Организация по безопасности и сотрудничеству в Европе (ОБСЕ / OSCE) · interview

Head of Presence's interview on media issues in Albania, 3 May 2019

ОБСЕ
Открыть оригинал документа

Полный текст размещён на сайте публикующей организации. lawenc.com индексирует метаданные и ведёт на официальный источник.

Полный текст

INTERVISTA E KRYETART TË PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI, AMBASADORIT BERND BORCHARDT, PËR ÇËSHTJE TË MEDIAS Dhënë më 3 maj 2019

Intervistoi: Mimoza Picari - Zëri i Amerikës

VoA: Z. Ambasador, në Shqipëri, një nga fushat problematike është edhe media, me të gjitha problemet e saj. OSBE-ja e ka ndjekur hap pas hapi median, lirinë e saj dhe raporton çdo vit në Vjenë për këtë çështje. Unë do të doja të dija një vlerësim të përgjithshëm të OSBE-së për median në Shqipëri.

Ambasadori Borchardt: Situata ka disa aspekte. Burimet tona janë, së pari, vëzhgimi që i bëjmë medias dhe, së dyti, ajo që burimet e tjera prestigjioze thonë për median.

Përshtypja ime e parë, me shqipen time të kufizuar, bazohet kryesisht në kanalet informative, në pamjet që shoh dhe në tekstet që lexoj në to. Aty kuptoj se skena e medias është shumë e ndarë. Është e vështirë të marrësh informacion të paanshëm. Kur dua të krijoj një pamje të plotë, më duhet të shikoj kanale të ndryshme dhe të lexoj lajme të ndryshme. Ose le të marrim raportimin për protestat. Mediat që janë miqësore me njërën palë, i vendosin kamerat në pozicion të tillë që të tregojnë një turmë të madhe njerëzish. Mediat që janë miqësore me palën tjetër, përdorin dronin për të treguar se kishte shumë pak njerëz. Ky pasqyrim nuk është i balancuar brenda kanaleve, ai është i njëanshëm.

Një aspekt tjetër i përkeqësimit të gjendjes së medias, është se mjaft raportime bazohen në atë çka prodhon politika, në Facebook, në kronikat e parapërgatitura etj., në vend që të bazohen në investigimet e vetë gazetarëve.

Ndër burimet dytësore që përdorim për gjendjen e medias, sigurisht Reporterët pa Kufi janë gjykatësi kryesor ndërkombëtar për median. Shqipëria ka qenë e pozicionuar mjaft mirë, në vendin e 62-të, por kjo ishte 13 vjet më parë. Deri në vitin 2013, pamë një përkeqësim të madh, Shqipëria ra nga vendi i 62-të në vendin e 102-të. Pas vitit 2013, pati sërish ngritje, deri vitin e kaluar, dhe tani ka sërish përkeqësim. Pra, kemi pasur përmirësim dhe më pas përkeqësim.

Cilat janë problemet tani? Ku i shohim problemet kryesore? Është çështja e vetëcensurës. Shumë gazetarë na thonë se ndihen nën presion nga pronarët e medias, se ka ndërhyrje nga ana e pronarëve. Shpesh, gazetarët nuk kanë kontrata të mirëfillta, pagesat janë të parregullta, pra gjendja është e pasigurt. Di që komisioni parlamentar i mjeteve të informimit publik po merret me këtë çështje. Zgjidhja e saj nuk është shkencë. Mjafton të zbatohet Kodi i Punës. Nuk është nevoja të rishpikim rrotën. Kuvendi duhet të ushtrojë presion për këtë.

Në përgjithësi, ky trekëndëshi media, politikë dhe biznes është mjaft problematik. Interesat e biznesit, sigurisht, duan që të mbrohen. Kjo ndikon në cilësinë e medias.

Kufizimi i pronësisë në media u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, por kjo nuk e pengon Kuvendin të gjejë një mënyrë të pranueshme për ta kufizuar sërish pronësinë në media. Pastaj është problemi i dhunës. Në vendet fqinjë është shumë më i dukshëm, por ndodh edhe këtu dhe është një gjë shumë e keqe. Kemi pasur disa sulme kundër gazetarëve që kanë qenë kërcënuese.

Aspekti i tretë ka të bëjë me sulmet verbale kundër medias, të cilat për mua janë të tepruara. Nga ana tjetër, shoh zemërimin që qëndron pas tyre dhe ky zemërim vjen nga shpifjet dhe lajmet e rreme. E dimë mirë se për çfarë po flasim, pasi edhe ne kemi qenë objekt shpifjesh. Rrugëdalja është shumë e ngushtë, sepse ecim në mes dy të drejtave të njeriut: të drejtës për lirinë e fjalës dhe të drejtës për mbrojtjen e dinjitetit. Qeveria ka hartuar një projektligj dhe jemi të lumtur që ky projektligj po konsultohet me ekspertët tanë. Do të ishte fantastike sikur produkti përfundimtar të ishte në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Shqipëria do të ketë Kryesinë e Radhës të OSBE-së vitin e ardhshëm dhe, kështu, mund të kthehet në një shembull pozitiv se si i jepet zgjidhja e duhur kësaj çështjeje, pra, se si mund të gjendet ekuilibri i duhur mes lirisë së fjalës, lirisë së medias dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor. Shpresoj se kjo do të funksionojë.

Disa rekomandime që ne sigurisht do t’i bëjmë janë të lidhura me dekriminalizimin e shpifjes, pra heqjen e saj nga Kodi Penal. Sipas pikëpamjes sonë, shpifja është një çështje që i takon kodit civil dhe jo atij penal. Një tjetër rekomandim ka të bëjë me kufizimin e përdorimit të kronikave të parapërgatitura, sidomos gjatë zgjedhjeve. Më së paku, ato duhet të identifikohen qartë se janë produkt i partive politike dhe jo produkt gazetaresk.

Në përgjithësi, e shohim gjendjen e medias në kuadër të klimës së përkeqësuar politike, e cila ka ndikim mbi tërë situatën. Shohim një përkeqësim të situatës jo vetëm në fushën e medias. Citova më herët renditjen e Shqipërisë në raportin e Reporterëve pa Kufij. I njëjtë është edhe përkeqësimi në renditjen e Transparency International për korrupsionin. Pas vitit 2013, gjërat u përmirësuan. Tani gjërat janë përkeqësuar sërish, jo aq keq sa në vitin 2013, por ka pasur përkeqësim. Po ashtu, vërejtëm një përmirësim mjaft të ndjeshëm në klimën e investimeve, por edhe këtu ka sërish përkeqësim. Mendoj se të tëra këto kanë lidhje me klimën politike negative.

VoA: Folëm për trekëndëshin biznes, media dhe politikë. Çështja e pronësisë në media ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit, pasi ka shumë akuza për financime të errëta të medias, bazuar në sondazhe dhe studime. Tregu i reklamave është diku te 40 milionë euro në vit, ndërkohë që në media gjenerohet shumë më tepër para se kaq. Kjo ka shtuar dyshimet dhe akuzat, duke filluar që nga eksponentë të qeverisë siç janë kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm, madje akuza të tipit që ka media që financohen nga krimi i organizuar, ashtu siç ka që disa pronarë të medias i përdorin këto media për shantazhe, për gjoba, ose për të shtuar pasuritë në kompani të tjera. Keni një vlerësim për këtë?

Ambasadori Borchardt: Përmendët dy probleme të ndryshme. Njëri është problemi i krimit dhe ky është problem që i përket policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Ky nuk është shumë problem mediatik, është problem i krimit. Çështjen tjetër, e përmenda më parë: përqendrimi i pushtetit në fushën e medias. Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar dispozitën ligjore që kufizonte pronësinë në media, por kjo nuk duhet ta pengojë Kuvendin të kërkojë mënyra të tjera për të garantuar pluralizmin në fushën e medias. Ne jemi të gatshëm të punojmë me Komisionin kuvendor për këto çështje, ashtu sikurse po punojmë për ligjin për shpifjen.

Fund

HEAD OF PRESENCE’S INTERVIEW WITH VOICE OF AMERICA ON MEDIA ISSUES 3 May 2019

By Mimoza Picari

VoA: Mr. Ambassador, in Albania, one of the problematic fields are also the media, with all their problems. The OSCE has followed step by step the media, their freedom and reports each year in Vienna on this. I would like to have a general opinon by the OSCE on media in Albania.

Ambassador Borchardt: That is a multi-faceted picture. Our sources are of course, primary, observing media; and, secondary, what other good sources say about the media.

My own primary impression with my limited Albanian is mainly based on the news channels, on the pictures that I see, and on what I read on the news channels. There I realise that the media scene is very much split. It is difficult to get unbiased information. When I want to get a round picture, I have to go to different channels and read different news. Or look at the reporting about the demonstrations. Those who are friendly for one side put the cameras in a position that you can see a crowd of people. Those who are friendly of the other side have a drone and show that there are very few people. This is not balanced within the channels, it is biased.

Another aspect of deterioration is that quite some reporting is based on what politics produces – on Facebook, prefabricated tapes, etc., – instead of own investigations.

The secondary sources, of course Reporters Sans Frontières is the main international judge on media. Albania had been pretty good, place 62, but that’s 13 years ago. Until 2013 we saw a bad deterioration, from 62 down to 102. After 2013, it went up again until last year, and now it starts deteriorating again. So we saw an improvement and then it was getting worse.

So what are the problems now? Where do we see the main problems?

There is the issue of self-censorship. Many journalists tell us that they feel that they are under pressure from the owners of the media, that there is interference from the side of the owners. Often they do not have proper contracts, payment is irregular, precarious situation. I know that the Assembly committee on media is getting into this matter, and it is not rocket science to solve that. It’s application of the Labour Code. It’s not reinvention of the wheel. Parliament should press for that.

In general, this triangle of media, politics and business seems quite problematic. Business interests, of course, want to be protected. That has an effect on the quality of the media.

Limitation of ownership was abolished by the Constitutional Court, but that does not hinder the parliament to find an acceptable way of limiting that again. Then there is the issue of violence. In neighbouring countries it is much more prominent, but it happens here as well and is very bad. We had some attacks on journalists which were threatening.

The third aspect are the verbal attacks on the media, which I find excessive. On the other hand, I see the anger which is standing behind it, and this anger comes from defamation, fake news and slander. We know what we are talking about; we were object of defamation and slander as well. The way out is very narrow, because you are moving between two human rights: the human right of free speech and the human right to have your dignity protected. The government has prepared a draft law, and we are very happy that this draft law is being consulted with our experts. If the final product is according to the best international standards, this would be great. Albania will be the Chairman-in-Office of the OSCE next year, and can thus develop an example on how to deal properly, how to find the proper balance between free speech, freedom of media and protection of human dignity. And I hope that this is going to work. Some recommendations that we will certainly make is decriminalization of defamation. This is an issue of the civil code, not of the criminal code, from our point of view. Another one is to limit the use of prefabricated tapes, particularly during elections. At the very least they have to be clearly identifiable that this is a party product and not a journalistic product.

So, in general, we see the media in a situation of deteriorating political climate, which has an effect on the whole situation. We see a deterioration of the situation not only in the media field. I quoted the rating for Albania of the Reporters Sans Frontières. The same is the deterioration on the Transparency International ratings on corruption. After 2013, things got much better. Now they are worse again, not yet as bad as 2013, but worse. We saw an improvement of the investment climate, quite substantially. And also that is getting worse again. So, I think this has a lot to do with the negative political climate.

VoA: We talked about the triangle business, media and politics. The issue of media ownership is drawn a lot of attention recently, because of the numerous claims about dark financing of media, also based on surveys and studies. The advertising market is about 40 million euro per year, but the media generate much more money than that. This has increased the doubts – starting from government officials such as the Prime Minister and the former Interior Minister – and there are also claims that the media is financed by the organized crime, or that some media owners use their media for blackmailing or in order to increase their incomes in other companies. Do you have an opinion on this?

Ambassador Borchardt: You have mentioned two different problems. One is a crime problem and that is an issue for the police, the prosecution and the courts to deal with that. This is not as such a media problem, this is a crime problem. The other issue, I have mentioned already: the concentration of power in the media field. Your Constitutional Court abolished the law which limited ownership, but that should not hinder the parliament to search for other ways to ensure plurality in the media field. We are willing to work with the Assembly committee on these issues, as we work on the law on defamation.

Ends

Основные сведения
Тип документа interview
Дата принятия
Источник ОБСЕ