Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Interview with the Head of Presence in Albanian Daily News, 7 September 2010 (sq)

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

7 shtator 2010

INTERVISTË E KRYETARIT TË PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI, AMBASADORIT ROBERT BOSCH, ME GAZETËN "ALBANIAN DAILY NEWS"

Intervistoi: Genc Mlloja

Po largoheni nga Shqipëria në një moment kur qeveria dhe opozita mbeten të vendosura në qëndrimet e tyre dhe kur zgjidhja për transparencën e zgjedhjeve të kaluara duket e largët, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë OSBE-në dhe juve personalisht. A prisni të ketë së shpejti një zgjidhje? N.q.s. po, nga do të vijë? A do të ndërhyjë OSBE-ja për të ndërmjetësuar një marrëveshje? Unë jam një optimist i lindur edhe për këtë situatë, kështu që nuk shoh absolutisht asnjë arsye se pse nuk mund të gjendet shumë shpejt një zgjidhje. Kjo, sigurisht, varet, si zakonisht, nga një gjë e vetme – vullneti politik. Në fakt, ka qenë vërtet zhgënjyese që deri tani nuk ka pasur vullnet të mjaftueshëm për t'i dhënë fund këtij ngërçi. Aktorët vendas e dinë që të gjithë se ka kaq shumë objektiva kombëtarë strategjike që duhen arritur, saqë nuk mund ta vazhdojnë edhe aq gjatë këtë ngërç. Sa i përket Prezencës, ne do të ndihmojmë, nëse na kërkohet, por, kësaj radhe, do të më pëlqente të shihja klasën politike të marrë përsipër autorësinë e veprimeve të saj, pa ndonjë përfshirje të jashtme, në përputhje me atë çka ka thënë edhe BE- ja. Do të habitesha shumë nëse Prezencës i kërkohet së shpejti të ndërmjetësojë për ndonjë marrëveshje. Kjo nuk do të thotë se po të na kërkohej diçka e tillë, ne do të refuzonim. Megjithatë, një argument bindës është se, po të përfshihemi, siç kemi bërë më parë, nuk do ta ndihmonim shumë klasën politike vendase për të marrë përsipër autorësinë e veprimeve të saj. Shqipëria është anëtare me te drejta të plota në NATO dhe me aspirata shumë të forta e të njohura për t'u bërë anëtare e BE-së. Një marrëveshje përfundimtare e pranueshme për të gjitha palët do ta forconte së tepërmi pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Të enjten, ju do të mbani raportin e radhës para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së mbi situatën politike në Shqipëri dhe mbi veprimtaritë e OSBE-së. Ku përqendrohet kryesisht raporti? Raporti im do të bëjë një përmbledhje të ngjarjeve kryesore politike dhe programatike të vitit të kaluar. Kësaj radhe i kemi lënë ndoshta pak më shumë hapësirë shqyrtimit të situatës politike dhe, sigurisht, klimës politike që lidhet me situatën pas zgjedhjeve të vitit 2009 dhe shtetit të së drejtës, të cilat janë pasqyruar në mënyrë të plotë. Sa u përket zgjedhjeve, pavarësisht gjithçkaje tjetër që po ndodh, do të nevojitet një vullnet më i madh politik për t'u siguruar se zgjedhjet e ardhshme për qeverinë vendore do t'i plotësojnë plotësisht standardet ndërkombëtare. Bazuar në rekomandimet e raportit të fundit të OSBE/ODIHR-it, duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur e të përfundojë një proces konsensual reforme, pas zhvillimit të një procesi të përshtatshëm konsultimi, një proces me një qasje gjithëpërfshirëse.

Roli ndërmjetësues i OSBE-së herë është mirëpritur e kërkuar e herë kritikuar prej politikanëve shqiptarë. Shembulli më i fundit është ai i disa muajve më parë, kur ju folët për një kompromis të mundshëm midis palëve. Në qoftë se do të ktheheshit mbrapa, a do të kishit zgjedhur të qëndronit më i tërhequr, apo do të ishit përfshirë edhe më aktivisht? Unë kam reaguar dhe vazhdoj ende të reagoj duke ruajtur një qasje më objektive. Shqipëria është një vend sovran me udhëheqës politikë, të cilët janë më se të aftë t'i zgjidhin vetë gjërat pa ndërhyrje nga jashtë. Në atë kohë, BE-ja kërkoi që partitë politike ta zgjidhnin vetë problemin pa ndihmë nga jashtë, siç pritet nga një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Ideja së cilës iu referova atëherë nuk ishte një ide imja, ishte sigurisht një ide që po

1 diskutohej. Mua m'u duk një nismë e mirë dhe shpresova se do të zbatohej, pa iu futur publikisht në më shumë hollësira... Thënë kjo, kur ke jetuar dhe punuar në një vend me njerëz kaq të mirë e miqësorë, si në rastin tim këto tre vjetët e fundit, nuk mund të bësh gjë tjetër veçse të duash që gjërat të shkojnë mirë. Çfarëdolloj komenti publik që mund të kem bërë atëherë apo kurdo qoftë, e kam bërë gjithmonë me qëllim që të nxisja një debat kombëtar të hapur publik, kjo është e gjitha. Motivet e mia kanë qenë gjithmonë plotësisht të sinqerta e dashamirëse. Por fakti është se është pothuajse e sigurt se çdo nivel ndërmjetësimi, i udhëhequr qoftë nga OSBE-ja, qoftë nga kushdo tjetër, në fund ka një palë që pretendon se ndërmjetësuesi ishte në njëfarë mënyre i njëanshëm, gjë që nuk e bën ndërmjetësimin aspak të lehtë, për ta thënë në mënyrë të zbutur.

Ju keni theksuar në disa raste se parlamenti është vendi kryesor për debat politike. Si e shihni cilësinë e këtij parlamenti? Çfarë ka bërë OSBE-ja për ta përmirësuar atë? Kuvendi shqiptar është zhvilluar pa dyshim shumë gjatë njëzet vjetëve të fundit. Ai ka vazhduar sigurisht të zhvillohet e të punojë shumë në interes të popullit. Që nga viti 2005, kemi parë shumë zhvillime të rëndësishme, të cilat i kanë çuar gjërat përpara në një drejtim shumë pozitiv. Pjesa më e madhe e punës së hollësishme në Kuvend, për shembull në komisionet parlamentare, po ecën me hapa të shpejtë dhe në shumë raste është tejet mbresëlënëse, si për shembull në komisionet parlamentare të ekonomisë dhe sigurisë kombëtare. Megjithatë, ngërçi politik e ka penguar miratimin e një sërë ligjesh shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe ne do të donim të shihnim një parlament që punon me të gjithë kapacitetin e tij. Sa i përket punës së deputetëve, besoj se seancat plenare të Kuvendit përbëjnë përfaqësimin e dukshëm të institucionit dhe kur publiku sheh se disa nga të zgjedhurit e një viti më parë sillen, si ta them, si 'të lodhur apo të ngarkuar emocionalisht', kjo nuk ndihmon shumë për rritjen e prestigjit të institucionit të Kuvendit. Deputetët e të gjitha ngjyrave politike kanë një përgjegjësi të rëndësishme për të ngritur nivelin e debatit politik. Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo ndodh vërtet dhe ne nuk duhet ta harrojmë, por shpesh gjuha e përdorur në debate lë shumë vend për përmirësime. Në shumicën e parlamenteve të Evropës Perëndimore, njerëzit nuk e ofendojnë tjetrin në mënyrë të drejtpërdrejtë, por flasin me më shumë elegancë dhe e vërteta del në një mënyrë shumë më të pranueshme, duke i dhënë një model më tërheqës sjelljeje atyre që i kanë zgjedhur. Mbështetja jonë për Kuvendin është përqendruar tek modernizimi i infrastrukturës së rrjetit të teknologjisë së informacionit, forcimi i punës me komisionet parlamentare, si dhe tek puna e vetë komisioneve dhe e strukturave drejtuese. Në bashkëpunim me misionet e tjera të OSBE- së në rajon, Prezenca ka organizuar një takim me Sekretarët e Përgjithshëm të Kuvendeve për të diskutuar rreth të ashtuquajturit E-parliament, pra ndërtimit të një komunikimi të drejtpërdrejtë midis parlamentit dhe qytetarëve duke përdorur internetin. Gjithashtu, ne e kemi mbështetur Kuvendin për përgatitjen e një strategjie komunikimi. Së fundmi, i siguruam Komisionit për Sigurinë Kombëtare edhe një ekspert që ka punuar me Shërbimin Informativ të Mbretërisë së Bashkuar, i cili do të bëjë disa rekomandime para finalizimit të projektligjit për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve informative.

Si do ta përshkruanit punën tuaj gjatë këtyre tre vjetëve? Cilat kanë qenë çështjet/idetë më të vështira për t'iu përcjellë homologëve shqiptarë? Tre vitet e mia këtu më kanë rrëmbyer plotësisht dhe e kam shijuar çdo minutë – të "përpjetat", por edhe të "tatëpjetat" aty-këtu. Përpjekjet për të kuptuar kompleksitetet dhe të veçantat e politikës shqiptare kanë qenë një shkollë për mua. Më në fund kam arritur në përfundimin se politika këtu është deri diku si një mirazh në shkretëtirë në kuptimin që në momentin që një apo disa ndërkombëtarë mendojnë se ajo po i afrohet asaj që mund të përkufizohet si ‘realiteti’, papritur të zhduket nga sytë. Kjo është ndoshta edhe shkaku që politika këtu të rrëmben kaq shumë. Nuk mund të them se kam pasur ndonjë vështirësi në

2 bisedat e mia me homologët e mi shqiptarë. Gjatë gjithë kohës, dera e tyre ka qenë e hapur dhe u jam shumë mirënjohës për mirësjelljen që kanë treguar ndaj meje gjatë qëndrimit tim këtu. Sa i përket çështjeve të ndryshme, kuptohet që ka ende nevojë për një reformë madhore në fushën e shtetit të së drejtës. Prezenca ka vazhduar të jetë një avokate e qëndrueshme e reformës në këto fusha.

Shqipëria ka aplikuar për të marrë kryesimin e radhës së OSBE-së në vitin 2014. A do t'i mbështesë Prezenca përpjekjet e autoriteteve shqiptare? A është nevoja që Prezenca të zvogëlohet apo edhe të mbyllet në mënyrë që kjo gjë të ndodhë? Është e qartë se u takon shteteve anëtare të OSBE-së të marrin vendim për këtë çështje, jo Prezencës. Në qoftë se Shqipërisë i jepet kryesia e radhës së OSBE-së, ne, pa diskutim, do të donim t'i ofronim gjithë ndihmën e mundshme në përgatitjet për vitin 2014 dhe përgjatë gjithë këtij viti, në mënyrë që kryesimi shqiptar të jetë më i suksesshmi dhe ai që do të mbahej mend më shumë.

Ju jeni shprehur hapur për një gjyqësor të pavarur dhe për emërimet e reja, që duhet të bazohen tek kriteret profesionale. A kanë qenë të drejta emërimet e fundit të Presidentit në gjykatat e nivelit më të lartë? Si i konsideroni sulmet e fundit të PD-së ndaj Presidentit Topi lidhur me këtë çështje? A i keni mbështetur nismat për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve? Po, ne kemi rekomanduar që të ketë më shumë transparencë në procesin e përzgjedhjes në gjykatat e nivelit më të lartë – madje edhe në procesin e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve në gjykatën e apelit. Pa një transparence të tillë, është e vështirë të vlerësohet nëse emërimet kanë qenë të drejta apo jo. Sa i përket sulmeve ndaj të emëruarve nga Presidenti, kemi vënë re se ka mendime të ndryshme pikërisht lidhur me shkallën e autoritetit që duhet të ketë Kuvendi në shqyrtimin e këtyre kandidatëve. Megjithatë, ka pasur të paktën një rast kur një kandidat u hodh poshtë pa pasur plotësisht mundësinë që të shpjegohej, gjë që ne e konsiderojmë për të ardhur keq. Heqja e imunitetit të gjyqtarëve është një temë e vështirë dhe një çështje rreth së cilës ka argumente të forta nga të dyja palët. Nga njëra anë, imuniteti i gjyqësorit mund të shërbejë si një instrument për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit nga ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv. Me këtë imunitet, nga ana tjetër, mund edhe të abuzohet për qëllime korruptive. Ne kemi konstatuar se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka filluar së fundmi ta heqë imunitetin në disa çështje që janë në proces e sipër, në vend që të heqë nga puna gjyqtarët, dhe kjo është një lëvizje e shëndoshë, pasi i lejon prokurorisë ta përfundojë punën e saj para marrjes së një vendimi të formës së prerë mbi fatin e gjyqtarit. Ne e mbështesim plotësisht atë çka ka thënë publikisht Këshilli i Evropës për këtë çështje vitin që shkoi, domethënë për heqjen e pjesshme të imunitetit. Sa i përket Presidentit, unë e kam thënë herë pas here se e mbështesim Zyrën e Presidentit si mbrojtësen kyçe të shtetit të së drejtës në këtë vend, por sigurisht që kjo zyrë ka gjithmonë vend për t'u bërë më e fortë.

Si do ta konsideronit punën e Prokurorisë së Përgjithshme gjatë këtyre viteve? Është e qartë se Prokuroria e Përgjithshme ka pasur një punë shumë të vështirë. Dihet se që të dy Prokurorët e Përgjithshëm të mëparshëm janë hequr nga puna pas procedurave të kritikuara nga Gjykata Kushtetuese, kështu që kjo Prokurorja aktuale e Përgjithshme ka ardhur në detyrë duke qenë e ndërgjegjshme se të tilla sulme nuk janë të pamundura as kundër saj. Kemi parë disa hapa të guximshëm të ndërmarrë nga Prokuroria e Përgjithshme në ndërmarrjen e disa ndjekjeve shumë të njohura penale. Megjithatë, do të doja ta shihja këtë institucion edhe më të konsoliduar për të bërë të mundur një qasje edhe më energjike ndaj hetimit të çështjeve që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin dhe proceset zgjedhore.

3 Prezenca e OSBE-së, së bashku me organizata të tjera ndërkombëtare, ka ndërmarrë dhe mbështetur nisma që kanë pasur për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën publike. Si e konsideroni situatën aktuale? A jeni i kënaqur me pjesëmarrjen e grave në qeveri, parlament dhe në udhëheqjen e partive politike? Duhet të pranohet se ka pasur progres dhe se kjo është meritë e qasjes vizionare të Kuvendit në miratimin e kuotave gjinore prej 30% për zgjedhjet parlamentare. Rezultati përfundimtar ishte që Shqipëria pothuajse e trefishoi numrin e grave deputete. Pra, kuptohet që kjo është një arritje e madhe. E megjithatë, ne e dimë se gjuha që u ra dakord të përdorej në Kodin Zgjedhor la hapësira që shumë gra të vendoseshin në fund të listave të kandidatëve, shumë larg tërmeteve politike në rang zone zgjedhore, ndërkohë që ato shumë mirë mund të vendoseshin në krye të listave. Në këndvështrimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2011, besoj se është e rëndësishme të kuptojmë se Kodi u ndryshua në mënyrë që shumë gra të talentuara në këtë vend të kenë më në fund mundësinë të zgjidhen ashtu siç e meritojnë. Duhet të shohim një masë shumë më të madhe grash të zgjedhura si anëtare të këshillave vendore të bashkive dhe komunave dhe, pse jo, edhe si kryetare të tyre. Sa i përket mbështetjes që ne i kemi dhënë këtij procesi, kemi ndihmuar qeverinë të vërë në zbatim kuadrin ligjor për barazinë gjinore dhe Strategjinë Kombëtare për Barazi Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje. Gjithashtu, në lidhje me zgjedhjet, Prezenca po realizon një projekt tre-vjeçar që quhet "Rritja e Pjesëmarrjes së Grave në Jetën Publike dhe Politike", i cili ka çuar në organizimin e disa forumeve mbi aftësitë drejtuese dhe avokuese të grave në gjithë vendin me qëllim nxjerrjen më në pah të grave të zgjedhura në nivel vendor, drejtueseve të shoqërisë civile dhe zyrtareve të administratës publike.

Një nga projektet më të prekshme të Prezencës është modernizimi i sistemit të adresave dhe gjendjes civile të Shqipërisë. A jeni i kënaqur me cilësinë e regjistrit elektronik, që u përdor edhe në zgjedhjet e vitit 2009 për prodhimin e listave të zgjedhësve? A mund të na jepni një datë se kur do të ketë një adresë të saktë çdo shtëpi në këtë vend? Zbatimi i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile në Shqipëri ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm për përpilimin e listave të zgjedhësve. Siç është theksuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR-it, në këtë fushë është bërë një përparim i dukshëm. E pra, po, jam i kënaqur me rezultatet e modernizimit jo vetëm sa i përket listave të zgjedhësve, por edhe prodhimit të pasaportave dhe kartave biometrike të identitetit dhe përmirësimit të shërbimeve në përgjithësi. Megjithatë, është po aq e rëndësishme që të kuptojmë se ruajtja e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe cilësisë së të dhënave është një proces që nuk mbyllet kurrë. Kjo është ajo që shoh si sfidën kryesore në të ardhmen si për qeverinë, ashtu edhe për qytetarët, pasi që të dyja palët kanë përgjegjësi për garantimin e regjistrimit korrekt të ndryshimeve që ndodhin me gjendjen civile të qytetarëve. Sa i përket sistemit të adresave, apo më mirë akoma Regjistrit Kombëtar të Adresave, mund të them se po ecet shumë mirë me zbatimin e këtij projekti. Shpresojmë që nga fundi i muajit shtator, rreth 215 njësi të qeverisë vendore të kenë harta dixhitale me emrat e rrugëve dhe numrat e ndërtesave, duke mbuluar kështu afërsisht 80% të popullsisë së regjistruar. Synimi është që nga fundi i muajit nëntor, të përfundojë Regjistri Kombëtar i Adresave dhe të lidhet me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Në fund, kjo lidhje duhet t'i sigurojë çdo personi të regjistruar një adresë. Përdorimi i adresave është i rëndësishëm për qeverinë, bizneset dhe publikun në përgjithësi për të marrë e për të dhënë shërbime cilësore.

Ne kemi qenë të gjithë dëshmitarë të asaj çka ndodhi në Gërdec si rezultat edhe i municioneve të tepërta e të vjetruara. Së fundmi, OSBE-ja e ka ndihmuar Ministrinë e Mbrojtjes për heqjen e një sasie të madhe municionesh dhe kimikatesh toksike. A do të mbarojë këtu asistenca juaj?

4 Ajo çka ndodhi në Gërdec ishte tragjike dhe është diçka që nuk duhet të lejohet më kurrë të ndodhë. Heqja e municioneve të tepërta është shumë e rëndësishme për qeverinë dhe për sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Deri tani, Prezenca ka ofruar me shumë sukses asistencë në të gjitha fushat që i është kërkuar dhe ne jemi më se të gatshëm për të ndihmuar më shumë në të ardhmen, në mënyrë që së bashku ta shpëtojmë vendin nga këto materiale të rrezikshme.

5

7 September 2010

INTERVIEW OF THE HEAD OF THE OSCE PRESENCE IN ALBANIA, AMBASSADOR ROBERT BOSCH, WITH ALBANIAN DAILY NEWS NEWSPAPER

By Genc Mlloja

You are living Albania at a moment when the Government and the opposition remain firm in their positions and a solution on the last election’s transparency seems far away. This despite the repetitious calls of the international community, including the OSCE and you personally. Do you see a solution coming soon? From where? Will the Presence intervene to broker an agreement? I am a born optimistic also about this situation, and see therefore absolutely no reason why a solution cannot be found very quickly. Of course, as usual this all depends on basically one thing - political will. Yes, it has been disappointing that, so far, we have not seen enough of this to finally put a close on this impasse. The relevant national actors all know that there are simply too many important national strategic objectives to attain for them to continue the impasse much longer. As for the Presence, we will assist if asked, but, this time, I should like to see the political class taking ownership for their own actions, without any external involvement in line with what the EU has said about this. As for the Presence, I should be highly surprised if the Presence is asked anytime soon to broker any agreement. That does not mean to mean we would decline such an offer. However, one persuasive argument is that if we did get involved, as we have done before, how does this help the national political class take ownership for their own actions. Albania is a full NATO member with very strong and well known EU aspirations. A final agreement that is acceptable to all sides would highly strengthen the position of the country in the international arena.

On Thursday, you will be presenting the OSCE Permanent Council with your regular report on political situation in Albania and the Presence’s activities. Where does the report focus the most? My report will provide an overview of the political and programme highlights of the last year. This time we have probably devoted more space to reviewing the political situation, and certainly the political climate relating to the aftermath of the 2009 elections and the rule of law are indeed well featured. On the elections, whatever else is happening, greater political will be needed to ensure that the next local government elections fully meet International standards. A consensual reform process, based on the recommendations from the last OSCE/ODIHR Report, should start soonest and conclude after a proper consultative process, one that is inclusive in approach.

The OSCE’s mediator roles have been at times welcomed and asked for and other times criticized by the Albanian politicians. The latest example is that of a few months ago, where you talked about a draft compromise between the parties. Thinking backwards, would you have chosen to have stayed more withdrawn at times or, on the contrary, to have been more actively involved? My reaction was at the time and still remains, to maintain a more detached approach. Albania is a sovereign country with political leaders quite able themselves to sort things out without any external interference. The EU asked at the time that political parties would solve the problem on their own without outside help as was expected of a prospective EU candidate country. The idea I referred to at the time was not my idea, but was certainly being discussed. I saw it as a good initiative and hoped that it would be taken up, without publicly going in to the details of it. Having said that, when you have lived and worked in a country which such

1 nice and kind people, as I have for the past three years, one cannot but want to see things go well. Any public comments that I may have made at the time and always were always ever intended to encourage an open national public debate that’s all. My motives have always been entirely sincere and well meant. But the fact is that any level of mediation whether its OSCE led or by anyone else, for that matter, will almost certainly end up with one political side claiming that the mediator was in some way biased in favour of the other side, which makes mediation less than easy to put it mildly.

You have stressed in several occasions that parliament is the main place for political debates. How do you see the quality of this parliament? What has the OSCE done to improve it? Without doubt, the Albanian Assembly has developed greatly over the last twenty plus years. It has certainly continued to develop and to work hard in the interests of the people. In the period since 2005, we have seen many important developments, which have driven things forward in a very positive direction. Much of the detailed work in the assembly, for example in the committees, is developing well at a fast pace and in many cases is highly impressive, as for example in the Assembly’s Economy and National Security committees. However, the political stalemate has hampered the approval of a number of very important laws for Albania’s European future, and we would like to see the parliament working in a fully- fledged manner. As for the MPs’ performance, I think the Assembly plenary is the visual representation of the institution and when the public see some of those they elected last year behave in how shall we say a ‘tired and emotional’ state, then this can do little to increase the prestige of the institution of the Assembly. MPs of all political colours have an important responsibility to raise the bar of political debate. In the vast majority of cases, this happens and we should not forget this but often the language used during the debates leaves a big room for improvement. In most West European parliaments, one would not offend each other directly but speak in a more elegant way where the truth comes out in a must more acceptable way and gives a more attractive example of behaviour to those who elected them. Our support to the Assembly focused on the modernization of the IT infrastructure, on the strengthening of the work of the Committees, as well as of the work of the Committees and of the management structures. In co-operation with OSCE missions in the region, the Presence organised a meeting for Assembly Secretary Generals to discuss E-parliament. We also supported the Assembly in preparing a communication strategy. Recently, we provided the National Security Committee with a former UK Intelligence expert, who will provide recommendations before the bill on parliamentary oversight of the intelligence services is finalized.

How would you describe your work during these three years? What have been the most difficult matters/ideas to convey to the Albanian counterparts? My three years here have been totally absorbing and I have enjoyed every last minute of it – the many ‘highs’ and the occasional ‘lows’. Trying to understand the complexities and intricacies of Albanian politics has been an education for me. I have finally come to the conclusion that politics here is a bit like a mirage in the desert in the sense that as soon as an International(s) thinks they are getting nearer to what can be defined as ‘the reality’ it suddenly gets away from you again. That is probably why politics here remains so absorbing. I cannot say that I have ever had any difficulties when speaking with my Albanian counterparts. At all times, I have found that their door has been open and I have appreciated the many courtesies they have extended to me during my stay here. In terms of issues, there is clearly still a need for major reform concerning the rule of law. The Presence has continued to be a stable advocate for reform in these areas.

2 Albania has applied to receive the OSCE rotating chairmanship in 2014. Will the Presence back the Albanian authorities’ efforts? Is it necessary for the Presence to scale down or even close in order for this to happen? Clearly this is a matter for the OSCE participating states to decide, this is not for us. Should Albania be awarded the 2014 chairmanship then clearly we would want to offer all possible assistance in the run up to 2014 and during the year itself so that Albanian chairmanship is the most successful and most memorable to date.

You have been vocal in asking for an independent judiciary and for new appointments to be based on professional criteria. Has the latest President’s nominations at the top courts been fair? How did you consider the recent DP attacks against President Topi on this issue? Have you backed initiatives to lift the judges’ immunity? Yes, we have recommended that there be increased transparency in the selection process for the highest courts – indeed even for promotion to the courts of appeal. Without such transparency, it is difficult to assess whether the nominations have been fair or not. Regarding the attacks on the President’s nominees, we have noted that there is a lack of agreement on exactly how much authority the Assembly has to look into these candidates. Nevertheless, there has been at least one instance where a candidate was rejected without having a full opportunity to explain himself, which we consider as a pity. The lifting of judges’ immunity is a difficult topic and one on which there are very strong arguments on both sides. On the one hand, judicial immunity can serve as an instrument to protect judicial independence from the intrusion of executive power. It is also possible for such immunity to be abused for corrupt purposes. We have noted that the High Council of Justice recently has begun lifting immunity in such ongoing cases, rather than dismissing the judges and this is probably a sound move, as it allows the prosecution to complete its work before a final decision on the fate of the judge is made. We fully support what the Council of Europe has publicly said on this issue last year meaning a partial lifting. As far as the President is concerned, I have said time and time again that we support the Office of the President as a key defender of the rule of law in this country and for sure, that office can always be further strengthened.

How would you consider the work of the General Prosecution Office during these years? Clearly the General Prosecution Office has had a very difficult job. You will note that both previous General Prosecutors have been dismissed after procedures that have come under criticism by the Constitutional Court, so this General Prosecutor has come into office knowing that similar attacks against her are not impossible. We have seen some bold steps by the General Prosecution Office in initiating some high profile prosecutions. However, I would like to see the independence of the office further consolidated to enable a more vigorous approach to investigating cases relating to organized crime, corruption and also to the electoral process.

The OSCE Presence, along with other international organizations, have initiated and supported initiatives aimed at increasing women’s participation in the public life. How do you consider the current situation? Are you satisfied with women’s participation in government, parliament and political parties’ leadership? You have to accept that progress has been made and this has to be attributed to the far sighted approach of the Assembly in agreeing to the 30% gender quota for parliamentary elections. The net result of this was that Albania nearly tripled the number of women MPs. So clearly this is a major advance. Yet we know that the language finally agreed in the Electoral Code allowed for too many women being placed so low down the candidate lists that, far short of regional political earthquakes occurring, they might as well not stood in the first place. In view of the 2011 local elections, I believe it is important to see the Code amended so that as a

3 consequence all the many talented women that are out there around the country finally get the chance they rightly deserve to get elected. We need to see a greater critical mass of women elected local councillors and why not some more Mayors while we are at it. In terms of our own support to this process, we assisted the Government to implement the legal framework for gender equality and the National Strategy on Gender Equality and against Domestic Violence. Also, in view of the elections, the Presence is running a three-year project called Enhancing Women's Participation in Public and Political Life, which has delivered leadership and advocacy forums targeting women all over the country to increase the visibility of locally elected women officials, civil society leaders and public administration officials.

One of the most tangible-result projects of the Presence is the modernization of Albania’s address and civil registration systems. Are you satisfied with the quality of the electronic register, which was also used in the 2009 elections for the production of the voter lists? Can you give a date when each household in the country will have a proper address? The implementation of the National Register of Civil Status (NRCS) in Albania has been and will continue to be important for compiling quality voter lists. As stated by the OSCE/ODIHR report, significant progress has been made on this issue. So, yes, I am satisfied with the result of the modernization not only regarding the voters lists, but also for the production of biometric ID cards and passports and improving services in general. However, it is equally important to understand that maintaining the NRCS and the data quality is a process that is never completed. That I see as the main challenge in the upcoming period for both the government as well as citizens, as they both have responsibilities on ensuring proper registration of civil status events. Regarding the address system, or better the National Register of Addresses, I can state that the implementation is making a lot of progress. Hopefully, by the end of September, about 215 local government units will have digital maps containing the street names and building numbers, which covers approximately 80% of the registered population. The aim is that, by the end of November, the National Register of Addresses will be completed and connected to the National Register of Civil Status. This connection should in the end provide every registered person with an address. The use of addresses is important to government, businesses and the general public alike in order to provide and receive quality services.

We all were testimonies of what happened in Gerdec also as a result of old surplus ammunition. Recently, the OSCE has helped the Ministry of Defence with the disposal of large ammunition and toxic chemicals. Will your assistance end here? What happened at Gerdec was tragic and is something that should never be allowed to happen again. The disposal of surplus ammunition is very important to the Government and it is very important for the safety of Albanian citizens. Up to this point, the Presence has very successfully provided assistance in all areas asked of us and we are more than willing to assist more in the future so that together we can rid the country of these dangerous and hazardous materials.

4

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE