Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Interview with outgoing Head of Presence, 1 October 2007

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

Intervistë me Ambasadorin Pavel Vacek, në prag të largimit, 1 tetor 2007

Gazeta “Panorama”

Z. Vacek ju jeni në përfundim të mandatit tuaj në Shqipëri. Me çfarë përshtypjesh jeni duke u larguar dhe cili do të ishte mesazhi që do t’i linit opozitës dhe qeverisë?

Shumicën e kohës kam preferuar të punoj në mënyrë të drejtpërdrejtë me partnerët përkatës dhe nuk më është dukur e nevojshme të dërgoj ndonjë mesazh madhështor… Nevoja për të dhënë mesazhe publike është shpesh tregues i një problemi. Megjithatë, ajo që mbetet për t’u dëshiruar është që, si koalicioni qeverisës dhe opozita, të provojnë se ata besojnë vërtet në ato që thonë duke vënë në jetë gjithë premtimet e tyre. Ata kanë gjithmonë nevojë për komunikim konstruktiv dhe disa herë edhe për bashkëpunim, për të realizuar reformat e rëndësishme kombëtare… Sinjale inkurajuese janë duke ardhur për lëvizje në këtë drejtim …

Si Kreu i Prezencës së OSBE-së, ju keni monitoruar nga afër proceset zgjedhore në Shqipëri. Çfarë progresi është arritur nga njëra zgjedhje në tjetrën?

Ka pasur raporte të hollësishme nga të tjerët për këtë … por si mund ta përshkruaj progresin me një fjalë? Në rritje…

Pse duhet të ndryshojë kodi zgjedhor pas çdo zgjedhjeje, qofshin ato vendore apo lokale? Në fakt…nuk ka shumë rëndësi se çfarë klisheje përdoret për të përshkruar zgjedhje cilësore – qoftë “të lira dhe të ndershme” apo “në përputhje me standardet ndërkombëtare”. Megjithatë cilësia e pranueshme për të cilën po flasim, sigurohet më pak nga përsosmëria dhe detajet e ligjit në vetvete, dhe shumë më tepër nga zbatimi i tij dhe praktikat e mira. Ndryshimet në kuadrin zgjedhor shqiptar janë udhëhequr nga dëshira për të adresuar të metat dhe praktikat e këqija të aspektit zbatues, duke përsosur më tej ose duke ndryshuar ligjin, por pa përmirësuar në mënyrë thelbësore zbatimin në vetvete, përfshirë këtu qëndrimet dhe praktikat e njohura …

Jo rrallë jeni sulmuar nga politika Shqiptare. Kujtojmë deklaratat e Z. Ceka i cili dikur i ka bërë thirrje OSBE-së të largohet nga vendi. Si i keni përjetuar deklarata të tilla? A keni pasur momente të vështira gjatë qëndrimit tuaj dhe si i keni kaluar ato? Sigurisht, Prezenca nuk ka për të ndenjur përgjithmonë. Gjetkë në rajonin e Evropës Jug- lindore reduktimi ka progresuar më tepër. Megjithatë këto gjëra nuk ndodhin si reagim ndaj figurave të parëndësishme, por mbi baza analizash dhe konsultimesh. Dhe për sa u përket momenteve të vështira? Nuk jam i sigurt nëse kanë qenë më shumë momente të vështira sesa momente shpërblyese, nuk i kam numëruar… Megjithatë disa nga momentet më të vështira kanë qenë ato kur këshillat apo ofertat tona për bashkëpunim nuk janë marrë parasysh nga autoritetet Shqiptare, pa dhënë ndonjë shpjegim racional apo pa pasur të vlefshme një alternativë funksionale.

Profili juaj gjatë këtyre viteve ndryshoi shumë krahasuar me paraardhësin tuaj. Ishit më pak prezent në publik me mesazhe dhe deklarata. A ka qenë kjo një zgjedhje e juaj apo pak nga pak roli i OSBE-së po zvogëlohet? Si e shihni të ardhmen e OSBE-së në Shqipëri?

Nuk më është dukur se puna jonë do të kishte ndonjë përfitim nga ndërtimi i një “profili mediatik” të lartë … Në vend të kësaj unë jam përpjekur të bëj ç’është e mundur për të përmirësuar ndërveprimin me partnerët vendas dhe për të rritur volumin e fondeve në dispozicion të punës për kryerjen e detyrave që na ngarkon mandati. Prezenca e Organizatës do të vazhdojë të zvogëlohet dhe përfundimisht edhe do të largohet… Nëse kjo do të bëhet sipas kalendarit pesë-vjeçar të kërkuar nga qeveria apo ndryshe, kjo është çështje tjetër. Politikanë të përgjegjshëm, qoftë nga e djathta, qoftë nga e majta, e dinë se çfarë është realiste dhe e kuptojnë se largimi do të varet nga progresi i reformave në vend.

OSBE-ja është e përfshirë në një projekt shumë ambicioz, i cili është kompjuterizimi i Gjendjes Civile. Sa do të ndihmojë ky projekt në pajisjen e qytetarëve me karta identiteti dhe si rezultat në zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme?

Asistenca e OSBE-së për modernizimin e gjendjes civile dhe sistemin e adresave, financuar nga Komisioni Evropian ka për qëllim të ndihmojë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë sigurimin e kartave të reja të identitetit për shqiptarët, pasi Gjendja Civile është PIKËRISHT baza e të dhënave nga e cila duhet të nxirren të dhënat për lëshimin e kartave të identitetit. Në qoftë se kartat e reja të identitetit dhe pasaportat kërkohen të bëhen paralelisht, në mënyrë të shkëputur nga modernizimi i Gjendjes Civile, nuk mendoj që kjo është e dëshirueshme, por nëse ndodh kështu minimumi i nevojshëm është që të sigurohet një verifikim i besueshëm i të dhënave të mbledhura nga shtetasit që bëjnë kërkesë për dokumente të reja, me të dhënat në regjistrat e gjendjes civile. Shpresoj se tashmë gjithkush e kupton këtë ndërvarësi të të dyja përpjekjeve si dhe risqet dhe kostot, përfshirë edhe ato në nivel ndërkombëtar, në qoftë se kjo gjë nuk bëhet siç duhet …

Si e vlerësoni situatën politike në Shqipëri? Nga përvoja juaj si Ambasador, cili mendoni është “çelësi i artë” që do të sillte një klimë të re politike dhe përfundimisht zgjedhje të pakontestuara nga palët?

Ju duhet ta dini më mirë se unë këtë gjë… por ajo që mund të sjellë një ndryshim vendimtar të klimës është presioni mbi aktorët politikë ushtruar nga qytetarët dhe komuniteti i biznesit, si dhe presioni që vjen prej nevojës që politikanët duhet të mbajnë premtimet e bëra. Për të dhënë rezultate në reforma të rëndësishme kërkohet një ndryshim në qëndrim… Kjo përfshin reformën zgjedhore dhe zgjedhjet: problemi me të gjitha ndryshimet ligjore dhe skemat ka qenë se protagonistët, si të majtë dhe të djathtë, kanë kërkuar një lloj epërsie, avantazhi mbi kundërshtarët dhe janë përpjekur ta bëjnë këtë duke dredhuar ndaj hileve, qofshin reale apo të perceptuara të palës tjetër – kjo ka ndodhur të paktën deri së fundmi. Prandaj ka qenë gjithmonë e vështirë të kuptosh nëse ajo që thonë është ajo që vërtet nënkuptojnë…

Cilët nga politikanët do të vlerësoni më shumë gjatë këtyre tri viteve të punës, për bashkëpunimin e ofruar kryesisht për çështje të reformës zgjedhore?

Që të përmend një, p.sh., besoj se ish-Presidenti Moisiu kërkonte të vendoste ekuilibër dhe paanësi dhe meritonte më shumë mbështetje në vend… Përveç kësaj unë e kam vlerësuar gjithmonë kohën dhe vëmendjen që më kanë kushtuar të gjithë përfaqësuesit, të zgjedhur apo të emëruar, politikanë apo profesionistë, të djathtë apo të majtë… Kjo gjë e ka bërë punën shpërblyese…

Interview of the outgoing Head of Presence, Ambassador Pavel Vacek, 1 October 2007

Panorama newspaper

Q: Mr Vacek you are ending your mandate in Albania. With what impressions are you leaving and what would be the message you will leave to the opposition and the government?

A: Most of the time, I have preferred to work directly with the partners concerned and haven’t felt the need to send any grand messages… A need to give a public message is often an indication of a problem. However, what remains to be desired is that both the Governing coalition and the Opposition prove that they mean what they say, I guess, by delivering on all good resolutions – they always need a constructive communication and sometimes also co-operation to accomplish key national reforms… Encouraging signs are coming of moves in that direction…

Q: As Head of the OSCE Presence you have monitored very closely the electoral processes in Albania. How much progress has been done from one election to the other?

A: There have been detailed reports produced by others…but how should I describe the progress in one word? Incremental…

Q: Why do you think after every election, be it parliamentary of local, there has been a need to change the Electoral Code because ODIHR has made many recommendations?

A: Well…it doesn’t matter that much what cliché you use to describe good quality elections - be it “free & fair” or “according to the international standards”. However, the acceptable quality we are talking about is given less by the perfection and detail of the letter of the law and much more by implementation and practices. The changes of the Albanian electoral framework have been driven by the wish to address the flaws and malpractices in the implementation by further perfecting or otherwise changing the law without fundamentally improving the implementation, incl. the known attitudes and practices…

Q: Not rarely, you have been attacked by the Albanian politics. We recall Mr. Ceka who once also called the OSCE to leave Albania. How have you experienced such statements? Have you had difficult moments during your stay in Albania and how have you overcome them?

A: Sure, the Presence is not to stay forever, elsewhere in the South Eastern European region the downsizing has progressed further. However, such things do not happen in response to marginal characters but on the basis of assessments and consultations. And the difficult moments? I am not sure if there have been more of these than of the rewarding ones, I haven’t counted it…However, one of the most difficult moments were those when our advice or offers for co-operation were ignored without a rational explanation or a viable alternative available to Albanian partners…

Q: Your profile during these years changed a lot compared to your predecessor. You were less present in public with statements and messages. Was this a choice of yours or little by little the role of the OSCE is reducing? How do you see the future of the OSCE in Albania?

A: I haven’t seen any benefit for our work in building a high “media profile”… Instead, I have tried my best to improve interaction with local partners and increase the volume of funds available for the work on mandated tasks. The Organizations’ Presence will continue downsizing and ultimately, it will leave… Whether it will be according to the 5-year calendar sought by the Government or otherwise is another question. Responsible politicians, be it on the Right or the Left, know what is realistic and understand that the phase-out will depend on the progress in domestic reforms.

Q: The OSCE is involved in a very ambitious project, which is the computerization of the Civil Registry in Albania. How much will this project help in equipping the citizens with ID cards and as a result in having fair election?

A: The OSCE assistance in Civil Registry and Address modernization funded by the European Commission is to indirectly help the provision of new Albanian IDs as the Civil Registry is THE database from which the issuance of IDs should draw the data. If new IDs and passports are pursued in parallel, separately from the Civil Registry modernization , I don’t think it desirable as such but then the necessary minimum is to ensure a reliable cross-checking of the data collected from the citizens applying for the new documents against the civil registry data. I hope that by now everybody understands this interdependence of the two efforts and the risks and costs, including on the international level, in case it is not done right…

Q: How do you asses the political situation in Albania? From your own experience as Ambassador, what do you think is the golden key that would bring a new political climate and ultimately have elections accepted by all sides?

A: You should know better … but what may bring about a decisive change of the climate is the pressure put on the political actors by citizens and the business community and also the pressure due to the need to deliver on promises made by politicians. To deliver on key reforms requires a change of attitude… That includes the electoral reform and standard elections: the trouble of all legal amendments and schemes has been that protagonists, both Left and Right, have looked for some sort of edge, advantage over the opponents and tried to hedge against the tricks, real or perceived, of the other side – at least until recently. That’s why it’s been always difficult to see if what they say is what they mean… Q: Who from the Albanian politicians you would praise more during these three years of work in Albania, for finding understanding and co-operation primarily electoral issues?

A: To name one, I believe former President Moisiu looked for balance and fairness and deserved more domestic support…Otherwise I have always valued the time and attention given to me by all representatives - elected or appointed, political or professional, right or left… This has made the work rewarding…

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE