INTERVISTA E KRYETARIT TË PREZENCËS SË OSBE-SË, AMBASADORIT GUIDO DE SANCTIS, PËR EMISIONIN “PA CENSURË” NË RTSH Transmetuar më 27 shkurt 2023
Intervistoi: Elona Meço
Mirëmbrëma! Emisioni “Pa censurë” ka sot në fokus zgjedhjet dhe nivelin e demokracisë në Shqipëri, por jo nga këndvështrimi i partive politike shqiptare. Sot me mua është ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis. Faleminderit, z. Ambasador, që jeni me mua sonte dhe shpresoj të jeni sa më pak diplomat në përgjigjet tuaja.
Ju jeni emëruar para pak muajsh si kreu i misionit këtu në Shqipëri. Çfarë synoni të arrini gjatë këtij mandati?
Faleminderit! Prezenca e OSBE-së ka një histori të gjatë në Shqipëri dhe prandaj kjo është një detyrë shumë delikate për mua. Objektivi im është të konsolidoj dhe të përmirësoj aftësinë e Prezencës së OSBE-së për të përmbushur mandatin e saj. Thënë konkretisht, përmbushja e mandatit tonë do të thotë të dëgjojmë nevojat e institucioneve dhe të shoqërisë civile shqiptare, në mënyrë që të mund të ndihmojmë Shqipërinë në fushat e veprimtarisë sonë. E kam fjalën këtu për demokratizimin, shtetin e së drejtës, qeverisjen e mirë dhe gjithçka që ka të bëjë me jetën politike të vendit. Ne jemi këtu për të dëgjuar nevojat tuaja dhe për t’u përgjigjur, shpresoj, gjithnjë e më mirë, gjatë mandatit tim.
Nga këndvështrimi juaj, ambasador, cilat janë problemet kryesore të cilësisë së demokracisë në Shqipëri?
Le ta nisim nga diçka për të cilën të gjithë biem dakord. Burimet më të mira të çdo vendi janë njerëzit e tij. Dhe karburanti më i mirë për jetesën qytetare është besimi i ndërsjellë. Ka momente në historinë e çdo vendi ku besimi i ndërsjellë mund të luhatet: mund të jetë i lartë, mund të jetë më i ulët. Mendoj se Shqipëria është një nga ato raste ku i duhet dhënë më shumë vëmendje ushqimit të besimit të ndërsjellë. Besimi i ndërsjellë mbështetet te dialogu. Do të doja t’ju kujtoja se dialogu është ndër parimet mbi të cilat u themelua OSBE-ja. Kur lindi si KSBE më 1975, ideja e themeluesve të saj ishte të përdorej dialogu sa herë të kishte një problem për të zgjidhur.
Në fakt, vitin e shkuar Shqipëria e kryesoi OSBE-në në nivelin më të lartë të saj, por, në fakt, në Shqipëri nuk pati asnjë dialog mes partive politike. Është problem ky?
Veprimtaria jonë këtu me bashkëbisedues të ndryshëm… ne flasim me të gjithë dhe u japim të gjithëve të njëjtin mesazh. Mesazhi është se mund të ndodhë në një demokraci që të lëshohen fjalë të rënda. Kjo është normale. Ajo që nuk është normale është përdorimi i kërcënimeve, përfytyrimi i skenarëve krizash. Nuk është kjo demokracia. Dua t’ju kujtoj që në ende mbajmë një stil tipik të OSBE-së, të cilin mund ta përkufizoj si stil të heshtur. Bashkëbiseduesit tanë i marrin shumë qartë mesazhet tona për dialog, por nuk është në interesin tonë që çdo gjë që bëjmë të bëhet publike apo të thuhet në media, pasi mendojmë se këto mesazhe duhen shtjelluar nga ne dhe nga bashkëbiseduesit. Por ju siguroj se ne i japim shumë qartë këto mesazhe. Z. Ambasador, ka një perceptim sikur roli i OSBE-së nuk është më aq i rëndësishëm sa ç’ka qenë vite më parë këtu në Shqipëri. Kjo vjen për shkak se ju jeni tërhequr si ndërmjetës; këtu në Shqipëri nuk ka më kriza siç ka pasur më përpara, kriza politike e kam fjalën; apo ka rënë besimi tek OSBE-ja?
Situata ndryshon. Shqipëria është një vend i vjetër me histori komplekse dhe me traditë shumë të gjatë, por ka edhe një Shqipëri të re, që rilindi nga një periudhë e tmerrshme, 30 vjet më parë. Gjatë këtyre 30 viteve, shumë gjëra kanë ndryshuar, pasi Shqipëria po ecën me bindje në rrugën e demokratizimit dhe të integrimit në strukturat ndërkombëtare. Dhe po bën një punë shumë të mirë, meqë ra fjala. Ju përmendët Kryesinë e OSBE-së, në vitin 2020 dhe Shqipëria mori lëvdata për punën që bëri në një vit të vështirë si 2020-a, e kam fjalën këtu për kovidin. Me ndryshimin e situatës, ndryshon edhe përgjigjja ndaj situatës. Nëse përdorim një paradoks, OSBE-ja e ka bërë punën e saj atëherë kur mund të thuhet se OSBE-ja nuk nevojitet më në një vend. Ne nuk jemi të paduruar për të ikur nga vendi, natyrisht, unë vetë bëj një jetë shumë aktive këtu, por, objektivisht, ne punojmë për t’u bërë sa më pak të nevojshëm. Ende punojmë në stilin e heshtur që përmenda dhe nga bashkëbiseduesit e mi – nga institucionet dhe shoqëria civile – kam dëgjuar vetëm vlerësime. Kjo më jep bindjen se puna jonë këtu është ende e vlerësuar dhe ende e nevojshme. Pra, nuk do të thosha që jemi më pak të rëndësishëm. Jo, nuk jam dakord me këtë.
Z. Ambasador, në fakt, kur flitet për OSBE-në, gjithmonë na vijnë në mend zgjedhjet. Çfarë mendoni për përgatitjen e zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri?
Ky është një moment i rëndësishëm për jetën demokratike të Shqipërisë. Fatmirësisht, kemi punuar shumë mirë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, unë jam takuar me Komisionerin, dhe mendoj që përgatitjet janë në kohë dhe ata po e përgatisin terrenin në mënyrë shumë efektive. Prandaj nuk jam i shqetësuar në këtë drejtim.
Ndërkohë, raporti i ODIHR-it ka ngritur si shqetësim kryesor se partia në pushtet po ndërhyn në çështjet e administratës, për zgjedhjet, duke përdorur burimet shtetërore dhe blerjen e votës. A ndani ju të njëjtin shqetësim me ODIHR-in?
Ju po i referoheni dokumentit më të fundit të ODIHR-it, që quhet “Raporti i vlerësimit të nevojave”. Ky raport u botua, nëse nuk gaboj, më 15 shkurt, pra vetëm disa ditë më parë. Di që publiku dhe institucionet shqiptare e kanë pritur me padurim të lexojnë ç’thuhet në të. Nëse e lexoni me kujdes, do të vini re se OSBE/ODIHR-i i fillon të gjitha pikat me të njëjtat fjalë: “Bashkëbiseduesit na thanë se…” dhe vijohet me pretendimet, si ato që përmendët ju ose të tjera gjëra. Pra, tani për tani, kjo është çka ODIHR-i, me punën e tij të duruar, ka mbledhur nga bashkëbiseduesit në Shqipëri. Nuk është ajo që thotë vetë ODIHR-i. Është ajo që bashkëbiseduesit vendas i kanë thënë ODIHR-it. Ata thjesht e ka vendosur në këtë dokument, i cili përbën kornizën e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të majit.
Deri tani nuk është verifikuar një gjë e tillë, nëse ekzistojnë realisht këto shqetësime?
Verifikimi do të bëhet kur ODIHR-i të dërgojë vëzhguesit afatshkurtër dhe afatgjatë, që pritet të mbërrijnë. Jam i sigurt që ju e njihni këtë mekanizëm. Ata do të përpiqen të kuptojnë më mirë se ku mbështeten këto pretendime. Le të mos harrojmë se këto episode nuk janë në kompetencën e drejtpërdrejtë të OSBE-së apo të ODIHR-it për t’u zgjidhur. Po flasim për gjëra që mund të ndodhin në territorin dhe në juridiksionin e Shqipërisë. Jam i sigurt se pak kohë pas zgjedhjeve të 14 majit do të ketë një raport të detajuar të ODIHR-it mbi gjetjet e tyre dhe rekomandime të tjera, për të cilat do të punojmë duke pasur parasysh zgjedhjet parlamentare të 2025-s.
Ndërkohë, për herë të parë pas 30 vjetësh, ndërhyrjet e fundit që iu bënë Kodit Zgjedhor në Shqipëri, në vitin 2021, u bënë pa një kompromis mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. A duhet të ndryshojë ky Kod Zgjedhor që është aktualisht, i bërë pa konsensus, dhe a duhet që palët të ulen për ta ndryshuar këtë? Ai dialogu që përmendët pak më parë.
Ju po i referoheni mënyrës se si funksionon një demokraci. Një demokraci funksionon në shumë mënyra. Një mënyrë është që njëra palë merr shumicën për një periudhë të caktuar dhe kush ka shumicën ka edhe mundësinë të shkojë në parlament e të ndryshojë ligjet me shumicën e vet. Ky është një nga parimet e demokracisë. Nuk funksionon vetëm kështu. Kjo nuk është e mjaftueshme. Parimi tjetër është që, nga ana tjetër, pra pala që mori pakicën, të cilën e quajmë opozitë, cilado parti qoftë ajo, duhet të jetë e fortë dhe të jetë në gjendje të dialogojë me shumicën, në mënyrë që të gjenden zgjidhje më të mira. Por nuk përbën problem në vetvete fakti që shumica merr vendime për çështje të caktuara. Thënë kjo, zbatimi i ligjeve që miratohen nga shumica duhet të bëhet në mënyrën e duhur. Puna jonë e përditshme është të punojmë së bashku me institucionet shqiptare dhe t’i ndihmojmë ato të gjejnë zgjidhjet më të mira për legjislacionin dhe zbatimin e ligjit.
Pra, sipas jush nuk përbën problem që Shqipëria ka një ligj zgjedhor jokonsensual, siç e ka pasur gjithmonë këto 30 vitet e fundit?
Nuk po i referohem Kodit Zgjedhor. Kur flas për parimin e demokracisë dua të vë në dukje se demokracia është edhe sundimi i shumicës. Kodi Zgjedhor është një dokument i rëndësishëm. Ai duhet përmirësuar. Ndoshta puna me zgjedhjet dhe me legjislacionin e zgjedhjeve është ajo me të cilën merremi më shumë. Ne bëjmë shumë gjëra, siç jua thashë, mandati ynë është shumë i gjerë, por zgjedhjet janë përparësia kryesore. Objektivi ynë është të përmbushen rekomandimet e ODIHR-it dhe të dëgjojmë cilat janë interesat e institucioneve shqiptare dhe të ekspertëve shqiptarë, për të krijuar Kodin Zgjedhor më të mirë të mundshëm. Po, konsensusi është gjithmonë i këshillueshëm, por jo gjithmonë i mundur. Kjo është jeta politike e Shqipërisë. Ne nuk jemi këtu për të gjykuar atë çfarë ndodh. Ne nuk jemi këtu për të gjykuar, në thelb, vendimet që merren në Shqipëri. Ne jemi këtu për të ndihmuar procesin.
Por, problemi qëndron se, në mënyrë që rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të zbatohen, duhet që të dyja palët të bashkëpunojnë, pasi mazhoranca këtë herë nuk ka shumicën e duhur në Parlament, s’ka 84 vota, shumicën e cilësuar, për të miratuar Kodin Zgjedhor. Prandaj unë po këmbëngul te kjo pyetje.
Ka raste kur konsensusi është i nevojshëm, ka raste kur mazhoranca vetë nuk mund të arrijë te vendimi. Siç e thashë edhe më parë, keni edhe pjesën tjetër të demokracisë, që është dialogu, pra dialogu midis mazhorancës dhe opozitës. Kjo është pjesa e jetës politike në Shqipëri, në të cilën palët e interesit duhet të punojnë me më shumë vizion, do të thosha, me më shumë mirëbesim të ndërsjellë dhe me vizion. Ky ndoshta është, siç po thosha që në fillim të intervistës, problemi i sotëm, pra që duhet të punohet për besimin e ndërsjellë, edhe përbrenda opozitës.
Çfarë do të thotë kjo e fundit? Mendoj se të gjithë pajtohemi që një opozitë e fortë është e nevojshme për funksionimin e demokracisë, për të miratuar ligjet, për të marrë vendimet e rëndësishme, siç e thatë edhe ju. Opozita, për mendimin tonë, duhet të gjejë një mënyrë për të shkuar përtej ndarjes aktuale. Nuk e themi se si duhet të bëhet kjo, nuk po themi që zgjidhja gjyqësore parapëlqehet ndaj një marrëveshjeje. Në vizionin tonë të një bote ideale, një marrëveshje është gjithnjë më e mirë sesa një vendim gjykate. Gjithsesi, jam i bindur që ndarja e brendshme e opozitës sot duhet tejkaluar shpejt dhe me mençuri, në mënyrë që të ketë funksionim më të mirë të demokracisë shqiptare.
Meqenëse jemi tek opozita, më lejoni t’ju pyes, cila është marrëdhënia që ju keni ndërtuar, ju personalisht, me opozitën? Komunikoni me të dyja pjesët e opozitës?
Unë kam komunikim me të gjithë përfaqësuesit e opozitës dhe, meqë ra fjala, më lejoni të them që kam komunikim me të gjithë përfaqësuesit, në përgjithësi, të të gjithë spektrit politik në Shqipëri. Për t’iu kthyer pyetjes suaj, po, jam takuar me përfaqësuesit e të gjitha këtyre, t’i quajmë kështu, të të gjitha fraksioneve të palës opozitare. Kam marrë informacione tejet interesante, po ashtu kam përçuar edhe mesazhin që sapo jua thashë, që një marrëveshje do të ishte zgjidhja më e mirë. Por e kuptoj që ka një procedurë gjyqësore, prandaj askush, as qeveria, as Prezenca e OSBE-së, nuk mund të ndërhyjë në procedurat gjyqësore. Është ajo që kemi mësuar në shkollë, që pushteti gjyqësor është i pavarur dhe është elementi më i rëndësishëm i zbatimit të ligjit, në cilindo vend demokratik. Pra, gjyqi do të vazhdojë dhe unë nuk komentoj mbi atë që mund të ndodhë, por ndihem i detyruar të dërgoj mesazhin e gjetjes së marrëveshjes, veçanërisht kur takoj njerëz të të gjithë fraksioneve të opozitës.
Kur ju u kërkoni që opozita të bashkëpunojë, të gjejë një marrëveshje, si ju përgjigjen ata, nëse mund të na e thoni?
Tani po gërmoni në biseda private, por mund t’ju them që askush nuk përgjigjet, apo ta them kështu, të gjithë pajtohen që një marrëveshje është zgjidhje më e mirë sesa një vendim i imponuar nga gjykata apo nga lart. Në teori, të gjithë pajtohen me këtë, po.
Por? Por, ju jeni gazetarja, ju duhet ta ndiqni çfarë ndodh. Unë e ndjek, u referohem edhe mediave për të kuptuar se çfarë ndodh, mediave dhe bisedave private. Pra, më tregoni ju se çfarë ndodh.
OK. Ambasador, a përbën shqetësim për OSBE-në fakti që KQZ-ja ende nuk ka regjistruar komisionerët e Partisë Demokratike, meqenëse afati ka nisur, dhe nuk ka shpërndarë ende fondet, për Partinë Demokratike dhe për partitë tjera, për shkak të Partisë Demokratike?
Siç jua thashë, një prej institucioneve me të cilat bashkëpunojmë shumë fort, dhe mund të them që ka vlerësim të ndërsjellë tejet të lartë midis nesh, pra Prezencës së OSBE-së dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Jam takuar me Komisionerin dhe përshtypja ime për Komisionerin dhe stafin e tij është që me siguri ata janë në gjendje të gjejnë një zgjidhje për cilindo problem. Ne kemi besim te puna e tyre.
Më datën 3 mars, siç e përmendët pak më parë, do të merret një vendim nga gjykata për çështjen e ndasive, mosmarrëveshjeve në Partinë Demokratike. Por, nëse mungon ky vendim final, a do të ishte problem kjo për zgjedhjet në Shqipëri? Siç e thashë më parë, sistemi gjyqësor duhet të funksionojë pa ndërhyrje. Nga ana jonë, sigurisht që nuk ndërhyjmë, prandaj nuk spekulojmë për atë që mund të ndodhë, cili vendim mund të merret apo të mos merret. Siç jua thashë, institucionet që duhet të vendosin, cilido të jetë rezultati më 3 mars, kanë aftësinë, kanë kompetencën, kanë mençurinë, që të vendosin se cila do të jetë zgjidhja më e mirë për Shqipërinë.
Ndërkohë, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Berisha dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike kanë deklaruar, herë pas herë, se nëse zgjedhjet më 14 maj nuk do të jenë sipas standardeve më të larta demokratike, në Shqipëri do të ketë destabilizim. A jeni të përgatitur ju për këtë skenar?
Personalisht, kam qenë dëshmitar i skenarëve tejet problematikë kur punoja në Libi, më 2011, dhe filloi revolucioni. U krijuan disa kushte dhe diçka ndodhi. Si sot një vit më parë, siç e dimë të gjithë, filloi lufta në Ukrainë. Unë isha në Moskë në atë kohë, saktësisht një vit më parë. Pra, kushtet e krizës janë të lexueshme, mund t’i vëresh përreth teje. Unë jam prej tre muajsh në Shqipëri dhe nuk vërej kushtet për atë që ju e quani destabilizim, apo të themi, ndonjë krizë madhore. Personalisht, nuk i shoh. Siç e thashë më parë gjatë intervistës, është një gjë të jesh i qartë, i drejtpërdrejtë e i sinqertë kur je parti dhe flet për partinë tjetër, dhe është gjë tjetër, në demokraci, të shprehësh kërcënime. Është diçka që nuk është pjesë e rregullave demokratike. Askush, dhe nuk po i referohem dikujt posaçërisht, askush nuk duhet të përdorë kërcënime.
Pra, ju mendoni që nuk ka vend për destabilizim dhe këto janë vetëm kërcënime, në një gjuhë tjetër që mund t’i quajmë, blof, nga ana e z. Berisha?
Nuk kam gjykim për këtë. Ju fola për përvojën time të kufizuar prej zyrtari ndërkombëtar të dërguar jashtë shtetit, kur e kam gjetur veten në situata krize. Mendoj se përgatitja e një krize është diçka që mund ta nuhasësh në ajër. Jam i sigurt që Shqipëria, dhe përgjithësisht kjo është përshtypja ime për Shqipërinë, që është vend i zgjuar, që ka arritur të dalë në mënyrë paqësore nga një periudhë e tmerrshme. Fundjavën e kaluar isha në Shkodër dhe vizituam vende ku ishin burgosur njerëzit më parë. Ishte një detaj, por me të vërtetë më bëri shumë përshtypje. Pra, njerëzit që janë kaq të zgjuar e të guximshëm nuk mund t’i lënë gjërat të shkojnë përtej pikës ku nuk kontrollohen më. Jam i sigurt që pjekuria do të triumfojë.
Le të jetë kështu, z. Ambasador, sepse kjo çështja e nuhatjes është pak problematike, sepse shumë pak njerëz nuhatën që do niste Rusia një luftë në Ukrainë, meqenëse se ju ishit atëherë në vendngjarje. Por, ju lutem t’ju pyes për ngjarjet që ndodhin në parlamentin shqiptar, besoj që i keni ndjekur, atje është përkeqësuar situata politike. Mendoni që mazhoranca po e lejon opozitën të ketë të gjitha të drejtat e saj, të ushtrojë kontrollin parlamentar brenda parlamentit?
Ju përmendët kontrollin parlamentar. Kontrolli është një prej detyrave më kryesore të cilitdo parlament, jo vetëm në Shqipëri. Kontrolli parlamentar ka një sërë rregullash, ka rregulla të shkruara e të pashkruara. Nëse mund ta them kështu, apeli ynë është që secila palë t’u përmbahet rregullave, të shkruara e të pashkruara, me dinjitet e pjekuri. Unë nuk gjykoj, por ne bëjmë thirrje që ky funksion të përdoret me dinjitet e pjekuri.
Në fakt, i janë mohuar disa të drejta opozitës. Për shembull, nuk ngrihen komisione hetimore parlamentare, kryeministri s’pranon interpelanca. Përbën një problem kjo për ju, sepse nuk shohim reagim nga OSBE-ja? Ndërkohë, dikur ka pasur të tilla reagime. Sikurse ju thashë, fakti që reagimet tona nuk bëhen publike është ngaqë mendojmë se, në këtë situatë, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është t’ua japim mesazhet bashkëbiseduesve tanë. Ne flasim me të gjithë, sikurse ju thashë, me çdo palë politike, dhe i përcjellim këto mesazhe. Mesazhi për procedurat parlamentare u është përcjellë qartë këtyre bashkëbiseduesve.
Dhe cili ishte mesazhi?
Përderisa po ju them që veprojmë në mënyrë të heshtur, nuk jam në gjendje t’u tregoj tërë mesazhin, por mesazhi është: keni rregulla, të shkruara e të pashkruara, përdorini me pjekuri.
Z. Ambasador, edhe një pyetje të fundit për një çështje që ju e prekët në fillim të intervistës dhe është një nga fushat që mbulon mandati i OSBE-së dhe ka lidhje me korrupsionin. A është e kënaqur OSBE-ja me nivelin e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri, pasi institucione të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare flasin për një korrupsion endemik në Shqipëri? Shpresoj për një përgjigje sa më të drejtpërdrejtë meqenëse kjo është edhe pyetja e fundit.
Jam takuar me strukturat kundër korrupsionit, e kam fjalën veçanërisht për SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimeve. Jo vetëm i kam takuar, por stafi im është në marrëdhënie pune të përditshme me këto institucione. Kam parë atmosferën që ekziston mes këtyre institucioneve dhe stafit tonë dhe është një gjë e mirë, pasi institucionet janë të gjendje të na kërkojnë asistencë dhe ne jemi në gjendje t’ua japim. Kjo është nga pikëpamja jonë. Nga puna e përditshme e tyre shihet se këto mekanizma po fillojnë të funksionojnë. Mendoj se janë në drejtimin e duhur dhe se lufta kundër korrupsionit, në fund, do të triumfojë në Shqipëri. Ana tjetër që punojmë lidhet me parandalimin. Jo vetëm në Shqipëri, në mbarë botën ka forma korrupsioni të cilat janë, ju i quajtët endemike, por le të themi që janë pjesë e traditës së mbarë botës. Detyra e një qeverie është t’i luftojë këto sjellje. Sot ka shumë mjete që nuk kanë ekzistuar në të kaluarën e që mund të na ndihmojnë. Një është si të bëhet transparente puna e administratës publike. Mund të bëhet në shumë mënyra. Një nga këto mënyra është përmes dixhitalizimit, shërbimeve elektronike. Menuja është shumë e pasur. Mjafton të zgjedhësh gjënë e duhur. Detyra jonë, në punën tonë të përditshme me institucionet e reja që luftojnë korrupsionin, është të përpiqemi t’i ndihmojmë të zgjedhin zgjidhjen e duhur. Kjo punë është shumë e rëndësishme dhe entuziazmuese për ne, pasi jemi të ndërgjegjshëm që po mundohemi t’i japim zgjidhje së bashku njërit prej problemeve që në Shqipëri perceptohet si në themel të procesit të përmirësimit.
Z. Ambasador, nëse ju keni një mesazh të fundit për të dhënë, unë ju falënderoj shumë që ishit në emisionin “Pa censurë”.
Folëm për institucionet, folëm për partitë politike, por në çdo vend ekziston edhe një shtyllë e tretë që është shoqëria civile. Ne punojmë me tërë shoqërinë civile. Mesazhi im për shikuesit është se dyert e Prezencës sonë janë të hapura. Ne mund të bëjmë shumë gjëra brenda mandatit tonë dhe e ftojmë shoqërinë civile, në veçanti gratë dhe të rinjtë, të vijnë me ide, pasi na pëlqejnë idetë e reja dhe do të donim të punonim për realizimin e tyre.
Faleminderit, Ambasador!
Faleminderit!
Fund
INTERVIEW OF HEAD OF OSCE PRESENCE, AMBASSADOR GUIDO DE SANCTIS WITH RTSH’s WITHOUT CENSORSHIP SHOW Broadcast on 27 February 2023
Interviewed by: Elona Meço
Good evening!
The show “Without censorship” tonight focuses on elections and the level of democracy in Albania, but not from the point of view of the Albanian political parties. Tonight with me is the Ambassador of the OSCE Presence in Albania, Guido De Sanctis. Thank you, Mr. Ambassador for being with me and I hope you are as little diplomat as possible in your answers.
Few months ago you were appointed as the Head of the OSCE Presence in Albania. During do you aim to achieve during your term in Albania?
Thank you. The OSCE Presence has a long history in Albania and this why this is a very delicate task for me. My objective is to consolidate and to improve the ability of the OSCE Presence to fulfil its mandate. In practical words, fulfilling our mandate means hearing to the needs of the Albanian institutions and the Albanian civil society in order to be able to assist Albania in the areas of our activity. I am referring to democratization, to rule of law, to governance, and everything that has to do with the political life of this country. We are here to hear your needs and to respond, I hope, in a way that goes improving during my mandate.
From your point of view, Ambassador, what are the main problems of the quality of democracy in Albania?
Let’s start from one common understanding. The best resources of any country is the people. And the best fuel for the civil life is mutual trust. There are moments in history of every country where the mutual trust can fluctuate, can be high, can be lower. I think that Albania is one case where it should be given more attention to the fostering of mutual trust. Mutual trust is based on dialogue. I only wish to remind you that dialogue is one of the principles on which the OSCE was founded. When it was born as CSCE in 1975 the idea behind it by the founders was applying dialogue whenever there is a problem to solve.
In fact, last year Albania chaired the OSCE at its highest level, but, in fact, in Albania, there was no dialogue between the political parties. Is this a problem?
Our activity here with several interlocutors... we speak to everybody and we give everybody the same message. The message is that it can happen in a democracy that some harsh words can fly up and down. This is normal. What is not normal is recurring to threats, recurring to imagining crisis scenario. That is not quite what democracy should do. Our task here – I also want to remind that we still maintain a style that is typical of the OSCE, and I can define it as a silent style. Our interlocutors get our messages about dialogue very clearly, but it is not in our interest that everything we do has to be put out to the public or media, because we think that these messages have to be elaborated by us and by interlocutors. But I can assure you that we give them very clearly.
Mr. Ambassador, there is a perception that the OSCE role is not as important as it used to be years ago in Albania. Is this because you have withdrawn from the mediator role, there are less political crisis in Albania or because there is less trust in the OSCE?
Situation changes. Albania is an old country with a complex history and a very long tradition, but there is a new Albania too that was reborn from a terrible period 30 years ago. In these 30 years many things have changed, because Albania is following with conviction, I think, the path of democratization and integration in international structures. It is doing a very good job, by the way. You have mentioned the Chairmanship of the OSCE in 2020 and Albania was praised for the job Albania did in a difficult year – I am referring to Covid – such as 2020. The situation changes and the response to situation changes. So let’s say that, if we use a paradox, the OSCE has done its work when it can be said that the OSCE in a country is not needed anymore. We are not eager to leave the country, obviously, because as for myself I am leading a very present life here, but objectively we work to make us less needed. We still work in the silent style I was referring to and I have gathered from my interlocutors – institutions and civil society – only words of appreciation. This gives me the conviction that what we do here is still appreciated and still needed. So, I would not say that we are less important. No, I don’t agree on that.
Mr. Ambassador, when we speak about the OSCE, elections come always to mind. What do you think about the preparations for the 14 May elections in Albania?
This is an important moment in the democratic life of Albania. Luckily, we have been working very well with the Central Election Commission of Albania, I have met the Commissioner, and I think that preparations are on time and they have been preparing the ground in a very effective way. So, I am not worried from this point of view.
The main concern raised in ODIHR report was that the party in power is interfering with the administration by using public assets and vote buying. Do you share the same concern?
You are referring here to the very recent document, which is called the Needs Assessment Report by ODIHR. It was published, if I am not mistaken, on 15 February, just some days ago. I know that the Albanian public and institutions have been waiting for it eagerly in order to read what was there. If you read it with attention, you find that at every point the OSCE/ODIHR start with the same words: “We have been told by our interlocutors that…” and then follows allegations as you said, or other things. So, for the time being, this is what ODIHR people with their patient work have gathering from their interlocutors in Albania. It is not what ODIHR says. It what has been told to ODIHR by local interlocutors and they just put it down on this document, which is in the framework within the observation mission that will take place for the elections of May.
Hasn’t there been any verifications so far on whether such concerns are genuine?
The verification will happen when the ODIHR will send both short term and long term mission, that are expected to arrive. I am sure you are familiar with this mechanism. They will try to understand better what are these allegations made of. Let’s not forget that these episodes are something that are not under the direct competence for the solution of the OSCE or ODIHR. We are still speaking of things that might happen in Albanian territory, under Albanian jurisdiction. I am sure that soon after the elections of May, there will be a detailed report of ODIHR on their findings and other recommendations on which we will be working with a view to the parliamentary elections of 2025.
In the meantime, for the first time after 30 years, the amendments to the Electoral Code in 2021 were made without a compromise between the Democratic Party and the Socialist Party. Should the Electoral Code approved without consensus change? Should the parties sit down together and amend it? That dialogue you mentioned before.
You are referring to how a democracy works. A democracy works in many ways. One of the ways is that somebody will get the majority for a certain period and who has the majority is able to go to parliament and change the laws with its own majority. This is a principle of democracy. It does not work only this way. This is not enough. The other principle is that, on the other side, so the party who got the minority which we call opposition, no matter which party it is, should be strong, should be able to dialogue with the majority in order to find better solutions. But it is not a problem in itself the fact that the majority decides what to do regarding to a certain thing. Then the enforcement of any law that is decided by the majority has to be done properly. Our daily job is to work together with Albanian institutions to find what the institutions ask, to help them finding the best solutions to legislation and to enforcement of law.
So in your opinion, it is not a problem that Albania does not have a consensual Electoral Law like it has been for the past 30 years?
I am not referring to the Electoral Code. When I speak about the principle of democracy I just wish to point out that democracy is also the rule of majority. The Electoral Code is an important text. It has to be improved. Maybe working on elections and on laws regulating elections is what we mostly do here. We do many things, as I told you, our mandate is very broad, but elections is the top priority. Our objective is to fulfil the ODIHR recommendations and listen to the interests of the Albanian institutions and experts in order to make the best possible Electoral Code. Consensus is always advisable, yes, but you cannot have consensus every time. This is the political life of Albania. We are not supposed to judge what happens. We are not supposed to judge in the essence what are the decisions taken in Albania. We are here to assist the process.
Yet, the problem is that in order for the OSCE/ODIHR recommendations to be implemented, both parties will need to co-operate, since the majority, this time, does not have the necessary majority vote in the Parliament, it does not avail of the 84 votes, the qualified majority, to adopt the Electoral Code. That is why I am insisting on this question.
There are cases where consensus is necessary, there are cases where the majority itself cannot come to a decision. Now, as I told before, you have the other part of democracy, which is dialogue, dialogue between the majority and an opposition. This is the part of the political life of Albania, on which the stakeholders need to be working with more vision, I would say, with more mutual trust and vision. This is, as we have been saying in the beginning of the interview, this is the problem maybe of today, that they should be work on mutual trust, even inside the opposition. What do you mean by the latter sentence?
We all agree, I think we all agree, that a strong opposition is necessary for the functioning of a democracy, in order to approve laws, in order to take important decisions, as you were saying. The opposition, in our opinion, should find a way to go beyond the current division. We are not saying how, we are not saying that a judicial solution is preferable to an agreement. In our vision of an ideal world, an agreement is always better than a judicial decision. But, I am convinced that the internal divisions of the opposition today are to be overcome quickly, and in a wise way, in order to have a better functioning of Albanian democracy.
Since we are discussion about the opposition, allow me to ask, what is the relationship you have built personally with the opposition? Do you communicate with both factions of the opposition?
I have communication with all representatives of the opposition, and by the way, let me say I also have communication with all representatives, in general, of the political spectrum of Albania. But, referring to your question, yes, I have met representatives of all, let’s use this word, all factions of the opposition side. I gathered a lot of interesting information. I also passed the message, that I just told you, that an agreement should be the best solution. But I understand that there is a court proceeding, so nobody, nobody, not the government, not the OSCE Presence, can interfere with a court proceeding. What we have been taught in our schools that the judiciary power is independent, and it is a most important component of the enforcement of the law in any democratic country. So, the court will go on, and I am not commenting on what can happen. But, I feel obliged to pass the message of finding an agreement, especially when I meet with people of all factions of the opposition.
When ask them for the opposition to co-operate, to find an agreement, what is their response, if you could share?
You are now investigating on private conversation, but I can tell you that everybody agrees with the idea that an agreement is better than a decision imposed by a court, or by above. In theory, everybody agrees on that, yes.
But?
But, you are the journalist, you have to follow what happens. I also refer to media to know what happens, to media and to private conversations. You tell me what happens.
Okay. Ambassador, is it concerning for the OSCE that the CEC has not registered yet the commissioners of the Democratic Party, since the deadline has already began counting, and the funds have not been disbursed yet, not even to the other parties, because of the Democratic Party?
As I told you before, one of the institutions we have a very strong co-operation with, and I can say that there is a very high level of mutual appreciation between us, the OSCE Presence and the Central Election Commission. I met with the Commissioner, and my impression of the Commissioner and his staff is that they are surely able to find a solution to any problem. We trust what they do. On the 3rd of March, as you stated before, the court is expected to pass a decision on the matter of division, disputes within the Democratic Party. Yet, if a final ruling is not passed, would that be a problem for the election in Albania?
As I told you before, the judicial system should work without interference. On our side, obviously we do not interfere, but this suggests us not to speculate on what can happen, on which decision can be taken or not taken. As I told you, the institutions which then will have to decide whatever is the outcome of the 3rd of March, have the ability, have the competence, have the wisdom to decide what will be the better solution for Albania.
Meanwhile, the Chair of the Democratic Party of Albania, Mr. Berisha and other Democratic Party representative have stated time after time that if the election on the 14th of May are not held to the highest democratic standards, there will be destabilization in Albania. Are you prepared for such a scenario?
On a personal note, I have seen, let’s say, problematic, highly problematic scenarios when I was working in Libya in 2011, and a revolution started. There were conditions, and something happened. Today one year ago, as we all know, the war in Ukraine started. I was in Moscow at the time, exactly one year ago. So, conditions of crisis are readable, you can read them around you. I am here in Albania since three months, I do not read conditions for what you define as destabilization, or let us say a major crisis. Personally, I do not see them. As I told before, in the interview, one thing is to be clear, frank and honest when you are a party and you talk of the other party, the other thing is different, in a democracy, to pronounce threats. It is something that is not part of the democratic rules, and nobody, and I am not referring to anybody in particular, but nobody should recur to threats. Hence, you believe that there is no room for destabilization, and these are only threats, or in a different term, what we can call a bluff by Mr. Berisha?
I do not have a judgment on that. I told you what, in my limited experience of an international official sent abroad and finding myself in crisis situations, I think you can smell, in the air, when a real crisis is mounting up. I am sure that Albania is… and generally, my impression of Albania is that it is a very wise country that managed to come out in a peaceful way from a terrible period. I was in Shkodra last weekend, and we visited places where people were kept, and this gives you… it was a detail, but I was really impressed by that. So, people who are so wise and so courageous cannot let things, let’s say, go beyond without being able to controlling them. I am sure that wisdom will prevail.
Let us hope that does happen. Mr. Ambassador, because this matter of sensing the crisis is a bit problematic as very few people did sense that Russia would set off a war in Ukraine, you were at the place at that time. I would kindly ask you of the events in the Albanian Parliament, as you may have observed yourself, the political situation has exacerbated. Do you consider that the ruling party is allowing the opposition to enjoy all its rights, to exercise parliamentary oversight within the parliament?
You mentioned parliamentary oversight. Oversight is one of the main tasks of any parliament, not only in Albania, oversight has a set of rules, and there are written rules and there are non- written rules. If I can say so, our appeal is that every party uses the rules, and the non-written rules, with dignity and wisdom. I do not make a judgment, but we appeal to use of this function with dignity and wisdom. In fact, some rights have been denied to the opposition. For example, no inquiry committees are established, the Prime Minister does not accept interpellations. Does this constitute a problem for you, because we previously we have seen reactions by the OSCE, while now there are no such reactions?
As I told already, the fact that our reactions are not made public is because we think that in this situation the best thing we can do is pass messages to our interlocutors. We talk to everybody, as I told you, of any political side, and we pass the messages. The message on parliamentary works, parliamentary proceedings, has been passed clearly to these interlocutors.
And what was the message?
Since I am telling you that we do in a silent way, I am not able to tell you the whole message, but the message is that: you have rules, you have no written rules, use them with wisdom.
Mr. Ambassador, one last question referring to what you mentioned also at the beginning of the interview, which is one of the areas of the OSCE mandate: corruption. Are the OSCE happy with the level of the fight against corruption in Albania, given that important national and international institutions speak about endemic corruption? I would like to have a very straight forward answer to this last question of the interview.
The structures that are involved with corruption – I am referring especially to SPAK and the National Bureau of Investigations – I have met them. Not only I have met them, but my staff has a daily working relationship with these institutions. I have seen the atmosphere that exists between these institutions and our staff, and this is a good thing, because the institutions are able to ask us for assistance and we are able to deliver. And this is let’s say our point of view. What you can see in their daily work is that these mechanisms are starting to function. I think they are in the right direction, and that this fight against corruption at the end will succeed in Albania. The other side on which we work, as I told you, was prevention. Not only in Albania, in the whole world, there are forms of corruption, which are – you say endemic – but let’s say which are part of tradition in the whole world. The duty of a government is to fight against these behaviours. There are many tools today that were not available in the past, that can help us. One is how to make the work of the public administration transparent. It can be done in many ways. One is by recurring to digitalization, to electronic services. It is a very large menu. You only have to choose the right thing. Our task here, in our daily work with new institutions working on corruption, is trying to help them pick up the right solution. It is very important, it is very exciting for us to work on this, because we know that we are trying to solve together one of the problems that in Albania are perceived like at the basis of the improvement process.
Mr. Ambassador, if you have a last message for your viewers and meanwhile I thank you very much for being on “Without censorship” show.
We have spoken about institutions, we have spoken about political parties, but there is a third column of any country, which is civil society. We work with all of them. And my message to the audience is that the doors of our Presence are open. We can do many things within our mandate and we invite civil society, especially women and youth, to come up with ideas, because we like new ideas and we would like to work on them.
Thank you, Ambassador! Thank you!
End