Организация по безопасности и сотрудничеству в Европе (ОБСЕ / OSCE) · interview

Intervistë e Kryetarit të Prezencës me transmetuesin publik shqiptar RTSH, 9 shkurt 2021

ОБСЕ
Открыть оригинал документа

Полный текст размещён на сайте публикующей организации. lawenc.com индексирует метаданные и ведёт на официальный источник.

Полный текст

INTERVISTË E KRYETARIT TË PREZENCËS ME TRANSMETUESIN PUBLIK SHQIPTAR RTSH Transmetuar më 9 shkurt 2021

Dhënë gazetarit Lutfi Dervishi, në emisionin “Përballë”

Z. Ambasador, Shqipëria kishte kryesinë e OSBE-së gjatë vitit 2020. Cili është vlerësimi juaj për këtë Kryesi, duke pasur parasysh që 2020 ishte një vit krejt i pazakontë me Covid-19?

Ambasadori Del Monaco: Kryesia shqiptare e radhës ishte shumë produktive, me gjithë rrethanat e vështira dhe, sikurse e thatë, këtë vit shumë të pazakontë. Në fakt, do ta quaja një vit shumë të vështirë, për shkak të kovidit. Kovidi goditi fort, vijon të godasë fort, dhe unë dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për t’u shprehur ngushëllimet e mia të gjithë shqiptarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur për shkak të pandemisë. Dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm u mishëruan në Kryesinë e Radhës të Shqipërisë. Kjo u reflektua qartë në nivelin e takimit të Këshillit Ministror, që u zhvillua në Tiranë, 3 dhjetorin e shkuar. Do të përmendja 8 vendimet e miratuara, 2 deklaratat dhe një deklaratë ministrore. Ishte një rezultat shumë bujar. Më lejoni të nënvizoj se aftësitë diplomatike të Shqipërisë bënë të mundur caktimin e Sekretares së Përgjithshme të OSBE-së dhe të drejtuesve të tri institucioneve të pavarura të OSBE-së. Gjithashtu, Shqipëria kontribuoi edhe në forcimin e luftës kundër korrupsionit, përmes dixhitalizimit dhe rritjes së transparencës. Ka edhe arritje të tjera që nuk do t’i përmend, pasi lista do të ishte shumë e gjatë, por, sa për të thënë një shembull tjetër: kërcënimet transnacionale. Do të nënvizoja edhe një pikë tjetër, që, në mendimin tim, është shumë e rëndësishme: kontributi i Kryesisë së Radhës nga Shqipëria në marrëdhëniet e mira me fqinjët. Kjo pasi Shqipëria lehtësoi vendimin kolektiv për t’ia besuar Maqedonisë së Veriut kryesinë e OSBE-së për vitin 2023. Ideja është që nuk ka rëndësi se sa i vogël apo i madh është një vend: ne të gjithë duhet të kontribuojmë për sigurinë evropiane dhe kjo është ajo që Maqedonia e Veriut do të bëjë në vitin 2023. Edhe një arritje tjetër që ka të bëjë me funksionimin e brendshëm të organizatës: pavarësisht rolit pengues të kovidit, OSBE-ja arriti të funksionojë më së mirë gjatë vitit 2020.

Me këtë listë të gjatë arritjesh, ndoshta pyetja do të ishte më e saktë që nëse s’do të kishim kovidin, ndoshta do të kishim bërë mrekullinë. Megjithatë, stafeta tashmë është në duart e presidencës suedeze. Cilat janë përparësitë e presidencës suedeze për OSBE-në?

Ambasadori Del Monaco: Siç u njoftua nga ministrja e Jashtme suedeze, Stokholmi do t’i japë përparësi kontributit të mëtejshëm në sigurinë evropiane, mbështetjes së konceptit të OSBE-së për një siguri gjithëpërfshirëse, kontributit në zgjidhjen e konflikteve në zonën e OSBE-së, forcimit të barazisë gjinore edhe përmes axhendës Gratë, Paqja dhe Siguria, si edhe promovimit të shoqërisë civile në diskutimet për sigurinë. Ideja kryesore është që siguria politike dhe ekonomike, të drejtat e njeriut, demokracia, janë të gjitha të ndërlidhura dhe të ndërthurura me njëra-tjetrën. Mesazhet e paraqitura nga Kryesia suedeze forcojnë idenë se qasja shumëpalëshe ndaj sfidave të përbashkëta është e një rëndësie parësore.

Nëse rikthehemi te sfidat në Shqipëri, cili do të jetë fokusi i punës suaj? Ambasadori Del Monaco: Prezenca do të bëjë më të mirën duke u përpjekur të “përkthejë” në nivelin vendor, këtu në Shqipëri, përparësitë e përcaktuara nga Kryesia suedeze. Ne do të trajtojmë çështje që kanë lidhje me sigurinë, padyshim, duke nisur nga kërcënimet transnacionale. Më lejoni t’ju kujtoj se Covid-19 është shembulli më i mirë i kërcënimit transnacional. Edhe në fushën e masave në mbështetje të Shqipërisë gjatë pandemisë, Prezenca luajti një rol shumë aktiv dhe falënderimet u shkojnë paraardhësit tim dhe kolegëve, pasi unë nuk kisha mbërritur ende. Ne do t’i japim rëndësi edhe dimensionit të qeverisjes, si një mënyrë për trajtimin e çështjeve të sigurisë mjedisore dhe korrupsionit. Pastaj kemi edhe fushat në të cilat Prezenca njihet për rolin e saj udhëheqës: do të përmendja procesin zgjedhor, median, barazinë e të drejtave mes burrave dhe grave, bashkëpunimin e gjatë me Kuvendin e Shqipërisë dhe edhe me Gjykatën Kushtetuese, tashmë funksionale. Në vizionin tim, përparësi u duhet dhënë edhe të rinjve dhe, për sa të jetë e mundur, komponentit rajonal. Të gjitha këto përparësi do të përkthehen në programe që ne do t’i vëmë në dispozicion të Shqipërisë dhe programet tona, idetë tona, objektivat tona janë fryt i partneritetit të përditshëm krah për krah me Shqipërinë, institucionet shqiptare, median dhe shoqërinë civile.

Z. Ambasador, të flasim për këto prioritete që ju përmendët: procesin zgjedhor, median, drejtësinë, Gjykatën Kushtetuese. Zgjedhjet janë thembra e Akilit e demokracisë shqiptare. Sa herë kanë shkuar zgjedhjet mirë, çdo gjë ka shkuar mirë dhe, sa herë që zgjedhjet kanë shkuar keq, vendi ka vuajtur, ka pësuar regres në shumë fusha. Në gjykimin tuaj, shikoni ndonjë rrezik për zgjedhjet e 25 prillit, që tashmë janë shumë afër?

Ambasadori Del Monaco: Falemnderit për këtë pyetje shumë të rëndësishme. Unë do t’ju përgjigjem më mënyrë shumë të drejtpërdrejtë: që kur mora detyrën në Tiranë nuk kam vënë re ndonjë zhvillim që do të përligjte të folurit për një rrezik në vetvete. Natyrisht që ka sfida, por sfidat i përkasin çdo procesi zgjedhor, veçanërisht kur një vend zbaton për herë të parë rregulla të reja dhe kur koha nuk është domosdoshmërisht e gjatë deri ditën e zgjedhjeve. Prezenca përveshi mëngët: ne kemi punuar shumë mirë me KQZ-në, bashkëpunojmë me Policinë e Shtetit dhe, sikurse keni parë, kemi filluar disa nisma që nga trajnimi i policisë që do të shtrihet në 6 mijë punonjës policie; para pak ditësh festuam Ditën Botërore të Zgjedhjeve me Komisionerin Shtetëror z. Celibashi duke u fokusuar te të rinjtë; dhe kemi gati disa nisma të tjera që shtrihen nga veprimtari informative për grupe vulnerabël, të rinjtë, trajnime për median. Tani për tani, nuk shoh ndonjë gjë që do të më bënte të flisja për ndonjë rrezik të mundshëm. Pastaj, sikurse e dini, vlerësimi i zgjedhjeve dhe institucioni që do ta shoqërojë më nga afër Shqipërinë gjatë zgjedhjeve është ODIHR-i, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut. Nga ana ime, unë veç mund të besoj se po përgatitemi për një kremtim të gëzuar të zgjedhjeve, duke besuar se kjo do të shënojë edhe fundin e fushatës politike.

Z. Ambasador, ju e përmendët që këto zgjedhje zhvillohen nën disa kushte të reja dhe përmendët që ka rregulla të reja që kanë rrjedhur si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit apo i ndryshimeve të mëvonshme kushtetuese. Flitet për teknologjinë, flitet për mundësinë e votës së emigrantëve dhe kufizimin e mëtejshëm të përdorimit të burimeve njerëzore nga administrata gjatë kësaj periudhe dhe kjo rrjedh nga marrëveshja e 5 qershorit. Nga sa ju thatë, më dukeni se jeni i vetmi person optimist në Tiranë se zgjedhjet do të shkojnë mbarë.

Ambasadori Del Monaco: Jam person optimist për nga natyra. Po të mos isha person optimist, nuk do të isha në këtë punë. Në Mesjetë, disa filozofë mendonin se bota jonë është një botë e përkryer. Filozofi i madh gjerman Liebniz e çoi në një nivel më të lartë sofistikimi nocionin që bota jonë është e përkryer. Për të qenë me këmbë në tokë, unë jam person optimist sepse unë besoj në demokracinë shqiptare dhe besoj fort se demokracia është sistemi i përsosur, një sistem i përsosur që ka vend për t’u përsosur gjithmonë më tej. Kemi rregulla të reja - ky është një fakt; zgjedhjet janë afër – ky është një fakt tjetër, por, për sa mund të shoh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon fort dhe ka një ndërgjegjësim të përgjithshëm për afatet e ngushta deri më 25 prill. Këto e përforcojnë instinktin tim optimist të natyrshëm. Ndoshta mund ta shfrytëzoj këtë rast për të shtuar se zbatimi i plotë i dispozitave të reja të Kodit Zgjedhor do të kërkojë edhe një përpjekje të përbashkët nga institucionet, nga udhëheqësit politikë dhe madje edhe nga secili qytetar, pasi ata që kanë dokumente identifikimi të skaduara duhet të nxitojnë dhe të aplikojnë për karta të reja identiteti.

Z. Ambasador, ju jeni ambasadori i nëntë i OSBE-së në Tiranë. Unë si gazetar kam ndjekur 9 zgjedhje parlamentare dhe gjithmonë para fushatës ka një optimizëm, sidomos te ndërkombëtarët, se gjërat do të shkojnë mirë. Ju keni pasur takime intensive ditët e fundit me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe me aktorë të tjerë. Cila mendoni se është sfida më e madhe që kanë institucionet shqiptare në këto zgjedhje?

Ambasadori Del Monaco: Koha. Koha për mua është ndoshta një prej sfidave më të mëdha që shoh. Kjo pasi do të duhet të siguroheni që dispozitat e reja të zbatohen në një afat kohor relativisht të shkurtër. Pastaj ekzistojnë natyrisht edhe disa sfida të tjera: njëra prej tyre është vota e emigrantëve. Unë kam një përvojë të drejtpërdrejtë në këtë fushë, pasi në detyrën e mëparshme kam pasur mundësinë të organizoja votën e italianëve në shtetet ku shërbeja, dhe e di nga përvoja ime se sa komplekse mund të jetë. Edhe aplikimi i teknologjisë është sfidë në vetvete për zgjedhjet e reja. Unë ia shtoj zërin tim zërit të autoriteteve shqiptare, të udhëheqësve politikë dhe të kolegëve të mi të bashkësisë ndërkombëtare, duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të rinovojnë sa më shpejt kartat e identitetit, pasi kjo është absolutisht themelore. Pra, do të thosha që koha dhe fondet në dispozicion të KQZ-së janë pika kyçe që do të duhet të trajtohen deri në fund.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është partner afatgjatë i zyrës së OSBE-së në Tiranë, por, me ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, ka ndryshuar edhe struktura dhe kompetencat e këtij Komisioni. Cila është asistenca konkrete që ju po i jepni Komisionit sot?

Ambasadori Del Monaco: Faleminderit që sillni në vëmendje bashkëpunimin për një kohë të gjatë që Prezenca ka me KQZ-në. Ne kemi filluar duke i dhuruar KQZ-së një mijë kopje të Kodit Zgjedhor. Para pak ditësh, ia dhashë personalisht kopjen e parë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Celibashi. Së bashku, organizuam Ditën Botërore të Zgjedhjeve, me fokus te të rinjtë, duke dhënë mesazhin se aktivizimi politik i të rinjve është një aset për demokracinë shqiptare. Do të kemi edhe disa aktivitete: disa spote televizive, informacione që do të qarkullohen në internet dhe në mediat sociale; do të merremi edhe me grupet vulnerabël, personat me vështirësi në shikim, pakicat dhe, paralelisht, siç e përmenda, punojmë krah për krah me Policinë e Shtetit dhe me median.

Z. Ambasador, pas çdo zgjedhjeje parlamentare apo lokale, si rregull, ne kemi një sërë rekomandimesh të reja nga ODIHR-i. Nga bisedat që ju keni pasur me stafin tuaj, a presim sërish një listë tjetër rekomandimesh pas 25 prillit? Ambasadori Del Monaco: Ky është një hamendje. Është absolutisht e parakohshme dhe nuk ka asgjë që do të më bënte të spekuloja mbi një hamendje. Do të duhet të procedojmë me shpejtësi dhe do të shohim pas zgjedhjeve nëse do të ketë ndonjë rekomandim nga ODIHR-i.

Një nga rekomandimet e vjetra konsistente të OSBE/ODIHR-it ka qenë që të shikohet mundësia e depolitizimit të komisioneve qendrore. Për shkak të mosbesimit të thellë mes palëve në Shqipëri, zgjedhjet kontrollohen nga partitë politike. Kur mendoni se Shqipëria do të jetë e gatshme të heqë dorë nga kontrolli politik mbi strukturat zgjedhore?

Ambasadori Del Monaco: Keni të drejtë. ODIHR-i ka advokuar për depolitizimi e proceseve zgjedhore. Nëse e kuptoj drejt, sipas marrëveshjes së qershorit, do të ketë një depolitizim progresiv të procesit duke filluar nga zgjedhjet e 2024-s.

Një tjetër problem që ka shoqëruar së fundmi zgjedhjet shqiptare dhe ka ndikuar në debatin politik në mjedisin parlamentar ka qenë zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. Ju e dini që kjo është një çështje e nxehtë në Tiranë. Në bisedat me aktorët politikë në Shqipëri a keni marrë zotime prej tyre se lista e kandidatëve për deputetë këtë radhë do të jetë e pastër?

Ambasadori Del Monaco: Sërish, edhe kjo është një temë shumë e rëndësishme dhe ne filluam ta trajtojmë atë që në dhjetor, kur sapo kisha marrë detyrën. Së bashku me ambasadoren holandeze organizuam një aktivitet për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. E them këtë për t’ju treguar rëndësinë që i kemi dhënë gjithmonë kësaj çështjeje. Mendoj se ka të paktën dy hapa ligjorë, të cilët mund të mblidhen nën një qasje të përgjithshme. Hapi i parë është përgjegjësia ligjore e individit që plotëson formularin e vetëdeklarimit dhe kjo është përgjegjësia personale ligjore e këtij personi. Pastaj është hapi i dytë ligjor, pasi kjo listë do të duhet të verifikohet nga KQZ-ja dhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Ajo që shoh është se partitë politike nuk janë caktuar as në periferi të këtij debati shumë të rëndësishëm, ku mund të shikohet shkëmbimi i ideve mes drejtuesve politikë në këtë debat sensitiv. Është e rëndësishme kjo, pasi duhet të jemi konsistentë: hapa ligjorë - mesazhe politike. Në fund të fundit, kjo është një sekuencë që fillon me përgjegjësinë individuale të kandidatit të mundshëm dhe përfundon me një listë të papërlyer.

Megjithatë, në këtë takim të rëndësishëm, përfaqësuesi i Prokurorisë tha se ligji, sado i ashpër që është, nuk e ka stepur apo nuk e ka ulur dëshirën e njerëzve me të kaluar problematike për të kandiduar. Po ju kujtoj që së fundi ju keni pasur një takim edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe policia ka një rol të rëndësishëm për të penguar ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje, për të parandaluar rastet e shitblerjes së votës. Çfarë keni ndier, nuk po them garanci, por çfarë ndjeshmërish keni pasur që policia do të jetë aktive për të parandaluar dhe për të ndërhyrë në kohë në çdo fenomen që dëmton procesin elektoral?

Ambasadori Del Monaco: Në fakt, kam pasur dy takime me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe në të dyja rastet u ktheva në Prezencë me një ndjenjë pozitive. Policia nuk duhet të më garantojë mua ndonjë gjë. Por isha shumë i lumtur, dhe mund ta ndaj këtë gjë me ju dhe me të gjithë shqiptarët që po na ndjekin nga shtëpia, se policia është e gatshme të bëjë më të mirën për të kontribuar në organizimin e këtij kremtimi të demokracisë më 25 prill. Nga ana jonë, si Prezencë, ne kemi filluar trajnimin e policisë dhe së shpejti do të shpërndajmë një version të përditësuar të një broshure me udhëzimet thelbësore për menaxhimin e rendit publik në kohë zgjedhjesh. Ndërkohë që flasim për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, zgjedhjeve që nuk do të kontestohen, ka ndodhur një ngjarje sizmike në atë që quhet hapësira demokratike e botës që jetojmë. Çfarë mendoni, ç’ndikim kanë për Shqipërinë dhe jo vetëm për Shqipërinë ngjarjet shokuese të 6 janarit në SHBA, që lidhen me zgjedhjet presidenciale dhe me kontestimin e tyre atje?

Ambasadori Del Monaco: Kam frikë se pyetja juaj nënkupton një njohje të thellë të dinamikave të Shqipërisë, por kam frikë se jam tepër i ri në Shqipëri për t’ju dhënë një përgjigje josipërfaqësore. Ajo që mund të them në terma shumë të përgjithshëm është se për mua është e qartë që demokracia nuk është e lehtë dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë nga asnjë prej nesh. Nëse mund të parafrazoj atë që ka thënë një herë Jacques Delors lidhur me procesin e integrimit në BE, demokracia është si të ngasësh biçikletën: nëse ndalon së pedaluari, mund të biesh. Është një kantier ndërtimi i hapur.

Mosmarrëveshjet e forta elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u adresuan nga gjykata, edhe kërcënimi ishte që do ta çoj çështjen në gjykatë. Mosmarrëveshjet e mundshme këtu janë pak më delikate për shkak se sistemi gjyqësor është duke u reformuar ende dhe në çdo mosmarrëveshje është gjithnjë e nevojshme prania e një arbitri. Këtë rol këtu e kanë luajtur shpesh ndërkombëtarët dhe ambasadorët. Shihni për veten tuaj dhe për kolegët tuaj rol në këto zgjedhje në rast mosmarrëveshjeje?

Ambasadori Del Monaco: Reformat janë një zhvillim tjetër pozitiv në këtë vend. Unë nuk i shoh reformat si mangësi në sistem. Pra unë i përshëndes dhe inkurajoj akoma më shumë reforma demokratike. Do të parapëlqeja të përcillja një mesazh besimi: besoni në institucionet shqiptare, besoni në gjyqësorin shqiptar, besoni në demokracinë tuaj. Unë flas në emër të Prezencës dhe Prezenca nuk do të jetë kurrë arbitër, ne nuk jemi arbitër. Nuk mendoj se Shqipëria ka nevojë për një arbitër. Duhet thjesht të zbatoni ligjet dhe të besoni te gjyqtarët tuaj, pasi këto çështje do të zgjidhen nga gjyqtarët që kanë kaluar vetingun, në Kolegjin Zgjedhor.

Z. Ambasador, është krijuar një traditë në Shqipëri që partitë politike dhe kandidatët në garë, gjithnjë e më tepër, raportojnë veten në proceset zgjedhore duke anashkaluar, injoruar dhe shpesh edhe mënjanuar gazetarët. Si e sheh rolin e medias në përballje me këtë fenomen negative?

Ambasadori Del Monaco: Kolegët më kanë informuar për këtë praktikë dhe e di që fenomeni është kritikuar edhe nga ODIHR-i, pasi mund t’i keqorientojë zgjedhësit dhe të ndërhyjë edhe në lirinë e medias. Personalisht, unë mbështetem te media për një informacion publik që jepet nga media dhe që është i saktë, profesional dhe i paanshëm. Për t’ju treguar se sa e çmoj punën tuaj, e cila është tejet sensitive, sidomos në periudhë zgjedhore, do t’ju kujtoja se aktiviteti i parë ku mora pjesë në Shqipëri kishte lidhje me median dhe edhe fakti që sot pranova ftesën tuaj për të shkëmbyer këndvështrimet tona, më pak se tre muaj nga marrja e detyrës, duke sfiduar disi edhe forcën e rëndesës, dëshmon respektin që kam për punën tuaj, për pritshmëritë e publikut dhe nevojën që të ketë transparencë dhe shkëmbim këndvështrimesh.

Z. Ambasador, pak më parë ju thatë që një nga prioritetet e punës tuaj është liria e medias dhe OSBE-ja e mbështet lirinë dhe pavarësinë e medias. Së fundmi kemi edhe Komisionerin për Lirinë e Medias në zonën e OSBE-së. Pyetja është çfarë shikoni ju si rrezik për lirinë e medias në Shqipëri. Ambasadori Del Monaco: Liria e medias ka treguar progres të mirë. Ka ende çështje, me sa kuptoj, që duhet të zgjidhen. Kam lexuar për faktin që gazetarët herë pas here punojnë nën presion, disa herë pa kontratë të duhur dhe e kuptoj si qenie njerëzore se kur punon në një situatë të vështirë mund të mos jesh mjaftueshëm i guximshëm për të shkruar apo për të komunikuar mendimet e tua dhe për të transmetuar informacion krejtësisht të paanshëm. Gjithashtu, kam lexuar nga opinioni i Komisionit të Venecias për lidhjen politike të disa mediave. Nga ana tjetër, e vlerësoj zhvillimin e fundit që tregon shenja të një kulture të shëndetshme mediatike – i referohem rastit të “Faktoje”, medias së pavarur që fitoi një çështje gjyqësore kundër një institucioni publik së fundmi. Ky është një rezultat i rëndësishëm që përforcon përsëri optimizmin tim dhe inkurajimin për t’u besuar institucioneve shqiptare. Sigurisht, jam i vetëdijshëm për ndryshimet e propozuara në ligjin e ri të medias dhe qëndrimet e OSBE-së përmes institucionit të Përfaqësuesit të Lirisë së Medias dhe të Komisionit të Venecias janë të mirënjohura, por edhe aty ka disa çështje që mbeten për t’u zgjidhur, ndërsa të tjera janë përfshirë tashmë në sekuencën e projektdispozitave që u shkëmbyen si me Përfaqësuesin e Lirisë së Medias edhe me Komisionin e Venecias.

Z. Ambasador, ju përmendët si arritje faktin që një grup mediatik që bën fact-checking arriti që, nëpërmjet vendimit të gjykatës, të marrë të drejtën që ia jep ligji për informimin e publikut me dokumentet zyrtare. Megjithatë, doja t’ju pyesja sa të kënaqur jeni ju me reagimin e autoriteteve ndaj rasteve të dhunimit të gazetarëve apo të pengimit të tyre në kryerjen e punës, siç ka qenë edhe rasti i protestave të fundit në dhjetor në Tiranë?

Ambasadori Del Monaco: Nuk jam unë që duhet të jem i kënaqur.

I zemëruar.

Ambasadori Del Monaco: Jo, as i kënaqur, as i zemëruar. Prezenca nuk është këtu për të kërkuar kënaqësi nga institucionet shqiptare dhe nuk jam në pozicion për të gjykuar këto pretendime. Ajo që do të doja të thosha është e qartë dhe ka dy aspekte: këta gazetarë që besojë se iu janë shkelur të drejtat duhet të paraqesin një ankesë te gjyqësori shqiptar, kështu funksionon demokracia; dhe, nga ana tjetër ne ia shprehëm edhe Policisë së Shtetit parimet e mirënjohura të vetëpërmbajtjes, të përdorimit të taktikave të kontrollit të turmës në përpjesëtim me natyrën e ngjarjes, dhe për të mos e penguar kurrë punën profesionale të gazetarëve.

Pak më parë ju përmendët që tashmë po bëni gati tre muaj në Shqipëri dhe sot flitet për rrezikun e teorive konspirative, fake-news. Sa e shihni këtë rrezik për median, klasën politike dhe eventualisht për shoqërinë?

Ambasadori Del Monaco: Mohimi, teoritë e konspiracionit, lajmet e rreme paraqesin një sfidë shumë serioze në mos kërcënim për mbarë botën, nuk është diçka specifike për mjedisin shqiptar. Të gjitha ato janë kërcënime potenciale për sigurinë. Si fillim, do të thosha se interneti është një oqean informacioni dhe neve na duhet busulla për të lundruar si duhet në këtë oqean. Kjo busull nuk jepet domosdoshmërisht përmes kufizimeve – ndonjëherë është e kotë pasi është tepër i madh për t’u kufizuar – por me një përpjekje të përbashkët që nis nga familja, nga shkolla, nga media vetë, duke e edukuar popullatën që të heqë një vijë ndarëse midis asaj që është e vërtetë dhe asaj që është e rreme. Kjo është ajo që quhet rezistenca e një kombi, që është një element themeltar i sigurisë kombëtare. Dhe, meqë kjo është një çështje që ka lidhje me sigurinë, Prezenca është aktive edhe në këtë fushë. Prandaj kemi programe bashkë me Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës pikërisht për lajmet e rreme, si edhe me transmetuesin publik.

Z. Ambasador, një tjetër fokus i punës suaj që përmendët në fillim ishte Gjykata Kushtetuese. Ka pasur një entuziazëm të dukshëm, sidomos nga ana e ndërkombëtarëve në Tiranë, që më në fund Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, pas dy vjet pezullimi u bë funksionale. Por ne jemi të ndërgjegjshëm që ajo që quhet reformë në drejtësi është ende larg së quajturit e përfunduar. Në mungesë të një gjykate funksionale – e ripërsëris këtë pyetje – si mendoni se do të zgjidhen mosmarrëveshjet e mundshme zgjedhore?

Ambasadori Del Monaco: Keni të drejtë dhe zgjodhët emrin e duhur: entuziazëm. Në krah të këtij emri unë do të shtoja edhe mbiemrin racional. Pasi është me entuziazëm racional që pamë me kënaqësi të madhe që Gjykata Kushtetuese është funksionale. Ky është një institucion që shërben si gur themeli për funksionimin e çdo sistemi demokratik, jo vetëm në Shqipëri. Në fakt, e vizitova Gjykatën po atë ditë që u zgjodhën gjyqtarët e rinj dhe ishte një takim shumë i frytshëm me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Për të ardhur në temë, vetëm gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor mund të zgjidhin mosmarrëveshjet e mundshme pas zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese nuk do të ketë rol në këtë, përveçse nëse ndodhin dy hipoteza: dhunimi i të drejtave të njeriut, nëse paraqitet ndonjë ankesë, dhe mosfunksionimi i duhur i procesit të ligjit. Përndryshe, mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen nga gjyqtarët në Kolegjin Zgjedhor që e kanë kaluar vetingun.

Fund

HEAD OF PRESENCE’S INTERVIEW WITH RTSH PUBLIC BROADCASTER Broadcast on 9 February 2021

Interviewed by Lutfi Dervishi, host of “Përballë” (Face to face) programme

Q: Albania had the Chairpersonship of the OSCE for 2020. What is your assessment of this Chairpersonship considering that 2020 was a very unusual year because of Covid_19?

Ambassador Del Monaco: The Albanian Chairpersonship-in-Office was a very productive one despite the difficult circumstances and, as you said, the very unusual year. Actually, I would say in a very difficult year because of Covid. Covid hit hard, continues to hit hard, and I would take this opportunity to express my condolences to all the Albanians who lost a loved person because of this pandemic. Dialogue and continued engagement epitomized the Albanian Chairpersonship-in-Office last year. That was clearly reflected in the level of Ministerial Council that took place in Tirana last 3 December. I will mention here the 8 decisions adopted, the 2 Declarations and 1 Ministerial statement. It was a very generous result. Let me also underline that the diplomatic skills of Albania made it possible to appoint the new Secretary General of the OSCE and the heads of the three independent institutions of the OSCE. Albania also contributed to further strengthening the fight against corruption through digitalization and increased transparency, attaching importance also to other achievements that I will not mention because the list would be very long. But just to drop one further example: transnational threats. I would underscore another point which in my opinion is very important: it’s the contribution of the Albanian Chairpersonship-in-Office to good neighbourly relations. Because Albania facilitated the collective decision to entrust North Macedonia as chair of the OSCE for 2023. The idea is that no matter how small or big a country is we all must contribute the European security order and this is what North Macedonia will do in 2023. One final achievement is related to the internal functioning of the Organization. Despite the disruption brought by Covid, the OSCE managed to function as smoothly throughout 2020.

Q: With this long list of achievements perhaps the right question would be if we did not have Covid we could have done miracles. Anyway, now the Chairmanship is in the hands of Sweden. What are the main priorities of the OSCE Swedish Chairpersonship?

Ambassador Del Monaco: As announced by the Sweden’s Foreign Affairs Minister, Stockholm will attach priorities to further contributing to the European security order; upholding the OSCE concept of comprehensive security, and contributing to resolving conflicts in the OSCE area; enhancing gender equality also through the Women, Peace and Security agenda, and promoting civil society representatives in security discussions. The underlying idea is that political and economic agenda, political and economic security, human rights, democracy, they are all interrelated and intertwined. And the messages put forward by the Chairpersonship-in-Office reinforce the idea that a multilateral approach to common challenges is paramount.

Q: If we go back to challenges in Albania, what would be the main focus of your work? Ambassador Del Monaco: The Presence will do its best to try to translate to the local level, so here in Albania, the priorities set by the Swedish Chairpersonship-in-Office. We will tackle security-related issues, of course, starting from transnational threats. Let me remind you that Covid is the poster child of a transnational threat. Even in the field of measures in support of Albania during the pandemic, the Presence played a very active role, and the credit goes to my predecessor and my colleagues, as I was not here yet. I would like to also touch on the importance of the dimension of governance as a way of tackling environmental security and corruption. And then there are the areas in which the Presence is recognized for its leading role: you mentioned earlier the election process, the media, equality of rights between men and women, our long-standing co-operation with the National Assembly of Albania and the now functioning Constitutional Court. In my vision, one priority will need to be attached also to youth mainstreaming, and wherever possible, wherever it will make sense also to a regional component. These are lots of high-flying priorities, that all translate into programmes that will make available to Albania. Our programmes, our ideas, our objectives are the fruit of the daily partnership hand in hand with Albania, Albanian institutions, media, civil society.

Q: Mr. Ambassador, we will talk about these priorities that you mentioned: electoral process, media, justice, Constitutional Court. Elections are the Achilles’ heel of Albanian democracy – when elections go well, everything goes well, and when elections go bad the country suffers, there has been regress in many fields. Do you see any danger for the 25 April elections that now are very near?

Ambassador Del Monaco: Thank you for these very important question. I will respond it very straightforwardly. Since I took office here in Tirana, I have not noticed any development that would warrant speaking of a danger per se. Of course there are challenges, but challenges belong to every electoral process, especially when a country is implementing for the first time new rules and time is not necessarily very long until to E-day. The Presence rolled up its sleeves. We work hand in hand with the Central Elections Commission, in a very fluid manner. We co-operate with the Albanian State Police. And, as you’ve seen, we have already started a full array of initiatives, starting from the training of the police that will cascade on 6,000 agents. The other day, we celebrated together the Global Election Day with Commissioner Celibashi, focused on youth, and we have in the pipe a number of other initiatives, stretching from information activities to vulnerable groups, youth, training for the media. I do not see for the time being, nothing that enables me to speak on any possible danger. Then, as you know, the assessment of the election, the institution that will accompany closely Albania through elections, is ODIHR, the OSCE’s Office for Democratic Institutions and Human Rights. For my part, I can only trust that we are preparing for a joyful celebration of the elections, trusting that it will also mark the end of the political campaign.

Q: You mentioned that these elections will take place with new rules deriving from the 5 June agreement or the constitutional changes. There is talk about the use of technology, emigrant vote and stricter rules regarding the usage of human resources by the administration. From what you said it seems to me that you are the only optimistic person in Tirana that elections will go well?

Ambassador Del Monaco: I am an optimistic person by nature. Were I not an optimistic person I would not be in this job. In the Middle Age a number of philosophers thought that the world we are living is a perfect world. The great German philosopher Leibniz brought to another upper level of sophistication the notion that our world is perfect. More down to earth I am an optimistic person because I trust the Albanian democracy and I strongly believe that democracy is the perfect system, a perfect system is always perfectible. Now we have new rules, and that is a fact. Elections are close, and that is another fact. But as far as I can see, the Central Election Commission is working very hard, and there is a general awareness of the close deadline that we have until 25 April and that reinforce my natural optimistic instinct. I would maybe take this opportunity to add that the full implementation of the new provisions of the Electoral Code will also require a collective effort. An effort from the institutions, an effort from the political leaders, and even an effort from each and single citizen because those who have IDs already expired need to hurry up and ask for a new identification card.

Q: Mr. Ambassador, you are the 9th OSCE ambassador in Tirana. As a journalist I have followed nine parliamentary elections. And always before the campaign there is an optimism, especially by the internationals, that things will go well. You have had intensive meetings recently with the State Election Commissioner, with the General Director of the Police and with other actors. What do you think is the biggest challenge for the institutions in these elections?

Ambassador Del Monaco: Time. Time is probably one of the major challenges, because you need to make sure that the new electoral provisions are applied in a relatively short timeframe. And then there are for sure a number of other challenges. One is the out-of-country voting, and I have a lot of experience with that because in my previous capacity I had the opportunity in organizing in the countries where I was serving, elections for the Italians abroad. And I know first-hand how complex that can be. Even the application of technology is a challenge per se for the new elections. And I renew, I add my voice to the voice of the Albanian authorities, political leaders and my colleagues from the international community calling on the Albanians to quickly renew their ID cards. That is absolutely fundamental. So I would say that time and funding at the disposal of the Central Election Commission are the key points that will need to be addressed till the end.

Q: The Presence is a long-term partner of the CEC, but with the changes in the Constitution and the Electoral Code, the CEC structure and competencies have changed. What is the assistance that you are currently providing to the CEC?

Ambassador Del Monaco: Thank you for recalling the longstanding co-operation that the Presence has with the Central Election Commission. We have started the distribution of a donation to CEC of 1,000 copies of the Electoral Code. I handed over personally the first copy to Commissioner Celibashi the other day. We organized together this Global Election Day focusing on younger people, conveying the message that the active political engagement of younger people is an asset for the Albanian democracy. We will have a number of outreach events, TV spots, information circulated on the internet and social media. We will address also vulnerable groups, impaired vision people, minorities. And in parallel to that we are working hand in hand, as I mentioned before, with the Albanian State Police and the media

Q: After every parliamentary and local election here, as a rule there is a new set of recommendations by ODHIR. From the conversations you’ve had with your staff, should we expect a new list of recommendation after 25 April as well? Ambassador Del Monaco: This is a guess. It is absolutely premature and there is nothing that enables me to speculate on a guess. We have to proceed rapidly, and we will see in the aftermath of the elections whether there would be any ODIHR recommendation.

Q: One of the old consistent recommendations of the OSCE/ODIHR has been the depoliticization of electoral commissions. Because of the deep mistrust between the parties, the elections are controlled by political parties. When do you think that Albania will be ready to give up political control over electoral structures?

Ambassador Del Monaco: Yes, very right. ODIHR advocated for the depoliticization of the electoral processes. And if I understand correctly following the June agreement a progressive depoliticization of the process will happen from the 2024 elections.

Q: Another problem that has accompanied the elections and had a great impact on the parliamentary environment was the implementation of the decriminalization law. In conversations with political actors in Albania, have you received promises that the lists of candidates for MP this time will be clean?

Ambassador Del Monaco: Again this is a very important subject and we started addressing it in the last December. I was new in my position when we organized together with the Dutch Ambassador an event on the implementation of the decriminalization law. This is to tell you the importance we have been constantly attaching to this issue. I think that there are at least two legal steps which can be compounded by an overall approach. The first legal step is the legal responsibility of the individual, of a single person when filling the self-declaration – and that is his legal personal responsibility. Then there is a second legal step because this list will have to be cleared by the CEC and by the Prosecutor General. What I see, what I acknowledge, is that the political parties are not assigned to the periphery of this important debate, the exchange of views of the political leaders on this sensitive matter. This is very important because we have been consistent: legal steps – political messages, because at the end of the day this is a sequence that starts with the individual personal responsibility of the potential candidate and ends with an immaculate list.

Q: Nevertheless, in this important meeting the representative of the Prosecutor’s Office said that the law, however harsh, has not prevented or decreased the desire of people with a problematic past to candidate. You have had a meeting recently with the Director General of the State Police and the police have an important role to play in preventing the impact of organized crime in elections and votes buying. Did you have any guarantees of better to say feelings that the police will be ready to tackle in time any phenomenon that damages the electoral process?

Ambassador Del Monaco: Actually, I had two meetings with the General Director of the Police and both times I went back to the Presence with a very positive feeling. You know the police is not there to guarantee me of anything, it is not to me that the police has to guarantee anything. But I was very happy and I can share it with you and the Albanians that are watching us from home that the police stands ready to do its best to contribute to the organization of this celebration of democracy of 25 April. From our side as OSCE Presence, we have already started the training of the police, and we will soon distribute an updated version of a booklet with the fundamental guidelines for the management of public order in times of election. Q: As we speak about free and fair and uncontestable elections in Albania, there has been a seismic event in what is called the democratic space of the world we live in. What impact has on Albania and not only the shocking event of 6 January in the US related to the presidential elections and their contestation?

Ambassador Del Monaco: I am afraid your question presupposes a deep understanding of Albania’s dynamics, and I am afraid that I am too new in the country to provide you with a not superficial answer. But what I can say more in general terms is that it is very clear to me that democracy is not easy and it must not be taken for granted by anyone. If I can paraphrase what Jacques Delors once said referring to the EU integration process, democracy is like when you ride a bike: if you stop biking, you may fall. It is an open construction site.

Q: Election disputes in the US were addressed by the courts, even the threat was I will bring this case to the court. Possible disputes here are a little more delicate because the judicial system is still undergoing reform. In any dispute an arbiter is needed? Such a role here has been often played by the internationals and the ambassadors. Do you see a role for you and your colleagues a role in these elections in case of disputes?

Ambassador Del Monaco: Reforms are yet another positive development in this country. I am not looking at reforms in term of a loophole in the system. So I salute them and I encourage even more democratic reform. So, I prefer to convey a message of trust, trust in the Albanian institutions, trust in the Albanian judiciary, trust in your democracy. I speak for the Presence, the Presence will never be an arbiter, we are not an arbiter. I do not think that Albania needs an arbiter. It needs to implement the laws that are in place, and trust your judges because these will be resolved by the judges, the vetted judges, within the Electoral College.

Q: A very bad tradition that has been set by leaders, candidates and political parties is that they report themselves on their electoral campaign by avoiding and ignoring journalists. How do you see the role of the media countering this negative phenomenon?

Ambassador Del Monaco: My colleagues informed me about this practice and I know that the phenomenon has been criticized by ODIHR, for instance, as it may mislead voters and to some extent interfere in the freedom of media. I personally rely on the media for the information provided by the media for accurate, professional and impartial public information. To tell you how much I praise your work, which is extremely sensitive, especially during electoral phases, I will remind you that my first event that I attended here was on media, and even the fact that today I have accepted your invitation to exchange views not even three months after I have taken office, so, to some extent challenging the force of gravity, testifies for my respect for your work, for the expectations of the public, and the need to be transparent and exchange views.

Q: Mr. Ambassador, you said that media freedom is one of the priorities of your work, that the OSCE supports freedom of the media and recently we have a Freedom of the Media Representative in the OSCE area. My question is what do you see as a threat to media freedom in Albania?

Ambassador Del Monaco: Again, media freedom has been showing good progress. There are still issues that as I understand need to be solved. I have read about the fact that journalists from time to time are working under pressure, sometimes without a proper contract. And I understand as a human being that when you work in a sort of precarious situation you might not be courageous enough to write, to communicate your thoughts, and convey completely impartial and unbiased information. I also read from the opinion of the Venice Commission about the political affiliation of some media outlets. On the other hand, I praise a recent development showing signs of a healthy media culture, I refer to the case of Faktoje, an independent media outlet that won a court case against a public institutions recently. This is an important result that again reinforces my optimism and my encouragement to trust the Albanian institutions. Of course, I am aware of the proposed changes to the new media law and the position of the OSCE (through the independent institution of the Representative of the Freedom of Media) and the position of the Venice Commission are well-known, but, also there, there are still some issues that need to be solved, whereas others were incorporated in the sequence of draft provisions that were exchanged both with the Representative for the Freedom of Media and the Venice Commission.

Q: Mr. Ambassador, you mentioned as an achievement that a fact-checking media group succeeded that through a court decision was given the right that is already given by the law on right to information about official documents. Anyway, I would like to ask how happy are you with the reaction of the authorities regarding the cases of violence towards journalists or obstruction of their work, such as the case with recent protests in December in Tirana?

Ambassador Del Monaco: It is not me that have to be happy.

Q: Angry.

Ambassador Del Monaco: No, neither happy, nor angry. The Presence is not seeking any satisfaction from the Albanian authorities, and I am not in a position to pass any judgement on these allegations. My point is clear and is twofold: those journalists that believe to have suffered from violation of their rights should lodge a complaint before the Albanian judiciary, reinforce this way democracy. And on the other hand, we stated with the Albanian police the well-known principles of restraint, of using crowd-control tactics that are commensurate with the nature of the event, never putting an obstacle to the professional work of journalists.

Q: You mentioned that you have been in Albania for almost three months now. There is a lot of talk today about the danger that comes from conspiracy theories and fake news. How do you consider this to be a risk for the media, political class and eventually for the society?

Ambassador Del Monaco: Denialism, conspiracy theories, fake news pose a very serious challenge if not a threat everywhere in the world. This is not something specific for the Albanian environment. And they are all potential threats to security actually. The starting block of my discourse is that, for instance, internet is an ocean of information. The point is that we need the compass to navigate this ocean of information. The compass is not necessarily provided by restrictions of communication, sometimes it’s is too big, but by a collective effort that starts from families, from schools, from media itself, educating the population to draw the line between what is real and what is fake. This is what we call the resilience of a nation, which is a fundamental component of the national security. And since this is a security-related issue, the Presence deals with that. And this is why we have programmes together with the Department of Journalism of the University of Tirana that focus precisely on the fake news, and the other is with the public broadcaster. Q: Mr. Ambassador, you mentioned Constitution Court as being yet another focus of your work. There has been a visible enthusiasm for the return to functioning of the Constitutional Court after two years, especially by the internationals, but we are conscious that the so-called justice reform is still far from complete. In the absence of a functional court, and I repeat this question, how do you think eventual electoral disputes will be solved?

Ambassador Del Monaco: You are right and you have picked the right noun: enthusiasm. Right next to this noun enthusiasm, I would add an adjective: rational. Because it is a rational enthusiasm, in fact, we witnessed with great pleasure that the Constitutional Court is now up and running. This is a keystone institution for the functioning of every democratic system, not only in Albania. Actually, I visited the Court the same day of the election of the new judges, and I had a very fruitful meeting with the Chairperson of the Constitutional Court. Now, only the judges of the Electoral College will solve eventually the disputes arising after the elections. The Constitutional Court will not have a role in this, unless two hypothesis happen, which is violation of human rights - an Albanian citizen may lodge a complaint that his rights were violated during the election process - and the other would be for lack of the due process of law. Otherwise, the electoral disputes should be settled by the judges, the vetted judges of the Electoral College.

Ends

Основные сведения
Тип документа interview
Дата принятия
Источник ОБСЕ