KOMENTET E KRYETARIT TË PREZENCËS PËR MEDIAT GJATË NJË VIZITE NË BERAT 12 prill 2013
Ambasadori Wollfarth: “Po shoh një proces të mirë. Gjatë vizitës në Berat, po përqendrohemi në përgatitjet që po bëhen këtu dhe ajo që kam dëgjuar e kam parë deri më tani është shumë pozitive. KZAZ-të janë konstituuar dhe po bëhet përzgjedhja e qendrave të votimit dhe vendeve të tjera. Nuk u vura në dijeni të ndonjë mosmarrëveshjeje. Është punuar edhe për listat e zgjedhësve, të cilat janë shumë më të sakta se në të kaluarën. Pra, shoh që po bëhet një punë shumë e mirë.
Do të doja të ftoja qytetarët të jepnin kontributin e tyre dhe, ajo që është më e rëndësishmja, të votojnë në ditën e zgjedhjeve. Duket sikur dita e zgjedhjeve është ende larg, më 23 qershor, por koha fluturon. Votimi është esenca e demokracisë. E shoh procesin vërtet në rrugë të mirë.
Duhet të ketë dialog të hapur në të dyja drejtimet. Politikanët dhe partitë duhet të prezantojnë programin që kanë në mendje, si dhe të shpjegojnë se si mendojnë ta vënë në jetë, gjë që përfshin financimin; si dhe qytetarët – për çfarë kanë nevojë, çfarë presin – dhe pastaj të gjenden zgjidhje realiste. Më e rëndësishmja është që kjo të bëhet me anë të një dialogu konstruktiv, paqësor dhe vërtet të qytetëruar, me tone të qeta.
Zhvillimi i Shqipërisë po ecën përpara dhe ka ecur përpara gjatë viteve të shkuara. Përpjekje shumë të mëdha janë bërë, në mënyrë të suksesshme. Të gjitha paratë që nevojiten për të financuar këto projekte duhet të fitohen, prandaj ekonomia dhe arsimi janë shumë të rëndësishëm. Shpesh, gjëra të tilla kërkojnë kohë dhe kontribut nga zyrtarët, por edhe nga qytetarët. Ky është një proces ku njerëzit duhet të jenë konstruktivë, por të jenë edhe disi të duruar dhe realistë shpresoj.
[lidhur me çështjen e anëtarit të KQZ-së] Ajo që ka ndodhur deri më tani është që komisioni i ligjeve ka marrë një vendim për të propozuar tërheqjen e njërit prej anëtarëve. Pra, nuk është një vendim i vlefshëm për anëtarët. Ai anëtar, sipas shumicës së interpretimeve, mund të vijojë të marrë pjesë në mbledhjet e KQZ-së, tani për tani. Jam në dijeni që po bëhen sqarime të bazës ligjore mbi të cilën mund dhe do të merret çdo vendim i mëtejshëm, pra po kalon më shumë kohë dhe kjo temë mund të rimerret të hënën nga Kuvendi. Duhet të ndjekim zhvillimet. Sigurisht, do të ishte shumë e rëndësishme që partitë politike ta shfrytëzonin në maksimum dialogun lidhur me këtë çështje, por pa harruar që, në fund të fundit, puna e KQZ- së është apolitike, është një punë teknike në shërbim të qytetarëve – nuk është punë partizane”.
Fund
HEAD OF PRESENCE’S REMARKS TO THE MEDIA DURING VISIT TO BERAT 12 April 2013
Ambassador Wollfarth: “It is a good process what I see. Now, during the visit in Berat, we are focusing on the preparations here and what I have heard so far and what I have seen so far is very positive. The CEAZs are nominated, the selections for the voting centres and the other places are being done. I was not made aware of any disputes. The voter’s list was also worked on – it is much more precise than in the past. So, I see very good work underway, very good work.
What I would like to invite for the citizens is also to contribute and, most importantly, to go and vote on Election Day. It still seems far ahead, it is on 23rd of June, but time flies. Voting, that is the essence for the democracy to decide. I see the process really on a good way.
It should be an open dialogue in both directions. The politicians, the parties presenting what programme they have in mind, also how they consider bringing it to real life, which includes financing, and the citizens also - what they need, what they expect – and then find realistic solutions on it. The most important is to be in a constructive, in a peaceful, in a really civilized dialogue, and cool the tempers.
The development here in Albania is going ahead and has gone ahead over the past years. Tremendous efforts have been made successfully. All the money that is needed to finance these projects is to be earned, so economy and education are very important. These are very often things that take time and contribution from the officials, but also from the citizens. This is a process where people have to be constructive, but also in a certain way to be patient and realistic, hopefully.
[on the CEC member issue] What has happened so far is that the Laws Committee made a decision proposing that one of the members is withdrawn. So, it is not a decision as such valid for the members. That member, in most interpretations, could continue to assist to the CEC meetings, so far. Now I understand clarification is going on, on which legal basis any further decision could and would be taken, so more time apparently is passing by and this subject might be taken up on Monday by the Assembly again. So, we have to observe developments. Of course, it would be very important to make maximal use between the parties of political dialogue on this, but not forgetting that in the end the CEC work is an apolitical, it is a technical work in the service of the citizens – not partisan.”
Ends