Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Interview with Head of Presence

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

Kreu i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Pavel Vacek, flet për gazetën Standard në përfundim të mandatit në Shqipëri

Vacek: Fundi i përvojës sime 3-vjeçare në Shqipëri Nga Armand Meta

1. Ambasador, ju po i afroheni fundit të mandatit tuaj trevjeçar si Kryetar i Prezencës. A do të largoheni nga Shqipëria?

Po, do të largohem së shpejti, këto janë javët e mia të fundit këtu - kështu ka qenë parashikuar dhe më vjen mirë që gjërat kanë shkuar ashtu siç kishin qenë parashikuar …

2. Si do ta përshkruanit punën tuaj gjatë këtyre tri viteve?

Ato që kanë udhëhequr punën kanë qenë mandati i Prezencës, si dhe drejtimi që ka ardhur nga Kryesia e organizatës dhe Vjena – kështu ka qenë gjithmonë. Unë kisha marrë përsipër t’i përdorja më mirë potencialin dhe burimet e Misionit për të mbështetur reformat shqiptare dhe jam përpjekur me të gjithë mundësitë e mia për ta bërë këtë.

3. Çfarë do të kujtonit si arritje gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri? A ka fusha, ku mendoni se organizata juaj ka dështuar ose ku mund të kishte punuar më mirë?

Puna me një sërë institucionesh shqiptare dhe partnerë të tjerë ka sjellë arritje – disa janë të matshme, si numri i njerëzve të trajnuar, materialet dhe burime të tjera që janë siguruar, projektligjet për të cilat ne kemi ofruar komentet tona, dhjetëra mijëra prona të regjistruara, e kështu me radhë … Rezultatet e tjera janë më pak materiale, por po aq të vlefshme – përmbushja e disa proceseve, si edhe një lloj qeverisjeje më racionale, më e hapur dhe më transparente, besimi që njerëzit kanë tek Organizata dhe misioni i saj. Gjëja që unë personalisht kam vlerësuar, ndoshta më shumë se gjithçka tjetër, është gatishmëria e të gjithë përfaqësuesve kushtetues, sidomos e atyre të zgjedhur, për t’u kontaktuar, për të diskutuar e për t’u konsultuar për punën e përbashkët…

4. Cilat kanë qenë çështjet ose idetë më të vështira për t’ua përçuar autoriteteve shqiptare?

Më të vështirat për t’u trajtuar, si edhe më delikatet, janë rastet kur Misioni ka pikëpamje të ndryshme nga Qeveria apo institucionet e tjera të vendit pritës lidhur me zgjidhjen e një çështjeje të caktuar. Ky është vendi juaj, vendimet tuaja dhe përgjegjësia juaj dhe ndërkombëtarët duhet ta respektojnë këtë, ndërkohë që ata janë nën detyrimin që të zbatojnë mandatet e tyre, standardet, praktikat, por edhe përvojat, një lloj know-how (ekspertize)... Që të pajtosh këto dy gjëra, të cilat ndonjëherë bien ndesh me njëra-tjetrën, është një nga aspektet më delikate të punës…

5. Roli i organizatës suaj si ndërmjetëse në zgjidhjen e disa krizave është kritikuar nga disa figura politike. A ju kanë shqetësuar këto kritika?

Pikë së pari, ndërmjetësimi dhe moderimi janë pikërisht ato role, të cilave unë jam përpjekur t’u largohem … Por ka pasur situata, kur pritshmëritë shqiptare kanë shkuar në drejtimin e kundërt – bisedimet politike të gushtit 2006 dhe dhjetorit 2006-janarit 2007 përfshinë partnerë ndërkombëtarë dhe kjo në vetvete nuk ka qenë ndonjë arsye për t’u gëzuar... Megjithatë, zgjedhja e Presidentit në korrik 2007 pa ndonjë përfshirje ndërkombëtare shpresojmë të ketë shënuar një largim përfundimtar nga ndërmjetësimet e jashtme… Ndërsa, për sa u përket atyre kritikave - unë jam përpjekur gjithmonë të shoh poshtë sipërfaqes së atyre deklaratave për të kuptuar nëse kanë thelb konstruktiv dhe racional që do të lejonte dialogun… apo nëse gjithçka bëhej për qëllime të brendshme që nuk kanë të bëjnë shumë me ne apo me punën tonë …

6. Ka shumë çështje të vështira, të cilat vendi ka nevojë t’i zgjidhë si problemet me gjyqësorin, reformën e pronave, mungesën e shtetit ligjor, korrupsionin, etj. Çfarë mendoni se duhet të bëjë qeveria për ta përmirësuar situatën në secilën prej këtyre fushave?

Në disa prej këtyre fushave, dihen standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare formale – reforma zgjedhore është ndoshta rasti më i qartë. Në shumë sektorë të tjerë reformash, ka pasur gjithmonë ndërveprim me partnerët shqiptarë për mënyrën se si duhen bërë gjërat - kjo është një pjesë më pak e dukshme e punës sonë që bëhet për legjislacionin e ri apo atë të rishikuar, për ristrukturimin apo ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve, për projekte në mbështetje të aspekteve të ndryshme të veprimtarisë së shtetit apo zhvillimit të shoqërisë – në të gjithë këtë ndërveprim, ne japim pikëpamjet tona se si duhen bërë gjërat, ndonjëherë përgatiten edhe dokumente specifike, disa janë jozyrtare dhe që nuk bëhen për t’u publikuar… Ajo që ne bëjmë apo u përçojmë institucioneve shqiptare në kontaktet sistematike duhet të bazohet gjithmonë te mandati ynë dhe te tërësia e standardeve dhe ekspertiza e disponueshme për fusha të caktuara… Për këtë arsye, unë rrallë e kam ndier nevojën për t’i dërguar Qeverisë mesazhe në mënyrë publike, nëpërmjet medias… Kur kjo ndodh, dhe kjo gjë ndodh rrallë, bëhet më tepër për të ndrequr keqkuptime apo për të treguar seriozitetin e çështjes apo situatës …

7. Shqipëria nuk ka mundur të dalë nga cikli i zgjedhjeve problematike. Ka ende çështje të pazgjidhura në lidhje me listat e zgjedhësve, kartat e identitetit, etj. Ka njerëz që mendojnë se Prezenca e OSBE-së nuk ka bërë aq sa duhet për ta bërë klasën politike këtu të kuptojë një herë e mirë se ata duhet të lënë mënjanë përpjekjet për të manipuluar zgjedhjet e nëse i manipulojnë, nuk do të mund t’ia hedhin pa u hyrë gjemb në këmbë. Çfarë e pengon Prezencën e OSBE-së në Tiranë që t’i denoncojë me forcë këto përpjekje ashtu si kanë bërë misione të tjera të OSBE-së në Evropën Lindore?

Ajo që duhet ta bëjë përfundimisht Shqipërinë të ndahet nga praktikat e këqija zgjedhore apo të tjera si këto është vullneti i njerëzve për të kërkuar rregullsi dhe ndershmëri në zgjedhje dhe në qeverisje, si edhe gatishmëria e klasës politike për ta respektuar atë… këto më shumë se ndonjë institucion, standard apo nxitje nga jashtë …

8. Mendoni se do të gjeni ndonjë arsye për t’u kthyer në Shqipëri në të ardhmen? Cilat do të ishin kujtimet tuaja më të mira për këtë vend?

Kujtimet më të mira? Mbeten momentet frytdhënëse të herëpashershme në punë, por gjithashtu edhe deti dhe miqtë … Dhe po, do të më pëlqente të vija përsëri.

Interview of Standard newspaper with Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Pavel Vacek

Date: 08 September 2007

Vacek: The end of my three years of work in Albania By Armand Meta

1. Ambassador you are now close to the end of your three –year mandate as Head of the OSCE Presence. Are you going to leave Albania?

Yes, I am going to leave soon, these are my last weeks - it has been foreseen and I am glad that it has gone as foreseen…

2. How would you describe your work during these three years?

The Presence’s mandate, the direction from Chairmanship and from Vienna have guided the work – that is always the case. I pledged to make a better use of the potential and resources of the Mission for supporting Albanian reforms and I have tried my best to deliver on it.

3. What would you recall as achievements during your tenure in Albania? Are there areas where you think your organization has failed or could perform better?

The work with a number of Albanian institutions and other partners has brought about achievements – some are quantifiable, like number of people trained, material and other resources provided, draft laws commented on, events hosted, tens of thousand of properties registered and the list goes on…Other results are less material but equally valuable – accomplishment of processes, also a more rational, open and transparent type of governance, the trust people have in the Organisation and its mission. The thing I have personally valued perhaps more than anything else is the availability of all constitutional representatives, especially the elected ones for a contact, a discussion, a consultation on the common work..

4. What have been the most difficult matters/ideas to convey to the Albanian counterparts?

The most difficult to handle and also most sensitive are the instances when the Mission has a different view on how to go about a particular matter than the Government or other institution of the host country. It is your country, your decision and your responsibility and the internationals have to respect this while they are under the obligation to pursue their mandates, standards, practices but also experiences, a know-how... To reconcile the two things which sometimes collide is one of the most delicate aspects of the work… 5. The role of your organization as a mediator in solving certain crises has been criticized by some political figures. Have these critics bothered you?

First of all, mediation and facilitation are exactly the roles which I have tried to depart from… But there were situations when Albanian expectations went in the opposite direction - the political talks of August 2006 and December 2006-January 2007 involved international partners and that in itself was no reason for jubilation... However, the election of the President in July 2007 without any international involvement hopefully marks a definitive departure from external mediation… And when it comes to those criticisms - well, I have always tried to look under the surface of such statements and see if there is rational constructive core in it which allows for a dialogue … or if it is all posturing for internal purposes that has not much to do with us and our work…

6. There are many difficult issues the country needs to solve such as problems with the judiciary, the property reform, lack of rule of law, corruption, etc. What do you think governments should do in order to improve the situation in each of these areas?

In some of the areas the formal international standards and recommendations are known – the electoral reform is perhaps the most obvious example. In many other reform sectors there has always been an interaction with Albanian partners on how to do things - this is a less visible everyday work of ours on new or revised legislation, on restructuring or capacity building of institutions, on projects supporting various aspects of the state operation or society’s development – in all such interaction we convey our views on how things should be done, sometimes there are even specific papers prepared, some informal and not meant for publishing… What we do and convey to the Albanian institutions in regular contacts should always be based on the mandate and the sum of standards and know-how available in the particular area… That is why I have seldom felt the need to send messages to the Government publicly, via the media… When this happens, and it happens seldom, it is rather to correct misunderstandings or to indicate the seriousness of the issue or of the situation…

7. Albania has not been able to get out of a cycle of problematic elections. There are still issues unresolved with the voters list, ID cards, etc. There are opinions that the OSCE Presence has not done enough to make the political class here understand once and for all that they should abandon efforts to manipulate elections and that if they do manipulate them they will not get through without any consequences. What is stopping the Presence in Tirana strongly denounce these efforts like the OSCE has done in some other countries in the Eastern side of Europe? What should finally make Albania abandon the electoral and other malpractices is the will of people to see order and fairness in elections and governance and the willingness of the political representation to respect it… rather than any outside institution, standard or incentive…

8. Do you think you will find any reason to come back to Albania in the future? What would be your best memories of the country?

Best memories? The occasional rewarding moments in one’s work but also the sea and friends… And yes, I would like to come again.

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE