Intervistë me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja për Independent Balkan News Agency (IBNA)
Data: 01 prill 2019
- Si e vlerësoni ecurinë e zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut pasi që vendi u përballë me sfida te mëdha siç ishte zgjidhja e kontestit te emrit ?
Mendoj se është shumë pozitive që pas ndryshimit të Kushtetutës dhe ndryshimit të emrit, qeveria dhe parlamenti e rikthyen fokusin e tyre ndaj nismës për reformat thelbësore. Jam veçanërisht i inkurajuar që legjislacioni i nevojshëm ka përparim në fusha të rëndësishme si shërbimi i inteligjencës dhe reforma gjyqësore, ku kemi parë bashkëpunimin ndërmjet partive qeverisëse dhe opozitare. Është e rëndësishme që të vazhdohet me përparimin drejt arritjes së qëllimeve strategjike të vendit dhe zbatimin e reformave që janë në interes të të gjithë qytetarëve. Si Mision, do të vazhdojmë të mbështesim përgatitjen dhe zbatimin e reformave që do të ndihmojnë vendin për të përmbushur më mirë angazhimet e OSBE-së dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve në vend.
- Tani vendi hyri ne zgjedhjet presidenciale. Si e vlerësoni klimën parazgjedhore?
Kam ndjekur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve nga partitë kryesore politike, dhe kam pasur gjithashtu rastin t’i takoj disa prej tyre. Unë pres një fushatë të drejtë dhe konkurruese, ku të gjitha palët do të kenë rastin të paraqesin idetë dhe kualifikimet e tyre për postin më të lartë të vendit. Ne do të kishim dashur të shohim realizimin e përpjekjeve për reformimin e Kodit zgjedhor përpara këtyre zgjedhjeve, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR- it nga vëzhgimet e zgjedhjeve të kaluara. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për të reformuar Kodin zgjedhor edhe pas zgjedhjeve.
- A do të jetë OSBE me kapacitet monitorues sikur në zgjedhjet e kaluara?
Monitorimi i zgjedhjeve është detyrë e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ) të OSBE / ODIHR-it i cili mbërriti në Shkup muajin e kaluar, të udhëhequr nga Corien Jonker. Ata planifikojnë të vendosen në mbarë vendin gjatë fushatës dhe në ditën e votimit. Lexuesit tuaj mund të kenë parë deklaratat nga konferenca për shtyp e Shefes së Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Jonker më 12 mars, në të cilën ajo dha detaje rreth përbërjes dhe mandatit të Misionit të saj.
- Gjuha e urrejtjes vazhdon të jetë një dukuri që rishfaqet në cikle zgjedhore. Cila është porosia juaj në këtë drejtim?
Keni shumë të drejtë. Të dhënat mbi krimin e urrejtjes, të mbledhura nga Komiteti i Helsinkit, me mbështetjen e Misionit tonë, tregojnë se numri i incidenteve rritet ndjeshëm para zgjedhjeve.
Gjuha e urrejtjes është një dukuri negative që paraqet kërcënim për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe pajtimit politik. Megjithëse vendi akoma nuk mbledh statistika të detajuara për incidentet e urrejtjes, sipas të dhënave që ekzistojnë, mos-toleranca në baza etnike, politike dhe fetare paraqet sfidë të shumëfishtë për vendin. Kjo dëshmon se nevojiten më shumë iniciativa që synojnë adresimin e tendencave ekzistuese.
Ne kemi mbështetur një numër iniciativash për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe krimin e urrejtjes. Ato më të fundit përfshijnë një fushatë ndërgjegjësimi publik mbi gjuhën dhe krimet e urrejtjes lidhur me ngjarjet sportive, si dhe mbështetjen tonë për krijimin e Rrjetit për Luftën kundër Gjuhës së Urrejtjes në Media. Ne do të vazhdojmë të mbështesim organet e drejtësisë penale, gjyqësorin dhe aktorët e shoqërisë civile në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimit të urrejtjes.
- Qeveria është para një sprove të re me reformat sidomos ne sferën e drejtësisë dhe organeve te sigurisë. Cili do të jetë fokusi dhe mbështetja juaj në ketë proces?
Gjatë dy viteve të fundit janë miratuar disa ligje të rëndësishme për reforma. Megjithatë, zbatimi dhe aplikimi jo i njëjtë i këtyre nismave mbetet një sfidë.
Misioni i OSBE-së në Shkup do të vazhdojë të mbështes autoritetet gjyqësore në zbatimin e qëllimeve dhe masave të parashikuara në Strategjinë për reforma gjyqësore. Ndihma jonë do të përqendrohet në hartimin e legjislacionit dhe këshillimin e politikave, veçanërisht kur bëhet fjalë për zbatimin praktik të standardeve legjislative. Ne gjithashtu do të ofrojmë trajnime për ngritjen e kapaciteteve të praktikuesve ligjorë, si dhe do të vazhdojmë të monitorojmë gjykimet me profil të lartë.
Gjithashtu, do të vazhdojmë punën tonë intensive me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të mbështetur reformat strategjike që synojnë rritjen e profesionalizmit të shërbimit policor, përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe komuniteteve, si dhe luftën ndaj kërcënimeve trans-nacionale, përfshi krimin e organizuar.
Interview with the Head of the OSCE Mission to Skopje, Ambassador Clemens Koja for Independent Balkan News Agency (IBNA)
Date: 01 April 2019
- How do you assess the course of developments in North Macedonia since the country faced major challenges such as the resolution of the country name issue?
I think it is very positive that after the Constitution was amended and the name changed the Government and the Parliament returned their focus to core reform initiatives. I am particularly encouraged that important legislation has advanced in key areas such as intelligence and judicial reform where we saw co-operation between governing and opposition political parties. It is important to continue to make progress towards achieving the country’s strategic goals and implement reforms that are in the interest of all citizens. As a Mission, we will continue to support the preparation and implementation of reforms that will help the country to better fulfil its OSCE commitments and improve the lives of the country’s citizens.
- Presidential election process has started in the country. How would you assess the pre-election environment?
I have followed the process of selecting candidates by the major political parties, and I have also had a chance to meet several of them myself. I expect a fair and competitive campaign, where all sides will have a chance to put forward their ideas and credentials for the country’s highest office. We would have liked to see the efforts to reform the electoral code come to fruition ahead of these elections, in line with OSCE/ODIHR recommendations from past election observations. We will continue to support efforts to reform the code after the elections.
- Will OSCE have monitoring capacities as in other elections?
Monitoring the elections is the job of the OSCE/ODIHR Election Observation Mission (EOM), which arrived in Skopje last month, led by Corien Jonker. They plan to deploy across the country during the campaign and on voting day. Your readers may have seen reports of the Head of the EOM’s press conference on 12 March, at which she provided details about the composition and mandate of her Mission.
- Hate speech continues to reappear during election cycle. What is your message in this regard?
You are absolutely right. Data on hate crime collected by the Helsinki Committee, with our Mission’s support, show that the number of incidents increases substantially before elections.
Hate speech is a negative phenomenon that poses a threat to improving inter-ethnic relations and political reconciliation. Although the country does not yet collect detailed statistics on hate incidents, according to the data that does exist intolerance on ethnic, political, and religious grounds poses complex challenges for the country. This shows that more initiatives aiming at addressing existing trends are needed.
We have supported a number of initiatives to combat hate speech and hate crime. The most recent include a public awareness campaign on hate speech and hate crime around sporting events and support for the establishment of the Network for the Fight against Hate Speech in the Media. We will continue to support criminal justice agencies, the judiciary and civil society actors in the fight against hate speech and hate crime. - The government is facing new challenges pertinent to reforms, especially in the judiciary area and security bodies. What will be your focus and support in this process?
A number of important reform laws have been passed over the past two years. However inconsistent implementation and application of these initiatives remains a challenge.
We at the OSCE Mission to Skopje will continue to support the national judicial authorities in the implementation of the goals and measures envisioned in the Judicial Reform Strategy. Our assistance will focus on legislation drafting and policy advice, especially when it comes to practical implementation of the legislative standards. We will also provide capacity building training for legal practitioners and continue to monitor high profile trials.
We will also continue our intensive work with the Ministry of Internal Affairs to support strategic reforms designed to increase the professionalism of the police service, improve police- community relations, and fight against transnational threats, including organized crime.