Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) · interview

Remarks by the Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Eugen Wollfarth, at a conference on increasing women's participation in political and public life, 9 November 2010

OSCE
View original document

The full text is hosted by the publishing organisation. lawenc.com indexes the metadata and links to the official source.

Full text

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

FJALIMI I AMBASADORIT WOLLFARTH NË KONFERENCËN PËR RRITJEN E PJESËMARRJES SË GRAVE NË JETËN PUBLIKE DHE POLITIKE Sheraton Hotel, 9 nëntor 2010

Zonja Topalli, Zëvendësministrja Kodra, Shkëlqesi, Zonja dhe Zotërinj, mirëmëngjesi!

Në përvjetorin e 10-të të Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, kam kënaqësinë e madhe t'ju uroj mirëseardhjen në këtë konferencë mbi pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe politike, e cila është organizuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta dhe nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Do të doja, gjithashtu, t'u uroja mirëseardhjen gjithë grave drejtuese nga rajoni që kanë gjetur kohën për të qenë me ne sot. ……….. Zonja Kryetare, zonja dhe zotërinj, konferenca që do të mbahet këto dy ditë sjell së bashku gra nga rajoni i Evropës Juglindore për të diskutuar në kuadrin kombëtar dhe rajonal, çështjet e barazisë gjinore në jetën dhe sigurinë publike e politike.

Kjo konferencë do të fokusohet te nxitja e barazisë gjinore, zbatimi i strategjive kombëtare të barazisë gjinore, Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe mësimet e nxjerra.

Konferenca kombëtare për përballjen me sterotipet gjinore, e cila u organizua në muajin qershor në Tiranë nxori në pah angazhimin e qartë dhe të padyshimtë të Kryeministrit Berisha dhe Kryetares së Kuvendit në mbështetjen e pjesëmarrjes së plotë dhe aktive të grave në jetën publike dhe politike.

Le të jemi të qartë – një barazi më e madhe mes burrave dhe grave është jetësore për arritjen e sigurisë, prosperitetit dhe standardeve të plota demokratike, dhe kështu, edhe për sigurinë dhe stabilitetin në zonën e OSBE-së.

OSBE-ja gjithmonë e ka parë nxitjen e barazisë gjinore si një përparësi të dorës së parë; duke filluar me miratimin e Aktit Final të Helsinkit, kur shtetet pjesëmarrëse u zotuan se do të respektonin të drejtat e njeriut dhe liritë themelore për të gjithë pa asnjë dallim përkatësie gjinore.

Në vitin 2005, OSBE-ja miratoi zyrtarisht Planin e Veprimit për Nxitjen e Barazisë Gjinore, i cili promovon të drejtat, interesat dhe çështjet e grave në fusha ku pabarazia dhe diskriminimi mbizotërojnë më shumë.

………..

1 Zonja Kryetare, të nderuar të ftuar, zonja dhe zotërinj,

Roli i ekzekutivit, legjislativit dhe shoqërisë civile në integrimin gjinor në politika dhe në zbatimin e legjislacionit të barazisë gjinore është qartazi shumë i rëndësishëm.

Edhe partitë politike kanë rolin e tyre në krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të favorshëm, në të cilin mund të garantohet një përfaqësim politik më i drejtë i grave në institucionet përfaqësuese.

Përfaqësimi i barabartë i grave dhe burrave në politikë përbën një parametër kyç të çdo demokracie moderne.

Tani që zgjedhjet vendore të majit 2011 po afrojnë dhe janë vetëm 26 javë larg, kemi një mundësi të shkëlqyer për të parë nëse klasa politike shqiptare e ka vërtet seriozisht adresimin e çështjes së pabarazisë gjinore.

Le të jemi edhe një herë të qartë – përqindja e këshilltareve të zgjedhura në këshillat bashkiakë dhe komunalë duhet të rritet nga baza e ulët aktuale prej 10%.

Duhet të na ndihmojë fakti që tashmë kemi një Kod Zgjedhor që parashikon që një ndër tre kandidatë në listat e zgjedhësve të paraqitura nga partitë politike të jetë grua.

Megjithatë, të gjitha partitë politike duhet që t'i përmbahen tashmë këtij parashikimi ligjor.

Angazhimet e forta dhe të vendosura të bëra publikisht deri tani nga të gjitha palët politike janë, sigurisht, një shenjë inkurajuese.

E megjithatë, ajo çka presim tashmë të shohim është që e gjithë madhështia e vendosmërisë së tyre të përkthehet në vepra po aq të mëdha konkrete dhe të pandryshueshme.

Duhet të bëhen veçanërisht përpjekje për të garantuar ndërmarrjen e sanksioneve më të rrepta ndaj çdo shkeljeje të kuotës gjinore.

Fakti që Kodi aktual lejon gjobitjen e partive politike në një vlerë të pakonsiderueshme prej 300 dollarësh për shkelje të kësaj natyre është sinqerisht i papranueshëm, jashtë kohe dhe i papërshtatshëm për një vend që pretendon se është serioz rreth barazisë gjinore në vitin 2010.

Gjithashtu, fakti që nuk do të ketë një decertifikim të të gjitha listave të zgjedhjeve në rast shkeljesh, siç ishte në vitin 2009, tregon se nëse nuk bëhen tani disa ndryshime, reduktimi i 'deficitit gjinor' thjesht nuk ka për të ndodhur.

Këto zgjedhje të qeverisë vendore do t'i japin mundësi edhe publikut shqiptar që të shohë se sa do të jetë pjesëmarrja e votueseve gra dhe se sa mundësi do të kenë ato që të votojnë në mënyrë individuale dhe të fshehtë, duke eliminuar kështu praktikën e kundërshtueshme të votimit familjar.

Nëse jemi të gjithë seriozë rreth aspiratave integruese të këtij vendi, thjesht justifikimi i kësaj sjelljeje duke e paraqitur si pjesë të 'kulturës shqiptare' nuk ka për të qenë më i mjaftueshëm.

2 E mbështetur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, klasa politike shqiptare, duhet të qëndrojë e vendosur dhe t'i ndëshkojë ashpër të gjitha këto praktika.

Ka ardhur momenti të bëjmë diçka, të bëjmë një ndryshim – jo thjesht për të çuar përpara ambiciet tona integruese, megjithëse edhe kjo është e drejtë, por se ndryshimi është thjesht ajo që duhet bërë. ………..

Zonja Kryetare, Zëvendësministrja Kodra, Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj,

Konferenca e sotme është pjesë e një projekti të financuar nga Ambasada e Holandës dhe nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe zbatuar nga Prezenca e OSBE-së me titull ‘Rritja e rolit të grave në qeverisje’.

Dëshiroj t'i falënderoj publikisht të dy këto misione jo vetëm për mbështetjen e tyre financiare, por edhe për nxitjen e tyre tematike të këtij projekti.

Aktivitetet e projektit përfshijnë disa forume rajonale, të cilat kanë rezultuar në krijimin e Platformës Kombëtare për Gratë, e cila do të paraqesë këtu planin e saj të veprimit, disa emisione televizive të prodhuara dhe të transmetuara në të gjitha stacionet televizive rajonale, seminare, dhe veprimtari si kjo konferencë duke i nxitur gratë që të marrin përsipër përgjegjësi më të mëdha politike.

Së fundmi, do të doja ta mbyllja me një shprehje të një ish burri të madh shteti, që besoj se e përcakton më së miri qëllimin tonë thelbësor të arritjes së një barazie më të madhe gjinore në Shqipëri. Ai ka thënë:

“Imagjinata, iniciativa dhe indinjimi juaj do të përcaktojnë nëse po ndërtojmë një shoqëri, ku progresi është shërbëtor i nevojave tona, apo një shoqëri, ku vlerat e vjetra dhe vizionet e reja varrosen nën një rritje të shfrenuar”.

Ju falënderoj shumë edhe një herë dhe ju uroj një konferencë shumë të suksesshme, me pjesëmarrje aktive dhe frytdhënëse.

FUND

KONTROLLO PËRKUNDREJT FJALIMIT TË MBAJTUR!

3

Organization for Security and Co-operation in Europe OSCE Presence in Albania

AMBASSADOR WOLLFARTH'S TALKING POINTS AT CONFERENCE ON ENHANCING WOMEN'S PARTICIPATION IN PUBLIC AND POLITICAL LIFE Sheraton Hotel, 9 November 2010

Madame Speaker Topalli, Deputy Minister Kodra, Your Excellencies, Ladies and gentlemen, good morning.

On this the 10th anniversary of the UN Resolution 1325 on Women, Peace and Security, it gives me great pleasure in welcoming you to this conference on addressing women’s participation in public and political life that has been co-organised by the Ministry of Labour, Social Affairs and Equal Opportunities and the OSCE Presence in Albania.

Can I also welcome all the many women leaders from around the region who have taken the time to be with us today. ……….. Madam Speaker, ladies and gentlemen, this Conference being held over the next two days brings together women from the South East European region to discuss within a national and regional context, issues of gender equality in public and political life and security.

This conference will focus on the achievements in promoting gender equality, the implementation of national gender equality strategies, the UNSCR 1325 and lessons learnt.

The national conference held on challenging gender stereotypes last June in Tirana saw the clear and undoubted commitment of Prime Minister Berisha and Madam Speaker in supporting the full and active participation of women in public and political life.

Let us be clear – greater equality between women and men is vital to achieving security, prosperity, and full democratic standards and hence to security and stability in the OSCE area.

The OSCE has always seen the promotion of gender equality a top priority; starting with the adoption of the Helsinki Final Act when participating States committed themselves to respect human rights and fundamental freedoms for all without any distinction based on gender.

In 2005, the OSCE formally endorsed the Action Plan for the Promotion of Gender Equality that promotes the rights, interests and concerns of women in areas where inequality and discrimination are most prevalent. ……….. Madame Speaker, honoured guests, ladies and gentlemen

The role of the Executive, Legislative and civil society in mainstreaming gender into polices and the implementation of gender legislation is evidently critical.

Political parties also have a key role to play in establishing and maintaining a conducive environment in which a fairer political representation of women in representational institutions can be assured.

1 The equal representation of women and men in politics is a key parameter of any modern democracy.

With May 2011 local government elections soon to be upon us, only some 26 weeks away I might add, this will be an excellent chance to see whether the Albanian political class is really serious about dealing with the issue of gender inequality.

Let us again be clear - the percentage of elected women local councillors needs to rise from the current lowly base of 10%.

We should be helped by the fact that we now have an Electoral Code that envisages one out of three candidates on all election lists, provided by the political parties, must be a woman.

However, all political parties now need to adhere to this legal stipulation.

Certainly, the strong and resolute public commitments so far from all political sides on this point are an encouraging sign.

Yet, we now need to see that the majesty of their resolve be equally translated into the magnificence of concrete and irrevocable actions taken.

In particular, a full and determined effort must be made to ensure that tougher sanctions are issued for all violations of the gender quota.

The fact that the current Code allows for a political party to be fined a paltry 300 US dollars for a violation is frankly unacceptable, outdated and irrelevant for a country that claims to be serious about gender equality in the year of 2010.

The fact also that there will be no decertification of all election lists in case of a violation, as was the case in 2009, shows that unless some changes are now made, a reduction in the ‘gender deficit’ will simply not happen.

These local government elections will also allow the Albanian public to see how large the turnout of women voters will be and to what extent will women be able to vote individually and secretly, thus eliminating the objectionable practice of family voting.

If we are all serious about our integration aspirations for this country, simply excusing such behaviour as being part of the ‘Albanian culture’ will no longer be good enough.

Supported by the Central Elections Commission, the Albanian political class, as a whole, should be standing firm and resolute in condemning all such practices.

The time is now to grab the moment, to make the change - not simply to further all integration ambitions, rightful though that is, but because to make the change is simply the right thing to do.

………..

2 Madame Speaker, Deputy Minister Kodra, your Excellencies, ladies and gentlemen,

Today's conference is part of a project funded by the Embassy of the Netherlands and the Swedish International Development Agency and implemented by the OSCE-Presence entitled ‘Enhancing Women’s Role in Governance’.

I would like to publicly thank both missions not only for their financial support but also for their thematic encouragement to this project.

Project activities included regional forums which resulted in the establishment of the National Platform for Women that will present its action plan at this conference, TV shows produced and aired in all regional television stations, seminars and events such as this Conference encouraging women to take greater political responsibility.

Finally, and with your indulgence, I would like to finish with some words from one former great statesman, as I believe they accurately define our core aims in terms of wanting to see greater gender equality in Albania. He said:

“Your imagination and your initiative and your indignation will determine whether we build a society where progress is the servant of our needs, or a society where old values and new visions are buried under unbridled growth”.

Thank you very much and can I again wish you a very successful, lively and productive conference.

ENDS

CHECK AGINST DELIVERY

3

Key facts
Document type interview
Adoption date
Source OSCE