Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Interview with Head of Presence (sq)

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

TV Klan, 20 prill 2005

Intervistë me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Pavel Vacek Gazetare: Mimoza Koçiu

TV Klan: OSBE-ja është organizata që do të hartojë një raport mbi zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Nëse do të ketë shkelje si ato të vitit 2005, a do të konsiderohen këto zgjedhje përsëri të pranueshme?

Ambasadori Vacek: Për momentin, nuk do të doja të spekuloja me rezultatin e zgjedhjeve, si dhe me mënyrën se si do të mbahen ato. Ato, sigurisht, do të monitorohen dhe, konkretisht, do jetë misioni i OSBE/ODIHR-it që do t’i monitorojë dhe do të raportojë mbi mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Ajo që mund të them me siguri është se ne kemi bërë më të mirën e mundshme për të ndihmuar përfaqësuesit politikë shqiptarë dhe administratën shqiptare për krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të mira. Ne do të vazhdojmë t’iu ofrojmë ndihmë autoriteteve shqiptare si në përgatitjen ashtu edhe në mbajtjen e zgjedhjeve. Përsa i përket rezultatit të tyre, kjo do të jetë plotësisht në duart e përfaqësuesve politikë shqiptarë e zgjedhësve shqiptarë. Ajo që mund të them, gjithashtu, është që të shpresojmë që rezultati i këtyre zgjedhjeve të vendoset nga zgjedhësit shqiptarë.

TV Klan: Pak ditë më parë, Ambasadori Saltzmann shprehu shqetësimin e Komisionit Evropian lidhur me disa njerëz të lidhur ngushtë me interesa të mëdha ekonomikë dhe krimin që do të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. A e ndani edhe ju këtë shqetësim me të?

Ambasadori Vacek: Sigurisht që ne jemi në dijeni të këtij shqetësimi, sepse shqetësime të tilla vijnë kryesisht nga brenda skenës politike shqiptare dhe unë besoj që kjo është e ligjshme, ashtu sikurse është e ligjshme që probleme të tilla të trajtohen nëpërmjet mjeteve të posaçme që janë në dispozicion të politikanëve shqiptarë, si për shembull, komisionit parlamentar për monitorimin e përgatitjeve për zgjedhjet. Dhe në qofte se ka një vullnet për t’i trajtuar këto çështje, ka edhe zgjidhje. Diçka tjetër që do të përmendja është edhe kodi i sjelljes i propozuar nga Presidenti. Ajo që është e rëndësishme këtu është që i takon partive politike shqiptare të merren me to, si dhe zgjedhësve shqiptarë të krijojnë opinionet e tyre lidhur me atë se sa partitë politike shqiptare janë të afta të përmbushin angazhimet e tyre në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe se si partitë i realizojnë angazhimet e tyre përmes kodit të sjelljes. Dhe kjo është një nga çështjet që ia vlen të trajtohet në kodin e sjelljes.

TV Klan: Partia Socialiste dhe koalicioni i majtë po përgatiten për të dalë me një skemë bashkëpunimi sipas së cilës partitë e vogla aleate mund të përfitojnë nga lista proporcionale. A mendoni se kjo skemë mund të ndikojë në vullnetin e lirë të votuesve? Ambasadori Vacek: Së pari, ne ende nuk dimë mjaftueshëm për çfarëdolloj marrëveshjeje që mund të jetë marrë në konsideratë apo propozuar. Ne, sigurisht, jemi të interesuar për praktika të tilla dhe mund të them që ODIHR-i, si një institucion që merret me zgjedhjet, do të jetë në gjendje që t'i shohë këto praktika më konkretisht, por, megjithatë, përgjegjësia dhe përgjegjshmëria kryesore i takon partive politike dhe zgjedhësve shqiptarë. Është e vështirë të flasësh për gjëra që janë komentuar vetëm në media. Dhe pa dyshim, ajo që do të duhet të respektohet është Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor. Ky do të jetë edhe qëndrimi ynë dhe i institucioneve të tjera ndërkombëtare të interesuara për përgatitjen e rregullt të zhvillimit të zgjedhjeve.

TV Klan: A mendoni se atë që ne e quajmë si fenomeni i Dushkut mund të përsëritet, domethënë, dalja e një numri rekord deputetësh nga një zonë e vogël zgjedhore?

Ambasadori Vacek: Në fakt, ajo që mendoj unë nuk është shumë e rëndësishme. E rëndësishme është që kësaj pyetjeje t’i përgjigjen ose kjo pyetje t’iu drejtohet atyre që marrin në konsideratë apo propozojnë të tilla sisteme. Për aq kohë sa unë nuk kam informacione konkrete lidhur me atë që është propozuar, nga kush është propozuar dhe si konkretisht, unë, sinqerisht, nuk mund të them ndonjë gjë.

TV Klan: Çfarë mendoni për propozimin e Berishës që çdo votë për kandidatin të shkojë automatikisht tek partia që ai/ajo përfaqëson në sistemin proporcional, një propozim ky që është nxitur shumë nga opozita?

Ambasadori Vacek: Të them të drejtën, nuk mund të jap një gjykim lidhur me këtë. Sigurisht që kemi lexuar për këtë, por nuk është qëllimi ynë të komentojmë mbi çdo propozim të bërë, dhe, përsëri e theksoj se, nëse do të kishte ndonjë mundësi për diskutimin e tij nga aktorët politikë shqiptarë, kjo do të ishte një gjë e mirë. Ajo që, sigurisht, duhet marrë në konsideratë është se sa në përputhje janë këto propozime me Kodin Zgjedhor të ndryshuar së fundi.

TV Klan: Lidhur me Kodin Zgjedhor, a ishin negociatat mbi amendimin e tij të vështira dhe cilët ishin politikanët më të vështirë në lidhje me këto negociata?

Ambasadori Vacek: Kjo është një pyetje e vështirë. Nuk i takon atij që luan rolin e një lehtësuesi apo të një ndërmjetësuesi në një proces të zbulojë detaje të bisedimeve apo gjykime personale lidhur me ndonjë person konkret. Kjo nuk do të ishte etike nga ana ime. Kështu që, unë nuk mund ta bëj këtë.

TV Klan: Le ta shohim Z. Ambasador nga një kënd tjetër, në planin personal. Përveç rolit tuaj si Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, si e kaloni ditën e lirë këtu në Shqipëri? Cila do të ishte një ditë e juaja tipike këtu?

Ambasadori Vacek: Një ditë tipike pune? Kjo është shumë e thjeshtë për ta përshkruar. Ndërsa ditët e pushimit kufizohen vetëm tek fundjavat, dhe jo të gjitha ato. Në kohën e lirë, merrem me sporte. Kam disa të preferuara që i praktikoj. Dhe nëse merrem me sport, kjo do të thotë që shkoj jashtë Tiranës dhe, madje, edhe jashtë vendit. Sportet e mia të preferuara janë të bëj ski dhe sërfing.

TV Klan: A ka ndonjë gjë që ju zbavit dhe cilat janë marrëdheniet tuaja me shqiptarët?

Ambasadori Vacek: Shqiptarët janë, në përgjithësi, njerëz miqësorë dhe mikpritës ndaj të huajve dhe vizitorëve që vijnë këtu, ashtu siç kanë qenë edhe mua.

TV Klan: Sa dini për Shqipërinë, qytetet shqiptare dhe a keni ndonjë qytet të preferuar këtu?

Ambasadori Vacek: Në fakt, nuk di shumë për Shqipërinë e qytetet shqiptare. Kjo është një mangësi e imja që do më duhet ta kompensoj. Përveç Tiranës, ku unë punoj, shkoj edhe në Vlorë, për shembull, por kjo nuk do të thotë se ai është vendi më i bukur këtu. Nuk mund ta them këtë, por, në Vlorë, shkoj shpesh.

TV Klan: Pyetja e fundit së cilës edhe mund të mos i përgjigjeni. Nëse do t'ju duhëj të bënit një vlerësim të punës suaj, ose të vlerësonit se sa ndiheni i realizuar në misionin tuaj këtu në një shkallë nga njëshi tek dhjeta, çfarë note do t'i vinit vetes?

Ambasadori Vacek: Pyetje e vështirë kjo. Për momentin, nuk më duket sikur di mjaftueshëm apo të gjitha gjërat për të vënë një notë. Gjithashtu, nuk është roli ynë ky. Unë nuk jam këtu për të etiketuar gjëra apo njerëz, apo për të vënë nota, ne jemi këtu për të ndihmuar.

Klan TV, 20 April 2004

Interview with the Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Pavel Vacek

Journalist Mimoza Koçiu

Klan TV: The OSCE is the organization which will compile a report on the conduct of the 2005 elections. If there will be violations such as in 2001, will these elections still be considered unacceptable?

Ambassador Vacek: For the moment, I would not like to speculate about the outcome of the elections and the way they will be conducted. They will certainly be monitored, and more specifically, it will be the OSCE/ODIHR to monitor and report on the conduct of these elections. What I can safely say is that we have done our best to assist the Albanian political representation and the Albanian administration to create prerequisites for good elections. We will continue to offer assistance to the Albanian authorities in both preparing and conducting the elections. When it comes to their result, this will be completely up to the Albanian political representatives and the Albanian voters. I hope that the result of these elections will be decided by the Albanian voters.

Klan TV: A few days ago, Ambassador Salzmann expressed a concern of the European Commission over some people in Albania closely related to big economic interests and crime running for MPs. Do you share this concern with him?

Ambassador Vacek: We are certainly aware of this concern, because such concerns come from within the Albanian political scene and I believe they are legitimate. What is also legitimate is to address this through the means available to the Albanian politicians, such as the parliamentary committee on monitoring the electoral preparations. And if there is a will to address these issues, there is a way-out. The code of conduct proposed by the President of the Republic is something else that I would like to mention here. What is important is that it is up to the Albanian political parties to deal with it and it is also up to the Albanian voters to make their opinions on how much the Albanian political parties are able to fulfil their commitments in relation to what is contained in the Electoral Code and maybe how the parties may deliver on their commitments taken in the code of conduct. This thing you mentioned is one of the issues that is worth addressing in this code of conduct.

Klan TV: The Socialist Party and the left-wing coalition are preparing to come up with a scheme of co-operation according to which the allied small parties can benefit from the proportional list. Do you think that this scheme can affect voters’ free will?

Ambassador Vacek: First of all, we do not know enough of whichever deal may have been considered or proposed. We certainly are interested in such practises and I can say that the ODIHR as the institution dealing with elections will be able to look at such practices more concretely, but, again, the main responsibility and accountability will be with the political parties and the Albanian voters. It is difficult to speak about things that have been commented only in the media. What has to be respected is the Constitution and the Electoral Code. This will also be our approach and the approach of other international institutions interested in the orderly preparations for the conduct of the elections.

1 Klan TV: Do you think that what we call the Dushk phenomenon might be repeated, i.e. to have a record number of MPs from a small electoral zone?

Ambassador Vacek: What I think is not that important. What is important is that the question should be answered by or posed to those who make such proposals or take them into consideration. As long as I have no concrete information on what has been considered, by whom and how concretely, I honestly cannot say anything.

Klan TV: What do you think about Berisha’s proposal that every vote for candidate go automatically to the party he/she represents in a proportional system, a proposal which has been strongly pushed by the opposition?

Ambassador Vacek: Honestly, on this matter, I would not pass any judgement. We read about this, but it is not our purpose to comment on each proposal made and, again, if there is any possibility for discussing this among the political actors and the Albanian political scene, it could be good. What has to be taken into account is the conformity with the recently- amended Electoral Code.

Klan TV: Talking about the Electoral Code, were the negotiations on amending the Code difficult, and who were the most difficult politicians in relation to the negotiations?

Ambassador Vacek: It is a difficult question. It is not up to the facilitators or mediators in a process to reveal details of the talks or to reveal any personal judgement on any concrete person. That would not be ethical from my part. I cannot do that.

Klan TV: Let us look at you Mr. Ambassador from a different angle. Apart from your role as the Head of the OSCE Presence in Albania, how do you spend your free time here in Albania? What would be a typical day of yours?

Ambassador Vacek: A typical working day? That is quite easy to describe. A free day is limited only to weekends, and yet not all of them. Then, it is about sports. I have some favourite sports that I practice. And if it is about sports, this means going outside Tirana and even outside the country. My favourite sports are skiing and wind-surfing.

Klan TV: Is there anything that amuses you and what are your relations with the Albanians?

Ambassador Vacek: The Albanians are generally friendly people to foreigners and guests in the country, and I have been treated in the same way.

Klan TV: How much do you know about Albania, Albanian cities and do you have any favourite city here?

Ambassador Vacek: First of all, I do not know enough. That is my personal deficit that I have to compensate for. Besides Tirana, which is the place where I work, I also go to Vlora, but this is not to say that that is necessarily the best place in the country. I cannot say that, but I often go there.

2 Klan TV: The last question, you may or may not answer it. If you would make an assessment on your work, or to what extent you feel fulfilled in your mission here on a one-to-ten scale, what would be the grade you would give?

Ambassador Vacek: A difficult question. For the moment, I do not feel to know enough or all the things to be able to give a grade. Also, it is not one’s role here. I am not here to label things or people, or to give grades, we are here to assist.

3

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE