THIRRJE PËR APLIKIM: Dokumentimi i aseteve të trashëgimisë kulturore në fshatin Janjevë 19-23 tetor 2026
Misioni i OSBE-së në Kosovë (OSBE) prej kohësh e ka vlerësuar rolin e të rinjve në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në këtë drejtim, duke filluar nga viti 2018, OSBE-ja ka organizuar kampe rinore të trashëgimisë kulturore me pjesëmarrjen e të rinjve nga radhët e komuniteteve të ndryshme, për t’u mundësuar që të fitojnë përvojë praktike në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Këtë vit, kampi rinor për trashëgimi kulturore i OSBE-së do të fokusohet në Dokumentimin e aseteve të trashëgimisë kulturore që ndodhen në fshatin Janjevë, Komuna e Lipjanit. Në suazat e këtij aktiviteti, nga 19 deri më 23 tetor 2026, OSBE do të organizojë një trajnim praktik pesëditor për Dokumentimin e aseteve të trashëgimisë kulturore për dhjetë (10) studentë universitarë nga radhët e komuniteteve të ndryshme.
Studentët do të mësojnë për historinë e fshatit Janjevë, mënyrat më të mira të dokumentimit të aseteve të trashëgimisë kulturore, standardet ndërkombëtare, si dhe vlerat e trashëgimisë kulturore, përfshirë ato arkitekturore, estetike, historike, shoqërore, shpirtërore etj.
Ky kamp pune dedikohet për gjithë studentët e interesuar për promovimin dhe/ose ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Duke ndërthurur mësimin me punë konkrete në terren, studentët do t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre praktike në fushën e trashëgimisë kulturore përmes dokumentimit të lokaliteteve të trashëgimisë kulturore në fshatin Janjevë. Pjesëmarrja është e hapur për studentë të çdo fakulteti përkatës, por kjo mundësi mund të jetë me interes të veçantë për studentët e arkitekturës, antropologjisë, trashëgimisë kulturore, shkencave shoqërore, përfshirë historinë dhe gjeografinë, ose të turizmit. Njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme, por jo e domosdoshme, meqë do të sigurohet përkthim në shqip dhe serbisht.
Historiku Që nga viti 2018, OSBE-ja ka organizuar kampe rinore për trashëgiminë kulturore. Këto kampe u kanë mundësuar të rinjve nga komunitete të ndryshme përfitimin e përvojës së punës praktike në dokumentimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë nën drejtimin e një eksperti ndërkombëtar. Kampet e mbajtura mundësuan plotësimin e mësim-nxënies akademike me njohuri, aftësi praktike dhe shkëmbimin e ideve mes kolegëve gjegjësisht pjesëmarrësve që vijnë nga formime dhe mjedise të ndryshme, duke nxitur kështu ndërveprim dhe bashkëpunim mes të rinjve nga komunitete të ndryshme, promovim të mirëkuptimit dhe respektit për diversitetin kulturor. Kur dhe ku do të mbahet kampi i punës për trashëgiminë kulturore?
Kampi i punës planifikohet të mbahet në fshatin Janjevë, Komuna e Lipjanit, nga 19 deri më 23 tetor 2026.
Akomodimi dhe shpenzimet e pjesëmarrësve:
Akomodimi për pjesëmarrësit do të sigurohet nga organizatori. Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit (transportin dhe akomodimin me shujta të plota).
Kush mund të aplikojë? Të drejtë aplikimi kanë studentët e regjistruar në arsimin e lartë, përfshirë studentët e nivelit master, të cilët kanë interes të theksuar për promovimin dhe/ose ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Pjesëmarrja është e hapur për studentë të çdo fakulteti përkatës, ndërsa kjo mundësi është veçanërisht e përshtatshme për studentët e arkitekturës, antropologjisë, trashëgimisë kulturore, shkencave shoqërore, përfshirë gjeografinë dhe historinë, ose turizmit.
Njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme, por jo e domosdoshme, meqë do të sigurohet përkthim në shqip dhe serbisht.
Si të aplikoni? Studentët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në njërën nga gjuhët zyrtare vendore:
• CV1,
• letër shprehjeje të interesit (maks. 500 fjalë, në Times New Roman 12), • dëshmi nga fakulteti përkatës që konfirmon statusin e studentit/es dhe fushën e studimit.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 27 shtator 2026. Aplikimet duhet të dorëzohen me email në Leman.Selimi@osce.org, duke shënuar në rubrikën e titullit (subject line): Kampi i punës për trashëgiminë kulturore.
Nëse keni nevojë për ndihmë me aplikimin tuaj, kontaktoni Leman Selimin duke dërguar email në adresën Leman.Selimi@osce.org ose duke telefonuar në numrin +383 49 950 198.
1 Me ofrimin e këtyre të dhënave personale, ju jepni pëlqimin tuaj që Misioni i OSBE-së në Kosovë (OMiK) t’i përpunojë ato. Këto të dhëna personale mblidhen vetëm për qëllime të këtij aktiviteti të OMiK-ut dhe nuk do të përpunohen më tej në mënyrë të papajtueshme me këtë qëllim.
CALL FOR APPLICATIONS: Documentation of Cultural Heritage assets in Janjevë/Janjevo village From 19 to 23 October 2026
The OSCE Mission in Kosovo (OSCE) has long recognized the role of young people in promoting and protecting cultural heritage. Since 2018 the OSCE has organized cultural heritage youth-camps for young people from different communities to gain hands-on experience in the preservation of cultural heritage.
In 2026, the OSCE focus of the cultural heritage youth workcamp will be on Documentation of Cultural Heritage Assets located in Janjevë/Janjevo village (Lipjan/Lipljan municipality).
From 19 to 23 October 2026, the OSCE will organise a five-day practical training on the Documentation of Cultural Heritage Assets for ten (10) university students from different communities.
The students will learn about the history of Janjevë/Janjevo, how to best document cultural heritage assets, the guiding international standards, and cultural heritage values, including; architectural, aesthetic, historical, social, spiritual and others.
This workcamp will be of interest to all students interested in the promotion and/or preservation of cultural heritage. Combining learning with concrete impact, students will develop their practical skills in the area of cultural heritage through hands-on documentation of cultural heritage sites in the village. Students may come from any relevant faculty, but the opportunity may be of particular interest to students of architecture, anthropology, cultural heritage, social sciences (including history and geography) or tourism. Knowledge of English language is desirable, but not required – translation will be provided from Albanian and Serbian.
Background Since 2018 the OSCE has organised cultural heritage youth-camps. These camps have enabled young people from different communities to gain hands-on practical working experience in the documentation, protection and preservation of cultural heritage in Kosovo under the guidance of an international expert. The camps complemented the academic learning with knowledge, practical skills and peer exchange among participants from different backgrounds. Fostering interaction and collaboration between young people from different communities, promoting understanding and respect for cultural diversity. When and where will the cultural heritage workcamp take place?
The work camp is planned to take place in the village of Janjevë/Janjevo (Lipjan/Lipljan municipality) from 19 to 23 October 2026.
Participants’ Accommodation and Expenses:
Accommodation will be provided. The OSCE Mission in Kosovo will cover all expenses for the participants (transportation and full-board accommodation).
Who can apply? Students enrolled in higher education (incl. master level students) with a strong interest in the promotion and/or preservation of cultural heritage values. Students may come from any relevant faculty, but the opportunity may be of particular interest to students of architecture, anthropology, cultural heritage, social sciences (including geography and history) or tourism.
Knowledge of English language is desirable, but not required – translation will be provided from Albanian and Serbian.
How to Apply? Interested students should submit the documents below in any of the official local languages: • a CV 1,
• a letter of interest (max 500 words, Times New Roman 12), • proof of student status from their faculty confirming their student status and subject studied.
Applications should be submitted by 27 September 2026. Applications should be submitted by email to Leman.Selimi@osce.org, with reference in the subject line: Cultural Heritage Workcamp. If you require assistance with your application, please contact Leman Selimi by email at Leman.Selimi@osce.org or telephone (number: +383 49 950 198).
1 By providing this personal data, you provide your consent to the OSCE Mission in Kosovo (OMIK) to process your data. This personal data is collected for the sole purpose of this OMIK activity and will not be further processed in a manner incompatible with this purpose.
POZIV ZA PRIJAVLJIVANJE:
Dokumentovanje dobara kulturnog nasleđa u selu Janjevo
Od 19. do 23. oktobra 2026.
Misija OEBS-a na Kosovu (OEBS) već dugo prepoznaje značaj uloge mladih u promovisanju i zaštiti kulturnog nasleđa. OEBS od 2018. godine organizuje omladinske kampove posvećene kulturnom nasleđu, koji mladima iz različitih zajednica pružaju priliku da steknu praktično iskustvo u očuvanju kulturnog nasleđa.
Omladinski radni kamp OEBS-a posvećen kulturnom nasleđu biće 2026. godine usmeren na dokumentovanje dobara kulturnog nasleđa koja se nalaze u selu Janjevo (opština Lipljan).
Od 19. do 23. oktobra 2026. godine, OEBS će organizovati petodnevnu praktičnu obuku o dokumentovanju dobara kulturnog nasleđa za deset (10) studenata univerziteta iz različitih zajednica.
Studenti će imati priliku da se upoznaju sa istorijom Janjeva, najboljim načinima dokumentovanja dobara kulturnog nasleđa, relevantnim međunarodnim standardima i vrednostima kulturnog nasleđa, uključujući arhitektonske, estetske, istorijske, društvene, duhovne i druge vrednosti.
Ovaj radni kamp namenjen je svim studentima zainteresovanim za promovisanje i/ili očuvanje kulturnog nasleđa. Povezujući učenje sa konkretnim praktičnim rezultatima, studenti će razvijati praktične veštine u oblasti kulturnog nasleđa kroz neposredan rad na dokumentovanju lokaliteta kulturnog nasleđa u selu. Mogu se prijaviti studenti svih relevantnih fakulteta, a ova prilika može biti od posebnog interesa za studente arhitekture, antropologije, kulturnog nasleđa, društvenih nauka (uključujući istoriju i geografiju) ili turizma. Poznavanje engleskog jezika je poželjno, ali nije obavezno – biće obezbeđen prevod na albanski i srpski jezik.
Istorijat
Od 2018. godine, OEBS organizuje omladinske radne kampove posvećene kulturnom nasleđu. Ovi kampovi omogućili su mladima iz različitih zajednica da uz stručno vođstvo međunarodnog eksperta, steknu praktično radno iskustvo u dokumentovanju, zaštiti i očuvanju kulturnog nasleđa na Kosovu. Kampovi su akademsko obrazovanje učesnika dopunili znanjem, praktičnim veštinama i razmenom iskustava sa vršnjacima različitog porekla, istovremeno podstičući interakciju i saradnju mladih iz različitih zajednica, kao i razumevanje i poštovanje kulturne raznolikosti. Kada i gde će se održati radni kamp posvećen kulturnom nasleđu? Planirano je da se radni kamp održi u selu Janjevo (opština Lipljan), od 19 do 23 oktobra 2026.
Smeštaj učesnika i troškovi
Smeštaj će biti obezbeđen. Misija OEBS-a na Kosovu snosiće sve troškove učesnika (prevoz i smeštaj sa punim pansionom).
Ko može da se prijavi? Mogu se prijaviti studenti visokoškolskih ustanova (uključujući studente master studija) koji su veoma zainteresovani za promovisanje i/ili očuvanje vrednosti kulturnog nasleđa. Mogu se prijaviti studenti svih relevantnih fakulteta, a ova prilika može biti od posebnog interesa za studente arhitekture, antropologije, kulturnog nasleđa, društvenih nauka (uključujući geografiju i istoriju) ili turizma.
Poznavanje engleskog jezika je poželjno, ali nije obavezno – biće obezbeđen prevod na albanski i srpski jezik.
Kako se prijaviti? Zainteresovani studenti treba da dostave sledeću dokumentaciju na bilo kom od službenih lokalnih jezika: • biografiju (CV)1; • pismo o zainteresovanosti (najviše 500 reči, font Times New Roman, veličina 12); • potvrdu fakulteta o statusu studenta, sa navedenim studijskim programom.
Prijave treba dostaviti najkasnije do 27 septembra 2026 godine. Prijave treba poslati elektronskom poštom na adresu Leman.Selimi@osce.org uz navođenje „Cultural Heritage Workcamp“ u naslovu poruke.
Ukoliko vam je potrebna pomoć u vezi sa prijavom, obratite se Leman Selimi putem imejla na Leman.Selimi@osce.org ili telefonom na broj +383 49 950 198.
1 Dostavljanjem ovih podataka o ličnosti dajete saglasnost Misiji OEBS-a na Kosovu (OMIK) za obradu vaših podataka. Ovi podaci o ličnosti prikupljaju se isključivo u svrhu ove aktivnosti OMIK-a i neće se dalje obrađivati na način koji nije u skladu sa tom svrhom.