Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Interview with Head of Presence

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

Radio BBC, shërbimi në shqip, 20 nëntor 2003

OSBE kritikon çrregullimet në zgjedhje

Ambasadori i OSBE-së Tiranë, Osmo Lipponen, tha se përsëritja e zgjedhjeve lokale në Himarë nuk shënoi asnjë progres. Përkundrazi ato ishin me të këqia se zgjedhjet e mbajtura më 12 tetor.

Në një intervistë për BBC-në, zoti Lipponen fillimisht i përgjigjet pyetjes se cilat ishin problemet kryesore që u paraqitën gjatë procesit të zgjedhjeve lokale në Shqipëri?

Lipponen: Një pjesë e procesit shkoi vërtetë mirë, por mund të themi se administrimi i zgjedhjeve dështoi dhe problemet më të mëdha ishin të lidhura me listat e votuesve. Gjithashtu kishte probleme edhe me punën praktike të komisioneve zgjedhore nëpër qendrat e votimeve. Prandaj mund të themi se administrimi praktik dështoi dhe si rezultat i kësaj kishte shumë paqartësi.

BBC: Zoti Lipponen, çfarë ndodhi më saktësisht sipas jush në zgjedhjet e së dielës në Himarë?

Lipponen: Unë jam njëqind përqind i sigurtë se zgjedhjet e përsëritura ishin edhe më keq se sa ato të 12 tetorit. Nuk ka nevojë të kthehemi përsëri në hollësi, sepse së pari duhet t'u japim shans autoriteteve të thonë ato që kanë për të thënë. Por ne kemi qenë dëshmitarë të të gjithë procesit, që nga vendosja e pikave të votimit deri në përcjelljen e kutive me vota. Ne kemi shënuar të gjitha që kanë ndodhur dhe nuk e shohim të arsyeshme të themi më shumë sesa “kanë ndodhur gjëra të turpshme”.

BBC: Zoti Lipponen, a mendoni se OSBE ka ndonjë përgjegjësi dhe se ka mundur të bëjë më shumë për mbarëvajtjen këtyre zgjedhjeve?

Lipponen: Ne kemi bërë aq sa kemi mundur të bëjmë. Ne arritëm të bëjmë mjaft. Ne u munduam të ndihmojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe ata kryen një punë mjaft të mirë. Ne arritëm edhe të trajnojmë median. Ne mbështetëm organizatat joqeveritare dhe i trajnuam ato për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ne ndihmuam në sqarimin e rolit të policisë në mënyrë që ata të respektonin Kodin e ri zgjedhor dhe rolin që ai i cakton policisë. Mendoj se kemi bërë shumë, por megjithatë përkundër gjithë kësaj që bëmë zgjedhjet nuk shkuan siç duhet. Ne shtypëm kodin zgjedhor, rreth 30 mijë kopje, dhe e përkthyem në shqip, por nëqoftëse njerëzit që janë në kontroll të qendrave të votimeve dhe komisioneve zgjedhore nuk e lexojnë kodin zgjedhor dhe nuk denjojnë ta zbatojnë, është diçka që ne nuk mund të ndihmojmë kur jemi vetëm vëzhgues. Këtu përgjegjësia mbetet tek autoritetet shqiptare dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sepse OSBE vetëm mund të vëzhgojë dhe pastaj të dalë me raporte dhe të japë rekomandime si dhe masa me qëllim të përmirësimit të situatës, një gjë që ne tashmë kemi filluar ta bëjmë.

BBC Radio, Albanian service, 20 November 2003

OSCE Criticises Irregularities during Elections (Translation from Albanian)

OSCE Ambassador to Tirana, Osmo Lipponen, stated that the rerun of local elections in Himara did not mark any progress. On the contrary, elections were worse than those of 12 October.

In an interview with BBC, Mr Lipponen first answered the question about the main problems noticed during the process of local elections in Albania.

Lipponen: A part of a process went really well, but we may say that the conduct of elections failed and the biggest problems were those related to voter lists. Also, there were problems related to the practical work of the electoral commissions in the voting centres. Thus, it can be said that the practical administration failed and as a result there was confusion.

BBC: Mr Lipponen, in your opinion, what exactly happened during Sunday’s elections in Himara?

Lipponen: I am one hundred per cent sure that the rerun elections were even worse than those of 12 October. There is no need to enter into details again, especially because we have to give the authorities a chance to express themselves. But we have witnessed the whole process, from the establishment of the voting centres to the handing over of the ballot boxes. We have taken notes of all that happened and we do not consider it reasonable to say more than “disgraceful things happened”.

BBC: Mr Lipponen, do you think that the OSCE has any kind of responsibility and that it could have done more in the well-conduct of these elections?

Lipponen: We have done what we could do. We managed to do a lot. We tried to help the Central Election Commission and they did a really good job. We also trained the media. We supported the NGOs and trained them to observe elections. We helped in clarifying the police role, in order that they respected the new Electoral Code and its provisions on the police role.

I think that we have done a lot, but despite this, the elections were not as they should have been. We printed 30,000 copies of the Electoral Code and translated it into Albanian, but if the people that control the voting centres and election commissions do not read the Electoral Code and disdain to implement it, this is something which we cannot help, as we are only observers.

The responsibility lays with the Albanian authorities and the Central Election Commission, because the OSCE can only observe and then issue reports, give recommendations and undertake measures in order to improve the situation. We have started doing this.

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE