Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Interview of OSCE Secretary General Thomas Greminger with Albania's public broadcaster RTSH

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

INTERVISTË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË OSBE-së, THOMAS GREMINGER, DHËNË RADIO-TELEVIZIONIT SHQIPTAR 29 maj 2018

Intervistoi: Sonila Agostini

Z. Greminger, mirë se erdhët në Shqipëri! Sa herë përmendet fjala OSBE, për publikun shqiptar, emri i organizatës lidhet gjithmonë me zgjedhjet. Edhe pse Shqipëria ka tri dekada që zhvillon zgjedhje shumëpartiake, ende nga arbitri ndërkombëtar, që është OSBE-ja, vazhdojnë të kërkohen standarde. Pse ndodh kjo, sipas jush? A mos vallë është faji i partive politike që vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për mënyrën se si zbatohet ligji zgjedhor në Shqipëri?

Greminger: Në fakt, zgjedhjet janë guri i themelit për çdo demokraci, prandaj, mbajtja e zgjedhjeve është absolutisht thelbësore. OSBE-ja, më saktë ODIHR-i, i ka vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri që në vitin 1996. Po të shohësh legjislacionin shqiptar, shohim që rekomandimet e misionit zgjedhor të OSBE-së për zgjedhjet e 2013-s, 2015-s dhe 2017-s nuk janë pasqyruar ende aty. Pra, kjo mbetet për t'u bërë. Nga këndvështrimi im, kjo është mjaft urgjente, sepse vitin tjetër mbahen zgjedhjet vendore dhe besoj se do të ishte mirë që të gjitha risitë e miratuara në legjislacion të testoheshin gjatë zgjedhjeve vendore, përpara se të kalohet në zgjedhjet e përgjithshme të 2020-s.

Z. Greminger, pse mendoni se është e rëndësishme reforma e plotë elektorale për Shqipërinë? Për shkak se thjesht janë zgjedhjet vitin e ardhshëm, apo ky është qëllim i domosdoshëm për një vend që është anëtar i OSBE-së?

Greminger: Shqipëria është shtet pjesëmarrës i OSBE-së, një nga 57 Shtetet pjesëmarrëse dhe, rrjedhimisht, i ka pranuar parimet dhe angazhimet e OSBE-së. Në këtë kuptim, nga Shqipëria pritet të qëndrojë në lartësinë e këtyre angazhimeve dhe kjo është qartësisht një prej arsyeve pse reforma zgjedhore duhet të realizohet. Por, është edhe në interesin e shqiptarëve që të vazhdojnë të përmirësojnë institucionet demokratike në vend. Kjo ka kuptim edhe në kuadrin e objektivit strategjik të Shqipërisë, që është anëtarësimi në BE; institucionet demokratike, pjekuria e tyre, janë gjithashtu një faktor i rëndësishëm në këtë drejtim. Pra, reforma zgjedhore ka rëndësi jo vetëm nga perspektiva e angazhimeve të OSBE-së, por edhe nga perspektiva e vetë shqiptarëve, sepse institucionet e forta demokratike janë pjesë e qeverisjes së mirë të një vendi.

Gjatë kësaj interviste, në fakt, dua t’ju pyes edhe për diçka tjetër, e cila lidhet me një fenomen për të cilin flitet në raportet ndërkombëtare për Shqipërinë, por është gjithashtu pjesë e proceseve zgjedhore në vendin tonë: lufta kundër korrupsionit. Çfarë ndikimi ka korrupsioni në performancën demokratike të Shqipërinë, meqenëse ky është një aspekt që është përmendur edhe në raportet e OSBE-së, në një formë tjetër, siç mund të ishte rasti i shitblerjes së votave.

Greminger: Po, lufta kundër korrupsionit është një nga objektivat madhorë të Shqipërisë. Kjo është e vërtetë në kuadrin e objektivit strategjik për t'u anëtarësuar në BE, por edhe për përmirësimin e qeverisjes, për krijimin e një mjedisi favorizues për veprimtaritë ekonomike, për krijimin e vendeve të punës, për luftën kundër varfërisë. Për të gjitha këto, korrupsioni është thjesht helm. Pra, ekzistojnë një sërë arsyesh se pse ky vend duhet të luftojë korrupsionin me vendosmëri të madhe. Sërish, OSBE-ja ka instrumente dhe programe për të ndihmuar Shqipërinë në arritjen e këtij objektivi.

A mendoni se OSBE-ja mund të ketë hapësira më të mëdha sesa sot për të asistuar Shqipërinë që të përmirësojë sjelljen e saj demokratike, si vend me institucione të drejta? Përveç pjesës së ndihmës dhe asistencës që OSBE-ja jep për reformën zgjedhore, ka edhe aspekte dhe fusha të tjera ku OSBE-ja asiston Shqipërinë. A mendoni se duhet shtuar kjo asistencë?)

Greminger: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ekspertizë për të ofruar në një sërë fushash. Sërish, besoj se është në interesin e Shqipërisë që ta shfrytëzojë këtë ekspertizë për të arritur objektivin strategjik të anëtarësimit në BE, por edhe për të shënuar përparim drejt qeverisjes së mirë dhe krijimit të një mjedisi ku ekonomia mund të lulëzojë, ku mund të hapen vende pune... ku mund të ketë zhvillim shoqëror më të mirë. Mendoj se kemi kontribuar në disa fusha: kemi kontribuar në reformën zgjedhore, kemi kontribuar në luftën kundër korrupsionit; reforma në drejtësi është gjithashtu një fushë shumë e rëndësishme. Edhe në këtë proces, OSBE-ja mund të kontribuojë. Nga ana tjetër, në fushat kyçe të sigurisë, OSBE-ja ka instrumentet për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çojnë në terrorizëm. OSBE-ja i ka instrumentet për të luftuar trafikimin: trafikimin e personave, trafikun e drogës. Në fushën e të drejtave të njeriut, OSBE-ja ka një institucion fantastik, që quhet Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare, i cili ofron këshillim, dhe unë mendoj se respektimi i të drejtave të pakicave vazhdon të jetë sfidë në Shqipëri. Këto janë disa nga fushat ku mund të kontribuojë OSBE-ja, dhe veçanërisht Prezenca në Shqipëri.

Pyetja e fundit. Shqipëria është një nga 57 vendet anëtare të OSBE-së dhe Shqipëria është në një rajon shumë dinamik siç është Ballkani. Sa i rëndësishëm është, sipas mendimit tuaj, bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit, duke pasur në konsideratë edhe stadin ku ndodhen këto vende? Janë në dyert e Bashkimit Evropian, në përpjekje individuale, sigurisht, për t’u anëtarësuar në Union.

Greminger: Më lejoni të them dy gjëra. Së pari, Shqipëria është shtet pjesëmarrës i OSBE- së. Le ta shohim rajonin në një këndvështrim më të gjerë. Mendoj se Shqipëria ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e instrumenteve të BE-së. Shqipëria, si shtet pjesëmarrës, ka qenë aktive në Dialogun e Strukturuar, që është një nga proceset më të rëndësishme të dialogut. Shqipëria ka dërguar personel shqiptar në operacionet kyçe të OSBE-së; për shembull, kemi 8 shqiptarë që punojnë në Misionin e Posaçëm të Monitorimit në Ukrainë. Mendoj se ky është një kontribut shumë i rëndësishëm i Shqipërisë për OSBE-në, dhe unë e nxis Shqipërinë të investojë edhe më shumë – si shtet pjesëmarrës i OSBE-së – për sa i përket pjesëmarrjes, kontributit në diskutime, por edhe dërgimit të personelit. Mendoj se kjo është një mënyrë për të ngritur më lart profilin e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Tani, ta shohim rajonin në një këndvështrim më të ngushtë: Evropa Juglindore. Besoj se Shqipëria ka luajtur vazhdimisht rol shumë të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit. Padyshim që e nxis Shqipërinë të vazhdojë në këtë rrugë. Kjo është e rëndësishme, nëse duam të krijojmë një mjedis ku vendet ndërveprojnë mes tyre, zhvillojnë tregtinë mes tyre dhe ku mund të tërheqin investitorë nga Evropa dhe më gjerë. Pra, besoj se ky angazhim rajonal i Shqipërisë është thelbësor. Sërish, OSBE-ja ka diçka për të ofruar: ne kemi një numër programesh me dimension rajonal, sidomos në lidhje me nxitjen e shkëmbimeve dhe kontakteve mes njerëzve. OSBE-ja ka një program që promovon shkëmbimet e të rinjve që quhet Shtigje Rinore; kjo është diçka që OSBE-ja mund t'ia ofrojë Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, me qëllim që të forcohet më tej bashkëpunimi në Evropën Juglindore.

Faleminderit për mundësinë e kësaj interviste!

Faleminderit juve!

INTERVIEW OF OSCE SECRETARY GENERAL THOMAS GREMINGER WITH ALBANIA’S PUBLIC BROADCASTER RTSH 29 May 2019

By Sonila Agostini

RTSH: Mr. Greminger, welcome to Albania. Any time the OSCE is mentioned, the Albanian public always identifies this organization with the elections. Although Albania has been conducting multi-party elections for three decades, the international referee i.e. the OSCE, continues to ask for standards. In your view, why is this the case? Is it probably the fault of political parties which keep passing blame on one-another on how the electoral law is enforced in Albania?

Greminger: Well, you see, elections are the cornerstone of every democracy. So, the conduct of elections is absolutely fundamental. And the OSCE, that is ODIHR, has been observing elections in Albania since 1996. When we look at the Albanian legislation, we see that the recommendations of the electoral mission of the OSCE from 2013, 2015 and 2017, have not yet been translated into the Albanian legislation. So, this remains to be done. As I understand, this is rather urgent, because there will be local elections next year and I think it would be good that all the novelties that have been introduced in the legislation can be tested during local elections, before you move to national elections in 2020.

RTSH: Why a full electoral reform is important? Just because we have elections next year and after 1.5 or 2 years we have general elections? Or is this an indispensable goal/standard for a participating state of the OSCE?

Greminger: Well, Albania is a participating state of the OSCE, one of the 57 participating states, and, therefore, has accepted the principles and commitments of the OSCE. In that sense, Albania is also called to live up to these commitments and this is clearly one of the reasons why the electoral reform should take place. But, it is also in Albanians’ interest to keep improving the democratic institutions in the country. It also makes sense when I think of Albania’s strategic objective that is accession to the EU; democratic institutions, their maturity, are also a factor that is being considered for this. So, all in all, it makes sense from an OSCE-commitment perspective, but it also makes sense from the strictly Albanian perspective, because strong democratic institutions are part of the good governance of a country.

RTSH: In this interview, I would like to also ask you about a phenomenon that is mentioned in the international reports for Albania, but which is also part of the electoral processes in our country: fight against corruption. What is the impact of corruption in Albania’s democratic performance? Because, this aspect was indicated also in the OSCE reports, but in another form, such as the case of vote-buying.

Greminger: Yeah, combating corruption is one of the big objectives for Albania. I think, this is again true when we look at the strategic objective of becoming an EU member, but also in terms of improving governance, in creating an enabling environment for economic activities, for jobs to be created, for poverty to be fought; for all of these, corruption is simply poison. There are numerous reasons why this country should fight corruption with great determination. Again, the OSCE has tools and programs to help Albania reach that goal. RTSH: Do you think OSCE could have wider span of operation to assist Albania in improving its democratic conduct, as a country with just institutions? Besides the assistance and expertise that the OSCE provides for the electoral reform, there are also other aspects and areas where the OSCE assists in Albania. Do you think this assistance should be increased?

Greminger: Well… the OSCE Presence in Albania has expertise to offer in a number of areas. Again, I think, it is in the interest of Albania to use this expertise for reaching its strategic objective of EU membership, but also in terms of progressing towards good governance and creating an environment where economy can thrive, where jobs are created… better social development. I think we have alluded to a number of areas, we have alluded to the electoral reform, we have alluded to fighting corruption; the reform in the judiciary is a very important area. Here, again, the OSCE can contribute to that process. But, then again, of course, in the more core areas of security, the OSCE has tools in terms of preventing violent extremism and radicalization that lead to terrorism. The OSCE has tools to combat trafficking, trafficking in human beings, trafficking in drugs. In the human rights field, the OSCE has a fantastic institution called the High Commissioner on National Minorities that offers advice, and I think that respect for minority rights are still a challenge in Albania. So, these are some of the areas where the OSCE and particularly the Presence in Albania can contribute.

RTSH: And the last question. Albania is one of the 57 participating states of the OSCE and Albania is located in a very dynamic region such as the Balkans. In your view, how important is regional cooperation among Balkan countries, considering also the phase where these countries are at the moment, i.e. they are knocking at the doors of the European Union, - in individual efforts, of course - in order to join the EU.

Greminger: Well, let me say two things. Let me first start with Albania being a member, a participating State of the OSCE, so looking at the region in a wider sense. And here, I would argue that Albania has been contributing already, quite extensively to the OSCE tools elaboration. It has been an active participating State in the Structured Dialogue, which is one of the most important dialogue processes there is. Albania has been seconding Albanian staff to key operations of the OSCE, for instance there are eight Albanians seconded to the Special Monitoring Mission to Ukraine. I think this is a very important contribution of Albania to the OSCE, and I would actually encourage Albania to invest even more as an OSCE participating State in terms of participating, contributing to discussions, but also in terms of seconding personnel. I think this would be a way of giving a higher profile to Albanian foreign policy. Now let’s look at the region in a more narrow sense: South-East Europe. I think Albania has been playing a very important role, in terms of promoting peace and stability, and I think this is definitely something I would encourage Albania to continue to do so. It is important if we want to create an environment, where countries interact with each-other, where they trade with each-other, and where they attract investors from Europe and abroad. So, I think this regional engagement by Albania is crucial. Again, the OSCE has something to offer, we have a number of programs that have a regional dimension, particularly also when it comes to promoting people-to-people exchanges. The OSCE has a program that promotes youth exchanges, it is called Youth Trail, and I think that this is something the OSCE can offer to Albania and to the countries of the region, in order to further strengthen co-operation in South-East Europe. RTSH: Thank you for giving us the opportunity of this interview.

Greminger: You are most welcome. Thank you.

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE