë në emigrim.

41 Në sytë e mi

Photo by Foto ngaSURRAJ ERIADA SELMA BROJA

Makina qepëse është investimi më i madh për këtë grua, gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Me të, ka mundur të rrisë fëmijët e saj.

42 KOPLIKU

Foto nga SELMA BROJA Kostumet popullore për fëmijë në Koplik janë më të shiturit. Blerësit kryesorë janë emigrantët.

43 Në sytë e mi

Foto nga ERIADA SURRAJ

Tregëtia me rroba të vjetra mbetet ndër më të preferuarat, pasi një pjesë e popullsisë kanë mundësi ta përballojnë.

44 KOPLIKU

Eriada Suraj

Selma Broja

Orhan Zahaj

Erison Hysa

Medina Brocaj

45 Në sytë e mi PUKA Fotot nga:

Xhovana Prendi Adelina Laçi Sabina Laçi

46 PUKA Folklori i pasur i Pukës shprehet me vallet dhe këngët popullore, baladat të cilat shoqërohen me instumenta muzikore si: lahutë, daulle e çifteli. Elementet dallues janë kërcimet humoristike të shoqëruara me këngë.

Edhe sot Puka ka grupe ansamblesh e orkestrina pop- ullore të njohura në mbarë vendin. Ansambli Folklorik Puka në vitin 2001 është vlerësuar me çmimin Evro- pian “ALFRED TOPFLER” 9-Qeshori është “DITA E KULTURËS PUKJANE”. Foto nga XHOVANA PRENDI

47 Në sytë e mi

Foto nga XHOVANA PRENDI Puka është një vend që shtrihet në zemër të Shqipërisë së Veriut. Ka një natyrë të mrekullueshme, pasi është e rrethuar nga pyje dhe lëndina.

48 PUKA

Foto nga XHOVANA PRENDI Banorët e Pukës janë besimtarë katolikë. Mbajtja e simboleve është e rëndësishme për ta.

49 Në sytë e mi

Foto nga XHOVANA PRENDI Kjo zonë ka burime natyrore që duhet të shfrytëzohen për zhvillimin e turizmit malor.

50 PUKA

Foto nga XHOVANA PRENDI

Terreni është malor dhe herë-herë i vështirë.

51 Në sytë e mi

Foto nga XHOVANA PRENDI Edhe për Xhovanën ky është udhëtimi i parë në qytetin e saj të lindjes.

52 PUKA

Foto nga XHOVANA PRENDI Foto nga XHOVANA PRENDI Puka është një vend i paeksploruar për shumë nga turistët vendas dhe të huaj edhe pse është një ndër zonat ku natyra të ofron pamje të mahnitshme.

53 Në sytë e mi

Foto nga XHOVANA PRENDI Pyjet e dendura me pisha dhe ajri i pastër i bëjnë shëtitjet në këtë zonë të mahnitshme.

54 PUKA

Foto nga XHOVANA PRENDI Turizmi malor në këtë zonë favorizon gjuetinë dhe alpinizmin.

55 Në sytë e mi

Foto nga XHOVANA PRENDI Në Pukë ndodhen disa kisha të rëndësishme, që kanë vlera të mëdha historike. Besimi në Zot është i madh, ndërsa besimi se diçka do të ndryshojë në jetën e tyre ka humbur.

56 PUKA

Foto nga XHOVANA PRENDI Një pjesë e këtyre pyjeve po shfrytëzohen barbarisht

57 Në sytë e mi

Foto nga XHOVANA PRENDI Punimet me grep janë të ndryshme por dhe më të kërkuarat.

58 PUKA

Foto nga XHOVANA PRENDI Këto janë disa nga punimet e dorës tradicionale, të cilat i bëjnë gratë e zonës.

59 Në sytë e mi

Në fytyrë u lexohet trishtimi që u vjen nga mjerimi.

Foto nga ADELINA LAÇI

60 PUKA

Prej më shumë se një viti, dhjetëra familje nuk ar- rinë të shlyejnë borxhet, pasi edhe emigrantët nuk sjellin më para

Foto nga ADELINA LAÇI

61 Në sytë e mi

Foto nga ADELINA LAÇI Në këtë fletore gjenden emrat e të gjitha familjeve që jetojnë me borxhe.

62 PUKA

Foto nga ADELINA LAÇI

Janë më qindra qytetarë që nuk kanë para për të blerë ilaçe. Mira Seferaj tregon se edhe për një paracetamol u duhet ta vendosin emrin në listë.

63 Në sytë e mi

Gratë mbajnë peshën më të madhe në familje.

Foto nga ADELINA LAÇI

64 PUKA

Foto nga ADELINA LAÇI

Qindra familje në Pukë përpiqen të mbijetojnë.

65 Në sytë e mi

Foto nga ADELINA LAÇI

Numri i personave të papunë po rritet çdo ditë e më shumë.

66 PUKA

Foto nga ADELINA LAÇI

Ky është një ndër dyqanet më të “preferuar” në qytet.

67 Në sytë e mi

Foto nga SABINA LAÇI

Në këto ish-magazina jetojnë 12 familje.

68 PUKA

Foto nga SABINA LAÇI

Nëse njëri nga bashkëshortët është në punë, për familjen është një fat i madh.

69 Në sytë e mi

Foto nga SABINA LAÇI Shumë familje nuk kanë as miell për bukë.

70 PUKA

Foto nga SABINA LAÇI

Shpresa për një jetë më të mirë nuk vdes kurrë

71 Në sytë e mi

Foto nga SABINA LAÇI

Pritja për ardhjen e një klienti bëhet gjithnjë e më e gjatë.

72 PUKA

Xhovana Prendi Adelina Laçi Sabina Laçi

73 Në sytë e mi

Peshkopia është një qytet në verilindjen Fotot nga: e Shqipërisë. Peshkopia është kryeqen- dra e Rrethit të Dibrës dhe Qarkut të Dibrës. Lugina e Drinit është pjesa më

Albina Roshi e ulët e rrethit. Në afërsi të Peshko- pisë ndodhet dhe mali më i lartë i Sh- qipërisë, Mali i Korabit (2,751 metra lartësi). Peshkopia ndodhet 185 km larg

Arblina Mero nga Tirana, dhe 21 km largësi nga pika e doganës së Bllatës në Maqellarë. Që në antikitet ka funksionuar rruga DUR- RËS-FUSHA e TIRANËS–DIBËR e cila

Eva Dida lidhte bregdetin me vise të tjera lindore. Rolin e kësaj pozite e dëshmon qartë zhvillimi social-ekonomik, pasi në 1911 Dibra ishte një qendër e rëndësishme artizanale, tregtare, ndërtimore etj; për këtë flasin qartë të dhënat e popullsisë kur ky rreth kishte 11000 banorë. Por roli i kësaj pozite zbehet me vendos- jen e kufijve arbitrarë në 1913 ku jashtë mbetën qendra të mëdha tregtare dhe urbane për kohën si (Dibra e Madhe).

74 PESHKOPIA

Foto nga EVA DIDA Kjo është shëtitorja “Elez Isufi” në Peshkopi, një nga zonat më të populluara të qytetit.

75 Në sytë e mi

Foto nga ARBLINA MERO Por të rinjtë kanë ëndrra dhe duan t’i realizojnë ato.

76 PESHKOPIA

Foto nga ARBLINA MERO Peshkopia nuk ofron shumë mundësi për punësimin e të rinjve.

77 Në sytë e mi

Foto nga ALBINA ROSHI Të moshuarit e vijojnë ende ritualin e shititjeve çdo mëngjes, në qytetin e Blirit.

78 PESHKOPIA

Foto nga ALBINA ROSHI Tregu i rrobave të përdorura ka klientelën më të madhe në qytet.

79 Në sytë e mi

Foto nga ALBINA ROSHI Të moshuarit, ata që s’kanë askënd e jetojnë në vetmi, mbijetojnë duke lypur në rrugë. Këtu nuk ka azile për të moshuarit e braktisur.

80 PESHKOPIA

Foto nga EVA DIDA Relievi në Peshkopi është mjaft i ndërlikuar, por edhe mjaft i bukur. Vargjet e Lurës janë disa nga perlat e kësaj zone.

81 Në sytë e mi

Foto nga EVA DIDA Mbi tetëdhjetë për qind e banorëve të Peshkopisë jetojnë në fshat.

82 PESHKOPIA

Foto nga EVA DIDA Kjo është një tokë e pasur me lëndë minerale, por edhe lëndë ndërtimi.

83 Në sytë e mi

Foto nga EVA DIDA Familjet dibrane mbajnë pula në shtëpi sa për të plotësuar kërkesat e tyre familjare.

84 PESHKOPIA

Foto nga EVA DIDA Blegtoria shfrytëzohet pak, vetëm për përfitime personale.

85 Në sytë e mi

Foto nga EVA DIDA Trëndafili mbetet një nga lulet më të preferuara për dibranët.

86 PESHKOPIA

Foto nga EVA DIDA Ujërat e kulluara të Dibrës ujisin jo vetëm lulet, por edhe tokën bujqësore.

87 Në sytë e mi

Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1965, dhe që atëherë askush nuk ka investuar.

Foto nga ALBINA ROSHI

88 PESHKOPIA

Jashtë mureve të shkollës janë vendosur pirgjet me dru për t’i bërë ballë të ftohtit në ditët e gjata të dimrit.

Foto nga ALBINA ROSHI

89 Në sytë e mi

Soba është një ndër objektet më të rëndësishme në klasat e për- bashkëta.

Foto nga ALBINA ROSHI

90 PESHKOPIA

Muret, tavani dhe dyshemeja janë tërësisht të amortizuar.

Foto nga ALBINA ROSHI

91 Në sytë e mi

Muret e shkollës dëshmojnë jo vetëm vjetërsinë e tyre, por edhe pamundësinë e qytetarëve për t’i restauruar.

Foto nga ALBINA ROSHI

92 PESHKOPIA

Foto nga EVA DIDA

Shumë rrugë në Peshkopi janë tërësisht të shkatërruara duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve.

93 Në sytë e mi

Dimri duket se ka troki- tur dhe banorët kanë nisur të bëhen gati.

Foto nga EVA DIDA

94 PESHKOPIA

Albina Roshi Arblina Mero Eva Dida

95

Основные сведения
Тип документа book
Дата принятия
Источник ОБСЕ