Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · book

Debati kushtetues - Vëllimi 2

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

DEBATI KUSHTETUES VËLLIMI II Diskutimet e zhvilluara në mbledhjet e Komisionit parlamentar për hartimin e Projektkushtetutës mars – shtator 1998 Tiranë, 2006

© Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, 2006 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Për foton, Kuvendi i Shqipërisë Foto: M. Myftiu Redaktor: Krenar K. Loloçi, ekspert për çështjet kushtetuese Përgatiti për botim: Florian Hobdari dhe Alba Jorganxhi Arti grafik: Rita Kananaj Kopertina: Ervin Bërxolli Botim i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Adresa: Rruga “Donika Kastrioti”, Nr. 6 Tiranë Telefon: (355) 4 240001/4/5 http://www.osce.org/albania Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja P.S.H. 2015 shpk, Rruga “Siri Kodra”, Tiranë Tirazhi: 600 kopje Formati: 70 x 100/16

I Vëllimi II 23. Mbledhja e datës 30 qershor 1998 Pushteti gjyqësor; Gjykata Kushtetuese; Gjykata e Lartë; Këshilli i Lartë i Drejtësisë; të drejtat dhe liritë themelore të njeriut; prona; prokuroria.......................1 24. Mbledhja e datës 1 korrik 1998 Prokuroria; qeverisja vendore.................................................................105 25. Mbledhja e datës 2 korrik 1998 Masat e jashtëzakonshme; prona; Kuvendi; Presidenti; referendumi; financat publike................................126 26. Mbledhja e datës 7 korrik 1998 Prona........................................................................................................179 27. Mbledhja e datës 9 korrik 1998 Prona; prokuroria....................................................................................240 28. Mbledhja e datës 27 korrik 1998 Komentet e Komisionit të Venecias; Kuvendi..........................................267 29. Mbledhja e datës 28 korrik 1998 Komentet e Komisionit të Venecias; Kuvendi; Presidenti; qeverisja vendore; Gjykata e Lartë; Këshilli i Lartë i Drejtësisë; prokuroria.......................315 30. Mbledhja e datës 29 korrik 1998 Sugjerimet e Komisionit të Venecias; Kuvendi; Gjykata Kushtetuese; Banka e Shqipërisë; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Presidenti; komunitetet fetare; dispozitat kalimtare dhe të fundit..............................341 31. Mbledhja e datës 4 gusht 1998 Prona; Këshilli i Ministrave; Presidenti..................................................412 32. Mbledhja e datës 8 shtator 1998 Seanca e dëgjimit të publikut....................................................................452 33. Mbledhja e datës 29 shtator 1998 Gjykata e Lartë; Këshilli i Lartë i Drejtësisë;. prokuroria; komente mbi nene të veçanta................................................516 34. Mbledhja e datës 30 shtator 1998 Përfundimi i Projektkushtetutës................................................................552

II Shtojcë ......................................................................................... 1. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 339, datë 3.9.1997, “Për caktimin e Komisionit për hartimin e projektkushtetutës” ..........557 2. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 360, datë 30.4.1998, “Për disa ndryshime në përbërjen e Komisioni Parlamentar për hartimin e projektkushtetutës së Republikës së Shqipërisë” ..........563 3. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 392, datë 5.10.1998, “Për miratimin e programit të shqyrtimit dhe të miratimit në Kuvendin Popullor të projektkushtetutës, të paraqitur nga Komisioni Parlamentar për hartimin e projektkushtetutës” .................564 4. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 393, datë 21.10.1998, “Për miratimin me referendum të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë me referendum popullor” ............................566 5. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 394, datë 28.10.1998, “Për krijimin e Komisionit Parlamentar të përkohshëm për drejtimin e referendumit për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë” ................................................................................................................567

1 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 30 QERSHOR 1998 (TEMAT E DISKUTIMIT: PUSHTETI GJYQËSOR; GJYKATA KUSHTETUESE; GJYKATA E LARTË; KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË; TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT; PRONA; PROKURORIA) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Spartak Braho, Vladimir Metani, Pandeli Majko, Spartak Ngjela, Leontiev Çuçi, Jonuz Begaj, Zamira Çaka (anëtarë), Genc Ruli, Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Arben Imami: E fillojmë diskutimin me Gjykatën Kushtetuese dhe, pastaj, vazhdojmë me radhë me gjykatat, prokurorinë, qeverisjen lokale dhe, në fund, me Këshillin e Kuvendit, duke mbajtur parasysh edhe rekomandimet e sugjerimet e Komisionit të Venecias. Fillimisht diskutojmë në parim. Kristaq Traja: Gjykata Kushtetuese e paraqitur këtu është model standard. Kjo Gjykatë është pajisur me fuqinë të anulojë ligjet ose edhe disa akte të tjera kur janë të papajtueshme me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese ka një sërë kompetencash, si: shqyrton pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën dhe me ligjet; shqyrton papajtueshmërinë e kompetencave midis organeve qendrore të shtetit, si dhe ndërmjet këtyre dhe organeve të pushtetit lokal; kushtetueshmërinë e partive politike dhe të organizatave të tjera politike. Është bërë një përpjekje për të sistemuar më mirë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese në krahasim me rregullimin që është bërë me ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. Përveç kësaj, është saktësuar lista e subjekteve që kanë të drejtë ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Për një kategori subjektesh të caktuara, vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm kur çështjet kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së tyre. Gjykatës Kushtetuese i është hequr e drejta për të vënë në lëvizje një çështje me iniciativën e vet ose kryesisht, siç thuhet në terminologjinë juridike, pasi kjo komprometon natyrën gjyqësore të organit. Për sa i përket imunitetit të

2 Gjykatës Kushtetuese, kemi pasur parasysh dy modele. I pari është që gjyqtarit kushtetues mund t’i hiqet imuniteti në raste krimesh të rënda me autorizim të veçantë të Kuvendit, dhe modeli i dytë, është kur heqja e imunitetit të një gjyqtari kushtetues shqyrtohet e bëhet nga vetë Gjykata Kushtetuese. Preferuam modelin e parë për shkak se mendojmë se bëhet një balancim më i mirë politik, jo thjesht duke u nisur nga rastet konkrete të cilat mund dhe duhet të mbahen parasysh, por me qëllim që të evitojmë vetëgjykimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky model, mendoj, nuk e prek pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, pasi siç e thashë janë parashikuar dy kushte tepër të rëndësishme siç janë kryerja e një krimi të rëndë dhe shumica e cilësuar që kërkohet të sigurohet nga ana e Kuvendit. Një çështje e diskutueshme është nëse individët do të kenë të drejtë ta investojnë drejtpërdrejt Gjykatën Kushtetuese për shkeljet e të drejtave të tyre kushtetuese, apo këta mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese vetëm pasi të përfundojë gjykimi edhe nga instanca e fundit në Gjykatën e Lartë. Spartak Ngjela: Më fal që po të ndërpres, po në nenin 7, pika (f), thuhet se Gjykata Kushtetuese vendos për zgjidhjen përfundimtare të ankesave të individëve për shkeljen e të drejtës së procesit të rregullt ligjor. Kristaq Traja: Pra, a duhet Gjykata Kushtetuese të merret me kërkesat e individëve, apo këto të drejta themelore kushtetuese kur cenohen duhet të gjykohen fillimisht nga gjykata më e lartë e sistemit të zakonshëm gjyqësor? Së fundi, duke pasur parasysh edhe ato që thashë më sipër, emërimet e gjyqtarëve kushtetues bëhen me propozim të Presidentit dhe me vendim të parlamentit. Është hequr dorë nga praktika e ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese, sipas së cilës katër gjyqtarë emërohen nga Presidenti dhe pesë nga parlamenti. Sabri Godo: Si bëhet emërimi i këtyre gjyqtarëve në Itali? Kristaq Traja: Po, ka disa modele. 1 Përgjithësisht, modeli që kemi paraqitur është mbizotërues. 1 Sipas nenit 94, paragrafi i parë, të Kushtetutës gjermane, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Federale zgjidhen gjysma nga Bundestag-u dhe gjysma nga Bundesrat-i. Ata nuk mund të bëjnë pjesë as në Bundestag, as në Bundesrat, as në qeverinë federale, as në

3 Sabri Godo: Kush i emëron Kryetarin dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë amerikane? Kristaq Traja: Presidenti me pëlqim të Senatit. Sabri Godo: Ndërsa ne, në projektin e paraqitur, Presidentit i japim të drejtën e propozimit. Presidenti është një figurë neutrale në krahasim me parlamentin. Në rregull, po në qoftë se parlamenti nuk i miraton kandidaturat e propozuara? Kristaq Traja: Presidenti duhet të paraqesë një propozim të ri. Sigurisht, kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Emërimet e gjyqtarëve përmbajnë edhe kompromisin e nevojshëm. Spartak Ngjela: Sigurisht, Presidenti duhet ta mendojë mirë përpara se të dërgojë një kandidaturë. Jonuz Begaj: Presidenti nuk mund t’i imponohet parlamentit. Duhet të ketë një kufi. Në qoftë se parlamenti nuk pranon as propozimin e pestë të Presidentit, atëherë duhet të bëhet diçka tjetër. Spartak Ngjela: Për mendimin tim, nuk duhet të ketë kufi ose artificë për të larguar këtë krizë që mund të krijohet. Një parlament “i çmendur” mund t’i thotë “Jo” të gjitha kandidaturave të Presidentit! organet përkatëse të një Landi. Neni 135, paragrafi i parë, i Kushtetutës italiane parashikon se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 15 gjyqtarë, një e treta e të cilëve emërohen nga Presidenti i Republikës, një e treta nga parlamenti në seancë të përbashkët dhe një e treta nga organet e larta të drejtësisë së zakonshme dhe administrative. Neni 159, pika 1, e Kushtetutës spanjolle parashikon se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 12 anëtarë që emërohen nga Mbreti. Nga këta, katër përcaktohen nga Kongresi me tri të pestat e anëtarëve të tij, katër përcaktohen nga Senati me po të njëjtën shumicë, dy përcaktohen nga qeveria dhe dy nga Këshilli i Përgjithshëm i Drejtësisë. Neni 194 i Kushtetutës polake parashikon: “1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 15 gjyqtarë që zgjidhen individualisht nga Sejm-i për një afat 9-vjeçar ndërmjet personave të shquar për njohuritë e tyre ligjore. Askush nuk mund të zgjidhet për më shumë se një herë. 2. Presidenti dhe zëvendëspresidenti i Gjykatës Kushetuese emërohen nga Presidenti i Republikës ndërmjet kandidatëve të propozuar nga Asambleja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”. Ndërsa neni 32/A, paragrafi 4, i Kushtetutës hungareze parashikon: “15 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga Asambleja Kombëtare. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese propozohen nga një komitet i posaçëm i përbërë nga një anëtar prej secilit grup parlamentar të partive që kanë vende në Asamblenë Kombëtare. Për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kërkohen votat e dy të tretave të përfaqësuesve të Asamblesë Kombëtare”. (Shënim i red.)

4 Arben Imami: Për këtë çështje kemi mbajtur parasysh edhe dy studime të rëndësishme të rekomanduara nga Këshilli i Evropës dhe nga Komisioni i Venecias. Sabri Godo: Kush e ka këtë model që ju propozoni? Kristaq Traja: Pjesa më e madhe e vendeve perëndimore. Arben Imami: Ka praktika të ndryshme. Por projekti synon të largohet nga praktika jonë kushtetuese, sipas së cilës 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga Presidenti dhe 5 anëtarët e tjerë nga parlamenti. Dashur pa dashur, brenda Gjykatës krijohen dy trupa ose dy lloje gjyqtarësh që mund të kenë interesa të ndryshme. Presidenti, duke qenë dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjithsesi, ka një informacion më të plotë për gjyqtarët në përgjithësi dhe është më tepër në gjendje të propozojë emra më të pranueshëm. Sabri Godo: Megjithatë, nuk mund të thuash se e formuar në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese është e paanshme. Spartak Ngjela: Por duhet mbajtur parasysh se mandati i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese e kalon mandatin e Presidentit. Sabri Godo: Pra, nuk shihni asgjë të keqe që propozimet i bën vetëm Presidenti?! Maksim Haxhia: Për mua kjo është e këshillueshme. Sabri Godo: Po sikur të kemi të bëjmë me një President të prapë? Maksim Haxhia: Presidenti vetëm propozon, është parlamenti që vendos, ashtu si edhe ky i fundit nuk ka mundësi ta zgjedhë vetë në qoftë se nuk e propozon një kandidaturë Presidenti. Sabri Godo: Ndoshta mendoj gabim, më korrigjoni… Arben Imami: Influenca e Presidentit tek gjyqtarët që propozon nuk mund të jetë e përhershme. Së pari, ai vetëm inicion zgjedhjen e tyre; së dyti, këta gjyqtarë nuk kanë të drejtë rizgjedhjeje; dhe, së treti, kanë afate të ndryshme mandatesh. Presidenti zgjidhet për pesë vjet, ndërsa gjyqtari kushtetues për nëntë. Kështu që nuk shoh ndonjë rrezik që gjyqtarët kushtetues, për shkak të propozimit nga Presidenti, t’i nënshtrohen këtij.

5 Spartak Ngjela: Shiko, e drejta e propozimit nuk është gjë e vogël. Zoti Godo ka një të drejtë kur shqetësohet, sidomos po të mbajmë parasysh një prej kompetencave të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me shkarkimin e Presidentit të Republikës. Arben Imami: Dakord, por tashmë ata janë zgjedhur me vendim të parlamentit, i cili është balancuesi në këtë marrëdhënie, dhe nuk kanë më lidhje me Presidentin. Përveç kësaj skeme që propozohet mund të ketë edhe skema të tjera. Një do të ishte kjo që është në fuqi. Spartak Ngjela: Jo, një skemë tjetër do të ishte futja e një hallke parapresidenciale, domethënë një organizëm tjetër të bënte seleksionimin e kandidaturave që do të propozonte Presidenti. Kjo do të thotë të kishte edhe një hallkë të ndërmjetme. Ose një rrugë tjetër do të ishte që Presidenti të jepte jo më pak se dy kandidatura. Arben Imami: Dhënia e dy kandidaturave nuk është e mirë. Ndërsa si një hallkë e ndërmjetme mund të shërbente Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili mundet të konsultojë drejtpërdrejtë Presidentin ose t’i propozojë këtij kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese. Kristaq Traja: Propozimi i Presidentit nuk duhet të përmbajë dy kandidatura, sepse zgjedhja e njërës prej tyre do të marrte karakter politik. Arben Imami: Këtë e kapërcyem. Tani po diskutojmë që të kemi një hallkë të ndërmjetme nga ku t’i marri Presidenti kandidaturat, apo jo? Spartak Ngjela: Jo, jo! Ajo që doja të thoja është kontradikta që ekziston ndërmjet faktit që, nga njëra anë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese propozohen nga Presidenti dhe, nga ana tjetër, ata kanë të drejtë të shkarkojnë Presidentin. Theodhori Sollaku: Midis detyrave kryesore që ka Gjykata Kushtetuese është zgjidhja e konflikteve ndërmjet tre pushteteve: gjyqësorit, legjislativit dhe ekzekutivit. Pra, do të sugjeroja që, afërsisht duke ndjekur shembullin e Kushtetutës italiane, 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të zgjidheshin nga parlamenti, tre nga Presidenti dhe tre nga mbledhja e përgjithshme e gjyqësorit. Në këtë mënyrë rritet kredibiliteti i Gjykatës, të paktën për sa i përket përbërjes dhe mënyrës së formimit.

6 Krenar Loloçi: Përgjithësisht, gjykatat kushtetuese janë krijuar kohët e fundit dhe janë krijuar për herë të parë. Ato nuk kanë ekzistuar më parë. Fillimi mbart gjithmonë rrezikun e influencës politike, prandaj mendohet se si të shmanget kjo fazë fillestare me karakter politik të formimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo arrihet nëpërmjet dy mënyrave: futjes së sistemit të rotacionit që synon në ripërtëritjen e përbërjes çdo tre vjet, dhe, së dyti, duke i zgjedhur anëtarët e Gjykatës nga tre organe të ndryshme. Këto i japin Gjykatës Kushtetuese, me kalimin e kohës, neutralitetin e nevojshëm ndaj politikës. Por ne nuk jemi në fazën fillestare. Tashmë Gjykata Kushtetuese shqiptare është krijuar dhe ajo po plotëson ciklin e rotacionit të ripërtëritjes së përbërjes së saj çdo tre vjet. Kështu që, çdo President që do të zgjidhet do ta gjejë të formuar Gjykatën Kushtetuese dhe mundësia për të propozuar kandidatura të reja, përgjithësisht, nuk do ta kalojë numrin 3 ose, në rastin më të mirë, 6. Kjo për faktin se afati i mandatit të Presidentit nuk i kalon 5 vjet, ndërkohë që ripërtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese ndodh çdo tre vjet. Spartak Ngjela: Edhe tre nuk janë pak. Shiko, neve duhet të na shpjegohet se ku e gjen të drejtën Presidenti të propozojë të gjithë Gjykatën Kushtetuese, për të mos thënë, në fakt, që ai e emëron Gjykatën Kushtetuese, sepse sado që t’i rrëzojë parlamenti kandidaturat e Presidentit, do të vijë një moment që parlamenti do t’i pranojë disa prej tyre, se nuk ka çfarë të bëjë… Sabri Godo: Unë e mbështes këtë që thotë Ngjela. Kristaq Traja: Duhet bërë një dallim midis krijimit rishtazi të Gjykatës Kushtetuese nga vazhdimi i saj. Spartak Ngjela: Pastaj, Presidenti nuk na vjen nga laboratori... Ai vjen nga politika shqiptare. Themi që është i pavarur. Por, në realitet, çfarë ka ndodhur? U godit Rustem Gjata 2 dhe u vu në krye të Gjykatës Kushtetuese partiaku më i madh i Partisë Socialiste 3 . Pra, je në 2 Zoti Rustem Gjata u zgjodh në përbërje të Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 224, datë 6.5.1992, të Kuvendit Popullor dhe u shkarkua me Vendimin nr. 351, datë 14.3.1998, të Kuvendit Popullor. 3 Vendin e zotit Rustem Gjata e zuri zoti Fehmi Abdiu, i cili përpara se të zgjidhej në këtë post ishte deputet i Partisë Socialiste dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit Popullor.

7 Shqipëri këtu, jo në laborator! Presidentin do ta pjellë realiteti shqiptar dhe jo laboratori. Mazhoranca përsëri do të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. U tha këtu se Presidenti do të bëjë kompromis, por ai kompromisin do ta bëjë me mazhorancën dhe jo me mua që jam në opozitë! Krenar Loloçi: Zoti Ngjela, politika nuk shmanget dot, si në fillimin e veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese në tërësi, ashtu dhe në fillimin e një anëtari të saj të veçantë. Janë rotacioni dhe ndryshimi i afateve të mandateve që do të shmangin ndërhyrjen e politikës. Arben Imami: Keni ndonjë propozim konkret zoti Ngjela? Spartak Ngjela: Propozimi tre-tre-tre 4 që u propozua më parë mua më pëlqen, të paktën e zbut influencën politike. Është ndryshe në rast se ne do të vendosim që Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në qoftë se Presidenti del nga populli, nuk do t’ia dijë ai nga mazhoranca parlamentare. Ndërsa, një Presidenti që del nga mazhoranca parlamentare nuk mund t’i japësh kompetenca të tilla në lidhje me Gjykatën Kushtetuese. Arben Imami: Çështja është se asnjëherë nuk shmanget ndërhyrja e politikës në emërimet. Kam përshtypjen që varianti që është paraqitur është varianti që krijon shansin më të madh për ta shmangur. Kjo, veçanërisht duke ju referuar faktit se Presidenti, sipas këtij projekti, do të zgjidhet me tri të pestat dhe nuk është thjesht një President që zgjidhet nga mazhoranca, siç parashikon aktualisht ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. Një gjë e tillë e bën Presidentin të jetë përfaqësues i një pjesë gjithnjë e më të gjerë të spektrit politik shqiptar. Spartak Ngjela: Por diskutimi duhet shtruar ndryshe: kujt i shërben Gjykata Kushtetuese? Gjykata Kushtetuese nuk është armë e mazhorancës, është streha e garancisë së pakicës. Pavarësisht që këtu nuk ka qenë e tillë… Pra, ajo është armë e pakicës, se pakica nuk ka asnjë lloj mbështetjeje. 4 Tre anëtarë të zgjidhen nga Presidenti, tre nga parlamenti dhe tre nga mbledhja e përgjithshme e gjyqësorit.

8 Arben Imami: Rotacioni do të sjellë këtë. Ka kaluar situata kur 9 gjykatësit u zgjodhën nga një President dhe një parlament që i përkisnin të njëjtës mazhorancë. Tani dhe në të ardhmen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do të kenë mundësi të propozohen e të zgjidhen nga e njëjta mazhorancë. Spartak Ngjela: Mirëpo pas kësaj Kushtetute të re do të zgjidhet një Gjykatë e re Kushtetuese… Arben Imami: Jo, jo nuk ka asnjë mundësi që të zgjidhet tërësisht një Gjykatë Kushtetuese e re, megjithëse mazhorancës do t’ia kishte qejfi një gjë të tillë. Leontiev Çuçi: Mos vallë shqetësimi i zotërinjve Godo dhe Ngjela zgjidhet me variantin e Këshillit të Kuvendit që do ta shqyrtojmë më pas, ku në nenin 2 pika (b) thuhet: “Këshilli i Kuvendit shqyrton paraprakisht kandidaturat për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të përfaqësuesve të plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera ose në organizatat ndërkombëtare?”. Arben Imami: Këshilli i Kuvendit, i cili është hartuar mbi bazën e propozimit të Kryetarit të Komisionit të Venecias, zotit La Pergola, do të bëjë emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit dhe të asaj Kushtetuese nëpërmjet një konsensusi politik duke evituar në këtë mënyrë emërimet si shprehje thjesht e dëshirës së mazhorancës. Sabri Godo: Unë do të thoja që zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese sipas formulës tre-tre-tre është e më e drejtë dhe më e balancuar. Arben Imami: Në lidhje me rotacionin, anëtarët që duhet t’i zëvendësojë Presidenti, si dhe ata që do t’i zëvendësojë parlamenti dhe mbledhja e gjyqësorit do të përcaktohen me short. Kjo është çështje teknike që zgjidhet me dispozitë tranzitore. Sabri Godo: Po pse, ç’të keqe do të kishte që pas miratimit të Kushtetutës të re Gjykata Kushtetuese të fillonte nga e para? Krenar Loloçi: Pikërisht kjo do të ishte shkelja më e madhe që do të bënte Kushtetuta e re. Aktualisht Gjykata Kushtetuese është krijuar, rotacioni për përbërjen e saj tashmë përfundoi, kështu që detyra kryesore e Kushtetutës së re është ta konsolidojë këtë institucion duke

9 mos bërë asnjë ndryshim ose ndërhyrë në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese ekzistuese. 5 Ky do të ishte gabimi më parimor. Arben Imami: Duke krijuar institucionet nga fillimi t’i i jep shanse të mëdha mazhorancës të bëjë zgjedhje politike duke siguruar kontrollin politik mbi to. Krenar Loloçi: Kjo do të thotë të kthehesh atje ku ishe… Spartak Ngjela: Vetëm se ka një gjë që, në rast se sipas tekstit të projektit të paraqitur propozimi i të gjithë gjyqtarëve i përket Presidentit, kjo do të thotë se Gjykata do të ketë një fillim të ri. Arben Imami: Përse duhet të ketë një fillim të ri? Spartak Ngjela: Sepse Presidenti duhet të propozojë të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ndërkohë që, sipas ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, jo të gjithë janë propozuar nga Presidenti. Krenar Loloçi: Anëtarët që do të zgjidhen në të ardhmen do t’i propozojë Presidenti. Ata që janë në detyrë sot janë zgjedhur në përputhje me dispozitat kushtetuese në fuqi. Spartak Ngjela: Jo, ne nuk kemi të bëjmë me amendamente kushtetuese, por me një Kushtetutë të re! Arben Imami: Meqenëse do të miratojmë Kushtetutë të re, mos vallë do të na duhet që fill pas miratimit të saj të ndërpresim parlamentin dhe të organizojmë zgjedhje të reja? Spartak Ngjela: Atëherë, ejani të bëjmë marrëveshjen e fjalës: kemi të bëjmë me amendamente për rregullimin e Kushtetutës ekzistuese, apo kemi të bëjmë me një Kushtetutë të re? Po të jetë një marrëveshje sociale e re, atëherë nuk mund të lejohet ekzistenca e një organi jashtë modaliteteve të parashikuar në këtë marrëveshje. Le të vijmë tek çështja konkrete: Sipas projektit, Presidentit i takon e drejta e 5 Fillimi i çdo institucioni, përfshirë Gjykatën Kushtetuese ose Gjykatën e Lartë, mbart me vete në mënyrë të paevitueshme ngjyra politike, të cilat fillojnë të zbehen me kalimin e kohës, si dhe me përmbushjen e disa kushteve të rëndësishme. Kushte të tilla janë, për shembull, përcaktimi e kryerja e rotacionit të anëtarëve të këtyre Gjykatave, qëndrimi për një kohë të gjatë të këtyre, garantimi kushtetues dhe ligjor për qëndrimin e tyre në detyrë ndaj përpjekjeve për shkarkimin e tyre, trajtimi i veçantë ekonomik e financiar, etj. (Shënim i red.)

10 propozimit. Aktualisht, Presidenti ka emëruar katër anëtarë, ndërsa të tjerët nuk janë propozuar prej tij. Në këto kushte, Gjykata ekzistuese bie. Krenar Loloçi: Atëherë, ne duhet të pranojmë se do të zgjidhen nëntë anëtarë të rinj, se do të fillojë rotacioni nga e para në çdo tre vjet, etj. Kjo nuk mund të bëhet! Çështja e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si dhe bërja e rotacionit duhet konsideruar e mbyllur, fakt që përbën një arritje. Pikërisht kështu formohet tradita. Ky është konsolidimi që mund t’i bëhet këtij institucioni. Sabri Godo: Në qoftë se do traditën, duhet të vazhdosh me sistemin që ke. Spartak Ngjela: Atëherë, po të jap një kazus që të merremi vesh. Me Kushtetutën e re vendosëm, për shembull, që Presidenti të zgjidhet nga populli. Dakord? Do të vazhdojë Presidenti ekzistues, apo do të zgjedhësh një tjetër? Krenar Loloçi: Duhet të përcaktohet. Spartak Ngjela: Duhet të mbarojë mandatin Presidenti ekzistues që të fillojë procesi i zgjedhjes së Presidentit pasardhës? Krenar Loloçi: Në këtë rast të marrë për shembull, kemi të bëjmë me një ndryshim thelbësor, në të gjitha pikëpamjet. Spartak Ngjela: Jo, vetëm në modalitetet e zgjedhjes. Pjesa tjetër mbetet e pandryshuar. Krenar Loloçi: Presidenti që zgjidhet nga populli ka një legjitimitet më të madh dhe, si rregull, i jepen më shumë kompetenca. Pra, kemi një ndryshim thelbësor. Spartak Ngjela: Nuk po më jep përgjigje për kazusin; në rast se nuk ke përgjigje, mos u prir të më kundërshtosh menjëherë! Unë thashë që, në qoftë se Presidenti, sipas Kushtetutës së re, do të zgjidhet nga populli, Presidenti ekzistues do të mbarojë mandatin e tij dhe pastaj do të bëhen zgjedhjet për tjetrin, apo fill pas miratimit të Kushtetutës do të bëhen zgjedhjet për Presidentin e ri? Krenar Loloçi: Kushtetuta, një gjë të tillë, do ta sqarojë në një dispozitë tranzitore.

11 Spartak Ngjela: Nuk ka rëndësi dispozita tranzitore, rëndësi ka ajo që do të vendosim ne! Krenar Loloçi: Një opsion do të ishte që Presidenti i ri të zgjidhet brenda një viti. Spartak Ngjela: Domethënë ekzistuesi nuk do ta mbarojë mandatin, apo jo? Krenar Loloçi: Megjithatë, ky shembull nuk ka lidhje me Gjykatën Kushtetuese. Spartak Ngjela: Më fal të mbaroj. Lind pyetja: përse Presidenti nuk mund të vazhdojë më mandatin? Pra, cila është arsyeja juridike që e detyron këtë të mos vazhdojë mandatin? Krenar Loloçi: Të thashë pra, është ndryshim thelbësor i institucionit të Presidentit, krahas edhe ndryshimit në mënyrën e formimit. Spartak Ngjela: Në mënyrën e zgjedhjes, dakord. Vijmë tani te kazusi konkret që kemi. Gjykatës së re Kushtetuese, njëlloj si çështja me Presidentin e ri, i ndryshon mënyra e zgjedhjes. Pra, dolëm tek fillimi i ri i Gjykatës Kushtetuese. Kauzuistika e mban dhe e pasuron jurisprudencën. Si do ta zgjidhësh çështjen për Presidentin, ashtu do ta zgjidhësh edhe për Gjykatën Kushtetuese. Modaliteti i zgjedhjes të detyron të mos vazhdosh mandatin. Nuk ka rrugë tjetër! Maksim Haxhia: Çdo Kushtetutë që bëhet, ndërhyn në realitetin ekzistues, prandaj ka dispozita tranzitore që e rregullojnë kalimin. Spartak Ngjela: Atëherë, do të vendosësh modalitete për kapërcimin e një gjendjeje të tillë. Pra do të vendosësh modalitete edhe për Presidentin ekzistues dhe atë që do të zgjidhet, ashtu siç do të ketë modalitete edhe për Gjykatën Kushtetuese. Maksim Haxhia: Padyshim. Në qoftë se bëhen ndryshime në organe, dispozitat tranzitore do të japin zgjidhjet përkatëse. Ti nuk mund të ndërhysh duke i likuiduar të gjitha institucionet e sotme dhe t’i krijosh ato përsëri nga fillimi. Arben Imami: Mirë, ju lutem, a mund ta përmbledhim edhe një herë thelbin e këtij diskutimi? Pika e dobët e projektit që paraqitet është propozimi i Presidentit. Padyshim propozimi nuk është njëlloj me

12 emërimin, por propozimi është një e drejtë balancuese shumë e fortë. Kjo, sigurisht nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me momentin politik, sepse momentin politik jemi përpjekur ta zgjidhim nëpërmjet Këshillit të Kuvendit. Kjo ka lidhje me preferencat e Presidentit për këta ose ata gjyqtarë që propozon. Pra, mbetet kjo pikë e dobët. Kjo ishte ideja, pak a shumë. Spartak Ngjela: Kjo pikë e dobët le të mbetet dhe unë mendoj se ne mund t’i rikthehemi prapë kësaj çështjeje dhe ta kapërcejmë. Arben Imami: Gjithashtu, u propozua edhe opsioni tjetër i zgjedhjes së Gjykatës Kushtetuese sipas formulës tre-tre-tre. Për sa i përket opsionit ekzistues pesë me katër, më duket se nuk duhet të qëndrojë. Sabri Godo: Pesë me katër ka një avantazh, pasi Gjykata Kushtetuese vazhdon kështu siç është pa bërë ndryshime në strukturën e saj. Pandeli Majko: Mos vallë formula tre-tre-tre mund të na shkaktojë ndonjë papajtueshmëri funksionesh? Maksim Haxhia: Teorikisht, formula tre-tre-tre nuk mund të qortohet, por praktikisht, kjo formulë nuk siguron një balancë absolute politike. Mund të qëllojë që të nëntë anëtarët t’i përkasin të njëjtit krah politik. Ndërsa shanset që gjashtë anëtarë t’i përkasin njërit krah janë akoma më të mëdha. Arben Imami: Sigurisht, ky është një defekt i formulës tre-tre-tre. Nga ana tjetër, formula tre-tre-tre duket se ofron një zgjidhje më të mirë për sa i përket çështjes së gjykimit të Presidentit nga Gjykata Kushtetuese, sepse, siç e thamë, vetëm tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese emërohen nga Presidenti. Por në qoftë se Presidenti dhe shumica i takojnë të njëjtës ngjyrë politike, atëherë Presidenti dhe shumica parlamentare do ta shtrijnë kontrollin deri në gjashtë anëtarë të Gjykatës. Secili prej tyre emëron nga tre anëtarë. Në fakt, në këtë mënyrë mund të kemi ndonjë prishje të ekuilibrit ndërmjet pushteteve ose ndonjë kundërvënie të tyre. Sabri Godo: Ku ta gjesh të jenë ashtu, sesa të jenë kompakt! Arben Imami: Kam frikë se formula tre-tre-tre mund të influencojë në politizimin e Gjykatës Kushtetuese.

13 Spartak Ngjela: Mund të vendosim për një zgjidhje të ndërmjetme? Për shembull, propozimet të jenë rezultat i një marrëveshjeje të Këshillit të Kuvendit me Presidentin. Pra, Presidenti e bën propozimin për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese pasi ka marrë mendimin e Këshillit të Kuvendit. Ky është një ndryshim i rëndësishëm dhe i pranueshëm i kompetencës propozuese të Presidentit. Për sa i përket Këshillit, mendoj, që ai do të jetë i balancuar. Sabri Godo: Kjo më duket se e ul disi atë shqetësimin tonë. Po në rast se ky Këshill nuk merret vesh me Presidentin, si do të veprohet? Arben Imami: Është e vështirë të gjesh një zgjidhje perfekte dhe pa defekte. Kur iu dha e drejta e propozimit Presidentit të Republikës, ne u nisëm nga mundësia që ka Presidenti, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të mbledhur informacion për gjyqësorin dhe gjyqtarët pa e cenuar pavarësinë e këtij pushteti. Pandeli Majko: Kuvendi është institucion politik. Arben Imami: Kjo është e vërtetë, por propozimi nuk duhet të jetë politik. Prandaj është bërë kjo zgjidhje. Sabri Godo: Unë vazhdoj ta shoh me dyshim të drejtën e Presidentit për të propozuar të gjithë anëtarët e Gjykatës. Aktualisht, Gjykata Kushtetuese zgjidhet sipas formulës katër me pesë dhe duhet menduar sesi duhet të rregullohet kjo. Krenar Loloçi: Tani dihet se cila është treshja e parë që duhet të zëvendësohet, ashtu sikurse dihet cilat janë treshet e mëpasme. Arben Imami: Cilado formulë që të zbatohet, zgjidhjet gjenden. Kjo është një çështje teknike. Theodhori Sollaku: Siç e thashë edhe më sipër, unë jam për formulën tre-tre-tre duke pasur parasysh që Gjykata Kushtetuese do të gjykojë konfliktet midis tre pushteteve. Sigurisht, ka edhe argumente të tjera. Ndërsa, në lidhje më formulën e paraqitur në projekt, sipas së cilës anëtarët propozohen nga Presidenti kam shqetësimin se mosmarrëveshjet ndërmjet parlamentit dhe Presidentit mund të çojnë në bllokimin e veprimtarisë së pushteteve.

14 Arben Imami: Këtu ka një problem i cili rezulton edhe nga materiali që na u dërgua nga Komisioni i Venecias. Marrim një rast: Presidenti dhe shumica parlamentare i përkasin krahëve të ndryshëm politikë. Propozimet e Presidentit rrëzohen vazhdimisht. Gjyqtari që largohet konsiderohet të jetë me prirje si ato të shumicës parlamentare. Gjykata do të funksionojë me përbërje të mangët, pasi anëtari i larguar nuk do të mund të zëvendësohet. Shumica parlamentare do të godiste çdo propozim të Presidentit me qëllim që gjyqtari i larguar të zëvendësohej me një gjyqtar me prirje po të shumicës. Ky është një kazus që mund të krijojë probleme. Kjo kërkon zgjidhje. Maksim Haxhia: Formula tre-tre-tre ka edhe rrezikun e përplasjes së magjistraturës dhe parlamentit në qoftë se kandidaturat propozohen nga magjistratura. Theodhori Sollaku: Kam përshtypjen se ka një keqkuptim. Unë nuk thashë t’i propozojë magjistratura, unë thashë t’i caktojë ose t’i emërojë magjistratura. Pra, tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese t’i zgjedhë parlamenti, tre t’i emërojë Presidenti, dhe tre të fundit t’i emërojë magjistratura ose profesorati i drejtësisë. Spartak Ngjela: Të gjithë t’i caktojnë drejtpërdrejt? Theodhori Sollaku: Po. Në këtë mënyrë shmangen edhe bllokimet. Pandeli Majko: Parlamenti e Presidenti janë institucione kushtetuese. Po magjistratura, është? Theodhori Sollaku: Edhe kjo është institucion kushtetues. Spartak Ngjela: Pavarësisht se nuk e ke sot, por dikur do të jetë edhe mbledhja e gjyqtarëve, siç quhet ndryshe magjistratura. Pandeli Majko: Mua më pëlqejnë më shumë mosmarrëveshjet ndërmjet Presidentit dhe parlamentit, sipas variantit të paraqitur. Ndërmjet tyre do të zhvillohet një debat normal në lidhje me kandidaturat, debat i cili, në fund të fundit, do të jetë një debat institucional. Arben Imami: Atëherë, unë propozoj që të mbajmë përkohësisht dy variante meqenëse të dy variantet janë të qortueshëm dhe nuk janë të

15 këqij. E konsultojmë edhe këtë çështje në Komisionin e Venecias. Më pas e diskutojmë përsëri dhe e vendosim. Leontiev Çuçi: Mos vallë tek varianti i parë duhet të shtojmë edhe mundësinë e konsultimit me Këshillin e Kuvendit? Spartak Ngjela: Jo, sepse i zgjidhëm ndryshe variantet. Nuk mbeti vetëm Presidenti. Derisa u bë formula tre-tre-tre, nuk ka nevojë për Këshillin, pasi vetëm tre do të zgjedhë parlamenti. Arben Imami: Tre të parlamentit do të kalojnë nga Këshilli, gjithsesi. Megjithëse, po u miratua Këshilli, ky do miratojë të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Vazhdojmë. Spartak Ngjela: Në nenin 2, paragrafi i dytë thuhet se: “Gjyqtarët zgjidhen për nëntë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion”. Në vend të fjalës “jurist” të thuhet “gjyqtarë”. Arben Imami: “Juristë”, sepse mund të ketë edhe pedagogë. Krenar Loloçi: Në asnjë nga Kushtetutat që kemi konsultuar e parë nuk specifikohet “gjyqtarë”. Arben Imami: Vazhdojmë atëherë te pika 3 e cila ka karakter teknik: “Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së përcaktuar me ligj. Gjyqtarët zgjedhin ndërmjet tyre Kryetarin për një periudhë prej katër vjetësh me të drejtë rizgjedhjeje”. Jonuz Begaj: Më fal, në lidhje me pikën 2 ka një propozim nga Gjykata Kushtetuese në të cilën sugjerohet që gjyqtarët kushtetues të zgjidhen për dhjetë vjet. Arben Imami: Kjo do të krijonte vështirësi në bërjen e rotacionit në çdo tre vjet. Spartak Ngjela: Unë sugjeroj të vazhdojmë, pasi këto nuk kanë shumë nevojë për diskutim. Arben Imami: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij” 6 . Kjo dispozitë i përshtatet 6 Neni 2, pika 5, i Projektkushtetutës, pjesa “Gjykata Kushtetuese”.

16 formulës tre-tre-tre, për të cilën folëm më sipër, ndërsa në lidhje me projektin që kemi paraqitur, kjo dispozitë mund të krijojë probleme. Krenar Loloçi: Jo, jo, nuk krijon! Arben Imami: Po në qoftë se parlamenti dëshiron që një gjyqtar të qëndrojë në detyrë dhe nuk voton për kandidatin që propozon Presidenti? Leontiev Çuçi: Gjyqtari nuk mund të qëndrojë në detyrë përtej afatit të caktuar. Krenar Loloçi: Dhe jo vetëm aq, një gjë e tillë do të ishte shkelje kushtetuese. Sabri Godo: Dakord me nenin 2. Ka vërejtje të tjera? Jo. Kalojmë tek neni 3 7 . Spartak Ngjela: Unë shikoj një kontradiktë. Mandati i gjyqtarit mbaron kur dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Ka filluar procesi penal dhe ai nuk është i arrestuar. A mund të jetë gjyqtar? Kristaq Traja: Po, sepse është i pafajshëm. Spartak Ngjela: E kuptoj që është rrjedhojë e parimit të prezumimit. Por, ai duhet të pezullohet së qeni gjyqtar, pasi mund të investohet në një çështje e cila mund të ketë lidhje me gjykatën që e gjykon. Kristaq Traja: Sidoqoftë, imuniteti lidhet pikërisht me detyrën që bën gjyqtari kushtetues. Nuk ke sesi ta ndash këtë moment. Arben Imami: Mund ta shohim përsëri këtë çështje tek neni 9 më poshtë. Në këtë nen thuhet se Gjykata Kushtetuese vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të saj dhe, po këtu, mund të vazhdojmë 7 Neni 3: “1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuse nuk mund të ndiqet penalisht pa pëlqimin e Kuvendit. Në rast refuzimi, ndjekja penale shuhet përgjithnjë. 2. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Kryetarin e Kuvendit. Kur Kryetari i Kuvendit nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë. Kuvendi në mbledhjen e tij të parë vendos përfundimisht për lejimin ose refuzimin e ndjekjes penale. 3. Kuvendi, në rastet e pikave 1 dhe 2 të këtij neni, vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve”.

17 duke thënë, për shembull, që gjyqtari kushtetues mundet, me vendim të gjykatës, të mos gjykojë për çështje në të cilat ka interes të drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër, ky është një parim klasik procedural që duhet të zbatohet nga të gjitha gjykatat. Spartak Ngjela: Nuk e di nëse këto procedura do të zbatoheshin edhe nga Gjykata Kushtetuese… Kjo ka procedurën e vet. Arben Imami: Jo, e kam fjalën për çështjen në gjykim. Për çështje të veçanta është vetë Gjykata Kushtetuese që vendos për përjashtimin e një gjyqtari, dhe jo Kuvendi. Por, për sa i përket imunitetit, të them të drejtën, unë nuk jam i sigurt nëse ai duhet të konsiderohet e hiqet nga Kuvendi apo nga vetë Gjykata. Përgjithësisht, kam përshtypjen se imuniteti i lihet të konsiderohet parlamentit. Kristaq Traja: Përgjithësisht është e kundërta. Domethënë, vetë Gjykata vendos nëse një anëtari të saj duhet t’i hiqet imuniteti ose jo. Në këtë rast, frika është se mos Gjykata Kushtetuese, për një arsye ose tjetër, megjithëse anëtari ka kryer një krim, nuk e zhvesh këtë nga imuniteti. Nga ana tjetër, në qoftë se imuniteti i lihet Kuvendit, atëherë parashikohen dy klauzola tepër të forta: kryerja e një krimi të rëndë dhe, së dyti, kërkohet që një shumicë të vendosë. Pra, do të shkohet në një gjykatë të zakonshme dhe, në qoftë se nuk dënohet, gjyqtari duhet të kthehet prapë në detyrë. Spartak Ngjela: Kjo do të varet nga modaliteti i zgjedhjes. Në rast se zgjedhja e gjyqtarëve kushtetues bëhet në Kuvend, imunitetin do t’ia heqë Kuvendi. Por, në qoftë se do të zbatojmë formulën tre-tre-tre, kush do të ketë të drejtë t’ia heqë imunitetin një gjyqtari kushtetues? Vetë Gjykata Kushtetuese? Arben Imami: Varianti i dytë, atëherë, do të jetë kështu: në qoftë se do të pranohet formula tre-tre-tre, imuniteti i një anëtari do të hiqet nga vetë Gjykata Kushtetuese. Theodhori Sollaku: Në rast refuzimi, ndjekjet penale shuhen përgjithnjë. Pra, kemi një shuarje të ndjekjes penale për gjyqtarin kushtetues. Mos vallë duhet parashikuar e njëjta gjë edhe për personat e tjerë drejtues të institucioneve të tjera kushtetuese, si për shembull, për Presidentin, deputetin, ministrin? Përse duhet të shuhet përgjithnjë?

18 Spartak Ngjela: Si të thuhet, si të mos thuhet, ndjekja penale shuhet përgjithnjë. 8 Theodhori Sollaku: Mendoj se duhet të mbahet e njëjta linjë për të gjitha ato që përmenda. Po të pranohet kjo, duhet hequr fare shprehja “në rast refuzimi, ndjekja penale shuhet përgjithnjë”. Arben Imami: Në rregull. Jeni dakord me këtë propozim? Vazhdojmë me pikat e tjera, me pikat 2 dhe 3. Ka vërejtje për këto pika? Jo. Atëherë, kalojmë te neni 4 9 . Spartak Ngjela: Mosha e pensionit duhet hequr. Nuk kufizohet mosha! Spartak Braho: Ka 90 vjeçarë… Theodhori Sollaku: Cila është mosha e pensionit? Arben Imami: Do të caktohet një moshë pensioni e përshtatshme. Sigurisht nuk mund të jetë 60 vjeç, por jo më shumë se 75. Mund të jenë edhe 90 e 100, por ata janë njerëz që mezi lëvizin ose nuk lëvizin fare! Spartak Ngjela: Më fal, në vendet e tjera ku gjyqtarët qëndrojnë në detyrë përjetësisht mund të shkojnë edhe 100 vjeç. Arben Imami: Dakord, por këtu tek ne është problem i madh. 8 Në fakt, kur dha dorëheqjen Presidenti amerikan Richard Nixon, pas skandalit të Watergate-it, hetimi do të kishte vazhduar në rast se Presidenti pasardhës Gerald Ford nuk do të dekretonte faljen e tij. Po kështu, në Itali, imuniteti i deputetit mbaron me mbarimin e mandatit. Prandaj ndjekja penale, në rast se nuk është shuar, do të vazhdojë sapo deputetit t’i mbarojë mandati. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Itali, përsa kohë qëndrojnë në detyrë gëzojnë imunitetin e deputetit. Ndërsa, doc. Dhimo Dhima, në librin e tij me titull “E drejta kushtetuese në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të vitit 1963, thotë: “… kundër përfaqësuesit nuk mund të fillojnë ndjekje penale për shkak të veprimeve të kryera prej tij gjatë ushtrimit të detyrave të përfaqësuesit në organin e lartë përfaqësues, qoftë edhe më vonë, kur ai e ka humbur këtë cilësi”. (Shënim i red.) 9 Neni 4: “Mandati i gjyqtarit mbaron: a) kur dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi; b) kur nuk paraqitet në detyrë për më shumë se 12 muaj; c) kur ka mbushur moshën e pensionit; ç) kur deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjykate. 2. Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës zgjedh një gjyqtar të ri i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar”.

19 Spartak Ngjela: Nuk është problem i madh, por është problem normal. Arben Imami: Në vendet e tjera gjenden mënyra sesi t’i largojnë, ndërsa këtu tek ne nuk i largon dot. Spartak Ngjela: Problemi është ky që, duke përcaktuar moshën e pensionit, do të heqësh 60 vjeçarin! Krenar Loloçi: Jo, unë mendoj se do të dalë një ligj për çështjen e pensionit për të gjithë gjyqtarët. Spartak Ngjela: Do të ketë një moshë pensioni të veçantë për gjyqtarët? Krenar Loloçi: Pa diskutim! Arben Imami: Do të bëhet me ligj organik. Spartak Ngjela: Dakord, mjafton të vihet një moshë e arsyeshme. Krenar Loloçi: Ja, për shembull, sesi e ka rregulluar Kushtetuta gjermane këtë çështje: “Legjislacioni mund të vendosë kufij moshe, me arritjen e të cilit gjyqtarët e emëruar përjetë dalin në pension”. Jonuz Begaj: Përse nuk është parashikuar dorëheqja? Kristaq Traja: Sepse vdekja dhe dorëheqja janë forma që ne mendojmë se nuk kanë nevojë të theksohen. Ato kuptohen vetiu. Jonuz Begaj: Po në qoftë se një gjyqtar kushtetues caktohet në një detyrë tjetër? Kristaq Traja: Ose do të shkojë atje ku caktohet, ose do të vazhdojë detyrën e gjyqtarit. Nuk ka rrugë tjetër. Dorëheqja është përdorur tek institucionet e tjera, për shembull te Presidenti ose Kryeministri, për të mos pasur vakuum institucional që mund të sillte një destabilizim të situatës. Krenar Loloçi: Lidhet me natyrën e punës. Për shembull, në rastin e qeverisë, kur jep dorëheqjen Kryeministri, qeveria duhet të vazhdojë të kryejë detyrën deri në formimin e qeverisë pasardhëse. Arben Imami: Megjithatë, unë sugjeroj që ta vëmë. Është e vërtetë se nuk ka ndonjë arsye për të qenë, por çfarë arsye ka për të mos qenë?

20 Spartak Braho: Sepse disa gjëra ndodhin automatikisht. Me të dhënë dorëheqjen, çështja është e përfunduar. Po të ecim me këtë logjikë, duhet të parashikojmë edhe vdekjen. Në përgjithësi, kushtetutat nuk i parashikojnë këto. Sabri Godo: Kush ka vërejtje të tjera? Nuk ka. Kalojmë tek neni 5 dhe 6. Ka kush vërejte? Jo. Janë nene që nuk kanë nevojë për ndonjë diskutim. Atëherë, kalojmë tek neni 7 10 . Leontiev Çuçi: Më falni, por do të doja të kthehesha pak tek pika (b) e nenit 4. Është fjala kur [gjyqtari kushtetues] mungon si me arsye, ashtu dhe pa arsye? Arben Imami: Nuk është fjala për arsye ose pa arsye, por kur nuk paraqitet për një vit. Jonuz Begaj: A nuk janë shumë 12 muaj? Arben Imami: Shumë janë, por jemi nisur nga afati i gjatë i qëndrimit në detyrë, që është 9 vjet. Spartak Braho: Mund të ndodhë edhe kështu: një anëtar largohet për tre muaj, vjen dhe qëndron në punë tre ditë dhe ikën prapë për tre muaj të tjerë! Arben Imami: Në fakt, edhe fillimisht isha për gjashtë muaj, por vumë re se në kushtetuta të tjera, përgjithësisht, ishte 12. Spartak Ngjela: Po të veprojë gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, siç u tha më lartë, nuk bëhet fjalë për Gjykatë Kushtetuese. Po erdhi puna 10 Neni 7: “Gjykata Kushtetutese vendos për: a) pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare siç parashikohet në nenin __; b) pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, para ratifikimit të tyre; c) pajtueshmërinë e akteve të organeve qendrore me Kushtetutën, me marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet; ç) mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes lokale; d) kushtetueshmërinë e partive dhe organizatave të tjera politike, si dhe të veprimtarisë së tyre; dh) shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij; e) çështjet që lidhen me verifikimin e zgjedhjes si dhe me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës dhe të deputetëve; ë) kushtetueshmërinë e referendumit dhe verifikimin e rezultateve të tij; f) zgjidhjen përfundimtare të ankesave të individëve për shkeljen e së drejtës së procesit të rregullt ligjor”.

21 që ai të veprojë si një hamall, duke lypur një raport mjekësor, atëherë, mori fund, nuk ka Gjykatë Kushtetuese… Ky nuk është fare problem për t’u diskutuar. Arben Imami: Kthehemi tek neni 7. Sabri Godo: Për cilat marrëveshje bëhet fjalë? Arben Imami: Për ato marrëveshje ndërkombëtare që kalojnë në Kuvend. Sabri Godo: Të tëra marrëveshjet ndërkombëtare duhet të kalojnë në Gjykatën Kushtetuese, që më duket si një paradhomë. Spartak Braho: Kur kërkohet! Sabri Godo: Kështu siç është shkruar këtu, do të thotë që të tëra marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të shkojnë në Kuvend, pa kaluar në Gjykatën Kushtetuese. Spartak Braho: Kur subjektet e interesuara kërkojnë shqyrtimin e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Sabri Godo: Atëherë, duhet thënë më qartë ajo që keni dashur të thoni. Spartak Braho: Vetëm kur kërkohet nga subjektet e interesuara, Gjykata Kushtetuese vendos për të gjitha pikat e nenit 7. Por, për marrëveshjet ndërkombëtare subjektet mund ta kërkojnë vetëm përpara ratifikimit të këtyre. Arben Imami: Kontroll paraprak i përgjithshëm dhe i detyrueshëm. Sabri Godo: Prit, po marrëveshjet që nënshkruan qeveria, edhe këto do t’i nënshtrohen shqyrtimit paraprak nga Gjykata Kushtetuese? Krenar Loloçi: Të kujtojmë pak traktatet. Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj, domethënë bëhet nga Kuvendi në rastet kur kanë të bëjnë me territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake. Pra, këtu nuk bëhet fjalë për marrëveshje që lidhen a nënshkruhen nga qeveria. Arben Imami: Marrëveshjet politike që sapo u përmendën ratifikohen me ligj nga Kuvendi. Ato, kur kërkohet, kalojnë paraprakisht në Gjykatën Kushtetuese. Tek pika (c) sugjeroj që fjalët “të organeve

22 qendrore” të zëvendësohen me “Këshillit të Ministrave”, pasi nuk është fjala për organe të tjera qendrore. Sabri Godo: Dakord. Të shohim pikën (ç) që bën fjalë për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve. Për cilët pushtete? Arben Imami: A del e qartë duke thënë vetëm “pushtetet”? Spartak Braho: Nuk është fjala për pushtetet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor? Theodhori Sollaku: Unë mendoj që ndoshta ka nevojë të saktësohet termi “pushteteve”, sepse mund të kemi edhe ndonjë konflikt ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Presidentit. Arben Imami: Kush do ta zgjidhë këtë konflikt që, gjithashtu, mund të jetë konflikt kompetence? Mos është fjala për institucione kushtetuese, si President, qeveri, etj.? Krenar Loloçi: Nuk ka konflikt! Çdo detyrë e Presidentit është tepër e përcaktuar. Në qoftë se nuk kryen një prej tyre bën shkelje kushtetuese. Në këtë rast, Presidenti rrezikon të shkarkohet nga Kuvendi me dy të tretat. Sabri Godo: Më fal, kush do ta zgjidhë një mosmarrëveshje ndërmjet Presidentit, parlamentit dhe Këshillit të Ministrave? Nuk do ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese? Krenar Loloçi: Këtu bëhet fjalë për aktet që këta nxjerrin, sepse këta veprojnë nëpërmjet aktesh. Arben Imami: Pse të mos themi “të gjitha institucionet e parashikuara në Kushtetutë”? Theodhori Sollaku: Mosmarrëveshja duhet parë në lidhje me kryerjen e një veprimi të caktuar ose me nxjerrjen e një akti. Për shembull, konflikti midis Këshillit të Ministrave dhe Presidentit do të lindë në lidhje me një akt të caktuar.

23 Arben Imami: Për shembull, aktualisht po përjetojmë konfliktin e fundit Nano-Mejdani për ndryshimin e disa ministrave. 11 Nuk është ky konflikt kompetence? Theodhori Sollaku: Jo, kjo është një çështje interpretimi. Krenar Loloçi: Nuk është as interpretim. Kryeministri ka propozimin, Presidenti ka emërimin. Nuk është mosmarrëveshje kompetence. Theodhori Sollaku: Merr rastin e Agim Shehut. 12 Spartak Ngjela: Ai është rasti më klasik që pranohej nga ligji, por nuk e pranonte Kushtetuta. Kushtetuta thoshte se Presidenti dekreton vetëm ministrat, drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore dhe ambasadorët. Krenar Loloçi: Në këtë rast ke të bësh me interpretimin e ligjit kushtetues, të cilin e bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Arben Imami: Në lidhje me konfliktet e kompetencës midis institucioneve, kjo ka nevojë të qartësohet gjithsesi. Këto lloj konfliktesh mund të jenë kushtetuese dhe administrative. Krenar Loloçi: Këto çështje, për shembull, në Gjermani zgjidhen nga gjykata administrative. Arben Imami: Po ne nuk kemi gjykatë administrative! Krenar Loloçi: Do t’i zgjidhin gjykatat e zakonshme. Arben Imami: Ka nevojë për qartësim. A mund të gjejmë një zgjidhje për fjalën “pushtetet”? A ka ndonjëri ndonjë propozim konkret? 11 Në prill të vitit 1998, Kryeministri Fatos Nano i paraqiti Presidentit të Republikës, Rexhep Mejdani, disa projektdekrete për të bërë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Presidenti, i cili e gjykoi këtë si një lëvizje të nxituar të Kryeministrit, hezitoi t’i pranonte menjëherë këto ndryshime në qeveri. Projektdekretet u nënshkruan nga Presidenti pas afërsisht 8 ditëve. Kjo vonesë u konsiderua në atë kohë një konflikt ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit. (Shënim i red.) 12 Sipas nenit 5 të ligjit nr. 7750, 13.9.1993, “Për gradat në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”: “Gradat ushtarake madhore jepen me dekret të Presidentit të Republikës, me propozim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave”.

24 Krenar Loloçi: Dëshiroj të bëj një sqarim: Gjykata Kushtetuese ndërhyn kur ka përplasje midis ekzekutivit dhe legjislativit. Ajo nuk ndërhyn kur ka një përplasje ndërmjet Ministrit të Financave dhe Guvernatorit të Bankës. Këto të fundit janë organe administrative, sepse lindin në bazë të ligjit, i cili ka përcaktuar detyrat si të Ministrit ashtu dhe të Guvernatorit. Nuk mund të hyjë Gjykata Kushtetuese të zgjidhë problemet e tyre. Arben Imami: Qartë. Spartak Ngjela: Dua të shtoj diçka tjetër. Kemi dy ligje të ndryshme që janë kontradiktorë me njëri-tjetrin, cili do ta zgjidhë këtë konflikt ligjesh? Spartak Braho: Gjykata! Kjo do t’i japë përparësi njërit. Spartak Ngjela: Njëra palë i mbështet argumentet duke ju referuar njërit ligj, pala tjetër ligjit tjetër. Spartak Braho: Gjykata e zakonshme. Spartak Ngjela: Ku? E kemi gjë të parashikuar në ndonjë ligj? Spartak Braho: Kjo është në natyrën e brendshme të veprimtarisë së gjykatës që është ngarkuar të interpretojë ligjet. Në këtë kuadër, është ajo që do të përcaktojë se cilin ligj do të zbatojë. Spartak Ngjela: Ke dy ligje që trajtojnë falimentimin. Kështu, po të zbatohet ligji nr. 8017, datë 25.10.1995, “Për procedurat e falimentimit”, gjyqin e fitojnë përfaqësuesit e firmave piramidale, ndërsa po të zbatohet ligji nr. 8215, datë 9.5.1997, “Për kontrollin financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, gjyqin e fiton shteti. 13 Kush e zgjidh këtë konflikt? Spartak Braho: Gjykata! 13 Sipas ligjit nr. 8017, datë 25.10.1995, “Për procedurat e falimentimit”, procedura e falimentimit fillon me paraqitjen e kërkesë-padisë nga debitori dhe çdo kreditor i tij (neni 5/1). Është gjykata ajo, pastaj, që cakton likujdatorin për menaxhimin dhe administrimin e pasurisë së debitorit (neni14/1). Ndërsa sipas ligjit nr. 8215, datë 9.5.1997, “Për kontrollin financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, ndryshuar me ligjin nr. 8227, datë 30.7.1997, administratorët dhe ekspertët kontabël për debitorët (firmat rentiere) caktohen nga Këshilli i Ministrave (nenet 1/1 dhe 7/2). (Shënim i red.)

25 Spartak Ngjela: Jo, këtë nuk e zgjidh gjykata! Gjykata mund t’i përmbahet parimit sipas të cilit ligji i mëvonshëm ka përparësi, por nuk është e drejtë. Kristaq Traja: Kush e thotë fjalën e fundit këtu? Fjalën e fundit e thotë gjykata që e zbaton ligjin. Krenar Loloçi: Në këtë mënyrë krijohet edhe praktika gjyqësore dhe çështja është e zgjidhur. Arben Imami: Vazhdojmë atëherë. A ka vërejtje të tjera? Sabri Godo: Tek pika (ë) thuhet “...çështjet që lidhen me verifikimin e zgjedhjes”; për kë është fjala? Krenar Loloçi: Për Presidentin dhe deputetët. Në fakt, fjalia mund të formulohej kështu: “Çështjet që lidhen me verifikimin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe deputetëve, si dhe me zgjedhshmërinë dhe pajtueshmërinë e ushtrimeve të funksioneve të tyre”. Sabri Godo: Kështu jam dakord dhe më duket shqip. Pandeli Majko: Nuk jam dakord me pikën (dh)! Presidenti shkarkohet nga institucioni që e zgjedh. 14 Kristaq Traja: Sidoqoftë, Gjykata Kushtetuese deklaron shkarkimin. Sabri Godo: Nuk është e saktë ashtu siç është shkruar! Krenar Loloçi: Është sqaruar me saktësi tek pjesa për Presidentin. Sabri Godo: Siç është, duket sikur Gjykata Kushtetuese e shkarkon Presidentin. Unë sugjeroj ta rregulloni pikën (dh) dhe të mos humbasim më kohë. Krenar Loloçi: Por ndoshta duhet të japim një sqarim. Çështja e shkarkimit të Presidentit të Republikës, në pothuaj të gjitha republikat parlamentare, bëhet nga parlamenti dhe vendimi i këtij shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Më konkretisht, shkarkimi i Presidentit të Republikës vendoset në parlament me dy të tretat dhe pastaj ky vendim i parlamentit gjykohet në Gjykatën Kushtetuese. Arben Imami: Sidoqoftë, kjo pikë duhet qartësuar? 14 Kuvendi.

26 Haxhi Aliko: Ndoshta në pikën (d) pas fjalëve “kushtetueshmërinë e partive dhe organizatave të tjera politike, si dhe të veprimtarisë së tyre”, shtojmë edhe “kushtetueshmërinë e shkarkimit nga detyra të Presidentit”. Spartak Ngjela: Kjo është më e saktë. Arben Imami: Atëherë, vazhdojmë. Pika (ë): “Kushtetueshmërinë e referendumit dhe verifikimin e rezultateve të tij”. Ç’do të thotë “verifikim i rezultateve”? Spartak Braho: Kur subjekte të caktuara kanë pretendime për saktësinë e rezultatit, atëherë ata i drejtohen me ankim Gjykatës Kushtetuese. Arben Imami: Njësoj si edhe për zgjedhjet. Në rregull! Sabri Godo: Pra, bën shqyrtimin e ankimeve pasi ankimi fillimisht është shqyrtuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Spartak Braho: Gjithmonë me ankim dhe duke ndjekur shkallët përkatëse. Krenar Loloçi: Në fakt është pjesë integrale e procesit të shqyrtimit të rezultateve të referendumit. Sabri Godo: Bëje shumës – “e referendumeve” – dhe vazhdo më poshtë, se më duket se është e qartë. Krenar Loloçi: Kur e bën për një referendum, e bën për të gjitha referendumet. Spartak Ngjela: Pika (f) nuk kuptohet! Sabri Godo: A nuk do të kalojnë nëpër Gjykatën e Lartë? Në qoftë se po, ku ndahet roli i Gjykatës Kushtetuese nga ai i Gjykatës së Lartë? Spartak Ngjela: Pra, në projekt janë parashikuar Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Për shkeljen e drejtave të individit, çdo person mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Por, ndërkohë, procesi i rregullt ligjor kalon dhe zbatohet nëpër të tre shkallët e gjykimit të zakonshëm, ose edhe në shkallën e katërt. Pra, shkeljet e të drejtave të individit ia lënë Gjykatës Kushtetuese, pa kaluar nëpër shkallët e procesit të rregullt gjyqësor. Po të shkoj një individ drejtpërdrejt në

27 Gjykatën Kushtetuese, ku do të ankohet ky individ kundër vendimit të kësaj Gjykate? Pra, i ke hequr të drejtën e ankimit. Me fjalë të tjera, me këtë formulim që është bërë është shkelur Kushtetuta. Krenar Loloçi: Unë dua të theksoj disa momente. Çështja e parë ka të bëjë me procesin e rregullt ligjor. Procesi i rregullt ligjor do të thotë, duke u nisur në radhë të parë nga eksperienca e atyre vendeve që kanë Gjykatë Kushtetuese, se një çështje në lidhje me të drejtat kushtetuese të një individi lejohet të gjykohet në Gjykatën Kushtetuese vetëm pasi përfundon komplet procesi i zakonshëm gjyqësor në shkallë të parë, shkallë të dytë dhe në shkallë të tretë. Vetëm atëherë Gjykata Kushtetuese mund të futet në lojë ose të investohet. Kështu, për shembull, në një rast konkret Gjykata e Kasacionit kur gjykoi një çështje nuk mori parasysh faktin që në Gjykatën e Apelit çështja nuk ishte gjykuar nga një trup gjykues prej tre gjyqtarësh, siç e kërkon procedura, por nga dy gjyqtarë. Në lidhje me këtë çështje të gjykuar në të tre shkallët e sistemit të zakonshëm gjyqësor, Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të të interesuarit, u shpreh, pa i hyrë fare shqyrtimit të çështjes në themel, se çështja është gjykuar nga dy gjyqtarë, gjë që përbën shkelje të rëndë të kërkesave procedurale dhe, për pasojë, edhe të procesit të rregullt ligjor që është një parim bazë kushtetues dhe, në përfundim, e ktheu çështjen për rigjykim në sistemin e zakonshëm gjyqësor. Pra, vetëm pasi është përfunduar plotësisht procesi në këtë sistem, vetëm atëherë mund të hyjë Gjykata Kushtetuese dhe vetëm për shkelje të procesit të rregullt ligjor, si për shembull, nuk është lejuar avokati i një të pandehuri të marrë pjesë, nuk është lejuar një palë në gjyq të dëgjohet, nuk është njoftuar njëra nga palët, etj. Pra, Gjykata Kushtetuese nuk i hyn fare gjykimit të një çështjeje, por shqyrton nëse procesi i gjykimit i është përmbajtur një procesi të rregullt gjyqësor. Ky është momenti parë. Momenti i dytë ka të bëjë me shkeljet e të drejtave të njeriut. Kjo përmbledh dy aspekte: Aspekti i parë i referohet një akti ligjor të parlamentit që është në kundërshtim me një të drejtë kushtetuese të individit. Një grup parlamentar një ose disa nene që vijnë ndesh me Kushtetutën ia dërgon për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar anulimin e këtyre neneve. Në rast se Gjykata Kushtetuese konstaton pakushtetueshmërinë e këtyre neneve, i shfuqizon ato. Në lidhje me aspektin e tretë për të cilin do të flasë edhe Kristaqi, unë do të thoja

28 vetëm kaq: çështja është kur kemi të bëjmë me një shkelje të së drejtës së individit dhe njëra palë pretendon në gjykatën e zakonshme se një ligj i shkel një të drejtë që ia njeh Kushtetuta. Këtu mund të vihet një pikëpyetje: do ta gjykojë gjykata çështjen në bazë të ligjit, megjithëse pala e quan këtë antikushtetues, dhe do të vendosë për çështjen po në bazë të ligjit? A do të vazhdojë të gjykohet kjo çështje në të gjitha shkallët e procesit gjyqësor vetëm në bazë të ligjit, pa u dërguar nga asnjëra prej tyre në Gjykatën Kushtetuese? Spartak Ngjela: Shiko, unë e kisha këtu… Çështja është shumë e thjeshtë: më është shkelur një e drejtë kushtetuese; unë këtë do ta çoj në gjykatën e shkallës së parë, apo në Gjykatën Kushtetuese? Përgjigja është do ta çoj në gjykatën e shkallës së parë. Çështja ime do të gjykohet në shkallë të parë, madje deri në Gjykatë të Lartë. Pra, gjykata e shkallës së parë, si dhe gjykatat e tjera më të larta do të trajtojnë edhe shkeljet e Kushtetutës. Atëherë, çfarë do të shohë Gjykata Kushtetuese? Vetëm konfliktet e ligjit dhe Kushtetutës? Ta zëmë se një ligj më shkel një të drejtën time kushtetuese, pra bie ndesh me Kushtetutën. Ku duhet të shkoj për të rivendosur këtë të drejtë? Gjykatën Kushtetuese nuk e vë dot në lëvizje, ndërsa gjykata e shkallës së parë nuk e pranon kërkesën time në lidhje me antikushtetueshmërinë e ligjit. Çfarë do të ndodhë? Pra, unë do të sorollatem: Gjykata Kushtetuese do të më thotë se individi nuk ka të drejtë të më vërë në lëvizje, ndërsa gjykata e shkallës së parë do të më thotë se ajo merret vetëm me të drejtat që më njeh ligji mua dhe jo me ato kushtetuese! Tani, a e vë individi në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, apo jo? Si do ta mbroj unë një të drejtë kushtetuese që ma ka shkelur ligji? Krenar Loloçi: Ç’është e vërteta këtu është vendosur kjo sitë, që individi nuk ka të drejtë të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese drejtpërdrejt. Por, megjithatë, individit nuk i është prerë rruga. Më lejoni të vazhdoj atje ku e lashë më sipër. Ai mund t’i drejtohet, thamë, gjykatës së shkallës së parë, e cila ose e rrëzon padinë duke u shprehur se nuk ka shkelje të së drejtës kushtetuese, ose, kur konstaton se ndodhet përpara një shkeljeje, ajo e pezullon gjykimin e mëtejshëm të çështjes dhe ia dërgon çështjen për gjykim Gjykatës Kushtetuese. Në rastin kur e rrëzon, individi ankohet kundër vendimit të gjykatës së

29 shkallës së parë në gjykatën e apelit, e cila, gjithashtu, do të gjendet përpara dy zgjidhjeve: ose do të bashkohet me opinionin e gjykatës së shkallës së parë dhe do ta rrëzojë kërkesën, ose do të konstatojë antikushtetueshmërinë e ligjit. Po konstatoi antikushtetueshmërinë, do të pezullojë gjykimin dhe do t’ia dërgojë për kompetencë Gjykatës Kushtetuese. Po qe se e rrëzon kërkesën, individi mund të ankohet në Gjykatën e Lartë. Edhe kjo Gjykatë, gjithashtu, do të gjendet përpara të njëjtave zgjidhje: Ta pranojë kërkesën dhe t’ia referojë çështjen Gjykatës Kushtetuese për kompetencë, ose ta rrëzojë kërkesën. Spartak Ngjela: Jo, jo, individit nuk mund t’i hiqet e drejta për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të tij kushtetuese. Përndryshe kjo Gjykatë nuk vlen. Ajo mbetet thjesht një gjykatë institucionesh. Ne po trajtojmë raportin shtet – individ. Individi duhet ta vërë patjetër në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Sabri Godo: Unë kam humbur në të tre shkallët gjyqësorë, sepse të tre gjykatat nuk e konstatuan shkeljen e një dispozite kushtetuese. Ku mund të ankohem unë më tej? Spartak Ngjela: Unë insistoj se nuk mund t’i hiqet individit e drejta të mbrojë drejtpërdrejt të drejtat e tij kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese. Kristaq Traja: Mua personalisht më ka joshur ideja për të ndarë juridiksionet. Domethënë, Gjykata Kushtetuese të merrej me shqyrtimin abstrakt të normave ligjore në raport me Kushtetutën, ndërsa Gjykata e Lartë me të drejtat e individit. Por, në thelb, nuk jam plotësisht i bindur, sepse shikoj përplasje juridiksionesh, për të cilën do të duhej një zgjidhje finale. Spartak Braho: Në rregull, por duhen saktësuar këto gjëra. Po thamë se i kemi dhënë individit të drejtën e një procesi të rregullt ligjor, ne, në fakt, i kemi dhënë këtij individi një të drejtë të të drejtave. Çdo shkelje e një të drejte ankohet dhe gjykohet në gjyq. Pra, edhe në qoftë se ka shkelje të një të drejte që ka të bëjë më këtë proces të rregullt, individi duhet të ketë mundësi ta godasë aktin që ka shkaktuar këtë shkelje të procesit në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, është fakt që çështjet që do të kenë të bëjnë me shkeljet e një procesi të rregullt ligjor do të përplaseshin tek Gjykata Kushtetuese. Kjo nuk do të ishte

30 e papërballueshme për këtë Gjykatë. Vetëm në qoftë se në Gjykatën Kushtetuese do të shkonin vetëm ato ankesa që do të kishin të bënin me një akt, vendim, urdhër, që kanë prekur drejtpërdrejt një të drejtë kushtetuese, ndoshta individi mund të lejohej t’i drejtohej drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese. Përndryshe më duket e papërballueshme nga Gjykata ngarkesa që mund t’i krijohej. Mendoj, se ka disa zgjidhje: 1) nëpërmjet vendosjes së afatit brenda të cilit të bëhet ankimi, 2) ezaurimi i tërë shkallëve të procesit gjyqësor përpara se të vësh në lëvizje drejtpërdrejt Gjykatën Kushtetuese. Pasi të ketë shteruar të gjithë gjykimet në të gjitha shkallët gjyqësore, individi mund të lejohet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Spartak Ngjela: Problemi është se individi nuk godet dot ligjin. Arben Imami: Ti je i mendimit që individi të legjitimohet për të goditur një ligj? Spartak Ngjela: Për shfuqizimin e një aktit ose të një ligji që bie ndesh me Kushtetutën. Jo për shkeljet e të drejtave të tij, ose se nuk e ka gjykuar gjykata drejt çështjen e tij. Theodhori Sollaku: Neni 7(f) nuk bën fjalë për ligjin, por për shkeljet e një procesi të rregullt ligjor. Me proces të rregullt ligjor konceptohet edhe procesi gjyqësor në gjykatat e shkallëve të ndryshme. Spartak Ngjela: Kjo është për procesin e rregullt gjyqësor. Unë e kam fjalën, që mua, si individ, më është hequr e drejta të godas një ligj që unë e konstatoj dhe e konceptoj që është në kundërshtim me Kushtetutën. Unë nuk kam të drejtë kushtetuese të ankohem drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese. Arben Imami: Mirë, këtë çështje do ta shikojmë tek neni që flet se kush ka të drejtë ta vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Krenar Loloçi: Procesi i rregullt ligjor ka të bëjë me zbatimin e një ligji. Për shembull, në Kushtetutë janë fiksuar të drejtat e njeriut, të cilat janë detajuar më tej, për shembull, në kodin e procedurës penale. Ne jemi në procesin e zbatimit të së drejtës, nuk jemi në procesin e kundërshtimit të një ligji të caktuar, nëse është ai kushtetues apo jo. Arben Imami: Qartë. Atëherë, zoti Ngjela, kam përshtypjen se çështja që ngre ti mund të diskutohet tek neni 10.

31 Spartak Ngjela: Nuk është vetëm atje. Duhet të bëhet ndryshim edhe këtu tek neni 7. Kjo, për faktin se sipas shkronjës (f), individi ka të drejtë të shkojë në Gjykatën Kushtetuese vetëm për shkelje të procesit të rregullt ligjor. Nga kjo u mor shkas që u hap ky diskutim. Arben Imami: Dakord, atëherë. Ka vërejte të tjera për nenin 7? Spartak Ngjela: Jo, nuk ka vërejte të tjera. Arben Imami: Vazhdojmë tek neni 8 15 . Ka vërejtje? Nuk ka. Vazhdojmë tek neni 9 16 . Spartak Ngjela: Domethënë do të duhen pesë anëtarë për të marrë një vendim? Arben Imami: Domethënë mund të marrin pjesë edhe pesë anëtarë, por që të marrin vendim duhet të vendosin të gjithë në favor, përndryshe vendimi nuk mund të merret. Ka vërejte? Jo. Dakord, vazhdojmë me nenin 10 17 . Leontiev Çuçi: Përse duhet t’ia heqim të drejtën një grupi parlamentar që nuk ka dhjetë, por ka shtatë ose gjashtë? Unë them që t’i njihet kjo e drejtë çdo grupi parlamentar, duke e hequr numrin. Sipas rregullores parlamentare, një grup mund të krijohet edhe me katër deputetë. 18 15 Neni 8: “1) Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithëshme dhe janë përfundimtare. Gjykata Kushtetuese në asnjë rast nuk mund të zëvendësojë kompetecën e organeve të tjera shtetërore. 2) Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që ligji ose akti tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër. Opinionet e pakicës botohen bashkë me vendimin”. 16 Neni 9: “1) Pranimi i ankesave për gjykim vendoset nga një numër gjyqtarësh siç përcaktohet me ligj. 2) Gjykata Kushtetuese vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të saj”. 17 Neni 10: “1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të: a) Presidentit të Republikës; b) Kryeministrit; c) një grupi prej jo më pak se 10 deputetësh (ose: jo më pak se 10 anëtarë të Këshillit të Kuvendit); ç) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit; d) çdo gjykate; dh) Avokatit të Popullit; e) organeve të qeverisjes lokale; ë) organeve të komuniteteve fetare; f) partive politike dhe organizatave të tjera. 2. Subjektet e parashikuara nga gërmat ‘dh’, ‘e’, ‘ë’, ‘f’ të paragrafit 1 mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me veprimtarinë e tyre. 3. Individët mund të bëjnë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e së drejtës së procesit të rregullt ligjor”. 18 Neni 5 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë parashikonte: “Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një numër minimal prej pesë deputetësh”.

32 Sabri Godo: Tani këtu te neni 10 do të shtohet ajo që sugjeron zoti Ngjela? Spartak Ngjela: Siç e shihni duhet shtuar tek neni 7, shkronja (f). Pra, Gjykata Kushtetuese investohet kur e kërkojnë 10 deputetë. Fakti që ia ke lënë dhjetë deputetëve, ke eliminuar individin. Arben Imami: Në fakt, po t’ia japësh këtë të drejtë një individi, atëherë duhet të eliminosh të gjithë subjektet e tjera të parashikuar në këtë nen. Neni 10 nuk ka nevojë të parashikojë as 10 deputetët, as Presidentin, por mjafton të thotë se Gjykatën Kushtetuese ka të drejtë ta vërë në lëvizje çdo shtetas me të drejtë vote. Gjykatat kanë të drejtë të gjykojnë një ligj në bazë të Kushtetutës për një çështje konkrete kur shkelet një e drejtë e individit, sikurse u soll një kazus më parë. Theodhori Sollaku: Për atë rastin që solli Spartak Ngjela, unë do të thosha se individi mund t’i drejtohet deputetit të zonës dhe t’i kërkojë këtij, i cili, pasi të bindet për shkeljen, së bashku me nëntë deputetë të tjerë, të paraqesë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për gjykimin e një ligji antikushtetues. Spartak Ngjela: Individi, po të dojë, mund të shkojë te Avokati i Popullit dhe nuk ka nevojë të shkojë tek deputeti. Arben Imami: Domethënë individi i ka rrugët… Pandeli Majko: Madje unë kam përshtypjen se Avokati i Popullit merr vlera në këtë aspekt. Spartak Ngjela: Si nuk mund të ketë të drejtë individi të ankohet kundër një ligji në Gjykatën Kushtetuese? Zotërinj, sapo del një ligj menjëherë fillon një marrëdhënie midis shtetit dhe individit. Arben Imami: Gjykata Kushtetuese është krijuar për të gjykuar pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën; në asnjë vend ligjin nuk e bën individi! Spartak Ngjela: Atëherë, individi nuk do të zbatojë ligjin e tij! Unë i njoh individit vetëm të drejtën e kërkesës. Kjo nuk do të thotë se ai do të fitojë. Pse të mos i jepet individit e drejta për të kërkuar në Gjykatën Kushtetuese papajtueshmërinë e një ligji me Kushtetutën?

33 Arben Imami: Unë jam kundra! Një e drejtë e tillë do të shpërdorohej! Perikli Zaharia: Ekziston një parim që nuk duhet të injorohet, i cili është që të vesh në lëvizje një çështje, duhet të ekzistojë një konflikt ose kundërshtim në themel të saj (çështjes). Ose, e thënë pak më ndryshe, një çështje duhet të ketë në themel të saj një kundërshtim, në rast se duam që të investohet një gjykatë. Le ta ilustroj me një shembull: unë filloj dhe ndjek një çështje, që lidhet me interesat e mija, deri në gjykatën më të lartë. Unë nuk jam i kënaqur as me vendimin që jep instanca më e lartë, siç është Gjykata e Kasacionit ose Gjykata e Lartë. Duke qenë se më preken interesat e mija dhe meqenëse sistemi gjyqësor i zakonshëm gjykoi në kundërshtim me to dhe, në këtë mënyrë, unë mendoj se unë zhvishem ose më preket një e drejtë individuale, atëherë unë i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. E bazoj këtë edhe në praktikën që parashikon neni 26 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sipas së cilës për të shkuar në Gjykatën e Strasburgut duhet të jenë ezauruar të gjitha rrugët e sistemit gjyqësor të zakonshëm të një vendi. Tani, a duhet individi t’i kundërvihet një ligj drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese apo jo? Unë mendoj se jo, për arsye se individi nuk mund t’i kundërvihet një ligji, i cili mund të prekë interesat e shtetasve në përgjithësi. Ai mund t’i kundërvihet ligjit vetëm kur dispozitat e tij prekin drejtpërdrejt interesat e tij, pra, ka një kundërvënie, një shkelje të interesave të tij. Fillimisht, ai e bën këtë çështje objekt të sistemit gjyqësor të zakonshëm pastaj, kur mbetet i pakënaqur, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Çfarë kuptimi do të kishte në qoftë se një individ do të kundërshtonte në Gjykatë një ligj dhe që nga ky moment, meqenëse interesat e tij nuk preken drejtpërdrejt nga ligji, ai nuk do të interesohej më për fatin e këtij kundërshtimi? Parlamenti është organ politik; ai nxjerr një ligj që është thjeshtë një substancë politike. Kundërshtimi i kësaj substance do ta bëja vetëm në momentin kur do të më prekeshin drejtpërdrejt interesat dhe të drejtat e mia. Ky moment mund të shfaqet pas gjashtë muajsh ose një viti nga dita që është nxjerrë ligji. Spartak Ngjela: Më jep një Kushtetutë që nuk i njeh individit një të drejtë të tillë!

34 Kristaq Traja: Më fal, Spartak, çështja që ti ngre ka të bëjë vetëm me mundësinë e individit që të kundërshtojë drejtpërdrejt një ligj, apo për të gjithë procedurën gjyqësore të kundërshtimit? Spartak Ngjela: Një ligj më prek një të drejtën time, të cilën e mbron Kushtetuta. Kristaq Traja: Tani ti pyet se si do ta kundërshtosh këtë ligj? Spartak Ngjela: Në gjykatën e zakonshme unë nuk e kundërshtoj dot, se gjykata do të zbatoj ligjin dhe do të ma rrëzojë kërkesën. Atëherë, mua nuk më mbetet rrugë tjetër veçse të blej dhjetë deputetë që të paraqesin kundërshtimin tim në Gjykatën Kushtetuese. Kristaq Traja: Pra, a ke të drejtë ti që të kërkosh në gjykatën e zakonshme antikushtetueshmërinë e një ligji? Shih nenin 11 te pjesa “Gjykatat” dhe do ta gjesh zgjidhjen. 19 Perikli Zaharia: Pra, ekziston mundësia. Nuk i është hequr mundësia individit. Një ligj ose vendim i qeverisë nuk kam pse e kundërshtoj sa kohë që nuk më janë prekur interesat. Spartak Ngjela: Një vendim të qeverisë që bie ndesh me Kushtetutën dhe më ka shkelur të drejtën time, ku mund ta kundërshtoj? Kristaq Traja: Nëpërmjet procesit gjyqësor të zakonshëm dhe vetëm pasi të jetë ezauruar ky proces, sepse kemi të bëjmë me kontrollin incidental. Ti mund t’i drejtohesh Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar këtë vendim qeverie që të ka cenuar të drejtat themelore, por jo drejtpërdrejt. Vetëm nëpërmjet procesit gjyqësor. Sabri Godo: Unë jam dakord që fillimisht të ezaurohet procesi gjyqësor. Spartak Ngjela: Pra, një individi do t’i duhet të lodhet së ngjituri shkallët e sistemit gjyqësor për të vajtur në Gjykatën Kushtetuese. Sabri Godo: Epo ndryshe pastaj, një milion shqiptarë do venë në Gjykatën Kushtetuese! 19 Neni 11, pika 2: “Gjyqtarët nuk zbatojnë ligjet që vijnë në kundërshtim me Kushtetutën. Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat”.

35 Perikli Zaharia: Gjykata është e detyruar të marri parasysh çdo kërkesë. Në qoftë se gjykata nuk e merr parasysh, ajo duhet të lëshojë një vendimi. Unë legjitimohem të ankohem kundër këtij vendimi në shkallët më të larta gjyqësore dhe, në fund, në Gjykatën Kushtetuese. Spartak Ngjela: Dakord, po ti legjitimohesh të kërkosh vetëm në lidhje me shkeljet e procesit të rregullt ligjor dhe jo për një ligj. Gjyqtari që do të merrte kërkesën tënde do të thoshte se çështja nuk ka të bëjë me shkelje të një të drejte që buron nga procesi i rregullt ligjor, por me papajtueshmërinë e një ligji me Kushtetutën, konflikt për të cilin ai (gjyqtari a gjykata) nuk legjitimohet të investohet. Arben Imami: Ai mund dhe duhet të investohet dhe këtë e sqaron neni 11, të cilin e përmendi Kristaqi. Kristaq Traja: Kur gjykata e çmon se ligji është antikushtetues ia referon çështjen Gjykatës Kushtetuese. Në të kundërtën e refuzon kërkesën. Unë do të jap një kazus fare të thjeshtë për ta sqaruar këtë moment. Marrim nenin që bën fjalë për pronën. Atje thuhet se “nuk mund të shpronësohet pa shpërblim të plotë”. Një individ që nuk është shpërblyer si duhet i përshkoi të tëra shkallët gjyqësore. Individi nuk është dakord edhe me vendimin e Gjykatës së Lartë. Çështja i paraqitet Gjykatës Kushtetuese, e cila do të investohet sepse ka cenim të drejtpërdrejt të një të drejte kushtetuese ose të tërthortë kur vendimi gjyqësor është marrë në bazë të një ligji antikushtetues. Spartak Ngjela: Megjithatë, ti i ke hequr të drejtën individit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Arben Imami: Për çfarë konkretisht: për një shkelje të të drejtës kushtetuese apo për një ligj? Spartak Ngjela: Është njësoj, sepse e drejta kushtetuese nuk mund të shkelet pa një akt. Individi do të godasë këtë akt që i cenoi të drejtën. Po të jetë një akt administrativ i thjeshtë, ky goditet në gjykatën e shkallës së parë. Krenar Loloçi: Pra, si do ta bëjë padinë, zoti Ngjela, që të zbresim në terren konkret? A do të përcaktosh se cili është objekti? Pastaj, a do t’i referohesh një neni konkret?

36 Spartak Ngjela: Objekti do të jetë kundërshtimi i një ligji, i cili më prek mua të drejtën e parashikuar në nenin “X” të Kushtetutës. E çova padinë në gjykatë. A do të investohet gjykata e shkallës së parë? Krenar Loloçi: Po, drejtpërsëdrejti! Spartak Ngjela: E çfarë do të vendosi? Krenar Loloçi: Ta zëmë se e rrëzoi kërkesë-padinë… Arben Imami: Nuk ka rëndësi se çfarë vendos. Paraqitësi i kërkesë- padisë do të ndjekë të tria shkallët gjyqësore, në qoftë se nuk është i kënaqur me vendimet e tyre. Sigurisht këto gjykata nuk mund të shfuqizojnë ligjin. Vetëm Gjykata Kushtetuese e ka këtë mundësi. Pika tre e nenit 10, për të cilën po diskutojmë, është e lidhur me pjesën “Gjykatat” që vjen më pas. Doni që t’i gjykojmë së bashku apo doni që ta mbyllim këtë pikë njëherë pastaj të kalojmë tek pjesa tjetër? Kristaq Traja: Unë do të sugjeroja që të shikojmë edhe pjesën “Gjykatat”. Arben Imami: Dakord, vazhdojmë tek neni 1 20 i pjesës “Gjykatat”. Pandeli Majko: Sa anëtarë ka Gjykata e Lartë? Arben Imami: Nuk është përcaktuar numri. Pandeli Majko: Unë kërkoj që numri të përcaktohet! Kristaq Traja: Po të përcaktojmë numrin mund të ndodheshim përpara situatës që të rritej ngarkesa e punës së Gjykatës, ndërsa do të ishte e pamundur të rritej numri i anëtarëve të saj për të përballuar ngarkesën. Pandeli Majko: Për shembull, a jeni dakord me numrin 21? Sa e kanë vendet e tjera? 20 Neni 1: “1. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë si dhe nga gjykata të tjera më të ulta që krijohen me ligj. 2. Anëtarët e Gjykatës së Lartë zgjidhen nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës. 3. Anëtarët e Gjykatës së Lartë zgjidhen për shtatë vjet. Anëtarët që rizgjidhen pas këtij afati qëndrojnë në detyrë deri në moshën e pensionit. 4. Anëtarët e Gjykatës së Lartë zgjedhin nga gjiri i tyre kryetarin, i cili qëndron në detyrë për pesë vjet, me të drejtë rizgjedhjeje”.

37 Krenar Loloçi: Përgjithësisht, numri i anëtarëve të gjykatave të kasacionit në vendet e tjera nuk është i përcaktuar. Vetëm vendet që kanë gjykata të larta e kanë të përcaktuar numrin e anëtarëve. Pandeli Majko: Unë jam që numri të përcaktohet. Krenar Loloçi: Numri i anëtarëve të gjykatës së kasacionit nuk parashikohet, sepse është gjykatë rishikuese. Çdo ankim kundër një vendimi të gjykatës së apelit, dërgohet për gjykim në gjykatën e kasacionit. Leontiev Çuçi: Pse duhet ta vendosim numrin në Kushtetutë? Arben Imami: Përcaktimi i numrit nuk lejon që Gjykata të çekuilibrohet politikisht. 21 Perikli Zaharia: Kjo është e drejtë. Qenia e papërcaktuar e numrit rrezikon gjykatën nga mazhorancat që vinë në fuqi. Pandeli Majko: Çdo mazhorancë do të shtonte numrin në interes të ndikimit të saj politik në gjykatë. Perikli Zaharia: Këtë doja të thoja. Prandaj edhe unë e mbështes qenien e numrit. Në kushtet e Shqipërisë, me një fjalë, shtimi i numrit do të kthehej në një fenomen të zakonshëm. Pandeli Majko: Unë propozoj 15 anëtarë. Spartak Ngjela: Po pse 15 dhe jo 13 anëtarë? Pandeli Majko: E rëndësishme është që unë jam kundër parimit të mospërcaktimit të numrit, siç na është paraqitur. Sa është numri i anëtarëve në Gjykatën e Kasacionit tani? (zë i paidentifikueshëm): Njëmbëdhjetë. 21 Kur numri i anëtarëve të Gjykatës së Kasacionit është i papërcaktuar, përbërja e kësaj Gjykate është më e ekspozuar ndaj ndryshimeve të shumicave parlamentare pas çdo zgjedhjeje. Një shumicë e cila do të ishte e pakënaqur me vendimet e Gjykatës në një moment të dhënë, mund të përdorte si mjet për të influencuar në vendimet e Gjykatës mundësinë për të rritur numrin e anëtarëve të Gjykatës me qëllim që të zgjidhte anëtarë të rinj me prirje politike të njëjta ose të përafërta me ato të shumicës parlamentare. (Shënim i red.)

38 Pandeli Majko: Shumica e sotme parlamentare mund ta rrisë këtë numër në 31 dhe askush nuk mund t’i thotë gjë. Prandaj, hajde të vëmë një numër fiks. Spartak Ngjela: Nuk mund ta vejë dot Kushtetuta! Bile unë habitem se pse duhet ta quajmë Gjykatë të Lartë! E kemi mirë praktikën e derisotme me Gjykatë Kasacioni. Pandeli Majko: Edhe mua nuk më duket ide e keqe që të vazhdojmë me Gjykatën e Kasacionit. Krenar Loloçi: Gjykata e Lartë që është paraqitur është pak a shumë e njëjtë me Gjykatën e Kasacionit. Arben Imami: Pse e kemi quajtur “Gjykatë të Lartë” atëherë? Kristaq Traja: Sepse kryen edhe disa funksione të tjera. Ka buxhet më vete, ka të drejtën e unifikimit dhe të ndryshimit të praktikës së gjyqësorit. Çështja e fiksimit të numrit mua më bën disi të mendueshëm, sepse ajo bazohet në premisën se gjyqtarët mbajnë njëanshmëri politike… Theodhori Sollaku: Lidhur me emërtimin e gjykatës më të lartë në një shtet, emërtimet janë Gjykatë e Lartë, Gjykatë Kasacioni, ka dhe vende që e përdorin Gjykata e Lartë e Kasacionit. Thelbi është tek veprimtaria e kësaj Gjykate, që e dallon një gjykatë nga një tjetër. Por dëshiroj të them, jo se kam ndonjë alergji për termin “Gjykatë e Lartë”, por duke pasur parasysh faktin që, që nga 1992 e këtej është ngritur e ka funksionuar një Gjykatë Kasacioni, kodet përkatëse të procedurave penale dhe civile përdorin termin “Gjykatë Kasacioni”. Prandaj, unë do të sugjeroja që, në qoftë se nuk prish ndonjë punë termi “Gjykatë e Lartë” ose “e Kasacionit”, të mbetej “Gjykatë e Kasacionit”, gjë që do t’i përshtatej më mirë legjislacionit ekzistues. Pandeli Majko: Në dispozitat tranzitore duhet të theksojmë vazhdimësinë e mandatit të anëtarëve që janë sot, me qëllim që të garantojmë qëndrimin e tyre në detyrë. Theodhori Sollaku: Ajo do të bëhet edhe për të gjitha institucionet kushtetuese. Arben Imami: Sigurisht, as nuk bëhet fjalë!

39 Maksim Haxhia: Unë nuk jam dakord me atë që thotë Theodhoriu. Çështja e kodeve të procedurave është një problem teknik dhe lehtësisht i riparueshëm. Arben Imami: Atëherë, mirë, ku qëndron diferenca midis Gjykatës së Lartë dhe asaj të Kasacionit? Maksim Haxhia: Veç atyre që tha Kristaqi, Gjykata e Lartë mund të gjykojë edhe si gjykatë e shkallë e parë, ndërsa Gjykata e Kasacionit sheh vetëm ligjshmërinë e çështjeve të gjykuara në gjykatat më të ulta. Spartak Ngjela: Ne nuk po na gjykon në fakt Gjykata e Apelit, ndërsa tani kërkojmë të na gjykojë në fakt edhe Gjykata e Lartë! Maksim Haxhia: Aktualisht, Gjykata e Kasacionit nuk pranon prova të reja. Kristaq Traja: Synojmë që Gjykata e Lartë, jo vetëm të ketë të drejtën e rishikimit, që është e drejta që ka Kasacioni, por të ketë edhe të drejtën të unifikojë praktikën. Të ketë administrimin e buxhetit të saj, si dhe të dalë më fortë në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Në një nen më poshtë, Gjykatës së Lartë i është dhënë e drejta të zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën. Spartak Ngjela: O fshije fare Gjykatën Kushtetuese dhe bëj Gjykatë të Lartë siç duhet, ose lër Gjykatën Kushtetuese bashkë me Kasacionin! A më dëgjon? Kristaq Traja: Ai debat ka përfunduar. Spartak Ngjela: Epo nuk mund të bashkohen dot dy sisteme! Kristaq Traja: Ky është një instrument për të mbrojtur pavarësinë e gjykatave. Spartak Ngjela: Dakord, quaje si të duash, ajo si Gjykatë Kasacioni do të funksionojë. Arben Imami: Le të flasim për emrin. Pandeli Majko: Unë them ta lëmë siç është. Kristaq Traja: Do të ketë reagime nga pushteti gjyqësor, sepse ata janë autorë të këtij propozimi që kemi paraqitur.

40 Pandeli Majko: Ne po diskutojmë në Kuvend projektligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Kasacionit; askush nuk e ka ngritur idenë e ndryshimit të emrit nga “Gjykatë Kasacioni” në “Gjykatë të Lartë”. Genc Ruli: Jo, e vërteta është që të gjithë punonjësit e praktikës duan që Gjykata e Kasacionit të quhet “Gjykatë e Lartë”. Spartak Ngjela: Ashtu është. Por unë them që ta disiplinojmë e detyrojmë Apelin të gjykojë në fakt. Pandeli Majko: Pse nuk funksionon Apeli, është tjetër gjë... Kristaq Traja: Nëse nuk funksionon gjykata, nuk është faji i dispozitës... Megjithatë, Apeli gjykon edhe çështje në fakt. Pandeli Majko: Unë jam që gjyqësori të rrijë kështu siç është. Në këtë mënyrë shmang çdo lloj debati në të ardhmen për gjyqësorin. Kristaq Traja: Kështu siç është, nuk funksionon Gjykata e Kasacionit! Pandeli Majko: Buxhetin nuk e vendos Gjykata e Lartë! Edhe Kasacioni ka buxhet më vete. Unë mendoj se duhet bërë një bisedë me drejtuesit e Gjykatës së Kasacionit. Të marrim mendimet e anëtarëve të Gjykatës Kasacionit për këtë problem. Sa herë që ndryshohet Kushtetuta, aq herë ndryshon edhe emri i Gjykatës më të lartë në vend. Kështu ata mund të thonë: pritni njëherë o zotërinj, çfarë po bëni? Kemi 7 vjet që po punojmë në Gjykatën e Kasacionit. Duam të pyetemi edhe ne! Krenar Loloçi: Po nuk ndryshon thelbi i Gjykatës! Pandeli Majko: Pavarësisht, ata duhen pyetur. Kristaq Traja: Më fal zoti Majko, po ne e kemi marrë mendimin e tyre! Pandeli Majko: Nuk e kam me shkrim. Ore, a merret vesh kjo botë sot? Ata mund të pranojnë se e kanë dhënë mendimin, ndërsa ditën tjetër dalin në shtyp dhe thonë se nuk i kemi pyetur fare! Arben Imami: Së pari, me anëtarët e Gjykatës së Lartë janë bërë disa konsulta për këtë çështje, natyrisht edhe për çështje të tjera. Madje në

41 këto konsulta, ata janë shprehur jo vetëm për ndryshimin e emrit nga “Gjykatë e Kasacionit” në “Gjykatë e Lartë”, por edhe për abrogimin ose eliminimin e Gjykatës Kushtetuese! Pandeli Majko: Pasi të vendosim për emrin, mund të vendosim edhe për çështjen e numrit të anëtarëve të kësaj Gjykate. Maksim Haxhia: Nuk është aq preokupante çështja e numrit të anëtarëve të Gjykatës, se sa funksioni që ajo do të kryejë! Arben Imami: Në lidhje me funksionin, ka opsione të ndryshme… Spartak Braho: Kjo do të rregullohet me ligj. Theodhori Sollaku: Edhe sot Gjykata e Kasacionit duhet të gjykojë vetëm bazën ligjore të vendimeve gjyqësore. Në Kodet e Procedurave parashikohen katër raste, në të cilat mund të investohet Gjykata e Kasacionit. Kristaq Traja: Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm për të parashikuar si të drejtën e Gjykatës për të pasur juridiksion fakti, ashtu dhe për të pasur juridiksionin rishikues. Në këtë mënyrë përputhet emri me përmbajtjen. Spartak Ngjela: Më duket se në projektin e paraqitur janë trajtuar shumë çështje për gjykatën, kur një pjesë prej tyre duhet të rregullohen e zgjidhen me ligj. Kristaq Traja: Unë mendoj se çështjet e trajtuara këtu janë plotësisht kushtetuese, të cilat nga ana e tyre synojnë të garantojnë autonominë e pushtetit gjyqësor. Spartak Ngjela: Në qoftë se Gjykata e Lartë ose Gjykata e Kasacionit janë përcaktuar në të dy kodet e procedurave, për mua kjo është e mjaftueshme. Kristaq Traja: Jo, çështjet që trajtohen këtu në projekt kanë të bëjnë me organizimin e Gjykatës, me të cilat nuk merret procedura. Spartak Ngjela: Do ta bëjmë me ligjin për organizimin e drejtësisë. Kristaq Traja: Duhet piketat të hidhen këtu! Arben Imami: Ligji është i ndryshueshëm dhe për këtë arsye nuk shërben si një garanci, siç është garancia kushtetuese. Nga ana tjetër,

42 ne kemi rënë dakord që të bëjmë një Kushtetutë relativisht më të detajuar dhe më të qartë, kështu që edhe pjesa për gjyqësorin do të përmbajë më shumë çështje në lidhje me gjyqësorin. Sigurisht, kjo pjesë mund të shkruhet shumë më shkurt. Krenar Loloçi: Fjala vjen, Republika Çeke ka vetëm dy nene. Arben Imami: Me dy nene tek ne nuk bëhet, pasi na mungon tradita. Republika Çeke ka një traditë, që nuk ka nevojë të diskutohet. Ne jemi në proces ndërtimi dhe ky proces ndërtimi, në mungesë të traditës, kërkon të jetë i garantuar në fillimet e veta, me qëllim që të evitojë ndryshimet e shpeshta, të cilat, në thelb, i kundërvihen krijimit dhe ruajtjes së traditës. Jonuz Begaj: Zoti Imami, ju jeni për “Gjykatë Kasacioni” apo për “Gjykatë të Lartë”? Arben Imami: Unë nuk jam jurist, megjithatë për mua nuk ka shumë rëndësi emri, sido që e kuptoj që duhet të ketë një korrelacion midis përmbajtjes dhe emrit. Unë jam dakord me konceptin rishikim në fakt të çështjeve gjyqësore. Së dyti, jam plotësisht në favor të vetadministrimit të buxhetit nga ana e gjyqësorit dhe, së fundi, me unifikimin e praktikës. Po kështu jam dakord që Gjykata të gjykojë vendimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjë që forcon gjyqësorin. Në qoftë se i futim këto dy-tre elementë që thashë, për mua, edhe po ta quajmë “Gjykata e Kasacionit” nuk përbën ndonjë problem. Pandeli Majko: Unë jam për të ruajtur Gjykatën e Kasacionit ashtu siç e kemi sot. Jam kundër shartimeve të natyrave të ndryshme. Në qoftë se do të kemi Gjykatë të Lartë, hajde të heqim Gjykatën Kushtetuese! Leontiev Çuçi: Nga sistemi ekzistues, çfarë ndryshimi sjell projekti? Kristaq Traja: Sjell një ndryshim thelbësor: unifikimin e praktikës nëpërmjet vendimeve unifikuese, duke frenuar praktikat e ndryshme, të cilat janë burim ose shkak korrupsioni. Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë vendos disiplinë të plotë në zbatimin e ligjit. Zamira Çaka: A është i detyrueshëm një vendim i tillë?

43 Kristaq Traja: Është i detyrueshëm, në sensin që një gjyqtar i një shkalle gjyqësore më të ulët, po ta zgjidhi ndryshe një çështje nga mënyra sesi është vendosur në vendimin unifikues, gjykata më e lartë do ta prishë këtë vendim. Pandeli Majko: E lemë njëherë variantin e Gjykatës së Kasacionit siç është, ndërsa variantin e Gjykatës së Lartë e shikojmë më pas. Përzierje nuk do të bëjmë këtu. O Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë Kasacioni, ose bëjmë vetëm një Gjykatë të Lartë! Arben Imami: Jo, ka edhe Kushtetuta që parashikojnë Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Pandeli Majko: Drejtësia jonë është mësuar me veshjen që ka. Arben Imami: Kushtetuta gjermane është një shembull… Pandeli Majko: Po Gjermania është federatë! Arben Imami: Nuk ka lidhje federata me këtë çështje! Spartak Ngjela: Le t’i referohemi praktikës që kemi pasur. Ne e kemi pasur Gjykatën e Lartë, e cila ka gjykuar në fakt, madje nxirrte edhe udhëzime me fuqinë e ligjit. Kjo ishte e tillë me qëllim që të arrihej centralizimi i brendshëm. Pra, edhe me këtë projekt nuk synohet forcimi, sesa centralizimi i sistemit. Në qoftë se mendojmë se centralizimi i sistemit na rrit pavarësinë e sistemit, këtë hajde ta diskutojmë. Prandaj, pa u zgjatur dhe pa hyrë në detaje, këtë çështje më mirë ta rregullojmë me ligj se sa me Kushtetutë. Kjo e fundit s’i bën dot të gjitha. Kristaq Traja: Ligji mund të ndryshojë sa herë ndryshohen legjislaturat, ndërkohë që parimet bazë të gjyqësorit nuk duhet të ndryshojnë. Spartak Ngjela: Edhe procedurat i kanë ndryshuar sa herë kanë dashur, por kjo nuk do të thotë që procedurat nuk kanë ekzistuar gjatë ose kanë pushuar së ekzistuari. Kristaq Traja: Janë çështje që duhet të vihen në Kushtetutë. Megjithatë, këtu u hodh propozimi që Gjykata e Kasacionit të mbetet siç është!

44 Arben Imami: Domethënë edhe njëherë, a mund të bëjmë një pyetje? A mundet Kasacioni të marri prova të reja? Theodhori Sollaku: Jo! Arben Imami: Pra, dallimi qëndron tek gjykimi në fakt ose jo… Spartak Ngjela: Ky është juridiksioni rishikues, që përmendet në projekt. Arben Imami: Me juridiksion rishikues do të thotë të gjykosh në fakt? Kristaq Traja: Jo medoemos… Spartak Ngjela: Kur e çmon Gjykata. Kristaq Traja: Jo, kur e çmon Gjykata! Kjo çështje do të zgjidhet tek ligji që përmende ti. Kësaj nuk është i mbyllur dera. Që në nenin 2, pika 7, është parashikuar mundësia e Gjykatës së Lartë për të gjykuar në fakt. 22 Ndërsa në nenin 6 jepet rruga normale e rishikimit në bazë të ligjit. Në raste të veçanta, me ligj Gjykatës mund t’i vihet detyra të gjykojë në shkallë të parë, siç është rasti i zgjedhjeve, për shembull. Domethënë, çështje krejt të veçanta të përcaktuara me ligj mund t’i shikojë nga pikëpamja faktike. Spartak Ngjela: Ka korrelacion ndërmjet të drejtës për rishikim dhe termit “Gjykatë e Lartë”. Gjykata e Kasacionit është e ndryshme. Vetë termi “kasacion” vjen nga frëngjishtja kasé që do të thotë “thyej”. Pra, e kthen një vendim të gjykohet përsëri në shkallët gjyqësore më të ulta dhe nuk mund të bëjë asgjë më shumë. Ndërsa, Gjykata e Lartë mund të gjykojë në fakt. Pra, terminologjia nuk është kot, nuk është vënë kot. Tani, është koha të vendosim do ta mbajmë Kasacion apo Gjykatë të Lartë! 22 Neni 2, pika 7: “Gjyqtarët mund të hiqen nga detyra për shkelje të Kushtetutës ose shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, me dekret të Presidentit të Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kundër këtij vendimi ata kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Lartë, e cila në këtë rast vendos me Kolegje të Bashkuara”.

45 Arben Imami: E vërteta është që Gjykata aktuale e Kasacionit ka gjykuar edhe si gjykatë e shkallës së parë. Për shembull, janë gjykuar personat në bazë të ligjit për figurat! 23 Spartak Ngjela: Ia jepte ligji [një të drejtë të tillë]! Arben Imami: Ia dha ligji, por kjo vjen ndesh me ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”… Spartak Ngjela: Po, vjen ndesh. Maksim Haxhia: Po edhe në praktikën e përditshme, ajo gjykon. Ka gjykuar plot raste. Spartak Ngjela: Patjetër, është abuzuar! Kristaq Traja: Kur thua “rishikues”, nuk mund të gjykojë në shkallë të parë. Maksimumi si gjykatë e shkallës së dytë dhe, në këto raste, mund të gjykojë në fakt. Spartak Ngjela: E vetmja gjë është që duhet të bllokojmë arbitrarizmin e Gjykatës së Lartë për gjykimet në fakt. Si realizohet kjo? Kristaq Traja: Unë e shoh si diçka pozitive pajisjen e Gjykatës së Lartë me juridiksion rishikues faktik. Le ta ilustroj me një kazus. Maksim Haxhia: Gjykata e Kasacionit ka gjykuar në fakt, megjithëse nuk i është njohur një e drejtë e tillë. Kështu që është më mirë t’ia njohësh ligjërisht këtë gjykim. Kristaq Traja: Po të gjykosh një ministër, duke filluar nga shkalla e parë, gjykimi do të zvarritet nga shkalla e parë, në shkallë të dytë e deri në shkallë të tretë. Ndërsa po e gjykoi Gjykata e Apelit si shkallë e parë, ministri kalon dhe gjykohet në shkallë të dytë në Gjykatë të Lartë. Mund të kesh çështje të tjera shumë të rëndësishme që nuk 23 Gjykata e Kasacionit ka gjykuar në shkallë të parë çështjen në ngarkim të Frrok Çupit në bazë të nenit 10 të ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës dhe të zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, në të cilin parashikohet se: “Kundër vendimit të Komisionit Shtetëror personi mund të ankohet në Gjykatën e Kasacionit brenda shtatë ditëve nga dita e komunikimit, që duhet të vendosë brenda 15 ditëve”.

46 mund t’i lësh për t’i gjykuar në shkallë të parë. Sigurisht, kjo do të rregullohet me ligj. Arben Imami: Kam përshtypjen që është lënë hapësira e nevojshme për të rregulluar me ligj çështje të veçanta si ato që u përmendën. Kam përshtypjen që paragrafi i dytë i nenit 6 duhet parë në lidhje me paragrafin 1 të këtij neni. Paragrafi 1 thotë që Gjykata e Lartë ka juridiksion rishikues. Paragrafi i dytë thotë që: “Për unifikimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë ka të drejtë të tërheqë për shqyrtim në kolegjet e bashkuara çështje të caktuara gjyqësore”. Mos vallë këto duhen lexuar së bashku? Pra, mos vallë juridiksioni rishikues duhet parë në kontekstin e unifikimit, domethënë gjykimi juridiksioni faktik ushtrohet kur tërheq një çështje për gjykim për të unifikuar praktikën gjyqësore? Krenar Loloçi: Do të ishte një kufizim shumë i madh. Kjo nuk do të linte hapësirë për Gjykatën e Lartë për të bërë ndonjë gjykim tjetër në fakt, të cilën ne nuk jemi në gjendje ta parashikojmë sot. Arben Imami: Qartë. Siç ishte për shembull rasti që mori Kristaqi më sipër, kur Gjykata e Lartë mund të gjykojë si gjykatë apeli dhe, si e tillë, do t’i duhet të marrë edhe prova të reja. Spartak Ngjela: Neni 6, pika 2, duket sikur të referon në një dispozitë tjetër, ku mendohet se është përmendur për herë të parë unifikimi. E them këtë, pasi shikoni si fillon kjo dispozitë: “Për unifikimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë ka të drejtë të tërheqë për shqyrtim në kolegjet e bashkuara çështje të caktuara gjyqësore”. Arben Imami: E ndryshojmë pak a shumë si vijon: “Gjykata e Lartë ka të drejtë që, për të unifikuar dhe ndryshuar…” . Spartak Ngjela: Kur e quan “Gjykatë e Lartë”, ti e prezumon një të drejtë të tillë dhe nuk është nevoja që t’ia japësh. Në rastin e Gjykatës së Kasacionit duhet parashikuar që kjo Gjykatë ka të drejtën e unifikimit [të praktikës]. Arben Imami: Dakord, e quajmë “Gjykata e Kasacionit”, të cilës i njohim këtë të drejtë. Spartak Ngjela: Në këtë mënyrë i ndërron natyrën...

47 Arben Imami: Gjithashtu, shtojmë edhe të drejtën e individit për të goditur ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Spartak Ngjela: Unë nuk jam kundër që individit t’i jepet kjo e drejtë. Arben Imami: A jeni dakord që t’i njohim individit të drejtën që për interesa e tij të godasë drejtpërdrejt një ligj në Gjykatën Kushtetuese? Spartak Ngjela: Vetëm për një ligj që e prek individin dhe jo për një ligj në përgjithësi. Arben Imami: Dakord. Atëherë, shtojmë mbas pikës (f) tek neni 10 i pjesës “Gjykata Kushtetuese”, një pikë (g) në lidhje me individin. Kristaq Traja: Kjo është tek pika 3 e nenit 10. Perikli Zaharia: Kjo është thelbësore. Unë mendoj që duhet hequr termi “procesi i rregullt ligjor”. Maksim Haxhia: Të zëvendësohet me fjalët “për shkeljen e të drejtave kushtetuese”. Arben Imami: Në këtë mënyrë zgjidhet edhe shqetësimi që ka zoti Ngjela. Kristaq Traja: Ky ndryshim duhet bërë edhe tek neni 7, germa (f), i pjesës “Gjykata Kushtetuese”. Arben Imami: Atëherë, edhe tek neni 7 do të bëhet: “…për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese”. Por duhet sqaruar që mund të goditet vetëm ligji që ka cenuar një të drejtë kushtetuese të individit. Kristaq Traja: Ka shkelje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë. Perikli Zaharia: Le të marrim një rast. Është bërë gjykimi i një të pandehuri pa avokat, e cila përbën shkelje të të drejtës kushtetuese të mbrojtjes. Theodhori Sollaku: Aty shumë-shumë mund të pranohej procesi i rregullt ligjor... Por, po përfshive të gjitha të drejtat themelore kushtetuese, atëherë kjo zgjerohet shumë. Kristaq Traja: Është e vështirë të gjesh në tekstin e Kushtetutës një të drejtë të caktuar që të jetë shkelur haptazi me vendim gjyqësor.

48 Arben Imami: Edhe një herë për t’u kuptuar: Gjykata Kushtetuese do të gjykojë një çështje që është ngritur nga një individ, pasi i ka kaluar të gjitha shkallët gjyqësore, apo do të gjykojë vetëm një çështje për shkelje të procesit të rregullt ligjor? Po të jetë kështu, pika (f) e nenit 8 tek “Gjykata Kushtetuese” duhet mbajtur kështu siç është. Kristaq Traja: Jo, sepse kemi të bëjmë vetëm me një të drejtë të njeriut. Kjo e drejtë vërtet është shumë e gjerë, por vetëm një është. Arben Imami: A mund të ngrejë një çështje konkrete individi përpara Gjykatës Kushtetuese? Për shembull, një çështje në lidhje me të drejtën e pronës? Fjala vjen, dikujt nuk iu dha prona padrejtësisht; a mund ta kërkojë ndreqjen e kësaj në Gjykatën Kushtetuese? Spartak Ngjela: Jo, mund të ngrejë një padi vetëm kur një e drejtë kushtetuese shkelet nga një ligj. Arben Imami: Atëherë, do të godasë ligjin! Spartak Ngjela: Vetëm ligjin! Po qe se ligji shfuqizohet pastaj mund të ngrihet padia në gjykatën e shkallës së parë ose në atë të faktit për të fituar një të drejtë konkrete. Perikli Zaharia: Dëshiroj të jap një shembull të thjeshtë: nuk jam dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë, për arsye se kjo Gjykatë për marrjen e një vendimi është bazuar në një ligj ose vendim qeverie, që për mua vjen ndesh me Kushtetutën. Për këtë i drejtohem Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar shfuqizimin e ligjit si antikushtetues, i cili lidhet drejtpërdrejt me çështjen time. Gjykata Kushtetuese nuk i hyn shqyrtimit të çështjes, por shqyrton vetëm nëse ligji (ose një dispozitë e tij) ose vendimi i qeverisë vjen në kundërshtim me Kushtetutën? Maksim Haxhia: Gjykata e Lartë ka të drejtë, por ligji është antikushtetues. Perikli Zaharia: Po. Vendimi i Gjykatës është bazuar në një ligj antikushtetues. Kristaq Traja: Saktë. Gjykata e Lartë nuk mund të mos e zbatojë ligjin. Arben Imami: Në nenin 7, germa (f), thuhet: “...zgjidhjen përfundimtare të ankesave të individëve për shkeljen e të drejtave të

49 tyre kushtetuese”. Me këtë të krijohet përshtypja se Gjykata mund të gjykojë edhe një çështje kur shkelen të drejtat kushtetuese! Kristaq Traja: Kjo do të thotë që një drejtë të individit e vë në vend sepse shqyrton një çështje që ka lidhje me një ligj që është antikushtetues. Duke shfuqizuar ligjin, praktikisht ka zgjidhur çështjen, ka rivendosur një të drejtë. Arben Imami: Për shembull, Gjykata e Kasacionit (janë kaluar të tri shkallët gjyqësore) ka marrë një vendim, i cili më shkel një të drejtë. A ka mundësi Gjykata Kushtetuese ta gjykojë këtë çështje, pra vendimin e Gjykatës së Kasacionit, i cili më ka shkelur një të drejtë? Kristaq Traja: Jo, nuk mund ta gjykojë! Perikli Zaharia: Nuk mund të gjykojë çështjen në themel, por ligjin që ka zbatuar gjykata, kur ai është antikushtetues. Arben Imami: Kam përshtypjen se neni 7, germa (f), ka nevojë për riformulim. “Zgjidhja përfundimtare e ankesave të individëve për shkelje të të drejtave të tyre kushtetuese” më duket se nënkupton diçka më shumë. Ndoshta duhet të shohim ndonjë nga kushtetutat klasike sesi e kanë formuluar ato këtë çështje. Dua të nënvizoj, nga ana tjetër, edhe faktin se kemi më shumë se tre vjet që kërkojmë ta kufizojmë juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tani ne po e zgjerojmë maksimalisht. Më duket sikur po e kthejmë në një super-organ. Sidoqoftë, nenin 10 e ndryshuam. Atëherë kalojmë në shqyrtimin dhe votimin e neneve. Për nenin 1 24 tek pjesa “Gjykatat”, a keni vërejtje? Theodhori Sollaku: Dua të bëj një sugjerim. Mendoj se duhet të shtojmë një pikë për kushtet për të qenë gjyqtar. Meqenëse kushte kemi vendosur për të gjitha institucionet kushtetuese. Leontiev Çuçi: Kjo do të bëhet me ligj. Maksim Haxhia: Një kusht është vënë tek neni 3. Arben Imami: E shohim këtë çështje kur të shkojmë tek neni 3. 24 Neni 10: “Gjykatat kanë buxhet të vecantë, të cilin e administrojnë vetë. Ato e propozojnë buxhetin e tyre sipas ligjit”.

50 Theodhori Sollaku: Në fakt, neni 3 është për gjyqtarët e tjerë, jo për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Arben Imami: Zoti Sollaku, a ka mundësi të na japësh ndonjë sugjerim konkret? Unë nuk jam kundër vendosjes së ndonjë kushti. Kristaq Traja: Në fakt, ligji mund të vendosë kriterin e karrierës në gjyqësor. Për shembull, një gjyqtari i duhet 5 vjet në shkallë të parë, 5 vjet në gjykatë të apelit dhe, vetëm pas kësaj periudhe mund të kalojë në Gjykatë të Lartë. Në këtë kuptim, themi që kushtet të përcaktohen me ligj. Ndonjë kriter ose kusht mund të vihet edhe në Kushtetutë. Perikli Zaharia: Vetëm ka një gjë. Çdo shumicë parlamentare kur vjen në pushtet mund t’i ndryshojë kushtet e parashikuara me ligj. Kristaq Traja: Mund të thuash, për shembull, 10 vjet me arsim të lartë juridik. Arben Imami: Formulimi do të ishte: “Anëtarët e Gjykatës së Lartë zgjidhen nga Kuvendi midis gjyqtarëve me jo më pak se 10 vjet eksperiencë”. Kristaq Traja: Mund të zgjidhet gjyqtar një qytetar që është me shkollë të lartë juridike, cilësitë e tjera dhe procedura të caktohen me ligj. Arben Imami: Ekziston një sistem. A e kemi ne këtë sistem? Kristaq Traja: Po e kemi. Një gjyqtar nuk mund të kalojë në gjykatë të apelit pa bërë pesë vjet në gjykatën e shkallës së parë. Spartak Ngjela: E kemi caktuar në ligjin e organizimit të drejtësisë. Perikli Zaharia: Më fal, nuk duhet të ngatërrojmë që kushtet për të qenë anëtar i Gjykatës së Kasacionit gjenden në ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. Arben Imami: Atëherë, të themi se anëtar i Gjykatës së Lartë duhet të ketë qenë gjyqtar i gjykatës së apelit. Kristaq Traja: Mund të ketë punuar në gjykatë të apelit, por mund të ketë rënë prapë në shkallë të parë…

51 Krenar Loloçi: Mund të jetë një avokat që ka punuar 20 vjet në gjykatë. Arben Imami: Qartë. Neni 2 bie. Perikli Zaharia: Te pika 2 thuhet se anëtarët e Gjykatës së Lartë zgjidhen nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Në fakt, unë mendoj se këtu ka nevojë edhe për një proces seleksionues. Ndofta do të ishte më e pranueshme në qoftë se do të shtohej: “...pasi është marrë më parë edhe pëlqimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Dihet se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është organi dhe autoriteti që, në fund të fundit, bën politikën gjyqësore, si dhe seleksionimin e gjyqtarëve të instancave më të ulta. Në këtë mënyrë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mund ta ndihmojë me propozime Presidentin. Haxhi Aliko: Domethënë Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të hartojë një listë të shkurtër me kandidatë, midis të cilëve Presidenti do të zgjedhë apo është fjala për diçka tjetër? Arben Imami: Pak a shumë. Krenar Loloçi: Sigurisht, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mund t’i propozojë Presidentit, sepse asnjë organ tjetër nuk ka mundësi bëjë politikë gjyqësore siç bën Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Arben Imami: Presidenti mund të zgjedhë edhe nga radhët e atyre që nuk janë më gjyqtarë. Për shembull, mund të zgjedhë edhe një avokat që nuk është më gjyqtar. Krenar Loloçi: Sigurisht. Arben Imami: Domethënë, edhe emërimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë i është lënë në dorë Presidentit sikurse veprohet edhe me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Leontiev Çuçi: Nga ana tjetër, Presidenti është Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Arben Imami: Në fakt, kemi të bëjmë me President të fortë në lidhje me gjyqësorin.

52 Perikli Zaharia: Po ta lësh kështu, Presidenti është vërtetë i fortë. Në qoftë se për propozimet që do bëjë do të marri mendimin e një organi tjetër, pushteti i tij balancohet deri diku. Leontiev Çuçi: Kam përshtypjen se nuk është konceptuar siç duhet. Duke i lënë Presidentit këto prerogativa ose atribute, quaji si të duash, si propozimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, kryesimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mos ndoshta i japim më shumë pushtet nga sa i takon, duke e bërë, në këtë mënyrë, majën e piramidës së pushtetit gjyqësor? Kristaq Traja: Është i vetmi që natyrshëm mund të veprojë në drejtësi. Arben Imami: A mundet të fusim si një organ konsultativ edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të asaj Kushtetuese? Leontiev Çuçi: Tek Gjykata Kushtetuese parashikuam edhe Këshillin e Kuvendit, si një lloj filtri. Jonuz Begaj: Po u miratua Këshilli i Kuvendit, ky do të jetë një lloj filtri edhe për Gjykata e Lartë. Arben Imami: A mund ta përfshijmë Këshillin e Lartë të Drejtësisë në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë? Për shembull, të themi që Këshilli i Lartë i Drejtësisë i sugjeron ose i jep mendim Presidentit për kandidaturat për anëtarë të Gjykatës së Lartë! Jonuz Begaj: Më falni, Kushtetuta me sugjerime dhe mendime do të merret? Kristaq Traja: Kur Perikliu e propozoi para disa kohësh përfshirjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mu duk si një ide e mirë dhe e përshtatshme. Por sot, më duket se dhënia e pëlqimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë krijon një moment politik. Arben Imami: Jo, nuk po flasim për pëlqimin këtu. Kristaq Traja: Dakord, të dalim në krahun tjetër. Të konstitucionalizosh dhënien e sugjerimeve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk më duket me shumë vend, në një kohë që kjo do të bëhet ose tashmë është një zakon kushtetues. Presidenti, nuk mund të

53 bëjë ndryshe, ai do të konsultohet me Këshillin e Lartë të Drejtësisë për emërimet. Nuk ka rrugë tjetër nga ku mund të nxjerrë informacionin. Arben Imami: Ky është problemi, duhet konstitucionalizuar apo jo? Spartak Braho: Për mendimin tim, Kristaqi tha diçka origjinale. Është një e drejtë që natyrshëm i takon Presidentit dhe, nga ana tjetër, ne nuk kemi pse të trembemi që Presidentit i janë dhënë këto kompetenca. Këto kompetenca i takojnë atij natyrshëm dhe nuk ke përse e zhvesh Presidentin prej tyre. Leontiev Çuçi: Por tek Gjykata Kushtetuese nuk e trajtuam si një të drejtë që natyrshëm i takon Presidentit! Perikli Zaharia: Dua të bëj një oponencë. Nuk ia heq njeri Presidentit të drejtën e emërimit të anëtarëve të Gjykatave. Por, unë mendoj se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është organ i specializuar, që në përbërje ka gjyqtarë, pedagogë dhe avokatë që i njohin fare mirë problemet e gjyqësorit. Arben Imami: Këshilli i Lartë i Drejtësisë që propozohet këtu nuk ka në përbërje pedagogë ose avokatë. Perikli Zaharia: Nuk ka shumë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që do të dëgjosh zëra të ndryshëm. Dhe për mua kjo është thelbësore. Kristaq Traja: Çfarë përgjegjësie do të burojë nga një parashikim i tillë kushtetues? Arben Imami: Jo ndonjë detyrim ose përgjegjësi e rëndësishme… Kristaq Traja: Nëse është kështu, përse duhet ta shkruajmë në Kushtetutë? Arben Imami: Shiko, unë e kuptoj që në këtë Kushtetutë do të ketë edhe ndonjë fjali që nuk është normale për një kushtetutë tjetër. Pikërisht, kjo fjali e tepërt do të influencojë për të krijuar atë zakon kushtetues, siç është marrja e mendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga Presidenti për emërimet e reja. E tillë është, për shembull, edhe dispozita tek “Parimet e përgjithshme”, në të cilën thuhet se: “Republika e Shqipërisë mbron të gjithë shqiptarët që janë

54 jashtë Shqipërisë” 25 . Këto shprehje, gjithsesi, krijojnë një lloj garancie moralo-kushtetuese, që sidoqoftë ka vlerën dhe rolin e vet jo thjesht propagandistik e deklarativ. Sabri Godo: Ku dalin funksionet e Gjykatës së Lartë? Arben Imami: Disa funksione të kësaj jepen tek neni 6 më poshtë 26 . Sabri Godo: Pse nuk e nxjerrim më vete Këshillin e Lartë të Drejtësisë? Kristaq Traja: Pikërisht sepse, pasi mbaruam me emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, vazhdojmë me emërimin e gjyqtarëve të tjerë, të cilët propozohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Sabri Godo: Unë do të sugjeroja, që fillimisht të vendosej Gjykata e Lartë, si formohet dhe funksionet e saj. Më tej, të trajtonim Këshillin e Lartë të Drejtësisë, përbërjen, formimin dhe funksionet e tij. Kjo do të ishte logjika e brendshme, si dhe mënyra e ndërtimit të kësaj pjese të Kushtetutës sipas mendimit tim. Ndërsa këtu unë shoh: neni 1 fillon me Gjykatën e Lartë, neni 2 kalon tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë... Krenar Loloçi: Rrjedha logjike e kësaj bazohet fillimisht në mënyrën e formimit ose të emërimit të hallkave të sistemit gjyqësor. Neni 1 flet për emërimin e gjyqtarëve të lartë; nenin 2 flet për emërimet e gjyqtarëve të tjerë; më tej vazhdohet me imunitetin e gjyqtarëve; me papajtueshmërinë e detyrës së gjyqtarit me detyrat e tjera, me bazueshmërinë e veprimtarisë gjyqësore, si dhe me disa parime të tjera të kësaj veprimtarie. Sabri Godo: Megjithatë nuk është shumë e qartë. Ndoshta jam unë i vetmi që shoh një konfuzion në ndërtimin e kësaj pjese, apo jo? Spartak Braho: Një gjë është zoti Godo: këtë frymë që kërkoni ju, nuk e ka kjo Kushtetutë! 25 Neni 10 i pjesës “Preambula dhe parimet themelore”. 26 Neni 6: “1. Gjykata e Lartë ka juridiksion rishikues. 2. Për unifikimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë ka të drejtë të tërheqë për shqyrtim në kolegjet e bashkuara çështje të caktuara gjyqësore. 3. Vendimet e dhëna sipas pikës 2 të këtij neni janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat”.

55 Sabri Godo: Jo, nuk mund të shprehem ashtu. Këtu unë shoh një përzierje që mund të rregullohet. Arben Imami: Renditja është sipas sistemit të gjykatave, të cilat janë parë në dy nivele: Gjykata e Lartë dhe dy gjykatat e tjera. Pastaj flasim për gjyqtarin. Kur themi se gjyqtari duhet të jetë me arsim juridik të lartë, flasim për gjyqtarët e të dyja niveleve. Sabri Godo: Mua më duket se kjo pjesa “Gjykatat” nuk është [ndërtuar në mënyrë të njëjtë] me pjesën “Presidenti i Republikës”. Për Presidentin u shpjegua se kemi pjesën bazë ku trajtohet mënyra e formimit të Presidentit dhe kompetencat kryesore, por krahas kësaj pjese Presidentin e gjejmë edhe në vende të tjera ku institucioni i Presidentit, kompetencat e tij, janë të lidhura organikisht me institucionet e tjera kushtetuese. Ndërsa gjykatat duhet të jepen brenda një pjese dhe të jepen të renditura. Krenar Loloçi: Dakord, por Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet parë i lidhur ngushtë me gjyqtarët e tjerë, pasi ai nuk ka detyra të tjera përveç atyre të emërimit dhe të shkarkimit të gjyqtarëve. Sabri Godo: Megjithatë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shfaqet befasisht në nenin 2 dhe pyetja e parë që më bie ndër mend është se ç’është ky Këshill Drejtësie dhe nga doli?! Spartak Ngjela: Sabriu kërkon që të ketë një dispozitë të veçantë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në të cilën të thuhet se si krijohet dhe cilat janë kompetencat e tij. Arben Imami: Një nga funksionet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë jepet në nenin 2, pika 1: “Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Sabri Godo: Ende nuk dimë asgjë për këtë Këshill! Nga doli ky Këshill? Arben Imami: Shiko, një institucion mund të fitojë ekzistencë kushtetuese edhe vetëm nëpërmjet dhënies së funksioneve të tij, pa qenë nevoja të thuhet se si krijohet ky institucion. Spartak Braho: Ku mbështetet krijimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë?

56 Krenar Loloçi: Pikërisht tek neni 2 i Projektkushtetutës, për të cilin do të flasim. Arben Imami: Megjithatë, dakord. Sipas propozimit që bëhet, do të rregullojmë nenin 1, duke mbajtur parasysh edhe ndryshimet përkatëse tek neni 2. Por fillimisht të mbyllim nenin 1. Krenar Loloçi: Këshilli i Lartë i Drejtësisë është i lidhur thelbësisht me gjyqtarët e tjerë, të shkallës së parë ose të apelit. Vendimet e tij kanë të bëjnë me marrjen e masave disiplinore kundër një gjyqtari ose me shkarkimin e një gjyqtari. Vendimi për heqjen a shkarkimin e një gjyqtari, kur ankohet nga ky i fundit, shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Pra, krijimi dhe ekzistenca e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk ka të bëjë dhe nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me Gjykatën e Lartë. Arben Imami: Në rregull. Spartak Ngjela: A hyn Këshilli i Lartë i Drejtësisë në pushtetin gjyqësor? Krenar Loloçi: Jo. Kristaq Traja: Mund të themi se përfshihet në pushtetin gjyqësor. Krenar Loloçi: Por nuk ushtron dhe nuk ka funksione gjyqësore. Është element i pushtetit gjyqësor. Spartak Ngjela: Nuk ka rëndësi, flasim nëse përfshihet në këtë pushtet. Pushteti gjyqësor, thuhet në pikën 1 të nenit 1, ushtrohet nga Gjykata e Lartë dhe nga gjykata të tjera që krijohen me ligj. Ndoshta mund ta përfshijmë diku këtu atë që thotë zoti Godo. Krenar Loloçi: Jo! Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka lidhje me ushtrimin e funksionit të pushtetit gjyqësor! Spartak Ngjela: Dua të dal në një vend tjetër. Duhet gjetur termi i përshtatshëm: Këshilli i Lartë i Drejtësisë bën pjesë në pushtetin gjyqësor; a do të thotë kjo se ai ushtron pushtet gjyqësor? Kristaq Traja: Jo. Sabri Godo: Më falni, a mund të më jepni edhe një shpjegim tjetër këtu po të jetë e mundur? Kur themi që anëtarët e Gjykatës së Lartë

57 zgjidhen nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, a përfytyrohet Presidenti si pjesë e pushtetit të lartë gjyqësor? Kristaq Traja: Jo. Sabri Godo: Po Presidenti është veshur me të drejtën e propozimit; nuk mund të propozojë pa qenë pjesë e pushtetit gjyqësor! Kristaq Traja: Organet krijohen gjithmonë nga një aktor i jashtëm politik, si dhe mbi bazën e një balance me qëllim që të mënjanohen ekstremet negative të politikës. Sabri Godo: Më poshtë në pikën 3, të nenit 2, është parashikuar se: “Presidenti i Republikës është kryetar nderi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kur merr pjesë, ai kryeson mbledhjen”. Ai nuk ka se si të mos jetë pjesë e pushtetit gjyqësor. Perikli Zaharia: Këshilli i Lartë i Dreqësisë është organ kolegjial, i cili vendos me shumicën e votave. Sabri Godo: Ky funksion i Presidentit, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përputhet me funksionin e tij për të propozuar anëtarët e Gjykatës së Lartë? Kristaq Traja: Po, sepse nëpërmjet këtij Këshilli Presidenti merr informacionin e duhur. Sabri Godo: Presidenti, nga njëra anë, ka një rol simbolik dhe, nga ana tjetër, kryen disa funksione të caktuara. Kristaq Traja: Vërtet është Kryetar, por Presidenti nuk mund të ngarkohet të drejtojë në mënyrë rutinore Këshillin e Lartë. Arben Imami: Ai është Komandant i Forcave të Armatosura, por kjo nuk do të thotë që është ushtarak dhe se duhet të drejtojë ushtrinë vazhdimisht e çdo ditë. Kristaq Traja: Ky pozicion, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e bën atë të aftë të përzgjedhë kandidatura, për shkak të informacionit të gjerë që ka. Jonuz Begaj: Kur thua që është kryetar nderi, presupozon që Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të ketë një nënkryetar funksionar?

58 Arben Imami: Jo medoemos! Por, e rëndësishme është të theksojmë se roli simbolik i Presidentit si kryetar nderi është kompensuar me pikën 1 të nenit 2, në të cilin thuhet: “Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, domethënë emërimi i një gjyqtari do të bëhet me dekret presidencial. Pra, Presidenti e kontrollon veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë edhe pa marrë pjesë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kjo më duket se është balancuar mirë. Perikli Zaharia: Jo, doja të thoja se jam në kundërshtim me atë që tha Krenari (në fakt, Kristaqi) më sipër. Dëshiroj të kujtoj këtu se Këshilli i Lartë i Drejtësisë bën ose do të bëjë vlerësimin e gjyqtarëve nëpërmjet inspektoratit, i cili kontrollon punën e gjyqtarëve, si dhe gradon gjyqtarët. Këshilli i Lartë i Drejtësisë e di fare mirë se në çfarë gjendje dhe grade janë gjyqtarët. Pra, nuk të mund të injorojmë këtë Këshill të Lartë të Drejtësisë në lidhje me dhënien e propozimeve për gjyqtarët e tjerë. Kristaq Traja: Atëherë, hiqe fare Presidentin dhe cakto Këshillin e Lartë të Drejtësisë të shkojë drejtpërdrejt në Kuvend! Perikli Zaharia: Jo, e rëndësishme është që të kemi edhe filtrin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Arben Imami: Me tre filtra nuk bëhet kjo punë! Spartak Ngjela: Përse Ministri i Drejtësisë duhet të jetë patjetër anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë? Kristaq Traja: Ne e konceptojmë në këtë mënyrë këtë çështje: emërimi i gjyqtarëve bëhet me supermazhorancë të gjyqtarëve. 27 Për të mënjanuar sado pak këtë frymë koorporativiste 28 dhe shkëputjen e gjyqtarëve nga degët e tjera pushtetit qeverisës, është vënë një urë lidhëse, që është Ministri i Drejtësisë, i cili përçon një politikë të 27 Shumica dërmuese e Këshillit të Lartë të Drejtësisë prej 14 anëtarësh, sipas nenit 2, paragrafit të dytë, të pjesës “Gjykatat”, përbëhet nga 9 gjyqtarë, të cilët janë në gjëndje të përçojnë një frymë të pavarur në politikën e kuadrit të gjykatave të shkallës së parë dhe në ato të apelit. (Shënim i red.) 28 Fryma korporativiste këtu përdoret në kuptimin e ndjekjes ose bërjes së një politike të brendshme të pushtetit gjyqësor nga vetë anëtarët e tij (gjyqtarët), pavarësisht nga pushtetet e tjerë ekzekutiv dhe legjislativ. (Shënim i red.)

59 përgjithshme shtetërore tek gjyqësori. Domethënë, informacioni që sjell Ministri i Drejtësisë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë e bën këtë të ndërgjegjshëm për të mbajtur parasysh edhe anën tjetër të medaljes. Ministri i Drejtësisë nuk mund të përmbysë balancën, pasi ai zotëron vetëm një votë, por kombinimi i degëve të sferave të qeverisjes, besoj, në pikëpamjen e informacionit, është i vlefshëm. Është ministri që bëhet mbartës i informacionit nga ekzekutivi tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe anasjelltas. Ai është pikëlidhje e qeverisë me këtë Këshill. Spartak Ngjela: Po Prokurori i Përgjithshëm ku do të futet? Në këtë aspekt, kush do t’i emërojë e shkarkojë prokurorët? I shtroj këto pyetje sepse duket se prokuroria është nxjerrë jashtë sistemit gjyqësor! Arben Imami: Do të jetë një pjesë më vete. Siç e dini, ka pasur shumë kritika të ashpra për trajtimin nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë jo vetëm të gjyqtarëve, por edhe të prokurorëve. Prandaj, në këtë projekt është reflektuar ndaj këtyre kritikave. Kështu, prokurorët janë nxjerrë jashtë juridiksionit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Perikli Zaharia: Dëshiroj të nxjerr në pah një tendencë, që unë e quaj pozitive, e evidentuar tek neni 1, pika 4, e kësaj pjese që po shqyrtojmë. Sipas kësaj pike, bëhet një përpjekje për të zbutur rolin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Kjo është plotësisht e drejtë, sepse pushteti gjyqësor, dhënia e drejtësisë në përgjithësi, nuk ka nevojë për “njëshin”. Në lidhje me kohëqëndrimin në detyrë të Kryetarit, u zhvilluan disa diskutime, por, mesa di unë, nuk u arrit ndonjë kompromis. Do të ishte më e arsyeshme që Kryetari i Gjykatës të ushtronte këtë detyrë për dy ose tre vjet, pasi është një rol që mund ta kryejë secili anëtar i Gjykatës. Kryetari i Gjykatës nuk ka asnjë gjë më tepër se anëtarët e tjerë të Gjykatës Lartë. Ai ka të drejtën e një vote si gjithë të anëtarët e tjerë. Ai vetëm përfaqëson Gjykatën në marrëdhënie me të tretët. Arben Imami: Sa ta bëjmë këtë afat, tre apo katër vjet? Perikli Zaharia: Unë sugjeroj tre. Arben Imami: Në qoftë se nuk ka ndonjë kundërshtim, jam dakord ta lëmë tre vjet.

60 Spartak Braho: Megjithëse e kemi kapërcyer nenin 1, dëshiroj të ngre përsëri çështjen e emërtimit të Gjykatës më të lartë në vend. Do ta quajmë “Gjykatë e Lartë” apo “Gjykatë Kasacioni”? Arben Imami: Po sikur e vendosëm “Gjykatë Kasacioni” nga frika se Gjykata e Lartë do të na konkurronte Gjykatën Kushtetuese… Spartak Braho: Unë them që duhet diskutuar edhe një herë çështja e emrit të kësaj Gjykate. Arben Imami: Meqenëse nuk i japim dot zgjidhje emërtimit e lëmë me dy variante: “Gjykatë e Lartë” dhe “Gjykatë e Kasacionit”. Leontiev Çuçi: Po në lidhje me sugjerimin e zotit Godo, i cili e sheh Këshillin e Lartë të Drejtësisë si element të pushtetit gjyqësor? Arben Imami: Jo, kjo nuk qëndron, pasi trajtimi i këtij Këshilli është parë kryesisht në lidhje me funksionin që ai kryen, sesa nga përbërja e tij. Vazhdojmë me nenin 2 29 . Ka vërejtje për nenin 2? Spartak Braho: Kam në një vërejtje për nenin 2. Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, etj., dhe unë mendoj të shtojmë edhe Prokurorin e Përgjithshëm. Arben Imami: Jo, këtë çështje e lamë ta zgjidhim më vete, kur të diskutojmë për organin e prokurorisë. 29 Neni 2: “1. Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 2. Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, si dhe 9 gjyqtarë, të cilët zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për pesë vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. 3. Presidenti i Republikës është kryetar nderi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kur merr pjesë, ai kryeson mbledhjen. 4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë me propozim të Presidentit zgjedh nga radhët e tij një zëvendëskryetar. Zëvendëskryetari drejton veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe kryeson mbledhjet e këtij në mungesë të Presidentit të Republikës. 5. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos për përgjegjësinë disiplinore, si dhe për transferimin e gjyqtarëve sipas ligjit. 6. Transferimi i gjyqtarëve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre, përveçse kur këtë e diktojnë nevojat e riorganizimit të sistemit gjyqësor. 7. Gjyqtarët mund të hiqen nga detyra për shkelje të Kushtetutës ose shkelje të rënda të ligjit, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, me dekret të Presidentit të Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kundër këtij vendimi, ata kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Lartë, e cila në këtë rast, vendos me kolegje të bashkuara”.

61 Spartak Ngjela: Këta më duket e kanë menduar që Ministri i Drejtësisë të jetë edhe Prokuror i Përgjithshëm këtu. Arben Imami: Jo, kjo nuk qëndron! Perikli Zaharia: Unë mendoj që pika 7 e nenit 2 ka nevojë për një saktësim. Për cilët gjyqtarë është fjala? Për të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë? Leontiev Çuçi: Jo, këta të fundit nuk përfshihen. Krenar Loloçi: Neni 2 fillon me gjyqtarët e tjerë dhe flet vetëm për këta. Ndërsa neni 4 më poshtë trajton shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Perikli Zaharia: Neni 4 trajton ndjekjen penale të gjyqtarëve të lartë. Nuk e kam për këtë fjalën. Po kur gjyqtarët e lartë bien të sëmurë? Unë i shtroj këto pyetje në lidhje me kushtet, për të cilat mund të hiqet një anëtar i Gjykatës së Lartë. Kristaq Traja: Kur kanë kryer krim. Perikli Zaharia: Vetëm kur kanë kryer krim? Theodhori Sollaku: Kam edhe unë një vërejte për pikën 7 të nenit 2, por në një kuptim tjetër. Ne kemi një parim që cilido ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor. Rasti do të ishte ky: një gjyqtar pushohet me vendim të Këshillit. Ky vendim është një vendim administrativ. Gjyqtari e godet vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Gjykatë të Lartë ose në Gjykatë të Kasacionit, pavarësisht se si do të quhet. Kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, gjyqtari i pushuar nuk mund të ankohet. Mos vallë kemi shmangie nga parimi i mësipërm? Arben Imami: Kam përshtypjen që ky është më tepër një filtër institucional. Thedhori Sollaku: Filtri institucional do të ushtrohej edhe po ta gjykojë fillimisht gjykata e apelit dhe, më tej, në qoftë se gjyqtari i pushuar nuk do të ishte i kënaqur me vendimin e apelit, do të realizonte të drejtën e ankimit në Gjykatë të Lartë.

62 Kristaq Traja: Ky është një sistem kontrollesh. Nuk ka të bëjë shumë me të drejtat e njeriut. Qenia gjyqtar nuk është e drejtë themelore, shkelja e të cilës të passillte të drejtën e ankimit. Theodhori Sollaku: Tek të drejtat e njeriut, e drejta e ankimit është shumë e përgjithshme dhe përfshin çdo vendim gjyqësor. Sabri Godo: Sidoqoftë, e drejta e ankimit i është dhënë gjyqtarit. Theodhori Sollaku: Jo, nuk përfshihet në të drejtën e ankimit goditja ose ankimi kundër një vendimi që nuk është gjykatë! Ankimi, pra, mund të bëhet kundër një vendimi gjyqësor. Në këtë kuptim, mos vallë gjendemi përpara mohimit të të drejtës së ankimit kundër një vendimi gjyqësor? Arben Imami: Në fakt, ankimi kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Gjykatën e Lartë duhet parë si një garanci institucionale. Kjo garanci mund të mos ishte parashikuar fare. Sabri Godo: Jo, jo! Kjo është e domosdoshme! Arben Imami: Sigurisht që duhet të jetë, sepse jep garanci. Unë kam një pyetje tjetër këtu. Mos do të ishte më mirë që vendimi për heqjen e një gjyqtari të merrej nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe jo nga Presidenti i Republikës? Në këtë mënyrë do të goditej vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe jo dekreti i Presidentit. Sabri Godo: Unë jam dakord me këtë që sugjeron Imami. Arben Imami: Atëherë, ta lemë heqjen e gjyqtarit me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë? Sabri Godo: Unë mendoj se Këshilli duhet të ketë të drejtë ta shkarkojë një gjyqtar. Zamira Çaka: Më sipër në pikën 5 të nenit 2 thuhet se Këshilli i Lartë vendos për përgjegjësinë disiplinore dhe për transferimin e gjyqtarëve. Pra, edhe për shkarkimin duhet të vendosi Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Arben Imami: Shkarkimi i gjyqtarit, i parashikuar në pikën 7, do të bëhet me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ka vërejtje për këtë? Jo, nuk ka. E përsëris, shkarkimi i një gjyqtari do të bëhet me

63 vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili mund të goditet në kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë ose të Kasacionit, cilido qoftë emri që do t’i mbetet kësaj Gjykate. Vazhdojmë me nenin 3 30 . Kush ka vërejtje? Sabri Godo: Me të mbaruar shkollën fiton të drejtën për të qenë gjyqtar? Arben Imami: Do të përcaktohet me ligj. Ka vërejte të tjera? Duket se nuk ka. Kalojmë tek neni 4 31 . Sabri Godo: Kështu, Këshill i Lartë i Drejtësisë bëhet organ i fuqishëm. Arben Imami: Po nuk ka organ tjetër që të shqyrtojë dhe të heqë imunitetin e gjyqtarëve të tjerë… Sabri Godo: Ky kthehet në një kuvend të gjyqtarëve. Kristaq Traja: Ka një vetadministrim gjyqësor. Arben Imami:Ka vërejtje për nenin 4? Jo, nuk ka. Kalojmë tek neni 5 32 . Jonuz Begaj: Një inflacion çon në uljen e rrogave. Sabri Godo: Nuk mund të quhet ulje rroge ajo! Jonuz Begaj: Edhe kur ngrihen çmimet, përsëri gjendemi përpara uljes së vlerës reale të rrogave. Sabri Godo: Nuk besoj se është fjala për ulje të tilla të rrogave, sepse një gjë e tillë vlen dhe zbatohet për të gjitha rrogat. Arben Imami: Ka vërejtje të tjera? Jo, nuk ka. Vazhdojmë tek neni 6 33 . 30 Neni 3: “Gjyqtarë mund të zgjidhen vetëm shtetasit me arsim të lartë juridik. Kushtet e tjera dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj”. 31 Neni 4: “1. Anëtarët e Gjykatës së Lartë mund të ndiqen penalisht vetëm me miratimin e Kuvendit (hiqet “Këshilli i Kuvendit”). Ata mund të shkarkohen nga Kuvendi, kur me vendim gjyqësor të formës së prerë vërtetohet se kanë kryer vepër penale siç parashikohet me ligj. 2. Gjyqtarët e tjerë mund të ndiqen penalisht vetëm me miratim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. 32 Neni 5: “1. Kohëqëndrimi i gjyqtarëve në detyrë nuk mund të kufizohet, si dhe paga dhe përfitimet e tjera nuk mund të ulen. 2. Mosha e pensionit e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të gjyqtarëve të tjerë caktohet me ligj”.

64 Spartak Braho: Unë mendoj që ekspertët duhet të na japin një përcaktim më të qartë në lidhje me juridiksionin rishikues, gjë për të cilën ramë dakord më parë. Perikli Zaharia: Duhet të përcaktohet dhe ndahet një herë e mirë: juridiksion rishikues për sa i përket ligjit apo juridiksion rishikues për sa i përket provave? Sabri Godo: Këto interpretime më duket vijnë nga termi “juridiksion” 34 . Në ç’kuptim e keni përdorur këtë term? Theodhori Sollaku: E gjithë kompetenca që ka një gjykatë për të shqyrtuar çështje gjyqësore. Krenar Loloçi: E drejta për të shqyrtuar çështje të caktuara. Arben Imami: Dakord. Kjo do t’i nënshtrohet një shqyrtimi të mëtejshëm nga ana e ekspertëve. Kalojmë tek neni 7 35 . Leontiev Çuçi: Kështu do ta lëmë këtë “juridiksionin rishikues”? Kështu mbetet mjaft e hapur? Kristaq Traja: Kjo duket e hapur, por në fakt ligji procedural përcakton si rastet kur Gjykata e Lartë vepron si instanca më e lartë për gjykimin e një çështjeje, e cila i ka kaluar të dyja shkallët më të ulta gjyqësore, ashtu dhe rastet kur Gjykata e Lartë gjykon si gjykatë e shkallës së dytë ose, siç thuhet ndryshe, si gjykatë apeli. Maksim Haxhia: Nga ana tjetër, kjo është e lidhur edhe me emrin. Po e quajte “Gjykatë e Lartë”, atëherë të dyja këto momente që përmendi Kristaqi përfshihen në kompetencat e kësaj Gjykate. Po e quajte “Gjykatë e Kasacionit”, kjo do të merret vetëm me aspektin ligjor të çështjeve. 33 Neni 6: “Gjykata e Lartë ka juridiksion rishikues”. 34 “Juridiksioni” është e drejta e organeve shtetërore për të trajtuar e zgjidhur çështjet që përfshihen në funksionet e tyre, duke zbatuar në çdo rast ligjin (nga “jus dicere” (lat.) – të thuash ligjin, të zbatosh ligjin). (Shënim i red.) 35 Neni 7: “1. Gjykata e Lartë ka juridiksionin rishikues për unifikimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore. 2. Gjykata e Lartë ka të drejtë të tërheqë për shqyrtim në kolegjet e bashkuara çështje të caktuara gjyqësore. 3. Vendimet e dhëna sipas pikës 2 të këtij neni janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat”.

65 Spartak Braho: Pikërisht juridiksionin rishikues kërkova që të përcaktohej më mirë dhe më qartë. Maksim Haxhia: Rishikimin e të dyja aspekteve që u përmendën më lartë i bën Gjykata e Lartë. Pra, është e lidhur me emrin që do të ketë kjo Gjykatë. Spartak Braho: Unë jam kundër rishikimit nga ana e Gjykatës më të lartë nëpërmjet gjykimit në fakt të çështjeve! Arben Imami: Zoti Braho, Gjykata e Kasacionit me ligj ka gjykuar si gjykatë e shkallës së parë. Këtë e kemi tek ligji për pastërtinë e figurave. 36 Gjithashtu, praktika e përditshme tregon se Gjykata e Kasacionit ka gjykuar edhe në fakt, duke marrë e shqyrtuar edhe prova. Unë jam që t’i lemë mundësi legjislatorit që për çështje të veçanta, të autorizojë me ligj këtë Gjykatë për të gjykuar edhe në fakt. Kristaq Traja: Në qoftë së supozojmë se ministri ose deputeti do të gjykohet në shkallë të parë në gjykatën e apelit dhe më tej në Kasacion, kjo e fundit do të shikojë padyshim faktin. Spartak Braho: Po u hap kjo derë, ne nuk do ta mbyllim dot më… Maksim Haxhia: Kur u lirova nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, unë u gjykova në shkallë të parë nga një gjyqtar i cili u morr nga dega ushtarake dhe u bë gjyqtar. Pra, një gjyqtar i tillë gjykoi Prokurorin e Përgjithshëm, gjë që nuk duhet të ndodhë më! Kristaq Traja: Nga ana tjetër, në qoftë se faktet do t’i mbledhë e administrojë gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë, çfarë do të bëj Kasacioni? Do të vihet përpara faktit të kryer nga gjykatat më të ulta. Kurse po të gjykojë si gjykatë e shkallës së dytë, Gjykata e Kasacionit do të administrojë edhe faktet dhe do të jetë më mirë në gjendje të mbrojë një ministër, një deputet, një prokuror të përgjithshëm ose një gjyqtar. Spartak Braho: Unë nuk bëhem merak fare; unë jam me parimin që ministrin ta gjykojë gjykata e shkallës së parë. Nuk ka përse të çuditemi. Kudo ministrat gjykohen në shkallë të parë. 36 Neni 10 i ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës dhe të zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”.

66 Kristaq Traja: Jo. Vende të ndryshme krijojnë gjykata të veçanta për gjykimin e ministrave dhe deputetëve. Ndërsa ne, ministrat ose deputetët t’i çojmë për gjykim në shkallë të parë në gjykatën e apelit. Spartak Braho: Nuk mund të pranoj dhe as nuk mund të argumentohet gjykimi i ministrave në shkallë të parë në Gjykatë të Lartë. Arben Imami: Të gjykohet të paktën në gjykatën e apelit. Spartak Braho: Në qoftë së një ministër vjedh, të çohet për gjykim në shkallë të parë. Arben Imami: Edhe deputetët, në qoftë se vjedhin, atje të gjykohen! Maksim Haxhia: Po ama nuk mund të pranosh që një ministër ose deputet të gjykohet nga gjyqtarë pa eksperiencë të gjykatës së shkallës së parë! Sabri Godo: Nuk janë pa eksperienca ata… Arben Imami: Ka dy aspekte kjo çështje: aspekti i parë ka të bëjë me dhënien e drejtësisë, ndërsa aspekti i dytë kërkon të mos nëpërkëmbet personaliteti dhe reputacioni i një personi publik. Sabri Godo: Shikoje këtë çështje drejtpërdrejt nga këndvështrimi i qytetarit, se Kushtetutën e duam për qytetarët dhe jo për ministrat, apo jo? Arben Imami: Jo, Kushtetutën e duam për të qeverisur këtë vend. Sabri Godo: Kjo është një pyetje e qartë dhe unë dua një përgjigje të qartë: Kushtetutën e bëjmë për qytetarët e Shqipërisë apo e bëjmë për ministrat? Arben Imami: E bëjmë që qytetarët e Shqipërisë të qeverisen. Sabri Godo: Ministrat janë nëpunësa të popullit. Unë jam qytetar dhe akuzoj ose padis një ministër se më ka prekur të drejtat e mia të ligjshme. Tani, këtu thuhet se, meqenëse ky është ministër, ky nuk mund të gjykohet nga gjyqtari i shkallës së parë, por nga një gjykatë më e lartë. Ky është një dallim në zbatimin e ligjit.

67 Krenar Loloçi: Në qoftë se ai më dëmton pronën time, gjatë ushtrimit të detyrës së ministrit, ai do të gjykohet në shkallë të parë në gjykatën e apelit. Sabri Godo: E kam fjalën për një çështje civile, kur, fjala vjen, ai bën një ndërtim shumë pranë ndërtesës time dhe më zë dritën. Arben Imami: Në këtë rast ai gjykohet si të gjithë qytetarët e tjerë. Sabri Godo: Pra, a është ky dallim i qartë në këtë Projektkushtetutë, se kur më prek një të drejtë civile, ministri do të paditet e gjykohet në gjykatën e shkallës së parë? Arben Imami: Sigurisht. Tani në lidhje me rishikimin: të themi që procedura normale konsiston në rishikimin për shkak të ligjit, ndërsa për rastet e tjera të gjykimit në fakt do të shprehet ligji. Jemi dakord me këtë? Kjo do të ishte një zgjidhje kompromisi duke ia lënë ligjit të përcaktojë rastet e tjera. Kristaq Traja: Nuk ndahet kaq lehtë! Unë po jap një shembull konkret. Zoti Braho e di se çfarë ndodh në Gjykatën e Kasacionit. Një nga pikat ku bazohet Gjykata e Kasacionit për të prishur një vendim të një gjykate më të ulët është një pikë në të cilën thuhet se nuk janë marrë provat e mjaftueshme. Jo rrallë, Gjykata del me vendim, në të cilin thuhet se vendimi i një gjykate më të ulët është i pabazuar në ligj dhe në prova. Nuk është e lehtë ta ndash këtë çështje. Arben Imami: Hajde të gjejmë një zgjidhje pozitive që të qetësojë disa nga shpirtrat tanë. Spartak Ngjela: Unë diskutova gjatë dhe u tërhoqa, sepse pranuam zgjidhjen që u dha. Arben Imami: Megjithatë nuk ka nevojë të themi se cila është procedura. Spartak Ngjela: Sipas kazusit të Kristaqit, Gjykata e Lartë bën rishikimin në themel, kuptohet edhe në fakt, të një çështjeje, sa herë që çështja gjykohet në shkallë të parë dhe në gjykatë të apelit. Në të kundërtën, pra kur është gjykuar normalisht edhe në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë, Gjykata e Lartë përse ta gjykojë në fakt? Kristaq Traja: Po sepse e ndamë procedurën e drejtpërdrejtë.

68 Arben Imami: Atëherë të themi se rastet kur Gjykata e Kasacionit bën rishikim faktit, përcaktohen me ligj. Dakord? Vazhdojmë tek neni 7 37 . Spartak Braho: “Vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara” ndoshta duhen lënë për në kodet e procedurave? Theodhori Sollaku: Unë sugjeroj se duhet të jetë një detyrim kushtetues. Zamira Çaka: Unë jam dakord që të jetë. Spartak Ngjela: Dakord, por deri tani as edhe vendimet e Gjykatës së Kasacionit nuk janë të arsyetuara. Pa folur për vendimet e apelit dhe të gjykatës së shkallës së parë. Arben Imami: Ka vërejtje? Neni 7 kalon. Theodhori Sollaku: Më fal, dëshiroj të them se është e pamundur që të botohen të gjitha vendimet gjyqësore. Sabri Godo: Pse duhet të botohen të gjitha? Perikli Zaharia: Detyrimisht duhet të botohen të gjithë vendimet e Gjykatës së Lartë. Arben Imami: Jemi dakord, nuk besoj se ka nevojë për komente. Sabri Godo: Ku do të botohen? Perikli Zaharia: Do të botohen në një botim, i krijuar posaçërisht për këtë qëllim. Kështu të gjithë do të kenë mundësi të marrin dijeni për vendimet e Gjykatës së Lartë. Në këtë mënyrë mund të kontrollohet më mirë veprimtaria e kësaj Gjykate. Sabri Godo: Kur thua “botohen”, ç’kupton me këtë ti? Arben Imami: Publikohen. Theodhori Sollaku: Publikohen, për shembull, vendimet që ka dhënë Gjykata për këtë muaj. 37 Neni 7: “1. Vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara. 2. Gjykata e Lartë duhet t’i botojë vendimet e saj, si dhe opinionet e pakicës. 3. Organet e shtetit janë të detyruara për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. 4. Gjykatat kanë në dispozicion policinë e tyre”.

69 Arben Imami: Tirazhi i botimit mund të jetë 200 kopje ose më shumë, kjo nuk ka rëndësi. Theodhori Sollaku: Çdo individ do të ketë të drejtë t’i lexojë. Spartak Ngjela: Nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar, sepse vetëm vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk marrin fuqi po nuk u botuan në gazetën zyrtare; vendimet e Gjykatës se Kasacionit hyjnë në fuqi edhe pa u botuar. Spartak Braho: Mos duhet theksuar se vendimet gjyqësore duhet të shpallen të arsyetuara? Kristaq Traja: Mund të mos shpallen të arsyetuara, mund të shpallet vetëm pjesa urdhëruese. Arben Imami: Ka vërejtje të tjera për këtë nen? Jo. Kalojmë tek neni 8 38 . Ka vërejtje? Jo. Atëherë, kalojmë tek neni 9 39 . Zamira Çaka: Po për sa i përket veprimtarive politike? Arben Imami: Kjo duhet shtuar. Kristaq Traja: Po. Arben Imami: Dakord, shtojmë fjalën “politike”. Ka ndonjëri ndonjë shqetësim tjetër? Jo. Kalojmë tek neni 10 40 . Ka ndonjë vërejtje ose diskutim? Nuk ka. Kalojmë tek neni 11 41 . 38 Neni 8: “1. Kuvendi vendos procedurën ligjore për çështje gjyqësore, si dhe për specifikimin e dënimeve, por nuk mund të gjykojë vetë asnjë çështje konkrete. 2. Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata për fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme”. 39 Neni 9: “Qenia gjyqtar nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore ose private”. 40 Neni 10: “Gjykatat kanë buxhet të veçantë, të cilin e administrojnë vetë. Ato e propozojnë buxhetin e tyre sipas ligjit”. 41 Neni 11: “1. Gjyqtarët janë të pavarur dhe ata i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Ata janë të detyruar të zbatojnë marrëveshjet ndërkombëtare kur një gjë e tillë parashikohet nga Kushtetuta ose ligji. 2. Gjyqtarët nuk zbatojnë ligjet që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Në këtë rast ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat. 3. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit”.

70 Spartak Ngjela: Tek pika e parë, kam përshtypjen se duhet thënë diçka e tillë, e cila mund të përsëritet kudo: “Gjyqtarët janë subjekt i ligjit”. Sabri Godo: Po kur ligji është në kundërshtim me Kushtetutën? Kristaq Traja: Kjo i jep të drejtë gjyqtarit të mos e zbatojë një dispozitë ligjore dhe t’ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Theodhori Sollaku: Doja të thoja diçka në lidhje fjalinë e dytë në pikën 1: “Ata janë të detyruar të zbatojnë marrëveshjet ndërkombëtare kur një gjë e tillë parashikohet nga Kushtetuta ose ligji”. Dëshiroj të theksoj se marrëveshjet ndërkombëtare janë të detyrueshme pasi ratifikohen; pra ato kthehen në ligj. Pra, kur kemi thënë në fjalinë e parë që gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjit, tek ky i fundit duhet të përfshihet edhe një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj. Si përfundim, do të thoja që kjo fjali do redaktuar. Arben Imami: Domethënë nuk është e domosdoshme të përmenden traktatet ose marrëveshjet e ratifikuara me ligj? Kristaq Traja: Jo. Është edhe për normat që caktojnë traktatet ose organizmat ndërkombëtare që nxjerrin vetë norma të detyrueshme. Sabri Godo: Mos ka një kontradiksion këtu ndërmjet pikave 1 dhe 2. Në pikën 1 thuhet se: “Gjyqtarët … i nënshtrohen vetëm kushtetutës dhe ligjeve”, ndërsa në pikën 2 thuhet se: “Gjyqtarët nuk zbatojnë ligjet që vijnë në kundërshtim me Kushtetutën”. Arben Imami: Në pikën 2 është përjashtimi. Kristaq Traja: Ligjin nuk e zbaton vetëm kur bindet se ai është në kundërshtim me Kushtetutën, kurse për rastet e tjera ai është i detyruar ta zbatojë. Theodhori Sollaku: Dua të sqaroj përsëri pikën e parë. Këtu nuk bëhet fjalë për përparësi të marrëveshjeve ndërkombëtare ndaj ligjit, por thjesht për çështje redaktimi. Krenar Loloçi: Ka një ndryshim ndërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare që miratohen me ligj dhe disa marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare që nuk miratohen me ligj, por, megjithatë, i shtrijnë

71 efektet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Për shembull, marrim rastin e Komunitetit Evropian, aktet e të cilit i shtrijnë efektet e tyre drejtpërdrejt në shtetet anëtare pa qenë nevoja të ratifikohen. Edhe ne, kur të pranohemi në Komunitetin Evropian, do të pranojmë që të delegojmë një pjesë të pushtetit, të sovranitetit, tek organet e këtij Komuniteti. Arben Imami: Unë kam përshtypjen se e kemi zgjidhur këtë çështje në pjesën përkatëse. Krenar Loloçi: Po. Për marrëveshjet ndërkombëtare kemi një kapitull të posaçëm, i cili bën fjalë për dy lloj marrëveshjesh. Ka marrëveshje ndërkombëtare që ratifikohen nëpërmjet ligjit, por ka dhe marrëveshje ndërkombëtare, siç është rasti i hyrjes në Komunitetin Evropian, aktet e të cilit zbatohen drejtpërdrejt në shtetet e anëtare. Sabri Godo: Nuk besoj se është kështu kjo çështje! Arben Imami: Sigurisht me ligj, Shqipëria do të miratojë traktatet e Komunitetit Evropian dhe do të bëhet pjesë e tij. Me këtë rast, Shqipëria do të marrë përsipër detyrimet, që rrjedhin nga hyrja në këtë organizëm, ndërmjet të cilave edhe zbatimin e drejtpërdrejtë të vendimeve të Komunitetit. Kristaq Traja: Marrëveshja është pjesë e ligjit. Zbatohet teksti i marrëveshjes, jo i ligjit. Ligji e ratifikon marrëveshjen. Arben Imami: Dhe më tej, kemi thënë se marrëveshja e ratifikuar qëndron mbi ligjin. Kristaq Traja: Ka marrëveshje, përmbajtja e të cilave rregullohen me ligj. Siç ka dhe marrëveshje me norma të vetëzbatueshme. Sabri Godo: Sigurisht, jo të gjitha marrëveshjet… Kristaq Traja: Jo të gjitha. Me ligj përcakton që një marrëveshje të zbatohet drejtpërdrejt në Shqipëri. Sabri Godo: Pra, në një farë mënyrë erdhëm tek ajo që tha Theodhoriu, që çdo marrëveshje përcaktohet me ligj! Arben Imami: Unë propozoj të themi që: “Gjyqtarët i nënshtrohen Kushtetutës, marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara dhe ligjeve”.

72 Krenar Loloçi: Ka dy lloj marrëveshjesh, për të cilën diskutuam edhe kur ishim në Venecie, ku midis të tjerave, u fol për akte të vetëzbatueshme (“self-execution”). Teksti i hyrjes në Komunitetin Evropian përmban një marrëveshje kuadër, me nënshkrimin e të cilës një shtet bëhet anëtar i Komunitetit. Organet e Komunitetit, si Këshilli i Ministrave të Komunitetit Evropian, nxjerr akte që janë të detyrueshme për Shqipërinë pa qenë nevoja që ne t’i ratifikojmë. Arben Imami: Megjithatë, fjalia e dytë e nenit 11 nuk ka lidhje me atë që ju po përpiqeni të shpjegoni. Kjo është një përsëritje e panevojshme e një fakti që e kemi thënë në një vend tjetër. Atje kemi vendosur hierarkinë e akteve: Kushtetutës, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjit. Spartak Ngjela: Ta zëmë se shteti ka nënshkruar një konventë për çështje tarifash; konventa është ratifikuar me ligj. A mund t’i zbatoj dispozitat e kësaj konvente në gjykatë? Arben Imami: Po. Nuk ke nevojë për këtë fjalinë e dytë. Spartak Ngjela: Unë them të kundërtën: po nuk e autorizoi Kushtetuta, unë nuk e zbatoj dot konventën! Arben Imami: Ajo që dua të them është se fjalia: “Ata janë të detyruar të zbatojnë marrëveshjet ndërkombëtare…” duhet të formulohet ndryshe. Kristaq Traja: Në rast se nuk e shkruan, ku do të buronte detyrimi i gjykatës për ta zbatuar këtë konventë a marrëveshje? Arben Imami: Kemi një pjesë të veçantë për këtë. Krenar Loloçi: Kemi edhe aktet e Këshillit të Ministrave, po nuk i përmendim këto. Kristaq Traja: Gjykatës do t’i tregosh burimin primar të së drejtës. Prandaj është e pavarur gjykata. Arben Imami: Edhe një herë. Ne kemi një pjesë të veçantë për aktet dhe hierarkinë e tyre: Kushtetuta, marrëveshja ndërkombëtare, ligji, akti normativ i Këshillit të Ministrave dhe pastaj aktet normative të pushtetit lokal. Përse duhet të dalë në një fjali më vete këtu çështja e zbatimit nga ana e gjyqtarëve të marrëveshjeve ndërkombëtare?

73 Marrëveshja është futur midis Kushtetutës dhe ligjit dhe, në këtë mënyrë asaj i është dhënë një forcë edhe më e madhe se sa ligjet. Marrëveshjet ndërkombëtare perceptohen si pjesë e të drejtës së brendshme. Kristaq Traja: E megjithatë, duke thënë vetëm këtë, të ka shpëtuar një aspekt tjetër! Arben Imami: Cili? Kristaq Traja: Aspekti i atyre normave që nuk kanë nevojë për ratifikim, por që zbatojnë drejtpërdrejt konventën! Spartak Ngjela: Mua më duket se është normale dhe fjalia, për të cilën po diskutojmë, nuk ka përse të hiqet. Sabri Godo: Nuk është fjala për aktet e Këshillit të Evropës, pasi ato nuk janë të zbatueshme drejtpërdrejt gjithandej. Kristaq Traja: Jo, fjala është për Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Arben Imami: Kjo që thua ti nuk ndihmon për ta kuptuar çështjen në diskutim. A ka mundësi ta evidentoni më mirë këtë? Sabri Godo: Për të qenë më të saktë këtu, përse nuk përdorim atë termin që thotë Arbeni, “marrëveshje e ratifikuar”? Arben Imami: Po pra... U përpoqa ta mbroj dy herë këtë. Kristaq Traja: Kur thua “marrëveshje e ratifikuar”, ratifikimi është bërë më ligj. Po një marrëveshje që parashikohet të shtrijë efektet drejtpërdrejt nga Kushtetuta, ku do të mbetet? Arben Imami: Cila parashikohet drejtpërdrejt nga Kushtetuta? Kristaq Traja: Normat që nxjerr një institucion ndërkombëtar ku vendi merr pjesë. Një konventë e ardhshme që mund të zbatohet drejtpërdrejt. Arben Imami: Po të doni, na sqaroni pak ngadalë tani. Perikli Zaharia: Unë mendoj që ky nen ka si pikë referimi pjesën që ka të bëjë me marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare.

74 Arben Imami: Me “marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar” unë them tjetër gjë. Ndërsa këtu bëhet fjalë për rastin kur një shtet ka ratifikuar hyrjen dhe anëtarësimin në një organizim ndërkombëtar, organet e të cilit janë të autorizuar dhe kanë të drejtë të nxjerrin akte. Ky vend është i detyruar t’i bindet këtyre akteve. Jam plotësisht dakord me këtë, por nuk e shoh në mënyrën se si është formuluar fjalia e dytë e nenit 11. Spartak Ngjela: Atëherë, në qoftë se do ta rregullosh, do ta bësh si vijon: gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve dhe, në të njëjtën mënyrë, ata zbatojnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare. Kristaq Traja: Vendimet e Strasburgut do të zbatohen nga organet shqiptare? Spartak Ngjela: Patjetër! Kristaq Traja: Ku thuhet? Spartak Ngjela: Po ja, te kjo del që ata janë të detyruar të zbatojnë. Kristaq Traja: E ka Kushtetuta drejtpërdrejt, lexo nenin 7. Krenar Loloçi: Neni 7 i Kreut II, “Marrëveshjet ndërkombëtare”, thotë: “Republika e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, u delegon organizatave ndërkombëtare kompetenca shtetërore për çështje të caktuara”. Kjo do të thotë që organizata që merr këto kompetenca, ka të drejtë të nxjerrë vendime a akte me fuqi detyruese për Shqipërinë. Arben Imami: Kjo është e qartë. Në rregull, dakord. Megjithatë do t’ju lutesha shumë të mbani shënim këtë çështje me qëllim që ideja juaj të dalë ose të shprehet më qartë. Spartak Braho: Për këtë çështje bëhet fjalë edhe tek neni 8, tek kreu “Marrëveshjet ndërkombëtare”. Arben Imami: Qartë. Vazhdojmë tek neni 12. Theodhori Sollaku: Më falni, por pika 2 e nenit 11 është më e rëndësishme. Tani unë mendoj që ose do të mbahet pika 2 e nenit 11, ose do të mbahet pika 3 e nenit 6 të pjesës së parimeve të

75 përgjithshme, ku thuhet: “Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërdrejt, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe”. Të vijmë te neni 11 pika 2: gjyqtarët nuk e zbatojnë drejtpërdrejt Kushtetutën, por kur vënë re konflikt të ligjeve me Kushtetutën ia referojnë çështjet Gjykatës Kushtetuese. Atëherë kush do ta zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën? Pra, nëse nuk i lëmë mundësi gjyqtarëve dhe gjykatave të zbatojnë drejtpërdrejt Kushtetutën, cilit organ do t’i lëmë të zbatojë Kushtetutën drejtpërdrejt? Krenar Loloçi: Thelbi është ky: të gjitha organet janë të detyruara të zbatojnë drejtpërdrejt Kushtetutën dhe ligjin. Kur ka konflikte, këto do të zgjidhen në Gjykatën Kushtetuese. Theodhori Sollaku: Dhe mendon se këtë e zgjidh pika 2 e nenit 11? Krenar Loloçi: Pikërisht, kjo zgjidhet në pikën 2. Të gjithë janë të detyruar të zbatojnë drejtpërdrejt Kushtetutën, me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe. Kur parashikohet ndryshe? Ndryshe parashikohet për gjyqtarët e gjykatat, të cilët e zbatojnë Kushtetutën në mënyrë të tërthortë, dhe aty merr fund konflikti. Theodhori Sollaku: Pyetja ime ishte kjo: kush do ta zbatojë Kushtetutën drejtpërdrejt? Krenar Loloçi: Të gjitha organet! Theodhori Sollaku: Edhe një nëpunës i gjendjes civile ose një kryetar bashkie mund të refuzojë zbatimin e një ligji kur ky vjen në kundërshtim me Kushtetutën? Në asnjë mënyrë! Maksim Haxhia: Neni 11, pika 2, bën fjalë vetëm për gjyqtarët! Theodhori Sollaku: Ndërsa tek Parimet e Përgjithshme vihet detyrimi se dispozitat kushtetuese zbatohen drejtpërdrejt. Kush i zbaton drejtpërdrejt? (Në grup): Të gjitha organet! Theodhori Sollaku: Ndërsa tek pika 2 e nenit 11, gjyqtarët nuk i lë që të zbatojnë Kushtetutën drejtpërdrejt. Kush atëherë do ta zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën?

76 Spartak Ngjela: Pyetja qëndron këtu: si qytetar i drejtohem gjykatës për një shkelje që më është bërë, kam ngritur padi duke kërkuar të mos zbatohen dispozitat ligjore, pasi vijnë në kundërshtim me Kushtetutën. Gjyqtari nuk mund të më japë të drejtë, sepse ai do t’i përmbahet dispozitës ligjore. Në Amerikë, gjyqtari e zbaton drejtpërdrejt Kushtetutën. Atëherë, ose do të pezullohet çështja, ose si qytetar duhet të më lindë e drejta të rrëzoj ligjin! Perikli Zaharia: Domethënë gjyqtari nuk do ta zbatojë Kushtetutën? Spartak Ngjela: Jo, pasi nuk i lejohet ta zbatojë drejtpërdrejt! Perikli Zaharia: Po kush e zbaton? Spartak Ngjela: Këtu thuhet se zbatimi i drejtpërdrejt i Kushtetutës prezumohet. Për shembull, një prefekt mendon se një vendim i bashkisë bie ndesh me Kushtetutën. Prefekti nuk ka se çfarë të bëjë, veç t’i drejtohet organit që mund të anulojë këtë vendim: Gjykatës Kushtetuese. Theodhori Sollaku: Jo, nga interpretimi i kombinuar i këtyre dy dispozitave kushtetuese, prefekti mund ta zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën. Le të marrin një rast tjetër: Parlamenti nxjerr një ligj për pushtetin lokal; kryetari i një bashkie mendon se një dispozitë e këtij ligji vjen në kundërshtim me ligjin “Për dispozitat kushtetuese për pushtetin lokal”, dhe nuk e zbaton ligjin. Krenar Loloçi: Jo, kryetari nuk e ka këtë të drejtë! Theodhori Sollaku: Është tek neni 6 i Parimeve të Përgjithshme, sipas të cilës dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërdrejt. Krenar Loloçi: E drejta përbën bazën e veprimtarisë së shtetit. Kushtetuta është ligji më i lartë i vendit, i cili të tregon edhe ku t’i zgjidhësh konfliktet! Theodhori Sollaku: Ku? Krenar Loloçi: Në gjykatë. Arben Imami: Kjo është kur ka konflikt: po kur nuk ka konflikt?

77 Krenar Loloçi: Je i detyruar të zbatosh të drejtën. Nuk ka të drejtë qytetari dhe kushdo të bëjë diferencimin, këtë do ta zbatojë dhe atë jo. Ai do t’i zbatojë të gjitha, përfshi edhe drejtpërdrejt Kushtetutën. Sabri Godo: Që të kuptohemi më mirë, e transferojmë në një plan më konkret këtë bisedë. Në Kushtetutë thuhet prona është e paprekshme. Më pas Kuvendi nxjerr një ligj, i cili bën një trajtim të gabuar të kullotave, në dëm të interesave të pronarëve. Ky ligj prek të drejtën e pronës së individëve. Individi shkon në gjykatë. Çfarë do të vendosë gjyqtari: a do të shprehet se nuk e merr parasysh ligjin sepse vjen në kundërshtim me Kushtetutën, dhe do ta dërgojë çështjen për kompetencë në Gjykatën Kushtetuese? Kristaq Traja: Pikërisht kjo është zgjidhja! Sabri Godo: Në qoftë se është kështu, jemi në rregull. Arben Imami: Le ta shtrojmë çështjen kështu: gjyqtari mendon se një ligj është antikushtetues nuk e zbaton, e pezullon çështjen dhe ia çon për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese. Ky është zbatimi i drejtpërdrejt i Kushtetutës. Theodhori Sollaku: Në rastin kur nuk ka konflikt gjyqësor dhe kryetari i një bashkie nuk do që të zbatojë një ligj që ai e konsideron antikushtetues. Maksim Haxhia: Po nuk e ka këtë të drejtë, sepse vetë Kushtetuta ka parashikuar që antikushtetueshmëria e ligjeve do të shihet nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Theodhori Sollaku: Kushtetuta parashikon ndryshe vetëm për gjykatat, kur ka konflikt gjyqësor. Kristaq Traja: Sepse pikërisht aty duhet! Dihet që gjykatat me vendimet e tyre bëjnë zgjidhje përfundimtare. Theodhori Sollaku: Shiko, veprimtaria e organeve rregullohet me ligj. Ligjet dalin në bazë të Kushtetutës. Problemi shtrohet: në qoftë se një veprimtari është rregulluar me ligj, a kam të drejtë unë që ta shmang ligjin dhe të zbatoj Kushtetutën drejtpërdrejt?

78 Krenar Loloçi: Ti ke të drejtë të ankohesh kundër këtij ligji, i cili të prek detyrat dhe kufijtë që ka parashikuar Kushtetuta, në Gjykatë Kushtetuese. Theodhori Sollaku: Nuk dua ta çoj në Gjykatë! Krenar Loloçi: Do shkelësh Kushtetutën atëherë! Sabri Godo: A ka ndonjë institucion, veprimtaria dhe organizimi i të cilit nuk janë rregulluar me ligj? Po kështu, a nuk është rregulluar me ligj veprimtaria e prefektit a kryetarit të bashkisë? Theodhori Sollaku: Po, është. Sabri Godo: Këto ligje kanë dalë në bazë të Kushtetutës, apo jo? Pra, prefekti a kryetari i bashkisë nuk mund t’i injorojnë këto ligje. Siç e kuptoj unë këtë çështje, në rast se ai konstaton se një ligj nuk përputhet me Kushtetutën, atëherë i drejtohet gjykatës përkatëse. Spartak Ngjela: Ligji në fuqi prezumohet se është në përputhje me Kushtetutën. Ti e ke institucionin për të parë kushtetueshmërinë e një ligji, apo jo? Gjykatën Kushtetuese! Kryetarit të bashkisë nuk ia ka dhënë njeri të drejtën që të shikojë kushtetueshmërinë e ligjit! Ku e ke ti kompetencën si kryetar bashkie që të gjykosh kushtetueshmërinë e ligjit? Theodhori Sollaku: Këtë e kuptoj, por problemi është te mënyra se si janë shkruar këto dy nene. Unë do të thoja që të vihet detyrimi për të gjithë që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin. Krenar Loloçi: Kjo është e parathënë. Theodhori Sollaku: Ku? Krenar Loloçi: Kushtetuta është ligj themelor! Theodhori Sollaku: Ku e ke thënë këtë? Ky parim interpretohet në sensin që të gjithë janë të detyruar të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjin. Krenar Loloçi: E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë. Më tej kalon tek pjesa “Aktet normative” që kanë fuqi në të gjithë territorin e Shqipërisë.

79 Theodhori Sollaku: Detyrimi për të gjithë vendoset duke thënë: “Kushtetuta dhe ligjet janë të detyrueshme për të gjithë personat juridikë dhe fizikë”. Spartak Ngjela: Dispozitat kushtetuese zbatohen drejtpërdrejt. Për të shmangur rrezikun që gjykatat e shkallës së parë të zbatonin drejtpërdrejt dispozitat kushtetuese, është vënë kufizimi “…përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe”. Theodhori Sollaku: Vetëm për gjyqësorin parashikohet ndryshe! Spartak Ngjela: Sepse vetëm atje është frika… Arben Imami: Sepse atje krijohet konflikti. Spartak Ngjela: Gjykata ka të drejtë të nxjerrë vendime dhe të zgjidhë konflikte. Arben Imami: Ka vërejte të tjera? Jo. Kalojmë te neni 12 42 . Spartak Ngjela: Kush vend tjetër e ka në emër të Republikës? Zamira Çaka: Në lidhje me publicitetin e vendimeve për çështjet që gjykohen me dyer të mbyllura? Kristaq Traja: Ti mund të bësh gjykime me dyer të mbyllura, por vendimin do ta japësh publikisht. Në çdo rast shpallen publikisht. Spartak Ngjela: Vijmë tek “vendimet në emër të Republikës”. Ne e kemi pasur: “në emër të popullit”, e cila është absurditet. Arben Imami: “Në emër të mbretit” ka kuptim! Spartak Ngjela: Po “në emër të mbretit” është kur ke monarki, se njëlloj është si Republika. Ajo rrjedh nga forma e shtetit. Po “në emër të ligjit” a mund të jetë? Arben Imami: Ky ka qenë propozimi im i parë: “në emër të ligjit”. Kristaq Traja: “Në emër të ligjit” nuk mund të bëhet për një arsye që sapo e përfunduam së diskutuari. Neni 11, që sapo kaluam, i cili autorizon gjyqtarët të mos zbatojnë ligjet që bien në kundërshtim me Kushtetutën, duke ia referuar çështjen me vendim Gjykatës 42 Neni 12: “1. Gjykatat i japin vendimet e tyre në emër të Republikës. 2. Vendimet gjyqësore në çdo rast shpallen publikisht”.

80 Kushtetuese; atëherë, [këta gjyqtarë] vendimin do ta nxirrnin në emër të ligjit? Zamira Çaka: Megjithatë në emër të ligjit jepet! Kristaq Traja: Nuk është fjala në zbatim të ligjit, por në emër, do të thoja, të një vlere, siç është ajo e Republikës. Sabri Godo: Në kuptimin simbolik! Spartak Ngjela: Në një moment të caktuar, me fjalën “ligj” mund të identifikohet edhe vetë e drejta. Edhe Kushtetuta do të konceptohet si ligj, madje si ligji më i fortë. Pra po thamë në emër të ligjit, kuptohet që kemi thënë edhe në emër të Kushtetutës. Kristaq Traja: Në emër të Kushtetutës e bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Spartak Ngjela: “Në emër të Republikës”! Kristaq Traja: Shiko, është simbolike kjo. Arben Imami: Republika përfshin gjithçka: të drejtën, institucionet, organizimin e tyre, individin, popullin, etj. Sabri Godo: Unë jam për këtë, që në vend që të thuhet “në emër të ligjit” të thuhet “në emër të së drejtës”. Arben Imami: Republika i përfshin edhe ligjin, përfshin edhe të ashtuquajturën “kontratë sociale” për të jetuar së bashku. Kristaq Traja: Është vlera që jemi marrë vesh. Arben Imami: Vlera që jemi marrë vesh së bashku. Kristaq Traja: Është “në emër”, jo “në bazë të”. Arben Imami: Ka vërejtje të tjera? Jo, nuk ka. Tani i kalojmë edhe një herë shpejt duke i votuar. Spartak Ngjela: Ne i kaluam të gjitha me konsensus dhe askush nuk ishte kundra, kështu që nuk ka nevojë për votim. Arben Imami: Sidoqoftë, le t’i kalojmë edhe një herë për saktësim. Spartak Braho: Më fal, a mund të bëj një pyetje? A ka të drejtë vote Presidenti në Këshillin e Lartë të Drejtësisë?

81 Maksim Haxhia: Po. Zamira Çaka: Atëherë përse duhet të jetë kryetar nderi? Prandaj sugjeroj të hiqet fjala “nderi”. Arben Imami: Është vënë edhe për të theksuar faktin se ai nuk është një drejtues i veprimtarisë së përditshme. Megjithatë, e lëmë thjesht që Presidenti është Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kur merr pjesë, kryeson mbledhjen. Zëvendëskryetari do të bëjë punën. Theodhori Sollaku: Unë do të sugjeroja që anëtarët që zgjidhen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë të jenë të përhershëm ose funksionarë, siç thuhet ndryshe. Genc Ruli: Po Ministri i Drejtësisë? Theodhori Sollaku: Jo, ministri nuk është i zgjedhur. Arben Imami: Ata që zgjidhen dhe zëvendëskryetari mund të jenë funksionarë. Këtë do ta zgjidhë ligji organik. Theodhori Sollaku: Dakord, le ta zgjidhë ligji. Arben Imami: Atëherë, për kapitullin e Gjykatës Kushtetuese do të shtojmë variantin e dytë 3+3+3, si dhe ndryshimet e tjera të nevojshme. Neni 7 i “Gjykatës Kushtetuese”, germa (ç), germa (dh) ka nevojë për redaktim; të thuhet “kushtetueshmëria e shkarkimit” dhe jo “shkarkimi”. Në pikën (e) bëhet redaktim, sipas të cilit fjalia bëhet: “Çështjet që lidhen me verifikimin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe të deputetëve…”; pjesa tjetër vazhdon siç është. Germa (f) e nenit 7 bëhet: “Për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese”. Tek neni 10, germa (c) hiqet: “...jo më pak se pesë anëtarë të Këshillit të Kuvendit”. Paragrafi 3 i nenit 10 bëhet: “Për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese”. A jemi të gjithë dakord me këto ndryshime? (Në grup): Dakord. Arben Imami: Ka kundër? Nuk ka. Pjesa “Gjykatat”. Për Gjykatën e Lartë mbajmë për variant të dytë emrin “Gjykata e Kasacionit”. Tek pika e katërt e nenit 1, afati i qëndrimit në detyrë të Kryetarit të Gjykatës bëhet tre vjet. Tek pika 3 e nenit 2, hiqet fjala “nderi” pas fjalës “Kryetar”. Te pika 7, fjalët “me dekret të Presidentit të

82 Republikës” zëvendësohen me fjalët “me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Te neni 4 hiqet “Këshilli i Kuvendit”, i cili gjendet i përmendur dy herë. Te neni 6 shtohet, sipas një formulimi më të përshtatshëm: “Rastet kur Gjykata e Lartë ka të drejtë të bëjë rishikimin e provave përcaktohen me ligj”. Tek neni 9, pas fjalës “shtetërore” shtohet fjala “politike”. Sugjerohet që fjalia e dytë e pikës së parë e nenit 11, të rimendohet edhe një herë nga ana e stafit teknik. A jeni dakord me të gjitha këto tek pjesa “Gjykatat”? Në rregull. Ka kundër? Nuk ka. Miratohen. Me përjashtim të një ose dy rasteve që propozime janë të drejtpërdrejt të stafit tonë teknik, të gjitha propozimet e tjera për ndryshime në projektin e paraqitur janë të Komisionit të Venecias. Deri tek neni 30 i pjesës mbi të drejtat e njeriut, vërejtjet, rekomandimet dhe sugjerimet e specialistëve të Komisionit të Venecias për projektin i kemi edhe me shkrim. Pjesën tjetër nuk e kishin me shkrim, por sidoqoftë janë mbajtur shënimet përkatëse nga i dërguari i OSBE-së, zoti Scott Carlson, të cilat janë në gjuhën angleze. Sabri Godo: Ato janë të regjistruara edhe në Komisionin e Venecias. Arben Imami: Kalojmë tek vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, të cilat kush të dojë nga anëtarët e Komisionit të vijë t’i marrë tek aparati i Komisionit. Vazhdojmë. Propozimi i parë, nenet 1 43 , 2 44 , 3 45 tek Pjesa e Parë “Parimet e përgjithshme”, të bashkohen në një nen të vetëm. Jeni dakord? Po. Ka kundër? Nuk ka kundër. Pika 3 e nenit 4 46 mbetet sipas variantit të parë dhe unifikohet me paragrafin e dytë të nenit 7 47 , Kreu II “Marrëveshjet ndërkombëtare”. Kjo është propozuar nga ne. Domethënë, zbatojmë të njëjtën shumicë, 43 Neni 1: “Shqipëria është republikë parlamentare”. 44 Neni 2: “Republika e Shqipërisë është shtet unitar”. 45 Neni 3: “Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”. 46 Neni 4, pika 3, i pjesës “Parimet e përgjithshme”, parashikonte: “Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtare, Republika e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e anëtarëve të parlamentit”. 47 Neni 7, paragrafi i dytë, i pjesës “Marrëveshjet ndërkombëtare” parashikonte: “Ligji me të cilin ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, siç parashikohet në paragrafin e parë të këtij neni, miratohet me shumicën e anëtarëve të Kuvendit”.

83 atë absolute, në të dyja këto raste, dhe heqim shumicën prej dy të tretash, siç ishte në njërin variant. Pra, bie varianti [me dy të tretat]. Tek neni 8 48 , fjalët “rregullohen me ligj” bëhen “rregullohen me ligjet e tyre përkatëse” ose “të posaçme”. Ose më mirë të themi me “ligje të veçanta”. Kristaq Traja: “Me ligjet e tyre përkatëse” është më e saktë. Arben Imami: Dakord. Pika e dytë e nenit 10 49 bëhet: “Republika e Shqipërisë ndihmon në realizimin e të drejtave të shtetasve të saj me banim të përkohshëm…”. Pra, synohet të zëvendësohet fjala “mbron” që duket shumë e ashpër, sidomos kur përkthehet. Sabri Godo: Unë jam që kjo pikë të mbetet kështu siç është, pra fjala “mbron” të mos ndryshohet. Spartak Ngjela: Unë jam që ta lëmë “mbron”. Arben Imami: Dakord, mbetet fjala “mbron”. Nenet 16 50 , 17 51 , 18 52 , 19 53 , 20 54 dhe 21 55 bashkohen me qëllim që numri i përgjithshëm i neneve të Kushtetutës të zvogëlohet. A jeni që këto nene të bashkohen në një nen të vetëm? Dakord. Kalojmë te Pjesa e Dytë “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”. Tek neni 4 56 , pas fjalës “të diskriminohet” të shtohet fjala “padrejtësisht”. Ky ndryshim faktikisht detyrohet për shkak të ekzistencës së diskriminimeve të arsyeshme me sens pozitiv. 48 Neni 8 i pjesës “Parime themelore” parashikonte: “Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në këtë Kushtetutë, rregullohen me ligj, përveç kur në të parashikohet ndryshe”. 49 Neni 10, pika e dytë: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve të saj me banim të përkohshëm ose të përhershëm, jashtë kufijve të vet”. 50 Neni 16: “Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja”. 51 Neni 17: “Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë dykrenore në mes”. 52 Neni 18: “Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqiponjë të zezë dykrenore, të vendosur mbi një shqyt me fushë të kuqe. Në krye të stemës është përkrenorja e Skënderbeut”. 53 Neni 19: “Himni Kombëtar është ‘Përreth flamurit tonë të bashkuar’”. 54 Neni 20: “Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 nëntori”. 55 Neni 21: “Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana”. 56 Neni 4: “1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. 2. Askush nuk mund të diskriminohet për shkak të seksit, racës, fesë, etnisë, gjuhës, bindjes politike, fetare a filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësisë prindërore”.

84 Le të sjellim një shembull: mosrekrutimi i grave në ushtri është një diskriminim i arsyeshëm. Theodhori Sollaku: Kjo ka edhe një interpretim tjetër. Diskriminimi për shkak të racës mund të bëhet në mënyrë të arsyeshme e të drejtë? Arben Imami: Po. Theodhori Sollaku: Do ta pranojmë? Arben Imami: Ky është një propozim më shkrim i specialistëve të Komisionit të Venecias. Theodhori Sollaku: Megjithatë, unë sugjeroj që ta diskutojmë. Spartak Ngjela: Cili është objekti? Për çfarë është fjala? Theodhori Sollaku: Është shtuar fjala “padrejtësisht”. Arben Imami: Nuk lejohet diskriminimi i padrejtë, ndërsa mund të ketë diskriminim të drejtë. Spartak Ngjela: Cili është diskriminim i drejtë? Arben Imami: Gratë përjashtohen nga shërbimi ushtarak. Spartak Ngjela: Ky nuk është “diskriminim”! Arben Imami: Diskriminim është, në raport me burrat. Spartak Ngjela: Përkundrazi, ti ia ke hequr detyrimin femrave. Si mund të jetë diskriminim? Kristaq Traja: Nuk mund të përdorim fjalën “dallim”, por nuk mban ngarkesa negative. Spartak Ngjela: Diskriminimi nuk është dallim… Sabri Godo: Unë mendoj se ka të drejtë Spartaku. Spartak Ngjela: Më tregoni rastin kur një diskriminim është i drejtë, që unë të pranoj atë të padrejtin. Arben Imami: Të përndjekurit hynë në universitet me notë mesatare më të ulët. Spartak Ngjela: Ky është diskriminim?

85 Arben Imami: Diskriminimi pozitiv ka kuptimin që diskriminohet një pjesë e njerëzve, për t’i bërë favor një pjese tjetër. Diskriminim pozitiv është kur të persekutuarit politik fitojnë një trajtim të veçantë, duke përfituar të ardhura, banesa, etj. Spartak Ngjela: Kjo është barazi përpara ligjit. Arben Imami: Për mua është diskriminim. Sabri Godo: Përse nuk përdorim termin “dallim” në vend të “diskriminim”? Arben Imami: “Diskriminim”, megjithëse nuk është fjalë e gjuhës shqipe, ka gjetur një përdorim të gjerë në jurisprudencën ndërkombëtar dhe duhet të ketë të njëjtën ngarkesë e kuptim në të gjitha gjuhët, qoftë ajo anglisht, italisht, etj. Diskriminimi në të gjithë botën mund të jetë negativ dhe pozitiv. Spartak Ngjela: Fjala “diskriminim” ka vetëm karakter përkeqësues. Hap fjalorët. Vjen nga crimine. Arben Imami: Supozojmë se fëmija e një të përndjekuri hyn në shkollë pa konkurs, ndërsa fëmija im hyn me konkurs; a është fëmija im i diskriminuar? Ky është diskriminim pozitiv dhe i pranueshëm. Spartak Ngjela: Jo, nuk është diskriminim! Kristaq Traja: Ky është një qëndrim unik i mbajtur në të gjithë Evropën. Zamira Çaka: Le të marrim rastet e privatizimit të banesave. Një person që banon në një banesë shtetërore e përfiton banesën, ndërsa dikush tjetër që banon në një banesë [ish-pronë] private, jo! Spartak Ngjela: Kjo është pabarazi përpara ligjit. Arben Imami: Po, është pabarazi përpara ligjit, por është diskriminim i drejtë, jo i padrejtë! Zamira Çaka: Në fakt, kjo është një pabarazi përpara ligjit, është një diskriminim, por i padrejtë. Spartak Ngjela: Deri tani nuk është sjellë ndonjë shembull bindës i një diskriminimi pozitiv, të drejtë.

86 Arben Imami: Hyrja në shkollë pa konkurs e fëmijëve të të përndjekurve. Kristaq Traja: Familja dhe fëmijët diskriminohen në raport me të tjerët në mënyrë pozitive? Ata gëzojnë një mbrojtje të veçantë me ligj. Nuk ka ligj që të mos bëjë dallime. Kjo është absolute! Sabri Godo: Ne mund të shpëtojmë nga ky diskutim në qoftë se zëvendësojmë termin “diskriminim” me “dallim”. Arben Imami: Nuk është thjesht dallim… Spartak Ngjela: Diskriminimet janë të gjithmonë të padrejta. Çdo diskriminim është i tillë. Arben Imami: Këtë kuptim jemi mësuar ne t’i japim kësaj fjale. Por, kuptimi i saj është zgjeruar. Krenar Loloçi: Këtu ndoshta duhet bërë marrëveshja e fjalës, që e përdor zoti Ngjela. Në qoftë se diskriminimi do të kuptohet thjesht me sens keqësues, atëherë fjala “padrejtësisht” nuk mund të përdoret sepse të dyja bashkë nuk kanë kuptim. Spartak Ngjela: Rrëzojnë njëra-tjetrën... Krenar Loloçi: Në këtë pikëpamje, po të përdorim fjalën “dallim” mund të passhtojmë fjalën “padrejtësisht”. Arben Imami: “Dallimi” është tjetër gjë. Dallimi mund të përdoret për dy gjëra ose individë që ndodhen ose vihen në kushte të barabarta dhe, megjithatë, ata dallojnë nga njëri-tjetri. Pra, dallon këta të dy kur u krijon kushte të barabarta. Ai mund të jetë edhe diskriminim i padrejtë, njëkohësisht. Krenar Loloçi: T’i referohemi edhe një herë fjalorëve. Spartak Ngjela: Le të marrim kontekstin në të cilën është përdorur fjala “diskriminim”. Kjo fjalë gjendet që në fillim të fjalisë dhe i ke dhënë një kuptim absolut keqësues: “Askush nuk mund të diskriminohet”, kjo ka karakter keqësues. Më tej shton fjalën “padrejtësisht”, domethënë që dikush mund të diskriminohet edhe me të drejtë. Arben Imami: Po.

87 Spartak Ngjela: Domethënë, ai thotë: “Unë jam diskriminuar?”. Ndërsa përgjigja është: “Po, por je i diskriminuar në mënyrë të drejtë”! Theodhori Sollaku: Ligji, për shembull, përjashton të gjithë ata që janë nën 145 centimetra të gjatë të shkojnë ushtar. Spartak Ngjela: Për mua nuk është normale. Ndoshta është përkthyer gabim. Arben Imami: Mund ta shikosh tekstin e firmosur nga La Pergola 57 . Sabri Godo: Një rast diskriminimi do të ishte mospërdorimi i armëve në ushtri nga disa persona që me bindje e ndërgjegje nuk duan të përdorin armë në ushtri. 58 Por këtu ka kuptimin e një dallimi. Krenar Loloçi: Jo, këta janë të favorizuar. Spartak Ngjela: Është favor. Arben Imami: Është favor, por unë që kam marrë armën jam i diskriminuar. Ky është një diskriminim pozitiv. Spartak Ngjela: Unë do të konsultohem me fjalorët. Nuk jam dakord! Kristaq Traja: Po e përsëris: është një fjalë që përdoret në tërë Evropën dhe ka një kuptim shumë të saktë juridik. Spartak Ngjela: Diskriminimi, për mua, ka karakter keqësues. Kristaq Traja: Po të lexosh kushtetuta të ndryshme do të gjesh “discrimination against …”. Gjithashtu, kjo ka edhe anën tjetër: “Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin e mësipërm nëse nuk ekziston një justifikim i arsyeshëm dhe objektiv”. Ja diskriminimi i arsyeshëm, të cilin ende nuk e kemi lexuar dhe që është shtesa që propozojnë ata. Pikërisht në këtë lloj paragrafi shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “Askush nuk mund të 57 Presidenti i Komisionit të Venecias. 58 Neni 4, në paragrafet 2 dhe 3/b, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, parashikon: “2. Askujt nuk mund t’i kërkohet të kryejë një punë të detyruar. 3/b. Në kuptim të këtij neni, në shprehjen “punë e detyruar” nuk përfshihet: - çdo shërbim i karakterit ushtarak ose, në rastet e kundërshtarëve të ndërgjegjes, në vendet ku ata njihen si të tillë, ose të një shërbimi tjetër të ngjashëm të disiplinuar në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak”.

88 diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafët e mësipërm, nëse nuk ekziston një justifikim i arsyeshëm dhe objektiv”. Ky është diskriminim pozitiv, i drejtë. Krenar Loloçi: Po u shtua ky paragraf, duhet hequr fjala “padrejtësisht”. Arben Imami: Atëherë, kalojmë tek neni 5 i Pjesës së Dytë “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”. Në këtë nen bëjmë një ndryshim redaktorial si vijon: “Kushdo që lind të paktën nga një prind me shtetësi shqiptare fiton vetiu shtetësinë shqiptare”. Ka kundër? Miratohet. 59 Haxhi Aliko: Unë do ta formuloja ndryshe: “Kushdo që një nga prindërit e ka shtetas shqiptar, është shtetas shqiptar”. Në këtë mënyrë evitohet fjala “të paktën”, e cila nuk shkon. Spartak Ngjela: Vërtet, kur janë dy nuk mund të thuhet asnjëherë “të paktën”. Kristaq Traja: Në versionin fillestar e kemi pasur: “Kushdo që lind qoftë edhe nga një prind…”. Spartak Ngjela: “…qoftë edhe nga një prind” është normale. Arben Imami: Atëherë, e bëjmë “…qoftë edhe nga një prind”. Haxhi Aliko: Kështu po: “qoftë edhe nga një prind”. Arben Imami: E drejtë. Atëherë, kalojmë te nenet 13 60 dhe 14 61 . Merret paragrafi 1 i nenit 13: “Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveç 59 Neni 5: “1. Shtetësia shqiptare fitohet vetiu me lindje nëse të paktën njëri prej prindërve është shtetas shqiptar. Shtetësia shqiptare fitohet edhe për shkaqe të tjera të parashikuara me ligj. 2. Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasë shtetësinë përveçse kur ai heq dorë prej saj”. 60 Neni 13: “1. Askujt nuk mund t’i hiqet liria përveçse në rastet dhe sipas modaliteteve të parashikuara me ligj. 2. Kushdo, të cilit i hiqet liria ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton për shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet. Personi, të cilit i është hequr liria, duhet të dërgohet brenda 48 orëve përpara gjyqtarit, i cili vendos paraburgimin ose lirimin e tij jo më vonë se 48 orë nga nga çasti i marrjes së dokumentave për shqyrtim. 3. Çdo i ndaluar ose i arrestuar duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij. 4. I paraburgosuri ka të drejtë të ankohet kundër vendimit të gjyqtarit. 5. Personi të cilit i hiqet liria në rrugë

89 se në rastet dhe sipas modaliteteve të parashikuara me ligj”, dhe e bëjmë pikën 1 të nenit 14. Gjithashtu, nenet 14 dhe 13 ndryshojnë vendet. Neni 14 bëhet 13 dhe neni 13 bëhet 14. Nenit 14 i shtohet një pikë e fundit, e gjashta, me këtë përmbajtje: “Personit, të cilit i është hequr liria, ka të drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm, ose të procedohet përkundrejt një shpërblimi”. Dakord? Në rregull. Vazhdojmë. Kalojmë tek neni 16 62 . Në këtë nen, në vend që të themi: “Askush nuk mund të quhet fajtor…”, themi: “Kushdo është i pafajshëm…”; pjesa tjetër e nenit vazhdon siç është. Tek neni 17, fjalët e paragrafit të parë: “Gjatë procesit penal, askujt nuk mund t’i mohohet e drejta…”, bëhen: “Kushdo ka të drejtë…”. Edhe këtu flasim për një koncept që e sheh të drejtën si një të drejtë të brendshme, që ka lindur bashkë me njeriun. Dakord? Po. Kalojmë tek neni 19 63 , fjalët në fund të pikës së parë: “…para se të dënohet”, bëhen: “…para se të gjykohet”. Dakord? Ka kundër? Jo, nuk ka. Ju lutem më ndërprisni, në rast se dikush është kundër. Kalojmë te neni 26 64 . Pika e parë e këtij neni riformulohet si vijon: “Të huajt, të cilëve në vendet e tyre u ndalohet ushtrimi efektiv i të drejtave dhe lirive të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kanë të drejtën e strehimit në Republikën e Shqipërisë sipas ligjit”. jashtgjyqësore mund t’i drejtohet në çdo kohë gjyqtarit, i cili vendos brenda 48 orëve për ligjshmërinë e kësaj mase. 6. Asnjë të burgosuri nuk mund t’i mohohet trajtimi njerëzor dhe rehabilitimi moral”. 61 Neni 14: “1. Asnjë ligj nuk mund të nxirret për t’i kufizuar lirinë personit, përveçse në rastet e mëposhtme: a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente; b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose për moszbatim të ndonjë detyrimi të caktuar me ligj; c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj; ç) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij në organin kompetent; d) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë; dh) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose të ekstradimit. 2. Askujt nuk mund t’i hiqet liria vetëm se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor”. 62 Neni 16: “Askush nuk mund të quhet fajtor përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”. 63 Neni 19: “1. Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për t’u dëgjuar para se të dënohet. 2. Nga kjo e drejtë nuk mund të përfitojë personi që i fshihet drejtësisë”. 64 Neni 26: “1. Të huajt kanë të drejtën e strehimit në Republikën e Shqipërisë sipas ligjit. 2. Të huajt, që ndodhen në Republikën e Shqipërisë dhe që kërkojnë mbrojtje, mund t’u jepet statusi i refugjatit në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë”.

90 Sabri Godo: Kjo nuk është shumë e qartë. Ta zëmë se një person është në Gjermani. Do të zbatohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë për këtë person që kërkon azil në Shqipëri? Krenar Loloçi: Jo, jo. Është fjala kur ky i huaj gjendet në Shqipëri dhe kërkon azil këtu. Arben Imami: Me këtë bëhet një përmirësim i përmbajtjes së këtij neni. Ky nen më parë ishte i formuluar në këtë mënyrë: “Të huajt kanë të drejtën e strehimit në Republikën e Shqipërisë sipas ligjit”. Ky ishte një formulim mjaft i gjerë dhe i hapur, ndërsa tani e kufizojmë dhënien e azilit vetëm për të drejtat kushtetuese. Pra, kur u mohohet në vendet e tyre respektive e drejta e jetës, e drejta për të mos u torturuar, etj. Spartak Ngjela: Unë nuk e kuptova. Kjo është e ngatërruar… Zamira Çaka: Jo, jo nuk është e ngatërruar. Maksim Haxhia: Kur një shtetasi të huaj, që gjendet në Shqipëri, i mohohet një e drejtë në vendin e vet, por që i lejohet nga Kushtetuta jonë, atij mund t’i jepet strehim politik në Shqipëri. Spartak Ngjela: Domethënë, mangësitë kushtetuese atje mund të vijë e t’i gjejë këtu… Arben Imami: Kur i shkelet një e drejtë kushtetuese, atëherë i jepet strehimi politik. Spartak Ngjela: Për arsye ndjekjeje. Krenar Loloçi: Pikërisht, për arsye ndjekjeje e persekutimi. Spartak Ngjela: Po nuk dalin në pah arsyet e ndjekjes, por mangësitë kushtetuese të një vendi. Kjo duket sikur ne i themi dikujt që kërkon azil në Shqipëri: "Zotëri, legjislacioni yt kushtetues është njësoj si yni, prandaj unë nuk të akordoj azilin”. Pastaj ai thotë: “Po unë ndiqem politikisht!”. Krenar Loloçi: Jo, jo. Nuk është thjesht çështja e të drejtave kushtetuese që i garantohen një personi në vendin e vet. Në qoftë se ekzistojnë shkaqet e ndjekjes e të persekutimit për një të drejtë që Kushtetuta jonë e mbron!

91 Arben Imami: Nuk është fjala për çfarëdo lloj të drejte, por për të drejtat themelore. Perikli Zaharia: Të garantuara nga Kushtetuta. Arben Imami: Kur flas për të drejta themelore, kam parasysh të drejta parësore, të tilla si e drejta e jetës. La Pergola na sugjeroi që të jemi të kujdesshëm, me qëllim që e drejta e azilit të mos jetë shumë e gjerë; por edhe nëpërmjet përmirësimit, përsëri më duket se e kemi lënë shumë të gjerë këtë të drejtë. Atëherë, e lëmë këtë për ta parë edhe një herë. Nuk miratohet. Për nenin 27 65 nuk e kemi gjetur akoma një riformulim të përshtatshëm. Vërejtja që na është bërë këtu ka lidhje me kohën e gjykimit, domethënë, individi duhet të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme. Duke qenë se kjo konsiderohet si një e drejtë e rëndësishme, sugjerimi është që të ndahet dhe të krijohet një pikë më vete. Leontiev Çuçi: Dakord, ky nen do të rishikohet. Arben Imami: Vazhdojmë tek neni 30, pika 2 66 , pas fjalëve “vendim gjyqësor” shtohen fjalët “të formës së prerë”. Vazhdojmë tek neni 31, pika 3 67 . Në fund të kësaj pike shtohen fjalët “në përputhje me ligjin”. Sabri Godo: Ka ndonjë kundërshtim? Jo. Arben Imami: Vazhdojmë tek neni 32 68 , për të cilin pati diskutime e debate të gjëra. Fjalët “në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj”, zëvendësohen me fjalët “në përputhje me ligjin”. Atëherë, a jemi dakord me këtë? Po. Vazhdojmë me nenin 34 69 . Pas 65 Neni 27: “1. Liritë dhe të drejtat e njohura me këtë Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cënohen pa një proces të rregullt ligjor. 2. Rivendosja gjyqësore e së drejtës së cënuar, si dhe e drejta për një gjykim të drejtë, publik dhe të shpejtë nga një gjykatë kompetente, e pavarur dhe e paanshme, janë të garantuara”. 66 Neni 30, pika 2: “Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor si të paaftë mendërisht”. 67 Neni 31, pika 3: “Organizatat ose shoqatat që ndjekin qëllime antikushtetuese janë të ndaluara”. 68 Neni 32: “1. Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe pjesëmarrja në to është e garantuar. 2. Tubimet paqësore në sheshet dhe vendet e kalimit publik bëhen në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj”. 69 Neni 34: “1. E drejta e pronës dhe e trashëgimisë janë të garantuara. 2. Askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht prona e tij. 3. Shpronësimi mund të bëhet për një interes publik

92 konsultimeve të vazhdueshme që kemi bërë me Komisionin e Venecias, ky i fundit na ka dërguar këtë propozim me shkrim: “1. E drejta e pronës private është e garantuar. 2. Prona mund të fitohet me kalim pronësie, me trashëgimi, ose me çdo mënyrë tjetër të parashikuar me ligj. 70 3. Për interesa publike, ligji mund të parashikojë kryerjen e shpronësimeve ose vendosjen e kufizimeve në ushtrimin e të drejtës së pronës. 4. Shpronësimet ose kufizimet e të drejtës së pronës, që barazohen me shpronësimet, lejohen vetëm përkundrejt një kompensimi të drejtë. 5. Në rast konflikti në lidhje me shumën e shpërblimit, çështja mund t’i kalojë gjykatës”. 71 Sabri Godo: Në formulimin e Komisionit të Venecias, fjalët “në çdo mënyrë tjetër të parashikuar me ligj” janë “në çdo mënyrë tjetër të parashikuar në Kodin Civil”. “Me ligj” janë bërë të gjitha shtetëzimet dhe shpronësimet gjatë regjimit komunist! Arben Imami: Po, me Kodin Civil. Krenar Loloçi: Kodi Civil, në fakt, është ligj. Sabri Godo: Ju zotërinj të stafit, përse i keni zëvendësuar fjalët “në Kodin Civil” me fjalët “me ligj”, duke ndryshuar në këtë mënyrë propozimin e Komisionit të Venecias? Kujdes! Po qe se do të lihet “me ligj”, për mua diskutimet mbyllen menjëherë! Kristaq Traja: E kemi shkruar kështu sepse Kodit Civil mund t’i bëhen edhe shtesa, të cilat mund të bëhen vetëm me ligje. Sabri Godo: Interpretime të tilla nuk na duhen fare! Kristaq Traja: Dakord, e lëmë me Kodin Civil. Kemi dashur të jemi pak me të gjerë. dhe kurdoherë kundrejt shpërblimit të plotë. 4. (Çështja e kthimit dhe e kompensimit të pronave u la për diskutim)”. (Shënim i red.) 70 Në letrën e Komisionit të Venecias, datë 13 qershor 1998, që iu dërgua bashkëkryetarëve Sabri Godo dhe Arben Imami, në vend të fjalëve “me ligj” ishin përdorur fjalët “në Kodin Civil”. 71 Për këtë pikë, Komisioni i Venecias kishte dhënë edhe një variant tjetër të mundshëm: “Shpronësimet ose kufizimet në ushtrimin e të drejtës së pronës që prekin në mënyrë thelbësore këtë pronë, lejohen vetëm përkundrejt një kompensimi të drejtë (në origjinalin anglisht: “just compensation”)”.

93 Theodhori Sollaku: Kodi Civil është një ligj dhe, si i tillë, ai mund të ndryshohet e përmirësohet. Prandaj, duke thënë “me ligj” ke përdorur një koncept më të gjerë. Spartak Ngjela: Jo, nuk është një koncept më i gjerë. Me një koncept të tillë del jashtë Kodit Civil, ndërkohë që propozimi i Komisionit kërkon të mos dalësh jashtë Kodit Civil. Ky është një rregullim i caktuar. Sabri Godo: Çfarë kuptimi ka termi “kalim” ose “transferim”? Për shembull, a e përfshin “dhurimin”? Spartak Ngjela: Kalimi ose transferimi përfshin si dhurimin, ashtu edhe shitjen. Po u përmend Kodi Civil, do të thotë se përfshihen të gjitha mënyrat e fitimit dhe të humbjes së pronësisë. Ajo që nuk është parashikuar në Kodin Civil dhe që është specifike tek ne është instituti i restitucionit. Sabri Godo: Dakord, por tani e kemi fjalën për përkufizimin e pronës private. Për sa i përket mënyrës sesi do të bëhet kthimi i pronave, kjo do të rregullohet me dispozita tranzitore që do të vijnë më pas. Edhe për këtë është bërë propozimi nga Komisioni i Venecias, por ende nuk kemi shkuar atje. 72 Spartak Ngjela: Sesi fitohet prona private është tashmë e përcaktuar! Sabri Godo: Pikërisht këtë duam të bëjmë. Theodhori Sollaku: Për këtë ramë dakord sipas Kodit Civil! Arben Imami: Pra, kemi një propozim të zotit La Pergola në këtë aspekt. Nuk është nevoja të diskutojmë gjatë. Për këtë kërkuam mend 72 Propozimi i dytë i Komisionit të Venecias për kthimin dhe kompensimin e pronave jepej në dy variante. Varianti A: “Kuvendi, brenda __ vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, nxjerr ligje me qëllim që të rregullojë çështjet që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet që ndodhën gjatë periudhës komuniste”. Varianti B: “Kuvendi, brenda __ vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, nxjerr ligje me qëllim që të rregullojë në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme çështjet që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet që ndodhën gjatë periudhës komuniste”. Më poshtë, Komisioni i Venecias bën një sqarim në lidhje me këto variante: në një kohë që varianti A e lë zgjidhjen në dorë të legjislaturës, varianti B parashtron një rrugë se si do të shfaqej zgjidhja. Komisioni mendon se zgjidhja mund të bëhet vetëm nga hartuesi shqiptar. (Shënim i red.)

94 në Komisionin e Venecias. Tani çështja shtrohet nëse do ta pranojmë këtë propozim ose jo! Haxhi Aliko: Në atë formulimin e paraqitur përmendet Kodi Civil. Tani unë pyes, për cilin kod civil është fjala, për atë që është në fuqi apo për atë që mund të miratohet në të ardhmen pas disa vjetësh? Arben Imami: Për atë që ishte, për atë që është dhe për atë që do të jetë. Ç’rëndësi ka, Kodi Civil është Kod Civil! Spartak Braho: Në asnjë kushtetutë dhe në asnjë vend nuk thuhet Kod Civil, Kod Procedure a Kod Penal! Haxhi Aliko: Megjithëse nuk hyj në radhën e juristëve, po mua më duket se nuk është normale që në kushtetutë t’i referohesh Kodit Civil. Kodi Civil është një ligj si gjithë të tjerët. Sabri Godo: Megjithatë, këtij termi iu referuan dhe sugjeruan edhe ekspertët e Komisionit të Venecias, përfshi edhe zëvendëspresidentin e këtij Komisioni. Haxhi Aliko: Po qe se futet termi “Kodi Civil”, a je i kënaqur zoti Sabri? Sabri Godo: Po. Kristaq Traja: Një sugjerim kisha unë. Meraku juaj për kthimin e pronave nuk bëhet me Kod Civil. Sabri Godo: Kjo është e qartë. Por cili është përcaktimi i pronës dhe si kalon ajo rregullohet me Kod Civil, kjo ka rëndësi. Këtë kërkoj unë. Spartak Ngjela: Më fal, tek ne jep pronë Presidenti! 73 Nuk besoj të gjesh në historinë botërore që një Presidenti të japë pronë! Sabri Godo: More, këtë e kam të qartë unë... Presidenti të jep edhe diplomë, të nxjerr edhe avokat, ndoshta të bën edhe shkencëtar! 74 73 Presidenti ka dhënë pronë në dy raste: me Dekretin nr. 378, datë 27.11.1992, “Për faljen e studiove të punës të piktorëve dhe skulptorëve”, dhe me Dekretin nr. 204, datë 05.06.1992, “Për pasurinë e sindikatave”. (Shënim i red.) 74 Këtu zoti Godo nënkupton zhvillimin e kurseve 6-mujore të studimit për drejtësi, si dhe dhënien e disa gradave shkencore, të cilat janë bërë me dekret në vitin 1993.

95 Arben Imami: Ç’mendim keni për këtë propozim, i cili është rrahur nga konstitucionalistë me shumë eksperiencë? Më falni përsëri, tani çështja shtrohet do ta pranojmë këtë propozim ose jo! Haxhi Aliko: E dëgjuam dhe e kemi të qartë se kemi të bëjmë me një propozim të Komisionit të Venecias. Natyrisht, e pranojmë supremacinë absolute të tyre në këtë fushë juridike. Të them të drejtën, mua nuk ma pranon logjika citimin e Kodit Civil në Kushtetutë. Kodi Civil është një ligj, prandaj logjikisht do të pranoja që kushtetuta t’i referohet ligjit. Megjithatë, sa kohë që edhe Kodi Civil është një ligj, parë nën këndvështrimin e kompromisit, do të isha dakord që t’i referohemi Kodit Civil. Arben Imami: Sigurisht për kompromis, pasi dihet që asnjë kushtetutë tjetër nuk i është referuar Kodit Civil! Spartak Ngjela: Po specialistët e Komisionit të Venecias pse e kanë vënë kështu? Sabri Godo: Drejtë-e-drejtë, kjo çështje qëndron kështu: unë, sipas konceptit tim primitiv në këtë fushë, quaj “pronë private” pronën e trashëguar, pronën e dhuruar dhe pronën e blerë ligjërisht. Këtë të fundit, ata nuk mundën ta formulonin dot. Ajo që e plotësonte këtë më mirë ishte referimi i drejtpërdrejtë tek Kodi Civil. Kjo është arsyeja. Spartak Ngjela: Nuk besoj të jenë shumë të impenjuar për Kushtetutën tonë specialistët e Komisionit të Venecias! Sabri Godo: Përkundrazi, ata janë shumë të impenjuar! Perikli Zaharia: Po fute Kodin Civil në Kushtetutë, mendoj se do të vihej në dyshim kushtetueshmëria ligjit për kthimin e pronave që do të dali më vonë. Haxhi Aliko: Më duket se e kemi vënë veten pak në një pozicion pak të çuditshëm. Diskutuam për një kohë kaq të gjatë dhe, më së fundi, ramë në një mendje që t’i kërkonim rrugëzgjidhje Komisionit të Venecias. Pra, u thamë atyre: “Ustallarë, urdhëroni e na bëni këtë”, dhe ustallarët na e bënë. Tani mua më duket sikur ne po fillojmë të gjykojmë ustallarët. Spartak Ngjela: Dakord, e lëmë Kodi Civil dhe vazhdojmë.

96 Sabri Godo: Në rregull, ecim më tej në qoftë se jemi të një mendjeje. Arben Imami: Kam përshtypjen se jemi të gjithë në një mendje, apo jo? Vazhdojmë atëherë tek pikat 3 dhe 4 të propozimit, të cilat i lexova më lart. Sabri Godo: Unë them se pikat 3 dhe 4 mund të bashkohen. Arben Imami: Dhe formulimi do të ishte pak a shumë: “Me ligj mund të bëhen shpronësime ose kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, vetëm për interesa të rëndësishme publike dhe përkundrejt një shpërblimi të drejtë”. Sabri Godo: Çfarë do të thotë “shpërblim i drejtë”? Shpërblimi i drejtë është diçka relative… Arben Imami: Relative është! Sabri Godo: Formulimi është shkruar sipas konceptit të një “shpërblim i drejtë”... Spartak Ngjela: Me çmimin e tregut. Arben Imami: Jo, nuk thuhet me çmimin e tregut. Autoritetet e Komisionit të Venecias nuk e pranuan këtë. Kuptimi i fjalës “just compensation” është “shpërblim i drejtë”. Asnjë kushtetutë nuk parashikon një shpërblim mbi bazën e çmimit të tregut. Kristaq Traja: Në fakt, prandaj është i drejtë, sepse bëhet në bazë të tregut. Haxhi Aliko: Unë mendoj se është e formuluar mirë. Arben Imami: Edhe unë mbështes propozimin e zotit Godo që pikat 3 dhe 4 të bashkohen. Në fund, sipas pikës 5, për mosmarrëveshjet në lidhje me masën e shpërblimit, çështja do t’i kalojë gjykatës për zgjidhje. Me këtë mbyllet ky nen, apo jo? Kristaq Traja: Në fakt, u riformulua i tërë neni. Arben Imami: Propozimi tjetër i Komisionit të Venecias, që flet për çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve, u la për një diskutim tjetër.

97 Sabri Godo: Ekspertët e këtij Komisioni rekomandojnë që zgjidhja e çështjes së kthimit të pronës në Shqipëri të bëhet nëpërmjet një ose disa dispozitave tranzitore kushtetuese. Spartak Ngjela: Me formulimin që kanë dhënë ekspertët e Komisionit të Venecias, unë mendoj se nuk është thënë asgjë! Sabri Godo: Unë nuk do të isha që të përmendet në Kushtetutë periudha komuniste. Spartak Ngjela: Ç’lidhje ka Kushtetuta me periudhën komuniste? Kushtetuta është marrëveshje e re, e cila shpreh një kompromis ndërmjet palëve që bëjnë kushtetutën. Palët kanë interesat e tyre. Ne duhet të caktojmë në Kushtetutë “caqet”, brenda të cilëve të nxirret ligji. Sabri Godo: Cili është propozimi yt? Spartak Ngjela: Nuk kam propozim konkret, por mund të them se na duhet kohë ta diskutojmë. Arben Imami: Sigurisht që këtë çështje do ta diskutojmë. Atëherë, me këtë përfundojmë edhe sugjerimet e Komisionit të Venecias. Atëherë, kalojmë në shqyrtimin e organit të prokurorisë dhe pastaj të qeverisjes lokale. Fillimisht, “Prokuroria” u mendua të ishte pjesë e ekzekutivit ose, e thënë ndryshe, nën autoritetin e ekzekutivit. Por kjo ide nuk gjeti konsensus, pa të cilin është e vështirë të punojmë së bashku. Atëherë, u mendua të bëjmë ose të veprojmë ashtu siç kanë vepruar shumica e kushtetutave të tjera, domethënë, nga njëra anë të mos përcaktojmë saktësisht dhe ngurtësisht një pozicion të caktuar të prokurorisë dhe, nga ana tjetër, t’i japim këtij organi disa garanci konstitucionale, në mënyrë që ai të mos nëpërkëmbet. Tek neni 1 75 përcaktohet objekti i veprimtarisë së organit të prokurorisë. Ky objekt, besoj, nuk do të ndryshonte pavarësisht se çfarë vendi do t’i rezervohej këtij organi, më pranë ekzekutivit apo më pranë gjyqësorit. Prandaj, do të sugjeroja që të binim dakord me objektin e veprimtarisë së prokurorisë dhe të vazhdonim më tej me çështjet e tjera më të diskutueshme, siç është mënyra e emërimit dhe shkarkimit të 75 Neni 1: “1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. 2. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj”.

98 Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe emërimet dhe shkarkimet e prokurorëve të tjerë, të cilat jepen, siç e shihni në nenin 2 76 . Prokurori i Përgjithshëm nuk është dakord më këtë propozim, ashtu si, përgjithësisht, edhe tërë organi i prokurorisë duket se nuk është dakord. Në fakt, në Shqipëri të gjithëve u ka vajtur në mend që të jenë të pavarur që nga viti 1991, kur ka filluar reformimi demokratik i vendit. Të gjithë dëshirojnë të jenë të pavarur dhe të bëjnë ç’të duan! Fakt është që, sikurse kemi folur mjaft gjatë edhe me Prokurorin e Përgjithshëm, një Prokuror i Përgjithshëm kur zgjidhet nga Kuvendi, bëhet gjithmonë e më shumë politik dhe gjithmonë e më pak profesional. Ne mendojmë se do të ishte shumë më e përshtatshme që propozimin ta bëjë Kryeministri, i cili, vetë ose së bashku me qeverinë, përgjigjet politikisht për kriminalitetin përpara Kuvendit, se sa Kuvendi që përbëhet nga 140 ose 150 anëtarë dhe askush nuk mund t’i kërkojë llogari [Prokurorit] për gjendjen e kriminalitetit. Nga ana tjetër, ne kemi dhe një eksperiencë negative gjatë legjislaturave të mëparshme. 77 Kështu, për shembull, zoti Maksim Haxhia u shkarkua nga Kuvendi kryesisht për motive politike. 78 Prandaj, duke ia lënë emërimin Presidentit të Republikës, i cili qëndron mbi partitë për shkak të mënyrës se si zgjidhet (me tri të pestat e Kuvendit), si dhe të një sërë kushtesh të tjera, si dhe propozimin e Kryeministrit, i cili ka të gjitha mjetet për të luftuar kriminalitetin dhe, për pasojë, do të mbajë edhe përgjegjësinë kryesore në këtë luftë, ne mendojmë se, në këtë mënyrë, gjendet një balancë më e mirë për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Aktualisht, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga Kuvendi Popullor dhe, për pasojë, është shprehje e një politike të caktuar dhe nuk ka asnjë organ tjetër që të balancojë ose kontrollojë këtë veprim të parlamentit. Kështu nuk mund të vazhdohet! Sipas, 76 Neni 2: “1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit. 2. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm”. 77 Neni 14 i ligjit nr. 7561, 29.04.1992, “Për dispozitat kryesore kushtetuese, parashikonte: “Prokurori i Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij zgjidhen nga Kuvendi Popullor, me propozim të Presidentit të Republikës. Ata gëzojnë imunitetin dhe të drejtat e parashikuara nga neni 6 i këtij ligji kushtetues për gjyqtarët e Gjykatës së Kasacionit. Organizimi dhe kompetencat e tjera të Prokurorisë rregullohen me ligj”. 78 Zoti Maksim Haxhia është shkarkuar nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm në vitin 1992.

99 deputetëve të pyetur, ata janë të mendimit që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit. Leontiev Çuçi: Pra, siç është sot. Arben Imami: Ndërsa emërimi dhe shkarkimi i prokurorëve të tjerë të bëhet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në fakt, çdo prokuror, duke qenë subjekt i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe jo i Prokurorit të Përgjithshëm, fiton një pavarësi, e cila vjen disi në kundërshtim me aspektet ekzekutive të punës që bën prokuroria. Prokuroria nuk është gjykatë që të ketë natyrshëm nevojë për pavarësi; ajo, veç të tjerave, bën edhe punë të natyrës operative deri tek ndjekja e hetimi i çështjeve të ndryshme. Unë nuk jam specialist, por megjithatë, dëshiroj të theksoj një moment që ka të bëjë me thelbin e misionit ose të veprimtarisë, po të doni, të organit të prokurorisë. Në një kohë që prokuroria është një organ me një strukturë të centralizuar, emërimi ose zgjedhja e prokurorëve të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbën në fakt një kontradiktë, e cila vjen ndesh me veprimtarinë e këtij organi. Pra, nuk mund të thuash që është një organ hierarkisht i centralizuar, ndërsa prokurorët emërohen nga një institucion tjetër. Domethënë, janë dy koncepte të papajtueshme! Kështu që mendoj se është dhënë një zgjidhje. Sigurisht, asnjë zgjidhje nuk mund të kënaqë 100% të gjitha dëshirat apo kërkesat në lidhje me formimin dhe organizimin e prokurorisë. Diskutimet që kemi bërë për prokurorinë në tavolina të rrumbullakëta, në seminare e konferenca, kanë qenë të shumta. Asnjëherë deri tani, me sa di unë, nuk kemi dëgjuar ose nuk kemi arritur në një zgjidhje perfekte. Në zgjidhjen amerikane, ku kemi një ndarje më të plotë të pushteteve, prokurori i përgjithshëm është përfshirë në degën e ekzekutivit. Në Evropë, ku nuk ka një ndarje me thikë të pushteteve, është e vështirë të gjesh një zgjidhje për vendin dhe formimin e prokurorisë, zgjidhje e cila të jetë 100% e kënaqshme. Hapim diskutimin. Leontiev Çuçi: Ky lloj konceptimi është shprehje e ndonjë modeli që e gjejmë në vendet e perëndimit ose dhe në ato të lindjes? Kisha edhe diçka tjetër në lidhje me Presidentin. Me thënë të drejtën, duke parë rolin e Presidentit përkundrejt gjyqësorit, si dhe, tashmë së fundi, përkundrejt prokurorisë, më duket se po i japim atij kompetenca të

100 atilla, të cilat mund të kërkojnë detyrimisht zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli! Arben Imami: Për shqetësimin e dytë do të përgjigjesha negativisht. Presidentit të Republikës jemi përpjekur t’i japim kompetenca të atilla, të cilat lidhen me formimin e atyre organeve që, në fakt, kërkohen të jenë apolitikë. Padyshim, në këtë projekt, në krahasim me projektet e paraqitura deri tani ka një zhveshje të Presidentit nga disa kompetenca, të themi, të karakterit legjislativ. Kështu, për shembull, Presidentit nuk i jepet iniciativa legjislative. Meqenëse Presidenti ka veton legjislative, nuk ka përse të ketë edhe iniciativën legjislative, kushtetuese dhe atë referendare. Siç dihet, Presidenti është menduar si një arbitër dhe si një balancues ndaj ushtrimit të pushteteve të tjerë, ndaj atij legjislativ, si dhe ndaj atij ekzekutiv. Duke qenë i tillë, arbitër dhe një person që qëndron jashtë politikës, i kemi dhënë më tepër kompetenca në lidhje me pushtetin gjyqësor. Tani, në lidhje me pyetjen e parë që u ngrit nga parafolësi. Emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve deri tani e ka bërë Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Por dëshirojmë që të mos përziejmë prokurorët me gjyqtarët. Gjithashtu, emërimi dhe shkarkimi e prokurorëve nuk mund t’u lihej ndonjë organi tjetër, si Kryeministrit, pasi ai është përfaqësues i politikës. Kjo është një zgjidhje dhe mua më duket se zgjidhje të tilla ka, apo jo? Kristaq Traja: Natyrisht, sisteme të tilla ka. 79 Spartak Braho: Unë vetëm një shqetësim kam. Prokuroria, kështu siç është formuluar, është konceptuar të jetë organ i pavarur, i varur nga ekzekutivi, apo do të ngrihet e funksionojë pranë gjyqësorit? Arben Imami: I pavarur. Spartak Braho: Cili është koncepti juaj me dy fjalë? Petrit Kalakula: Zoti Imami, kam disa pyetje. Së pari, në lidhje me afatin e qëndrimit në detyrë; a do të jetë ky afat i pakufizuar? A do të 79 Neni 131 i Kushtetutës rumune parashikon: “Prokurorët e ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas parimeve të ligjshmërisë, të paanësisë dhe të kontrolit hierarkik nën autoritetin e Ministrit të Drejtësisë”. Neni 133, pika 1, parashikon: “Këshilli i Lartë i Drejtësisë i propozon Presidentit të Rumanisë emërimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, me përjashtim të stazhierëve, sipas kushteve të parashikuara nga ligji”.

101 kushtëzohet shkarkimi i tij me vënien e disa kushteve? Së fundi, cilat do të jenë raportet e tij me Kryeministrin që e propozon? Kristaq Traja: Çfarë do të thuash me raportet? Petrit Kalakula: Pra, Kryeministri thjesht e propozon dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre, me këtë rast, përfundojnë? Leontiev Çuçi: A do të japë informacion dhe a do të raportojë Prokurori i Përgjithshëm tek Kryeministri? Petrit Kalakula: Në pikën 2 thuhet se: “Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj”. Për çfarë detyrash të tjera është fjala? Vladimir Metani: Kam edhe unë një pyetje. Në diskutimin që bëri zoti Imami, mu krijua përshtypja se veshja e Kryeministrit me të drejtën e propozimit për Prokurorin e zbeh disi dyshimin politik ndaj emërimit të këtij të fundit. Siç dihet, Kryeministri është përfaqësues i një force politike, kurse parlamenti është përfaqësues i disa forcave politike, ku ka edhe oponencë. Arben Imami: Jo, unë pata idenë që Prokurori të mos bjerë pre e luftës politike midis forcave politike në pushtet dhe atyre të opozitës. Nuk doja të thoja se Kryeministri është apolitik. Ky ka qenë mendimi ose argumenti që na është dukur më i mirë. Kristaq Traja: Prokuroria është organ i pavarur sepse e pavarur është edhe procedura që ajo zbaton. Ka një listë të caktuar detyrash ose kompetencash, me të cilat merret Prokurori gjatë aktivitetit që ai kryen. Si është konceptuar statusi kushtetues i Prokurorit? Duhet të ekzistojë një lidhje midis qeverisë dhe prokurorisë, pasi qeveria është mbi të gjitha përgjegjëse për të luftuar kundër krimit dhe ka në varësi të drejtpërdrejtë policinë. Thjesht propozimi i Prokurorit nga qeveria, nuk e kalon të parin në varësi të së dytës. Askund nuk thuhet se Prokurori i raporton qeverisë. Ka edhe një model të dytë, siç e kemi aktualisht: Prokurori propozohet nga Presidenti dhe emërohet nga parlamenti. Por, në qoftë së do t’i shikojmë me kujdes të dy modelet, do të konstatojmë se si propozimi i Kryeministrit, në modelin e parë, ashtu edhe miratimi i parlamentit, në modelin e dytë, në analizë të fundit bëhen nga mazhoranca. Por në modelin e dytë, Prokurori i Përgjithshëm ndodhet nën një presion politik më të drejtpërdrejtë si të

102 mazhorancës, ashtu dhe të opozitës. Unë mendoj se Prokurori i Përgjithshëm duhet mbajtur jashtë presionit politik. Ka kushtetuta që nuk bëjnë fjalë fare për prokurorinë. Ka kushtetuta si ajo e Republikës Çeke që thotë: “1. Prokuroria e Përgjithshme përfaqëson akuzën në procedimet penale, si dhe kryen detyra të tjera kur parashikohen me ligj. 2. Statusi dhe kompetencat e Prokurorisë së Përgjithshme rregullohen me ligj” 80 . Kushtetuta e Hungarisë thotë që: “Prokurorët emërohen nga Prokurori i Përgjithshëm” 81 . Ndërsa ne i kemi dhënë një lloj mbrojtjeje më të madhe prokurorëve: këta i propozon Prokurori i Përgjithshëm dhe i emëron Presidenti. Në fakt, ka modele të ndryshme. Por, unë besoj, se formula e paraqitur këtu vendos një ekuilibër më të mirë. Kjo formulë nuk e ngatërron prokurorinë me detyra gjyqësore. Nuk mund të kuptohet që policia të bëjë luftë kundër krimit, pa një bashkëpunim e lidhje me organin e policisë. Prokuroria do të kontrollojë nga pikëpamja ligjore veprimtarinë e policisë. Ajo do të jetë komandante e vërtetë e policisë gjyqësore. Prokuroria do të koordinojë, do të udhëzojë, do të drejtojë, do të ngarkojë me detyra hetimi policinë gjyqësore, por edhe policinë tjetër, por mund të hetojë edhe vetë. Me fjalë të tjera, prokuroria mund të kryejë edhe detyra të tjera të caktuara me ligj. Detyrë tjetër do të ishte, për shembull, kur prokuroria të ngarkohej të përfaqësonte interesin publik shtetëror në një çështje civile konkrete. Pra lihet e hapur, sepse a priori nuk mund të parashikosh detyrat që mund t’i ngarkohen Prokurorisë. Perikli Zaharia: Me ligj, edhe sot e ngarkon prokurorinë të kryejë detyra të tjera. Spartak Braho: Brenda kujt pushteti do të funksionojë prokuroria? Kristaq Traja: Në fakt, nuk është përfshihet brenda asnjë pushteti. Ka dalë më vete, si Prokurori. Spartak Ngjela: Ju nuk e keni futur brenda asnjërit pushtet, por në koncept ju e futni tek ekzekutivi… Kristaq Traja: Jo! 80 Neni 80 i Kushtetutës çeke. 81 Neni 53 i Kushtetutës hungareze.

103 Arben Imami: Nuk është ashtu, sepse po të ishte ai koncept do të ishte futur prokuroria tek ekzekutivi. Spartak Braho: E përsëris: brenda kujt pushteti do të operojë prokuroria, brenda pushtetit gjyqësor? Arben Imami: Jo! Prokuroria është e pavarur. Jashtë pushtetit gjyqësor, jashtë pushtetit ekzekutiv. Prokuroria, normalisht, siç u tha, do të jetë e lidhur vetëm me procedurën. Lidhja me Kryeministrin duhet parë vetëm tek propozimi që bën ky i fundit. Si dhe do të ketë lidhje me kreun e shtetit, sepse ky e emëron. Prokuroria është organ hierarkik, përderisa Prokurori i Përgjithshëm emëron të gjithë prokurorët e tjerë. Spartak Braho: Hierarkik dhe i centralizuar. Arben Imami: Dhe i centralizuar. Krenar Loloçi: Kushtetuta merr përsipër të bëjë ndarjen midis tre pushteteve: ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit. Në qoftë se zgjidh këtë detyrë kryesore, nuk mund të shpresosh që të zgjidhi edhe statusin e organeve të tjera, si banka, etj., duke i klasifikuar se në cilin pushtet ato bëjnë pjesë. Po të kthehemi te prokuroria. A bën pjesë tek gjyqësori? Jo. A është një organ ekzekutiv? Nuk është ekzekutiv sepse ekzekutivi zbaton disa rregulla të tjera. Ndërsa prokuroria zbaton një procedurë jashtëzakonisht të përcaktuar e të saktë të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale, e cila i jep atij statusin. Kjo është pikërisht ajo që i jep atij statusin e pavarur. Prokurori është i detyruar të zbatojë procedurën; prokurori bën një veprim në bazë të një neni të procedurës. Atë nuk mund ta urdhërojë njeri që të veprojë ndryshe. Por nga ana tjetër veprimtaria e prokurorisë ka një karakteristikë: është organ i centralizuar, që është tipar edhe i ekzekutivit. Pra, zbatimi i rregullave strikte procedurale e afron me gjyqësorin, tipari i qenies i centralizuar e afron me ekzekutivin. Në këto kushte, cila është zgjidhja? Zgjidhja nuk do të thotë që medoemos do ta futësh te gjyqësori ose tek ekzekutivi. Zgjidhja është, ashtu sikundër kanë vepruar edhe disa vendet e tjera të Evropës Lindore, duke i dhënë një status të veçantë. Të mos e emërojë Kryeministri, të mos e zgjedhë parlamenti, sepse në të dy rastet kemi të bëjmë me organe thjesht politike. Kush është ajo figurë në shtet që ka një karakter më neutral?

104 Është Presidenti, sepse, ndërmjet të tjerave, zgjedhjet parlamentare do të mbahen pas tre vjetësh, ndërsa ato presidenciale do të mbahen më vonë. Pas zgjedhjeve, pavarësisht se kush vjen në pushtet, Prokurori nuk mund të zëvendësohet pse do Kryeministri i ri, pasi ende do të jetë në fuqi Presidenti i vjetër. Pra, me këtë i jepet garanci vazhdimësisë së figurës së Prokurorit. Ndërsa po ta krahasonim me emërimin e ministrave, dallimi është se propozimi i Kryeministri për një ministër është i detyruar për Presidentin ta miratojë; kjo është e vërtetë si për emërimin, ashtu dhe për shkarkimin e ministrave. * * *

105 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 1 KORRIK 1998 (TEMAT E DISKUTIMIT: PROKURORIA; QEVERISJA VENDORE) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Spartak Ngjela, Ligoraq Karamelo, Spartak Braho, Vladimir Metani, Leontiev Çuçi, Jonuz Bega. Arben Imami: Statusi i nëpunësit civil është i përjetshëm, në qoftë se do t’i jepej prokurorit ky status. Por, përderisa propozimi dhe emërimi i prokurorit janë politike, atëherë ai duhet të ketë statusin e një funksionari politik. Krenar Loloçi: Lidhja e kohëqëndrimit të tij me një afat të caktuar, do të bënte që çdo prokuror i ri të kishte një fillim politik, ndërsa po t’i jepej atij statusi i nëpunësit civil do ta afronte atë më pranë statusit të gjyqtarit. Ushtrimi për një kohë të gjatë i veprimtarisë si Prokuror i Përgjithshëm është një karakteristikë tjetër që e bën atë më të pavarur. Arben Imami: Kam përshtypjen se duhet të jetë e kundërta, se mund të shkarkohet në çdo moment, ajo që e detyron atë të kryejë detyrën, është kontrolli. I vetmi që mund të ushtrojë kontroll, nëpërmjet zgjedhjes, është Presidenti, i cili duke qenë jashtë politikës është neutral dhe, faktikisht, me shumicën prej tri të pestave që ai zgjidhet, do të jetë më neutral sesa ka qenë deri tani. Nuk është se kemi menduar që Prokurori të ketë mandat, për shembull, mandat katërvjeçar. Mandati katërvjeçar është mandat politik. Vladimir Metani: Jo, edhe tani nuk ka mandat Prokurori i Përgjithshëm. Në këtë kuptim është i përjetshëm. Sipas ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, mandati i tij mbaron kur ekzistojnë shkaqet e parashikuara atje. 82 82 Neni 14 i ligjit nr. 7561, 29.4.1992, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, fliste vetëm për mënyrën se si zgjidheshin Prokurori i Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij, ndërsa as neni 14 dhe asnjë nen tjetër nuk parashikonte në mënyrë të drejtëpërdrejtë shkaqet për të cilat mund të shkarkoheshin Prokurori dhe zëvendësit e tij. Paragrafi i parë i nenit 14 parashikonte: “[Prokurori i Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij] gëzojnë imunitetin dhe të drejtat e parashikuara nga neni 6 i këtij Ligji për gjyqtarët e Gjykatës së Kasacionit”.

106 Arben Imami: Nuk besoj se ka prokuror të përgjithshëm të përjetshëm. Në qoftë se, për shembull, qeveria përcakton si element kryesor të luftës kundër krimit, luftën kundër bandave dhe drogës, ndërkohë që Prokurori përcakton, të themi, prostitucionin dhe vjedhjet e xhepave, sigurisht që do të lindë një konflikt, të cilit i duhet gjetur zgjidhje. Pra, nuk mund të kemi një Prokuror të Përgjithshëm të emëruar përjetë. Leontiev Çuçi: Le ta quajmë një emërim pa përcaktim kohor. Jonuz Begaj: Domethënë përfshin edhe kuptimin “i përjetshëm”! Arben Imami: Por mund të përfshijë edhe kuptimin e kundërt... 83 Leontiev Çuçi: E trajton si nëpunës civil të zakonshëm, pa caktuar ndonjë afat prej dy a pesëmbëdhjetë vjetësh. Arben Imami: Nuk mund të jetë nëpunës i zakonshëm! Ligji i shërbimit civil i jep garanci nëpunësit civil, ndërsa nuk u jep garanci funksionarëve politikë. Dëshiroj t’iu vë në dijeni për një seminar që u bë me të gjitha nivelet. Ata ishin për organizimin e prokurorisë në mënyrë të centralizuar e hierarkike; por ata donin të emëroheshin nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në këtë mënyrë ata do të ishin më të përgjegjshëm ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por, nga ana tjetër, do të fitonin një shkallë më të madhe pavarësie ndaj Prokurorit të Përgjithshëm. Si mund të jetë një organ i centralizuar e hierarkik, në majë të së cilës të jetë Prokurori i Përgjithshëm, kur të gjithë prokurorët janë zgjedhur nga një organ tjetër, siç është Këshilli i Lartë i Drejtësisë? Sabri Godo: Në vendet e tjera, çfarë statusi kanë prokurorët ose prokuroritë? Me sa di unë, për shembull, në Itali nuk ka Prokuror të Neni 6 përmbante jo vetëm imunitetin dhe të drejtat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, por edhe mënyrën dhe shkaqet e shkarkimit të një anëtari të Gjykatës së Lartë. Kështu, “anëtari i Gjykatës së Lartë mund të lëvizet nga detyra vetëm mbi bazën e një vendimi të arsyetuar të Kuvendit Popullor, kur vërtetohet se ka kryer një nga veprat e rënda penale të parashikuara posaçërisht me ligj ose kur është i paaftë mendërisht”. Rrjedhimisht, krahas të drejtave dhe imuniteteve të njëjta, Prokurori duhet të ndante të njëjtin fat me anëtarin e Gjykatës së Kasacionit edhe përsa i përket mënyrës së shkarkimit dhe shkaqeve të shkarkimit. (Shënim i red.) 83 Në kuptimin e shkarkimit të Prokurorit në çdo kohë. (Shënim i red.)

107 Përgjithshëm. Atje ka vetëm një prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit. Nuk ka funksion Prokuror i Përgjithshëm. Cilido prokuror në rajonin e tij është Prokuror i Republikës. Nuk e kanë të centralizuar prokurorinë, siç e konceptojmë ne. 84 Kristaq Traja: Duhet të mbajmë parasysh sistemin e procedurës penale në Itali. Ata e kanë prokurorinë të organizuar sipas instancave gjyqësore dhe Prokurori i Përgjithshëm në Itali është Prokurori i Përgjithshëm i Kasacionit, ndërsa ndjekja penale bëhet nëpërmjet policisë gjyqësore që kontrollohet nga gjyqtarët hetues. Sabri Godo: Prokurori i Barit ka ndonjë lidhje varësie me Prokurorin e Përgjithshëm, për shembull? Kristaq Traja: Nga njëra instancë gjyqësore tek tjetra nuk ka as atje, as këtu tek ne. Sabri Godo: Në vijë administrative, ka ndonjë lidhje me të? Kristaq Traja: Jo, s’ka dhe s’mund të ketë. Urdhrat e Prokurorit janë të detyrueshëm vetëm për sa i përket ndjekjes së veprave penale. Sabri Godo: Prokurorin e Barit, cili organ e emëron? Kristaq Traja: Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Theodhori Sollaku: Dua të bëj një saktësim. Dy janë modelet kryesore: modeli i parë është ai italian, ku prokurorët janë pjesë e magjistraturës dhe, si të tillë, atyre u jepen të gjitha garancitë që u jepen edhe gjyqtarëve; dhe modeli tjetër, është ai që e konsideron prokurorin të shkëputur nga magjistratura e, për pasojë, prokurorëve nuk u jepen të njëjtat garanci që kanë edhe gjyqtarët. Me fjalë të tjera, duke i rënë disi trashë, prokurori s’është gjë tjetër, veçse një polic me universitet. Ai nuk ka shumë në dorë. Është gjykata ajo që vendos përfundimisht për disa veprime të prokurorisë. Në këtë kuadër, duke pasur parasysh situatën, në të cilën ndodhet Prokuroria e Përgjithshme që për gati shtatë vjet nuk po e gjen veten, unë mendoj se është pikërisht momenti për të përcaktuar më mirë vendin që duhet të zërë 84 Neni 104 i Kushtetutës italiane parashikon: “Këshilli i Lartë i Drejtësisë kryesohet nga Presidenti i Republikës. Marrin pjesë vetiu në të Kryetari i parë dhe Prokurori i përgjthshëm i Gjykatës së Kasacionit”. Më tëj, neni 107 thotë: “Prokurori gëzon garancitë që parashikohen për të nga normat e organizimit gjyqësor”.

108 ky organ dhe detyrat e tij konkrete në luftën kundër krimit. Unë jam për variantin që paraqitet, sepse mendoj se ka nevojë për centralizim në luftën kundër krimit dhe jo secili të veprojë sipas mendjes së vet, me teorinë që “unë jam i pavarur e s’pyes asnjeri”. Megjithatë, është për t’u diskutuar nevoja që në Kushtetutë të gjejë vend ndonjë frazë e tillë si: “Prokurorët, në veprimtarinë e tyre, duhet të jenë të pavarur, varen vetëm nga ligji”, me qëllim që kodet ose ligjet e mëvonshme, duke u bazuar në shprehjen që sapo përmenda, t’i garantojnë pavarësinë e nevojshme prokurorit. Në Kodin e Punës thuhet që punëmarrësit nuk mund të largohen pa shkak. Është mirë që edhe në ligjin e ardhshëm për prokurorinë të vendosen elementë garancie të qëndrimit në detyrë të prokurorëve, për t’i bërë ata të pavarur në zbatimin e ligjit. Të mos na ndodhë që për shkak natyrës së centralizuar, prokurori t’i bindet urdhrave të paligjshme të shefit të tij. Këto elementë të pavarësisë në kryerjen e veprimtarisë nga prokuroria, që duhet të parashikohen në ligjin për prokurorinë, duhet të kenë një bazë në Kushtetutën që po projektohet, ku të dalë, po e përsëris edhe një herë, pavarësia e prokurorëve në ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Për sa i përket pavarësisë në tërësi të prokurorisë, unë do të thoja, se fakti që është Presidenti ai që emëron Prokurorin e Përgjithshëm dhe të gjithë prokurorët e tjerë, u jep atyre një garanci në qëndrimin në detyrë. Nuk mund t’i heqë ata lehtë një ndryshim mazhorance në Kuvend që mund të vijë si rezultat i zgjedhjeve. Këtu garant del Presidenti. E përsëris edhe një herë, se në Kushtetutë duhet të vendosim një frazë të tillë si: “Në veprimtarinë e tyre, prokurorët i nënshtrohen vetëm ligjit”, apo “prokurorët janë të pavarur”, diçka e tillë. Arben Imami: Kemi ndjekur pak a shumë një diçka të tillë: Prokuroria nuk është vendosur as tek gjyqësori e as tek ekzekutivi. Kristaq Traja: Duhet të kemi parasysh edhe një gjë tjetër: të tjerët duhet të garantohen nga ndjekjet dhe veprimtaria e prokurorit. Në këtë pikëpamje, prokurori është i veshur me një farë garancie, për shkak të natyrës së punës që kryen. Perikli Zaharia: Megjithatë edhe ai do garanci në kryerjen e detyrës së tij. Nga ana tjetër, nuk jam i mendimit se Prokurori i Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij të kenë të njëjtin imunitet me anëtarët e Gjykatës

109 së Kasacionit, pavarësisht se në disa momente mund të veprojnë si një organ drejtësie. Megjithatë, Prokurori i Përgjithshëm duhet të ketë një farë garancie përpara se të shkarkohet. Arben Imami: Si mund të formulohej parimi që përmendi Sollaku? Maksim Haxhia: “Prokuroria është organ i pavarur; ajo ushtron ndjekjen penale si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit”. Arben Imami: Të mos e kufizojmë mundësinë që në të ardhmen Prokuroria të ndryshojë. Të jemi më elastik në përcaktimin e këtij organi. Pavarësia duhet të shihet në aspektin që ai është i vetmi organ i ngarkuar me ndjekjen e krimeve, si dhe se ai nuk duhet të japë llogari në ndonjë vend për këtë veprimtari. Nuk do të ishte e drejtë të thërrisje Prokurorin e Përgjithshëm në parlament. Ai do të ndodhej menjëherë nën presionin e politikës. Në një rast të tillë, Prokurori i Përgjithshëm, në vend që të mendonte për luftën kundër krimit, do të merrej me ngjyrimin politik: do të luftonte kundër opozitës për të fituar besimin e pozitës. Më duket se kjo është situata aktuale e Prokurorit të Përgjithshëm. Çështja është: si ta shkëpusim nga ky pozicion? Nga ana tjetër, opozita një ditë do të thërrasë në parlament Kryeministrin për gjendjen e kriminalitetit në vend. Kryeministri mund t’i hedhë të gjithë fajin Prokurorit për gjendjen e kriminalitetit, pasi Prokurori i Përgjithshëm nuk përgjigjet. Opozita, në një rast të tillë, mund t’i kërkojë Kryeministrit t’i propozojë Presidentit një prokuror tjetër, meqenëse ky që është nuk qenka i aftë. Ose sipas modelit tjetër, t’i kërkohet Kuvendit për të shkarkuar Prokurorin. Le të kthehemi prapë tek propozimi i Sollakut, për të shtuar një dispozitë, e cila do të sqaronte varësinë e prokurorit tek ligji procedural. Kristaq Traja: Ideja është që pavarësia që jep ligji procedural të ketë një bazë kushtetuese nga e cila të rrjedhë vetë pavarësia. Theodhori Sollaku: Të garantohet në Kushtetutë. Arben Imami: Besoj që kjo mund dhe duhet të bëhet. Unë e shoh si një domosdoshmëri. Mund të shtohet një pikë e tretë tek neni 2? Krenar Loloçi: Sikurse u tha më sipër, dy sisteme janë. Sistemi ose modeli më i zakonshëm nuk gjen ndonjë pasqyrim në Kushtetutë. Kam parasysh këtu kushtetutat e disa vendeve perëndimore. Siç dihet,

110 momentet kryesore të veprimtarisë së prokurorisë si, arrestimi, kontrolli i banesës, etj. i nënshtrohen kontrollit gjyqësor. Prokuroria, sipas këtij modeli shihet si palë, pala tjetër janë i pandehuri me mbrojtësin. Pra, prokurori do të drejtojë një hetim të caktuar nga fillimi deri në fund, dhe për këtë do të mjaftonte ajo garanci që i jep çdo ligj i zakonshëm. Theodhori Sollaku: “Në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët i nënshtrohen ligjit, urdhrave të prokurorëve eprorë, si dhe vendimeve të autoriteteve gjyqësore përkatëse”. Arben Imami: Të gjendet fraza më e përshtatshme. Krenar Loloçi: Jo “vendimit gjyqësor”, për mua kjo nuk ka kuptim! Kur themi ligjit, do të thotë se ai duhet t’i përmbahet ligjit edhe gjatë përmbushjes së urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm. Arben Imami: Zbatimi i urdhrave përcakton natyrën e centralizuar të vetë organit. Maksim Haxhia: A do të kenë Prokurori i Përgjithshëm dhe prokurorët e tjerë po ato garanci që kanë edhe gjyqtarët, kur është fjala për shkarkimin ose largimin e tyre nga puna? Si do të parashikohen këto garanci? Vladimir Metani: Të mos bëhet shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë arbitrare, por të përcaktohen kushtet dhe kriteret për shkarkimin e tij. Kristaq Traja: Unë të kuptoj, por duke ia lënë në dorë shkarkimin Presidentit të Republikës, i cili qëndron jashtë interesave partiake, pavarësisht se ai vjen nga një mazhorancë e caktuar, jep garanci për qëndrimin e Prokurorit në detyrë. Vladimir Metani: A është i detyruar Presidenti që ta shkarkojë Prokurorin, në qoftë se i vjen një propozim i tillë nga Kryeministri? Arben Imami: Jo, përkundrazi, kjo është një kompetencë e Presidentit që nuk varet nga propozimi, sikundër është rasti i shkarkimit të ministrave nga Presidenti me propozimin e Kryeministrit. Vladimir Metani: A ka imunitet ligjor prokurori?

111 Kristaq Traja: Jo, këtë nuk e gjejmë gjëkundi të parashikuar! Arben Imami: Besoj se arritëm pak a shumë në një konkluzion për të mbajtur prokurorinë në mënyrën siç është përcaktuar këtu. Spartak Braho: Po lamë pa diskutuar pjesëmarrjen e Prokurorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë… Arben Imami: Në qoftë se do të biem dakord me këtë formulë në lidhje me prokurorinë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të merret vetëm me gjyqtarët. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka përse të bëjë pjesë në këtë Këshill. Spartak Ngjela: Në qoftë se prokuroria do të jetë një organ i centralizuar dhe Presidenti do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm dhe ky i fundit pastaj do të emërojë, [së bashku me Presidentin], të gjithë stafin e tij në të gjithë Shqipërinë, atëherë nuk ka nevojë që prokuroria të përfshihet në Këshillin e Lartë Drejtësisë! Theodhori Sollaku: Rritet pavarësia e prokurorisë, kur emërohet e shkarkohet nga Presidenti. Krenar Loloçi: Presidenti vërtet i emëron e i shkarkon prokurorët, por ai nuk ka të bëjë fare me veprimtarinë e prokurorisë. Spartak Ngjela: Tek emërimi e shkarkimi qëndron e gjithë çështja!? Për çfarë po zihemi ne këtu? Krenar Loloçi: Po nuk e ka plotësisht në dorë Presidenti emërimin dhe shkarkimin; “me propozim të Kryeministrit”. Spartak Ngjela: Prokurori i Përgjithshëm sot ka të njëjtat garanci si anëtarët e Kasacionit. Arben Imami: Fakt është që edhe tek ne, që kur Maksim Haxhia u hoq nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, shkarkimi i këtij interpretohet se është i mundshëm kur nuk zbaton politika të caktuara ose nuk kryen detyrën dhe kjo është lënë në diskrecion të Kuvendit. Kuvendi, sot, nuk ka nevojë për ndonjë leje nga ndonjë organ për të shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm.

112 Spartak Ngjela: Kuvendi nuk e shkarkon dot Prokurorin e Përgjithshëm. Maksim Haxhinë e shkarkoi duke shkelur ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”! Arben Imami: Kështu do të shkojë prapë po t’ia lëmë në dorë vetëm Kuvendit. Prandaj, le t’ia lëmë në dorë dy kokave të shtetit, Presidentit dhe Kryeministrit, për të bërë emërimin apo shkarkimin e Prokurorit. Gjithsesi, ata do të tregojnë më tepër mençuri. Besoj se u sqaruam dhe për këtë çështje. A të kalojmë tek qeverisja lokale? Spartak Ngjela: Unë do të sugjeroja, se ashtu siç kemi krijuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë për gjyqësorin, të krijojmë edhe një këshill tjetër për prokurorinë, në qoftë se duam t’ia heqim ekzekutivit kontrollin mbi prokurorinë sepse Presidenti në Republikën tonë, është kapo i pushtetit ekzekutiv. Të paktën teorikisht! Arben Imami: Tek projekti që po diskutojmë? Pse? Spartak Ngjela: Po, sepse të gjithë drejtuesit e lartë të administratës emërohen me firmën e Presidentit. Edhe në Itali, Presidenti është kapo i pushtetit ekzekutiv. Kristaq Traja: Jo, është Kryetar i Shtetit. Spartak Ngjela: Në qoftë se ka tre pushtete, në cilin pushte hyn Presidenti? Kristaq Traja: Ai është arbitër. Arben Imami: Nuk ka ndarje të pastër pushtetesh. Presidenti është Kryetar Shteti dhe ka kompetenca që kanë lidhje me të tre pushtetet: legjislativ, ekzekutiv, dhe gjyqësor. Spartak Ngjela: Me gjyqësorin është i lidhur edhe Ministri i Drejtësisë, por kjo nuk do të thotë gjë! Çfarë ka Presidenti më shumë se Ministri i Drejtësisë ose se një anëtar tjetër i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me pushtetin gjyqësor? Arben Imami: Është Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Spartak Ngjela: Po aty vendoset me shumicë votash! Arben Imami: Falja, për shembull!

113 Spartak Ngjela: Vetëm dënimi është element i pastër gjyqësor! Falja është një favor. Fakti që parlamenti jep amnisti, nuk do të thotë se parlamenti ka pushtet gjyqësor ose se kontrollon pushtetin gjyqësor. Falja është një favor ekzekutiv, amnistia është një favor politik. Kjo është një çështje tjetër; këtë e diskutojmë veç. Të kalojmë tek pavarësia e Prokurorit të Përgjithshëm. Unë nuk jam dakord që të jetë pranë gjyqësorit, sepse, në Shqipëri, prokuroria e ka dominuar gjykatën që nga 1945-a e deri më sot. Edhe ekzekutivi, edhe politika, kanë operuar nëpërmjet prokurorisë. Për atë u krijua. Unë them që për emërimin dhe shkarkimin e Prokurorit të mos kemi raportin Kryeministër-President. Për këtë arsye, Kryeministri i propozon një kandidaturë, Presidenti nuk e pranon. Do s’do, Presidenti të dytin do ta pranojë! Pra, Kryeministri, ekzekutivi, e ka në dorë, pavarësisht se ne përpiqemi të argumentojmë se e ka në dorë arbitri, Presidenti. Më mirë kalojeni Prokurorin tek Ministri i Drejtësisë. Për sa i përket prokurorëve, propozimi konkret është që të kemi edhe një Këshill të Lartë të Prokurorisë. Arben Imami: Prokuroria është një organ i centralizuar dhe nuk mund të ketë këshill! Spartak Ngjela: Centralizmi është normë procedurale. Ne po flasim për emërtesën. Ne mund t’i lëmë Prokurorit të Përgjithshëm emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve, por me propozimin Këshillit të Lartë [të Prokurorisë]. Arben Imami: Nga cili duhet të përbëhet ky Këshill? Spartak Ngjela: Siç formohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë nga mbledhja e gjyqtarëve, ashtu dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të formohet nga mbledhja e prokurorëve, si dhe nga disa të zgjedhur nga parlamenti. Krenar Loloçi: Nuk mund të hiqet vijë paralele ndërmjet sistemit gjyqësor, ku secili gjyqtar është i pavarur dhe nuk ka lidhje me gjyqtarët e tjerë. Spartak Ngjela: Nuk e kuptoj, ku qëndron e keqja e Këshillit të Lartë të Prokurorëve?

114 Arben Imami: Po sepse prokuroria nuk është magjistraturë; në qoftë se gjyqtarët janë realisht të pavarur ose të paktën kështu e përcakton ligji, prokurori nuk është totalisht i pavarur! Spartak Ngjela: Në Itali, siç u tha, në magjistraturë përfshihen gjyqtarë e prokurorë. Në qoftë se ne i ndajmë, e bëjmë këtë për t’i dhënë më shumë pavarësi e jo për t’ia hequr fare këtë! Kristaq Traja: Me prokurorë të varur nga Prokurori i Përgjithshëm, nuk mund të kesh këshill prokurorësh të pavarur! Spartak Ngjela: E doni të pavarur prokurorinë apo të atashuar me ekzekutivin? Kristaq Traja: Të pavarur! Spartak Ngjela: Ky që keni paraqitur ju është me ekzekutivin, sepse është e njëjta procedurë me të cilën emërohet edhe ministri. E njëjta. Arben Imami: Jo, s’është e njëjta! Spartak Ngjela: Bile e ministrit ka edhe një votëbesim në Kuvend; Prokurori nuk e ka fare ndonjë votëbesim! Kristaq Traja: Le të lexojmë një material në lidhje me variantin gjerman, mbase kthjellohemi: “Prokurori i Përgjithshëm federal është një nëpunës politik, i cili mund të shkarkohet në çdo kohë nga Presidenti federal, me kërkesën e Ministrit të Drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm federal dhe Prokurori Publik federal nuk janë gjyqtarë. Ata nuk janë të veshur me pushtet gjyqësor, por ata nuk bëjnë pjesë as tek ekzekutivi. Detyra e Prokurorit të Përgjithshëm federal, si dhe e çdo prokurori tjetër duhet të kryhet me paanshmëri dhe objektivitet; prokuroria është një organ vital i drejtësisë kriminale; ajo mund të klasifikohet si një mediatore ndërmjet ekzekutivit dhe gjyqësorit. Ajo është organizuar në mënyrë hierarkike dhe përshkohet nga një linjë monokratike”. Ky është, pak a shumë, sistemi i prokurorisë në Gjermani. Edhe ne kemi parashikuar që prokurori është një nëpunës politik i zgjedhur në nivelin më të lartë, së dyti, se prokuroria ndërtohet mbi bazën e hierarkisë që fillon nga Prokurori i Përgjithshëm. Duhet të shtojmë që pavarësia i njihet me ligj.

115 Arben Imami: Zoti Ngjela, a mund të na japësh përbërjen e Këshillit të Prokurorisë? Spartak Ngjela: Njësoj me modalitetet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Maksim Haxhia: Domethënë, Presidenti do të kryesojë dy Këshilla të Lartë? Spartak Ngjela: Jo, cakton Ministrin e Drejtësisë, për shembull, të kryesojë Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Maksim Haxhia: Kështu shkon plotësisht tek ekzekutivi! Spartak Ngjela: Jo. Ministri i Drejtësisë një votë ka! Maksim Haxhia: Po edhe Presidenti, një votë ka! Arben Imami: Kush do ta emërojë Prokurorin e Përgjithshëm? Do ta propozojë ky Këshill? Spartak Ngjela: Prokurorin e Përgjithshëm mund ta zgjedhë parlamenti ose mund ta emërojë Presidenti. Për mua nuk ka shumë rëndësi. Maksim Haxhia: Me propozim të kujt? Spartak Ngjela: Prokurori të zgjidhet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit. Maksim Haxhia: Apo të zgjidhet nga Këshilli i Kuvendit? Spartak Ngjela: Aq më mirë, në qoftë se ka Këshill Kuvendi! Arben Imami: Këshilli i Kuvendit do të japë pëlqimin për të gjithë figurat më të larta në të njëjtën mënyrë. Ka dy elemente: elementi i parë është zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, e cila do t’i jepte pavarësinë e nevojshme këtij organi përkundrejt institucioneve të tjera. E theksoj se Këshilli i Lartë i Prokurorisë që propozohet, nuk mund të jetë institucioni që do të propozojë Prokurorin e Përgjithshëm. Spartak Ngjela: E propozon Presidenti dhe e zgjedh parlamenti. Arben Imami: Për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm janë paraqitur dy variante: sipas variantit të parë, Prokurori i Përgjithshëm propozohet nga Presidenti dhe miratohet nga parlamenti; ndërsa sipas

116 variantit të dytë, Prokurori propozohet nga Kryeministri dhe emërohet nga Presidenti. Varianti i dytë, faktikisht, është ky që propozohet. Argumentet që janë dhënë këtu në favor zgjidhjes së dytë qëndrojnë në atë që Prokurori i Përgjithshëm nuk duhet të miratohet nga Kuvendi, pasi ai do të jetë i detyruar të ruaj besnikërinë politike dhe do të jetë i varur politikisht. Në qoftë se një shumicë parlamentare e heq dhe e vë në detyrë, kjo bën në analizë të fundit që ai të jetë i varur politikisht nga kjo shumicë. Të mos harrojmë se shumica nuk mban përgjegjësi, ndërkohë që Kryeministri si shef i mazhorancës dhe, nëpërmjet mazhorancës, mund të heqë dhe emërojë sa herë të dojë Prokurorin e Përgjithshëm. Spartak Ngjela: Nuk mund të japim garanci më të madhe se kjo! Arben Imami: Sigurisht, qoftë në njërën variant, qoftë në variantin tjetër, ne nuk mund ta shkëpusim emërimin ose shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm nga mazhoranca parlamentare. Unë jam i mendimit që varianti i dytë, varianti që është paraqitur, është më racional se sa varianti i parë ose ai ekzistues. Është më racionale se rrit shkallën e pavarësisë së prokurorisë. Spartak Ngjela: Atëherë, gjykatës, që zgjidhet sipas variantit të parë, i rrezikohet pavarësia! Arben Imami: A ka ndonjë zgjidhje tjetër? Spartak Ngjela: Po gjyqtarët e Kasacionit si zgjidhen? Kristaq Traja: Ata fitojnë një status të veçantë. Spartak Ngjela: Po edhe Prokurori do të marrë një status të veçantë! Arben Imami: Jo, Prokurori nuk mund të ketë të njëjtin status me gjyqtarët. Spartak Ngjela: Përse të mos e ketë? Arben Imami: Prokurori i Përgjithshëm nuk zgjidhet për shtatë vjet apo për tre vjet! Jonuz Begaj: As nuk është i palëvizshëm për tërë jetën! Spartak Ngjela: Dakord, bëje katër vjet afatin e qëndrimit në detyrë të Prokurorit.

117 Arben Imami: Po pse ta bëjmë katër vjet? Apo që ta lidhim e kushtëzojmë aftësinë e tij organizative për të përmbushur politikat e përgjithshme të përcaktuara nga parlamenti! Tani në lidhje me emërimet dhe shkarkimet e prokurorëve të tjerë. Ka dy propozime. Propozimi i parë është që të formohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë i përbërë nga prokurorët, i cili t’i propozojë Prokurorit të Përgjithshëm emërimin e prokurorëve. Sipas propozimit ose variantit të dytë, prokurorët emërohen e shkarkohen nga Presidenti me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm. Spartak Ngjela: Doni t’i jepni pavarësi Prokurorit? Kjo realizohet nëpërmjet mënyrës së emërimit. Arben Imami: Prokurori i Përgjithshëm emërohet drejtpërdrejt nga Presidenti i Republikës, mënyrë më të mirë nuk ka! Spartak Ngjela: Me propozim? Arben Imami: Zoti Ngjela, ti dëshiron që Prokurorin e Përgjithshëm ta zgjedhë Kuvendi? Apo dëshiron që edhe të gjithë prokurorët e tjerë t’i zgjedhë Kuvendi? Spartak Ngjela: Vetëm Prokurorin e Përgjithshëm! Arben Imami: Kujton se e largon nga ekzekutivi, por e lë afër politikës… Spartak Ngjela: Në qoftë se vjen një mazhorancë e madhe që kontrollon të gjithë parlamentin, natyrisht që kjo mazhorancë bën gjithçka. Kjo nuk diskutohet. Ajo që kam parasysh unë është që të mos ia lëmë një njeriu emërimin e Prokurorit. Po na u çmenden dy të tretat e parlamentit, ç’faj do të kemi? Por logjika të thotë që më shpejt çmendet një njeri se sa njëqind! Me këtë logjikë duhet të ecim. Ndërsa ti thua të kundërtën, më parë çmenden njëqind njerëz! Në fakt, eksperienca këtu ka treguar se ne kemi pasur të çmendur Kryeministrin. Nga ana tjetër, kush do ta gjykojë çështjen për korrupsion të një ministri, në qoftë se prokurori është i ekzekutivit?! Arben Imami: Duhet të ngrihet një opinion i tërë publik kundër korrupsionit e kontrabandës, në qoftë se do të kesh sukses në luftën kundër tyre. Këto janë krime me karakter social, të cilat nuk mund të zgjidhen menjëherë dhe vetëm nga prokuroria. Këto i zgjidh vetëm

118 evolucioni social e politik i vetë kombit. Sa kohë që ka varfëri dhe injorancë, do të ketë edhe krime të kësaj natyre, ashtu si Italia që vetëm pas 50 vjetësh mundi të shohë sukseset e para në luftën kundër këtyre lloj krimeve. Këtu flasim për ato krime si: vrasja, vjedhja, etj. Spartak Ngjela: Këtu po flasim për pavarësinë e një organi, jo për luftën kundër krimit… Arben Imami: Ne po flasim të ngremë një organ që të luftojë krimin dhe që ky ta luftojë krimin duhet të ketë pavarësinë e duhur. Nuk është pavarësia qëllim në vetvete. Ne po ngremë një organ që të luftojë krimin. Ligoraq Karamelo: Me rënien e qeverisë ose me dorëheqjen e Kryeministrit, çfarë do të ndodhë me Prokurorin? Arben Imami: Asgjë, sikurse mund të ndodhë që të jetë i njëjti Kryeministër dhe të ndërrohen dhjetë prokurorë. Aktualisht, parlamenti e thërret Kryeministrin në interpelancë dhe e pyet: përse nuk luftohet krimi? Kryeministri përgjigjet: “Nuk e kam unë në dorë, bisedoni me Prokurorin e Përgjithshëm, që e keni ju në dorë”. Çfarë do të bëjë Kuvendi? Do ta heqë apo do ta mbajë? Sigurisht që do të ta heqë! Kështu që është më mirë të mbajë përgjegjësinë një individ si Kryeministri, i cili mund të shërbejë si një balancë. Spartak Ngjela: Atëherë, erdhe atje ku isha unë… Ti po pohon në mënyrë të tërthortë ato që më mohove mua drejtpërdrejt, që prokurori varet nga ekzekutivi, se për veprimtarinë e tij është përgjegjës ekzekutivi! Arben Imami: Jo, jo, kjo është thënë që në fillim; të kesh një të drejtë balancuese ndaj prokurorit është një gjë, varësia është gjë tjetër! Spartak Ngjela: Që është i varur është e qartë, por hajde të diskutojmë se si kjo varësi të bëhet më racionale. Biseda fillon: prokurori është i varur nga ekzekutivi. E duam të pavarur nga ekzekutivi. Hajde ta bëjmë të pavarur nga ekzekutivi! Arben Imami: Sigurisht, përderisa Prokurori zgjidhet nga një shumicë parlamentare, nuk ka se si të ketë Prokuror të Përgjithshëm. Ne po themi sesi të bëjmë një sistem që të jetë përshtatshëm dhe i arsyeshëm.

119 Leontiev Çuçi: Prokurori është figurë politike, është person politik. Arben Imami: Natyrisht, sa kohë që vendos një shumicë politike parlamentare. Përveç Presidentit që është relativisht më neutral, për zgjedhjen e Prokurorit do të futet në lojë ose qeveria ose Kuvendi, një nga të dy. Unë them se është më mirë të futet qeveria sepse mund t’i kërkohet llogari e, për pasojë, mban përgjegjësi. Kryeministri mund të shkojë në parlament dhe deklaron se propozoi filanin për Prokuror të Përgjithshëm; pranon se bëri gabim dhe largohet nga parlamenti duke dhënë dorëheqjen. Por, në qoftë se të njëjtin person e zgjedh Kuvendi, person i cili nuk e kryen detyrën, atëherë Kryeministri i kërkon Kuvendit ose të heqë Prokurorin ose përndryshe do të japë dorëheqjen. Normalisht parlamenti do ta heqë Prokurorin. Por ndryshimi është se në rastin e parë, përgjegjësi mban Kryeministri për propozimin që bën. Nga ana tjetër, askush nuk e mbron Prokurorin e Përgjithshëm, sa kohë që shumica mund t’i vihet ta heqë. Nuk kemi një organ të tretë që mund ta propozojë ose ta zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm, veç ekzekutivit ose legjislativit. Po të ekzistonte një i tretë, atëherë do të kishim zgjidhje. Spartak Ngjela: Zotëri, unë jam njeri i gjallë dhe me memorie shumë të freskët. Këto kompetenca, po t’i kërkonte Berisha të bënte një gjë të tillë, ju do t’i hidheshit në grykë! Ju rrëzuat një Kushtetutë 85 , në të cilën Presidentit i njiheshin disa kompetenca që ishin pa vlerë fare, të cilat sot ne po i shtojmë. Pra, unë jam që Prokurori të zgjidhet nga 150 vetë, pavarësisht nga Kryeministrat që ndërrohen. Prokurori është profesionist. Po të doni ta bëni të pavarur, bëjeni kështu si them unë. Ose thoni se e duam ta kemi brenda ekzekutivit! Arben Imami: Është e kundërta Spartak! Unë po them që, kur Prokurori zgjidhet nga Kuvendi, sa herë që të konkurrojë Kryeministri me Prokurorin e Përgjithshëm, do të fitojë Kryeministri; ndërsa, nëse Kryeministri propozon, atëherë ai do të mbajë përgjegjësi për propozimin dhe, për pasojë, mund të ndërrohen Kryeministrat pa u ndryshuar Prokurori, por më duket se ti nuk e ndjek diskutimin. Në rregull, bëmë një diskutim tepër të gjatë për këtë çështje. Kur të kemi shumicën e nevojshme vendosim për këtë ose atë variant, ose për 85 Është fjala për Projektkushtetutën që u rrëzua nga referendumi i vitit 1994.

120 asnjërin, sepse nuk është e domosdoshme të pasqyrohet në Kushtetutë. Vazhdojmë. Qeverisja lokale. Spartak Ngjela: Si të mos pasqyrohet në Kushtetutë? Arben Imami: Po edhe mund të mos ketë, në qoftë se nuk ka shumicën e nevojshme për ta mbështetur qenien e prokurorisë në Kushtetutë. Spartak Ngjela: Dakord, ta hedhim në votë. Nuk kemi ardhur të lodhemi këtu… Arben Imami: Vazhdojmë me qeverisjen lokale. Ka ndonjë vërejtje në parim? Sabri Godo: Kam një pyetje të përgjithshme. Ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese” për pushtetin lokal, 86 sipas mendimit tim dhe me ato që kam dëgjuar nga të tjerët, janë hartuar mirë. Ç’ndryshime kanë ato me pjesën për pushtetin lokal që kemi përpara? Krenar Loloçi: Ligji që është sot në fuqi, i cili ka dalë në bazë të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, ka disa mangësi që kanë të bëjnë me pavarësinë e pushtetit lokal. Për shembull, nuk përmban mbledhjen e taksave dhe jo vetëm mbledhjen, por edhe vendosjen e tyre. Ndërsa, në projektin e paraqitur jepet më e qartë çështja e pronës; domethënë, që organet lokale janë persona juridikë dhe, si të tillë, kanë pronë dhe mund ta administrojnë atë lirisht. Kjo thuhet qartë, pa ngatërruar këtu kompetencat e administratës qendrore me atë lokale. Janë përcaktuar më qartë detyrat kryesore që kanë këshillat komunale, bashkiake e rajonale. Gjithashtu, krijohet një mundësi më e madhe për të bërë një politikë më të gjerë lokale. Së fundi, që ka të bëjë me mënyrën e hartimit të kësaj pjesë: pasi u konsultuam me të gjitha kushtetutat e vendeve të Evropës Lindore, ne morëm ato që ishin elementet më të rëndësishëm të pushtetit lokal dhe mendojmë që, mbi këtë bazë, mund të nxirret një ligj shumë më i mirë për funksionimin dhe kompetencat e pushtetit lokal. Arben Imami: Vërejte? 86 Ligji nr. 7570, datë 3.6.1992, “Për disa shtesa në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese" (Për organizmin dhe funksionimin e pushtetit lokal).

121 Spartak Ngjela: Nuk ka kuptim neni 8: “Me propozim të Kryeministrit, Kuvendi mund të shpërndajë një organ përfaqësues të njësisë lokale për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe të ligjeve”. Kush e përcakton se një organ përfaqësues ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet, Kryeministri? Kjo vjen në kundërshtim me natyrën e së drejtës, duhet patjetër të përfshihet gjykata! Arben Imami: Kur diskutuam Gjykatën Kushtetuese, pikërisht këtu u ndalëm për një kohë të gjatë. Konfliktet ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, kur kërkohet, i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor kushtetues. Spartak Ngjela: Unë atë e mbaj mend, po mënyra se si është formuluar neni 8 më duke sikur del jashtë asaj që thamë tek Gjykata Kushtetuese. Sabri Godo: Një pyetje kisha, ç’kuptohet me termin “rajone”? Krenar Loloçi: Ideja këtu është që të krijohen disa bashkime më të mëdha, për shembull, 12 rajone, sa janë sot prefekturat, të cilat të përfshijnë një numër bashkish, si dhe një numër më të madh komunash. Në këtë mënyrë, mund të bëhet një politikë rajonale. Sabri Godo: Ky është sistemi italian. Arben Imami: Jo, ky është më afër sistemit të vjetër shqiptar, sesa atij italian, më afër atij francez. Krenar Loloçi: Për sa i përket infrastrukturës, është më mirë, sepse këshilli rajonal është në gjendje të organizojë e koordinojë më mirë. Arben Imami: Ne jemi munduar të bashkojmë dy elemente në këtë variant. Së pari, të rrisim kompetencat e nivelit të parë të pushtetit lokal (bashki - komunë) dhe, së dyti, t’i krijojmë mundësi më të mëdha realizimit të idesë, që po sundon prej vitesh në Evropë, për krijimin e njësive të tilla që mundësojnë zbatimin e politikave të posaçme, sidomos në disa drejtime: ekonomiko-tregtare, ekologjike dhe të komunikacionit. Fakti është që rrethe të vogla, si ai i Delvinës ose ai i Devollit, për shembull, nuk do të kenë kurrë buxhetin e nevojshëm për të mbështetur përparimin ekonomik të rretheve respektive. Nga kjo pikëpamje, vetëqeverisja lokale është e pamundur të realizohet kur këshillat apo përfaqësuesit lokalë nuk kanë mundësi

122 konkrete për të ofruar zgjidhje. Kjo është arsyeja që na çoi tek një nivel më i lartë të zgjedhurish lokalë, të cilët mund të bëjnë politika të caktuara ekonomike e tregtare, si dhe në fushën e vënies së taksave. Një element tjetër i rëndësishëm është pika 5 e nenit 1, ku themi që “kufijtë e njësive të qeverisjes lokale caktohen me ligj”. Deri tani janë caktuar me laps “si ndarje administrative” në dorë të qeverisë dhe të partisë që e mbështet atë përpara zgjedhjeve lokalë. Sabri Godo: Unë jam dakord edhe me vazhdimin e pikës 5 e cila parashikon që kufijtë “nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to”. Arben Imami: Me anën e referendumit lokal. Në rajonet italiane, këshilli rajonal nxjerr norma me fuqinë e ligjit. 87 Ndërsa këshillat rajonale tek ne mendohet të nxjerrin norma të detyrueshme për t’u zbatuar, por jo me fuqinë e ligjit. Sabri Godo: A do të ndjekim këtë rrugë, apo jo? Arben Imami: Jo, s’mund të ndjekim atë rrugë. Rruga jonë është ajo që i afrohet modelit francez, rruga e shtetit unitar. Neni 1 88 . Hapim diskutimet. Sabri Godo: Ç’kuptim ka kjo pika 3: “…detyrat vetëqeverisëse që nuk u janë njohur njësive të tjera të qeverisjes lokale”? 87 Në nenin 121 të Kushtetutës italiane parashikohet: “Këshilli regjional ushtron komptenca ligjvënëse dhe të nxjerrjes së rregulloreve që i njihen regjionit, si dhe fuksione të tjera që i caktohen nga Kushtetuta dhe nga ligjet”. Në nenin 117 të Kushtetutës italiane parashikohet: “Këshilli i Regjionit nxjerr norma legjislative për fusha të tilla si: organizimi i zyrave dhe institucioneve që varen nga regjioni; rrethet komunale; policinë lokale; panairet dhe merkatot, arsimin artizanal, urbanistikë, turizëm …” 88 Neni 1: “1. Njësitë e qeverisjes lokale janë komunat ose bashkitë dhe rajonet. Njësitë e tjera caktohen me ligj. 2. Njësitë e qeverisjes lokale caktohen me ligj mbi bazën e nevojave e interesave të përbashkëta ekonomike dhe të traditës historike. 3. Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të vetqeverisjes, të cilat kryejnë të gjitha detyrat vetqeverisëse që nuk u janë njohur njësive të tjera të qeverisjes lokale. 4. Njësive të qeverisjes lokale mund t’u delegohen me ligj kompetenca të administratës shtetërore. Shpenzimet që kryhen në ushtrim të delegimit përballohen nga shteti. 5. Kufijtë e njësive të qeverisjes lokale caktohen me ligj dhe nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to”.

123 Spartak Ngjela: Supozojmë se në të ardhmen, një detyrë të bashkive dhe të komunave i kalon me ligj rajoneve. Pra, kjo detyrë iu njoh një njësie tjetër; këtë do të thotë ajo pikë. Por, me qëllim që detyrat lokale të marrin forcë kushtetuese, formulimi i kësaj pike duhet të jetë kështu: “Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të vetëqeverisjes, të cilat kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisëse”. Pikë, asgjë më shumë. Përndryshe, nuk janë komuna dhe bashkia njësitë bazë. Sabri Godo: Sigurisht këtu nuk përfshihen policia, gjykata? Arben Imami: Sigurisht, sepse nuk e ushtron të gjithë pushtetin lokal niveli i parë i kësaj qeverisjeje. Këto njësi ushtrojnë të gjitha detyrat bazë vetëqeverisëse, përveç atyre që i janë dhënë njësive të tjera me ligj. Jonuz Begaj: Po çfarë u mbetet njësive si komuna e bashkia? Spartak Ngjela: Asgjë s’u mbetet! Këtu ka dy rrugë: ose vetëqeverisje të njësisë lokale bashki – komunë, ose centralizëm rajonal. Rrugë të mesme nuk ka! Ky është centralizëm rajonal, i kamufluar me Kushtetutë. Komuna dhe bashkia janë njësia bazë. Këtu duhet të mbarojë dispozita. Me polici bashkiake, me taksa, etj., i takojnë këtyre njësive bazë. Sabri Godo: Po i kthehem edhe një herë pyetjes. Çfarë keni pasur në mend kur keni shkruar: “...detyrat e vetëqeverisjes që nuk u janë njohur njësive të tjera të qeverisjes lokale”? Arben Imami: Rajonin dhe rrethin, ose një njësi tjetër që mund të krijohet në të ardhmen me ligj. Sabri Godo: Çfarë marrëdhënie do të ketë shefi i komisariatit të policisë apo gjykata me pushtetin lokal? Krenar Loloçi: Nga pikëpamja institucionale, nuk kanë asnjë marrëdhënie. Gjykata është absolutisht e pavarur, s’ka lidhje me pushtetin lokal. Përveç policisë bashkiake, e cila do të jetë në varësi të bashkisë, policia tjetër është e centralizuar. Ne po flasim për detyra lokale. Të tilla janë, për shembull, kanalizimet, ndriçimi i rrugëve, mbledhja e plehrave, etj. Për sa i përket ndërtimit të autostradave, mund t’ia japësh me ligj rajonit sepse kërkon veprimtari koordinuese.

124 Një pjesë të ujërave, guroret, gjuetia, peshkimi, bujqësia, artizanati, këto do të jenë detyra të tjera të këtyre njësive bazë. Spartak Ngjela: Nuk është e nevojshme fraza: “…që nuk u janë njohur njësive të tjera të qeverisjes lokale”. Ajo të hiqet. Krenar Loloçi: Mund t’i delegosh disa kompetenca të vetëqeverisjes lokale edhe rajonit, sepse nuk i kryen dot komuna. Nuk mjafton vetëm një komunë, të themi, për të mbledhur taksat që do të grumbullohen në fillim të rrugës nga Shkodra deri në Lezhë. Nga këto taksa do të përfitojnë dhjetë komuna e bashki të tjera. Arben Imami: Organizimi lokal francez ka ndryshuar kushedi sa herë... Krenar Loloçi: E rëndësishme është të theksojmë, se edhe në qoftë se me ligj krijohen njësi të tjera, njësitë bazë mbeten gjithmonë bashkitë dhe komunat. Jonuz Begaj: Po sikur ta formulojmë ndryshe: “Rajoneve mund t’i jepen ato kompetenca që nuk i janë dhënë komunave”. Arben Imami: Me ligj i ndalohen komunës dhe bashkisë ato që i janë dhënë ose i jepen një njësie tjetër. Jonuz Begaj: Po, po ke të drejtë ti; deri tani i ka pasur qeveria, tani po shtohet edhe rajoni, çfarë i mbetet komunës pastaj? Arben Imami: Në qoftë se shtrojmë pyetjen se cili do të ketë prioritet ndërmjet bashkisë dhe rajonit? Përgjigja do të ishte bashkia, sepse ajo është njësia bazë dhe i ka të gjitha, përveç atyre që u janë caktuar rajonit me ligj. Jonuz Begaj: Sipas logjikës së gjuhës shqipe, fjalia e pikës 3 nuk qëndron. Kështu, njësia bazë që ka prioritet, ka kompetencat që i lënë të tjerët. Sabri Godo: Në qoftë se në përcaktimin e pikës që po diskutojmë, vendosim fjalën “me përjashtim”, [kjo pikë] do të merrte kuptimin e duhur. Arben Imami: Do të thuhet detyrimisht “me përjashtim”.

125 Spartak Ngjela: Detyrat e rajonit i ke të parashikuara në Kushtetutë, prandaj duhen fshirë “…që nuk u janë njohur njësive të tjera”. Njësi tjetër mbetet vetëm rajoni. Arben Imami: Kjo përcakton prioritetin e nivelit të parë kundrejt nivelit të dytë, mua më duket se kjo është e qartë.

126 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 2 KORRIK 1998 (TEMAT E DISKUTIMIT: MASAT E JASHTËZAKONSHME; PRONA; KUVENDI; PRESIDENTI; REFERENDUMI; FINANCAT PUBLIKE) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Ligoraq Karamelo, Spartak Braho, Haxhi Aliko, Vladimir Metani, Spartak Ngjela, Jonuz Begaj, Lufter Xhuveli, Leontiev Çuçi, (anëtarë), Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Arben Imami: Kemi përcaktuar kur nuk bëhen zgjedhjet për Kuvend, pra në rast lufte, si dhe kur mund të zgjidhet një President i ri i Republikës, po ashtu për shkak të luftës. Më tepër sesa një ndryshim, është një përshtatje me çfarë kemi shkruar më përpara. Ka kundër? Kalojmë tek paragrafi 3 i nenit 6. Tek paragrafi të shtohet që, jo vetëm janë këto nenet të cilat mund të kufizohen, por për çdo ligj për gjendje të jashtëzakonshme etj., të përcaktohen se cilat konkretisht do të kufizohen. Edhe aktet për shpalljen e masave të jashtëzakonshme duhet të cilësojnë të drejtat dhe liritë që kufizohen, sipas paragrafëve një dhe dy të këtij ligji. Kalojmë tek neni 34. Sabri Godo: Propozoj këtë formulim për nenin 34: “1. E drejta e pronës dhe e trashëgimisë, janë të garantuara. 2. Prona është private dhe publike. 3. Prona private përfitohet me trashëgim, me dhurim dhe me mënyra të tjera të përcaktuara në kodin civil. 4. Ligji mund të parashohë shpronësimin për interesa të përgjithshme, kundrejt shpërblimit të plotë. Rastet e konflikteve lidhur me masën e shpërblimit, zgjidhen nga gjykata. 5. Kufizimet juridike të pronës, që e bëjnë atë praktikisht të papërdorshme, konsiderohen shpronësim. 6. Kuvendi Popullor, brenda dy vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, të bëjë ligjet e përshtatshme të kthimit dhe kompensimit të pronave, në konformitet me pikat tri, katër dhe pesë të këtij neni, duke anuluar ligjet e mëparshme të shpronësimeve”. Pika e gjashtë mund të vihet këtu, ose mund të kalojë në kapitullin e “Dispozitave Kalimtare”.

127 Spartak Ngjela: Unë do të shtoja edhe një pikë: “E drejta e plotë për kompensim e shpronësimeve të paligjshme, nuk parashkruhet”. Leontiev Çuçi: Të lutem, ç’do të thotë “e plotë”? Spartak Ngjela: Një pronë do të shpërblehet me vlerën e tregut që ka sot. Leontiev Çuçi: Thamë që fjala “e plotë” të zëvendësohet me fjalën “e drejtë”. “Shpërblimi i drejtë” nënkupton shpërblimin e plotë, si dhe vlerën e tregut. Dhe me sa më kujtohet, kështu u interpretua kjo edhe në Komisionin e Venecias. Petrit Kalakula: Këtu nuk bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të njeriut, por për kthim të një të drejte, domethënë për një riparim të një padrejtësie që është bërë. Për mendimin tim, këtu nuk ka përse të hynte Komisioni i Venecias. Ky problem mund të trajtohej dhe të zgjidhej vetëm këtu, brenda Komisionit për hartimin e Kushtetutës, pasi është një problem krejtësisht unik dhe i veçantë për Shqipërinë, si dhe i ndryshëm nga të gjitha vendet e tjera të Lindjes, me përjashtim të ish-Bashkimit Sovjetik. Në asnjë nga vendet ish-socialiste të Evropës Lindore, nuk janë bërë shtetëzime të të gjithë pasurisë së qytetarëve, siç është rasti, për shembull, me tokën. Dëshiroj të ngre edhe një problem tjetër: nuk më ka ardhur mirë që neni 34 u shty për t’u diskutuar në fund fare, ndërkohë që duhet të ishte diskutuar më parë. Pritja për të marrë edhe mendimin e Komisionit të Venecias, më duket se doli e pafrytshme. Sipas mendimit tim, Komisioni i Venecias nuk ka dhënë dhe nuk mund të jepte ndonjë kontribut. Unë mendoj se kjo çështje duhet trajtuar sipas kushteve tona. Në fakt, edhe ligjet ekzistuese, të miratuara nga parlamenti nuk mohojnë njohjen e pronës, problemi është që ato mohojnë të drejtën e kthimit të pronës. Në këtë kuptim, edhe formulimi që dha zoti Sabri, pas konsultimit me Komisionin e Venecias, nuk flet për kthim prone. Aty thuhet se, parlamenti i ardhshëm, brenda dy vjetëve, është i detyruar të rishqyrtojë ligjet për kthimin dhe kompensimin e pronave. Po u la në dorën e parlamentit, unë jam i bindur që këtu tek ne, pronarët nuk kanë për t’i marrë kurrë pronat. Me këtë strukturë që ka parlamenti, unë e them hapur, se ai nuk i kthen pronat. Kjo për arsye se, me ose pa të drejtë, një pjesë e forcave politike ka mendimin që kthimi i pronave

128 është problem shumë i ndërlikuar dhe se mund të krijojë probleme e konflikte sociale. Ndërsa ne themi që këto konflikte tashmë janë krijuar dhe ekzistojnë efektivisht, se çështja e pronave është një problem krejtësisht i pazgjidhur dhe burim konfliktesh. Prona i është marrë në mënyrë arbitrare dikujt dhe, po në mënyrë arbitrare, i është dhënë tjetërkujt. Duhet të zgjidhet ky problem themelor, me qëllim që të njihet mirë se kush është pronar i ligjshëm në Shqipëri, të cilit t’i kthehet fizikisht prona, atje ku janë mundësitë, ose të kompensohet, por me vlerë të plotë, atje ku nuk janë mundësitë. Nuk mund të bie dakord për momentin, që kjo çështje të vendoset nga parlamenti, i cili, me ligjin në fuqi, ka vendosur një shpërblim prej 18 lekë për një metër katror, aq sa vlen një kokërr vezë, ose ka vendosur të kompensojë me letrat me vlerë, e kështu me radhë. Në këtë mënyrë, çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave është shtyrë në kalendar. Ka absurditete dhe spekulime sot, siç është ai vendimi i qeverisë për të bërë privatizimin e një ndërmarrjeje dhe nuk merr fare parasysh të drejtat e pronarit legjitim. I thotë pronarit legjitim se do ta kompensojë me mënyrë “të drejtë”, sipas asaj “të drejtë”, dhe në të njëjtën kohë, shteti i jep me qira këto prona. Spartak Ngjela: Dakord, por këto janë probleme praktike. Petrit Kalakula: Të lutem, këto janë probleme konkrete. Për mendimin tim, Kushtetuta duhet të vendosë qartë dhe hapur përcaktimin: “Quhen të pavlefshme të gjitha aktet e shpronësimeve dhe të shtetëzimeve të kryera nga shteti, pa pëlqimin e pronarëve ose pa kompensimin e tyre me vlerën e plotë të pronës”. Ky formulim nuk përcakton se cili shtet e ka bërë; ky formulim, nga ana tjetër, përfshin të gjithë shtetasit, të cilëve u është cenuar prona private. Në qoftë se ky problem nuk trajtohet në këtë mënyrë, me një formulim të qartë, ai mbetet i hapur. Kushtetuta nuk i jep zgjidhje këtij problemi po e la në dorë të një parlamenti, cilido qoftë ai. Unë nuk mund të bie dakord në asnjë mënyrë me formulimin e paraqitur. Spartak Ngjela: Unë jam dakord me Petritin. Do të theksoja vetëm se, çështja nuk është se nuk zgjidhet nga ky ose ai parlament, por është, në një kuptim më të përgjithshëm, në dorë të politikës për ta zgjidhur, që, megjithatë, nuk ka për ta zgjidhur asnjëherë, se politika i trembet zgjidhjes. Këtë e zgjidh vetëm Kushtetuta. Nuk mund të

129 presim që politika të bëhet më liberale në këtë aspekt, sepse kushdo që do të vijë në pushtet, këtë çështje nuk ka për ta zgjidhur. Çështja është që politika duhet t’i nënshtrohet e përshtatet forcës imponuese të Kushtetutës. Çdo forcë politike duhet të mbajë mirë parasysh këtë kërkesë kushtetuese kur të konkurrojë për të marrë pushtetin dhe të flasë me vete: “Është edhe ky gogol për t’u konsideruar e zgjidhur”. Votat mund t’i marrë, por duhet të vrasë “gogolin”. Me ligj të zakonshëm nuk mund të zgjidhet problemi i kthimit të pronave, sepse ligji miratohet me shumicë, por shumica nuk dëshiron që ta humbasë pushtetin brenda pak ditësh. Unë mendoj se ne duhet të gjejmë një formulim të arsyeshme e ta vendosim në Kushtetutë, të paktën të lëmë pas shpresën e zgjidhjes së këtij problemi, se, megjithatë, ky problem nuk do të zgjidhet. Ligji mund të shtyhet, mund t’i nënshtrohet referendumit, mund të kalojnë edhe dhjetë vjet. Por, duhet të japim shpresën e zgjidhjes; Kushtetuta nuk e zgjidh këtë problem, por fikson një normë, në mënyrë që të ruajë shpresën. Këtë ne mund ta bëjmë dhe mendoj se duhet ta bëjmë. Arben Imami: Unë jam dakord me këtë qëndrim, por Kushtetuta nuk mund të ndajë pronën nesër, por ajo jep garanci… Spartak Ngjela: Se kjo do të zgjidhet në Shqipëri, qoftë edhe hap pas hapi… Arben Imami: Jam plotësisht dakord me këtë. A ka mundësi të na japësh qoftë dhe një formulim, sepse jam plotësisht dakord me mënyrën tënde të arsyetimit; nuk kam asnjë vërejtje për këtë mendim. Ka mundësi të na bësh një propozim konkret, i cili ta realizojë këtë gjë? Petrit Kalakula: Unë e bëra një propozim, më duket, të cilën nuk ka arsye të mos e pranojmë. Sabri Godo: Duke e zhveshur këtë mendim nga fjalët dhe nga frazat, a mund të biem dakord me këtë formulim: “Kuvendi Popullor, brenda dy vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, të bëjë ligjet e përshtatshme të kthimit dhe kompensimit të pronës, në përputhje me pikat tre, katër, pesë, si dhe duke anuluar ligjet e mëparshme të shpronësimit”. Kjo përfshin edhe atë që propozon Petrit Kalakula për “anulimin e ligjeve të mëparshme të shpronësimit”.

130 Vladimir Metani: Por ka edhe akte që nuk janë akte shpronësimi, siç është kolektivizimi. Petrit Kalakula: Kolektivizimi është një lloj shpronësimi, sepse shteti e mori tokën me dhunë dhe ia dha tjetërkujt. Vladimir Metani: Në vetvete i tillë është, por mungon akti i shpronësimit. Spartak Ngjela: Formalisht Vladimiri ka të drejtë, se toka i është dhënë fshatarëve me Reformën Agrare dhe, më pas, fshatarët e kanë kooperativizuar tokën me vullnetin e tyre. Në të vërtetë nuk qe me vullnet, por po t’i referohesh akteve juridike, ashtu rezulton! Petrit Kalakula: Jo, më fal. Ia dhe tokën fshatarit me Reformën Agrare? Në të gjithë botën, kur bëhet reforma agrare, jepet kompensim për atë që merret. Është dhënë gjë kompensim? Këtu fillon arbitrariteti. Pra, toka është marrë me dhunë! Spartak Ngjela: Prandaj thashë, që kompensimi për shpronësimet nuk parashkruhet asnjëherë: ligji kompenson ose në natyrë, atje ku është e mundur, ose me para. Kështu më duket se e japim mundësinë e zgjidhjes, megjithëse çmimi përsëri me ligj do të caktohet dhe kompensimi nuk do të jepet i plotë; do të jepet ai 180 lekëshi që the më sipër. Petrit Kalakula: Po u la fjala “kompensim” e papërcaktuar, atë kompensim do të japë qeveria; edhe unë vetë po të isha në qeveri, ashtu do të veproja. S’ka para! Spartak Ngjela: Duhet të detyrohet të japë kompensim në natyrë, atje ku mundet. Shiko sesi do të ndodhë: politika, nëpërmjet ligjit, do të zvogëlojë sa më shumë që të jetë e mundur kompensimin në natyrë, ndërsa do të rriste shkallën e kompensimit me para, gjë që do të çojë në rritjen e kësteve. Shlyerja e tyre mund të zgjasë edhe 50 vjet. Petrit Kalakula: Kurse unë them shteti i ka mundësitë për të bërë kompensimin në natyrë, pa cenuar fshatarët, dhe unë mund ta demonstrojë sesi mund të bëhet ky kompensim, i cili mund të bëhet kollaj, në qoftë se ka predispozicion, në qoftë se nuk duam t’i ndërlikojmë problemet dhe në qoftë se nuk nisemi nga politika populiste.

131 Spartak Ngjela: Këtë do ta bëjë ligji. A mund t’i japim ne kriteret e ndarjes në Kushtetutë? Jo! Petrit Kalakula: Jo. Prandaj sugjeroj që formulimi kushtetues të jetë sa më i qartë; pra, të quhen të pavlefshme dhe të shfuqizohen të gjitha shtetëzimet e shpronësimet që janë bërë në mënyrë arbitrare, duke përfshirë këtu edhe rastet kur kompensimi nuk është bërë në vlerën e tyre të plotë. Domethënë, ta zëmë, më ke marrë një shtëpi në vitin 1951 dhe nuk më ke kompensuar me vlerën që ka pasur shtëpia në atë kohë. Sabri Godo: Po kjo është thënë! Petrit Kalakula: Jo, nuk është thënë! Formulimi që shkruajta unë dhe që e paraqitëm si propozim të tri forcave politike të djathta, është ndryshuar. Më vjen keq! Sabri Godo: Nuk ka asnjë ndryshim, të mos merremi me fjalë kot. Unë thashë shqip: “Duke anuluar tërë shpronësimet e ligjet e mëparshme”! Më shqip se kaq…! Spartak Ngjela: Ky është nen kushtetues apo një shtojcë? Sabri Godo: Për mua kjo duhet të vihet e plotë këtu tek neni 34. Megjithatë, në qoftë se nuk biem dakord të vihet këtu, pika gjashtë duhet të vihet në dispozitat tranzitore që, gjithsesi, janë pjesë e Kushtetutës. Arben Imami: Sipas variantit që propozon Komisioni i Venecias. Petrit Kalakula: E kam parë variantin e tyre të përkthyer. Unë nuk jam dakord me këtë formulim! Haxhi Aliko: Në një diskutim të mëparshëm që kemi bërë, doli e nevojshme paraqitja e disa të dhënave statistikore, të cilat pastaj do të na orientonin se si do ta paraqisnim këtë dispozitë kushtetuese, në dispozitat tranzitore apo do t’i linim ligjit. Afati prej dy vjetësh që i vihet parlamentit, nuk do të na sjellë ndonjë gjë. Gjithmonë kjo çështje do përcaktohet e rregullohet nga shumica dhe dihet se shumicat, kudo në botë, nuk mund të nxjerrin ligje kundër vetes së tyre. Prandaj, problemi nuk është aq i thjeshtë, qoftë edhe pas dy vjetëve, siç thotë zoti Petrit Kalakula. Unë dëshiroj që kjo Projektkushtetutë të krijojë

132 dy mundësi: të lerë mundësi që çështja të zgjidhet me referendum, në qoftë se këtë e kërkojnë më shumë se 50.000 vetë. Në rast se ligji, që ka të bëjë me shpronësimet e kompensimet, hidhet poshtë, atëherë ky ligj mënjanohet. Kjo është njëra mundësi. Mundësia tjetër lidhet me angazhimin që merret në Kushtetutë… Petrit Kalakula: Nuk jepet prona me referendum! Haxhi Aliko: Jo prona, ligji! Petrit Kalakula: As edhe ligji! Sabri Godo: Është ligj që ka të bëjë me pronën. Haxhi Aliko: Ligji për kompensimin mund të futet në referendum. Është një ligj që ka të bëjë me një vlerë. Në fund të fundit, të gjithë e dimë se pjesa më e madhe e ish-pronarëve nuk do të marrin dot pronat që kanë pasur, por mund të marrin një kompensim të drejtë dhe të mbeten të kënaqur. Po ligjin për kompensimin mund ta hedhësh në referendum. Sabri Godo: Po u la për referendum, ky ligj është i rrëzuar! Haxhi Aliko: Mundësia tjetër është formulimi që është paraqitur, i cili e ngarkon parlamentin që, brenda dy vjetëve, të marrë masat për nxjerrjen e ligjeve në këtë drejtim. Ndërsa, ajo që propozoni ju, që të parashikosh në Kushtetutë një nen për anulimin e një grup ligjeve, nuk e di se si mund të formulohet ky nen; ndoshta duhet një ligj i tërë për të bërë këtë! Sabri Godo: Ne këtë kërkojmë, anulimin e ligjeve të mëparshme të shtetëzimeve e shpronësimeve. Haxhi Aliko: E qartë, ti thua që të detyrohet parlamenti të nxjerrë ligje të tjera për të rrëzuar ose anuluar ligjet e mëparshme, por jo t’i anulojë drejtpërdrejt Kushtetuta? Sabri Godo: Ky parlament duhet të bëjë ligje për të mbrojtur pronën private. Haxhi Aliko: Unë e mbështes propozimin që bëni ju, sepse i vihet detyra parlamentit të hartojë ligje që të korrigjojnë ligjet e mëparshme të gabuara.

133 Petrit Kalakula: Në Kushtetutë duhet përcaktuar qartë e drejta e qytetarit të ankohet në gjykatë, deri në Gjykatën Kushtetuese, kur i cenohet e drejta e tij. Haxhi Aliko: Qytetari e ka këtë të drejtë! Petrit Kalakula: Kush më garanton mua, me atë formulim, që kjo pronë është imja? Spartak Ngjela: Unë mendoj që diskutimin ta bëjmë kështu: e pranojmë në parim që do të kompensohet plotësisht prona e do të rikthehet plotësisht ajo. Sesi do të kthehet, është një moment i dytë. A e pranojmë këtë si parim? Vladimir Metani: Si do ta vësh këtë në Kushtetutë? Spartak Ngjela: Po s’kemi ardhur ende tek Kushtetuta. A e pranojmë në parim që prona do të rikthehet plotësisht apo jo? Pastaj vjen momenti i dytë, se çfarë kuptojmë me rikthim të plotë. Këtu kemi të bëjmë me kompensimin dhe me mënyrat e kthimit në natyrë dhe të kompensimit. Në qoftë se ne, hap pas hapi, do të arrijmë konsensus për këto pika, kjo çështje zgjidhet. Arben Imami: Në qoftë se ne arrijmë konsensus për këto pika, kjo çështje mund të zgjidhet me Kushtetutë dhe pa Kushtetutë. Ne bëjmë fjalë për një ambient të caktuar politik, bëjmë fjalë për një traditë të caktuar. Detyra e këtij Komisioni është që t’i hapë rrugën një interpretimi më të drejtë të çështjes së pronës dhe të kompensimit të saj. Por, nëse ne jemi të gjithë në një mendje, nuk ka nevojë fare të mblidhemi këtu, vemi në parlament dhe kthehemi atje ku ishim, tek 1938-a apo 1945-a, dhe kështu kjo çështje merr fund... Spartak Ngjela: Jo, ashtu nuk kthehemi dot. Arben Imami: Të kompensohesh 100%, do të thotë të kthehesh në 1938-ën apo 1945-ën. Por, dihet se ka mosmarrëveshje të theksuara politike, sikurse e tha zoti Kalakula, ka qëndrime të ndryshme. Megjithatë, diçka ka filluar të lëvizë: ish-pronarët kanë nevojë për një kompensim dhe për një shpërblim më të drejtë se ai që është dhënë deri tani!

134 Sabri Godo: Jo, kështu duhet të ndryshojë koncepti i gjithë njerëzve mbi atë se çfarë është prona private. Arben Imami: Unë tani po evidentoj mendimin politik mbizotërues në të gjithë politikën shqiptare tani. Unë mendoj se ka një ndryshim. Për shembull, para dy vjetësh mendohej ndryshe. Sot ka një qëndrim më liberal. Atëherë, unë shpresoj që, këtë qëndrim liberal, shoqëria do të vijë duke e forcuar edhe me mbështetjen kushtetuese, brenda një periudhe kohe prej dy, pesë, shtatë apo dhjetë vjetësh, dhe, në këtë mënyrë, gradualisht do të mund të vijmë tek zgjidhja. Unë nuk besoj se sot jemi të gjithë të një mendimi në Shqipëri për pikat që trajtoi zoti Ngjela. Po të jemi të një mendimi, s’ka nevojë fare për Kushtetutë! Shkojmë në parlament dhe e zgjidhim çështjen! Spartak Ngjela: Po flasim për Kushtetutën dhe kemi mbetur në një kryqëzim të rrezikshëm. Çështja shtrohet kështu: në rast se 60% e Komisionit për hartimin e Kushtetutës nuk janë dakord për kthimin 100% të pronave, atëherë ne lodhemi kot. Prandaj, fillimisht le të shtrojmë shinat. Së pari, a janë të gjithë dakord që kthimi i pronave të jetë 100%? Arben Imami: Unë nuk jam dakord, Sabri Godo nuk është dakord. Po ti zoti Kalakula je dakord që t’i kthehen dikujt 2.000 hektarë? Petrit Kalakula: Po, dakord jam, dhe e di pse? Sepse me ligjet e reja të shitblerjes, një matrapaz mund të blejë 1.000 hektarë dhe këtë nuk e ndalon dot shteti! Ndërsa ish-pronarin e quan latifondist! Arben Imami: Jo, unë desha të them, se unë do të isha dakord, për shembull, që të vëmë një kufi deri në 50 hektarë për t’iu kthyer ish- pronarëve. Spartak Ngjela: Po pra, të biem dakord që t’i kthejmë pronat 100% dhe pastaj të vijmë tek format e kthimit, që janë në natyrë dhe me kompensim, si dhe të përcaktojmë modalitetet e tjera të nevojshme. Në rast se nuk e bëjmë diskutimin kështu, do të rrimë deri nesër. Petrit Kalakula: Mund të rrimë sa të duash për të diskutuar për këtë problem, por këtu duhet mbajmë parasysh nocionin bazë. Shteti ia ka marrë pronën individit. Tani, shteti kthehet e i thotë individit: “Hajde

135 të negociojmë që të të jap gjysmën ose një pjesë të saj”. Jo, zotëri, prona duhet të kthehet e gjitha! Spartak Ngjela: Në rregull, por kjo do të arrihet me konsensus, pa konsensus nuk bëhet kjo punë! Petrit Kalakula: Unë e di që nuk do të ketë konsensus për këtë punë; këtë e kam ditur me kohë! Spartak Ngjela: Komisioni nuk është dakord të kthejë 100% të pronës, për një kthim të tillë diskutimi mund të konsiderohet i përfunduar. Haxhi Aliko: Më falni, por më duket se po diskutoni për vendime, të cilat ky Komision nuk ka forcë t’i marrë, pasi vendime të tilla varen nga pozicionet politike. Ta zëmë se ne ramë dakord që pronat të kthehen në masën e plotë. Sapo të merret vesh në ambientet politike të parlamentit ky qëndrimi ynë, partitë politike… Petrit Kalakula: Atë e di unë, parlamenti nuk ka për ta aprovuar! Haxhi Aliko: Pra, kjo çështje varet plotësisht nga partitë politikë, nga pozicioni i tyre politik, nga programi i tyre. Spartak Ngjela: Anëtarët e Komisionit kanë pasur mendimin për kthim 100% të pronave, prandaj një pjesë e anëtarëve nuk u larguan nga Komisioni. Atyre iu tha se pronat do të ktheheshin 100%. Të paktën kështu u shpreh Majko. Ai tha se ishte dakord për një kthim 100%, ndërsa për sa i përket modaliteteve, ai u shpreh se do të bëheshin në fund. Kemi mbetur tek modalitetet, se për kthimin 100% kemi qenë të gjithë dakord! Arben Imami: Kjo nuk është kështu. Për të qenë të drejtë e të saktë, ne kemi thënë që do të gjejmë një zgjidhje kushtetuese për çështjen e kthimit të pronave, por diskutim për këtë nuk e kemi shtyrë ne. Kemi diskutuar, nuk kemi gjetur dot një zgjidhje kushtetuese, se për zgjidhje politike as që nuk mund të bëhet fjalë, dhe përfundimisht kemi rënë dakord të gjithë që t’ia delegojmë këtë çështje Komisionit të Venecias. Spartak Ngjela: Po ç’punë ka Venecia me çështjen e kthimit të pronave! Venecia shikon vetëm anën juridike: nëse është zgjidhur mirë juridikisht apo jo. Se sa pronë do të kthejmë ne, këtë nuk di

136 Venecia. Venecia shikon nëse qëndron kthimi juridikisht, ndërsa ne po flasim nëse jemi dakord që prona të kthehet 100% prona apo jo… Jonuz Begaj: Po diskutojmë diçka, për të cilën jemi të errët, sepse nuk kemi të dhëna. Sa përqind të tokës në tërësi kanë pasur ata që kanë qenë latifondistë? Sa tokë rezervë kemi dhe sa u duhet kthyer këtyre? Sabri Godo: Nuk do të merremi fare me këtë! Në qoftë se anëtarët e Komisionit nuk marrin dot përgjegjësi të thonë mendimin e tyre për këtë formulimin e paraqitur, do të jemi të detyruar të pezullojmë punën derisa të arrijmë të merremi vesh. Më tej nuk kemi përse të vazhdojmë! Spartak Ngjela: Duhet informuar media, se Komisioni hyri në krizë për këtë problem. Kemi rënë dakord për një kthim 100%! Arben Imami: Je gabim! Kemi rënë dakord që këtë çështje t’ia dërgojmë Komisionit të Venecias, i cili e solli formulimin për këtë çështje. Hajde të diskutojmë formulimin e Venecias. A mund ta përmirësojmë në rast se nuk është i përshtatshëm apo jo? Spartak Ngjela: Nuk merret Venecia me masën e kthimit! Arben Imami: Nuk po flasim për masën ose sasinë e kthimit. Ne themi të ketë shpërblim të drejtë. Masat caktohen me ligj. Spartak Ngjela: Termi “e drejtë” është e papërcaktuar! Petrit Kalakula: “E drejtë” është relative. Varet si e vlerëson njëri ose tjetri. Arben Imami: Jo, nuk është e papërcaktuar. Me “shpërblim të drejtë” kuptohet shpërblimi me vlerën e tregut. Kështu e gjejmë të shkruar kudo. Spartak Ngjela: Në qoftë se sot paraqet një padi në gjykatë në bazë të kësaj dispozite, duke kërkuar një shpërblimin të drejtë, gjykata e rrëzon një padi të tillë me argumentimin se nuk kuptohet se çfarë konceptohet me termin “e drejtë”. Arben Imami: Dalim në konferencë shtypi ose në media a kudo; po qe se me Kushtetutë do t’i kthejmë tokat edhe atyre që kanë pasur nga

137 2.000 hektarë tokë, unë jam dakord që të mos bëhet fare Kushtetutë! Së dyti, në qoftë se kjo çështje do të përdoret nga dikush për të realizuar qëllime të ngushta politike, jam dakord që mbledhja të ndërpritet, por këtë nuk e quaj të drejtë. Në qoftë se duam të hartojmë një Kushtetutë për t’i dhënë vendit mundësinë që ta zgjidhë këtë problem, duhet të jemi për një shpërblim të arsyeshëm dhe të drejtë. Në rast se duam të flasim për zgjidhje kushtetuese, besoj se duhet diskutuar me këtë frymë. Spartak Ngjela: Bllokimi vjen se nuk ka një qëllim të unifikuar! Leontiev Çuçi: Bllokimi bëhet për shkaqe politik, për të cilin nuk ka faj Komisioni. Petrit Kalakula: Komisioni është ngritur mbi bazën e përfaqësimit politik! Haxhi Aliko: Për mendimin tim, për këtë pikë duhet të arrihet një marrëveshje politike përpara se të arrihet një marrëveshje kushtetuese. Arben Imami: Nuk mund të shkruhet në Kushtetutë se kthehen kaq apo aq prona! Kjo është një çështje politike dhe i përket politikës për ta zgjidhur. Ne duhet t’i japim zgjidhjes politike një bazë kushtetuese. Spartak Ngjela: Këtu nuk ka fare politikë! Ja sepse nuk ka; pyetja duhet të ndërtohet ndryshe: rikthimin e pronës e konsideroni si rivendosje të një të drejte të shkelur, apo si një përfitim politik që i jepet një shtrese të caktuar? Leontiev Çuçi: Jo, si përfitim, por si rivendosje. Spartak Ngjela: Atëherë, nuk ka politikë këtu! Arben Imami: Si nuk paska politikë? Spartak Ngjela: Ç’hyn politika? Politika hyn atëherë kur një shkelje nuk e konsiderohet e plotë, por e pjesshme! Arben Imami: Çfarë e di Kushtetutën ti, një dokument që rivendos të drejtat? Kushtetuta është një dokument bazë që tregon se si ndërtohet shteti. Spartak Ngjela: Jo, Kushtetuta është kompromis interesash! Petrit Kalakula: Është dhunuar e drejta e pronës!

138 Spartak Ngjela: Çështja shtrohet: është shkelur një e drejtë apo nuk është shkelur? Në qoftë se është shkelur një e drejtë, e drejta duhet të rivendoset ose të rijepet plotësisht. Arben Imami: Si rivendoset ose kthehet e drejta e shkelur? Spartak Ngjela: Me ligj. Arben Imami: Me ligj dhe me gjyq. Petrit Kalakula: Thuhet se do të krijohen konflikte me ata që nuk kanë pasur pronë, por që iu është dhënë kjo. Për mendimin tim, janë të gjitha mundësitë që ky problem të zgjidhet, pa krijuar fare probleme dhe konflikte me fshatarëve që nuk kanë pasur tokë. Flas vetëm për tokën. Arben Imami: Do të ishte shumë më mirë të ishte zgjidhur me kohë ndryshe. Por, nuk është bërë. Hajde të ndërtojmë një shtet dhe të sigurojmë pronën. Spartak Ngjela: A po bëjmë ne një kontratë sociale, e cila duhet të marrë parasysh interesat e të gjitha shtresave sociale? Për këtë duhet të gjejmë, si dhe duhet të arrijmë kompromise. Ne nuk po themi si t’ia marrim tokën X-it e t’ia japim Y-it, siç u bë atëherë! Jo, ne themi që ka mundësi që edhe X të kompensohet edhe Y ta mbajë. Arben Imami: Shumë mirë, por a ka mundësi të më thuash si do të formulohet kjo në Kushtetutë? Spartak Ngjela: Po ramë dakord për këtë që thashë, gjendet formulimi. Sabri Godo: Pronë private në Shqipëri quhet edhe një dyqan i falur nga shteti dhe që ka qenë i tjetërkujt, po ashtu pronë private quhet edhe toka e falur nga shteti, por që ka qenë pronë e dikujt tjetër. Ka një konfuzion total lidhur me çështjen e pronës në Shqipëri. Mua më duket se, në gjendjen tonë, detyra e parë e një Kushtetute është të përcaktojë me terma të qarta se ç’është prona private. Për mua, pronë private është ajo që e fiton me trashëgimi, me dhurim, ose janë blerë me akt noterial. Në qoftë se ne biem dakord për këtë, atëherë çdo gjë tjetër që është bërë me këtë bazë juridike, është e paligjshme. Kjo çështje rregullohet duke shfuqizuar ligjet që kanë sjellë këtë gjendje.

139 Më duket se ky është thelbi i diskutimit tonë; këtu nuk hyn politika, ka vetëm një koncept juridik mbi pronën. Në qoftë se nuk biem dakord me këtë koncept juridik për shkak se nuk na lejon politika, atëherë është e kotë të merremi me këtë diskutim, se nuk do të jemi në gjendje t’ia dalim në krye. Spartak Ngjela: Në qoftë se amerikanët do të kishin përfshirë në komisionet e tyre edhe indianë, a nuk do të ishte parashikuar në Kushtetutë edhe rikthimi i pronave të indianëve? Nuk u përfshinë indianët, prandaj nuk u parashikua kjo çështje në Kushtetutë. Pra, Kushtetuta është një marrëveshje ndërmjet palësh, e cila mund të shkojë 5 ose 50 vjet. Pas një periudhe kohe lind nevoja për marrëveshje të reja. Ne tani po flasim për marrëveshje, e cila konsiston në atë që një shtrese shoqërore i është bërë një padrejtësi në masën 100% padrejtësi, 40%, etj., padrejtësi që duhet të riparohet. Hajde tani të shohim këtë. Politika hyn këtu tek përqindja e riparimit të padrejtësisë. Ne po diskutojmë se pronat që janë marrë, a do kthehen dhe në rast se po, sa e si do të kthehen. Së pari, duhet të bëjmë marrëveshjen se ku bashkohemi e ku ndahemi. Në rast se nuk jemi dakord që kthimi të bëhet në masën 100%, diskutimi mbaron! Leontiev Çuçi: Ke ardhur për të bërë Kushtetutën apo për të bërë presion? Spartak Ngjela: Jo presion! Leontiev Çuçi: Presion është! Petrit Kalakula: Zotëri, kur dikush shfaq mendimin dhe mban një qëndrim të caktuar, ky na qenka presion? Jo, nuk është presion! Spartak Ngjela: Nuk është presion, por është e drejtë! Unë nuk jam këtu skllav, unë ushtroj të drejtën time; pse e merr për presion dhe jo si ushtrim të së drejtës? Ashtu siç e kam të drejtë të marrë pjesë në mbledhje, të mos marrë pjesë, ose të iki nga mbledhja. Leontiev Çuçi: Nuk është aty problemi. E drejta e ardhjes në mbledhje ose e ikjes prej saj është e jotja. Derisa erdhe këtu dhe sugjerove në mënyrë shumë logjike e të arsyeshme për nevojën e mirëkuptimit, të marrëveshjes a të kompromisit, sigurisht ti ke edhe të drejtën e ikjes. Por, që në momentin që ti e kondicionon qëndrimin në

140 mënyrë të panegociueshme e të ngrirë, atëherë ti vë një kusht, i cili nuk mund të përkthehet ndryshe veçse presion! Spartak Ngjela: Po nuk shoh shenja kompromisi. Unë e thjeshtova kaq shumë ekuacionin, sa nuk ka ku të shkojë më. Unë thashë: jemi dakord që marrja e pronave është një padrejtësi? Po, jemi dakord. A jemi dakord që të rivendoset (kthehet) e drejta plotësisht? Po, jemi dakord. Për sa i përket modaliteteve të kthimit i gjejmë dhe i vendosim. Por, në qoftë se nuk jemi dakord që ajo çfarë ka ndodhur me pronën është padrejtësi, mbaron biseda! Arben Imami: Por në Kushtetutë nuk shkruhet duke përdorur terma si “100%”! Petrit Kalakula: Kur u mor toka dhe u nda, shteti nuk morri parasysh nëse ishte apo nuk ishte e mundshme për të realizuar qëllimin e vet. Kristaq Traja: Nëse është 100% e mundshme, le të bëhet. Por a është vërtet kështu? Petrit Kalakula: Ishte e mundshme marrja dhe shpërndarja e pronës që u bë arbitrarisht? Arben Imami: Ti mendon se është 100% e mundshme? Si do t’ua bëjmë pronarëve të rinj që e drejta e tyre mbi pronën u konfirmua edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese 89 ? 89 Në vendimin nr. 4, datë 8.4.1994 të Gjykatës Kushtetuese, ndërmjet ish-pronarëve dhe pronarëve të rinj ndër të tjera thuhet: “Një nga mënyrat e ligjshme të fitimit të pronësisë është dhe kontrata e shitjes si veprim juridik i dyanshëm. Ajo është e vlefshme edhe për kalimin e pronësisë nga shteti tek individi, duke shërbyer kështu si mjet juridik për fitimin e pronësisë private në mënyrë të prejardhur nga e drejta e pronësisë shtetërore. Pronësia e trojeve dhe e ndërtesave (lokaleve) të përmendura në nenet 12 dhe 17 të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” është fituar sidomos ndërmjet kontratave të lidhura me agjensitë përkatëse të privatizimit ose, në disa raste, nëpërmjet ndërtimit të lokalit mbi truallin e dhënë në mënyrë të rregullt nga shteti. Ligjëvënësi duke disponuar se: “Trojet e zëna nga persona të tjerë fizikë ose juridikë, të cilët i kanë blerë nga shteti pas datës 1 janar 1991 për ndërtimin e banesave individuale dhe lokaleve të tregtisë e shërbimeve i kthehen në pronësi ish pronarit, ndërsa shteti i kthen personit fizik ose juridik që e ka blerë, shumën e derdhur për truallin” (neni 12, paragrafi 1) dhe se: “Në trojet, në të cilat janë ndërtuar lokale, ish pronarit të truallit i njihet pronësia mbi truallin” (neni 17, paragrafi 1), në fakt ndërhyn në kontratën e shitjes të lidhur rregullisht, në bazë të ligjit të kohës, dhe, në mënyrë të njëanshme, urdhëron prishjen tërësore apo të pjesshme të këtyre kontratave. Kjo përbën një cënim të hapur të së drejtës së pronësisë

141 Spartak Ngjela: Jo, pronarëve të rinj u është shitur dyqani, jo pronësia mbi tokën. Pra, është respektuar vetëm kontrata e shitjes së dyqanit. Arben Imami: Po dyqani nuk është pronë? Spartak Ngjela: Është një dyqan i ri, por unë po flas për kompensimin. Arben Imami: Po pronari i ri? Spartak Ngjela: Ai ka kontratë shitblerjeje me shtetin. Kjo ka marrë fund, nuk ia merr dot njeri dyqanin pronarit të ri. Por unë kam parasysh kompensimin. Arben Imami: Edhe unë për atë jam. Sabri Godo: Shteti ka pasur dhe ka pronat e tij; vetëm për këto ai është pronar i mirëfilltë. Pronë shtetërore ka pasur edhe në kohën e Zogut. Arben Imami: Shteti u dha pronarëve të rinj dyqane të ngritura në tokat e pronarëve të vjetër. Spartak Ngjela: Në trojet, jo në tokat e tjera! Sabri Godo: Në qoftë se shteti pronën private, dyqan ose tokë, e ka shtetëzuar dhe më pas ia ka shitur tjetërkujt, kjo nuk është e rregullt; shitblerja është e pavlefshme. Në qoftë se ka qenë tokë shtetërore dhe është tjetërsuar tek një privat i ri, tjetërsimi është i rregullt e i vlefshëm. Për këtë nuk ka se si të mos jemi dakord. Petrit Kalakula: Zoti Haxhia, ti je jurist, ke qenë dhe prokuror; në qoftë se dikush blen një send të vjedhur, a është e vlefshme kjo kontratë shitblerjeje? Maksim Haxhia: Po, në qoftë se është blerë në mirëbesim. Pronari i vjedhur i sendit merr paratë dhe blen një send tjetër. Sabri Godo: Nuk është krahasim i goditur. Këtu nuk kemi të bëjmë me vjedhje, toka apo një pronë tjetër është marrë me ligj, nuk është vjedhur a grabitur… private të njohur e të garantuar si e drejtë themelore e njeriut”.

142 Spartak Ngjela: Petriti, me “100% kthim” nuk koncepton që ish- pronarit t’i rikthehet 100% prona që i është marrë, por të kompensohet 100% në natyrë ose në një formë tjetër kompensimi. Pra, është fjala për 100% të vlerës së shpronësuar a shtetëzuar. Petrit Kalakula: Në qoftë se në tokën time është bërë një pallat dhjetë katësh, është absurditet të kërkoj lirimin e tokës, por për atë pjesë të truallit, ku është bërë pallati dhe që më është marrë nga shteti, ky i fundit duhet të jetë i detyruar të më kompensojë me vlerën e plotë. Këtë duhet të synojë ligji, si dhe mbi këtë bazë të vendosë kriteret përkatëse! Në qoftë se e kam pasur tokën në kodër ose në fushë, shteti nuk do të më kthejë tërë sipërfaqen që kam pasur, kjo është logjike. Sabri Godo: Ky është një diskutim që i përket një faze të dytë të mëvonshme. Të merremi me konceptet bazë: të përcaktojmë se ç’është pronë private dhe të përcaktojmë nëse këto shtetëzime që janë bërë duhet të jenë të pavlefshme. Këtë mund të përcaktojmë në Kushtetutë. Se si do të operohet më pas për të arritur tek trajtimi konkret i çështjes, i përket një diskutimi të një faze të dytë. Maksim Haxhia: Duhen rregulluar të dyja, zoti Godo. Po i bëre të pavlefshme, duhet të parashikosh se si duhen riparuar. Sabri Godo: Unë kthehem tek ajo që thashë në fillim të diskutimit. Unë jam i sigurt se sado që të diskutojmë neve sot, nuk do të biem dot dakord. Prandaj është mirë që secili të bëjë një konsultim brenda partisë që e ka dërguar këtu dhe të shikojë nëse mund të biem dakord me këto parime. Unë për veten time, nga këto parime nuk heq dorë. Jam dakord që të gjejmë një mënyrë tjetër formulimi ku të ruhet esenca e kësaj. Haxhi Aliko: Këto formulimet që u propozuan këtu, t’i marrim e t’i diskutojmë edhe me partitë që përfaqësojmë. Arben Imami: Së pari, kemi sugjerimet e Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias. Të diskutojmë e respektojmë fillimisht këto standarde. Sabri Godo: Ne menduam se meqenëse për këtë çështje parashihnim kundërshtime dhe vështirësi për të gjetur një qëndrim të përbashkët, i

143 kërkuam ndihmë Këshillit të Evropës përmes Komisionit të Venecias. Ata dërguan një sugjerim për zgjidhjen e këtij problemi. Sa na përshtatet ne ky sugjerim? Mua më duket se na përshtatet, por duke hequr ndonjë frazë, si “konfiskimet komuniste”, etj., sepse është një frazë që ka të bëjë me propagandën dhe jo me ligjin. Leontiev Çuçi: Pra, kemi propozimin e Komisionit të Venecias, propozimin e zotit Godo, që është një konkretizim i propozimit të Venecias, si dhe propozimin e zotit Kalakula. Në mbledhjen më të afërt, pasi të kemi marrë edhe mendimin e partive, të diskutojmë përsëri për këtë çështje. Në qoftë se ju, zoti Ngjela, keni ndonjë formulim, na e jepni. Spartak Ngjela: Formula është kjo: “Kompenso të gjithë pronarët e vjetër dhe mos prek pronarët e rinj”. Arben Imami: Sigurisht kjo është rruga, se nuk ka rrugë tjetër… Unë propozoj të vazhdojmë, meqë kemi dhe gjysmë ore kohë. Sabri Godo: Jo, nuk ecim dot në këtë moment. E kemi shtyrë këtë çështje deri tani, me qëllim që të prisnim edhe mendimet e sugjerimet e Komisionit të Venecias. Tani jemi duke i shqyrtuar sugjerimet e Venecias dhe nuk ka asnjë arsye ta shtymë më tej a ta lëmë këtë çështje për në fund. Arben Imami: Fillojmë me vërejtjet e Komisionit të Venecias. Shohim pikën 2 të nenit 27 90 . Atëherë, jemi tek neni 27, pika 2, paragrafi dy. Krenar Loloçi: Sipas Komisionit të Venecias duhen bërë disa ndryshime. Formulimi do të ishte: “Çdokush ka të drejtë për mbrojtjen e të drejtave e lirive të tij kundër akuzave penale, t’i nënshtrohet një gjykimi të drejtë dhe publik, brenda një periudhe kohe të arsyeshme, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e vendosur me ligj”. Arben Imami: Pra fjalët “gjykim të drejtë, publik dhe të shpejtë” zëvendësohen me “gjykim të drejtë dhe publik, brenda një periudhe kohe të arsyeshme”, si dhe shtohet “e vendosur me ligj”. Ka vërejtje? 90 Pika 2 e nenit 27: “Rivendosja gjyqësore e së drejtës së cënuar si dhe e drejta për një gjykim të drejtë, publik dhe të shpejtë nga një gjykatë kompetente, e pavarur dhe e paanëshme, janë të garantuara”.

144 Jo, kalojmë tek pika e dytë e nenit 38 91 . Fjala “shpërblim” bëhet “ndihmë”. Kalojmë tek neni 39 92 . Propozohet që të dalë si një e drejtë e individit, dhe si një detyrim i shtetit për ta mbrojtur: “Kushdo ka të drejtë të martohet e të ketë familje”. Leontiev Çuçi: “Kushdo ka të drejtë të martohet e të ketë familje” është një e drejtë natyrore, jo ligjore. Arben Imami: Në qoftë se nuk ka ndonjë koment a vërejtje tjetër, vazhdojmë me nenin 40, pika 3 93 , i cili, duke ndjekur të njëjtën logjikë, bëhet: “Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna…”. Më tej, fjalia vazhdon njësoj siç është. Vazhdojmë tek neni 41, pika 1 94 . Na sugjerohet të heqim fjalën “të gjithë” dhe të zëvendësohet me fjalën “shtetasit”, në mënyrë që kujdesi shëndetësor të jetë jo për këdo të huaj që mund të ndodhet në vend, por vetëm për shtetasit. Leontiev Çuçi: Është normale. Arben Imami: Pikat 2 dhe 3 të nenit 41 95 , hiqen. Lënë shteg për eksperimente e për keqpërdorime. Petrit Kalakula: Konceptet janë një çikë të ndryshme. Në Holandë, për shembull, është lejuar përdorimi i drogës, ne këtu e kemi të ndaluar. Krenar Loloçi: Nuk ka të bëjë me përdorimin e drogës. Petrit Kalakula: Ka të bëjë, se në qoftë se dikush është i droguar, shteti duhet të jetë i detyruar ta marrë e ta mjekojë! Unë mendoj, se 91 Pika 2 e nenit 38: “Të punësuarit kur mbeten pa punë, për shkaqe të pavarura nga vullneti i tyre dhe kur nuk kanë mjete të tjera jetese, kanë të drejtën e shpërblimit në kushtet e parashikuara me ligj”. 92 “1. Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit. 2. Lidhja dhe zgjidhja e martesës rregullohen me ligj”. 93 Neni 40: “3. Kushdo ka të drejtë t’u kërkojë organeve shtetërore që të mbrojnë fëmijët nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi i tyre për punë që mund të dëmtojnë shëndetin a moralin e tyre ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tyre normal”. 94 Neni 41: “1. Të gjithë gëzojnë në mënyrë të barabartë kujdesin shëndetsor të shtetit”. 95 Neni 41: “2. Mjekimi i detyrueshëm bëhet vetëm në dobi të pacientit në rastet e caktuara me ligj. 3. “Askush nuk mund t’i nënshtrohet eksperimentimit mjeksor ose shkencor pa pëlqimin e vet”.

145 Kushtetuta nuk presupozon vetëm të drejtat e individit, por edhe detyrimet e shtetit. Arben Imami: Në lidhje me heqjen e këtyre dy paragrafëve, të gjithë ekspertët e Komisionit të Venecias ishin dakord. Duhet të kemi parasysh se askush nuk e ndalon shtetin të marrë e të çojë në spital një të droguar që gjendet ose mbetet në rrugë. Kristaq Traja: Nxjerrja e legjislacionit për rregullimin e këtyre problemeve nuk pengohet nga heqja e këtyre dy paragrafëve, pasi çdo e drejtë e njeriut është detyrim i shtetit. Kështu duhet kuptuar, për shembull: “Shtetasit gëzojnë të drejtën e kujdesit shëndetësor të shtetit”. Arben Imami: Edhe unë kam pasur mendim se detyrimi i shtetit duhet të parashikohet gjithashtu, por specialistët e Venecias u shprehën se shteti mund ta përmbushë detyrimin edhe pa e parashikuar shprehimisht në Kushtetutë. Unë ngula këmbë, duke u mbajtur në këtë arsye: “Zotëri, kur gjen një njeri të alkoolizuar në mes të rrugës, a duhet të përpiqet shteti që ta dealkoolizojë me qëllim që të mos vdesë?”. Mirëpo ata thanë se megjithatë nuk është nevoja të vihet në Kushtetutë, pasi mund t’u hapë rrugë praktikave denigruese ndaj njeriut. Këtu qëndronte pikëpamja e tyre. Krenar Loloçi: Për mbështetje të kësaj që themi mund të përdorim edhe dispozitën që gjendet e parashikuar në këtë projekt, në të cilën thuhet: “Kufizimet e këtyre lirive dhe të drejtave mund të vendosen me ligj për një interes publik, ose për mbrojtjen e të drejtave themelore të të tjerëve”. Arben Imami: Të vazhdojmë? Po, kalojmë tek pika 2 e nenit 45 96 , të cilit i bëhet një shtese qartësuese, por pa iu ndryshuar përmbajtja. Në këtë pikë, pra, shtohet një fjali me këtë formulim: “Objektivat sociale nuk janë të drejta, zbatimi i të cilave mund të kërkohet drejtpërdrejtë nga gjykatat”. Kalojmë tek Pjesa “Avokati i Popullit”. Tek pika 1 e nenit 46 97 na propozuan që krahas fjalës “të paligjshme” të shtohet 96 Nenit 45: “2. Ligji përcakton kushtet dhe masën, në të cilat mund të kërkohet realizimi i këtyre objektivave”. 97 Neni 46: “1. Avokati i Popullit mbron të drejtat dhe liritë e njeriut nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme të organeve të administratës publike”.

146 edhe fjala “të parregullta”. Vazhdojmë tek Kuvendi. Propozojmë që nenet 1 98 dhe 2 99 të hiqen, meqenëse ato u vendosën kur Kuvendi u mendua të përbëhej nga dy dhoma. Gjithashtu, hiqen edhe pse janë dispozita të karakterit teorik. Për të njëjtën arsye është hequr edhe neni 1 100 tek Këshilli i Ministrave. Fillimisht menduam që t’i shihnim këto organe si ushtrues të pushteteve legjislativë dhe ekzekutivë. Ramë dakord në mbledhjen e kaluar që të mos i trajtojmë këto organe si mbajtës pushtetesh, por thjesht si organe. Pikat 2 dhe 3 të nenit 5 101 shkrihen në një pikë të vetme: “Kur Kuvendi, është i shpërndarë, ai rithirret vetiu”. I gjithë thelbi konsiston në atë që zgjedhjet nuk bëhen, pasi zgjatet mandati i Kuvendit të shpërndarë. Pra, nuk ka nevojë të thuhet se zgjedhjet pezullohen ose nuk bëhen dhe se thërritet Kuvendi i shpërndarë. Për këtë pati diskutime sepse duke pasur përsëritje, krijohej një paqartësi. Kështu është shkruar më qartë e më shkurt, pa ndryshuar përmbajtjen. Besoj se nuk ka ndonjë vërejtje, pasi kemi të bëjmë me ndryshime të natyrës qartësuese e redaktoriale. Në nenin 8, pika 1, germa (dh) 102 , fjala “qeverisë” zëvendësohet me “Këshillit të Ministrave”. Në pikën 4 të nenit 9 103 fjala “gjykatë” bëhet “Gjykatë Kushtetuese”. Ka ndonjë vërejtje? Jo, vazhdojmë me nenin 10 104 , për të cilin ekspertët e Komisionit të Venecias kërkonin të saktësonim se kur fillon mandati i deputetit. Ne ishim të mendimit se dita e zgjedhjes ishte edhe dita e fillimit të mandatit. 98 Neni 1: “Pushteti ligjvënës ushtrohet nga Kuvendi”. 99 Neni 2: “1. Kuvendi miraton të gjithë projektligjet, miraton, shkarkon, si dhe kontrollon qeverinë. 2. Ai ushtron edhe kompetenca të tjera të parashikuara me Kushtetutë”. 100 Neni 1 i projektit fillestar për Këshillin e Ministrave parashikonte: “1. Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Këshilli i Ministrave, i cili përbëhet nga Kryeministri dhe Ministrat”. 101 Neni 5: “2. Kur Kuvendi është i shpërndarë, zhvillimi i zgjedhjeve pezullohet deri në mbarim të luftës. 3. Kuvendi i shpërndarë rithirret vetiu gjatë kohës së luftës”. 102 Neni 8: “1. Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra: ... dh) Presidenti i Republikës, fuksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji, me përjashtim të anëtareve të qeverisë, Avokati i Popullit, Kryetari dhe zëvendëskryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit”. 103 Neni 9: “4. Për çdo shkelje të pikës 3 të këtij neni, me mocion të Kryetarit të Kuvendit ose të një të dhjetës të anëtarëve të tij, Kuvendi dërgon çështjen në gjykatë e cila konstaton papajtueshmërinë e tij”. 104 Neni 10: “1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai zgjidhet”.

147 Spartak Braho: Po ata që, për një arsye ose tjetër, e marrin mandatin më vonë? Arben Imami: Pikërisht për të evituar këto paqartësi bëjmë formulimin që vijon: “Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve”. Jonuz Begaj: Domethënë ai zonal… Arben Imami: Sigurisht, kur zgjidhet drejtpërdrejt nga zona! Për deputetët e listës, mandati fillon kur shpallen të zgjedhur nga Komisioni Qendror. Prandaj themi: “nga komisioni i përkatës”. Në qoftë se një deputet i zgjedhur drejtpërdrejt rrëzohet nga Komisioni Qendror, jemi përpara një çështje tjetër. Spartak Braho: Si do të konsiderohet mandati i një deputeti kur çështja e mandatit të tij është bërë objekt gjykimi në Gjykatën Kushtetuese? Spartak Ngjela: Derisa nuk është rrëzuar mandati me vendim, mandati i mbetet deputetit që ia ka dhënë Komisioni Qendror. Leontiev Çuçi: Kjo zgjidhet me ligjin organik për zgjedhjet e Kuvendit. Arben Imami: Në parim, ideja është që me marrjen e mandatit, pavarësisht se kur mblidhet Kuvendi, mbajtësi i mandatit të vishet me imunitet. E përsëris, qëllimi është që t’i krijohet imuniteti i duhur deputetit derisa të mblidhet Kuvendi. Dhe sugjerimi i tyre konsistonte pikërisht në përcaktimin sa më të saktë nga ana jonë të kohës kur fillon mandati. Koha më e saktë është me shpalljen nga komisioni i zgjedhjeve. Ndërsa, në pikën 2, germa (ç) 105 , fjala “shpërndahet” bëhet “mbaron”. Me këtë synohet të saktësohet se mandati i deputetit mbaron kur mbaron mandati i Kuvendit dhe jo ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e ardhshëm. Mandati i Kuvendit mbaron deri në ditën që mblidhet Kuvendi tjetër. Edhe për këtë periudhë deputeti është i mbrojtur. Dakord? Në rregull, kalojmë tek neni 12. Tek pika 3 e nenit 12 106 , “Ministri i Drejtësisë” bëhet “Prokurori i Përgjithshëm”. 105 Neni 11: “2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: … (ç) kur shpërndahet Kuvendi”. 106 Neni 12: “3. [Deputeti] mund të ndalohet ose të arrestohet në flagrancë pa autorizim

148 Leontiev Çuçi: Tek pika 1 e nenit 12 107 , fjalia e dytë “kjo dispozitë nuk zbatohet në rast shpifjeje” duhet të hiqet. Arben Imami: Kam përshtypjen se është e diskutueshme. Krenar Loloçi: Në Venecia sundoi mendimi që kjo fjali duhet të hiqet, pasi mund të spekulohet me të. Spartak Braho: Në ç’kuptim? Krenar Loloçi: Në kuptimin që, është apo nuk është shpifje një thënie e caktuar është e vështirë për t’u provuar. Nga ana tjetër, shumica parlamentare mund të quajë shpifje një thënie të një deputeti të opozitës dhe ta përdorë këtë në dëm të këtij të fundit. Spartak Braho: Si u sugjerua në Venecie? Krenar Loloçi: Të hiqet. Arben Imami: Nuk u la të hiqet, pati mëdyshje atje… Leontiev Çuçi: Po çfarë do bëjmë përfundimisht? Arben Imami: Unë jam për të mos e hequr. Krenar Loloçi: Atje u tha që, në qoftë se do të lihet, të shtohet fjala “e qëllimshme”; “shpifje e qëllimshme”. Arben Imami: Ah, po. Pati edhe një propozim të dytë, ku të përfshihet edhe qëllimi. Theodhori Sollaku: Sipas Kodit Penal, kur bëhet fjalë për shpifje, dashja mbahet gjithmonë parasysh. Spartak Braho: Shpifja gjithmonë bëhet me dashje! Theodhori Sollaku: Prandaj, nuk ka nevojë të theksohet “shpifje e qëllimshme” ose “me dashje”. Arben Imami: Dakord, fjalia e dytë e pikës 1 të nenit 12 mbetet siç është. vetëm kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Ministri i Drejtësisë (Prokurori i Përgjithshëm) njofton menjëherë Kuvendin, i cili kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës”. 107 Neni 12: “1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rast shpifjeje”.

149 Kristaq Traja: Është shumë e saktë; shpifja bëhet vetëm me dashje. Spartak Braho: A do të përgjigjet deputeti edhe për fyerje? Arben Imami: Jo, vetëm për shpifje. Ramë dakord të vëmë qenien e deputet përgjegjës ndaj shpifjes, se shpeshherë ne deputetët bëjmë shpifje dhe nuk mbajmë përgjegjësi për këtë gjë. Në thelb, deputeti duhet të jetë përgjegjës për atë që thotë në parlament. Mungesa e përgjegjësisë është mungesë përgjegjësie politike, por jo për të shpifur e sulmuar këdo. Ta kalojmë siç është? Spartak Braho: Prit ta diskutojmë përpara se ta kalojmë. Ne u grimë nëpër gazeta, do të vemi në gjyq për të gjitha! Ligoraq Karamelo: Shpifi, nuk shpifi… Është shpifje e rëndë apo është shpifje e lehtë…. Kristaq Traja: Në fakt, shpifja është një gjë që verifikohet kollaj. Dikush thotë se zoti Karamelo morri 100 dollarë nga doganieri. Çfarë do të bëhet? Spartak Ngjela: Kjo është shpifje në raport me të vërtetën, pasi nuk është e vërtetë. Por, duhet të provosh qëllimin e personit që e tha, pasi ai ashtu e kishte informacionin. Arben Imami: Po, duhet vërtetuar qëllimi! Spartak Ngjela: Për shpifje është shumë e vështirë të dënohesh! Pra, nëse unë shpif nisur nga qëllimi për t’i ulur personalitetin dikujt apo sepse kështu e kam informacionin. Ju thoni që ai dikushi ka shpifur, ndërsa ai e di për të vërtetë rastin e doganës që u përmend më sipër. Arben Imami: Atëherë, nuk merret parasysh. Vazhdojmë. Tek pika e dytë e nenit 14 108 fjalët “shumica absolute” bëhen “shumica e të gjithë anëtarëve”. Tek neni 16, fjalia e parë e pikës 2 109 bëhet si vijon: “Kuvendi ka të drejtë që, me kërkesën e një të katërtës së anëtarëve të grumbulluar, të caktojë komisionin e hetimit për të shqyrtuar një çështje të veçantë”. Fjalia e dytë në vijim nuk ndryshon. Ideja është që 108 Neni 14: “2. Kuvendi organizohet dhe funksion sipas rregullores së miratuar me ligj nga shumica absolute e anëtarëve”. 109 Neni 16: “2. Kuvendi mund të caktojë komisione hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë”.

150 edhe pakica, nëpërmjet një të katërtës, të detyrojë Kuvendin të ngrejë komisione hetimi. Edhe një deputet mund të propozojë për ngritjen e një komisioni hetimi, por një propozim i tillë do të votohet e miratohet nga Kuvendi, ndërsa kur e kërkon një e katërta, ngritja e komisionit të hetimit do të bëhet detyrimisht, pavarësisht nëse e dëshiron ose jo shumica. Jemi dakord? Kalojmë tek neni 17 110 . Kristaq Traja: “…Kur është e pranishme më shumë se gjysma e anëtarëve të tij” nuk është e qartë: gjysma e të pranishmëve apo gjysma e të gjithë anëtarëve. Krenar Loloçi: Duhet të jenë 71 në momentin që votohet dhe jo më pak se 36 të votojnë pro. Sabri Godo: Të jenë prezent 71? Kristaq Traja: Kur vjen momenti i votimit dhe duhen 36 vota që të konsiderohet një vendim i marrë. Leontiev Çuçi: Sipas rregullores tonë, që më duket e drejtë dhe logjike, kuorumi është gjysma plus një e të gjithë anëtarëve, ndërsa duhet të kenë votuar jo më pak një e treta e anëtarëve që një ligj të miratohet. 111 Kristaq Traja: Ky moment është kapërcyer kështu. Rëndësi ka momenti i votimit. Ndryshimi ka të bëjë me këtë: ndërsa ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese” parashikonte se ligjet miratoheshin me gjysmën e anëtarëve të pranishëm, me projektin e paraqitur ato miratohen me më shumë se gjysmën e të gjithë anëtarëve, domethënë, duhen minimalisht 36 vota. Arben Imami: Sipas këtij ndryshimi, në një parlament me 140 vende, asnjë ligj nuk mund të kalojë me më pak se 36 vota. 110 Neni 17: “1. Kuvendi vendos me shumicë votash, kur është e pranishme më shumë se gjysma e anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të posaçme. 2. Mbledhjet e deputetëve, që mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë”. 111 Rregullorja e Kuvendit Popullor ka patur parasysh këtu nenin 23, paragrafi i dytë, të ligjit “Për Dispozitat Kryesore Kushteutese”, në të cilin parashikohej: “Ligjet dhe aktet e tjera të Kuvendit Popullor, përveç atyre kushtetuese, quhen të miratuara, kur ka votuar për to shumica e deputetëve të pranishëm, por jo më pak se 1/3 e deputetëve”.

151 Leontiev Çuçi: Më parë e kemi pasur 47 numrin minimal. Tani kalohet nga një e treta tek një e katërta! Arben Imami: Ky është propozimi, që minimumi të jetë 36 vota. Ky është një rregull i përgjithshëm, ndërsa kriteri që një ligj nuk mund të miratohet në qoftë se nuk ka arritur minimumin prej një të tretës së përbërjes së parlamentit, nuk e gjejmë gjëkundi të parashikuar. Lufter Xhuveli: Kjo është më demokratike dhe disi më liberale. Arben Imami: Ka vërejte tjetër? Jo. Atëherë, kalojmë tek neni 19 112 . Leontiev Çuçi: Anëtari i qeverisë merr pjesë si në mbledhjet e Kuvendit, ashtu dhe në ato të komisioneve të Kuvendit. Kjo duhet shtuar. Këtu kam parasysh ata ministra që nuk janë deputetë. Arben Imami: Dakord. Ka vërejte tjetër? Kalojmë tek neni 21 113 . Hiqet pika një e këtij neni, sipas së cilës e drejta për të propozuar ligje financiare i njihet vetëm qeverisë. Kështu, me heqjen e kësaj pike, të gjithëve 114 u lejohet iniciativa legjislative [me pasoja financiare], por, sigurisht, me kufizimet që parashikojnë pikat e tjera të këtij neni. Në pikën 2, fjalët “..që rëndon buxhetin e shtetit ose që sjell pakësimin e të ardhurave”, bëhen “…që bën të nevojshme rritjen e buxhetit, ose që pakëson të ardhurat”. Thjesht për qartësim. Fjala “Qeveri” zëvendësohet kudo me fjalët “Këshilli i Ministrave”. Dakord deri këtu? Mirë, kalojmë tek neni 24 115 . Për pikat 1 dhe 2 anëtarët e Komisionit të Venecias na kërkuan një përcaktim më të qartë. Formulimi i pikës 1 mbetet siç është, ndërsa pika 2 ndryshohet si 112 Neni 19: “1. Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i qeverisë janë të detyruar t’i përgjigjen interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda tre javëve”. 113 Neni 21: “1. Propozimi i ligjeve që sjellin pasoja financiare bëhet nga qeveria. 2. Propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij. 3. Asnjë ligj jo qeveritar, që rëndon buxhetin e shtetit ose që sjell pakësimin e të ardhurave, nuk mund të miratohet pa marrë mendimin e qeverisë, e cila duhet të shprehet brenda 30 ditëve nga data e marrjes së projektligjit. 4. Në qoftë se qeveria nuk shprehet brenda afatit të mësipërm, projektligji kalon për shqyrtim sipas procedurës”. 114 Është fjala për të gjithë subjektet që mund të iniciojnë procesin legjislativ: qeveria, deputetët dhe 20.000 votuesit. (Shënim i red.) 115 Neni 24: “1. Presidenti i Republikës ka të drejtë të kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë. 2. Vetoja e Presidentit mund të rrëzohet kur kundër saj votojnë shumica e anëtarëve të Kuvendit”.

152 vijon: “2. Dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji, humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Pra, përmbajtja e nenit nuk ndryshon. Kemi bërë një sqarim dhe redaktim: fjalën “veto” e kemi bërë “kthim për rishqyrtim”. Spartak Braho: Ajo veto është në fund të fundit… Arben Imami: Sidoqoftë, nuk është një veto klasike. Spartak Ngjela: Vetëm një herë ka të drejtë ta kthejë, dhe nuk është bllokuese? Spartak Braho: Po. Spartak Ngjela: Tek neni 23 116 është përmendur përsëri fjala “veto”. Kristaq Traja: Do të bëhet unifikimi i kësaj fjale në nenet 23 dhe 24. Spartak Ngjela: Ekspertët e Komisionit të Venecias u shprehën se duhet hequr fjala veto? Arben Imami: Ata më tepër sesa ishin kundër përdorimit të fjalës “veto”, donin të përcaktohej më mirë lloji i vetos. Spartak Ngjela: Kjo veto mund të ushtrohet vetëm një herë dhe nuk është e karakterit absolut, domethënë që Presidenti të ketë të drejtë të rrëzojë përfundimisht ligjin! Megjithatë edhe kjo veto quhet! Edhe në tekst kështu është që Presidenti nuk mund ta vetojë një ligj më shumë se një herë. E tillë është edhe e drejta e vetos së Presidentit amerikan, e cila, gjithashtu, nuk është absolute. Kristaq Traja: Me “veto” anëtarët e Komisionit të Venecias kuptonin bllokimin e ligjit, jo rishqyrtimin e ligjit. Ky ishte arsyetimi i tyre. Arben Imami: ‘Veto’, në fakt, do të thotë ‘ndalim’. Siç është, për shembull, kur vetoja e Presidentit kapërcehet me dy të tretat e përbërjes së parlamentit. Në fakt ky është një lloj ndalimi. Vetoja që është parashikuar në projektin e paraqitur nuk e rrëzon ligjin përfundimisht, as edhe bën kalimin e tij shumë të vështirë. 116 Neni 23: “1. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se brenda 15 ditëve, Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtën e vetos”.

153 Krenar Loloçi: Në teori thuhet: “veto absolute” dhe “veto suspensive”. 117 Në një farë mënyre, kjo është veto pezulluese, pasi e pezullon ligjin dhe e kthen atë prapë për rishqyrtim. Spartak Ngjela: Gjithsesi, veto është edhe kjo. Është njësoj si të thuash: “falje e plotë” ose “falje e pjesshme”. Në fund të fundit, falje quhet. Ta lëmë ashtu siç thotë Komisioni i Venecias. Spartak Braho: Një saktësim tek neni 23, pika 1. Unë mendoj që duhet saktësuar shprehja “brenda 15 ditëve”, duke shtuar fjalët “nga momenti i paraqitjes”. Mendoj se kështu saktësohet afati më mirë. Në këtë mënyrë shmangim ndonjë praktikë që e hasim në ndonjë rast. Ndonëse afati prej 15 ditësh i takon Presidentit, në fakt, Kuvendi ia çon Presidentit ligjin e miratuar ditën e katërmbëdhjetë. Çfarë mund t’i bëj Presidenti këtij ligji? Vladimir Metani: Nënkuptohet, 15 ditë që nga momenti i paraqitjes! Krenar Loloçi: Në ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese” 118 parashikohet: “15 ditë nga dita e miratimit të ligjit”. Kjo nuk thuhet në projektin e paraqitur. Pra, duke mos u thënë, lihet të nënkuptohet se afati 15 ditor fillon që nga dita që Presidenti e merr ligjin në dorë. Spartak Ngjela: Është e drejtë për ta mbajtur parasysh si precedent; por nuk mund ta vëmë në Kushtetutë: “Nga dita që e merr në dorë”! 117 E drejta e vetos absolute është ajo e drejtë që i jepet kryetari të shtetit (President ose mbret) që të bllokojë përfundmisht një ligj të miratuar nga parlamenti. Pra, me këtë lloj vetoje, parlamentit nuk i jepet më mundësia për të rishqyrtuar këtë ligj. E drejta e vetos suspensive ose pezulluese, është kompetenca që i jepet kryetarit të shtetit për t’i kthyer parlamentit edhe një herë për rishqyrtim një ligj të caktuar. Kjo veto konsiderohet e kapërcyer kur një shumicë e parlamentit e rivoton të njëjtën përmbajtje të ligjit, pavarësisht nga ndryshimet që kërkohen t’i bëhen ligjit me dektretin e kryetarit të shtetit, me anën e të cilit është ushtruar e drejta e vetos. Kushtetuta të ndryshme kanë parashikuar shumica të ndryshme për të kapërcyer veton e kryetarit të shtetit, si shumica e anëtarëe të pranishëm në parlament, shumica e të gjithë anëtarëve të parlamentit, tri të pestat ose dy të tretat e anëtarëve të parlamentit. Kështu, për shembull, vetoja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara kapërcehet kur kundër dekretit të tij votojnë dy të tretat e Kongresit Amerikan. Ndërsa, shumica parlamentare e parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë (1998) për të kapërcyer veton e Presidentit është shumica e të gjithë anëtarëve të parlamentit. (Shënim i red.) 118 Neni 28, pika 5, e ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese” parashikonte: “Presidenti i Republikës … ka të drejtë, brenda 15 ditëve nga miratimi i ligjit prej Kuvendit Popullor, t’ia kthejë këtij për rishqyrtim vetëm një herë”.

154 Kristaq Traja: Kështu e kanë edhe kushtetutat e tjera, madje mund të kenë caktuar një afat më të gjatë; ndoshta ka nevojë për shqyrtime e konsultime të tjera. Krenar Loloçi: E bëjmë 20 ditë. Në qoftë se ai nuk e shpall brenda 20 ditëve, ligji quhet i shpallur. Pra, në qoftë së se ai nuk e ka ushtruar të drejtën e vetos brenda këtij afati. Arben Imami: A jemi dakord? (zëra të paidentifikueshëm): Dakord. Kristaq Traja: “Presidenti i Republikës shpall ligjin brenda 15 ditëve”. Pastaj: “Ligji quhet i vetëshpallur në qoftë se brenda 15 ditëve, Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtën e vetos”. Vladimir Metani: Ta bëjmë 20 ditë, në vend të 15 ditëve. Arben Imami: Jemi dakord me këto dy propozime? (zëra të paidentifikueshëm): Dakord. Arben Imami: Atëherë, neni 24 kalon para nenit 23, kurse neni 25 kalon tek pjesa “Financat Publike”. Kalojmë tek pjesa “Presidenti i Republikës”. Tek neni 1, pika 2 119 , fjala “banim” propozohet të bëhet “qëndrim”. Krenar Loloçi: Ai mund të ketë disa vende të ndryshme banimi. Spartak Braho: Domethënë, në qoftë se ai ka qëndruar dhjetë vjet në Itali e nëntë vjet në Shqipëri edhe në vitin e fundit, shkon me bursë për studime. Arben Imami: Po të ishte për “me banim dhjetë vjetët e fundit” ai nuk mund të zgjidhej. Por ne e ndryshuam “me qëndrim”. Spartak Ngjela: Pse dhjetë vjetët e fundit? Për mendimin tim, duhet të ketë lindur dhe jetuar në Shqipëri mbas lindjes 10-15 vjet. Arben Imami: Ai mund të ketë jetuar dhe diku tjetër, por duhet të jetë shtetas shqiptar që më lindje. 119 Neni 1: “2. President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja me banim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç”.

155 Spartak Braho: Dakord. Krenar Loloçi: Pra, të jetë shtetas shqiptar me lindje dhe dhjetë vjetët e fundit… Spartak Braho: Të ketë qëndruar në Shqipëri [dhe] të mos ketë shkuar përkohësisht diku jashtë Shqipërisë? Krenar Loloçi: Jo, të ketë shkuar jashtë shtetit! “Me qëndrim” do të thotë që ai të ketë qëndruar dhjetë vjet në Shqipëri, por mund të ketë shkuar brenda kësaj periudhe edhe disa muaj në Zvicër, për shembull. Arben Imami: Fjala “banim” është më përcaktuese dhe detyruese se sa fjala “qëndrim”, e cila më duket më e gjerë. Kristaq Traja: Ç’është banimi? Konceptin e “banimit” e jep Kodi Civil. 120 Thotë që banimi s’është gjë tjetër veçse vendi i qëndrimit të personit. Është e vështirë ta dallosh. Spartak Ngjela: Sipas kësaj, Karamanlis-i 121 nuk mund të zgjidhej dot President i Greqisë! Ai jetoi në Francë për një periudhë kohe. Krenar Loloçi: Ai shkoi në Francë i detyruar nga kushte të veçanta. Spartak Ngjela: Kushtetuta nuk merret me raste të veçanta! Krenar Loloçi: Koha e diktaturës ushtarake nuk e quajt e vlefshme nga pikëpamja juridike. Kushtetuta greke u bë pas vitit 1974. Arben Imami: Problemi është këtu: ndoshta detyrimi që të banojë 10 vjetët e fundit në Shqipëri mund edhe të mos jetë. Por, gjithsesi, detyrimet e përgjithshme si shtetas t’i ketë përmbushur në Shqipëri. Presidenti i ardhshëm mund të jetë një biznesmen, i cili një pjesë të kohës e kalon në Greqi ose në një vend tjetër dhe shkon e vjen në Shqipëri. Natyrisht të mos jetë një njeri që ka emigruar me green card në Amerikë për pesë vjet dhe pas këtyre pesë vjetëve, të kthehet në Shqipëri e të kërkojë të bëhet President… 120 Neni i 12 i Kodit Civil thotë: “Banimi është vendi ku personi, për shkak të punës apo të shërbimit të përhershëm, të ndodhjes së pasurisë apo të realizimit të interesave të veta, qëndron zakonisht ose në të shumtën e kohës…”. 121 Konstantin Karamanlis, ish-President i Greqisë.

156 Spartak Ngjela: Sipas kësaj, Ismail Kadareja nuk zgjidhet dot President! Arben Imami: Sigurisht që nuk zgjidhet! S’u bë kiameti! Spartak Ngjela: E çfarë ka ai për të mos u zgjedhur? Çfarë nuk plotëson, ta zëmë? Krenar Loloçi: Se aktualisht qëndron në Francë. Spartak Ngjela: Por ai shkon e vjen… Krenar Loloçi: Atje ka qëndrimin dhe ushtron veprimtarinë! Arben Imami: Ai ka kërkuar strehim politik në Francë. Këtu nuk po diskutojmë nëse duhet të ketë qenë dhjetë vjetët e fundit apo jo në Shqipëri Presidenti që do të zgjidhet. Kjo është vendosur në një mbledhje paraprake. Ajo që diskutojmë ne është që të sqarojmë rastin kur, për shembull, një njeri ka qëndruar jashtë për gjashtë muaj me një pushim të zgjatur, por ai i ka përmbushur të gjitha detyrimet në lidhje me shtetin shqiptar dhe që tërë aktivitetin e tij themelor e ka ushtruar dhe e ushtron në shtetin shqiptar. Pra, ajo që po diskutojmë është nëse duhet të lëmë fjalën “banim” apo “qëndrim”. Spartak Ngjela: Jo, t’i hyjmë deri në fund kësaj çështjeje! Arben Imami: Nuk diskutojmë dot sot gjithë Projektkushtetutën që nga fillimi! Kur të bëjmë leximin e dytë të projektit, secili është i lirë t’i sjellë vërejtje të tjera me shkrim. Këtu është fjala vetëm për vërejtjet e Komisionit të Venecias. Jemi për “banim” apo jemi për “qëndrim”? Për mua, fjala “qëndrim” është më e gjerë se sa fjala “banim”, e cila duket sikur kërkon që një njeri të jetë ngulur në një vendbanim. (zëra): Dakord për “qëndrim”. Arben Imami: Pranohet. Kalojmë tek pika 3 e nenit 3, në të cilën jepet formula e betimit të Presidentit. 122 Pjesa e parë e fjalisë ndryshon: “Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të 122 Neni 3: “Betohem se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet e vendit, se do të mbroj pavarësinë e Republikës, të drejta dhe liritë e shtetasve dhe do t’i shërbejë intersit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar”.

157 vendit…”. Menjëherë pas kësaj shtohet: “…do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve”. Në fund të betimit të Presidentit shtohet një fjali: “Presidenti mund të shtojë: ‘Zoti më ndihmoftë!’”. Kjo mund të shtohet nga Presidenti që beson. Spartak Braho: Më sipër themi se shteti është laik… Arben Imami: Presidenti nuk mund të thojë çfarë të dojë. E detyrueshme është formula, shtesa është opsionale. Në rast se Presidenti është besimtar, ai është i lirë të thotë: “Zoti më ndihmoftë” dhe kjo është brenda mentalitetit evropian. Në rregull me këtë? Tek pika 4 123 e këtij neni hiqen fjalët “kur Kuvendi nuk mund të mblidhet”. Formulimi do të ishte: “Mandati i Presidentit mund të zgjasë për shkak lufte dhe vetëm për aq kohë sa vazhdon ajo”. Domethënë, në rast lufte, edhe po të jetë se Kuvendi është i mbledhur, të mos bëhen zgjedhje për Presidentin e ri. Kuvendi dhe Presidenti ekzistues ta çojnë luftën deri në fund. Neni 4 formulohet si vijon: “Presidenti i Republikës nuk mund të kryejë asnjë veprimtari tjetër publike, të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari biznesi ose profesionale”. Leontiev Çuçi: Këtu është shtruar vetëm aspekti profesional. Të tjerat kanë qenë. Arben Imami: Po, “profesional” dhe “anëtar partie”. Kështu është më e saktë. Kjo na u kërkua të saktësohet edhe nga Venecia. Leontiev Çuçi: Aspekti profesional më duket i tepërt. Për shembull, President mund të zgjidhet një shkencëtar! Arben Imami: Shkencëtar, avokat, etj. Fjala është që shkencëtari i zgjedhur President nuk do të kryejë veprimtari kërkimore shkencore. Jonuz Begaj: Mund të jetë mjek, i cili është profesion, gjithashtu! Spartak Braho: Nuk do shkojë Presidenti të mjekojë të sëmurët! 123 Pika 4: “4. Mandati i Presidentit mund të zgjasë vetëm kur Kuvendi nuk mund të mblidhet për shkak lufte dhe vetëm për aq kohë sa vazhdon ajo”.

158 Arben Imami: Ai mund të mjekojë kë të dojë, por nuk mund të jetë mjek në spital apo kudo tjetër. Kjo nuk është logjike. Presidenti aktual 124 është shkencëtar, por kjo nuk do të thotë që të shkojë dy ditë në javë të japë mësim si pedagog! Pra, është fjala për ushtrim veprimtarie. Vazhdojmë. Pika 3 e nenit 6 125 riformulohet si vijon: “Nëse kështu, vendi mbetet vakant, dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda dhjetë ditëve”. Jonuz Begaj: Kjo duhet të bashkohet me pikën dy, sepse nuk fillohet fjalia me “nëse”. Arben Imami: Dakord. Bashkohet me pikën 2. Leontiev Çuçi: Afati prej 20 ditësh ulet në 10, apo jo? Arben Imami: Jo. Ishte që zgjedhja e Presidentit të ri bëhet brenda 20 ditëve. Zgjedhja ka një procedurë 126 të caktuar që nuk e ndryshojmë dot. Pra, procedura e zgjedhjes të fillojë brenda 10 ditësh, më tej do të zbatohet procedura përkatëse. Pas nenit 7 127 shtohet një pikë 2 në fund: “Dekretet për germat b, c, ç, dh, e, të pikës 1 mund të firmohen 124 Zoti Rexhep Mejdani. 125 Nenit 6: “3. Kur vendi i Presidentit mbetet vakant, zgjedhja e Presidentit të ri bëhet brenda 20 ditëve”. 126 Neni 2: “2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij. 3. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë. 4. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet shumica, brenda 7 ditëve behet një votimi tretë. 5. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar brenda 7 ditëve, bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve me numrin më të madh të votave. 6. Në rast se dhe në votimin e katërt asnjë prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar bëhet një votimi pestë. 7. Në rast se dhe pas votimit të pestë asnjë prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme. 8. Kuvendi i ri e zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e anëtarëve të tij”. 127 Neni 7: “Presidenti ushtron edhe këto kompetenca: a) i drejton mesazhe Kuvendit; b) ushtron të drejtën e faljes; c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit; ç) jep dekorata dhe tituj nderi; d) akordon gradën më të lartë ushtarake; dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe në organizata ndërkombëtare; pranon letra kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe te organizatave ndërkombëtare të akredituara pranë tij; e) jep strehim politik; f) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit lokal dhe për zhvillimin e referendumit”.

159 nga Kryeministri ose ministri përkatës”. Shtohet një germë e re: “Emëron me propozim të Kryeministrit, Kryetarin dhe zëvendëskryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, dhe drejtorin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”. Spartak Ngjela: Përmenden edhe rektorët këtu. Arben Imami: Ka vende ku Presidenti i Republikës emëron rektorin me propozim të Senatit të universitetit, por më pas menduam që kjo të zgjidhet tek ligji për arsimin e lartë dhe jo në Kushtetutë. Lufter Xhuveli: Unë sugjeroj që të shtohen rektorët këtu në këtë pikë për të cilën po flasim, pasi në universitetet tona bëhen ndërhyrje të shumta për postin e rektorit. Spartak Ngjela: Këtu duket se emërimi i rektorit bëhet me propozim të Kryeministrit! Arben Imami: Jo, jo me propozim të Kryeministrit! Fjala “rektorët” është vënë në kllapa dhe në fund të saj është vënë pikë pyetjeje. Kur thashë se si do të zgjidhen rektorët, përmenda me propozim të Senatit. Lufter Xhuveli: Duke u emëruar nga Presidenti, garantohet maksimalisht neutraliteti i rektorëve ndaj politikës. Nuk manipulohet emërimi i rektorëve me formulat politike të çastit. Arben Imami: Atëherë, ka një propozim që pas pikës (c) të bëhet një pikë tjetër, ku të thuhet që Presidenti emëron rektorët e universiteteve, mbi bazën e propozimit të këshillave të tyre përfaqësuese. Kalojmë tek neni 7 i Pjesës “Presidenti” 128 . Këtu sugjerohet të bëhet ndryshimi që rektorët të propozohen nga trupa zgjedhorë dhe jo nga Ministri i Arsimit. Spartak Ngjela: Sigurisht, kjo është vetëm për universitetet shtetërore, se universitet privatë do të ndjekin rregullat e tyre. Arben Imami: Nuk ka diskutim! 128 Tek neni 7 i pjesës “Presidenti” shtohet një kompetencë me këtë përmbajtje: “Presidenti .. emëron rektorët e universiteteve me propozim të këshillave të tyre përfaqësuese”.

160 Krenar Loloçi: Ligji ekzistues e parashikon ndryshe: trupa e zgjedhur e furnizon me tri kandidatura Ministrin e Arsimit, i cili zgjedh njërën prej tyre. Por, në vend të Ministrit të Arsimit, Projektkushtetuta këtë kompetencë ia ka veshur Presidentit të Republikës. Theodhori Sollaku: Më tepër për të bërë një sqarim për të drejtën e faljes 129 në lidhje me kundërfirmën. A ka nevojë për kundërfirmë dekreti për falje i Presidentit? Arben Imami: Në dekret duhet të përmbahen të dy firmat, e Presidentit dhe e Ministrit të Drejtësisë, sepse siç dihet vetëm ai që kundërfirmon mban përgjegjësi. Presidenti nuk mban përgjegjësi për aktet që nënshkruan. Spartak Ngjela: Mund të ketë edhe falje drejtpërdrejt nga Presidenti, të papropozuar nga ministri. Në këtë rast, ministri nuk duhet ta kundërfirmojë. Theodhori Sollaku: Këtu është problemi, se duke u kundërfirmuar kjo kompetencë nuk është më presidenciale, por është e ndërvarur nga Ministri i Drejtësisë. Me fjalë të tjera, vetëm në qoftë se është dakord Ministri i Drejtësisë, Presidenti mund të ushtrojë të drejtën e faljes. Vladimir Metani: Mund të mos jetë me propozim të ministrit, por me kërkesë të vetë personit. Në këtë rast, ky dekret duhet kundërfirmuar. Spartak Ngjela: Procesin e faljes mund ta vënë në lëvizje edhe institucione të tjera. Theodhori Sollaku: Ligji i faljes dhe ligji i shtetësisë, aktualisht, kanë për propozues respektivisht, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme. Shtrohet pyetja: a mundet Presidenti të falë drejtpërdrejt? Spartak Ngjela: Sigurisht, madje të fillojë procesin e faljes. Theodhori Sollaku: A ka vlerë akti i Presidentit kur ministri përkatës nuk është dakord me faljen e për pasojë heziton të nënshkruajë dekretin? 129 Neni 7, gërma (b): “Presidenti … ushtron të drejtën e faljes”.

161 Spartak Ngjela: Po, për mendimin tim ky akt nuk ka nevojë për kundërfirmim. Theodhori Sollaku: Mbetet për t’u sqaruar. Arben Imami: Atëherë, të diskutohet kjo çështje! Theodhori Sollaku: Unë e shoh disi me dyshim mbajtjen e rregullit, se çdo akt i Presidentit ka nevojë për kundërfirmë. Në qoftë se Presidenti dekoron një person, ky dekret nuk ka vlerë, në qoftë se nuk kundërfirmoset nga ministri përkatës! Arben Imami: Nuk mbeti kush pa marrë dekoratë në Shqipëri! Kundërfirma presupozon një farë kontrolli. Spartak Ngjela: Pse, ti Sollaku e presupozon kundërfirmuesin me më shumë personalitet juridik se sa Presidenti? Arben Imami: Kundërfirma ka lidhje me informacionin. Në qoftë se Presidenti do të japë një dekoratë në fushën e arsimit, nga mund ta dijë ai se kush janë pedagogët e mirë dhe që dallohen nga të tjerët? Theodhori Sollaku: Me propozim jepen dekoratat! Arben Imami: Po nuk e vëmë dot propozimin këtu! Krenar Loloçi: Dhënia e dekoratës, sikurse edhe falja, janë kompetenca që Presidenti i ushtron vetë, me iniciativën e tij, por edhe me propozimin e ministrit përkatës. Siç ndodh edhe në vende të tjera. Kur Presidenti dëshiron të ushtrojë vetë një kompetencë të tillë, ai thërret ministrin dhe i thotë: “Unë do t’i jap dekoratë këtij personi, për të cilin më ka ardhur një kërkesë nga shoqatat. Ma verifiko këtë kandidaturë dhe më thuaj çfarë mendimi ke”. Pasi është kryer edhe verifikimi, Presidenti nxjerr dekretin, i cili nënshkruhet nga ministri që mban edhe përgjegjësi. Për shembull, në Itali, por edhe në të gjitha vendet e tjera, si rregull, falja nis e mbaron tek Ministria e Drejtësisë. Aty mbahen dokumentet, aty gjenden arkivat penale, e kështu me radhë. Presidentit, gjithashtu, mund t’i shkojë propozimi për falje edhe në ndonjë rrugë tjetër; kjo është lënë e hapur me ligj. Edhe në këtë rast, dekreti i tij kundërfirmoset nga ministri, megjithëse ministri nuk e ka trajtuar procesin e një faljeje, e cila për të shkuar tek Presidenti nuk ka kaluar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë.

162 Arben Imami: Nuk është thjesht presidenciale në qoftë se kërkohet detyrimisht kundërfirma! Vladimir Metani: Në qoftë se një ministër nuk e kundërfirmos një kërkesë që nuk bëhet prej tij, atëherë dekreti i Presidentit nuk ka vlerë. Spartak Ngjela: Po të jetë kështu, ne nuk kemi President fare! Nga ana tjetër, ju i keni hequr Presidentit të drejtën të nxjerrë dekret normativ. 130 Vladimir Metani: Në rastin konkret ne i kufizojmë Presidentit një akt që ai e ushtron në bazë të vullnetit të tij. Spartak Ngjela: Këtu është defekti. Me procedurën e kundërfirmimit, Presidenti nuk ka kompetenca substanciale. Krenar Loloçi: Presidenti i një republike parlamentare, si rregull, është i imunizuar në një mënyrë të tillë, që e bën atë të papërgjegjshëm. Edhe mbrojtja që i akordohet Presidentit është jashtëzakonisht e fuqishme. Shkarkimi ose vënia e tij nën akuzë kërkon një shumicë prej dy të tretave të të gjithë anëtarëve të parlamentit. Akti i parlamentit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Pra, kjo mbrojtje e bën atë të paprekshëm. Por dikush duhet dhe do të mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të vijnë nga aktet e Presidentit. Ky është një rregull absolut. Vladimir Metani: Unë do ta konsideroja dhënien e faljes një kompetencë që është totalisht në vullnetin Presidentit, i cili duhet ta ushtrojë atë plotësisht e lirisht. Në rast se kjo kompetencë lejohet të ushtrohet nëpërmjet kundërfirmës, atëherë nuk kemi të bëjmë më me vullnetin e Presidentit, por me shprehjen e vullnetit të Presidentit dhe të ministrit. Spartak Ngjela: Presidenti shqiptar nuk do të ketë kompetencë substanciale më! Atëherë, me futjen e institutit të kundërfirmës, kompetencat e Presidentit bëhen simbolike! 130 Në këtë fazë, ende nuk ishte vendosur përfundmisht se nxjerrja e akteve ekzekutive me karakter normativ me fuqinë e ligjit, t’i jepej Presidentit të Republikës apo Këshillit të Ministrave. Një gjë ishte e qartë, se një kompetencë e tillë, në të gjithë vendet perëndimore me regjime parlamentare, ushtrohej nga qeveritë. (Shënim i red.)

163 Sabri Godo: Le ta shtrojmë çështjen më thjesht: një qytetar i bën një lutje Presidentit për falje. A ka të drejtë Presidenti ta falë? Spartak Ngjela: Ka ndonjë rast kur Presidenti i ndërtuar në këtë projekt të shprehë drejtpërdrejt vullnetin e vet? Krenar Loloçi: Në një republikë parlamentare, si rregull, në asnjë rast ai nuk shpreh vullnetin e vet. 131 Spartak Ngjela: Atëherë, ai i ka kompetenca simbolike! Krenar Loloçi: Po të ishte ndryshe, ai do ishte pjesë e ekzekutivit ose vetë ekzekutivi. Kristaq Traja: Ka falje që është thjesht atribut i sovranit, Presidentit a mbretit, që është shprehje e drejtpërdrejt e vullnetit të vet, ka dhe falje që bëhen në bazë të një procedure që bëhen në bazë të një ligji të caktuar, procedurë të cilës Presidenti duhet t’i përmbahet. Duke qenë kështu, në republikat parlamentare Presidenti ndodhet nën kontrollin e ligjit. Ai nuk është sovran. Spartak Ngjela: Atëherë, Ministria e Drejtësisë duhet të quhet “Ministria e Drejtësisë dhe e Faljes”. Krenar Loloçi: Kështu e quan Italia këtë ministri, “Ministero di Grazia e Giustizia”. Por megjithatë nuk ka rëndësi se si quhet… Arben Imami: Krahas variantit me kundërfirmë, Komisioni i Venecias propozoi një variant të dytë që Presidenti nuk ka nevojë për kundërfirmë, pasi e ushtron çdo kompetencë të tij në bazë të ligjit. Krenar Loloçi: Sigurisht, në këtë variant të dytë nuk ka nevojë për kundërfirmë, pasi rregullat për ushtrimin e kompetencës presidenciale përcaktohen në ligj. Arben Imami: Dhënia e faljes dhe e dekoratës do të bëhen në bazë të ligjit. Ajo që tha Kristaqi është e saktë; nuk mund të jetë sovran 131 Neni 87 i Kushtetutës italiane: “Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin kombëtar”. Neni 89 i Kushtetutës italiane: “Asnjë akt i Presidentit të Republikës nuk është i vlefshëm pa kundërfirmën e ministrave propozues, të cilët marrin përsipër përgjegjësinë”. Neni 58 i Kushtetutës gjermane thotë: “Urdhërat dhe dispozitat e Presidentit Federal kërkojnë për të qenë të vlefshme, kundërfirmën e Kancelarit Federal ose të ministrave federalë kompetentë…”.

164 absolut Presidenti, i cili do t’i ushtrojë kompetencat ose në bazë të ligjit ose në mënyrë të balancuar nga kundërfirma ministriale. Sabri Godo: Kthehemi tek çështja e së drejtës për të lëshuar dekrete normative. A e kanë edhe Presidentët e tjerë këtë të drejtë? Në qoftë se po, atëherë duhet edhe ne t’ia japim këtë kompetencë Presidentit të Republikës. Arben Imami: Deri tani nuk i është lënë asnjë organi e drejta për të nxjerrë dekrete normative. Mendojmë që nxjerrjen e tyre t’ia lëmë Këshillit të Kuvendit. Spartak Ngjela: Po shpërndarja e parlamentit, me çfarë dekreti do të bëhet? Arben Imami: Me dekret individual presidencial. Kristaq Traja: Pika (d) ka nevojë për një saktësim. 132 Sot, grada madhore përfshin gjeneral brigade, gjeneral major, gjeneral leitnant, gjeneral. 133 Çfarë do të kuptojmë me gradën më të lartë: gradën gjeneral apo vetëm gjeneral major? Po e lamë “gjeneral”, siç është sot, kjo do të përfshijë gjeneral major, gjeneral leitnant, gjeneral brigade, etj. Sabri Godo: Po qe për gradë madhore, ajo fillon që me gradën “major”, që do të thotë “madhor”. Kështu që ne duhet ta specifikojmë gradën e gjeneralit dhe të përfshijmë këtu të gjitha gradat e gjeneralit. Arben Imami: Po sikur ta vëmë “gradat më të larta” në vend të “gradat madhore”? Krenar Loloçi: Në kuptimin juridik, ramë dakord të përdorim shprehjen “gradat më të larta sipas ligjit”. Vladimir Metani: Kam një sugjerim: të zëvendësohet “akordon” me fjalën “jep”. Sabri Godo: “Jep” është më mirë sesa “akordon”, e cila është edhe fjalë e huaj. 132 Neni 7: “Presidenti … (d) akordon gradën më të lartë ushtarake”. 133 Neni 10 i ligjit nr. 8670, datë 26.10.2000, “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

165 Theodhori Sollaku: Çfarë aktesh nxjerr Presidenti? Kristaq Traja: Në tekst është vënë “dekret presidencial”. Nuk flitet në ndonjë pikë më vete për aktet që mund të nxjerrë, por aty ku flitet për kompetencat e tij përmendet “dekreti presidencial”. Del kuptimi. Mund edhe ta shtojmë në një pikë më vete po tek neni 7: “Presidenti i Republikës nxjerr dekrete”. Vladimir Metani: Po u tha se “nxjerr dekrete”, atëherë duhet të specifikohet karakteri i tyre normativ ose individual! Arben Imami: Kompetencat që janë këtu i ushtron me anë dekretesh. Kalojmë tek Pjesa V, “Këshilli i Ministrave”. Tek neni 2, paragrafi i dytë 134 , pas fjalës “Kuvendit” shtohet “për miratim”. Tek neni 5 135 , paragrafi i parë, pas fjalës “emërohet” shtohet “dhe lirohet”, si dhe në fund të këtij paragrafi shtohet një fjali me këtë përmbajtje: “Dekreti miratohet brenda dhjetë ditëve nga Kuvendi”. Paragrafët e dytë dhe të tretë të këtij neni hiqen. Komisioni i Venecias ishte kundër mocionit të mosbesimit për një ministër të veçantë, si dhe ishte për një autoritet sa më të gjerë të Kryeministrit tek ekzekutivi. Ishin të gjithë në një mendje, pa asnjë diskutim. Spartak Ngjela: Domethënë tek paragrafi i parë, pas “emërohet”, shtohet edhe “lirohet”. Kështu? Leontiev Çuçi: Si dhe mocioni i mosbesimit për ministrin hiqet fare? Krenar Loloçi: Është jashtë çdo rregulli, nuk e ka askush të parashikuar në Kushtetutë. Nuk mund të bëhet mocion mosbesimi për një ministër. Spartak Ngjela: Edhe po të mbeten këta paragrafë, mocioni i mosbesimit ndaj një ministri është formal, sepse, në qoftë se Kryeministri është kundra mocionit të mosbesimit, ai e mbron ministrin duke paraqitur mocion besimi për veten e tij. Është e njëjta gjë. Realisht, ti nuk mund të bësh mocion mosbesimi ndaj një ministri, 134 Paragrafi i dytë i nenit 2: “Kryeministri, brenda 10 ditëve nga emërimi, i paraqet Kuvendit programin politik të Këshillit të Ministrave, si dhe përbërjen e tij”. 135 Neni 5: “1. Ministri emërohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve”.

166 sepse menjëherë Kryeministri kërkon votëbesim për tërë qeverinë. Pra, është njësoj sikur t’i bësh mocion mosbesimi tërë qeverisë. Kristaq Traja: Emërimet dhe lirimet e ministrave aktualisht bëhen nga Presidenti dhe Kryeministri. 136 Në qoftë se Kryeministri nuk e heq një nga ministrat që kërkon Kuvendi, ky ka të drejtë t’i heqë votëbesimin një ministri. 137 Krenar Loloçi: Kjo është çështje bazë e të drejtës kushtetuese. Normalisht votohet për programin dhe për Kryeministrin. Ministrat emërohen dhe shkarkohen nga dualiteti Kryeministër dhe President. Nuk hyn fare parlamenti në këtë punë. Tek ne ka filluar diçka e përzier qysh në 1991-in. 138 Tek ne është futur tradita që Kuvendi ta japë miratimin edhe për përbërjen e qeverisë. 139 Kristaq Traja: Votimi edhe për përbërjen e qeverisë ka të bëjë me votëbesimin fillestar për Kryeministrin. Pastaj s’ka më. Krenar Loloçi: Të gjithë profesorët e Komisionit të Venecias ishin unanimë për mosndërhyrjen e parlamentit tek ministrat e veçantë, e cila vjen në kundërshtim me rregullat e qeverisjes. Jonuz Begaj: Kjo s’më bind fare mua… parlamenti ka dhe duhet të ketë të drejtë t’i kërkojë votëbesimin një ministri! 136 Neni 28, pika 7, i ligjit 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese” parashikonte: “Presidenti i Republikës … midis dy sesioneve të Kuvendit Popullor, me propozim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave, emëron, shkarkon ose liron anëtarë të veçantë të qeverisë. Këtë dekret Presidenti i Republikës ia paraqet për miratim Kuvendit Popullor në mbledhjen e tij më të afërt”. 137 Neni 34, pargrafi i parë, po aty, parashikonte: “Deputetët kanë të drejtë të paraqesin në çdo kohë një mocion mosbesimi ndaj Këshillit të Ministrave ose anëtarëve të veçantë të tij”. 138 Neni 33, paragrafi i tretë, po aty, parashikonte: “Përbërja e qeverisë dhe programi i saj miratohen nga Kuvendi Popullor me shumicë votash, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes”. 139 Kjo, në fakt, ishte një trashëgimi e së kaluarës që e ka bazën tek koncepti, që Kuvendi është burimi i tërë pushteteve (uniteti i pushtetit), prandaj edhe ministrat nuk mund të emërohen ose të shkarkohen pa u votuar nga Kuvendi, i cili edhe mund të refuzonte më pas një emërim ose shkarkim të propozuar nga Kryeministri e të dekretuar nga Presidenti. Neni 78 i Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë parashikonte: “Presidiumi i Kuvendit Popullor kryen këto kompetenca: cakton dhe shkarkon zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave ose ministrat individualë me propozim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave”. (Shënim i red.)

167 Arben Imami: Unë them të mos shkojmë më tej, por të mbetemi tek kjo traditë që ka zënë vend. Pra, të paktën aktet e emërimit dhe të shkarkimit të ministrave të paraqiten në parlament, qoftë edhe në aspektin ceremonial. Leontiev Çuçi: Dakord me aspektin ceremonial, po për sa i përket mocionit kundër ministrit? Arben Imami: Jo, mocioni nuk pranohet! Jonuz Begaj: Të hiqet edhe ajo që u shtua se “dekreti i Presidentit për emërimin ose shkarkimin e një ministri miratohet brenda dhjetë ditëve nga Kuvendi”. Ministrat t’i emërojë e shkarkojë vetëm Presidenti me propozim të Kryeministrit! Arben Imami: Ka një problem këtu. Nuk ka vlerë interpelanca ndaj një ministri. Krenar Loloçi: Jo, interpelanca ka vlerë, sepse Kuvendi thërret në interpelancë një ministër, pavarësisht se shkarkimi i këtij ministri nuk është në dorë të Kuvendit. Spartak Ngjela: Ministri nuk përgjigjet para Kuvendit, madje mund të tallet me këtë. Vladimir Metani: Mund të tallet me Kuvendin, por mund të tallet mirë Kuvendi me Kryeministrin dhe me qeverinë në këmbim! Krenar Loloçi: Kjo është një mbrojtje e ministrave, ndërkohë që, siç dihet, Kuvendi mund t’i heqë besimin në çdo kohë Kryeministrit. Po i bëre interpelancë tre a katër ministrave, ato janë sinjale të qarta që i dërgohen Kryeministrit, se po rrezikohet ai vetë. Arben Imami: Këto i dimë, por interpelanca që mbyllet pa mocion, nuk ka vlerë. Mbetet thjesht një karton i verdhë për ministrin, i cili nuk ka mundësi në asnjë rast të ndiqet nga kartoni i kuq. Dyshi dhe treshi bien me konsensus. Ka vërejtje të tjera? Jo, kalojmë tek neni 6. Është sugjeruar që fjalët “sipas formulës që vijon” të hiqen duke vijuar menjëherë formula e betimit. Tek neni 9, paragrafi i dytë 140 , hiqen fjalët “përveç rasteve kur ai vendos ndryshe”, për shkak se askush nuk 140 Neni 9, pragrafi i dytë: “Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura, përveç rasteve kur ai vetë vendos ndryshe”.

168 mund të ndalojë Këshillin e Ministrave t’i bëjë mbledhjet e hapura. Ideja në fakt ka qenë që t’i jepej e drejta Këshillit të Ministrave të ftonte cilin që dëshironte. Përsëri, edhe për këtë, Këshillin e Ministrave askush nuk mund ta pengojë të ftojë cilindo që e sheh ai të arsyeshme. Pra, edhe kjo nuk ka lidhje me zhvillimin e mbledhjeve në mënyrë të hapur. Paragrafi i tretë i nenit 10 141 riformulohet. Na është sugjeruar që ministrat të mos kenë imunitet më të veçantë nga ai i deputetëve. Ka vërejtje? Jo, atëherë pranohet. Për nenin 12 142 do të përdoret pak a shumë e njëjta skemë që është përdorur edhe për nenin 11 143 . Si mosbesimi dhe votëbesimi, të kenë pak a shumë të njëjtën teknikë. Leontiev Çuçi: Do t’ia lëmë një të pestës së deputetëve të iniciojë mocionin e mosbesimit? Sabri Godo: Sipas Rregullores së Kuvendit, këtë të drejtë e kanë 10% e deputetëve. Theodhori Sollaku: Unë do të sugjeroja që në Kushtetutë të vihej: “Mocioni i mosbesimit iniciohet nga të paktën një e dhjeta e deputetëve dhe nuk mund të shqyrtohet nga Kuvendi pa kaluar tre ditë nga paraqitja e mocionit”. Arben Imami: Jeni dakord ta lëmë një e dhjeta? Dakord. Vazhdojmë me Pjesën “Aktet juridike normative”. Titulli i pjesës bëhet: “Aktet normative dhe marrëveshjet ndërkombëtare”. Tek neni 1, pika 1 144 , 141 “Kryeministri dhe ministrat mund të ndiqen penalisht, si dhe të arrestohen vetëm kur për këtë ka votuar shumica e anëtarëve të Kuvendit”. 142 Ky nen, i cili parashikonte mocionin e mosbesimit kundër Kryeministrit, kishte mbetur për t’u diskutuar. Formulimi fillestar ishte: “1. Një e pesta e anëtarëve të Kuvendit kanë të drejtë të bëjnë mocion mosbesimi kundër Kryeministrit. 2. Kuvendi mund të shprehë mosbesimin ndaj Kryeministrit, vetëm duke zgjedhur pasardhësin e këtij me shumicën e anëtarëve. 3. Presidenti i Republikës është i detyruar të emërojë personin e zgjedhur. 4. Midis mocionit dhe zgjedhjes duhet të kalojnë 48 orë”. 143 Neni 11: “1. Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri nuk miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi brenda 15 ditëve zgjedh një Kryeministër tjetër. 2. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tre ditë nga paraqitja e tij”. 144 Pika 1 e nenit 1: “Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë a) Kushtetuta, b) ligjet, c) marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, ç) aktet normative të Këshillit të ministrave”.

169 germat (b) dhe (c) ndërrojnë vendet. Marrëveshjet ndërkombëtare vinë pas Kushtetutës. Kush është dakord? Ka kundër? Jo, vazhdojmë tek neni 6 145 . Tek germa (b) e nenit 6, pas fjalës “të drejtat”, shtohet “e njeriut si dhe detyrimet e shtetasve”. Tek pika 3 e nenit 6 146 , fjala “përfundimin” bëhet “ratifikimin”. Tek pika 1 e nenit 8 147 , “një marrëveshje” bëhet “çdo marrëveshje”. Dakord me të gjitha këto ndryshime? Dakord, kalojmë tek Pjesa “Referendumi”. Jemi konsultuar gjatë për këtë çështje dhe kemi bërë disa ndryshime. Përfundimisht, ramë dakord që popullit, ose një grupi prej më shumë se 50.000 shtetasve, t’i jepet e drejta të shfuqizojë një ligj nëpërmjet Presidentit. Kurse Kuvendi të ketë të drejtën e hedhjes në referendum të një çështje të rëndësishme që lidhet me nxjerrjen e një ligji pozitiv. Pikat 1 dhe 2 të nenit 1 148 ndryshohen si vijojnë: “1. Populli, nëpërmjet 50.000 shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtë të bëjë referendum për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë. 2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve ose të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose projektligj i një rëndësie të veçantë, të shtrohet në 145 Neni 6: “1. Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur kanë të bëjnë me: …(b) liritë, të drejtat dhe detyrimet e shtetasve siç parashikohen në Kushtetutë”. 146 Neni 6: “3. Parimet dhe procedurat për përfundimin dhe denocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare parashikohen me ligj”. 147 Neni 8: “1. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik, vetëm pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe zbatohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur zbatimi i saj varet nga nxjerrja e një ligji. Ndryshimi, plotësimi dhe shfuqizimi i ligjeve të miratuara me shumicën e anëtareve të Kuvendit për efekt të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare bëhet me të njejtën shumicë”. 148 Neni 1: “1. Populli, nëpërmjet [50.000] shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtë të shprehet me referendum për çështje të një rëndësie të veçantë. 2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një të katërtës së deputetëve ose të Këshillit të Mnistrave, mund të vendosë me shumicën e anëtarëve të tij, që një çështje ose projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum. 3. Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht çështjen e parashtruar për referendum sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni dhe vendos brenda 60 ditëve. 4. Referendumi caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 60 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit brenda të cilës Gjykata Kushtetuese duhej të shprehej. 5. Referendumi është i vlefshëm kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e votuesve. 6. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit parashikohen me ligj”.

170 referendum. Referendumi është i vlefshëm kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e votuesve. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumeve parashikohen me ligj”. Jonuz Begaj: Pika 2 ka ndryshuar “një të katërtën” me “një të pestën”? Arben Imami: Po, Kuvendi vendos me propozimin e një të pestës. Spartak Ngjela: Po pika 3 që flet për Gjykatën Kushtetuese është hequr fare? Arben Imami: Jo, e kemi nxjerrë më vete tek neni 3. Këtu është futur roli i Presidentit për të konsideruar një çështje të rëndësisë së veçantë që propozohet nga populli. Spartak Ngjela: Shoh një kontradiktë këtu. 50.000 shtetas me të drejtë vote është një numër shumë i madh njerëzish, të cilët nuk kanë nevojë për Presidentin. Rëndësi e veçantë varet nga numri i njerëzve që e kërkojnë dhe jo nga Presidenti. Nuk ke nevojë të përfshish Presidentin e Republikës. Po të duash rrit numrin nga 50.000 në 100.000, po Presidenti duhet të mos ketë gjë në dorë në këtë drejtim. Nëse një çështje është e një rëndësie të veçantë ose jo, lërja në dorë njerëzve, dhe jo Presidentit. Po e ushtruan vetë njerëzit, është demokratike. Arben Imami: Mendimi i ekspertëve të së drejtës kushtetuese dhe shqetësimi i tyre kryesor ishte se referendumi mund edhe të keqpërdoret. Për këtë, çështje e organizimit të një referendumi i lihet në dorë një institucioni, siç është ai i Presidentit. Spartak Ngjela: Nuk besoj se keqpërdoret referendumi! Arben Imami: Ky proces duhet të kalojë përmes institucioneve. Ideja është gjithmonë tek pajtimi i vullnetit popullor me institucionet; kemi të bëjmë me demokraci institucionale. Spartak Ngjela: Unë jam për këtë që më mirë të shtosh numrin e shtetasve, nga 50.000 në 150.000, sesa t’ia lësh në dorë vlerësimin e çështjes dhe bërjen e referendumit një njeriu, siç është Presidenti. Çështje të rëndësisë së veçantë do të kemi mjaft në të ardhmen, si, për

171 shembull, hyrja ose jo në Tregun e Përbashkët, etj. Ka shumë gjëra. Më mirë kjo t’i lihet njerëzve. Rrit numrin e anëtarëve, bëjë 200.000. Krenar Loloçi: Për çështje të tilla si hyrja në NATO apo në Tregun e Përbashkët, etj., janë çështje që Kuvendi domosdoshmërish do t’i shtrojë në popull, sepse kemi të bëjmë me delegim kompetencash nga institucionet e brendshme në ato ndërkombëtare që zgjidhen vetëm nëpërmjet referendumit, pavarësisht se çfarë vendos Kuvendi. Është e zgjidhur për çështje të tilla! Spartak Ngjela: E kishim më mirë ashtu siç ishte këtë dispozitë… Arben Imami: Jo, nuk e kishim shumë mirë, madje e kishim të paqartë dhe nuk ishim të sigurt. E kemi diskutuar gjatë dhe kemi thënë që referendumi është një nga çështjet për të cilën kemi më pak eksperiencë. Teoria e referendumeve është teori relativisht e re dhe është ende në zhvillim. Për këtë pyetëm edhe konstitucionalistin zviceran Malinvern. Krenar Loloçi: Demokracia direkte, atje, nuk ushtrohet në shkallë vendi, por në shkallë kantoni. Për këtë arsye, ai sugjeroi të mos shihnim eksperiencën zvicerane. Spartak Ngjela: Le ta konsiderojmë vendin tonë si një kanton zviceran dhe u zgjidh problemi në lidhje me marrjen e eksperiencës zvicerane. Sigurisht, Zvicra është federatë dhe, si e tillë, ajo nuk ka mundësi që një çështje federative të zgjidhet nga një kanton. Krenar Loloçi: E megjithatë ai u shpreh kundër marrjes së asaj eksperience. Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh se, në qoftë se 50.000 vetë ngrihen dhe kërkojnë bërjen e një referendumi, nuk ka President në botë që të thotë: “Mos e bëni referendumin!” Sidoqoftë, Malinverni sugjeroi që të përfshihet edhe institucioni i Presidentit kur është fjala për bërjen e referendumit në një shtet të tërë. Për dy çështje, ekspertët e Komisionit të Venecias ishin unanimë në lidhje me rekomandimet që na dhanë: heqja e mocionit për një ministër të veçantë, si dhe për referendumin. Arben Imami: Spartak, të jesh i sigurt që kështu është më mirë.

172 Spartak Ngjela: Në këtë mënyrë, Kosova nuk do të vendosi kurrë për vetëvendosje, sepse këtë të drejtë e ka Millosheviçi ose, ndryshe, institucionet qëndrore! Arben Imami: Nuk mund të bëhet me referendum shkëputja! Spartak Ngjela: Shkëputjet bëhen vetëm me referendum! Edhe ndarjet territoriale bëhen me referendum. Arben Imami: Askush nuk e dëshiron, për shembull, që të mblidhen 50.000 firma dhe të votohet për ndarjen e Shqipërisë! Spartak Ngjela: Dakord, shto mijëshet! Arben Imami: Atëherë, për çdo çështje të kërkohet nga 500.000? Spartak Ngjela: Pra, ose do t’ia lësh në dorë parlamentit dhe Presidentit, ose do t’u qëndrosh besnik numrave. Kristaq Traja: Epo, 200.000 nuk bëhen kurrë! Ti praktikisht asgjëson çështjet e një rëndësie të veçantë. Spartak Ngjela: Nuk ka rëndësi. Ajo mund të mos bëhet kurrë, pikërisht se nuk është çështje e një rëndësie të veçantë, por ama, po u bënë 200.000, nuk qenkërka çështje e një rëndësie të veçantë? Është më mirë të shtosh mijëshet, se sa t’ia japësh këtë kompetencë Presidentit. Krenar Loloçi: Ne i kërkuam të rrisnim numrin, por ekspertët në Venecias na dhanë këtë argument, duke ju referuar eksperiencës tyre: “Do të rrisni numrin në 100.000? A e dini çdo të thotë të organizohet një referendum? Do të thotë që të paguash 2-3 milionë dollarë! A mund t’i lëvrojë njeri këto? Praktikisht, duke rritur numrin, ju asgjësoni referendumin!” Spartak Ngjela: Ah, prit, këtë e biseduam. Unë iu thashë të caktohet një ditë në vit kur të bëhen të gjithë referendumet. Arben Imami: Ç’rëndësi ka ajo! Të bësh një fushatë për mbledhjen e 100.000 firmave duhen 2 milionë dollarë. Spartak Ngjela: Ai që është i interesuar i gjen lekët. Është puna e tij, nuk është puna jote!

173 Arben Imami: Po kjo është e pamundur! Në thelb, kjo që propozon ti, eliminon të drejtën për të bërë referendum. Pra, për të bërë të mundur realizimin e kësaj të drejtë ulet numri, ndërsa për të mos e shpërdoruar këtë të drejtë, caktohet një kontroll, siç është ai i Presidentit. Çfarë roli luan kontrolli? Nuk lejon shpërdorimin e një të drejte të tillë të fuqishme. Spartak Ngjela: 100.000 firma ose 50.000 firma nuk kanë ndonjë kosto të lartë për t’u mbledhur! Cili është problemi? Krenar Loloçi: Për të mbledhur 50.000 firma, do të duhet të udhëtosh në Gjirokastër, Delvinë, Sarandë dhe Përmet. Është fjala për 50.000 individë me të drejtë vote, pra vetëm ata që janë mbi 18 vjeç. Provo t’i mbledhësh 50.000 firma! Arben Imami: Nuk mblidhen kollaj 50.000 firma, nuk është aq e thjeshtë. Atë mund ta bësh vetëm në qytetet e mëdha, nuk bëhet në Sarandë. A ka vërejtje të tjera? Jo. A ka konsensus? Po. Në rregull kalojmë tek pjesa “Financat publike“. Neni 2 149 riformulohet: “Shteti mund të marrë hua dhe të garantojë kreditë financiare kur autorizohet me ligj”. Dakord? Po. Vazhdojmë me pikën 1 të nenit 7 150 . Fjalia e dytë e kësaj pike riformulohet: “Ajo (Banka) ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes dhe të qarkullimit të monedhës”. Leontiev Çuçi: Këtu, ndoshta, mund të shprehemi më saktë. Megjithatë, nuk ngul këmbë, se mund të ketë ndonjë interpretim juridik. E drejta ekskluzive e nxjerrjes së monedhës së vendit, nuk është një e drejtë që e ka origjinën tek vet institucioni i Bankës, por i është deleguar nga shteti, i cili në një moment të veçantë e të jashtëzakonshëm, mund edhe t’ia heqë. Prandaj, ndoshta, do të ishte më saktë të themi që, shteti i jep të drejtën ekskluzive bankës. Haxhi Aliko: Kjo që thotë Çuçi është njëlloj si të thuash tek e drejta për jetën, se “prindërit i japin fëmijës të drejtën për të jetuar”. Pra, nuk ka nevojë të thuhet se cili ia ka deleguar Bankës këtë ekskluzivitet… 149 Neni 2: “Shteti mund të marrë hua dhe të garantojë kreditë financiare sipas kushteve të parashikuara me ligj”. 150 Pika 1 e nenit 7: “Banka Qëndrore e shtetit është Banka e Shqipërisë. Ajo ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, si dhe të formulimit e të zbatimit të politikës monetare”.

174 Leontiev Çuçi: Nuk këmbëngul, por ajo që ka rëndësi është se ndoshta një ditë, për shembull, në rast lufte, shteti ia heq Bankës këtë ekskluzivitet, që këtu i jepet në mënyrë taksative dhe absolute. Arben Imami: Cili do të ishte formulimi? Leontiev Çuçi: “Shteti ka të drejtën ekskluzive. Shteti i jep Bankës të drejtën ekskluzive”. Arben Imami: E njëjta gjë është. Me Kushtetutë ia jep këtë ekskluzivitet! Spartak Ngjela: Kush e ka përgjegjësinë sot për qarkullimin monetar? Leontiev Çuçi: Banka. Spartak Ngjela: Atëherë, ajo duhet të mbajë këtë përgjegjësi, ajo duhet ta ketë këtë ekskluzivitet. Leontiev Çuçi: Dakord, po përse është hequr “formulimi i zbatimit të politikës monetare”? Kush do ta formulojë politikën monetare? Arben Imami: Jo, do të jetë ndonjë gabim! Kristaq Traja: Duhet shtuar: “…të drejtën e formulimit e zbatimit të pavarur”. Arben Imami: Shtohet vetëm fjala “të pavarur”. Leontiev Çuçi: Diçka tjetër në lidhje me pikën 2 të këtij neni 151 . Me sa di unë, afati i zgjedhjes së Guvernatorit përcaktohet në ligjin organik dhe jo në Kushtetutë. Po kështu, edhe për Kryetarin e Kontrollit të Shtetit. Arben Imami: Për Guvernatorin afati mund të jetë më fleksibël, sepse ai bën politika. Krenar Loloçi: Megjithatë, është Bordi i Bankës ai që merr vendime. Arben Imami: Ndërsa për sa i përket Kryetarit të Kontrollit të Shtetit, ky ka nevojë për siguri, pasi ushtron kontrolle të politikave e 151 Pika 2 e nenit 7: “Banka e Shqipërisë drejtohet nga Bordi i saj, si dhe nga Guvernatori, i cili zgjidhet për 5 vjet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës”.

175 institucioneve qeveritare dhe është i ekspozuar. Ka vërejtje të tjera? Jo. Kalojmë tek “Forcat e Armatosura”. Një problem që është ngritur në lidhje me këtë pjesë, ka ta bëjë me pikën e parë të nenit 4: “Presidenti i Republikës në kohë paqeje ushtron komandën e Forcave të Armatosura nëpërmjet Ministrit të Mbrojtjes”. Për këtë na u bë një vërejtje nga Komisioni i Venecias. Kristaq Traja: Në këtë mënyrë siç është formuluar kjo pikë ka rrezik të krijohet një binom President - Ministër Mbrojtjeje, i cili e nxjerr jashtë loje Kryeministrin ose në rastin më të mirë, Kryeministrit nuk i mbetet asnjë rol për të luajtur. Arben Imami: Nga ana tjetër, Kryeministri nuk mund të jetë “Komandant i Forcave të Armatosura”. Në këtë kuptim, ministri komandon. Spartak Ngjela: As ministri s’është komandant! Krenar Loloçi: Ministri është personi civil që drejton. Arben Imami: Po kush drejton? Spartak Ngjela: Shefi i Shtabit. Arben Imami: Kush jep urdhra? Spartak Ngjela: Shefi i Shtabit dhe Presidenti. Krenar Loloçi: Anën politike e drejton Ministri i Mbrojtjes. Arben Imami: Kam përshtypjen se nuk e kemi zgjidhur siç duhet, ende nuk kemi ide të qarta për këtë çështje, prandaj do të konsultohemi përsëri me Venecian. Pra, ta kapërcejmë kështu siç është. Spartak Ngjela: Unë do të sugjeroja që në vend të fjalës “komandë” të vihet fjala “drejton” dhe kjo çështje merr fund: “Presidenti i Republikës në kohë paqeje drejton Forcat e Armatosura së bashku me Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes”. As Presidenti nuk ka të drejtë komande në kohë paqeje, sa kohë që kemi paraqitur edhe një Këshill Mbrojtjeje. Spartak Braho: Kur thua “Komandant i Përgjithshëm”, nënkupton se Presidenti e ka komandën.

176 Arben Imami: Presidenti nuk mund të japë urdhra, siç bënte ndonjë President tjetër: “Nesër në ora shtatë fillon sulmi!” Spartak Ngjela: Edhe kjo sqarohet tek pika 4 e nenit 4: “Kompetencat e Presidentit si Komandant i Përgjithshëm, …varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj”. Ky ligj do të mbajë parasysh ato që na shqetësojnë ne. Unë e quaj të mbyllur këtë çështje dhe nuk ka nevojë për konsultime të mëtejshme me Venecian. E përsëris, fjalën “komandon” zëvendësojeni me fjalën “drejton”, dhe kjo çështje është e mbyllur. Arben Imami: A ka vërejte të tjera? Jo, vazhdojmë tek Pjesa “Kontrolli i Lartë i Shtetit”. Tek pika 1 e nenit 4 152 , fjalët “ka të drejtë” zëvendësohen me fjalët “mund të ftohet”. Neni 5 153 hiqet. Leontiev Çuçi: Jam dakord që të hiqet neni 5. Do të sugjeroja që pika 2 e nenit 3, në të cilin thuhet se: “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka statusin e ministrit” të ndryshohet duke u formuluar: “Statusi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit përcaktohet me ligj”. Në të gjithë legjislacionet që kam parë, se kam punuar edhe për hartimin e ligjit “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit është një figurë më e lartë se sa ministri në hierarkinë e institucioneve qendrore, kjo për faktin se ai e kontrollon ministrin. Arben Imami: Po të përcaktohet me ligj, statusi i Kryetarit do të rezultojë më i ulët se sa ai i ministrit. Unë sugjeroj të mbetet kështu siç është. Krenar Loloçi: Në qoftë se deputetit dhe ministrit i njihet imuniteti në Kushtetutë ndërsa Kryetarit të Kontrollit i lihet për t’iu rregulluar me ligj, kjo, në fakt, e zvogëlon rëndësinë e imunitetit të këtij të fundit. 152 Neni 4: “1. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka të drejtë të marri pjesë dhe të flasë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave kur shqyrtohen çështjet që lidhen me funksionet e tij”. 153 Neni 5: “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të ndiqet penalisht vetëm me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm dhe me miratim të shumicës së anëtarëve të Kuvendit”.

177 Leontiev Çuçi: Dakord. Për sa i përket kohëqëndrimit në detyrë të Kryetarit të Kontrollit të Shtetit, unë jam që afati i saj të jetë shtatë vjet. Këtë afat e kishin parashikuar edhe të tjerët. Kristaq Traja: Shtatë vjet me të drejtë rizgjedhjeje? Leontiev Çuçi: Shtatë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje. Spartak Ngjela: Shtatë vjet e të mbledhë mendjen! Leontiev Çuçi: Ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese” parashikon: “Kryetari dhe zëvendëskryetari i shërbimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit caktohen e shkarkohen nga Kuvendi Popullor sipas rregullave të parashikuara me ligj” 154 , ndërsa ligji i miratuar më vonë për Kontrollin e Lartë të Shtetit parashikon: “Kryetari dhe zëvendëskryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhen me propozim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi Popullor me shumicë absolute, me një mandat shtatëvjeçar për Kryetarin, por jo më shumë se dy herë radhazi”. Spartak Braho: Pesë vjet me të drejtë rizgjedhjeje më duket më mirë… Arben Imami: Vetëm se kam frikë se do fillojmë të grindemi me konsulencën e huaj. Nga ana jonë u ra dakord për shtatë vjet me të drejtë rizgjedhjeje dhe në këtë mënyrë u parashikua si në ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, ashtu dhe në ligjin “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”. Haxhi Aliko: Më mirë pesë vjet me të drejtë rizgjedhjeje. Krenar Loloçi: Më mirë të mbajmë atë që është bërë edhe me specialistët e huaj. Spartak Braho: Vërtet, se përndryshe do të thonë se nuk jemi konsekuentë. Arben Imami: Ka vërejtje të tjera? Jo. Kalojmë tek “Masat e jashtëzakonshme”. Në fund të pikës 1 të nenit 1 155 shtohet fjalia: 154 Neni 1/4 i ligjit nr. 7596, datë 31.8.1992, “Për një shtesë në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. 155 Nenit 1 tek pjesa “Masat e jashtëzakonshme”: “1. Masat e jashtëzakonshme mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, ose gjendjes së

178 “Këto masa zgjasin për aq kohë sa vazhdojnë këto gjendje”. Dakord? Dakord. * * * fatkeqësisë natyrore”.

179 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 7 KORRIK 1998 (TEMA E DISKUTIMIT: PRONA) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Haxhi Aliko, Vladimir Metani, Kastriot Islami, Leontiev Çuçi, Zamira Çaka, Jonuz Begaj (anëtarë), Genc Ruli, Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Arben Imami: Le të hapim diskutimin. Sot shpresojmë që Komisioni kushtetues për hartimin e Kushtetutës të përfundoj leximin e parë të Projektkushtetutës. Kemi për të diskutuar nenin 34, të drejtën e pronës, për qeverisjen lokale, për Prokurorinë, për Këshillin e Kuvendit, si dhe masat tranzitore, të cilat nuk janë parë e diskutuar deri më sot. Fillojmë me nenin 34. Unë dua të bëj një shikim të shkurtër të historisë së këtij neni, për të ditur se ku jemi. Stafi teknik i Komisionit kushtetues ka paraqitur një projekt të këtij neni, i cili përgjithësisht është i ngjashëm me atë që kanë parashikuar kushtetutat e tjera. Padyshim që të gjithë jemi të mendimit se situata e pronës në Shqipëri, nuk është e ngjashme me situatat e pronës në vendet e tjera, qofshin këto edhe me vendet ish-komuniste. Në këtë kuadër, ka pasur disa propozime për të bërë ndryshime projekt-nenin e paraqitur. Gjithsesi, në mbarim të atij debati, ne arritëm të biem dakord në parim për tri pika: “1. E drejta e pronës dhe e trashëgimisë janë të garantuara. 2. Askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht prona e tij. 3. Shpronësimi mund të bëhet vetëm për një interes publik dhe kurdoherë kundrejt shpërblimit të plotë”. Çështja e katërt që lidhej më ngushtësisht me hallet tona, me problematikën tonë politike e sociale nuk gjeti zgjidhje. Propozimi, në mos gaboj, i zotit Kalakula 156 dhe propozimi i shoqatës së ish-pronarëve nuk gjeti konsensus, mbi bazën 156 “1. Gjithkush ka të drejtë të zotërojë pronë, i vetëm ose në bashkëpunim me të tjerë. 2. Askush nuk mund t’i hiqet arbitrarisht prona e tij. 3. Shteti njeh si pronar të ligjshëm personat fizikë e juridikë që i kanë zotëruar pronat para vitit 1945, i kanë trashëguar ose blerë nga pronarët e sipërpërmendur. Varianti II i pikës 3. Quhen të pavlefshëm të gjithë aktet e shtetëzimeve të pronës private të kryera pa pëlqimin e pronarëve ose pa kompensimin në vlerë të plotë të tyre. 4. Shpronësime të pronës private mund të bëhen për një interes të domosdoshëm publik dhe kurdoherë kundrejt shpërblimit të plotë të tyre”.

180 e të cilit Komisioni ka punuar deri tani. Të gjendur përpara kësaj situate, kur të gjithë kemi dëshiruar konsensusin për çdo pikë të projektit, dhe, faktikisht, deri tani konsensusin e kemi arritur edhe për probleme kushtetuese madhore, siç ishte Senati, për të cilin e gjetëm një zgjidhje: të krijojmë një Këshill ose një strukturë tjetër, ramë dakord që të drejtën e pronës, që nuk e kemi zgjidhur dot gjatë gjithë këtyre viteve, që nuk e zgjidhëm dot as edhe në mbledhjet e këtij Komisioni, t’ia delegonim për zgjidhje Komisionit të Venecias. Për këtë arsye, zoti Godo dhe unë i dërguam një letër Komisionit të Venecias dhe i kërkuam, në mënyrë të veçantë, që ta trajtojë këtë çështje dhe të na ndihmojë për zgjidhjen e saj. Komisionit të Venecias i bëmë të njohur problematikën si dhe historikun që lidhet me problemin e pronës në Shqipëri. Në përgjigje, zoti La Pergola na ka dërguar një letër më datë 13 qershor 1998, ku thotë: “Të dashur zotërinj, gjatë qëndrimit tonë në Tiranë, delegacionit tonë iu kërkua të bënte propozime konkrete për formulimin e nenit kushtetues mbi pronën dhe të një dispozite tranzitore, kalimtare, në lidhje me rivendosjen e të drejtës së pronës, si dhe të nenit për barazinë para ligjit. Unë dëshiroj të theksoj se këto janë propozime për ju që t’i konsideroni dhe se ju nuk duhet të ndjeheni të detyruar t’i miratoni ato në rast se ju i konsideroni ato të papërshtatshme për situatën specifike të Shqipërisë. Propozimet janë si më poshtë; një formulim i mundshëm për të drejtën e pronës: “1. E drejta e pronës private garantohet. 2. Prona mund të fitohet nëpërmjet transferimit, trashëgimisë ose me çdo mënyrë tjetër të vendosur nga Kodi Civil. 3. Për qëllime publike, me ligj mund të kryhen shpronësime ose të vendosen kufizime në ushtrimin e drejtës së pronësisë. 4. Shpronësimet ose kufizimet në të drejtën e pronësisë të njëjta me shpronësimet mund të lejohen vetëm përkundrejt një kompensimi të drejtë”. Formulimi ynë fillestar ishte: “Prona mund të fitohet me kalim pronësie, trashëgim, ose me çdo mënyrë tjetër të caktuar me ligj”, ndërsa sugjerimi i Komisionit të Venecias e ndryshon pjesën e fundit si vijon: “...mënyrë tjetër të vendosur ose të caktuar nga Kodi Civil”. Dua t’ju kujtoj që në mbledhjen e fundit, ne e diskutuam dhe e shqyrtuam këtë çështje, madje u paraqitën edhe propozime të tjera. Aktualisht kemi tre propozime: propozimi i Venecias, që u bë mbi bazën e kërkesës sonë, propozimi i zotit Godo, si dhe propozimi i zotit

181 Kalakula, të cilat u janë shpërndarë anëtarëve të Komisionit. Këto propozime ju tani i keni parasysh. Hapim diskutimin. Sabri Godo: Tani po bëj unë një ndërhyrje. Kemi thënë vazhdimisht se çështja e pronës në Shqipëri është në gjendje rrëmuje të plotë, që në gjuhën popullore i thonë: “nuk njeh qeni të zonë”. Ne mendojmë të bëjmë një Kushtetutë të mirë, por kjo do të mbetet si një karabina pa çati, në qoftë se nuk do të zgjidhet puna e pronës në Kushtetutë. E drejta e pronës përfshihet në Pjesën e Dytë të Kushtetutës, që flet për të drejtat e njeriut. Provuam fillimisht ta diskutonim, por nuk arritëm ndonjë konsensus dhe e shtymë. Njerëzit nuk ishin të përgatitur. Pavarësisht nga deklarimi i zotit Majko, se partia e tij, që është edhe partia kryesore e pozitës, është për kompensimin e pronave, megjithatë ne ecëm me pjesët dhe kapitujt e tjerë me besimin që do t’i riktheheshim kësaj çështje, veçanërisht pasi të merrnim një mendim nga pikëpamja juridike nga Komisioni i Venecias. Që të jemi korrektë, mendimi Venecias erdhi dhe është në formën e rekomandimit, pasi dihet se ata nuk mund të na diktojnë ne se çfarë të shkruajmë në Kushtetutën tonë. Për mua e rëndësishme është të sqarohen dy gjëra lidhur me pronën: e para, të bëhet një interpretim i saktë se çfarë është prona private, e dyta, të gjendet mënyra më e përshtatshme që, në përputhje me përcaktimin e pronës private, shteti, në qoftë se do të jetë shtet ligjor, në kohën më të shkurtër të rivendosë të drejtat e pronës. Pra, kemi propozimin e Komisionit të Venecias që ka atë korrigjimin që u përmend më lart që është i një rëndësie themelore. Sipas variantit të parë, thuhej se prona mund të fitohet edhe me ligj, e cila në fakt nuk e zgjidh këtë konfuzion që ekziston në Shqipëri në lidhje me pronën. E them këtë, sepse, siç dihet, tërë shtetëzimet dhe sekuestrimet që janë bërë këtu tek ne janë bërë më ligj. Pra formulimi i të drejtës së pronës u korrigjua duke lënë të nënkuptohej se vetëm prona private mund të kalojë ligjërisht, përveç mënyrave të fitimit me trashëgimi dhe me dhurim. Së dyti, për sa i përket mënyrës se si do të rivendoset e drejta e pronës dhe vendi i saj në Kushtetutë, tek pjesa “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut” apo tek “Dispozitat kalimtare dhe të fundit”, kjo mund të diskutohet pasi nuk përbën ndonjë problem. Tani ne mund të fillojmë të shfaqim mendimin tonë, të shikojmë se ku biem dakord dhe çfarë vërejtjesh ka.

182 Petrit Kalakula: Së pari, unë do të kërkoja që radha e diskutimit të fillojë me atë propozimin që u shtrua atëherë nga tre subjekte që bëjnë pjesë në të Djathtën e Bashkuar. Gjithashtu, ai është mbështetur edhe nga gjashtë forca politike dhe dy shoqata. Për tre pika të propozimit është rënë dakord me konsensus, dhe vetëm pika e fundit mbeti pa konsensus, për të cilën u ra dakord që të shtyhej. Unë mendoj se do të ishte më produktive që të diskutohej kjo pikë e fundit dhe të mos hyjmë në formulime të reja. Anëtarët e Komisionit janë në gjendje të vendosin, sipas bindjeve të tyre, sipas gjykimit që kanë, sipas opsioneve që kanë marrë përsipër të mbrojnë. Unë jam i bindur që, në qoftë se ne nuk rivendosim një situatë normale për sa i përket çështjes së pronës në Shqipëri, unë gjykoj se nuk mund të hedhim themelet për të bërë një Kushtetutë që t’i përgjigjet standardeve evropiane, të mbështetur në dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Këtu tek ne është bërë një padrejtësi historike, i është rrëmbyer me dhunë prona pronarëve legjitim dhe kjo pronë është përdorur nga shteti në mënyrë arbitrare, për qëllime të caktuara politike, për përfitime të caktuara politike, të njërës forcë politike ose të tjetrës, por gjithnjë në dëm të pronarëve legjitimë. Unë mendoj që puna për hartimin e Kushtetutës, kur bëhet fjalë për kreun “Liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore”, duhet të fillojë pikërisht tek e drejta e pronës. Kushtetuta duhet të përcaktojë se kush janë pronarët legjitimë në Shqipëri, dhe kjo nuk mund të bëhet, në qoftë se nuk njihet e përcaktohet statusi i tyre përkundrejt veprimeve arbitrare të shtetit të kaluar totalitar. Po s’u bë kjo, unë mendoj që të gjitha veprimet e tjera do t’i konsideroja të çala. Paketa e ligjeve për pronën, që është hartuar nga parlamentet e kaluara, veçanërisht ato për tokën, duke filluar nga viti 1991 me ligjin “Për tokën” 157 dhe më pas me ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, sipas gjykimit – por jo vetëm sipas gjykimit tim, por dhe të atyre subjekteve që kanë nënshkruar këtu – është i padrejtë, është arbitrar dhe ka krijuar një situatë konfliktesh në Shqipëri për sa i përket problemit të pronës. Unë gjykoj që kjo i ka sjellë një dëm akoma më të madh bujqësisë, pasi efektivisht i ka mbyllur bujqësisë shqiptare rrugën integrimit në ekonominë evropiane. Bujqësia shqiptare me 500.000 mikroekonomi, 157 Ligji nr. 7501, datë 19.07.1991 “ Për tokën”.

183 me cikël prodhimi të mbyllur, me teknologji thellësisht të prapambetur, me një prapambetje 70 vjeçare, është absurde të mendohet se mund të hyjë në Evropë, në një kohë kur niveli i ekonomive bujqësore në Evropë përfshin sipërfaqe shumë të mëdha. Bujqësia jonë nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë e të futet në tregun ndërkombëtar. Këtë po e tregon edhe situata aktuale në tregun tonë, ku mbi 60% e produkteve bujqësore, duke përfshirë perimet, frutat, deri edhe spinaqin e gjethet e rrushit, vijnë nga Turqia. Një situatë e tillë është rezultat pikërisht i asaj pakete ligjore që është zbatuar nga dy apo tre legjislaturat paraardhëse. Prandaj unë them që, në qoftë se nuk do të diskutohet e zgjidhet çështja e pronës, kjo Kushtetutë do të dali e çalë. Për sa i përket varianteve të tjera, kur të diskutohen, unë sigurisht gëzoj të drejtën të jap mendimin tim. E them që tashti, varianti që ka propozuar Komisioni i Venecias, sipas mendimit tim, nuk e zgjidh drejt, e lë pezull, e lë të hapur, problemin e pronës në Shqipëri. Arben Imami: Dua të trajtoj një element procedural. Propozimin tuaj e kemi diskutuar; para disa muajsh kemi bërë përpjekje edhe për ta votuar. Por nuk kemi rënë dakord për atë në Komision. Nuk e di nëse do të ishte e përshtatshme për ta lexuar përsëri, ose për ta votuar, pasi do të krijonte më shumë probleme, ndërkohë që duhet të përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Megjithatë, le të diskutojmë dhe të vendosim sesi do të veprojmë. Petrit Kalakula: Propozimi ynë nuk u hodh poshtë! Kishte mendime të ndryshme, por nuk u votua. Arben Imami: Duke qenë se deri tani kemi punuar kryesisht me mirëkuptim, dua të sqaroj, për të qenë luajal deri në fund, si dhe për të përjashtuar çdo hije dyshimi, se pikën 4 nuk është se kemi rënë dakord që ta diskutojmë më vonë thjesht dhe vetëm për t’iu përfshirë juve në procesin kushtetues. Jo, nuk është shtyrë për këtë. E vërteta është se duke mos qenë dakord me pikën 4, gjykuam që këtë çështje t’ia delegojmë Komisionit të Venecias. Gjithashtu, ramë dakord, në një farë mënyre, se çfarëdo që do të vendosë Komisioni i Venecias, – jo se mendimin e këtij Komisionit do ta konsideronim Bibël ose Kuran, – do të na shërbente gjithsesi, si një e vërtetë më e lartë që na vjen nga një instancë më e lartë se ajo që ne arrijmë të pranojmë këtu së

184 bashku. Kështu që, në qoftë se nuk e kemi diskutuar deri tani, këtë e kemi bërë vetëm e vetëm se nuk na kishin ardhur ende sugjerimet e Këshillit të Evropës dhe të Komisionit të Venecias. Sapo i morëm, ne i paraqitëm ato menjëherë. Nëse nuk biem dakord për përmbajtjen e tyre, është gjë tjetër, por nuk është se ka pasur mungesë luajaliteti nga dikush; nga ne, si bashkëkryetarë, as që nuk bëhet fjalë, por kam përshtypjen se nga askush. Nuk është shtyrë diskutimi i çështjes për pronën për të diskutuar çështje të tjera, por sepse ne nuk kemi gjetur një zgjidhje dhe, për këtë shkak, ramë dakord që t’i drejtohemi Venecias. Ndoshta e gjejmë një zgjidhje sot. Kush e do fjalën? Genc Ruli: Në qoftë se mund të na bëje një sqarim, lidhur me pikën katër: çfarë vërejtjesh bëri Komisioni i Venecias për këtë pikë? Arben Imami: Iu kërkua vetë Presidentit të Komisionit të Venecias, zotit La Pergola personalisht, nëse mund të abrogoheshin me Kushtetutë ligjet e mëparshme, përveç atyre ligjeve ekzistuese që bien ndesh me Kushtetutën. Ajo që abrogohet është Kushtetuta paraardhëse. Nuk ka ndonjë praktikë deri tani që të na ndihmojë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Çështja jonë është specifike; unë padyshim kam mendimin tim sesi mund të zgjidhet kjo çështje. Gjithsesi, ajo nuk mund të zgjidhet plotësisht me rrugë kushtetuese. Unë përsëris edhe një herë idenë: le t’i hapim rrugë me Kushtetutë zgjidhjes së këtij problemi. Në qoftë se forcat politike janë të gatshme sot që të abrogojnë të gjitha ligjet për pronën, për t’u kthyer tek situata e 1945- ës, unë, personalisht, do të votoja pro. Por i duhet kërkuar parlamentit të miratojë një ligj që të kishte vetëm një nen: “Abrogohen të gjitha ligjet për pronën; kthehemi tek situata e 1945-ës. Ky ligj hyn në fuqi menjëherë”. Dakord! Por kjo çështje nuk lidhet drejtpërdrejt me Kushtetutën, nuk është problem kushtetues. Është një problem politik. Për të mos e zgjatur diskutimin, do të thoja që t’i hapim rrugë zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi me Kushtetutë, për aq sa është e mundur të bëhet me Kushtetutë. Petrit Kalakula: Unë mendoj që rivendosja e një të drejte të shkelur, ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe, si e tillë, është një çështje kushtetuese. Është shkelur një e drejtë e një pjese të popullsisë, nuk ka rëndësi sesa janë; tani kërkohet që të rivendoset kjo e drejtë. Është problem kushtetues!

185 Arben Imami: Çdo lloj ligji mund të ketë fuqi prapavepruese; i vetmi ligj që nuk mund të ketë një karakter të tillë, është Kushtetuta. Nuk mund të bëjmë një Kushtetutë, të themi, që mbretërinë e vendosur në vitin 1928 ta ndryshojmë në republikë parlamentare. Nuk e bëjmë dot këtë me Kushtetutë. Kushtetuta është një kontratë, një marrëveshje, që vendoset për sot dhe për të ardhmen. Prandaj, ne na mbetet të vendosim rrugën e drejtë për të rregulluar ligjet që kanë qenë të padrejta deri më sot, por kjo është çështje tjetër. Kushtetuta asnjëherë nuk ka fuqi prapavepruese. Bëjmë një kompromis politik, në qoftë se forcat politike janë të gatshme për të bërë kompromis. Por kam përshtypjen se partitë nuk e kanë gjetur rrugën e kompromisit politik. Atëherë, nuk na mbetet gjë tjetër për të bërë, veçse të bëjmë maksimumin e mundshëm. Jam për maksimumin e mundshëm, nuk jam për zgjidhje ekstreme. Urdhëro, zoti Begaj. Jonuz Begaj: Tani ne kemi tre propozime: atë të Komisionit të Venecias; së dyti, kemi propozimin e zotit Godo; dhe, së treti, propozimin e gjashtë partive. Duhet të biem dakord në parim, se me cilin tekst (propozim) do të fillojmë të diskutojmë për nenin 34. Sabri Godo: Unë nuk kam kundërshtim të fillojmë, për shembull, me propozimin e zotit Kalakula. Vetëm se për sa i përket propozimit që kam paraqitur unë, ai është në frymën e Komisionit të Venecias. Me përjashtim të disa fjalëve, nuk ka ndonjë diferencë esenciale në përmbajtje. Le të fillojmë të diskutojmë me cilindo propozim, për mua nuk ka rëndësi. Leontiev Çuçi: Do të ishte më e logjikshme, më e saktë, t’i referoheshim propozimit të Venecias, aq më tepër që ky variant në thelb nuk ndryshon nga propozimi i zotit Godo. Megjithatë, le të fillojmë edhe me atë të zotit Kalakula. Zoti Kalakula insiston në njohjen e një të drejte të mohuar. Kam përshtypjen që ne nuk jemi larg me propozimin e zotit Kalakula. Jemi dakord që ta shohim Kushtetutën me logjikën e rivendosjes së të drejtave të ish-pronarëve të saj, sigurisht, duke filluar nga sot e në të ardhmen. Çështja ku ne ndahemi, nuk ka të bëjë me faktin e rivendosjes së të drejtave, të cilën edhe ne e kërkojmë dhe e dëshirojmë. Ajo ka të bëjë me faktin se çfarë do të kuptojmë me këtë rivendosje të së drejtës dhe me masën e rivendosjes së të drejtave. Gjatë viteve të demokracisë (pas vitit 1991),

186 mirë ose keq, në një masë ose në një tjetër, ish-pronarëve u janë kthyer ose kompensuar një pjesë e pronave. Këtë të drejtë atyre nuk ua mohojmë, por Kushtetuta nuk mund të përcaktojë masën e rivendosjes së të drejtave të shkelura. Fillimisht le t’u njohim atyre të drejtën e pronës që u është marrë padrejtësisht. Pastaj, shkallë-shkallë, dora- dorës, për tre vjet, për katër vjet, nëpërmjet miratimit të ligjeve përkatëse, do të mundësojmë rivendosjen e këtyre të drejtave. Ne jemi në një linjë, zoti Kalakula; nuk ua mohojmë të drejtat ish-pronarëve, përkundrazi u japim vendin e duhur në Kushtetutë. Masa e rivendosjes së të drejtave, në masën që do të jetë e mundur, si 50%, 30 ose 70%, ky është një problem që, duke iu referuar situatës në të cilën ne ndodhemi, lëmshit që është bërë, si dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias, unë gjykoj se nuk mund ta zgjidhim dot këtë çështje me Kushtetutë. Nga kjo pikëpamje, nuk më duket se jemi larg nga njëri- tjetri; nuk është se ne jemi kundër njohjes së të drejtave dhe ju jeni për njohjen e të drejtave që u takojnë ish-pronarëve. Në qoftë se u njohim të drejtat me Kushtetutë, në fakt ne jemi në një linjë; masën e rivendosjes së lë drejtës le ta zgjidhi ligji organik. Në qoftë se do të ecim në këtë linjë logjike, të cilën unë e shoh edhe në propozimin e Venecias, si dhe në propozimet e bëra, unë mendoj se mund ta zgjidhim këtë çështje. Sigurisht, siç e thashë, unë nuk bie dakord me ju në lidhje me masën e rivendosjes së të drejtave, të cilën nuk e lidh me parimin. Për mua masa dhe parimi janë dy gjëra të ndryshme. Parimi është njohja e të drejtës, ndërsa masa është një gjë tjetër. Masa varet nga shumë faktorë. Petrit Kalakula: Domethënë, kjo është të njohësh vetëm pronarët e rinj, që janë bërë ashtu si janë bërë. Nuk po i hyjmë këtij diskutimi, por po të doni, edhe i hyjmë. Ndërsa për pronarët që i kanë pasur këto prona dhe u janë marrë në mënyrë arbitrare, atyre ua mohojmë këtë të drejtë ose nuk ua marrim në konsideratë kërkesat e tyre ose nuk i trajtojmë fare në Kushtetutë. Unë s’e kuptoj këtë… E dyta, këtu thuhet shprehimisht: “Quhen të pavlefshme të gjitha aktet e shtetëzimeve të pronës private, të kryera nga shteti shqiptar, pa pëlqimin e pronarëve ose pa kompensimin e tyre në vlerën e plotë”. Kjo është normë ndërkombëtare që gjendet në të gjitha traktatet ndërkombëtare: do ta pranojmë apo do ta hedhim poshtë? Kjo është esenciale. Masa është

187 tjetër punë, nuk e trajtojmë atë në Kushtetutë; atë e bën parlamenti nëpërmjet ligjeve organike. Kastriot Islami: Do e nisja diskutimin nga momenti që e filloi zoti Imami. Diskutimi i kësaj çështjeje është shtyrë me dëshirën për të zhbllokuar hartimin e Projektkushtetutës. Pra, ky ka qenë qëllimi dhe kam përshtypjen se kemi punuar me këtë ide, dhe mendoj, së është arritur konsensusi, pavarësisht se në disa raste ka pasur debate dhe opsione të ndryshme. Për këtë arsye, nuk ka pse ky nen të bëhet pengesë për të mbaruar projektin. Mund të kemi mendime të ndryshme, mund të kemi opsione të ndryshme, mund të biem dakord që ta përcjellim me opsione të ndryshme, por nuk duhet të jemi për idenë, se ky nen do të bëhet medoemos ashtu siç e do vetëm një pjesë e Komisionit, se përndryshe do të bllokohet dhe do të mbetet Kushtetuta pa bërë. Duhet të udhëhiqemi nga ky parim: ne duhet të dërgojmë projektin përfundimisht në Venecia, siç është përcaktuar data. Më tej, projekti të dërgohet me opsione në parlament dhe, pastaj, përfundimisht projekti, qoftë edhe me opsione, të kalohet në referendum. Unë e kuptoj që ky është një problem shumë i madh dhe, ndoshta, mund të kërkojë shumë kohë për ta zgjidhur, por, nga pikëpamja procedurale, ka tre variante: është varianti i paraqitur nga gjashtë parti, të cilat realisht nuk përbëjnë shumicën; është varianti i paraqitur nga Godo, i cili, gjithashtu, nuk përfaqëson shumicën, është edhe një variant që është paraqitur nga Komisioni i Venecias. Shumica nuk ka paraqitur ndonjë variant të vetin. Meqenëse ka dhe pika të përbashkëta tek këto variante, le të fillojmë me variantin e Komisionit të Venecias. Pika 1 e Komisionit të Venecias mund të zëvendësohet nga pika një e propozimit të Godos; këto nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor. Pasi të pranojmë këtë, kalojmë tek pikat 2 dhe 3 dhe le të mbetet pika që ka më tepër probleme për t’u paraqitur për ridiskutim ose për t’u paraqitur me opsione. Petrit Kalakula: Në radhë të parë duhen hedhur poshtë këto tri pikat që janë miratuar këtu me konsensus dhe të fillohet nga e para. (zëra nga salla): Po s’ka ndonjë ndryshim… Petrit Kalakula: Jo, jo, ka ndryshime thelbësore!

188 (zëra nga salla): Po s’ka ndonjë ndryshim thelbësor me Komisionin e Venecias, tri pikat e para pak a shumë ato janë… Kastriot Islami: Në qoftë se do shtrohej çështja në këtë mënyrë, pra me hedhje poshtë, atëherë mund të gjenden 11 veta për të paraqitur ose mbështetur një opsion, i cili mund të jetë i ndryshëm nga ai që propozohet. Por mendoj se nuk duhet të shkojmë në këtë rrugë… (zëra nga salla): Jo, s’ka nevojë. Arben Imami: Unë nuk do të isha kundër që këto tri pikat të mbeteshin dhe ne të fillojmë të diskutojmë çështjen e fundit që na mbetet. Unë jam i bindur se Komisioni i Venecias ka treguar një respekt dhe vëmendje më të madhe për këtë çështje. Nuk mjafton vetëm dëshira, ndonjëherë duhen edhe njohuri në fusha të caktuara. Domethënë, kur themi “shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës, që barazohen me shpronësimin” është mbajtur parasysh një koncept i ri që ne nuk e dinim dhe që nuk e kishim futur në variantin e parë, për të cilin kishim rënë dakord. Kur një pronë nuk mund të shfrytëzohet nga pronari sepse ligji ka vënë kufizime, Kushtetuta, edhe në këtë rast, garanton që pronari të shpërblehet. Kështu, për shembull, një person ka një copë tokë, në të cilën nuk ndërton dot sepse është park, atëherë shteti do t’ia kompensojë. Ky formulim më duket se duhet mbajtur dhe nuk ka pse të ngulim këmbë që t’i rikthehemi këtij varianti. Varianti i Venecias është varianti më modern dhe ky nen është marrë nga projektkushtetuta zvicerane. Kjo është fjala e fundit e konstitucionalizmit në fushën e pronësisë dhe për mua nuk do të ishte e drejtë të mos reflektohej një gjë e tillë edhe në projektin tonë. Unë mendoj se ne duhet t’i quajmë të kaluara tri pikat e para dhe të merremi vetëm me çështjen e shfuqizimit ose jo të ligjeve të mëparshme që kishin dalë për pronën ose të miratimit të një ligji të ri. Pra, e përsëris, kemi variantin e trajtimit të kësaj çështjeje në dispozitat kalimtare të Venecias, kemi variantin e paraqitur nga zoti Kalakula, si dhe variantin e zotit Godo. Pra të diskutojmë vetëm për këto. Kastriot Islami: Çdo përmirësim që do të gjente konsensus, nuk ka përse të mos bëhet.

189 Genc Ruli: Me sa e shoh unë, mbetet vetëm pika e katërt: propozimi i zotit Kalakula në lidhje me pavlefshmërinë, shfuqizimin ose jo të akteve të mëparshme. Për sa u përket pikave të tjera që gjenden brenda varianteve të ndryshëm, ato, më duket, janë brenda formulimeve të standardeve kushtetuese. Sabri Godo: Të shprehura ndryshe! Arben Imami: Në përmbajtje janë të njëjta. Genc Ruli: Ndonjëra prej këtyre pikave shënoi edhe ndonjë përmirësim, që në vetvete është një garanci më shumë, sikundër qe ajo që ka bërë Komisioni i Venecias. Kjo, tek propozimi i zotit Godo, del si një sqarim më vete, ku flitet për kufizimin e pronës private. Ndërsa pika e katërt duhet diskutuar dhe, do të thoja, që diskutimin ta orientonim tek pasojat juridike që do të sillte zbatimi i kësaj pike, duke e menduar nga pozita e kundërt, sikur një person, në të ardhmen, do të kontestonte një dispozitë të caktuar në lidhje me pronësinë, si dhe do ta çonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese ose në gjykatat e tjera. Çfarë do të fitonte më shumë nga realiteti ekzistues ose çfarë nuk do të fitonte. Në fakt, është e drejtë ajo që theksoi edhe zoti Çuçi në diskutimin e tij, që veprimet e deritanishme të marra që nga viti 1991 deri më sot kanë shfuqizuar qëllimin që kishin pasur ligjet e mëparshme, por nuk mund të shfuqizojnë dot gjendjen reale e faktike që mbizotëron në këtë vend: mbi këtë tokë gjenden njerëz dhe se kjo tokë do të ndahet midis këtyre njerëzve. Faktikisht, në ato akte nuk është njohur mënyra e shtetëzimit, si dhe mënyra e shpërndarjes së tokës që ka bërë regjimi komunist; por, nga ana tjetër, dhe aktet e miratuara pas vitit 1991 bënë një ndarje tjetër toke. Këtu e ka zanafillën kundërshtimi i pronarëve të ligjshëm të periudhës para shtetëzimeve, të cilët nuk kanë qenë dakord me mënyrën sesi u bë kompensimi dhe me masat e kompensimit. Të gjithë e shohim se Kushtetuta nuk mund të jetë dokumenti që mund t’i japë ndonjë zgjidhje çështjes së masës së rivendosjes së të drejtës, domethënë asnjëri nga ne nuk vë dot ndonjë masë në Kushtetutë, sepse dihet që, në fund të fundit, ajo do një konsensus popullor më shumë sesa politik.

190 Sabri Godo: Ne më duket se i vijmë rrotull një vendi që duket sikur ka një minë brenda, në vend që t’i biem drejtpërsëdrejti. E kam fjalën për ligjin 7501 mbi tokën. 158 A ka të drejtë ai person që ka marrë tokën në bazë të këtij ligji të quhet pronar i ligjshëm apo jo? Kështu shtrohet në mënyrë të drejtpërdrejt pyetja. Me zbatimin e këtij ligji në Shqipëri, është krijuar një konfuzion i madh tek shqiptarët, të cilët nuk trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit, për disa arsye, por dy janë më kryesoret. E para: siç dihet, pas vitit 1991, në një pjesë të vendit në veri të Shqipërisë, pronarët, me vetëgjyqësi, u kthyen tek pronat që trashëgonin nga etërit e tyre. Kjo ka ndodhur në Peshkopi, në Pukë, në Kukës, në Has, pjesërisht dhe në rrethe të tjera. Ata u kthyen atje dhe mblodhën mendjen. Qeveria nuk kishte ç'u bënte atyre. Edhe divizione të tëra ushtarake të çonte atje, nuk mund t’i impononte atyre ligjin 7501 të ndarjes së tokës për frymë. Pra, kemi dy kategori shtetasish: ata që nuk e kanë njohur dhe zbatuar këtë ligj dhe ata që u është imponuar ky ligj me forcë nga qeveria. Kjo gjendje duhet sqaruar, shtetasit duhen vënë në plan të barabartë ligjor. Kjo është anomalia e parë. Së dyti: u pretendua se ligji i vë shqiptarët në një fillim të barabartë. Kjo nuk qëndron fare, është fallso fund e krye, pasi toka u nda sipas masës së tokës që kishte çdo fshat, komunë, etj. Dhe çfarë ndodhi në praktikë? Në Myzeqe, fshatari mori 4-5 hektarë tokë nga ajo që quhet “palca e tokës” në Shqipëri, kurse ai tjetri që është në një zonë kodrinore mori 2 dynymë, sepse fshati kishte më pak tokë. Kjo është anomalia e dytë. Ky ligj mbarte në fakt një ide komuniste, që supozohej të siguronte gjoja barazi për të gjithë, për t’i vënë të tërë në një stad fillimi të barabartë. A do të qëndrojë ky ligj apo jo? Me “pronë”, në radhë të parë, ne kuptojmë tokën, mbi të cilën qëndron dhe bëhet gjithçka. Pra, na duhet ta përballojmë problemin e pronësisë mbi tokën. Në qoftë se themi që do të shfuqizojmë të gjitha ligjet që u bënë gjatë regjimit komunist dhe do të lëmë paprekur ligjet që u bënë pas kësaj periudhe, ne nuk kemi bërë asgjë, prapë nuk i jemi përmbajtur parimit se prona duhet t’i takojë pronarit të ligjshëm. Nisur nga ky konfuzion i madh që është në Shqipëri lidhur me pronën, unë mendova se, në mënyrë racionale, ne duhet ta ndajmë problemin më dysh: së pari, duhet të përcaktojmë se çfarë është pronë private, mbi 158 Ligji nr. 7501, datë 19.07.1991,“ Për tokën”.

191 bazën e të cilës unë do t’i them atij që e ka marrë tokën me një copë letër nga kryetari i komunës a i komisionit që u ngrit atëherë: “Ti nuk je pronar, pronar është ai tjetri, të cilit i është marrë kjo tokë dhe të është dhënë ty”. Praktikisht, të vesh sot në Rinas, fjala vjen, atje kanë ardhur njerëz nga shumë vise të vendit dhe janë shpallur zot të tokës, në një mënyrë a një tjetër. Ata, tani, e shesin tokën e tjetërkujt deri në 500 milion lekë. Pagesat i bën ajo shoqata që është ngritur, së bashku me atë firmën gjermane, për të zgjeruar e ndërtuar aeroportin e Rinasit. Ai fshatari atje ka ardhur nga një fshat tjetër; pronën e tij e ka atje në fshatin e tij, të trashëguar nga i ati, dhe vjen e zë edhe një copë tokë të huaj këtu dhe për më tepër, e shet këtë, dhe e shet me një çmim shumë të lartë, se duhet bërë aeroporti. Unë solla vetëm një shembull. Tani, këto anomali ne do të përpiqemi t’i rregullojmë me këtë Kushtetutë, në dy mënyra. E para: e përsëris, duke përkufizuar se ç’është prona private, se pa përkufizuar këtë ne nuk kemi gjë në vijë. Për shembull, dyqani që i ka dhënë Bashkia e Tiranës një personi, nëpërmjet komisioneve të privatizimit, është pronë private e këtij apo e atij që e ka pasur truallin poshtë dyqanit, në të cilin zotëronte një copë dyqan të vogël, që është prishur më vonë dhe, në vend të tij, është ndërtuar dyqani tjetër. Duhet të shikojmë tani se deri në çfarë mase ky person duhet të njihet pronar dhe deri në çfarë masë duhet kompensuar, apo jo? Të gjitha këto duhet të rregullohen me ligj. Ne na duhet një Kushtetutë që të detyrojë parlamentin dhe qeverinë shqiptare të rishikojnë, nën frymën e rivendosjes së të drejtave të cenuara të pronave, të tëra ligjet që janë bërë, pavarësisht se në ç’kohë janë bërë. Pra, së pari, duhet të përcaktohet se ç’është prona private. Në qoftë se nuk biem dakord për përkufizimin për pronën, të cilin pak a shumë e ka dhënë Komisioni i Venecias, është e kotë të procedojmë më tej. Pastaj vjen momenti i dytë, që ka të bëjë me mënyrën se si do të zgjidhet rivendosja e të drejtës së pronës për të vënë në jetë parimin, që thotë se: “pronë është prona e trashëguar, e dhuruar ose e fituar (blerë) ligjërisht me akt noterial dhe sipas rregullave që përcaktohen nga Kodi Civil klasik”. Kështu shtrohet problemi për mua, në qoftë se duam t’i biem drejt e në kokë problemit. Petrit Kalakula: Unë kam një pyetje për specialistët. Arben Imami: Të mos jetë politike.

192 Petrit Kalakula: Jo, nuk është politike, por juridike. Arben Imami: Megjithatë, një moment zoti Kalakula. Përderisa e kemi propozimin e Komisionit të Venecias, nuk ka dyshim se ne do ta konsiderojmë këtë propozim, ku përcaktohen prona dhe mënyrat e fitimit të saj. Sabri Godo: Në qoftë se e pranojmë këtë, le të diskutojmë për këtë fillimisht. Ne kemi bërë disa hapa në këtë drejtim. Arben Imami: Nuk kemi se çfarë të diskutojmë për këtë; kalojmë menjëherë në votim. Kam përshtypjen se jemi pro të gjithë këtij propozimi; nuk ekzistojnë dallime për këtë çështje. Ndryshimi qëndron në një vend tjetër: duam të rikthejmë tokën siç ka qenë apo duam të bëjmë kompensim dhe shpërblim? Sabri Godo: Këto janë çështje që nuk diskutohen këtu. Arben Imami: Kompensimi apo rikthimi prapa dhe shfuqizimi i ligjeve qoftë edhe i ligjit të 1993-shit 159 , është gjë tjetër! Sabri Godo: Zoti Imami, siç e thashë, kjo është një çështje tjetër, prandaj ne të mos hyjmë në këtë labirint. Këto janë çështje të cilat nuk zgjidhen me Kushtetutë, por do të rregullohen me ligj. Unë nuk mund të them sot, për shembull, se pronarit privat duhet t’i kthehet fizikisht çdo gjë që ka pasur më parë. Këtë nuk mund ta them, se, fjala vjen, një pallat është ndërtuar mbi një truall që ka qenë dikur toka e ndonjë njeriu tjetër. Atëherë, unë do të thoja se ne duhet të arsyetojmë si shqiptarë me dëshirën për ta zgjidhur këtë çështje, por pa lënë mënjanë parimin që prona duhet të vejë tek i zoti. Sigurisht, toka mbi të cilën është ngritur Pallati i Kongreseve nuk mund t’i kthehet fizikisht pronarit që e ka pasur: Pallati as nuk mund të prishet, as nuk mund t’i falet ish-pronarit. Atëherë, pronari i tokës do të kompensohet në vlerë të plotë për truallin nën këtë Pallat. Ndërsa, atje ku ka toka të lira, të cilat kanë qenë pronë private, ato do t’i kthehen menjëherë ish- pronarëve. Është e drejta e pronarëve. Por, të gjitha këto, po e përsëris, janë gjëra që do të zgjidhen më pas me ligj dhe jo me Kushtetutë. Ndryshe, Kushtetuta do të na kthehej në një ligj për pronën private me nja dyqind nene. Prandaj, të përqendrohemi tek ajo që kërkohet nga ne 159 Ligji 7698, datë 15.4.1993, “Për kthimin dhe kompenismin e pronave ish-pronarëve”.

193 të shkruajmë në Kushtetutë dhe ne na kërkohet të shkruajmë dy gjëra: çfarë është prona private; dhe, së dyti, çfarë afati do t’i jepet shtetit shqiptar, parlamentit dhe qeverisë, afat brenda të cilit do të rregulloheshin problemet e pronës private në Shqipëri. Domethënë që prona private është kjo, dhe kjo pronë private, e përcaktuar në këtë mënyrë, duhet të vejë tek i zoti. Vladimir Metani: Unë jam dakord që të shkruajmë këtë në Kushtetutë, por nuk mund të formulojmë hollësira të tjera. Megjithëse këto formulime lidhen vetëm për gjendjen tonë, se në kushtetutat e tjera nuk gjen formulime të tilla. Për ne kjo është specifike, pasi jemi para një situate që e kemi trashëguar të tillë. Tani duhet të bëjmë një formulim përfundimtar që do të pasojë me zgjidhjen e problemit të pronave. Do të jemi për kthim fizik për gjithçka… Sabri Godo: Po ne nuk mund të dimë se ku do të ketë kthim fizik e ku nuk do të ketë; ne nuk e dimë se ku ka toka të lira. Vladimir Metani: Ku ka toka të lira, do të bëhet kthim fizik, sipas konceptit që ju thatë. Atje ku s’ka, do të bëhet kompensim me para. Por në qoftë se kompensohet në natyrë, jemi prapë para kthimi fizik, pasi, në fund të fundit, e njëjta gjë është. Apo do të jemi për kompensim në vlerë? Ky koncept duhet sqaruar. Mbi bazën e këtij koncepti duhet të bëjmë formulimin përkatës. Ne mund të bëjmë një formulim sot, duke lënë për nesër detyrat e nevojshme, por që, për shkak të formulimit, nuk mund t’i realizojmë dot. Formulimi kushtetues, në këtë rast, na mbetet vetëm një deklaratë. Petrit Kalakula: Mund të bëj një pyetje, zoti Imami? Ka mundësi të më shpjegoni, zotërinj, përcaktimin që vijon: “Prona private përfitohet me trashëgim, dhurim dhe mënyra të tjera klasike të përcaktuara në Kodin Civil”. Unë ju bëj një pyetje konkrete: parlamenti shqiptar ka bërë ligjin 7501, i cili njeh si pronarë të ligjshëm ata, të cilëve ua ka dhënë tokën sipas këtij ligji. Në bazë të Kodit Civil, a quhen këta pronarë të tokave që kanë marrë, në bazë të këtij ligji? Ju jeni specialistë, më shpjegoni këtë. Vladimir Metani: Ta them unë: po, janë pronarë! Petrit Kalakula: Jo, s’ka nevojë, po pyes specialistët.

194 Kristaq Traja: Prona e marrë me këtë formë, përbën titull pronësie që merret në bazë të ligjit, sepse në bazë të ligjit mundet të jepet pronësia; ligji 7501 atë e quan pronë. Petrit Kalakula: Pra, me Kodin Civil, pronari me 7501-shin mund ta shesë, mund ta trashëgojë këtë pronë! Pra, ky formulim nuk e zgjidh problemin! Kastriot Islami: Pra, çështja ka dy momente. Momenti i parë ka të bëjë me përkufizimin e pronës dhe e të drejtën e pronës, ndërsa momenti i dytë ka të bëjë me masën ose hapësirën që do i japim në Kushtetutë zgjidhjes së këtij problemi. Për momentin e parë, po të shikojmë me kujdes të tre propozimet, pak a shumë në thelb janë njësoj, por kanë formulime të ndryshme. Prandaj propozova të fillojmë diskutimin me atë të Venecias, meqë nuk është propozim as i pakicës, as i shumicës. Në qoftë se ka nevojë secila pikë e këtij për shtesa ose ndryshime, bashkë me argumentimet përkatëse, unë sugjeroj t’i bëjmë me qëllim që të mbarojmë momentin e parë të përkufizimit. Pastaj, pika më delikate është se si do zgjidhet pika 6 e Godos, si do zgjidhet pika 4 e Kalakulës dhe alternativat A ose B të Venecias. Pra, t’i shohim të ndara këto çështje: momenti i parë, nga pika 1 deri në pikën 5, duke përfshirë edhe 5, tek propozimi i zotit Godo, po edhe tek ai i Venecias; momenti i dytë, pastaj, lidhet me pjesën e dispozitave tranzitore. Arben Imami: Jemi dakord kështu? Petrit Kalakula: Jo, unë nuk jam dakord! Unë nuk jam dakord dhe unë bëj një pyetje konkrete, zotëri! Arben Imami: Domethënë ju bëni një pyetje konkrete, nëse shpronësohen dhe nëse deligjitimohen personat që përfituan nga ligji 7501, si dhe nëse do të shfuqizohet ligji 7501, në qoftë se nuk gaboj? Të jesh i sigurt se unë, për veten time, nuk kam ardhur këtu që të votoj për një Kushtetutë, me të cilën të sulmoj apo të shfuqizoj ndonjë ligj të veçantë, cilido qoftë ai. Në qoftë se keni ardhur për të shfuqizuar ligje, është gjë tjetër. Unë kam ardhur këtu për të hartuar një kontratë sociale dhe politike, të shkruajmë disa rregulla sesi funksionon politikisht shteti, të shkruajmë cilat janë ato të drejta të patjetërsueshme të njeriut, të cilat nuk duhet të shkelen nga shteti dhe,

195 sigurisht, të bëjmë maksimumin e mundshëm për të arritur kompromise politike, por unë vetë personalisht nuk kam mandat për të bërë shfuqizime, le që këtë nuk e bën as propozimi juaj… Petrit Kalakula: Atëherë, nuk kemi për të rivendosur të drejtat e njeriut! Arben Imami: Ne nuk kemi ardhur këtu të rivendosim të drejtat e njeriut, ne nuk ringjallim dot një njeri i cili është pushkatuar! Petrit Kalakula: Nuk flasim për të pushkatuar, flasim për dheun që është aty dhe nuk ka lëvizur me rrota. Arben Imami: Atëherë, merre e shkruaje shqip në propozim tuaj: “Të shfuqizohet ligji 7501!”. Pastaj ecim më tej. Petrit Kalakula: Jo, unë them që një akt i padrejtë, arbitrar, me të cilin janë shtetëzuar prona në mënyrë arbitrare, pa pyetur pronarin dhe pa e kompensuar këtë në vlerë të plotë, siç është në të gjithë botën, është i pavlefshëm. Këtë duhet ta vendosë Kushtetuta. Pastaj se çfarë bën parlamenti mbrapa, ajo është tjetër punë, ata që janë në parlament do mbajnë përgjegjësinë politike a morale a ku di unë se çfarë, si çdo ta mbajnë zotërinjtë që kanë votuar për ato ligje që kanë votuar. Ligji 7501, i bërë me një mentalitet populist, por që nuk ka zgjidhur kurrgjë, e ka ndarë tokën sikur po ndante kallëpe sapuni. Më pas, qëllimisht u bë ligji për shitblerjen e tokës, për të lehtësuar shitjen e tokës, në një kohë kur ligji 7501 u miratua gjoja për t’i siguruar fshatarësisë mjetet e nevojshme të jetesës, për të zgjidhur, pra, një problem social. Nga ana tjetër, nxjerr një ligj tjetër që duket sikur i thotë fshatarit: “Tokën që ta dhashë sot me ligjin 7501, shite nesër me ligjin për shitblerjen e tokës!”. Atëherë, përse ia dhe tokën fshatarit, për të jetuar apo për ta shitur? Arben Imami: Kjo nuk ka lidhje me Kushtetutën! Petrit Kalakula: Përkundrazi, ka lidhje, për faktin se janë shkelur të drejtat elementare të njeriut dhe ne po flasim për pjesën mbi të drejtat e njeriut. Po nuk u rivendos kjo e drejtë, për mua, kjo pjesë nuk është e plotë dhe nuk e zgjidh çështjen e pronave! Kastriot Islami: Pa dashur të kundërshtoj zotin Kalakula…

196 Petrit Kalakula: Nuk ke të drejtë të më kundërshtosh; ne kemi ardhur për të diskutuar! Kastriot Islami: Qartë. Ideja është si ta zgjidhim problemin. E para: Kushtetuta, ashtu siç na vjen edhe mesazhi i formulimit nga Venecia, është një kontratë që vendoset për sot dhe nesër. Pra, në Kushtetutë ne nuk mund të flasim sesi është shtetëzuar toka, sesi e kanë marrë pronarët në kohën e Turqisë, sesi e kanë marrë pronarët para kohës së Turqisë, dhe të fillojmë të themi se edhe ata pronarë nuk e kanë marrë tokën në rregull, edhe ata s’janë pronarë të ligjshëm, etj. Ne duhet të zgjidhim problemin e përkufizimit. Pasi të zgjidhim këtë, ne mund të kalojmë në fazën tjetër se si t’i hapim rrugë, në bazë të këtij përkufizimi, zgjidhjes së problemit të pronave. Kjo është e gjitha. Në qoftë se ne do të fillojmë të themi që ky ligj ka sjellë këto e ato padrejtësi, kjo nuk na ndihmon ta zgjidhim drejt këtë çështje me Kushtetutë. Arben Imami: Edhe një herë, zoti Kalakula ti mund të kesh 100% të drejtë, por nuk e zgjidhim dot këtë çështje me Kushtetutë. Sabri Godo: Tani, na duhet të fiksojmë disa gjëra. Po qe se hyjmë në diskutimin e pronës që me fillimin e botës, kjo është një gjë tjetër. Ne duhet të kemi një kufi mbrapa në kohë, nga ku do të nisemi për të përcaktuar pronësinë private. Ne mund ta marrim si bazë atë pronë private në gjendjen që ka qenë menjëherë pas mbarimit të luftës në 1944. Po të shkojmë përtej kësaj, atëherë ne nuk kemi për të arritur kurrë ndonjëherë të gjejmë kufijtë e pronave private. Një moment të dytë që dua të theksoj është, se ne duhet ta trajtojmë çështjen e pronave nga pikëpamja juridike dhe jo politike. Se cila do jetë përbërja e Kuvendit Popullor në të ardhmen, do jetë 100% komuniste, a gjysma do të jetë demokrate, kjo është tjetër gjë. Cilado qoftë përbërja, kjo duhet të jetë e detyruar me Kushtetutë të trajtojë problemin e pronës private në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve, në pajtim me atë që thamë më parë. Në qoftë se do të pranojmë se çfarë është pronë private, hajde, pastaj, t’i japim kohë institucioneve përkatëse për ta studiuar këtë problem, i cili është kaq i ndërlikuar e i komplikuar. Unë jam i ndërgjegjshëm se nuk mund të zgjidhet problemi i tokës në Shqipëri çfarëdo që të vendosim ne sot. Atëherë, sipas meje, Kuvendi Popullor, a ndonjë organ tjetër,

197 do të krijojë një komision për të studiuar çështjen, për të mbledhur të dhënat dhe për të nxjerrë e treguar se cili është realiteti. Nisur nga ky realitet, mund të përcaktojmë se çfarë ka mundësi të kompensohet dhe çfarë ka mundësi të kthehet fizikisht. Këto janë përpjekje që do të bëhen në një kohë të dytë, përpjekje që do të bëhen me urtësi e mirëkuptim. Sigurisht që do të mbahet parasysh realiteti i sotëm shqiptar, ashtu siç thashë, pa e prishur këtë ose atë pallat për t‘i kthyer tokën ish-pronarit. Arben Imami: Atëherë, do ta ndajmë çështjen në dy momente. Kam përshtypjen që ka vend për t’u marrë vesh, brenda këtij koncepti. Së pari, të vendosim dispozitat që parashikojnë të drejtat, dhe, më pas, t’i kthehemi e të trajtojmë konkretisht momentin tranzitor të çështjes së pronave. Jam plotësisht dakord që kjo çështje duhet diskutuar juridikisht dhe jo politikisht, se politikisht nuk e zgjidhim dot, se po ta zgjidhnim mund ta diskutonim edhe politikisht, pse jo!? Petrit Kalakula: Mentaliteti është politik, zoti Imami! Arben Imami: Qartë, por nuk mund të zgjidhim politikisht çdo element. Nuk mund të zgjidhim politikisht, për shembull, as çështjen e pronës para dhe pas Turqisë; nuk mund të zgjidhim as edhe faktin që është ngritur një pallat mbi një copë tokë, etj. Petrit Kalakula: Nuk mund t’i hyjmë kohës së Ali Pashës ose kohës kur ka qenë mbret Skënderbeu. I vëmë vizë asaj periudhe. Arben Imami: Nuk i hyjmë dot çështjeve konkrete se nuk jemi mbledhur këtu për këtë. Unë jam plotësisht dakord me atë që thotë zoti Godo, që për zgjidhjen e kësaj çështjeje ka nevojë realisht për të ngritur një komitet të posaçëm qeveritar dhe parlamentar, duke përfshirë edhe shoqatat e interesuara. Ta vendosim me ligj që t’i japim fund kësaj katrahure që është bërë me pronat! Sabri Godo: Por, parlamenti për çdo komision që do të ngrejë, zoti Arben, duhet të ketë parasysh përcaktimin e Kushtetutës: se cila është prona private! Duhet të shkojmë drejt stabilizimit të pronës private, në qoftë se duam shtetin ligjor. Mbi bazën e këtij detyrimi kushtetues do të punojë pastaj parlamenti, qeveria, komisionet, etj.

198 Arben Imami: Por jo të caktojmë rregulla! Megjithatë, le të fillojmë nga fillimi: “E drejta e pronës private është e garantuar”. Sabri Godo: Më duket se shprehja “prona është private dhe publike”, si dhe shprehja “e drejta e pronës dhe e trashëgimisë është e garantuar” janë parashikuar gjithandej. Tani ç’është prona? Çfarë quajmë ne në Shqipëri “pronë private”? Po nuk e përcaktuam këtë do të lëmë shteg që dikush të thotë se e ka fituar pronën private në bazë të këtij ose atij ligji, nga shtetëzimi në këtë ose në atë vit. Petrit Kalakula: Po i është dhënë me kod civil, zoti Godo; kodi civil ekzistues ia njeh pronën atij që ia ka dhënë vetë. Sabri Godo: Jo! Kur thuhet se: “Prona mund të fitohet me kalim pronësie, me trashëgim, ose në çdo mënyrë tjetër të përcaktuar në kodin civil”, nënkupton që kodi civil përcakton sesi shitet e sesi blihet një pronë. Haxhi Aliko: Edhe fitimin e humbjen e pronësisë, zoti Godo! Petrit Kalakula: Edhe fitimin edhe humbjen e pronësisë; përfshihen edhe nocione të tjera juridike në Kodin Civil. Kështu dikujt ia ka dhuruar shteti: Edhe kjo është pronë në bazë të Kodit Civil ekzistues. Mund të mos doni ju dhe unë, por ashtu është me ligj, prandaj nuk e zgjidh problemin fare formulimi i Venecias. Kristaq Traja: Edhe fitimi i pronësisë nëpërmjet privatizimit, me kod civil bëhet! (replika të pakuptueshme) Sabri Godo: Ndoshta duhet të dëgjojmë edhe njëherë shpjegimet e specialistëve. Arben Imami: A fillojmë me formulimin e Komisionit të Venecias. A jemi dakord ta shqyrtojmë? Ramë dakord që do t’i kërkojmë Venecias tezat kryesore për këtë problem. Na kanë sjellë një përgjigje. Në rast se e kanë gabim ose në rast se ka vend për përmirësim, hajde ta shqyrtojmë! Sabri Godo: Do të punojmë me variantin e fundit të Komisionit të Venecias. Këtyre gjashtë juristëve me të cilët bisedova dje, ua shtrova çështjen kështu: Unë quaj pronë private pronën që është trashëguar,

199 pronën që i ka dhuruar gjyshi nipit, si dhe pronën që një qytetar e ka blerë me akt noterial. Një prej tyre më tha: “Mos thuaj e ka blerë me akt noterial, por thuaj e ka blerë në bazë të rregullave të caktuara në Kodin Civil”. Kjo është e vërteta. Arben Imami: Në bazë të atyre rregullave i kanë marrë dyqanet edhe punonjësit e tyre, edhe tokat po kështu janë marrë. Haxhi Aliko: Më duket se po futemi në qorrsokak. Është tjetër gjë të bisedohet këtu brenda në zyrë me komoditet, duke dhënë argumente pro dhe kundër dhe është tjetër gjë ta shikosh problemin në realitet, në historinë e vet, etj. Dua të bëj një sqarim. Fatkeqësisht, në këtë komision jemi të dyzuar që të gjithë: Nga njëra anë jemi persona që shprehim bindjet, dëshirat e lidhjet tona, etj., si individë dhe pjesëtarë të formacioneve politike, duke u përpjekur të përçojmë këtu programet e partive, nga ana tjetër jemi anëtarë të Komisionit. Ky dyzim na prish punë në marrëveshjet që duhet të bëjmë, sepse herë fiton ana individuale, herë ajo që jemi anëtarë të një komisioni. Dëshirat e mia sikurse të çdo individi tjetër janë fare të ndryshme nga ato që janë shkruar këtu. Kjo është fare e kuptueshme. Por, po nuk abstraktuam për një moment nga interesat individuale dhe të mendojmë si anëtarë të një komisioni, zor se do të mund të arrijmë gjë. Ne themi që të mos bëhet asnjë përcaktim tjetër për atë që quhet pronë dhe që përcaktohet me ligj ose me kodin civil. Kjo do të thotë që praktikisht, për realitetin e Shqipërisë, ata që u bënë pronarë në shtatë vjetët e fundit nuk do të figurojnë më si tillë. A e dini çdo të thotë të paraqitet në popull një projektligj i tillë? Po të bësh një llogari, del se ata që e përkrahin ligjin ekzistues janë 80% e popullatës. Kush do t’ua aprovojë këtë Projektkushtetutë, në rast se nuk do t’i quash më pronarë ata që u bënë të tillë këto shtatë vjetët e fundit! Sabri Godo: Me këtë ne, në fakt, po hyjmë në një diskutim politik. Ndërsa unë them se janë 90% ata që nuk e përkrahin ligjin ekzistues! Haxhi Aliko: Edhe mua më pëlqen të kthehet prona 100%, se edhe në planin individual jam i interesuar. Megjithatë nuk mund të jesh i sigurt se me atë që do të bësh këtu, do të arrish sukses pasi të miratohet. Mund të bësh shumë formulime, mund të mendosh të plotësosh të

200 gjitha kërkesat e individëve dhe ato partiake. Por problemi është si do t’i realizosh ato në realitet. Sabri Godo: Nuk e dimë atë. Haxhi Aliko: Atë nuk e dimë. Atëherë, në qoftë se nuk dimë atë, duhet të shtrydhim tërë energjitë tona që të shkëputemi nga individi dhe të vijmë në nivelin e komisionit. Të gjejmë variantin optimal dhe më të përshtatshëm, sepse do të vijmë tek përfundimi: Nuk do të quhet pronë ajo që është dhënë me ligjin 7501. Por ka edhe shumë forma të tjera të dhurimit që janë bërë më parë, të cilat do t’i quash të ligjshme. Sabri Godo: Zoti Aliko, është e kotë të hyjmë në këtë diskutim, sepse cilido nga ne do të sjellë argumentet e tij. Këtu ne kemi dhe një pasqyrë të dhënë nga Banka Botërore. Kjo thotë, për shembull: “Pronarë të mesëm në Shqipëri janë 51,7%, pronarë të vegjël janë 31,1%”. Haxhi Aliko: Po shiko një çikë edhe dy kolonat e tjera: sa është mesatarja për familje? 1,84 hektarë për familje! Pronarët e mesëm që janë në fshat kanë marrë dyfishin! Sabri Godo: Pronari atë do: atë që ka pasur. Po të mbledh dy përqindjet që përmenda, vij tek ajo që këtë Projektkushtetutë do ta përkrahin 80% e shqiptarëve! (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Nuk mund t’i hyjmë këtij diskutimi. Atëherë, pika 1: “E drejta e pronës private është e garantuar”. Ka komente për këtë pikë? (zëra të paidentifikueshëm): Dakord, s’ka komente. Është nocion bazë. Arben Imami: Pika 2: “Prona mund të fitohet me kalim pronësie, trashëgimi, ose me çdo mënyrë tjetër të caktuar nga Kodi Civil”. Fjalët “me ligj” janë përkthim i gabuar. Kristaq Traja: Po kodi nuk është ligj? Është e njëjta gjë.

201 Sabri Godo: Zoti Traja, në bazë të Kodit Civil që është sot në fuqi në Shqipëri, çdo të thotë: “...e përfituar në bazë të përcaktimeve nga Kodi Civil”? Kristaq Traja: Kodi Civil numëron disa mënyra klasike të përfitimit të pronësisë, me anë të trashëgimisë, me anë të shitjes, dhurimit, të cilat bëjnë transferimin e pronësisë. Kodi Civil nuk ndalon rikthimin e titullit të pronësisë me ligj. Unë mund të bëj dhe një shtesë këtu, por më duket se po biem në një rreth vicioz. Të përcaktuarit e pronës private si një kategori absolute të dhënë një herë e përgjithmonë, është e pamundur. Prona private respektohet mirë në momentin aktual dhe një gjendje aktuale mund të jetë në çdo kohë. Në qoftë se ligji parashikon se prona kalon me trashëgimi dhe dikush ta cenon atë, ti ke një rrugë për ta mbrojtur. Në qoftë se pastaj del një ligj që e mohon trashëgiminë, ky ligj mund të goditet si në parlament, ashtu edhe në Gjykatë Kushtetuese. Problemi është se çfarë ligjesh duhen nxjerrë për të mbrojtur ligjërisht atë pronë private që konsiderohet e tillë pas një shqyrtimi të hollësishëm. Kjo është një çështje fakti; rast pas rasti kjo është e thjeshtë, por kur ke të bësh me një problem masiv, social, këtu, natyrisht, komplikohen gjërat. Domethënë, në pikën 2, të thuash në mënyrë shteruese se ç’është prona private, unë si jurist kam frikë se nuk mund të gjejmë dot ndonjë përgjigje shteruese. Arben Imami: Ka dhe një problem që dua t’jua shtroj dhe t’jua bëj të ditur: do të ishit dakord ju, zoti Kalakula, që të bëhej një referendum për kthimin e tokave? Petrit Kalakula: Jo, nuk jam dakord! Arben Imami: Po për një referendum kushtetues, ku të përfshinim edhe kthimin e tokave, do të ishit dakord? Në referendum, njerëzit do të votonin për Kushtetutën dhe për kthimin ose moskthimin e pronave. Petrit Kalakula: Problemi i pronësisë nuk është një problem që diskutohet [përmes referendumit]. Arben Imami: Pra, në qoftë se do të flasim konkretisht, ne jemi përpara një rrugë pa krye. Në qoftë se duam të fusim në referendum çështjen e kthimit të pronave nëpërmjet Kushtetutës, këtë nuk e bëjmë dot, pasi çështja e pronave është një çështje konkrete dhe si të tillë nuk e fusim dot. Ndër çështjet konkrete, për të cilat të gjithë biem dakord

202 se nuk duhet t’i nënshtrohet referendumit, është çështja e tokës, sepse 90% e popullsisë janë të varfër dhe normalisht do të votonin kundër çfarëdo rindarjeje të tokës. Në qoftë se do të duam që me dispozita kushtetuese t’ia heqim titullin e pronësisë atij që e ka marrë pronën në këtë apo atë mënyrë, për shembull, me ligjin nr. 7501, jemi të gabuar. Le që nuk e bëjmë dot, por edhe po ta bënim, projektdispozitën kushtetuese do ta çonim në parlament e, më pas, në referendum. Populli shqiptar mund të votojë pro ose kundër. Nuk dua të përmend shifra si 80%, siç thotë Haxhi Aliko, as 90%, siç thotë Sabri Godo. Por çështja është se ne nuk mund ta çojmë këtë çështje në referendum. Kjo për faktin se kemi rënë dakord që çështja e pronës nuk është një çështje që mund të zgjidhet me referendum. Kastriot Islami: Kam përshtypjen se tek pika 2 nuk bëhet fjalë vetëm për tokën. Domethënë, në qoftë se nuk do ta lëmë shprehjen “në çdo mënyrë tjetër të përcaktuar me ligj”, kjo do të thotë se pronarët e sotëm do të mbeten gjithmonë të tillë. Unë, për shembull, nuk paskam mënyrë tjetër për t’u bërë pronar?! Fjala vjen, si mund të bëhet një person pronar nëpërmjet privatizimit? Ndërsa ne i themi këtij personi nëpërmjet formulimit të mësipërm: “Jo, ti me privatizim nuk bëhesh pronar dhe as nuk mund të marrësh pjesë në privatizim, pasi ti nuk ke qenë asnjëherë pronar!” Sabri Godo: Ku thuhet kjo? Kastriot Islami: Derisa ti i heq të drejtën një personi të bëhet pronar nëpërmjet ligjit… Petrit Kalakula: Përderisa thuhet se pronësia kalon me anë “blerjeje” e presupozon atë. Pra, mund ta blesh pronën, zotëri! Kastriot Islami: Ta blej? Po prona është e shtetit! Shteti duhet të bëjë privatizimin! Petrit Kalakula: Po edhe shteti mund ta shesë pronën e vet; pronë është edhe ajo. Në bazë të strategjisë së privatizimit që është hartuar, shteti mund të privatizojë edhe hidrocentralin. Se ndalon njeri! Hidrocentrali është pronë e shtetit dhe shteti e nxjerr në ankand dhe e shet. Arben Imami: Mund të jepet edhe me koncesion!

203 Kastriot Islami: Para se të shkohet tek shitja, ti do të bësh një vlerësim të pasurisë kombëtare për të përcaktuar se cila është pjesa që i takon secilit. Sepse unë vërtet s’jam pronar, por kam 50 vjet që punoj në këtë vend dhe siç ka vuajtur një pronar që s’ka marrë asgjë nga regjimi komunist, por që ka pasur një pronë, po kështu ka vuajtur dhe një tjetër që nuk ka pasur asnjë pronë dhe nuk i ka mbetur asgjë. Kështu që ky i fundit duhet të të marrë një letër për të marrë pjesë në privatizim, se me rrogë nuk merr dot pjesë. Petrit Kalakula: Kjo është një politikë sociale që duhet të shihet hap pas hapi për çdo problem më vete. Unë nuk jam kundër këtij nocioni, por këto duhet t’i rregullojë shteti dhe jo kategoritë e ndryshme të popullsisë, që janë ose që nuk janë pronarë. Kastriot Islami: Pra, me shprehjen “me çdo mënyrë tjetër të caktuar me ligj” i jepet e drejta çdo njeriu tjetër për t’u bërë pronar. Përse kundërshtohet kjo pikë? Petrit Kalakula: Kundërshtimi qëndron këtu: pronën time, atë që kisha, ma mori shteti arbitrarisht dhe e përdori si i desh qejfi ose e ia dha një tjetri. Tani ky “tjetri” njihet si pronar dhe mua nuk më mbetet asgjë në bazë të Kodit Civil dhe të asaj që është shkruar këtu në pikën 2. Arben Imami: Ky është një nga problemet që nuk mund të zgjidhet! Kastriot Islami: Nuk e zgjidhim dot vetë! Petrit Kalakula: Si mund të falë shteti pronën time? Arben Imami: “Prona mund të fitohet me kalim pronësie, trashëgimie ose me çdo mënyrë tjetër të caktuar në Kodin Civil”. A ka komente dhe a ka kundër? Petrit Kalakula: Me Kodin Civil pranohet status quo-ja; kjo pranon pronarët aktualë. Arben Imami: Zoti Kalakula, ju propozoni që ta heqim këtë pikën 2? Petrit Kalakula: Unë nuk jam dakord fare! Unë jam për atë pikën që thotë shprehimisht se janë të pavlefshme të gjitha aktet e mëparshme të marrjes së pronës.

204 Arben Imami: Nuk kemi ardhur ende aty. Jemi dakord për pikën 2 apo jo? Petrit Kalakula: Nuk do të votojmë dy herë, një herë për këtë, dhe një herë për atë. Nuk duhet të votohet dy herë! Arben Imami: Ju jeni të mendimit se duhet një nen që të bëjë shfuqizimin e ligjeve të deritanishme? Petrit Kalakula: Gjëja e parë është të ngrihet ndërtesa, pastaj të ndahen apartamentet. Ne themi të ndajmë apartamentet, pastaj të ngrihet ndërtesa! Ka një rend logjik! Vladimir Metani: Më duket se formulimi është formulim i mirëfilltë juridik. Pika e parë bën garantimin e së drejtës së pronës private. Pika e dytë tregon se si fitohet kjo pronë private. Patjetër duhet vënë! Pra, prona që është e garantuar, si fitohet? Është e domosdoshme të jetë pika e dytë. Arben Imami: Në qoftë se do të kishte ndonjë propozim për ta hequr këtë pikë, unë jam dakord. Jam i detyruar ta shtroj këtë pikë për diskutim, por, e përsëris, do të isha dakord edhe ta hiqnim fare, pasi nuk është e domosdoshme. Nuk e gjejmë në asnjë kushtetutë tjetër. Ne e kemi vënë meqenëse është kërkuar nga situata jonë e veçantë. Petrit Kalakula: Por nuk e zgjidh këtë situatë, mor zotëri! Arben Imami: Nuk po them se e zgjidh situatën, por a është i pranueshëm ky si koncept? Petrit Kalakula: I pranueshëm është, po varet se mbi ç’bazë niset, këtu është problemi. Haxhi Aliko: Dua të bëj një plotësim. Në Kushtetutën e Austrisë është shkruar: “Çdo njeri është i lirë të shesë, të blejë, të japë me qira”. Unë e kam propozuar edhe njëherë këtë dhe më keni thënë se kjo dihet. Megjithatë, Kushtetuta austriake e ka dhe ata nuk janë budallenj që e kanë vënë. Pra, vihen përcaktime të tilla në kushtetuta. Sabri Godo: Nuk ka ndonjë gjë të keqe që të vihen. Arben Imami: Në rregull, jeni dakord që të mbetet pika e dytë? Dakord, pika e dytë mbetet me konsensus. Kalojmë tek pika 3: “Ligji

205 mund të parashikojë shpronësimin ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës për interesa publike”. Pra, kemi shpronësimin e drejtpërdrejtë, por kemi edhe kufizime në të drejtën e pronës. Për shembull, një person është pronar i një toke, por nuk i lejohet ta shfrytëzojë atë. A jemi dakord që shpronësimi të bëhet me ligj dhe për interesa publike? Apo mos është e domosdoshme ta shtojmë fjalën “vetëm” përpara “për interesa publike”? Dakord, e shtojmë. Petrit Kalakula: Për mendimin tim, kjo mund të bëhet më e pranueshme në qoftë se pika 4 160 i bashkëngjitet pikës 3. Arben Imami: Atëherë, unë do të isha për këtë formulim: “Vetëm për interesa publike dhe kundrejt një shpërblimi të drejtë”. Petrit Kalakula: Me fjalën “të drejtë” nuk jam dakord. Është shumë relative, shumë e papërcaktuar. Arben Imami: Mos më shtro dy probleme njëkohësisht se nuk i zgjidh dot! T’i bashkojmë është një çështje, dhe, mbasi t’i bashkojmë, e ndreqim edhe atë fjalën, me të cilën ti nuk je dakord. A je i mendimit që duhen bashkuar? Petrit Kalakula: Unë e thashë i pari! Arben Imami: Pra, pikat 3 dhe 4 mund të bashkohen sepse janë të përafërta. A jemi dakord t’i bashkojmë këto dy pika? Haxhi Aliko: Unë jam i mendimit që nuk duhen bashkuar, sepse janë dy koncepte ose kategori krejt të ndryshme; njëra të heq të drejtën e pronësisë për një interes publik, ndërsa kategoria tjetër ka të bëjë me detyrimet: ç’detyrim merr përsipër shteti që i heq pronën një pronari? Pra, nuk janë e njëjta gjë, dhe, si të tilla, nuk mund t’i bashkosh në një pikë të vetme! Leontiev Çuçi: Janë, sepse heqja e pronës kushtëzohet me përmbushjen e detyrimit, zoti Aliko! Arben Imami: Më mirë është të jenë një pikë e vetme, por edhe në rast se qëndrojnë siç janë nuk shoh ndonjë gjë të keqe. 160 Pika 4: “Shpronësimet ose kufizimet e të drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin mund të bëhen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë”.

206 Genc Ruli: Shpronësimi lidhet vetëm me dy kushte: shpronësime bëhet vetëm për interesa publike dhe vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Edhe në qoftë se janë të ndara, nuk ka absolutisht asgjë. Më mirë ta respektojmë tekstin kështu siç është. Përkundrazi, koncepti vetëm nënvizohet në qoftë se janë të ndara. Leontiev Çuçi: Tek pika 3 shtuam fjalën “vetëm”. Kastriot Islami: Si të jetë, si të mos jetë, fjala “vetëm” nuk shton asgjë. Ligji do të quhet: “Mbi shpronësimin dhe kufizimin e ushtrimit të së drejtës së pronës për interesa publike”. Arben Imami: Vazhdojmë. Pika 4 161 ka dy variante. Varianti i parë thotë: “Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, mund të lejohen vetëm kundrejt shpërblimit të drejtë”, ndërsa varianti i dytë thotë: “Shpronësimet ose kufizimet në ushtrimin e drejtës së pronës që cenojnë në mënyrë thelbësore këtë të drejtë mund të lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë”. Petrit Kalakula: Unë nuk jam dakord me këtë termin “të drejtë”. Ta bëjmë “të plotë”. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Ju lutem, të biem njëherë dakord për këtë përkufizim, pastaj kalojmë tek përcaktimet “e drejtë” apo “e plotë”, të cilët do t’i diskutojmë gjatë. Jemi për variantin e parë, i cili na e sqaron me gjerësisht se për çfarë lloj kufizimesh bëhet fjalë, apo jemi për variantin e dytë? Ky i fundit është më i paperceptueshëm. A ka konsensus për variantin e parë të pikës 4? Po, dakord. Kalojmë tek përcaktimet “e plotë” apo “e drejtë”. Kristaq Traja: Përgjithësisht, përdoret fjala “e drejtë”, sepse kjo fjalë, në çdo moment që bëhet një shpronësim ose kufizim thelbësor i të drejtës së pronës, përcakton shpërblimin më të përshtatshëm. “E 161 Sipas formulimeve të rekomanduara nga Komisioni i Venecias, qershor 1998. (Shënim i red.)

207 plotë” mund të përfaqësojë një çmim aktual dhe mund të barazohej me “të drejtën”. Fjala “e plotë” ka ndryshuar shpeshherë. Përgjithësisht, mund t’ju them se praktika e gjykatave ndërkombëtare, por edhe e gjykatave lokale, përdor fjalën “e drejtë” dhe për këtë ka shpjegime dhe interpretime të hollësishme të shkruara. Gjykata e Strasburgut, gjithashtu, përdor termat “kompensim të drejtë”. Arben Imami: Marrim një shembull: shpronësojmë një tokë, që është në rrethinat e qytetit, por jashtë vijës së verdhë, përkundrejt një shpërblimi të plotë. Të nesërmen, atë e bëjmë tokë urbane dhe ndërtojmë mbi të. Cila është vlera e plotë? Petrit Kalakula: Zoti Imami, nuk jam për as për njërën dhe as për tjetrën; unë jam për shprehjen “me vlerën e tregut”. Jemi në ekonominë e tregut! Vladimir Metani: Kjo është “e drejta”? Petrit Kalakula: Jo, nuk është “e drejta” ajo! “E drejta” është si e vendos parlamenti, qoftë edhe 180 lekë të vjetra për metër katror! Arben Imami: Në qoftë se ka konflikt dhe ka padrejtësi, është gjykata që e njeh dhe e rregullon të drejtën. Genc Ruli: Në rastin e përcaktimit “vlerë e tregut”, nuk ke përse mund ta dërgosh një çështje në gjykatë. Në fund të fundit, vlerë tregu do të thotë të mbahen parasysh dy gjëra: kërkesa dhe oferta. Atje ku s’ka kërkesë, çmimi është i ulët. Në momentin që një klient, siç është edhe shteti, paraqet një kërkesë për dhjetë hektarë tokë, atëherë fillon ngritja e vlerës së kësaj toke. Shteti fut elementin “vlerë e arsyeshme tregu”, që privati të mos abuzojë me çmimin, duke vënë, për shembull, një çmim prej 4.000 dollarë për metër katrorë për një tokë që ndodhet në Laprakë! Faktikisht, duhet parë sesa janë blerë shtëpitë ose edhe tokat e tjera përreth asaj zonë deri në atë moment. Privati ka të drejtë të rrisë çmimin kur ja kërkon shteti, por jo ta bëjë 4.000 dollarë për metër katrorë! Pra, duhet thënë “vlerë e arsyeshme tregu”, që mund t’i lihet pastaj gjykatës për të zgjidhur një konflikt të mundshëm. Eksperti i caktuar për të gjetur vlerën e tregut do të thotë: “Nga këqyrja e shitblerjeve në atë zonë, konstatova që toka në atë zonë normalisht është shitur deri në këtë vlerë”. Fakti që ka një kërkesë, kjo u jep të drejtën privatëve të rrisin çmimin e tokës, ashtu siç e rrit

208 çmimin e domateve fshatari sa herë që e sheh se këto mungojnë në treg. Arben Imami: Në këtë rast, çmimi “i drejtë” është më i lartë se çmimi i tregut. Kastriot Islami: Koncepti “i drejtë” e përmban brenda konceptin e “arsyeshëm të tregut”. Bile në ndonjë rast edhe mund ta tejkalojë. Për shembull, kur shteti ka interes, mund të paguajë dhe më shumë nga sa është vlera e tregut. (replika të pakuptueshme) Petrit Kalakula: Koncepti “e drejtë” vërtet është më i gjerë, por është i papërcaktuar fare. Kastriot Islami: Është i papërcaktuar, por e përcakton gjykata. (replika të pakuptueshme) Krenar Loloçi: Në asnjë kushtetutë nuk thuhet “me vlerë tregu”! Në anglisht thuhet: “just compensation”, që do të thotë “kompensim i drejtë”, dhe kështu përdoret gjithandej. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me tokën, por, për shembull, edhe me një pikturë që mund ta marrë shteti dhe do ta çojë në muze. Sabri Godo: Çmimi i tregut lëviz nga një vend në tjetrin. Arben Imami: Në vazhdim të asaj që u tha, dikush ka një pikturë në shtëpi, të cilën do ta marrë shteti. Në qoftë se ky individ do ta nxjerrë në tregun shqiptar, nuk ka njeri që ta blejë. Por vlera e vërtetë mund të jetë më e lartë sesa çmimi i tregut. Vlera e tregut mund të jetë 2.000 dollarë ose 5.000 dollarë, ndërsa vlera e vërtetë mund të jetë 100 herë më e lartë. Në këtë rast, cila do të respektohet, vlera e tregut apo vlera reale? Sabri Godo: Ka një logjikë tjetër këtu, se kjo logjikë mund të ishte më e drejtë, më e pranueshme për pronarin. Ç’është çmimi i tregut në të vërtetë? A ka ndonjë çmim tregu të përgjithshëm të tokës në Shqipëri? Nuk mund të ketë, sepse varet nga vendndodhja, etj. Pra, i mbetet shtetit të përcaktojë se cili është çmimi i tregut në të vërtetë i tokës. Është tjetër çmim në Shijak, tjetër në Elbasan, tjetër në

209 Gjirokastër. Po t’i mbetet në dorë shtetit të përcaktojë çmimin e tregut, kë do të marrë ai për bazë, cilin treg do të marrë për bazë? Vladimir Metani: Çmimin e zonës ku ndodhet toka. Sabri Godo: Po kjo nuk mjafton, madje këtu mund të qëndrojë edhe hileja! Kastriot Islami: Në qoftë se doni, e lemë “me çmim tregu”, por është më keq. Sabri Godo: “Vlera e tregut” mund të shkaktojë më tepër konfuzion! Arben Imami: Përveç zotit Kalakula, të gjithë të tjerët jemi të mendimit të përdorim termin “të drejtë”. Haxhi Aliko: Kam përshtypjen se dhe ai është dakord, ka më shumë argumente pro. Po marr një shembull tjetër: kemi një shtëpi tiranase qindvjeçare me qerpiç. Askush nuk e blen këtë shtëpi qoftë edhe për pesë lekë, ndërsa shteti e blen se e do për muze. Po t’i përmbahesh vlerës së tregut, atë e merr badiavá. Genc Ruli: Po treg është dhe ky, është tregu i veprave të artit ose i veprave muzeale! Pavarësisht se vetëm shteti është klient, por treg është dhe ai… Edhe fjala “e tregut” është evazive. Merr rastin e shtrembërimit të vlerës së tregut, në rastin e tregut monopol. Pra, edhe fjala “e tregut” është evazive. Kastriot Islami: Kam përshtypjen se fjala “e drejtë” është objektivi, ndërsa tregu tenton të shkojë tek e drejta. Sabri Godo: Kur duam të përcaktojmë çmimin e tregut në Tiranë, për shembull. Qeverisë i intereson të thotë se vlera e shitjes së një cope toke në Yzberisht është kaq. A është tregu i Tiranës ky? Si do të gjendet çmimi i tregut? Genc Ruli: Në qoftë se toka është tek Tirana e Re, eksperti do të marrë një mesatare të shitjeve të tokave për metër katrorë në këtë zonë. Sabri Godo: Kush e përcakton zonën? Genc Ruli: Ekspertët vlerësues. Edhe gjykata ka vlerësues. Sabri Godo: Pra, në qoftë se ke kundërshtim, do të vesh në gjykatë.

210 Genc Ruli: Po. Fillimisht ti jep çmimin tënd, ndërsa shteti çmimin e tij. Në rast se nuk do të bihet dakord për një çmim, çështja i referohet gjykatës për një vlerësim përfundimtar. Kastriot Islami: Kërkesa për të qenë shpërblimi i drejtë është më i bazuar sesa kërkesa për të qenë me vlerën e tregut. Ti mund të thuash që shpërblimi që më është ofruar nuk është i drejtë dhe, për këtë shkak mund të ankohesh; ndërsa, në rast se shpërblimi është bërë sipas vlerës së tregut, atëherë nuk mund të ankohesh dot. Sabri Godo: Duhet të shtohet edhe e drejta e ankimit në gjyq. Zamira Çaka: Ajo është pikë më vete. Arben Imami: Atëherë, mbetet varianti i parë i pikës 4 kështu siç është. Kalojmë tek pika 5 162 : “Në rast mosmarrëveshjeje në lidhje me masën e shpërblimit, mund të bëhet ankim në gjykatë”. Dakord? Në rregull. Sabri Godo: Dua të bëj këtë shpjegim për çështjen që vjen më pas. 163 Kur Komisioni i Venecias shkruan atje për “shpronësimet dhe konfiskimet e kryera në periudhën komuniste”, ata nuk e merrnin dot me mend që edhe në regjimin demokratik që pasoi, do të vazhdonte kryerja e shpronësimeve. Prandaj, unë sugjeroj të hiqet ai termi “komunist”. Arben Imami: Së pari, duke qenë se dispozita që duam të formulojmë nuk është një dispozitë me karakter të përhershëm, unë sugjeroj që këtë dispozitë ta kalojmë tek pjesa e dispozitave tranzitore. Neni 34, që bën fjalë për një të drejtë universale, siç është ajo e pronës, të mbetet këtu tek pjesa për të drejtat dhe liritë themelore. Së dyti, kjo çështje përfshin dy elementë: kthimin dhe shpërblimin. Në këtë pikë të gjitha palët kanë qëndrime relativisht të ndryshme. Natyrisht, kemi 162 Sipas formulimit të Komisionit të Venecias. (Shënim i red.) 163 Sipas formulimit të Komisionit të Venecias, janë dhënë dy alternativa për regullimin e problemit të pronave pas miratimit të Kushtetutës. Alternativa A: “Kuvendi, brenda një afati prej __ vjetësh nga hyrja në fuqi e Kushtetutës, do të miratojë ligjet për zgjidhjen e çështjeve të shpronësimeve dhe të konfiskimeve të kryera gjatë periudhës komuniste”. Alternativa B: “Kuvendi, brenda një afati prej __ vjetësh nga hyrja në fuqi e Kushtetutës, do të miratojë ligjet përkatëse për zgjidhjen e drejtë dhe në mënyrë të përshtatshme të shpronësimeve dhe të konfiskimeve të kryera gjatë periudhës komuniste”.

211 edhe një përafrim të tretë të kësaj çështjeje që është ky i Komisionit të Venecias, qëndrim i cili i përfshin të dy këta elemente pa i përmendur konkretisht. Ndërkohë unë dua të tërheq vëmendjen tuaj tek çështja nëse mund të bëhet referendumi për kthimin e tokës. Sabri Godo: Jo! Arben Imami: Jo. Atëherë, si mund ta vëmë tek dispozitat tranzitore çështjen e kthimit ose moskthimit e tokës, e cila do të votohet në mënyrë referendare? Sabri Godo: Nuk është për tokën vetëm, është për pronën në përgjithësi! Arben Imami: Dakord, për pronën në përgjithësi. Ky është problem parimor, a mund të votohet në mënyrë referendare një nen i tillë, kjo është pyetja. Pak rëndësi ka nëse do të votohet pro ose kundër. Sabri Godo: Jo! Arben Imami: Mirë, vazhdojmë atëherë. Kemi këto propozime: kemi propozimin që kërkon pavlefshmërinë e të gjitha akteve të bëra deri më sot, propozim i bërë nga zoti Kalakula. Ky propozim ngjan në një pikë me atë të zotit Godo kur flet për kthimin dhe për anulimin qoftë edhe në mënyrë të mëpasme. Qëndrimi dytë është që ligjet që do të bëhen, do të abrogojnë aktet në fuqi dhe të mëparshmet, si dhe do të realizojnë kthimin e pronave, pavarësisht nga ligjet që kanë bërë ndarjen e tokave. Ka edhe një qëndrim të tretë – i cili, do të thoja unë, është një përmirësim i dy të parëve – i cili synon të bëjë “kompensim të drejtë”, i plotësuar edhe me ligjet përkatëse, duke hequr dorë nga disa ndarje të së kaluarës siç është, për shembull, Reforma Agrare. Dikush tha që kjo është një pikënisje e gabuar. Jo, ne themi që reforma agrare bëhet kudo, bile është një akt politik borgjez, por në Shqipëri u bë komunist për shkak se nuk u dha shpërblimi. Atëherë, në vazhdim, toka është ndarë siç u nda në 1945-ën dhe ne bëjmë plotësimin e atyre ligjeve, duke mbajtur parasysh kompensimin dhe shpërblimin. Sabri Godo: Në qoftë se e pranojmë parimin e pronës private, e cila duhet të vejë tek ai të cilit i takon dhe, nga ana tjetër kemi edhe një pronë private të lirë, përse e përjashtojmë kthimin fizik të tokës? Arben Imami: Nuk e përjashton njeri!

212 Sabri Godo: Atëherë, të themi: “kthimin dhe kompensimin”. Pra, jo vetëm “kompensimin”, por edhe “kthimin”. Atje ku toka është e lirë, ajo duhet t’i kthehet të zotit; atje ku nuk është ndërtuar asnjë hidrocentral e asnjë pallat, përse të mos i kthehet të zotit ajo? Kujt do t’i mbetet ajo, atij që e ka marrë padrejtësisht? Arben Imami: Ç’domethënë “padrejtësisht”? Nuk e kuptoj dot përse është fjala. E quan të lirë edhe kur e ka dikush në përdorim sipas ligjit 7501? Sabri Godo: Po! Petrit Kalakula: Unë nuk jam dakord me mendimin që këtë punë ta zgjidhë Kuvendi brenda dy vjetëve apo tre vjetëve, afati nuk ka rëndësi, pasi ky nuk e zgjidh problemin. Një parashikim i tillë nuk e bën të detyrueshëm njohjen e pronës pronarit legjitim! Sabri Godo: Është një detyrim kushtetues ai! Petrit Kalakula: Zoti Godo, Kuvendi brenda kësaj periudhe dy vjeçare, do të nxjerrë ligje? Sabri Godo: Brenda dy vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute. Petrit Kalakula: Nuk ka rëndësi fare afati. Qoftë edhe një vit; po të jap një afat edhe më të shkurtër. Kjo nuk zgjidh asgjë! Sabri Godo: Ai është formulimi i Komisionit të Venecias. Nuk e kam bërë unë këtë propozim! Petrit Kalakula: Po pra, po flasim për formulimin e Komisionit të Venecias. Sabri Godo: Unë mbroj atë që kam shkruar vetë: “Kuvendi Popullor, brenda dy vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, të bëjë ligjet e përshtatshme të kthimit e kompensimit të pronës, në konformitet me pikat 3, 4 dhe 5 të nenit që parashikon të drejtën e pronës”, në të cilin thuhet se ç’është pronë private, kur shpronësohet ajo nga shteti, cilat janë kufizimet juridike të pronës, etj. Domethënë, cilido parlament të jetë në Shqipëri, në qoftë se dëshiron të respektojë Kushtetutën, ai duhet të bëjë ligjet konform me këtë dispozitë.

213 Petrit Kalakula: Zoti Godo, pika 2 që citoni ju dhe që parashikon se cila është prona private në bazë të Kodit Civil, duke mbajtur parasysh përgjigjen që morëm nga specialistët, del se pronë private quhet dhe ajo që është përfituar me ligjin 7501, të cilin ne e kundërshtojmë. Kështu që edhe ky lloj formulimi nuk e zgjidh problemin. Arben Imami: Cili është problemi, zoti Kalakula? Petrit Kalakula: E gjithë paketa e ligjeve mbi pronën të rishikohet. Prandaj, formulimin që kam dhënë nuk e kam dhënë kot... Kam disa arsye. Arben Imami: Këtë e kuptoj, por kam përshtypjen që nuk i kanë të gjithë të tjerët këto arsye. Unë, për shembull, nuk jam që të gjitha aktet e kaluara në lidhje me pronën të quhen të pavlefshme. Petrit Kalakula: Po, se kemi mendime të ndryshme, vlerësime të ndryshme për këtë problem dhe këtu nuk mund të biem dakord, mesa duket. Asnjeri nuk tërhiqet nga pozicioni i vet. Kastriot Islami: E para, a biem dakord që, krahas Kushtetutës, në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë, të bëhet një referendum për çështjen nëse duhen anuluar ligjet e deritanishme? Petrit Kalakula: Zoti Islami, ne e kemi miratuar në projektin e Kushtetutës të drejtën e referendumit dhe 50.000 njerëz me të drejtë vote kanë të drejtë të bëjnë referendum për çfarëdolloj ligji. Por, për çështjen e pronës nuk bëhet referendum, në asnjë vend të botës! Kastriot Islami: Dakord, ti nuk je për ta vënë këtë çështje në referendum as drejtpërdrejt dhe as tërthortë. Në qoftë se në mënyrë të tërthortë, ne vëmë një nen në projekt, ne në mënyrë të tërthortë do të hedhim poshtë si idenë tuaj për të anuluar ligjet, ashtu dhe, njëkohësisht, edhe Kushtetutën. Nuk është qëllimi që me këtë referendum të hedhim poshtë edhe idenë e anulimit të të gjithë ligjeve dhe njëkohësisht edhe projektin e Kushtetutës. Në qoftë se ne duam të testojmë, hajde të ndajmë miratimin e Kushtetutës nga çështja e anulimit të të gjithë ligjeve të së kaluarës për pronën. Nuk do të ishte mirë që në një referendum si ky, ku një masë njerëzish, ta zëmë 51% e votuesve, të ishin kundër anulimit të këtyre ligjeve dhe, mbi bazën e kësaj logjike, të votonin edhe kundër Kushtetutës!

214 Arben Imami: Faktikisht, janë dy referendume: referendumi për anulimin e disa ligjeve, dhe referendumi për miratimin e një kushtetute që është një kontratë politike e shtetasve. Kastriot Islami: Kam një zgjidhje, e cila është kjo: të japim dy opsione në Kushtetutë; njëri, që kërkon anulimin e ligjeve, dhe tjetri, formulimi i Komisionit të Venecias dhe le ta zgjidhin vetë votuesit, se cilin variant të Kushtetutës do të miratonin. Variantet e Kushtetutës të ndryshojnë vetëm tek këto dy opsionet. Petrit Kalakula: Komisioni, zoti Imami, ka të drejtë të çojë dy opsione në parlament, i cili do të vendosë për njërin. Ne nuk mund ta detyrojmë parlamentin! Kastriot Islami: Jo! Është vendosur që edhe në referendum të mund të shkohet me dy opsione. Le ta zgjidhë vetë publiku. Ama duhet ta keni parasysh që ky është prapë referendum për pronën, opsioni do të kthehet në referendum për pronën. Në qoftë se ne kemi dëshirën e mirë që të mos e hedhim Kushtetutën në tokë, i vetmi variant për t’u pranuar është që të ketë dy opsione për pronën në dy kushtetuta të njëjta! Sabri Godo: Unë kam këtë propozim: ta ndërpresim mbledhjen dhe të vazhdojmë nesër, pasi kemi nevojë të konsultohemi. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë kësaj çështjeje, nuk biem dot dakord. [Mbledhja rifillon pas një pushimi] Sabri Godo: Në emër të tri partive që kanë anëtarësi në Komisionin për hartimin e Kushtetutës, të Partisë Republikane, të Partisë së Ballit Kombëtar dhe të Partisë Lëvizja e Legalitetit, të përfaqësuar nga zoti Ngjela, të cilit i mora pëlqimin para se të nisej për në Zvicër, unë dhe zoti Kalakula, ju ofruam një formulim për çështjen e pronave me bindjen se kështu do të fillojmë të krijojmë një shtet të drejtë. Të fillojmë të mbajmë fjalime për t’i mbushur mendjen njëri-tjetrit në këtë pikë, do të ishte një kohë e humbur, sepse cilido mban pozicion e vet. Tani më duket se ne duhet të përpiqemi të gjejmë ndonjë mundësi për të rënë në ujdi për njohjen e pronës private dhe për rregullimin e saj në të ardhmen, se nuk mund të bëjmë ndryshe: bota na kërkon të respektojmë pronën private deri në fund në bazë të standardeve

215 ndërkombëtare. E veçanta tek ne lidhet me konfuzionin total të çështjes së pronës në Shqipëri dhe, pa e zgjidhur këtë, ne jo vetëm nuk ndreqim padrejtësitë e së kaluarës, por as nuk ndërtojmë dot një shtet mbi baza ligjore dhe as nuk bindim dot çdo shtetas që pronën e tij ia prek kush. E gjithë kjo është e lidhur me rendin, me demokracinë, me të drejtat e njeriut, etj. Bindja jonë është se, e vemja rrugë për të bërë një kushtetutë të plotë dhe të kohës, si dhe do t’i hapte rrugë të gjera të ardhmes, do të ishte të binim në ujdi për çështjen e pronës private. Në qoftë se ndokush do të mendonte se duke zgjidhur çështjen e pronave me Kushtetutë sot, nesër Shqipëria do të shkonte drejt anarkisë së përgjithshme, e ka gabim! Në qoftë se ndalemi të mendojmë pak, me dëshirën për ta zgjidhur këtë problem, duke i dhënë një afat kohor shqiptarëve të mendojnë, duke respektuar traditën dhe drejtësinë, unë mendoj se ne së bashku do të gjejmë një zgjidhje për të dalë nga kjo koklavitje e madhe në të cilën është futur çështja e tokës, si dhe ajo e pronës, në përgjithësi. Ne kemi bindjen se me vullnet të mirë mund të bëhet një zgjidhje e atillë që pothuaj të mos dëmtojë askënd dhe të hedhë themelet e një shteti të vërtetë, sipas standardeve evropiane, ku të sundojë e drejta dhe t’i hapet rrugë zhvillimit ekonomik. Po të vazhdojmë të flasim do të harxhojmë mjaft kohë, por unë jam i bindur për një gjë: që investitorët e vërtetë, pa gjetur pronarin origjinal të tokës, nuk vënë asnjë një gur gjëkundi. Këtë e kam edhe nga përvoja ime personale. Nuk dua të flas më dhe të abuzoj me durimin tuaj, prandaj do të kaloj tek thelbi i çështjes: çfarë mundësish kemi për të rënë dakord. Kjo është konsiderata jonë mbi këtë çështje, dhe unë ju lutem të përpiqeni të na kuptoni, ashtu siç do të përpiqemi ne t’ju kuptojmë juve. Është e vërtetë se kemi të bëjmë me një problem të vështirë për ta zgjidhur, gjë që e dija që në fillim. Po e lexoj edhe një herë propozimin konkret. Atëherë, neni 34 ka këto pika: “1) E drejta e pronës dhe e trashëgimisë janë të garantuara. 2) Prona është private dhe publike. 3) Prona private përfitohet me trashëgim, me dhurim dhe me mënyra të tjera të përcaktuara në Kodin Civil klasik”. Kastriot Islami: E fillove nga fillimi? Më duket se kemi arritur tek pika 6. Pesë pikat e para i kemi mbaruar. Sabri Godo: Pika 6, në të cilën thuhet se: “Kuvendi Popullor, brenda dy vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, duhet të bëjë ligjet e

216 përshtatshme të kthimit e të kompensimit të pronës. Anulohen të gjitha ligjet e mëparshme të shpronësimeve të kryera nga shteti shqiptar”. Kjo pika 6 mund të kalojë në kapitullin e ligjeve tranzitore. Arben Imami: Neni 34 është ai që u diskutua. Tani do të diskutojmë këtë variant të pikës 6 apo një variant tjetër që do të vihet tek masat tranzitore. Sabri Godo: Si e mbaruam nenin 34? Atëherë, të përmendim edhe një herë se s'kemi shtuar atje, sa për kujtesë, se jam pak i turbullt. Arben Imami: “E drejta e pronës private është e garantuar. Prona mund të fitohet me kalim pronësie, trashëgimi ose me çdo mënyrë tjetër të caktuara në Kodin Civil. Ligji mund të parashikojë shpronësimin ose kufizimin në ushtrimin e të drejtës së pronës, vetëm për interesa publike. Shpronësimi ose kufizimi në ushtrimin e të drejtës së pronës, të cilat cenojnë në thelb këtë të drejtë, mund të lejohen vetëm me kundërshpërblim”. Sabri Godo: Po shtesën: “Rastet e konfliktit lidhur me masat e shpërblimit zgjidhen vetëm në gjykatë”? Arben Imami: “Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit, mund të bëhet ankim në gjykatë” – pika 5. Asnjë kushtetutë nuk e ka me pesë pika! Neni 34 mbaroi. Tani kemi dy alternativat që na ka dhënë Komisioni i Venecias, propozimin tuaj dhe të zotit Kalakula, që janë për t’u futur tek dispozitat kalimtare. Petrit Kalakula: Propozimi im përfshihet tek propozimi i zotit Godo. Sabri Godo: Ne biem dakord me njëri-tjetrin. Kemi unitet. Kastriot Islami: Në propozimin tuaj në thelb kërkohet anulimi i ligjeve të mëparshme. Sabri Godo: Kini parasysh se duhet të jemi racionalë në përdorimin e kohës. Kastriot Islami: Prandaj po prek drejtpërdrejt thelbin e çështjes: do të anulohen apo jo ligjet e deritanishme për pronën? Këtu po thuhet se po të anulohen, ne bëjmë një Kushtetutë të plotë e të drejtë.

217 Vladimir Metani: Duke anuluar ligjet e mëparshme të shpronësimeve, ç’pasoja mendoni se do të riparohen? Kastriot Islami: Është fjala për ligjin 7501. Zamira Çaka: Ai nuk është ligj shpronësimi, por për dhënie pronësie. Vladimir Metani: Ç’rregullime mendoni dhe si do të bëhen duke anuluar këto ligje? (replika të pakuptueshme) Leontiev Çuçi: Pavarësisht se në përmbajtjen e tij s’është i tillë, ai është mbështetur në një padrejtësi që është bërë në kurriz të ish- pronarëve. Arben Imami: Po çfarë padrejtësie? Sabri Godo: Po të më lejoni, do të jepja një përgjigje për pyetjen që u ngrit këtu nga zoti Islami. Sipas meje, çështja e pronave është një punë që i përket së ardhmes, se nuk mund të ngarkohet Kuvendi të bëjë ligje konform këtij apo atij neni, apo jo? Unë do të bëja këtë punë: do të thërrisja një “mexhlis” të madh të personave kompetentë në këtë punë. Pasi t’u merrja mendimin, do të filloja të bëja regjistrime gjithandej: kush ka marrë tokë, kush nuk ka marrë, sa tokë ka marrë, tokën e kujt ka marrë, ku ka tokë të lirë, sa dhe ku është toka e zënë me ndërtesa apo objekte që janë pronë e tjetërkujt dhe nuk mund të kthehet, por do të mbetej ashtu siç është për arsye të ndryshimeve fizike e demografike. Pas një studimi të tillë shkencor e statistikor, do t’i propozoja Kuvendit Popullor një ligj që të thoshte: “Fizikisht mund të kompensohen kaq pronarë në këto ose ato vende, pa dëmtuar njeri, pa vënë traktorin për t’i prishur shtëpinë ndokujt; më tej, rezultojnë kaq pronarë, nga të cilët kaq nuk mund të kompensohen fizikisht por do të kompensohen në vlerë, brenda një afati kohor të caktuar, ndoshta për dhjetë vjet, për njëzet, kur të ishte në gjendje buxheti i shtetit për të paguar”. Është një detyrim i shtetit kundrejt këtyre njerëzve, të cilëve u ka marrë pronën pa të drejtë. Ky është vizioni im lidhur me rregullimin e problemit të komplikuar të tokës. Do të rishikohej, gjithashtu, edhe çështja e trojeve nëpër qytete, se edhe kjo ka të bëjë me pronën. Ndoshta kjo mund të jetë trajtuar drejt si kriter, por është zbatuar në mënyrë të gabuar: një copë truall i takonte “X” personi, por

218 i është dhënë një tjetri për klientelë politike. Në këtë frymë them se duhet të rishikohen të gjitha ligjet në mënyrë që të krijojmë shtetin e së drejtës në Shqipëri. Unë nuk besoj se mund të ketë ndonjë parti politike ose ndonjë njeri aq të çmendur që të thoshte: “Është bërë ç’është bërë në Shqipëri deri tani, është ndërtuar ç’është ndërtuar, pavarësisht se ishim një milion dhe u bëmë tre milionë, pavarësisht se janë spostuar njerëz nga një vend në një vend tjetër, etj., unë i anuloj të gjitha këto dhe i kthej çdo personi tokën atje ku e ka pasur!” Një gjykim të tillë e bën vetëm ai që do të bëjë një propagandë bajate kundër idesë së kthimit të pronave. Unë besoj se ti e dije këtë, kot më vure në mundim mua; pak a shumë e parashikoje dhe vetë… Vladimir Metani: Jo, sinqerisht jo! Domethënë ju keni mendimin që kthimi fizik të bëhet i plotë atje ku është i mundshëm, ndërsa atje ku nuk është i mundshëm, të bëhet [kompensimi]… Sabri Godo: Ne që mbrojmë këtë ide, jemi të përçarë në këtë pikë. Kjo do të diskutohet në parlament. Për sa i përket Partisë Republikane, kjo e ka shkruar në statut që, ai që ka pasur 2.000 hektarë tokë, do t’i njihen e do t’i kthehen vetëm 60 hektarë tokë. Kjo do të jetë një lloj reforme agrare. Këto janë çështje të tjera, të cilat do të diskutohen në parlament ku do të vendoset përfundimisht. Për sa i përket kompensimit fizik, do të bëhet atje ku ka mundësi të bëhet, se askush nuk mund të shkoj të largojë familjet nga një fshat në Lushnjë, me arsyetimin se kjo tokë i përkiste filanit dhe do t’i kthehet këtij të fundit, prandaj, për pasojë, i gjithë fshati duhet të iki prej andej. Fshati atje do të mbetet, se nuk ka qeveri që mund ta heqë. Ku ka tokë të lirë, do të përdoret kompensimi. Në qoftë se nuk ka tokë të lirë, atëherë, do të përcaktohet masa e shpërblimit për ish-pronarin dhe koha brenda të cilës do t’i paguhet ky shpërblim. Arben Imami: Me këto që thua, pothuajse të gjithë janë dakord, besoj. Nuk besoj se ka njeri kundër kësaj. Pyetja e vetme është… Sabri Godo: Deri tani kemi folur me doreza me njëri-tjetrin. Tani, nuk më duket se duhet vazhduar në këtë mënyrë! Arben Imami: Jo, jo, padyshim. Pyetja është kjo: a mundet ky nen që ju propozoni, zoti Godo, t’i nënshtrohet referendumit?

219 Sabri Godo: Jo! Për një arsye të thjeshtë: do të ishte qesharake për tërë botën! Petrit Kalakula: Kushtetuta nuk votohet nen për nen me referendum. Sabri Godo: Jua merr mendja juve se mund të bëhej një referendum sot në New York për të votuar nëse pasuritë e Rockfeller-it do t’i mbeteshin këtij apo do t’i ndaheshin qytetarëve? Petrit Kalakula: Unë them që Kushtetuta do të miratohet me këtë nen që ne propozojmë, ju thoni që nuk miratohet; kemi mendime të ndryshme! Arben Imami: Ky është problem politik. Leontiev Çuçi: Ta çojmë në parlament! Arben Imami: Po e çuam në parlament, fiton varianti që nuk duan zoti Godo dhe zoti Kalakula, dhe kjo nuk është e drejtë. Çështja është këtu: çdo nen i Kushtetutës duhet të jetë i tillë që të mund të t’i nënshtrohet referendumit sot dhe nesër. Themi që Kushtetuta do të miratohet në parlament dhe, më pas, me referendum; edhe me amendamentet e saj do të veprohet po kështu. Ta zëmë se Kushtetuta do të ketë një nen të tillë, për të cilin sipas zotit Godo nuk mund të bëhet referendum. Por nuk mund të ndalojmë një iniciativë kushtetuese në të ardhmen që dëshiron të ndryshojë këtë nen. Fillimisht ky nen do të votohet në parlament dhe, pastaj, do të shkojë në referendum. Si do të dalë referendumi, do të fitojë apo do të humbasë ky nen… Unë vetëm këtë problem kam, asgjë tjetër. Sabri Godo: E di pse nuk futet në referendum? Merr lexo çfarëdo libri që është shkruar në botë dhe më gjej një shembull që të hidhet në referendum çështja që ka të bëjë me pronën e një individi a të një grupi njerëzish. Është jashtë konceptit themelor të pronës! Arben Imami: Këtë po them edhe unë, që nuk mund t’i nënshtrohet referendumit kjo çështje. Kastriot Islami: Sepse do të hidhej poshtë… Arben Imami: Mund të fitojë ose mund të humbë, por nuk shtrohet në referendum, fjala vjen nëse xhaketa ime që kam veshur, është apo nuk është imja.

220 Sabri Godo: Në qoftë se nisemi nga mendimi i zotit Islami, sipas të cilit po të vëmë nenin për pronat në pjesën e dispozitave tranzitore, Kushtetuta është e humbur në referendum, atëherë ne nuk kemi se çfarë të bisedojmë më tej së bashku… Arben Imami: Është e sigurt se çdo nen që lidhet me pronën, po ta hedhësh në referendum do të votohet gjithmonë sipas një frymë populiste e komuniste, veçanërisht në një vend si yni që jeton në situata post-komuniste. Kastriot Islami: Në një vend të varfër. Sabri Godo: Do hidhet e tërë Kushtetuta në referendum. Unë jam kundër asaj që ne të dalim në Kushtetutë me variante. Madje televizioni ynë, që është ‘i hollë’ shumë, u shpreh një ditë se do të hidhen dy-tre kushtetuta në referendum. Në referendum do të votohet vetëm për një Kushtetutë. Në qoftë se ne do të biem dakord për të gjitha gjërat, kjo do të qe rruga më e mirë. Pra, popullit do t’i themi: “E pranon këtë Kushtetutë, apo nuk e pranon?” apo do t’i themi: “I pranon 35 faqet e para të Kushtetutës siç janë, apo jo? Ndërsa tetë faqet e tjera janë me variante, për të cilat do të votohet për njërin prej varianteve!” Kështu do ta bënim punën çorap fare! Ne duhet të shtrojmë vetëm një Kushtetutë në referendum! Arben Imami: Si të bëjmë referendum për të tërë Kushtetutën, si ta bëjmë referendumin për një Kushtetutë me variante, në thelb është e njëjta gjë. Nuk ndryshon problemi. Në parim, nuk mund të bëhet referendum për çështjet e pronës! Sabri Godo: Nuk e lejon asnjë kod moral dhe ligjor. Revolucioni po, revolucioni e bën. Haxhi Aliko: Me argumentet që parashtruat ju, zoti Godo, jam plotësisht dakord. Gjithë problemi është se shtesa juaj e fundit, në lidhje me anulimin e ligjeve të mëparshme të shpronësimeve, rrezikon rrëzimin e Kushtetutës. Unë kam këtë propozim: në fund fjalia të përfundojë: “…në konformitet me pikat 3, 4 dhe 5 të këtij neni për të mënjanuar padrejtësitë e kryera në të kaluarën”. Kaq mund të pranohet, por që të anulosh të tëra ligjet e mëparshme, ky është një angazhim që rrëzon gjithë Kushtetutën…

221 Sabri Godo: Nuk e kam për të anuluar padrejtësitë e së kaluarës, e kam për të vënë shtetin mbi baza ligjore! Haxhi Aliko: Me ligje do e vësh, nuk do ta vësh vetëm me këtë nen të Kushtetutës. Sabri Godo: Me ligj do t’ia jap pronën atij që mund t’ia jap fizikisht, ndërsa do t’ia kompensoj, në qoftë se nuk ia jap dot fizikisht. Ky është ligji që duhet. Haxhi Aliko: Pikërisht pra, angazhimi që duhet të marrë Kuvendi për dy vjet, që unë do të gjoja se janë pak, duke pasur parasysh se ato që thatë ju zoti Godo kërkojnë shumë kohë, të sjellin pikërisht në përfundimin, që të gjesh zgjidhjen më të mirë të mundshme. Sabri Godo: Atëherë, ne nuk do ta kërkojmë këtë zgjidhje në Kushtetutë. Ne do të vendosim parimet e rregullimit të kësaj çështjeje, dhe, pastaj, do t’i vëmë për detyrë kushtetuese Kuvendit për të bërë ligjet për zgjidhjen e çështjes së pronave. Haxhi Aliko: Unë këtë propozim kisha, pasi kërkesa për të anuluar ligjet e mëparshme, është krejt në kundërshtim me frymën racionale që është shtruar aty. Këtu është i gjithë problemi. Unë pashë racionalitet në të gjithë pjesën e parë; ndërsa këtu vijmë tek një pikë irracionale. Sabri Godo: Ligjet e mëparshme do të anulohen në kuptimin që, nëse për zgjidhjen e kësaj çështjeje na pengon një ligj, atëherë këtë ligj do ta shfuqizojmë. Haxhi Aliko: Ligji do të modifikohet, do t’i bëhen amendamente. Sabri Godo: Jo! Ose do t’i bëjmë amendamente, ose do ta shfuqizojmë; këto janë dy gjëra të ndryshme. Haxhi Aliko: Do t’i bëhen amendamente, nuk ke pse e shfuqizon. Shfuqizimi transmeton menjëherë idenë që vijon: “Që sot e tutje, ju që keni shtatë vjet që keni marrë tokë, nuk figuroni më pronarë!”. Arben Imami: Rreziku i frikësimit të njerëzve fillon që kur thuhet që ligjet ekzistuese do të shfuqizohen. Që nga ky moment, ne e kemi destabilizuar situatën pronësore dhe atë ekonomike në Shqipëri.

222 Petrit Kalakula: Pse, tani e kemi të stabilizuar, sipas jush? Sabri Godo: Jam dakord të heqim formulimin që anulon të tëra shpronësimet. Të bëhet një formulim në të cilin të thuhet se prona private është kjo, se ky shtet duhet të vendoset mbi këtë bazë ligjore dhe se prona private t’i kthehet pronarit. T’i heqim fare fjalët “të shfuqizohen ligjet”, por vetëm më rregullo këtë çështjen e pronave. Arben Imami: Zoti Godo, deri tani na the që toka është ndarë dhe se ti nuk ke ndërmend ta bësh lëmsh gjithçka dhe t’i kthesh tokën që ka pasur gjithsecili. Sabri Godo: Të jemi të hapur me njëri-tjetrin. Ta zëmë se në një vend ka ardhur një njeri, i cili ka zënë arbitrarisht pesë hektarë tokë, tre prej të cilave i ka në përdorimin e vet dhe dy ia ka shitur një tjetri që ka ardhur pas tij. Këtë e quaj pronar ilegal, prandaj shteti duhet t’ia marrë këtij tokën. Në qoftë se ka bërë shtëpi, shteti nuk duhet t’i marrë shtëpinë dhe truallin e saj, ndërsa pjesën tjetër të tokës, shteti duhet t’ia kthejë të zotit që e ka pasur. Petrit Kalakula: Së dyti, duhet të paguajë truallin, në të cilin ka bërë shtëpinë; do t’ia paguajë paratë të zotit. Arben Imami: O Petrit, tashti…! Sabri Godo: O Petrit, mund dhe t’ia fal atë truallin… Petrit Kalakula: Ia fal ti, po s’ia fal i zoti! Sabri Godo: Në qoftë se ju keni problem me fjalët “të shfuqizohen të tëra ligjet”, jam dakord që këto të hiqen. Vetëm rregulloni këtë, që Kuvendi, pa përmendur termat “që të shfuqizojë ligjet”, të bëjë ligje të atilla për të rregulluar çështjen, që secili të marrë pronën e tij. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: “Kuvendi, brenda dy vjetëve pas hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, nxjerr ligje për zgjidhjen e drejtë të çështjeve të ndryshme…” Sabri Godo: Jo, jo! Arben Imami: Po si?

223 Sabri Godo: Cila është “e drejtë”? Kjo është një gjë krejt relative! Arben Imami: Unë nuk jam dakord me ty, për shembull, ai nuk është dakord me ty. E drejtë është ajo mbi bazën e të cilës do të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme. Sabri Godo: E drejta këtu është krejt relative. Me këtë hyjmë në një terren tjetër. Unë [nuk] quaj të drejtë, për shembull, ligjin 7501! Arben Imami: Që nga momenti që Kuvendi dhe forcat politike do të shprehen se pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës ka nevojë për një zgjidhje të drejtë, kjo nënkupton se zgjidhja e deritanishme është me defekt. Sabri Godo: Cila është zgjidhja e drejtë? Zgjidhja e drejtë është që të vejë prona tek pronari! Arben Imami: Nuk është kjo, se ti e the më parë se nuk shkon prona tek pronari, por që ish-pronari të kompensohet. Sabri Godo: Të mos përpiqemi të zëmë njëri-tjetrin në fjalë, por të biem në ujdi. Atëherë, unë them: prona do të vejë tek pronari me dy mënyra: me kthim fizik atje ku është e mundur, me kompensim atje ku nuk është e mundur. Në qoftë se këto gjejnë pasqyrim në Kushtetutë, si dhe Kushtetuta i vë detyrimin Kuvendit që ta kthejë Shqipërinë në një gjendje të tillë të pranueshme për pronarët, unë heq dorë nga termi “të shfuqizohen ligjet”, term i cili ju frikëson. A më bën dot një formulim të tillë që të respektohen këto kritere? (replika të pakuptueshme) Petrit Kalakula: Formulimi i Venecias nuk e zgjidh çështjen! Kastriot Islami: Përse nuk e zgjidh? (replika të pakuptueshme) Sabri Godo: Zoti Kalakula, ne nuk kemi asgjë kundër Komisionit të Venecias. Petrit Kalakula: Jo, përkundrazi, i kemi kërkuar ndihmë dhe ai dha kontributin e tij. Sabri Godo: Komisioni i Venecias e ka bërë formulimin sipas konceptit evropian të së drejtës, koncepte që nuk funksionojnë këtu

224 tek ne. Ai e ka shumë mirë kur thotë: “Të zgjidhet në bazë të së drejtës”. Petrit Kalakula: As mund të presim më shumë prej Komisionit të Venecias, me konceptet që kanë ata! Është logjike. Sabri Godo: E kanë thënë tamam ata dhe ne atje duam të vemi, tek formulimi i Venecias. Kastriot Islami: Venecia për të ardhmen tonë mendon, nuk mendon sesi të anulojmë ligjet! Sabri Godo: Jo, Komisioni thotë të bëhet një zgjidhje e drejtë. Petrit Kalakula: Dhe të vendosen baza të shëndosha demokratike, të ecim në rrugën e demokracisë. Pa rivendosur të drejtat, nuk mund të shkosh në demokraci. Zoti Islami, mbi arbitraritet nuk ndërtohet demokracia! Kastriot Islami: Neni 34 nuk bën gjë tjetër veçse vendos bazat. Sabri Godo: Zoti Islami, ne ndahemi në këtë pikë: ai, si jurist i standardeve evropiane, me termin “të drejtë” kupton… Kastriot Islami: Fjalën “të përshtatshme”! Sabri Godo: Fjalën “të përshtatshme”, si të duash. Me këtë term që ka vendosur atje, në formulimin e Venecias, ai nënkupton realizimin e drejtësisë dhe drejtësi do të thotë t’i japësh pronën atij që i përket. Ai s’ka koncept tjetër mbi këtë çështje. Arben Imami: Nuk ndahet pronë me referendum, ky është problemi. Gjejmë një formulim që të jetë i pajtueshëm me referendumin. Sabri Godo: Ç’referendum? Arben Imami: Po, sepse do të hyjë në referendum edhe kjo çështje, së bashku me Kushtetutën. Po të kërkohet kushtetueshmëria e bërjes së referendumit për këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, kjo nuk do ta lejojë referendumin, sepse çështja e pronave nuk mund t’i nënshtrohet referendumit. Kastriot Islami: Zoti Imami, le ta shikojmë këtë çështje me opsione. Supozojmë se biem dakord që ndarja, kthimi dhe kompensimi i pronës

225 të vendosen në Kushtetutë, e cila do të votohet në referendum. Ka dy variante për referendumin: Njëri është të miratohet Kushtetuta në tërësi, ndërsa varianti i dytë është që të miratohet Kushtetuta, por vetëm neni në fjalë të mos miratohet. Po të mos miratohet, kjo do të thotë që ky nen bie. Tani marrim rastin pozitiv, që Kushtetuta miratohet bashkë me këtë nen. Më pas, një grup njerëzish ose një grup deputetësh, kërkojnë referendum për të ndryshuar pikërisht këtë nen. Pra, në procesin e miratimit të Kushtetutës, të gjithë janë pozitivë, konstruktivë, etj., dhe, si pasojë, u miratua Kushtetuta së bashku me këtë nen. Askush nuk doli të thotë: Popull, votoni kundër këtij neni se do t’ju marrin tokat! Arben Imami: PD-ja do të dalë e para. Kastriot Islami: Po, PD-ja do të dalë me qëllim që të rrëzojë Kushtetutën. Pas miratimit të Kushtetutës, mund të kërkohet një referendum tjetër që të ndryshohet ky nen. Petrit Kalakula: Në Kushtetutë ne thamë që do përcaktojmë ato çështje, të cilat nuk mund të shtrohen në referendum. Jo çdo gjë mund të bëhet me referendum! Kastriot Islami: Ky është problem thelbësor. Petrit Kalakula: E përsëris, do të përcaktohet në Kushtetutë që për disa çështje nuk mund të bëhet referendum. Në rast se ndonjëra prej tyre do të shtrohej për referendum, Gjykata Kushtetuese do të thoshte: “Ky referendum është antikushtetues dhe nuk mund të bëhet!” Kastriot Islami: Që këtu bie referendumi për Kushtetutën; me gjithë këto kufizime… Sabri Godo: Po bëmë ne këtë Kushtetutë, Evropa do të thotë: “Bravo u qoftë, prishët piramidat, hodhët poshtë ligjet komuniste, pra, u bëtë një shtet përsëmbari evropian!” Kastriot Islami: Po këtë kush do e thotë, Komisioni i Venecias? Po ju s’e pranoni Komisionin e Venecias! Sabri Godo: Jo, Komisioni i Venecias përfshihet këtu. Kastriot Islami: Dakord, ta marrim siç e kanë thënë ata, përfaqësuesit e Komisionit.

226 Sabri Godo: Unë kam folur me ta. Kur ata thonë që kësaj çështjeje t’i jepet një zgjidhje e drejtë, ata presupozojnë që t’i jepet një zgjidhje e drejtë juridike. Arben Imami: Do të shkojmë në datën 16 atje dhe do ta diskutojmë këtë çështje. I marrim të dy variantet me kusht që secila palë ta mbrojë deri në fund variantin e vet. Unë jam plotësisht dakord. Sabri Godo: Unë them që duhet ta vendosim që këtu atë çfarë do t’u themi atyre; po të jetë e mundur, t’ua themi bashkarish. Arben Imami: Nga ana tjetër, Kuvendi do të jetë kundër kthimit, çfarëdo që të thuash ti, për këtë të jemi të qartë. Petrit Kalakula: Mirë, ne bëjmë punën si Komision, Kuvendi ka punën e vet. Arben Imami: Në momentin që thuhet se do të anulohen ligjet, nuk bëhet gjë tjetër, veçse vazhdon destabilizimi i situatës pronësore dhe sidomos i asaj ekonomike në Shqipëri. Petrit Kalakula: Më dhembin sytë kur shoh ata mafiozët, ata hajdutët, ata spekulatorët, që kanë rrëmbyer pronën e tjetrit edhe që s’po merret një masë që të vihet e drejta në vend! Arben Imami: S’ka lidhje më çështjen. Sabriu përmendi një person që ka marrë dhjetë hektarë, person i cili nuk ka lënë gjë pa bërë. Sabri Godo: Është goxha afarist. Petrit Kalakula: I respektuar, bile. Nesër bëhet deputet ai, se është i pasur. Arben Imami: Ta pret mendja… Petrit Kalakula: Ata që kanë qenë pronarë dhe kanë pasur prona, ata do të ngelen të varfër dhe kjo na qenka drejtësia sociale që kërkojmë të vendosim! Arben Imami: Ne nuk po flasim për drejtësi sociale; por po themi se nuk mund të ketë një nen në Kushtetutë i cili të destabilizojë situatën ekzistuese, pa gjetur një zgjidhje tjetër.

227 Sabri Godo: Arben, pavarësisht nga ajo që do bëjë Kuvendi, ne si Komision, kemi mundësi t’i paraqesim një projekt Kuvendit. Kuvendi mund të thotë: “Neni 34 nuk duhet formuluar në këtë mënyrë!” Atëherë, ç’do të bëj unë që e kam mbrojtur këtë çështje? Do të dal të djeg mandatin, dihet çfarë do të bëj! Arben Imami: Puna është për të qenë luajal. Dakord, ta zëmë e pranojmë atë që thoni ju. E shtrojmë në parlament, i cili me shumicë votash e rrëzon. Sabri Godo: Jo, jo, edhe në parlament ne do ta mbrojmë këtë! Në qoftë se Kuvendi vendos ndryshe, ajo është punë për të. Kastriot Islami: Prandaj propozova që në fillim opsionet. Opsioni i parë që të hidhet në referendum dhe opsioni tjetër që të mos hidhet në referendum. Varianti i Komisionit të Venecias është që të mos hidhet. Sabri Godo: Me sinqeritet nuk po e kuptoj këtë. Ç’hyn referendumi këtu? Kastriot Islami: Po e përsëris. Në qoftë se neni në fjalë do të vihet në formën siç e propozoni ju, atëherë ose ky nen do të bjerë drejtpërdrejt poshtë së bashku me Kushtetutën, ose, në mënyrë të tërthortë, pesë ditë pasi të miratohet Kushtetuta, një grup njerëzish do të ngrihen të kërkojnë ndryshimin e këtij neni të Kushtetutës me referendum. Do bëhet referendumi, dhe të jesh i sigurt se ky nen do të bjerë. Sabri Godo: Jo, i sigurt nuk jam. Shko në Mallakastër dhe pyeti fshatarët një për një. Pastaj, hajde më thuaj mua këtu se a do fitojë apo s’do fitojë ky nen! Arben Imami: Atëherë, në qoftë se prona nuk është gjëja më e rëndësishme, për çfarë tjetër do të votojnë ata, për sytë tanë të bukur? Sabri Godo: Një fshatari ynë më tha mua: “Kjo punë do qe zgjidhur fare thjeshtë, në qoftë se ditën që vdiq, Enver Hoxha do t’i ishte thënë çdo kujt që të shkonte të zinte pronën e vet. Kështu do qe zgjidhur kjo davá!” Arben Imami: Të bëjmë një gjë që mund të bëhet, jo një gjë që nuk mund të bëhet. Sikur të ngrihet një grup parlamentar, përpara se të kalojë Kushtetuta në referendum, dhe t’i drejtohet Gjykatës

228 Kushtetuese për kushtetueshmërinë e këtij neni, unë jam i bindur se çdo gjykatë kushtetuese në botë do të thoshte që ky nen është antikushtetues. Sabri Godo: A jemi të bindur ne që një Kushtetutë e drejtë, për të zgjidhur këtë ngatërresë të madhe ku ndodhet ky vend, duhet, në radhë të parë, të thotë se ç’është prona private dhe si do zgjidhet çështja e pronave? Arben Imami: Se ç’është prona private, e thamë dhe u morëm vesh. Unë jam dakord po të hiqet fjala “anulimet” dhe të zëvendësohet me fjalët “kthim, kompensim”. Domethënë, gjithmonë dalim tek formulimi i Venecias. Sabri Godo: Venecia, ka thënë të anulohen ligjet komuniste! Arben Imami, Kastriot Islami: Jo! Arben Imami: Shpronësimet që u bënë në periudhën komuniste. Kastriot Islami: Për zgjidhjen e drejtë të çështjeve që lidhen me shpronësimet. Arben Imami: Unë jam dakord që është e rëndësishme të hidhen bazat morale të një shoqërie të drejtë dhe çështja e pronës është një nga çështjet themelore nga kjo pikëpamje, por kjo nuk zgjidhet kështu dhe këtu! Sabri Godo: Po e lexoj këtë formulimin e Venecias: “Kuvendi, brenda një kohe…” – e ka lënë të hapur këtë – “mbas hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të miratojë ligjet me qëllimin që të rregullojë e zgjidhë të gjitha çështjet që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet që janë bërë gjatë periudhës komuniste”. Thamë që ta heqim këtë fjalën “komuniste”. Arben Imami: Po u tha “zgjidhjen e drejtë të problemeve që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet”, është e qartë se çfarë perceptohet. Nga ana tjetër, ka edhe një gjë: pakica në Komision ka dalë me një variant, shumica nuk ka paraqitur ndonjë variant, por bie dakord që të pranohet një variant që vjen nga pakica. Por të jeni të sigurt se, kur të shkoni në Kuvend… Sabri Godo: Mirë, mirë, Kuvendi mund ta hedhë poshtë. Le ta bëjë!

229 Arben Imami: Mbajmë dy variante atëherë! Sabri Godo: Jo, nuk kemi përse të mbajmë dy variante. Nuk mbajmë dot dy variante pasi nuk jemi konform rregullores së Komisionit kushtetues. Ne, dua të them, Hysen Selfo, Spartak Ngjela dhe unë, nuk përbëjmë një të tretën e Komisionit, kështu që nuk mund të paraqesim një variant. Arben Imami: Mbajmë dy variante me konsensus. Kastriot Islami: Nuk mund të shkojmë me konsensus me një variant që nuk votohet në referendum. Arben Imami: Me një variant që as teknikisht nuk hyn në referendum. Qoftë edhe një grup parlamentar, të themi, mund të kërkojnë të rrëzojë në Gjykatën Kushtetuese nenin që propozoni ju, zoti Godo, edhe pse mund të votohet në Kuvend! Sabri Godo: Le ta rrëzojë Kuvendi, por na shpëto neve nga ky siklet. Ndryshe nuk kemi se çfarë të bisedojmë më. Kastriot Islami: Po përse të mos shkojë në Kuvend me dy variante, ç’të keqe ka? Sabri Godo: Nuk mund të shkojë me dy variante në Kuvend, pasi dihet që Kuvendi është i dominuar nga ju dhe, për pasojë, ai do të zgjedhë variantin tuaj. Arben Imami: Dy variante në Kuvend, dy variante në referendum! Kastriot Islami: Duhet të kesh parasysh edhe një gjë. Edhe në qoftë se ne biem dakord këtu për një gjë që nuk është vendosur drejt, Kuvendi prapë mundet ta ndryshojë këtë. Sabri Godo: Mirë, le ta bëjë… Kastriot Islami: Si “le ta bëjë”? Sabri Godo: Të paktën populli shqiptar do të marri vesh që Komisioni kushtetues, i cili punoi i zhveshur nga ndikimet partiake, dha këtë Projektkushtetutë. Kuvendi, me përbërjen e tij të sotme, nuk e gjen këtë nen me vend dhe mund ta anulojë. Kuvendi mund të anulojë dhe nene të tjera, është punë e tij.

230 Arben Imami: Atëherë, zoti Godo, ti nuk do një zgjidhje politike, por do një zgjidhje të bazuar tek logjika. Në qoftë se do zgjidhje mbi këtë bazë, i rimarrim përsëri të dy variantet. Ti mbro variantin tënd, Çuçi të mbrojë variantin e Venecias a një variant tjetër socialist dhe shkoni e i diskutoni ato në Venecia, meqë duhet një zgjidhje logjike e profesionale… Sabri Godo: Unë po tregohem i drejtë… Arben Imami: E kuptova, e mora vesh… Sabri Godo: Puna është se këtu në Komision, unë mund të flas e të argumentoj sa të dua dhe ju nuk më pengoni të flas, apo jo? Ndërsa në parlament, unë jam një njeri i vetëm kundrejt 155 deputetëve. Ja, ta zëmë, se do ta zgjasë fjalimin si Fidel Kastro, për katër orë… Petrit Kalakula: Jo katër orë, se s’të lë Skënder Gjinushi! Sabri Godo: Do të ngrihen gjithë të tjerët e do të thonë: “Ç’kërkon ky, mos po kërkon të na kthejë në kohën e Ali Pashë Tepelenës”? Hiqe këtë! E kam të humbur davanë atje! Këtu në Komision, ka mundësi të luftoj që të merrem vesh me ju, se mund të argumentoj, mund të arsyetoj. Arben Imami: Por jo për një gjë të padrejtë! Sabri Godo: Unë kam bindjen e plotë se kjo është e vetmja gjë e drejtë që mund të bëhet. Arben Imami: Është e pamundur të futet në referendum. Nuk mund të shtrohet dot në referendum! Sabri Godo: Po çfarë lidhje ka kjo me logjikën e referendumit? Kastriot Islami: E kemi thënë 20 herë, aq herë sa ç’ke pyetur edhe ti… Arben Imami: Kuvendi do të detyrohet të bëjë ligje në plotësim të ligjeve ekzistuese dhe që e zgjidhin çështjen në mënyrë përfundimtare, të kënaqshme, të drejtë për të gjithë. Sabri Godo: Prapë tek referendumi hyre?!

231 Arben Imami: Dakord, por nuk them që me anë referendumi të anuloj ligje dhe të kthej situatën atje ku ishte. Sabri Godo: Mos anulo asnjë ligj, vetëm më kthe pronën! Lëri të tëra ligjet në fuqi, vetëm më jep pronën! Unë nuk kam hasmëri me ligjet ekzistuese. Se këtu erdhi puna të bëjmë lojë fjalësh… Arben Imami: Nuk është lojë fjalësh! Sabri Godo: Në qoftë se ti je dakord që mua të më kthesh pronën, fizikisht ose nëpërmjet kompensimit… Arben Imami: Nuk është fjala të të kthej pronën, por të të zgjidh problemin, i cili mund të zgjidhet, për shembull, me kompensim në para apo në mënyra të tjera. Sabri Godo: Mua më duket se po vijmë në një pikë që nuk ka nevojë të diskutohet. Në qoftë se ne arrijmë të rregullojmë kthimin e pronës, fizikisht ose me anë kompensimi, duke u nisur nga realiteti i sotëm shqiptar dhe kjo të bëhet me Kushtetutë, atëherë bëje ti formulimin dhe hiqi ato fjalët që kam vënë unë, shpronësime a aullime. Kastriot Islami: Këto që kërkon ti, nisur nga realiteti shqiptar, neni 34, si dhe nga propozimet e Venecias, mund të zgjidhen. Në qoftë se ti kërkon më shumë, domethënë të anulosh atë që është bërë, kjo nuk zgjidhet as me nenin 34 e as me variantin tënd, sepse do të dalin dhjetë veta të ta kundërshtojnë. Të rroftë thënia: “Bravo i qoftë Komisionit që ra në konsensus…”! Sabri Godo: Këtë gjë e dua, se në Kuvend nuk i kam juristët e Komisionit të Venecias për të thënë se çfarë është prona dhe në ç’mënyrë zgjidhet çështja e pronave. Atje kam të bëj vetëm me deputetët e Kuvendit, jo me juristët e Venecias! Petrit Kalakula: Tani edhe ora po ikën dhe mirë është që secili nga ne të mendojë përsëri. Këtu jemi. Kastriot Islami: Është shumë e qartë puna tani, nuk ka çfarë të… Petrit Kalakula: Jo, shumë e qartë nuk është, përderisa ne s’po arrijmë të bindim njëri-tjetrin! Kastriot Islami: Nuk është punë bindjeje!

232 Petrit Kalakula: Jemi në pozicione të ndryshme, mor zotëri! Duhet të gjejmë rrugën drejt një pozicioni. Haxhi Aliko: Në qoftë se ju jeni të ngurtësuar në një pozicion, ai nuk ka sesi… Petrit Kalakula: Si ta marrim këtë? Unë them që pozicion i ngurtësuar është juaji, ndërsa ju thoni që është joni! Arben Imami: Pozicioni i atyre që përfaqëson Islami nuk është i ngurtë, pasi ata nuk kanë paraqitur asnjë variant dhe, së dyti, ata pranojnë që ka nevojë për zgjidhje, pasi zgjidhja aktuale nuk është e mirë. Petrit Kalakula: Edhe ne po këtë po kërkojmë të zgjidhim… Arben Imami: Po kjo është një fitore e madhe politike, zoti Kalakula! Ti nuk e kupton që ke arritur një fitore të madhe politike po arrite të detyrosh Kuvendin shqiptar të thotë se duhet një zgjidhje e drejtë; domethënë, zgjidhja e sotme është një zgjidhje e padrejtë! Është një fitore politike, unë nuk e kuptoj se çfarë kërkon më tepër! Në qoftë se kërkon kthimin dhe kompensimin, asnjë parlament… Kastriot Islami: Do një variant politik? Të bëhet zgjidhje e drejtë e çështjes së pronave duke mos u ndryshuar asnjë nga ligjet e deritanishme! Petrit Kalakula: Sigurisht, ju këtë mendim keni, ajo dihet! Kastriot Islami: Po çfarë të të them unë ty? Ne jemi më fleksibël! Megjithëse jemi shumicë, nuk dhamë asnjë variant! Petrit Kalakula: Ne po trajtojmë një nen të pjesës për të drejtat e njeriut. Kastriot Islami: Neni për të drejtat e njeriut mbaroi. Petrit Kalakula: Jo, nuk ka mbaruar! Arben Imami: Mbaroi. A dëshiron të hap procesverbalin? Ramë dakord që ta trajtojmë tek dispozitat tranzitore rregullimin e çështjes së pronave.

233 Petrit Kalakula: Ky është ndryshimi ndërmjet nesh; ne themi që e drejta e pronës të trajtohet në dispozitat kalimtare! Arben Imami: Nuk mund të trajtohet atje! Kastriot Islami: Kalimtar është vetëm një element: dy-vjetëshi. Asgjë tjetër nuk mund të bësh tek dispozitat kalimtare. Nuk mund të parashikosh në dispozitat kalimtare anulimin e një ligji apo ngjalljen e një njeriu që është persekutuar… Petrit Kalakula: Në dispozitën kalimtare thuhet se parlamenti do t’i rishqyrtojë ligjet ekzistuese duke pasur për bazë anulimin e shtetëzimeve. Sabri Godo: Çdo parlament niset që të bëjë të drejtën; a ke dëgjuar ndonjëherë për ndonjë parlament që të bëjë të kundërtën? (replika të pakuptueshme) Kastriot Islami: Sa të shohin Projektkushtetutën, njerëzit do të thonë së Komisioni nuk ka bërë atë që duhet të bënte… Petrit Kalakula: Parlamenti edhe kur shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mars 1997, pati të drejtë. Gjithnjë për të drejtën vendos ai… Kastriot Islami: Po, dhe nuk mbajti asnjë përgjegjësi! Sabri Godo: Tani, a njihet fakti që shumica mund të bëjë edhe ligje të padrejta? Jonuz Begaj: Jemi para një diçkaje, për të cilën jemi të gjithë dakord, se ligjet e deritanishme për pronën nuk janë konform asaj që duhet; të gjithë pranojmë se ato nuk janë të drejta dhe se duhet t’i bëjmë të drejta. Unë shikoj në këtë pozicion një ofertë që jepet nga pakica. Shyqyr Zotit që kemi vetëm një ofertë nga dy parti ose një grupim partish për një variant, i cili nuk është zgjidhur deri në fund! Mos e dhëntë Zoti të dalë edhe pala tjetër me një variant tjetër, se pastaj do vështirësohen gjërat! Prandaj, hajde të biem dakord me këtë variant që kemi, e të mos presim të na bëhen dy variante… Sabri Godo: Për të kaluar këtë impas, unë po bëj një ndryshim në qëndrimin tim dhe e kam të qartë që do të më varin për këtë.

234 Megjithatë, po heq dorë nga formulimi që të anulohen të gjitha ligjet, por vetëm dua të formulohet që Kuvendi të marrë përsipër të rregullojë punën e pronës konform standardeve. Arben Imami: Problemi është që të bëjmë atë që është e arsyeshme dhe t’i hapim rrugë kësaj zgjidhjes së kësaj çështjeje. Mua më duket se është fitore politike në qoftë se shënohet që ka një zgjidhje… Sabri Godo: Mua më duket se zgjidhje më të arsyeshme se kjo nuk mund të gjejmë! Arben Imami: Kishte edhe stafi një variant, por nuk ishim dakord me atë. Propozimi i Petriti Kalakulës nuk bindi. Vendosën ta çojmë në Komisionin e Venecias. Më së fundi morëm propozimin e Venecias; ky duhet mbështetur. Sabri Godo: Me atë jemi dakord. Petrit Kalakula: Ne duam parimin e Komisionit të Venecias të konkretizohet. Arben Imami: Zgjidhje përfundimtare të çështjeve të ndryshme që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet? Petrit Kalakula: Venecia thotë: “Të zgjidhen padrejtësitë që janë bërë”, këtë duam ne! Kastriot Islami: E para, ne nuk kemi bërë asnjë propozim. E dyta, ne çuam një propozim në Venecia, ata sollën dy. Toleranca jonë, që është maksimale, duhet të kompensohet duke çuar të dy variantet në parlament. Pra, ne ju mbështesim juve që, megjithëse nuk keni shumicën e nevojshme, ta çoni opsionin tuaj në parlament. Petrit Kalakula: Meqë nuk jemi aq sa për të votuar dhe nuk merret vendim, vazhdojmë nesër. Arben Imami: Vazhdojmë diskutimin. Po qe se biem dakord, nesër në mëngjes e votojmë, nesër në ora 9 ngremë dorën dhe mbaron puna. (replika të pakuptueshme) Kastriot Islami: Pra, ne kaluam nga varianti yt, zoti Kalakula, tek varianti i Venecias, e megjithatë nuk vendosëm që të shkojmë vetëm me atë..

235 Petrit Kalakula: Zotëri, ne ramë dakord me atë të Venecias. Sabri Godo: Puna është se nuk kemi kohë. Unë do të isha dakord me ju që të shkonim prapë në Venecia, por nuk kemi kohë. Arben Imami: Dispozitë tranzitore është kjo; deri sa të arrijmë tek dispozitat tranzitore, kemi kohë. Sabri Godo: Një minutë! Në Venecia më dhanë variantin e dytë, që nuk e di përse nuk po e lexoni ju atë variant? Arben Imami: Po, pra, i kemi të dy variantet, A dhe B. Sabri, me ty jam treguar më luajal seç duhet, sepse, me thënë të drejtën, vetëm ty të kam dëgjuar deri tani. Por, le të supozojmë se Partia Socialiste ka një mendim tjetër. Mendimi i Partisë Socialiste nuk është akoma i njohur për Venecian. Këtu dhe në Venecia është prezantuar vetëm mendimi yt dhe unë kam qenë gjithmonë pas teje. Është e vërtetë apo jo? Kastriot Islami: Madje, edhe unë që isha në Venecia, nuk fola fare. Arben Imami: Pra, edhe Kastrioti, që ishte atje, nuk foli një gjysmë fjale për pikëpamjen e socialistëve. Këta mund të thonë se nuk ekziston asnjë problem. Çfarë do të thoshte Venecia e ndodhur përpara një situate të tillë? Nuk do të ishte në gjendje të thoshte asnjë gjë! Më luajal se kaq, nuk mund të isha! Pra, në Venecie lamë që të thuhej se çështja e pronave është një problem i madh, se ka konflikte dhe, së fundi, i kërkuam të na gjenin zgjidhje. Pse? Me dëshirën për të gjetur një zgjidhje. Unë personalisht, si përfaqësues, të themi, i shumicës parlamentare, nuk kam qenë luajal ndaj kësaj shumice në këtë pikë. Dhe ti e di fare mirë, zoti Godo, se mund të kisha mbrojtur edhe qëndrime të tjera. Por nuk e bëra një gjë të tillë, sepse mendoj se kjo çështje ka nevojë për zgjidhje. Por, në qoftë se ti do që ta zgjidhësh të gjithë çështjen që sot, në këtë Komision që s’e ka mandatin, kjo është e pamundur! Sabri Godo: Të të bëj një pyetje? A u shtrua ndonjëherë në Komisionin e Venecias se kjo është pikëpamja e pakicës dhe kjo e shumicës? Arben Imami: Asnjëherë! Por aty u paraqit vetëm mendimi i pakicës! Mendimin tënd e mbështetëm të gjithë, sikur të ishte mendimi i Komisionit…

236 Kastriot Islami: Madje me konsensus të plotë. Sabri Godo: Faleminderit shumë! Arben Imami, Kastriot Islami: Po çfarë do më tepër? Sabri Godo: Pastaj, ne kërkuam unanimisht prej tyre një mendim juridik sesi do të trajtohet kjo çështje dhe ata na e dhanë mendimin. Fillimisht, Komisioni i Venecias tregon se çfarë është prona private. Më tej, ai shprehet për rregullimin në mënyrë të drejtë të ligjeve që janë bërë në kohën e komunizmit. Sigurisht, Komisioni i Venecias nuk shprehet për ligjet në kohën e demokracisë, se nuk ia merr mendja që ligje të padrejtë të jenë bërë dhe në demokraci. Këtë thotë Venecia. Ne shqip e lexojmë, por e lexojmë në mënyra të ndryshme! Arben Imami: Ja, Venecia e ka shkruar këtu. Hajde ta përkthejmë. Por pikërisht këtë kemi bërë. Kemi përkthyer të dy variantet që janë në formulimin e Venecias në mënyrë identike. Sabri Godo: Atëherë, hajde ta zgjidhim problemin. Duke marrë parasysh se janë bërë shpronësime e konfiskime në periudhën komuniste, Venecia sugjeron të gjejmë një zgjidhje të drejtë të kësaj çështje, konform konceptit të pronës private! Arben Imami: Në frymën e Kushtetutës, si dhe, gjithmonë, në frymën evropiane të respektimit të së drejtës së pronës. Sabri Godo: Tani, ku qëndron kundërshtimi ynë? Kundërshtimi ynë lidhet me këtë: çfarë quajmë ne me termin “e drejtë”, që përdor Venecia? Arben Imami: Po mirë atëherë, a mundet ne të mbajmë këtë variant dhe t’i themi Venecias që e duam në mënyrë më të detajuar se çfarë kuptoni ju me “zgjidhje të drejtë“? Zgjidhje e detajuar, pastaj, do të thotë t’i hysh të gjitha ligjeve një për një. Sabri Godo: Atëherë, ai do të të thotë: “Ik në shtëpi se nuk merrem me ty!”. Nuk do të vijë ai të të bëj ty ligjet! Unë dua të them se çfarë kuptojmë juridikisht me atë term. Arben Imami: Dy variante janë të mundshme: ose të paraqesim dy opsione në Kuvend, ose t’i diskutojmë të dy opsionet në Venecia, para se t’i çojmë përfundimisht në Kuvend. Nuk mund të veprohet kundër

237 logjikës kushtetuese evropiane; nuk mundet të imponohet një vullnet deri në fund! Kastriot Islami: Unë mendoj dhe një gjë tjetër, për të qenë konstruktivë, se ne do të takohemi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias jo vetëm në Venecia, por edhe këtu. Arben Imami: Padyshim. Kastriot Islami: Ata do të vijnë përsëri këtu. Madje do të vinë edhe gjatë kohës që Projektkushtetuta do diskutohet në Kuvend. Ky mund të bëjë edhe ndryshime të vogla, etj. Arben Imami: Vërejtje të cilat do të trajtohen patjetër në Venecia. Kastriot Islami: Pra, sot nuk më duket relacionale që të bllokojmë diskutimin për të shkuar në Venecie... Sabri Godo: Ne nuk mund të vemi në Venecia e të shprehemi atje se nuk kemi bërë asgjë! Kastriot Islami: Jo. Ne kemi mbaruar të gjithë projektin, kemi bërë edhe dy opsionet për çështjen e pronave. Pra, Venecias do t’i paraqesim projektin, ndërsa për pronat do t’i paraqesim variantin që kanë përgatitur vetë ata, por do t’u kërkojmë të na tregojnë edhe një herë kuptimin e fjalës “e drejtë”. Sabri Godo: Për 179 nene të projektit ne nuk kemi thënë asgjë, përveç këtij të pronave. Arben Imami: Ka një moment që është politik, por edhe qytetar. Kushtetuta nuk është e ndonjë partie. Nuk mund t’i lihet Partisë Socialiste e gjithë Kushtetuta dhe të marrësh si kompensim pronat. Nuk është qëndrim politik ky. Po ta them si mik i vjetër dhe si njerëz që kemi punuar bashkë. Kushtetuta është e të gjithëve. Nuk mund të kërkohet, fjala vjen, se “meqenëse ju socialistët doni Kushtetutë, atëherë na jepni prona e shtëpi”. Ne duam të bëjmë një Kushtetutë dhe po e bëjmë të gjithë bashkë dhe kjo Kushtetutë ka më pak frymë të majtë se të gjithë kushtetutat e vendeve të tjera të Lindjes. Petrit Kalakula: Së pari, ne nuk kemi shfaqur asnjë tendencë njëanshmërie deri tani. Përkundrazi, kemi shprehur dhe kemi manifestuar predispozicion absolut për të ndihmuar që të bëhet një

238 Kushtetutë për Shqipërinë, pa menduar as për socialistët, as për demokratët, as për të djathtët, pasi themi që duam të bëjmë një ligj themelor për një shtet demokratik, të vemë themele të shëndosha për këtë vend, pavarësisht se kush e ka pushtetin; sot e keni ju, nesër mund ta marrë një tjetër. Edhe drejt kësaj duhet të shkojmë. Arben Imami: Edhe mua kjo logjikë më ka shtyrë… Petrit Kalakula: Bukur fort, me këtë logjikë shkojmë. Por ne nuk lëvizim dot nga ky pozicion në lidhje me pronat! Arben Imami: Kjo është gabim! Petrit Kalakula: Mirë, mor zotëri! Ne themi që në Shqipëri do të ndërtohet një shtet demokratik i së drejtës, vetëm duke rivendosur të drejtat e shkelura. Bëmë kapitullin për të drejtat e njeriut. Nuk ka qenë liria e shtypit, liria e shprehjes, e liri të tjera. I vendosëm e rivendosëm të drejtat e liritë që nuk kanë qenë. Arben Imami: Për të ardhmen! Petrit Kalakula: Për të ardhmen, zotëri, por edhe për sot. Arben Imami: Asnjëherë nuk kemi thënë që të anulohet neni “X”. Asnjëherë nuk kemi thënë që të rivendosen të drejtat e së kaluarës. Meqë është problem serioz, jemi të gatshëm… Petrit Kalakula: Shumë dakord, hajde të gjejmë një formulim sesi të rivendoset kjo e drejtë. Sabri Godo: Sepse asnjë nga të drejtat e tjera nuk kanë qenë materiale, vetëm e drejta e pronës është materiale. Jonuz Begaj: Atë qëndrim që mbani ju, atë qëndrim kemi mbajtur edhe ne të gjithë! Petrit Kalakula: Po, mor zotëri, por ju nuk pranoni të rivendoset një e drejtë e shkelur! Kastriot Islami: Ne jemi shumica, madje përbëjmë dy të tretat e megjithatë jemi aq tolerantë, sa kemi pranuar gjithçka!

239 Petrit Kalakula: Jo, ti nuk je tolerant fare, se ti thua: “Unë nuk mund të bie dakord që të anulohen ligjet që kanë shkelur të drejtat e njerëzve!”. Çfarë toleron ti? Arben Imami: Po Islami thotë të gjendet një zgjidhje përfundimtare e problemit. Kastriot Islami: Ti, zoti Kalakula thua: “Hajde tek varianti im; unë të quaj tolerant kur të vish tek varianti im!” Petrit Kalakula: Jo, more zotëri, ka një kriter bazë, kur thua hajde të bëjmë një Kushtetutë… * * *

240 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 9 KORRIK 1998 (TEMAT E DISKUTIMIT: PRONA; PROKURORIA) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Haxhi Aliko, Vladimir Metani, Kastriot Islami, Leontiev Çuçi, Zamira Çaka, Jonuz Begaj, Lufter Xhuveli (anëtarë), Genc Ruli, Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Petrit Kalakula: Zotërinj, unë dua të vendoset kriteri bazë, i cili është: të rivendoset një e drejtë e shkelur. Hajde të gjejmë rrugën ta rivendosim… Arben Imami: Dakord, hajde ta gjejmë! Venecia e ka sjellë këtu propozimin, ndërsa ju keni propozimin tuaj. Hajde ti çojmë të dy propozimet në Venecia; ta fillojmë edhe një herë nga fillimi diskutimin! Çfarë do më tepër se kaq? Petrit Kalakula: Këtë po themi dhe ne, të vazhdojmë diskutimin! Kastriot Islami: Ju doni ta bllokoni! Petrit Kalakula: Jo, ne nuk po e bllokojmë! Ju doni që të rrimë këtu, të dëgjojmë e të miratojmë çdo gjë, duke hequr dorë dhe nga parimet tona, nga programi ynë bazë. Unë me këtë nuk jam dakord! Kastriot Islami: Ne ja u kemi pranuar propozimet tuaja me gjithë pozicionet tuaja të palëvizshme. Jemi përpjekur t’i afrohemi sa më shumë pozicionit tuaj. Petrit Kalakula: Nuk kemi pasur asnjë pozicion të palëvizshëm me përjashtim të këtij. Kastriot Islami: Po, pra, e kuptova; e gjithë Kushtetuta është vetëm një nen për ju! Petrit Kalakula: Jo, nuk është e gjithë Kushtetuta një nen! Arben Imami: Të gjitha nenet e tjera të Kushtetutës janë bërë me mirëkuptim. Kam përshtypjen, se asnjë nen deri tashti nuk ka kaluar pa konsensus.

241 Petrit Kalakula: Dakord! Jonuz Begaj: Madje, ju zoti Kalakula, keni bërë sugjerime shumë konstruktive për shumicën e neneve. Petrit Kalakula: Faleminderit shumë. Unë jam munduar të jap kontributin aq sa e kam nivelin dhe aq sa i kam mundësitë, si gjithë ju të tjerët. Kastriot Islami: Zoti Imami, të biem dakord, pasi ka dy qëndrime për këtë çështje që akoma nuk janë puqur. Petrit Kalakula: Të vazhdojmë diskutimin. Kastriot Islami: Jo, unë sugjeroj të mbarojmë pjesën tjetër të Kushtetutës, ndërsa për sa i përket mendimeve të ndryshme për këtë çështje t’ia paraqesim Komisionit të Venecias. Përndryshe kjo punë mundet të bllokohet qysh sot dhe ne do të mbetemi pa një Kushtetutë të përfunduar! Sabri Godo: Më fal, zoti Islami, cilido ka detyrimet e tij. Edhe ne kemi elektoratin dhe partitë tona. Kastriot Islami: Tani do të fillosh të bësh politikë? Po të jetë për politikë, ne kërkojmë të plotësohet kërkesa procedurale që duhet shumica prej 11 anëtarësh, dhe mbaron historia! Sabri Godo: Jo, nuk po bëj politikë! Kastriot Islami: Ti po përmend elektoratin, unë në këtë Komision nuk po përmend elektoratin! Sabri Godo: Më dëgjo deri në fund. Dua të shpjegoj faktin se ne e nisëm ta diskutonim çështjen e pronave që në Pjesën e Dytë të Kushtetutës. Petrit Kalakula: Dhe e kemi shtyrë dy muaj! Sabri Godo: Duke u nisur nga qëllimi i mirë, pranuam të mos e diskutonim këtë çështje, pra me qëllim që të ecnim përpara derisa të shkonim në Venecia. Petrit Kalakula: Po të ishte për ta bllokuar dhe po të kishim këtë synim, e bllokonim që atëherë.

242 Sabri Godo: Ramë dakord që këtë çështje do ta diskutonim menjëherë pasi të ktheheshim nga Venecia. A thamë kështu? (zëra të paidentifikueshëm): Po, po! Sabri Godo: Megjithatë, përsëri nuk e diskutuam fill pas Venecias, por vazhduam më tej. Arben Imami: Jo, këtë çështje e kemi diskutuar njëherë, madje që në mbledhjen e parë. Sabri Godo: Tani ju kërkoni që ne ta lëmë fare diskutimin e kësaj çështjeje, por për shkak edhe të detyrimeve politike që përmenda më sipër, diskutimi i kësaj çështjeje ka një kufi. Unë nuk mund të shkoj përtej këtij kufiri! Kastriot Islami: Domethënë, ose do të veprohet siç thoni ju dhe sot, përndryshe ju do të largoheni nga Komisioni? Sabri Godo: Jo! Unë them se ne nuk mund të ecim më tej në procesin kushtetues pa zgjidhur këtë çështje, të cilën e kemi shtyrë deri atje ku nuk mban më! Arben Imami: Nuk e kemi shtyrë zoti Godo, por ne shkuam në Venecie dhe ua lamë atyre këtë çështje për mendim. Sabri Godo: Dakord e kemi shtyrë me pëlqimin tonë; nuk është se na detyruat ju me kobure në dorë! Petrit Kalakula: Pra, ne nuk kemi pasur tendencë të bllokojmë punimet, përkundrazi! Arben Imami: Problemi është të mos bllokohen tash e mbrapa. Kastriot Islami: Këtë them edhe unë, të mos bllokohen tash e mbrapa! Jonuz Begaj: Kam një pyetje: në Venecie vajtëm me një opsion apo me dy opsione? Kastriot Islami: Vetëm me opsionin e paraqitur nga zoti Godo e zoti Kalakula. Arben Imami: Vetëm me një opsion.

243 Petrit Kalakula: Ju nuk shkuat me asnjë opsion në Venecie zotëri, ju lutem! Arben Imami: Me një opsion: me opsionin e zgjidhjes së problemit të pronësisë në Shqipëri, që është e pastabilizuar! Zoti Godo i shpjegoi Komisionit të Venecias në detaje për atë që ka ndodhur me pronat në Shqipëri dhe ne vetëm e kemi mbështetur. Siç e dini, atje ishte dhe zoti Islami, si përfaqësues i Partisë Socialiste, i cili nuk shprehu ndonjë opinion të kundërt nga ato që thamë ne. Sabri Godo: Hajde të bëjmë atë të Venecias! (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Dakord! Hajde, pra, ta bëjmë dhe në qoftë se nuk jemi dakord me Venecian, t’ia dërgojmë përsëri Venecias për mendim. Ju thoni: “Bëni atë që duam ne!” Por edhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë elektoratin e tyre! Petrit Kalakula: Rregullo ligjet e mbrapshta që janë bërë! Arben Imami: Edhe socialistët mund t’i thonë elektoratit të tyre: “Ta pranojmë formulimin e Venecias dhe ta fusim në Kushtetutë”. Sabri Godo: Në qoftë se ti i thua ndershmërisht popullit shqiptar që Venecia sugjeron të anulohen ligjet që janë bërë në kohën e komunizmit, ajo do të të thotë: “Ligje të njëjta me ligjet komuniste janë bërë edhe pas komunizmit, çfarë thotë Venecia për këto?”. Venecia nuk shprehet për këto, se nuk ia merr mendja që të mund të aprovoheshin të tilla edhe pas rënies së komunizmit. Arben Imami: Hajde t’ia shpjegojmë Venecias këtë. Petrit Kalakula: Mirë, bisedojeni me Venecian njëherë dhe pastaj vazhdojmë përsëri punimet e Kushtetutës. Këtu jemi ne, nuk ikim. Kastriot Islami: Po mirë, ç’lidhje ka kjo me vazhdimin e punës për pjesën tjetër të Kushtetutës? Petrit Kalakula: Ka shumë lidhje. Kastriot Islami: Pse? Atëherë, pikërisht këtu kemi të bëjmë edhe me një dallim tjetër. (replika të pakuptueshme)

244 Arben Imami: Dallimi është këtu: që, në qoftë se Venecia nuk thotë atë që dua unë, fjala vjen, atëherë ne… Kastriot Islami: …atëherë ne nuk vazhdojmë punën! Qartë. Arben Imami: E lëmë atëherë! Sabri Godo: E lëmë! Petrit Kalakula: E lëmë, posi! Kastriot Islami: Si e lëmë, nuk do vazhdojmë? Sabri Godo: Nuk vazhdojmë! Kastriot Islami: Nuk do të vazhdojmë me Kushtetutën? Sabri Godo: Jo! Kastriot Islami: Dakord! Sabri Godo: Ne nuk marrim pjesë në votim, ne nuk marrim pjesë në diskutimet për pjesët e tjera të Kushtetutës pa zgjidhur pikën për pronat! Arben Imami: Nga kush e doni këtë zgjidhje? Kastriot Islami: Nga kush e doni zgjidhjen? Sabri Godo: Nga ju dhe nga të gjithë ne! Jonuz Begaj: Atëherë, dolëm nga opsioni jonë! Kastriot Islami: Jo, jo, ne nuk kemi opsion! Ne duhet të heqim dorë nga opsioni i Venecias. Po të kishim një opsionin tonë, mund të hiqnim dorë nga opsioni jonë. Pra, ju thoni të heqim dorë nga opsioni i Venecias? Sabri Godo: Jo; unë them të bëhet interpretimi i drejtë dhe i vërtetë, me korrektësi, me luajalitet i opsionit të Venecias. Arben Imami: Me luajalitet ta bëjë Venecia, shkojmë t’ia shpjegojmë përsëri asaj! Sabri Godo: Po e ka dhënë njëherë ajo, nuk do të merret tërë vitin me Shqipërinë… Arben Imami: I themi se kemi mbetur këtu.

245 Sabri Godo: Atëherë, vemi prapë në Venecie; nuk ka nevojë të vazhdojmë më tej. Petrit Kalakula: Seancën tjetër ta zhvillojmë pasi të kthehemi nga Venecia. Arben Imami: Kemi një propozim të zotit Godo: fjala “Popullor” pas fjalës “Kuvend” duhet hequr, pasi deri tani kemi përdorur fjalën “Kuvend”. Kështu, dispozita tranzitore bëhet: “Brenda dy a tre vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, Kuvendi të nxjerrë ligje për rregullimin e drejtë të çështjeve të ndryshme që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para miratimit të kësaj Kushtetute, duke u udhëhequr nga kriteret e nenit 34”. E fillojmë edhe njëherë diskutimin. Kush ka vërejtje? Haxhi Aliko: Cilat janë shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para këtij miratimi? Sabri Godo: Të gjitha ato që janë bërë nga fillimi i kohërave. Haxhi Aliko: Cilat janë shpronësimet? Asnjë ligj i miratuar në Kuvend nuk bën fjalë për shpronësime. Nuk e di se çfarë ka parasysh zoti Godo? Sabri Godo: Në qoftë se kërkohet shpjegim nga unë, unë do të përsëris po ato që kam thënë: neni 34 shpjegon se ç’është prona private, dhe se prona private është e paprekshme. Se çfarë ka ndodhur me pronën në Shqipëri, cilat janë ligjet që kanë qenë kundër pronës dhe cilët në favor, unë nuk merrem me diskutimin e këtyre çështjeve, se i takon Kuvendit t’i zgjidhë. Unë them që Kuvendi shqiptar duhet të bëjë ligje të atilla që prona të vejë atje ku duhet. Kur të fillojë shqyrtimi i kësaj çështjeje do të dalë se cilët ligje duhen anuluar, cilët duhen të mbrohen, cilët duhen modifikuar. Haxhi Aliko: Po mirë, pse të mos shprehemi në një mënyrë tjetër, duke ruajtur përmbajtjen: “...që lidhen me padrejtësitë e kryera në të kaluarën”? Këtë e propozova edhe në mbledhjen e mëparshme. Sabri Godo: Në qoftë se do të shtojmë fjalën “padrejtësi” mua më bën nder; e shtojmë. Arben Imami: Ka vlerë emocionale.

246 Kastriot Islami: Ta bëjmë: “…për rregullimin e drejtë të padrejtësive”. Arben Imami: Në fakt, kur thua “rregullim i drejtë”, nënkupton ekzistencën e një padrejtësie. Pra, është përsëritje. Haxhi Aliko: Por unë nuk marr guximin të pranoj të thuhet: “...shpronësime dhe konfiskime”! Dakord, e pranoj fjalën “shpronësime”, po me “konfiskime” çfarë kuptohet? Ta zëmë se del nga burgu një hajdut i dënuar me 30 vjet burg dhe me konfiskim të pasurisë së tundshme dhe të patundshme. Do t’i kthehet këtij pasuria e konfiskuar? Sabri Godo: Kjo është një çështje tjetër. Konfiskimet janë ato që ka kryer shteti në dëm të pronarëve të ligjshëm. Petrit Kalakula: Për mua, ne përfaqësuesit e të Djathtës së Bashkuar kemi treguar mungesë serioziteti, pasi kemi paraqitur deri tani tre materiale të ndryshme për çështjen e pronave. Kjo nuk është serioze nga ana jonë. Për forcën politike që përfaqësoj, ky variant është i papranueshëm, sepse e çon zgjidhjen e këtij problemi në kalendat greke për të mos e zgjidhur kurrë. Pronarët e ligjshëm do të mbeten gjithnjë pa prona, do të mbeten gjithnjë qytetarë të dorës së dytë, ndërsa do të përfitojnë ata që i kanë rrëmbyer pronat në mënyrë të paligjshme; do të përfitojnë mafiozët, do përfitojnë hajdutët, duke konsakruar atë që kanë rrëmbyer. Shihni çfarë ka ndodhur me pronat që nga momenti që u miratua ligji për tokën, zbatimi i të cilit nuk ka përfunduar ende. Imagjinoni ta lësh këtë situatë edhe dy-tre vjet të tjera, e cila shërben si një paralajmërim për marrjen e një mase të tillë. Punonjësit e fermave i morën tokat dhe i shitën. Ligji ua dha tokën për të siguruar jetesën. Ata i morën tokat dhe i shitën. A e keni parë, zotërinj, sesi janë shpërdoruar e keqtrajtuar tokat më të mira fushore? Po kështu është vepruar edhe me trojet, si dhe me pronat e tjera. A e keni parë sesi është ndarë plazhi i Durrësit? Kujt i ka dashur qejfi, i ndihmuar nga pushtetarët që ishin ose nga këta që janë, kanë rrëmbyer nga një copë tokë në plazh, që është pronë e mirëfilltë shtetërore. Ne themi sot se ia ka marrë shtetit; e gëzoftë! Kurse ai që ka pasur pronën e tij legjitime, të rrijë me gisht në gojë dhe të presë kur parlamentarët – nuk e dimë se kush, këta që janë apo të tjerë – do ta vënë dorën në

247 zemër dhe do t’i qajnë hallin këtyre njerëzve: “Zotërinj, ne (parlamentarët) po marrim këto masa që t’ju japim edhe juve diçka! Mund t’ju japim “letra me vrimë”, nga ato që ju dha Partia Demokratike me ligjin e famshëm 7501”, që edhe ato s’ua ka dhënë akoma! Pra, pronarët legjitimë nuk kanë marrë absolutisht asnjë gjë! U bë ligji për kullotat. Pronarët ende nuk kanë marrë asnjë kullotë! U bë ligji për pyjet, sipas të cilit ish-pronarëve u kthehen 100 hektarë. 164 As një pëllëmbë pyll nuk kanë marrë pronarët! Të bëjmë një copë letër për t‘u bërë qejfin atyre të Komisionit të Venecias, se gjoja kjo Kushtetuta jonë na qenka thellësisht demokratike, se në Shqipëri nuk kemi fare probleme me të drejtat themelore të njeriut, etj. Kështu mund të them se një situatë e tillë e pronave do të vazhdojë pambarimisht. Unë zotëri, nuk e marr përsipër ta mbaj këtë gjynah në ndërgjegjen time. Kush e mban, le të rrijë. Unë këto kisha, ju faleminderit. Unë po largohem! Sabri Godo: Mua më duket se është e kotë t’i kthehemi kësaj çështjeje nga e para. Këtu secili flet për vete. Atëherë, unë, si përfaqësues i Partisë Republikane, dua t’ju njoftoj se këtë çështje e kemi shqyrtuar edhe sot me partitë e tjera që bëjnë pjesë në të Djathtën e Bashkuar dhe kemi rënë dakord për këtë formulim, i cili na duket se e zgjidh në mënyrë të arsyeshme problemin e pronës për aq sa i takon Kushtetutës. Më pas do të provohet nëse do të kemi një parlament e një qeveri që do t’i përmbahet Kushtetutës, apo do të qëndrojnë në pozita antikushtetuese duke bërë ligje antikushtetuese. Kjo është një luftë tjetër që do të bëhet në të ardhmen. Ne themi për aq sa mund të zgjidhet me Kushtetutë, unë do ta quaja të pranueshëm këtë variant që kemi paraqitur këtu, i cili më duket se është konform edhe me interpretimet e sugjerimet që ka bërë Komisioni i Venecias. Të tëra fjalët për këtë çështje janë thënë. Në qoftë se i bëhet një interpretim i drejtë juridik, ky është formulimi që ne kërkojmë të vihet në Kushtetutë. Në qoftë se biem dakord për këtë, atëherë për hesapin tim ne mund të ecim përpara. 164 Bëhet fjalë për ligjin nr. 8337, datë 30.4.1998, “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore livadheve dhe kullotave”, si dhe për ligjin nr. 7699, datë 21.4.1993, “Për kompesimin në vlerë ose me troje të ish-pronarëve të tokave bujqësore, kullotave livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve”.

248 Arben Imami: Duke qenë i bindur se ky është një problem serioz për qeverinë shqiptare, duke qenë se nuk ka ndonjë kushtetutë tjetër që ta ketë trajtuar këtë problem, duke qenë të bindur se kështu hedhim bazat e një kontrate politike dhe sociale, duke qenë se kështu, siç ka thënë zoti Godo, i japim moralitet shoqërisë dhe garanci pronës, me shpresën që të gjithë së bashku do të vazhdojmë përpjekjet në drejtimin e duhur, besoj se ky është vendimi më i drejtë që mund të merret, duke mos cenuar në asnjë rast parimet kushtetuese që nuk i vendosim ne, por që janë të vendosura prej kohësh në historinë e konstitucionalizmit botëror. Them se kjo dispozitë është një përpjekje e mirë për të gjetur si kompromisin, ashtu edhe zgjidhjen. Në qoftë se e duam sot zgjidhjen e çështjes së pronave, si dhe të ligjeve përkatëse, kjo nuk mund të bëhet. Unë besoj se ne mund ta miratojmë dispozitën për të drejtën e pronës dhe të vazhdojmë me dispozitat e pushtetit lokal. Sabri Godo: Unë dua edhe një herë mendimin e specialistëve të stafit teknik në lidhje me këtë: në rast se miratohet kjo Kushtetutë sot, e drejta e pronës e parashikuar në nenin 34 do të kërkohet menjëherë apo pas tre vjetëve, derisa Kuvendi të ketë sjellë gjendjen në Shqipëri në nivelin që kërkohet nga neni 34? Kjo është pyetja, zoti Traja. Kristaq Traja: Duke parë formulimin më të fundit për çështjen e pronave, unë konstatoj se nga pikëpamja juridiko-kushtetuese, nuk ka mbetur gjë për t’u rregulluar. Dua të theksoj se dispozitat kalimtare kanë të njëjtën vlerë si të gjitha dispozitat e tjera kushtetuese. “Kuvendi Popullor – thuhet në këtë dispozitë kalimtare – brenda dy- tre vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, nxjerr ligje për rregullimin e drejtë të çështjeve të ndryshme në lidhje me shpronësimet e konfiskimet që u bënë gjatë regjimit komunist”. Kjo do të thotë që, që të nesërmen e miratimit të Kushtetutës mund të dalë ligji për rregullimin e këtyre çështjeve. Afati 3-vjeçar është kufiri maksimal për zgjidhjen e çështjes së pronave në përputhje me parimet që janë sanksionuar në nenin 34. Kjo zgjidhje, nga pikëpamja kushtetuese, është zgjidhja më e drejtë. Arben Imami: Zoti Traja, mua më duket se pyetja synonte diçka tjetër: ta zëmë se Kushtetuta miratohet më 28 nëntor 1998, ndërsa ligji

249 për rregullimin e çështjeve të pronave del në vitin 2001. A do të ketë ky ligj fuqi prapavepruese apo jo? Kristaq Traja: Më fal, por pyetja nuk ishte e tillë! Sabri Godo: Pyetja është e një natyre fare praktike: unë kam një tapi të pronës sime. Me këtë tapi të pronës time dhe me ligjin e aprovuar nga Kushtetuta, a mund të paraqitem nesër në gjykatë dhe të kërkoj pronën në bazë të kësaj dispozite kushtetuese, si dhe a mundet parlamenti të nxjerrë ligje në kundërshtim me frymën e këtij neni? Kristaq Traja: Nga pikëpamja kushtetuese, të paktën siç e kuptoj unë pyetjen, afati dy deri në tre vjet është një detyrim kushtetues. Kuvendi është i detyruar të nxjerrë ligje për rregullimin e drejtë të çështjes së pronave. Të themi, ligji 7501 ndoshta në tërësinë e tij është i drejtë, por disa nene duhen të ndryshohen. Pra, ky ligj mund të amendohet, plotësohet e shfuqizohet pjesërisht ose të shtohet pjesërisht. Nuk bëhet fjalë për shfuqizimin e të gjithë ligjit. Një shfuqizim i tillë do të thoshte që menjëherë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, pronarët në Shqipëri do të mbeteshin pa titull pronësie. Për këtë arsye, do të ndiqet rruga e plotësimit, amendimit, shfuqizimit të pjesshëm nëpërmjet nxjerrjes së ligjeve të reja. Në këtë sens, unë e gjej shumë fatlum formulimin për dispozitat kalimtare. Kjo i jep të drejtë Kuvendit të bëjë rregullimet përkatëse “të drejta”, duke u udhëhequr nga kriteret e nenit 34. Asnjë gjykatës në Shqipëri nuk mund ta interpretojë ndryshe këtë dispozitë. Ajo që është pronë, është pronë; e fituar me trashëgim, dhurim, me mënyra të tjera klasike të përcaktuara në Kodin Civil, etj. Nga kjo pikëpamje, unë them se kjo dispozitë përbën mbrojtjen maksimale të mundshme që i bëhet pronës private nga pikëpamja kushtetuese. Vladimir Metani: Kur themi “ndreqjeve të së shkuarës”… Genc Ruli: Varianti i rregulluar i dispozitës kalimtare, në krahasim me formulimin e djeshëm, mban parasysh pasojat që mund të shkaktonte kjo e fundit në realitet. Sepse në fakt, një nga argumentet, që ndoshta duhej ngritur në mbledhjen e kaluar, kishte të bënte me shprehjen: “...abrogimin e njëhershëm të të gjitha ligjeve që kishin të bënin me konfiskimet dhe shpronësimet e deritanishme”, shprehje që do të sillte një gjendje vakuum-i në të drejtën e pronësisë dhe një

250 gjendje kaosi deri në momentin që do të miratoheshin ligjet. Nuk ka gjë më të mbrapshtë në një vend se sa të krijosh, qoftë edhe për dy muaj, një vakuum të së drejtës së pronës. Kështu që, ne jemi plotësisht të bindur që varianti i propozuar është brenda kësaj fryme me të cilën u diskutua dhe, gjithashtu, mendoj se ai arriti pothuajse të bashkojë tërësinë e pozicioneve dhe të mendimeve që u mbajtën këtu në Komision, madje edhe pse ato mund të konfliktoheshin. Dispozita kalimtare e impenjon Kuvendin dhe ky lloj impenjimi kushtetues i Kuvendit është i tillë që ne nuk e vëmë dot sot në provë, por, megjithatë, jam i bindur që çdo Kuvend i mëpasëm do t’i bindet Kushtetutës, ashtu si ekzekutivi do të zbatojë ligjet që do nxirren në këtë aspekt. Vërtet, në përgjigje të pyetjes që bëri zoti Godo, e drejta e pronës është një e drejtë që mund të kërkohet edhe sot, ende pa u miratuar kjo Kushtetutë. Por rregullimi i plotë i kësaj të drejte do të bëhet pasi të dalin ligjet përkatëse. Një ligj për rregullimin e një grupi pronash mund të dalë më parë, ndërsa një ligj për rregullimin e një grupi tjetër pronash mund të dalë më pas. Nuk do të jetë vetëm Kuvendi i impenjuar, për shkak të kësaj Kushtetute, por edhe një numër i madh njerëzish me pretendime pronësore do të ushtrojnë një lloj presioni publik mbi qeverinë dhe Kuvendin, për të shpejtuar nxjerrjen e ligjeve të drejta dhe të duhura për çështjen e pronave. Mendoj që nuk na ngelet shumë vend për të diskutuar në lidhje me këtë formulim, të cilin, me gjithë mend, jemi munduar ta japim këtu me përgjegjësi të plotë. Kastriot Islami: Duke vlerësuar se kjo dispozitë kalimtare presupozon nxjerrjen e ligjeve mbi bazën e parimeve të parashikuara në nenin 34, atëherë mund të themi se aktet që do të dalin në të ardhmen, gjithmonë në bazë të këtyre parimeve, do të rregullojnë në mënyrë të drejtë çështjet e ndryshme të pronës. Unë do të thoja që kjo dispozitë, nga ana tjetër, përmban edhe tolerancën tonë maksimale. Vladimir Metani: Nuk kam ndonjë gjë thelbësore, por do të desha të prekja pak atë që përmendi zoti Aliko, çështjen e konfiskimeve. Kjo ndoshta kërkon një formulim të tillë që të mos përfshijë tërë konfiskimet. Konfiskim mund të bëhet edhe me vendim gjyqësor. Kastriot Islami: Gjithsesi, konfiskimi gjyqësor nuk është konfiskim i padrejtë…

251 Vladimir Metani: Megjithatë, konfiskim mbetet edhe konfiskimi gjyqësor, dhe dikush mund të kërkojë të çlirohet edhe nga konfiskimi gjyqësor, duke iu referuar po atyre shkaqeve kushtetuese. Arben Imami: Por Kushtetuta sanksionon parimin e ndarjes së pushteteve dhe, në këtë kuadër, pushteti legjislativ nuk mund të shfuqizojë një vendim të gjykatës. Edhe sikur ta shfuqizojë, akti i legjislaturës mund të goditet në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka të drejtë ta rrëzojë atë si antikushtetues. Lufter Xhuveli: Ne përfaqësojmë formacione të ndryshme politike dhe në qoftë se nuk do të futemi në rrugën e kompromisit të dyanshëm, jo të njëanshëm, kjo punë nuk mund të gjejë zgjidhje. Unë pajtohem me formulimin që është këtu, në tërësinë e vet, por rezerva ime është kjo: në rast se ky formulim nënkupton prekjen e thelbit të ligjit 7501, unë do të isha kundër. Sabri Godo: Atëherë, nuk jemi dakord as me nenin 34! Se cilat ligje vinë në kundërshtim me këtë nen, unë nuk i hyj fare këtij diskutimi. Ligji 7501, ashtu siç tha dikush më parë, mund të shfuqizohet pjesërisht, mund të plotësohet, mund të shfuqizohet tërësisht; nuk e di se çfarë mund të ndodhi me të. Kjo u përket atyre legjislatorëve, te cilët do të thonë se prona private duhet të rregullohet konform nenit 34 dhe se ligjet që do të bëhen duhet t’i konformohen këtij neni. Arben Imami: Jo vetëm legjislatori, por edhe Gjykata Kushtetuese. Sabri Godo: Në qoftë se zoti Xhuveli kërkon që të kushtëzohet çështja e pronës me ligjin 7501, atëherë është e kotë që të diskutojmë! Arben Imami: Jo, asnjë kusht, asnjë rezervë! Lufter Xhuveli: Unë desha të shpreh vetëm një shqetësimin tim të brendshëm. Megjithatë, unë bashkohem me formulimin që paraqitet këtu. Arben Imami: Kam përshtypjen që nuk ka nevojë për diskutime të tjera. Ka kundra formulimit të paraqitur? Jo. Jonuz Begaj: Të lexohet edhe njëherë neni 34. Krenar Loloçi: Ajo që është e miratuar është: “1. E drejta e pronës private është e garantuar. 2. Prona private fitohet me kalim pronësie,

252 trashëgimi ose me çdo mënyrë tjetër të parashikuar nga Kodi Civil. 3. Ligji mund të parashikojë shpronësim ose kufizime në ushtrimin e të drejtës së pronës për interesa publike…”. Sabri Godo: Pika 3 është pak a shumë: “Ligji mund të parashikojë shpronësime për interesa të publike kundrejt shpërblimit të plotë. Rastet e konfliktit lidhur me masën e shpërblimit zgjidhen nga gjykata”. Për këtë kemi mbetur dakord. Arben Imami: Kjo pika e fundit është bërë: “Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë”. Sabri Godo: Po, kështu mbetëm dakord, që: “…rastet e konflikteve, lidhur me masën e shpërblimit, zgjidhen me gjykatë”. Arben Imami: Formulimi për të cilin kemi votuar disa ditë më parë, është bërë në bazë të tekstit të Venecias, në të cilin kemi shtuar, në pikën 3, fjalën “vetëm”, e cila e plotëson më mirë kontekstin shqip dhe nuk krijon ndonjë keqkuptim. Në pikën 2, mbeten fjalët “në Kodin Civil”. Vazhdojmë me pikën 5: “Shpronësimet ose kufizimet në ushtrimin e së drejtës së pronës, të cilat cenojnë thelbësisht këtë të drejtë, mund të lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë”. Sabri Godo: Jo, jo! Arben Imami: Para disa ditësh kemi diskutuar për tre variante: shpërblim të drejtë, sipas çmimit të tregut dhe shpërblim të plotë. Sabri Godo: Kemi diskutuar, por kemi mbajtur shënime të ndryshme. Në lidhje me pikën 5, është shtuar diçka e tillë: “Kufizimet juridike të pronës, që e bëjnë atë praktikisht të papërdorshme, konsiderohen shpronësim”. A kemi mbetur dakord kështu? Arben Imami: Po deshe, japim urdhër së bashku të zbardhet i gjithë diskutimi në lidhje me nenin 34, nga ku do të dalë teksti përfundimtar i këtij neni. Sabri Godo: Atë të bëjmë! Desha të pyes, a ekziston në këtë variant pika, në të cilin thuhet: “Ligji mund të parashikojë shpronësime vetëm për interesa publike kundrejt shpërblimit të plotë. Rastet e konflikteve lidhur me masën e shpërblimit zgjidhen nga gjykata”? Zamira Çaka: Po.

253 Leontiev Çuçi: Fjala “të plotë” nuk është. Vladimir Metani: Është përdorur fjala “të drejtë”. Sabri Godo: Si është kjo dispozitë përfundimisht? A është i shtypur varianti përfundimtar? Arben Imami: Po, i shtypur është. E lexoj përsëri: “E drejta e pronës private është e garantuar. Prona fitohet me kalim pronësie, me trashëgimi ose me çdo mënyrë tjetër të parashikuar nga Kodi Civil. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës, vetëm për interesa publike dhe vetëm kundrejt shpërblimit të drejtë”. Sabri Godo: Në rregull. Tjetër? Arben Imami: “Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit, mund të bëhet ankim në gjykatë”. Sabri Godo: Në rregull. Arben Imami: Jemi dakord me këtë? Dakord. Do të marrim të shqyrtojmë kopjen e fundit që kemi sjellë. Mbi bazën e vërejtjeve dhe sugjerimeve që u bënë në takimin në Durrës, kemi propozuar ngritjen e një këshilli për emërimet e prokurorëve, si dhe për marrjen e masave disiplinor kundër tyre. Normalisht, ky këshill duhet të përbëhet nga Ministri i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, dy anëtarë të zgjedhur të Kuvendit, me qëllim edhe Kuvendi të jetë i pranishëm në këtë Këshill, si dhe pesë anëtarë të zgjedhur nga Konferenca Kombëtare e Prokurorëve, për pesë vjet. Në këtë mënyrë pajtojmë praktikën e emërimit dhe të shkarkimit të gjyqtarëve me atë të prokurorëve. Një problem i madh që mendoj se ka prokuroria është, ashtu siç e kanë shprehur vetë përfaqësuesit e Prokurorisë, se ndryshimet politike mund të sjellin pasoja edhe në Prokurori. Përfshirja në këtë këshill e gjashtë prokurorëve, ku përfshihet edhe Prokurori i Përgjithshëm, nga nëntë anëtarë që është numri i përgjithshëm i këtij Këshilli, krijon një siguri më të plotë për prokurorët. Nga ana tjetër, i japim mundësi pushtetit ekzekutiv, nëpërmjet Ministrit Drejtësisë dhe legjislativit, nëpërmjet dy anëtarëve të zgjedhur prej tij, të informohen dhe të balancojnë frymën e mbyllur të prokurorisë. Pikërisht, për të ruajtur këtë balancë, i është dhënë Kryeministrit e drejta të propozojë

254 Prokurorin e Përgjithshëm. Të dy këta do të jenë përgjegjës politik për ndjekjen e krimit dhe për akuzën në Shqipëri. Aktualisht, askush nuk është përgjegjës politik për sa më sipër. Unë besoj se diskutimet që kemi bërë në Durrës kanë qenë shteruese nga çdo pikëpamje. Unë sugjeroj t’i biem shkurt. Zamira Çaka: Përse duhet të jetë Ministri i Drejtësisë Kryetar i Këshillit të Prokurorisë? Arben Imami: Sepse Ministri i Drejtësisë është personi i ngarkuar në degën e ekzekutivit për këto probleme. Zamira Çaka: Si e vendosëm çështjen e emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm: e propozon Kryeministrit dhe e emëron Presidenti? Në këtë mënyrë e kemi lënë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm? (zëra të paidentifikueshëm): Po. Zamira Çaka: Më duket se edhe në këtë mënyrë organi i prokurorisë vendoset nën tutelën e ekzekutivit. Mendimi im është që ai duhet të jetë organ i pavarur. Sabri Godo: Unë jam plotësisht dakord me ju, Zamira. Unë kam dalë me mendimin, nga ajo mbledhje ku folëm për këtë çështje, se Prokurori i Përgjithshëm do të propozohet nga Këshilli i parlamentit dhe do të emërohet nga Presidenti. Zamira Çaka: Me këtë variant jam dakord. Sabri Godo: Për sa i përket Ministrit të Drejtësisë, ky nuk duhet të jetë anëtar i Këshillit të Prokurorisë. Ministri i Drejtësisë drejton sistemin gjyqësor nga pikëpamja administrative, por nuk është pjesë e këtij sistemi. Jonuz Begaj: Kurse, siç paraqitet Këshilli i Prokurorisë, ky kryesohet nga Ministri i Drejtësisë. Sabri Godo: Unë s’jam dakord me këtë fakt! Arben Imami: Dakord. Haxhi Aliko: Meqenëse ju do të shkoni në Venecie, ngrijeni këtë problem dhe ata do të bëjnë korrigjimin e nevojshëm, prandaj nuk ka nevojë të diskutojmë për këtë punë.

255 Jonuz Begaj: Unë them se ata do ta kontestojnë qenien e Ministrit të Drejtësisë në Këshillin e Prokurorisë. Sabri Godo: Komisioni i Venecias mund ta pranojë edhe këtë se organi i prokurorisë në Itali funksionon ndryshe, ndërsa këtu në Shqipëri me prokurorinë është vepruar në mënyrë krejt të veçantë. Haxhi Aliko: Ata nuk do të na lënë neve të bëjmë një gjë që s’është provuar kurrë në asnjë vend… Zamira Çaka: Ekspertët e Venecias kanë eksperiencën e vendeve të tjera. Sabri Godo: Në Itali nuk ka prokuror të përgjithshëm; ka një prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit. Haxhi Aliko: Megjithatë, ekspertët kanë edhe eksperienca të tjera. Komisioni i Venecias, ndonëse ndodhet në Itali, është organizëm i Këshillit të Evropës. Jonuz Begaj: Kam përshtypjen se qenia e Ministrit të Drejtësisë anëtar i Këshillit të Prokurorisë do të kundërshtohet në Venecie. Arben Imami: Këtë përshtypje, mund të të siguroj që tani, se e ke të gabuar. Normalisht, këtu bëhet fjalë për një organ që bën ndjekjen penale dhe ngre akuzën, organ i cili aktualisht nuk funksionon në Shqipëri. Kastriot Islami: Zoti Imami, le t’i bëjmë një pyetje stafit para se të shkojmë në Venecie. Sabri Godo: Le të përpiqemi ta gjejmë këtu zgjidhjen. Të mos vemi me mendjen se do na e zgjidhë Venecia. Të shkojmë me një ide tonën të qartë në Venecie. Kastriot Islami: Prandaj, le të pyesim stafin për logjikën që është ndjekur. Theodhori Sollaku: Para se të shkruheshin këto rreshta për pjesën e prokurorisë, jemi konsultuar me disa kushtetuta. Zgjidhjet janë nga më të ndryshmet, për një pjesë prej të cilave folëm edhe në mbledhjen e Durrësit. Disa shtete e kanë të organizuar e të përfshirë në magjistraturë. Për këtë arsye i sigurojnë prokurorisë të njëjtat garanci,

256 si edhe gjyqësorit. Emërimi dhe shkarkimi i magjistratëve kalon përmes Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ashtu siç e kemi aktualisht ne. Në Kushtetuta të tjera ka zgjidhje të ndryshme: ka nga ato që nuk i japin asnjë zgjidhje statusit të organit të prokurorisë, por vetëm përcakton detyrën bazë të prokurorisë: të realizojë ndjekjen penale. Kështu është rregulluar nga Kushtetuta e Italisë. 165 Më tej, çdo gjë zgjidhet me ligj, i cili rregullon si emërimet e prokurorëve, ashtu dhe garancitë që duhen për shkarkimin e tyre. Ka një zgjidhje tjetër, është ai portugez 166 , i cili i afrohet modelit tonë. Sipas modelit portugez, prokurorët kanë një pozitë të ndarë nga gjykata, por kanë garanci mbrojtëse, si dhe janë të pavarur në realizimin e detyrës. Në zgjidhjen që kemi bërë në projektin tonë, garancitë për prokurorinë janë: në radhë të parë, emërimi i titullarit të prokurorisë nga Presidenti i Republikës, i cili konsiderohet se është i pavarur dhe nuk është pre e ndryshimeve politike, veçanërisht e ndryshimeve të mazhorancave në parlament, dhe, së dyti, prokurorët më të ulët garantohen nga Këshilli i Prokurorisë, përbërja e të cilit duhet të jetë e tillë që të realizojë e garantojë qëndrimin në detyrë të prokurorëve. Po të shikosh përbërjen e këtij Këshilli, konstaton se ai përbëhet nga gjashtë anëtarë që dalin nga radhët e prokurorëve, dy nga Kuvendi, si dhe nga Ministri i Drejtësisë. Shqetësimi qëndron tek Ministri i Drejtësisë dhe kërkohet arsyeja përse ministri është përfshirë në Këshill. Ministri siguron lidhjen e prokurorisë, që ka për detyrë ndjekjen penale, me ekzekutivin dhe me shumicën parlamentare. Le të marrim si shembull Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Shumë e kanë paragjykuar prezencën e Ministrit të Drejtësisë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Por, po të mos ishte Ministri i Drejtësisë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, nuk do të mund të përçoheshin nevojat e këtij Këshilli në degën e ekzekutivit, për sa i përket buxhetit që i nevojitet, për zyrat, për kushtet, në përgjithësi, që i nevojiten gjyqësorit. Pikërisht Ministri i Drejtësisë bën pjesë në këto organizma, të cilat, megjithëse janë të pavarura, kanë nevojë për një lidhje të tillë. Në teori diskutohet shpesh ndarja e pushteteve, por pushtetet nuk janë aq të ndarë, sa të përdorësh 165 Neni 112 i Kushtetutës së Italisë parashikon: “Prokurori ka për detyrë të ushtrojë ndjekjen penale”. 166 Neni 221, paragrafi 2, i Kushtetutës portugeze parashikon: “Prokurorët Publikë kanë një status autonom dhe të pavarur në përputhje me ligjin”.

257 shprehjen “secili në hesap të vet”. Duhet, pra, një lidhje, e cila bën të mundur që shteti të funksionojë si një i tërë. Zamira Çaka: Pse duhet të jetë kryesues i Këshillit Ministri i Drejtësisë? Theodhori Sollaku: Ai vërtet është kryesues, por është i parë ndër të barabartët. Kastriot Islami: Çfarë të drejtash ka, për shembull? Theodhori Sollaku: Nuk ka ndonjë të drejtë të veçantë. Ka një votë si gjithë të tjerët. Kastriot Islami: Drejton mbledhjet. Kristaq Traja: Kini një gjë parasysh, se nuk do t’u japim prokurorëve garanci absolute siç u kemi dhënë gjyqtarëve. Personalisht, e konceptoj prokurorin një polic plus një shkallë më të lartë njohurish juridike, dhe po të shikojmë sot se si është ndërtuar Kodi i Procedurës Penale, prokurori, në dallim nga polici, ka vetëm këtë ndryshim: në qoftë se polici të fut në burg e të mban 24 orë dhe materialin e çon tek prokurori brenda 24 orëve, prokurori mund të të mbajë 48 orë dhe brenda 48 orëve, materialin e çon tek gjykatësi. Pra, normalisht prokurorët sot nuk kanë fuqi efektive për të përbërë rrezik se do të cenojnë të drejtat e njeriut. Për çdo gjë, ata e marrin pëlqimin tek gjyqësori. Kështu, për shembull, kontrollin e banesës ata nuk e bëjnë dot pa miratimin e gjykatës. Përjashtim bëjnë disa raste kur kontrollin e bën edhe policia në rastet e flagrancës. Arben Imami: Ne kemi futur Ministrin e Drejtësisë, Presidentin e Republikës, si dhe disa përfaqësues të legjislativit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili bën emërimet e shkarkimet e gjyqtarëve që duhet të kenë maksimumin e mbrojtjes, e jo më të mos lejojmë Ministrin e Drejtësisë të bëj pjesë në Këshillin e prokurorëve, të cilëve nuk mund t’u sigurohet një pavarësi dhe mbrojtje më e madhe. Mua më duket se është balancuar mjaft mirë. Vladimir Metani: Nisur nga ajo që u tha këtu, se Kodi i Procedurës Penale është bërë sipas modelit italian, atëherë përse nuk e bëjmë edhe prokurorinë siç e ka modeli italian?

258 Kristaq Traja: Dua të sqaroj se Kodi ynë i Procedurës Penale nuk është si modeli italian. Ai ka elementë nga modeli italian, por ka edhe elementë të modeleve të tjera. Vladimir Metani: A i përfshin modeli italian prokurorët në radhët e magjistratëve? Kristaq Traja: Ashtu i ka, por prokuroria ka strukturë tjetër. Vladimir Metani: Po modeli grek 167 , a i përfshin prokurorët në radhët e magjistratëve? Kristaq Traja: Nuk është tamam ashtu. U njeh ca garanci, por nuk janë si gjyqtarët. Vladimir Metani: Po të kishim një gjykatë të fortë, do të isha dakord me ju. Me një gjykatë si kjo jona, nuk jam dakord. Arben Imami: Kam përshtypjen që e kemi të ezauruar edhe këtë temë. Atëherë, si do veprojmë. Kjo çështje nuk ka lidhje me faktin nëse kemi ose jo gjykatë të fortë. Vladimir Metani: Jo, ka lidhje! Arben Imami: Ne kemi gjykatë shumë të fortë; aq e fortë është gjykata sa që, edhe pse është e korruptuar, nuk e lëviz dot nga vendi! Nga ana tjetër, këtu nuk flitet për shkeljen e të drejtave të njeriut, por flitet për njerëz që shkelin të drejtat e të tjerëve, duke vrarë, duke vjedhur, etj., si dhe dalin edhe nga burgjet. Kjo është historia në Shqipëri. Në këto kushte, prokuroria nuk ka ç’i bën kriminalitetit, prandaj nuk ka lidhje. Kastriot Islami: Pa ndryshuar përbërjen e Këshillit, a mund të kryesohet ky nga Prokurori i Përgjithshëm? Nuk shoh ndonjë gjë të keqe. Për më tepër, Këshilli do të bëjë emërimet me shumicën e anëtarëve. Arben Imami: Çfarë të keqe do të kishte sikur atë ta kryesonte Prokurori? 167 Neni i 107 i Kushtetutës italiane: “Prokurori gëzon garancitë e caktuara për të nga normat e organizimit gjyqësor”. Neni 90 i Kushtetutës greke parashikon: “Në Këshillin e Lartë të Magjistratëve civilë dhe penalë bën pjesë dhe Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Kasacioni”.

259 Vladimir Metani: Në qoftë se do të jetë anëtar i Këshillit, ministri duhet ta kryesojë. Sabri Godo: Ti thua që Këshilli i Prokurorisë të kryesohet nga Ministri i Drejtësisë! Kjo nuk shkon! Arben Imami: Zoti Traja e ka fjalën. Cili do të ishte defekti nëse Këshilli do të kryesohej nga Prokurori i Përgjithshëm? Kristaq Traja: Ndjekja penale është e lidhur me policinë gjyqësore, si pasojë, është e lidhur me ekzekutivin. Nëse vërejmë, Ministri i Drejtësisë, në këto dy nene 168 , nuk ka ndonjë rol, ndërkohë që në vendet e tjera, Prokurori i Përgjithshëm kryesisht emërohet me propozim të Ministrit të Drejtësisë. Pra, Ministri i Drejtësisë duhet të ketë një zë në këtë Këshill. Kur prokurori ndjek një njeri, ai nuk është i pavarur nga procedura. Edhe kur prokurori shkon në gjyq dhe mbron akuzën në emër të shtetit, ai e mbështet akuzën në nenet ligjorë përkatës. Nëse Ka prova, mirë, nëse nuk ka, nuk është ndonjë problem, çështja zgjidhet në gjykatë. Pra, kjo nuk varet nga prokurori, por kur është fjala për të shtypur krimin, para se të shkojë në gjykatë, ky prokuror nuk mund të jetë indiferent. Prandaj, kryesimi i këtij Këshilli duhet të bëhet nga Ministri i Drejtësisë. Kjo për faktin se qeveria, jo vetëm e Shqipërisë, po çdo qeveri në Evropën Perëndimore, nuk mundet t’ia lërë fatin e shtypjes së krimit, një organi që s’varet nga ajo. Më falni, po sikur një deputet ose një grup deputetësh të pyesin Kryeministrin: “Çfarë po bëhet me krimin?”. Ky do të përgjigjej: “Nuk kam çfarë të bëj, policia i kap kriminelët, prokuroria i lëshon!”. Dhe këtu nuk është fjala për varësi të Prokurorit. Jo! Është fjala që qeveria të ketë një zë në emërimin e kuadrit të prokurorisë, të cilët, sigurisht, sapo emërohen fitojnë një status që është ky që parashikohet në këtë pjesë. Megjithatë prokurorët janë ata që do të luftojnë krimin. Vetëm duke pasur diçka në dorë, mund të mbash përgjegjësi. Unë nuk e kuptoj se si një organ kushtetues, siç është qeveria, të përgjigjet për krimin, kur nuk ka asgjë në dorë. Në këtë sens, në vazhdën e propozimeve të zotit Ngjela, megjithëse me 168 Neni 139: “1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale”. Neni 140: “Prokurori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit. 2. Prokurorët e tjerë emërohen e shkarkohen nga Prokurori i Përgjithshëm”.

260 vështirësi, kemi bërë një organizëm paralel me Këshillin e gjyqtarëve, Këshillin e prokurorisë. Por, vini re, shumica e ankesave vijnë sot nga Prokurori i Përgjithshëm, i cili thotë: “Unë jap urdhra, por prokurorët vartës nuk më binden, pasi ata kanë një status dhe nuk varen më nga Prokurori i Përgjithshëm”. Të mos harrojmë që, sa kohë ndjekin krimin, prokurorët janë thjesht një repart, ndërsa kur çështjet shkojnë në gjyq, ata kanë status. Statusi i tyre nuk shkruhet në Kushtetutë, por në Kodin e Procedurës Penale. Për pasojë, prokuroria nuk është futur as në pushtetin gjyqësor, as në atë ekzekutiv, për shkak të natyrës së saj dualiste. Ne e kemi vënë prokurorinë në një pjesë më vete, me një detyrë: ushtron ndjekjen penale si dhe përfaqëson akuzën në gjyq. Arben Imami: Pjesën për prokurorinë do ta çojmë në Venecie, prandaj, ju sugjeroj që të jepni konsensus për momentin, derisa të na vijë mendimi i Venecias. Vladimir Metani: Cili është mendimi i Prokurorisë? Arben Imami: Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet nga Kuvendi, ndërsa prokurorët e tjerë duan të kenë të njëjtën mbrojtje sikurse gjyqtarë; duan të varen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë të përbëhet nga 15 a 20 veta, në të cilin të përfshihen, krahas gjyqtarëve, edhe prokurorët. Ky është defekti i situatës post-komuniste, e cila krijon demokratë romantikë që mendojnë se ka dhe duhet të ketë institucione plotësisht të pavarura. Nuk ka mundësi të ketë institucione plotësisht të pavarura, nuk ka institucione që të qëndrojnë në qiell! Është propozimi i tretë që po bëjmë për organin e Prokurorinë. Kemi bërë përpjekje maksimale për të bërë balancimet e nevojshme: gjashtë prokurorë janë anëtarë të Këshillit. Vladimir Metani: Zoti Imami, unë nuk e pranoj Këshillin e Prokurorisë, në një kohë që Prokuroria, po në këto nene, konsiderohet organ i centralizuar. Është kontradiktore! Për mua, duhet të fshihet fare Këshilli dhe emërimet t’i bëjë Prokurori i Përgjithshëm. Ku është centralizmi nëse Prokurori i Përgjithshëm kërkon shkarkimin e një prokurori dhe Këshilli i Prokurorisë ia refuzon. E përsëris, është kontradiktore. Nuk e pranoj, unë s’jam dakord me Këshill prokurorësh, fare!

261 Arben Imami: Kush do t’i emërojë, atëherë? Vladimir Metani: Prokurori i Përgjithshëm. Leontiev Çuçi: Atëherë, bie propozimi me Këshill. Arben Imami: A jeni dakord? Dakord, e heqim Këshillin. Atëherë, kush është dakord me nenin e parë të Prokurorisë? Ka kundër? Ka konsensus? Po. Kalon. A ka konsensus për nenin 2 siç është? Po. Ka kundër? Jo, kalon. Ju faleminderit. Vladimir Metani: Emërimet e shkarkimet, si dhe masat disiplinore të prokurorëve të tjerë, të bëhen nga Prokurori i Përgjithshëm. Arben Imami: Po, nga Prokurori i Përgjithshëm. (replika të pakuptueshme) Leontiev Çuçi: Vetëm nga Prokurori? Pa përfshirë Presidentin e Republikës? (zëra të paidentifikueshëm): Jo, pa e përfshirë! Arben Imami: Atëherë, kalojmë tek Këshilli i Kuvendit. Ramë dakord që të mos kemi një senat për disa arsye, megjithëse askush nga ata që e propozuan nuk u bindën prej tyre. Megjithatë, kjo nuk është e rëndësishme. Është propozuar, si një zgjidhje kompromisi, një Këshill Kuvendi, i cili duhet të bëjë dy gjëra: të garantojë që pjesa më e rëndësishme e legjislacionit të mos kalojë me nxitim dhe në mënyrë emocionale, dhe, së dyti, të ndikojë në kryerjen e emërimeve të rëndësishme kryesisht në fushën e gjyqësorit dhe të politikës së jashtme. Ishte propozimi i La Pergolës, për krijimin e një Këshilli të posaçëm, që do të ishte brenda Kuvendit, si një komision i përhershëm, por që puna e tij do të varej nga problematika me të cilën do të ballafaqohej Kuvendi. Haxhi Aliko: Kjo është përvoja e norvegjezëve. Arben Imami: Këshilli 169 që kemi paraqitur përafrohet me përvojën çeke midis dy luftërave botërore. Norvegjezët e kanë ndryshe. Pasi e 169 Neni 86 i Projektkushtetutës së datës 10 korrik 1998 parashikonte: “1. Këshilli është pjesë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ai përbëhet nga 25 anëtarë. 2. Këshilli zgjidhet nga anëtarët e Kuvendit në fillim të sesionit të parë. 3. Përfaqësimi në Këshill

262 krijojnë Këshillin, ata e nxjerrin këtë jashtë dhomës që e krijon, duke e shndërruar në një dhomë më vete. Kur ky Këshill nuk bie dakord me dhomën dhe merr një vendim në kundërshtim me dëshirën e dhomës, vendimi i Këshillit mund të kapërcehet me dy të tretat e dhomës. 170 Problemi ynë më i vështirë ka qenë të përcaktojmë përbërjen e Këshillit. Në qoftë se përbërja e këtij Këshilli do të reflektonte përbërjen e parlamentit, atëherë nuk kemi zgjidhur gjë. A ka ndonjë pyetje? Leontiev Çuçi: Do t’i japim mekanizmin votues këtij Këshilli, apo jo? Së dyti, projektligjet që janë parashikuar në pikën 3 të nenit 87 171 do t’i kalojnë detyrimisht Këshillit për shqyrtim, apo një gjë e tillë do të lihet në vullnetin e Kuvendit? Arben Imami: Ideja nuk është thjesht ajo e pakicës bllokuese, por e nevojës së gjetjes së kompromiseve. Ideja synon gjithmonë tek shumica prej tri të pestave, për të cilën kemi ngulur këmbë. Leontiev Çuçi: Sidoqoftë, mekanizmi bllokues nuk përjashtohet. Arben Imami: Padyshim. Pa këtë mekanizëm, Këshilli do të ishte fiktiv; do të ishte e kotë ta parashikonim. Genc Ruli: E ke fjalën për variantin e dytë që nuk parashikon shumicë bllokuese, siç është shumica prej tri të pestave? bëhet propocionalisht me numrin e vendeve të fituara në Kuvend. Partitë, të cilat kalojnë kufirin minimal të parashikuara në nenin 64, paragrafi 4, përfaqësohen në Këshill me jo më pak se një anëtar. 4. Për projektligjet që shqyrtohen në Këshill, anëtarët etij nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve të Kuvendit. Ata kanë të drejtë të marrin pjesë dhe të votojnë në seancë plenare të Kuvendit”. 170 Neni 76, paragrafi i 3, i Kushteturë së Norvegjisë parashikon: “Kur ligji i është paraqitur dy herë Dhomës Permanente (Lagting) nga Dhoma e Përgjithshme (Odelsting), dhe është kthyer dy herë si i papranueshëm, parlamenti (Storting) mblidhet në sesion plenar, atëherë ligji miratohet me dy të tretat e votave”. 171 Neni 87 i Projektkushtetutës së datës 10 korrik 1998: “1. Këshilli shqyrton paraprakisht: a) projektligjet që parashikohen në nenin 81, paragrafi i dytë, i Kushtetutës; b) ligjet për organizimin dhe fuksionimin e institucioneve të parashikuara nga Kushtetuta; c) ligji për shtetësinë; ç) ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale; d) ligji për referendumet; dh) kodet; e) ligji për gjendjen e jashtëzakonshme; ë) ligji për statusin e fuksionarit publik; f) ligji për amnistinë; g) ligji për ndarjen administrative të Republikës”.

263 Kastriot Islami: Ky variant, i cili është varianti jobllokues, nuk bën gjë tjetër veçse vonon procesin legjislativ. Jonuz Begaj: Vonesa le të ketë, por jo bllokim! Kastriot Islami: Varianti bllokues mbart në vetvete njëfarë paradoksi: një forcë politike, që ka një shumicë, nxjerr një Këshill, i cili ka të drejtë të bllokojë gjithë Kuvendin! Arben Imami: Së pari, do të ishte mirë që emërimi, për shembull, i ambasadorëve dhe i gjyqtarëve të bëhej me një shumicë që e kalon shumicën e thjeshtë. Këtu nuk ka asgjë të paarsyeshme. Kastriot Islami: Cilat janë kompetencat e këtij Këshilli? Arben Imami: Të bëjë emërimet, si dhe të miratojë ligjet organike. Ligjet organike janë gjithsej 20. Ligjet organike nuk ndryshojnë shpesh. I tillë është, për shembull, ligji për Kodin Civil. Ndryshimet në Kodin Civil duhet të bëhen me rrugë konsensuale, ashtu siç bëhen kudo në botë. Normalisht, për miratimin e kodeve të tilla ngrihen komitete të posaçëm brendapërbrenda parlamenteve, komitete të cilat ngrihen me pjesëmarrje të përbashkët të të gjitha forcave që përbëjnë parlamentin. Këshilli ynë, i cili do të jetë një komitet që ngrihet si një detyrim kushtetues, do të kalojë vetëm këto ligje të posaçme, në mënyrë të posaçme. Vetëm këto, jo të gjitha ligjet. Genc Ruli: Unë mendoj që, kompetenca, domethënë ajo që thuhet në variantin e parë 172 , të dytë 173 , ose të tretë 174 varet shumë edhe nga fakti se çfarë përbërje do të ketë Këshilli: opozita dhe pozita do të kenë përfaqësim të barabartë, apo do të mbahet parasysh rezultati proporcional. Leontiev Çuçi: Po të mbahet parasysh përfaqësimi i barabartë, Këshilli bëhet 100% bllokues, sidomos në kushtet e Shqipërisë. Të bllokon opozita në çdo gjë, veçanërisht ajo shqiptare… 172 Neni 87, pika 2, po aty: “Këshilli merr vendime me tri të pestat e anëtarëve të tij, brenda 15 ditëve”. 173 Neni 87, pika 2, fjalia e fundit, po aty parashikon: “Kuvendi mund të rrëzojë vendimin e Këshillit me tri të pestat e anëtarëve të tij”. 174 Neni 87, pika 4, fjalia e fundit, po aty: “Vendimi i Këshillit mund të kapërcehet nga Kuvendi, i cili vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij”.

264 Arben Imami: Jo në çdo gjë! Leontiev Çuçi: Dakord, në çdo gjë brenda kompetencës që ka, por mos harro se nuk është e vogël kompetenca që ka. Arben Imami: Por nuk është shumë e madhe… Leontiev Çuçi: Ke të bësh me ligje të rëndësisë së veçantë, siç janë ligjet organike, kodet, marrëveshjet ndërkombëtare. Genc Ruli: Këto, në fakt, janë bërë të gjitha. Leontiev Çuçi: Janë bërë, por mund të lindë nevoja për t’i ribërë. Arben Imami: Shiko, këtu nuk është fjala që dikush të marrë iniciativën të bëjë të kundërtën, por që shumica të mos bëjë gjëra të patolerueshme. Kastriot Islami: Pse, vetëm variantin e parë po diskutoni ju? Do t’i diskutojmë të gjithë bashkë. Leontiev Çuçi: Jo, po diskutojmë në parim. Ka një propozim nga Genci, i cili është për variantin e përfaqësimit të barabartë. Kastriot Islami: Varianti pozitë – opozitë, për mua është i papërcaktuar. Arben Imami: Unë kam një propozim: të mbështesim variantin e dytë, sipas të cilit palët përfaqësohen në Këshill në të njëjtin proporcion siç janë edhe në Kuvend, duke mos ia hequr të drejtën partive të vogla të kenë përfaqësues në Këshill. Haxhi Aliko: Kjo e keqe që po diskutojmë, vjen nga fakti që në Kuvend ne kemi parti që zotërojnë shumica deri në 70%, ndërsa opozita 30%. Në fakt, po të jenë këto shumica afër njëra-tjetrës, ky problem nuk qëndron fare. Arben Imami: Shumica të tilla nuk do të ketë në të ardhmen. Prandaj, varianti i dytë, nuk është i papranueshëm. Genc Ruli: Unë mendoj që elementi më pozitiv i Këshillit, duhej të ishte pikërisht shmangja e votimeve emocionale, të ngutshme, e me frymë partiake, etj. Kthimi i projektit edhe një herë, do të ishte kompetenca thelbësore dhe jo ndalimi ose bllokimi i projektit. Këshilli

265 mundet, në këtë mënyrë, t’i ngjajë Senatit, por, gjithsesi, nuk është bllokues. Pra, Këshilli të mos vejë veton, por ta kthejë edhe njëherë për debat në Kuvend. Mund të pranoja një shartim të variantit të dytë me të tretë. Kastriot Islami: Unë kam një shqetësim tek varianti i dytë. Supozojmë se ligji nuk miratohet me tri të pestat në Këshilli. Çfarë bëhet në këtë rast? (zëra të paidentifikueshëm): Nuk kalon. Kastriot Islami: Epo ky është bllokim! Arben Imami: Por në variantin e dytë thuhet: “Kuvendi mund të rrëzojë vendimin e Këshillit me tri të pestat e anëtarëve të tij”. Po i bëri tri të pestat, ai e rrëzon. Kastriot Islami: Po kur Këshilli nuk merr dot vendim, pasi vendimin e merr vetëm me tri të pestat. Çfarë bëhet? Ngecet. Arben Imami: Kur projektligji nuk merr tri të pestat në Këshill, ai kthehet në Kuvend, i cili me tri të pestat, vendos përfundimisht për projektin. Vladimir Metani: Në qoftë se Këshilli nuk i bën tri të pestat, procesi nuk quhet i bllokuar. Genc Ruli: Sepse Këshilli nuk është shprehur kundër me tri të pestat. Prandaj, projektligji kthehet automatikisht në Kuvend. Votimi kundër nga Këshilli me tri të pestat e rrëzon projektin. Kështu duhet kuptuar varianti i dytë. Arben Imami: Propozimi i zotit Islami është që, meqë është një gjë e rëndësishme, ta çojmë variantin e dytë dhe të tretë në Venecie. Kastriot Islami: Madje të dy variantet t’i çojmë deri edhe në Kuvend, si opsione të veçantë. Leontiev Çuçi: Përfundimisht të vendosim si të thotë Venecia. Arben Imami: Dakord, si të thotë Venecia. Jemi dakord? (zëra të paidentifikueshëm): Dakord.

266 Arben Imami: Të dashur miq, ju faleminderit për punën e përbashkët. Kur të kthehemi nga Venecia, do të marrim në shqyrtim vërejtjet e Komisionit të Venecias. * * *

267 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 27 KORRIK 1998 (TEMAT E DISKUTIMIT: KOMENTET E KOMISIONIT TË VENECIAS; KUVENDI) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Haxhi Aliko, Vladimir Metani, Zamira Çaka, Spartak Ngjela, Ligoraq Karamelo, Hysen Selfo, Jonuz Begaj (anëtarë), Genc Ruli, Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Sabri Godo: Kemi biseduar paraprakisht me zotin Imami për procedurën që mendojmë të ndjekim, të cilën do ta vendosim së bashku. Sot, do të marrim në shqyrtim tërë vërejtjet dhe saktësimet që janë bërë nga Komisioni i Venecias në takimin e fundit që patëm me ekspertët e tij. Gjithashtu, do të marrim në shqyrtim edhe propozimet e tjera që janë bërë nga konstitucionalistë të tjerë, si për shembull, profesori grek Dimitris Tsatsos. Ka gjëra që i kemi lënë pezull dhe nuk i kemi fiksuar; të gjitha këto, vemi me shpresën, që t’i mbarojmë sot dhe nesër. Pas kësaj, do ta japim projektin për një korrektim nga ana gjuhësore e juridike, me qëllim që të jetë në një shqipe sa më të pastër dhe sa më të përmbledhur. Më pas do ta botojmë projektin në formën e një libri dhe pastaj do të fillojmë, me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, sipas programit që është bërë, atë që quhet ‘fushata për të kuptuar rëndësinë e Kushtetutës dhe të përmbajtjes së saj’. Ne shpresojmë të tërheqim një pjesë të madhe të publikut në këtë diskutim. Ndërkohë, stafi ynë do të grumbullojë të gjitha vërejtjet që do të bëhen, me gojë ose me shkrim, dhe këto do të përcillen në Kuvend krahas projektit. Vërejtjet e grumbulluara do të përdoren si ‘lëndë’ për të zhvilluar debatet. Kjo është rruga që kemi menduar t’iu sugjerojmë ne si bashkëkryetarë. Tani le të shkëmbejmë ndonjë mendim lidhur me këtë, si dhe të unifikojmë qëndrimet sepse shpesh na qëllon të bëjmë deklarime të kundërta përpara gazetarëve. Ka ndonjë deputet, për shembull, i cili thotë se do të shkojmë me dy projektkushtetuta në referendum. Se ku e mbështet ai këtë, nuk e dimë… Puna është që të përpiqemi të jemi sa më të qartë në

268 marrëdhëniet me publikun dhe jo të bëjmë konfuzion. Prandaj, është mirë që ne këtu në Komision të biem në një mendje për mënyrën se si do të veprojmë në të ardhmen. Kthehemi edhe njëherë tek çështjet që do të shqyrtojmë në këto dy ditë, siç janë: vërejtjet e Komisionit të Venecias, vërejtjet për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për prokurorinë që na ka mbetur pezull, për kompetencat e Presidentit të Republikës e të tjera. Kush ka ndonjë gjë? Spartak Ngjela: Unë mendoj se përfaqësuesit e të gjithë institucioneve kushtetuese, si presidenca, gjykatat, prokuroria, etj., të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre, qoftë edhe me shkrim, para se projekti të çohet në parlament. Më konkretisht, do të sugjeroja që Gjykata Kushtetuese të jepte mendimin për pjesën e vet, Gjykata e Kasacionit për gjyqësorin dhe Prokuroria e Përgjithshme për prokurorinë. I marrim apo nuk i marrim ne për bazë, është tjetër gjë. Sabri Godo: Zoti Ngjela, i kanë dhënë mendimet me shkrim. Spartak Ngjela: Një gjë tjetër që do të sugjeroja është që, përpara se ne t’i vëmë vulën përfundimtare projektit, ky t’i jepet një ekipi shkencor gjuhëtarësh. Sabri Godo: E thashë edhe unë këtë. Mendimet e mira takohen në hapësirë. Jemi plotësisht dakord. Ndonjë vërejtje tjetër? Atëherë, procedojmë ashtu si thamë më sipër. E ka fjalën zoti Imami. Arben Imami: Teksti bazë mbi të cilin do të punojmë, është teksti që mban datën 10 korrik. Mbi këtë tekst do të reflektojmë të gjitha vërejtjet, duke përfshirë edhe ato që kanë ardhur këto ditë nga institucionet e ndryshme. Vërejtja e pare sugjeron të zëvendësohet fjala “preambul”, me fjalën shqip “hyrje”. Në fakt, fjala “hyrje”, nuk do të kishte më kuptim. Ka plot kushtetuta që nuk e vënë fare këtë fjalë, madje as nuk është e nevojshme të vihet. Spartak Ngjela: Ajo që është shkruar këtu, në radhë të parë, nuk është preambul, është thjesht një tekst. Arben Imami: Jeni dakord që të hiqet? Kam përshtypjen që ka një konsensus për këtë çështje. Rreshtin e dytë të këtij teksti: “Me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet demokratik, social e juridik”, e

269 ndryshojmë në këtë mënyrë: “Me vendosmërinë për të bërë një shtet të së drejtës, demokratik e social”. Është një ndryshim redaktorial. Sabri Godo: Unë propozoj që kjo fjala “social” të hiqet. Shteti demokratik është, në të njëjtën kohë edhe shtet social. Ky term më duket se shkakton alergji në popullin shqiptar. Pra, sugjeroj të hiqet fare ky term, megjithëse ka shumë kushtetuta në botë që e përdorin. Spartak Ngjela: Termi “juridik” është më i gjerë sesa termi “i së drejtës”. Për mua, termi “shtet juridik” është termi klasik. Arben Imami: Kur flasim për “juridik”, kemi parasysh kryesisht të drejtën pozitive. Spartak Ngjela: Si e argumentuan specialistët e Venecias heqjen e termit “juridik”? Arben Imami: Në fakt, nuk ka ndonjë sugjerim ose vërejtje, vetëm se thuhet që “shteti juridik” mund të shpjerë në keqkuptime; nuk jepet ndonjë argument. Zakonisht thuhet se ka një ndryshim ndërmjet “shtetit të së drejtës” dhe “shtetit juridik”. Shteti i së drejtës, jo vetëm që është një shtet ligjor ose juridik, por mbështet edhe në një të drejtë më të gjerë. Spartak Ngjela: Cilën të drejtë? Arben Imami: Të drejtën natyrore. Spartak Ngjela: Atëherë, ka një ndryshim. Është më shumë një e drejtë një “tagër”. Kemi të bëjmë me një përkthim në shqip. Në gjuhën angleze nuk është “right”, por “law”. 175 Më parë tek ne është përkthyer shumë bukur, duke përdorur fjalën “tagër”, dhe gjithë jurisprudenca e viteve tridhjetë ka përdorur këtë fjalë, që tani është hequr. Vladimir Metani: Edhe fjala “tagër”, “e drejtë” do të thotë! Spartak Ngjela: E drejtë pra, por jo “e drejtë” në një kuptim të përgjithshëm, por e drejtë që buron nga ligji. Edhe “e drejta” që përdorim ne, e ka bazën tek ligji, prandaj “shteti juridik” e përfshin “shtetin e së drejtës”, sepse bëhet fjalë për një të drejtë në kuptimin e 175 Është fjala për parimin që në anglisht e gjejmë me fjalët “rule of law”.

270 një “tagri”; nuk është e drejtë natyrore. Nuk e di përse duhet ndryshuar, sepse termi klasik është “shtet juridik”. Kristaq Traja: Formula “shtet i së drejtës” është vënë për dy arsye. Fjala “juridik” përmbledh konceptin e sferës pozitive, pra atë ligjore: shtet ligjor mund të kesh, por mund të mos jetë shtet i së drejtës. E drejta është cilësi që i ka rrënjët në kategoritë e moralitetit njerëzor dhe është kjo e drejtë që dikton sesi do të dalin ligjet. Ligjet duhet të dalin në përputhje më të drejtën. Në këtë kuptim thuhet “shtet i së drejtës”. Po të shikosh edhe në Evropën Perëndimore kështu e përdorin: “etat de lois”, “stato di diritto”, “reichtstadt”; dhe nuk thonë “shtet juridik”, por “shtet i së drejtës”. Është një cilësi e ndryshme nga të qënurit thjesht element juridik, i cili është i zhveshur nga kjo vlerë. Prandaj, në praktikë i referohemi pikërisht vlerave themelore, nga të cilat duhet të udhëhiqet një kushtetutë, ose nga të cilat inspirohet një kushtetutë. Arben Imami: Ka më diskutime? Jo. Vazhdojmë me vërejtjet e bëra. Pandeli Majko: Jo, jemi ne autoriteti që vendosim! Unë jam për fjalët “shtet demokratik dhe juridik”. “Shtet social” është retorikë, prandaj të hiqet! Arben Imami: Kjo është një çështje tjetër. Atëherë, fillimisht votojmë nëse do të përdorim fjalën “juridik” apo fjalën “të së drejtës”, dhe pastaj kalojmë tek fjala “sociale”. Genc Ruli: Tek varianti anglez e gjejmë “rule of law”, tek të gjitha kushtetutat e tjera evropiane e gjejmë “stato di diritto”, “etat de lois”, domethënë shtet i “së drejtës”. Unë bashkohem me shpjegimin e zotit Traja. Nga ana tjetër, termi “shtet i së drejtës” është shumë më modern, në krahasim me shtetin e ligjit, i cili nuk bazohej shumë në ligjin sesa në vullnetin e sovranit, që ishte mbreti ose dikush tjetër. Për sa i përket fjalës “social”, unë nuk jam i bindur që shqiptarët të kenë alergji për fjalën “social”, por jam i bindur që ne, si politikanë, u krijojmë alergji shqiptarëve për fjalë të ndryshme. Fjala “social” nuk ka të bëjë fare me fjalën “socialiste”. Kështu, për shembull, demokracinë e gjejmë edhe në Greqinë antike, por nuk mund të themi që demokracia e Athinës ishte sociale.

271 Spartak Ngjela: Fjala “demokratik” e përfshin fjalën “social”. Genc Ruli: Nuk mendoj kështu! Spartak Ngjela: Për mua është përsëritje: fjala “demokratik” e përfshin fjalën “social”. Arben Imami: Nuk kemi shkuar ende tek fjala “social”. Jemi tek diskutimi i fjalëve “juridik” apo “i së drejtës”. Kush është pro për “shtet juridik”? Kundër ose abstenime? Nuk ka? Mbetet “shtet i së drejtës”. Tani, kalojmë tek fjalët “social” dhe “demokratik”. Midis këtyre dy fjalëve ka dallime të mëdha, padyshim. Ka dallime që burojnë nga faktorë historikë, kohorë… Haxhi Aliko: Më duket se nuk e kemi nisur dhe aq mirë mbledhjen. Gjatë këtyre 6 muajve që kemi punuar, i jemi referuar gjithnjë Komisionit të Venecias. Nuk më duket normale që ne të fillojmë të diskutojmë nga e para, si dhe të votojmë përsëri. Ne jemi përpara dy alternativave: ose t’i pranojmë vërejtjet që bëjnë ata të Venecias, gjë që do të ishte më e mira, ose t’i refuzojmë, duke i lënë formulimet ashtu siç janë. Sabri Godo: Mua më duket se zoti Majko tha një gjë të drejtë: Komisioni i Venecias bën sugjerimet e tij, por Kushtetutën e bëjmë ne. Kështu që ne nuk mund t’i pranojmë a priori të gjitha vërejtjet e tyre. E mira do të ishte që ne të jemi në pajtim të plotë me Venecian, por atje ku shohim se një gjë e tillë nuk bëhet, atëherë vendosim ashtu siç mendojmë vetë, pa iu kundërvënë hapur Komisionit të Venecias. Që ne të bëjmë tërë korrigjimet që u diskutuan atje, pa u diskutuar më parë nga të gjithë anëtarët e Komisionit kushtetues, më duket krejt e papranueshme. Arben Imami: Atëherë, a ka më diskutime për fjalën “social”? Besoj se të gjitha kushtetutat e Evropës, të përgatitura nga forca të majta ose të djathta, e përdorin si një fjalë frymëzuese këtë fjalë. Nga ana tjetër, “social”, padyshim, është e ndryshme nga “demokratik;” e cila bën fjalë për natyrën e organizimit të një republike. Spartak Ngjela: Çfarë konceptohet me “shtet social”, sepse po nuk the “shtet social” do të kuptohet shtet asocial! Arben Imami: E kundërta nuk është e vërtetë!

272 Spartak Ngjela: Për mua, po the “demokratik”, i ke thënë të gjithë. Arben Imami: Jo, nuk i ke thënë! Spartak Ngjela: Kemi thënë dikur se republika është edhe demokratike, edhe popullore, të cilat ishin të njëjtat fjalë. Do të bëjmë të njëjtën përsëritje edhe tani. Ata që thonë “shtet social” dhe nuk thonë “demokratik”, e prezumojnë pluralizmin dhe shtetin social. Krenar Loloçi: Ndërmjet fjalëve “demokratik” dhe “social” ka ndryshim të madh edhe nga pikëpamja kohore. Fjala “demokratik” rezulton edhe në Romën e lashtë, edhe në Athinën e lashtë, edhe në shek. XVIII, sepse kjo pasqyronte organizimin demokratik në kuptimin që, gjithë organizimi [i shtetit] mbështetej në ligjet dhe aktet e asaj kohe. Por kjo nuk përfshinte elementin social, i cili ka dalë shumë vonë, në shek. e XIX ndoshta, e që quhet “welfare state”. Në fakt, ky është një element fare i ri në doktrinën kushtetuese botërore, që nuk ka të bëjë me organizimin e brendshëm të një shteti të caktuar, me ndarjen e pushteteve, por me detyrimet që i vihen shtetit për të marrë parasysh interesat sociale. Prandaj në të gjitha kushtetutat përmenden të dy këto fjalë, “demokratik” e “social”, sepse ka dallim ndërmjet tyre. Fjala “demokratik” ka të bëjë me organizimin e brendshëm, me rregullat dhe me respektimin e tyre, ndërsa “social” lidhet me diçka tjetër dhe nuk ka të bëjë me funksionimin e aparatit shtetëror. Spartak Ngjela: Po me çfarë ka të bëjë? Krenar Loloçi: Ka të bëjë, për shembull, në qoftë se do t’i referohemi politikës së taksave, me vendosjen e taksave disproporcionale 176 , që në vetvete përbën një element social, ose aplikimi i asistencës sociale është, gjithashtu, një element social. Ndërsa demokracinë do ta shikojmë në raport me funksionimin e vetë shtetit, me ndarjen e pushteteve, me vendosjen e të drejtave të njeriut, por jo në elemente të tillë socialë siç është asistenca sociale, e cila nuk ekzistonte e zbatohej më parë. 176 Personat me fitime të mëdha taksohen më shumë se ata që fitojnë më pak, ose personat që kanë të ardhura të vogla, nën një kufi të caktuar, nuk taksohen. (Shënim i red.)

273 Jonuz Begaj: Ne e kishim në preambul fjalën “sociale” edhe kur e çuam në Venecie, dhe atje nuk u bë asnjë vërejtje, përse duhet ta diskutojmë përsëri këtë çështje? Arben Imami: E kërkuan disa anëtarë të këtij Komisioni. Jonuz Begaj: Po këta anëtarë e kanë votuar njëherë! Arben Imami: E di, që është votuar, megjithatë… Spartak Ngjela: O zotëri, duhet ta kuptoni të vërtetën: “social” ka karakter pexhorativ në Shqipëri! Arben Imami: Zoti Ngjela, ju nuk tërhiqeni nga mendimi juaj. Ka ndokush ndonjë gjë tjetër? Spartak Ngjela: Nuk është puna se nuk tërhiqem nga mendimi im, por nuk po bëjmë marrëveshjen për termat. Më thoni ç’kuptoni me këtë term! Deri tani nuk na keni thënë se çfarë kuptoni me fjalën “sociale”! Arben Imami: A ka ndonjë argument të ri qoftë pro, qoftë kundër, për këtë fjalë? Haxhi Aliko: Këtë term e futën gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Ata kishin nevojë shumë të madhe ta theksonin këtë gjë, për t’i treguar popullit gjerman që nuk do ndërtonin një Gjermani të kapitalizmit të egër, si në të kaluarën, por do të ndërtonin një Gjermani të pranueshme për tërë shtresat popullore. Gjithashtu, me këtë ata donin të thonin se politikat që do të ndiqnin do të ishin të tilla që, nga njëra anë, do të lejonin konkurrencën e lirë e zhvillimin, nga ana tjetër, nuk do të lejonin në asnjë mënyrë krijimin e krizave, si ato që çuan në vendosjen e diktaturës. Edhe në Gjermani, keqkuptimi që krijonte fjala “social” ishte i madh, por megjithatë ky keqkuptim u kapërcye. Spartak Ngjela: Hidhe në votë tani! Arben Imami: Jo, është votuar! Në qoftë se bën shumicën e nevojshme propozimi i zotit Godo, fjala “sociale” do të bjerë, përndryshe do të mbetet. Atëherë, kush është pro propozimit të zotit Godo që fjala “social” të hiqet? Një, dy, tre, katër. Nuk sigurohet shumica. Vazhdojmë më poshtë. Vazhdojmë me pjesën e parë të nenit 3.

274 Z. Malja 177 : Në një nga shprehjet e preambulës thuhet: “...me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare”. Ndoshta më sipër duhet të përdorim shprehjen “me besimin tek Zoti”. Duhet t’i përdorim të dyja apo jo? Krenar Loloçi: Kjo është një specifike për çdo vend. Në vendet që kanë një orientim shumë të theksuar fetar, mund të gjesh shprehje të kësaj natyre nëpër kushtetutat e tyre. Megjithatë, këto shprehje lihen në vullnetin e personit nëse e sheh të arsyeshme ta përdorë ose jo. Një gjë që tillë është vendosur tek formula e betimit të Presidentit, i cili mund ta thotë këtë kur betohet, por mund edhe të mos e thotë. Z. Malja: Më falni, një shprehje e tillë e ka vendin në hapje. Zamira Çaka: Po dikush që nuk beson, si t’ia bëj? Z. Malja: Ata që nuk besojnë tek Zoti, do të detyrohen të besojnë. Nuk ka ndonjë gjë të keqe, përveç se anëve të mira. Haxhi Aliko: Po unë nuk i shoh anët e mira… Z. Malja: Është një realitet. Haxhi Aliko: Ky është një realitet që nuk është argumentuar si nga ata që besojnë, ashtu dhe nga ata që nuk besojnë. Sabri Godo: Meqë bëjmë një Kushtetutë për qytetarët e Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë afirmojmë se qytetarët e Shqipërisë janë të lirë të besojnë ose të mos besojnë, përse duhet t’u imponojmë ne një Kushtetutë, në tekstin e së cilës përdoret një term që presupozon se të gjithë ne i falemi Zotit. Unë mbase i falem, por s’ia imponoj dot këtë fqinjit tim. Përse duhet të jetë këtu si një element kjo, këtë nuk e kuptoj… E përsëris, unë shoh një kontradiktë të hapur me të drejtën e çdo individi për të besuar ose jo në Perëndi. Po qe se duam t’i bëjmë qejfin Demokristianëve, kjo është një gjë tjetër, por më duket se ne duhet të nisemi nga premisa të tilla. Për sa i përket asaj shprehjes fetare tek formula e betimit të Presidentit, duhet lënë në ndërgjegjen e Presidentit, në dorë të tij, të kërkojë ndihmën e Zotit, ose dhe të mos e përmendë fare. Ndaj them që nuk ka vend të bëjmë një shtesë të tillë, ky është mendimi im. 177 I ftuar në mbledhjen e Komisionit.

275 Arben Imami: Propozimi demokristian nuk pranohet. A ka ndonjë mendim për ta shtyrë këtë çështje për ta diskutuar përsëri më pas? Nuk ka. Vazhdojmë. Kalojmë tek neni 3 178 . Fraza “pavarësia dhe tërësia e territorit” është e paqartë, sepse territori nuk mund të jetë i pavarur. Pra, kjo ndryshohet si vijon: “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij...”. Besoj se jemi dakord me këtë ndryshim. (zëra të paidentifikueshëm): Dakord. Arben Imami: Nuk ka kundër. Kalon. Ligoraq Karamelo: Unë kam një propozim: në nenin 3 të përfshihet e vendoset edhe bashkëjetesa etnike. Pandeli Majko: Çfarë etnish ke në Shqipëri? Ligoraq Karamelo: Ato etni që janë. Është një realitet që duhet respektuar. Arben Imami: Vazhdojmë, atëherë. Zoti Karamelo ka një mendim që pas fjalës “bashkëjetesë fetare”, të shtohet fjala “etnike”. Ka ndonjë anëtar të komisionit që e mbështet? Jo. Atëherë, vazhdojmë më poshtë. Hysen Selfo: Zoti Imami, unë do të kërkoja leje nga ju dhe nga gjithë kolegët këtu, për t’u kthyer dy nene mbrapa, tek neni 1, pika 2. “Republika e Shqipërisë është shtet unitar” të bëhet: “Republika shqiptare është shtet unitar”. Kështu e gjejmë edhe në vendet e tjera evropiane: “Republika franceze”, “Republika italiane”, “Republika gjermane”, etj. Prandaj, ne sugjerojmë ta quajmë “Republika shqiptare”. Mendoj se kjo pikë duhet të shikohet dhe, në qoftë se është mundësia, të mbështetet. Kristaq Traja: Besoj se e mbani mend se, që në mbledhjet e para që janë bërë, janë ngritur rezerva nëse vendi do të quhej “Republika e Shqipërisë” apo “Republika shqiptare”. Këto rezerva u ngritën për faktin se, jo të gjithë shqiptarët banojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe cilësimi i “Shqipërisë” tregon me saktësi se flitet për 178 Neni 3 i Projektkushtetutës së datës 10 korrik 1998: “Pavarësia dhe tërësia e territorit, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, si dhe bashkëjetesa fetare janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë e mbrojë ato”.

276 Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Këtu nuk kemi të bëjmë me sinonime, dhe besoj se nuk është rasti për trajtime të hollësishme. Këtu është fjala për një cilësim krejtësisht të veçantë. “Republikë Shqiptare” do të thotë “Republikë e të gjithë shqiptarëve” dhe, me këtë rast, kalojmë në një problem tjetër, për të cilin duhet vullneti politik i Komisionit: do të quhet “Republikë e të gjithë shqiptarëve” apo “Republikë e shtetasve të Republikës së Shqipërisë”? Kuptohet, kjo Kushtetutë ka parasysh shtetasit e Republikës së Shqipërisë, si dhe është specifike për Shqipërinë, sepse jemi një shtet që jemi ndarë më dysh. “Republika franceze” apo “Republika italiane” nuk kanë probleme të tilla. Gjithashtu, shprehja “Republika shqiptare” do të ketë edhe implikime politike. Nëse “Republika shqiptare” kuptohet si Republika e shtetasve të Shqipërisë, në rregull; por mund të kuptohet dhe ndryshe… Arben Imami: Pra, nëse “Republika shqiptare” mund të perceptohej më gjerë; nuk e di nëse do t’u lejohej shqiptarëve të tjerë, që janë jashtë Shqipërisë, të kenë republikën e tyre. Kam frikë se jo… Hysen Selfo: Unë nuk jam dakord me justifikimin që bëri zoti Traja, për arsye se, të gjitha shtetet, si Italia, Austria, Hungaria, kanë probleme etnike dhe emërtimin e republikës së tyre e kanë “Republika italiane”, “Republika austriake” etj., dhe të gjitha këto shtete kanë probleme etnike, ndoshta ende të pazgjidhura dhe që i takojnë historisë së lashtë. Unë mendoj se ia rrisim autoritetin vendit tonë, kombit tonë, Shqipërisë sonë, duke e quajtur “Republika shqiptare”. Spartak Ngjela: Në qoftë se me “Republika e Shqipërisë”, fjala “republikë”, presupozon që ke të bësh me shtet në atë pjesë territori ku shqiptarët kanë shtet, atëherë unë jam dakord me zotin Selfo që vendi të quhet “Republika shqiptare”. Nuk është “Republika e shqiptarëve”, por “Republika shqiptare”, shteti ynë. Fjala “republikë” e ka brenda nocionin juridik të shtetit. Unë mendoj se ka të drejtë Selfua. Pse, çfarë ka këtu, frikë ka këtu? Arben Imami: Jo për frikë. Është e kundërta! Spartak Ngjela: Gjermanët e kishin në Kushtetutë bashkimin e Gjermanisë. Në qoftë se ne e paskemi vënë nga frika “Republika e

277 Shqipërisë”, atëherë qenka fatkeqësi shumë e madhe! Unë kujtova se për elokuencë, për parim, duhej “Republika e Shqipërisë”. Arben Imami: Unë ju kujtoj se nuk jemi këtu për të bërë analiza psiko-emocionale. Kur themi “bëjmë mirë apo bëjmë keq” në qoftë se do ta vëmë “Republika Shqiptare”, nuk është çështje frike. Problemi shtrohet nëse themi “Republika shqiptare”, a i kufizojmë të drejtat e shqiptarëve që janë jashtë Shqipërisë ose jo. Pastaj, ashtu si në Kushtetutën Gjermane, ne kemi një paragraf të veçantë ku flasim për identitetin dhe bashkimin kombëtar. Spartak Ngjela: Zotëri, është çështje termi. Eksperti tha që tingëllon sikur Republika është e shqiptarëve. Arben Imami: Të lutem shumë, unë jam plotësisht dakord që ti të shfaqësh çfarëdolloj mendimi, por nuk besoj se do të ishte mirë që një anëtar komisioni të politizonte idetë që ka dhënë eksperti. Kush e do fjalën tjetër? Ka dy anëtarë të Komisionit që janë të mendimit se “Republika e Shqipërisë” do të ishte mirë të ishte “Republika shqiptare”. E ka kush tjetër këtë mendim? (zë i paidentifikueshëm): Edhe Mbreti Zog “Republika e Shqypnisë” e pati! Arben Imami: Edhe Gjermania në Kushtetutë e ka “Republika Federale e Gjermanisë”. Unë propozoj që të mos hidhet në votim, pasi vetëm dy anëtarë të Komisionit janë pro këtij propozimi. Në qoftë se ka dikush tjetër që ka të njëjtin mendim, në rregull. Vazhdojmë tek neni 8 179 . Një nga vërejtjet më serioze të Komisionit të Venecias është bërë për paragrafin e parë të nenit 8, vërejtje të cilën nuk e kemi reflektuar; këtë radhë ata këmbëngulën për ta hequr krejt. Unë do të propozoja të bënim një riformulim, me qëllim që të gjejmë një lloj kompromisi. Një propozim do të ishte: “Republika e Shqipërisë njeh dhe mbron të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të vet”. Pra, kur flasim për të drejtat, do të përfshijmë të gjitha të drejtat, edhe të drejtat kombëtare. 179 Neni 8/1 po aty: “Republika e Shqipërisë njeh dhe mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të vet”.

278 Sabri Godo: Unë mendoj që kjo duhet të mbetet kështu siç është shkruar. Kjo nuk i bën dëm Komisionit të Venecias. Këtu puna është se ata nuk duan të përdorin terma të tilla, të cilat mund të shërbejnë si faktorë për ngritjen dhe nxitjen e çështjes kombëtare. Asnjë nga anëtarët e Komisionit të Venecias, nuk ka një problem të tillë në vendin e tij. Ne nuk jemi agresivë, nuk kërkojmë ndonjë gjë. E drejta kombëtare e popullit shqiptar, më duket është një term që pajtohet me të gjitha dokumentet ndërkombëtare. Nuk ka pse të vihemi në siklet për këtë, ta lëmë kështu siç është. Dhe për këtë ne nuk prishemi me Komisionin e Venecies, por më duket se ne e kemi më drejtë dhe më saktë këtë çështje. Haxhi Aliko: Edhe unë jam që të mbetet siç është. Që dikush nuk e pëlqen, kjo është çështje tjetër. Këtu më shumë sesa fjala, ka rëndësi se çfarë politike dhe çfarë veprimesh do të bëjë shteti ynë për të mbrojtur të drejtat e popullit të Kosovës, përfshi edhe të drejtën e tij kombëtare. Edhe sikur të mos e vëmë në Kushtetutë, nga ndërgjegjja e popullit nuk mund të hiqet. Kështu që unë them të mbetet siç është. Jonuz Begaj: Unë mendoj të mbetet edhe për faktin se është në përputhje të plotë me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Arben Imami: Vazhdojmë tek neni 9. Në fund të paragrafit të dytë të nenit 9 180 shtohen fjalët “në përputhje me ligjin”. A ka vërejtje? Jo, nuk ka. Kalojmë tek paragrafi i dytë i nenit 12: “Forcat e Armatosura ruajnë asnjanësinë në çështjet politike dhe i nënshtrohen kontrollit civil e demokratik”. Fjala “demokratik” nuk është e nevojshme, prandaj duhet të hiqet. Ka kundër? Jo? Vazhdojmë tek neni 17, paragrafi i parë: 181 hiqet fjala “themelore”, me qëllim që t’u lihet brezave të ardhshëm mundësia të mbrojnë një numër gjithnjë e më të madh të drejtash. Gjithashtu, propozohet të hiqet edhe shprehja “sapo 180 Neni 9/2 po aty: “Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxisin e përkrahin urrejtjen raciale, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë, janë të ndaluara”. 181 Neni 17/1, po aty: “Kufizime të këtyre lirive dhe të drejtave të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjestim me gjendjen që e ka diktuar atë”.

279 kjo gjendje të ketë pushuar”, e cila është fjalia e dytë e po këtij paragrafi. A ka vërejtje për këtë? Jo, nuk ka. Kalojmë tek neni 18 182 . Shtohet fjala “padrejtësisht”. Pra, “askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe…”. (zë i paidentifikueshëm): Pse, a mund të diskriminohet “drejtësisht”? Jonuz Begaj: Po, ka edhe diskriminim të drejtë. Për shembull, burrat diskriminohen në raport me gratë. Ky është diskriminim i drejtë. Arben Imami: Ka konsensus? Po. Vazhdojmë tek neni 20. Në paragrafin e parë të nenit 20 183 , në vend të themi “të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, të themi “drejtat dhe liritë e tyre”. Spartak Ngjela: Më duket se ka një kontradiktë tek pika 3 e nenit 18: “Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2 nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive”. Arben Imami: Është një përsëritje, do të thuash? Spartak Ngjela: Po. Arben Imami: E di, por në Venecie këmbëngulën që të vendosej edhe paragrafi i tretë. Spartak Ngjela: Të hiqet paragrafi i tretë! Do t’jua heqin gjuhëtarët, pa për mua mbajeni. Është thënë e njëjta gjë, atë që ka riparuar pika 2, është risanksionuar tek pika 3. Prandaj, bie pika 3. Arben Imami: Personalisht, jam dakord. Spartak Ngjela: Kjo tregon që gjuhëtarët tanë nuk e paskan lexuar pikën 2, ashtu si gjyqtarët tanë që nuk lexojnë dosjet. Arben Imami: Nuk humbasim gjë. Vazhdojmë tek neni 20. Dakord me ndryshimin që u përmend më sipër tek neni 20? Në rregull. 182 Neni 18, po aty: “1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. 2. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja dhe etnia gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. 3. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjie e arsyeshme dhe objektive”. 183 Neni 20/1, po aty: “Personat që u përkasin pakicave kombëtare kanë të drejtë të ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.

280 Vazhdojmë tek neni 21 184 . Mbetet në fuqi varianti i dytë: “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”. Ka kundër? Jo. Vazhdojmë. Në paragrafin e tretë të nenit 37 185 , hiqet fjala “i atypëratyshëm”, se mund të jetë një rrezik i cili mund të mos jetë i atypëratyshëm, por megjithatë mund të jetë një rrezik i madh. Argumentohet se fjala “i atypëratyshëm” të hiqet, pasi kufizon shumë të drejtën e shtetit për të zgjidhur një situatë. Dakord? Po. Ka kundër? Jo. Kalojmë tek neni 40 186 . U gjykua se paragrafi i dytë i këtij neni është një përqasje ndaj të huajve thellësisht liberale dhe e hapur. Sot nuk kemi probleme, por ekspertët e huaj kanë për ne mendim më të mirë sesa ne për veten tonë dhe mendojnë se pas pesë vjetësh, dhjetë vjetësh, për shembull, Shqipëria do të jetë në një gjendje më të mirë dhe mundet që individë të ndryshëm të huaj të aplikojnë për azil ne vendin tonë. Kështu që propozohet të hiqet pika 2, në mënyrë që kjo çështje t’i mbetet ligjit. Ka vërejtje? Jo. Ka kundër? Jo. Me konsensus kalon. Neni 42: “Kushdo ka të drejtën të ankohet kundrejt një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë”. Në fund të këtij neni shtohet: “përveçse kur me Kushtetutë parashikohet ndryshe”. Kjo shtesë bëhet për faktin se ka raste, kur Gjykata e Lartë gjykon në instancë të parë një person, [në raste te veçanta], i cili nuk ka të drejtë të ankohet. Dakord? Po. Vazhdojmë me nenin 54, që bën fjalë për të drejtat e fëmijëve. Hysen Selfo: Kam një vërejtje për pikën 2 të nenin 48 187 . Kemi disa vërejtje thelbësore në lidhje me këtë nen. Propozojmë të formulohet si vijon: ”Prona private fitohet me trashëgim, me dhurim dhe me blerje sipas Kodit Civil”. 184 Neni 21 po aty: Varianti I: “Çdo person ka të drejtën e jetës. Kjo e drejtë mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i hiqet jeta në mënyrë arbitrare”. Varianti II: “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”. 185 Neni 37/3, po aty: “Askujt nuk mund t’i bëhet kontroll personal jashtë procesit penal, me përjashtim të rasteve të hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij, ose për të mënjanuar një rrezik të atypëratyshëm që i kanoset sigurimit publik”. 186 Neni 40, po aty: “1. Të huajt kanë të drejtën e strehimit në Republikën e Shqipërisë sipas ligjit. 2. Të huajt, të cilët në vendet e tyre u ndalohet ushtrimi efektiv i të drejtave dhe lirive të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kanë të drejtën e strehimit në Republikën e Shqipërisë sipas ligjit”. 187 Neni 48/2, po aty: “Prona fitohet me kalim pronësie, trashëgimi ose me çdo mënyrë tjetër të parashikuar me Kodin Civil”.

281 Arben Imami: A mund të kemi një propozim me shkrim, zoti Selfo, që ta shpërndajmë dhe ta diskutojmë gjatë rrugës? Haxhi Aliko: Kam dy fjalë për këtë, se mbase mund të biem dakord. Kur u hartua tre vjet më parë ligji për shitblerjen e tokës, ndër vërejtjet që bënë specialistët amerikanë dhe që u përfshi në këtë ligj, ishte që fjala “shitblerje” të zëvendësohej me shprehjen “kalim të pronësisë”, sepse koncepti i kalimit të pronësisë përfshin shitblerjen, dhurimin etj., prandaj edhe ligji që përmenda u miratua në parlament me termin “kalim të pronësisë”. Sabri Godo: Në vend të fjalëve “kalim pronësie”, të përdoret termi “dhurim”. Haxhi Aliko: Më falni, “kalimi i pronësisë” përfshin edhe shitblerjen. Sabri Godo: Po. Spartak Ngjela: Po the “të parashikuar në Kodin Civil”, i ke përfshirë të gjitha. Këto që përmendi zoti Selfo parashikohen në Kodin Civil. Në të kundërt, në qoftë se do të parashikosh të gjitha mënyrat e kalimit të pronësisë, atëherë duhet hequr “Kodi Civil”. Hysen Selfo: Të shkruhet “me trashëgimi, dhurim ose blerje”. Ç’të keqe ka? Haxhi Aliko: Jo, nuk ka ndonjë gjë të keqe, por është hedhur ky hap tashmë për terminologjinë e përdorur për këtë qëllim, siç e përmenda edhe më sipër. Ai është një term më sintetizues… Hysen Selfo: Po qe se do të shpreheshim “…sipas Kodit Civil”, atëherë ne mund t’i heqim të gjitha këto fjalët e tjera, si blerje, dhurim, etj. Arben Imami: Këto mendime, i hidhni me shkrim dhe i depozitoni ne sekretari, me qëllim që të mos e mbyllim diskutimin për këtë çështje sot. Në rregull, vazhdojmë tek neni 54. Vladimir Metani: Më falni po dua të kthehem tek neni 42, megjithëse ramë dakord për këtë. Neni 42 parashikon: “Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor, në një gjykatë më të lartë, përveç rasteve kur me Kushtetutë ose me ligj parashikohet ndryshe”. “Me Kushtetutë” mund të mos lejohet ankimi për raste të veçanta,

282 ndërsa fjalët “me ligj” nuk më duken të justifikuara, pasi në të ardhmen mund të nxjerrim një ligj që mund të kufizojë ose të ndalojë ankimin. Spartak Ngjela: Do ta lëmë vetëm “…përveç rasteve kur me Kushtetutë parashikohet ndryshe”, ndërsa fjalët me ligj do të hiqen. Arben Imami: Kam përshtypjen që shtuam edhe fjalët “me ligj”! Spartak Ngjela: Jo! Ne thjesht pranuam vërejtjen e Komisionit të Venecias; nuk i shtuam asgjë vërejtjes së tyre. Arben Imami: Dakord. Neni 54, paragrafi i tretë 188 . Në këtë paragraf propozohet të futet mosha minimale për punë e fëmijëve. Në këtë mënyrë, paragrafi i tretë do formulohet si vijon: “Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, veçanërisht nën moshën minimale për punë të fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin e tij, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal”. Dakord? Po. Vazhdojmë me nenin 57. Fjalia e dytë e pikës 5 189 bie. Dakord? Po. Kalojmë tek pika 1 e nenit 60 190 . Bëhet propozimi që kjo pikë të formulohet si vijon: “Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë si dhe interesat e ligjshme të shtetasve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike”. Kjo bëhet për shkak se detyra e Avokatit të Popullit nuk është vetëm dhe thjesht mbrojtja e të drejtave dhe lirive, por edhe e interesave të ligjshme të individëve nga shkeljet. Kemi të bëjmë me një zgjerim të objektit të veprimtarisë së Avokatit. Ka kundër? Nuk ka. Kalon me konsensus. Paragrafi i dytë i po këtij neni riformulohet. “Përgjigjet përpara Kuvendit” është një shprehje e cila duhet të përfshihet tek marrëdhëniet ndërmjet Avokatit dhe Kuvendit, që i gjejmë më poshtë. Për këtë arsye e riformulojmë: 188 Neni 54 i Projektkushtetutës së datës 10 korrik 1998: “Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë që mund të dëmtojë shëndetin a moralin e tij ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal”. 189 Neni 57, pika 5, po aty: “Arsimi në shkollat publike është falas. Ndjekja e arsimit fetar në shkollat publike është me dëshirë”. 190 Neni 60, pika 1, po aty: “1. Avokati i Popullit mbron të drejtat dhe liritë e njeriut nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. 2. Avokati është i pavarur dhe përgjigjet vetëm përpara Kuvendit. 3. Avokati i Popullit ka buxhetin e tij, projektin e të cilin e paraqet në Kuvend”.

283 “Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës së tij”. Edhe paragrafin e tretë, në lidhje me buxhetin, për të cilin na u bë vërejtje, e riformuluam njëlloj si edhe për Gjykatën Kushtetuese, Kontrollin e Lartë të Shtetit, etj., duke përdorur të njëjtin formulim. “Avokati i Popullit ka buxhet të veçantë. Ai e propozon buxhetin sipas ligjit”. Ka vërejtje? Jo. Ka kundër? Jo. Miratohet me konsensus. Tek neni 63, pika 4 191 , bëhet një saktësim. Në vend të fjalës “materialet”, vëmë fjalën “informacion”. Tek pika e dytë e nenit 64 192 , fjalët “dy të tretat” zëvendësohen me fjalët “100 deputetë”. Kristaq Traja: Do të jetë bërë ndonjë gabim, se 100 e kishim! Arben Imami: E drejtë. Me siguri është gabim shtypi. Vazhdojmë. Bëhet propozimi që, tek paragrafi i tretë, pas fjalës “partive” të shtohen fjalët “ose koalicioneve të partive”, pasi në kuptimin e “subjektit elektoral” përfshihen partia dhe koalicioni. Spartak Ngjela: Vetëm se duhet të kemi parasysh një gjë: duke e dhënë sistemin elektoral në Kushtetutë, ne, në fakt, e “ngrijmë” atë. Sistemet elektorale zgjidhen me referendum, jo me Kushtetutë, pasi kjo e ngrin sistemin elektoral. Domethënë, në qoftë se pas shtatë vjetësh mendohet të bëhet mazhoritar i pastër, me ligj nuk e bën dot. Duhet të ndryshosh Kushtetutën më parë. Haxhi Aliko: Po. Do të bësh amendament në Kushtetutë. Spartak Ngjela: Jo, unë sugjeroj ta bëjmë me referendum. Haxhi Aliko: Edhe amendamenti në Kushtetutë, do të bëhet me referendum. (replika të pakuptueshme) 191 Neni 63, pika 4, po aty: “Organet dhe funksionarët publikë janë të detyruar t’i paraqesin Avokatit të Popullit të gjitha dokumentat dhe materialet e kërkuara prej tij”. 192 Neni 64, pika 2, po aty: “1. Kuvendi përbëhet nga jo më pak se 140 deputetë. 2. Dy të tretat e deputetëve zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë në zona zgjedhore njëemërore me numër të përafërt zgjedhësish të përcaktuara me ligj. 3. Mandatet shtesë kompensues u jepen partive nga listat shumemërore të tyre në përpjestim me votat e fituara nga kandidatët përkatës në shkallë vendi në raundin e parë. 4. Partitë që marrin më pak se 3 % (4 %) të votave të vlefshme në shkallë vendi nuk përfitojnë mandate shtesë”.

284 Kristaq Traja: Sistemi i zgjedhjeve që është parashikuar në projekt, është ai që parashikohej në ligjin për zgjedhjet të vitit 1992. 193 Është menduar të ngrihet në Kushtetutë, pasi është parë tendenca për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet. Katër herë janë bërë zgjedhje deri tani dhe, gjashtë muaj para zgjedhjeve, janë bërë ndryshime në sistemin e zgjedhjeve. Duke parë shqetësime të tilla, e kemi fiksuar sistemin e zgjedhjeve në Kushtetutë. Në qoftë se nesër arrihet konsensusi për ta ndryshuar sistemin e zgjedhjeve, atëherë do të ndryshohet edhe Kushtetuta. Spartak Ngjela: Nuk jam kundra, por thashë se, duke u parashikuar në Kushtetutë, sistemi i zgjedhjeve është “i ngrirë”. Hysen Selfo: Zoti Imami, unë jam dakord me zotin Ngjela. Nuk kemi pse e fiksojmë në Kushtetutë sistemin e zgjedhjeve. Arben Imami: Nuk e tha këtë zoti Ngjela! Hysen Selfo: Kështu e tha! Spartak Ngjela: Unë thashë që e keni fiksuar sistemin e zgjedhjeve në Kushtetutë. E keni menduar mirë? Kristaq Traja: Kjo është miratuar në Lezhë. (replika të pakuptueshme) Spartak Ngjela: Prit, se është shtuar fjala “koalicion”. Si funksionon koalicioni? Për shembull, dy parti kanë bërë koalicion. Çfarë përqindje duhet të arrijnë ato, 3% apo më shumë, për të përfituar nga lista proporcionale? Genc Ruli: Koalicioni përfiton kur është regjistruar si subjekt elektoral më vete. Arben Imami: Subjekti elektoral mund të jetë parti ose koalicion, paraqet një listë emërore, të cilën e depoziton pranë komisionit të zgjedhjeve. Spartak Ngjela: Paraqesin një listë të përbashkët shumemërore. 193 Ligji nr. 7556, datë 4.2.1992, “Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë”.

285 Sokol Berberi: Kur paraqitet një listë nga koalicioni, pragu për të hyrë në Kuvend është 4%; kur lista paraqitet nga një parti, nuk zbatohet e njëjta përqindje, apo jo? Hysen Selfo: Është vënë 3% këtu, zotëri! Arben Imami: Vazhdojmë tek neni 66. 194 Të dy pikat e këtij neni bashkohen në një paragraf të vetëm, dhe formulohet si vijon: “Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi është i shpërndarë, ai thirret vetiu”. Në këtë mënyrë, qartësohet më mirë fakti se ato janë të lidhura me njëra-tjetrën. Neni 68 195 bëhet: “Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike dhe nga individët”. Spartak Ngjela: Nga votuesit! Arben Imami: Po, nga votuesit. Dakord? Po. Vazhdojmë tek neni 74 196 . Në paragrafin e dytë, fjalët “kur thirret nga” zëvendësohen me fjalët “me kërkesë të”. Paragrafi i tretë formulohet si vijon: “Sesionet e jashtëzakonshme thirren nga Kryetari i Kuvendit në bazë të një rendi të përcaktuar”. Spartak Ngjela: Domethënë, Kryeministri e thërret Kuvendin? Arben Imami: Jo! Kryeministri bën kërkesën dhe Kryetari i Kuvendit e thërret; ky nuk ka diskrecion, por thjesht e formalizon [kërkesën]. Sokol Berberi: Duket sikur Kryetari i Kuvendit vendos për mbledhjen e Kuvendit. Ai e ka të detyrueshme të thërrasë Kuvendin. 194 Neni 66 i Projektkushtetutës së datës 10 korrik 1998: “1. Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohe sa vazhdon ajo. 2. Kur Kuvendi është i shpërndarë ai rithiret vetiu”. 195 Neni 68, po aty: “1. Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike. 2. Kandidatura për deputetë mund të paraqitet edhe nga individët. 3. Rregullat për përcaktimin e kandidatëve për deputetë, për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi zonave zgjedhjore dhe kushtet e vlefshmërisë së zjedhjeve, rregullohen nga ligji për zgjedhjet”. 196 Neni 74, po aty: “1. Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të janarit, dhe sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit. 2. Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm kur thirret nga Presidenti i Republikës, Kryeministri ose nga një e pesta e deputetëve. 3. Sesionet e jashtëzakonshme thirren në bazë të një rendi të caktuar”.

286 Kristaq Traja: Theksi vihet tek pjesa e parë e fjalisë: “Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm”. Vini re: thuhet “mblidhet” dhe jo “mund të mblidhet”. Arben Imami: Kjo është një vërejtje që na ka ardhur nga Kuvendi Popullor, vërejtje të cilën ne e kemi parë të arsyeshme që t’jua paraqesim. Vërejtja është e drejtë, sepse, faktikisht, Kuvendin nuk mund ta thërrasë Presidenti i Republikës, Kryeministri ose një e pesta e të gjithë deputetëve Kuvendin. Këta mund të bëjnë kërkesë. Sokol Berberi: Sipas praktikës sonë, thirrja ka një aspekt formal; njoftohen deputetët se mbledhja do të zhvillohet në një orë të caktuar, në një ditë të caktuar dhe me një rend dite të caktuar. Organi përkatës ngarkohet nga Kryetari i Kuvendit që të bëjë njoftimet. Praktika legjislative kështu është zhvilluar. Kryesia, gjithmonë, me kërkesën e Presidentit, Këshillit të Ministrave ose të një të pestës së deputetëve, realizon thirrjen e Kuvendit në aspektin formal, nëpërmjet një organi të caktuar. Genc Ruli: Kam këtë propozim në lidhje me formulimin e paragrafit të tretë: “Kuvendi thirret nga Kryetari në bazë të kërkesës së Presidenti, [etj.], me një rend të caktuar”. Arben Imami: “…në bazë të një rendi të përcaktuar në kërkesën e mësipërme”. Vladimir Metani: Kam një mendim tjetër, për një formulim më të shkurtër: “Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm kur kërkohet nga Presidenti i Republikës, Kryeministri ose një e pesta e të gjithë deputetëve”. Ky formulim është edhe detyrues. Genc Ruli: Atëherë, ta heqim paragrafin e tretë ku thuhet se mbledhja thërritet nga Kryetari? Zamira Çaka: Jo! Sokol Berberi: Thirrja e Kuvendit bëhet nga Kryetari i Kuvendit si për sesionet e jashtëzakonshme, ashtu dhe për ato të zakonshme. Thirrja është vetëm një aspekt formal për të dyja llojet e sesioneve; përcaktohet dita kur do të bëhet sesioni i zakonshëm; nëpërmjet thirrjes deputetët njoftohen për ditën, orën dhe rendin e ditës. Thirrja lidhet edhe me përgjegjësinë e lajmërimit të deputetëve.

287 Arben Imami: Atëherë, na lejoni që, brenda kësaj ideje, ta saktësojmë edhe njëherë këtë nen. Vazhdojmë me nenin 81 197 . Paragrafi i dytë redaktohet, duke mbajtur parasysh nenin 87 198 , ku flitet për Këshillin e Kuvendit. Dakord? Vazhdojmë tek neni 86 199 . Këtij neni i shtohen edhe paragrafët 4 dhe 5: “4. Anëtarët e Këshillit marrin pjesë në votim në Kuvend. 5. Përbërja e Këshillit përtërihet në mes të legjislaturës”. Pra, neni 86 bëhet me pesë pika. Neni 87 bëhet: “1. Këshilli i Kuvendit: a) shqyrton paraprakisht projektligjet që parashikohen në nenin 81, paragrafi i dytë, të Kushtetutës; b) jep pëlqimin për kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe për përfaqësuesit e plotfuqishëm të Shqipërisë në shtetet e tjera ose në organizmat ndërkombëtare. 2. Këshilli vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij. 3. Për projektligjet e parashikuara në nenin 81, paragrafi i dytë, Këshilli vendos me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Në çdo rast, vendimi i dërgohet Kuvendit për shqyrtim brenda tre ditëve. Kuvendi mund të rrëzojë vendimin e Këshillit me tri të pestat e të gjithë anëtarëve. 4. Këshilli i Kuvendit jep opinione për çështje të veçanta, kur ia kërkon Kuvendi”. Haxhi Aliko: Kjo do të thotë që janë përzier të dy variantet e nenit 87. Arben Imami: Po, përzihet varianti i parë dhe i dytë dhe del varianti i mësipërm i nenit 87, ndërsa, siç u tha, nenit 86 i shtohen pikat 4 dhe 5. Ka vërejtje? 197 Neni 81, po aty: “1. Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20.000 votues. 2. Miratohen me shumicën e kërkuar nga neni 87: a) ligjet për organizimin edhe fuksionimin e institucioneve të parashikuara nga Kushtetuta; b) ligji për shtetësinë; c) ligji për zgjedhjet e përgjithëshme dhe lokale; d) ligji për referendumet e) kodet; f) ligji për gjendjen e jashtëzakonshme; g) ligji për statusin e fuksionarëve publikë; h) ligji për amnistinë; i) ligji për ndarjen administrative të Republikës”. 198 Neni 87, po aty: “1. Këshilli shqyrton paraprakisht: a) projektligjet që parashikohen në nenin 8, paragrafi 2, të Kushtetutës; b) jep opinion për çështje të veçanta kur ia kërkon Kuvendi”. 199 Neni 86, po aty: “1. Këshilli është pjesë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ai përbëhet nga 25 deri në 30 anëtarë. 2. Këshilli zgjidhet nga anëtarët e Kuvendit në fillim të sesionit të parë. 3. Përfaqësimi në Këshill bëhet proporcionalisht me nurmin e vendeve të fituara në Kuvend. Partitë, të cilat kalojnë kufirin minimal të parashikuar në nenin 64, paragrafi i katërt, përfaqësohen në Këshill me jo më pak se një anëtar”.

288 Pandeli Majko: E mirëkuptoj tendencën për të ndryshuar Këshillin, por unë jam kundër ekzistencës së Këshillit! Spartak Ngjela: Të mos jetë fare? Na e hoqe Senatin, tani po na heq edhe këtë! Pandeli Majko: Nuk jam për gjëra apo sisteme të ndërmjetme, që nuk janë as kështu, as ashtu! Ne duhet ta orientojmë veten drejt sistemeve të pastra, ku të gjithë të njohin rregullat e lojës dhe jo të krijojmë dy kategori deputetësh: një grup të një niveli të lartë dhe një tjetër të një niveli më të ulët. Megjithëse themi që Këshilli është pjesë e Kuvendit, megjithatë faktikisht ne e shkëpusim nga pjesa tjetër e Kuvendit. Njerëz, të cilët janë zgjedhur me të njëjtin mandat, nga të njëjtit votues, me të njëjtat rregulla loje, çuditërisht dalin dhe kapin një pozicion mbi të tjerët, gjë që do të thotë se Kuvendi vendos për të kufizuar sovranitetin e vet. Ky nuk më duket i drejtë si koncept. Haxhi Aliko: Ata nuk dalin “çuditërisht”, i zgjedhin vetë grupet. Vladimir Metani: Kam përshtypjen se deputetët nuk janë të barabartë të gjithë, sepse disa zgjidhen drejtpërdrejt, disa zgjidhen nëpërmjet listave. Pandeli Majko: Saktë. Ata të listës kalojnë drejtpërdrejtë në Këshill! Haxhi Aliko: Nuk kalojnë, por zgjidhen! Pse thua kalojnë? Arben Imami: Dua t’ju them se ky është argumenti i Prof. Tsatsos dhe, sigurisht, është i bazuar. Kuvendi i delegon disa kompetenca këtij grupi që përbëjnë Këshillin. Sigurisht, që këto kompetenca ia jep Kushtetuta. Nga ana tjetër, ky grup është një grup përfaqësuesish, nuk është i emëruar, as caktohet nga Kushtetuta. Spartak Ngjela: Më falni, po Këshilli del dhe bëhet subjekt kushtetues; çështja shtrohet do ta kemi apo jo? Tashmë, ne kemi vendosur ta kemi. Haxhi Aliko: Në fakt, dallime ndërmjet deputetëve ne i kemi edhe sot. Kryetari i një komisioni të përhershëm parlamentar ka një status më të lartë se një deputet i thjeshtë, kjo dihet. Kryetari i grupit parlamentar, gjithashtu, ka atribute më shumë se anëtarët e thjeshtë, flet në emër të grupit, etj. Pra, dallimet bëhen pasi ata zgjidhen. Edhe

289 anëtarët e Këshillit do të zgjidhen nga secili grup parlamentar, në përputhje me përqindjen që i takon. Grupet do të zgjedhin ata deputetë që gjykojnë më të përshtatshëm për të shprehur mendimin e grupit në këtë Këshill. Kur zgjedhja bëhet në këtë mënyrë, nuk ka asgjë të keqe. Keq është atëherë kur i cakton dikush në mënyrë artificiale. Në qoftë se këtë grup do ta quajmë elitë, është një elitë që zgjidhet nga vetë deputetët dhe të tillë, siç e thashë më lartë, zgjedhin deputetët edhe sot. (replika të pakuptueshme) Spartak Ngjela: Është bërë kompromis për këtë, përse nuk duam ta kujtojmë! Procesi kushtetues ishte në krizë dhe ne lëshuam për këtë. Kemi bërë kompromis. Këshilli nuk është nxjerrë në mënyrë arbitrare. Atëherë, ju bëni njëherë kompromis, pastaj hiqni dorë prej tij. Kjo nuk është normale! Arben Imami: Zoti Ngjela, në qoftë se zoti Majko sjell disa argumente që ju bindin, atëherë mund të bëjmë një kompromis tjetër, prandaj e kemi të hapur diskutimin. Pandeli Majko: Zoti avokat, ju harroni diçka që, kjo do të kalojë në parlament. Dhe unë jam kryetar i një grupi parlamentar që nuk do të pranojnë logjikën e krijimit të një elite. Unë për vete jam për sistemin e pastër. Nuk jam për elitën kushtetuese. Spartak Ngjela: Je për Asamble! Sabri Godo: Me leje? Sistemi më i pastër është kuvendi i fshatit, atje ku voton secili për veten e tij. Por demokracia, e cila nuk realizohet dot ndryshe, njeh edhe sistemin e delegimit. Kështu, nga fshati kalojmë në këshillin e komunës e, më pas, në këshillin e rrethit. Në këtë pikëpamje, duke krijuar Këshillin, nuk është se thyejmë demokracinë. Që ka anë që mund të kritikohen, kjo është e qartë, veçanërisht dallimi ndërmjet deputetëve. Ky dallim mund të reflektohet edhe tek zgjedhësit, se, për shembull, zgjedhësi nga Dibra thotë për deputetin e tij që zgjidhet në Këshill: ‘Deputeti im qenka burrë i zoti; ai nuk është vetëm deputet, por edhe anëtar i Këshillit; është mbi të tjerët.’ Ndërsa, zgjedhësi nga Kukësi, deputeti i të cilit nuk është zgjedhur në Këshill është i pakënaqur. Pra, krijohet një pabarazi në mes vetë zgjedhësve, por edhe të zgjedhurve. Tani, dihet,

290 kjo është një anë e dobët e këtij sistemi. Po anët e mira cilat janë? Për t’i dhënë përgjigje pyetjes, duhet t’i kthehemi origjinës së bisedës për të argumentuar përse na duhet një organizëm i tillë. Më duket se arsyetimet i kemi bërë, kemi ballafaquar edhe mendimet për këtë punë dhe kemi thënë se na duhet të krijojmë një lloj grupi, i cili do të tregojë kujdes në rast se Kuvendi nxitohet në shqyrtimin e ndonjë çështjeje. Faktikisht kjo praktikë po vërtetohet çdo ditë: bëjmë një ligj sot dhe kthehemi dhe e rishikojmë nesër. Për të parandaluar këtë të keqe, menduam të bëjmë një lloj Këshilli ose pleqësie të Kuvendit, që do të marrë disa atribute, të cilat në praktikë, nuk i ushtron dot Kuvendi, në përbërje të plotë. Këto e të tjera i kemi thënë e stërthënë dhe, më në fund, arritëm në përfundim se, meqenëse Senatin nuk e bëjmë [dot] në Shqipëri, kalojmë tek Këshilli. Në qoftë se e likuidojmë fare edhe këtë, atëherë do ta mbingarkojmë Kuvendin, duke e vënë në pozitë të vështirë. Tërë këto argumente ne i ezauruam në Lezhë dhe ramë në një ujdi për këtë Këshill. Tani po shikojmë sesi do të funksionojë ky Këshill. Tani, çfarë do të bëjmë, do t’i rikthehemi diskutimit nëse e duam apo nuk e duam fare Këshillin apo, nëse e pranojmë Këshillin, do të merremi me funksionimin e tij? Pra, duhet të zgjedhim se çfarë do të bëjmë, përndryshe do të hyjmë në qorrsokak. Pandeli Majko: Tani unë do t’i bëja disa pyetje specialistëve. Në nenin 86 thuhet se Këshilli është pjesë e Kuvendit. Pra, normalisht, ai do të votojë bashkë me deputetët në sallën e madhe të Kuvendit të gjitha ligjet që parashikohen në nenin 81. Pasi të miratohen njëherë këto ligje, anëtarët e Këshillit do të tërhiqen veçmas dhe, në bazë të nenit 87, variantit të paraqitur, do të shqyrtojnë ligjet e miratuara nga Kuvendi. Pra, do të kemi deputetë që do votojnë dy herë një ligj! Arben Imami: Jo, jo! Pandeli Majko: Më fal. Nëse ju mendoni që deputetët që bëjnë pjesë në Këshill nuk do të votojnë së bashku me deputetët e tjerë në sallë, pra nuk do të votojnë dy herë një projektligj, por do të presin derisa projektligjin ta mbarojë së shqyrtuari Kuvendi, atëherë më falni, por, në këtë mënyrë, Këshilli nuk është pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Së dyti, vijmë në kundërshtim me atë që kemi thënë, se Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë. Jo, zotëri, në qoftë se është

291 kështu, Kuvendi nuk përbëhet nga 140 deputetë, pasi një grup deputetësh na votokërka më vete, në një vend tjetër! Pra, ne do të kemi një konflikt të brendshëm të vetë punës e të sistemit të Kuvendit. Në këtë mënyrë ne më shumë do të ngatërrojmë sesa do të rregullojmë. Arben Imami: Ky variant, varianti i shqyrtimit të mëvonshëm të projektligjeve nga Këshilli, është kapërcyer. Në Venecia, ky variant, që kundërshtohet nga zoti Majko, nuk u pranua dhe u la shqyrtimi paraprak. Në këtë kuptim, ky Këshill është një komision parlamentar, me disa fuqi të tjera, që do të bëjë shqyrtimin paraprak të projektligjeve, sikurse të gjitha komisionet e tjera. Pandeli Majko: Lexoje variantin dy: “Këshilli shqyrton të gjitha ligjet e miratuara nga Kuvendi”. Arben Imami: Ky variant ka rënë. Varianti që po diskutojmë tashti është varianti që ka ardhur pas vërejtjeve të Venecias. Sabri Godo: Të shikojë Këshilli vendimet që ka marrë Kuvendi? Këshilli mund t’i shqyrtojë në mënyrë paraprake çështjet që i paraqiten Kuvendit, por jo pasi të jenë bërë vendime! Arben Imami: Dakord jam. Puna është se ne po punojmë mbi bazën e vërejtjeve të Venecias. Venecia e ka parë këtë tekst dhe nuk ka rënë dakord me shqyrtim e mëpasëm të vendimeve të Kuvendit nga Këshilli, pra që një grup deputetësh të votojë dy herë. Prandaj pika 4 e nenit 86 është formuluar: “Anëtarët e Këshillit marrin pjesë në votimet në Kuvend”. I vetmi ndryshim është që Komisioni i Venecias sugjeron që pika 3 e nenit 87 të parashikohet edhe mundësia që “Këshilli të bllokojë me tri të pestat një projektligj”, por gjithmonë brenda një kohe të kufizuar, jo pafundësisht. Kuvendi me tri të pestat mund ta kapërcejë sigurisht vendimin e Këshillit. Kuvendi mund të kapërcejë edhe me shumicë absolute vendimin e Këshillit, me kalimin e periudhës së kohës së përcaktuar. Në këtë mënyrë, Këshilli nuk e bllokon kalimin e legjislacionit, por ndihmon për një reflektim nëpërmjet zgjatjes së kohës. Këtu mund të zgjedhim. Spartak Ngjela: Majko e ka gabim! Arben Imami: Të lutem shumë, nuk është fjala nëse Majko e ka gabim ose Arbeni e ka gabim. Pra, të shqyrtojmë tani vërejtjet që kemi

292 shpërndarë. Pra, Këshilli mund të bllokojë me tri të pestat, ndërsa Kuvendi mund ta kapërcejë vendimin e Këshillit, po me tri të pestat. Komisioni i Venecias sugjeron që Këshilli të mos ketë fuqi bllokuese, por të jetë një organ që të ndihmojë reflektimin. Pandeli Majko: Unë mendoj se, edhe kështu siç e ka lënë Venecia, Këshilli do të bllokojë shumë procedurën, do të bllokojë shumë jetën e brendshme të parlamentit. Unë mendoj që zgjedhjet elektorale duhet të krijojnë mazhorancat vendimmarrëse. Genc Ruli: Je kundër Këshillit? Pandeli Majko: Absolutisht! Ju pretendoni të krijoni një komision ekstra, i cili normalisht do të sjellë zbatimin e disa procedurave të tjera, si dhe do të krijojë disa shumica, të cilat unë për gjendjen e Shqipërisë i quaj të papranueshme, sepse në Shqipëri ne kemi një polarizim të jashtëzakonshëm interesash. Ju lutem, unë jam kryetar i grupit parlamentar dhe unë e di sesa probleme e diskutime duhet të përballojmë, si dhe sa kohë duhet të harxhojmë me të gjithë kolegët e mi, kryetarët e grupeve të tjera parlamentare, për të arritur një kompromis. Dhe unë i mirëkuptoj ata nesër kur të jenë në mazhorancë dhe unë të jem në opozitë. Zotëri, opozita ka për detyrë të pengoj atje ku politikës së saj i bëhet mirë që të pengojë. Por me këtë Këshill, opozita bëhet një barrë; nuk i bëhet pengesë mazhorancës vendimmarrëse, por i bëhet një barrë. Spartak Ngjela: Po pse? Sensi i mazhorancës nuk humbet në Këshill. Mazhorancën e ke edhe në Këshill. Pandeli Majko: Kuvendi mund të rrëzojë vendimin e Këshillit me tri të pestat e anëtarëve të vet. Domethënë, opozita duhet të jetë më e vogël se dy të pestat, që normalisht mazhoranca të mund të marrë vendime. Sabri Godo: A mund të të bëj një pyetje, zoti Majko? A është e kritikueshme në demokraci ideja se mazhoranca ka gjithnjë të drejtë dhe vendos ligje të drejta? Pandeli Majko: Prandaj po bëjmë këtë Kushtetutë dhe po përpiqemi të vendosim përfundimisht rregullat e lojës së shumicës.

293 Sabri Godo: Mazhoranca ka të drejtë të marrë vendime dhe të bëjë ligje, por s’mund të thuhet se ato që bën ajo janë gjithnjë më të drejtat dhe më të mirat, sepse ajo që është në pakicë sot, mund të jetë në shumicë nesër. Pra, për t’i dalë përpara kësaj, që mazhoranca të mos jetë absolute në marrjen e vendimeve, krijojmë këtë lloj organizmi për t’i dhënë mundësi shumicës të mendohet. Kjo nuk sjell asnjë çrregullim në jetën e brendshme të Kuvend, në qoftë se të dy palët do të kuptojnë të drejtat dhe detyrat që përfitojnë nga ky përshkrim që i bëmë Këshillit. Le ta marrim një çikë më qetë punën. Pandeli Majko: I qetë jam! Sabri Godo: Jo, nuk them se nuk je i qetë, po arsyeto fare i qetë. Spartak Ngjela: Majko, që në fillim i ka rënë ndesh idesë së një dhome tjetër. Ai nuk pranoi as Senatin… Pandeli Majko: Po çfarë ka këtu? Spartak Ngjela: Ka këtë, se parlamenti sot ka kompetenca të jashtëzakonshme. Pandeli Majko: E ke gabim! Spartak Ngjela: Po pra, po deshe t’i numëroj. Është shkaku i gjithë fatkeqësive që na kanë ardhur. Tani ti do t’ia lësh prapë këto kompetenca. Arben Imami: Shiko, diskutimin në parim e kemi bërë njëherë! Pandeli Majko: E meta e Kuvendit të sotëm është se ky mund të miratojë e ndryshojë dispozitat kushtetuese. Pra, në qoftë se një shumicë parlamentare siguron dy të tretat në Kuvend, ka edhe çelësat e këtij shteti. Por, pas miratimit të kësaj Kushtetute, nuk do të ketë shumica të atilla që të mund të ndryshojnë dispozitat kushtetuese; nga ana tjetër, edhe po të sigurohet një shumicë e tillë, amendamentet kushtetuese në çdo rast do t’i nënshtrohen referendumit. Këto janë rregullat e lojës. Spartak Ngjela: Zotëri, nuk është vetëm ndryshimi i Kushtetutës që të krijon ato që thua ti. Shteti mbahet edhe me ligje të tjerë, të zakonshëm ose organikë, dhe jo vetëm me ligjet kushtetuese...

294 Arben Imami: Qartë. Atëherë, zotërinj, zoti Majko që në fillim nuk ka qenë për Senatin. Tani, në thelb, ai është edhe kundër Këshillit. Sigurisht, ai ka argumentet e tij. Në qoftë se pala që ka mbrojtur Këshillin bindet, mund të krijohet një kompromis i ri. Në qoftë se s’ka një kompromis të ri, atëherë nuk ka kuptim të vazhdohet biseda! Sabri Godo: Nuk është punë kompromisi! Këtu diskutohej, në qoftë se do kemi Këshill, si do ta bëjmë këtë Këshill, pasi ne patëm mbetur dakord që do të kemi Këshill. Tani, ne po fillojmë diskutimin nga e para e, në këto kushte, nuk mbetet vend për kompromis. Zamira Çaka: Unë kam një pyetje për specialistët për sa i përket organizimit dhe funksionimit të këtij Këshilli: 30 anëtarët e Këshillit do të jenë edhe anëtarë të komisioneve të përhershme të Kuvendit? Kuvendi do të shqyrtojë vendimet e Këshillit, ashtu siç shqyrton vendimet e komisioneve? Sabri Godo: Për mua, nuk mund të jenë anëtarë komisionesh! Arben Imami: Këshilli është një komision i posaçëm për një grup ligjesh të posaçme. Normalisht, këto projektligje nuk do të kalojnë, fjala vjen, nga komisioni i ligjeve, por do të kalojnë nga ky Këshill. Zamira Çaka: Po si kush do t’i përjashtojë këto, në ç’mënyrë do të përjashtohen komisionet nga shqyrtimi tyre? Genc Ruli: Me Kushtetutë do të përjashtohen. Zamira Çaka: Komisionet s’mund t’i përjashtosh nga shqyrtimet! Genc Ruli: Parlamenti jonë është bërë problematik në disa gjëra kardinale. Të tilla janë edhe projektligjet që parashikohen në nenin 81, për të cilat kërkohen tri të pestat për t’u miratuar. Që të luajë një shumicë vetëm me 50% plus 1 duke ndryshuar ligjet që parashikohen në nenin 81, pa pasur një barrierë reflektuese më parë, siç është Këshilli, nuk do ishte mirë edhe për këtë demokraci! Është e vështirë rruga e demokracisë, zoti Majko, u lodhe me katër muaj që po drejton atë grup. Rruga do të jetë e gjatë, do lodhen dhe pesë Pandeli të tjerë pa të vijë demokracia në Shqipëri…

295 Pandeli Majko: Neni 81 ku flitet për miratimin e ligjeve të rëndësishme, thotë: “Miratohen me shumicën e anëtarëve të Kuvendit”. Arben Imami: Por, sipas nenit 87. Pandeli Majko: Zotërinj, në qoftë se një deputet voton dy herë, është e papranueshme, pasi përbën shkelje kushtetuese. Arben Imami: Nuk voton dy herë! Spartak Ngjela: Por e shikon paraprakisht, jo më pas! Pandeli Majko: Duhet të kesh opozita me një numër më të vogël se dy të pestat e numrit të përgjithshëm, për të mundësuar marrjen e vendimeve. Ne nuk duhet të mendojmë se në Shqipëri do të vijnë shumica të tilla e psikopatë që të kenë një kontroll kaq të madh! Spartak Ngjela: Jo, ne duhet të mendojmë që kur të vijnë psikopatët, të mos jenë në gjendje të bëjnë gjë! Arben Imami: Ju ftoj të diskutoni mbi bazën e tekstit që keni. Duke qenë se kemi rënë dakord në parim që të ketë një Këshill, të shohim në qoftë se ka gjë për të rregulluar në këtë variant. Vërejtjet në anglisht të Komisionit të Venecias kanë ardhur ditën e shtunë dhe ndryshimi ndërmjet këtyre vërejtjeve dhe vërejtjeve tona që kemi në shqip, është që Këshilli të mos jetë bllokues. Këtë, që është thelbi i çështjes, nuk doni ta diskutoni. Dakord. Ka ndonjë vërejtje? Ka kundër? Pandeli Majko: Unë them që ky problem të mbetet për t’u diskutuar në parlament. Arben Imami: E gjithë Kushtetuta do të diskutohet në parlament. Pandeli Majko: Në Kuvend, unë do të votoj kundër Këshillit! Zamira Çaka: Edhe unë do të votoj kundër! Arben Imami: Edhe ju votoni kundër. Është më mirë ta ndërpresim që sot këtë proces sesa ta ndërpresim pas dy muajsh. Tjetër, kush është kundër? Spartak Braho: Ka një problem. Mesa e kujtoj unë dhe besoj se e kujtoj mirë, në Lezhë kemi diskutuar të dy variantet, me senat dhe pa senat. Varianti i Këshillit ka hyrë pa u diskutuar këtu në komision.

296 Kur kanë ardhur përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, këta kanë diskutuar e shpjeguar në formë leksioni për Këshillin, por procedura nuk është ndjekur. Arben Imami: Nuk e ke shumë të saktë. Spartak Braho: E kam shumë të saktë! Merrini e hapini procesverbalet nëse është votuar për Këshillin e Kuvendit. Zamira Çaka: Në Lezhë jo! Arben Imami: Thamë që do të gjejmë një zgjidhje dhe i lamë të dy variantet. Pastaj erdhëm në një zgjidhje dhe thamë: “Varianti i kompromisit është propozimi i La Pergolës”. Spartak Braho: Po pra, po nuk e kemi votuar këtë kompromis në komision. Arben Imami: Sigurisht, që nuk e kemi votuar. Atëherë, e votojmë sot. Spartak Braho: Unë gjykoj që, ky variant, i cili del pas dy varianteve të mëparshëm, të jetë varianti përfundimtar… . Arben Imami: Ne nuk kemi rënë asnjë herë dakord për një variant të vetëm. Në qoftë se duam të votojmë për variantet me senat apo pa senat, këtë nuk e bëjmë dot se nuk kemi shumicën. Spartak Braho: Jo, e kemi mbyllur votimin për variantet me dhe pa senat. Arben Imami: Jo, nuk e kemi mbyllur! Ne e mbyllëm diskutimin kur erdhi La Pergola, i cili solli propozimin për të bërë një Këshill. Spartak Braho: Atëherë, nuk kemi mbyllur asnjërin variant! Pandeli Majko: Zoti Imami, unë them që ta lëmë këtë problem dhe ta vendosim në parlament. Arben Imami: Jo! Spartak Braho: Nuk kemi mbyllur as çështjen me ose pa senat, as edhe atë me ose pa Këshill. Arben Imami: Në këtë kuptim, nuk kemi mbyllur asgjë.

297 Spartak Braho: Jam dakord, kështu është. Sabri Godo: Unë nuk e kuptoj sesi do të funksionojë në praktikë propozimi i zotit Majko, për ta kaluar këtë çështje për diskutim deri në Kuvend. Ne, Kuvendit do t’i japim një projekt, apo jo? Duhet ta vendosim ne këtu, tani, nëse do të paraqesim në Kuvend një projekt me ose pa Këshill; ne nuk mund të shkojmë me dy projekte në Kuvend; nuk mund ta lëmë këtë çështje pezull deri në Kuvend. Sot, ne duhet të vendosim nëse do ta propozojmë Këshillin ose jo. Nga ana tjetër, kjo çështje ka ndikim mbi tërë projektin, pasi lidhet edhe me mjaft çështje të tjera. Arben Imami: Besoj se e kujtoni fare mirë që në mbledhjen e mëparshme në fillim të korrikut kemi diskutuar tre variante. Nga këto tre variante, komisioni vendosi t’i çojë Komisionit të Venecias dy variante, ç’ka nënkuptonte që ne ramë dakord për një parlament njëdhomësh, por që ta ketë edhe Këshillin brenda tij. Kështu, pak a shumë ne parimisht jemi marrë vesh që të kemi një parlament njëdhomësh me një Këshill. Por, në fakt, në qoftë se bie njëri nga këto variantet (me senat ose me Këshill), bien të dyja. Në këto kushte, ne mund të themi se nuk ishim marrë vesh, prandaj, nuk mbetet gjë tjetër, veçse të fillojmë punën nga e para. Pandeli Majko: Ne nuk po bëjmë presion këtu, për t’u bërë ashtu siç duam ne! Unë nuk po them këtë, hajde të diskutojmë, por ashtu siç është ndërtuar pika 3, sipas së cilës anëtari i Këshillit do të votojë dy herë për një projektligj, ajo nuk qëndron. Spartak Ngjela: Edhe anëtari i komisionit voton dy herë! Spartak Braho: Vendimi i komisionit nuk është i detyrueshëm për Kuvendin, ndërsa vendimi i Këshillit kërkon një shumicë tjetër për ta rrëzuar. Sabri Godo: Jemi në një pikë të vdekur. Në qoftë se duam t’i japim një rrugë punës, duhet të votojmë për variantin me Këshill ose për atë pa Këshill. Nuk shoh rrugë tjetër, tërë argumentet janë ezauruar! Ligoraq Karamelo: Ne më duket se për këtë kemi rënë dakord, zoti Godo. Jonuz Begaj: Për çfarë?

298 Ligoraq Karamelo: E kemi pranuar ekzistencën e Këshillit. Jonuz Begaj: Si e ke pranuar, a ke votuar për këtë? Spartak Ngjela: Keni votuar për Senatin o njeri, se përndryshe do të shpërndahej komisioni! Arben Imami: Kemi votuar në mbledhjen para se të iknim në Romë, kemi votuar për të dy variantet. Është gjë e votuar; në parim, nuk mund t’i kthehemi gjithmonë çështjeve nga fillimi. Sabri Godo: Bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë kur vjen diskutimi në një pikë të vdekur: bëjmë pushim një çerek ore, për t’iu dhënë kohë anëtarëve të komisionit për të rikonsideruar e rimenduar qëndrimet e tyre. Arben Imami: Dakord, por do të doja të thoja edhe një gjë të fundit. Neni 87, sipas variantit të parë që e kemi diskutuar në fillim të korrikut, vjen i përmirësuar nga Venecia në këtë variant që kemi paraqitur. Pra, nuk po fusim ndonjë koncept të ri. Prandaj, duhet konsideruar i votuar. Varianti i dytë, sipas të cilit Këshilli do të bënte një shqyrtim të mëpasëm, ra për shkak se u kundërshtua në Venecia, si dhe për shkak të krijimit të një dhome të dytë brenda parlamentit. Atëherë, mbetet varianti i parë, sipas të cilit Këshillit i jepet e drejta e shqyrtimit paraprak, me prerogativat e një komisioni, por, sigurisht, nuk është një komision i zakonshëm. Pandeli Majko: Ky vendos! Arben Imami: Jo, kemi votuar për këtë, nuk jam i sigurt, por kam përshtypjen se nuk ka fuqi vendimmarrëse. Pandeli Majko: Ky nuk është komision i zakonshëm, ky vendos. Është vendimmarrës! Sabri Godo: Vendos, por vendimet e tij i hedh poshtë Kuvendi. Pandeli Majko: Këshilli voton. Anëtarët e tij votojnë dy herë. Nuk mund të pranohet! Arben Imami: Unë desha të sjell në vëmendjen tuaj faktin që ne kemi votuar për këtë. Varianti i parë që keni është varianti bazë i

299 përmirësuar. Në qoftë se doni t’i ktheheni Projektkushtetutës nga fillimi, është problem tjetër. Dhjetë minuta pushim. [Mbledhja rifillon pas pushimit] Arben Imami: Jemi tek nenet 86 200 dhe 87 201 . Nenin 87 në tekstin bazë e kemi në dy variante. Komisioni i Venecias ka bërë një propozim për të hequr variantin e dytë dhe për të mbajtur variantin e parë, si dhe variantin e përmirësuar. Mendimi ynë ka qenë që ky Këshill i Kuvendit të ketë kompetenca bllokuese, kurse Komisioni i Venecias insiston që Këshilli të pezullojë procesin për një periudhë kohe të caktuar dhe të ketë një karakter reflektimi. Tani çështja shtrohet ose ta çojmë me dy variante, siç e kemi votuar në mbledhjen e kaluar, së bashku me përmirësimet e mundshme ose, në qoftë se bëhet një shumicë mbi bazën e propozimit të zotit Majko, pra, në qoftë se bëhen 11 anëtarë në favor të këtij propozimi, atëherë, sigurisht, që Këshilli bie. Pandeli Majko: Ka edhe një variant tjetër, Kuvendit mund t’i paraqitet edhe varianti i Këshillit që keni menduar ju. Arben Imami: Jo, s’e kam menduar unë. Atë e ka vendosur Komisioni në mbledhjet e kaluara. Kam përshtypjen që ju keni munguar, zoti Majko. Komisioni e pati të vështirë të vendosë midis varianteve, prandaj i mbajti të dyja variantet. Pandeli Majko: Është votuar? Arben Imami: Po, është votuar. 200 Neni 86: “1. Këshilli është pjesë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe përbëhet nga 25 anëtarë. 2. Këshilli zgjidhet nga anëtarët e Kuvendit në fillim të sesionit të parë. 3. Përfaqësimi në Këshill bëhet proporcionalisht me numrin e vendeve të fituara në Kuvend. Partitë, të cilat kalojnë kufirin minimal të parashikuar në nenin 64, paragrafi 4, do të përfaqësohen në Këshill me jo më pak se një anëtarë. 4. Për Projektligjet që shqyrtohen në Këshill, anëtarët e tij nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve të Kuvendit. Ata kanë të drejtë të marrin pjesë dhe të votojnë në seancën plenare të Kuvendit. 5. Përbërja e Këshillit përtërihet në mesin e legjislaturës”. 201 Neni 87: “Këshilli i Kuvendit: a) Shqyrton paraprakisht projektligjet që parashikohen në nenin 81, paragrafi 2 i Kushtetutës. b) Jep pëlqimin për kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe për përfaqësuesit e plotëfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet të tjera ose organizatat ndërkombëtare. c) Jep opinion për çështje të veçanta, kur ia kërkon Kuvendi”.

300 Pandeli Majko: Mos është shqyrtuar? Jonuz Begaj: Jo, jo, nuk është votuar. Për Këshillin nuk është votuar. Është rënë dakord në parim të studiohen të tëra variantet, por votim s’është bërë. Arben Imami: Është rënë dakord në parim që të ketë Këshill. Është rënë dakord në parim që, nga tre variante, të heqim njërin dhe të mbajmë dy variantet e tjerë. Pandeli Majko: Kompromisi do të bëhet në Kuvend, me ose pa Këshill. Arben Imami: Problemi është se e kemi kaluar në Komision me dy variante. Spartak Ngjela: Kemi votuar apo s’kemi votuar? Arben Imami: Kemi votuar për dy variante dhe kemi shkuar me mandat në Venecia për të gjetur një rrugëzgjidhje. Ligoraq Karamelo: Kjo nuk është serioze. Kjo është mungesë serioziteti në lidhje me Komisionin e Venecias. Spartak Ngjela: Atëherë, nuk jemi seriozë! Në qoftë se ne kemi votuar dhe këta thonë që s’kemi votuar, kjo nuk është e drejtë. Arben Imami: Nuk ka qenë zoti Majko në mbledhje. Spartak Ngjela: Në rregull atëherë! Pra, e kemi votuar… Zamira Çaka: Votim nuk kemi bërë. U tha se janë tre variante dhe u la t’i çojmë në Venecia. Votim në favor të Këshillit të Kuvendit nuk është bërë. Unë për veten time nuk di që të kem votuar! Arben Imami: Të të bëj një pyetje: sot, ke votuar ndonjë gjë? Zamira Çaka: Unë për veten time nuk di që të kem votuar! Arben Imami: Kur ka konsensus nuk ka votim! Zamira Çaka: Jo! Genc Ruli: Derisa pranuam të diskutonim për variantin e Këshillit, domethënë se Këshillin e kemi pranuar.

301 Arben Imami: A kemi votuar ndonjëherë sot, përveç se për të përcaktuar ndërmjet “shtetit juridik” dhe “shtetit të së drejtës”? Jo, nuk kemi votuar, sepse kemi gjetur konsensus. Sabri Godo: Mua më duket se askush nuk mund të kundërshtojë faktin që ju na kërkuat ne të shkonim në Venecia, për të gjetur një zgjidhje për problemin e Këshillit, ashtu siç do të gjenim një zgjidhje për problemin e prokurorisë. Ashtu si do zgjidhnim ndonjë problem tjetër të mbetur pezull, pasi të dëgjonim mendimin e këtyre njerëzve të ditur në fushën kushtetuese të Evropës. Për këtë shkuam atje, apo jo? Dhe për këtë ishim të gjithë dakord. Në qoftë se kapemi formalisht mbas asaj nëse kemi votuar për Këshillin apo jo, gjë që për të cilën unë kam dyshimet e mia, nuk është e drejtë, sepse të gjithë keni qenë të pranishëm kur ju na kërkuat: “Shkoni tani në Venecie dhe diskutoni këtë punë! Ballafaqoni mendimet dhe hajdeni na thoni se ç’thonë ata nga Evropa!” Është kështu apo jo? (zë i paidentifikueshëm): Kështu është, kështu. Sabri Godo: Atëherë, pse të kapemi pas asaj, nëse është votuar apo jo, gjë që unë nuk e mbaj mend nëse ka ndodhur. Kësaj nuk i vura rëndësi, për arsye se për të tëra çështjet që mbetën pezull për t’u diskutuar, ju thatë: “Shkoni atje në Venecie!” Haxhi Aliko: Që të jemi konsekuentë me veten tonë, duhet të themi se në mbledhjen që bëmë përpara se të shkonit në Romë ne miratuam Projektkushtetutën që do të paraqitej për vërejtjet e fundit në Komisionin e Venecias. Në atë mbledhje i morëm të gjitha një për një. Atje ku patëm mëdyshje, lamë dy variante, siç është rasti konkret, dhe ju shkuat atje që të merrnit përfundimisht prej tyre cilin nga të dy variantet do të mbanim. Për këto nuk votuam, sepse s’kishte arsye të votonim; ishim të gjithë në një mendje. Tani për mua çështja shtrohet kështu: ose do mbeten dy variantet siç i kemi, ose do marrim në konsideratë vërejtjet që bëri Venecia. Po iu kthyem çështjes që nga fillimi atëherë, atëherë duhet të diskutojmë për tërë kapitullin mbi Kuvendin dhe ndërtimin e tij. Sabri Godo: Ne, tani, mesa duket do ta pësojmë si kau që e përtyp ushqimin dy herë, gjë që nuk mund ta përjashtojmë. Në qoftë se dikush ka ndërruar mendje sot në lidhje me Këshillin, duke mos e

302 pranuar këtë të fundit, nuk kemi çfarë të bëjmë. Në këto kushte, duhet patjetër t’i referohemi procedurës, nëse formohet shumica prej 11 anëtarësh për të hedhur poshtë atë që e kemi bërë njëherë. Unë nuk shoh rrugë tjetër. Le të ndjekim logjikën e gjërave kështu siç e kemi ndjekur deri tani. Pandeli Majko: Unë mendoj që duhet parë problemi në një këndvështrim tjetër. Nuk është se dikush po përpiqet të hedhë poshtë punën që është bërë. Më tepër sesa me formalitetin u votua, s’u votua, e ngrit problemi se ç’do të bëjmë me këtë model të ndërtimit të parlamentit, pasi deputeti, që do të ishte njëherazi edhe anëtar i Këshillit, do të votonte dy herë, gjë që është plotësisht në kundërshtim me logjikën kushtetuese. E mirëkuptoj dhe jam plotësisht i ndërgjegjshëm se ju kërkoni të fusni një risi në ndërtimin e parlamentit, me qëllim që të ekuilibrohet polarizimi politik i vendit. Mirëpo, kemi të bëjmë me probleme që vijnë ndesh me logjikën kushtetuese. Sabri Godo: Më fal, zoti Majko, të të bëj një pyetje të drejtë, të qartë, që kërkon një përgjigje: ju nuk e doni fare këtë Këshill, apo doni ta ndryshoni atje ku ka anët e tij të dobëta, me gjithë konfirmimin që u dha nga Komisioni i Venecias? Pandeli Majko: Unë jam kundër sistemit të ndërmjetëm! Unë jam për një sistem të pastër njëdhomësh! Sabri Godo: Ju nuk e doni fare Këshillin? Pandeli Majko: Fare! Sabri Godo: Këtu ka një mungesë korrektësie nga ana juaj. Në qoftë se nuk e kishit këtë mendim… Arben Imami: Nuk ka qenë zoti Majko kur është diskutuar për Këshillin. Sabri Godo: Nëse nuk ka qenë zoti Majko, kjo nuk ka shumë rendësi, pasi kanë qenë përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste; unë nuk mund të kapem pas individëve. Në qoftë se ju, zoti Majko, nuk e kishit këtë mendim, të mos na lejonit të shkonim në Venecia me dy variante për Këshillin! Heqja e Këshillit, nga ana tjetër, presupozon edhe kryerjen e disa ndryshime në Projektkushtetutën në tërësi, siç është, për

303 shembull, emërimi i ambasadorëve, propozimi i Prokurorit të Përgjithshëm, etj., të cilat duhet të ndryshohen dhe të gjejnë një vend tjetër në projekt. Kështu, atributet e Këshillit i duhen dhënë Kuvendit, Presidentit apo qeverisë? Domethënë duhet bërë një rishikim i projektit, të paktën në disa pika. Prandaj, të na kishit thënë që në fillim se ishit kundër Këshillit; as ne nuk do të kishim harxhuar frymën në Venecia dhe projektin e kishim ndërtuar në një mënyrë më të saktë! Edhe unë nuk jam kurrsesi për atë që t’i paraqesim parlamentit dy projekte: një me Këshill dhe një pa Këshill, dhe t’i themi parlamentit: “Urdhëro zgjidh tani!” Arben Imami: Projekti pa Këshill nuk bëhet. Nuk bëhet sepse do një rishikim… Sabri Godo: Nuk bëhet, sepse Komisioni është shprehur se do të ketë Këshill. Se si do të ishte Këshilli, do ta vendosnim në Venecia. Ky është realiteti! Pandeli Majko: Problemi është që, siç është ndërtuar Këshilli në Venecia, nuk mund të bëhet ndërmjetës në jetën e brendshme institucionale në momente të rëndësishme. Sabri Godo: Dakord, ta diskutojmë. Pandeli Majko: Më fal, në qoftë se bëhet fjalë për Këshillin e Kuvendit, kemi të bëjmë me jetën e brendshme të Kuvendit, për mënyrën sesi do të realizohet vendimmarrja e tij. Teknikisht, po ta shikoni me vëmendje, edhe po të mos jetë Këshilli, thelbi i Kushtetutës nuk preket fare. Përkundrazi, për mua, në qoftë se Këshilli shtohet, kjo ndikon vetëm në jetën e brendshme parlamentare dhe nuk ka të bëjë me marrëdhëniet e Kuvendit, të themi, me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese a të Gjykatës së Lartë. Po ta vini re, Këshilli jep pëlqimin për kandidaturat për emërimin e anëtarëve të këtyre Gjykatave, ndërsa ajo që nuk shkon është roli i Këshillit në lidhje me projektligjet e parashikuara në nenin 81. Pikërisht këtu qëndron ajo që është e papranueshme! Kristaq Traja: Për të kuptuar thelbin e Këshillit të Kuvendit, duhet vënë në pah ideja se ky nuk është gjë tjetër veçse një dhomë reflektimi, për sa u përket ligjeve të parashikuara në nenin 81 të kësaj Projektkushtetute, domethënë për ligjet më themelore të vendit. Dhe

304 reflektim do të thotë që të mendosh për herë të dytë, pas një distance kohe të caktuar, brenda së cilës nuk merret një vendim përfundimtar. Sistemi vepron në këtë mënyrë: në qoftë se Këshilli merr një vendim me tri të pestat për një projekt, ky, pastaj, i dërgohet Kuvendit për ta votuar. Kuvendi ka dy opsione: Kuvendi mund të jetë dakord dhe e miraton projektin me shumicën absolute ose Kuvendi mund të mos jetë dakord. Për të përmbysur vendimin e Këshillit, Kuvendi duhet të votojë me një shumicë prej tri të pestash. Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej tri të pestash, projekti ose dispozita të caktuara të tij mbeten të bllokuara deri në sesionin e ardhshëm. Në sesionin e ardhshëm, Kuvendi mund ta kapërcejë vendimin e Këshillit me shumicë absolute. Kjo është mënyra e funksionimit, pra nuk bllokohet veprimtaria legjislative. Arben Imami: Në këtë pikëpamje, nuk votohet dy herë ligji! Kristaq Traja: Për të njëjtën çështje, Këshilli është dhomë reflektimi. Pandeli Majko: Nuk mund të quhet dhomë reflektimi në qoftë se, me vendimmarrjen e tij, Këshilli orienton shumicën vendimmarrëse. Kristaq Traja: Pikërisht ky është kuptimi i reflektimit! Haxhi Aliko: Po pse, kur e kthen Presidenti dekretin, nuk është e njëjta gjë? Arben Imami: Po kur e kthen projektligjin Komisioni i Ekonomisë, Komisioni i Bujqësisë? Spartak Braho: Jo, nuk është e njëjta gjë! Vladimir Metani: Krahasimi është i drejtë kur merret si pikë referimi vetoja e Presidentit. Pandeli Majko: Reflektim do të quhej puna e komisioneve të përhershme parlamentare, të cilat janë thjesht institucione reflektuese brenda parlamentit. Arben Imami: Vetoja presidenciale ushtrohet pas votimit të ligjit. Kurse në rastin e Këshillit, kemi të bëjmë me një komision paraprak që luan rolin e një site. Bllokimi që mund të bëjë Këshilli nuk mund të kalojë më tepër se gjashtë muaj. Pas gjashtë muajve, Kuvendi është i lirë të vendosë.

305 Sabri Godo: Diskutimi ynë mund të hyjë në qorrsokak në qoftë se ne nuk caktojmë një kriter për këtë diskutim: jemi apo s’jemi për Këshill? Në qoftë se jemi për Këshillin, pyetja e dytë është: varianti i dhënë nga Komisioni i Venecias është sipas shijeve tona, apo jo? Për këtë pyetjen e dytë, unë dëshiroj të diskutoj. Ndoshta vërejtjet që bën zoti Majko qëndrojnë; mund të bëjmë edhe ndonjë ndryshim tek ato që ka sugjeruar Komisioni i Venecias. Në fund të fundit, jemi ne që do ta vendosim. Por unë dua të marr vesh paraprakisht këtë: ky Komision vendosi që të kemi një Këshill të parlamentit, apo jo? I kemi thënë “po” ekzistencës së këtij Këshilli; ishim me dy mëndje për funksionimin dhe atributet që do t’i jepeshin, funksionim dhe atribute për të cilat vendosëm të shkojmë e t’i diskutojmë në Venecia. I diskutuam dhe erdhëm këtu me një variant të unifikuar, i cili në përgjithësi më duket i pranueshëm. Mund të mos jetë kështu, le të kthehemi ta diskutojmë. Logjike do të ishte që të shfaqnim mendimin mbi këtë variant të unifikuar të Komisionit të Venecias. Pandeli Majko: Varianti i Venecias ka të meta. Sabri Godo: Dakord, hajde ta diskutojmë. Vladimir Metani: Unë kam një propozim, i cili mund të sigurojë kompromisin e duhur: Kuvendi të kapërcejë vendimin e Këshillit në të njëjtën mënyrë ose në mënyrë analoge më shumicën që Kuvendi kapërcen edhe veton e Presidentit të ushtruar ndaj një ligji të miratuar. Domethënë, Kuvendi ta rrëzojë vendimin e Këshillit jo me tri të pestat, por me shumicë të thjeshtë. Në këtë mënyrë, edhe Kuvendit reflekton, edhe shumica nuk injorohet. Besoj se kështu mund ta kapërcenim këtë moment të vështirë. Arben Imami: Këshilli nuk imponon gjë tjetër veçse shtyrjen në kohë të miratimit të një projektligji, me qëllim që të bëhet një diskutimi më i thelluar i çështjes, asgjë tjetër. Këshilli nuk ka fuqi të plota vendimore. Sabri Godo: Ka dhe një gjë tjetër: dikush u ngrit e tha, se po bëjmë dallim ndërmjet deputetëve. Ky Komisioni ynë për hartimin e Kushtetutës a është një elitë parlamentare apo jo? Parlamenti ka zgjedhur 15-21 veta në Komisionin për hartimin e Kushtetutës dhe i jep mandat të hartojë Projektkushtetutën. Po kështu, a është komision

306 elitar ai i zotit Ngjela? A janë deputetët të barabartë me zotin Gjinushi, i cili është Kryetar 202 dhe ka të drejta për drejtimin e punëve parlamentare, ndërsa unë jam një deputet i thjeshtë? Nuk është e vërtetë se të gjithë deputetët do të kenë pushtet të njëjtë në parlament. Parlamenti e sheh të nevojshme të ngrejë herë pas here organizma që do të kryejnë punë në emër të tij, organizma të cilëve do t’u delegojë disa të drejta, disa kompetenca. Unë nuk e kuptoj se si shtrohen ide të tilla për diskutim. Duket sikur ndodhesh përpara ndonjë lloj populizmi… Vladimir Metani: Po të jetë për kompetenca, as komisionet e ngritura posaçërisht nuk kanë kompetenca! Spartak Ngjela: Pse nuk ka kompetenca Kryetari i Kuvendit, i cili së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare, bën rendin e ditës? Ai mund ta shtyjë edhe 10 vjet shqyrtimin e një projektligj, jo më një sesion! Sabri Godo: Nuk shtrohet këtu koncepti i barazisë, kjo është absurde! Asgjë nuk funksionon në bazë të këtij koncepti. Arben Imami: Zoti Metani, vërtet mendoni se kryetari i grupit parlamentar, kryetari i komisionit të përhershëm nuk kanë një ndikim më të madh në vendimmarrje? Vladimir Metani: Jo, nuk kanë! Janë si gjithë të tjerët. Kryetari i grupit mund të kërkojë në emër të grupit vetëm gjysmë ore pushim dhe vetëm një herë. Arben Imami: Të kuptohemi: me Kushtetutë ne themi që Kryetari i Kuvendit siguron moderimin e debatit dhe përfaqëson Kuvendin me jashtë. Një deputet i thjeshtë nuk e përfaqëson Kuvendin me jashtë. A nuk është ky një dallim? Megjithatë, le të kthehemi tek çështja. Unë besoj se ne duhet të zgjedhim midis variantit të Venecias dhe varianteve tona. Unë them që kjo mund të kalohet vetëm me konsensus. Spartak Braho: Po Tsatsos çfarë tha për këtë? 202 Kryetar i Kuvendit në legjislaturën 1997-2001.

307 Arben Imami: Tsatsos nuk është i të njëjtit mendim me Venecian për Këshillin, sikurse Tsatsos nuk është për atë Prokuror të Përgjithshëm që doni ju, zoti Braho, ai është për një prokurori që të jetë krejtësisht ekzekutive. Spartak Braho: Dakord, po jemi tek Këshilli tashti. Arben Imami: E kam fjalën që nuk ka të vërteta të fundme. Tsatsos ishte i mendimit që Këshilli është një hibrid dhe krijon deputetë të dy niveleve. Spartak Ngjela: Ore, në rast se flasim për pabarazi, vini sensin e numrit të votave: një anëtar i Këshillit të ketë jo 25.000 votues, por 60.000. Doni këtë? Vladimir Metani: Efektivisht, deputetët që janë anëtarë të këtij Këshilli, janë më ndryshe sesa deputetët e tjerë, megjithëse marrin të njëjtën sasi votash. Spartak Ngjela: Në qoftë se do të vendosnim zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit me numër votash, atëherë nuk dihet se kush do kishte shumicën në Këshill. Ndërsa sipas variantit të paraqitur subjekti që ka shumicën në Kuvend, ka shumicën edhe në Këshill. E pra, kjo duhej të ishte lënë e lirë. Ajo që paraqitet këtu është përsëritje: Partia që ka shumicën në parlament, ka shumicën edhe në Këshill; ndërsa në parlamentet me senat, partia që ka shumicën në parlament, nuk është e thënë që të ketë shumicën edhe në senat! Arben Imami: Vazhdojmë atëherë, ju lutem. Ka një pyetje zonja Zamira. Zamira Çaka: Unë e bëra këtë pyetje më parë, por jam akoma e paqartë. Projektligjet që janë në kompetencë të këtij Këshilli, a do të shqyrtohen paraprakisht nga komisionet e përhershme. Kuvendi do të shqyrtojë edhe mendimet e komisioneve të përhershëm, ashtu dhe vendimet e këtij Këshilli? A mund të jenë anëtarët e komisioneve të përhershme edhe anëtarë të këtij Këshilli? Arben Imami: Kjo është një çështje që do të vijë duke u zgjidhur dhe nuk do ta vendosim përfundimisht sot. Spartak Ngjela: Ajo do të vendoset në parlament.

308 Zamira Çaka: Po nuk i vumë bazat në Kushtetutë, atëherë… Arben Imami: Këshilli është një komision i posaçëm, detyra themelore e të cilit do të ishte gjetja e rrugëve të kompromisit politik për disa ligje që janë të rëndësishme. Sabri Godo: Në lidhje me pyetjen e zonjës Çaka, unë kam këtë mendim: Çështja e Këshillit nuk është një zgjidhje momentale. Ajo duhet të jetë menduar me kohë nga stafi dhe nuk e di si e ka menduar stafi këtë çështje. Unë mendoj që të gjitha projektligjet që vijnë në Kuvendin Popullor, do të kalojnë detyrimisht nga Komisioni i Ligjeve. Disa prej tyre do të kalojnë edhe nga Këshilli. Zamira Çaka: Projektligjet nuk do të kalojnë vetëm nga Komisioni i Ligjeve; ato mund të kalojnë edhe nga komisionet e tjera. Arben Imami: Po mund të jetë edhe kështu edhe ashtu, por nuk ka lidhje me çështjen, nuk ka lidhje me thelbin e saj. Sabri Godo: Jo, se do të vështirësohet funksionimi i Kuvendit. Duhet ndarë puna ndërmjet komisioneve, duhen evituar paralelizmat, etj. Kristaq Traja: Këshilli i Kuvendit nuk është tjetër veçse një komision i posaçëm që shikon vetëm një kategori ligjesh, që parashikohet në nenin 81 të projektit. Komisioni i Ligjeve dhe komisionet e tjera të Kuvendit do të angazhohen kur projektligji të kalojë nga Këshilli në Kuvend. Nga ana tjetër, anëtarët e Këshillit të Kuvendit nuk kanë pse të jenë anëtarë të komisioneve të Kuvendit. Arsyeja është shumë e thjeshtë: ashtu si çdo anëtar komisioni jep mendimin e voton në komisionin e vet për një projektligj, po kështu edhe anëtarët e Këshillit diskutojnë e japin mendimin e tyre në mënyrë të posaçme e veçmas. Në seance plenare, kanë të drejtë të votojnë për herën e fundit. Spartak Braho: Veçse ndryshojnë anëtarët e një komisioni të përhershëm me anëtarët e këtij Këshilli. Vendimet e komisioneve nuk janë detyruese. Kristaq Traja: Dua të shtoj edhe një gjë. Komisionet e zakonshme vendosin për projektligjet që vijnë nga Këshilli në Kuvend. Tashti, për ta sqaruar edhe më tej çështjen, duhet ta shohim atë pak më ndryshe. Futja e Këshillit të Kuvendit ose e këtij komisioni special për një

309 kategori të caktuar ligjesh, nuk është gjë tjetër veçse një farë modifikimi i procesit legjislativ. Krenar Loloçi: Edhe anëtarët e qeverisë, që janë anëtarë të Kuvendit, pak a shumë i kemi me një status të veçantë, sepse ata drejtojnë ekzekutivin, shqyrtojnë projektligjet në qeveri dhe pastaj këto projektligje kalojnë në Kuvend. Dhe kuptohet që këta anëtarë të qeverisë nuk mund të jenë anëtarë të komisionit. Në këtë kuptim, anëtarët e qeverisë votojnë dy herë, votojnë në Këshillin e Ministrave dhe në Kuvend. Pandeli Majko: Ajo është iniciativë ligjvënëse e Këshillit të Ministrave, mos e ngatërro me vendimmarrjen! Krenar Loloçi: E kam fjalën tek statusi i veçantë që kanë një pjesë e deputetëve, se këtu duket se çështja e statusit të veçantë të disa deputetëve [është] si jashtëzakonisht diskriminuese për pjesën tjetër të deputetëve. Çështja është që këta 25 anëtarë të Këshillit do ta shqyrtojnë çështjen paraprakisht dhe do të marrin një vendim të caktuar. Ky vendim që merr Këshilli, kapërcehet me tri të pestat në të njëjtin sesion nga Kuvendi. Në qoftë se nuk kapërcehet me tri të pestat në të njëjtën sesion, kapërcehet në sesionin e ardhshëm me një shumicë të zakonshme. Ku qëndron tani çështja: për këtë kategori të caktuar ligjesh (neni 81) kërkohet një aktivizim më i madh edhe i opozitës. Por edhe ky aktivizim mund të bëhet brenda një periudhe gjashtëmujore ose dhe tremujore, në varësi të periudhës ndërmjet dy sesioneve. Pandeli Majko: Zoti Krenar, përfundimisht ju mendoni se ky Këshill nuk është ligjvënës? Krenar Loloçi: Ky është ligjvënës në atë masë sa realizon reflektimin për çështje të caktuara. Pandeli Majko: Ç’është ky institucion që rishikon konceptin ligjvënës në parlament? Neni 88 thotë: “Kuvendi, me kërkesën e Këshillit të Ministrave, mund t’i delegojë Këshillit të Kuvendit kompetenca ligjvënëse në raste të ngutshme”. Pra, ky Këshill, sado bërthamë e vogël që është, paska kompetenca ligjvënëse dhe nuk është thjesht një institucion reflektimi; është institucion ligjvënës, një subjekt ligjvënës.

310 Sabri Godo: Kur, në çdo rast? Pandeli Majko: Pra, nga qengj na u bë dash… Sabri Godo: Në qoftë se flitet për gjendje të jashtëzakonshme, unë e pranoj që Këshilli të ketë kompetenca ligjvënëse. Në rast se Kuvendi i delegon kompetenca Këshillit edhe në kohë normale, atëherë me të vërtetë kemi krijuar një kryekuvend. Arben Imami: Nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme dhe e padëgjuar! Sokol Berberi: Thjesht për të ndihmuar në qartësimin e idesë: në praktikën legjislative njihet mundësia për ngritjen e komisioneve të posaçme, të cilët ngarkohen për të shqyrtuar një projektligj të caktuar. Në rregulloren e Kuvendit thuhet se Kuvendi mund të ngrejë komisione të posaçme për të shqyrtuar këto projektligje dhe janë të vetmet komisione që paraqesin raportin në Kuvend, i cili i shqyrton. Gjithashtu, parlamenti mund të ngrejë një komision të caktuar, special, për të bërë një ligj organik ose një ligj tjetër kompleks. Në këtë kuptim, edhe Këshilli do të jetë i vetmi komision që do paraqesë raportin në Kuvend për ligje të veçantë, sipas një procedurë legjislative normale. Ndryshimi në këtë rast është se ky Këshill, do ta miratojë projektligjin dhe raportin përkatës jo me shumicë të thjeshtë, por me tri të pestat. Spartak Braho: Krijimi i këtij subjekti reflektues, e përmirëson konceptin demokratik në Shqipëri apo e frenon? Pandeli Majko: E frenon! Për mua e frenon demokracinë! Spartak Ngjela: Demokraci do të thotë zë i përgjithshëm që dominohet nga shumica. Defektet tona të deritanishme, ky Këshill i përmirëson apo i thellon më tej? Në qoftë se ky i thellon, domethënë thellon frymën absolutiste, nga e cila kemi vuajtur, hajt ta heqim! Ama po e godet frymën absolutiste, çështja shtrohet ndryshe. Këtë duam të dimë. Pandeli Majko: Avokat, derisa të jem deputet në parlament, nuk kam për të pranuar logjikën e delegimit të kompetencës ligjvënëse të parlamentit! Domethënë, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, Kuvendi mund t’i delegojë Këshillit të Kuvendit kompetenca

311 ligjvënëse! Zotëri, në Shqipëri do të ndodhë grusht shteti, sepse do t’i lihet kompetenca ligjvënëse 25-30 vetave në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. E kupton apo s’e kupton? Spartak Ngjela: Zotëri, e pranon apo s’e pranon Këshillin? Pandeli Majko: Ne po flasim në parim dhe, si të tillë, do ta trajtojmë çështjen nga fillimi deri në fund. Genc Ruli: Koncepti që shtrohet është ky: a e bën Këshilli procedurën ligjvënëse më reflektuese, më të gjallë, më të përgjegjshme? Se këtu po hyjmë në disa argumente që na largojnë nga thelbi i problemit. Kot u munduam deri tani të provojmë se Këshilli është i ngjashëm me komisionet, ai është i ndryshëm. Dhe për këtë ka argumente. Për sa i përket kompetencës ligjvënëse, të parashikuar në nen, unë nuk jam dakord të ketë kompetencë të tillë. Por, nga ana tjetër, krijimi i një Këshilli nuk është gjë e keqe. Në politikën parlamentare shqiptare nuk kemi vuajtur nga elitizmi, por nga populizmi i rrugës, që menjëherë bëhet bllok, pas fishkëllimës së agait, me pozicionet politike. Themi që duhet të kemi një shumicë reflektuese dhe jo një shumicë të rrugës. Nuk them se kjo është zgjidhja më e mirë, madje kjo është forma më e shpëlarë që mund të pranonim në lidhje me reflektimin dhe rishikimin e problemeve në parlament. Nuk është fjala këtu të bllokohet shumica, por, për projektligje të veçantë, të krijohet mundësia për të reflektuar sa më shumë. Dhe kjo mund të arrihet, ashtu siç u sugjerua me të drejtë, me një proces legjislativ jobllokues. Që ta shtyjmë në kohë procesin legjislativ për ligje të tilla, si organizimi dhe funksionimi i institucioneve, ligji për referendumin, kodet e ndryshme, nuk shoh asgjë të keqe. Çfarë nguti kemi që ta shtyjmë diskutimin e një projekti për gjashtë muaj? Pra, pyetja shtrohet tani në lidhje me alternativat sfiduese: a jeni për vendosjen e raporteve të ballafaqimit midis pakicës dhe shumicës? A nuk është më mirë në qoftë se ky ballafaqim bëhet dy herë? Në fund të fundit, fuqia vendimmarrëse e shumicës nuk i humbet, vetëm se shtyhet në kohë. Fakti që një grup deputetësh votojnë dy herë për të njëjtën gjë, nuk më duket se cenon ndonjë parim të barazisë së deputetëve në marrjen e vendimit. Pandeli Majko: Unë ju mirëkuptoj; nuk dua të dal me imazhin e një njeriu që kërkon t’i dalë vetëm e tija, ndryshe le të bëhet nami!

312 Problemi është le ta deklarojmë hapur, se klasës sonë politike i shkaktohen trauma nga shumicat. Ne shumicat i kemi gogola, ne kemi frikë nga shumicat dhe shqetësohemi me atë që do të bëjë shumica kur të vij në pushtet me pakicën. Për këtë arsye, ne nxjerrim Këshillin si një organizëm frenues dhe reflektues. Mirëpo, unë ju ftoj të reflektojmë. Vërtet do të jetë reflektues ky Këshill? Mos e mendoni problematikën duke u nisur nga kushtet ekzistuese. Aktualisht, nuk kemi Kushtetutë dhe kemi probleme të pazgjidhura politike. Pas miratimit të kësaj Kushtetute, zgjedhjet e ardhshme nuk do të prodhojnë shumica kaq të mëdha sa të sotmet. Nuk besoj të ketë shumica mbi 50% të numrit të përgjithshëm të deputetëve! Spartak Ngjela: E ke matematikisht këtë? Pandeli Majko: Të lutem, të lutem… Spartak Ngjela: Apo hipotetikisht? Nuk po flasim për hipoteza! Pandeli Majko: Po edhe sikur të mos ndodhë ajo që thashë, në fund të fundit, do të kemi një Kushtetutë të shkruar. Nëse na kanë sjellë trauma deri më sot të gjitha shumicat që kemi pasur më përpara, kjo ka ardhur sepse shumicat kanë pasur të drejtë të ndryshojnë dispozitat kushtetuese. Në këtë mënyrë ne kemi mundur të ndryshojmë Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Kasacionit, sistemin e drejtësisë, institucionet e tjera; pra, me një fjalë, mund të bënim çfarë të donim. Rrjedhimisht, në Shqipëri po sigurove shumicën prej dy të tretash, i ke të gjithë çelësat në dorë për të bërë çfarë të duash me shtetin. Me parashikimin në Kushtetutë të një sistemi zgjedhjesh të pandryshueshëm, a mund të realizohet ai autokontroll i brendshëm i klasës politike? Unë them që po. Megjithatë, me polarizimin politik që ne kemi, sepse populizmi do të ekzistojë dhe pas miratimit të kësaj Kushtetute, reflektim që ne duam ta realizojmë nëpërmjet Këshillit, do të na kthehet tërësisht në një proces frenimi, në një frenim bllokues. Spartak Ngjela: Është normale. Bllokues, dakord. Nuk u tha që nuk do të ketë bllokim. Pandeli Majko: Pra, ne me këtë do të kalojmë nga një shumicë traumatizuese në një opozitë traumatizuese. Pra, çfarë bëmë? Kaluam në skajin tjetër! Ky është shqetësimi im.

313 Spartak Ngjela: Ata që kanë krijuar Senatin, mos kanë qenë të rrjedhur nga trutë e kokës? Senati, që siç dihet është shumë më bllokues se sa Këshilli! Ata kanë shkuar më tej, por ju nuk na latë të shkojmë tek Senati. Ne do t’i mësojmë ata? Këtu është qendra e botës? Pandeli Majko: Unë jam që të çojmë dy variante në parlament. Spartak Ngjela: Senatin e hoqe! U bë kompromisi që shumica do të ketë edhe Këshillin, pra, nuk ke më asnjë frikë se Këshilli nuk do të kontrollohet nga shumica që ti përfaqëson. Tani paske frikë se mos shumica çahet… Po le të çahet! Atëherë, çfarë të bëjmë, këtë s’e do, atë s’e do! Atëherë, merre të gjithën dhe shko përpara vetë, merr vetë të gjithë përgjegjësinë! Senatin na e nxore arkaik, pasi u konsultove me Luan Omarin, i cili të kishte thënë se Senati është arkaik! Por La Pergola të tha që nuk është arkaik! Megjithatë, La Pergola propozoi “Këshillin” dhe ne arritëm kompromisin. Ne, të gjithë, e pranuam. ‘Jam i gëzuar – tha ai – se kaluat një krizë.’ Tani, doni ta kaloni krizën apo jo? Shpëtove nga Senati! Tani na erdhi Këshilli. Tani, të njëjtat argumente që i përdore kundër Senatit, na i vë kundër Këshillit. Nuk po tallemi këtu! Të ikim ta lëmë fare këtë punë, se kjo është një lojë qesharake! Sabri Godo: Një pyetje të vetme: kështu si është konceptuar Këshill, ka ky fuqi të thyejë Kuvendin shqiptar? Arben Imami: Jo, as nuk e bllokon! Sabri Godo: Le të përfytyrojmë parlamentin si një njeri. Ky ka marrë udhë për të shkuar të pijë ujë. Këshilli i thotë: “Lëre sa të kalojë rrjedha, pastaj pi ujë!”. Kaq gjë bën ky Këshill. Ai, po të dojë, do të pijë ujë prapëseprapë... Vladimir Metani: Po, por do të pijë ujë pas gjashtë muajsh! Arben Imami: Zoti Metani, është fjala për ligje organike! Një ligj organik, për shembull, do kohë të miratohet. Ti e di mirë që Kodi Penal në Francë kërkoi 20 vjet për t’u miratuar dhe nuk u bë kiameti! Duke ecur me ngadalë, nuk humbim gjë. Megjithatë, Këshilli nuk bllokon. Nuk krijon ndonjë lloj opozite bllokuese. Unë personalisht do të isha kundër një opozite të tillë.

314 Sabri Godo: Nga ana tjetër, në qoftë se anëtarëve të këtij Këshilli do t’i caktonim rroga speciale, shkallë imuniteti më të lartë, etj., atëherë mund të thonim se po krijojmë një aristokraci parlamentare. Faktikisht, Këshilli përbëhet nga një grup deputetësh që nuk kanë asnjë të drejtë më tepër se çdo deputet tjetër. Arben Imami: Po të marrim, për shembull, ligjin për zgjedhjet. Partia Demokratike, duke pasur shumicën, mundi të ndryshojë sistemin e zgjedhjeve disa kohë përpara zgjedhjeve. Ose le të flasim për një ligj, që, gjithashtu, kaloi e u miratua me shpejtësi: ligji i figurave 203 . Mbi bazën e këtij ligji, u larguan njerëzit nga zgjedhjet në prag të zgjedhjeve. Në këtë pikëpamje, nuk e di sesi mund të krijojmë siguri në Shqipëri, pa zhdukur më parë këto fenomene. Pandeli Majko: Po u miratua kjo Kushtetutë, funksionon shumë mirë sistemi pa Këshill, po jua them që tani dhe unë këtë Kushtetutë e mendoj jo për pesë vjet, sa të jetë kjo lloj opozite dhe kjo lloj mazhorance. Arben Imami: Po edhe unë mendoj që kjo Kushtetutë do të jetojë për një kohë të gjatë. Me këtë Kushtetutë, rregullat e lojës përcaktohen shumë më mirë se deri tashti. Sabri Godo: Dakord, kthehemi dhe e diskutojmë. Arben Imami: Kthehemi dhe e diskutojmë. Lëmë një takim mbasdite, mbi bazën e këtij propozimi që kemi bërë. * * * 203 Ligji nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”.

315 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 28 KORRIK 1998 (TEMAT E DISKUTIMIT: KOMENTET E KOMISIONIT TË VENECIAS; KUVENDI; PRESIDENTI; QEVERISJA VENDORE; GJYKATA E LARTË; KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË; PROKURORIA) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Haxhi Aliko, Vladimir Metani, Spartak Ngjela, Leontiev Çuçi, Pandeli Majko, Zamira Çaka, Ligoraq Karamelo (anëtarë), Genc Ruli (pa të drejtë vote). Arben Imami: Do të fillojmë atje ku e lamë, te Këshilli i Kuvendit. Dje shpërndamë tekstin më të azhurnuar sipas vërejtjeve të Venecias. Kështu, varianti më i fundit i azhurnuar është si më poshtë: “Neni 86: 1. Këshilli është pjesë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe përbëhet nga 25 anëtarë. 2. Këshilli zgjidhet nga anëtarët e Kuvendit në fillim të sesionit të parë. 3. Përfaqësimi në Këshill bëhet proporcionalisht me numrin e vendeve të fituara në Kuvend. Partitë, të cilat kalojnë kufirin minimal të parashikuar në nenin 64, paragrafi 4, do të përfaqësohen në Këshill me jo më pak se një anëtar. 4. Për projektligjet që shqyrtohen në Këshill, anëtarët e tij nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve të Kuvendit. Ata kanë të drejtë të marrin pjesë dhe të votojnë në seancën plenare të Kuvendit. 5. Përbërja e Këshillit përtërihet në mesin e legjislaturës. Neni 87: Këshilli i Kuvendit: a) Shqyrton paraprakisht projektligjet që parashikohen në nenin 81, paragrafi 2, i Kushtetutës; b) Jep pëlqimin për kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe për përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet të tjera ose organizatat ndërkombëtare; c) Jep opinion për çështje të veçanta, kur ia kërkon Kuvendi. Neni 88: 1. Këshilli merr vendime me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij brenda 30 ditëve. 2. Në çdo rast, vendimi i dërgohet për shqyrtim Kuvendit brenda tre ditëve. Kur Kuvendi është në një

316 mendim me Këshillin, ai e miraton projektligjin me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij. Në rast të kundërt, Kuvendi mund të rrëzojë vendimin e Këshillit me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. 3. Kur Kuvendi nuk arrin shumicën e kërkuar, shqyrtimi i projektligjit shtyhet për në sesionin e ardhshëm të Kuvendit, i cili, në këtë rast, vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij. 4. Kur Këshilli nuk arrin të marrë vendim, projektligji i dërgohet Kuvendit, i cili mund ta miratojë atë me tri të pestat e të gjithë anëtarëve tij. Kur kjo shumicë nuk arrihet, zbatohet procedura e parashikuar nga paragrafi 3 i këtij neni. Neni 89: Për rastet e parashikuara në nenin 87, paragrafët (b) dhe (c), Këshilli vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij”. Ky është teksti i përpunuar duke mbajtur parasysh edhe komentet e Komisionit të Venecias. Ky propozohet për t'u votuar përkundrejt tekstit që jepet në dy variante. Ligoraq Karamelo: Në pikën e tretë bëhet fjalë ‘për partitë’; mos duhet trajtuar edhe problemi i ‘koalicioneve’ këtu në këtë pikë? Mos vallë Këshilli, në mënyrën e ndërtimit, do të përbëhet prej deputetësh të zgjedhur më shumë nga lista, sesa nga ata të zgjedhur drejtpërdrejt? Në pikën e pestë, doja të dija nëse përbërja e Këshillit do të përtërihet, si do të përtërihet? Mbi çfarë kriteresh do të bëhet përtëritja e Këshillit? Zamira Çaka: Një pyetje kisha edhe unë në lidhje me pikën 3 dhe me pikën 5, ku thuhet se përbërja e Këshillit përtërihet në mesin e legjislaturës. Në paragrafin 3, thuhet se partitë e vogla që kalojnë pragun minimal përfaqësohen nga jo më pak se një anëtar. Atëherë, si do të bëhet përtëritja e partive që përfaqësohen me nga një anëtar? Sabri Godo: Mesa duket ata që janë anëtarë të vetëm, do të jenë të përhershëm, megjithëse, në rast se pragu është 4%, atëherë një parti e vogël do të ketë më shumë se një deputet. Pandeli Majko: Një parti mund të ketë marrë më pak se 4% të votave, por ndonjë anëtar i saj mund të jetë zgjedhur direkt në zonë. Kristaq Traja: Anëtari i Këshillit të Kuvendit nuk merr pjesë në mbledhjet e komisionit të përhershëm, siç propozohet në pikën

317 përkatëse, vetëm kur shqyrtohen ligjet e parashikuara në Nenin 81. Por, kur është fjala për ligjet e tjera, anëtari i Këshillit mund të jetë anëtar i zakonshëm i një komisioni, ku është caktuar të marrë pjesë. Sabri Godo: Këtu duhet sqaruar një gjë. Anëtari i Këshilli do të jetë në të njëjtën kohë edhe anëtar i ndonjë komisioni? Për një ligj do të marrë pjesë, kurse për një ligj tjetër do të rri pas dere? Ka diçka që nuk shkon këtu… Sokol Berberi: Efektivisht anëtari i Këshillit nuk rri pas dere; ai ka komisionin e vet, në të cilin është anëtar. Nuk mund të bëjë pjesë në dy komisione për të njëjtën çështje. Logjika të çon të mendosh se një anëtar nuk mund të jetë anëtar në dy komisione njëkohësisht. Arben Imami: Nuk është e domosdoshme. Në Shtetet e Bashkuara, anëtarët e Kongresit mund të marrin pjesë në më tepër se një komision. Kjo nuk është parimore. Kjo mund të marri një zgjidhje të tillë ose të atillë, mjafton që ne të biem dakord sesi. Kristaq Traja: Në lidhje me përtëritjen: normalisht, kjo dispozitë aplikohet për aq sa është e zbatueshme. Kur një parti përfaqësohet me një anëtar, atëherë ky nuk zëvendësohet. Arben Imami: Problemi është se, në qoftë se është menduar që do të bëhet përtëritja, kjo duhet të reflektojë edhe lëvizjet e deputetëve nga një parti në tjetrën (nga një grup parlamentar në tjetrin) gjatë të njëjtës legjislaturë. Përtëritja nuk do të thotë që anëtarët e Këshillit do të ndërrohen medoemos. Një parti mund të mbajë po ata njerëz. Problemi është që në qoftë se anëtarët e Këshilli kanë ndryshuar përkatësitë politike, atëherë Këshilli duhet të përtërihet çdo dy vjet në mënyrë që partitë të përfaqësohen më mirë. Kjo është edhe në favor të partive. Pandeli Majko: Po partitë që kanë një deputet në parlament? Ato do ta kenë anëtar të përhershëm? Arben Imami: Nuk ka mundësi që të ketë parti me një deputet, sepse partitë përfitojnë 3 ose 4% nga lista, kështu që do të kenë më tepër se një. Pandeli Majko: Po kur një kandidat fiton drejtpërdrejt në një zonë zgjedhjeje?

318 Arben Imami: Flitet për parti, që sipas paragrafit 4 të nenit 64, kanë fituar 3 ose 4% të votave në shkallë vendi. Pra, lidhet me kalimin e pragut minimal, dhe jo me përfaqësimin nëpërmjet një deputeti. Spartak Ngjela: Unë shoh një mungesë konsekuence. Këshilli nuk mund t’i shikojë çështjet paraprakisht. Kjo nuk ka kuptim! Po t’i shikojë paraprakisht, duket sikur i kundërvihet Kuvendit; në këtë rast nuk është filtër. Në këtë mënyrë, Këshilli ka karakter imponues, pasi ia dërgon vendimin Kuvendit, i cili është i detyruar të mbajë qëndrim brenda tre ditëve. Pra, merr në shqyrtim një projektligj pa u bërë më parë debati parlamentar. Për mendimin tim, është nonsens. Këta nuk mund të bëjnë dot debat, jo vetëm se janë 25 veta, por edhe sepse debati duhet të bëhet në Kuvend, në Dhomën e Ulët. Vetëm pasi është miratuar nga Kuvendi, duhet të kalojë tek Këshilli! Nuk është e drejtë që Këshilli të japë vendime për projektligjet. Në këtë formë, Këshilli nuk është filtër. Ai mund të japë vetëm mendim profesional. Komisioni i Ligjeve ose komisionet e tjera i shqyrtojnë projektligjet paraprakisht në një optikë profesionale, si organizma të specializuara. Kurse Këshilli është Dhomë, nuk është komision! Arben Imami: Unë do të të lutem, zoti Ngjela, që të flasim për tekstin që kemi përpara. Edhe këtë e kemi trajtuar. Madje në variantin e dytë, që kemi bërë, është parashikuar që Këshilli të bëjë një shqyrtim të mëpasëm. Prandaj, të flasim për këtë që kemi. Sipas mendimit tim, shqyrtimi i mëpasëm është një zgjidhje më e mirë. Mirëpo, kështu e gjykuan në Venecie. Variantin me shqyrtim paraprak e zgjodhën ata, midis dy varianteve që i dërguam ne. Leontiev Çuçi: Në fakt, La Pergola i quajti të dy variantet të barasvlershëm, qoftë shqyrtimin a priori të çështjeve nga Këshilli, qoftë shqyrtimin a posteriori. Megjithatë, duke iu referuar variantit që është paraqitur, mos vallë dalim pak jashtë natyrës dhe atributeve të zakonshme të parlamentit? Mos vallë i japim Këshillit një kompetencë më të fuqishme, në një kohë që La Pergola e shihte si një dhomë refleksioni, brenda kuadrit të kompetencave parlamentare? Arben Imami: Ky variant është shumë më afër një komisioni të thjeshtë. Këshilli ka fuqi të shtyjë gjykimin e një çështjeje vetëm një sesion. Asnjë fuqi tjetër nuk ka ky komision. Madje, nuk ka lidhje as

319 edhe me refleksionin. Është një shtyrje e thjeshtë. Të tilla shtyrje ngjasin rëndom sot. Komisioni i Ligjeve mund të ketë bllokuar dy-tre projektligje, të themi, të cilat edhe po nuk u shqyrtuan edhe për tre vjet, nuk besoj të thotë njeri gjë. Kam parasysh këtu praktikën e sotme, si dhe trajtimin çështjeve në fakt. Pra, de facto çdo komision e bllokon një ligj. Siç e theksuam edhe më parë, ky është një komision për një grup ligjesh të rëndësishëm, komision i cili do të ketë kryesisht natyrë politike dhe që do të sigurojë kompromisin politik. Pandeli Majko: Këtu thuhet që Këshilli i Kuvendit shqyrton paraprakisht projektligjet që parashikon neni 81, paragrafi 2, i Kushtetutës. Duke e parë këtë në lidhje edhe me nenin 87, pika 1, do të thoshim se Këshilli do të funksionojë vetëm për miratimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta, të ligjit për shtetësinë, të ligjit për zgjedhjet e brendshme lokale, të ligjit për referendumet, të kodeve, të ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme, të ligjit për statusin e funksionarëve publikë, të ligjit për amnistinë, të ligjit për ndarjen administrative të Republikës. Të gjitha janë pothuaj të gjitha të miratuara, në mos gaboj? Arben Imami: Pothuajse. Pandeli Majko: Pothuajse janë miratuar. Pra, tani, ne krijojmë një korpus prej 25-30 vetësh, të cilët i heqim nga puna e komisioneve, i shkëpusim nga puna e komisioneve dhe i lëmë në pritje të ardhjes në parlament të këtyre lloj ligjeve që përmenda më sipër, pasi për projektligjet e tjera do të zbatohet procedura normale. Të paktën kështu e kuptoj unë. Këta japin, gjithashtu, pëlqimin për kandidaturat e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe japin opinione për çështje të veçanta, kur ia kërkon Kuvendi. Të jemi të bindur asnjë opinion nuk ka për t'i kërkuar! Arben Imami: Në fakt, ata janë anëtarë komisionesh. Pandeli Majko: Jo, nuk janë! Arben Imami: Së pari, ky është një propozim. Mund ta bëjmë që ata të marrin pjesë në komision. E dyta, kur thuhet për projektligjet që shqyrtohen në Këshill, anëtarët e tij nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve, kjo do të thotë se për projektligjet që nuk

320 shqyrtohen në Këshill, anëtarët e tij mund të marrin pjesë në komisione. Kështu që ata mund të jenë dhe janë anëtarë komisioni. Sabri Godo: T'i zgjidhim gjërat një nga një. Të fiksojmë që anëtarët e Këshillit të jenë edhe anëtarë të komisioneve. Pandeli Majko: Më thoni një shtet të botës që e ka këtë model! Se unë kam pyetur... Sabri Godo: Shtetet e botës kanë senate, po meqenëse ju nuk e gëlltisni dot Senatin, atëherë ne thamë të bëjmë një gjysmë senat. Pandeli Majko: Hajde ta hedhim në referendum Senatin; më mirë ta votojmë sistemin me senat ose sistemin pa senat, sesa të bëjmë sisteme të ndërmjetëm. Unë për vete jam dakord t’i them grupit tim parlamentar se ka dy sisteme që duhet të zgjedhim njërin prej tyre me referendum. Kjo është më e ndershme, sa të merremi me sisteme të tilla të ndërmjetëm. Arben Imami: Nuk është dhe fare e pandershme të merremi me këto sisteme! Pandeli Majko: Unë e kuptoj tendencën tuaj për një dhomë të dytë. Hajde ta realizojmë më mirë këtë dhomë në bazë të eksperiencave juridike ndërkombëtare, sesa të futemi në sisteme që nuk mbështeten në ndonjë eksperiencë. Arben Imami: Kemi bërë gjithë këto përpjekje për të gjetur një zgjidhje, ndonëse kjo nuk është zgjidhje. Spartak Ngjela: Shiko, ata që e kanë dhënë këtë janë konstitucionalistë dhe më të mirë sesa grupi ynë. Pandeli Majko: Po ky është eksperiment! Spartak Ngjela: Po nuk është eksperiment se ata i kanë bërë këto dhe i dinë! Pandeli Majko: La Pergola është babai i jurisprudencës, por unë nuk jam dakord me zgjidhjen që na ofrohet. Unë do ta kundërshtoj nenin 88 deri në fund! Po e lexoj edhe një herë këtë nen: “Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund t'ia delegojë Këshillit të

321 Kuvendit kompetenca ligjvënëse”. A e ka parë këtë Komisioni i Venecias? Spartak Ngjela: Kuvendi ia jep dhe Kuvendi ia heq me shumicë votash. Pandeli Majko: Jo, zotëri, mund të çmendet Kuvendi, por nuk do të shkojmë të gjithë në spital! Spartak Ngjela: Po u çmend Kuvendi, kot që bisedojmë ne pastaj! Sabri Godo: Zoti Pandeli, lidhur me atë që the ti, nëse po bëjmë ne ndonjë çudi apo zbulim; a ka ndonjë precedent të tillë në botë? Për shembull, parlamenti suedez ka bërë të njëjtën gjë, veçse ka shkuar një hap më tej. E ka shkëputur fare nga parlamenti. E ka zgjedhur dhe e ka shkëputur. Ne nuk guxojmë të shkojmë deri atje se nuk jemi akoma Suedi. Prandaj themi le të qëndrojë brenda parlamentit. Një lloj përvoje të tillë ka pasur edhe Çekia më parë. Domethënë, shumë shtete që kanë refuzuar Senatin, janë përpjekur të gjejnë një rrugë tjetër të mesme. Nuk është, pra, se ne po bëjmë një zbulim të ri në fushën e organizimeve të parlamenteve. Ne të shikojmë këtë: a është Këshilli një gjë e dobishme, ndihmon apo pengon në jetën politike të vendit? Është e sigurt që Këshilli nuk pengon, sepse, në fund të fundit, është parlamenti ai që vendos edhe për fatin e Këshillit. Apo jo? A është kështu? Pra, ai nuk e bllokon Kuvendin, gjë për të cilën nuk do të isha as unë. Pandeli Majko: Në këtë fazë që jemi është më mirë të shikojmë e orientohemi nga eksperiencat, dhe jo nga eksperimentet. Prandaj, unë sugjeroj ta hedhim në referendum llojin e sistemit, më një dhomë ose me dy dhoma. Në këtë mënyrë do të vendosim për një sistem të pastër. Arben Imami: Nuk do ta hedhim në referendum, me apo pa senat! Komunistët e duan pa senat, ballistët e duan me senat. Nuk do ta lodhim me referendume popullin shqiptar! Në qoftë se ne nuk gjejmë dot një zgjidhje që është e natyrës juridike, përse t’ia lëmë popullit shqiptar në derë? Pandeli Majko: Merrni sistemin e pastër! Spartak Ngjela: Ju na e rrëzuat sistemin e pastër!

322 Pandeli Majko: Kush tha, unë po iu them hajde ta vëmë me kompromis. Spartak Ngjela: Ju na i rrëzuat Senatin, se ne po e bënim. Na thatë se Senati është arkaik, etj., nuk latë gjë pa thënë. Na thatë se Greqia, Suedia e Danimarka i kanë parlamentet me një dhomë… Pandeli Majko: Mos u emociono! Spartak Ngjela: Tani ne iu ofrojmë këtë. Tani po na thua të shkojmë përsëri tek Senati, madje t'ia kalojmë popullit që të shprehet për Senatin. Çfarë do të thotë populli për Senatin? Populli nuk di çfarë është Senati. Do rrimë t’i shpjegojmë se Senatin e duam ne, ndërsa Majko nuk e do, do një parlament me një dhomë! Sabri Godo: Të përpiqemi të shmangim një gjë: kur nuk biem dakord këtu për një çështje, ta çojmë në referendum! Nuk duhet të arrijmë te një zgjidhje e tillë. Ne duhet të synojmë, me çdo kusht, të shkojmë në referendum me një projekt të vetëm, përndryshe do të përcjellim një çoroditje në popull, si dhe do të çojë në një luftë politike krejt të padobishme. Prandaj, unë them të heqim përfundimisht dorë nga ideja që të shkojmë në referendum me dy ose me më shumë variante. Për mua kjo do të ishte një lloj dështimi i Komisionit. A mund të shikojmë tani se çfarë propozimesh ka për të përmirësuar anët e dobëta të Këshillit? Më duket se e filluam mirë me pyetje përgjigje. Atëherë, Arben, cilat ishin pyetjet? Arben Imami: Unë kam përshtypjen që pyetjeve iu dhanë përgjigjet. Sabri Godo: Çfarë pyetjesh ka ose cilat janë vërejtjet që bëhen? Genc Ruli: Anëtarët e Këshillit nuk ka përse të bënin pjesë në komisionet e tjera. Së dyti, përbërja e Këshillit të mos përtëritet në mesin e legjislaturës. Në këtë mënyrë do t’i ngremë dinjitetin Këshillit. Sabri Godo: Nuk ka arsye të mos përtërihet; kjo për faktin se supozohet që gjatë dy vjetëve mund të kenë ndodhur ndryshime e lëvizje në përfaqësimet politike. Megjithëse, le të kenë ndodhur ndryshime, le të ketë kaluar një deputet nga një anë politike në një anë tjetër. Ai vazhdon të jetë anëtar i Këshillit, nuk ka asgjë të keqe.

323 Arben Imami: Ne kemi për detyrë të çojmë në parlament vetëm një variant. Kemi kaluar dy variante; së fundi, na vjen edhe varianti i përmirësuar. Krenar Loloçi: Këshilli zgjidhet në mënyrë proporcionale me votat që kanë fituar partitë, gjë që është një kërkesë kushtetuese. Meqenëse mund të ketë ndryshime me kalimin e kohës në përfaqësimin politik në Këshill, në vitin e parë ose në vitin e dytë, u mendua që më mirë të pasqyrohen këto ndryshime në vitin e dytë. Pra, në vitin e dytë do të bëhej riformimi proporcional i Këshillit. Në këtë mënyrë nuk shkelet parimi i përfaqësimit politik proporcional. Spartak Ngjela: Në qoftë se një anëtar i Këshillit është caktuar si përfaqësues i një partie, por largohet nga kjo parti, atëherë ai humbet të drejtën të përfaqësojë këtë parti, sepse kemi të bëjmë me përfaqësim proporcional. Sabri Godo: Tani të evidentojmë çështjet për të cilat jemi dakord dhe çështjet për të cilat nuk jemi dakord. Nëse anëtarët e Këshillit duhen të jenë anëtarë të komisioneve, më duket se ramë dakord që ata duhet të jenë. që ripërtëritja e Këshillit të mos bëhet në mes të legjislaturës, që u ngrit nga zoti Ruli tani, më duket se edhe për këtë jemi dakord që të bëhet. Të shikojmë çfarë vërejtjesh të tjera kemi me qëllim që të bëjmë ndryshimet e duhura. Spartak Ngjela: Kush e drejton Këshillin e Kuvendit? Arben Imami: Sipas një rregulloreje, siç e kanë të gjithë komisionet e përhershme. Nuk jemi këtu për të zgjidhur problemet e rregullores! Zamira Çaka: E gjithë procedura, funksionimi i këtij komisioni (Këshilli) rregullohet në Kushtetutë, ndërsa për komisionet e përhershme nuk flitet në Kushtetutë. Komisionet rregullohen me rregullore. Kryetari i Këshillit mbetet të rregullohet me rregullore! Spartak Ngjela: Këshilli i Kuvendit është organ kushtetues. Sabri Godo: Themi, për shembull, që Këshilli zgjedh Kryetarin. Zamira Çaka: E përsëris, të rregullosh të gjithë funksionimin e Këshillit me Kushtetutë, ndërsa çështja e Kryetarit të Këshillit të mbetet për rregulloren…

324 Genc Ruli: Cilin institucion tjetër ka rregulluar Kushtetuta? Haxhi Aliko: A nuk zgjidhet me Kushtetutë Kryetari i Kuvendit? Mënyra se si zgjidhet dhe shkarkohet Kryetari nuk bëhet me rregullore! Spartak Ngjela: Projektkushtetuta nuk e parashikon fare Kryetarin e Këshillit! (zë i paidentifikueshëm): Atëherë, duhet shtuar që ka një Kryetar. Spartak Ngjela: Këshilli i Kuvendit është një institucion kushtetues, por modalitetet e funksionimit të tij të brendshëm rregullohen me rregulloren e brendshme. Kristaq Traja: Por e shikon si një komision të veçantë për ligje të veçanta. Nuk e kemi parashikuar Kryetarin e Këshillit i Kuvendit, sepse Këshilli është pjesë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë pjesë e tij, rregullohet me rregulloren e brendshme të Kuvendit. Spartak Ngjela: Ne flasim për organizimin e brendshëm. Ky është një institucion, sikurse, për shembull, Gjykata e Lartë. Jep diçka në lidhje funksionimin apo strukturën, pastaj detajet e tjera trajtohen në rregullore. Pra, të thuhet se Këshilli ka Kryetarin, të cilin e zgjedhin anëtarët e tij, nuk ka asgjë të keqe… Arben Imami: Vazhdojmë. Në lidhje me nenin 6: “1. Këshilli është pjesë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ai përbëhet nga 25 anëtarë. 2. Këshilli zgjidhet nga anëtarët e Kuvendit në fillim të sesionit të parë. 3. Përfaqësimi në Këshill bëhet proporcionalisht me numrin e vendeve të fituara në Kuvend. Partitë, të cilat kalojnë kufirin minimal të parashikuar në nenin 64, paragrafi i katërt, përfaqësohen në Këshill me jo më pak se një anëtar. 4. Për projektligjet që shqyrtohen në Këshill, anëtarët e tij nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve të Kuvendit. Ata kanë të drejtë të marrin pjesë dhe të votojnë në seancën plenare të Kuvendit”. Pika e pestë bie. Kush është kundër? Ka pyetje? Atëherë, votojmë paragraf për paragraf. Paragrafi i parë: “Këshilli është pjesë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ai përbëhet nga 25 anëtarë”. Ka kundër? Ka vërejtje? Pro? Janë 7. Bie. Mbetet i formuluar sipas variantit të parë: “Këshilli është pjesë e

325 Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ai përbëhet nga 25 deri në 30 veta”. Pandeli Majko: Hidhe në votë edhe këtë variant. Arben Imami: E hodhëm! Pandeli Majko: Këtu u tha që nuk janë hedhur në votë variantet e paraqitura. Arben Imami: I miratuam të dy variantet përpara se të shkonim në Venecie. Nuk më vjen mirë që mohohet një gjë e tillë. Për të dy variantet, të cilat janë miratuar nga ky Komision, ne jemi mandatuar për të biseduar në Komisionin e Venecias. Nuk i doni as këto? Atëherë, paraqitni një mocion për t’i rrëzuar ashtu sikurse bëhet normalisht me një të tretën e anëtareve. Le të rrëzohen të dy variantet, por jo të thuhet se nuk është votuar! Sabri Godo: Tani, pa kaluar tek këto zgjidhjet teknike, do të dëshiroja t’i pyesja edhe një herë anëtarët e Komisionit: a është e vërtetë se kemi diskutuar për këto variante dhe, meqenëse Komisioni nuk binte në një mendje as për njërën dhe as për tjetrën, atëherë na u tha që të shkojmë në Venecie dhe të sillnim prej andej variantin që është më i mirë? A kemi thënë kështu? Kemi vendosur kështu? Nuk e mbaj mend nëse kemi ngritur dorën apo jo, por a ka njeri që ta mohojë këtë? Spartak Ngjela: Nuk votohet kur ka konsensus, ishin të gjithë dakord. Si do të votohet kur janë të gjithë dakord? S'doli një njeri kundër. Zamira Çaka: Ti nuk ke qenë fare atë ditë Spartak! Për Këshillin nuk u votua. Atë ditë u fol për Këshillin e Kuvendit, por as nuk u kërkua nëse ishim dakord në parim. U tha se për Këshillin do të shkohej në Venecie. U bë debat vetëm për Prokurorinë. Sabri Godo: Atëherë, ju duhet të këmbëngulnit që të mos shkonim në Venecie për të biseduar për Këshillin, meqenëse ju nuk e pranonit fare si ide Këshillin. Pandeli Majko: Unë kam një hall në lidhje me numrin e pjesëmarrësve të asaj mbledhjeje. Spartaku thonë që nuk ka qenë, unë

326 nuk kam qenë, ti nuk ke qenë, a ishte plotësuar numri 11 i anëtarëve të Komisionit [që duhet të ishin] të pranishëm? Sabri Godo: Asnjëherë nuk kemi punuar pa pasur kuorumin e nevojshëm, që është 11 anëtarë! Në periudhën e përgatitjes mund të kenë qenë më pak, por kur është votuar gjithmonë kanë qenë të pranishëm 11 ose më shumë anëtarë. Spartak Ngjela: Nuk ka rëndësi sa kemi qenë, aktualisht kuorumi është i plotë. Doni ta rrëzojmë apo ta mbajmë Këshillin? Hajde të vendosim për këtë dhe të vazhdojmë më tej. Këshilli, zoti Majko, nuk ju heq gjithë pushtetin, vetëm një pjesë të vogël. Mos u mërzisni, pushtetin nuk jua merr! Pandeli Majko: Nuk është fjala për të mbajtur ose lënë pushtetin. Unë jam konservator, dhe dëshiroj, i dashur avokat, që parlamenti të vazhdojë kështu siç është. Kemi krijuar një eksperiencë 7 vjeçare, prandaj është mirë të vazhdojë kështu siç është. Nga ana tjetër, këto janë propozime të reja që kanë ardhur nga Komisioni i Venecias, të cilat nuk janë votuar ende, megjithëse thuhet se për to është marrë kompromisi. Por unë nuk jam dakord edhe me nenin 88, i cili parashikon që Kuvendi mund t’i delegojë kompetenca Këshillit. Arben Imami: Dakord, vazhdojmë tek neni 91, paragrafi i parë 204 . Pas fjalëve “Presidenti i Republikës” shtohet “në çdo rast”. Këtu është fjala për afatin e zgjedhjes së Presidentit; kur një President zgjidhet në mes të mandatit të një tjetri, i cili është larguar me dorëheqjeje ose për ndonjë shkak tjetër, Presidenti pasardhës zgjidhet për një afat të plotë 5-vjeçar dhe jo për afatin e mbetur të Presidentit që u largua. Besoj se ka konsensus… Zamira Çaka: Kam një pyetje për paragrafin e katërt të nenit 91. 205 Nuk ka të drejtë të kandidojë vetëm në zgjedhjet pasardhëse? 204 Neni 91/1: “Presidenti i Republikës zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë”. 205 Neni 91/4: “Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që bëhen pas dorëheqjes së tij”.

327 Arben Imami: Vetëm në zgjedhjet presidenciale që bëhen pas dorëheqjes së tij. Pra, jo në të gjitha zgjedhjet e mëvonshme. Kalojmë tek neni 95, të cilit i shtohet një pikë pas pikës (f). (zë i paidentifikueshëm): Më fal, e kemi pasur paragrafin e dytë tek neni 93 206 ? Arben Imami: E kemi pasur. Dua të them që për të hequr diçka nga teksti do të veprohet sipas procedurës: anëtarët e Komisionit mund të heqin diçka nga teksti i Projektkushtetutës vetëm me propozim të një të tretës së anëtarëve dhe me miratimin e këtij nga të paktën 11 anëtarë. Megjithatë, meqenëse ka disa institucione që janë të interesuara të sqarohen për fjalën “ligjeve”, le të japim disa sqarime për këtë. Kristaq Traja: Fjala është për ligjet që dalin në zbatim të kompetencave presidenciale. Është normale që Presidenti të përgjigjet për shkelje të Kushtetutës. Por, ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për ligje, që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejt me funksionet presidenciale. Megjithatë, ka edhe një mendim të kundërt që të zgjerohet sfera për të cilën Presidenti eventualisht mund të mbajë përgjegjësi. Theodhori Sollaku: Ka dy objeksione. Mënyra si është formuluar pika e dytë, nuk i siguron ndonjë mbrojtje të veçantë Kryetarit të Shtetit. Për shkelje të Kushtetutës dhe të ligjeve, do të përgjigjet çdo zyrtar i këtij shteti. Prandaj, unë mendoj që, në vazhdim edhe të argumenteve që u dhanë, është mirë të hiqet fjala “ligjet”. Në qoftë se do të shtrohet problemi që të përfshihen edhe ligjet që rrjedhin nga kompetencat kushtetuese presidenciale, si për shembull, ligji për faljen, shtetësinë, etj., unë do të thosha se fraza shkelje të Kushtetutës është e mjaftueshme. A duhet të cilësohen këto shkelje, si shkelje të rënda? Për sa i përket kryerjes së shkeljes “me dashje”, kjo është e vështirë të provohet, sidomos, në zbatimin e ligjeve dhe të Kushtetutës. Disa kushtetuta e kërkojnë që shkeljet të jenë të rënda. 206 Neni 93/2: “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij”.

328 Sabri Godo: T'i marrim me radhë. A jemi dakord që ta heqim fjalën “të ligjeve”? Dakord. Pra, jemi dakord të gjithë që të hiqet fjala “të ligjeve”. Mbetet vetëm “shkelje të Kushtetutës”. Arben Imami: Vazhdojmë. Tek neni 95 207 shtohet një pikë (i) pas pikës (f) me këtë përmbajtje: “Kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre”. Në këtë nen shtohet, gjithashtu, edhe një pikë tjetër: “Presidenti, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete”. A jeni dakord me këto shtesa në nenin 95? Po. Ka konsensus? Po. Sugjerohet të hiqet neni 96 208 si i tepërt, për shkak se të gjitha kompetencat , si dhënia e faljes, e shtetësisë, etj., bëhet gjithmonë sipas ligjit. Fillimisht, kompetencat e Presidentit të parashikuara tek neni 95 nuk kanë qenë referuar drejtpërdrejt tek ligji. [Ndërsa, tani që janë,] ato nuk kanë nevojë për kundërfirmë. Kështu, neni 96 do të bjerë. Ka kundër? Spartak Ngjela: Presidentit i nevojitet kundërfirma për të gjitha, jo vetëm për faljet e shtetësinë. Arben Imami: Ai nuk ka nevojë për kundërfirmë në rastin e emërimeve. Genc Ruli: Nuk ka nevojë për kundërfirmë, sepse dekretet që ai nxjerr nuk janë dekrete normative, por individualë. Përse duhet kundërfirma për këto dekrete? 207 Neni 95: “Presidenti ushtron edhe këto kompetenca: a) i drejton mesazhe Kuvendit; b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit; c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit; ç) jep dekorata e tituj nderi; d) akordon gradën më të lartë ushtarake sipas ligjit; dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare; e) pranon letra kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara pranë tij; ë) lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit; f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e departamentit të sigurimit kombëtar; g) emëron rektorët e universiteteve me propozim të këshillave të tyre përfaqësues; (gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit lokal dhe të referendumit; (h) kërkon dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre”. 208 Neni 96: “Aktet e Presidentit të Republikës kundërfirmohen nga Kryeministri ose ministri përkatës”.

329 Spartak Ngjela: Kundërfirma është përgjegjësi e atij që kundërfirmon, jo e Presidentëve. Çfarë Presidenti është ky? Ta pranon këtë Partia Demokratike? Ky s'është President! PD-ja nuk e pranon këtë! Ç'është ky President që nuk ka të drejtë të nxjerrë dekrete normative! Dekretet normative nuk i janë dhënë as Këshillit të Ministrave! Arben Imami: Kush është ai President që nxjerr dekrete normative? Vazhdojmë. Kalojmë tek Pjesa e Pestë. Tek pika (b) e nenit 105 209 , fjala “përcakton” bëhet “koncepton dhe paraqet”. Kjo plotësohet pastaj me propozimin që është bërë për të shtuar një pikë tek nenit neni 106: “Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme”. Atëherë, a ka vërejtje për ndryshimet që propozohen për nenet 105 dhe 106? Jo. Ka kundër? Jo. Miratohen. Vazhdojmë te neni 111 në Pjesën e Gjashtë. Fjalia e dytë e pikës 1 të nenit 111 210 bëhet si vijon: “Njësi të tjera mund të caktohen me ligj”. Mund të krijohen me ligj njësi të tjera të qeverisjes lokale ndërmjet rajonit dhe komunave dhe bashkive. Pra, në këtë mënyrë e lëmë të hapur mundësinë për të krijuar njësi të tjera të qeverisjes lokale në të ardhmen. Genc Ruli: Ka një gabim tek pika 2 e nenit 111 211 në vendin ku thuhet: “Njësitë e qeverisë lokale përcaktohen me ligj”. Kjo tingëllon si fjalia e dytë e pikës së parë, për të cilën sapo folëm: “Njësitë e tjera mund të caktohen me ligj”. Pra, duhet thënë “territori” a “juridiksioni administrativ” dhe jo njësia, se kjo ka të bëjë me nivelin e njësive të qeverisjes lokale. Arben Imami: Është fjala për ndarjen. “Ndarja e njësive të qeverisë lokale caktohet me ligj mbi bazën…”. Propozimi tjetër është që neni 116 212 të kalojë menjëherë pas nenit 112 213 ; në këtë mënyrë sigurohet 209 Neni 105/1/(b): “Kryeministri përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme dhe përgjigjet për to”. 210 “Njësitë e tjera caktohen me ligj”. 211 Neni 111/2: “Njësitë e qeverisjes lokale caktohen me ligj mbi bazën e nevojave e interesave të përbashkëta ekonomike dhe të traditës historike”. 212 Neni 116: “1. Rajoni krijohet nga bashkimi i disa njësive bazë të qeverisjes lokale mbi bazën e lidhjeve tradicionale, ekonomike, sociale dhe të interesave të përbashkëta. 2. Rajoni është njësia ku ndërtohet e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën shtetërore. 3. Organi përfaqësues i rajonit është këshilli rajonal. Bashkitë

330 një renditje më e mirë. Tek germa (c), pika 1, e nenit 115 214 shtohet fjala “të marrin”. Pra, ky paragraf bëhet: “…kanë të drejtë të marrin dhe të shpenzojnë të ardhura që janë të domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të tyre”. Ka kundër? Genc Ruli: Nuk shkon shprehja: “të shpenzojnë të ardhurat”. Duhet përcaktuar fillimisht e drejta e tyre për të mbledhur. Të thuhet: “të mbledhin të ardhurat”. Arben Imami: Dakord, “të mbledhin të ardhurat”. Kalojmë tek neni 117 215 . E gjithë kjo frazë e fillimit u konsiderua e përgjithshme dhe që nuk transmetonte ndonjë gjë konkrete. Atëherë, u sugjerua që do të ishte më mirë të përcaktohej se qeveria ka përfaqësuesin e saj në nivel rajoni dhe që kompetencat e tij të përcaktohen me ligj. Kjo është vërejtja e Komisionit të Venecias. Formulimi i ri është: “Këshilli i Ministrave cakton në çdo rajon prefektin si përfaqësues të tij, kompetencat e të cilit përcaktohen me ligj”. Ka kundër? Jo. Miratohet. Kalojmë tek neni 118. Për këtë u zhvillua një diskutim relativisht i gjatë. Aktualisht neni 118 parashikon: “Me propozim të Kryeministrit, Kuvendi mund të shpërndajë një organ përfaqësues të qeverisjes lokale”. Ndonëse, kjo është një masë mbrojtëse më e fortë në krahasim me atë që parashikohet në dispozitat ekzistuese kushtetuese, mendimi i Komisionit të Venecias është që vendimi përfundimtar për dhe komunat delegojnë anëtarë në këshillin rajonal në përpjestim me popullsitë e tyre, por asnjëherë më pak se një anëtar. Kryetarët e komunave dhe të bashkive janë kurdoherë anëtarë të këshillit rajonal. Anëtarët e tjerë të tij zgjidhen me lista propocionale ndër këshilltarët bashkiakë ose komunalë nga këshillat përkatës. 4. Këshilli rajonal cakton organin e tij administrativ. 5. Këshilli rajonal ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime me fuqi detyruese të përgjithshme për rajonin”. 213 Neni 112: “1. Organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes lokale janë këshillat, të cilat zgjidhen çdo tre vjet me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë. 2. Organi ekzekutiv i bashkisë ose i komunës është kryetari, i cili zgjidhet drejtëpërdrejt nga populli në mënyrën e parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni. 3. Të drejtën e zgjedhjes në këshillat lokale dhe si kryetar bashkie ose komune e kanë vetëm shtetasit që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që kanë banim të përhershëm në territorin e njësisë lokale përkatëse”. 214 Neni 115/1/(b): “[Këshillat komunalë, bashkiakë e rajonalë] kanë të drejtë të shpenzojnë të ardhurat që janë të domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të tyre”. 215 Neni 117: “Për zbatimin e politikës shtetërore, ruajtjen e interesave kombëtare, respektimin e ligjit dhe të rendit publik, si dhe për ushtrimin e kontrollit administrativ, Këshilli i Ministrave cakton në çdo rajon prefektin si përfaqësues të tij”.

331 shpërndarjen t’i lihet Gjykatës Kushtetuese. Kështu, neni 118 bëhet si vijon: “1) Këshilli i Ministrave mund të pezullojë veprimtarinë e një organi përfaqësues të zgjedhur, për shkelje të rënda ose të përsëritura të Kushtetutës dhe të ligjeve. 2) Organi i pezulluar ka të drejtë brenda 15 ditëve t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. 3) Në rast se Gjykata Kushtetuese lë në fuqi vendimin e pezullimit, Presidenti i Republikës cakton datën e zhvillimit të zgjedhjeve në njësinë lokale përkatëse”. Ka kundër? Jo. Miratohet. Kalojmë te neni 127, tek pjesa për gjykatat. Paragrafi i dytë 216 i këtij neni ndryshohet si vijon: “Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Këshillit të Kuvendit”. Paragrafi i katërt 217 hiqet. Ideja themelore është që të dyja gjykatat, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, të mos i zgjedhin vetë kryetarët. Ky ishte ndryshimi i parë, ndërsa ndryshimi i dytë që u sugjerua ishte të fiksohej mosha e pensionit për gjyqtarët. Në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit, Komisioni i Venecias e kundërshtoi vendosmërisht zgjedhjen e Kryetarit nga vetë Gjykata. Një gjë e tillë, sipas tyre, do të krijonte politika të brendshme, përçarje që mund të shkatërronin punën e Gjykatës. Ka vërejtje për paragrafin e dytë dhe për heqjen e paragrafit të katërt? Jo. Ka kundër? Jo. Miratohet. Pandeli Majko: Do të desha një mendim nga specialistët se pse u bë ndryshimi nga “Gjykatë Kasacioni” në “Gjykatë e Lartë”. Arben Imami: Arsyen do ta shohim më vonë. Sepse Gjykata, sipas nenit 132 më poshtë, do të ketë juridiksion fillestar dhe rishikues. Kjo është arsyeja që të mos quhet “Kasacion”, por “e Lartë”. Pandeli Majko: Kjo mund të hapë ndonjë problem politik! A do të shpërndahet Gjykata e Kasacionit pas miratimit të Kushtetutës? A do të zgjidhen nga Kuvendi anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë? Krenar Loloçi: Jo. Arben Imami: As që diskutohet ajo! 216 Neni 127/2: “Anëtarët e Gjykatës së Lartë zgjidhen nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës”. 217 Nenit 127/4: “Anëtarët e Gjykatës së Lartë zgjedhin nga gjiri i tyre Kryetarin, i cili qëndron në detyrë për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje”.

332 Pandeli Majko: Do të ndryshojë vetëm emri në “Gjykatë e Lartë”? Krenar Loloçi: Fiton disa funksione të ndryshme. Arben Imami: Kjo është qartësuar dhe nuk krijon asnjë problem. Në lidhje me fjalinë e dytë të pikës 3 të nenit 127 218 , Komisioni i Venecias propozoi që të hiqej, pasi do të ishte e vështirë të zgjidheshin ‘gjyqtarët e përjetshëm’ ose ata që do të qëndronin deri në moshën e pensionit; ose Komisioni propozoi që t’i zgjidhnim që në fillim ‘gjyqtarët e përjetshëm’, nëse dëshironim të kishim të tillë. Vazhdojmë me nenin 128. Leontiev Çuçi: Pra, tani që u hoq e drejta e rizgjedhjes për anëtarët e Gjykatës së Lartë, këta nuk kanë më të drejtë të rizgjidhen pas përfundimit të periudhës shtatë vjeçare? Po përse të mos rizgjidhen? Arben Imami: Zgjidhen për shtatë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje. Ky ishte thelbi i vërejtjes së Komisionit të Venecias. Mundësia e rizgjedhjes së një anëtari të Gjykatës së Lartë, siç parashikohet në paragrafin e tretë, është e papajtueshme me pavarësinë e gjyqësorit. Anëtarët e Gjykatës së Lartë duhet të zgjidhen një herë e mirë përjetë, ose, nëse zgjidhen për një periudhë të caktuar, rizgjedhja përjashtohet. Spartak Ngjela: Ka të drejtë, sepse anëtari i Gjykatës do të punonte për rizgjedhjen. Do të mendonte politikisht në funksion të rizgjedhjes. Arben Imami: Neni 128 219 . Paragrafi i dytë deri në paragrafin e shtatë bëhen një nen më vete në fund të pjesës. Në paragrafin e dytë të 218 Neni 127, pika 3: “Anëtarët e Gjykatës së Lartë zgjidhen për 7 vjet. Anëtarët që rizgjidhen pas këtij afati, qëndrojnë në detyrë deri në moshën e pensionit”. 219 Neni 128: “1. Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 2. Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, si dhe 9 gjyqtarë, të cilët zgjidhen nga konferenca gjyqësore kombëtare. Anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për 5 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. 3. Presidenti i Republikës është Kryetar nderi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kur merr pjesë ai kryeson mbledhjen. 4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë me propozim të Presidentit zgjedh nga radhët e tij një zëvendëskryetar. Zëvendëskryetari drejton veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe kryeson mbledhjet e këtij në mungesë të Presidentit të Republikës. 5. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos për përgjegjësinë disiplinore, si dhe për transferimin e gjytarëve sipas ligjit. 6. Transferimi gjyqtarëve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre, përveç kur këtë e diktojnë nevojat e riorganizimit të sistemit gjyqësor. 7. Gjyqtarët mund të hiqen nga detyra për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të

333 këtij neni, pas fjalëve “gjyqtarë” shtohen fjalët “të të gjitha niveleve”, domethënë nga gjyqtarët e shkallës së parë deri tek anëtarët e Gjykatës e Lartë. Tek paragrafi i tretë hiqet fjala “nderi”. Leontiev Çuçi: Fjalia e dytë e paragrafit të tretë nuk ka më kuptim. Arben Imami: Bie dhe fjalia e dytë, dakord. Genc Ruli: Gjithashtu, bie edhe fjalia e dytë e paragrafit të katërt ku thuhet se: “Zëvendëskryetari drejton veprimtarinë...”. Leontiev Çuçi: Jo, ai drejton veprimtarinë e Këshillit të Lartë kur mungon Presidenti. Arben Imami: E para, Presidenti i Republikës nuk ka detyrim të marrë pjesë në çdo mbledhje dhe, e dyta, veprimtaria e përditshme administrative e këtij Këshilli do të ndiqet nga zëvendëskryetari, sepse KLD-ja 220 do të jetë një organ që do të funksionojë vazhdimisht dhe jo një herë në muaj dhe për një mbledhje. Ligoraq Karamelo: Është bërë një dallim ndërmjet mbledhjes që kryesohet nga Presidenti, sipas paragrafit të tretë, dhe veprimtarisë së KLD-së, sipas paragrafit të katërt, e cila zhvillohet jashtë mbledhjes. Duhet thënë “organizon dhe drejton”, sepse është një veprimtari e tërë. Genc Ruli: “Organizon veprimtarinë”, kështu është më mirë. Arben Imami: Jemi dakord që fjala “drejton” të zëvendësohet me fjalën “organizon”? Ka vërejtje? Jo. Miratohet. Zamira Çaka: Për nenin 127 kisha një pyetje: a është parashikuar që Gjykata e Lartë të ketë nënkryetar? Kush do ta drejtojë veprimtarinë e saj në rast mungese të Kryetarit? Arben Imami: Të gjithë gjykatat e larta në vendet perëndimore nuk kanë zëvendës. Zamira Çaka: Kryetari mund të jetë për tre muaj i sëmurë, kush do t'i drejtojë punimet e Gjykatës së Lartë? funksionit të tyre, me dekret të Presidentit të Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. 220 Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

334 Arben Imami: Do ta caktojnë kolegjet e bashkuara. Kalojmë tek neni 130 221 . Në fjalinë e dytë të paragrafit të parë, hiqet fjala “mund” në togfjalëshin “..ata mund të shkarkohen”. Atëherë, ka vërejtje për nenin 130? Jo. Neni miratohet. Në rregull. Kalojmë tek neni 132 222 . Paragrafi i parë: “Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues”. Genc Ruli: Mund të na bëni një shpjegim se çdo thotë? Spartak Ngjela: Domethënë se Gjykata e Lartë gjykon në fakt. Tani nuk është më Gjykatë Kasacioni. Arben Imami: Neni 133, paragrafi 4 223 , krijon paqartësi. Megjithëse gjykata do të ketë policinë e vet, kjo mund të rregullohet fare mirë me ligj, prandaj paragrafi i katërt bie. Ka kundër? Jo. Kalon. Neni 134 224 kombinohet me nenin 127. Neni 134 hiqet. Paragrafi i dytë i nenit 134, në të cilin thuhet se: “Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata për fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme”, bëhet paragrafi i dytë i nenit 127. Spartak Ngjela: Kjo e lejon krijimin e gjykatës speciale! Mund të krijosh një gjykatë speciale, por të jashtëzakonshme! Pandeli Majko: Desha të bëj një pyetje. Në nenin 135 thuhet: “Të qenët gjyqtar nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore, politike, ose private”. Mos fjala “private” duhet bërë “biznesi”? 221 Neni 130: “1. Anëtarët e Gjykatës së Lartë mund të ndiqen penalisht vetëm me miratim të Kuvendit. Ata mund të shkarkohen nga Kuvendi, kur me vendim gjyqësor të formës së prerë vërtetohet se kanë kryer një vepër penale siç parashikohet me ligj. 2. Gjyqtarët e tjerë mund të ndiqen penalisht vetëm me miratim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. 222 Neni 132: “1. Gjykata e Lartë ka juridiksion rishikues. 2. Për unifikimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë ka të drejtë të tërheqë për shqyrtim në kolegjet e bashkuara çështje të caktuara gjyqësore. 3. Vendimet e dhëna sipas pikës 2 të këtij neni janë të detyrueshëme për të gjitha gjykatat”. 223 Neni 133/4: “Gjykatat kanë në dispozicion policinë e tyre”. 224 Neni 134: “1. Kuvendi vendos procedurën ligjore për çështjet gjyqësore si dhe specifikën e dënimeve, por nuk mund të gjykojë vetë asnjë çështje konkrete. 2. Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata për fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme”.

335 Arben Imami: E kemi diskutuar këtë çështje. Të merresh me një veprimtari, kërkon vazhdimësi. Ligoraq Karamelo: Çfarë kuptohet me “veprimtari private”, a mund të jesh aksioner apo nuk mund të merresh fare me atë punë? Pandeli Majko: Është biznes. A ndalohet? Genc Ruli: Nuk ndalohet. Është absurde të ndalohet! Nuk mund të jesh drejtues i një kompanie, anëtar bordi, nuk mund të jesh drejtues i një OJQ-je. Leontiev Çuçi: Për gjykatën e jashtëzakonshme tek neni 134, mos vallë ka ndonjë ekuivok? Krenar Loloçi: Emrin e vë si të duash; nga përmbajtja, nga veprimtaria që bën është e jashtëzakonshme. Arben Imami: Më mirë është të themi “e jashtëzakonshme”? Ka vërejtje? Jo. Ka kundër? Jo. Miratohet. Kalojmë te neni 137. Spartak Ngjela: Fjalia e dytë e paragrafit 1 225 hiqet. Arben Imami: Mendohet se është e panevojshme. Dakord. Ka vërejtje? Jo. Kalojmë tek prokurori. Dy fjalë për problematikën që trajtuam në Venecie. Atje u insistua për nevojën e një prokurorie të pavarur, duke ju referuar eksperiencës italiane, e cila ka dhënë rezultate të mira në Evropë. Ata ishin në bllok për pavarësinë e prokurorisë. Spartak Ngjela: Në Itali një prokuror fshiu të gjithë klasën politike! Sabri Godo: Kalojmë tek ato që tha Komisioni i Venecias për Prokurorinë e Përgjithshme. Arben Imami: Neni 140 (b): “Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Këshillit të Kuvendit”. Sabri Godo: Në qoftë se bie Këshilli i Kuvendit, mbetet Kuvendi. 225 Fjalia e dytë e nenit 137/1: “Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Ata janë të detyruar të zbatojnë marrëveshjet ndërkombëtare, kur një gjë e tillë parashikohet nga Kushtetuta ose ligji”.

336 Pandeli Majko: Në këtë mënyrë emërimi do të ketë karakter politik, kam përshtypjen. Po erdhi propozimi nga parlamenti, pavarësisht nga pëlqimi i Presidentit, emërimi i prokurorit merr ngjyra politike. Arben Imami: Iniciativa dhe vendimi është i Presidenti, nuk është i Këshillit. Sabri Godo: Presidenti merr pëlqimin. Pandeli Majko: Unë jam që kandidatin për prokuror ta propozojë Presidenti i Republikës dhe ta miratojë Kuvendi Popullor. Arben Imami: Është e njëjta gjë pra! Po qe se ti i ecën gjithmonë idesë që do bjerë Këshilli… Po qe se do të bjerë Këshilli, kjo kompetencë do t'i mbetet Kuvendit. Nga ana tjetër, për t’i dhënë garanci Prokurorit, është parashikuar që Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga detyra për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Kuvendit. Genc Ruli: Po kemi një kontradiktë te vetë kreu i Këshillit të Kuvendit, i cili thotë te pika (b), ku flitet për kompetencat, se Këshilli “jep pëlqimin për kandidaturat për në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm”, ndërsa në nenin 89 thuhet: “Për rastet e parashikuara në pikën (b) dhe pikën (c) të nenit 87 Këshilli vendos me shumicën e anëtarëve të tij”. Domethënë emërimi i Prokurorit nuk kalon për miratim në Kuvend. Arben Imami: Kjo është situata deri tani; unë do të votoj kundër miratimit në Kuvend! Pandeli Majko: Për mendimin tim, Prokurori duhet të zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës dhe e kundërta. Leontiev Çuçi: Majko nuk do Këshillin! Pandeli Majko: Votimi në parlament në të tilla raste bëhet pothuajse formal. Genc Ruli: Parlamenti nuk voton fare; voton vetëm Këshilli. Nuk kalon në parlament. Presidenti është konceptuar i tillë: pa të drejtë të nxjerrë dekrete normative, me mundësi të kufizuara për të ndërhyrë në jetën politike, me qëllim që të jetë i paanshëm. Derisa ky është bërë

337 figura më e paanshme, përse të mos ia lëmë këtij ta emërojë Prokurorin? Nga njëra anë Presidentin e ndërtojmë të paanshëm, dhe, nga ana tjetër, nuk i japim një kompetencë ku nevojitet paanshmëria! Vladimir Metani: Ja ku e ke, ai e propozon. Genc Ruli: Propozimi është gjë tjetër. Vladimir Metani: Po forcohet shumë pushteti i Presidentit! Genc Ruli: Për këtë qëllim e ndërtuam në mënyrë të tillë Presidentin, pa fuqi politike, për të ruajtur paanshmërinë. Sabri Godo: Tani le të dëgjojmë Prokurorin e Përgjithshëm, megjithëse është disi jashtë rregullave të këtij Komisioni. Le të dëgjojmë edhe opinionin e tij se nuk na bën dëm dhe nuk influencon në vendimin që do të marri Komisioni. Jemi dakord? Atëherë, zoti Prokuror, ne ju lutemi të na ndihmoni me mendimin tuaj. Albert Rakipi 226 : Mendimin tonë ne e kemi dhënë me shkrim, por, megjithatë, unë doja të thoja se e rëndësishme është, në këtë pikë, që të bëhet dallimi midis ekzekutivit dhe prokurorisë, për sa i përket ndjekjes penale. Siç e kemi parashtruar edhe në materialin e dorëzuar në këtë Komision, ekzekutivi dhe gjyqësori shqiptar ende nuk janë në gjendje për të bërë dallimin ndërmjet institucioneve, si dhe për të ushtruar aktivitetet sipas ligjit. Tani, në lidhje me propozimin tonë për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm: unë jam i mendimit se varianti i paraqitur në Projektkushtetutë është më bindës. Mua më duket Presidenti i Republikës si personi më i painfluencuar politikisht dhe, në bazë të kompetencave që ka, më pak i interesuar politikisht. Për ne është shumë e pranueshme që Presidenti i Republikës të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm. Arben Imami: Atëherë, Presidenti bën propozimet dhe Kuvendi bën zgjedhjen. Por duhen parë edhe emërimet e anëtarëve të gjykatave, sepse do të krijohej një dallim. Prokurori të zgjidhej nga Kuvendi, ndërsa anëtarët e Gjykatë së Lartë - jo! Albert Rakipi: Kam edhe diçka tjetër. Zgjedhja e prokurorëve të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, siç bëhet sot, sugjerojmë të mos 226 Në atë kohë, Prokuror i Përgjithshëm.

338 ndryshojë. Unë shpresoj që Prokurori i Përgjithshëm të jetë i qetë dhe korrekt dhe të bëjë të gjitha verifikimet e nevojshme përpara se të emërojë prokurorëve të tjerë; por të mos harrojmë se mund të vijë një Prokuror i politizuar, i cili mund të bëjë kërdinë në të gjithë sistemin e prokurorisë! Prokurorët mund të pushohen fare mirë nga puna për shkaqe disi të pranueshme nga pikëpamja ligjore. Në këtë kuptim, emërimi dhe shkarkimi i prokurorëve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një garanci për ta. Përderisa gjyqtarët dhe prokurorët kanë pasur, në një farë mënyre, karrierë të përbashkët, mbarojnë të njëjtën shkollë, ndjekin të njëjtën Shkollë Magjistrature, ndërrojnë vendet e punës nga gjyqtar në prokuror dhe anasjelltas, rrjedhimisht nuk e shoh të motivuar emërimin e prokurorëve vetëm nga Prokurori i Përgjithshëm. Mendoj se Këshilli i Lartë i Drejtësisë mund të jetë organi i emërtesës për të gjithë prokurorët. Megjithatë, kjo është një pikë jo dhe aq e rëndësishme sa ajo e emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm. Spartak Ngjela: Ne jemi ndarë më dysh në Komision për këtë problem dhe e kemi lënë që ta diskutojmë. Ekzekutivi, në Shqipëri, nuk mund ta thithë plotësisht Prokurorinë në këtë situatë. Si do të bëhet emërimi i prokurorëve? Ose do të jetë një Këshill i Lartë Drejtësie i përbashkët, ose prokurorët do të kenë Këshillin e tyre të Lartë të prokurorëve. Modalitetet e formimit të Këshillit të Lartë të prokurorëve mund të jenë të ngjashme me ato të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Zamira Çaka: Kush do ta kryesojë këtë Këshill? Vladimir Metani: Jam dakord me mënyrën se si është hartuar pjesa për prokurorinë, por në se prokurorët e tjerë do të emëroheshin nga ndonjë Këshill, atëherë do të binte centralizmi. Ky është mendimi im. Spartak Ngjela: Efektivisht ai duhet t'i emërojë prokurorët, pavarësisht se ne kemi frikë nga zgjedhja e ndonjë prokurori të përgjithshëm të papërgjegjshëm; ai do të mbajë njerëzit që i kryejnë detyrën. Arben Imami: Ne bëmë një propozim, meqenëse ti nuk ishe Spartak, që të krijojmë një Këshill për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve. Vladimir Metani: Nuk pajtohet me parimin e centralizmit!

339 Zamira Çaka: Po pse, centralizmi vetëm te emërimi është? Spartak Ngjela: Centralizmi është që prokurori më i lartë rrëzon urdhrat e prokurorit më të ulët, kurse tani po flasim për emërimin. Emërimi i jep prokurorit garanci, ashtu siç e ka gjyqtari. Lind pyetja, po emërimin e prokurorëve kush e bën? Në projekt i është lënë Prokurorit të Përgjithshëm. Prokurorit të Përgjithshëm i intereson t’i bëjë emërimet. Por nevojitet një Këshill prokurorësh, për të evituar lëvizjet e pamotivuara të prokurorëve. Ku do të ankohet një prokuror kundër vendimit të pushimit të Prokurorit të Përgjithshëm? (zë i paidentifikueshëm): Në gjykatë. Spartak Ngjela: Në gjykatë? Jo, nuk mundet sepse, siç është parashikuar këtu, organi i prokurorisë është i centralizuar, për pasojë nuk ka asnjë modalitet shpëtimi. Kurse gjyqtarët e kanë në Gjykatën e Kasacionit. Sabri Godo: Ne thamë që këtë çështje do ta diskutonim në Komisionin e Venecias. Do t’i lutem zotit Traja dhe zotit Loloçi të thonë se çfarë përfundimi arritëm në Komisionin e Venecias. Në këtë mënyrë ne vëmë në dyshim tërë punën e Komisionit të Venecias. Në qoftë se e pranojmë si një organ që ka autoritetin të flasë e të na sugjerojë opinione, do ta pranojmë edhe për ato që ka sugjeruar edhe për prokurorinë. Prandaj, mundësisht, le të thonë këta se çfarë sugjeruan ekspertët e Venecias për prokurorinë pas një diskutimi shumë të gjatë atje lidhur me këtë çështje. Më duket, në qoftë se nuk më gabon memoria, atje u tha që prokuroria duhet të jetë, në qoftë se doni prokurori të pavarur, tërësisht jashtë ekzekutivit. Më duket se atje u fol, gjithashtu, edhe për Këshillin e Prokurorisë. Krenar Loloçi: Unë sugjeroj të shohim dy paragrafët që u përgatitën në Venecie dhe pastaj do të bëj dhe një përmbledhje. Sipas të dy projekteve, Prokurori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit, por kjo e bën atë të varur nga qeveria. Atëherë, u tha të hiqet, të paktën, mundësia e shkarkimit me propozim të Kryeministrit. Në parim, prokurorët duhet të kenë një pozitë të pavarur. Kjo zbatohet veçanërisht te prokurorët e zakonshëm. Nuk ka zgjidhje të mira dhe të lehta në këtë aspekt. Preferenca e grupit të punës është që t'u japë prokurorëve të njëjtin

340 status si dhe gjyqtarëve, duke i përfshirë ata në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Për sa i përket Prokurorit të Përgjithshëm, këtij mund t’i jepet një pozitë e krahasueshme me atë të një gjyqtari të lartë, të zgjidhet për një afat të caktuar dhe pa pasur të drejtë për t'u rizgjedhur. Këto ishin konkluzionet që ata i kanë grumbulluar në këto dy paragrafë. Sabri Godo: Kjo ishte një hapje e diskutimit, apo një konkluzion? Krenar Loloçi: Ky ishte konkluzion. Pra, në Venecie, mbasi u mbrojt ideja e parë që prokurorët duhet të kenë një status të pavarur, por, sigurisht, këta (prokurorët) gjenden shumë më afër ekzekutivit sesa gjyqtarët, ata thanë – me insistimin e zotit Godo, por edhe me insistimin e mjaft specialistëve atje – që Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë i pavarur nga qeveria, si dhe të marrë një status të veçantë. Në fakt, u tha që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet në bashkëpunim midis Presidentit dhe Kuvendit ose Këshillit. Për sa i përket prokurorëve të tjerë, u tha që të krijohet një Këshill i veçantë. Por edhe atje u duk si e tepërt kjo, mbasi ka një Këshill të Lartë të Drejtësisë, përse duhet krijuar edhe një Këshill i veçantë ku të trajtohen emërimet dhe shkarkimet e prokurorëve! Pra, u mbajt kjo linjë që t’i jepet një pavarësi e madhe prokurorëve. Për hir të së vërtetës duhet të pranoj edhe faktin që debati që zgjati disa orë, rrahu edhe çështjen se kush do të mbajë përgjegjësi për procedimin? Pra, në qoftë se qeveria ka një program të caktuar, nëse ajo do të angazhohet në luftën kundër kriminalitetit, etj., në fund të fundit, kush do të shkojë në parlament të përgjigjet për një veprimtari të pasuksesshme të qeverisë në këtë aspekt? Kjo për arsyen se në qoftë se kemi të bëjmë me një Prokuror të Përgjithshëm dhe me një sistem prokurorësh, të cilët qeveria nuk mund t'i kontrollojë dhe as nuk ka ndonjë të drejtë mbi ta, atëherë si do të bëhet, kush do të përgjigjet për procedimet në parlament? Si do të mbahet përgjegjësia për këtë veprimtari? U diskutuan edhe çështje të tjera, por them që këto ishin dy drejtimet kryesore që u trajtuan atje. * * *

341 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 29 KORRIK 1998 (TEMAT E DISKUTIMIT: SUGJERIMET E KOMISIONIT TË VENECIAS; KUVENDI; GJYKATA KUSHTETUESE; BANKA E SHQIPËRISË; KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE; PRESIDENTI; KOMUNITETET FETARE; DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Pandeli Majko, Haxhi Aliko, Vladimir Metani, Leontiev Çuçi, Spartak Braho, Zamira Çaka, Spartak Ngjela, Jonuz Begaj, Hysen Selfo (anëtarë), Genc Ruli (pa të drejtë vote). Sabri Godo: Do të sugjeroja që pala, që nuk e miraton variantin me Këshill, kështu siç është, të bëjë propozime për t’i bërë ndryshimet dhe përmirësimet e duhura këtij varianti, me përjashtim të rastit në qoftë se ajo është parimisht kundër. Pra, nuk merret parasysh votim që u bë. Pandeli Majko: Çështja duhet parë në këtë mënyrë: ne jemi shprehur që në fillim fare se jemi për sistem të pastër njëdhomësh. Me sa jam informuar nga kolegët e mi në Komisionin tonë, është ofruar një kompromis që të pyetet për këtë çështje edhe Komisioni i Venecias, por pa votuar. Pra, nuk është votuar për Këshillin e Kuvendit. Sabri Godo: Të lutem shumë, mos u kthe nga e para… Pandeli Majko: Më fal, ju lutem. Bashkëkryetari juaj tha: ‘Bie varianti i Venecias, mbetet ky variant që është.’ Atëherë, kështu siç e keni ju këtë variant, ky variant është një variant i keq, në të cilin gjendet edhe neni 88, në të cilin thuhet: “Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund t’i delegojë Këshillit të Kuvendit kompetenca ligjvënëse për raste të ngutshme”. Arben Imami: Po, është akoma më i keq. Pandeli Majko: Ekzakt. Spartak Ngjela: Ju e latë më keq!

342 Arben Imami: Ju e latë më keq, ndërsa ne po ju kërkojmë të bëjmë përmirësime në frymën e Venecias; ju nuk doni, e lamë ashtu! Rrëzojeni në parlament! Pandeli Majko: Neni 88 nuk është prekur nga Venecia. Prandaj, e lëmë me dy variante. Arben Imami: Me dy variante e ke; një variant është me shqyrtim paraprak, tjetri është me shqyrtim të mëvonshëm. Sabri Godo: Një minutë! Jemi përpjekur, që në fillim e deri më sot, të arrijmë në një mendje për gjërat. Të mos i kthehemi historisë nga e para. Kishim këtë variant dhe me pëlqimin e të gjithëve shkuam në Venecie për të biseduar me ta për një variant që ata mund të na propozonin. Mbasi u këshilluam me ata, ju vëmë përpara këtë variantin tjetër. Doni të diskutojmë për këtë variantin e Venecias, me synimin që të biem në një ujdi, duke i bërë edhe ndryshimet e nevojshme, apo ju nuk doni ta diskutojmë fare këtë? Kjo do një përgjigje të qartë tani. Spartak Braho: Unë jam për diskutimin, por, gjithsesi, të shkojmë me dy variante në parlament. Pandeli Majko: Ekzakt! Me dy variante në parlament. Haxhi Aliko: Dua të di: delegacioni që vajti në Venecie, i përbërë nga dy bashkëkryetarët, si dhe nga dy përfaqësues të të dy krahëve, dy nga pozita dhe dy nga opozita, që nuk vajtën, me çfarë statusi shkuan këta në Venecie? Sabri Godo: Neve ishim një delegacion me mandat të plotë dhe vajtëm në emër të Komisionit për hartimin e Kushtetutës të diskutojmë për këtë çështje. Haxhi Aliko: Atëherë, përse duhet t’i kthehemi që nga fillimi, kur i gjithë projekti është ndërtuar me idenë që do të ketë një Këshill? Në këtë mënyrë se si bisedohet, ne na duhet të kthehemi prapë nga e para! Sabri Godo: Këtë po them pra, përse duhet të kthehemi prapë nga e para! Spartak Braho: Projekti nuk është me Këshill.

343 Haxhi Aliko: Me Këshill është, pra! (zëra të paidentifikueshëm): Jo, jo! Ka dhe alternativë tjetër! Spartak Ngjela: Deri tani ne e kemi pranuar se do ta bënim këtë. Të gjithë këto që kemi bërë, quhen nul. Unë sugjeroj: ikni të çlodheni, bisedojeni mirë këtë çështje dhe hajdeni në ora gjashtë përsëri. Pandeli Majko: Askush të mos mendojë se do të ketë përfaqësues të PS-së që do të vijë këtu e do të thotë: ‘Nuk ishim për Këshillin, por, tani në ora gjashtë, na u ndërrua mendja dhe jemi për Këshillin!’ Arben Imami: Sigurisht, ky është qëndrim i partisë tuaj. Pandeli Majko: Qëndrimi i Partisë Socialiste është për një sistem të pastër parlamentar! Sabri Godo: Pandi, ti je sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe në parti ke të drejtë të flasësh sa për katër. Por unë të them një gjë: në takim me Komisionin e Venecias morën pjesë edhe dy anëtarë të Partisë Socialiste, zoti Kastriot Islami dhe zoti Leontiev Çuçi, si përfaqësues të Komisionit tonë. Tani, ti thua që Partia Socialiste ka qenë kundra që në fillim! Pandeli Majko: Mor zotëri, unë nuk e kuptoj se me çfarë logjike flitet këtu! Tani ju thoni: ose bllokojmë Kushtetutën, ose detyrimisht do të pranojmë Këshillin! Unë ju them: ne pranojmë Këshillin, por ju lutem, pranoni dhe sistemin e pastër njëdhomësh! Nuk e kuptoj, kësaj i thonë të çohet pakica dhe t’i thotë shumicës: ‘O pranoje kështu si them unë, o s’ka!’ Unë nuk e kuptoj këtë logjikë! Sabri Godo: Jo! Nuk mund të shkosh me variante në Kuvend, se po u hoq Këshilli, i cili ka disa kompetenca, këto kompetenca do t’i kalojnë institucioneve të tjera. Pandeli Majko: Kemi vënë alternativë për çdo gjë! Sabri Godo: Jo! Duhet të rishikojmë të tërë Projektkushtetutën, për të sistemuar këto kompetenca. Spartak Ngjela: Zgjidhja do të ishte që ne të mos kishim lëshuar tek Senati. O të bëhej Kushtetuta me senat, o të mos bëhej fare; ta bënin

344 brezat e tjera. Ne jua lëshuam për kompromis. Tani ju jeni edhe kundër kompromisit. Prandaj e gjithë kjo është nul! Pandeli Majko: Pse po ikni? Arben Imami: U mbyll! Spartak Ngjela: Nuk kemi ç’të diskutojmë më! Arben Imami: Do të takohemi në orën gjashtë? Pandeli Majko: Jo mor zotëri! Sabri Godo: Kam një propozim: të dalin gazetarët dhe ne t’i përvishemi njëri-tjetrit! Uluni ta gjejmë fjalën! Pandeli Majko: Kemi bërë shumicën e punës dhe kemi mbetur tek Këshilli i Kuvendit. Ne themi të paraqiten dy variante; ne jemi për sistemin e pastër me një dhomë! Spartak Ngjela: Kemi bërë kompromis, zotëri! Nuk kalohet me të hedhur! Ta kishim lënë që në Lezhë! Leontiev Çuçi: Pandi ka një të drejtë, në qoftë se e lëmë me dy variante… Spartak Ngjela: Në fillim thamë të kishim Senat. Po ju e hoqët fare! Vladimir Metani: Po mazhoranca në parlament, nuk ta heq Senatin? Spartak Ngjela: Punë e madhe, le ta heqë, e çojmë në referendum! E fitojmë me referendum! Vladimir Metani: Me referendum është më kollaj për ta hequr Senatin. Spartak Ngjela: Ah, këtë nuk e di… Arben Imami: Meqenëse doni ta bëni me shumicë, bëjeni vetë Kushtetutën! Sabri Godo: Në qoftë se ka gjëra që nuk shkojnë, të përpiqemi bashkërisht t’i rregullojmë. Të përpiqemi ta rregullojmë këtë çështje, si të gjithë çështjet e tjera që kanë qenë ndoshta edhe më të vështira se kjo. Ju bëj thirrje për urtësi!

345 Pandeli Majko: Jemi dakord që ta diskutojmë variantin me Këshill, por na jepni edhe neve të drejtën që të kemi variantin e pastër njëdhomësh! Sabri Godo: A mund të dalim tani që këtej e të themi që ramë dakord për Projektkushtetutën? Sigurisht ju keni të drejtë ta ngrini këtë çështje në parlament. Pandeli Majko: Në fund, do të detyrohemi ta firmosim. Por dikush mund të çohet, pastaj, e të thotë: ‘Ju keni firmosur variantin me Këshill; përse votoni tani kundër Këshillit?’ Spartak Ngjela: Parlamentarët janë të lirë të zgjedhin si të duan, pavarësisht nga ajo që ke firmosur ti. Firma jote nuk lidhet fare me vullnetin e parlamentit! Pandeli Majko: Ekzakt! Por, duke pasur parasysh grupin tim parlamentar, më duket e papranueshme që të shkohet në parlament pa variante për këtë çështje. Spartak Ngjela: Atëherë, po deshe variant, do vëmë Senatin. Kompromisin e kemi bërë për Këshillin. Sabri Godo: Sinqerisht nuk e kuptoj se ç’gjë të keqe sjell ky Këshill. Di të them se ç’gjëra të mira sjell, duke pasur parasysh tërë ato argumente që janë dhënë këtu. Pandeli Majko: Dua të them edhe diçka të fundit dhe pastaj e lëmë. Neni 86, pika 1, parashikon: “Këshilli është pjesë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”. Nuk mund të vendosë pjesa për atë që i takon së tërës! Sabri Godo: Nuk do të rifillojmë nga e para! Edhe kryesia e Kuvendit është pjesë e Kuvendit. Spartak Ngjela: Pastaj, pjesa nuk ka asnjë ekskluzivitet mbi vendimmarrjen! Absolutisht! Pandeli Majko: Megjithatë, po ju them: çojini të dy variantet deri në parlament.

346 Spartak Ngjela: Pjesa vetëm se i tërheq vërejtjen së tërës, duke i sugjeruar se është më mirë kështu se ashtu. Kaq! Ti, zoti Majko, këtë nuk e lejon! Sabri Godo: Këshillit i merret vetëm mendim; ai nuk merr vendim. Pandeli Majko: Jo! Është organ vendimmarrës, jep pëlqimin! Po nuk dha pëlqimin Këshilli, për shembull, anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk zgjidhet. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për anëtarët e Gjykatës së Lartë apo dhe për Prokurorin e Përgjithshëm. Megjithëse jam kundër variantit me Këshill, ju ftoj të shkojmë në Kuvend si me variantin me Këshill, ashtu dhe me sistemin parlamentar me një dhomë. Ky është kompromisi! Sabri Godo: Po ku ka më mirë se sa Këshilli të ndikojë vetëm në sferën e emërimeve… Por për sa i përket ligjeve, Këshilli nuk ka fuqi të bllokojë procesin legjislativ. Pandeli Majko: Për sa i përket ligjeve, ai e detyron deputetin, që është anëtar i Këshillit, të votojë dy herë: një herë si anëtar i Këshillit, një herë si deputet. Sabri Godo: I kemi thënë të tëra këto argumente. Edhe kështu siç jemi, unë votoj një herë në komisionin e punëve të jashtme dhe herën e dytë votoj në parlament! Spartak Ngjela: Variantin me Këshill e kanë bërë konstitucionalistë. Ju kërkuat ekspertë. Pandeli Majko: Tani, ne e diskutuam edhe me kolegët. Ne jemi shumë të hapur, vendoseni variantin si ta doni, me senat a me Këshill. Ndërsa ne kërkojmë të drejtën e variantit të sistemit të pastër parlamentar. Spartak Ngjela: Je për sistem të pastër parlamentar? Ai është me dy dhoma. Ky quhet sistem i pastër! Haxhi Aliko: Më duket se po hyjmë në një moment delikat. Në rast se Komisioni do paraqesë dy variante në parlament, kjo do të thotë, madje është e sigurt, se do të fitojë varianti që po propozoni ju, zoti Majko, sepse i tillë është parlamenti. Atëherë, del se unë po punoj kot në këtë Komision, gjë që dihej që në fillim. Ne zgjodhëm linjën që të

347 ecim me konsensus. Është e sigurt se ajo që thoni ju do të bëhet; me 104 deputetë në parlament dhe me aleancat që janë krijuar, ju e miratoni Kushtetutën pa as më të voglën vështirësi. Dihet se cili do të jetë rezultati, pavarësisht se me sa variante do të vemi në parlament. Ne morëm një angazhim këtu që të mos vemi në parlament me dy variante. Prandaj, unë sugjeroj se duhet të merremi vesh dhe të gjejmë variantin me të cilin do të vemi në parlament. Sabri Godo: Unë ju ftoj t’i shtoni arsyetimit të Haxhiut edhe një gjë tjetër. Ne këtu jemi anëtarë të barabartë të Komisionit; secili nga ne ka një votë. Partia Socialiste ka shumicën në Komision. Ama duhet të kemi parasysh se ne jemi gjashtë parti që e mbrojmë variantin e Kuvendit me Këshill. Vladimir Metani: Le të fitojë varianti juaj atje! Sabri Godo: Në parlament nuk fitojmë ne, se juve keni shumicën! Haxhi Aliko: Kur u krijua Komisioni për hartimin e Kushtetutës, ju, socialistët, me vullnet të mirë, nuk i lejuat vetes të kishit shumicën edhe në këtë Komision, megjithëse keni shumicën në parlament. Kjo ishte një shenjë shumë e mirë se do të punonim si të barabartë. Sabri Godo: Në këtë kuptim, unë si përfaqësues i vetëm i një partie, përse do të merrja pjesë në Komision, duke ditur se fjala ime nuk do të kishte asnjë peshë? Pandeli Majko: Unë ju mirëkuptoj dhe më duket se deri tani kemi ecur me konsensus; mirëpo unë nuk arrij të kuptoj përse kur propozohen dy variante për një çështje të vetme, të shikohet sikur është fundi i gjithçkaje… Spartak Ngjela: Atëherë, hajde të bëjmë me dy variante tërë Kushtetutën! Pandeli Majko: Këshilli nuk e bën Kushtetutën me dy variante, sepse heqja e Këshillit bën vetëm ndryshime redaksionale, të cilat ne i vumë re gjatë gjithë kohës kur vazhduam më pas. Spartak Ngjela: Pandi, kot e ke, nuk e ndryshon dot këtë çështje! Çështja shtrohet kështu: me Këshill ose pa Këshill! Të gjitha argumentet janë dhënë.

348 Pandeli Majko: Unë i ftoj kolegët ta bëjmë me dy variante. Pastaj, ulemi në tryezën e partive politike, ulemi në parlament dhe e diskutojmë. Sabri Godo: A jeni juve më të vërtetë krejt të qetë që keni qenë korrekt në këtë punë nga fillimi deri në fund? Jam i detyruar të shprehem në këtë mënyrë, duke dashur të kujtoj disi edhe historinë e kësaj çështjeje. Shkuam në Lezhë dhe thamë se nuk funksionon Senati. Dakord, edhe ne për të mos e kaluar Komisionin në krizë, u tërhoqëm dhe i thamë ‘jo’ variantit me senat. Më tej, u shtrua kjo çështje në Komisionin e Venecias, dhe ata, si njerëz më të mençur, na dhanë këtë zgjidhje. Kur e diskutuam këtu na thatë, - ‘seleksiononi njërin nga tre variantet.’ Të gjitha këto u bënë me pjesëmarrjen dhe me pëlqimin tuaj. Tani ju thoni, - ‘asnjëri nga këto variante nuk bën; hajde të shkojmë në Kuvend me dy variante!’ Përse duhet të harxhonim tërë këtë kohë këtu duke biseduar në praninë tuaj dhe duke marrë vazhdimisht pëlqimin tuaj? Nuk mund të jeni krejt të qetë nga pikëpamja morale, ndërsa ne kemi qenë me të vërtetë, korrektë dhe luajalë me Komisionin në këtë pikë. Tani jam i detyruar t’i them këto dhe i them ashtu siç i ndiej, i them me sinqeritet dhe me dëshirën më të mirë për të arritur në një mirëkuptim. Kjo është një lloj prerjeje në besë tani! Jam i detyruar të shprehem kështu për hir të realitetit të gjërave. Spartak Braho: Kur u pozicionuam kundër Senatit, e bëmë sepse ishim për një sistem të pastër! Sabri Godo: Dakord, dakord! Arben Imami: Por edhe ne u munduam të gjejmë kompromisin dhe e gjetëm atë. Tashti që u gjet pika e kompromisit, ti thua që të diskutojmë këtë pikë kompromisi me qëndrimin tonë të parë! Jonuz Begaj: Për këtë pikë kompromisi nuk është votuar! Arben Imami: Për kompromiset nuk votohet, kompromiset janë konsensualë. Jonuz Begaj: Si konsensualë? Kush e dha konsensusin? Pandeli Majko: Unë nuk e kuptoj një gjë: sistemi i pastër është një sistem që nuk i sjell asnjë të keqe këtij vendi.

349 Spartak Ngjela: Sistemi i pastër është sistemi parlamentar me dy dhoma. Pandeli Majko: Sistemi i pastër është me një dhomë! Sabri Godo: Atëherë, çështjen e Këshillit do ta quajmë si të mirëqenë deri në fund, por duke bërë marrëveshje xhentëlmenësh që nuk e kemi votuar. Pra, do të ecim më tej, duke zgjidhur problemet e tjera. Në fund do t’i kthehemi përsëri kësaj çështjeje. Arben Imami: Vazhdojmë me vërejtjet e Venecias. Neni 166 227 , tek Gjykata Kushtetuese. Grupi i fjalëve “Gjykata Kushtetuese është organi që garanton respektimin e Kushtetutës”, ndryshon në mënyrën që vijon: “Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës”. Shtohet një paragrafi i dytë me përmbajtjen: “Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës”. Ka ndonjë pyetje, ndonjë vërejtje? Jo. Miratohet. Vazhdojmë tek neni 167 228 . Të gjithë ekspertët e Venecias ishin në një mendje që të mbetet në fuqi varianti i parë: “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës”. Ndërsa sipas variantit me Këshill të Kuvendit, teksti bëhet: “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti me pëlqimin e Këshillit të Kuvendit”. Paragrafi i katërt ndryshohet si vijon: “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Këshillit të Kuvendit, për një periudhë prej tre vjetësh”. Pra, siç e kemi theksuar edhe më parë, Komisioni i Venecias ishte i mendimit që kryetarët e të 227 Neni 166: “Gjykata Kushtetuese është organi që garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj”. 228 Neni 167: “1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. (Variant i pikës 1: Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, nga të cilët tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, tre nga Presidenti i Republikës dhe tre nga Konferenca Gjyqësore kombëtare.) 2. Gjyqtarët zgjidhen për nëntë vjet me të drejtë rizgjedhjeje nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion. 3. Përbërja e Gjykatës përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj. 4. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga rradhët e anëtarëve të saj, nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit për një periudhë prej 3 vjetësh. 5. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij”.

350 dyja Gjykatave nuk duhen zgjedhur nga brenda gjykatës por duhen emëruar. Ka ndonjë pyetje? Haxhi Aliko: Cilat janë argumentet që pëlqehet varianti i parë? Kristaq Traja: Përfshirja e Presidentit, parlamentit e gjyqësorit, mund të krijojë gjendje jo të përshtatshme e mosbalancime. Propozimi presidencial dhe miratimi prej Këshillit të Kuvendit, e zgjidh këtë problem dhe e lehtëson këtë lloj tensioni që krijon ky mosbalancim midis pjesëve të ndryshme të pushtetit. Presidenti, si arbitër dhe mediator i pushtetit, propozon, dhe Këshilli i Kuvendit vendos. Për sa i përket emërimit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, ky nuk duhet të zgjidhet nga vetë anëtarët, sepse kjo fut një dozë të madhe politike në zgjedhjen e kreut të Gjykatës. Sipas ekspertëve të Venecias, zgjedhja e Kryetarit jo nga vetë anëtarët ç’tensionon organin dhe krijon një balancë të njëjtë për të gjithë anëtarët. Krenar Loloçi: Pikërisht, në këtë mënyrë, nuk krijohen shumica brenda Gjykatës, për shembull, katër gjyqtarë kundër tre gjyqtarëve në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit. Pandeli Majko: Prandaj Kryetari emërohet dhe nuk zgjidhet nga brenda pikërisht për të rregulluar këtë balancë? Jo! Unë kam përshtypje të kundërt. Krenar Loloçi: Do të shtoja edhe diçka, në lidhje me sqarimin që bëri Kristaqi më parë, për konferencën gjyqësore, që do të zgjidhte tre anëtarë për Gjykatën Kushtetuese. Kjo konferencë gjyqësore, në qoftë do të zgjidhte tre anëtarë, do të politizonte vetveten. Gjatë procesit të zgjedhjes së këtyre tre anëtarëve do të krijoheshin grupazhe ne favor të njërit ose të tjetrit, fenomen që duhet të evitohet. Pandeli Majko: Por edhe pëlqimi i parlamentit ka në thelb doza politike, sepse pëlqimi jepet mbi bazën e mazhorancave që veprojnë atje politikisht. Krenar Loloçi: Problemi është që ta ruash organin nga ndarjet e brendshme, që mund të krijohen artificialisht për shkak të zgjedhjeve për Kryetarin. Pandeli Majko: Mirë, por duke dashur që të mos futësh në sherr një plak me një plakë, ti, në fakt, atij që emëron i jep dozën e

351 mazhorancës politike, e cila ka votuar në parlament për të dhënë pëlqimin për të. Nga ana tjetër, anëtarët e dinë vetë se kush është më i afti. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e dinë vetë se kush duhet zgjedhur Kryetar nga radhët e tyre. Politika shpesh bën më të dobëtin, edhe sepse, ndoshta, kështu i pëlqen Presidentit. Kristaq Traja: Nuk zgjidhet Kryetar për aftësitë gjyqësore; aftësitë gjyqësore i ka sepse ai është anëtar njëherë. Pandeli Majko: Unë them që më i mirë është varianti që Kryetari të zgjidhet nga vetë anëtarët. Sabri Godo: Po të jemi të gjithë me variantin e paraqitur, Majko do të tërhiqet. Pandeli Majko: Pse, iu prish punë unë? Sabri Godo: Na prish! Pandeli Majko: Gjykata Kushtetuese është shprehur pozitivisht për variantin e Venecias, por, megjithatë, mua më duket se ju, me këtë Kushtetutë, mendoni vetëm për sot. Arben Imami: Jo, jo, në Venecie nuk është diskutuar vetëm për sot, por është diskutuar mbi baza teorike. Qëllimi është që të mos krijohen grupe politike ose grupime brendapërbrenda Gjykatës për të zgjedhur Kryetarin, sepse një gjë e tillë do të reflektohej edhe në punën e Gjykatës. Kjo është arsyeja. Krenar Loloçi: Nga ana tjetër, zgjedhja e njerëzve nuk është karakteristikë e Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhja e një njeriu, siç është, për shembull, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, është karakteristikë e një organi siç është parlamenti. Sabri Godo: Kalojmë tek neni 168, paragrafi i parë 229 : “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndiqet penalisht pa pëlqimin e Gjykatës Kushtetuese. Në rast refuzimi, ndjekja penale shuhet përgjithnjë”. 229 Neni 168/1: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndiqet penalisht pa pëlqimin e Kuvendit (e Gjykatës Kushtetuese). Në rast refuzimi, ndjekja penale shuhet përgjithnjë”.

352 Leontiev Çuçi: Hiqet “Kuvendi” dhe mbetet vetëm ajo që është në kllapa “.. e Gjykatës Kushtetuese”. Jonuz Begaj: Mos mbetet monopol i Gjykatës Kushtetuese? Spartak Braho: Pse t’i mbetet kjo Gjykatës Kushtetuese dhe jo Kuvendit? Kristaq Traja: Sepse ekziston frika e sulmeve politike që mund t’i bëjë Kuvendi Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka të drejtë të anulojë një ligj. Mund të ndizet në ndonjë rast lufta politike, prandaj duhet të marrim masa të tilla, që Gjykata Kushtetuese të jetë e imunizuar nga parlamenti. Konfliktet me parlamentin mund të ndodhin, pasi Gjykata Kushtetuese sheh dhe verifikon kushtetueshmërinë e ligjeve. Haxhi Aliko: Për më tepër, këtu bëhet fjalë vetëm për ndjekje penale dhe jo për çështje të tjera. Kristaq Traja: Është imuniteti i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sabri Godo: Pika 2 230 : “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Kur Gjykata nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë”. Leontiev Çuçi: Është hequr “Kuvendi” dhe ka mbetur “Gjykata”. Sabri Godo: Paragrafi i tretë 231 i po këtij neni bëhet: “Gjykata, në rastet e paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve”. Mbaruam me nenin 168. Ka vërejtje? Jo. Atëherë, kalojmë tek neni 169, paragrafi i parë 232 . 230 Neni 168/2: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi, ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Kryetarin e Kuvendit (e Gjykatës Kushtetuese). Kur Kryetari i Kuvendit (Gjykata) nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë. (Kuvendi në mbledhjen e tij të parë vendos përfundimisht për lejimin ose refuzimin e ndjekjes penale)”. 231 Neni 168/3: “Kuvendi (Gjykata), në rastet e pikave 1 dhe 2 të këtij neni vendos me shumicën e të gjithë antarëve”. 232 Neni 169/1: “1. Mandati i gjyqtarit mbaron: a) kur dënohet me vendim të formës së

353 Arben Imami: Ka pasur propozime në lidhje me formulimin “...kur nuk paraqitet në detyrë për më shumë se 12 muaj, për çfarëdo arsye”, që të përcaktohet një kohë më e vogël, si dhe të përcaktohet se mungesat duhet të jenë të paarsyeshme, të pajustifikuara. Kështu, paragrafi i parë, pika (b), bëhet: “Kur nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më shumë se gjashtë muaj”. Sabri Godo: Jemi dakord me këtë formulim? Po. Haxhi Aliko: Vetëm desha të them që një rregull i tillë duhet bërë edhe tek deputeti, ku thuhet se ‘mungon për gjashtë muaj,’ ndërsa fjala “arsye” nuk është vënë. Arben Imami: Pika (c) bën fjalë për moshën e pensionit, e cila është sugjeruar që të përcaktohet 65 vjeç. Pika (c) bëhet: “Kur ka mbushur moshën 65 vjeç”. Genc Ruli: Veçse mosha e pensionit mund të ndryshojë. Sabri Godo: Shumica e anëtarëve të Komisionit të Venecias ishin mbi 70 vjeç! Genc Ruli: Mosha e pensionit të caktohet me ligj. Sot është 60, nesër mund të bëhet 67. Pse duhet ta fiksojmë 65? Haxhi Aliko: Mua më duket që është i vetmi rast që je i detyruar të lësh punën me mbushjen e moshës së pensionit. Dalja në pension është një e drejtë. Kur unë mbush moshën e pensionit, unë kam të drejtë të dal në pension. Kjo do të thotë që, në rast se shteti ka nevojë dhe interes për mua, mund të më mbajë mbi moshën e pensionit. Pra, kur unë mbush moshën e pensionit, po qe se vendos të dal në pension, nuk më mban askush me zor në punë; por, ama, në qoftë se shteti ka interes të më mbajë dhe unë dëshiroj të vazhdoj punën, mund të qëndroj. Pra, ky është i pari rast ku me pensionin ke dhe këtë sanksion. Genc Ruli: Jo, ligji i nëpunësit civil e ka që me mbushjen e moshës së pensionit del në pension. prerë për kryerjen e një krimi; b) kur nuk paraqitet në detyrë për më shumë se 12 muaj; c) kur nuk ka mbushur moshën e pensionit; ç) kur deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim të formës së prerë”.

354 Haxhi Aliko: Jo, të dalësh në pension është e drejtë! Genc Ruli: Edhe detyrim ligjor! Haxhi Aliko: Nuk është detyrim! (replika të pakuptueshme) Jonuz Begaj: Unë mendoj se anëtarët e Gjykatës kanë mundësi që të ushtrojnë funksionet, si dhe t’i kryejnë detyrat shumë në rregull edhe pas moshës 65 vjeç, madje kjo mund të jetë edhe mosha më e mirë e tyre. Unë mendoj se mosha e pensionit duhet të përcaktohet me ligj. Vladimir Metani: Unë do të gjykoja që mosha e pensionit të bëhet 70 vjeç. Jonuz Begaj: As 70, por me ligj! Leontiev Çuçi: Më mirë të mbetet siç është në variantin ekzistues: “Ka mbushur moshën e pensionit”. Rishikimi i moshës së pensionit do të bëhet në ligjin e sigurimeve shoqërore. Vladimir Metani: Këto janë funksione që lidhen me moshën. Leontiev Çuçi: Çështja e moshës nuk shtrohet vetëm për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese; ajo shtrohet edhe për mandate të tjera të zgjedhurish apo të emëruarish. Më mirë le t’i lihet ligjit. Vladimir Metani: Kemi ndjekur moshën, jo pensionin. Kristaq Traja: Arsyeja pse u hoq dorë atje nga varianti i parë, sipas të cilit mosha e pensionit përcaktohet me ligj, kishte të bënte me mundësinë që ka pushteti politik, ekzekutivi dhe legjislativi për të ulur moshën me ligj. Genc Ruli: Atëherë, ngelet të zgjedhim ndërmjet 65 dhe 70. Arben Imami: 67. Zamira Çaka: 70. Leontiev Çuçi: E vëmë 65. Vladimir Metani: Mosha 65 më duket mirë.

355 Jonuz Begaj: Flasim për anëtarë të Gjykatës dhe jo për njerëz që merren me punë fizike. Nga sa kemi parë, edhe pasi mbushin 60 vjeç bëhen anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Arben Imami: Atëherë? Vladimir Metani: E lëmë 65. Arben Imami: Ka konsensus për 70, të cilën e propozojnë dy bashkëkryetarët, zoti Majko dhe zoti Begaj? Kundra? Jo. Mosha 70 vjeç miratohet me konsensus. Paragrafi i dytë i nenit 169 233 ndryshohet si vijon: “Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, gjyqtari që e zëvendëson qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar”. Ka vërejtje? Jo. Ka kundër? Jo. Kalon. Sigurisht, bie edhe varianti që vjen më poshtë. Shtohet edhe një paragraf i tretë: “Gjykata me vendim njofton se mandati i gjyqtarit ka mbaruar”. Vazhdojmë tek neni 172 234 . Tek pika (c), pas fjalëve “akteve të organeve qendrore” shtohen edhe fjalët “dhe lokale”, sepse mund të ketë edhe akte të organeve lokale që bien ndesh me Kushtetutën. Në lidhje me këtë pikë, gjithashtu, bëhet edhe propozimi që të hiqet fjala “ligjet”, ndoshta dhe “marrëveshjet ndërkombëtare”. Mos e kam gabim? 233 Nenit 169/2: “Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës zgjedh një gjyqtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar. [Variant:“Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, organi propozues përkatës zgjedh një gjyqtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar”]. 234 Neni 172: “Gjykata Kushtetuese vendos për: a) pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare siç parashikohet në nenin 121/2; b) pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkomëbtare me Kushtetutën para ratifikimit të tyre; c) pajtueshmërinë e akteve të organeve qëndrore me Kushtetutën, me marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet; ç) mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qëndror dhe qeverisjes lokale; d) kushtetueshmërinë e partive dhe të organizatave të tjera politike si dhe të veprimtarisë së tyre sipas nenit 9 të Kushtetutës; dh) shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij; e) çështje që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmërinë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës dhe të deputetëve si dhe me verifikimn e zgjedhjes së tyre; ë) kushtetueshmërinë e referendumit dhe verifikimin e rezultateve të tij; f) gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave”.

356 Spartak Ngjela: Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të rrinë, pasi atyre i ke dhënë forcë kushtetuese. Arben Imami: Atëherë, pika (c) do të bëhej: “Pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore e lokale me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare”? Spartak Ngjela: Po të shtohej edhe ligji… Krenar Loloçi: Atëherë, ajo do të ishte si një gjykatë e zakonshme. Arben Imami: Jemi dakord për këtë? Në rregull. Në pikën (f), fjalët “zgjidhjen përfundimtare” do të bëhen “gjykimin përfundimtar”. Në fund të kësaj pike shtohet fjalia “...pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave”, fjali e cila nxjerr se Gjykata Kushtetuese është instanca e fundit. Pra, pika (f) bëhet: “Gjykata Kushtetuese vendos për gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve, për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave”. Ka vërejtje? Spartak Ngjela: Kush e ka shtuar këtë fjali: “...pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet”? Sabri Godo: Kjo çështje u diskutua gjatë në Venecie. Çdo qytetar do të shkonte në Gjykatën Kushtetuese, në qoftë se nuk do të vente më parë në gjykatat e tjera, në gjykatën e shkallës së parë, në gjykatën e apelit, e kështu me radhë. Kur t’i kesh kaluar të gjitha këto shkallë gjyqësore, pastaj të lind e drejta t’i drejtohesh Gjykatës Kushtetuese. Spartak Ngjela: Kështu ai është i detyruar të ngrihet edhe kundër vendimit të Gjykatës së Kasacionit në Gjykatën Kushtetuese. Arben Imami: Po. Kështu ka qenë që në fillim. Sabri Godo: Vetëm kur bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave të njeriut. Arben Imami: Kur thua “zgjidhjen përfundimtare”, siç e kemi në tekstin bazë, duke i lënë mënjanë për një çast përmirësimet e fundit, kupton gjithmonë zgjidhjen e fundit, e cila vjen vetëm pasi të jenë kaluar më parë instancat e tjera gjyqësore.

357 Spartak Ngjela: I japim mundësi Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Kasacionit! Arben Imami: Padyshim. Spartak Ngjela: Po si do të ekzekutohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, se jemi në Shqipëri këtu? Po të ishe në Angli, atje ndryshon puna. Po këtu, Rustem Gjata ka dhënë vendime civile në Gjykatën Kushtetuese! Arben Imami: E di. Vladimir Metani: Deri ku do të shtrihet efekti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese? Spartak Ngjela: Vendimin përfundimtar të Kasacionit, Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta prishë. Kristaq Traja: E prish në rast se vendimi i Gjykatës së Kasacionit shkel drejtpërdrejt një të drejtë themelore; e prish dhe e kthen për gjykim. Arben Imami: Kemi pasur një variant të mëparshëm, i cili bënte fjalë vetëm për ato të drejta që lidheshin me procesin e rregullt gjyqësor. Tani bëhet fjalë për të gjitha të drejtat. Spartak Ngjela: Një vendim qeverie më shkel një të drejtë. Ku të drejtohem? Sabri Godo: Në gjykatë. Kristaq Traja: Do të fillosh me gjykatën e shkallës së parë. Pasi të jetë gjykuar çështja [deri] edhe në Gjykatë të Lartë dhe, përsëri, vendimi gjyqësor prek drejtpërdrejt, të themi, të drejtën e pronës, – [dikujt] i është marrë pasuria pa kompensim, – qytetari i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Spartak Ngjela: Kazusi është kështu: një vendim qeverie, i cili është akt nënligjor, më cenon një të drejtë. Çdo të bëj unë? Kristaq Traja: Do vesh në gjykatë të zakonshme.

358 Spartak Ngjela: Gjykata e zakonshme shprehet në favor të vendimit të qeverisë. Gjykata nuk ka asnjë faj, se ajo e zbaton atë si akt nënligjor. Kristaq Traja: Jo, gjykata ka faj, sepse nuk është e detyruar nga akti nënligjor, por nga ligji. Spartak Ngjela: Nesër, pasi të hyjë në fuqi Kushtetuta e re? Kristaq Traja: Sot edhe nesër. Krenar Loloçi: Edhe dje. Spartak Ngjela: Po të mos zbatojë gjykata një vendim qeverie, prishet gjithë politika e privatizimit. Kështu, vendimi i qeverisë thotë që ankandi nuk zbatohet në qoftë se pronari i truallit zotëron 80% të truallit. Këtë marzh e ka vënë vendimi i qeverisë, a mundet të mos e zbatojë gjykata? Vladimir Metani: Është akt nënligjor që ka dalë në zbatim të ligjit. Spartak Ngjela: Me këtë akt nënligjor është bërë gjithë privatizimi… Kristaq Traja: Kjo do të thotë se vendimi i qeverisë është në rregull, pasi vetë ligji e autorizon qeverinë të përcaktojë marzhin. Pra, nuk ka papajtueshmëri; kjo marrëdhënie do të vendoset në bazë të vendimit të qeverisë. Por në rast se vendimi i qeverisë vjen në kundërshtim me një ligj, gjykata e zakonshme do zbatojë ligjin. Ky është rasti konkret. Arben Imami: Ka nevojë për ndonjë sqarim, ndonjë shtesë, në lidhje me kompetencat e Gjykatës Kushtetuese? Vladimir Metani: Në lidhje me pikën (b), pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, para ratifikimit të tyre, si do të bëhet kjo, kush do ta vejë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese para ratifikimit? Kristaq Traja: Organi që bën lidhjen e marrëveshjes do t’i paraqesë kërkesë Gjykatës Kushtetuese. Arben Imami: Ka ndonjë pyetje për 172-shin? Jo. Ka kundra? Jo. Mirë atëherë, kalon. Tek neni 173 235 , fraza e fundit e paragrafit të parë 235 Neni 173: “1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme

359 ndryshon si vijon: “Gjykata Kushtetuese ka të drejtë vetëm të shfuqizojë aktet që shqyrton”. Jonuz Begaj: Pse, mund të ndodhë ndryshe? Arben Imami: Po, kur Gjykata Kushtetuese cakton orarin e zgjedhjeve. 236 Haxhi Aliko: Si? Arben Imami: Kur cakton orarin e zgjedhjeve; pra ndodh edhe ndryshe. Vladimir Metani: Është kthyer në një organ ligjvënës. Arben Imami: Kthehet në organ ligjvënës. Edhe për pronat që diskutuam më sipër, Gjykata Kushtetuese mund të gjykojë çështjen me themel dhe të marrë një vendim, me anën e të cilit shfuqizon vendimin e Gjykatës së Kasacionit dhe ia kthen pronën një personi. Mos duhet thënë më mirë: “Gjykata Kushtetuese ka të drejtë vetëm shfuqizimin e akteve që shqyrton”? Kam përshtypjen se “shfuqizimi” shkon më mirë se sa “të shfuqizojë”. Sabri Godo: E qartë është. Spartak Ngjela: Mirë është, se nuk është organ legjislativ. Do bëjë dispozita ligjore Gjykata Kushtetuese! Vladimir Metani: E ka bërë efektivisht… dhe janë përfundimtare. Gjykata Kushtetuese në asnjë rast nuk mund të zëvendësojë kompetencën e organeve të tjera shtetërore. 2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që ligji ose akti tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër. Opinionet e pakicës botohen bashkë me vendimin”. 236 Në vendimin nr. 22, datë 27.06.1997, të Gjykatës Kushtetuese, ndërmjet të tjerave, thuhet: “1. Pezullimi i zbatimit të nenit 64 të ligjit nr.7556, datë 4.02.1992, “Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë”, me ndryshimet e mëvonshme, vetëm në pjesën ku është caktuar fillimi dhe mbyllja e orarit të votimit (ora 8:00 deri në orën 21:00) dhe fillimi i punës së komisioneve të qendrave të votimit (ora 07:00) deri në përfundimin e votimeve të 29 qershorit 1997 dhe nxjerrjes së rezulateve të tyre përfundimtare. 2. Votimi për zgjedhjet e datës 29 qershor 1997, përfshi këtu edhe balotazhin e mundshëm, fillon nga ora 07:00 (shtatë) dhe mbyllet në orën 18:00 (tetëmbëdhjetë). 3. Në ditën e votimit, komisioni i qendrës së votimit e fillon punën në orën 06:00 (gjashtë)”.

360 Spartak Ngjela: Jo, e ka bërë vetëm një herë në fillim dhe u bë bujë e madhe. Arben Imami: Atëherë, 173-shi. Ka vërejtje, ka pyetje, ka kundër? (zëra): Dakord. Arben Imami: Kalon. Neni 175 237 . Në lidhje me pikën (c) të këtij neni është bërë një sugjerim: me qëllim që të evitohet që çdo ligji të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, grupi prej 10 (5) deputetësh të bëhet një e pesta e deputetëve. Pra, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje kur e kërkojnë jo më pak se një e pesta e deputetëve. Vladimir Metani: Një individ ka të drejtë të shkojë në Gjykatën Kushtetuese? Arben Imami: Po, por jo për çdo çështje, vetëm për çështje që i preken të drejtat e tij. Sabri Godo: Janë të lidhura me nenin që lexuam pak më lart, nenin 172. Arben Imami: Partitë politike, organet e komuniteteve fetare, organet e qeverisjes lokale, individët, shkojnë vetëm për çështje që janë të lidhura me çështjet e tyre. Spartak Braho: Paska të drejtë kryetari i komunës dhe nuk paska të drejtë deputeti? Jonuz Begaj: Po Avokati i Popullit është sa një e pesta e deputetëve? Arben Imami: Edhe njëherë: organi i qeverisjes lokale e vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese vetëm për çështje të cilat atakojnë drejtpërdrejt këtë organ, kurse grupi i deputetëve shkon për çdo ligj, për të mbrojtur një të drejtë politike. 237 Neni 175: “1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të: a) Presidentit të Republikës; b) Kryeministrit; c) një grupi prej jo më pak se 10 (5) deputetësh; ç) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit; d) çdo gjykate sipas nenit 136 të Kushtetutës; dh) Avokatit të Popullit; e) organeve të qeverisjes lokale; ë) organeve të komuniteteve fetare; f) partive politike dhe të organizatave të tjera; g) individëve”.

361 Spartak Ngjela: Unë mendoj se duhet vënë një marzh edhe për organizimin e referendumit. Sa duhet të jetë numri i deputetëve që të kërkojë bërjen e një referendumi, një e pesta? Arben Imami: Po, këtë raport kemi mbajtur. Këtë shumicë kemi mbajtur edhe për mbajtjen e sesionit të jashtëzakonshëm. Spartak Ngjela: Një grup parlamentar mund të mos e bëjë dot një të pestën. Arben Imami: Le të mos e bëjë; ta bëjnë dy grupe parlamentare. Vladimir Metani: Le të mblidhen aq deputetë sa të bëjnë një të pestën. Arben Imami: Po ta heqim këtë minimum (një të pestën e deputetëve), faktikisht çdo ligj mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Spartak Braho: Le të shkojë! Përse e kemi atëherë Gjykatën Kushtetuese? Përse të mos ketë këtë të drejtë një grup parlamentar? Genc Ruli: E kanë partitë politike. Përse duhet vënë grupi parlamentar? Zamira Çaka: Po partitë s’e kanë për deklaratë, e kanë “… vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre”. Genc Ruli: Çfarë interesash mund të ketë grupi parlamentar jashtë partisë së vet? Është grup parlamentar i krijuar prej të njëjtës parti; prandaj përputhen interesat. Arben Imami: Atëherë, t’i kthehemi edhe një herë kësaj çështjeje. A jemi të mendimit që një e pesta nuk është një kuorum i domosdoshëm? Fakt është se jo çdo ligj është i nevojshëm të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Pandeli Majko: Për të krijuar një grup parlamentar duhet të kesh 4% të vendeve. Pra, një grup parlamentar mund të ketë shtatë deputetë? Ndoshta i bie më shumë, megjithatë unë jam që kjo e drejtë t’i takojë qoftë edhe një grupi parlamentar, pavarësisht nga numri. Genc Ruli: Për grupin parlamentar mos ki merak, se janë partitë!

362 Pandeli Majko: Ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese” i njohin të drejtën një grupi parlamentar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. 238 Le të caktojmë një numër minimal deputetësh, që të përbëjnë një grup parlamentar, për shembull, gjashtë. Ne e kemi pasur me grup parlamentar, ndërsa e çojmë tek një e pesta e numrit të deputetëve. Por një e pesta është shumë! E lëmë sa të jetë minimumi për të formuar një grup parlamentar. Spartak Braho: Këtu ka një absurditet! Deputeti ka të drejtë të propozojë një ligj, ndërsa nuk ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese kundër një ligji? Të paktën të t’i jepet kjo e drejtë një grupi parlamentar! Vladimir Metani: Grupin e ke në funksion të rregullores që do bësh, e cakton me shtatë, e cakton me pesë minimalen. Ndërsa duke e caktuar një numër në Kushtetutë, ky është i fiksuar njëherë e përgjithmonë. Sabri Godo: Po sa i bie një e pesta? Leontiev Çuçi: Llogaria duhet bërë me 140 deputetë. (zëra): 28. Zamira Çaka: 28 deputetë është shumë. Jonuz Begaj: Është shumë. Haxhi Aliko: Lëre grupin parlamentar dhe zgjidhet problemi. Leontiev Çuçi: Por kemi shtuar partitë! Krenar Loloçi: Edhe në Venecie sugjeruan të vihet grupi parlamentar, i cili përfaqëson një parti. Megjithatë, është menduar që jo çdo interes partiak të jetë i tillë që të vejë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Arben Imami: Të mos shkojnë interesat e ngushta të partive, ky është problemi. 238 Neni 25 i ligjit nr. 7561, datë 29.4.1992, “Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr. 7491, 29.4.1991, ‘Për dispozitat kryesore kushtetuese’”.

363 Jonuz Begaj: Unë mendoj që partitë e vogla nuk e arrijnë dot një të pestën. Arben Imami: Po pra, ky është qëllimi i një të pestës. Vladimir Metani: Le të bashkohen disa grupe parlamentare derisa ta arrijnë numrin prej një të pestave. Jonuz Begaj: Po, 28 nuk arrihet nga grupet e vogla! Arben Imami: Po do të mbështeten nga një parti e madhe e opozitës… Spartak Ngjela: Në qoftë se një të pestës së parlamentit nuk i mbushet mendja që ky ligj është antikushtetues, atëherë… Arben Imami: Atëherë, ai s’është antikushtetues! Vladimir Metani: Po si do të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese me tre ose katër veta? Grupi parlamentar, sipas rregullores, formohet me katër. Spartak Ngjela: Nuk shkon! Vladimir Metani: Kështu mendoj edhe unë. Arben Imami: Atëherë, kam përshtypjen se jemi të gjithë të të njëjtit mendim. Spartak Ngjela: Në qoftë se një e pesta nuk mendon se një ligj është antikushtetues, atëherë është e kotë të angazhosh Gjykatën Kushtetuese. Arben Imami: Atëherë, kalojmë tek pika (d), e cila thotë: “Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të (d) çdo gjykate”. Këtu të shtojmë “sipas nenit 137”. Neni 137, pika e dytë, përcakton se: “Gjykatat nuk zbatojnë ligjin që bie në kundërshtim me Kushtetutën. Në këtë rast ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese”. Pra, vetëm kur gjykata mendon se ligji vjen në kundërshtim me Kushtetutën. Pra, kemi bërë më tepër një qartësim. Ka pyetje, ka vërejtje, ka kundër? Jo. Kalon. Neni 150 239 . Duke pasur 239 Neni 150: “1. Banka qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë. Ajo ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, si dhe të zbatimit të pavarur të politikës monetare. 2. Banka e Shqipërisë drejtohet nga Bordi i saj, si dhe nga

364 parasysh vërejtjet e Bankës qendrore, si dhe konsultat me Fondin Monetar Ndërkombëtar, neni 150 është formuluar si vijon: “1. Banka qendrore është Banka e Shqipërisë. Ajo ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, të formulimit e të zbatimit të politikës monetare, si dhe të mbajë dhe të administrojë rezervat valutore të Republikës së Shqipërisë. 2. Banka e Shqipërisë drejtohet nga bordi ose Këshilli Mbikëqyrës, i cili kryesohet nga guvernatori i Bankës. Guvernatori zgjidhet për shtatë vjet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës”. Mos duhet thënë tek paragrafi i parë: ”Banka qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë”? Leontiev Çuçi: Formulimi: “Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë” më duket më i përcaktuar. Arben Imami: Atëherë: “Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë”. Leontiev Çuçi: Është më përcaktues dhe më kuptimplotë formulimi: “Banka e Shqipërisë është bankë qendrore…” Genc Ruli: “… e shtetit”. Spartak Ngjela: Po ja ku e ke, e ka thënë shumë bukur këtu: “Banka qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë”. Arben Imami: Po, “e shtetit”. Në fakt, na ka shpëtuar. “Banka qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë”, kështu është edhe varianti i parë. Leontiev Çuçi: Dakord. Arben Imami: Kemi shtuar tek paragrafi i parë fjalët “...të mbajë dhe të administrojë rezervat valutore”. Tek paragrafi i dytë është rritur afati i qëndrimit në detyrë i guvernatorit të Bankës nga pesë vjet në shtatë vjet. Leontiev Çuçi: Tek fjalia: “[Banka] ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes dhe të qarkullimit të monedhës shqiptare, të formulimit e të zbatimit të politikës monetare”, duhet të shtojmë fjalën “e pavarur” Guvernatori, i cili zgjidhet për 5 vjet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës”.

365 ndërmjet fjalëve “të zbatimit të politikës”. Pra, do të bëhej: “[Banka] ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes dhe të qarkullimit të monedhës shqiptare, të formulimit e të zbatimit të pavarur të politikës monetare”. Kristaq Traja: E pavarur është. Krenar Loloçi: Në formulim duhet të jetë “e pavarur”. Arben Imami: Ka të drejtë Çuçi. Unë nuk e marr vesh pse është harruar ajo. Tek teksti bazë, e përsëris, të shtojmë vetëm fjalinë “...si dhe të mbajë dhe të administrojë rezervat valutore të Republikës së Shqipërisë”, tek paragrafi i fundit. Pandeli Majko: Ka dhe një shtesë që duhet bërë. Përpara fjalëve “të zbatimit të politikës”, të shtohet fjala “të formulimit”. Genc Ruli: Për formulimin e politikës monetare deri më sot thuhet se Banka bashkëpunon me qeverinë. Nuk mund të kesh politikë financiare pa e ndërthurur atë me politikën monetare. Me ligjin ekzistues, Banka është me të vërtetë institucioni më i pavarur në Shqipëri. Këtë status e ka fituar me ligj. Nuk ke pse ta bësh me Kushtetutë formulimin e politikës si një të drejtë ekskluzive të Bankës, në një kohë kur ajo duhet të bashkëpunojë me qeverinë për bërjen e politikës monetare. Spartak Ngjela: Kush e ka bërë nenin 150? Arben Imami: Është bërë me propozim të FMN-së. Genc Ruli: Pra, mund të lindë një konflikt, të cilin parlamenti nuk e zgjidh dot. Kështu, qeveria do t’i kërkojë Bankës të bashkëpunojë për të ndërtuar politikën financiare dhe monetare, por Banka i kundërvihet, duke thënë, ‘formulimi është e drejta ime ekskluzive dhe nuk kam përse të bashkëpunoj fare me qeverinë.’ Pra, formulimin mos e përmend më si e drejtë ekskluzive. Arben Imami: Heqim “formulimin” dhe mbajmë “administrimin e rezervës valutore”. Atëherë, arritëm tek teksti: “Banka qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë. Ajo ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, të zbatimit të pavarur të politikës monetare, si dhe të mbajë dhe administrojë rezervat valutore të Republikës së Shqipërisë”.

366 Jonuz Begaj: Ajo fjala “ekskluzive” mos do të thotë që nuk e kanë këtë të drejtë bankat e tjera? Leontiev Çuçi: Po, vetëm kjo bankë e ka. Arben Imami: Paragrafi i dytë ka dy ndryshime. Së pari, bordi do të kryesohet nga Guvernatori dhe, së dyti, që guvernatori zgjidhet për shtatë vjet. Atëherë, paragrafi i dytë bëhet si vijon: “Banka e Shqipërisë drejtohet nga bordi, i cili kryesohet nga Guvernatori i Bankës. Guvernatori zgjidhet për shtatë vjet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës”. Ka pyetje, ka vërejtje, ka kundër? Leontiev Çuçi: Unë them që më mirë ta lëmë “këshill mbikëqyrës”, siç e kemi. Krenar Loloçi: “Këshill mbikëqyrës” e gjejmë faktikisht tek ligji për Bankën, por tek ligji për shoqëritë tregtare gjejmë edhe terma të tjerë. Spartak Ngjela: Po the “këshilli mbikëqyrës”, ky Këshill do të zgjedhë guvernatorin. Genc Ruli: Banka shtetërore asnjëherë nuk ka stampën e një shoqërie aksionare dhe tregtare. Është një institucion publik. Banka ka pak a shumë kompetenca qeveritare. Spartak Ngjela: Pyetja ime është kjo: Këshilli mbikëqyrës ka forcë ekzekutive apo vetëm emëruese? Çfarë është emërtesa? Genc Ruli: Jo, ky është Këshill vendimmarrës. Arben Imami: Tani, meqë nuk ka vërejtje të tjera, kalojmë në një pjesë tjetër. Ka një propozim, për të parashikuar një komision zgjedhjesh, një komision qendror dhe të përhershëm zgjedhjesh, në Kushtetutë. Nuk e kishim shkruar një pjesë të tillë deri tani, për faktin se nuk e kemi parë në ndonjë kushtetutë tjetër. Megjithatë, mbi propozimin e Fondacionit për Sistemet e Zgjedhjeve, si dhe të propozimeve të komisioneve tona të zgjedhjeve, për zgjedhjet e përgjithshme dhe atyre lokale, stafi ka përgatitur këtë tekst që ju keni përpara. Spartak Ngjela: Komisioni i Përhershëm i Zgjedhjeve.

367 Arben Imami: Neni 2 i pjesës për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kur të futet kjo pjesë në projekt, sigurisht, do të marrë numërtimin përkatës. Atëherë, neni 2: “1. Komisioni përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët zgjidhen për një mandat 7- vjeçar, nga të cilët tre anëtarë zgjidhen nga Këshilli i Kuvendit, dy nga Presidenti i Republikës dhe dy anëtarë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. 2. Për zgjedhjet dhe referendumet, subjektet elektorale caktojnë përfaqësuesit e tyre pranë Komisionit. Ata nuk kanë të drejtë vote. 3. Anëtari i Komisionit gëzon imunitetin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. 4. Për realizimin e funksioneve të tij, Komisioni ka buxhetin e vet”. Neni 3: “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: a) Organizon, administron, mbikëqyr dhe drejton të gjitha zgjedhjet si dhe referendumet; b) Koordinon veprimtarinë qeveritare në lidhje me regjistrimin e votuesve, si dhe plotësimin e nevojave materiale për kryerjen e zgjedhjeve; c) Nxit dhe mbështet krijimin e kushteve për kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta; ç) Përcakton dhe vendos rezultatet e zgjedhjeve; d) Drejton edukimin civil të votuesve; dh) Nxjerr rregulla në përmbushje të detyrimeve kushtetuese, si dhe të atyre që caktohen me ligj”. Atëherë, keni pyetje? Zamira Çaka: Kam një pyetje në lidhje me pikën dy. Çfarë presupozohet të jenë ata që do të zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë? Arben Imami: Gjyqtarë ose juristë. Zamira Çaka: Po pse nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë? Krenar Loloçi: Për t’i dhënë një karakter sa më të paanshëm zgjedhjes. Por nuk mund të kryejnë edhe funksione të tjera që nuk pajtohen me detyrën e anëtarit të Komisionit të Zgjedhjeve. Zamira Çaka: Po e ka një kompetencë të tillë Këshilli i Lartë i Drejtësisë? Arben Imami: Ia jep me Kushtetutë. Genc Ruli: Këta zgjidhen njëherazi? Krenar Loloçi: Njëherazi.

368 Spartak Ngjela: Kjo do të shkaktojë shumë diskutime, sepse momentalisht të shtatë anëtarët i zgjedh mazhoranca e parlamentit. Pandeli Majko: Po ajo i zgjedh. Ta them që tani. Spartak Ngjela: Të shtatë anëtarët, sipas kësaj Kushtetute, pavarësisht se kush e ka mazhorancën, do të zgjidhen nga mazhoranca. Për këtë jemi zënë mjaft, për këtë do të bëhet, të themi, luftë. Pra, po të më lini, unë mund t’i nxjerr që të shtatë anëtarët t’i përkasin të njëjtës mazhorancë. Tre anëtarë Këshilli i Kuvendit; Këshilli i Kuvendit dhe Kuvendi kontrollohen nga e njëjta mazhorancë. Tre i mori mazhoranca. Dy anëtarë zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili ka, gjithashtu, një përbërje mazhorancë- opozitë. Arben Imami: Jo. Spartak Ngjela: Të mbaroj unë njëherë… Arben Imami: Nuk ke çfarë të mbarosh. Po u nise nga një premisë e gabuar, nuk mund të vesh gjëkundi! Spartak Ngjela: Ja u morën edhe dy nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Dy të tjerë i cakton Presidenti, kështu që të shtatë anëtarët i përkasin të njëjtës mazhorancë. Arben Imami: Nëntë anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gjyqtarë dhe zgjidhen nga konferenca gjyqësore. Spartak Ngjela: Tani, të kuptohemi, teorikisht mundet që të shtatë anëtarët të zgjidhen nga mazhoranca. Pastaj, praktikisht mund të sigurohen 5. Sabri Godo: Qëllimi i atyre zotërinjve që bënë atë propozim, është të krijohet një komision zgjedhjesh sa më i paanshëm nga pikëpamja politike. Meqenëse këta zotërinjtë janë këtu të pranishëm dhe kanë disa ditë që ndjekin punimet tona, nuk humbasim ndonjë gjë po të dëgjojmë mendimin e tyre. Dëshironi të shfaqni ndonjë mendim zotërinj? Dan Blesington, përfaqësuesi i Fondacionit për Sistemet e Zgjedhjeve (flet anglisht dhe përkthehet në shqip): Faleminderit. Së pari do të doja të thoja dy fjalë për Fondacionin që unë drejtoj. Është

369 një organizatë jo-fitimprurëse. Është një fondacion ndërkombëtar që merret me sistemet zgjedhore dhe që nuk ka asnjë lloj lidhjeje partiake. Ne bëmë një propozim, të cilin ia dërguam Komisionit tuaj të premten e kaluar. Për sa i përket përbërjes së komisionit, në propozimin tonë ishin përfshirë nëntë anëtarë. Tre do të propozoheshin e zgjidheshin nga parlamenti, tre nga Gjykata Kushtetuese dhe tre do të zgjidheshin nga Presidenti, në bazë të propozimeve të ardhura nga organizatat joqeveritare. Mënyra sesi do të realizohej ky proces, do të përcaktohej me ligj, për shembull, cilat nga organizatat jo-qeveritare do të bënin propozimet. Sipas propozimit tonë, tre anëtarët do të zgjidheshin nga Presidenti, në bazë të një liste kandidaturash të ardhura nga organizatat jo-qeveritare. Ky ishte propozimi ynë fillestar që ju dërguam të premten. U bë e qartë, se mbasi e dhamë projektpropozimin, disa nga ju menduan se është shumë i gjatë si kapitull, prandaj përgatitëm një propozim më të shkurtër se fillestari dhe që ndodhet këtu para jush. Dje morëm projektin e përgatitur nga stafi i Komisionit tuaj, ku pasqyrohen shumë nga idetë kryesorë të propozimit tonë. Qëllimi kryesor është të krijohet një strukturë legjitime, një strukturë e pavarur për zgjedhjet në Shqipëri. Dhe po aq e rëndësishme është të frymëzohet besimi i popullit tek ky institucion. Në qoftë se keni pyetje lidhur me këtë problem, jam gati t’u përgjigjem. Pandeli Majko: A duhet të jenë anëtarë partie këta të shtatë? Dan Blesington: Jo. Në propozimin që i dhamë Komisionit, parashikohet që asnjë nga të shtatë anëtarët e këtij komisioni nuk duhet të jetë anëtar aktiv i ndonjë partie politike. Kjo nuk gjendet në këtë projekt, por gjendet tek projekti i mëparshëm. Megjithatë, në projektin e paraqitur në Komisionin tuaj, është mbajtur ideja e përfaqësuesve të subjekteve politike, por pa të drejtë vote. Ne besojmë që partitë politike duhet të kenë akses të plotë në këtë sistem, të marrin pjesë aktivisht dhe të punojnë bashkë me Komisionin Zgjedhor. Partitë politike nuk duhet të kenë mundësinë që të pengojnë punën e Komisionit të Zgjedhjeve me anë të votës së tyre. Në fakt, e gjithë kjo i vendos individët në një pozicion të vështirë: kujt i shërbejnë ata, Republikës së Shqipërisë apo partive politike? Duke qenë atje si përfaqësues të partive pa të drejtë vote, ky problem nuk krijohet.

370 Ndërsa anëtarët me të drejtë vote, përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë. Leontiev Çuçi: A është parashikuar në kushtetuta të tjera futja e një kapitulli të tillë? Dan Blesington: Ka shumë modele të ndryshme dhe asnjëri nuk është tamam si ky model. Siç e kam përmendur edhe në letrën përcjellëse drejtuar këtij Komisioni, formula e nëntë anëtarëve për nëntë vjet, është marrë si ide nga modeli francez. Në Francë, ky organ nuk quhet “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, por “Këshilli Kushtetues”, që është organ shumë i rëndësishëm dhe i fuqishëm në Francë. Një nga kompetencat e tij është vëzhgimi dhe verifikimi i zgjedhjeve kombëtare, referendumeve dhe zgjedhjeve presidenciale. Leontiev Çuçi: Pyetja ishte pak më e drejtpërdrejtë. Në kushtetuta e tjera, a është parashikuar një kapitull i veçantë për një organ që të merret me zgjedhjet? Dan Blesington: Ka shumë kushtetuta, por asnjëra nuk është tamam si kjo që po punojmë këtu; nga ana tjetër, asnjëri prej këtyre vendeve nuk është Shqipëria. Austria, për shembull, ka një kapitull në Kushtetutë për ngritjen e bordeve zgjedhore për zgjedhjet federale. Nuk është aq i detajuar sa propozimi që dhamë ne dhe sa propozimi juaj, por i adresohet disa cilësive që duhet të kenë anëtarët e këtyre bordeve. Për shembull, thotë se anëtarët e bordit qendror të zgjedhjeve duhet të kenë qenë gjyqtarë. Letonia dhe Lituania kanë gjithashtu klauzola, të cilat janë më të shkurtuara. Sabri Godo: Në vendet e tjera të botës, në Itali, në Greqi, në Gjermani, etj., kush e cakton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në varësi të kujt është dhe si operon? Dan Blesington: Së pari, më duhet të pranoj se kërkimet e mia nuk janë ezauruar dhe mundësitë e mia për punë kërkimore në Shqipëri janë të kufizuara, të paktën për materialet në anglisht. Pra, i kërkova zyrës në Uashington të më dërgonte informacione nga vendet e ndryshme, por si jurist, do të më pëlqente të bëja punë studimore kudo që është e mundur. Pra, ajo që do t’ju them unë, është e bazuar në informacion të dorës së dytë. Ajo që mund të them është që, në shumë

371 vende, në shumë zona, parlamenti është institucioni përgjegjës që zgjedh anëtarët e Komisionit. Vende të ndryshme, parashikojnë përfaqësues të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në fakt, ideja e anëtarëve ex officio 240 të përfaqësuesve të partive politike u mor nga Kushtetuta e Moldavisë. Sigurisht, në disa vende të tjera, nuk ka Komisione Qendrore të Zgjedhjeve, por ka organe të tjera mbikëqyrëse. Për shembull në Suedi, rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e luan Autoriteti i Taksave, megjithëse në Kushtetutë flitet për një komitet rishikues të zgjedhjeve, me përgjegjësi më të kufizuara. Sabri Godo: Ne duhet t’i japim një zgjidhje kësaj çështjeje në Kushtetutë. Dihet se çfarë është bërë me komisionet e zgjedhjeve këtu tek ne. Ashtu siç kanë qenë formuar komisionet, vazhdimisht kanë qenë kontestuar për mungesë kredibiliteti. Më në fund, çështja e zgjedhjeve mbetej për t’u zgjidhur nga Rustem Gjata 241 : ishin zgjedhje të drejta – nuk ishin të drejta; duhet të përsëriten – nuk duhet të përsëriten… Komisionin e Zgjedhjeve në Itali e drejton Ministria e Brendshme. Ruajna Zot, t’ia japim Ministrisë sonë të Brendshme një funksion të tillë! Prandaj pyeta sesi është në vendet e tjera. Kristaq Kume 242 : Ne mendojmë se sa më i paanshëm të jetë një komision qendror zgjedhjesh, nga pikëpamja politike, aq më i rregullt dhe i besueshëm për popullin do të ishin rezultatet e zgjedhjeve të shpallura prej tij. Komisioni Qendror e Zgjedhjeve që propozohet nuk është i përhershëm, përderisa mund t’i zëvendësohen anëtarët në përputhje me afatet që janë përcaktuar në ligj. Spartak Ngjela: Shiko, Komisioni është i përhershëm, anëtari nuk është i përhershëm. Kristaq Kume: Dakord. Nuk është ky problemi, problemi aktualisht qëndron tek mundësia që kanë partitë politike, sipas ligjit, për të zëvendësuar edhe 15 ditë përpara votimeve anëtarët e të gjithë komisioneve. Kjo do të thotë që Komisioni nuk është i pavarur; ai praktikisht është i varur plotësisht nga partitë politike. Prandaj, ne 240 (lat.) Për shkak të detyrës. 241 Në atë kohë Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. 242 Përfaqësues i Fondacionit për Sistemet e Zgjedhjeve, i ftuar në mbledhje.

372 mendojmë që për të shmangur heqjen e anëtarëve të komisioneve në çdo kohë, si dhe për të mundësuar perfeksionimin e këtyre anëtarëve në punën e komisionerit, të krijohet një komision i përhershëm dhe, për këtë qëllim, do të ishte sa më e pranueshme që anëtarët e tij të propozoheshin nga organe sa më të pavarura nga politika. Të tilla ne menduam se mund të ishin: organizatat jo-qeveritare, që merren me problemet e mbrojtjes së të drejtave civile, të zgjedhjeve, etj., Presidenti i Republikës, Gjykata Kushtetuese dhe parlamenti. Numri nëntë ose shtatë i përbërjes së këtij komisioni, nuk është esencial; rëndësi ka që këta njerëz të jenë sa më të pavarur nga ndikimi i partive politike në marrjen e vendimeve. Sigurisht, në vende të tjera, në Itali apo në Francë, zgjedhjet i bën shteti, nëpërmjet një organi të caktuar. Ne, ndoshta, nuk jemi në atë nivel që t’ia dorëzojmë shtetit, sepse shteti është tek ne akoma shumë i influencuar nga partitë politike që kanë pushtetin. Atëherë, duke krijuar një organizëm të tillë, shfaqet mundësia për të pasur një organ zgjedhjesh sa më të pavarur dhe sa më të besueshëm. Kjo ishte ideja e përgjithshme. Spartak Ngjela: Kam unë një propozim për ta njohur Komisionin e Zgjedhjeve si subjekt kushtetues, duke bërë një formulim të tillë: “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një trupë e përhershme që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet. Veprimtaria e tij rregullohet me ligj”. Me ligj pastaj mund të bëhen kompromiset apo mund të gjenden formulat e nevojshme. Me Kushtetutë nuk mund të rregullohen të gjitha. Sabri Godo: Ligji do t’i mëshojë përsëri formimit të komisioneve përfaqësuese të partive! Leontiev Çuçi: Ligji do të dominohet gjithnjë nga logjika e mazhorancës! Spartak Ngjela: Po pse, ligji është bërë me kompromis. Ligji është bërë me balancë të plotë. Pandeli Majko: Zoti avokat, vetëm me kompromise nuk shtyhet! Sabri Godo: Nuk shkon më siç është.

373 Spartak Ngjela: Ndryshe nuk bëhet! Ligji është bërë; janë bërë shtatë ligje deri tani. Leontiev Çuçi: Prandaj nuk duhet lënë më ligjit se mund të bëhen dhe shtatëdhjetë ligje të tjerë. Spartak Ngjela: Dakord, por vitet e fundit ka gjetur më shumë vend gjuha e kompromisit. Sabri Godo: Zoti Ngjela, ti duhet të jesh i pari që të mbështesësh një zgjidhje kushtetuese. Kjo për faktin, se ishte partia jote 243 ajo që desh sulmoi Komisionin e Zgjedhjeve. Prandaj, sidomos ti duhet të kërkosh zgjidhje kushtetuese! Jonuz Begaj: Unë shikoj në këto propozime një dëshirë serioze për të institucionalizuar Komisionin e Zgjedhjeve. Vlera e këtyre propozimeve synon në shmangien e përfshirjes së njerëzve të paaftë në komisionet e zgjedhjeve. Kërkohen njerëz të specializuar, të cilët për shtatë vjet, si anëtarë të Komisionit të Zgjedhjeve, do të merren vetëm me zgjedhjet e referendumet dhe, për pasojë, do të bëhen ekspertë për këto probleme dhe do të zhvishen nga ndikimet politike. Sabri Godo: Ky është fakt. Nga ana tjetër, ne përpiqemi që Komisioni i Zgjedhjeve të jetë i depolitizuar dhe kjo është primare. Atëherë, e diskutojmë njëherë në parim nëse Komisioni duhet të përfshihet në Kushtetutë. Zamira Çaka: Kam edhe diçka tjetër. Këtu po zgjidhim përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po për sa i përket komisioneve të zgjedhjeve të niveleve të ndryshme, si do bëhet përzgjedhja e anëtarëve? Si do jetë përfaqësimi në këto Komisione? Sabri Godo: E kalojmë me një frazë, duke thënë që komisionet e niveleve të tjera do të caktohen me ligj. Ndoshta, më tepër hollësi mund të na japin specialistët, por le të merremi njëherë me çështjen nëse do të përfshijmë Komisionin e Zgjedhjeve në Kushtetutë apo jo. Pastaj të vijmë në modalitetet për mënyrën e formimit të Komisionit, etj. 243 Para dhe gjatë zgjedhjeve të vitit 1997, zoti Spartak Ngjela bënte pjesë në Partinë “Lëvizja e Legalitetit”.

374 Haxhi Aliko: Unë propozoj që rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta luajë Gjykata Kushtetuese. E kam fjalën për funksionin vendimmarrës të Komisionit. Pandeli Majko: Ndaj deri diku të njëjtin shqetësim me avokatin Ngjela, i cili hodhi idenë se të shtatë ose shumica e anëtarëve të Komisionit do të seleksionohen nga e njëjta mazhorancë. Ne na intereson të kemi një Komision Qendror Zgjedhjesh që të mos bëhet burim krizash. E them këtë sepse, në qoftë se e keni vënë re, krizat në zgjedhjet nuk ishin pasojë e debateve politike, e parullave apo mitingjeve, por e asaj që ndodhte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në çdo emision lajmesh në orën tetë, me sa më kujtohet, dilte një herë Kryetari dhe një herë nënkryetari, duke dhënë njoftime të kundërta e duke e bërë zallamahi situatën. Kjo ka qenë situata që kemi pasur ne në pothuaj të gjitha zgjedhjet. Ideja është të ngremë një trupë e cila të jetë e prirur për qëndrime objektive, si dhe të ketë imunitet nga ndikimet e partive. Në Komisionin e Zgjedhjeve të caktohen disa njerëz të cilët të gjykojnë me objektivitet dhe në bazë të ligjit për zgjedhjet. Në periudhat midis dy zgjedhjeve, anëtarët e këtij Komisioni do t’i propozojnë parlamentit për bërjen e rregullimeve të ndryshme. Në fund të fundit, në këtë mënyrë, eliminohet kriza. Ato që mund të sjellin kriza janë përfaqësuesit e partive, por këta nuk do të kenë të drejtë vote, veç të drejtës për të shprehur opinionet e partive të tyre. Realisht votat do të numërohen nga komisionet pranë kutive të votimit; do të jenë përfaqësuesit e partive që do t’i numërojnë votat. Pikërisht këtë më duket se mbart propozimi që ka ardhur. Mbase numri mund të mos jetë shtatë, mund të jetë nëntë, të cilat mund t’i kalojnë parlamentit për përzgjedhjen përfundimtare. Njerëzit që do të përzgjidhen në Komisionin e Zgjedhjeve, duhet të kenë disa karakteristika të veçanta; ata duhet të propozohen jo vetëm nga mazhoranca, por edhe nga opozita. Të themi, për shembull, nga tre zgjedh parlamenti, një ta propozojë grupi i koalicionit, një grupi i qendrës së djathtë, një grupi i opozitës. Ne mund të ecim, pra, me këtë koncept, të organizojmë një Komision, i cili, të paktën, nuk do na sjellë krizë. Anëtarët që nuk kanë të drejtë vote, përfaqësuesit e partive le të grinden sa të duan, por është Komisioni që do të ruajë qetësinë dhe ekuilibrin gjatë procesit të zgjedhjeve. Pra, nuk do bllokohen zgjedhjet, siç ka ndodhur deri më sot. Prandaj them që propozimi që

375 ka ardhur është me mjaft vlerë, me gjithë disa rezerva të cilat mund të konsiderohen me transparencë. Sabri Godo: Ligji i vë partitë politike në rolin e observatorit. Për çdo gjë të parregullt që do të konstatojnë përfaqësuesit e këtyre partive, do të ankohen në Komisionin e Zgjedhjeve e, ndoshta, edhe në ndonjë Gjykatë; këto hollësi do të parashikohen në ligjin për zgjedhjet. Domethënë, partitë nuk do të jenë jashtë loje, por nuk do të kenë të drejtë të hyjnë atje dhe të bllokojnë Komisionin. Kjo situatë duhet të evitohet medoemos. Zoti Kume kërkon të shtojë diçka. Kristaq Kume: Për mua është shumë i rëndësishëm fakti që në Kushtetutën tonë të parashikohet një Komision Qendror Zgjedhjesh. Ky, për mendimin tim, është hapi i parë shumë i rëndësishëm e shumë i madh që duhet të hedhim drejt gjetjes së asaj që kërkojmë të zgjidhim. Këtë hap të parë, në fakt, e ka përgatitur Presidenti i Republikës, zoti Mejdani. Hapi i dytë ka të bëjë me mënyrën se si do të krijohet ky Komision. Ju duhet të krijoni një Komision të tillë që, ai që do të jetë anëtar i tij, të kryejë detyrën pa pasur frikë se do të ketë ndonjë pasojë më pas. Mos harroni, secili nga ne është qytetar i këtij vendi dhe mban të njëjtat strese të jetës politike, të jetës ekonomike e të jetës sociale. Këtu anëtarit të Komisionit të Zgjedhjeve i jepet i njëjti imunitet si ai i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese; kjo siguron paanshmërinë e anëtarit të Komisionit, pavarësisht nga partia që do të vijë pas zgjedhjeve në pushtet. Për të krijuar modelin që kemi paraqitur, jemi mbështetur në modele të ndryshme. Sigurisht, propozimi ynë është një përpjekje për të krijuar një Komision sa më të pavarur nga forcat politike. Siç e thashë, ka modele të ndryshme për krijimin e Komisionit. Ka vende ku Presidenti i Republikës emëron të tërë anëtarët e Komisionit. Ka edhe modele të tjerë. E rëndësishme është që anëtarit të Komisionit t’i sigurohet që nga fillimi deri në fund qetësia që ai të zbatojë ligjin, pa pasur asnjë pasojë. Mendimi ynë ka qenë dhe është që komisioni të funksionojë në mënyrë të vazhdueshme. Dhe ka shumë punë për të bërë. Në vendin tonë kërkohet sidomos të investohet mjaft për të rritur kulturën demokratike të popullatës. Kjo duhet të jetë, përveç të tjerave, një detyrë e këtij komisioni, prandaj duhet të jetë i përhershëm. Edhe njëherë e theksoj, nevojën që anëtarëve të Komisionit t’i sigurohet një

376 mbrojtje ligjore me qëllim që t’i shërbejë ligjit dhe jo partive që e kanë vënë. Unë me kolegët e mi e kemi ndjerë këtë. Së bashku me kolegët, ne përgatitëm një status për anëtarët e Komisionit pavarësisht nga forcat politike që i zgjodhën. Pra, pasi vendosesh anëtar i Komisionit, ti i shkëput lidhjet me partinë që të zgjodhi. I duhet thënë ‘jo’ praktikës së deritanishme, 15 ditë para zgjedhjeve anëtarin e Komisionit e heq partia. Anëtari i Komisionit nuk duhet të hiqet nga puna pasi të mbarojnë zgjedhjet. Po të jetë kështu, atëherë çdo anëtar do të jetë i interesuar të fitojë partia e tij, me qëllim të sigurojë një post në qeverinë e re. Hysen Selfo: Formulimi i nenit 2 nuk më duket dhe aq i keq, por problemi është se në praktikë është shumë e vështirë të realizohet, për arsye se, sido që të vijë puna, ne shqiptarët, të themi të drejtën, jemi të ndikuar nga pikëpamjet politike të asaj force politike nga e cila kemi ardhur. Dhe këtë psikologji nuk e heq dot shqiptari nga mendja e tij. Pra, unë mendoj se duhet të bisedojmë duke pasur parasysh kushtet, në të cilat jetojmë dhe zhvillojmë aktivitetin tonë. Është e pamundur që, unë, në qoftë se do të jem anëtar i këtij Komisioni, të mos anoj nga partia që më ka zgjedhur a propozuar. Nuk ka njeri që të ma ndryshojë mendimin tim. Unë, sado i aftë, sado i drejtë, sado i ndershëm të jem, unë do të çoj sadopak ujë tek mulliri i partisë time… Sabri Godo: Deri edhe në vjedhjen e votave? Hysen Selfo: Çdo person do të mbrojë interesin e partisë së tij. Kjo është vërtetuar katërcipërisht në të gjitha komisionet që ne kemi ngritur. Unë jam dakord që Komisioni të jetë permanent dhe të përbëhet nga shtatë, tetë apo nëntë anëtarë. Tre anëtarë do të zgjidhen nga Këshilli i Kuvendit a Kuvendi. Për këta do të bëhet debat; pra, ja ku futet politika. Dy të tjerë do të emërohen nga Presidenti i Republikës. Presidenti i Republikës është zoti Mejdani, i cili anon nga Partia Socialiste dhe mund të emërojë dy anëtarë me prirje nga Partia Socialiste. Këto kanë ndodhur dhe janë realitet. Unë po i referohem praktikës që kemi ndeshur këto vitet e fundit përpara dhe gjatë fushatave elektorale. Për sa i përket dy anëtarë të tjerë që zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, mund të bëjmë një përjashtim. Këta mund t’i quajmë të ndershëm se janë punonjës të drejtësisë dhe po e marrim sikur nuk janë të ndikuar politikisht. Sido që të jetë, shumica prej pesë

377 vetësh ka një ndikim të njëanshëm, që do të çojë në animin politik të Komisionit. Unë mendoj se duhet të mundohemi të zgjedhim një formulë tjetër. Unë jam dakord, e përsëris, që Komisioni të jetë permanent, por duhet të gjejmë formulën se si duhet përbërë, sepse të gjithë shqiptarët janë të ndikuar nga pikëpamjet e nga forcat politike nga ata anojnë. Sabri Godo: Në rregull zoti Selfo, cili është propozimi juaj, si duhet të propozohen a të emërohen këta anëtarë? Hysen Selfo: Unë jam në një mendje me zotin Ngjela. Kushtetuta të parashikojë që Komisioni të jetë permanent, ndërsa detajet të rregullohen me ligj. Genc Ruli: Unë do të thoja që ne, ndoshta, duhet të diskutojmë edhe përmbajtjen dhe nenet që do të trajtojnë Komisionin e Zgjedhjeve në Kushtetutë. Sa nene do të na duhen për të ezuruar pjesën mbi Komisionin e Zgjedhjeve? Sigurisht, është mirë që të parashikojmë ekzistencën e kësaj strukture në Kushtetutë. Gjithmonë kur vijmë tek institucionet, gjëja e parë që trajtojmë është të sigurojmë paanshmërinë e tyre politike. Nuk mund të sigurosh kurrë në mënyrë absolute paanshmërinë e një personi, i cili do ta marrë detyrën ose nëpërmjet zgjedhjes ose emërimit. Paanshmërinë e sigurojnë disa kushte të tjera që i bashkëngjiten marrjes së detyrës nga një person, si: gjatësia e qëndrimit në detyrë, në çfarë rrethanash mund të hiqet, imuniteti që gëzon. Në qoftë se i siguron këto elementë, atëherë mund të pretendosh se këta persona mund të jenë të pavarur në ushtrimin e kompetencave të tyre. Në shtëpinë e vet ai ka të drejtë të mendojë edhe t’i falet ikonës që pëlqen. Kështu që ne nuk kemi për ta zgjidhur kurrë këtë rebus dhe kthehemi, pastaj, e bëhemi idealistë kur kërkojmë të gjejmë njerëz të ndershëm e të pavarur. Nuk ka njerëz virtualisht të ndershëm dhe virtualisht të pavarur. Kushtet që i vihen në shoqëri mund ta bëjnë të ndershëm dhe të pavarur. Prandaj unë do të thosha që, meqenëse në Kushtetutë nuk mund të trajtojmë me shumë hollësi Komisionin, ne t’i mbahemi neneve 1 dhe 2, të cilat parashikojnë që Komisioni është i përhershëm, si dhe funksionet që ai do të kryejë, siç janë: “Komisioni … përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet”. Për sa i përket çështjeve që trajtohen në nenin 3, këto le t’i lihen ligjit. Tek

378 neni 2 mund të mos përmendim numrin shtatë, por të thuhet që: “Komisioni përbëhet nga një numër anëtarësh që zgjidhen në mënyrë të përzier nga Kuvendi, Presidenti dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë”. Numrin e anëtarëve që do të zgjidhen nga njëri apo tjetri organ, ia delegojmë ligjit ta përcaktojë. Ajo që nuk duhet harruar është momenti që ka të bëjë me imunitetin që duhet t’i japim anëtarit të Komisionit, kohëqëndrimin e tij në detyrë. Mendoj që me dy nene të tilla, sigurohet rregullimi dhe garancia kushtetuese e një komisioni zgjedhjesh. Kaq mund të bëjmë ne teknikisht sot për këtë çështje, që është një ndër çështjet më pak të njohura, rrjedhimisht, nuk kemi as mundësi të hyjmë në detaje të tjera më të hollësishme. Le të përgatitet një ligj, qoftë edhe i përbashkët me ligjin për zgjedhjet, i cili të rrjedhë nga detyrimi kushtetues. Pandeli Majko: Të gjitha institucionet kryesore të shtetit dalin nga parlamenti. Kështu, për shembull, parlamenti zgjedh Gjykatën Kushtetuese. Mund të themi, për këtë shkak, se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese anojnë politikisht këtej apo andej? E njëjta gjë mund të thuhet për Presidentin, i cili zgjidhet, gjithashtu, nga parlamenti; meqenëse zgjidhet nga parlamenti, Presidenti do të anojë politikisht këtej apo andej? Unë jam dakord me atë që tha Genci Ruli. Në fund të fundit, në qoftë se atyre që zgjidhen nga parlamenti u garanton me ligj, aq më tepër me Kushtetutë, një situatë normale pune, si dhe kompetencat që ata do të ushtrojnë, krijohet realisht mundësia për ta që të jenë të pavarur. Komisionit të Zgjedhjeve, në thelb, nuk do t’i kërkohet të numërojë votat, por të gjykojë në bazë të ligjit, vlefshmërinë e realizimit të zgjedhjeve. Kjo është detyra më e rëndësishme e anëtarëve të Komisionit të Zgjedhjeve. Spartak Ngjela: Ato që thotë Majko janë të vërteta, por këtu loja luhet për katër vjet. Zgjedhjet të japin pushtetin, jo mullirin e kafesë. Po ta vëresh me kujdes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është gjykatë e shkallës së parë për çështjet e zgjedhjeve, ndërsa, Gjykata Kushtetuese është gjykatë e shkallës së dytë. Mirëpo, veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese, të gjykatave të tjera, të Gjykatës së Kasacionit, ne i kemi rregulluar me ligj. Prandaj, nuk mund të japim dot në Kushtetutë modalitete të përcaktuara për Komisionin e Zgjedhjeve. Por duhet të kemi parasysh, se mosbesimi mbizotëron në Shqipëri.

379 Domethënë, unë s’të besoj ty 100% dhe ti s’më beson mua 100%, në një kohë që po flitet për marrjen e pushtetit nëpërmjet votave. Pra, i gjithë problemi është se aktualisht kemi arritur disa balanca tepër të pranueshme në lidhje me formimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili, në bazë të ligjit, do të krijojë edhe gjithë sistemin e komisioneve të tjera më të ulëta. Çdo gjë do të krijohet në bazë të ligjit. Garancinë dhe paanshmërinë e siguron statusi që do t’u jepet anëtarëve, të cilin ua japim me Kushtetutë, por jo të parashikojmë në Kushtetutë të gjitha modalitetet e tjera, që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së këtyre anëtarëve, sepse, një gjë e tillë, nuk pranohet psikologjikisht, ndërsa, logjikisht, mund të pranohet. Psikologjikisht, sipas variantit të paraqitur, zgjedhjen e Komisionit e dominon mazhoranca. Kjo krijon mosbesimin! Ndërsa, pavarësinë e gjejmë tek kohëqëndrimi shtatë vjeçar në detyrë i anëtarëve të Komisionit, sikurse veprohet edhe me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Këtë garanci ne ia japim me Kushtetutë, por modalitetet e zgjedhjes së tij, t’i parashikojmë me ligj. Sabri Godo: Dakord, kjo është një logjikë që nuk kundërshtohet. Tani, nesër do të bëhet ligji, i cili do të bëhet nga parlamenti, apo jo? Leontiev Çuçi: Nga e njëjta mazhorancë. Kristaq Kume: Kështu do të bëhet më keq! Spartak Ngjela: Jo, me ligj mazhoranca është e detyruar të bëjë kompromise, pasi opozita të kërcënon me moshyrjen në zgjedhje. Kini parasysh një gjë: ne nuk mund të diskutojmë jashtë luftës politike dhe arritjes së kompromiseve. Në rast se mazhoranca bën një ligj të njëanshëm, opozita të kërcënon me bojkotimin e zgjedhjeve. Je i detyruar të pranosh pozita të barabarta. Leontiev Çuçi: Këtë të fundit e ke teorike! Spartak Ngjela: Jo nuk është teorike, ka ndodhur! Kjo është arma që është përdorur! Arben Imami: Kështu janë bërë zgjedhjet! Spartak Ngjela: Kështu ka ndodhur! Unë po flas duke pasur parasysh atë që ka ndodhur dhe jo atë që do të ndodh!

380 Sabri Godo: Dakord, por nga kjo duam të shpëtojmë: nga kërcënimet për të hyrë ose jo në zgjedhje. Nga kjo u çmend ky popull! Spartak Ngjela: Me faktin nëse parashikohet ose jo në Kushtetutë përbërja e Komisionit të Zgjedhjeve nuk shpëton dot. Futjen në Kushtetutë nuk ta pranon opozita e sotme. Në qoftë se doni të arrini një konsensus për Kushtetutën, duhet të mos parashikohet përbërja e Komisionit në Kushtetutë. Unë jam dakord me logjikën që në Kushtetutë të parashikohet afati i qëndrimit në detyrë i anëtarit të Komisionit për shtatë vjet. Në këtë mënyrë ti e garanton dhe e bën të pavarur. Por ka dhe gjëra të tjera, se siç u tha këtu, pas zgjedhjeve një anëtar i Komisionit mund të bëhet ministër, pasi fiton zgjedhjet partia që e ka zgjedhur. Vladimir Metani: Ne kemi nevojë për një bërthamë ekspertësh për zgjedhjet. Jam plotësisht dakord me logjikën që parashtroi zoti Ruli. Unë do të propozoja tek neni 2 një mënyrë formimi të përbërjes së Komisionit të Zgjedhjeve si vijon: dy anëtarë të zgjidhen nga Këshilli i Kuvendit, dy nga Presidenti i Republikës dhe tre nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në këtë mënyrë e zbusim pak atë shqetësimin që kishte zoti Selfo, duke i besuar më shumë anëtarë për të zgjedhur Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në fakt, edhe unë i besoj më shumë anëtarëve që zgjidhen nga Këshillit i Lartë i Drejtësisë. Zoti Ngjela thotë të mos e fiksojmë këtë mënyrë formimi të përbërjes së Komisionit në Kushtetutë. Por, në qoftë se ne do t’ia lemë këtë ligjit, atëherë kjo garanci do të prishej. Çdo mazhorancë do ta rregullonte vetë ligjin. Sabri Godo: Erdhi koha tani të gjejmë një emërues të përbashkët. Arben Imami: Një komision zgjedhjesh normalisht duhet të ketë dy elemente. Elementi i parë është ekspertiza dhe ndjekja në vazhdimësi e punëve midis zgjedhjeve. Për këtë mund të bien dakord të gjitha palët. Elementi i dytë që duhet t’i japim është vendimmarrja politike në momentin e zgjedhjes. Në fakt, është e vështirë të zgjedhësh midis argumenteve. Megjithatë, ngrirja e një komisioni zgjedhjesh në raport me zgjedhjet që do të bëhen herë pas here, si dhe në raport me forcat politike që marrin pjesë në to, nuk jam i sigurt nëse është zgjidhja më e mirë. Le të parashikojmë në Kushtetutë palëvizshmërinë në detyrë të anëtarëve të Komisionit, papajtueshmërinë e kryerjes së kësaj detyre

381 me detyrat e tjera, të parashikojmë, gjithashtu, kompetencën themelore të Komisionit; për sa i përket çështjeve të tjera, mund t’ia lëmë ligjit për t’i zgjidhur, pra, t’ia delegojmë ligjit. Sabri Godo: Cilat do t’ia delegojmë ligjit, se këtu është gjithë puna, tek përbërja e Komisionit? Në qoftë se do t’ia lëmë ligjit, do të vemi tek ajo që tha Majko: tre anëtarë do të caktohen kjo parti, katër nga kjo parti, dy nga kjo parti dhe komisioni do të mbetet siç është. Mund të bëhet një ndryshim në zgjedhjen e përbërjes se Komisionit, ashtu siç propozoi zoti Metani më parë: tre anëtarë të Komisionit të zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Fillimisht përbërja e Komisionit do të zgjidhet nga forca politike që dominojnë sot. Por duhet të mbajmë parasysh se shumica e anëtarëve të Komisionit do të zgjidhen nga dy organe, që kanë një lloj paanshmërie, siç është Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Presidenti. Tani, në lidhje me anëtarët që do të zgjidhen nga parlamenti: unë nuk besoj se parlamenti do të guxojë të zgjedhë të dy anëtarët nga shumica që e dominon atë; të themi, të dy anëtarët të zgjidhen nga Partia Socialiste. Një absurditet të tillë nuk ma merr mendja se do ta parashtronte ndokush. Spartak Ngjela: Lërjani parlamentit të zgjedhë katër anëtarë të Komisionit! Genc Ruli: Sa më shumë t’i lësh, aq më shumë anëtarë do të zgjedhë mazhoranca… Spartak Ngjela: Lëre numër çift. Genc Ruli: Dy parlamentit. Sabri Godo: Shkojmë tek propozimi i zotit Metani. Spartak Ngjela: T’i lihet një numër çift parlamentit. Sabri Godo: Kështu parlamenti do detyrohet të zgjedhë gjysmën nga pozita, gjysmën nga opozita. Genc Ruli: Më mirë dy, se është më detyrues që njëri t’i jepet opozitës, se në qoftë se do të ishin 4 , tre do t’i merrte pozita, një opozita. Spartak Ngjela: Të lihet çift që të vazhdohet kompromisi që është bërë. Tashmë, është arritur pariteti. Prandaj, nuk kemi pse të flasim në

382 Kushtetutë për mënyrën e zgjedhjes së përbërjes, dy këtej e një andej. E lëmë çift. Sabri Godo: A biem dakord me këtë? A ka njeri që ka ndonjë kundërshtim? Atëherë, zoti Arben, lajm i mirë, po ecim përpara. Arben Imami: Atëherë, për nenin 1 nuk ka vërejtje. Kalon. Paragrafi 1 i nenit 2: “Komisioni përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët zgjidhen për një mandat shtatë vjeçar, nga të cilët dy anëtarë zgjidhen nga Këshilli i Kuvendit …”. Sabri Godo: Kjo u ndryshua! Arben Imami: Po, nga tre u bë dy. Pandeli Majko: Ose “nga Kuvendi”. Arben Imami: Dy nga Presidenti dhe tre nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Paragrafi i dytë: “Për zgjedhjet dhe referendumet subjektet elektorale caktojnë përfaqësuesit e tyre pranë Komisionit. Ata nuk kanë të drejtë të votojnë”. Ka vërejtje? Ka kundër? Jo. Paragrafi i tretë: “Anëtari i Komisionit gëzon imunitetin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”. Ky paragrafi i fundit nuk mund të qëndrojë në këtë formë; është shkruar gabim. Kristaq Traja: Duhet t'i japësh të drejtë Kuvendit të vendosë për anëtarët e Komisionit, se po e barazove me statusin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, atëherë Komisioni duhet të vendosë vetë për imunitetin e një anëtari të tij. Arben Imami: Kjo për faktin se e ndryshuam statusin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Më parë, ishte Kuvendi që vendoste për imunitetin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Me përmirësimet e djeshme e ndryshuam këtë. Genc Ruli: Pikërisht këtë doja të thoja. Në vend të Gjykatës Kushtetuese të vëmë Gjykatën e Lartë, meqenëse e para ka procedurë tjetër për heqjen e imunitetit të anëtarëve të saj. Arben Imami: Pra, “Gjykata Kushtetuese” bëhet “Gjykata e Lartë”. Vazhdojmë në paragrafin tjetër: “Për realizimin e funksioneve të tij, Komisioni ka buxhetin e vet”. Ka edhe një propozim tjetër në lidhje me papajtueshmërinë. Marrim të njëjtin formulim që kemi bërë edhe

383 për gjyqtarët e tjerë: “Veprimtaria e anëtarit të Komisionit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore, politike ose private”. Dakord? Kristaq Traja: Nuk duhet thënë kaq prerë çështja e papajtueshmërisë me aktivitetin privat. Sabri Godo: Duhet të hiqet kjo, se nuk është ministër ai. Arben Imami: Atëherë, lëmë vetëm papajtueshmërinë me veprimtarinë shtetërore dhe politike? (zëra të paidentifikueshëm): Po. Spartak Ngjela: Duhet të shtohet në nenin 1 se: “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një trupë e depolitizuar”. Arben Imami: Kjo del nga përmbajtja e paragrafit të sapopërmendur, se Komisioni nuk mund të kryejë asnjë aktivitet politik! Vazhdojmë atëherë, zoti Traja, çfarë doni të thoni? Kristaq Traja: Për dy anëtarët e Komisionit që zgjedh Presidenti, sugjeroj si të udhës që propozimi për këto dy kandidatura të vijë nga një forum i organizatave jo-qeveritare, pra nga shoqëria civile. Krenar Loloçi: Normalisht, po t'i hyjmë më thellë kësaj çështjeje, duhet të evidentojmë edhe këtë: kur zgjidhen tre anëtarë të Komisionit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, nuk duhet të marrë pjesë Presidenti i Republikës, meqenëse zgjedh dy nga anëtarët e Komisionit. Pra, po iu futëm këtyre gjërave, ne nuk do t’i gjejmë dot fundin. Arben Imami: Përderisa këtu u vendos që do të shkruhet një ligj i posaçëm, mbaroi kjo punë. Atëherë, bëjmë edhe një pikë të pestë për papajtueshmërinë. A ka konsensus për nenin 3. Ka konsensus? (zëra të paidentifikueshëm): Ka, ka. Arben Imami: Atëherë, pjesa për Komisionin mbetet vetëm me dy nene. Neni 3 i riformuluar 244 bëhet neni i parë i kësaj pjese. [Mbledhja rifillon pas një pushimi] 244 “Komisioni … përgatit, mbikqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet”.

384 Arben Imami: Vazhdojmë me vërejtjet e tjera. Neni 94. Për këtë nen ka bërë një vërejtje Tsatsos, i cili thotë që: “Zëvendësi i Presidentit të Republikës, kur vendi është vakant, për aq kohë sa mbetet i tillë, nuk mund të ushtrojë të gjitha kompetencat e Presidentit”. Pandeli Majko: Po çfarë do të ushtrojë? Arben Imami: Mbas paragrafit të parë të nenit 94, në të cilin thuhet: “Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme të ushtrojë funksionet e tij ose vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij”, vazhdojmë me një fjali me këtë përmbajtje: “Në këtë rast, ai nuk mund të ushtrojë kompetencat e parashikuara në nenin 85 245 , nuk mund të ushtrojë kompetencat e parashikuara në germat (a) 246 dhe (g) 247 të nenit 95, si dhe kompetencat e parashikuara në nenet 160 248 dhe 162 249 ”. Ka pyetje? Jonuz Begaj: Gjendja e jashtëzakonshme vjen nga një situatë e jashtëzakonshme. Në qoftë se situata është e tillë, detyrimisht do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, dikush do ta shpallë atë! Arben Imami: Dakord. Sugjerimi është me vend. Krenar Loloçi: Do ta shpallë Kryetari i Kuvendit, është i detyruar ta bëjë një gjë të tillë! 245 Neni 85: “1. Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë. 2. Dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. 246 Neni 95(a): “Presidenti … i dërgon mesazhe Kuvendit”. 247 Neni 95(g): “Presidenti … cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit lokal dhe për zhvillimin e referendumit”. 248 Neni 160: “1. Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të shpallë gjendjen e luftës. 2. Në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të çmoibilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm”. 249 Neni 162: “1. Presidenti i Republikës i paraqet Kuvendit dekretin për vendosjen e gjëndjes së luftës ose të gjendjes së jashtëzakonshme brenda 48 orëve nga nënshkrimi i tij, duke specifikuar të drejtat që i kufizohen. 2. Kuvendi, me shumicën e anëtarëve, merr në shqyrtim dhe vendos menjëherë për dekretin e Presidentit”.

385 Arben Imami: Atëherë, nenet 160 dhe 162 hiqen. Vazhdojmë. Tek neni 95 shtohet paragrafi (i) me këtë përmbajtje: “Presidenti … lidh traktate ndërkombëtare”. Se cilat traktate lidh, këtë do ta zgjidhi në marrëveshje me Kryeministrin dhe me Kuvendin. Sabri Godo: Ta caktojmë me ligj, me qëllim që të shmangim ndonjë konfuzion. Se fjala vjen, ftohet Presidenti ynë në Turqi dhe nënshkruan një marrëveshje. Një marrëveshje e tillë, ta zëmë, nuk i takon Presidentit, por i takon Kryeministrit. Arben Imami: Atëherë, të themi: “Lidh traktate ndërkombëtare sipas ligjit”. Pandeli Majko: Më mirë është pa fjalët “sipas ligjit”. Traktatet që do të lidhë Presidenti do të miratohen ose ratifikohen sipas rastit nga Këshilli i Ministrave ose nga Kuvendi. Jonuz Begaj: Sa për sqarim: shkon një delegacion i kryesuar nga Presidenti, i cili shoqërohet nga dy-tre ministra. Do të nënshkruhen disa marrëveshje, njëra prej të cilave, më e rëndësishmja, mund të nënshkruhet nga Presidenti. Arben Imami: Ka një praktikë mbi bazë marrëveshjesh, mbi këtë bazë do të ecim. Sabri Godo: Është shumë e lehtë të ngatërrohemi me këmbët tona. E lëmë të përcaktohet me ligj. Arben Imami: Dakord. “Lidh traktatet ndërkombëtare, sipas ligjit”. Leontiev Çuçi: Janë dakord specialistët, ka ndonjë problem? Arben Imami: A ka të drejtë Presidenti i Republikës, si përfaqësues i vendit të tij, të nënshkruajë një traktat, dhe, së dyti, a mund të kemi një ndarje të pastër ndërmjet traktateve që nënshkruan Presidenti dhe të atyre që nënshkruan Kryeministri? Krenar Loloçi: Nuk mund të ketë. Arben Imami: A ka ndonjë problem në qoftë se themi se një gjë e tillë bëhet sipas ligjit, atëherë? Krenar Loloçi: Për të qenë të saktë fare, formulimi duhet të jetë i tillë: “Lidh marrëveshje ndërkombëtare me propozim të Këshillit të

386 Ministrave”. Në këtë mënyrë, dalim tek varianti i Kushtetutës greke 250 , që e ka thënë këtë hapur. Kushtetutat e tjera një gjë të tillë e nënkuptojnë. 251 Jonuz Begaj: Pra, Presidenti vetëm e nënshkruan një traktat, ndërsa negociatat dhe ndjekjen e procedurës përkatëse e bëjnë të tjerët. Presidenti nënshkruan aktin final, nga pikëpamja formale. Leontiev Çuçi: Ky formalizëm duhet të ketë një përcaktueshmëri të saktë. E mbështes atë që u tha se Presidenti, me propozim të Këshillit të Ministrave, lidh traktatet apo marrëveshjet ndërkombëtare. Sabri Godo: Mund të ndodhë edhe kështu: Presidenti i Republikës, si përfaqësues i Shqipërisë, merr pjesë, fjala vjen, në Konferencën e Detit të Zi dhe atje nënshkruan një traktat. E ka Presidenti një atribut të tillë që të nënshkruajë një traktat me iniciativë? Krenar Loloçi: Nuk mund të ushtrojë një atribut të tillë, pa pasur më parë mbështetjen politike ose institucionale të qeverisë. Sabri Godo: A është thënë kjo në Kushtetutë? Leontiev Çuçi: Lihet të nënkuptohet. Arben Imami: Presidenti nuk mund të nënshkruajë çfarëdolloj marrëveshjeje. 250 Neni 35, paragrafi i parë, i Kushtetutës greke parashikon: “Asnjë akt i Presidentit të Republikës nuk është i vlefshëm dhe i ekzekutueshëm pa kundërfirmën e ministrit kompetent, i cili me nënshkrimin e tij merr përsipër përgjegjësinë, si dhe pa publikimin e tij në Fletoren Zyrtare”. Neni 36, paragrafi i parë, parashikon: “Duke respektuar në çdo rast dispozitat e nenit 35, paragrafi i parë, Presidenti i Republikës përfaqëson shtetin në rrafshin ndërkombëtar dhe shpall luftën; ai përfundon traktatet e paqes, të aleancës të bashkëpunimit ekonomik dhe të pjesëmarrjes në organizma a bashkime ndërkombëtare, dhe njofton për to dhomën e deputetëve, me sqarimet e duhura, posa e lejon interesi dhe sigurimi i shtetit”. 251 Neni 58 i Kushtetutës gjermane parashikon: “Urdhërat dhe dispozitat e Presidentit Federal kërkojnë për të qenë të vlefshme kundërfrmën e Kancelarit Federal ose të Ministrave Federalë kompetentë”. Neni 89 i Kushtetutës italiane parashikon: “Asnjë akt i Presidentit të Republikës nuk është i vlefshëm pa kundërfirmën e ministrave propozues, të cilët marrin përsipër përgjegjësinë. Aktet që kanë vlerë ligjore dhe aktet e tjera të caktuara nga ligji kundërfirmohen edhe nga Kryetari i Këshillit të Ministrave”. Neni 64 i Kushtetutës spanjolle parashikon: “Aktet e Mbretit kanë kundërfirmën e Kryeministrit dhe, në raste të veçanta, të ministrave përkatës”.

387 Kristaq Traja: Se në qoftë se do lidhte një marrëveshje, për të cilën nuk është kompetent, do të ndërhynte Gjykata Kushtetuese. Arben Imami: Presidenti nuk ka as diskrecion politik. Prandaj duhet të jetë sa më i balancuar. Problemi është se nëse nuk e shkruajmë, atëherë Presidentit të Republikës rrezikohet të mos i jepet mundësia e ushtrimit të kësaj kompetence. Duhet detyrimisht të shprehemi për kompetencën e Presidentit për të nënshkruar një traktat a marrëveshje në emër të shtetit shqiptar. Po qe se shtojmë fjalët “sipas ligjit”, atëherë ligji do të parashikojë rastet kur kërkohet propozimi i Këshillit të Ministrave apo kur kërkohet ratifikimi nga Kuvendi. Duke shtuar “sipas ligjit”, mund ta konsiderojmë të zgjidhur këtë çështje. Kur themi “lidh traktate” nuk do të thotë se i negocion ato. Nga ana tjetër, ka një traditë për këtë punë. Nëse ka pasur ndonjë iniciativë të tillë, që Presidenti i Republikës ka nënshkruar një traktat ndërkombëtar pa vënë në dijeni askënd, për të mos e lejuar këtë të përsëritet në të ardhmen e vendosim me ligj. Pra, a jemi dakord që të shtojmë tek neni 85 një paragraf me këtë përmbajtje: “Lidh traktate ndërkombëtare sipas ligjit”. Ka vërejtje? Ka kundër? Jo. Kalon me konsensus. Vazhdojmë me nenin 124 252 . Tek ky nen, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf i dytë me këtë përmbajtje: “Kuvendi mund të ratifikojë edhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare që nuk parashikohen në paragrafin e parë, kur vendos për këtë me shumicën e të gjithë anëtarëve”. Kjo bëhet për arsye se mund të nënshkruhet ndonjë traktat apo marrëveshje, që është veçanërisht e rëndësishme dhe që nuk përfshihet në ndonjë nga kategoritë e parashikuara në paragrafin e parë, që ratifikohen nga Kuvendi. Ka pyetje? Ka vërejtje? Jo. Atëherë, kalon. E kapërcejmë nenin 176 dhe kalojmë tek neni 10. Ka një kërkesë të sqarohet në mënyrë më të plotë paragrafi i pestë i nenit 10. Tek ky paragraf thuhet se: “Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe 252 Neni 124: “1. Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur kanë të bëjnë me: a) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake; b) liritë, të drejtat, si dhe detyrimet e shtetasve siç parashikohen në Kushtetutë; c) anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare; ç) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë; d) miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e ligjeve. 2. Kryeministri e njofton Kuvendin sa herë që Këshilli i Ministrave do të nënshkruajë një marrëveshje ndërkombëtare që nuk ratifikohet me ligj. 3. Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe denoncimin e marrëveshjeve ndërkombëtare parashikohen me ligj”.

388 komuniteteve fetare rregullohen me ligj, mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave”. Duke qenë marrëveshje, është më mirë të “ratifikohet me ligj” sesa të “rregullohet me ligj”. Pra, propozohet që fjala “rregullohen” të ndryshohet në “ratifikohen”. Krenar Loloçi: Ratifikohet në Kuvend, jo me ligj. Arben Imami: Marrëveshja merr fuqi ligjore, këtu është fjala. Sabri Godo: Me fjalë të tjera, kjo kërkon që marrëveshja të kalojë në parlament. Arben Imami: Të themi “miratohen me ligj”. Pra, fjala “rregullohen” duhet të zëvendësohet, pasi duket sikur bëhet një rregullim paraprak i marrëveshjeve. Nuk do të bëjmë një ligj për komunitetet fetare, por do të bëjmë marrëveshje dhe do të ratifikojmë secilën prej tyre. Sabri Godo: Të hiqet fjala “rregullohen” dhe të zëvendësohet me “miratohen”. Arben Imami: Mirë, atëherë të themi “miratohen me ligj”. Hysen Selfo: Kam një vërejtje. Sugjeroj se duhet të përcaktohet sesi duhet të jetë kleri i lartë shqiptar. Arben Imami: Kleri i lartë shqiptar po shqiptarizohet nga dita në ditë. Sabri Godo: Duhet të përmendim këtu edhe një gjë tjetër, të cilën e kemi diskutuar shumë, se cilat janë fetë tradicionale në Shqipëri. Pandeli Majko: Jo, kjo është realisht shumë e rrezikshme! Sabri Godo: Për këtë u diskutua edhe në Venecia edhe këtu. Në qoftë se nuk i përmendim, do të na mbijnë fetë si kërpudhat. Pandeli Majko: Le të mbijnë! Sabri Godo: Mirë, dakord… Pandeli Majko: Në qoftë se do të parashikojmë fetë tradicionale, kjo do të sjellë automatikisht krijimin e komuniteteve fetare ilegale në Shqipëri.

389 Arben Imami: Propozohet që marrëveshjet të mos prishin rregullat e brendshme, kanonike e organizative të komuniteteve fetare. Hysen Selfo: Këtë e dinë vetë përfaqësuesit e komuniteteve fetare që i nënshkruajnë. Arben Imami: Normale është. Hysen Selfo: Këtu para disa ditëve na u miratua dhe një peshkop i ri grek; fenë tonë ortodokse po e kthejmë në fe greke. Ne po i hedhim baltë Fan Nolit, historisë dhe të gjithë patriotëve që kanë luftuar për këtë punë. Ju lutem shumë, vendoseni në Kushtetutë çështjen e klerit. Pse keni frikë? Pandeli Majko: Shtesa që është propozuar këtu, domethënë që marrëveshjet nuk duhet të cenojnë organizimin e brendshëm të komuniteteve fetare, ka të bëjë me parimet normale të marrëdhënieve të shtetit me fenë. Shteti nuk mund të ndërhyjë dot në marrëdhëniet e brendshme të fesë, ashtu si edhe feja nuk mund të ndërhyjë në marrëdhëniet e shtetit. Ne këtu vendosim përfundimisht atë që është deklaruar në parimet kryesore se shtetit ynë është laik. Jonuz Begaj: Marrëveshjet bëhen nga dy palë. Në qoftë se përfaqësuesit e fesë nuk e vënë re se marrëveshja që po nënshkruajnë vjen në kundërshtim me kanonet e fesë së tyre, kjo pak i intereson shtetit. Pandeli Majko: Kjo është më tepër një garanci që shteti i jep fesë. Shteti u jep garanci komuniteteve fetare se nuk do t’i imponojë a detyrojë ato të nënshkruajnë një marrëveshje që vjen në kundërshtim me rregullat e tyre të brendshme. Spartak Ngjela: Ta zëmë se kleri i një komuniteti fetar bashkëpunon me shtetin dhe del kundër kanunit të fesë që përfaqëson. Shteti mund të përdorë marrëveshjen e nënshkruar me këtë kler për t’iu imponuar tërë komunitetit fetar. Përfaqësues të tjerë të këtij komuniteti fetar, për të shpëtuar nga kjo situatë, mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shpalljen antikushtetuese të kësaj marrëveshje se vjen në kundërshtim me kanonet e brendshme të saj. Arben Imami: U morëm vesh. Ka kundër? Jo. Kalon me konsensus.

390 Hysen Selfo: Dua të jem i bindur për këtë që po bëjmë. Arben Imami: Patjetër! Hysen Selfo: Kemi rastin konkret. Në Elbasan funksionon Kisha Autoqefale Shqiptare e udhëhequr nga Nikoll Mani. Ndërsa këtu, kisha tjetër udhëhiqet nga greku Janullatos. Ndërmjet tyre zhvillohet një proces gjyqësor për kishën e Elbasanit, një shkollë fetare, si dhe një ndërtesë, të cilat ndodhen në kufirin e Kishës Autoqefale Shqiptare. Kush mund ta përfaqësojë Kishën Autoqefale Shqiptare, shqiptari apo greku? Dua të më shpjegohet ligjërisht. Pandeli Majko: Mesa di unë, në krye të fesë ortodokse është njohur greku Janullatos. Hysen Selfo: Kjo duhet korrigjuar në këtë Kushtetutë. Arben Imami: Ne nuk jemi në gjendje as ta heqim e as ta vëmë Janullatosin! Hysen Selfo: Kleri i lartë shqiptar për të gjitha fetë duhet të ketë kombësi dhe shtetësi shqiptare, si dhe të njohë rrjedhshëm gjuhën shqipe. Arben Imami: Zoti Selfo, përderisa Kisha Ortodokse edhe Patriarkana e njeh Kishën Autoqefale Shqiptare, pra e njeh parimin e autoqefalisë si princip organizativ, ndërmjet kësaj kishe dhe shtetit mund të nënshkruhet një marrëveshje që drejtuesit e Kishës Autoqefale Shqiptare të jenë shqiptarë. Kjo gjë nuk bie ndesh me parimet e brendshme të kishës dhe as me Kushtetutën. Sabri Godo: Po thamë se shteti është i ndarë nga feja, atëherë nuk mund të përzihemi në punët e tyre duke i thënë emëroni këtë ose atë. Duhet të bëjmë dispozita të tilla që nuk bien në konflikt me standardet botërore, në qoftë se duam ta zgjidhim këtë problem. Pra, edhe një herë: në qoftë se shteti është i ndarë nga feja, kjo do të thotë që shteti nuk duhet të përzihet në punët e fesë, ashtu siç nuk lejohen përfaqësuesit e fesë të përzihen në punët politike apo të administrimit të shtetit.

391 Hysen Selfo: Nëse ata trazohen apo jo në politikë, këtë nuk e dimë! Unë qëndroj në pozicionin tim, dhe ndoshta kjo do të jetë një nga arsyet që nuk do ta firmosë këtë Kushtetutë. Arben Imami: Atëherë, kush është pro propozimit që bëhet për të shtuar fjalët: “Këto marrëveshje nuk mund të cenojnë organizimin e brendshëm të komuniteteve fetare”? Hysen Selfo: Një Kushtetutë ose një ligj hartohet në përputhje me traditat dhe historinë e një vendi, prandaj ju lutem shumë të mos e shkelim historinë e Shqipërisë, mos ta shkelim traditën shqiptare. Ju lutem shumë, të marrim parasysh në Kushtetutë ato që kanë shkruajtur dhe vulosur të parët tanë. Ka një Kishë Autoqefale Shqiptare dhe dy Kongrese të zhvilluara për këtë punë. Kanë firmosur dhe kanë dhënë jetën kokat e Shqipërisë, prandaj ju lutem shumë mos e shkelni këtë ligj! Haxhi Aliko: Le ta vendosi vetë kisha! Hysen Selfo: Ne po shkelim traditën dhe historinë e Shqipërisë! Arben Imami: Nuk jemi për shkelje të traditës. Meqenëse nuk jemi të një mendjeje, e shtyjmë këtë çështje për më vonë. “Dispozita kalimtare dhe të fundit”. Fillojmë me nenin 176. Sabri Godo: Ky do të votohet. Arben Imami: Atëherë, fillojmë me nenin 176 253 . Kam përshtypjen se e vetmja çështje e diskutueshme është pika pesë, për të cilën është bërë edhe vërejtja. Unë personalisht kam qenë i mendimit, që duhet të 253 Neni 176: “1. Iniciativa për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit. 2. Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme. 3. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës votohet tri herë. Koha nga njëri votim në tjetrin nuk mund të jetë më e shkurtër se njëzet ditë. 4. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. 5. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet brenda jo më vonë se 60 ditëve nga miratimi i tij në Kuvend. 6. Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës. 7. Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj. 8. Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit nga Kuvendi dhe jo më përpara se të kenë kaluar tre vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum”.

392 krijojmë disa garanci kushtetuese që të mos lejojmë ndryshime të shpeshta të Kushtetutës. Kjo Kushtetutë do të kalojë me dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, si dhe me referendum; edhe çdo përmirësim i saj do të bëhet me dy të tretat dhe me referendum. Në fakt, konstitucionalistët kanë qenë të mendimit se kjo është një formë shumë e ngurtë që do të pengonte çfarëdolloj përmirësimi. Propozimet e tyre për zbutjen e kësaj ngurtësie ishin nga më të ndryshmet. Unë besoj që propozimi që kemi mbajtur është më afër këtij qëndrimi, sepse Kuvendi vendos për ndryshimet me dy të tretat, por mund të vendosë që t’i bëjë edhe me referendum. Spartak Ngjela: Sipas këtij formulimi, rishikimin e ka Kuvendi, dhe duhet të diskutojmë. Arben Imami: Fillojmë diskutimet. Spartak Ngjela: Të bëjmë fillimisht marrëveshjen e fjalës për termin “rishikim”. Me termin “rishikim të Kushtetutës” do të kuptohen amendamentet e Kushtetutës apo jo? Arben Imami: Po. Spartak Ngjela: “Rishikim” do të thotë revizionim i Kushtetutës. Këtu lind problemi. Nuk është nevoja për dy të tretat për të shkuar në referendum. Në parim, ky nen e parashikon rishikimin kushtetutës nga parlamenti me dy të tretat. Sabri Godo: Ata që e diskutuan këtë nen, harruan se po diskutonin për Kushtetutën e Shqipërisë. Ata u nisën nga qëllimi që Kushtetuta të mos pengojë përparimin social dhe ekonomik të vendit. E nesërmja do të sjellë ndryshime e nevoja të tjera. Kështu siç e kemi parashikuar rishikimin e Kushtetutës, ndryshimet e saj bëhen të pamundura. Ndërsa neve na djeg ana tjetër, që parlamenti me dy të tretat e hedh poshtë Kushtetutën, e cila miratohet me referendum. Prandaj, unë nuk jam që ndryshimet kushtetuese të bëhen nga parlamenti me dy të tretat! Spartak Ngjela: Sipas kësaj dispozite, e ka parlamenti. Nga ana tjetër, me këtë dispozitë, parlamenti nuk bën dot Kushtetutë të re. Problemi është fare i thjeshtë. Modalitetet e referendumit i kemi. Çdo gjë që do të ndryshojmë do ta bëjmë me referendum.

393 Pandeli Majko: Unë bashkohem me avokat Ngjelën. Në parlamentet pasardhës pas miratimit të kësaj Kushtetute, ndryshimet kushtetuese do të kryhen sipas një procedurë jashtëzakonisht të vështirë, dhe, mbi të gjitha, nëse kjo Kushtetutë miratohet me referendum, edhe ndryshimet e saj duhet të bëhen vetëm me referendum. Për mendimin tim, ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen vetëm me dy të tretat e parlamentit. Mundësitë e ndryshimit të kësaj Kushtetute duhet të jenë minimale. Mekanizmi i ndryshimit duhet të jetë i tillë që të kërkojë konsensusin e detyrueshëm të klasës politike, ose, përndryshe, ndryshimi të mos bëhet. Spartak Ngjela: Nuk është fjala tek ndryshimi. Nuk mund të mohosh nevojën për ndryshim, gjë që e kemi aplikuar një gjë të tillë. Duhet të kemi parasysh atë që quhet sociologji e së drejtës. Ajo merret me vlerat në praktikë të Kushtetutës. Mosndryshimi mund të na krijojë asfiksi. Ne tani sapo e krijojmë Kushtetutën. Nuk e dimë sesa e zbatueshme do të jetë. Tani, çështja shtrohet kështu: çdo ndryshim të bëhet me referendum. Populli të vendosë. Përse të mos bëhet ndryshimi fare, sipas Majkos? I kemi përcaktuar modalitetet e referendumit; e ndryshojmë Kushtetutën me referendum. Arben Imami: Megjithatë, do të vendosin përsëri dy të tretat e parlamentit! Spartak Ngjela: Me dy të tretat e parlamentit është e sforcuar! Arben Imami: Më lejoni të bëj një klasifikim të mënyrave të ndryshimit të kushtetutave, nga ato më të ngurtat në ato që ndryshohen më lehtë. Mënyra më e vështirë për të ndryshuar një kushtetutë është me dy të treta e parlamentit dhe me referendum të detyrueshëm. Mënyra më e lehtë e ndryshimit të Kushtetutës është me dy të tretat e parlamentit, dhe, kur parlamenti vendos me dy të tretat, amendamentet mund të kalojnë ose jo në referendum. Një mënyrë tjetër është që me shumicën e anëtarëve parlamenti vendos për mbajtjen e referendumit. Spartak Ngjela: Ka edhe një variant tjetër që çdo ndryshim bëhet me referendum. Arben Imami: Por, edhe në këtë rast vendimin do ta marrë shumica. Spartak Ngjela: Po kemi ligj për referendumin!

394 Arben Imami: Po. Kjo është përqasja më moderne dhe liberale që ka në themel përqasjen zvicerane. Haxhi Aliko: Në vitin 1994, gjatë fushatës që bëmë kundër referendumit të Projektkushtetutës, një nga argumentet që përdorëm kundër kësaj ishte referimi tek neni 130 254 , ku thuhej se çdo amendament kushtetues në të ardhmen do të bëhet me dy të tretat në parlament dhe me referendum. Ky argument pati sukses dhe ndikoi mjaft në vendimin që dha populli. A kemi interes që Kushtetuta, që do të miratohet së shpejti, pavarësisht nga të mirat dhe të metat, të mbetet e pandryshuar, apo të lejojmë mundësi përmirësimi të saj nëpërmjet mënyrave më të lehta për ndryshime në të ardhmen? Unë mbështes variantin e dytë, por duke gjetur mënyrat e përshtatshme për të bërë ndryshime. Spartak Ngjela: Por kurrsesi nuk duhet t'i hiqet njerëzve e drejta për të bërë referendum! Pandeli Majko: Kjo Kushtetutë do të miratohet me këtë procedurë: do të kalojë në Komisionin për hartimin e Kushtetutës, do të miratohet me dy të tretat në parlament, dhe pastaj do t’i nënshtrohet referendumit. Pasi të miratohet Kushtetuta, çdo ndryshim i saj do të miratohet me dy të tretat në parlament. Spartak Ngjela: Sipas kësaj që thua ti, bota nuk do të mund t'i ndryshonte kushtetutat! Shumica e vendeve i ka miratuar kushtetutat me Asamble Kushtetuese, ndërsa amendamentet nuk i ka bërë me Asamble Kushtetuese. Pra, ajo që thua ti rrëzohet. Populli e ushtron sovranitetin drejtpërdrejt ose nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Sovraniteti parashikohet në Kushtetutë dhe Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum! Jonuz Begaj: Ne jemi të tërë për referendum! Sabri Godo: Meqenëse Kushtetuta franceze është një shkollë më vete në këtë drejtim, le të dëgjojmë njëherë sesi e ka zgjidhur këtë çështje kjo Kushtetutë. 254 Neni 130 i Projektkushtetutës që u hodh poshtë nga referendumi i nëntorit 1994 parashikonte: “Amendamentet për ndryshimin e kësaj kushtetute miratohen me referendum, pasi për to të kenë votuar dy të tretat e numrit të deputetëve”.

395 Theodhori Sollaku: Nenet e Kushtetutës franceze në qoftë se miratohen me konsensus atëherë nuk hyjnë në referendum. 255 Në rastet kur nuk ka konsensus, Presidenti i Republikës vendos që të kalohet në referendum. 256 Pra, referendumi nuk është i nevojshëm në çdo rast. Spartak Ngjela: Ju kujtoni se me referendum mund të arrihet çdo ndryshim i propozuar? Ju mendoni se mund të fitohen të gjithë referendumet që mund të organizohen? Nuk ma merr mendja se do të ketë kaq shumë njerëz të interesuar për të bërë ndryshime kushtetuese. Por, megjithatë, sa më shumë referendume të bëhen për Kushtetutën, aq më shumë ngrihet ndërgjegjja kushtetuese në Shqipëri. Sabri Godo: Atëherë, zoti Spartak për cilin variant jeni ju? Spartak Ngjela: Për referendumin. Jonuz Begaj: Te gjithë për referendumin jemi! Spartak Ngjela: Për referendumin në bazë të modaliteteve të parashikuara në ligjin për referendumet. Arben Imami: Dakord, me modalitete të thjeshta referendare. Spartak Ngjela: Ne duhet të heqim ekskluzivitetin që ka shumica parlamentare prej dy të tretash për të bërë ndryshime kushtetuese; po u miratua me dy të tretat ndryshimi kushtetues, nuk kanë nevojë për referendum! Jonuz Begaj: Nuk diskutohet; unë nuk jam me këtë! Spartak Ngjela: Por nuk duhet mohuar e drejta e popullit për të ndryshuar Kushtetutën. Pra, Kushtetuta duhet të miratohet ose me referendum, ose me dy të tretat në parlament. Kur një ndryshim nuk miratohet me dy të tretat, atëherë ai duhet t’i nënshtrohet referendumit. 255 Neni 89, paragrafi i tretë, i Kushtetutës franceze parashikon: “3. Projekti i rishikimit nuk shtrohet për referendum kur Presidenti i Republikës vendos t’ia paraqesë parlamentit të thirrur në Kongres; në një rast të tillë, projekti i rishikimit konsiderohet i miratuar vetëm po të fitojë me shumicën e tri të pestave të votave të vlefshme”. 256 Neni 89, paragrafi i dytë, i Kushtetutës franceze parashikon: “2. Projekti ose propozimi i rishikimit duhet të votohet nga të dy dhomat sipas një teksti të njëllojtë. Rishikimi është përfundimtar pasi miratohet me referendum”.

396 Pandeli Majko: Për të bërë një referendum me kërkesën e deputetëve duhet një e pesta e deputetëve. Supozojmë se në parlament bëhet një propozim për ndryshime kushtetuese. Në qoftë se këto ndryshime miratohen me katër të pestat e deputetëve dhe një e pesta nuk kërkon referendum, atëherë do të konsiderohet se miratimi u bë në parlament dhe se referendumi nuk duhet bërë. Spartak Ngjela: Jam dakord edhe kështu. Arben Imami: Ti kërkon, zoti Ngjela, që të përcaktojmë një numër deputetësh që të bëjë të detyrueshme mbajtjen e referendumit, në kuptimin që, megjithëse një amendament miratohet me dy të tretat, me kërkesën e një të tretës, ky amendament duhet të kalojë detyrimisht në referendum? Pandeli Majko: Një të pestës! Arben Imami: Dakord, një të pestës. Pra, amendamenti duhet t’i nënshtrohet referendumit apo jo? Spartak Ngjela: Jo! Dy të tretat mund ta ndryshojnë Kushtetutën, more zotëri, por jepi mundësi pakicës që, në bazë të ligjit për referendumin, ta rrëzojë amendamentin kushtetues! Arben Imami: Pikërisht këtë po themi. Sabri Godo: Domethënë, me kërkesë të një të pestës, mund të hedhësh poshtë vendimin e dy të tretave, nëpërmjet referendumit. Spartak Ngjela: Po, pikërisht këtë po them! Arben Imami: Dakord. Të duhen 50% plus 1 e votave në popull për të bërë ndryshime kushtetuese. Zviceranët e ndjekin një rregull të tillë, të tjerët jo. Praktika jonë, sipas së cilës një shumicë politike kërkon të imponojë rregullat e lojës nëpërmjet shumicës 50% plus 1 të siguruar në referendum, ka qenë negative. Prandaj themi që rregullat e lojës të imponohen me dy të tretat në parlament. Spartak Ngjela: E pra, që mua pakicës të mos më hiqet e drejta nga shumica. Arben Imami: Domethënë, ndryshimet kushtetuese të bëhen me dy të tretat dhe më pas, pak a shumë siç është edhe propozimi i Komisionit,

397 referendumi të mbahet në rast se një numër i caktuar deputetësh e kërkojnë atë. Pra, mbasi kalon me dy të tretat, një e pesta që ka qenë kundër mund të kërkojë mbajtjen e referendumit. Referendumi, pra, mund të organizohet kur e kërkon gjysma e anëtarëve të parlamentit ose një e pesta. Spartak Ngjela: Ka dy momente: kemi iniciativën për ndryshime kushtetuese, së cilës nuk i kemi përcaktuar modalitetet. Iniciativën për ndryshime kushtetuese e ka një numër parlamentarësh. Në qoftë se propozimi miratohet me dy të tretat në parlament, ai nuk ka nevojë të hidhet në referendum. Në këtë Kushtetutë, zotëri, a ka iniciativë kushtetuese? Kristaq Traja: Iniciativa mund të ndërmerret me një të pestën. Spartak Ngjela: Nëse një iniciativë kushtetuese rrëzohet në parlament, iniciatorët kanë të drejtë t’i drejtohen popullit. A nuk është kjo demokratike? Arben Imami: Pa dyshim. Spartak Ngjela: Këtë dua unë; po u realizua kjo, unë jam dakord. Ky është mekanizmi, i cili fillon nga iniciativa. Kristaq Traja: Dua të bëj një sqarim të shkurtër, si dhe kam edhe një propozim. Midis referendumit që bëhet për ligje të veçanta dhe referendumit që bëhet për Kushtetutën, ka ndryshime të mëdha, sepse Kushtetuta është një dokument më i ngurtë, në krahasim me ligjet. E dyta, për të balancuar atë që çdo ndryshim kushtetues të bëhet me referendum, dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese me dy të tretat e parlamentit, ndoshta duhet të ndjekim një rrugë plotësuese. Në ç’kuptim? Mund të votohet një herë ose dy herë në Kuvend me dy të tretat për ndryshimet kushtetuese. Ka modele që e çojnë një propozim për ndryshime kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shprehet nëse amendamenti është në përputhje me Kushtetutën ose jo. Gjykata Kushtetuese mund ta frenojë këtë iniciativë kushtetuese. Parlamenti, për të kapërcyer një vendim të tillë, e çon propozimin drejtpërdrejt në referendum. Përse të mos futet kjo mënyrë? Spartak Ngjela: A ka mundësi një minutë, ju lutem? Rishikimi që ju propozoni nuk ka strukturë juridike, madje ka një kontradiktë. Ja pse:

398 një e pesta e deputetëve ka iniciativë. Pastaj vjen projektligji dhe i nënshtrohet votimit. E zëmë se projekti nuk miratohet me dy të tretat e votave; çfarë ndodh me grupin e deputetëve që ushtroi iniciativën? Kristaq Traja: Do të thotë që një e pesta mund të bëjë çdo muaj kërkesa për referendum për ndryshimin e Kushtetutës. Spartak Ngjela: Le t’i bëjë! Leontiev Çuçi: Po pse, nëpër referendume do rrimë ne? Spartak Ngjela: Si do të bëhet çdo muaj? Shiko, Kristaq, jam shumë i pakënaqur nga ju. E para, në këtë Projektkushtetutë është hequr natyra obstruksioniste e parlamentit. Obstruksioni është në natyrën e politikës moderne. Pra, kjo Kushtetutë nuk lejon obstruksionizëm. Pse? Sepse nuk do Majkua, i cili thotë: “Si mund të vonohet parlamenti! Si mund të bllokohet parlamenti!”. Kristaq Traja: E ke obstruksionin. Spartak Ngjela: Nuk e ke! Tani të vijmë tek problemi i demokracisë direkte. Që në fillim i jeni trembur kësaj çështjeje. Kristaq Traja: Jo, aspak! Spartak Ngjela: Ti thua një herë në muaj. Një herë në muaj është parashikim arbitrar, sepse një herë në muaj nuk mund ta bësh dot. As teorikisht nuk e bën dot referendumin një herë në muaj, se nuk të lejojnë modalitetet ligjore. Kristaq Traja: Përse nuk e lejojnë? Opozita e ka një të pestën në parlament dhe mund ta ushtrojë iniciativën për ndryshime kushtetuese në mënyrë të përsëritur. Spartak Ngjela: Po a do rrëzohet njëherë? Kristaq Traja: Domethënë, Kushtetuta nuk është çështje e iniciativës së pakicës. Spartak Ngjela: Mor zotëri, po mbasi është rrëzuar njëherë në referendum, e njëjta iniciativë nuk mund të ushtrohet pa kaluar tre vjet!

399 Arben Imami: Po lexoj edhe njëherë këtë vërejtjen e Komisionit të Venecias: “Kushtetuta shqiptare është shumë e detajuar dhe po ashtu paraqet shumë kritere për përmirësimin e Kushtetutës, siç janë paragrafët e katërt dhe të pestë të nenit 176. Miratimi i një amendamenti, fillimisht, me dy të tretat dhe, më pas, me referendum, është një procedurë tepër shtrënguese. Kjo mund të justifikohet për disa amendamente që do të kishin të bënin me kufizimin e të drejtave të njeriut, por jo me të gjitha llojet e amendamenteve. Në qoftë se sigurohet një mazhorancë prej dy të tretash, referendumi nuk është i domosdoshëm”. Spartak Ngjela: Sigurisht. Arben Imami: “Në rast se sigurohet një mazhorancë absolute në parlament, mund të parashikohet që referendumi të bëhet nëse e kërkojnë një numër i caktuar deputetësh”. Paragrafi 4: “Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Paragrafi 5: “Nëse një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit kërkon, amendamenti i miratuar i nënshtrohet referendumit”. Spartak Ngjela: Në qoftë se miratohet; po në qoftë se nuk miratohet? Arben Imami: Përdor referendumin abrogativ. Pandeli Majko: Në këtë mënyrë, Kushtetuta miratohet e shfuqizohet vetëm me referendum; Kushtetuta nuk kalon nga parlamenti. Në këtë kuptim, nuk kemi përse e kalojmë Kushtetutën në parlament, por vetëm në referendum. Kështu nuk jam dakord. Ç’kuptim ka parlamenti? Spartak Ngjela: Një e pesta ka të drejtë ta hedhë në referendum edhe kur dy të tretat e kanë pranuar, por një e pesta duhet ta ketë këtë të drejtë edhe kur amendamenti nuk është pranuar nga dy të tretat. Ndryshe nuk ka logjikë! Arben Imami: Ne kemi propozimin e Venecias, i cili është afërsisht i njëjtë me propozimin tënd, megjithatë ti thua që një të pestës t’i lihen edhe mundësi pozitive. Pra, në qoftë se propozimi i një të pestës për ndryshimin e Kushtetutës nuk fiton në parlament me dy të tretat, sipas teje zoti Ngjela, një e pesta duhet të ketë të drejtë ta çojë propozimin në referendum.

400 Vladimir Metani: Pa kaluar fare në parlament? Arben Imami: Të paktën ta kërkonte gjysma, jo një e pesta! Spartak Ngjela: Më fal, thamë që kur një e pesta e ushtron iniciativën për të bërë amendament dhe ky amendament miratohet nga parlamenti. Dakord! Por, një e pesta tjetër që nuk e ka votuar duhet të ketë të drejtë ta hedhë në referendum! A më kupton? Arben Imami: Kështu po! Po kur një e pesta bën një propozim, i cili nuk miratohet me dy të tretat, e megjithatë ajo të ketë të drejtë t’i drejtohet popullit? Spartak Ngjela: Aq më mirë, popullit po i drejtohet, jo kryesisë së partisë! Arben Imami: Atëherë, nuk ka nevojë fare për dy të tretat! Pse duhen dy të tretat? Spartak Ngjela: Dy të tretat nuk kanë nevojë ta çojnë një amendament në referendum. Arben Imami: Atëherë, e bëjmë rishikimin e Kushtetutës vetëm me referendum! Vladimir Metani: Kuvendi ka 140 deputetë. Një e pesta përbëhet nga 28 deputetë; pra, kemi 5 grupe me nga 28 deputetë. Këto pesë grupe mund të kërkojnë të bëjnë disa referendume në vit. Një gjë e tillë nuk shkon! Sabri Godo: Po ndoshta duhet të kemi parasysh ligjin për referendumet. Në këtë ligj thuhet se një çështje kalon për referendum kur e kërkon gjysma plus një e anëtarëve të Kuvendit. Arben Imami: Po. Spartak Ngjela: Jo, me 50.000 firma! Pandeli Majko: Më fal, le t’i referohemi nenit 141 të projektit: “1. Populli, nëpërmjet 50.000 shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë”.

401 Spartak Ngjela: Po, Kushtetuta është një çështje e një rëndësie të veçantë! Pandeli Majko: Të lutem, të mbaroj: “2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve ose të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet me referendum. 3. Referendumi është i vlefshëm kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e votuesve. 4. Parimet e procedurat për zhvillimin e referendumit parashikohen me ligj”. Pra, këtu është fjala për një projektligj të veçantë. Ndërsa ju, zoti Ngjela, kërkoni që të njësoni procedurën e referendumit për Kushtetutën me atë të një ligji të zakonshëm. Po nuk mund të jetë kështu! Spartak Ngjela: Zotëri, po flasim për parimin, nuk po flasim për modalitetet e referendumit kushtetues. Referendumin kushtetues nuk duhet ta kenë në dorë dy të tretat. Arben Imami: Jo! Spartak Ngjela: Po ju ua keni lënë referendumin kushtetues në dorë dy të tretave! Arben Imami: Jo! Kemi propozimin më të ri të mbështetur përfundimisht tek La Pergola: “Nëse një e pesta e anëtarëve të Kuvendit kërkon, amendamenti i miratuar i nënshtrohet referendumit abrogativ”. Spartak Ngjela: Po amendamenti i pamiratuar? Arben Imami: Nuk është amendament ai! Ky është maksimumi që mund t’i jepet opozitës. Spartak Ngjela: Ore, nuk ia ke dhënë opozitës të drejtën të ndryshojë Kushtetutën, por i ke dhënë të drejtën t’i drejtohet popullit. Ti i heq të drejtën t’u drejtohet njerëzve! Pandeli Majko: Zoti avokat, problemi shtrohet kështu: një amendament kushtetues miratohet me dy të tretat në parlament. Opozita është e pakënaqur, opozitë e cila doemos e ka një e pestën. Kjo një e pestë kërkon që ky amendament i miratuar me dy të tretat t’i nënshtrohet referendumit. Pra, vendimi për të kaluar në referendum nuk merret nga dy të tretat, por nga një e pesta. Kjo është logjika.

402 Spartak Ngjela: Po kur nuk miratohet? Pandeli Majko: Po pse duhet të kalojë në referendum një amendament që nuk miratohet në parlament? Spartak Ngjela: Sepse parlamenti ka ngjyrë politike, ndërsa opozita po i drejtohet elektoratit të saj. Ti po i heq të drejtën t’i drejtohet elektoratit! Pandeli Majko: Sipas logjikës suaj, një mazhorancë parlamentare, që ka garantuar shumicën e nevojshme 50% + 1, menjëherë sapo vjen në pushtet miraton menjëherë një kërkesë për ndryshime kushtetuese dhe e kalon atë në referendum. Kjo mazhorancë i ka të gjitha shanset për ta fituar referendumin. Spartak Ngjela: Po atëherë e do populli, e duan njerëzit. Pandeli Majko: Zoti Ngjela, përballë një çmendurie politike, populli edhe mund të orientohet keq. Shembulli më negativ në këtë drejtim janë firmat mashtruese piramidale ku populli humbi një miliard dollarë; a e kuptoni këtë? Spartak Ngjela: Problemi është më i thjeshtë sesa kaq, ne e komplikojmë atë. Kushtetutën duhet ta konsiderojmë si jo perfekte… Pandeli Majko: Kushtetutat nuk janë perfekte për ata që vijnë në pushtet! Spartak Ngjela: Nuk kam mbaruar. Nuk flas subjektivisht, por objektivisht: Kushtetuta nuk është perfekte, ne s’mund të kemi bërë një punë perfekte. Kjo edhe për faktin se derisa ta konsolidojmë Kushtetutën, do të na duhet të vuajmë edhe nëpërmjet mbajtjes së referendumeve. Dëgjomë mua, se do të më përkrahësh. Arben Imami: Atëherë, unë propozoj që të mos votojmë këtë propozimin që kemi përpara, sipas së cilit dy të tretat kanë të drejtë të votojnë për mbajtjen e referendumit, por t’ia japim këtë mundësi pakicës, një të pestës. Pandeli Majko: Dakord. Arben Imami: Formulimi do të ishte: “Në qoftë se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit kërkon, amendamenti i miratuar i nënshtrohet

403 referendumit”. Pra, populli do të shprehet ‘po’ ose ‘jo’. Në qoftë se shumica parlamentare gabon, pakica e çon amendamentin e miratuar në referendum dhe e rrëzon. Në këtë mënyrë realizojmë atë që kemi thënë në fillim se populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij, si dhe drejtpërdrejt. Kemi konsensus për këtë? Zoti Ngjela? Spartak Ngjela: Nuk e kuptoj. Të fillojmë që nga iniciativa… Arben Imami: Një e pesta e deputetëve paraqet propozimin në Kuvend, propozim që Kuvendi detyrohet ta shqyrtojë. E shqyrton dhe e miraton me dy të tretat. Në qoftë se ka deputetë kundër, të cilët e formojnë një e pestën, ata kanë të drejtë ta kalojnë amendamentin në referendum. Në referendum populli do të shprehet “Po” ose “Jo”. Spartak Ngjela: Po këtë thashë edhe unë! Vladimir Metani: Jo, ti the se edhe kur nuk miratohet amendamenti, të kalojë në referendum me kërkesën e një të pestës. Spartak Ngjela: Kështu thotë edhe Imami: “kur nuk miratohet...”. Vladimir Metani: Jo, “kur miratohet”. Arben Imami: U morëm vesh, e kapërcyem. Tek paragrafi 7, i nenit 176, fjalët “Presidenti i Republikës” zëvendësohen me “Kryetari i Kuvendit”. Sabri Godo: Pse? Arben Imami: Kemi thënë më sipër që: “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”. Pandeli Majko: Nuk shkon; duhet përfshirë Presidenti i Republikës. Kristaq Traja: Po kur Kuvendi nuk e rishqyrton dot një amendament, përse do të shkojë për veto? Arben Imami: Presidenti shpall edhe rezultatin e referendumit. Le të mbetet kjo kompetencë e Presidentit thjesht si një kompetencë ceremoniale. Kalojmë tek “Dispozitat kalimtare dhe të fundit”, Pjesa e Shtatëmbëdhjetë. Neni 177: “1. Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të

404 zbatohen vetëm atëherë dhe për aq sa nuk bien në kundërshtim me të. 2. Këshilli i Ministrave, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e Kushtetutës, i paraqet Kuvendit projektligjet e nevojshme për ndryshimin e legjislacionit në fuqi, si dhe për vënien në zbatim të Kushtetutës”. Komisioni i Venecias sugjeron të mos ketë afat kohor: “Këshilli i Ministrave i paraqet Kuvendit projektligjet e nevojshme për ndryshimin e legjislacionit në fuqi si dhe për vënien në zbatim të Kushtetutës”. Pandeli Majko: Në mos gaboj, Kushtetuta zbatohet drejtpërdrejt. Në këtë kuptim, nuk e kuptoj përse është vënë shprehja: “…për vënien në zbatim të Kushtetutës”? Arben Imami: Dispozita kushtetuese, si ato, për shembull, për Avokatin e Popullit, Prokurorin e Përgjithshëm, etj., kërkojnë nxjerrjen e ligjeve respektive. Jo thjesht për ta zbatuar, por është fjala për përgatitjen dhe nxjerrjen e legjislacionit për të mundësuar vënien në zbatim të Kushtetutës. Jonuz Begaj: Ndonjë sqarim për pikën e parë? Krenar Loloçi: Çështja është që Kushtetuta e re do të vendosë rregulla të tjera, me të cilat mjaft nga ligjet ekzistuese mund të bien në kundërshtim. Për këtë arsye, këto ligje do të jenë ligje antikushtetuese, prandaj, si të tilla, mund të mendohet se këto ligje nuk duhet të zbatohen. Komisioni i Venecias, për këtë çështje, ka bërë një ndërhyrje, duke vënë në dukje se ligjet sido që të jenë, kushtetues ose jo, do të zbatohen derisa ato të shpallen antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Pra, në pikën e parë të nenit 177, kemi të bëjmë me një lapsus, pasi ligjet që janë, sa kohë që nuk janë deklaruar antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese ose nuk janë shfuqizuar nga vetë Kuvendi, do të vazhdojnë të jenë në fuqi. Sigurisht, shfuqizimi i një ligji është rruga më normale. Gjykatat e zakonshme nuk mund të mos e zbatojnë një ligj, që ato mund ta konsiderojnë si antikushtetues. Arben Imami: Po një gjykatë ka të drejtë ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese kur konstaton se është antikushtetues? Krenar Loloçi: Po, por fjala është për zbatimin e ligjeve nga të gjitha organet e tjera, jo thjesht nga gjykatat.

405 Kristaq Traja: Derisa ligjet të mos jenë shfuqizuar, qoftë nga parlamenti, qoftë nga Gjykata Kushtetuese, ato duhet të zbatohen. Zamira Çaka: Po pika 3 e nenit 178 257 nuk ka të bëjë me Gjykatën Kushtetuese? Arben Imami: Edhe kjo pikë bie. Zamira Çaka: Se aty e ka të shprehur që do të shprehet Gjykata Kushtetuese… Arben Imami: Po pra. Atëherë, do të zbatohen derisa të mos jenë shfuqizuar. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Pra, fjalët e fundit të pikës së parë të nenit 177 do të zëvendësohen me fjalët “...për aq sa do të mbeten në fuqi”. Spartak Ngjela: Zëvendësohen fjalët “...për aq sa nuk vijnë në kundërshtim me këtë Kushtetutë”? Arben Imami: Po, por edhe sikur të vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, do të zbatohen. Atëherë, formulimi do të jetë si vijon: “Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar”. Pandeli Majko: Derisa nuk janë shfuqizuar? Arben Imami: Po. Pandeli Majko: Edhe nëse vijnë në kundërshtim me Kushtetutën? Kristaq Traja: Sigurisht, në qoftë se si pasojë e kundërshtisë vjen ndonjë dëm, rruga për ta zgjidhur ekziston. Spartak Ngjela: Këtë e vlerëson Gjykata Kushtetuese. Krenar Loloçi: Në Kushtetutë vihen detyrime për të gjitha organet. Pandeli Majko: Jo, nuk jam dakord me formulimin që lexoi së fundi zoti Imami! Nuk mund të lejohet zbatimi i ligjeve që janë në kundërshtim me Kushtetutën! 257 Neni 178, pika 3, i Projektkushtetutës së datës 10 korrik 1998: “Të drejtat e fituara nga individët mbeten të paprekura”.

406 Arben Imami: Nuk do ta lejojnë! Krenar Loloçi: Ligje antikushtetuese mund të dalin edhe pasi të jetë miratuar Kushtetuta. Ne mund të kemi ligje [të tilla] edhe sot. Në të dyja rastet do të shkohet në Gjykatën Kushtetuese. Pandeli Majko: Megjithatë, unë jam me formulimin e parë. Arben Imami: Por nuk është i saktë! Është ngushtësisht profesionale, le t’ia lëmë ekspertëve. Atëherë, neni 177 miratohet me konsensus, duke marrë parasysh të dy vërejtjet. Kalojmë tek neni 178 258 . Pika 2 dhe 3 bien. Ka pyetje? Spartak Ngjela: Rikonsiderimi nga gjykata bie? Me këtë jam dakord. Arben Imami: Ka vërejtje? Jo. Kalojmë tek neni 179 259 . Tek paragrafi i dytë, fjala “Kuvendit” zëvendësohet me “Gjykatës Kushtetuese”. Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare konsiderohen të ratifikuara; nëse ka raste që Këshilli i Ministrave vëren se ato vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, ia çon për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese brenda 12 muajve. Spartak Ngjela: Më falni, por çështja e afatit duhet parë edhe për mandatin e organeve të zgjedhura, tek neni 178. Duhet vënë ndonjë dispozitë që të shikohen afatet për të cilat janë zgjedhur këto organe, se mund të ketë përmirësime për to. Se nuk mund të trajtohen të gjitha njëlloj, en bloc... Pandeli Majko: Le të marrim Gjykatën e Kasacionit, për shembull. Me Kushtetutën e re, ajo bëhet Gjykatë e Lartë. 258 Neni 178, po aty: “1. Mandati i organeve kushtetuese dhe i personave të zgjedhur ose të emëruar para hyrjes në fuqi të Kushtetutë, mbaron në afatin e parashikuar në dispozitat që kanë qenë në fuqi në kohën e zgjedhjes ose emërimit të tyre. 2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të dhëna në lidhje me pajtueshmërinë e ligjeve me dispozitat kushtetuese të nxjerra para hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të konsiderohen përfundimtare vetëm pasi kjo Gjykatë të jetë rishprehur, me kërkesë të subjekteve përkatëse, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të Kushtetutës. 3. Të drejtat e fituara nga individët mbeten të paprekura”. 259 Neni 179, po aty: “1. Marrëveshjet e ratifikuara nga Republika e Shqipërisë para hyrjes në fuqi të Kushtetutës konsiderohen të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute. 2. Këshilli i Ministrave, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi e kësaj Kushtetute, i paraqet Kuvendit marrëveshjet ndërkombëtare të cilat përmbajnë dispozita që vijnë në kundërshtim me Kushtetutën”.

407 Krenar Loloçi: Jemi konsultuar me të gjitha kushtetutat e Evropës Lindore, miratuar nga viti 1992 deri në vitin 1997, për të cilat ka dhënë sugjerime e vërejtje edhe Komisioni i Venecias. Si rregull, nuk mund të cenosh mandatin e një organi që ka filluar. Ndryshimi i emrit nuk passjell medoemos ndryshimin e organit. Spartak Ngjela: Por ka ndryshuar jo vetëm emri i Gjykatës, por edhe përmbajtja e saj! Pandeli Majko: Kam një shqetësim: Gjykata e Kasacionit mund të rrezikohet të shkrihet, sepse Gjykata e Lartë mund të mos konsiderohet si trashëgimtare e Gjykatës së Kasacionit. Sabri Godo: Vetëm pse i ndryshuam emrin? Pandeli Majko: Nuk i ndryshuam vetëm emrin, i ndryshuam edhe kompetencat. Arben Imami: I zgjeruam kompetencat. Zgjerimi i kompetencave nuk është problematik. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kuvendin Popullor. Nga “Kuvend Popullor” u bë “Kuvend”. I kemi shtuar disa kompetenca në një aspekt, i kemi hequr disa kompetenca në një aspekt tjetër. Mund të themi se Kuvendi me Kushtetutën e re nuk është pasardhësi i Kuvendit Popullor? Krenar Loloçi: Po të bëhej fjala për bashkim të Gjykatës Kushtetuese me Gjykatën e Kasacionit, atëherë do të kishim të bënim me një ndryshim thelbësor. Arben Imami: Kjo është e gjitha. Ndryshimet e Kuvendit Popullor dhe të Gjykatës së Kasacionit nuk përbëjnë asnjë rrezik për afatet e anëtarëve të tyre. Me fjalë të tjera, mandati i anëtarëve të Gjykatës së Kasacionit do të vazhdojë me afatin që është parashikuar nga ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. 260 Kjo është fare e qartë, nuk ka asnjë lloj ndryshimi. Vladimir Metani: Por ke të bësh me mandat organi dhe personash që e përbëjnë atë! 260 Neni 6, paragrafi i tretë, i ligjit nr. 7561, datë 29.4.1992, “Për disa ndryshime e plotësime në ligjin 7491, 29.4.1991, ‘Për dispozitat kryesore kushtetuese’” parashikonte: “Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Kasacionit zgjidhen në detyrë një herë në 7 vjet me të drejtë rizgjedhjeje”.

408 Kristaq Traja: Mandati do të vazhdojë shtatë vjet, aq sa parashikohet në ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. Pandeli Majko: Por nuk do të quhet më Gjykatë Kasacioni, por Gjykatë e Lartë? Kristaq Traja: Pavarësisht nga emri që do të marrë Gjykata, mandati i anëtarëve të saj do vazhdojë shtatë vjet, siç ka qenë parashikuar. Arben Imami: Edhe kompetencat e Presidentit do të ndryshojnë me Kushtetutën e re. Vazhdojmë, atëherë, tek neni 180 261 , një nen ky shumë i diskutueshëm. Do ta mbajmë këtë apo s’do ta mbajmë? Sabri Godo: Pse qenka i diskutueshëm ky nen? Arben Imami: Ka vërejtje, ka pyetje? Spartak Ngjela: Përse dy deri në tre vjet? Këtu duhet të përcaktohet “...brenda vitit 1999”. Brenda një viti. Leontiev Çuçi: Nuk bëhet dot brenda një viti! Nuk ka statistika, etj. Hysen Selfo: Desha të sugjeroj diçka: “Kuvendi, brenda dy vjetëve…” – jo “brenda dy deri tre vjetëve” – dhe më pas të vazhdojë: “…nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, duhet të nxjerrë ligje për rregullimin e drejtë të kthimit dhe të kompensimit të pronave në konformitet me nenin 48, duke anuluar ligjet e mëparshme të shpronësimeve”. (zëra të paidentifikueshëm): Kjo përmbahet. Pandeli Majko: Zoti Selfo, unë sugjeroj të bëhet pesë vjet; më gjej një të mesme… Arben Imami: Ta mbajmë kështu siç është apo ta heqim fare? Spartak Ngjela: Neni 48 nuk të jep ndonjë gjë të madhe. Hysen Selfo: Dua të jem i qartë për këtë çështje. 261 Neni 180: “Kuvendi, brenda dy deri tre vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, nxjerr ligje për rregullimin e drejtë të çështjeve të ndryshme që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para mirtatimit të kësaj Kushtetute, duke u udhëhequr nga kriteret e nenit 48”.

409 Sabri Godo: Përderisa kjo thotë që të tëra ligjet që bien në kundërshtim me këtë Kushtetutë do të shfuqizohen, kjo çështje mund të konsiderohet e zgjidhur. Arben Imami: Vazhdojmë tek neni 181. Ligji nr. 7491, datë 29.04.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, si dhe ligjet e tjera kushtetuese, shfuqizohen ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute”. Kemi dhe një gjë të vogël para se ta mbyllim. Ka pyetje, ka vërejtje? Haxhi Aliko: Dy gjëra të vogla për nenet e mëparshme. Tek neni 71, pika 2/d, ku thuhet se: “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm: (d) kur mungon mbi 6 muaj rresht në Kuvend”, duhet shtuar: “pa shkaqe të arsyeshme”. Arben Imami: U morëm vesh për këtë. Haxhi Aliko: Në nenin 75, pika 1: “Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e…”, duhet thënë: “Kryetarin dhe zëvendëskryetarin”. Arben Imami: Nuk do të flitet më për zëvendëskryetar në Kushtetutë. Parlamenti me rregullore mund të zgjedhë disa zëvendëskryetarë. Pra, zëvendëskryetarët nuk do të jenë më institucione kushtetuese. Po kështu, nuk ka më zëvendëskryetar të Gjykatës së Lartë, zëvendësprokuror të përgjithshëm. Vazhdojmë. Haxhi Aliko: Është dhe neni 73, i cili thotë: “Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes”. Fjalia e dytë mohon të parën. Arben Imami: Jo, nuk është e vërtetë! Është diskutuar e ridiskutuar, e kemi diskutuar edhe në Venecia. Përfundimisht, kemi mbetur në këtë formulim. Haxhi Aliko: Po çfarë do të quhet shpifje, xhanëm? Krenar Loloçi: Paraqitja e të dhënave të rreme, që dihet se janë të tilla. Vladimir Metani: Që subjekti e di se janë të rreme. Haxhi Aliko: Po të dhënat i lexova në gazetë! Vladimir Metani: Ajo nuk është shpifje.

410 Spartak Ngjela: Ajo është mbrojtja që do të bësh ti në gjykatë, ku do të nxjerrësh se nuk ke pasur qëllim të shpifësh. Haxhi Aliko: Atëherë, unë si deputet nuk do të diskutoj dot kurrë për të metat e një personi! Arben Imami: Jo, ti mund të diskutosh, por në rast se thua se Arben Imami mori tek ‘kioska e Fidelit’ 100.000 dollarë dhe i futi në xhep, kur një gjë e tillë nuk është e vërtetë, kjo është shpifje e hapur. Sokol Berberi: Mospërgjegjësia e deputetit për opinionet e shprehura dhe për votën, mbulon mospërgjegjësinë edhe për veprat e fjalës. Në qoftë se do t’i referohem praktikës parlamentare, veprat e fjalës përfshijnë fyerjen dhe shpifjen. Interesat që mbrohen në këtë rast, të cilat synojnë ta përjashtojnë deputetin nga përgjegjësia, janë më të mëdha se interesi i një rasti konkret. Gati në çdo rast, veçanërisht kur ka edhe implikime politike, opinionet që shpreh deputeti mund të interpretohen si shpifje. Normalisht, deputeti duhet të jetë i mbrojtur nga opinionet që shpreh. Mund të ketë edhe raste të keqpërdorimit. Vepra të fjalës janë edhe fyerja edhe shpifja; ato nuk mund të ndahen. Arben Imami: Për këtë çështje kemi diskutuar gjerë e gjatë edhe në Komisionin e Venecias. Spartak Ngjela: Çfarë thanë ata të Venecias? Arben Imami: Ata theksuan veçanërisht momentin që ka të bëjë me qëllimin. Spartak Ngjela: Atë e cakton gjykata, është tagri i saj. Arben Imami: Në këtë kuptim, ajo nuk paraqet kurrë rrezikshmëri. Haxhi Aliko: Mua më duket se ajo mua më detyron të mos hap gojën kurrë... Arben Imami: Të përpiqemi të bëjmë politikë, jo të shpifim kundër dynjasë. Të matemi kur të marrin nëpër gojë të tjerët, se njerëzit kanë dinjitet e personalitet. Vazhdojmë tek “Këshilli i Kuvendit”. Kemi për të bërë dy votime: njëri është votimi i neneve 86, 87 e 88, dhe i dyti është votimi në tërësi. Leontiev Çuçi: Ato i kaluam me konsensus, pse t’i votojmë?

411 Arben Imami: Po kërkojmë ‘konsensus’ për përmirësimet, se të dy variantet do t’i çojmë ashtu siç janë. Kristaq Traja: Nga pikëpamja kushtetuese, Venecia e pranoi Këshillin si një organ që mund të funksionojë në kuadrin e përgjithshëm kushtetues. Varianti i fundit ishte variant kompromisi. Është e udhës që, në përputhje me të gjitha parimet kushtetuese, Këshilli i Kuvendi të veprojë në fushën e ligjeve të rëndësishme, duke bërë shqyrtimin e tyre paraprak, si dhe t’i ruhet e drejta në fushën e emërimeve të zyrtarëve të lartë të shtetit, si një kompetencë detyruese. Komisioni i Venecias nuk e quajti institucion antikushtetues. Flas thjesht për mendimin e ekspertizës, jashtë vullneteve politike. Çfarë u tha, është pikërisht kjo që ju kemi sjellë me shkrim. Pandeli Majko: Po lexoj nenin 87, pika (a): “Këshilli i Kuvendit shqyrton paraprakisht projektligjet që parashikohen në nenin 81, paragrafi i dytë, të Kushtetutës”, që lidhet në mënyrë logjike me nenin 88, pika 1: “Këshilli i merr vendimet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij brenda 30 ditëve”. Pra, Këshilli i Kuvendit voton, merr vendime. Ndërkaq, sipas nenit 78 të Kushtetutës kemi: “Kuvendi vendos me shumicën e votave, në praninë e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve, me përjashtim të rasteve kur Kushtetuta kërkon një shumicë të cilësuar”. Vazhdojmë me nenin 83/1: “Projektligji votohet tri herë: në parim, nen për nen dhe në tërësi”, kurse në rastin e Këshillit do të ketë projektligje që votohen dy herë, një herë në Këshill dhe një herë në parlament. Arben Imami: Qartë. Kush është pro variantit të fundit fare të Venecias? Një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë. Kush është kundër? Një, dy, tre, katër. Propozimi i Venecias nuk fiton, mbeten dy variantet bazë që kemi. * * *

412 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 4 GUSHT 1998 (TEMAT E DISKUTIMIT: PRONA; KËSHILLI I MINISTRAVE; PRESIDENTI) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Vladimir Metani, Kastriot Islami, Leontiev Çuçi, Spartak Ngjela, Zamira Çaka, Jonuz Begaj, Pandeli Majko, Engjëll Bejtaj, Spartak Braho (anëtarë), Genc Ruli (pa të drejtë vote). Kastriot Islami: Ta shikojmë konkretisht: Presidenti propozon në Kuvend një kandidaturë për anëtar të Gjykatës Kushtetuese; 262 Kuvendi merr një vendim në favor të propozimit. Sigurisht, Presidenti e dekreton menjëherë, sepse është propozimi i tij. Në rastin kur Kuvendi nuk e miraton, Presidenti është i detyruar të nxjerrë një kandidaturë tjetër. Domethënë, kemi të bëjmë me një marrëdhënie ndërmjet Presidentit dhe Kuvendit. Spartak Braho: Atëherë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen dhe shkarkohen nga Kuvendi me propozim të Presidentit? Arben Imami: Ka një ndryshim të vogël tek formula “jep pëlqimin”. Së pari, i siguron një mbrojtje më të madhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në momentin e shkarkimit, dhe, së dyti, rrit deri në një masë peshën e Presidentit ndaj përbërjes së Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa, në qoftë se emërohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit, ndodhemi përpara dy momenteve procedurale të njëjta, propozimit dhe shkarkimit. Mirëpo, mund të ndodhë që të kesh një President që vjen nga një fuqi e caktuar politike, dhe një Kuvend që dominohet nga një fuqi tjetër politike. Formulimi kërkon që emërimet të kalojnë të gjitha “me pëlqim”. Hapim seancën e diskutimeve. Pas votimit për Këshillin e Kuvendit, vazhdojmë me disa sugjerime të veçanta që kanë ardhur nga një specialist. 262 Neni 169, pika 1, i Projektkushtetutës së datës 5 gusht 1998: “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”.

413 Spartak Ngjela: Po nuk pranuat Këshillin, do bëni Senatin! Kastriot Islami: Po nëse e pranojmë Këshillin, çfarë bëhet? Spartak Ngjela: Nuk do të bëni Senat… Opozita do të kërkojë Senat. Unë bisedova me ta. Arben Imami: Tek neni 48/3 263 , kemi bashkuar shpronësimin dhe kufizimin vetëm për interesa publike, si dhe shpërblimin e drejtë, duke kujtuar se e kemi bërë mirë. Në fakt, kur flasim për kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës, flasim gjithmonë për kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimet. I pamë edhe njëherë vërejtjet e Venecias, në një prej të cilave thuhet se kemi treguar një zemërgjerësi të pakuptueshme sipas këtij varianti. Besoj se kjo nuk është e lidhur me çështjen e trajtimit të pronës në të kaluarën, por me kufizimin e së drejtës së pronës në të ardhmen. Domethënë, paragrafi 3 i nenit aktual, i nenit 48, ndahet në dy paragrafë 264 : njëri paragraf trajton arsyet kur mund të bëhen shpronësimet, kurse paragrafi tjetër flet për shpërblimin. Tek paragrafi i shpërblimit të drejtë, flitet si për shpronësimin, ashtu dhe për kufizimet e së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin; jo për çdo lloj kufizimi në të drejtën e pronës. Për shembull, kufizimet në të drejtën e pronës, që janë të lidhura me të drejtën e pronës së tjetrit, nuk mund të shpërblehen; për shembull, moslejimi i hapjes së dritares nga ana e një pronari kur prona e tij është dy metra larg nga muri i fqinjit. Për këtë nuk mund të kërkosh shpërblim. Por, në qoftë se një pronar ka një tokë, në të cilën ky nuk lejohet të ndërtojë për arsye publike, atëherë ky pronar duhet të shpërblehet, pasi preket thelbi i së drejtës së pronës. Sabri Godo: Zoti Traja, si mund të interpretohet, a kuptohet, ky rast? Unë kam ndërtuar shtëpi, pranë së cilës vendoset të kalojë një rrugë, e cila mund të më sjellë bezdi në gëzimin e pronës. A flitet në këtë 263 Neni 48, pika 3, i Projektkushtetutës së datës 10 korrik 1998: “Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publike dhe kurdoherë kundrejt një shpërblimi të drejtë”. 264 Paragrafët 3 dhe 4 të nenit 48 të Projektkushtetutës së datës 5 gusht 1998 parashikonin: “3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e të drejtës së pronës vetëm për interesa publikë. 4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë”.

414 dispozitë për këto gjëra? Domethënë, ti më bën një lloj kufizimi të pronës, i cili, megjithëse nuk ka të bëjë direkt me pronën time dhe territorin e saj, më krijon një lloj shqetësimi. A duhet unë të shpërblehem për këtë? Kristaq Traja: Është dashur të mënjanohet një rrezik: kur shteti, me ndërhyrjet e tij, ta bën pronën të papërdorshme, por ndërkohë nuk ka marrë vendim formal shpronësimi, atëherë ti duhet të shpërblehesh. Në një rast të tillë, kemi të bëjmë me shpronësim. Për shembull, dikush ka një copë tokë, rreth e qark së cilës shteti ndërton katër pallate. Kjo tokë nuk i vlen më pronarit, megjithëse nuk ka vendim shpronësimi. Kemi të bëjmë me një kufizim të së drejtës së pronës mbi tokën, që është i barabartë me shpronësimin, prandaj duhet të bëhet një shpërblim i drejtë ndaj këtij kufizimi të së drejtës së pronës. Rasti që thoni ju ka të bëjë me cenimin e pronësisë. Spartak Ngjela: Për ndërtime të tilla rreth tokës pronë privatë, pronari mund të ngrejë padi gjyqësore për cenim pronësie. Sidoqoftë, mund të ketë raste të ngjashme me shpronësimin, por që aktualisht, ndoshta, nuk kemi të tilla. Por, logjikisht, e pranoj që mund të ketë kufizime të së drejtës së pronës që janë të njëjta me shpronësimet. Kastriot Islami: Cili mund të jetë një kufizim i së drejtës së pronës që barazohet me shpronësimin? Kristaq Traja: Kjo është një çështje fakti, e përcakton gjykata. Kastriot Islami: Në qoftë se dikush bën një uzinë 50 metra larg dhe tymrat e saj shkaktojnë… (zëra në sfond): Këto janë cenime. Genc Ruli: Shteti ngre një laborator sekret diku dhe vendos moslejimin e ndërtimit të çfarëdo ndërtese në një zonë me rreze 100 metra, si dhe ndalon hyrjen e personave. Një pjesë e tokës aty mund t’i përkasë një individi. Arben Imami: Shteti duhet ta shpronësojë këtë individ. Genc Ruli: Shteti mund t’i shpronësojë një pjesë, por, de facto, individit mund t’i mbetet e papërdorshme pjesa tjetër e pronës që nuk i shpronësohet.

415 Spartak Ngjela: Shteti ka bërë një vendstrehim në tokën e dikujt, tokë e cila bëhet në këtë mënyrë e papërdorshme. Arben Imami: Edhe njëherë: për çështjen e pronës propozimi ishte i Venecias dhe konkretisht u bë nga Malinverni, që është zviceran. Ata u përpoqën të fusin një nga elementët më modernë për respektimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronës dhe kufizimin që i bëhet kësaj, dhe që është i njëjtë me shpronësimin. Neni 105, paragrafi i katërt parashikon: “Ministri, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme, drejton në mënyrë të pavarur dhe nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në kompetencën e vet” 265 . Propozohet të hiqen fjalët “në mënyrë të pavarur”. Në ekzekutiv pavarësia është e kufizuar. Genc Ruli: Është krejtësisht normale. Spartak Ngjela: Përgjegjshmëria dhe pavarësia janë në raport të drejtë. Nuk mund të kesh përgjegjësi përderisa je i varur. Për urdhrin tënd do të mbaj përgjegjësi unë? Arben Imami: Jo, nuk është fjala për urdhra; është fjala për politikat që përcaktohen nga Këshilli i Ministrave. Pra, jo në mënyrë të pavarur nga qeveria. Genc Ruli: Pra mbetet, pasi heqim fjalën “të pavarur”: “… drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në kompetencën e vet”. Arben Imami: Fjala “drejton” përfshin autonominë e veprimit. Spartak Ngjela: Është thënë më lart, “brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme” – vetëkuptohet, të qeverisë – [ministri] është i pavarur. Ekspertët e Venecias përse e hoqën fjalën “të pavarur”? Si e argumentuan? Arben Imami: Ata argumentojnë se një ministër nuk mund të bëjë politika të pavarura. Spartak Ngjela: Nuk thotë këtu “politika të pavarura”! Arben Imami: Nuk mund të drejtojë në mënyrë të pavarur. Spartak Ngjela: Brenda drejtimeve të përgjithshme. 265 Neni 105, pika 4, i Projektkushtetutës së datës 10 korrik 1998.

416 Arben Imami: Ministri është pjesë e një organi kolegjial, që është Këshilli i Ministrave. Ai nuk mund të ketë një pavarësi të plotë ndaj Kryeministrit, i cili është përfaqësues i ekzekutivit dhe është përgjegjësi kryesor i politikës së përgjithshme. Kjo është ideja. Jonuz Begaj: Ne mund ta mbajmë edhe kështu siç e kemi. Brenda kuadrit të politikës së qeverisë, një drejtues i një sektori mban përgjegjësi për zbatimin e kësaj politike të miratuar nga Kryeministri, qeveria. Pra, ky drejtues duhet të jetë i pavarur që ta zbatojë këtë politikë të përgjithshme, për të cilën do të mbajë edhe përgjegjësi. Krenar Loloçi: Ekzekutivi është i pajisur me pavarësinë dhe me përgjegjësinë e nevojshme, por fjala “pavarësi” në Kushtetutë ka të bëjë me pavarësinë politike, gjë që nuk mund të thuhet, sepse do të krijonte një konfuzion të papërshtatshëm. Brenda hallkave të ekzekutivit ka hierarki. Brenda hierarkisë ka drejtim dhe përgjegjësi. Brenda fjalës drejtim përfshihet edhe elementi pavarësi, për aq sa është i domosdoshëm për këtë ose atë hallkë. Megjithatë, fjala pavarësi nuk mund të shprehet në Kushtetutë, për arsye se dalja në Kushtetutë e ministrit si i pavarur do të thotë që është i pavarur politikisht, gjë që s’është e vërtetë. Jonuz Begaj: Por kjo nuk thuhet! Ajo që thuhet këtu është që ministri është i pavarur në detyrën që i është dhënë për të bërë. Krenar Loloçi: Sigurisht! Jonuz Begaj: Derisa ministri përgjigjet, ai duhet të jetë i pavarur. Krenar Loloçi: Por do të raportojë për detyrën që i është dhënë. Jonuz Begaj: Natyrisht që do të raportojë, por megjithatë është i pavarur. Arben Imami: Gjykatat, fjala vjen, janë të pavarura, sepse ato nuk japin llogari. Prandaj, kjo lloj pavarësie nuk mund të jetë ekuivalente me pavarësinë e ministrit… Spartak Ngjela: Atëherë, të thuhet: “Ministri drejton vetëm dhe nën përgjegjësinë e tij”. Megjithatë, që të heqësh fjalën “i pavarur”, duhet të jepen motivet pse është vendosur. Pastaj, mund të themi që është vënë kot, është bërë lapsus.

417 Arben Imami: Kemi bërë përpjekje që të zbërthejmë në rrugë analitike, për aq sa është e mundur, raportin ndërmjet Këshillit të Ministrave, Kryeministrit dhe ministrit, gjë që, përgjithësisht, në kushtetutat e tjera nuk e gjen kaq të thelluar dhe analitike. Sigurisht, në këtë rrugë analitike, duke mos pasur një bazament dhe një traditë, ka edhe momente të paqarta siç është edhe ky. Kemi dashur të evidentojmë si Këshillin e Ministrave, Kryeministrin, ashtu dhe ministrin. Tani, a mund t’i bëjmë një rishqyrtim këtyre? Gjatë rishqyrtimit, shohim se fjalët “në mënyrë të pavarur” nuk shkojnë, është një aftësi institucionale që ministri nuk mund ta ketë, është e tepërt. Atëherë, po të themi që: “Ministri drejton nën përgjegjësinë e tij institucionin që ai ka”, kjo është e mjaftueshme për t’i dhënë autonomi veprimit të tij; ministri ka të drejtë të nxjerrë urdhra dhe udhëzime, etj. Nga ana tjetër, ministri është pjesë e Këshillit të Ministrave dhe, nga pikëpamja e hierarkisë, është nën Kryeministrin. Spartak Ngjela: Të tjerët nuk e kanë Kryeministrin primus inter pares 266 . Të tjerët e kanë Kryeministër me kabinetin e vet. Ne flasim për Këshillin e Ministrave siç e kemi ne. Ministri voton, ka të drejtën e votës si ministër, në Këshillin e Ministrave. Përderisa voton, ka një pavarësi. Ministri mund të votojë kundër një akti, dhe këtë, më pas, mund ta shoqërojë edhe me dhënien e dorëheqjes. Megjithatë, po të doni hiqeni fjalën “të pavarur”. Kisha përshtypjen që ekspertët diku e kanë marrë këtë dhe e kanë vendosur këtu. Në qoftë se është lapsus, hiqeni. Vladimir Metani: Pikërisht, kjo është arsyeja që duhet hequr, sepse nuk e kanë marrë diku. Arben Imami: Atëherë, kush është kundër? Nuk ka kundër. Me konsensus, “në mënyrë të pavarur” hiqet. Vazhdojmë tek neni 121 267 . Lidhur me këtë do të bëjë një sqarim zoti Traja. 266 (lat.) I parë mes të barabartëve. 267 Neni 121 i Projektkushtetutës së datës 5 gusht 1998: “1. Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë. 2. Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organet kompetente, çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte. 3. Organi i autorizuar me këtë ligj për të nxjerrë akte nënligjore, siç specifikohet në paragrafin 2 të këtij neni, nuk mund t’ia delegojë komptencën e tij një organi tjetër”.

418 Kristaq Traja: Kur kemi shkruar aktet normative të qeverisë 268 në kuadrin e përgjithshëm të akteve normative shtetërore, kemi parashikuar që Këshilli i Ministrave nxjerr aktet normative në bazë të një delegimi të një dispozite ligjore; domethënë, do të kesh një ligj që do të ngarkojë Këshillin e Ministrave të bëjë rregullimin e kësaj ose asaj fushe. Por jo çdo çështje që lind gjatë administrimit të pushtetit është e mbuluar nga një ligj i veçantë. Në këtë sens, padashur, e kemi ngushtuar disi sferën normative të qeverisë. Pra, qeveria duhet të ketë të drejtë me Kushtetutë që të nxjerrë vendime rregulluese, normative, edhe kur nuk ka ligj. Vendime të tilla të qeverisë nuk duhet të jenë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk mund të bien në kundërshtim me legjislacionin e përgjithshëm. Ato kanë vlerë nënligjore, pasi Kuvendi, kur e çmon, e rregullon me ligj marrëdhënien e rregulluar nga qeveria me akt normativ. Ky ka qenë një sugjerim që na është bërë për të plotësuar një vakuum. Spartak Ngjela: Ky është dekret. Jepi qeverisë të drejtën e dekretit! Nga ana tjetër, parashiko brenda sa kohësh ky dekret do të shkojë për shqyrtim në parlament. Kristaq Traja: Nuk është fjala për dekretin legjislativ, por për vendimet e qeverisë me karakter normativ. Për shembull, duam të rregullojmë një çështje të privatizimit. Ka ligj që rregullon këtë fushë, por mund të ketë ndonjë fushë që nuk rregullohet me ligj. Në një rast të tillë të fundit, në mungesë të rregullimit ligjor, do të duhej që parlamenti të nxirrte një ligj delegues. Sigurisht, me kalimin e kohës, kuptohet që fusha normative e pavarur e qeverisë ngushtohet për shkak të daljes së ligjeve. Por, siç e kemi shkruar atje 269 , e detyron qeverinë që të rrijë duarkryq dhe të mos rregullojë një fushë për të cilën nuk është autorizuar me një ligj të caktuar. Sigurisht, qeveria mund të bëjë edhe propozim në parlament. 268 Neni 119/1, po aty: “Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë: a) Kushtetuta; b) marrëveshjet ndërkombëare të ratifikuara; c) ligjet; ç) aktet normative të Këshillit të Ministrave”. 269 Neni 121/1, po aty: “1. Aktet nënligjore nxirren në bazë të dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parshikuara në Kushtetutë”.

419 Genc Ruli: Në fushën e mbrojtjes së ambientit ende nuk kemi ligj. Qeveria ndërkohë mund të nxjerrë një vendim për të rregulluar marrëdhëniet në këtë fushë. Spartak Ngjela: Ligji e rregullon këtë marrëdhënie, në kuptimin që, në qoftë se nuk ke një ligj që të autorizojë qeverinë ta rregullojë marrëdhënien, qeveria me iniciativë nuk e bën dot. Kristaq Traja: Ky është një ligj i përgjithshëm delegues. Prapë nën kontrollin e Kuvendit është qeveria… Arben Imami: Sipas kësaj dispozite, kur nuk ka një legjislacion primar autorizues (ligj të Kuvendit), nuk mund të nxjerrësh një akt tjetër sekondar (akt qeverie). Gjithsesi, ka momente në të cilat justifikohet ndërhyrja e qeverisë me aktet e veta. Atëherë, themi që, me ligj, të përcaktohen rregullat kur qeveria, në mungesë të një ligji, të mund të rregullojë për herë të parë marrëdhënie të caktuara. Spartak Ngjela: Ku parashikohet një gjë e tillë? Arben Imami: Me ligj. Kastriot Islami: Domethënë, në Kushtetutë i hapet rruga nxjerrjes së një ligji të tillë? Arben Imami: Po. Ligji përcakton rastet kur qeveria mund të nxjerrë akte për të rregulluar për herë të parë marrëdhënie të caktuara. Spartak Ngjela: Nuk e rrok dot ligji! Si mund të nxjerrësh një ligj, i cili t’i japë qeverisë të drejtë të bëjë ligje? Ai ligj, i cili të jep të drejtën të bësh ligje, është Kushtetuta. Arben Imami: Jo të bësh ligje, por të nxjerrësh vendime të Këshillit të Ministrave. Të bësh rregullime me vendime të Këshillit të Ministrave, jo të nivelit të ligjit, por kur mungon ligji përkatës. Spartak Ngjela: Pra, ti thua: në një fushë ku nuk ka ligj, Këshilli i Ministrave ka të drejtë të nxjerrë një vendim. Por një akt i tillë ka forcën e ligjit, derisa nuk është njësuar me ligjin, apo jo? Kristaq Traja: Ky ka forcën e vendimit, por në fakt është futur në rezervën ligjore.

420 Spartak Ngjela: Atëherë, do të ketë modalitetet e ligjit; për sa kohë do të shqyrtohet në parlament? Kristaq Traja: Parlamenti mund ta quajë se në këtë fushë ka nevojë për një rregullim sekondar dhe jo për një rregullim ligjor. Spartak Ngjela: Shiko, Kuvendi i ka deleguar qeverisë të drejtën të bëjë një ligj, por do t’i kërkojë qeverisë një kohëzgjatje për aktin që kjo nxjerr; përndryshe jepi të drejtën qeverisë të bëjë dekret! Pse e kapni veshin e majtë me dorën e djathtë? Jepini të drejtën qeverisë të bëjë dekret, dhe mori fund! Arben Imami: Jo, jo, dekreti është gjë tjetër. Nuk ka lidhje me këtë çështje! Spartak Ngjela: Ka lidhje me këtë! Kështu e ka bota! Arben Imami: Jo, janë dy çështje të ndryshme! Sabri Godo: Si e kemi sot? Spartak Ngjela: Këta e kanë pak më ndryshe. Ligjet duhet të autorizojnë nxjerrjen e akteve nënligjore; është e drejtpërdrejtë. Siç e kemi edhe sot. Arben Imami: Si e kemi ne sot? Spartak Ngjela: Kështu e kemi sot: ligji i jep të drejtë qeverisë që ta plotësojë ligjin me akte nënligjore. Arben Imami: Qeveritë kanë nxjerrë çfarëdolloj akti, edhe pa pasur autorizim ligjor paraprak. Spartak Ngjela: Ato kanë bërë shkeljet e njohura! Arben Imami: Nuk është fjala për dekretligjet, se dekretligji shqyrtohet në Kuvend, për 60 ditë a për 30 ditë. Spartak Ngjela: Po edhe ky akti i qeverisë do të shqyrtohet në Kuvend brenda një afati... Arben Imami: Është tjetër çështje; nuk po flasim për t’i dhënë të drejtën qeverisë për të nxjerrë dekretligje. Po themi, për shembull, se duhet të ngrihet një organ i posaçëm pranë Këshillit të Ministrave për problemet e energjisë bërthamore. Për momentin nuk kemi një

421 legjislacion që të rregullojë fushën e mbrojtjes nga energjia bërthamore. Këshilli i Ministrave, me anë të një akti normativ, vendos të rregullojë paraprakisht disa drejtime në këtë fushë, si ngritja e një komiteti të posaçëm, si dhe të përcaktojë disa rregulla fillestare, ndër të tjera edhe detyrat në lidhje me përgatitjen e legjislacionit në fushën bërthamore. Spartak Ngjela: Në rregull. Tani, çështja shtrohet në këtë mënyrë: parlamenti nuk është i detyruar të survejojë qeverinë për aktet që ajo nxjerr. Përkundrazi, duhet të jetë e detyruar qeveria që, kur ka boshllëk ligjor dhe nxjerr një vendim, i cili rregullon një marrëdhënie të re, ta sjellë këtë vendim në parlament. Unë nuk jam kundër dhënies së kësaj të drejte qeverisë, por dëshiroj t’i vihet një afat qeverisë – 15, 20 apo 40 ditë, 2 ose 3 muaj – brenda të cilit qeveria të jetë e detyruar të sjellë një akt të tillë në parlament. Pra, jepi të drejtën qeverisë të nxjerrë dekret normativ me afat, brenda të cilit dekreti të shqyrtohet përsëri në parlament. Arben Imami: Po të them prapë se nuk ka lidhje me dekretligjin! Këtu është fjala për nxjerrjen e normave të dorës së dytë, të cilat nuk mund t’i kalojnë parlamentit. Problemi është këtu: kur mungon ligji, ke vakuum. Do t’i japësh mundësi qeverisë të veprojë në një vakuum të tillë, apo jo? Ligji do të përcaktojë rregullat e përgjithshme të ndërhyrjes së qeverisë në raste të tilla. Sabri Godo: Në tekstin që kemi përpara bëhet fjalë për nxjerrjen e akteve nënligjore, domethënë në bazën e ligjit nxirren aktet e tjera nënligjore. Spartak Ngjela: Kjo është normale, kjo është rruga që kemi. Sabri Godo: Me ndryshimin që bëhet, i jepet drejtpërdrejtë e drejta qeverisë që të nxjerrë akte ligjore. Arben Imami: Nënligjore… Sabri Godo: Akte normative. Spartak Ngjela: Akte normative do të thotë akte ligjore, do të thotë ligj. Sabri Godo: Domethënë i japim të drejtën të bëjë ligj…

422 Spartak Braho: Po qe akt normativ, është ligj. Genc Ruli: Akt normativ është edhe akti i këshillit bashkiak, i cili, në fund të fundit, nuk është ligj. Kristaq Traja: Dekretimi qeveritar për një fushë që i rezervohet ligjit, bëhet vetëm me autorizim të veçantë nëpërmjet delegimit që Kuvendi i jep qeverisë për të nxjerrë akte me fuqinë e ligjit. Ndërsa këtu fjala është për një rregullim dytësor. Siç shprehemi këtu, ne lejojmë vetëm vendimet e qeverisë për ekzekutimin dhe zbatimin e ligjeve. Me këtë rast, mundësinë pozitive të qeverisë për të nxjerrë akte e kemi likuiduar. Kjo do të thotë se, sa herë që qeveria nxjerr vendime, këto do të kenë gjithnjë karakter nënligjor, pasi nuk mund të vijnë në kundërshtim me ndonjë ligj. Sabri Godo: Po këtu është ndryshe! Kristaq Traja: Jo, nuk është ndryshe! Ligji rregullon rastet dhe mënyrat me të cilat Këshilli i Ministrave dhe çdo ministër mund të nxjerrin akte normative. Akti normativ është akti që vepron për shumë raste në përgjithësi, ndërsa akti individual mbulon një rast të veçantë, për një person të veçantë. Kështu, vendimi i qeverisë që rregullon privatizimin, themi, është akt normativ. Në ligjin përkatës që është sot në fuqi nuk parashikohet mënyra sesi transferohet prona nëpërmjet privatizimit me ankand tek pronari për shoqëritë anonime shtetërore. Këtë e bën qeveria me vendim. Në qoftë se nuk ka një ligj që t’i delegojë qeverisë mundësinë për të përcaktuar mënyrën e privatizimit, privatizimi mbetet përgjysmë. Me kalimin e kohës, sa më shumë të zgjerohet sfera e rregullimeve me ligj, aq më pak vendime qeverie të tilla të pavarura do të ketë. Por asnjëherë mos mendoni se ligji mund të hyjë në çdo fushë dhe të rregullojë çdo gjë; dhe, së dyti, ka fusha që rregullohen vetëm me ligj. Sabri Godo: Në qoftë se ka boshllëk ligjor, nuk do të ishte më mirë ta mbushnim këtë vrimë nëpërmjet përgatitjes dhe miratimit të ligjit përkatës, sesa t’ia delegojmë kompetencën një ministri për të bërë ligje? Kristaq Traja: Sepse ka fusha që nuk janë të ligjit. Mendoni, për shembull, se sa e udhës do të ishte që të vendoseshin me ligj të gjitha

423 procedurat për shitjen e një prone… Çfarë komisioni do të ngrihet? Cilët do të jenë anëtarët? Si do të funksionojë ky komision? Si do t’i marrë vendimet, me votim a me ndonjë mënyrë tjetër? Çfarë formularësh duhet të plotësohen dhe çfarë dokumentesh duhet të paraqiten? Sabri Godo: Çështje të tilla nuk duhen lënë në dorën e një ministri. Spartak Ngjela: Pra, do të kemi një ligj i cili do të parashikojë modalitetet se kur mund të veprojë qeveria. Në qoftë se qeveria nxjerr akte nënligjore jashtë frymës së këtij ligji, atëherë aktet e qeverisë janë të pavlefshme. (zëra): Padyshim. Spartak Ngjela: Domethënë, ti thua se dispozita në fjalë ia kufizon fuqinë qeverisë, nuk ia shton? Kristaq Traja: Jo, e zgjidh këtë problem. Arben Imami: Me këtë projekt kufizohet shumë fuqia e qeverisë. Spartak Ngjela: Atëherë, ti thua që me ligj i hiqet qeverisë mundësia abuzive? Kristaq Traja: Sigurisht! (replika të pakuptueshme) Spartak Ngjela: Vetëm se ligjin pastaj mund ta ndryshojë sa herë të dojë qeveria. Arben Imami: Zoti Ngjela, është fjala kur mungon legjislacioni, kur ka vakuum ligjor. Sabri Godo: Kam këtë pyetje: akt normativ do të thotë ligj? Po të jetë kështu, unë jam i vendosur të votoj kundër. Nuk e pranoj këtë! Prandaj, unë dua të bindem dhe të sqarohemi për çdo gjë. Ashtu siç e interpretoj unë këtë, ministri a Këshilli i Ministrave ka të drejtë të nxjerrë ligj. Përse na duhet Kuvendi atëherë? Kur ka një vakuum ligjor, përse të mos e bëjmë ligjin? Përse t’i japim të drejtë qeverisë të bëjë ligj? Kastriot Islami: Aktet normative nxirren në bazë të një ligji që del nga Kuvendi.

424 Sabri Godo: Vakuumet ligjore mund të jenë të pafund; nga ana tjetër “vakuumi” është një koncept i papërcaktuar. Kastriot Islami: I vetmi shqetësim është që mund të bësh një ligj evaziv. Jonuz Begaj: Ky paragraf i delegon qeverisë të drejtën të nxjerrë akte normative. Përse t’ia japim qeverisë këtë? Spartak Ngjela: Jo, mund t’ia delegosh qeverisë, por duhet t’i vësh afat për dërgimin e këtyre akteve në parlament. Arben Imami: Po çfarë do të sjellë në parlament? Do të sjellë një akt që nuk e kalon dot parlamenti? Spartak Ngjela: Parlamenti e shndërron në ligj! Kastriot Islami: Ti ke parasysh dekretligjet! Arben Imami: Nuk është për dekretligjin. Është fjala për një vendim qeverie. Spartak Ngjela: Unë kam këtë mendim: kjo i jep qeverisë fuqi legjislative, nëpërmjet një ligji. Sabri Godo: Atëherë, e heqim fare! Arben Imami: Aktualisht, qeveritë shqiptare nuk kanë qenë të ndaluara që të nxjerrin akte nënligjore dhe të rregullojnë fusha ku nuk ka pasur legjislacion. Genc Ruli: Ka qenë evazive në dispozitat kushtetuese. Arben Imami: Edhe njëherë: në atë fushë ku ka vakuum ligjor do të ketë rregullime të nivelit të dytë, jo të atij ligjor, që bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave. Kur legjislacioni nuk mungon, vendimet e Këshillit të Ministrave duhet të dalin në përputhje me tre paragrafët e nenit 121. Spartak Ngjela: Si akt nënligjor! Arben Imami: Qartë. Ky, padyshim, është një përmirësim që i bëhet legjislacionit shqiptar. Por, nga ana tjetër, duhet parashikuar se çfarë do të bëhet në situatat e mungesës së ligjit ose të vakuumeve ligjore. Vakuumet ligjore mund të plotësohen me akte nënligjore.

425 Sabri Godo: Jo, jo, të mos i hapim rrugë qeverisë! Genc Ruli: Po të pyetet qeveria, kjo do të jetë kundër kësaj kompetence. Arben Imami: Normalisht, ajo duhet të jetë kundër kësaj. Genc Ruli: Shumica e ministrave nuk kanë për ta dashur kurrë këtë kompetencë, sepse i fut në belara të mëdha. Mund të sjell një shembull nga viti 1992. Ligji doganor nuk parashikonte asgjë për çmimet minimale. Madje u bë dhe presion të vihen çmimet minimale. Unë 270 thashë që nuk i vë, sepse nuk kam mbështetje ligjore për ta bërë. Po t’i vija me iniciativën time, mund të isha duartrokitur nga një pjesë, por të tjerë do të thonin: “Përse e ke shkelur ligjin?” ose “Përse e ke tejkaluar ligjin? Pasi ky nuk shprehet në këtë drejtim”. Leontiev Çuçi: Pse nuk e iniciove ligjin, Genci? Genc Ruli: Kollaj është të bësh Kod Doganor? Arben Imami: Kjo çështje nuk lidhet me interesa imediate të ndonjë ministri apo të ndonjë qeverie! Spartak Ngjela: Qeverisë i del për mirë, sepse me këtë dispozitë nuk merr përgjegjësi fare. Të drejtën të rregullojë një marrëdhënie ia jep ligji. Kështu, një fushë që duhet të rregullohet me kod, qeveria e bën me një vendim me 30 dispozita. Në Shqipëri mund të ketë nevojë edhe për 20 kode të tjerë. Po ia dhe këtë kompetencë qeverisë, nuk bëhen kurrë kodet! Jonuz Begaj: Si kanë vepruar deri më sot qeveritë, në lidhje me këtë çështje që po diskutojmë kaq shumë? Genc Ruli: Të rralla kanë qenë rastet që janë nxjerrë vendime apo akte nënligjore që kanë dalë jashtë ligjit. Sabri Godo: Përse duhet t’i ikim konceptit sipas të cilit ligjet burojnë nga Kushtetuta dhe aktet nënligjore nga ligjet? Spartak Ngjela: Jo, tani ne e kemi bërë që nga ligji buron një ligj. Kuvendi miraton një ligj, që i jep të drejtën qeverisë të bëjë ligje. 270 Në atë kohë Ministër i Financave.

426 Genc Ruli: Çështja është se i kemi hequr dekretet normative Presidentit. Derisa ia kemi hequr Presidentit, do ta ketë dikush tjetër këtë kompetencë! Spartak Ngjela: Jepja qeverisë këtë të drejtë! Arben Imami: Të mbarojmë çështjen që po diskutojmë njëherë, pastaj kalojmë tek kjo tjetra. Genc Ruli: Çështja e dekreteve normative zgjidhet tani. Po i hoqëm Presidentit dekretin, pyetja shtrohet: kush do ta ketë? Arben Imami: Të themi që të drejtën të nxjerrë dekrete e ka, sikurse thotë edhe zoti Ngjela, Këshilli i Ministrave. Spartak Ngjela: Nuk ka nevojë për këtë fare. Arben Imami: Një minutë, ka nevojë! Spartak Ngjela: Jo, fare! Arben Imami: Po e përsëris edhe një herë: qeveria mund të ketë të drejtën të nxjerrë dekretligje dhe prapë nuk ka lidhje me atë që ne po diskutojmë, sepse në rastin e dytë qeveria nuk do të nxjerrë legjislacion primar, por sekondar. Dhe ka një dallim ndërmjet tyre. Spartak Ngjela: Çfarë kupton ti me legjislacion primar dhe sekondar? Arben Imami: Formalisht, legjislacioni primar është ai që nxjerr Kuvendi, pra, është ligji. Ndërsa sekondari ose dytësori është i prejardhur nga ligji. Mbi këtë bazë, krijohen raporte të caktuara. Spartak Ngjela: Atëherë, brenda konceptit tënd, qeveria ka vetëm karakter sekondar, të prejardhur? Arben Imami: Aktet e saj, po! Spartak Ngjela: Unë them që akti i qeverisë duhet të jetë gjithmonë i varur nga ligji. Ose qeverisë jepi të drejtën të nxjerrë dekretligjin! Arben Imami: Nuk ka lidhje me dekretin! Spartak Ngjela: Pse ia japim dekretin? Se dekretin ia kontrollon parlamenti pas një periudhe kohe prej 20 ditësh, për dy muaj, etj. Pra, dekreti do t’i nënshtrohet shqyrtimit parlamentar. Ndërsa kompetenca

427 e qeverisë për të mbushur vakuumet nuk varet e përcaktohet nga ligji, nuk ka kufizim të përgjithshëm. Në këtë kuptim, qeverisë i jepet e drejta të bëjë ligje. Kështu e shoh unë këtë. Madje kështu e shohin edhe ekspertët, të cilët e thonë hapur dhe nuk e fshehin. Ja çfarë thuhet këtu: “Kjo shtesë propozohet të bëhet pasi për nevoja të qeverisjes, duhet zgjeruar fusha e akteve qeveritare të pavarura, të cilat, kur nuk ka ligj, janë të nevojshme të nxirren”. Arben Imami: Po pra, janë të nevojshme të nxirren dhe janë të pavarura nga ligji, sepse s’ka ligj. Spartak Ngjela: Po pra, s’ka ligj. Kur s’ka ligj, domethënë që akti i pavarur është ligji. Kristaq Traja: Nuk po e kuptoni drejt! Problemi është se, në qoftë se e heqim ne këtë kompetencë, qeveria do të futet në një gjendje mosfunksionimi, pasi një marrëdhënie e caktuar do ta rregullojë vetëm pasi të dalë një ligj. Por, ne e dimë shumë mirë që jo të tëra fushat janë të mbuluara me ligj, dhe nuk ka nevojë të mbulohen me ligj. Arben Imami: Veçanërisht sot, në të gjithë botën, nënvizohet fakti se jo gjithçka duhet të rregullohet ose mbulohet me ligj. Ka ikur koha e parlamentarizmit të shekullit të kaluar! Spartak Ngjela: Po ti këtu ke gjyqtarë analfabetë! Ore, ti i referohesh pushtetit gjyqësor anglez? Ka edhe shtete pa ligje fare, por kanë sistem gjyqësor, kanë gjyqtarë, ama! Shqipëria është kjo, pa pushtet gjyqësor, me një quasi–parlament; tani kërkojmë që këtij t’i bëjmë edhe ligjin nëpërmjet qeverisë. Ne kemi traditën më të madhe në drejtim të mbushjes së vakuumit pa ligje! Ne kemi pasur këtu vendimet e Byrosë Politike, kemi pasur vendimet e Partisë… Kristaq Traja: Do të ngrihet një komision, a një komitet, për të luftuar një fatkeqësi ose një rast fatkeqësie të veçantë. Çfarë pret që të bëjë parlamenti në një rast të tillë? Jonuz Begaj: Po kush e ka ndaluar deri tani qeverinë? Kristaq Traja: Nuk thashë se e ndalon kush, por duhet shkruar tani, duhet të dalë një ligj për veprimtarinë e qeverisë.

428 Sabri Godo: Le ta konkretizojmë me një shembull: në Shqipëri kemi të përhapur fenomenin e kultivimit të drogës. Qeveria, ndodhur përpara kësaj situate emergjente, nxjerr një akt normativ në lidhje me të gjithë ata që kultivojnë dhe tregtojnë drogë. Ka hapësirë ose ka boshllëk në ligj dhe qeveria bën ligj. Ky akt miratohet më vonë në parlament, pasi akti ka karakter provizor, apo mbetet projektligj? Kristaq Traja: Jo, nuk kalon në parlament. Sabri Godo: Atëherë, duket se kemi dy parlamente: qeverinë dhe parlamentin! Spartak Ngjela: Dy! Sabri Godo: Jo, kështu nuk shkon! Arben Imami: E lemë atëherë. Normalisht do të bjerë i gjithë neni 121 271 . Sabri Godo: Jo, po si do ta lëmë? Në qoftë se do të ecim me atë logjikën që, meqenëse nuk ramë dakord ta çojmë në parlament, unë nuk jam dakord! Arben Imami: Normalisht neni 121 duhet të bjerë. Ky nen nuk e lejon qeverinë të qeverisë. Sabri Godo: Qeveria do të qeverisë në bazë të ligjeve; Këshilli i Ministrave dhe çdo ministër ka të drejtë të nxjerrë aktet nënligjore në bazë të ligjeve. Qeveri që të bëjë ligje në mënyrë të pavarur, në Shqipëri nuk mund të pranohet! Edhe nuk e di nëse pranohet në ndonjë vend tjetër. Arben Imami: Nuk ka lidhje fare! Sabri Godo: Unë flas me aq sa unë i kuptoj gjërat. 271 Neni 121 i Projektkushtetutës së datës 10 korrik 1998: “1. Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë. 2. Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte. 3. Organi i autorizuar me ligj për të nxjerrë akte nënligjore, siç parashikohet në pikën 2 të këtij neni, nuk mund t’ia delegojë kompetencën e tij një organi tjetër”.

429 Spartak Ngjela: Jepi qeverisë të drejtën të nxjerrë dekretin, i cili kontrollohet më pas, qoftë edhe për tre muaj. Arben Imami: Kjo është një çështje tjetër. Unë jam dakord që qeveria të nxjerrë dekrete. Vladimir Metani: I dhatë Presidentit të drejtën të nxjerrë dekret normativ! Kastriot Islami: Jo! Leontiev Çuçi: Dekreti është akti me të cilin operon Presidenti. Genc Ruli: Po të gjitha dekretet e tij janë individuale! Zamira Çaka: Individuale janë. Arben Imami: Normalisht, në qoftë se qeveria ka nxjerrë një vendim, i cili zë vendin e ligjit, normalisht ky lloj vendimi është i atakueshëm në Gjykatën Kushtetuese dhe opozita ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë. Pra, nuk ka asnjë rrezik. Këtu ngrihet stuhi duke bërtitur... Sabri Godo: Jo, jo, nuk është ashtu! Spartak Ngjela: Jo, jo, nuk ngrihet stuhi kot! Arben Imami: Nuk është punë ligji këtu. Këtu po flasim për akt nënligjor. Sabri Godo: Të lutem shumë, nisemi nga parimi që të kemi një qeveri e cila të qeverisë me ligje. Në rastin kur ka vakuum ligjor, a do t'i jepet qeverisë e drejta të bëjë ligj? Kjo është pyetja. Arben Imami: Jo, jo, nuk do t’i jepet e drejta të bëjë ligj, por të bëjë akte nënligjore. Gjithmonë për këtë po flasim. Në rregull, neni 121 bie, se nuk ka konsensus. Sabri Godo: Në qoftë se ti quan diskutime kot ato që nuk përputhen me mendimin tënd, atëherë… Arben Imami: Jo, por nga diskutimi nuk doli asnjë rezultat. Çfarë të bëjmë, të fillojmë edhe njëherë diskutimin? Spartak Braho: Ne duam të mbyllim vakuumet ligjore. Vladimir Metani: Ta lëmë si pikë të hapur.

430 Arben Imami: Jo, nuk e lëmë një pikë të hapur! Neni 121 është votuar. Leontiev Çuçi: U bë një propozim. Mos duhet hequr ajo shtojca dhe t'i japim qeverisë të drejtën e dekretit? Në këtë mënyrë e zgjidhim edhe këtë problem. Kastriot Islami: Këtu flitet për rastin kur nuk ka nevojë për ligj, por vetëm për akt nënligjor. Genc Ruli: Edhe doktrinën juridike po e bëjmë çorbë duke folur për akte të dorës së parë, të dorës së dytë, akte ligjore, akte nënligjore… Spartak Ngjela: Në qoftë se nuk ekziston ligji, nuk mund të ekzistojë koncepti i aktit ligjor. Arben Imami: Ka akt normativ që është kompetent për të rregulluar marrëdhënie të ndryshme. Për shembull, ke Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit, Agjencinë e Turizmit, të Privatizimit… Të gjitha këto agjenci janë krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Nuk janë krijuar me ligj! Jonuz Begaj: Asnjë ligj i parlamentit nuk duhet të eklipsohet nga aktet normative. Krenar Loloçi: Ekziston ky rrezik. Spartak Ngjela: Aty është “thembra e Akilit”. Flet për akt normativ, që nuk bazohet në ligj. Arben Imami: Atë e kapërcyem. Ka ndonjë vërejtje tjetër që mendoni se mund ta shqyrtojmë këtu në rrugë konsensuale? Kastriot Islami: Kam përshtypjen se asnjë nen nuk e pengon qeverinë të nxjerrë akte normative, ndërsa pika 1 e nenit 121 pengon që qeveria të nxjerrë akte me karakter ligjor. Arben Imami: Nuk është ashtu! Kastriot Islami: Aktet normative të Këshillit të Ministrave nuk janë vetëm akte nënligjore. Genc Ruli: Akti i Këshillit të Ministrave është akt nënligjor. Kastriot Islami: ... si dhe normativ.

431 Genc Ruli: Normativ sepse krijon normë, domethënë krijon normë sjelljeje për njerëzit. Kastriot Islami: Dakord. Pra, aktet normative janë ligjore dhe nënligjore. Ngrihet një komision, veprimtarinë e të cilit nuk e rregullon asnjë ligj. Ngrihet me vendim të Këshillit të Ministrave, i cili cakton edhe detyrat funksionale të komisionit. Genc Ruli: Akti me anën e të cilit ngrihet një strukturë publike nuk është gjithmonë normativ. Spartak Ngjela: Po pse ta zgjasim diskutimin? Norma është ligjore ose nënligjore. Po kështu, edhe akti normativ është ligjor ose nënligjor. Normë juridike jashtë këtij klasifikimi nuk ka. Të paktën unë nuk di, kush e di të na i thotë. Kjo është natyra dhe filozofia e ligjit. Pra, norma është baza, dhe është ligjore ose nënligjore. Arben Imami: Defekti është që në fillim. Ky që e ka propozuar këtë thotë kështu: “Këshilli Italian i Shtetit, në situata të ngjashme, ka interpretuar paragrafin e tretë të nenit 17 të ligjit 42 (1998) në mënyrë mjaft më të gjerë, duke i njohur fuqi normative akteve ministeriale edhe në rastet e mungesës paraprakisht të akteve normative primare (ligjore)”. Këtë propozim a referim e shqyrtuam, por, sigurisht, nuk e morëm pikë për pikë ashtu siç ishte. Ky që e ka thënë këtë është një jurist në Këshillin Italian të Shtetit. Dua të them se askush nuk e shpiku idenë për të cilën po diskutojmë këtu. Sabri Godo: Nuk duhet marrë vetëm një frazë e shkëputur. Arben Imami: Ai ka bërë observacionin, ka dhënë edhe referencën, si dhe ka bërë edhe propozimin konkret. Spartak Braho: “Ligji rregullon rastet dhe mënyrat me të cilat Këshilli i Ministrave mund të nxjerrë aktet normative, të cilat i paraqiten parlamentit për njoftim brenda 60 ditëve, përndryshe ato humbasin fuqinë”. Arben Imami: Dakord. Sabri Godo: Fjala “për njoftim” duhet të hiqet. A mund të themi që: “parlamenti i konfirmon ose i ratifikon”?

432 Leontiev Çuçi: Lemë vetëm: “i paraqitet parlamentit”; “për njoftim” e heqim. Kristaq Traja: Unë jam dakord. Spartak Ngjela: Shiko, opozitës i kemi dhënë të drejtën e referendumit. Kur një akt nuk i pëlqen opozitës, kjo e çon në referendum. Qeveria, duke pasur frikë ta sjellë një projektligj në parlament se opozita mund të kalojë në referendum, ajo e bën me vendim qeverie; a më kupton? Arben Imami: Po, pra. Ju lutem shumë edhe njëherë. Nuk mund të zëvendësojmë fjalën “për njoftim” me fjalën "për shqyrtim", sepse këto akte të qeverisë nuk janë akte ligjore, por nënligjore, dhe parlamenti nuk i merr në shqyrtim. Parlamenti, kur sheh se Këshilli i Ministrave ka bërë ligj, duke e veshur me petkun e një vendimi të Këshillit të Ministrave, e merr dhe e shqyrton vetë. Parlamenti nuk pengon njeri që të marrë iniciativën. Spartak Ngjela: Atëherë, gjeni organin që do të pezullojë këtë akt të Këshillit të Ministrave. Sigurisht, akti mund të jetë brenda frymës kushtetuese. Arben Imami: Në qoftë se është brenda frymës kushtetuese, atëherë le të bëjë çfarë të dojë. Spartak Ngjela: Jo, jo, nuk është ashtu! Duhet ligji. Arben Imami: Çështja është që akti të mos dalë jashtë neneve kushtetuese. Parlamenti ka të drejtë të nxjerrë një ligj, në qoftë se konstaton se qeveria ka hyrë në domenin e vet, të cilin e ushtron nëpërmjet funksionit të tij legjislativ. Leontiev Çuçi: Po të konstatohet ajo, le t'ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese. Spartak Ngjela: Me vendim qeverie mund të krijohet një strukturë e re në SHIK. Arben Imami: Ka ligj për SHIK-un. Spartak Ngjela: E konsideroj se ka vakuum ligjor. Arben Imami: Po nuk ka vakuum!

433 Spartak Ngjela: Ke konceptuar e parashikuar fjalën vakuum; por çfarë është “vakuum”? Arben Imami: Kur nuk ka ligje. Spartak Ngjela: Në rregull. Ka një ligj për SHIK-un. E konsideroj vakuum dhe krijoj struktura paralele me SHIK-un në strukturën e policisë sekrete a kriminale. Arben Imami: Ne e kemi ligjin për policinë kriminale. Nuk mund të ndodhë kjo! Sabri Godo: Pse nuk mund të ndodhë? Arben Imami: Sepse nuk kemi vakuum ligjor. Sabri Godo: Gjithsesi ideja mbetet. Leontiev Çuçi: Një minutë, të hyjmë më konkretisht në propozimin që bëri Spartak Braho. Spartak Ngjela: Unë kërkoj të gjej pikën më të mirë. Arben Imami: Gjykata Kushtetuese. Spartak Ngjela: Jo, se nuk ka konflikt dhe Gjykata nuk investohet. Të drejtën për të nxjerrë akte të tilla, qeverisë ia ka dhënë ligji. Kushtetuta parashikon që ligji të rregullojë një gjë të tillë. Sabri Godo: Po ka ligje që i rregullojnë të tëra; çfarë nevoje ka për akte të qeverisë? Arben Imami: Dakord, nuk pranohet as ky nen. Genc Ruli: Mënyra sesi e keni formuluar propozimin tuaj nuk lë të kuptosh se bëhet fjalë vetëm për ato raste kur ka vakuum ligjor dhe qeverisë i duhet të plotësojë këtë vakuum. Le të lexojmë, për shembull pikën e dytë të nenit 121: “Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte”. Spartak Ngjela: Rreziku duhet kërkuar tek mungesa e ligjit. Arben Imami: Meqenëse nuk aprovohet, vazhdojmë më tutje.

434 Spartak Ngjela: Juve ju ka shkuar mendja me të drejtë në çështjen e mbushjes së vakuumeve. Në këtë mënyrë, qeveria funksionon, rendi sigurohet. Por jepini qeverisë të drejtën e nxjerrjes së dekreteve dhe e mbyllim këtë çështje. Arben Imami: Mbase fusim dekretin. Dakord, e mbyllim këtë çështje. Vazhdojmë. Ka çështje të tjera për t'u diskutuar dhe miratuar me konsensus. Genc Ruli: Tek neni 157 thuhet se Presidenti i Republikës është Komandanti i Përgjithshëm. Ndërsa në pikën e dytë të nenit 158 thuhet se: “Presidenti i Republikës, në kohë lufte, emëron dhe shkarkon Kryekomandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit”. Më shkon nëpër mend një ide e vakët, prandaj po pyes. Mos duhet të përcaktojmë se Shefi i Shtabit në kohë lufte bëhet Kryekomandant? Ndoshta na ndihmon për të gjetur një përgjigje të saktë të “fenomenit Gazidede” 272 , i cili u bë kryekomandant forcash gjatë ngjarjeve të fillimit të 1997-ës. Sabri Godo: Ajo mbart rreziqe. Arben Imami: Shefi i Shtabit ndërrohet sipas situatës. Genc Ruli: Ndërrohet Kryeministri dhe, bashkë me të, edhe Shefi i Shtabit. Ka edhe diçka tjetër. Duhet të përcaktohet lloji i Forcave të Armatosura. Fjala e përdorur “degët” 273 për llojet e Forcave të Armatosura nuk është e përshtatshme. Leontiev Çuçi: E bëjmë “strukturat” ose “llojet” e Forcave të Armatosura. Arben Imami: Po kemi thënë “forcat detare”, “tokësore” dhe “ajrore”. Sabri Godo: Struktura të ndryshme. Krenar Loloçi: Ushtria është një strukturë që ndahet në forca të ndryshme. 272 Bashkim Gazidede, ish-Kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar deri në vitin 1997. 273 Neni 158, pika 3, i Projektkushtetutës së datës 10 korrik 1998: “Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e degëve të Forcave të Armatosura”.

435 Arben Imami: Nuk na kushton asgjë, një fjalë më shumë apo një fjalë më pak… Sabri Godo: Atëherë, hiqe fare fjalën “degët”. Arben Imami: Dakord, e ndryshojmë. Vazhdojmë. Atëherë, për çështjen e Kryekomandantit, cili është mendimi juaj zoti Traja dhe Loloçi? Krenar Loloçi: Dua të përmend dy prej modeleve më tipike: sipas modelit amerikan, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, në kohë lufte, bëhet menjëherë Kryekomandant; ndërsa sipas variantit gjerman, në kohë lufte, Kryekomandanti zgjidhet, megjithëse ka Shef Shtabi. Leontiev Çuçi: Po në raste të jashtëzakonshme? Arben Imami: Nuk ka lidhje. Jonuz Begaj: Kam një oponencë. Me sa di unë, në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore Shefi i Shtabit, në kohë lufte, bëhet Kryekomandant. Arben Imami: Ne ja kemi dhënë për shqyrtim specialistëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Jonuz Begaj: Në rregull. Arben Imami: Megjithatë, gjatë këtij muaji ne do ta shpërndajmë Projektkushtetutën nëpër të gjitha institucionet respektive dhe ato do të bëjnë vërejtjet e tyre. Vazhdojmë atëherë. Kush ka çështje tjetër për diskutim? Hysen Selfo: Kam dy çështje, të cilat i kam shtruar edhe para disa ditësh dhe që i latë pezull. Në lidhje me emërtimin “Republika e Shqipërisë”, kam propozuar të bëhet “Republika Shqiptare”. Së dyti, në lidhje me çështjen e fesë: kam kërkuar që të shtohet një nen, sipas të cilit kleri i lartë shqiptar të jetë me gjak dhe kombësi shqiptare, të ketë 20 vjet banim në Shqipëri, si dhe të njohë dhe flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe. Të dyja këto pika, për mendimin tim, kanë mbetur pezull. Arben Imami: Zoti Hysen, të dyja këto çështje janë diskutuar radhën tjetër. Do t’ju lutesha që në këto mbledhjet e fundit mos ngrini çështje

436 për të cilat ju jeni të sigurt që nuk do të gjeni konsensus. Të trajtojmë ato çështje për të cilat mund të arrijmë konsensus. Pandeli Majko: Zoti Imami, në nenin 104 thuhet se: “Kryeministri cakton një nga ministrat si zëvendës të tij”. Unë e di se strukturat miratohen, edhe zëvendëskryeministri votëbesohet si zëvendës- kryeministër, prandaj duhet rishikuar kjo çështje. Nuk është serioze që një qeveri të ndërrojë zëvendëskryeministrat njëherë në dy muaj. Kjo do të ndodhë me këtë nen. Arben Imami: Kjo ndodh kur nuk është serioz Kryeministri. Kastriot Islami: Bën vaki që edhe në Shqipëri të mos ketë Kryeministër serioz... Pandeli Majko: Mund të caktojë katër zëvendës! Spartak Ngjela: Jo, nuk ka të drejtë ta bëjë këtë! Sabri Godo: Ideja që Kryeministri mund të caktojë si zëvendës të tij një ministër, mua më duket një kompetencë jashtë çdo lloj logjike. Ne e kemi diskutuar dhe e kemi kaluar këtë, duke thënë se kështu e ka edhe Kushtetuta gjermane. Por, tani, a duhet të bëhet kështu edhe në Shqipëri? Kryeministri, fjala vjen, ikën jashtë shtetit, ikën me leje, apo sëmuret. Në këto raste, zëvendëskryeministri merr fuqi të mëdha dhe drejton qeverinë. Jonuz Begaj: Jo, unë do të mendoja se zëvendës të ishte ai që cakton parlamenti. Sabri Godo: Parlamenti nuk hyn fare këtu! Kristaq Traja: Zëvendësin e cakton Kryeministri. Spartak Ngjela: Neni 98 thotë që Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri dhe ministrat. Këtu jep përbërjen, por nuk ke parashikuar zëvendëskryeministrin. Arben Imami: Mirë. Po ramë dakord për ta ndryshuar, nuk është problem për ta ndryshuar. Kristaq Traja: Mendoj se mund të rregullohet.

437 Arben Imami: Atëherë, a kemi konsensus për nenin 104, apo duhet të bjerë? Spartak Ngjela: Nuk duhet të bjerë neni 104, pa thënë më parë sesi duhet bërë. Arben Imami: A jeni dakord që Kryeministri të mos e caktojë vetë zëvendësin e tij, por ky i fundit të votëbesohet nga parlamenti? Po. Në rregull. Neni 104 bie dhe zëvendëskryeministri përfshihet tek pika 1 e nenit 98 274 . Nuk ka nevojë për korrigjime të tjera. Vazhdojmë atëherë. Cili është propozimi tjetër? Pandeli Majko: A mund të vihet në shumës: “zëvendëskryeministra”? Unë shpresoj që Shqipëria të qeveriset me koalicion. Krenar Loloçi: Nuk mund të ndërhyjë parlamenti në organizimin e brendshëm të qeverisë! Pandeli Majko: Zëvendëskryeministër është titull politik më shumë se sa ekzekutiv. Krenar Loloçi: Është një hallkë e brendshme që e ngre Kryeministri për të organizuar punën e tij të brendshme. Arben Imami: Prioritetin politik e cakton Kryeministri. Problemi është nëse duam të bëjmë Kryesi të Këshillit të Ministrave, siç e kemi pasur, deri me katër zëvendëskryeministra. Spartak Ngjela: Jo! Arben Imami: Dakord. Kemi hequr Kryesinë e Kuvendit, të Gjykatës së Lartë. Tani duhet të heqim edhe Kryesinë e Këshillit të Ministrave. Secili në një vend demokratik ka përgjegjësi konkrete dhe detyra konkrete. Sabri Godo: Zëvendëskryeministrin duhet ta caktojë dikush. Ne nuk jemi dakord që atë ta caktojë Kryeministri! Arben Imami: Dakord pra, e hoqëm atë. 274 Neni 98/1 u bë: “Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryministri dhe ministrat”.

438 Zamira Çaka: Parlamenti! Spartak Ngjela: E cakton Kryeministri! Pandeli Majko: Caktohet sipas formulës politike. Kastriot Islami: Ta bëjë parlamenti! Sabri Godo: Pra, bëjmë një zëvendëskryeministër i cili do të votëbesohet në parlament. Arben Imami: Ramë dakord me konsensus. Kristaq Traja: Po kur shkarkohet zëvendëskryeministri, do të kërkohet përsëri vota e parlamentit? Pandeli Majko: Po, zotëri. Kristaq Traja: A, kështu! Pandeli Majko: Në Gjermani bëhet me marrëveshje politike. Arben Imami: Atëherë, përfundimisht, neni 104 bie, ndërsa tek neni 98/1 shtohet “zëvendëskryeministri” pas “Kryeministrit”. Vazhdojmë, kush ka ndonjë propozim tjetër? Spartak Ngjela: Tek neni 95, ku flitet për kompetencat e Presidentit, mungon kompetenca kryesore: ajo e emërimit të kryetarit të qeverisë. Arben Imami: Ky është një diskutim që është bërë njëherë, nëse duhet të rreshtohen të gjitha kompetencat e Presidentit në një nen dhe pastaj të përsëriten edhe njëherë në pjesët përkatëse. Për këtë kemi rënë një herë dakord. Unë personalisht jam kundër. Kush ka vërejtje apo sugjerim tjetër? Sabri Godo: Kam edhe këtë vërejtje. Kur folëm se cili organ do të nxirrte akte normative, përjashtuam Presidentin e Republikës. Kërkoj që t'i rikthehemi edhe njëherë kësaj çështjeje. Shihni nenin 119 275 . Pandeli Majko: Si ishte? 275 Neni 119, pika 1, i Projektkushtetutës së datës 10 korrik 1998: “1. Aktet normative që kanë fuqinë e ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë: a) Kushtetuta; b) marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara; c) ligjet; ç) aktet normative të Këshillit të Ministrave”.

439 Spartak Ngjela: Pika e dytë ishte tek aktet normative të Presidentit. Të drejtën e dekretligjit e ka ose qeveria, ose Presidenti; ose njëri, ose tjetri. Arben Imami: Hajde ta diskutojmë se kujt t'ia lëmë. Spartak Ngjela: Zakonisht, atje ku i lihet Presidentit, ky i fundit është kapoja i ekzekutivit. Arben Imami: Atëherë, cili është mendimi juaj, është Presidenti ynë kapo i ekzekutivit? Kristaq Traja: Jo, për sa i përket akteve normative. Për të vendosur rregulla të përgjithshme duhet të kesh mandat politik. Roli i Presidentit është arbitër, mediator pushtetesh, rregullator. Ku do të mbështetej një aktivizim normativ i Presidentit të Republikës? Në qoftë se do të ishte shefi i ekzekutivit mund të nxirrte aktet nënligjore (normative). Derisa nuk është i tillë, Presidenti nuk ka punë me nxjerrjen e akteve normative. Presidenti nuk mban përgjegjësi politike para parlamentit. Pra, në qoftë se është shef i ekzekutivit do të nxjerrë normat përkatëse, nëse nuk është, nuk ka pse ta bëjë një gjë të tillë. Ai do të nxjerrë dekrete individuale. Spartak Ngjela: Siç paraqitet projekti, as qeveria nuk nxjerr akte normative. Dekretligji i është hequr si Presidentit, ashtu edhe qeverisë. Unë them se duhet ta ketë ose njeri ose tjetri. Tani, në parim kam këtë pyetje: përse nuk e ka parashikuar Projektkushtetuta afatin e shqyrtimit të akteve normative me fuqinë e ligjit? Arben Imami: Qartë, pyetja është: përse nuk është menduar deri tani, ose përse nuk ka gjetur zgjidhje deri tani kjo çështje? Leontiev Çuçi: Përfshihej tek Këshilli i Kuvendit. Kristaq Traja: Efektivisht, deri më sot, kemi parashikuar që dekretligjin t’ia linim një organi që është më pranë funksionit legjislativ sesa ekzekutivi. Në qoftë se nuk i njihet Këshillit të Kuvendit, unë do të thoja që organi më i përshtatshëm për nxjerrjen e akteve normative me fuqinë e ligjit është qeveria. Tek Presidenti nuk e imagjinojmë dot këtë kompetencë.

440 Arben Imami: Kam përshtypjen se qeveria duhet ta ketë këtë kompetencë legjislative, dhe se aktet duhet të kenë një afat të caktuar, 60 ose 30 ditë, brenda të cilit këto akte duhet të shqyrtohen detyrimisht në parlament, përndryshe shfuqizohen. Spartak Ngjela: Po nuk kaloi, dekretligji bie. Arben Imami: Jo si dekretet normative, të cilat kanë vazhduar të zbatohen edhe për pesë vjet pa kaluar fare në parlament! Atëherë, në ç’kapitull do ta vendosim këtë kompetencë? Ta fusim tek Këshilli i Ministrave? Formulimi do të ishte pak a shumë: “Të drejtën për të nxjerrë dekretligje, kur Kuvendi nuk është i mbledhur, si dhe në rast urgjence…” . Kristaq Traja: “… si dhe kur ka boshllëqe ligjore”. Arben Imami: Nuk ka lidhje me boshllëqet tani, qeveria mund të rregullojë çfarëdo marrëdhënie. Krenar Loloçi: Duhet të përfshijmë shfuqizimin dhe afatin kohor. Arben Imami: Po, edhe shfuqizimin e dekretligjit po nuk u miratua brenda një afati kohor nga parlamenti. Spartak Ngjela: Edhe kundërfirmimin nga Presidenti. Krenar Loloçi: Presidenti nuk kundërfirmon asnjëherë dekretligjin! Arben Imami: Kam përshtypjen që jo. (replika të pakuptueshme) Spartak Braho: Nëse Presidenti nxirrte dekrete normative, [këto] kundërfirmoheshin nga Kryeministri e ministri. Arben Imami: Po, kjo është e vërtetë. Spartak Ngjela: Unë kam këtë mendim: Presidenti i kësaj Projektkushtetute ka më shumë kompetenca sesa Presidenti që parashikohet nga ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me përjashtim të një neni që nuk u zbatua kurrë, sipas të cilit Presidenti mund të merrte pjesë dhe të drejtonte mbledhjet e Këshillit të Ministrave. 276 Tani, unë mendoj që ka më shumë kompetenca, më 276 Neni 7 i ligjit nr. 7558, datë 9.4.1992, “Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr.

441 shumë nga ky ekzistuesi, por nuk është më i fortë nga ky i fundit. Tani, të vijmë përsëri tek dekretet. Pra, dekretin do t’ia japim o qeverisë, o Presidentit. Presidenti bëhet shumë i fuqishëm po iu dha e drejta të nxjerrë dekretin normativ, sikurse edhe qeveria bëhet shumë e fuqishme po e mori këtë të drejtë. Atëherë, do të gjejmë një të mesme, se nuk kemi Senat. As Këshill të Kuvendit nuk kemi. Tani, hajde ta zgjidhim këtë moment, sepse unë mendoj që pa u parashikuar e drejta e nxjerrjes së dekretligjit, Kushtetuta do të ketë një mangësi. Unë nuk kam ndonjë paragjykim, kujt të doni jepjani këtë kompetencë. Arben Imami: Ke ndonjë propozim? Sabri Godo: Kjo e drejtë t’i jepet Presidentit. Pandeli Majko: Edhe unë jam i mendimit që t’i jepet Presidentit të Republikës. Leontiev Çuçi: E shpjegoi shumë bukur zoti Traja, nuk shkon tek Presidenti. T’ia japim qeverisë dhe të mendojmë për mënyrën se si do të kontrollohet qeveria. Spartak Ngjela: Po ia dhe Presidentit të Republikës, do ta kundërfirmojë Kryeministri. Sipas mendimit tim personal kjo e drejtë i duhet dhënë qeverisë. Pandeli Majko: Po kush do ta kundërfirmosë? Krenar Loloçi: Eksperienca e Evropës është e tillë: me përjashtim të Greqisë, kushtetuta e së cilës parashikon nxjerrjen e dekretit normativ nga bashkëpunimi qeveri – President, asnjë vend tjetër i Evropës Perëndimore nuk e ngarkon Presidentin e Republikës të nxjerrë dekretligje. Këto i nxjerr qeveria. Një kompetencë e tillë është e kufizuar në kohë, me kalimin e së cilës dekretligji shfuqizohet. Kjo kompetencë ushtrohet nga qeveria, së cilës mund t’i hiqet besimi politik nga parlamenti. Spartak Ngjela: Jepjani qeverisë dhe ngushtoni afatin brenda të cilit dekretligji do të shqyrtohet në Kuvend. 7491, datë 29.4.1991, ‘Për dispozitat kryesore kushtetuese’” parashikonte: “Në raste të veçanta, [Presidenti i Republikës] ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe të propozojë në rendin e saj të ditës çështje të cilat çmon se duhet të shqyrtohen. Kur merr pjesë në mbledhje, e drejton atë dhe firmos vendimet e marra”.

442 Spartak Braho: Është paraqitur një variant: “Qeveria mund të nxjerrë dekretligje vetëm pasi të jenë vendosur më parë nga parlamenti parimet dhe kriteret udhëheqëse si dhe vetëm për subjekte të caktuara dhe vetëm për një kohë të kufizuar. Qeveria nuk mund të nxjerrë dekretligje, në qoftë se parlamenti nuk i ka deleguar një të drejtë të tillë”. Më tej vazhdon: “Kur, për raste të jashtëzakonshme ose për nevoja urgjente, qeveria nxjerr nën përgjegjësinë e saj një dekretligj, ajo është e detyruar që ta paraqesë atë për miratim në parlament, dhe në qoftë se parlamenti nuk është në sesion ose është i shpërndarë, ai thirret dhe mblidhet brenda pesë ditëve. Dekretligji humbet fuqinë në qoftë se brenda 60 ditëve nga dita e nxjerrjes, nuk është miratuar nga parlamenti”. Këtu, ideja është që dekretligji i nxjerrë nga qeveria të ratifikohet në parlament. Krenar Loloçi: Kjo as nuk diskutohet! Nuk ka dekretligj pa u miratuar në parlament! Kastriot Islami: Tani problemi është nëse do ketë ndonjë kontroll nga Presidenti apo jo? Spartak Ngjela: Ose do të zvogëlojmë kohën brenda të cilit dekreti do t’i paraqitet parlamentit, ose do të vëmë kundërfirmën e Presidentit. Sabri Godo: Po përse të mos pranohet kundërfirma e Presidentit? Jonuz Begaj: Unë mendoj se duhet kundërfirma e Presidentit. Arben Imami: Kundërfirma e vë Presidentin në pozicion të vështirë. Sabri Godo: Pikërisht këtë duam, apo jo? Krenar Loloçi: Presidenti nuk mund të firmojë, zoti Sabri, sepse ai që kundërfirmon merr përgjegjësi mbi vete. Arben Imami: Presidenti nuk mund të mbajë përgjegjësi politike për këtë çështje. Krenar Loloçi: Kundërfirma nuk e bën Presidentin përgjegjës. Edhe në rast se dekretligji do të nxirrej nga Presidenti, ai – pra, dekretligji – do të propozohej nga qeveria ose do të kundërfirmohej nga qeveria, e cila do të mbante përgjegjësinë politike për pasojat që do të vinin nga zbatimi i aktit.

443 Kastriot Islami: Dakord, ta zëmë se ia dhamë qeverisë. Po kontrolli i këtij aktiviteti të qeverisë si bëhet? Leontiev Çuçi: Nga parlamenti. Spartak Ngjela: Kontrollin mund ta bësh brenda një afati në Këshillin e Kuvendit. Kastriot Islami: Dekretligji të kalojë nëpërmjet Këshillit, siç kalojnë ligjet e tjera, të futet në listën e atyre ligjeve që kalojnë në Këshill. Zamira Çaka: Po Këshilli ka të drejtë ta bllokojë për gjashtë muaj pastaj. Krenar Loloçi: Jo, kjo nuk ka kuptim. Nxjerrja e një dekretligji nga qeveria është një domosdoshmëri, pasi presupozon se është krijuar një gjendje e jashtëzakonshme. Si mund t’i bllokosh dekretligjet e saj? Dekretligjit do t’i vësh kufizime të karakterit kushtetues, do ta kufizosh në kohë, do ta shfuqizosh me kalimin e kësaj kohe, do ta miratosh më pas në parlament. Vetëm kaq! Në qoftë se e bllokon dekretligjin, nuk ka nevojë të parashikosh fare nxjerrjen e tij; më mirë nxirr një ligj. Kastriot Islami: Këtu nuk shtrohet problemi nëse do të ketë ose jo dekretligj. Këtu shtrohet problemi se kush është kontrolli që do të vihet mbi të. Krenar Loloçi: Kontrolli mbi dekretligjin janë kufizimet që vendosen njëri pas tjetrit ndaj tij. Kastriot Islami: Cilat? Krenar Loloçi: Ja pra, miratimi në Kuvend brenda 60 ditëve… Kastriot Islami: Ky nuk është kufizim! Ky është një propozim i Këshillit të Ministrave që kalon në parlament. Vladimir Metani: Nuk është propozim, sepse dekretligji fillon të veprojë menjëherë. Kastriot Islami: Në qoftë se nuk kalon në parlament, ai shuhet si dekretligj. Engjëll Bejtaj: Po, shuhet pas 60 ditëve. Por për 60 ditë dekretligji vazhdon të prodhojë efekte...

444 Vladimir Metani: Dekretligji është një ligj me një shtrirje kohore të kufizuar, që del për nevoja emergjente. Spartak Ngjela: Sa duhet të jetë ky afat, 60 ditë apo 30 ditë? Arben Imami: “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence dhe kur Kuvendi nuk është i mbledhur, mund të miratojë nën përgjegjësinë e tij akte normative me fuqinë e ligjit. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi...” – ndoshta kjo “që nga fillimi” duhet parë edhe një herë – “…nëse nuk ratifikohen brenda 60 ditëve nga Kuvendi”. Spartak Braho: “30 ditëve”. Zamira Çaka: Edhe unë jam për 30 ditë. Sabri Godo: 30 ditë. Kastriot Islami: Ndoshta 45… Arben Imami: Shiko, se 30 ditë deputetët janë me pushime. Dakord, e bëjmë: “brenda 45 ditëve nga Kuvendi” humbasin fuqinë. Spartak Ngjela: Një muaj e gjysmë. Arben Imami: Një muaj janë pushimet e parlamentit... Spartak Ngjela: Pse, vetëm në momentet kur nuk është i mbledhur parlamenti qeveria mund të nxjerrë dekretligjin? Ajo përcakton afatin prej 45 ditësh. Dekretligji mund të nxirret edhe kur parlamenti është i mbledhur. Arben Imami: Në qoftë se do ta bëjmë që dekretligji nxirret edhe kur është i mbledhur parlamenti, atëherë afati duhet të jetë 30 ditë. Leontiev Çuçi: Përse duhet ta lejojmë qeverinë të nxjerrë një dekretligj, kur parlamenti është i mbledhur? Spartak Ngjela: Për hir të shpejtësisë. Kastriot Islami: Si për shpejtësi? Spartak Ngjela: Sepse paraqitet nevojë emergjente. Kastriot Islami: Po mund ta marrë aktin vetë parlamenti! Spartak Ngjela: Parlamenti ka si karakteristikë ngadalësinë, shkakton vonesa. Ikën koha, do shumë kohë të miratohet një ligj në parlament.

445 Arben Imami: Kemi edhe procedurën e përshpejtuar ligjvënëse. Gjithsesi, nuk mund të fillojë kjo procedurë para shtatë ditëve nga paraqitja e një propozimi. Ndërkohë duhet një ndërhyrje e shpejtë. Qeveria bën dekretligjin. Kështu, ndodh një tërmet, një shpërthim i digës së Fierzës apo diçka tjetër. Nuk ka kohë për mbledhje të Kuvendit, veçanërisht kur ky është i shpërndarë. Spartak Braho: Kështu e ka edhe Kushtetuta italiane. Qeveria italiane nxjerr dekret ligje edhe kur parlamenti është i mbledhur. 277 Leontiev Çuçi: Po sikur ta bëjmë ndryshe? I japim vetëm në parim të drejtën qeverisë të nxjerrë dekretligjet, të tjerat i rregullojmë me ligj? Spartak Ngjela: Jo, jo, do të ishte akoma më keq. Arben Imami: Atëherë, a biem dakord të gjithë me këtë përmbajtje: “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, dhe kur Kuvendi nuk është i mbledhur, mund të miratojë nën përgjegjësinë e tij akte normative me fuqinë e ligjit. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, nëse nuk ratifikohen brenda 45 ditëve nga Kuvendi”? Leontiev Çuçi: Mos ka nevojë për ndonjë redaktim? Arben Imami: Mund të ketë nevojë për ndonjë redaktim, por ideja do të mbetet. Vazhdojmë atëherë, vërejtje tjetër? Sabri Godo: A do të nxjerrë Presidenti akte normative? (zëra): Jo, jo. Sabri Godo: Kush i shpall zgjedhjet? Arben Imami: Presidenti. Krenar Loloçi: Nuk është akt normativ, është individual. Sabri Godo: Po si qenka individual, në datën e zgjedhjeve shkon të votojë i gjithë populli! 277 Nenet 77/1 dhe 77/2 të Kushtetutës italiane parashikojnë: “1. Qeveria nuk mundet, pa delegimin e Dhomave, të nxjerrë dekrete që kanë vlerën e ligjit të zakonshëm. 2. Kur, në raste të jashtëzakonshme, domosdoshmërie dhe urgjence, qeveria, nën përgjegjësinë e vet, merr masa të përkohshme që kanë fuqinë e ligjit, duhet, po atë ditë, t’ua paraqesë Dhomave për t’i kthyer ato në ligj; Dhomat, edhe po të jenë të shpërndara, thirren enkas dhe mblidhen brenda pesë ditëve”.

446 Krenar Loloçi: Për nga natyra, është i njëjtë [me aktin] e emërimit të Kryeministrit. Të dy janë individualë. Spartak Ngjela: I diskutueshëm është akti me të cilin Presidenti shpërndan parlamentin. Leontiev Çuçi: Po lidhja e marrëveshjeve ndërkombëtare nga Presidenti, si do të konsiderohet? Spartak Ngjela: I ka mërzitur shumë Presidenti aktual këta… Kastriot Islami: Kë, cilët? Spartak Ngjela: Juve. Mërzia që keni ju ndaj Presidentit aktual na ka shkatërruar Kushtetutën. Arben Imami: Mirë, ka vërejtje të tjera? Jo. Atëherë, e aprovojmë tekstin që lexova pak më lart. Spartak Ngjela: Si e lamë, 45 ditë? Arben Imami: Po, 45 ditë. Së bashku edhe më këtë që miratuam tani, tekstin e projektit do t’ia dërgojmë parlamentit, por, [njëkohësisht] do ta kalojmë për një dialog civil. Propozimi ynë, pra, është për ta lënë të hapur dialogun civil për Projektkushtetutën. Spartak Ngjela: Pse, nuk kemi vërejtje të tjera? Arben Imami: Teksti do t’i nënshtrohet një dialogu civil, politik dhe, veçanërisht, profesional. Gjithashtu, mendojmë që, në radhë të parë, tekstin ta çojmë në Akademinë e Shkencave, për ta parë atë nga pikëpamja gjuhësore. Së dyti, mendojmë të ftojmë të gjithë aktorët e shoqërisë civile, organizata, shoqata, parti, individë, personalitete të shquar, pedagogë, etj., për të na dhënë propozimet e tyre. Tu kërkojmë të gjithëve që mendimet dhe propozimet e tyre t’i dërgojnë me shkrim në sekretarinë e Komisionit brenda muajit gusht dhe fillimit të muajit shtator. Më pas, do të organizojmë një takim të hapur të Komisionit, me këto organizata dhe individë të shoqërisë. Pandeli Majko: Mendoj se Komisioni mund të shprehet publikisht se është i hapur për vërejtje edhe nga partitë që nuk kanë qenë të përfaqësuara në Komisionin për hartimin e Kushtetutës.

447 Spartak Ngjela: Kam diçka tek referendumi. Jam përfaqësues i një partie; partia ime pretendon që referendumi për formën e shtetit ka pasur probleme. Pandeli Majko: Po shyqyr që fole njëherë si legalist… Spartak Ngjela: Tek referendumi, thuhet se bëhet referendum për çështje të rëndësishme. A përfshihet këtu referendumi për formën e shtetit? Jonuz Begaj: Nuk përjashtohet. Pandeli Majko: Nuk ndalohet, zotëri. Derisa nuk ndalohet, lejohet. Spartak Ngjela: Se mos konsiderohet si prekje e Kushtetutës? Arben Imami: Që e prek një çikë Kushtetutën, kjo është e vërtetë… Pandeli Majko: Zoti Ngjela dëshiron të thotë se deri tani nuk e kemi diskutuar konceptin e republikës parlamentare në Projektkushtetutë, dhe niset nga referendumi për t’u rikthyer tek një monarki republikane. Spartak Ngjela: Ne e kemi diskutuar tek referendumet, ka qenë dhe Kalakula, ka qenë edhe Godo, dhe e kemi lënë të hapur çështjen e referendumit. Arben Imami: Referendumi është i hapur. Por jo për të ndryshuar Kushtetutën! Spartak Ngjela: Po nuk është ndryshim Kushtetute! Arben Imami: Është fjala që Shqipëria të kalojë nga republikë në monarki. Nuk është ndryshim kushtetues? Spartak Ngjela: Ore zotëri, a është bërë një referendum në Shqipëri për formën e shtetit? Arben Imami: Mesa di unë, po. Spartak Ngjela: Në rregull; për monarkinë a votuan 35% e votuesve?

448 Pandeli Majko: Po, edhe? Kur u bë referendumi në Itali për formën e qeverisjes, monarkia mori 46%. Që atëherë, kjo çështje u mbyll. Spartak Ngjela: Ne po flasim për veten tonë. Nuk gjen dot ekuilibër të saktë, në rast se kjo çështje nuk zgjidhet me drejtësi. Pandeli Majko: Në ç’kuptim? Spartak Ngjela: Personat që kanë votuar për monarkinë, që ishin 35% dhe që nuk janë pak, e konsiderojnë se ka pasur probleme. Cilat kanë qenë problemet? E para, referendumi për monarkinë u zhvillua brenda gjendjes së jashtëzakonshme, u zhvillua së bashku me zgjedhjet, si dhe shumë probleme të tjera. Rezultati i referendumit për këtë çështje erdhi me 30 ditë vonesë. Me të gjitha këto, një njeri normal mendon e thotë se referendumi ka pasur probleme. Çfarë do të na kushtonte ne të bënim edhe një referendum, të cilin ti, Majko, je i sigurt që e fiton? Kastriot Islami: Do të bëhet referendum për Kushtetutën, në një nen të së cilës thuhet se: “Shqipëria është republikë parlamentare”. Në qoftë se ju, zoti Ngjela, do të keni shumicën, atëherë kjo Kushtetutë nuk do të miratohet, dhe mbaron historia. Spartak Ngjela: Problemi është se unë dua të jem i qartë. Me këto që parashikohen për referendumin, a bëhet apo nuk bëhet referendum për formën e qeverisë? Pandeli Majko: Për mendimin tim, sipas diskutimit të zotit Ngjela, ne duhet ta fillojmë edhe një herë nga e para Kushtetutën... Spartak Ngjela: Jo, nuk ka nevojë të fillohet nga e para. Pandeli Majko: Zoti Ngjela, ju jeni për monarki apo për republikë parlamentare? Spartak Ngjela: Këtu nuk është zgjidhur as çështja e republikës presidenciale. Edhe republika parlamentare është zgjedhur arbitrarisht; populli nuk është pyetur nëse e do presidenciale ose jo. Po ti s’bën dot referendum nesër për këtë. Unë them t’i lëmë dyert e hapura për një referendum të tillë. Kastriot Islami: Është lënë opsioni në Kushtetutë.

449 Sabri Godo: Më falni. Të kalojmë në një çështje të rëndësishme. Kemi një faktor politik përpara. Është fjala për atë tryezën që do të thërrasë Partia Demokratike, pasi të studiojë këtë Projektkushtetutë. Më parë zoti Imami tha se do të bëhet një dëgjim i përgjithshëm publik i të gjitha forcave politike, komuniteteve fetare, etj. Kjo është e mirë. Por unë them që, meqenëse kemi pjesën më të madhe të opozitës jashtë këtij Komisioni dhe që ka marrë këtë iniciativë për t’u përfshirë në nënshkrimin e projektit të Kushtetutës, ne duhet të presim se çfarë diskutohet dhe do të dalë nga ajo tryezë. Më tej, duhet të bëjmë një mbledhje të veçantë të Komisionit për të dëgjuar këtë pjesë të opozitës, që është pjesa kryesore e saj, për Kushtetutën. Kjo nuk na detyron t’i kthehemi projektit nga e para, megjithatë ne na duhet të dëgjojmë e të përpiqemi për ta lënë shtegun e hapur për diskutim. Spartak Braho: Po në qoftë se Partia Demokratike kërkon, në këtë fazë të punimeve, të sjellë anëtarët e saj në Komision? Spartak Ngjela: Atëherë, do ta shtysh për tre muaj procesin kushtetues. Sabri Godo: Tani, Komisioni e mbaroi punën e tij për përgatitjen e projektit të Kushtetutës. Arben Imami: E mbaruam dhe konsensualisht jemi për këtë projekt. Sabri Godo: Tani, unë them që të bëjmë dy lloj dëgjimesh: atë që do të jetë publik dhe i hapur për të gjithë, dhe atë që do të jetë i posaçëm për objeksionet që mund të ketë Partia Demokratike. Arben Imami: Po ne mund të dëgjojmë edhe organizma dhe personalitete të ndryshëm. Këtu është fjala që Komisioni do të dëgjojë publikun. Sabri Godo: Kemi edhe fushatën për të bërë. Spartak Ngjela: Problemi është këtu, që kjo Kushtetutë pa opozitën reale do të hapë probleme në referendum! Arben Imami: Jo, në këtë drejtim nuk jemi në një mendje! Spartak Ngjela: Ke një referendum përpara dhe të mos harrojmë se kemi një eksperiencë të hidhur: në referendumin e 1994-ës na është rrëzuar një kushtetutë.

450 Sabri Godo: Zoti Spartak, Kushtetuta nuk bëhet me tryezë partie! Pandeli Majko: Aty e ka hallin… Sabri Godo: Nga Akademia e Shkencave, Projektkushtetuta do të kalojë në parlament. Unë mendoj që në parlament duhet të shkojë në javën e parë të shtatorit. Pandeli Majko: A do të arrihet që të përfundohet kopja e pastër dhe t’u jepet deputetëve, me qëllim që gjatë kohës së pushimeve të reflektojnë? Arben Imami: Do të përpiqemi ta mbyllim sa më shpejt. Spartak Ngjela: Pastaj do të mblidhemi prapë? Arben Imami: Sigurisht, në qoftë se ka vërejtje serioze dhe thelbësore. Mund të ketë edhe lëvizje të balancave politike. Komisioni do të shqyrtojë të gjitha vërejtjet. Le t’i mbahemi atij parimit që kemi thënë, se Komisioni do ta mbajë derën hapur deri ditën e fundit; kush të dojë le të trokasë. Sabri Godo: I gjithë populli shqiptar ka të drejtë, nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërdrejt, të japë mendimin për Kushtetutën. Ne do të përpiqemi ta krijojmë këtë hapësirë. Për sa i takon Partisë Demokratike, unë bëra këtë propozim: mbasi të diskutohet në tryezën e partive, Komisioni të bëjë një takim të veçantë për të dëgjuar objeksionet e tyre. Arben Imami: Unë jam plotësisht dakord. Në qoftë se PD-ja na bën kërkesë, ne e japim që tani aprovimin. Spartak Ngjela: Jo, ata e kanë bërë propozimin. Arben Imami: Nuk kanë bërë një propozim të tillë. Leontiev Çuçi: Por jo për Komisionin! Spartak Ngjela: Do të vijë në Komision, mos u mërzit. Po u pranua propozimi politik, palët ulen në tavolinë, firmosin një marrëveshje, pastaj do të vijë patjetër këtu në Komision. Arben Imami: Në qoftë se PD-ja apo dikush tjetër bën një propozim dhe bashkëkryetarët e quajnë me vend, thirret mbledhja e Komisionit

451 sipas rregullores. Të gjithë i qëndrojmë së njëjtës filozofi, filozofisë për të qenë të hapur. Kjo është e rëndësishme. Atëherë, e mbyllim, dhe urime! * * *

452 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 8 SHTATOR 1998 (SEANCA E DËGJIMIT TË PUBLIKUT) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), anëtarë të Komisionit kushtetues, përfaqësues të Komisionit të Venecias dhe ekspertë të tjerë të huaj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave të ndryshme, Akademisë së Shkencave, shtypit, etj. Sabri Godo: Në këtë takim të Komisionit për hartimin e Kushtetutës marrin pjesë të dërguarit e Komisionit të Venecias, konstitucionalistët e njohur, zotërinjtë Russell dhe Market, të cilët kanë punuar posaçërisht me grupin Task Force për Kushtetutën e Shqipërisë. Merr pjesë gjithashtu edhe zoti Frankenberg, i cili ka dhënë një kontribut personal të shquar në hartimin e Kushtetutës, si dhe zoti Katrugalos nga Instituti Grek për Studimet Konstitucionale, i cili është ndihmësi i profesorit të njohur Tsatsos që e kemi pasur disa herë mes nesh. Ashtu siç pritej, Projektkushtetuta ka tërhequr interesimin e njerëzve dhe ka ngjallur diskutime, të cilat provohen nga gjithë ky material i madh që është grumbulluar në këto dosje. Vazhdojnë të vijnë letra. Edhe sot në mëngjes kemi marrë një letër nga personaliteti i shquar në fushën e drejtësisë, zoti Manol Konomi. Ne kemi punuar si Komision për të shqyrtuar një lëndë me të vërtetë voluminoze dhe shumë të çmuar, e cila do të na japë mundësi të bëjmë korrigjimet e duhura me qëllim që të plotësohet sa më mirë teksti i Kushtetutës. I kërkoj ndjesë Ambasadores së Shteteve të Bashkuara, të cilën duhet ta kisha prezantuar që në fillim, e cila na ka nderuar me pjesëmarrjen e saj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Komuniteti Evropian kanë investuar aq shumë në bërjen e kësaj Kushtetute, saqë shpesh thuhet me të qeshur se po bëhet Kushtetuta e Komunitetit Evropian dhe jo ajo e Shqipërisë. Gjithsesi, pa këtë ndihmë, ne nuk do të kishim mundur ta çonim punën përpara. Ky është takimi i parë, i cili do të pasohet edhe nga takime të tjera në Tiranë, si dhe në rrethe të ndryshme të vendit. Shpresojmë të kemi debate televizive të dobishme. Nga të gjitha këto

453 takime dhe debate, Komisioni për hartimin e Kushtetutës do të nxjerrë lëndën e vet. Ka dhe një faktor tjetër me rëndësi që duhet ta përmend: pritet që Partia Demokratike të japë një kontribut në hartimin e Projektkushtetutës. Në konferencat gati të përditshme të shtypit, zoti Berisha e ka veçuar problemin e Kushtetutës nga ngjarjet e tjera politike të vendit. Grupet e punës, së ngritura nga kjo parti, janë duke punuar me projektin, dhe unë shpresoj që javën e ardhshme të thirret më në fund tryeza e partive që është iniciuar nga vetë Partia Demokratike, ku ata do të paraqesin objeksionet e tyre. Këtë proces, unë sinqerisht dhe pa asnjë paragjykim, e çmoj shumë, pasi do të ndihmojë që shqiptarët të arrijnë më në fund të bëjnë një kushtetutë së bashku. Shpresojmë për mirë. Në këtë dosjen këtu janë dhënë me shkrim të gjitha vërejtjet e sugjerimet, të cilat do të thuhen edhe me gojë. U lutem zotërinjve përfaqësues të Komisionit të Venecias që, megjithëse kemi rënë dakord njëherë me ta për projektin, të marrin parasysh rrethanat tona dhe ta shohin edhe një herë projektin nen për nen, me atë seriozitet që dinë të punojnë ata. Projektkushtetuta është hedhur tani për diskutim publik. Ndoshta ne do të jemi të detyruar të korrigjojmë ndonjë gjë, përpara se ta dërgojmë projektin në parlament. Ndërkohë, do të na duhet një bashkëpunim intensiv me Komisionin e Venecias, jo vetëm për të qenë luajalë në marrëdhëniet me ta, por dhe pse e shikojmë të nevojshme asistencën e tij juridike që nuk mund të lihet mënjanë. Arben Imami: E dashur zonja Ambasadore, të dashur miq, falënderoj në mënyrë të posaçme të dërguarit e Komisionit të Venecias për pjesëmarrjen e tyre në këtë mbledhje, ashtu sikurse falënderoj përfaqësuesit e shoqërisë civile shqiptare, të OJQ-ve, të Akademisë së Shkencave, shtypin, etj., që marrin pjesë në këtë takim. Është një takim i Komisionit për hartimin e Kushtetutës për dëgjimin e publikut shqiptar, si dhe të organizmave të specializuara, siç është Këshilli i Evropës apo Fondacioni Grek për Çështje Konstitucionale, për projektin që kemi përpara. Gjithsesi, dëgjimi i publikut nuk është një hap i ri, pasi i gjithë procesi i hartimit të Kushtetutës ka qenë një proces i hapur. Mbledhjet e Komisionit kanë qenë të gjitha të hapura, i gjithë kontributi i dhënë nëpërmjet Qendrës Administrative për Koordinimin e Asistencës dhe Pjesëmarrjen e Publikut janë pasur parasysh nga anëtarët e këtij Komisioni. Gjej rastin të falënderoj në

454 veçanti zoti Scott Carlson dhe Qendrën për punën që kanë bërë deri më sot, si dhe, në mënyrë të posaçme, për organizimin e takimit të sotëm. Qëllimi i mbledhjes është të përfitojmë sugjerime nga ministritë, institucionet shtetërore, ekspertët, OJQ-të dhe qytetarë të interesuar, në lidhje me projektin e miratuar nga Komisioni për hartimin e Kushtetutës. Ndërkohë, në këtë takim kemi ftuar edhe përfaqësues të partive politike. Sigurisht, qëllimi ynë themelor ka qenë që, nëpërmjet një serie takimesh të dëgjimeve publike, të bënim të mundur përfshirjen e Partisë Demokratike dhe të partive të tjera të opozitës të cilat nuk kanë marrë pjesë në procesin kushtetues. Kjo ka qenë dhe arsyeja që, së bashku me zoti Godo, i ofruam Partisë Demokratike një ftesë të posaçme për një seancë të veçantë dëgjimi të këtij Komisioni. Sigurisht që nuk na vjen mirë që ftesa na u refuzua. Sikurse e dini, kemi kërkuar që vërejtjet të jenë me shkrim. Vërejtjet që kanë ardhur para datës 31 gusht do të kalojnë me përparësi në këtë dëgjim të parë publik. Ne shpresojmë që koha normale do të jetë pesë- shtatë minuta për secilin nga folësit, të cilët do të paraqesin argumentet e ndryshme. Anëtarët e Komisionit janë të ftuar që, pasi folësit të mbarojnë fjalën e tyre, të bëjnë pyetje dhe sqarime. Po kështu, ekspertët shqiptarë dhe sidomos ekspertët e Komisionit të Venecias dhe të Këshillit të Evropës janë të ftuar të bëjnë harmonizimin dhe përshtatjen e projektit që kemi miratuar me vërejtjet që do të vijnë nga shoqëria civile shqiptare. Mbas kësaj mbledhjeje të hapur, Komisioni parlamentar do të vazhdojë me mbledhjen e radhës për të reflektuar vërejtjet e ardhura, dhe pastaj teksti përfundimtar do t’i çohet parlamentit. Njëkohësisht, ju njoftoj se Komisioni parlamentar ka iniciuar një botim falas të projektit, format xhepi, dhe shpresoj që sekretaria t’jua shpërndajë atë. Ata që nuk kanë paraqitur vërejtje me shkrim deri tani, mund t’i paraqesin ato ndërkohë në sekretari. Kjo e fundit do t’i shumëfishojë në mënyrë që të krijohet mundësia që të gjithë anëtarët e Komisionit t’i shohin dhe të japin mendime rreth tyre. Fjalën e ka zoti Russell, dhe pastaj zoti Lekë Gjiknuri. Russell: Zoti kryetar, zonja e zotërinj, është kënaqësi që sot të marr fjalën dhe të paraqes një koment të përgjithshëm mbi Projektkushtetutën të propozuar nga Komisioni parlamentar. Unë e bëj këtë jo si një person i jashtëm, por si përfaqësues i Komisionit të

455 Venecias, i cili njihet edhe si Komisioni Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit dhe që ka punuar së bashku me Komisionin parlamentar. Komisioni i Venecias bashkëpunoi në mënyrë të ngushtë me Komisionin parlamentar dhe, në mënyrë të veçantë, me të dy kryetarët, zotin Imami dhe zotin Godo, si dhe me stafin teknik. Që nga fillimi, përshtypja jonë ishte se tekstet e propozuara nga Komisioni parlamentar ishin të një cilësie mjaft të lartë dhe se Komisioni ishte shumë i gatshëm që të merrte parasysh këshillat e ekspertëve të huaj. Pikërisht, projekti që keni sot para jush e konfirmon këtë përshtypje, dhe mund të thuhet që është një projekt mjaft i mirë. Kjo nuk do të thotë që është perfekt, sepse asnjë kushtetutë në botë nuk është perfekte. Kështu, mendoj se teksti mund të përmirësohet nga ky takim, si dhe nga takimet e ndryshme të publikut që tashmë janë vendosur të bëhen. Secili prej jush ka përpara një dosje të trashë me komente. Unë i kam parë ato dhe mendoj se disa prej tyre do të na bëjnë që të ndryshojmë mendim. Unë dua të bëj të qartë se ne, ekspertët e huaj, nuk pretendojmë se kemi mençuri superiore, pasi ju në Shqipëri keni mjaft njerëz të mençur. Ajo që mund t’ju ofrojmë juve është një eksperiencë më të gjatë në lidhje me kushtetutat si dhe një praktikë më të gjatë për funksionimin e tyre në praktikë. Gjithashtu, mund t’ju ndihmojmë edhe për të plotësuar kushtet që tashmë janë të domosdoshme në një shtet demokratik në Evropë. Për mendimin tonë, Projektkushtetuta është e mirë për arsye të pajtueshmërisë së saj me standardet evropiane e ndërkombëtare, si dhe për teknikën me të cilën ajo është hartuar. Lidhur me përshtatjen me standardet evropiane e ndërkombëtare, nuk ka dyshim se ky projekt vendos institucione të një demokracie pluraliste. Po ashtu, ai mbron të drejtat e njeriut; në mënyrë të veçantë, e bën Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut pjesë të sistemit juridik shqiptar. Projekti gjithashtu ka një dispozitë shumë të rëndësishme, një dispozitë praktike, që thotë se të drejtat e njeriut nuk mund të kufizohen më tepër sesa lejohet në Konventën Evropiane. Projekti garanton një katalog të kuptueshëm të të drejtave të njeriut, pa krijuar megjithatë shpresa jorealiste duke trajtuar objektivat shoqërore njëlloj si liritë themelore. Së fundi, pika më e rëndësishme është se projekti siguron mbrojtje juridike të këtyre të drejtave themelore, duke krijuar një gjyqësor të pavarur e të paanshëm dhe kjo mendoj se është një pikë vitale. Unë nuk shoh asnjë arsye për

456 të dyshuar që teksti është në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, dhe gjithashtu mund të krahasohet në mënyrë të favorshme me tekstet e tjera kushtetuese që Komisioni i Venecias ka parë dhe ka shqyrtuar. Në lidhje me hartimin nga ana teknike, mund të them se kapitujt e Kushtetutës janë hartuar dhe vendosur mjaft mirë. Nga ana tjetër, edhe zgjedhjet politike janë të menduara mirë dhe të parashtruara në tekst në mënyrë konsistente. Në hartimin e këtij projekti ju duhej të bënit një numër zgjedhjesh politike, dhe këto zgjedhje politike u takonin shqiptarëve për t’i bërë dhe jo ekspertëve të huaj. Megjithatë, mendoj se më lejohet të them se për ne, ekspertët e huaj, zgjedhjet politike që keni bërë janë mjaft të zgjuara dhe të menduara mirë. Për shembull, teksti i Kushtetutës është shumë i detajuar, megjithëse shumë vende perëndimore përdorin një tekst më konciz. Megjithatë, mendoj se duke u nisur nga konteksti historik i Shqipërisë, ka qenë me vend paraqitja e rregullave të qarta e të detajuara. Projekti parashikon se Shqipëria do të ketë një sistem parlamentar qeverisjeje, ndërsa në të njëjtën kohë i jep qeverisë, veçanërisht Kryeministrit, pushtet të mjaftueshëm për të qeverisur me efektivitet. Ky ekuilibër duhet të sjellë stabilitet të institucioneve demokratike në shtet. Gjithashtu, pushteti legjislativ i parlamentit është ruajtur nga kërkesa që të gjitha aktet normative të qeverisë duhet të kenë një bazë të qartë në statutin e miratuar nga parlamenti. Projekti, gjithashtu, vendos një Gjykatë të fortë Kushtetuese, e cila ka ndjekur nga afër modelin gjerman. Kjo është një dispozitë shumë e rëndësishme, veçanërisht për një vend që jo shumë kohë më parë ka njohur vetëm sundimin e një partie. Kjo korrespondon me zgjedhjen e shumë demokracive të reja dhe mendoj se duhet mirëpritur, sepse vendos një kontroll të fortë mbi organet e tjera të demokracisë, por pa krijuar disekuilibër. Është vendosur dhe një Këshill i Lartë i pushtetit gjyqësor, i cili do të mbrojë pavarësinë e gjyqtarëve. Një ndryshim që vihet re nga projektet e mëparshme është se ky Këshill i Lartë i Drejtësisë nuk ka lidhje me prokurorët. Po ashtu, Kushtetuta është në përgjithësi miqësore në lidhje me të drejtën ndërkombëtare. Megjithatë, duhet paralajmëruar që dispozitat në tekst që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë mund të krijojnë probleme në lidhje me të drejtën ndërkombëtare në të ardhmen. Megjithatë, kuptohet konteksti i

457 veçantë në të cilin kjo dispozitë është përfshirë. Përveç këtyre çështjeve që përmenda, dhe të cilat duhen lavdëruar, ka disa të tjera që mund të përmenden. Ashtu siç e thashë edhe më përpara, zgjedhjet duhet të bëhen nga ju shqiptarët dhe jo nga ekspertët e huaj. Ato varen nga gjykimet dhe dëshirat e njerëzve të zakonshëm, jo nga gjykatësit. Njëra nga këto çështje është ajo që është debatuar mjaft, nëse ju do të keni një parlament njëdhomësh apo dydhomësh. Në qoftë se ju doni të dini mendimin tim për këtë çështje, ju nuk do ta merrni, sepse kjo është një çështje për ju dhe jo për ne. Gjithçka që ne të huajt mund të bëjmë është t’ju tregojmë avantazhet dhe disavantazhet e çdo sistemi. Së fundi, zotërinj kryetarë, zonja dhe zotërinj, mund të parashikohen edhe zgjidhje të ndryshme për disa nga dispozitat; gjithashtu, disa prej dispozitave edhe mund të kritikohen. Megjithatë, së fundi, do të thoja se Komisioni parlamentar meriton të lavdërohet dhe se projekti që ju keni përpara përbën një bazë të shkëlqyer për një Kushtetutë të ardhshme të Shqipërisë. Faleminderit. Arben Imami: Faleminderit, zoti Russell. Besoj që komentet tuaja do të inkurajojnë edhe më tepër Komisionin tonë, dhe vërejtjet tuaja do të merren më mirë parasysh nga Komisioni ynë. Vërejtja që është bërë në mënyrë të vazhdueshme, për të gjetur një zgjidhje përfundimtare në lidhjen me dëshirën e popullit e të shtetit shqiptar, për të mbrojtur të drejtat civile, politike, njerëzore të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut, në veçanti në Kosovë, do të mbahet parasysh për të gjetur një formulim që do të ishte i pranueshëm dhe i pëlqyeshëm edhe për komunitetin ndërkombëtar. Tani vazhdojmë me zoti Lekë Gjiknuri, i cili ka ardhur si përfaqësues i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri. Pa dyshim që e drejta për ruajtjen e ambientit është një nga të drejtat më të reja në fushën e konstitucionalizmit botëror. Shpresojmë që edhe Shqipëria të ketë një mbrojtje kushtetuese sa më të mirë për ambientin, meqenëse, me sa duket, deri tani nuk e ka pasur. Lekë Gjiknuri: Faleminderit. Ashtu siç thatë edhe juve, unë këtu kam ardhur në funksionin e Kryetarit të Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, që është shoqata e parë dhe më e madhe mjedisore, por mbi të gjitha, në të janë anëtarësuar profesorë, shkencëtarë, me një potencial mjaft të madh intelektual.

458 Prej kohësh, shoqata po punon për të dhënë ndihmesën e vet që në Kushtetutën e ardhshme të gjejnë pasqyrimin e duhur çështjet më themelore që kanë të bëjnë me mjedisin. Për këtë qëllim, ajo ka pasur korrespondencë të rregullt me Departamentin për Mjedisin dhe Pushtetin Lokal të Këshillit të Evropës dhe ka siguruar prej tyre informacion të pasur për kushtetutat e vendeve të ndryshme të botës. Para se të fillonte kjo mbledhje, unë i dhashë zoti Godo një kopje të të gjitha neneve që janë përfshirë në kushtetuta të ndryshme të botës për mjedisin. Për këtë qëllim, në datën 4 shtator 1998, shoqata organizoi një tavolinë të rrumbullakët me përfaqësues të disa shoqatave të tjera joqeveritare mjedisore, si dhe me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Pas diskutimesh e propozimesh të shumta, në konsultim dhe me juristët e specializuar në çështjet e mjedisit, u arritën dy përfundime kryesore. Në projektin e përgatitur nuk gjejnë pasqyrim të plotë çështjet themelore të mjedisit. Ato duhen kuptuar si të drejta dhe detyra që kanë të bëjnë me njeriun dhe shtetin. Më konkretisht, u propozua që në pjesën e hyrjes, pas rreshtit: “me vendosmërinë për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, të shtohet rreshti: “me synimin për të siguruar…”. Neni 56 278 të plotësohet dhe formulohet në këtë mënyrë: “Cilido ka të drejtë të jetojë në një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm, ashtu siç ka edhe detyrën për ta mbrojtur atë”. Paragrafi i dytë: “Cilido ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij”. Neni 59, pika (e) 279 të hiqet, dhe pas tij të shtohet një nen i ri, që ne e kemi numërtuar [për përcaktim vendi] si 59/a, i formuluar në këtë mënyrë: “Është përgjegjësi e shtetit që, nëpërmjet organizmave të tij dhe mbështetur në pjesëmarrjen e publikut, të mbrojë mjedisin nga ndotja dhe dëmtimet, të marrë masa për ripërtëritjen e mjedisit të dëmtuar dhe të ndotur, të sigurojë shfrytëzimin racional të burimeve natyrore, duke siguruar zbatimin e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm”. Gjejmë rastin të përshëndesim për punën fisnike të bërë nga ana juaj për të mirën e vendit, si dhe shprehim besimin se propozimet tona do 278 Neni 56 i Projektkushtetutës së datës 5 gusht 1998: “Cilido ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij”. 279 Neni 59/e i Projektkushtetutës së datës 5 gusht 1998: “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të inisiativës dhe përgjegjësisë private,synon:(e)sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”.

459 të gjejnë pasqyrimin e vet në variantin përfundimtar të Projektkushtetutës. Ky është mendimi me të cilin shoqata vjen para komisionit. Ju faleminderit. Krenar Loloçi: Ne kemi bërë disa takime me Kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit, i morëm propozimet e tij dhe i kemi pasur gjithnjë parasysh. Do të doja të prekja disi thelbin e çështjes së trajtimit të çështjeve në Kushtetutë. Sikundër e tha edhe zoti Russell, Kushtetuta jonë është e detajuar, sepse i tillë është konteksti ynë social. Sidoqoftë, nuk mund të shkojmë në detaje të tjera, të cilat do ta kishin ngurtësuar edhe më Kushtetutën, si dhe do të na lidhnin duart. Prandaj, janë futur vetëm ato elementë që me të vërtetë kanë të bëjnë me thelbin e çështjes. Cilët janë ato elementë? Në radhë të parë, ne kemi vënë të drejtën që ka individi dhe bashkë me të edhe organizatat në të cilat ai anëtarësohet, për një mjedis të përshtatshëm dhe t’i kërkojë shtetit që ta mbrojë këtë mjedis. Ky është një element kushtetues shumë i rëndësishëm. Së dyti… Sabri Godo: Zoti Loloçi, do të më falni për ndërprerjen. Ne nuk duhet të marrim përsipër tani të pranojmë ose të hedhim poshtë një mendim që porsa e dëgjuam. Mendoj se duhet t’i japim kohë vetes, ta shqyrtojmë propozimin që është dhënë me shkrim në Komision dhe pastaj mund të themi nëse do të merret parasysh, sa do të merret parasysh apo nuk do të merret parasysh. Pra, nuk do të hyjmë në debatin përse është bërë ky ose ai formulim dhe përse është bërë në këtë ose në atë mënyrë. Do t’i japim kohë Komisionit të mendohet. Krenar Loloçi: Dakord. Edhe një fjali desha të shtoj. E diskutuam gjatë nëse duhej të futej në hyrje apo jo çështja e mbrojtjes së mjedisit. Për këtë iu referuam eksperiencës së vendeve të tjera, dhe na rezultoi se kjo çështje trajtohej në ato pjesë të kushtetutave që kishin të bënin me objektivat sociale. Prandaj e gjetëm të përshtatshme që çështjen e mjedisit ta përfshinim në pjesën për objektivat sociale që janë edhe objektiva partiake, në kuptimin që çdo parti duhet të angazhohet t’i përmbushë, por, njëkohësisht, janë edhe shtetërore. Sabri Godo: Nuk është e thënë që nuk e kemi bërë gabim dhe se duhet t’i mbahemi qëndrimit tonë në këtë pikë. Krenar Loloçi: Padyshim!

460 Leontiev Çuçi: Si e argumentoni, zoti Gjiknuri, heqjen e pikës (e)? Lekë Gjiknuri: Së pari, unë konsideroj se, në qoftë se nisemi nga ideja se Projektkushtetuta, duke marrë parasysh edhe vlerësimet që bënë të dërguarit e Evropës këtu, nuk duhet ta prekim, kjo më duket e gabuar. Prandaj unë bashkohem me zoti Godo në atë që Komisioni duhet t’i shikojë me shumë kujdes jo vetëm vërejtjet që bëj unë, të cilat kam mundësi t’i bëj edhe në parlament, por edhe vërejtjet e shoqatave të tjera, sepse – edhe njëherë e theksoj – në shoqata militon një potencial intelektual mjaft i fuqishëm dhe mendimi i tyre duhet marrë parasysh. Kjo është e para. E dyta që dëshiroj të theksoj është se, problemet e mjedisit sot në botë janë nga më themeloret. Mjafton t’ju kujtoj samitin e Rio-s, ku mbledhja e OKB-së u mor për mëse 10 ditë në një sesion të veçantë me problemet e mjedisit, pa folur për mbledhjet në Japoni për ndryshimet e klimës, etj. Pra, sot mjedisi është kthyer në një problem shumë të madh. E treta që desha të theksoja, Kushtetuta jonë është e re në krahasim me kushtetutat e tjera dhe do të ishte shumë bashkëkohore në qoftë se do të merrte në konsideratë pikërisht këto ndryshime. Unë kam biseduar dhe me kolegë të vendeve të tjera, për shembull me deputetë italianë, të cilët më kanë thënë që kanë një kushtetutë të vjetër, në të cilën nuk gjenden të reflektuara pikërisht problemet shumë shqetësuese që shtron sot mjedisi. Prandaj mendoj që ne duhet të jemi edhe përparimtarë në këtë drejtim. E katërta, me Komitetin e Mjedisit ose, sot, me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, kemi pasur lidhje për këtë problem. Përfaqësuesit e këtij institucioni janë ftuar në tavolinën që unë përmenda, pra, në njëfarë mënyre, përfaqësuesit e tyre më autorizuan t’i paraqes këto propozime edhe në rrugë shtetërore. Megjithatë, ju mund t’i verifikoni. Për sa i përket heqjes së pikës (e), kjo nuk duhet parë si heqje, pasi në formulimin që unë propozova pika (e) përfshihet. Pra, ne jo vetëm që nuk e përjashtojmë, por përkundrazi ne e përfshijmë së bashku edhe me plotësimet përkatëse. Këto ishin shpjegimet që duhet të jepja për këtë problem. Arben Imami: Ju faleminderit zoti Gjiknuri. Të jeni i sigurt që Komisioni e ka konsideruar me seriozitet dhe në thellësi problemin. Ne jemi të qartë për rëndësinë e mjedisit. Ajo që desha të them unë është që deri më sot kemi arritur në këtë pikë. Propozimi juaj është

461 konkret, besoj se do të mbahet parasysh nga Komisioni, prandaj morëm edhe shënimet e duhura. Në vazhdim të këtij takimi, desha të ritheksoj atë që tha zoti Godo. Anëtarët e Komisionit dhe anëtarët e stafit teknik nuk kanë përse të bëjnë komente ose të kundërshtojnë ide, propozime apo komente që bëhen nga OJQ-të apo aktorë të tjerë të cilët do të marrin fjalën. Ata mund të bëjnë pyetje për të qartësuar vërejtjet ose sugjerimet që bëhen ose ndonjë koment për të çuar më tej diskutimet e paraqitësve. Sigurisht, më pas, Komisioni parlamentar, mbi bazën e të drejtës të dhënë prej parlamentit, do të diskutojë mbi këto vërejtje dhe do të marrë një vendim të caktuar nëse do t’i paraqesë ato në parlament ose jo. Ne shpresojmë se gjërat do të shkojnë për mirë. Fjalën e ka profesori Frankenberg. Profesori Frankenberg ka qenë gjithmonë shumë pranë procesit kushtetues. Me të jemi këshilluar në mënyrë të vazhdueshme, ka qenë ndër pjesëmarrësit kryesorë të një simpoziumi të madh për problemet e Kushtetutës, dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka furnizuar Komisionin me vërejtjet e tij, të cilat sigurisht kanë qenë të rëndësishme dhe janë marrë në konsideratë. Günter Frankenberg: Bashkëkryetarë të shquar, shkëlqesitë tuaja, kolegë të nderuar. Në dekadat e fundit janë miratuar shumë kushtetuta në vende të ndryshme. Drafti që po diskutojmë sot veçohet për mirë në tre drejtime në krahasim me të gjitha kushtetutat e tjera. Veçohet në drejtim të procesit, i cili ishte shumë publik, shumë i gjatë, shumë i hapur, i hollësishëm dhe ne duhet të falënderojmë të gjithë ata që e mundësuan këtë. Së dyti, veçohet në drejtim të përmbajtjes së tekstit dhe, meqenëse zoti Russell foli në hollësi në lidhje më përmbajtjen e tekstit, unë nuk do të ndalem këtu. Së treti, veçohet në pikëpamje të transparencës së atyre që u morën direkt me hartimin e Projektkushtetutës. Ishte nder dhe kënaqësi e madhe për mua që u ftova si ndihmës në këtë proces dhe diskutova me ju. Isha në njëfarë mënyre i përfshirë në këtë diskutim të hapur me anëtarët e Komisionit. Jam i sigurt se të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar prej një viti do të zhgënjeheshin disi në qoftë se unë do të bëja vetëm lavdërime dhe nuk do të përfshija në fjalën time edhe disa vërejtje kritike në lidhje me punën e bërë. Ne kemi asistuar në debate shumë të këndshme dhe do të doja që ato të vazhdonin. Unë nuk do të përsëris komentet e shkruara, do të zgjedh vetëm ato që më duken më të

462 rëndësishëm dhe do të përqendrohem tek autoriteti i Kushtetutës, çfarë e bën një kushtetutë një tekst autoritativ, një tekst të fuqishëm. Mendoj se janë pesë gjëra: në qoftë se i drejtohet popullit, sa është i kuptueshëm si tekst. Së dyti, nëse i drejtohet nevojave dhe shqetësimeve të njerëzve, çfarë parashikon për liritë, të drejtat dhe detyrimet e tyre. Së treti, nëse ka një program të qartë dhe jokontradiktor, që do të thotë a është konsistent. Së katërti, nëse përfshin vetëm çështjet më të rëndësishme dhe lë jashtë saj çështje që mund të zgjidhen me ligj të zakonshëm. Së pesti, nëse e thotë qartë atë që thotë. Mbi të pesta këto baza, drafti që kemi përpara nesh është mjaft i pëlqyeshëm. Më lejoni të përqendrohem në ato pika ku mendoj se drafti mund të përmirësohet. Me qëllim që të mos përsëris veten apo ato që do të thonë kolegët e mi më pas, do të përqendrohem tek të drejtat e liritë e njeriut. Mendoj se në lidhje me liritë dhe të drejtat ka një debat që ka filluar që 200 vjet më parë dhe është logjike që ky debat të vazhdojë. Pjesa më e madhe e këtij diskutimi është pasqyruar në tekst. Ajo që më duket se mungon është çështja sesi të drejtat dhe liritë mund të kufizohen. Neni 17 280 është një fillim shumë i mirë në drejtimin e duhur, por më duket se është nën cilësinë e përgjithshme të tekstit. Mendoj se anëtarët e Komisionit mund të marrin parasysh mundësinë që të jenë pak më eksplicitë. Për shembull, duke përfshirë një klauzolë që ligjet që përfshijnë të drejtat dhe liritë duhet të jenë të përgjithshëm, dhe jo të përqendrohen në një rast të vetëm. Së dyti, mendoj se në tekst duhet të përfshihet ajo që kufizimet duhet të jenë proporcionale. Kjo është pak e komplikuar, çfarë do të thotë proporcionale. Mendoj se ka katër elementë përbërës: e para, kufizimet duhet t’i shërbejnë një interesi legjitim, mund të thuhet gjithashtu, një qëllimi publik. Një element i dytë është që, një masë, e cila në bazë të ligjit lejon kufizimin e lirive themelore, duhet të jetë e përshtatshme për të arritur objektivin e dhënë. E treta është që, përpos çështjes së nevojës, një pyetje e domosdoshme që shtrohet është që a ekziston ndonjë masë tjetër e cila është njëlloj e efektshme për arritjen 280 Neni 17, po aty: “1. Kufizime të këtyre lirive dhe të drejtave mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjestim me gjendjen që e ka krijuar atë. 2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tekalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

463 e qëllimit të ligjshëm, por me më pak kufizime për liritë dhe të drejtat themelore? E katërta do të ishte që një masë e bazuar në ligj dhe e tillë që kufizon liritë, duhet të jetë proporcionale, që do të thotë që duhet të vetëkufizohet nga pesha, prekshmëria dhe rëndësia e së drejtës së lirisë. Pra, së pari do të thotë që neni 17 që është një ndër parimet bazë, duhet të jetë në krye të kapitullit të të drejtave dhe lirive, në mënyrë që të jetë e qartë për çdo nëpunës lokal apo qeveritar, që kjo klauzolë aplikohet për të gjitha të drejtat e liritë, mendoj se kjo është ajo që ju doni të thotë. Duhet të bëhet e qartë që kurdoherë që ngrihet çështja e kufizimit të të drejtave dhe lirive ky është neni që aplikohet. Nga ana tjetër, shoh që disa nga dispozitat që parashikojnë të drejtat dhe liritë nuk parashikojnë kufizimet dhe nuk mendoj se duhet të jetë kështu. Për shembull, e drejta për të ushtruar një profesion: shteti duhet të ketë fuqi për të kufizuar këtë të drejtë, për shembull, duke caktuar një trajnim të veçantë, një kurrikulum specifik. Kështu, ju duhet të keni ndonjë klauzolë – mendoj se është neni 15 281 – për të kufizuar këtë nen. Në qoftë se lexoni tekstin, janë një numër lirish dhe të drejtash që janë jo të kufizueshme, dhe mendoj se është e rëndësishme që Kushtetuta të përcaktojë se kjo apo ajo liri dhe e drejtë mund të kufizohet nën kushtet e germave (a), (b), (c) dhe (d). Një shembull tjetër mund të ishte liria e kërkimit shkencor. Nuk mendoj se duhet të jetë liri e pakufizueshme. Të gjithë mund të imagjinojmë situata kur kërkimi shkencor mund të rrezikojë shëndetin apo sigurinë publike, dhe në atë pikë ajo liri duhet të kufizohet. Për një kategori tjetër të drejtash dhe lirish unë mendoj se kufizimet në tekst përkundrazi, janë më të gjera sesa duhen. Për shembull, neni 46 282 për lirinë e organizimit. Mund të interpretohet – nuk po them se duhet të interpretohet, por ne duhet të mendojmë gjithmonë për situatat më të këqija – se deklarimi: “Tubimet paqësore në sheshet dhe në vendet e kalimit publik bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj” mund të merret sikur ligjet dalin mbi Kushtetutën. Mendoj se është e 281 Neni 15, po aty: “1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme e të patjetërsueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik. 2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”. 282 Neni 46, po aty: “1. Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si edhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar. 2. Tubimet paqësore në sheshet dhe në vendet e kalimit publik bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj”.

464 nevojshme që, edhe nëse ju e thoni që në fillim parimin e kufizimit të të drejtave dhe lirive, është e rëndësishme që kjo temë të rimerret herë pas here dhe të bëhet e qartë se është një e drejtë shumë e rëndësishme që mund të kufizohet vetëm kur mund të paraqitet një interes publik i rëndësishëm. Nganjëherë, e drejta nuk është aq e rëndësishme; një interes publik i rëndësishëm mund të jetë i mjaftueshëm për të lejuar një kufizim, natyrisht, nëse është rregulluar në mënyrë ligjore. Kjo është ajo që mungon në kapitullin ku përfshihen edhe disa të drejta dhe liri që janë shumë të prekshme; për shembull, paprekshmëria e banesës. Ju duhet të siguroni që vetëm me ligj duhet të shkelet banesa nën hetime [dhe për] arsye të mbrojtjes së një interesi shumë të rëndësishëm publik. Ju mund të thoni se të gjitha këto janë fjalë, por këto të gjitha lidhen me Kushtetutën dhe ne duhet të sigurojmë që lexuesit e Kushtetutës dhe ata që do ta aplikojnë atë, duhet të kuptojnë se kjo apo ajo është një e drejtë e rëndësishme, që mund të kufizohet vetëm në kushte shumë specifike, ose që ajo tjetra është më pak e rëndësishme dhe mjafton një interes publik për ta shkelur. Nuk mendoj se kjo është punë shumë e vështirë për t’u bërë, Komisioni vetëm duhet të përpiqet të kuptojë se ndërmjet lirive dhe të drejtave themelore ka një hierarki të brendshme, disa prej tyre janë shumë të rëndësishme dhe mund të cenohen me ligj vetëm për interesa shumë të rëndësishme publike. Në mënyrë që të shmang përsëritjen, po i referohem draftit studimor që ia kam paraqitur Komisionit dhe dua ta mbyll diskutimin me tri vërejtje. Ju do të shihni se lidhen me çështjen që përmenda në fillim, autoritetin e Kushtetutës, të cilit mendoj se duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë. Vërejtja e parë ka të bëjë me Këshillin e Kuvendit, nenet 86 – 88. Mendoj se ky institucion i propozuar duhet të rishikohet në mënyrë shumë të thellë. Në fillim unë isha në favor të sistemit njëdhomësh, ju jeni ata që e vendosni këtë, por në qoftë se ju mendoni, – dhe unë e kuptoj pse, politikisht ju doni të keni një lloj dhomë të dytë në mënyrë që të mos cenohet autoriteti i Kushtetutës dhe ai i një organi kushtetues, parlamentit, – ju duhet të krijoni një institucion tjetër. Institucioni aktual, ky Këshill, mund të vetëvendoset si një lloj elite brenda parlamentit dhe ju do të keni dy seksione në konflikt në parlament, dhe nuk mendoj se ky është qëllimi juaj. Po ashtu, meqenëse të gjithë deputetët në fillim zgjidhen në të njëjtën mënyrë, kjo zgjidhje vetëm sa dublon përfaqësimin, nuk mund

465 të thuhet që përmirëson përfaqësimin në strukturën parlamentare. Mendoj se do të ishte shumë më bindëse të thuhet se e formoni këtë institucion jashtë zonave elektorale të Republikës së Shqipërisë. Mendoj se ju keni 24 të tilla, kështu që do të kishit një dhomë me 24 vende. Dhoma e dytë nuk duhet të ketë të drejtën e vetos mbi vendimet e Kuvendit. Vërejtja e dytë ka të bëjë me Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se Komisioni ka bërë deri tani një punë fantastike lidhur me projektimin e dispozitave për Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta vetëm diçka e vogël i ka shpëtuar Komisionit. Mendoj se ju duhet të rishqyrtoni çështjen nëse ju do ta konsideroni Gjykatën Kushtetuese si gjykatë; sepse, teknikisht, mendoj se ka raste kur Gjykata Kushtetuese do të ketë nevojë të veprojë si gjykatë, për shembull të thërrasë dëshmitarë, etj., dhe të ketë autoritetin ta bëjë një gjë të tillë. Po ashtu, është jetike që Gjykata Kushtetuese, për vetë vendin themelor që zë në sistemin kushtetues ta konsiderojë veten si gjykatë dhe jo si pjesë e ekzekutivit apo legjislativit. Në të gjitha vendet ku ka Gjykatë Kushtetuese, ka shumë debate lidhur me çështjen nëse Gjykata Kushtetuese duhet të konsiderohet si institucion politik apo juridik, është thjesht një gjykatë apo diçka tjetër. Mendoj se me zgjidhjen tuaj ju po shkoni në një drejtim të rrezikshëm sepse Gjykata Kushtetuese duket se del disi jashtë pushtetit të tretë, atij gjyqësor. Vërejtja e fundit është shumë e shkurtër, ajo ka të bëjë me atë që quhet kushtetuta financiare. Mendoj se Shqipëria duhet lavdëruar që e ka prekur këtë çështje. Shumë kushtetuta e shmangin çështjen financiare, sepse është e vështirë. Për shembull, kur Gjermania rishikoi kushtetutën pas ribashkimit, dispozitat në lidhje me buxhetin dhe taksat, të cilat unë i quaj kushtetuta financiare, nuk i preku. Mendoj se Komisioni është në rrugë të mbarë për këtë çështje. Sugjerimet e mia kanë të bëjnë me shtesa që mund të bëhen sidomos në dy pika, me shpenzimet e jashtëzakonshme dhe, së dyti, me rregullin që të gjitha shpenzimet dhe të ardhurat e shtetit duhet të pasqyrohen në buxhet. Ju falënderoj që më angazhuat me këtë punë dhe ju përgëzoj dhe njëherë për punën që keni bërë. Arben Imami: Ju faleminderit, profesor Frankenberg. Fjalën e ka zonja Zamira Çaka.

466 Zamira Çaka: Nuk e di nëse e kuptova drejt zotin Frankenberg. Lidhur me mendimin e tij, që anëtarët e Këshillit të Kuvendit të zgjidhen nga 24 zonat elektorale, a do t’i jepte kjo Këshillit atributet e një dhomë të dytë, të një Senati? Pra, në një rast të tillë, do të kishim të bënim me një parlament njëdhomësh apo dydhomësh? Günter Frankenberg: Zonja Çaka, ky është debati ynë i vjetër... Zonja Çaka më konsideron tradhëtar, sepse në fillim unë isha në favor të sistemit njëdhomësh, sepse mendoja se Shqipëria është vend i vogël dhe nuk duhet të ketë një klasë politike të gjerë. Mendoj se këto janë dy argumentet më të zakonshme në favor të njëdhomëshit. Mund të them se ky është qëndrimi im fillestar dhe mbetet i preferuari. Por, gjithashtu, ka dy argumente që mund ta ndryshojnë këtë qëndrim: i pari është praktik, dydhomëshi mund të ndihmojë në bashkimin politik të vendit; dhe, së dyti, dhoma e dytë mund të përmirësojë përfaqësimin e të gjithë vendit dhe zvogëlojë peshën specifike të Tiranës në parlament. Argumenti i dytë presupozon një mënyrë tjetër zgjedhjeje të këtij organizmi, dhe kjo arrihet jo nëpërmjet votimit të përgjithshëm por nëpërmjet zgjedhjes sipas zonave elektorale. Në kuptimin që nuk do të pranoja të drejtën e vetos së kësaj dhome, unë kthehem prapë tek sistemi njëdhomësh. Kështu, unë jam në favor të përmirësimit të përfaqësimit dhe të procesit legjislativ, për të pasur ligje më të mira, por jo për bllokimin e procesit legjislativ nga dhoma e dytë. Arben Imami: Profesori Frankenberg ka mendimin se Gjykata Kushtetuese paraqitet disi e shkëputur nga pushteti i tretë. A ka mundësi të na shpjegoni arsyet përse Gjykata paraqitet në këtë mënyrë dhe çfarë ndërhyrjesh propozoni të bëhen në projekt? Günter Frankenberg: Është e thjeshtë. Në nenin 127 283 ku listohen të gjitha gjykatat, Gjykata Kushtetuese nuk përmendet, kështu që gjithë ajo që unë sugjeroj është të shtoni këtë Gjykatë atje. Teknikisht kjo është shumë e thjeshtë, por pasojat janë të rëndësishme. Kur e lexova këtë, unë isha në Gjermani dhe mendova se kështu siç është 283 Neni 127/1 i Projektkushtetutës së datës 5 gusht 1998: “1. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykata e apelit e gjykatës së shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj”.

467 bërë, Gjykata Kushtetuese nuk konsiderohet gjykatë, por diçka tjetër. Mund të jetë vetëm një harresë, por mendoj se mund të jetë vërtet pikë kyçe. Mendoj se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë në sistemin gjyqësor, gjykatësit e saj nuk duhet të mendojnë për veten e tyre sikur janë politikanë. Arben Imami: Faleminderit zoti Frankenberg. Fjalën e ka zoti Pandeli Koçi. Pandeli Koçi: Unë jam këtu jo si përfaqësues i Kuvendit, por thjesht si redaktor i Fletores Zyrtare. E kam lexuar dhe rilexuar projektin. Nuk dua të vlerësoj punën e madhe që është bërë. Më vjen shumë mirë që ky projekt i është dërguar edhe Institutit të Gjuhësisë, çka unë e mendoj të nevojshëm për të korrektuar këtë projekt me arritjet më të fundit të gjuhësisë shqiptare, si në sistemin e saj morfologjik e sintaksor, ashtu dhe për sa i përket fjalëformimit dhe fjalorit të ri të porsafutur në gjuhën shqipe. Mendoj se, krahas punës që do të bëjë Instituti i Gjuhësisë, unë dëshiroj të shpreh disa vërejtje që, megjithëse duken se janë të karakterit gjuhësor, në fakt kanë të bëjnë me përmbajtjen juridike dhe logjike të projektit. Për shembull, kemi shpeshherë përdorimin e dy ose më shumë fjalëve ose termave për të njëjtin nocion ose kuptim. Në disa nene, për shembull, përdoret shprehja “miratohet nga Kuvendi”, në disa raste të tjera përdoret shprehja “me pëlqimin e Kuvendit”. Çfarë do të thotë shprehja “me pëlqimin e Kuvendit”? Kjo do të thotë “miratim”, dhe, siç bëhet në disa nene, është mirë të përcaktohet shumica për të realizuar këtë miratim: me shumicën e deputetëve apo me dy të tretat, etj. Pra, duhen përcaktuar termat. Ose, le të marrim termat “garantoj” dhe “siguroj”, ose “personal” dhe “vetjak”. Me këto do të merret Instituti i Gjuhësisë, megjithatë më duket se ka një problem me fjalët “siguroj” dhe “garantoj”. Sipas fjalorit të sotëm të gjuhës shqipe, ato janë të barasvlershme. Dallimi ndërmjet tyre qëndron në faktin se fjala “siguroj” është futur herët në fjalorin e gjuhës shqipe dhe ka një përdorim të gjerë, ndërsa fjala “garantoj” është e mëvonshme. Atëherë, përse duhet të fusim dy fjalë të huaja, me të njëjtin kuptim, në vend të një fjale të huaj, e cila tashmë është bërë popullore dhe ka hyrë në përdorimin e gjuhës shqipe. Mendoj që gjëra të tilla të vogla mund të shihen. Unë nuk dua të futem thellë. Ajo që më shqetëson më

468 shumë, është përdorimi i gabuar i foljeve modale “mund” dhe “duhet”, të cilat prishin karakterin taksativ të dispozitave kushtetuese. Foljet “mund” dhe “duhet” janë të përcaktuara kur përdoren, gjë që një jurist mund t’i përcaktojë, ndërsa, në raste të tjera, folja “mund” është e tepërt dhe e bën një dispozitë evazive dhe të papërcaktuar. Unë kam bërë redaktimet sipas mendimit tim, por mendoj se korrigjime të tilla mund të bëhen pa vajtur ende projekti në Kuvend. Në shumë nene përdoren terma të cilat nuk janë të përcaktuara juridikisht, si për shembull, në nenin 48/3 thuhet: “Ligji mund të parashikojë shpronësimin ose kufizimin në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publike”. Me sa di unë, termi “interesa publike” nuk është përcaktuar me ligj. Prandaj, mendoj që në këto raste, si dhe në raste të tjerë, të cilët unë i kam evidentuar, të thuhet “sipas ligjit”. Domethënë, detyrimisht, mbas hartimit të Kushtetutës, këto të përcaktohen me anën e një ligji. Në një nen tjetër, për shembull, thuhet që “Këshilli i Ministrave ka të drejtë që në raste të veçanta dhe urgjente të miratojë akte normative”. Unë pyes: plas një bombë në Vlorë; qeveria e quan “rast urgjent” dhe menjëherë nxjerr një akt normativ, duke marrë prerogativat e Kuvendit, dhe duke u ngritur praktikisht mbi Kuvendin. Por, në qoftë se përcaktojmë se çfarë quhet “rast i veçantë dhe urgjent” me ligj, atëherë shmanget mundësia që Këshilli i Ministrave të abuzojë me këtë kompetencë. Unë kam përcaktuar nenet 48, 65, 106, 111, 141, në të cilat duhet të shtohen fjalët “me ligj” për të shmangur format e arbitraritetit. Unë nuk e di pse, ndoshta, nganjëherë tentojmë t’i drejtohemi termave të huaja, siç është rasti i nenit 111, ku për një ndarje përdoret termi “rajon”, në një kohë që ne kemi përdorur deri tani termat “rreth” dhe “qark”. U hoq “qarku” si një ndarje më e gjerë dhe mbeti “rrethi”, atëherë të fusim fjalën “rajon” për “rreth”; pra, në një kohë që e kemi “rreth” dhe kthehemi tek “rajoni”. Nuk e di… Mua më duket se në këtë rast ne më mirë të mbetemi me një term tradicional në shqip, sesa të fusim një term tjetër. Më falni se u zgjata, unë i kam shkruar vërejtjet e mia dhe në çdo rast jam gati të bashkëpunoj për të rregulluar ndonjë gjë të vogël. Arben Imami: Ju faleminderit. Fjalën e ka profesor Kadrugalos. Kadrugalos: Zoti kryetar, zonja dhe zotërinj, së pari do të doja t’ju falënderoja për ftesën, në emrin tim dhe të profesor Tsatsos.

469 Gjithashtu do të doja të shprehja kënaqësinë time që ndodhem përsëri mes miqsh. Çdo Kushtetutë duhet të vlerësohet nga dy kritere ose dy dimensione të ndryshme. Këto kritere janë koha dhe hapësira. Duke folur për dimensionin hapësirë, unë nënkuptoj krahasimin e institucioneve, të përcaktuara nga Kushtetuta me institucionet dhe standardet e kombeve të tjera përreth. Duke folur për kohën, unë nënkuptoj krahasimin e projektit aktual të kushtetutës me projektet e tjera të kushtetutave shqiptare të viteve 1992, 1993, dhe 1995. Në lidhje me këto parametra që sapo përmenda, mendoj se kjo Projektkushtetutë është shumë e kënaqshme. Ajo i përgjigjet standardeve të integrimit të përbashkët juridik evropian dhe sipas mendimit tim, është më e mirë se kushtetutat e shumicës së demokracive postkomuniste. E njëjta gjë mund të thuhet në lidhje me Projektkushtetutat e mëparshme të Shqipërisë, të viteve 1992, 1993, dhe 1995. Unë do të përqendrohem në disa çështje që kanë të bëjnë me organizimin e shtetit. Unë do bëj një përjashtim dhe do t’ju jap një shembull në lidhje me mbrojtjen e të drejtave themelore, për të mbështetur argumentin që solla për superioritetin e këtij projekti në raport me projektkushtetutat e mëparshme. Një rrezik serioz por i zakonshëm në demokracitë e reja është që të drejtat e liritë kushtetuese përdoren për qëllime e prioritete politike. Projektkushtetuta e 1994-ës nuk e shmangu krejtësisht këtë rrezik. Për shembull, në nenin 7, ku parashikohej liria e besimit, thuhet se kjo liri themelore nuk mbrohet kur, po citoj: “Liria e besimit nuk garantohet kur rrezikohet ekzistenca e Republikës Shqiptare”. Mendoj se duhet të jetë e qartë se një gjë e tillë nuk mund të ngjasë për interesa publike të pakufizuara. Projekti aktual i ka shmangur këto rreziqe dhe, ashtu siç e theksoi dhe kolegu para meje, jep një katalog shumë më të plotë dhe më të kënaqshëm të të drejtave themelore. Lidhur me organizimin e shtetit, shumica e kushtetutave të demokracive postkomuniste kanë një tipar të përbashkët, dhe ky është krijimi i një ekzekutivi të fortë dhe veçanërisht, krijimi i kryetarëve të shtetit me kompetenca të forta. Për këtë arsye, disa studiues të të drejtave kushtetuese flasin për monarki presidenciale në këto vende dhe mund të themi se ky tipar ishte i pranishëm në Projektkushtetutën e vitit 1994, e cila në nenet 84 e 85 i jepte kompetenca të rëndësishme Presidentit të Republikës. Përkundrazi, alternativa e zgjedhur në projektin aktual për një

470 parlament të fortë, për një qeveri të fortë dhe për një President të paanshëm, mendoj se duhet lavdëruar. Për këtë arsye, unë gjej se klauzola e nenit 97, e cila parashikon një kufizim të përgjithshëm për kompetencat e Presidentit, është e menduar mirë. Megjithatë, mundësia që lë kjo dispozitë që Kuvendi të shtojë e të përcaktojë kompetenca të reja për Presidentin e Republikës, lë vend për të shkaktuar paqëndrueshmëri politike në të ardhmen dhe duhet rishqyrtuar. Nga ana tjetër, Presidenti nuk duhet të privohet nga kompetenca të rëndësishme rregullatore dhe nuk duhet t’i ngelen vetëm kompetenca simbolike. Ai duhet të jetë në gjendje të veprojë si një arbitër, si një ndërmjetës midis ekzekutivit dhe legjislativit. Prandaj, ndoshta duhet rishqyrtuar neni 87, e drejta e Presidentit për të kthyer ligjin për rishqyrtim. Pra, në rastet kur Presidenti e ushtron këtë veto pezulluese, sugjeroj që të vendoset një shumicë e kualifikuar, ndoshta me tri të pestat, për të përmbysur këtë veto presidenciale. Një çështje tjetër e hapur e lidhur me marrëdhëniet ndërmjet pushteteve legjislativ e ekzekutiv, është se, cili organ do të ushtrojë ato kompetenca të cilat nuk i janë rezervuar shprehimisht një organi tjetër. Zgjidhja e dhënë nga neni 98 është në favor të qeverisë. Ndoshta duhet rishqyrtuar dhe ajo që ne e quajmë ‘prezumimi i kompetencave.’ T’i kalojë parlamentit, sepse, si një organ kolegjial dhe përfaqësues, parlamenti është më i përshtatshëm për zhvillimin e dialogut publik, më i përshtatshëm për të kërkuar arritjen e konsensusit për çështje të rëndësishme, që është jetike për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. Një çështje tjetër që do të doja të theksoja është i famshmi Këshill i Kuvendit. Ne kemi bërë një debat shumë të gjallë në lidhje me krijimin ose jo të një dhome të dytë të parlamentit në Shqipëri. Nuk është e thënë në të gjitha rastet, por ndoshta futja e një dhome të dytë mund ta përmirësojë përfaqësimin e të gjitha zonave të vendit në strukturën parlamentare. Natyrisht, ka dhe argumente kundër për krijimin e një dhome të dytë. Problemi është se nenet 86-88 nuk krijojnë as një sistem njëdhomësh, as një sistem dydhomësh. Këshilli i Kuvendit është institucion hibrid, diçka ndërmjet Senatit dhe një komisioni të përhershëm parlamentar. Mendimi im është se nga njëra anë, ky institucion i krijuar nuk ka ndonjë vlerë praktike si institucion, dhe, nga ana tjetër, mund të jetë cenim i legjitimitetit demokratik të parlamentit. Përse nuk ka asnjë vlerë praktike institucionale? Sipas

471 nenit 86/3, përbërja e Këshillit të Kuvendit është në proporcion me përbërjen e vendeve në parlament, kështu që është evidente që nuk mund të shërbejë si kundërpeshë ndaj vendimeve të Kuvendit, sepse në Këshillin e Kuvendit do të jetë e njëjta shumicë si edhe në Kuvend. Një problem edhe më serioz, që është diskutuar edhe më parë, është se ky institucion i ri krijon dy kategori deputetësh. Një gjë e tillë e prish homogjenitetin në Kuvend, dhe cenon parimin e barazisë së shprehjes elektorale. Kjo për arsyen së elektorati i disa zonave nuk do të ketë mundësi të kontribuojë aq sa elektorati i disa zonave të tjera, në qoftë se përfaqësuesit e tyre kanë më pak kompetenca në parlament sesa përfaqësuesit e zonave të tjera. Natyrisht, ky është një vendim politik që do të merret nga ju, por mendimi im është se, meqë ju keni zgjedhur një sistem njëdhomësh, futja e këtij Këshilli nuk ofron ndonjë vlerë praktike në funksionimin e institucioneve. Objektivi kryesor i neneve 86-88 të këtij projekti, që është krijimi i një procedure speciale për votimin e ligjeve organike, mund të arrihet në një mënyrë tjetër. Shumë thjesht, Kushtetuta mund të parashohë që këto ligje të caktuara të votohen me tri të pestat e Kuvendit. Unë nuk po vazhdoj më, për të lënë vend për dialog. Faleminderit. Arben Imami: Zoti Kadrugalos, ju falënderojmë në mënyrë të posaçme për propozimin konstruktiv në lidhje më Këshillin e Kuvendit. Të jeni i sigurt se komisioni nuk ka qenë i interesuar të shpikë institucione, por ka qenë i interesuar të gjejë procedura të cilat nuk do të lejonin që të procedohej me shpejtësi në drejtim të disa ligjeve organike, siç është ligji elektoral, etj. Mendimin tuaj do ta përcjell edhe tek anëtarët e tjerë të Komisionit. Fjalën e ka zoti Abdiu, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Fehmi Abdiu: Para së gjithash më lejoni të shpreh kënaqësinë time dhe të kolegëve të mi për mirëkuptimin që kemi pasur gjatë këtyre muajve me Komisionin për hartimin e Kushtetutës. Njëherazi, e falënderoj Komisionin e Kushtetutës për mirëkuptimin që ka treguar për të marrë në konsideratë vërejtjet dhe sugjerimet tona në mënyrë të veçantë për kapitullin për Gjykatën Kushtetuese. Me kënaqësi deklaroj se shumica e atyre sugjerimeve që i janë paraqitur Komisionit janë pranuar dhe aktualisht gjejnë pasqyrim në projekt. Megjithatë, gjatë shqyrtimit të projektit përfundimtar të kohëve të fundit, e shikojmë të

472 nevojshme të parashtrojmë edhe disa sugjerime të tjera. Së pari, kemi mendimin se tek neni 177 284 i projektit, tek subjektet që kanë të drejtë të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, të përfshihet edhe Prokurori i Përgjithshëm. Një gjë të tillë e gjejmë edhe në vende të tjera. Së dyti, ne mendojmë se tek neni 173, që bën fjalë për papajtueshmërinë e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese me çdo veprimtari tjetër shtetërore, politike e private, duhet të përjashtohet veprimtaria shkencore, pedagogjike, mësimdhënëse në universitete. Kjo është një praktikë që ndeshet pothuajse në të gjitha vendet. Pika 2 e nenit 81 285 bën referencë tek neni 87 286 , i cili bën fjalë për Këshillin e Kuvendit, gjë që nuk ka kuptim. Prandaj do të sugjeroja të shikohej se mos ka ndonjë keqkuptim, mos ka ndonjë gabim në referim. Tek neni 132 287 , Gjykata e Lartë konceptohet si gjykatë me dy lloj kompetencash ose funksionesh, funksione fillestare dhe funksione rishikuese. Kemi përshtypjen se termat “fillestar” dhe “rishikues” nuk janë të qarta dhe të sakta. Siç kuptohet nga përmbajtja e projektit, Gjykata e Lartë do të ketë të drejtë që të gjykojë në shkallë të parë një kategori të caktuar personash të lartë zyrtarë. Ky gjykim, siç e kuptojmë ne, është në rregull dhe do të zbatohet për raste të tilla përjashtimore. Por nuk është normal termi “fillestar”, ashtu siç nuk duket normal termi “rishikues”. Me ligj, rishikimin si institut juridik, ne e trajtojmë për probleme të veçanta, kur i rikthehemi vendimeve të formës së prerë për rrethana të reja që dalin pasi vendimet kanë marrë formë të prerë. Pa u zgjatur, 284 Neni 177, po aty: “1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të: a) Presidentit të Republikës; b) Kryeministrit; c) jo më pak se një e pesta e deputetëve; ç) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit; d) çdo gjykate sipas nenit 136 të Kushtetutës; dh) Avokatit të Popullit; e) organeve të qeverisjes lokale; ë) organeve të komuniteteve fetare; f) partive politike dhe organizatave të tjera; g) individëve. 2. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës. 2. Subjektet e parashikuara nga gërmat ‘dh’, ‘e’, ‘ë’, ‘f’, dhe ‘g’ të paragrafit 1 mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre”. 285 Neni 81, pika 2, po aty: “Miratohen me shumicën e kërkuar nga neni 87”. 286 Referimi duhet të ishte bërë tek neni 88, po aty, i cili parashikonte: “Këshilli merr vendime me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij”. (Shënim i red.) 287 Neni 132, po aty: “1. Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 2. Për unifikimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë ka të drejtë të tërheqë për shqyrtim në kolegje të bashkuara çështje të caktuara gjyqësore”.

473 ideja është, pra, për t’i formuluar më saktë këto dy terma. Së fundi, mendojmë se edhe Prokurori i Përgjithshëm, ashtu si për të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, duhet të ketë një mandat kohor, i cili në këtë projekt nuk është parashikuar. Edhe një sugjerim tjetër në lidhje më nenin 177. Subjektet e parashikuara nga germat (f), (g), (h), (i) dhe (j) kanë të drejtë të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese vetëm kur preken interesat e tyre. Përfshirja e Avokatit të Popullit në këtë grupim nuk na duket e drejtë. Avokati i Popullit, në bazë të konceptit që duam të japim, do të mbrojë interesat e ligjshme themelore të qytetarit; për pasojë ai, kur të konstatojë prekje të të drejtave themelore kushtetuese të shtetasve, do të ketë të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pra, nuk do të lidhet kjo kurrsesi me të drejtat e Avokatit të Popullit, me të drejtat e tij personale. Janë të tjerë subjekte që e venë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për të drejtat e liritë e tyre themelore, siç janë shtetasit, ose [për interesat e tyre] siç janë subjektet e tjera si, organet e pushtetit [lokal], partitë politike, shoqatat, organizatat, por jo Avokati i Popullit. Prandaj, mendojmë që të hiqet nga paragrafi i dytë, pika që bën fjalë për Avokatin e Popullit. Ju faleminderit. Arben Imami: Ju faleminderit zoti Abdiu. Për nenin 174, pika (i), lidhur me shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën mbi bazën e ankesave të individëve, a keni ndonjë propozim konkret, gjithmonë në vazhdën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit tonë? Fehmi Abdiu: Siç konstatohet gjatë gjithë këtyre viteve të veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese, ka pasur keqkuptime në lidhje më kryerjen e këtij funksioni nga ana e kësaj Gjykate. Ka persona që mendojnë se në çdo rast që preken të drejtat themelore kushtetuese të shtetasve, këta mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Ashtu siç ka mendime se në Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të venë shtetas të veçantë për të drejtat e tyre personale, porse Gjykata Kushtetuese duhet të merret me shqyrtimin e aktit normativ apo të ligjit, që mund të ketë prekur një të drejtë themelore personale të shtetasve. Duke qenë përpara këtyre diskutimeve, këtyre keqkuptimeve dhe interpretimeve që aktualisht në vendin tonë kanë sjellë konflikte institucionale midis Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Kasacionit (disa vendime të Gjykatës së Kasacionit janë konsideruar

474 antikushtetuese), ne do të ishim të mendimit që kjo dispozitë duhet formuluar më qartë e më saktë. Të evidentohet, së pari, se është gjykim kushtetues; së dyti, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar; së treti, juridiksioni i saj shtrihet për të drejtat dhe liritë themelore kushtetuese të shtetasve, pasi janë përfunduar të gjitha instancat e zakonshme të sistemit gjyqësor. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të bëjnë një shqyrtim të veçantë, përjashtimor, të jepen në kuadrin e kontrollit kushtetues, dhe jo gjyqësor, për vendimet që janë dhënë dhe jo për çdo të drejtë, por vetëm për të drejtat themelore kushtetuese. Këtu spekulohet shumë, shpesh quhen të tilla një mori të drejtash që tingëllojnë si gjëra pa shumë vlerë. Unë, aktualisht nuk kam ardhur me ndonjë propozim konkret, por nëse këtë e dëshironi, unë mund të vij brenda një kohe fare të shkurtër, qoftë edhe nesër, me një mendim më të kualifikuar të Gjykatës Kushtetuese, e cila mund të bëjë përpjekje për t’jua dhënë një ndihmë si kjo. Ju faleminderit. Arben Imami: Ju faleminderit zoti Abdiu. Pyetje? Krenar Loloçi: Ju sugjeruat të hiqet germa (f) nga pika 2 e nenit 177? Fehmi Abdiu: Po, për sa i përket Avokatit të Popullit. Krenar Loloçi: Po mos vallë duke hequr germën (f), Avokatit të Popullit do t’i jepej e drejta për t’i bërë kërkesë Gjykatës Kushtetuese për të parë kushtetueshmërinë e një ligji që nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut? Fehmi Abdiu: Unë mendoj se ky rrezik nuk ekziston, por edhe nëse do të ekzistonte, nuk do të më dukej ndonjë gabim, pasi Avokati i Popullit, i zgjedhur nga Kuvendi për të mbrojtur të drejtat themelore të shtetasve, që kontrollon, të themi, veprimtarinë e institucioneve dhe dikastereve publike, që raporton në Kuvend për problemet që kanë lidhje më të drejtat e njeriut, nuk do të ishte ndonjë gabim nëse do të vinte në lëvizje Gjykatën Kushtetuese edhe për çështje të tjera. Kjo edhe për faktin se ne jemi të mendimit që këtë të drejtë duhet ta ketë edhe Prokurori i Përgjithshëm. Nuk shoh ndonjë dallim të veçantë ndërmjet statusit të njërit dhe të tjetrit, shqetësimit të njërit dhe të tjetrit, të drejtës së njërit dhe të tjetrit për këtë problem. Së fundi, unë mendoj se Gjykata Kushtetuese duhet trajtuar si një institucion i veçantë, autoritar, duke iu caktuar një vend tjetër në Kushtetutë.

475 Gjykata Kushtetuese duhet të vijë menjëherë pas pjesës për qeverinë ose menjëherë pas sistemit të drejtësisë. Mendoj se edhe nga ana formale e metodike, një ndryshim i tillë duhet bërë. Arben Imami: Fjalën e ka zoti Luan Omari, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe pjesëmarrës korrespondent i Komisionit të Venecias. Luan Omari: Së pari, më lejoni t’ju falënderoj për ftesën që më është bërë për të diskutuar për Projektkushtetutën. Ky projekt i zgjidh çështjet themelore drejt, si për shembull të drejtat e njeriut, duke bërë një përmirësim të mëtejshëm të kapitullit ekzistues për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, zgjidh drejt çështjen e ndarjes së pushteteve dhe siguron plotësisht pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Megjithatë, sikurse tha edhe zoti Russell, në botë nuk ka asnjë kushtetutë të përsosur, prandaj edhe unë i lejoj vetes të bëj disa sugjerime me shpresën që ato mund të ndikojnë sadopak në përmirësimin e mundshëm të projektit. Së pari, do të thosha që do të ishte mirë që, teknikisht, çdo nen të kishte një titull, sikurse ka pasur edhe projekti i vitit 1994, siç ka pasur edhe projekti që u përgatit nga opozita në vitin 1995. Kjo, sigurisht, e lehtëson studimin dhe përdorimin e tekstit të Kushtetutës. Po kaloj në disa sugjerime të veçanta. Në nenin 2, paragrafi i dytë, mendoj të ndryshohet renditja që është bërë në formulimin e tanishëm. Aty thuhet se: “Populli e ushtron sovranitetin drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet përfaqësuesve të tij”. Unë do të thosha të vihej më parë “nëpërmjet përfaqësuesve të tij” pastaj “drejtpërsëdrejti”, meqenëse, sikurse konceptohet edhe në projekt, subjekt parlamentar në radhë të parë është përfaqësuesi. Referendumi sigurisht është një mjet i rëndësishëm, por, megjithatë, mbetet mjet i dorës së dytë në krahasim me ato vendime që merr parlamenti. Neni 8, paragrafi i parë 288 , mendoj se formulimi për çështjen kombëtare shqiptare është i zbehtë. Njohja nuk shtrohet për Shqipërinë, por për shtetet e tjera. Ndërkaq edhe termi “mbrojtje” nuk më duket i goditur. Do të propozoja këtë formulim: “Republika e Shqipërisë në frymën e dokumenteve ndërkombëtare të gjithëpranuara, mbështet të drejtën e popullit shqiptar jashtë kufijve të tij për sigurimin e të drejtave të tij dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare në mënyrë demokratike e 288 Neni 8/1 i Projektkushtetutës së datës 5 gusht 1998: “Republika e Shqipërisë njeh dhe mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të vet”.

476 paqësore”. Mendoj se ky formulim nuk cenon dokumentet ndërkombëtarë, përkundrazi, hap një shteg më të madh për mbështetjen që vendi ynë duhet t’i japë çështjes së drejtë të popullit shqiptar jashtë kufijve të sotëm. Neni 14, pika 4 289 , mendoj se ka një pasaktësi në titullin e himnit të flamurit. Ky titull është “Betim mbi flamurin”, dhe jo “Përreth flamurit tonë të bashkuar”. Kjo është pasqyruar në botimin fillestar në gazetën “Liria e Shqipërisë”, Sofje, 1912; është përsëritur në librin e Asdrenit “Ëndrra dhe lot”, si dhe në botimin shkencor të “Veprave” të Asdrenit nga Akademia e Shkencave. Sidoqoftë, edhe në qoftë se nuk i vihet titulli “Betim mbi Flamurin”, ndonëse ky është titulli origjinal, mund të vihej si titull vargu i parë: “Rreth flamurit të përbashkuar”. Në nenin 42 290 , mendoj se është mirë që në Kushtetutë, veç të drejtës së ankimit ndaj një vendimi gjyqësor, të parashikohet edhe e drejta e ankimit ndaj akteve administrative. Vetëm formulimi i nenit 43 291 për të drejtën e rehabilitimit ose të zhdëmtimit për shkak të një akti të tillë të paligjshëm, nuk mjafton. Duhet vënë, në radhë të parë, e drejta e ankimit kundër një akti administrativ dhe pastaj rehabilitimi nga dëmtimet që mund të vijnë prej tij, prandaj duhet të shtohet një paragraf me formulimin si vijon: “Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ në një organ epror administrativ si dhe në gjykatë”. Neni 48, paragrafi i katërt 292 , mendoj se duhet parashikuar jo “shpërblimi i drejtë”, sikurse thuhet, por “shpërblimi i plotë”. Në nenin 60, pika 1 293 , fjala “shtetasve” duhet të zëvendësohet me fjalën “individëve”, sepse Avokati i Popullit mbron edhe të drejtat e ligjshme të shtetasve të huaj në Shqipëri, jo vetëm të shqiptarëve. Në nenin 75 294 , mendoj se do të ishte mirë që Kuvendi të kishte një ose dy 289 Neni 14/4, po aty: “Himni kombëtar është ‘Përreth flamurit tonë të bashkuar’”. 290 Neni 42, po aty: “Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë, përveçse kur në parashikohet ndryshe”. 291 Neni 43, po aty: “Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore”. 292 Neni 48/4, po aty: “Shpronësimet ose kufizimet të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë”. 293 Neni 60/1, po aty: “Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë, interesat e ligjshme të shtetasve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratëës publike”. 294 Neni 75, pika 1, po aty, parashkonte: “Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet” .

477 nënkryetarë, për dy arsye: së pari, mënyra e zëvendësimit të Kryetarit, në rast mungese, të mos i lihet rregullores së brendshme; së dyti, në rast se Kryetari do të zëvendësonte Presidentin e Republikës, sikurse parashikon neni 94, nuk është e udhës që ai njëkohësisht të vazhdojë të kryesojë Kuvendin. Prandaj mendoj se duhet të ketë një zëvendëskryetar. Neni 78, paragrafi i parë 295 : në bazë të këtij paragrafi, mund të ndodhë që Kuvendi të vendosë me votat e vetëm 36 anëtarëve, sepse më shumë se gjysma e anëtarëve të Kuvendit është 71, pra, 36 veta vendosin për raste të zakonshme. Prandaj më duket i arsyeshëm formulimi që ka edhe ligji i sotëm “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, ku thuhet: “Ligjet dhe aktet e tjera të Kuvendit, përveçse kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar, quhen të miratuara kur ka votuar për to shumica e deputetëve të pranishëm, por jo më pak se një e treta e gjithë deputetëve”. Sidoqoftë, shton disi numrin e deputetëve që kanë miratuar një vendim të Kuvendit. Tek neni 78/2 296 , më duket e tepërt e drejta e Presidentit të Republikës të kërkojë që mbledhjet e Kuvendit të bëhen të mbyllura. Presidenti nuk ka punë në këtë çështje; qeveria ose deputetët mund ta kërkojnë një gjë të tillë, por jo Kryetari i Shtetit. Do të mendoja që, në nenin 83/2 297 , të drejtën për të kërkuar procedurën e përshpejtuar mund ta kishte edhe çdo komision i përhershëm i Kuvendit, sidomos për rastet kur projekti paraqitet nga një ose disa deputetë. Në lidhje me nenin 90, më duket se procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës është e ndërlikuar dhe e zgjatur. Mendoj se pika 6 298 të formulohet si vijon: “Në rast se edhe pas votimit të katërt, asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë, në të cilin Presidenti zgjidhet me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Mund të hiqeshin pikat 7 dhe 8. Kjo sepse më duket pa kuptim që 295 Neni 78/1, po aty: “Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar”. 296 Neni 78/2, po aty: “Me kërkesën e Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose një të pestës së deputetëve, mbledhjet e Kuvendit mund të bëhen të mbyllura”. 297 Neni 83/2, po aty: “Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të shqyrtojë e të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më shpejt se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit”. 298 Neni 90/6, po aty: “Në rast se edhe në votimin e katërt asnjeri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë”.

478 zgjedhja e Presidentit t’i lihet Kuvendit pasardhës, kur mund ta bënte Kuvendi në fuqi. Pse të bëhen zgjedhje të reja për të pasur një rezultat, të cilin mund ta arrinte Kuvendi në vazhdim, duke kursyer zgjedhje të parakohshme? Duhet thënë se edhe vende të tjera si, Italia, Sllovenia, kanë një procedurë më të thjeshtë. Italia ka tre votime: dy votime me shumicë të cilësuar, me dy të tretat, dhe votimin e tretë me shumicën absolute të të gjithë deputetëve. Pse duhet të kemi gjashtë votime? Më duket e tepërt. Në projekt është parashikuar mundësia që Kuvendi të zgjasë mandatin në rast lufte. Mendoj se edhe në nenin 91, pas paragrafit të parë, të shtohet një paragraf tjetër me këtë përmbajtje: “Mandati i Presidentit të Republikës zgjatet në rast lufte deri gjashtë muaj pas mbarimit të saj”. Siç zgjatet mandati i Kuvendi, duhet të zgjatet edhe ai i Presidentit, sepse Kryetari i Shtetit duhet të funksionojë edhe në rast lufte. Neni 100 299 më duket se nuk del e qartë procedura e propozimit të Kryeministrit të ri. Në rast se nuk miratohet Kryeministri i emëruar nga Presidenti, sipas nenit 99 300 , mënjanohet tërësisht roli i Presidentit nga emërimi i kandidaturave të tjera për Kryeministër, gjë që nuk më duket e drejtë. Do të propozoja që, sikurse e ka dhe Kushtetuta e Sllovenisë, si dhe disa kushtetuta të tjera, të bëhet ky formulim: “Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet, Presidenti i Republikës, brenda 15 ditëve i propozon Kuvendit një kandidat tjetër”, domethënë t’i propozojë, jo të emërojë. Gjithashtu, një kandidat mund të propozohet edhe nga një grup parlamentar. Nëse propozohen disa kandidatë, secili votohet veçmas; së pari kandidati i propozuar nga Presidenti i Republikës, dhe në rast se ky nuk zgjidhet, kandidatët e tjerë sipas radhës së propozimit. Paragrafi i dytë: “Në qoftë se i zgjedhuri merr votat e shumicës së të 299 Neni 100, po aty: “1. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet, Kuvendi zgjedh një Kryeministër të ri brenda 15 ditëve nga votimi. 2. Në qoftë së zgjedhja nuk bëhet brenda këtij afati, Kuvendi brenda 7 ditëve të ardhshme, bën një zgjedhje të re të Kryeministrit. 3. Në qoftë se i zgjedhuri merr votat e shumicës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Presidenti i Republikës duhet ta emërojë atë brenda 7 ditëve. 4. Kur kjo shumicë nuk arrihet, Presidenti i Republikës brenda shtatë ditëve shpërndan parlamentin”. 300 Neni 99, po aty: “1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe në çdo rast kur vendi i Kryministrit mbetet vakant, emëron Kryeministër kandidatin e paraqitur nga partia ose kualicioni i partive që kanë shumicën e vendeve në Kuvend. 2. Kryeministri brenda 10 ditëve nga emërimi, i paraqet Kuvendit programin politik të Këshillit të Ministrave, si dhe përbërjen e tij”.

479 gjithë deputetëve, Presidenti i Republikës duhet ta emërojë atë brenda shtatë ditëve” dhe paragrafi i tretë: “Në qoftë se për asnjë kandidat nuk është arritur shumicë, Presidenti i Republikës brenda shtatë ditëve shpërndan Kuvendin dhe cakton zgjedhje të reja”. Kjo frazë e fundit nuk është në projekt, ndonëse unë mendoj se kjo duhet vënë shprehimisht. Në lidhje me nenin 128/1 301 , më duket më e drejtë që caktimi i Kryetarit të Gjykatës së Lartë, të bëhet me votim të fshehtë nga vetë gjykata. Veç kësaj, është i paqartë nocioni “me pëlqim të Kuvendit”. Kush do ta bëjë propozimin në Kuvend? Presidenti apo dikush tjetër? Apo Kuvendi e jep pëlqimin pas emërimit nga Presidenti? Pra, ky nocion duhet saktësuar. Kjo vërejtje është edhe për nenin 169/1, 302 që bën fjalë për Gjykatën Kushtetuese. Nuk më duket e drejtë që të përcaktohet në Kushtetutë mosha e pensionit 303 për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo mund t’i lihet ligjit. Neni 140 parashikon që Presidenti i Republikës shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm me propozim të Këshillit të Kuvendit. Më duket se kjo nuk pajtohet me rolin që i është dhënë Këshillit të Kuvendit në variantin e këtij e projekti. Këshilli nuk ka më të drejtë të bëjë shqyrtime kandidaturash, sikurse ishte në variantin e mëparshëm. Prandaj duhet ta bëjë propozimin dikush tjetër. As unë nuk e kam të qartë se kush mund ta bëjë, ndoshta Ministri i Drejtësisë, ndoshta dikush tjetër, por jo Këshilli vetë. Në nenin 166/1 304 janë dhënë një sërë të drejtash që nuk mund të kufizohen në rast lufte ose gjendjeje të jashtëzakonshme. Mendoj se duhet shtuar edhe një paragraf i parë tek neni 39 305 që ndalon dëbimin e shtetasit shqiptar. Edhe në rast lufte, shtetasi shqiptar nuk mund të dëbohet. Pra, mendoj se duhet shtuar në radhën e atyre të drejtave që nuk mund të kufizohen. Këto ishin disa vërejtje që i mendova të përshtatshme për projektin, të cilin, edhe njëherë e përsëris, e cilësoj si shumë të mirë. Faleminderit. 301 Neni 128/1, po aty: “Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”. 302 Neni 169/1, po aty: “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”. 303 Neni 171/(c), po aty: “Mandati i gjyqtarit mbaron kur ka mbushur moshën 65 vjeç”. 304 Neni 166/1, po aty: “Gjatë gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të kufizohen të drejtat dhe liritë e parashikuara nga nenet 15, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 29, 30, 31, 32, 34, 41, 42, 47, 54, 44”. 305 Neni 39/1, po aty: “Asnjë shtetas shqiptar nuk mund të dëbohet nga territori i shtetit”.

480 Arben Imami: Ju faleminderit profesor. Fjalën e ka zoti Jorgo Bulo. Jorgo Bulo: Unë nuk jam specialist jurist për probleme të Kushtetutës dhe natyrisht nuk flas as në emër të ndonjë institucioni apo organizate. I kam paraqitur Komisionit vetëm disa vërejtje dhe sugjerime si njeri i filologjisë, kryesisht i shqetësuar për anën gjuhësore të një dokumenti të tillë themelor. Unë desha të falënderoj Komisionin e hartimit të Kushtetutës që më dha rastin të paraqes vërejtjet e sugjerimet e mia në këtë aspekt dhe njëkohësisht që më dha rastin që të jap disa shpjegime në këtë seancë, në mënyrë shumë të përmbledhur e të shkurtër, sepse vërejtjet e hollësishme për çdo nen e për çdo faqe i kam paraqitur me shkrim. Vërejtjet dhe sugjerimet janë dhënë kryesisht në aspektin formalo-gjuhësor, por, i cili, shpeshherë, nuk është formal sepse nga mënyra e paraqitjes gjuhësore mund të lindin dhe ekuivoke dhe keqkuptime. Para se të ndaloj në atë që për mua është një aspekt i rëndësishëm, siç thashë, problemi i paraqitjes gjuhësore dhe i kulturës së gjuhës, kisha edhe ndonjë sugjerim të karakterit më të përgjithshëm, si lexues më shumë, siç thashë, jo si specialist. Duke e lexuar me vëmendje projektin e Kushtetutës, mendoj se çdo nen duhet të jetë i vetëqëndrueshëm si formulim, si në pikëpamjen logjike, ashtu dhe në pikëpamjen formalo- gjuhësore dhe të mos jetë i ndërvarur nga nene të tjerë, siç më rezulton që ndodh në disa raste në projekt. Ndoshta këtu hartuesit u janë shmangur përsëritjeve. Unë mendoj se në aktet ligjore, kur përsëritja është e nevojshme, ajo nuk është përsëritje, por saktësim. Në këtë vështrim, them se Komisioni hartues mund ta rishikojë tekstin, gjithmonë me synimin që çdo nen të qëndrojë në vetvete dhe jo të ketë nevojë t’i referohet nenit tjetër. Së dyti, si sugjerim të përgjithshëm, mendoj se formulimi i neneve duhet të jetë taksativ: të shprehësh një detyrim ligjor dhe jo thjesht një mundësi, siç lihet të kuptohet në disa raste që unë i kam shënuar në tekst, por që dhe mund t’i përdor për të ilustruar mendimin tim. Fjala vjen, në nenin 26, në nenin 54 e në raste të tjera, përdoren shpesh ato që ne në gjuhësi i quajmë folje ndihmëtare apo gjysmë ndihmëtare, ‘mund’ dhe ‘duhet’. Unë mendoj se në një akt ligjor këto duhen shmangur dhe nenet duhen formuluar në mënyrë taksative. Arben Imami: Qartë. A mund të na jepni një shembull, ju lutem?

481 Jorgo Bulo: Po ja, neni 26: “Askujt nuk mund t’i kërkohet të kryejë një punë të detyruar”. Neni 27: “Askujt nuk mund t’i hiqet liria”, pika 2: “Asnjë ligj nuk mund të nxirret…”, pika 3: “Askujt nuk mund t’i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor”. Neni 28: “Kushdo të cilit mund t’i hiqet liria ka të drejtën të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton për shkaqet e kësaj mase si dhe për akuzën që i bëhet. Personi të cilit i është hequr liria duhet të njoftohet…”, e kështu me radhë. Të gjitha këto folje gjysmë ndihmëtare mendoj se duhen mënjanuar dhe nenet duhen formuluar në mënyrë taksative. Fjala vjen, formulimet “Askujt nuk mund t’i hiqet liria” ose “Askujt nuk mund t’i kërkohet të kryejë një punë të detyruar”, duhen formuluar në mënyrë taksative. Formulimi duhet gjetur, por këto folje, sipas mendimit tim, duhen shmangur. Çështja tjetër që duket formale, por që për mendimin tim ka rëndësi esenciale, është ajo që siç e thashë, nga ana formalo-gjuhësore ka lidhje me përmbajtjen e ligjit. Kështu, shpeshherë nenet fillojnë me një kryefjalë që nuk lidhet me kapitullin të cilit i takon neni përkatës. Për shembull, neni 138, pika 2, tek kreu “Gjykatat”, është formuluar kështu: “Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Ky nen duhet të fillonte kështu tek kapitulli i Presidentit. Ndërsa në këtë kre duhet të formulohej: “Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është Presidenti i Republikës”. Ose tek neni 127, po tek kreu “Gjykatat”, thuhet: “Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata për fusha të veçanta…”. Mendoj se duhet të fillonte ndryshe: “Gjykata për fusha të veçanta mund të krijohen nga Kuvendi…”, sepse jemi tek kreu i Gjykatave dhe jo tek kreu i Kuvendit. Neni 160, pika 1, kreu “Forcat e Armatosura”, është formuluar kështu: “Presidenti i Republikës në kohë paqeje ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura”, ndërsa sipas mendimit tim, duhet të formulohej: “Në kohë paqeje, drejtimin e Forcave të Armatosura e ushtron Presidenti i Republikës”. Për të shmangur këto raste që nuk janë të pakta, sipas mendimit tim, mendoj se duhet rivështruar me këtë sy i gjithë teksti i projektit. Edhe një vërejtje tjetër po e karakterit të përgjithshëm, jo teknik, gjuhësor: unë mendoj se teksti i një dokumenti si Kushtetuta, duhet të jetë i zhveshur nga çdo formulim që shpreh një qëndrim a vlerësim emocional. Të jetë neutral, i ftohtë, nga kjo anë. Në këtë kuptim, propozoj që të ndryshohet pikërisht rreshti i parë që hap

482 projektin. Në të thuhet: “Ne, populli i Shqipërisë, krenarë për historinë tonë dhe me besim tek e ardhmja…”, etj. Sipas mendimit tim, kjo hyrje duhet të riformulohej ndoshta si më poshtë: “Ne, populli i Shqipërisë, të vetëdijshëm për historinë tonë dhe të përgjegjshëm për të ardhmen…”. Fjalët “krenari”, “besim në të ardhmen” e të tjera, mendoj se nuk e kanë vendin në një tekst kushtetute. Ndoshta e kam gabim. Sugjerime të veçanta për riformulime dhe për zhvendosje ose mënjanim nenesh, të cilat sipas mendimit tim nuk janë të karakterit kushtetues, i kam shënuar në tekst, por ndoshta aty gaboj se nuk jam specialist, por më është dukur se disa nene nuk janë për tekstin e Kushtetutës. Mund të jenë për akte të tjera ligjore, por jo për Kushtetutën. Së fundi, mendoj se teksti i Kushtetutës nga pikëpamja gjuhësore në përgjithësi është korrekt, është shkruar me kulturë, por natyrisht që kjo punë nuk ka fund. Mendoj se ka vend për përsosje. Unë kam shënuar në çdo faqe, në çdo nen, vërejtje e sugjerime të veçanta, të cilat nuk janë të pakta dhe mendoj që duhet rivështruar dhe riredaktuar i gjithë teksti nga pikëpamja e kulturës së gjuhës. Kur flas për kulturën e gjuhës, natyrisht nuk dua ta thjeshtësoj atë vetëm në mënjanimin e fjalëve të huaja, të cilat nuk janë të pakta. Nuk jam as për një purizëm të mirëfilltë, që çdo fjalë e huaj detyrimisht duhet të mënjanohet; ka disa fjalë të huaja që janë terma që kanë fituar të drejtën e qytetarisë dhe mund të mbeten. Por ka fjalë të tjera të huaja që fare mirë mund të shmangen pa krijuar asnjë keqkuptim dhe pa krijuar asnjë zbrazëti në dhënien e mendimit juridik. Po ashtu mendoj se duhet të njësohet terminologjia, sepse disa herë përdoren terma të ndryshëm për të njëjtin nocion. Mendoj se këtu duhet të njësohet terminologjia, që nga fillimi deri në fund dhe ajo që është më kryesorja, struktura, ndërtimet sintaksore të shqipes disa herë në tekst çalojnë. Unë e mendoj Kushtetutën si një dokument, i cili duhet të paraqesë një model nga pikëpamja e kulturës së gjuhës, prandaj shpreh gatishmërinë e Institutit tim që para se projekti t’i paraqitet Kuvendit për miratim dhe pasi të miratohet nga ai dhe të shpallet nga Presidenti, për të angazhuar një gjuhëtar të kualifikuar për të bërë punën e vet, gjithmonë nga pikëpamja e një paraqitjeje gjuhësore sa më korrekte. Faleminderit. Arben Imami: Faleminderit zoti Bulo.

483 Sabri Godo: Unë jam plotësisht në një mendje me profesor Bulon që Kushtetuta duhet të ketë shqipen më të pastër dhe më të saktë që ne mund të arrijmë. Unë do t’ju bëja thirrje për një bashkëpunim jo vetëm në momentet që ju përmendët, por mundësisht që tani, sepse ky projekt do t’i jepet popullit për t’u diskutuar dhe duhet të jepet në gjuhën e duhur. Kështu që unë do t’ju ftoja për një bashkëpunim të ngushtë e të menjëhershëm tani, sepse ata që e bënë këtë projekt, ta themi hapur dhe thjesht, aq ditën. Tani duhet të precizohet çdo nen, çdo rresht, në mënyrën sesi e mendoni ju dhe gjuhëtarët e tjerë, të cilët duhet të kontribuojnë medoemos në këtë punë. Jorgo Bulo: Jemi plotësisht dakord e të gatshëm. Unë mund t’ju them që në tekstin që kam parë unë, në çdo faqe, në çdo nen, kam vënë vërejtjet dhe korrektimet që kam menduar unë. Gjithashtu, një grup prej dy gjuhëtarësh i ngarkuar nga Akademia e Shkencave, e ka parë tekstin dhe ka bërë punën e vet. Megjithatë, mbasi të bëhen këto përpunime dhe mbasi ky tekst të pësojë ndryshime pas këtyre diskutimeve, para se të botohet për popullin, ne prapë jemi të gatshëm që t’ia japim një gjuhëtari të kualifikuar, që t’i bëjë, si të themi, hyzmetin deri në fund. Arben Imami: Faleminderit. Fjalën e ka zoti Dhame Pite nga Banka e Shqipërisë, përgatitet zoti Kume nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Dhame Pite: Me formulimin që është paraqitur, ka disa çështje që janë të karakterit thjesht formal, por ka edhe çështje që janë esenciale. Në janar të këtij viti hyri në fuqi ligji “Për Bankën e Shqipërisë”, i hartuar me asistencën e plotë të FMN-së, në të cilin u përcaktuan parimet bazë të Bankës së Shqipërisë. Një parim pazë i shprehur edhe në këshillat e FMN-së, si dhe në ligjet e bankave të tjera, është parimi i pavarësisë së Bankës Qendrore të një shteti. Në krahasim me ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”, parimi i pavarësisë në projekt është reduktuar vetëm në hartimin e politikës monetare. Vërejtja e dytë ka të bëjë me një çështje që lidhet si me organizimin, ashtu dhe me funksionet e Bankës, organizim dhe funksione të cilat parashikohen edhe në këtë ligj. Ne nuk e kuptojmë, përse janë ndryshuar edhe kompetencat, edhe terminologjia. Ky është thjesht ligji i një organi të caktuar dhe nuk ka arsye pse të bëhen ndryshime si ai, për shembull, që ka të bëjë me organin drejtues. Kështu, në ligj ky organ drejtues

484 quhet “Këshill Mbikëqyrës”, ndërsa në projekt bëhet “Bord”. Nuk ka ndonjë arsye pse të bëhen ndryshime të tilla, se ky ndryshim do të çojë pastaj dhe në ndryshimin e ligjit ekzistues. E dyta, Banka Qendrore drejtohet jo nga individë, por nga një Këshilli Mbikëqyrës, prandaj nuk mund të vendoset në projekt Bordi dhe Guvernatori. E treta, në nenin 69 306 të Projektkushtetutës, ku flitet për heqjen dorë nga detyra përpara se të kandidohet për deputet, ne nuk e kuptojmë pse është hequr anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, kur në ligjin për Bankën e Shqipërisë, atje ndalohet. Nuk ka arsye që të cenohet një ligj ekzistues kur nuk ka ndonjë shkak. E katërta ka të bëjë me një lloj përkufizimi të Bankës. Në projekt thuhet: “Banka qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë”. Ndërkohë, që në ligj, që përputhet edhe me propozimin tonë, është: “Banka e Shqipërisë është Banka qendrore e Republikës së Shqipërisë”. Nuk ka arsye të vihet kundrina përpara kryefjalës. Nga ana tjetër, nuk ekziston koncepti “banka qendrore e shtetit”. Këto vërejtje, të cilat ne i kemi paraqitur në propozimin tonë, janë sigurisht shumë të reduktuara, se propozimi që ka ardhur lidhur me këtë nen nga FMN-ja është shumë i gjatë. Ne menduam që të bëjmë disa reduktime. Genc Ruli: Pse keni mendimin që ndryshimet midis propozimit tuaj dhe tekstit të nenit në fjalë janë thelbësore, siç i cilësoni, dhe së dyti, pse më tej cilësoni që ka një regres të dukshëm në krahasim me legjislacionin ekzistues? Në formulimin tuaj ka një shprehje që thotë se Banka Qendrore, ose Banka e Shqipërisë në rastin tonë, është e pavarur nga çdo pushtet; por Banka mund të jetë e pavarur nga pushteti vetëm në një shoqëri që s’ka pushtet. E dyta, në qoftë se thuhet “e pavarur nga çdo pushtet tjetër”, Banka rezulton të jetë një 306 Neni 69/1, datë 5.8.1998: “Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra: a) gjyqtarët, prokurorët; b) ushtarakët e shërbimit aktiv; c) punonjësit e policisë dhe të sigurimit; ç) kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre; d) Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve; dh) Presidenti i Republikës, e) fuksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuara nga ligji, me përjashtim të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, Avokatit të Popullit, Kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit. 2. Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni është i pavlefshëm”.

485 pushtet i katërt jashtë pushtetit legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor dhe, në qoftë se ky është formulimi i FMN-së, atëherë… Dhame Pite: Lidhur më çështjen nëse ndryshimi është esencial ose jo, ne e konsiderojmë esencial pikërisht sepse ka të bëjë me pavarësinë që parashikohet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, i cili, në nenin 1, pika 3, e ka dhënë qartë se “Banka e Shqipërisë, brenda kompetencave të përcaktuara me ligj, është e pavarur nga çdo pushtet tjetër në realizimin e objektivit kryesor”, ndërsa këtu në projekt është e pavarur vetëm për sa i përket politikës monetare. Pra, objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë, duke mbajtur parasysh edhe Traktatin e Maastricht-it për Bankën Qendrore Evropiane, është shumë më i gjerë dhe nuk ngushtohet vetëm në politikën monetare. Lidhur me pyetjen e dytë, për pavarësinë e Bankës, ky, mund të themi, është kusht bazë që është pranuar edhe në angazhimet që ka marrë qeveria shqiptare ndaj FMN-së dhe, pavarësisht nga fakti nëse FMN-ja është njohur me përmbajtjen e projektkushtetutës në këtë aspekt, rekomandimet e saj, derisa janë pranuar e nënshkruar nga Kryeministri, Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, janë detyruese për vendin tonë. Leontiev Çuçi: A shikoni ndryshim esencial midis termave “Bord” e “Këshill Mbikëqyrës”, dhe e dyta, pse keni hequr sipas propozimit tuaj, institucionin që përcakton zgjedhjen e guvernatorit? Dhame Pite: S’e kemi hequr ne. Leontiev Çuçi: Po pra, në propozimin tuaj nuk përcaktohet zgjedhja, ndërsa në projekt thuhet: “Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës”. Dhame Pite: Në ligj thuhet se: “Banka e Shqipërisë organizohet dhe drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës”. Leontiev Çuçi: Po zgjedhja e Guvernatorit? Dhame Pite: Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, një prej të cilëve është dhe Guvernatori, zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi. Leontiev Çuçi: Po flasim për Guvernatorin, zoti Dhame, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës.

486 Arben Imami: Këshilli Mbikëqyrës do ta zgjedhë Guvernatorin, sipas konceptit tuaj? Dhame Pide: Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen nga Kuvendi. Presidenti i Republikës emëron Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë mbështetur në propozimin… Leontiev Çuçi: …e Kryeministrit. Dhame Pide: Kjo është mënyra e zgjedhjes së Guvernatorit. Ne nuk duam ta cenojmë këtë, ne nuk duam ta ndryshojmë ligjin. Arben Imami: Ne i kemi diskutuar mëse një herë këto çështje, së bashku me propozimet tuaja. Besoj se do t’i rishqyrtojmë edhe mbas këtij takimi. Desha të bëja një koment; ne po përpiqemi të bëjmë një Kushtetutë në bazë të së cilës të nxirren të gjitha ligjet. Pyetja ime është kjo: përveç të drejtës ekskluzive për nxjerrjen dhe qarkullimin e monedhës shqiptare, përveç zbatimit të pavarur të politikës monetare, përveç politikës së pavarur të mbajtjes dhe administrimit të rezervës valutore të Republikës së Shqipërisë, çfarë pavarësie tjetër kërkoni për Bankën e Shqipërisë? Përveç këtyre, të themi, “tri pavarësive”, çfarë pavarësie tjetër kërkohet t’i japim, se nuk mund të thuhet se Banka është e pavarur nga pushtetet, të cilët e zgjedhin… Çfarë pavarësie konkrete doni, domethënë, çfarë mendoni se ka shpëtuar nga objekti i punës së Bankës? Dhame Pite: Po, për sa i përket rezervës valutore, në formulimin tuaj Banka nuk ka pavarësi. Duhet të shtohet këtu fjala “pavarësi”. Banka ka sistemin e pagesave, që dallohet nga politika e këmbimeve valutore. Banka duhet të përcaktojë edhe sistemin e pagesave. Prandaj, neni 1 i ligjit shprehet se “…është e pavarur në realizimin e objektivit kryesor të saj”. Pavarësia duhet të parë në funksion të arritjes së qëllimit të saj. Krenar Loloçi: Ne morëm propozimin tuaj nëpërmjet zoti Çuçi. A ishin bashkëngjitur edhe propozimet e FMN-së, pasi midis projektit të FMN-së që kam parë unë dhe asaj që solli zoti Çuçi, ka ndryshim? Arben Imami: Janë të ndryshëm. Dhame Pite: Janë të ndryshëm, sepse projekti i FMN-së është shumë më i gjerë.

487 Krenar Loloçi: Domethënë, po të jenë të ndryshëm, atëherë ne duhet të diskutojmë për to. E mira është t’i shikojmë të dy ato, apo jo? Arben Imami: Atëherë, zoti Pite thotë që sugjerimi që ata bëjnë, mbështetet tek propozimi i FMN-së. Ne, propozimin e FMN-së e kemi pasur parasysh gjatë gjithë punës sonë. Do të bëjmë një rishikim, ndoshta të shtyrë nga nevoja për të sqaruar më mirë funksionet e Bankës. Ndoshta do të na duhet të shtojmë edhe ndonjë element, veç atyre të propozuara nga FMN-ja. Krenar Loloçi: Kur flasim për politikë monetare, nuk përfshihen këtu çmimet, këmbimet valutore, e kështu me radhë? Dhame Pite: Jo, nuk përfshihen. Zoti Ruli ka idenë e tij, por politika monetare nuk i përfshin të gjitha. Arben Imami: Mirë, ju faleminderit atëherë. Fjalën e ka zoti Kume, përfaqësues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mbi propozimin e zoti Kume është hartuar dhe një kapitull i posaçëm për Projektkushtetutën. Kristaq Kume: Ju falënderoj për mundësinë që me jepni, për të shprehur mendimet e mia, si përfaqësues i Komisionit të Zgjedhjeve, por edhe në emër të Fondacionit Ndërkombëtar Amerikan për Zgjedhjet, i cili ka asistuar vazhdimisht proceset e fundit zgjedhore, përfshi edhe këto të fundit. Në radhë të parë, dua të theksoj se përfshirja në këtë Projektkushtetutë e Pjesës së Njëmbëdhjetë “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, është një vlerësim mjaft domethënës i punës së këtij Komisioni. Pra, të përfshish në ligjin themelor të shtetit dispozitat përkatëse për këtë institucion që merret me zgjedhjet, duke i dhënë këtij një bazë të fuqishme ligjore, do të thotë të jesh shumë serioz në përpjekjet për të ndërtuar shtetin e së drejtës, shtetin demokratik. Së bashku, ne kemi përgatitur dy projekte, nga të cilat Komisioni për hartimin e Kushtetutës ka marrë pjesët më esenciale dhe ka formuluar dy nene kushtetuese për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për mendimin tonë, këto dy nene parimisht zgjidhin një problem të madh: krijimin e një institucioni që do të jetë vazhdimisht i pranishëm në proceset e ardhshme zgjedhore. Këto dy nene krijojnë mundësitë ligjore që të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur influenca politike në proceset zgjedhore. Megjithatë, kemi

488 mendimin që, për të përmirësuar më tej përmbajtjen e Kushtetutës në këtë aspekt, tre momente duhet të theksohen më mirë. Së pari, mendoj se është e domosdoshme, veçanërisht në kontekstin e gjithë kulturës demokratike të vendit tonë, të thuhet në mënyrë eksplicite se ky është një komision politikisht i pavarur, gjë që mund të realizohet në nenin 144, ku të thuhet: “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një trupë e përhershme, politikisht e pavarur, që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe referendumet”. Vërejtja e dytë që kemi dhe që e ndiejmë se, në qoftë se do të merret parasysh, do ta mbështeste së tepërmi punën e Komisionit të Zgjedhjeve, është që Komisioni parlamentar të pranojë propozimin tonë që të paktën dy nga anëtarët e përbërjes së Komisionit parlamentar që emërohen nga Presidenti, të propozohen nga organizatat joqeveritare, puna e të cilave ka lidhje me të tilla procese politike, siç janë zgjedhjet. Po ashtu, në pikën 3 të nenit 145 307 , në të cilën bëhet fjalë për përfaqësimin e subjekteve elektorale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, do të ishte me vend që të theksohej që mënyra e përfaqësimit të këtyre subjekteve do të rregullohet me ligj. E treta, që ne kërkojmë është që zëvendësimi i anëtarëve të komisionit pas mbarimit të mandateve të tyre të mos jetë i menjëhershëm. Në vija kryesore, këto ishin ato që doja të thoshja dhe, duke përfunduar, ju falenderoj edhe njëherë për mundësinë që më dhatë për t’u shprehur përpara jush. Arben Imami: Ju falemnderit. Pra, ju sugjeroni që me përbërjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të ketë një rotacion, sikurse ndodhi edhe me Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që anëtarët e këtij Komisioni të mos vijnë të gjithë në të njëjtën kohë dhe të largohen po kështu? Kristaq Kume: Po. Arben Imami: Pyetje tjetër? Nuk ka. Ju faleminderit. Atëherë, ia japim fjalën zoti Adrian Laso, përfaqësuesit të 17 organizatave joqeveritare, të cilat kanë bërë një deklaratë të përbashkët. 307 Neni 145/4, po aty: “Subjektet elektorale caktojnë përfaqësuesit e tyre pranë Komisionit. Ata nuk kanë të drejtë vote”.

489 Adrian Laso: Fillimisht, desha të bëj një deklaratë në emër të të gjitha organizatave joqeveritare, të cilat u mblodhën më datën 26 gusht për të diskutuar për Projektkushtetutën. OJQ-të e njohin dhe e vlerësojnë procesin demokratik dhe transparent për hartimin e Projektkushtetutës, si dhe përpjekjet e Komisionit parlamentar për të angazhuar OJQ-të dhe publikun, në përgjithësi, në këtë proces. OJQ-të kanë dhënë kontributin e tyre për hartimin e Projektkushtetutës, nëpërmjet forumeve të OJQ-ve, tryezave të rrumbullakëta e diskutimeve në grupe të vogla dhe rezultatet e këtyre i janë raportuar Komisionit parlamentar për hartimin e Kushtetutës. OJQ-të, gjithashtu, i kanë paraqitur drejtpërdrejt Komisionit rekomandime me shkrim për dispozita të veçanta dhe ato janë të kënaqura të konstatojnë se shumë prej këtyre rekomandimeve janë trajtuar në projekt. Pa dashur të hyj në hollësi, meqenëse materiali dhe komentet tona janë të depozituara dhe i takon Komisionit të merret me to, do të ndalem vetëm në disa momente. Në Pjesën e Parë “Parimet themelore”, neni 3 sugjerohet të riformulohet, duke përfshirë në të edhe elementin e bashkimit kombëtar. Ky element figuron në hyrje, por pati sugjerime që do të ishte më e përshtatshme të përfshihej në nenin 3, formulimi i të cilit do të ishte si vijon: “Shteti shqiptar mbështet, respekton dhe mbron pavarësinë e tij dhe tërësinë territoriale, rendin kushtetues dhe zbatimin e tij, dinjitetin e njeriut, liritë dhe të drejtat e tij, drejtësinë shoqërore, pluralizmin, identitetin, bashkimin kombëtar, vlerat dhe trashëgiminë kombëtare, si dhe bashkëjetesën fetare”. Gjithashtu propozohet që në vazhdim të gjendet një formulim për të shprehur më mirë bashkëjetesën me pakicat kombëtare, i cili është një element përbërës, që e plotëson më mirë formulimin e mësipërm. Për sa i përket nenit 5 308 , sugjeroj që të zëvendësohet fjala “të detyrueshme”, me fjalën “të pranuara prej saj”, pasi e para duket sikur bie në kundërshtim me parimin e sovranitetit, i shprehur në nenin 2, paragrafi 1 309 . Për sa i takon nenit 10, pika 6 310 , propozohet të riformulohet si vijon: “Komunitetet fetare kanë pavarësi në administrimin e pasurive 308 Neni 5, po aty: “Republika e Shqipërisë respekton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të”. 309 Neni 2/1, po aty: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”. 310 Neni 10/6, po aty: “Komunitetet fetare janë persona juridikë. Ata kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre”.

490 të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre”, duke shtuar “për sa nuk cenojnë interesat e të tretëve”. Gjithashtu, këtu duhet të përcaktohet edhe sesi e fitojnë personalitetin juridik komunitetet fetare. Tek neni 14, të cilën e preku edhe profesor Omari, propozoj të ketë edhe një pikë të shtatë shtesë, të formuluar si vijon: “Forma, përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit e himnit kombëtar, si edhe përdorimi i tyre, rregullohen me ligj”. Kjo shtesë propozohet për të mos pasur keqpërdorime të simboleve kombëtare. Këto ishin për sa i takon Pjesës së Parë. Në Pjesën e Dytë “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, Kreu I “Parimet e Përgjithshme”; në nenin 18, pikën 2 311 , propozojmë formulimin që vijon: “Askush nuk mund të diskriminohet në të drejtat e tij themelore për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, …” etj., dhe në fund të shtohen këto shkaqe: “mosha, paaftësia ose gjendja fizike”. Po ashtu, neni 18, pika 3, propozoj të hiqet sepse lë shteg për abuzim dhe subjektivizëm. Pika 3 ezaurohet nga dy pikat e para të nenit 18. Tek neni 20 312 , “organizata” e “shoqata”, që përsëriten nja dy-tre herë në të gjithë tekstin, të zëvendësohen me “forma të ndryshme organizimi”, i cili është një term më i gjerë. Për Pjesën e Dytë “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, Kreu II “Liritë dhe të drejtat personale”, ne kemi disa komente. Neni 22, pika 2 313 , propozoj të riformulohet me shtesat që vijojnë: “Liria e shtypit, radios, televizionit, dhe e çdo mjeti tjetër të komunikimit masiv është e garantuar”. Pra, i lëmë hapësirë edhe mjeteve të tjera që mund të sjellë teknologjia, pa e kufizuar në aktualitetin e sotëm, që mund të jenë ndoshta këto të tria. Tek neni 27/2/(e) 314 sugjeroj që të hiqen fjalët “alkoolist, toksikoman ose endacak”, pasi liria e tyre nuk mund të kufizohet vetëm sepse ata 311 Neni 18/2, po aty: “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtsisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare, gjendja ekonomike, arsimore, sociale, ose përkatësia prindërore”. 312 Neni 20, po aty: “1. Personat që u përkasin pakicave kombëtare kanë të drejtë të ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre. 2. Ata kanë të drejtë të shprehin, ruajnë dhe të zhvillojnë lirisht identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar, gjuhësor, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amëtare, si dhe të bashkohen me organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe identitetit të tyre”. 313 Neni 22, pika 2: “Liria e shtypit, radios dhe e televizionit është e garantuar”. 314 “Asnjë ligj nuk mund të nxirret për t’i kufizuar lirinë personit, përveçse kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë, alkoolist, toksikoman ose endacak”.

491 paraqesin një rrezik potencial. Kur ata kryejnë veprime të rrezikshme apo të dënueshme, do të trajtohen në bazë të ligjeve përkatëse, si të gjithë shtetasit e tjerë. Sidomos në rastin e endacakut, kjo mund të shihet edhe si cenim i disa pakicave. Endacaku nuk mund të kufizohet, ndërkohë që ai duhet të respektojë të gjitha ligjet në fuqi. Tek neni 31, të shtohet një pikë (f) me këtë përmbajtje: “Kushdo ka të drejtë: f) të kërkojë marrjen e provave shkresore dhe materiale”. Disa nga juristët e OJQ-ve, të cilët ishin pjesëmarrës në mbledhjen që u organizua më këtë rast, e konsideruan këtë shtesë si një moment të rëndësishëm për të shmangur abuzimet subjektiviste. Në Pjesën e Dytë, prapë në vazhdim, Kreu IV, “Liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore”, ne e mbështesim diskutimin e profesor Gjiknurit për nenin 56. Krahas së drejtës për informim për mjedisin, të shtohet edhe fjalia: “Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për një mjedis të pastër”. Ndoshta termi “të pastër” mund të zëvendësohet edhe me termin “të shëndetshëm”. Për sa i takon Avokatit të Popullit, Kreu VI, nenin 61, pika 1 315 , sugjerojmë që të formulohet si vijon: “Me propozim të Presidentit të Republikës, Avokati i Popullit...”, pjesa tjetër siç është. Për pjesën e tretë “Kuvendi”, në lidhje me nenin 64 316 , ne jemi të mendimit që të mos jepen shifra e përqindje. Kjo për faktin e lëvizjeve të fuqishme të popullsisë brenda dhe jashtë vendit. Kurse në nenin 70, pika 3 317 , sugjerojmë të rishikohet pasi duket një kufizim i tepruar. Tek Pjesa e Pestë, “Këshilli i Ministrave”, në nenin 98, pika 1 318 , fjala “zëvendëskryeministri” të bëhet në shumës. Në nenin 105 319 , propozohet të përcaktohet që Këshilli i Ministrave është organ 315 Neni 61/1, po aty: “Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë prej 5 vjetësh, me të drejtë rizgjedhje”. 316 Neni 64, po aty: “1. Kuvendi përbëhet nga jo më pak se 140 deputetë. 2. 100 deputetë zgjidhen në mënyrë të drepërdrejtë në zonat zgjedhore njëemërore me numër të përafërt zgjedhësish. 3. Mandatet shtesë kompensues u jepen partive ose koalicioneve partiake nga lista e tyre shumëemerore në përpjestim me votat e fituara nga kanditadët përkatës në shkallë vendi në raundin e parë. 4. Partitë dhe koalicionet e partive që marrin më pak se 3% (4%) e votave të vlefshme në shkallë vendi nuk përfitojnë mandat shtesë”. 317 Neni 70/3, po aty: “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose të pushtetit lokal dhe as fitojnë pasuri të këtyre”. 318 Neni 98/1, po aty: “Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat”. 319 Neni 105, po aty: “1. Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme. 2. Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të

492 kolegjial, që si rregull, i merr vendimet me konsensus ose me shumicë votash. Në pikën 3 të këtij neni, propozohet të shtohen këto fjalë në fund: “me përjashtim të rasteve kur Këshilli i Ministrave vendos ndryshe”. Tek Pjesa e Katërmbëdhjetë “Forcat e Armatosura”, sugjerojmë të specifikohen kufizimet e të drejtave të ushtarakut në tre momente të ndryshme: në kushtet e paqes, gjendjes së jashtëzakonshme dhe të gjendjes së luftës. Këto kufizime është mirë të bëhen me një ligj të veçantë. Tek Pjesa e Pesëmbëdhjetë “Masat e jashtëzakonshme”, tek neni 162 320 propozohet të rishikohet përdorimi i fjalës “mund” në pikat 1 dhe 2. Përdorimi i fjalës “mund” në pikën 1 na duket pavend, në një kohë që ajo nuk përdoret në pikën 2. Pra, ose të përdoret në të dyja, ose e kundërta. Së fundi, duke ju falënderuar për konsideratën tuaj ndaj komenteve tona, shprehim gatishmërinë të diskutojmë mbi këto çështje me ju edhe më pas, në qoftë se ju e shihni të arsyeshme. Ju faleminderit. Arben Imami: Faleminderit. Pyetje? Nuk ka pyetje, vazhdojmë. Fjalën e ka zoti Hoxha. Artan Hoxha: Në fakt, pjesa më e madhe e problemeve e sugjerimeve të Institutit të Studimeve Bashkëkohore i janë prezantuar tashmë Komisionit parlamentar. Ato, gjithashtu, janë përfshirë edhe në këtë deklaratën e përbashkët të OJQ-ve, që sapo u lexua pak më parë. Mendimi ynë si Institut për Kushtetutën në përgjithësi është se po punohet me objektiva mjaft të qarta. Në veçanti do të mbështesnim procesin transparent dhe të përfshirjes së publikut të gjerë në hartimin dhe aprovimin e kësaj kushtetute, dhe njëkohësisht do të thonim fjalët më të mira për nivelin profesional dhe saktësinë e kënaqshme që ka arritur në përgjithësi drafti i Kushtetutës. Institucioni që përfaqësoj është mjaft i interesuar të shprehë pikëpamjet e tij në drejtim të ministrave përkatës. 3. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura. 4. Aktet e Këshillit të Ministrve janë të vlefshme kur nënshkruhen nga Kryministri dhe ministri propozues. 5. Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzime”. 320 Neni 162, po aty: “1. Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të shpallë gjendjen e luftës. 2. Në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të çmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm”.

493 qeverisjes lokale, një fushë kjo ku ne jemi tashmë mjaft të angazhuar dhe kemi realizuar disa aktivitete në nivel kombëtar dhe lokal. Problemet e qeverisjes lokale që trajtohen në projekt në nenin 13, në pjesën e parimeve të përgjithshme të tij, si dhe në nenet 111-118, mendoj se kanë arritur deri diku një nivel të kënaqshëm, por, gjithsesi, jo në atë nivel që do të dëshironim ne si Institut. Duke lexuar e studiuar këto nene, duket qartë një dëshirë e Komisionit për të fuqizuar e dhënë më shumë kompetenca qeverisjes lokale. Megjithatë, vihet re një hezitim, i cili nuk e lejon këtë dëshirë të shndërrohet në vullnet. Unë do t’i sugjeroja Komisionit të nderuar që problemet e qeverisjes lokale të mos i shihte vetëm nga këndvështrimi i vullnetit qendror, por ta shihte e konsideronte qeverisjen lokale si një e drejtë natyrore, ashtu siç pranohet ajo sot përgjithësisht dhe që është sanksionuar edhe në parimet e Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale, parime të cilat në vetvete janë katër: parimi i autonomisë, i vetëqeverisjes, i decentralizimit dhe i subsidiaritetit 321 . Në fakt, vetë kjo Kartë kërkon që këto parime të sanksionohen në nivel kushtetues apo ligjor, dhe ne do të sugjeronim që të shihej mundësia e ndryshimit të nenin 13 322 , për të mundësuar harmonizimin e të gjithë këtyre parimeve. Ne do të sugjeronim një formulim të tillë: “Qeverisja lokale në Republikën e Shqipërisë ushtrohet sipas parimit të decentralizimit të pushtetit publik, të autonomisë dhe vetëqeverisjes së njësive lokale”. Do të thoni pra, që decentralizimin mund ta mendojmë si një proces delegimi dhe transferimi të vazhdueshëm të kompetencave, autonominë si një status, sipas të cilit një organ lokal ka të drejtë të marrë vendime që askush nuk ka të drejtë t’i gjykojë, në qoftë se ato janë në përputhje me një ligj, dhe vetëqeverisja mund të konceptohet si një iniciativë e një organi të pushtetit lokal, të eksplorojë dhe të realizojë shërbime, të cilat nuk janë të drejta ekskluzive të organeve të tjera. Ndoshta edhe parimi i subsidiaritetit mund të kishte vend, por, megjithatë, ndoshta ky mund të rregullohet me ligj. Për sa u përket 321 “Subsidiariteti” do të thotë ndihmë dhe mbështetje monetare e materiale që akordohet nga qeveria ndaj një njësie të qeverisjes vendore në mbështetje të ndërmarrjeve a inisiativave lokale që konsiderohen se kanë interes publik. Gjithashtu, ky parim do të thotë që njësitë më të varfëra të qeverisjes lokale të gëzojnë e përfitojnë mbështetjen e duhur dhe të përshtatshme financiare e materiale. (Shënim i red.) 322 Neni 13: “Qeverisja lokale në Republikën e Shqipërisë ushtrohet sipas parimit të decentralizmit të pushtetit publik”.

494 neneve nga 111 deri në 118, do të sugjeronim disa vërejtje dhe rekomandime. Në radhë të parë, do të thoja që duhet të ketë një unifikim të termit “vetëqeverisje” dhe “qeverisje” në të gjithë këto nene. Pra, e mira është të përdoret i njëjti term. Do të thoja që ka dy terma për njësitë e nivelit të parë të qeverisjes lokale, komuna dhe bashkia. Në fakt, është bërë traditë tek ne që organet e qeverisjes lokale në zonat urbane të quhen “bashki”, ndërsa organet e qeverisjes në zonat rurale “komune”. Në përgjithësi termi “komunë” njihet edhe si koncept gjeografik apo njësi territoriale, ndërsa “bashkia” përdoret vetëm për organin. Pra, në këtë kuptim, do të ishte mirë të thoshim se njësitë e qeverisjes lokale janë komunat dhe rajonet. Komunat e qyteteve, për shkak të traditës, do të quhen “bashki”. Gjithsesi, është një propozim i mundshëm për t’u parë. Në nenin 111, pika 3, 323 duhet të saktësohen më mirë detyrat qeverisëse në kuadrin e një parimi të sapo shprehur: të autonomisë dhe të vetëqeverisjes. Formulimi i kësaj pike do të ishte pak a shumë në këtë mënyrë: “Komunat dhe bashkitë janë njësitë bazë të vetëqeverisjes lokale në shërbim të komunitetit. Ato ushtrojnë çdo funksion, që me ligj nuk i është ngarkuar organeve qendrore apo njësive të tjera të vetëqeverisjes lokale”. Në nenin 111/2, mund të vazhdonim me vërejtjen, që e përmenda edhe më parë, në lidhje me referendumin. Kufijtë e njësive territoriale, që mendohet të ndryshohen me ligj, mund të ndryshohen pasi të merret vendimi i përfaqësuesve lokalë ose me referendum lokal. Problem i rëndësishëm, që është edhe një nga aspektet e rëndësishme të Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale, është garantimi i funksionimit të njësive lokale me të ardhura të pakta. Do të sugjeronim që në nenin 111, të shtohej dhe një pikë e pestë e formuluar si më poshtë: “Shteti garanton financimin e njësive të qeverisjes lokale, në rastet kur ato nuk kanë të ardhura të pamjaftueshme për funksionimin e tyre normal”. Koncepti i rajonit është një koncept që mbështetet nga instituti ynë, por shohim se në projekt ka një problem: në këshillat e rajonit mungojnë ose nuk përfaqësohen anëtarët e këshillave komunalë. Pra, në këshillat e qeverisjes rajonale duhet të përfaqësohen në mënyrë proporcionale si anëtarët e bashkive ashtu dhe anëtarët e 323 Neni 111/3, po aty: “Komuna dhe bashkia janë njësitë bazë të vetëqeverisjes. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetqeverisëse, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes lokale”.

495 komunave. Gjithashtu duhet thënë që përfaqësuesit e çdo këshilli komunal e bashkiak përfaqësohen në këshillin rajonal në proporcion me vendet që kanë subjektet politike në ato këshilla. Pra, duhet të rregullohet edhe mënyra e përbërjes së këshillit rajonal. Në nenin 118 324 , të shtohet një fjali ose paragraf me këtë përmbajtje: “… kur këto shkelje do të konsiderohen të tilla me vendim të Gjykatës Kushtetuese”. Pra, kur është vërtetuar që kemi të bëjmë me një shkelje kushtetuese ose ligjore, vetëm atëherë qeveria mund të marrë përsipër të pezullojë një organ të qeverisë lokale. Këto ishin problemet kryesore, ju faleminderit. Sabri Godo: A ka njeri pyetje? Ju faleminderit zotëri. Dua t’ju vë në dijeni për letrën që ka dërguar sot Arqipeshkvi Rrok Mirdita. Po citoj vetëm dy paragrafë nga letra e tij. Veç falënderimeve dhe konsideratave që shfaq për punën e komisionit, të cilat po i kaloj, ai shkruan: “Unë vërej me preokupim të veçantë se paragrafi i pestë i nenit 57 është ndryshuar përsëri, duke anuluar një frazë që është shumë e rëndësishme për komunitetet fetare”. Propozimi i Hirësisë së Tij është që në nenin 57 të përfshihet edhe formulimi që vijon: “Ndjekja e arsimit fetar në shkollat publike është me dëshirë. Ky arsim rregullohet me ligji, mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe Këshillit të Ministrave”. Është një nen që ne e kemi diskutuar disa herë, por dua të siguroj Hirësinë e Tij se do ta rishikojmë këtë çështje, së pari me stafin teknik dhe pastaj në Komisionin parlamentar. Fjalën e ka zonja Bollano, e cila do të flasë në emër të Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut. znj. Bollano: Ju faleminderit. Në fakt, sugjerimet tona kanë ardhur nga specialistët. Për fat të keq, unë nuk jam juriste dhe nuk e di sesa e saktë do të jem në transmetimin e shpjegimeve dhe sugjerimeve tona. Paragrafi i pestë i nenit 10 325 të Kushtetutës na duket i diskutueshëm, 324 Neni 118, po aty: “1. Këshilli i Ministrave mund të pezullojë veprimtarinë e një organi të zgjedhur të njësisë së qeverisjes lokale për shkelje të rënda ose të përsëritura të Kushtetutës ose të ligjeve. 2. Organi i pezulluar ka të drejtë, brenda 15 ditëve, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Në rast se Gjykata Kushtetuese lë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave, Presidenti i Republikës cakton datën e zhvillimit të zgjedhjeve në njësinë lokale përkatëse”. 325 Neni 10/5: “Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare rregullohen mbi

496 pasi mund shërbejë si bazë për ndërhyrje të fesë në veprimtarinë shtetërore. Nga ana tjetër, ky paragraf duket se bie disi në kontradiktë me paragrafët e parë dhe të dytë të po këtij neni, në të cilat thuhet se “Republika e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare”, dhe se “shteti është asnjanës në çështjet e besimit dhe të ndërgjegjes, si dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike”. Pra, na duket se paragrafi i pestë do ta kufizonte disi lirinë, për të cilën bëhet fjalë në paragrafët e parë dhe të dytë. Paragrafët e dytë dhe tretë tek neni 18 326 , do të ishte më mirë të kombinoheshin në mënyrën si vijon: “Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare apo filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale, apo përkatësia prindërore, nëse nuk ekziston dhe shprehet qartë një përligjje e arsyeshme dhe objektive, e cila nuk cenon të drejtat e tjera të njohura në këtë Kushtetutë”. Mendojmë se në asnjë rast nuk duhet të pranohet fjala “padrejtësisht” pas fjalës “të diskriminohet”. Fjala “padrejtësisht”, siç parashikohet këtu, na duket pa vend. Formulimi faktik i këtyre paragrafëve nënkupton që mund të bëhet një diskriminim i padrejtë për shkaqe të arsyeshme dhe objektive. Tek neni 22, paragrafi i tretë 327 , sugjerojmë të hiqet fjala “masiv”, duke menduar se në këtë mënyrë shmangim lejimin e vendosjes së censurës për mjetet që nuk konsiderohen masive. Na duket disi i çuditshëm neni 27/(e), në të cilin thuhet: “Asnjë ligj nuk mund të nxirret për t’i kufizuar lirinë personit, …. kur ai është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë, alkoolist, toksikoman ose endacak”. Mendoj se është një problem që ndoshta mund të diskutohet. Dikush mund të jetë endacak, toksikoman apo alkoolist, por që nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, është i padëmshëm për shoqërinë. Prandaj, sugjerojmë që kjo pikë e nenit 27 të plotësohet, duke i shtuar fjalët “… kur ky person paraqet një rrezik për shoqërinë”. Në nenin 28, pika 3, bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend”. 326 Neni 18: “2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla, si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. 3. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2 nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive”. 327 Neni 22/3: “Çensura paraprake e mjeteve të komunikimit masiv ndalohet”.

497 thuhet: “I paraburgosuri ka të drejtë të ankohet kundër vendimit të gjyqtarit. Ai ka të drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të procedohet i lirë, kundrejt një shpërblimi”. Si shoqatë e të drejtave të njeriut, kemi pasur informacione e kontakte të shumta me rastet e paraburgimit dhe, në këtë aspekt, problemet janë jashtëzakonisht të rënda. Bëhet fjalë vërtet për shkelje të rënda të lirisë së individit. Për këtë arsye, mendojmë se afati i qëndrimit të individit si i paraburgosur është disi evaziv dhe subjektiv. Në qoftë se një gjyqtar vepron në mënyrë të padrejtë, që tek ne këto raste nuk janë të rralla, ai do ta quante afat të arsyeshëm mbajtjen e të paraburgosurit edhe për një periudhë prej dy vjetësh. Për këtë arsye, ne mendojmë që çështja e afatit të marrë një farë përcaktimi. Natyrisht, afati i arsyeshëm varet nga rrethanat përkatëse. Sugjerojmë që, për vepra penale jo të rënda, ky afat të mos jetë më i gjatë se një ose dy javë. Kjo mund të përcaktohet nga specialistët, ndërsa për vepra penale të rënda e komplekse, afati mund të jetë më i gjatë, tre muaj ose edhe më shumë. Në qoftë se, gjykimi nuk do të fillojë me përfundimin e muajit të tretë, atëherë prokurori duhet të kërkojë në gjykatë të shtyjë afatin e hetimeve, duke dhënë publikisht përpara gjyqtarit arsyet e shtyrjes së afatit. Mendojmë se kjo procedurë duhet të ndiqet çdo muaj, deri në fund të procesit hetimor. Kjo shmang izolimin e padrejtë të njerëzve dhe mbajtjen e tyre në dhomat e paraburgimit pa një afat të përcaktuar. Gjithashtu, po tek neni 28/3, momenti tjetër në lidhje me procedimin e lirë të të paraburgosurit përkundrejt një shpërblimi, duhet të hiqet nga ky paragraf dhe të dalë më vete, pasi nuk ka lidhje me afatin e daljes së të paraburgosurit përpara gjyqit. Pra, fjalia këtu duhet të jetë e veçantë, për shkak të kuptimit të saj. Në nenin 37/3 328 , propozojmë të shtohet fjala “të atypëratyshëm” pas fjalës “rrezik”, gjë e cila parashikohet në ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. Ne mendojmë, se ky përcaktim duhet të jetë, sepse jo çdo rrezik justifikon kontrolle të veçanta. Paragrafi i dytë i nenit 46 329 , sugjerojmë të riformulohet si më poshtë: “Tubimet paqësore në sheshet dhe në 328 Neni 37/3: “Askujt nuk mund t’i bëhet kontroll vetjak jashtë procesit penal, me përjashtim të rasteve të hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij ose për të mënjanuar një rrezik që i kanoset sigurimit publik”. 329 Neni 46/2: “Tubimet paqësore në sheshet dhe në vendet e kalimit publik bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj”.

498 vendet e kalimit publik, bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj. Leja për to jepet brenda 24 orëve, pas kërkesës së paraqitur me shkrim. Moslejimi mund të jetë vetëm për shkaqe të bazuara, që rrezikojnë seriozisht rendin dhe sigurimin publik”. Këto formulime janë marrë kryesisht nga ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, të cilat mendojmë se duhet të qëndrojnë. Një formulim i tillë shmang shumë keqkuptime dhe eliminon shumë pasoja jo të mira. Në lidhje me Avokatin e Popullit, sugjerojmë që kjo pjesë të thjeshtësohet disi; disa hollësi mund të hiqen. Në nenin 98, ku thuhet: “Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror”, mendojmë të shtohet: “… të njohur shprehimisht me Kushtetutë dhe me ligje të nxjerra në pajtim me të”. Neni 104/(e) 330 mund të riformulohet: “Kryeministri kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligje të nxjerra në pajtim me të”. Mendojmë se neni 117 331 vjen disi në kundërshtim me nenin 13, ku thuhet se “qeverisja lokale ushtrohet sipas parimeve të decentralizimit të pushtetit publik”, si dhe me nene të tjera të Pjesës së Gjashtë “Qeverisja lokale”. Neni 117 mund të eliminohet ose, të paktën, të riformulohet në këtë mënyrë: “Këshilli i Ministrave mund të emërojë një prefekt në çdo rajon për ta përfaqësuar atë, për të bashkërenduar politikën qendrore me atë lokale, si dhe për të shkëmbyer informacione. Asnjë kompetencë e tij nuk mund të jetë në kundërshtim me kompetencat e dhëna njësive të pushtetit lokal me këtë Kushtetutë”. Tek neni 134 thuhet: “Qenia gjyqtar nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore, politike ose private”. Dakord, kjo është shumë e drejtë, por lind pyetja: a mundet një gjyqtar të japë mësim në një shkollë private? A mund të quhet kjo veprimtari private? Ose, a mundet të ketë pronë dhe ta administrojë atë? Pra, ideja është që ky nen mund të përcaktohet më mirë. Neni 139/3 332 mendojmë se duhet të ndryshohet. Së pari, prokurori duhet t’i nënshtrohet ligjit, ndërsa në këtë pikë shtohen edhe urdhrat e udhëzimet e Prokurorit të Përgjithshëm. Por mendojmë se ne gjithmonë duhet të mbajmë 330 Neni 104/(e): “Kryeministri kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje” . 331 Neni 117: “Këshilli i Ministrave cakton si përfaqësues të tij në çdo rajon prefektin. Kompetencat e këtij caktohen me ligj”. 332 Neni 139/3: “Në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët i nënshtrohen vetëm ligjit, si dhe urdhërave e udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm”.

499 parasysh të gjithë eksperiencën shqiptare. Prokurori i Përgjithshëm, në fund të fundit, si individ mund t’i shkelë kompetencat e tij dhe të spekulojë me të drejtën e lëshimit të urdhrit. Sugjerojmë të formulohet një dispozitë kushtetuese e përgjithshme që të shërbejë për të gjithë nëpunësit të shtetit, duke përfshirë edhe prokurorët: “Çdo nëpunës i shtetit i nënshtrohet urdhrave dhe udhëzimeve të ligjshme të eprorit të tij”. Në nenin 174, pika (i), ku thuhet se: “Gjykata Kushtetuese vendos për gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve për shkeljen e të drejtave kushtetuese, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave”, në vend të fjalëve “të gjitha mjetet juridike”, ndoshta do të ishte më mirë të përdoreshin fjalët “të gjitha procedurat gjyqësore”, ose “të gjitha procedurat, siç parashikohen në Pjesën e Tetë, Kreu I, i kësaj Kushtetute”. Në lidhje me Avokatin e Popullit, të cilit, në nenin 177 333 i jepet e drejta të vejë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, ne jemi të mendimit se kjo e drejtë e tij të mos jetë më e vogël sesa ajo që i njihet Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Pra, pika (f) nuk duhet të përfshihet në paragrafin e dytë, të nenit 177. Së fundi, pika 1 e nenit 179 334 , mund të shprehet me një gjuhë më të thjeshtë: “Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të zbatohen deri sa nuk janë shfuqizuar”. Këto ishin, pak a shumë, mendimet që dëshironim t’i sillnim këtu. Këto i kemi paraqitur edhe me shkrim. Faleminderit. Arben Imami: Ka ndonjë pyetje? Ju falënderoj. Vazhdojmë me zoti Naim Isufi, Shoqata e Juristëve të Rinj. Naim Isufi: Faleminderit, zoti kryetar. Së pari, dëshiroj të falënderoj Komisionin parlamentar dhe QAKAPP-in 335 për ftesën që na kanë bërë për të marrë pjesë në këtë takim kaq të rëndësishëm. Ne, si 333 Neni 177: “1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të: a) Presidentit të Republikës; b) Kryeministrit; c) jo më pak se një të pestës së deputetëve; ç) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit; d) çdo gjykate sipas nenit 136 të Kushtetutës; dh) Avokatit të Popullit; e) organeve të qeverisjes lokale; ë) organeve të komuniteteve fetare; f) partive politike dhe organizatave të tjera; g) individëve”. 334 Neni 179/1: “Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, do të zbatohen deri atëherë sa nuk janë shfuqizuar”. 335 Qendra Administrative për Koordinimin e Asistencës dhe Pjesëmarrjen e Publikut.

500 përfaqësues të organizatës që ju përmendët, e kemi parë Kushtetutën si një produkt juridik të kompletuar. Sugjerimet tona janë disi specifike dhe konkrete. Neni 4, pika 1, ku parashikohet që “e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”, ne do të ishim të mendimit që, në vend të termit “e drejta”, të përdoret termi “ligji”. Kjo për faktin se koncepti “e drejtë” është disi më i gjerë. Ne do të sugjeronim një riformulim tjetër dhe konkretisht: “Ligji përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Në lidhje me nenin 7 336 do të bënim një sugjerim të karakterit gjuhësor: në vend të fjalës “balancim”, të përdoret fjala “baraspeshë”, sepse fjala “balancim” ka një prejardhje të huaj. Tek neni 9, pika 3 337 , do të dëshironim të bëhej një shtesë e vogël në këtë formë: “Burimet financiare të partive politike do të rregullohen me ligj dhe shpenzimet e tyre do të bëhen kurdoherë publike”. Tek pika 6 e nenit 10 338 , ne do të sugjeronim që komunitetet fetare t’i nënshtroheshin krahas parimeve, rregullave dhe kanoneve, ashtu edhe ligjeve të vendit. Si persona juridikë, ata për administrimin e pasurive të tyre duhet t’i nënshtrohen rregullave juridike, si të gjithë subjektet e tjerë të së drejtës civile. Pika 2 e nenit 18, që u përmend më sipër, të mos fillonte me fjalën “askush”, por me fjalën “çdo”, sepse, termi “askush” është bashkësi boshe dhe, normalisht e ligjërisht, është i paprovueshëm. Ky sugjerim vlen edhe për rastet e mëposhtme, ku përdoret termi “askush”. Në nenin 18, pika 2, parashikohet në mënyrë të shprehur ndalimi i diskriminimit, ndërsa në pikën 3, hapet një shteg për diskriminim, por sipas një standardi: “... kur ekziston një shkak i përligjur, i arsyeshëm dhe objektiv”. Ky standard më duket shumë i gjerë dhe ne jemi të mendimit që ose kjo pikë të hiqet fare, domethënë të mos lihet fare shteg ligjor për diskriminim; ose, në rast se kjo është e pamundur, të riformulohet standardi i diskriminimit. Ashtu si disa organizata të tjera joqeveritare, që përmendën pozitën e endacakut dhe heqjen e lirisë së tij, edhe ne mendojmë që ky person nuk duhet t’i nënshtrohet të njëjtit regjim si 336 Neni 7: “Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor”. 337 Neni 9/3: “Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike”. 338 Neni 10/6: “Komunitetet fetare janë persona juridikë. Ata kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, regullave dhe kanoneve të tyre”.

501 alkoolisti, toksikomani, etj, për faktin se endacaku është një qytetar i thjeshtë, që lëviz nga një vend në tjetrin, ndoshta për arsye jetese. Lëvizja nuk mund të përbëjë një shkak serioz për të parashikuar në kushtetutë kufizimin e lirisë së endacakut. Ky duhet t’i nënshtrohet procedurave të zakonshme, siç ndodh për procedimin e kufizimit të lirisë së qytetarëve të tjerë. Në nenin 28, pika 3, parashikohet procedimi i lirë i një personi kundrejt një shpërblimi. Ne do të ishim të mendimit që termi “shpërblim” të zëvendësohej me termin “garanci pasurore”, sepse në rast se pagesa e personi që procedohet do të konsiderohej “shpërblim”, atëherë, pavarësisht nëse ai do të dënohet ose jo, ajo shumë nuk do t’i kthehej më. Në rast se konsiderohet “garanci pasurore”, që më duket më e drejtë dhe e arsyeshme, dhe drejtësia realizohet, shuma e garantuar kthehet, ndërsa në rast se personi nuk paraqitet përpara organeve kompetente, garancia pasurore nuk kthehet më. Së fundi, diçka në lidhje statusin e Gjykatës Kushtetuese, të parashikuar në nenin 170 339 . Përgjithësisht, ne si organizatë kemi qenë të mendimit që Gjykata Kushtetuese duhet parë jo si pjesë e sistemit ekzekutiv, por si pjesë e atij gjyqësor. Ndoshta me ligj mund të rregullohet edhe procedura e emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ne do të sugjeronim që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen e lëvizen nga një trupë profesionale, e përbërë nga juristë, avokatë, gjyqtarë, etj. Ju faleminderit. Arben Imami: Faleminderit juve. Zotërinj, ka ndonjë pyetje? Jo, nuk ka. Fjalën e ka zoti Shehu 340 . Avni Shehu: Ju faleminderit për ftesën. Desha të bëj një kërkesë. Meqenëse teksti përfundimtar që është paraqitur për diskutim i përket një kohe që vjen pas datës 5 gusht, kohë në të cilën gjyqtarët e 339 Neni 170: “1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndiqet penalisht pa pëlqimin e Gjykatës Kushtetuese. Në rast refuzimi, ndjekja penale shuhet përgjithmonë. 2. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëhëre Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Kur gjykata nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë. 3. Gjykata, në rastet e paragrafëve 1dhe 2 të këtij neni, vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve”. 340 Avni Shehu, në atë kohë Kryetar i Gjykatës së Kasacionit.

502 Kasacionit kanë qenë me pushime, për pasojë nuk kanë pasur kohë e mundësi të njihen me tekstin përfundimtar të Projektkushtetutës, do t’ju kërkoja që të na krijohej mundësia që gjatë javës që vjen të paraqisja bashkë me mendimet e vërejtjet e mia edhe mendimet e sugjerimet që mund të kenë edhe gjyqtarët e tjerë. Unë i kam hedhur një lexim Projektkushtetutës dhe do të parashtroj vetëm disa vërejtje që lidhen me degën e gjyqësorit. Vërejtja e parë ka të bëjë me pikën 2 të nenit 128 të projektit, në të cilin është parashikuar që: “Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë zgjidhen për shtatë vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje”. Mendoj që nuk duhet të jetë pa të drejtë rizgjedhjeje, por me të drejtë rizgjedhjeje. Cilat janë argumentet të cilat mendoj se favorizojnë të drejtën e rizgjedhjes: gjyqtarët që punojnë në Gjykatën e Lartë, qoftë dhe për një periudhë shtatëvjeçare, fitojnë një aftësi të tillë profesionale, saqë për këta do të ishte pozitive t’u jepej mundësi që të kandidonin përsëri si gjyqtarë për t’u rizgjedhur edhe për një periudhë tjetër. Eksperienca që ata fitojnë gjatë një periudhe shtatëvjeçare, mendoj se është një eksperiencë mjaft pozitive dhe largimi i tyre do të ndikonte negativisht në cilësinë e punës së Gjykatës së Lartë. Pra, mendoj se në tekstin e Kushtetutës duhet t’u njihet e drejta e rizgjedhjes gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pasi në të kundërtën, do të krijohej një boshllëk në veprimtarinë e kësaj Gjykate. Kështu, të themi, mbas çdo afati shtatë vjeçar, gjyqtarë të rinj do të fillonin aktivitetin në Gjykatën e Lartë, gjyqtarë që, ndoshta, nuk do të ishin në gjendje që të vazhdonin eksperiencën e mëparshme të Gjykatës së Lartë. Vërejtja tjetër ka të bëjë me nenin 132 të këtij projekti. Në këtë nen është parashikuar për herë të parë juridiksioni fillestar i Gjykatës së Lartë. Pra, Gjykata e Lartë, për një kategori personash, ka të drejtë të zhvillojë gjykime të drejtpërdrejta në shkallë të parë. Këtu është fjala për akuzën që ngrihet kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe atyre të Gjykatës Kushtetuese. Natyrisht, kjo është një eksperiencë e cila njihet edhe në vende të tjera. Problemi që ngre këtu lidhet me numrin e papërcaktuar të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Duke mos qenë fiks numri i gjyqtarëve të lartë, pra, mund të jetë i ndryshueshëm, i papërcaktuar – të paktën në tekstin e Kushtetutës nuk është përcaktuar një numër fiks – atëherë lind problemi, se cila do të jetë përbërja e trupit gjykues që

503 do të gjykojë mbi këto lloj akuzash: do të jenë tre gjyqtarë që do të gjykojnë çështjen, apo do të jetë e gjithë përbërja e Gjykatës së Lartë? Mendoj se është e rëndësishme të diskutohet varianti që, në qoftë se do të gjykohen nga tre gjyqtarë, të njihet e drejta e apelimit në kolegjet e bashkuara të kësaj Gjykate. Ose, në qoftë se ky variant nuk do të pranohet, mendoj se është e domosdoshme që gjykimi të bëhet nga të gjithë kolegjet e bashkuara, meqë kemi të bëjmë me një gjykim specifik, ku të akuzuarit nuk do të kenë mundësi që të mbrohen në shkallët e tjera të gjykimit. Prandaj dhe procedura e gjykimit është e domosdoshme të fiksohet, me qëllim që të mos ketë mundësi që, në të ardhmen, Gjykata e Lartë, për arsye të ndryshme, të mund të manovrojë dhe të kthehet në një lodër politike duke formuar trupa gjykues të cilat mund të shkaktojnë pasoja të ndryshme. Për këtë arsye, mendoj se është e domosdoshme që neni 132, për sa u përket mënyrës së gjykimit të këtyre çështjeve në Gjykatën e Lartë, ka nevojë që të përcaktohet qartë; pra, nëse ato do të gjykohen nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë – pra, nga të gjithë gjyqtarët, sipas rregullave të formimit të saj me dy të tretat – apo është e nevojshme që, në qoftë se do të gjykohen nga një treshe gjyqtarësh, të gjykuarve t’u njihet e drejta e ankimit në kolegjet e bashkuara, sepse i bie që këta njerëz që do të gjykohen nga Gjykata e Lartë, do t’i nënshtrohen vetëm një shkalle gjykimi. Vërejtja tjetër ka të bëjë me pikën 2 të nenin 136, në të cilën parashikohet: “Gjyqtarët nuk zbatojnë ligjet që vijnë në kundërshtim me Kushtetutën. Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat”. Natyrisht, kjo është një praktikë që njihet në disa vende, ku gjykatat pyesin Gjykatën Kushtetuese për ndonjë ligj, i cili ata mendojnë se bie në kundërshtim me Kushtetutën. Mendimi im është se gjykatat duhet të zbatojnë direkt Kushtetutën, kur është fjala për gjykimin e të drejtave të njeriut dhe, ashtu sikurse vepron Këshilli i Ministrave, i cili zbaton drejtpërdrejt Kushtetutën pa pyetur Gjykatën Kushtetuese, mendoj që në këtë pozitë duhet të jenë edhe gjykatat, të cilat duhet të zbatojnë drejtpërdrejt Kushtetutën, kur është fjala për gjykimin e të drejtave të njeriut. Në qoftë se Gjykata Kushtetuese do të konstatojë një veprim a interpretim antikushtetues të një gjykate, atëherë Gjykata Kushtetuese do të shprehet për antikushtetueshmërinë e vendimit të

504 asaj gjykate. Mendoj se është më e drejtë që gjykata të mos pyesë Gjykatën Kushtetuese kur është fjala për zbatimin e ligjit, por të zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën. E përsëris, në qoftë se Gjykata Kushtetuese do të mendojë se ndonjë vendim i një gjykate të zakonshme është antikushtetues, le ta shfuqizojë atë, siç bën me të gjithë aktet e tjera të shtetit, siç janë për shembull, aktet e parlamenti ose të ekzekutivit. Një çështje tjetër, të cilën unë nuk e gjeta të pasqyruar plotësisht në tekstin e Kushtetutës, për sa i përket gjyqësorit, është edhe fakti që nuk janë përcaktuar kriteret e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Në nenin 128, pika 4, thuhet se kushtet dhe procedurat e tjera të zgjedhjes caktohen me ligj. Kjo nënkupton që kushtet për t’u zgjedhur gjyqtar i shkallës së parë, i shkallës së dytë apo i Gjykatës së Lartë, do të përcaktohen me ligj. Në këtë aspekt mendoj se, për shkak të rëndësisë që ka funksioni i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, kushtet për zgjedhjen e tij duhet të përcaktohen me kushtetutë, në mënyrë të veçantë mosha dhe koha e punës së gjyqtarit, sepse realisht, nga eksperienca e këtyre viteve, bëhen gjyqtarë në Gjykatën e Lartë persona që nuk kanë eksperiencë si gjyqtarë në shkallë të parë ose të dytë. Ata vijnë, fjala vjen, nga një sferë tjetër, dhe nuk kanë asnjë eksperiencë gjykimi. Mendoj që mosha dhe një afat kohor, aq sa do të shihet e arsyeshme – ndoshta 10 vjet, se nuk mund ta bëjmë 17 vjet, siç mund ta kenë vendet e tjera – si gjyqtarë në shkallë të parë e të dytë, mendoj se është i nevojshëm. Po ashtu, duhet përcaktuar edhe njëfarë moshe, sepse nuk do të ishte e arsyeshme të vihej gjyqtar në Gjykatën e Lartë një 28 apo 30 vjeçar. Të paktën të ishin persona me një moshë mbi 35 vjeç. Gjithashtu, kam edhe një vërejtje për nenin 138 341 të projektit. Nga mënyra sesi është konceptuar Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i bie që ai të jetë një organ disiplinimi dhe transferimi për gjyqtarët, pasi funksioni i emërimit të gjyqtarëve nuk i përket Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kompetenca e emërimit të gjyqtarëve, sipas tekstit të Projektkushtetutës, i ka kaluar Presidentit të Republikës. 342 Nisur nga kjo, mendoj se, duke qenë se 341 Neni 138/1: “Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, si dhe 9 gjyqtarë të të gjitha niveleve, të cilët zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për 5 vjet, pa të drejtë rizgjedhje të menjëhershme”. 342 Neni 128/3: “Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të

505 Këshilli i Lartë i Drejtësisë është zhveshur nga ky funksion, edhe pjesëmarrja e Presidentit të Republikës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndoshta, nuk është më e nevojshme, pasi ai është vetë personi që do të emërojë gjyqtarët, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kështu që, derisa Presidenti do të ketë funksionin e emërimit të gjyqtarëve dhe propozimi do të vijë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ndoshta, sipas eksperiencës së disa vendeve të tjera Lindore, duhet ndjekur një rrugë tjetër për ndërtimin e këtij Këshilli. Ndoshta Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë mund të zgjidhet nga radhët e anëtarëve që e përbëjnë. Këto ishin vërejtjet e mia personale dhe jo të konsultuara me gjyqtarët, pasi, siç ju thashë edhe në fillim, gjyqtarët kanë qenë me pushime dhe nuk kanë pasur mundësi që të njihen plotësisht me tekstin e Kushtetutës. Vërejtjet në hollësi ne do t’i paraqesim sa më parë. Arben Imami: Ka ndonjë pyetje? Zoti Kryetar, shumë faleminderit për kontributin tuaj dhe jemi në pritje të një raporti më të kompletuar e të konsultuar edhe me anëtarët e tjerë të Gjykatës. Atëherë, vazhdojmë me përfaqësuesin e shoqatës së të shpronësuarve “Pronësi me drejtësi”. (Përfaqësuesi i shoqatës së të shpronësuarëve “Pronësi me drejtësi”): Shoqata e të shpronësuarve “Pronësi me drejtësi” ka disa vërejtje për Projektkushtetutën, të cilat mendojmë që japin ndihmesën tonë qytetare në përmirësimin e këtij projekti. Raporti ynë përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë ka të bëjë me të drejtën e pronës, ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me çështjet e tjera në përgjithësi, por kryesisht me dy nene. Në pikën 2 të nenit 9 343 mendojmë të shtohet: “..dhe urrejtjen ndërmjet klasave apo shtresave sociale”, me qëllim që të mos lejohet më çfarëdo forme e luftës famëkeqe të klasave. Pika 3 e nenit 45 344 duhet hequr, pasi rastet e ndalimit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. 343 Neni 9/2: “Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaritë e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxisin e përkrahin urrejtjen rracore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si dhe ato me karakter të fshehtë, janë të ndaluara në përputhje me ligjin”. 344 Neni 45/3: “Organizatat ose shoqatat që ndjekin qëllime antikushtetuese janë të ndaluara në përputhje me ligjin”.

506 organizatave, parashikohen në pikën 2 të nenit 9. Nga ana tjetër, penalizimi i ndjekjes së qëllimeve, bie ndesh me shtetin e të drejtës dhe është tipike për shtetin totalitar. Mendojmë që neni 9 i plotëson të gjitha kushtet e kësaj dhe nuk është e nevojshme [për pikën 3]. Vërejtjet e tjera i kemi paraqitur me shkrim, të cilat ju lutemi t’i keni parasysh për t’i parë. Problemi kryesor i kësaj shoqate është e drejta e pronës, dhe, për mendimin tonë, e drejta e pronës është pika më thelbësore e gjithë Kushtetutës. E drejta e pronës në Shqipëri është shkelur nga regjimi totalitar i Enver Hoxhës dhe po vazhdon të shkelet dhe është bërë objekt i partive politike. Partitë politike duhet ta kenë të qartë që e drejta e pronës nuk është objekt për të fituar në fushatat elektorale dhe për të fituar pushtetin. Prona nuk mund të jetë objekt i luftës politike; kjo është fatkeqësia e këtij kombi. Të gjitha problemet, si problemi i dydhomëshit, i Gjykatës Kushtetuese, etj., i keni të zgjidhura zotërinj në të gjitha kushtetutat e botës, por kushtetutë që të zgjidhë çështjen e pronës në Shqipëri, nuk ekziston në asnjë vend. Këtu na thuhet që në 34 kushtetutat që janë hartuar në shtetet postkomuniste, nuk mund të gjendet zgjidhje që të aplikohet tek ne për këtë çështje. Në qoftë se ne duam ballëhapët të krijojmë shtetin e së drejtës, të krijojmë shtetin e ekonomisë së tregut dhe ky shtet të ecë përpara, të tërheqim investimet e huaja, të gjejmë pajtim për këtë popull, duhet të zgjidhim me seriozitetin më të madh problemin e pronës. Në deklaratën e shoqatave thuhet: “Neni 48 345 për pronën duhet të jetë i shprehur qartë, më i detajuar, ndoshta i përshkruar në një kapitull të veçantë. Në fillim shpresuam se do të gjendej një zgjidhje me këtë kushtetutë. Vërejmë me keqardhje se me ndryshimet e bëra pas kthimit nga Komisioni i Venecias, problemi i pronës jo vetëm që nuk zgjidhet, por, përkundrazi, ngatërrohet me dashakeqësi edhe më keq”. Tani, do të kaloj në vërejtjet tona dhe në fund fare do të jap edhe konkluzionet. Vendosja e nenit 48, për të drejtën e pronës private, në Kreun IV, “Liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale e 345 Neni 48: “1. E drejta e pronës private është e garantuar. 2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje ose me çdo mënyrë tjetër të parashikuar me Kodin Civil. 3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e të drejtës së pronës vetëm për interesa publike. 4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen më shpronësimin lejohën vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë. 5. Për mosmarrëveshje lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë”.

507 kulturore”, është e gabuar, që këtu fillon shfaqja e mentalitetit. E drejta e pronës private hyn në liritë e të drejtat themelore e civile ose, siç janë quajtur në projektin e paraqitur, në të drejtat personale. Kështu e trajtojnë këtë të drejtë aktet themelore ndërkombëtare, si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e OKB-së, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, etj. Një trajtim i tillë mbështetet në konsideratat historiko-juridike, të cilat e shohin të drejtën e pronës si një të drejtë të lidhur ngushtë me thelbin e qenies njerëzore dhe të sanksionuar me ligj që në fillimet e shoqërisë njerëzore. E drejta e pronës private dhe trajtimi i saj janë elementë bazë që dallojnë shtetin demokratik nga shteti totalitar i tipit komunist. Vetë hartuesit e projektit, në mënyrë të tërthortë, e mbështesin argumentimin tonë kur shprehen në pikën 1 të nenit 41 se: “liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor”. Rivendosja e këtij neni në vendin që i takon, pra, në Kreun II, “Liritë dhe të drejtat personale”, nuk është thjesht çështje forme, por problem thelbësor. Për sa i përket përmbajtjes së nenit 48, vërejmë sa më poshtë: pika 4 e nenit është e paqartë dhe lë shteg për abuzime dhe keqinterpretime juridike, mbasi nuk përcaktohet se cilat janë ato “kufizime” të së drejtës së pronës, të cilat barazohen me shpronësimin. Logjika të thotë që vetëm shpronësimi barazohet me shpronësim. Për këtë arsye, një formulim juridik i vlefshëm dhe më racional nga pikëpamja formale, do të ishte shkrirja e pikës 4 me pikën 3 në një të vetme: “Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës, vetëm për interes publik dhe kurdoherë përkundrejt një shpërblimi të drejtë”. E theksojmë: “të drejtë” dhe jo “të plotë”. E drejta e pronës cenohet nga pika 2 e nenit 166 346 , pasi në rast gjendjeje të jashtëzakonshme, neni 48 për të drejtën e pronës mund të kufizohet. Neni 48 duhet të ishte përfshirë tek pika 1 e nenit 166 347 , në të cilin parashikohen ato të drejta dhe liri që nuk mund të kufizohen në rastet e gjendjes së luftës ose të gjendjes së jashtëzakonshme. Në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme, të 346 Neni 166/2: “Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të kufizohen të drejtat dhe liritë e parashikuara nga nenet 37, 38, 48 paragrafët 3 dhe 4, 49, 51”. 347 Neni 166/1: “Gjatë gjendjes së luftës ose të gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të kufizohen të drejtat dhe liritë e parashikuara nga nenet 15, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 29, 30, 31, 32, 34, 41, 42, 47, 54, 55”.

508 vendosur në vitin 1997, prona u cenua, u shkatërrua dhe shteti nuk i doli zot pronës private, dhe përsëri në Kushtetutë vazhdohet që e drejta e pronës të mos përfshihet në pikën 1 të nenit 166. Pra, në mënyrë të tërthortë, i jepet e drejta ushtrisë ose organeve të tjera shtetërore ta plaçkitin pronën private, në vend që ta mbrojnë e shpërblejnë për dëmet që ajo mund të pësojë në rast se vendosen këto gjendje, ashtu siç veprohet në të gjitha vendet demokratike. Pra, edhe një herë, neni 48 duhet përfshirë në listën e atyre të drejtave dhe lirive që janë të pacenueshme në rast lufte apo gjendjeje të jashtëzakonshme. Shteti nuk ka të drejtë të shpronësojë pa shpërblim si në kohë luftë, ashtu dhe në rast fatkeqësie natyrore. Tani, pak më parë se të vinim këtu, na u dorëzua Projektkushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe, për çudinë tonë, shohim ndryshime, të cilat unë do t’i bëj të ditura më poshtë. Në pikën 2 të nenin 48, është hequr fjala “klasike” që ishte e lidhur me “Kodin Civil”. Ne nuk jemi kundër Kodit Civil që është aprovuar kohët e fundit, i cili ka pasur për model kodin civil francez ose italian, nuk jam i sigurt. Fjala “klasike” u vendos që, në të ardhmen, parlamenti të mos bëjë një Kod Civil tjetër të ndryshëm, i cili të prekë në themel të drejtën e pronës. Prandaj u vendos fjala “klasike” aty, dhe nuk e di pse është hequr në këtë variantin që shohim. Kjo është hequr nga sekretaria, nga juristët apo është hequr nisur nga qëllime, të cilat nuk dua t’i paragjykoj? Së dyti, e drejta e pronës në këtë Projektkushtetutë sanksionohet nga neni 48. Ky nen, me ndryshimet që ne kemi sugjeruar, përmbush detyrën e tij në dy drejtime: në përcaktimin e pronës dhe prejardhjes së saj, si dhe sanksionon paprekshmërinë e saj. Ky nen nuk ka fuqi prapavepruese. Për të plotësuar këtë, në dispozitat kalimtare janë vendosur dy nene: neni 182 348 , i cili e detyron parlamentin që brenda një afati kohor prej 2-3 vjetësh, të ndryshojë ligjet ekzistuese, duke u udhëhequr nga kriteret e nenit 48; nga ana tjetër neni 177, në të cilin thuhej se “me aprovimin e Kushtetutës lejohet të zbatohen vetëm ato ligje dhe ato akte normative që nuk vijnë në kundërshtim me këtë Kushtetutë”, 348 Neni 182: “Kuvendi, brenda dy deri tre vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, nxjerr ligje për rregullimin e drejtë të çështjeve të ndryshme që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para miratimit të kësaj Kushtetute, duke u udhëhequr nga kriteret e nenit 48”.

509 ndryshohet nga neni 179 349 , që është diametralisht i kundërt me nenin 177. Neni 179, për mua, hedh poshtë gjithçka që lidhet me të drejtën e pronës. Pra, parlamenti ka afat tre vjet për të nxjerrë ligjet përkatëse për rregullimin e problemeve të pronësisë. Por, nga mënyra sesi po vazhdohet me ligjet e privatizimit dhe me vendimet e Këshillit të Ministrave, të cilat janë antikushtetuese sipas Kushtetutës së re, parlamenti, gjatë këtyre tre vjetëve, mund të vazhdojë t’i ngatërrojë edhe më problemet e pronës, saqë parlamenti nuk do të jetë në gjendje të përmbushë kërkesat e nenit 182. Jo zotëri, për mua kjo kalon çdo lloj kufiri, kjo tregon që kjo kushtetutë nuk do të zgjidhë problemin e pronës! Ne si shoqatë nuk kemi të drejta, se nuk jemi e as nuk trajtohemi si parti politike. Ne i kemi dhënë mendimet tona, të cilat as nuk denjuat t’i lexonit; kemi sjellë edhe mendimet e OSBE-së, të Këshillit të Evropës, etj. Por ju i keni vënë më shumë rëndësi bikameralizmit, çështjeve që lidhen me Gjykatën Kushtetuese, etj. Gjykata Kushtetuese i ka problemet e zgjidhura; nuk ka probleme aty! Prona, zotërinj është kryesorja për t’u zgjidhur këtu! Për mendimin tim, ne duhet t’i themi anëtarëve të shoqatës sonë se kjo Kushtetutë jo thjesht nuk i zgjidh problemet e pronës, por nuk do t’i zgjidhë ato. Ju faleminderit. Arben Imami: Ju lutem. A ka ndonjë pyetje? Faleminderit. Atëherë, fjalën e ka zonjusha Vladi, Shoqata e Studentëve të Fakultetit të Drejtësisë. znjsh. Vladi: Faleminderit dhe shpresoj të sjell këtu kontributin modest të studentëve të Fakultetit. Tek pika 1 e nenit 15, në të cilin thuhet se: “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme e të patjetërsueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”, sugjerojmë të shtohet fjala “të padhunueshme” pas fjalës “të patjetërsueshme”. Tek neni 22, pika 4, ku thuhet: “Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve të radios ose të televizionit”, sugjerojmë që fjala “mund” të hiqet, pasi, kështu siç është, kjo nuk do të ishte një dispozitë detyruese, por do të linte shteg për keqinterpretim. Për funksionimin e tyre, radiotelevizionet publike ose private, sipas këtij formulimi, edhe mund t’u nevojitej 349 Neni 179/1: “Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen deri atëherë sa nuk janë shfuqizuar”.

510 licenca edhe mund të mos u nevojitej. Ne mendojmë se kjo duhet të saktësohet në mënyrë taksative: “Ligji kërkon dhënien e autorizimit për funksionimin e …”. Neni 45, pika 3, ku thuhet: “Organizatat ose shoqatat që ndjekin qëllime antikushtetuese janë të ndaluara në përputhje me ligjin”, ne sugjerojmë se duhet formuluar në këtë mënyrë: “Organizatat ose shoqatat që ndjekin qëllime antikushtetuese janë të ndaluara”. Pra, sugjerojmë të hiqet togfjalëshi “në përputhje me ligjin”. Përderisa ato ndjekin qëllime antikushtetuese, kjo do të thotë që ato janë edhe në kundërshtim me ligjin, prandaj, janë të ndaluara. Tek pika 3 e nenit 48 350 sugjerojmë që togfjalëshi “për interesa publike”, të zëvendësohet nga “për interesa të një rëndësie të veçantë”. Thjesht “interesi publik” lë shteg për interpretime të zgjeruara, gjë që do të thotë se me ligj mund të bëhen shpronësime edhe për një interes publik të zakonshëm. Tek neni 54, pika 1 351 , përveç personave të listuar që gëzojnë shprehimisht mbrojtje të veçantë nga shteti, mendoj se duhet të shtohet edhe një kategori tjetër personash, që janë të moshuarit. Sugjerojmë që neni 64, pika 1, në të cilin thuhet se: “Kuvendi përbëhet nga jo më pak se 140 deputetë”, të bëhet: “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë”. Mendojmë se tek neni 68 duhet të shtohet një paragraf, me këtë formulim: “Deputet mund të zgjidhet çdo shtetas shqiptar me banim në Shqipëri të paktën katër vitet e fundit, që ka mbushur 21 vjeç, nuk është i arrestuar dhe nuk vuan dënimin e heqjes së lirisë”. Mendojmë që të shtohet tek neni 70 një paragraf me këtë përmbajtje: “Deputetësia nuk pajtohet me angazhimin e deputetit në një veprimtari private të çfarëdolloji, dhe në mënyrë të veçantë me ato veprimtari që sjellin të ardhura”. Sigurisht, kjo bëhet për të ruajtur figurën morale të deputetit. Sipas mendimit tim, pika 2 e nenit 73 352 , duhet të formulohet në këtë mënyrë: “Deputeti nuk mund të ndalohet pa kërkesën e prokurorit drejtuar Kuvendit dhe dhënien e autorizimit nga ky i fundit”. Neni 76, pika 350 Neni 48/3: “Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e të drejtës së pronës vetëm për interesa publikë”. 351 Neni 54/1: “Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti”. 352 Neni 73/2: “Deputeti nuk mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizimin e Kuvendit”.

511 3 353 , është më shumë një dispozitë që e ka vendin në Rregulloren e Kuvendit sesa në Kushtetutë. Pikat 1 dhe 2 të nenit 84 354 mund të përfshihen në një pikë të vetme: “Ligji quhet automatikisht i shpallur në qoftë se brenda 20 ditëve nga miratimi i tij, Presidenti i Republikës nuk e shpall atë ose nuk e kthen për rishqyrtim në Kuvend”. Në nenin 91, pika 2, në të cilin thuhet se: “Zgjedhja e Presidentit bëhet jo më vonë se 30 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës”, sugjerojmë që fjala “presidencial” të bëhet “të Presidentit”. Në nenin 93, pika 2, sugjerojmë të shtohet “dhe për tradhti të lartë” pas shprehjes: “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës”. Neni 99, pika 2, përmban: “Kryeministri, brenda 10 ditëve nga emërimi, i paraqet për miratim Kuvendit programin politik të Këshillit të Ministrave, si dhe përbërjen e tij”. Sugjerimi ynë është që kjo pjesa e fundit të ndryshohet si vijon: “… përbërjen dhe programin politik të Këshillit të Ministrave”. Neni 101 355 mendoj se nuk duhet të jetë, pasi normalisht, çdo Kryeministër i zgjedhur vepron sipas dispozitës 99/2. Ky sugjerim është bërë për të mos e rënduar Kushtetutën me nene të cilat janë ndonjëherë jo aq të nevojshëm. Mendoj që në Pjesën e Pestë të Projektkushtetutës, të titulluar “Këshilli i Ministrave”, duhet të shtohet edhe një dispozitë tjetër me një formulim të tillë: “Kryeministri cakton një nga ministrat zëvendës të tij”. Me sa mbaj mend unë, kjo ka qenë në një nga projektet e mëparshme të Komisionit. Sugjerojmë të shtohet edhe një dispozitë tjetër në këtë pjesë me formulimin: “Mandati i Këshillit të Ministrave merr fund kur votohet mosbesimi i Këshillit të Ministrave, kur zgjidhet Këshilli i ri i Ministrave, kur pranohet dorëheqja e Kryeministrit, ose me vdekjen e Kryeministrit. Në janë rastet e parashikuara në paragrafët 1, 3 dhe 4, Këshilli i Ministrave vazhdon funksionet e tij, deri në zgjedhjen e Këshillit të ri të Ministrave”. Tek neni 128, pika 1, thuhet se: “Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”. Lind 353 Neni 76/3: “Nëpunësi më i lartë civil i Kuvendit është Sekretari i Përgjithshëm”. 354 Neni 84/1: “1. Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratur brenda 20 ditëve. 2. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se brenda 20 ditëve Presidenti i Republikës nuk e kthen ligjin për rishqyrtim në Kuvend”. 355 Neni 101: “Kryeministri i zgjedhur sipas paragrafit 1 ose 2 të nenit 100, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave, së bashku me përbërjen e tij”.

512 pyetja: kush i propozon Kryetarin dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë? Po kështu mund të thuhet edhe për nenin 140, pika 1, ku parashikohet se: “Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”. E njëjta gjë mund të pyetet edhe tek neni 169, pika 1, në të cilin thuhet se: “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”. Unë këtë nuk e kuptoj qartë, por po ju drejtoj një pyetje: dakord, kjo është mënyra e emërimit të tyre, por çfarë do të bëhet sikur Kuvendi të mos e japë pëlqimin e vet për personat që emërohen nga Presidenti? Në neni 171, pika 1 356 , sugjerojmë të ndryshohet mosha nga 65 në 70 vjeç, si dhe të shtohet një germë tjetër me këtë përmbajtje: “kur gjyqtari vdes”. Tek neni 178, në të cilin bëhet fjalë për rishikimin e Kushtetutës, sugjerojmë që të shtohet: “Forma e qeverisjes, republikë parlamentare, nuk mund të jetë objekt i rishikimit kushtetues”. Këtë gjë ne e themi nisur nga fakti që tashmë populli shqiptar është shprehur me referendum në favor të republikës parlamentare, prandaj nuk do të dëshironim në të ardhmen që persona ose grupime të veçanta sociale të kërkonin me referendum ose me forma të tjera ndryshimin e formës së qeverisjes në Shqipëri. Neni 179, pika 1, do të ishte më i saktë nëse do të formulohej kështu: “Ligjet dhe aktet e tjera të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen në të ardhmen nëse ato nuk bien në kundërshtim me këtë Kushtetutë”. Mendoj se shprehja “deri atëherë sa nuk janë shfuqizuar” nuk është e nevojshme të shkruhet, pasi ne e dimë mjaft mirë se një ligj humb fuqinë e tij nëse shfuqizohet dhe zëvendësohet nga një ligj tjetër. Ju faleminderit. Arben Imami: Faleminderit. Mos ka ndonjë pyetje? Mirë, faleminderit. Fjalën e ka zoti Omuri, i Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Punës. Para se të fillosh zoti Omuri, dua të të bëj një kujtesë, që ne kemi bërë një shtesë të posaçme në projekt mbi bazën e sugjerimeve tuaja. 356 Neni 171/1: “Mandati i gjyqtarit mbaron kur: a) dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi; b) nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më shumë se 6 muaj; c) ka mbushur moshën 65 vjeç; ç) me vendim gjyqësor të formës së prerë deklarohet i paaftë për të vepruar”.

513 z. Omuri: Faleminderit. Në emër të pesë shoqatave – Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Punës, Shoqatës në Ndihmë të Handikapatëve Mendorë, Shoqatës së të Verbërve, të Paraplegjikëve dhe të Shurdhmemecëve – dua të falënderoj Komisionin për punën që ka bërë, si dhe për faktin që ka marrë parasysh sugjerimet tona. Këto sugjerime ne i kemi bazuar në kushtetutat e një vargu vendesh evropiane që kanë kaluar përmes proceseve në të cilat kalojmë edhe ne sot. Duhet të kemi parasysh se sot invalidëve u mungojnë dy gjëra kryesore në jetë: shëndeti dhe ekonomia. Në nenin 59 të projektit është shprehur si objektiv integrimi në shoqëri i të paaftëve dhe përmirësimi në vazhdimësi i kushteve të tyre të jetesës. Ne kemi sugjeruar vetëm një shtesë këtu, të cilën jua paraqitëm edhe me shkrim, duke futur fjalën “ekonomi”. Pra, pika (g) e nenit 59 lexohet si vijon: “Riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të të paaftëve si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre ekonomike të jetesës”. Si individ kisha një pyetje: nuk di si ta kuptoj pikën 2 të nenit 59, në të cilën thuhet: “Objektivat sociale nuk janë të drejta, zbatimi i të cilave mund të kërkohet drejtpërdrejt nga gjykata. Ligji përcakton kushtet dhe masën në të cilën mund të kërkohet realizimi i këtyre objektivave”. Arben Imami: Zoti Omuri, dashamirësisht dua të të them se shprehja “kushtet e tyre të jetesës”, është më e gjerë sesa “kushtet ekonomike”, madje i përfshin këto të fundit. Të jeni të sigurt se kështu siç është shprehur kjo dispozitë kërkon një përmirësim proporcional të kushteve të jetesës së invalidëve në raport me gjendjen ekonomiko-shoqërore të vendit. Nuk flasim për një status të tyre të caktuar, por për një përmirësim të vazhdueshëm në raport me përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend. Megjithatë, do ta mendojmë dhe do të kemi mundësi të bisedojmë prapë. Z. Omuri: Unë jam i gatshëm ta bisedojmë përsëri këtë çështje. Faleminderit. Arben Imami: Faleminderit juve. Fjalën e ka zoti Sadiku. Behar Sadiku: Ju përshëndes të gjithëve dhe ju falënderoj që më dhatë fjalën. Jam Kryetar i Shoqatës së Egjiptianëve të Shqipërisë. Egjiptianët, si qytetarë të vendosur prej mijëra vitesh në Shqipëri dhe

514 si një degë e një populli me prejardhje nga Egjipti i lashtë, të vendosur në të gjithë gadishullin Ballkanik, gëzojnë autonomi në lidhje me kulturën, vlerat shpirtërore, me mënyrën e tyre të jetesës, në atë masë ku interesi i tyre nuk bie ndesh me interesin e shtetit. Ata duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat që u njihen të gjitha grupeve të tjera etnike në Shqipëri. Në të gjitha tekstet me karakter politik, shoqëror, publicistik apo shkencor, gojor apo të shkruar, egjiptianëve do t’u referohet vetëm me emërtimin e tyre shkencor tradicional “egjiptian”, duke ndjekur tërë praktikën e institucioneve ballkanike, si dhe duke përjashtuar çdo emërtim tjetër, si për shembull “evgjit”, “jevg”, “magjyp”, emra të cilët kanë fituar një përbuzje shekullore dhe nuk janë tjetër veçse pasaporta etnike e këtij grupi shoqëror. Ne duam që Shqipëria të ketë sa më shpejt një Kushtetutë, sepse jemi ne ata që po vuajmë me shumë dhimbje jetën e përditshme. Jemi ne ata që duam të vendoset rendi dhe shteti ligjor. Në Kushtetutën shqiptare është e domosdoshme që të ndiejnë përfaqësimin e tyre të gjithë qytetarët e këtij vendi, pavarësisht nga bindjet politike e fetare, prejardhjes racore, etnike, krahinore, etj. Në kapitullin e të drejtave të njeriut, ndoshta duhet të vendoset dispozita: “çdo shtetas të deklarojë lirshëm kombësinë e vet”. Ç’të keqe ka në këtë mes? Dhe duke qenë të njohur të gjithë, detyrimisht do të bëjmë një Shqipëri më të fortë. Kështu i shpëtojmë edhe asimilimit artificial. Jemi njerëz me një potencial kulturor, shpirtëror dhe sigurisht duam dhe atë pavarësinë tonë, për t’i ruajtur këto vlera. Dhe është fat për Shqipërinë që ka në përbërjen e vet kulturën egjiptiane, ashtu siç është fat edhe për ne që Shqipëria s’ka qenë asnjëherë një vend pushtues. Unë këto kisha, faleminderit. Arben Imami: Faleminderit zoti Behar. Zotërinj të Komisionit, keni ndonjë pyetje? Jo. Atëherë, ju faleminderit. E mbyllim këtë seancë të dëgjimit publik. Përfitoj nga rasti, flas dhe në emër të Komisionit, të shpreh mirënjohjen ndaj të gjithë atyre të cilët u përpoqën të japin një kontribut në këtë seancë dhe të jeni të sigurt që çdo kontribut do të vlerësohet e çmohet dhe ne do të bëjmë përpjekje që t’i integrojmë ato, për aq sa do të jetë e mundur, brenda kuadrit politik dhe asaj tradite të punës së deritanishme. Nuk dua të bëj premtime që gjithçka që dëgjuam sot do ta vëmë, sepse përndryshe do të na duhej shpeshherë të vinim në këtë projekt edhe ide që shkojnë kundër njëra- tjetrës. Përfitoj edhe njëherë nga rasti të falënderoj zotin Russell dhe

515 zotin Market për praninë e tyre, prof. Frankenbergun që ka qenë gjithmonë pranë nesh, po ashtu edhe prof. Kadrugalos. Veçanërisht falënderime për QAKAPP-in. Faleminderit. * * *

516 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 29 SHTATOR 1998 (TEMAT E DISKUTIMIT: GJYKATA E LARTË; KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË; PROKURORIA; KOMENTE MBI NENE TË VEÇANTA) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Vladimir Metani, Leontiev Çuçi, Haxhi Aliko, Zamira Çaka, Jonuz Begaj, Spartak Braho (anëtarë), Genc Ruli (pa të drejtë vote). Arben Imami: Në lidhje me Këshillin e Kuvendit, nuk ka më vend për të. Është e njëjta gjë: atë që do të bëjë Këshilli, le ta bëjë Kuvendi. Nuk është nevoja të krijojmë një organizëm të ri vetëm për të vonuar miratimin e legjislacionit; aq më shumë kur Këshillit i hoqëm të drejtat për të emëruar. Kështu që propozojmë të ndryshojë neni 81 357 , si dhe të heqim nenet 86, 87 dhe 88 që janë për Këshillin e Kuvendit. Po t’i kishim lënë ato kompetenca, që u aprovuan edhe në Venecia dhe që ishin, në fakt, propozim i Venecias, atëherë do të kishte kuptim Këshilli i Kuvendit. Por, meqenëse kompetencat emëruese të Këshillit u hoqën, të cilat përbënin, të themi, gjysmën e kompetencave të tij, atëherë duhet hequr i tërë ky organizëm. Deri tani kemi punuar me përkujdesin maksimal dhe unë besoj që dokumenti, që të gjithë bashkë kemi hartuar, ka një nivel shumë të lartë profesional dhe teknik. Megjithatë, ka një grup vërejtjesh që do të përpiqemi t’i përfundojmë shpejt. Janë vërejtje që kanë ardhur nga shoqëria civile, por dhe nga profesionistë, vërejtje të cilat i kemi parë. Gjithashtu, ato janë parë e riparë nga stafi. Prandaj, në lidhje me to të shprehemi shkurtimisht me një ‘Po’ ose ‘Jo’, me qëllim që t’i lemë diskutimet e tepërta ose, më saktë, të mos i hapim diskutimet nga fillimi. Në qoftë se nuk do të ketë konsensus, vërejtjet do të bien. Dakord? Atëherë, në lidhje me Këshillin: a jemi dakord që të bjerë Këshilli i Kuvendit dhe në vend të tij të pranojmë institucionin e miratimit me tri të pestat për ligjet organike? 357 Neni 81/2: “Miratohen me shumicën e kërkuar nga neni 87”. Kjo pasi nenet 86, 87 dhe 88, në lidhje me Këshillin e Kuvendit u hoqën.

517 (zëra nga salla): Dakord. Arben Imami: Vazhdojmë me vërejtjen tjetër. Tek neni 95/(i), në vend të “Departamentit të Sigurimit Kombëtar”, e quajmë “Shërbimi Informativ i Shtetit”, i cili është një emërtim më i përgjithshëm dhe jo konkret. Duke thënë “Shërbimi Informativ i Shtetit” je i lirë t’i vësh këtij institucioni çfarë emri të duash, qoftë “departament”, qoftë “shërbim”, çfarëdo emri të duash. Pra, i vëmë një emër të përgjithshëm, për të qenë i lirë më pas për t’i vënë më pas një emër konkret. Ka vërejtje? Spartak Braho: Jo. Genc Ruli: Meqenëse jemi tek ky nen, kam një gjë të vogël. Tek ligji për arsimin e lartë që është bërë, rektorët i emëron Kryeministri, ndërsa këtu tek germa (j) e nenit 95, rektorët e universiteteve i emëron Presidenti. A do të mbajmë këtë formulë? Arben Imami: Po, do të mbajmë këtë formulë. 358 Vazhdojmë. Neni 99 359 dhe neni 101 360 bashkohen. Bashkohen sepse trajtojnë të njëjtën gjë. A ka vërejtje? (zëra nga salla): Jo, jo. Arben Imami: Një vërejtje 361 tjetër ka të bëjë me nëpunësinë publike dhe atë të administratës shqiptare. Kërkohet t’i jepet asaj garanci 358 Neni 95/(j) u bë: “Presidenti … emëron rektorët e universiteteve me propozim të këshillave të tyre përfaqësuese”. 359 Neni 99: “1. Presidenti i Republikës në fillim të legjislaturës, si dhe në çdo rast ku vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministër, kandidatin e paraqitur nga partia ose nga koalicioni i partive që ka shunmicën e vendeve në Kuvend. 2. Kryeministri brenda 10 ditëve nga emërimi, i paraqet për miratim Kuvendit programin politik të Këshillit të Ministrave, si dhe përbërjen e tij”. 360 Neni 100: “1. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet, Kuvendi zgjedh një Kryeministër të ri brenda 15 ditëve nga miratimi. 2. Në qoftë se zgjedhja nuk bëhet brenda këtij afati, Kuvendi brenda 7 ditëve të ardhshme, bën një zgjedhje të re të Kryeministrit. 3. Në qoftë se i zgjedhuri merr votat e shumicës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Presidenti i Republikës duhet ta emërojë atë brenda 7 ditëve. 4. Kur, kjo shumicë nuk arrihet, Presidenti i Republikës brenda 7 ditëve shpërndan Kuvendin”. 361 Vërejtja ishte në fakt një sugjerim për të shtuar nenin me këtë përmbajtje: “1. Nëpunësit publikë zbatojnë ligjin dhe janë në shërbim të popullit. 2. Nëpunësit në administratën publike caktohen me konkurs, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji. 3. Garancitë e qëndrimit në detyrë dhe trajtimi ligjor i nëpunësve publikë

518 kushtetuese, megjithëse tashmë i është dhënë një garanci ligjore. Tekstin e keni përpara. Çështja është të shprehemi nëse e pranojmë ose jo, pasi nuk është nevoja për shumë diskutime. Jonuz Begaj: Kur bëhet me ligj, përse duhet bërë me Kushtetutë? Arben Imami: Ka disa kushtetuta, si kushtetuta greke ose ndonjë kushtetutë tjetër që e trajton statusin e nëpunësve të administratës. Nuk ka shumë kushtetuta që e trajtojnë këtë, por në një shoqëri si jona që kemi dalë nga regjimi diktatorial, nuk është e paarsyeshme të përfshihen edhe vërejtjet nga shoqëria civile, të cilat synojnë të krijojnë një lloj sigurie për nëpunësit civilë nëpërmjet vendosjes së garancive të ndryshme me qëllim që të mos kemi ndryshime të herëpashershme të stafit të administratës shqiptare. Leontiev Çuçi: Nuk jam kundër, por kam vetëm një merak: mos i lidhim duart duke vënë konkursin për nëpunësinë publik në të gjithë organigramën apo në shumicën e saj? Arben Imami: Është konkurs që e bën Komisioni i Shërbimit Civil. Kristaq Traja: Ky nen është vënë pasi, siç dihet, administrata publike e çdo shteti është shumë e rëndësishme. Ndërkohë, e dimë të gjithë se administrata ka probleme tepër të mëdha dhe do të ketë. Ajo që shërben si garanci këtu, është vendosja e konkursit për marrjen në punë të nëpunësve. Kështu e kanë edhe disa vende. Kjo garanci synon qëndrueshmërinë e administratës dhe shmangien e saj nga lëvizjet herë majtas e herë djathtas, në varësi të forcës politike që do të jetë në pushtet. Një nen të tillë e gjej me vend dhe është një element garancie. Jonuz Begaj: Më fal, dakord jam me zotin Traja, por kam frikë se mos kjo dispozitë kushtetuese degjeneron për shkak se nuk do të zbatohet nga asnjë qeveri. Ne e njohim temperamentin shqiptar… Arben Imami: Nuk do të zbatohet. Unë jam i sigurt se shumë nga ato që kemi shkruar në këtë projekt, nuk do të zbatohen që ditën e parë… Leontiev Çuçi: Unë për vete e jap konsensusin, aq më shumë që kemi edhe një ligj në këtë aspekt. rregullohen me ligj”. (Shënim i red.)

519 Arben Imami: Po ju, zoti Begaj, a jeni dakord të përfshihet kjo dispozitë për nëpunësinë? Jonuz Begaj: Po. Arben Imami: Vazhdojmë, kjo vërejtje pranohet me konsensus. Kalojmë tek një vërejtje tjetër. Tek neni 103, paragrafi 3, fjala “vetëqeverisjes” tek formulimi: “komuna dhe bashkia janë njësi bazë të vetëqeverisjes lokale”, bëhet “qeverisjes”. Një vërejtje tjetër: pas nenit 128/1 362 , sugjerohet të shtohet një paragraf i dytë, pra 128/2, me këtë përmbajtje: “Njëri nga anëtarët zgjidhet Kryetar, sipas procedurës së parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni”. Kjo bëhet për dy arsye: së pari, për të treguar se edhe Kryetari zgjidhet nga parlamenti, sikurse zgjidhet edhe sot; dhe, së dyti, për të nxjerrë në pah se Kryetari i Gjykatës nuk ka ndonjë privilegj të veçantë në gjykim, por është i parë midis të barabartëve. Ka vërejtje? Jo. Kalon. Tek paragrafi i dytë, në të cilin parashikohet se: “Kryetari dhe anëtarët qëndrojnë në detyrë për shtatë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje”, fjala “rizgjedhjeje” bëhet “riemërimi”, meqenëse në paragrafin e parë përcaktohet se anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti dhe nuk zgjidhen prej këtij, ndërsa Kuvendi jep pëlqimin për kandidatin e emëruar. Për nenin 138/1, ka bërë një vërejtje të mençur zoti Avni Shehu, Kryetari i Gjykatës së Kasacionit, i cili thotë: “Në qoftë se gjyqtarët do të emërohen me dekret të Presidentit, atëherë normalisht Presidenti nuk ka përse të jetë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Eksperienca jonë ka qenë: më parë, Presidenti dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë kanë vendosur pa procedura në lidhje me emërimet, masat disiplinore dhe shkarkimet, ndërsa aktualisht janë vendosur disa procedura, sipas të cilave votimi në Këshill bëhet i fshehtë. Jo rrallë ka ndodhur që Presidenti të jetë në minorancë në lidhje me marrjen e një vendimi të caktuar. Kjo nuk ka kuptim. Kjo e kthen Presidentin në një anëtar të thjeshtë. Atëherë, fillimisht menduam ta lëmë kryetar, të themi, gati honorifik, dhe detyrën e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë t’ia delegojë dikujt tjetër. Presidentit t’i mbetej vetëm nxjerrja e dekretit. Vërejtja e zoti Shehu, kam përshtypjen, se është një vërejtje me mend dhe e bazuar: Këshilli i Lartë i Drejtësisë të mbetet më vete, me 362 Neni 128/1: “Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”.

520 funksionin që t’i bëjë propozime Presidentit, ndërsa ky i fundit, mbi bazën e këtyre propozimeve, të bëjë emërimin e gjyqtarëve. Sigurisht, ai edhe mund të refuzojë një propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Po të veprojmë në këtë mënyrë do të mbetemi pa Kryetar, ose Kryetar do të mbetet Ministri i Drejtësisë. Prandaj, propozoj që Ministri i Drejtësisë të jetë Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhe, me këtë rast, të ndryshohet e plotësohet paragrafi i tretë i nenit 138 363 . Genc Ruli: Kjo është pak e vështirë për t’u ndrequr kaq lehtë. Duket sikur mekanizmi funksionon më mirë, por të mos harrojmë që është një nga atributet më normale të presidentëve në republikat parlamentare të jenë kryetarë të Këshillit të Drejtësisë. Arben Imami: Në variantin tonë, Presidentit i jepet një kompetencë më e fuqishme. Si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai ka thjesht një votë, ndërsa sipas këtij varianti atij është dhënë e drejta e emërimit. Perikli Zaharia: Në fakt, unë personalisht jam kundër kësaj zgjidhjeje, kësaj formule. Për mendimin tim, nisur edhe nga vërejtjet që ka bërë prej kohësh Këshilli i Evropës në lidhje me përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti nuk ka pse të jetë Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nga ana tjetër, në asnjë rast nuk mund të jetë Ministri i Drejtësisë Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë! Të mos harrojmë që Ministri është përfaqësues i ekzekutivit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një organizëm që i përket gjyqësorit dhe bën politikën e gjyqësorit. Ministri i Drejtësisë, në mënyrë të sforcuar, është pranuar të bëjë pjesë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ekspertët e Këshillit të Evropës mendojnë që, edhe kur Ministri i Drejtësisë merr pjesë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ai nuk duhet të ketë të drejtë vote; ai mund të bëjë vetëm propozimet, për të cilat, në fund të fundit, do të vendosë vetë gjyqësori. Megjithatë, kjo nuk është pranuar në terrenin shqiptar, dhe ministri ka të drejtën e votës dhe atë të propozimit. Por tani situata ka ndryshuar; të mos harrojmë që kemi një 363 Neni 138/3: “Këshilli i Lartë i Drejtësisë me propozim të Presidentit zgjedh nga radhët e tij një zëvendëskryetar. Zëvendëskryetari organizon veprimtarinë e Këshilit të Lartë të Drejtësisë, si dhe kryeson mbledhjet e këtij në mungesë të Presidentit të Republikës”.

521 ligj, sipas të cilit vetë gjyqësori administron buxhetin e gjyqësorit. Pra, një pjesë e aktivitetit të Ministrisë së Drejtësisë, i ka kaluar gjyqësorit, i cili ka një zyrë që merret me administrimin e buxhetit të gjyqësorit. Pra, Ministrit të Drejtësisë i ka ikur, si të thuash, kuleta e gjyqësorit nga duart. Tendenca është që gjyqësori ta vetëadministrojë buxhetin, por jo vetëm buxhetin, edhe problemet e tjera. Kështu që mua nuk më duket e arsyeshme që Ministri i Drejtësisë të jetë në krye të një dege tjetër pushteti. Në qoftë se, për një arsye apo për një tjetër, do të pranohet të kemi një Këshill të Lartë Drejtësie, meqenëse jemi në Shqipëri, dhe jo në Amerikë, dhe ku sapo është vendosur një regjim i demokracisë parlamentare, nuk duhet në asnjë mënyrë të pranohet që Ministri i Drejtësisë të jetë Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në rastin tjetër, në qoftë se Presidenti sipas formulës së parë vërtet nuk shkonte të ishte Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe për këtë arsye, duhet të hiqet, atëherë mund të zbatohet një nga modelet e tjera. Kështu, për shembull, Kryetar i Këshillit mund të jetë edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë. Por këtu na del një problem. Është fjala për gjyqtarët që shkarkohen ose ndëshkohen me masa disiplinore nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe që ankohen kundër shkarkimit ose masave disiplinore në Gjykatë të Lartë. Kryetari i Gjykatës së Lartë, kur voton në Këshill të Lartë të Drejtësisë për marrjen e një mase të caktuar, në fakt e ka paragjykuar çështjen dhe mund të themi se komprometohet deri diku pozita e tij si Kryetar i Gjykatës së Lartë kur të shqyrton ankimin në Gjykatën e Lartë. Por edhe për këto raste ka zgjidhje. Ka formula të tilla, si për shembull, Kryetari vetëm sa e kryeson Këshillin e Lartë të Drejtësisë, por votën e tij e jep në Gjykatën e Lartë. Në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, të mos emërohet nga Presidenti me pëlqimin e Kuvendit, sepse në këtë mënyrë ai bëhet i fuqishëm në raport me anëtarët e tjerë të Gjykatës, por të zgjidhet nga rrjeti i gjyqtarëve. Mirë do të ishte me rotacion, brenda një periudhe kohe të caktuar. Në këtë mënyrë do të zbutej fuqia e Kryetarit, vetëm në këtë mënyrë gjyqësori do të konceptohej si një trupë, pa “njëshin”, siç e ka ekzekutivi. Arben Imami: E kapërcyem atë. Perikli Zaharia: I zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve me rotacion, roli i Kryetarit zbutet, prandaj nuk mund të konsiderohet se i jepet ndonjë

522 fuqi e madhe duke i dhënë kompetencën e kryesimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Arben Imami: Atëherë? Perikli Zaharia: Atëherë, unë mendoj që në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është mirë të jetë Kryetari i Gjykatës së Lartë. Arben Imami: Zoti Traja. Kristaq Traja: Kur është bërë ndryshimi i përbërjes dhe funksioneve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kemi pasur parasysh disa momente: Presidenti, kur miraton ose refuzon një vendim (propozim) të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, shkëputet nga ky Këshill, nuk është pjesë e tij. Kur ka shkaqe të motivuara, Presidenti mund edhe ta refuzojë një propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Qenia e Ministrit të Drejtësisë, si një moment tjetër, Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nuk i jep atij ndonjë kompetencë vendimore. Jam dakord me gjykimin që ministri është pjesë e ekzekutivit, por fjala është tek mënyra sesa ai mund të ndikojë tek vendimmarrja e Këshillit të Lartë. Ky është një këshill seleksionues: vendos për kandidaturat që do t’i përcjellë Presidentit. Në qoftë se do të ishte Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në pamje të parë, nuk duket se ka ndonjë gjë, por, ndërkohë, menjëherë do të gjendeshim përpara papajtueshmërisë dhe rrezikut që ngrihet në kushtet reale: i njëjti person që kryeson Këshillin, i duhet të vendosë edhe si anëtar në Gjykatën e Lartë. Kjo është shumë delikate. Ta zgjedhim Kryetarin nga gjiri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nuk më duket ide e pabazuar. Të gjitha këto ide kërkojnë vlerësim, nuk është se përjashtojnë njëra- tjetrën. Po të marrim variantin që Ministri i Drejtësisë të hiqej fare nga Këshilli i Lartë, mund të gjendeshim të ekspozuar ndaj rrezikut të shkëputjes totale të sistemit gjyqësor nga politika e përgjithshme e shtetit. Ne rrojmë në një situatë të vështirë; ne vërtet nuk bëjmë një kushtetutë vetëm për sot. Një gjë duhet ta kemi të qartë, që sistemi gjyqësor nuk duhet kuptuar si një sferë që qëndron jashtë strukturës shtetërore. Ministri i Drejtësisë nuk përbën ndonjë rrezik real për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në kuptimin se mund të marrë vetë Ministri vendime, se mund të përçojë vetë politikë negative në Këshill, etj., pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga shumë

523 anëtarë. Pavarësisht nëse ministrit do t’i jepet ose jo e drejta e votës në Këshill, por dikush duhet ta mbledhë këtë Këshill, dikush duhet të bëjë punë organizative, sepse nuk është vetëm një funksion që Këshilli do të kryejë – ai i emërimit, shkarkimit dhe i marrjes së masave disiplinore. Janë edhe një varg veprimtarish të tjera që duhen përmbushur, si ai i edukimit profesional, i përpunimit të informacionit, etj. Arben Imami: Atëherë, në fakt është një çështje për t’u vlerësuar, sepse nuk ka në fakt një zgjidhje e cila të jetë përfundimtare. Unë për një gjë dua të tërheq vëmendjen tuaj, për një plagë, për një problem të pazgjidhur ende prej këtij Komisioni: është fjala për prokurorinë. Fakti është që një prokurori, e cila nuk ka asnjë lidhje me ekzekutivin, është e papërgjegjshme dhe mund të çojë vendin në një krizë si kjo që kaluam. 364 Dua t’ju kujtoj se në shtetet parlamentare nuk ka një ndarje të pastër dhe përfundimtare ndërmjet pushteteve. Përkundrazi, flitet për balanca dhe kundërbalanca, ku njëra palë mund të ndikojë tek tjetra, dhe anasjelltas. Mund të mbajmë variantin që propozohet, ose variantin që kemi. Spartak Braho: Unë personalisht jam për variantin që kemi. Zamira Çaka: Edhe unë. Arben Imami: Dakord, në rregull. Spartak Braho: Ndoshta ka vend për t’u diskutuar vota e Presidentit; mundet që Presidenti të jetë moderator e kryesues i mbledhjes, pa u komprometuar me votën. Arben Imami: Qartë, është çështje që rregullohet më pas me ligj. Atëherë, neni 138 mbetet siç është, vetëm se i shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos për emërimin, shkarkimin, masat disiplinore dhe transferimin e gjyqtarëve”. Vazhdojmë tek vërejtja tjetër në lidhje me nenin 139/3: “Në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët i nënshtrohen Kushtetutës dhe 364 Në fund të gushtit të vitit 1998, Prokuroria urdhëroi arrestimin e gjashtë personave ish-funksionarë të lartë në kohën kur ishte në pushtet Partia Demokratike. Këto arrestime u paraprinë një vargu ngjarjesh, të cilat kulmuan me vrasjen e deputetit Azem Hajdarit në mes të shtatorit të po atij viti. Më pas, të gjashtë të arrestuarit u liruan dhe askush nuk përfundoi në burg i dënuar me vendim gjyqësor. (Shënim i red.)

524 ligjeve”. Këtu kemi hequr urdhrat dhe udhëzimet e Prokurorit të Përgjithshëm. 365 Sabri Godo: Më falni, por po i kthehem edhe një herë formulimit të nenit 128, në të cilin thuhet: “Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për shtatë vjet, pa të drejtë riemërimi”. Nuk më duket e drejtë që anëtarët e Gjykatës së Lartë t’i heqësh nga detyra tamam kur ata kanë fituar eksperiencë, si dhe, të themi, janë bërë zanatçinj të mirë. Përse duhet kjo “pa të drejtë riemërimi”? Arben Imami: E kemi diskutuar gjerë e gjatë këtë çështje. Madje përpara se të shkonim në Romë, për takimin me Komisionin e Venecias, ne e kishim “me të drejtë riemërimi”. Atje na sugjeruan me këmbëngulje për të kundërtën. Sabri Godo: Në Venecia të tërë ishin mbi 70 vjeç! Gjithsesi, ju kërkoj ndjesë që i rikthehem kësaj çështjeje, por nuk më duket e drejtë që nuk i japim të drejtë riemërimi anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Arben Imami: Komisioni i Venecias ishte unanimisht kundër rizgjedhjes, prandaj argumentet nuk vlejnë më. Për këtë çështje nuk kemi menduar më pas. Sabri Godo: Po ja, ta mendojmë tani! Mua më duket se tamam kur një gjyqtar bëhet profesionist, ne i themi “shko në shtëpi”! Pse? Me sa shoh këtu, të gjithë kanë të drejtë të zgjidhen nga një herë, si për shembull, Presidenti i Republikës. Ndërsa anëtarit të Gjykatës së Lartë, pasi plotëson mandatin e parë, i themi “ik në shtëpi”! Cilat janë arsyet për të vepruar në këtë mënyrë sipas Komisionit të Venecias? Krenar Loloçi: Në Venecia u dhanë dy alternativa për afatin e mandatit të gjyqtarit të lartë: ose një mandat 7-vjeçar, ose mandati do të jetë i përjetshëm. E drejta e rizgjedhjes ose riemërimit e bën gjyqtarin e lartë servil të politikës, veçanërisht në dy-tre vjetët e fundit të mandatit përpara se të rizgjidhet ose të riemërohet. Ky është një ndryshim parimor me të drejtën e rizgjedhjes së Presidentit, apo, ta zëmë, të anëtarëve të qeverisë, sepse ata janë pjesë e politikës, ndërsa rizgjedhja e gjyqtarëve nga Kuvendi do t’i bënte ata pjesë të politikës. 365 Neni 139, pika 3, po aty: “Në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët i nënshtrohen vetëm ligjit si dhe urdhrave e udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm”.

525 Në këto kushte, ekspertët e Venecias përjashtuan në mënyrë absolute rizgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe sugjeruan si zgjidhje ose njërën ose tjetrën alternativë që thashë më lart. Variant të mesëm nuk ka. Perikli Zaharia: Unë dua t’ju kujtoj një gjë: nuk po bëjmë një Kushtetutë për një dekadë. Duke vendosur një dispozitë të tillë, nuk duhet të harrojmë që ne po i presim rrugën një eksperience që mund të jetë fituar nga një bërthamë, e cila vërtet e meriton të jetë në krye të gjyqësorit. Duke pasur pikërisht këtë pengesë, mandat shtatëvjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje, kjo do të thotë, që një grup gjyqtarësh që mund të kenë fituar një eksperiencë dhe mund të jenë të aftë të gjykojnë, sigurisht kur plotësojnë edhe kriteret e tjera, si: të jenë të ndershëm, të paanshëm, etj., të mos kenë mundësi të themelojnë e të krijojnë traditën e një gjyqësori vërtet bashkëkohor. Me një dispozitë të tillë, ne ia heqim një mundësi të tillë këtij vendi. Prandaj do të thosha që nuk do të ishte e saktë të parashikohej mundësia e rinovimit të mandatit. Nga biseda që kemi bërë me ekspertë të huaj – unë po i referohem këtu konkretisht bisedës me prof. Tsatsos – mendimi i tyre ishte totalisht i kundërt me qëndrimin që po mbahet në projekt. Prof. Tsatsos u shpreh se e njihte situatën në Shqipëri dhe, nga ana tjetër, e dinte se çdo të thoshte pushtet gjyqësor. Më tej, ai tha se nuk do të ishte e përshtatshme për Shqipërinë të kishte gjyqtarë të përjetshëm. Por, ai shtoi se, i duhet lënë një mundësi gjyqtarit, pasi e ve në provë, që të rizgjidhet. Sigurisht, këtë mundësi do t’ia japësh pikërisht atyre personave që kanë treguar integritet e profesionalizëm të lartë, që e kanë justifikuar qëndrimin në detyrë dhe, për pasojë, e meritojnë të rizgjidhen ose të jenë të përjetshëm pas emërimit të parë. Kjo do të ishte një zgjidhje shumë e mirë. Unë nuk e di nëse mund të gjendet një formulë e tillë në vende të tjera: mandat shtatëvjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje. Zakonisht, pas mandatit të parë, gjyqtari ose rizgjidhet edhe për një mandat tjetër, ose zgjidhet përjetësisht. Leontiev Çuçi: Rasti ynë të duket unikal? Perikli Zaharia: Personalisht, më duket rast unikal. Në qoftë se ka ndonjë rast tjetër, të na thuhet; të paktën ta dimë. Unë nuk i dal në mbrojtje anëtarëve të Gjykatës së sotme, por rasti që është paraqitur

526 më duket se nuk përshtatet me atë mendim që kemi ne për Kushtetutën e ardhshme. Vladimir Metani: Si e ka Kushtetuta italiane? Perikli Zaharia: Mesa di unë, Kushtetuta italiane e ka të përjetshëm mandatin e gjyqtarëve të lartë. Kështu e ka Amerika, kështu e kanë edhe shumë vende të botës. Praktikisht, çështja është të gjejmë një zgjidhje për Shqipërinë, sepse e dimë që gjyqësorin e kemi të dobët. Megjithatë, mosrizgjedhja ose mosriemërimi, më duken një kufizim i rrezikshëm! Theodhori Sollaku: Bashkohem me mendimin e kolegut, madje dua të shtoj edhe disa argumente të tjerë. Zgjedhja e gjyqtarëve vetëm një herë për shtatë vjet ka dy momente, të cilat unë i vlerësoj si negative: e para, pas shtatë vjetësh do të na duhet të gjejmë 13 ose 15 gjyqtarë të tjerë të të njëjtit nivel, gjë që nuk është aq e lehtë. Për këto shtatë vjet, së dyti, anëtari i Gjykatës së Lartë, vërtet mund mos i shërbejë politikës, por mund t’i shërbejë xhepit: “për shtatë vjet jam unë” – mendon ai – “prandaj duhet të punoj për xhepin tim”. Së treti, përse i trembemi të drejtës së rizgjedhjes ose të qenurit të përjetshëm, po ta llogaritësh se në Gjykatën e Kasacionit emërohen zakonisht persona që janë mbi 50 vjeç? Dy mandate shtatëvjeçare bëjnë katërmbëdhjetë, domethënë në fund të karrierës ai është 65 vjeç. Atëherë, përse të mos jetë i përjetshëm kur ai edhe për katër-pesë vjet mbush moshën e pensionit, pra bëhet 70 vjeç? Ndërkohë, shtatëvjeçari i parë me të drejtë rizgjedhjeje, i bën të gjithë parlamentarët më të ndërgjegjshëm për të seleksionuar e pastruar radhët e gjyqtarëve. Leontiev Çuçi: Mosha e pensionit është caktuar 65 vjeç! Theodhori Sollaku: Aq më mirë atëherë. Kjo nuk vjen ndesh me arsyetimin tim. Sabri Godo: E keqja më e madhe është heqja e një trupe të tërë, brenda së cilës mund të ketë njerëz që përbëjnë shtyllën e atij organi. Nuk e kuptoj se çfarë e keqe do të na vinte në qoftë se do t’ua njihnim anëtarëve të Gjykatës së Lartë të drejtën për t’u riemëruar? Theodhori Sollaku: Nuk ka rëndësi nëse është fjala që riemërimi të ishte i përjetshëm ose për një kohë të përcaktuar?

527 Sabri Godo: Jo, të përjetshëm. Ne nuk kemi shkuar akoma tek ajo pikë. Sigurisht, parlamenti ose Presidenti nuk është i detyruar ta rizgjedhë ose ta riemërojë. Theodhori Sollaku: Pas shtatë vjetësh, parlamenti është në gjendje të gjykojë, pasi vendimet e Gjykatës do të botohen dhe për to do të jepen edhe opinione. Spartak Braho: Unë personalisht mbështes zotin Godo. Arben Imami: Unë personalisht e kisha mbështetur zoti Sabri kur e shkruam variantin e parë. Të gjitha këto ide i mbështetëm. Këto nuk janë ide të reja për mua, bile unë kam qenë në favor. Por Venecia nuk e mbështeti këtë variant. Nuk dëshiroj të sjell përsëri këtu argumentet që ka dhënë Komisioni i Venecias, pasi kemi folur gjerë e gjatë për këtë temë. Besoj se edhe zoti Godo e mban mend. Në Romë është diskutuar gjerësisht për këtë çështje, dhe, unanimisht, u dhanë dy rrugë alternative, duke mos lënë asnjë shteg për ndonjë mundësi të mesme: ose gjyqtarë të përjetshëm që në zgjedhjen e parë, ose një mandat i vetëm me kohë të caktuar. Tani, vendosni si të doni, unë nuk kam ndonjë gjë kundër argumenteve që u thanë më sipër. Sabri Godo: Kam një pyetje: në qoftë se vendosim të njohim të drejtën e rizgjedhjes, a bëjmë ndonjë shkelje flagrante, a i kundërvihemi Komisionit të Venecias? Arben Imami: Përgjigja është po. Dua të them se unë nuk kam ndonjë interes personal në favor të njërit ose tjetrit variant. Sabri Godo: Asnjeri nuk ka; është vetëm çështje gjykimi. Arben Imami: Për mua nuk është më çështje gjykimi, se ne të gjitha argumentet pro dhe kundër i kemi dhënë në takimin e Romës. Sabri Godo: Nuk është puna se e kemi thënë një gjë fillimisht dhe duhet të fiksohemi pas asaj. Nga diskutimi mund të lindin ide të reja dhe në shesh mbetet ajo që është më e mira. Argumenti më i fortë në favor të së drejtës së rizgjedhjes mua më duket ky: ku do të gjesh, sidomos në Shqipëri ku ka mungesë gjyqtarësh të nivelit të lartë, 13 a 15 gjyqtarë të tjerë e t’i vësh në Gjykatë të Lartë? Në Venecia shko për ndonjë gjë që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, por, për sa i përket

528 çështjeve të tjera, mund të bësh edhe siç di vetë. Ekspertët e Venecias nuk është se të imponohen në mënyrë absolute! Arben Imami: Argumenti bazë i tyre është që një gjykatë, e cila do të rizgjidhet nga një trupë politike, fillon e merr konfiguracione politike dhe i zgjidh çështjet politikisht. Kjo e dëmton këtë gjykatë; ky është thelbi. Më mirë – mendojnë ata – të jetë një gjykatë që të ketë një nivel profesional pak më të ulët, sesa të bëhet flamur politik që të valëvitet majtas- djathtas, sipas ndryshimeve politike. Ky ka qenë thelbi i sugjerimeve të tyre. Sabri Godo: Po të ketë nivel gjyqtari, ka më shumë shanse të rrijë jashtë politikës. A mund të shohim sesi janë të pozicionuar të gjithë anëtarët e tjerë të pranishëm të Komisionit tonë? Arben Imami: Mbas shtatë vjetësh në Shqipëri do të ketë juristë të shkëlqyeshëm, jam i sigurt. Për shtatë vjet u bë gjithë kjo klasë politike në Shqipëri. Edhe një herë: Komisioni i Venecias, unanimisht, ishte i mendimit për një mandat të vetëm pa ripërtëritje të tij. Bile stafi shpiku edhe një version të veçantë: pas shtatë vjetësh, kush vërtetohet se është i aftë, të marrë emërim të përjetshëm. Kjo ishte një përpjekje për kompromis. As kjo nuk u pranua. Ekspertët e Venecias argumentuan se gjyqtari që do të dojë të zgjidhet përjetësisht, do të punojë gjatë atyre shtatë vjetëve në favor të asaj mazhorance politike që do ta zgjidhte atë përjetësisht. Kjo ka qenë arsyeja që kur erdhëm nga Roma, në fillim të korrikut, diskutuam dhe bëmë ndryshimet përkatëse tek gjyqësori. Genc Ruli: Problemi i vënies në provë për shtatë vjet ka të bëjë më shumë me aspektin e korruptimit sesa me presionin apo ndikimin politik. Në këtë pikëpamje, nuk është parlamenti ai që do të vulosë, me të drejtën e zgjedhjes së tij, nëse një gjyqtar që do të rizgjidhet është i ndershëm apo jo. Parlamenti mund të zgjedhë dhe një gjyqtar hajdut, mund të zgjedhë dhe një gjyqtar të ndershëm, kjo është më shumë rastësi; kjo bëhet më shumë me opinion. Prandaj, më mirë ta lemë “me të drejtë rizgjedhjeje”. Sabri Godo: Ka njeri që është kundër “të drejtës së rizgjedhjes”? Arben Imami: Unë.

529 Leontiev Çuçi: Edhe unë. Jonuz Begaj: Nuk ka konsensus. Arben Imami: Çdo propozim që bëjmë, kërkon konsensus. Sabri Godo: Si e lamë përfundimisht? Arben Imami: Mbeti e pavendosur. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Vazhdojmë tek 139/3. Pra, janë hequr fjalët “urdhrave dhe udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm”, për shkak se tek pika 2 366 thuhet se Prokuroria funksionon si një organ i centralizuar, prandaj do të ishte përsëritje të theksonim se prokurorët i nënshtrohen urdhrave dhe udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm. Ka kundër? Jo. Vazhdojmë, tek 140/2, ku flitet për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, hiqet fjala “Këshillit të Kuvendit”, pasi ky organ është hequr fare nga teksti i projektit. Tek neni 143/1 367 , pas fjalëve “të nenit 142”, shtohen edhe fjalët “si dhe sipas paragrafit 6 të nenit 178”. Pra: “Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetueshmërinë e çështjeve të shtruara për referendum sipas paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 141 dhe paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 142, si dhe sipas paragrafit 6 të nenit 178, brenda 60 ditëve”. Në këtë mënyrë, zgjidhet përfundimisht edhe çështja që i njëjti referendum kushtetues nuk mund të përsëritet brenda tre vjetëve nga dita e zhvillimit të tij. Ka kundër? Jo. Pranohet. Nga vërejtjet që ishin paraqitur për Komisionin e Zgjedhjeve, ne morëm vetëm elementin rotacion. Tek neni 145, shtohet një paragraf i dytë me këtë përmbajtje: “Përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përtërihet çdo tre vjet, sipas procedurës së përcaktuar me ligj”. Leontiev Çuçi: Mos na krijon ndonjë ngatërresë, meqenëse Komisioni i Zgjedhjeve zgjidhet për shtatë vjet, ndërkohë përtëritja do të bëhet çdo tre vjet? 366 Neni 139, pika 2, po aty: “Prokurorët janë të organizuar dhe funksionjnë pranë sistemit gjyqësor si një organ i centralizuar”. 367 Neni 143, pika 1, po aty: “Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht çështjen e shtruar për referendum sipas paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 141 dhe paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 142, për kushtetueshmërinë e të cilave vendos brenda 60 ditëve”.

530 Arben Imami: Do të gjendet formula me ligj. Ligji do të përcaktojë sesi do të bëhet ripërtëritja. Vazhdojmë tek neni 146 368 . Pas fjalëve: “taksat, tatimet dhe detyrimet financiare”, shtohen fjalët “kombëtare dhe lokale”. Leontiev Çuçi: Pse duhet ta shtojmë këtë? Genc Ruli: Fjala “financiare” nuk shkon. Sabri Godo: A nuk mund të zëvendësohet fjala “kombëtare” me fjalën “të përgjithshme”, pra, “taksa të përgjithshme”? Leontiev Çuçi: Kur thua “taksat dhe tatimet”, ato i ke si nacionale, ashtu dhe lokale. Të dyja i ke. Arben Imami: Mund të ngrihet ndonjë dyshim në lidhje me vendosjen e taksave lokale. Edhe taksat lokale vendosen vetëm me ligj. Asnjë qytetar nuk mund të taksohet pa ligj. Leontiev Çuçi: Jo, jo, unë nisem nga logjika juridike. Kur thua “taksat dhe tatimet” dhe nuk i specifikon… Arben Imami: Normalisht i përfshin të gjitha. Megjithatë, është kërkuar që të jemi eksplicitë në këtë pikë, ashtu sikurse ka edhe një kërkesë tjetër për të shtuar në këtë nen. Tek neni 146, në mos gaboj, shtohen edhe fjalët “edhe mënyra e mbledhjes së tyre”. Engjëll Dakli nguli këmbë që edhe mënyra e mbledhjes së taksave të përcaktohet me ligj, në mënyrë që një ministër financash, të mos i thotë ‘x – personi’ të mbledhë sot taksën, ndërsa nesër t’i thotë dikujt tjetër. Leontiev Çuçi: Caktimi i agjentit fiskal bëhet edhe nga ekzekutivi. Sigurisht, bëhet me ligj, por e cakton edhe ekzekutivi. Mënyra e mbledhjes bëhet nga agjentët fiskalë. Arben Imami: Atëherë, a do të shtojmë fjalët “lokal dhe kombëtar”? Leontiev Çuçi: Nuk humbet gjë, shtoje. 368 Neni 146: “Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare kombëtare dhe lokale, mënyra e mbledhjes së tyre, si dhe lehtësimi ose përjashtimi i kategorive të caktuara të taksapaguesve prej tyre dhe vendosen me ligj. Në këto raste, ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”.

531 Sabri Godo: A prish ndonjë punë të themi “të përgjithshme” në vend të “kombëtare”? Ose taksa “shtetërore”? Krenar Loloçi: Fjala “kombëtare” ka hyrë prej kushedi sa kohësh: pronë kombëtare, etj. Arben Imami: E mbajmë “kombëtare” deri sa të gjejmë një fjalë më të përshtatshme. Genc Ruli: Për profesionistët është term mëse i qartë. Arben Imami: Nëse nuk ka vërejtje, kalojmë tek neni 152 369 që bën fjalë për Bankën. Genc Ruli: Tek ky nen duhet parë fjala “Bord”. Nuk ka për t’u quajtur ndonjë herë ‘bord’, sa kohë që ligji e ka ndryshe. Ata që kërkuan ndryshimin e emrit të “Bordit” kishin të drejtë. Ata e quajnë “Këshill Mbikëqyrës” dhe kështu quhet në pjesën më të madhe të legjislacionit. Pse të mos e quajmë “Këshill Mbikëqyrës”? Krenar Loloçi: Atëherë, ta quajmë vetëm “Këshill”. Genc Ruli: Përse jo “Këshill Mbikëqyrës”? Arben Imami: Emërtimin konkret le ta vendosin ata vetë, ne caktojmë një emërtim të përgjithshëm. Pra, e quajmë “Këshill”, jo “Këshill Mbikëqyrës”. Gjithashtu, lidhësen “si dhe” e bëjmë “e”, me qëllim që funksionet që përcaktohen në fjalinë e dytë të nenit 152/1 të jenë të barasvlershme për nga rëndësia. Jemi dakord? Po. Kalojmë tek neni 158/1 370 , që flet për ushtarakët e shërbimit aktiv. Leontiev Çuçi: Mos duhet të shtojmë pas fjalës “detyra” fjalën “shtetërore”? Apo fjalën “publike”? Arben Imami: Nuk jam i sigurt nëse duhet përmendur fjala “publike”. Një nga pyetjet që na bënë në Vlorë, për shembull, ishte 369 Neni 152: “1. Banka Qëndrore e shtetit është Banka e Shqipërisë. Ajo ka të drejtën ekskluzive të nxjerrejes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, si dhe të zbatimit të pavarur të politikës monetare. 2. Banka e Shqipërisë drejtohet nga Bordi i saj, si dhe nga Guvernatori, i cili zgjidhet për një periudhë për 5 vjet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës”. 370 Neni 158, pika 1: “Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike”.

532 nëse kryetari i këshillit të prindërve të shkollës është një detyrë publike apo jo. Krenar Loloçi: Detyrë publike është, për shembull, edhe detyra e drejtuesit të një OJQ-je. Megjithatë, po të jetë veprimtari nuk mund të ushtrohet nga ushtarakët e shërbimit aktiv, për arsye papajtueshmërie. Arben Imami: Vazhdojmë me vërejtjen tjetër, në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas nenit 163/2, “Në rast se vendoset një gjendje e jashtëzakonshme, ndërhyrja e Forcave të Armatosura mund të urdhërohet vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje për të rivendosur rendin”. Por se kush e urdhëron ndërhyrjen e Forcave të Armatosura, nuk e kishim thënë. Për të plotësuar këtë boshllëk, i njëjti paragraf ndryshohet si vijon: “Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërhyrja e Forcave të Armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje për të rivendosur rendin”. Këtë atribut ia japim Kuvendit të vendosë për këto çështje, i cili shpall edhe gjendjen e jashtëzakonshme. Ka vërejtje? Leontiev Çuçi: Jo. Arben Imami: Tek nenet 171 dhe 173, kemi thënë vetëm fjalën “gjyqtar”, por për sqarim duhet thënë, “gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”. Pikat 5 dhe 6 të nenit 178 371 janë të paqarta. Nuk del e qartë që një e pesta e anëtarëve të Kuvendit detyron mbajtjen e referendumit, ashtu sikurse nuk del e qartë që Kuvendi mund ta delegojë këtë të drejtë (rishikimin e Kushtetutës), vetëm duke votuar me dy të tretat, jo me një votim të thjeshtë. Për këtë arsye, është formuluar si vijon: “Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Në këtë mënyrë, bëhet detyrim mbajtja e referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e anëtarëve të Kuvendit. Sabri Godo: Në rregull. 371 Pikat 5 dhe 6 të nenit 178: “5. Një e pesta e anëtarëve të Kuvendit ka të drejtë ta shtrojë në referendum amendamentin e miratuar. 6. Kuvendi mund të vendosë rishikimin e Kushtetutës në referendum me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend”.

533 Arben Imami: Ndërsa fjalia tjetër bëhet: “Kuvendi mund të vendosë me dy të tretat e gjithë anëtarëve të tij që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum”. Pra, Kuvendi nuk i shqyrton vetë, por i kalon drejtpërdrejt në referendum për ratifikim. Është një sqarim e qartësim më i mirë i asaj që ka qenë. Jemi dakord? Ka vërejtje? Jo. Kalojmë tek neni 179/1 372 . Në këtë paragraf, hiqet fjala “atëherë”. Kalojmë tek vërejtjet shtesë. E fillojmë edhe një herë projektin nga e para. Neni 2/2 373 bëhet: “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”. Ndërrojnë vendet fjalët “drejtpërsëdrejti” me “përfaqësuesve”. Nëpërmjet përfaqësuesve të tij është forma më e zakonshme e ushtrimit të sovranitetit, prandaj duhet të thuhet e para. Jemi dakord? (zëra): Po, dakord. Arben Imami: Tek paragrafi 6 i nenit 10 374 sugjerohet të kufizohet pavarësia e komuniteteve fetare për administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre “për sa nuk cënohen interesat e të tretëve”. Kjo ka qenë e qartë. Megjithatë, ne jemi të interesuar që një pjesë të vërejtjeve që nuk dëmtojnë Projektkushtetutën dhe që vijnë nga shoqëria civile, t’i përfshijmë në tekstin e saj. Dakord? (zëra): Dakord. Arben Imami: Kalojmë tek vërejtja për plotësimin e nenit për qeverisjen lokale. Vërejtja është plotësuar, ndoshta me shumë zor është gjetur mënyra e shprehjes së formulës. Asnjë nga kushtetutat e tjera nuk e ka. Neni 13 375 është riformuluar në këtë mënyrë: “Qeverisja lokale në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizimit të pushtetit publik dhe ushtrohet sipas 372 Neni 179, pika 1: “Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen deri atëherë sa nuk janë shfuqizuar”. 373 Neni 2, pika 2: “Populli e ushtron sovranitetin drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet përfaqësuesve të tij”. 374 Neni 10, pika 6: “Komunitetet fetare janë persona juridikë. Ata kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre”. 375 Neni 13: “Qeverisja lokale në Republikën e Shqipërisë ushtrohet sipas parimit të decentralizmit të pushtetit publik”.

534 parimit të autonomisë lokale”. Kalojmë tek neni 27, për t’iu kthyer diskutimit të vjetër për alkoolistin, toksikomanin dhe endacakun. Sabri Godo: Vërejtja për këta është bërë nga shumë subjekte. Arben Imami: Sidomos për endacakun. Në fakt, këtu nuk bëhet fjalë për t’i burgosur këta. Të gjithë ata që kanë bërë vërejte kanë pasur frikë se mos, në bazë të këtij formulimi, këta mund të burgoseshin. Në fakt, këtu është fjala për një kufizim të lirisë. Sabri Godo: Ka të drejtën e tij ai të jetë endacak. Arben Imami: Qartë. A jemi dakord që të bjerë? Sabri Godo: Fjala “endacak”? Arben Imami: Faktikisht ligji do të bëhet, pavarësisht nëse ky kufizim do të përfshihet ose jo në projekt. A ka kundër? Sabri Godo: Po për alkoolistët dhe toksikomanët? Arben Imami: E njëjta logjikë do të funksionojë edhe për këta. Nuk mund t’i futësh me detyrim në spital, e aq më pak t’i dezintoksikosh me detyrim. Prandaj, do të bien të tria këto fjalë. Kalojmë tek neni 69, paragrafi 1, germa (f) 376 , për të cilin ka një propozim nga stafi për të hequr nga germa (f): “Avokati i Popullit, Kryetari e zëvendëskryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Radio- Televizionit”. Këta hiqen se përfshihen në rrethin e funksionarëve që do të parashikohen me ligj. Krenar Loloçi: Po, sepse në qoftë se përmendim vetëm tre ose katër, atëherë si do të veprohet me të tjerët? Genc Ruli: Është përjashtimore. Krenar Loloçi: Prandaj nuk ka kuptim citimi vetëm i një pjese, në një kohë që ligji do të listojë, jo vetëm këta, por edhe funksionarë të tjerë të lartë. 376 Neni 69, pika 1, gërma (f): “Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë më parë nga detyra, Presidenti i Republikës, funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji, me përjashtim të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, Avokatit të Popullit, Kryetarit dhe zëvendëskryetarët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit”.

535 Arben Imami: Qartë. Një vërejtje tjetër është që kudo ku thuhet “një e pesta e deputetëve”, të bëhet “një e pesta e të gjithë deputetëve”, për të qenë më të saktë. Mendoj se duhet të pranohet. Vërejtja tjetër në lidhje me paragrafin e dytë të nenit 84: “Ligji quhet i shpallur, në qoftë se brenda 20 ditëve Presidenti i Republikës nuk e kthen ligjin për shqyrtim në Kuvend, dhe në qoftë se nuk e shpall atë”. Këtë do ta shohim edhe njëherë. Sidoqoftë, tek paragrafi i parë i nenit 84 377 do të shtohen në fund të fjalisë fjalët “nga paraqitja e tij”. Kjo është e domosdoshme, përndryshe ligji i miratuar mund t’i dorëzohet Presidentit ditën e 19-të dhe këtij nuk i mbetet asnjë mundësi për të reaguar. Formulimi do të bëhet: “Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij”. Kalojmë tek neni 92 378 . Tek ky nen, përsëri zëvendësojmë fjalën “veprimtari tjetër publike” me “detyrë tjetër publike”, me qëllim që të shmangim ngatërresa. Ka vërejtje? Leontiev Çuçi: Vazhdo, nuk ka. Arben Imami: Vazhdojmë tek paragrafi i tretë dhe i katërt i nenit 113 379 , të cilët nuk janë shkruar mirë e në mënyrë të qartë. Prandaj propozohet që të riformulohet e njëjta përmbajtje, për të qenë e kuptueshme, në këtë mënyrë: “Organi përfaqësues i rajonit është Këshilli rajonal. Bashkitë dhe komunat delegojnë anëtarë në këshillin rajonal në përpjesëtim me popullsitë e tyre, por asnjëherë më pak se një anëtar”. Pra, pavarësisht nga numri i popullsisë ose nga madhësia, çdo komunë do ta ketë një anëtar në përbërje të Këshillit rajonal. “Kryetarët e komunave dhe bashkive janë kurdoherë anëtarë të këshillit rajonal”. Pra, në qoftë se një komunë do të përfaqësohet nga një anëtar, ky anëtar i vetëm do të jetë kryetari i komunës ose bashkisë. “Anëtarët e tjerë të tij zgjidhen me lista proporcionale ndër anëtarët (këshilltarët) bashkiakë ose komunalë, nga këshillat 377 Neni 84, pika 2: “Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve”. 378 Neni 92: “Presidenti i Republikës nuk mund të kryejë asnjë veprimtari tjetër publike, të jetë anëtar partie, dhe as të kryejë veprimtari biznesi ose profesionale”. 379 Pikat 3 dhe 4 të nenit 113 parashikonin: “Organi përfaqësues i rajonit është Këshilli rajonal, i cili përbëhet nga kryetarët e komunave e bashkive, si dhe nga anëtarë të zgjedhur nga gjiri i këshillave bashkiake në proporcion me numrin e popullsisë që ata përfaqësojnë”.

536 përkatëse”. Kjo do të thotë që anëtarët e tjerë do të zgjidhen sipas përfaqësimit politik të subjekteve politike. Genc Ruli: Në këtë mënyrë përmblidhen të dy këta paragrafë në një paragraf. Arben Imami: Neni 116, pika (d) 380 . Kryetari i Bashkisë së Elbasanit propozon që pas fjalës “taksa”, të shtohet fjala “dhe tarifa”, të cilat do të zbatohen për kryerjen e shërbime të ndryshme. Pika (d) bëhet: “Kanë të drejtë, në përputhje me ligjin, të vendosin taksa dhe tarifa lokale”. Genc Ruli: Çfarë ndryshimi ka tarifa nga taksa? Për shembull, bashkitë, në bazë të ligjit, kanë të drejtë të vendosin taksën e pastrimit, si dhe një nivel të caktuar të kësaj takse. Kuptohet, taksa e pastrimit në Peshkopi do të ishte më e vogël se në Tiranë. Tarifa do ishte tarifa e ujit, e vënë nga ndërmarrja e ujësjellësit në varësi të bashkisë. Duke qenë vlerë shërbimi, tarifa nuk mund të vendoset me ligj, madje një nga mangësitë tona është që e përcaktojmë me vendim qeverie edhe tarifën e ujit. Uji në Tiranë kushton më shtrenjtë sesa në Peshkopi, por atje e paguajnë ujin njëlloj si në Tiranë. Në të gjithë vendet e botës, tarifat tentojnë të jenë sa më liberale. Tarifat për shërbime të tilla, të tipit monopol, siç është uji për shembull, duhet të rregullohen me ligj dhe nuk kemi pse t’i përfshijmë në Kushtetutë. Ndryshe qëndron puna me taksat që vihen në shkallë kombëtare ose lokale, të cilat duhet medoemos të gjejnë vend në Kushtetutë. Krenar Loloçi: Ndoshta tani është rasti që ne ta shikojmë bashkërisht shtesën që u propozua për taksa kombëtare dhe lokale në nenin 146 381 , 148/3 382 , dhe nenin 116, pika (d). Pra, me pak fjalë, ligji është ai që, në një shtet unitar, do të përcaktojë vendosjen e taksave, si dhe të drejtën për vendosjen e tarifave nga organet lokale. 380 Neni 116, pika 1, gërma (d): “Këshillat komunalë, bashkiakë, e rajonalë kanë të drejtë, në përputhje me ligjin, të vendosin taksa lokale, si dhe nivelin e tyre”. 381 Neni 146, i ndryshuar: “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare dhe lokale, mënyra e mbledhjes së tyre, si dhe lehtësimi dhe përjashtimi i kategorive të caktuara të taksapaguesve prej tyre vendosen me ligj. Në këto raste, ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”. 382 Neni 148, pika 3: “Organet lokale caktojnë dhe mbledhin taksa dhe detyrime të tjera siç përcaktohen me ligj”.

537 Genc Ruli: Tarifa është çmim i shërbimit publik. Krenar Loloçi: Sidoqoftë, do të autorizohet me ligj. Për shembull, një dispozitë ligjore i jep të drejtë organit lokal të vendosë tarifën e ujit. Genc Ruli: Tarifa është çmimi i një shërbimi, siç është, fjala vjen, çmimi i domateve, ndërsa taksa është tjetër gjë: ajo është marrja e një të ardhure të individëve, me autoritetin e shtetit. Tarifa është çmim, do merret se s’bën; do shesësh mallin, do marrësh çmimin. Pse futesh këtu? Nuk ka përse të merresh këtu me tarifat, kur këto rregullohen me ligj. Shqetësimi i Engjëllit nuk mbetet i pa zgjidhur. Shqetësimi i tij zgjidhet me ligj. Çështja e tarifave dhe çmimeve nuk ka të bëjë fare me Kushtetutën! Arben Imami: Dakord. Kalojmë tek neni 122, pika 2 383 . Fjalët “shtetasit, personat juridikë dhe subjektet e tjerë” bëhen “individët dhe subjektet e tjerë”. Shmangim në këtë mënyrë përsëritjet dhe fjalët e tepërta. Kështu fjala “shtetasit” bëhet “individët”, ndërsa “subjektet e tjera” përfshijnë edhe personat juridikë. Dakord? (zë nga salla): Po. Arben Imami: Kalojmë tek vërejtja për një shtesë tek neni 146. Pas fjalëve “financiare kombëtare dhe lokale” shtohen fjalët “mënyra e mbledhjes së tyre”. Leontiev Çuçi: Unë nuk jam për këtë shtesë. Sabri Godo: Edhe unë nuk jam. Genc Ruli: Çdo ligj që vendos një taksë, përcakton edhe mënyrën e mbledhjes. Leontiev Çuçi: Është e tepërt, nuk ka nevojë. Arben Imami: Në qoftë se është e vërtetë që çdo ligj, i cili vë një taksë, përcakton dhe mënyrën e mbledhjes, përderisa themi që çdo taksë përcaktohet me ligj, atëherë pse të mos themi që “taksat dhe mënyra e mbledhjes përcaktohen me ligj”? 383 Neni 122, pika 2: “[Rregulloret e Këshillit të Ministrave] nxirren në bazë të ligjit dhe nuk mund të shërbejnë si bazë për të marrë vendime në lidhje me shtetasit, personat juridikë dhe subjektet e tjerë”.

538 Leontiev Çuçi: Është parazitare. Genc Ruli: Është parazitare. Leontiev Çuçi: Nuk mund të vendoset taksë po nuk caktohet edhe mënyra e mbledhjes. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Çfarë mendimi keni zotërinj Traja e Loloçi? Krenar Loloçi: Në Venecia, disa herë u theksua fjala “të mbledhë”. Në fakt, edhe ne e kemi biseduar dhe kemi thënë se kur vihet një taksë, nënkuptohet si vendosja, ashtu dhe mbledhja e saj. Ky është një proces i përbashkët dhe i nënkuptuar, që ndodh menjëherë sapo vendoset taksa. Mirëpo, efektivisht, në dy-tre raste ata kërkuan jo vetëm vendosjen, por të theksohet edhe mbledhja. Genc Ruli: Cili ishte argumenti? Krenar Loloçi: Argumenti ishte nevoja për një saktësim më të madh; dyshimi se mos “mbledhja” mund të shkëputet nga momenti i vendosjes së taksës dhe se “mbledhja” mundet të vendoset me vendim qeverie. Pra, mos vallë qëndrojnë të dyja këto në një moment të caktuar. Arben Imami: Mundet që edhe të jetë parazitare, por pushteti lokal ka edhe pjesën e vet të opozitës. Është meraku. Vazhdojmë, pranohet shtesa tek neni 146. Tek neni 162, paragrafi i parë 384 , hiqet fjala “mund”. Nuk është opsionale shpallja e gjendjes së luftës. Tek lista e parashikuar në nenin 166, paragrafi 1 385 , shtohet edhe neni 39/1 386 . Sabri Godo: Duhet të shtohet edhe neni 48. Arben Imami: Po. 384 Neni 162, pika 1: “Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të shpallë gjendjen e luftës”. 385 Neni 166, pika 1: “Gjatë gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të kufizohen të drejtat dhe liritë e parashikuara nga nenet 15, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 29, 30, 31, 32, 34, 41, 42, 47, 54, 55”. 386 Neni 39, pika 1: “Asnjë shtetas shqiptar nuk mund të dëbohet nga territori i shtetit”.

539 Sabri Godo: Kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, a kanë të drejtë autoritetet shtetërore t’ia marrin shtëpinë dikujt? Genc Ruli: Po. Edhe mund ta sekuestrojnë. Sabri Godo: Si? Genc Ruli: Nuk e merr, por e bllokon për ta përdorur. Sabri Godo: Jo, jo! Arben Imami: Dikush ka një fabrikë dhe shteti kërkon që t’i ndryshojë destinacionin në prodhim predhash. Personi ose pronari e refuzon këtë kërkesë, me pretendimi se e ka pronën e tij dhe mund të bëjë çfarë të dojë me të. Atëherë, shteti e sekuestron për qëllimet e tij. Sabri Godo: Dakord, por gjithmonë përkundrejt kompensimit. Arben Imami: Predhat do t’i blejë shteti përkundrejt një çmimi. Sabri Godo: Tani, autoritetet shtetërore i marrin një personi 1.000 kokë bagëti, se i duhen për të ushqyer ushtrinë. (zë nga salla): Kur të çlirohet, të mbarojë lufta, do t’ia kthejnë. Sabri Godo: Ku thuhet kjo? Jo, jo! Neni 48 duhet të përfshihet në paragrafin e parë të nenit 166. Krenar Loloçi: Me fjalë të tjera, të hiqet paragrafi i tretë 387 i nenit 48 nga paragrafi i dytë i nenit 166 388 , dhe të mbetet në këtë të fundit vetëm paragrafi i katërt i nenit 48, që bën fjalë për kompensimin. Sabri Godo: Po. Krenar Loloçi: Ka vetëm një problem që dua ta evidentoj: në qoftë se përfshihet neni 48 tek neni 166/1, ky do të përbënte rast unikal, pasi asnjë kushtetutë nuk e bën një gjë të tillë. Sabri Godo: Nuk e di si bëhet në vende të tjera të botës, por të shpallësh gjendjen e jashtëzakonshme, nuk do të thotë të jepet e drejta të shpronësosh tjetrin totalisht! 387 Neni 48, pika 3: “Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime të së drejtës së pronës vetëm për interesa publike”. 388 Neni 166, pika 2, po aty: “Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të kufizohen të drejtat dhe liritë e parashikuara nga nenet 37, 38, 48, paragrafët 3 dhe 4, 49, 51”.

540 Krenar Loloçi: Jo. Këtu nuk shtrohet fare problemi i shpronësimit. Sabri Godo: Por nuk e mbron pronën! Arben Imami: Të cenon vetëm të drejtën e përdorimit. Në këtë aspekt ka një traditë ndërkombëtare. Leontiev Çuçi: Zoti Godo, shiko nenin 41: “Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor”. Ky nen është përfshirë në listën e neneve që parashikohen në nenin 166, paragrafi i parë. Kjo do të thotë që edhe në gjendje të jashtëzakonshme, prona nuk mund të cenohet. E ke të zgjidhur shqetësimin që ke. (zë nga salla): Në gjendje të jashtëzakonshme, nuk mund të kemi procese të rregullta gjyqësore. Arben Imami: Qartë. Fakti që nuk e kishim pasqyruar nenin 48 tek neni 166, tregon që ne mendonim se e drejta e pronës nuk është e barabartë me të drejtën e jetës. Domethënë, nuk mund ta vrasësh e t’i marrësh tjetrit jetën në kohë lufte, por mund të marrësh dhe t’i përdorësh atij përkohësisht pronën dhe kjo nuk është një gjë që po ndodh vetëm në Shqipëri. Madje gjëra të tilla kanë ndodhur jo vetëm në kohë lufte, por edhe në kohë paqeje dhe me vullnetarizëm. I lemë këto mënjanë. Kjo ka ndodhur në Amerikë; fabrikantëve të mëdhenj, i është thënë: “Të prodhosh kaq tonelata çelik për industrinë e luftës!” Krenar Loloçi: Këtu nuk vihet në diskutim marrja e pronës, por ndërhyrja e shtetit në një nga tagrat e së drejtës së pronës, që, siç dihet, përbëhet nga e drejta e përdorimit, e posedimit dhe e gëzimit. Sabri Godo: Tani, ne të gjithë duhet të jemi të bindur që, kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, nuk duhet abuzuar me pronën dhe nuk duhen lejuar turlilloj arbitraritetesh. Neni 41, siç u tha këtu, ka të bëjë me paqen, me ekzistencën e kushteve normale. Sigurisht, unë e marr vesh që, kur hapet një front lufte, në tokën time mund të vendosin një bateri topash. Askush nuk mund të refuzojë një gjë të tillë në kohë lufte. Po dëmin që do të më vijë nga veprime të tilla ushtarake apo shtetërore, quajini si të doni, përse duhet ta mbaj vetëm unë përsipër si pronar? Lufta është e të gjithë shqiptarëve. Ti mund të më detyrosh mua të fabrikoj këtë ose atë gjë për luftën, por gjithmonë përkundrejt

541 shpërblimit. Madje në Amerikë, ata që u morën me industrinë e luftës, u bënë miliarderë. Prandaj, nuk shkon ajo që thoni ju. Haxhi Aliko: Në gjendjen e luftës, shteti të mobilizon, të dërgon në luftë, ku dhe mund të vritesh. Në këtë rast, shteti të ka marrë një gjë tjetër, shumë më të vlefshme sesa prona. Sabri Godo: Dakord, por këto të drejtat e tjera gjenden të përfshira tek neni 166, ndërsa e drejta e pronës, që është gjithashtu e drejtë themelore e njeriut, është lënë jashtë. Arben Imami: Nuk është e drejtë të përfshihet prona! (Përfaqësuesi i shoqatës së të shpronësuarëve “Pronësi me drejtësi”): Është e drejtë jetike! Arben Imami: Pikërisht se është e tillë e hoqëm nga Kreu IV “Liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore”, sipas vërejtjes tuaj të drejtë, dhe e vendosëm tek Kreu II “Liritë dhe të drejtat personale”. Megjithatë, e drejta e pronës nuk është njësoj me të drejtën e jetës. Leontiev Çuçi: Po për të drejtën e përdorimit? Sabri Godo: E drejta e përdorimit le të rregullohet me ligj. Përdore pronën përkundrejt shpërblimit. (zë nga salla): Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtria italiane, megjithëse ishte okupatore, atë që dëmtonte e paguante. Arben Imami: Nuk jemi kundër kësaj, por nuk mund të vendoset një ndalim total për prekjen e pronës. Sabri Godo: Të gjejmë mënyrën sesi të rregullohet. Krenar Loloçi: Neni 161, pika 5, parashikon: “Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, asnjë prej akteve të mëposhtme nuk mund të ndryshohet: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme”. Pra, Kushtetuta, në të cilën përmbahet edhe neni 48 për të drejtën e pronës, nuk mund të ndryshohet.

542 Sabri Godo: Krenar, nuk kemi përse të bëjmë teorizime të përgjithshme. Në nenin 166, paragrafi i parë, ti ke përfshirë tërë këto nene: 15, 18, 19, etj. Po të jetë ashtu siç thua ti, nuk ke përse t’i përmendësh këto nene fare. Arben Imami: Pse neni 48 nuk është përfshirë aty? Kristaq Traja: Po të kemi parasysh këto vërejtjet e fundit që janë bërë, neni 48 është përfshirë tek neni 166, paragrafi i parë. Vetëm pika katër e nenit 48 nuk është përfshirë. Arben Imami: Pra, pikat 1, 2, 3 dhe 5 389 të nenit 48 u përfshinë. Kristaq Traja: Ekzakt. Arben Imami: Katra mbetet tek paragrafi dy i nenit 166. Atëherë, në rregull. Jemi dakord të gjithë? (zëra nga salla): Dakord. Arben Imami: Dakord. Shtojmë tek Nenin 166/1 nenin 48, pikat 1, 2, 3, 5. Ndërsa paragrafi i katërt i nenit 48 mbetet tek paragrafi i dytë i nenit 166. Kalojmë tek neni 179/1 390 . Sabri Godo: Ashtu siç e kishim. Kristaq Traja: Kështu ka qenë. Genc Ruli: S’ka qenë kështu! Ka qenë: “Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj kushtetute, do të zbatohen vetëm atëherë dhe për aq sa nuk bien në kundërshtim me këtë Kushtetutë”. Sabri Godo: Kush e ndryshoi këtë tani? 389 Neni 48: “1. E drejta e pronës private është e garantuar. 2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje ose më çdo mënyrë tjetër të parashikuar me Kodin Civil. 3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publike. 4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë. 5. Për mosmarëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në Gjykatë”. 390 Neni 179, pika 1, i ndryshuar: “Ligjet dhe aktet e tjera të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen deri sa nuk janë shfuqizuar”.

543 Arben Imami: Varianti i parë që punoi stafi ka qenë ky që lexuan zotërinjtë Ruli edhe Godo. Por, në takimin me Komisionin e Venecias në Romë, u propozua që ky nen të bëhej, sikurse dhe e kemi aktualisht: “Ligjet dhe aktet e tjera normative, të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar”. Sabri Godo: Jo. Arben Imami: Po them siç është, unë po i lexoj. Ti mund të mos jesh dakord. Sabri Godo: Duke pasur parasysh vërejtjet, formulimi është kështu: “Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj kushtetute, do të zbatohen kur nuk vijnë në kundërshtim me të”. Genc Ruli: Kështu duhet të jetë. Në variantin e parë, tek pika 2, kishim vënë edhe afat për paraqitjen e projektligjeve. Në variantin e dytë është pa afat. Arben Imami: Nuk mund të ketë afat. Kjo ishte një tjetër vërejtje e Komisionit të Venecias; kjo nuk duhet të ketë afat. Ke më shumë se 5 vjet që nuk bën një ligj për Këshillin e Ministrave. Ne jemi duke punuar, kemi gjithë ato gjëra në duar, por do kohë, do para, do njerëz. Genc Ruli: Nuk flitet për ligje të reja. Sa ligje duhen? Nuk flitet për një legjislacion të ri, i cili, sigurisht, ka nevojë për kohë. Arben Imami: Këtu ka nevojë për shumë ligje. Ligji për faljen, ligji për gradat, ligji për medaljet, ligj për ministritë, ligj për Këshillin e Ministrave, ligj për Gjykatën e Lartë, për prokurorinë, etj. Janë me dhjetëra ligje, të cilat nuk bëhen dot për 12 muaj. E di mirë unë, se i kam në plane pune, po qe se do të punojmë dot... Haxhi Aliko: Një tufë ligjesh do të vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, dhe mendon se mund të kërkosh që ato të mos zbatohen, në një kohë që ligjet e reja nuk je në gjendje t’i nxjerrësh? Ky është vërtet bllokim! Arben Imami: Pra, këtu flitet për ligjet e tjera. Dikush mund të thotë: ‘Unë nuk e zbatoj ligjin për Gjykatën e Kasacionit, sepse mendoj se

544 aktualisht duhet bërë ligji për Gjykatën e Lartë, të miratuar me Kushtetutën e re!’ Haxhi Aliko: Mbeten gjërat pezull. Kjo që është shprehur këtu, kam përshtypjen që është më e saktë: “Ligjet dhe aktet e tjera normative, të miratuara para datës hyrjes në fuqi të kësaj kushtetute, do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar”. Sabri Godo: Në qoftë se duam të biem dakord, duhet të vihet formulimi parë. Genc Ruli: “...nuk zbatohen kur bien në kundërshtim!” Sabri Godo: A jemi dakord për këtë? Zamira Çaka: Po, unë jam dakord. Genc Ruli: Ky është formulimi i parë. Krenar Loloçi: Jo, jo, nuk mund të bëhet, është krejtësisht e gabuar! Sabri Godo: Po kemi votuar njëherë për këtë! Genc Ruli: Kështu kemi votuar, pasi jeni kthyer nga Venecia. Arben Imami: Kemi votuar njëherë për atë. Por më pas është bërë vërejtje në Venecia dhe kemi sjellë tekstin e ri, për të cilin, gjithashtu, kemi votuar. Sabri Godo: Venecia nuk e hodhi poshtë atë, ajo tha të unifikohen nenet. Haxhi Aliko: Nuk po diskutojmë se për çfarë kemi votuar më përpara, po diskutojmë për një çështje konkrete. Ta zëmë, në qoftë se në Shqipëri kemi sot 700 ligje, nga të cilat 50 ose 100 ligje vijnë në kundërshtim me Kushtetutën. Çfarë do të bësh? Do pezullosh jetën, do pezullosh gjithë veprimtarinë derisa të dalin ligjet e reja? Nuk është logjike! Sabri Godo: Jo! (Përfaqësuesi i shoqatës së të shpronësuarëve “Pronësi me drejtësi”): Në qoftë se për ligje e tjera nuk ka ndonjë pasojë të madhe, për sa i përket pronës, ajo vazhdon të dhunohet.

545 Arben Imami: Ligji aktual për pronat nuk është antikushtetues. Mos kujtoni se ligji për tokën bujqësore, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re, do të shfuqizohet nga formulimi i mëparshëm i nenit 179? Nuk e shfuqizon dot. (Përfaqësuesi i shoqatës së të shpronësuarëve “Pronësi me drejtësi”): Atëherë, do të vazhdojnë të bëhen padrejtësi, po nuk i shfuqizove! Arben Imami: Nuk e bllokon dot zbatimin e ligjit për tokën, po ta them unë! Pra, janë një tërësi ligjesh të reja, që nuk i bën dot. Për shembull, është një detyrim që buron nga ligji ekzistues “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, që të kemi një ligj për Këshillin e Ministrave dhe megjithëse kanë kaluar shumë vjet që nga vitit 1991, ky ligj ende nuk është bërë. Ende sot gjendemi përpara po asaj situate. Janë një seri ligjesh që duhen bërë, por mungojnë kapacitetet, mundësitë. Shqipëria nuk ka kapacitete që brenda një viti të bëjë të gjitha ligjet. Sot do të ndërrohen qeveritë, për shembull. 391 Deri dje duhej ta bënim ne, stafi ynë. Nesër ne do të ikim. Kush do ta bëjë? Më kupton, nuk është një gjë që bëhet! Të jemi realistë. (një zë nga salla): Meqenëse janë shumë ligje për t’u bërë, atëherë, kjo që propozon shoqata e pronarëve, të përfshihet tek neni 182. Tek ky nen të shtojmë një paragraf, ku të thuhet që, legjislacioni që ka të bëjë me marrëdhëniet e pronësisë, të mos zbatohet. Pra, të mos bëhet fjalë për moszbatimin e 700 ligjeve të reja, por vetëm për ato dy ligje që përmend shoqata. Pra, brenda një periudhe 2-3 vjeçare, ligjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e pronës… Arben Imami: Dhe që janë antikushtetuese. (një zë nga salla): Dhe që janë antikushtetuese, të mos zbatohen! Arben Imami: Por të jeni të sigurt që të gjitha ligjet janë kushtetuese, dhe, edhe po të mos jenë të tilla, Gjykata Kushtetuese do t’i shpallë 391 Në datën 28 shtator 1998 dha dorëheqjen Kryeministri Fatos Nano, i cili u zëvendësua nga zoti Pandeli Majko.

546 kushtetuese. Çështja është se këtu kemi të bëjmë me vullnetin politik dhe jo me mënyrën se si rregullohet ky nen. Genc Ruli: Në botimin e parë e kishim formuluar: “Ligjet dhe aktet normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, do të zbatohen vetëm kur nuk bien në kundërshtim me Kushtetutën”. Tani ju thoni “derisa të shfuqizohen”. Ta zëmë se hyri Kushtetuta në fuqi. Çdo qytetar ka të drejtë të ankohet në Gjykatë Kushtetuese për një ligj që ai e konsideron antikushtetues! Arben Imami: Po, po. Genc Ruli: Po atëherë pse ia le afatin? Arben Imami: Nuk mund t’i lihet afat! Kushtetuta mund të zbatohet drejtpërdrejt. E gjithë administrata shtetërore mund ta zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën dhe të lërë pa zbatuar ligjin. Në një rast të tillë, organi ose të interesuarit e tjerë mund ta çojnë çështjen në gjykatë. Ndërkohë që e gjithë praktika e “judicial review” bazohet në parimin që, atij që i preket një e drejtë nga një akt i shtetit, e atakon këtë në gjykatë. Kjo është logjika: në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të shkojë ministri, të cilit nuk i zbatohet ligji nga individët ose organet lokale të pushtetit, por shkon individi ose organi lokal i pushtetit për të kërkuar shfuqizimin e ligjit që këta e quajnë të pavlefshëm e antikushtetues. Kjo është diferenca. Genc Ruli: Prandaj bëhet formulimi që një ligj nuk do të zbatohet po ra në kundërshtim me Kushtetutën. Vlerësimin nuk do ta bëjë individi, por ky do të shkojë në gjykatë. Ai nuk e zbaton, sepse vjen në kundërshtim me Kushtetutën. Arben Imami: Po duhet ta zbatosh derisa të mos jetë shfuqizuar. Genc Ruli: Edhe ligji që është në kundërshtim me Kushtetutën do të zbatohet? Arben Imami: Kur është në kundërshtim, zgjidhja është: do të kërkohet shfuqizimi në Gjykatën Kushtetuese, ose do të bëhet ligji i ri që do të shfuqizojë ligjin antikushtetues. Këtë nuk e vendos individi. Ashtu siç mendon ti e kishim perceptuar edhe ne fillimisht. Por pastaj, e biseduam prapë këtë çështje dhe pyetëm: ‘po si do bëhet?’ Do mblidhen disa individë, të cilët do të vendosin të mos zbatojnë një ligj,

547 sepse është antikushtetues. Pra, secili ose së bashku do të vendosin se cili ligj është kushtetues dhe cili nuk është. Përkundrazi, duhet filluar nga e kundërta: individi mendon se një ligj është antikushtetues. Atëherë, ai i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për antikushtetu- eshmërinë e ligjit. Kuvendi, nga ana e tij, bën ligje të reja për ndryshimin e ligjeve të vjetra. Këto janë dy rrugët e përmirësimit të legjislacionit, jo moszbatimi individual i tyre! Ky është një parim i demokracisë. Sabri Godo: A e bëjmë atë rregullimin që tha ai zotëria nga salla? Genc Ruli: Cili qe propozimi, edhe njëherë? (një zë nga salla): Të futet tek neni 182. Leontiev Çuçi: Nuk të zgjidh asgjë nga ana kushtetuese! (Përfaqësuesi i shoqatës së të shpronësuarëve “Pronësi me drejtësi”): Me këtë, ti ke të drejtë ta kërkosh menjëherë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa me formulimin e mëvonshëm, je i detyruar të presësh derisa të dalin ligjet. Arben Imami: Më së shumti, një grup deputetësh do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe do t’i kërkojë të shprehet për antikushtetueshmërinë e ligjeve për pronat, apo jo. Gjykata Kushtetuese do të shprehet se ligjet janë kushtetuese dhe përsëri çështja do të presë 2 deri në 3 vjet, derisa të bëhet ligji i ri. Po nuk u bë ligji i ri, çështja nuk zgjidhet. Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse nëpërmjet miratimit të një ligji të ri. E rëndësishme është që klasa politike ta identifikojë si problem të rëndësishëm, pa dallim ngjyrimesh politike, që kjo çështje të gjejë zgjidhjen e duhur. Sabri Godo: A biem njëherë dakord me këtë nenin 179, sipas propozimit që është bërë? Genc Ruli: Vetëm formulimin për ligjet për pronën ta zbresim tek neni 182, ndërsa 179-ta le të rrijë ashtu siç është propozuar, se lidhet edhe me shumë ligje të tjera, me qëllim që të mos i krijojmë probleme administratës. Leontiev Çuçi: Neni 179 mbetet siç është. Arben Imami: Po.

548 Genc Ruli: Tek neni 182, të futet ajo shprehja: “në qoftë se bien në kundërshtim, nuk zbatohen”. Kështu i hapet rrugë të drejtës së ankimit në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar antikushtetueshmërinë e një ligji apo vendimi. Arben Imami: Juve ju intereson që kjo të jetë e lidhur me pronën. Unë jam dakord personalisht, po të jetë për votën time. Sabri Godo: Ne, që jemi prezent, e shtojmë këtë tani tek neni 182. (një zë nga salla): Po, e gjejnë juristët mënyrën se si do të shtohet. Leontiev Çuçi: Si do të shtohet? Arben Imami: Neni 182 do të bëhet pak a shumë kështu: “Kuvendi, brenda 2-3 vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, nxjerr ligje për rregullimin e drejtë të çështjeve të ndryshme që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para miratimit të kësaj Kushtetute, duke u udhëhequr nga kriteret e nenit 48. Ligjet dhe aktet e tjera normative, që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para miratimit të kësaj Kushtetute, do të zbatohen kur nuk bien në kundërshtim me të” ose “nuk do të zbatohen kur bien në kundërshtim me të”. Spartak Braho: “Do të zbatohen deri atëherë sa nuk janë shfuqizuar”. Arben Imami: Jo, nuk lidhen me shfuqizimin. Do të bëjmë një përjashtim për këtë në legjislacion. Në qoftë se nga legjislacioni në lidhje me shpronësimet dhe konfiskimet, para miratimit të kësaj Kushtetutës, do të ketë akte antikushtetuese ndaj kësaj Kushtetutë që kemi në dorë, atëherë këto akte nuk do të zbatohen. (një zë nga salla): Kush do t’i interpretojë? Genc Ruli: Gjykata Kushtetuese. Arben Imami: Përsëri tek Gjykata Kushtetuese do të shkosh, se nuk ke ku të shkosh. Në të dyja rastet, si tek neni 179, ashtu dhe tek neni 182, po aty do vesh. Sabri Godo: Vazhdojmë. Spartak Braho: Desha të kërkoja një mendim nga specialistët për nenin 118: “Këshilli i Ministrave mund të pezullojë veprimtarinë e një

549 organi të zgjedhur të njësisë së qeverisjes lokale për shkelje të rënda ose të përsëritura të Kushtetutës ose të ligjeve. Organi i pezulluar ka të drejtë, brenda 15 ditëve, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”. Po kur nuk i drejtohet Gjykatës Kushtetuese? Krenar Loloçi: Domethënë e pranon. Pas 15 ditëve, efektivisht, Presidenti ndërhyn. Spartak Braho: Dhe shpall datën e zgjedhjeve? Krenar Loloçi: Dhe shpall datën e zgjedhjeve. Spartak Braho: Ky është interpretimi? Krenar Loloçi: Kjo është fare e qartë. Brenda 15 ditëve ke të drejtë, përndryshe e djeg këtë të drejtë. Genc Ruli: Kur organi lokal i zgjedhur nuk e ushtron këtë të drejtë, atëherë Presidenti shpall datën e zgjedhjeve. Arben Imami: Atëherë, është mirë ta plotësojmë në këtë mënyrë fjalinë e dytë, në paragrafin e dytë të nenit 118 392 : “Në rast se Gjykata Kushtetuese lë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave, ose organi i zgjedhur i njësisë së qeverisjes lokale nuk ankohet, brenda 15 ditëve…”, pra të shtojmë këtë pjesën në lidhje me mosankimin nga ana e organit të zgjedhur. Genc Ruli: Kjo nënkuptohet. Krenar Loloçi: Në sensin ligjor, ajo është e nënkuptuar. Arben Imami: Po nuk u ankove, mbaroi; do të bëhen zgjedhje! Engjëll Bejtaj: Është praktikë që ekziston ajo. Krenar Loloçi: Madje, kemi zgjedhur qëndrimin më liberal, sepse në vende të tjera, Presidenti e shpërndan me dekret. Arben Imami: Të dashur zotërinj, për të mos ju mbajtur gjatë, kemi këtu sugjerime të natyrës teknike të stafit për miratim, të cilat do t’i 392 Neni 118, pika 2: “Organi i pezulluar ka të drejtë, brenda 15 ditëve, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Në rast se Gjykata Kushtetuese lë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave, Presidenti i Republikës cakton datën e zhvillimit të zgjedhjeve në njësinë lokale përkatëse”.

550 votojmë nesër, së bashku me të gjitha vërejtjet e tjera që i pamë sot. Do të përgatisim të gjitha vërejtjet që kemi kaluar, do t’ia shpërndajmë të gjithë anëtarëve të Komisionit, me qëllim që të bëjmë një votim me shkrim. Më pas materialin do t’i çojmë Kuvendit, i cili do të vendosë se kur do ta shqyrtojë. Sabri Godo: Ka ardhur një letër nga UNICEF 393 . Arben Imami: E keni parë letrën e UNICEF-it? Krenar Loloçi: Po, e kemi parë. Arben Imami: A qëndrojnë vërejtjet e tyre? Krenar Loloçi: Përfaqësuesit e UNICEF-it kërkojnë dy gjëra. Çështja e parë ka lidhje me fëmijët që lindin jashtë martesës. Kjo është parashikuar tek neni 54, paragrafi i dytë 394 . Ndërsa çështja e dytë ka të bëjë, do të thoja, me një keqinterpretim. Ata e shikojnë kapitullin ku janë vendosur të drejtat e fëmijëve, etj., si një kapitull që nuk ka zbatim të drejtpërdrejtë. Arben Imami: Nuk është e vërtetë! Krenar Loloçi: Nuk është e vërtetë, sepse vetëm Kreu V “Objektivat Sociale” është kreu në të cilin thuhet tekstualisht, se përmbushja e objektivave socialë nuk mund të kërkohet drejtpërdrejt në gjykatë. Sabri Godo: Po për sa i përket familjes, marrjes së saj në mbrojtje nga shteti? Krenar Loloçi: Po, e kemi. Arben Imami: Neni 53, paragrafi i dytë, parashikon se: “Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtje të veçantë nga shteti”. Në rregull? Besoj se, të gjithë së bashku, kemi bërë një punë me cilësi të mirë. Falënderoj OJQ-të që na kanë ndihmuar; Komisioni ka pasur gjithmonë ndihmën e tyre. 393 United Nations Children's Emergency Fund (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët). 394 Neni 54, pika 2, po aty: “Fëmijët e lindur jashtë martese, kanë të drejta të barabarta me të lindurit nga martesa”.

551 * * *

552 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 30 SHTATOR 1998 (PËRFUNDIMI I PROJEKTKUSHTETUTËS) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Vladimir Metani, Kastriot Islami, Zamira Çaka, Jonuz Begaj, Spartak Braho, Ligoraq Karamelo (anëtarë), Genc Ruli (pa të drejtë vote). Arben Imami: Këtu përpara kemi të gjitha vërejtjet për të cilat kemi rënë dakord dje. I kishim në dy grupe, kurse tani i kemi grupuar në një të vetëm. T’i kalojmë të gjitha me një dorë. Në qoftë se ka vërejtje, të ndalojmë tek ndonjë. Për 51 sugjerimet që vijnë kryesisht nga shoqëria civile, nga ekspertët e huaj dhe nga stafi teknik? Vladimir Metani: I pamë të gjitha dje. Arben Imami: Në rregull, janë të gjitha sipas asaj që kemi parë dje. Jonuz Begaj: Dakord. Arben Imami: Në rregull atëherë. Vërejtje të tjera përveç këtyre? Sabri Godo: Në qoftë se nuk ka më vërejtje, atëherë vërejtjet që pamë dhe që ramë dakord do të quhen të miratuara. Ligoraq Karamelo: Dua ta trajtoj përsëri çështjen për një shtesë tek neni 20 395 . Kjo ka qenë në kushtetutat e kaluara, ndërsa tani është hequr. Shqipëria ka nënshkruar dy konventa në kuadër të Këshillit të Evropës për pakicat kombëtare, dhe në nenin 3 të njërës prej këtyre konventave thuhet që: “Çdo person që i përket një pakice kombëtare, do të ketë të drejtë që të zgjedhë lirisht për t’u trajtuar apo jo si i tillë”. Kështu që, derisa jemi anëtarë të Këshillit të Evropës, kjo çështje duhet të gjejë trajtim në këtë projekt përpara se kjo të ratifikohet. 395 Neni 20: “1. Personat që u përkasin pakicave kombëtare kanë të drejtë të ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre. 2. Ata kanë të drejtë të shprehin, ruajnë dhe zhvillojnë lirisht identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar, gjuhësor, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe identitetit të tyre”.

553 Sabri Godo: Zoti Ligoraq, cili është propozimi juaj për nenin 20? Ligoraq Karamelo: Për këtë kemi edhe një propozim nga një prej letrave që kemi marrë kohët e fundit, në të cilën thuhet: “Tek neni 20 të shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Askush nuk mund të detyrohet të deklarojë kombësinë e tij””. Sabri Godo: Përse duhet të merret Kushtetuta me këtë punë? Ligoraq Karamelo: Sepse Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës thotë që çdo anëtar i një pakice ka të drejtë të zgjedhë lirisht nëse i takon apo s’i takon të trajtohet si i tillë. Arben Imami: Ishte e vjetër ajo… Zamira Çaka: Pika 2 e nenit 20 e sqaron edhe këtë çështje. Spartak Braho: A e ke lexuar nenin 20? Pika 2 e nenit 20 thotë: “Pakicat kombëtare kanë të drejtë të shprehin, ruajnë, zhvillojnë lirisht identitetin e tyre etnik…”, e theksoj, “identitetin e tyre etnik”. Sabri Godo: Më fal, ne e diskutuam dje këtë çështje dhe vendosëm ta heqim fare. Krenar Loloçi: As detyrohet ta deklarojë kombësinë e as i mohohet kombësia. Sabri Godo: Krijojmë një problem kot së koti. A ramë dakord kështu dje? Jonuz Begaj: Kështu ramë! Sabri Godo: Pse ngrihet kjo çështje prapë sot? Arben Imami: Nga një pikëpamje, unë e mbështes këtë propozim për arsye se nuk krijon asnjë nga ato rreziqe që mendojmë ne, ashtu sikurse, në fakt, nuk ndihmon për ato gjëra që mendon Karamelua. Këtu është fjala se mos me regjistrimin e popullsisë shqiptarët bëhen grekë. Regjistrimi i popullsisë nuk ka lidhje me këtë çështje, sepse në regjistër nuk mund të regjistrosh kombësinë. Në një shtet demokratik, nuk mund të detyrosh njeri për t’u shprehur në lidhje me kombësinë. Ne themi se “askush nuk mund të detyrohet”, rrjedhimisht as shteti nuk mund ta detyrojë individin kur regjistrohet të deklarojë kombësinë e tij. Kujton ti se evropianët kanë menduar ndonjëherë për pakicat? E

554 vetmja gjë për të cilën Evropa s’ka menduar ndonjëherë janë pakicat, kështu që ato formula, të cilat janë për minoritetet kudo që janë, janë sa për të marrë frymë. Kështu është për shqiptarët që janë jashtë, për grekët që janë këtu, për gjermanët që janë në Francë, etj. Mos mendo se gjërat janë ndryshe. Por ai është një parim, nga i cili nuk shpëton dot. Është parim i cili mbështetet në të drejtat individuale. Megjithatë, nëse nuk ka konsensus, vazhdojmë më tej. Sabri Godo: Besoj se ka një element pohues dhe një mohues. Vijmë tek kuota zero, vijmë tek ajo që thamë, që nuk na duhet fare. Kristaq Traja: Shtetësia ka rëndësi në pikëpamjen juridike, jo kombësia. Në qoftë se nuk sjell pasoja juridike, nuk kam përse e vë. Arben Imami: Vazhdojmë. Tjetër propozim. Atë të pronave mund ta shohim në fund. Sabri Godo: Nuk ka propozim tjetër. Ligoraq Karamelo: Unë dua të sjell këtu edhe një porosi të partisë që përfaqësoj: në qoftë se ky problemi i kombësisë nuk do të futet në Kushtetutë, ne do të diskutojmë dhënien e konsensusit për të gjithë Projektkushtetutën. Kastriot Islami: Dakord. Sabri Godo: Dakord. Ligoraq Karamelo: Është kërkuar dhe në Përmet. (zë nga salla): U mbyll kjo çështje. Arben Imami: Atëherë, besoj se e mbyllëm këtë fazë të madhe të punës. Do ta çojmë tekstin në parlament; bashkë me tekstin, do të shkojnë në parlament edhe të gjitha vërejtjet, propozimet, amendamentet e tjera, të cilat do të kalojnë fillimisht nëpërmjet Komisionit. Pasi të bëhet diskutimi i përgjithshëm në parim i projektit, përpara se të fillojë diskutimi nen për nen, Komisioni do të diskutojë të gjitha amendamentet. Këtu përfitoj prapë nga rasti të them, se partitë të cilat nuk kanë marrë pjesë në proces mund të sjellin e të bëjnë të njohura, me çdo mënyrë e mjet që ato e quajnë të volitshme, pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre. Besoj se Komisioni do të jetë i hapur për t’i shqyrtuar.

555 Sabri Godo: Tani, do të bëjmë edhe redaktimet. Janë bërë ato? Në rregull, atëherë e mira do të ishte që projekti të nënshkruhej nga të gjithë. Arben Imami: Sot, pas orës 1 deri në orën 6, teksti do të jetë në sekretari. Të vijnë të gjithë ta firmosin. * * *

556 SHTOJCË 1. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 339, datë 3.9.1997, “Për caktimin e Komisionit për hartimin e projektkushtetutës” 2. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 360, datë 30.4.1998, “Për disa ndryshime në përbërjen e Komisioni Parlamentar për hartimin e projektkushtetutës së Republikës së Shqipërisë” 3. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 392, datë 5.10.1998, “Për miratimin e programit të shqyrtimit dhe të miratimit në Kuvendin Popullor të projektkushtetutës, të paraqitur nga Komisioni Parlamentar për hartimin e projektkushtetutës” 4. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 393, datë 21.10.1998, “Për miratimin me referendum të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë me referendum popullor” 5. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 394, datë 28.10.1998, “Për krijimin e Komisionit Parlamentar të përkohshëm për drejtimin e referendumit për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”

557 VENDIM Nr.339, datë 3.9.1997 396 PËR CAKTIMIN E KOMISIONIT PËR HARTIMIN E PROJEKTKUSHTETUTËS Në mbështetje të nenit 44 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozim të disa grupeve parlamentare. KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: 1) Krijimin e komisionit parlamentar prej 21 anëtarësh si përfaqësues të partive parlamentare me këtë përbërje: PS 6 anëtarë PSD 2 anëtarë PAD 1 anëtar PBDNJ 1 anëtar PA 1 anëtar PUK 1 anëtar PD 3 anëtarë PR 1 anëtar PB 1 anëtar PLL 1 anëtar PDK 1 anëtar PBD 1 anëtar PBSD 1 anëtar PLD 1 anëtar (me status special) PDD 1 anëtar (me status special) PK 1 anëtar (e ftuar) PBDK 1 anëtar (e ftuar) PRD 1 anëtar (e ftuar) PB 1 anëtar (e ftuar) Dhe me bashkëkryetarë: Sabri Godo Arben Imami Komisioni zgjedh nga gjiri i tij dy nënkryetarë. 396 Fletorja Zyrtare: viti 1997, nr. 13, faqe 348. Data e botimit: 19.09.1997

558 2. Për procedurat praktike të punës, krijimin e infrastrukturës së procesit kushtetues, krijimin e stafit teknik, të grupeve të konsulencës, koordinimin e konsulencës dhe oponencës së huaj, lidhjet me inastitucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare si dhe organizimin e debatit publik, ngarkohet komisioni parlamentar i ngritur për hartimin e Projektkushtetutës në bashkëpunim me Ministrinë e Reformës Legjislative dhe Marrëdhënieve me Parlamentin. 3. Afatet do të jenë si vijon: 1-5 shtator - Krijimi i komisionit Parlamentar 5-10 shtator - Mbledhja e parë e komisionit: Prezantimi i qendrimeve të partive (i pranishëm TV) 10 shtator - 10 tetor - Debat televiziv etj. për temat e Kushtetutës - Fushata e deputeteve me pyetsorin - Sondazhet në opinionet publike 10 tetor - 30 nëntor - Diskutime në Komision + Diskutimet në grupet konsultative + përgatitja e projektit nga stafi teknik Bërja publike e këtij procesi 1-25 dhjetor - Oponenca e huaj për projektin 3-10 janar - Reflektimi mbi vërejtjet e oponencës së huaj 10-31 janar - Depozitimi i projektit në Kuvend dhe shqyrtimi i tij në grupet e komisionet parlamentare 4. Të mbështesë në parim programin "Për procedurat praktike të punës dhe krijimin e infrastrukturës për hartimin e Projektkushtetutës" që i bashkëngjitet këtij vendimi. 5. Për shpenzimet e nevojshme që lidhen me angazhimin e monitorizuesve dhe zhvillimin e procesit kushtetues ngarkohet Këshilli i Ministrave të sigurojë fondin përkatës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

559 PROGRAM PËR PROCEDURAT PRAKTIKË TË PUNËS DHE KRIJIMIN E INFRASTRUKTURËS PËR HARITMIN E PROJEKTKUSHTETUTËS Për të organizuar procedurat e nevojshme për hartimin e Projektkushtetutës, me qëllim që procesi të jetë efikas, i manovrueshëm dhe gjithëpërfshirës, të veprohet me modulin e mëposhtëm: I. INFRASTRUKTURA Krijimi i një komisioni parlamentar prej 21 anëtarësh, nga të cilët 12 i përkasin shumicës dhe 9 opozitës, që përfaqësojnë partitë politike parlamentare. Në komison marrin pjesë me status special 2 parti, ndërsa si të ftuara në mbledhjet e komisionit do të jenë edhe 4 parti të tjera dhe konkretisht: PS - 6 anëtarë PSD - 2 anëtarë PAD - 1 anëtar PBDNJ - 1 anëtar PA. - 1 anëtar PUK - 1 anëtar PD - 3 anëtarë PR - 1 anëtar PB - 1 anëtar PLL - 1 anëtar PDK - 1 anëtar PBD - 1 anëtar PBSD - 1 anëtar PLD - 1 anëtar (me status special) PDD - 1 anëtar (me status special) PK - 1 anëtar (e ftuar) PBDK - 1 anëtar ( e ftuar) PRD - 1 anëtar (e ftuar)

560 PB - 1 anëtar (e ftuar) Bashkëkryetarë të Komisionit do të jenë zoti Sabri Godo dhe zoti Arben Imami, kurse dy nënkryetarë do të zgjidhen nga gjiri i Komisionit. Ky Komision do të punojë në mënyrë të vazhdueshme dhe do të marrë vendimet politike për të gjitha çështjet e kushtetutës. Pranë Komisionit parlamentar ngrihet stafi teknik prej 5 vetësh, i cili do të merret me formulimin juridik të dispozitave të projektit sipas vendimeve që do të marrë Komisioni. Stafi do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e Komisionit, por nuk do të ketë të drejtë vote. Kjo bëhet për të siguruar korrektesën profesionale dhe teknikën kushtetuese, për të mënjanuar praktikat e mëparshme, kur specialistët e thirrur nga partitë politike në Komision ose u politizuan ose u vunë nën presion të fuqishëm politik, dhe për pasojë u lejuan devijime pothuajse në të gjitha projektet e deritanishme. Për të tërhequr mendimin e specializuar dhe për të zhvilluar debatin publik mendohet që të ngrihen disa grupe punë konsultative për çdo bllok problemesh kryesore të Projektkushtetutës. Monitorizuesit e këtyre grupeve do të jenë të atashuar pranë Komisionit Parlamentar. Grupet mendohet të jenë si vijon: a. grupi për çështjet e parlamentit, b. grupi për problemet e pushtetit gjyqësor, c. grupi për pushtetin lokal, d. grupi për çështjet e administratës, e. grupi për të drejtat e njeriut. Me ngritjen e kësaj infrastrukture do të merret Komisioni Parlamentar. Për ta nxjerrë procesin e hartimit të Projektkushtetutës jashtë debatit ngushtësisht politik dhe për testimin e tij para opinionit publik, Komisioni Parlamentar do të ngrejë edhe një substrukturë të përkohshme që do të merret me:

561 - ndjekjen e debatit televiziv dhe në mediat e tjera, për të cilën parashikon të angazhojë 1-2 juristë; - koordinimin e punës me grupet konsultative dhe agjencitë e tjera si dhe organizatat joqeveritare për realizimin e konsultave dokumentimin e opinioneve, përpilimin e raporteve për cështjet që diskutohen etj., për të cilën do të ngarkojë 2-3 juristë e sociologë. - sondimin e opinionit publik për të përcaktuar ecurinë dhe nevojat e korrektimit eventual të procesit kushtetues, për të cilin do të angazhojë një analist sociolog. - bashkëpunimin dhe lidhjet me shtypin për debatimin e problemeve kushtetuese, për të cilin do të ngarkohet një gazetar. E gjithë kjo infrastrukturë e domosdoshmë për të përcjellë saktësisht dhe me efikasitet rezultatet e procesit për hartimin e Projekt- kushtetutës, Komisioni Parlamentar do të bashkëpunojë me ekspertë të huaj, si të institucioneve ndërkombëtare, ashtu edhe me ekspertë të vendeve të Europës dhe të SHBA, për probleme të veçanta dhe për të gjithë projektin. Me konkretisht, konsulenca e huaj do të përfshijë kontakte aktive me organizma të njohura ndërkombëtarë sipas këtij programi: Këshilli i Evropës (Komisioni i Venecies) Advocates International American Bar Association CEELI Program Për të venë në funksionim të gjithë këtë mekanizëm që do të krijohet për organizimin dhe rea1izimin e procesit kushtetues është e nevojshme që puna e njerëzve që do të përfshihen të mbulohen edhe financiarisht me një fond që duhet krijuar me vendim qeverie. II. AFATET E PROCESIT KUSHTETUES

562 1-5 shtator - Krijimi i Komisionit Parlamentar - Krijimi i stafit teknik - Krijimi i grupeve konsultative 5-10 shtator - - Mbledhja e parë e Komisionit: - prezantimi i qendrimeve të partive (i pranishëm TV) 10 shtator -10 tetor - Debat televiziv, etj., për temat e Kushtetutës - Fushata e deputeteve me pyetsorin - Sondazhet në opinionet publike 10 tetor - 30 nëntor - Diskutime në Komision + Diskutime në grupet konsultative + përgatitja e draftit nga stafi + Televizionimi i procesit. Çdo javë një temë, një kapitull 1-25 dhjetor - Oponenca e huaj për projektin 3-10 janar - Reflektim mbi vërejtjet e oponencës së huaj 10-31 janar - Depozitimi i projektit në Parlament dhe shqyrtimi i tij në grupet e komisionet parlamentare

563 VENDIM Nr. 360, datë 30.4.1998 397 PËR DISA NDRYSHIME NË PËRBËRJEN E KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR HARTIMIN E PROJEKTKUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 44 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, si dhe të vendimit nr.339, datë 3.9.1997 “Për caktimin e Komisionit për hartimin e Kushtetutës”, me propozimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: 1. Fehmi Abdiu lë detyrën e anëtarit të Komisionit Parlamentar për Hartimin e projektkushtetutës dhe në vend të tij caktohet Spartak Braho. 2. Anastas Angjeli lë detyrën e anëtarit të komisionit Parlamentar për Hartimin e Projektkushtetutës dhe në vend të tij caktohet Leontiev Çuçi. 3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 397 Fletorja Zyrtare: viti 1998, nr. 11, faqe 405. Data e botimit: 18.05.1998.

564 VENDIM NR.392, DATË 5.10.1998 398 PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT TË SHQYRTIMIT DHE TË MIRATIMIT NË KUVENDIN POPULLOR TË PROJEKTKUSHTETUTËS, TË PARAQITUR NGA KOMISIONI PARLAMENTAR PËR HARTIMIN E PROJEKTKUSHTETUTËS Komisioni Parlamentar për Hartimin e Projektkushtetutës, i ngritur me vendimin nr.339, datë 3.9.1997 të Kuvendit Popullor, në përputhje me nenin 44 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", pas një pune të gjatë dhe të hapur, duke u mbështetur në përvojën pozitive të procesit kushtetutës të filluar që në vitin 1991, si dhe në asistencën dhe mbështetjen e madhe të komunitetit ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë të Komisonit të Venecias, hartoi tekstin përfundimtar të Projektkushtetutës, i cili u depozitua në Kuvend më datë 2.10.1998. Në mbështetje të nenit 148 të Rregullores së Kuvendit Popullor, me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: I. Miratohet programi i shqyrtimit dhe miratimit në Kuvendin Popullor të Projektkushtetutës, të paraqitur nga Komisioni Parlamentar për Hartimin e Projektkushtetutës, si vijon: 1. Paraqitja dhe miratimi i projektprogramit në seancë plenare 5.10.1998 e hënë, ora 17.00 2. Prezantimi i Projektkushtetutës nga Komisioni Kushtetues 398 Fletorja Zyrtare: viti 1998, nr. 25, faqe 998. Data e botimit: 23.10.1998

565 8.10.1998 e enjte, ora 18.00 3. Pyetje për tekstin e Projektkushtetutës dhe dhënien e përgjigjeve 9.10.1998 e premte, ora 10.00 4. Diskutim në parim i Projektkushtetutës 9-10.10.1998 e premte, e shtunë 5. Shqyrtimi i Projektkushtetutës nga komisionet parlamentare dhe grupet parlamentare, si dhe bërja e amendamenteve: amenda- mentet i paraqiten komisionit për hartimin e Projektkushtetutës 5- 13.10.1998 6. Shqyrtimi i amendamenteve nga Komisioni Kushtetues 14- 15.10.1998 7. Shqyrtimi nen për nen i Projektkushtetutës në senacë plenare dhe miratimi i amendamenteve eventuale 16-18.10.1998 8. Miratimi në tërësi i Projektkushtetutës 20.10.1998 9. Procedura për propozimin, marrjen e vendimit dhe shpalljen e referendumit për miratimin e Kushtetutës 20-22.10.1998 II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

566 VENDIM Nr.393, datë 21.10.1998 399 PËR MIRATIMIN ME REFERENDUM TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË ME REFERENDUM POPULLOR Në mbështetje të nenit 16 pika 7 dhe nenit 28 pika 4/a të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese, me propozimin e Presidentit të Republikës, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: I. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë do t'i nënshtrohet referendumit popullor për miratim përfundimtar. II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 399 Fletorja Zyrtare: viti 1998, nr. 26, faqe 1005. Data e botimit: 5.11.1998

567 VENDIM Nr.394, datë 28.10.1998 400 PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT PARLAMENTAR TË PËRKOHSHËM PËR DREJTIMIN E REFERENDUMIT PËR KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të ligjit nr.8416, datë 12.10.1998 "Për disa ndryshime në ligjin nr.7866, datë 6.10.1994 "Për referendumet"" dhe të vendimit të Kuvendit Popullor nr.393, datë 21.10.1998 "Për miratimin përfundimtar të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë me Referendum Popullor"", me propozimin e Kryesisë, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: I. Për njohjen dhe propagandimin e Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, e cila do t'i nënshtrohet për miratim referendumit popullor, krijohet një komision parlamentar i përkohshëm me 9 deputetë, me këtë përbërje: 1. Skënder Gjinushi 2. Sabri Godo 3. Arben Imami 4. Kastriot Islami 5. Vasil Melo 6. Namik Dokle 7. Nikollë Lesi 8. Gramoz Ruçi 9. Fatbardh Hushi II. Komisioni parlamentar i përkohshëm të hartojë një program 400 Fletorja Zyrtare: viti 1998, nr. 26, faqe 1005. Data e botimit: 5.11.1998

568 pune, ku të përcaktohen masat organizative për njohjen dhe propagandimin e Kushtetutës. Për këtë qëllim, ky komision mund të ngrejë nënkomisione dhe grupe pune me specialistë. III. Shpenzimet e komisionit të përballohen nga fondet e miratuara për Kuvendin Popullor për vitin 1998. IV. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Informations clés
Type de document book
Date d'adoption
Source OSCE