Организация по безопасности и сотрудничеству в Европе (ОБСЕ / OSCE) · interview

Interview with Head of Presence (sq)

ОБСЕ
Открыть оригинал документа

Полный текст размещён на сайте публикующей организации. lawenc.com индексирует метаданные и ведёт на официальный источник.

Полный текст

Gazeta Shqiptare, 10 mars 2005

Intervista/Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Pavel Vacek jep zgjidhjen për dublikatet e emrave

Listat e reja, me ndihmën e KQZ Vacek: Ministria e Pushtit Vendor të ndërtojë qendrën

Blerina Gjoka

Përfaqësuesi i OSBE-së në Tiranë, ambasadori Pacel Vacek e sheh çështjen e heqjes së dublimeve në listat e zgjedhësve si një problem që u takon shumë institucioneve. Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Shqptare, Vacek sqaron rrugën në të cilën duhet të ecë ky proces, i cili, sipas tij, kërkon mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizaimit (MPVD) dhe, në mënyrë të veçantë, të bashkive dhe komunave. Detyra përfundimtare për heqjen e dublikimeve dhe përgjegjësia bie mbi kryetarët e bashkive dhe komunave. Vetëm ata mund t’i ndryshojnë listat e zgjedhësve dhe të shtojnë ose të heqin njerëz prej tyre, thekson Vacek. Gjatë diskutimit të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja ofroi ndihmën e saj në lidhje me regjistrin e votuesve. Pranë KQZ-së është bërë një investim prej gati 4 milionë USD. Por Partia Demokratike e kundërshtoi mundësinë e pjesëmarrjes së KQZ-së në këtë proces dhe kjo u përkrah edhe nga OSBE-ja. Tani, Vacek nënvizon rëndësinë që ka KQZ-ja në këtë proces. Ndërsa afati i zgjedhjeve afron, listat e zgjedhësve vazhdojnë të mbeten peng për shkak të një boshllëku ligjor.

1. Cili është afati për eliminimin e dublikimeve në listat e zgjedhësve?

Me sa jam në dijeni, brenda datës 15 mars 2005, të gjithë kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ku qytetarët janë regjistruar në regjistra të përkohshëm, do të duhej të njoftojnë kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ku këta qytetarë kanë vendbanimin e tyre të përhershëm për ekzistencën e vendbanimit të përkohshëm. Në këtë mënyrë, kryetarët e e njësive të qeverisjes vendore ku qytetarët kanë vendbanimin e përhershëm do të mund të shmangin dublimin e të dhënave në listat e zgjedhësve. Nga 1 prilli, deri 25 ditë para ditës së zgjedhjeve, kohë kur miratohet Lista Përfundimtare e Zgjedhësve, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC) në Ministrinë e Pushtetit Vendor e Decentralizimit (MPVD) pritet të informojë kryetarët e bashkive/komunave për dublikimet e mundshme në listat e zgjedhësve të përgatitura nga kryetarët e bashkive/komunave. DPGJC-ja do të duhej t’i identifikojë këto dublikime pas verifikimit në nivel kombëtar të të gjitha listave që i janë dorëzuar DPGJC-së në format elektronik nga të gjithë kryetarët e bashkive/komunave. Për të qenë në gjendje të kontrollojë për dublikime të mundshme, DPGJC-ja do të duhej t’i përpunojë të gjitha listat individuale të ardhura nga kryetarët e bashkive/komunave në një bazë të dhënash në nivel kombëtar. Flasim për nevojën e të pasurit të një strukture të tillë qendrore për përpunimin e të dhënave brenda Ministrisë, sepse është e qartë që është fizikisht e pamundur që një kontroll i tillë të bëhet në mënyrë korrekte në nivel individual kryetarësh bashkie/komune – secili prej tyre do të duhej të komunikonte njëkohësisht me qindra kryetarë të tjerë bashkish/komunash (të cilët nuk janë të lidhur nëpërmjet asnjë rrjeti komunikimi të qëndrueshëm e të besueshëm) dhe rezultati mund të ishte një rrëmujë e vërtetë. Dublikimet që

1 mund të ndodhin në lista mund të jenë të llojeve të ndryshme. Në shumicën e rasteve, sa herë që një qytetar është regjistuar në më shumë se në një vend në të njëjtën kohë, ka mënyra për ta zgjidhur këtë.

2. Nëse pastrimi i dublikimeve në listat e zgjedhësve nuk do të bëhet në kohë, ç’kosto do të kishte kjo për zgjedhjet?

Regjistrimi i dyfishtë është jo vetëm i padëshirueshëm në vetvete, por, gjithashtu, përbën një shkelje serioze të Kodit Zgjedhor. Sigurisht, ka masa mbrojtëse të tjera të mundshme për të shmangur votimin e shumëfishtë të zgjedhësve, si p.sh., shenjimi me bojë të veçantë i zgjedhësve që kanë votuar (në gishtin e madh të dorës). Masa të tilla nuk përbëjnë një ilaç për të gjitha të këqijat, gjithsesi, ato shtojnë koston e të gjithë procesit dhe kërkojnë një zbatim të qëndrueshëm nga të gjitha komisionet e qendrave të votimit në mënyrë që të jenë efikase.

3. Kodi Zgjedhor nuk parashikon se cili institucion duhet të merret me pastrimin e dublikimeve? Si do të zgjidhet kjo?

Në lidhje me këtë çështje, Kodi nuk është aq shterues sa sa do të duhej të ishte idealisht, megjithatë nuk ka vakuum të plotë ligjor. Ne besojmë se tri institucionet më të lidhura me këtë çështje, pra Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe kryetarët e bashkive/komunave do të duhej të bashkëpunojnë në mënyrë aktive të udhëhequr nga qëllimi i përbashkët. KQZ-ja do të duhej t’ia ofrojë ekspertizën dhe të dhënat e saj Ministrisë; Ministria do të duhej të ngrejë një strukturë qendrore për përpunimin e të dhënave, të njoftojë kryetarët e bashkive/komunave për dublikimet dhe gabimet e mundshme; dhe kryetarët e bashkive/komunave do të duhej të kërkojnë aktivisht këshillim dhe mbështetje nga Ministria në kryerjen e punës së tyre parësore, pra hartimit të listave të zgjedhësve, që përbëjnë përgjegjësinë e tyre përfundimtare.

2

Gazeta Shqiptare, 10 March 2005

INTERVIEW/Head of the OSCE Presence in Albania Pavel Vacek gives solution for duplicate names

New Lists, with Central Election Commission Help Vacek: Ministry of Local Government must set up the centre

By Blerina Gjoka

The OSCE representative in Tirana, Ambassador Pavel Vacek, considers the issue of cleaning up duplications from the voter lists to be a problem that regards many institutions. In an exclusive interview with Gazeta Shqiptare, Vacek explains the way the process should follow. According to him, this process necessitates the support of the Central Election Commission (CEC), the Ministry of Local Government and Decentralization (MLGD), and especially that of the municipalities and communes. The ultimate task and responsibility for eliminating duplications stands with the mayors. Only they can change the voter lists and add or remove people from them, Vacek stressed. During discussions on the Electoral Code, the CEC offered its assistance with regard to the voter register. An investment amounting to almost 4 million USD was made at the CEC. However, the Democratic Party ruled out a possible CEC participation in the process, and that was also supported by the OSCE. Now, Vacek is stressing the importance the CEC has in the process. As the elections time is approaching, the voter lists keep being a hostage of a legal vacuum.

1. What is the deadline for clearing up the duplications in the voter lists?

I understand that by 15 March 2005, all the mayors of local government units where citizens are registered in temporary registers should notify the mayors in the places where these respective citizens have permanent residence of the existence of the temporary residence. In this way, the mayors of the local government units of citizens’ permanent residence will be able to avoid duplicate entries in the voter lists. From 1 April until 25 days prior to election day, when the Final Voter List is approved, the General Directorate of Civil Registry (GDCR) at the Ministry of Local Government and Decentralization (MLGD) is expected to inform the mayors of potential duplicates in the voter lists that will have been prepared by the mayors. The GDCR should identify such duplicates after verification at national level of all lists which have been provided to the GDCR in an electronic format by all mayors. To be able to check for potential duplicates, the GDCR should process all individual lists coming from the mayors into a nationwide database. We speak of the need to have such a centralized data processing facility within the Ministry because it is obvious that it is physically impossible to properly conduct such a check on the level of individual mayors – each of them would have to simultaneously communicate with hundreds of other mayors (which are not

1 connected by any established and reliable communication network) and the result may be a mess. The duplicates which may occur in the registers may be of various kind, by and large whenever one citizen is registered in more than one place at a time and there are corresponding ways to remedy that.

2. If the clearing-up of the duplications in the voter lists would not be done in time, what would be its cost to the elections?

The duplicate registration is not only undesirable as such but also constitutes a serious violation of the Electoral Code. Of course, there are other possible safeguards to avoid multiple voting, e.g. marking the voters who have cast their vote with special ink (on the voter’s thumb). Such measures are not a panacea, however, they add costs to the whole process and require a consistent across-the-board application by all voting centre commissions in order to be efficient.

3. The Electoral Code does not say which institution should take care of the clearing-up of the duplications? How will this be solved?

In that regard, the Code is not as finite as it should be ideally, however there is no total legal vacuum. We believe that the three institutions most concerned, i.e. the Ministry of Local Government and Decentralization, the Central Election Commission (CEC) and the mayors, should actively co-operate guided by the common purpose. The CEC should share the whole of its know-how expertise and data with the Ministry, the Ministry should set up the centralized data processing facility, notify the mayors of the duplications and possible errors, and the mayors should actively seek advice and support from the Ministry in doing their principal job, i.e. in compiling the voter lists, which are their ultimate responsibility.

2

Основные сведения
Тип документа interview
Дата принятия
Источник ОБСЕ