Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Interview with Head of Presence (sq)

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

Radio BBC, Shërbimi Shqip, 14 mars 2005

Intervistë me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Pavel Vacek

Gazetare: Majlinda Zeqiri

Kur kanë mbetur rreth tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të reja për parlamentin e Shqipërisë, ende mbeten disa çështje që presin zgjidhje, siç janë hartimi i listave të votuesve apo stërvitja e anëtarëve të komisioneve zgjedhore. Pak më parë, mes polemikash të shumta disamujore u kapërcye çështja e ndarjes së zonave. Të gjitha këto përgatitje dhe vetë hartimi i ndryshimeve rrënjësore në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë janë kryer me ndihmën dhe ndërmjetësimin nga afër të pranisë së OSBE-së në Tiranë. Majldina Zeqiri e BBC-së intervistoi lidhur me këto zhvillime Ambasadorin e OSBE-së Pavel Vacek, duke e pyetur atë fillimisht nëse ishte i kënaqur me ecurinë e procesit të përgatitjes së zgjedhjeve.

Ambasadori Vacek: Kënaqësia është nocion relativ dhe, natyrisht, balanca e përgjithshme ka qenë e përzier. Ka pasur dështime, ka pasur vonesa, ka pasur ndërlikime politike, por nga ana tjetër ka pasur përparim drejt diçkaje që do të thotë zgjedhje më të mira dhe më të ndershme se më parë.

Z. Vacek, ju keni thënë se ndarja e zonave elektorale për të cilat u ra dakord pas mosmarrëveshjesh së shumta tregon përparim, por megjithatë ajo nuk plotëson të gjitha kërkesat lidhore. Ç’do të thoni me këtë?

Ambasadori Vacek: Kërkesat ligjore shprehen qartë në Kodin Elektoral shqiptar, që pësoi disa ndryshime të reja më 10 janar të këtij viti. Ka disa kritere në Kodin Elektoral. Ka një që është kriteri numerik, që përcakton devijacionet e lejueshme në numrin e votuesve në zonat, me plus apo minus 10 për qind. Pastaj ka kritere të tjera, më të përcaktuara, që tregojnë se si duhet të jenë zonat. Duke folur për parametrat numerikë, këto janë tejkaluar në disa raste, duke pasur parasysh zgjidhjen për të cilën u ra dakord nga palët kryesore.

Z. Vacek, nuk ka ende lista të zgjedhësve. A mendoni se ka kohë të mjaftueshme që këto lista të jenë gati?

Ambasadori Vacek: Ka një kalendar të qartë të përgatitjes së listave të votuesve. Ai vetë realizohet. Çështja është nëse rezultati konkret i këtyre listave do të ketë cilësitë e duhura. Kjo ka më tepër të bëjë me teknikat e arritjes në listat e duhura të votuesve përsa i përket cilësisë, se sa kohës së përgatitjes së tyre.

OSBE-ja dhe Përfaqësia e Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për veprime të shpejta për të qenë gati për zgjedhjet. A ka kohë të mjaftueshme?

Ambasadori Vacek: Vonesa sigurisht që ka pasur, por asnjë nga vonesat dhe ndërlikimet deri tani nuk kanë prekur përgatitjet në mënyrë fatale. Përgatitjet për zgjedhjeve janë brenda mundësive të autoriteteve që merren me zgjedhjet, qofshin këto Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ministria e Pushtetit Lokal, apo vetë bashkitë që merren me listat e votuesve.

Po përsa i përket trajnimit të anëtarëve të komisioneve? Shpesh për to ka pasur kritika. Sa mund të ndikojnë këto në zgjedhjet? Ambasadori Vacek: Trajnimi i anëtarëve të komisioneve elektorale është një nga çështjet më kritike, por ajo çka qenë çështje kritike dhe tensioni ka të bëjë me kriteret që lejojnë zëvendësimin e anëtarëve të komisioneve pak para zgjedhjeve dhe kjo vetë është një vështirësi potenciale, pasi çështja qëndron në atë nëse këto kritere do të keqpërdoren apo jo. Dhe unë personalisht shpresoj që kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Z. Vacek, ka pasur vërejtje dhe kritika edhe në adresë të OSBE-së përsa i përket misionit ndërmjetësues të saj gjatë zgjedhjeve në Shqipëri. Si u përgjigjeni këtyre kritikave?

Ambasadori Vacek: Është e vështirë t’u përgjigjesh këtyre kritikave dhe akuzave. Ajo çka mund të them është se diçka është e qartë: roli ynë si ndërmjetësues është vetëm kur kërkohemi dhe duhet të jemi. Ne nuk e imponojmë rolin tonë. Përveç kësaj, ne kemi detyra konkrete të mandatuara. Por ndërmjetësimi në çështje politike është gjithmonë punë që nuk gjen mirënjohje. Është ky kushti për t’u përfshirë, por edhe tjetri: që duhet të ketë ndërmjetësim për një qëllim të caktuar, gjë që është në përputhje me misionin tonë në Shqipëri. Në rastin e zgjedhjeve dhe të reformës elektorale ky ndërmjetësim ka ndodhur në ato raste kur përndryshe do të kishim pasur bllokim, apo nuk do të kishim aspak përparim.

BBC Radio, Albanian Service, 14 March 2005

Interview with the Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Pavel Vacek

Journalist: Majlinda Zeqiri

Approximately three months before the new elections for the Albanian parliament take place, there are still some issues to be solved, such as the preparation of the voter lists or the training of the members of the electoral commissions. An agreement on the electoral zone boundaries was reached recently following several-month debates. All these preparations and the drafting of radical amendments to the Albanian Electoral Code in itself have been carried out with the close assistance and mediation of the OSCE Presence in Tirana. Majlinda Zeqiri of the BBC interviewed the OSCE Ambassador Pavel Vacek with regard to these developments, initially asking him whether he was satisfied with the pace of the election preparation process.

Ambassador Vacek: Satisfaction is a relative notion and certainly the overall balance has been mixed. There have been failures, there have been delays, there have been political complications, but on the other hand, there has clearly been a progress towards more orderly and fair elections then before.

Mr. Vacek, you have said that the new electoral zone boundaries, which were agreed upon following numerous disagreements, show progress, but still did not fulfil all the legal requirements. What did you mean by that?

Ambassador Vacek: The legal requirements stem clearly from the Albanian Electoral Code, which was lastly amended on 10 January 2005. There are a number of criteria in the Electoral Code. There is one particular numerical criterion which sets the permissible deviation of the number of voters of the zones at plus-minus 10%. Then there are other small details, criteria defining how the zones should be concretely drawn. Speaking of the numerical parameter, it has been clearly exceeded in a number of cases within the solution agreed to by the principal stakeholders.

Mr. Vacek, the voter lists are not ready yet. Do you think there is enough time for these lists to be prepared?

Ambassador Vacek: There is a clear calendar of preparations of the voter lists and that in itself is doable. The question is whether the outcome will be of good enough quality, so it is rather a matter of the technique of arriving again at the voter lists of a desirable quality than a matter of time.

The OSCE and the representative office of the European Union have urged for swift actions in order to be ready for the elections. Is there enough time?

Ambassador Vacek: The delays have for sure been there, but none of the delays or complications so far have affected the preparations fatally. The preparation of the orderly elections is still within the possibilities of the respective authorities in charge, be it the Central Election Commission, the Ministry of Local Government, or the mayors themselves. That particularly relates to the voter lists. What can you say with regard to the training of the commissions’ members. There has been often criticism. How much this could affect the elections?

Ambassador Vacek: The training of the members of the electoral commissions in itself is one of the critical issues, but what has still been a matter of attention of certain criticism is the provision that allows for replacing the members of the commissions at a very short notice and very shortly before the elections themselves and that in itself is a potential difficulty, because the question is whether this provision will not be misused. I personally can hope that this will not happen.

Mr. Vacek there has also been criticism towards the OSCE with regard to its mediation mission during elections in Albania. How would you answer to such criticism?

Ambassador Vacek: It is difficult to reply to such criticism or allegations in general terms. What I can say is something which is obvious: all of our facilitating or mediating of whatever political understanding is there only when we are requested and wanted. We do not impose such a role, because besides that we do have a number of concretely mandated tasks. But the mediation in political affairs is always an ungrateful job and for me always a matter of demand on the part of the Albanian political actors. This is one precondition for such an involvement, and then the other rule of the thumb is that it has to be a mediation with a certain purpose that is compatible with what we are supposed to do in the country. In the case of the elections and the electoral reform, this mediation has been involved in such cases when otherwise we would be faced with a stalemate and lack of any progress at all.

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE