Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Interview with Head of Presence (sq)

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

Intervistë me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Pavel Vacek

Dhënë gazetës “Tirana Times” 3 nëntor 2006

Z. Vacek, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka qenë prej vitesh një aktor i skenës politike shqiptare. A mund të na bëni një përmbledhje të çështjeve me të cilat është marrë Prezenca në vite dhe të na thoni nëse këto çështje kanë evoluar?

“Situata në Shqipëri ka evoluar me kalimin e viteve dhe po kështu edhe mandati dhe puna e Prezencës. Falë progresit të përgjithshëm të bërë që nga viti 1998, siguria në vend nuk është më çështje kryesore për ne. Nën mandatin e reduktuar të vitit 2003, ne jemi përqendruar më shumë në mirëqeverisjen dhe ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve, në ata sektorë ku jemi në gjendje të kontribuojmë. Gjithashtu, jemi përpjekur të kanalizojmë më shumë burime financiare dhe materiale përmes projekteve tona. Përsa i përket kësaj, kemi kaluar nga shumat prej disa dhjetra mijëra eurosh në fillim të viteve 2000 në miliona euro në vit, falë mbështetjes së donatorëve. Sigurisht, ne u qëndrojmë besnikë elementeve kryesore të mandatit, që janë: të drejtat e njeriut, shteti i së drejtës, reformat legjislative dhe reformat në sektorë të tjerë, mbështetja e policisë kufitare, etj., etj. Gjithsesi, gjatë dy viteve të mia këtu, jam përpjekur që Prezenca të luajë një rol më të vogël në ndërmjetësimin politik, veçanërisht në fushën e reformës zgjedhore. Gjithsesi, me sa duket ekziston ende nevoja për ne, në kundërshtim me atë që do të shpresoja”.

Prezenca filloi punën në një kohë kur niveli i mirëbesimit mes grupeve të ndryshme politike në Shqipëri ishte shumë i ulët. Gjatë këtyre viteve, Prezenca ësthë përpjekur shumë të rivendosë besimin dhe komunikimin mes partive të ndryshme politike. A mendoni se keni qenë të suksesshëm në këtë aspekt? E thënë në vija më të përgjithshme, a janë politikanët shqiptarë më të aftë për të arritur konsensus për çështjet themelore me interes kombëtar, se sa kanë qenë dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet më parë?

“Nuk mund të bëj krahasime të tilla të drejtpërdrejta personalisht ... dhe nuk do të ishte e përshtatshme. Vështirësia mbetet se si konsensusi për disa çështje me rëndësi strategjike për Shqipërinë, të përkthehet në një marrëdhënie më konstruktive mes shumicës dhe opozitës në trajtimin e çështjeve të funksionimit të qeverisjes. Vështirësia është se si të tejkalohet prirja për ta shndërruar thuajse çdo çështje legjislative ose qeverisjeje në një casus belli, dhe në shkak për pengesë, bojkot dhe madje edhe protesta në rrugë. Kjo, sigurisht, kërkon që argumentet e arsyeshme të opozitës të dëgjohen e të merren parasysh – dhe jo të injorohen nga shumica. Kur ky proces shteron, është ndryshimi i programeve politike që zakonisht nxjerr fituesin dhe pastaj vendimet e shumicës duhet të respektohen nga pakica. Nuk është fundi i botës, por është fundi i një debati të caktuar për një vendim të caktuar. Thjesht sepse votuesit vendosën kështu në zgjedhjet e fundit dhe vendimi i tyre duhet të jetë i vlefshëm deri në zgjedhjet e ardhshme. Të gjitha këto që po them mund t’ju tingëllojnë si “urtësi e nxjerrë nga faqet e një libri”, por arritja e një atmosfere të tillë është ndoshta çështja më strategjike me të cilën përballet Shqipëria”.

Duket se ka pritshmëri të ndryshme lidhur me rolin që OSBE-ja duhet të luajë në politikën shqiptare. Disa e shohin atë si arbitër, të tjerë thjesht si një ndihmës diskret në prapaskenë, ndërsa të tjerë duan ende që OSBE-ja të ketë një rol më aktiv përmes ofrimit të propozimeve konkrete, të cilat do të zhbllokonin ngërçet. A mund ta sqaroni mandatin e OSBE-së gjatë “krizave të ndryshme politike” që shfaqen hera-herës në skenën politike shqiptare?

“Ne jemi të mandatuar për të dhënë ndihmesën tonë në reforma të ndryshme kyçe dhe kjo gjë historikisht ka përfshirë ndihmesën në proceset politike. Unë jam përpjekur ta zvogëloj përfshirjen e Prezencës në ndërmjetësime të tilla dhe sinqerisht shpresoja që marrëveshjet për reformën dhe zonat zgjedhore në vitin 2004/fillimin e vitit 2005 të ishin të fundit. Prandaj, nevoja për marrëveshjen e 30 gushtit ishte në vetvete një dështim për klasën politike. Gjithsesi, shpresoj që të ketë ende një mundësi që marrëveshja të japë rezultat”.

TT: Kohët e fundit, ka pasur shumë kritika ndaj OSBE-së për pozicionin e saj në reformën zgjedhore, kryesisht nga politikanë të opozitës. Cili ka qenë pozicioni i OSBE-së dhe si ju përgjigjeni kritikave të tilla?

“Ne nuk marrim pozicione publike në debatin politik vendas për reformën zgjedhore... dhe as në çështje të tjera. Ne thjesht ndjekimin paketën e rekomandimeve të përgjithshme të bëra nga misionet ndërkombëtare të vëzhgimit dhe ndonjëherë ofrojmë këshilla ligjore dhe teknike më specifike. Këto këshilla mbështeten shpesh jo vetëm në standarde të mirënjohura, por edhe në praktika të ndryshme dhe po, edhe në logjikën e thjeshtë. Ky është një vend sovran dhe rrjedhimisht partnerët tanë shqiptarë janë patjetër të lirë të mos i pranojnë këshillat tona. Unë nuk e kam problem këtë zgjedhje. Le të shpresojmë vetëm që në raste të tilla vendimet e politikanëve të jenë të informuara dhe të shqyrtuara në terma politike dhe teknike, duke qenë në dijeni të plotë të pasojave, si në vend, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Unë e kam të vështirë të kuptoj atëherë kur sloganet zëvendësojnë faktet, pretekstet zëvendësojnë çështjet dhe ku korrierët sulmohen e mesazhi injorohet. Çështja është se çfarë ka arritur konkretisht klasa politike për të realizuar reformën zgjedhore? Çështjet, gjithashtu, ndryshojnë me kalimin e kohës. Për shembull, nëse ke bërë një debat shterues e të gjatë për numrin e anëtarëve në komisionet zgjedhore vetëm një vit para zgjedhjeve, atëherë, sigurisht, mund ta kishe rritur numrin e administratës zgjedhore nga 35.000 në 50 ose 60 mijë – sepse këtë efekt do të kishte ngritja e komisioneve me njëmbëdhjetë anëtarë. Është çështje tjetër nëse kjo gjë mund të arrihet në vetëm dy muaj që kanë mbetur nga data ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve vendore – sidomos kur e dimë që KQZ-ja ka qenë e shqetësuar për një ngarkesë të tillë pranverën e kaluar. Kur ngrejmë çështje të tilla, synimi ynë është të ofrojmë ndihmesën tonë në një debat të arsyeshëm që duhet të zhvillohet mes aktorëve politikë vendas dhe aq më pak me bashkësinë ndërkombëtare. Më pyetët për fyerjet...? Ato s’meritojnë përgjigje”.

2 Sipas jush, a është Shqipëria në rrugën e duhur përsa u përket reformës së Kodit Zgjedhor dhe infrastrukturës zgjedhore?

“S’ka pikë dyshimi që Shqipëria nuk është në rrugën e duhur drejt zgjedhjeve më të mira vendore. Reforma, të paktën reforma që ndikon në zgjedhjet vendore, e cila duhet të ishte kryer tashmë, nuk ka marrë miratimin e palëve dhe përgatitjet teknike janë vonuar për shkak të manovrave politike dhe legjislative. Dhe, sigurisht, moti që bën zakonisht gjatë kornizës ligjore të zgjedhjeve vendore nuk e bën më të lehtë zhvillimin pa probleme të rutinës zgjedhore, të paktën kështu është në disa pjesë të vendit. Gjithsesi, ky problem i fundit ka qenë i mirëditur nga të gjithë. A nuk dihej kjo më së miri gjatë reformës së fundit zgjedhore? A nuk paska pasur kohë të mjaftueshme për të debatuar dhe për të rënë dakord për të gjitha çështjet kyçe që nga shtatori 2005?”

Si e parashikoni të ardhmen e Prezencës së OSBE-së pas zgjedhjeve?

“Mund të shpresoj që zgjedhjet do të jenë dukshëm më të mira se sa ato në të shkuarën, por mundësitë që kjo të ndodhë zvogëlohen dita-ditës, për sa kohë që nuk përmbyllet debati për reformën zgjedhore dhe nuk bëhen përgatitjet teknike. Përndryshe, ne kemi planet tona standarde për vitin 2007, që përfshijnë buxhetin, i cili konsultohet me qeverinë dhe diskutohet në Vjenë, dhe ne do të ndjekim këto plane. Jeta vazhdon edhe pas zgjedhjeve…”

Doni të shtoni ndonjë gjë tjetër? “Si ju duket kjo: “Nuk të duhet një meteorolog për të ditur nga fryn era…” (E ka thënë Bob Dylan… më duket në këngën e parë të albumit të tij të parë “elektrik”, në vitin 1965…)”

3

Interview with Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Pavel Vacek

Tirana Times newspaper 3 November 2006

Q: Mr. Vacek, the OSCE Presence in Albania has been a constant actor in the Albanian public scene for years. Could you give us a resume of the main concerns of the Presence throughout the years and if they have evolved in any way?

A: “The situation in Albania has evolved over the years and so have the mandate and work of the Presence. Thanks to the overall progress made since 1998, security in the country is much less of an issue for us. Under the reduced mandate of 2003, we have focused more on good governance and capacity-building of institutions in the niches where we are able to contribute. We have also tried to channel more financial and material resources through our projects. On this, we have gone from tens of thousands Euro in early 2000s to the order of millions per year now thanks to the support from willing donors. Of course, we keep pursuing the principal elements of the mandate: human rights, rule of law, legislative and other sectoral reforms, border police support and the list goes on. However, in my two years here, I have looked for the Presence to take a lesser role in political mediation, especially in the area of electoral reform. However, the need does not seem to recede, contrary to what I would hope.”

Q: The Presence started working at a time when the levels of confidence between different political groups in Albania were very low. In the meantime, it has tried hard to re-establish trust and communication between the different political parties. Do you think that it has been successful in this regard? More generally, are Albanian politicians more capable of consensus on questions of basic national interest than they were ten or fifteen years ago?

A: “I cannot make such direct comparison first-hand … and it would not be appropriate. The difficulty remains how to translate the consensus on a few key, strategic issues, which Albania seems to have, into a more constructive relationship between the Majority and the Opposition in dealing with operational issues of governance. How to overcome the tendency to turn every other legislative or governance issue into a casus belli, and a cause for obstruction, boycott or even street protests. This, of course, requires that rational arguments of the Opposition are listened to and reflected - and not ignored by the Majority. When such process is exhausted, the difference of political programmes usually lead up to a vote and then decisions taken by the majority have to be respected by the minority. It is not the end of the world but it’s the end of the particular debate on a particular decision. Simply because the voters so decided in the last elections and that should hold until the next elections. This may all sound like a lot of ‘textbook wisdom’ from me, but to achieve such state of mind and affairs is perhaps the most strategic issue Albania faces.” Q: There seem to be different expectations on the role OSCE should play in Albanian politics. Some see it as an arbitrator, others simply as a discreet backdoor facilitator, while others still want a more active role for the OSCE to put forward concrete proposals for breaking logjams. Could you please clarify the mandate of the OSCE during the various ‘political crises’ that revisit the Albanian political scene?

A: “We are mandated to assist with several key reforms and this has historically involved facilitation of political processes. I have looked to reduce the Presence's involvement in such facilitation and sincerely hoped that the agreements on the electoral reform and the zones of 2004/early 2005 would be the last. Therefore, the need for the agreement of 30 August itself was a failure of the political class. However, I hope there is still a chance to remedy the failure to deliver on that Agreement.”

Q: Lately, there have been loud criticisms mainly by opposition politicians of the OSCE for its position on electoral reform. What was OSCE’s position and what is your answer to such criticism?

A: “We do not take public positions in the domestic political debate over electoral reform …or on any other issue for that matter. We simply follow the set of general recommendations made by international observation missions and sometimes offer more specific legislative and technical advice. That advice is very often based not only on the proverbial standards, on practices and yes even common sense. This is a sovereign country and so our Albanian partners are of course free not to accept our advice. I can always live with that. Let us just hope that on such occasions the politicians’ decisions are informed and considered in political and technical terms, with the full knowledge of consequences, both domestically and internationally.

What I have a difficulty with is when slogans replace facts, pretexts replace issues and where the messengers are attacked while the message is ignored. The question is what have all the political class concretely achieved for the reform to take place? Issues also change in time. For example, if you had had a thorough and lengthy debate over the number of election commission members one year ahead of the actual elections then of course you could have looked to go from 35.000 to 50 or 60,000 in election administration - that would be the effect of going for 11-member commissions. Whether this is actually achievable with just two months before the legal date for local elections is another question - especially when we know that the CEC was already concerned about such added load last spring. When we raise such issues we mean to provide input into a rational debate that should take place between domestic political actors and less so with the international community. And the insults ...? They are not worth responding to.”

Q: In your opinion, is Albania on track for the upcoming local elections in terms of electoral code reform and election infrastructure? A: “Albania is definitely not on the right track for better municipal elections. The reform, at least the reform relevant for the municipal elections which should have taken place, has not been agreed and the technical preparations are delayed due to political and legislative manoeuvring. And, of course, the weather which you usually have within the legal window for the municipal elections will not make it any easier to conduct smoothly all election routines, at least in some parts of the country. However, this last problem has been well known to all. Was it not already well known during the last reform? Hasn’t there been enough time for debating and agreeing on all key issues since September 2005?”

Q: What is your vision for the OSCE Presence in Albania after the elections?

A: “I can hope the elections will be considerably better than those in the past but the chances of that happening are reduced with each and every day which passes without the reform debate concluded and technical preparations done. Otherwise, we have our standard plans prepared for the 2007, including the budget, consulted with the government being discussed in Vienna and we will follow those. There is always life after elections…”

Q: Anything else?

“So how about this one: ‘You don’t need a weatherman to know which way the wind blows...’ (Bob Dylan said that... I guess in the first song on his first “electric ” album of 1965...)”

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE