Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) · interview

Intervistë e Kryetarit të Prezencës me TV Ora News, 11 dhjetor 20112

OSCE
View original document

The full text is hosted by the publishing organisation. lawenc.com indexes the metadata and links to the official source.

Full text

INTERVISTË ME KRYETARIN E PREZENCËS SË OSBE-së Ora News, 11 dhjetor 2012

Z. Ambasador, një ditë më parë z Adriatik Llalla i cili u votua vetëm me votat e maxhorancës në një votim ku opozita abstenoi, ka marrë detyrën zyrtarisht nga ish- prokurorja tashmë, znj. Ina Rama. Cili është vlerësimi juaj për z. Adriatik Llalla në krye të prokurorisë së përgjithshme?

Ambasadori Wollfarth: Së pari, lejomëni të uroj z. Adriatik Llalla për këtë detyrë shumë të lartë e të rëndësishme. Sikurse e thatë, ai e mori detyrën dje. Sot është dita e tij e parë e plotë në këtë post dhe, me këtë rast, dua t’i uroj shumë suksese në këtë detyrë të lartë. Është një detyrë sfiduese. Ai mori besimin e parlamentit, ku shumica e deputetëve votuan për të. Ai ka një të shkuar të shkëlqyer, si dhe ka përvojë në luftën kundër korrupsionit, e cila, në shumë raste, ka lidhje edhe me krimin e organizuar dhe keqbërje të tjera. Kjo është një bazë që duhet të mundësojë bërjen e një pune të shkëlqyer në të ardhmen. Ky pozicion është shumë i veçantë. Ai duhet të jetë gjithmonë i pavarur, bazuar në shtetin e së drejtës, duke filluar me Kushtetutën dhe të gjitha ligjet në fuqi, në një mjedis ku shumë sfida vijnë thuajse nga të gjitha anët. Pra, lejomëni t’i uroj shumë suksese, në mënyrë të veçantë, pasi kjo detyrë është jetike edhe për çdo proces të mëtejshëm integrues.

Z. Ambasador, ju e përmendët, në fakt, çështjen e pavarësisë së këtij institucioni dhe madje edhe një ditë më parë znj. Ina Rama tha se shpresonte që edhe nën drejtimin e z. Llalla organi i akuzës do të ishte i pavarur. A besoni ju se z. Llalla, ashtu siç ka marrë vlerësime kur ka drejtuar ILDKP-në, edhe në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm do të arrijë ta mbajë këtë institucion të pavarur dhe të pandikuar nga politika?

Ambasadori Wollfarth: Kam shumë besim, po, por e ardhmja do ta tregojë. Ai ka përpara një detyrë të madhe, por, sërish, kam besim se ai do të jetë në gjendje ta kryejë këtë detyrë kërkuese.

Z. Ambasador, emërimi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme të z. Adriatik Llalla u shoqërua me debate për shkak të diskutimit të hapur, sidomos mes ekspertëve, por edhe politikës, për çështjen e mandatit të znj. Ina Rama. Në një debat ku u përfshitë edhe ju, madje disa media ju kanë kritikuar për ndryshim qëndrimi: fillimisht deklaruat se përfundonte në maj të 2013-s dhe më tej deklaruat se nuk kishte rëndësi se kur përfundonte mandati, por e rëndësishme ishte të zgjidhej personi i duhur për atë detyrë. Fillimisht, në kushtet kur tashmë kemi një prokuror të ri, kur mendoni ju se duhet të ishte bërë zëvendësimi i tij? A ka shkelje të ligjit në faktin që zëvendësimi i znj. Ina Rama u bë tani? Një pyetje tjetër referuar kësaj: si e vlerësoni ju punën 5-vjeçare të znj. Ina Rama në krye të prokurorisë së Përgjithshme, sikundër ajo ka qenë në krye të organit të akuzës në momente të veçanta, siç është për shembull, rasti i 21 Janarit?

Ambasadori Wollfarth: Lejomëni të filloj me këtë të fundit, me 21 Janarin. Unë jam mes atyre që do të donin të shihnin një zhvillim të shpejtë, bazuar në ligj, në këtë çështje të rëndësishme dhe që të bëheshin të gjitha sqarimet e nevojshme. Është shumë e rëndësishme për familjet e atyre që vdiqën më 21 Janar, si dhe për tërë vendin, që të kemi qartësi të plotë.

Lidhur me procesin e emërimit, ai u bë, me sa pamë, në përputhje me legjislacionin. Pati një seancë dëgjimore në komision dhe, më pas, një vendim në seancën plenare të Kuvendit. Pra, në këtë aspekt, rregullat u ndoqën qartësisht – një fakt shumë i rëndësishëm ky.

Sa i përket leximit, duke qenë se kur rregulli ndryshoi për mandatin dhe mbarimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk u përcaktua qartë se në cilën datë saktësisht do të ndodhte ndryshimi, unë thashë që ka argumente shumë të mira për majin 2013, por, siç ndodh shpesh në punët ligjore, ka gjithashtu lexime të tjera të mundshme, mes tyre nëntori i këtij viti. Siç u duk, kjo e fundit mbizotëroi ndër personalitetet që janë vendimtare për këto emërime në vend. Kjo është e pranueshme, në fushën ligjore kjo ndodh, jo vetëm ndonjëherë, por është një proces normal. Si rrjedhojë, është mirë gjithashtu që të kemi një diskutim, një diskutim publik bazuar edhe në leximet e ndryshme dhe ta përcjellim këtë. Prandaj nuk shoh ndonjë luhatje në këtë pikë. Në kërkim të argumenteve për qëndrimet e ndryshme, u zgjodh njëri dhe tani vendi duhet të shohë përpara, si edhe ta përkrahë Prokurorin e Përgjithshëm në detyrën e tij të pavarur për të bërë punën më të mirë të mundshme për maksimumin e shtetit ligjor në Shqipëri, pasi kjo është tejet e rëndësishme për procesin e integrimit dhe procesin e reformave.

Pyetje: Si e vlerësoni punën e znj. Ina Rama?

Ambasadori Wollfarth: Kjo nuk më takon mua medoemos, por, në tërësi, kam një përshtypje pozitive dhe shumë respekt për kryerjen e detyrës deri në ditën e fundit nga ana e saj, si dhe për dorëzimin në mënyrë shumë dinjitoze të detyrës te pasardhësi. Pas shumë vjetësh në detyrë, me sukses në detyrë, me siguri ky nuk është çasti më i lehtë, por ajo veproi shkëlqyeshëm, edhe me procesin dinjitoz dhe dorëzimin. Kjo është çka vendi duhej të kishte parë, kjo është çka vendi pa dhe unë s’mund të bëj gjë tjetër përveçse ta lavdëroj këtë gjë.

Z. Ambasador, kjo intervistë me ju realizohet në një moment kritik për Shqipërinë në kushtet kur ajo për herë të tretë ka marrë një refuzim për statusin e vendit kandidat, refuzim që erdhi si pasojë e mosarritjes në një kompromis mes maxhorancës dhe opozitës për miratimin e tri ligjeve me shumicë të cilësuar. Në kushtet kur jemi refuzuar për herë të tretë, në opinionin tuaj, cila palë duhet ta ndjejë më shumë përgjegjëse veten për këtë dëm që i ka shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën integruese?

Ambasadori Wollfarth: Për Shqipërinë dhe politikanët e saj, për klasën politike – qofshin lidershipi i partive apo deputetët – është e rëndësishme të kuptojë që vetëm kur Shqipëria luan si ekip, ekipi “Shqipëria”, së bashku, për të arritur shumicën e cilësuar, e cila është e nevojshme për të ndërmarrë hapat e reformës të kërkuara nga Komisioni i Bashkimit Evropian, atëherë mund të ketë sukses. Pra, lojë skuadre dhe zhvillimi i duhur i procesit të reformave. Prezenca e OSBE-së këtu ndihmon me shtetin e së drejtës: fuqizimin e institucioneve demokratike, si parlamenti, por edhe autoritete të tjera; me zgjedhjet – ky është një tjetër moment kyç vitin e ardhshëm në 2013-n; dhe gjëra thelbësore si këto. Disa prej tyre janë politike, të tjerat janë shumë teknike. Kur këto kryhen, sa herë është e mundur, nga ekipi Shqipëria, atëherë unë shoh mundësi të mëdha për bërjen e përparimit të nevojshëm. Kur kjo nuk ndodh, kur ka bllokim, atëherë kemi një ngecje në vend dhe kjo është ajo që, me sa duket, po ndodh këto ditë. Nuk është fundi i botës, por, padyshim, nuk është lajm i mirë. Do të doja të shihja një integrim të mirë e cilësor dhe, për këtë, e përsëris, puna në ekip do të ishte emri i lojës. Unë shpresoj ta shoh këtë – nëse guxoj do të doja ta shikoja që përpara zgjedhjeve të 2013-s. Ndoshta duhet të presim deri pas zgjedhjeve, por do të doja ta shihja sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kam përshtypjen se nuk jam i vetmi që e dëshiroj këtë.

Fund

HEAD OF PRESENCE’S INTERVIEW WITH ORA NEWS TV 11 December 2012

Ora News: Mr. Ambassador, yesterday Mr. Adriatik Llalla took office as General Prosecutor after he was voted only by the majority in parliament, with the opposition abstaining. What is your opinion of him?

Ambassador Wollfarth: “First, let me congratulate Mr. Adriatik Llalla for this high and very important office. He took office, as you said, yesterday. Today is his first full day in office and on this occasion I want to wish him a lot of success in this high task. It is a challenging task. He got the confidence from the parliament; the majority of the votes voted for him. He has an excellent background, he also has experience in fighting corruption, which in many cases is liaised also with organized crime and other wrongdoing. This is a basis that should allow excellent work in the future. The position is a very special one. It needs at all times to be independent, based on the rule of law, starting with the Constitution and all the legislation in place in an environment where many challenges come from almost all sides. So, let me especially wish him a lot of success, because this task is also crucial for any further integration process.”

Ora News: Mr. Ambassador, you mentioned the issue of the independence of this institution. The outgoing prosecutor Ina Rama said yesterday she hoped that the institution remained independent with Mr. Llalla at the top. Do you think that Mr. Llalla, who has been praised for his performance at the top of the High Institute for the Declaration and Audit of Assets, will manage to keep this institution independent and unaffected by politics?

Ambassador Wollfarth: “I am pretty confident, yes, but the future will tell. A big task is lying ahead, but again, I am confident that he will be able to do this demanding job.”

Ora News: Mr. Ambassador, the appointment of Mr. Adriatik Llalla at the top of the General Prosecutor’s Office was accompanied by debates, especially among experts and politicians on the issue of the expiration of the mandate of Ms. Ina Rama. You were also part of the debate and several media criticized you for changing your stand: first you said that the mandate would expire in May 2013, then you stated that the time was not important, but the appointment of the right person was. Now that we have a new prosecutor, when do you think the replacement should have taken place? Was the replacement of Ms. Ina Rama at this time a violation of the law? Another related questing: how do you evaluate the five-year work of Ms. Ina Rama at the top of the General Prosecutor’s Office, given the fact that she led it during specific moments, such as the 21 January case?

Ambassador Wollfarth: “Let me start with the latter one, 21 January. I am among those who would like to see a speedy development based on the law in this important case and have the necessary clarifications. That is very important for the families of the ones that died on 21 January and also for the other part of the country that we have all clarity on this. On the nomination process, it was according to, what we saw, what is in the legislation. There was a committee hearing on the new prosecutor and that followed by decisions in the plenary of the Assembly. So, in that respect it was following clearly the rules – a very important fact. On the reading, since when the regulation was changed for the mandate and the expiration of the mandate of the General Prosecutor and not making it clear when the exact date of change would take place, I said that there are very good arguments for May 2013, but as often in legal affairs, there are also other possible readings, among them November this year. This is what apparently prevailed among the personalities that are decisive in this country for these nominations. This is acceptable, in law that happens not only occasionally but this is a normal process, and therefore it is also good to have a discussion, a public discussion also based on the readings, and convey that. So I did not see any oscillation on that point. While finding arguments for the different positions, one was chosen, and now the country should look ahead and support also the General Prosecutor in his independent position to do the best possible job for a maximum of rule of law in Albania, because that is extremely important for the integration process and the reform process.”

Ora News: How do you evaluate the work performed by Ms. Ina Rama?

Ambassador Wollfarth: “This is not necessarily up to me, but overall I have a positive impression, and I have a lot of respect for her when performing to the last day, and also make a very dignified hand-over to the successor. After several years in office, successfully in office, this is certainly not the easiest moment, but she did perfectly, and the dignified process and hand-over. This is what the country should have seen, and what the country saw, and I can only commend that.”

Ora News: Mr. Ambassador, this interview with you takes place at a very critical moment for Albania, as it was refused the EU candidate status for the third time, because the ruling majority and the opposition failed to reach a compromise on the approval of the three laws requiring a qualified majority. Now that we have been refused the status for three times, in your opinion, which party should feel more responsible for the damage caused to Albania and Albanians on the integration path?

Ambassador Wollfarth: “For Albania and for the politicians, the political class - be the leaderships of the parties or the Members of Parliament – it is important to understand that only when Albania is playing by a team, team Albania, jointly to reach the qualified majority which is necessary to take these reform steps that are required by the European Union Commission, then it can succeed. So, team play, playing together, doing the reform process properly. The OSCE Presence here helps when it comes to the rule of law; when it comes to strengthening the democratic institutions like the parliament, but all the other authorities as well; when it comes to the election process - this is another milestone oncoming next year in 2013; and these fundamental things. Some of them are very political, others are very technical. When these are done, wherever possible, as a team Albania, then I see big chances to make the necessary progress. When this does not happen, when there is a blockade, then you have a stagnation and that is what apparently is happening these days. It is not the end of the world, but it is definitely not good news. I would like to see a good, a quality integration and for that, I repeat, team play would be the name of the game and I hope to see that hopefully – to be very daring I would like to see that even before elections in 2013. Maybe we have to wait until after the elections, but I would like to see it that as early as possible and I have the impression I am not alone in this.”

Ends

Key facts
Document type interview
Adoption date
Source OSCE