Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) · interview

Comments for the Media by Acting Head of Presence Robert Wilton, following a meeting with the People's Advocate, 30 July 2013

OSCE
View original document

The full text is hosted by the publishing organisation. lawenc.com indexes the metadata and links to the official source.

Full text

Komentet e Kryetarit në detyrë të Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton, pas takimit me Avokatin e Popullit

30 korrik 2013

Kryetari në detyrë Robert Wilton: Gjatë javëve të para në Shqipëri, kam bërë takime me politikanë shqiptarë të partive të ndryshme politike. Është hera e parë që flas para medias dhe më duket me vend që ta bëj këtë pikërisht pas takimit me Avokatin e Popullit.

Vizioni im për Prezencën e OSBE-së në Shqipëri është që ajo të punojë në partneritet dhe në mbështetje të institucioneve shqiptare dhe popullit shqiptar për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe në realizimin e aspiratave të tyre për një shoqëri demokratike.

Roli, forca dhe efikasiteti i Avokatit të Popullit si një institucion qendror dhe i pavarur është thelbësor për statusin e Shqipërisë, si një demokraci moderne dhe funksionale. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka qenë aktive në një sërë fushash, që lidhen me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, dhe me lirinë e medias në partneritet me institucionin e Avokatit të Popullit. Unë jam shumë krenar këtë punë, jam shumë krenar për bashkëpunimin tonë dhe shpresoj që të vazhdojmë po kështu edhe në të ardhmen.

Pyetje nga Erion Skendaj (News 24): Komplimente së pari për shqipen shumë të kuptueshme. Pyetja është: Kohët e fundit janë dy veprime që në Shqipëri, tek popullata kanë impakt. I pari është çështja e toponimeve me Greqinë dhe i dyti është një ligj, i cili ka të bëjë me një vendim qeverie, që më pas është mishëruar në ligj dhe që po nxjerr njerëzit nga shtëpitë e ish-pronarëve, pa i sistemuar më parë këto në banesa sociale. Janë shumë. Flitet për 3400 familje në të gjithë Shqipërinë, pra janë mbi 15 mijë persona, të cilët janë të pastrehë me këtë ligj. Një koment tuajin për këtë.

Kryetari në detyrë Robert Wilton: Sa i përket çështjes së toponimeve, kjo është një çështje që duhet adresuar nga qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Greqisë. Unë di që Avokati i Popullit ka folur tashmë publikisht në emër të të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe nuk kam asgjë për të shtuar nga ana e OSBE-së për këtë temë.

Sa i përket çështjes së pronave, çështja e të drejtave të pronësisë është themelore për stabilitetin e Shqipërisë si një demokraci. Është shumë e rëndësishme për shtetin e së drejtës, për pavarësinë ekonomike të njerëzve. Ajo është, gjithashtu, vendimtare për investimet e huaja. Prezenca e OSBE-së ka punuar në të kaluarën, duke u përpjekur që t’i ndihmojë institucionet shqiptare në fushën e të drejtave të pronësisë. Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të punojmë në partneritet me Bashkimin Europian, të cilët kanë qenë donatorë shumë bujarë për këtë proces. Pra, ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje, por gjithçka varet nga vullneti i institucioneve për ta marrë këtë çështje seriozisht, pasi është një çështje e komplikuar.

Pyetje nga Erion Skendaj (News 24): Sa u përket personave që mbeten të pastrehë?

Kryetari në detyrë Robert Wilton: Ne kemi pasur përfaqësime nga këto familje dhe kemi bërë diçka, duke u përpjekur për t’i dhënë një nxitje gjetjes së një zgjidhjeje. Kemi organizuar një takim për të adresuar këtë çështje. Kuptohet që kjo është një situatë aspak e këndshme dhe e vetmja mënyrë për t’u adresuar është adresimi në një plan afatgjatë përmes një procesi serioz reformash dhe një qasjeje plot angazhim si nga institucionet, ashtu edhe nga njerëzit. Dhe kjo është në themel dhe tërësi një çështje e shtetit të së drejtës dhe e të drejtave të individëve. Gjithçka që mund të them është se ne inkurajojmë një qasje plot angazhim për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Pyetje nga Elona Gjylmi (Albanian Screen): Z. Ambasador, ka kaluar më se një muaj që nga dita e zgjedhjeve në Shqipëri dhe duket se jemi akoma larg certifikimit të rezultatit. A është cenuar në këtë pikë standardi i zgjedhjeve, i cili u duk se u arrit deri diku me procesin e votimit dhe numërimit?

Kryetari në detyrë Robert Wilton: Unë po pres raportin përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. Ai ka për të qenë raporti më i plotë, më i hollësishëm dhe më i specializuar për këto zgjedhje dhe shpresoj që të merret seriozisht. Ashtu siç thatë edhe ju, procesi zgjedhor vazhdon. Ai po vazhdon në institucionet e duhura, institucionet shqiptare të pavarura zgjedhore, pikërisht ashtu siç duhet të ndodhë. Ajo çka unë do të kërkoja është që të gjithë aktorët në këtë proces të vazhdojnë t’i respektojnë këto institucione, të vazhdojnë të respektojnë ligjet dhe procedurat e këtyre institucioneve dhe, ajo çka është më themelorja, që të respektojnë votat e qytetarëve shqiptarë. Dhe unë shpresoj që të kemi një proces që mbyllet me stabilitet dhe rezultat të pranuar nga të gjitha palët.

Comments for the media of Acting Head of Presence, Robert Wilton, in the wake of meeting with People’s Advocate

30 July 2013

AHoP Robert Wilton: I have made in my first weeks in Albania visits to politicians of all different parties; this is the first time I have been with the media, and it is appropriate that this is for my first visit with the People’s Advocate.

My vision for the OSCE Presence in Albania is that we are working in partnership with and in support of the institutions and the people of Albania in protection of their rights and the realization of their aspirations for being a democratic society. The role, strength, and efficiency of the People’s Advocate, as a central and independent institution, is essential to Albania’s status as a functioning, modern democracy.

The OSCE Presence in Albania has been active in a wide range of areas to do with human rights, the rule of law, and the freedom of the media, in partnership with the People’s Advocate. I am very proud of that work, I am very proud of our collaboration and I look forward to more in the future.

Journalist: Compliments for your very understandable Albanian. In Albania there are two issues right know that are affecting the population: the first is the issue of toponyms in regards to the passports of Albanian emigrants’ children, and the second is that related to the normative act on the eviction of tenants from buildings owned by former owners, which is leaving homeless a great number of families. Do you have a comment on this issue?

AHoP Robert Wilton: For the issue of the toponyms, this is a question to be addressed between the Government of Albania and the Government of Greece. And I know that the People’s Advocate has been speaking publicly on behalf of the rights of Albanian people. I have nothing more to say from the OSCE side on that subject.

On the issue of property, the question of property rights is fundamental to Albania’s stability as a democracy; it’s very important for the rule of law, for the people’s economic independence; it is also crucial for foreign investments. The OSCE Presence has done work in the past to try to assist the Albanian institutions in the area of property rights; we are ready to continue to work in partnership with the European Union, who have been very generous donors for this work. We are ready to continue with this work but it does depend on the willingness of the institutions of Albania to take this issue seriously, as it is very complicated.

Journalist: And what about the homeless people as a result of the normative act. They were living in those houses for quite a long time?

AHoP Robert Wilton: We have had representations from these families; we have done some work trying to push for a solution to this issue, we ran a workshop to explore this issue. Clearly this is an unhappy situation and it can only be addressed in the long-term by a serious process of reform and a serious, committed approach from the institutions and people. And this is all about the rule of law; it is fundamentally an issue of rule of law and the rights of individuals. And what I can say is that we encourage a committed approach to solving this issue.

Journalist: More than a month has passed since the holding of parliamentary elections and it seems we are still far from the certification of final election results. Have the process’s standards been undermined as a result of this?

AHoP Robert Wilton: I am waiting for and I am looking forward to the final report of the OSCE/ODIHR EOM. That will be the most thorough, the most detailed, the most expert report on these elections and I hope that will be taken seriously. As you say the election process continues; it is continuing through the proper institutions, the independent Albanian electoral institutions; that’s where it should be. All I would ask is that all of the players in this process continue to respect those institutions, continue to respect the laws and procedures of those institutions, and fundamentally that they respect the votes of the Albanian citizens. And I hope that we have a process that concludes with stability and results that all parties will participate in.

Key facts
Document type interview
Adoption date
Source OSCE