Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Komentet e Kryetarit të Prezencës pas takimit me Prokuroren e Përgjithshme, 12 shtator 2012

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

KOMENTET E KRYETARIT TË PREZENCËS PËR MEDIAT PAS TAKIMIT ME PROKUROREN E PËRGJITHSHME 12 shtator 2012

Cili ishte qëllimi i takimit me znj. Ina Rama?

Ambasadori Wollfarth: “Unë takohem herë pas here me Prokuroren e Përgjithshme. Posti i saj është një pozicion kyç në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Diskutimet politike aktuale për imunitetin janë shumë të rëndësishme. Ato do të çojnë edhe drejt reformës së sistemit të drejtësisë, por ajo që mbetet një çështje e pandryshueshme dhe e rëndësishme në sistemin e drejtësisë është puna e një prokurori të përgjithshëm të pavarur. Dhe unë sapo u takova me prokurorin e përgjithshëm të pavarur. Pra, në këtë aspekt, një punë e pavarur në përgatitjen e rasteve për në gjykatë, ku merret vendimi, mbetet e rëndësishme për drejtësinë e çdo vendi, pra edhe për drejtësinë në Shqipëri”.

Z. Ambasador, gjatë kohëve të fundit, ka pasur një debat lidhur me kohën kur përfundon mandati i Prokurores së Përgjithshme, zj. Ina Rama, për shkak të ndryshimeve kushtetuese që u realizuan pas marrëveshjes mes palëve. Në këndvështrimin tuaj, kur duhet të përfundojë mandati i Prokurores së Përgjithshme?

Ambasador Wollfarth: “Është e vërtetë që ka disa interpretime të ndryshme të mandatit sipas Kushtetutës. Fakt i rëndësishëm është që tashmë mandati i prokurorit të përgjithshëm është i kufizuar dhe jo i pakufizuar. Kështu që do të thosha që herët a vonë, apo më mirë, vonë a herët, do të hapet dritarja e mundësisë për të pasur një pasardhës në postin e prokurorit të përgjithshëm. Do të jetë shumë e rëndësishme që të përdoret kjo kohë, e cila mund të llogaritet më mirë në muaj se sa në javë, pra, të përdoret kjo kohë prej disa muajsh për të kërkuar një personalitet të kualifikuar që të jetë në gjendje të kryejë këtë detyrë sa kërkuese aq edhe, shpresoj edhe në të ardhmen, të pavarur. Në këtë pikë, unë do të doja, në formën e një komenti, të ftoja që të shfrytëzohen më së miri burimet e pasura të personaliteteve në këtë vend për të identifikuar persona të mirë që do të kualifikoheshin për këtë pozicion dhe ta mbanin këtë çështje larg periudhave më intensive politike, siç janë fushatat zgjedhore. Viti 2013 ka për të qenë, me siguri, një vit shumë i gjallë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme, por bazuar në faktin që ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi në maj 2008, maji do të ishte një datë e mundshme për ndërrimin e prokurorit të përgjithshëm. Por kjo mbetet për t’u diskutuar. Lejomëni të përsëris se ajo që është më e rëndësishme është që të gjendet, të identifikohet dhe të përzgjidhet një personalitet i kualifikuar për të kryer si duhet këtë punë shumë kërkuese. Në këtë pikë, do të doja të shtoja që vazhdon të më bëjë përshtypje pozitive puna e znj. Ina Rama, si Prokurore e Përgjithshme e Shqipërisë. Ajo po e drejton dhe e ka drejtuar këtë zyrë në kohë sfiduese dhe i ka kushtuar gjithmonë shumë rëndësi faktit të të punuarit në mënyrë të pavarur, në dobi të drejtësisë në Shqipëri”.

Z. Ambasador, Prokurorja e Përgjithshme shpeshherë është ankuar se ka ndërhyrje politike dhe kërcënime politike në çështje të caktuara, sidomos ajo e fundit e 21 Janarit. A e diskutuat këtë çështje me Prokuroren e Përgjithshme dhe a mendoni se ju si insitucion dhe institucionet e tjera ndërkombëtare ankesave të Prokurores së Përgjithshme u jeni përgjigjur pak, nuk e keni ndihmuar atë në pavarësinë e saj?

Ambasadori Wollfarth: “Prokuroria e pavarur po punon për ngjarjet e 21 janarit. Në fakt, folëm shkurtimisht edhe për këtë çështje. Do të doja të shprehja një dëshirë, edhe në emër të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri: ekzistojnë mundësitë për ta mbështetur akoma më shumë punën e rëndësishme hetuese të prokurorit të përgjithshëm lidhur me këtë çështje, me të gjithë elementët që mund të ofrojë shteti i Shqipërisë. Deri tani, një pjesë e madhe e hetimeve janë kryer nga stafi i vetë Prokurores së Përgjithshme. Kësaj pune mund t’i shtoheshin përpjekje shtesë nga burime të tjera, përfshirë ministritë. Kjo do të përshpejtonte atë që unë do ta konsideroja një hetim shumë shumë të rëndësishëm”.

Fund

HEAD OF PRESENCE REMARKS TO THE MEDIA FOLLOWING MEETING WITH GENERAL PROSECUTOR 12 September 2012

Q: What was the aim of this meeting with Mrs. Ina Rama?

Ambassador Wollfarth: “You certainly remember that from time to time I meet with the General Prosecutor. It is a pivotal position in the justice system of Albania. The current political discussions about immunities are very important. They will also lead to reform of the justice system, but what remains a constant and important issue in a justice system is the work of an independent general prosecutor. And I have just visited the independent general prosecutor. So, in this respect, an independent work, preparing cases for the court then to be decided, is and remains important for justice in any country and also for justice in Albania.”

Q: Mr. Ambassador, there has been recently a debate about the expiration of the mandate of General Prosecutor Ina Rama, because of the amendments made to the Constitution following the political agreement between parties. In your opinion, when should her mandate expire?

Ambassador Wollfarth: “There are indeed different readings of the mandate in the constitution. The important fact is that now, with the amendments in place, the mandate is limited and not unlimited. So, sooner or later, or should I say later or sooner, the window of opportunity to have a succession in the possition of general prosecutor will open. It will be very important to use this time, which can be counted rather in months than in weeks, to use this time of several months in looking for a qualified personality being able to perform that demanding and, also hopefully in the future, independent position. At this stage I would like, in form of a comment, to extend the invitation to make good use of the rich resources of good personalities here in this country to identify good persons that would be qualified for that position and keep that out of more intense political times, like campaigning times. 2013 will be certainly very lively with the general elections coming up, but according to when the amendments entered into force, which was in May 2008, May would also be a possible date of switchover. But that is left for the discussion. The more important thing, let me come back to that, is to find and identify and select a qualified personality to really perform this very demanding job. At this stage I would also like to add that I continue to be positively impressed by the performance of Mrs. Ina Rama as General Prosecutor of Albania. She is leading the office and she has led it through challenging times, and she attached always high importance to the fact of working independently for the benefit of justice in Albania.”

Q: Mr. Ambassador, the Prosecutor General has often complained about political interference and threats in regards to certain cases, such as the latest one concerning the 21 January events in particular. Did this issue come up in your discussions with the Prosecutor General? And do you think that you as an institution and other international institutions have not responded enough to her complaints, that you have not assisted her enough in her independence?

Ambassador Wollfarth: “The independent prosecution is working on the events of 21 January. We indeed briefly touched on this. I would like to convey a wish, also on behalf of the OSCE Presence in Albania: there are possibilities to even more support the important investigation work of the general prosecutor regarding this issue with all the elements that the State of Albania can provide. So far, a larger part of investigations is run by the staff of the general prosecutor herself. That could be joined with additional efforts from other sources, including from the ministries, and that could speed up what I consider a very, very important investigation.”

Ends

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE