Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Head of Presence remarks to the media following a meeting with Durres Mayor, 24 April 2012

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

Komentet e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorit Eugen Wollfarth, gjatë një vizite në Durrës

24 prill 2012

Pyetje: Cili është qëllimi i vizitës suaj sot në Durrës?

Ambasadori Wollfarth: Durrësi është një port, qytet dhe destinacion turistik i rëndësishëm. Këto janë disa nga arsyet se përse jam në kontakt të vazhdueshëm me Kryetarin e Bashkisë Dako dhe se përse përpiqem të marr informacion të drejtpërdrejtë rreth zhvillimeve të këtushme. Zhvillimi i një qyteti si Durrësi shërben si një pasqyrë për ecurinë e zhvillimit të vendit. Siç e thashë, Durrësi është porti numër një i vendit. Pra, deri diku, është një kartëvizitë e rëndësishme e vendit. Gjithashtu, shkëmbyem mendime rreth zhvillimeve dhe shtrëngesave që vijnë si rezultat i buxhetit të kufizuar bashkiak. Natyrisht, Kryetari i Bashkisë ka për synim t’u sigurojë shërbimet më të mira qytetarëve, dhe ne po përpiqemi të mësojmë dhe të ndihmojmë, me qëllim që të nxjerrim konkluzione dhe të japim rekomandimet sa më të mira se si ta përmirësojmë jetën e qytetarëve. Më pëlqen gjithmonë të vij në Durrës. Një nga rastet ishte ceremonia e betimit tuaj [i drejtohet Kryetarit të Bashkisë Dako], pas rizgjedhjes në postin e Kryetarit të Bashkisë, vitin e kaluar.

Pyetje: Z. Ambasador, përfaqësuesit e 23 partive politike mbajtën një tryezë të rrumbullakët dje rreth reformës zgjedhore, ndërkohë që partitë e mëdha mbeten në qëndrimet e tyre të vjetra. A duhen inkurajuar partitë që të mbajnë takime të tjera të ngjashme për një reformë zgjedhore konsensuale?

Ambasadori Wollfarth: Mendoj se është shumë e rëndësishme që të diskutohet së pari rreth reformës së Kodit Zgjedhor që po zhvillohet në komisionin e posaçëm parlamentar. Jo vetëm që është një gjë e kuptueshme, por besoj se është edhe një veprim tepër i rëndësishëm i partive të vogla diskutimi i aspekteve të ndryshme të sistemit zgjedhor. Veçanërisht kur partitë e vogla dëshirojnë të dëgjohen, platforma të tilla marrin një rëndësi të veçantë për t’i shprehur opinionet e tyre dhe, në qoftë se këto janë bindëse për një pjesë të madhe të spektrit politik, ato edhe mund të materializohen në të ardhmen.

Pyetje: Z. Ambasador, cili është qëndrimi i Prezencës së OSBE-së ndaj zgjedhjes të Presidentit të ri të vendit, duke pasur parasysh se vetëm pak javë na ndajnë prej fillimit të këtij procesi?

Ambasadori Wollfarth: Ne, në radhë të parë, shohim Kushtetutën dhe Kushtetuta e rregullon mënyrën se si duhet të zgjidhet President i Republikës. Tashmë, në fakt, po afrohet çasti kur duhen caktuar dhe prezantuar kandidatët. Prezenca e OSBE-së ua lë tërësisht në dorë qytetarëve, partive politike dhe sistemit politik shqiptar propozimin e kandidatëve për president. Është thelbësore që të identifikohen personalitete, që mund ta drejtojnë institucionin në mënyrë shumë dinjitoze. Pushteti moral i këtij posti është veçanërisht i lartë dhe Shqipëria e qytetarët e saj meritojnë një shërbim sa më të mirë.

Pyetje: Z. Ambasador, në fund të muajit prill duhet të mbyllet puna e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. A mendoni se reforma e Kodit Zgjedhor do të përmbyllet pikërisht brenda asaj date?

Ambasadori Wollfarth: Siç e kam thënë edhe në raste të tjera, një produkt me cilësi të lartë ia kalon për nga rëndësia arritjes së një zgjidhjeje të shpejtë. Anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar dhe veçanërisht bashkëkryetarët e tij po punojnë me shumë intensitet, duke bërë një punë të mirë e të frytshme dhe kam besim se së bashku do të hartojnë një draft të mirë që do të paraqitet së shpejti. Nuk është e thënë patjetër atë ditë, por duhet të paraqitet sa më shpejt, sepse po afrohen data të tjera të rëndësishme, përfshirë zgjedhjen e Presidentit.

Pyetje: Çfarë mund të na thoni për ngjarjet në veriun e Kosovës dhe në Maqedoni dhe nëse do të kenë ndikim mbi vendin tonë?

Ambasadori Wollfarth: Më pëlqen shumë Shqipëria dhe shqiptarët dhe, ajo që admiroj më së shumti, është fakti që shqiptarët janë popull paqësor. Po ngurroj të përdor fjalën nacionalistë këtu, por shqiptarët janë krenarë për vendin e tyre, i cili sivjet feston 100 vjetorin e pavarësisë. Shqipëria ka marrëdhënie të hapura dhe të sinqerta me të gjithë fqinjët e saj dhe përfaqësuesit e saj zyrtarë, duke filluar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe duke vazhduar me zyrtarë të tjerë të lartë, e kanë bërë të qartë se qytetarët e cilitdo vend, kudo qofshin, duhet t’i qëndrojnë besnikë vendit të tyre. Ky është qëndrimi më i mirë që mund të mbahet: është një qëndrim paqeje dhe respekti, i cili do të ndihmojë që sytë të hidhen përpara drejt një të ardhmeje shumë të mirë të këtij rajoni. Fund

Remarks of the Head of OSCE Presence in Albania, Ambassador Eugen Wollfarth, for the media in a visit to Durrës

24 April 2012

Journalist: What is the purpose of your today’s visit to Durrës?

Ambassador Wollfarth: Durrës is an important harbour; Durrës is an important city in Albania; Durrës is also an important tourist destination. These are some of the reasons why I am in regular contact with Mayor Dako and try to get first-hand information on the developments. The development of a city like Durrës ought to reflect very much how development in the country is going. As I said, it is the country’s port number one. So, to a certain extent it is an important visit card of the country. We exchanged also on the developments, and also on the restraints that come through a limited city budget. The best possible services for the citizens of course are in the view of the Mayor, and we try to learn and also to assist, to come to good conclusions and recommendations how to improve citizens’ lives. And I always like to come to Durrës, I also remember the moment of your reintroduction [addressing Mayor Dako] after your re-election last year.

Question: Mr Ambassador, representatives of 23 political parties had a meeting yesterday on electoral reform while the largest political parties still stand by their same old positions. Do you encourage parties to hold similar meetings for a consensual electoral reform?

Ambassador Wollfarth: I think it is very important to talk first about the Electoral Code reform that is underway in the ad hoc parliamentary committee. That is not only understandable; it is a very important move from the smaller political parties also to discuss aspects of the electoral system. Especially when the smaller parties want to be heard, platforms, like this one, are very important to make their opinion known, and, if they are convincing to a larger part of the political scene, they might also materialize in the future.

Question: Mr Ambassador, what is the OSCE Presence’s stance on the election of the new President of Albania, since we are only a few weeks away from the start of this process?

Ambassador Wollfarth: We first of all look at the constitution, and the constitution regulates how the Albanian President is elected. Now, indeed, the time is approaching when candidates need to be nominated and presented. But the OSCE leaves it completely to the Albanian citizens and parties and the political system to propose the candidates for the presidency. It is very important to identify personalities, who can execute that office in a very dignified manner. The moral power of that office is especially high, and Albania deserves, the citizens of Albania deserve a very good service. Question: Mr Ambassador, the end of April is the deadline for the expiry of the mandate of the ad hoc parliamentary committee on electoral reform. Do you think that the electoral code reform will be over by that date?

Ambassador Wollfarth: Like in earlier occasions, I would say that good quality is even more important than a speedy solution. The members of the ad hoc parliamentary committee, and especially the co-chairs, are doing extremely hard, and good, and fruitful work, and I am confident that they will develop together, jointly, a good draft that will be presented soon. It does not have to be on the very day but as soon as possible because other important dates are approaching, one of them being presidential election.

Question: What can you tell us about the events in Kosovo North and fYROM and their impact on Albania?

Ambassador Wollfarth: I like Albania and Albanians very much, and what I admire most is that Albanians are a peaceful people. I am hesitating to use the word nationalist, but the Albanians are proud of their country which is celebrating 100 years of independence this year. It has open and frank relations with all its neighbours, and the official representatives, starting with the Foreign Minister, but also including other high officials have made it clear that citizens of countries, wherever they live, must be loyal to their country. And this is the best line to take: it is a line of peace and it is also the line of respect, and it will help to look forward to a very good future of this region.

E.o.T

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE