Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) · interview

Interview with Head of Presence in Albanian Daily News, 6 May 2011

OSCE
View original document

The full text is hosted by the publishing organisation. lawenc.com indexes the metadata and links to the official source.

Full text

INTERVISTË E KRYETARIT TË PREZENCËS SË OSBE-SË, AMBASADORIT EUGEN WOLLFARTH, DHËNË GAZETËS “ALBANIAN DAILY NEWS”, 6 MAJ 2011

Intervistoi: Genc Mlloja

Z. Ambasador, këtë të diel, në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet për qeverinë vendore. A keni ndonjë mesazh përfundimtar për partitë politike dhe zgjedhësit teksa i afrohemi Ditës së Zgjedhjeve? Po, shumë thjesht, është dita kur zgjedhësit vendosin dhe partitë politike duhet të jenë të ndërgjegjshme për përgjegjësinë shumë të madhe që u bie mbi supe. Ata duhet të sigurojnë që këto zgjedhje të jenë një sukses i vërtetë. Kaq. Ata thjesht duhet të punojnë. Duhet të përmbushin standardet ndërkombëtare. Le të mos harrojmë se e diela është një ditë kur qytetarët duhet të bëjnë një zgjedhje të mirinformuar. Partitë politike e kanë për detyrë të sigurojnë që gjithë votuesit të votojnë në një atmosferë të qetë e paqësore e që vota e tyre të numërohet. Kur të dalin rezultatet, të gjitha partitë politike duhet t'i pranojnë ato dhe të ecin përpara në të mirë të interesit publik. Unë shpresoj që të gjitha partitë politike të punojnë së bashku brenda kuadrit të Kodit Zgjedhor. Është një Kod i krijuar me bashkautorësinë e të dyja palëve, kështu që asnjëra palë nuk duhet ta ketë të vështirë ta drejtojë anijen zgjedhore “Shqipëria” drejt ujërave më të patrazuara e më të qeta. Duhet të respektohet vërtet shteti i së drejtës – kjo është e vetmja rrugë. Po të kemi parasysh ambiciet e Shqipërisë për integrim, ky vend nuk mund t'i lejojë vetes një përsëritje të asaj çka ndodhi pas zgjedhjeve të 2009-ës. Nuk ka më kohë për t'u humbur.

A e shihni KQZ-në si institucioni që duhet të luajë një rol kryesor për të siguruar se do të shohim një proces të suksesshëm? Cili do të jetë qëndrimi juaj nëse PS-ja i tërheq komisionerët e saj nga procesi? KQZ-ja ka një rol kyç për të luajtur në të punuarin së bashku me frymën e një vullneti të mirë politik. Duke e bërë këtë, ata do të jenë në gjendje të ndihmojnë mjaft për të garantuar krijimin e atmosferës së duhur në Ditën e Zgjedhjeve. KQZ-ja duhet ta vendosë interesin publik mbi çdo presion politik. Lejomëni ta them absolutisht qartë se nuk mund të ketë asnjë lloj bllokimi apo braktisjeje nga asnjëra palë. Komisionerët duhet të qëndrojnë në krye të detyrës e t'i shërbejnë publikut. Në këtë pikë, mendoj se është e rëndësishme të sqarohet mirë se ekziston vetëm një listë ligjore zgjedhësish. Çfarëdolloj përpjekjeje, nga kushdoqoftë, për të prezantuar ndonjë lloj liste zgjedhësish të dytë “të privatizuar” është absolutisht e kundërligjshme dhe duhet të dënohet pa asnjë kusht nga të gjitha partitë politike që respektojnë shtetin e së drejtës. Të gjitha rastet e tilla duhet të trajtohen siç duhet nga sistemi i drejtësisë.

Gjatë javëve të fundit ju e keni shprehur qartë mbështetjen tuaj për Policinë e Shtetit në lidhje me këto zgjedhje. Sa besim keni se ajo do ta kryejë punën e saj në mënyrë të tillë që të ndihmojë për krijimin e besimit tek procesi? Policia e Shtetit ka marrë një asistencë teknike të konsiderueshme në lidhje me zgjedhjet nga Prezenca, gjatë javëve të fundit. Ne do të ndihmojmë edhe në disa pjesë të komunikimit, duke i siguruar Policisë disa telefona satelitorë për t'u përdorur në zonat më të thella të vendit. Unë pres që Policia e Shtetit të luajë po atë rol të paanshëm dhe profesional që ka luajtur në dy zgjedhjet e fundit. Publiku do të presë që Policia të ndihmojë për krijimin e një atmosfere të qetë zgjedhore në të cilin mund të zhvillohen zgjedhjet. Drejtuesit më të lartë të policisë e dinë se do të jenë vazhdimisht të mbikëqyrur nga publiku. Unë besoj se do t'i shohim të reagojnë në masën e duhur dhe në mënyrë delikate, kurdo që të jetë e nevojshme. Policia e Shtetit është e përgatitur mirë dhe është plotësisht e ndërgjegjshme për nevojën për zgjedhje të lira, akses të lirë, në mbështetje të qytetarëve. Megjithatë, policia nuk mund të bëjë mrekulli. Në jetën reale, gjithë qytetarët dhe partitë politike e kanë për detyrë ta mbështesin policinë. Në qoftë se e kemi këtë respekt reciprok, atëherë do të shohim një proces të qetë dhe paqësor në të cilin zgjedhjet mund të zhvillohen me sukses.

A do të dëshironit t'u thoshit diçka zgjedhësve para se ata ta hedhin votën e tyre në Ditën e Zgjedhjeve? Ju lutem, mos harroni se këto zgjedhje janë për ju, popullin dhe për askënd tjetër. Këto zgjedhje bëhen që ju të vendosni se kush doni që t'ju përfaqësojë. Juve ju jepet mundësia për të zgjedhur atë që doni të shihni t'i ofrojë shërbimet publike vendore ju dhe familjeve tuaja. Është diçka që ka të bëjë me jetën praktike, jo me ëndrra të mjegullta. Këto zgjedhje duhet të jenë koha ku njerëzit që dalin si kandidatë të kenë mundësinë të thonë se si do ta bëjnë vendin ku ata kandidojnë një vend më të mirë për të jetuar. Këto zgjedhje tashmë do të bazohen edhe në lista më të mira zgjedhësish, pas krijimit nga Ministria e Brendshme të një regjistri të ri të gjendjes civile dhe një sistemi të ri adresash, në kuadrin e një projekti me vlerë prej disa milionë eurosh, financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga Prezenca. Kjo duhet t'u japë besim real gjithë qytetarëve se votat e tyre vlejnë, se votat e tyre do të numërohen siç duhet, dhe se procesi i ankesave pas zgjedhjeve do të jetë transparent dhe i bazuar në shtetin e së drejtës. Unë jam i bindur se votat e qytetarëve do të rezultojnë në qeveri vendore të zgjedhura në mënyrë të lirë dhe të drejtë, të cilat më vonë do të punojnë shumë për njerëzit gjatë katër viteve të ardhshme pavarësisht ngjyrave të tyre politike. Duke pasur në mendje aspiratat e Shqipërisë për t'u integruar në Evropë, tani është koha e duhur që gjithë shqiptarët ta marrin në dorë procesin në mënyrë që të shohim zgjedhjet që populli meriton me të vërtetë. Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm gjatë 20 viteve të fundit dhe asgjë nuk e pengon të ketë një të ardhme të mirë nëse qytetarët kontribuojnë tani.

Pasi të jenë mbajtur zgjedhjet vendore, ku e keni përmendur disa herë se duhet të bëhet reforma zgjedhore. Pse është kaq e rëndësishme kjo gjë? Zgjedhësit dhe partitë meritojnë t'i dinë rregullat në kohën e duhur. Sa herë që Shqipëria zhvillon zgjedhje, më pas, bëhen po të njëjtat premtime të guximshme politike për reformë zgjedhore. Pastaj, pas një amullie dhe neglizhence, ca ujdi politike në moment të fundit përpiqen t'i bëjnë procedurat më të mira. Për të sjellë vërtet përmirësime, kësaj radhe gjërat do të duhet të bëhen ndryshe. Partitë duhet të fillojnë menjëherë të përgatiten për bisedime serioze gjatë verës. Dhe më pas, pas pushimit veror, do të presim që partitë politike – dhe e theksoj, të gjitha partitë politike – të fillojnë të punojnë së bashku për një reformë të re. Historia e gjatë dhe e zvarritur e zgjedhjeve të dështuara në Shqipëri duhet të marrë fund. Prezenca mbetet e gatshme të mbështesë Shqipërinë për ta realizuar këtë gjë, në mënyrë që të kemi një fund të lumtur e të lavdishëm dhe jo tragjedinë e zakonshme e të panevojshme që kemi përjetuar deri më tani.

Gjatë javëve të fundit, ju së bashku me disa ambasadorë të tjerë keni dalë mjaft publikisht me komentet tuaja rreth këtyre zgjedhjeve. A mendoni se është e drejtë të themi se ju së bashku jeni gjyqtarët apo arbitrit e këtij procesi zgjedhor? Unë nuk e pranoj këtë këndvështrim. Unë besoj se Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë e shprehin shumë qartë se ku fillon dhe ku mbaron pronësia e procesit zgjedhor. Janë institucionet e shtetit shqiptar dhe, përmes tyre, populli shqiptar, ata që janë zotër të këtij procesi. Në fund të fundit, ne jemi këtu si miq të këtij vendi për t'i dhënë kurajë dhe për të ndihmuar në zhvillimin e tij afatgjatë. Kolegët e mi të SHBA-së dhe të BE- së, ashtu sikurse edhe unë, janë mbështetur të bindur të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në këtë vend. Megjithatë, roli ynë mund të jetë vetëm ky: “të inkurajojmë” dhe “të ndihmojmë”. Në fund, janë populli shqiptar dhe sistemi politik shqiptar që ai zgjedh, që duhet të dëshirojnë që këto zgjedhje të jenë të suksesshme, më shumë se ç'e dëshirojmë ne. Këtu është në lojë e ardhmja e Shqipërisë në Evropë. Suksesi i këtyre zgjedhjeve do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të integrimit. Kaq të mëdha janë gjërat që janë në lojë. E rëndësishme është që të ekzistojë vullneti i fortë politik i aktorëve kyç si, partitë politike, kandidatët, KQZ- ja, media dhe policia. Nëse kjo ndodh, atëherë e ardhmja e Shqipërisë duket vërtet e ndritur.

INTERVIEW OF HEAD OF PRESENCE, AMBASSADOR EUGEN WOLLFARTH, WITH ALBANIAN DAILY NEWS, 6 MAY 2011

By Genc Mlloja

Mr. Ambassador, this Sunday Albania will see local government elections taking place. Do you have any final messages for the political parties and the voters as we get closer to Election Day? Yes, very simply, it is the day of the voters to decide and political parties need to be aware of the very heavy responsibility that lies on their shoulders. They will need to ensure that these elections are an outstanding success. That’s it. They simply have to work. They need to meet international standards. Let us not forget that Sunday is for citizens to make an informed choice. Political parties have a duty to ensure that all voters are able to cast their vote in calmness and serenity and that their votes will be counted. When the results have been counted, all political parties need to accept the results and to move on forward in the public interest. I expect all political parties to work together within the framework of the Electoral Code. It is a Code both main political parties co-authored so there should be no difficulties in both sides steering the electoral ship Albania towards more calm and still waters. Indeed, the rule of law needs to be followed - this is the only way. Given Albania’s integration ambitions, this country cannot afford a repeat of what happened after the 2009 elections. There is no further time to lose.

Do you see the CEC playing a pivotal role in ensuring that we see a successful process? What will be your position if the SP withdraws its commissioners from the process? The CEC has a key role to play in working together in a spirit of political goodwill. In doing so, they will be able to help in a major way to ensuring that the right atmosphere is achieved on Election Day. The CEC need to put the public interest ahead of any political pressures. Let me be absolutely clear that there can be no blocking of the process or any walking out by either side. Commissioners need to stay at their posts and serve the public. Here, I think it is important to clearly state that there is only one legal voter list. Any attempts by whomever to introduce some sort of second, ‘privatised’ voter list is something that is absolutely illegal and should be unconditionally condemned by all political parties who respect the rule of law. All such cases should be dealt with accordingly by the justice system.

During the last few weeks you have been vocal in your support towards the State Police in relation to these elections. How confident are you that they will perform in a way that helps build confidence in the process? The state police have received a great deal of technical electoral assistance from the Presence in recent weeks. I am fully confident that this support will be used in a proper way. We will also be helping in some parts of communication process through providing satellite telephones for service in the more remote areas of the country. I expect the State police to play the same impartial and professional role they have played in the past two sets of elections. The public will be looking to them to assist in maintaining a calm electoral environment in which elections can take place. The senior leadership of the police know that they will be under constant public scrutiny. I believe that we will see them respond in a proportionate and sensitive manner, whenever necessary. The State police are well prepared and are well aware of having the need of free elections, free access, supporting the citizens. However, they cannot do miracles. In real life, all citizens, and political parties also have a responsibility to support the police. When we have this mutual respect then we will see a calm and peaceful process in which elections can successfully take place. Is there anything you would like to say to the voters before they cast their ballots on Election Day? Please keep in mind that these elections are for you the people and nobody else. These elections are for you to decide who you want to represent you. You get the opportunity to make a choice on who you wish to see deliver local public services to you and your families. It is about practical life. It is not about cloudy dreams. These elections should be a time where local people standing as local candidates have their chance to say how they would make their locality a better place in which to live. These elections will now also be based on better voter list after a new civil registry and address system was built by the Ministry of Interior following a multi million Euros EU funded project implemented by the Presence. This should give real confidence to all citizens that their votes will matter, that their votes will be properly counted, and that the post-election appeals process will be transparent and based on the rule of law. I am confident that the votes of citizens will result in freely and fairly elected local governments, which will then work hard for the people over the next four years irrespective of political colour. With Albania’s European integration aspirations in mind, now is the right time for all citizens to take proper ownership of the process so that we see elections that the people really deserve. Albania has made a lot of progress in the last 20 years and there is no obstacle for a good future if the citizens contribute now.

After local government elections have been held, you have publicly mentioned many times that an electoral reform needs to take place. Why is this so necessary? Voters and parties deserve knowing the rules in good time. After every time Albania holds public elections, there are invariably bold political promises of electoral reform. Then, after stagnation and neglect, last minute political fixes try to make the procedures better. To really improve the process, this time things will need to be different. Parties should start right away to prepare for serious conversations later this summer. And then after the summer break we will expect the political parties – and here I stress all political parties - to start work together on a new reform. The long and drawn out story of failed elections in Albania has to end. The Presence stands ready to support Albania in getting its act together so that we have a glorious upbeat ending rather than the usual and unnecessary tragedy we have witnessed until now.

In recent weeks, you along with some other Ambassadors have been fairly public in your comments about these elections. Do you think it’s fair to say that you are collectively the judges or referees in this electoral process? I do not accept such a view. I believe the Albanian Constitution and Electoral Code make it very clear where ownership of the election process begins and ends – the Albanian state institutions and through them the Albanian people. At the end of the day, we are here as friends to this country to offer encouragement and to help the country’s long term development. My US and EU colleagues, just like myself, are convinced supporters for democracy and the rule of law in this country. However, our role can only ever be just this – ‘to encourage’ and ‘to help’. Ultimately, it is the Albanian people and the Albanian political system that they elect, who have to want these elections to succeed more than we do. Albania’s future in Europe is at stake here. The success of these elections will help accelerate the integration process. The stakes are that high. What is important is to have the strong political will of key actors like political parties, the candidates, the CEC, the citizens, the media and the police. If this happens, then Albania’s future seems extremely bright.

Key facts
Document type interview
Adoption date
Source OSCE