Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) · interview

Interview with Head of Presence (sq)

OSCE
View original document

The full text is hosted by the publishing organisation. lawenc.com indexes the metadata and links to the official source.

Full text

TeleArbëria (TVA), 5 May 2004

Intervistë me Ambasadorin Osmo Lipponen, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për çështje zgjedhore Nga Eva Simoni

TVA: Cili do të jetë kontributi i OSBE-së në përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme?

Lipponen: Jemi ende në fazën përgatitore, por ju siguroj se do të ketë një përfshirje mjaft aktive të OSBE/ODIHR-it dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Deri në një farë mase, ne mund të ndërmarrim veprime, por meqë pjesa më e madhe e kontributit tonë duhet të bazohet në bashkëpunimin e mirë me partnerët shqiptarë, është paksa tepër herët për të thënë me saktësi se çfarë do të bëjmë. Tani, jemi në fazën e diskutimit se çfarë duhet të bëjmë së bashku. Por, siç e kemi thënë më parë, ne do të japim mbështetjen tonë maksimale, në mënyrë që zgjedhjet parlamentare dhe përgatitjet për to të zhvillohen siç duhet, meqenëse këto zgjedhje janë vërtet vendimtare për vendin.

TVA: Cilat janë disa nga rekomandimet që OSBE/ODIHR-i u ka bërë partive politike në vend?

Lipponen: Rekomandimet kryesore janë, sigurisht, ato për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe rikompozimin e komisioneve zgjedhore, përmirësimin e listave të zgjedhësve, si dhe disa rekomandime, sipas të cilave duhet të thjeshtohet mënyra e shpërndarjes së mandateve parlamentare. Këto janë, në një farë mënyre, çështjet politike më të vështira. Ka edhe disa komente të vogla teknike për disa nene të Kodit Zgjedhor, të cilat janë kaq teknike, saqë nuk do të ketë ndonjë diskutim politik domethënës. Por pozitiv është fakti se të dyja partitë kryesore i kanë mirëpritur rekomandimet në parim. Gjithashtu, edhe komentet e pjesës tjetër të shoqërisë dhe sferës politike kanë qenë mjaft pozitive. Përkthimi në shqip i raportit ka vetëm disa ditë që ka dalë, kështu që jemi në pritje të komenteve të tjera. Atëherë do të jetë koha më e përshtatshme për të arritur në përfundime.

TVA: A mendoni se do të gjeni mbështetjen e dy partive kryesore në vend për rikompozimin e KQZ-së?

Lipponen: Jam i sigurt që do të ketë një zgjidhje. Nëse do të gjykoja komentet e para për raportin, meqenëse të dyja partitë e shohin pozitivisht atë, kjo do të thotë se ekziston një mundësi për të arritur një marrëveshje, dhe, profesionalisht, unë duhet të jem optimist.

TVA: Çfarë kuptoni me balancimin e KQZ-së?

Lipponen: Raporti i ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias paraqet ide të ndryshme se si mund të ri-balancohet KQZ-ja, sidomos me qëllim që vendimmarrja të mos sjellë bllokime. Gjithashtu, raporti rekomandon që duhet të ketë një qasje më profesionale në

1 KQZ. E gjithë kjo do të thotë se ata janë të mendimit se Kushtetuta nuk përbën pengesë, prandaj nëse duhet gjetur një zgjidhje për ta bërë KQZ-në një institucion që funksionon siç duhet, Kushtetuta mund të ndryshohet. Kjo ndryshon nga mendimi mbizotërues në Shqipëri.

TVA: A ka kohë të mjaftueshme për ndryshime në Kodin Zgjedhor?

Lipponen: Patjetër që ka kohë të mjaftueshme, pasi edhe deri tani është bërë mjaft punë profesionale: ODIHR-i përgatiti një raport të plotë për zgjedhjet e fundit të qeverisjes vendore, i cili përmban një sërë rekomandimesh dhe vërejtjesh, dhe tani kemi ketë raport edhe më të detajuar të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, gjë që do ta ndihmojë procesin ligjvënës. Mungesa e kohës lidhet me zbatimin. Ashtu siç ndodhi vitin e kaluar, kur Kodi i ri Zgjedhor hyri në fuqi dhe megjithë përpjekjet e KQZ-së të mbështetura nga ne, në terren, njohja e Kodit dhe e kërkesave të tij nuk ishte aq e thellë. Sa më shpejt që të përmirësohet Kodi tani, aq më shumë kohë do të kemi për trajnime lidhur me zbatimin e tij, si dhe për përmirësimin e listave të zgjedhwsve, në të cilat do të përqendrohen përpjekjet kryesore të qeverisë dhe të gjithë shoqërisë, ku do të ketë nevojë për shumë mbështetje edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Tani po flasim për KQZ-në. Të paktën, për të ndryshuar përbërjen e KQZ-së ka kohë dhe, në parim, unë jam i mendimit se nëse ekziston vullneti politik, do të ketë kohë për të diskutuar edhe për sistemin zgjedhor. Por të gjitha këto diskutime duhet të përfundojnë, së shumti, në mes të verës. Gjithashtu, nëse ndryshon sistemi zgjedhor, atëherë duhen edhe më shumë kohë e burime për zbatim.

TVA: Kohët e fundit Grupi i të Urtëve i iniciuar nga Presidenti ka bërë disa propozime. Sa mendoni se këto propozime do të gjejnë vend në ndryshimet e Kodit Zgjedhor?

Lipponen: I takon sistemit parlamentar të vendosë për këtë. Sigurisht që komentet kontribuojnë në diskutime, por i takon sistemit parlamentar të bëjë një vlerësim të këtij kontributi.

TVA: A do te ketë tryezë nga OSBE-ja për partitë politike për të shpejtuar ndryshimet në Kod, pasi të merrni sinjal se rekomandimet janë pranuar nga dy partitë më të mëdha?

Lipponen: Ne presim komente kur të gjithë të kenë pasur kohë ta studiojnë raportin e fundit. Atëherë do të jetë koha për të dalë në përfundime se cilat do të jenë rrugët që do të ndiqen në trajtimin e kësaj çështjeje dhe cili do të jetë procesi i negociimit. Unë jam i sigurt se do të ketë edhe tryeza të rrumbullata. Se çfarë temash do të diskutohen në këto tryeza, kjo është një çështje tjetër.

TVA: Partia Demokratike po shqyrton mundësinë për të mos u futur në zgjedhje me Nanon kryeministër. Sa i drejtë ju duket ky opsion?

2 Lipponen: Ju thatë që Partia Demokratike po e shqyrton këtë ide. Partia Demokratike nuk e ka marrë një vendim të tillë. Çdo parti në demokraci ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e saj. Se çfarë është konstruktive dhe e mirë për vendin, kjo është, sigurisht, një çështje tjetër. Personalisht, unë nuk besoj se ndokush do të merrte një vendim të tillë në këtë situatë të rëndësishme politike, pasi zgjedhjet janë rruga e vetme për të fituar pushtet dhe për të parë se çfarë mbështetjeje kanë. Sigurisht, zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

TVA: Çfarë ndikimi do të ketë suksesi apo dështimi i zgjedhjeve për të ardhmen e Shqipërisë?

Lipponen: E kemi thënë në disa raste se zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare. Duhet të rivendoset besimi në sistemin zgjedhor dhe atë politik. Pas një sërë zgjedhjesh të kundërshtuara gjithmonë nga dikush dhe komenteve ndërkombëtare mjaft kritike e të forta, ka ardhur koha që demokracia shqiptare të funksionojë e të arrijë rezultate. Ekziston edhe një aspekt tjetër, i cili është theksuar kohët e fundit në disa komente ndërkombëtare: zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë, në një farë mënyre, bileta për integrimin, si në strukturat e sigurimit, ashtu edhe në ato evropiane.

3

TeleArberia (TVA), 5 May 2004

Interview with Ambassador Osmo Lipponen, Head of the OSCE Presence in Albania, on electoral issues By Eva Simoni

Q: What will be the OSCE contribution during preparations for the next elections?

A: That is still under preparation, but I can guarantee that there will be a lot of action where the OSCE/ODIHR and the OSCE Presence in Albania will be actively involved. To a certain extent we can make one-sided actions, but since most of what we can contribute has to take place in good co-operation with the Albanian partners, it is a little bit too early to say exactly what we are going to do. What we are doing now is discussing what should be done together. But, as we have said before, we will give our maximum support in order that the parliamentary elections and the preparations for the elections are conducted in a proper manner, since these elections are really crucial for the country.

Q: What are some of the recommendations that the OSCE/ODIHR has made to the political parties in the country in terms of amending the Electoral Code?

A: The main recommendations are, of course, those that concern the Central Election Commission (CEC) and re-composition of the electoral commissions. Then, the updating of the voter lists, and recommendations that there should be a simplified way to allocate parliamentary mandates. These are in a way the main politically difficult items. There is also a number of small technical comments on different articles of the Electoral Code, which are so technical that there will not be any politically meaningful discussion. But what is good, both major parties have in principle welcomed the recommendations, and also the comments coming from the rest of the society and political field have been very supportive. The report has been out in the translated form only for a few days, so we will be expecting more comments. Then it will be more proper time to draw conclusions.

Q: Do you think you will have support of the two main parties with regard to the re- composition of the Central Election Commission (CEC)?

A: I am sure that there will be a way out of this. If I judge the first comments on the report, since both are positively inclined towards it, it means that there is a possibility to reach an agreement, and I have to be professionally optimistic.

Q: What do you mean by balance in the CEC?

A: The ODIHR and the Venice Commission report is presenting different ideas how to rebalance the CEC, especially in order to make the decision-making such that there would be no blocking. They also refer that there should be a more professional approach in the CEC. And all this means that they are also of the opinion that the Constitution is no

1 hindrance, so that if there has to be found a way out to make the CEC a properly functioning institution, it can be changed. And this is different from the Albanian prevailing opinion. We were now talking about the CEC. At least there is time for changing or recomposing the CEC. And in principle I am of the opinion that if there is political will, there will even be time also to discuss the electoral system. But all these kind of discussions should be completed the latest by mid summer. Also, if you change the electoral system, then it takes even more time and resources for its implementation.

Q: Is there enough time to make changes to the Electoral Code? There are some opinions that there is not enough time.

A: Definitely there is enough time because there has already been so much of the professional work done: there is an extensive report by the ODIHR on last elections. It has a number of recommendations and remarks, and now this even more detailed report by the ODIHR and the Venice Commission will really give support to the legislative work. I believe where there is a time gap is in the implementation. Like last year the new Electoral Code came into force and despite all the efforts by the CEC and our support, the knowledge about the Code and its demands was yet not deep enough in the field. The faster the Code now would be amended, the more it will guarantee time for proper implementation training, and especially to improve the voter lists, which will be the major effort for the Government and the whole society, and needs a lot of support also from the international community.

Q: Do you think that the proposals of the Wise Men Group will be taken into account when amending the Electoral Code?

A: It is up to the parliamentary system to decide. The comments are of course a contribution to the discussion, but it is the parliamentary system that has to make an evaluation of these contributions.

Q: Will the OSCE organize any roundtables with the political parties to speed up amendments to the Code, after you receive the signal that the two major parties have accepted the recommendations?

A: We are expecting the comments when everybody has had time to study this last report, and then it is time to draw the conclusions – what will be the ways to tackle this issue, what will be the negotiation process. I am sure there will also be roundtables. What are then the issues discussed at the roundtables is another matter.

Q: The Democratic Party is considering the idea not to enter elections with Nano being Prime Minister. Do you think this is a fair and realistic opinion?

A: You said the Democratic Party is considering the idea, the Democratic Party has not made such a decision. It is always up to a party in any democracy to make its own choices. What is then constructive and good for the country that of course is another matter. Personally I do not believe that anybody would make that kind of decision in this

2 kind of important political situation, because the elections are the only way to gain power and to see support. Of course, the elections have to be free and fair.

Q: What is the impact of the success or failure of the next elections for the future of Albania?

A: We have said it at several occasions that the next elections will be crucial. The confidence in the electoral system and in the political system has to be re-established. When there have been such series of elections which somebody has always contested, and when also the international comments have been pretty strong and critical, it would be time for the functioning of the Albanian democracy to reach results. Then there is also another aspect, which has been pointed out in some of the international comments lately: free and fair elections are in a way the ticket to integration, be it in security structures or in the European integration.

3

Key facts
Document type interview
Adoption date
Source OSCE