Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) · interview

Head of Presence's interview with Deutsche Welle, 14 June 2013

OSCE
View original document

The full text is hosted by the publishing organisation. lawenc.com indexes the metadata and links to the official source.

Full text

INTERVISTË E KRYETARIT TË PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI, AMBASADORIT EUGEN WOLLFARTH PËR “DEUTSCHE WELLE”-N 14 qershor 2013

Ambasador Wollfarth, Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po i ofron mbështetje teknike KQZ-së, në mënyrë që kjo e fundit të luajë rolin e saj në mbajtjen e zgjedhjeve në përputhje me standardet e OSBE-së dhe ato ndërkombëtare. A mund të informoni audiencën tonë, ju lutem, se ku drejtohet kjo mbështetje? Ndihma e Prezencës lidhur me zgjedhjet është përqendruar në ofrimin e mbështetjes teknike për të profesionalizuar administratën zgjedhore. Filluam me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në edukimin e zgjedhësve dhe në trajnimin e policisë lidhur me rolin e saj në zgjedhje. Përveç kësaj, Prezenca ka mbështetur aktivisht procesin këshillimor për reformën e Kodit Zgjedhor, në vitin 2012, duke dhënë këshilla e duke organizuar diskutime në nivel deputetësh dhe ekspertësh për aspektet teknike të reformës, përfshirë përdorimin e teknologjive të reja. Këto kanë shërbyer për t’i ndihmuar vendimmarrësit në hartimin e legjislacionit të duhur.

Fatkeqësisht, ngërçi në KQZ po vazhdon. A e rreziko kjo situatë efektshmërinë e ndihmës teknike që OSBE-ja i jep KQZ-së? Do të ftoja të bëhej një dallim. Nuk është faji i KQZ-së. Anëtarët e mbetur po bëjnë më të mirën. Është një vendim dhe mosveprim në nivelin politik, që dëmton një proces të rëndësishëm demokratik. Padyshim, është e parapëlqyeshme, madje e detyrueshme, nga aspekti teknik dhe politik, që KQZ-ja të jetë e plotë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në ndërtimin e një demokracie akoma më të fortë në Shqipëri. Prandaj, puna jonë në trajnimin e zyrtarëve të administratës zgjedhore, të policisë dhe në mbështetjen e edukimit të zgjedhësve po vijon e papenguar.

Keni ndonjë sugjerim se si mund t’i jepet fund ngërçit në KQZ? A mendoni se funksionimi normal i KQZ-së, me të gjithë anëtarët, shërben si bazë për efektshmërinë e mbështetjes teknike të OSBE-së? Nevojitet dialog dhe ndërveprim mes partive politike për të ndërtuar besimin dhe ligjshmërinë e KQZ-së. Ne e kemi mbështetur funksionimin profesional të KQZ-së që nga krijimi i saj dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Lejomëni të ritheksoj: efekti i ndihmës teknike që i japim KQZ-së nuk ndikohet negativisht nga ngërçi. Gjithsesi, unë do t’u bëja thirrje partive politike të heqin dorë nga zëvendësimi i vazhdueshëm i anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor të trajnuar nga KQZ-ja, pasi kjo mund të ketë një ndikim negativ serioz në punën e paanshme dhe profesionale të këtyre komisioneve.

Çfarë do të thotë të zhvillosh zgjedhje “në përputhje me standardet dhe angazhimet e OSBE-së”? Ju lutem, a mund të na e shtjelloni kuptimin e këtyre standardeve? Përmbushja e këtyre standardeve do të jetë një nga bazat kryesore ku Misioni i OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve do ta mbështesë vlerësimin e tij për zgjedhjet e 23 Qershorit. Çdo Mision i OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve i vlerëson zgjedhjet mbështetur në angazhimet e OSBE-së. Këto angazhime gjenden kryesisht në Dokumentin e Kopenhagenit të vitit 1990, i cili përcakton kriteret që përdor OSBE-ja, në mënyrë që të gjitha zgjedhjet, në të gjitha vendet, të vlerësohen në bazë të të njëjtave standarde. Ka angazhime për zgjedhjet që të mbahen në intervale kohe të rregullta, lidhur me fshehtësinë e votës dhe ndarjen mes shtetit dhe partive politike – këto janë vetëm disa nga kriteret.

Ambasadori Wollfarth, cilat janë mundësitë dhe sfidat që paraqesin për Shqipërinë zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit? Këto zgjedhje janë jetike për procesin e demokratizimit dhe, me siguri, do të ndikojnë në shpejtësinë e Shqipërisë në axhendën e reformave dhe, bazuar mbi këtë, në përparimin e mundshëm drejt integrimit evropian. Sikurse në proceset e shkuara zgjedhore, një nga problemet kryesore mbetet mungesa e shpeshtë e vullnetit politik për ta zbatuar plotësisht legjislacionin zgjedhor me mirëbesim. Ndërsa konkurrenca politike është e natyrshme dhe e dobishme për demokracinë, retorika dhe veprimet negative të udhëheqësve politikë rrezikojnë të minojnë besueshmërinë dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor. Klasa politike shqiptare ka mundësinë të dëshmojë pjekuri dhe përkushtim për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për Shqipërinë. Ajo duhet të dëshmojë vullnet të mirë politik dhe të angazhohet në dialog konstruktiv për të adresuar çështjet me interes, sikurse është ajo e anëtarësisë së KQZ-së. Nëse kjo nuk ndodh, zhvillimi i Shqipërisë dhe përparimi i saj drejt integrimit evropian mund të ngadalësohet akoma më shumë – një rezultat i padobishëm për askënd. Në këtë kontekst, do t’ju rekomandoja të mos harroni që njerëzit e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm zakonisht marrim më shumë fonde. Ky është një aspekt ku jeta private dhe ajo politike nuk ndryshojnë shumë.

Demokratizimi i Shqipërisë dhe konsolidimi i institucioneve të saj demokratike janë procese kyçe dhe jetësore në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Si mund të bëhet kontributi i OSBE-së më i dukshëm te qytetarët, në mënyrë që të rritet aktivizimi dhe pjesëmarrja e tyre në këto procese? Prezenca e OSBE-së ka mbështetur zbatimin e Kartës së Shoqërisë Civile – një dokument që ofron bazën për bashkëpunim mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Gjithashtu, ne kemi mbështetur reformën në edukimin qytetar, kemi ndërmarrë nisma për angazhimin qytetar të të rinjve dhe kemi krijuar mundësi që të rinjtë të takohen me përfaqësuesit e institucioneve kryesore, për të shkëmbyer pikëpamjet e tyre për demokracinë. Mbështetja e afrimit të deputetëve me qytetarët ka qenë një tjetër përparësi e veprimtarive tona në fushën e angazhimit qytetar. Forumet me deputetët kanë krijuar mundësi për ndërveprim dhe shkëmbim pikëpamjesh. Përveç kësaj, Prezenca ka ndihmuar pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në vendimmarrje, përmes mbështetjes që i ka dhënë Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Forumit Rinor të Aftësisë së Kufizuar. Pra, mendoj se mund ta shihni që jemi shumë të angazhuar në përfshirjen e qytetarëve dhe në ndërtimin e një shoqërie civile aktive dhe të efektshme. Më i rëndësishëm për ne është rezultati dhe këtë përpjekje e shohim në rrugë të mbarë.

FUND

INTERVIEW OF THE HEAD OF THE OSCE PRESENCE IN ALBANIA, AMBASSADOR EUGEN WOLLFARTH, TO DEUTSCHE WELLE 14 June 2013

DW: Ambassador Wollfarth, Albania is on the eve of the 23 June parliamentary elections. OSCE presence in Albania is providing technical support to the CEC, in order to play its role in the elections' conducting in line with the OSCE standards and international ones. Could you please inform our audience where this support is addressed?

Ambassador Wollfarth: “The OSCE Presence’s election-related assistance has focused on providing technical support to professionalize the election administration. We were starting with the Central Election Commission, to educate voters and to train police about their role in the elections. In addition, we actively supported the consultative process for the 2012 Electoral Code reform, providing advice and hosting discussions for parliamentarians and experts on technical aspects of the reform, including on new voting technologies, to assist decision-makers in crafting appropriate legislation.”

DW: Unfortunately the CEC' s stalemate is going on. Does such a situation put in risk the efficiency of the OSCE technical assistance to CEC?

Ambassador Wollfarth: “I would invite to distinguish. It is not the CEC’s fault. The remaining members are doing their best. It is a political level decision and inaction, harming an important democratic process. No doubt, it is preferable and even mandatory, from a technical and a political point of view, to have a complete CEC. We are here to help building an even stronger Albanian democracy. Therefore, our work on training of election administration officials and police and supporting voter education continues and is proceeding unhindered.

DW: Would you have any suggestion to give an end to the CEC stalemate? Do you think that the normal functioning of the CEC, with all its members, is a basis for the efficiency of OSCE technical support?

Ambassador Wollfarth: “Dialogue and interaction between political parties is needed to build the credibility and legitimacy of the CEC. We have supported the professional functioning of the CEC since its establishment, and will continue to do so. Let me restate, the impact of our technical assistance to the CEC is not negatively affected by the stalemate. However, I would appeal to the political parties to refrain from continuously replacing the members of the Commission of the Electoral Administration Zones who have been already trained by the CEC, as this could have a serious, negative impact on the impartial and professional work of the Commissions.

DW: What does it mean to conduct elections "according to OSCE standards and commitments"? Please could you elaborate the meaning of these standards? One of the main basis for OSCE/ODIHR election observation mission to assess the elections of 23 June in Albania will be their compliance with these standards.

Ambassador Wollfarth: “Any OSCE/ODIHR Election Observation Mission assesses elections based on the OSCE commitments. These commitments are primarily contained in the 1990 Copenhagen Document, which sets out the criteria OSCE is using, so that all elections in all countries are assessed against the same standards. There are commitments on elections being held at regular intervals, secrecy of the ballot and separation between the state and political parties, to name just a few of the criteria.”

DW: Ambassador Wollfarth, what are the opportunities and challenges the Parliamentary elections of 23 June open to Albania?

Ambassador Wollfarth: “These elections are crucial to the democratization process, and will certainly have an impact on Albania’s speed in the reform agenda and based on this on potential progress towards European integration. As in previous elections, one of the basic problems remains the often missing political will to fully implement electoral legislation in good faith. While political competition is natural and good for democracy, negative rhetoric and actions by political leaders risk undermining the credibility and legitimacy of the election process. The Albanian political class has the opportunity to demonstrate maturity and dedication to building a strong future for Albania. They should show political good will and engage in constructive dialogue to address issues of concern – such as that regarding the CEC membership. Failure to do so may further slow Albania’s development and progress towards European integration – an outcome that benefits no one. In this context, I would recommend not to forget that consistent and responsible people usually get better access to financing. This is an aspect where private and political life do not differ too much.”

DW: The democratization of Albania and the consolidation of its democratic institutions are key processes, vital for Albania's path towards European integration. What could be done to make such OSCE contribution more visible towards citizens in order to increase their activism and participation in the processes?

Ambassador Wollfarth: “The OSCE Presence has been supporting the implementation of the Civil Society Charter – a document that lays the groundwork for cooperation between the government and civil society. We have also supported the civic education reform, initiated civic engagement activities for youth and created opportunities for youth to meet the representatives of key institutions and share their views on democracy. Support for constituent outreach activities among the MPs and citizens has been another of our priority activities engaging citizens. The outreach forums have created opportunities for interaction and exchange of views. In addition, the Presence has facilitated the participation of people with disabilities in decision-making through support of the Albanian National Council of People with Disabilities and the Disability Youth Forum. So, I think you can say we are very much engaged in citizen outreach and building up an active, effective civil society. What counts most for us, is the result. And this effort, we see on a good way.”

END

Key facts
Document type interview
Adoption date
Source OSCE