Организация по безопасности и сотрудничеству в Европе (ОБСЕ / OSCE) · book

Studies in the field of criminology

ОБСЕ
Открыть оригинал документа

Полный текст размещён на сайте публикующей организации. lawenc.com индексирует метаданные и ведёт на официальный источник.

Полный текст

STUDIME NË FUSHËN E KRIMINOLJISË STUDIME NË FUSHËN E KRIMINOLOGJISË

Tiranë, maj 2020 2 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

© Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, 2020

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Materiali që përmban ky botim mund të citohet ose rishtypet, me kusht që të njihet autorësia e tij dhe një kopje e botimit që përmban materialin e rishtypur t’i dërgohet Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Çdo përdorim tjetër i këtij materiali, që përfshin, por që nuk kufizohet në përdorimin komercial apo në krijimin e punimeve që rrjedhin nga ky botim, kërkon lejen me shkrim të Prezencës së OSBE-së

Autorët: Prof. Asoc. Dr. Evisa Kambellari Dr. Ervin Muço Dr. Leticia Gusho Kostanca Sovjani

Bordi shkencor: Prof. Asoc. Dr. Luljeta Ikonomi LLM (Cantab) Prof. Asoc. Dr. Kristina Zaçe Prof. Dr. Sokol Mëngjesi ISBN: 978-9928-294-22-7

Arti grafik: Delta Print Studio / Gent Grafik

Ky botim u mundësua nga :

Ky projekt mbështetet financiarisht nga:

Pikëpamjet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. ST UDIME NË FUSHËN E K RIMINOLOGJISË 3

Parathënie

Ky botim është mbështetur nga projekti “Për krijimin e një programi masteri në kriminologji” (2018-2021), i cili zbatohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen financiare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Projekti synon të krijojë një program masteri ekzekutiv në kriminologji, të përmirësojë kapacitetet e kërkimit për profesionistët, akademikët dhe politikëbërësit e drejtësisë penale në Shqipëri për parandalimin e kriminalitetit, si edhe t’u përgjigjet nevojave të viktimave të krimit, në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut dhe angazhimet e OSBE-së.

Projekti zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, me mbështetjen e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në përputhje me objektivat e projektit, botimi “Studime në fushën e kriminologjisë” përfshin katër punime, që trajtojnë disa dimensione të kriminalitetit, si nga pikëpamja juridike edhe nga ajo sociale. Punimi i parë analizon mbrojtjen e viktimave të veprës penale, pas ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale; në punimin e dytë rikonceptohet roli i shtetit në lidhje me fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore; punimi i tretë analizon faktorët që ndikojnë në sjelljet kriminale në moshën e adoleshencës; ndërsa në punimin e katërt vlerësohet ndikimi i masave alternative të dënimit penal. 4 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Botimi synon të shërbejë si një hap i parë për pasurimin e literaturës në gjuhën shqipe në fushën e kriminologjisë, duke nxitur debatin shkencor në këtë fushë. Punimet janë realizuar nga një ekip, që përfshin ekspertë me përvojë, si edhe të sapodiplomuar në fushën e kriminologjisë, me synim nxitjen dhe rritjen e kapaciteteve kërkimore të studiuesve të rinj.

Megjithëse punimet janë redaktuar nga një bord editorial i ngritur në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, përmbajtja e tyre është përgjegjësi e autorëve dhe jo domosdoshmërisht pasqyron pozicionin e Prezencës së OSBE- së në Shqipëri apo të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri falënderon autorët për punën e tyre dhe shpreh përkushtimin e saj të vijueshëm për promovimin e hulumtimit shkencor dhe debatit akademik në fushën e kriminologjisë. ST UDIME NË FUSHËN E K RIMINOLOGJISË 5

Tabela e lëndës

TEMA I Studimi i situatës së viktimizmit dhe mekanizmave mbrojtës të viktimave të krimit në Shqipëri................................................................7

TEMA II Të rimenduarit rreth trafikimit të qenieve njerëzore, Rasti i Shqipërisë................................................................................................................51

TEMA III Perceptimi i nxënësve të gjimnazeve të Tiranës mbi faktorët dinamikë që lidhen me përfshirjen në sjelljet antisociale dhe të rrezikshme ...................................................................................... 99

TEMA IV Ndërmjetësimi dhe drejtësia restauruese si mënyra alternative përballë sistemit të drejtësisë penale............................................... 145 6 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 7

TEMA I

Studimi i situatës së viktimizmit dhe mekanizmave mbrojtës të viktimave të krimit në Shqipëri

Autor: Prof. Asoc. Dr. Evisa Kambellari1

1 Prof.Asoc. Dr. Evisa Kambellari ka punuar për rreth një dekadë si pedagoge pranë Departamentit të së Drejtës Penale të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe si pedogoge e jashtme në “University of New York, Tirana”.

Në vitin 2019 ajo është pranuar si avokate në shtetin e New York-ut, SHBA, dhe aktualisht është anëtare e Shoqatës së Avokatëve të Shtetit të New York-ut.

Znj. Kambellari është autore e një numri artikujsh dhe raportesh studimi në gjuhën shqipe dhe angleze në fushat e kriminologjisë dhe drejtësisë penale, me fokus të veçantë, studimin e situatës së krimit në Shqipëri, programeve dhe politikave shtetërore në luftën kundër krimit, si dhe kapacitetet e zbatimit të ligjit. 8 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

PJESA 1 - Studim i kuadrit ligjor dhe institucional lidhur me viktimat e krimit 1.1 Konceptimi i viktimës në lëmin e të drejtës penale 1.2 Aktorët shtetërorë dhe civilë të angazhuar në mbrojtjen e viktimave 1.3 Kuadri normativ kombëtar në mbrojtjë të viktimave 1.3.1 Mbrojtja e viktimave në legjislacionin penal 1.3.2 Të drejtat dhe mbrojtja e veçantë e viktimave në legjislacionin procedural penal

PJESA 2 - Studim i situatës së viktimizimit bazuar në raportet dhe të dhënat zyrtare 2.1 Diskutime mbi situatën e viktimave të krimit dhe efektivitetin e mekanizmave mbrojtës ndaj tyre 2.2 Studim i të dhënave zyrtare mbi situatën e viktimizimit në Shqipëri (2015-2018)

PJESA 3 Konkluzione dhe Rekomandime T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 9

Abstrakt

Punimi synon të pasurojë më tej studimet juridike dhe kriminologjike mbi viktimat e veprave penale në Shqipëri duke bërë një parashtrim gjithëpërfshirës të kuadrit normativ në mbrojtje të viktimave dhe studim të shërbimeve mbështetëse të ofruara ndaj tyre nga aktorët e linjës. Punimi synon të shërbejë njëkohësisht si pikënisjë për nxitjen e studimeve të tjera më të thelluara në fushën e viktimologjisë duke orientuar lexuesit në problematika aktuale mbi efektivitetin e garantimit të të drejtave të viktimës së veprës penale në vendin tonë. Disa nga çështjet kryesore që synon të adresojë ky punim janë: Cila është mbrojtja ligjore që ju ofrohet viktimave të veprës penale në rendin juridik shqiptar? Cilat janë masat procedurale penale që garantojnë ushtrimin e të drejtave të viktimës gjatë procedimit penal? Cilat janë burimet kryesore të ndihmës për viktimat e krimit në radhët e aktorëve shtetërorë dhe shoqërisë civile? Sa efektivë janë në praktikë mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të viktimave? Cila është situata e viktimizmit në vend bazuar në studimin e statistikave zyrtare? Cilat janë karakteristikat socio-demografike të tyre? Cilat janë disa nga drejtimet e ndihmës ku duhet të përqëndrohet linja e veprimit të agjensive shtetërore në të ardhmen? 10 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

HYRJE

Punimi paraqet një panoramë të përgjithshme mbi statusin e viktimës në legjislacionin penal shqiptar, të politikave penale për mbrojtjen e viktimave të krimit dhe parandalimin e viktimizimit, si dhe një analizë të situatës aktuale të vikitimizimit në Shqipëri, dhe të programeve e mekanizmave të ngritura në mbështetje të viktimave të krimit. Nje pjesë e studimit analizon parashikimet specifike të legjislacionit penal material dhe procedural në mbrojtje të viktimës së veprës penale dhe efektivitetin e zbatimit të tyre. Në mënyrë të veçantë punimi studion statusin procedural të viktimave pas ndryshimeve që pësoi Kodi i Procedurës Penale me ligjin 35/2017 me qëllim përafrimin e ligjit tonë procedural me standartet e vendosura nga Direktiva 2012/29 e Bashkimit Europian lidhur me trajtimin e viktimave të krimit.

Punimi synon gjithashtu të paraqesë një panoramë të situatës aktuale të viktimizimit në Shqipëri, duke analizuar statistikat zyrtare mbi viktimat e krimit në vend, duke analizuar shpërndarjen e viktimave sipas llojeve të veprave penale si dhe karakteristikat socio-demografike të viktimave.

Ndryshe nga studimet e derimëtanishme mbi viktimat e krimit, të cilat janë fokusuar kryesisht në viktimat e trafikimit të qënieve njerëzore dhe të dhunës në familje, ky studim synon të bëjë një prezantim të përgjithshëm të situatës së viktimave të veprave penale në tërësi, duke u mbështetur në studimin e të dhënave zyrtare, legjislacionit në fuqi, strategjive kombëtare dhe strukturës institucionale të ngritur në këtë drejtim.

Së fundmi, trajtesa synon të evidentojë disa probleme që kërkojnë adresim të mëtejshëm në nivelin e zbatimit të masave për mbrojtjen e viktimave, të tilla T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 11

si: mungesa e fondeve për zbatimin e skemës për kompensimin e viktimave të krimit, mungesa e trajnimit në radhët e punonjësve ligjzbatues, paaftësia për të identifikuar nevojat specifike për mbrojtje për kategori të caktuara viktimash, mungesa e statistikave të integruara për viktimat e krimit, si dhe mungesa e studimeve gjithëpërfshirëse mbi situatën e viktimizimit në vend.

METODOLOGJIA

Studimi do të ndahet në dy linja kryesore:

1. Studim i situatës ligjore, kapaciteteve dhe burimeve në ndihmë të viktimave te krimit në Shqipëri:

- Vështrim i kuadrit mbrojtës ligjor të viktimave të veprave penale në Shqipëri.

- Mekanizmat shtetërore dhe kapacitetet e shoqërisë civile në ndihmë të viktimave te veprave penale në Shqipëri.

2. Studim i situatës së viktimizimit në Shqipëri bazuar në statistikat zyrtare për vitet 2015-2018.

- studim i shpërndarjes së viktimave të veprave penale sipas llojit të veprës penale për 100000 banorë

- karakteristikat socio-demografike të viktimave të krimit për 100000 banorë 12 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Mbledhja e informacionit:

Metodat kërkimore të përdorura në këtë punim janë analiza ligjore dhe metoda empirike. Kërkimi është bazuar në studimin e burimeve parësore dhe dytësore si: akte ndërkombëtare të rarifikuara nga Republika e Shqipërisë, ligje dhe akte nënligjore në fuqi, dokumente politikash, raporte zyrtare, raporte dhe studime të organizatave ndërkombëtare, studim i artikujve dhe publikimeve shkencore në fushën e viktimologjisë etj.

Pjesa e parë e studimit fokusohet në hulumtim të pavarur të kuadrit normativ kombëtar dhe ndërkombëtar në mbrojtje të viktimave; në identifikimin e aktorëve kryesore shtetërore dhe në radhët e shoqërisë civile të angazhuar në mbështetjen e viktimave te krimit dhe në identifikmin e burimeve kryesore të ndihmës ndaj tyre. Mbledhja e informacionit për pjesën e dytë të studimit bazohet në analizën e të dhënave statistikore të siguruara nga institucioni i Policisë së Shtetit.

Kufizime:

a. Studimi i statistikave zyrtare bazohet vetëm në të dhënat mbi viktimat e veprave penale të mbajtura nga institucioni i Policisë së Shtetit. Në statistikat e bëra publike nga institucioni i Prokurorisë si dhe në statistikat e publikuara në vjetarin statistikor të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me administrimin e drejtësisë penale nuk janë të pasqyruara të dhënat për viktimat e veprave penale. Për rrjedhojë, studimi nuk mund të evidentojë situatën e viktimave të veprave penale në hallka të tjera të sistemit te drejtësisë penale si Prokuroria dhe Gjykatat.

b. Analiza e shpërndarjes së viktimave sipas veprave penale fokusohet vetëm në analizën e të dhënave për veprat penale të raportuara në organet e rendit, por nuk mund të japë një panoramë reale për numrin e viktimave të veprave penale të pa raportuara ose të “kriminalitetit gri” sikurse njihet në terma kriminologjikë. T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 13

1. Studim i kuadrit ligjor dhe institucional lidhur me viktimat e krimit

1.1 Konceptimi i viktimës në lëmin e të drejtës penale

Në legjislacionin penal shqiptar nuk ka një përkufizim të termit “viktimë”. I vetmi burim ne të cilin gjejmë një përkufizim ligjor të termit në fjalë janë instrumentat ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e viktimave të krimit të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Në këtë kuptim, në Deklaratën e Kombeve të Bashkuara mbi parimet e përgjithshme të drejtësisë për viktimat e krimit dhe keqpërdorimit të pushtetit, viktimat përcaktohen si “persona të cilët, individualisht ose në mënyrë kolektive, kanë pësuar dëmtime, duke përfshirë dëmtimët fizike ose mendore, vuajtjen emocionale, humbjen ekonomike ose cënimin thelbësor të të drejtave të tyre themelore nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve në kundërshtim më ligjin penal”2. Në këtë koncept përfshihen gjithashtu familjarët ose personat në varësi të viktimës, si dhe personat të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e ndërhyrjes për të ndihmuar viktimën3. Sipas Konventës së Këshillit të Europës 2012/29/EU me viktimë do të kuptohet “një person fizik, i cili ka pësuar dëmtime, duke përfshirë dëmtimët fizike ose mendore, vuajtjen emocionale, humbjen ekonomike, të shkaktuara këto në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga konsumimi i një vepre penale; … si dhe familjarët e një personi të ndjerë, vdekja e të cilit ka ardhur si pasojë e kryerjes së veprës penale dhe që kanë pësuar dëme si pasojë e vdekjes së atij personi”4.

2 Deklarata e Kombeve të Bashkuara mbi parimet e përgjithshme të drejtësisë për viktimat e krimit dhe keqpërdorimit të pushtetit (1985). 3 Po aty. 4 Direktiva 2012/29/EU e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 25 tetorit 2012 “ Vendosja e Standardeve Minimum mbi të Drejtat, Mbështetjen dhe Mbrojtjen e Viktimave të Krimit dhe Zëvendësimi i Vendimit Kuadër të Këshillit 2001/220/JHA”. 14 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Midis studiuesve dhe praktikuesve të së drejtës penale ekziston mendimi se nga ana procedurale, si personat fizikë ashtu edhe personat juridikë mund të konsiderohen viktima të veprave penale dhe të kërkojnë respektimin e të drejtave mbi viktimat e krimit të parashikuara në legjislacionin penal. Megjithatë, duke pasur parasysh se ndryshimet e vitit 2017 në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë janë realizuar në respektim të parimeve të Konventës 2012/29/EU të Këshillit të Europës, një përkufizim i tillë duket se nuk gjen mbështetje në sistemin tonë procedural penal.

Mes profesionistëve të së drejtës penale, termi “viktimë” shikohet i lidhur ngushtë më një person fizik, i cili është dëmtuar në mënyrë direkte nga kryerja e një vepre penale. Si rrjedhim, vikimë e veprës penale konsiderohet personi, i cili është cënuar drejtëpërsëdrejti nga kryerja e një veprimi kriminal të parashikuar si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, vlen të përmendim se mes punonjësve të policisë perceptimi i viktimave, të paktën në fushën e trafikimit të qënieve njerëzore duket të jetë më gjithëpërfshirës. Kjo për arsye se ka një ndryshim mes treguesve të përdorur nga punonjësit e policisë për identifikimin e personave të trafikuar dhe treguesve për verfikimin e kryerjes së veprës penale të trafikimit të qënieve njerëzore. Manualet e përdorur nga institucioni i policisë së shtetit evidentojnë se procesi i identifikimit të viktimave të trafikimit duhet të jetë i pavarur nga çdo procedim penal i autorëve të veprës penalë të trafikimit5. Fillimi ose përfudimi i procesit të viktimave të trafikimit nuk duhet të ndikohet nga fakti i dënimit ose jo të autorit të veprës penale të trafikimit. Në manual përcaktohet se fokusi kryesor i procesit të identifikimit të viktimave konsiston në ofrimin e ndihmës së nevojshme për personat e trafikuar. Për rrjedhojë, informacioni i marrë për qëllim të identifikimit

5 Shiko: Regional Guidelines on the Identification of Trafficked Persons. A manual for South Eastern and Eastern Europe, ARIADNE Network 2012, fq. 12-13. I vlefshëm në: http:// www.arct.org/media/attachments/2017/11/22/ariadne-brochure-embeded-links-web.pdf [16.02.2019] T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 15

të viktimave të trafikimit i nënshtrohet një verifikimi të përgjithshëm pa qenë nevoja për të pasur prova fajësuese përfundimare, dhe grupi i treguesve të përdorur gjatë ketij procesi duhet të jetë fleksibël dhe i adaptueshëm ndaj trendeve të reja në fenomenin e trafikimit të qënieve njerëzore6. Një përqasje e tillë duket se i përshtatet më së miri nevojave të punonjësve të agjensive ligjzbatuese për zbatimin e hershëm me efektivitet të masave mbrojtëse për viktimat e trafikimit të parashikuara në legjislacionin penal dhe instrumentat ndërkombëtare të ratifikuara në këtë drejtim.

Në literaturën kriminologjike përkufizimi i termit “viktimë” është më i gjerë se perkufizimi juridik-ligjor pasi tenton të përfshijë aspekte të perceptimit të krimit nga vetë viktima, si dhe eksperiencat e viktimës në sistemin e drejtësisë penale7. Studimet kriminologjike të viktimave fokusohen jo vetëm tek viktimat e veprave penale, por gjithashtu tek eksperiencat personale të viktimizimit. Edhe pse kuadri kryesor i studimeve krimonologjike mbi viktimat e krimit kushtëzohet në vija të përgjithshme nga legjislacioni penal, në një numër rastesh këto studime fokusohen edhe në sjellje që janë thjesht moralisht të ndëshkueshme. Për shembull, abuzimi i pushteti nga Shteti (në kuptimin abstrakt) mund të mos përbëjë vepër penale në kuptimin juridik, por konsiderohet padyshim një sjellje e dënueshme moralisht8. Në tekstet universitare në fushën e kriminologjisë në Shqipëri përkufizimi i termit viktimë mbështetet në përqasjen gjithëpërfshirëse. Viktimologjia përkufizohet si shkenca që studion shfaqjen, shkaqet, kushtet e viktimizimit, pasojat e krimit mbi personat e përfshirë, sjelljen sociale, dhe veçanërisht përgjigjen e sistemit të drejtësisë penale dhe te profesionistëve të fushës kundrejt viktimave të krimit9.

6 Po aty. 7 Shiko: McLaughlin, E., & Muncle, J., The Sage Dictionary of Criminology, London: Sage Publications (2013), f. 449. 8 Shiko: Wemmers, J.A., A short history of victimology, publikuar në: O. Hagemann, P. Schäfer & S. Schmidt, (2010) Victimology, Victim Assistance and Criminal Justice. 9 Shiko: Hysi, V. (2005), Kriminologjia, Shtypshkronja Kristalina, Tiranë, fq. 193-194. 16 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Duke pasur parasysh të shkuarën politike në Shqipëri, një kategori viktimash me status të njohur ligjërisht janë ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë gjatë sistemit komunist. Statusi i tyre rregullohet me ligjin nr. 7748/1993, i cili njeh pesë kategori të të përndjekurvë politikë�: a) persona që kanë humbur jetën ose janë të sëmurë psiqik për shkak të përndjekjes; b) persona që janë dënuar me heqje lirie ose kanë qëndruar në arrati brenda vendit për shkak të përndjekjes; c) persona që janë dënuar me internim, dëbim për shkak të përndjekjes; persona shqiptarë që kanë pasur shtetësi të huaj, sot shtetas shqiptar, e që kanë jetuar në kampe përqendrimi të ngritura posaçërisht për ta; d) persona që kanë humbur të drejtat qytetare, kulakët e fshatit, të deklasuarit dhe ata që kanë pësuar privime të llojeve të ndryshme për shkak të përndjekjes; e) persona, të cilët megjithëse plotësojnë kushtet për t’u kategorizuar në një nga kategoritë e mësipërme, nuk përfitojnë të drejtën e këtij statusi.

1.2 Aktorët shtetërorë dhe civilë të angazhuar në mbrojtjen e viktimave

Politika penale për mbrojtjen e viktimave të krimit në Shqipëri është zhvilluar nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të instrumentave ndërkombetare të ratifikuara nga shteti ynë në këtë fushë. Një nga dokumentat më influencues në këtë drejtim është Deklarata e Kombeve të Bashkuara mbi parimet e përgjithshme të drejtësisë për viktimat e krimit dhe keqpërdorimit të pushtetit (1985). Deklarata njeh të drejtat themelore të viktimave të krimit si: e drejta për t’u trajtuar me respekt, për të marrë informacion, për dhënien dhe vlerësimin e mendimit të tyre, për asistencë të përshtatshme gjatë gjithë procesit ligjor, mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë fizike, si dhe e drejta për ndihmë mjekësore, psikologjike dhe sociale. Deklarata vendos mbi shtetet anëtare detyrimin për ngritjen e programeve monitoruese dhe studiuese për evidentimin e nevojave të viktimave T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 17

dhe efektivitetit të shërbimeve të përfituara prej tyre.

Rekomandimi Nr. R(85) 11 i Komitetit të Ministrave KE mbi pozitën e viktimave në kuadër të ligjit penal dhe procedural parashikon gjithashtu të drejtën për informacion, për siguri fizike dhe privatësi të viktimave të krimit si detyrime që duhet të respektohen nga shtetet anëtare10. Për më tepër, Rekomandimi Nr. R(87) 21 i Komitetit të Ministrave KE mbi ndihmën e viktimave dhe parandalimin e viktimizimit rekomandon shtetet anëtare të sigurojnë ndihmë ligjore, mjekësore, psikologjike, sociale dhe materiale për viktimat e krimit11.

Kompensimi i viktimave të krimeve të dhunshme gjen rregullim specifik në Konventën Europiane mbi kompensimin e viktimave të krimeve të dhunshme (1983), e cila vendos mbi shtetet anëtare detyrimin e ngritjes dhe zhvillimit të një skeme kombëtare për kompensimin e viktimave të krimeve të dhunshme12.

Për sa i takon parandalimit dhe ndjekjes penale të akteve të dhunës me bazë gjinorë ndaj grave, një nga tekstet legjislative më të rëndësishme është ligji nr. 104/2012 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje””13, i cili vendos detyrime për mbrojtjen e grave ndaj të gjitha formave të dhunës fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike dhe adresimin e saj në kontekste të ndryshme si: dhuna në familje, ngacmimi seksual, përdhunimi, apo martesa e detyruar. Me ratifikimin e kësaj konvente, shtetet anëtare marrin përsipër të garantojnë që masat e ndërmarra në zbatim të saj të bazohen në një perceptim gjinor të dhunës kundër grave; të bazohen tek siguria e viktimës në një

10 Rekomandimi i Komitetit të Ministrave Nr.(85)11 Mbi pozitën e viktimave në kornizën e ligjit penal dhe të procedurës penale, miratuar me 28 qershor 1985. 11 Rekomandimi i Komitetit të Ministrave Nr (87) 21. Mbi ndihmën ndaj viktimave dhe parandalimin a viktimizimit. 12 Konventa Europiane mbi kompensimin e viktimave të krimeve të dhunshme (1983) është miratuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr. 9265, datë 29.07.2004. Për rrjedhim, detyrimi për ngritjen e një mekanizmi efektiv për kompensimin e kësaj kategorie viktimash është një detyrim drejtëpërsëdrejti i zbatueshëm. 13 Ligj nr. 104/2012, datë 8.11.2012. 18 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

përqasje të integruar, e cila merr parasysh marrëdhënien midis viktimave, autorëve të veprave penale, fëmijëve dhe mjedisit të tyre më të gjerë social; të synojnë shmangien e viktimizimit dytësor, fuqizimin dhe pavarësinë ekonomike të grave, viktima të dhunës; si dhe të trajtojnë nevojat specifike të personave të pambrojtur, duke përfshirë viktimat fëmijë�. Shteti duhet të luajë një rol aktiv edhe në marrjen e masave të nevojshme legjislative ose masave të tjera për të garantuar që viktimat të kenë akses në shërbime që lehtësojnë rehabilitimin e tyre nga dhuna, të tilla si: konsulenca ligjore dhe psikologjike, ndihma financiare, strehimi, arsimi, trajnimi dhe ndihma në gjetjen e një pune.

Një nga instrumentat më influencues në politikën penale të dy viteve të fundit është padyshim Direktiva 2012/29/EU mbi “Vendosjen e Standardeve Minimum mbi të Drejtat, Mbështetjen dhe Mbrojtjen e Viktimave të Krimit”, në bazë të së cilës u hartuan ndryshime të rëndësishme në ligjin procedural penal lidhur me të drejtat viktimës së veprës penale. Direktiva parashikon të drejtën e viktimave për informim gjatë çdo faze të procedimit penal, për ndihmë ligjore, për ndihmë profesionale dhe të specializuar në rastet kur është e nevojshme, mbrojtjen e privatësisë, pjesëmarrjen aktive në procedimin penal, apelimin e vendimit të prokurorit për pushimin e ndjekjes penale, si dhe të drejtën për kompensim për dëmin e shkaktuar14.

Një aspekt i rëndësishëm i Direktivës është se vë theksin në krijimin e kushteve të nevojshme për parandalimin e viktimizimit sekondar dhe shmangien e formave të panevojshme të presionit gjatë kontaktit të viktimës me sistemin e drejtësisë penale. Në tekstin e këtij dokumenti vihet në dukje se viktimat e trafikimit njerëzor, terrorizmit, krimit të organizuar, dhunës në marrëdhëniet e ngushta, dhunës ose shfrytëzimit seksual, dhunës mbi baza gjinore, krimit për motive urrejtjeje, viktimat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët viktima priren të pësojnë një nivel më të lartë të

14 Direktiva 2012/29/EU mbi “Vendosjen e Standardeve Minimum mbi të Drejtat, Mbështetjen dhe Mbrojtjen e Viktimave të Krimit” T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 19

viktimizimit të dytë, kanosjes dhe hakmarrjes15.

Vetëm në sajë të vlerësimit individual, të kryer në rastin më të hershëm të volitshëm, mundet të bëhet një vlerësim efektiv i këtij rreziku. Gjithashtu, shqetësimet dhe frika që kanë viktimat lidhur me procedimet duhet të jenë një faktor kyç për të vendosur nëse ato kanë nevojë për ndonjë masë të veçantë.

Standartet e trajtimit të viktimave të krimit të parashtruara në Direktivën 2012/29/EU janë reflektuar ndjeshëm në ndryshimet që pësoi Kodi i Procedurës Penale Shqiptare me ligjin 35/2017. Përafrimi i legjislacionit procedural penal me rekomandimet e Direktivës ishte një masë e nevojshme në kuadër të detyrimeve të marra përsipër nga shteti shqiptar për fitimin e statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

1.2.1 Aktorët dhe mekanizmat shtetërorë

Instrumentat kryesorë që adresojnë çështjë të politikës penale mbi viktimat e krimit në nivel kombëtar janë strategjitë ndërsektoriale dhe sektoriale mbi kriminalitetin. Dokumentat qeveritare me ndikim të rendësishëm në këtë drejtim janë: Strategjia Ndërsektoriale e Luftës kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve të Paligjshme dhe Terrorizmit, 2013-2020; Strategjia Kombëtare mbi luftën kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore 2014-2017; Strategjia kombëtare për barazinë gjinore 2016-2020; Strategjia e Drejtësisë për të Mitur 2017-2020, si dhe planet përkatëse të veprimit mbi këto strategji. Në këto dokumente përvijohen linjat e veprimit të qeverisë shqiptare lidhur me viktimat e krimit si dhe të dhunës me bazë gjinore.

15 Po aty. 20 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Vlen të përmendim se fusha e veprimit të strategjive është e kufizuar pasi ato fokusohen në kategori të caktuara të viktimave të krimit, dhe në mungesë të një strategjie të përgjithshme mbi kriminalitetin në vend, mungon edhe adresimi i çështjeve të parandalimit të viktimizimit nga krimi në përgjithësi.

Strategjia ndër-sektoriale mbi luftën ndaj krimit të organizuar parashikon disa vija të përgjithshme mbi fokusin e punës në mbështetje të viktimave të krimit, veçanërisht, viktimave të trafikimit. Mbrojtja e viktimave të trafikimit parashtrohet si një nga prioritet kryesore të veprimit të institucioneve shtetërore. Strategjia thekson ndër të tjera rëndësinë e identifikimit të hershëm të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit me qëllim referimin e tyre për marrjen e shërbimeve dhe mbrojtjen efektive, hartimin fushatave ndërgjegjësuese gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e aktorëve shtetërorë dhe privatë, dhe realizimin e studimeve më qëllim parandalimin e hershëm të formave të reja të trafkimit dhe lloje të tjera të shfrytëzimit.

Strategjia kombëtare mbi luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore vendos objektiva në të njëjtën linjë me strategjinë ndër-sektoriale, dhe për më tepër, specifikon drejtimet kryesore të punës me viktimat e trafikimit. Disa nga objektivat kryesore vendosura nga kjo strategji përfshijnë: forcimin e të drejtave të viktimave të trafikimit dhe garantimin e trajtimit të drejtë, jo-diskriminues nga organet ligjzbatuese dhe autoritetet gjyqësore; trajnimin e detyruar të veçantë mbi standartet e trajtimit të të miturve në kontakt me sistemin e drejtësisë penale; garantimin e mekanizmave të identifikimit të hershëm dhe referimit të viktimave/ viktimave të mundshme të trafikimit; garantimin e shërbimeve psiko-sociale, ligjore, shëndetësore dhe mbështetjes së përshtatshme për viktimat e mundshme dhe grupet/personat e trafikuar, për riintegrimin e tyre në shoqëri; funksionimin efikas të kuadrit bashkërendues dhe bashkëpunues për të mundësuar përcaktimin e politikave dhe standardeve, monitorimin dhe shqyrtimin, si dhe funksionimin e mekanizmave efikas të menaxhimit të çështjeve T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 21

për identifikimin, referimin, mbrojtjen, ndihmën, integrimin dhe ri-integrimin e personave të trafikuar në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor.

Aktorët dhe mekanizmat kryesorë të ngarkuar me detyra për zbatimin e strategjisë janë: Policia e Shtetit (sektori i trafiqeve të paligjshme), Koordinatori Kombëtar Anti-Trafik, Komiteti Kombëtar Anti-Trafik në Ministrinë e Brendshme, Mekanizmi Kombëtar i Referimit për Viktimat e Trafikimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (ofrim i ndihmës psikologjike dhe shërbimeve shëndetësore), dhe Ministria e Drejtësisë.

Masa specifike për ofrimin e mbështetjes financiare dhe shërbimeve sociale për viktimat e krimit të organizuar dhe të trafikimit të qënieve njerëzore parashikohen në ligjin Anti-Mafia16. Ligji parashikon ngritjen e një fondi të posaçëm, masa e të cilit përcaktohet çdo vit në legjislacionin buxhetor, i cili do të shërbejë ndër të tjera për dhënien e ndihmës viktimave të krimit të organizuar dhe të dhunës, si dhe nxitjen e programeve sociale për këto kategori, duke destinuar pasuritë në administrim të ministrisë që mbulon çështjet sociale.

Përfitues të financimit mund të jenë edhe: a) njësitë e qeverisjes vendore, ku ndodhen pasuritë e paluajtshme të konfiskuara; dhe b) organizatat jofitimprurëse, që kanë për objekt të veprimtarisë së tyre rehabilitimin social, kulturor e shëndetësor të shtresave në nevojë, veçanërisht atyre të prekura apo të rrezikuara nga krimi, si dhe qendrat e asistencës e të rehabilitimit të viktimave të trafikut të qenieve njerëzore17. Ky është i vetmi parashikim ligjor që paraqet qëllimin e ligjvënësit për t’u fokusuar në nisma për parandalimin e viktimizimit në përgjithësi nëpërmjet ofrimit të financimit të projekteve të OJF-ve të cilat me veprimtarinë e tyre mbështesin kategoritë e prekura apo të rrezikuara nga krimi.

16 Ligji Nr. 10 192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. 17 Shiko nenin 37 “Fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit” të ligjit nr. 10 192, datë 3.12.2009. 22 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Strategjia kombëtare për barazinë gjinore 2016-2020 vendos theksin në njohjen, vlerësimin dhe respektimin e diversitetit - ndërmjet vajzave dhe grave, djemve dhe burrave, për sa i përket moshës, aftësisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, origjinës etnike dhe shoqërore, praktikave fetare dhe zgjedhjeve jetësore. Lidhur me adresimin e fenomenit të dhunës në familje, strategjia përcakton marrjen e masave në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Konventa e Stambollit18, të cilat duhet të fokusohen në tre drejtime: a) informim dhe parandalim, b) mbrojtje, siguri, rehabilitim dhe riintegrim për viktimat e dhunës nëpërmjet vendosjes së dhunuesve përpara përgjegjësisë, ofrimit të shërbimeve të koordinuara, të qëndrueshme, të disponueshme e aksesueshme për të gjithë individët e dhunuar, dhe c) ndëshkim, zbatim korrekt i legjislacionit dhe mundësi për rehabilitim për dhunuesit(et).

Zbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga kjo strategji si dhe nga ligji “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”19 është detyrë e Mekanizmit Kombëtar për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje. Ky mekanizëm përbëhet nga një numër institucionesh shtetërore dhe agjensish të ndërlidhura ku autoriteti përgjegjës për zbatimin e ligjeve dhe të programeve shtetërore për çështjet gjinore dhe të dhunës në familje është Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale20. Kjo Ministri është përgjegjëse për zhvillimin e politikave mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe grave nga

18 Konventa e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, e njohur ndryshe si Konventa e Stambollit, ratifikuar me Ligjin nr. 104/2012. 19 Ligj nr. 9970 datë 24.07.2008 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”. 20 Sipas ligjit 9970/2008 organe të tjera përgjegjëse për mbarëvajtjen e çështjeve gjinore janë: Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore, i cili është organ këshillimor për politikat gjinore; Drejtoria e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen, në MShMS; Ministritë e linjës me institucionet vartëse të tyre (në të gjitha Ministritë emërohen Nëpunësit Gjinorë, si persona përgjegjës për Çështjet Gjinore); Njësitë e pushtetit vendor; në nivel Parlamentar, çështjet gjinore përfaqësohen nga Nënkomisioni për Minorenët dhe Shanset e Barabarta, i cili funksionon brenda Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale; si dhe Struktura Përgjegjëse Monitoruese e Strategjisë e cila zbatohet nga Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore përmes Drejtorisë së Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen në MShMS. T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 23

abuzimi, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe ndalimin e diskrminimit bazuar në orientimin seksual, paaftesinë fizike ose mendore, përkatësinë etnike etj21.

Në lidhje me mbrojtjen e të miturve viktima të krimit, dokumenti kryesor që trajton aktorët dhe mekanizmat kryesorë mbrojtës është Strategjia e Drejtësisë për të Mitur 2017-2020. Kjo strategji paraqet një përqasje ndër-disiplinore dhe synon të sigurojë rritjen e kapaciteteve dhe koordinimin e veprimtarisë midis aktorëve kryesorë të përfshirë në mbrojtjen e të miturve autorë apo viktima të krimit. Strategjia vendos një sërë detyrash të reja me qëllim përmirësimin e ndihmës ndaj të miturve viktima të krimit, të tilla si: përmirësimi gradual i infrastrukturës së ambienteve të rajoneve të policisë, gjykatave dhe prokurorive për t’i bërë ato fizikisht të arritshme për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe për të garantuar standardet e sigurisë dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima dhe dëshmitarë të veprave penale, ofrimi i ndihmës ligjore falas në çështjet civile, administrative dhe penale përmes avokatëve të specializuar dhe liçencuar për të miturit viktima; ngritja e një programi pilot këshillimi, rehabilitimi (mbështetës) për prindërit e të miturve viktima të veprave të paligjshme, në bashkëpunim edhe me organizatat jofitimprurëse me përvojë në punën me fëmijët në konflikt/ kontakt me ligjin dhe familjet e tyre; organizimi i trajnimeve të vazhdueshme i punonjësve socialë, psikologëve, ndërmjetësve, përkthyesve të liçencuar dhe specializuar për të punuar me të miturit; si dhe pajisja me regjistrim audio dhe video në mënyrë që të kufizohet numri i intervistimeve, deklarimeve, seancave që përfshijnë të miturin në konflikt/kontakt me ligjin.

21 Shiko: Albania’s comments on GREVIO’s draft final report on the implementation of the Istanbul Convention, Tirane 2017. 24 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

1.2.2 Organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në mbrojtjen e viktimave

Viktimologjia mbetet një fushë studimi me një vëmendje relativisht të ulët në Shqipëri, gjë e cila ndikon drejtëpërsëdrejti në nivelin e ndërgjegjësimit të përgjithshëm mes punonjësve të agjensive ligjzbatuese dhe praktikuesve të së drejtës mbi rëndësinë e respektimit të të drejtave të viktimave në administrimin e drejtë të drejtësisë penale. Deri më sot, shumë pak studime janë ndërmarrë për të studiuar situatën e viktimizimit në vend22.

Studimet mbi viktimizimin të ndërmarra nga aktorët e përfshirë në këtë drejtim, kanë qenë vazhdimisht te fokusuar tek viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, si dhe në respektimin e të drejtave të të burogsurve dhe të të paraburgosurve, duke lënë kështu jashtë fokusit një dimension më të gjerë të fenomenit. Për më tepër, trende të reja të viktimizimit në shoqërinë shqiptare mbeten pothuajse të paadresuara, si për shembull: viktimizimi në radhët e emigrantëve ilegalë shqiptarë, bullizmi në arsimin fillor dhe atë të mesëm, viktimizimi i të miturve në qendra sociale etj.

Disa nga organizatat e shoqerisë civile në mbështetjë të viktimave të krimit me fushë veprimi kombëtare janë: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), Qëndra Kombëtare për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje (QKTDHF), Qëndra per Nisma Ligjore Qytetare, Terre des hommes Albania (TdhA), Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës (ARCT), si dhe Zyra e UNICEF-it në Shqipëri.

22 Studimi i fundit mbi viktimat e krimit në Shqipëri është kryer në vitin 2000, me kampion studimi vetëm në qytetin e Tiranës. Studime të tjera specifike të fokusuara në kategori të veçanta të viktimave janë: studimi ndërkombëtar mbi kriminialitetin në fushën e biznesit në vitin 2000 (International Crime Business Survey), studimi kombëtar mbi dhunën ndaj të miturve (2006), studimi kombëtar mbi dhunën ndaj grave në vitet 2007 dhe 2013. T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 25

Komiteti Shqiptar i Helsinkit është i angazhuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Kontributi kryesor i KSHh-së për sa i takon mbështetjes së viktimave të krimit si dhe parandaliminn e viktimizimit konsiston në: ofrimin e shërbimit ligjor falas, në kuadër të litigimit strategjik, në ndihmë të viktimave që u janë shkelur të drejtat e njeriut (si në proceset gjyqësore brenda vendit, ashtu edhe në ato përpara Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut); monitorimin dhe mbrojtjen në mënyrë proaktive të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nëpërmjet denoncimit publik të cenimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, ose shkeljeve të kryera dhe, sipas rastit dhe kompetencës, referimit të tyre tek organet e drejtësisë; si dhe përgatitjen në mënyrë periodikë të raporteve mbi situatën e respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri, dhe veçanërisht të të drejtave dhe lirive të personave të dënuar.

Qëndra për Nisma Ligjore dhe Qytetare ofron shërbime ligjore dhe psikosociale për viktimat e dhunës në familje dhe veprave të tjera të dhunshme, si dhe për shtresat në nevojë. Disa nga objektivat kryesorë të veprimtarisë së saj janë: përmirësimi i aksesit të grave dhe vajzave në sistemin e drejtëisë, si dhe lobimi i projektligjeve dhe të politikave shtetërore, në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me vështrim të veçantë barazinë gjinore, luftën kundër dhunës në familje, kundër korrupsionit dhe trafikimit të qënieve njerëzore23.

Në të njëjtën linjë, Qëndra Kombëtare për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje ofron programe rehabilitimi për gratë, vajzat dhe fëmijët viktima të dhunës në familje. Qëndra ofron shërbime ligjore dhe profesionale në bazë të rregull për viktimat e dhunës në familje me qëllim promovimin e pavarësisë së tyre dhe përfshirjen sociale në komunitet.

Fokusi kryesor i veprimtarisë së Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës (ARCT) është hartimi dhe zbatimi i programeve mbi rehabilitimin

23 Për më shumë mbi aktivitetet e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare shiko: http:// www.qag-al.org/ang/html/about.htm. 26 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

e viktimave të torturës, si dhe i programeve mbi parandalimin e torturës. Programet e rehabilitimit të zbatuara nga ARCT kanë luajtur një rol veçanërisht të dobishëm për kategorinë e ish-të dënuarvve dhe të përndjekurve politikë gjatë regjimit komunist. Kjo qendër realizon raporte periodike në organizmat ndërkombëtare lidhur me respektimin e instrumentave për parandalimin e torturës nga Republika e Shqipërisë�, si dhe organizon trajnime mbi respektimin e standarteve të instrumentave ndërkombëtare kundër torturës për stafin e policor dhe shëndetësor në burgje dhe në institucionet e paraburgimit, stafin e spitaleve psikiatrike, si dhe në sistemin arsimor24. Asistenca ndaj viktimave të torturës (veçanërisht të dënuarve që vuajnë nga sëmundje kronike, të dënuarit e mitur, dhe atyre në gjëndje të vështirë ekonomike) konsiston edhe në përfaqësimin e tyre në proceset gjyqësore brenda vendit si dhe në GJEDNJ.

Zyra e UNICEF-it në Shqipëri është aktivisht e angazhuar në realizimin e studimeve mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe në implementimin e fushatave sensibilizuese mbi mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë abuzimi.

Po ashtu, Terre des hommes Albania është një rrjet profesionistësh dhe aktivistësh në mbrojtje të fëmijëve nga forma të ndryshme të abuzimit dhe situata që mund të çojnë ne viktimizim. Aktivitet kryesore të kësaj organizate synojnë konsolidimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes së të miturve duke kontribuar në aspekte të ndryshme si: hartimi i protokolleve të menaxhimit të çështjeve, trajnimeve të punonjësve të agjensive të lidhura, zhvillimit të kurrikulave etj25.

24 Për më shumë mbi aktivitetet e ARCT, shiko:http://www.arct.org/index.php/about- us. 25 Për më shumë mbi aktivitetet e Tdh-Albania, shiko: https://www.tdh.ch/en/our- interventions/albania. T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 27

1.3 Kuadri normativ kombëtar në mbrojtjë të viktimave

1.3.1 Mbrojtja e viktimave në legjislacionin penal

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë përmban një numër të konsiderueshëm dispozitash dedikuar mbrojtjes së veçantë të kategorive të caktuara të viktimave të veprave penale si: të miturit, personat e paaftë për t’u mbrojtur, punonjësit publikë, anëtarët e grupeve etnike, raciale, fetare etj. Dispozitat përkatëse parashikojnë dënimin me jo më pak se 20 vjet burgim për veprën penale të vrasjes të kryer ndaj një të mituri, personi me mangësi fizike ose psikike, apo ndaj një gruaje shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; si dhe dënimin me jo më pak se 30 vjet burgim kur vepra është kryer kundër një gjyqtari, prokurori, avokati ose funksionarëve të tjerë publikë gjatë ushtrimit të detyrës ose për shkak të saj26.

Dispozita të tjera ndëshkojnë aktet raciste dhe ksenofobike si kanosja apo nxitja e urrejtjes për shkak përkatësie etnike, kombësie, race apo feje të kryera në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose nëpërmjet sistemeve kompjuterike27.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet mbrojtjes së të miturve nga akte që rrezikojnë të cënojnë ose cenojnë integritetin e tyre fizik, zhvillimin normal seksual dhe lirinë seksuale. Dënime relativisht të larta aplikohen për vepra penale si pornografia dhe veprat e turpshme me të mitur, rrëmbimi ose përndjekja e të miturve, marrëdhëniet seksuale me të mitur, shfrytëzimi i prostitucionit dhe trafikimit i të miturve28.

26 Shiko nenet 79-79/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 27 Shiko nenet 84/a, 119/a, dhe 265 të Kodit Penal. 28 Shiko nenet 108, 109, 117, 121/a, 100-101, 114 dhe 128/b të Kodit Penal. 28 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Për më tepër, seksioni IX, Kapitulli II i Kodit Penal i dedikohet tërësisht mbrojtjes së fëmijëve, martesës dhe familjes nga vepra penale që rrezikojnë mirëqënien e fëmijëve, si dhe akte të tjera që dhunojnë intitucionin e familjes apo të martesës.

Kategori të tjera të viktimave që gëzojnë mbrojtje të veçantë në ligjin penal janë funksionarët publikë në detyrë si dhe dëshmitarët dhe bashkepunëtorët e drejtësisë kur vepra penale kryhet për shkak të cilësivë të tyre të veçanta29.

1.3.2 Të drejtat dhe mbrojtja e veçantë e viktimave në legjislacionin procedural penal

Kodi i Procedurës Penale (këtu e në vazhdim K.Pr.P) është baza kryesore ligjore që ofron mjete procedurale efektive për ushtrimin e të drejtave të viktimavë të veprave penale. Ligji procedural penal parashikon gjithashtu garancitë e nevojshme në rastet e mosrespektimit të të drejtave të viktimës gjatë procedimit penal. Ligji nr. 35/201730 solli një sërë ndryshimesh të rëndësishme në K.Pr.P, dhe zgjeroi së tepërmi rolin aktiv të viktimës në procedimin penal.

Një ndryshim i rëndësishëm konceptual ishte zëvendësimi i termit “person i dëmtuar nga vepra penale” me termin “viktimë”. Në këtë mënyrë, konceptimi i viktimës shkëputet tërësisht nga konceptimi i gabuar se verifikimi paraprak i një dëmi aktual, është parakusht për të qenë viktimë e veprës penale.

Ligji 35/2017 si dhe relacioni shpjegues nuk japin një përkufizim të termit viktimë. Megjithatë, në raport theksohet fakti që ndryshimet janë ndikuar ndjeshëm nga

29 Shiko nenet 237, 238, 295/a/5, dhe 311 të Kodit Penal. Rregullimi specifik i statusit të dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë bëhet me ligjin nr. 10173 datë 22.10.2009,. “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”. 30 Ligji nr. 35/2017, datë 30.3.2017. T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 29

nevoja e përafrimit të standarteve të trajtimit të vikitmës së krimit, me standartet e vendosura nga Direktiva 2012/29 BE31. Për rrjedhojë, intepretimi në praktikë i termit viktimë duket se do të mbështetet në përkufizimin e dhënë në Direktivë, ku thuhet se me viktmë do të kuptohet “një person fizik, i cili ka pësuar dëmtime, duke përfshirë dëmtimët fizike ose mendore, vuajtjen emocionale, humbjen ekonomike, të shkaktuara këto në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga konsumimi i një vepre penale;…si dhe familjarët e një personi të ndjerë...dhe që kanë pësuar dëme si pasojë e vdekjes së atij personi”32

Përqafimi i terminologjisë së përdorur nga Direktiva 2012/29 në zbatimin e dispozitave të Kodit të Procedurës Penale lidhur me viktimën e veprës penale zgjeron ndjeshëm rrethin e personave që mund të kerkojnë ushtrimin e të drejtave të tyrë të parashikuara në ligj për dy arsye kryesore:

Së pari, përkufizimi i dhënë nga Direktiva, nuk e lidh statusin e viktimes së krimit me të qënurit domosdoshmërisht i dëmtuar nga kryerja e veprës penale. Krahas personave që kanë pësuar një dëmtim aktual të shëndetit fizik, mendor, apo një dëm ekonomik nga vepra penale, në konceptin e viktimës përfshihet edhe një person që ka pësuar thjesht lëndim emocional nga kryerja e veprës penale. Ndërkohë, termi “person i dëmtuar” i përdorur më parë në K.Pr.P shkaktonte perceptimin e gabuar në radhët e punonjësve të agjensive ligjzbatuese dhe praktikuesve të së drejtës se shkaktimi i një dëmi aktual fizik, mendor, ekonomik ishte parakusht për të konsideruar një person si viktimë e veprës penale.

Së dyti, në konceptin e viktimës së krimit në kuptim të Direktives 2012/29 përfshihen edhe familjarët e viktimës që kanë pësuar një dëm nga kryerja e veprës, të cilët tashmë mund të kërkojnë ushtrimin e të drejtave të parashikuara

31 Shiko: Relacion per Projekt Ndryshimet per Kodin e Procedures Penale, f. 11. Burimi: https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5af4ae342bc2fdokument%203.pdf [03.03.2019]. 32 Direktiva 2012/29/EU e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 25 tetorit 2012 “ Vendosja e Standardeve Minimum mbi të Drejtat, Mbështetjen dhe Mbrojtjen e Viktimave të Krimit dhe Zëvendësimi i Vendimit Kuadër të Këshillit 2001/220/JHA” 30 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

në ligj në cilësinë e drejtëpërdrejtë të viktimës, dhe jo thjesht si trashëgimtarë të saj.

Ndryshimet e vitit 2017 në K.Pr.P rritën dukshëm gamën e të drejtave për viktimat me qëllim garantimin e pjesëmarrjes aktive në çdo fazë të procedimit penal. Kështu, viktimës i njihet e drejta të marrë informacion mbi mënyrën e trajtimit të çështjes penale, duke përfshirë këtu informacion lidhur me arrestimin apo lirimin e autorit të veprës penale, mosfillimin e ndjekjes penale apo pushimin e çështjes, fillimin dhe përfundimin e gjykimit33; si dhe e drejta për të pasur akses në aktet dhe provat që ndodhen në fashikullin e prokurorit në çdo fazë të procedimit34. Viktimës së krimit i njihet gjithashtu e drejta për kujdes mjekësor, ndihmë psikologjike, këshillim si dhe, kur është rasti, të përfitojë ndihmë juridike falas, sipas legjislacionit në fuqi35.

Dispozita të tjera në K.Pr.P. njohin të drejtën e viktimës akuzuese, për të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit në rastet e procedimit penal të veprave të caktuara të parashikuara në ligj36. Veprat në fjalë, prekin në radhë të parë interesa ngushtësisht privatë përkundrejt atyre publikë, e për rrjedhojë, pjesëmarrja e viktimës si palë në procedim paraqet rëndësi thelbësore. E njejta logjikë shoqëron edhe dispozita të tjera, të cilat lejojnë fillimin ose vazhdimin e procedimit penal vetëm në varësi të kërkesës së viktimës për vepra penale si: kanosja, marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, marrëdhënie seksuale nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, shkelja e të drejtave të pronësisë intelektuale, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja të lehta37.

33 Neni 58 i K.Pr. P. 34 Neni 279/a i K.Pr.P. 35 Po aty. 36 Neni 59 i K.Pr.P. Veprat penale në të cilat viktima mund të marre pjesë si palë ne procesin penale përfshijnë veprime të tilla si: plagosja e rëndë nga pakujdesia, plagosja e lehtë me dashje, dhunimi i banesës, shpifja, fyerja, ndërhyrjet e padrejta në jetën private, përhapja e sekreteve vetjake etj. 37 Për një vështrim më të detajuar të veprave në fjalë, shiko nenet: 84, 89, 102 T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 31

Një institut i rëndësishëm i parashikuar në KPrP është padia civile në procesin penal, nëpërmjet së cilës viktima e vepres penale ose trashëgimtarët e saj mund të ngrejnë padi kundër të pandehurit për të kërkuar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga vepra penale38. Tradicionalisht, viktima e veprës penale mund të ngrinte padi civile në procesin penal vetëm kur ajo kishte pësuar dëm material si pasojë e veprës. Ligji 35/2017 solli një ndryshim rrënjësor në këtë drejtim, duke njohur për herë të parë mundësinë e viktimës së veprës penale për të kërkuar shpërblimin e dëmit me natyrë jo-materiale të shkaktuar nga vepra penale39. Ky ndryshim pritet të ketë një impakt thelbësor në praktikë duke zgjeruar ndjeshëm numrin e viktimave që mund të ngrejnë padi civile në procesin penal për shpërblimin e dëmit të shaktuar nga vepra. Për shembull, viktimat e veprave penale të tilla si: fyerja, shpifja, përndjekja, ndërhyrjet e padrejta në jetën private - të cilat mund të mos rezultojnë në dëm material për viktimën - mundet tashmë të kërkojnë shpërblimin e dëmit emocional apo psikologjik në sajë të padisë civile në procesin penal.

Ndryshimet e vitit 2017 në K.Pr.P shtojnë të drejtat dhe garancitë e viktimës kundrejt diskrecionit të prokurorit në menaxhimin e çështjes penale. Viktima ose trashëgimtarët e saj mund të ankimojnë vendimin e prokurorit për mosfillimin e procedimit penal40. Kur e gjen të bazuar ankimin, gjykata urdhëron prokurorin të

paragrafi 1, 105, 106, 130, 148, 149, 243, 254, 264, 275, 290, paragrafi 1, dhe 318 të Kodit Penal. 38 Neni 61 i Kodit të Procedurës Penale. 39 Shiko:Neni 45 i Ligjjit nr. 35, datë 30.03.2017. Afati kohor brenda të cilit paditësi civil mund të kërkojë legjitimimin e tij nga gjykata është derisa të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor, dhe ky afat nuk mund të zgjatet (neni 62 i K.Pr.P). Për më tepër, kërkesa për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar nga vepra penale nuk mund të paraqitet në apel nëse nuk është paraqitur paraprakisht në gjykatën e shkallës së parë që ka shqyrtuar çështjën. Shiko: Vendim Unifikues nr. 284, datë 06.10.2000 të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. 40 Neni 291 K.Pr.P parashikon se “Kur ekzistojnë rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit, prokurori jep vendim të arsyetuar për mosfillimin e procedimit brenda 15 ditëve nga regjistrimi i kallëzimit...Vendimi u njoftohet menjëherë atyre që kanë bërë kallëzim ose ankim, viktimës ose trashëgimtarëve të saj, të cilët kanë të drejtën e ankimit në gjykatë brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit”. 32 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

regjistrojë procedimin dhe të kryejë hetimet e nevojshme, duke përcaktuar edhe drejtimin e tyre41. Ky rregullim përfaqëson një ndryshim thelbësor për sa i takon kontrollit nga ana e gjykatës të vendim-marrjes së prokurorit lidhur me fillimin ose jo të ndjekjes penale dhe një devijim nga qëndrimi tradicional i mospërfshirjes së kontrollit gjyqësor në çështjë që qëndrojnë brenda diskrecionit të prokurorisë.

Ndryshimet e vitit 2017 zgjerojnë kontrollin gjyqësor përkundrejt reduktimit të vendimmarrjes diskrecionare të prokurorisë me qëllim garantimin e respektimit të të drejtave të viktimës së veprës penale. Për më tëpër, viktima e veprës penale ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatë kundër vendimit të gjyqtarit të seancës paraprake për të pushuar akuzën ose çështjen42. Një garanci procedurale më vlerë substanciale në sigurimin e respektimit të të drejtave të viktimës në procesin penal është edhe sanksionimi i pavlefshmërisë absolute të akteve procedurale në rast mosrespektimi të dispozitave që lidhen me thirrjen e viktimës kur thirrja është e detyrueshme43.

Në ndryshimet që pësoi K.Pr.P janë shtuar ndjeshëm garancitë për mbrojtjen e viktimës së mitur, viktimës së abuzuar seksualisht dhe viktimës së trafikimit të qënieve njërëzore, duke ndjekur kështu rekomandimet e Direktivës 2012/29 lidhur me standartet e trajtimit të tyre. Në procedimet që përfshijnë një të mitur viktimë të veprës penale, kërkohet: shoqërimi i të miturit nga një person i besuar prej tij; ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave personale; sipas kërkesës, zhvillimi i gjykimit pa praninë e publikut; regjistrimi i bisedës me mjete audiovizive; zhvillimi i intervistës në mjedise të përshtatura për të mitur, si dhe pyetja nga një person i specializuar për këtë qëllim44. Viktima e abuzuar seksualisht dhe viktima e trafikimit gëzon të njëjtat të drejta për sa i takon mbrojtjes së konfidencialitetit të të dhënave, zhvllimit jo-publik të gjykimit, sipas kërkesës, pyetjes nga një staf i

41 Po aty. 42 Neni 58/f dhe 332/gj i K.Pr.P. 43 Neni 128/a, pika c) i K.Pr.P. 44 Neni 58/a i K.Pr.P. T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 33

specializuar, si dhe regjistrimit të intervistës me mjete audio-vizive kur kërkohet prej saj. Ajo gëzon gjithashtu të drejtën për t’u pyetur pa vonesë nga një oficer i policisë gjyqësore ose prokuror i të njëjtës gjini; si dhe të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me jetën private, të cilat qartësisht nuk kanë lidhje me veprën penale45. Një aspekt mjaft inovativ në gamën e të drejtave që ju njihen kategorive të veçanta të viktimave, është pikërisht regjistrimi me mjete audio-vizive i intervistës/seancës së pyetjes, i cili shërben si një mekanizëm për mbrojtjen e integritetit të tyre piskologjik nga traumat apo vuajtjet emocionale që shkakton zakonisht përsëritja e seancave të pyetjes.

Një gamë më e gjerë të drejtash dhe garancish për sa i takon trajtimit të viktimës së mitur parashikohen në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur46. Ky Kod parashikon ngritjen e një infrastrukture shërbimesh të integruara dhe ofrimin e ndihmës së specializuar nga një sërë aktorësh të përfshirë në mbrojtjën e të drejtave të të miturve47. Ndër të tjera parashikohet prania e detyrueshme e psikologut gjatë pyetjes së viktimës së mitur; ofrimi i ndihmës ligjore dhe psikologjike falas; mbrojtja privatësisë; si dhe e drejta për t’u informuar, personalisht dhe nëpërmjet përfaqësuesit ligjor mbi procedurat e drejtësisë penale për të mitur, mekanizmat mbështetëse për të miturin viktimë, të drejtat e zbatueshme sipas legjislacionit kombëtar dhe atij ndërkombëtar të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë, mundësinë e përfitimit të shërbimeve të tilla si ato shëndetësore, psikologjike, sociale, financiare dhe ligjore, si dhe mënyrat e përfitimit të tyre48.

45 Neni 59/b i K.Pr.P. 46 Ligji nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”. 47 Për më shumë, shiko kreun V të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur (KDPM). 48 Neni 34 i KDPM. 34 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

2 Studim i situatës së viktimizimit bazuar në raportet dhe të dhënat zyrtare

2.1 Diskutime mbi situatën e viktimave të krimit dhe efektivitetin e mekanizmave mbrojtës ndaj tyre

Me ndryshimet ligjore të viteve të fundit, korniza juridike në mbrojtje të viktimave të krimit paraqitet plotësisht e harmonizuar me parashikimet e akteve ndërkombëtare në këtë fushë. Megjithatë, raporte dhe studime të ndryshme evidentojnë probleme te konsiderueshme në zbatimin në praktikë të masave mbojtëse ndaj viktimave, apo garantimin e ushtrimit të të drejtave të tyre.

Për sa i takon viktimave të trafikimit, profesionistë të fushës ndajnë shqetësimin së ndërrimet e shpeshta të stafit të angazhuar në ofrimin e ndihmës për viktimat dhe hetimin e veprave penale të trafikimit (si p.sh. punonjës policie ose prokurorë) krijon boshllëqe të konsiderueshme në funksionimin normal të mekanzimit të referimit të viktimave si rezultat i mungesës së njohurive dhe përvojës në këtë drejtim të stafit pasues49. Një problematikë e tillë është evidentuar edhe në Strategjinë Anti-Trafik50 ku ndër objektivat parësorë renditet edhe sigurimi i integritetit të stafit të përfshirë në implementimin e masave anti-trafik. Po ashtu, në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Trafikimin e Personave për vitin 2017 thuhet se “qeveria shqiptare nuk ka përmbushur standarted minimale për eleminimin e trafikimit”51.

49 Shiko: Fight against Trafficking in Human Beings and Organised Crime – Phase 2 (Assessment of the National and Transnational Referral Mechanism for Victims of Trafficking in Albania, August 2015, International Centre for Migration Policy Development (ICMPD), f. 37. 50 Strategjia Kombëtare mbi luftën kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore 2014-2017 51 Shiko: U.S Department of State, Office to monitor and combat trafficking in persons. 2017 Trafficking in Persons Report. Available at: https://www.state.gov/j/tip/rls/tiprpt/ T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 35

Raporti vë në dukje se qeveria shiptare ka treguar përpjekjë në rritjë në luftën kundër trafikut të personave duke proceduar penalisht dhe dënuar më shumë trafikantë dhe ka përdorur për herë të parë “fondin e veçantë” për mbrojtjen e viktimave nëpërmjet aseteve të konfiskuara nga trafikuesit52. Megjithatë, raporti vë në dukje një sërë problematikash si: moskuptimin e mirë nga ana e punonjësve të policisë të fenomenit të trafikimit të personave, paaftësinë e tyre në disa raste për të identifikuar viktimat e trafikimit, dhe nevojën për implementimin e programeve trajnuese për policinë, inspektorët e punës, policinë kufitare, dhe punonjës të tjerë të vijës së parë mbi identifikimin në mënyrë proaktive të viktimave të trafikimit, lehtësimin e përfshirjes së viktimave në programet e mbrojtjes së dëshmitarëve me qëllim përmirësimin e mbrojtjes së viktimave nga kërcënimet gjatë procedimit penal, si dhe rritjen e financimeve dhe financimin në mënyrë të rregullt të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në mbrojtjen e viktimave të trafikimit53. Raporte të tjera theksojnë nevojën e marrjes së masave nga ana e qeverisë për eleminimin e formave më të rënda të punës së fëmijëvë dhe shfrytëzimit ekonomik të të miturvë. Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet situatës së fëmijëve në rrugë në kuadër të politikave të sigurimit të mbrojtjes së përshtatshmë për fëmijët54.

Një problem mjaft shqetësues në shoqërinë shqiptare mbetet fenomeni i dhunës në familje. Statistikat zyrtare dhe studimet e pavarura55 tregojnë së dhuna në familje mbetet krimi më i përhapur që prek gratë dhe vajzat në Shqipëri. Në raportin e politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian për vitin 2015, Komisioni Evropian thekson se në terma të respektimit të të drejtave themelore, “ka një funksionim të dobët të mekanizmave për adresimin e barazisë gjinore dhe dhunës

countries/2017/271130.htm [01.03.2019] 52 Po aty. 53 Po aty. 54 Shiko: Mid-Term report of Albania on the implementation of the recommendations received during the second cycle of Universal Periodic Review (UPR), Mars 2017. 55 Për më tepër, shiko: OSCE-led survey on violence against women: Main report, 2019. https://www.osce.org/secretariat/413237 [18.03.2019] 36 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

me bazë gjinore”56. Në raport thuhet gjithashtu se është e nevojshme të shtohen vatrat e strehimit dhe shërbimet e integrimit për femrat e dhunuara, si dhe të shtohet mbështetja për strehat ekzistuese. Një mangësi tjetër që vihet në dukje është veprimi i kufizuar i mekanizmit referues për parandalimin e dhunës në familje vetëm në disa bashki të vendit, dhe fakti i zbatimit të kritereve kufizuese të pajustifikuara për pranimin e viktimave57. Në luftën kundër dhunës në familje është po aq e rëndësishme të adresohen edhe faktorët që pengojnë gratë dhe vajzat për të raportuar episodet e dhunshme.

Një aspekt mjaft problematik në garantimin e të drejtave dhe mbrojtjen e statusit ekonomik-social të viktimave të krimit mbetet mospërmbushja e të drejtës së tyre për kompensim. Në vitin 2004 shteti shqiptar ratifikoi Konventën Europiane Për Kompensimin e Viktimave të Krimeve të Dhunshme58. Konventa ka për qëllim të angazhojë palët në ngritjen e skemave financuese shtetërore për të bërë të mundur kompensimin e personave qe kane pësuar një dëmtim të rëndë trupor ose dëmtim te shëndetit si pasojë e drejtëpërdrejtë e konsumimit të një krimi të dhunshëm, si dhe të personave te varur prej personave qe kane vdekur si rezultat i një krimi te tillë. Keshtu, nëse kompensimi kompensimi për viktimat nuk mund te jepet nga burime te tjera, shteti ndihmon ne kompensimin e tyre59. Megjithëse Konventa parashikon detyrimin e ngritjes së një skeme shtetërore për kompensimin e viktimave të krimeve të dhunshme, një skemë e tillë ende nuk është ngritur në vendin tonë. Gjithashtu, një kufizim për sa i takon fushës

56 Shiko: European Commission Brussels, 10.11.2015 SWD(2015) 213 Albania 2015 Report. https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/pdf/key_ documents/2015/20151110_report_albania.pdf [25.02.2019] 57 Shiko më sipër: European Commission Brussels, 10.11.2015 SWD(2015) 213 Albania 2015 Report. 58 Ligj nr. 9265, datë 29.07.2004 “Për Ratifikimin e Konventës Europiane Për Kompensimin e Viktimave të Krimeve të Dhunshme.” 59 Sipas Konventës Për Kompensimin e Viktimave të Krimeve të Dhunshme, kompensimi për viktimat e krimeve të dhunshme mbulon të paktën këto kategori: të ardhurat e humbura, shpenzimet mjekësore, të shtrimit në spital dhe shpenzimet e varrimit, si dhe pensionin ushqimor për personat e varur prej personave që kane vdekur si rezultat i një krimi te tillë. Po aty. T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 37

së zbatimit të Konventës, është se ajo nuk mund të shërbejë si një pikë referimi për kompensimin e dëmit të pësuar nga ana e personave juridikë. Kjo pasi natyra e dëmit të shaktuar, për të cilin mund të kërkohet dëmshpërblim lidhet ngushtësisht me dëmtimin e shëndetit ose shkaktimin e një dëmtimi të rëndë trupor. Për pasojë, dëmtimi i pronës ose dëmi financiar nuk përbëjnë bazë për kompensim për personat juridikë të prekur nga verpa penale.

Probleme të tjera të natyrës teknike vështirësojnë realizimin efektiv të së drejtës për kompensim të viktimës së veprës penale.

Së pari, ende nuk ka gjetur një rregullim në praktikë e drejta e viktimave për përfaqësim ligjor falas. Edhe pse e drejta për të përfituar ndihmë juridike falas, në kushte të caktuara, njihet me ligj të posaçëm60, funksionimi efektiv i skemës kërkon përcaktimin e fondeve të veçanta për këtë qëllim në buxhetin e shtetit. Mosgarantimi efektiv i kësaj të drejtë cënon në mënyrë të pashmangshme aksesin e viktimave në sistemin e drejtësisë.

Së dyti, në praktikë jane evidentuar probleme lidhur me ekzekutimin e vendimeve penale që njohin të drejtën e viktimës për kompensim nga autori i veprës penale. Për më tepër, pasuritë e përcaktuara për shpërblimin e viktimës, shpesh konfiskohen nga ana e shtetit si produkte të veprës penale, duke e bërë të pamundur çdo veprim të mëtejshëm disponimi mbi këto pasuri61. Probleme të

60 E drejta e viktimave për të përfituar ndihmë juridike falas gjen rregullim në ligjin nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”. Kategoritë e viktimave që ju ofrohet ndihmë juridike në bazë të ligjit, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre janë: viktimat e dhunës në familje, viktimat e abuzimit seksual dhe të trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe viktimat e mitur. Ndihma juridike ndaj tyre ofrohet në çdo fazë të procedimit penal.

Në ligj parashikohet gjithashtu e drejta për të përfituar ndihmë juridike nga çdokush që provon se ka të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet për këshillim, përfaqësim dhe/ose mbrojtje në çështjet penale, në çështjet administrative dhe në çështjet civile. Ky parashikim i jep mundësinë kategorive të tjera të viktimave, e drejta e të cilave për ndihmë juridike falas nuk rrjedh drejtëpërsëdrejti nga statusi i të qënit viktimë, të këkojnë ndihmë ligjore falas në rastet kur janë në pamundësi financiare për të përballuar shpenzimet e përfaqësimit ligjor. 61 Shiko: Qëndra për Nisma Ligjore Qytetare. Promovimi i të Drejtave të 38 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

konsiderueshme jane evidentuar edhe në zbatimin e skemës së kompensimit për ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë gjatë regjimit komunist si dhe për familjarët e ish-të dënuarve, të cilët nuk jetojnë më. E drejta për kompensim e kësaj kategorie personash rregullohet me ligjin nr. 9831/2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, i ndryshuar. Ndër vite, ka pasur probleme lidhur me përcaktimin e masës së kompensimit, vonesa në pagimin e shumave të kompensimit, deri në bllokimin e fondeve. Mosfunksionimi efikas i skemës së kompensimit për këtë kategori personash, ka paragjykuar ndjeshëm të drejtën e tyre për kompensim.

2.2 Studim i të dhënave zyrtare mbi situatën e viktimizimit në Shqipëri (2015-2018)

Studimi i statistikave zyrtare bazohet vetëm në të dhënat mbi viktimat e veprave penale të mbajtura nga institucioni i Policisë së Shtetit. Në statistikat e bëra publike nga institucioni i Prokurorisë si dhe në statistikat e publikuara në vjetarin statistikor të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me administrimin e drejtësisë penale nuk janë të pasqyruara të dhënat për viktimat e veprave penale. Për rrjedhojë, studimi nuk mund të evidentojë situatën e viktimave të veprave penale në hallka të tjera të sistemit te drejtësisë penale si Prokuroria dhe Gjykatat.

Për rrjedhojë, ky studim fokusohet në analizën e situatës së viktimizimit në vendin tonë duke u mbështetur kryesisht në statistikat përkatëse të krimit të mbajtura nga Policia e Shtetit, si dhe në të dhënat mbi viktimat e aksidenteve rrugore, të mbajtura po nga ky institucion. Pjesa në vijim e punimit synon të analizojë shpërndarjen e viktimave sipas llojeve të vecanta të veprave penale, si

Personave të Trafikuar në Shqipëri – Analizë ligjore e situatës aktuale lidhur me të drejtat e viktimave të trafikimit të qënieve njerëzore, Tirane 2015, fq. 47, 71. http:// www.qag-al.org/publikime/Raporti_shqip.pdf [28.02.2019] T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 39

dhe karakteristikat socio-demografike të viktimave si mosha, gjinia, apo shtetësia e tyre.

Në tabelën nr. 1 paraqiten të dhëna mbi numrin total të viktimave të veprave penale të regjistruara nga Policia e Shtetit ndër vite në shkallën 100000 banorë62. Nga të dhënat vihet re se norma e viktimave ka pësuar rritje në nga 663.4 për 100000 banorë në vitin 2017 në 666.4 për 100000 banorë në vitin 2018.

Tab.1 Numri i viktimave të regjistruara nga Policia e Shtetit për 100000 banorë (2015-2018)63

Viti 2015 2016 2017 2018 Nr. total 700 663.3 663.4 666.4 i viktimave

Në tabelën nr. 2 paraqiten të dhëna mbi numrin e viktimave sipas veprës penale konkrete të konsumuar për 100000 banorë. Sikurse mund te vihet re nga të dhënat e paraqitura në këtë tabelë, numrin më të lartë të viktimave e përfaqësojnë viktimat e krimeve me dashje kundër shëndetit, veprave penale të vjedhjes, mashtrimit, dhe të dhunës në familje.

Femrat paraqesin një normë më të lartë viktimizimi sesa meshkujt në kategorinë e krimeve seksuale, veprave penale të dhunës në familje, trafikimit të personave dhe trafikimit të të miturve. Ndërsa, meshkujt paraqesin një normë më të lartë viktimizimi në veprat penale të vrasjes, krimeve kundër shëndetit, vjedhjes, mashtrimeve, dhe falsifikimeve.

Për sa i takon situatës së viktimizimit për kategoritë e veçanta të veprave penale ndër vite, vihet re se norma e vrasjeve për 100000 banorë (duke përfshirë vrasjet

62 Përllogaritja e normës së viktimave për 100000 banorë është bazuar në të dhënat mbi popullsinë mesatare vjetore të publikuara nga INSTAT. Burimi: INSTAT, 2019. 63 Burimi i të dhënave: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 2019. 40 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

e mbetura në tentativë) mbetet pothuajse e pandryshuar gjatë dy viteve të fundit. Norma e viktimave të krimeve kundër shëndetit ka pësuar një ulje nga 112 në vitin 2017 në 103.4 për 1000 banorë në vitin 2018. Po ashtu, tendencë në ulje vihet re në vitin 2018 në numrin e viktimave për 100000 banorë për krimet seksuale, veprat penale të trafikimit të personave, trafikimit të të miturve, vjedhjes me dhunë, vjedhjes me armë, dhe falsifikimit. Ndërkohë, norma e viktimave veprës penale të dhunës në familje mbetet pothuajse e pandryshuar në dy vitet e funditme një rënie të lehtë nga 53.9 për 100000 banorë në vitin 2017 në 52.9 për 100000 banorë në vitin 2018.

Viktimat e veprave penale të vjedhjes se thjeshtë (neni 134 i Kodit Penal), dhe vjedhjes duke shpërdoruar detyrën kanë pësuar rritje në vitin 2018. Viktimat e veprës penale të vjedhjes kanë pësuar një rritje të shumëfishtë në vitin 2018. Nga 40 viktima për 100000 banorë në vitin 2017, norma e tyre është rritur në 146.3 viktima për 100000 banorë në vitin 2018.

Eshte e rëndësishme të theksohet se mund të ketë një ndryshim të dukshëm mes numrit të viktimave nën një rubrikë të caktuar (vepër penale të caktuar) në statistikat e Policisë më numrin e viktimave për të njëjtën rubrikë që mund të rezultojë nga mbledhja e të dhënave për çështjet penale konkrete nga organi i Prokurorisë apo Gjykatës. Kjo për shkak të ndryshimit të cilësimit juridik që mund të pësojë një çështje penale gjatë fazës së hetimit. Megjithatë, në mungesë të statistikave zyrtare të Prokurorisë apo Gjykatave mbi viktimat e veprave penale, është pamundur të vlerësohet marzhi i ndryshimit në këto të dhëna. Tab. 2 Numri i viktimave të regjistruara nga Policia e Shtetit sipas llojit të veprës penale për 100000 banorë (2015-2018)64

Lloji i veprës penale 2015 2016 2017 2018 Tot. M F Tot. M F Tot. M F Tot. M F Vrasje me dashje 2.8 2.3 0.5 3.4 2.9 0.5 2.4 1.9 0.5 2.4 1.8 0.6 Vrasje e mbetur në tentativë 5.4 5.1 0.3 5.8 5.5 0.3 5.7 5.2 0.5 5.2 4.8 0.4 Krime me dashje kundër 115.8 98.5 17.3 103.7 87.7 16 112 97 15 103.4 89.5 13.9 shëndetit Krime seksuale 5.1 0.9 4.2 4.2 0.4 3.8 3.96 0.46 3.5 3.7 0.5 3.2 Vjedhje (neni 134) 48.5 38.8 9.7 42.3 32.4 9.9 40 31.6 8.4 146.3 112.3 34 Vjedhje me dhunë 9.6 9.2 0.4 10.1 9.5 0.6 11.4 10.7 0.7 3.8 2.9 0.4 Vjedhje me armë 24 20.5 3.5 19.2 14.9 4.3 16.1 12.9 3.2 10 0.6 0.4 V. duke shpërdoruar detyrën 4.5 3.9 0.6 1.7 1.1 0.6 1.6 1.2 0.4 10 0.8 0.2 Mashtrime 23.1 17.6 5.5 28.4 19.8 8.6 27.5 19.8 7.7 27.9 21.4 6.5 Falsifikime 9.2 7.3 1.9 9.4 7.1 2.3 10.5 7.7 2.7 8.7 6.9 1.8 Dhuna në familje 47.8 13.3 34.5 56.2 16.1 40.1 53.9 15.3 38.6 52.9 15.4 37.5 Trafikimi i personave 1.4 0.3 1.1 0.9 0.1 0.8 0.7 0.1 0.6 0.45 0 0.45 0.5 Trafikimi i të miturve 0.3 0.2 0.6 0.15 0.45 0.6 0.2 0.4 0.2 0.06 0.14 MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE 41

64 Burimi i të dhënave: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 2019. 42 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Të dhënat kryesore socio-demografike mbi viktimën e veprës penale që mbahen në statistikat e Policisë së Shtetit janë mosha, gjinia, shtetësia e viktimës, si dhe nëse viktima ka statusin e biznesmenit. Në tabelën nr. 3. paraqiten të dhëna mbi shpërndarjen e viktimizimit në bazë të grupmoshave të ndryshme dhe shtetësisë për vitin 2018. Sikurse mund të vihet re, numri më i lartë i viktimave i përket grupmoshës mbi 18 vjeç, me një normë 622.8 për 100000 banorë, ose 93% të totalit të numrit të viktimave për 100000 banorë për vitin 2018. Në secilën prej grupmoshave, viktimat meshkuj paraqesin normë më të lartë të viktimizimit për 100000 banorë sesa viktimat femra.

Ndërsa viktimizimi në radhët e shtetasve të huaj është në shifra të ulëta, konkretisht 9.3 për 100000 banorë. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, shtetasit e huaj janë kryesisht viktima të veprave penale të vjedhjes me dhunë, dhe mashtrimit65.

Tab. 3 Karakteristika socio-demografike të viktimave të krimit për 100000 banorë 66

Viti 2018 Total M F < 14 vjeç 18.5 13.4 5.1 14-18 vjeç 25 18.2 6.8 > 18 vjeç 622.8 460.4 162.4 shtetas shiptarë 657.1 - - shtetas të huaj 9.3 - -

Në statistikat e Policisë për vitin 2018 është shtuar një rubrikë e re që shënon të dhëna mbi lidhjen e viktimës me autorin e veprës penale. Në këtë rubrikë pasqyrohen shifra mbi numrin e viktimave të cilat sipas rastit janë në një nga lidhjet e mëposhmte me autorin e veprës penale: bashkëshorti, ish bashkëshorti, prindi, fëmija, familjarë të tjerë, lidhje shoqerore, lidhje pune, i njohur, i pa njohur,

65 Ky konstatim bazohet në studimin e viktimave sipas llojit të veprës penale në statistikat e mbajtura nga Policia e Shtetit për periudhën 2015-2018. 66 Burimi i të dhënave: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 2019. T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 43

e papërcaktuar, bashkëshortja, motra, vëllai, gjyshi/gjyshja, nipi/mbesa, njerku, thjeshtri, nuk dihet.

Shtimi i një rubrikë të tillë është mjaft i dobishëm për studimet që kanë në fokus evidentimin e rrethanave të viktimizimit. Nga studimi i këtyre të dhënave për vitet në vazhdim mund të mblidhen informacione me vlerë për të përcaktuar kategoritë e viktimave më vulnerabël sipas llojit të veprës penale.

Në tabelën numër 4. paraqiten të dhëna mbi numrin e viktimave të aksidenteve rrugore në shkallë vendi. Numri i viktimave ka pësuar një ulje të dukshme në vitin 2018, në normën 79.9 për 100000 banorë krahasuar me normën 90.9 të evidentuar për vitin 2017. Kjo tendencë në zbritjë mund të jete tregues i përpjekjeve të qeverisë për ashpërsimin e poltikës së dënimit për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor duke rritur si masën e dënimit penal ashtu edhe masat administrative lidhur me to. Megjithatë, një vlerësim më i saktë mbi këtë tendencë mbetet objekt i ballafaqimit me të dhënat statistikore në vitet e ardhshme.

Tab. 4 Numri i viktimave të aksidenteve rrugore për 100000 banorë (2014-2018) 67

Viti 2014 2015 2016 2017 2018 Totali 90.6 93.4 96.6 90.9 79.9 Të vrarë 9.1 9.4 9.4 7.7 7.4 Të plagosur rëndë 12.5 14 15.6 12.6 10.9 Të plagosur lehtë 70 70.1 71.6 70.5 61.6

67 Të dhënat bazohen në numrin e viktimave të aksidenteve rrugore të regjistruara nga Policia e Shtetit për vitet 2014-2018. Burimi i të dhënave: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 2019. 44 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

3. Konkluzione dhe Rekomandime

Instrumentat ndërkombëtare për mbrojtjen e viktimës së veprës penale si dhe ligjet e brendshme dhe dokumentat strategjike të miratuara në këtë drejtim vendosin një strukturë rregulluese të konsoliduar për mbrojtjen e të drejtave, ndihmën dhe mbështetjen e viktimave. Edhe pse qeveria shqiptare ka bërë një progres të dukshëm në miratimin e ligjeve në përputhje me standartet ndërkombëtare në këtë fushë, në nivelin e zbatimit të tyre evidentohen një sërë problematikash.

Së pari, ka një mungesë të theksuar të programeve mbështetëse për sigurimin e ndihmës psikologjike dhe sociale për viktimat e krimit. Ka një numër relativisht të ulët aktorësh, publikë dhe privatë, të angazhuar në ofrimin e shërbimeve psiko- sociale, dhe për më tepër, mungon një sistem i integruar me shtrirje kombëtare i ofrimit të shërbimeve mbështetëse për viktimat. Është e nevojshme të inkurajohet përfshirja e OJF-ve me eksperiencë në ofrimin e shërbimeve për viktimat në hartimin dhe implementimin e politikave mbrojtëse ndaj tyre si dhe ngritja e një sistemi monitorimi për të vlerësuar performancën e gjithë aktorëve të përfshirë në ofrimin e ndihmës dhe shërbimeve për viktimat e krimit. Për sa i takon viktimave të krimeve të dhunshme dhe/ose të rënda, një nismë premtuese do të ishte hartimi i një strategjie të integruar për mbështetjen e viktimave në vend të strategjive sektoriale, të cilat hera-herës sjellin edhe përsëritje dhe përplasje kompetencash mes strukturave apo agjensive të ndryshme ligjzbatuese. Një alternativë e tillë duket të jetë më e përshtatshme sepse mundëson përqendrimin e kapaciteteve dhe burimeve nëpërmjet angazhimit të punonjësve dhe strukturave përkatëse në një strukturë mbështetëse të përbashkët. Një çështje që kërkon adresim të mëtejshëm mbetet edhe zbatimi i një sistemi efektiv për ofrimin e ndihmës ligjore falas për viktimën e veprës penale. Në këtë drejtim është e nevojshme të hartohen T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 45

udhëzime nga ana e Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike për përcaktimin e saktë të përgjegjësive mes aktorëve të përfshirë në funksionimin e skemës.

Së dyti, është e nevojshme të garantohet funksionimi efektiv i skemës se kompensimit për viktimat e krimit të organizuar dhe eleminimi i pengesave teknike që vështirësojnë kompensimin viktimave të krimit në pergjithësi. Emancipimi i statusit të viktimës kërkon domosdoshmërisht edhe garantimin e stabilitetit të tyre ekonomik. Lidhur me viktimat e krimit të organizuar dhe trafikimit të qënieve njerëzore, legjiclasioni specifik parashikon krijimin e një strukture shtetërore për administrimin e procesit68. Deri më tani, kjo strukturë ende nuk është ngritur dhe nuk ka asnjë rregullim praktik të procedurave të funksionimit të mekanizmit të kompensimit. Zbatimi i këtij mekanizmi kompensues, përsëri, nuk do përmbushte plotësisht detyrimin e vendosur nga Konventa mbi Kompensimin e Viktimave të Krimeve të Dhunshme, për ngritjen e nje skeme kompensimi për mbështetjen e të gjithë viktimave të krimeve të dhunshme69.

Së treti, është e nevojshme të shtohen programet mbështetëse për ngritjen e kapaciteteve në radhët e aktorëve të përfshirë në trajtimin, ndihmën dhe mbështetjen e viktimave. Duhet t’i jepet përparësi trajnimit të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, dhe punonjësve të agjensive ligjzbatuese mbi instrumentat dhe mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të viktimës, veçanërisht nën perspektivën e ndryshimeve më të fundit të Kodit të Procedurës Penale dhe të miratimit të Kodit të Drejtësisë për të Mitur. Është e rëndësishme që në këto programe trajnuese krahas trajtimit të koncepteve ligjore dhe teknike, t’i kushtohet vëmendja e duhur edhe elementëve humanë dhe komunikues që dominojnë komunikimin me viktimat e krimit.

68 Ligji nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar. 69 Shiko: “Compensation for victims of trafficking and exploitation in the OSCE region”, OSCE 2008, f. 66. http://www.osce.org/sq/ odihr/75930?download=true [20.02.2019] 46 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Së fundmi, është e rëndësishme të ngrihet një qendër shtetërore e studimeve kriminologjike, me fokus ndër të tjera realizimin e studimeve kombëtare periodike mbi situatën e viktimizimit në vend. Mbledhja e të dhenave të sakta mbi numrin e viktimave dhe shpërndarjen e tyre sipas llojeve të veçanta të veprave penale është një element thelbësor për marrjen e vendimeve të informuara në hartimin e politikave për parandalimin e viktimizimit. Të dhënat zyrtare të mbajtura nga Policia e Shtetit lidhur me viktimat e krimit nuk paraqesin një panoramë gjithëpërfshirëse të situatës së viktimizimit në vend për dy arsye kryesore: së pari, statistikat e Policisë paraqesin të dhëna vetëm mbi numrin e viktimave të veprave penale të raportuara pranë këtij institucioni , dhe; së dyti, statistikat zyrtare nuk mund të japin informacion mbi viktimizimin në një dimesion më të gjerë: viktimizimin në shoqëri si dhe viktimizimin e lidhur me perceptimin nga ana e viktimës gjatë ndërveprimit të saj me punonjësit e organeve të drejtësisë penale. Mungesave e studimeve kombëtare mbi situatën e viktimizimit e bën të pamundur përvijimin e qartë të panoramës së përgjithshme viktimologjike në vend dhe përcaktimin e linjave të përshtatshme dhe të mirëinformuara të veprimit shtetëror. T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 47

LITERATURA

Libra, raporte, studime

Wemmers, J.A., A short history of victimology, publikuar në: O. Hagemann, P. Schäfer & S. Schmidt, (2010) Victimology, Victim Assistance and Criminal Justice.

McLaughlin, E., & Muncle, J., The Sage Dictionary of Criminology (3rd edition), London: Sage Publications, 2013.

Goldson, B., Dictionary of Youth Justice, Oregon: Willan Publishing, 2008.

Studim mbi çështjet e bashkëpunimit të viktimave të trafikimit me autoritetet e zbatimit të ligjit. OSBE. Prezenca në Shqipëri . -Tiranë (2014).

Compensation for victims of trafficking and exploitation in the OSCE region, OSCE 2008. http://www.osce.org/sq/odihr/75930?download=true

OSCE-led survey on violence against women: Main report, 2019.https://www.osce. org/secretariat/413237

Qëndra për Nisma Ligjore Qytetare. (2015). Promovimi i të Drejtave të Personave të Trafikuar në Shqipëri – Analizë ligjore e situatës aktuale lidhur me të drejtat e viktimave të trafikimit të qënieve njerëzore.

Hysi, V. (2005), Kriminologjia. Shtypshkronja Kristalina, Tiranë.

Meshi, M., Picari, B., and Pinderi, R (2009). Studim mbi riintegrimin social- ekonomik të viktimave të trafikimit në Shqipëri. 48 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Akte ndërkombëtare

Deklarata e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat Themelore të Viktimave të Krimit dhe Keqpërdorimit të Pushtetit, e vitit 1985.

Konventa Evropiane mbi kompensimin e viktimave të krimeve të dhunës, Strasburg, 24.XI.1983.

Direktiva 2012/29/BE për përcaktimin e standarteve minimale mbi te drëjtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit.

Vendimi Kuadër 2001/220 KE mbi pozitën e viktimave në procedimet penale.

Rekomandimi i Komitetit të Ministrave Nr.(85)11 Mbi pozitën e viktimave në kornizën e ligjit penal dhe të procedurës penale, miratuar me 28 qershor 1985.

Rekomandimi i Komitetit të Ministrave Nr (87) 21. Mbi ndihmën ndaj viktimave dhe parandalimin a viktimizimit.

Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luften e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje (Stamboll, 2011).

Ligje dhe dokumente politikash

Ligji nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ”, ndryshuar.

Ligji Nr.7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar.

Ligji Nr. 37, datë 30.03.2017 “Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Republikës së Shqipërisë”.

Ligji Nr. 7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar.

Ligji Nr. 8116, datë 29.03.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar.

Ligji Nr. 10173 datë 22.10.2009 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të T E MA 1 - ST U D I MI I SI T UAT ËS SË VIKTIMIZMIT DHE MEK ANIZMAVE MBROJT Ë S TË VIKTIMAVE TË K RIMIT NË SHQIP ËRI 49

bashkëpunëtorëve të drejtësisë”.

Ligji Nr. 10 192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Ligji Nr. 9265, datë 29.7.2004 “Mbi ratifikimin e Konventës për kompensimin e viktimave të krimeve të dhunshme”.

Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 “Për Masat ndaj Dhunës në Marëdhëniet Familjare”, i ndryshuar.

Strategjia ndër-sektoriale “Mbi luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, 2013-2020”.

Strategjia Kombëtare “Mbi luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore 2014- 2017”.

Strategjia kombëtare “Për barazinë gjinore dhe plani i veprimit 2016-2020”.

Strategjia e Drejtësisë për të Mitur 2017- 2020.

Vendim Unifikues Nr.. 284, datë 06.10.2000 i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Vendim Unifikues Nr. 12. dat 14.09.2007 i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Literatura e rekomanduar

Biçoku, A., Kuri, V., and Luniku, R. (2017). Shërbimet sociale me viktimat e trafikuara në Shqipëri.

Mustafaraj, B. (2016). Elemente të kriminologjisë klinike dhe të zhvillimit. Tiranë: Shpresa Print.

Mustafaraj, B., Ndini, M. (2017). Kriminaliteti i të miturve: aspekte kriminologjike dhe juridiko-penale. Tiranë : UET Press. 50 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Ismaili, E. Bullizmi tek shkollat 9-vjeçare të Tiranës. Tezë Doktorate, Universiteti i Tiranës, Fakultetit i Shkencave Sociale. (2015).

Kola, J., and Nela, A., (2016). Viktimat e minave dhe municioneve në Shqipëri: vështrim i përgjithshëm i gjendjes dhe nevojave.

Luarasi, I., Fuga, A., Pilika, A., Gadeshi, E. (2013). Studim për viktimat e krimit të dhunës në familje dhe sulmeve seksuale në Shqipëri.

Meshi, M., Picari, B., and Pinderi, R (2009). Studim mbi riintegrimin social- ekonomik të viktimave të trafikimit në Shqipëri.

Simoni, S., Anastasi, A., Imeraj, E. (2017). Komentar i veprave penale të trafikimit të qënieve njerëzore : të drejtat e viktimave të trafikimit gjatë procesit penal. red. shkenc.: Rexha, J.; OSCE. Prezenca në Shqipëri . -Tiranë.

Rekomandime për politikat dhe legjislacionin drejt zbatimit efektiv të parimit të mosdënimit të viktimave të trafikimit / përkth. nga angl.: Gentjan Suli, Zyra për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Tiranë : OSCE, 2014.

Manual: Dhuna në Familje- Përgjegjësitë që ka Policia e Shtetit për parandalimin dhe reduktimin e saj. UNDP Albania, Tirane 2008. http://www.undp.or.jp/ undpand japan/widfund/pdf/Albania_Manual%20for%20Policy%20 Officers%20in%20Albania.pdf TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 51

TEMA II

Të rimenduarit rreth trafikimit të qenieve njerëzore, Rasti i Shqipërisë

Autor: Dr. Ervin Muço70

70 Dr. Ervin Muço ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Punë Sociale. Në vitin 2018 ai përfundoi studimet e doktoraturës në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore. Puna e tij kërkimore udhëhiqet nga pasioni për të zhvilluar mendimin kritik si edhe për të ofruar qasje dhe zgjidhje të reja rreth problemeve të ndryshme sociale. Ai është autor i dy librave si edhe një sërë artikujsh shkencorë. Gjithashtu, ai ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Fushat e tij të interesit janë: krimi i organizuar, krimet shtetërore, trafikimi i qenieve njerëzore si edhe çështje të përkatësisë gjinore. 52 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 53

Abstrakt

Pavarësisht besimit të përhapur gjerësisht se trafikimi i qenieve njerëzore është një fenomen i ri për shoqërinë Shqiptare, të dhënat tregojnë se Shqipëria ka një histori relativisht të hershme të trafikimit të njerëzve në forma të tilla si dënimi në kampet e punës, internimi, shfrytëzimi në punë të detyruar apo për prostitucion. Qëllimi i trafikimit ka qenë sa i natyrës ekonomike po aq edhe i asaj politike. Në aspektin ekonomik, shfrytëzimi i individëve nëpërmjet punës së papaguar ka sjellë (dhe vazhdon të sjellë) përfitime të konsiderueshme si për organizatat kriminale ashtu edhe për shtetin apo bizneset/korporatat. Nga ana tjetër, në aspektin politik, kontrolli dhe ndëshkimi i rivalëve politikë përbën një mjet efikas për forcimin dhe mbajtjen e pushtetit.

Studimi jep kontributin e vet në punën kërkimore ekzistuese, mbi trafikimin e qenieve njerëzore në dy mënyra:

Së pari, duke analizuar rezultatet e studimeve të mëparshme për të kuptuar mënyrën se si qeveria Shqiptare dhe institucione të ndryshme e kanë kuptuar këtë fenomen.

Së dyti, një analizë të thelluar të reagimit (qasjes) nga ana e qeverisë Shqiptare ndaj fenomenit të trafikimit. Kjo përfshin studimin e strategjive, politikave që synojnë luftën kundër trafikimit, parandalimin, identifikimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit. 54 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Në këtë mënyrë studimi ofron një të rimenduar të fenomenit duke u bazuar në vlerësimin e dy metaforave:

- trafikimi i qenieve njerëzore është një fenomen i ri për shoqërinë Shqiptare;

- trafikimi i qenieve njerëzore është një fenomen i lidhur me traditën Shqiptare dhe me zhvillimin e grupeve/rrjeteve të krimit të organizuar.

Studimi ofron një qasje të re në debatin ndaj trafikimit të qenieve njerëzore si edhe rekomandime për zhvillimin dhe përmirësimin e politikave të anti-trafikimit. TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 55

HYRJE

Trafikimi i qenieve njerëzore është një shkelje e të drejtave të njeriut, që kufizon lirinë dhe vë në rrezik jetën dhe sigurinë e individëve. Ai e vendos personin e trafikuar në gjendje skllavërie me qëllim shfrytëzimin e tij/saj. Viktimat e trafikimit shkëputin marrëdhëniet e tyre me familjen, shoqërinë dhe institucionet shoqërore duke kufizuar qasjen e tyre ndaj shërbimeve shëndetësore dhe arsimore. Gjithashtu, trafikimi i qenieve njerëzore krijon ndjenjën e ankthit, frikës, pasigurisë si edhe redukton besimin e ndërsjelltë midis anëtarëve të shoqërisë me njëri-tjetrin dhe institucionet shtetërore. Për më tepër, ai pengon zhvillimin e ekonomisë duke u mundësuar, shteteve, rrjeteve të krimit të organizuar, bizneseve/korporatave si edhe individëve që të maksimalizojnë përfitimet e tyre nëpërmjet shfrytëzimit të punës së papaguar (apo keqpaguar) me qëllim prodhimin e produkteve dhe ofrimin e shërbimeve me kosto të ulët.

Të dhënat më të fundit tregojnë se në mbarë botën ka rreth 40.3 milion burra, gra dhe fëmijë viktima të skllavërisë modern nga të cilat 71% janë femra dhe 29% meshkuj (Internation Labour Organziation dhe Walk Free Foundation 2017). Sipas Global Slavery Index 2016 (GSI, 2016) rreth 3.6 milion burra, gra dhe fëmijë jetonin në skllavërinë moderne në Evropë dhe Azinë Qendrore. Ky rajon kishte prevalencën prej 3.9 njerëz në skllavërinë moderne për çdo 1000 njerëz. Ndërkohë, 91% e viktimave ishin të skllavëruar në punë të detyruar dhe 9 % në martesa të detyruara.

Viktimat e trafikimit paraqesin një popullatë të “padukshme”. Në të shkuarën, kur skllavëria ishte e ligjshme në shumë vende, skllevërit numëroheshin dhe mateshin, vlera e tyre ekonomike ishte e përllogaritur dhe ata ishin të regjistruar me dokumenta ligjorë, kontrata pune dhe kontrata të trashëgimisë (Directorate- General for External Policies of the Union, 2013, fq. 16-17). 56 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Edhe pse pohimi se Shteti është përgjegjës për nxitjen apo mbështetjen e trafikimit mund të duket disi absurd për t’u pranuar, një analizë më e thelluar e tregon qartë një gjë të tillë. Kështu, konsiderimi i trafikimit të qenieve njerëzore si një krim kundër lirisë dhe të drejtave të njeriut e vendos shtetin në qendër të problemit në disa aspekte:

1. Trafikimi i qenieve njerëzore është i lidhur ngushtë me vulnerabilitetin e viktimave për t’u shfrytëzuar. Ky vulnerabilitet është shkaktuar nga politikat dhe praktikat me natyrë sociale, kulturore dhe ekonomike të cilat margjinalizojnë dhe diskriminojnë individët dhe grupet për shkak të gjendjes së tyre ekonomike, aftësisë së kufizuar, përkatësisë fetare, gjinore, etnike apo bindjeve të caktuara politike (Muço, 2018).

Një marrëdhënie e tillë midis vulnerabilitetit dhe trafikimit njihet edhe nga Protokolli për Parandalimin, Luftën dhe Ndëshkimin e Trafikimit të Personave, veçanërisht Grave dhe Fëmijëve, në shtesë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (Protokolli i Palermos). Protokolli kërkon nga Shtetet Palë që të marrin masa përforcuese për të luftuar/parandaluar të gjithë faktorët që i bëjnë njerëzit vulnerabël ndaj trafikimit. Gjithashtu, kjo i ndihmon qeveritë që të hartojnë strategji dhe politika për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit si edhe rritjen e aftësisë për të identifikuar, mbrojtur dhe ri-integruar viktimat në shoqëri.

2. Shteti gëzon autoritetin dhe kapacitetin për të luftuar trafikimin, ndëshkuar autorët dhe identifikuar, mbrojtur dhe ri-integruar viktimat e trafikimit. Pavarësisht kësaj, një sërë faktorësh mund ta cënojnë aftësinë e shtetit për të luftuar trafikimin. Ndër këta faktorë përmendim:

- Ligjërimin e trafikimit nga vetë shteti;

- Mangësitë ligjore të cilat pengojnë aftësinë e institucioneve përgjegjëse për TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 57

të identifikuar viktimat e trafikimit si dhe ndëshkuar autorët;

- Korrupsioni i përhapur në nivele të ndryshme të shtetit;

- Mungesa e profesionalizmit në rradhët e autoriteteve përgjegjëse për të parandaluar dhe luftuar krimin e trafikimit, identifikuar, mbrojtur dhe riintegruar viktimat e trafikimit.

- Mungesa e vullnetit politik për të njohur krimin e trafikimit ose shtrirjen e tij në shoqëri;

- Mungesa e bashkëpunimit midis institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile;

3. Procesi i riintegrimit të viktimave të trafikimit kërkon një angazhim maksimal të Shtetit. Përsa kohë infrastruktura e përshtatshme për identifikimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave nuk është ngritur apo nuk funksionon me efikasitet, viktimat janë të rrezikuara ndaj ri-trafikimit apo margjinalizimit të mëtejshëm.

Përfshirja e shtetit në trafikimin e qenieve njerëzore mund të ndodhë në disa forma:

Së pari, përfshirjen direkte të tij në trafikimin e qenieve njerëzore (sponsorizimin e trafikimit). Shembuj të kësaj mund të jenë ngritja e kampeve të punës ku të ashtuqujturit ‘armiq të popullit’ detyrohen që të punojnë pa pagesë në këto kampe. Një formë tjetër mund të jetë rekrutimi i fëmijëve në luftë.

Së dyti, paaftësinë për të parandaluar, luftuar, ndëshkuar kriminelët si edhe për të identifikuar, mbrojtur dhe riintegruar viktimat e trafikimit. Shembuj të kësaj mund të përmenden mungesa e masave proaktive në luftën kundër trafikimit, trajnimin e profesionistëve si p.sh. inspektorët e punës, punonjësit e shëndetit etj. 58 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Së treti, në interes të zhvillimit të ekonomisë, shteti mund të tregohet tolerant ndaj praktikave të cilat çojnë në trafikimin e personave. Shembull i kësaj mund të jetë sjellja tolerante ndaj bizneseve të cilat përfitojnë nga puna e papaguar apo e keqpaguar e viktimave të trafikimit.

Së katërti, bashkëpunimi me grupet kriminale. Kjo ndodh në rastet kur shtetet janë të paafta të fitojnë luftën mbi grupet apo rrjetet e krimit të organizuar apo atëhere kur autoriteti i shtetit nuk shtrihet në të gjithë territorin e një vendi.

Në vazhdim renditen disa nga format e përfshirjes së shtetit Shqiptar në trafikimin e qenieve njerëzore:

- Nëpërmjet paaftësisë apo mungesës së vullnetit politik për të njohur trafikimin e qenieve njerëzore si problem social. Kjo nënkupton jo thjesht mosnjohjen e trafikimit si krim por edhe paaftësinë për të njohur/matur shtrirjen e fenomenit si edhe për të përmirësuar kuadrin ligjor në funksion të rritjes së efikasitetit të luftës kundër trafikimit dhe përmirësimit të procesit të identifikimit, mbrojtjes dhe riintegrimit të viktimave në shoqëri.

- Nëpërmjet nxitjes, sponsorizimit dhe tolerancës ndaj trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo nënkupton ose trafikimin e drejtpërdrejtë të njerëzve nëpërmjet politikave shtetërore ose krijimin e një klime tolerance ku aktorë të tjerë si grupet dhe rrjetet e krimit të organizuar si edhe bizneset shfrytëzojnë viktimat e trafikimit.

- Duke qenë i paaftë për të luftuar trafikimin si edhe për të identifikuar, mbrojtur dhe riintegruar viktimat e trafikimit. Po aq e rëndësishme është njohja se si politika, praktika dhe boshllëqet (apo mangësitë) në legjislacion ndihmojnë grupet/rrjetet kriminale si edhe bizneset që të vazhdojnë aktivitetin e tyre kriminal me efektivitet. TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 59

- Mungesa e politikave për parandalimin e importimit të produkteve të siguruara nga puna skllavëruese.

Duke u mbështetur në sa më sipër, ky punim synon ta analizojë reagimin e qeverisë Shqiptare në përmbushje të pesë sfidave kryesore:

1. Identifikimin dhe mbështetjen e viktimave të skllavërisë për të dalë nga situata e skllavërisë.

2. Rritjen e efektivitetit të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore nëpërmjet drejtësisë penale dhe përmirësimit të kuadrit ligjor që lehtëson identifikimin e viktimave si edhe parandalon dënimin e tyre për krime të kryera nën situatën e të qeniet të trafikuara. Gjithashtu, kjo ndihmon edhe në identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të përfshirë në krimin e trafikimit.

3. Koordinimin e punës në nivel kombëtar dhe rajonal dhe mbajtja e përgjegjësisë, nga ana e shtetit, për funksionimin efektiv të këtij koordinimi.

4. Identifikimin dhe adresimin e faktorëve riskues të tillë si: qëndrimet, sistemet sociale dhe institucionet.

5. Ndalimin nga ana e qeverisë dhe bizneseve të importimit të të mirave dhe shërbimeve të siguruara nga puna skllavëruese. 60 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

PYETJET KËRKIMORE

1. Si është kuptuar trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri dhe cili është roli i Shtetit në këtë të kuptuar? Cilët janë faktorët social, politik, ekonomik, kulturor si edhe aktorët që kanë kontribuar në këtë të konceptuar të fenomenit?

2. Çfarë kufizimesh ndeshen në këtë përkufizim dhe si këto kufizime ndikojnë efektivitetin e reagimit ndaj këtij krimi?

3. Si është përfshirë Shteti Shqiptar në fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore? Kur e njohu ai këtë krim dhe çfarë e mundësoi një gjë të tillë? Cilët janë faktorët determinant për trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri? Çfarë faktorësh janë mënjanuar në studimin e trafikimit në Shqipëri?

4. Çfarë duhet bërë për të kuptuar dhe adresuar më mirë fenomenin?

Rishikimi i literaturës

Në librin e tij Holokausti dhe moderniteti, Zygmunt Bauman, një prej kolosëve të mendimit filozofik të kohëve tona ngriti në pikëpyetje studimin e deriatëhershëm të mënyrës se si sociologjia kishte trajtuar holokaustin. Për Bauman këndvështrimi sociologjik në të kuptuarit e këtij krimi ishte i cekët. Më tepër se sa për holokaustin ai tregonte gjendjen e vështirë në të cilën gjendej shkenca e sociologjisë. Qasja e Bauman ishte një pikë kthimi për mënyrën se si ne duhet të studiojmë fenomenet sociale. Në vend të pyetjes se “çfarë na mëson sociologjia rreth holokaustit?” ai ngriti pyetjen se: “çfarë na mëson holokausti rreth sociologjisë?” Gjetjet e Baumanit ishin tronditëse! Më tepër se sa një rastësi historike ngjarjet e holokaustit kishin prirjen që të përsëriteshin (jo në të njëjtat trajta dhe përmasa). Për Bauman, holokausti nuk përbënte një aksident në historinë e njerëzimit. Përkundrazi ai i ishte produkt i modernitetit (Bauman, 2015). TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 61

Nëse ngjashëm ngrejmë pyetjen e Baumanit në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore, rezultatet na shfaqen shokuese. Qasja e ofruar mbi fenomenin e trafikimit e ka margjinalizuar të kuptuarit tonë rreth tij (shkaqeve, faktorëve dhe aktorëve të përfshirë në zhvillimin e tij). Mbi të gjitha studimeve u mungon një kriminologji e krimeve shtetërore të lidhur me trafikimin.

Qasja e këtij studimi e sheh trafikimin e qenieve njerëzore si një problem të lidhur me shtetin, politikat, praktikat dhe qëndrimet të cilat çojnë drejt situatës së trafikimit. Studimi tregon se trafikimi i qenieve njerëzore është një koncept i kontestuar ideologjikisht.

Shqipëria ka një histori relativisht të hershme me trafikimin e qenieve njerëzore edhe pse një fakt i tillë nuk reflektohet në studimet e autorëve Shqiptarë dhe të huaj. Ngjashëm me politikat e ndjekura nga vendet e tjera komuniste të asaj kohe edhe në Shqipëri u ngritën kampet e punës ku, kryesisht, të ashtuquajturit ‘armiq të popullit’ internoheshin dhe dënoheshin në këto kampe. Këto kampe u ngritën në zona me interes strategjik në termat e zhvillimit ekonomik. Sipas të dhënave të ofruara nga ‘kujto.al’ në Shqipëri ka patur rreth 40 kampe përqendrimi me tela dhe gjemba dhe 36 kampe internimi të hapura. Të burgosur politik 20,879. Të internuar-dëbuar 23,252. Të vdekur në burg 1,119 dhe të ekzekutuar 7,581. Ndër të dënuarit në këto kampe kanë qenë edhe fëmijët, sikurse ilustrohet edhe në një raport të qeverisë amerikane të vitit 1955 (raport i cili do të diskutohej në OKB). Sipas raportit gjatë viteve 1944-1955 në kampin e Kamzës kishte rreth 500-1,100 të dënuar ku 60 përqind ishin gra e fëmijë (kujto.al, Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit, 2019). Gjithashtu, të dënuarit/internuarit ishin të nënshtruar ndaj torturave dhe trajtimit ç’njerëzor të kryer nga shteti i asaj kohe.

Në verën e 1990, përhapja e papunësisë në Shqipëri ishte e dukshme. Nga mesi i 1991, vetëm çereku i aftësisë prodhuese të Shqipërisë ishte funksionale. Rreth fundit të 1990 prodhimi industrial ishte më pak se 60% krahasuar me fillimin e 1990. Borxhi i jashtëm arriti rreth 354 milion USD në mes të 1991, krahasuar me 62 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

254 milion USD që ishte në fillim të 1990 dhe 96 milion USD në 1989 (Zickel & Iwaskiw, 1994).

Në kaos, të ardhurat mesatare për punëtorët Shqiptarë ranë në nivelet e rreth 10 USD në muaj. Në 1991 dyqanet shtetërore ishin bosh. Qumështi, gjalpi, vezët dhe ilaçet ishin në sasi të vogla. Sektori privat dhe tregu i zi kishin relativisht një larmi të mirash, duke pëfshirë makarona, domate, sapun, lëngje frutash, si edhe letër tualeti por një kg makarona kushtonte sa një e dhjeta e rrogës mesatare (mujore). Nga mesi i 1991, frika e përhapur se sigurimi i ushqimeve bazë do të shteronte shkaktoi turma të cilat u sulën drejt magazinave dhe dyqaneve të stogjeve (Zickel & Iwaskiw, 1994). Ndërkohë, forca e punës numëroi rreth 1 milion njerëz në 1980 dhe rreth 1.5 milion kur ekonomia falimentoi në 1990. Qeveria Shqiptare raportoi se papunësia ishte rreth 30% por burime jo-zyrtare raportojnë se rreth 50% e fuqisë punëtore ishte e papunë (Zickel & Iwaskiw, 1994).

Duke përfituar nga situata e rënduar ekonomike e vendit, me grupet dhe rrjetet kriminale Shqiptare filluan që të përhapen me shpejtësi si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Kryesisht, grupet kriminale Shqiptare angazhoheshin në kryerjen e “lojës së trefishtë”, duke përfshirë trafikimin e njerëzve, armëve dhe drogave në një ngarkesë të vetme, zakonisht nëpërmjet Detit Adriatik. Grupet Shqiptare karakterizoheshin nga shkalla e lartë e dhunës si edhe numri i madh i vrasjeve. Në intervistat e kryera me punonjës të rendit, Kara, nxjerr në pah se: “sa herë që viktimat Shqiptare të trafikimit kapen nga policia, ato i frikësohen faktit se trafikantët do të vrasin familjet e tyre nëse ato denoncojnë apo bashkëpunojnë me organet e rendit” (Kara, 2009, fq. 94). Në Itali, mafia ndërkombëtare nga Nigeria, Moldavia, Rumania dhe Shqipëria ishin përgjegjëse për pjesën më të madhe të viktimave të trafikuara të transportuara drejt dhe nga vendi (Kara, 2009, fq. 22). Mafia Shqiptare i siguronte gratë nga Evropa Lindore, i transportonte ato drejt Evropës Perëndimore, dhe i detyronte në skllavërinë seksuale në klube ose bordello të drejtuara nga i njëjti grup kriminal (Kara, 2009, fq. 12). TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 63

Sipas studimit të Kara grupet kriminale në Itali (përfshi edhe ato Shqiptare) vepronin në tre nivele: të larta, të mesme dhe të ulta. “Operatorët e niveleve të larta janë bosët e mëdhenj me shumë para. Ata menaxhojnë transportimin e individëve nga vendet e origjinës në ato të destinacionit si edhe kanë kontakte me politikanë, diplomatë dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit për të siguruar kalim dhe arritje të sigurt në destinacion. Ata organizojnë, gjithashtu, edhe shitjen e viktimave te pronarët e bordellove dhe tutorët në vendet e destinacionit. Operatorët e niveleve të mesme mbulojnë territore të veçanta, zakonisht, përgjatë kufijve të vendeve të destinacionit. Ata janë njohës të mirë të kufijve dhe lehtësojnë transportimin e tyre. Ata sigurojnë, gjithashtu, dokumenta fallco, korruptojnë punonjësit e policisë dhe zgjedhin rrugët e duhura për çdo ditë të caktuar. Operatorët e niveleve të ulta punojnë në qytetet e detinacionit dhe dërgojnë viktimat në pikën përfundimtare të shfrytëzimit. Ata mund të jenë p. sh. shoferë taksie... bosët e niveleve të larta zakonisht i ri-investojnë të ardhurat e trafikimit në biznese të tjera të jashtëligjshme të tilla si trafik droge ose armësh apo në biznese të ligjshme, të tilla si agjenci udhëtimi apo agjenci punësimi të cilat mund të përdoren për të lehtësuar operacionet e tregtisë së skllevërve” (Kara, 2009, fq. 92).

Përveç tranzicionit ekonomik, Shqipëria kishte një vakum ligjor dhe mungesë të njohurisë në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore. Mungesat e strukturave dhe mekanizmave shtetërore si edhe e profesionistëve në fushën e trafikimit e bënë edhe më lehtë përhapjen e fenomenit. Të kuptuarit e kufizuar dhe mungesa e vullnetit politik për ta njohur trafikimin si një problem social patën një ndikim domethënës në luftën kundër fenomenit si edhe në identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Ndër vite (që nga prej vitit 2001, periudhë kur Shteti Shqiptar njohu trafikimin si krim), të dhënat mbi numrin e viktimave të trafikimit kanë qenë të pamjaftueshme për të kuptuar shtrirjen/dimensionet e krimit të trafikimit, aktorëve dhe faktorëve të përfshirë në kryerjen e tij. Të dhënat e siguruara nga burime të ndryshme tregojnë se çdo vit rreth 120,000 64 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

(ose më shumë) viktima të trafikimit lëvizën drejt BE nëpërmjet Ballkanit. Gjatë vitit 1990-të, gratë Shqiptare dhe Moldave, më të varfërat në Evropë, ishin midis grupeve të trafikuara (UNODC, 2018, fq. 15-16). Gjithashtu, është pohuar se vetëm në Evropën Perëndimore ka patur më shumë se 30,000 prostituta Shqiptare (Sokoli and Gëdeshi, 2009, fq. 6). Ndërkohë, sipas policisë së shtetit, numri i viktimave të shfrytëzuara për prostitucion ka qenë 5000 (Sokoli dhe Gëdeshi, 2009, fq. 8). Gjithashtu, që nga viti 1990, Shqipëria ka qenë një nga vendet kryesore për tregtinë e skllevërve nga Evropa Lindore drejt Italisë dhe nga Italia drejt vendeve të tjera të Evropës Perëndimore (Kara, 2009, fq. 134). Pjesa më e madhe e viktimave të shfrytëzuara për shërbime seksuale kanë qenë femrat, duke përfaqësuar 100% të viktimave në vitin 2000, 88.1% në 2001, 91.2% në 2002, 85.2% në 2003 dhe 79.8% në 2004. Ndërkohë, numri i viktimave të asistuara për lypje, delinkuencë dhe punë përbën 11.9% të viktimave në 2001, 8.8% në 2002, 7.5% në 2003 dhe 12% në 2004 (Strategjia Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, 2001).

Ndërkohë, në pothuajse të gjitha Raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Trafikimin e Personave nga 2001 në 2017, Shqipëria është një vend origjine, tranziti dhe destinacioni për viktimat e trafikimit. Gjithashtu, sipas raportit të Departamentit Amerikan të shtetit në 2016: Policia e Shtetit hetoi 69 raste me 69 të dyshuar, 7 të dënuar për trafikimin e fëmijëve dhe 13 për trafikimin e të rriturve (Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore, 2017). Sipas raportit të GSI për vitin 2018 në Shqipëri përllogaritet të ketë rreth 20 000 viktima të cilat jetojnë në skllavërinë moderne ose thënë ndryshe 6.87 viktima për 1000 banorë (GSI, 2018). Këto të dhëna tregojnë një rritje dramatike të viktimave të trafikimit në vetëm 2 vjet. Kështu, raporti i GSI për 2016 raportonte se numri i viktimave për këtë periudhë kohore ishte 8 600. Në vitin 2016 Shqipëria renditej në vendit e 37 midis 167 shteteve ndërkohë në 2018 ajo renditet në vendin e 43 ndërmjet 167 shteteve. TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 65

QASJA KËRKIMORE

Studimi siguron rivlerësimin e rolit të Shtetit në trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri. Ai thekson natyrën ambige të Shtetit si aktor i përfshirë në luftën kundër trafikimit (parandalimin dhe ndëshkimin e autorëve) identifikimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit. Nga ana tjetër, rolin e tij si sponsorizues, nxitës, mbështetës apo lehtësues i kryerjes së këtij krimi. Ky studim siguron një analizë të marrëdhënieve ndërmjet nivele mikro dhe mezzo (kriminelët individualë, grupet dhe rrjetet kriminale) me nivelet makro (strukturat politike, bizneset/korporatat). Një analizë e tillë ndihmon në të kuptuarit e marrëdhënieve midis aktorëve të ndryshëm të përfshirë në fenomenin e trafikimit duke përfshirë Shtetin, krimin e organizuar dhe korporatat / biznesin.

Në këtë studim do të përdoret një metodë e veçantë e kërkimit shkencor që mbështetet në analizën e zhvillimit të politikave (Bacchi, 2009), e njohur si “Cili është problemi për tu paraqitur/prezantuar?). Kjo metodë interpretative dhe analitike ndihmon studiuesin të njohë problemet e identifikuara nga politika të caktuara. Njëkohësisht, kjo qasje e ndihmon studiuesin që të identifikojë se çfarë është lënë jashtë trajtimit në një politikë të caktuar.

METODA KËRKIMORE

Në termat e metodës, studimi ofron analizën cilësore të përmbajtjes që përfshin analizimin dhe interpretimin e dokumentave bazuar në qasje “Cili është problemi për tu paraqitur/prezantuar?” Në studim përdoren burimet parësore dhe dytësore. 66 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Burimet parësore përfshijnë analizën e legjislacionit, dokumentave dhe strategjive të Qeverisë Shqiptare me fokus luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe identifikimin, mbrojtjen dhe riintregrimin e viktimave të trafikimit.

Burimet dytësore, përfshijnë dokumenta që sigurojnë komentime dhe analiza të burimeve parësore/dytësore. Burimet dytësore kategorizohen në dokumenta publike dhe/ose privat. Dokumentat publik konsistojnë në burime të tilla si artikujt apo dokumentarët mediatikë ndërkohë që burimet private përfshijnë komente apo dokumentacion të organizatave (OJF-ve) të angazhuara në punën për identifkimin dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit.

REZULTATET E PRITSHME TË STUDIMIT

Ky studim do të:

1. Ndihmojë për të kuptuar dhe adresuar më mirë problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri.

2. Rivlerësojë rolin e rrjeteve të krimit të organizuar, Shtetit dhe korporatave / bizneseve në kryerjen e krimit të organizuar.

3. Ofrojë zgjidhje praktike për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri.

4. Ofrojë zgjidhje praktike për të identifikuar dhe riintegruar viktimat e trafikimit në shoqëri. TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 67

Realizimi i një qasjeje të re kërkon të kuptuarit e saj ç’ka mungon në strukturën ekzsituese të të kuptuarit të krimit të trafikimit të qenieve njerëzore dhe sesi të ri- kuptuarit e fenomenit ndihmon në përmirësimin e reagimit ndaj tij (parandalimin dhe luftën kundër trafikimit) dhe procesin e identifikimit dhe ri-integrimit të viktimave të trafikimit.

1. Historiku i njohjes së trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri

Fenomeni i trafikimit ka qenë i njohur për shtetin Shqiptar që nga periudha e formimit të tij. Të dhënat historike tregojnë se Shqipëria ka qenë pjesë e konventave ndërkombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Kështu, me qëllim dhënien fund të asaj që quhej “tregëtia e bardhë”, u mbajtën dy konferenca në Paris, njëra në 1902 dhe tjetra në 1910. Kjo punë u finalizua me nënshkrimin e Konventës Ndërkombëtare për Shtypjen e Trafikimit të Skllevërve të Bardhë (Paris, 4 Maj 1910), e shoqëruar nga Konventa Ndërkombëtare për Shtypjen e Trafikimit të Grave dhe Fëmijëve (30 Shtator 1921) dhe Konventa Ndërkombëtare për Shtypjen e Trafikimit të Grave në Moshë të Plotë (Gjenevë, 11 Tetor 1933). Këto konventa u nënshkruan edhe nga qeveritë Shqiptare të asaj kohe:

Fan Noli nënshkroi: Konventa Ndërkombëtare për Shtypjen e Trafikimit të Grave dhë Fëmijëve, nënshkruar më 13 Tetor 1924.

Mbreti Ahmet Zog nënshkroi: Konventa Ndërkombëtare për Shtypjen e Trafikut të Grave në Moshë të Plotë (Gjenevë, 11 Tetor 1933).

Konventa për Shtypjen e Trafikimit të Personave dhe Shfrytëzimit të të tjerëve për Prostitucion (New York, 2 Dhjetor 1949) i anulloi dhe zëvendësoi, pjesërisht, 68 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

masat e instrumentave ndërkombëtare të mëparshme. Kjo konventë nuk u nënshkrua nga qeveria Shqiptare e asaj kohe me pretendimin se:

“Falë kushteve të krijuara nga regjimi demokratik popullor në Shqipëri, shkeljet e mbuluara nga kjo Konventë nuk gjejnë terren të përshtatshëm për zhvillim, duke qenë se kushtet sociale të cilat i japin zhvillim këtyre krimeve janë eleminuar. Megjithatë, duke marrë parasysh rëndësinë e fushatës kundër këtyre veprave penale në vendet ku ato ende ekzistojnë dhe rëndësinë ndërkombëtare të kësaj fushate, Republika Popullore e Shqipërisë ka vendosur të aderojë në Konventën për Shtypjen e Trafikut të Personave dhe të Shfrytëzimit të të Tjerëve për Prostitucion, të adaptuar më 2 Dhjetor 1949, në sesionin e katërt të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.”

Legjislacioni i hartuar gjatë periudhës së regjimit komunist nuk parashikonte si vepër penale trafikimin. Kryesisht, ekzistonte ligji që ndalonte ushtrimin e prostitucionit. Me ndryshimin e sistemit politik institucionet e shtetit Shqiptar u përballën me mungesën e legjislacionit adekuat për të njohur fenomenin e trafikimit si edhe ta parandaluar dhe luftuar atë me efikasitet. Kodi Penal i miratuar në vitin 1995 ishte një mjet shumë i dobët për të identifikuar, luftuar dhe parandaluar dukurinë. Trafikimi dënohej përmes ndëshkimit që parashikohej në veprat penale:

- Prostitucion, neni 113;

- Favorizim i prostitucionit, neni 114;

- Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, neni 114/a;

- Mbajtje e lokaleve për prostitucion, neni 115;

- Kalim i paligjshëm i kufirit, neni 297; dhe

- Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, neni 298. TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 69

Edhe ndryshimet e bëra në Ligjin 8279 dt. 15/01.1998 kishin si fokus ndryshimet e veprave penale të favorizimit të prostitucionit duke u ndryshuar në “shfrytëzim prostitucioni”.

Pas rreth një dekade nga ndryshimi i sistemit politik, shteti Shqiptar njohu trafikimin si problem social. Në vitin 2001, trafikimi u përcaktua si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, parashikuar në Ligji 8733 dt. 24.01.2001 me tre figura vepre:

- Trafikim i njerëzve, neni 110/a;

- Trafikim i femrave për prostitucion, neni 114/b;

- Trafikim i fëmijëve, neni 128/b.

Njëkohësisht, prej vitit 2001 e në vazhdim qeveritë Shqiptare kanë hartuar një sërë strategjish me qëllim parandalimin dhe luftën kundër trafikimit si edhe identifikimin, mbrojtjen dhe riintegrimit e viktimave:

- Strategjia Kombëtare Anti-Trafik 2001-2004;

- Plani Kombëtar i Veprimit 2003-2004;

- Strategjia Kombëtare Shqiptare për Luftën Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore. Kuadri Strategjik dhe Plani Kombetar i Veprimit 2005- 2007;

- Strategjia e Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Plani i Veprimit 2014- 2017. 70 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Ndër vite, qeveria Shqiptare, ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin, luftën si edhe identifikimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit. Ndër këto masa përmendim:

- Ngritjen e strukturës ndërsektoriale për bashkërendimin e përpjekjeve antitrafik, e përbërë nga Komiteti Shtetëror për Luftën kundër Trafikimit të Personave, Koordinatori Kombëtar/Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Njësia Antitrafik, Mekanizmi Kombëtar i Referimit për Viktimat dhe Viktimat e Mundshme të Trafikimit të Personave (MKR), Task Forca Kombëtare e MKR- së, Komitetet Rajonale Antitrafik (KRAT);

- Hartimin e tre Strategji/Plane Veprimi Kombëtare Antitrafikim;

- Ngritjen e Mekanizmit Kombëtar të Referimit dhe “Autoriteti Përgjegjës” i të gjithë firmëtarëve të MKR-së, i cili u ngrit për të drejtuar dhe mbikëqyrur punimet e MKR- së.

- Hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit (PSV), të cilat përcaktojnë bashkëpunimin në çështje konkrete mes të gjithë aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë të përfshirë në procesin e identifikimit, referimit, ndihmës dhe mbrojtjes, si dhe ndihmës për ri-integrimin afatgjatë të viktimave të mundshme dhe viktimave të trafikimit;

- Mbledhjen dhe hedhjen e të dhënave mbi personat e trafikuar, bazuar në përkufizimet e unifikuara në Bazën e të Dhënave për Viktimat e Trafikimit (SIVET);

- Ngritjen e Koalicionit Kombëtar i Strehzave Antitrafik (KKSAT), gjithsej katër strehëza (një shtetërore dhe tre të OJF-ve), bazuar në “standardet e përkujdesjes” të miratuara për viktimat e trafikimit (Strategjia e Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Plani i Veprimit 2014-2017, Faqe 10-11). TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 71

Gjithashtu, qeveria Shqiptare ka nënshkruar një sërë konventash ndërkombëtare për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore:

- “Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” dhe dy protokolleve shtesë të saj:

- “Protokolli kundër trafikut të migrantëve me rrugë tokësore, ajrore dhe detare” dhe

- “Protokolli për parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve”.

- Protokolli i OKB-së “Për Parandalimin e Trafikut të Personave, veçanërisht Gratë dhe të Miturit 2000”

Kufizimet e të kuptuarit të trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri

Të kuptuarit e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri është i kufizuar në aspektin e shkaqeve që nxisin/mbështesin atë, viktimave të tij si edhe aktorëve të përfshirë në kryerjen e tij. Më poshtë paraqiten disa prej qasjeve që dominojnë diskursin mbi trafikimin e qenieve njerëzore.

Së pari, trafikimi i qenieve njerëzore shihet si një fenomen i ri për shoqërinë Shqiptare, i cili u shfaq pas rënies së regjimit komunist.

Së dyti, trafikimi i qenieve njerëzore shihet si një fenomen i lidhur me traditën Shqiptare si p. sh. Kanunin (Kara, 2009);

Së treti, trafikimi shihet si një fenomen i lidhur me prostitucionin; 72 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Së katërti, trafikimi shihet si një fenomen që prek vetëm femrat.

Pretendimi se shteti Shqiptar krijoi kushtet e përshtatshme sociale për t’i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore dhe bindja se ai (shteti Shqiptar) e arriti këtë qëllim, vazhdon të dominojë edhe në literaturën e sotme (Sokoli dhe Gëdeshi, 2006). Pavarësisht fakteve që tregojnë mbi shfrytëzimin dhe skllavërimin e burrave, grave e fëmijëve në kampet e punës, klasifikimi i këtyre të dënuarve si skllevër nuk gjendet në literaturën për trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri. Për më tepër, autorë përfshi edhe raportet apo strategjiktë zyrtare, mbështesin idenë se trafikimi është një krim i ri që u shfaq pas rrëzimit të komunizmit. Për më tepër, autorë të caktuar theksojnë se gjatë regjimit komunist ky krim u luftua edhe në mungesë të një ligji kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në vijim paraqiten disa prej këtyre qasjeve mbi trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri: e tillë është e dukshme në studimin e dy autorëve të mëposhtëm:

“Në studimet e disa autorëve Shqiptarë, të cilëve ne u jemi referuar, është pohuar se në Shqipëri “nuk ka histori” të trafikimit për qëllime të prostituimit apo forma të tjera të shfrytëzimit për përfitime financiare. Të paktën ai nuk është një fenomen tipik Shqiptar” (Sokoli & Gëdeshi, 2006, fq. 20).

“Ardhja e regjimit komunist në Shqipëri (1944-45), i dha fund periudhës së prostitucionit profesionist të krijuar gjatë asaj kohe. Por ai, ngjashëm, nuk lejoi trafikimin e grave, adoleshentëve apo në përgjithësi të qenieve njerëzore. Madje lufta kundër këtij lloji trafikimi (“plagë e kapitalizmit”) vlerësohej si pjesë e luftës së klasave, ndërkohë që të trafikuarit, të droguarit, prostitutat etj..., konsideroheshin si “mbeturina të shoqërisë”” (Sokoli & Gëdeshi, 2006, fq. 23).

“Regjimi komunist e parandaloi trafikimin sipas “mënyrës së vet”, madje edhe pa ligje anti-trafikim” (Sokoli & Gëdeshi, 2006, fq. 23). TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 73

Gjithashtu, “Strategjia Kombëtare Kundër Trafikimit të Fëmijëve dhe Mbrojtjes së Fëmijëve Viktima të Trafikimit 2005-2007”, ofron të njëjtën narativë mbi fillesat e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri, shkaqeve dhe aktorëve të përfshirë në këtë fenomen. Në pjesën hyrës të strategjisë thuhet se:

“Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka kaluar një proces të vështirë dhe kompleks tranzicioni, i cili është shoqëruar me papunësi dhe varfëri, të pandeshura më parë, lëvizje demografike të pakontrolluara brenda vendit dhe jashtë tij dhe me një fenomen të ri, si rezultat i këtyre ndryshimeve. Fillimisht, lëvizjet masive dhe largimet drejt perëndimit u bënë si rezultat i ndryshimit të sistemit politik, nevojës për hapje të kufijve dhe një jete më të mirë. Kështu, deri në fillim të vitit 1992 pati largime masive drejt perëndimit, kryesisht drejt Greqisë e Italisë, si dy vendet më të afërta. Pas viteve 1992, pas këtij emigracioni masiv, elementë kriminal dhe të korruptuar filluan që të krijojnë rrugë trafikimi ilegale, nga ku siguruan fitime të mëdha. Në këtë fazë filloi dhe aktiviteti kriminal i trafikimit të qenieve njerëzore, duke përfshirë këtu trafikimin e grave dhe fëmijëve me qëllim shfrytëzimin, një fenomen thellësisht negativ në shoqërine Shqiptare, duke sjelle fitime mjaft të mëdha për trafikantët” (Strategjia Kombëtare Kundër Trafikimit të Fëmijëve dhe Mbrojtjes së Fëmijëve Viktima të Trafikimit, fq. 2).

Të tjerë autorë theksojnë se: “fenomeni i trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri i ka fillesat e veta pas viteve 1990 me ndryshimin e sistemit politik. Të nxitur nga dëshira për një jetë më të mirë shtetasit Shqiptarë filluan të emigrojnë në vende të ndryshme të botës dhe një pjesë e tyre ranë viktima të krimit të organizuar” (Muço, 2013, fq. 94).

Po ashtu, në raportin “Monitorimi i shtypit të shkruar për trafikimin e grave dhe vajzave” thuhet se:

“Trafikimi i qenieve njerëzore dhe, në veçanti, trafikimi i grave dhe vajzave është një problem bashkëshoqërues i tranzicionit postkomunist në Shqipëri. Që në 74 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

momentet e para të shfaqjes së kësaj dukurie, media dhe në veçanti, mediat e lajmeve kanë raportuar vazhdimisht rreth saj, duke ndjekur të gjithë dinamikën e saj, e cila nisi fillimisht me konstatimin e dukurisë, punën e institucioneve shtetërore për parandalimin e trafikimit, fushatat ndërgjegjësuese dhe më vonë, ngritjen e shërbimeve specifike rehabilituese dhe integruese për të mbijetuarat e trafikimit” (UN Women, 2014, fq. 10).

Këto këndvështrime kanë dështuar në vlerësimin e saktë të politikave dhe praktikave të ndjekura nga regjimi komunist të cilat çuan në skllavërimin e qytetarëve Shqiptarë.

Gjithashtu, në studimin e tyre Sokoli dhe Gëdeshi e trajtojnë trafikimin në termat e lëvizjes (transportimit) së viktimave duke anashkaluar trafikimin (skllavërimin) brenda vendit. Për më tepër, ata vlerësojnë punën e shtetit komunist në parandalimin e trafikimit për qëllime të shfrytëzimit për prostitucion duke përjashtuar forma të tjera të skllavërimit sikurse është shfrytëzimi me punë të detyruar në kampet e punës apo internimit.

Njëkohësisht pohimi i tyre se regjimi e parandaloi trafikimin “sipas mënyrës së vet, madje edhe pa ligj anti-trafikim”, është i paqartë. Në mungesë të ligjit që përcakton/përkufizon trafikimin është e vështirë që të njohësh praktika të ngjashme. Një boshllëk i tillë u ndje edhe pas rënies së komunizmit ku mungesa e një kuadri ligjor dhe mosnjohja e problemit përbënte pengesën kryesore për identifikimin e fenomenit, parandalimin dhe luftën kundër tij si edhe ri-integrimin e viktimave në shoqëri (Muço, 2018).

Sikurse edhe do të ilustrohet në vazhdim, gjatë periudhës së udhëheqjes komuniste në Shqipëri janë trafikuar si burrat e gratë ashtu edhe fëmijët. Këto të dhëna hedhin poshtë pretendimin e autorëve se gjatë periudhës së komunizmit nuk ka patur trafikim të grave apo adoleshentëve. TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 75

Kampet e punës dhe të internimit janë një ndër format se si të ashtuquajturit armiq të popullit dhe “kriminelët ordinerë” skllavëroheshin, izolo-heshin dhe/ ose shfrytëzoheshin nga regjimi komunist. Ato (kampet e punës) u ndërtuan në zona me burime të rëndësishme ekonomike. Qëllimi kryesor i ngritjes së kampeve të punës ishte shfrytëzimi i krahut të punës dhe ndëshkimi i kundërshtarëve të sistemit. Gjithashtu, procesi i internimit ishte i mbështetur në legjislacionin e asaj kohe. Neni 21 i Kodit Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë (1959) e përkufizonte internimin si: “largimi i të dënuarit nga vendi i tij dhe detyrimi për të qendruar në një vend të caktuar me ose pa punë korrektive. Internimi jepet për një kohë deri në 10 vjet”.

Kampet e punës dhe burgjet ishin të llojeve të ndryshme:

“Burgje të mbyllura; kampe për punë të detyruar ose tharrjen e kënetave; kampe për punë të detyruar në agrikulturë dhe hapjen e brezareve; kampe për punë të detyruar në ndërtim; kampe për punë të detyruar në ndërtimin e veprave industriale; kampe për punë të detyruar në ndërtimin e aeroporteve; kampe për punë të detyruar në miniera; burgje dhe kampe për punë e detyruar për gratë e dënuara për arsye politike” (Gashi, 2012, fq. 32-33).

Në këto kampe pune të dënuarit detyroheshin që të punonin në punë skllavëruese, në kushte të mjerueshme. Sikurse edhe raporti i mëposhtëm i Amnesty International (AI) 1982 thekson:

“Të burgourit politikë janë mbajtur, gjithashtu, edhe në burgje të tjera, të tilla si Burrel dhe të punësuar në kampet e punës, në pjesë të ndryshme të vendit, për të ndërtuar fabrika dhe ndërtesa banimi si edhe në ndërtimin e kanaleve kulluese dhe miniera. Nën Dekretin Nr. 5912 të 1979 njerëzit mundet, zyrtarisht, të internohen apo ndalohen që të lëvizin, pa gjyq (në kundërshtim me Nenin 56 të kushtetutës), për një periudhë të papërcakuar. Kjo masë mund të përdoret kundër “anëtarëve të familjes së të arratisurit që jeton jashtë shtetit” — që 76 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

shërben si një masë ndëshkuese kundër njerëzve që, vetë, jo domosdoshmërisht e kanë shkelur ligjin Shqiptar” (Amnesty International, 1982, fq. 256-258).

Ndërkohë, duke i’u referuar Raportit të Amnesty International 1956-1957:

“Kushtet në burgje dhe kampet e përqendrimit raportohet se janë shumë të këqija, me ndihmë mjekësore krejetësisht të papërshtatshme. Amnesty International ka identifikuar 31 kampe pune dhe burgje në Shqipëri, edhe pse një e dhënë e tillë nuk duhet parë si krejtësisht e saktë (gjithëpërfshirëse). Numri i të burgosurve në secilin prej kampeve të punës duhet të jetë rreth 1,500 dhe sipas Amnesty International disa prej këtyre kampeve kanë vetëm të burgosur politikë dhe fetarë. Shumë të burgosur politikë janë punësuar në punë industriale, të tillë si mineralet e bakrit….” (Amnesty International, 1976, fq. 155-157).

Në studimin e tij Gashi rendit këto forma të torturës të përdorura në burgjet dhe kampet e punës:

Jeleku i torturës; dëmtimi i organeve gjenitale; kamxhiku dhe druri; lënia pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe në këmbë për ditë të tëra; përdorimi i rrymës elektrike deri në humbjen e ndjenjave; varja në qafë e zinxhirëve me pesha të rënda; varja prej krahësh të lidhura mbrapa në dritare ose në dru, në lartësi nga ku gishtërinjtë e këmbëve të mund të preknin tokën; futje të kripës në gojë dhe mbushje të plotë të gojës; dërgimi gjoja për pushkatim, zbrazje armësh dhe ngjitja në trekëmbëshin e varjes; futja me kokë poshtë në fuçi me ujë; djegja e mishit me cigare; hedhja e alkoolit në duar apo në flokë dhe ndezja e flakës; thyerja e kockave dhe shkulja e mishit me darë; dhënia e gjellës së kripur dhe më pas lënia pa ujë; futja në ujë dhe lënia të lagur në dimër; pakësimi gradual i ushqimit për të shkaktuar vdekje pas një kohe të caktuar; përdorimi i lëndëve për ngacmimin apo dëmtimin e sistemit nervor; helmeta të posaçme në kokë, që i burgosuri të mos vetëvritej; lidhja në pranga duar e këmbë për një kohë të pacaktuar; dhe përdorimi i zgjonjve me bletë ndaj të burgosurve të zhveshur etj. (Gashi, 2012, fq. 46-47). TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 77

Të dënuarit në këto kampe ishin të grupmoshave të ndryshme duke përfshirë fëmijët, të rriturit e të moshuarit të cilët detyroheshin të jetonin në kushte skllavërie dhe kryenin punë të vështira në kushte ekstreme si p. sh.:

Kampi i Spaçit. Ky kamp ishte funksional prej periudhës 1968-1990, ku mijëra të dënuar punuan nën kushte shumë të vështira pune. Në këtë kamp u dërguan, kryesisht, të burgosur politikë, të cilët ishin përfshirë në punë për nxjerrjen e mineraleve të bakrit dhe sulfurit. Në dimër temperaturat ishin shumë të ulëta duke arritur në -15° C. Përveç kësaj, puna e vështirë në kamp shoqërohej me ndëshkime, dhunë dhe tortura.

Kampi i Qafëbarit. Ky kamp u ndërtua 21 km në lindje të Fushë-Arrëzit dhe funksionoi gjatë periudhës 1982-1990. Në këtë kamp punonin rreth 400-500 të burgosur politikë, në tre turne, për të nxjerrë mineralet e bakrit dhe sulfurit.

Kampi i Torovicës. Ky kamp ishte i pozicionuar në verilindje të Lezhës dhe funksionoi përgjatë periudhës 1968-1991. Rreth 400 njerëz të moshës 14-20 vjeç punuan në këto kampe. Të dënuarit punonin në agrikulturë, hapjen e kanaleve dhe punimin e tokës. Kampi shërbente si “model ri-edukimi” për të dënuarit politik. Në fakt, edhe në këtë kamp kushtet e jetesës dhe punës ishin shumë të rënda (Gashi, 2012, fq. 38-41).

Një tjetër mënyrë se si regjimi komunist skllavëroi shtetasit Shqiptar ishte nëpërmjet heqjes së të drejtës së lëvizjes së lirë, me përjashtim të zyrtarëve të qeverisë apo në rastet e organizimit të veprimtarive kulturore dhe sportive apo për qëllime studimi. Kjo shkelje e të drejtës për të lëvizur përbën një nga format më të egra të skllavërimit. Në vitin 1990 që presidiumi i Shqipërisë hoqi kufizimin për pajisje me pasaporta të shtetasve Shqiptarë.

Një tjetër kufizim mbi të kuptuarit e trafikimit të qenieve njerëzore i referohet prirjeve për ta trajtuar atë si një fenomen të lidhur me traditat (kulturën 78 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Shqiptare). Sipas kësaj qasjeje, trafikimi është i lidhur ngushtë me Kanunin. Sipas Kara: “në vendet ku martesa është e vetmja mënyrë për një femër që të sigurojë pranimin shoqëror, të drejtat bazë dhe të shmangë persekutimin e përjetshëm, martesat fiktive janë, veçanërisht, efektive për të siguruar skllevër në Shqipërinë rurale. Rregullat gjinore të Kanunit të Lekë Dukagjinit e bëjnë jetën tejskajshmërisht të vështirë për gratë e pamartuara (Kara, 2009, fq. 7). Gjithashtu, ai thekson se “nënshtrimi agresiv që Kanuni u bën grave si edhe ligjet strikte të nderit personal dhe gjakmarrjes janë dy prej kontribuesve kryesorë të krizës së tregtisë së skllevërve në Shqipëri” (Kara, 2009, fq. 130). Këto qasje sjellin kufizime domethënëse në të kuptuarit e fenomenit (duke u fokusuar te prostitucioni), në krijimin e stereotipave rreth viktimave dhe autorët e krimit të trafikimit (duke trajtuar femrat si viktima dhe meshkujt si trafikantë) si edhe duke lënë në hije forma të tjera të trafikimit (p. sh. shfrytëzimi për punë).

Së pari, duhet qartësuar se Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk zbatohet në Shqipërinë rurale por në disa zona të Shqipërisë së veriut (urbane apo rurale). Në këtë mënyrë duhet kuptuar se pretendimi i Kara është krejtësisht i pabazuar dhe fsheh kontribuesit e tjerë të TQNJ në Shqipëri.

Së dyti, edhe pse Kara mund të ketë, pjesërisht, të drejtë mbi ndikimin që kanë faktorët social-ekonomikë në vendimet që njerëzit marrin në lidhje me martesën si një mënyrë për t’i shpëtuar varfërisë, ai gabimisht e adreson burimin e trafikimit te Kodi i Lekë Dukagjinit.

Gjithashtu, të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e vajzave të trafikuara vijnë nga zona ku nuk zbatohet Kanuni i Lekë Dukagjinit. Raporti i “Të Ndryshëm dhe të Barabartë” p. sh. rendit veçoritë e grave dhe vajzave të trafikuara gjatë periudhës së tranziconit të cilat përfshijnë: sfondin etnik (pjesa më e madhe e vajzave janë Shqiptare etnike), nivelin e ulët arsimor, grup-moshën (një përqindje e domethënëse e vajzave janë nën moshën 18 vjeçe), origjinën e qyteteve, më të prekura nga trafikimi janë: Berati, Fieri dhe Vlora, të ndjekura nga Elbasani, TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 79

Durrësi dhe Tirana. Përëqindja më e madhe e personave të trafikuar vijnë nga pjesa jugore e Shqipërisë duke përfaqësuar 48% të viktimave, pasuar nga 37% që vijnë nga pjesa qendrore e vendit dhe vetëm 15% nga zona veriore e Shqipërisë (Të Ndryshëm dhe të Barabartë, 2009).

Ndërkohë, duke iu referuar Raportit të Ndryshëm dhe të Barabartë 2012: 48% e rasteve të trafikimit vinin nga zonat urbane ndërkohë që 52% e rasteve nga zonat rurale. Zonat me numrin më të madh të rasteve janë Tirana, Durrësi dhe Berati (Different & Equal, 2012, fq. 5-9). Sikurse mund të shihet edhe nga të dhënat qytetet më të prekura nga trafikimi janë ato ku edhe rrugët e trafikimit operojnë, Vlora dhe Durrësi si edhe qytetet pranë tyre. Për pasojë, qytetet si Berati, Fieri, Elbasani, Tirana, përfshirë Vlorën dhe Durrësin kanë mundësitë më të mëdha për t’u prekur nga fenomeni.

Gjithashtu, sipas të dhënave të MPB për 2015, numri më i madh i VT/MT është nga Qarku Elbasan 24 VT/VMT i ndjekur nga pas nga Qarku Tiranë me (MPB, 2015, fq. 4).

Sipas të dhënave të siguruara nga Arsovska, trafikimi i grave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion është zakonisht i lidhur me grupe kriminale nga qyteti i Beratit. Duke iu referuar dëshmisë së një oficeri Belg të ndërlidhjes ajo shpjegon se: grupet e Beratit rekrutonin gratë lokale dhe i kthenin ato në prostituta. Vlerësohet se gjatë periudhës 1992-2007, më shumë se katërqind vajza nga Berati u tregtuan dhe punuan si prostituta në Evropë dhe më tej. Rreth 15 % e këtyre vajzave ishin minorene (Arsovska, 2015, fq. 198).

Së treti, Kara ofron një mbi-përgjithësim kur thekson se: “shumë prindër në Shqipëri shesin fëmijët e tyre te agjentët e punësimit edhe pse i dijnë rreziqet” (Kara, 2009, fq. 148). Në pohimin e tij ai nuk ofron asnjë të dhënë bindëse. Mbi të gjitha ai nuk ofron një përshkrim të sfondit (karakteristikave) të këtyre prindërve si edhe agjencive (mënyrat e tyre të veprimit) të cilat i blejnë dhe trafikojnë këto viktima. 80 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Roli i shtetit në adresimin e vulnerabilitetit

Roli dhe përgjegjësia e shtetit në raport me krimin e trafikimit të qenieve njerëzore shtrihet në disa dimensione:

- Parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore

- Luftën kundër fenomenit

- Identifikimin e viktimave (të mundshme) të trafikimit

- Mbrojtjen e viktimave (të mundshme) të trafikimit

- Riintegrimin e viktimave të trafikimit

Një aspekt i rëndësishëm i lidhur me përmbushjen e këtyre detyrimeve kërkon identifikimin dhe reagimin efektiv ndaj faktorëve që i bëjnë njerëzit vulnerabël për tu trafikuar. Protokolli i Trafikimit i kërkon shteteve palë që të “marrin ose forcojnë masat …. për të eleminuar faktorët që i bëjnë personat, veçanërisht fëmijët dhe gratë, vulnerabël ndaj trafikimit të tillë si varfëria, mungesa e zhvillimit dhe mundësive të barabarta” (neni. 9.4). Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar, i kërkon shteteve që të adresojnë kushtet e dëmshme shoqërore dhe ekonomike që besohet se kontribuojnë në dëshirën për migrim, e për pasojë, në vulnerabilitetin e viktimave të trafikimit (neni. 31.7). Të dyja traktatet theksojnë nevojën për edukim dhe rritjen e ndërgjegjësimit që synon përmirësimin e të kuptuarit të trafikimit, mobilizimin e komunitetit për të ofruar mbështetje dhe veprim kundër trafikimit, si edhe sigurimin e këshillimit për grupe të veçanta dhe individë të cilët mund të jenë në rrezik të lartë për t’u viktimizuar. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit shteti luan rol të rëndësishëm në: TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 81

- Ndjekjen penale të rasteve të trafikimit, mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e trafikimit;

- Parandalimin e zinxhirëve të mbështetjes së trafikimit duke ndaluar konsumimin e produkteve dhe shërbimeve të prodhuara / ofruara nga puna skllavëruese;

- Vendosjen e pritshmërive të qarta për bizneset në lidhje me të drejtat e njeriut si edhe promovimin e transparencës në lidhje me produktet/shërbimet e ofruara prej tyre (duke u siguruar që nuk vijnë nga puna skllavëruese);

- Përforcimin e ligjeve të punës, për të trajtuar të gjithë punëtorët me ndershmëri, duke përfshirë emigrantët e ligjshëm dhe të paligjshëm si edhe çrrënjosjen e korrupsionit;

- Ndërtimin e partneritetit me shoqërinë civile dhe sektorin privat; dhe

- Bashkëpunimin ndërkombëtar për të forcuar politikat migratore të punës dhe menaxhimin e prurjeve në rritje të emigrantëve të punës (US Department of State, 2015, fq. 24).

Në vijim ne do të trajtojmë se si këta faktorë kanë penguar shtetin Shqiptar që të jetë efektiv në reagimin e tij ndaj fenomenit të trafikimit.

Ekonomia informale dhe shfrytëzimi i krahut të punës në Shqipëri

Trafikimi i qenieve njerëzore është i karakterizuar nga shfrytëzimi i krahut të punës, mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve, mospagimi apo keqpagimi si edhe mungesa e sigurisë në punë. Në këtë kontekst, lufta kundër ekonomisë 82 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

informale si edhe garantimi i të drejtave të punëtorëve përbën një ndër aspektet më të rëndësishme në luftën kundër trafikimit si edhe në efektivitetin e procesit të identifikimit, mbrojtjes dhe ri-integrimit të viktimave të trafikimit. Mungesa e vullnetit politik për të luftuar fenomenin shoqëruar me korrupsionin, mungesën e kapaciteteve institucionale si edhe atyre humane mund të bëjë që shumë njerëz të punojnë në kushte skllavërie edhe pse mund të mos (vetë) identifikohen si të tillë.

Në vitin 2004 Avokati i Popullit ngriti shqetësimin për mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve. Në këtë shqetësim argumentohej se: “duke qenë se shkalla e papunësisë është shumë e lartë dhe për pasojë, njerëzit janë të gatshëm të punojnë në të zezë, shkelja e të drejtave të punëtorëve po haset gjithnjë e më shpesh. Ekziston një numër relativisht i madh punëdhënësish që nuk i regjistrojnë punonjësit e tyre dhe si rrjedhojë, nuk paguajnë sigurimet shoqërore. Në këto raste, punonjësit, gjithashtu, marrin një pagesë më të ulët se pagesa minimale e parashikuar me ligj. Një problem shqetësues janë edhe kushtet e këqija të punës. Ka patur disa raste dëmtimesh ose vdekjesh si pasojë e mos-sigurimit nga ana e punëdhënësve të kushteve të sigurta të punës për punonjësit e tyre” (OSCE, 2004, fq. 12). Raportet e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) tregojnë se shqetësimet e ngritura nga Avokati i Popullit vazhdojnë të mbeten problematike.

Në vitin 2013, ISHPSHSH identifikoi 1031 punëmarrës “informal” nga të cilët 472 ishin femra (ISHPSHSH, 2013, fq. 11). Gjithashtu, nga 53 punëmarrëse femra të huaja 41 prej tyre ishin pa leje pune (ISHPSHSH, 2013, fq. 17). Po gjatë kësaj periudhe, u regjistruan “85 raste aksidentesh në punë ku janë aksidentuar 89 punëmarrës, nga të cilët 19 kanë përfunduar me humbjen e jetës” (ISHPSHSH, 2013, fq. 39). Nga të aksidentuarit 77 janë meshkuj dhe 12 femra (ISHPSHSH, 2013, fq. 33). TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 83

Gjatë vitit 2014 ISHPSHSH evidentoi 1757 punëmarrës të pasiguruar në subjektet e liçensuara nga të cilët 630 (35.8%) femra dhe 1127 (64.2%) meshkuj (ISHPSHSH, 2014). Rreth 43% e totalit të punëmarrësve të pasiguruar ishin në Tregëti, hoteleri-bar-restorant; 21 % në Ndërmarrjet prodhuese; 13% në Ndërtim dhe 23% në Aktivitete të tjera 23% (ISHPSHSH, 2014). Gjatë këtij viti u evidentuan 27 punëmarrës të huaj pa leje pune (ISHPSHSH, 2014). Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore u regjistruan 111 raste, me 121 punëmarrës të aksidentuar, nga të cilët 33 humbën jetën. Sipas ISHPSHSH, 9 rastet e vdekjes nuk kishin të bënin me aksident në punë, sipas vlerësimit që bën ligji nr. 10 237, datë 18.02.2010 ‘Për sigurinë dhe shëndetin në punë’. Nga 121 punëmarrës të aksidentuar, 8 prej tyre janë femra dhe 113 meshkuj. Mosha mesatare e punëmarrësve të aksidentuar është 35 vjeç (ISHPSHSH, 2014).

Gjatë vitit 2015 u evidentuan në total 2249 punëmarrës të munguar në skemën e sigurime shoqërore: 1227 punëmarrës informal evidentuar në inspektimet e subjekteve të liçensuara (detyrim ligjor ky i ISHPSHSH-së) 541 punëmarrës informal evidentuar në subjektet e paliçensuara dhe 481 punëmarrës informal evidentuar në kontrollet e ushtruara me organet tatimore, në kuadër të luftës kundër informalitetit (ISHPSHSH, 2015, fq. 20). Po gjatë kësaj periudhe, u identifikuan 156 fëmijë nga të cilët 140 ishin të siguruar dhe 16 të pa siguruar. Gjithashtu, 138 fëmijë ishin me autorizim nga ISHP-ja dhe 18 pa autorizim (ISHPSHSH, 2015, fq. 27). Për sa i përket aksidenteve në punë, u regjistruan 125 raste, me 133 punëmarrës të aksidentuar (125 meshkuj dhe 14 femra), prej të cilëve 28 kanë humbur jetën (ISHPSHSH, 2015, fq. 27).

Gjatë vitit 2016 ISHPSHSH evidentoi 1830 punëmarrës të pasiguruar në subjektet private të liçensuara (ISHPSHSH, 2016, fq. 14). Nga inspektimet e kryera u identifikuan 226 fëmijë nga të cilët 22 nuk ishin pajisur me Autorizimin e ISHPSHSH-së (ISHPSHSH, 2016, fq. 23). Në këtë vit, u regjistruan 98 raste të aksidenteve në punë, mbetën të aksidentuar 99 punëmarrës, prej të cilëve 84 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

12 humbën jetën. Shifra reale e punëmarrësve të aksidentuar gjatë kryerjes së punës sipas përshkrimit të saj është 66, ku 9 prej tyre janë me humbje të jetës (aksidentetet në miniera dhe ato në rrugë, nuk janë në kontroll të drejtpërdrejtë të punës së inspekorëve të punës) (ISHPSHSH, 2016, fq. 41).

Gjatë vitit 2017 u identifikuan 607 punëmarrës që punonin në mënyrë informale dhe 137 punëmarrës të aksidentuar në punë (ISHPSHSH, 2017, fq. 13). Nga 309 fëmijë të punësuar 12 prej tyre nuk ishin të siguruar dhe 32 prej tyre punonin pa autorizim (ISHPSHSH, 2017, fq. 24-25). Ndërkohë, numri i rasteve të aksidenteve në punë ishte 120 me 137 punëmarrës të aksidentuar, nga të cilët 18 humbën jetën. Sipas të dhënave të ISHPSHSH shifra reale e punëmarrësve të aksidentuar gjatë kryerjes së punës sipas përshkrimit të saj është 87, ku 9 janë me humbje jete (ISHPSHSH, 2017, fq. 30).

Gjatë vitit 2018 u identifikuan 154 punëmarrës që punonin në të zezë (ISHPSHSH, 2018, fq. 31). ISHPSHSH identifikoi 20 punëmarrës të huaj pa leje pune. Ndërkohë, u aksidentuan 195 punëmarrës nga të cilët 27 me pasojë vdekjen në punë (ISHPSHSH, 2018, fq. 10).

Duke i’u referuar të dhënave të mësipërme është e rëndësishme që qeveria Shqiptare të ketë një qasje proaktive në identifikimin e faktorëve që krijojnë vulnerabilitet për trafikim. Edhe pse këto të dhëna nuk janë raste të trafikimit ato përbëjnë faktorë domethënës vulnerabiliteti të cilat mund të çojnë në abuzim dhe shfrytëzim të punës së detyruar.

Përcaktimi i ekzistencës së vulnerabilitetit është një aspekt i rëndësishëm i identifikimit të një rasti të mundshëm trafikimi. Vulnerabiliteti është një indikator (tregues) kritik në identifikimin e viktimës. Një vlerësim i kujdesshëm i vulnerabilitetit ndihmon në bindjen se viktimat janë mbrojtur dhe mbështetur në mënyrë të përshtatshme. TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 85

Ekzistenca e vulnerabilitetit vlerësohet më mirë mbi bazat e rast pas rasti, duke marrë në konsideratë aspektet personale, situacionale dhe rrethanore të viktimës.

Vulnerabiliteti personal mund të jetë i lidhur me paaftësinë fizike dhe mendore të personit. Vulnerabiliteti situacional mund të jetë i lidhur me qëndrimin e jashtëligjshëm të viktimave në një vend të huaj dhe në të cilin viktima është i/e izoluar në aspektin shoqëror, gjuhësor dhe kulturor.

Vulnerabiliteti rrethanor mund të jetë i lidhur me papunësinë ose varfërinë ekonomike. Vulnerabilitete të tilla mund të jenë para-ekzistuese ose të krijuara nga trafikantët, grupet/rrjetet kriminale, korporatat apo Shtetet.

Abuzimi me një pozitë vulnerabiliteti ndodh kur vulnerabiliteti personal, situacional ose rrethanor i individit është përdorur qëllimshëm ose është përfituar me qëllim shfrytëzimin e viktimës, në mënyrë të tillë që personi beson se nënshtrimi ndaj vullnetit të abuzuesit është e vetmja mundësi reale (UNODC, fq. 2).

Informaliteti i punëmarrësve migrues

Sikurse edhe shihet qartë nga të dhënat e mësipërme, niveli i informalitetit të punëtorëve migrues është i një rëndësie të veçantë. Sipas IOM: “ekziston një hendek ndërmjet kuadrit ligjor dhe kuadrit institucional në adresimin e këtyre çështjeve. Institucionet dhe agjencitë shtetërore rrallëherë adresojnë të drejtat e punëtorëve migrantë në Shqipëri. Gjithashtu, kuadri ligjor dhe institucional mbi të drejtat e punëtorëve migrantë nuk është i mbështetur nga kapacitetet 86 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

e burimeve njerëzore në adresimin e këtyre çështjeve. Shqipëria nuk ka as trashëgiminë dhe as kujtesën institucionale në trajtimin e migracionit. Hera e fundit që Shqipëria ishte vend pritës i punëtorëve të huaj dhe i profesionistëve, ka qenë pothuajse një shekull më parë, gjatë viteve 1920-1930. Pavarësisht zgjerimit të sistemit universitar në vend, nuk ka aktualisht fokus të veçantë në përgatitjen e specialistëve dhe menaxherëve mbi çështjet e migracionit.71 Policia dhe punonjësit e institucioneve të zbatimit të ligjit nuk janë në dijeni të plotë të kërkesave dhe standardeve të menaxhimit të flukseve të migracionit, të drejtat e punëtorëve migrantë dhe në veçanti grave migrante. Çështjet e migracionit janë trajtuar kryesisht nga institucionet qeveritare qendrore. Pushteti lokal është thuajse i papërfshirë në trajtimin, garantimin, mbështetjen ose monitorimin e të drejtave të punëtorëve migrantë. Sindikatat në vend nuk kanë treguar ndonjë interes të veçantë në mbrojtjen e tyre. Hendeku institucional më kritik është fakti se në Shqipëri nuk ekzistojnë institucionet shtetërore për të mbledhur, analizuar, monitoruar, ose informuar mbi respektimin apo shkeljen e të drejtave të migrantëve” (IOM, 2016, fq. 33).

Ndërkohë, po sipas IOM: “Shqipëria nuk ka aktualisht asnjë mekanizëm operativ të mbledhjes së informacionit mbi zbatimin e të drejtave të migrantëve në vend. Të gjitha institucionet që mendohet të jenë përfshirë në zbatimin e të drejtave të migrantëve ose luftën kundër shkeljes së të drejtave të migrantëve (Inspektoratit Shtetëror i Punës, Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit, Prokuroria, Gjykatat, Sindikatat, Avokati i Popullit) nuk kanë mbledhur rregullisht informacion mbi zbatimin (shkeljen) e të drejtave të migrantëve. Rrjedhimisht, asnjë nga këto institucione nuk ka qenë në gjendje të ofrojë informacion të detajuar mbi këto çështje” (IOM, 2016, fq. 39). Sikurse edhe u përmend edhe më herët trafikimi i

71 Në fakultete të ndryshme ka lëndë që ndihmojnë në aftësimin e studentëve me njohuri në fushën e migracionit si p. sh. Fakulteti Juridik i Universitetit të Tiranës i cili ofrohen vetëm një lëndë me zgjedhje: ‘E drejta e migracionit’ e cila synon të aftësojë juristët/avokatët në fushën e të drejtës së migracionit. TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 87

qenieve njerëzore është i lidhur ngushtë me vulnrabilitetin e grupeve të caktuara shoqërore. Në rastin e punëtorëve të huaj, mungesa e adresimit të të drejtave të tyre nga ana e qeverisë apo sindikatave; mungesa e burimeve njerëzore dhe njohurive të tyre rreth kërkesave dhe standardeve të menaxhimit të flukseve të migracionit, të të drejtave të punëtorëve migrantë dhe në veçanti grave migrante, i bën ata (punëmarrësit e huaj) vulnerabël ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit.

Mos-kriminalizimi i shkeljeve të lidhura me trafikimin

Dështimi nga ana e shteteve për të kriminalizuartrafikimin nënkupton, në të njëjtën kohë, edhe dështimin për të përmbushur detyrimet e tyre në lidhje me mbrojtjen e viktimave si edhe parandalimin e mëtejshëm të krimit. Ato dështojnë, gjithashtu, që të sigurojnë strukturat e përshtatshme brenda të cilave agjencitë shtetërore mund të hetojnë, ndjekin penalisht dhe gjykojnë rastet e trafikimit të personave mbi bazën e standardeve të kërkuara, me zellin e duhur. Ligji ndërkombëtar, sikurse edhe është përcaktuar në Protokollin e Trafikimit (neni 5) dhe i konfirmuar nga shumë instrumenta ligjorë dhe politikë, kërkon nga shtetet që të kriminalizojnë trafikimin, aktet përbërës të tij dhe shkeljet e lidhura me të.

Kodi Penal Shqiptar në Nenin 110/a e kriminalizon Trafikimin e Perosnave të Rritur si:

“Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të 88 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, si brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dënohen me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur kjo vepër kryhet ndaj një personi të rritur të gjinisë femërore dënohet me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të personave dënohen me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, sjell pasoja të rënda për shëndetin, ose rrezikon jetën e tij, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me burgim shtohen me ¼ e dënimit të dhënë.”

Kriminalizimi i sjelljeve të lidhura me trafikimin: rëndësia dhe nevoja për të kriminalizuar aktet përbërës të trafikimit si edhe shkeljet e lidhura me trafikimin duhen njohur gjerësisht. Kjo përfshin shkeljen e ligjit të të drejtave të njeriut që janë më së shumti të lidhura me trafikimin të tilla si: skllavërinë ose praktikat e ngjashme me skllavërinë, argatërinë, skllavërinë nëpërmjet borxhit, format më të këqija të punës së fëmijëve dhe martesës së detyruar.

Kodi Penal Shqiptar ende nuk e ka kriminalizuar skllavërimin si një krim të veçantë por si pjesë e kriminalizimit të trafikimit. Gjithashtu, skllavëria nuk është ndaluar si një krim në Kushtetutën Shqiptare (GSI, 2018). TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 89

Kriminalizimi i përdorimit të shërbimeve/produkteve të ofruara/siguruara nga puna skllavëruese: Konventa Europiane e Trafikimit u kërkon Shteteve palë që të kriminalizojnë shërbimet të cilat janë të njohura se ofrohen nga viktimat e trafikimit (neni 19).

Në këtë kontekst, Kodi Penal Shqiptar në Nenin 110/b thekson se: “Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruara nga personat e trafikuar, apo i shërbimeve që janë objekt i shfrytëzimit nga trafikimi, duke pasur dijeni që personi është i trafikuar, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.” (Kodi Penal, Neni 110/a, fq. 76). Megjithatë, mungojnë të dhënat për ekzistencën e ligjeve dhe politikave që synojnë parandalimin e improtimit të të mirave dhe shërbimeve të siguruar nga puna e detyruar (GSI, 2018).

Ndëshkimi i viktimave të trafikimit

Jo rrallëherë, personat e trafikuar arrestohen, mbahen, akuzohen madje edhe ndiqen penalisht për aktivitete të jashtëligjshme të tilla si hyrje e jashtëligjshme në një shtet tjetër, punë e jashtëligjshme apo përfshirje në prostitucion.

Kriminalizimi i personit të trafikuar është i zakonshëm edhe në rastet kur është e qartë se viktima është përfshirë në mënyrë të pavullnetshme në veprimtari të jashtëligjshme. Një kriminalizim i tillë vjen si rrjedhojë e mos-identifikimit korrekt të viktimës apo si pasojë e mangësive ligjore të cilat lejojnë keqinterpretim të situatës së viktimës së trafikimit. Kriminalizimi dhe mbajtja e viktimave të trafikimit janë probleme (çështje) të rëndësishme sepse ato, shpesh, janë të lidhura me dështimin nga ana e shtetit për t’u ofruar atyre të drejtat të cilat ato i gëzojnë ligjërisht, nën ligjin vendas apo atë ndërkombëtar. 90 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Në Shqipëri, viktimat janë arrestuar dhe dënuar nga gjykata për krime të kryera nën situatën e të qenit të trafikuara. Sipas raportit të DASH: qeveria ndoqi penalisht dy viktima dhe ndëshkoi një viktimë për vepra të jashtëligjshme të kryera si pasojë e të qenit subjekt i/e trafikimit, edhe pse ligji i përjashton viktimat nga ndëshkimi për akte të kryera në këto rrethana (Raporti i DASH, 2017).

Përfundime

Konsiderimi i trafikimit të qenieve njerëzore si një fenomen të lidhur me tranzicionin politik në Shqipër e ka penguar identifikimin e faktorëve dhe aktorëve të përfshirë në kryerjen e këtij krimi. Shqipëria ka një histori relativisht të hershme me trafikimin e qenieve njerëzore edhe pse një fakt i tillë nuk reflektohet në studimet e autorëve shqiptarë dhe të huaj. Gjatë regjimit komunist qytetarët Shqiptarë u dënuan në kampet e punës dhe ato të internimit.

Me rënien e regjimit komunist, faktorë dhe aktorë të tjerë u përfshinë në kryerjen e këtij krimi të tillë si rrjetet e krimit të organizuar dhe bizneset. Pavarësisht këtij fakti, studimet mbi trafikimin u fokusuan vetëm te krimi i organizuar duke lënë mënjanë përgjegjësinë e shtetit në termat e detyrimit për të parandaluar, luftuar, identifikuar, mbrojtur dhe riintegruar viktimat e trafikimit. Një ndër përgjegjësitë kryesore të shtetit është identifikimi dhe adresimi i faktorëve që i bëjnë njerëzit vulnerabël ndaj trafikimit. Ndër faktorët e identifikuar në këtë punim janë tregu informal i punës, siguria në punë, boshllëqet në kuadrin ligjor të cilat çojnë në ndëshkimin e viktimave të trafikimit për krime të kryera nën situatën e të qenit të trafikuara si edhe mungesa e sanksionimit ligjor të skllavërisë. TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 91

Studimi tregoi nevojën (domosdoshmërinë) për zhvillimin e një këndvështrimi të ri mbi trafikimin e qenieve njerëzore, natyrës së tij dhe aktorëve të përfshirë në të. Në veçanti, ai vuri në fokus rolin dhe përgjegjësinë e shtetit në parandalimin dhe luftën kundër fenomenit si edhe identifikimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit. 92 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

REKOMANDIME

Rekomandohet që qeveria shqiptare të marrë masa urgjente në lidhje me rritjen e efikasitetit të parandalimit dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore si edhe për identifikimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit.

· Ngritja e një databaze digjitale për punëmarrësit vendas e të huaj. Në databazë të përfshihet informacioni bazë i punëmarrësit (të dhënat personale, elementet bazë të kontratës së punës pozicioni i punës, detyrat, kohëzgjatja, pagesa dhe orët e punës në ditë, jo më shumë se 48 orë në javë për shtetasit e huaj). Kjo databazë të jetë nën monitorimin e përbashkët të shërbimit të punësimit, inspektoriatit shtetëror të punës dhe zyrës së emigracionit (për shtetasit e huaj).

· Qasja proaktive për identifikimin e rasteve të trafikimit nëpërmjet intervistimit periodik të punëmarrësve të huaj nga inspektorët e punës, agjentët e emigracionit dhe punonjësit socialë.

· Hetimi proaktiv të zinxhirëve të mbështetjes dhe hartimin e një liste të zezë me të gjitha bizneset që shfrytëzojnë punën e detyruar. Kjo përfshin p. sh. hetimin e kompanive që shfrytëzojnë punën e detyruar dhe heqjen e të drejtës së tyre për t’u kontraktuar në kryerjen e punët publike.

· Ndërhyrja në Kodin Penal me qëllim përcaktimin ligjor dhe ndëshkimin e skllavërisë dhe praktikave të ngjashme me skllavërinë.

· Trajnimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve me qëllim shmangien e ndëshkimit të viktimave të trafikimit për krime të kryera nën situatën e të qenit të trafikuara. TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 93

· Njohja (nga shteti Shqiptar) e trafikimit të qenieve njerëzore si një krim i zhvilluar gjatë periudhës së regjimit komunist.

· Përmirësimi i punës kërkimore në lidhje me aktorët dhe faktorët që nxisin dhe mbështesin zhvillimin e trafikimit dhe që pengojnë në parandalimin dhe luftën kundër fenomenit si edhe identifikimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit. 94 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

BIBLIOGRAFIA

The Amnesty International Report 1982. Amnesty International Publications. United Kingdom. https://www.amnesty.org/download/Documents/ POL1000041982ENGLISH.PDF [Aksesuar më: 8 Mars 2019].

The Amnesty International Report, 1 June 1975-31 May 1976. (1976). Amnesty International Publications. London. https://www.amnesty.org/download/ Documents/POL1000011976ENGLISH.PD [Aksesuar më: 8 Mars 2019].

Arsovska, A. (2015). Decoding Albanian Organized Crime. University of California Press.

Bauman, Z. (2015). Moderniteti dhe Holokausti. Tiranē. Pika pa Sipërfaqe.

Different and Equal. (2009). Study on the social- economic reintegration of victims of trafficking in Albania.

Different and Equal. (2012). Annual Report 2012. Fq. 5-9.

Directorate-General for External Policies of the Union. (2013). Addressing Contemporary Forms of Slavery in EU External Policy (EXPO/B/DROI/2012/20; PE 433.703). http://www.europarl.europa.eu/RegData/etudes/note/ join/2013/433703/EXPO-DROI_NT(2013)433703_EN.pdf [Aksesuar më: 3 Mars 2019].

Gashi, R. (2012). Llojet e burgjeve dhe kampeve të punës dhe pozita e personave të dënuar në Shqipëri gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Global Slavery Index 2018. https://www.globalslaveryindex.org/2018/data/ country-data/albania/ [Aksesuar më: 13 Mars 2019].

Global Slavery Index 2019. https://www.globalslaveryindex.org/ [Aksesuar më: 12 Mars 2019] TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 95

https://kujto.al/lloji/kampe-perqendrimi-me-tela-me-gjemba/ [Aksesuar më: 14 Mars 2019].

https://kujto.al/lloji/kampe-internimi-te-hapura/ [Aksesuar më: 14 Mars 2019].

https://kujto.al/menyra-persekutimit/te-burgosur-politik/ [Aksesuar më: 14 Mars 2019].

https://kujto.al/menyra-persekutimit/te-internuar-debuar/ [Aksesuar më: 14 Mars 2019].

https://kujto.al/menyra-persekutimit/te-vdekur-ne-burg/ [Aksesuar më: 14 Mars 2019].

https://kujto.al/menyra-persekutimit/te-ekzekutuar/ [Aksesuar më: 14 Mars 2019].

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Raport për vitin 2013. http://inspektoriatipunes.gov.al/wp-content/uploads/2018/07/Raport- vjetor-2013-ISHPSHSH.pdf [Aksesuar më: 10 Mars 2019].

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Inspektimi i Punës, 2014.

http://inspektoriatipunes.gov.al/wp-content/uploads/2018/07/Raport-vjetor- 2014-ISHPSHSH.pdf

[Aksesuar më: 10 Mars 2019].

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Inspektimi i Punës në Shqipëri 2015. http://inspektoriatipunes.gov.al/wp-content/uploads/2018/07/ Raport-vjetor-2015-ISHPSHSH.pdf [Aksesuar më: 10 Mars 2019].

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Analizë e Treguesve të Inspektimit, 2016. http://inspektoriatipunes.gov.al/wp-content/ uploads/2018/07/Raport-Vjetor-2016-ISHPSHSH.pdf [Aksesuar më: 10 Mars 2019]. 96 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Analizë e Treguesve të Inspektimit Viti 2017. http://inspektoriatipunes.gov.al/wp-content/ uploads/2018/07/Raport-vjetor-2017-ISHPSHSH.pdf [Aksesuar më: 12 Mars 2019].

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Analizë Statistikore e Treguesve të Inspektimit, Viti 2018. http://inspektoriatipunes.gov.al/ wp-content/uploads/2019/01/Raport-vjetor-2018-ISHPSHSH-update.pdf [Aksesuar më: 12 Mars 2019].

International Labour Office (ILO) & Walk Free Foundation, 2017, Methodology of the global estimates of modern slavery: Forced labour and forced marriage, ILO. E disponueshme në: http://www.ilo.org/global/topics/forced-labour/ publications/WCMS_586127/lang--en/index.htm. [Aksesuar më: 14 Mars 2019].

IOM. (2016). Vlerësim për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë në Shqipëri. Albania

Kara, S. (2009). Sex trafficking. Inside the Business of Modern Slavery. New York. Columbia University Press.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. (2016). Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare.

League of Nations, Treaty Series, vol 9, p. 415. https://treaties.un.org/pages/ ViewDetails.aspx?src=TREATY&mtdsg_no=VII-3&chapter=7&lang=en) [Aksesuar më: 10 Mars 2019].

Ministria e Punëve të Brendshme. (2015). Raport Vlerësimi për Zbatimin e Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014- 2017.

Muço, E. (2017). Dynamics of Trafficking in Human Beings and the Role of the Social Worker (Albanian Case). European Scientific Journal, ESJ, 13(32) TEMA II - TË RIMENDUARIT RRETH TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, RASTI I SHQIPËRISË 97

Muço, E. (2013). Trafficking in human beings: paradigms of a successful reintegration into society (Albanian case). European Scientific Journal, 9(4).

Muço, E. (2018). Trafikimi Njerëzor në Shqipëri: Perceptime dhe Qëndrime mbi Trafikimin Njerëzor, Raporte Ndërmjet Shoqërisë, Institucioneve dhe Viktimave të Trafikimit (Punim Doktorature).

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2018/05/ DOKTORATURA.pdf [Aksesuar më: 10 Mars 2019].

OSCE. (2004). Raporti në Këshillin e Përhershëm Ambasadori Osmo Lipponen, Kryetar i Prezencës. http://www.osce.org/sq/albania/38064?download=true [Aksesuar më 8 Mars 2019].

Raport i Departamentit të Shtetit të SHBA. Trafikimi i Personave 2017. https:// al.usembassy.gov/wp-content/uploads/sites/140/2017/06/2017-shqip- ALBANIA-TIP-Report-.pdf [Aksesuar më: 13 Mars 2019].

Sokoli, L. (2007). Prostitucioni si profesion. Tiranē. Instituti i Sociologjisë.

Sokoli, L, dhe Gëdeshi, I. (2006). Trafikimi Rasti i Shqipërisë. Tiranë. Instituti i Sociologjisë.

Strategjia Kombëtare Kundër Trafikimit të Fëmijëve dhe Mbrojtjes së Fëmijëve Viktima të Trafikimit, fq. 2

Strategjia Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, 2001.

Strategjia e Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Plani i Veprimit 2014- 2017, Faqe 10-11.

Të Ndryshëm & të Barabartë. (2009). Studim mbi ri-integrimin social-ekonomik të viktimave të trafikimit në Shqipëri. http://differentandequal.org/wp-content/ uploads/2017/11/Studimi-mbi-Riintegrimin-Social-Ekonomik-t%C3%AB- Viktimave-t%C3%AB-Trafikimit-n%C3%AB-Shqip%C3%ABri.pdf [Aksesuar më 8 Mars 2019]. 98 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Zickel, R. & Iwaskiw, R. W. (eds). Albania: A Country Study. The Hoxha Regime. Washington: GPO for the Library of Congress, 1994. http://countrystudies.us/ albania/124.htm [Aksesuar më: 8 Mars 2019].

Zickel, R. & Iwaskiw, R. W. (eds). Albania: A Country Study. Isolation and Autarky. Washington: GPO for the Library of Congress, 1994. http://countrystudies.us/ albania/70.htm [Aksesuar më: 8 Mars 2019].

Zickel, R. & Iwaskiw, R. W. (eds). Albania: A Country Study. Population and Workforce. Washington: GPO for the Library of Congress, 1994. http:// countrystudies.us/albania/83.htm [Aksesuar më: 8 Mars 2019].

Zickel, R. & Iwaskiw, R. W. (eds). Albania: A Country Study. Prices and Wages. Washington: GPO for the Library of Congress, 1994. http://countrystudies.us/ albania/80.htm [Aksesuar më: 8 Mars 2019].

UNODC. 2018. Human Trafficking, Knowledge Portal, Faqe 15-16

https://www.unodc.org/cld/v3/htms/cldb/search.html?tmpl=htms&lng=en#? c=%7B%22filters%22:%5B%5D,%22sortings%22:%22%22,%22match%22: %22albania%22%7D [Aksesuar më: 8 Mars 2019].

UN Women, (2014). Monitorimi i shtypit të shkruar për trafikimin e grave dhe vajzave. http://www.un.org.al/sites/default/files/MonitorimiMedias-SHTYP. PDF [Aksesuar më: 7 Mars 2019].

US Department of State. (2015). Trafficking in Persons Report. [Aksesuar më: 8 Mars 2019].

1933 International Convention for the Suppression of the Traffic in Women of Full Age. https://ec.europa.eu/anti-trafficking/sites/antitrafficking/files/1933_ international_convention_en_1.pdf [Aksesuar më: 8 Mars 2019]. T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 99

TEMA III

Perceptimi i nxënësve të gjimnazeve të Tiranës mbi faktorët dinamikë që lidhen me përfshirjen në sjelljet antisociale dhe të rrezikshme

Autor: Dr. Leticia Gusho72

72 Leticja Gusho është lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ka kryer specializime pasuniversitare në Universitetin e Utrehtit në Hollandë, si edhe gjithashtu ka kryer postdoktoraturën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mbajtëse e Bursës Fulbright. Ka dhënë mësim në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Granadës në Spanjë, si edhe në Universitetin Shtetëror të Salem-Massachusets, SH.B.A. Është autore e shumë artikujve të botuar brënda dhe jashtë vendit që kanë në fokus çështjet e shkollës dhe problematikat që lidhen me to. 100 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 101

Abstrakt

Ky artikull ka për qëllim që të hetojë mbi perceptimet e nxënësve të klasave të 11-ta të gjimnazeve të qytetit të Tiranës mbi faktorët dinamikë të tillë si kushtet e jetesës, marrëdhëniet me familjen, problematikat në komunitet, si edhe lidhjen e këtyre faktorëve me përfshirjen e këtyre të rinjve në sjelljet antisociale dhe të rrezikshme. Qasja e këtij studimi ka qënë sasiore dhe përzgjedhja e kampionit prej 391 nxënësish nga popullata e klasave të 11-ta të gjimnazeve publike të qytetit dhe të qarkut të Tiranës është realizuar me anë të metodës së kampionimit me etapa. Për mbledhjen e të dhënave është përdorur një instrument i shkallës Likert me konsistencë të brendshme të mirë të raportuar, α = .78. Nga analiza e të dhënave ka rezultuar që nuk ka diferenca të rëndësishme statistikore përsa i përket të rinjve frekuentues të klasave të 11-ta të qarkut krahasuar me ata të qytetit të Tiranës lidhur me përfshirjen e tyre në sjelljet antisociale dhe ato të rrezikshme. Gjithashtu, nga modelet shoqëruese ka rezultuar që ka marrëdhënie të moderuara përsa i përket problematikave në komunitet dhe përfshirjes në sjelljet e rrezikshme r = .347, n = 326, p = .000. Për dimensionet e tjera të studimit këto shoqërime kanë dalë në nivel të dobët.

Fjalë kyçe: Adoleshencë, faktorë dinamikë, sjellje antisociale, sjellje të rrezikshme. 102 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

HYRJE

Shfaqja e sjelljeve antisociale në adoleshencë gjithmonë dhe më tepër po kthehet në faktor shqetësues për shoqëritë në zhvillim. Nga mediet e ndryshme çdo ditë pasqyrohen lajme të përfshirjes së adoleshentëve në sjellje kriminale apo antisociale. Kështu, nga studjues të ndryshëm si Blonigen, et al. (2010), raportohet që shfaqja e sjelljeve antisociale ka prevalencën më të lartë në adoleshencë krahasuar me stadet e tjera të zhvillimit te të rinjtë. (Blonigen, 2010) Gjithashtu, në këtë aspekt, studime të mbështetura në vetë-raportim, në vende të ndryshme të Europës, kanë zbuluar se midis të rinjve të moshës 12-18 vjeç, 55-65% e tyre raportojnë që kanë kryer të paktën një herë një shkelje penale. (Euwema & Miedema, 2011)

Përsa i përket situatës në vendin tonë, nga të dhënat e siguruara nga raportet vjetore për gjëndjen e kriminalitetit, hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, raportohet se gjatë dekadës 2005-2015 janë dënuar nga gjykatat penale 5.696 të mitur. Viti me më shumë raste të miturish të dënuar është viti 2012 me 883 raste. Mesatarja e të miturve të dënuar është 570 raste çdo vit dhe krimet në raport me kundërvajtjet penale të kryera nga të miturit janë më të shumta në numër. Nëse i ndajmë dënimet e dhëna, në dënime për krime dhe dënime për kundërvajtje penale, rezulton se në harkun kohor 2005-2015 janë dënuar 4.886 të mitur për krime dhe 810 të tjerë për kundërvajtje penale. Po nga i njëjti burim raportohet se të miturit janë dënuar për vepra dhe grup veprash penale të ndryshme, që lëvizin nga vrasje e plagosje deri te vjedhje, armëmbajtje pa leje, krime seksuale, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, prodhim dhe tregtim lëndësh narkotike, etj. (open.data.al, 2016). T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 103

Përsa i përket periudhës 2015 – 2017, ka një trend në ulje të numrit të dënimit të të miturve duke rezultuar me 978 raste në 2015, 753 raste në 2016 dhe 510 raste në 2017. (PP, 2016-2017)

Në këto kushte, është mjaft e rëndësishme që studjuesit e fushës t’i kushtojnë një rëndësi më të madhe faktit se cilët janë faktorët që çojnë adoleshentët drejt sjelljeve antisociale apo sjelljeve të rrezikshme që më pas mund të kthehen në sjellje kriminale. Në vëndin tonë për këtë çështje ka disa studime të cilat janë shtrirë në një hark kohor të dy dhjetëvjeçarëve të fundit, në të shumtën e rasteve studime të kryera për ciklin e tretë të studimeve ose nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve UNICEF. Kështu, studjuesja Cenameri (2013), në punimin e saj të doktoraturës me temë: “Bota virtuale, devijanca e sjelljes në adoleshencë dhe punonjësi social”, ka arritur në disa përfundime të rëndësishme në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet nivelit të përfshirjes së adoleshentëve në botën virtuale, efektet që ajo shkakton në sjelljen e tyre, si edhe rolin që luajnë prindërit dhe punonjësit socialë në këtë proces. (Cenameri, 2013) Gjithashtu, studjuesja Cilingiri (2016), në studimin e saj me një kampion prej 1.300 respondentë të moshës nga 13-15 vjeç, ka gjetur se, djemtë dhe ata adoleshentë të cilët nuk jetojnë me të dy prindërit, janë më të rrezikuar të angazhohen në sjelljet antisociale. Gjithashtu, shoqërimi me moshatarë me histori në sjelljet antisociale, familjarë me histori kriminale, me nivel të lartë konflikti dhe mungesë mbikqyrje nga prindërit, si edhe angazhimi i dobët në shkollë, janë parashikues të angazhimit të adoleshentëve në sjelljet antisociale dhe kriminale. (Cilingiri, 2016) Më tej, studjuesja Haxhiymeri, (2007) në studimin e saj ka arritur në përfundimin që shoqëria jonë nuk ka një informacion të duhur përsa i përket kriminalitetit tek të miturit dhe të rinjtë dhe ky informacion është pikënisja kryesore nga ku më pas mund të ngrihen shërbime të domosdoshme socio-psikologjike në mbështetje të këtyre individëve në mënyrë që të parandalohet dhe kthimi i kësaj veprimtarie në një karrierë të ardhshme. (Haxhiymeri, 2007) 104 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Për të pasuruar dhe më tej kuadrin e këtij informacioni, edhe ky punim synon të hedhë dritë mbi perceptimet e nxënësve të gjimnazeve të klasave të 11ta të qytetit të Tiranës në lidhje me faktorë të ndryshëm dinamikë të tillë si kushtet e jetesës, marrëdhëniet me familjen, atashimin me shkollën, jetesa në komunitete problematike, si edhe lidhjen e këtyre faktorëve me përfshirjet e këtyre të rinjve në sjellje antisociale dhe të rrezikshme.

SHQYRTIMI I LITERATURËS

Adoleshenca është një moshë në të cilën të rinjtë kanë përballë mjaft sfida dhe gjatë të cilës ata duan të krijojnë identitetin e tyre. Në këtë aspekt, faktorë të tillë si mediat e ndryshme, modelet që shoqëria ndjek, atashimi me shkollën, komuniteti në të cilin jetojnë, apo edhe deri te stili i prindërimit i zbatuar nga prindërit e tyre, çojnë në dilemat se cili do të jetë pozicioni që adoleshentët do të kenë në jetë. Një pjesë e mirë e adoleshentëve e kalojnë periudhën e adoleshencës duke patur një zhvillim normal, por një pjesë e konsiderueshme e tyre përjetojnë mjaft vështirësi. Kështu, sipas Jessor dhe studjuesve të tjerë (1995), adoleshentët mund të përfshihen në sjellje antisociale, sjellje kriminale, rezultate të ulëta në shkollë, braktisje të shkollës, si edhe mund të hasin probleme të shëndetit mendor. (Jessor, Van Den Bos, Costa, & Turbin, 1995)

Sipas Morizot, et al., (2015), termi sjellje antisociale përdoret më shpesh nga psikologët dhe psikiatrët për të përkufizuar sjelljet që shoqërojnë sjelljet deliquente apo sjelljet kriminale, por që nuk bëjnë pjesë në to. Nëse termi sjellje kriminale përdoret për të rriturit, sjelljet delikuente përdoret për adoleshentët. Këtu duhet të theksojmë se shumica e psikologëve bien dakord që adoleshenca fillon për meshkujt afërsisht rreth moshës 13 vjeç, dhe për femrat rreth moshës 11 T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 105

vjeç. Nga ana tjetër, ka mjaft jodakordësi se kur mbaron kjo moshë dhe kur fillon mosha e rritur, por kjo periudhë është diku midis moshës 18 vjeç dhe moshës 21 vjeç. (Pettijohn, 2010) Përsa i përket konceptit të sjelljeve antisociale, ky është një koncept i përgjithshëm që përfshin jo vetëm thyerjen e ligjit, por edhe disa sjellje të tjera të cilat nuk përputhen me normat apo rregullat shoqërore të përcaktuara. (Morizot & Kazemian, 2015)

Autorët Le Blanc & Bouthillier (2003), theksojnë se nga studimet e realizuara të shtrira në kohë, një numër i konsiderueshëm i sjelljeve antisociale mund të shpjegohen nga katër dimensione: - Sjelljet neglizhente, të tilla si përdorimi i substancave narkotike, sjellje seksuale të rrezikshme, përdorimi i rrezikshëm i mjeteve motorike, përfshirja në lojrat e bixhozit; - Konfliktet me autoritetin, të tilla si konfliktet në shkollë apo në shtëpi; - Sjelljet delinkuente me natyrë të fshehtë, të tilla si vjedhja apo mashtrimi; -Sjelljet delinkuente të hapuara, të tilla si shfaqjet e dhunës dhe të vandalizmit, etj. (Le Blanc & Bouthillier, 2003)

Në këtë këndvështrim, sipas legjislacionit penal shqiptar, veprat penale të dënuara nga ligji ndahen në krime dhe kundërvajtje penale, në varësi nga shkalla e ashpërsisë së tyre. Gjithashtu, ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, ndërsa personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç (neni 12 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë). Dënimi me burgim të përjetshëm nuk jepet ndaj personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, si dhe për gratë (neni 31 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë).

Sipas legjislacionit më të fundit penal, në procedurën e drejtësisë penale për të mitur përparësi u jepet masave alternative të shmangies nga procedimi penal. Masat alternative që synojnë shmangien e të miturit nga procedimi penal ose zbatimi i masave të drejtësisë restauruese vlerësohen si mundësia e parë. (Ligji nr.37/2017 “Kodi i drejtësisë penale për të mitur”) 106 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Për të vazhduar më tej me faktorët dinamikë që lidhen me përfshirjen e të rinjve në sjelljet antisociale dhe të rrezikshme, Hawkins, et al., 2000, të cilët janë dhe autorët e artikullit “Faktorët parashikues të dhunës te të rinjtë”, i ndajnë në disa kategori faktorët të cilët, po të parashikohen, mund të ulin ritmin e dhunës te të rrinjtë. Këta faktorë janë ndarë në pesë faktorë të rëndësishëm: (1) Faktori individual, i përbërë nga indikatorë të tillë si hiperaktiviteti, probleme të përqëndrimit, shqetësim dhe ndërmarrje rreziku, agresiviteti, fillimi i hershëm i sjelljes së dhunshme, përfshirja në forma të tjera të sjelljes antisociale, besime dhe qëndrime të favorshme për sjellje devijuese ose antisociale, shtatëzanitë në moshën e adoleshencës, etj. (2) Faktori familjar, i përbërë nga indikatorë të tillë si përfshirja e prindërve në sjellje kriminale, keqtrajtimi i fëmijëve, mënyra joefikase të menaxhimit të familjes, nivelet e ulëta të përfshirjes së prindërve në ndërtimin e marrëdhënieve me fëmijët, konfliktet familjare, zbatimi i stileve të prindërimit të favorshme për përdorimin e substancave narkotike dhe të dhunës, familje të divorcuara. (3) Faktori i shkollës, përbëhet nga indikatorë të tillë si dështimet e vazhdueshme në mësime, atashim i ulët me shkollën, braktisja e shkollës, ndërrimet e shpeshta të shkollës. (4) Faktori i bashkëveprimit me bashkëmoshatarët, përbëhet nga këta indikatorë të tillë si vëllezër me sjellje kriminale, shoqërimi me bashkëmoshatarë që kanë sjellje kriminale, pjesëmarrja në grupe apo banda kriminale. (5) Faktori i komunitetit dhe i lagjes, përbëhet nga indikatorë të tillë si varfëria, komunitete apo lagje të paorganizuara, gjetja me lehtësi e substancave narkotike apo armëve të zjarrit, anëtarë të lagjes apo të komunitetit të përfshirë në sjellje kriminale, ekspozimi ndaj dhunës dhe paragjykimeve raciale. (Hawkins, et al., 2000) T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 107

METODOLOGJIA

Qëllimi i këtij studimi ka qënë që të hetojë mbi perceptimet e nxënësve frekuentues të klasave të 11-ta të gjimnazeve të qarkut dhe të qytetit të Tiranës në lidhje me faktorët dinamikë të tillë si kushtet e jetesës, marrëdhëniet me familjen, atashimin me shkollën, jetesa në komunitete problematike dhe lidhjen e këtyre faktorëve me përfshirjet e këtyre të rinjve në sjellje antisociale dhe të rrezikshme. Gjithashtu, ky studim ka dhe disa objektiva:

• Të identifikojë perceptimet e të rinjve frekuentues të klasave të 11-ta të gjimnazeve të qytetit dhe të qarkut të Tiranës në lidhje me dimensionet e faktorëve dinamikë.

• Të identifikojë dimensionet e shfaqjeve të sjelljeve antisociale dhe të rrezikshme te kjo grupmoshë.

• Të ekzaminojë marrëdhëniet midis perceptimeve të të rinjve në lidhje me dimensionet e faktorëve dinamikë dhe dimensionet e shfaqjeve të sjelljeve antisociale dhe të rrezikshme.

Pyetjet kërkimore

Për të hetuar mbi perceptimet e nxënësve frekuentues të klasave të 11-ta të qytetit dhe të qarkut të Tiranës në lidhje me faktorët dinamikë dhe lidhjen e tyre me përfshirjen e kësaj grumoshe në sjellje antisociale dhe të rrezikshme, janë hartuar katër pyetje kërkimore.

• Pyetja kërkimore nr. 1: Cilat janë perceptimet e nxënësve të klasave të 11-ta të gjimnazeve të qytetit dhe të qarkut të Tiranës në lidhje me dimensionin 108 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

e faktorëve dinamikë dhe cila është frekuenca e shfaqjeve të sjelljeve antisociale dhe të rrezikshme te kjo grupmoshë?

• Pyetja kërkimore nr. 2: A ka diferenca të rëndësishme statistikore midis nxënësve frekuentues të klasave të 11-ta të gjimnazeve të qytetit dhe nxënësve frekuentues të klasave të 11-ta të gjimnazeve të qarkut mbi këta faktorë?

• Pyetja kërkimore nr. 3: Cilat janë modelet shoqëruese midis faktorëve dinamikë dhe sjelljeve antisociale dhe të rrezikshme?

Dizajni i kërkimit

Në këtë kërkim është përdorur qasja sasiore e kërkimit dhe dizajni korrelacional. Një dizajn korrelacional ka për qëllim kryesor të përshkruajë marrëdhënien midis variablave të caktuar në studim dhe të testojë marrëdhëniet korrelacionale të propozuara nga literatura.

Popullata dhe kampioni

Popullata e këtij studimi është e përbërë nga 4.686 nxënës frekuentues të klasave të 11-ta të gjimnazeve publike të qytetit dhe të qarkut të Tiranës. Nga kjo popullatë, me anë të metodës së kampionimit me etapa, është ekstraktuar një kampion prej 18 gjimnazesh, 10 shkolla në qytetin e Tiranës dhe 8 shkolla në qark, me një përbërje prej 391 nxënësish. (Cohen, Manion, & Morrison, 2011) T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 109

Përshkrimi i kampionit.

Kampioni i nxënësve të cilët kanë marrë pjesë në këtë studim është i përbërë nga 125 nxënës frekuentues të klasave të 11-ta të qarkut të Tiranës dhe 266 nxënës frekuentues të klasave të 11-ta të shkollave të qytetit të Tiranës. Përsa i përket gjinisë së pjesëmarrësve, 227 kanë deklaruar gjininë femër dhe 161 kanë deklaruar gjininë mashkull.

Instrumenti

Instrumenti që është përdorur për mbledhjen e të dhënave është një pyetësor (Shkallë Likert) (Shih Aneksin Nr I). Instrumenti është i përbërë nga disa rubrika. Në rubrikën e parë janë kërkuar të dhëna të përgjithshme për pjesëmarrësit. Në rubrikën e dytë janë kërkuar perceptimet e pjesëmarrësve në lidhje me faktorët dinamikë dhe përfshirjen e të rinjve në sjelljet antisociale dhe të rrezikshme. Instrumenti është pilotuar për të parë përshtatshmërinë dhe konsistencën e brëndshme të tij. Për të matur besueshmërinë e instrumentit është përdorur koeficienti alfa i Kronbahut. Nga analizat ka dalë që kjo shkallë ka një konsistencë të brendshme të pranueshme me koeficientin alfa të Kronbahut të raportuar α = .78

Në tabelën e mëposhtme janë organizuar dimensionet e studimit në bazë të indikatorëve të tyre përbërës. 110 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Tabela Nr.1 Dimensionet e studimit

Dimensionet e studimit Indikatorët përkatës

Kushtet e Jetesës Dimensioni 1: Marrëdhëniet me Familjen Faktorët dinamikë Atashimi me shkollën Problematikat në komunitet

Sulmet verbale Sulmet fizike Bullizmi në shkollë dhe jashtë saj Dëmtimi/Shkatërrimi i pronës Pirja e duhanit Frekuenca të shpeshta të përdorimit të alkoolit në sasi të madhe Dimensioni 2: Dhënia e makinës me shpejtësi pa leje Përfshirja në sjelljet antisociale drejtimi dhe të rrezikshme Frekuentimi i lojrave të fatit Përfshirja në klane Shkaktimi i zhurmave dhe shqetësimeve në ambjente publike Qëndrimet jashtë në orët e vona të natës Qëndrimet jo etike ndaj të moshuarve Abuzimi me substancat narkotike Mbajtja e armëve të ftohta

Në figurën e mëposhtme janë paraqitur në formën e një organizuesi grafik dimensionet e studimit dhe marrëdhëniet e pritshme midis tyre. T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 111

Figura Nr.1 Marrëdhëniet midis dimensioneve të studimit

Analiza e të dhënave

Me të gjitha të dhënat të mbledhura nga pyetësori është ndërtuar një bazë të dhënash në programin SPSS, versioni 23. Përpara se të realizoheshin analizat e duhura, janë përmbushur të gjitha supozimet statistikore të kërkuara. Në këtë kontekst, të dhënat janë ekzaminuar për shpërndarje normale, si edhe për të dhënat e humbura.

Pyetjet kërkimore dhe analizat statistikore

Pyetje Kërkimore Analizat SPSS

Cilat janë perceptimet e nxënësve frekuentues të klasave të 11-ta të gjimnazeve të qytetit dhe të qarkut të Statistika Nr.1 Tiranës në lidhje me dimensionin e faktorëve dinamikë përshkruese dhe cila është frekuenca e shfaqjeve të sjelljeve antisociale dhe të rrezikshme te kjo grupmoshë?

A ka diferenca të rëndësishme statistikore midis nxënësve të klasave të 11-ta të gjimnazeve të qytetit dhe Mann-Whitney Nr.2 nxënësve të klasave të 11-ta të gjimnazeve të qarkut mbi U test këta faktorë?

Cilat janë modelet shoqëruese midis faktorëve dinamikë Nr.3 Korrelacion dhe sjelljeve antisociale dhe të rrezikshme?

Burimet e gabimit

Mënyra me anë të të cilës u zhvillua kërkimi synonte që të minimizonte rezultatet jo të vërteta. Gjithsesi, sikurse edhe shumica e studimeve në këtë fushë, edhe ky studim është bazuar në vetëraportim. Kështu që rezultatet varen edhe nga fakti se sa të sinqertë kanë qënë pjesëmarrësit kur kanë plotësuar instrumentin. 112 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Etika e studimit

Gjatë realizimit të këtij studimi janë ndjekur të gjitha stadet e etikës së studimit, ku fillimisht është marrë leja nga strukturat përgjegjëse të MASR për administrimin e instrumentit në gjimnazet publike të qarkut dhe të qytetit të Tiranës. Më pas, në klasat e 11-ta të përzgjedhura në mënyrë rastësore është bërë një sensibilizim i pjesëmarrësve përpara se të plotësonin instrumentin në lidhje me studimin dhe atyre u është garantuar anonimati, si edhe fakti nëse dëshironin të merrnin pjesë në mënyrë vullnetare në studim. Gjithashtu, pjesëmarrësit të cilët nuk kanë dashur të marrin pjesë në studim nuk e kanë plotësuar instrumentin.

Rezultate dhe diskutime

Në këtë pjesë do të diskutohet mbi rezultatet e pyetjeve kërkimore. Kështu, për pyetjen e parë kërkimore: - “Cilat janë perceptimet e nxënësve të klasave të 11-ta të gjimnazeve të qytetit të Tiranës në lidhje me dimensionin e faktorëve dinamikë dhe cila është frekuenca e shfaqjeve të sjelljeve antisociale dhe të rrezikshme te kjo grupmoshë?” nga analiza e të dhënave kanë dalë përfundime të cilat janë paraqitur në tabelat e mëposhtme.

Përsa i përket faktorëve dinamikë, janë matur perceptimet për kushtet e jetesës, marrëdhëniet me familjen, atashimi me shkollën, si edhe për problematikat në komunitet. Për të realizuar analizat për këta faktorë janë përdorur krostabulimet krahasuese midis shkollave të qytetit dhe shkollave të qarkut Tiranë.

Kështu përsa i përket kushteve të jetesës, nga Tabela nr.2 konstatohet që të rinjtë janë përgjigjur si më poshtë: T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 113

Tabela Nr.2 Krostabulimet qark/qytet Tiranë për kushtet e jetesës

Shkollat e Shkollat Indikatori Qarkut e Qytetit % % Asnjëherë 84.1 83.0 Rrallë 10.9 10.8 Raste të përdorimit të dhunës Herë pas here 2.5 2.0 fizike në familjen time Shpesh 1.7 3.1 Gjithmonë 0.8 1.1 Asnjëherë 75.1 74.9 Rrallë 18.5 16.7 Raste të përdorimit të dhunës Herë pas here 5.6 4.6 psikologjike në familjen time Shpesh 0.8 2.7 Gjithmonë 0 1.1 Shumë ngushtë 5.1 3.1 Ngushtë 0.8 4.3 Hapësira e banimit Kemi hapësirë 26.3 24.4 Kemi mjaft hapësirë 25.4 24.8 Kam dhomën time 42.4 43.4

Vihet re se për këta indikatorë pothuajse nuk ka dallime të theksuara midis perceptimeve të të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe atyre të shkollave të qytetit. Por vihet re se për indikatorin e përdorimit të dhunës fizike në familje (shuma e përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë) rezulton se për shkollat e qarkut ky tregues është 2.5% ndërsa për shkollat e qytetit treguesi është 4.2%. I njëjti trend ruhet edhe për indikatorin e përdorimit të dhunës psikologjike pasi ky tregues (shuma e përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë) për shkollat e qarkut është 0.8% ndërsa për shkollat e qytetit ky tregues është 3.8%. Sipas këtyre treguesve vihet re se në familjet shqiptare pjesë e komunitetit të klasave të 11-ta të shkollave të qarkut dhe të qytetit të Tiranës ekziston fenomeni i dhunës fizike si edhe fenomeni i dhunës psikologjike, ndonëse rezultatet tregojnë se nuk është një fenomen domethënës. 1 14 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Përsa i përket hapësirës së banimit, vihet re se nuk ka pothuajse fare dallime midis pohimeve të të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit dhe atyre të qarkut përsa i përket hapësirës së banimit në tërësi apo hapësirës personale në veçanti. Sipas rezultateve të marra për këtë indikator nuk mund të nxirret ndonjë përfundim dobiprurës.

Perceptimet e të rinjve në lidhje me marrëdhënien me familjen

Në Tabelën nr.3 janë paraqitur në mënyrë të përmbledhur krostabulimet e të dhënave që kanë dalë mbi perceptimet e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit të Tiranës dhe atyre të qarkut në lidhje me marrëdhënien me familjen.

Tabela Nr.3 Krostabulimet qark/qytet Tiranë për marrëdhënien e të rinjve shkollorë me familjen e tyre

Shkollat e Shkollat e Indikatori Qarkut Qytetit % % Asnjëherë 4.0 4.9 Rrallë 10.6 15.3 Flas me nënën për problemet e Herë pas here 17.0 18.7 mia Shpesh 31.8 25.9 Gjithmonë 36.6 35.2 Asnjëherë 9.0 13.6 Rrallë 23.1 22.5 Flas me babain për problemet e Herë pas here 18.9 25.7 mia Shpesh 22.1 20.6 Gjithmonë 26.9 17.6 Asnjëherë 61.0 47.7 Rrallë 23.6 34.4 Jam kthyer në shtëpi në orët e Herë pas here 7.4 8.4 vonë të natës Shpesh 5.6 6.8 Gjithmonë 2.4 2.7 T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 115

Vlen të theksohet se mund të nxirren disa konkluzione për dallimet midis shkollave të qarkut dhe atyre të qytetit lidhur me marrëdhëniet në familje të të rinjve frekuentues të shkollës. Kështu, nëse do të analizohen të dhënat e marra nga shuma e përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se të rinjtë me banim në zonat e qarkut flasin më tepër me nënën krahasuar me nxënësit e qytetit (përkatësisht 68.4% kundrejt 61.0%. E njëjta gjë rezulton edhe për indikatorin “Flas me babain për problemet e mia” pasi edhe për këtë indikator rezulton se 49.0% e të rinjve në qark flasin me babain ndërsa ky tregues për qytetin është 38.2%. Duket se lidhja me prindërit e të rinjve frekuentues të klasave të 11-ta të qytetit dhe të qarkut të Tiranës është më e fortë në qark se në qytet.

Sa i përket indikatorit “Jam kthyer në shtëpi në orët e vonë të natës” rezulton se 61.0% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut nuk janë kthyer asnjëherë në shtëpi në orët e vona të natës kundrejt 47.7% të të rinjve frekuentues të shkollave në qytet. Pra, në total, përqindja e të rinjve shkollorë të qytetit që kthehen në shtëpi në orët e vona të natës është dukshëm më e lartë se ajo e të rinjve të qarkut. Ndërsa nëse i referohemi shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se 9.5% e të rinjve të qytetit kthehen vonë në shtëpi kundrejt 8.0% e të rinjve të qarkut, pra, përqindja relative e të rinjve frekuentues të shkollës që e kanë bërë zakon kthimin në shtëpi në orët e vona të natës është pothuajse e njëjtë si në qark, ashtu edhe në qytet. 116 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Perceptimet e të rinjve në lidhje me atashimin me shkollën

Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur perceptimet e të rinjve në lidhje me atashimin me shkollën.

Tabela Nr.4 Krostabulimet qark/qytet Tiranë për atashimin me shkollën

Shkollat e Shkollat e Indikatori Qarkut Qytetit % % Asnjëherë 16.2 30.1 Rrallë 34.1 31.7 Flas me mësuesen/in kujdestar Herë pas here 20.3 19.0 për problemet e mia Shpesh 18.7 14.2 Gjithmonë 10.7 5.0 Asnjëherë 52.9 61.7 Kam biseduar me mësuesit kur Rrallë 19.3 19.8 kam qënë viktimë e ngacmimeve Herë pas here 12.7 6.3 të ndryshme Shpesh 5.9 5.1 Gjithmonë 9.2 7.1 Asnjëherë 78.5 82.2 Kam biseduar me psikologun kur Rrallë 10.8 8.5 kam qënë viktimë e ngacmimeve Herë pas here 4.1 3.5 të ndryshme Shpesh 3.3 3.5 Gjithmonë 3.3 2.3 Asnjëherë 44.5 60.3 Rrallë 24.5 22.5 I kam treguar mësuesit për sjelljet Herë pas here 12.6 7.7 e këqija të shokëve të mij Shpesh 9.2 4.2 Gjithmonë 9.2 5.3 Asnjëherë 64.7 41.3 Rrallë 29.4 34.7 Jam larguar nga ora e mësimit Herë pas here 3.4 11.2 Shpesh 2.5 9.7 Gjithmonë 0 3.1

Për indikatorin “Flas me mësuesen/in kujdestar për problemet e mia”, nëse i referohemi shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se flasin me T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 117

mësuesin kujdestar 29.4% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut kundrejt 19.2% të të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Ndërsa me mësuesit e tjerë jo-kujdestarë, rezulton se me ta flasin 15.1% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut kundrejt 12.2% të të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Sa i përket bisedave me psikologun, me të flasin 6.6% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut kundrejt 5.8% të të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Mund të thuhet se të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut flasin më shumë me mësuesin kujdestar dhe jo-kujdestar krahasuar me të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit, ndërsa lidhur me takimet me psikologun, nuk ka ndonjë dallim domethënës qark-qytet. Në përgjithësi, duket se preferohet mësuesi kujdestar kundrejt mësuesve jo-kujdestarë ndërsa preferohet shumë më pak biseda me psikologun e shkollës.

Sa i përket indikatorit “I kam treguar mësuesit për sjelljet e këqija të shokëve të mij”, nëse i referohemi shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se i tregojnë mësuesit për sjelljet e këqija të bashkënxënësve të tyre18.4% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut kundrejt 9.5% të të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Mund të thuhet se të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit janë më të rezervuar me mësuesit dhe më të mbyllur në vetvehte krahasuar me të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut.

Sa i përket indikatorit “Jam larguar nga ora e mësimit”, rezulton se 35.3% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut janë larguar të paktën një herë nga ora e mësimit ndërsa nga frekuentuesit e shkollave të qytetit rezulton se 58.7% e tyre janë larguar të paktën një herë nga ora e mësimit. Nëse i referohemi shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se 2.5% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut largohen shpesh ose gjithmonë nga ora e mësimit kundrejt 12.8% e të rinjve frekuentues nga shkollat e qytetit. Konkluzioni është tepër i qartë: fenomeni i largimit nga ora e mësimit është shumë më i theksuar në shkollat e qytetit se në ato të qarkut të Tiranës. 118 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Perceptimet e të rinjve mbi problematikat në komunitet

Në Tabelën Nr.5 janë paraqitur krostabulimet në lidhje me shkollat e qarkut dhe të qytetit të Tiranës që paraqesin se si i perceptojnë të rinjtë problematikat e komuniteteve ku ata jetojnë.

Tabela Nr.5 Krostabulimet qark/qytet Tiranë për problematikat në komunitet

Shkollat e Shkollat e Indikatori Qarkut % Qytetit % Asnjëherë 5.8 9.8 Në lagjen ku unë jetoj Rrallë 15.8 25.7 anëtarët e komunitetit Herë pas here 19.2 35.2 ndihmojnë njëri-tjetrin Shpesh 39.2 16.0 Gjithmonë 20.0 13.3 Asnjëherë 29.2 21.9 Në lagjen ku unë jetoj ka Rrallë 45.8 43.8 patur raste të tensioneve të Herë pas here 13.4 21.8 ndryshme midis banorëve Shpesh 5.8 9.4 Gjithmonë 5.8 3.1 Nuk ekziston 49.6 36.6 Në lagjen ku unë jetoj Ka pak mundësi 21.5 20.4 mundësia për të gjetur Ka mundësi 12.4 25.7 substanca narkotike Mundësi e madhe 11.6 6.0 Gjenden me lehtësi 4.9 11.3 Nuk ekziston 34.7 30.0 Në ambientet pranë shkollës Ka pak mundësi 24.8 22.0 sime mundësia për të gjetur Ka mundësi 24.8 27.6 substanca narkotike Mundësi e madhe 9.9 10.2 Gjenden me lehtësi 5.8 10.2 Nuk ekziston 56.7 60.2 Ka pak mundësi 25.8 20.5 Në lagjen ku unë jetoj Ka mundësi 12.5 12.1 mundësia për të gjetur armë Mundësi e madhe 1.7 4.9 Gjënden me lehtësi 3.3 2.3 T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 119

Nuk ekziston 49.6 38.2 Në lagjen ku unë banoj Ka pak mundësi 25.6 32.2 mundësia për të qënë viktimë Ka mundësi 15.7 19.7 e ndonjë vjedhjeje Mundësi e madhe 8.3 6.4 Gjithmonë 0.8 3.5 Nuk ekziston 22.5 14.3 Në lagjen ku unë banoj Ka pak mundësi 15.8 22.3 mundësia për të ecur i Ka mundësi 19.2 23.8 sigurtë pasi të ketë rënë nata Mundësi e madhe 13.3 21.9 Gjithmonë 29.2 17.7

Lidhur me indikatorin “Në lagjen ku unë jetoj anëtarët e komunitetit ndihmojnë njëri-tjetrin”, nëse i referohemi shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, mund të thuhet se 59.2% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut mendojnë se anëtarët e komunitetit të tyre e ndihmojnë njëri-tjetrin kundrejt 29.3% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Për indikatorin “Në lagjen ku unë jetoj ka patur raste të tensioneve të ndryshme midis banorëve”, nëse i referohemi shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se 11.6% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut kundrejt 12.5% të të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit mendojnë se ka tensione të llojeve të ndryshme midis anëtarëve të komunitetit. Mund të thuhet se ndihma midis anëtarëve të komunitetit është më e fortë në komunitetet pjesë e qarkut se sa në komunitetet pjesë e qytetit ndërsa përqindja e tensioneve midis anëtarëve të komuniteteve perceptohet njëlloj, si nga të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut ashtu edhe nga ata të qytetit.

Është interesant rezultati i marrë për indikatorin “Në lagjen ku unë jetoj mundësia për të gjetur substanca narkotike”, pasi nëse i referohemi shumës së përgjigjeve mundësi e madhe dhe gjenden me lehtësi, rezulton se 16.5% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 17.3% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit i përgjigjen pozitivisht kësaj pyetjeje; mund të thuhet se mundësia për të gjetur substanca narkotike në lagjet e banimit është pothuajse e njëjtë si në lagjet pjesë e qarkut ashtu edhe në lagjet pjesë e qytetit. Ndërsa përsa i përket indikatorit “Në 120 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

ambientet pranë shkollës sime mundësia për të gjetur substanca narkotike”, nëse i referohemi shumës së përgjigjeve mundësi e madhe dhe gjenden me lehtësi, rezulton se 15.7% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 20.4% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit i përgjigjen pozitivisht kësaj pyetjeje. Del e qartë se substancat narkotike mund të gjenden më lehtë në ambientet në afërsi të shkollave të qytetit se sa në ato të qarkut.

Sa i përket indikatorit “Në lagjen ku unë jetoj mundësia për të gjetur armë”, nëse i referohemi shumës së përgjigjeve mundësi e madhe dhe gjenden me lehtësi, rezulton 5.0% e të rinjve të qarkut dhe 7.2% e të rinjve të qytetit i përgjigjen pozitivisht kësaj pyetjeje. Mund të thuhet se mundësia për të gjetur armë është më madhe në lagjet që përfshihen në qytet se sa në lagjet që përfshihen në qark; megjithatë, del fare qartë se substancat narkotike mund të gjenden më me lehtësi se sa armët, pavarësisht faktit nëse ndodhemi në ambiente banimi apo shkollimi pjesë e qarkut apo në ambiente banimi e shkollimi pjesë e qytetit.

Në lidhje me indikatorin “Në lagjen ku unë banoj mundësia për të qënë viktimë e ndonjë vjedhjeje”, nëse i referohemi shumës së përgjigjeve mundësi e madhe dhe gjithmonë, rezulton se për këtë përgjigjen pozitivisht 9.1% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 9.9% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Mund të thuhet se niveli i perceptimit të mundësisë së vjedhjes perceptohet pothuajse njëlloj, si nga të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut, ashtu edhe nga të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit. Ndërsa për indikatorin “Në lagjen ku unë banoj mundësia për të ecur i sigurtë pasi të ketë rënë nata”, nëse i referohemi shumës së përgjigjeve mundësi e madhe dhe gjithmonë, rezulton se përgjigjen pozitivisht 42.5% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut kundrejt 39.6% të të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Mund të thuhet se, tek të rinjtë e moshës shkollore të klasës së 11, niveli i sigurisë në ambientet e lagjeve të banimit perceptohet më i lartë nga të rinjtë e qarkut se sa nga të rinjtë e qytetit. T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 121

Përsa i përket pjesës së dytë të pyetjes, mbi frekuencën e sjelljeve antisociale dhe të rrezikshme, përsëri janë zhvilluar analizat e krostabulimeve për të marë përgjigjet e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe atyre të qytetit, në lidhje me perceptimet e tyre për sjelljet antisociale dhe të rrezikshme. Tabela Nr.6 më poshtë paraqet përqindjet për indikatorët që kanë matur sjelljet antisociale.

Tabela Nr.6 Krostabulimet qark/qytet Tiranë për sjelljet antisociale

Shkollat e Shkollat e Indikatori Qarkut % Qytetit % Asnjëherë 66.9 64.7 Kam ngacmuar shokët apo Rrallë 24.0 26.3 shoqet e klasës për shkaqe të Herë pas here 7.5 5.2 ndryshme Shpesh 0 1.6 Gjithmonë 1.6 2.2 Asnjëherë 93.5 89.3 Rrallë 3.3 6.0 Jam përdorues i lojrave të fatit Herë pas here 1.6 2.3 Shpesh 0.8 1.2 Gjithmonë 0.8 1.2 Asnjëherë 95.0 95.8 Rrallë 3.4 3.1 Më pëlqen të ngacmoj të Herë pas here 0.8 0.8 moshuarit Shpesh 0 0 Gjithmonë 0.8 0.3 Asnjëherë 75.5 79.4 Bashkë me grupin jemi ndeshur Rrallë 15.6 13.7 fizikisht me anëtarët e grupeve Herë pas here 4.1 3.5 të tjera Shpesh 1.6 1.9 Gjithmonë 3.2 1.5 Asnjëherë 73.8 72.9 Bashkë me grupin kemi Rrallë 18.8 17.1 shkëmbyer sharje dhe fyerje me Herë pas here 4.1 6.2 anëtarët e grupeve të tjera Shpesh 2.4 1.5 Gjithmonë 0.9 2.3 122 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Asnjëherë 54.9 55.9 Rrallë 25.4 27.0 Më pëlqen të flas dhe të këndoj Herë pas here 11.5 8.0 në rrugë me zë të lartë Shpesh 3.2 4.9 Gjithmonë 5.0 4.2 Asnjëherë 79.7 69.5 Rrallë 14.6 18.0 Kam pirë duhan fshehurazi nga Herë pas here 2.5 6.0 të tjerët Shpesh 1.6 3.8 Gjithmonë 1.6 2.7 Asnjëherë 83.8 68.0 Rrallë 11.4 16.7 Kam pirë duhan bashkë me Herë pas here 0 6.8 shokët e tjerë të klasës Shpesh 0.8 3.5 Gjithmonë 4.0 5.0

Ndërsa përsa i përket sjelljeve të rrezikshme, përgjigjet e të rinjve janë paraqitur në Tabelën tjetër me nr.7.

Për indikatorin “Kam ngacmuar shokët apo shoqet e klasës për shkaqe të ndryshme”, nëse i referohemi shumës së pohimeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se 1.6% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 3.8% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit i përgjigjen pozitivisht kësaj pyetjeje. Për indikatorin “Jam përdorues i lojrave të fatit”, nëse i referohemi shumës së pohimeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se 1.6% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 2.4% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit i përgjigjen pozitivisht kësaj pyetjeje. Duket se lojrat e fatit përdoren më shpesh nga të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit krahasuar me të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut.

Për indikatorin “Më pëlqen të ngacmoj të moshuarit”, përgjigjen pozitivisht 0.8% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 0.3% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Duket se ky fenomen nuk është shqetësues.

Për indikatorët “Bashkë me grupin jemi ndeshur fizikisht me anëtarët e grupeve të tjera” (5.7% qark kundrejt 5.4% qytet), “Bashkë me grupin kemi shkëmbyer sharje T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 123

dhe fyerje me anëtarët e grupeve të tjera” (3.3% qark kundrejt 3.8% qytet), “Më pëlqen të flas dhe të këndoj në rrugë me zë të lartë” (8.2% qark kundrejt 8.9% qytet), gjithmonë nëse i referohemi shumës së pohimeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se nuk ka dallime të forta midis të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe atyre frekuentues të shkollave të qytetit.

Për indikatorin “Kam pirë duhan fshehurazi nga të tjerët”, nëse i referohemi shumës së pohimeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se 3.2% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 6.5% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit i përgjigjen pozitivisht kësaj pyetje. Ndërsa për indikatorin “Kam pirë duhan bashkë me shokët e tjerë të klasës”, rezulton se 4.8% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 8.5% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit përgjigjen pozitivisht. Duket qartë se ky fenomen është rreth dy herë më i theksuar në shkollat e qytetit dhe se duhani konsumohet me tepër në grup se sa në mënyrë individuale.

Tabela Nr.7 Krostabulimet qark/qyetet Tiranë për sjelljet e rrezikshme

Shkollat e Shkollat e Indikatori Qarkut % Qytetit % Asnjëherë 58.5 46.3 Rrallë 30.9 36.8 Kam konsumuar pije Herë pas here 7.4 10.9 alkoolike Shpesh 2.4 3.4 Gjithmonë 0.8 2.6 Asnjëherë 93.5 89.0 Rrallë 2.4 6.8 Kam pirë hashash fshehurazi Herë pas here 0.9 1.9 nga të tjerët Shpesh 0 0.7 Gjithmonë 3.2 1.6 Asnjëherë 96.8 92.8 Rrallë 1.6 1.9 Kam pirë hashash bashkë me Herë pas here 0 2.3 shokët e tjerë të klasës Shpesh 0.8 0.7 Gjithmonë 0.8 2.3 1 24 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Asnjëherë 96.7 96.2 Rrallë 0.8 1.9 Kam konsumuar droga të Herë pas here 0 0.7 tjera përveç hashashit Shpesh 0.9 0 Gjithmonë 1.6 1.2 Asnjëherë 96.7 96.2 Kam shpërndarë drogë te Rrallë 0 1.2 shokët e mi të klasës apo të Herë pas here 0.9 0.7 shkollës Shpesh 1.6 0 Gjithmonë 0.8 1.9 Asnjëherë 95.9 95.9 Kam shpërndarë alkool te Rrallë 1.7 2.6 shokët e mi të klasës apo të Herë pas here 0 0.7 shkollës Shpesh 1.6 0.4 Gjithmonë 0.8 0.4 Asnjëherë 95.8 97.4 Kam marrë pjesë bashkë Rrallë 0.8 1.8 me shokët në dhunimin e Herë pas here 1.7 0 makinave të parkuara në Shpesh 0 0 rrugë Gjithmonë 1.7 0.8 Asnjëherë 95.1 95.8 Kam siguruar ambjente Rrallë 2.5 2.6 për të konsumuar me Herë pas here 0.8 0.4 shokët alkool apo droga të Shpesh 0.8 0.4 ndryshme Gjithmonë 0.8 0.8 Asnjëherë 92.6 84.9 Në festat e organizuara Rrallë 4.2 8.7 privatisht konsumojmë Herë pas here 1.6 4.5 alkool apo droga të Shpesh 0 0.7 ndryshme Gjithmonë 1.6 1.2 Asnjëherë 92.5 96.2 Mbaj thikë apo kaçavidë me Rrallë 4.2 1.1 vehte Herë pas here 0.8 0 Shpesh 0 0.8 Gjithmonë 2.5 1.9 Asnjëherë 71.8 78.0 Kemi ngarë makinën pa Rrallë 10.4 9.4 patur leje drejtimi bashkë Herë pas here 3.2 6.1 me shokët e klasës Shpesh 8.3 2.0 Gjithmonë 6.3 4.5 T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 125

Asnjëherë 90.1 93.1 Jam larguar nga marketi apo Rrallë 7.5 4.5 lokali pa paguar për mallrat e Herë pas here 0.8 1.6 blera apo shërbimet e marra Shpesh 0 0 Gjithmonë 1.6 0.8

Sa i përket indikatorit “Kam konsumuar pije alkoolike”, 41.5% e të rinjve që frekuentojnë shkollat e qarkut dhe 53.7% e të rinjve që frekuentojnë shkollat e qytetit pranojnë se kanë konsumuar alkool të paktën një herë në jetën e tyre. Nëse do t’i referohemi shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se kësaj pyetje i janë përgjigjur 3.2% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 6.0% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Kuptohet qartë se alkooli konsumohet pothuajse dy herë më shumë nga të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit kundrejt të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut.

Gjetje interesante dalin nga interpretimet e rezultateve të marra për indikatorin “Kam pirë hashash fshehurazi nga të tjerët”. Rezulton se 6.5% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 11.0% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit, kanë konsumuar hashash të paktën një herë në jetën e tyre. Nëse do t’i referohemi shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se kësaj pyetje i janë përgjigjur pozitivisht 3.2% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut kundrejt 2.3% të të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Duket qartë që në mënyrë individuale hashashi konsumohet më tepër nga frekuentuesit e shkollave të qarkut. Por një rezultat tjetër shfaqet për fenomenin e pirjes së hashashit në mënyrë kolektive. Kështu, duke iu referuar shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se indikatorit “Kam pirë hashash bashkë me shokët e tjerë të klasës”, i janë përgjigjur pozitivisht 1.6% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut kundrejt 3.0% të të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Pra, të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut preferojnë që ta konsumojnë hashashin në mënyrë individuale ndërsa të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit preferojnë që ta konsumojnë hashashin në mënyrë kolektive. 126 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Për indikatorin “Kam konsumuar droga të tjera përveç hashashit”, rezulton se 3.2% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 3.8% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit kanë konsumuar të paktën një herë në jetën e tyre droga të tjera të ndryshme nga hashashi. Nëse i referohemi shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se kësaj pyetje i janë përgjigjur pozitivisht 2.5% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 1.2% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Ndonëse në numër relativisht të vogël, duket qartë se llojet e drogave të tjera, të ndryshme nga hashashi, konsumohen pothuajse 2 herë më shumë në shkollat e qarkut kundrejt shkollave të qytetit.

Për indikatorin “Në festat e organizuara privatisht konsumojmë alkool apo droga të ndryshme”, nëse i referohemi shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se kësaj pyetje i janë përgjigjur pozitivisht 1.6% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 1.9% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit. Ndonëse numri është relativisht i vogël, ky fenomen është disi më i përhapur në shkollat e qytetit.

Përpunimi i të dhënave të marra për indikatorët “Kam shpërndarë drogë te shokët e mi të klasës apo të shkollës” dhe “Kam shpërndarë alkool te shokët e mi të klasës apo të shkollës”, tregon një rezultat pothuajse të njëjtë: nëse i referohemi shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se treguesi është rreth 2% dhe se fenomeni i shpërndarjes së alkoolit dhe të drogës ndodh pothuajse dy herë më shpesh në shkollat e qarkut se të qytetit.

Sa i përket indikatorit “Kam marrë pjesë bashkë me shokët në dhunimin e makinave të parkuara në rrugë”, kësaj pyetje i janë përgjigjur pozitivisht 1.7% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 0.8% e frekuentuesve të shkollave të qytetit. Duket se të rinjtë me banim në qark dhunojnë dy herë më shumë se të rinjtë e qytetit makinat e parkuara në rrugë. T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 127

Shqetësues është treguesi që del nga analizimi i indikatorit “Mbaj thikë apo kaçavidë me vehte”, pasi kësaj pyetje i janë janë përgjigjur pozitivisht 2.5% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 2.7% e frekuentuesve të shkollave të qytetit. Duket qartë se ky fenomen ka të njëjtën frekuencë, si në qark ashtu edhe në qytet.

Një rezultat interesant del nga analizimi i të dhënave për indikatorin “Kemi ngarë makinën pa patur leje drejtimi bashkë me shokët e klasës”, pasi rezulton se të paktën 28.2% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut dhe 22.0% e të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit e kanë kryer këtë veprim të paktën një herë në jetën e tyre. Nëse do t’i referohemi shumës së përgjigjeve shpesh dhe gjithmonë, rezulton se kësaj pyetje i janë përgjigjur pozitivisht 14.6% e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut kundrejt 6.5% të frekuentuesve të shkollave të qytetit. Duket mjaft qartë që ky fenomen është dukshëm më i përhapur në shkollat e qarkut.

Një nga objektivat e tjerë të këtij studimi ka qënë edhe matja e diferencave të rëndësishme statistikore përsa i përket shfaqjes së sjelljeve antisociale dhe të rrezikshme nga të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut dhe atyre të shkollave të qytetit të Tiranës. Për të parë nëse ka diferenca të rëndësishme statistikore midis këtyre dy grupeve është përdorur testi Mann-Whitney U.

Tabela e mëposhtme jep statistika përshkruese për shkollat e qytetit kundrejt shkollave të qarkut në lidhje me përfshirjen e të rinjve në sjelljet antisociale dhe të rrezikshme 128 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Tabela Nr.8 Renditja e mesatareve për shkollat e qarkut/qytetit në lidhje me përfshirjen në sjelljet antisociale

Mesataret Shkollat e qarkut/ Rankimi i Shuma e N qytetit Tiranë mesatareve rankimeve Përfshirja në sjelljet Shkollat e qarkut antisociale 119 173.24 20615.50 Tiranë Shkollat e qytetit 242 184.82 44725.50 Tiranë Total 361

Tabela Nr.9 Renditja e medianave për sjelljet antisociale

Raport Përfshirja në sjelljet antisociale Shkollat Tiranë N Mediana Shkollat e qarkut Tiranë 119 14.00 Shkollat e qytetit Tiranë 242 14.00 Total 361 14.00

Tabela Nr.10 Rezultatet e testit Mann-Whitney U për sjelljet antisociale

Test Statisticsa Përfshirja në sjelljet antisociale Mann-Whitney U 13475.500 Wilcoxon W 20615.500 Z -.995 Asymp. Sig. (2-tailed) .320 a. Grouping Variable: Shkollat e qarkut/qytetit Tiranë

Nga kjo analizë është marrë rezultati se, nga të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut të Tiranës, këtë grup pyetjesh e kanë plotësuar 119 të rinj, ndërsa nga shkollat e qytetit të Tiranës për këtë grup pyetjesh janë përgjigjur 242 të rinj. Nga ky test ka rezultuar se për të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut (Md = 14, n = 119), ndërsa për të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit të Tiranës (Md T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 129

= 14, n = 242), U = 13475, z = - .995, p = .320. Siç shihet edhe nga vlera e p = .320 (> .05), në këtë rast pohohet që nuk ka diferenca statistikore të rëndësishme në shfaqjen e sjelljeve antisociale midis të rinjve të shkollave të qarkut të Tiranës dhe të rinjve të shkollave të qytetit të Tiranës.

Analizat e mëtejshme të Mann-Whitney U janë realizuar për të parë nëse ka diferenca të rëndësishme nga ana statisktikore midis të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit dhe atyre të qarkut përsa i përket shfaqjes së sjelljeve të rrezikshme. Në tabelat e mëposhtme janë paraqitur këto analiza.

Tabela Nr.11 Renditja e mesatareve për shkollat e qarkut/qytetit në lidhje me përfshirjen në sjelljet e rrezikshme

Rankimi Rankimi i Shuma e Shkollat e qarkut/qytetit Tiranë N mesatareve rankimeve Përfshirja në sjelljet e Shkollat e qarkut Tiranë 95 152.26 14465.00 rrezikshme Shkollat e qytetit Tiranë 235 170.85 40150.00 Total 330

Tabela Nr.12 Renditja e medianave për sjelljet e rrezikshme

Raport Përfshirja në sjelljet e rrezikshme Shkollat Tiranë N Mediana Shkollat e qarkut Tiranë 95 13.00 Shkollat e qytetit Tiranë 235 13.00 Total 330 13.00 130 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Tabela Nr.13 Rezultatet e testit Mann-Whitney U për sjelljet e rrezikshme

Test Statisticsa Përfshirja në sjelljet e rrezikshme Mann-Whitney U 9905.000 Wilcoxon W 14465.000 Z -1.670 Asymp. Sig. (2-tailed) .095 a. Grouping Variable: Shkollat e qarkut/qytetit Tiranë

Edhe nga analizat e këtij testi ka rezultuar se për të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut të Tiranës (Md = 13, n = 95), ndërsa për të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit të Tiranës (Md = 13, n = 235), U = 9905, z = - 1.670, p = .095. Siç shihet edhe nga vlera e p (> se.05), edhe në këtë rast pohohet që nuk ka diferenca statistikore të rëndësishme në shfaqjen e sjelljeve të rrezikshme midis të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut të Tiranës dhe të rinjve frekuentues të shkollave të qytetit të Tiranës.

Për të hetuar mbi modelet shoqëruese që ekzistojnë midis faktorëve të ndryshëm të studimit janë përdorur analizat korrelacionale. Për këtë është interpretuar madhësia e vlerës së koeficientit të korrelacionit. Sipas Cohen (1988), ky koeficient mund të variojë nga -1.00 deri në + 1.00. Kjo vlerë nga ana tjetër tregon dhe fortësinë e marrëdhënies midis dy variablave. Nëse koeficienti është 0 kjo tregon një mungesë perfekte të marrëdhënies. Në se është +1.00 kjo tregon një marrëdhënie pozitive, që do të thotë që rritja e një vlere shoqërohet me rritjen e vlerës tjetër. Dhe nëse vlera e koeficientit të korrelacionit është -1.00 kjo tregon për një marrëdhënie të fortë negative, ulja e një vlere shoqërohet me rritjen e vlerës tjetër. Interpretimi për vlerën e korrelacionit është dhe në spektrin e mëposhtëm. Kështu, një vlerë e r nga .10 deri në .29 tregon për një marrëdhënie të dobët, një vlerë nga .30 deri në .49 tregon për një marrëdhënie T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 131

të mesme, ndërsa një vlerë nga .5 deri në 1.00 tregon për një marrëdhënie të fortë. Është për tu theksuar që ky koeficient nuk tregon një marrëdhënie shkak- pasojë. (Cohen, 1988)

Tabela Nr.14 Lidhja midis dimensionit të “Marrëdhënieve me familjen” me dimensionin e “Përfshirja në sjelljet e rrezikshme”

Korrelacionet* Përfshirja Marrëdhëniet në sjelljet e me familjen rrezikshme Pearson Correlation 1 -.118* Marrëdhëniet me Sig. (2-tailed) .036 familjen N 369 318 Pearson Correlation -.118* 1 Përfshirja në sjelljet e Sig. (2-tailed) .036 rrezikshme N 318 330 *. Korrelacioni është domethënës në nivelin 0.05 (2-tailed).

Marrëdhënia midis dimensionit të “Përfshirja në sjelljet e rrezikshme” dhe dimensionit të “Marrëdhëniet e të rinjve me familjen” është hetuar duke përdorur koeficientin korelacional Pearson. Nga kjo analizë ka dalë që ka një marrëdhënie negative të dobët midis dy variablave, r = -.118, n = 318, p = .036, ku rritja e vlerës së faktorit të marrëdhënieve të të rinjve me familjen shoqërohet me uljen në përfshirjen në sjelljet e rrezikshme. 132 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Tabela Nr.15 Lidhja midis dimensionit të “Problematikat në komunitet” me dimensionin “Përfshirja në sjelljet e rrezikshme”

Korrelacionet Përfshirja në sjelljet e Problematikat rrezikshme në komunitet Pearson 1 .347** Përfshirja në sjelljet e Correlation rrezikshme Sig. (2-tailed) .000 N 330 326 Pearson .347** 1 Problematikat në Correlation komunitet Sig. (2-tailed) .000 N 326 379 **. Korrelacioni është domethënës në nivelin 0.05 (2-tailed).

Marrëdhënia midis dimensionit të “Përfshirja në sjelljet e rrezikshme” dhe dimensionit të “Problematikave në komunitet” është analizuar duke përdorur koeficientin korrelacional Pearson. Nga kjo analizë, ka dalë që ka një marrëdhënie pozitive të moderuar midis dy variablave, r = .347, n = 326, p =.000, ku rritja e vlerës së faktorit të “Problematikave në komunitet” shoqërohet me rritjen e vlerës së faktorit të “Përfshirjes në sjelljet e rrezikshme”.

Tabela Nr.16 Lidhja midis dimensionit të “Notës mesatare të vitit të shkuar” dhe “Përfshirja në sjelljet antisociale”

Korrelacionet Nota mesatare Përfshirja në sjelljet e vitit të antisociale shkuar Pearson Correlation 1 -.174** Nota mesatare Sig. (2-tailed) .002 N 346 324 Pearson Correlation -.174 ** 1 Përfshirja në sjelljet Sig. (2-tailed) .002 antisocial N 324 361 **. Korrelacioni është domethënës në nivelin 0.05 (2-tailed). T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 133

Marrëdhënia midis dimensionit të “Nota mesatare e viti të shkuar” dhe dimensionit të “Përfshirja në sjelljet antisociale” përsëri është analizuar duke përdorur koeficientin korrelacional Pearson. Nga kjo analizë, ka dalë që ka një marrëdhënie të dobët negative midis dy variablave, r = -.174, n = 324, p =.002, ku ulja e vlerës së faktorit të “Notës mesatare” shoqërohet me rritjen e vlerës së faktorit të “Përfshirjes në sjelljet antisociale”.

Tabela Nr.17 Lidhja midis dimensionit të “Notës mesatare” dhe “Përfshirja në sjelljet e rrezikshme”

Korrelacionet Nota mesatare Përfshirja në sjelljet e vitit të shkuar e rrezikshme Pearson Correlation 1 -.205** Nota mesatare Sig. (2-tailed) .000 N 346 290 Pearson Correlation -.205 ** 1 Përfshirja në sjelljet e Sig. (2-tailed) .000 rrezikshme N 290 330 **. Korrelacioni është domethënës në nivelin 0.05 (2-tailed).

Edhe për të analizuar marrëdhënien midis dimensionit të “Përfshirja në sjelljet e rrezikshme” dhe dimensionit të “Notës mesatare” është përdorur koeficienti korrelacional Pearson. Nga kjo analyze, ka dalë që ka një marrëdhënie negative të dobët midis dy variablave, r = -.205, n = 290, p =.000, ku ulja e vlerës së faktorit të “Nota mesatare” shoqërohet me rritjen e vlerës së faktorit të “Përfshirjes në sjelljet e rrezikshme”. 134 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

PËRFUNDIME

Ky artikull ka pasqyruar perceptimet e të rinjve mbi marrëdhëniet e tyre me familjen, me shkollën, problematikat në komunitetet ku ata jetojnë dhe përfshirjes së tyre në sjelljet e antisociale dhe ato të rrezikshme. Kampioni i pjesëmarrësve ka qënë përbërë nga 391 të rinj të klasave të 11-ta të gjimnazeve publike të qytetit dhe të qarkut të Tiranës. Nga raportimet e të rinjve pjesëmarrës në këtë studim rezultuan disa gjetje të rëndësishme, të tilla si:

• Në familjet shqiptare, pjesë e komunitetit të klasave të 11-ta të shkollave të qarkut dhe të qytetit të Tiranës, ekziston fenomeni i dhunës fizike si edhe i dhunës psikologjike, ndonëse rezultatet tregojnë se nuk është një fenomen domethënës.

• Lidhja e të rinjve me prindërit është më e fortë në familjet e të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut krahasuar me ato të qytetit.

• Të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut flasin më shumë me mësuesin kujdestar dhe jo-kujdestar krahasuar me të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit, ndërsa lidhur me takimet me psikologun, nuk ka ndonjë dallim domethënës qark-qytet. Në përgjithësi, preferohet mësuesi kujdestar kundrejt mësuesve jo-kujdestarë ndërsa preferohet shumë më pak biseda me psikologun e shkollës.

• Fenomeni i largimit nga ora e mësimit është shumë më i theksuar tek të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit krahasuar me ata të qarkut.

• Ndihma midis anëtarëve të komunitetit është më e fortë në komunitetet pjesë e qarkut se sa në komunitetet pjesë e qytetit ndërsa përqindja e tensioneve midis anëtarëve të komuniteteve perceptohet njëlloj, si nga të T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 135

rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut ashtu edhe nga ata të qytetit.

• Substancat narkotike mund të gjenden më lehtë në ambientet në afërsi të shkollave të qytetit se sa në ato të qarkut.

• Mundësia për të gjetur armë është më madhe në lagjet që përfshihen në qytet se sa në lagjet që përfshihen në qark.

• Substancat narkotike mund të gjenden më me lehtësi se sa armët, pavarësisht faktit nëse ndodhemi në ambiente banimi apo shkollimi pjesë e qarkut apo në ambiente banimi e shkollimi pjesë e qytetit.

• Tek të rinjtë e moshës shkollore, niveli i sigurisë në ambientet e lagjeve të banimit perceptohet më i lartë nga të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut se sa nga të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit.

• Lojrat e fatit përdoren më shpesh nga të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit krahasuar me të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut.

• Fenomeni i pirjes së duhanit nga të rinjtë e moshës shkollore është rreth dy herë më i theksuar në shkollat e qytetit dhe se duhani konsumohet me tepër në grup se sa në mënyrë individuale.

• Alkooli konsumohet pothuajse dy herë më shumë nga të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit kundrejt të rinjve frekuentues të shkollave të qarkut.

• Në mënyrë individuale hashashi konsumohet më tepër nga frekuentuesit e shkollave të qarkut.

• Të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut preferojnë që ta konsumojnë hashashin në mënyrë individuale ndërsa të rinjtë frekuentues të shkollave të qytetit preferojnë që ta konsumojnë hashashin në mënyrë kolektive.

• Ndonëse në numër relativisht të vogël, llojet e drogave të tjera, të ndryshme 136 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

nga hashashi, konsumohen nga të rinjtë e moshës shkollore pothuajse 2 herë më shumë në shkollat e qarkut kundrejt shkollave të qytetit.

• Të rinjtë e moshës shkollore me banim në qark dhunojnë dy herë më shumë se të rinjtë e qytetit makinat e parkuara në rrugë.

• Mbajtja e armëve te ftohta, si thika apo kaçavida, ka të njëjtën frekuencë, si në qark ashtu edhe në qytet.

• Fenomeni i ngarjes së makinave pa leje drejtimi është dukshëm më i përhapur tek të rinjtë frekuentues të shkollave të qarkut krahasuar me ata të qytetit.

Gjithashtu, nga analizat statistikore u gjet se nuk ka diferenca të rëndësishme nga pikëpamja statistikore midis shfaqjes së sjelljeve antisociale dhe atyre të rrezikshme midis të rinjve frekuentues të klasave të 11-ta të gjimnazeve publike të qarkut të Tiranës dhe atyre të qytetit të Tiranës. Nga analiza e modeleve shoqëruese raportohet që ka një marrëdhënie negative midis faktorit të “Përfshirja në sjelljet e rrezikshme dhe marrëdhëniet me familjen”, r = -.118, n = 318, p = .036, ku rritja e vlerës së dimensionit të marrëdhënieve të të rinjve me familjen shoqërohet me uljen në përfshirjen në sjelljet e rrezikshme. Vlen për t’u nënvizuar që përsa i përket marrëdhënies midis dimensionit të “Përfshirja në sjelljet e rrezikshme” dhe dimensionit të “Problematikave në komunitet” ka dalë që ka një marrëdhënie të moderuar midis dy variablave, r = .347, n = 326, p =.000, ku rritja e vlerës së faktorit të “Problematikave në komunitet” shoqërohet me rritjen e vlerës së faktorit të “Përfshirjes në sjelljet e rrezikshme”. Gjithashtu, edhe nga analiza e modelit shoqërues midis dimensionit të “Përfshirja në sjelljet e rrezikshme” dhe dimensionit të “Notës mesatare”, ka dalë që ka një marrëdhënie negative midis dy variablave, r = -.205, n = 290, p =.000, ku ulja e vlerës së faktorit të “Nota mesatare” shoqërohet me rritjen e vlerës së faktorit të “Përfshirjes në sjelljet e rrezikshme”. T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 137

BIBLIOGRAFI

Blonigen, D. M. (2010). Explaining the relationship between Age and Crime. Contributions from the developmental literature on personality. Retrieved from Clinical Psychology Review Shikuar më Mars 2019: http://dx.doi.org/10.2016/j. cpr.2009.10.001

Cenameri, M. (2013). Bota virtuale, devijanca e sjelljes në adoleshencë dhe punonjësi social. Retrieved Prill 18, 2019, from Doktoratura UT: http://www. doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2014/04/Doktoratura-Monika- Cenameri-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-Departamenti-Pune-Sociale.pdf

Cilingiri, J. (2016). Vlerësim i faktorëve të rrezikut si parashikues të sjelljeve antisociale dhe delinkuente te të rinjtë. Retrieved Prill 2019, from Doktoratura UT: http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/06/ Doktoratura-Julinda-Cilingiri-07-01-2016-.pdf

Cohen, J. W. (1988). Statistical power analysis for the bahavioral sciences (2nd edn). Hillsdale,NJ: Lawrence Erlbaum Associates.

Cohen, L., Manion, L., & Morrison, K. (2011). Research Methods in Education. New York: Routledge.

Euwema, M., & Miedema, E. (2011). Keeping Youth Away from Crime: Searching from best European Practices. Retrieved from The Netherlands. National Report, shikuar më Shkurt 2019: https://www.oijj.org/sites/default/files/netherlands. pdf

Haxhiymeri, E. (2007). www.crca.al. Retrieved Prill 2019, from Kriminaliteti i të miturve në Shqipëri: Analiza e shkaqeve dhe faktorëve: https://www.crca.al/ sites/default/files/publications/Kriminaliteti%20i%20te%20miturve%20 ne%20Shqiperi.pdf 138 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Hawkins, J. D., Herrenkohl, T. I., Farrington, D. P., Brewer, D., Catalano, R. F., Harachi, T. W., & Cothern, L. (2000). Predictors of Youth Violence. Retrieved from Juvenile Justice Bulletin në Shkurt 2019: https://www.ncjrs.gov/pdffiles1/ojjdp/179065. pdf

Jessor, R., Turbin, M. S., & Costa, F. M. (1998). Risk and protection in successful outcomes among disadvantages adolescents. Applied Development Science, , 192-206.

Jessor, R., Van Den Bos, J., Costa, F. M., & Turbin, M. S. (1995). Protective factors in adolescent problem behavior: Moderator effects and developmental change. Developmental Psychology, 31 (6), 923 - 933.

Le Blanc, M., & Bouthillier, C. (2003). A developmental test of the general deviance syndrome with adjudicated girls and boys using hierarchical confirmatory factor analysis. Retrieved from US National Library of Medicine marrë Mars 2019: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/14624263

Morizot, J., & Kazemian, L. (2015). Introduction: Understanding Criminal and Antisocail behavior within deveopmental and multidisciplinary perspective. In J. Morizot, & L. Kazemian, The development of criminal and antisocial behavior (pp. 1-15). Switzerland: Springer.

open.data.al. (2016). Të mitur të dënuar për vepra penale 2005-2015. Retrieved from Open Data shikuar Mars 2019: http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1882/ Të-mitur-të-dënuar-për-vepra-penale-2005-2015

Pettijohn, T. F. (2010). Psikologjia: Një hyrje koncize. Tirana.

PP. (2016-2017). Raporte Vjetore për Gjendjen e Kriminalitetit. Retrieved from Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, shikuar në Mars 2019: http://www.pp.gov.al/web/Raporte_të_Prokurorit_të_Përgjithshëm_353_1. php#.XIVaUyJKjIU T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 139

Aneksi I

Instrumenti i përdorur për mbledhjen e të dhënave

Data: ____________ Kodi:

Përshëndetje!

Në kuadrin e studimit “Perceptimi i nxënësve të gjimnazeve të Tiranës mbi faktorët dinamikë që lidhen me përfshirjen në sjelljet antisociale dhe të rrezikshme”, po zhvillohet ky sondazh, i cili synon të mbledhë të dhëna mbi çështjen. Pjesëmarrja në këtë sondazh është krejtësisht në mënyrë vullnetare dhe të gjitha përgjigjet që ju do të jepni janë tërësisht konfidenciale. Të dhënat do të kodohen dhe rezultatet do të përdoren vetëm për qëllime studimore. Pyetsorët janë anonimë dhe do të kenë vetëm kodin i cili është një numër që nuk ju identifikon. Lutemi, përgjigjet tuaja të sinqerta na ndihmojnë që edhe rezultatet e këtij studimi të jenë sa më afër realitetit.

Ju falenderojmë për kohën që po na kushtoni dhe ndihmën që po na jepni! 140 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Seksioni A: Të dhëna të përgjithshme

A1 Mosha A2 Gjinia Femër Mashkull A3 Nota mesatare e vitit të kaluar (me përafërsi)

A4 Punësimi i Nënës A5 Punësimi i Babait

I punësuar në publik I punësuar në publik

I punësuar në privat I punësuar në privat

I vetëpunësuar I vetëpunësuar

Pensionist Pensionist

Tjetër Tjetër

A6 Arsimimi i Nënës A7 Arsimimi i Babait

Arsim pasuniversitar Arsim pasuniversitar

Arsim universitar Arsim universitar

Arsim i mesëm Arsim i mesëm

Arsim 8/9 vjeçar Arsim 8/9 vjeçar

Arsim fillor Arsim fillor T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 141

Seksioni B: Të dhëna rreth perceptimeve për faktorët dinamikë dhe përfshirjen në sjelljet antisociale dhe të rrezikshme

Lutemi, për pohimet e mëposhtëme shënoni + ose v në kuadratin ku jeni dakord me pohimin

Herë Asnjë- Gjith- Rrallë pas Shpesh herë monë here B1 Flas me nënën për problemet e mia B2 Flas me babain për problemet e mia Flas me mësuesen/mësuesin B3 kujdestar për problemet e mia Flas me prindërit për problemet B4 e mia B5 Jam larguar nga ora e mësimit Ka patur raste kur kam qënë B6 dëshmitar i përdorimit të dhunës fizike në familjen time Ka patur raste kur kam qënë B7 dëshmitar i përdorimit të dhunës psikologjike në familjen time B8 Kam konsumuar duhan B9 Kam konsumuar pije alkoolike Jam ngacmuar nga shokët/ B10 shoqet e klasës për shkaqe të ndryshme Kam ngacmuar shokët/shoqet e B11 klasës për shkaqe të ndryshme Më pëlqen të shoqërohem me B12 shokë me moshë më të madhe se unë B13 Jam përdorues i lojrave të fatit Jam përdorues i lojrave B14 kompjuterike Luaj në kompjuter videolojra me B15 sporte ekstreme apo me dhunë Jam kthyer në shtëpi në orët e B16 vona të natës Më pëlqen të ngacmoj të B17 moshuarit Më pëlqen që të jem anëtar i një B18 grupi të caktuar brenda klasës sime Bashkë me grupin jemi ndeshur B19 fizikisht me anëtarët e grupeve të tjera Bashkë me grupin kemi B20 shkëmbyer sharje dhe fyerje me anëtarët e grupeve të tjera 142 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Më pëlqen të flas/të këndoj në B21 rrugë me zë të lartë Kam pirë duhan fshehurazi nga B22 të tjerët Kam pirë duhan bashkë me shokë B23 të tjerë të klasës Kam pirë hashash fshehurazi nga B24 të tjerët Kam pirë hashash bashkë me B25 shokë të tjerë të klasës Kam konsumuar droga të tjera B26 përveç hashashit Kam shpërndarë drogë tek B27 shokët e mi të klasës apo të shkollës Kam shpërndarë alkool tek B28 shokët e mi të klasës apo të shkollës Kam marrë pjesë bashkë me B29 shokët në dhunimin e makinave të parkuara në rrugë Kam siguruar ambiente për të B30 konsumuar me shokët alkool apo droga të ndryshme Në festat e organizuara privatisht B31 konsumojmë alkool apo droga të ndryshme Mbaj thikë apo kaçavidë me B32 vehte Kemi ngarë makinën pa patur B33 leje drejtimi bashkë me shokët e klasës Jam larguar nga marketi apo B34 lokali pa paguar për mallrat e blera apo shërbimet e marra Kam marrë nga shtëpia B35 vjedhurazi lekë për blerje të ndryshme Në lagjen ku unë jetoj anëtarët B36 e komunitetit ndihmojnë njëri- tjetrin Në lagjen ku unë jetoj ka patur B37 raste të tensioneve të ndryshme midis banorëve Mësuesit na bëjnë me dije për B38 pasojat ligjore të sjelljeve të rrezikshme Kam biseduar me mësuesin kur B39 kam qënë viktimë e ngacmimeve të ndryshme

B40 Isjelljet kam treguar mësuesit për e këqija të shokëve të mij T E MA I I I - P E R C E P T I M I I N X Ë N Ë SVE T Ë GJ I M NA Z E VE T Ë T I RAN Ë S M B I FAKTO R Ë T D I NAM I K Ë Q Ë L I D H E N M E P Ë R F S H I RJ E N N Ë S J E L L J E T AN T I S O C IAL E D H E T Ë R R E Z I KS H M E 143

Kam biseduar me psikologen e B41 shkollës kur kam qënë viktimë e ngacmimeve të ndryshme

B42 Sa e pranishme është policia në lagjen ku banoni

Nuk Ka Mundësia Gjenden Ka pak ekzi- mun- është e me mundësi ston dësi madhe lehtësi Në lagjen ku unë jetoj B43 mundësia për të gjetur substanca narkotike Në ambjentet pranë shkollës sime mundësia B44 për të gjetur substanca narkotike Në lagjen ku unë jetoj B45 mundësia për të gjetur armë

Mundësia Nuk Ka pak Ka Gjith- është e ekziston mundësi mundësi monë madhe Në lagjen ku unë banoj mundësia B46 për të qënë viktimë e ndonjë vjedhjeje Në lagjen ku unë banoj mundësia për të ecur i B47 sigurtë pasi të ketë ka rënë nata

Jemi Unë kam Jemi Kemi Kemi mjaft shumë dhomën ngushtë hapësirë hapësirë ngushtë time Në shtëpinë B48 time

Gjith- Aspak Pak Disi Shumë monë Kam frikë se mos dënohem për B49 sjellje të rrezikshme 144 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 145

TEMA IV

Ndërmjetësimi dhe drejtësia restauruese si mënyra alternative përballë sistemit të drejtësisë penale

Autor: Kostanca Sovjani73

73 Kostanca Sovjani në vitin 2017 është diplomuar në masterin ”Administrim i Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë” pranë Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ka kryer kualifikim të mëtejshëm në vitin 2018 pranë Akademisë Profesionale Elita, duke marrë titullin ”Njohës i Ligjeve”. Ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht mban pozicionin e inspektores pranë Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Tiranë. 146 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 147

Abstrakti

Gjatë viteve të fundit, në shoqërinë ku jetojmë, jo vetëm në vendin tonë, por dhe në vende të tjera qoftë dhe në ato të zhvilluara, pra pavarsisht stadit të zhvillimit spikatet së tepërmi një fenomen si konflikti mes individësh ose grupe individësh. Ai është pjesë e pashmangshme e gjithë veprimtarisë njerëzore në përgjithësi. Kjo ndodh për shkak se mes individëve ka ballafaqime gati në çdo moment dhe në to nuk ndahen gjithmonë mendime, perceptime, konceptime, arsyetime të njëjta, duke çuar kështu rrjedhimisht në krijimin e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve. Disa arsye të lindjes së tyre janë: pavetëdija, varfëria, mjedisi socio- kulturor, ndikimi shoqëror, sjelljet shumë të hershme antisociale, dhuna dhe keqtrajtimi në familje. Mosmarrëveshjet e lindura prej tyre i vendosin individët në kontakt me ligjin. Për zgjidhjen e tyre përdoren proceset tradicionale, që janë proceset gjyqësore. Gjithashtu, dhe zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve përmes drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit në çështjet penale, po ze një hapësirë në legjislacionin shqiptar e cila praktikohet si për të rriturit ashtu dhe për të miturit, ku Kodi Penal parashikon ato vepra penale apo kundravajtje të cilat janë të një rrezikshmërie të ulët dhe zgjidhen përmes tyre. Këto mënyra kanë një impakt pozitiv si tek shkelësi i ligjit, viktimat dhe komuniteti apo shoqëria në tërësi. Avantazhi i tyre është rehabilitimi dhe riedukimi i individëve kundravajtës për ti bërë ata të denjë për shoqërinë, duke i riintegruar sërisht në të.

Fjalët kyçe: Konflikt, Drejtësi Penale, Ndërmjetësim, Drejtësi Restauruese, Rol rehabilitues, Rol riedukues. 148 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

HYRJA

Në jetën e përditshme, veç mirëkuptimit dhe përshtatjes vihet re dhe një formë tjetër që i përball jo rrallë herë individët ose grupe individësh mes tyre. Kjo formë është konflikti, që pavarësisht stadit të zhvillimit të kujtdo shoqërie është pjesë e pashmangshme, e cila rrjedhimisht vjen si pasojë e një ndërveprimi reciprok mes individësh. Për t’i dhënë një lloj përkufizimi mund të themi: Konflikti është një situatë ku dy ose më shumë individë që janë pjesëmarrës në të, duke qenë se kanë mendime, interesa, arsyetime, përceptime të ndryshme mes tyre, krijojnë një papërputhshmëri që devijon në mosmarrëveshje mes tyre, të cilat përshkallëzohen edhe më tej.74 Zgjidhjet e këtyre mosmarrëveshjeve mund të zgjidhen përmes drejtësisë penale por dhe përmes drejtësisë restauruese e ndërmjetësimit. Për të kuptuar më mirë funksionimin e tyre, qëllimi i këtij studim qëndron në identifikimin e arsyeve që i çojnë individët drejt konflikteve dhe që i vendosin individët në kontakt me ligjin. Në përcaktimin e dy formave alternative Ndërmjetësimin dhe Drejtësinë Restauruese dhe përcaktimin e pikave krahasimore mes drejtësisë penale dhe drejtësisë restauruese.

Studimi ka në fokus të vërtetojë nëqoftëse ka impakt pozitiv përdorimi i drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit në zgjidhjen e konflikteve për individët të cilët janë në konflikt me ligjn.

Për të arritur në vërtetësin e saj duhet të përmbushen disa objektiva gjatë këtij studimi të cilat janë: 1-Të kuptojmë arsyet e fillimit të konflikteve; 2- Të kuptojmë rëndësinë e ndërmjetësimit dhe drejtësisë restauruese duke zbuluar efektet pozitive të tyre tek viktima, kundravajtësi dhe shoqëria; 3-Të evidentojmë vështirësitë që hasen gjatë përzgjedhjes të këtyre mënyrave për zgjidhjen e konflikteve.

74 Gjoka.R “Cikël leksionesh” Tiranë,2016 T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 149

PËRKUFIZIMET

Konflikti mund të përkufizohet si një situatë faktike në të cilën elementët që duken të papajtueshme ushtrojnë forcë në drejtime të kundërta ose divergjente. Këto forca divergjente krijojnë tension, por jo domosdoshmërisht armiqësi ose luftë.75

Drejtësia Restauruese është një qasje ndaj krimit,e cila njeh pasojat e krimit mbi viktimën, komunitetin në të cilin është kryer krimi dhe shkelësin. Fokusi parësor është të riparojë dëmin e shkaktuar nga shkelja, të zhdëmtojë komunitetin dhe viktimën dhe të kthejë shkelësin në një pozicion produktiv në komunitet.76

Sipas Tony Marshall Drejtësia Restauruese përfaqëson” Një proces në të cilin palët e konfliktit vendosin sëbashku për mënyrën se si do të zgjidhin pasojat e ardhura nga vepra penale dhe ndikimin e saj në të ardhme. Sipas Restorative Justice Consortium UK:Drejtësia Restauruese duhet të vendosë në balance interesat e viktimës dhe komunitetit me nevojën për të riintegruar autorin e veprës penale në shoqëri.77

Ndërmjetësimi është një alternativë e zgjidhjes së konflikteve miqësisht, me marrëveshje, me pëlqim,me falje.Në rast se palët nuk janë të kënaqur me pasojat e ndërmjetësimit mund t’i drejtohen alternativave të tjera të zgjidhjes së konflikteve si asaj gjyqësore.78

75 Gjoka.R“Cikël leksionesh’, 2016. 76 Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve“Drejtësia Restauruese dhe Ndërmjetësimi për të miturit” Tiranë, 2011. 77 http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/09/Drejtesia_ Restauruese_ne_Shqiperi.pdf 78 Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve“Drejtësia Restauruese dhe Ndërmjetësimi për të miturit” Tiranë, 2011 150 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

METODOLOGJIA

Sikurse u përmend dhe më siper, studimi ka në fokus drejtësinë restauruese dhe ndërmjetësimin dhe impaktin që këto mënyra ofrojnë për individët në kontakt me ligjin. Në komponentët kryesor të kërkimit kemi përshkrimin e shkaqeve apo arsyeve që i përfshin këta inidividë në situata konflikti, dhe mënyrat e zgjidhjes së këtyre konflikteve, duke përfshirë këtu dhe drejtësinë restauruese dhe ndërmjetësimin, përveç sistemit tradicional që është drejtësia penale. Së dyti paraqesim se në çfarë mase e njohin drejtësinë restauruese dhe ndërmjetësimin individët e pyetur dhe theksojmë se sa i preferojnë ata këto dy programe për të zgjidhur situatat konfliktuale.

Rishikimi i literatures ishte nje element kyç që ndihmoi për të përcaktuar instrumentat (mjetet,metodat) e duhur që do të përdornim për të ndërtuar strukturën e studimit.

Mbledhja e të dhënave të këtij studimi mbështetet në metodën cilësore, për të pasur një analizë më të theksuar. Kjo metodë përfshin procesin e pyetësorëve të cilët janë strukturuar me pyetje të alternuara, pyetje të hapura dhe pyetje me alternativa, qëllimi i së cilës është përftimi i informacionit të thelluar dhe të efektshëm për studimin. Për plotësimin e këtij pyetësori u përdor kampionimi rastësor ku morën pjesë 44 individë nga Shërbimi i Provës dhe 49 nga Studio Ligjore .Të dhënat e përftuara të 93 pyetësorëve të realizuar përpunohen me përdorimin e programit SPSS.

Studimi u realizua ne qytetin e Korçës, ku nga shtrirja gjeografike përfaqëson një nga qytetet e Shqipërisë, por dhe për të parë se si funksionojnë në një nga rrethet e vendit me numrin e popullsisë më të ulët se kryeqyteti i vendit, drejtësia restauruese përkrah asaj penale. Zyra vendore e Shërbimit të Provës dhe Studioja T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 151

Ligjore u zgjodhën për arsye se janë pjesë përbërëse e sistemit të drejtësisë në të cilat operohet me zbatimin e ligjit.

Shkaqet që i çojnë individët në konflikt.

Shqipëria është një vend i cili ka filluar të evoluojë, duke marrë shembullin e vendeve të zhvilluara dhe gradualisht dhe një pjesë e individëve lënë pas kulturën tradicionale dhe duke adaptuar elementë të kulturës moderne. Kultura moderne e spikatur në vendet e zhvilluara vihet re se parapëlqehet të përdoret dhe nga vendi ynë. Shqipëria është vend i cili ka filluar gradualisht ta përqafojë modernizimin, pra të renë. Individët të cilët bazohen tek moderniteti kërkojnë të thyejnë rregullat e vendosura, të largohen nga zakonet dhe traditat e mëparshme të cilat e kufizojnë, e ndrydhin disi atë dhe zgjedhin, të jenë më bashkëkohorë ose më trendy, më të pavarur. Por në disa raste kjo lloj zgjedhjeje mund të arrijë deri atje sa ti bëjë këta individë të shfaqin sjellje shmangëse të cilat janë të dëmshme për shoqërinë. Kjo konstatohet dhe nga një studimi i kryer më herët në një nga shkollat e kryeqytetit “Eqerem Cabej” për “Menaxhimin e konflikteve në shkolla.” Në këtë studim forma e përdorur ishte një pyetësor i ndërtuar me një shumëllojshmëri pyetjesh për të kuptuar arsyet që e çojnë këtë targetgrup drejt konflikteve, ku këtij pyetësori i ishin përgjigjur të dyja gjinitë, dhe kampioni ka qenë rastësor. Disa nga këto pyetje ishin si vijon: Cilat janë shkaqet e këtyre konflikteve? Sa shpesh keni marre pjesë në to?,A ndërhyn dikush në ndonjë rast konflikti ?, A ju thërrasin shokët në shkollë me fjalë ofenduese?, A është bullizmi nxitës i konflikteve tek ju ?A kanë qenë ndonjëherë rrjetet sociale një shkaktar i konflikeve tuaja ?

Dhe nga përgjigjet që u konstatuan nga pyetësori u vu re se 70% e individëve i përkisnin gjinisë mashkullore, jo rrallë here ishin gjendur përballë mosmarrëveshjeve me njëri-tjetrin, por dhe jashtë institucionit, të cilat duke mos 152 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

u trajtuar në kohën e duhur dhe me mënyrën e duhur ishin përshkallëzuar në konflikte ku shkaqet që çonin në lindjen e tyre ishin ndikimi i rrethit shoqëror, ajo që nuk duhet lënë pa u përmendur edhe nuk është lënë mënjanë nga ky pyetësor është dhe ndikimi i madh i teknologjisë në ditët e sotme, sidomos rrjetet e ndryshme sociale të cilat janë të aksesueshme nga pjesa më e madhe e popullsisë dhe ku ndodh dhe keqkuptimi në këto rrjete, pavetëdija në momentin e veprimit, bullizmi. Në 30 % të rasteve rezulton se për zgjidhjen e konfliktit nuk ka ndërhyrë askush, dhe konfliktet kanë vazhduar edhe përtej institucionit duke kryer kështu dhe veprime të paligjshme më tej.

Një tjetër studim i kryer i vitit 2017 “Mbi kultivimin dhe përdorimin e drograve ” nga intervistat e realizuara me individët që merrnin pjesë në përdorimin e drograve dhe alkoolit kishin pohuar se kishin qenë pjesë e konflikteve dhe u vu re se 90 % e këtyre invididëve kishin qenë në kontakt me ligjin. Arsyet e konstatuara kishin qenë ato ekonomike, varfëria, mjedisi socio-kulturor në të cilin jetonin dhe ndikimi shoqëror, sjelljet shumë të hershme antisocial, dhuna dhe keqtrajtimi në familje.

Të gjitha llojet e konflikteve që lindin si pasojë e këtyre shkaqeve janë të domosdoshme që të zgjidhen në kohën e duhur dhe me mënyrat më efikase dhe të përshtatshme sipas rastit të konfliktit.

Drejtësia Restauruese dhe Ndërmjetësimi, si formë alternative për menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve apo mosmarrëveshjeve është bërë pjesë e zbatueshme dhe në realitetin shqiptar. Historiku i zhvillimit të drejtësisë restauruese daton që në vitet e mëparshme megjithëse jo me këtë emërtim dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por nëpërmjet elementëve të cilët sot përfshihen në metodat restauruese.79

79 http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/09/Drejtesia_ Restauruese_ne_Shqiperi.pdf T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 153

Ndërsa në fillimet e viteve 1990 të shekullit XX, qasje të reja ndaj konflikteve u bënë të njohura nga Zelanda e Re dhe Australia dhe si pasojë ishin identifikuar si forma të drejtësisë restauruese. Në këto vende grupe njerëzish, akoma më të mëdha, duke përfshirë miqtë dhe familjarët e viktimës dhe kundravajtësit, janë bashkuar për të diskutuar dhe vendosur për një gamë të gjerë të çështjeve. Për më tepër, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë penale si p.sh., policia, mund të marrin pjesë në seanca. Këto u quajtën “Rrethe të Paqes”, të cilët më pas filluan të njiheshin nga disa gjykata penale si një mënyrë për të zgjidhur çështjet penale. Këto zhvillime patën një ndikim të thellë në përdorimin e konceptit të drejtësisë restauruese. Nga disa kjo u kuptua si një qasje që kishte si pikë kryesore bashkimin e sa më shumë palëve të interesuara e të prekura nga krimi.80

Edhe për shqiptarët, ndërmjetësimi nuk është një fenomen apo nocion i panjohur. Në vite, shqiptarët janë përpjekur të zgjidhin me pajtim konfliktet e tyre shoqërore dhe juridike. Me anë të zgjidhjes miqësore të konflikteve minimizohen pasojat e veprimeve keqdashëse e të paligjshme. Nga njëra anë, restaurohen individët e përfshirë në këto konflikte dhe nga ana tjetër restaurohet e gjithë shoqëria dhe mënyra e jetesës së tyre. Qëllimi i restaurimit të individit që kryen një vepër penale apo një veprim të paligjshëm realizohet që të riintegrohet në shoqëri, gjithashtu ruhen vlerat positive që ai mbart në vetevete dhe punohet jo vetëm për ta ndërshkuar por për të ndryshuar pjesët e tij negative.81

Drejtësia Restauruese është një metodë që synon të arrijë të gjejë një zgjidhje për të realizuar objektivat për pasjen e një komuniteti më të mirë dhe ku çdo e keqe arrin të korrigjohet dhe të ndryshohet me format dhe mënyrat më të mira dhe më demokratiket, ku qëllimi është interesi më i lartë i individëve që e përbëjnë atë.

80 Save The Children“Modele trajnimi për Ndërmjetësim dhe Dialog Restaurues”Tiranë, 2015 81 Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve ”Drejtësia Restauruese dhe Ndërmjetësimi për të mitur” Tiranë, 2011. 154 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Ndërmjetësimi është teknikë ose ndryshe thjesht metoda si duhet të realizohet kurse Drejtësia restauruese është pikërisht finalizimi me sukses i kësaj metode. Të dyja janë pjesë e së njëjtit proces dhe rrjedhimisht janë të lidhura ngushtësisht në mënyrë të pazgjidhshme me njëra – tjetrën. Disa pika i dallojnë , drejtësia restauruese synon që ndërshkimi i të akuzuarit të ketë rol riedukues dhe rehabilituese për ta kthyer të akuzuarin mbas vuajtes së dënimit në një pjestar të qytetëruar të komunitetit dhe pa pasur frikën që ai mund ti kthehet sërisht krimit dhe burgut. Drejtësia Restauruese zbatohet për disa vepra penale.

Neni 59 dhe 284 i Kodit të Procedurës Penale veprat penale që përfshin dhe që zgjidhen me ndërmjetësim janë :

1. Veprat penale kundër shëndetit;psh: rrahja , plagosja e lehtë me dashje, plagosja e rëndë nga pakujdesia

2. Vepra penale kundër moralit: fyerja ,shpifja.

Rastet që parashikohen në nenin 59:

Dëmtimet me dashje, plagosje e rëndë dhe e lehtë nga pakujdesia,shpifja, ndërhyrje të padrejta në jetën private, fyerja, dhunimi i banesës, përhapja e të dhënave personale, shkelja e paprekshmërisë së banesës, plagjiatura.

Rastet që parashikohen në nenin284:

Plagosje e rëndë me dashje, marrëdhënie seksuale me të rritura ose ne gjini ,fyerja dhe shpifja për shkak të detyrës, përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike, pengimi për martesë ose divorc.

Duke u fokusuar tek baza ligjore për ndërmjetësim në çështjet penale Kodi i Procedurave Penale parashikon se në rastin e veprave që ndiqen me kërkesën e të dëmtuarit akuzues dhe që parashikohen nga neni 59 i po këtij kodi, gjykata thërret të dëmtuarin dhe atë kundër të cilit është bërë kërkesa për gjykim dhe u T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 155

propozon zgjidhjen e çështjes me pajtim82. Për veprat penale të parashikuara në nenin 284, i dëmtuari mund të ankohet në policinë gjyqësore ose prokurori dhe çështja dërgohet ose për ndërmjetësim jashtëgjyqësor ose në gjykatë.

Ky process krijon hapësira dhe mundësi për dialog dhe mirëkuptim ndërmjet viktimës dhe të akuzuarit, duke shmangur heqjen e lirisë së të akuzuarit dhe pasojat e tij sociale dhe personale. Në procesin penal që realizohet për të miturit një nga qëllimet kryesore nuk është dënimi me burgim por zbatimi i disa masave të tjera riedukuese pra zbatimi i drejtësisë restauruese. Këtu bazohemi tek argumenti se nëqoftëse një shkelës i mitur , pra personi nën moshën 18 vjec i cili është supozuar të kryejë një krim , nuk veçohet nga të rriturit e burgosur , për të, burgu do të jetë si një shkollë e krimit dhe rrjedhimisht do të pengohet riedukimi i tij .

Dialogu dhe marrëveshjet janë dy elementët thelbësore dhe të mundëshëm të drejtësisë restauruese. Fuqia e dialogut restaurues qëndron në nxitjen e një mjedisi ku mbizotëron respekti, besimi, ku dëgjohesh me kujdes dhe ku thuhet e vërteta.83

Drejtësia restauruese zbatohet në pesë momente:

1-Në fazen e paraburgimi :

Ajo zbatohet si për të miturit ashtu dhe për të rriturit. Organi që është përgjegjës për hetimin pasi merr pëlqimin e palëve e referon çështjen për ndërmjetësim për t’u përfshirë në programin e drejtësisë restauruese. Në fund kur arrihet në marrëveshje, ajo i paraqitet organit referues si formë alternative e zgjidhjes.

82 Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve “Ndërmjetësimi dhe Drejtësia Restaurese për të Mitur”, Tiranë 2011. 83 Save The Children”Modele Trajnimi për ndërmjetësim dhe dialog restaurues”Tiranë 2015. 156 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

2-Për të miturit e akuzuar dhe liruar me kusht;

Kur i akuzuari është liruar me kusht, mbikqyrësi mund të sigurojë takim mes të akuzuarit dhe viktimës në mënyrë që i akuzuari të kërkojë falje dhe të bëjë kompromis. Mbahen kur është liruar me kusht ose para fillimit të procesit gjyqësor.

3-Në sistemin e burgjeve:

Këto praktika ndihmojnë të burgosurit për të zhvilluar një proces ndërgjegjësues pendese dhe keqardhjeje për viktimën. Gjithashtu mundësohet takimi dhe me anëtarët e tjerë që mbajnë qëndrim ndaj kundravajtësit. Takimi mundësohet dhe me familjarët, komunitetin për të diskutuar si mund të vendosen marrëdhënie të mira ndërmjet tyre. Për të krijuar dhe një kulturë brenda burgut duke zgjidhur paqësisht konfliktet.

4-Tek të liruarit me kusht dhe në Shërbimin e Provës.

Viktima dhe i dënuari takohen dhe gjatë ndërmjetësimit arrijnë marrëveshjen e cila do merret në konsideratë nga gjykata për të vendosur nëqoftëse do të lirohet me kusht dhe në cilat kushte , duke u marrë vendimi për lirimin me kusht dhe kalimin në Shërbimin e Provës.

5-Ndërmjetësimi viktimë –kundravajtës për të miturit në konflikt me ligjin, i realizuar bashkë me policinë, ku oficerët e policisë referojnë raste për ndërmjetësim duke zbatuar programin e Drejtësisë Restauruese.

Si të tilla po rendisim dy programet e Drejtësisë Restauruese që janë:

1-Programet e ndërmjetësimit viktimë-kundravajtës: këtu përmes rolit të ndërmjetësit synohet të realizohet takimi i viktimës dhe kundravajtësit për të diskutuar të dyja palët mendimet e tyre në lidhje me shkeljen dhe mundësitë që duhen ndërmarrë për ta korrigjuar dëmin e shkaktuar. T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 157

2-Programet e takimit gjithëpërfshirës ose ndryshe takimet ne grup , të cilat janë të ngjashme me programin e parë, por këtu marrin pjesë dhe familjarët dhe përfaqësuesit e bashkësisë.

Por këto konflikte kanë nevojë që të zgjidhen për të mos u përshkallëzuar më tej dhe për të mos pasur ndikim negative në shoqëri. Prandaj është e nevojshme të fokusohemi tek mënyrat e zgjidhjes së tyre, përmes proceseve të ndryshme .

Ndërmjetësimi

Për sa i përket legjislacionit shqiptar në aspektin e ndërmjetesimit ai ka pësuar tre herë ndryshime, në vitin 1999, 2003 dhe së fundmi me ligjin aktual që është ai i 2011.

Një përkufizim që jep ligji për ndërmjetësimin “Ndërmjetësimi është një veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjëanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin”. 84

Ai funksionon në çdo fazë të konfliktit. Programet e ndërmjetësimit mund të veprojnë si në fazën paragjyqësore, ashtu edhe gjatë asaj gjyqësore.Ato,gjithashtu mund të ofrohen edhe në fazën para dhënies së vendimit, por mund të jetë i suksesshëm edhe gjatë fazes së dënimit (vuajtjes së burgimit) e të bëhet pjesë e rehabilitimit. 85 Konsiderohet si një proces ose një formë alternative e zgjidhjes së konflikteve, me anë të marrëveshjeve, pëlqimeve duke biseduar. Nëqoftëse palët

84 https://drejtesia.gov.al/ëp-content/uploads/2017/10/Ligji_nr_10385_ dt_24.02.2011-1.pdf. 85 http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/09/Drejtesia_ Restauruese_ne_Shqiperi.pdf 158 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

nuk janë të kënaqur nga pasojat e kësaj forme atere mund t’i drejtohen përsëri procesit gjyqësor. Kjo metodë ju jep mundësi palëve që të vendosin raportet e mëparshme pasi ato janë ndërprerë nga kryerja e një vepre penale.

Duke funksionuar në çdo fazë ai mund të shoqërohet me largim nga ndjekja penale, të jetë i ndërthurrur me një paralajmërim nga policia, të shfaqet paralel me ndjekjen penale, të jetë pjesë e një dënimi, ose të ndodhë pas dënimit. Ndryshim i rëndësishëm është nëse ndërmjetësimi do të ndikojë ose jo në vendimet gjyqësore. Edhe në këtë rast viktima i bën me dije pasojat që ka pasur nga kjo vepër penale dhe përsëri mund të ndërtojnë një plan rikuperimi të dëmit.

Gjithashtu një teknikë e dobishme është ajo e ‘Riparimit të tërthortë të dëmit” ku konsiston në një marrëveshje me vullnet të lirë nga kundravajtësi për të marrë punë në komunitet ose pjesëmarrje në programe rehabilitimi. Institucioni përkatës që i mbikqyr dënimet alternative është dhe Shërbimi i Provës .

Vënia në provë është një ndërshkim ,një metodë për të trajtuar të dënuar të veçantë, e cila konsiston në pezullimin me kusht të të dënuarit penal dhe vënien nën mbikqyrje të dënuarin i cili merr dhe udhëzime dhe trajnim individual. Edhe pse ka në fokus të dënuarin, i kushton dhe vëmendje të dëmtuarit. Gjithashtu bashkëpunon me shërbimet e ndërmjetësimit psh siç ështe Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve (FZKPM), duke referuar raste të ndryshme, duke zbatuar Ligjin nr. 10385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Për sa i përket formave të ndërmjetësimit ai klasifikohet në dy :

1-Ndërmjetësimi rastësor, i cili është i gjendëshëm kudo në jetën e përditshme nga persona të ndryshëm si shoku , prindi, eprori etj

2-Ndërmjetësimi profesional, i cili për të zgjidhur konfliktin kërkon një ndërmjetës të kualifikuar , me aftësi personale dhe profesionale të fituara nga trajnimet. T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 159

Për këtë arsye ka një procedurë qe duhet të ndjekë që është ;

1-Pranimi i ndërmjetësimit me pëlqim të palëve .

2-Pranimi i zhvillimit të një seance ndërmjetësimi.

3-Pajtimi i palëve,

4-Zgjidhja e konfliktit,

5-Nënshkrimi i një aktmarrëveshjeje.

Për të realizuar këtë procedurë dhe para nisjes së një seance çdo ndërmjetës që do të zhvillojë seancën e ndërmjetësimin ndjek një sërë rregullash dhe hapash që tek mbledhja e informacioneve, takimet mes palëve, identifikimi i personave ndihmës për zgjidhjen, organizimi i seancave, zhvillimi i seancës me përpikmëri të zbatimit të ligjeve, deri tek përfundimi i saj. Të gjithë procedurën ja u bën të ditur palëve dhe çdo palë nëse nuk është dakort ta vazhdojë një seancë ndërmjetësimi mund ti japë fund në çdo moment .

Gjithashtu , nuk mund të lihet pa trajtuar sistemi tradiconal, pra sistemi i drejtësisë penale, duke e vendosur në raporte krahasuese me drejtësinë restauruese.Vlen të theksohet se edhe sistemet e drejtësisë penale më bashkëkohore fokusohen në shkeljen e ligjit, në nevojën për të mbajtur shkelësit e ligjit si përgjegjës duke i’u atribuar dënimin përkatës. Viktimat e krimit janë element dytësor në proces, por me të drejta që i’u garantohen nga Kodi i Procedurës Penale. Krimi konsiderohet si vepër kundër shtetit, i cili ,si rrjedhojë është pronar i konfliktit dhe për pasojë vendos vetë si t’i pëgjigjet atij.

Për këto arsye, edhe rezultati i të gjithë sistemit të drejtësisë penale është hedhur te shkelësi i ligjit. 86

86 Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve“Drejtësia Restauruese dhe Ndërmjetësimi për të miturit” Tiranë, 2011 160 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Vepra penale trajtohet si fenomen juridik, si fenomen social dhe si veprim apo sjellje e njeriut të caktuar me të cilën dëmtohen apo rrezikohen vlerat e caktuara të shoqërisë apo individit, ku dy nga kushtet për ekzistencën e veprës penale janë :

Kushti i parë është që vepra të jetë e kundërligjshme.Ligjëdhënësi mund t’i përcaktojë si vepra penale vetëm ato vepra, të cilat sipas kushtetutës, konventave ndërkombëtare dhe sistemit juridik të vendit i dëmtojnë apo i rrezikojnë të mirat juridike të njeriut apo të shoqërisë.

Kushti i dytë është pasoja e dëmshme apo rrezikshmëria, bën të mundshme të zgjidhet dilema, nësë është fjala për vepër penale apo kundravajtje. 87

Duke i’u referuar Kodit Penal gjejmë të sanksionuar llojet e dënimeve për shkelsit e ligjeve që janë dënime kryesore ku për personat që kanë kryer krime jepen dënime me burgim të përjetshëm, dënime me burgim, dënime me gjobë; për personat që kanë kryer kundravajtje penale jepen dënime me burgim, dënime me gjobë. Sëbashku me këto dënime mund të jepen dhe një ose disa nga dënimet plotësuese. Vlen të përmendim dhe Ligj Nr. 10023, datë 27.11.2008, për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin NR.7895, datë 27.1.1995 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, të Ndryshuar, ku parashikohen alternativat e dënimit me burgim të cilat janë:Gjysëmliria;Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në prove; Qëndrimi në shtëpi; Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik;Lirimi para kohe me kusht.88 Me aq sa është cituar dhe në dokumentat ndërkombëtare ku dhe vendi ynë i ka ratifikuar siç janë Konvenata dhe Marrëveshjet, duke u cilësuar se dënimi me burgim, nuk mund të ketë një efektivitet shumë të lartë tek individët, pasi ai nuk mund të jetë gjithmonë i dobishëm ose një nga mjetet më të mira. Për këtë arsye janë parashikuar këto dënime alternative, të cilat i vihen në ekzekutim duke bashkëpunuar me Shërbimin e Provës, e cila është pjesë e sistemit të drejtësisë

87 Hereni.E”Cikël Leksionesh”2018 88 https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/Kodi_Penal-1.pdf T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 161

penale, ku qëllimi i kësaj të fundit qëndron në rehabilitimin dhe edukimin e të dënuarit duke mundësuar kështu reduktimin e krimit.

Një pikëtakim mes drejtësisë penale dhe asaj restauruese që vlen të krahasohet qëndron në faktin se në momentin kur ndodh një vepër penale, marrëdhëniet dëmtohen dhe ata të cilët kanë shkaktuar dëmin duhet të marrin përgjegjësinë për të rregulluar dëmet e shkaktuara viktimës dhe personave të tjerë të përfshirë dhe ato kanë synimin që të arrijnë këtë qëllim por ndryshimi qëndron tek mënyra e ndryshme që përdorin.Pyetjeve të cilave ato i përgjigjen ,theksojnë trajtimet kryesore që vendosin dallimin mes tyre:tek Drejtësia penale tre pyetjet jane: 1-Cfarë ligjesh janë shkeluar?; 2-Kush i shkeli ato ?; 3-Si duhet të dënohen ata ? Fokusi është ligji. Kurse drejtësia restauruese 1-Kush është dëmtuar?; 2-Për cfarë kanë nevojë ?;3- Kush do t’i zgjidhë këto nevoja? Fokusi primar është individi.89

Edhe pse sistemi i Drejtësisë Restauruese është zhvilluar krahas sistemit të Drejtësisë Penale synimi i programeve të Drejtësisë Restauruese është riparimi ose restaurimi i dëmit të shkaktuar nga vepra penale, ndaj viktimës, ndërgjegjësimi i autorit ,vendosja e paqes në bashkësi. Zbatimi i programeve restauruese kryesisht kur zbatohet për të mitur, konsiderohet si një alternativë më e sigurtë, e përshtatshmë, e më efektive sesa masat ndërshkuese pasi qëllimi është të reduktojë nivelin e të burgosurve në këtë grupmoshë, t’i mbrojë nga dhuna, shfrytëzimi dhe të promovojë riintegritetin e tyre.

Drejtësia Resaturuese përqëndrohet mbi zhdëmtimin e dëmit që ka shkaktuar krimi. Si një mjet për të arritur këtë qëllim, ajo bashkon viktimat, shkelësit dhe anëtarë të tjerë të komunitetit, për t’i bërë shkelësit përgjegjës jo vetëm për krimet e tyre , por dhe për dëmin e shkaktuar viktimave. Ndërsa i përgjigjen sa më mire riparimit të dëmit të shkaktuar nga vepra penale, ndikojnë në procesin

89 UNICEF dhe FZKPM”Të miturit në konflikt me ligjin dhe mundësia e përfshirjes së tyre në programet resaturuese”Tiranë, 2011. 162 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

edukativ dhe parandalues, si dhe në kuptimin e drejtë të përgjegjësisë së autorit.90

Viktima me anë të Drejtësisë Restauruese do përfshihet në trajtimin e rastit pra merr një rol aktiv, pyesin rreth krimit, si u ndjenë, të marrin mendimin e autorit, të diskutojnë dëmshpërblimin, pra ka një lloj komunikimi mes tyre për të arritur tek zgjidhja. Ndërkohë që profesionistët e drejtësisë penale , ata që marrin vendime në gjykimin e çështjeve, tashmë qëndrojnë në”hije”, pasi janë vetë palët në konflikt që do ta marrin vendimin.91

Nevojat e autorit janë një pikë tjetër ku vihen re ndryshimi mes dy drejtësive. Drejtësia penale kërkon ndërshkim pra dënim me burg kurse Drejtësia Restauruese synon që autorët e veprave penale të ndërgjegjësohen për sa i përket ndikimit dhe dëmit që i kanë shkaktuar viktimës nga sjellja dhe veprimi i tyre, duke e nxitur kështu të marrë hapa për të korrigjuar dëmin. Kanë mundësi të kërkojnë falje ndaj viktimave, të dëmshpërblejnë, të japin shpjegime pse dhe si ndodhi ngjarja , janë përgjegjës dhe marrin përgjegjësinë e veprave të kryera.

Nevojat e komunitetit: Procesi i Drejtësisë Restauruese bën të mundur që përgjegjësia e komunitetit ndaj viktimave dhe autorëve në një çështje penale shprehet me anë të përfshirjes së tyre në zgjidhjen e çështjes nëpërmjet konsultimeve në komunitet, rretheve paqebërëse.

Rrethi i paqes është një nga format e drejtësisë restauruese për zgjidhjen e konflikteve.Ky process krijon një hapsirë te veçantë për dialog restaurues. Përmes tij palët dhe personat e tjerë që marrin pjesë në takim dikutojnë me njëri-tjetrin për rrethanat e konflikti dhe japin mendime për gjetjen e zgjidhjes paqësore të situates.92

90 Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve“Drejtësia Restauruese dhe Ndërmjetësimi për të miturit” Tiranë, 2011 91 Save The Children”Module trajnimi për ndërmjetësim dhe Dialogu Restaurues” Tiranë, 2015. 92 Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve“Drejtësia Restauruese dhe Ndërmjetësimi për të miturit” Tiranë, 2011 T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 163

Analiza e të dhënave

Kjo pjesë e studimit ka për qëllim të analizojnë llojet e veprave penale që individët janë përfshirë, arsyet se përse janë përfshirë në to, mënyrën e zgjidhjes së tyre si dhe raportin që këta individë kanë me nivelin e njohjes dhe zgjedhjes së programeve të ndërmjetësimit dhe drejtësisë restauruese në çështjen e tyre.

Për të konkretizuar (formuluar , krijuar ) këtë kontekst bazohemi në pyetësorët e 93 individëve të cilët i kanë plotësuar ato në qyetetin e Korçës. Në analizë janë përfshirë të dhënat e përftuara nga 44 pyetësorë të realizura në Shërbimin e Provës dhe 49 të realizuara pranë Studios Ligjore. Të gjitha të dhënat na mundësojnë më pas nxjerrjen e përfundimeve. Fillimisht procedojmë me të dhënat e përftuara nga pyetësorët e realizuar tek Shërbimi i Provës.

Veprat penale për të cilat janë dënuar

Pyetësorët e realizuar përfshinin si të rriturit ashtu dhe të miturit për kryerjen e veprave penale. Janë kryer lloje të ndryshme të veprave penale dhe në tabelën nr.1 pasqyrohen si veprat penale ashtu dhe numri i personave që i kanë kryer ato ,të dhënat janë shprehur dhe me përqindje.

Tabela nr.1 Veprat penale dhe numri i individve që i kanë kryer

Nr i të Përqindja e të Vepra Penale dënuarve dënuarve Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt 3 7 Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike 15 34 Ndërtim i paligjshëm 5 11 Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë 4 9 Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor 10 23 Dhunë në familje 3 7 Vjedhje nga te miturit 2 5 Bashkëpunim për futjen e mallrave kontrabandë 2 5 164 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Recidivistë

Recidivistët zënë një përqindje shumë të vogël , pra 2% e totalit brenda targetgrupit të të pyeturve në këtë studim.

Dënimet plotësuese

Të dhënat e studimit treguan se 5 raste kanë qenë që i’u janë vendosur dënimë plotësuese. Spikaten rastet e të miturve. 2 prej tyre i’u është vendosur vazhdimi i shkollës si dënim plotësues, 3 raste të tjera që kanë drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt të mos e drejtonin atë për 1 vit. E përkthyer kjo në pëqindje: 11% e të anketuarve kanë marrë dënime plotësuese dhe të gjithë janë fëmijë. 40 % prej tyre kanë patur vazhdimin e shkollës si dënim plotësues dhe 60 % prej tyre kanë humbur të drejtën për të drejtuar automjetin për 1 vit.

Arsyet që kanë çuar në kryerjen e veprës penale

Sikurse u theksua në një nga objektivat e studimit ,janë dhe arsyet e fillimeve të konflikteve që i vendosin këta individë ne kontakt me ligjin. Pyetësorët e realizuar konstatuan se në 32 raste rezulton se arsyet që kanë çuar në kryerjen e kundravajtjeve dhe veprave penale kanë qenë kushtet e vështira ekonomike në familje. Kurse tek rastet e tjera kanë qenë kryerja e tyre nën efektin e substancave narkotike dhe alkoolit. Gjithashtu dhe ndikimi i rrethit shoqëror, mjedisi social dhe fizik. Tabela nr.2 pasqyron numrin e tyre, arsyet dhe këto të dhëna me përqindje.

Perqindja e te Arsyeja e Krimit Numri i te denuarve denuarve Kushtet e vështira ekonomike 32 73 në familje Ndikimi i alkoolit , substancave 12 27 narkotike dhe mjedisi social

Tabela nr.2 Arsyet e krimit dhe numri i të dënuarve T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 165

Dënimi më efektiv ai alternative apo me burgim dhe arsyet.

Për sa i përket efektivitetit dënimit me burgim apo atij alternative,të gjithë të pyeturit kanë pohuar se dënimet alternative janë më efektive tek ta për shkak se mundësohet kështu qëndrimi pranë familjes dhe sigurimi i jetesës duke qenë në marrdhënie pune të rregullta

Preferenca për të zgjidhur çështjen me ndërmjetësim

Pjesa më e madhe e përgjigjëdhënësve pra 39 prej tyre i janë përgjigjur me jo, për shkak se nuk janë shumë të qartë me mënyrën sesi funksionon ajo zgjidhje .Nuk kanë një informacion të detajuar, duke mos arritur të kuptojnë rëndësinë e saj, preferojnë më mirë zgjidhjen tradicionale. 5 të tjerët kanë qenë dakort sepse informacioni i’u është paraqitur si duhet nga institucioni, duke i’u dhënë shpjegimet e duhura. E përkthyer kjo në pëqindje : 89 % u pergjigjen me jo dhe 11% me po.

Rezultati kur çështja është zgjidhur me ndërmjetësim

Nga pyetësorët u pasqyrua se rastet që janë zgjidhur me ndërmjetësim kanë rezultuar të suksesshme. Individët u shprehën se arritën të gjenin një marrëveshje mes të dyja palëve, e cila vazhdon të ruhet ende. Me nënshkrimin e aktmarrëveshjes u arrit në përfundim të suksesshëm, të cilët ishin dhe në një kohë më të shkurtër sesa procesi gjyqësor.

Etiketimi

Pyetjes”A jeni etiketuar nga komuniteti apo të afërmit pas kryerjes së veprës për të cilën jeni akuzuar?” Pjesa me e madhe pra 30 persona u shprehën se janë 166 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

etiketuar në fillim dhe janë ndjerë keq psikologjikisht. Kanë theksuar se kanë përjetuar distancë të madhe mes tyre dhe komunitetit që i rrethonte. Kryesisht kishin hasur dhe paragjykime nga të afërmit në disa momente dhe nga familjarët. Kurse me kalimin e kohës dhe në përfundim të kohës së vënies në provë kishin vënë re se raportet po përmirësoheshin.

Kurse personat që e zgjidhën çështjen me ndërmjetësim kanë pohuar se në asnjë moment nuk ishin ndjerë të stigmatizuar sidomos dhe pas zgjidhjes së çështjes pasi dhe pala tjetër që ishte e dëmtuar sillej si më parë duke përmbushur kështu dhe aktmarrëveshjen.

Së dyti do të procedojmë me të dhënat e përftuara nga pyetësorët e realizuar tek Studioja Ligjore.

Raporti i personave që kanë pasur konflikt me ligjin ose jo

Nga të dhënat u përftua se pjesa më e madhe e të pyeturve kanë pasur konflikte me ligjin..Konkretisht rezulton se 40 kanë qenë në konflikt me ligjin kurse 9 të tjerë nuk kanë qenë.

Veprat penale dhe kundravajtjet që kanë kryer.

Të dhënat në lidhje me veprat penale dhe kundravajtjet pasqyrohen grafikisht me përqindje tek grafiku nr.1. T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 167

Grafiku nr.1: Përqindja e veprave penale dhe kundravajtjeve

30 25 20

Përqindja 15 10 5 0 Fyerje

Plagosje të lehtë nga pakujdesia

Shpifje

Pengim për divorc

Vjedhje

Trafikim i lëndëve narkotike

Dhunë në familje Arsyet e kryerjes së veprave penale

Një vemendje e veçantë në pyetësor i’u kushtua dhe arsyeve pse individët kryejnë vepra penale dhe kundravajtje. Arsyet që u konstatuan nga pyetësorët ishin ata socio-ekonomike , ndikimi i rrethi shoqëror, pavetëdija, vështirësitë në familje,varfëria.

Informimi nga institucionet përkatëse për zgjidhjen e çështjeve me mënyrat alternative

Duke marrë në konsideratë faktin se gjykata ka detyrimin ligjor për t’i sugjeruar palëve në konflikt, zgjidhjen e çështjes me ndërmjetësim, pra në rrugë jashtëgjyqësore e çmuam të rëndësishme pyetjen në lidhje me të. Gjithashtu, duke u fokusuar te kategoria e të pyeturve, të cilët janë përgjigjur se janë informuar për mënyrën e zgjidhjes jashtëgjyqësore të konflikteve.u synua të merrej informacion për rrugën përmes të cilës ata e kanë përftuar këtë lloj informacioni. U vu re nga të dhënat e përftuara se nga gjykata dhe nga avokatët ishte bërë me 168 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

dije për palët, por problemi qëndronte në faktin si mund të funksionojë si duhet një proces ndryshe nga ai që janë mësuar të shohin.

Preferenca ndaj procesit tradicional ose ndërmjetësimit

Duke analizuar përgjigjet e dhëna dalim në rezultatin se pjesa më e madhe e përgjigjëdhënësve preferonin procesin tradicional duke menduar se është e vetmja formë që vendos drejtësinë në vend. Nëqoftëse do të zgjidhnin një tjetër proces, kishin frikën se mund të moszbatohej për shkak se nuk kishin informacion për raste të mëparshme nga të afërmit ose rrethi shoqëror, që të kishin zgjidhur një çështje në këtë mënyrë. Kur çështja është zgjidhur nga gjykata kundravajtësi mund të marrë kështu dënimin e merituar dhe ndërgjegjia e të dëmtuarit është e qetë duke menduar se drejtësia u vendos në vend. Gjithashtu niveli i ulët arsimor i bën këta individë të mos e kuptojnë rëndësinë e procesit. Egoja personale i lejon të zgjedhin procesin tradicional dhe kur kanë mundësi për zgjidhjen e çështjes me ndërmjetësim. Kurse të pyeturit e tjerë do preferonin ndërmjetësimin si një mënyrë më e mirë për të mos patur humbës dhe duke u bazuar tek informacioni që kishin marrë në lidhje me të e çmonin si më të vlefshme dhe si një proces më të lehtë. Përqindja e këtyre të dhënave pasqyrohet grafikisht në grafikun nr.2.

Grafiku nr.2: Përqindja e preferencës për zgjidhjen e çështjes

Përqindja e preferencës së të dënuarve për zgjidhjen e çështjes

Proces tradicional

Ndërmjetësim T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 169

Rezulatatet nga procesi i përdorur

Për sa i përket zgjedhjes së procesit për zgjidhjen e çështjeve janë parë se 80% e raste janë zgjidhur me procesin gjyqësor ku nga pyetësorët u konstatua problematika e tarifës së lartë, mosparaqitja e njërës palë, procesi i zgjatur gjyqësor. Kurse rastet e tjera 20%e raste janë zgjidhur me ndërmjetësim dhe ka rezultuar një proces me kosto më të ulët. Nuk kishte humbës por të dyja palët dolën fitues. Shuarja e mosmarrëveshjeve dhe realizimi në një kohë më të shkurtër gjithashtu dhe shmangia e përshkallëzimit të konfliktit ishin elementët pozitivë që u vunë re nga përgjigjet.

Stigmatizimi nga shoqëria

Duke analizuar stigmatizimin nga shoqëria për këtë targetgrup që ka kryer vepra penale situata parqitet si vijon:

Grafiku nr.4: Përqindja e stigamtizimit

Përqindja

Po

Jo 170 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Studime në lidhje me temën

Në lidhje me konfliktet janë bërë studime të ndryshme që tregojnë për mënyrën se si konfliktet janë rritur, zvogëluar apo transformuar përgjatë viteve. Njëra prej këtyre studimeve është edhe sondazhi i fundit i kryer nga “Save The Children”në 2014 në partneritet me fondacionin “Zgjidhja e konflikteve dhe pajtimi i mosmarrveshjeve”, niveli i konflikteve është rritur ndjeshëm gjatë këtij viti. Vetëm gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2013 shkalla e konflikteve në grupmoshën e të miturve është rritur me 8 % në krahasim me gjashtëmujorin e dytë të vitit 2012. Këto konflikte kanë percipituar drejt kundravajtjeve dhe janë trajtuar si raste nga FZKPM me adresim nga Shërbimi i Provës.

Raste të tjera që vijnë nga FZKPM në bashkëpunim me UNICEF janë dhe rastet që janë dënuar adultët për veprën penale të vjedhjes, ku sipas nenit134/2 i Kodit Penal dhe gjykata vendos për pezullimet e ekzekutimit të dënimeve me burgim (neni59 i Kodit Penal)për 2 vjet . Shërbimi i Provës ngarkohet me mbikqyrjen e të dënuarve. Bazuar në nenet 60/9 dhe 61/3 të Kodit Penal, shkelësit urdhërohen mos shoqërohen me bashkëpuntorët në vepër dhe me persona të caktuar si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës dhe ta verë në dijeni për ndryshimet e banesës.

Gjithashtu janë shkruar dhe artikuj të ndryshëm në SHBA, ku veçojmë një ndër to si më poshtë: Disa juridiksione ofrojnë një program ndërmjetësimi për akuzat për kundërvajtje të paraqitura nga qytetarët privatë. Përshembull, nëse fqinjët tuaj ju akuzojnë me shkelje ose dëmtim të pronës së tij, përshembull, gjykata mund të jetë në gjendje t’ju referojë një ndërmjetësues të gjykatës i cili do të përpiqet të flasë me të dyja palët në zgjidhjen e çështjes pa ndjekur akuzat penale. Nëse të dyja palët nënshkruajnë një marrëveshje për zgjidhjen, akuza do të shkarkohet nga gjykata pa gjyq. Ky opsion zakonisht nuk është në dispozicion për akuzat T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 171

e paraqitura drejtpërdrejt nga një oficer policie, por mund të ofrohet për disa akuza që nuk kualifikohen për devijime.93

Një tjetër raport që ishte në lidhje me Rastet studimore. Ndërmjetësim mes bashkëmoshatarëve dhe dialogu restaurues, e mundësuar kjo nga”Save The Children”, i cili ka proceduar në shkolla për sa i përket të miturve dhe rasteve të konflikteve që atje mund të hasen, më qëllim që duke pormovuar këto alternativa të ndërmjetësimit dhe dialogut restaurues, të krijohen mjedise sa më të sigurta duke luftuar zanafillën e konflikteve për këtë kategori. Dhe për këtë arsye është proceduar me anë të një prokjekti pilot në disa shkolla të vendit tonë gjatë përiudhës 2013-2015.

Një tjetër punim kërkimorë ku haste një nga pikat e këtij punimi që ishtë ai i konflikeve dhe më pas që kalohet në shkaqet e tij, i cili është zhvilluar prej meje dhe kolegeve të mia me temë: Menaxhimi i konflikteve të adoleshentëvë në shkolla, të kryer gjatë vitit 2017, nga pyetësorët e zhvilluar përseri vihet re se konfliketet janë pjesë e pandashme e kësaj grupmoshe në shkollën”Eqerem çabej”, duke i afruar kështu këta individë për të qënë në konflikt me ligjin.

Pra përseri edhe pse janë bërë disa studime në lidhje me pikat që trajton dhe kjo temë, përseri vihet re mungesa e shmangies së këtyre konflikteve. Mosvazhdimi i programve ose kurrikulave në lidhje me ndërmjetësimin dhe drejtësinë restauruese. Informacioni që marrin në lidhje me to qëndron vetëm në rastet kur sa më sipër janë zhvilluar projektet pilot. Nuk është trajtuar në mënyrë të detajuar ky aspekt nga instancat përkatësë në mënyrë që informacioni të kishte një cikël si rrethi vicioz, ku të qarkullonte në mënyrë të vazhdueshme dhe ku të informoheshin të gjithë individët.

93 Portman, Janet. “Diversion, Mediation or Treatment Instead of Criminal 172 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Për sa i përket ligjit aktual të ndërmjetësimit vihet re një problematikë. Rregullimet që ai pasqyron zbatohen në mënyrë të njëjtë si për të rritur ashtu dhe për të mitur, pra nuk ka parashikuar një procedurë specifike për të miturit në konflikt me ligjin, në fushën e ndërmjetësimit.

Gjithashtu theksojmë se veprat penale që parashikon ligji për t’u zgjidhur me ndërmjetësim janë të një natyre të kufizuar. T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 173

KONKLUZIONE

Në vendin tonë këto dy praktika pra Ndërmjetësimi dhe Drejtësia Restauruese, po krijojnë hallka të reja lidhësë me institucionet e së drejtës. Nga studimi i kryer vihet re se ato kanë krijuar një formë bashkëpunimi dhe në shumë raste ndërveprojnë sëbashku, për të mundësuar kështu krijimin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë, por duke vendosur në fokus individët shmangës. Pra duke i’u mundësuar njëkohësisht dhe ndërshkimin për sjelljen devijante, por dhe rehabilitimin, riedukimin dhe rikthimin e tij të pastigmatizuar në shoqëri, pra individë të denjë për komunitetin. Ligji i ndërmjetësimit mundëson praktikimin më të thjeshtë të kësaj mënyre, për të gjitha kategoritë. Lehtësirat që krijojnë këto mënyra janë: tarifë më e ulët për të paguar dhe sipas kategorisë është dhe falas.Shërbim më i shpejtë në kohë. Por janë vështirësitë që individët nuk e zgjedhin këtë mënyrë për zgjidhjen e çështjeve :

Frika se është një mënyrë alternative jashtë zgjdhjes tradicioanle që janë mësuar të hasin shpesh dhe kjo i step ta zgjedhin.

Duke qënë se kur çështja zgjidhet në gjykatë kundravajtësi apo i akuzuari merr dënimin që duhet të vuajë, atere kjo arrin t’i qetësojë shpirtërisht , me idenë se drejtësia u vu në vend. Falja për ta do të thotë përulje para autorit.

Problematikë qëndron dhe tek mosinformimi në mënyrën e duhur dhe të qartë, të kuptueshme nga të gjitha shtresat e popullsisë, për shkak dhe të nivelit te ulët arsimor.

Gjithashtu dhe këndvështrimet apo perceptimet që individët kanë të mësuar për të zgjidhur situatat konfliktuale.

Duke qënë se ndërmjetësimi nuk është i detyrueshëm nuk zgjidhet. 174 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Pra së fundmi mund të themi se këto zgjedhje alternative kunddrejt veprave penale ose kundravajteve penale janë forma më e mirë që një shoqëri të ecë drejt progresit, ku individët të cilët kanë kryer këto vepra të rehabilitohen dhe ti bashkohen shoqërisë pa stigma që mund ta dëmtojnë individin nga një veprim kundra ligjit që ai ka kryer dhe e ka kryer dënimi në një nga format. Këto rrugë janë rrugët që të mundësojnë që te shikosh përtej objektives dhe të shohësh individin si fillim si qënie humane dhe më pas përballë nje sistemi të forte si sistemi i drejtësisë .Këto forma janë një mënyrë lehtësuese dhe efikase si për individin dhe për shoqërine që jetojmë. T E MA IV - N D Ë R M J E T Ë S I M I D H E D R E J T Ë S IA R E S TAU RU E S E S I M Ë NYRA ALT E R NAT IVE P Ë R BAL L Ë S I S T E M I T T Ë D R EJ T Ë S I S Ë P E NAL 175

REKOMANDIMET

Të zgjerohet spektri i veprave penale që mund të trajtohen me ndërmjetësim . Duke qënë se dhe tek pyetësorët u vu re se individët për shkak të arsyeve ekonomike kryenin më shume vepra penale si vjedhja.

Të ketë një kënd informimi për të gjitha qytetarët në institucionet e drejtësisë , ku çdo qytetar të marrë një informacion të detajuar dhe të kuptueshëm .

Për të shmangur pjesën e konflikteve që janë burimi kryesor ku përshkallëzohet më tej në kryerjen e veprave penale apo dhe kundravajtjeve duhet që pesë komponentët e socializimit të individit duhet të jenë në harmoni dhe në bashkëveprim të vazhdueshëm me njëri –tjetrin.

Këto mënyra alternative të bëhen pjesë e programeve të detyrueshme të arsimit nëpër shkolla, si lëndë të cilat të shoqërohen dhe me anën praktike, ku gërshetimi i teorisë dhe praktikës të ketë efikasitet të lartë tek çdo nxënës që është i mitur. Në këtë mënyrë rritet ndërgjegjësimi dhe kultivohen këto mënyra për të mos e përshkallëzuar më tej një konflikt.

Për të informuar publikun e gjerë një mënyrë informuese do të ishin dhe fletëpalosjet që mund të shpërndahen, duke kultivuar një mendim të ri larg mentaliteti të vjetër. Pra zgjidhja e konflikteve larg mënyrës tradicionale që është procesi gjyqësor por duke u fokusuar tek mënyrat e reja , gjithmonë vetëm për ato çështje të cilat ligji i parashikon. 176 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

BIBLIOGRAFI

- Hereni.E”Cikël Leksionesh”2018

-Gjoka.R”Cikël Leksionesh” 2016.

-Gjoka.R dhe Save The Children ”Raste Studimi” Tiranë 2011.

-FZKPM dhe Save The Children ”Modele trajnimi dhe Ndërmjetësimi dhe Dialogu Restaurues” Tiranë 2015.

-Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve“Drejtësia Restauruese dhe Ndërmjetësimi për të miturit” Tiranë, 2011.

--Save The Children”Module trajnimi për ndërmjetësim dhe Dialogu Restaurues” Tiranë, 2015.

-UNICEF dhe FZKPM ”Udhëzues për procedurën e ndërmjetësimit në çështjet penale” Tiranë 2013.

- https://drejtesia.gov.al/ëp-content/uploads/2017/10/Ligji_nr_10385_ dt_24.02.2011-1.pdf

-http://ëëë.informatica-juridica.com/anexos/ligj-nr-10023-date-27-11-2008- per-disa-shtesa-dhe-ndryshime-ne-ligjin-nr-7895-date-27-1-1995-kodi-penal- i-republices-se-shqiperise-te-ndryshuar

- Portman, Janet. “Diversion, Mediation or Treatment Instead of Criminal

Conviction.” Www.criminaldefenselawyer.com,Nolo,29Apr.2014, www. criminaldefenselawyer.com/resources/criminal-defense/criminal-defense- case/avoid-conviction-diversion.htm.

-https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/Kodi_Penal-1.pdf

-http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/09/ Drejtesia_Restauruese_ne_Shqiperi.pdf ST UDIME NË FUSHËN E K RIMINOLOGJISË 17 7

Shtojcat 178 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Pyetësori i Shërbimit të Provës:

Pyetja 1 -Cila është vepra penale për të cilin jeni dënuar? Pyetja 2 -Jeni recidivistë ? Po Jo

Pyetja 3: A ju janë vendosur dënime plotësuese? Po Jo Nëqoftëse po çfarë dënime plotësuese janë ato ?

Pyetja 4: Cilat kanë qënë arsyet që i’u kanë shtyrë për kryerjen e kësaj vepre?

Pyetja 5: Cili nga dënimët është më efektiv ai alternative apo burgimi ? Pse?

Pyetja 6: Nëqoftëse kjo vepër parashikohet të zgjidhet me ndërmjetësim , a do të pranonit ju ta zgjidhnit në këtë mënyrë alternative? Dhe pse?

Pyetja7: Nëqoftëse e keni zgjidhur çështjen me ndërmjetësim si ka rezultuar?

Pyetja 8: A jeni etiketuar nga komuniteti apo të afërmit pas kryerjes së veprës për të cilën jeni akuzuar? ST UDIME NË FUSHËN E K RIMINOLOGJISË 179

Pyetësori 2 i realizuar pranë Studios Ligjore

Pyetja1: A keni Qënë ndonjëherë në konflikt me ligjin ? Po Jo

Pyetja2: Cila është vepra penale apo kundravajtja për të cilin jeni akuzuar?

Pyetja3: Cilat janë arsyet e kryerjes së veprës penale?

Pyetja4: A i’u kanë referuar instituconet përkatëse për zgjidhjen e çështjes në mënyrë alternative?Nëqoftëse po, është përcjellë tek ju informacioni i detajuar?

Pyetja5: Cilin nga proceset do të preferonit për zgjidhjen e çështjes, procesin tradicional apo ndërmjetësimin? Dhe pse?

Pyetja6: Procesi që është përdorur për zgjidhjen e çështjes suaj si ka rezultuar?

Pyetja7: A jeni ndjerë të stigmatizuar nga shoqëria, të afërmit për shkak të kryerjes së çështjes penale? 180 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

MINISTRIA E DREJTËSISË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMIT TË PROVËS

ZYRA VENDORE E SHËRBIMIT TË PROVËSKORÇË

PROCES-VERBAL

(kontakti i I-rë)

Sot më datë ...................... ora........... pranë Shërbimit Provës, Zyra Vendore Korçë,

u paraqit mbi bazën e njoftimit me Nr............................ Prot., datë....................................

I/e mbikëqyruri/a: .................................................................................................................................

Me mjetin identifikues: ........................................................................................................................

Me shtetësi dhe kombësi: ...................................................................................................................

Me adresë: ................................................................................................................................................

Me nr. kontakti: .......................................................................................................................................

Mbrojtësi. (Avokati, Babai, Nena)....................................................................................................

Me mjetin identifikues: ........................................................................................................................

Me nr. kontakti: ....................................................................................................................................... ST UDIME NË FUSHËN E K RIMINOLOGJISË 181

Në bazë të kuadrit ligjor në fuqi, personi u informua mbi qëllimin dhe objektivat e mbikëqyrjes, arsyet e dhënies së dënimit alternativ nga gjykata, masave apo detyrimeve nëse ka, dhe pasojat e përmbushjes ose jo të tij.

Masat/ Detyrimet e përcaktuara: ...................................................................................................

..........................................................................................................................................................................

..........................................................................................................................................................................

..........................................................................................................................................................................

..........................................................................................................................................................................

..........................................................................................................................................................................

Z/Znj. ................................. u informua në mënyrë të kuptueshme prej tij/sajmbi të drejtat dhe detyrimet ligjore të parashikuara për zbatimin e dënimit alternativ, si dhe për pasojat që rrjedhin nga mospërmbushja e tyre.

Z.Znj. ..................................u informua në mënyrë të veçantë se në rast të mosparaqitjes së tij/saj në takimet e caktuara duhet të njoftojë paraprakisht punonjësin e Shërbimit të Provës. Në rast se njoftimi nuk është i mundur, duhet të marrëkontakt menjëherëpas përfundimittë shkakut pengues dhe të justifikojëme dokumente mungesën e tij/saj në takimin paraardhës. 182 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

Personi u informua se ka të drejtën për t’u ankuar pranë Drejtorit të Zyrës Vendore Korçë, për rastet që ai/ajo i konsideron të papërshtatshme gjatë trajtimit të tij/ saj nga punonjësi i Shërbimit të Provës gjatë gjithë periudhës së mbikëqyrjes.

Adresa: Rruga “Bulevard Republika”, pranë Prefekturës, Korçë

Tel:+355 82247434/57916

SHËNIM:

· Arsyet e mos paraqitjes në datën, orën dhe vendin e caktuar (nësë ka):

Takimi i radhës: Datë ......./......./201, ora ........

Punonjësi/ja e I/E mbikëqyruri/a Mbrojtësi

Zyrës Vendore Korçë

DREJTORI I ZYRËS VENDORE KORÇË

Kiço Koço

Adresa: Rruga “Bulevard Republika”, pranë Prefekturës, Korçë

Tel:+355 82247434/57916 ST UDIME NË FUSHËN E K RIMINOLOGJISË 183

PYETËSOR PËR FAMILJARËT

1. Emri, mbiemri dhe lidhja me të dënuarin

---------------------------------------------------------------------------------------

2. Datëlindja, vendlindja dhe vendbanimi

---------------------------------------------------------------------------------------

3. Nga sa pjesëtarë përbëhet familja juaj?

-------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------

4. Prindërit jetojnë:

a) Bashkë

b) Divorcuar

c) Tjetër (sqaro) ------------------------------------------------------ ------------------------------------------------------------------------------ ------------------------------------------------------------------------------ ------------------------------------------------------------------------------ 184 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

5. Prej sa vitesh është vendosur familja juaj në kete qytet/ fshat?

---------------------------------------------------------------------------------------

6. Arsimi i pjesëtarëve të familjes:

-------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------

7. Janë të punësuar:

a) Po

b) Jo

Nese po, ku dhe prej sa kohësh:

-------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- ST UDIME NË FUSHËN E K RIMINOLOGJISË 185

8. Te ardhurat ekonomike dhe burimi i tyre:

-------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------

9. Kushtet e banimit:

-------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------

10. Dinamika familjare (marrëdhëniet midis tyre):

--------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- 186 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

11. Si ka qenë fëmijëria dhe/ose adoleshenca e të dënuarit?

-------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------

12. Çfarë shoqërie ka / ka patur i dënuari?

--------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------

13. Situata shëndetësore familjare:

-------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- ST UDIME NË FUSHËN E K RIMINOLOGJISË 1 87

14. Çfarë mendoni për veprën qe ka kryer familjari juaj:

-------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------

15. Si e mendoni periudhën e tij pas lirimit (planet):

-------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- -------------------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------

Intervistoi: I intervistuari: 188 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË ST UDIME NË FUSHËN E K RIMINOLOGJISË 189 190 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

RASTE

Rasti 1

Shtetasi E.L punonte në një bisnes vogël privat që e menaxhonte vetë ai. Në atë kohë kishte marrë kredi për të marrë materiale. Por puna nuk po i shkonte mirë. Ai duhet të shlyente kredinë. Për këtë arsye ai filloi të merrej me veprimtari të kundraligjshme. Në Lazarat mori një sasi lëndësh narkotike për ta transportuar më pas në shtetin fqinj Greqi.Ai u kap në pikën doganore të Kapshticës.

Vepra Penale: Trafikim i lëndëve narkotike.

U dënua nga gjykata me 6 vjet e 8 muaj .

Kreu ¾ e dënimit ne I.E.V.P dhe pjesën tjetër të dënimit pra 1 vit e 4 muaj e 12 ditë në mbikqyrjen e Shërbimit të Provës, sipas nenit 64 dënimi alternativ Lirimi me Kusht. Frekuneca e paraqitjejes pranë Shërbimit të Provës 1 herë në javë. ST UDIME NË FUSHËN E K RIMINOLOGJISË 191

Rasti 2

Rasti me Ndërmjetësim

Shtetasi E.Xh në kohën e kryerjes së veprës penale “vjedhje” ka qenë i mitur. Pas një konflikti me prindërit të cilët nuk i kishin dhënë shumën e kërkuar të lekëve ka vjedhur në familjen e vet.Ka pasur si qëllim të mërzisë prindërit e vet. Pas denoncimit të cilët nuk dyshuan tek djali i tyre ,vërtetohet nga prokuroria se këtë veprim e ka kryer djali i tyre dhe çuan në kapjen e të riut dhe më pas në ndërshkimin e tij ligjor.

Duke pare situatën nga Shërbimi i Provës rasti u referua për ndërmjetësim pranë FZKPM Korçë, ku çështja u zgjidh me nënshkrimi e aktmarrëveshjes nga të dyja palët e cila më pas i’u raportua dhe prokurorit. Situata u trajtua sipas nenit 59 . Gjithashtu dhe nenit 104 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur (KDrPM).

Vepra Penale ishte vjedhja , neni 134/1 i KP. 192 S T U D I M E NË FU SHË N E KRI M I NOLOGJI SË

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kambellari, Evisa Studime në fushën e kriminologjisë / Evisa Kambellari, Ervin Muço, Leticia Gusho, Kostanca Sovjani ; OSCE. – Tiranë : Gent Grafik, 2020 192 f. ; 17.6x25 cm. ISBN 978-9928-294-22-7 I.Muço, Ervin II.Gusho, Leticia III.Sovjani, Kostanca 1.Kriminologjia 2.Krime 3.Viktima 4.Shqipëri 343.9(496.5)

Основные сведения
Тип документа book
Дата принятия
Источник ОБСЕ