Organisation pour la sécurité et la coopération en Europe (OSCE) · interview

Interview with Head of Presence (sq)

OSCE
Voir le document original

Le texte intégral est hébergé par l’organisation qui le publie. lawenc.com indexe les métadonnées et renvoie vers la source officielle.

Texte intégral

Gazeta Shqiptare, 26 gusht 2005

Intervistë e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorit Pavel Vacek Gazetar: Skënder Minxhozi

1. I nderuar Zoti Ambasador, procesi zgjedhor në Shqipëri sapo ka mbaruar. Si e gjykoni ju në tërësi mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet?

Vlerësimi përfundimtar rreth zgjdhjeve do të bëhet nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it. Unë mund të jap vetëm një mendim personal. Mendoj se zgjedhjet janë zhvilluar më mirë se në të shkuarën, por jo në nivelin që duhet. Niveli i lartë i pjesëmarrjes në zgjedhje është tregues i interesit të votuesve shqiptarë rreth të ardhmes së vendit të tyre. Gjatë këtyre zgjedhjeve, pati shumë vëzhgues shqiptarë, gjë që përbën një arritje tjetër të zgjedhjeve të fundit. Shumë nga komisionet zgjedhore bënë më të mirën e mundshme dhe unë kam parë disa nga këto komisione të punonin në harmoni dhe qetësi në vende ku jeta është tepër e vështirë. Komisione të tjera nuk arritën të punonin në të njëjtën frymë, për shkak se ndjenjat e polarizuara politike ishin më të forta sesa paanësia në detyrë, dhe kjo ka qenë një ndër problemet më të mëdha gjatë këtyre zgjedhjeve. Insititucionet kryesore zgjedhore kanë punuar shumë për të përballuar numrin e madh të ankesave. Policia, gjithashtu, ka kryer detyrat e saj gjatë ditëve të zgjedhjeve.

2. Është debatuar gjerësisht lidhur me afatet e zgjatura të shqyrtimit ligjor të ankimimeve nga ana e forcave politike. A përbën edhe për organizatën tuaj ky faktor një element shqetësimi?

Kjo është edhe organizata juaj…Shqipëria është pjesë e OSBE-së. Një shqetësim shqiptar përbën një shqetësim edhe për ne. Padyshim, zvarritja artificiale e procesit zgjedhor për shkak të ankimimeve dhe apelimeve përbën shqetësim edhe për ndërkombëtarët.

3. Kur mendoni se do të bëhet publik raporti i grupit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR-it ?

Ju edhe mund të jeni njoftuar nga Jørgen Grunnet që raporti përfundimatar i zgjedhjeve do të bëhet publik një muaj pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

4. Paraprakisht, është deklaruar se këto zgjedhje përbëjnë një moment të rëndësishëm për të gjykuar lidhur me ecurinë dhe ritmet e afrimit të vendit tonë në BE. A mendoni se Shqiperia e kaloi këtë test?

Kjo pyetje është më mirë t'i drejtohet Komisionit Evropian dhe Presidencës së BE-së. Megjithatë, unë mendoj se Shqipëria nuk i përmirëson legjislacionin dhe institucionet e saj demokratike vetëm që një ditë të hyjë në BE. Ky përmirësim është në interesin e vendit dhe përfaqëson një objektiv përfundimar në vetvete. 5. Ende pa mbaruar procesi zgjedhor i 3 korrikut, janë dëgjuar pakënaqësitë e para nga ana e faktorëve politikë lidhur me sistemin zgjedhor. A besoni se do të ketë retushime të Kodit Zgjedhor në muajt e ardhshëm? A mendoni ju se një sistem votimesh me bazë proporcionale do të ishte një formulë më e mirë se kjo e tanishmja?

Sistemi zgjedhor i tanishëm në Shqipëri është i ndërlikuar dhe krijon hapësira për abuzime, të cilat ne i kemi vënë re. Megjithatë, ka ekspertë të cilët argumentojnë që një sistem mazhoritar i përzier me sistemin proporcional është shumë modern dhe përparimtar. Në qoftë se ekziston vullneti politik për të bërë ndryshime të mëtejshme përmirësuese të ligjit aktual zgjedhor, ne do të jepnim ndihmën tonë në këtë proces. Ne do të ndihmojmë njësoj edhe sikur forcat politike të zgjedhin një nga variantet e sistemit proporcional. Nuk ka ndonjë standard ndërkombëtar se cili nga sistemet është më i mirë. Por ekzistojnë disa sugjerime dhe përvoja nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës, të cilat mund të ndihmojnë në detajet e sistemit dhe bazën e nevojshme ligjore. Prezenca këtu nuk do të jetë arbitër i korrektesës së zgjedhjeve themelore që do të bëhen nga përfaqësuesit e politikës shqiptare. Ajo që duhet të jetë e qartë qysh në fillim është se nuk ka një sistem zgjedhjesh të pakritikueshëm, dhe se të gjitha sistemet e zgjedhjeve mund të shfrytëzohen, pengohen … ose sabotohen, nëse ekziston vullneti për ta bërë këtë.

6. A mendoni se rotacioni politik që po ndodh do të krijojë probleme në marrëdhëniet e Shqipërisë me bashkësinë ndërkombëtare?

Nuk më takon mua të them… Por pse duhet të krijojë probleme? Ndryshime qeverish ndodhin kudo në botën demokratike herë pas here dhe jeta vazhdon normalisht. Zgjedhjet e drejta në demokraci janë të kufizura, programet e partive politike konvergojne në çështje strategjike politike…Pa dyshim, ju e dini përgjigjen e duhur… gjithçka varet nga politikat që ndiqen sesa nga ato që deklarohen.

7. Si e shihni rolin e OSBE-së në zhvillimet e ardhshme në Shqipëri? Sa e besoni ju tezën sipas të cilës procesi i integrimit evropian ku ka hyrë Shqipëria dhe mekanizmat e monitorimit të BE-së në përgjithësi krijojnë një farë mbivendosjeje me punën dhe veprimtaritë e OSBE-së në Shqipëri?

Ajo çka ne bëjmë konsultohet mirë me Komisionin dhe Presidencën e BE-së dhe është në përputhje me objektivat e BE-së dhe Shqipërisë në kuadrin e procesit të integrimit. Puna jonë kontribuon, në disa raste drejtpërsëdrejti, në aspiratat e Shqipërisë për në BE. Dublimet janë një luks që ne nuk kemi mundesi ta përballojmë. A mund të më thotë dikush se ku janë këto mbivendosje?

8. Vitet e fundit, ka pasur një reduktim gradual të veprimtarive të OSBE-së në Shqipëri, veçanërisht, në lidhje me mbylljen e disa zyrave rajonale. Si e shihni këtë proces?

Ka pasur një prirje të përgjithshme drejt reduktimit, motivuar si nga brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Ndërsa pakësimet e përgjithshme të buxhetit të përbashkët të OSBE-së janë pasojë e vullnetit kolektiv të 55 vendeve anëtare të OSBE-së, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, disa nga thirrjet për pakësim që vijnë nga brenda Shqipërisë motivohen nga bindja e gabuar se një shkurtim i buxhetit apo strukturës së Prezencës tregojnë përparim. Kjo nuk është kështu… për sa kohë ekzistojnë probleme dhe mangësi… dhe kjo është ajo që unë dua të vë në dukje. Nga ana tjeter, unë jam, gjithashtu, në dijeni se qeveria që pritet të vijë në pushtet kërkon më shumë ndihmë nga ana jonë dhe jo më pak dhe kjo kërkesë duhet repektuar nga ne. Është e ditur tashmë që ne kemi propozuar një rritje zero për buxhetin e Prezencës për vitin 2006, ne do t'i zëvendësojmë disa punonjës ndërkombëtarë me shqiptarë, ashtu sikurse mund të reduktojmë numrin e përgjithshëm të punonjësve. Me fjalë të tjera, ne po përgatitemi të bëjmë të njëjtën sasi pune, ose edhe më tepër, me të njëjtat, ose me më pak, burime në dispozicion. Natyrisht, do të vijë një ditë kur Prezenca në Shqipëri do të mbyllet dhe kjo do të paraprihet nga një periudhë më e madhe reduktimi. Por, përpara se të flasim për këtë, do të ishte më e arsyeshme për ne që të përpiqeshim të maksimizonim efektshmërinë e burimeve të kufizuara të Prezencës së OSBE-së, sesa të përballemi me fushatat kundër zyrave tona rajonale që kanë mbetur. Unë e di që këto zyra rajonale pëlqehen nga autoritetet vendore dhe njerëzit dhe unë mendoj që ato janë të nevojshme për punën tonë të mëtejshme.

Gazeta Shqiptare newspaper, 26 August 2005

Interview of the Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Pavel Vacek

Journalist: Skënder Minxhozi

1. Your H.E. Ambassador, the electoral process has recently been completed in Albania. What is your overall assessment on the way the electoral process took place?

The overall assessment will be provided by the ODIHR Election Observation Mission. I can only speak of personal impression and the one I have is that the elections were better than in the past but worse then it ought to be. The good turnout has shown the interest of Albanian voters in the future of their country and their respect for the institutions. Many Albanians performed as domestic observers which is another good feature of these last elections. Many election commissions did their best and I saw some of these work quietly and harmoniously in places where life is hard. Others failed because partisanship prevailed over impartial duty and that has been a great part of the problem. The key election institutions have been working hard to cope with the avalanche of complaints. The Police, too, have done their best on the election days.

2. There has been a wide debate regarding the prolonged process of appeals and complaints on the part of the political parties. Does this issues represent a concern for your organization?

Which is your organisation too... the OSCE is also owned by Albania. An Albanian concern is our concern too. Of course, further artificial protraction of the whole election process due to obstructionist complaints and appeals would be of increasing international concern.

3. When will the final report of OSCE/ODIHR be made public?

You may have heard that from Jorgen Grunnet - usually it's around one month after the final election results are announced.

4. These elections were considered beforehand an important moment to adjudicate the progress and pace of Albania towards the European Union integration. Do you think Albania has passed this test?

The European Commission and the EU Presidency are better addressees of this question. However, I deem that Albania does not improve its legislation and democratic institutions only in order to make it into EU one day - to achieve that is a national self-interest and an end in itself. 5. While the electoral process was still going on, many political players have voiced their dissatisfaction with the present electoral system. Do you think that there will be revisions to the Electoral Code in the upcoming months? Do you think that a proportional based electoral system will be a better formula than the present one?

The current Albanian electoral system is complicated and leaves room for abuse as we have seen. However, there are experts who will tell you that this mix of majoritarian and proportional system is in fact modern and progressive. If there is a political will to further improve the current electoral legislation, we will assist in the legislative work. We will equally assist if the political representation opts for some variant of the proportional system. There is no international standard which would tell you which system is better. But there are recommendations and accumulated expertise of OSCE and CoE which may help devise the details of the system and the underlying legislation. Many international recommendations were not respected in the previous reform, due to domestic political considerations that prevailed. This Presence here will not be the arbiter of correctness of the fundamental choices that have to be made by the Albanian political representation. What should be equally clear a priori is that no system is entirely foolproof, each can be exploited, obstructed ... or sabotaged if there is the will to do it...

6. Do you think that the political rotation that is taking place, will create problems for the relations of Albania with the international community?

I am not the one to tell.. But why should it create problems? Changes of governments occur everywhere in the democratic world from time to time and the life goes on. The right choices in democracies are limited, political parties' programmes converge on strategic political issues…Of course, you know the right answer... it all depends on the policies, rather those pursued than declared...

7. What is your view on the role of OSCE in future developments in Albania? How much do you believe in the thesis that states that the process of European integration in which Albania has embark and the EU monitoring mechanisms create overlaps in the work and activities of OSCE in Albania?

What we do is well consulted with the Commission and the EU Presidency and synergistic with the EU and Albanian objectives within the integration process. Our work contributes, some of it directly, to the Albanian EU aspirations. Duplications are the luxury we cannot afford. Would anybody tell me where are those overlaps?

8. In the past few years there has been gradual reduction of the OSCE activities in Albania, especially in respect to the closure of some field offices. What do you think of this process?

There has been an overall trend towards reducing, driven both from within Albania as well as from the outside. While the overall reductions of the OSCE unified budget stem form the collective will of the 55 OSCE nations, including Albania, some of the reductionist calls coming from within Albania stem from an erroneous belief that a cut into the Presence's budget or structure demonstrates a progress. It does not... for as long as the domestic problem or deficiency remains there ... and that is my point. On the other hand, I also understand that the in-coming new government expects more assistance from us rather than less and that is something we have to respect. It is known that we are proposing a zero growth budget for the Presence in 2006, we will replace some internationals with national officers, we may reduce the overall number of staff. In other words, we are bracing for having to do the same amount of work or even more with the same or even less resources. Of course, there will come the day when the Presence in Albania closes down and it will be preceded by a period of more radical draw-down. Before it comes to it, in the short term perspective, it will be more rational for us to look for maximising the effect of the limited resources of this Organisation's Presence than have to face campaigns against our remaining field stations. I know they are liked by local representatives and people and I believe they are needed for our further work.

Informations clés
Type de document interview
Date d'adoption
Source OSCE