Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) · interview

Head of Presence's comments for journalists on latest developments after CEC members resignation, 18 April 2013

OSCE
View original document

The full text is hosted by the publishing organisation. lawenc.com indexes the metadata and links to the official source.

Full text

Komentet e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së për Median

18 Prill 2013

Pyetje: Dorëheqja e dy anëtarëve të KQZ-së… Çfarë do të thotë kjo për procesin zgjedhor?

Ambasadori Wollfarth: Është e rëndësishme të kujtojmë edhe njëherë rekomandimet e ODIHR-it, i cili i ka bërë thirrje partive politike të kenë parasysh përgjegjësitë e tyre për përgatitjen e gjithë procesit zgjedhor, këtu përfshihet sigurisht edhe pjesëmarrja në KQZ. Me sa duket kjo nuk është kuptuar sa duhet, edhe unë vetë kam bërë disa herë thirrje për dialog, por deri tani kjo nuk po ndodh. KQZ edhe kështu siç është mund të funksionojë, por do të ishte më mirë që të zëvendësoheshin ata që tashmë kanë dhënë dorëheqjen me propozimet e partive politike që kanë të drejtë t’i propozojnë ata, parti të cilat janë pjesë e Kuvendit. Të qëndrosh jashtë KQZ për një kohë të gjatë nuk është mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarëve dhe vendit, vend i cili pret me padurim mbajtjen e zgjedhjeve, të cilat duhet të jenë demokratike dhe të përgatitura në mënyrën e duhur.

Pyetje: Z Ambasador kur flisni për dialog çfarë kuptoni me këtë? A mos duhet të ketë një tërheqje nga ana e PD sepse ajo e krijoi ngërçin duke zëvendësuar anëtarin e LSI-së…

Ambasadori Wollfarth: Nuk është puna për t’i vënë gishtin se kush e ka fajin. Ajo çka pritet tani është dialog dhe kontribut konstruktiv nga të gjithë, dhe unë do të bëja thirrje për këtë lloj kontributi nga të gjitha palët. Kuadri ligjor shqiptar kërkon një maxhorancë prej 60% për shumë reforma që po ndërmerr vendi të lidhura me axhendën e reformave integruese. Do të ketë jetë edhe pas 23 qershorit. Dhe pikërisht kjo duhet të jetë axhenda e reformave, axhenda e reformave në fund të fundit duhet të jetë të ndërtohet një jetë dhe një e ardhme më e mirë për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Dhe unë pikërisht për këtë do të bëja thirrje, pra, do të bëja thirrje për më shumë përkushtim për t’i shërbyer qytetarëve, për të dhënë një kontribut konstruktiv, dhe për të përmbushur ato çka presin dhe shpresojnë qytetarët, të cilat me sa kuptoj unë kanë të bëjnë me integrimin europian të vendit. Dhe meqë më duket se e kam këtu me vete, më lejoni të citoj nga Raporti i ODIHR-it dhe rekomandimet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, citim të cilin ata e përsëritën edhe për zgjedhjet vendore në vitin 2011. Dhe po citoj nga rekomandimi i parë i Raportit të ODIHR-it, i cili i drejtohet partive politike: “Partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që u korrespondon privilegjeve të mëdha që gëzojnë sipas ligjit në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Ato duhet të përmbushin detyrat e tyre zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme në interesin e përgjithshëm të Shqipërisë”. Me shumë modesti, unë edhe një herë do t’i bëja thirrje të gjitha palëve politike si një mik i Shqipërisë për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët meritojnë zgjedhje të lira demokratike. Por çfarë po shohim tani?

***

Q: Z Ambasador, situata në Komisionin Qendror Zgjedhor: dy anëtarë të larguar, 48 orë kohë për të sjell propozime të reja që deri tani nuk janë. Cili është qëndrimi juaj në këtë rast? Ambasadori Wollfarth: I respektoj vendimet personale që morën dy anëtarët e KQZ-së që dhanë dorëheqjen, por tashmë është shumë e rëndësishme që të ndiqen hapat ligjore për bërjen e propozimeve të anëtarëve të rinj. Partitë politike gëzojnë privilegje që ua njeh legjislacionin shqiptar, por ato kanë njëkohësisht edhe detyrime, dhe detyrimi për t’i përgatitur së bashku si dhe për t’i kontribuuar përgatitjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme i përket të gjitha partive, veçanërisht atyre që kanë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Shqipëria gjendet në mes të një axhende reformash serioze dhe një pjesë e mirë e saj kërkon vendime me 60% të votave në Kuvend, dhe si do të arrihet kjo në të tilla rrethana është një pyetje që ende pret të marrë përgjigje, por është një pyetje thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë. Për pasojë, lipset bashkëpunim i bazuar në ligjin dhe dialog për të ecur përpara, po ashtu edhe zbatimi i ligjit, dhe këtu përfshihet dhe propozimi i kandidatëve brenda afateve.

Q: Nëse nuk do të bëhet ky propozim, sa cenohet procesi zgjedhor në tërësinë e tij?

Ambasadori Wollfarth: Votuesit kanë të drejtën të thonë mendimin e tyre në 23 qershor. Më lejoni të citoj nga dy raportet e fundit të ODIHR-it, atë për zgjedhjet parlamentare në vitin 2009 dhe tjetrin për zgjedhjet vendore në vitin 2011, e pikërisht rekomandimin numër një. Në lidhje me partitë politike, ODIHR-i është shprehur si më poshtë: “Partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që u korrespondon privilegjeve të mëdha që gëzojnë sipas ligjit në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Ato duhet të përmbushin detyrat e tyre zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme në interesin e përgjithshëm të Shqipërisë”. Zhvillimi i zgjedhjeve demokratike është qartësisht në interesin e qytetarëve të Shqipërisë dhe dëshirojmë të inkurajojmë fuqimisht ecjen përpara në këtë drejtim.

Q: Po në qoftë se shkojmë në zgjedhje me këtë format të KQZ-së, pra me një KQZ 5- anëtarëshe, sa e shëndetshme, e besueshme dhe e ligjshme do të ishte kjo KQZ?

Ambasadori Wollfarth: Mbetet ende një punë e madhe për t’u bërë. KQZ-ja sigurisht mund të funksionojë edhe me 5 anëtarë, por do të ishte e preferueshme që të funksiononte me 7 anëtarë, anëtarë që do të punonin në një mënyrë të shëndoshë, profesionale dhe apolitike. Përgatitja e zgjedhjeve kërkon punë në ekip; dhe më lejoni të përdor një ilustrim nga loja e futbollit, nëse një skuadër humbet një lojtar gjatë ndeshjes për çfarëdo arsyeje, loja vazhdon, por mbi shpatullat e lojtarëve të tjerë bie një barrë më e rëndë, ja pse do të ftoja për mbushjen e këtyre vendeve, për të pasur 7 anëtarë, të cilët janë atje për arsye shumë të mira.

Remarks of the Head of OSCE Presence in Albania for the Media

18 April 2013

Q: The resignation of two CEC members… What does this mean for the electoral process?

Ambassador Wollfarth: It is very important to recall what ODIHR has recommended and this is appealing to the responsibilities the political parties have for the electoral preparations throughout the process. That includes also participation in the CEC. Apparently it did not go through yet, but I appealed several times to enter into dialogue, and I do not see enough happening. The CEC at this stage can operate, but it would be better to have representatives in there that come after nominations from all relevant parties, and the relevant parties are mostly in the Assembly of Albania. So staying out of the CEC for an extended time, I think this is not a good way, it is not the way in the service of the Albanian citizens. The country is looking forward to elections, it is looking forward to democratic elections and those should be prepared properly.

Q: Mr Ambassador when you speak about dialogue what do you mean with this? Should it be the DP who caused the stalemate and who should retract from its move to replace the SMI- appointed member…

Ambassador Wollfarth: It is not about naming and blaming. I expect dialogue and constructive contributions, and I would invite to that contribution all relevant political parties. The legal framework of Albania requires a 60% majority for many reform steps for the reform agenda ahead. There is also a life after 23 June. And that must be the reform agenda to build the future of Albania, to help build the lives of the people here in Albania. I would call for more dedication for service for the citizens, to push the reform agenda ahead, to be constructive, and also to live up to the goals of the country, that I understand is the European integration. I have it with me, let me cite from the ODIHR Report and the recommendations for the 2009 parliamentary elections, which they repeated also after the 2011 local elections. And I cite the ODIHR report in the first recommendation, which is addressed to political parties: ‘Parties should demonstrate the political will for the conduct of democratic elections commensurate with the broad privileges they enjoy under the law in regard to the conduct of elections. They should discharge their electoral duties in a responsible manner for the general interest of Albania.’ In all modesty, I would like to appeal as a friend of Albania to render this service to the citizens of Albania, who merit democratic, free elections. So, what do we see?

***

Q: Mr. Ambassador, the situation in the Central Election commission: 2 resigned members, 48 hours to bring proposals on two new members, which are not there yet. What is your opinion on that? Ambassador Wollfarth: I have respect for the personal decisions of the CEC members, who have resigned, but now it is very important to see steps according to the law in presenting the new candidates. The political parties enjoy privileges stemming from the electoral legislation of Albania and therefore they also have duties; and the joint preparation of and contributing to that preparation of free and fair elections lies with all parties, especially those represented in the parliament. Albania is in the middle of a serious reform agenda and much of that requires 60% decisions in the Assembly, and how that can be achieved in such circumstances is an open question, an important question for the future of Albania. Therefore, cooperation based on the law and dialogue is needed to define the way forward. The law should be abided by, too, and that includes also the timely proposal of candidates when required.

Q: If the proposal is not made in due time, to what extent the electoral process may be affected?

Ambassador Wollfarth: The voters have a say on election day, which is on 23rd of June. And let me just cite from the last two ODIHR reports, on the 2009 general elections and on the 2011 local elections, the recommendation number one. Addressing political parties, ODIHR highlighted the following: ‘Parties should demonstrate the political will for the conduct of democratic elections commensurate with the broad privileges they enjoy under the law in regard to the conduct of elections. They should discharge their electoral duties in a responsible manner for the general interest of Albania.’ Holding democratic elections is clearly in the interest of the citizens of Albania and we strongly encourage moving on that track.

Q: If we reach the elections with this CEC format: a 5-member CEC, how healthy, reliable and lawful would be this CEC?

Ambassador Wollfarth: There is much work to do, so it is not impossible to do it with five members, but it is preferable to have 7 members on board, working in a sound, professional and apolitical way. Preparing elections is teamwork; and let me use a football picture, if you lose one person during the match for whatever reason, then it is a heavier burden for the others, so I would invite to fill up and come up to 7 members, which are there for good reasons.

Key facts
Document type interview
Adoption date
Source OSCE