Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Head of Presence's interview with Albanian Screen TV station, 15 May 2012

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

INTERVISTË E KRYETARIT TË PREZENCËS, AMBASADORIT EUGEN WOLLFARTH, ME “ALBANIAN SCREEN”

Intervistoi: Elona Gjylmi

Z. Ambasador sot skadon mandati i komisionit të reformës zgjedhore. Kjo është shtyrja e tretë, por duket se tashmë situata është më e acaruar se kurrë ndonjëherë gjatë punimeve të këtij komisioni. Mund të flasim për dështim?

Ambasadori Wollfarth: Puna e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën e Kodit Zgjedhor ishte dhe është shumë intensive, sepse ata do të takohen gjatë ditës për të përmbledhur atë çka kanë bërë deri tani. Është shënuar një progres shumë i rëndësishëm në hartimin e ndryshimeve të propozuara dhe më vonë do të duhet të merret një vendim në seancë plenare. Me lejoni të theksoj se sa i përket listës së zgjedhësve, procedurës së votimit, numërimit të votave dhe barazisë gjinore, për të përmendur vetëm disa prej çështjeve, janë bërë shumë propozime të rëndësishme dhe është rënë dakord paraprakisht deri tani. Unë do ta shihja më tepër si një histori suksesi, e cila vazhdon, ende nuk ka përfunduar. Kjo ishte pjesa e tretë e afatit të Reformës së Kodit Zgjedhor, pas dy shtyrjeve të mëparshme. Pjesa tjetër i takon tani komisionit parlamentar të ligjeve dhe seancës plenare për të marrë vendim. Unë do të ftoja për një veprim të qartë dhe të shpejtë, pasi nevojitet qartësi për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme dhe akrepat e orës po afrohen. Qytetarëve të zakonshëm mund t'u duket se deri në zgjedhje ka kohë, por është shumë e rëndësishme që të bëhen përgatitjet, të cilat kanë nevojë për kohën e tyre. Përveç kësaj, njerëzit duhet të njihen edhe me Kodin e ri, prandaj unë bëj thirrje për një vazhdim të shpejtë të asaj që unë do ta konsideroja një punë shumë të suksesshme të Komisionit të Posaçëm.

Një tjetër konsensus i cili u trumbetua fuqishëm gjatë punës së këtij komisioni ishte ai për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme. Por ODIHR-i e ka parë të pavend përdorimin e numërimit elektronik dhe të identifikimit elektronik të zgjedhësve. Nuk është gati Shqipëria për një hap të tillë?

Ambasadori Wollfarth: OSBE/ODIHR-i kanë vërtet një përvojë shumë të gjerë në këtë fushë. Ata janë të pranishëm gjatë zgjedhjeve dhe përgatitjeve për to në shumë vende, disa prej të cilave janë demokraci tipike perëndimore, të tjera demokraci të reja në zhvillim, kështu që ajo çka ata rekomandojnë bazohet në përvojën e tyre. Kur fut në përdorim një sistem të ri që kërkon marrjen e hapave kompleksë, këtyre hapave u duhet dhënë koha e nevojshme, duke krijuar kështu gradualisht edhe kapacitetet për instalimin e një sistemi të tillë kompleks. Dhe koha për këtë, duke iu kthyer sërish akrepave të orës, po ecën, gjërat po ndryshojnë, dhe duhen ndërmarrë shumë hapa finalizues për vënien në zbatim të këtij sistemi edhe këtu në Shqipëri. Pra, ajo çka bëri ODIHR-i ishte dhënia e një këshille bazuar në përvojën e tij, për të garantuar sukses. Suksesi është ajo çka meriton Shqipëria, suksesi është ajo që u nevojitet qytetarëve shqiptarë. Kjo është gjithashtu edhe ajo çka do t'i nevojitet edhe parlamentit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për të mos pasur përsëri çrregullime dhe bllokime. Pra, nevojitet një sukses dhe kjo vjen me një qasje hap pas hapi, duke mos i bërë të gjitha gjërat në të njëjtën kohë.

Pra sipas mendimit tuaj palët duhet të tërhiqen nga ky konsensus, apo të plotësojnë bazën ligjore që e kanë tashmë nëpër duar, duke shmangur çdo lloj mundësie manipulimi?

Ambasadori Wollfarth: E rëndësishme për të gjitha zgjedhjet është ekzistenca e vullnetit politik për të respektuar rregullat e lojës. Pajisjet mund të ndihmojnë, si për shembull me numërimin elektronik të votave nëpërmjet lexuesve elektronikë dhe kjo është pika e rëndësishme e nisjes. Unë do të doja që vullneti politik të ishte më i fortë dhe do të doja të shihja më shumë vullnet të tillë për zgjedhjet e ardhshme. Politikanët kanë një ndikim të madh mbi mbështetësit e tyre dhe krijimi i besimit të nevojshëm te qytetarët fillon nga drejtuesit e tyre, dhe është pikërisht ky besim, për të cilin unë do të bëja thirrje. Krijimi i besimit, i cili fillon me arritjen e konsensusit. Konsensusi vjen përmes dialogut, komunikimit, prezantimit të ideve të mira dhe të realizueshme, verifikimit dhe riverifikimit të këtyre ideve, dhe përpilimit të teksteve të legjislacionit në mënyrë të përbashkët, sepse ajo çka i nevojitet vendit është një sërë zgjedhjesh në frymën e demokracisë. Pra, kjo është qartazi një çështje ku nevojitet konsensusi më i gjerë i mundshëm, bazuar në kompromis dhe kjo do të thotë ndryshime të hartuara bashkërisht. Prandaj, puna e bërë deri tani në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore është e shkëlqyer, puna e përbashkët, e cila përfshin kampet kryesore politike, duke mos u kufizuar vetëm në dy parti politike, çka është shumë e rëndësishme. Shohim elementë jashtëzakonisht të mirë në draftet e tyre, por mbeten ende disa çështje, që në krahasim me të tjerat unë do t'i quaja më të vogla, të pazgjidhura. Pra, unë shoh të gjitha shanset e nevojshme që së shpejti të shohim një reformë të mirë të Kodit Zgjedhor në Shqipëri dhe kjo perspektivë më bën të lumtur. Mendoj se kjo është ajo çka meriton Shqipëria.

Një tjetër çështje se duket se ka bllokuar punimet e komisionit edhe në ditët e tij të fundit është edhe administrata zgjedhore. Mendoni se do të ishte një formulë e suksesshme ajo e propozuar nga Partia Socialiste për të pasur kryetarin e KQZ-së si propozim të Avokatit të Popullit, Presidentit dhe institucioneve të tjera?

Ambasadori Wollfarth: Propozime të tilla nënkuptojnë kthimin, të paktën pjesërisht, në sistemin e mëparshëm, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk emërohej vetëm nga partitë. Ka arsye të mira për këtë, por kjo gjë është ndryshuar nga vetë partitë nëpërmjet vendimit të tyre të fundit. Ajo çka i duhet Shqipërisë është që të shohë përpara për t'i marrë vendimet me një perspektivë afatgjatë dhe jo të ndryshojë gjithçka në çfarëdolloj kohe sipas dëshirës së njerëzve. Nevojitet më shumë përgjegjësi, më shumë perspektivë afatgjatë, dhe ajo që ne presim si komunitet ndërkombëtar, pasi kjo çon edhe në paqe sociale dhe paqja tashmë nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar. Ajo që ne presim të shohim është një punë e mirë teknike e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke dhënë një tablo të qartë të asaj çka duan saktësisht zgjedhësit në ditën e zgjedhjeve, dhe e përsëris, saktësisht. Kjo është punë teknike dhe nuk duhet të jetë nën asnjë lloj ndikimi politik. Nëse politikanët mund ta garantojnë këtë, në rregull. Nëse nuk e garantojnë, ata duhet të shohin të gjitha pikëpyetjet dhe pasojat e tyre dhe t'ua lënë në dorë qytetarëve që të reagojnë siç duhet. Të gjithë, jo vetëm në Shqipëri, duhet ta kenë këtë parasysh.

Kthimi prapa në sistemin e vjetër do të ishte i dëmshëm për KQZ-në do të ishte i dëmshëm apo edhe mund të garantojë një lloj besimi? Ambasadori Wollfarth: Për besimin nuk ka garanci. Besimi është diçka që duhet ndërtuar dhe ai vjen përmes dialogut, bashkëpunimit, dhe respektimit të rregullave të lojës. Ajo që vendi duhet të shohë është një Komision Qendror Zgjedhjesh që bën një punë të mirë teknike pa ndërhyrje, sepse ndërhyrjet në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërsa ata janë në proces pune, është pothuajse njësoj sikur të ndërhysh në punën e policisë apo të ndërhysh në gjykimin e gjykatës. Pra, ata duhet të jenë në gjendje të punojnë dhe të bëjnë punën e tyre teknike, e cila konsiston në përgatitje dhe punë të përpiktë edhe pas zgjedhjeve. Nëse partitë politike bien dakord mbi një platformë që e lejon këtë gjë, atëherë gjithçka është në rregull. Nëse ka mangësi, ato duhen rishikuar. Tani gjithë përbërësit ekzistojnë për të bërë përgatitje të mira për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe unë sigurisht që bëj thirrje që të përdoret siç duhet kjo platformë. Dilni me një platformë, finalizojeni atë, merrni një vendim dhe pastaj respektoni rregullat.

Fund

HEAD OF PRESENCE’S INTERVIEW WITH ALBANIAN SCREEN 15 May 2012

By: Elona Gjylmi

Q: Mr. Ambassador, the third mandate of the electoral reform committee expires today. This is the third prolongation, but it seems that the situation now is more escalated as ever. Can we call this a failure?

Ambassador Wollfarth: “The work of the ad hoc committee on Electoral Code reform was very intensive and is still very intensive, because they are meeting during the day to wrap up what they have done so far. Very important progress was marked in the past and that will need decision making later in the plenary. Let me just highlight that on the voters’ list, on voting procedures, on ballot counting and on gender – to name just a couple of issues – very important proposals have been made and preliminarily agreed so far. Therefore, I would rather see it as a success story, which is still ongoing. It is not terminated yet – that was the third part of the electoral code reform ad hoc committee after two prolongations, but now the remaining part will be left to the Law Committee and the plenary to decide. I would invite for quick and swift action, because clarity is needed also to prepare for the next elections. Time is running, the clock is ticking. It might seem to the ordinary citizen that it is a long time ahead, but there is very much to prepare and time for that is needed also to get used to the new Code. So I invite for swift continuation of what I would call so far very successful work of the ad hoc committee.”

Q: Another greatly advertised consensus of the work of the committee was the use of new Technologies in the net elections. But ODIHR suggested against the electronic counting the voters’ identification. Isn’t Albania ready for such a step?

Ambassador Wollfarth: “The OSCE/ODIHR has really very broad experience. They are present during elections and preparations in many countries – some of them typical western democracies, others newly developing democracies. So what they recommend is based on their experience. When you introduce a new system, especially when you take complex steps, you take the time in introducing them and you also step by step develop the capacities in handling complex installations. And the time, I come back to that, is running. The clock is ticking, the time is developing and a lot of screening and a lot of steps need to be taken to apply that also here in Albania. So what ODIHR did is giving an advice, based on their experience how to handle it that it leads to success. Success is what Albania needs, success is what the citizens of Albania need. This is also what the new parliament then after next general elections need and not again turmoil and blockade. So,

1 success is needed and that comes by a step-by-step approach, not doing everything at the same time.”

Q: So, in your opinion, should the parties withdraw from this consensus or they should rather complete the legal basis that they are working on, avoiding this way manipulations?

Ambassador Wollfarth: “The important issue in all elections is to have the political will to play to the rules. Machines can help, like in electronic ballot counting, like with ID card readers, but this is the important starting point. I wish the political will would be stronger and I would like to see more of this for the next elections. The politicians have a large influence on their followers and it starts with the leaders in building up that trust. That is exactly what I would call for: building trust, and that starts will building consensus. Consensus comes through dialogue, talking together, introducing good viable ideas, checking, counterchecking these ideas and making up a joint draft, because a set of elections is something needed to serve the country in the spirit of democracy. So this is clearly an issue where the highest possible degree of consensus is needed, based on compromise, and that means a common draft. And therefore the work done so far in the ad hoc electoral code reform committee is excellent; it is a common work, it involves the major political camps not limited only to two parties. That is very important. We see extremely good elements in that draft. A couple of - I would qualify in comparison to that - minor questions are still open, so I see all chances that we will soon see a good electoral code reform here in Albania and that outlook makes me happy. I think this is what Albania deserves.”

Q: Another issue that seems to have block the work of the committee in his last day is electoral administration. How do you see as a successful formula the SP proposal that the CEC Chair is proposed by the People's Advocate, the President and other institutions?

Ambassador Wollfarth: “Proposals like that would mean returning to at least in parts to the previous system where the CEC was not nominated by the parties only. There are good reasons for that, but that again was reversed by the parties in their last decision. What Albania needs is forward-looking long-prospective decisions and not changing everything at any time to the chair’s liking. More responsibility, more forward looking is needed and what we expect as an international community – because it also leads to social peace and peace is not only limited to one country anymore – what we expect is good technical work of the Central Election Commission giving a clear picture of what the voters want precisely on election day, I repeat: precisely. This is technical work and should not be under political influence. If politicians can guarantee that, it is ok, if they cannot guarantee they have to face the question with all its consequences and it is in the hand of the voters to react accordingly. Everybody, not only in Albania, should be considering that.”

Q: Would a return to the old system be harmful for the CEC or it could rather guarantee some kind of trust?

2 Ambassador Wollfarth: “I can only answer that there is no guarantee for trust. That needs to build. This comes through dialogue and co-operation and playing to the rules. What the country needs to see is the Central Election Commission doing good technical work without interference. Because interfering into the Central Election Commission’s work while they are proceeding is quite similar to interfering into police work or into what judges do in court. The CEC has to be brought into a position that it can work, and do the technical work which is the precise preparation, precise execution and precise work after the elections. If the politicians, the parties can agree on a platform that allows that, then it is fine, if there are shortcomings, they need to be reviewed. Now all the ingredients are there for good preparations for the next general elections and, of course, I invite to make good use of that platform, come to that platform, finalize it, decide on it and then apply the rules, stick to the rules.”

3

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE