Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Interview with Head of Presence in Klan magazine

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

INTERVISTË ME KREUN E PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI, AMBASADORIN ROBERT BOSCH

Botuar në revistën “Klan”, më 21 mars 2009

Zoti Bosch, u bë pothuajse një vit e gjysmë që ju jeni në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së. Çfarë përshtypjesh keni krijuar për politikën shqiptare? Ju sigurisht e kuptoni se unë nuk dua të hyj mes debateve të hollësishme midis partive politike, aq më tepër që jemi vetëm pak muaj larg zgjedhjeve parlamentare. Kam parë me kënaqësi se gjatë periudhës që unë kam qenë këtu, partitë filluan të flasin e të bashkëpunojnë për të bërë të mundur reformat e nevojshme, çka përbën një zhvillim shumë pozitiv. Megjithatë, ajo çka ende më çudit janë shkëmbime shpesh të ashpra fjalësh mes kundërshtarëve politikë. Dhe për të ndryshuar pak temën, këtu politika ende dominohet në një masë të madhe nga burrat me ca përjashtime të vogla. Nuk është se dua të bëj ndonjë lidhje, por megjithatë, për momentin nuk shoh që të ketë një masë të madhe grash në poste drejtuese në arenën politike. Fakti që nga 140 deputetë vetëm dhjetë janë gra nuk është gjë e mirë. Unë besoj se mundësitë reale që gratë të përfaqësohen në politikë përbëjnë një tregues kyç për çdo demokraci moderne në lulëzim dhe si rrjedhim edhe një aspekt përbërës të procesit të demokratizimit në vend. Megjithëse është pa dyshim shenjë e mirë krijimi i një skeme gjinore 'nxitëse' për këto zgjedhje, na mbetet të shohim se sa seriozisht do ta marrin partitë politike ‘arritjen rezultateve të duhura’ në përmbushjen e detyrimeve të tyre demokratike dhe ndoshta edhe qytetare, në mënyrë që 50+% e popullsisë të mund të zërë një vend real në tryezën politike dhe të mos jenë kameriere që mbledhin pjesëza politike proverbiale. Le të shohim nëse kjo gjë do të realizohet me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Ndërkohë që udhëheqësit e partive hartojnë listat paraprake të kandidatëve, do t'u bëja thirrje të gjithë drejtuesve të partive politike që të bëjnë përpjekje të fuqishme për t'u siguruar që shumë gra të forta dhe të afta brenda secilës prej partive të tyre, të kandidojnë në këto zgjedhje dhe të bëhen deputete – dhe nuk ka diskutim që gra të tilla ekzistojnë. Prezenca e OSBE-së sapo ka nisur një projekt për gratë në qeverisje. Ky projekt financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe Ambasada e Mbretërisë së Suedisë dhe do të zgjasë tre vjet. Projekti synon të promovojë udhëheqëset gra të të gjithë spektrit politik e më tej dhe të ofrojë një platformë që njëkohësisht të forcojë lidhjet në rrjet dhe të nxisë reagimin e autoriteteve publike ndaj çështjeve të gruas.

Paraardhësit tuaj nuk kanë pasur marrëdhënie të lehta me politikanët shqiptarë dhe kanë pasur situata të vështira dhe zgjedhje të cilat janë kontestuar. Si i keni ju marrëdhëniet me ta dhe pse mendoni se ka ekzistuar një pakënaqësi e tille kundër OSBE-së në të shkuarën? Që të jem i sinqertë, nuk jam shumë i interesuar që të flas për të shkuarën, megjithëse më duket se ekzagjeroni pak. Ajo për çka mund të flas është e tashmja dhe e ardhmja. Për sa më përket mua, marrëdhëniet tona me aktorët kryesorë në vend të të gjitha palëve – si të djathtë dhe të majtë – janë jashtëzakonisht të forta. Në bisedojmë sistematikisht dhe më pëlqen të mendoj se gëzojmë një marrëdhënie të hapur dhe tejet miqësore. I vetmi interes që unë kam është që ta shoh Shqipërinë të ecë përpara me procesin e saj të reformave dhe, veçanërisht në muajt vijues, të shoh që zgjedhjet parlamentare të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që Shqipëria të mund të mbyllë përfundimisht kapitullin e zgjedhjeve jocilësore.

Në opinion publik ekziston përshtypja se zyrtarët e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë shpesh i ekzagjerojnë problemet e vendit, kur u raportojnë shefave të tyre me qëllim që të

1 zgjasin qëndrimin dhe rrogat e tyre, të cilat nuk do të kishin mundësi t'i merrnin në një vend ‘normal’. Sa problematike apo 'e rrezikshme' është në të vërtetë Shqipëria? Edhe unë do të dyshoja shumë nëse kjo është vërtet pikëpamja reale e publikut kundrejt komunitetit ndërkombëtar. Në fakt, unë ndonjëherë kam dëgjuar të kundërtën – që ne shpesh jemi tepër "të butë". Si organizatë ndërkombëtare, ne vëzhgojmë dhe asistojmë dhe në raportet tona e vlerësojmë progresin e arritur, por konstatojmë edhe fushat që kanë nevojë për më shumë vëmendje, dhe këto të fundit tërheqin kryesisht gjithë vëmendjen, pasi lavdërimi ka më pak 'vlerë' si lajm sesa kritikat pozitive. Për sa i përket pyetjes se sa problematike apo e rrezikshme është Shqipëria, do të thoja se pikësëpari në vend që të flasim për 'probleme' apo 'rreziqe', duhet të flasim për sfida. Do të thosha se ndryshe nga, le të themi, 10-11 vjet më parë, është më se e dukshme se Shqipëria ka ecur përpara me hapa viganë. Tashmë ky është një tjetër vend, prandaj u duhen njohur plotësisht meritat të gjitha qeverive që kanë rivendosur stabilitetin gjatë kësaj periudhe dhe që kanë çuar përpara procesin e reformave. Sfidat kryesore qëndrojnë tek zhvillimi i mëtejshëm i institucioneve demokratike dhe tek garantimi i ruajtjes dhe i forcimit të mëtejshëm i ndarjes së plotë të pushtetit midis ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Jemi më pak se katër muaj para zgjedhjeve të ardhshme të 28 qershorit. Çfarë duhet të bëjë më shumë qeveria me qëllim që të garantojë mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare? Pikësëpari, lexuesit tuaj duhet të jenë informuar se në Tiranë ka ardhur për vizitë një Mision i OSBE/ODIHR-it për Vlerësimin e Nevojave dhe se ai është takuar me aktorë vendas me qëllim që të vlerësojë situatën parazgjedhore. Në kohën e duhur do të shohim edhe mbërritjen e një Misioni afatgjatë të ODIHR-it, kurse më vonë do të shohim një numër të madh vëzhguesish afatshkurtër. Për t'i ardhur në ndihmë medias së gjerë shqiptare dhe publikut në përgjithësi, është e rëndësishme të theksohet se pyetjet specifike që lidhen me përgatitjen e zgjedhjeve dhe vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve duhet t'u drejtohen OSBE/ODIHR-it dhe misionit të monitorimit që do të vijë. Pra, që t'i përgjigjem pyetjes suaj më në përgjithësi, do të thosha se si qeveria, ashtu edhe opozita, së bashku, kanë një rol të rëndësishëm për garantimin e përmbushjes së standardeve ndërkombëtare për sa i përket zgjedhjeve të qershorit – sidomos për sa i përket krijimit të besimit të publikut tek ky proces. Mendoj se Komisioni i Posaçëm ndër-partiak i ngritur së fundmi për monitorimin e përgatitjeve për zgjedhjet, është qartësisht një lëvizje pozitive në këtë aspekt. Këshilla, apo, le të themi, inkurajimi më i mirë që unë mund të jap është që të gjithë aktorët vendas të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe ta lënë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të vazhdojë të bëjë punën e vet, pa ndërhyrje politike apo ndërhyrje të ndonjë lloji tjetër. Ata, sigurisht, që duhet të veprojnë në përputhje si me përmbajtjen, ashtu edhe me frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor, dhe ligje të tjera që rregullojnë procesin zgjedhor. Më lejoni, gjithashtu, të them se kjo do të thotë se partitë duhet t'i rezistojnë tundimit për t'u përpjekur që të ndikojnë se si ju, gazetarët, të bëni punën tuaj.

Procesi i kartave të identitetit duket sikur është më i ngadaltë sesa parashikohej. Si e shikon OSBE-ja këtë proces dhe a keni besim se populli shqiptar do t'i hedhë përfundimisht pas krahëve problemet me zgjedhjet? Siç thashë edhe më sipër, gjithçka që unë mund të bëj është që të shpresoj se shqiptarët do të jenë përfundimisht në gjendje që t'i lënë përfundimisht pas problemet e zgjedhjeve të mëparshme. Megjithatë, në fund të fundit, kjo kuptohet që do të varet shumë nga aftësia e aktorëve vendas të përfshirë në këtë proces për ta bërë punën e tyre siç duhet. Megjithëse ne nuk kemi luajtur ndonjë rol në procesin e kartave të identitetit e as nuk kemi ndonjë përgjegjësi për të, e ndiej se duhet të

2 paktën t'i inkurajoj gjithë aktorët vendas që ta çojnë përpara procesin e administrimit të zgjedhjeve. Gjithë aktorët vendas e kanë për detyrë të garantojnë marrjen e vendimeve më të mira dhe që zgjedhjet e ardhshme të mos kthehen në një tjetër “mundësi të humbur”. Parakushtet janë ende të favorshme që këto zgjedhje të bëhen ‘zgjedhje për t’u shënuara’ dhe unë vërtet besoj se që të gjithë ata që janë të përfshirë në proces janë mëse të aftë të kujdesen që këto zgjedhje të jenë vërtet të tilla. Më lejoni të jem më i qartë – ka ende kohë për të prodhuar karta identiteti dhe pasaporta biometrike të mjaftueshme, me qëllim që zgjedhjet të mbahen pa problemin e mospasjes së një dokumenti të vlefshëm për të votuar. Unë jam i sigurt se qeveria po punon shumë ngushtë me kompaninë e kontraktuar për prodhimin e kartave të identitetit për ta garantuar këtë. Kam, gjithashtu, besim se të gjitha njësitë e pushtetit vendor do ta bëjnë siç duhet punën e tyre, pavarësisht ngjyrimeve politike, për garantimin e një procesi pa pengesa. Përveçse do t'i inkurajoja të gjithë shqiptarët që kanë nevojë për kartë identiteti që të aplikojnë e ta marrin atë, çfarë do të sugjeroja unë për përmirësimin e këtij procesi? Do të ishte mirë që të shihnim një intensifikim të konsiderueshëm të fushatës së ndërgjegjësimit publik, në mënyrë që më në fund të shohim që publiku të jetë më aktiv në aplikimin për karta identiteti. Vetë qytetarët duhet të jenë vërtet më aktivë si për të aplikuar për karta identiteti, ashtu edhe për të parë listat paraprake të zgjedhësve, të cilat janë publikuar tashmë në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, janë afishuar pranë zyrave të gjendjes civile të njësive të pushtetit vendor, si dhe pranë qendrave të caktuara të votimit.

Ndërkohë, gjatë miratimit të Kodit Zgjedhor, në vend u ndez debati politik. LSI-ja dhe parti të tjera më të vogla kundërshtuan paktin PD-PS për Kodin. Si e shihni këtë kod zgjedhor dhe a do të jetë i nevojshëm rishikimi i tij? Dhe nëse po, cilat do të ishin ato pjesë? Pati një debat politik mes aktorëve vendas gjatë të cilit edhe unë bëra disa komente publike. Megjithatë, në fund, Kuvendi shqiptar mori një vendim, i cili u dekretua më pas nga Presidenti. Për sa më takon mua, ky ishte fundi i kësaj çështjeje. Do të thosha se të pasurit e një debati mbi dicka të kaluar tani, kaq afër zgjedhjeve do të shërbente vetëm për të na shpërqendruar nga çështje të rëndësishme që kemi në dorë – konkretisht, garantimi i mbajtjes së zgjedhjeve në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare. Për atë që mbetet, mund t'i referohem vlerësimit të Komisionit të Venecias së Këshillit të Evropës /ODIHR-it për Kodin, i cili do të publikohet së shpejti. LSI-ja dhe të gjitha ato parti të vogla që ndihen të zhgënjyera nga qëndrimi ynë e dinë shumë mirë se dera ime dhe ajo e Prezencës është gjithmonë e hapur për ta, ashtu siç është për të gjitha partitë politike.

Një tjetër çështje e rëndësishme ka qenë ligji për pastrimin e figurave, për të cilin OSBE-ja ka folur e ka pasur vërejtjet e veta. A duhet të rishikohet ky ligj, sipas jush, para se të miratohet? Çfarë cenon ky ligj? Si duhet të veprojë qeveria me qëllim që të ketë një ligj të plotë për një çështje kaq delikate? Që ta themi thjesht, unë besoj se ky ligj ngre vërtet një shqetësim të madh si nga ana procedurale, ashtu edhe nga ajo e përmbajtjes. Duhet të ishin zhvilluar patjetër konsultime shumë më të gjera politike dhe publike para miratimit të këtij ligji. Kjo ishte edhe arsyeja se pse ne e inkurajuam qeverinë në mënyrën më të fuqishme të mundshme që t'i rishikonte pasojat ligjore dhe politike të ligjit dhe i kërkuam që të ftonte disa ekspertë për ta parë atë. Ashtu siç e kam thënë edhe më parë publikisht, unë nuk jam kundër një ligji të tillë, por ai duhet të jetë në përputhje me shtetin e të drejtës dhe dispozitat përkatëse të Kushtetutës së Shqipërisë dhe duhet të respektohen plotësisht standardet e pranuara ndërkombëtare. Thjesht do të dëshiroja t'u kujtoja të gjithëve Konkluzionet e Këshillit Evropian të dhjetorit të shkuar, ku BE-ja theksoi rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe

3 pavarësisë së gjyqësorit si pjesë të kritereve politike për hyrjen në BE. Ne tani e dimë se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar zbatimin e ligjit derisa ajo të dalë me një qëndrim përfundimtar. Mendoj se Gjykata duhet përgëzuar për mbajtjen e këtij qëndrimi. Megjithëkëtë, ndihem i sigurt se të gjithë aktorët politikë do të kujdesen për ta respektuar solemnisht këtë vendim gjykate, ashtu siç do të kujdesen për respektimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës. Çdo koment publik nga aktorët vendas apo ndërkombëtarë gjatë kësaj periudhe të ndërmjetme mund të shihet vetëm si një ndërhyrje e panevojshme dhe e padëshiruar në një proces të rregullt ligjor, dhe ajo çka është më e rëndësishme, në ndarjen kushtetuese të pushteteve. Mendoj se të gjithë e dinë se komuniteti ndërkombëtar si këtu, ashtu edhe në kryeqytetet evropiane po e ndjek me shumë vëmendje këtë çështje. Pa paragjykuar vendimin e Gjykatës, ashtu si Këshilli i Evropës dhe BE- ja, edhe ekspertët e OSBE-së janë të gatshëm t'u ofrojnë këshillim dhe asistencë autoriteteve shqiptare në gjetjen e mënyrave për arritjen e objektivit të ligjshëm të trajtimit të së shkuarës, në përputhje të plotë me standardet aktuale përkatëse vendase dhe ndërkombëtare.

Pak muaj më parë Qeveria krijoi një problem “artificial” me Prokurorinë. Sipas mendimit tuaj, cilat ishin shkaqet që çuan në këtë konflikt? A mos e kufizon gjë veprimtarinë e prokurorisë Ligji mbi Prokurorinë i hartuar nga Ministria e Drejtësisë? Nuk besoj se dëshiroj t’i futem një diskutimi të hollësishëm të faktit nëse u krijua një problem “artificial” me Prokurorinë ose jo. Kjo është analiza juaj e kësaj çështjeje, të cilën ju natyrisht keni të drejtën tuaj ta bëni. Unë do t’i përgjigjesha pyetjes suaj si më poshtë. Mendoj se ligji sjell disa përmirësime në strukturën e Prokurorisë, duke ngritur ndërkaq disa pyetje të rëndësishme rreth ndërhyrjeve të mundshme të degëve të tjera të qeverisë mbi këtë institucion në thelb gjyqësor. Edhe pse shumë prej ndryshimeve të miratuara rishtazi mund të shërbejnë për përmirësimin e kornizës ligjore për ndjekjen penale, ka edhe disa të tjera që mund të keqpërdoren nga Kuvendi, duke vënë kështu në rrezik pavarësinë e prokurorisë në të ardhmen. Një shqetësim tjetër është koha e pamjaftueshme që u vu në dispozicion për mbajtjen e konsultimeve publike rreth ligjit të ri, duke pasur parasysh që ligji u depozitua në Kuvend më 10 dhjetor 2008 dhe u miratua më 29 dhjetor 2008. Megjithëkëtë, kritikat e bëra nga prokurorët për heqjen e imunitetit të tyre dhe procedurat e ankimimit për masat disiplinore duket se janë kryesisht të pajustifikuara.

Flitet shumë për reformat në sistemin gjyqësor, por nuk është bërë shumë në këtë drejtim. Çfarë ndihme mund të ofronte OSBE-ja në këtë drejtim dhe si e vlerësoni performancën e qeverisë në lidhje me përparimet e bëra në procesin e reformave? Duhet të jetë e qartë, pikësëpari, se procesi i reformës gjyqësore mund të dalë me sukses vetëm në qoftë se në të luajnë një rol të plotë edhe aktiv shumë sektorë të shoqërisë. Ja pse nuk është aspak e dobishme po të shprehemi se ky apo ai institucion nuk ka pasur një performancë të mirë në këtë drejtim. Për mua është e qartë se procesi i reformës gjyqësore nuk ka përfunduar ende, dhe mendoj se ka pak gjasa që ky proces të mbyllet përpara zgjedhjeve. Mendoj se Raporti i Progresit për Shqipërinë i Komisionit Evropian për vitin 2008 ua bëri të qartë të gjithë aktorëve vendas se “Procedurat gjyqësore ende mbeten të ngadalta dhe shfaqin mungesë transparence”. Pra, besoj se mesazhi është i qartë. Në realitet, masa të tilla si i shumëdiskutuari Ligj për Pastrimin e Figurave mund të shihet si një ligj që mbart rreziqe për pavarësinë e gjyqësorit dhe prokurorisë. Duhet të hyjnë në rrugën e zgjidhjes edhe shumë elementë të tjerë të procesit të reformës gjyqësore, me qëllim që drejtësia të bëhet më e paanshme dhe më transparente. Për shembull, korrupsioni brenda gjyqësorit duhet luftuar sa më shpejt dhe me sukses. Që ta përsëris dhe një herë, një reformë gjyqësore e vërtetë dhe domethënëse nuk ka të bëjë vetëm me rishkrimin e të ashtuquajturave ligje organike që rregullojnë veprimtarinë e organeve gjyqësore.

4 Pra, ajo çka është më e rëndësishme është të shohim se si funksionojnë këto organe në praktikë. Me fjalë të tjera, deri në çfarë mase zbatohen ligjet procedurale? Madje në çfarë mase është i mundur edhe zbatimi i tyre? Sipas mendimit tim, nëse ligjet nuk zbatohen, atëherë ose vetë ligjet duhen ndryshuar, ose gjyqtarëve, prokurorëve dhe të tjerëve u duhet dhënë një shtytje e mirë me qëllim që të fillojnë e t’i zbatojnë ato siç duhet. Diçka tjetër që duhet pasur parasysh është që kjo nuk është thjesht çështje e ndryshimit të strukturave organizative brenda këtyre organeve. Po t’i shohim çështjet nga ky këndvështrim, do të thotë se e kemi keqkuptuar mbarë procesin e reformës. Problemi i vërtetë i gjykatave dhe prokurorive nuk qëndron në individët e punësuar pranë këtyre institucioneve apo mbikëqyrësit e tyre, por qëndron në mënyrën si sillen ata gjatë përgatitjes së proceseve gjyqësore dhe gjatë gjykimeve. Nuk mjafton më thjesht qasja e të konsideruarit ‘detyrë e kryer’ e cila është përdorur në vitet e kaluara. Kështu që mesazhi im i thjeshtë është “zbatim, zbatim, dhe përsëri zbatim”.

Objektivi kryesor i reformës sonë gjyqësore qëndron në dhënien e ndihmesës autoriteteve vendase për nxitjen e funksionimit të duhur të sistemit ligjor. Për shembull, ne kemi nxjerrë një analizë të gjerë të sistemit ligjor në të cilin përfshihen rekomandime për reformë dhe mënyrat si mund të ndihmojmë për zhvillimin e institucioneve ligjore, e veçanërisht të gjykatave, prokurorive, noterive, zyrave të përmbarimit dhe avokatëve. Për të përmirësuar njohjen dhe zbatueshmërinë e standardeve të etikës gjyqësore, kemi nisur një numër projektesh me objektiva të qarta. Projekti për Zhvillimin e Gjykimit të Drejtë po ndjek dhe analizon punën e gjykatave dhe prokurorisë, si dhe atë të policisë, në atë që ka të bëjë me arrestimet dhe hetimin e veprave penale. Analiza u bë nga prizmi i standardeve vendase dhe ndërkombëtare për gjykimin e drejtë dhe më pas u botua në formën e raporteve që përfshinin rekomandime konkrete për përmirësimin e procesit. Kështu që, për ta përmbledhur, besoj se Prezenca po punon pa u lodhur së bashku me institucionet e tjera ndërkombëtare, për ta ndihmuar vendin në procesin e reformës gjyqësore.

Së fundi, Komisioni i Venecias ka dalë me një opinion rreth ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit 2008, duke i konsideruar ato në përputhje me ligjin. Çfarë mendoni ju për këtë? Nuk është praktikë normale që të bëjmë komente publike rreth raportit të një institucioni tjetër ndërkombëtar. Siç e dimë të gjithë, Komisioni i Venecias është një ndër strukturat më të respektuara të Këshillit të Evropës dhe kemi besim të plotë se ata do të dalin gjithmonë me opinione të shëndosha ligjore. Megjithatë, ia vlen t'u kujtohet të gjithëve se Komisioni i Venecias thjesht deklaroi se ndryshimet kushtetuese nuk përbënin ndonjë shkelje të standardeve evropiane. Sidoqoftë, ky organ shprehu shqetësimet e tij rreth shpejtësisë së kryerjes së procesit dhe disa prej ndryshimeve, e posaçërisht të atyre që kishin të bënin me Nenin 149 mbi Prokurorin e Përgjithshëm.

Krahas zgjedhjeve dhe gjyqësorit, organizata juaj trajton edhe çështjet e medias. A keni ndonjë gjë për të vënë në dukje në lidhje me situatën e medias në vend dhe atë se çfarë po ndodh sot në tregun mediatik? Besoj se qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore kanë për detyrë të garantojnë një kornizë ligjore në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke e lënë pas kësaj tregun që të përcaktojë pjesën dhe peshën e tyre brenda tij. Për këtë qëllim, duhet që Shqipëria të azhurnojë kornizën e saj ligjore për radio dhe televizione dhe ta përafrojë atë me standardet e BE-së. Njëherazi, vendi do të ballafaqohet me sfidën madhore të kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike. Çfarë ka ndodhur deri më tani? Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka hartuar një strategji për këtë qëllim, e cila me mbështetjen tonë u diskutua me komunitetin e medias, ndërsa Zyra e

5 Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Mediave paraqiti komente me shkrim. Ndonëse mendoj se ky projekt strategji është i mirë dhe solid, mbetet ende shumë punë për t’u bërë me të dhe me median, si dhe duhen intensifikuar konsultimet me publikun dhe me ekspertët e fushës. Cështjet e ligjit dhe strategjia janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Nuk ka shumë kuptim që të hartohet një ligj i ri për median, i cili nuk përmban në vetvete një kornizë për dixhitalizimin. Kohët e fundit, KKRT-ja dhe Prezenca zhvilluan një seminar me aktorët e rëndësishëm vendas, ku u vendos që të krijohej një Task Forcë me detyrën për ta çuar përpara procesin e dixhitalizimit. Që ky proces të jetë i suksesshëm, nevojitet angazhimi i vazhdueshëm i Qeverisë dhe Kuvendit për avancimin e këtij procesi, por edhe një angazhim konkret për përballimin e faturës financiare që do të nevojitet për një projekt të tillë kaq ambicioz. Vetëm atëherë, dixhitalizimi do të mund të forcojë vërtetë pluralizmin dhe lirinë e medias. Po ashtu, unë besoj se është e rëndësishme që t’i krijohen kushte shërbimit transmetues publik për ta përmbushur mandatin e tij në pavarësi të plotë. Edhe kjo duhet pasqyruar në çdo ligj të ri dhe gjatë hartimit të strategjisë.

Fund

6

INTERVIEW OF THE HEAD OF THE OSCE PRESENCE IN ALBANIA, AMBASSADOR ROBERT BOSCH, WITH KLAN MAGAZINE

Published on 21 March 2009

Q: Mr. Bosch, it has been almost one year and a half that you have been in Albania as the Head of the OSCE Presence. What impressions have you collected of Albanian politics? A: “You will appreciate that I certainly do not want to enter into the detailed debates between the political parties, not least because we are only months away from parliamentary elections. I was happy to see that during the period I am here parties started to talk and co-operate in order to make necessary reforms possible, that is a very positive development. What does surprise me still though are the often hard exchanges of words between political opponents. And to change the emphasis, politics here is still largely dominated by man with a few exceptions. Although I do not want to make a link here but still, what I don’t see at the moment is a critical mass of women in senior posts in the political arena. The fact that only ten out of 140 deputies are women is really not good. I believe that real opportunities for women to be represented in politics are a key parameter of any thriving modern democracy and thus an integral aspect of the evolving democratization process in this country. While it is clearly a good sign to see that a gender ‘incentive’ scheme in place for these elections, but let’s now see how serious political parties really are in ‘stepping up to the mark’ in fulfilling their democratic and perhaps also their civil obligations, so that 50+% of the population finally get to have a real seat at the political table rather than being merely the waitresses collecting up the proverbial political crumbs. Let’s see if the quality of their actions matches their words. As party leaders prepare to draft their candidate lists, I would urge all political party leaders to make strenuous efforts to ensure that the many strong and capable women within each of their parties run as candidates and become MPs – and for sure, such women exist. The Presence has just initiated a project on women in governance. The project is funded by the Embassy of the Kingdom of the Netherlands and the Embassy of the Kingdom of Sweden and will last for three years. The project’s aim is to promote women leaders across the political spectrum and to provide a platform for mutually reinforcing networking and encourage the public authorities’ response to women’s issues.”

Q: Your predecessors have not had easy relationships with the Albanian politicians and they have had difficult situations and elections which were contested. How are your relationships with them now and why do you think there was such a dissatisfaction against the OSCE in the past? A: “To be very honest, I am not so interested in talking about the past, although I do think you exaggerate here. All I can talk about is the ‘now’ and the future. As far as I am concerned, our relationships with senior national actors from all sides – both left and right - are extremely strong. We talk regularly and I like to think that we enjoy an open and highly convivial relationship. The only interest I have is in seeing Albania move forward in its reform process and, specifically over the next few months, in seeing parliamentary elections being held according to international standards so that Albania can finally close the chapter of poor elections.”

Q: There is an impression of the public opinion that often officials of the international community in Tirana exaggerate the problems of the country when they report to their superiors, with the aim to prolong their stay and salaries that would not be given in ‘normal’ countries. In deed how problematic or ‘dangerous’ is Albania?

1 A: “I would also doubt very much if this is the real public view of the international community. In fact, I have even heard the opposite at times – that we are often too “soft”. As an international organisation, we observe and assist and in our reports we commend the progress made but also state the areas that need more attention, and the latter gets mostly all the intention as praise is less ‘newsworthy’ than positive criticism. As to the question, how problematic or dangerous is Albania, I would say, first of all, that instead of ‘problems’ and ‘dangers’ we should be talking about challenges. I would say that in contrast to say 10-11 years ago it is self evident to say that Albania has moved forward in leaps and bounds. It’s a different country now and so full credit must be paid to all Governments during this period for restoring stability and for pushing forward the reform process. The main challenges are in further developing democratic institutions and in ensuring that a full separation of powers between the executive, legislative and judiciary are maintained and further strengthened.”

Q: We are less than four months ahead of the forthcoming 28 June elections. What more should the government do more in order to guarantee elections according to international standards? A: “First of all, your readers will have just seen that an OSCE/ODIHR Needs Assessment Mission has visited Tirana and met with national actors in order to assess the pre election situation. In due course we will see a long-term ODIHR Mission arrive here and later we will see a large number of short-term observers. To be helpful to you, the wider Albanian media and the public at large, it is important to stress that specific questions relating to the preparations of the elections and the observation of these elections should be directed towards the OSCE-ODIHR and the forthcoming monitoring mission. So to answer your question in more general terms, I would say that both the Government and the Opposition together have an important role in ensuring that international standards are met in respect to the June elections – especially in terms of building public confidence in the process. I think the recently established cross party Ad Hoc Committee to monitor election preparations, is clearly a positive move in this respect. The best advice or let’s say encouragement that I can give, is for all national actors to follow the Electoral Code and to allow the Central Election Commission to get on with its job, without any political or other interference. For sure, they should look to abide by both the letter and the spirit of the Albanian Constitution, the Electoral Code, and other legislation that governs the holding of elections. Let me also say that this also means that political parties should resist the temptation to try and influence how you, the journalists, do your job.”

Q: The ID Cards process seems to be slower than foreseen. How does the OSCE view this process and are you confident that finally the Albanian people will put behind their back the problems with elections? A: “As I said before, all I can do is hope that the Albanian public are finally able to put the problems of previous elections behind them. However, at the end of the day, clearly much depends on the ability of all the national actors involved in doing their job. Although we have not played any part in the ID card process nor do we have any responsibility for it, I feel that I can at least encourage all local actors to push the election administration process forward. All the national actors have a duty to make sure that the best decisions are now taken and that these forthcoming elections do not become yet another “missed opportunity”. The preconditions are still favourable to make these elections ‘landmark elections’ and I truly believe that all those involved are more than able to see that such elections will indeed take place. Let me be clear - there is still time for enough IDs and biometric passports to be produced, in order for the

2 elections to be held without problems of not having a valid document to vote. I am sure that the Government is working very closely with the company contracted to produce the ID-cards to ensure this. I am also confident that all local government units will be playing their full part, irrespective of political hue, in ensuring that the process runs smoothly. Apart from encouraging all Albanians in need of an ID to apply and get their ID card, what would I suggest in order to improve the process? It would be good to see a significant ‘stepping up’ of a public awareness campaign, so that we finally start to see the public applying even more actively and for their IDs. The citizens themselves should indeed also be more active in both applying for the ID’s and checking the provisional voters’ lists that are now published on the web site of the Ministry of Interior, at the Civil Status Offices/LGU’s and at the designated voting centres.”

Q: Meanwhile, during the adoption of the Electoral Code the political debates in the country fired up. The SMI and other smaller parties objected the DP-SP pact on the Code. How do you see this Electoral Code and will there be a need to review it? And if yes what would be these parts? A: “There was a political debate amongst the national actors during which, I believe, I also made some public comments. However, at the end of the day, the Albanian Assembly took a decision that was then subsequently decreed by the President. That was the end of the matter as far as I was concerned. Having, I would say, a largely historical debate now so close to elections, would only serve to distract us from the important matters in hand – namely seeing that the elections are held fully in line with International standards. For the rest, I can refer to the assessment of the Council of Europe Venice Commission/ODIHR of the Code that will publish shortly. The SMI and all those smaller parties who feel disappointed by our position know full well that my door and that of the Presence is always open to them, as it is to all political parties.”

Q:Another important issue has been the lustration law, on which the OSCE spoke and had its remarks. According to you, why should this law be reviewed before adopted? What does it violate? How should the Government act in order to have a complete law on such a delicate issue? A: “To put simply, I believe that the new Law does give rise to great concern both in terms of procedure and substance. For sure, far greater political and wider public consultation could have been conducted, prior to the approval of this law. That was why we encouraged the Government in the strongest possible terms, to review the Law’s legal and political ramifications and asked them to invite experts to have a look at it. As I have publicly stated on previous occasions, I do not oppose such a law, but it must be in compliance with the rule of law and the relevant provisions of the Constitution of Albania and accepted international standards must be fully observed. I would just like to remind everyone of the European Council Conclusion last December, where the EU stressed the importance of the rule of law and judicial independence as part of the political criteria for EU accession. We now know that the Constitutional Court has suspended the law until it takes a final position. I think the Court should be commended for taking such a stance. That said, I feel sure that all political actors will look to solemnly respect this court decision, as they will the Court’s final decision. Any public comment from national and international actors during this interim period can only be viewed as unnecessary and unwanted interference in the due legal process and, more importantly, in the constitutional separation of powers. I think everybody knows that the international community both here and in European capitals are following this particular issue very closely. Without prejudicing the Court’s decision, along with the Council of Europe and the EU, OSCE experts stand ready to provide advice and

3 assistance to the Albanian authorities in finding ways to achieve the legitimate objective of dealing with the past, in full compliance with the relevant current national and international standards.”

Q: Some months ago the Government created an ‘artificial’ problem with the Prosecution. In your opinion what were the causes of such a conflict? Does the Law on the Prosecution drafted by the Ministry of Justice, put limitations to the work of the prosecution? A: “I am not sure that I want to enter into a detailed discussion as to whether an ‘artificial’ problem was created or not. This is your analysis, which of course, you are fully entitled to make. I would rather answer your question this way. I think the law made some improvements to the structure of the prosecution offices, while also raising some important questions about potential future interference of other branches of government on this essentially judicial institution. While many of the newly passed amendments may serve to improve the legal framework on the criminal prosecution, some amendments could still be subject to abuse by the Assembly and thus threaten the future independence of the prosecution. Another concern was the inadequate time that was allocated for public consultation on the final draft law, remembering that it was deposited in the Assembly on 10 December 2008 and approved on 29 December 2008. That said, criticism from prosecutors regarding the removal of their immunity and the appeals process for disciplinary measures, appear to be largely unjustified.”

Q: There is said a lot on the reforms in the judiciary but not much it has been done. What is the help the OSCE offers in this regard and how do you see the performance of the government with regard to the progresses made in this reforming process? A: “Let us be clear from the start, the future success of the judicial reform process, is about a number of sectors in society playing a full and active role. That is why it is just not helpful to talk about whether this institution or that institution has or has not, performed well. It seems clear to me, that the judicial reform process has not yet been completed, and it now seems unlikely that this will happen before the elections. I think the European Commission’s 2008 Progress Report on Albania, made it clear to all national actors here that “Judicial procedures have remained slow and lack transparency”. So the message is clear. Indeed, measures like the much discussed Lustration Law could be seen to have the potential to threaten judicial and prosecutorial independence. Many other elements of the judicial reform process remain to be tackled, in order to make justice fairer and more transparent. For example, corruption within the judiciary must be dealt with swiftly and conclusively. Let me say again, that real and meaningful judicial reform is not simply about rewriting the so-called organic legislation on judicial bodies. What is more important is to look at how these bodies actually function. In other words, to what extent are the procedural laws actually being applied? To what extent is it even possible to apply them? I would say that if the laws are not being applied, then either the laws themselves need to be changed, or judges, prosecutors and others must be given a heavy prod, so that they start applying them properly. And again, this is not simply a matter of changing the organizational structures within these bodies. To see it in these terms is to misunderstand the whole reform process. The real problem with the courts and the prosecutors is not about the individuals in these bodies and who supervises them, but how they actually behave during trials and trial preparations. Simply adopting the ‘box ticking’ approach that has been prevalent in previous years is now no longer enough. So my simple message would be, ‘implementation, implementation, and implementation’.

4 The main goal of our judicial reform work is to assist the national authorities to encourage the proper functioning of the legal system. For example, we have issued a comprehensive report on the national legal sector that includes recommendations for reform and how we might assist in developing the legal institutions, especially the courts, prosecution offices, notaries, bailiffs and advocates. To improve the understanding and enforceability of standards of judicial ethics, we launched a number of targeted projects. A Fair Trial Development Project followed and analyses the work of the courts and the public prosecutors, as well as of the police, to the extent that it relates to arrests and criminal investigations. The analysis was made from the perspective of both domestic and international fair trial standards and was later published in reports containing concrete recommendations on how to improve the process. So, in short, I believe that the Presence is working hard, along with other international institutions, to assist the country in the judicial reform process.”

Q: Lastly, the Venice Commission has concluded an opinion on the changes to the Constitution on 21 April 2008, considering them as according to the law. What is you opinion on it? A: “It is not the normal convention to publicly comment on another international body’s report. The Venice Commission, as everyone knows, has been a hugely respected part of the Council of Europe’s structures and we have full confidence that they will always come up with a sound legal opinion. Nevertheless, it is worth reminding everybody that the Venice Commission simply declared that the Constitutional changes were not violations of European standards. They did, however, express concern about the speed of the process and on some of the changes especially regarding Article 149 on the Prosecutor General.”

Q: Besides elections and the judiciary, your organization deals with media issues. What would you specify with regard to the situation of the media in the country and what is happening to the media market today? A: “I believe that the Government and other state institutions are responsible for guaranteeing a legal framework in line with international standards and then to allow the market to define their share and weight in it. For this purpose, Albania will have to update its legal framework on television and radio and bring it up to EU Standards. At the same time, the main logistical challenge will be for the country to prepare for the ‘switch over’ from analogue to digital broadcasting. So what’s happened so far. The National Council on Radio and Television has drafted a strategy, this draft was then consulted with the media community with our support, while the Office of the OSCE Representative on Freedom of Media provided written comments. While I think it is a good and solid first draft, still more work needs to done to it and the media, the public and other related experts should be consulted even more. The topics of a law and a strategy are interlinked as far as I am concerned. It makes little sense to draft a new media law that does not contain a framework for digitalisation. Recently, the NCRT and the Presence conducted a workshop with important national stakeholders, where it was agreed to establish a Task Force to push forward the digitalisation process. For the process to work, there will need to be continual commitment from the Government and the Assembly to indeed push this process but also a concrete commitment to pick up the financial bill that will derive from such an ambitious project. Only then, can digitalisation really enhance pluralism and media freedom. I also feel that it is important that the public service broadcaster is put into a position to fulfil its mandate independently. This too, must be reflected in any new legislation and when drafting the strategy.”

5 E.o.T.

6

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE