Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Head of Presence remarks to the media following first meeting of the ad hoc committee on electoral reform, 30 November 2011

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

Komentet e Kryetarit të Prezencës për median pas takimit të parë të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, 30 nëntor 2011

Wollfarth: “Ishte një fillim i rëndësishëm, shumë pozitiv dhe dinjitoz i punës së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore. Zonja Kryetare e Kuvendit e bëri shumë të qartë në fillim të këtij takimi se komisioni i posaçëm parlamentar që filloi punë sot do të ketë në dispozicion gjithë ndihmën e nevojshme nga Administrata e Kuvendit dhe nga Sekretariati i tij. Bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm, anëtarët e këtij komisioni, si dhe ekspertët teknikë të sapoemëruar prej tij duhen përgëzuar për besimin që gëzojnë nga partitë e tyre, qoftë nga lidershipi dhe mbështetësit e këtyre të fundit, për të ndërtuar konsensusin e nevojshëm për përmirësimin e kodit zgjedhor. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ODIHR-i e kanë pritur me padurim këtë ditë të konstituimit të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore. Është një pikënisje e rëndësishme, e cila për fat përkon me këtë javë të rëndësishme të Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit, dhe meqenëse zgjedhjet përbëjnë një element thelbësor të demokracisë është një gjë shumë e mirë që kjo gjë po ndodh menjëherë pas këtyre dy datave të rëndësishme për vendin. Në fakt, orientimet më kryesore, më të rëndësishme tashmë janë shprehur qartë në dy raportet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 dhe zgjidhjet vendore të këtij viti, 2011. Kështu që ka tashmë orientime të mira për të punuar së bashku, duke shpresuar se do t’i shohim rezultat e para në fillim të vitit të ardhshëm. Personalisht, dëshiroj të shtoj se ndjeva sot në sallë një frymë të madhe gatishmërie për të bashkëpunuar dhe për të ecur përpara për të mirën e vendit, dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ODIHR-i mbeten gjithmonë të gatshëm për të ofruar mbështetjen tonë me ekspertizë shtesë kurdoherë që të na kërkohet gjatë këtij procesi. Pra, me pak fjalë unë do ta përmblidhja: është një fillim i rëndësishëm, i cili e kthen të sotmen në një ditë që shpresojmë se do ta çojë përpara vendin. U uroj të kenë dorë të mbarë bashkëkryetarëve dhe anëtarëve të komitetit të posaçëm, si dhe grupit të ekspertëve teknikë të sapoemëruar, dhe siç e thashë më herët, e përsëris, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme për të dhënë mbështetjen e saj sa herë që të jetë nevoja”.

Pyetje: Z. Ambasador ju thatë që të dy bashkëkryetarët gëzojnë besimin e partive të tyre. Mirëpo, a mendoni se ata kanë besim të mjaftueshëm tek njëri-tjetri për të ecur përpara?

Wollfarth: “Në fakt, siç e thashë e rëndësishme është që ata flasin; e rëndësishme është që ata ndërtojnë, zhvillojnë besimin tek njëri-tjetri, dhe siç thashë edhe më herët unë pashë një vullnet të mirë. Dhe aty ku ka vullnet të mirë ka edhe një rrugë për të shkuar drejt një konsensusi. Natyrisht, gjërat duhen zhvilluar, duhen hartuar projekt-ndryshimet, punë që tashmë ka filluar dhe unë kam besim se ajo do të funksionojë”.

Head of Presence remarks to the media following the first meeting of the ad hoc committee on electoral reform, 30 November 2011

Wollfarth: “It was a very important and very good and very dignified start of the ad hoc committee. Madam Speaker was making it very clear that the full support of the Assembly, including the Secretariat is behind the work of the ad hoc committee starting its work today. The Co-chairs, the members of the ad hoc committee, the experts that have been nominated have to be congratulated for the trust they have from their parties, from the leadership and also from the followers to build what can lead to a consensus to develop the Electoral Code.

The OSCE Presence in Albania, including ODIHR, were looking forward to this important day of the constitution of the ad hoc committee. This is really an important starting point that comes in this important week having seen Independence Day and Liberation Day. Since elections are a core part of a democracy, it is very good to see this directly after these two important days for Albania. The important guideline has been set out I think best through the two OSCE/ODIHR reports on the parliamentary elections in 2009 and the local government elections this year. So there are good guidelines to work along, hopefully for results early next year.

On a personal note, I would like to add that I felt in the room today a spirit of willingness to co-operate and move forward to the benefit of Albania. The OSCE Presence in Albania and OSCE/ODIHR stand ready to support the process at a given stage, whenever needed, with additional expertise.

So let me summarize: an important start, making this an important and hopefully also a forward looking day for Albania. I wish the Co-chairs and the members of the ad hoc committee and the experts group a good hand in moving forward. I repeat, we stand ready to assist whenever needed.”

Question: You said they have the trust of their parties. Do you think they have the necessary trust in each other to move forward with important issues?

Wollfarth: The important thing is they talk to each other, that they build trust, and, as I have said, I saw the goodwill. And where there is goodwill, there is a way forward for consensus. Of course, that needs to be developed, the drafts have to be drafted, that work is ahead of us. I am confident that it will work.”

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE