Организация по безопасности и сотрудничеству в Европе (ОБСЕ / OSCE) · interview

Intervistë e Kryetarit të Prezencës për televizionin "News 24"

ОБСЕ
Открыть оригинал документа

Полный текст размещён на сайте публикующей организации. lawenc.com индексирует метаданные и ведёт на официальный источник.

Полный текст

INTERVISTA E KRYETARIT TË PREZENCËS PËR TELEVIZIONIN “NEWS 24” Dhënë gazetarit Ergys Gjençaj, transmetuar më 17 mars 2021

Z. Ambasador, ju prej pak muajsh ndodheni në Shqipëri, por besoj se keni mësuar mbi shumëçka ndodh këtu në vendin tonë. Opinioni publik shqiptar është i interesuar për konstatimet e faktorit ndërkombëtar, pasi e konsideron atë si një arbitër. Si e gjykoni ju sjelljen e klasës politike në këtë periudhë?

Ambasadori Del Monaco: Së pari, dëshiroj t’ju falënderoj që shprehni interes për mendimin dhe për analizën time. Në fakt nuk e shoh veten si arbitër, e aq më pak si protagonist. Lejomëni të nënvizoj se shqiptarët, qytetarët shqiptarë, janë protagonistët dhe arbitrat në vendin e tyre. Unë i nxis fuqishëm që të shkojnë të votojnë më 25 prill, sepse me anë të zgjedhjeve të 25 prillit qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore kushtetuese. Veten e shoh si vëzhgues aktiv dhe si partner të Shqipërisë, si partner të institucioneve shqiptare, nëpërmjet menysë së veprimtarive që zhvillon Prezenca e OSBE-së. Askush nuk mund ta mohojë se jeta politike në Shqipëri është e një shkalle shumë të lartë dinamizmi, jo domosdoshmërisht shumë të shëndetshëm, por, e përsëris u takon shqiptarëve të shprehin mendimin dhe gjykimin e tyre, më 25 prill.

Z. Ambasador, 25 prilli i këtij viti është një ngjarje e rëndësishme, janë zgjedhjet parlamentare ku pikërisht aktorët politikë shqiptarë do të përplasin brirët, të themi. Si i shihni këto zgjedhje? A prisni një përshkallëzim të tensionit politik në vend, pasi palët duan me çdo kusht ose të qëndrojnë në pushtet, ose të marrin pushtetin?

Ambasadori Del Monaco: Zgjedhjet do të jenë një ngjarje shumë e rëndësishme. Këtë e kanë thënë në mënyrë të përsëritur të gjithë drejtuesit dhe forcat politike në vend. Ai që është më i rëndësishëm është thelbi, është përmbajtja e programeve politike, pasi Shqipëria do të ketë një sërë sfidash që do të duhet të trajtohen edhe në të ardhmen. Mendoj se tensionet politike janë mjaftueshëm të larta dhe nuk ka nevojë për përshkallëzim të mëtejshëm.

Z. Ambasador, këto do jenë zgjedhjet më të kushtueshme në Shqipëri zoti Ambasador, pasi do të zbatohet identifikimi biometrik i zgjedhësve dhe, po ashtu, do të zhvillohet edhe një projekt pilot për votimin dhe numërimin elektronik. Sa mendoni ju që teknologjia do të ndihmojë për të arritur standardet në zgjedhje?

Ambasadori Del Monaco: Keni të drejtë. Këto do të jenë zgjedhje shumë të kushtueshme. Por mendoj se është një investim i mirë. Është investim për demokracinë. Padyshim që teknologjia mund të jetë veçanërisht e dobishme për të trajtuar disa prej mangësive të vërejtura në të shkuarën. Për shembull mund të ndihmojë në regjistrimin e zgjedhësve, në identifikimin e tyre, në shmangien e votimit familjar apo të votimit të shumëfishtë. Gjëja më e rëndësishme tani është që qytetarët, zgjedhësit, të jenë të mirinformuar për teknologjinë që do të përdoret në procesin zgjedhor, që qytetarët të dinë se si funksionojnë pajisjet e reja, se si mbrohet privatësia e zgjedhësve. Kjo është, gjithashtu, pjesë e fushatës së informimit në të cilën kontribuon edhe Prezenca e OSBE-së.

Shitblerja e votës ka zënë një vend të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Mendoni se është bërë mjaftueshëm për ta adresuar dhe për ta luftuar këtë fenomen? Sa ky fenomen do të jetë në fokusin e vëzhguesve në zgjedhje? Ambasadori Del Monaco: Ndryshimet e legjislacionit që u ndërmorën vjet janë vërtet shumë të rëndësishme: ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndryshimet në ligjet e tjera, përfshirë Kodin Penal. Siç e dini, këto ndryshime parashikojnë rregulla më të forta ndaj shitblerjes së votave. Për shembull, ndryshimet parashikojnë që kryetarët e secilës parti të paraqesin një deklaratë zyrtare në KQZ, ku zotohen që partia e tyre nuk do të përfshihet në veprimtari të paligjshme. Në këtë kuadër, ka edhe dispozita të tjera të rëndësishme: është rritur roli i policisë në zgjedhje, përfshirë edhe pranë qendrave të votimit; veprimtaritë në qendrat e votimit do të mbikëqyren me kamera; SPAK-u do të ketë rolin e tij. Patjetër që këto fenomene do të jenë në fokus të vëzhguesve të ODIHR-it. Në fakt, ODIHR-i ka theksuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë e hetimit dhe të ndjekjes ligjore të shpejtë të pretendime të mundshme për manipulime apo për shitblerje të votave. Vetë Prezenca dhe OSBE-ja vijojnë të vëzhgojnë nga afër disa prej zhvillimeve që kanë të bëjnë me çështjet gjyqësore. Po përmend vetëm një prej tyre, atë që po zhvillohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Shqipëria, për të pastruar politikën nga persona të kriminalizuar, persona me të kaluar kriminale apo me lidhje me krimin, ka miratuar ligjin për dekriminalizimin, i cili ka dhënë disa rezultate. Mendoni se vetëm ligji është mjaftueshëm për ta pastruar politikën shqiptare nga këta individë? Mjafton vetëm ligji për të pasur lista kandidatësh për deputetë të pastra?

Ambasadori Del Monaco: Ky ligj është thelbësor dhe i një rëndësie madhore, por vetëm ligji nuk mjafton për të parandaluar shkeljet, as në Shqipëri e në asnjë vend tjetër në botë. Në fakt, ligji penal ekziston sepse përpara tij ka një ligj tjetër që mund të shkelet dhe ky është roli i ligjit penal dhe i sistemit gjyqësor. Sikurse kam pasur mundësinë ta them publikisht kohët e fundit, mendoj se nevojiten përpjekje të përbashkëta dhe të bashkërenduara të të gjitha palëve – të drejtuesve politikë, partive politike, institucioneve, KQZ-së, gjyqësorit, juve - medias, shoqërisë civile – për të mundësuar zbatimin e plotë të ligjit dhe minimizimin e rrezikut të shkeljeve. Dhjetorin e shkuar, Prezenca organizoi një veprimtari të posaçme për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit me përfaqësues të forcave politike dhe të institucioneve, dhe mendoj se rezultati kryesor i saj ishte konsensusi i njëzëshëm për rëndësinë e listave të kandidatëve të pastra.

Zoti Ambasador, politika shqiptare ka rënë dakord që zgjedhjet e 25 prillit të administrohen përsëri nga përfaqësues të partive politike, për shkak të klimës së mosbesimit mes tyre. Kur mendoni ju se Shqipëri do të mund të ketë administrues zgjedhor jopolitikë dhe çfarë kushtesh duhen plotësuar për të pasur depolitizim të administratës zgjedhore?

Ambasadori Del Monaco: Mendoj se kjo çështje është zgjidhur tashmë në kuadër të marrëveshjes së 5 qershorit. Zgjidhja e rënë dakord nga të gjitha forcat politike është që zgjedhjet e tjera të përgjithshme, ato të vitit 2025, të administrohen nga komisionerë të pavarur, pra do të ketë depolitizim të plotë të procesit zgjedhor. Tani për tani, kemi sistemin ekzistues. E rëndësishme është që komisionerët të vijojnë të punojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme. Përfitoj nga kjo mundësi për të shtuar se edhe ODIHR-i ka theksuar rëndësinë jo vetëm të të pasurit të një procesi zgjedhor të depolitizuar, por edhe të një administrate publike të depolitizuar. Kjo do të krijonte një bazë fantastike edhe për pasjen e një procesi zgjedhor plotësisht të depolitizuar.

Z. Ambasador, eksperienca tregon se rezultati i zgjedhje këtu në Shqipëri vonon shumë, pasi edhe procesi numërimit të votave është një maratonë e vërtetë. Çfarë sugjeroni ju që rezultati të dalë më shpejt? Ndoshta numërimi i votave të kryhet në Qendrat e Votimit? Mund të jetë kjo një zgjidhje?

Ambasadori Del Monaco: Mendoj se ky është vendim që duhet të merret nga politikanët shqiptarë. Di që në të shkuarën Shqipëria ka pasur sistem numërimi të decentralizuar dhe pastaj është marrë vendimi për ta centralizuar, si pasojë e disa parregullsive të pretenduara. Pra, për këtë vendim ka argumente pro dhe kundër dhe ai u takon vetëm forcave politike. Kësaj radhe kemi risinë e votimit preferencial dhe kjo do të çojë në proces të zgjatur numërimi, pasi së pari komisionerët do të numërojnë votat e partive dhe pastaj do të vijojnë me numërimin e votave individuale. Mendoj se është shumë e rëndësishme që KQZ-ja të krijojë një infrastrukturë dhe kornizë logjistike shumë të qartë dhe të shpejtë. Po ashtu, është e rëndësishme të ketë bashkëpunim të plotë nga ana e përfaqësuesve të forcave politike dhe të vetë kandidatëve ditën e zgjedhjeve, pasi konteksti në të cilin do të numëroren votat do të jetë shumë i rëndësishëm për të përcaktuar shpejtësinë e tërë procesit.

Politika shqiptare ka debatuar shumë edhe për sa i përket votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Si mendoni ju, sa e mundshme është vota e këtyre shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit më 25 prill?

Ambasadori Del Monaco: Të gjithë e kemi parë në lajme para disa ditësh se çfarë tha z. Celibashi dhe, me sa kuptoj, është veçanërisht e vështirë që votimi nga jashtë vendit të testohet në këto zgjedhje.

Zoti Ambasador, Shqipëria ka edhe probleme të tjera, sigurisht procesi zgjedhor ka një peshë të rëndësishme në këtë moment. Ndër të tjerat mbetet edhe situata në media. Ekzekutivi shqiptar ka hartuar një projektligj për rregullimin e mediave, por që është kundërshtuar nga zyra e OSBE-së për mediat. Një koment tuajin?

Ambasador Del Monaco: Mendoj se tani duhet të rrimë të përqendruar te përgatitjet e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri. Thënë kjo, media është një tjetër temë themelore dhe, siç e dini, nuk ka ndonjë mister pasi mendimet dhe deklaratat si të OSBE-së dhe të Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias janë bërë publike; është shumë transparente. Fakti që projektligji për mediat është ende në pritje në Kuvend ofron një mundësi të pamasë për ta përmirësuar.

Z. Ambasador, Prezenca e OSBE-së këtu në Shqipëri ka dhënë një ndihmë të veçantë edhe për sa i përket miratimit të reformës në drejtësi këtu në vendin tonë. Ju si mendoni, duhet të jemi entuziastë për rezultatet, për ecurinë e reformës në drejtësi deri tani apo duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi jo gjithçka që shndrin është flori.

Ambasadori Del Monaco: Unë jam një entuziast racional, që do të thotë se jam entuziast, por me këmbë në tokë. Shqipëria ka pasur disa arritje dhe rezultate të rëndësishme kohët e fundit. Të gjithë gëzuam në mënyrë të zëshme për kthimin në funksionim të Gjykatës Kushtetuese. Tani është koha të jemi të përqendruar te hapat e radhës: te Gjykata e Lartë, te funksionimi dhe tek efikasiteti i makinerisë së gjyqësorit.

Fund

TRANSCRIPT OF HEAD OF PRESENCE’S INTERVIEW WITH NEWS 24 TV Interviewed by Ergys Gjençaj, broadcast on 17 March 2021

Mr. Ambassador, although you have been in Albania for only several months now, I think you have already an opinion on many things. Since Albanians are very much interested into politics and into the findings of the internationals, who are considered as an arbiter, what is your opinion of the Albanian political class which is part of many conflicts?

Ambassador Del Monaco: Thank you, first of all, for showing interest in my opinion and my analysis. Actually, I do not consider myself an arbiter, certainly not a protagonist. Let me underline that Albanians, Albanian citizens are in their own country the protagonists and the arbiters. And I strongly encourage them to go and cast their vote on 25 April, because through the elections on 25 April they will exercise their fundamental constitutional right. I think that myself I am an active observer and a partner of Albania, of Albanian institutions, through the menu of the activities put in place by the OSCE Presence. No one can deny that there is a very high significant degree of dynamism in the Albanian political life, not necessarily a very healthy one, but again, it is on the Albanians to express their opinion and judgement on 25 April.

Albanian political actors will lock horns on 25 April. How do you see these elections? Do you expect an escalation of the political tension in the country since both sides want either to come into or remain in power?

Ambassador Del Monaco: Elections will be a very important appointment. This is what all the political leaders and forces have repeatedly said here in Albania. What matters more is the substance, is the content of the political programmes, since Albania will have a number of challenges that need to be addressed also in the future. I think that political tensions are already high enough and do not need a further escalation.

These will be the most expensive elections in Albania, because of the biometric identification of voters and the pilot project on electronic voting and counting. To what extend to you think technology will help meeting elections’ standards?

Ambassador Del Monaco: Yes, you are right. These will be very expensive elections. But I think it is a good investment. It is an investment in democracy. Technology can certainly be particularly helpful in addressing a number of shortcomings that we have seen in the past, for instance in the registration of the voters, in the identification of voters, in avoiding family or multiple voting. What is key now is that citizens, voters, are well-informed about the technology being introduced in the electoral process, that citizens are informed about how the new devices work, how the privacy of voters is protected. This is also part of the information campaign to which the OSCE Presence is trying to do its best to contribute to.

Vote-buying had a special place in the OSCE/ODIHR report on the last parliamentary elections in 2017. Do you think that there has been done enough to fight this phenomenon? To what extend will these phenomenon be at the focus of the election observers?

Ambassador Del Monaco: Honestly, changes in the legislation introduced last year are very important: changes introduced in the Electoral Code, changes introduced in other pieces of legislation starting from the Criminal Code. They have inserted, as you know, stricter rules to deal with the vote-selling and the vote-buying. These include, for instance, the submission to the CEC by each party chair of an official declaration stating that the party will refrain from illegal activities. And there are other important provisions in this sense: there is an increased role of the police around the polling stations, there are cameras that will monitor the activities within the polling station, there is a role for SPAK. This phenomenon will certainly be in the focus of the ODIHR observers. Actually, ODIHR has repeatedly reaffirmed the importance also of a swift investigation and prosecution of eventual allegations of frauds or vote-buying or vote-selling phenomena. The Presence itself and the OSCE continue observing closely a number of developments in the court cases. I will just mention one, and it is the one taking place in the Dibra district court.

Mr. Ambassador, in order to clean the politics from people with a criminal past or people connected to crime, Albania has approved the decriminalization law, which has given some results. Do you think the law alone is enough to clean the Albanian politics of these individuals? Is the law only enough to have clean candidate lists?

Ambassador Del Monaco: The existence of the law is primordial and paramount, but it is not enough to prevent the occurrence of wrongdoings, neither in Albania nor anywhere else in the world. Actually, penal law exists because before penal law there is another law that might be infringed and this is the role of the penal law and the judiciary system. What I have already had the opportunity to say recently is that what I think is needed is a collective and a concerted effort from all the parties involved – political leaders, political parties, institutions, CEC, judiciary, yourself media, civil society – in order to make sure that the law is fully implemented and the risks of wrongdoings minimized. As Presence we organized in December last a specific event on the implementation of the decriminalization law with the representatives from political forces and institutions, and I think that the main takeaway was this unanimous consensus around the importance of clean electoral lists.

Mr. Ambassador, the politicians agreed to have 25 April elections administered by political parties’ representatives, because of lack of trust. When do you think Albania will have non-political election administrators, and what conditions need to be fulfilled for a depoliticization of the election administration?

Ambassador Del Monaco: I think that this issue was already solved within the frame of the 5 June agreement. The solution found by all the political forces is that the next general elections, so in 2025, will be administered by independent commissioners, so there will be a full depoliticization of the electoral process. For the time being we have the system that is in place. What is important is that the commissioners continue to work professionally, in an unbiased manner. I would maybe take this opportunity to add that even ODIHR stressed the importance not only of having a depoliticisized electoral process, but also a depoliticisized public administration. That would set a fantastic ground also to have a fully depoliticisized electoral process in the country.

Experience shows that election results in Albania are very much delayed because the counting process is a real marathon. What would you suggest for a speedier process? Could the counting of votes in voting centres be a solution or the solution?

Ambassador Del Monaco: I think that the latter is a decision that is on the Albanian politicians to make. As far as I understand in the past Albania used to have a decentralized counting system and then a decision was taken to centralize it because of a number of alleged irregularities. So, this is a decision that has pros and cons and belongs only to the political forces. This time we have the novelty of the preferential voting, and this will translate in a lengthy process of vote counting, because first the commissions will start from counting the party votes and then they will proceed with counting the individual votes. It is I think very important that the CEC establishes a very clear and swift logistical infrastructure and framework, and it is also important to have the full co-operation of the representatives of the political forces and of the candidates themselves the day of the voting, because the context in which the votes will be counted will be very important to determine the speed of the entire process.

Do you see possible the out-of-country voting for the 25 April elections?

Ambassador Del Monaco: We all read in the news days ago what Mr. Celibashi said, and to my understanding it is particularly difficult that the out-of-country voting will be tested this time in the Albanian elections.

Mr. Ambassador, of course elections get most of the attention, but they are not the only concern in Albania. Media situation remains a concern as well. There has been a huge debate on a media law drafted by the government, which was also criticized by the OSCE. What is your comment?

Ambassador Del Monaco: I think that now we should remain focused on the preparation of the general elections in Albania. Having said so, media is another fundamental topic and, as you know there is no mystery because the opinions and statements of both the OSCE and the Representative for the Freedom of the Media of the OSCE were made public, it is very transparent. The fact that the draft media law is still pending in parliament offers a tremendous opportunity to improve it.

The OSCE in Albania has also helped with the approval of the justice reform. Do you think we should be enthusiastic about the so-far results or shall we have the feet on the ground? Because all the glitters is not gold.

Ambassador Del Monaco: I am a rational enthusiast, which means that I am an enthusiast but I keep my feet well on the ground. A number of important achievements and results were obtained by Albania in the recent past. We all celebrated very loudly the return to function of the Constitutional Court. Now it is time to remain focused on the next steps: on the High Court, on the functionality and the efficiency of the judiciary machine.

Ends

Основные сведения
Тип документа interview
Дата принятия
Источник ОБСЕ