KOMENTET E KRYETARIT TË PREZENCËS PAS NJË TAKIMI NË KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE 13 shkurt 2013
Çfarë diskutuat në këtë takim?
Ambasadori Wollfarth: “KQZ-ja dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bashkëpunojnë ngushtë për përgatitjen e zgjedhjeve të muajit qershor të këtij viti. Qëllimi i vizitës së sotme këtu ishte, së pari, të theksonte rëndësinë e rregullores së KQZ-së, që ajo duhet ta miratojë në kohën e duhur. Përgatitjet për këtë janë duke u bërë – kjo është një nga gjërat që mësuam sot. Rregullorja lehtëson veprimtarinë e mirë dhe në mirëbesim, kështu që unë drejtova një ftesë, të kombinuar me një ofertë mbështetjeje, për rregulloren e brendshme. Rregullorja është e rëndësishme dhe do ta lehtësonte edhe më shumë punën thelbësore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Gjithashtu, folëm edhe për situatën e disa çështjeve të rëndësishme aktuale, duke shpresuar njëkohësisht për vazhdimin e përgatitjeve të mira edhe lidhur me elementët e teknologjisë së informacionit sa i përket Fierit dhe Tiranës, përkatësisht numërimit dhe identifikimit të zgjedhësve. Gjithashtu, Prezenca do të bashkëpunojë me KQZ-në për trajnimin e mëtejshëm të komisionerëve zgjedhorë”.
Po për sa i përket 21 Janarit dhe vendimit që dha gjykata? A keni ju një koment në lidhje me këtë vendim, duke parë që edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Bashkimit Evropian ka dhënë një koment dhe një reagim në lidhje me këtë vendim?
Ambasadori Wollfarth: “Gjykatat vendosin në bazë të ligjit, por ndjenjat e mia janë, në radhë të parë, për familjet e viktimave. Dhe, bazuar mbi shtetin e së drejtës, do të theksoja, gjithashtu, se pandëshkueshmëria, kur ka njerëz të vdekur në rrugë, është, padyshim, për t’u vënë në pikëpyetje. Duhet të shohim arsyetimin e vendimit të gjykatës dhe di se ekziston mundësia ligjore e apelimit të atij vendimi. Prandaj, ne do të vijojmë t’i ndjekim zhvillimet nga afër”.
HEAD OF PRESENCE’S REMARKS FOLLOWING A MEETING AT THE CENTRAL ELECTION COMMISION 13 February 2013
Q: What did you discuss in this meeting?
Ambassador Wollfarth: “The CEC and the OSCE Presence in Albania are in close co- operation seeing to prepare the elections in June this year. Today’s visit here was first to highlight the importance to have rules of procedure, which the CEC has to give to itself in due time. The preparations for this are underway – this is one of the findings of today’s meeting. Trustful and good operations are facilitated by rules of procedure, so I extended an invitation combined with the offer of support for rules of procedure. They are important and they will facilitate even more the important work of the Central Election Commission.
We also passed through the status of current important issues and we look forward also to continued good preparations to the information technology components with regard to Fier and Tirana, vote counting and respectively voter identification. The OSCE Presence will also co-operate with the Central Election Commission in the upcoming further training of the electoral commissioners.”
Q: Do you have a comment on the court verdict on the 21 January, given that the U.S. Embassy and the European Union have also commented on it?
Ambassador Wollfarth: “The courts have to rule based on the law, but my first feelings go with the families of the victims. And based on the rule of law, I would also highlight that impunity, when there are dead people in the streets, is certainly something questionable. We have to see what the reasoning will be for the court’s decision and there is also the legal possibility of appealing that decision, I understand. So, we will have a close eye on the developments.”
Ends