Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) · interview

Interview with Head of Presence

OSCE
View original document

The full text is hosted by the publishing organisation. lawenc.com indexes the metadata and links to the official source.

Full text

Intervistë e Kreut të Prezencës së OSBE-së, Ambasadorit Pavel Vacek, me revistën “Klan”

4 nëntor 2006

Zoti Vacek, këtë javë ju mbushni dy vjet në detyrën e kreut të Misionit të OSBE-së në Shqipëri. Duke u kthyer pak mbrapa në kohë, përpara se të mbërrinit në Shqipëri, si e prisnit atë dhe a ju doli ky vend ashtu siç e prisnit?

“Kam mësuar se gjërat nuk janë shpesh ashtu si duken… Pritshmëritë? Njeriu mund të ketë shumë pritshmëri, por në një farë mënyre ato janë më pak të rëndësishme se sa përmbushja e premtimeve dhe planeve. Prezenca ka pasur sukses në një aspekt të rëndësishëm: në atë kohë, ne kemi mundur të kanalizojmë më shumë burime në vend se sa kurrë më parë. Kemi qenë më pak të suksesshëm për t’u larguar nga ndërmjetësimi politik i proceseve të reformave në vend – jo sepse nuk do të kishim dashur, por sepse kërkesa për këtë nga pala shqiptare ekziston ende”.

Duke marrë shkas paksa nga eksperienca jo pak e vështirë e paraardhësit tuaj, ditën kur ju ngarkuan detyrën e kreut të Prezencës, morën ndonjë paralajmërim mbi vështirësitë që ju prisnin me politikën e një vendi kaq të vogël si Shqipëria?

“Po, më dhanë disa këshilla miqësore. Ajo që kam filtruar nga këshilla të tilla ka qenë, pak a shumë, gjithmonë kjo: ji i paanshëm, mos i lejo të tjerët të instrumentalizojnë atë për të cilën je mandatuar dhe mos e lejo veten të bëhesh pjesë e lojërave politike”.

Gjatë këtyre dy viteve që kanë kaluar, mund të na veçoni se cili ka qenë momenti juaj më i vështirë në marrëdhëniet me politikën shqiptare?

“Ka pasur disa momente gjatë ndërmjetësimit politik… sepse kur të thonë se ta kanë nevojën, ndjen se ke një detyrim. Megjithatë, në të njëjtën kohë, di se çdo ndërhyrje e tillë e vonon ardhjen e momentit kur vendi të jetë i aftë t’i zgjidhë vetë probleme të tilla”.

A është e vështirë të jesh ndërmjetës asnjëanës mes dy kraheve kryesorë politikë në vend? Kujtoj këtu, se keni ndërmjetësuar në arritjen e marrëveshjes së fundit mes PS dhe PD, e cila sërish duket e bllokuar.

“Po, është gjithmonë e vështirë të jesh i paanshëm dhe megjithatë është akoma më e vështirë të qëndrosh i paanshëm dhe të perceptohesh nga të tjerët si i tillë. Zgjidhja e ngërçeve të tilla duhet të jetë gjithmonë përgjegjësi e përfaqësimit politik shqiptar dhe jo e bashkësisë ndërkombëtare”.

Disa prej politikanëve shqiptarë, me kohë janë shprehur kundër Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Madje, e kanë cilësuar atë si të tepërt, duke kritikuar shpesh punën dhe rolin e saj. Si do t’i përgjigjeshit këtyre qëndrimeve? “Unë u përgjigjem vetëm argumenteve të arsyeshme… Dhe, nëse ndihmon, mund të përsëris që Prezenca nuk do të jetë këtu përgjithmonë, ne gradualisht do të tërhiqemi dhe unë e di pikëpamjen e qeverisë lidhur me këtë. Por a e keni vënë re se largimi i Prezencës kërkohet zakonisht në çastin kur këshillat tona nuk i shkojnë për shtat axhendës politike të atij personi ose partie? Por ma merr mendja se kjo është pjesë e punës”.

Zoti Neritan Ceka apo dhe zoti Skënder Gjinushi, nuk i kanë përmbajtur së fundmi, deklaratat e tyre kundër jush. Madje, kanë shkuar më tej duke e cilësuar OSBE si “zyrë turizmi” ndërsa ju, si një “kryeturist”. Cili është roli i OSBE dhe a po e kryen plotësisht rolin e saj ajo?

“Unë nuk dua të merrem me fyerjet... Por nëse ju doni fakte, po i radhis ato më poshtë: Prezenca nxit demokratizimin, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, si dhe ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike. Në veçanti, mbështet ndërtimin e kapaciteteve të Kuvendit. Ajo ofron ndihmesë në reformën zgjedhore, gjyqësore, legjislative dhe atë të pronave, mbështet Policinë e Shtetit dhe autoritete të tjera në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve. Në përgjithësi, Prezenca nxit qeverisjen e mirë përmes forcimit të shoqërisë civile, përfshi këtu zhvillimin e medias së pavarur dhe standardeve profesionale.

Në fushën e bashkëpunimit për sigurinë, ne kemi trajnuar mbi 1000 oficerë policie për luftën kundër trafiqeve, ruajtjen e kufirit dhe çështje të rolit të policisë gjatë procesit zgjedhor. Prezenca ka siguruar, gjithashtu, ekspertizë për ligjin e ri të policisë së shtetit dhe për menaxhimin e integruar të kufirit, dhe, në veçanti, siguroi pajisje për ruajtjen e kufirit si dhe gjeneratorë me panele diellore për pikat e kalimit kufitar. Ajo ka mbështetur edhe takime ndërkufitare me homologët e policive fqinje.

Ne ndihmojmë në fushën e qeverisjes së mirë për çështjet ekonomike dhe mjedisore dhe, për shembull, përfunduam regjistrimin fillestar të dhjetëra mijëra pronave. Kohët e fundit, ne kemi rënë dakort me qeverinë që të përqendrohemi në çështjen e ndërtimeve të paligjshme për të ndihmuar në procesin e legalizimit. Ne kemi mbështetur procesin e kthimit dhe kompensimit dhe institucionet e këtij procesi, duke ndihmuar në hartimin e legjislacionit dhe sigurimin e pajisjeve teknike.

Ne kemi mbështetur, gjithashtu, qeverinë për krijimin e një kodi etike që përfshin rregulla kundër shfrytëzimit ekonomik dhe seksual të fëmijëve në industrinë e turizmit. Prezenca drejtoi një projekt për të rinjtë e papunë në qytetet veriore, duke nxitur kështu fuqizimin e tyre ekonomik. Në fushën e qeverisjes vendore, ne kemi ndihmuar në përmirësimin e procesit të konsultimit me publikun për ta bërë atë më transparent. Kemi nxitur një ndërgjegjësim më të madh për çështjet e mjedisit dhe bashkëpunimin me autoritetet dhe shoqërinë civile. Ne ndihmuam, gjithashtu, krijimin e Qendrës Aarhus në Shqipëri për nxitjen e të drejtës së publikut për informacion që ka lidhje me çështjet e mjedisit.

Mendoj se është tashmë e ditur që ne ndihmuam në hartimin e të gjtha zonave zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005. Drejtuam edhe një projekt për përmirësimin e regjistrimit të zgjedhësve, ndërsa Raporti Përfundimtar i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet përmendi një saktësi më të lartë të listave zgjedhore. Tani, jemi duke u përgatitur për punë edhe më të mëdha për të ndihmuar në modernizimin e gjendjes civile dhe sistemit të adresave.

Prezenca ka komentuar gjerësisht për legjislacionin që ka lidhje me çështje të policisë, ato gjinore dhe të mbrojtjes së dëshmitarit. Ne kemi trajnuar mbi 100 gjykatës për çështje të etikës dhe të drejtësisë për të miturit. Kemi analizuar edhe funksionimin e gjykatave, kemi siguruar rekomandime për qeverinë, dhe kemi punuar për t’i bërë qytetarët të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre.

Në punën tonë me Kuvendin, ndihmuam në hartimin e rregullores së re për të forcuar rolin e Kuvendit si mbikëqyrës i punës së qeverisë, organizuam seminare për deputetët dhe siguruam pajisje teknike për të përmirësuar aksesin e publikut.

Ne punojmë me shoqërinë civile dhe mbështesim një qendër këshillimi për gratë në Kukës, në veri të Shqipërisë, për të nxitur të drejtat e grave. Ne kemi mandat për të punuar edhe me median. Kemi rishikuar dhe përgatitur legjislacion mbi median, kemi ndihmuar në krijimin e Këshillit për Etikën në Media, rifreskuar Kodin e Etikës për gazetarët dhe kemi ndihmuar Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës me një plan të ri për programin shkollor dhe strategji për punën e tyre.

Pra, siç mund ta shihni, Prezenca është duke punuar me partnerët tanë shqiptarë për të realizuar reforma thelbësore. Unë nuk kam kohë për të humbur për t’iu përgjigjur kritikave të pajustifikuara që vijnë nga ata njerëz që, historikisht, kanë mbajtur të njëjtin qëndrim”.

Sipas jush, ka ndonjë arsye pse politikanë të caktuar reagojnë kështu ndaj Prezencës së OSBE në Shqipëri?

“Ndoshta këtë pyetje duhet t’jua bëni atyre…”

Është e qartë se Shqipëria ende nuk e ka kaluar krizën politike që e përfshiu korrikun e kaluar. Për disa, OSBE-ja duhet të kishte ndërhyrë më shpejt në zgjidhjen e kësaj krize. Sipas jush, a ndodhemi në një krizë politike dhe nëse po, cila do të ishte zgjidhja?

“Nuk më takon mua të gjykoj. Ne ofruam ndihmesë jozyrtare për problemet më imediate të reformës zgjedhore dhe përgatitjes së zgjedhjeve. Pjesa tjetër i takon përfaqësimit politik shqiptar”.

Ndryshe nga paraardhësi juaj, ju nuk preferoni të shfaqeni aq shumë në media dhe të bëni deklarata publike. Por përherë keni zgjedhur të jeni më tepër institucional. Përse keni vendosur të ndiqni një rrugë të tillë? Apo është në natyrën tuaj?

“Ndoshta kjo varet nga metoda, karakteri i personit apo stili. Ose ndoshta është një mënyrë tjetër për të treguar se unë nuk dua të ndërhyj në politikën vendase ”. E gjitha kjo, a mos ka të bëjë me një “paralajmërim” le të themi, se OSBE nuk do ta ketë më rolin e saj vendimtar në Shqipëri? Pra, se prania e sa mund të ulet mjaft?

“Sigurisht, do të zvogëlohet me kalimin e kohës. Ky zvogëlim gradual i rolit dhe i përmasave duhet të bazohet në dëshirën e përbashkët të vendeve pjesëmarrëse të OSBE- së dhe, sigurisht, të vendit pritës. Instrumentet kryesore janë mandati dhe buxheti, të cilat miratohen me konsensus”.

Politika shqiptare është një ngrënëse e mirë e kohës. Por, atë pak kohë të lirë që keni, si e kaloni në Tiranë?

“Unë përpiqem ta kaloj pjesën më të madhe të kohës së lirë me sport. Së fundmi, lexoj më pak se sa do të doja… muzikë dëgjoj vetëm nga CD-të”.

Po familja dhe fëmijët… a janë ambientuar ndopak me këtë jetë të re të tyre? Ju nuk jeni me ta në pjesën më të madhe të kohës…

“Nuk kam familje ose fëmijë. Kjo, sigurisht, ma bën punën më të lehtë, por e bën jetën private më të cekët”.

Interview with Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Pavel Vacek Klan magazine 4 November 2006

Q: Mr. Vacek this week you will be two years in your function as Head of the OSCE Presence. If you go back in time what did you expect when you first came and have your expectations been met?

A: “I’ve learned that things are often not what they appear to be… And expectations? One can have many, but in a way they are less important than how one’s resolutions and plans have been fulfilled. In one important aspect the Presence has been able to deliver: in that period, we have been able to channel more resources into the country than ever before. We have been less successful in walking away from political facilitation of domestic reform processes – not because we wouldn’t want to, but because the demand from the Albanian side still remains.”

Q: Considering the difficult experience of your predecessor, the day when you were assigned the position as Head of Presence did you receive any warning on the difficulties you could face with the politics of a small country like Albania?

A: “Yes, I did receive some friendly advice What I have always distilled from such advice is more or less the following: stay impartial, don’t allow others to instrumentalise what you are mandated to don’t let yourself become part of any political games.”

Q: During these two years can you mention some of the most difficult moments in your relations with the Albanian political class?

A: “Some moments within political mediation... Because one is told one is needed, one feels under an obligation. Yet at the same time one knows that every such intervention delays the very moment when the country is able to resolve such problems by itself.”

Q: Is it difficult to be an impartial moderator? We can recall here that the latest agreement reached, where you were one of the moderatos is still in a deadlock.

A: “Yes, it is always difficult to be impartial and yes, it is even more difficult to remain impartial and also to be perceived as impartial . To resolve any such deadlock must always be in the hands of the Albanian political representation and not the International community.”

Q: Some Albanian politicians have positioned themselves against the OSCE Presence. They even have considered its time here exceeded, and have often criticized its role and work. How would you answer to such positions? A: “I can only respond to rational arguments… And if it helps I can reiterate that the Presence is not here forever, we gradually draw down and I know the Government’s view in that regard. But isnt it so that when somebody starts calling for the departure of the Presence it usually happens at the moment when our advice goes against that person’s or parties political agenda? It is part of the job I guess.”

Q: Ceka, Meta and Gjinushi have not spared themselves against you lately. They have gone as far as to call the Presence as a “tourist agency” and you as a head- tourist. Which is the role the OSCE Presence playing at the moment?

A: “I cannot relate to insults... But if you want facts, here they are: the Presence promotes democratisation, the rule of law, and human rights and helps consolidate democratic institutions. In particular, it supports building the capacity of the Albanian Assembly. It assists in electoral, judicial, legislative and property reforms, supports the Albanian State Police and other authorities in fighting corruption and trafficking. Overall, the Presence promotes good governance through the strengthening of civil society – including advancing media independence and professional standards.

In security co-operation, we have trained over 1,000 police officials on anti-trafficking, border surveillance and election policing issues. The Presence has also provided expertise on the new state police law and on integrated border management, and specifically provided border surveillance equipment and solar panel generators for border crossing- points and supported cross-border meetings with neighbouring police and border counterparts.

We assist in the area of good governance in economic and environmental issues and, for example, completed the ‘first registration’ of tens of thousands of properties. Most recently, we have agreed with the Government to focus on areas of illegal settlement to assist the legalisation process. We have supported the restitution and compensation process and its institutions, assisting with the drafting of legislation and the provision of technical equipment;

We have also supported the Government in creating a code of ethics that included rules against economic and sexual exploitation of children in the tourist industry. The Presence led a project for unemployed young people from minority groups in northern cities, promoting their economic empowerment. With local government, we have helped improve the public consultation process and to make it more transparent. We have encouraged greater environmental awareness and co-operate with the authorities and civil society . We also helped establish the Aarhus Centre in Albania to promote public access to environmental information.

I believe it is quite known that we helped draft all the zone boundaries for the 2005 parliamentary elections. We also led a project to improve voter registration - the final OSCE/ODIHR Election Report noted an improved accuracy in voter lists. We are preparing for major work in assisting with modernisation of the civil registry and address system. The Presence has extensively commented on legislation affecting police, gender and witness protection issues. We have trained over one hundred judges on ethics and juvenile justice issues. We have also analyzed the functioning of the courts, provided recommendations to the Government, and worked to make citizens aware of their rights.

In our work with the Assembly, we helped draft new procedural rules to strengthen the role of the Assembly in overseeing government work, organized seminars for Deputies and provided technical equipment to improve public access.

We work with civil society and support a women’s counselling centre in Kukes, in northern Albania, to promote women's rights. We are also mandated to work with the media – we have reviewed and prepared media legislation, we have helped create the Council on Media Ethics, updated the Code of Ethics for journalists and provided the University of Tirana Journalism School with a new curriculum and strategy.

So as you can see, the Presence is in the business of working with our Albanian partners to achieve substantive reform. I don’t have time to waste replying to unjustified criticisms from those who have historically always taken the same view.”

Q: What could be the reasons that some politicians are reacting like this against the Presence?

A: “Maybe you should ask them that question...”

Q: It is clear that Albania has not passed over the political crisis that started last July. Some are of the opinion that the Presence should have intervened earlier to help solve this crisis. Do you think we are in a political crisis and if yes what do you think could be the solution?

A: “That judgement is not mine. We offered informal tips on the most immediate problems on the electoral reform and electoral preparations. The rest has to be for the Albanian political representation to deal with.”

Q: Different from your predecessor you do not prefer to be often in the media and make public statements. You have chosen the institutional way. Why? Is it part of your own way of doing things or there are other reasons?

A: “Perhaps this is about the method, person or style. Or perhaps it is another way of showing that I do not want to interfere in domestic politics.”

Q: Is there any warning that the Presence will not have any more a crucial role as before? That the Presence’s role might decrease significantly?

A: “Of course it is bound to decrease over time. Such a gradual reduction of role and size must be based upon a collective will of OSCE participating states and of course of the host country. The principal instruments are the mandate and the budget adopted by consensus.”

Q: The Albanian politics takes you a lot of time. How do you spent you free time?

A: “I try to spend most of my free time with sports. Lately, I read less than I would wish...music is limited to listening to CDs…”

Q: What about your family and children? How do they cope with it? You are not with them most of the time.

A: “I have no family or children which of course makes the work easier but the personal life shallower…”

Key facts
Document type interview
Adoption date
Source OSCE