Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) · book

Debati kushtetues - Vëllimi 1

OSCE
View original document

The full text is hosted by the publishing organisation. lawenc.com indexes the metadata and links to the official source.

Full text

DEBATI KUSHTETUES VËLLIMI I Diskutimet e zhvilluara në mbledhjet e Komisionit parlamentar për hartimin e Projektkushtetutës mars – shtator 1998 Tiranë, 2006

© Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, 2006 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Për foton, Kuvendi i Shqipërisë Foto: M. Myftiu Redaktor: Krenar K. Loloçi, ekspert për çështjet kushtetuese Përgatiti për botim: Florian Hobdari dhe Alba Jorganxhi Arti grafik: Rita Kananaj Botim i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Adresa: Rruga “Donika Kastrioti”, Nr. 6 Tiranë Telefon: (355) 4 240001/4/5 http://www.osce.org/albania Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja P.S.H. 2015 shpk, Rruga “Siri Kodra”, Tiranë Tirazhi: kopje Formati: 70 x 100/16

I P Ë R M B A J T J A HYRJE ........................................................................................... NJË VËSHTRIM MBI PROCESET DHE TIPARET E PROJEKTEVE DHE AKTEVE KUSHTETUESE (1997-1998) ............................................IV-XLI DEBATI KUSHTETUES: Vëllimi I 1. Mbledhja e datës 12 mars 1998 Mbledhja e parë ...............................................................................................2 2. Mbledhja e datës 18 mars 1998 Preambula; parimet themelore.........................................................................5 3. Mbledhja e datës 19 mars 1998.......................................................................22 4. Mbledhja e datës 23 mars 1998 Parimet themelore...........................................................................................24 5. Mbledhja e datës 30 mars 1998 Parimet themelore...........................................................................................40 6. Mbledhja e datës 8 prill 1998 Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.........................................................52 7. Mbledhja e datës 14 prill 1998 Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.........................................................76 8. Mbledhja e datës 15 prill 1998 Sistemi gjyqësor..............................................................................................86 9. Mbledhja e datës 21 prill 1998 Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.........................................................92 10. Mbledhja e datës 21 dhe 22 prill 1998 Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.......................................................107 11. Mbledhja e datës 24 prill 1998 Sistemi parlamentar me një dhe dy dhoma...................................................115 12. Mbledhja e datës 27 prill 1998 Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.......................................................122 13. Mbledhja e datës 30 prill 1998 Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.......................................................129 14. Mbledhja e datës 4 maj 1998 Prona; Avokati i Popullit...............................................................................144 15. Mbledhja e datës 7 maj 1998 Avokati i Popullit...........................................................................................177 16. Mbledhja e datës 8 maj 19987 Sistemi parlamentar me një dhe dy dhoma; procesi ligjvënës; Senati................................................................................238 17. Mbledhja e datës 22 maj 1998 Fjala e zotit La Pergola;

II sistemi parlamentar me një dhe dy dhoma...........................................315 18. Mbledhja e datës 28 maj 1998 Presidenti; Kryeministri; Këshilli i Ministrave...........................................331 19. Mbledhja e datës 29 maj 1998 Kryeministri; Këshilli i Ministrave; aktet juridike......................................448 20. Mbledhja e datës 5 qershor 1998 Referendumi; financat publike....................................................................510 21. Mbledhja e datës 6 qershor 1998 Kontrolli i Lartë i Shtetit.............................................................................542 22. Mbledhja e datës 9 qershor 1998 Qeverisja vendore.......................................................................................546 Vëllimi II 23. Mbledhja e datës 30 qershor 1998 Pushteti gjyqësor; Gjykata Kushtetuese; Gjykata e Lartë; Këshilli i Lartë i Drejtësisë; të drejtat dhe liritë themelore të njeriut; prona; prokuroria........................1 24. Mbledhja e datës 1 korrik 1998 Prokuroria; qeverisja vendore....................................................................105 25. Mbledhja e datës 2 korrik 1998 Masat e jashtëzakonshme; prona; Kuvendi; Presidenti; referendumi; financat publike..................................126 26. Mbledhja e datës 7 korrik 1998 Prona..........................................................................................................179 27. Mbledhja e datës 9 korrik 1998 Prona; prokuroria......................................................................................240 28. Mbledhja e datës 27 korrik 1998 Komentet e Komisionit të Venecias; Kuvendi............................................267 29. Mbledhja e datës 28 korrik 1998 Komentet e Komisionit të Venecias; Kuvendi; Presidenti; qeverisja vendore; Gjykata e Lartë; Këshilli i Lartë i Drejtësisë; prokuroria.........................315 30. Mbledhja e datës 29 korrik 1998 Sugjerimet e Komisionit të Venecias; Kuvendi; Gjykata Kushtetuese; Banka e Shqipërisë; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Presidenti; komunitetet fetare; dispozitat kalimtare dhe të fundit................................341 31. Mbledhja e datës 4 gusht 1998 Prona; Këshilli i Ministrave; Presidenti....................................................412 32. Mbledhja e datës 8 shtator 1998 Seanca e dëgjimit të publikut......................................................................452 33. Mbledhja e datës 29 shtator 1998 Gjykata e Lartë; Këshilli i Lartë i Drejtësisë;.

III prokuroria; komente mbi nene të veçanta................................................516 34. Mbledhja e datës 30 shtator 1998 Përfundimi i Projektkushtetutës................................................................552 Shtojcë ......................................................................................... 1. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 339, datë 3.9.1997, “Për caktimin e Komisionit për hartimin e projektkushtetutës” ...........557 2. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 360, datë 30.4.1998, “Për disa ndryshime në përbërjen e Komisioni Parlamentar për hartimin e projektkushtetutës së Republikës së Shqipërisë” ...........563 3. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 392, datë 5.10.1998, “Për miratimin e programit të shqyrtimit dhe të miratimit në Kuvendin Popullor të projektkushtetutës, të paraqitur nga Komisioni Parlamentar për hartimin e projektkushtetutës” .................564 4. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 393, datë 21.10.1998, “Për miratimin me referendum të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë me referendum popullor” ............................566 5. Vendim i Kuvendit Popullor nr. 394, datë 28.10.1998, “Për krijimin e Komisionit Parlamentar të përkohshëm për drejtimin e referendumit për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë” ................................................................................................................567

IV HYRJE Botimi i “Debatit kushtetues”, i diskutimeve dhe bisedimeve të anëtarëve të Komisionit Kushtetues gjatë hartimit të Kushtetutës të vitit 1998, përbën pa mëdyshje një arritje të rëndësishme në historinë e vendit tonë në përgjithësi, si dhe në atë kushtetuese në veçanti. Vlerat e këtij Debati janë të shumëfishta. Në radhë të parë, ai tregon për ngritjen në një shkallë më të lartë të përpjekjeve të popullit tonë për konsolidimin e institucioneve shtetërore, të strukturës sociale, si dhe shtetit të së drejtës në tërësi. Përmes Debatit kushtetues del në pah ndërgjegjësimi i aktorëve politikë e socialë për nevojën e zgjidhjes së një vargu të tërë çështjesh të një rëndësie themelore kombëtare dhe fiksimit të tyre në një kushtetutë të përhershme. Pavarësisht nga qëndrimet e ndryshme për disa çështje kryesore kushtetuese, Debati u karakterizua nga fryma e negocimit dhe e marrëveshjes ndërmjet anëtarëve të Komisionit, si përfaqësues të forcave të ndryshme politike. Të gjithë anëtarët e përfaqësuesit e ndryshëm në Komision, të ndërgjegjshëm për produktin e tyre, insistonin që dispozitat kushtetuese jo vetëm të shprehnin dhe mbronin interesat dhe identitetin kombëtar, por njëkohësisht të reflektonin dhe mishëronin parimet dhe standardet e së drejtës ndërkombëtare. Debati evidenton edhe një herë pjekurinë e aktorëve politikë shqiptarë për çështje të mëdha, si: të drejtat dhe liritë e njeriut, feja, ruajtja dhe mbështetja e një politike të drejtë ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë, vendosja e një balance të drejtë si ndërmjet pushteteve kryesorë ashtu edhe ndërmjet institucioneve të tjerë kushtetuese, e kështu me radhë. Për një sërë çështjesh dhe konfliktesh kushtetuese institucionale, Debati do të shërbejë si një pikë referimi dhe bazë interpretimi për sqarimin e përmbajtjes së mjaft dispozitave kushtetuese. Puna për hartimin e Kushtetutës së vitit 1998 u karakterizua nga një bashkëpunim i frytshëm ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve publike shtetërore, si dhe nga përfshirja në Debat e një

V numri të madh organizatash të ndryshme lokale, si: shoqata, fondacione, qendra dhe organizata të tjera jofitimprurëse. Në pamundësi t’i përmendim një nga një, do të donim t’i falënderonim të gjithë për kohën, kontributin dhe ndihmën që dhanë për hartimin e Kushtetutës. I një rëndësie të veçantë ka qenë sidomos bashkëpunimi ndërmjet Komisionit kushtetues me përfaqësues të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, evropiane dhe amerikane. Mjaft momente të rëndësishme dhe të vështira u kapërcyen në sajë të këtij bashkëpunimi. Tashmë dihet, gjë që del e qartë edhe nga përmbajtja e Debatit, se të gjithë kapitujt e Kushtetutës të vitit 1998 i janë nënshtruar shqyrtimit e konsultimit të ekspertëve e specialistëve të Këshillit të Evropës, kryesisht të Komisionit të Venecias, organizatave të tjera evropiane, si dhe të Shoqatës së Juristëve Amerikanë nëpërmjet degës së saj Iniciativa Ligjore për Evropën Qendrore dhe Lindore (American Bar Association – Central Eastern European Legal Initiative, ose ABA-CEELI). Gjejmë rastin këtu t’i falenderojmë me përzemërsi këto institucione e organizata ndërkombëtare, si për kontributin financiar që kanë dhënë për kryerjen dhe mbarëvajtjen e procesit kushtetues, ashtu dhe për asistencën e kualifikuar nëpërmjet ekspertëve që angazhuan pranë Komisionit kushtetues dhe grupit të tij të ekspertëve. Në këtë kuadër, një mirënjohje dhe falënderim i veçantë u takojnë Komisionit të Venecias, drejtuar nga juristi dhe profesori i njohur zoti Antonio La Pergola, profesorit të Universitetit të Frankfurtit zotit Günter Frankenberg, dhe organizatës gjermane GTZ, profesorit të Universitetit të Richmond-it zotit John Paul Jones dhe ABA-CEELI-t. Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe profesori grek, zoti Dimitris Tsatsos, të cilit i adresojmë gjithashtu falënderime të ngrohta. Një rol kryesor dhe të padiskutueshëm ka luajtur gjatë të gjithë procesit kushtetues për hartimin e Kushtetutës së vitit 1998 deri në aprovimin përfundimtar të saj në referendumin e 22 nëntorit 1998, Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Mund të pohohet pa asnjë mëdyshje se pa mbështetjen e OSBE-së do të ishte shumë e vështirë të finalizohej ky proces. Në këtë aspekt, Prezencës së kësaj Organizate në Shqipëri, të drejtuar në atë kohë nga zoti Daan Everts, i takojnë, gjithashtu, mirënjohje dhe falënderime të

VI përzemërta. Pa shkuar më tej, jo pak falënderime i takojnë edhe Qendrës Administrative për Koordinimin e Asistencës dhe Pjesëmarrjes së Publikut (QAKAPP), të krijuar pranë OSBE-së dhe me financimin e saj. Është vendi këtu të evidentojmë një detaj të rëndësishëm: nëse sot kemi një Debat kushtetues të regjistruar, me të cilin mund të krenohemi, kjo gjë u realizua vetëm e vetëm në sajë të kësaj qendre, e cila mundësoi regjistrimin e një pjese të konsi- derueshme të diskutimeve dhe bisedimeve gjatë Debatit kushtetues. Prandaj, falënderime i takojnë edhe kësaj qendre për punën e kujdesshme dhe të lodhshme që i është dashur të bëjë. Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu drejtuesin e kësaj qendre, zotin Scott Carlson, i cili meriton falënderime e lavdërime të shumta për dedikimin dhe punën e tij. Megjithëse botimi përmban disa të meta të vogla të karakterit teknik, si: mosidentifikimi i disa personave që kanë diskutuar apo ndonjë ndërprerje mendimi, gjithsesi ato nuk ia ulin vlerën Debatit kushtetues. Megjithatë, shpresojmë që një pjesë e këtyre të metave të shmangen në botimet e tjera. Natyrisht, ka shumë për të thënë për Debatin kushtetues. Kemi bindjen se shumë do të thuhen dhe shkruhen nga analistë e studiues të shumtë. Akoma më shumë do të flitet e shkruhet nga gjykatat dhe institucionet e tjera shtetërore a sociale që do t’u duhet të merren drejtpërdrejt ose tërthorazi me Kushtetutën e vitit 1998. Në këtë kuptim, vlerën e Debatit kushtetues, më shumë sesa fjalët, do ta nxjerrin në pah pikërisht këta individë dhe institucione që do të flasin, bisedojnë dhe shkruajnë për Kushtetutën, për çështjet e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri, ku një rol sqarues dhe mbështetës do të ketë edhe vetë ky Debat. Dhjetor 2005 Krenar K. Loloçi

VII NJË VËSHTRIM MBI PROCESET DHE TIPARET E PROJEKTEVE DHE AKTEVE KUSHTETUESE (1997-1998) Miratimi i një kushtetute përbën, si rregull, një arritje të rëndësishme në historinë e një vendi, veçanërisht kur miratimit i paraprin një proces diskutimi e debati nga forcat politike, nga organizatat e ndryshme si përfaqësuese të grupeve dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë, nga individë e specialistë të fushës juridike, si dhe të fushave të tjera. Procesi i hartimit të Kushtetutës, në vetvete, mbart vlera të mëdha për një shoqëri, e sidomos për stadin e zhvillimit në të cilin ndodhej shteti dhe shoqëria shqiptare pas rënies së regjimit komunist. Në radhë të parë, rrit frymën e negociatave dhe të kompromiseve ndërmjet palëve me pikëpamje të ndryshme dhe, hera herës, të kundërta. Së dyti, ky proces ka vlera edukative, si dhe ushtron një ndikim jo të vogël për sa i përket rritjes së shkallës së racionalitetit të aktorëve politikë, si dhe të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në jetën politike të vendit. Procesi i hartimit të Kushtetutës në fuqi, miratuar në vitin 1998, 1 nuk mund të shihet i shkëputur nga proceset e mëparshme kushtetuese për hartimin e një sërë projektkushtetutave. Përkundrazi, proceset e mëparshme kushtetuese, si dhe praktika dhe eksperienca e fituar nëpërmjet përpjekjeve të organeve të ndryshme (vend parësor këtu zë praktika gjyqësore), për të zbatuar dhe vënë në jetë ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese,” me gjithë ndryshimet e tij të mëvonshme (“Ligji kushtetues i vitit 1991”), 2 përbëjnë një mbështetje të fuqishme jo vetëm kushtetuese, por edhe 1 “Kushtetuta e vitit 1998” është edhe “Kushtetuta në fuqi”. Më poshtë do t’i gjejmë të dyja këto referime, të përdorura veçmas ose ndonjëherë edhe së bashku, me të cilat do të kuptohet e njëjta Kushtetutë: Kushtetuta në fuqi e miratuar nga Kuvendi më 21.10.1998, aprovuar nga referendumi më 22.11.1998, dhe hyrë në fuqi më datën 28.11.1998, ditën që u shpall nga Presidenti i Republikës. 2 Me “Ligj kushtetues i vitit 1991” më poshtë do të kuptojmë jo vetëm ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese,” por edhe ligjet e tjerë të mëvonshëm me të cilët është shtuar dhe ndryshuar ligji nr. 7491.

VIII politike e sociale, për të arritur tek Kushtetuta e vitit 1998. Në këtë kuptim, si proceset e mëparshme, ashtu dhe praktika kushtetuese e fituar deri në vitin 1998, meritojnë një vëmendje dhe trajtim të veçantë. Sigurisht, në këtë shkrim nuk pretendohet të bëhen analiza të thella, por vetëm sa synohet të hidhet dritë mbi disa momente të kaluara, të cilat ndihmojnë për të kuptuar më mirë si proceset kushtetuese ashtu edhe përmbajtjet e akteve e projektakteve kushtetuese, përfshirë këtu edhe të Kushtetutës së vitit 1998. PROCESET KUSHTETUESE PARA KUSHTETUTËS SË VITIT 1998 Sigurisht, do të ishte e pamundur të analizohej brenda një shkrimi si ky tërë procesi kushtetues apo tërë përmbajtja e akteve dhe projektakteve kushtetuese. Prandaj, më poshtë do të ndalemi në disa prej momenteve kryesore të proceseve kushtetuese, si dhe çështjeve kushtetuese, që përbëjnë edhe një pjesë të rëndësishme të tipareve kryesore të këtyre akteve dhe projektakteve kushtetuese deri në fund të vitit 1998. Para shfuqizimit të Kushtetutës komuniste të vitit 1976 nga Ligji kushtetues i vitit 1991, ishin hartuar edhe dy projektkushtetuta, por - siç do të flitet edhe më poshtë - ato nuk u morën në shqyrtim nga Kuvendi Popullor. Ligji kushtetues i vitit 1991 vendoste detyrimin për ngritjen e një komisioni të posaçëm për hartimin e projektkushtetutës së Republikës së Shqipërisë, detyrim i cili, gjithashtu, për shkak të një sërë rrethanash, ngjarjesh dhe faktorësh politikë dhe socialë, nuk mund të realizohej përpara zgjedhjeve të 22 marsit 1992. Vetëm pas këtyre zgjedhjeve, të cilat sollën në pushtet Partinë Demokratike (PD), mund të thuhet se filloi realisht puna për hartimin e një kushtetute të re. Procesi kushtetues gjatë viteve 1992 dhe 1993, u gërshetua edhe me punën për hartimin e miratimin e dispozitave kushtetuese në plotësim të boshllëqeve të shumta që u trashëguan nga Ligji kushtetues i vitit 1991. Siç dihet, Ligji kushtetues i vitit 1991 u miratua pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, të cilat u fituan nga Partia e Punës, e cila më pas u

IX quajt Partia Socialiste (PS). Gjatë muajve nëntor-dhjetor 1990 dhe janar-mars 1991, ishte përgatitur një projektkushtetutë nga një grup pune i ngritur posaçërisht për këtë qëllim. 3 Projekti iu paraqit për shqyrtim Kuvendit Popullor të dalë nga zgjedhjet, por nën trysninë e opozitës ky projekt u hodh poshtë me argumentimin se ishte hartuar nga forcat që përfaqësonin regjimin e kaluar komunist. Megjithatë, meqenëse Kushtetuta e vitit 1976 konsiderohej e papranueshme dhe e pandryshueshme, si dhe meqenëse vendit i duhej një kushtetutë sa më shpejt, pjesë të projektkushtetutës së përgatitur për organizimin dhe funksionimin e organeve kryesore të shtetit, si: parlamenti, qeveria dhe Presidenti, pasi iu bënë disa ndryshime bazuar kryesisht në Kushtetutën italiane, u miratuan në mbledhjet e para të legjislaturës së asaj kohe. Ndonëse bëri rregullimin e çështjeve që lidheshin me Kuvendin Popullor, Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës, Ligji kushtetues i vitit 1991 fillimisht la pa rregulluar fusha të tjera të rëndësishme kushtetuese, si: liritë dhe të drejtat e njeriut, organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, organizimin dhe funksionimin e organeve të pushtetit lokal, si dhe një varg çështjesh të tjera me rëndësi kushtetuese. Këto boshllëqe kushtetuese u plotësuan gjatë viteve në vijim. Kështu, më 29 prill 1992, Ligji kushtetues i vitit 1991 u plotësua me ligjin nr. 7561, 4 i cili bëri rregullimin kushtetues të organizimit dhe të funksionimit të pushtetit gjyqësor, si dhe krijoi Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Rregullimi i organizimit dhe funksionimit të pushtetit lokal u bë më datë 3 qershor 1992. 5 Më datën 31 gusht 1992, 6 u krijua Shërbimi i Kontrollit të Shtetit, si dhe u përcaktua 3 Grupi i punës mund të thuhet se përgatiti dy projektkushtetuta. Projektkushtetuta e parë përfundoi në fund të dhjetorit 1990, ndërsa e dyta në fillim të marsit 1991. Në përgatitjen e projektit të dytë, veç projektit të dhjetorit 1990, grupi i punës mbajti parasysh edhe mjaft vërejtje dhe sugjerime të ardhura nga individë dhe institucione të ndryshme, të cilat e bënë faktikisht projektin e dytë të dallohej nga i mëparshmi. 4 Me ligjin nr. 7561, datë 29.4.1992, “Për disa ndryshime dhe plotësime në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, 'Për dispozitat kushtetuese' – Organizimi i drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese”. 5 Me ligjin nr. 7570, datë 3.6.1992, “Për disa shtesa në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, 'Për dispozitat kryesore kushtetuese' – Organizimi dhe funksionimi i pushtetit lokal”. 6 Me ligjin nr. 7596, datë 31.8.1992, “Për një shtesë në ligjin nr. 7491, datë 29.04.1991, 'Për dispozitat kryesore kushtetuese' – Për Shërbimin e Kontrollit të Shtetit”.

X detyra kryesore e tij. Në datën 13 nëntor 1992, u përcaktua flamuri, stema, himni dhe festa kombëtare, si dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, 7 ndërsa të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, që përbëjnë një nga pjesët më të rëndësishme të një akti kushtetues, u miratuan më datën 31 mars1993, 8 domethënë dy vjet pas miratimit të Ligjit kushtetues 1991. Kuvendi Popullor, që doli nga zgjedhjet e marsit 1992, krijoi edhe një Komision kushtetues, me përfaqësues nga PD-ja, PS-ja, Partia Socialdemokrate (PSD), Partia Republikane (PR) dhe Partia e të Drejtave të Njeriut (PBDNj), për të hartuar një projektkushtetutë deri në fund të vitit. Pranë Komisionit u angazhua edhe një grup juristësh specialistë të së drejtës kushtetuese. Së bashku me specialistët, Komisioni hartoi pikë së pari një material përmbledhës, ku në mënyrë skematike u paraqitën vijat e përgjithshme të projektkushtetutës së ardhshme. Materiali iu paraqit fillimisht Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, i cili, për të diskutuar rreth këtij materiali, organizoi më 21 tetor 1992 një takim me disa anëtarë të Komisionit dhe me grupin e juristëve. Materiali i Komisionit, ndërmjet të tjerave, rekomandonte vendosjen e një presidence të fortë. Presidenti Berisha e vlerësoi punën e bërë, por ai u shpreh kundër një presidence të fortë, ndërsa mbështeti fuqimisht republikën parlamentare, si formën më të përshtatshme të qeverisjes për Shqipërinë. Në vijim, ai argumentoi se Shqipëria kishte qenë dominuar nga sistemi i sundimit të një personi të vetëm për shumë kohë, prandaj kishte nevojë të forconte traditën parlamentare; për sa i përket presidencës, gjykatave dhe qeverisë, sipas tij, këto do të kishin një pushtet të konsiderueshëm në regjimin parlamentar. Komisioni kushtetues e përfundoi projektkushtetutën në janar të vitit 1993, prandaj edhe quhet “Projektkushtetuta 1993”. Në fakt, Projektkushtetuta 1993 kishte siguruar, gjatë fazës së hartimit dhe diskutimit të saj, një konsensus paraprak nga forcat kryesore politike të vendit. Megjithatë, ai nuk u mor në shqyrtim nga Kuvendi Popullor. 7 Me ligjin nr. 7637, datë 13.11.1992, “Për flamurin, stemën, himnin kombëtar, festën kombëtare dhe kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë”. 8 Me ligjin nr. 7692, datë 31.3.1993, “Për një shtojcë në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, 'Për dispozitat kryesore kushtetuese' – Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.

XI Vetëm pjesa e saj e dytë “Të drejtat dhe liritë e njeriut”, me disa ndryshime të vogla, u miratua nga Kuvendi disa muaj më vonë si pjesë e Ligjit kushtetues 1991. 9 Pavarësisht se Projektkushtetuta 1993 nuk iu nënshtrua shqyrtimit parlamentar, faktikisht, për një varg konceptesh e rregullimesh institucionale të saj, sidomos për sa u përket rregullimeve të marrëdhënieve ndërmjet pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv, ajo ka shërbyer si mbështetje edhe për konceptimin dhe hartimin e Kushtetutës së vitit 1998. Kështu, për shembull, për herë të parë kryeministri shihet si figura kryesore e ekzekutivit. Ai emëron dhe shkarkon ministrat me dekret presidencial. 10 Kryeministri nuk e paraqet përbërjen e qeverisë për miratim në parlament. Jeta e parlamentit varet e përcaktohet nga aftësia e tij për të votëbesuar kryeministrin. Nëse parlamenti nuk do të ishte në gjendje të mbështeste një kryeministër, Presidenti do të detyrohej ta shpërndajë parlamentin. 11 Në dallim nga Ligji kushtetues i vitit 1991, si dhe nga projektkushtetuta 1994, projekti i vitit 1993 e kaloi të drejtën për të nxjerrë akte juridike me fuqinë e ligjit, nga Presidenti i Republikës tek qeveria. 12 Ndryshe nga Ligji kushtetues i vitit 1991, projektkushtetuta 1993, u njohu gjyqtarëve të të gjitha niveleve që, për çështje të kompetencës së tyre, të zbatonin drejtpërdrejt dispozitat kushtetuese. 13 Elementët bazë të sistemit të zgjedhjeve të përgjithshme u parashikuan drejtpërdrejt në tekstin e projektkushtetutës. 14 9 Shih shënimin me numër 10. 10 Neni 78 (1993): “Ministrat caktohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit”. 11 Neni 77/2 (1993): “Kryeministri zgjidhet nga Parlamenti me propozim të Presidentit të Republikës. Në qoftë se për dy herë rradhazi kandidaturat e propozuara nuk fitojnë, Presidenti shpërndan Parlamentin”. Si dhe neni 81/1 (1993): “Në qoftë se Parlamenti, me shumicën e anëtarëve, miraton mocionin e mosbesimit ose nuk pranon mocionin e besimit, Presidenti i Republikës brenda 10 ditëve ose propozon Kryeministrin e ri ose vendos shpërndarjen e Parlamentit”. 12 Neni 83/1 (1993): “Kur Parlamenti ndodhet në pushim dhe nuk mund të mblidhet, qeveria ka të drejtë të nxjerrë dekretligje, të cilat i parashtrohen Parlamentit për shqyrtim në sesionin e ardhshëm. Në rast të kundërt ato bien vetvetiu nga fuqia”. 13 Neni 92 (1993). 14 Neni 48 (1993): “Pushteti ligjvënës ushtrohet nga Parlamenti, i cili përbëhet nga një dhomë, me jo më pak se 140 anëtarë. Jo më pak se njëqind anëtarë zgjidhen sipas sistemit mazhoritar, por në çdo rast secili rreth përbën të paktën një zonë zgjedhjeje. Vendet e mbetura u shpërndahen partive në proporcion me votat e fituara në shkallë

XII Pas miratimit të ligjit 7692 “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,” me të cilin mund të thuhet se u plotësua kuadri kushtetues në Shqipëri, procesi kushtetues u ndërpre për një farë kohe. Për hir të së vërtetës, është e nevojshme të vëmë në dukje se puna për hartimin e projektkushtetutës u karakterizua nga shumë ndërprerje për shkak të atmosferës tepër të ngarkuar politikisht. Gjatë fundit të vitit 1993 dhe gjatë vitit 1994, Komisioni kushtetues punoi dhe hartoi një projektkushtetutë tjetër, në të cilin parashikoheshin pothuaj të gjitha dispozitat që i duheshin një kushtetute për të rregulluar funksionimin e një republike parlamentare. Në fund të pranverës së vitit 1994, duke qenë i ndërgjegjshëm se i mungonte 15 shumica prej dy të tretave në Kuvend, 16 Presidenti Berisha hodhi idenë e miratimit të Kushtetutës së re drejtpërdrejt nëpërmjet referendumit, pa kaluar për shqyrtim dhe miratim më parë në Kuvendin Popullor. Sipas kësaj ideje, miratimi me një shumicë prej dy të tretash 17 mund dhe duhej të zbatohej vetëm për ndryshimet dhe plotësimet që mund t’i bëheshin Ligjit kushtetues 1991; ndërsa, për sa i përket miratimit të një Kushtetute të re, kjo shumicë nuk ishte e domosdoshme për t’u ndjekur e zbatuar. Në vazhdim, një arsyetim i tillë linte të kuptohej se procedura e miratimit të një Kushtetute të re ishte harruar të parashikohej në Ligjin kushtetues 1991. Ky arsyetim nuk qëndronte nga pikëpamja juridiko-kushtetuese. Nëse Ligji kushtetues i vitit 1991 nuk e parashikonte një gjë të tillë, kjo do të thotë se ekzistonte një boshllëk kushtetues, i cili mund të plotësohej vetëm duke zbatuar procedurën e nenit 43, 18 procedurë që u zbatua edhe për plotësimin e boshllëqeve të tjera të këtij ligji. vendi në raundin e parë”. 15 Në atë kohë ishin shkëputur nga PD-ja deputetët Arben Imami, Ridvan Peshkëpia, Perikli Teta, Gramoz Pashko, Teodor Keko dhe Afrim Jupe, të cilët formuan Partinë e Aleancës Demokratike. Gjithashtu, deputeti Skënder Gjinushi, me partinë e tij PSD-në, doli nga koalicioni, duke i hequr akoma ma shumë vota maxhorancës qeverisëse. 16 Neni 43/2 i Ligjit kushtetues 1991: “Miratimi i ndryshimeve [kushtetuese] bëhet nga Kuvendi Popullor me një shumicë prej dy të tretash të të gjithë deputetëve”. 17 Neni 43 i ligjit 7491, datë 29.4.1991, parashikonte: “Projektet për ndryshimet në këtë ligj mund të paraqiten prej Presidentit të Republikës së Shqipërisë, prej Këshillit të Ministrave ose prej një të katërtës së deputetëve. Miratimi i ndryshimeve bëhet nga Kuvendi Popullor me një shumicë prej dy të tretash të të gjithë deputetëve”. 18 Shih shënimin nr. 17.

XIII Praktikisht, projektkushtetuta e vitit 1994 po përgatitej dhe hartohej me një konsensus të gjerë të partive kryesore që përfaqësoheshin në Kuvend. Madje, ky fakt mund të ishte shfrytëzuar nga grupet parlamentare të PD-së dhe aleatëve të saj për t’u bërë presion PS-së, PSD-së dhe PBDNj-së, për të miratuar projektin në Kuvend, duke qenë se një pjesë shumë e madhe e dispozitave të tij ishin pranuar me konsensus nga përfaqësuesit e këtyre partive në Komision. Por Presidenti Berisha nuk e mori në konsideratë këtë fakt, pasi siç duket nuk i interesonte kalimi i projektkushtetutës në Kuvend. Jo vetëm kaq, por në tetor të atij viti ai ngarkoi një grup juristësh të rishikonin të gjithë projektin e përgatitur, duke shmangur përfundimisht edhe anëtarët e Komisionit kushtetues nga puna shqyrtuese dhe hartuese. Krahas rishikimit, grupi i ngarkuar bëri edhe ndryshime në projektin e përgatitur, përfshi këtu edhe dispozitat përmbajtjet e të cilave ishin formuluar me konsensus. Një ndryshim, për shembull, ishte edhe shtimi dhe zgjerimi i kompetencave të Presidentit të Republikës 19 në krahasim me kompetencat që i njiheshin dhe i atribuoheshin atij në bazë të Ligjit kushtetues 1991. Kapërcimi i procedurës së miratimit të projektkushtetutës në Kuvendin Popullor, ndryshimet e projektkushtetutës në momentin e fundit, pavarësisht dhe jashtë pëlqimit të Komisionit kushtetues, si dhe rritja e kompetencave të Presidentit të Republikës, përbënin pikat kryesore ku u bazua dhe u mbështet lufta politike dhe fushata e opozitës kundër projektkushtetutës 1994. Të treja këto momente, sipas opozitës, demonstronin në thelb se Presidenti Berisha kërkonte t’u imponohej institucioneve në vend, përfshi edhe Kuvendin Popullor, nëpërmjet anashkalimit të procedurave kushtetuese. Për këto arsye, përsëri sipas opozitës, duke rrëzuar projektkushtetutën 1994, do të arrihej të mbroheshin më mirë marrëdhëniet institucionale ndërmjet organeve qendrore shtetërore. Përveç zgjerimit të kompetencave presidenciale, që u konsideruan nga opozita se bëheshin në kurriz të pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, projektkushtetuta, gjithashtu, parashikonte se “kryetarët e komuniteteve të mëdha fetare duhet [të ishin] shtetas shqiptarë, të lindur në Shqipëri dhe me banim të 19 Sipas nenit 84 të projektkushtetutës 1994, Presidenti i Republikës mund të ushtronte 23 kompetenca, ndërsa sipas nenit 28 të Ligjit kushtetues 1991, Presidenti mund të ushtronte 19 të tilla.

XIV përhershëm në të në 20 vjetët e fundit”. 20 Kjo dispozitë duket se vuri në dyshim udhëheqësit fetarë me origjinë nga minoriteti grek me banim në Shqipëri, 21 si dhe uli edhe më shumë numrin e zgjedhësve që mendohej se do të mbështesnin projektkushtetutën 1994. Një moment tjetër i rëndësishëm që lidhej me projektkushtetutën 1994 kishte të bënte me vetë procedurën e miratimit: referendumin. Ishte fakt se në atë kohë mungonte një ligj për organizimin dhe mbajtjen e referendumeve, gjë që u zgjidh, si zakonisht edhe për mjaft çështje të tjera, në çastin e fundit. Duke qenë se, siç u tha edhe më lart, i mungonin dy të tretat për të plotësuar përmbajtjen e tekstit kushtetues të parashikuar nga neni 44 të Ligjit kushtetues 1991, koalicioni qeveritar nën drejtimin e PD-së miratoi me shumicë të thjeshtë ligjin nr. 7866 “Për referendumet”, duke parashikuar kështu një mënyrë tjetër alternative për miratimin e projektkushtetutës. Ligji nr. 7866 u miratua në Kuvendin Popullor në datën 6 tetor 1994, u shpall nga Presidenti i Republikës në datën 7 tetor 1994 dhe u botua në Fletoren Zyrtare po në datën 7 tetor 1994, datë në të cilën ligji nr. 7866 hyri në fuqi. 22 Në referendumin e 6 nëntorit 1994, votuesit shqiptarë e hodhën poshtë projektin e mbështetur fuqimisht nga Presidenti Berisha. Rreth 54 për qind e votuesve e kundërshtuan projektin, ndërsa rreth 43 për qind e mbështetën atë. Interesimi për projektkushtetutën ishte shumë i madh, po të nisemi nga fakti se në referendum morën pjesë dhe votuan rreth 84 për qind e votuesve të regjistruar në listat zgjedhore. Kundërshtimi ndaj projektit 1994 e kishte burimin tek frika e vendosjes së një presidence të fortë, tek pakënaqësia e përgjithshme në bërjen dhe ndjekjen e reformave, si dhe tek mbizotërimi i korrupsionit në Shqipëri. Kështu, Shqipëria dështoi në përpjekjen e saj për të adoptuar një kushtetutë të përhershme. 23 20 Neni 7/4 i projektkushtetutës 1994. 21 Ky qëndrim i kundërvihej kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, zotit Janullatos, i cili është me origjinë greke, por jo nga minoriteti grek në Shqipëri. 22 Sipas nenit 42 të ligjit 7866, datë 6.10.1994, “Për referendumet”: “Ky ligj hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare”. 23 Shih Analizën për Projektkushtetutën 1998 të Republikës së Shqipërisë (17 shtator 1998) – The American Bar Association - Central and East European Law Initiative (ABA-CEELI).

XV Projektkushtetuta 1994 realisht u parapri nga një proces debati që e shoqëroi hartimin e saj, por fundi i këtij procesi u deformua, kur forcave politike iu imponua një projektkushtetutë e ndryshuar. Forcave politike iu imponua, gjithashtu, një procedurë e ndryshme për miratimin e Kushtetutës nga ajo që lejonte kuadri kushtetues në fuqi. Kjo përbënte, sipas opozitës, një shmangie nga procedura, e cila ishte edhe shmangie nga demokracia, pasi siç dihet, demokracia para së gjithash do të thotë respektim i procedurave të miratuara, ose, siç thuhet ndryshe, i rregullave të lojës. Projektkushtetuta 1994, megjithëse mori për bazë dhe përdori një sërë kapitujsh dhe dispozitash të projektkushtetutës 1993, përmbante, në të njëjtën kohë, edhe ndryshime të konsiderueshme në raport me këtë të fundit. Në dallim nga Projektkushtetuta e vitit 1993, projektkushtetuta 1994 e la sistemin e zgjedhjeve për t’u rregulluar plotësisht me ligj. Po kështu, në vijim të dallimeve, ushtrimin e kompetencës për të nxjerrë akte me fuqinë e ligjit (dekretet) projektkushtetuta 1994 ia ktheu Presidentit të Republikës. 24 Në institucionet gjyqësore u përfshi Gjykata Kushtetuese, e cila u ngarkua kryesisht të bënte interpretimin e Kushtetutës, si dhe të vendoste për pajtimin e ligjeve, dekreteve dhe të akteve nënligjore me Kushtetutën. 25 Në lidhje me të drejtën për të zbatuar drejtpërdrejt dispozitat kushtetuese, projektkushtetuta 1994 ua njohu këtë të drejtë edhe gjykatave të tjera, por vetëm për çështjet që lidheshin me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. 26 Kur për një çështje, gjykata do të zbatonte drejtpërdrejt një dispozitë kushtetuese, çështja do të shqyrtohej detyrimisht më pas nga Gjykata e Lartë. Pozita dhe roli i Prokurorit të Përgjithshëm, sipas projektkushtetutës 1994, janë pothuaj ato që i njihen Prokurorit të Përgjithshëm me Kushtetutën në fuqi. 27 Amendamentet kushtetuese do të miratoheshin 24 Neni 84 (1994): “Presidenti i Republikës: … (20) nxjerr dekrete me karakter individual dhe vendime. Në raste të ngutshme, me propozim të Kryeministrit a ministrit përkatës, ose me kundërfirmë të tyre, nxjerr dekrete me karakter normativ, të cilat ia paraqet brenda 15 ditëve për miratim Parlamentit”. 25 Neni 115/1 (1994). 26 Neni 103 (1994): “Gjykatat, në çështjet që lidhen me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, mund të zbatojnë drejtpërdrejt dispozitat kushtetuese. Këto çështje shqyrtohen detyrimisht nga Gjykata e Lartë, e cila vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të saj”. 27 Neni 106 (1994): “1. Prokuroria është autoriteti që ushtron ndjekjen penale në hetim

XVI me referendum, pasi ato të ishin miratuar nga dy të tretat e të gjithë deputetëve. 28 Duhet të theksojmë këtu se edhe pse u shtuan kompetencat e Presidentit të Republikës me projektkushtetutën 1994, ato, gjithsesi, mbeteshin të ndërvarura dhe të kontrolluara nga pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ. I vetmi dallim me Ligjin kushtetues 1991 mbetej, në thelb, rritja sasiore e kompetencave të Presidentit të Republikës. Megjithatë, pakkush i kushtoi vëmendje këtij fakti, pasi fushata e opozitës socialiste kundër projektkushtetutës e nxitur kryesisht nga veprimet e Presidentit Berisha për të miratuar projektkushtetutën vetëm nëpërmjet referendumit, si dhe për bërjen e ndryshimeve në përmbajtjen e projektkushtetutës në minutën e fundit dhe pa përfillur Komisionin kushtetues, e eklipsoi mundësinë dhe nevojën e konstatimit dhe të analizës realiste të kompetencave të reja të Presidentit të Republikës në raport me kompetencat që parashikoheshin për të në Ligjin kushtetues 1991, si dhe në raport me kompetencat e presidentëve të tjerë të republikave parlamentare. Pak kohë pas përfundimit të referendumit për projektkushtetutën 1994 dhe shpalljes së rezultateve të tij, PS-ja dhe aleatët e saj ngritën një grup pune për hartimin e një projekti të ri. Për hartimin e projektkushtetutës, grupi u bazua kryesisht në projektkushtetutën 1994, nisur nga mendimi se ky projekt me pak ndryshime do të gjente një mbështetje të shpejtë edhe tek PD-ja. Grupi i punës e përfundoi projektkushtetutën rreth fundit të shkurtit - fillimit të marsit 1995, dhe ia kaloi atë për shqyrtim grupit parlamentar të PS- së. Në fakt, situata politike në vend pas rrëzimit të projektkushtetutës 1994 erdhi duke u përkeqësuar në një shkallë të tillë saqë forcat politike në pushtet e humbën interesin për procesin kushtetues në tërësi, e aq më shumë për projektkushtetutën e vitit 1995 që ishte një produkt i opozitës. Ngjarjet dhe situatat politike të tensionuara, si dhe ethet e fushatës së zgjedhjeve parlamentare 1996, e kaluan në plan të dytë aspektin jetësor të rolit të kushtetutës në tërësi përgjatë dhe në gjyq. 2. Prokuroria organizohet dhe funksionon si organ unik dhe i centralizuar”. Neni 107 (1994): “Prokurori i Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij zgjidhen dhe lirohen nga detyra prej Parlamentit, me propozim të Presidentit të Republikës”. 28 Neni 130 (1994).

XVII tranzicionit politik të vendit. Në lidhje me përmbajtjen e projektkushtetutës 1995, do të mjaftoheshim të përmendim, së pari, se ajo nuk iu nënshtrua shqyrtimit të ndonjë komisioni kushtetues, dhe, së dyti, se ajo paraqitet, në vija të përgjithshme, e ngjashme me projektkushtetutën 1994. TIPARE TË PËRBASHKËTA Siç shihet, pra, përpara vitit 1997 ishte bërë një punë e madhe për diskutimin dhe hartimin e disa teksteve të projektkushtetutave. Në këtë kuptim, procesi i hartimit të Kushtetutës së vitit 1998 nuk duhet parë i lidhur dhe i kufizuar vetëm për periudhën shtator 1997 – nëntor 1998, kohë brenda së cilës Kushtetuta në fuqi u hartua nga Komisioni kushtetues dhe u miratua nga Kuvendi Popullor. Puna e kryer për hartimin e projektkushtetutave që u përmendën më lart, përbën pa dyshim një bazë të rëndësishme për punën dhe veprimtarinë e anëtarëve të Komisionit për hartimin e Kushtetutës së vitit 1998. Madje, mund të thuhet se puna e mëparshme dhe përvoja e fituar gjatë viteve 1991-1995, përbënin një bazament politik, social dhe kushtetues, pa të cilin do të ishte e vështirë të hartohej dhe miratohej Kushtetuta e vitit 1998. As që mund të mendohej se në vitin 1991 vendi do të ishte në gjendje të prodhonte një kushtetutë për të trajtuar e rregulluar siç duhet të gjitha ato dukuri sociale dhe politike që do të shfaqeshin në të ardhmen. Në rast se do të miratohej në Shqipëri një kushtetutë përfundimtare - siç u veprua, për shembull, në Rumani ose Bullgari fill pas rrëzimit të regjimeve komuniste respektive - ajo do të mbartte patjetër probleme, të meta e dobësi që do të rridhnin jo vetëm nga mosnjohja e çështjeve kushtetuese, por, sidomos, si pasojë e praktikave dhe konceptimeve të gabuara, si dhe e mentalitetit të deformuar që trashëgohej nga e kaluara. Këto probleme, të meta dhe dobësi mund të ktheheshin në shkopinj nën rrotat e zhvillimit të vendit drejt vendosjes së ekonomisë së tregut dhe të rendit demokratik. Rrjedhimisht, në këtë kuptim mendoj se bëhej e nevojshme për Shqipërinë të kalonte përmes një udhe kushtetuese tranzitore dhe të përkohshme, deri sa të krijoheshin konceptime dhe këndvështrime disi

XVIII më të gjera dhe më racionale për parimet dhe funksionimin e ekonomisë së tregut, për organizimin dhe funksionimin e organeve kryesore të shtetit, qendrore e lokale, dhe kështu me radhë. Me gjithë ndryshimet që Ligji kushtetues i vitit 1991, projekt- kushtetutat 1993 dhe 1994, dhe Kushtetuta e vitit 1998 kanë midis tyre, prapëseprapë, për disa çështje të rëndësishme kushtetuese, janë mbajtur nga të gjitha këto akte ose projektakte kushtetuese qëndrime të njëjta ose të përafërta, të cilat, mund të thuhet se janë kthyer tashmë në çështje të mirëpranuara nga pothuaj të gjitha subjektet politike dhe përkrahësit e tyre në popull. Forma e shtetit dhe e qeverisjes: Për sa i përket çështjes së formës së shtetit (republikë apo mbretëri), si dhe çështjes së formës së qeverisjes (republikë parlamentare apo republikë presidenciale), mund të thuhet se për mënyrën sesi janë trajtuar, ato duhen parë si një çështje e vetme. Si Ligji kushtetues i vitit 1991, ashtu edhe Kushtetuta e vitit 1998, duke përfshirë edhe projektkushtetutat e përgatitura, kanë adoptuar si formë shteti dhe formë qeverisjeje më të përshtatshme për ndërtimin dhe organizimin e shtetit shqiptar, atë të republikës parlamentare. 29 Në debatet e zhvilluara për hartimin e projektkushtetutave, përfshirë edhe Debatin për Kushtetutën e vitit 1998, diskutimet dhe debatet për formën e shtetit dhe formën e qeverisjes, faktikisht, zënë një vend fare të vogël ose krejt të papërfillshëm. Për një mori rrethanash dhe faktorësh socialë e politikë, monarkia shqiptare duket se e kishte humbur peshën dhe mbështetjen në popull dhe në forcat politike. 30 Pjesa dërrmuese e faktorit politik dhe e opinionit të gjerë ka qenë që në fillim e pozicionuar në qëndrimin se republika parlamentare ishte forma më e mirë shtetërore dhe qeverisëse që i përshtatej vendit. Duke u shprehur për republikën 29 Neni 1 i Ligjit kushtetues 1991 parashikonte: “Shqipëria është republikë parlamentare”. Ky formulim gjendet edhe në nenin 1, paragrafi 1, të Kushtetutës së vitit 1998. Edhe pse vetëm projektkushtetuta 1993 nuk e shprehte këtë në mënyrë të qartë, sidoqoftë kjo rezultonte si e tillë nga analiza e neneve që bënin fjalë për parlamentin, qeverinë dhe Presidentin e Republikës. 30 Shqipëria ka qenë monarki prej vitit 1928 deri në vitin 1943. Fillimisht, nën Ahmet Zogun (ose Mbreti Zogu I) deri në vitin 1939, vit në të cilin ai u largua nga Shqipëria, dhe më pas, nën mbretin e Italisë, gjatë pushtimit italian.

XIX parlamentare, si Ligji kushtetues i vitit 1991, ashtu edhe Kushtetuta e vitit 1998, i kanë dhënë përgjigje, si dhe njëherazi zgjidhje, si çështjes së formës së shtetit – republikë apo monarki, ashtu edhe çështjes së formës së qeverisjes – republikë parlamentare apo republikë presidenciale. Megjithatë, është e rëndësishme të theksojmë se, edhe pse republika parlamentare kishte një mbështetje mjaft të gjerë politike dhe sociale, forcat monarkiste nuk i humbën shpresat e tyre deri para zgjedhjeve të qershorit 1997; këto shpresa arritën kulmin përpara këtyre zgjedhjeve. Siç dihet, krahas votimit për kandidatët për në Kuvendin Popullor, në këto zgjedhje, populli u thirr të votonte edhe për formën e shtetit. Në këtë kuptim, zgjedhjet e qershorit 1997 përbënin një lloj referendumi pro ose kundër republikës. Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuesja kryesore e lëvizjes për vendosjen e monarkisë në vend, e mbështetur fuqimisht nga Leka Zogu 31 dhe përkrahësit e simpatizantët e tij, bëri të gjitha përpjekjet e mundshme, nëpërmjet një fushate masive e të shtrirë në të gjithë vendin, për të siguruar fitoren. Në fakt, kushtet politike dhe sociale nuk ishin edhe aq të zymta për monarkistët. Mjaft njerëz të lodhur, të frikësuar, të zhgënjyer dhe të dërrmuar ekonomikisht nga ngjarjet e fillimit të vitit 1997, ishin të lëkundur dhe të pavendosur se për cilin kandidat, si dhe për cilën parti duhet të votonin, po të mbajmë parasysh këtu rënien e menjëhershme që kishte pësuar reputacioni dhe ndikimi i PD-së në popull. Mjaft nga mbështetësit e kësaj të fundit, por edhe individë të tjerë të zhgënjyer, nuk e shihnin aq negativisht idenë e vendosjes së monarkisë në vend të republikës. Gjithsesi, në zgjedhjet e qershorit 1997, zgjedhësit votuan me një shumicë të madhe kundër monarkisë, duke i shuar në këtë mënyrë ndoshta përgjithmonë shpresat e monarkistëve dhe të Leka Zogut për rikthimin e monarkisë në Shqipëri. E drejta ndërkombëtare: Një çështje tjetër, ndaj së cilës është mbajtur një qëndrim pothuaj i njëjtë nga të gjitha aktet dhe projektaktet kushtetuese pas vitit 1990, është vendi dhe roli mjaft i rëndësishëm që i është caktuar së drejtës ndërkombëtare në raport me 31 Djali i Mbretit Zog I, i cili u lind tri ditë pas pushtimit italian në vitin 1939 dhe asnjëherë nuk u kurorëzua si mbret.

XX të drejtën kombëtare. Menjëherë pas vitit 1990, partitë politike shqiptare dhe drejtuesit e tyre kanë mbështetur një politikë të hapur dhe integruese për vendin. Kjo u shpreh fillimisht në Ligjin kushtetues 1991, i cili sanksionoi në nenin 8/1 se “legjislacioni i Republikës së Shqipërisë merr parasysh, njeh dhe respekton parimet dhe normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare”. 32 Dikush mund të thotë se kjo ishte pasojë e gjendjes së vështirë dhe të prapambetur sociale dhe ekonomike të vendit, dhe se, në ato rrethana, organeve qeverisëse nuk u mbetej gjë tjetër veçse të mbështesnin e përkrahnin një politikë sa më të hapur ndaj vendeve perëndimore me shpresën se kështu do të afronin më shumë integrimin e vendit në Evropë. Ndonëse një gjë e tillë është e vërtetë, nuk është kjo arsyeja kryesore; edhe vende të tjera ballkanike ëndërronin një integrim sa më të shpejtë, megjithatë hartuesit e kushtetutave të këtyre vendeve u treguan më të rezervuar në kushtetutat e tyre në dhënien e një roli të konsiderueshëm parësor të së drejtës ndërkombëtare ndaj së drejtës kombëtare. Nga përmbajtja e nenit 8/1 që cituam më lart, nuk mund të vihet në dyshim vendi dhe roli parësor që iu rezervua së drejtës ndërkombëtare në legjislacionin shqiptar. Kështu, në interpretim të këtij neni, një normë ndërkombëtare e pranuar përgjithësisht duhet të respektohet drejtpërdrejt në Shqipëri, dhe për këtë nuk nevojitet ndonjë instrument ratifikimi kombëtar. Duhet të theksojmë, megjithatë, se gjatë kohës që ishte në fuqi Ligji kushtetues i vitit 1991, kjo dispozitë kushtetuese nuk është zbatuar ose referuar ndonjë herë nga ndonjë organ shtetëror shqiptar, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese. Këtë qëndrim ka ndjekur edhe Kushtetua e vitit 1998, me ndryshimin se kjo e fundit e ka qartësuar edhe më shumë rolin e së drejtës ndërkombëtare dhe pozitën e saj në raport me të drejtën e brendshme. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shembull, nëpërmjet nenit 17 të Kushtetutës së vitit 1998, 33 është bërë 32 Neni 8, paragrafi 1 i Ligjit Kushtetues 1991. 33 Neni 17 i Kushtetutës parashikon: “1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjestim me gjendjen që

XXI pjesë e legjislacionit të brendshëm. Gjithashtu, Kushtetuta e vitit 1998 vendosi normën se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, si dhe normat e nxjerra nga një organizatë ndërkombëtare që zbatohen drejtpërdrejt në Shqipëri, kanë epërsi mbi ligjet ose të drejtën e vendit. 34 Kjo Kushtetutë arrin deri atje sa t’u delegojë kompetenca shtetërore organizatave ndërkombëtare. 35 Struktura e legjislaturës: Struktura e parlamentit shqiptar gjatë këtyre 15 vjetëve nuk ka ndryshuar: ai përbëhet nga një dhomë e vetme. Siç do të flitet edhe më poshtë, për këtë çështje ka pasur debate të shumta dhe të gjata në fazën e hartimit të Kushtetutës së vitit 1998, gjatë të cilave u hodh ideja, si dhe u përgatit varianti përkatës, për t’i dhënë Kuvendit një strukturë dydhomëshe. Por, përveçse në kuadrin e debateve, as Ligji kushtetues i vitit 1991, as projektkushtetutat e mëvonshme, as edhe Kushtetuta në fuqi, nuk kanë parashikuar një strukturë parlamentare dydhomëshe. Ajo që trashëgoi Kushtetuta në fuqi, si reflektim i këtyre debateve për strukturën një ose dydhomëshe të Kuvendit, është miratimi me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të një numri të rëndësishëm ligjesh. 36 Arsyeja se përse kjo shumicë është e lidhur dhe buron nga varianti i parlamentit dydhomësh, është një moment i cili do të sqarohet më poshtë. Feja: Qëndrimi koherent, liberal dhe në zbatim të standardeve ndërkombëtare, ndaj çështjes së fesë, komuniteteve dhe organizatave e ka diktuar atë. 2. Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. 34 Pikat 2 dhe 3 të nenit 122 të Kushtetutës parashikojnë: “2. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të. 3. Normat e nxjerra prej një organizatë ndërkombëtare kanë epërsi, në rast konflikti, mbi të drejtën e vendit, kur në marrëveshjen e ratifikuar nga Republika e Shqipërisë për pjesëmarrjen në atë organizatë, parashikohet shprehimisht zbatimi i drejtpërdrejtë i normave të nxjerra prej asaj”. 35 Pika 1 e nenit 123 të Kushtetutës parashikon: “Republika e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, u delegon organizatave ndërkombëtare kompetenca shtetërore për çështje të caktuara”. 36 Pika 2 e nenit 81 të Kushtetutës parashikon: “Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit: a) ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta; b) ligji për shtetësinë; c) ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore; ç) ligji për referendumet; d) kodet; dh) ligji për gjendjen e jashtëzakonshme; e) ligji për statusin e funksionarëve publikë; ë) ligji për amnistinë; f) ligji për ndarjen administrative të Republikës”.

XXII fetare, është një tjetër pikë e përbashkët e të gjitha akteve apo projektakteve kushtetuese. Pavarësisht nga konfliktet politike në vend, të cilat, siç është vënë në dukje, janë karakterizuar nga tensione dhe situata tejet të vështira, dhe herë pas here të dhunshme, ato në asnjë rast nuk janë nxitur nga dallimet fetare, as edhe nuk kanë nxitur apo gjeneruar mosmarrëveshje apo konflikte fetare. Të gjitha këto akte apo projektakte kushtetuese kanë parashikuar në shkallë të kënaqshme si lirinë e fesë dhe të drejtat e tjera që burojnë prej saj, ashtu dhe ekzistencën, organizimin e funksionimin e pavarur të komuniteteve fetare në raport me shtetin. Natyrisht, rregullimin dhe trajtimin më të plotë kushtetues të kësaj çështjeje e gjejmë tek Kushtetuta në fuqi; veç të tjerave, kjo edhe për faktin se gjatë procesit të hartimit të saj, në dallim nga proceset e mëparshme, është mundur të tërhiqet edhe mendimi dhe opinioni i përfaqësuesve të klerit në Shqipëri. Megjithatë, jo pak vend në Debatin kushtetues zë edhe çështja e origjinës së personave që do të zgjidheshin në krye të komuniteteve fetare. Zoti Hysen Selfo 37 insistoi me forcë që kreu i çdo feje në Shqipëri të ishte me origjinë shqiptare dhe i lindur në Shqipëri, me qëllim që të ruante identitetin kombëtar të çdo feje apo komuniteti fetar. Ai u bë, si të thuash, përkrahës i qëndrimit që kishte mbajtur projektkushtetuta 1994, për të cilën u fol më sipër. Por zoti Selfo mbeti i vetëm në këtë kërkesë, prandaj edhe ajo nuk u mor parasysh nga Komisioni kushtetues. Sidoqoftë, mbeten interesante diskutimet në debat edhe për këtë çështje. Kuvendi dhe organet e tjera: Të gjitha aktet dhe projektaktet kushtetuese i kanë rezervuar Kuvendit një vend kryesor në raport me organet e tjera. Sigurisht, kjo është diktuar deri në një farë shkalle nga vetë forma e qeverisjes që është adoptuar në vendin tonë, për të cilën folëm më lart. Në kushtet kur dy parti, 38 të kontrolluara dhe të udhëhequra nga një drejtues i fortë, kanë dominuar të vetme dhe njëra pas tjetrës gjatë këtyre 15 vjetëve shumicën absolute të Kuvendit, vendi dhe roli i Kuvendit është në dukje i zbehur. Megjithatë, 37 Përfaqësues i Partisë së Ballit Kombëtar në Komisionin kushtetues. 38 Koalicionet nuk kanë qënë përcaktuese për formimin e qeverisë. Në të gjitha rastet pas zgjedhjeve, gjatë këtyre 15 vjetëve, PD-ja ose PS-ja kanë zotëruar shumica të tilla që u mundësonin atyre të krijonin qeveritë pa pasur nevojë për mbështetjen e partive të tjera. Bëjnë përjashtim këtu zgjedhjet e fundit të 3 korrikut 2005.

XXIII Kushtetuta e vitit 1998 ka parashikuar disa rregullime cilësore në këtë drejtim, për t’iu përgjigjur më mirë në të ardhmen vendosjes së një ekuilibri më të drejtë ndërmjet pushtetit legjislativ e atij ekzekutiv, nëpërmjet fuqizimit të ekzekutivit dhe rolit të Kryeministrit. Natyrisht, mund të ketë edhe pika të tjera për të cilat janë mbajtur qëndrime të njëjta apo të përafërta nga aktet kushtetuese të hartuara dhe të miratuara ose jo pas vitit 1990, por ato janë më pak të rëndësishme ose janë më shumë të një rëndësie tekniko-kushtetuese dhe nuk mund të analizohen në një shkrim të tillë. KUSHTETUTA E VITIT 1998 Situata para dhe gjatë hartimit të Kushtetutës së vitit 1998. Puna për hartimin e Kushtetutës së vitit 1998 filloi në tetor 1997, pothuajse menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 1997. Ngjarjet e dhunshme të muajve shkurt-mars të po atij viti që çuan në këto zgjedhje, patën një ndikim të madh në të gjithë jetën e vendit, duke përfshirë edhe procesin kushtetues. Ndonëse dhuna e shkurt-marsit 1997 u shkaktua kryesisht për shkaqe ekonomike, sidoqoftë ato iu veshën politikisht PD-së, e cila e kishte marrë pushtetin në mars të vitit 1992. Si pasojë e kësaj dhune, qeveria e kryesuar nga zoti Aleksandër Meksi dha dorëheqjen, dhe vendin e saj e zuri një qeveri e përkohshme, në përbërje të së cilës morën pjesë përfaqësues të të gjitha ngjyrave të spektrit politik shqiptar. Kryeministër u emërua zoti Bashkim Fino, që vinte nga radhët e PS-së. Detyrat kryesore të qeverisë Fino ishin rivendosja e rendit dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u mbajtën në qershor 1997. Zgjedhjet e qershorit 1997 sollën ndryshimin e forcave politike në pushtet. Pushteti kaloi nga duart e forcave të djathta, të udhëhequra nga PD-ja, tek forcat e majta, të kryesuara nga PS-ja. Këto zgjedhje i dhanë PS-së dhe aleatëve të saj një fitore mjaft të thellë, pothuajse të

XXIV po atij niveli, nga pikëpamja sasiore, sa edhe fitorja që kishte siguruar PD-ja në zgjedhjet e marsit 1992. 39 PD-ja, veçanërisht kryetari i saj zoti Sali Berisha, jo vetëm nuk i pranoi rezultatet e zgjedhjeve, por vazhdoi t’i kontestonte ato pothuaj gjatë gjithë legjislaturës 1997-2001. Veç formave të tjera, kontestimi i PD-së gjeti shprehjen e vet më tipike në formën e bojkotimit të herëpashershëm të punimeve parlamentare. I njëjti qëndrim u mbajt nga PD-ja edhe gjatë procesit të hartimit dhe të miratimit të Kushtetutës së vitit 1998. Ajo e bojkotoi plotësisht procesin e hartimit të Kushtetutës, me gjithë thirrjet e vazhdueshme që iu bënë nga forcat e brendshme politike dhe nga përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, si dhe të qeverive të vendeve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. PD-ja, gjithashtu, u bëri thirrje përkrahësve të saj të bojkotonin referendumin e organizuar më 22 nëntor 1998 për miratimin e Kushtetutës. 40 Ndonëse periudha kohore 1997-1998 gjatë së cilës u hartua Kushtetuta mund të duket e shkurtër, në fakt, në të gjendet e mishëruar - dhe për këtë shkak, duhet të përfshihet - e tërë puna e kryer nga komisionet e mëparshme kushtetuese për hartimin e projektkushtetutave të viteve 1993 dhe 1994. Po kështu, duhet të theksohet se në hartimin e kësaj Kushtetute është mbajtur parasysh edhe praktika dhe eksperienca kushtetuese që u krijua pas miratimit të Ligjit kushtetues 1991 nga marrëdhëniet ndërmjet organeve shtetërore, si dhe nga praktika e Gjykatës Kushtetuese që nga viti 1992. Mjaft dispozita të Kushtetutës së vitit 1998 janë shprehje dhe reflektim i drejtpërdrejtë i këtyre marrëdhënieve dhe i kësaj praktike. Sa për ilustrim, po japim disa shembuj. 1. Një nga mangësitë serioze që u evidentua përpara miratimit të Kushtetutës së vitit 1998, ishte edhe mosbotimi ose botimi me vonesë i akteve normative, veçanërisht i atyre të Këshillit të 39 Për shkak të shumicave parlamentare që zotëronin, si PD-ja në vitin 1992, ashtu dhe PS-ja në vitin 1997 ishin në gjendje të bënin ndryshime kushtetuese, mundësi e cila është shfrytëzuar nga të dyja këto forca politike në disa raste. 40 Ky referendum, për të cilin do të flitet më poshtë, u vendos me Vendimin e Kuvendit Popullor nr. 393, datë 21.10.1998, “Për miratimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë me referendum popullor”.

XXV Ministrave. Në mjaft raste, entitetet apo individët gjendeshin në vështirësi për të përmbushur detyrimet që rridhnin nga dispozitat normative nënligjore, për shkak se këto të fundit nuk ishin botuar ose botoheshin me vonesë. Detyrimin për botim të akteve normative të Këshillit të Ministrave dhe të ministrave e parashikonte edhe Ligji kushtetues i vitit 1991, por ky ligj nuk e lidhte hyrjen në fuqi të këtyre akteve me botimin e tyre në Gazetën Zyrtare. 41 Mosbotimi ose botimi me vonesë i akteve normative nënligjore ishte shprehje inercie e praktikës që trashëgohej nga viti 1990. Nuk ishin të pakta rastet kur vendime të rëndësishme normative të Këshillit të Ministrave botoheshin pas disa muajsh ose dhe pas disa vjetësh. Kësaj praktike të gabuar që, sipas Gjykatës Kushtetuese “... përbën një shkelje të rëndë të një të drejte kushtetuese për subjektet që u drejtohen [këto akte]...”, 42 synonte t’i jepte fund Kushtetuta e vitit 1998, e cila në mënyrë të shprehur qartë sanksionon se “ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare”. 43 2. Ushtrimi i së drejtës së vetos nga ana e Presidentit të Republikës jo rrallë vihej në vështirësi për t’u realizuar, pasi ligjet e miratuara nga Kuvendi i paraqiteshin atij pothuaj në përfundim ose pasi kishte përfunduar afati prej 15 ditësh brenda të cilit duhej të ushtrohej kjo e drejtë sipas Ligjit kushtetues 1991. 44 Për të shmangur këtë, Kushtetuta e vitit 1998 përcaktoi saktësisht momentin se kur i fillon afati Presidentit të Republikës për të ushtruar të drejtën e vetos, 41 Neni 36, paragrafi 2, i ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese” parashikonte: “Këshilli i Ministrave … nxjerr vendime, urdhëresa dhe udhëzime në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve dhe për zbatimin e tyre; ato nënshkruhen nga Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe, kur kanë karakter normative, botohen në Gazetën Zyrtare, me përjashtim të rasteve të veçanta të parashikuara me ligj”. Fjalia e fundit e nenit 39 e po këtij ligji parashikonte: “Aktet e ministrave me karakter normativ botohen në Gazetën Zyrtare, me përjashtim të rasteve të veçanta të parashikuara me ligj”. 42 Shih vendimin nr. 4/1993 të Gjykatës Kushtetuese. 43 Neni 117/1 i Kushtetutës së vitit 1998. 44 Neni 28/5 i ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese” parashikonte: “Presidenti i Republikës … ka të drejtë, brenda 15 ditëve nga miratimi i ligjit prej Kuvendit Popullor, t’ia kthejë këtij për rishqyrtim vetëm një herë”.

XXVI dhe ky moment është pikërisht dita kur ligji i miratuar i paraqitet Presidentit të Republikës dhe jo dita kur ai është miratuar. 45 3. Një çështje tjetër e rëndësishme që gjeti një rregullim të plotë në Kushtetutën e vitit 1998, edhe sipas standardeve ndërkombëtarë të njohura, është momenti i hyrjes në fuqi të ligjeve. Përveç se kërkohet të miratohen sipas një procedure të njohur parlamentare, ligjet duhet të botohen përpara se ato të hynë në fuqi, me qëllim që subjektet mbi të cilat do të shtrihen efektet ligjore të kenë mundësinë dhe kohën e nevojshme të marrin dijeni për përmbajtjen e ligjit. Edhe pse Ligji kushtetues i vitit 1991 vinte rregullin se “ligjet … hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit të tyre në Gazetën Zyrtare”, shpesh zbatohej përjashtimi 46 se ligjet mund të hyjnë në fuqi edhe në një kohë tjetër të mëparshme ose të mëvonshme “kur parashikohet ndryshe nga vetë ligjet”. 47 Siç dihet, kjo u trashëgua nga regjimi i kaluar, ku ligjet hynin në fuqi 48 edhe para botimit. Një praktikë e tillë vazhdoi të zbatohej deri me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së vitit 1998, e cila e eliminoi përjashtimin, në favor të rregullit: “Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi në Fletoren Zyrtare” 49 . Politika dhe ndikimi i saj: Ilustrimet e mësipërme janë më shumë të karakterit teknik. Natyrisht, shembuj të ndikimeve të tilla mbi përmbajtjen e Kushtetutës së vitit 1998 janë të shumta, të cilat do të jenë në të ardhmen pa dyshim objekt shqyrtimi nga institucione dhe 45 Neni 84/1 i Kushtetuës në fuqi parashikon: “Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij”. Brenda këtij afati, Presidenti i Republikës ka të drejtë ose ta kthejë ligjin për rishqyrtim edhe një herë ose ta shpallë atë. Në rast se ai nuk ushtron asnjërën prej tyre, ligji konsiderohet i shpallur”. 46 Kështu u veprua edhe për rastin e ligjit nr. 7866, datë 6.10.1994, “Për referendumet”. Vetë ligji parashikonte hyrjen e tij në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. 47 Paragrafi i tretë i nenit 23 të Ligjit kushtetues 1991 parashikonte: “Ligjet shpallen jo më vonë se 15 ditë pas miratimit dhe hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit të tyre në Gazetën Zyrtare, duke përjashtuar rastet kur parashikohet ndryshe nga vetë ligjet, si dhe rastet e ligjeve organike”. 48 Pa folur këtu për çështjen e hyrjes në fuqi të akteve të tjerë normativë nënligjorë. Hyrja në fuqi e këtyre akteve nuk ishte e lidhur juridikisht me botimin e tyre në ndonjë dokument publik. 49 Neni 84/3 i Kushtetutës së vitit 1998. Përjashtimi, që parashikohet në nenin 84/4 të Kushtetutës për hyrjen e menjëhershme të ligjit në fuqi, është i kontrolluar në një mënyrë të tillë që gjasat që ai të mund të zbatohet për raste jopërjashtimore janë shumë të pakta.

XXVII studiues të ndryshëm. Edhe pse teknike, ato paraqesin rëndësi, pasi përfaqësojnë një përmirësim të kuadrit kushtetues. Por ndikimin më të madh në përmbajtjen e Kushtetutës së vitit 1998, do ta kishte dhe do ta ushtronte, pa dyshim, vetë jeta politike në vend, konfliktet ndërmjet pushtetit dhe opozitës, përmbajtja dhe sjellja e pushtetit në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi, ruajtja dhe përshtatja (në vend të distancimit) e mentalitetit dhe e praktikave diktatoriale dhe monopolizuese të pushtetit, të rolit sundues të udhëheqësit kryesor të partisë mbi vetë partinë dhe mbi pushtetin. Sigurisht, shfaqje të tilla në jetën politike shqiptare do të ishin të pranishme në vitet e para të lindjes së demokracisë dhe do të vazhdojnë të ruhen edhe për një farë kohe në të ardhmen përgjatë vendosjes dhe konsolidimit të kësaj demokracie. Përveç se ishte tejet e ngurtë dhe e ashpër, diktatura në Shqipëri zgjati për një periudhë kohe relativisht të gjatë. Një ose më shumë breza lindën dhe u rritën nën diktaturë dhe, për pasojë, u ndikuan prej saj. Dominonte fryma e diktatit dhe jo ajo e besimit dhe e konsultimit. Mendimi i drejtuesit sfidonte dhe i imponohej “mendimit ndryshe”. Kështu, njerëzit pa kuptuar përvetësuan mënyra komunikimi imponuese (dhe jo bashkëbiseduese) për arritjen e një qëllimi apo objektivi të caktuar. Në këtë mënyrë, njerëzit më shumë dëgjonin veten e tyre, sesa të tjerët; për pasojë, ata ishin të prirur t’i besonin më shumë vetvetes. Kështu, për shembull, edhe pse dikush mund të mos ishte specialist në një fushë të caktuar, kjo nuk e pengonte atë të fliste dhe t’i trajtonte “me kompetencë” çështjet që lidheshin me këtë fushë, duke u ngritur shumë më lart se zëri i specialistit të vërtetë. Këto, si dhe faktorë të panumërt historikë, ekonomikë e socialë, kanë çuar në ekzistencën dhe shfaqjen në shoqërinë tonë të qëndrimeve dhe opinioneve ekstreme. Shoqëria shqiptare e karfosur nga tipare dhe vese të kësaj natyre, pas vitit 1990 do të ballafaqohej me një realitet në ndryshim, si dhe me nevojën e vendosjes së një rendi politik dhe shtetëror që duhet të funksiononte me rregulla të ndryshme loje nga ato të mëparshmet. Për më tepër, njerëzve të kësaj shoqërie, që ishin njëherazi bartës të këtyre tipareve dhe veseve, u binte barra jo vetëm të përballonin dhe të përshtateshin me këtë realitet të ri, por edhe të hartonin dhe të

XXVIII zbatonin rregullat për funksionimin e këtij rendi të ri të ndryshëm nga ai me të cilin ishin mësuar më parë. Gjatë këtyre 15 vjetëve, këto tipare dhe vese kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të pranishme në jetën tonë sociale e politike, si dhe do të kenë ndikimin e tyre në pothuaj të gjithë elementët përbërës të saj. Ato nuk mund të mos kishin ndikim edhe në tërë procesin kushtetues, madje do të vazhdojnë të ndikojnë edhe për mjaft kohë në të ardhmen. Duke qenë kështu, arritja e objektivave të rëndësishëm politikë dhe socialë në Shqipëri do të kalojë përmes vështirësive të shumta. Nëse më sipër thamë se ekstremizmi vazhdon të jetë pjesë e natyrës së individëve të ndryshëm, nuk ka sesi ai të mos reflektohet në politikën dhe në mënyrën e qeverisjes së vendit. Tregues në këtë aspekt është fakti që arritjet në lëmin politik në vendin tonë nuk janë aq rezultat i bashkëpunimit, debatit dhe dialogut midis forcave politike, sesa janë i rezultat i pësimeve dhe humbjeve të pariparueshme të një grupimi, i cili, për këtë shkak, bënte lëshime në favor të një ndryshimi politik. Për të ilustruar këtë mund t’i referohemi për shembull, lindjes, ekzistencës dhe rënies së shoqërive rentiere financiare, si dhe trajtimit të këtij fenomeni nga forcat në pushtet. Megjithëse prej kohësh qeverisë shqiptare i ishte vënë në dukje se duhet t’i mbyllte këto shoqëri, pasi ushtronin një ndikim negativ dhe deformues mbi ekonominë e tregut, si dhe mund të sillnin pasoja të paparashikuara, pushteti hezitoi të merrte masa për pezullimin ose mbylljen e tyre. Përfundimi dihet. Rënia e këtyre shoqërive çoi në ngjarjet e shkurt- marsit 1997, të cilat tronditën tërë rendin shtetëror e juridik të vendit, si dhe humbjen e pushtetit nga PD-ja. Ishte, pa dyshim, lufta e ashpër politike ndërmjet forcave të djathta, të udhëhequra nga Presidenti Berisha, dhe forcave të majta, e cila jo rrallë u shoqërua edhe me ngjarje të dhunshme, ajo e cila ka lënë gjurmë të mëdha tek i gjithë procesi kushtetues për hartimin e Kushtetutës së vitit 1998 dhe tek përmbajtja e saj. Mentaliteti i vjetër dhe ndikimi i tij: Koha nga viti 1990 e deri më sot, nga pikëpamja historike, nuk përbën ndonjë periudhë të gjatë. Aq më pak e gjatë është periudha deri në miratimin e Kushtetutës së vitit 1998. Por ngjarjet që ndodhën, veçanërisht gjatë kësaj të fundit, ishin të shumta, përkundrejt ndryshimeve të papërfillshme ose

XXIX monotonisë me të cilën ishin mësuar njerëzit para vitit 1990. Në këtë kuptim, kjo kohë ka kaluar pothuaj fare pa u ndjerë nga këta njerëz, ndërkohë që dendësia e ngjarjeve ka qenë shumë mbresëlënëse. Këto ngjarje diktuan e ndikuan përveç se në jetën e individëve, por, para së gjithash, në jetën politike e shtetërore, në të cilën individë të caktuar ose të zgjedhur kanë marrë pjesë (ose janë thirrur të marrin pjesë) dhe ku kërkohej të punohej në mënyrë kolegjiale. Ngjarjet e viteve 1990-1998 treguan se komuniteti politik shqiptar, i përbërë nga partitë politike, në qendër të të cilit qëndronin PD-ja dhe PS-ja, përmbante një antagonizëm ekstrem që prodhonte mosmarrëveshje, grindje, shpërfillje, deri edhe ngjarje të dhunshme. Në vitin 1992 PD-ja e konsideronte PS-në mbartëse dhe shprehëse të tipareve dhe qëndrimeve komuniste, ndërsa në vitin 1997, PS-ja e konsideronte PD-në si nxitëse e frymëzuese të ngjarjeve të dhunshme të viteve 1996-1997. Në këtë kuptim, ndërmjet tyre, mund të thuhet se për tetë vjet nuk ekzistoi asnjë lloj bashkëpunimi. Marrja e pushtetit, si për njërën ashtu dhe për tjetrën, donte të thoshte përdorim i pushtetit në mënyrë të monopolizuar nga krerët e partisë në favor të përkrahësve të tyre dhe shpërfillje e rolit të opozitës. Kjo u demonstrua sidomos tek dëshira e secilës prej tyre, si në zgjedhjet e marsit 1991, ashtu dhe në zgjedhjet e marsit 1992, për të marrë më shumë se dy të tretat e vendeve në Kuvend, me qëllim që të kishin duar të lira për të bërë ndryshime në dispozitat kushtetuese. Pavarësisht nga rrethanat e ndryshme, edhe zgjedhjet e qershorit 1997 ishin një vazhdim i kësaj praktike; PS-ja dhe forcat e tjera të koalicionit të majtë siguruan në këto zgjedhje një shumicë prej më shumë se dy të tretave të vendeve parlamentare. 50 Këto qëllime e synime ekstremiste të forcave të majta apo të djathta, të shoqëruara dhe të mbështetura nga shumica të cilësuara të vendeve në parlament, çuan në vendosjen dhe forcimin e pozitave monopoliste mbi shtetin, dhe, konkretisht, mbi institucionet e tij përbërëse, si dhe mbi nxjerrjen dhe miratimin e akteve të këtyre institucioneve, herë të një force politike herë të një tjetre. Qoftë njëra 50 Këtë praktikë e hasim edhe në zgjedhjet e vitit 2001 (megjithëse këtë radhë në mënyrë pak më të reduktuar), në të cilat PS-ja dhe aleatët e saj, nëpërmjet të ashtuquajturit “fenomeni Dushk”, siguruan tri të pestat e vendeve në Kuvend, shumicë kjo e domosdoshme për të zgjedhur Presidentin e Republikës.

XXX parti, ashtu dhe tjetra, bashkë me aleatët e tyre, nuk hezituan të përdornin këtë pozitë monopol për të bërë ndryshime të thella në institucionet, në personelin e tyre, si dhe, përgjithësisht, në tërë jetën administrative e shtetërore të vendit. Këto fenomene janë të pranishme edhe sot; madje do të jenë edhe nesër, por ndoshta në forma më të reduktuara. Është e qartë se fenomeni i monopolizimit të pushtetit dhe i ndryshimeve radikale në veprimtarinë dhe përbërjen e administratës së shtetit ka nevojë të analizohet në thellësi dhe nga shumë këndvështrime, por këtu dëshirojmë të nxjerrim në pah se ishin pikërisht pasojat negative që u prodhuan nga ky fenomen gjatë viteve 1990-1998 në të gjithë jetën politike, sociale e ekonomike të vendit, ato që patën një ndikim të fuqishëm në procesin kushtetues 1997-1998 dhe në përmbajtjen e Kushtetutës në fuqi. Ky ndikim mund të shihet kryesisht në dy drejtime: së pari, në mënyrën e formimit të institucioneve kryesore të shtetit nëpërmjet shumicave të cilësuara prej dy të tretash, tri të pestash ose edhe me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit; dhe së dyti, në mbrojtjen e organeve dhe institucioneve kushtetuese të pavarura. Shumicat e cilësuara parlamentare: Fillimisht, për t’i bërë ballë fenomenit të monopolizimit të pushtetit dhe ndryshimeve radikale në kuadrin ligjor dhe në administratë, u mendua që Kuvendi të ndërtohej e të përbëhej nga dy dhoma. Një ndërtim i tillë u mendua duke mbajtur parasysh anët e mira të një strukture të tillë parlamentare. Siç dihet, parlamenti dydhomësh, për shkak të mënyrave të ndryshme të formimit dhe përbërjes politike të ndryshme të të dy dhomave, mundëson një qeverisje pa eksese, duke amortizuar pasionet politike nga njëra dhomë tek tjetra; zgjat procesin legjislativ, duke e bërë më të kujdesshëm procesin e shqyrtimit të çdo projektligji; mbron drejtuesit e institucioneve kushtetuese, duke e bërë procesin e emërimeve dhe të shkarkimeve të funksionarëve të lartë të jetë më pak i politizuar. Për shkak se zgjedhjet e dy dhomave parlamentare nuk janë të njëkohshme, sistemi parlamentar dydhomësh i amortizon superma-zhorancat që mund të krijohen në dhomën qeverisëse, duke e bërë më të butë kalimin e pushtetit nga një forcë politike në tjetrën, si dhe duke rritur, në këtë mënyrë, qëndrueshmërinë e institucioneve

XXXI kushtetuese. Së fundi, parlamenti dydhomësh bën një mbrojtje më të mirë të interesave lokale, pasi të gjitha zonat e vendit, pavarësisht nga numri i popullsisë, mund të arrijnë të përfaqësohen në parlament, dhe për pasojë, të shprehen dhe të ndikojnë në miratimin e buxhetit kombëtar. 51 Pavarësisht nga anët pozitive që paraqiste struktura parlamentare dydhomëshe, përfaqësuesit e PS-së në Komisionin kushtetues ishin që në fillim kundër një strukture të tillë për Kuvendin, pasi mendonin, para së gjithash, se një kushtetutë që do të parashikonte një parlament dydhomësh (të ndryshëm nga Kuvendi Popullor para Kushtetutës së vitit 1998) do të pasohej nga zgjedhje të tjera, të cilat do të diktoheshin nga zgjedhja qoftë edhe e njërës prej dhomave të parlamentit, gjë që ata nuk e dëshironin. Zgjedhjet e reja, për më tepër, mund të sillnin edhe një përbërje të ndryshme politike të dhomës së re që do të krijohej sipas kushtetutës së re. Thelbin e qëndrimit të PS-së në këtë drejtim e gjejmë në një nga replikat që zoti Pandeli Majko 52 shkëmben me zotin Arben Imami: 53 “Kështu, unë do të thoja, se po të ishim sot me dy dhoma, domethënë pas 29 qershorit [1997], procesi politik i ribërjes së institucioneve do të ishte krejt i bllokuar, sepse Senati mund të ishte në dorën e një partie tjetër, e cila të ishte plotësisht në kundërshtim me idenë e zgjedhjes së këtij parlamenti”. Është momenti të ritheksojmë edhe një herë se nëpërmjet kësaj thënieje evidentohen qartë arsyet kundërvënëse të pozitës kundër opozitës (bashkëpunimi përjashtohet), si dhe fshirja nga memoria e PS-së, pasi mori pushtetin në vitin 1997, e të gjithë luftës politike dhe kritikave të ashpra që kjo e fundit i bëri politikës dhe qëndrimit të mbajtur nga PD-ja në fillim të qeverisjes së saj. Nga ana tjetër, marrjen e pushtetit PS-ja e shihte si mjet për të ribërë institucionet përmes procesit politik, ashtu siç veproi PD-ja 5 vjet më parë në vitin 1992. Rrjedhimisht, çdo lexuesi, besoj, të Debatit kushtetues, krahas 51 Për një trajtim më të hollësishëm për parlamentin dydhomësh, avantazhet dhe disavantazhet e tij, shih diskutimet relativisht të gjata të bëra në Komisionin kushtetues nga ekspertë të Komisionit të Venecias, si dhe nga ekspertë të tjerë të ftuar për të ndihmuar procesin kushtetues në Shqipëri. 52 Përfaqësues i PS-së në Komisionin kushtetues. 53 Bashkëkryetar i Komisionit kushtetues.

XXXII shumë pyetjeve, mund t’i lindte edhe pyetja: “Çfarë qëndrimi do të mbanin përfaqësuesit e PS-së dhe aleatët e tyre për këtë çështje, nëse do të bëhej një kushtetutë e re sot, pas ardhjes së PD-së në pushtet me zgjedhjet e 3 korrikut 2005?” Siç mund të kuptohet lehtë, PS-ja nuk e pranoi variantin e parlamentit dydhomësh. Në fakt, pas variantit të pastër të parlamentit prej dy dhomash, vijuan një sërë propozimesh të tjera për përfshirjen në përbërjen e Kuvendit edhe të një Këshilli me kompetenca edhe më të reduktuara sesa Senati. Por, siç do të shihet edhe në Debatin kushtetues, asnjë prej këtyre propozimeve nuk pati fat më të mirë. Gjithsesi, ekzistenca e Senatit, apo e një Këshilli të Kuvendit, konceptohej e lidhur kryesisht për realizimin e dy qëllimeve: së pari, që Senati ose Këshilli të luante rolin e një ekuilibruesi e kontrolluesi ndaj dhomës tjetër, në rastet e emërimeve dhe të shkarkimeve të drejtuesve të institucioneve kushtetuese, si dhe, së dyti, që Senati ose Këshilli do të shqyrtonte kryesisht kodet dhe disa nga ligjet më të rëndësishme të vendit, me qëllim që të rritej shkalla e kujdesit gjatë procesit të shqyrtimit të tyre. Realizimi i këtyre detyrave nga Senati ose Këshilli i Kuvendit bazohej në premisën se përbërja e tyre do të paraqitej politikisht e ndryshme nga përbërja e parlamentit ose Kuvendit dhe, për pasojë, do të amortizonte gjykimet politike dhe pasionante të Parlamentit ose Kuvendit. Duke qenë se mundësia e ekzistencës së një dhome të dytë u refuzua përfundimisht, atëherë Komisioni kushtetues – për të siguruar dhe garantuar emërimin dhe, më pas, qëndrueshmërinë, e drejtuesve të institucioneve kushtetuese nga ndërhyrjet e shumicave parlamentare, si dhe shqyrtimin e duhur dhe pa pasione politike të kodeve dhe ligjeve më të rëndësishme të vendit – vendosi të rriste shumicat parlamentare që do të kërkoheshin për emërimet dhe shkarkimet e këtyre drejtuesve, si dhe për miratimin e këtyre kodeve e ligjeve. Sigurisht, nuk mund të thuhet se këto qëllime dhe arritja e tyre ishin të qarta që në fillimet e procesit të hartimit të kushtetutës. Ato erdhën dhe u kristalizuan përgjatë procesit.

XXXIII Kështu, vendosja e shumicës së cilësuar për emërimin e Presidentit të Republikës, 54 mundëson që kandidati për President të mos zgjidhet pa pasur një mbështetje të gjerë parlamentare, gjë kjo që i kërkon pozitës të bashkëpunojë me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. 55 Në rast se bashkëpunimi nuk ekziston, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja të përgjithshme. Me fjalë të tjera, forcave në pushtet u kërkohet ose të pranojnë një kandidat të pranuar ose të ofruar nga opozita, ose të rrezikojnë pushtetin nëpërmjet hyrjes në zgjedhjet e përgjithshme. “Nuk e di nëse do të arrihet ndonjëherë në Shqipëri që të bien dakord PS-ja me PD-në për të zgjedhur një kandidat me tri të pestat” – shprehej me mosbesim zoti Kastriot Islami gjatë debatit në Komision. Ky mosbesim nuk pati jetë të gjatë, pasi Presidenti i parë i Republikës i zgjedhur në vitin 2002 sipas Kushtetutës në fuqi, mori mbështetjen e më shumë se tri të pestave të të gjithë deputetëve. 56 Në rast se një bashkëpunim i tillë ndërmjet PS-së dhe PD-së u arrit jo më larg se 4 vjet pas miratimit të Kushtetutës, gjasat janë që ky bashkëpunim të shkojë duke u shtuar në të ardhmen, natyrisht duke njohur herë ngjitje dhe herë zbritje. Po kështu, shumica prej tri të pestave që kërkohet për ndryshimin e ligjeve të rëndësishme, sipas nenit 81 të Kushtetutës, çoi në negociata dhe marrëveshje të PD-së në pushtet, nga njëra anë, dhe Partisë Demokracia Sociale dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga ana tjetër, për të miratuar amendamentet në ligjin “Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë” në dhjetor 2005. Pavarësisht nga gabimet dhe kontestimet politike dhe kushtetuese që u bëhen këtyre amendamenteve, në fund të fundit, këto amendamente nuk mund të arriheshin nga forcat në pushtet, pa siguruar më parë mbështetjen politike edhe të një pjese të partive të opozitës. Në të dy rastet që përmendëm, Kushtetuta iu imponua realitetit të ashpër politik shqiptar, 54 Neni 87 i Kushtetutës në fuqi: “Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij”. 55 Tri të pestat e vendeve në Kuvend është një numër shumë i madh për t’u arritur në zgjedhjet e përgjthshme nga forcat politike. Këtë e treguan edhe rezultatet e zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, ku PD-ja dhe aleatët e saj nuk arritën të sigurojnë dot tri të pestat e vendeve në Kuvend. 56 Zoti Alfred Moisiu u zgjodh President i Republikës me vendimin e Kuvendit nr. 48, datë 24.6.2002.

XXXIV duke ulur në tavolina forca politike që nuk e njihnin gjuhën e bisedimeve, dhe aq më pak atë të bashkëpunimit ndërmjet tyre. Në dallim nga Ligji kushtetues i vitit 1991, 57 Kushtetuta e vitit 1998 u siguron një mbrojtje më të mirë anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, 58 duke ndikuar më tej në rritjen e qëndrueshmërisë së këtyre institucioneve. Në radhë të parë, mbrojtja konsiston në rritjen e numrit të deputetëve, kur kërkohet të shkarkohet një anëtar i Gjykatës së Lartë ose i Gjykatës Kushtetuese, nga shumica e thjeshtë që kërkohej sipas Ligjit kushtetues 1991. Vlen të theksojmë se kjo mbrojtje do të evitojë shkarkimet me lehtësi nga ana e mazhorancave parlamentare të anëtarëve të këtyre Gjykatave, siç ka ndodhur, për shembull, në rastin e shkarkimit të zotit Zef Brozi nga detyra e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, në vitin 1994, 59 apo në rastin e shkarkimit të zotit Rustem Gjata, nga detyra e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, në vitin 1998. 60 Mbrojtja e organeve dhe institucioneve kushtetuese të pavarura: Për shkak të ndërhyrjeve jo të rralla të politikës ose ekzekutivit në veprimtarinë e disa organeve, si për shembull, gjykatat, prokuroria apo institucionet e tjera, Kushtetuta e vitit 1998 ka parashikuar masa mbrojtëse për qëndrueshmërinë e këtyre organeve me qëllim që të sigurojë funksionimin normal të tyre. Dihet se parlamenti është organi më i politizuar i një vendi dhe, veçanërisht, kur përbëhet nga një dhomë. Nën ndikimin dhe pasionin e shumicës 57 Sipas nenit 6, paragrafi i katërt, i ligjit nr. 7561, datë 29.4.1992, “Organizimi i drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese”: “Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të lëvizjet nga detyra vetëm mbi bazën e një vendimi të arsyetuar të Kuvendit Popullor kur vërtetohet se ka kryer një nga veprat e rënda penale të parashikuara posaçërisht me ligj ose kur është i paaftë mendërisht”. Ligji kushtetues i vitit 1991 nuk përmbante ndonjë dispozitë në lidhje me shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. 58 Nenet 128 dhe 140 të Kushtetutës i sigurojnë të njëjtën mbrojtje si anëtarit të Gjykatës Kushtetuese ashtu dhe anëtarit të Gjykatës së Lartë, prandaj në vijim po citojmë vetëm nenin 128: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet nga Kuvendi me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij…”. 59 Zoti Zef Brozi u shkarkua me vendimin e Kuvendit Popullor nr. 269, datë 21.09.1995, për shkak të veprimtarisë së tij antikushtetuese, [bazuar në] vendimin nr. 12, datë 21.09.1995, të Gjykatës Kushtetuese. 60 Zoti Rustem Gjata u shkarkua nga detyra e anëtarit, si dhe njëkohësisht nga ajo e kryetarit, të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin e Kuvendit Popullor nr. 352, datë 14.3.1998.

XXXV kontrolluese, parlamenti mund të marrë vendime nga më të ndryshmet, të cilat mund të cenojnë veprimtarinë dhe funksionimin e organeve të tjera kushtetuese ose jo. Gjithashtu, dihet - dhe eksperienca e vendit tonë e konfirmon edhe më shumë - se veprimtaria e organeve dhe institucioneve të tjera, si Prokuroria e Përgjithshme, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ose gjykatat, nuk u shkojnë gjithnjë për shtat politikave të shumicës parlamentare. Përgjithësisht, pasi sigurojnë shumicën qeverisëse në parlament, partia ose partitë në pushtet kërkojnë të kenë “duar të lira” për të qeverisur. Kur një institucion, mbi të cilin nuk shtrihet drejtpërdrejt influenca e shumicës parlamentare ose ekzekutivit, i kundërvihet politikës së kësaj shumice, kjo e fundit (ose ekzekutivi i saj) dëshiron ta heqë këtë “pengesë”, duke e zëvendësuar drejtuesin ose drejtuesit e institucionit duke përdorur mënyra nga më të ndryshmet. Gjëra të tilla nuk kanë qenë një fenomen i rrallë në Shqipëri, prandaj, si pasojë, në Kushtetutën e vitit 1998 janë parashikuar masa mbrojtëse ndaj organeve kushtetuese që janë të pavarur nga shumicat parlamentare. Kjo nuk do të thotë se këto organe janë lënë jashtë çdo lloj kontrolli shtetëror e politik; kjo do të sillte bllokimin ose shpërbërjen e shtetit. Një nga masat mbrojtëse është arritja e një shumice të cilësuar parlamentare, në rast se do të kërkohet të shkarkohet drejtuesi ose një nga anëtarët drejtues të një institucioni kushtetues, siç është Presidenti i Republikës, 61 anëtarët e Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese 62 dhe Avokati i Popullit. 63 Dihet se shumicat parlamentare prej dy të tretave ose tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tyre janë të vështira për t’u arritur. Në rastin e shkarkimit të Presidentit të Republikës dhe të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, arritja e këtyre shumicave, megjithatë, ende nuk e shterron procesin e shkarkimit të tyre. Vendimi i Kuvendit që ka siguruar shumicat e kërkuara do t’i nënshtrohet shqyrtimit të mëpasëm nga Gjykata 61 Sipas nenit 90/2 të Kushtetutës së vitit 1998: “President i Republikës mund të shkarkohet … nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij”. 62 Shih shënimin nr. 57 më sipër. 63 Neni 62 i Kushtetutës së vitit 1998 parashikon: “Avokati i Popullit mund të shkarkohet … me tri të pestat e anëtarëve të [Kuvendit]”.

XXXVI Kushtetuese, për të parë nëse ekzistojnë shkaqet kushtetuese në bazë të të cilave është kërkuar shkarkimi. 64 Krahas institucioneve të mësipërme, masa mbrojtëse u siguron Kushtetuta edhe institucioneve të tjera kushtetuese, si: Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, e kështu me radhë. Këto masa, megjithëse janë më “të lehta” se ato që përmendëm më sipër, synojnë, gjithashtu, të ndihmojnë që këto organe të ushtrojnë dhe bazojnë veprimtarinë e tyre vetëm në dispozitat kushtetuese dhe ato ligjore, dhe të jenë sa më pak të ndikueshëm nga ndërhyrjet e politikës ose të ekzekutivit. Le të marrim, për shembull, rastin e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili zë një vend jo të vogël në Debatin kushtetues. Emërimin dhe shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Kushtetuta ia beson Presidentit të Republikës, i cili për shkak të zgjedhjes, afatit të qëndrimit në detyrë, si dhe të funksioneve që kryen, është një organ shumë më pak i politizuar sesa është Kuvendi. Lidhja e Kuvendi me Prokurorin është se i pari ka të drejtë t’i propozojë Presidentit të Republikës shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit, si dhe për disa shkaqe të tjera. 65 Duke ia lënë në dorë dy organeve, si dhe duke përcaktuar shkaqet që mund të kërkohet shkarkimi i Prokurorit, Kushtetuta e ka veshur Prokurorin me një koracë mbrojtëse që është në gjendje t’u durojë shigjetave politike që mund t’i hidhen nga shumica qeverisëse. Praktikisht, për pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm në Debatin kushtetues shihen të përvijuara qartë dy qëndrime: i pari, që kërkonte ta shihte Prokurorin më të lidhur me figurën e Kryeministrit, për shkak të natyrës ekzekutive që paraqet herë pas here veprimtaria e Prokurorisë, si dhe për shkak se përgjegjësia për veprimtarinë kundër kriminalitetit është e ndërthurur me atë të qeverisë; si dhe qëndrimi i dytë, sipas të cilit lidhja më e ngushtë e Kryeministrit me Prokurorin 64 Nenet 90, 128 dhe 140 të Kushtetutës. 65 Neni 149 i Kushtetutës parashikon: “1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. 2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit”.

XXXVII çon në nënshtrimin e të dytit nga i pari, me fjalë të tjera, në nënshtrimin e veprimtarisë 66 së prokurorisë nga politika. Bashkëveprimi Kuvend - President për emërimin dhe shkarkimin e institucioneve të tjera kushtetuese, shihet nga Kushtetuta e vitit 1998 si një garanci, e cila, e krahasuar me zgjidhjet e mëparshme si për emërimet e organeve kushtetuese, ashtu dhe për shkarkimin e tyre, përbën një hap të rëndësishëm përpara për qëndrueshmërinë e këtyre organeve, si dhe funksionimin e tyre vetëm në bazë të ligjeve. Qëndrueshmëria e ekzekutivit: Një vend të rëndësishëm i kushton Kushtetuta e vitit 1998 ekzekutivit dhe shefit të saj, Kryeministrit, në raport me legjislativin, duke shënuar në këtë mënyrë një ndarje nga qëndrimi që mbante Ligji kushtetues i vitit 1991. Kur shumica e vendeve në parlament zotërohet nga një parti ose nga një koalicion partish të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, qëndrueshmëria e ekzekutivit është e siguruar. Në raste të tilla, madje, të krijohet përshtypja se ekzekutivi është më i fortë dhe dominues ndaj legjislativit. Këtë e kemi vënë re edhe në eksperiencën tonë qeverisëse. Por kontrolli mbi gjysmën e vendeve në parlament vjen duke rënë; kështu ka ndodhur në mjaft vende të Evropës, kështu do të ndodhë edhe në vendin tonë. Po t’u hidhet një sy rezultateve të dy zgjedhjeve të fundit të përgjithshme, vihet re se partitë e mëdha si PD- ja ose PS-ja kanë pësuar një rënie në numrin e vendeve që zotërojnë në Kuvend në raport me atë që zotëronin në zgjedhjet e mëparshme. Nëse ende sot nuk e kemi eksperimentuar alternativën që asnjë parti realisht të mos ketë siguruar 50 për qind të vendeve në Kuvend, kjo me siguri që do të ndodhë në një të ardhme të afërt. Ashtu si edhe në vende të tjera, kur vjen një situatë e tillë, ajo shoqërohet edhe me problemet e krijimit dhe të qëndrueshmërisë së qeverisë. Pikërisht, kësaj i shërbejnë dispozitat kushtetuese që përmban Kushtetuta e vitit 1998 në lidhje me formimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave. Kushtetuta në fuqi i jep Kryeministrit një rol të rëndësishëm. Ekzistenca e qeverisë varet dhe përcaktohet nga fakti nëse 66 Sipas nenit 148/3 të Kushtetutës, “në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve”.

XXXVIII Kryeministri i emëruar është në gjendje të formojë dhe të mbështetet në një shumicë parlamentare. Në rast se ai, ose edhe ndonjë tjetër në vend të tij, nuk arrin të sigurojë një shumicë qeverisëse, Kuvendi shpërndahet. Pra, në dallim nga Ligji kushtetues i vitit 1991, jeta e Kuvendit sipas dispozitave kushtetuese në fuqi varet nga aftësia e tij për të prodhuar qeveri. 67 Edhe pse vendimet e Këshillit të Ministrave supozohen të kenë aprovimin e shumicës së ministrave, megjithatë në Kushtetutën e vitit 1998 nuk gjendet ndonjë dispozitë me përmbajtje si kjo e vitit 1991: “Këshilli i Ministrave është organ kolegjial. Vendimet merren kur miratohen nga shumica absolute e anëtarëve të tij”. 68 Në një republikë parlamentare, marrëdhëniet e legjislativit me ekzekutivin mbështeten tek besimi që i dyti siguron tek i pari. Sa herë që ky besim tronditet ose nuk ekziston, Kryeministri është i detyruar të tërhiqet, duke dhënë dorëheqjen. Megjithatë, me qëllim që ekzekutivi të mos rrëzohet sa herë që grupe të ndryshme vënë në dyshim besimin ndaj politikës së tij, mocionet e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë miratohen vetëm nëse voton për to shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. 69 Kjo shumicë e siguron qëndrue- shmërinë e qeverisë ndaj tentativave të grupeve të ndryshme të deputetëve për ta rrëzuar atë, pasi këto grupe duhet të sigurojnë mbështetjen e më shumë se 50 për qind të kolegëve të tyre. Nga ana tjetër, Kushtetuta i ndërgjegjëson këto grupe edhe për një fakt tjetër: ata duhet të mendojnë njëherazi edhe për caktimin e Kryeministrit zëvendësues, në rast se nuk duan t’i shkurtojnë mandatin Kuvendit. Këto, në fakt, janë masa e garanci të tilla kushtetuese, të cilat luajnë e do të luajnë një rol të rëndësishëm e të drejtpërdrejt në vendosjen e një ekuilibri më të drejtë ndërmjet pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Së fundi, për t’iu përshtatur standardit të republikave parlamentare evropiane, Këshillit të Ministrave iu dha e drejta për të nxjerrë akte me fuqinë e ligjit, 70 duke i dhënë fund praktikës së 67 Neni 96 i Kushtetutës së vitit 1998. 68 Neni 35, paragrafi i pestë i Ligjit kushtetues 1991. 69 Neni 105 i Kushtetutës së vitit 1998. 70 Neni 101 i Kushtetutës së vitit 1998.

XXXIX vendosur nga Ligji kushtetutës 1991 sipas të cilit akte të tilla i nxirrte Presidenti i Republikës. 71 PRONA Krahas çështjeve të mësipërme, një vend të rëndësishëm në Debatin kushtetues zë çështja e pronës dhe veçanërisht momenti që ka të bëjë me kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve. Për sa i përket të drejtës së pronës, kjo ishte relativisht e thjeshtë për t’u zgjidhur. Për këtë shërbenin formulimet e Konventës Evropiane apo të akteve të tjera ndërkombëtare të kohëve më të fundit, të cilat pasqyrojnë dhe përmbajnë të gjitha elementet e domosdoshme që kërkohet të parashikohen në një kushtetutë për të drejtën e pronës. Por çështja vështirësohej shumë kur i vinte radha reflektimit në dispozitat kushtetuese të momentit të kthimit dhe të kompensimit të pronës. Siç dihet, zgjidhja e këtij momenti, për shkak të kompleksitetit që paraqet, sidomos në vendin tonë, ka qenë dhe do të mbetet një problem i madh politik, ekonomik dhe social. Pa hyrë në detaje, pasi këto mund t’i shohim të trajtuara në vetë diskutimet e anëtarëve të Komisionit kushtetues, këtu do të mjaftoheshim të përmendnim se momenti i kthimit dhe kompensimit të pronave, i cili lidhet me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera përpara Kushtetutës së vitit 1998, në fund të fundit, ka gjetur reflektimin e duhur në Kushtetutë. 72 Sigurisht, dikush i pakënaqur mund të thotë se koha e vendosur në Kushtetutë për rregullimin e drejtë të shpronësimeve dhe konfiskimeve, dy deri në tre vjet nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, tashmë ka kaluar. Pa dyshim, ky nuk është një tregues i mirë për politikën shqiptare, përkundrazi. Respektimi i këtij detyrimi kushtetues, që është njëherazi edhe një detyrim që rrjedh nga standardi ndërkombëtar që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadrin e integrimit evropian, përbën një gur prove dhe një njësi matëse për vlerësimin e klasës tonë politike dhe të ndërgjegjes së saj, jo vetëm nga opinioni i brendshëm, por edhe nga ai ndërkombëtar. Megjithatë, nga ana tjetër, 71 Neni 28, pika 19, e Ligjit kushtetues 1991. 72 Neni 181 i Kushtetutës së vitit 1998.

XL Kushtetuta e vitit 1998 i ka sjellë efektet e saj: ndonëse me vonesë (jashtë afatit të mësipërm), Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj të ri për pronat, 73 i cili në raport me ligjet e mëparshme, ka bërë një hap të madh përpara nga pikëpamja legjislative për kthimin dhe kompensimin e pronave. Fatkeqësisht, këtij hapi legjislativ ende nuk po i bashkëngjitet vullneti politik i klasës politike shqiptare dhe i organeve shtetërore të ngarkuara për këtë qëllim, për të hedhur hapat e nevojshëm ekzekutivë për zbatimin e këtij ligji të ri. NË VEND TË MBYLLJES Nuk ka dyshim se, përveç sa u tha më sipër, në Debatin kushtetues ka edhe mjaft çështje dhe pika që kanë nevojë të evidentohen, dhe që sigurisht, herët a vonë, ato patjetër do të analizohen dhe dalin në dukje siç duhet. Një pjesë prej tyre mund të thuhet se janë bërë objekt analizash për shkak të konflikteve që kanë pasur organet kushtetuese ndërmjet tyre në zbatim të Kushtetutës së vitit 1998. Vetë dispozitat kushtetuese në fuqi prej kohësh janë marrë në mbrojtje, në radhë të parë, nga Gjykata Kushtetuese, e cila me vendimet e saj ka sqaruar edhe më tej përmbajtjen e këtyre dispozitave. Sigurisht, është ende herët të shprehesh për rëndësinë dhe kontributin e kësaj Kushtetute në jetën e vendit. Por një gjë është e rëndësishme dhe vlen të theksohet: se funksionimi i organeve kushtetuese nuk provohet dhe as nuk rezulton brenda një ose dy dhjetëvjeçarëve. Nëse fillimisht nuk sigurohen rezultatet që dëshirohen, kjo nuk do të thotë se duhet të bëhen ndërhyrje në institucionet kushtetuese. Eksperienca botërore vërteton se mbështetja e institucioneve kushtetuese, riparimet e nevojshme ligjore përgjatë ekzistencës dhe veprimtarisë së tyre, janë ndër faktorët kryesorë që përcaktojnë në të ardhmen funksionimin e rregullt të këtyre institucioneve. Përkundrazi, ndërhyrjet tek mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre, të nxitura nga pasionet politike, sidomos gjatë kalimit të qeverisjes nga një palë duar tek të tjera, përbëjnë pa dyshim fenomenin më gërryes të 73 Ligji nr. 9235, datë 8.6.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”.

XLI ekuilibrit dhe kontrollit të pushteteve, si dhe të funksionimit të institucioneve kushtetuese. Krenar K. Loloçi

2 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E PARË TË KOMISIONIT KUSHTETUES PËR HARTIMIN E PROJEKTKUSHTETUTËS 74 , DATË 12 MARS 1998, ORA 10.00. Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami, Anastas Angjeli, Fehmi Abdiu, Ligoraq Karamelo, Haxhi Aliko, Zamira Çaka, Kastriot Islami (anëtarë), Petrit Kalakula, Genc Ruli (pa të drejtë vote). Gjithashtu, janë të pranishëm pjesëtarë të klerit, të partive politike, gazetarë, etj. Mungojnë anëtarët e Komisionit që përfaqësojnë Partinë Demokratike (PD), Partinë Socialdemokrate (PSD), Ballin Kombëtar dhe Legalitetin. Mbledhja drejtohet nga të dy bashkë- kryetarët, zotërinjtë Sabri Godo dhe Arben Imami. 75 Sabri Godo: Është hera e parë që kam pasur disa mosmarrëveshje të vogla me bashkëkryetarin. Këto ditë ndodhën edhe disa ngjarje të rëndësishme, siç është edhe ardhja e deputetëve të PD-së në parlament. 76 Për këtë arsye duhet të kthehemi në disa faza të mëparshme. Vështirësitë janë të karakterit teknik. PD-ja duhet t’i çojë sa më shpejt për miratim në Kuvend propozimet 77 për përfaqësuesit e saj në Komisionin kushtetues. Në qoftë se përfaqësuesit e PD-së nuk vijnë as në mbledhjen e ardhshme të Komisionit kushtetues, atëherë ne 74 Më poshtë do t’i referohemi si “Komisioni kushtetues”. (Shënim i red.) 75 Komisioni kushtetues u krijua me vendimin nr. 339, datë 3.9.1997 të Kuvendit Popullor (shih Shtojcën). Në përbërje të tij bënin pjesë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare, si dhe përfaqësues të partive që nuk përfaqësoheshin në Kuvend. Ai drejtohej nga dy bashkëkryetarë, zotërinjtë Sabri Godo (përfaqësues i Partisë Republikane) dhe Arben Imami (përfaqësues i Partisë Aleanca Demokratike). (Shënim i red.) 76 Trupi ligjvënës i Shqipërisë, sipas ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, njihej me emrin “Kuvend Popullor”. Termi “Kuvend” në këtë material është përdorur jo thjesht si shkurtim i këtij emri, por edhe si emri i ri që Komisioni kushtetues vendosi të përdorë në Kushtetutën e re. Në mënyrë joformale ai quhet “parlament”. Në këtë material janë përdorur të treja këto terma, për të pasqyruar sa më saktë diskutimet e zhvilluara në Komisionin kushtetues. (Shënim i red.) 77 Partia Demokratike (PD) vendosi t’i jepte fund bojkotit në punimet e Kuvendit Popullor, të cilin e filloi pas zgjedhjeve të 29 qershorit 1997. Deri në atë kohë PD-ja ende nuk i kishte paraqitur Kuvendit Popullor për miratim kandidaturat e saj për në Komisionin kushtetues. (Shënim i red.)

3 do të vazhdojmë punën. Deri tani ne kemi bërë vetëm punë të karakterit procedural. 78 Arben Imami: Pikërisht këtu qëndron thelbi i mosmarrëveshjeve ndërmjet bashkëkryetarëve që përmendi zoti Godo: të nisim punën sot, sipas planit, apo të presim edhe ardhjen e përfaqësuesve të PD-së? Së pari, dua të falënderoj përfaqësuesit e klerit në Shqipëri, i cili na dha një ndihmesë të madhe në lidhje me dispozitat për fenë dhe për kapitullin e të drejtave të njeriut. Së dyti, deri tani kemi hartuar programin e punimeve, si dhe një projekt fillestar të Kushtetutës. Sugjeroj të fillojmë nga puna duke diskutuar mbi Projektkushtetutën e përgatitur. Kemi mjaft kohë që presim ardhjen e përfaqësuesve të PD- së, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, prandaj ngul këmbë që të fillojmë nga puna. Sabri Godo: Kemi treguar durim deri më sot duke u nisur nga qëllimi i mirë; sugjeroj t’i presim edhe një herë deri në mbledhjen e ardhshme; të mos e prishim për tre ditë. Fehmi Abdiu: Meqenëse PD-ja vendosi të hyjë në Kuvend, mendoj ta shtyjmë edhe një herë punën e Komisionit. Ndërkohë PD-ja të njihet me punën që ka bërë Komisioni deri më sot. Haxhi Aliko: Sugjeroj të fillojmë diskutimin, por të mos votojmë. Kastriot Islami: Falënderoj pjesëmarrjen e përfaqësuesve të klerit, i cili do të na ndihmojë për dispozita e kapituj të veçantë. Mbështes zotin Aliko që të fillojë diskutimi, por të mos votohet. Përfaqësuesit e PD-së t’i presim deri të mërkurën. Ligoraq Karamelo: Kemi treguar durim të madh duke pritur përfaqësuesit e PD-së. Megjithatë le të bëjmë edhe një përpjekje të fundit për të marrë një përgjigje prej tyre nëse do të marrin pjesë në Komision. Gjithashtu, mbështes idenë që diskutimet të fillojnë, por të mos votohet. Petrit Kalakula: Ndaj të njëjtin mendim me zotin Godo dhe sugjeroj të presim edhe një javë. Na duhet të presim edhe për faktin se mungojnë përfaqësues të forcave të tjera politike. 78 Me “punë të karakterit procedural” kuptohet puna e bërë për miratimin e Rregullores së Komisionit kushtetues, si dhe miratimi i programit të punimeve. (Shënim i red.)

4 Genc Ruli: Pritja dhe durimi janë të mira sa pa u bërë ves. Sabri Godo: Do të presim deri të mërkurën, jo më shumë. Anastas Angjeli: Edhe unë mendoj se duhet të presim edhe pak. Zamira Çaka: Edhe unë jam e mendimit se duhet të presim edhe pak. Arben Imami: Atëherë, të mërkurën të futemi drejt e në themel të diskutimeve. Mbledhja mbyllet. Takimi tjetër do të bëhet të mërkurën, më 18 mars 1998, ora 10.00. * * *

5 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 18 MARS 1998, ORA 10:00 (TEMAT E DISKUTIMIT: PREAMBULA; PARIMET THEMELORE) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Fehmi Abdiu, Engjëll Bejtaj, Jonuz Begaj, Ligoraq Karamelo, Haxhi Aliko, Vladimir Metani, Pandeli Majko, Kastriot Islami, Lufter Xhuveli, Namik Dokle (anëtarë), Petrit Kalakula, Genc Ruli (pa të drejtë vote). Gjithashtu, janë të pranishëm përfaqësues të klerit, të partive politike, gazetarë, etj. Mungojnë anëtarët e Komisionit që përfaqësojnë Partinë Demokratike, Partinë Socialdemokrate, Ballin Kombëtar dhe Legalitetin. Sabri Godo: Përpara se të fillojmë nga puna, dua të bëj të njohur një deklaratë që kam bërë në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit kushtetues, se përfaqësuesit e PD-së, që do të zgjidhen anëtarë të Komisionit kushtetues, mund të vijnë e të marrin pjesë në çdo fazë të procesit të punës dhe se ne do të marrim e shqyrtojmë të gjitha vërejtjet e tyre. Të fillojmë menjëherë nga diskutimet për projektin. Zoti Arben e ka fjalën. Arben Imami: Do të diskutojmë në parim për preambulën, duke reflektuar probleme të tilla themelore, si çështja kombëtare, respektimi i vlerave universale njerëzore, ndërtimi i një shteti demokratik, social e juridik. Jonuz Begaj: Në paragrafin e dytë është përdorur fjala “totalitariste”. 79 Më duket se duke përmendur këtë fjalë ne invokojmë një mendësi të së kaluarës. Një rresht i tillë do të vlente për vitet 1991- 1992, ndërsa sot më duket i tepërt, prandaj sugjeroj ta heqim këtë pjesë për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga e kaluara totalitariste dhe të kalojmë në rreshtin e tretë “me dëshirën për të ndërtuar një shtet demokratik, social e juridik”. Arben Imami: Të fillojmë me pyetjet në parim. 79 Rreshti i dytë i preambulës ishte formuluar: “[Ne, populli i Shqipërisë,] me vendosmërinë për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga e kaluara totalitariste…”.

6 Fehmi Abdiu: Në fillim të diskutojmë e të vlerësojmë në parim punën e bërë, si dhe të vendosim për metodën që do të ndjekim gjatë punës. Para së gjithash, le të shohim çështjen nëse duhet të kemi preambulë ose jo, pastaj të fillojmë nga diskutimet. Arben Imami: Për këtë çështje diskutuam në mbledhjen e mëparshme. Haxhi Aliko: Preambula paraqet vullnetin e popullit shqiptar, prandaj elementët që përfshihen në të është mirë të diskutohen një për një. Për sa i përket preambulës, kjo duhet të jetë dhe këtë mendoj ta miratojmë në parim. Ligoraq Karamelo: Jam dakord me mënyrën se si është ndërtuar preambula. Sabri Godo: A ka kundërshtime për qenien e preambulës? Jo. Anëtarët e Komisionit janë dakord që preambula të jetë. Atëherë, të kalojmë në diskutimin rresht për rresht. Petrit Kalakula: Unë mendoj që shprehja “Ne, populli i Shqipërisë” 80 të ndryshojë në “Ne, kombi shqiptar”; kështu është parashikuar edhe në Kushtetutën polake, pa dashur t’i referohem edhe vendeve të tjera. Ne shqiptarët jemi një komb. Arben Imami: Është menduar mjaft gjatë për këtë pikë: nëse duhej të vihej “komb” ose “popull”. Në Republikën e Shqipërisë jeton vetëm një pjesë e popullit shqiptar. Ne që jetojmë brenda kufijve të Shqipërisë nuk duhet të jemi aq mendjemëdhenj e të mendojmë se përfaqësojmë tërë popullin shqiptar. Rasti ynë nuk është i njëjtë me ndarjen aksidentale që iu bë popullit gjerman. 81 Petrit Kalakula: Polakët, nga ana tjetër, kanë në gjirin e tyre shumë minoritete e megjithatë në Kushtetutë thuhet “kombi polak”. Gjykoj që në Kushtetutën e Shqipërisë të thuhet: “Ne, kombi shqiptar...”; në këtë mënyrë kjo kushtetutë do të jetë për të gjithë shqiptarët. Unë nuk 80 Rreshti i parë i preambulës ishte formuluar: “Ne, populli i Shqipërisë, krenarë për historinë tonë dhe me besim tek e ardhmja…”. 81 Në preambulën e Ligjit Themelor të Republikës Federale të Gjermanisë, të ratifikuar përfundimisht më 22 maj 1949, thuhet: “Tërë popullit gjerman i bëhet thirrje të realizojë bashkimin dhe lirinë e Gjermanisë duke vetvendosur në mënyrë të lirë”.

7 e quaj të drejtë që të bëjmë një kushtetutë për 3,5 milionë shqiptarë, kur ata janë 7 milionë. Sabri Godo: Më poshtë është përdorur termi “kombëtar” 82 . Mendoj se duhet të mbajmë një qëndrim të unifikuar, duke thënë ose “kombi shqiptar” ose “populli i Shqipërisë”. Kastriot Islami: Problemi nuk duhet trajtuar në planin nacionalist. Nga pikëpamja juridike kjo është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, pasi ne nuk kemi mandat jashtë territorit të saj. Nga ana tjetër, pikat e Kushtetutës sonë mund të mos pranohen nga shqiptarët e tjerë në të ardhmen. Pra, këtu nuk shtrohet problemi nëse do të shprehemi për shqiptarët e tjerë ose jo. Genc Ruli: Ne Kushtetutën do ta bëjmë për kombin tonë. Shteti shqiptar mbron interesat dhe dinjitetin e shqiptarëve që jetojnë edhe jashtë kufijve, por këta do t’i nënshtrohen Kushtetutës së shtetit ku jetojnë. Kushtetuta jonë është e detyrueshme dhe i shtrin efektet e saj juridike vetëm tek shqiptarët në Shqipëri. Fehmi Abdiu: Nuk dua të përsëris mendimet e të tjerëve, por ne jemi të detyruar të miratojmë një Ligj kushtetues, zbatimi i të cilit nuk mund të jetë i detyrueshëm për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë 83 . Shtrirja e zbatimit të këtij ligji do të jetë territori i Shqipërisë. Dispozitat e kapitullit të parë të Kushtetutës do të parashikojnë edhe detyrimin e shtetit shqiptar për t’u kujdesur e për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë këtij territori. Jonuz Begaj: Edhe unë e mbështes një mendim të tillë për dy arsye: së pari, Kushtetuta do të votohet vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë dhe, së dyti, shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë do të kenë Kushtetutën e tyre. Ndryshe, populli i Kosovës duhet të heqë dorë nga Kushtetuta e tij dhe të zbatojë këtë Kushtetutë. Sabri Godo: Shpreh bindjen se i shteruam pothuaj të gjitha argumentet. Unë mendoj se ne nuk mund t’ia imponojmë Kushtetutën tonë Kosovës, megjithë ndryshimet që mund të ndodhin nesër atje. 82 Rreshti i nëntë i preambulës ishte formuluar: “…me aspiratën shekullore të shqiptarizmit dhe të identitetit kombëtar”. 83 Shqiptarët që nuk janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

8 Këtu nuk bëhet fjalë për diasporën, por bëhet fjalë për atë pjesë të popullit dhe të tokës që iu shkëput popullit dhe tokës shqiptare gjatë zhvillimeve historike. Megjithatë, aspirata e popullit shqiptar për bashkim duhet të parashikohet qartë në një paragraf të preambulës. Në preambulë duhet të theksohet edhe një ide tjetër, se shteti shqiptar merr përgjegjësinë t’i dalë për zot shtetasve të vet kudo që janë. Këtu është fjala për ata shqiptarë që kanë pasaportë shqiptare. Do të doja të theksoja edhe një gjë tjetër: në preambulë të përdoren vetëm fjalë shqipe që të kuptohen mirë nga të gjithë. Haxhi Aliko: Ndoshta është më mirë të themi: “Ne, shqiptarët”, dhe jo: “Ne, populli i Shqipërisë”. Petrit Kalakula: Nuk duhet pasur frikë të kërkojmë të drejtat tona që na janë shkelur. Komisioni kushtetues paska frikë të shprehet për bashkimin kombëtar. Arben Imami: Kur themi “Ne, populli i Shqipërisë” kjo nuk lidhet me çështjen shqiptare. Për këtë çështje flitet në paragrafin ku thuhet: “me aspiratën shekullore të shqiptarizmit dhe të identitetit kombëtar” dhe vazhdojmë pastaj me nenin 10, i cili mbron të drejtat e shqiptarëve jashtë atdheut. 84 Nuk do të isha kundër të thuhet diku “drejt bashkimit kombëtar”. Lufter Xhuveli: E kuptoj që sugjerimi i zotit Kalakula është thirrje për reflektim për interesat tona kombëtare, por nuk mendoj se duhet të shprehemi për këtë që në rreshtin e parë të Kushtetutës. Këtë ne e mbështesim, por unë mendoj se duhet të bashkohemi me mendimin se bëjmë një Kushtetutë për shtetin shqiptar që ka si popullsi shqiptare, ashtu dhe minoritete, të cilat vihen në dyshim që në rreshtin e parë. Prandaj është mirë të fillohet me fjalët “Ne, populli i Shqipërisë”, pastaj të shikojmë interesat tona kombëtare. Arben Imami: Në këtë diskutim nuk shtrohet çështja e minoritetit, e cila do të trajtohet në dispozita të tjera të Projektkushtetutës. Formulimi për popullin është bërë në mënyrë të tillë që të kuptohet populli i Shqipërisë. 84 Neni 10 i Projektkushtetutës të paraqitur: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve të saj me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet”.

9 Sabri Godo: Sugjeroj të themi: “Ne, populli shqiptar” dhe jo: “Ne, populli i Shqipërisë”. Namik Dokle: Duke respektuar sa u tha këtu, mendoj se rreshti i parë i preambulës është i saktë. Unë nuk jam për ndryshim formulimesh, por thjesht do të propozoja për një ndryshim vendesh për t’u dhënë gjërave vendin që u takon. Sigurisht, unë propozoj që fjala “totalitarist” dhe fjalët “për t’u shkëputur nga e kaluara” të hiqen. Arben Imami: Shteti është kontratë midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve. Shteti nuk është një mjet për krijimin dhe sigurimin e qenësisë së kombit, por për të krijuar sigurinë për të jetuar për të gjithë individët që e përbëjnë atë. Problemi kombëtar nuk mund të futet tek fraza e parë e preambulës. Sabri Godo: Ky problem nuk i përket vetëm të sotmes, por edhe të ardhmes. Petrit Kalakula: Unë insistoj në mendimin tim. Do të bëja përsëri një krahasim me Kushtetutën polake. Pas Luftës së Dytë Botërore një pjesë e tokave polake i janë aneksuar Bashkimit Sovjetik dhe ata përsëri thonë: “Ne, kombi polak” 85 . Genc Ruli: Por 32 kushtetuta të tjera e kanë: “Ne, populli”. Kjo shprehje është juridike. Fehmi Abdiu: Mendoj të mbyllen diskutimet për këtë problem. Aspirata për bashkim nuk duhet ngatërruar me punën për Kushtetutën. Mendoj që të shtohen fjalët “e të bashkimit” dhe paragrafi të bëhet: “me aspiratën shekullore të shqiptarizmit, të identitetit kombëtar e të bashkimit kombëtar”. Arben Imami: Kam përshtypjen se me këtë formulim jemi dakord të gjithë me konsensus. Të kalojmë tek momenti i dytë. Genc Ruli: Sikur ta bëjmë në rreshtin e parë: “me besim tek e ardhmja”, duke shtuar: “e tij”. Arben Imami: Po përpiqem të sqaroj pse është shkruar kështu paragrafi i dytë. Ne shpesh kemi pasur shtet me të drejta dhe liri të 85 Në Preambulën e Kushtetutës së Polonisë parashikohet: “Ne, kombi polak – të gjithë shtetasit e Republikës…”.

10 kufizuara, për të mos përmendur gjëra të tjera. Është fjala për t’u shkëputur nga ajo traditë totalitariste e së kaluarës që nuk ka qenë karakteristike vetëm e 50 viteve të fundit, por edhe më përpara. Prandaj menduam që të bëjmë një deklaratë të tillë, që nga njëra anë të nxirret në pah ndërgjegjësimi për të kaluarën dhe, nga ana tjetër, angazhimi për të mos rënë më në pozitat e së kaluarës. Pra, u synua të nxirrej në pah një ndërgjegjësim i tillë. Sabri Godo: Rreshti i tretë i preambulës e përjashton të dytin. 86 Kastriot Islami: Tek paragrafi: “...me dëshirën për të ndërtuar një shtet demokratik, social e juridik”, fjalët “me dëshirën” të zëvendësohen me fjalët “me vendosmërinë” (rreshti 3). Rreshti i dytë: “për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga e kaluara”, të hiqet. Haxhi Aliko: Jam dakord të hiqet. Në rreshtin e fundit 87 ku thuhet: “të ndërgjegjshëm se paqja, mirëkuptimi, …” sugjeroj që fjala “të ndërgjegjshëm” të zëvendësohet me fjalët “me bindjen e thellë”. Jonuz Begaj: Në rreshtin e gjashtë 88 ku flitet për tolerancën e bashkëjetesën fetare duhet shtuar edhe fjala “kulturore”, sepse ka bashkëjetesë fetare e kulturore. Kastriot Islami: Në këtë kuptim mund të shtosh fjalë sa të duash, si etnike, fetare, kulturore, politike. Sabri Godo: Kur thua bashkëjetesë civile, i ke thënë të tëra. Jonuz Begaj: Atëherë, të bëhet: “bashkëjetesës fetare e civile”. Arben Imami: Ky paragraf është vënë për të evidentuar një vlerë pozitive të shqiptarëve. Këtu flitet për një vlerë të veçantë të traditës sonë, për tolerancën fetare dhe nuk është vendi që kësaj vlere t’i shtohen të tjera. Për të drejtat e njeriut do të flitet në një kapitull të veçantë, siç do të flitet edhe për të drejtën universale. Fjala “civile” 86 Rreshti i dytë i preambulës parashikonte: “…me vendosmërinë për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga e kaluara totalitariste”, ndërsa i treti parashikonte: “…me dëshirën për të ndërtuar një shtet demokratik, social e juridik”. 87 Rreshti i fundit i preambulës ishte formuluar: “…të ndërgjegjshëm se paqja, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve janë vlerat më të larta të komunitetit ndërkombëtar”. 88 Idem, rreshti i gjashtë: “…me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare”.

11 nuk mund të përfshihet këtu; veç të tjerave, ne nuk kemi treguar shembuj të bashkëjetesës civile, ndërsa bashkëjetesa fetare është një nga vlerat tona themelore. Sabri Godo: Të shikojmë përpara, preambula është sintezë e Kushtetutës. Arben Imami: Arkipeshkvi Rrok Mirdita sugjeron të shtohet në rreshtin e dhjetë: “me bindjen se drejtësia ... janë ndër vlerat më të larta”, dhe në vend të “popujve” të vihet “kombeve”; në vend të “komunitetit ndërkombëtar” të vihet “njerëzimit” ose “racës njerëzore”. Petrit Kalakula: Ky është formulim i saktë. Ligoraq Karamelo: Fjala “prosperitet” të zëvendësohet me “përparim” 89 . Genc Ruli: Fjala “prosperitet” është më e gjerë se fjala “përparim” dhe, si e tillë, ka më shumë kuptime. Sabri Godo: Ta mendojë stafi se çfarë fjale mund të gjendet në vend të fjalës “prosperitet”. Meqenëse me preambulën mbaruam, do të kalojmë në kapitullin “Parime Themelore”. [Mbledhja rifillon pas një pushimi] Sabri Godo: Ne kemi një grup pune të përbërë nga juristë. Unë mendoj që kur të mbarojmë një pjesë, t’u lihet atyre një kohë që ta rishikojnë atë e të na japin një mendim më të mirë. Në këtë mënyrë ne do të jemi më të sigurt për ato që kalojmë dhe për ato që themi. Arben Imami: Atëherë, të dëgjojmë zotin Traja. Kristaq Traja: Kapitulli i parë përfshin parimet themelore të Kushtetutës. Nenet e këtij kapitulli gjejnë zhvillim në kapitujt përkatës të Kushtetutës. E kemi filluar me formën e qeverisjes, duke përfshirë edhe parimet bazë të qeverisjes lokale në Republikën e Shqipërisë e deri tek himni kombëtar, flamuri, kryeqyteti, festat kombëtare. Shpjegimet e duhura do të parashtrohen kur të kalohet në diskutimin 89 Idem, rreshti i shtatë: “…me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit”.

12 nen për nen të këtij kapitulli. Është menduar që këto nene të shkruhen shkurt për të lejuar interpretime të gjera, por jo të pakufizuara. Arben Imami: Ka pyetje? Atëherë, hapim diskutimin. Kush ka për të shprehur mendime ose dëshiron të propozojë shtesa për pjesën “Parime themelore”? Tek kjo pjesë, megjithëse ajo paraqitet si një e tërë, çdo nen mund të qëndrojë më vete. Të kalojmë te neni 1 90 . Dihet se për këtë nen janë bërë diskutime të gjata. Ideja është që ky nen të qëndrojë siç është. Lufter Xhuveli: Sigurisht jemi në dijeni për këtë diskutim, por unë do të doja të tërhiqja vëmendjen në një pikë: po qe se e miratojmë kështu siç është dhe, ta zëmë pas shtatë vjetëve, opinioni shqiptar të ndryshojë në favor të vendosjes së republikës presidenciale, si do të veprohet? Do të bëhet amendament kushtetues? Mos do të ishte më mirë ta linim: “Shqipëria është republikë” pa thënë “parlamentare”? Do të doja një shpjegim për këtë. Theodhori Sollaku: Po të ndodhte kjo që thoni ju, Kushtetuta nuk do t’i shpëtonte një sërë ndryshimeve, pasi nenet janë ndërtuar duke pasur parasysh republikën parlamentare. Fehmi Abdiu: Neni 1 është bazë dhe lidhet me të ardhmen e Shqipërisë. Këtu ka dy probleme: e para, si konceptohet e ardhmja nga shqiptarët, dhe, e dyta, si duhet ta kuptojmë dhe ta pasqyrojmë këtë në Kushtetutë. Për sa i përket problemit të parë kemi fat, se pothuaj të gjitha forcat politike në Shqipëri sot kanë një mendim unik: Shqipëria të jetë republikë parlamentare. Në këtë drejtim nuk ka pse të diskutohet shumë. Ekzistenca e ndonjë force politike që ka mendim tjetër nuk përbën më shqetësim. Për fat të mirë çështja nëse Shqipëria duhet të ishte republikë ose monarki u zgjidh me anën e Referendumit më 29 qershor 1997. 91 E dyta, si duhet pasqyruar kjo në Kushtetutë? Në projektet e mëparshme 92 , fjala “parlamentare” nuk parashikohej 90 Në këtë nen parashikohej: “Shqipëria është republikë parlamentare”. 91 Më 29 qershor 1997 u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Në këto zgjedhje u votua edhe për formën e qeverisjes, republikë apo monarki. Në bazë të rezultateve zyrtare, mbi 60% e votuesve votuan në favor të formës së qeverisjes republikane. 92 Projekti i vitit 1993, projekti i vitit 1994, i cili u hodh poshtë me referendumin e 4 nëntorit 1994, si dhe projekti i vitit 1995. Ndërsa neni 1 i ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991,

13 shprehimisht. Kam mendimin se formulimi i mësipërm është i qartë dhe nuk lë shkak për mëdyshje. Unë jam dakord me nenin 1 ashtu siç është. Haxhi Aliko: Që të kursejmë kohën, mendoj të mos japim shumë argumente. Arben Imami: Kjo vlen për t’u sqaruar më mirë. Ligoraq Karamelo: Mirë do të ishte që të kishim edhe mendimin e forcave të tjera politike për variantet: republikë parlamentare apo republikë presidenciale? Diskutimet në një rreth më të gjerë do të ndihmonin më mirë për të përcaktuar se cili nga variantet është më i miri. Pandeli Majko: Diskutimi i Kushtetutës nuk ka filluar sot, por shtatë vjet më parë, dhe të gjitha partitë janë shprehur pa asnjë përjashtim për republikë parlamentare. Petrit Kalakula: Unë them që të gjitha forcat politike janë për republikë [parlamentare] dhe Shqipëria ka nevojë për një qeverisje sa më demokratike. Duhet t’i ruhemi dhënies së pushtetit një personi të vetëm. Arben Imami: Ju, zoti Karamelo, jeni për variantin e republikës presidenciale, apo e dhatë këtë variant për hir të lulëzimit të varianteve? Ligoraq Karamelo: Për hir të lulëzimit të varianteve. Engjëll Bejtaj: Unë mendoj se nuk duhet ta marrim në konsideratë variantin e dytë, atë të republikës presidenciale. Arben Imami: Të gjitha forcat politike, përveç monarkistëve, kanë hyrë në disa zgjedhje dhe në të dyja kanë votuar në favor të republikës parlamentare. Më duket se nuk ka arsye të kalojmë në propozime të tjera. Meqenëse zoti Karamelo insiston, atëherë ta hedhim në votë. Ne do ta votojmë propozimin dhe po qe se fiton një të tretën e votave, atëherë ai do të mbetet si variant. “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, parashikonte: “Shqipëria është republikë parlamentare”.

14 Fehmi Abdiu: Unë them se ne duhet të jemi unanim për këtë çështje. Namik Dokle: Kjo çështje nuk mund të paraqitet me dy variante. Alternativa e vetme ishte monarkia, e cila nuk fitoi në referendum. Haxhi Aliko: Shqiptarët votuan “Jo”. Në një kuptim ata votuan “Jo” edhe për variantin thjesht “republikë” 93 . Arben Imami: Atëherë, neni 1 kalon ashtu siç është paraqitur. Kalojmë te neni 2 94 . Kristaq Traja: Kuptimi juridik i shprehjes “shtet unitar” jepet për ta dalluar nga shtetet federale ose nga shtetet, megjithëse jo federale, të përbërë nga njësi territoriale administrative me autonomi të zgjeruar, siç janë kantonet në Zvicër. Arben Imami: Ka vërejtje për nenin 2? Ka konsensus? Neni 2 kalon me konsensus. Kalojmë te neni 3 95 . Vladimir Metani: Zgjedhjet e përgjithshme mund të jenë periodike dhe të fshehta. Pra, të shtohet edhe fjala “të fshehta”. Arben Imami: Kjo çështje është formulë dhe nuk mund të përzgjedhim. Zgjedhjet periodike janë bazë e qeverisjes. Po të përmendim fjalën “të fshehta”, në fakt kemi hyrë tek të drejtat e njeriut, në të cilat parashikohen elementet e të drejtës së votës. Këtu flitet për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve. Haxhi Aliko: Pse të mos përmendet dhe “të fshehta”, derisa themi “të barabarta”? Krenar Loloçi: Mbiemri “të barabarta” mund të mos jetë dhe formulimi që vijon përsëri është i vlefshëm: “Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të përgjithshme e periodike”. Arben Imami: Barazia dhe fshehtësia e votës lidhen me të drejtat e njeriut, prandaj, ose t’i vëmë të dyja ose t’i heqim të dyja. 93 Në zgjedhjet e 29 qershorit 1997, variantet për formën e qeverisjes ishin republikë dhe monarki kushtetuese. 94 Neni 2: “Republika e Shqipërisë është shtet unitar”. 95 Neni 3: “Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”.

15 Krenar Loloçi: Kur themi zgjedhje të lira, fjala “të lira” përfshin si fjalën “të barabarta” ashtu edhe fjalën “të fshehta”. Pandeli Majko: Ta lëmë: “Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të përgjithshme e periodike”. Arben Imami: Edhe unë jam dakord me zotin Majko për heqjen e fjalës “të barabarta”. Ligoraq Karamelo: Kur flasim për zgjedhje periodike, duhet të themi dhe sa do të jetë kjo kohë midis dy zgjedhjeve. Gjithashtu, mendoj se duhet të shtohet edhe “të fshehta”. Kristaq Traja: Ky nen bën fjalë për sistemin e zgjedhjeve dhe jo për të drejtën e votës. Unë jam që të mbetet fjala “të barabarta”, se kjo lidhet me sistemin e zgjedhjeve, ndërsa fshehtësia e votës është tjetër gjë. Pandeli Majko: Vërtetë zgjedhjet mund të jenë të lira, por jo të barabarta. Kristaq Traja: Barazia e votës është tjetër gjë. Fehmi Abdiu: Në qoftë se fjala “të barabarta” këtu është përdorur për efekt të konceptimit të sistemit të zgjedhjeve, pra, që qytetarët të kenë kushte të barabarta komunikimi dhe kandidatët të jenë të barabartë, mendoj që neni të mbetet siç është. Petrit Kalakula: Në qoftë se flasim për sistemin e zgjedhjeve, po të themi “zgjedhje të barabarta” është fjala për kushte të barabarta për të gjitha subjektet. Megjithatë, kjo frazë nuk e garanton këtë barazi. Ç‘mund të themi për median, trajtimin e kandidatëve, etj., të cilat nuk janë të barabarta? Genc Ruli: Financimi i partive nuk është i barabartë, por financimi për individët duhet të jetë i barabartë. Pandeli Majko: Barazia nuk duhet kuptuar si barazi në të njëjtin nivel për të gjitha gjërat. Fehmi Abdiu: Këto janë dy çështje të ndryshme.

16 Arben Imami: Barazia nuk mund të jetë e plotë. [Megjithatë] në nenin 3 fjala “të barabarta” do të mbetet. Kalojmë te neni 4 96 . Sabri Godo: Te pika 3 e këtij neni, votimi duhet të bëhet jo me shumicën e votave të anëtarëve të parlamentit, por me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit. Pandeli Majko: Kam një pyetje për ekspertin: a ka precedent votimi me dy të tretat, apo është me gjysmën plus një? Ligoraq Karamelo: Tek pika 2, cilët janë përfaqësuesit e popullit? Se mund të jetë i tillë dhe një kryetar bashkie. Sabri Godo: Kur themi përfaqësues i popullit, kjo është e përgjithshme. Petrit Kalakula: Pjesëmarrja në Maastricht është vendosur me referendum nga vendet e Bashkimit Evropian. Arben Imami: Maastricht-i në Francë parashikohej të ratifikohej me shumicën e thjeshtë, por përfundimisht kjo çështje u zgjidh me referendum. Pandeli Majko: Këtu është fjala për sigurimin kolektiv, Maastricht-i është tjetër gjë. Arben Imami: Këtu flitet për aleancat. Petrit Kalakula: Çekët për pjesëmarrjen në NATO bënë referendum. Sabri Godo: Si do të votojë parlamenti për këtë çështje, me dy të tretat apo me shumicën e anëtarëve të parlamentit? Krenar Loloçi: Rastet e sigurimit kolektiv bëhen me traktate dhe një gjë të tillë parlamenti ynë e ka bërë. Bashkimi Evropian ose Maastricht-i, i cili përfaqëson një hap të mëtejshëm të këtij Bashkimi, është tjetër gjë. Bashkimit Evropian do t’i delegohen kompetenca. Ndërsa NATO-ja është një traktat si gjithë të tjerët. 96 Neni 4: “1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. 2. Populli e ushtron sovranitetin drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet përfaqësuesve të tij. 3. Për ruajtjen e paqes dhe interesave kombëtare, Republika e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e anëtarëve të parlamentit”.

17 Haxhi Aliko: Vendet e tjera edhe për këtë rast kanë përdorur referendumin. Arben Imami: Zoti Godo ka një propozim që miratimi të bëhet me dy të tretat e anëtarëve të parlamentit. Gjithashtu, duhet të vendosim edhe për formulën që do të përdorim: “me shumicën e anëtarëve të parlamentit” apo: “me shumicën e të gjithë anëtarëve të parlamentit”. Petrit Kalakula: Pse të mos themi me dy të tretat? Po të vendosim të hyjmë në NATO, nuk besoj të mos pranohet kjo tek ne. Genc Ruli: Kjo kërkon konsensus sa më të gjerë. Sabri Godo: Si mendoni? Haxhi Aliko: Unë mendoj që, krahas parlamentit, një çështje e tillë t’i nënshtrohet edhe referendumit. Pandeli Majko: Gjërat nuk duhen parë me sens tragjik. Pjesëmarrja jonë në Konferencën Islamike nuk kishte dhe nuk mori karakter tragjik. Sabri Godo: Unë ngul këmbë për dy të tretat e anëtarëve. Në qoftë se nesër vendoset një pakt ballkanik dhe e miratojmë, pse të mos bëhet ky miratim me dy të tretat? Kemi të bëjmë me një çështje madhore, është fjala për sisteme të sigurimit kolektiv. Lufter Xhuveli: Unë jam për dy të tretat e anëtarëve. Meqenëse është çështja për një problem të rëndësishëm që ka një kosto, përse të mos ketë një konsensus sa më të gjerë. Namik Dokle: Çfarë do të thotë sigurim kolektiv nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare? Kristaq Traja: Të lidhësh aleanca dy ose shumëpalëshe për të siguruar pavarësinë dhe sovranitetin tënd. Namik Dokle: Nuk është fjala, për shembull, për aleanca të sistemit fiskal e të tjera si kjo? Kristaq Traja: Jo. Pandeli Majko: Kjo duhet të kalojë me shumicë votash.

18 Haxhi Aliko: Pika 3 fillon me fjalët: “Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtare...”, prandaj kërkohet një mbështetje sa më e gjerë. Sabri Godo: Pjesëmarrja në një sistem sigurimi kolektiv mund të kthehet në një angazhim ushtarak. Këtë do ta bëjmë me gjysmën apo me dy të tretat e votave të parlamentit? Fehmi Abdiu: Në projekt është “me shumicën e anëtarëve të parlamentit”, zoti Godo është për dy të tretat. Për këtë problem delikat le të dalim me dy variante dhe, si variant i parë, të jetë varianti që parashikohet në tekst, ndërsa varianti i dytë të jetë ai që propozon zoti Godo. Në të vërtetë, unë ende nuk jam i bindur dhe po vë re se problemi është i diskutueshëm. Sabri Godo: Jam dakord. Genc Ruli: Mendimi i shumicës këtu është për dy të tretat e anëtarëve. Sabri Godo: Kush është për dy të tretat? Janë 6 anëtarë. Kush është kundër? Janë 4 anëtarë. Po qe se nuk gjejmë konsensus, nuk ecim dot. Shumica duhet të jetë me tetë anëtarë të Komisionit. Atëherë, kërkojmë konsensus. Pandeli Majko: Unë mendoj ta lëmë pikën 3 të nenit 4 për herën tjetër. Namik Dokle: Akoma nuk e kemi të qartë ç’do të thotë sigurim kolektiv nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Arben Imami: Këtu jemi dhjetë vetë dhe vendimet duhet t’i marrim me tetë vetë. Genc Ruli: Pas pikës 2 të shtohet një paragraf tjetër: “Asnjë individ nuk mund të përfaqësojë sovranitetin...”. Sabri Godo: Pika 3 e nenit 4 të diskutohet në mbledhjen tjetër. Genc Ruli: Sovraniteti teorikisht i përket popullit, por këtu tek ne ‘tolerohet’ dhe ai është monopolizuar nga njerëz të caktuar. Kjo është pothuajse në të tëra kushtetutat e Evropës.

19 Kristaq Traja: Mënyra si është shkruar kreu është autorizuese. Kushtetuta ka sens kur zbatohet. Arben Imami: Kreu është parë me frymë pozitive dhe jo ndaluese. Kjo që thua ti është e drejtë, por nuk ka vlera zbatimi. Ka ndonjë mendim që mbështet propozimin e Gencit? Propozimi i Genc Rulit nuk miratohet. Kalojmë te neni 5 97 . Petrit Kalakula: Në fund të frazës thuhet: “i cili ka për detyrë t’i respektojë e mbrojë ato”. Mendoj se këtyre dy fjalëve u duhet ndërruar vendi: “t’i mbrojë e t’i respektojë”. Namik Dokle: E dyta, them se “rendi kushtetues” duhet të vijë në radhë pas fjalëve “pavarësia dhe tërësia e territorit”. Në qoftë se nga pikëpamja juridike nuk ka shqetësim, mirë është të ndryshohet. Ligoraq Karamelo: Pse të vihet shprehja “dinjiteti i njeriut”, kur kjo është tek të drejtat e njeriut? Kristaq Traja: Mendoj se vlerat njerëzore janë më të larta, pastaj vjen rendi kushtetues. Arben Imami: Atëherë, neni 5 do të mbetet siç është me konsensus. Më falni, përfaqësuesit e feve kanë bërë vërejtje që pas fjalës “pluralizmi” të shtohen fjalët “dhe bashkëjetesa fetare”. Mendoj ta vendosim pas fjalëve: “identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, si edhe bashkëjetesa fetare”. Kalojmë te neni 6 98 . Petrit Kalakula: Në pikën 4 të këtij neni thuhet: “Populli mbron tërësinë dhe frymën e kësaj Kushtetute”. A mund të bëhet populli garant për Kushtetutën? Kristaq Traja: Shteti mund të nxjerrë ligje të këqija. Shteti duhet të bazohet tek e drejta dhe Kushtetuta është ligji më i drejtë. Në nenin 6, pika 3, qëndron problemi kyç. Çdo organ shtetëror ka të drejtë të 97 Neni 5: “Pavarësia dhe tërësia e territorit, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë e mbrojë ato”. 98 Neni 6: “1. E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit. 2. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë. 3. Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. 4. Populli mbron tërësinë dhe frymën e kësaj Kushtetute”.

20 zbatojë Kushtetutën drejtpërdrejt. Kushtetuta duhet përcaktuar si një dokument juridik që ka zbatim, jo që aspirohet të zbatohet. Petrit Kalakula: Si e mbron populli Kushtetutën kur dikush e shkel? Sabri Godo: Duhet të bëjmë një kushtetutë sa më të kuptueshme për njerëzit. Unë tani me shpjegimin tuaj bindem, por njerëzit kur ta lexojnë nuk do të kenë me vete njerëz që t’ua shpjegojnë. Genc Ruli: Te pika 1, parimisht shteti bazohet vetëm në të drejtën, ndërsa kufijtë nuk mund të jepen. Perikli Zaharia: Kjo përcakton hapin e shtetit. Vladimir Metani: Pika 4 do të shoqërohet me dispozita të tjera apo do të mbetet vetëm kaq? Në këtë mënyrë ajo është vetëm deklarative. Fehmi Abdiu: Pika 1 mund të bëhet: “E drejta përbën bazën ku mbështetet veprimtaria e shtetit”. Genc Ruli: Ka disa gjëra që pa shpjegim nuk bëhen. Petrit Kalakula: Mua më duket se është mirë ashtu siç është, se të jep edhe kufijtë. Fehmi Abdiu: Kushtetuta nuk merret me kufijtë. Arben Imami: Fjalët “ku mbështetet” të mos jenë. Genc Ruli: Po sikur të bëhet: “Veprimtaria e shtetit bazohet vetëm në të drejtën dhe nuk mund ta kalojë atë”? Lufter Xhuveli: Unë mendoj se kur ka nene të diskutueshme të mos bëjmë improvizime por t’ia lëmë stafit. Atëherë, si pritet propozimi i mësipërm? Arben Imami: Pozitivisht. Perikli Zaharia: Stafi është familjarizuar me variantin që ka paraqitur, prandaj ju sillni propozimet tuaja. Fehmi Abdiu: Sikur të jetë: “E drejta përbën bazën e veprimtarisë së shtetit” se nuk shkon të thuhet ‘kufijtë’. Petrit Kalakula: Kriteri themelor i kushtetutës është të tregojë kufijtë se deri ku shkon shteti.

21 Haxhi Aliko: Po qe se me thelbin nuk jemi kundër, mendoj t’ua lëmë specialistëve këtë problem. Petrit Kalakula: Kushtetuta është akt-kufizues për shtetin. Arben Imami: Do të mbajmë shënim që, mbasi të mbarojmë të gjithë Kushtetutën, si dhe të kemi marrë edhe vërejtjet nga publiku, të bëjmë edhe ndryshimet e përshtatshme. Këtë nen ta kalojmë me konsensus. Ka vërejtje për pikat 2 e 3? Nuk ka. Për pikën 4? Ka vërejtje, është deklarative? Sabri Godo: Amerikanët, që nga fëmijët e vegjël e deri te të rriturit, betohen se do të mbrojnë Kushtetutën. Arben Imami: Kjo pikë është deklarative. Ta diskutojmë më përpara ose ta votojmë, sepse disa janë të mendimit për ta hequr fare. Perikli Zaharia: Kjo i jep sens shumë të fortë Kushtetutës; meqenëse ky është një dokument që del nga populli, është populli që edhe e mbron. Pandeli Majko: Populli cili është? Të marrim një fshat që ngrihet për një problem, sepse edhe popullsia e këtij fshati është popull. Arben Imami: Edhe duke mos qenë kjo dispozitë këtu, populli, edhe i një fshati, ka të drejtë të bëjë atë që duhet të bëjë. 99 Vladimir Metani: Kjo është deklarative, por një rrugë duhet gjetur. Arben Imami: Kam përshtypjen që kjo pikë nuk ka riformulim, dhe në pamundësi riformulimi, kjo pikë bie. Miratohet neni 6, duke iu hequr pika 4. Mbyllet mbledhja. Mbledhja tjetër do të bëhet ditën e enjte, më 19 mars 1998, ora 17:00. * * * 99 Për të mbrojtur Kushtetutën.

22 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 19 MARS 1998, ORA 17:00 Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Zamira Çaka, Engjëll Bejtaj, Pandeli Majko, Haxhi Aliko, Fehmi Abdiu, Vladimir Metani (anëtarë), Petrit Kalakula, Genc Ruli (pa të drejtë vote). Arben Imami: Sot këtu janë të pranishëm vetëm tetë anëtarë të Komisionit. Fehmi Abdiu: Mbledhja e Komisionit të Kushtetutës është e vlefshme kur marrin pjesë shumica e anëtarëve të Komisionit. Arben Imami: Unë mendoj të vazhdojmë punën. Sabri Godo: Janë emëruar 14 anëtarë dhe zakonisht vijnë vetëm 11. Nuk vijnë as ata që janë emëruar. Fehmi Abdiu: Kjo është shkelje e rregullores. Po të marrim numrin 21 të anëtarëve të Komisionit, këtu duhet të jenë të pranishëm patjetër 11 vetë për të bërë votimin. Arben Imami: Ta sqarojë stafi. Krenar Loloçi: Në qoftë se anëtarët e Komisionit janë 21, atëherë duhet respektuar numri i domosdoshëm i anëtarëve që duhet të jenë të pranishëm. Perikli Zaharia: Rregullorja i përmbahet shumicave. Kur numri është 21, duhet të jenë të pranishëm gjysma plus një. Arben Imami: Rregullorja thotë gjysma e numrit të anëtarëve të emëruar. 100 Ne jemi të emëruar vetëm 14 anëtarë, prandaj tetë anëtarë përbëjnë shumicën e mjaftueshme të anëtarëve të emëruar të pranishëm. Fehmi Abdiu: Vendimi i Kuvendit Popullor thotë që Komisioni i Kushtetutës ka 21 anëtarë dhe gjysma plus një është 11 anëtarë. 100 Neni 2, paragrafi 1, i Rregullores së Komisionit kushtetues parashikonte: “Mbledhja e Komisionit është e vlefshme kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve”.

23 Sabri Godo: Mbledhja mbyllet. Do të mblidhemi të hënën, në orën 10:00.

24 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 23 MARS 1998, ORA 10:00 (TEMA E DISKUTIMIT: PARIMET THEMELORE) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Anastas Angjeli, Fehmi Abdiu, Engjëll Bejtaj, Jonuz Begaj, Ligoraq Karamelo, Haxhi Aliko, Zamira Çaka, Vladimir Metani, Pandeli Majko, Hysen Selfo (anëtarë), Genc Ruli, Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Arben Imami: Të kalojmë tek neni 7 101 . Propozoj që neni të diskutohet siç është duke hequr fjalët “që është”. Fehmi Abdiu: Nuk është i saktë, i qartë dhe i plotë. Edhe kështu nuk japim ide të qartë përse është fjala. Më duket se nga të gjitha projektet e deritanishme më i saktë e më i plotë është varianti i vitit 1994. 102 Me këtë zgjidhje pranohet që ne i njohim parimet themelore ndërkombëtare, si dhe traktatet ku marrim pjesë. Genc Ruli: Ky nen ndoshta nënkupton ndonjë pozicionim të caktuar, ashtu siç e kanë të gjitha kushtetutat. Perikli Zaharia: Kjo dispozitë është ndërtuar në këtë mënyrë lakonike, sepse më vonë trajtohet më e plotë. Këtu jepet vetëm një konceptim. Arben Imami: Stafi mendon që të dyja janë të barasvlershme. Meqenëse do të ketë kapitull të veçantë, atëherë është menduar që ky nen të jetë i përmbledhur. Fehmi Abdiu: Sipas të drejtës shqiptare, bëhet fjalë të njohim parimet e pranuara, pra të themi: “parime e norma të pranuara”. Kështu siç është thënë kjo, nuk kemi bërë asgjë. Kjo është një sintezë që juristët e kanë të vështirë ta kuptojnë. Kjo dispozitë nuk zbërthehet dot. 101 Neni 7: “Republika e Shqipërisë respekton të drejtën ndërkombëtare që është e detyrueshme për të”. 102 Në Projektkushtetutën e vitit 1994, në nenin 10, parashikohej se Republika e Shqipërisë njeh dhe respekton parimet dhe normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare, si dhe traktatet e marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat bën pjesë.

25 Sabri Godo: Ky kapitull na ka krijuar probleme gjatë tërë kësaj kohe. ‘Është bërë i përmbledhur se do të trajtohet më pas’ – këtë qëndrim duhet ta sqarojmë më mirë. Krenar Loloçi: Në këtë kapitull bëhet fjalë për parimet e përgjithshme, prandaj jemi të detyruar të jemi sintetikë për secilin prej tyre. Secili prej tyre do të trajtohet në një kapitull ose dispozita të veçanta në kapitujt e ardhshëm. Kështu për shembull, në një kapitull të veçantë në Kushtetutë do të flitet për marrëdhëniet ndërkombëtare. Këtij parimi mund t’i rikthehemi kur të vijmë tek ky kapitull. Fehmi Abdiu: Personalisht mendoj se ky është një hap prapa. Jonuz Begaj: Parimisht jam me tekstin që propozon Fehmi Abdiu. Fehmi Abdiu: Nuk mund të thuhet që e drejta ndërkombëtare është pjesërisht e drejtë dhe pjesërisht jo e drejtë. Arben Imami: Mund të bëjmë një kompromis: t’i mbajmë të dy variantet si të barasvlershme dhe kur të shkojmë te kapitulli përkatës ta rishikojmë edhe një herë. Neni 7 del me dy variante. Të kalojmë tek neni 8 103 . Perikli Zaharia: Kushtetuta përcakton pushtetet ose kompetencat kryesore. Qëllimi është që veprimtaria e këtyre organeve të jetë e rregulluar me Kushtetutë. Ky nen është i domosdoshëm për të disiplinuar veprimtarinë e këtyre organeve. Kur nuk rregullohet veprimtaria e një organi me Kushtetutë, ajo rregullohet me ligj. Arben Imami: Duke e vendosur në parimet e përgjithshme, vihet theksi tek funksionimi i këtyre organeve në bazë të ligjit. Neni 8 miratohet. Kalojmë tek neni 9 104 . Fehmi Abdiu: Ndryshe nga kushtetutat e viteve të tjera, është shtuar fjala “balancim”. Është vështirë të thuash që pushtetet janë të balancuara. Kjo fjalë nuk ka pse të vihet në Kushtetutë. 103 Neni 8: “Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në këtë Kushtetutë, rregullohen me ligj”. 104 Neni 9: “Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor”.

26 Haxhi Aliko: Fjala “balancim” mos kupton kontroll reciprok për të mos i lejuar ndonjë njeriu pushtet? Krenar Loloçi: Ndarje pushtetesh ka, por kjo ndarje nuk është e plotë. Pushtetet duhet të balancohen me qëllim që njëri të mos ndikojë tek tjetri. Është sistemi i kontrollit të njëri-tjetrit. Sabri Godo: “Balancim” mos do të thotë “drejtpeshim”? Për fjalën balancim të gjendet një fjalë shqip. Genc Ruli: Ta vëmë ose ta krijojmë fjalën “balancim” me kuptimin që u tha. Arben Imami: Si mendoni? Fehmi Abdiu: Unë them të hiqet fare si fjalë. Në qoftë se mbetet, të shqipërohet. Sabri Godo: Specialistët në këtë fushë të gjejnë fjalët e duhura. Arben Imami: Neni 9 mbetet siç është. Kalojmë te neni 10 105 . Petrit Kalakula: Mendoj që pikat 1 dhe 2 të ndërrojnë vend. Genc Ruli: Shumë kushtetuta e kanë edhe “për mbrojtjen e kulturës”. Arben Imami: Çështja e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë të jetë pika e parë. Pikës 2, në lidhje me mbrojtjen e të drejtave, t’i bëhet një shtesë ose, ndoshta, të dalë si një paragraf i tretë më vete, ku të thuhet që shteti kujdeset për shqiptarët në një ose në disa drejtime të caktuara. Jemi dakord në parim? Në mbledhjen e ardhshme stafi do të sjellë formulimin e kësaj. Haxhi Aliko: Sikur të shtohet edhe fjala “edhe”, se duket sikur shteti mbron vetëm këtë. Jonuz Begaj: E drejta kombëtare, për të cilën flitet në pikën 2 që u bë 1, nuk përfshin të drejtat e tjera. Do të mbetemi vetëm tek e drejta kombëtare apo do të fusim edhe të drejtën për arsim e kulturë, siç jepen në dokumentet ndërkombëtare? 105 Neni 10: “1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve të saj me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. 2. Republika e Shqipërisë njeh dhe mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të vet”.

27 Kristaq Traja: E drejta kombëtare i përfshin të tëra. Arben Imami: Neni 10, me ndryshim vendesh midis pikës 1 dhe 2, miratohet. Të kalojmë te neni 11 106 . Fehmi Abdiu: Pika 2 e nenit 11. A mos do të ishte më mirë që kjo dispozitë të ishte më e shkurtër? Të shikojmë ndonjë nen të Kushtetutës së mëparshme; “Partitë politike që rrezikojnë me dhunë rendin ose republikën ndalohen”. Sabri Godo: Mund të ketë shoqata, por jo parti politike. Fehmi Abdiu: Të ndalohet, për shembull, veprimtaria e partive politike që rrezikojnë nëpërmjet dhunës. Gjithashtu, të formulohet një paragraf, me anën e të cilit të mos lejohen në Shqipëri partitë politike mbi baza fetare ose krahinore. Pandeli Majko: Po në qoftë se një parti politike bën miting të ndaluar, a nuk përbën kjo një shkelje kushtetuese? Prandaj, mendoj që neni 11 është formuluar saktë. Fehmi Abdiu: Mua nuk më duket i saktë. Sabri Godo: Është e nevojshme të parashikohet një garanci kundër partive politike me karakter fetar, racist, totalitarist. Arben Imami: Ka dy mendime, dy këndvështrime të çështjes: sipas njërit prej tyre, duhet të parashikohen sa më pak ndalime për partitë, i cili nuk shprehet kundër partive me karakter fetar etj., përveçse kur në programet e tyre ushqejnë urrejtjen ndaj komuniteteve të tjera fetare. Sabri Godo: Në partinë demokristiane nuk bëjnë pjesë vetëm katolikë, atje mund të hyjë kushdo. Fehmi Abdiu: Të ndalohet që feja të merret me politikë. 106 Neni 11: “1. Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet demokratike. 2. Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që ushqejnë urrejtjen raciale, fetare ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë, janë të ndaluara. 3. Mbështetja financiare e partive nga ana e shtetit dhe shpenzimet elektorale duhet të bëhen kurdoherë publike”.

28 Vladimir Metani: Ndalimet lidhen vetëm me qëndrimet që mbajnë dhe me aktivitetet që ushtrojnë. Sabri Godo: Lidhur me Omonia-n, nuk e di kush e përmendi këtu, ajo është shoqatë, ndërsa ne e kemi fjalën për partitë politike. Petrit Kalakula: Ne jemi mbledhur të bëjmë Kushtetutë për Shqipërinë, duke respektuar normat dhe standardet evropiane, por duke mbajtur parasysh kushtet konkrete. Në Shqipëri nuk duhet të lejohet krijimi i partive me karakter krahinor, jam dakord që të futet ndalimi. Zamira Çaka: Unë kuptova që zoti Abdiu kërkonte të bënte një riformulim. Haxhi Aliko: Pika 2 fillon me fjalët: “Partitë politike dhe organizatat e tjera...”. Anastas Angjeli: Të procedojmë sipas variantit të Fehmi Abdiut. Petrit Kalakula: Krijohet partia e minoritetit grek, nesër ngrihen edhe serbët, për aq sa janë, dhe kërkojnë edhe ata parti të tyren. Kushtetuta nuk duhet t’i pranojë gjëra të tilla. Ata (minoritetet) mund të kenë shoqatat e tyre. Edhe organizatat e tjera, në qoftë se nxisin veprimtari antikombëtare, duhet të ndalohen. Genc Ruli: Në radhë të parë, në ligjin për partitë përcaktohet se kush lejohet e kush nuk lejohet. Ligji ndan dhe përcakton llojin e veprimtarive partiake që ndalohen, si dhe llojet e partive që nuk mund të krijohen. 107 Në ligjin për partitë është e zgjeruar ajo çfarë ndalohet. Pika 2 mund të shkurtohet. Pandeli Majko: Ndalimi i partive krahinore mund të ngjallë keqkuptime. Mua nuk më intereson ku është baza elektorale e partisë, je i zoti shko merri votat ku të duash, por më intereson ç’veprimtari bën kjo parti. Sabri Godo: A mund të lejohet krijimi i një partie islamike, në të cilën të bëjnë pjesë të tërë myslimanët dhe, pastaj, ajo të kërkojë pushtetin? Kjo nuk lejohet. Genci e shpjegoi qartë. 107 Ligji nr. 7502, datë 25.07.1991, “Për partitë politike”.

29 Pandeli Majko: Je i zoti ta marrësh votën, merre, por mos nxit urrejtje, dallime, etj. Arben Imami: Partitë me karakter të ngushtë etnik nuk kanë dhënë rezultat. Ne duam një Kushtetutë të standardeve evropiane dhe ne kemi tolerancë për të lëvizur brenda standardeve. Petrit Kalakula: A ka Anglia parti skoceze? Kristaq Traja: Për nenin 11 jemi nisur nga ajo që ndodh në jetë; mund të krijosh çdo lloj partie, pasi krijimi i partive është i lirë, por problemi qëndron te veprimtaria e tyre. Fehmi Abdiu: “Që mbështeten” duhet thënë. Krenar Loloçi: Dokumentet ndërkombëtare lejojnë krijimin e partive etnike, fetare, por sipas kritereve demokratike. Si rregull, një parti me baza krahinore është absurde të kërkojë pushtet se do të vetizolohej. Pika 2 është në përshtatje me Konventën e vitit 1966. 108 Këtu flitet edhe për organizatat. Organizatat ndryshojnë nga partitë se nuk kanë synime për pushtet, por kur ndonjë organizatë me kalimin e kohës merr formën e një partie, duke konkurruar për pushtet, që nga ky moment, aktiviteti i saj duhet të ndërpritet. 109 Petrit Kalakula: U tha këtu se Shqipëria është shtet unitar, siç është edhe Franca. Kjo është një nga arsyet që francezët nuk lejojnë krijimin e partive mbi baza krahinore. Në një shtet unitar, si mund të lejohet krijimi i partive etnike? Maksim Haxhia: Në qoftë se do të mbetet formulimi ku përmenden arsyet e ndalimit, krahas urrejtjes etnike duhet të shtohet edhe urrejtja krahinore. 108 Pakti Ndërkombëtar lidhur me të drejtat civile dhe politike, në nenin 22 të të cilit thuhet: “Çdo person ka të drejtë të bashkohet lirisht me të tjerët, përfshirë këtu dhe të drejtën për të formuar sindikata dhe për të marrë pjesë në to për mbrojtjen e interesave të veta. Ushtrimi i kësaj të drejte mund të jetë objekt vetëm i kufizimeve që parashikohen me ligj dhe që janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë kombëtare, qetësisë dhe rendit publik, ose për të mbrojtur shëndetin ose moralin publik apo të drejtat dhe liritë e të tjerëve. Ky nen nuk e ndalon të vihen kufizime me ligj për ushtrimin e kësaj të drejte nga anëtarët e Forcave të Armatosura dhe të policisë”. Një formulim të njëjtë në përmbajtje e gjejmë edhe në nenin 11 të Konventës Europiane për Ruajtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore. 109 Përndryshe organizata duhet të kthehet në një parti politike. (Shënim i red.)

30 Lufter Xhuveli: A mund të vihen kufizime të tilla? A nuk kanë shtetasit e një shteti, që përbëjnë një etni të veçantë, të drejta të barabarta me të tjerët? Në qoftë se po, ata mund të krijojnë edhe partinë e tyre. Arben Imami: Në lidhje me pikën 2, të shtohet fjala “krahinore” dhe të gjendet një fjalë tjetër në vend të fjalës “ushqejnë”. Fehmi Abdiu: Më shkurt: “Ndalohet veprimtaria e partive politike dhe e organizatave të tjera që rrezikojnë nëpërmjet dhunës ekzistencën e republikës, të institucioneve demokratike, si edhe urrejtjen raciale, fetare, etnike e krahinore”. Sigurisht, kjo dispozitë ka nevojë të redaktohet. Namik Dokle: Kur nis fjalia, të hiqet fjala “ushqejnë” dhe të vihet fjala “nxitin”. Partia nuk kontrollohet vetëm gjatë veprimtarisë së saj; fillimisht ajo nxjerr një program, i cili, gjithashtu, mund të kontrollohet. Arben Imami: Në qoftë se do të themi vetëm “ndalohet veprimtaria e partive”, kjo është shumë e ngushtë. Ndërsa formulimi që kemi përpara është i ballafaquar mirë. Në qoftë se lëmë mënjanë programin, krijimi i partisë është i lirë; ajo që mund të ndalohet është veprimtaria e saj. Jonuz Begaj: Të mos themi “ndalohet”. Petrit Kalakula: Të ndalohet urrejtja klasore. Arben Imami: Nuk ka klasa tek ne. Fehmi Abdiu: Më mirë të themi “antidemokratike”, të mos themi “totalitariste”. Vladimir Metani: Unë mendoj që përveç shtimit të fjalës “krahinore”, si dhe zëvendësimit të fjalës “ushqejnë” me “nxitin”, të gjitha çështjet e tjera dalin. Fehmi Abdiu: Në vend të “totalitariste” të vihet “antidemokratike”. Arben Imami: Atëherë, “ushqejnë” zëvendësohet me “nxitin”, shtohet “krahinore”, hiqet “duhet të”. Sabri Godo: Të bëhet: “nxitin dhe përkrahin”.

31 Arben Imami: Fjala “duhet” të hiqet në të dyja rastet. Krenar Loloçi: Tek rreshti i parë, fjala “duhet të” nuk duhet hequr. Genc Ruli: Të thuhet “burimet financiare”, jo “mbështetja financiare”. Anastas Angjeli: Kjo është konceptuar për pjesën që financon shteti dhe vetëm për pjesën që shteti mbështet partitë. Në rast se në kushtetutat e tjera bëhet fjalë për të gjitha burimet financiare, ta bëjmë edhe ne kështu. Krenar Loloçi: Ne jemi nisur nga ajo që kemi aktualisht. Ka burime të tjera, por janë të kufizuara. Arben Imami: Burimet financiare të partive dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike. Anastas Angjeli: Stafi nuk ka pasur këtë qëllim kur e ka bërë këtë pikë. Arben Imami: Burimet financiare duhet të jenë transparente. Jemi të mendimit që edhe shpenzimet elektorale të jenë publike. Për dy pikat e para kemi konsensus. Namik Dokle: Pika 3 të jetë: “Partitë duhet të bëjnë raporte publike për fondet”. Arben Imami: Flasim tani për shpenzimet e tjera. Haxhi Aliko: Shpenzimet e tjera duhen pranuar? Arben Imami: A jemi të mendimit që të futen dhe shpenzimet e tjera? [Mbledhja rifillon pas një pushimi] Arben Imami: Kalojmë te neni 12 110 . Për këtë nen ka pasur disa vërejtje në veçanti nga komunitetet fetare. Ne jemi përpjekur t’i 110 Neni 12: “1. Republika e Shqipërisë nuk njeh fe zyrtare. 2. Shteti është asnjanës në çështjet e bindjeve vetjake, fetare a filozofike dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike. 3. Shteti garanton barazinë e komuniteteve fetare. 4. Shteti dhe komunitetet fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve. 5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare rregullohen me ligj mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe qeverisë. 6. Ndalohet veprimtaria fetare dhe përdorimi i fesë për qëllime politike”.

32 plotësojmë të gjitha kërkesat që kanë pasur ata. Zoti Rrok Mirdita ka vërejtje për pikën 6, ku flitet për ndalimin e veprimtarisë fetare dhe përdorimin e fesë për qëllime politike. Kjo nuk është trashëgimi nga 50 vitet e shkuara, por është marrë nga statuti i vitit 1925 111 , meqenëse raportet fetare kanë qenë rregulluar drejt e mirë dhe nuk është menduar gjatë. Të diskutohet neni 12 me ndryshimet që janë dhënë. Pika 6: “Komunitetet fetare janë persona juridikë dhe kanë pavarësi në administrimin e pasurisë së tyre sipas parimeve, rregullave e kanoneve të tyre”. Ka mendime që kërkojnë në thelb të përcaktohet se çfarë janë komunitetet fetare në Shqipëri. Anastas Angjeli: Fjala “kanone” ka karakter juridik apo vetëm fetar? Petrit Kalakula: Pika 1 dhe pika 2 janë në kundërshtim me njëra- tjetrën. Jonuz Begaj: Ç’kanë dashur të kuptojnë me fjalën “filozofike” te pika 2, dhe, në fund të po kësaj pike, përse duhen shtuar fjalët “në jetën publike”? Unë mendoj që mund të mos jenë. Ligoraq Karamelo: Shteti është “asnjanës”, shteti “garanton” thuhet në këtë nen dhe pastaj futet ligji. Në qoftë se një sekt fetar propagandon kundër Kushtetutës, si do të veprohet? Hysen Selfo: Kush duhet të jetë përfaqësues i klerit të lartë në Shqipëri dhe ç’karakteristika do të ketë? Ka edhe shumë organizata që janë nën çadrën e fesë, por në Shqipëri tradicionalisht ka pasur vetëm tri fe. Krenar Loloçi: Asnjë fe nuk është zyrtare se shteti nuk njeh fe zyrtare. Pika 2 flet për ato momente kur komunitetet fetare janë në konflikt midis tyre. Në një rast të tillë, ato kanë nevojë për ndërhyrjen e shtetit dhe mbrojtjen e tij. Gjithashtu, shteti merr në mbrojtje të drejtën për të besuar, sikurse edhe të drejtën për të mosbesuar. Në marrëdhëniet me ligjin, ky është një konceptim i ri dhe në këtë formulim janë mbajtur parasysh sugjerimet e të tri feve, ato kanë organet e tyre të brendshme dhe shteti është i detyruar ta njohë këtë fakt e nuk mund të ndërhyjë. Në ligj ndalohen dy-tre gjëra, në të 111 Në nenin 5 paragrafi 4 të Statutit Themeltar të Republikës Shqiptare të vitit 1925 thuhet: “Fet dhe besimet kurrsesi nuk mund të përdoren për qëllime politike”.

33 kundërtën shteti ndërhyn në interes të komuniteteve fetare dhe të interesave të tij. Feja ka status të veçantë dhe shteti ndërhyn për zgjidhjen e konflikteve ndërmjet komuniteteve fetare. Shteti nuk ndërhyn në punët e brendshme të fesë. Organizatat fetare ne do t’i shikojmë si të gjitha organizatat e tjera. Shteti nuk mund të ndërhyjë e as të ndalojë veprimtarinë e një komuniteti fetar, sa kohë që ajo nuk vjen në kundërshtim me ligjin. Sabri Godo: Shoqëria është e lidhur me fenë dhe ka disa detyrime. Në rastet e festave fetare të myslimanëve ku përfshihet dhe ajo e bektashizmit, e katolikëve, e ortodoksëve gjithë shteti bën pushim. Mund të dalin edhe bahajtë të kërkojnë festë zyrtare për ditët e tyre të festave. Si do të përballohet ky problem? Krenar Loloçi: Çdo ditë fetare, që do të bëhet pushim, do të vendoset nga shteti dhe jo nga komuniteti fetar. Ndërsa pikën 6 e mbulon pika 5. Pandeli Majko: Orientimi i shtetit shqiptar ka pasur parasysh katër fe, të cilat kanë një traditë historike. Namik Dokle: Kushtetuta nuk mund të ketë nene ndaluese, ajo duhet të jetë e hapur për liritë fetare. Arben Imami: A ka njeri që nuk mori përgjigje? Jonuz Begaj: Specialistët thonë që rregullohet me ligj një marrëveshje midis shtetit dhe përfaqësuesve të fesë. Unë nuk dua t’ia lë plotësisht ligjit, por Kushtetutës. Kjo duhet të vendoset në Kushtetutë, siç është në pikën 6 që na propozohet. Pra, unë jam i mendimit që pika 6 të mbetet. Arben Imami: Në pikën 1, në vend të fjalës “njeh” të vihet fjala “ka” dhe bëhet: “Republika e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare”. Në këtë nen do të flasim për fetë tradicionale, apo për fenë si ndërgjegje? Ligoraq Karamelo: Komunitetet fetare kanë historikun e tyre në Shqipëri, i cili duhet të gjejë pasqyrimin e vet këtu. Tek pika 6 të shtojmë fjalën “tradicionale”. Arben Imami: Për pikën 2… stafi? Theodhori Sollaku: Ky nen shpreh raportet e shtetit me fenë prandaj mund të thuhet: “Shteti është asnjanës në çështjet fetare”.

34 Haxhi Aliko: Të shtohet edhe fjala “vetjake”. Theodhori Sollaku: Këtu fjala është për çështjet fetare, ndërsa çështjet e tjera lidhen me të drejtat e njeriut. Kristaq Traja: Fjala “filozofike “mund të lërë shteg për komente të ndryshme. Këtu ndarja është fetare ose jo fetare. Krenar Loloçi: Ne mund ta heqim fare nenin dhe të themi: “Njeriu është i lirë të besojë”. Maksim Haxhia: Ose të themi: “Shteti është asnjanës në çështjet e besimit”. Hysen Selfo: Ne duhet t’i njohim fetë e ndryshme që kanë hyrë tek ne. Cilat janë fetë që do të respektohen në Shqipëri? Këtu është fjala për komunitetet fetare, a duhet të përcaktohen këto? Unë nuk kam marrë përgjigje për pyetjen: Si do të jetë kleri i lartë në Shqipëri? Ka pasur edhe kushtetuta të tjera që e kanë përcaktuar qartë se si do të jetë kleri i lartë në Shqipëri. Këtë përgjigje unë nuk e mora dhe problemi i komuniteteve fetare nuk u përcaktua. Do të pranojmë komunitetet fetare që kemi apo do të pranojmë çdo lloj komuniteti fetar? Arben Imami: Si do të jetë çështja e “bindjeve vetjake”? Krenar Loloçi: Në asnjë rast nuk dënohet njeriu për atë që thotë. Ndërgjegjja nuk mund të dënohet. Arben Imami: Këtu po flasim për një nen ngushtësisht fetar. Shteti nuk jep garanci për çdo lloj filozofie. Haxhi Aliko: Kategoria e njerëzve që nuk besojnë është shprehje e një filozofie të caktuar. Maksim Haxhia: Të vihet “besimi”. Perikli Zaharia: Do të qëndrojmë te bindjet vetjake. Ne duam të tregojmë që shteti është neutral në çështjet e besimit. Ligoraq Karamelo: Vatikani e ka paraqitur mirë këtë pikë. Arben Imami: Nuk lejohet propaganda antifetare. Jonuz Begaj: Pse propaganda fetare lejohet dhe propaganda antifetare nuk lejohet?

35 Arben Imami: Ta lëmë: “Shteti është asnjanës në çështjet e besimit fetar e të ndërgjegjes” dhe pjesa e dytë e frazës bie. A kemi konsensus për këtë? Krenar Loloçi: Çështja është që të garantosh; pra, është detyrim që i vihet shtetit. Arben Imami: Shteti duhet të japë garanci. Këtu duhen garantuar të dy palët që të binden. Mbetet dhe pjesa e dytë e pikës 2. Sabri Godo: Të thuhet: “fetë tradicionale’’. Krenar Loloçi: Po u shtua fjala “tradicionale”, atëherë ndalohen fetë e tjera të hyjnë në marrëdhënie me shtetin për një periudhë paraprake, të themi për 15 vjet, derisa ato të konsiderohen të konsoliduara (tradicionale) në vendin tonë. Haxhi Aliko: Është e panevojshme. Nuk është e pëlqyeshme të themi në Kushtetutë cilat janë fe tradicionale dhe cilat jo. Fehmi Abdiu: Pajtohem me mendimin e zotit Aliko. Në kushtetutë nuk mund të gjejnë pasqyrim preferencat për fetë. Ajo që është sot tradicionale mund të mos jetë më nesër. Petrit Kalakula: Kushtetuta italiane flet për fenë katolike. Edhe ne të përcaktojmë në Kushtetutë se kemi katër fe tradicionale. Arben Imami: Për sa i përket pikës 3, në parim jemi kundër saj. Anastas Angjeli: Unë mendoj ta lëmë kështu siç është. Sabri Godo: Një lloj pabarazie midis feve ka, për shembull, festa fetare kemi vetëm për fetë që kanë ekzistuar tradicionalisht. Haxhi Aliko: Në Shqipëri ka katolikë, ortodoksë dhe myslimanë që u përkasin tri feve të ndryshme, ndërsa në Itali populli ka vetëm një fe, atë katolike. Sabri Godo: Po na hoqën dhe traditat, ç’na mbeti? Arben Imami: A jemi dakord apo jo për sa u përket komuniteteve fetare?

36 Hysen Selfo: Të flasim njëherë se cilat janë komunitetet fetare në Shqipëri dhe pastaj të flasim për barazinë. Historikisht kombi ynë ka katër fe që kur ka lindur si i tille. Haxhi Aliko: Fetë nuk kanë lindur në Shqipëri, dhe as nuk kanë ardhur këtu në të njëjtën kohë. Hysen Selfo: Edhe romakët nuk kanë qenë katolikë. Të themi “fe tradicionale”, sepse feja lidhet me çështjen kombëtare, është e pandarë. Popullit i duhet që feja dhe komunitetet fetare të përcaktohen në Kushtetutë. Arben Imami: Kjo pikë është e rregullt. Atëherë, ka një propozim nga zoti Selfo dhe një propozim siç është në tekst. Pika 3 miratohet me kompromis. Fehmi Abdiu: Pika 4, pse të thuhet: “secilit dhe të të gjithëve”? Arben Imami:Pika 5: “të komuniteteve fetare tradicionale dhe qeverisë”. Vladimir Metani: Pse, ndonjë fe tjetër nuk do të përkrahet nga shteti? Haxhi Aliko: Shqipëria nuk ka fe të sajën. Ajo të gjitha fetë i ka të adoptuara, asnjë nuk ka lindur këtu. Arben Imami: Ne nuk flasim me terma absolute, por me terma relative. Haxhi Aliko: Nuk jam dakord me këtë. Arben Imami: Një zgjidhje është që të mos përmenden komunitetet fetare tradicionale, tjetra që të përmenden një për një. Kur themi fe tradicionale nuk e kufizojmë rrethin tek fetë që janë tradicionale sot, fe tradicionale mund të ketë dhe mund të bëhen edhe nesër me kalimin e kohës, duke fituar të drejtën për t’u quajtur vërtetë tradicionale. Vladimir Metani: Ato fe që lindin më vonë nuk mund të hyjnë në marrëdhënie me qeverinë. Hysen Selfo: Varet ku e vë fjalën “tradicionale’’. Ligoraq Karamelo: Këtu u bë një adaptim nga Kushtetuta italiane, pa u marrë në konsideratë fakti se Shqipëri ka pasur fe tradicionale.

37 Sabri Godo: Shteti është i detyruar të rregullojë me ligj marrëdhëniet fetare, por çështja është se cilat komunitete fetare. Arben Imami: Ka një dëshirë që të mos futen fe të reja, po shteti nuk e ndalon këtë. Zoti Selfo nuk do që një njeri i një feje të kalojë në një fe tjetër. Për këtë çështje duhet konsensus. Sabri Godo: Të përdorim fjalën “tradicionale”. Hysen Selfo: Unë bëra pyetjen po nuk mora përgjigje se cilët janë përfaqësuesit e fesë në Shqipëri. Ka pasur kanune e statute për këtë çështje. Pra, unë jam që kryetarët e fesë të jenë me kombësi e shtetësi shqiptare dhe të flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe. Kjo është deklarata ime dhe propozoj të parashikohen në Kushtetutë kriteret që duhet të plotësojë një person për t’u bërë kreu i një feje. Sabri Godo: Ta lëmë që t’i rikthehemi kësaj pike. Arben Imami: Të themi “përfaqësuesve të tyre” apo “përfaqësuesve”? Haxhi Aliko: ”Përfaqësuesve” është shumë mirë. Arben Imami: “Përfaqësuesve të tyre” apo “përfaqësuesve të komuniteteve fetare”? Anastas Angjeli: Të na e shpjegojnë specialistët çështjen e kanoneve. Namik Dokle: Pika 6 ka të bëjë me të drejtën e pronësisë. Krenar Loloçi: Një komunitet fetar ka status të veçantë. Ai zbaton rregulla të veçanta e të ndryshme për administrimin e pasurisë së komuniteteve fetare, që në disa raste nuk lidhen dhe as rregullohen nga Kodi Civil. Shteti nuk merr përsipër t’i rregullojë këto aspekte të jetës pasurore të komuniteteve fetare. Arben Imami: Kisha në lidhje me shtetin është person juridik, ndërsa brendapërbrenda ka dhe zbaton rregullat e veta. Kristaq Traja: Komuniteti fetar nuk mund të barazohet me një komunitet tjetër, në këtë kuptim nuk mund t’ia injorosh të drejtën kanonike. Kodi Civil nuk mund të hyjë në çdo hollësi brenda së drejtës kanonike. Arben Imami: Ka ndonjë gjë tjetër? Pikën 6 të propozuar nga përfaqësuesit e feve nuk e kemi.

38 Petrit Kalakula: Komunitetet fetare kanë pasuritë e tyre dhe do të kenë marrëdhënie kontraktuale me pronën. A do t’i trajtojnë nga ana e sigurimeve këta njerëz? Kristaq Traja: Për marrëdhëniet midis shtetit dhe privatit është Kodi Civil. Arben Imami: A ka konsensus që pika 6 të ndahet? Jeni dakord me këtë? Neni 12 miratohet me konsensus. Zoti Selfo e ka bërë me shkrim vërejtjen e tij, kërkon të shtohet një pikë 7 112 . Namik Dokle: Kushtetuta e vitit 1994 kishte një formulim të tillë, të cilin Këshilli i Evropës e quajti shkelje dhe nuk e pranoi. Arben Imami: Propozimi i Kalakulës? Petrit Kalakula: Nuk mund ta kuptoj që një Kushtetutë e një vendi të mos ketë detyrë për të respektuar Kushtetutën!? Sabri Godo: Ta lëmë të gjejmë një formulë për këtë pikë. Theodhori Sollaku: Shqetësimi i zotit Kalakula zgjidhet në pikën 4. Sabri Godo: Pika 4 flet për një çështje tjetër! Arben Imami: Jam dakord. Petrit Kalakula: Ç’do të thotë “pavarësinë e njëri-tjetrit”, komunitetet fetare do të respektojnë sovranitetin e shtetit. Ata do të predikojnë në shqip. Sabri Godo: Të gjejmë një mënyrë për t’i respektuar e rregulluar këto sugjerime. Haxhi Aliko: Pika 6: “...duke respektuar rendin kushtetues të Republikës së Shqipërisë”. Genc Ruli: Trajtimi i pasurive ose pronave të komuniteteve fetare duhet t’i nënshtrohen Kodit Civil. Haxhi Aliko: Klerikët e një feje mund të ndërtojnë punishte e të prodhojnë drogë, armë, etj. Prandaj aktiviteti i komuniteteve fetare 112 “Kryetarët e feve duhet të jenë me kombësi e shtetësi shqiptare dhe të flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe”.

39 duhet vënë nën kontroll. Edhe aty nuk mund të ketë liri të pakufizuar. Komunitetet fetare janë persona juridikë dhe kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave e kanoneve të vjetra. Pika 6 mbyllet me shtesën e zotit Kalakula. Sabri Godo: Këtë nen nuk mund ta quajmë të mbyllur sot. * * *

40 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 30 MARS 1998, ORA 10:00 (TEMA E DISKUTIMIT: PARIMET THEMELORE) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Fehmi Abdiu, Jonuz Begaj, Spartak Ngjela, Ligoraq Karamelo, Haxhi Aliko, Pandeli Majko, Kastriot Islami, Hysen Selfo (anëtarë), Petrit Kalakula, Genc Ruli (pa të drejtë vote). Gjithashtu, janë të pranishëm përfaqësues të partive të ndryshme politike, klerikë dhe gazetarë. Arben Imami: Për pikën 6 113 kanë ardhur propozime të tjera. Hysen Selfo: Kryetarët e feve dhe kleri i lartë i tyre duhet të jenë shqiptarë me kombësi e shtetësi dhe të flasin gjuhën shqipe. Sabri Godo: A mund ta argumentosh? Hysen Selfo: Kjo mbështetet në vendimet e kongreseve të vitit 1922 dhe 1929 114 për kishën ortodokse autoqefale, në të cilat janë miratuar edhe statutet përkatëse. Për këtë kanë punuar dhe patriotë shqiptarë, si Fan Noli e të tjerë. Sipas statutit, kleri i lartë shqiptar duhet të jetë me origjinë shqiptare, shtetas shqiptar e të flasë shqip. Kjo përmbahet në tërë librat fetare. Kleriku i vendit duhet të flasë gjuhën e vendit. Në Greqi nuk pranohet as të flitet në gjuhën shqipe. Nuk e kam fjalën për 113 Neni 12, pika 6: “Ndalohet veprimtaria fetare dhe përdorimi i fesë për qëllime politike”. 114 Në shtator të vitit 1922 u mblodh Kongresi i Beratit ku u përfaqësuan me delegatët e tyre, klerikë dhe laikë (besimtarë) nga të gjitha komunitetet ortodokse shqiptare. Më 12 shtator 1922 Kongresi mori vendimin për shpalljen e Kishës Autoqefale Ortodokse Kombëtare të Shqipërisë. Që nga ajo kohë, kjo Kishë do të ishte autoqefale (e pavarur) dhe do të mbante me Patriarkanën Ekumenike të Stambollit vetëm lidhje shpirtërore dhe apostolike dhe jo lidhje vartësie administrative. Në këtë Kongres u miratua Statuti i Kishës Autoqefale dhe Rregullorja e saj, duke e vendosur selinë në Korçë. Në kuadrin e njohjes së autoqefalisë së Kishës Shqiptare nga Patriarkana, u bë edhe thirrja e Kongresit të dytë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Korçë, i cili i bëri përsëri jehonë autoqefalisë. Por vetëm në vitin 1937 Patriarkana do të njihte zyrtarisht pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. Në përpjekjet për shpalljen e autoqefalisë Kisha Shqiptare pati mbështetjen e shtetit shqiptar. (Shënim i red.)

41 popullin grek, me të cilin populli ynë është mik; e kemi ndihmuar e na ka ndihmuar kur ka qenë nevoja. Sabri Godo: Në radhë të parë, statuti i vitit 1929 nuk parashikon që kleri duhet të ketë kombësi shqiptare. Për sa i përket trajtimit të marrëdhënieve me Greqinë, kjo del jashtë sferës së veprimtarisë së këtij Komisioni. Hysen Selfo: Ky është një problem i vendosur historikisht nga shqiptarët. Nuk mund të hedhim baltë mbi patriotët shqiptarë që vendosën për pavarësinë e kishës shqiptare. Sabri Godo: Jam në një mendje me ju dhe nuk më ka munguar kurajo t’ia them këtë edhe Presidentit të Greqisë. Por këtu kemi të bëjmë me një parim juridik. Ne nuk duhet të bëjmë çudira, por duhet t’u përmbahemi dokumenteve të organizatave evropiane. Hysen Selfo: Po ne po flasim për klerin e lartë shqiptar! Kastriot Islami: Personalisht pikën 6 e quaj moderne, kombëtare e jo kopjim. Formulimi i stafit është konform mënyrës se si shkruhet një kushtetutë, apo jo? Petrit Kalakula: Janë mbajtur tre kongrese më 1921, 1922 e 1923 115 , të cilat kanë shpallur pavarësinë e autoqefalisë shqiptare autoqefalinë e Kishës Ortodokse dhe Xhamisë Shqiptare. Te pika 5 116 , mund të përfshihet që: “në marrëdhëniet me komunitetet fetare, shteti duhet të mbështesë e respektojë vendimet e konferencave fetare”. Unë jam kundër predikimit në gjuhë të huaj në kisha e xhami. Kristaq Traja: Shqetësimi është i hershëm dhe daton që nga viti 1994. 117 Feja është e ndarë nga shteti, të tjerat vijnë në mënyrë logjike. 115 Kongresi i parë i bektashinjve u mbajt më janar 1921. Në të u miratua edhe statuti, në bazë të së cilit bashkësia bektashiane fitonte pavarësinë nga Kryegjyshata Botërore. Ky statut u plotësua më tej në vitin 1924, ku midis të tjerave sanksionohej shqipja si gjuhë zyrtare e këtij komuniteti. Në shtator 1922 u mbajt kongresi për ngritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri (që përmendet më gjerësisht më lart). Bashkësia tjetër myslimane, ajo e urdhrit Syni, mbajti kongresin e saj në shkurt të vitit 1923. Ky kongres e ktheu xhaminë Synite në një xhami autoqefale shqiptare (Shënim i red.) 116 Neni 12, pika 5: “Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare rregullohen me ligj, mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe qeverisë”. 117 Projektkushtetuta e vitit 1994, e cila nuk pati sukses në referendumin e organizuar atë

42 Në qoftë se statusi i klerit të lartë përcaktohet nga shteti, atëherë parimi i pavarësisë së fesë komprometohet. Në organizimin e brendshëm, fenë nuk e imponon asnjë ligj. Kur një komunitet fetar flet në gjuhë të huaj është më tepër shqetësimi i komunitetit sesa i shtetit. Ligoraq Karamelo: Kam përshtypjen se njerëz të besimit fetar jo ortodoks nuk e njohin statusin e kishës ortodokse, prandaj e trajtojnë atë jo si duhet. Kisha ortodokse shqiptare ka pasur statute më 1922, 1928, 1950 dhe ata nuk dinë përse bëjnë fjalë ato. Komunitetet fetare duhet të jenë të pavarura. Kreun e bektashinjve do ta zgjedhin vetë bektashinjtë. Këtu po vijnë përfaqësues të komuniteteve fetare nga vende të ndryshme të botës dhe ne nuk po merremi me to e as po kritikojmë veprimtarinë e tyre. Arben Imami: Nuk jemi duke analizuar se si duhet organizuar feja dhe nuk më duket aspak e drejtë të diskutohet në një mënyrë të tillë, të themi, sikur i heq të drejtën myslimanëve të flasin. Jam kundër një diskutimi të tillë. A mundet Kushtetuta t’u imponohet drejtuesve fetarë, apo jo? Pandeli Majko: Neni 12 shpreh një pozicion shumë të qartë ndaj fesë. Të shikojmë më shumë qëndrimin juridik që mban shteti në një vend me shumë fe. Shteti nuk ndërhyn në organizimin e brendshëm të fesë. Kongreset e kishës ortodokse janë respektuar e respektohen në radhë të parë nga ortodoksët, por duhet të mbajmë parasysh se për 50 vjet feja ka qenë ndaluar. Fenë sot e njohin të gjithë, prandaj hapja e sipareve të tilla, nuk është e mirë. Secili ka të drejtë të flasë për fenë kur e mendon që është në të mirë të Shqipërisë. Ngritja e këndvështrimeve false do të na vinte në një pozitë të vështirë. Kushtetuta amerikane nuk ndërhyn në veprimtarinë e brendshme të fesë. Feja ka status të veçantë juridik dhe shteti nuk mund të ndërhyjë! Perikli Zaharia: Një kushtetutë duhet të ketë parasysh arritjet e standardeve ndërkombëtare. Parimi i autonomisë fetare nuk mund të mos merret në konsideratë. vit, parashikonte një detaj në lidhje me fenë që ishte i papranueshëm nga dokumentat ndërkombëtare. Në nenin 7, paragrafi 4, kjo Projektkushtetutë parashikonte: “Kryetarët e Komuniteteve të mëdha fetare duhet të jenë shtetas shqiptarë, të lindur në Shqipëri dhe me banim të përhershëm në të në 20 vjetët e fundit”. (Shënim i red.)

43 Fehmi Abdiu: Nisur nga shqetësimet qe kemi, desha të nënvizoj idenë se një kushtetutë duhet të respektojë parimet themelore të ndërtimit të shtetit. Problemi themelor në lidhje me fenë është ndarja e saj nga shteti, statusi i saj i pavarur juridik. Petrit Kalakula: Unë nuk kam asnjë paragjykim fetar, marrëdhëniet me ortodoksët i kam shumë të mira dhe nuk dua të mohoj rolin edhe kontributin e tyre për çështjen kombëtare shqiptare. Ngritja e problemeve të tilla i shërben përçarjes fetare, në një kohë kur Shqipëria është dalluar dhe dallohet për një bashkëjetesë miqësore ndërmjet feve të ndryshme. Unë jam dakord që të merren parasysh në Kushtetutë kongreset fetare. Në Kushtetutë duhet të thuhet se marrëdhëniet e shtetit me komunitetet fetare mbështeten edhe nga kongreset e tyre të fundit. Arben Imami: Jepeni propozimin tuaj me shkrim. Objekti i diskutimit është propozimi i zotit Selfo. Kastriot Islami: Sugjerohet të diskutojmë për propozimin në lidhje me nenin 12. A duhet të flitet për një gjë të tillë këtu apo do ta lëmë ta trajtojmë me ligj? Pika 4 dhe pika 5 janë shkruar në një mënyrë elegante nga stafi duke vënë në themel të marrëdhënieve të shtetit dhe komunitetit fetar, respektimin e njëri-tjetrit. Pikat 4 dhe 5 e shterojnë plotësisht çështjen në diskutim që është njëkohësisht edhe shqetësim i përgjithshëm dhe nuk ka nevojë për detajime të mëtejshme. Detajet mund të rregullohen me ligje ose me rregullore. Hysen Selfo: Këtu kemi ardhur jo për të kaluar të gjitha nenet me radhë, por për të shprehur mendimin tonë. Ne shtrojmë për diskutim një problem që na shqetëson. Arben Imami: Të gjithë folën, mund të kalojmë në votim. Kush është pro propozimit të zotit Selfo? Meqenëse shumica nuk është dakord, atëherë propozimi bie, nuk miratohet. Radhën e kaluar ne kemi diskutuar mjaft gjatë për këtë problem dhe do të desha që për hir të punës të japim opinione sa më të shkurtra. Hysen Selfo: Nuk është nacionalizëm të mbrosh Shqipërinë, por patriotizëm. (Largohet nga salla.)

44 Arben Imami: Kjo nuk është arsye për t’u larguar. Ka ndonjë anëtar të Komisionit që e mbështet këtë propozim? Krenar Loloçi: Tre momentet kryesore kushtetuese në lidhje me fenë janë: së pari, asnjanësia e shtetit, së dyti, njohja e veprimtarisë së brendshme të fesë, dhe, së fundi, çështja e personalitetit juridik të komuniteteve fetare. Arben Imami: Të kalojmë te neni 13 118 . Ka pasur vërejtje të ndërsjellta dhe kemi rënë në marrëveshje me stafin ta riformulojnë këtë nen. Propozimi ynë është: “Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në ekonominë e tregut”. Petrit Kalakula: Do të trajtohet problemi se cila është prona private apo do të mbetet në kapitullin për ekonominë? Kristaq Traja: Përcaktimi i nocionit të pronës do të bëhet në një vend tjetër. Genc Ruli: E quaj të drejtë ndryshimin e bërë, por do të shtroja për diskutim edhe disa ndryshime: 1. Prona private e publike mbrohen në mënyrë të barabartë ose të njëjtë nga ligji. 2. Prona private është e paprekshme. 3. Askujt nuk mund t’i hiqet prona, përveçse për shkak të dobisë publike. 4. Kufijtë e pronës shtetërore caktohen me ligj. Petrit Kalakula: Pika 1 mund të ishte më e plotë në rast se fjalët “në pronën private, në solidaritetin dhe kooperimin ndërmjet partnerëve socialë” të zëvendësohet me fjalët “si edhe në pronën private e publike”. Ekonomia e tregut mbështetet në shumëllojshmërinë e pronës. Mund të shtohen edhe fjalët “askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht prona”. Haxhi Aliko: Ato që tha Genci janë përfshirë në nenin 30 119 . 118 Neni 13: “1. Baza e sistemit ekonomik të Republikës së Shqipërisë është ekonomia sociale e tregut, e mbështetur në lirinë e veprimtarisë ekonomike, në pronën private, në solidaritetin dhe kooperimin ndërmjet partnerëve socialë. 2. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike”. 119 Neni 30: “1. E drejta e pronës dhe e trashëgimisë janë të garantuara. 2. E drejta e pronës mund të kufizohet nëpërmjet ligjit dhe vetëm në atë masë sa nuk cënon thelbin e saj. 3. Shpronësimi mund të bëhet vetëm për një interes publik dhe kurdoherë kundrejt shpërblimit të plotë”.

45 Kastriot Islami: Nëse duhet të shtohen këto që propozon Genci, le të dëgjojmë stafin e juristëve. Krenar Loloçi: Ne jemi nisur nga parimi që normat që parashikohen në parimet e përgjithshme, të jenë sa më të përmbledhura dhe shtjellimi i tyre i mëtejshëm të bëhet në vende të tjera përkatëse të Kushtetutës. Arben Imami: A është e domosdoshme të shprehemi për sa i përket barazisë përpara ligjit të të dy pronave? Krenar Loloçi: Mendoj që kjo është e kapërcyer. Barazia e pronave ka filluar që në vitet '90-të në vendet e Lindjes. 120 Sot një diskutim i tillë nuk ka nevojë të bëhet. Kastriot Islami: Duhet thënë diçka në lidhje me faktin që prona është e garantuar. Kristaq Traja: Lidhur me propozimin e zotit Ruli, mund të futet që ‘të dyja pronat mbrohen me ligj’. Genc Ruli: Pronë ekskluzivisht shtetërore do të thotë që pronar i vetëm është shteti. Arben Imami: Parimisht jam dakord që të futet propozimi i Genc Rulit. Petrit Kalakula: Prandaj duhet thënë: “shumëllojshmëria e pronës”. Arben Imami: Jeni dakord të shtohet në një paragraf më vete tek pika 1 propozimi i zotit Ruli? Dakord. Fehmi Abdiu: Shpesh është ngritur dhe diskutuar çështja që objektet e pasurisë shtetërore të caktohen me ligj, por me gjithë përpjekjet, kjo nuk është bërë. Kjo është shumë e diskutueshme. Vendosja e një dispozite të tillë do të ishte pengesë. 121 120 Gjatë regjimit socialist, prona shtetërore paraqitej më e rëndësishme se ajo private, për pasojë edhe mbrojtja e tyre ndryshonte. Prandaj, në vitet e para menjëherë pas ndryshimeve politike e sociale që ndodhën në Shqipëri në vitin 1990 – 1991, shtrohej si detyrë barazia e pronave, ngritja e mbrojtjes së pronës private në të njëjtin nivel me mbrojtjen që i sigurohej edhe pronës shtetërore. (Shënim i red.) 121 Ideja këtu është që në rast se objektet e pronës shtetërore do të përcaktoheshin me ligj, do të bëhej i vështirë privatizimi i tyre pa ndryshuar më parë vetë ligjin. (Shënim i red.)

46 Genc Ruli: Se cilët janë kufijtë e pronës ekskluzivisht shtetërore, duhet të përcaktohen me ligj. Kjo për faktin, se ka prona shtetërore që duhet të mbeten të tilla. 122 Arben Imami: Ç’mendoni për pikën 4 të zotit Genci në kuptimin e fundit që parashtroi ai? Kristaq Traja: Vetë ligji përcakton pronat ekskluzivisht të shtetit. Spartak Ngjela: Me ligj të zakonshëm nuk mund përcaktohet dot ekskluziviteti. Kastriot Islami: Ky është koncept dinamik që me kohë mund të ndryshojë. E formuluar në këtë mënyrë Kushtetuta nuk e pengon shtetin të veprojë. Arben Imami: Ka mbështetje tjetër për propozimin e zotit Ruli? Kush është pro për propozimin e zotit Ruli? Genc Ruli: Vetëm ligji i parlamentit mund të përcaktojë se një objekt ose veprimtari është ekskluzivisht shtetërore. Arben Imami: Bie pika 4 e zotit Ruli pas votimit. Kalojmë te neni 14 123 . Kastriot Islami: A janë mbajtur parasysh propozimet e delegacionit të NATO-s sidomos për pikën 1? Jonuz Begaj: Vetëm Forcat e Armatosura e sigurojnë pavarësinë e vendit apo edhe aleancat e tyre? 122 Sipas ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavaruara të privatizimit”, ndërmarrjet ose njësitë e tjera shtetërore të degëve me rëndësi të veçantë të ekonomisë kombëtare, si: industria e energjitikës dhe e mineraleve, e naftës dhe e gazit, postat, telekomuni- kacionet, pyjet dhe ujrat, rrugët automobilistike e hekurudhore, portet detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor, mund të privatizohen në raste të veçanta me ligj. Faktikisht, privatizimi i këtyre degëve, duke filluar nga telekomunikacionet, është bërë me ligj. Një gjë e tillë parashikohet edhe në ligjin nr. 8306, datë 14.3.1998, “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. (Shënim i red.) 123 Neni 14: “1. Forcat e Armatosura sigurojnë pavarësinë e vendit, si dhe mbrojnë tërësinë territoriale dhe rendin e tij kushtetues. 2. Forcat e Armatosura ruajnë asnjanësinë në çështjet politike dhe i nënshtrohen kontrollit civil e demokratik. 3. Asnjë forcë e huaj ushtarake nuk mund të pranohet në territorin shqiptar, përveçse me një ligj të aprovuar me shumicën e anëtarëve të parlamentit”.

47 Krenar Loloçi: Janë mbajtur parasysh propozimet e delegacionit të NATO-s. Megjithatë çështja e Forcave të Armatosura është ende duke u diskutuar. Petrit Kalakula: Forcat e Armatosura duhet të merren edhe me rendin kushtetues. Ushtria merret me mbrojtjen e pavarësisë së vendit dhe të tërësisë së tij tokësore dhe nuk ka për detyrë të shtypë demonstratat. Arben Imami: Ne me Forca të Armatosura kuptojmë vetëm ushtrinë. 124 Ndërhyrja e ushtrisë për mbrojtjen e rendit kushtetues bëhet vetëm kur ky i fundit rrezikohet nga forca madhore. Spartak Ngjela: Ushtria nuk futet fare për problemet e rendit. Rend kushtetues nuk ka, ky është një koncept abstrakt. Po të mbesë ky nen në këtë mënyrë, atëherë ushtria mund të përdoret për të shtypur edhe një miting të vetëm. Ushtria nuk hyn fare në këto probleme. Ajo është vetëm për mbrojtjen e territorit. Formoni një polici të fortë dhe mbroni rendin. Krenar Loloçi: Rendi kushtetues këtu përcaktohet në parim. Fehmi Abdiu: Cilat janë Forcat e Armatosura? Krenar Loloçi: Në Forcat e Armatosura përfshihet ushtria me gjithë organet e saj përbërëse. Sipas standardeve ndërkombëtare, sikurse rekomandohet edhe nga përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Shqipëri, policia dhe shërbimi informativ kombëtar nuk duhet të bëjnë pjesë në Forcat e Armatosura. Haxhi Aliko: Sigurisht, nuk ka qenë e lehtë për stafin teknik për të hartuar pikën 1. Problemi dhe shqetësimi është se çfarë do të kuptohet me “rend kushtetues”, si dhe kush do ta cenojë rendin kushtetues? 124 Kushtetuta e vitit 1976 përfshinte në kuptimin e Forcave të Armatosura forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe forcat vullnetare të vetëmbrojtjes popullore. Ligji nr. 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese” nuk përcaktonte nëse forcat e policisë dhe ato të Shërbimit Informativ Kombëtar përfshiheshin apo jo në Forcat e Armatosura, ndërkohë që ligji nr. 7978, datë 26.7.1995 “Për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, në nenin 1 të tij, i përfshin: “Forcat e Armatosura mbahen për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë, si dhe të rendit kushtetues të saj. Ato përbëhen nga ushtria, forcat e Ministrisë së Brendshme dhe forcat e Shërbimit Informativ Kombëtar”. (Shënim i red.)

48 Mbase kjo për stafin është e qartë, po për ne nuk është e qartë. Ndoshta pika 1 mund të ndërtohej kështu: “Forcat e Armatosura sigurojnë e mbrojnë pavarësinë politike dhe territoriale të vendit”. Formulimi, sigurisht, nuk është i plotë. Arben Imami: Jo çdo sugjerim që bëhet këtu do të diskutohet. Pandeli Majko: Pika 1 është e lidhur me pikën 2. Pika 2 është shumë e rëndësishme prandaj them që shqetësimi ekuilibrohet dhe jam dakord me formulimin e ekspertëve. Kastriot Islami: Mund të bëhet një formulim i tillë: “Për mbrojtjen e rendit kushtetues Forcat e Armatosura përdoren vetëm në kushte të veçanta”. Arben Imami: Kjo do të sqarohet kur të arrijmë tek kapitulli i posaçëm. Këtë pikë do ta lëmë me dy variante, i pari ky që është në tekst, ndërsa në variantin e dytë fjalët “dhe rendin e tij kushtetues” hiqen. Spartak Ngjela: Rendi kushtetues është Kushtetuta vetë dhe Kushtetutën nuk e mbron ushtria. Me konceptin “rend kushtetues” unë mund të justifikoj juridikisht grushtin e shtetit. Në Shqipëri “rendi publik” ngatërrohet me “rendin kushtetues”. Kristaq Traja: Mund të ketë pasur raste konfondimi. Arben Imami: A ka konsensus për ta lënë për radhën tjetër propozimin me dy variante? Spartak Ngjela: Këtu mund të merret për bazë Kushtetuta e Gjermanisë që është një republikë parlamentare. 125 Nuk mund të gjejmë një model tjetër më të ngjashëm. 125 Kushtetuta e Gjermanisë, në nenin 87-a, paragrafi IV, parashikon: “Për t’u mbrojtur nga një rrezik kërcënues për ekzistencën ose për rendin themelor demokratik të Bundit ose të një Landi, qeveria federale mund, nëse ekzistojnë premisat e nenit 91, paragrafi II, dhe në qoftë se forcat e policisë, ashtu si edhe ato të policisë kufitare federale nuk janë të mjaftueshme, të angazhojnë Forcat e Armatosura në mbështetje të policisë dhe të policisë kufitare federale për të mbrojtur objektivat civile dhe për të luftuar kundër rebelëve të organizuar dhe të armatosur ushtarakisht. Përdorimi i Forcave të Armatosura duhet të urdhërohet në qoftë se e kërkojnë Bundestag-u ose Bundesrat-i”.

49 Arben Imami: Atëherë, këtë çështje do ta lëmë kur të vijmë te pjesa përkatëse. 126 Petrit Kalakula: Te pika 3, në vend të: “me shumicën e të gjithë anëtarëve të parlamentit” të bëhet: “me 2/3 e anëtarëve”. Spartak Ngjela: Të futet në parlament dhe shumica të bëhet me 2/3. Fehmi Abdiu: Unë jam për gjysmën plus një. Jonuz Begaj: Pse futet pika 3 këtu? Po të flasësh për forcat e huaja do të flasësh edhe për mandatin e tyre. Fehmi Abdiu: Kjo është shumë e rëndësishme. Jonuz Begaj: Ky nen flet për ushtrinë shqiptare. Përse duhet të flitet për forcat e huaja ushtarake këtu? Krenar Loloçi: Mund të qëndrojë si propozim që ta vendosim atje ku do të flitet për marrëdhëniet ndërkombëtare. Arben Imami: Cili është pra mendimi mbizotërues? Me shumicën e anëtarëve të parlamentit? Petrit Kalakula: Pranimin e forcave ushtarake të huaja ta vendosim me referendum. Kristaq Traja: Republika e Shqipërisë bën pjesë në aleanca ushtarake dhe çështja e forcës ushtarake të huaj e ka vendin këtu. Spartak Ngjela: Duhet thënë atje ku flitet për aleancat e huaja. Petrit Kalakula: Pak a shumë e njëjta gjë është thënë në nenin 4, përse duhet ta përsërisim? Arben Imami: A ka mundësi që në bazë të pikës 3 të nenit 4 të vendoset ushtria e huaj? Krenar Loloçi: Pika 3 e nenit 4 flet për traktate, ndërsa neni 14 (pika 3) flet për vendosjen e ushtrive të huaja. Traktati mund të përmbajë mundësinë e vendosjes së ushtrisë së huaj, megjithatë përpara vendosjes do të bëhet një miratim tjetër i veçantë. 126 Është fjala për pjesën “Masat e jashtëzakonshme”.

50 Jonuz Begaj: E përsëris, në nenin 14 përcaktohet statusi i ushtrisë shqiptare. Përse flitet edhe për ushtrinë e huaj? Fehmi Abdiu: Kjo është pikërisht në vendin e duhur. Shqetësimi është nëse vendosja e ushtrisë së huaj do të bëhet me gjysmën plus një apo me dy të tretat e anëtarëve të parlamentit. Në nenin 4 u mbajt qëndrimi me dy variante, ta mbajmë edhe këtu. Arben Imami: Misioni “Alba” është vendosur me miratim të gjysmës plus një të anëtarëve të parlamentit, ndërsa “Pelikani” është vendosur pa miratim parlamenti. 127 A ka konsensus për ta lënë siç është? Pika 3 e nenit 14 mbetet siç është. Kalojmë te neni 15 128 . Kristaq Traja: Edhe pushteti lokal do të jetë i detajuar në një kapitull të veçantë. Arben Imami: Si parim bazë do të jetë ky i decentralizmit? Genc Ruli: Decentralizmi nuk i përmban të tëra nuancat. Kastriot Islami: Të thuhet: “decentralizmit, vetëqeverisjes e pavarësisë”. Krenar Loloçi: “Decentralizëm” është një fjalë përmbledhëse. Edhe shteti unitar është vështirë të konceptohet pa vetëqeverisjen e pavarësinë e pushtetit lokal. Genc Ruli: Fjala “vetëqeverisje” është më e përshtatshme. Arben Imami: Ajo argumenton pushtetin e qeverisjes lokale. Kastriot Islami: Vetëqeverisja është pjesë e decentralizimit, është mënyrë e realizimit të decentralizimit. Arben Imami: Atëherë, të votojmë. Kush është pro nenit 15 siç është në projekt? 11 vota pro dhe një kundër. Meqenëse me 11 vota arrihet 127 Me ligjin nr. 8203, datë 30.3.1997, “Për pranimin në Shqipëri të një force ushtarake shumëkombëshe në mbështetje të operacioneve humanitare” u vendos nga Kuvendi Popullor hyrja në Shqipëri e forcës shumëkombëshe “Alba”. 128 Neni 15: “Qeverisja lokale në Republikën e Shqipërisë ushtrohet sipas parimit të decentralizmit të pushtetit publik”.

51 shumica e kërkuar, neni 15 miratohet siç është. Kalojmë tek neni 16 129 . Haxhi Aliko: Për flamurin të jepen përmasat dhe forma e shqiponjës me qëllim që të jetë gjithmonë njësoj. Fehmi Abdiu: Në nenin 16 janë shumë pika. Në shumicën e kushtetutave secila nga këto pika është një nen më vete ose një dispozitë e veçantë. Unë kam mendimin që këto gjashtë pika t’i kthejmë në gjashtë nene. Kristaq Traja: Teknikisht nuk prish gjë. E kemi ndërtuar kështu, sepse deshëm që simbolet e shtetit t’i kishim në një nen. (Shumica e anëtarëve të Komisionit janë pro propozimit të zotit Abdiu) Arben Imami: Me shumicë votash fiton propozimi i zotit Abdiu. Gjashtë pikat e këtij neni kthehen në gjashtë nene, nga neni 16 deri në nenin 21. Mbledhja mbyllet. * * * 129 Neni 16: “1. Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja. 2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë dykrenore në mes. 3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqiponjë të zezë dykrenore, të vendosur mbi një shqyt me fushë të kuqe. Në krye të stemës është përkrenorja e Skënderbeut. 4. Himni kombëtar është “Përreth flamurit tonë të bashkuar”. 5. Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori. 6. Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana”.

52 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 8 PRILL 1998 (TEMA E DISKUTIMIT: TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Anastas Angjeli, Fehmi Abdiu, Pandeli Majko, etj. (anëtarë), Petrit Kalakula, Genc Ruli (pa të drejtë vote). Sabri Godo: Fillojmë me pjesën për të drejtat e njeriut. Arben Imami: Në këtë pjesë, është menduar që fillimisht të trajtohen liritë dhe të drejtat politike, pastaj ato ekonomike dhe, së fundi, objektivat e shtetit për plotësimin e disa të drejtave të tjera sociale dhe ekonomike të individëve. Le të diskutojmë fillimisht në parim për këtë pjesë. Fehmi Abdiu: Pjesa që kemi përpara sot është një ndër pjesët më të rëndësishme të projektit të Kushtetutës dhe dëshiroj të shtoj se bazohet – ashtu si edhe ligji ekzistues “Për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut” 130 – në aktet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut. Në dallim nga ligji ekzistues “Për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, pjesa në shqyrtim paraqitet me një kre të veçantë ku trajtohen parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive themelore. Mendoj se ka përsosje edhe në kuptimin e teknikës e qartësisë legjislative. Megjithatë dispozita të veçanta mund të bëhen objekt diskutimi për t’i përmirësuar më tej. Gjithsesi, shpresoj që kjo pjesë të jetë një nga pjesët që ne do të arrijmë më shpejt në mendime unanime. Arben Imami: Fillojmë me nenin 1 të “Parimeve të përgjithshme” 131 . (zë i paidentifikueshëm): Këtu tek pika 1 ku thuhet ”të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme”, çfarë është dashur të 130 Ligji nr. 7692, datë 31.3.1993, “Për një shtesë në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. 131 Neni 1: “1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme dhe të patjetërsueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik. 2. Organet shtetërore, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”.

53 thuhet me këtë “të pandashme”? Tek pika 2, kur flitet për “organet shtetërore” dhe për “përmbushjen e detyrave të tyre”, ku qëndron lidhja e tyre me të drejtat dhe liritë dhe si do të realizohen këto të drejta? Kush do t’i mbrojë e garantojë këto të drejta? (zë i paidentifikueshëm): Në pikën 2 thuhet: “Organet shtetërore… kontribuojnë në realizimin e tyre”. Fjala “kontribuoj” të jep përshtypjen që këto organe do të ndihmojnë, por nuk do të garantojnë realizimin e këtyre të drejtave. Në qoftë se fjala “kontribuoj” shpreh një dedikim të pjesshëm, kush do të bëjë garantimin e plotë të këtyre të drejtave? Mund të jetë një përshtypje fare personale. Po fjala “kontribuoj” është e tillë që çdo organ [do të respektojë] sipas mundësisë… Krenar Loloçi: Fjala “e pandashme” në rastin konkret ka të bëjë me të drejtat dhe liritë, nga njëra anë, dhe njeriun ose individin, nga ana tjetër. Në këtë kuptim, “të drejtat dhe liritë” janë të lidhura me njeriun ose individin në mënyrë të pandashme. Në fakt kemi të bëjmë me një ndikim të një prej shkollave të së drejtës. 132 Për sa i përket organeve shtetërore, ne jemi mësuar dhe gjithmonë mendojmë se organet shtetërore janë të detyruara të mbrojnë këto të drejta. Në fakt, ekzistenca e mbrojtja e këtyre të drejtave dhe lirive duhet parë e trajtuar në lidhje me shtetin. Është shteti, që nëpërmjet organeve të tij, cenon këto të drejta dhe liri. 133 Një kushtetutë moderne merr përsipër mbrojtjen e të drejtave të individit, duke përcaktuar veçanërisht disa organe dhe procedura për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Së fundi, 132 Kjo e ka burimin tek shkolla e të drejtës natyrore, sipas së cilës të drejtat dhe liritë e njeriut kanë lindur bashkë me njeriun, dhe, si të tilla, ato nuk mund t’i hiqen ose tjetërsohen. Të drejtat natyrore – rregullat që do të rregullonin qënien njerëzore në Gjëndjen Natyrore, para se te ekzistonin qeveritë ose e drejta pozitive – janë të drejta që i kanë të gjithë njerëzit pavarësisht nga sistemi qeverisës, nën të cilin ata jetojnë. Të drejtat natyrore mendohej se i ishin dhënë njeriut nga Zoti ose nga natyra. Mendimtarë si Locke dhe Thomas Jefferson propozonin që qëllimi i së drejtës pozitive është të mbrojë këto të drejta të patjetërsueshme që janë dhënë nga Zoti. Në thelb të së drejtës natyrore qëndron ideja që ligji duhet t’i përmbahet disa standardeve morale të mëparshme dhe që qëllimi i ligjit është të zbatojë moralitetin. (Shënim i red.) 133 Gjatë monarkive absolutiste, zyrtarët e mbretit ose të monarkut ngarkoheshin njëkohësisht me detyrat e ndjekjes, gjykimit e të dënimit. Të drejtat e njeriut i nënshtroheshin hetimeve dhe gjykimeve të anshme të pushtetit të mbretit nëpërmjet nëpunësve të tij. (Shënim i red.)

54 lidhur me kontribuimin. Vendi ku mbrohen përfundimisht të drejtat e njeriut është gjykata, e cila, mund të themi që duke u mbështetur në aktet ku parashikohen këto të drejta, vendos dhe e rivendos të drejtën. Por ka disa të drejta të tjera me natyrë social-ekonomike, që gjykata nuk mund t’i mbrojë, por që shteti, organet e tij, duhet të kontribuojë për realizimin e tyre në të ardhmen. Përveç sa më sipër, të drejtat e njeriut mbrohen edhe gjatë hartimit të legjislacionit. Organet shtetërore gjatë hartimit të legjislacionit në fushat e tyre, duhet të mbajnë parasysh gjithmonë të drejtat dhe liritë e njeriut. (zë i paidentifikueshëm): Në pikën e dytë duket sikur vetëm ‘organet shtetërore’ detyrohen të respektojnë të drejtat dhe liritë. Po shoqatat, institucionet, personat e tjerë juridikë, nuk duhet edhe këta të kenë detyrimin të respektojnë të drejtat e njeriut? A është shprehur edhe kjo në këtë pikë? Se këtu flasim vetëm për shtetin dhe duket sikur pjesën tjetër e lëmë zbuluar. (zë i paidentifikueshëm): Kushtetuta bëhet si kontratë midis shtetit dhe individëve, sepse vetëm këta janë persona që kanë të drejta të tilla. Për sa i përket shoqatave e personave të tjerë juridikë duhet të respektojnë kriteret juridikë 134 , por nuk kanë ndonjë detyrim shtetëror që të mbrojnë lirinë e individëve. (zë i paidentifikueshëm): Gjithashtu, doja të shtoja se këtu nuk bëhet fjalë për shembull për mbrojtjen që duhet t’i bëhet një individi nga cenimet që mund t’i bëhen nga një individ tjetër. 135 E dyta, këtu nuk shtrohet çështja e mbrojtjes së individit nga shoqatat joekonomike ose nga organizatat, se ato nuk bëjnë ligj, me anën e cilit të kufizojnë të drejtat e individit. Ligj bën vetëm shteti, organet e tij shtetërore sipas procedurave të përcaktuara. Vetëm me ligj mund t’i kufizohet një e drejtë ose liri që i është dhënë individit. Arben Imami: A ka ndonjë sugjerim tjetër? 134 Të parashikuara në aktet jurdike. 135 Në qoftë se jemi përpara një cënimi jopenal, individi i cënuar ka të drejtë t’i kërkojë gjykatës, në bazë të dispozitave të Kodit Civil ose të akteve të tjera, pushimin e cënimit (ose realizimin e një të drejte të shkelur ose të cënuar). Në qoftë se kemi të bëjmë me një shkelje penale, personi i cënuar ka të drejtë ta denoncojë personin që e ka cënuar tek organet e ndjekjes penale. (Shënim i red.)

55 Pandeli Majko: Pyetja është kjo: pse është e domosdoshme të vihet pika 2 e nenit 1? Që kur e shikon pikën 2 të krijohet përshtypja sikur vetëm organet shtetërore e kanë këtë detyrim, ndërsa të tjerët mund ta shmangin. A është e domosdoshme pika 2? Genc Ruli: Më duket se pika 2 ka një përmbajtje që është shumë e domosdoshme të jetë. Pas deklaratës që bën pika 1: “të drejtat e njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme dhe qëndrojnë në themel të rendit juridik”, shtrohet pyetja kush mund t’i cenojë të drejtat e njeriut? Sigurisht, këtu bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga vullneti shtetëror, nga pushteti. Prandaj vihet detyrimi për organet shtetërore që të respektojnë këto të drejta, sepse vetëm ato janë të pajisura me pushtet shtetëror. Për sa i përket OJQ-ve 136 , ato janë thjesht organizime individësh, për të cilat do të flasim më poshtë kur të diskutojmë për të drejtën për t’u bashkuar, etj. Në këtë kuptim, do të humbte kuptimi i pikës së parë nëse nuk vihet pika 2. (zë i paidentifikueshëm): Të gjitha organet nuk janë njëlloj të detyruar. Sabri Godo: Termi “kontribut” ka një sens vullnetar; nga ana tjetër, deri në çfarë mase organet shtetërore do të kontribuojnë. Mua më duket se kjo fjalë krijon dyshime. (zë i paidentifikueshëm): Të thuash ‘kontribuon’, në fakt, është vënë një detyrim, sepse për atë që parashikohet se duhet të kontribuojë, ai ka për detyrë të kontribuojë dhe masa e kontributit përcaktohet nga fuqia që ka shteti. (zë i paidentifikueshëm): Duke u mbështetur edhe në ato që tha zoti Ruli, formulimi është i saktë dhe çdo ndryshim në këtë formulim do të prishte ekuilibrin midis të dy pikave. Unë jam me këtë formulim. Çdo formulim tjetër do të krijonte një kuptim të ndryshëm dhe do të dilte jashtë kuptimit të këtij neni. Genc Ruli: Shteti mund të ndihmojë për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për realizimin e të drejtave. Ne mund të garantojmë të drejtën e lëvizjes, por jo atë të sigurimit të strehimit. Këtë të fundit shteti nuk ka mundësi ta garantojë. Shteti kontribuon, në përputhje me 136 Organizata jo-qeveritare.

56 mundësitë financiare të shtetit që të sigurojë të drejtën për strehim. Dhe në këtë aspekt, duhet të nisemi nga mendimi pozitiv se shteti do të kontribuojë, në përputhje me mundësitë e tij, por gjithsesi nuk mund të garantojë. (zë i paidentifikueshëm): Përgjithësisht për të drejtat me karakter social, shteti kontribuon, por nuk mund të garantojë. (zë i paidentifikueshëm): Se cilat janë organet që garantojnë të drejtat e njeriut, kjo do të qartësohet në kapitujt e mëposhtëm. Sabri Godo: Le të mbajmë një shënim në lidhje me këtë pikën 2 të nenit 1. Në qoftë se nuk do të sqarohemi më vonë, atëherë i kthehemi përsëri. Arben Imami: Atëherë, a ka konsensus lidhur me këtë nen? Arrihet konsensus për nenin 1. Kalojmë tek neni 2 137 . (zë i paidentifikueshëm): Kam një pyetje, a mund të zëvendësohen fjalët “vlejnë njëlloj” me “gëzohen njëlloj”? (zë i paidentifikueshëm): Janë të barasvlershme. (zë i paidentifikueshëm): Konkretisht problemi shtrohet që të huajt të kenë të drejta të njëjta me shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rastit kur Kushtetuta e lidh ushtrimin e një të drejte me pasjen e shtetësisë shqiptare. Raste të tilla kur Kushtetuta e lidh ushtrimin e një të drejte me shtetësinë shqiptare janë, për shembull, e drejta për t’u zgjedhur President i Republikës 138 , e drejta për t’u zgjedhur deputet 139 , e drejta e pronësisë mbi tokën, etj. 137 Neni 2: “1. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara për shtetasit shqiptarë vlejnë njëlloj edhe për të huajt e personat pa shtetësi, me përjashtim të rasteve kur Kushtetuta e lidh në mënyrë të posaçme ushtrimin e të drejtave e lirive të caktuara me shtetësinë shqiptare”. 138 Sipas nenit 86 të Kushtetutës në fuqi, President i Republikës mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që nga lindja. (Shënim i red.) 139 Sipas nenit 45 të Kushtetutës në fuqi, çdo shtetas që ka mbushur 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet. Kështu, qënia shtetas shqiptar është e lidhur jo vetëm me të drejtën për t’u zgjedhur deputet, por edhe me të drejtën për të votuar. (Shënim i red.)

57 (zë i paidentifikueshëm): Çështja është nëse do të mbahet qëndrim liberal në lidhje me të drejtat që do t’u njihen të huajve apo do të vëmë kufizime. (zë i paidentifikueshëm): Ndoshta vëmë kufizime me ligje të veçanta. (zë i paidentifikueshëm): Në qoftë se nuk vihen kufizime me Kushtetutë, atëherë është e vështirë të vësh kufizime me ligje të veçanta. Arben Imami: Përgjithësisht të drejtat dhe liritë do t’i gëzojnë të gjithë. Rastet e përjashtimeve do të parashikohen nga vetë Kushtetuta, prandaj le të diskutojmë për këto përjashtime, kur të vijmë e të diskutojmë për çdo të drejtë më vete, si për shembull, kur të vijmë tek prona do të diskutojmë nëse i takon vetëm shtetasve shqiptarë apo dhe të huajve. (zë i paidentifikueshëm): Edhe këtu mund të rregullohet. (zë i paidentifikueshëm): Mund edhe t’i kushtëzosh [të drejtat e të huajve] mbi baza reciprociteti. 140 (zë i paidentifikueshëm): Mundet këtu të diskutojmë nëse, në këtë aspekt, mund të mbahet një qëndrim më liberal, pasi në mënyrën se si neni është parashtruar nuk përcaktohet as si qëndrim liberal, as si qëndrim konservator. (zë i paidentifikueshëm): Sugjerimi është i drejtë. (zë i paidentifikueshëm): Sugjerimi është i drejtë dhe kërkon një zgjidhje. A do të pranojmë që të mos të ketë asnjë kufizim, në kuptimin liberal, për personat pa shtetësi shqiptare, apo do të parashikohen disa kufizime vetëm për rastet e veçanta që do të parashikojë vetë Kushtetuta, apo do të lemë edhe mundësinë që të parashikohen kufizime me ligj të veçantë? (zë i paidentifikueshëm): Mendoj se asnjë nuk bën gabimin të vendosë pengesa kushtetuese. Një i huaj mund të ketë të drejta pronësie dhe të ketë pronë, për shembull, në Australi. Përgjithësisht, 140 Një shtetas i huaj do të gëzojë aq të drejta në Shqipëri sa do të gëzojë edhe një shtetas shqiptar në shtetin e huaj. (Shënim i red.)

58 nuk ta mohon njeri të drejtën e pronësisë. Edhe ne nuk kemi përse të vendosim kufizime për të huajt në Kushtetutë. Arben Imami: Jam dakord. (zë i paidentifikueshëm): Mua më duket që kjo çështje këtu është trajtuar mirë dhe drejtë, dhe krijon mundësinë që kjo çështje të trajtohet pastaj në vende të tjera. E ka hapur shtegun, se thotë: “... kur Kushtetuta e lidh në mënyrë të posaçme ushtrimin e të drejtave dhe lirive të caktuara me shtetësi shqiptare”. Këtu mund të përfshihen ato kufizime. Arben Imami: Specialistët që janë marrë me projektin, kanë menduar që kjo Kushtetutë të ketë kufizime për këtë kategori njerëzish. (zë i paidentifikueshëm): Pra, me Kushtetutë do të ketë kufizime për këtë kategori individësh. Arben Imami: Për shembull, neni 26 më poshtë 141 thotë: “çdo shtetas... ka të drejtën e votës”. Nuk thotë [që] çdo person ka të drejtën e votës. Nga përdorimi i fjalës “shtetas” ose “person”, praktikisht ne vendosim kufizime për këto dy kategori individësh. Gjatë rrugës do të konstatojmë kufizime të tilla dhe do të bëjmë ndryshimet përkatëse. Propozimi i fundit është që të hiqen fare fjalët “me përjashtim të rasteve, kur Kushtetuta e lidh ushtrimin e të drejtave dhe të lirive të caktuara me shtetësinë shqiptare” dhe pastaj kufizimi të bëhet rast pas rasti me ligj. (zë i paidentifikueshëm): Por nuk ke të drejtë të vesh kufizime të tjera më pas, në qoftë se nuk parashikohet mundësia e kufizimit këtu, ku bëhet fjalë për parimet themelore të të drejtave dhe lirive. Pra, në qoftë se nuk pranohet kufizimi tek parimet e përgjithshme, nuk ke të drejtë ta pranosh më poshtë kufizimin në çfarëdo mënyre qoftë. Kjo është logjike. Prandaj mua më duket se është formuluar drejt. Arben Imami: Atëherë, jeni të mendimit që kufizimet për të huajt të bëhen me kushtetutë apo me ligj të thjeshtë? (zë i paidentifikueshëm): Zoti Imami, unë nuk e konceptoj si mund të hartohet një ligj i pa mbështetur në Kushtetutë?! 141 Kreu “Liritë dhe të drejtat politike”.

59 Arben Imami: Atëherë, kufizimi do të parashikohet këtu në Kushtetutë. Dakord? Pra, biem dakord në parim, që kufizimet t’i bëjmë me Kushtetutë. Vazhdojmë tek neni 3 142 . (zë i paidentifikueshëm): Ndoshta duhet bërë dallimi ndërmjet të drejtave të cilat janë të cenueshme në gjendje të caktuara dhe atyre që janë të pacenueshme për çdo lloj gjendjeje. Sabri Godo: Kur të trajtohen rastet, për shembull, të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, do të parashikohen se cilat liri kufizohen dhe cilat janë të paprekshme. (zë i paidentifikueshëm): Ç’kuptojnë specialistët me: “këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave”? Në situata të caktuara do të ketë të drejta që do të kufizohen me ligj të veçantë? (zë i paidentifikueshëm): Pika 1 dhe 2 e nenit 3 janë përkufizime që kanë dalë si rezultat i praktikës kushtetuese dhe të jurisprudencës evropiane. Kufizimet nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave. Të drejtave të njeriut mund t’i bëhen kufizime vetëm me ligj. Për shembull, me ligj mund të shpronësosh një individ nga një pronë e tij. Në rast se këtij individi i mohon të drejtën për t’u shpërblyer, praktikisht është asgjësuar vetë kjo pronë, është prekur thelbi i saj. Kështu për shembull, mbrojtja e thelbit të pronës e detyron shtetin, që kur shpronëson, të nxjerrë një ligj, me anën e të cilit ai përcakton interesin publik të shpronësimit, si dhe shpërblimin përkatës që i takon individit që shpronëson. Çështja tjetër lidhet me taktikën legjislative që do të përdoret për të parashikuar formulën e kufizimit të të drejtave. Nga njëra anë është kufizimi nen për nen, siç u bë me ligjin e vitit 1993, 143 ku për fat të keq nuk arritëm të ndajmë dot cilat të drejta janë me të vërtetë të paprekshme, qoftë në gjendje të zakonshme, qoftë në gjendje të jashtëzakonshme. Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të 142 Neni 3: “1. Kufizime të këtyre lirive dhe të drejtave mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave themelore të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjestim me gjendjen që e ka diktuar atë dhe duhet të bjerë sapo kjo gjendje të pushojë. 2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”. 143 Ligji 7692, datë 31.3.1993, “Për një shtojcë në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, ‘Për dispozitat kryesore kushtetuese’”.

60 Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore 144 i ka të specifikuara nen pas neni të drejtat që mundet të preken 145 në gjendje të ndryshme, por mundet që mundësia e kufizimit të jepet në një nen të vetëm në mënyrën që vijon: “Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e të drejtave e lirive dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. Me këtë formulim, evitohet përsëritja e kufizimeve në çdo nen, 146 dhe masa e kufizimit nuk do të tejkalonte në asnjë rast kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane dhe në praktikën e krijuar nga zbatimi i saj. Arben Imami: Ne e kemi firmosur Konventën? Po. Atëherë, cila është teza që propozon? 144 Shkurt “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut” ose thjesht “Konventa”. (Shënim i red.) 145 Për shembull, neni 8 i Konventës parashikon: “1. Çdo person ka të drejtë që të respektohen jeta e tij private dhe familjare, vendbanimi dhe letërkëmbimi i tij. 2. Nuk mund të ketë ndërhyrje të ndonjë autoriteti publik në ushtrimin e kësaj të drejte përveç kur kjo ndërhyrje parashikohet nga ligji dhe kur, në një shoqëri demokratike, kjo masë është e domosdoshme për sigurimin kombëtar, për sigurimin publik, ose për mirëqënien ekonomike të vendit, për mbrojtjen e rendit ose për parandalimin e shkeljeve penale, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, ose për ruajtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve”. (Shënim i red.) 146 Neni 2, paragrafi i fundit, i ligjit nr. 7692, datë 31.3.1993, “Për një shtojcë në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, ‘Për dispozitat kryesore kushtetuese’”, përmendte në formë liste kufizimet që parashikohen për lirinë e shprehjes së mendimit. Aty thuhet: “Ushtrimi i këtyre të drejtave dhe lirive nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e parashikuara me ligj, të cilat përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurimit kombëtar, të integritetit territorial, për mbrojtjen e sigurisë dhe të rendit publik, për parandalimin e krimeve, për mbrojtjen e shëndetit dhe të moralit, të reputacionit dhe të drejtave të të tjerëvë, për parandalimin e dhënies së informacionit të marrë në koefidencë, si dhe për të garantuar autoritetin dhe paanësinë e pushtetit gjyqësor”. Ndërsa Konventa Europiane në nenin 10, ku bën fjalë për lirinë e shprehjes, në paragrafin 2 parashikon: “Ushtrimi i këtyre lirive, që lidhet me disa detyra dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve që parashikohen me ligj dhe që, përbëjnë masë të nevojshme në një shoqëri demokratike, për sigurimin kombëtar, integritetin territorial ose sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit dhe të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e informatave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanësinë e pushtetit gjyqësor”. (Shënim i red.)

61 (zë i paidentifikueshëm): Pika 2 të bëhet si vijon: “Kufizimet nuk mund të cenojnë thelbin e të drejtave dhe lirive dhe në asnjë rast të mos tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut”. Arben Imami: Atëherë, ka ndonjë diskutim, propozim, sugjerim? Jo. Kush është dakord me propozimin? Arrihet konsensus. Vazhdojmë me nenin 4 147 . Ka pyetje ose komente? Nuk ka. Ka diskutime? Nuk ka. Arrihet konsensus edhe për nenin 4. Kalojmë tek neni 5 148 . Krahas variantit që keni përpara, është bërë edhe një riformulim tjetër i dy pikave të para në mënyrën si vijon: “(1) Shtetësia shqiptare fitohet vetvetiu me lindje, nëse së paku njëri prej prindërve është shtetas shqiptar, si dhe për shkaqe të tjera të parashikuara me ligj. (2) Shtetasit shqiptar nuk mund t’i hiqet shtetësia, përveç se kur ai heq dorë prej saj”. Mënyra e përfitimit të shtetësisë është me lindje, kur të paktën njëri prej prindërve është shqiptar, pavarësisht nga territori ku lind”. Ka ndonjë pyetje, sugjerim a diskutim? Nuk ka. Arrihet konsensus. Vazhdojmë tek neni 6 149 . Pyetje? (zë i paidentifikueshëm): Kisha një pyetje për stafin. Çfarë ka parasysh këtu me “detyrohet të deklarojë kombësinë”, në çfarë rasti? Arben Imami: Shteti nuk duhet të vendosë për shembull deklarimin e kombësisë në kërkesat që plotësojnë individët për t’u punësuar. Genc Ruli: Fjalët “nxisin ndarjet dhe grindjet etnike” në pikën 4 duket se janë përsëritje e atyre që parashikohen në pikën 2 të nenit 12, në të cilin, ndërmjet të tjerave, thuhet se: “ndalohen partitë politike 147 Neni 4: “1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. 2. Askush nuk mund të diskriminohet për shkak të racës, fesë, etnisë, gjuhës, bindjes politike, fetare a filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësisë prindore”. 148 Neni 5: “1. Shtetësia shqiptare fitohet vetiu me lindje nëse të paktën njëri prej prindërve është shtetas shqiptar. Shtetësia shqiptare fitohet edhe për shkaqe të tjera të parashikuara me ligj. 2. Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasë shtetësinë, përveçse kur ai heq dorë prej saj”. 149 Neni 6: “1. Personat që u përkasin pakicave kombëtare kanë të drejtë të ushtrojnë në barazi të plotë paraligjit të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. 2. Ata kane të drejtë të shprehin, ruajnë dhe zhvillojnë lirisht identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar, gjuhësor, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe identitetit të tyre kombëtar. 3. Askush nuk mund të pengohet ose të detyrohet të deklarojë kombësinë e tij. 4. Këto të drejta nuk mund të interpretohen për të përligjur akte që nxisin ndarjet dhe grindjet etnike”.

62 dhe organizatat e tjera… që ushqejnë urrejtjen raciale, fetare ose etnike”. (zë i paidentifikueshëm): Praktikisht mjaft nga ato që parashikohen në këtë nen edhe mund të hiqen, pasi garantohen në nenin 4, që bën fjalë për barazinë dhe mosdiskriminimin. Nga ana tjetër, edhe po të vendosen kufizime me ligj, këto nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane. Arben Imami: Propozoj që ta heqim këtë pikën e fundit të nenit 4. (zë i paidentifikueshëm): Çështja e deklarimit të kombësisë do të na krijonte më shumë probleme serioze. (zë i paidentifikueshëm): Dakord, ta heqim. Arben Imami: Dakord. (zë i paidentifikueshëm): Për ta hequr është kollaj, por duhet të kemi parasysh rastet kur grupe të caktuara mund të provokojnë me qëllim situata, për të cilat do të nevojitej ndërhyrja. Pastaj do të kuptojmë përmbajtjen e kësaj. Sigurisht, ata që e kanë vënë e dinë se ajo është e nevojshme. Arben Imami: Deri tani kemi rënë dakord të heqim pikën 4 të nenit 6. Ka një propozim, që të hiqet edhe pika 3, si dhe fjala e fundit “kombëtar” tek pika 2 e këtij neni. Do të votojmë pikë për pikë. Kush është për nenin 6, pika 1? “Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre”. Kush është pro? Arrihet kuorumi. Pika 2: “Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar dhe as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë t’i ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe të identitetit të tyre”. Hiqet fjala “kombëtare”. Edhe për heqjen e kësaj fjale arrihet kuorumi. Në lidhje me pikën 3: “Askush nuk mund të pengohet ose të detyrohet të deklarojë kombësinë e tij”. Kush është pro? Nuk arrihet kuorumi. Kjo pikë bie. Sabri Godo: Dua të theksoj se, meqenëse pjesa me të cilën po punojmë ka kaluar një herë, si dhe ka marrë edhe miratimin e institucioneve evropiane, e mira është të përpiqemi të jemi sa më

63 konform asaj që ka qenë, dhe të mos bëjmë ndryshime të panevojshme. Atje ku shikojmë se ka diçka që nuk shkon, atje po, mund të qëndrojmë, por në përgjithësi them se pjesa për të drejtat e njeriut 150 është quajtur një nga punët më të mira që është bërë prandaj t’i qëndrojmë sa më tepër konform kësaj. Arben Imami: Vazhdojmë me nenin 7. Pika 1: “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”. Pika 2: “Ligji mund të praktikojë dënimin me vdekje vetëm për krime të rënda të kryera në kohë lufte”. Fehmi Abdiu: Ky është një problem që është diskutuar prej vitesh në Shqipëri. Është diskutuar në parlament, është diskutuar në organet shtetërore, është diskutuar në organizata shoqërore jo-qeveritare, diskutohet në mjediset publike të shqiptarëve dhe kudo. Unë mendoj që, nëse ka mundësi, sot ne të gjejmë një zgjidhje të mesme. Ka dy qëndrime; një qëndrim synon heqjen plotësisht të dënimit me vdekje, qëndrimi tjetër është ai që propozohet nga specialistët dhe që duket se përputhet me një mendim që ekziston në përgjithësi, sipas të cilit, për shkak të gjendjes jashtëzakonisht të vështirë të rendit dhe përhapjes së kriminalitetit në vend, Shqipëria ka ende nevojë të zbatojë dënimin me vdekje për krime veçanërisht të rënda dhe me rrezikshmëri të madhe shoqërore. Unë them që të mos bëjmë debate, por të mjaftohemi me këto dy qëndrime. Paragrafin e parë ta lëmë siç është, paragrafi i dytë të jetë me dy variante. Varianti i parë: “Ligji mund ta parashikojë dënimin me vdekje vetëm për krime të rënda të kryera në kohë lufte”. Varianti i dytë: “Ligji mund të parashikojë dënimin me vdekje vetëm për krimet e parashikuara me ligj”, pa përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë, pa e kufizuar aplikimin e dënimit me vdekje. Genc Ruli: Si variant i tretë nuk do të ishte më mirë të mos ishte fare pika 2? (zë i paidentifikueshëm): Të mos shprehet fare Kushtetuta. Sabri Godo: Kushtetuta e parashikon ose nuk e parashikon dënimin me vdekje. 150 Është fjala për ligjin 7692, datë 31.3.1993 “Për një shtesë në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991 ‘Për dispozitat kryesore kushtetuese’”. (Shënim i red.)

64 Arben Imami: Parimisht jemi dakord për të mos lejuar diskutime, sepse diskutimi është i gjatë dhe nuk besoj të vendosim si duhet sot. Së fundi, është e qartë se dy janë qëndrimet kryesore për çështjen që po diskutojmë. Dua të them, gjithashtu, se në qoftë se shkruajmë në Kushtetutë se dënimi me vdekje jepet për raste shumë të rënda ose për raste të tjera të parashikuara me ligj, atëherë për heqjen e dënimit me vdekje duhet të bëhen ndryshime kushtetuese. Unë jam për variantin që dënimi me vdekje të mos parashikohet fare. Sabri Godo: Unë jam për variantin e zotit Abdiu. Arben Imami: Atëherë, të bëjmë dhe një variant të tretë. Sabri Godo: Për popullin tonë, kjo është më tepër një çështje emocionale dhe ne duhet ta marrim disi parasysh. Që të shpëtojmë nga ky ankth dhe të dalim nga kjo gjendje, mendoj se duhet ta mbajmë dënimin me vdekje. (zë i paidentifikueshëm): Çështja është nëse do ta parashikojmë dënimin me vdekje në Kushtetutë. Në qoftë se nuk e shtrojmë dhe e zgjidhim me Kushtetutë, atëherë mbetet që për dënimin me vdekje të operohet nëpërmjet Kodit Penal. Sabri Godo: Evropa parashtron edhe një zgjidhje tjetër: ‘Mund ta parashikoni dënimin me vdekje, por ama, mos e zbatoni atë’. (zë i paidentifikueshëm): Se ne na mundon pak ideja që duhet t’i përgjigjemi çdo kërkese që na vjen nga jashtë… (zë i paidentifikueshëm): Mua më duket që pika e parë e bën të panevojshme të dytën: themi që jeta e çdo personi mbrohet me ligj, pra edhe jeta e kriminelit mbrohet me ligj. Kjo do të thotë, që të zbatosh Kushtetutën, ke detyrimin ta mbrosh jetën e tij me ligj. Atëherë, në rast se ligji do ta dënojë një njeri me vdekje, kjo do të thotë që është arritur në një pikë të tillë përtej të cilës është kapërcyer çdo e drejtë. Arben Imami: Mos i hyjmë analizave. Ka edhe një propozim tjetër, që është më shumë procedural, për të mos u shprehur fare në Kushtetutë për dënimin me vdekje dhe t’ia lemë këtë çështje ligjit. Ta mbajmë këtë si një variant të tillë?

65 (zë i paidentifikueshëm): Unë mendoj se cilido qëndrim që të mbahet këtu, duhet të paraqitet si variant. Arben Imami: Edhe një herë ju lutem, nuk dua të futemi në diskutim. Atëherë, varianti i parë siç është paraqitur: “1. Jeta e çdo personi mbrohet me ligj. 2. Ligji mund të parashikojë dënimin me vdekje vetëm për krime të rënda dhe në kohë lufte”. Varianti i dytë: “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”. Në këtë variant hiqet pika e dytë. Genc Ruli: Në qoftë se Komisioni do të kishte marrë një konsensus mbarëpopullor për heqjen e dënimit me vdekje, mund ta linte si klauzolë edhe heqjen e dënimit me vdekje. Për këtë do të ishte me rëndësi të shprehej Kushtetuta. Por, meqenëse nuk e kemi një konsensus të tillë me karakter social, politik e moral, më mirë të mos prononcohemi fare. Nuk ka kushtetuta sot që të shprehen për krime të rënda. (zë i paidentifikueshëm): Vetëm pikën e parë. Arben Imami: Mbajmë vetëm variantin sipas të cilit neni 7 të ketë vetëm një frazë: “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”. Ata që duan ta ndalojnë dënimin me vdekje, le ta ndalojnë atë, gjë që do të tregojë, njëkohësisht, se do të kenë siguruar shumicën e nevojshme për të parashikuar ndalimin. (zë i paidentifikueshëm): Në qoftë se lihet vetëm fjalia e parë, efektivisht i lihet e drejta legjislatorit ta njohë dënimin me vdekje në Kodin Penal. Arben Imami: Meraku ynë është ky: mos vallë duke thënë “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”, kemi ndaluar dënimin me vdekje? Zëra: Jo, jo. (zë i paidentifikueshëm): Ne duhet ta shohim e kuptojmë këtë problem kaq të mprehtë e delikat të lidhur ngushtë me rekomandimet dhe komentet e Këshillit të Evropës. Mendoj, se këtë çështje duhet ta paraqesim me variante. Arben Imami: Për të shmangur diskutimin në parim lemë vetëm fjalinë: “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj” dhe përfundimisht e vendosim në parlament ndalimin ose jo të dënimit me vdekje.

66 Genc Ruli: Pika 2 do të ishte: “Në Republikën e Shqipërisë ndalohet dënimi me vdekje”. Ky është njëri variant. Varianti i dytë do të ishte duke mos e thënë fare këtë gjë, dhe e zgjidh parlamenti në kohën e duhur, duke ndryshuar Kodin Penal. Nuk ka kuptim të ketë një variant të tillë: “Lejohet dënimi me vdekje për krime shumë të rënda”. Nuk besoj se ka ndonjë kushtetutë që të shprehet në këtë mënyrë për dënimin me vdekje. (zë i paidentifikueshëm): Unë do t’ju lexoj Konventën Evropiane të vitit 1950 në origjinalin e vet: “Të gjithë kanë të drejtën e jetës. Askush nuk mund të privohet nga jeta e tij, në mënyrë të qëllimshme, me përjashtim të rastit për ekzekutimin e një vendimi të gjykatës, për një krim të rëndë të parashikuar me ligj”. Pra, nuk thuhet: “dënimi me vdekje”, por: “privohet nga jeta”. Siç shihet, jepen kushtet në të cilat mund të zbatohet privimi i jetës. Cilat janë kushtet? a) Dalja e një vendimi gjyqësor; b) për një krim të rëndë; c) i cili, së bashku me dënimin me vdekje, të jetë parashikuar në Kodin Penal. Arben Imami: Edhe tek ne zbatimi i dënimit me vdekje bëhet për krime shumë të rënda. Por, këtu fjala është të shmangim mënyrën pozitive të shprehjes. Sabri Godo: Nuk mendoj se do të arrijmë ndonjë zgjidhje në qoftë se do të vazhdojmë të diskutojmë për dënimin me vdekje… (zë i paidentifikueshëm): Disa shtete në Amerikë e kanë dënimin me vdekje. Megjithatë, Kushtetuta Amerikane nuk shprehet në lidhje me dënimin me vdekje. Sabri Godo: Sugjeroj të shtohen pas fjalëve “mbrohet me ligj”, fjalët “në përputhje me Kodin Penal”. Në këtë mënyrë, rastet e zbatimit të dënimit me vdekje do të parashikohen në Kodin Penal. (zë i paidentifikueshëm): Ishte më mirë zgjidhja e mëparshme. Zakonisht, në Kushtetutë nuk fiksohet se cili ligj; 151 në Kushtetutë thuhet që mbrohet me ligj, duke bërë referencë vetëm tek ligji. Dihet që jeta e personit është objekt i një ligji specifik, siç është Kodi Penal. 151 Kodi Penal, Kodi Civil, ose ndonjë kod tjetër, të cilët, pavarësisht për rëndësinë që paraqesin, në fund të fundit janë ligje.

67 Prandaj kur themi se “jeta e çdo personi mbrohet me ligj”, mendoj se është bërë një formulim i saktë. (zë i paidentifikueshëm): Kushtetuta më e re është ajo polake, e cila shprehet në këtë mënyrë: “Republika e Polonisë siguron mbrojtjen ligjore të jetës së çdo personi”. Arben Imami: Të diskutojmë dhe të vendosim për njërin variant ose tjetrin, me sa duket, nuk e bëjmë dot. Së dyti, kushtetutat kur shprehen, shprehen për heqjen e dënimit kapital, jo për vendosjen e tij. E lëmë më mirë të hapur këtë çështje. (zë i paidentifikueshëm): Ne duke mos e mohuar, e lëmë. Sabri Godo: A mund të sigurojmë qenien e dënimit me vdekje? Këtu është çështja. Arben Imami: Po! Me formulimin: “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”, dënimi me vdekje ruhet. Në këtë mënyrë çështja lihet e hapur për të vendosur lënien ose heqjen e dënimit me vdekje. Mendoj se është më mirë kështu: lejojmë që kjo çështje të zgjidhet me një vendim të mëvonshëm. Genc Ruli: Ndoshta zgjidhja e çështjes së dënimit me vdekje mund të bëhet me referendum. Megjithatë, lidhur me dënimin me vdekje dy janë alternativat e mundshme: e lejon ose jo dënimin me vdekje. Mua nuk më duket e rëndësishme të kesh ose jo dënimin me vdekje. Personat që kanë kryer krime do të ndëshkohen në bazë të Kodit Penal. Edhe kur të votohet në referendum, dy pyetje do të shtrohen: të jetë apo të hiqet dënimi me vdekje. Arben Imami: Kam një pyetje e cila lidhet me logjikën e së drejtës juridike. Në rast se do të parashikonim në Kushtetutë se “ligji parashikon dënimin me vdekje vetëm për krime shumë të rënda”, a e detyron kjo dispozitë kushtetuese parlamentin që të parashikojë në Kodin Penal rastet e dënimeve me vdekje? Genc Ruli: Jo medoemos. Arben Imami: Ky nen që propozojmë do të mbetet vetëm me një pikë: “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”. Sabriu nuk është i bindur se në këtë nen përfshihet dënimi me vdekje.

68 Sabri Godo: A e kupton këtë qytetari i thjeshtë? (zë i paidentifikueshëm): Kushtetuta e Estonisë thotë: “Të gjithë personat kanë të drejtën e jetës. Kjo e drejtë mbrohet me ligj”. Fjalia e tretë: “Asnjë personi nuk mund t’i privohet jeta në mënyrë arbitrare”. Pra, në mënyrë ligjore mund t’i privohet. Të tria këto janë të lidhura me njëra-tjetrën. Arben Imami: Jemi shprehur për këtë: një kushtetutë që prononcohet për dënimin me vdekje nuk kalon dot në Këshillin e Evropës. Të jemi realistë. Fehmi Abdiu: Prandaj të shprehemi me variante dhe të presim edhe mendimin e Këshillit të Evropës. Arben Imami: A do t’i mbajmë variantet e përmendur më lart? Petrit Kalakula: Në lidhje me heqjen e dënimit me vdekje është bërë një anketim i opinionit publik dhe ka rezultuar se 95% e shqiptarëve janë që të mbahet dënimi me vdekje. Unë gjykoj që ne si Komision duhet të përfaqësojmë pak a shumë mendimin e shqiptarëve. Nuk kemi të drejtë të parashikojmë në projekt heqjen e dënimit me vdekje. Ka dy variante për mendimin tim, ai që propozoi zoti Abdiu dhe varianti sipas të cilit lihet vetëm pika e parë. (zë i paidentifikueshëm): Të gjithë personat kanë të drejtën e jetës dhe kjo e drejtë mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i privohet jeta e tij në mënyrë arbitrare. (zë i paidentifikueshëm): Këtu nuk po diskutojmë për thelbin, se për thelbin të gjithë ishim dakord. Ne diskutojmë se si do ta paraqesim. Pra, si do të lexohet ky nen? Arben Imami: Ta mbajmë këtë variant? Në qoftë se Komisioni dhe Kuvendi do të shprehen kundër dënimit me vdekje, duke ia lënë ligjit ta bënte, Këshilli i Evropës do të hiqte dorë nga kërkesa për të bërë ndryshime në këtë pikë të projektit. Nga Kushtetuta, zgjidhja e kësaj çështje do të kalonte tek parlamenti. Varianti tjetër do të ishte që Kushtetuta të parashikonte dënimin me vdekje. Sabri Godo: E ka pranuar Këshilli i Evropës këtë variant.

69 Arben Imami: Atëherë, a ka konsensus që Kushtetuta të mos shprehet për dënimin me vdekje? Ka. 152 Atëherë, vazhdojmë me nenin 8 153 . (zë i paidentifikueshëm): Për shtypin të thuhet: “Shtypi është i lirë, liria e shtypit mbrohet me ligj”. Dihet, për shembull, po shpife në shtyp, dënohesh. (zë i paidentifikueshëm): Siç kemi punuar deri më sot, përveç tekstit bazë që është shpërndarë, paraqiten edhe ndryshimet e mundshme. Me ndryshimet e bëra ky nen mbetet me katër pika. Pika 1: “Liria e shprehjes së mendimit dhe e drejta e informimit janë të garantuara me ligj”. Pika 2: “Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit janë të garantuara”. Pika 3: “Censura paraprake e mjeteve të komunikimit masiv ndalohet”. Pika 4: “Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacionit të radios dhe të televizionit”. (zë i paidentifikueshëm): Pika 2 është hequr komplet. Arben Imami: Ka një propozim që të hiqet fare pika 2. A ka konsensus? Po, ka konsensus. Pika 2 hiqet. Anastas Angjeli: Një nga pyetjet që bëhet lidhet me pikën e pestë. A mundet ligji të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacionit të radios ose televizionit? Arben Imami: Kush do t’i përgjigjet pyetjes? (zë i paidentifikueshëm): Janë dy mënyra. Përgjithësisht në tekstet e kushtetutave thuhet se “kjo ose ajo bëhet me ligj ose rregullohet me ligj”, pasi shteti marrëdhëniet i rregullon me ligj. Kjo është e padiskutueshme. Në qoftë se rregullimi ligjor do të vinte në kundërshtim me të drejtat kushtetuese, atëherë ky ligj ose dispozita të veçanta të tij do të goditeshin në sistemin e zakonshëm gjyqësor ose 152 Pas përpunimit, variantet mbetën: Varianti 1 – “Çdo person ka të drejtën e jetës. Kjo e drejtë mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i hiqet jeta në mënyrë arbitrare”. Varianti 2 – “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”. 153 Neni 8: “1. Liria e shprehjes së mendimit dhe e drejta e informimit janë të garantuara. 2. Kushdo ka të drejtë të shprehë lirisht mendimin nëpërmjet fjalës, shkrimit ose çdo mjeti tjetër të komunikimit, por përgjigjet sipas ligjit për shpërdorimin e kësaj të drejte. 3. Liria e shtypit, radios dhe e televizionit janë të garantuara. 4. Çensura paraprake e mjeteve të komunikimit masiv ndalohet. 5. Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve të radios ose të televizionit”.

70 në Gjykatën Kushtetuese. Në rastin konkret, në këtë nen shpallet se të gjitha këto liri garantohen. Garantimi i tyre nuk duhet të kuptohet vetëm se për rregullimin e këtyre lirive duhet nxjerrë një ligj, i cili i garanton ato nëpërmjet normimit. Por edhe se ligji që do të nxirret për rregullimin e tyre nuk duhet të vijë në kundërshtim me këto garanci kushtetuese. Mënyra e dytë që është zgjedhur këtu në lidhje me dhënien e autorizimit për funksionimin e radios e të televizionit, është mënyra më liberale, në të cilën gjendet e mishëruar eksperienca kushtetuese e kohëve të fundit. Me këtë formulim, ne zgjodhëm variantin e dytë. Me këtë mënyrë të dytë, legjislatori mund të mos parashikojë fare nevojën e autorizimit paraprak të funksionimit të radios e të televizionit. Radio e televizioni mund të krijohen thjesht nëpërmjet regjistrimit në gjykatë, dhe të funksionojnë lirisht si çdo shoqëri tregtare që ushtron një aktivitet ekonomik. Ndërsa, po të përdorej mënyra e parë, duket sikur e ka për detyrë legjislatori të rregullojë me ligj edhe dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve të radios e të televizionit. Sabri Godo: A ka ndonjë shtet në botë që nuk e rregullon me ligj funksionimin e radios dhe të televizionit? Po, ka. Arben Imami: Nga Artikulli 19 i Këshilli Shqiptar për të Drejtat e Njeriut na ka ardhur një propozim i cili bën fjalë pikërisht për fjalën “mund”, në kuptimin që çdo rregullim në këtë fushë mund të jetë potencialisht një cenim i së drejtës së shprehjes. Për të drejtën audio- vizive duhet të krijohet gjithmonë mundësia për t’u liruar nga pikëpamje ose qëndrime të tilla. Nga ana tjetër, ne duhet të zgjedhim atë rrugë, me anën e cilës nuk e detyrojmë shtetin që të bëjë një gjë të tillë. Ndërsa po të themi që ligji kërkon dhënien e autorizimit, atëherë shteti detyrohet pozitivisht për ta rregulluar ligjërisht dhënien e autorizimit. Mund të zgjedhim midis të dyjave. Më e mira është mënyra që shtetit t’i hapet rruga për të bërë rregullimin: në qoftë se shteti e ndjen nevojën e bën rregullimin, në qoftë se nuk e ndjen, nuk e bën një rregullim të tillë. Genc Ruli: Ligji rregullon të drejtën e autorizimit. Fjala “rregullim” do të thotë që një ditë unë mund të them se nuk ka nevojë për autorizim.

71 (zë i paidentifikueshëm): Ligjin mund ta anulosh, por nuk mund të bësh diferencime. Këto kritere do të aplikohen në mënyrë të barabartë për të gjitha subjektet. Subjektet që plotësojnë kriteret ligjore do të përfitojnë nga ligji. Pra, do të vendoset për subjektet, nuk do të vendoset për të drejtat. (zë i paidentifikueshëm): Kështu siç është presupozon gjë tjetër. Sabri Godo: Këtë mendim kam edhe unë, ky formulim ka dy pika të dobëta. E para që përdor termin “mund”, dhe e dyta, në lidhje me dhënien e autorizimit. Të thuhet që: “Autorizimi i radios dhe televizionit rregullohet me ligj” pikë. Fehmi Abdiu: Faktikisht është miratuar ligji për dhënien e licencave të radiotelevizionit. Sabri Godo: Shteti të jep ty të drejtën me kushte të përcaktuara, që të mos bësh këtë ose atë. Arben Imami: Edhe njëherë, për të bërë një kategorizim të fundit për këtë çështje. Po të mos shprehemi, atëherë normalisht liria e shtypit është e lirë. Ne jemi për lirinë e shtypit, radios a televizionit. Shtetit i jepet mundësia dhe e drejta për t’i rregulluar këto. Fehmi Abdiu: Unë mendoj që këtë dispozitë 154 ne duhet ta shikojmë të lidhur edhe me dy a tre dispozita të tjera tek parimet e përgjithshme, si dhe me nenet që janë këtu tek të drejtat dhe liritë e njeriut. Fillimisht donim ta hiqnim fjalën “shpërdorim” 155 , por pastaj menduam se, vërtetë kemi të drejta, por nuk mund t’i shpërdorojmë në dëm të të tjerëve, as t’i ushtrojmë në kundërshtim me interesin publik. Së dyti, futëm Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Tani unë do të thoja këtë: çështja e rregullimit të të drejtave, do të bëhet vetëm me ligj, nuk mund të bëhet në ndonjë formë tjetër. Ne këtu japim vetëm garancinë dhe thelbin e të drejtës ose të lirisë që kërkon rregullimin përkatës ligjor. Ligji e rregullon njëlloj për të gjithë. (zë i paidentifikueshëm): Ka momente që ligji edhe mund të mos i rregullojë. 154 Është fjala për nenin 8 të Kreut II “Liritë dhe të drejtat personale”. 155 Shih pikën 2 të nenit 8 më sipër.

72 Fehmi Abdiu: Themi që nuk lejohet censurë paraprake. Së dyti, themi që shtypi është i lirë. Pra, çdo individ ka të drejtë të hapë një gazetë, e cila nuk mund të censurohet paraprakisht. Pra, gjithsecili është i garantuar në ushtrimin e këtyre të drejtave. (zë i paidentifikueshëm): Unë jam i mendimit që në këtë aspekt duhet patjetër të ketë një ligj në Shqipëri. Duke qenë kështu, nuk ka përse të diskutohet më gjatë. Sabri Godo: A ka, fjala vjen, ligj në Itali për shtypin? (zë i paidentifikueshëm): Tërë bota ka. (zë i paidentifikueshëm): Stacionet radiotelevizive rregullohen me ligj. S’ke përse të mendosh gjatë në këtë drejtim, në fund të fundit, është parlamenti, si organ legjislativ, që sheh oportunitetin e rregullimeve ligjore të fushave të ndryshme. (zë i paidentifikueshëm): Po pse duhet autorizimi të lëshohet me ligj? (zë i paidentifikueshëm): Të themi funksionimi i radios dhe televizionit mbrohet me ligj dhe të mos përmendim fare autorizimin. Arben Imami: Janë dy koncepte të ndryshme; tjetër gjë është të thuash që funksionimi rregullohet me ligj, dhe tjetër është që “mund të autorizosh funksionimin”. (zë i paidentifikueshëm): Unë nuk e marr vesh. (zë i paidentifikueshëm): Duket sikur gjithçka thuhet në funksion të fjalës “mund”. (zë i paidentifikueshëm): Le të përsërisim argumentet. Po të shikosh pikat 1 dhe 2, liria garantohet, dhe këtu është bërë përpjekje që të hiqet çfarëdo licencimi paraprak. Pra, për botimin e një reviste, për shembull, nuk do të ketë nevojë për ndonjë licence, nuk do të ketë asnjë lloj kufizim, ashtu si për çdo person tjetër juridik që kryen një aktivitet ekonomik të çfarëdoshëm. Sigurisht, kur një artikull i kësaj reviste prek ose cenon interesat e një tjetri 156 personat përgjegjës do të 156 Për shembull, kur përhapen të dhëna ose informacion që dihet se janë të rreme ose false kundër një personi, atëhere botuesi ose autori i artikullit, sipas rastit, mban përgjegjesi penale për shpifje. (Shënim i red.)

73 mbajnë përgjegjësinë përkatëse. Gjithashtu, këtu do të përfshihen edhe kufizimet që përmban Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 157 Për sa i përket stacioneve të radios dhe të televizionit, mbahet një qëndrim më i rezervuar. Në këtë aspekt të fundit, mund të vihet një farë licencimi, i cili mund të bëhet vetëm me ligj. Por, legjislatori mund edhe të mos parashikojë kurrfarë licence për fillimin e funksionimit të stacioneve të radios dhe të televizionit. Pandeli Majko: Mediat mund të jenë private; ato duhet të kenë edhe statusin e personit juridik. Duke qenë të tillë, ato do të pajisen me licencë; për sa i përket faktit se kush i zotëron aksionet e tyre, është absolutisht tjetër gjë. Sabri Godo: Në takimin që pata me shoqatën e gazetarëve gjermanë në Bon, i pyeta: “Me çfarë merreni?”. “Ne kemi marrë – më thanë – 10.000 ankime gjatë një viti, prej të cilave kemi gjykuar 8.000 dhe, në përfundim, kemi dhënë 6.000 gjoba”. “A zbatohen këto gjoba?” – i pyeta. “Kur nuk zbatohen – më thanë – i drejtohemi gjykatës”. Atje ka një ligj që rregullon funksionimin e shtypit, për hapjen e televizionit, etj. Kjo do të thotë që shteti duhet t’i rregullojë me ligj këto aktivitete. Arben Imami: Jemi tek një nen që bën fjalë për kufizimin që mund t’i vendoset një prej formave të lirisë së shprehjes 158 dhe çështja është nëse do të kufizohet në këtë drejtim mjaft specifik kjo formë e lirisë së shprehjes, apo jo. Sabri Godo: A do të ketë shteti të drejtën të rregullojë me ligj radion? Arben Imami: Sigurisht që po. Edhe një herë, në qoftë se nuk do ta kishim vënë pikën 5, atëherë nuk do të kishim asnjë kufizim edhe për dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve të radios dhe të televizionit. Duke vënë fjalën “mund”, shteti edhe mund të vërë 157 Paragrafi i dytë i nenit 10 të Konventës, në të cilin trajtohen kufizimet e lirisë së shprehjes, parashikon: “Ushtrimi i këtyre lirive, që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masë të nevojshme në një shoqëri demokratike për sigurimin kombëtar, integritetin territorial ose sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e informative konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor”. 158 Nëpërmjet radios dhe televizionit. (Shënim i red.)

74 kufizim përpara fillimit të funksionimit të tyre. Ndërsa pa fjalën “mund” shteti jo vetëm e ka të drejtë, por edhe detyrim të rregullojë licencimin e fillimit të funksionimit të këtyre stacioneve. Cili do të jetë pozicioni ynë në lidhje me këto dy variante? (zë i paidentifikueshëm): Këtu shprehen të gjithë për lirinë e pakufizuar që duhet të ketë liria e shprehjes, liria e mendimit. Po për kufizime për filmat dhe botimet e ndryshme që janë jashtë çdo morali? Arben Imami: Kufizime dhe rregullime të kësaj natyre janë plotësisht të mundshme dhe janë të përmendura tek neni tre, tek parimet e përgjithshme. Pra, çdo lloj rregullimi që do të kërkoni në këtë fushë, siç mund të jetë, për shembull, ndalimi i pornografisë në televizionin shtetëror, kufizimi i kësaj rregullohet gjetiu. Por këtu flasim vetëm për licencimin. (zë i paidentifikueshëm): Problemi që ngremë ndoshta mund të rregullohet në këtë mënyrë: “Çelja dhe funksionimi i stacioneve të radio-televizioneve bëhet me ligj”. Arben Imami: Nuk mund të mbajmë qëndrime kaq të ndryshme. Njëri është që licencimi të hiqet fare, d.m.th që të mos lejohet shteti të bëjë licencimin, kurse tjetri është që shteti të rregullojë gjithçka. Kjo do të thotë të kalosh nga njëri skaj tek tjetri. A është e drejtë një gjë e tillë? Megjithatë, tre janë mundësitë: (1) po ta heqim pikën 5, shteti nuk lejohet të autorizojë; (2) siç është propozuar, shtetit i japim mundësi dhe të drejtë që të japë autorizim; (3) po qe se i lihet ligjit, atëherë shteti ka edhe detyrimin të bëjë licencimin në lidhje me hapësirën, por jo për rregullimin e kufizimeve të tjera që parashikohen tek neni 3 i parimeve të përgjithshme. (zë i paidentifikueshëm): Licencimi i hapësirës nuk mund të bëhet veçse me ligj. Pandeli Majko: Në qoftë se do të kemi të bëjmë me person juridik, me ata do të sillemi njëlloj si me të gjithë të tjerët. Nuk duhet të vëmë fjalën “mund”. Arben Imami: Ne e kemi ligjin dhe s’ka nevojë t’i vëmë një detyrim shtetit shqiptar që të mbrojë një ligj të cilin ai e ka bërë. Ka një propozim të zotit Majko, me të cilin unë bashkohem plotësisht, që ligji

75 kërkon dhënien autorizim për stacione private të radio-televizionit. Kush është dakord? (zë i paidentifikueshëm): Në qoftë se do të biem dakord, formulimi të bëhet: “Autorizimi të bëhet vetëm me ligj”. (zë i paidentifikueshëm): Pika 3 jep rregullin e përgjithshëm, që vlen për të gjithë. Nuk lejohet asnjë lloj censure paraprake, asnjë lloj autorizimi për hapje gazete, për çelje televizori, etj. Në qoftë se ka një përjashtim të vogël, atëherë prishet rregulli. * * *

76 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 14 PRILL 1998, ORA 10:00 (TEMA E DISKUTIMIT: TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Fehmi Abdiu, Anastas Angjeli, Zamira Çaka, Vladimir Metani, Haxhi Aliko, Engjëll Bejtaj, Ligoraq Karamelo, Lufter Xhuveli, Jonuz Begaj (anëtarë). Sabri Godo: Propozoj t’i rikthehemi edhe një herë formulimit të nenit që ka të bëjë me dënimin me vdekje. Në fund të diskutimit u bë një farë konfuzioni dhe nuk doli qartë se si vendosi përfundimisht Komisioni kushtetues. Ndoshta ishte një mungesë e vëmendjes nga ana ime. Arben Imami: E lamë me tre variante. Varianti i parë është ai që u paraqit nga stafi, sipas të cilit dënimi me vdekje lejohet vetëm për krime të rënda të kryera në kohë lufte. Varianti i dytë parashikon që “jeta e çdo personi mbrohet me ligj”, duke ia lënë ligjit të parashikojë rastet e zbatimit te dënimit me vdekje. Ndërsa varianti i tretë ka këtë formulim: “Çdo person ka të drejtën e jetës. Kjo e drejtë mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta e jetës në mënyrë arbitrare”. Në qoftë se do ta rivotonim këtë nen, unë do të sugjeroja të hiqnim variantin e dytë: “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”. Sabri Godo: Unë jam qe të dalim me dy variante. Fehmi Abdiu: Jam dakord që t’i kthehemi për ta diskutuar. Unë propozova që paragrafi i dytë të formulohej kështu: “Ligji mund të parashikojë dënimin me vdekje vetëm për krime me rrezikshmëri të theksuar shoqërore ose vetëm për krime shumë të rënda”. Rëndësi ka që duke pasur parasysh natyrën e problemit, shqetësimet që ne kemi lidhur me këtë problem, duke pasur parasysh faktin që elektorati shqiptar lidhur me këtë problem është mjaft i sensibilizuar, ky Komision duhet të mbajë një qëndrim zyrtar të përgjegjshëm dhe, për mendimin tim, nuk duhet t’ia lëmë zgjidhjen e kësaj çështjeje organit që ka të drejtë të bëjë Kushtetutën. Me formulimin e mësipërm, më

77 duket se bëjmë një vlerësim të problemit, shfaqim një përgjegjësi më të madhe, ndërsa zgjidhja përfundimtare, aplikimi i variantit më të mirë, do t’i mbetej kohës. Pra, në këtë mënyrë do të dilnim me një zgjidhje për këtë problem kaq me rëndësi dhe, pastaj, le ta vendoste parlamenti me anën e legjislacionit penal. ‘Kur t’i mbushet mendja’, parlamenti mund edhe të mos e parashikojë fare dënimin me vdekje. 159 Sabri Godo: Unë jam për formulimin që përmendi zoti Abdiu. Fehmi Abdiu: Në fund të fundit, unë jam dakord që formulimi im të mbetet si një variant në Kushtetutë. Në qoftë se parlamenti do t’i bindë të gjithë njerëzit, që e kanë këtë shqetësim, se dënimi me vdekje nuk është më i nevojshëm të zbatohet në Shqipëri, atëherë ai edhe mund ta heqë. Në qoftë se parlamenti do ta kufizojë akoma më shumë këtë formulim, le ta kufizojë. Në rast se parlamenti do t’i kthehet idesë që dënimi me vdekje do të jepet vetëm për krime shumë të rënda në kohë lufte, le t’i kthehet; kjo nuk ka shumë rëndësi. Mua më shqetëson fakti që ne duhet të prononcohemi zyrtarisht lidhur me këtë çështje, duke mbajtur një qëndrim të caktuar. Mua nuk më shqetëson fakti nëse do të hiqet ose jo dënimi me vdekje. Ky është një problem që duhet diskutuar me shumë gjakftohtësi, pa ngarkesa, duke pasur parasysh edhe rekomandimet e Këshillit të Evropës ose të Asamblesë Parlamentare. Megjithatë, një gjë është e vërtetë: nuk jam kundër që këtë ose atë gjë ta bëjmë duke iu përmbajtur rekomandimeve, por duhet të mbajmë parasysh edhe kushtet që ka Shqipëria sot. Unë parimisht e ngre njëqind herë dorën lart në favor të heqjes së dënimit me vdekje. Por për këtë duhet të ndërgjegjësohen, të binden e t’u lindë dëshira pjesës dërrmuese të popullit në Shqipëri, se nuk është më nevoja të dënohet njeri me vdekje. Pra, vetëm atëherë kur dënimi me vdekje të duket i tepërt për një shoqëri si e jona. Por jo sot, kur njerëzit janë çdo orë, çdo ditë të kërcënuar nga krime tejet të rënda. Unë nuk them që çdo njeri që bën një vrasje ose një krim të rëndë të dënohet medoemos me vdekje, por vetëm në rrethana dhe raste të jashtëzakonshme. Në Shqipëri dënimi me vdekje duhet të jepet, sepse, sipas meje, akoma ruan vlera parandaluese. 159 Në Kodin Penal. (Shënim i red.)

78 Sabri Godo: Ne u përpoqëm ta diskutojmë këtë dhe thamë që është një fushë tepër e gjerë, ku mund “të fryjnë erëra nga të katër anët”. Njëri thotë kështu, tjetri thotë ashtu. Tani kemi tre variante përpara. Propozoj t’i reduktojmë në dy, po të jetë e mundur. Genc Ruli: Unë do mendoja që çështja e varianteve që do të mbeten është më shumë një problem teknik se sa juridik e social. Për sa i përket këndvështrimeve juridikë dhe socialë, ne pothuajse ishim të një mendimi unanim, madje edhe jashtë kësaj salle, në një ambient më të gjerë publik dhe politik, se heqja e dënimit me vdekje në mënyrë të shprehur në Kushtetutë ose edhe me ligj është e parakohshme në Shqipëri në situatën aktuale. Vendimi ynë ishte që dënimi me vdekje të mos përmendet fare në Kushtetutë. Është bërë pothuaj një praktikë e zakonshme për pjesën më të madhe të vendeve të botës që të mos prononcohen në kushtetutë për dënimin me vdekje, megjithëse për shekuj të tërë e drejta penale e këtyre vendeve ka njohur dhe zbatuar pa hezitim dënimin me vdekje. Shoqëritë, duke u modernizuar e emancipuar, kanë mbajtur qëndrime të ndryshme përgjatë viteve deri në pezullimin e dënimit me vdekje, ndonëse ende i pashfuqizuar në kodet penale. Gradualisht, moszbatimi i dënimit me vdekje u kthye në një traditë, megjithëse vazhdonte të ekzistonte në kodet penale. Në sugjerimin tim që të mos përmendet fare dënimi me vdekje, do të thoja që në Kushtetutë do të shtohej një vlerë e re. Ky, mendoj, duhet të jetë pozicioni ynë kushtetues. I takon sovranit, domethënë popullit, në mënyre të tërthortë, nëpërmjet deputetëve, ose në formë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet referendumit, në përputhje me situatat, të prononcohet për heqjen ose jo të dënimit me vdekje. Gjithashtu, pas katër vjetësh, ose një periudhe tjetër më të gjatë ose më të shkurtër, kur shoqëria jonë mund të jetë pjekur në atë masë që, me anën e një referendumi popullor ose me anën e një vendimi të parlamentit, të shfuqizojë dënimin me vdekje, nuk do të jetë nevoja të ndryshojmë Kushtetutën. Varianti i dytë që mund të mbetet do të ishte varianti i propozuar në tekstin e paraqitur prej stafit, i cili parimisht e parashikon dënimin me vdekje kur shprehet se: “Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta e jetës në mënyrë arbitrare”. 160 160 Varianti në tekstin e propozuar prej stafit kishte këtë përmbajtje: “Çdo person ka të drejtën e jetës. Kjo e drejtë mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i hiqet jeta në mënyrë

79 Sabri Godo: Tani për sa i takon mosprononcimit, të cilin e hasëm për herë të parë në lidhje me dënimin me vdekje, unë them të jemi më të kujdesshëm. Nesër mund të na dalin për diskutim probleme të tjera të së njëjtës natyrë, si për shembull, prona private. Përsëri Kushtetuta nuk do të prononcohet, përsëri ia kalon parlamentit. Unë nuk jam dakord me një qëndrim të tillë. Ne duhet ta përjashtojmë këtë lloj kriteri. Komisioni kushtetues nuk mund t’i mënjanohet çështjeve që shtrohen përpara tij; ai duhet të mbajë qëndrimin e tij për një problem të caktuar. Më duket se nuk funksionon si ide të themi që nuk merremi me këtë ose atë. A ekziston diçka si problem që duhet diskutuar e zgjidhur? Një mendim mbi të duhet ta japim. Anastas Angjeli: Paraqitja me variant për këtë që po diskutojmë, nuk do të thotë se ne nuk po prononcohemi; në fakt, ne po prononcohemi. Problemi është që ne të mos e bëjmë rrugë, që për çdo çështje të themi se nuk shprehemi dhe ia kalojmë ligjit ose kalojmë tek zgjidhja me variante. Rregullorja na ka dhënë mundësinë që për ndonjë çështje që është thelbësore dhe rrethohet nga debate të shumta, të prononcohemi edhe me dy variante. Për sa i përket çështjes konkrete, unë mendoj që të mos fillojmë nga e para. Ne, pak a shumë, radhën e kaluar arritëm në përfundimin që ta paraqesim atë në dy variante. Sabri Godo: Cilat janë dy variantet? Anastas Angjeli: Unë mendoj që variantet që do të paraqesim të dallohen në përmbajtje nga njëri-tjetri. Kam përshtypjen se të dy ose të tre variantet, po t’i shikosh me kujdes, janë të ngjashëm. Unë personalisht bashkohem me variantin që është paraqitur këtu. Neni 7 t’i këtë të dyja pikat; në pikën e dytë të përfshihet edhe shtesa e propozuar nga Fehmi Abdiu, me një ndryshim fare të vogël: fjalët “për krime të rënda të kryera në kohë lufte”, të bëhen “për krime shumë të rënda”. Varianti i dytë të jetë ai që u paraqit nga specialistët, ose anasjelltas varianti i specialistëve 161 i pari dhe ai i Fehmi Abdiut i dyti. Këto dy variante më duket e presupozojnë edhe variantin e tretë që mbetet me një rresht. Në qoftë se në parlament hiqet me shumicë votash pika e dytë, atëherë mbetemi automatikisht tek varianti tjetër, arbitrare”. Ky formulim është marrë nga Kushtetuta e Estonisë. 161 Është fjala për variantin që u mor nga Kushtetuta e Estonisë. (Shënim i red.)

80 që “mbrohet me ligj”, duke dalë tek përmbajtja e variantit të tretë. Prandaj, dy variantet që përmenda më sipër janë më të përshtatshmit për t’u pranuar dhe, mendoj, të vazhdojmë më poshtë. Sabri Godo: Domethënë të përjashtohet varianti i tretë që ka një rresht të vetëm? Anastas Angjeli: Sepse mendoj që është i përfshirë në variantin e dytë… Sabri Godo: Të dy variantet po aty dalin, por dispozita e Kushtetutës së Estonisë është formuluar më me elegancë. Unë jam për këtë. Anastas Angjeli: Unë mendoj që ta shtrojmë problemin në këtë mënyrë: fillimisht, të votojmë kush është dakord që të lihen vetëm dy variante dhe, pastaj, të vendosim se cili do të jetë varianti i parë dhe cili do të jetë varianti i dytë. (zë i paidentifikueshëm): Edhe unë mendoj të dalim me dy variante. Mendoj që njëri variant të prononcohet për dënimin me vdekje, ndërsa tjetri jo, duke ia lënë ligjit, Kodit Penal për të parashikuar rastet e zbatimit te dënimit me vdekje. Në këtë aspekt, varianti më i përshtatshëm do të ishte ai estonez, ku dënimi me vdekje del në mënyrë indirekte. Varianti estonez ka avantazhin se është miratuar edhe nga Këshilli i Evropës. (zë i paidentifikueshëm): Në fakt dy variante duhet të jenë, si variant i parë ai që nuk e pranon dënimin me vdekje dhe si variant i dytë ai që e pranon në kushte të caktuara. (zë i paidentifikueshëm): Kur themi krime shumë të rënda, si do t’i kategorizojmë këto krime shumë të rënda? Sabri Godo: Është ligji penal që i përcakton. (zë i paidentifikueshëm): Duke e lënë të hapur bëhet më mirë përcaktimi i krimeve të rënda, përcaktim i cili ndryshon me kohë. Sot, për shembull, një krim mund të cilësohet i rëndë, ndërsa nesër, me ndryshimin e kushteve, nuk është më aq i rëndë.

81 Sabri Godo: Pra, variant i parë të jetë formula estoneze dhe variant i dytë pika 1 e nenit 7 162 . Zamira Çaka: Jam dakord me këto variante. Të lexohet dhe njëherë varianti estonez. Arben Imami: “Çdo person ka të drejtën e jetës. Kjo e drejtë mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i hiqet jeta në mënyrë arbitrare”. Pra, mbajmë këto dy variante, duke e hequr variantin fillestar të stafit. Edhe unë jam i të njëjtës mendje me Engjëllin, Zamirën dhe Gencin. Sabri Godo: Unë do të isha vetëm për variantin estonez. Variantet e tjerë t’i fshijmë. (zë i paidentifikueshëm): Edhe unë jam vetëm për variantin estonez, pasi ai i përfshin pikat 1 dhe 2. Arben Imami: Sa janë të mendimit që të ketë vetëm një variant dhe ky variant të jetë ai Kushtetutës estoneze që, në thelb, e përmban dënimin me vdekje? (zë i paidentifikueshëm): Unë jam në mëdyshje. (zë i paidentifikueshëm): Unë për vete jam për variantin estonez dhe jam i vendosur për këtë. Arben Imami: Askush nuk ka mbrojtur këtu pozicionin e institucioneve evropiane. Këshilli i Evropës sugjeron që të mos ketë dënim me vdekje dhe kjo thuhet qartë dhe haptazi. Nga ky variant pothuajse hoqëm dorë fare. Kjo do të thotë, se shumica dërrmuese këtu në Komision janë të mendimit që dënimi me vdekje duhet të mbetet në Shqipëri. Ka dy pozicione të ndryshme lidhur me këtë çështje. Të mos fillojmë të komprometojmë Kushtetutën që në vezë, duke e bërë pre të sulmeve nga të gjitha anët. Po sulmohet nga një pjesë e opozitës, përse duhet të sulmohet edhe nga Këshilli i Evropës? Unë jam që të dalim me variante në përputhje me pozicionet dhe qëndrimet tona. (zë i paidentifikueshëm): Këtu janë shfaqur tre mendime e qëndrime. Jam kundër heqjes së dënimit me vdekje në Kushtetutë. 162 Pika 1 e nenit 7 kishte këtë përmbajtje: “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”.

82 Arben Imami: Pse ta fillojmë kështu? Dihet që në këtë mënyre i japim shans lindjes sërish së diskutimeve dhe debateve. Nuk është thjesht çështja se do të mbrohet një qëndrim i caktuar, por përsëri do të fillojnë kritikat dhe presionet nga jashtë e do të kthehemi këtu ku jemi. Sabri Godo: Të shohim se në ç’mënyrë do të vendosë Komisioni. Tani, sa janë që të mbetet vetëm fraza: “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”, si variant i parë, dhe formulimi estonez, si variant i dytë? Fehmi Abdiu: Kush është për dy variante? Shumica. Sabri Godo: Meqenëse nuk arrijmë dot të biem dakord për një variant të vetëm, ia kalojmë këtë çështje me dy variante parlamentit. Varianti i parë është të lihet me një frazë, pika 1 e nenit 7, dhe varianti i dytë është ai estonez. Dakord? Arben Imami: Vazhdojmë me nenin 8. Kemi hequr pikën 2 dhe jemi duke diskutuar për pikën 5 të këtij neni, i cili parashikon: “Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve të radios ose të televizionit”. (zë i paidentifikueshëm): Reflektuam edhe radhën tjetër, të mos fillojmë nga e para prapë. (zë i paidentifikueshëm): Mendoj që këtu është mbajtur një qëndrim që përputhet me standardet e Konventës. Është një qëndrim përgjithësisht liberal, në kuptimin që, nga njëra anë ndalohet censura paraprake për shtypin, për radion, dhe për televizionin, dhe nga ana tjetër, nuk kërkohet licencë paraprake për fillimin e funksionimit të tyre, gjë kjo që është standarde. E vetmja gjë për të cilën mendohet se mund të jepet një autorizim paraprak, është funksionimi i televizionit dhe i radios, të cilat kanë një kontakt të drejtpërdrejtë me publikun. Dhe pra, fjala “mund” në këtë rast, do të thotë që në raste të caktuara, por jo përgjithësisht, shteti mund të vendosë dhënien e licencës paraprake. Për sa i përket kufizimeve të tjera për lirinë e fjalës, të shtypit dhe të masmediave, sikurse e kemi thënë edhe më parë, do t’i referohemi kufizimeve që parashikohen në Konventën Evropiane. Fjala “mund”, e përsërisim edhe një herë, nuk shpreh rregullin, por përjashtimin. Rregulli është mosvendosja e licencimit paraprak.

83 Kështu, në raste të caktuara shteti mundet të ndërhyjë dhe të vendosë dhënien e licencës përpara fillimit të aktivitetit për stacionet e radios dhe të televizionit. Në qoftë se nuk do të ishte fjala “mund”, atëherë shteti vendos licencë paraprake për të gjithë. (zë i paidentifikueshëm): S’jam dakord. Sabri Godo: Sugjeroj që t’i rikthehemi edhe një herë nenit 7 për dënimin me vdekje. Arben Imami: Variantet për të cilët kemi votuar deri tani janë: Varianti i parë është ai i tekstit, i cili thotë se: “Ligji mund të parashikojë dënimin me vdekje vetëm për krime të rënda të kryera në kohë lufte”; varianti i dytë është: “Jeta e çdo personi mbrohet me ligj”; dhe varianti i tretë është ai i Kushtetutës estoneze. Po të rivotonim, unë do të isha për variantin e dytë. Sabri Godo: Mirë është të dalim me dy variante. Fehmi Abdiu: Në qoftë se kthehemi përsëri te ky nen, unë jam që pika 2 të riformulohej: “Ligji mund të parashikojë dënimin me vdekje për krime shumë të rënda”. Sabri Godo: Unë jam me propozimin e zotit Abdiu. Fehmi Abdiu: Meqenëse kjo është një çështje shumë e rëndësishme, unë sugjeroj që parlamentit t'i shkojnë të tre variantet dhe ai të vendosë si të dojë. Mua më shqetëson fakti që ne duhet të prononcohemi zyrtarisht. Ky problem duhet parë me shumë gjakftohtësi. Mendoj se dënimi me vdekje në raste të jashtëzakonshme mund të përdoret sepse në vendin tonë ai akoma ka vlera parandaluese. Sabri Godo: Ka mendime të ndryshme. Unë mendoj që duhet të dalim me dy variante dhe jo me tri, pra variantet duhet t’i reduktojmë në dy. Genc Ruli: Ne ishim në një mendim pothuaj unanim. Heqja e dënimit me vdekje në kushtetutë ose me ligj është e parakohshme në Shqipëri. Mjaft kushtetuta nuk e kanë bërë këtë. Sugjerimi im është që dënimi me vdekje të mos përmendet fare në Kushtetutë. Pra, Kushtetuta të mos prononcohet për të.

84 Sabri Godo: Ne sot kemi mbetur te dënimi me vdekje, nesër mund të na dali ndonjë problem tjetër, për shembull, prona. Si do të veprojmë? Nuk mund t’ia lëmë parlamentit problemet më të vështira, nuk është mirë të themi se ne nuk merremi me to dhe ia kalojmë parlamentit të vendosë përfundimisht. Anastas Angjeli: Për sa i përket dënimit me vdekje, unë sugjeroj të mos fillojmë nga e para. Ne duhet të kemi kujdes që këto dy variante të mos presupozojnë njëri-tjetrin. Varianti i parë të jetë siç është neni 7 me të dy pikat e tij, ku të përfshihet edhe shtesa që ka bërë zoti Abdiu. Varianti i dytë të jetë ai që u paraqit nga specialistët, ai i Kushtetutës estoneze. Engjëll Bejtaj: Jam dakord që variantet të mos jenë identikë. Jam në favor të zgjidhjes që t’i lëmë të tre variantet. Vladimir Metani: Unë mendoj që të jenë dy variante, por që paraqesin mendime të kundërta: varianti i parë që e pranon dënimin me vdekje në kushte të caktuara dhe varianti i dytë që nuk e pranon dënimin me vdekje. Pra, varianti i parë të jetë me një pikë, pa u shprehur për dënimin me vdekje; varianti i dytë, ai estonez, por me shtesën që të përcaktohen se cilat janë krimet shumë të rënda. Sabri Godo: Ato do të përcaktohen me hollësi nga Kodi Penal. Zamira Çaka: Unë, gjithashtu, jam dakord që të dalim me dy variante. Varianti i parë sipas të cilit Kushtetuta ‘të heshtë’ për sa i përket dënimit me vdekje, dhe si variant i dytë të jetë ai i Kushtetutës estoneze që është pak më i moderuar. Sabri Godo: Unë do të isha vetëm për variantin estonez. Variantin tjetër ta heqim fare. Jonuz Begaj: Edhe unë jam vetëm për variantin estonez. Anastas Angjeli: Të lëmë vetëm variantin estonez dhe le të vendosë parlamenti për modifikimet e mundshme. Arben Imami: Kush është pro idesë për një variant të vetëm? Petrit Kalakula: Unë them që të dalim me dy variante, një që e presupozon dënimin me vdekje dhe një tjetër që e nuk e përmend atë.

85 Arben Imami: Pra ekzistojnë dy grupe, një pjesë janë që të mos shprehemi në Kushtetutë për dënimin me vdekje, por të vazhdohet me këtë gjendje fakti, në të cilin dënimi me vdekje parashikohet dhe jepet në përputhje me Kodin Penal, ndërsa grupi i dytë dëshiron që dënimi me vdekje të jetë i shprehur në Kushtetutë. Petrit Kalakula: Pra, nuk jemi të të njëjtit mendim. Arben Imami: Unë sugjeroj që këtë çështje t’ia lëmë ligjit ta zgjidhë. Fehmi Abdiu: Zoti Godo, ju e rihapët këtë problem, por ne nuk jemi duke thënë më shumë nga ato që kemi thënë radhën e kaluar. Sabri Godo: Ju kërkoj ndjesë, por radhën e kaluar nuk më duket se doli e qartë se cilët variante mbetën. Atëherë, sa vetë janë që të mbetet vetëm pika 1 e nenit 7, si dhe si variant i dytë varianti estonez? Anastas Angjeli: Janë tetë vetë për dy variantet. Sabri Godo: Fiton shumica. Të lëmë vetëm këto dy variantet. Ju kërkoj edhe njëherë ndjesë. Arben Imami: Të kalojmë te pika 5 e nenit 8. Për këtë pikë a ka ndonjë mendim tjetër? Juristi? Krenar Loloçi: Është mbajtur këtu një qëndrim që përputhet me standardet e Konventës. Mendohet se mund t’i jepet autorizim paraprak vetëm radios dhe televizionit që kanë komunikim të drejtpërdrejtë me publikun. Kufizimet e tjera të mundshme përfshihen tek neni që flet për Konventën Evropiane. Po të mos jetë fjala “mund”, atëherë shteti jep autorizime në mënyrë të detyrueshme. Sabri Godo: Mbledhja ndërpritet pasi, me largimin e zotit Lufter Xhuveli për arsye pune, nuk është më kuorumi i nevojshëm. Mbledhja tjetër do të bëhet nesër në orën 10:00.

86 * * * PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 15 PRILL 1998 163 , ORA 10:00 (TEMA E DISKUTIMIT: SISTEMI GJYQËSOR) Günter Frankenberg: Mendoj që problemi i parë që duhet zgjidhur në një Kushtetutë është se kujt duhet t’i jepet pushteti gjyqësor. Pra, pushteti gjyqësor duhet t’i jepet një organi të vetëm, apo dy organeve të ndryshme, siç janë aktualisht në Shqipëri: Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Kasacionit. Nuk preferoj që i gjithë pushteti gjyqësor të përqendrohet në duart e një organi të vetëm, siç është Gjykata e Lartë 164 . Ndoshta kjo do të kishte një avantazh pozitiv në një drejtim, pasi do të shmangte mjaft konflikte ndërmjet Gjykatës së Kasacionit dhe Gjykatës Kushtetuese, siç ka treguar eksperienca e deritanishme shqiptare. Në fund të fundit, ne jemi të detyruar t’i bindemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi, sipas ligjeve kushtetuese në fuqi, vendimet e saj janë përfundimtare dhe kanë përparësi ndaj vendimeve të Gjykatës së Kasacionit. Pra, me përqendrimin e pushtetit gjyqësor, ky pushtet përfundimisht do t’i takonte një Gjykate të Lartë, e cila do të kishte atributet e duhura. Këtu do të ishte edhe fundi i drejtësisë. Megjithatë, me sa duket, një gjë e tillë nuk ndodh në vendin tim 165 , sepse është vendosur qenia e një [Gjykate Kushtetuese] për ruajtjen e ekzistencës së organeve të tjera, si dhe për ruajtjen e vazhdimësisë së 163 Ky është një takim i organizuar me anëtarë të Komisionit kushtetues dhe me përfaqësues të gjykatave. Në këtë takim merrnin pjesë zotërinjtë Günter Frankenberg dhe Jon Paul Jones. (Shënim i red.) 164 Në disa vende quhet “Gjykatë e Lartë”, në disa vende të tjera “Gjykatë e Kasacionit”. Megjithëse ndryshimi në emër nuk është pa rëndësi, roli i tyre është mjaft i ngjashëm: ato janë hallka më e lartë e sistemit të gjykatave në vendet respektive. Prandaj nuk është ndonjë gabim i madh që për qëllime referimi ta quash herë Gjykatë e Lartë, herë Gjykatë e Kasacionit. Kjo sidomos duke pasur parasysh se sipas ligjeve kushtetuese ekzistuese në kohën që po hartohej Kushtetuta e re, Gjykata e Lartë quhej Gjykata e Kasacionit. (Shënim i red.) 165 Gjermani.

87 tyre. Në qoftë se u vendos në këtë mënyrë, atëherë shtrohet problemi i dytë që mendoj që duhet qartësuar në Kushtetutë, se cili do të jetë raporti midis Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë? Mendimi im është që, në qoftë se do të ekzistojnë të dyja këto Gjykata, është e domosdoshme që të përcaktohen qartë në Kushtetutë kompetencat dhe juridiksionet e tyre. Unë besoj se Gjykata Kushtetuese nuk do të ketë pushtet mbi vendimet gjyqësore. Është e vërtetë se në procesin gjyqësor do të bëhen edhe gabime, ndoshta do të ketë edhe interpretime të gabuara të ligjit. Por megjithatë, siç tha edhe eksperti Jones jo çdo vendim i dhënë në Gjykatën e Lartë mund të jetë i drejtë. Qytetari mund të kishte të drejtë, por vendimi i dhënë nga një Gjykatë e Lartë është shumë profesional dhe përfundimtar, dhe për këtë shkak çështja quhet se është zgjidhur drejt. Besoj se gabimet gjyqësore nuk duhet të zgjidhen nëpërmjet rrugës kushtetuese, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, askush nuk mund ta pengojë Gjykatën Kushtetuese të marrë në shqyrtim kërkesën e një qytetari dhe të shprehë mendimin e saj për një problem të caktuar që mund të ketë në një ligj. Në qoftë se Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë këtë ligj, ndërkohë që gjykata të tjera e kanë zbatuar atë ligj, atëherë mendoj që ky është një problem tjetër. Një tjetër çështje është rishikimi gjyqësor i një vendimi të dhënë nga gjykata. Pra, mendoj që është e domosdoshme që të dallojmë dy gjëra: rishikimin gjyqësor nga rishikimi kushtetues. Në qoftë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim për një ligj të caktuar të cilin më përpara gjykatat e kanë zbatuar, mendoj që ky është një shkak për të rishikuar vendimin që mund të kenë dhënë gjykatat, qoftë edhe Gjykata e Kasacionit. Ndërsa rishikimi kushtetues është diçka tjetër që, për mendimin tim, nuk do të ishte e drejtë, që ky atribut t’i lihej gjykatave të zakonshme, duke filluar nga gjykatat e shkallës së parë e duke vazhduar deri në Gjykatën e Kasacionit. Një çështje tjetër, që mendoj se është e domosdoshme të fiksohet në Kushtetutë, është problemi se kush duhet t’i emërojë gjyqtarët. Bashkë me këtë është edhe çështja se kush duhet të ketë pushtetin për të larguar gjyqtarët dhe cilat do të jenë shkaqet për t’i larguar ata. Mendoj se për sa i përket pushtetit të emërimit, do të ishte shumë e vështirë që të largonim gjithmonë ndikimet politike. Në këtë aspekt, do të ishte një organ politik, domethënë do të ishte parlamenti ose

88 Senati, që do të ishte, mendoj, varianti më i mirë, ose Presidenti. Përgjithësisht, emërimi politik i gjyqtarëve është vështirë të shmanget. Por më i rëndësishëm nuk është emërimi, sepse ky është i lidhur më shumë me mënyrën e përzgjedhjes së gjyqtareve dhe garancitë e tyre për të qëndruar në detyrë. Për sa i përket mënyrës së përzgjedhjes së gjyqtarëve, do të preferoja rrugën profesionale, dhe një detyrë të tillë më mirë, mendoj, se do ta kryente një konferencë gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët, në qoftë se do të ekzistonte. Natyrisht, kjo konferencë gjyqësore nuk t’i jepte mendimet për kandidaturat e mundshme për gjyqtarë në mënyrë të detyruar, por nëpërmjet një përzgjedhjeje, një seleksionimi publik, ku për secilin vend pune, për secilën kandidaturë, të kishte mundësi për cilindo që mendon se i plotëson kushtet të kandidonte për vendin e punës, pra, për vendin e gjyqtarit dhe, nëpërmjet një seleksionimi të tillë publik, do të kuptohej se kush do të ishte kandidati më i përshtatshëm për këtë vend pune. Sigurisht duke pasur disa kandidatura për një vend pune, duke u paraqitur fjala vjen 10 kandidatura në organin përkatës të emërimit, kandidatura që mund të jenë seleksionuar midis 50 a 60 vetëve, mendoj se do të hapej rruga për gjetjen e personave sa më profesionistë e të aftë për detyrën e gjyqtarit. Më tej, është i domosdoshëm përcaktimi i garancive për moslargimin e gjyqtarit nga detyra. Kjo është e domosdoshme të fiksohet në Kushtetutë, me qëllim që gjyqtarët të jenë të përjetshëm në detyrën e tyre; largimi i tyre duhet të bëhet vetëm për shkaqe kur me të vërtetë është vërtetuar një shkelje e rëndë në ndonjë prej proceseve të tij, një thyerje disiplinore nga ana e tij, kur ai mund të ketë kryer një vepër penale, të vërtetuar në rrugë gjyqësore, ose kur ai me të vërtetë mund të jetë vërtetuar që është i paaftë mendërisht, gjë e cila mendoj se ndodh rrallë. Krenar Loloçi: Unë desha vetëm të theksoja dy gjëra. Natyrisht që duhet mbajtur parasysh një raport i atyre që duhen parashikuar në Kushtetutë, dhe atyre që duhen rregulluar me ligj. Procedurat që do të ndiqen për emërimin e një gjyqtari të zakonshëm ose gjyqtari të lartë janë një sërë kushtesh e kriteresh, të cilat është e vështirë të fiksohen të gjitha në Kushtetutë. Në këtë drejtim, nuk përjashtohet mundësia e nxjerrjes së një ligji të veçantë për vendosjen e kritereve dhe të procedurës që duhet ndjekur për seleksionimin e kandidatëve. Sot ne kemi Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili seleksionon, emëron dhe

89 shkarkon të gjithë gjyqtarët, me përjashtim të gjyqtarëve të lartë. Mendohet që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të ndryshojë në përbërje, në mënyrë të tillë që ai të jetë më i pavarur dhe i paanshëm në kryerjen e detyrave që kanë të bëjnë me emërimet dhe shkarkimet e gjyqtarëve. Për momentin nuk mund të themi se e kemi të atashuar pranë Presidentit, sesa Presidenti i Republikës është pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në rast se do të bëhet ndonjë hap në lidhje me ndryshimin e përbërjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke përfshirë një numër të barabartë deputetësh nga opozita dhe pozita, si dhe gjyqtarë dhe avokatë, atëherë ky Këshill i Lartë i Drejtësisë është vështirë te zhvishet nga vlerësimet politike. Sigurisht, dihet, sikurse u tha këtu, nuk mundet të evitosh fillimin apolitik në jetën e gjyqtarëve. Por nga ana tjetër, në qoftë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të përbëhej vetëm nga gjyqtarë e avokatë, do të krijohen premisat, sikurse argumentojnë mjaft autorë, për krijimin e frymës korporativiste në trupin gjyqësor; me fjalë të tjera, do të krijoheshin kushtet për shkëputjen e gjyqtarëve nga tërë jeta sociale e vendit, gjë që do të ishte mjaft e dëmshme. (zë i paidentifikueshëm): Unë dua të bëj një koment të shkurtër edhe një herë për pozicionin e organit të prokurorisë. Në praktikën juridike botërore nuk e gjejmë plotësisht të argumentuar pozicionin që zë organi i prokurorisë. Nisur pikërisht nga kjo, si dhe nga eksperienca jonë shumëvjeçare e viteve të fundit, unë do të thosha që organit të prokurorisë i duhet dhënë një status i veçantë, gjë që do të ndihmonte si drejtësinë, ashtu dhe procesin penal. Në qoftë se prokuroria do t’i bashkëngjitej sistemit ekzekutiv, ajo do të bëhej më agresive dhe mund të shoqërohej edhe me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Nga raportet që kanë përgatitur OJQ-të, që merren me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, shkeljet më të shpeshta janë pikërisht në polici. Kështu që ne do të humbim një kontroll të rëndësishëm, kontrollin e prokurorisë mbi organet e policisë në procesin e ndalimit. Gjithashtu, do të krijonim një zvarritje të mbrojtjes në procesin penal për të kërkuar mbrojtjen nga veprimet e para të organit të ndalimit. Kështu, krahas mbrojtjes me avokat, do të kishim edhe një prokurori me status të veçantë, e cila do ta shihte veten jo pjesë të ekzekutivit e policisë, por një institucion në mbrojtje sa të rendit, aq edhe të të drejtave dhe lirive të njeriut.

90 z. Shkurti: Do të pyesja ekspertët lidhur me një problem i cili ka qenë objekt i një diskutimi edhe në forumet e OJQ-ve, edhe në grupet e fokusuara të diskutimit. Problemi lidhet me normën ndërkombëtare. Pra, cilin sistem do të pranojë Shqipëria: sistemin monist apo dualist, dhe cili do të jetë roli i normës ndërkombëtare në Shqipëri? (zotëri i huaj, zë i paidentifikueshëm): Tre janë momentet që duhet të trajtohen. Së pari, Konventa Evropiane; së dyti, përgatitjet për hyrjen në Bashkimin Evropian; së fundi, traktatet e tjerë ndërkombëtarë. Në projektin që është paraqitur, Konventa Evropiane është bërë pjesë e kapitullit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Në këtë aspekt, normave të Konventës u është dhënë fuqi detyruese e drejtpërdrejtë në vendin tonë. Për sa i përket Konventës, Shqipëria zbaton parimin monist. Çështja e dytë është e drejta komunitare. Në qoftë se Shqipëria aspiron të hyjë dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, atëherë duhen marrë masat duke filluar që nga Kushtetuta, që të mundësohet që e drejta e Bashkimit Evropian t’i shtrijë efektet e saj drejtpërdrejt në vendin tonë. Një gjë e tillë, sigurisht, kërkon edhe një delegim të disa të drejtave që u përkasin organeve të brendshme, në bazë të teorisë së sovranitetit tradicional, organeve të këtij Bashkimi. Pas hyrjes në Bashkimin Evropian, marrëdhëniet e Shqipërisë me këtë Bashkim, në aspektin ndërkombëtar, do të kenë karakter monist. Së treti, në lidhje me të gjitha konventat e tjera, projekti zbaton parimin dualist. Përgjithësisht, jemi të mendimit që konventat ndërkombëtare do të gjejnë zbatim në Shqipëri pasi ato të ratifikohen në përputhje me procedurat përkatëse nga organet e brendshme. Për këto arsye u mendua që çështja e marrëdhënieve ndërkombëtare të trajtohet në një kapitull të veçantë të Kushtetutës, pasi kjo fushë është e gjerë dhe kërkon një rregullim paksa të plotë. (zotëri i huaj, zë i paidentifikueshëm): Desha të bëj një hyrje para se të bëj një pyetje. Për mendimin tim, Kushtetuta është një kontratë ndërmjet shtetasve në kuptimin e gjerë të fjalës. Prandaj, në këtë prizëm mendoj se duhet parë edhe organizimi i sistemit gjyqësor. Vura re se iu mëshua pak si tepër garancive ligjore që duhet të kenë gjyqtarët, si imunitet ndaj sistemit politik, etj. Mendoj se këto duhet të kërkohen dhe duhet të jenë në funksion të ushtrimit të mirë të drejtësisë dhe jo të krijimit të disa privilegjeve për një klasë të caktuar

91 të gjyqtarëve në këtë rast. Jam dakord që gjyqtarit t’i garantohen të gjitha imunitetet e mundshme, por çfarë bën një gjyqtar në rastet kur ai ndeshet me një kontradiktë ligjore; me fjalë të tjera, kur kemi dy ligje të ndryshme për të njëjtin problem? * * *

92 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 21 PRILL 1998 (TEMA E DISKUTIMIT: TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT) (zë i paidentifikueshëm): Fillojmë me nenin 9 166 . Para se të filloj, unë dua t’ju njoftoj se mbi bazën e vërejtjeve tuaja, ashtu edhe të OJQ-ve, ne kemi pasur disa propozime, të cilat stafi teknik i ka marrë në konsideratë. Besoj se vërejtje të tjera nuk ka, sepse sekretaria ka qenë gjithë kohën në pritje të vërejtjeve tuaja me shkrim. Neni 9 është një nen i ri që ne propozojmë të shtohet pas nenit 8 që bën fjalë për lirinë e shprehjes së mendimit. (zë i paidentifikueshëm): Në qoftë se qytetari ka të drejtë të informohet, atëherë duhet të ekzistojë edhe detyrimi i shtetit për të informuar shtetasit. Po kështu, edhe organet kolektive që zgjedh populli duhet të jenë të hapura dhe pjesëmarrja e popullit duhet të jetë e lirë, sigurisht sipas një procedure në të cilën do të parashikohet edhe mundësia e realizimit të kësaj. Është një saktësim i formulës së përgjithshme për ta bërë më të plotë dhe më të qartë të drejtën e çdo shtetasi për të marrë informacion. (zë i paidentifikueshëm): Mendoj që futja e këtij neni është më se e domosdoshme dhe padyshim do të jetë një nga elementët e rinj thelbësorë që do të sillen në këtë Kushtetutë. (zë i paidentifikueshëm): Kisha një sugjerim. Tek neni 8 themi: “Liria e shprehjes së mendimit dhe e drejta e informimit janë të garantuara”. Faktikisht tek neni 8 merremi vetëm me lirinë e shprehjes. A mundet që e drejta për informim të kalojë si pikë e parë e nenit 9 që propozohet? 166 Neni 9 (i shtuar nga stafi përpara zhvillimit të kësaj mbledhjeje): “1. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore. 2. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive”.

93 (zë i paidentifikueshëm): Unë mendoj që shtesa që lindi këtu është e domosdoshme dhe është formuluar shumë saktë, dhe është një element shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm që duhet të vendoset në Kushtetutë. Gjithashtu bashkohem me mendimin që pjesa e dytë e pikës së parë të nenit 8 që ka të bëjë me të drejtën e informimit të kalojë tek neni 9. (zë i paidentifikueshëm): Neni 9 është standard. Natyrisht kufizimet do të jenë në atë masë që karakterizohen tek parimet e përgjithshme. 167 Janë kufizime të përgjithshme që lidhen me të gjitha të drejtat. (zë i paidentifikueshëm): Praktika në ushtrimin e kësaj lirie përmban edhe ndryshimin e bindjeve. E para është që unë të kem bindjet e mia, e dyta është që unë t’i ndryshoj këto bindje, si dhe, e treta, të mos besosh. Çështja e arsimit, më duket, nuk duhet përfshirë këtu pasi është një element i veçantë. 168 Arsimi publik është laik. Unë sugjeroj që fjalën “arsim” ta zëvendësojmë me fjalën “edukim”. (zë i paidentifikueshëm): Unë dua të nënvizoj se realizimi i kësaj lirie nuk lejon asnjë ndërhyrje nga ana e shtetit, ndërsa nuk lejohet asnjë lloj ndalimi për individin. Ky ka të drejtë të ketë, t’i mbajë ose zgjedhë bindjet. (zë i paidentifikueshëm): Le të supozojmë se një grup njerëzish kërkojnë të shfaqin bindjet e tyre në një shkollë të lartë a në një universitet. Ky nen nuk më ndalon mua të bëj një gjë të tillë. (zë i paidentifikueshëm): Të ndalon një nen tjetër kushtetues, i cili nuk lejon që në shkollat publike të bësh propagandë. Mund ta bësh në shkolla private. 169 167 Është fjala për kufizimet që parashikohen në nenin 3 tek “Parimet e përgjithshme” të pjesës “Të drejtat dhe liritë e njeriut”. (Shënim i red.) 168 Pika 2 e nenit 10 parashikonte: “Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t’i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik a në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimit, praktikave ose kryerjes së riteve”. 169 Bëhet referimi tek pika 5 e nenit 38, në të cilin parashikohej: “Në shkollat publike, arsimi fetar organizohet sipas mënyrës së parashikuar me ligj. Asnjë arsimtar nuk mund të detyrohet të japë mësim feje kundër vullnetit të tij”.

94 (zë i paidentifikueshëm): E vetmja vërejtje për ta saktësuar është termi “arsimim”. Vërejtje të tjera ka? (zë i paidentifikueshëm): Tek pika 2: “Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë”, nuk mendoj se fjala “të ndryshojë” e ka vendin këtu, pasi ne themi secili është i lirë të zgjedhë, dhe kur e zgjedh edhe mund ta ndryshojë. Por kohët e fundit është spekuluar shumë me çështjen e ndryshimit të feve. Përderisa ka të drejtë të zgjedhë, secili ka të drejtë ta ndryshojë, por të gjitha këto kur ai i bën vetë dhe i padetyruar nga rrethanat. (zë i paidentifikueshëm): Pasi e zgjedh, çdo person ka mundësi edhe ta rizgjedhë fenë ose bindjet e tij. Sikurse u tha më lart, ka pasur spekulime në Shqipëri lidhur me ndryshimin e feve nga myslimanë në ortodoksë, nga ortodoksë në protestantë, etj. Ka ndonjë anëtar tjetër të Komisionit që e mbështet këtë ide? (zë i paidentifikueshëm): Pas zgjedhjes duket sikur kemi një ngrirje dhe të krijohet ideja sikur nuk mund të zgjedhësh më. (zë i paidentifikueshëm): Më fal, ka dy-tre bashki në Shqipëri që kanë marrë vendim duke ndaluar ndryshimin e emrit. Ka pasur një fluks kërkesash në këto bashki për ndryshimin e emrit nga emër mysliman në kristian. Po të marrim parasysh parimet që zbaton Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, një ndryshim i tillë i emrit është i pranueshëm. Por ama duhet të kemi parasysh kushtet specifike nëpër të cilat po kalon populli ynë. Është fakt se me këtë po spekulohet shumë. Mjaft emigrantë shqiptarë në Greqi, me mënyra e për shkaqe të ndryshme, po nxiten të ndryshojnë fenë, si dhe emrat. (zë i paidentifikueshëm): Unë them që të njihet e të jepet liria e zgjedhjes së fesë, por të hiqet liria për të ndryshuar atë. (zë i paidentifikueshëm): Në mënyrë të veçantë dua të them që procesi i përvetësimit të feve është një proces, i cili është gjithmonë në lëvizje, për më tepër në një vend si Shqipëria. Ne nuk e shmangim dot këtë gjë. Për sa i përket emrave, këto janë probleme të natyrës administrative, që rregullohen me tjetër ligj. Por e drejta për të

95 ndryshuar fenë është shprehur në mënyrë të qartë në Konventën Evropiane. 170 (zë i paidentifikueshëm): Çdo njeri ka lirinë e mendimit dhe të besimit fetar. Kjo liri, në thelb të saj nënkupton dhe përfshin edhe lirinë e ndryshimit të fesë. Për ne, zgjedhja dhe ndryshimi janë më problematikë se në çdo vend tjetër, sepse ne vijmë nga një regjim ku flitej vetëm për atdhetarizëm dhe ateizëm. Të thuash, për shembull, se në Itali secili zgjedh lirisht fenë e tij, në fakt ke thënë diçka që nuk ka ndonjë rëndësi, madje, mund të thuash, është e pakuptimtë, për shkakun e thjeshtë se italianët trashëgojnë një traditë fetare mjaft të shtrirë në kohë dhe një ndërgjegje fetare të ngulitur thellë. Unë mendoj që themelore është ndryshimi, jo zgjedhja. Unë besoj që do të ishte e vështirë që të mund ta ngushtonim këtë. Domethënë të ndryshuarit nuk është thjesht shprehje, ajo ka nevojë të jetë më e qartë dhe e garantuar. Besoj se e arritëm konsensusin për këtë nen, apo jo? Meqenëse të gjithë janë pro, kalojmë tek neni 10 171 . (zë i paidentifikueshëm): Mendoj të jetë “degradues” dhe jo “asimilues” apo “poshtërues”. Në këtë mënyrë i përmbahemi Konventës. 172 Më duket shumë më i pranueshëm: “...qëndrimi apo trajtimi çnjerëzor dhe degradues”. Nuk ka nevojë për fjalën “mizor”. (zë i paidentifikueshëm): “Asimilimi me dhunë” është një koncept i ndryshëm që është shtuar në këtë nen apo ka qenë gjithmonë i përfshirë në këtë nen? (zë i paidentifikueshëm): Janë me ngarkesa të veçanta. (zë i paidentifikueshëm): Ne nuk krijojmë boshllëqe nëse i heqim fjalët “asimilimit me dhunë”? 170 Konventa Evropiane, në nenin 9, pika 1 parashikon: “Çdo person ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose bindjet, si dhe lirinë për të shfaqur fenë e tij ose bindjet e tij, individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht, nëpërmjet kultit, arsimit, praktikave dhe kryerjes së riteve”. 171 Neni 10: “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor a poshtërues ose asmilimit me dhunë”. 172 Neni 3 i Konventës parashikon: “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, as dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese”.

96 (zë i paidentifikueshëm): Nuk është çështje fjalësh, është çështje koncepti, ta vëmë këtu apo diku tjetër. A ka njeri që e mbështet këtë propozim? (zë i paidentifikueshëm): Ajo çështja e asimilimit mund të mos ketë asnjë lloj komenti. Asaj mund t’i gjejmë vendin diku tjetër. Me sa duket është marrë nga ndonjë kushtetutë e vendeve të Evropës Lindore, ku janë hasur fenomene të tilla. 173 (zë i paidentifikueshëm): Çështja është nëse asimilimin do ta mbajmë këtu, do ta çojmë diku tjetër, apo s’do e vëmë fare? Mendimi i përgjithshëm është që të hiqet nga neni që po diskutojmë. Atëherë, neni mbetet: “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor a poshtërues”. Jemi të gjithë të një mendimi? Po, faleminderit. “Asimilimi me dhunë” do të vihet diku tjetër. Në rregull. Kalojmë tek neni 12 174 . Ka pyetje ose diskutime? Nuk ka. Jemi dakord me këtë nen? Po. Atëherë, kalojmë tek neni 13 175 . (zë i paidentifikueshëm): Sipas mënyrës që është pasqyruar në këtë dispozitë, sa kohë duhet të vazhdojë gjendja e ndalimit ose e izolimit, në qoftë se e quajmë kështu? Pra, bëhet fjalë për një 48 orësh, tek pika 2, brenda së cilës organi përkatës mund ta çojë tek gjyqtari, si dhe për 173 Neni 29, pika 1, i Kushtetutës së Bullgarisë ka këtë përmbajtje: “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues si dhe asimilimit me dhunë”. 174 Neni 12: “Askujt nuk mund t’i kërkohet të kryejë një punë të detyruar përveçse në rastet e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor, të kryerjes së shërbimit ushtarak, të një shërbimi që rrjedh nga një gjendje e jashtëzakonshme, luftë ose fatkeqësi natyrore që kërcënon jetën ose shëndetin e njerëzve”. 175 Neni 13: “1. Askujt nuk mund t’i hiqet liria përveçse në rastet dhe sipas modaliteteve të parashikuara në ligj. 2. Askush nuk mund të mbahet i ndaluar për më tepër se 48 orë. 3. Kushdo të cilit i hiqet liria ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton për shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet. Personi të cilit i është hequr liria duhet të dërgohet brenda 48 orëve përpara gjyqtarit, i cili vendos paraburgimin ose lirimin e tij jo më vonë se 48 orë nga çasti i marrjes së dokumentave për shqyrtim. 4. Çdo i ndaluar ose i arrestuar duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij. 5. I paraburgosuri ka të drejtë të ankohet kundër vendimit të gjyqtarit. 6. Personi të cilit i hiqet liria në rrugë jashtëgjyqësore mund t’i drejtohet në çdo kohë gjyqtarit, i cili vendos brenda 48 orëve për ligjshmërinë e kësaj mase. 7. Asnjë të burgosuri nuk mund t’i mohohet trajtimi njerëzor dhe rehabilitimi moral”.

97 48 orë të tjera që nga momenti që personi i ndaluar shkon tek gjyqtari. Pra, 48 dhe 48 bëjnë 96 orë. Brenda periudhës prej 96 orësh, sipas specialistëve, ndryshon përfundimisht gjendja e ndalimit të vendosur ndaj një njeriu. A ekziston ndonjë kontradiktë ndërmjet pikës 2, që parashikon kohën maksimale të mbajtjes së një personi të ndaluar, dhe pikës 3 që parashikon mbajtjen e këtij personi për 48 orë të tjera si të ndaluar? A jemi konsekuent në atë që themi? A e realizojmë dot kalimin e dokumenteve të personit të ndaluar nga policia tek prokuroria, dhe pasi kjo t’i ketë studiuar e përgatitur, t’i kalojmë për miratim përfundimtar tek gjykata brenda 48 orëve të dyta? Ka vende që e kanë kohën e ndalimit vetëm 48 orë, ka vende që e kanë vetëm 72 orë. Kushtet e Shqipërisë, në fakt, janë shumë të vështira. Shpesh organet e policisë dhe të prokurorisë nuk munden t’i përgatisin materialet për në gjykatë. Nga ana tjetër, edhe gjykatat janë pa personel dhe shërbim të rregullt për të përballuar kërkesat e organit të prokurorisë për masat e arrestit. Pra, si është më mirë? (zë i paidentifikueshëm): Pika 2 dhe pika 3 kanë një dallim. Pika 2 flet për një person në gjendjen e ndalimit, ndaj të cilit organi i policisë, brenda 48 orëve, duhet të marrë një nga këto masa: ose t’i përcjellë dokumentet në gjykatë nëpërmjet prokurorisë, duke kërkuar kthimin e tij nga të ndaluar në të arrestuar, ose ta lirojë këtë person. Kuptimi i vërtetë i pikës 2 është në rast inercie, domethënë kur organet e policisë nuk veprojnë, ky njeri del automatikisht brenda 48 orëve. Në rast se prokuroria futet në veprim, si dhe kur kjo vendos që çështjen t’ia kalojë gjykatës, zbatohet pika 3. Pra duhet të ketë normalisht 96 orë në dispozicion. (zë i paidentifikueshëm): Deri më sot, të gjitha veprimet që u përmendën këtu duhet të kryheshin brenda 48 orëve. (zë i paidentifikueshëm): Është rritur afati kohor për shkak të shqetësimeve dhe vështirësive që janë ndeshur në praktikë. Nga momenti që prokuroria e çon tek gjykatësi, në çfarë pozite juridike ndodhet ky person? (zë i paidentifikueshëm): Është i ndaluar. (zë i paidentifikueshëm): Përsëri i ndaluar?

98 (zë i paidentifikueshëm): Si i ndaluar shkon edhe në gjykatë, e cila vendos përfundimisht për masën që do të zbatohet ndaj të ndaluarit. Asnjë nuk mund të mbahet më shumë se 48 orë; në qoftë se mbahet pas këtyre 48 orëve, do të thotë se dosja e këtij personi ka kaluar për gjykim në gjykatë. Megjithatë, unë do të sugjeroja që ndalimi të jetë 72 orë. Pas kësaj kohe, në qoftë se gjykata nuk ka vendosur ndryshe, personi i ndaluar duhet të lëshohet menjëherë. Në këtë mënyrë mund t’i lihen 48 orë policisë për të plotësuar dokumentet dhe për t’i çuar në gjykatë, ndërsa 24 orëshi tjetër i lihet gjykatës për të vendosur për masën e arrestit. Sigurisht, në gjykatë duhet të ngrihet shërbimi i rregullt i përditshëm për të gjykuar masat e arrestit të ardhura nga organi i prokurorisë. (zë i paidentifikueshëm): A ju duket i arsyeshëm ky sugjerim, sipas të cilit policisë t’i lihen 48 orë që të marrë masa për të çuar dosjen e të ndaluarit në gjykatë, kurse gjykatës t’i lihen vetëm 24 orë? (zë i paidentifikueshëm): Prokurorit i duhet që, brenda 48 orëshit, të përgatisë dosjen në ngarkim të të ndaluarit dhe t’ia dërgojë atë gjykatës. Që nga momenti që personi i ndaluar akuzohet, statusi i tij nuk është thjesht i ndaluar, kundër këtij është ngritur një akuzë. Pra, ky person është i akuzuar për një vepër penale. Gjykata bën vlerësimin e masës së arrestit, ajo nuk e arreston këtë person. Arrestimi i tij bëhet nga organet që e propozojnë 176 , gjykata e vlerëson këtë masë. Dhe tani problemi shtrohet: gjykatës do t’i lihet 24 orë apo 48 orë për të bërë vlerësimin e masës së arrestit? (zë i paidentifikueshëm): Për të gjykuar nëse është e vlefshme ose jo masa që ka marrë prokuroria, ndoshta do të ishte mirë një shprehje këtu, që do të qartësonte më mirë kuptimin e këtij neni, ku të thuhet që askush nuk mund të mbahet më shumë se 48 orë, përpara paraqitjes tek gjyqtari. (zë i paidentifikueshëm): Jeni në parim dakord me propozimin e zotit Abdiu? (zë i paidentifikueshëm): Është bërë përpjekje për të ndarë kohën që organet e tjera kanë që nga koha e ndalimit deri në momentin e kalimit 176 Organi i prokurorisë.

99 të materialeve të çështjes për vlerësimin e masës në gjykatë. Po të shprehesh siç propozon zoti Abdiu, duket sikur prokuroria ia kalon dokumentet gjykatës për vlerësim orën e fundit. (zë i paidentifikueshëm): Konventa Evropiane e parashikon një nen të tillë, por nuk e ka të ndarë me afate kohore. Unë do të thoja që e rëndësishme është që Kushtetuta të përcaktojë afatin maksimal, nga momenti i ndalimit ose i arrestit, domethënë nga momenti i parë i heqjes së lirisë deri në momentin që shprehet autoriteti gjyqësor. Sa do ta mbajë policia? Sa do ta mbajë prokurori? Sa do ta mbajë gjykata? Unë do të thoja që më mirë t’ia lemë Kodit të Procedurës Penale për të caktuar kohën që i përket secilit prej tyre. Pra, unë do të thoja që ne të mos hyjmë në rregullimin e detajeve dhe modaliteteve, por të biem dakord parimisht për një afat maksimal, nga momenti i fillimit të heqjes së lirisë derisa të shprehet autoriteti gjyqësor. (zë i paidentifikueshëm): Ka një problem: për shembull, organi i prokurorisë ia çon gjyqtarit për vlerësim në orën e 71-të, në një kohë që afati maksimal është 72. Unë jam i mendimit që koha maksimale të ndahet. Organi i policisë dhe i prokurorisë ka një afat kohor maksimal, brenda të cilit duhet të mbledhë provat dhe faktet për të ngritur akuzën në ngarkim të të ndaluarit. Në qoftë se ky afat është 48 orë, kjo do të thotë se mbledhja e provave dhe e fakteve duhet të përfundojë brenda këtij afati, përndryshe i ndaluari duhet të lirohet menjëherë pas kalimit të 48 orëve. (zë i paidentifikueshëm): Neni 14 177 . (zë i paidentifikueshëm): Shteti mund të nxjerrë ligje ku të parashikohen kufizime të lirisë për këto raste. Këtu ka dy lloj rastesh. 177 Neni 14: “1. Liria mund t’i hiqet personit: kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente; për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose të ndonjë detyrimi të caktuar me ligj; kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen e prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj; për edukimin e të miturit ose shoqërimin e tij në organin kompetent; kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë, alkoolist, toksikoman ose endacak; për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror ose në rastet e dëbimit ose të ekstradimit. 2. Askujt nuk mund t’i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontrator”.

100 (zë i paidentifikueshëm): Cila është nevoja që na detyron të bëjmë këtë ligj për alkoolistin apo endacakun? Askush nuk mund të izolohet në polici sepse ka pirë, por sepse shan, prish qetësinë publike, etj. Megjithëse mund ta ketë Konventa, kjo çështje ka nevojë dhe duhet të interpretohet. (zë i paidentifikueshëm): Tek kjo pika këtu duhet të jemi të kujdesshëm, fjala vjen, kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse; këtij mund t’i hiqet liria. (zë i paidentifikueshëm): Në rastet e sëmundjeve ngjitëse, bëhet fjalë për izolim sanitar dhe jo për izolim penal. Gjithashtu, në rastin e paaftësisë mendore, personi izolohet në spital, jo në burg. (zë i paidentifikueshëm): Përkthimi është i qartë dhe i saktë. Është fjala kur personat me sëmundje ngjitëse, me paaftësi mendore, etj., bëhen të rrezikshëm për shoqërinë. (zë i paidentifikueshëm): A jemi dakord me këtë nen? (zë i paidentifikueshëm): Në lidhje me nenin 14, arritëm në një kompromis tjetër. Qëllimi i këtij neni nuk është zgjerimi i mundësive për të kufizuar lirinë e personit; përkundrazi, qëllimi është që ligji të mos e kufizojë lirinë e personit. Atëherë, fillimi i nenit formulohet si vijon: “Asnjë ligj nuk mund të nxirret për të kufizuar lirinë e personit, përveçse në rastet e mëposhtme:”. Më tej neni vazhdon siç është. Pra, kufizimi i lirisë mund të bëhet vetëm për këto raste dhe gjithmonë me ligj. Kështu për shembull, për edukimin e fëmijëve, kur familja ose prindërit nuk munden, dikush tjetër atëherë duhet ta bëjë këtë në bazë të ligjit. Nuk është fjala për riedukim. A jemi parimisht dakord? (zë i paidentifikueshëm): Edukimi i fëmijëve përfaqëson një proces, i cili zhvillohet në kushte normale dhe me lirinë përkatëse. Kurse tek neni në diskutim 178 bëhet fjalë për heqjen e lirisë, dhe heqja e lirisë ndaj një të riu del e nevojshme kur qëndrimet e tij bëhen të rrezikshme dhe problematike. Unë them që koncepti i riedukimit duhet të përfshihet patjetër, pasi riedukimi nuk bëhet në kushte normale. 178 Neni 14, pika 1, gërma (ç): “[Asnjë ligj nuk mund të nxirret për t’i kufizuar lirinë personit, përveçse në rastet e mëposhtme:] ç) për mbikqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose shoqërimin e tij në organin kompetent”.

101 (zë i paidentifikueshëm): Do të ishte mirë të thuhej: “për mbikëqyrjen e të miturve”. (zë i paidentifikueshëm): Fjala këtu është që nuk mund të nxirren ligje për kufizimin e lirisë së personit përveçse në rastet që parashikohen në këtë nen. Kështu, për shembull, një alkoolist mund të ndalohet jo për shkak se në një moment të dhënë është i alkoolizuar, por sepse është duke kryer veprime të tilla, si: prishja e qetësisë publike, dëmtimi i pronës publike ose private, etj., të cilat janë të rrezikshme për shoqërinë. (zë i paidentifikueshëm): Sot, shprehja “hyrje e paligjshme në kufirin shtetëror” 179 më duket se tingëllon keq. Unë sugjeroj të bëhet: “shkeljen e paligjshme të kufirit shtetëror”. (zë i paidentifikueshëm): Kur një person, shtetas shqiptar ose i huaj, bën kalim të paligjshëm të kufirit, ai i nënshtrohet legjislacionit penal shqiptar. 180 (zë i paidentifikueshëm): Mund të na e shpjegoni pse vetëm për hyrjen dhe jo edhe për daljen jashtë kufirit? (zë i paidentifikueshëm): Dalja nga kufiri ynë është njëkohësisht hyrje tek kufiri i një shteti tjetër, autoriteteve të të cilit u lind e drejta të kufizojnë lirinë e personit që hyn në mënyrë të paligjshme në territorin e këtij shteti. (zë i paidentifikueshëm): Janë ligjet e Republikës së Shqipërisë që shtrihen mbi çdo person, të huaj ose vendas, kur shkel në mënyrë të paligjshme një centimetër të territorit brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë. Por, kalimi i paligjshëm i kufijve ndryshon nga hyrja e paligjshme. 179 Neni 14, pika 1, gërma (dh): “[Asnjë ligj nuk mund të nxirret për t’i kufizuar lirinë personit, përveçse në rastet e mëposhtme:] dh) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror ose në rastet e dëbimit a ekstradimit”. 180 Neni 297 i Kodit Penal parashikon: “Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet dhe kur kjo organizohet për qëllim fitimi, dënohet me burgim deri në 10 vjet”. Për personin që kryen këtë kundërvajtje penale, mund të zbatohet heqja e lirisë në përputhje me nenin 14, shkronja c. (Shënim i red.)

102 (zë i paidentifikueshëm): Unë mendoj se pika për të cilën diskutohet është e saktë dhe nuk duhet lëvizur. Këtu bëhet fjalë për dy raste specifike, për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror ose për dëbimet a ekstradimet. (zë i paidentifikueshëm): Atëherë, fillojmë me procesin e votimit të nenit 9 për të drejtën e informimit, i cili u fut mbi bazën e propozimeve. Shtuam pikën 1, në të cilën thuhet: “E drejta e informimit është e garantuar”. Dakord me nenin 9? Po, në rregull. Kalojmë tek neni 10, i cili bën fjalë për lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë. Fjala “arsimit” është bërë “arsimimit”. Dakord? Në rregull. Kalojmë tek neni 11. Në këtë nen është shtuar fjala “mizor” pas fjalës “trajtimit”, si dhe kemi hequr fjalët “ose asimilimit me dhunë” për t’i vendosur në një vend tjetër më të përshtatshëm. Dakord me nenin 11? Dakord. Kalojmë tek neni 12, për të cilin nuk pati asnjë vërejtje. Kalojmë tek neni 13, ramë dakord që të zëvendësojmë “96 orë” me “72 orë”. Ka vërejtje apo propozim? Jo. Kundër? Jo. Aprovohet. Neni 14 është ky që sapo diskutuam me ndryshimet në pikën 1, e cila bëhet: “Asnjë ligj nuk mund të nxirret për të kufizuar lirinë e personit përveçse në rastet e mëposhtme”, si dhe në pikën 1, germa ç, e cila bëhet: “Për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose shoqërimin e tij në organin kompetent”. (zë i paidentifikueshëm): Atëherë, vazhdojmë me nenin 15 181 . A ka konsensus? Po, miratohet. Kalojmë tek neni 16 182 . A ka konsensus? Po, miratohet. Kalojmë tek neni 17 183 me numërtimin e ri, si dhe me 181 Neni 15: “1. Askush nuk mund të akuzohet ose të deklarohet fajtor për një vepër penale e cila nuk konsiderohej e tillë me ligj në kohën e kryerjes së saj, me përjashtim të rasteve, të cilat në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbëjnë krime të luftës ose kundër njerëzimit. 2. Nuk mund të jepet një dënim më i rëndë se ai që ka qenë parashikuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës penale. 3. Ligji penal favorizues ka fuqi prapavepruese”. 182 Neni 16: “Askush nuk mund të quhet fajtor perderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”. 183 Neni 17: “Gjatë procesit penal, askujt nuk mund t’i mohohet e drejta: a) të vihet në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën që i bëhet, për të drejtat e tij, si dhe t’i krijohet mundësia për të njoftuar familjen ose të afërmit e tij; b) të ketë kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet; c) të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën shqipe; ç) të mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij, të komunikojë lirisht dhe privatisht me

103 vërejtjet që na kanë ardhur, dhe propozimet e stafit. A ka konsensus? Miratohet. Kalojmë tek neni 18 184 . Ka mundësi të sqarohet? (zë i paidentifikueshëm): Familja është një njësi sociale me një përbërje të përcaktuar që ngrihet mbi një bazë morale të veçantë. Nuk mund të detyrosh nënën të dëshmojë kundër të birit, gruan kundër burrit, si dhe anasjelltas. Një gjë e tillë ka gjetur një shtrirje në praktikën juridike. (zë i paidentifikueshëm): Detyrimi për të dëshmuar kundër të tjerëve përbën një normë detyruese. (zë i paidentifikueshëm): Po kur burri vret gruan dhe i vetmi që e ka parë është fëmija, si do të veprohet? A mund të detyrohet fëmija të dëshmojë? (zë i paidentifikueshëm): A duhet të pranohet ky qëndrim? Nga ana tjetër, duke ruajtur këtë bazë morale, në fakt, kemi groposur një të vërtetë. Një krim e lemë të pazbuluar, të pandëshkuar. Po parashikove një gjë të tillë në Kushtetutë, atëherë familjarët nuk mbajnë përgjegjësi penale kur nuk dëshmojnë kundër njëri-tjetrit. (zë i paidentifikueshëm): Në qoftë se dëshiron vet, një pjesëtar i familjes mund të dëshmojë kundër një pjesëtari tjetër, por me ligj nuk e detyron dot. E vëmë shembullin e marrë më sipër në një kontekst më të përgjithshëm: ndodh një krim në familje dhe vetëm një pjesëtar i saj është në dijeni të ngjarjes. Në qoftë se nuk e detyrojmë këtë pjesëtar të dëshmojë, nuk do të jemi në gjendje të luftojmë kriminalitetin brenda familjes. (zë i paidentifikueshëm): Ka raste që dëshmitë e familjarëve merren me rezervë. Dëshmitë e familjarëve merren gjithmonë në raport me provat e tjera. të, si dhe t’i sigurohet mbrojtja falas kur nuk ka mjete të mjaftueshme; d) t’u bëjë pyetje dëshmitarëve të pranishëm dhe të kërkojë paraqitjen e dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet”. 184 Neni 18: “1. Askush nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetvetes ose familjes dhe as të pohojë fajësinë e tij. 2. Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme”.

104 (zë i paidentifikueshëm): Këtu tek ne ku mbizotëron familja patriarkale, njohja e një të drejte të tillë pjesëtarëve të familjes do t’i krijonte shumë probleme drejtësisë. (zë i paidentifikueshëm): Një nga kushtetutat më të mira të kohëve të fundit është Kushtetuta estoneze, e cila në nenin 22 parashikon: “Asnjë person nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetes ose kundër familjes”. (zë i paidentifikueshëm): Në përvojën e re kushtetuese evropiane ka shembuj të tillë. Problemi është: a do të detyrojmë familjarët të dëshmojnë kundër njëri-tjetrit? Nënën kundër fëmijës? (zë i paidentifikueshëm): Ky është një evolucion për kushtetutat e reja, i cili ka ndodhur menjëherë pas rënies së fashizmit e më vonë të komunizmit. Deponimi kundër vetes është koncept fashist dhe komunist; në këto regjime njeriu detyrohej të dëshmonte kundër vetes dhe të pranonte faje që s’i kishte bërë, pra, të pranonte se ishte kriminel e kështu me radhë. Në atë kohë dhe në ato regjime, fëmija ishte i detyruar të dëshmonte kundër babait, babai kundër fëmijës. Mosdetyrimi për të dëshmuar kundër vetvetes dhe familjes është një koncept modern që ngrihet mbi praktikën e padrejtë që sapo përmenda. (zë i paidentifikueshëm): Ky evolucion është mbajtur parasysh edhe në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, 185 në të cilin përmenden rastet e përjashtimit nga detyrimi për pjesëtarët e familjes për të dëshmuar kundër njëri-tjetrit. 185 Neni 158 i Kodit të Procedurës Penale në fuqi në kohën e këtyre diskutimeve (aktualisht, në datën e botimit të këtij teksti, pika (a) e këtij neni është ndryshuar me ligjin nr. 8813, datë 13.6.2002), parashikonte: “1. Nuk janë të detyruar të dëshmojnë: a) të afërmit e të pandehurit me përjashtim të rasteve kur kanë bërë kallëzim ose ankim ose kur ata apo një i afërm i tyre janë të dëmtuar nga vepra penale; b) bashkëshorti për faktet e mësuara nga i pandehuri gjatë jetës bashkëshortore; c) bashkëshorti i ndarë nga i pandehuri; ç) ai që, edhe pse nuk është bashkëshorti i të pandehurit, bashkëjeton ose ka bashkëjetuar me të; d) ai që është i lidhur me të pandehurin me marrëdhënie birësimi. 2. Gjykata u bën të njohur personave të mësipërm të drejtën për të mos dëshmuar dhe i pyet ata nëse duan të përfitojnë nga kjo e drejtë. Mosrespektimi i këtij rregulli e bën të pavlefshme dëshminë”.

105 (zë i paidentifikueshëm): Atëherë, neni 18, duke përfshirë edhe përmirësimin “ose familjes”, hidhet në votë. Kush është dakord? Miratohet. Kalojmë tek neni 19 186 . A ka konsensus? Miratohet me konsensus. Kalojmë tek neni 20 187 . A ka konsensus? Miratohet me konsensus. Kalojmë tek neni 21 188 , duke pasur parasysh renditjen e re, së bashku me vërejtjet e paraqitura. A ka konsensus? Miratohet me konsensus. Kalojmë tek neni 22 189 . A ka konsensus? Miratohet me konsensus. (zë i paidentifikueshëm): Pse është propozuar të hiqet pika 2 tek neni 22 190 ? Përgjigja do të ishte: kufizimet me ligj për të gjitha të drejtat kushtetuese parashikohen në nenin 3 të kësaj pjese. Në këtë kuptim, përmendja e kufizimeve këtu do të ishte një përsëritje e panevojshme. Në nenin 3 parashikohet se: “Kufizimi i lirive dhe të drejtave themelore mund të vendoset vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave themelore të të tjerëve”. Interes i tillë mund të jetë, për shembull, interes i një procesi penal, i sigurimit kombëtar, i të drejtave të të tjerëve, etj. “Kufizimi – vazhdon neni 3 – duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë dhe duhet të bjerë sapo të pushojë kjo gjendje. Kufizimi nuk mund të cenojë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. Pra, të 186 Neni 19: “1. Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për t’u dëgjuar përpara se të dënohet. 2. Nga kjo e drejtë nuk mund të përfitojë personi që i fshihet drejtësisë”. 187 Neni 20: “Askush nuk mund të dënohet më shumë se një herë për të njëtën vepër penale dhe as të gjykohet sërish, me përjashtim të rasteve kur është vendosur rigjykimi i çështjes nga një gjykatë më e lartë, sipas mënyrës së parashikuar me ligj”. 188 Neni 21: “1. Askush nuk mund të detyrohet, përveçse kur e kërkon ligji, të bëjë publike të dhënat që lidhen me personin e tij. 2. Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave rreth personit bëhet me pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj. 3. Kushdo ka të drejtë të njihet me të dhënat e mbledhura rreth tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj. 4. Kushdo ka të drejtë të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të pavërteta ose të paplota ose të mbledhura në kundërshtim me ligjin”. 189 Neni 22: “Liria dhe fshehtësia e korespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit janë të garantuara”. 190 Pika e dytë e nenit 22 parashikonte: “Kufizime mund të vihen me ligj, kur kjo është e domosdoshme për sigurimin kombëtar, ose me vendim gjyqësor në interes të procesit penal”.

106 gjitha kufizime në të drejtat kushtetuese, e përsëris, do të bëhen në bazë të nenit 3. (zë i paidentifikueshëm): Ramë dakord që kufizimet të jenë të përgjithshme për të gjitha të drejtat dhe ato të parashikohen në një nen. (zë i paidentifikueshëm): Është çështje e teknikës legjislative. Mund të mos i kishim parashikuar kufizimet vetëm në një nen, në nenin 3 të parimeve të përgjithshme të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, por mund t’i parashikonim e vendosnim ato në çdo nen të të drejtave dhe lirive. (zë i paidentifikueshëm): Kalojmë tek neni 23 191 . Jeni dakord me këtë formulim? Po, miratohet. Neni 24 192 . Jeni dakord me këtë formulim? Po, miratohet. Kalojmë tek neni 25 193 . A ka konsensus? Miratohet me konsensus. Kalojmë tek neni 26 194 . A ka konsensus? Miratohet me konsensus. Kalojmë tek neni 27 195 . Dakord edhe me këtë formulim? A ka konsensus? Miratohet. * * * 191 Neni 23: “1. Paprekshmëria e banesës është e garantuar. 2. Kontrollet e banesës, si dhe të mjediseve që njësohen me të mund të bëhen vetëm në rastet dhe mënyrat e parashikuara me ligj. 3. Askujt nuk mund t’i bëhet kontroll personal jashtë procesit penal, me përjashtim të rasteve të hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij, ose për të mënjanuar një rrezik të atypëratyshëm që i kanoset sigurimit publik”. 192 Neni 24: “1. Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit. 2. Secili mund të dalë lirisht jashtë shtetit”. 193 Neni 25: “1. Asnjë shtetas shqiptar nuk mund të dëbohet nga territori i shtetit. 2. Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë, dhe vetëm me vendim gjyqësor. 3. Ndalohet dëbimi kolektiv i të huajve. Dëbimi i individëve të huaj lejohet në kushtet e përcaktuara me ligj”. 194 Neni 26: “1. Të huajt kanë të drejtën e strehimit në Republikën e Shqipërisë sipas ligjit. 2. Të huajt që ndodhen në Republikën e Shqipërisë dhe që kërkojnë mbrojtje, mund t’u jepet statusi i refugjatit në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë”. 195 Neni 27: “1. Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cënohen pa një proces të rregullt ligjor. 2. Rivendosja gjyqësore e së drejtës së cënuar, si dhe e drejta për një gjykim të drejtë, publik dhe të shpejtë nga një gjykatë kompetente, e pavarur dhe e paanshme, janë të garantuara”.

107 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJET E DATAVE 21 DHE 22 PRILL 1998 (TEMA E DISKUTIMIT: TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT) Në këto mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjet), Spartak Ngjela, Kastriot Islami, etj. (anëtarë), Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). (zë i paidentifikueshëm): Kalojmë tek neni 28 196 . Kemi të bëjmë me një standard ndërkombëtar. Kush është dakord me këtë formulim? Të gjithë. Atëherë, kalojmë tek neni 29 197 . Dakord me këtë formulim? Në rregull, miratohet. (zë i paidentifikueshëm): Unë propozoj që “apo” ndërmjet fjalëve “veprimi” dhe “mosveprimi” të zëvendësohet me fjalën “ose”, pasi nga pikëpamja gramatikore “apo” zakonisht përdoret në fjalitë pyetëse. (zë i paidentifikueshëm): Hyjmë tek kapitulli i lirive dhe të drejtave politike. Neni 30 198 . (zë i paidentifikueshëm): E drejta e votës u hiqet vetëm njerëzve që janë të sëmurë mendërisht apo ka edhe kategori të tjera që përjashtohen? (zë i paidentifikueshëm): Kush e konstaton paaftësinë mendore? (zë i paidentifikueshëm): E vendos gjykata mbi bazën e ekspertizës mjekësore. Përpara zgjedhjeve të fundit 199 , ligji u mohonte të drejtën e 196 Neni 28: “Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë”. 197 Neni 29: “Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi apo mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore”. 198 Neni 30: “1. Çdo shtetas që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën e votës. 2. Nuk kanë të drejtë vote shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor si të paaftë mendërisht. 3. E drejta për t’u zgjedhur mbi 18 vjeç kushtëzohet vetën në rastet e parashkuara në mënyrë të posaçme nga Kushtetuta. 4. Vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”. 199 Është fjala për zgjedhjet e përgjithshme të 29 qershorit 1997. (Shënim i red.)

108 votës, si të drejtën aktive ashtu dhe atë pasive, personave të arrestuar ose që ishin duke vuajtur dënimin me heqje lirie në burg. Në zgjedhjet e qershorit 1997, kësaj kategorie iu mohua vetëm e drejta pasive, domethënë e drejta për t’u zgjedhur, ndërsa iu njoh pjesërisht e drejta e votës, pra e drejta për të zgjedhur. 200 Sidoqoftë kjo është një çështje e diskutueshme. (zë i paidentifikueshëm): Unë mendoj se këto të drejta 201 janë shumë të rëndësishme dhe duhet të parashikohen në Kushtetutë. (zë i paidentifikueshëm): E drejta për t’u zgjedhur në moshën 18 vjeç kushtëzohet vetëm në raste të parashikuara në mënyrë të posaçme nga Kushtetuta. (zë i paidentifikueshëm): Fjala është për persona që zgjidhen. Në Kushtetutë mundet të caktohet, për shembull, se një person që nuk ka mbushur moshën 35 ose 40 vjeç nuk mund të zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë ose Kushtetuese. Për poste veçanërisht të rëndësishme që kërkohet eksperiencë e pjekuri, mund të vendoset një minimum moshe për personat që do t’i zënë ato. Ndërsa për të gjitha postet dhe detyrat e tjera, mundësia për t’i zënë ato u jepet të gjithëve që kanë të drejtën e votës pa asnjë dallim. (zë i paidentifikueshëm): Formulimi duhet rregulluar dhe qartësuar. Petrit Kalakula: E drejta për t’u zgjedhur në moshën 18 vjeç mund të kushtëzohet në rastet e parashikuara në mënyrë të posaçme nga Kushtetuta. (zë i paidentifikueshëm): Një sugjerim nga zoti Kalakula. Formulimi mund të ishte: “E drejta e shtetasit për t’u zgjedhur mund të kushtëzohet”. (zë i paidentifikueshëm): E drejta për t’u zgjedhur fillon në moshën 18 vjeç, por për t’u zgjedhur në disa funksione të rëndësishme kërkohet një moshë më e madhe. President mund të zgjidhet personi që ka mbushur 40 vjeç. 200 E drejta aktive. (Shënim i red.) 201 Është fjala për të drejtën për t’u zgjedhur (pasive) dhe të drejtën për të zgjedhur (aktive), të cilat përbëjnë të drejtën për të votuar. (Shënim i red.)

109 (zë i paidentifikueshëm): Mund të ishte një formulim i tillë: çdo njeri mbi 18 vjeç ka të drejtë të zgjidhet, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në Kushtetutë. (zë i paidentifikueshëm): Problemi shtrohet: kush do të përjashtohet nga e drejta për t’u zgjedhur? Kështu, për shembull, a mund të zgjidhen si kryetar bashkie, anëtar këshilli, gjykatës, President, deputet, etj., një shtetas që ka qenë dënuar më parë për kryerjen e një vepre penale? (zë i paidentifikueshëm): Çështja për diskutim ka të bëjë me pyetjen nëse e ka të drejtën për t’u zgjedhur shtetasi që është duke vuajtur dënimin me heqje lirie? Mendoj se duhet të parashikojmë edhe shkarkimet për funksionarët, si deputet ose President, që nuk paraqiten në detyrë për më shumë se 3 ose 6 muaj në zyrë. (zë i paidentifikueshëm): Le të marrim një rast të tillë: zgjedhjet bëhen 2 ditë përpara se një kandidat i propozuar për këto zgjedhje të dalë nga burgu. A mund të pranohet ky person të kandidojë? (zë i paidentifikueshëm): Nuk ka barazi midis të drejtës për të zgjedhur dhe të drejtës për t’u zgjedhur, sepse e drejta për të zgjedhur është universale, përveç të paaftëve mendërisht, kurse e drejta për t’u zgjedhur kufizohet, së pari, nga paaftësia mendore; së dyti, nga pamundësia që të krijon vuajtja e dënimit; dhe, së treti, me moshën që, sipas Kushtetutës, duhet të arrijë një shtetas për t’u zgjedhur në një post ose funksion të caktuar, ndonjë prej të cilave u përmend më lart. Atëherë, duke pasur parasysh që do ta kalojmë edhe njëherë pikën 3, jemi dakord me nenin 30? Në rregull. Kalojmë tek neni 31 202 . (zë i paidentifikueshëm): Vërejtje. Pika e tretë bëhet e panevojshme prej dy pikave të para. Një organizatë duhet të krijohet sipas një qëllimi të ligjshëm dhe do të regjistrohet në gjykatë sipas procedurës së parashikuar me ligj. Fillimisht çdo gjë është në rregull me këtë organizatë. Por deformimi dhe transformimi i kësaj organizate ndodh më vonë, në një moment të caktuar. 202 Neni 31: “1. Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm. 2. Regjistrimi në gjykatë i organizatave ose shoqatave bëhet në rastet dhe sipas procedurës së parashikuar me ligj. 3. Organizatat ose shoqatat që ndjekin qëllime antikushtetuese janë të ndaluara”.

110 (zë i paidentifikueshëm): Efektivisht, qëllimi i pikës së tretë është që të mos lejojë regjistrimin në gjykatë të atyre organizatave dhe shoqatave, që në programet e tyre shkruajnë gjëra të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën. Sa për veprimtarinë, ajo është e ndalueshme në çdo moment. Kjo duhet parë e lidhur me rregullimin kushtetues që i është bërë statusit dhe veprimtarisë së partive politike. (zë i paidentifikueshëm): Zoti Kristaq, edhe mua më duket se ka një përsëritje në këtë pikën e tretë. (zë i paidentifikueshëm): Fillimisht thuhet se lejohet organizimi për çfarëdo qëllimi të ligjshëm, ndërsa më pas ndalohet organizata që ndjek qëllime të paligjshme. Mos flitet për veprimtarinë? (zë i paidentifikueshëm): Pika 1 jep të drejtën e përgjithshme: “Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për një qëllim të ligjshëm”. Kjo është e drejta e kujtdo të organizohet në bazë të një statuti dhe një programi. Gjykata duhet ta regjistrojë një organizatë për çdo qëllim të ligjshëm, por që nuk vjen në kundërshtim me Kushtetutën. Në rast se konstaton një qëllim antikushtetues, gjykata nuk e regjistron. (zë i paidentifikueshëm): Kur propozohet një dispozitë e projektit, duhet të bëhen edhe sqarimet, si dhe të tregohen edhe burimet nga ku është marrë një formulim i tillë. (zë i paidentifikueshëm): Krahas qëllimeve të ligjshme ose të paligjshme në krijimin e tyre, ne i gjykojmë partitë edhe nga veprimtaria. Qëllimi në letër është një gjë, veprimtaria që ndiqet është një gjë tjetër. (zë i paidentifikueshëm): Unë mendoj se duhet të mbahen parasysh dy çështje. Së pari: për hartimin e dispozitave që kemi miratuar deri tani jemi mbështetur jo vetëm në burimet e huaja, por edhe në eksperiencën tonë që është krijuar deri më sot. Mund të themi se është krijuar një farë tradite. E dyta: pjesa e të drejtave të njeriut është dërguar për t’u konsideruar në Strasburg dhe në Komisionin e Venecias dhe ekspertët e këtyre organizmave kanë bërë vërejtjet përkatëse. Në formulimin e këtij neni, unë mendoj, janë mbajtur parasysh elementët kryesorë që kanë të bëjnë me të drejtën e

111 organizimit. Kështu, në këtë dispozitë shpallet e drejta e organizimit. Kufizimet që mund t’i bëhen kësaj të drejte nuk përmenden, por dihet, se janë ato që parashikohen në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Parashikohet, gjithashtu, regjistrimi në gjykatë si një element shumë i rëndësishëm, e cila i kundërvihet ndonjë praktike të derisotme që regjistrimi i tyre bëhej në ndonjë ministri 203 ose degë tjetër të ekzekutivit. Këtu flitet për qëllimet sepse nuk mund të përdorim ose nuk mund të gjejmë fjalë tjetër më të përshtatshme. Qëllimi i parashikuar në statutet duhet të jetë i ligjshëm dhe në përputhje me Kushtetutën. Qëllimi i mëvonshëm ose i vërtetë, që shfaqet nëpërmjet veprimtarisë së tyre, mund të dalë jashtë qëllimeve që kanë në statut. Kur qëllimi i mëvonshëm, që reflektohet në veprimtarinë e përditshme, është antikushtetues, atëherë shteti ndërhyn dhe e ndalon veprimtarinë e një organizate që kryen një veprimtari të tillë. Elementët bazë të kësaj të drejte jepen në këtë dispozitë. (zë i paidentifikueshëm): Pika e parë e nenit është e lidhur me shpalljen e të drejtës themelore individuale, pra që askujt nuk mund t’i mohohet e drejta të organizohet kolektivisht. E dyta është e lidhur me procesin e regjistrimit ne gjykatë. E treta, ndalon regjistrimin e organizatave, në statutin e të cilave parashikohen qëllime antikushtetuese. Vërejtje të tjera për nenin? Nuk ka. Jemi dakord me formulimin? Miratohet. (zë i paidentifikueshëm): Kalojmë tek neni 32 204 . Pyetje? Spartak Ngjela: Ka kontradiktë midis pikës së parë dhe të dytë, sepse me ligj të zakonshëm mund të caktohen, ndryshohen e ricaktohen sheshet e vendet e kalimit publik, duke e bërë të pamundur realizimin e mitingjeve pa marrë lejen tek policia. Unë sugjeroj të thuhet: “Tubimet pa armë nuk kufizohen”, dhe pikë. Ai që do të bëjë miting, lajmëron policinë se mitingu do të zhvillohet nga kjo orë deri në këtë orë. Sot, në të gjithë botën perëndimore organizuesi i një mitingu nuk merr leje në polici. Ai njofton policinë se do të bëjë miting nga ora 3 203 Regjistrimi i partive politike, për shembull, në fillimet e viteve ’90, bëhej në Ministrinë e Drejtësisë. (Shënim i red.) 204 Neni 32: “1. Tubimet paqësore dhe pa armë nuk mund të kufizohen. 2. Tubimet në sheshet dhe në vendet e kalimit publik bëhen me leje paraprake në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj”.

112 deri në ora 4 në filan vend. Nuk mund ta lësh në dorë të policisë të drejtën për bërë ose jo një miting. (zë i paidentifikueshëm): Së pari, të gjithë projektet e përgatitura, përfshi edhe atë që u hodh në referendum, e kanë parashikuar një kufizim të tillë. E dyta, le ta gjykojmë këtë dispozitë edhe nga pozicionet e së drejtës kushtetuese universale. Unë jam i mendimit se sigurisht që nuk mund të ketë kufizim për tubimin në vetvete. E drejta për të tubuar është e pakufizuar. Spartak Ngjela: Me paragrafin e dytë të kësaj dispozite mund të kufizohet plotësisht kjo liri. Ky paragraf parashikon mundësinë të nxirret një ligj i zakonshëm për të ndaluar e kufizuar këtë të drejtë. Për shembull, del një ligj që nuk lejon të organizohen mitingje në qytetet kryesore, përfshi Tiranën. Ose me një urdhër ministri, kodrat e liqenit artificial mund të caktohen si vende ku mund të organizohen mitingjet. A mund të mbrohet opozita në Gjykatën Kushtetuese ndaj një kufizimi të tillë me ligj ose me urdhër? Jo, sepse përcaktimi i vendeve dhe i shesheve të kalimit publik nuk hyjnë në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese. Në këto kushte, opozita mbetet plotësisht në varësi të organeve të policisë për organizimin e mitingjeve. Pra, ky nen kushtetues e lejon këtë arbitrarizëm. (zë i paidentifikueshëm): Më fal të të bëj një pyetje në lidhje me pikën e dytë. Në qoftë se një grupi i mbushet mëndja të bëjë një miting në tarracën e Kryeministrisë, kush mund t’i ndalojë ata të realizojnë këtë dëshirë? Sipas teje mitingjet janë të lira të organizohen kudo, madje edhe këtu ku ne jemi mbledhur. Ajo që thoni ju është një qëndrim ekstrem. Spartak Ngjela: Jo, nuk është qëndrim ekstrem, se nuk thashë ashtu. Nuk mund të ketë në Kushtetutë nen kufizues. Mungesa e paragrafit të dytë nuk do të thotë se nuk do të ketë një ligj që do të rregullojë tubimet. Por, këto paragrafë, kështu siç janë, kundërshtojnë njëri- tjetrin. Për arsyet që përmenda më sipër, i pari të jep mundësi maksimale, i dyti t’i heq të gjitha. Unë thashë që Kushtetuta duhet të parashikojë se tubimet paqësore dhe pa armë nuk mund të kufizohen. Një dispozitë e tillë më jep të drejtë, në rast kufizimi, që të godas në Gjykatën Kushtetuese çdo ligj kufizues që mund të dalë. Në qoftë se

113 ligji e ruan masën, askush nuk do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, por edhe po shkoi nuk do të fitojë. (zë i paidentifikueshëm): Pika e parë dhe pika e dytë nuk vijnë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Organizimi i tubimeve paqësore në vendet dhe sheshet publike në çdo kohë pa qenë nevoja për të marrë leje tek policia, do të ishte gabim. Pikërisht pika 2 synon të pengojë organizime ose tubime të tilla. Në qoftë se formulimi nuk është i kënaqshëm, mund t’i referohemi formulimeve të tjera, por jo të mos shprehemi fare. Kushtetuta polake e vitit 1997 parashikon: “Kujtdo i garantohet liria e organizimit të tubimeve paqësore si dhe e pjesëmarrjes në to. Kufizime mbi këtë të drejtë mund të vendosen me ligj”. Pra, ligjin e bën parlamenti, i cili sundohet vazhdimisht nga një shumicë. Qëndrimi polak është më konservator sesa qëndrimi që mbahet në dispozitën që po shqyrtojmë, pasi sipas kësaj dispozite tubimet paqësore dhe pa armë në vendet dhe sheshet jo publike nuk mund të kufizohen. Kemi edhe qëndrimin e Konventës. 205 Pika e parë thotë që liria për t’u mbledhur paqësisht është e lirë. Pastaj kufizimet për këtë mund t’i vendosim vetëm për nevoja të një shteti demokratik, për të mbrojtur sigurimin kombëtar, sigurinë publike, etj. (zë i paidentifikueshëm): Jemi për qëndrimin që mban Konventa? (zë i paidentifikueshëm): Në nenin 17 të Kushtetutës italiane thuhet shprehimisht se: “Shtetasit kanë të drejtë të tubojnë; në një vend të hapur për publikun nuk kërkohet njoftim paraprak”. Pra, për tubimet në vende publike duhen njoftuar paraprakisht autoritetet, të cilat mund t’i ndalojmë vetëm për shkaqe të sigurimit dhe të ruajtjes së rendit publik. 205 Neni 11 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut parashikon: “1. Çdo person gëzon të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit, duke përfshirë të drejtën për të themeluar, bashkë me të tjerë, sindikata dhe për të marrë pjesë në to për mbrojtjen e interesave të tij. 2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera nga ato që, të parashikuara me ligj, përbëjnë në një shoqëri demokratike masa të domosdoshme për sigurimin kombëtar, për sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të arsyeshme në ushtrimin e këtyre të drejtave nga pjesëtarë të Forcat e Armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore”.

114 Kastriot Islami: Tubimet në sheshet dhe vendet e kalimit publik, bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj. Spartak Ngjela: Kjo është një Kushtetutë që do të na shërbejë të gjithëve. Tani duket sikur do t’i shërbejë një pale. Tani, jo vetëm që nuk duhet ta kufizojmë këtë liri, por ne duhet ta lemë Tiranën një vend ku palët të bëjnë tubime sa herë që ta shohin të arsyeshme, pasi ne kemi tensione të mëdha sociale. A ka mundësi që të marrim një formulim sa më të pakufizuar, ashtu siç thotë Kushtetuta italiane? Gjithashtu, të caktohet edhe një vend ku tubimet të mund të organizohen vazhdimisht pa qenë nevoja për leje. (zë i paidentifikueshëm): Duhet të jetë një vend disi i rrethuar, të mos ketë qarkullim makinash, të mos shqetësohet ndonjë institucion publik. A mundet, për shembull, në pikun e trafikut në qendër të Tiranës dy parti, në të njëjtën kohë, të hyjnë pa leje dhe të bëjnë mitingje? Pra, ka nevojë për rregullim. Duhet të shprehim nevojën e rregullimit të tubimeve duke shmangur maksimalisht kufizimin që ka frikë zoti Ngjela. Të shmangim çdo lloj mundësie për çrregullim. Të heqim vetëm fjalët “me lejen paraprake”. A ka konsensus? Ka, atëherë kalojmë tek neni 33 206 . Kjo është e drejta për peticion. E drejta që qytetari t’u drejtohet me ankesa, kërkesa organeve të administratës shtetërore në afatet dhe kushtet e caktuara. * * * 206 Neni 33: “Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund tu drejtojë kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike, të cilat janë të detyruara të përgjigjen në afatet dhe kushtet e caktuara me ligj”.

115 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 24 PRILL 1998, ORA 19:00 (TEMA E DISKUTIMIT: SISTEMI PARLAMENTAR ME NJË DHE DY DHOMA) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Fehmi Abdiu, Pandeli Majko, Zamira Çaka, Vladimir Metani, Engjëll Bejtaj, Anastas Angjeli, Ligoraq Karamelo (anëtarë), Genc Ruli, Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Në këtë mbledhje nuk është siguruar shumica e anëtarëve të Komisionit. Merrte pjesë si i ftuar edhe konstitucionalisti francez, profesor Guy Carcason, i cili zhvilloi një bashkëbisedim me anëtarët pjesëmarrës. Arben Imami: Sot ndodhet këtu me ne profesori francez, zoti Carcason, të cilit po ia jap fjalën. Guy Carcason: Duhet të bëhet dallim ndërmjet diskutimit dhe marrjes së vendimit. Unë do të thosha që, pavarësisht nga numri i deputetëve pjesëmarrës në diskutim, diskutimi duhet të vazhdojë dhe anëtarët prezent në fund të diskutimit mund të bien dakord të hartojnë një tekst, i cili do të jetë rezultat i këtij diskutimi. Pastaj ata presin momentin që të formalizojnë tekstin që është diskutuar më përpara. Shumica e atyre deputetëve që nuk ishin të pranishëm gjatë diskutimit mund të ndjehen fajtorë për këtë shkak dhe të mos e kontestojnë marrëveshjen që ishte bërë më parë. Prandaj mungesa e një kuorumi nuk ka përse të bëhet pengesë. Kuorumi duhet në momentet në të cilat votohet dhe merret vendimi. Në qoftë se ju vendosni të adoptoni këtë lloj procedure, ju mund të vazhdoni të diskutoni dhe vetëm kur të plotësohet numri i duhur i anëtarëve të pranishëm, kalohet në votim. Kjo ishte për sa i përket funksionimit të Komisionit. Çështja e dytë: dihet se shumica e vështirësive nuk burojnë nga përmbajtja e Kushtetutës, por nga problemet politike. Këto probleme janë bërë pengesë dhe, me sa shikoj, nuk duket se ka shpresë për t’i zgjidhur. E vetmja mundësi është që të ndryshohet situata politike. Nuk ka asnjë përgjigje kushtetuese për probleme të tilla politike. Duhet të ketë përgjigje politike për probleme politike. Natyrisht, unë nuk kam asnjë

116 titull të përfshihem në problemet e politikës shqiptare, por mendoj që një rrugëzgjidhje do të ishte duke ndryshuar elementët përbërës të këtij problemi. Si? Kjo bëhet thjesht, duke vendosur një kalendar të saktë të punës. Kjo do të shënonte një ngjarje të re. Ç’do të thotë që ju mund të krijoni një kalendar preciz për të gjitha punët, që do të jetë i hapur dhe i drejtë? Ju mund të vendosni sot për datën e referendumit kushtetues. Në bazë të kësaj date do të përcaktohet edhe data se kur parlamenti do të votojë për Kushtetutën, dhe në vazhdim, do të vendosen edhe afatet kohore të punës së këtij Komisioni. Me këto tre data, procesi konsiderohet i hapur. Kjo do të thotë që forcat politike që kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin kushtetues, i kanë të gjitha mundësitë t’i bashkëngjiten këtij procesi. Në qoftë se do të duan të vijnë në Komision, shumë mire; në qoftë se duan t'i paraqesin propozimet e tyre në parlament, shumë mirë; dhe në qoftë se ata nuk duan të marrin pjesë duke shkuar kundër projektit në referendum, është e drejta e tyre. Ky është një proces i hapur ku secili merr përgjegjësitë e veta. Në këtë mënyrë procesi do të ishte i hapur dhe i sigurt. Do të ishte mirë edhe për informimin e popullit, i cili do të ndërgjegjësohej se projekti fillimisht do të miratohej në Komision, pastaj në parlament. Gjatë kësaj kohe do t’i çohet për mendim edhe Komisionit të Venecias. Kështu procesi do të jetë i hapur dhe i sigurt. Së treti, që ky proces të jetë i drejtë, duhet të mbahen parasysh dy gjëra. E para, nuk duhet të ekzistojë as dyshimi më i vogël për sa i përket transparencës, drejtësisë dhe rregullsisë së referendumit. Kjo do të thotë që, për ditën e referendumit t'i bëhet thirrje kontrollit ndërkombëtar për të bërë monitorimin përkatës. Në këtë mënyrë autoritetet shqiptare mund të japin siguri për procesin. E dyta, proces i drejtë do të thotë që, në qoftë se referendumi shprehet kundër Kushtetutës, duhet të mbahen menjëherë zgjedhje të përgjithshme. Këto janë disa sugjerime të përgjithshme për ju për të kapërcyer problemet politike. Nga eksperienca ime desha të them që jeta e një vendi është shumë e lidhur me simbolet. Ka disa simbole shumë pozitive që duhen përdorur. Unë pashë kalendarin, data 22 nëntor 207 është e diel, ditë në të cilën mund të mbahet referendumi. Do të duheshin 3-4 ditë për të nxjerrë rezultatet përfundimtare të 207 Ështe fjala për 22 nëntor 1998. (Shënim i red.)

117 referendumit. Presidenti i Republikës mund ta shpallte Kushtetutën më 27 nëntor dhe 28 nëntori, që është edhe dita juaj kombëtare, do të ishte dita e hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Në qoftë se do të mendonit në këtë mënyrë, besoj se kjo do të ishte shumë e dobishme për Shqipërinë. Në qoftë se populli do ta miratonte Kushtetutën do të ishte shumë simbolike dhe pozitive: do të ishte Dita e Flamurit, por edhe e Kushtetutës, dita e pavarësisë së vendit, por edhe e demokracisë. Për të realizuar një gjë të tillë, unë mendoj se koha është e mjaftueshme dhe se nuk ka asgjë të pamundur. Komisioni mund ta miratojë projektin në fund të qershorit; korriku dhe gushti mund t’i lihet ekspertëve ndërkombëtarë. Në parlament mund të kalojë në fund të tetorit, duke mbetur edhe një muaj tjetër kohë për fushatën. Mendoj se një procedurë e tillë krijon detyrime për ju, anëtarët e Komisionit, për ata që janë prezent dhe për ata që nuk janë prezent; plotëson kriteret e demokracisë, që do të thotë se secili merr përgjegjësitë e veta përpara popullit. Në fund, edhe vetë populli do të marrë përgjegjësitë e tij me anën e referendumit. Dua ta mbyll duke thënë se kam frikë se përndryshe procedura do të vazhdojë për një kohë shumë të gjatë, siç ka vazhduar deri tani, në një kohë kur Kushtetuta bëhet për të vendosur rregullat e lojës për lojtarët që do të luajnë. Derisa këto rregulla nuk janë vendosur, asnjë lojë nuk mund të zhvillohet. Kjo është urgjente sidomos për një vend si juaji që ka shumë probleme për të zgjidhur. Duke miratuar Kushtetutën do të krijohen mundësitë për të zgjidhur edhe problemet e tjera. Arben Imami: Ju falënderoj për mendimet tuaja. Në mbledhjen e fundit ne vepruam pikërisht kështu siç thatë ju, punuam e diskutuam për një pjesë të kapitullit për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe, kur kuorumi u formua, e miratuam atë. Megjithatë, unë u bëj thirrje anëtarëve të Komisionit për të diskutuar sot pjesën e mbetur të kapitullit për të drejtat e njeriut dhe ditën e hënë ta miratojmë. Për sa i përket punës së Komisionit, siç dihet, ne, fillimisht, përcaktuam një plan pune me afate të gjata, por u kritikuam nga opozita. Opozita ende nuk ka vendosur që të marrë pjesë dhe, meqenëse gjithmonë kemi qenë në pritje që ajo të hiqte dorë nga ky qëndrim, ne kemi pranuar të punojmë pa një plan pune të përcaktuar, duke bërë kështu ndoshta një gabim. Ne duhet të caktojmë një plan pune me afate të përcaktuara dhe kush i shkel ato le të mbajë përgjegjësi politike përpara popullit e

118 vendit. Besoj se sugjerimi juaj që Shqipëria të vendosë dy ngjarje shumë të rëndësishme në një ditë, do të prekë zemrat e shumë shqiptarëve. Në qoftë se 28 nëntorin do ta vendosim edhe si ditën e hyrjes në fuqi të Kushtetutës, atëherë na duhet të punojmë mirë dhe me përkushtim. Sabri Godo: Dua të falënderoj profesorin për sugjerimin e tij konkret dhe interesant. Por mendoj se ne nuk mund të hyjmë në diskutim për Kushtetutën pa pasur të paktën 11 anëtarë të Komisionit të pranishëm. Në rast se pjesa e anëtarëve jo të pranishëm do të kërkonte sqarime përpara se të votonte për përmbajtjen e neneve të diskutuar në mbledhjen që ata mungonin, atëherë do t’i riktheheshim punës përsëri, pra do të bënim një punë të dyfishtë. Tani ne mund t'i bëjmë ndonjë pyetje profesorit. Unë vetë kam dy pyetje: së pari, ç'mendim keni për propozimin e disa anëtarëve të Komisionit për vendosjen në Shqipëri të një sistemi parlamentar prej dy dhomash; dhe, së dyti, ç’mendoni për asamblenë kushtetuese. Guy Carcason: Të dyja pyetjet tuaja janë shumë të rëndësishme. Për sa i përket pyetjes së parë, unë vetë jam në favor të sistemit dydhomësh për arsye të ndryshme. Së pari, në shumë sisteme që nuk kanë mjaft kulturë demokratike, ajo që mendon shumica mund të bëhet ligj shpejt. Çdo gjë që mund të ndodhë në një vend mund provokojë emocione dhe nën nxitjen e tyre mund të bëhen ligje shumë shpejt. Unë mendoj se nuk është gjë e mirë për të bërë ligje duke qenë nën presionin e emocioneve në vend të arsyes. Edhe thjesht vetëm ekzistenca e dy dhomave që presupozon një procedurë më të gjatë, të ofron kohë për të qetësuar emocionet dhe për t'iu kthyer arsyes. Dhe së dyti, mendimi në favor të dy dhomave është më shumë teorik se sa i ushqyer nga praktika. Çdo vend, çdo shtet ka të paktën dy elementë: njerëzit dhe territorin. Të dy këta elementë duhet të përfaqësohen dhe unë mendoj se sistemi dydhomësh është mënyra më e mirë për të arritur një përfaqësim të tillë. Madhësia e një vendi nuk ka rëndësi. Edhe një vend i vogël mund të ketë dy dhoma. Kjo mund të ndryshojë vetëm numrin e senatorëve. Prandaj shumica e vendeve evropiane kanë sistem dydhomësh edhe kur nuk janë shtete federale, siç është rasti i Hollandës që është shumë më afër shembullit tuaj. Në një shtet federal sistemi dydhomësh është i detyruar, ndërsa në një shtet unitar

119 është fakultativ, por gjithsesi është shumë pozitiv. Së treti, për të pasur një sistem dydhomësh efektiv, duhen respektuar disa kushte: kushti i parë, të dy dhomat nuk duhet të kenë të njëjtin legjitimitet, se përndryshe duhet të kenë edhe të njëjtat pushtete. Në qoftë se do të kenë të njëjtat pushtete, krijohen kushte për bllokime. Prandaj të dy dhomat nuk duhet të kenë të njëjtin legjitimitet në mënyrë që të mos kenë të njëjtin pushtet. Si funksionon kjo? Shumë thjesht: dhoma e parë zgjidhet direkt nga qytetarët, dhoma e dytë zgjidhet nga organet lokale që në vetvete janë të zgjedhura direkt. Kështu që kemi përsëri një votim të përgjithshëm direkt për dhomën e parë, si dhe një votim jo direkt për dhomën e dytë. Mendoj që dhoma e dytë nuk duhet të jetë e shpërndashme, por të ketë një mandat më të gjatë, si dhe të rinovohet me 1/3 ose 1/2 e përbërjes (anëtarëve). Duke vepruar kështu, do të kishim një senat që do të ishte një pasurim për procedurën e ligjeve. Sipas eksperiencave dhe pikëpamjeve të ndryshme, pra pa pasur konflikt legjitimiteti, duhet të jetë e qartë se ulet disi legjitimiteti i zgjedhjes direkt nga populli. Kjo do të thotë që, së pari, një parlament ka dy funksione: të kontrollojë ekzekutivin, si dhe të miratojë ligje. Dhoma e dytë merr pjesë në kryerjen e këtyre funksioneve, por nuk ka të njëjtat pushtete si dhoma e parë. Për sa i përket kontrollit, Senati mund t'i bëjë pyetje qeverisë, ka të drejtën e mocionit, vendos për të bërë hetime, por kurrë nuk mund të shkaktojë rënien e qeverisë. Së dyti, për sa i përket legjislacionit, Senati mund të jetë kompetent për të gjitha projektligjet. Duhet të kërkohet gjithnjë që të ketë konsensus [midis të dy dhomave]. Në qoftë se ky arrihet natyrshëm, në rregull; në qoftë se jo, atëherë duhet kërkuar arritja e konsensusit me procedurë të përcaktuar dhe të përshpejtuar. Por në çdo rast kur nuk arrihet konsensusi, dhoma e parë ka të drejtën për të vendosur përfundimisht, duke marrë përsipër edhe tërë përgjegjësitë përpara popullit. Në qoftë se populli do të jetë i pakënaqur me mënyrën se si e përdor pushtetin dhoma e parë, ai ka mundësi ta rregullojë këtë në zgjedhjet e tjera. Përgjegjësitë duhen të merren në mënyrë të qartë. Kjo është filozofia në tërësi e sistemit të të dy dhomave. Për sa i përket çështjes së dytë për një asamble kushtetuese, mendimi i parë do të ishte që një asamble kushtetuese është alternativë përballë referendumit, megjithëse edhe ajo mund të bëjë projekte që mund të shkojnë në referendum. Por dua të nënvizoj se nuk njoh asnjë

120 rast asambleje kushtetuese të suksesshme. Për sa i përket mendimit tim, nuk ka shumë kuptim të votosh për asamblenë kushtetuese. Kur unë votoj si qytetar, votoj për të djathtën ose për të majtën, pra votoj për lojtarët dhe jo për rregullat. Mbi ç'bazë duhet të votoj për krijimin e një asambleje kushtetuese? Mundet që e djathta të jetë për dy dhoma, ndërsa e majta për një dhomë, atëherë mbi ç'bazë duhet votuar? Nuk ka asnjë arsye të votosh për asamblenë kushtetuese, për mendimin tim. Si qytetar dua të drejtën time të vendos për një tekst, jo për njerëz. Do të votoj për të kur të vijë koha. Mendoj se procedura që keni zgjedhur është shumë më e mirë sesa asambleja kushtetuese, duke mbajtur parasysh që referendumi të jetë i hapur dhe i drejtë. Anastas Angjeli: A duhet të diskutojmë kur nuk është formuar kuorumi apo jo? Ndoshta duhet të ndryshojmë pikën e kuorumit në rregullore. Vladimir Metani: Numri i përgjithshëm i anëtarëve të komisionit është 21, pavarësisht se grupi i Partisë Demokratike (PD) nuk i ka zgjedhur akoma anëtarët e vet. Pra, kuorumi është 11. Guy Carcason: Së pari, më vjen keq po nuk jam dakord me atë që thotë bashkëkryetari juaj. 208 Në qoftë se do të kemi vërtet një diskutim nga ata që janë prezent, nuk do të jetë më nevoja që këta të diskutojnë përsëri. Pak minuta do të mjaftonin për miratimin. Ndryshimi i rregullores në lidhje me kuorumin mund të shihej si shkak edhe për krijimin e problemeve të tjera; mendoj që kjo zgjidhje do të ishte e keqe. Do të flas edhe për një problem tjetër: në qoftë se do të vendosni të aprovoni sugjerimin tim për sa i përket kalendarit të punimeve që u përmend më lart, kjo do të thotë që të gjithë anëtarët, prezent ose jo, bëhen të ndërgjegjshëm se po të vonojnë procesin në një mënyrë ose tjetër, do të marrin edhe përgjegjësi shumë të rënda përpara popullit, parlamentit, etj. Kështu që të gjithë ata që do të bllokojnë sistemin, ose do të përpiqen ta vonojnë, duke vonuar dekretimin e ditës së referendumit, duhet ta mendojnë mirë këtë. Në qoftë se ndryshon konteksti, edhe sjellja do të ndryshojë. 208 Zoti Sabri Godo.

121 Sabri Godo: Të mos keqkuptohemi. Në Komision janë zgjedhur 15 anëtarë, përveç atyre që ende nuk janë caktuar nga PD-ja; çështja është të sigurohet pjesëmarrja e tyre, sepse na duhen 11 anëtarë të shkojmë përpara me punët. Guy Carcason: Atëherë, mbetet një simpozium dyjavor që anëtarët e Komisionit të mbyllen gjëkundi. Sabri Godo: A ka ndonjë pyetje tjetër për profesorin? Nuk ka. Ne jemi të sigurt që ky Komision do të fillojë të funksionojë në rregull nga java që vjen. Mbledhja tjetër do të jetë të hënën që vjen, më 27 prill 1998. Mbledhja mbyllet. * * *

122 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 27 PRILL 1998, ORA 10:00 (TEMA E DISKUTIMIT: TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Pandeli Majko, Zamira Çaka, Vladimir Metani, Engjëll Bejtaj, Haxhi Aliko, Ligoraq Karamelo, (anëtarë), Petrit Kalakula, Genc Ruli (pa të drejtë vote). Arben Imami: Tek neni 30 folëm për të drejtën për të zgjedhur e për t'u zgjedhur. Tek neni 32 ramë dakord të heqim fjalët “me leje paraprake”. Neni 30 bëhet: “1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë e të zgjidhet. 2. Përjashtohen nga kjo e drejtë shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor si të paaftë mendërisht. 3. Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë kanë vetëm të drejtën për të zgjedhur. 4. Vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”. Ndërsa neni 32 bëhet si vijon: “1. Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar. 2. Tubimet paqësore në sheshet dhe vendet e kalimit publik bëhen në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj”. Siç shihet, përmbajtja e këtyre dy neneve është përmirësuar, por megjithatë, ajo është pothuajse identike me formulimet e mëparshme. Votimi për këto nene do të bëhet kur të jetë formuar kuorumi. Kalojmë tek neni 34 209 . Kemi një propozim që këtë nen ta shtyjmë në fund të diskutimit të këtij kapitulli. Meqenëse propozimi pranohet, kalojmë tek neni 35 210 . Ka pyetje? Ky nen është standard. Neni 35 miratohet me konsensus. Kalojmë tek neni 36 211 . Ka pyetje? Jo. Miratohet me konsensus. 209 Neni 34: “1. E drejta e pronës dhe e trashëgimisë janë të garantuara. 2. Shpronësimi mund të bëhet vetëm për një interes publik dhe kurdoherë kundrejt shpërblimit të plotë”. 210 Neni 35: “1. Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës si edhe sistemin e kualifikimit të vet profesional. 2. Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës”. 211 Neni 36: “Të punësuarit dhe punësdhënësit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e interesve të tyre të punës”.

123 Kalojmë tek neni 37 212 . Edhe ky nen miratohet me konsensus. Neni 38 213 . Zamira Çaka: Te pika 2 thuhet: “…kanë të drejtën e shpërblimit në kushtet e parashikuara me ligj”. Shpërblim quhet ky? Anastas Angjeli: Ky është shpërblim apo përfitim? Genc Ruli: Të ndryshohet në: “... ka të drejtën të përfitojë sipas kushteve të parashikuara me ligj”. Anastas Angjeli: Në qoftë se më autorizoni, mendoj se mund të gjej me specialistët përkatës fjalën e duhur që duhet të përdoret në këtë rast. Arben Imami: Në qoftë se nuk ka më diskutime, neni 38 miratohet në parim. Kalojmë te neni 39 214 . Ligoraq Karamelo: Ka pasur ndërhyrje në lidhje me trajtimin e homoseksualëve, madje është bërë edhe një diskutim për këtë. Krenar Loloçi: Mjaft nga kufizimet për martesat janë parashikuar në Kodin e Familjes. Megjithatë neni 39 është formuluar në mënyrë të gjerë. Arben Imami: Neni 39 miratohet me konsensus. Neni 40 215 . Edhe ky nen miratohet me konsensus. Kalojmë tek neni 41 216 . 212 Neni 37: “1. E drejta e punonjësve për grevë që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës është e garantuar. 2. Kufizime për kategori të veçanta punonjësish mund të vendosen me ligj për t’i siguruar shoqërisë shërbimet e domsodoshme”. 213 Neni 38: “1. Kushdo ka të drejtën e sigurimeve shpqërore në pleqëri ose kur është i paaftë për punë, sipas një sistemi të caktuar me ligj. 2. Të punësuarit kur mbeten pa punë, për shkaqe të pavarura nga vullneti i tyre dhe kur nuk kanë mjete të tjera jetese, kanë të drejtën e shpërblimit në kushtet e parashikuara në ligj”. 214 Neni 39: “1. Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit. 2. Lidhja dhe zgjidhja e martesës rregullohen me ligj”. 215 Neni 40: “1. Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti. 2. Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të drejta të barabarta me të lindurit nga martesa. 3. Kushdo ka të drejtë t’u kërkojë organeve shtetërore që të mbrojnë fëmijët nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi i tyre për punë që mund të dëmtojë shëndetin a moralin e tyre ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tyre normal”. 216 Neni 41: “1. Të gjithë gëzojnë në mënyrë të barabartë kujdesin shëndetsor të shtetit. 2. Mjekimi i detyrueshëm bëhet vetëm në dobi të pacientit në rastet e përcaktuara me ligj. 3. Askush nuk mund t’i nënshtrohet eksperimentimit mjekësor ose shkencor pa pëlqimin

124 Engjëll Bejtaj: Në lidhje me pikën 2 të nenit 41, a mund t’i bëhet një individi mjekimi i detyruar me qëllim që të evitohet përhapja e një infeksioni tek të tjerët? Mund të ndodhë që një njeri të jetë bartës i një infeksioni të rrezikshëm për të tjerët, por ai vetë nuk është i sëmurë. Pra, ai vetë nuk ka nevojë për mjekim të detyrueshëm, por është i nevojshëm mjekimi i detyrueshëm në dobi të pjesës tjetër të shoqërisë. Si i bëhet në këtë rast? Genc Ruli: Në këto raste, krijohet mundësia për ta izoluar atë person si bartës infeksioni dhe që përbën rrezik për shoqërinë në bazë të nenit 14 germa (ç), që e diskutuam më lart, sipas të cilit personit, që është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, mund t’i kufizohet liria. Ligoraq Karamelo: E drejta e shërbimit mjekësor privat nuk përfshihet në sigurimet shëndetësore? Arben Imami: Në këtë nen të gjithë shtetasit kanë të drejta të barabarta në lidhje me kujdesin mjekësor shtetëror. Kjo nuk i pengon aktivitetet mjekësore private, për të cilat shteti nuk mund t’i garantojë shtetasve kujdes shëndetësor të njëjtë. Tek ne, kur flasim përgjithësisht për nismën e lirë, nuk ka nevojë për të përsëritur se lejohen institucionet private. Ligoraq Karamelo: Mos pengon një formulim i tillë iniciativën private në këtë fushë? Anastas Angjeli: Kushtetuta nuk shpreh asgjë që të pengojë atë që thoni ju, zoti Karamelo. Arben Imami: Sidoqoftë neni 41 mbetet për t’u rishqyrtuar. Kalojmë tek neni 42 217 . Ka pyetje? e vet”. 217 Neni 42: “1. Kushdo ka të drejtën e arsimit. 2. Arsimi tetëvjeçar është i detyrueshëm. 3. Arsimi i mesëm i përgjithshëm publik është i hapur për të gjithë. 4. Arsimi i mesëm profesional dhe ai i lartë mund të kushtëzohen vetëm nga kritere aftësie. 5. Arsimi në shkollat publike është falas. Ligji mund të parashikojë pagesa për shërbime që kryejnë institucionet e arsimit të lartë publik. 6. Në shkollat publike, arsimi fetar organizohet sipas mënyrës së parashikuar me ligj. 7. Nxënësit dhe studentët mund të arsimohen edhe në shkolla jopublike të të gjitha niveleve, të cilat krijohen e funksionojnë në bazë të ligjit. 8. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara”.

125 Zamira Çaka: A do të futet arsimi fetar në shkollën publike? Në qoftë se do t’i referohemi nenit 10, fjalën “arsimi” e ndryshuam në “arsimimi”. Sabri Godo: Nga mënyra si është formuluar pika 6 e këtij neni, të krijohet përshtypja sikur arsimi fetar duhet të hyjë në shkollën publike. Haxhi Aliko: Në pikën 2, thuhet se arsimi 8-vjeçar është i detyrueshëm. Sot, këtë arsim të detyrueshëm e kemi, në një kohë që, në të ardhmen, mund të kthehemi përsëri tek arsimi 7-vjeçar, ose, pas pesë vjetësh, mund të kalojmë tek arsimi i mesëm i detyrueshëm. Pra, a është e mundur që të gjendet një formulim tjetër, i cili të mos krijojë përshtypjen se jetë e mot vetëm arsimi 8-vjeçar do të mbetet i detyrueshëm? Jonuz Begaj: Do të mbetet arsimi 8-vjeçar? Nesër shkolla mund të kthehet në sistem liceu ashtu siç është edhe në vende të tjera. Ligoraq Karamelo: A mos duhet përcaktuar karakteri i detyrueshëm i shkollës në bazë të moshës deri, për shembull, deri në moshën 16 vjeç? Vladimir Metani: Te pika 4 ku thuhet se arsimi i mesëm profesional dhe ai i lartë mund të kushtëzohen vetëm nga kritere aftësie, çfarë është pasur parasysh me “kritere aftësie”, konkursi? Kristaq Traja: Është marrë rregulli i përgjithshëm: struktura e sotme plus ideja që arsimi 8-vjeçar shihet në lidhje me moshën. Ka dy modele në kushtetutat e tjera. 218 Duke kombinuar të dy këto modele, do të ishte më mirë të thuhej: “Arsimi 8-vjeçar, deri në moshën 16, vjeç është i detyrueshëm” ose, duke ia lënë ligjit për t’u shprehur: “Arsimi i detyrueshëm përcaktohet me ligj”. Sabri Godo: Stafi, a është konsultuar me Ministrinë e Arsimit për këtë nen? 218 Neni 41 i Kushtetutës së Lituanisë parashikon: “Arsimimi për personat nën 16 vjeç është i detyrueshëm”. Neni 70/F, pika 2, e Kushtetutës hungareze parashikon: “Republika e Hungarisë e realizon [të drejtën për arsim] nëpërmjet zgjerimit të arsimit publik dhe duke e bërë atë të mundshëm për të gjithë, nëpërmjet shkollës tetëvjeçare të lirë dhe të detyrueshme, nëpërmjet shkollës së mesme dhe të lartë, e cila është e hapur për të gjithë mbi bazën e aftësisë”.

126 Arben Imami: Për terminologji apo në parim? Sabri Godo: Arsimi 8-vjeçar është i detyruar sot, përse duhet t’i lihet ligjit? 219 Prandaj stafi teknik ta konsultojë këtë nen me Ministrinë e Arsimit. Në pikën 6 të këtij neni flitet për arsimin fetar në shkollat publike; unë jam kundër futjes së arsimit fetar në shkollat publike. Tek ne shteti është i ndarë nga feja dhe nuk më pëlqen detyrimi për t’i dhënë shkollës sonë frymë fetare. Kristaq Traja: Nuk është fjala për mësim feje, por për të marrë dijeni mbi doktrinat fetare. Jonuz Begaj: Kjo faktikisht do të shndërrohet në një arsim fetar. Arben Imami: Problemi i parë është nëse është normale që në një shtet laik të bëhet mësim doktrinash fetare. Një gjë e tillë nuk mund të detyrohet. Në qoftë se nesër fëmijëve do t'u mësohen doktrinat fetare... Sabri Godo: Programi shkollor është tjetër gjë. Pandeli Majko: Arsimi fetar në një shtet laik nuk përjashtohet, por ne jemi një shtet me shumë fe dhe mund të ndodhë që në një shkollë të bëhet ndarja fetare e nxënësve. Unë sugjeroj që pika 6 të hiqet fare. Vladimir Metani: Shkollat fetare lejohen dhe aty të zhvillohet arsimi fetar. Në këtë nen bëhet fjalë për shkollat publike, prandaj arsimi fetar duhet të hiqet prej këtej. Arben Imami: Qëllimi është që arsimi të rregullohet me ligj. Natyrisht, është i domosdoshëm një rregullim ligjor. Sabri Godo: Shteti ynë është i ndarë nga feja. Feja mund të jetë në program si një informacion shkencor. Arben Imami: Cili është kuptimi i pikës 4? Krenar Loloçi: Në dallim nga arsimi 8-vjeçar, i cili është i lirë për të gjithë, arsimi i mesëm dhe i lartë mund të kushtëzohet me futjen e 219 Ligji nr. 7692, datë 31.3.1993, “Për një shtesë në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese’” nuk e parashikonte shprehimisht se arsimi tetëvjeçar është i detyrueshëm. Neni 35 i këtij ligji e lidhte arsimin tetëvjeçar me ndjekjen e tij falas: “Kushdo ka të drejtën e arsimit falas, që zgjat jo më pak se tetë vjet”. (Shënimi i red.)

127 metodave të vlerësimit, siç janë konkurset ose testet e ndryshme. Mirëpo dihet se aftësitë janë të ndryshme në individë të ndryshëm, prandaj, në varësi me aftësitë dhe kushtet e tjera, jo të gjithë mund të ndjekin këtë arsim. Arben Imami: Shkollat 8-vjeçare dhe të mesme janë falas, pra shteti është i detyruar të paguajë. Ndërsa për shkollat e mesme profesionale dhe për arsimin e lartë mund të vendosen kritere aftësie për ndjekjen e tyre. Konkurset tregojnë për mundësitë e shtetit në lidhje me financimin e këtyre shkollave. Jonuz Begaj: Ne i vëmë kështu individit një kufizim. Ndërsa në vende të tjera, për të vazhduar shkollën, individit i duhet vetëm të paguajë. Genc Ruli: Pika 4 garanton ndjekjen e lirë të këtyre shkollave; i vetmi kufizim është ai i aftësisë. Sistemi universitar nuk mund hapet për të gjithë, sepse nuk janë mundësitë ekonomike. Duhen auditorë, mjete të ndryshme për zhvillimin e mësimit, konvikte, etj. Arben Imami: Duke përjashtuar pikën 6, e gjithë pjesa tjetër është e lidhur me konceptin liberal e laik të shkollës. Pika 8 flet për autonominë e shkollave të larta. Haxhi Aliko: Këtu nuk kuptohet për ç'autonomi bëhet fjalë. Genc Ruli: Bëhet fjalë për autonominë institucionale të shkollave të larta. Arben Imami: Autonomia e universiteteve kudo ka një kuptim, dhe kjo i përfshin të tëra. Sabri Godo: Universitetet të jenë të lira për hartimin e programeve të tyre. Arben Imami: Pika 4 u sqarua më lart. Sabri Godo: Ta konsultojmë edhe një herë me Ministrinë e Arsimit dhe në mbledhjen e ardhshme ta rilexojmë këtë nen. Arben Imami: Pika 5 qëndron; pika 6 bie; pika 7 qëndron. Te pika 8 propozohet të shtohen fjalët “me ligj” në fund të fjalisë. Pasi të bëhet edhe një konsultim me Ministrinë e Arsimit, neni 42 do të rilexohet.

128 Kalojmë tek neni 43 220 . Ka pyetje? Jo, ka konsensus; miratohet. I kthehemi neneve 30 dhe 32. Ka konsensus për këta nene? Po, miratohen. Kalojmë te neni 44 221 . Vladimir Metani: Mendoj që tek fjalia e parë: “Në plotësim të iniciativës dhe përgjegjësisë private” të hiqet, dhe fjalia të fillojë: “Shteti synon që...”. Ligoraq Karamelo: Mos duhet futur në këto pika dhe ideja e arsimit? Sabri Godo: Veç pikës 5 këtu, për problemin e mjedisit a flitet në ndonjë vend tjetër në Kushtetutë? Ky është sot një problem themelor kudo në botë. A do të marrë shteti përsipër të mbrojë ambientin dhe a do të ketë detyrime kushtetuese për këtë? Mua më duket se pika 5 këtu është tepër e zbehtë. Arben Imami: Zakonisht çështja e mbrojtjes së ambientit nuk gjendet në kushtetuta. Anastas Angjeli: Fjalët “synon që” te rreshti i parë t'i vendosim në fund të fjalisë dhe kjo fjali të fillojë kështu: “Shteti, brenda kompetencave…”. Propozimet t'i marrim një për një deri te pika 5 që duhet ndryshuar. Arben Imami: Ne këtu flasim për detyrimet e shtetit. Për mjedisin do të bëhet një nen i ri, ndoshta tek parimet e përgjithshme. Neni 45 222 kalon si paragraf i parë i nenit 44. Mbledhja mbyllet. * * * 220 Neni 43: “Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore”. 221 Neni 44: “Në plotësim të inisiativës dhe përgjegjësisë private, shteti synon që, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon: 1. T’u sigurojë të gjithë personave të aftë për punë punësim në kushte të përshtatshme. 2. Të zhvillojë politika për plotësimin e nevojave të strehimit të shtetasve. 3. Të arrijë mjekimin e nevojshëm të shtetasve. 4. Të sigurojë edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe personave të aftë për punë, sipas aftësive të tyre. 5. Të ndërtojë dhe të ndjekë politika për të siguruar një mjedis të përshtatshëm. 6. Të krijojë kushte të përshtatshme dhe të hartojë politika stimuluese për zhvillimin e sportit dhe veprimtarive rekreative”. 222 Neni 45: “Objektivat sociale nuk janë të drejta, zbatimi i të cilave mund të kërkohet drejtpërdrejt nga shteti. Ligji përcakton kushtet dhe masën në të cilat mund të kërkohet realizimi i këtyre objektivave”.

129 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 30 PRILL 1998 (TEMA E DISKUTIMIT: TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Spartak Ngjela, Leontiev Çuçi, Haxhi Aliko, Zamira Çaka, Pandeli Majko, (anëtarë), Petrit Kalakula, Genc Ruli (pa të drejtë vote). Sabri Godo: Dëshiroj t’ju njoftoj se në Komision kanë ardhur dy anëtarë të rinj, zotërinjtë Leontiev Çuçi dhe Spartak Braho, që zëvendësuan dy anëtarët që u larguan 223 . Vazhdojmë më tej. Në lidhje me nenin 13 224 për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, është krijuar një keqkuptim me Këshillin e Evropës për mbajtjen e personit si të ndaluar për 72 orë. Në këtë kohë kemi përfshirë si kohëqëndrimin në polici, ashtu dhe kohën në të cilën do të shprehet edhe gjykata. Tani, për të qenë më të saktë, le të shikojmë një propozim të fundit nga ana e stafit. Arben Imami: Atëherë, do t’ju lutesha të fillojmë me nenin 13 siç e kemi. Në qoftë se e mbani mend, fillimisht diskutimi ishte që ndalimi të mos vazhdonte për më shumë se 48 orë. Pastaj, pasi bëmë një ndarje të kohës në mënyrë jo shumë profesionale dhe pas një diskutimi të gjatë, gjetëm një kompromis i cili na çoi tek 72 orëshi në mënyrë të 223 Fehmi Abdiu dhe Anastas Angjeli. 224 Neni 13: “1. Askujt nuk mund t’i hiqet liria përveçse në rastet dhe sipas modaliteteve të parashikuara me ligj. 2. Askush nuk mund të mbahet i ndaluar për më tepër se 72 orë. 3. Kushdo të cilit i hiqet liria, ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton për shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet. Personi, të cilit i është hequr liria, duhet të dërgohet brenda 48 orëve përpara gjyqtarit, i cili vendos paraburgimin ose lirimin e tij jo më vonë se 24 orë nga çasti i marrjes së dokumentave për shqyrtim. 4. Çdo i ndaluar ose i arrestuar duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij. 5. I paraburgosuri ka të drejtë të ankohet kundër vendimit të gjyqtarit. 6. Personi, të cilit i hiqet liria në rrugë jashtëgjyqësore, mund t’i drejtohet në çdo kohë gjyqtarit, i cili vendos brenda 24 orëve për ligjshmërinë e kësaj mase. 7. Asnjë të burgosuri nuk mund t’i mohohet trajtimi njerëzor dhe rehabilitimi moral”.

130 paqartë. Por, për të qenë konform me standardet evropiane, si edhe me vërejtjet e Këshillit të Evropës, propozimi ynë është që pika 2 e këtij neni se: “Askush nuk mbahet i ndaluar për më tepër se 72 orë” të hiqet, dhe 48 orëshi për të cilin bëhet fjalë në pikën 3 është 48 orëshi i ndalimit përpara se çështja t‘i kalojë gjykatës. Genc Ruli: Gjithë struktura e nenit, për pasojë, duhet të ndryshojë. Kështu 24 orëshi i përmendur më pas, po në pikën 3 të këtij neni, është vënë duke pasur parasysh 72 orëshin. Pandeli Majko: Domethënë brenda 48 orëve duhet të çohet para gjyqtarit dhe gjyqtari brenda 24 orëve duhet të japë vendimin? Arben Imami: Pikërisht ky është gabimi ynë. Sipas pikës 2 të nenit 13, në kohën e ndalimit, përveç 48 orëve, duket se përfshihen edhe 24 orët e tjera, që, në fakt, i takojnë shqyrtimit gjyqësor. Në fakt, kjo nuk është e gjitha koha e ndalimit. Koha e ndalimit është që nga momenti që prokuroria e policia e ndalojnë personin deri në momentin që e dërgojnë çështjen në ngarkim të këtij personi në gjykatë. Në momentin që i paraqitet çështja gjykatës, nuk kemi të bëjmë më me ndalim të mirëfilltë: që nga ky moment ky person nuk ndodhet i ndaluar në duart e policisë ose të prokurorisë. Por, duke thënë 72 orë, duket se ndalimi vazhdon edhe pasi çështja në ngarkim të personit në fjalë i ka kaluar gjykatës. Këtu qëndron gabimi. Fillimisht, duke hequr pikën 2, neni fiton një logjikë të pakundërshtueshme. 48 orë nga momenti i ndalimit deri tek dërgimi i çështjes tek gjyqtari dhe pastaj këtij të fundit i lihen 24 orë për të marrë vendimin e tij. Zamira Çaka: E heqim fare atë. Nga vetë kuptimi i pikës 3 del ajo që u tha më lart. (zë i paidentifikueshëm): Kthehemi tek projekti që kishim atëherë, që gjykatës t’i lihen 48 orë për të marrë vendim. Arben Imami: Pak a shumë tek projekti që kishim po shkojmë, por gjyqtari është i detyruar të japë përgjigje ose të marrë vendim brenda 24 orëve. Zamira Çaka: Brenda 24 orëve që nga momenti që merr materialet, gjyqtari ka kohë të japë vendimin. Gjyqtari e ka më të lehtë se sa prokurori, i cili duhet të mbledhë provat, të përgatisë materialet, etj.

131 Krenar Loloçi: Ka një praktikë të unifikuar të Këshillit të Evropës, sipas së cilës 48 orëshi i parë i lihet si kohë në dispozicion organeve të policisë ose prokurorisë, dhe pas këtij 48 orëshi, me paraqitjen e dokumenteve tek gjyqtari, fillon 48 orëshi tjetër, që i lihet në dispozicion gjyqtarit për t’i parë këto dokumente. Në këtë 48 orësh nuk bëjnë përjashtim ditët e pushimit ose të festave. Brenda 48 orëve të dyta gjykata duhet të vendosi. Me mbarimin e 48 orëshit të dytë, në qoftë se gjykata, për çfarëdo lloj arsye, nuk shprehet, një i ndaluar duhet të lirohet. Lirimi i të ndaluarit nuk varet më nga organi i prokurorisë ose policisë. Me fjalë të tjera, i ndaluari lirohet menjëherë në qoftë se gjykata nuk shprehet brenda 48 orëve për materialin që i paraqitet në ngarkim të të ndaluarit. Leontiev Çuçi: Pra janë dy afate 48 orëshe. Arben Imami: Jam plotësisht dakord të kthehemi tek propozimi i parë, 48 plus 48. Genc Ruli: Kë do të quajmë kohë ndalimi? Do të quajmë kohën që nga momenti i ndalimit deri në momentin që çështja në ngarkim të tij mbërrin në gjykatë? Kristaq Traja: Siç e kuptoj unë, thelbi është 48 orëshi i parë, që është koha e ndalimit. Fakti që jepet koha maksimale, nuk do të thotë medoemos se çdo person që ndalon policia do të qëndrojë si i ndaluar 48 orë ose se dosja e tij do t’i përcillet gjykatës për vlerësim të masës së arrestit. Në qoftë se infrastruktura jonë kriminale (prokuroria dhe policia gjyqësore) nisur nga provat që mbledh, këqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e dëshmitarëve, marrja e provave të tjera materiale, çmon se ndaj të ndaluarit duhet të vendoset masa e arrestit, i dërgon gjykatës materialet e çështjes së bashku me vendimin për marrjen e masës së arrestit. Gjykata, kur e shikon të arsyeshme, e miraton masën e arrestit. Por në qoftë se gjykata e liron, prokuroria vazhdon procesin hetimor kundër një personi në gjendje të lirë, madje mund të vendosë të arrestojë përsëri personin nën akuzë, por vendimi për vendosjen e masës së arrestit do të vlerësohet e miratohet përsëri në gjykatë. Pra, nuk do të thotë që të gjithë personat e ndaluar do të kalojnë me masë arresti në gjykatë. Në këtë sens, unë them që me infrastrukturën dhe territorin që kemi në Shqipëri, 48 orëshi për mua është i nevojshëm si

132 për prokurorinë, ashtu dhe për gjykatën. Unë kujtoj se duhet t’i rrimë formulës 48 + 48, e cila është klasike dhe e përdorin të gjithë. Arben Imami: Dakord atëherë kalojmë tek formulimi që kemi pasur. Neni 13 merr këtë formulim: “1. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas modaliteteve të parashikuara me ligj. 2. Kushdo të cilit i hiqet liria ka të drejtë të njoftohet në një gjuhë që ai e kupton për shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet. Personi të cilit i hiqet liria duhet të dërgohet brenda 48 orëve përpara gjyqtarit, i cili e vendos paraburgimin ose lirimin e tij jo më vonë se 48 orë nga çasti i marrjes së dokumenteve për shqyrtim. 3. Çdo i ndaluar ose i arrestuar duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij. 4. I paraburgosuri ka të drejtë të ankohet kundër vendimit të gjyqtarit. 5. Personit të cilit i hiqet liria në rrugë jashtëgjyqësore mund t’i drejtohet në çdo kohë gjyqtarit, i cili vendos brenda 48 orëve për ligjshmërinë e kësaj mase. 6. Asnjë të burgosuri nuk mund t’i mohohet trajtimi njerëzor dhe rehabilitimi moral”. Sa janë pro? Ka kundra? Jo. Miratohet me konsensus. Përpara se të kalojmë tek neni 34, jam i mendimit që të shikonim edhe një herë mundësinë për të futur diku një nen në lidhje me mbrojtjen e ambientit. Ne sugjerojmë që të futet një nen me numër 42 225 përpara të drejtës për arsim. Për këtë kemi kontaktuar e jemi konsultuar edhe me Kryetarin e Komitetit për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit. Gjithashtu, për të bërë formulimin e nenit 42, iu referuam edhe praktikes dhe eksperiencës ndërkombëtare. Tek neni 44 “Objektivat sociale” në pikën (d) pas fjalëve “të ndërtojë dhe të ndjekë politika për të siguruar një mjedis të përshtatshëm”, sugjerojmë të shtohen fjalët “për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”. Kjo shtesë i shërben krijimit dhe bërjes së politikave ekologjike afatgjata. Ju ftoj të diskutojmë për nenin 42. Leontiev Çuçi: Zoti Imami, mbrojtja e mjedisit është detyrë vetëm e organeve publike? Po entet ose organet jopublike, të themi private, e kanë një detyrë të tillë? 225 Neni 42: “1. Cilido ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij. 2. Mbrojtja e mjedisit është detyrë e organeve publike, të cilat duhet të ndjekin e zbatojnë politikat në favor të sigurimit ekologjik”.

133 Krenar Loloçi: Në Kushtetutë, në radhë të parë, i vihet detyrim organeve publike ose shtetërore, pastaj legjislacioni përkatës e rregullon edhe këtë çështje. Për shembull, një shoqëri ndërtimi kërkon leje për të ndërtuar një godinë. Kjo leje jepet vetëm në qoftë se parashikohen paraprakisht edhe masat për mbrojtjen e ambientit. Pandeli Majko: Ideja është që organet private do të detyrohen të mbrojnë ambientin nëpërmjet organeve publike. Arben Imami: Ka ndonjë sugjerim tjetër? (zë i paidentifikueshëm): Unë mendoj që përsëri t’i referohemi të njëjtit argument. Të gjitha marrëdhëniet në këtë vend do të rregullohen me ligj; është ligji ai që do të detyrojë të gjithë dhe jo vetëm për mjedisin. Në këtë kuadër, në Kushtetutë parashikohen të drejtat e njeriut, të cilat i kundërvihen shtetit, në kuptimin që shteti duhet t’i respektojë. Kështu po veprojmë edhe me këtë të drejtë, megjithëse në plan të parë mund të ketë karakter deklarativ. Sidoqoftë, fjala është që organet publike të marrin përsipër të kryejnë detyrat që u ngarkon Kushtetuta; ato duhet të nxjerrin ligjet përkatëse, të cilat do të detyrojnë personat e tjerë, privatë ose publikë, për të marrë masat për mbrojtjen e ambientit. Organet publike ose shtetërore, siç del e qartë edhe nga kushtetutat e tjera, do të hartojnë edhe politikat në fushën e mbrojtjes së ambientit. Pra, organet publike do të hartojnë polikat, do të nxjerrin ligjet, do të ndjekin zbatimin e tyre, ndërsa të tjerët do të jenë të detyruar të zbatojnë ligjet e nxjerra. Me këtë doja të thoja, që në asnjë mënyrë nuk mund të përjashtohen nga detyrimi individët dhe shoqatat për të rekomanduar e zbatuar politikat e tyre në favor të sigurimit të një ekologjie sa më të mirë. (zë i paidentifikueshëm): Kam një pyetje për sqarim. Cili ligj mund të më vërë mua detyrim në qoftë se ai nuk është mbështetur dhe nuk ka një bazë kushtetuese? (zë i paidentifikueshëm): Kjo është në thelb të së drejtës. Shteti ekziston mbi bazën e ligjeve. Në qoftë se s’ka ligj, ka anarki. Si rregull, nuk mund të ekzistojë asnjë marrëdhënie e tillë, që shteti të mos tregojë vëmendje për ta rregulluar atë. Por kjo nuk do të thotë, nga ana tjetër, që shteti, për të rregulluar një marrëdhënie të caktuar me ligj, duhet medoemos të jetë i autorizuar nga teksti i Kushtetutës.

134 Është e pamundur që në Kushtetutë të kemi të parashikuar gjithçka që të shërbejë si bazë për rregullime ligjore të marrëdhënieve që do të lindin në të ardhmen. (zë i paidentifikueshëm): Kriteret e përgjithshme duhet të përcaktohen diku. Genc Ruli: Një formulim do të ishte: “Mjedisi mbrohet nga të gjithë dhe në interes të të gjithëve. Shteti merr obligimin të zbatojë politika në favor të sigurimit ekologjik”. Pandeli Majko: Problemi është që po t’i shohim marrëdhëniet me ekologjinë nën këndvështrimin e çdo individi do të biem në rrethana moralizuese. Genc Ruli: E nënvizoj si një detyrim moralo-social. Pandeli Majko: Kështu siç është ndërtuar, nuk del shumë e qartë dhe duhet ndihma e specialistëve. Organet publike shtetërore bëhen garantë në kuptimin që ato detyrojnë çdo individ për të respektuar e mbrojtur ambientin. Nga ana tjetër, garancia duhet parë edhe si detyrim i shtetit për të ndërhyrë kundër individëve ose entiteteve, të cilët abuzojnë me ambientin. Pra, mbrojtja e ekologjisë nuk është thjesht një çështje që varet ose sigurohet nëpërmjet moralit të individëve. Genc Ruli: Mënyra se si shprehet në formulimin e mësipërm, duket sikur mbrojtja e mjedisit është detyrë e organeve publike, ndërsa të tjerët nuk kanë asnjë detyrim në këtë aspekt. Ndoshta duke filluar ndryshe, si për shembull: “Organet publike duhet të ndjekin dhe të zbatojnë politikën në favor të mbrojtjes së ambientit dhe sigurimit ekologjik”, të tjerët nuk do të përjashtoheshin nga detyrimi për të mbrojtur mjedisin. Arben Imami: Jam plotësisht dakord me vërejtjen tuaj. Bëjmë këto dy ndryshime: e para, pika 2 bëhet pika 1, dhe formulohet në mënyrën që do të parashtrojë Ruli. Genc Ruli: “Organet publike ndjekin dhe zbatojnë politika në favor të mbrojtjes së mjedisit dhe të sigurimit ekologjik”.

135 Pandeli Majko: Kam përshtypjen se në këtë mënyrë zbutet shumë detyrimi shtetëror për mbrojtjen e mjedisit. Siç është tani “është detyrë e organeve publike”. Genc Ruli: Por siç e thashë, përjashtohet pjesa tjetër e shoqërisë nga ky detyrim. Pandeli Majko: Ekologjia mbrohet nëpërmjet moralit apo detyrimit shtrëngues shtetëror? Genc Ruli: Nëpërmjet të gjithave. Pandeli Majko: Detyrimet morale shpesh nuk kanë nevojë të shkruhen. Genc Ruli: Sigurisht, në këtë që them ka diçka morale. Por ajo që dua të nxjerr në pah është: të mos përjashtohet impenjimi i pjesës tjetër të shoqërisë. (zë i paidentifikueshëm): Nuk është moral ai për të cilin po flet zoti Ruli. Të mbrohet ambienti është detyrë e të gjithë qytetarëve. Kushtetuta i vë detyrë çdo individi që të mbrojë ambientin. (zë i paidentifikueshëm): Shteti impenjohet më shumë atëherë kur flitet për “detyrë”. Ndërsa kur thua: “ndjekin dhe zbatojnë politika në favor të mjedisit”, ka pak karakter deklarativ. (zë i paidentifikueshëm): Më fal, çfarë kuptimi ka kjo pikë atëherë, vetëm për të informuar qytetarët? Pandeli Majko: Unë them ta lëmë këtë dispozitë për riformulim. Arben Imami: Problemi ekologjik nuk është një problem kaq i thjeshtë. Është e vërtetë që çdokush ka të drejtë të jetojë në një ambient të pastër, por nga ana tjetër, asnjë qeverie nuk mund t’i vihet detyrimi i plotë kushtetues për të siguruar një ambjent të tillë; një detyrim i tillë kushtetues nuk i është vënë asnjë qeverie. Megjithatë, jemi të ndërgjegjshëm se, padyshim, shekulli i ardhshëm do të ketë si çështje themelore mbrojtjen ekologjike. Kështu që ne po bëjmë një Kushtetutë që shpresojmë të hyjë në shekullin e ri. Më fal, thashë të hyjë, nuk thashë ta sosë. Në lidhje me vendin ku do t’i vendosim dispozitat për mjedisin: propozuam që neni 44 të bëhet neni 45, si dhe, në qoftë se pranohet, pas fjalëve “të ndërtojë dhe të ndjekë politika për

136 të siguruar një mjedis të përshtatshëm” të shtohen fjalët “për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”. Ndërsa, tek neni 42 lëmë vetëm të drejtën e individit për të pasur informacion. Kjo e drejtë, sipas përfaqësuesve të komunitetit të mjedisit, luan një rol të rëndësishëm në angazhimin e të gjitha hallkave shtetërore për të njohur, mbrojtur e për të përmirësuar gjendjen e mjedisit. (zë i paidentifikueshëm): Nuk ka vend që të jetë shkatërruar mjedisi në këtë mënyrë siç është shkatërruar në vendin tonë. Ne po rrojmë në mes të plehrave, ne po rrojmë pa lulishte, ne po jetojmë aty ku shkatërrohen pyjet, ku erozioni po bën kërdinë, prandaj nuk më duket e arsyeshme të shprehemi në Kushtetutë në mënyrë kaq evazive në lidhje me mbrojtjen e ambientit. Unë mendoj se duhen përcaktuar detyra të qarta e të prera, jo për shekullin e ardhshëm, por për tani; ky problem i përket të sotmes, jo vetëm të ardhmes. Sabri Godo: Ndoshta të shtojmë fjalën “detyrim” në atë frazën që u përmend këtu, me qëllim që të mund të detyrosh cilëndo qeverie të ndjekë një politikë ekologjike në përputhje me standardet botërore. Gjithashtu, po kaq e rëndësishme është e drejta për të informuar qytetarin për mjedisin. Përse të mos vihen të gjitha këto që kanë të bëjnë me mjedisin në të njëjtin vend? Arben Imami: Nuk mund të qëndrojnë të gjitha në një vend, pasi njëra qëndron si objektiv për shtetin, tjetra është e drejtë e individit për t’u informuar. Genc Ruli: Pika 2, në fakt, krijon një përsëritje. Më mirë të shkojë tek objektivat sociale. Arben Imami: Jemi dakord me formulimin: “...të ndërtojë dhe të ndjekë politika për të siguruar një mjedis të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe brezat e ardhshëm”? Dakord. Kundër? Jo. Kalojmë tek neni 42. Kush është pro? Ka kundër? Jo. Miratohet me konsensus. T’i kthehemi të drejtës së arsimit. Sikurse biseduam, problemi i vetëm që mbeti pasi hoqëm pikën 6, ishte pika 2. Genc Ruli: Të drejtën për arsimim, jo për arsim. Arben Imami: Në lidhje me pikën 2 kemi marrë edhe mendimin e Ministrisë së Arsimit, sipas të cilit formulimi duhet të bëhet në këtë

137 mënyrë: “Arsimi i detyruar përcaktohet me ligj”. Në këtë mënyrë, në Kushtetutë nuk përcaktohet as mosha e as niveli i arsimit të detyrueshëm; këto i lihen ligjit për t’i rregulluar. Gjithashtu, Ministria e Arsimit nuk kishte ndonjë vërejtje në lidhje me pikën 7 që parashikon se: “Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara”. (zë i paidentifikueshëm): Desha të shprehja një shqetësim. Arben Imami: Patjetër. (zë i paidentifikueshëm): Shprehja “autonomi e institucioneve të arsimit të lartë” më duket ide e papërcaktuar dhe nuk do të marrë asnjëherë vlerë konkrete. E vetmja gjë që më duket se është konkrete është autonomia financiare. Në rast se shteti i jep arsimit të lartë autonomi financiare, atëherë këtij arsimi i jepen njëkohësisht edhe një varg lirish dhe të drejtash që shoqërojnë autonominë financiare. Pra, kjo do të thotë që arsimi i lartë të ketë të drejtë të administrojë vetë atë pjesë të buxhetit që i akordohet nga shteti. Arben Imami: Cili është propozimi konkret? (zë i paidentifikueshëm): Unë do të thosha që: “Autonomia financiare e institucionit të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”. Arben Imami: Por unë mendoj se koncepti i autonomisë financiare është më i ngushtë se sa koncepti i autonomisë në përgjithësi. Haxhi Aliko: Autonomia në përgjithësi është një shprehje e madhe, por në të vërtetë nuk është asgjë. Një autonomi e tillë të krijon përshtypjen se, për shembull, Universiteti i Gjirokastrës është i lirë të hapë një fakultet të fizikës kozmike, gjë që nuk mund të realizohet. Për pasojë, një lloj autonomie e tillë në përgjithësi nuk ka për t’u lejuar ndonjëherë. Arben Imami: Zoti Aliko, në qoftë se ju termin ‘autonomi’ e zgjeroni pafundësisht, sigurisht që një gjë e tillë nuk do të lejohet. Këtu flasim për një autonomi gjithmonë brenda kufijve të arsyeshëm. (zë i paidentifikueshëm): Cilat janë se?

138 Arben Imami: Kufijtë e arsyeshëm caktohen me ligj dhe garantohen nga ligji. Sabri Godo: Më fal, kufijtë e arsyes janë relativë. Ajo që ti e quan të arsyeshme, për mua është një absurditet. Nuk mund të lihet ashtu. Arben Imami: Kur flasim për autonomi universitare, nuk është se flasim për një koncept krejtësisht të panjohur dhe që mund të interpretohet në një mënyrë diametralisht të kundërt. Kur flasim për autonomi, kemi parasysh gjëra konkrete: 1. autonomi financiare; 2. vetorganizim; 3. politikë kuadri të pavarur në lidhje me emërimet dhe shkarkimet, etj. Sigurisht kjo nuk do të thotë se universitetet do të kenë pavarësi të plotë apo të kenë pretendime për ekstraterritorialitet! Këtu flitet për autonomi të universiteteve nga pushteti politik dhe ekzekutiv. Nuk themi që universitetet janë ‘të pavarura’ nga shkenca dhe, për pasojë, Universiteti i Gjirokastrës, pavarësisht se nuk ka asnjë mundësi, të mund të merret me fizikë bërthamore. Në këtë kuptim, flasim brenda kufijve të arsyeshëm. Sabri Godo: Më fal, le të diskutojmë për konceptin e arsyes. Fashizmi, nazizmi, komunizmi ishin regjime të pranuara për ata që i bënë. Pjesa tjetër e botës i gjykonte si gjëja më e keqe. Arsyeja, e mira dhe e keqja, janë gjithmonë koncepte relative. Në qoftë se ato i lë të papërcaktuara, ti nuk krijon një rend tëndin, nuk bën një rregull tëndin. Nuk mund të kapemi pas asaj që është e arsyeshme. Sot mund të jemi të mençur, por nesër nuk dihet se si do të jemi. Kushtetuta duhet të parashikojë pikërisht të keqen. Genc Ruli: Unë dëshiroj të vë në dukje se ky paragraf nuk ka qenë parashikuar më parë. Në vetvete përbën një arritje dhe fut një frymë pozitive. Sabri Godo: Përse të mos futet edhe këtu ajo që më duket një shprehje shumë ‘e urtë’ që thotë se “përcaktohet me ligj”. Genc Ruli: Të shtohet “të garantuara me ligj”. Deri më sot asnjë kushtetutë shqiptare nuk është prononcuar për autonominë e universiteteve, që mund ta konsideroj një nga yjet e këtij projekti. Duket gjë e vogël se ka të bëjë me universitetet, por është gjë shumë e rëndësishme. E dyta, absurditeti lidhet me realitetin e sotëm. Kjo

139 Kushtetutë e lë pas këtë absurditet. Sot deklarohet autonomia, por që, në fakt, shkolla e lartë ka të njëjtin status me atë të shkollës fillore. Si emërohet drejtori i shkollës fillore, ashtu emërohet edhe rektori. Prandaj, ne më mirë t’i trembemi absurditetit aktual se sa atij që imagjinojmë, duke menduar që shoqëria zhvillohet drejt pozitives dhe jo drejt negatives. Kjo Kushtetutë na shkëput nga gjendja negative. Fjalën “autonomi” do të kisha qejf ta përkufizoja në përmbajtjen e saj, por është shumë e vështirë. Elementi financiar ndoshta renditet i fundit në elementët që përbëjnë përmbajtjen e autonomisë. I pari është elementi institucional, sipas të cilit universitetet kanë të drejtë të zgjedhin vetë organet e tyre. Por, bëhet fjalë për autonomi dhe jo për pavarësi, pra, gjithsesi do të ekzistojë një raport i përcaktuar mirë ndërmjet shtetit dhe universitetit, i cili përcaktohet me ligj. Pastaj vjen autonomia administrative drejtuese, dhe, e fundit, është ajo financiare që kushtëzohet nga të parat. Nëse nuk janë të parat, nuk ke autonomi financiare. Sabri Godo: Mua më duket se ligjërata e zotit Ruli ishte mjaft bindëse. Genc Ruli: Faleminderit. (zë i paidentifikueshëm): Unë them që me fjalët “të garantuara me ligj” është e plotë. Arben Imami: Për mua është thënë. Madje edhe pa qenë fjala “me ligj”, autonomia është e garantuar; është e kuptueshme se garantohet në mënyrë ligjore se, në një shtet të së drejtës, nuk mund të garantohet ndryshe. Kështu që nuk mund të diskutohet garantimi ligjor kur themi shprehjen “është i garantuar”. A mund të garantohet në mënyrë tjetër, përveçse me ligj? Mbase e kam gabim? Megjithatë unë nuk jam kundër shtimit të fjalëve “të garantuara me ligj”. Kalojmë tek neni 34. Sabri Godo: Nenin 34 226 e kemi kaluar pa e diskutuar. Unë mendoj se kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme, me konfliktin më të madh që ka ekzistuar dhe ekziston ndërmjet shtetit dhe shtetasit që nga viti 1948. Është fjala për përkufizimin që duam t’i bëjmë pronës private. Në projekt thuhet vetëm një frazë e vetme se prona private 226 Neni 34: “1. E drejta e pronës dhe e trashëgimisë janë të garantuara. 2. Shpronësimi mund të bëhet vetëm për një interes publik dhe kurdoherë kundrejt shpërblimit të plotë”.

140 mbrohet me ligj. Këtu duhet të nxjerrim në pah se ç’kuptojmë në Kushtetutë me pronën private. Nuk e gjejmë një precedent të tillë në kushtetutat e vendeve të perëndimit, sepse nuk e kanë pasur ndonjëherë këtë problem. Ky ka qenë dhe është problem për të gjitha vendet postkomuniste. Zoti Kalakula, zoti Ruli dhe unë parashtrojmë një propozim. E dimë mirë që kjo nuk do të ezaurohet sot, dhe as që është e mundur të zgjidhet brenda një dite, por le të bëjmë një shkëmbim paraprak mendimesh. Ne mendojmë që Kushtetuta duhet t’i hapë rrugë rregullimit të këtij problemi të madh në mënyrë që ne të shkojmë drejt shtetit ligjor, si dhe të vendosim bazat për një zhvillim të drejtë të ekonomisë. Shumëkush e mendon këtë sikur kemi të bëjmë këtu vetëm me një aspekt, domethënë me një padrejtësi që u është bërë pronarëve të shpronësuar nga regjimi i mëparshëm komunist. Personalisht nuk kam vetëm këtë preokupim. Ndoshta ky është një aspekt që ka të bëjë me rivendosjen në vend të të drejtave të shkelura të shtetasve. Për mua më kryesore është ajo që pa vendosur pronën mbi baza të drejta, ne kurrë ndonjëherë nuk do të mund të kemi zhvillimin e duhur ekonomik. Që t’i bie shkurt, ne të tre propozojmë këtë formulim: “1. Gjithkush ka të drejtë të zotërojë pronë, i vetëm ose në bashkëpunim me të tjerë. 2. Askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht prona e tij. 3. Quhen të pavlefshme të gjitha aktet e shtetëzimeve të pronës private të kryera pa pëlqimin e pronarëve ose pa kompensimin e tyre në vlerë të plotë. 4. Shpronësime të pronës private mund të bëhen vetëm për një interes të domosdoshëm publik dhe kurdoherë kundrejt shpërblimit të plotë të tyre”. Natyrisht, Kushtetuta nuk do të hyjë në hollësira të tjera. Kushtetuta duhet të këtë një ose disa nene me një frymë të atillë, që t’i hapë rrugë bërjes së ligjeve për rregullimin e problemit të pronës në ditët që vijnë. Ne mund ta diskutojmë këtë çështje dhe, unë mendoj, se nuk do të vinte ndonjë gjë e keqe nga diskutimi, por edhe mund të presim ekipin që do të vijë nga Këshilli i Evropës i cili, pasi të shohë gjendjen e pronës në Shqipëri, do të japë një mendim a sugjerim të vlefshëm juridik. Megjithatë, më mirë të përpiqemi të mos e përballojmë vetë këtë problem dhe pastaj mund të dëgjojmë ndonjë formulim më juridik të Evropës mbi këtë çështje. Këtu jemi, mund të zgjedhim mënyrën më të mirë që na duhet për të përballuar këtë konflikt.

141 Petrit Kalakula: Desha t’ju kujtoj kolegëve disa gjëra. Së pari, ka disa norma të së drejtës ndërkombëtare të parashikuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut 227 dhe në Konventën Evropiane 228 , të cilat shprehin qartë se askush nuk ka të drejtë të prekë pronën e tjetrit në mënyrë arbitrare. Dihet se prona e pronarëve legjitimë është marrë nga regjimi i kaluar në mënyrë arbitrare dhe pa kompensim. Është shkelur një e drejtë themelore e njeriut. Së dyti, ne themi që Kushtetuta do të mbështet në standardet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, sepse vetëm kështu mund të integrohesh në Evropë. Nuk jam shumë dakord me zotin Godo në një pikë, kur thotë të presim se ç’do të na thotë Evropa. Unë them që ky problem duhet të fillohet të diskutohet menjëherë, pasi po vazhdohet të veprohet në mënyrë arbitrare. Dje pashë në televizion një deklaratë të Ministrit të Bujqësisë që kishte bërë gati projektin për shitblerjen e tokës. Tokën e kujt do të shesë? Do të shesë një tokë që shteti e mori në mënyrë të padrejtë dhe në mënyrë të tillë e shpërndau? Pra, nuk dihet se kush është efektivisht pronari legjitim i kësaj toke. Cilën tokë do të shesë dhe kush do ta blejë këtë tokë? Do të vazhdojmë të ngremë temperaturat e konflikteve sociale tashmë të ndezura në vendin tonë? Në qoftë se duam të bëjmë një Kushtetutë që të hedhë themelet e një vendi demokratik, të një shteti ligjor që mbështetet në ligjin dhe garanton lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, duhet patjetër të rregullojmë padrejtësitë e bëra gjatë regjimit komunist. Në këtë mënyrë ne i respektojmë deklaratat dhe normat ndërkombëtare. Unë insistoj që ky problem duhet të diskutohet me objektivitet, pa pasione. Sabri Godo: Vetëm një sqarim, zoti Kalakula. Unë nuk thashë që të presim Evropën. Unë thashë që ne të përpiqemi ta përballojmë vetë, duke lënë një shteg rezervë në qoftë se ne nuk do të biem dakord. 227 Neni 17 i Kartës parashikon: “Çdo njeri, vetëm ose me të tjerë, ka të drejtën e pronës. 2. Askush nuk mund të privohet arbitrarisht nga prona e tij”. 228 Neni 1 i Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane parashikon: “Çdo person fizik ose juridik ka të drejtë të gëzojë në mënyrë të qetë pasurinë e tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, veçse për arsye të dobisë publike dhe në kushtet e parashikuara në ligj dhe në parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare. Dispozitat e mësipërme nuk cenojnë të drejtën e shtetit që të nxjerrë dhe zbatojë ligje të tilla që i quan të domosdoshme për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve a gjobave të tjera”.

142 Petrit Kalakula: Zoti Godo, për sa më përket mua, unë pjesëmarrjen time të mëtejshme këtu – po e them hapur – e kondicionoj me fillimin e diskutimit të këtij problemi. Ne mund të vazhdojmë e të mbarojmë Kushtetutën e pastaj t’i kthehemi kësaj çështjeje. Kjo nuk më duket e drejtë! Sabri Godo: Të fillojmë të diskutojmë njëherë rreth kësaj. E ka fjalën zoti Ruli. Genc Ruli: Përgjithësisht nuk do të kisha çfarë t’u shtoja shpjegimeve që bënë dy bashkëpropozuesit. Do të thoja që, pa krijuar një klimë emocionalisht të lartë, formulimi i nenit në një farë mënyrë është konfirmuar me pozicionin që ka mbajtur shteti shqiptar që nga viti 1991 e mbrapa. Që me ligjin e ’91-shit u shpërndanë kooperativat, duke bërë të pavlefshëm aktin e nacionalizimit të tokës. Me ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve, në fakt, është bërë i pavlefshëm tërë procesi i shpronësimeve, sekuestrimeve e konfiskimeve, si dhe të gjitha formave të zaptimeve të pronës private. Pra, efektivisht shteti ka hyrë në procesin e deklarimit të pavlefshëm të këtyre akteve. Kështu që nuk ka përse këtu të ndeshen dy pozicione politike që, në fakt, vetëm në dukje janë shumë larg njëri-tjetrit. Mendoj se formulimi i mësipërm është i mirë, sepse sanksionon përfundimisht në Kushtetutë pozicionin në lidhje me pronësitë e shpronësuara pa të drejtë, si dhe shpreh atë garanci që marrëzira të tilla me pronësinë të mos ndodhin më kurrë. (zë i paidentifikueshëm): Zoti Ruli, unë këtu shtroj një pyetje. Në qoftë se ne do ta pranojmë atë që thoni ju, ne arritëm në finish, domethënë që u njohën dhe u kompensuan të gjithë pronarët. Këtë doje të thoje? Përse duhet pastaj ky nen në Kushtetutë? Genc Ruli: Të mbetet si një garanci, me qëllim që të mos përsëritet më e kaluara. Historisë nuk i dihet edhe mund të përsëritet. Spartak Ngjela: Kjo dispozitë nuk gjen zbatim. Më vjen keq, unë jam për këtë dispozitë, por siç është formuluar, nuk gjen zbatim. Arben Imami: Në ç’kuptim nuk gjen zbatim? Spartak Ngjela: Sepse tokat nuk janë shtetëzuar. Është bërë reformë agrare, e cila i dha tokë fshatarit. Pra, marrja e pronave është bërë nëpërmjet një reforme agrare, e cila është bërë mbi bazën e disa

143 kritereve të përcaktuara. Tani, doni të bëni restitucionin 229 . Kjo dispozitë kushtetuese që ju keni formuluar nuk arrin ta bëjë këtë, pasi restitucioni do të zbatohet vetëm për tokat që janë shtetëzuar. Tokat që janë dhënë nëpërmjet reformës agrare pa shpërblim, nuk janë shtetëzuar. Më pas, nëpërmjet një lëvizjeje kolektiviste, e cila thuhet se ishte vullnetare, fshatarët bashkuan tokat dhe krijuan kooperativat. Kjo është rruga juridike që është ndjekur. Ne duhet ta rregullojmë këtë dispozitë në mënyrë të tillë që të quhen të pavlefshme të gjithë aktet e shpronësimit të pronës private pa pëlqimin e pronarëve ose pa kompensimin e tyre në vlerë. (zë i paidentifikueshëm): S’është fjala vetëm për tokën bujqësore, por edhe për pronat e tjera. Spartak Ngjela: Pronat e tjera janë rregulluar me një ligj të zakonshëm, i cili mund të bëjë riparime hap pas hapi. Gjithë konflikti është tek toka. Këtu diskutimet bëhen për tokën, jo për truallin. Për truallin është bërë një restitucion 230 , i cili mund të përmirësohet. Në rast se e kemi fjalën për shtetëzimet, është një gjë; në qoftë se e kemi fjalën për reformën agrare, është një gjë tjetër. Për këtë të fundit duhet të gjendet një mundësi për të bërë të pavlefshëm aktin juridik të reformës agrare, pa qenë nevoja të thuhet reforma agrare e 45-ës, për shembull: “Reforma agrare që ka ndodhur ose ndodh jashtë disa kritereve është e pavlefshme”. Pandeli Majko: Mendoj që të diskutohet mbi variantin e paraqitur nga zoti Kalakula. * * * 229 Kthimi dhe/ose kompensimi. 230 Ligji nr.7698, datë 15.4.1993 “Për kthimin dhe kompesimin e pronave ish-pronarëve”.

144 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 4 MAJ 1998 (TEMAT E DISKUTIMIT: PRONA; AVOKATI I POPULLIT) Fillimi i kasetës është regjistruar shumë dobët (rreth 2- 3 minuta). Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Spartak Ngjela, Leontiev Çuçi, Engjëll Bejtaj, Jonuz Begaj, Ligoraq Karamelo, Haxhi Aliko, Zamira Çaka, Vladimir Metani, Pandeli Majko, Spartak Braho (anëtarë), Petrit Kalakula, Genc Ruli (pa të drejtë vote). Arben Imami: Në lidhje me nenin për të drejtën e pronës, përcaktojmë fillimisht ato gjëra, për të cilat jemi plotësisht dakord: “1. E drejta e pronës dhe e trashëgimisë janë të garantuara”. Ky formulim është më i gjerë dhe më i mirë se sa propozimi: “Gjithkush ka të drejtë të zotërojë pronat e veta, vetë ose në bashkëpunim”. Sabri Godo: Gjithsesi është më i qartë. Arben Imami: E plotësojmë formulimin e mësipërm me dy pika të tjera me këto përmbajtje: “2. Askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht prona e tij. 3. Shpronësimet e pronës private mund të bëhen vetëm për një interes të domosdoshëm publik dhe kurdoherë kundrejt një shpërblimi të plotë”. Jemi dakord deri këtu? (zëra): Dakord. Arben Imami: Votojmë për këto tri pika, pastaj hapim diskutimin për pikën katër. Haxhi Aliko: Zoti bashkëkryetar, kam përshtypjen që, më parë se të vijmë tek kjo formë shumë racionale, që na lejon të ecim shumë shpejt, ka nevojë të diskutojmë dy-tri gjëra, që mua më duket se janë thelbësore dhe që përbëjnë edhe krizën aktuale, e cila, si të thuash, e ka ndarë Shqipërinë, në njëfarë mënyre, në dy pjesë dhe që është thelbi i betejës së forcave politike. Fillimisht do të dëshiroja t’ju bëja thirrje që, për këtë problem, sot dhe herët e tjera, të bëjmë një marrëveshje xhentëlmenësh, për të mos bërë diskutime me

145 nënkuptime dhe insinuata të karakterit përcaktues politik. Të kemi bindje dhe besim tek secili, të diskutojmë me zemër të hapur dhe me mendje të kthjellët për këtë problem themelor, pa e vënë veten në rolin e zëdhënësit të një force politike. Të paktën, unë kështu do ta vendos veten. Në rast se do ta krijojmë këtë mirëkuptim, kam përshtypjen se mund të arrijmë në konsensus; në të kundërtën, po qe se do të nisemi nga pozita të paracaktuara, zor se do të arrijmë ndonjë gjë. Tani, të vij tek çështja që doja të thoja. Gjithnjë më ka munduar një moment, i cili përbën pikëfillimin e diskutimit të çdo fenomeni. Ka pretendime nga më të ndryshmet, në lidhje me përmasat e të drejtës së pronës, nisur nga një pikëpamje fizike. Ne të gjithë, fatkeqësisht, manipulojmë mbi një boshllëk statistikor objektiv dhe të saktë. Për shembull, unë nuk do t’i besoja askujt që mund të ishte në gjendje të më thoshte sot se sa janë vërtet ata pronarë që janë të prekur realisht nga padrejtësia e madhe e së kaluarës. Kjo, për faktin e thjeshtë, se nuk do ta ketë të mbështetur në statistikë. Unë njoh me dhjetëra dhe qindra raste, që megjithëse mund të jenë në radhën e parë të protestuesve, në të vërtetë, pronën e tyre e kanë marrë. Kur them “e tyre”, dua të them se, nëse nuk e ka marrë një person konkret, në të vërtetë njerëzit e tij e kanë marrë, kështu ka ndodhur. Pra, ne këto të dhëna nuk i kemi, dhe, fatkeqësisht, vazhdojmë të mos i kemi. Në gjashtë vjet mund të ishin mbushur këto statistika dhe do të kishim një tablo të qartë, dhe në qoftë se do të na rezultonin 80% e popullsisë pa pretendime, atëherë do të ishte më lehtë për shtetin të merrej me 20%-shin që mbetej. Diku në një libër, në fillimet e proceseve demokratike në Shqipëri, kam parë këtë postulat: “Demokracia harton ligje për shumicën, por kujdeset edhe për pakicën që mbetet e pakënaqur, për t’ia zgjidhur edhe kësaj problemet”. Dhe kështu është vërtetë, sepse logjikë tjetër për të zgjidhur problemet e shoqërisë nuk ka. Atëherë pra, mua më duket se domosdoshmërish kemi nevojë për të dhëna të sakta, që nuk i kemi. Si mund të bëhet kjo, nuk jam në gjendje të jap një mendim të saktë. Sabri Godo: Më fal, zoti Aliko, këtu bëjmë fjalë për një parim kushtetues apo për bërjen e ligjeve që do ta zgjidhin në praktikë këtë problem? Haxhi Aliko: Fjalën e kam këtu: po qe se do ta njihnim situatën, do të arrinim më shpejtë në formulimin që duam të shprehim. E dyta, kam

146 përshtypjen, madje bindjen, se kur flasim për pronën, futen në një vend dhe gjykohet në të njëjtën mënyrë, si për pronën tokë bujqësore, ashtu edhe për pronat e tjera. Gjatë këtyre shtatë vjetëve, procesi i rikthimit të pronave, në disa drejtime, ka ecur më përpara dhe, si të thuash, pjesa e pakënaqur është më e pakët se ajo e kënaqur. Për shembull, pasuri të patundshme, si: godina, punishte, pasuri të tjera të patundshme të kësaj natyre, troje, deri në një farë masë, janë rikthyer. Ndërsa krejt ndryshe është problemi me tokën bujqësore, përmasat e të cilës nuk i dimë. Kështu lind nevoja për të bërë një lloj diferencimi të tyre. Së fundi, më duket se qëndrimi ndaj reformës agrare, si fenomen, jo vetëm shqiptar, por si fenomen botëror e historik dy shekullor, sipas mendimit tim, nuk mund të trajtohej aq thjeshtë dhe në të njëjtën mënyrë siç trajtohet pronësia e një shtëpie. Reforma agrare është një fenomen shoqëror, i cili, në një farë mënyre, ka sjellë përmbysjen e regjimeve. Siç dihet, para Revolucionit Francez pjesa dërrmuese e popullsisë nuk kishte fare pronë mbi tokën bujqësore, e cila ishte pronë vetëm e feudalëve, domethënë, e kontit, baronit, markezit, princit. Në pronat e këtyre punonte tërë popullsia pa tokë. Ky sistem pronësie u përmbys nga Revolucioni Borgjez, dhe, si pasojë, reforma e zbatuar solli shpërndarjen e tokave të feudalëve në favor të atyre pa tokë. Është një fenomen që ka ndodhur gjithandej, përfshi edhe vendet me pronësi të konsoliduar. Për këtë ka materiale tepër shkencore, të nivelit më të lartë institucional të Evropës, të Këshillit të Evropës, sipas të cilit arrin të përpunohet një opinion krejt tjetër, që për ne është ende larg, si dhe synon në rikthimin dhe konsiderimin e tokës, si bujqësore ashtu edhe jobujqësore, në pronë të të gjithë shtetasve të një shteti. Sot janë futur koncepte të reja, të interesave të mëdha jo vetëm publike, si ai i ruajtjes së mjedisit, etj., të cilët shtrihen përtej nivelit kombëtar, e kështu me radhë. Kjo është një çështje tjetër. S’kemi ardhur akoma këtu. Jemi tek qëndrimi ndaj reformës agrare. Për mendimin tim, nuk mund të jetë thjesht një qëndrim që stigmatizohet si një vepër e regjimit komunist që u vendos në Shqipëri. Kjo kërkon një trajtim më të gjerë, më objektiv dhe, si të thuash, më të qetë nga pikëpamja psikologjike, pasi, siç ju thashë, nuk është një fenomen vetëm shqiptar dhe nuk mund të atakohet në mënyrë kaq kategorike, siç është bërë këtu. Sepse në fund të fundit, për këtë do të ngrihet pjesa tjetër, që ka përfituar nga kjo reformë agrare dhe do të thotë:

147 “Ne përbëjmë shumicën”, – sepse ashtu del nga statistikat e asaj kohe, – “hidheni në referendum!”. Kjo është një çështje që e meriton referendumin, ç’qëndrim do mbahet… Nuk mund të jetë kaq e thjeshtë, që me tre paragrafët e parë jemi dakord dhe, për sa i përket të katërtit, hajde ta diskutojmë, sepse ato janë të lidhura kaq ngushtë e kaq organikisht me njëra-tjetrën, saqë qëndrimi duhet të mbahet për të tërën. Arben Imami: Jo, unë desha të bëj një ndarje midis asaj që është e drejtë universale dhe që e pranojmë të gjithë, dhe çështjeve për të cilat kemi kontestime apo moskuptime. Haxhi Aliko: Plotësisht dakord; por po të ishte për aq, nuk do të grindej asnjeri këtu. Ne sot po grindemi sepse na ka lindur një problem i madh, që është molla e sherrit në Shqipëri. Ç’do bëhet me padrejtësinë e realizuar? Për parimet, dakord, s’jam kundër. Arben Imami: Qartë. Kush e do fjalën? Zoti Ngjela. Spartak Ngjela: E para njëherë, dua të sqaroj se prona me vota nuk bëhet dot. E vetmja gjë ku nuk funksionon vota e shumicës, është prona. Me vota, njerëzit do ta kishin marrë kombinatin 231 që ditën e tretë pas rënies së regjimit të kaluar. Me vota nuk merren pronat! Sabri Godo: Mos vallë do të mblidhet lagja e do hedhë në votë se ç’do të bëhet me shtëpinë time? Spartak Ngjela: Tani, problemi nuk është thjesht juridik, që mund të zgjidhet duke futur ekspertët në lojë. Çështja lidhet me konceptin e restitucionit 232 ; nuk është fjala këtu për konceptin pronë, në kuptimin e ekzistencës, fjala vjen, të një toke të madhe që dikur ka pasur zot, kurse sot s’ka zot. Jo, s’është kështu! Është ashtu siç tha Haxhi Aliko, se prona ka pasur zot dhe ka një zot. Pra, kemi të bëjmë me restituimin 231 Është fjala për një ndër kombinatet e ndërtuar gjatë periudhës së shtetit socialist, që, siç dihet, janë ndërtuar nga shteti dhe që, në kuptimin e asaj kohe, i përkasin popullit. (Shënim i red.) 232 Sipas fjalorit anglisht The American Heritage Dictionary of English Language (botim i tretë, 1992) “restitution” do të thotë: “1. Akti i rivendosjes së pronarit që ka të drejtë (“rightful”) në zotërim të një diçkaje që i është marrë, i ka humbur ose që ka hequr dorë prej saj në favor të të tjerëvë për shkak se i është kërkuar ose është detyruar. 2. Akti i regullimit ose kompensimit të dëmit osë dëmtimit. 3. Kthimi ose rivendosja e gjendjes ose pozitës së mëparshme”.

148 e pronës, domethënë, të ta marrë ty e të ma japë mua që e kam pasur. Nuk mund të flasim dot me parime kaq të përgjithshme, sepse na duhet të gjejmë parimet e nevojshme për të bërë ligjin zakonshëm. Vetëm në bazë të ligjeve dhe të Kodit Civil që kemi nuk zgjidhet dot problemi i restituimit. Mund të jetë e shkruar në letër, megjithatë nuk mund të bëhet dot asgjë. Pse? Sepse një njeri që ka një kontratë ose një tjetër që ka një tapi 233 , e fiton pronën me gjyq. Ato nuk mund të zhvlerësohen dot me një nen kushtetues, është e pamundur. Në qoftë se do të ndodhte, Kushtetuta do të çonte në krizë ose do të binte vetë në krizë. Prandaj unë mendoj kështu: të biem dakord me konceptin se çfarë pranojnë të gjithë si shumicë, janë dakord me restituimin total apo s’janë dakord me të, dhe pastaj t’ua japim ekspertëve për të gjetur dispozitën kushtetuese. Kjo çështje nuk është kaq e thjeshtë sa mendojmë ne. Sabri Godo: Zoti Kalakula. Petrit Kalakula: Desha të sqaroja nja dy gjëra. Së pari, njëherë, duhet të dihet, që ka statistika për këtë punë, sepse është një libër i botuar në 1946-ën në lidhje me pronësinë përpara zbatimit të reformës agrare. Sipas këtij rezulton se 83% e familjeve fshatare kanë pasur tokë, kanë pasur pronë. Tokë u është ndarë vetëm 13% të familjeve fshatare që nuk kanë pasur tokë. Domethënë, shumica dërrmuese e fermerëve privatë, kanë pasur pronën e tyre, dikush më shumë e dikush më pak. Haxhi Aliko: Sa? Petrit Kalakula: Më fal. Nga ana tjetër, sot flitet shumë sikur ligji 7501 234 ka gjetur zbatim. Por unë them që të gjitha organet që deklarojnë se është zbatuar ai ligj, për mua gënjejnë. Në një pjesë të madhe të territorit të Republikës sonë, fshatarët kanë marrë tokën që kanë pasur, domethënë, në këtë këndvështrim, ligji nuk ka gjetur zbatim të plotë. Dhe po ju them: në të gjithë zonën verilindore, në të gjithë zonën kodrinore dhe malore, fshatarët kanë shkuar gjithsekush në tokën e vet. Dhe ky është një proces gjatë të cilit, në kundërshtim 233 Është fjala për tapitë e ndryshme të lëshuara në vite, në të cilat përfshihen edhe tapitë e lëshuara në bazë të Reformës Agrare. (Shënim i red.) 234 Ligji nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”.

149 me ligjin ekzistues, fshatarët kanë filluar të kthehen në tokat e tyre Është një fenomen i njohur, më fal! Haxhi Aliko: E kam fare të qartë, por unë dua të di këtë: sot si vlerësohet, sa përqind e këtyre 83% janë të kënaqur me përmasat e tokës së tyre? E dimë këtë? Se kjo statistikë nuk na e zbërthen gjendjen. Petrit Kalakula: Ajo jo, por ne po diskutojmë. Ne nuk po bëjmë reformë. Ne po diskutojmë një të drejtë kushtetuese, dhe sipas të drejtës kushtetuese, duhet të përcaktojmë se kush është pronari legjitim në Shqipëri. Pse? Sepse në Shqipëri ka disa lloj pronarësh: ka pronarë të cilëve u është marrë prona, jo vetëm toka, nga dikush tjetër; ka pronarë që janë bërë të tillë në mënyrë arbitrare, duke hyrë në tokën e tjetrit; ka pronarë të tjerë që janë bërë të tillë duke përdorur mjete të ndryshme 235 ; ndërsa pronarët legjitimë kanë ngelur me gisht në gojë. Pra, mafiozi ose tjetri, që ka shkelur ligjin ose normat qytetare, është bërë pronar dhe ne në Kushtetutë themi që: “Prona private garantohet me ligj”! Cila pronë, zotëri? Ma shpjego pak. (replika të pakuptueshme) Petrit Kalakula: Nuk hyjmë në statistika fare, pse të hyjmë në statistika? Flasim për një të drejtë kushtetuese. Do të vendosim dhe do të respektojmë kriteret dhe legjislacionin ndërkombëtar që zbatohen në këto raste apo jo? Arben Imami: Padyshim, padyshim. Haxhi Aliko: Për ta vendosur është e lehtë, por mua më shqetëson se si do ta rregullojmë e zbatojmë; se, po u vendos, do të marrësh përsipër që ta rregullosh e zbatosh atë që vendos. Arben Imami: Këtu u evidentuan dy probleme: i pari është problemi i pronës dhe e drejta e pronës, në përgjithësi, dhe problemi i dytë është ai i restituimit, një problem i mbetur dhe i trashëguar, për të cilën ne duam që Kushtetuta, që po bëjmë sot, të ketë karakter prapaveprues. Atëherë, prapë i kthehem propozimit tim të parë, jemi të gjithë të një mendjeje për të drejtën e pronës, pra, për tri pikat që përmenda më lart. Unë them të votojmë për ato dhe pastaj të shohim mundësinë e 235 Me rryshfete e me mënyra të tjera të paligjshme. (Shënim i red.)

150 zgjidhjes së çështjes së ish-pronave në një pikë të katërt ose, ndoshta, në një nen më vete, si variant. Sabri Godo: Para se të kalojmë atje, të përpiqemi një çikë të sqarojmë idetë tona. Zoti Aliko bën pyetjen si është sot. Nuk e di. Jemi në një terren të panjohur, nuk kemi të dhëna në dorë. Por kemi disa piketa, të cilat janë shumë të qarta. Së pari, kemi një pabarazi ndërmjet vetë fshatarëve në veri dhe atyre në jug të vendit – është fjala për atë fenomen që u përmend një çikë më përpara 236 – ndërsa shtetasit duhet të jenë ligjërisht të barabartë, apo jo... E dyta, ndodhemi përpara një pabarazie ndërmjet personave që kishin prona në fshat dhe atyre që kishin prona në qytet. Ndërsa pronat në qytet iu njohën e iu kthyen ish-pronarëve, duke lënë mënjanë drejtësinë dhe rregullsinë e kësaj njohjeje, për personat që kishin prona në fshat, kjo e drejtë iu mohua. E treta, ka të bëjë me zbatimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve: jemi dëshmitarë të “plaçkitjeve” që kanë bërë bordet e privatizimit, duke i shpallur objekte të ndryshme “objekte të një rëndësie të veçantë”, për të shmangur ish-pronarët nga mundësia për t’i zotëruar ato, dhe për t’ia kaluar ato në pronësi personave të tjerë, etj. Pra, ndodhemi para një gjendjeje kaotike, para së cilës nuk kemi të drejtë të mbyllim sytë dhe të themi se nuk ka ndonjë gjë. Tani, po të rrimë e të kërkojmë ato të dhënat që na duhen për të arritur në një përfundim sa më të saktë, ne do t’i hynim punës për hartimin e neneve të një ligji, të cilin nuk kemi as tagër e as mundësi për ta bërë. Prandaj unë them që ne duhet të përqendrohemi brenda formulimit të disa parimeve kushtetuese, që njohin të drejtën e pronës për të mundësuar që prona të shkojë tek i zoti. Në ç’formë? Këtu, pastaj, do të hyj në konflikt edhe unë me zotin Kalakula, sepse unë, për shembull, në parlament do të mbroj pikëpamjen që të mos u kthehet toka ish-pronarëve që kanë pasur nga njëmijë e dymijë hektarë. Kërkoj, si të thuash, të bëhet një lloj reforme agrare. Fjala vjen, unë mendoj që 60 hektarë do të ishin mjaft për një ish-pronar të tillë. Arben Imami: Pra, do të bëhet një rregullim me ligj i çështjes. 236 Për atë që përmendi zoti Kalakula se fshatarët në verilindje të vendit kanë ndarë dhe zënë tokat që kanë patur dikur. (Shënim i red.)

151 Sabri Godo: Po, do të rregullohet me ligj, por parimet duhet t’i kemi të qarta, të fiksuara mirë. Petrit Kalakula: Edhe unë jam i mendimit që shteti duhet ta bëjë reformën agrare, nuk jam kundër reformës agrare; por ama, në qoftë se shteti merr përsipër të ndajë tokën, duhet të shpërblejë të zotin. Arbitrarisht jo! Sabri Godo: Mund të zihemi në parlament ne të dy për këtë punë. Pandeli Majko: Më lejoni të bëj një ndërhyrje këtu? Duke u nisur nga kjo dhe nga negocimi që iu bë variantit të dytë të propozuar nga e Djathta e Bashkuar, ne arritëm të vëmë disa piketa shumë të rëndësishme. E para, e theksuam që: “E drejta e pronës dhe e trashëgimisë janë të garantuara”. E dyta: “Askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht prona e tij”. Kjo s’është thënë asnjëherë deri më sot në mënyrë kaq eksplicite dhe kaq detyruese. E treta: “Shpronësimet e pronës private, mund të bëhen vetëm për një interes të domosdoshëm publik dhe kurdoherë kundrejt shpërblimit të plotë të tyre”. Futëm një koncept, i cili nuk është pranuar ndonjëherë kaq hapur. Spartak Ngjela: I ke në ligj, të tëra këto i ke në ligj. Pandeli Majko: I dashur Spartak, të gjitha aktet e shtetëzimeve të pronës private, të kryera pa kompensim, duhet të rishikohen duke parashikuar kompensimet sipas kritereve të përcaktuara me ligj. Ç’dua të them? Njohim ish-pronarin dhe të drejtat e tij mbi pronën, por ama, mbas 50 vjetësh, përfshi këto pesë vitet e fundit, këtu është bërë rrokopujë dhe shteti me pronat është sjellë si njerka me fëmijët e burrit. Ne kërkojmë që kompensimi, duke u njohur atyre të drejtën, të bëhet sipas vizionit të së djathtës, por duke mbajtur parasysh edhe tonin 237 ama. E djathta do që t’i njihet e drejta ish-pronarëve. Ne duam që t’i njihet e drejta atyre njerëzve, të cilët aktualisht me pronën që u ka dhënë shteti mbajnë familjet e tyre. Sabri Godo:Po u ndamë ne këtu në të djathtë e në të majtë, na mori lumi. Pandeli Majko: E ndava në koncept të përgjithshëm. 237 Pandeli Majko, si deputet i Partisë Socialiste, përfaqësonte të majtën në Komisionin kushtetues. (Shënim i red.)

152 Spartak Ngjela: Ne duhet të kemi parasysh një gjë: Kushtetuta duhet të japë të drejtën e restituimit, qoftë edhe me kompensim. (zëra në sfond): Po pra, formulimi e përfshin këtë. Spartak Ngjela: Po the kaq, ke pranuar karakterin prapaveprues të dispozitës kushtetuese. Pra, të votojmë për parimin e restituimit, domethënë a jemi dakord me shumicë që prona duhet restituar? Pandeli Majko: Po. Spartak Ngjela: E para, dakord. Kështu step by step 238 do të shkojmë drejt formulimit të dispozitës, pasi nuk mund të vemi drejtpërdrejt tek ajo. Pra, a jemi dakord të gjithë, që prona që është marrë duhet të rikthehet? Pandeli Majko: Ky është bazamenti i shtetit. Spartak Ngjela: Bukur fort. Pastaj, nëse do të kthehet me kompensim a do të kthehet në natyrë, atë ia lëmë ta rregullojë ligji i zakonshëm. Pandeli Majko: Pikërisht këtu dallojmë ne, nga ata që mungojnë në këtë sallë. 239 Ne jemi kundër arbitraritetit. Po hoqëm arbitraritetin, qoftë edhe atë historik, atëherë kemi arritur shumë edhe për të nesërmen. Pra, përfundimisht, ish-pronari të mos e shikojë shtetin si njerk, por ai ta ndjejë dhe të dijë se shteti, megjithëse nuk mund t’i kthejë një pjesë të pronave që i janë hequr 50 vjet më parë, sepse preken interesa të gjera publike, ka detyrimin t’i kompensojë ato në vlerë ose edhe në natyrë. Por kjo kërkon studim, ashtu siç tha edhe zoti Godo, kërkon një studim të hollësishëm. Spartak Ngjela: Të kemi parasysh një gjë: ai momenti i shumicës që tha Haxhi Aliko, e hedh në erë Kushtetutën sepse, siç dihet, Kushtetuta do të kalojë me referendum. Në këtë mënyrë do t’u jepet mundësi partive politike që të bëjnë fushatë dhe … (replika të pakuptueshme) 238 Hap pas hapi (anglisht). 239 Është fjala për përfaqësuesit e Partisë Demokratike, si dhe të disa partive të tjera të djathta. (Shënim i red.)

153 Spartak Ngjela: Historikisht, në këtë çështje ka vetëm një formulë: është formula e Karlit të Dytë, kur u kthye në Angli… Pandeli Majko: Mos na ço tek Karli të paktën! Spartak Ngjela: Po prit ore një minutë! Të çoj që të luash vendit! Formula ishte kjo: të mos preket pronari i ri dhe të kompensohet totalisht pronari i vjetër! Kështu u zgjidh barazia në Angli. (replika të pakuptueshme) Pandeli Majko: Të jemi të qartë të paktën në një pikë: do t’i japim fund arbitraritetit të shtetit? Spartak Ngjela: Po pra, nëpërmjet asaj që thashë i jepet fund arbitraritetit. (replika të pakuptueshme) Spartak Ngjela: Majko, janë dy gjëra të lidhura me njëra-tjetrën: e para, të gjithë duhet të dalin të kënaqur me rregullimet kushtetuese; dhe, e dyta, vetëm kështu ka mundësi të kalojë Kushtetuta në referendum. Unë sugjeroj që të pranojmë të gjithë parimin: ish- pronarëve t’u rikthehet prona. Forma e rikthimit, me kthim a kompensim, është diskutim më vete, por të pranojmë këtë njëherë:ju, a jeni dakord që pronarët të marrin pronën, pavarësisht se në ç’mënyrë? Genc Ruli: Sa preket çështja e pronës fillon debati, pa i kushtuar vëmendje atij që hap debatin i pari. Të jeni të bindur se ka pasur urtësi dhe është menduar gjatë në sjelljen e këtij propozimi. 240 Madje u gjet ai propozim, i cili mund të krijojë më pak konflikt. Ky njeh vetëm parimin e restituimit. S’mund të hyjë kurrë Kushtetuta në përcaktimin e modaliteteve të përgjithshme të restituimit. Por ama, njeh parimin e restituimit. Derisa i quan të pavlefshme marrjet e pronave të bëra deri tani, njeh parimin e restituimit, të cilin ne e kemi futur në 240 Është fjala për propozimin e Sabri Godos, Petrit Kalakulës dhe Genc Rulit, i cili kishte këtë përmbajtje: “a) Gjithkush ka të drejtë të zotërojë pronë, i vetëm ose në bashkëpunim me të tjerë. b) Askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht prona e tij. c) Quhen të pavlefshme të gjitha aktet e shtetëzimeve të pronës private të kryera pa pëlqimin e pronarëve ose pa kompesimin në vlerë të plotë të tyre. d) Shpronësime të pronës private mund të bëhen vetëm për një interes të domosdoshëm publik dhe kurdoherë kundrejt shpërblimit të plotë të tyre”. (Shënim i red.)

154 legjislacionin tonë nëpërmjet kompensimeve në natyrë ose në vlerë. Sigurisht, ka pozicione të ndryshme politike, individuale e me radhë. Propozimi ynë nuk prek detaje, si, fjala vjen: “Ish-pronari me mbi 1.000 hektarë kompensohet me 60 hektarë tokë”; këtu do të fillonte debati, i cili nuk do të ndihmonte në zgjidhjen. Arben Imami: Jo, jo. Nuk hyjmë ne aty. Sabri Godo: Sigurisht, jo. Genc Ruli: Nuk kemi hyrë aty, ne kemi përmendur vetëm parimin e restituimit. Sabri Godo: Sigurisht, kur të hartohet ligji do të nxirren dhe do të merren parasysh të dhënat që përmendi Haxhiu. Genc Ruli: Atëherë, mund të ketë debate parlamentare, mund të ketë dhe referendume për masa konkrete që do të propozohen. Sabri Godo: Prona të kthehet, por asnjeri të mos dëmtohet. Genc Ruli: Pra, po të lexoni propozimin tonë, bëhet fjalë vetëm për parimin e restituimit. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Fjalën e ka zoti Vladimir. (replika të pakuptueshme) Vladimir Metani: Mënyra e formulimit ka të bëjë me atë që përmend shpesh zoti Ngjela, restituimin, që do të thotë se çfarë ka ndodhur me pronat quhen “të pavlefshme”, këto duhet t’i rikthehen të gjitha ish- pronarëve. Tani, këtu jemi para një fakti që zoti Godo ka një qëndrim të mesëm, që edhe të kthehen, edhe askush të mos dëmtohet. E merrni përsipër ju zoti Godo? Sabri Godo: Jo, jo, këtë nuk e marr përsipër në asnjë mënyrë! Vladimir Metani: Epo mirë, kush e merr përsipër që t’i kthejë të gjitha pronat atyre që i kishin, le ta bëjë! Haxhi Aliko: Do të dëshiroja që specialistët të japin mendim. Më falni për këmbënguljen, por është një nocion i cili në asnjë nga variantet nuk është. Në Kushtetutën austriake pashë një formulim që

155 më duket se është e domosdoshme të përfshihet. E para, të përcaktojmë se secili është i lirë të shesë, të blejë dhe të japë me qira dhe, së dyti, mënyrat e kryerjes së tyre, përcaktohen me ligj. Një pikë e tretë parashikon kufizime që përcaktohen nga interesi i madh ekonomik i vendit, etj. Le ta shikojnë specialistët dhe mendoj që mund të ketë racionalitet për t’u përfshirë. Sepse nisem nga një gjë: mund të ma njohësh pronën, por po nuk më njohe të drejtën për ta shitur e për ta blerë, ajo s’është më prona ime, sepse në çdo moment, ti më pengon mua që ta zotëroj me të gjitha tagrat këtë pronë. Petrit Kalakula: Në Austri nuk i është cenuar prona ndonjërit. Këtu ndodhemi përpara një fenomeni që shteti e ka marrë në mënyrë të dhunshme tokën dhe e ka shpërndarë prapë në mënyrë të dhunshme. Është një fenomen specifik. Haxhi Aliko: Zoti Petrit, në të tëra vendet evropiane mund të gjesh shembuj të zhveshjes nga pronësia në mënyrë të dhunshme. Për shembull, në Gjermani ka pasur komplekse të mëdha në pronësi të aristokratëve, të cilat Napoleoni, kur e pushtoi Gjermaninë, ua hoqi aristokratëve dhe, që nga ajo ditë, ato s’u janë kthyer më aristokratëve, por mbetën pronë e shtetit gjerman. Petrit Kalakula: Nuk flasim për 200 vjet përpara. Haxhi Aliko: Ajo ka ndodhur 150 vjet përpara. (replika të pakuptueshme) Sabri Godo: Le të flasë edhe zoti Ligoraq. Ligoraq Karamelo: Unë mendoj, që do të jetë shumë e dobishme që ne, mbi bazën e një konsultimi, të gjejmë një rrugë të tillë që edhe e drejta e pronës padyshim të zërë vend në Kushtetutën tonë, sepse është një e drejtë që në shumë vite është mohuar dhe ndoshta është një ndër plagët që ka krijuar më shumë pasoja në shoqërinë tonë. Pra, mbështes mendimin që të njihen njëherë pronarët dhe pastaj të përcaktohet me ligj mënyra se si do të kthehet ose do të kompensohet ajo. Zamira Çaka: Për sa i përket tri pikave të para, ma merr mendja që të gjithë jemi dakord. Për sa i përket njohjes së pronave ish-pronarëve, mua më duket se ajo që propozoi Majko nuk e mohon këtë. Të gjitha aktet e shtetëzimeve të bëra pa kompensim, janë të kundërligjshme

156 dhe si të tilla ato do të konsiderohen. Por, nuk mund të thuhet: “Quhen të pavlefshme të gjitha aktet e marra në të kaluarën”. Prona ka kaluar në disa duar dhe kthimi në vitin 1945 jo vetëm është i pamundur, por edhe do të krijonte probleme të mëdha sociale. Reforma agrare, për shembull, nuk është ndeshur vetëm në Shqipëri, ajo është zbatuar edhe gjetkë, si edhe në vendet e tjera ish-komuniste. Ose gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjermania i shkaktoi vendeve të tjera dëme të mëdha. U gjet forma e dëmshpërblimit për të kompensuar këto dëme; nuk kishte rrugë tjetër. Genc Ruli: Reforma agrare në vendet e tjera nuk ishte reformë komuniste. Ajo ishte reformë në kuadrin e revolucionit borgjez. Zamira Çaka: Sidoqoftë kjo reformë nuk është bërë vetëm tek ne. Gjetja e pronarit të vërtetë, si dhe kthimi i gjendjes që ekzistonte në ’45-n krijon probleme të shumta sociale dhe mënyra që propozohet për “riparimin” e pasojave me anë kompensimi, mua më duket se është forma më e drejtë. Këtë e njohin edhe kushtetuta të tjera. Më tej le të shprehen specialistët. Arben Imami: Atëherë, zoti Kalakula. Petrit Kalakula: Shiko, më duket se po harrojmë realitetin që po jetojmë. Ligjet ekzistuese ia njohin pronën ish-pronarit, si për truallin, ashtu dhe për tokën, por si po e bën kompensimin? Shumë keq. E gjithë e keqja këtu qëndron. Pandeli Majko: Si, për shembull? Petrit Kalakula: Shteti e vlerëson një hektar me një vlerë mjaft të vogël ose me letra me vlerë. Pa folur për vlerën e letrave me vlerë, që nuk kanë asnjë vlerë, ish-pronarët ende nuk i kanë marrë letrat me vlerë dhe, me sa duket, nuk kanë për t’i marrë. Ligji për kthimin dhe kompensimin ka qenë një ligj, në thelb të të cilit qëndronte mashtrimi. Ose le të jap një shembull konkret. U tha se toka që njihet, por nuk kthehet, do të kompensohej në bregdet. Toka në bregdet është shpërndarë e gjitha dhe nuk ka mbetur asnjë pëllëmbë për t’u përdorur për kompensim. Pra, nuk është çështja se mungon ligji për njohjen e tokës, por nuk njihet dhe nuk zbatohet e drejta e kompensimit. Por, megjithatë ne këtu duhet të përcaktojmë pronarët legjitimë.

157 Zamira Çaka: Kur janë ndarë për herë të parë tapitë në Shqipëri? Sabri Godo: Nuk ia gjejmë dot fillimin kësaj çështjeje. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Divergjencat në pikëpamje janë të njohura. Le të pyesim stafin teknik, por stafi nuk duhet të bëjë interpretime politike. Ata të na japin shembuj nga kushtetutat e vendeve të tjera për mënyrën se si e trajtojnë këto vende këtë çështje. Së fundi, a mundet kushtetuta të rregullojë çështje konkrete dhe në mënyrë retroaktive? Kristaq Traja: Është me të vërtetë e vështirë që ta zgjidhësh këtë problem sot, në qoftë se nuk kemi parasysh një metodë të caktuar se si t’i përqasemi këtij problemi. E kuptoj se problemi është mjaft i komplikuar dhe, për këtë shkak, ka implikime të jashtëzakonshme. Metoda që mund të përdorim duhet të ketë tani për tani, për mendimin tim, të paktën dy elemente. Së pari, është dimensioni kohor, që fillon gjithsesi sot dhe vazhdon në të ardhmen; dhe, së dyti është dallimi real që ekziston tek dispozitat, që, me sa duket, ne i anashkalojmë. Kur flasim për shpronësim, duhet të bëjmë dallimin ndërmjet një shpronësimi të një personi konkret dhe shpronësimeve kolektive. Për fat unë këtë javë kam qenë në Strasburg, ku, ndërmjet të tjerave, diskutuam edhe për këtë. Atje ekziston tashmë një jurisprudencë e konsoliduar e Gjykatës së Strasburgut, e cila ka marrë disa vendime në këtë aspekt për rastet nga vendet e Lindjes, për shembull, nga Bullgaria dhe Rumania. Tjetër qëndrim mbahet ndaj shpronësimit individual, kundrejt së cilit do të vlente plotësisht formula që shpronësimet e pronës private mund të bëhen vetëm për interes të domosdoshëm publik dhe kurdoherë kundrejt një shpërblimi të plotë të tyre. Tjetër qëndrim mbahet në rastet kur është bërë, të themi, reformë ose kur është prekur prona në kuadrin e një reforme tërësore ekonomike. Është pranuar në parim kompensimi, duke e lënë të hapur rrugën që shteti, në perspektivë, nëpërmjet legjislacionit të përshtatshëm dhe rrugës gjyqësore, të kompensojë në rrjedhën e kohës sa më shumë që të jetë e mundur. Në këtë kuadër, Strasburgut i është bërë një kërkesë edhe nga Shqipëria, nga Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve “Pronësi me drejtësi”. 241 Kërkesa ka mbetur pezull 241 Kjo shoqatë kishte paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese me objekt

158 vetëm për një fakt procedural: ajo është paraqitur përpara se Shqipëria të ratifikonte protokollin 11, në lidhje me gjykatën permanente 242 , ndërkohë që shumë anëtarë të Gjykatës atje mendojnë se kërkesa ka një thelb racional për t’u zgjidhur. Atëherë, për të mos u zgjatur, unë do të propozoja një formulim të thjeshtë, vetëm si hipotezë pune, duke pasur parasysh dhe ruajtur pikërisht konceptin e shpronësimit individual me kompensim të plotë: “Të gjitha shtetëzimet, ose shpronësimet e pronës private pa kompensim, janë të pavlefshme”. Meqenëse kompensimi në vlerë të plotë është i pamundur menjëherë, se ndryshe do të ishte sinonimi i një lloj revolucioni agrar, atëherë do të nxirreshin ligje për të bërë një kompensim fizik në maksimum. Sipas këtij formulimi, restituimi është i implikuar; dua të them, në qoftë se një akt është i pavlefshëm atëherë personi i interesuar ka të drejtë, në bazë të ligjit, të kërkojë në gjykatë masën e mundshme të kompensimit. Me ligj shteti mund të përcaktonte një masë kompensimi 20-50%, për të mos lejuar lëkundje të forta. Në këtë sens dua të them se restitucioni është i implikuar dhe nuk jam i mendimit që të shkruhet në Kushtetutë fjala “kthehet”, sepse, në radhë të parë, nuk do të zbatohej, në radhë të dytë, do të krijonte përplasje shumë të mëdha. Mendoj se kjo hipotezë pune mund të vlente. (replika të pakuptueshme) Leontiev Çuçi: Edhe njëherë, po qe e mundur. Kristaq Traja: “Shpronësimet kolektive të pronës private pa kompensim janë të pavlefshme”. shfuqizimin e ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, ligjit nr. 7699, datë 21.4.1993 “Për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve të tokës bujqësore”, si dhe shfuqizimin e neneve 5, 12, 13, 14, 17, 19, 23, 25 e 26 të ligjit nr. 7698, datë 15.4.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”. Pas shqyrtimit të kërkesës, në datën 14.9.1994, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e saj. Shoqata iu drejtua më pas Gjykatës së Straaburgut. (Shënimi i red.) 242 Protokolli 11, që ka hyrë në fuqi më 1 nëntor 1998, vendosi një riorganizim të sistemit gjykues që më parë përbëhej nga Komisioni dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Tashmë këto 2 institucione janë shkrirë në një të vetëm që është Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Gjithashtu, ky Protokoll hoqi edhe rolin vendimmarrës të Komitetit të Ministrave. (Shënim i red.)

159 Sabri Godo: Unë jam i sigurt se në Strasburg kanë parasysh reformat që janë bërë në vendet demokratike dhe jo reformat që janë bërë në vendet e diktaturës. (replika të pakuptueshme) Spartak Ngjela: Nuk është fjala nëse ata e kanë ose jo eksperiencën tonë. Ne po bëjmë një Kushtetutë, e cila duhet të përfshijë në thelb një kompromis në lidhje me interesat e pronarëve të vjetër, të cilët deri tani kanë mbetur të pakënaqur. Për faktin se bota nuk ka pasur një traditë të tillë nuk do të thotë se ne duhet të heqim dorë nga kompromisi; ne duhet të bëjmë një kompromis të arsyeshëm nga ku të dalin të gjitha palët të fituara. Pandeli Majko: Zoti avokat, a e quani të pranueshme për kompromis çështjen e kompensimit? Spartak Ngjela: Si variant të dytë. Pandeli Majko: Pika tre bëhet: “Të gjitha aktet e shtetëzimit të pronës private të kryera pa kompensim duhet të rishikohen duke parashikuar kompensim sipas kritereve të përcaktuara në ligj”. Spartak Ngjela: Kjo është ajo që kemi. (replika të pakuptueshme) Spartak Ngjela: Kriteret marrin më pas karakter, ato i vendos shumica parlamentare dhe pronarët nuk ma ha mendja të kenë shumicën parlamentare. Pandeli Majko: “Shpronësimet e pronës private mund të bëhen vetëm për një interes të domosdoshëm publik dhe kurdoherë kundrejt një shpërblimi të plotë të tyre”. Spartak Ngjela: Kjo nuk duhet të renditet e katërta, por duhet të kalojë përpara të tretës që u lexua pak më lart. Petrit Kalakula: Në pikën katër të propozimit tuaj, zoti Majko, ju thoni që shpronësimet e pronës private mund të bëhen vetëm për një interes të domosdoshëm dhe përkundrejt një shpërblimi të plotë të tyre, kurse tek pika tre flisni për kompensim, masa e të cilit do të përcaktohet me ligj. A nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën?

160 Pandeli Majko: Jo, sepse, në pikën e katërt bëhet fjalë për një shpronësim të pronës private për interesa publike, që do të kryhen në të ardhmen. Kurse në pikën e tretë bëhet fjalë për një shpronësim të kaluar, të përmasave të mëdha si, p.sh, për reformën agrare. Petrit Kalakula: Për mendimin tim reforma agrare është bërë për interes publik. Arben Imami: Ju Petrit jeni për kthim apo kompensim të plotë? Petrit Kalakula: Jam për kthim ose kompensim të plotë. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Atëherë, fjalën e ka zoti Çuçi. Leontiev Çuçi: Po e nis diskutimin nga kompromisi që ngriti zoti Ngjela. Ta nisim me fillimin e kompromisit. Rikthimin e kompensimin e njohim të gjithë, sepse efektivisht kështu është bërë dhe nuk ka pse ta mohojmë. Më duket se kjo është një pikë kompromisi. Pika që është më e diskutueshme, të cilën e trajtoi zoti Traja, ka të bëjë më masën e kompensimit. A është e pranueshme që t’i lidhim këmbët vetes me kushtetutë me logjikën e situatës shqiptare, në një kohë kur mungojnë të dhënat statistikore apo informacioni? Përveç aspektit të shenjtëruar të pronës, atij moral e social, restituimi ka edhe aspektin material e financiar, që lidhet me mundësitë materiale e financiare që mund të marrë përsipër shoqëria për të bërë kompensimin. A ekziston mundësia që ne sot t’i japim përgjigje këtij problemi me këtë shkallë informacioni, duke e përcaktuar të themi në mënyrë të shprehur, se kompensimi do të jetë i plotë? Por, me sa po kuptoj unë, ekziston një farë mëdyshje tek anëtarët e Komisionit që varion ndërmjet kompensimit dhe rikthimit. Në lidhje me përcaktimin e masës së kompensimit, unë ndjek logjikën sipas së cilës përcaktimi i masës së kompensimit të lihet i hapur me qëllim që ai të bëhet edhe i plotë, në qoftë së ekzistojnë mundësitë. (replika të pakuptueshme) Sabri Godo: A ka mundësi të vendosim një parim bazë, si gur themeli në këtë çështje, duke thënë që prona do të kthehet ose do të kompensohet, pasi unë them se nuk ka të djathtë aq të marrë sa që t’i

161 vënë traktorin apartamenteve ose ndërtesave të ndryshme që janë ndërtuar mbi pronat e tyre. Petrit Kalakula: Për t’i prishur jo, por banorët që janë bërë pronarët e rinj të ndërtesave të ngritura mbi pronat e ish-pronarëve të paguajnë vleftën e tokës. (replika të pakuptueshme) Sabri Godo: Këtë problem duhet ta zgjidhë ligji. Ne këtë nuk e zgjidhim dot, sikur edhe tre vjet mbledhur të qëndrojmë. Nga ana tjetër, kushtetuta nuk merret me kaq detaje. Le të aprovojmë në parim një formulim, i cili të kthejë pronat atje ku është e mundur të kthehen, pjesa tjetër të kompensohet brenda masës që është e mundur të kompensohet. E përsëris, aprovojmë një parim të tillë dhe, më tej, ia lëmë parlamentit të bëjë ligjet për rregullime të mëtejshme. Spartak Ngjela: Kompensimi të jetë i plotë, zoti Godo. Genc Ruli: Duhet të mbajmë parasysh se interpretimi i tekstit tim përfshin kompensim në vlerë të plotë jo vetëm për shpronësime ose shtetëzime në lidhje me tokën bujqësore, për të cilën nuk u dha asnjë kompensim, kur u bë në kuadrin e reformës agrare, por edhe për ato shtetëzime për të cilat jepeshin kompensime simbolike, siç është rasti kur merrej një shtëpi dhe bëhej një kompensim me një vlerë simbolike prej 30.000 lekësh të vjetra, etj. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Mendoj se kemi të bëjmë më një çështje e cila duhet të zgjidhet me kompromis politik. I tillë ishte, për shembull, kompromisi i madh amerikan për përfaqësimin në Kongres të shteteve pavarësisht nga numri i popullsisë dhe madhësia e territorit. 243 Meqenëse çështja e pronës do të bëhet me kompromis, le të vendosim njëherë për parimin, i cili, sot dhe në të ardhmen, të na sigurojë se nuk do të ketë më shpronësime, individuale ose kolektive, si në të kaluarën. Në qoftë se do të kërkojmë kompromis në formën e një shkëmbimi të tillë si “unë të jap kushtetutën, ti më jep tokën”, ky nuk është kompromis! 243 Është fjala për njërën nga dhomat e Kongresit Amerikan, në të cilin shtetet amerikane përfaqësohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga ndryshimet në popullsi dhe në territor. (Shënim i red.)

162 Spartak Ngjela: Kompromisi është integrim interesash, nuk është teori. Këtu janë dy shtresa sociale që kanë interesa të ndryshme. Ju jeni përfaqësues. Do të bëni kompromis në funksion të interesit të shtresave; s’ka këtu “më jep këtë, të jap atë”! Pandeli Majko: Hajde negociojmë. Spartak Ngjela: Në qoftë se je përfaqësues shtresash. (replika të pakuptueshme) Spartak Braho: Por realisht këtu nuk ka përfaqësues shtresash. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Edhe njëherë, propozimi im është që të biem dakord për nenin 34, i cili të ketë elementët bazë të të drejtës së pronës dhe të trashëgimisë, si dhe mbrojtjen e saj nga arbitrariteti i shtetit, duke përfshirë kompensimin e plotë në rast shpronësimi të saj për interesa publike. Pasi të miratojmë këtë, planifikojmë një nen 34/1, i cili të merret me çështjen e shtetëzimeve dhe të shpronësimeve kolektive që janë bërë pa pëlqimin e pronarëve dhe pa kompensim të plotë. Në një seancë tjetër le të diskutojmë për propozimin e zotit Kalakula, të zotit Majko, të zotit Traja, si dhe për ndonjë propozim tjetër. Sigurisht, ne nuk do të jemi në gjendje t’i kthejmë njerëzve vitet e burgut apo jetën e humbur. Ky është një ligj që ndërton bazat e shtetit për sot dhe për nesër. Pra e lëmë të hapur këtë çështje për një mbledhje tjetër, për të ndjekur njëkohësisht edhe mendimin e zotit Godo për t’u konsultuar edhe me specialistët evropianë, të cilët kanë shfaqur dëshirën e tyre dhe janë të gatshëm për të na ndihmuar në këtë çështje kaq delikate. Ne, zoti Godo dhe unë, i kemi bërë ftesë ekspertëve të shquar evropianë që të vijnë këtu dhe ta shqyrtojnë nga afër këtë problem. Sabri Godo: Unë një gjë dua të them dhe këtë e kam më tepër si një deklaratë personale. Në këtë pikë duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme për të rënë dakord, pasi unë jam kundër mendimit të ndonjërit, se në qoftë se nuk e zgjidhim në Komision ose në parlament, e kalojmë në referendum. Prandaj duhet medoemos të vrasim mendjen për të rënë dakord në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave. Unë sugjeroj që në Kushtetutë të thuhet: “Pronat do të kthehen dhe do të kompensohen”. Ky do të ishte

163 rregullatori. Sigurisht, nuk mund të kthehet toka, mbi të cilën është bërë një shkollë ose një pallat banimi; këto toka do të kompensohen. Kjo do të përcaktohet me ligj. Pra, fillimisht të përcaktojmë parimin bazë për kthimin dhe kompensimin e pronave. Nuk është e drejtë të quajmë të mirëqenë këtë “katrahurë” që është bërë deri tani me pronat, vetëm duke u angazhuar se këtej e tutje nuk do të lejojmë një gjë të tillë të ndodhë prapë. Duhet medoemos t’i kthehemi rregullimit të kësaj çështjeje. Unë nuk jam dakord me ato që thuhen këtu se vitet e burgut nuk mund t’i kthehen një ish të persekutuari. Nuk mendoj se krahasimi është i saktë. Koha ikën e s’kthehet, por prona mbetet. Prona s’lëviz nga vendi. Pra, kemi të bëjmë me dy nocione krejt të ndryshme. Arben Imami: Dakord, ka ndryshim. (replika të pakuptueshme) Sabri Godo: Nga ana tjetër, është ndjekur kriteri se, aty ku nuk biem dakord, parlamentit do t’i paraqiten dy variante. E ndoshta do të vemi me dy variante deri në referendum. Por kjo çështje nuk mund të shtrohet në referendum. Haxhi Aliko: Çështja është se Kushtetuta do të miratohet me referendum. Sabri Godo: Kushtetuta po, por nuk mund të dalim me dy variante për këtë çështje: E doni ju pronën private apo jo? Haxhi Aliko: Jo në këtë mënyrë. Pandeli Majko: Unë mendoj që ne duhet të vendosim këtu për fillimin e zgjidhjes së këtij problemi duke arritur një kompromis. Sabri Godo: Fillimi është ky që jemi duke diskutuar. Pandeli Majko: Edhe arritja e kompromisit nuk është veçse një fillim, sepse, unë mendoj se kemi mjaft rrugë për të bërë në këtë drejtim. Unë personalisht jam si për kompensim në vlerë, ashtu dhe për kompensimin fizik. Pra, kur të shqyrtohet ligji përkatës në parlament, unë do të jem kundër variantit që ish-pronarët t’u mbeten vetëm “letrat me vrimë”. Sigurisht, do të zbatohen standarde të përcaktuara. Megjithatë, diskutimi dhe negocimi i kësaj çështjeje do të kërkojë kohë.

164 Spartak Ngjela: Për kalendat greke thua ti? Pandeli Majko: Jo për kalendat greke, avokat. Projektligji do të vijë shumë shpejt. Arben Imami: A jeni dakord me nenin 34, me formulimin si vijon: “1. E drejta e pronës dhe e trashëgimisë janë të garantuara. 2. Askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht prona e tij. 3. Shpronësime të pronës private mund të bëhen vetëm për një interes të domosdoshëm publik, kurdoherë kundrejt shpërblimit të plotë të tyre”. Ligoraq Karamelo: Tek pika e tretë, mos duhet shtuar edhe fjala “social”, pas fjalëve “për një interes të domosdoshëm publik”? Arben Imami: Interesi publik e përfshin edhe atë social. Sabri Godo: E drejtë. (replika të pakuptueshme) Petrit Kalakula: Ka rëndësi shumë të përcaktohet se cila është prona që ne duam të parashikojmë në Kushtetutë. Nuk është e qartë se cili është pronari legjitim në Shqipëri. Pandeli Majko: Pikërisht për këtë arsye e ndryshuam pikën një dhe u fut edhe e drejta e trashëgimisë. Kështu garantohet më mirë e drejta e pronës. Petrit Kalakula: Dakord, por dikush ka vjedhur ose ka grabitur një pronë dhe, më tej, këtë pronë e trashëgojnë trashëgimtarët e tij në mënyrë të ligjshme, duke ju njohur dhe garantuar me Kushtetutë e drejta e pronës, pasi prona i rrjedh nga trashëgimia. Vladimir Metani: Hajduti nuk bëhet kurrë pronar. Petrit Kalakula: Më fal, zotëri. Ai bëhet pronar se ka bërë shtëpinë në tokën që ka “grabitur” dhe do t’ia njohësh ti pronën, si shtet. Për sa i përket nenit me tre pika, që u përmend më lart, nuk ka kuptim pa një pikë të katërt. Unë mendoj që ia vlen të harxhojmë më shumë kohë për këtë problem. Është e qartë që këtu janë përvijuar dy qëndrime. Një

165 qëndrim është projekti që kemi paraqitur ne 244 , ndërsa qëndrimi tjetër është projekti që keni paraqitur ju, zoti Majko. Pandeli Majko: Unë mendoj që duhet të dallojmë konceptet dhe jo qëndrimet. Petrit Kalakula: Dëgjo, koncepti nuk është aq i ngurtë. Ata që quhen feudalë, 14.000 hektarë kanë pasur; nga 750.000 hektarë toka bujqësore, ata kanë pasur vetëm 14.000 hektarë dhe kthimi i tokës ish- pronarëve nuk është ndonjë tragjedi e madhe për shkak, siç thuhet, të konflikteve sociale që do të krijohen. Po t’i hyjmë diskutimit, unë mendoj se ka forma që edhe fshatarët të mos ngelen pa tokë. Nuk jam që fshatarët të lihen pa tokë, siç spekulohet nga disa. Arben Imami: Këtu po diskutojmë për tokën, jo për statistikat. Po diskutojmë për të drejtën dhe jo për statistikat. Petrit Kalakula: Unë mund t’ju sjell argumente që kompensimi i plotë fizik është krejt i mundshëm. Mund t’ju sjell shembuj. Prandaj them ta vazhdojmë diskutimin për këtë problem e jo thjesht të vendosim një nen, i cili nuk është i qartë, por evaziv. Arben Imami: Ai nuk është evaziv. Neni në fjalë nuk rregullon këtë çështje që ju po diskutoni, por nuk është evaziv. Ai është i qartë dhe rregullon diçka tjetër. Petrit Kalakula: Pa rivendosur të drejtën legjitime të pronës, nuk mund të themi se e kemi rregulluar çështjen e pronës. Unë kështu e gjykoj. Sabri Godo: Unë nuk shoh asgjë kontradiktore në propozimin që bëhet. Kemi një nen këtu me katër pika. Për tre pika biem dakord. Sigurisht, pika e katërt që nuk është diskutuar ende mund të lëkundë edhe tre pikat e tjera në rast se nuk trajtohet dhe zgjidhet si duhet. Pandeli Majko: Megjithatë unë mendoj që zoti Kalakula mund të vlerësojë edhe faktin se sot, për herë të parë në këtë tryezë, është folur nga mazhoranca për kompensim fizik. Deri më sot, zoti Kalakula, as PD-ja nuk e ka hedhur këtë si tezë. 244 Projekti i paraqitur nga Sabri Godo, Petrit Kalakula dhe Genc Ruli. (Shënim i red.)

166 Petrit Kalakula: Ç’më përmend PD-në mua! Kam dalë me kohë prej PD-së. Haxhi Aliko: Zotërinj, desha të di për atë propozimin që ju dhashë. Ç’mendim keni ju dhe ekspertët? Meriton të futet, apo jo? Arben Imami: Ju shtroni një problem të ri që ne mund ta ridiskutojmë: nëse duhet futur në Kushtetutë çështja e shitjes, blerjes dhe e dhënies me qira të tokës. Sabri Godo: Kjo është punë e zgjidhur. Nuk ka asgjë të keqe ta futim, veçanërisht në qoftë se parashikohet edhe në Kushtetutat, si dhe në qoftë se ato që janë shkruar deri tani nuk e nënkuptojnë këtë. Ne duam ta themi më qartë akoma, le ta vëmë. Haxhi Aliko: Atëherë, ç’mendim ka? Arben Imami: Të bëj një pyetje? Kur themi: “E drejta e pronës është e garantuar”? (zëra): Të gjithë elementët përfshihen. (replika të pakuptueshme) Haxhi Aliko: Po, ekspertët austriakë që e kanë shkruar nuk e dinë këtë gjë? (replika të pakuptueshme) Krenar Loloçi: Ata kanë zgjedhur këtë rrugë për t’u shprehur, ndërkohë që ka me dhjetëra kushtetuta të tjera që janë mjaftuar, së pari, me sanksionimin e “të drejtës së pronës”, së dyti, me mbrojtjen e saj nga cenimet e shpronësimet, si dhe, së fundi, shpronësimet të bëhen vetëm për një interes publik dhe përkundrejt kompensimit të plotë. Haxhi Aliko: Mendoj të shtohen edhe ato që parashikohen nga Kushtetuta austriake. Arben Imami: Ta shqyrtojmë këtë propozim. Sabri Godo: Ky është një shpjegim plotësues. Për mua rëndësi ka interpretimi i pronës. Jonuz Begaj: Kërkoj konsensus për tri pikat e para. Më duket se ka konsensus për to. Për pikën e katërt nuk kemi rënë dakord, por ramë

167 dakord që ta diskutojmë më vonë. Kur të diskutojmë për pikën e katërt, mund t’i rikthehemi edhe tri pikave të para. Kështu kemi vepruar gjithmonë. Prandaj nuk bëjmë keq të biem dakord për tri të parat, duke bërë në këtë mënyrë një hap përpara. Engjëll Bejtaj: Kështu ramë dakord. Sabri Godo: Mund ta themi këtë për të lehtësuar zemrën. E vërteta është që pika e katërt është thembra e Akilit. Spartak Ngjela: Çështja është shumë e thjeshtë: “Gjithkush ka të drejtën të zotërojë një pronë, vetëm ose në bashkëpunim me të tjerët”. Kjo është e domosdoshme për t’u thënë, sepse kjo është gjendja aktuale. “Askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht prona e tij”. Kjo është gjendja aktuale. Është krijuar tashmë ky koncept dhe nuk mund t’i shpëtosh. “Shpronësimet e pronës private mund të bëhen vetëm për një interes të domosdoshëm publik dhe kurdoherë kundrejt një shpërblimi të plotë të tyre”. Në rregull deri këtu. Kjo pikë e tretë, i jep mundësi palës sonë 245 të kërkojë për pikën e katërt, pasi vetëm duke pranuar shpronësimin “kundrejt një shpërblimi të plotë”, është fjala për shpronësimet që do të bëhen në të ardhmen. Çështja shtrohet, ç’do të bëhet me shpronësimet e kryera më parë? Pra, nuk mund të pranohen këto tri pikat, pa i dhënë zgjidhje shpronësimeve të së kaluarës. Pikërisht ekzistenca e këtyre tri pikat nxjerr në pah pikën e katërt. Vetëm me formulimin: “Shpronësimet e pronës private mund të bëhen vetëm për një interes të domosdoshëm publik dhe kurdoherë kundrejt një shpërblimi të plotë të tyre”, nuk mund të zgjidhet çështja e shpronësimeve që janë bërë më parë. Pra, këto janë të lidhura me njëra-tjetrën. Duke bërë më vonë ndonjë përmirësim në ndonjërën prej këtyre pikave të para, mund t’i hapen dritat jeshile pikës së katërt. Arben Imami: Ato janë formulime që nuk mund të ndryshojnë, zoti Ngjela, për shkak se janë standarde ndërkombëtare. Spartak Ngjela: Po lëre, pra. Arben Imami: Tri pikat e para janë standarde ndërkombëtare. Këtu flitet për një çështje konkrete shqiptare. Për këtë çështje konkrete shqiptare, ne s’kemi gjetur konsensus. Këtë e lëmë hapur. 245 Përfaqëson forcat e djathta. (Shënim i red.)

168 Pandeli Majko: Vetëm pesë fjalë doja të thoja për avokatin: çfarëdolloj ligji që të bëhet - pas miratimit të paktën të këtyre tri pikave - çfarëdolloj ligji që do të bëhet në parlamentin ekzistues, ai do të mbajë parasysh këto piketa duke bërë edhe rregullimet përkatëse, por, sidoqoftë, nuk do të shkohet drejt qëndrimeve absurde! Spartak Ngjela: Ato nuk quhen kompromise. Problemi qëndron këtu: ato që janë marrë, sigurisht nuk janë në dorën tonë. Në dorën tonë është riparimi i padrejtësive që janë bërë dhe që kërkon një rregullim kushtetues, mbi bazën e të cilit të dalë ligji përkatës, pavarësisht se cila mazhorancë është në pushtet. Pra edhe një herë, tri pikat e para japin hapësirën për të formuluar të katërtën. Kemi arritur një kompromis të plotë, kur kemi thënë se e njohim restituimin. Deri këtu kemi arritur, e njohim restituimin. Leontiev Çuçi, Zamira Çaka: Njohim edhe kompensimin. Pandeli Majko:Edhe atë fizik, madje, i cili u deklarua për herë të parë. Spartak Ngjela: Edhe atë fizik, që për herë të parë u deklarua. Zamira Çaka: Atëherë, çfarë ka mbetur? (replika të pakuptueshme) Spartak Ngjela: E pra, megjithatë, kanë mbetur disa gjëra të vogla. Problemi qëndron se ju duhet të bëni një studim në këtë drejtim. Unë nuk them që ju të mos keni ngarkesë politike, por bëni fillimisht një studim, se mos ndoshta, edhe në reformën tuaj ekonomike, kjo ju ndihmon në prosperitetin ekonomik. Duhet parë edhe kështu: ndihmon kjo në prosperitetin ekonomik të Shqipërisë, apo dëmton? Pandeli Majko: Ndihmon. Spartak Ngjela: Epo bukur fort, atëherë, e kemi të zgjidhur problemin. Ky qenka fenomen pankombëtar, është në interes të të gjithë shoqërisë, jo vetëm të kësaj shtrese të vogël që thoni ju. Sabri Godo: Mirë, ne do të përpiqemi ta zgjidhim këtë, jo fjalë për fjalë, por shkronjë për shkronjë duke rënë dakord. Ta hamë një çikë e nga një çikë. Unë mendoj se ky problem ndoshta mund të na kthjellohet diçka më mirë, kur të vemi atje në Lezhë, apo jo?

169 Pandeli Majko: Dakord, por po vajtëm në Lezhë do kërkojnë pronat e Skënderbeut atje! (replika të pakuptueshme) Sabri Godo: Le të merremi tani me ato që kemi lënë. Arben Imami: Kreu VI bën përpjekje për të vendosur në Shqipëri një institucion të ri, për të cilin në përgjithësi ka konsensus sot: ky është Ombudsman-i 246 . Në fakt, ne kemi të gatshëm një projektligj për Ombudsman-in që do ta diskutojmë këto dy-tre ditë së bashku me organizatat jo-qeveritare dhe organizmat ndërkombëtare. Parimet kryesore që janë hedhur në këtë Projektkushtetutë janë nxjerrë nga ai projektligj. Le të diskutojmë fillimisht në parim. Disa mund të jenë kundër pasqyrimit të këtij institucioni në Kushtetutë. Ideja është që institucione themelore, si Kontrolli i Shtetit, Avokati i Popullit, etj, të pasqyrohen në Kushtetutë në mënyrë që të garantohet ekzistenca dhe përmbajtja e tyre nga “reprezaljet” politike në të ardhmen. Fjalën e ka zoti Majko. Pandeli Majko: Unë jam parimisht dakord që Avokati i Popullit të parashikohet në Kushtetutë, por për zgjedhjen e tij parashikohet një parlament dydhomësh, me të cilin unë nuk jam dakord. Arben Imami: Këtë e bisedojmë më pas, nuk është problem pasi sido që të jetë parlamenti, njëdhomësh ose dydhomësh, ky në fund të fundit do ta zgjedhë Avokatin e Popullit. Atëherë, meqenëse parimisht nuk kemi ndonjë problem, fillojmë me nenin e parë. 247 Pandeli Majko: Këtë “vetë” në pikën e tretë mund ta heqim. Dihet që vetë do ta paraqesë. Petrit Kalakula: Unë kam një pyetje për specialistët. Parimisht jam dakord, por me sa di unë, për shembull në Itali, e kanë ndryshe. Ai funksionon mbi bazë rajonale. Mos është më efektiv në këtë mënyrë? 246 Termi që përdoret në vendet skandinave për Avokatin e Popullit. (Shënim i red.) 247 Neni i parë i Kreut VI “Avokati i Popullit” parashikonte: “1. Avokati i Popullit mbron liritë dhe të drejtat e njeriut nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme të organeve të administratës publike. 2. Avokati është i pavarur dhe përgjigjet vetëm përpara Kuvendit. 3. Avokati i Popullit ka buxhetin e tij, projektin e të cilit e paraqet vetë në Kuvend”.

170 Arben Imami: Avokati i Popullit ose Ombudsman-i e ka fillimin në Suedi, që nga shek. XVIII, dhe për here të parë është institucionalizuar në Kushtetutën e 1809-ës. Prej këtej është shpërndarë fillimisht në vendet skandinave, e pastaj, edhe në vende të tjera. Pas rënies së murit të Berlinit, ai u përhap edhe në demokracitë e reja të Lindjes. Ka vende, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk kanë fare një institucion të tillë. Ka vende të tjera që ndërtojnë një institucion të mbështetur tek një njeri i vetëm, që është Avokati i Popullit ose Ombudsman-i. Është edhe praktika angleze, sipas së cilës ka disa avokatë të popullit ose komisionerë, siç i quajnë në Angli, të ngarkuar me detyra për fusha të veçanta të administratës publike. Atje ka rreth 20-25 komisionerë, që pikërisht bëjnë rolin e vëzhguesit dhe të mbrojtësit të të drejtave të njeriut në fusha të veçanta. Ekziston edhe praktika italiane, që Avokati i Popullit ngrihet e funksionon në nivel rajonal. Projektligji që do të diskutojmë, mendoj se duhet të ndjekë hullinë e përgjithshme, që është ajo e veshjes së autoritetit të Ombudsman-it tek një njeri i vetëm. Aty kemi bërë përpjekjen për të ndërthurur edhe elementë të traditave të tjera, duke futur edhe përfaqësues lokalë, kur kjo është e nevojshme. Për sa i përket mënyrës së funksionimit, procedurave, etj., mendoj se do të trajtohen në ligjin e veçantë. Ekzistenca e më shumë se një Ombudsman-i kam përshtypjen se do ta copëzonte detyrën dhe mesazhin e këtij institucioni, të cilat shpeshherë e kapërcejnë momentin thjesht administrativ. Genc Ruli: Ju doni një njeri të vetëm apo… . Arben Imami: Kuptohet, jo një njeri të vetëm, por një njeri tek i cili investohet, të cilit i vishet autoriteti i Avokatit të Popullit. Jonuz Begaj: Edhe këtu përmendet Senati. Nuk dua të prek nenet që kanë të bëjnë me Senatin. Këtu flitet për “Kuvend”, përse të mos themi “Kuvend Popullor”? Arben Imami: Dakord, mund të shtohet “Popullor”. Në thelb, është e njëjta gjë. Por këtu është fjala për një vërejtje, që u bë prezente herën e shkuar dhe me të drejtë. Tek dispozitat e Avokatit të Popullit janë futur elementë të parlamentit dydhomësh, në një kohë kur ende nuk është diskutuar çështja e dhomave. Ne do ta bëjmë këtë kapërcim kësaj radhe, miratojmë institucionin në përgjithësi, veçanërisht ato

171 elemente që nuk lidhen me natyrën e legjislaturës, një ose dydhomëshe, duke e lënë diskutimin për këtë të fundit kur të flasim për legjislaturën. Këtu mund ta lëmë fare mirë “Kuvend Popullor”, ndërsa në kapitullin tjetër do të vendosim nëse do ta ruajmë këtë emërtim apo do ta quajmë thjesht “Kuvend”. Haxhi Aliko: Do më falni, por nuk më bën shumë entuziast përmbajtja e nenit 47 248 që vijon. Nuk e di nëse në Shqipërinë që po jetojmë sot, si dhe për mjaft kohë në të ardhmen, mund të gjendej një njeri i tillë, që të ishte i shkëputur nga të tëra këto anësi. Këtu jetojmë dhe e ndiejmë këtë. Kërkesa që të jetë i paanshëm, apolitik, etj., etj., nuk më duket se janë realiste. Nuk e di sa është e mundur që në Shqipëri të arrijnë të krijohen vërtet të tilla personalitete, që vërtet do kishin garancinë dhe sigurinë të realizonin një paanshmëri të plotë. Pra, dispozita në fjalë më duket si një zbukurim shumë i avancuar për mjedisin tonë, dhe kam frikë se mos fusim para kohe një zbukurim të tillë në Kushtetutë, i cili do na mbetet një zbukurim dhe gjithmonë do të na shqetësojë që e vumë para kohe. Më falni për këtë mosbesim, por kam një ftohtësi kur e lexoj këtë dispozitë, dhe më duket sikur duam që të vishemi me kostumin më luksoz që ekziston në botë, kur fare mirë mund ta kalojmë me një kostum tjetër më të thjeshtë. Arben Imami: Problemi është që kur është veshur ky kostum për herë të parë, njerëzit kanë qenë me shpata në duar. Domethënë, edhe ata që e kanë vënë, nuk e kanë vënë në një kohë kur trashëgonin një traditë të lulëzuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Këto janë institucione, të cilat kanë treguar që japin rezultat. Spartak Braho: Shqetësimi i Haxhiut më duket i drejtë; le të blejmë copën, kostumin e qepim më vonë. Duhet apo jo ta parashikojmë këtë institucion në Kushtetutë? Ajo që më shqetëson mua dhe për të cilën dua një mendim nga specialistët është: Cili do të jetë terreni ligjor, platforma ligjore, në bazë të të cilit do të punojë Ombudsman-i? E 248 Neni 47: “1. Avokati i Popullit zgjidhet nga Kuvendi me pëlqim të Senatit për një periudhë prej 7 vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje. 2. Avokat i Popullit mund të jetë çdo jurist, shtetas shqiptar, me vjetërsi në profesion jo më pak se 15 vjet. 3. Avokati i Popullit gëzon imunitetin dhe privilegjet e ministrit. 4. Avokati i Popullit nuk mund të bëjë pjesë në asnjë parti politike, të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore ose profesionale, dhe as të marrë pjesë në organizmat drejtuese të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare. Ai ushtron të drejtën si autor dhe mësimdhënës”.

172 dyta, thuhet që mbron të drejtat e liritë e njeriut. Ku dhe si do t’i mbrojë ato? E treta, ç’fuqi ekzekutive do të kenë ndërhyrjet e Ombudsman-it mbi ekzekutivin? Së katërti, a do të parashikojmë lidhje të këtij institucioni me institucione analoge ndërkombëtare? Së pesti, a do të ketë ky institucion një formulë organizimi të vetën, një rregullore, a një strukturë? Janë çështje mbi të cilat unë dua të kem një informacion sqarues sepse, pavarësisht nga ç’kemi dëgjuar lart e poshtë, është një gjë e panjohur. Arben Imami: Atëherë, t’i përgjigjemi pyetjeve apo të presim nëse ka pyetje të tjera? Zoti Ngjela ka pyetje. Atëherë, të dëgjojmë pyetjet fillimisht. Spartak Ngjela: Unë dua të di nga është marrë ky institucion dhe, e dyta, çfarë ndryshimi ka Avokati i Popullit nga një avokat normal, i cili çdo shkelje të të drejtave të njeriut nga administrata shtetërore e çon në Gjykatë Kushtetuese. Ekziston një Gjykatë Kushtetuese, e cila mban qëndrim për çdo shkelje që cenon të drejtat e njeriut. Pra, Avokati i Popullit plotëson ndonjë boshllëk që nuk e mbush dot Gjykata Kushtetuese, apo Avokati i Popullit është një element institucional që lidhet me parlamentin? E treta, nuk kuptohet qartë problemi i buxhetit të tij. Është privat apo është i varur nga buxheti i shtetit? Arben Imami: Ma merr mendja se Ombudsman-i e përgatit vetë projektbuxhetin që i përket institucionit të tij dhe e paraqet atë për miratim në parlament. Krenar Loloçi: Në 1993 dhe në 1994, Ombudsman -i nuk parashikohej në projektet përkatëse 249 , për arsyen e thjeshtë se dukej si një institucion që nuk kishte mjetet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e lirive dhe të drejtave. Sipas koncepteve tona që i kemi të rrënjosura thellë, mbrojtja e të drejtave dhe lirive realizohet në gjykatë, e cila lëshon një vendim të detyrueshëm për rivendosjen e një të drejte ose për anulimin e një akti të kundërligjshëm që cenon një të drejtë. Kohët e fundit, duke parë që edhe në mjaft kushtetuta të tjera të reja është parashikuar ky institucion, pavarësisht se tek ne 249 Është fjala për Projektkushtetutën e vitit 1993, si dhe për Projektkushtetutën që nuk u miratua në referendumin e organizuar në vitin 1994.

173 konsiderohet i pafuqishëm për nga mjetet që disponon, u pa e arsyeshme që të futej në Projektkushtetutë. Ombudsman-i është krijuar si institucion, veç të tjerave, për të ndihmuar e mbrojtur individët që nuk kanë mjetet e nevojshme financiare nga shkeljet dhe cenimet që u bën administrata publike të drejtave dhe interesave të tyre. Ky institucion mund të ketë degë të shtrira në të gjithë territorin, por edhe mund të mos ketë. Kjo ka të bëjë me organizimin e tij të brendshëm. Ombudman-i, pasi mbledh të gjitha të dhënat në lidhje me një shkelje të caktuar, përgatit materialin ndërhyrës ose një lloj parashtrese dhe ia paraqet njësisë a degës administrative përkatëse për të marrë masat për të rivendosur të drejtën në vend ose për të anuluar vendimin e lëshuar. Pra, ai ndërhyn, duke i kërkuar organit përkatës administrativ: “Ju zotërinj, përfaqësues të degës a njësisë përkatëse administrative, keni nxjerrë një akt i cili është i pavlefshëm pasi cenon një të drejtë të individit. Për këtë arsye, akti juaj administrativ është i pavlefshëm, duhet të shfuqizohet ose anulohet pasi vetëm në këtë mënyrë mund të rivendoset në vend një e drejtë e shkelur”. Ombudsman-i nuk mund të bëjë më shumë se kaq. 250 Pra, mjetet që ai ka në dispozicion e lënë atë në rolin e një ndërmjetësi. Në kushtet e Shqipërisë duket një çikë paradoksale, pasi, të themi të drejtën, është e pamundur që të ndërhysh në organet tona dhe t’i bindësh ata. Por sidoqoftë, është një mjet i tillë, që për shembull, në Danimarkë ose në Suedi ka filluar dhjetëra vjet më parë dhe efektet e veprimtarisë i ka sjellë më vonë. Efektiviteti i këtij institucioni përcaktohet nga një varg faktorësh si: niveli ekonomik i zhvillimit të vendit, shkalla e qëndrueshmërisë dhe e funksionimit të institucioneve, etj. Sa më të larta të jenë këto tregues, aq më i madh është roli i Ombudsman-it në një vend. Ndonëse ky institucion është i ri, mund të shikojmë disa ngjashmëri të tij me sektorin e kontrollit të përgjithshëm në organin e prokurorisë. Prokurori i kontrollit të përgjithshëm kishte të drejtë të shkonte për kontroll në një degë të administratës ose në një ndërmarrje dhe, kur 250 Avokati i Popullit ka të drejtë të vëjë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, ka të drejtë të bëjë padi në gjykatë, i drejtohet organeve më të larta administrative kundër qëndrimeve të padrejta të organeve të tyre më të ulta. E drejta më e fuqishme që ai zotëron është mundësia që ka për të raportuar e për t’u dëgjuar në Kuvend. (Shënim i red.)

174 konstatonte shkelje, i kërkonte drejtuesve të njërës ose të tjetrës, marrjen e masave për riparimin e gjendjes. 251 Spartak Braho: Por prokurori kishte të drejtë edhe të pezullonte një akt, që ai e gjykonte të paligjshëm. Krenar Loloçi: Dakord, por fjalën e kam tek ngjashmëria ndërmjet tyre. Sigurisht, ato nuk janë identike. Në këtë projekt është bërë përpjekje të sigurohet statusi i Ombudsman-it, si dhe t’i sigurohet një buxhet i domosdoshëm. Në vend të “Ombudsman”-it, në projekt është përdorur “avokat”, megjithëse në kuptimin e përditshëm mund të ketë një kuptim disi të ndryshëm. Megjithatë po të gjendet një fjalë tjetër, hajde ta zëvendësojmë. Spartak Ngjela: Çfarë zgjidh ky institucion? Krenar Loloçi: Për të zgjidhur, nuk presim të zgjidhë gjë në atë kuptimin që ne jemi mësuar. Spartak Ngjela: Prandaj po pyes. Ky nuk zgjidh gjë, sepse nuk ka kompetencë për të zgjidhur gjë. Krenar Loloçi: Kjo është natyra e tij. Nuk ka kompetenca detyruese. Spartak Ngjela: Në qoftë se do që ai të zgjidhi, jepi kompetenca atëherë! (replika të pakuptueshme) Krenar Loloçi: Po këtu është dallimi, zoti Ngjela. Edhe ne kështu e gjykonim më parë: përderisa ky s’ka mjete për të zgjidhur, përse na 251 Kontrolli që ushtronte më parë prokurori i kontrolli të përgjithshëm (1981-1990) shtrihej edhe mbi administratën dhe mund të realizohej edhe me kërkesë të individëve. Kur konstatonte shkelje, prokurori i drejtonte një parashtresë njësisë administrative, që i ishte nënshtruar kontrollit të prokurorit, duke kërkuar njësisë anullimin e aktit që shkaktonte shkeljen ose rivendosjen një të drejtë të shkelur. Edhe kërkimi që bënte prokurori nuk ishte detyrues për administratën. Në qoftë se kërkimi i prokurorit nuk respektohej, atëhere prokurori i drejtohej një hallke më të lartë të administratës për të ndërhyrë njësinë vartëse që të kryente veprimet që kërkoheshin në parashtresën e prokurorit. Pra, një farë tradite e ngjashme në këtë drejtim ekzistonte, e cila, gjithsesi, shërbeu si një bazë konceptuale e funksionale fillestare për institucionin e Avokatit të Popullit. (Shënim i red.)

175 duhet ky institucion! Por, megjithatë një institucion i tillë është parashikuar në të gjitha kushtetutat e Evropës. Arben Imami: Unë jam i mendimit që Avokati i Popullit ka mjete, jo nga ato që ne mendojmë se mund të ushtrohet detyrim shtetëror, që ne i konsiderojmë si tradicionale, por jo se i mungojnë mjetet. Në qoftë se ai bën një raport vjetor në Kuvend mbi gjendjen e respektimit të të drejtave të njeriut nga administrata shqiptare, sigurisht që do të sjellë pasoja. Në qoftë se bën një raport në Kuvend dhe i kërkon këtij të merren masa të caktuara, bën rekomandime dhe propozon masa konkrete, atëherë Kuvendi dhe organet e tjera përgjegjëse janë të detyruara të shqyrtojnë çështjet që ngrihen në raport. Mjafton edhe evidentimi e shqyrtimi i çështjeve e shkeljeve të vërejtura, edhe pse mund të mos përkrahen masat që propozohen, për të filluar të ndërgjegjësosh administratën publike për shkeljet që ajo bën. Ne mendojmë se vetëm një proces i ngadalshëm dhe hap pas hapi, mund të çojë në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, etj. Për sa i përket çështjes së buxhetit, padyshim që buxheti është buxhet institucioni i miratuar nga parlamenti, sikurse është vepruar, fjala vjen, edhe me Kontrollin e Shtetit. Jonuz Begaj: Edhe ky dashka pará... Arben Imami: Asgjë nuk bëhet pa para. Nuk rregullohen çështjet ndërmjet individëve, por rregullohen çështjet e individit në raport me administratën publike. Aty ku administrata publike shkel të drejtat e tij për shkaqe të ndryshme, vonesa, mospërgjigje, etj., ose përdorimi i dhunës, mbajtje më tepër se 48 orë në burg, në polici, etj., të gjitha këto përbëjnë objektin e punës së Avokatit të Popullit, i cili bëhet ndërmjetës dhe përpiqet të gjejë zgjidhje pa e çuar konfliktin deri në gjykatë, gjë që do të kërkonte kohë, shpenzime shuma më të mëdha dhe do të krijonte vetëm tension. Pra, përpjekja për të gjetur zgjidhje hap pas hapi - gjë që për ne, sidomos për mentalitetin tonë jugor, ballkanik, është e vështirë të perceptohet - është detyra e tij, është natyra e tij. Aktiviteti i tij ka dhënë rezultat edhe në vendet e Evropës Lindore, siç janë vendet Baltike, Polonia, Hungaria. “Avokat”-in e gjejmë në Rumani. Në Spanjë e gjejmë me emrin “Defensor” (mbrojtës). Jo vetëm ka shtrirje mbarë-evropiane tashmë, por ka filluar të ketë edhe rezultate. Në projektligjin që është përgatitur janë

176 parashikuar aparati i tij, mënyra e tij e funksionimit, e cila do të detajohet edhe me një rregullore të brendshme. Jemi në kontakt me organizmat që mbulojnë këtë çështje, kryesisht OSBE-ja, bile në fund të muajit do të ketë dhe një konferencë po për Ombudsman-in. Jemi në kontakt edhe me Ombudsman-in e Bashkimit Evropian. Projektin e kemi shpërndarë gjithandej. Ky projekt është një ndër projektet që duhet të përmbushë qeveria shqiptare. Në programin për reformat administrative dhe institucionale të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ky projekt parashikohet të financohet nga OSBE-ja. Ne si qeveri, kemi firmosur Reformën Institucionale të Administratës Publike me Bashkimin Evropian, i cili ndër të tjera përfshin edhe miratimin e Ombudsman-it. Ne mendojmë, që në bashkëpunim dhe me OSBE-në, ta bëjmë pak më shpejt këtë gjë. Arsyeja pse e trajtojmë këtu, është që të rregullojmë me Kushtetutë afatin e qëndrimit të tij në detyrë, imunitetet, si dhe disa të drejta të tjera me qëllim që të garantojmë këtë institucion nga ndërhyrjet e shumicave parlamentare, siç është vepruar në ndonjë rast me institucionet. Nuk e di nëse ka çështje apo pyetje të tjera? * * *

177 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 7 MAJ 1998 (NË LEZHË), ORA 09:00 (TEMA E DISKUTIMIT: AVOKATI I POPULLIT) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Haxhi Aliko, Jonuz Begaj, Spartak Braho, Zamira Çaka, Spartak Ngjela, Engjëll Bejtaj, Ligoraq Karamelo, Vladimir Metani (anëtarë), Genc Ruli, Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Arben Imami: Dje bëmë një takim me disa përfaqësues të OJQ-ve shqiptare. Merrnin pjesë përfaqësues të Këshillit të Evropës, të OSBE- së, etj. U diskutua lidhur me projektligjin për Avokatin e Popullit. OJQ-të shqiptare ishin realisht të interesuar për këtë institucion të ri. Mentaliteti ynë është ende i papërgatitur për ta perceptuar këtë. Është e vështirë të perceptohet roli dhe vendi i Avokatit të Popullit në një sistem, pa pasur shembuj paraprakë. Megjithatë, institucionet krijojnë traditë pasi fillojnë të funksionojnë. Cilët janë elementët që unë mendoj se janë të diskutueshëm? Ajo që dëshiroj të theksoj është se qeveria shqiptare ka marrë përsipër detyrimin ndaj donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare që ta përgatisë e ta paraqesë për miratim këtë ligj brenda një periudhe kohe nga një deri në dy vjet. Faktikisht, projekti është gati dhe mund të kalojë në parlament për dy deri tre muaj. Më tej, pas miratimit, donatorët do të fillojnë menjëherë të nxjerrin fonde për ngritjen e këtij institucioni. Problemi është, sipas mendimit tim, që institucionet që janë të rëndësishme në Shqipëri dhe që nuk duhet të dhunohen nga shumicat politike, të fitojnë garanci kushtetuese. Kjo do të thotë që politika nuk mund të ndryshojë njerëzit që janë në krye të këtyre institucioneve, pa pasur të paktën dy të tretat e vendeve tek legjislatura. Kjo është arsyeja që ne do të propozojmë që institucione si: Avokati i Popullit, Kontrolli i Shtetit, Banka e Shqipërisë dhe disa institucione të tjera, të pasqyrohen në Projektkushtetutë në mënyrë që të fitojnë garancitë e nevojshme. Atëherë, mbi këtë bazë, e veçanta që mund të kërkojë diskutim është afati i qëndrimit në detyrë të Avokatit të Popullit, e parë kjo lidhur me shumicat politike në parlament. Pra, kemi dy mundësi: t’i caktojmë

178 Avokatit të Popullit një afat katër ose pesë vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje, mënyrë që ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Avantazh mund të jetë se krijon vazhdimësi në kryerjen e detyrës, i shërbehet më mirë profesionalizmit. Një Avokat i tillë mund të qëndrojë deri në 20 vjet. Disavantazhi është se ai do të jetë i varur nga shumicat parlamentare. Mundësia e dytë parashikon një kohë më të gjatë të qëndrimit në detyrë të Avokatit të Popullit pa të drejtë rizgjedhjeje. Ky afat zakonisht varion nga gjashtë deri në tetë vjet. Në këtë projekt është paraqitur një afat shtatë vjeçar. Për mendimin tim, nuk ka ndonjë gjë tjetër të rëndësishme në lidhje me përmbajtjen e projektligjit. Projektligji ka disa elementë që do të diskutohen kur të vijë koha. E rëndësishme është që të garantohet mënyra e zgjedhjes dhe shkarkimit të tij, si edhe kriteret respektive. Këto ishin disa nga momentet që dëshiroja të evidentoja. Projekti është gati. Sigurisht ka edhe çështje të tjera të diskutueshme, si për shembull, çështja e përgatitjes së një raporti vjetor për të drejtat e njeriut në Shqipëri që do t’i paraqitej organizmave ndërkombëtare, por që nuk është bërë deri tani. Kemi vënë detyrimin, gjithashtu, që Ministri i Jashtëm të konsultohet me Avokatin e Popullit në lidhje më këtë raport, gjë që e bën të domosdoshme për qeverinë të bëjë një raport vjetor për të drejtat e njeriut në vend, duke marrë parasysh edhe aktorë të tjerë që punojnë në atë fushë. Ka edhe shumë elementë të tjerë që janë lidhur ngushtësisht me projektligjin. Është e rëndësishme që “Avokati i Popullit të ketë buxhetin e vet”, por, gjithashtu, po kaq i rëndësishëm është edhe vazhdimi: “...projektin e të cilit e paraqet vetë në Kuvend” 252 . Projektin e buxhetit për institucionin e tij nuk ia paraqet as Ministrisë së Financave, as qeverisë, por drejtpërdrejt Kuvendit. Ky projekt mund të pranohet, mund të mos pranohet. Kjo është tjetër gjë. Perikli Zaharia: A mund të bëj një sqarim? E para, shtrohet pyetja, duhet apo nuk duhet institucioni i Ombudsman-it për Shqipërinë? Duke pasur parasysh gjendjen në Shqipëri, duke pasur parasysh funksionin e Ombudsman-it, i cili është mbikëqyrës i administratës dhe i shërbimit civil 253 , duke pasur parasysh të gjitha çrregullimet që 252 Neni 46, pika 3: “Avokati i Popullit ka buxhetin e tij, projektin e të cilit e paraqet vet në Kuvend”. 253 Në termin “shërbimi civil” përfshihen punonjësit dhe funksionarët e administratës

179 vijnë nga ky shërbim civil në Shqipëri, çrregullime që ndikojnë në mosrespektimin e të drejtave të njeriut, mendoj se është e nevojshme më tepër se kurrë që të krijohet një institucion që të garantojë respektimin e të drejtave të njeriut nga administrata publike dhe nga shërbimi civil. E dyta, deri më sot e vetmja rrugë për të mbrojtur e respektuar të drejtat e njeriut është rruga e zakonshme, ajo nëpërmjet gjykatës. Krahas kësaj, në botë, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve është futur dhe një rrugë tjetër me më pak kosto, sipas së cilës qytetarët mund të kërkojnë dhe të realizojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre nëpërmjet Ombudsman-it. Kështu, në këtë mënyrë themelohet edhe një garanci tjetër për respektimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet Ombudsman-it. Duke pasur parasysh se forca e Ombudsman-it vjen nga parlamenti, pasi ai është pjellë e parlamentit, atëherë parlamenti duhet të jetë i përgjegjshëm për respektimin e të drejtave të njeriut duke vënë përpara përgjegjësisë administratën dhe shërbimin civil për shkeljet dhe cenimet e të drejtave dhe lirive të individit. Nisur edhe nga praktika e vendeve të Evropës Lindore që e kanë pranuar eksperiencën shumëvjeçare të vendeve të Evropës Perëndimore për themelimin e Ombudsman-it, i cili e ka zanafillën e tij në Suedi në vitin 1909, nuk duhet menduar se Ombudsman-i nuk ka mjete për të respektuar garantimin e të drejtave të njeriut. Më duket se në mbledhjen e mëparshme e kaluam pak përciptas çështjen se ku e gjen forcën Ombudsman-i dhe çfarë mjetesh duhet të ketë ai. Sigurisht, Ombudsman-i duhet të ketë mjetet e nevojshme. Vërtet që në themel të natyrës së punës së tij Ombudsman-i ka zgjidhjen paqësore të konflikteve, por pas kësaj zgjidhjeje paqësore, stadi tjetër lidhet me kërkimin e respektimit të këtyre të drejtave nga kjo administratë. Duke pasur parasysh që ne duam të themelojmë në Shqipëri një shërbim civil bashkëkohor, më duket se ky shërbim ka nevojë për një mbikëqyrës dhe parlamenti ka nevojë të ketë një ndërlidhës që të shikojë se sa respektohet një ligj i dalë nga ky parlament. Spartak Ngjela: Kam dy pyetje. E para, në këtë Kushtetutë a keni parashikuar gjykatë administrative? Perikli Zaharia: Nuk është përfunduar ende projekti. publike. (Shënim i red.)

180 Spartak Ngjela: Po Këshill Shteti? Perikli Zaharia: Jo. Spartak Ngjela: Po Gjykatë Llogarish, a është parashikuar? Genc Ruli: Po, por me emrin Kontrolli i Shtetit. Spartak Ngjela: Le të më përgjigjet eksperti, me qëllim që t’i vëmë pikat mbi “i”. Këto nuk janë parashikuar, atëherë çfarë do të mbrojë ky Avokat i Popullit, kur nuk është shkelur ndonjë e drejtë, të cilën ti ke të drejtë ta mbrosh në gjykatë; asgjë nuk ka fuqi më të madhe se sa një vendim gjykate. Më qartë: ju thoni që Ombudsman-i mbron të drejtat e mia ndaj shërbimit civil. Ato unë i mbroj në gjykatë dhe unë nuk kam përse t’i drejtohem Ombudsman-it, sepse ky nuk më rikthen dot në punë. 254 Vetëm gjykata, me vendimin e saj, të rikthen në punë. Atëherë, çfarë do të bëjë Ombudsman-i? E dyta, në qoftë se e kemi mendjen te shërbimi civil, të gjejmë së bashku “kllapat” se si mbrohet e drejta e nëpunësit. Diskutimi im u bazua në atë që tha eksperti, që Ombudsman-i mbron shërbimin civil. Krenar Loloçi: Nuk mbron shërbimin civil! Genc Ruli: Unë do të thoja se, fakti që Ombudsman-i është bërë pjesë e institucioneve të shumë vendeve, madje edhe të demokracive të reja, mund të ishte një argument më shumë në favor të asaj që ne nuk kemi pse ta përjashtojmë këtë institucion nga Projektkushtetuta. E dyta: çdo traditë ka një fillim, çdo institucion ka një fillim dhe kjo nuk duhet të na trembë. Unë mendoj që Ombudsman-i do të jetë një mbrojtës plotësues, së bashku me institucionet e tjera, i të drejtave të njeriut, por jo i nëpunësve ose i shërbimit civil në tërësi. Pozita e tij do të jetë specifike dhe jo thjesht i një OJQ-je ose shoqate, domethënë, pa një autoritet të mirëfilltë që të rrjedhë nga pushteti. Nga ana tjetër, në shumë aspekte, veprimtaria e Ombudsman-it afrohet pak a shumë me atë që bën deri diku deputeti, por nuk ka atë sfond politik dhe partiak që ka deputeti. Ndoshta me intuitë, më shumë se sa me argumente, për mentalitetin shqiptar, Ombudsman-i do të fillojë të preferohet si vend ankimi. Cilat janë mekanizmat që ka Ombudsman-i? Këto mekanizma në pamje të parë duken të privuara shumë nga forca. Dy janë 254 Është fjala për rastet e pushimit nga puna. (Shënim i red.)

181 mekanizmat që ai ka: identifikimin e shkeljes së të drejtave të njeriut - si nga ankimi i drejtpërdrejtë i personit të cenuar, ashtu dhe nga e drejta që ka për të hyrë në çdo zyrë dhe për të marrë dokumente e materiale të tjera - dhe denoncimin e një shkeljeje. Në fund të fundit, ngandonjëherë politika ndodhet më keq përballë denoncimeve publike që bëhen se sa përballë vendimit të një gjykate. Në parim unë jam që ky institucion të ketë edhe të drejtën të vendosë për diçka. Në lidhje me dy pikat që ngriti zoti Arben, që kanë të bëjnë me afatin, unë do të isha që Avokati i Popullit të ketë një afat të gjatë qëndrimi në detyrë. Ndoshta mund të diskutojmë të drejtën e rizgjedhjes, nëse duhet të jetë ose jo. Afati i tij është mirë që të mos përputhet me afatin parlamentar. Kjo jep vetvetiu pavarësi. Afati 7-vjeçar për mua jep më shumë garanci. A duhet t’ia mohojmë rizgjedhjen, apo jo? Unë them që absolutisht nuk mund t’ia mohojmë rizgjedhjen, me arsyetimin se i caktuam një afat të gjatë të qëndrimit në detyrë. Një njeri që e ka kryer këtë punë shumë mirë edhe mund të rizgjidhet. Ngushtimi dhe kufizimi vetëm në profesionin e juristit, për mua, do ta kufizonte jashtëzakonisht shumë aktivitetin e Avokatit të Popullit. Ombudsman- i nuk është thjesht një avokat në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Pa njohuri të mira në jurisprudencë, ai nuk mund ta bëjë dot këtë punë. Por, ai duhet të jetë një burrë i mençur dhe i urtë dhe me garanci morale drejtësie e kurajoje politike. Nga ana tjetër, ai është i rrethuar me një staf, i cili e ndihmon për hollësitë. Asnjëri nga ne këtu nuk është konstitucionalist i mirëfilltë, megjithatë ne po diskutojmë për Kushtetutën. Po të nisemi nga premisa të tilla, do ta përjashtonim veten nga diskutimi për Kushtetutën, por ne themi që kemi aq përgjegjësi dhe përvojë politike sa të diskutojmë për Kushtetutën dhe kemi edhe stafin, i cili, për ato gjëra që ne gabojmë, na orienton, madje na përgatit edhe materialet. Prandaj unë nuk mendoj se Ombudsman-i duhet të jetë vetëm jurist. Për sa i përket vjetërsisë, unë mendoj se ka mënyra për ta zgjidhur këtë. Kështu, ne mund të përcaktojmë një moshë nën të cilën një person nuk mund të zgjidhet Avokat i Popullit. Për shembull, mund të vëmë moshën 40 vjeç si kufi minimal, duke mos përmendur vjetërsinë. Pra, të mos e vëmë kërkesën se nevojitet mbi 15 vjet eksperience. Ndoshta mosha 45 vjeç mund të jetë më mirë. Me nenet e tjera jam plotësisht dakord; ata i

182 japin këtij institucioni kuadrin kushtetues që duhet të ketë.Sigurisht, ligji i posaçëm e detajon dhe e shtjellon më me hollësi funksionimin e tij. Sabri Godo: Unë e konsideroj këtë si një zyrë ku shtetasi mund të vejë të ankohet. Ne shqiptarët kemi një natyrë të tillë që duam një vend ku të qahemi. Mirëpo më duket se është me shumë rëndësi çështja nëse do të ketë gjykatë administrative dhe struktura të tjera kushtetuese që do të merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilat të marra së bashku mund të krijojnë konfuzion. Arben Imami: Më falni zoti Godo që ju pres fjalën, por unë kam disa materiale për këtë çështje të cilat mund t’i konsultojnë të gjithë. Dua të them se, pavarësisht nëse gjykata administrative del më vete ose qëndron brenda sistemit të gjykatave të zakonshme, në të dy rastet, kjo nuk ka lidhje me ekzistencën e Ombudsman-it. Domethënë, e para, nuk ka ndonjë korrelacion midis tyre; e dyta, Ombudsman-i nuk mund të ndërhyjë pasi është dhënë një vendim gjyqësor dhe, e treta, Ombudsman-i nuk merret vetëm me çështje të natyrës administrative. Ai merret me mbrojtjen e lirive e të drejtave të shtetasve nga veprimet administrative, por jo vetëm e thjesht në sensin e shërbimit civil, por edhe nga shkeljet në polici, në gjykatë, në burg, të të drejtave dhe lirive, si liria për jetën, e drejta për të mos iu nënshtruar torturës, etj. Për të gjitha këto, Ombudsman-i mund të përdorë mjetet që përmendi zoti Ruli. Sigurisht, ne të gjithë kemi në kokë ide për të krijuar një gjykatë administrative, një Këshill Shteti, etj. Por këto janë çështje që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me institucionin e Ombudsman-it. Vendet që kanë Ombudsman ose institucione të ngjashme janë Austria, Belgjika, Kanadaja, Qiproja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Britania, Greqia, Islanda, Irlanda, Italia, Malta, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Suedia, Zvicra, Spanja dhe SHBA. Këtu përfshihen gjithashtu edhe Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Gjeorgjia, Hungaria, Kazakistani, Kirgistani, Lituania, Letonia, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Taxhikistani, Turkmenistani, Ukraina dhe Uzbekistani. Në grupin që nuk e kanë, përfshihen Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani dhe Bjellorusia. Në vitet ’70-të, institucioni i Ombudsman-it u përhap në formën e një vale në një pjesë të vendeve të Amerikës Latine që dolën nga regjimet diktatoriale, kështu që sot ne

183 mund të flasim për fenomenin e Ombudsman-it si një fenomen të përbotshëm. E ka fjalën zoti Çuçi, pastaj e ka zoti Begaj. Leontiev Çuçi: Zoti Imami, duke marrë shkas nga diskutimi i sotëm dhe nga ai i mëparshmi, të them të drejtën, do ta trajtoja problemin duke e orientuar më shumë në një plan pragmatik. Kjo do të thotë që, mbi bazën e të gjitha argumenteve që u dhanë, le të zgjidhim e përcaktojmë pa u zgjatur nëse do ta pasqyrojmë institucionin e Ombudsman-it në Kushtetutë, me qëllim që të kalojmë pastaj në diskutimet nen për nen. Unë personalisht jam që ky institucion të pasqyrohet, jo vetëm për të reflektuar e mbajtur parasysh përvojën dhe praktikën perëndimore, si dhe të vendeve të ish-kampit socialist, por edhe nevojën që ekziston në vendin tonë, e cili bazohet në mentalitetin shqiptar për të pasur një “kryeplak të madh”, si dhe rolin dhe rëndësinë që duhet të marrin të drejtat e njeriut në ambientin shqiptar. Jonuz Begaj: Unë nuk e dija se çfarë do të thoshte Çuçi, por ndaj të njëjtin mendim me të. Mendoj se diskutimet që janë bërë deri tani janë të mjaftueshme, prandaj të kalojmë në diskutimet nen për nen. Spartak Braho: Dëshiroj të theksoj edhe një herë atë që tha zoti Genc, se ka një përvojë shqiptare në këtë drejtim, sado primitive që mund të duket, ajo e kryeplakut. Ndoshta diskutimet sforcohen disi për shkak të emërtimit të këtij institucioni “Avokat i Popullit”, i cili në vetvete ka një lloj ngarkese. Sugjeroj që ky emërtim të ndryshohet dhe të gjendet një tjetër më i përshtatshëm. Jam i prirur gjithashtu të theksoj dhe diçka tjetër, faktin që krijimi i këtij institucioni do të realizonte një kontroll shoqëror të administratës, e pse jo, edhe të gjykatës. Pra, mbetem i mendimit që ne duhet ta vendosim edhe për këtë. Haxhi Aliko: Në mbledhjen e kaluar isha apriori kundër këtij kapitulli, që mendoj se vjen nga mosnjohja e kësaj fushe. Për fat të keq, kemi mangësi të mëdha në njohjen e aspekteve juridike të problemeve. Kështu, pasi reflektova vendosa të jem më pragmatist, në kuptimin se, pavarësisht nga vështirësitë e fillimit, ky institucion do të ishte mirë ta kishte vendin në këtë akt themelor të shtetit. Kjo bëhet edhe më e domosdoshme po qe se mbajmë parasysh faktin se Kushtetuta një herë bëhet. Le të jetë edhe ky në Kushtetutë, megjithëse mund të mos jemi plotësisht të ndërgjegjësuar sot. Genci

184 shtroi që Ombudsman-i të mos kufizohet vetëm te personat që janë juristë në profesion. Në rast se do të pranohet kjo ide, që persona me përvoja të ndryshme të bëhen Ombudsman, do të sugjeroja që në vend të emërtimit “Avokat i Popullit”, të përdorej një nga emërtimet si “kujdestar”, “i urtë i popullit”, “tutor”, duke mbajtur parasysh që edhe termi “avokat” nuk është përkthim ekzakt i fjalës “Ombudsman”. Sidoqoftë, në parim, jam dakord që të shtohet në Kushtetutë ky institucion që, në të ardhmen, është e sigurt që do të funksionojë. Zamira Çaka: Pa e zgjatur, edhe unë personalisht jam pro vendosjes së këtij institucioni në Kushtetutë. Në një farë mënyre ky organ do t’i shërbejë parlamentit, duke kontrolluar zbatimin e ligjeve nga ana e administratës, policisë, etj. Prandaj, edhe një herë, unë jam pro vendosjes së këtij institucioni. Vladimir Metani: Edhe unë jam dakord që në këtë Kushtetutë të zërë vend institucioni i Avokatit të Popullit. Por mendoj se emërtimi “Avokat i Popullit” mund të zëvendësohet me një emërtim tjetër. Duke biseduar me zotin Genci, menduam se mund t’i vihet një emërtim i tillë: “Kujdestar i lirive e të drejtave të njeriut”. Arben Imami: “Garant” ose “mbikëqyrës”. Sabri Godo: “Garant” nuk mund të jetë se nuk ka fuqi ekzekutive. Vladimir Metani: Ato që tha zoti Ngjela qëndrojnë: Avokati i Popullit nuk ka pushtet ekzekutiv. Sigurisht, ekzistenca e tij nuk i përjashton gjykatat, por, megjithatë, qytetari të cilit i është shkelur një e drejtë nga një organ i administratës shtetërore mund t’i drejtohet Avokatit të Popullit dhe çështja mund të zgjidhet pa shkuar në gjykatë, por duke rënë dakord të dy palët. Unë mendoj se një nga aspektet e punës së tij lidhet me zgjidhjen jashtëgjyqësore të një konflikti që është pasojë e shkeljes së një të drejte të njeriut nga administrata publike. Po të flasim për fuqinë e Avokatit, unë nuk e quaj të paktë paraqitjen e raportit të tij përpara Kuvendit Popullor. Këtë e quaj fuqi të madhe. Në qoftë se ky avokat, kujdestar, a si do të quhet, është serioz, i saktë dhe punëtor, duke organizuar dhe vënë në lëvizje stafin dhe kabinetin dhe, si rezultat, ai paraqet përpara Kuvendit Popullor një raport serioz me fakte konkrete të shkeljeve të të drejtave të njeriut, - unë këtë do ta quaja një moment kulmor pushteti. Fuqia e këtij raporti

185 nuk është e paktë. Këtë institucion unë e mbështes. Për sa i përket çështjes së moshës e të tjera të kësaj natyre, këto janë të diskutueshme e mund të rregullohen. Engjëll Bejtaj: Në mënyrë të dukshme këtu u mbështet ideja që Avokati i Popullit është i domosdoshëm ose më mirë të them i nevojshëm, se domosdoshmërinë e tij do ta tregojë koha. Edhe unë jam i mendimit që ky kapitull duhet të përfshihet në Kushtetutë. Ndoshta në momentin e tanishëm kemi një mbivendosje të funksionit të tij me funksione të organizmave të tjera, por koha do të përcaktojë funksionet dhe pozicionin real të tij. Për kaq eksperiencë sa kam unë si deputet, kam vënë re shumë raste kur një individ ose grup njerëzish, për një shkelje ose padrejtësi gjejnë mbështetje te deputeti. Mendoj që kjo bëhet, përveç të tjerave, pasi nuk ka një organ tjetër ku ata të drejtohen. Arben Imami: Më fal që të ndërpreva, po pikërisht për këtë fakt, në disa vende ai quhet “avokat parlamentar”. Engjëll Bejtaj: Duam që Kushtetuta të ketë jetëgjatësi. Në qoftë se nuk e vendosim tani Avokatin e Popullit në Kushtetutë, do të detyrohemi ta bëjmë një gjë të tillë në një moment tjetër, kur ne të gjithë të ndërgjegjësoheshim, por në atë moment do të ndesheshim me vështirësitë e procedurave kushtetuese për miratimin e futjen në Kushtetutë të këtij institucioni. Si përfundim, unë gjykoj që Avokati i Popullit të jetë në Kushtetutë. Spartak Ngjela: Nga rreshtat që lexojmë këtu, Avokati është një person politik, krejtësisht politik, ai është një avokat i mazhorancës. Kjo argumentohet me atë që ai rrëzohet në çdo moment me iniciativën e një të tretës së deputetëve. Genc Ruli: Ai rrëzohet me dy të tretat e deputetëve, ndërsa një e treta ka të drejtën e iniciativës. Avokati shkarkohet vetëm me kërkesë të motivuar të një të tretës së deputetëve. Spartak Ngjela: Por nuk tregohen arsyet përse mund të shkarkohet, siç tregohen në rastin e Presidentit të Republikës, i cili shkarkohet me dy të tretat. Siç parashikohet në këtë projekt, shkarkimi i Avokatit të Popullit mund të bëhet për çfarëdo arsye. Po kështu mund të themi edhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ose të Kasacionit, për të cilët

186 përcaktohen garanci (arsye) kushtetuese për t’i shkarkuar. Ndërsa Avokati i Popullit shkarkohet në çdo moment, edhe pse nuk u kujdes për pulën e lagjes sime... Ju nuk kuptoni një gjë: në një shoqëri që nuk është e institucionalizuar, çdo institucion merr karakter të theksuar politik dhe të njëanshëm. Ky është institucion politik, nuk është ai që ekziston në Itali ose gjetkë. Tek ne edhe Gjykata Kushtetuese kthehet në avokat të mazhorancës. Po kështu do të ndodhë edhe me Avokatin e Popullit, i cili shumë shpejt do të kthehet në një avokat të mazhorancës dhe do të jemi dëshmitarë të thënieve të tilla si: “Do të ishte më mirë që të mos ishte futur në Kushtetutë”. Megjithatë, nuk ka rëndësi nëse futet ose jo në Kushtetutë; rëndësi ka që, nëse futet, t’i jepen garancitë që të mos kthehet në një avokat të mazhorancës. Një nga motivet që më shtyn t’i them këto është mënyra se si ai shkarkohet. Është krejtësisht e kuptueshme se Avokati do të jetë thjesht një stoli. Në lidhje me ato që dëgjoj këtu, se ai do të kryejë një punë të madhe mbi bazën e ankesave që do t’i vijnë, nuk më duken bindëse. Ky edhe sikur të jetë korpus elektronik, nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet e Shqipërisë. Megjithë përpjekjet tona, ky përsëri do të kthehet në njeri politik, dhe do të politizohet aq shumë, saqë do ta humbasë prestigjin dhe do të komprometojë edhe Kushtetutën. Ne nuk mund të themi se kemi pasur tradita. Ne kemi vetëm traditë të njëanshme politike. Kur krijojmë një institucion për të përmirësuar gjendjen, ai na kthehet në “inkuizicion”. Kjo është tradita jonë. Megjithatë, unë nuk kam ndërmend të prish konsensusin. Sabri Godo: Mua më duket se ramë në një mendje që Ombudsman-i duhet të jetë, le të kalojmë tani në shqyrtimin nen për nen. Perikli Zaharia: Lidhur me termin “Avokat i Popullit” unë desha të kujtoj diçka. Megjithëse ky term nuk është plotësisht i saktë për tu përdorur, unë përsëri mendoj se devijimi është fare i vogël po të kemi parasysh se përkthimi i saktë në anglisht i termit Ombudsman është “citizens’ protector” (mbrojtës i qytetarëve). Arben Imami: Varianti i parë është përdorimi i vetë termit “Ombudsman”. Genc Ruli: Ombudsman-in në Poloni e quajnë “Komisioner për mbrojtjen e të drejtave civile”, në Rusi “Komisioner i lartë për të

187 drejtat e njeriut”, në Slloveni “Ombudsman-i i të drejtave të njeriut”, në Spanjë “Mbrojtës i Popullit”, etj. Ka edhe emra të tjerë, pasi çdo vend ka dashur ta përshtatë këtë term me kushtetutën e vet. Sabri Godo: Të gjejmë një term që të kuptohet nga të gjithë. Spartak Ngjela: Ky institucion do të futet tek kapitulli i të drejtave të njeriut? Genc Ruli: Atje parashikohet të futet. Në këtë kuadër, mendoj se do të ishte mirë të quhej “Kujdestar i të drejtave të njeriut”. Jonuz Begaj: “Mbrojtës i të drejtave”. Sabri Godo: Nuk është se realizon një mbrojtje të mirëfilltë. Petrit Kalakula: “Kujdestar i të drejtave të njeriut”. Genc Ruli: Emri të çudit ditët e para, por me kalimin e kohës të mësohet veshi dhe të duket i pranueshëm. Arben Imami: Atëherë, kemi termat “mbrojtës”, “kujdestar” dhe “avokat”, si dhe kemi edhe përcaktorët e këtyre termave “i të drejtave të njeriut” dhe “i popullit”. Këtu mund të zgjedhim. Krenar Loloçi: “Kujdestar” nënkupton një person që kujdeset në mënyrë të vazhdueshme, një detyrë që në fakt nuk i përshtatet plotësisht funksioneve të Ombudsman-it, ndërsa “avokat” është një person që nuk ka shumë në dorë dhe thirret sa herë që ndjehet nevoja për të, gjë që afrohet me rolin dhe funksionet e Ombudsman-it; kështu që, në këtë pikëpamje, “avokat” do të ishte më e drejtë për t’u përdorur. Sabri Godo: Gjithashtu, fjala “avokat” është më e njohur nga populli. Prandaj sugjeroj ta lëmë “avokat”. Sigurisht, po gjetëm ndonjë term më të mirë në të ardhmen, e kemi në dorë ta rishqyrtojmë. Arben Imami: Në materialet që keni shfletuar ju zoti Genci, a është gjëkundi termi “kujdestar”? Genc Ruli: Gjenden termat “protektor”, “difensor”, “komisioner”. Dy të parat përkthehen “mbrojtës”, që do të thonë “avokat”. Sabri Godo: Unë mendoj se është më mirë “Avokat i Popullit” siç e ka edhe teksti që kemi përpara.

188 Arben Imami: Kur të bëjmë një lexim të dytë, po të gjejmë një emër më të përshtatshëm, bëjmë rregullimet përkatëse ose i lëmë si variante. Fillojmë me nenin 46 255 . Ka vërejtje? Jo. Ka konsensus? Po, neni 46 miratohet. Neni 47 256 . Zamira Çaka: Unë e kam fjalën te mënyra e zgjedhjes së Avokatit nga parlamenti. Këtu nuk flitet si zgjidhet ai, por vetëm se si shkarkohet. Unë do të sugjeroja që të zgjidhej me mbi dy të tretat e Kuvendit ose me shumicën absolute të këtij të fundit. Arben Imami: Varianti që është paraqitur këtu krijon garanci më të madhe për Avokatin e Popullit, për shkak se zgjedhja e Avokatit do të kalojë në të dy dhomat, në qoftë se Kuvendi do të jetë me dy dhoma. Ajo që duhet të bëjmë për këtë çështje është të përcaktojmë si variant të dytë mënyrën e zgjedhjes së Avokatit, në qoftë se nuk do të ketë dy dhoma. Normalisht, për këtë variant të dytë, duhet të diskutojmë për shumicën, me të cilën do të zgjidhet Avokati: do të jetë shumicë absolute, shumicë e thjeshtë apo shumica të cilësuara, si tri të pestat apo dy të tretat? Në fakt, në qoftë se Avokati do të zgjidhet me një shumicë të cilësuar, ai i shmanget rrezikut që me të drejtë u tha më parë, se gjithçka këtu “kontaminohet” politikisht, ndryshket së bashku me politikën e kohës. Duke qenë i zgjedhur me një konsensus më të gjerë, ka më shumë shanse që t’i shpëtojë politikës. Genc Ruli: Në lidhje me çështjen që ngriti zonja Zamira, ajo mbetet për t’u riparë pasi të vendoset nëse parlamenti do të jetë me një dhomë ose me dy dhoma. Në qoftë se parlamenti do të jetë me dy dhoma, mendoj se shumica absolute e secilës dhomë është e mjaftueshme. 255 Neni 46: “1. Avokati i Popullit mbron të drejtat dhe liritë e njeriut nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme të administratës publike. 2. Avokati është i pavarur dhe përgjigjet vetëm përpara Kuvendit. 3. Avokati i Popullit ka buxhetin e tij, projektin e të cilit e paraqet vetë në Kuvend”. 256 Neni 47: “1. Avokati i Popullit zgjidhet nga Kuvendi me pëlqim të Senatit për një periudhë prej 7 vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje. 2. Avokati i Popullit mund të jetë çdo jurist, shtetas shqiptar, me vjetërsi në profesion jo më pak se 15 vjet. 3. Avokati i Popullit gëzon imunitetin dhe privilegjet e ministrit. 4. Avokati i Popullit nuk mund të bëjë pjesë në asnjë parti politike, të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore, ose profesionale, dhe as të marrë pjesë në organizmat drejtuese të orgnaizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare. Ai ushtron të drejtën si autor dhe mësimdhënës”.

189 Sabri Godo: Shprehjen “me pëlqim të Senatit” duhet ta konsiderojmë sikur nuk është shkruar. Genc Ruli: Jo, duhet ta konsiderojmë që është shkruar, sepse duhen parashikuar të dy variantet. Vladimir Metani: Me dy variante. Genc Ruli: Dakord. Në variantin e parlamentit me një dhomë, zgjedhja do të bëhet me shumicë të cilësuar. Them “e cilësuar”, duke e lënë për më vonë të vendosim nëse do të jetë me dy të tretat apo me ndonjë shumicë të cilësuar tjetër. Në qoftë se do të jetë me dy dhoma, nuk është nevoja të mos përmendet, pasi në një rast të tillë, është e kuptueshme: zbatohet shumica absolute (50% + 1). Por në vend të shprehjes “me pëlqim të Senatit” do të parapëlqeja “me propozim të Senatit”, shprehje kjo e cila e nënkupton pëlqimin, sepse Senati, nga vetë mënyra se si është konceptuar më tej, është shumë më neutral dhe më mbipartiak dhe propozimi ka shumë rëndësi. Kjo do të thotë që propozimi vjen vetëm nga Senati dhe dhoma tjetër ka të drejtë vetëm të thotë po ose jo për kandidatin që paraqitet, pa pasur mundësi të propozojë vetë. Spartak Ngjela: E propozon Senati thua ti? Genc Ruli: Po. Arben Imami: Senati është propozuar më tepër si “çek” 257 . Sabri Godo: Ekziston problemi që shtron Zamira, se kush e propozon. 257 “Çek” është shqiptimi i fjalës angleze “check”, përkthimi i ngushtë i të cilës do të thotë të kontrollosh, si dhe t’u përmbahesh caqeve në një përkthim më të gjërë. Në teorinë e ndarjes së pushteteve, përdorimi i shprehjes angleze “checks and balances” bëhet për të treguar se pushtetet (legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor) janë të ndarë, por njëkohësisht janë në kontroll reciprok përkundrejt njëri-tjetrit, me qëllim që ata tu përmbahen pushteteve (kompetencave) që u njihen (zakonisht) me Kushtetutë, si përsa i përket mosndërhyrjes në pushtetet e njëri-tjetrit, ashtu dhe përsa i përket shpërdorimit të pushtetit të secilit. Përdorimi i fjalës “check” në kontekstin e mësipërm është bërë me kuptimin e kontrollit të Kuvendit nga ana e Senatit, nëse përzgjedhja e Avokatit të Popullit nga Kuvendi është bërë duke iu përmbajtur të gjitha kërkesave (caqeve) kushtetuese ose ligjore që një kandidat duhet të plotësojë për t’u kualifikuar në këtë detyrë. (Shënim i red.)

190 Arben Imami: Do të gjendet mënyra e propozimit brenda parlamentit, e cila do të përcaktohet nëpërmjet rregullores së brendshme. Më tej, propozimi do t’i çohet dhomës tjetër. Senati është “çek”, nuk ndërmerr vetë iniciativa dhe nuk investohet politikisht në të tilla iniciativa, ai bën vetëm kontrollin. Kjo është logjika përgjithësisht, që zbatohet edhe në rastin konkret. Po të mbetet ky variant, institucioni e ka garancinë e nevojshme. Në qoftë se do të kemi një parlament me një dhomë, atëherë duhet të flasim për një shumicë të cilësuar prej tri të pestash ose një shumicë të cilësuar tjetër. Jonuz Begaj: Meqenëse zoti Ngjela ngriti disa probleme lidhur me asnjanësinë e Ombudsman-it, do të kërkoja mendimin e tij në lidhje me shumicën e cilësuar: zoti Ngjela është për tri të pestat apo për dy të tretat, duke e konsideruar të hequr Senatin? Spartak Ngjela: Po të jetë me një dhomë, Ombudsman-i duhet të zgjidhet me dy të tretat, nuk ka rrugë tjetër! Kristaq Traja: Ombudsman-i është organ i Kuvendit, d.m.th, Senati nuk mund t’i caktojë Kuvendit organin e tij. Kristaq Traja: Senati nuk zgjedh! Genc Ruli: Unë them që Ombudsman-i është i parlamentit, nuk e quaj të Kuvendit, i cili është i ndarë nga Senati. Kristaq Traja: Senati nuk ndërmerr iniciativa politike. Arben Imami: Këtu qëndron thelbi, Senati nuk ka iniciativë, ai nuk investohet politikisht. Krenar Loloçi: Nga mënyra si është konceptuar, Senati është më pak i fuqishëm nga pikëpamja e kompetencave. Dhoma tjetër ose Kuvendi është ajo që do të ushtrojë gjithë aktivitetin politik: atje do të zgjidhet dhe përgjigjet qeveria. Pra edhe Ombudsman-i, duke qenë organ i Kuvendi, do t’i raportojë këtij të fundit. Nga ana tjetër, vetëm Kuvendi ka të gjitha mundësitë që, pasi dëgjon raportin e Ombudsman-it, të marrë të gjitha masat për të rregulluar shkeljet administrative të evidentuara në këtë raport. Fjala vjen, raporti mund të ketë evidentuar shkelje në një degë të administratës, të cilat i bëhen të ditura ministrit përkatës. Në rast se këto shkelje vazhdojnë, atëherë ato mund të çojnë

191 në një vlerësim të pozitës së vetë ministrit. Në këtë pikëpamje është dhe duhet të jetë organi i Kuvendit. Vladimir Metani: Duke parapëlqyer që Ombudsman-i të jetë jurist, unë do të sugjeroja që ai të vinte nga radhët e juristëve me propozim të shoqatës së juristëve. Arben Imami: Kjo është pika 2, ne jemi ende te pika e parë, e cila ka disa probleme. Jonuz Begaj: Pra, ju zoti Metani jeni që Ombudsman-i të jetë patjetër jurist? Vladimir Metani: Po, sepse ai me probleme ligjore do të merret. Perikli Zaharia: Ombudsman-i klasik nuk duhet të jetë medoemos jurist, por ai duhet të jetë ekspert... Arben Imami: Ekspert në fushën e mbrojtjes së lirive e të drejtave të njeriut. Mendimi ynë për rastin e parlamentit me një dhomë është që Ombudsman-i të propozohet nga Presidenti i Republikës, pas konsultimeve me shoqatat që punojnë për të drejtat e njeriut. Propozimi, pastaj, kalon për miratim në parlament. Spartak Ngjela: Kjo le të rregullohet me ligj. Arben Imami: Pikërisht këtë doja të thoja. Tani çështja shtrohet: me çfarë shumice duhet parlamenti të miratojë propozimin e Presidentit? Engjëll Bejtaj, Zamira Çaka: Me dy të tretat. Vladimir Metani, Genc Ruli: Me gjysmën plus një (shumicë absolute). Spartak Ngjela: “Propozimi i Presidentit”, ashtu dhe modalitet e propozimit do të rregullohen me ligj të zakonshëm, apo jo? Genc Ruli: Jo, do të parashikohen në Kushtetutë, përderisa edhe modalitetet e shkarkimit gjenden po aty. Sabri Godo: Unë them të heqim dorë nga Presidenti se më vonë do të na akuzojnë se i kemi dhënë shumë kompetenca Presidentit. Propozimi le të vijë thjeshtë nga shoqata e juristëve.

192 Krenar Loloçi: Këto janë gjëra që zgjidhen me ligj. Le të përcaktojmë shumicën që kërkohet për zgjedhjen e Avokatit në parlament, ndërsa modalitetet i rregullon ligji. Arben Imami: Dakord, por ç’do të thotë e zgjedh Kuvendi? Kush e bën propozimin? Ku qëndron “çek”-u? Krenar Loloçi: Në shumicën e kushtetutave një gjë e tillë nuk parashikohet. Përgjithësisht, zgjedhja e komisionerit ose Avokatit të Popullit bëhet me shumicën absolute të parlamentit, e cila rregullohet me ligj. Genc Ruli: Kur themi këtu “zgjidhet nga Kuvendi”, a kuptohet që propozimi vjen nga brenda Kuvendit? Krenar Loloçi: Sigurisht, kuptohet. Vladimir Metani: Mund ta lëmë me shumicën absolute? Arben Imami: Ka konsensus për shumicën absolute? Spartak Ngjela: Në qoftë se është me dy dhoma? Arben Imami: Po flasim për parlamentin me një dhomë. Janë dy elementë për të diskutuar. Vladimir Metani: Nuk ka për të pasur ndonjëherë shumicë absolute. Spartak Ngjela: Shumica absolute është 50 përqind plus 1 e të gjithë deputetëve. Me këtë kuorum minimal do ta zgjedhim? Arben Imami: Mendoni që, në rast se parlamenti është me një dhomë dhe Presidenti i përket të njëjtës parti që ka edhe shumicën parlamentare, atëherë Avokati që do të zgjidhej do të ishte politikisht i anshëm? Petrit Kalakula: Duhet të zgjidhet patjetër me dy të tretat e deputetëve. Arben Imami: Dy të tretat mbase është shumë. Ajo është një shumicë bllokuese. Vladimir Metani: E ulim pak nga dy të tretat.

193 Arben Imami: Ka edhe raste kur zgjedhja e tij bëhet me tri të pestat e deputetëve. Genc Ruli: Afati 7-vjeçar i qëndrimit në detyrë bën që të mos ndodhin koincidenca si ato që përmendi Imami. Fillimisht mund të ndodhë që Presidenti, Kryeministri dhe Ombudsman-i të dalin nga e njëjta shumicë parlamentare, por më vonë një gjë e tillë nuk ndodh më. Leontiev Çuçi: Për të hequr merakun e zotit Ngjela në lidhje me influencat politike do të ishte mirë të zgjidhej me tri të pestat. Arben Imami: Atëherë, e vendosim me tri të pestat. Në lidhje me propozimin? Spartak Ngjela: Derisa numri u rrit, nuk ka nevojë të flitet për propozimin. Do të realizohet me iniciativë parlamentare. Arben Imami: Kjo shumicë siguron praninë e opozitës. Është një shans që i jepet opozitës. Dua të kujtoj se kemi një institucion që është i ngjashëm me Avokatin e Popullit: Kontrolli i Shtetit, që edhe ky zgjidhet për 7 vjet, del nga Kuvendi, me propozim të Presidentit. Kemi të bëjmë me një “çek”, apo jo? Kristaq Traja: Nuk mendoj se ky do të ishte një sistem shumë i shëndoshë. Shumica e cilësuar është në vetvete garanci e madhe. Derisa rritet numri në tri të pestat 258 , nuk ka nevojë për “çek”. Tani të dalim te çështja e dytë. Mundësitë janë këto: afati i qëndrimit në detyrë të jetë katër vjet, maksimumi pesë, me të drejtë rizgjedhjeje dy herë ose më shumë; dhe tjetra, është një afat më i gjatë pa të drejtë rizgjedhjeje. Për shembull, Kushtetuta polake e ka dy herë. Ka të tjerë që e lënë të hapur të drejtën e rizgjedhjes. Sipas propozimit tonë, Avokati nuk e ka të drejtën e rizgjedhjes për shkak se shikojmë rrezikun që e drejta e rizgjedhjes mund të krijojë ndonjë lloj përshtatje me vullnetin e shumicës. Kjo ka qenë e gjithë frika jonë dhe këtu mund të diskutohet. Sidoqoftë, kemi të drejtë të zgjedhim njërën nga të dyja mundësitë. Spartak Ngjela: Cila është arsyeja që është vendosur që zgjidhet për shtatë vjet dhe pa të drejtë rizgjedhjeje? 258 Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Kuvendit me propozim të Presidentit të Republikës.

194 Arben Imami: Për mospërshtatje me shumicën parlamentare. Spartak Ngjela: Për mua është e kundërta, ai duhet të zgjidhet për shtatë, me të drejtë rizgjedhjeje. Shtatë vjet nuk janë shumë për të qenë i pavarur. Kështu garantohet më mirë aktiviteti i tij i pavarur. Haxhi Aliko: Me këtë logjikë, më racionale do të ishte të zgjidhej tre herë nga pesë vjet. Arben Imami: Çfarë këshillohet qoftë nga OSBE-ja, qoftë nga Këshilli i Evropës për këto lloj institucionesh janë dy mundësi: afat i shkurtër me mundësi përsëritjeje, ose afat i gjatë pa mundësi përsëritjeje. Kjo është një çështje e diskutueshme. Unë do të isha për shtatë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje; megjithatë, nuk ka të vërteta absolute. Një grup deputetësh: Më mirë pesë vjet me të drejtë rizgjedhjeje. Perikli Zaharia: Teknikisht do të ishte mirë që, kur u diskutua për shumicën e cilësuar për zgjedhjen e Avokatit, të diskutohej gjithashtu edhe për afatin e qëndrimit të tij në detyrë, pasi këto janë të lidhura organikisht. Arben Imami: Shumica prej tri të pestash shkon shumë më mirë me afatin 5-vjeçar, se sa me atë 7-vjeçar, ndërsa, po të jetë rasti i parlamentit me dy dhoma, afati 7-vjeçar është më i përshtatshëm. Kristaq Traja: Prandaj janë ndarë këto. Arben Imami: Atëherë, do të mbajmë dy variante? Varianti siç është në tekst 259 dhe varianti i dytë, sipas të cilit Avokati zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për pesë vjet me të drejtë rizgjedhjeje të pakufizuar. Dakord? Po. Atëherë, kalojmë tek pika 2 e nenit 46. Avokat i Popullit mund të jetë çdo jurist, shtetas shqiptar, me vjetërsi në profesion jo më pak se 15 vjet. Juristët sigurisht duan që Avokati të jetë jurist. Si do ta vendosim përfundimisht, të jetë jurist apo ekspert? Ligoraq Karamelo: Vjetërsia në profesion jo më pak se 15 vjet, më duket se është shumë e vogël. 259 “Avokati i Popullit zgjidhet nga Kuvendi me pëlqim të Senatit për një periudhë prej shtatë vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje”.

195 Genc Ruli: Të vihet 40 vjeç e lart. Perikli Zaharia: Në qoftë se do t’u referohemi karakteristikave të Ombudsman-it, një nga elementët e kësaj figure është qenia e tij specialist dhe ekspert në fushën e të drejtave të njeriut. Natyrisht, një jurist ka njohuri më të gjera në këtë drejtim. Në qoftë se gjendet një specialist i përmasave të juristit, nuk ka përse të mos zgjidhet në detyrën e Avokatit. Genc Ruli: Mund të gjendet. Petrit Kalakula: Mund të jetë edhe sociolog. Kristaq Traja: Për këtë janë disa kritere: të jetë, nga pikëpamja e funksionimit, i pavarur nga legjislatura dhe ekzekutivi, të jetë specialist, jo partiak, të fokusohet tek individi, po jo medoemos anti- administratë. Gjithashtu, ai duhet të jetë popullor. Perikli Zaharia: Ky është Ombudsman-i klasik. Krenar Loloçi: Mund të jetë dhe sociolog, por që merret me të drejtat e njeriut. Spartak Ngjela: Të jetë specialist në fushën e tij. Zamira Çaka: Do të bëhet këtu përcaktimi? Petrit Kalakula: Formulimi: “Avokat i Popullit mund të jetë çdo jurist, shtetas shqiptar...” më duket se nuk shkon, nuk është i përshtatshëm, duke u nisur dhe nga ato që tha zoti Traja. Unë mendoj që duhet gjetur një formulim tjetër, si dhe duhet përcaktuar mosha. Nuk mund të pranoj si Avokat të Popullit një djalë 30-35 vjeçar. Kjo nuk ka logjikë, sidomos në psikologjinë tonë. Unë them se kufiri i moshës duhet të jetë 45 vjeç. Kam idenë se shqiptari do të shikojë dy thinja te njeriu që t’i krijojë besim. Genc Ruli: Ka një kontradiktë këtu. Përderisa për Presidentin kemi vënë një kufi moshe 40 vjeç, atëherë do të ishte një mbivlerësim i panevojshëm i figurës së Avokatit, duke përcaktuar për këtë të fundit një kufi moshe më të madhe. Petrit Kalakula: Unë them që roli i tij është pak më i vështirë se i Presidentit.

196 Leontiev Çuçi: Minimalja është 40 vjeç. Arben Imami: T’i marrim problemet me radhë: çështja është do të jetë apo jo jurist. Pjesëtarët e stafit na sollën eksperienca të ndryshme të vendeve të tjera. Duke qenë se ne jemi relativisht ngushtë me juristë, mendoj se nuk do të ishte keq të flisnim për një njeri me eksperiencë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të individit. Në qoftë se do ta mbajmë jurist, a do të na mjaftonte ta mbajmë vjetërsinë në profesion jo më pak se 15 vjet? Meqenëse në Shqipëri nuk ka asnjë ekspert në fushën e të drejtave të njeriut me vjetërsi jo më pak se 15 vjet, atëherë detyrimisht do të vëmë kriterin e moshës. Rusët e kanë 35 vjeç. Petrit Kalakula: Është pak për mendimin tim. Spartak Ngjela: Kam unë për juristin një diskutim. Avokatit do t’i shtoja edhe një kompetencë: për t’iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Prandaj, ai duhet të jetë jurist. Vladimir Metani: Specialisti i mbrojtjes së të drejtave të njeriut nuk mund të shkojë në Strasburg. Genc Ruli: Avokati i Popullit ka një staf rreth vetes, në të cilin do të përfshihen edhe juristë. Spartak Braho: Do të ketë specialistë të të drejtave të njeriut. Arben Imami: Zoti Perikli, ç’mendim keni lidhur për profesionin e Avokatit, të jetë jurist apo ekspert në fushën e të drejtave të njeriut? Perikli Zaharia: Për mua, teknikisht nuk mund të gjykohet mosha kur flitet për specialitet. Kështu, po të flasim për qenien specialist, kjo nënkupton vjetërsinë dhe eksperiencën që ka në këtë fushë. Spartak Braho: Ky duhet të ketë edhe disa cilësi të tjera. Perikli Zaharia: Unë nuk e vë në dyshim këtë, por të bësh një punë ashtu siç duhet, duhet të kesh eksperiencë, dhe kjo matet me vjetërsinë në punë. Mund të ndodhë që dikush është 40 vjeç, po ka vetëm pesë vjet që ka mbaruar shkollën e lartë. Haxhi Aliko: Më falni, po ky diskutim është i kotë në qoftë se i marrim veç e veç. Unë jam dakord që duhet një vjetërsi minimale pune.

197 Genc Ruli: Po të kërkohet vjetërsia 15 vjet, kjo do të thotë se personi që do të kryejë këtë detyrë do të jetë rreth 37 vjeç. Arben Imami: Në Kushtetutën ruse thuhet se Ombudsman-i duhet të jetë qytetar rus, jo më pak se 35 vjeç, me njohuri për të drejtat e liritë e njeriut e të qytetarit dhe me eksperiencë në mbrojtjen e këtyre të drejtave. Sabri Godo: Përse duhet të jetë medoemos jurist kur mund të jetë një sociolog, një filozof që ka bërë edhe një emër në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut? Ne mund të vendosim shumë mirë një personalitet të afirmuar në këtë fushë. Arben Imami: Në qoftë se do të pranohej propozimi i personalitetit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut që thotë zoti Godo, cili do të ishte reagimi i stafit? Krenar Loloçi: Është e vështirë aktualisht tek ne që të gjesh një person me një eksperiencë të madhe 15-20 vjet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në aspektin juridiko-kushtetues, nuk është e nevojshme fare të thuhet se çfarë duhet të jetë Avokati, mjafton të japësh garancitë civile dhe juridike, si dhe moshën. Të tjerat përcaktohen me ligj. Është e pamundur të japësh specifikime të kësaj natyre. Arben Imami: Pra, Avokati duhet të jetë jurist apo jo? Unë sugjeroj të bëjmë këtë formulim: “njeri me eksperiencë në fushën e të drejtave të njeriut”. Në qoftë se do ta mbajmë fjalën “jurist”, do të mjaftonte vjetërsia 15 vjet. Me fjalë të tjera, ose jurist me vjetërsi pune, ose ekspert duke përcaktuar kufirin e moshës sepse, siç doli këtu, nuk ka njeri me vjetërsi pune në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ju për kë jeni, për të parën apo për të dytën? Krenar Loloçi: U diskutua, e me sa duket, as për njërën, as për tjetrën... Engjëll Bejtaj: Kam unë diçka për të thënë: të themi jurist ose personalitet ose specialist në fushën e të drejtave të njeriut. Petrit Kalakula: Mua më duket se përkufizimi i zotit Godo është më i miri. E diskutojmë propozimin në qoftë se nuk ka alternativë tjetër.

198 Engjëll Bejtaj: Fjala “personalitet” është evazive, sepse cila do të jetë ajo njësi që do ta masë këtë. Pra, unë mendoj “jurist ose specialist në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”. Sabri Godo: Po i the “specialist” atë e thjeshton shumë, mund ta marrësh për një teknicien. Arben Imami: Ne mund ta formulojmë ndryshe: “me njohuri dhe veprimtari të shquar në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”. Pra, formulime gjenden, por unë kthehem prapë tek koncepti si do të jetë Ombudsman-i, jurist apo jo? Haxhi Aliko: Sikur të ishte gjallë Saharovi në Rusi, do të ishte zgjedhur ai si Avokat. Saharovi ishte fizikan, nuk ishte jurist, por u mor me çështjet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Spartak Ngjela: Po u hap edhe për profesione të tjera detyra e Avokatit, të tillë nuk do të jenë vetëm sociologët, po edhe specialistë të fushave të tjera. Atë që nuk është ekspert e rrëzon në parlament, pasi për këtë do të bëhet një lloj fushate elektorale. Petrit Kalakula: Ai nuk po thotë sociolog, por personalitet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Një kriter duhet të vihet aty. Sabri Godo: Të vëmë dhe moshën 40 vjeç dhe e mbyllim. A biem dakord kështu apo jo? Arben Imami: Atëherë, a biem dakord me “shtetas shqiptar me njohuri të shquara dhe veprimtari në mbrojtje të të drejtave të njeriut”? Po moshën, a do ta vëmë? Petrit Kalakula: Po duhet dhe mosha, mbi 40 vjeç. Arben Imami: Jemi dakord të gjithë? Në rregull. Kalojmë tek pika 3: “Avokati i Popullit gëzon të drejtat dhe privilegjet e ministrit. Jemi dakord të gjithë me këtë formulim? Ka konsensus. Kalojmë tek pika 4: “Avokati i Popullit nuk mund të bëjë pjesë në asnjë parti politike, të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore ose profesionale, dhe as të marrë pjesë në organizmat drejtuese të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare. Ai ushtron të drejtën si autor dhe

199 mësimdhënës”. Jeni dakord? Ka konsensus. Kalojmë tek neni 47 në tërësi. Miratohet në tërësi, kalojmë te neni 48 260 . Spartak Ngjela: Këtu nuk janë modalitetet përse shkarkohet. Perikli Zaharia: Do të dalë një ligj që do të përcaktojë në mënyrë të detajuar se si dhe kur shkarkohet Avokati i Popullit. Arben Imami: Në një ligj të veçantë do të rregullojmë rastet e mbarimit të mandatit si dorëheqja, vdekja, etj. Sabri Godo: Thuaj që përcaktohet me ligj të veçantë dhe ta mbyllim. Spartak Ngjela: Jo! Vladimir Metani: Përderisa është institucion kushtetues kërkon edhe garanci kushtetuese. Spartak Ngjela: Është subjekt kushtetues. Genc Ruli: Kur bën krim, kur çmendet, kur vdes. Sabri Godo: Do t’i vësh të gjitha këto? Zamira Çaka: Po, duhen vënë. Arben Imami: Ka mundësi zoti Traja t’i përgjigjesh pyetjes përse nuk janë shkruar rastet e shkarkimit nga detyra? Kristaq Traja: Kjo është lënë hapur se nuk është e lehtë që të mbyllet. Realisht, po të donim të shkruanim shkaqet e shkarkimit për ta mbyllur do të përmendeshin sidomos tre raste: është i paaftë mendërisht, ka bërë krim të rëndë, mungon në punë. Ka edhe raste të tjera. Prandaj është vënë një “çek” i fortë si në variantin me dy dhoma, 261 ashtu edhe në variantin me një dhomë; në këtë të fundit 260 Neni 48: “1. Avokati i Popullit mund të shkarkohet vetëm me kërkesë të motivuar e jo më pak se një të tretës së deputetëve. 2. Në këtë rast, Kuvendi vendos me shumicë absolute për dërgimin e çështjes në Senat, i cili vendos përfundimisht me shumicë absolute”. 261 Në rastin e parlamentit me dy dhoma, nga mënyra e formimit të tyre, do të ishte një koincidencë relativisht e rallë që e njëjta shumicë që kontrollon njërën dhomë të kontrollonte edhe tjetrën. Pra, shumica absolute që kërkohet të arrihet në të dyja dhomat do të ishte shumë e vështirë. (Shëmim i red.)

200 është vënë shumica prej tri të pestave e anëtarëve të Kuvendit. 262 Ose po të doni të numërtoni, keni këto: krim të rëndë, i paaftë mendërisht, etj. Arben Imami: Edhe njëherë për ta sqaruar idenë: duke rreshtuar të gjitha këto raste si të paaftësisë mendore, të kryerjes së një krimi, etj., do të shmangnim lëvizjet për shkaqe politike? A mund të shkarkohet Ombudsman-i për shkaqe politike? Spartak Ngjela: Kur nuk mbron të drejtat. Arben Imami: Këtu është problemi. Atëherë, në raste të tilla kur diskrediton institucionin, me çfarë shumice do të shkarkohet, me tri të pestat apo me shumica të tjera më të cilësuara? Spartak Ngjela: Po iu kundërvu shumicës, ai e diskrediton institucionin! Këto janë gjëra subjektive, ne duhet t’i japim garanci Avokatit të Popullit se ai nuk mund të shkarkohet për çdo arsye. Të thuhet këtu përse shkarkohet. Arben Imami: Për shembull, mund të themi kur nuk e kryen mirë detyrën? Spartak Ngjela: Zoti Arben, ka një rregull esencial: pavarësia e Avokatit të Popullit duhet të jetë e tillë që e vë dhe nuk e heq dot. Kjo është edhe pavarësia e gjyqtarit, kjo do të jetë dhe pavarësia e Ombudsman-it. Në qoftë se këtë e vë dhe e heq kur të duash, ky nuk është i pavarur. Kjo është pavarësia, pavarësi tjetër nuk ka. Haxhi Aliko: Unë jam i prirur që më shumë t’u besoj specialistëve sesa të tjerëve, dhe mua m’u duk se specialisti u përpoq të na shpjegonte këtë: pretendimet për të hequr një njeri që e vë me tri të pestat e deputetëve, mund të jenë nga më të ndryshmet. Propozimin për ta shkarkuar e paraqet një e treta e deputetëve dhe pastaj kërkohet miratimi i këtij propozimi me tri të pestat e deputetëve. Mua më duket se nuk u çmend tri të pestat e parlamentit që të heqë kot një njeri që nuk ka bërë gjë! 262 Një shumicë prej tri të pestave do të përfshinte edhe opozitën për emërimin dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit, në qoftë se do të mbajmë parasysh se shumica prej tri të pestave është vështirë të arrihet në zgjedhje nga një parti ose koalicion partish qeverisëse. Në këtë kuptim, shumica të tilla përbëjnë garanci për mosshkarkimin e Avokatit të Popullit për motive të pastra politike. (Shënim i red.)

201 Genc Ruli: Raste të tilla kemi pasur; parlamenti është emocional nga natyra. Haxhi Aliko: Po u çmend parlamenti, mbaron Kushtetuta së bashku me shtetin. Po qe se do të marrim këto raste ekstreme do të mbërrijmë në një absurditet të vërtetë. Spartak Ngjela: Rastet ekstreme do të parashikohen, se po të kishim të bënim me raste normale nuk bënim fare Kushtetutë. Haxhi Aliko: Pra, kërkohen 52 deputetë që të propozohet të hiqet Ombudsman-i dhe duhen gati 100 deputetë që ta miratojnë këtë propozim. 263 Garanci të tilla për të hequr një njeri për motive që do të paraqesë një e treta, më duken mjaft të argumentuara. Ne nuk kemi pse të hallakatemi duke listuar kushtet e heqjes. Arben Imami: A ka garanci shumica prej tri të pestash në parlamentin prej një dhome dhe a ka garanci shumica absolute në rastin e parlamentit me dy dhoma? Spartak Ngjela: Ai do të shkarkohet me tri të pestat, por për çfarë motivi? Mund të shkarkohet në çdo moment, duke thënë thjesht se nuk na pëlqen? Leontiev Çuçi: Zoti Spartak, na jepni motivet. Spartak Ngjela: Duhen ato motive që u kemi vënë gjyqtarëve që zgjedh parlamenti. Pse gjyqtari i Gjykatës së Lartë të jetë më i garantuar se sa ky? Aq garanci sa ka anëtari i Gjykatës së Lartë ose ai i Gjykatës Kushtetuese, aq garanci duhet të ketë edhe Avokati. Pavarësia shihet tek shkarkimi. Krenar Loloçi: Ky person është i zgjedhur nga parlamenti për të kryer një detyrë e cila nuk është vendimmarrëse si ajo e gjykatës. D.m.th, roli i gjyqtarit dhe roli i Avokatit ndryshojnë, nuk është e njëjta gjë. Prandaj, nuk mund të vihen për Avokatin kushte speciale siç kemi vënë për gjyqtarët. Gjyqtari është i imunizuar plotësisht. Atij i jepet garanci për t’u mbrojtur, sepse kështu siguron ekzistencën e sistemit. 263 Llogaritë janë bërë duke mbajtur parasysh numrin e deputetëve të Kuvendit të kaluar, i cili përbëhej nga 155 deputetë. (Shënim i red.)

202 Spartak Ngjela: Zotëri, rreziku më i madh për organet e pavarura është atëherë kur shumica zotëron tri të pestat. Atëherë, është në rrezik edhe kombi kur shumica ka tri të pestat ose dy të tretat. Arben Imami: Zoti Spartak, ju e keni parasysh që kapitulli që vjen më pas ka parashikuar zgjedhjen e deputetëve mbi bazën e sistemit proporcional, që do të prodhojë shumica të tjera nga ato që jemi mësuar deri tani. Spartak Ngjela: Unë them që Avokati të ketë ato garanci që ka Kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Arben Imami: Propozimi im është ky: ta kalojmë këtë pikë duke e lënë të hapur për të përcaktuar rastet e shkarkimit. Vladimir Metani: Unë jam që Avokati të ketë garanci. Engjëll Bejtaj: Të bëhet një projekt për të përcaktuar rastet e shkarkimit. Kristaq Traja: Unë nuk e shoh kaq të lehtë. Tjetër është pavarësia e gjykatës, tjetër ajo e Avokatit e kështu me radhë. Sabri Godo: Bëj një paralelizëm ndërmjet këtyre të dyve se nuk ka ndonjë gjë. Arben Imami: E lëmë të hapur këtë pikë. Kalojmë te neni 49 264 i cili kam përshtypjen që është standard. Kush ka vërejtje për nenin? A ka konsensus për nenin 49? Unë jam plotësisht dakord që të shënojmë diçka edhe për Strasburgun. I vetmi problem është nëse legjitimohet Avokati i Popullit për të hapur çështje në Strasburg. Kristaq Traja: Jo. Nuk mundet! Arben Imami: Pse? 264 Neni 49: “1. Avokati i Popullit bën raport vjetor përpara Parlamentit. 2. Avokati i Popullit raporton përpara secilës Dhomë kur i kërkohet prej kësaj, si dhe mund t’i kërkojë Dhomave, secilës ose së bashku, të dëgjohet për çështje që ai i çmon të rëndësishme. 3. Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur konstaton shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga administrata publike. 4. Organet dhe funksionarët publikë janë të detyruar t’i paraqesin Avokatit të Popullit të gjitha dokumentat dhe materialet e kërkuara prej tij”.

203 Kristaq Traja: Asnjë institucion publik nuk legjitimohet. Vetëm në rrugë private, nga individët për shkelje të të drejtave dhe interesave të tyre, mund të vihet në lëvizje Strasburgu. Sabri Godo: Më fal, ju thatë që në gjykatën e Strasburgut mund të ngresh padi në rrugë private, si individ ose si kolektiv. Po Avokati i Popullit, a mund të bëjë padi në emër të një grupi qytetarësh që kanë bërë ankime për shkeljen e të drejtave të njeriut? Kristaq Traja: Avokati nuk mund të bëjë padi, por i orienton ankuesit t’i drejtohen edhe Gjykatës së Strasburgut, si hallkë e fundit. Arben Imami: Megjithatë, le të mbajmë rezervën sikur një individ mund të vërë në lëvizje Gjykatën e Strasburgut me kërkesën e Ombudsman-it. Kristaq Traja: Këtë e ndalon Konventa. 265 Arben Imami: Megjithatë, do ta shikojmë edhe një herë. Petrit Kalakula: Zoti Arben, kam dhe një gjë të vogël në lidhje me nenin 48 megjithëse e miratuam. A nuk është më mirë të parashikohet që shkarkimi i Avokatit të bëhet me votim të fshehtë, pasi i kundërvihet instrumentalizimit politik? Genc Ruli: Në parlament votimet nominale janë të fshehta. Arben Imami: Shkarkimi i Ombudsman-it bëhet me votë të fshehtë. Mbledhja rifillon në orën 16:30. Në të diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Jonuz Begaj, Haxhi Aliko, Spartak Braho, Zamira Çaka, Spartak Ngjela, Engjëll Bejtaj, Pandeli Majko, Lufter Xhuveli, Ligoraq Karamelo, Vladimir Metani (anëtarë), Genc Ruli, Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). (Tema e diskutimit: sistemi parlamentar me një dhe dy dhoma) Sabri Godo: Kjo Projektkushtetutë synon të sjellë disa ndryshime në të ardhmen. Një nga ndryshimet i përket legjislaturës. A janë 265 Sipas nenit 32 të Konventës, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mund të marrë në shqyrtim vetëm kërkesa që vijnë nga personat fizikë, organizatat joqeveritare ose grupet e individëve që pretendojnë se janë viktimë e ndonjë shkeljeje (neni 33) dhe kërkesa nga Palët Kontraktuese (shtetet) për shkelje të Konventës ose Protokolleve të saj nga ana e një Pale tjetër Kontraktuese (neni 33). (Shënim i red.)

204 shpërndarë materialet? Le ta hapë stafi duke i bërë një hyrje historiko- juridike problemit. Krenar Loloçi: Për mua dhe për kolegët e mi është hera e parë që merremi me një parlament dydhomësh. Në këtë aspekt ka qenë disi e vështirë për të konceptuar që në fillim të gjitha detajet e një parlamenti dydhomësh. Shpesh thuhet se parlamenti me dy dhoma është karakteristikë për shtetet federale, sepse njëra nga dhomat përfaqëson popullsinë, tjetra përfaqëson rajonet ose shtetet përbërëse të federatës ose konfederatës, siç janë, për shembull, Amerika ose Zvicra. Me sistemin e parlamentit dydhomësh përfaqësohen më mirë njësitë që kanë një farë vetëqeverisjeje brenda një shteti federal ose konfederal. Por sistemi i parlamentit dydhomësh është ndjekur edhe nga shtete unitare, dhe një gjë e tillë është bërë më shumë si imitim i strukturës së parlamentit dydhomësh në shtetet federale se sa si një nevojë që buronte nga brenda vetë shtetit. Për shembull, Franca, megjithëse është një shtet unitar, të paktën vazhdimisht e ka pretenduar një gjë të tillë, në pothuaj të gjitha republikat franceze, parlamenti ka qenë i përbërë nga dy dhoma. 266 Megjithatë, kohët e fundit është kultivuar ekzistenca e dy dhomave edhe për shkaqe të tjera. Ky është një faktor i ri që nuk ka të bëjë fare me ndarjen e një vendi në njësi territoriale me elementë vetëqeverisëse, nuk ka të bëjë fare me numrin e popullsisë, por ka të bëjë thjesht me shkaqe politike. A është e mundur të arrihet një neutralizim politik, i cili të mund të lejojë një qeverisje në favor të vendit, duke evituar ekseset? Për të qartësuar arsyet e këtij faktori si dhe për t’i dhënë përgjigje pyetjes që shtruam iu referuam praktikave të fundit të vendeve të Evropës Lindore dhe, për çudinë tonë, shumica e vendeve të Evropës Lindore, me përjashtim të Estonisë e Bullgarisë, 267 kanë ndërtuar një strukturë parlamentare me dy dhoma. Në fund të fundit, këto janë shtete unitare, përse u nevojitet një parlament prej dydhomësh? Për këtë çështje u konsultuam e diskutuam edhe me ekspertë të huaj. Një përgjigje e shpejtë ishte se, qenia e dy dhomave amortizon pasionet politike të njërës dhomë tek 266 Vetëm Republika e IV Franceze ka patur një parlament me një dhomë. (Shënim i red.) 267 Nga vendet e Evropës Lindore, Bullgaria, Maqedonia, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë parlament njëdhomësh, ndërsa vendet e tjera kanë parlament dydhomësh. (Shënim i red.)

205 tjetra. Pasionet politike të njërës “shuhen” tek tjetra. Por, në krahasim me parlamentet e dikurshëm me dy dhoma, janë bërë mjaft korrigjime. Dhoma e dytë, Senati, është më i kufizuar në kompetenca, si dhe në numrin e anëtarëve. Senati nuk ka mundësi të ndërhyjë drejtpërdrejtë në veprimtarinë politike të vendit, nuk mund të influencojë në votëbesimin e qeverisjes; është dhoma e parë ajo që i jep dhe i heq votëbesimin qeverisë e kështu me radhë. Për sa i përket procesit legjislativ, Senati nuk mund ta bllokojë atë, por është në gjendje ta zgjasë atë, duke influencuar njëkohësisht në uljen e pasioneve që ekzistojnë në dhomën e parë. Me pak fjalë, këto ishin disa nga arsyet që na u thanë për ato vende të Evropës Lindore që, megjithëse shtete të vogla e unitare, kanë ndërtuar një parlament dydhomësh. Kjo na bëri që ta shihnim këtë çështje më teknikisht: ku qëndrojnë ndryshimet ndërmjet parlamentit të sotëm dydhomësh dhe parlamentit dydhomësh të dikurshëm, siç ishte (dhe është) sistemi dydhomësh në Amerikë. Meqë ra fjala, dhomat e Kongresit amerikan janë të barabarta. 268 Vendet e Evropës Lindore krijuan një sistem parlamentar me dy dhoma, sipas së cilit Senati të mos jetë në gjendje të bllokojë legjislacionin, duke ndikuar në këtë mënyrë në shuarjen e pasioneve të dhomës së parë, si dhe të mos ndikojë në qeverisjen e vendit. Siç dihet, dhoma e parë ose dhoma përfaqësuese, siç quhet ndryshe, 269 është drejtpërdrejt nën influencën e politikës, pasi ajo formohet drejtpërdrejt nga zgjedhjet e përgjithshme, dhe pra, ndodhet nën trysninë e pasioneve politike; por, ndërkohë, Senati ka një përbërje 268 Me “dhoma të barabarta” nënkuptohet që të dyja dhomat e parlamentit kanë kompetenca të njëjta, si përsa i përket procesit legjislativ, ashtu dhe për sa i përket mundësisë për të influencuar e ndikuar në pushtetin ekzekutiv. Kështu për shembull, që një projektligj të konsiderohet i miratuar në Kongresin amerikan, ai duhet të miratohet nga të dyja dhomat e Kongresit. Për shkak të barazisë së dhomave, veprimtaria legjislative e Kongresit shpesh bllokohet nga njëra dhomë ose tjetra dhe projektet e paraqitura mbeten të tilla përgjithmonë ose për një kohë relativisht të gjatë. Në Itali, qeveria mund të konsiderohet e formuar dhe e gatshme për të marrë detyrën vetëm pasi të ketë marrë votbesimin e të dy dhomave të parlamentit italian. (Shënim i red.) 269 Dhomat e parlamenteve në vende të ndryshme kanë emërtime të ndryshëm. Përgjithësisht, njëra dhomë quhet “Senat”, megjithëse në vende të ndryshme merr një sërë emrash. Kështu, në Angli quhet “Dhoma e Lordëve”, në Gjermani “Bundesrat”, etj. Dhoma tjetër që zakonisht quhet “Dhoma e përfaqësuesve”, merr, githashtu, një varg emrash, si: “Bundestag” në Gjermani, “Duma” ne Rusi, etj. Për lehtësi, këtë dhomë, në dallim nga Senati, do ta emërtojmë thjesht “Dhoma” ose, kur të jetë rasti, edhe “Kuvend”. (Shënim i red.)

206 tjetër, për shkak të mënyrës së ndryshme të përtëritjes. Kjo sjell, nga njëra anë, neutralizimin e pasionit politik të dhomës së parë dhe, nga ana tjetër, mundësinë për të rishqyrtuar legjislacionin më me kujdes dhe pa pasion. Një rol të rëndësishëm luan Senati edhe për sa i përket çështjes së emërimeve të funksionarëve të lartë. Funksionarët e lartë mund të propozohen, sipas rastit nga Kryeministri, Presidenti, parlamenti dhe konfirmohen nga Senati. Përsëri, Senati, për shkak të përbërjes së ndryshme politike, bëhet më i besueshëm në krahasim me Dhomën (Kuvendin). 270 Siç është propozuar në rastin konkret, 271 Senati përtërihet çdo dy vjet në një të tretën e përbërjes së tij. 272 Edhe Kushtetuta polake, e cila është miratuar pak kohë më parë, ka parashikuar një sistem dydhomësh të tillë, në kuptimin që njëra dhomë (Senati) është më pak e fuqishme se tjetra, duke siguruar karakteristikat që përmendëm më lart. Kështu, sipas kësaj Kushtetute, projektligji i miratuar nga dhoma mund të shqyrtohet nga Senati brenda 30 ditëve nga dita që është miratuar në dhomën e parë. Në qoftë se Senati nuk e shqyrton brenda 30 ditëve, projektligji i kalon për shpallje Presidentit të Republikës. Por, në qoftë se Senati e merr në shqyrtim dhe e hedh poshtë plotësisht ose pjesërisht projektligjin, atëherë ky i kthehet sërish dhomës së parë, e cila ka fjalën e fundit. Pra, nuk prishet balanca që mendojnë disa se Senati, megjithëse nuk përfaqëson “ngjyrat” politike të vendit, i përket fjala e fundit. Fjala e fundit, pra, i mbetet dhomës që ka dalë nga zgjedhjet si përfaqësuese e popullit. Fjala e fundit i mbetet jo vetëm për sa i përket procesit legjislativ, por edhe në çdo aktivitet tjetër politik. Në rast se Senati nuk është dakord me dy a tri dispozita ose pjesë të veçanta të projektligjit, ndërsa është dakord në përgjithësi me projektin, atëherë krijohet një komision i përbashkët. Ky komision i përbashkët, në të cilin përfaqësohen të dy dhomat, merr në shqyrtim projektin, përpiqet të gjejë rrugën e kompromisit dhe, në qoftë se gjendet kompromisi, 270 Roli i Senatit përsa i përket politikës së kuadrit del akoma më shumë në pah kur kemi të bëjmë me shkarkimet e funksionarëve të lartë. Në rradhë të parë, Senati, para se të japë pëlqimin për shkarkimin e një funksionari të lartë, sigurohet se shkarkimi nuk bëhet për motive politike. Këtu nuk përfshihen ministrat, si dhe personat e tjerë që barazohen me ta. (Shënim i red.) 271 Përtëritje e ngjashme gjendet edhe në disa vende të tjera të Evropës Lindore. (Shënim i red.) 272 Neni 8 i Projektkushtetutës.

207 projekti kthehet në të dyja dhomat, të cilat votojnë thjesht pro projektit pa bërë asnjë lloj debati. Sigurisht, këtu përmenda disa momente procedurale që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet dy dhomave në bazë të Kushtetutës polake, vetëm e vetëm për të krijuar një ide për procedurën që ndiqet për miratimin e projekteve në një parlament dydhomësh. Gjithë kjo procedurë është parashikuar të përfundojë brenda 45 ditëve. Nuk kemi të bëjmë me një vonesë të madhe. Kjo është një vonesë që ndikon në uljen e pasioneve politike gjatë shqyrtimit të projektligjeve. Ne jemi dëshmitarë të shpejtësisë me të cilat janë miratuar ligjet në Shqipëri, si pasojë nuk është bërë e mundur të shmangen gabimet e defektet, si dhe kontradiktat e dispozitave ligjore me njëra-tjetrën. Pra, po të kishim Senatin me pushtete të kufizuara, siç e kanë dhe vendet e Evropës Lindore, do të siguronim një shqyrtim jashtëzakonisht më të mirë të ligjeve, por nuk mund të mohojmë se do të siguronim edhe një njohje më të mirë të projektligjeve nga ana e publikut sepse koha e shqyrtimit do të ishte më e gjatë. Kristaq Traja: Unë do të flisja shkurt, në vijim të këtyre argumenteve. Do të merrja leje paraprakisht në qoftë se do të përdor ndonjë argument politik, jo aq në sensin e politikës së mirëfilltë, se sa në sensin konstitucional. Unë kujtoj se problemi numër një në Shqipëri është të sigurohet mekanizmi i kalimit të pushtetit nga njëra parti te tjetra nëpërmjet zgjedhjeve normale. Jo vetëm praktika e Shqipërisë, por edhe ajo e vendeve të Evropës Lindore, në një masë ose në tjetër, më butë ose më ashpër, provon jo vetëm se është kaluar në supermazhoranca, por është bërë edhe dhunshëm. Atëherë, një nga formulat më të mira të njohura nga pikëpamja kushtetuese dhe historike është pikërisht bikameralizmi. Formula në thelb parashikon të arrijë që pushteti politik të reflektojë në përbërjen e tij, kohë pas kohe, realitetin në një vend të caktuar, po kështu edhe në Shqipëri. Kjo formulë, e cila presupozon teknikisht një ripërtëritje të njërës dhomë në një të tretën e saj çdo dy vjet, do të thotë krijon një përbërje politike të re që është më afër realitetit ekzistues. Menjëherë sapo kemi thënë këtë, lind problemi i raporteve ndërmjet dhomave. Raportet zgjidhen; janë zgjidhje politike. Është shkuar drejt rrugës së pabarazisë së dhomave, që mendojmë se është më e drejtë. Duke u nisur nga burime

208 pak të ndryshme legjitimiteti, 273 dhoma e parë është e fuqishme, ka prerogativa politike kryesore, mbi të gjitha krijon qeverinë; dhoma e dytë është mjet kontrolli dhe amortizimi, siç u tha këtu. E dyta, mendoj se gjëja kryesore në Shqipëri është stabiliteti i institucioneve kushtetuese. Ne kemi provuar - dhe jo vetëm ne - lëvizje dhe fluktuacione të jashtëzakonshme në institucione, destabilizim të tyre. Një nga konkluzionet e fundit që nxorën organizmat ndërkombëtare ishte se dobësia e institucioneve dhe mosstabiliteti i tyre çon në shkatërrimin përfundimtar të sistemit demokratik. Në këtë drejtim, për të përballuar lëvizjen në sensin e emërim-shkarkimit, për të siguruar stabilitetin e drejtuesve të institucioneve që parashikohen në Kushtetutë, si dhe të institucioneve të tjera, zgjidhet një mekanizëm, siç është Senati, që amortizon. Kjo ka dhe një pasojë tjetër të natyrshme: çon në një lloj depolitizimi në ata sektorë ku edhe duhet të bëhet një gjë e tillë, sepse depolitizimi mund të shkruhet në Kushtetutë sa herë të duam, por ai nuk mund arrihet në qoftë se mazhorancat dhe supermazhorancat bëjnë zgjedhjet përkatëse. Një formulë e tillë do të thotë që ta bësh depolitizimin real e aty ku duhet. Së treti, do të thosha se në qoftë se në dhomën e parë që është dhoma politike, përfaqësimi bëhet në bazë jo vetëm të numrit të popullsisë, por edhe të një fenomeni që ne po e përjetojmë tani, të krijimit të një lloj metropoli, i gjithë graviteti politik vjen e përqendrohet në qendër të Shqipërisë, në tre-katër qytete të mëdha. Po kur themi Shqipëri kemi të bëjmë me 28.000 km 2 , dhe interesat lokale do të duhet të gjejnë një përfaqësim më të balancuar në parlament. Në këtë sens, e lidhur kjo edhe me reformën e pushtetit lokal, për të cilin besoj se ka një mendim të përgjithshëm që duhet vënë dorë, kjo formulë do të siguronte interesat lokalë më mirë se sa në gjendjen ekzistuese. E katërta dhe e fundit: mendoj se ka disa fusha specifike ku duhet maturi, ku pasionet e çastit ose politikisht të keqargumentuara të mos shndërrohen menjëherë në ligj, do të duhej që politika e jashtme, si edhe traktatet, që implikojnë përgjegjësi për të gjithë territorin dhe për të gjithë kombin, të bëheshin më ngadalë, më të matura dhe më të peshuara. Këto janë disa nga arsyet, mendoj unë, që e bëjnë të domosdoshme krijimin e një dhome 273 Mënyra e zgjedhjes së Kuvendit dhe e Senatit sipas projektit të paraqitur është e ndryshme (shih më poshtë), dhe në këtë kuptim kanë një shkallë legjitimiteti të ndryshëm.

209 të dytë, të cilën nuk e shikoj si luks, por përkundrazi, si një mjet efektiv për një qeverisje të mirë. Për të përfunduar, do të thosha që një nga sektorët më delikatë, ku ne kemi vuajtur dhe kemi marrë shumë kritika dhe që është shumë vështirë ta ngresh në këmbë, është sistemi gjyqësor, i cili kulmon në Gjykatën e Kasacionit ose të Lartë, si të doni emërtojeni. Për të siguruar këtë pavarësi, duhet pikërisht të gjendet një mekanizëm që gjyqtarët edhe të përzgjidhen mirë, edhe të kenë pavarësi, të kenë qëndrueshmëri, por jo të kenë një frymë thjesht “koorporativiste” 274 , të shkëputur nga pushteti. Unë mendoj se dhoma e dytë në bashkëpunim me të parën do të çonte në një dinamizëm pushteti dhe jo në një çarje të tij. Në këtë kuptim, secili organ reflekton në sferën e tij dhe i kundërqëndron tjetrit me mjetet që i jep Kushtetuta e nuk varet as nga superorganet, as nga supermenët. Pandeli Majko: Juristët 275 janë të gjithë në një mendje për sistemin dydhomësh, apo ka ndarje? Kristaq Traja: Po, në një mendje jemi. Perikli Zaharia: Jo vetëm kaq, ndryshe është të jesh në një mendje, ndryshe është të kesh bindje. Pandeli Majko: Mirë, në rregull. Kjo është normale, nuk ka ndonjë gjë. Ju ngritët hipotezën që dydhomëshi duhet për të rregulluar e ekuilibruar “supermazhorancat”. Unë mund të sjell një shembull nga Republika Çeke, duke u nisur nga logjika e kundërt. Atje asnjëherë nuk ka pasur supermaxhoranca; qeverisja është realizuar gjithmonë me koalicion. Republika Çeke ka parlament të përbërë nga dy dhoma. 274 Frymë “korporativiste” do të thotë një mendësi e anëtarëve të një entiteti, siç është edhe gjyqësori, për të vendosur vetë, në mënyrë të pavarur nga entitetet e tjera, për organizimin e brendshëm, për organet e veta drejtuese, si dhe për çështjet e tjera të brendshme. Një frymë e tillë, krijohet kur gjyqtarët e të gjitha shkallëve zgjidhen ose emërohen, si dhe shkarkohen, nga vetë konferenca gjyqësore, pa u influencuar e ndikuar nga pushtetet e tjera, siç është legjislatura dhe ekzekutivi. Në një rast të tillë, thuhet, se tek gjyqësori krijohet një frymë korporativiste e mbyllur dhe e ndarë nga degët e tjera të pushtetit. Kjo frymë, megjithëse rrit shkallën e pavarësisë së këtij pushteti, ka rrezik të çojë në shkëputjen e gjyqësorit dhe të gjyqtarëve nga realiteti social e politik i vendit. Fjala “korporativiste” e ka burimin tek fjala “korporatë”, e cila do të thotë një njësi ekonomike e pavarur që drejtohet e menaxhohet nga vetë anëtarët e saj, pa u ndikuar nga entitete të tjera jashtë saj. (Shënim i red.) 275 Është fjala për ekspertët e stafit teknik. (Shënim i red.)

210 Unë isha atje dhe një nga problemet që kishte skena politike çeke ishte zvarritja. Ata na u ankuan për zvarritje si në senat, ashtu dhe në parlament. Nga njohuritë që kemi, bikameralizmi ka një bazë historike. Ai është krijuar në ato vende që kanë pasur ndarje jo të vogla të brendshme, pavarësisht se mund të kenë qenë një komb. Kështu, mund të përmend Anglinë, Italinë, Spanjën, ndërsa Shqipëria, historikisht, nuk ka pasur ndarje të tilla. Ajo ka qenë një shtet unitar. Këto janë dy momentet që doja të ngrija për të hapur debatin. Engjëll Bejtaj: Kam një pyetje: a ka eksperiencë negative të sistemit parlamentar me dy dhoma, pasi deri tani dëgjuam vetëm avantazhet e tij? Vladimir Metani: Edhe unë këtë pyetje kam. Spartak Ngjela: Pyetja duhet shtruar se cili sistem ka më shumë avantazhe, e cili ka më shumë të meta. Haxhi Aliko: Kam edhe unë një pyetje: kjo ideja e parlamentit dydhomësh kujt i ka lindur? Arben Imami: Së pari, dua të them që stafi argumentoi pse në Shqipëri, në këto kushte, mund të jetë i vlefshëm dydhomëshi. Pra, themi “mund të jetë”, sepse askush nuk e ka provuar dhe askush nuk ka siguri për vlefshmërinë e këtij sistemi. Kjo për arsyen e thjeshtë, se çështjet e rregullimeve juridike të organizimeve shoqërore nuk janë si ato në fizikë, që rezultatet dihen me siguri, siç është fjala vjen, se uji vlon në 100 gradë. Jonuz Begaj: Më fal, por Zaharia tha se ka bindjen. Arben Imami: Ai tha që ka bindje, por në fushën shoqërore nuk mund të ketë të vërteta të fundme. Ata mendojnë pse mund të japë rezultate më të mira bikameralizmi përkundrejt monokameralizmit. Këtë ata e kanë me bindje, sigurisht. Ne nuk mund të mohojmë bindjet e tyre. Nga ana tjetër, ata nuk bënë një analizë të plotë dhe të qartë historike apo logjike të bikameralizmit dhe të monokameralizmit. Unë mendoj që në Shqipëri prej kohësh është hedhur ideja e bikameralizmit. Mendoj se ideja e bikameralizmit ka lindur njëkohësisht në Shqipëri, si në rrethet e politikanëve, ashtu dhe në rrethet e komunitetit juridik, për aq sa unë e di, veçanërisht pas vitit 1992, kur Partia Demokratike mori gati dy të tretat e vendeve në

211 Kuvend. Po të hapen procesverbalet e komisioneve parlamentare të projektkushtetutave të hartuara në vitet 1992-1994, mund të shihet se ky propozim është bërë që në atë kohë. Stafi teknik që kemi sot, është pothuajse po ai që ka qenë atëherë. Pra, që në atë kohë gjejmë propozime për bikameralizmin që nuk u pranua nga Presidenti i asaj kohe 276 . Siç e shihni, janë paraqitur dy variante, bikameral dhe monokameral, të cilët janë hartuar duke pasur parasysh me dhjetëra kushtetuta, me dhjetëra ide, të cilat janë më të mira se ato të vitit 1995, më të mira se ato të vitit 1993. Këto variante reflektojnë edhe përvojën e këtyre viteve të fundit, sikurse dhe përvojën e kushtetutave të miratuara tani së fundi, siç është Kushtetuta polake, që nuk ka qenë e mundur të njihej në vitin 1993 ose në 1995. Pra, nga pikëpamja e standardit dhe e cilësisë janë të dy variantet që mund t’i qëndrojnë kritikës. Sigurisht ndonjë shtesë ose modifikim mund t’u bëhet. Natyrisht, zgjedhja e njërit ose tjetrit variant është një zgjedhje politike. Ofrohen të dyja, pasi ka edhe parti politike që e kanë shprehur këtë mendim. Pandeli Majko: Për procedurë, zoti Imami, a parashikohet në rregullore që mund të paraqiten dy variante? Sabri Godo: Në Komision mundet, ndërsa në Kuvend vetëm në qoftë se nuk arrihet konsensus për njërin variant. Paraqitja e dy varianteve u kërkua në mbledhjen e kaluar. Pandeli Majko: U votua për këtë? Sabri Godo: Nuk ka rëndësi. Për shembull, partia politike që përfaqësoj unë ka 3-4 vjet që e diskuton këtë ide. Po të mos ishte paraqitur varianti me dy dhoma, unë do ta kërkoja paraqitjen e tij, duke u nisur nga arsyetimi politik që, megjithëse u prek edhe më gjerë nga zotërinjtë e stafit, mund të sintetizohet me pak fjalë në këtë mënyrë: është e qartë, se në tri zgjedhjet e kaluara 277 kemi vuajtur nga dominimi i një partie në parlament. Në ato kushte, nuk u respektua e drejta e pakicës, që është kusht themelor për zhvillimin e demokracisë. 276 Zoti Sali Berisha. 277 Në zgjedhjet e 31 marsit 1991, Partia Socialiste mori afërsisht dy të tretat e vendeve në Kuvend. Në zgjedhjet e 22 marsit 1992, Partia Demokratike mori afërsisht dy të tretat e vendeve. E njëjta gjë ndodhi në zgjedhjet e vitit 1996 dhe të vitit 1997. (Shënim i red.)

212 Ka qenë shumë e lehtë që parlamenti “të xhirohej” sipas vullnetit të një partie të vetme, duke dëmtuar demokracinë në tërësi. Tani, kemi mendimin që Senati, duke marrë diçka nga kompetencat e Presidentit, nga kompetencat e parlamentit, do të shërbejë si një lloj rregullatori, “zbutës” i situatës; mendojmë se është një element përbërës i domosdoshëm në një vend që i ka hedhur hapat e para në demokraci, si një njeri pak i pirë që shkon sa nga njëra anë e trotuarit në tjetrën. Në qoftë se do ta përmblidhja me pak fjalë, kjo ka qenë logjika që na bën të mendojmë se një parlament prej dydhomësh do të ishte i përshtatshëm për realitetin shqiptar. Kështu që, në një mënyrë ose tjetër, kjo çështje këtu do të diskutohej. Arben Imami:Pra, janë paraqitur dy variante sepse janë kërkuar të dy. Sabri Godo: Si do të procedojmë më tej, do të shfaqë gjithsecili mendimin e tij në tërësi për këtë problem, do t’i drejtohen pyetje stafit apo ka ndonjë mendim tjetër? Genc Ruli: Para së gjithash, Komisioni ynë është politik dhe jo komision ekspertësh. Në fund të fundit, secili nga ne ka nga një mandat përfaqësimi politik. Unë mendoj se ne këtu kemi ardhur me një mendim politik nga partitë tona në lidhje me sistemin politik që duam ose që i duhet Shqipërisë. Le të debatojmë fillimisht në planin politik, pastaj ulemi e flasim si ekspertë se si duhet të jetë Senati e kështu me radhë. Të pozicionohemi politikisht njëherë, pastaj për hollësirat kemi zotërinjtë e stafit që do të na ndihmojnë dhe ne mund të shtojmë ndonjë gjë. Më mirë të kemi një prononcim të secilës parti për këtë çështje, dhe, së fundi, të kalohet tek vota. Sabri Godo: Të vazhdojmë me pyetje të përgjithshme, në qoftë se ka. Spartak Ngjela: Pyetjet i bëjmë gjatë rrugës se ndryshe do të vonohemi. Vladimir Metani: Unë do të përsëris atë që tha zoti Genci. Në bazë të rregullores, stafi teknik pasqyron qëndrimet politike që mban Komisioni. Engjëll Bejtaj: Jo bindjet e tyre.

213 Vladimir Metani: Ashtu është. Ne tashmë jemi përpara faktit që na janë paraqitur dy variante. Ne duhet të kishim bërë një diskutim politik më parë nëse ishim për një dhomë apo për dy dhoma. Sabri Godo: Të dyja variantet janë gati. Pandeli Majko: Për çështje të tilla mbahen qëndrime politike, ndërsa stafi përgatit atë që është vendosur politikisht. Spartak Ngjela: Unë mendoj që gjithsecili të shprehet për këtë çështje, pa u përpjekur të flasë në emër të partisë së tij. Unë personalisht jam për një parlament me dy dhoma, jo vetëm për ato që thanë ekspertët. Senati nuk bllokon “supermazhorancat”, ai shuan pasionet. Dy dhomat do të sjellin frymën e kompromisit në Shqipëri. Pavarësisht nga vonesat që mund të sjellin parlamentet dydhomëshe, nuk ka jurist në botë që të thotë se njëdhomëshi është më i mirë se dydhomëshi. Vladimir Metani: Në një seminar në Amerikë që u organizua për këtë çështje, juristët amerikanë u shprehën në favor të parlamentit njëdhomësh. Sabri Godo: Kemi ecur me marrëveshje deri tani dhe nuk e kuptoj përse të mos vazhdojmë në këtë rrugë. Fakti që për këtë çështje janë përgatitur dy variante, nuk do të thotë se jemi të obliguar të mbajmë këtë ose atë qëndrim. Le të vazhdojë secili të shfaqë pikëpamjet e veta rreth kësaj çështjeje: të krijojmë një parlament me dy dhoma apo të vazhdojmë me mënyrën si e kemi organizuar parlamentin sot. Nuk është se synohet të bëhet diçka në dëm të dikujt. Unë, të them të drejtën, kam pasur vetëm një rezervë ndaj krijimit të parlamentit me dy dhoma: nëse krijimi i një parlamenti të tillë do të çonte, pas miratimit të Kushtetutës, në mbajtjen e zgjedhjeve, gjë që do ta fuste vendin në një rrëmujë të re. Me shpjegimin që mora nga specialistët e stafit, jashtë kësaj tryeze, u sigurova që një problem i tillë nuk ekziston ose është i mënjanueshëm. Pandeli Majko: Unë, zoti Godo, përgjithësisht kam qenë në favor të varianteve. Për rastin përkatës u bëra pyetje ekspertëve dhe ata u përgjigjën se kanë bindje. Sabri Godo: Është e drejta e tyre.

214 Arben Imami: Në çfarëdolloj forme që ata shtrojnë një nen, ata vetë kanë një bindje që mund të jetë e njëjtë ose e ndryshme. Pandeli Majko: Zotërinj të stafit, ju keni qenë të gjithë profesorët e mi në fakultet, këtu jo. Ju lutem… Sabri Godo: Kjo nuk u heq të drejtën atyre të kenë bindjen e tyre, më e keqja do të ishte në qoftë se ata do të punonin pa bindje, të ishin shkrues që të punonin me porosi. Pandeli Majko: E kam fjalën për debatin këtu. Arben Imami: Ata mund të përgatisin variante me një, dy dhe tri dhoma dhe të gjitha do t’i përgatisnin me bindje, me profesionalizëm e cilësi. Jonuz Begaj: Unë i pashë të dy variantet, varianti me një dhomë është një mbetje e variantit me dy dhoma pasi hiqet Senati. Sabri Godo: Atëherë, të shfaqë secili pikëpamjet e tij mundësisht jashtë angazhimeve politike që kemi si parti. Unë nuk mund të them se, meqenëse Partia Republikane mbështet variantin me dy dhoma, edhe unë medoemos mbështet këtë variant. Le të përpiqemi të bëjmë një Kushtetutë të mirë për këtë vend. Ta dëgjojmë njëri-tjetrin me durim. Kush e do fjalën i pari? Zoti Aliko. Haxhi Aliko: Ju faleminderit. Ç’është e vërteta, në parti 278 nuk e kemi diskutuar këtë problem për arsye nga më të ndryshmet, ndoshta nuk na ka shkuar në mëndje fare. Ky diskutim na ndihmon ne përfaqësuesve të partive që kur ta diskutojmë në parti të kemi disa argumente më shumë në favor të njërit apo të tjetrit variant. Unë mendoj që ia vlen ta bëjmë këtë diskutim këtu në këtë formë. Në të vërtetë kur diskutohet për gjëra të tilla, të paktën profesionalisht, kam dashur të futem në diskutime duke kapur argumente. Në këtë fushë unë e kam vështirë të flas me argumente. Mua më duket që edhe ata që janë profesionistë nuk e kanë të lehtë. Ç’dua të them me këtë? Më duket se përpara viteve 1991 – 1992, ne nuk e kishim të qartë se çfarë ishte parlamenti dhe ç’funksione kryente. Ne gjetëm një Kuvend Popullor që ishte ndërtuar dhe funksiononte sipas kornizave ligjore të asaj kohe. Kur ai 278 Në Partinë Social-Demokrate, antar i së cilës ishte z. Aliko. (Shënim i red.)

215 regjim përfundoi dhe demokracia duhej ndërtuar, të tërë menduam se institucioni i parë që do t’i hapte udhë demokracisë në Shqipëri, ishte parlamenti. Meqenëse ne, të paktën brezat që jetojnë sot, pa folur për disa të moshuar që kanë mbetur nga koha e Zogut, të cilët nuk besoj se kanë transmetuar ndonjë ide të qartë mbi këtë çështje, adoptuam ato që lexuam ose ato që na treguan të tjerët për parlamentet e vendeve demokratike. Pranuam një parlament me një dhomë si një përvojë pozitive që duhej praktikuar në Shqipëri pa hezituar. Kjo u bë me shpejtësinë e nevojshme, dhe më duket se u bë mirë. Sikur në atë kohë, ata që u angazhuan fillimisht do të kishin preferuar sistemin me dy dhoma (1991), nuk ishte çudi që ky sistem të ishte miratuar pa shumë diskutime, sepse siç u adoptua një parlament me një dhomë krejt i ri nga mënyra e funksionimit, me frekuentim të vazhdueshëm, me deputetë profesionistë, me kompetenca të reja, ashtu do të ishte pranuar edhe një parlament dydhomësh. Megjithatë, unë mendoj, se është e vështirë të gjesh argumente shkencorë për të kundërshtuar njërin variant dhe për të miratuar tjetrin, aq më shumë kur argumentet që na sillen nga specialistët në këtë fushë, nuk janë të përvojës shqiptare, por të huajtura nga përvoja e të tjerëve. Mua më duket se kundërshtimet nuk burojnë nga argumentet ose nga faktet që kemi në dispozicion për të kundërshtuar njërin apo tjetrin variant, por burojnë nga disa pozicione aktuale, nga situata në të cilën ndodhemi. Preferohet parlamenti me një dhomë ose me dy dhoma, duke u nisur nga synime të afërta ose nga synime të largëta. Desha të dal në këtë përfundim: duke u nisur më shumë nga rrethanat dhe jeta e përditshme që kemi, se sa nga argumentet dhe profesionalizmi, ne kemi ardhur në tavolinë dhe po diskutojmë pa pasur vërtet bindje paraprake për këtë ose atë variant. Le t’i shikojmë të dy variantet me të mirat dhe të këqijat e tyre. Për mua, ato çka thanë specialistët janë një informacion i nevojshëm për të bluajtur në kokë këtë çështje, si dhe për të arritur një përfundim. Pas diskutimit këtu, ne duhet të diskutojmë me forcat politike që na kanë dërguar këtu, nga ku mund të dalin edhe argumente të tjerë. E theksoj, mirë do të ishte që të merrej një mendim edhe në strukturën politike ku ne bëjmë pjesë përkatësisht. Sugjeroj që të mos kursehen argumentet në favor të njërit apo të tjetrit variant për të ndihmuar reciprokisht njëri-tjetrin, përderisa bëhet fjalë për një komponent të cilin ne me të vërtetë po e huazojmë. Nuk kemi ndonjë

216 përvojë tonën, të keqe ose të mirë, që të jetë në favor të njërit ose tjetrit sistem. Petrit Kalakula: Unë bashkohem me atë që tha zoti Haxhi Aliko, se ne nuk kemi autorizimin e partive tona respektive për të dhënë mendime të prera për këtë problem, sepse nuk është aq i thjeshtë. Nga përvoja historike e vendit tonë, ne kemi pasur gjithmonë një parlament me një dhomë, në mos gaboj. Arben Imami: Nuk është e saktë. Petrit Kalakula: Po, më duket se kemi pasur vetëm një herë. 279 Megjithatë, për një periudhë të gjatë historike kemi pasur parlament me një dhomë. Unë mendoj që ne jemi një vend i vogël, unitar, i pandarë ndonjëherë në rajone, që do të mund të justifikonte ekzistencën e Senatit. Së dyti, kam mendimin se argumenti që Senati do të ekuilibrojë raportet politike që ekzistojnë në dhomën tjetër, të paktën duke u nisur nga eksperienca e Italisë, nuk më rezulton. Nuk ka ndonjë ndryshim të theksuar ndërmjet dhomave parlamentare në Itali; të dyja zgjidhen sipas kritereve partiake. Së treti, është e vërtetë që ngadalëson hartimin e legjislacionit nëpërmjet zgjatjes së diskutimeve dhe punimeve. Gjithashtu, nuk është e vërtetë që të gjithë specialistët e huaj janë të mendimit se dydhomëshi është më i mirë se njëdhomëshi. Siç u tha edhe më sipër, në një seminar të organizuar në Amerikë, mjaft konstitucionalistë amerikanë, gjermanë, grekë, u shprehën se, sipas mendimit të tyre, parlamenti me dy dhoma nuk i sjell ndonjë avantazh Shqipërisë. Sigurisht, nuk përjashtoj anët pozitive të dydhomëshit. Pandeli Majko: Unë prandaj e kontestova këtë sepse vij pas një diskutimi që kemi bërë me ekspertët që janë në komisionet pranë Partisë Socialiste. Ata janë specialistë që ne i kemi angazhuar për të ndjekur procesin kushtetues dhe mendimi i tyre tashmë i konsoliduar është që parlamenti me një dhomë ofron stabilitet, si dhe shmang burokracitë politike. Për kushtet e Shqipërisë, nga analizat që kemi bërë, njëdhomëshi na rezulton fleksibël dhe i përshtatshëm. Ky është koncepti ynë. 279 Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare të vitit 1925 parashikonte një parlament me dy dhoma. (Shënim i red.)

217 Arben Imami: Në partinë që unë përfaqësoj nuk kemi ngritur ndonjë komision, pasi i besojmë këtij Komisioni dhe, për çështjet që duam të sqarojmë, i tërheqim ndonjë mendim specialistëve të Komisionit. Spartak Ngjela: Deri tani ju, zoti Majko, nuk keni thënë ndonjë argument, veç faktit që kanë thënë ekspertët se njëdhomëshi është fleksibël. Më jep argumentet pse është më fleksibël. Pandeli Majko: Sipas jush, zoti avokat, njëdhomëshi nuk garanton stabilitet në Shqipëri? Spartak Ngjela: Stabilitetin më të mirë e ka pasur Kuvendi Popullor i parapluralizmit! Të bëjmë marrëveshjen e fjalës, ç’kuptojmë me “stabilitet”. Arben Imami: Kuvendi Popullor i asaj kohe nuk kishte asnjë zvarritje; mblidhej dy ditë në vit dhe miratonte të gjitha ligjet. Pandeli Majko: Është e qartë, njëdhomëshi dhe dydhomëshi kanë filozofinë e vet. Ne i përmbahemi filozofisë së njëdhomëshit. Sabri Godo: Ju e dhatë mendimin tuaj. Kush e do fjalën? Arben Imami: Kam diçka për procedurë. Është e vërtetë që secili ka filozofinë e vet, por ne jemi këtu për të shkëmbyer ide, për të punuar deri sa të arrijmë së bashku të bëjmë një Kushtetutë. Kur të dalësh në referendum nuk do të nxjerrësh “komisionin në hije” të Partisë Socialiste që të mbrojë këtë projekt. Këtë projekt do ta mbrojnë ata që e kanë shkruar dhe ata që e kanë miratuar në hapin e parë. Ne do të jemi ata që do ta mbrojmë, nuk do të jetë ai që ke ti në hije atje. Komisioni është një dhe ne jemi pjesë e tij; ne nuk jemi palë të ndara. Këtu jemi në Komision, të gjejmë arsye dhe argumente së bashku, si dhe të bindemi së bashku. Sabri Godo: Ndoshta, zoti Majko do të shpjegohet më pas. Tani ai ka të drejtë të thotë se e ka diskutuar në parti dhe se ai dhe partia e tij nuk janë për një parlament me dy dhoma. Po qe se e sheh të nevojshme, gjatë zhvillimit të diskutimit, mund të diskutojë për këtë çështje. Genc Ruli: Do të thosha se po të qëmtonim në doktrinën dhe literaturën kushtetuese, padyshim që ka me dhjetëra dhe qindra argumente si pro, ashtu dhe kundër secilit variant. Po të shpreh

218 mendimin tim, më tepër për hir të zakonit dhe të asaj me të cilën jemi mësuar për një kohë të gjatë, kam qenë totalisht për parlamentin me një dhomë. Deri më sot, qoftë si jurist, qoftë si politikan, unë kam njohur vetëm këtë lloj parlamenti. Duke parë realitetet e zhvilluara në Shqipëri, si dhe nga mënyra se si e përthyej dhe përthith këtë eksperiencë politike, unë kam kaluar nga një mendim i ngrirë në favor të njëdhomëshit, pastaj në një dilemë, duke mos i dhënë as njërit e as tjetrit avantazh, më pas në mendimin se Shqipërisë i duhet një sistem bikameral. Në fakt, po të shikojmë historinë e shumë demokracive, sidomos të demokracive të reja, të cilat nuk janë krijuar vetëm pas vitit 1990, por edhe pas Luftës së Parë Botërore, përgjithësisht ato më tepër kanë vuajtur nga prepotenca parlamentare se sa nga ajo qeveritare. Nëpërmjet parlamentit u shfaq më mirë prepotenca politike e partive, të cilat nëpërmjet parlamentit sundonin qeveritë, duke çuar në këtë mënyrë në prishjen e balancës së pushteteve. Fati i demokracive të pas Luftës së Parë Botërore dihet; të gjitha kaluan dora-dorës në diktatura, megjithëse kishin miratuar kushtetuta moderne. Nuk them që edhe tani është i njëjti sfond historik, por të gjitha këto shtete që kanë dalë nga komunizmi, Shqipëria pak më shumë se të tjerat, e përvuajnë rakitizmin e demokracisë dhe do ta vuajnë për një kohë të gjatë. Asnjëherë ne nuk do të shmangim (më duket një skenar pak i besueshëm) sundimin e një partie në parlament dhe nuk e shoh këtu të keqen më të madhe, sepse e keqja nuk vjen kur një parti ka shumë fuqi, e keqja vjen kur shpërdorohet fuqia e një partie. Atëherë, që të mos shpërdorohet fuqia e kësaj partie, duhet të ketë edhe disa balanca të tjera se truri i njeriut nuk është gjithmonë i besueshëm, veçanërisht ai i politikanit. Duhet të ketë balanca, të cilat në momente të caktuara të bëjnë balancën e të majtës me të djathtën ose anasjelltas, ose t’i japin sinjalin e rrezikut shoqërisë, gjithë ambientit politik për të reaguar. Në këtë aspekt mendoja që parlamenti ynë, duke qenë se ne kemi formën e një republike parlamentare, është institucioni numër një dhe më i fuqishëm, prandaj ka nevojë të vetëkontrollohet dhe të vetëbalancohet në fuqinë e tij për sa i përket mundësisë që në këtë terren parlamentar të shfaqet predominanca, shpeshherë edhe arbitrare e një partie. Unë jam i bindur që edhe për 20 vjet Shqipëria do të jetë e bipolarizuar politikisht, ndoshta me emra të tjerë, me parti të tjera, po pak a shumë kështu do të shkojë. Në këtë aspekt Senati do të ishte një

219 balancë që do të ndërhynte në kohë të caktuara. Po të flasim në përgjithësi për Senatin, përsëri nuk e kemi zgjidhur situatën sepse ka dhjetëra variante senatesh në botë. Unë do të diskutoja për një senat konkret, siç është paraqitur në këtë variant, senat i cili më pëlqen. Ky është një senat mbrojtës pasiv, por edhe i fortë. Dora-dorës, sigurisht jo që në Senatin e parë, por pas disa senateve, ky institucion do të bëhet më i pavarur, do të krijojë traditën, kulturën dhe sjelljen e nevojshme politike dhe, si pasojë, do të luajë një rol shumë balancues në sistemin politik shqiptar. Eksperienca e këtyre viteve ka treguar - këtu pak kush nuk ka qenë deputet - se jo rrallë kemi qenë aktorë të së keqes ose, të themi, jo të së mirës, se jo rrallë kemi abuzuar me votën tonë në parlament të shtyrë nga emocionet partiake. Vetë parlamenti përmban në vetvete kontradiktën e madhe: çdo parlamentar është përfaqësues i partisë së vet, por edhe përfaqësues i elektoratit të vet, që nuk është e njëjta gjë. Këtë dilemë, parlamentari e zgjidh më shpesh në favor të partisë se sa të elektoratit ose të zonës së vet. Kemi votuar shumë herë me emocione. Ne jemi pjesë, madje virusi i rakitizmit të demokracisë, se ne kaq dinim, kaq kemi mundur t’i kuptojmë këto gjëra. Po të paktën ka një moment kur mund të reflektojmë për të kufizuar demonët e vetvetes, si politikanë e si parti, dhe ndoshta ky është rasti e momenti për ta bërë një gjë të tillë. Unë them që Senati do ta luajë këtë rol frenues. Zgjatja e procesit legjislativ, që u përmend këtu, e cila e cenon disi rendimentin parlamentar në kuptim të shpejtësisë, nga ana tjetër ka si alternativë një stabilitet ose një kontroll më të mirë të këtij procesi brenda parlamentit. Midis këtyre dy alternativave, një parlamenti të vetëbalancuar dhe një parlamenti me rendiment të lartë për nga shpejtësia e nxjerrjes së ligjit, unë do të zgjidhja pa dyshim të parin, një parlament të vetëstabilizuar dhe të vetëbalancuar, për më tepër që nuk do të jemi më në një situatë kur do të na duhet t’i nxjerrim ligjet si “simitet”, siç kishim nevojë gjatë kësaj periudhe tranzicioni për të mbushur atë vakuum të madh që trashëguam. Në dhjetëvjeçarin e ardhshëm do të na duhet të rimodelojmë e rirregullojmë ligjet e bëra dhe numri i ligjeve që rregullojnë fusha të reja do të bjerë. Unë vetë, pra, jam për sistemin bikameral. Spartak Ngjela: Kisha një pyetje për Gencin. Me këtë vonesën po abuzohet si shumë. Në rast se nuk do të pranojmë Senatin, do të kemi

220 institucionin e referendumit. Një kriter për mbajtjen e referendumit do të ishte, për shembull, që 12 parlamentarë të kërkonin që një çështje përpara se të rregullohet me ligj të kalojë në referendum. Referendumet do të bëhen një ditë në vit. Po për këtë vonesë ç’mund të thoni, apo do të hiqni edhe institucionin e referendumit? Dy rrugë ka: ose do të pranoni referendumin siç bëhet në Zvicër, ose do të pranoni Senatin. Pra, mos u merrni me vonesën, por thoni të vërtetën, se nuk e doni për arsye politike! Vladimir Metani: Zvicra është shtet federal! Spartak Ngjela: E kam fjalën tek referendumi, që sipas ligjit shqiptar referendumin e bën shumica, në vend që atë ta kërkonte pakica. Pra, Genci, ti e pranon referendumin në konceptet e tua? Genc Ruli: Patjetër! Spartak Ngjela: Vonesa që sjell referendumi është akoma më e madhe. 12 parlamentarë mund të kërkojnë kalimin e çdo ligji në referendum. Atëherë, çfarë do të bëhet, do të refuzohet hedhja e një ligji në referendum me argumentin se na vonohet miratimi i tij? Pra, edhe një herë: arsyeja e mospranimit të Senatit nuk qëndron tek vonesa, por në arsye të tjera. Më mirë të flasim drejt. Zamira Çaka: Secili e ka të mbushur mendjen e tij. Secili është i pozicionuar për sa i përket sistemit parlamentar. Literatura i njeh të dy sistemet, ajo pranon argumente pro dhe kundër njërit apo tjetrit sistem. Në fund të fundit, parlamenti dydhomësh ka lindur në bazë të kompromisit politik. Unë personalisht jam në favor të sistemit njëdhomësh. Historikisht vendi ynë ka qenë shtet unitar dhe, me përjashtim të Kushtetutës së vitit 1928, të gjitha Kushtetutat e tjera shqiptare kanë parashikuar parlamentin me një dhomë. Ngadalësia në procesin e hartimit të ligjeve nuk duhet nënvleftësuar. Jemi ende në procesin e ndërtimit të një shteti demokratik, i cili ka nevojë për ligje që të miratohen shpejt. Ngadalësia më duket se do ta ndërpresë këtë proces. Ekspertët shpjeguan se në të gjitha vendet e Lindjes ka filluar procesi i vendosjes së sistemit dydhomësh. Ndërsa unë kam përshtypje të kundërt: bota ka filluar të largohet nga sistemi dydhomësh. Ekspertët sigurisht mund ta dinë më mirë. Ndoshta është përsëritje e panevojshme, por në seminarin e organizuar në Amerikë, shumë

221 konstitucionalistë nga vende të ndryshme u shprehën në favor të sistemit njëdhomësh. Gjithashtu, krijimi i kësaj dhome të dytë a mos do të krijojë vallë ndonjë shtresë njerëzish që do të dalloheshin nga të tjerët? Arben Imami: Kjo është një ide konservatore e të gjithë të majtës shqiptare. Zamira Çaka: Jo, nuk është konservatorizëm, por më duket se e krijon një shtresë të tillë. Arben Imami: Jo, është frika nga konservatorizmi. Dëshiroj t’ju jap një përgjigje. Sabri Godo: A ju duket se ka pasur një shqetësim serioz në jetën parlamentare gjatë shtatë vjetëve në Shqipëri? Gjatë viteve 1992-1996, veçanërisht në periudhën e fundit, opozita u ndje me të vërtetë jashtë parlamentit. A është kështu? Në vitet 1996-1997, opozita bojkotoi pjesëmarrjen në parlament duke u shprehur se ai nuk përfaqëson vullnetin e popullit shqiptar, pasi zgjedhjet u bënë të manipuluara. Me këtë pak a shumë ka qenë dakord secili në bazë të një koeficienti. Në parlamentin e sotëm, pavarësisht si është opozita e sotme – ka kokën e saj dhe ne nuk ia ndreqim dot me sqepar – ajo shprehet për parlamentin ekzistues, si parlament i kallashnikovëve. Me pak fjalë kjo është historia e parlamenteve shqiptare në këta shtatë vjetët e fundit. Pyetja që i bëj unë vetes është kjo: ekzistenca e një Senati a do të mund ta zbuste sadopak një gjendje të këtillë të parlamenteve shqiptare? Së dyti, mua më duket me shumë vend ajo që thotë Spartak Ngjela në lidhje me referendumet. Spartak Ngjela: Në Itali kanë një ditë në vit për referendumet. Sabri Godo: Zonja Zamira tha se cilido nga ne e ka mendjen të mbushur në këtë pikë dhe është e kotë të diskutojmë. Po përse ta kemi mendjen të mbushur që më parë ose në mënyrë paraprake?! Unë këtë nuk e kuptoj dot... Ka ndonjë interes të veçantë partiak në gjykimin e kësaj çështjeje? Po të jetë se secila parti ka një bindje të vetën dhe nuk ka burrë që e luan, atëherë këtu do të bëhet si do shumica, pra është e kotë të diskutojmë. Jonuz Begaj: Unë kam bindjen se vendit tonë i shërben më mirë një parlament me një dhomë dhe këtë po e provon praktika.

222 Arben Imami: Unë deri tani nuk kam dëgjuar asnjë arsye pozitive përse është më i vlefshëm parlamenti me një dhomë. E vetmja ide e hedhur është ideja e konservatorizmit, frika se mos një dhomë e dytë krijohet mbi bazën e një shtrese konservatore, qoftë mbi baza pasurore, qoftë mbi baza shtresash, etj. Kam përshtypjen se ka një pozicion ideologjik negativ kundrejt bikameralizmit, nisur gjithmonë nga parlamenti anglez, një ndër parlamentet më të vjetër të botës, Dhoma e Lordëve e të cilit ngrihet mbi baza konservatore dhe ka përfaqësuar vazhdimisht shtresat më të pasura të shoqërisë angleze. E dyta, kur u mblodhëm në vitin 1991 në parlamentin e parë pluralist dhe miratuam ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, asnjëri nuk mendoi dhe as parashikoi në atë kohë se parlamenti shqiptar do të punonte me kohë të plotë. Mendonim se Kuvendi do të mblidhej në dy-tri sesione. Deputetët, jashtë sesioneve, do të vazhdonin gjithsecili punën e tij, etj. Praktika tregoi se Kuvendi mbeti i mbledhur. Puna e Kuvendit në diktaturë ishte e thjeshtë, pasi në diktaturë procedurat thjeshtëzohen së tepërmi. Sipas mendimit tim, demokracia nuk është ideologji, por është procedurë. Më përpara ishte shumë e thjeshtë: dikush cilësohej si armik i popullit dhe, fare thjesht, arrestohej e futej në burg. Kurse tani, dihet që një person ka vrarë, por që ta arrestosh duhet të mbledhësh prova dhe, në qoftë se nuk e di mirë gjuhën shqipe, do t’i caktosh dhe përkthyes, etj. Të gjitha këto janë mjete të demokracisë, që e bëjnë këtë të fundit një sistem politik më të kushtueshëm. Megjithatë, unë mendoj, se çështja e zvarritjes mund të rregullohet. Por e rëndësishme është se, duke pasur një dhomë tjetër, ke më shumë garanci në lidhje me miratimin e ligjeve, veçanërisht të ligjeve të rëndësishme si ligji për vendosjen e masave të jashtëzakonshme, pasi në senat forcat janë më të balancuara. Engjëll Bejtaj: Më fal, po senatorët a do të përfaqësojnë forca politike? Arben Imami: Pa diskutim! Ideja themelore pse unë besoj së dydhomëshi është i nevojshëm është se do të detyrojë politikën shqiptare për të shkuar drejt kompromiseve dhe balancave politike të skemave institucionale. Një nga arsyet e vendosjes së sistemit dydhomësh është vetë federalizmi. Nga 17 shtete të Evropës perëndimore, me regjim politik monarki ose republika parlamentare

223 (Portugalia, Danimarka, Suedia, Finlanda, Greqia, Islanda, Irlanda, Norvegjia, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Spanja, Austria, Belgjika, Zvicra dhe Gjermania), 12 prej tyre bazohen në sistemin dydhomësh dhe vetëm pesë prej tyre kanë sistem njëdhomësh. Sistemi me një dhomë gjendet në Portugali, Greqi, Danimarkë, Suedi dhe Finlandë. Nga këto 12 vende që janë me sistem bikameral, vetëm katër prej tyre kanë një ndërtim strukturor, të themi, të pastër federativ. Këto janë Austria, Belgjika, Zvicra dhe Gjermania. Jonuz Begaj: Po Spanja? Arben Imami: Spanja ka elementë të federalizmit. Shtetet që vijojnë kanë parlament me dy dhoma, megjithëse janë shtete unitarë: Irlanda, Islanda, Norvegjia, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Spanja. Dua të evidentoj veçanërisht dy shtete tepër interesantë, Islandën dhe Irlandën. Islanda ka parlamentin më të vjetër të botës. Quhet sistem semi-bikameral, që do të thotë se kur bëhen zgjedhjet në Islandë, shtet me 262.000 banorë, zgjidhen 62 përfaqësues të popullit me zgjedhje proporcionale, ndërsa nga mbledhja e parë e këtij parlamenti një e treta zgjidhet në një organ më vete. Mos vallë mblidhen dhe votojnë bashkë? Jo, kur dhoma e dytë nuk bie dakord me të parën, atëherë dhoma e parë që të kapërcejë vendimin e dhomës së dytë duhet të votojë me një shumicë prej tri të katërtat. Pra, ka shpikur një sistem me dy dhoma, për të cilat bëhen vetëm njëherë zgjedhje, por që ka dy dhoma që kontrollojnë njëra-tjetrën. Pak a shumë e njëjta gjë thuhet edhe për Irlandën. Nga tetë shtetet e Evropës lindore, që nuk kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik (Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Republika Çeke, Rumania, Polonia) pesë prej tyre kanë sistem dydhomësh, megjithëse janë shtete unitare. Të tilla janë: Sllovenia, Kroacia, Republika Çeke, Rumania, dhe Polonia. Bullgaria, e cila ka një parlament me një dhomë, ka pasur një eksperiencë tepër konfliktuale, me kriza dhe zgjedhje të parakohshme. Bullgaria pra, nuk është shembulli më i mirë. Përveç këtyre, mund t'ju kujtoj traditën shqiptare të viteve 1925 – 1928 kur Shqipëria ishte republikë dhe parlamenti përbëhej nga dy dhoma. Është e tepërt të përmendim se vendet e traditës anglo-saksone, si: Kanadaja, Australia, Afrika e Jugut, etj., kanë parlamente me dy dhoma. Është e tepërt, gjithashtu, të përmendim shtetet e Amerikës

224 Latine, që përgjithësisht, kanë adoptuar sistemin dydhomësh. Mund të ketë ndonjë rast kur një vend nga sistemi bikameral kalon në atë monokameral. Me sa di unë, ky është rasti i Danimarkës. Por duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me një mbretëri që prej 11 shekujsh nuk ka pasur asnjë revolucion, asnjë ndërrim të dhunshëm dinastie, si dhe asnjë tronditje sociale dhe, më në fund, në vitin 1953, në qoftë se nuk gaboj, e shkriu dhomën e lartë pasi nuk kishte më nevojë për të. Për sa i përket numrit të popullsisë, ky nuk ka ndonjë rëndësi ose ndikim për vendosjen e një sistemi parlamentar me dy dhoma ose me një dhomë. Vende të vegjël që u përmendën edhe më lart, si Irlanda me 3,5 milion banorë, Sllovenia me 1,3 milion banorë, Islanda me 300.000 banorë, kanë parlamente me dy dhoma. Një nga shkaqet që nuk e duan parlamentin me dy dhoma tek ne është problemi i shpenzimeve, por kjo mendësi tashmë është jo vetëm konservatore, por edhe e kapërcyer nga shembujt që sollëm më sipër. Aktualisht kemi një parlament me 155 deputetë; në projekt propozohet një parlament me 146 deputetë, 110 deputetë për në Kuvend dhe 36 për në Senat. Leontiev Çuçi: Nuk është argument ana ekonomike. Arben Imami: Dakord. I kthehemi zgjidhjeve politike, domethënë, përveç arsyes së federalizmit dhe asaj historike, kemi edhe arsyet politike të vendosjes së Senatit. Asnjë sistem nuk është i përkryer prandaj ka edhe orvatje për të kaluar nga njëri sistem tek tjetri. Sistemi italian në të vërtetë nuk është i përkryer. Senati i parlamentit italian ka një dhomë të dytë që ka pak a shumë të njëjtat kompetenca që ka edhe dhoma e parë, një gjë e tillë krijon probleme. Fakti është që parlamenti italian nuk është një parlament për t’u pasur zili. Pikërisht, në projektin që kemi paraqitur është modeluar një dhomë e dytë, për të shmangur elementët negativë të një dhome të dytë të tipit italian, siç është, së pari, numri i madh i senatorëve – në projektin e paraqitur numri i senatorëve është më i vogël – ashtu dhe, së dyti, barazia e kompetencave ndërmjet dy dhomave. Pabarazia në kompetenca ndërmjet dhomave që parashikohen në projekt eviton në maksimum vonesat legjislative. Ai që flet këtu për një vonesë legjislative tregon se nuk e ka lexuar projektin që ka përpara. Në projekt thuhet se Senati do të shqyrtojë projektligjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet kombëtare

225 ose lokale, projektligjet organike të institucioneve kushtetuese, projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, projektligjet për buxhetin e shtetit, projektkodet, si dhe projektligjet që kanë të bëjnë me pushtetin lokal. 280 Edhe në qoftë se Senati vendos të kthejë një projektligj, 281 dhoma mund ta kapërcejë ose ta kundërshtojë këtë kthim, duke votuar kundër kthimit me shumicën absolute të anëtarëve të saj. Në këtë kuptim, Senati nuk bëhet pengesë për zbatimin e politikës së qeverisë. Pra, nuk është një dhomë që do të pengojë dhe do të zvarrisë veprimtarinë e legjislaturës, përkundrazi, është një dhomë që nuk do të lejojë të bëhen ndryshime në ligjin për zgjedhjet si ato të vitit 1995 ose 1996, nuk do të lejojë që të bëhet një ligj për partitë ashtu siç e do shumica në një moment të vetëm. Pra, jemi përpjekur të shmangim vonesat legjislative. Nga ana tjetër, lëvizja e popullsisë ka bërë që të zbrazen territore të tëra të vendit, si: Gramshi, Puka, Mati, Skrapari, etj. Me thellimin e një procesi të tillë, realisht këto zona do të mbeten pak të përfaqësuara. Në një moment në të ardhmen, e gjithë Shqipëria do të vendoset midis Lushnjës, Tiranës dhe Lezhës. I gjithë parlamenti do të përbëhet nga përfaqësues të kësaj zone dhe do të përfaqësojë kryesisht interesa urbane. Vetëm bikameralizmi do t’u sjellë qëndrueshmëri institucioneve, madje, edhe një përfaqësim më të mirë të të gjithë interesave të popullsisë që jeton në të gjithë territorin e vendit. Spartak Ngjela: Ky që keni bërë ju nuk është senat. Siç është këtu, ky është si kukull. Sabri Godo: Jo, një senat kukull nuk e do asnjeri, po të jetë kështu unë heq dorë nga përkrahja e tij. Arben Imami: Një element pozitiv i këtij Senati është frekuenca e zgjedhjeve. Meqenëse një e treta e Senatit ripërtërihet në çdo dy vjet, faktikisht në çdo dy vjet do të kemi zgjedhje për Senatin. Senati nuk shpërndahet në asnjë rast, dhe si i tillë do të sigurojë vazhdimësinë si dhe qëndrueshmërinë e institucioneve. Frekuenca e zgjedhjeve çdo dy vjet e orienton gjithë klasën politike shqiptare drejt pragmatizmit dhe jo drejt qëndrimeve të ngurta. Shpeshtësia e zgjedhjeve, nga ana e 280 Neni 2, pika 2, e Pjesës së Tretë “Parlamenti”. 281 Kjo e drejtë e Senatit është një lloj vetoje, si ajo e Presidentit të Republikës që parashikohet nenin 85 të Dispozitave Kryesore Kushteuese. (Shënim i red.)

226 tjetër, rrit kontrollin e publikut kundrejt klasës politike sepse zgjedhjet, siç dihet, janë i vetmi mjet me të cilin klasa politike mund të kontrollohet. Në qoftë se do të bënim edhe zgjedhjet lokale çdo tre vjet, edhe zgjedhjet për Kuvend çdo katër vjet, atëherë në Shqipëri do t’i binte që çdo dy vjet të kishte zgjedhje. Në parim, është shumë më mirë të kesh zgjedhje çdo dy vjet se sa çdo katër vjet. Sa është e rëndësishme mbajtja e zgjedhjeve për ripërtëritjen e një të tretës së Senatit, aq e rëndësishme është edhe ballafaqimi i forcave politike gjatë këtyre zgjedhjeve. Kështu forcat politike bëhen më të përgjegjshme. Frika në fakt ka një bazë politike. Kur iu paraqit Sali Berishës në vitin 1993 një projektkushtetutë, në të cilën ishte parashikuar një parlament me dy dhoma, ai mbajti një fjalim të gjatë në televizion kundër parlamentit me dy dhoma, duke thënë se ne jemi një popull i varfër, si dhe duke folur për vështirësinë e ngritjes së Senatit, etj. Argumenti politik mund të jenë vetëm zgjedhjet. Ka mënyra të ndryshme për të bërë senat. Së pari, mund të mos pranohet kjo mënyrë zgjedhjeje, që është propozuar, mundet që Senati të dalë nga komunitetet lokale, sikurse formohet Senati francez, etj. E rëndësishme është të kuptojmë se zgjedhjet për senat nuk mund të bëhen pa pasur ligje elektorale. Me fjalë të tjera, deri në fund të vitit 282 bëjmë referendumin për Kushtetutën, ndërsa vitin tjetër, organizojmë zgjedhjet për Senatin. Këto zgjedhje, kurdo që të bëhen, nuk passjellin edhe zgjedhjet për Kuvendin e sotëm. Kjo është garancia e kësaj. Spartak Ngjela: Edhe zgjedhjet për senat janë një farë testi. Pandeli Majko: Unë do ta kundërshtoj zotin Imami, sepse me sa kuptoj tani edhe nga zgjerimi i idesë për parlamentin me dy dhoma në Shqipëri është njësoj si të institucionalizojmë kohabitacionin midis pozitës dhe opozitës, i cili deri më sot ka qenë i traumatizuar. Ju doni që këtë bashkëjetesë ta ekuilibroni me marrëdhëniet midis Senatit dhe Kuvendit. Dhe pikërisht këtu ndryshojmë ne zoti Arben, unë jam kundër këtij koncepti. Unë mendoj që kjo nuk ka për të ndodhur në Shqipëri. Ne bashkëjetesën po e ngremë midis parlamentit dhe pushtetit lokal. Pra, këtë ekuilibër që ju doni ta vini ndërmjet dy institucioneve siç është Senati dhe parlamenti, ne duam ta vendosim 282 Është fjala deri në fund të vitit 1998. (Shënim i red.)

227 ndërmjet pushtetit lokal dhe pushtetit qendror. Koncepti ynë i autokontrollit të politikës është midis këtyre dy institucioneve, kurse autokontrolli nëpërmjet dy dhomave, për ne, nuk është funksional, të paktën nga sa shihet deri tani. Kjo kërkesë juaja bazohet në logjikën e partive të vogla, të cilat mendojnë që me anë të kësaj llogarie, në momente të caktuara, të kthehen në çelësa të politikës shqiptare, kurse ne mendojmë që mazhorancat të jenë të tilla që të mund të zotërojnë të dy dhomat. Kështu, unë do të thoja, se po të ishim sot me dy dhoma, domethënë pas 29 qershorit, procesi politik i ribërjes së institucioneve do të ishte krejt i bllokuar, sepse Senati mund të ishte në dorën e një partie tjetër, e cila të ishte plotësisht në kundërshtim me idenë e zgjedhjes së këtij parlamenti. Spartak Ngjela: Paske ndryshuar nga mendimi që ke pasur më 1994 kur bëhej kushtetuta. Në atë kohë, ti Pandeli ishe për Senatin… Arben Imami: Desha të bëj një replikë për partitë e vogla. Partitë e vogla nuk kanë asnjë lloj interesi për të pasur senat. Senati normalisht do të zgjidhet sipas sistemit mazhoritar, prandaj kanë shumë pak shanse për të hyrë në përbërjen e Senatit. Por partitë e vogla për fat të keq kanë vërejtur e kuptuar se si janë larguar partitë e mëdha nga qeverisja këtë dhjetëvjeçarin e fundit; kanë tronditur gjithë vendin, prandaj ato janë të interesuara t’i amortizojnë këto kalime nga njëri tek tjetri. Për këtë janë të interesuara partitë e vogla dhe për partitë e vogla në këtë rast interesat e vendit janë më të mëdha se sa janë këto interesat për partitë e mëdha. Engjëll Bejtaj: Mua më duket se po vazhdojmë me diskutime akademike pa fund, ndërsa duhet të kishim filluar të diskutojmë për të dy variantet. Unë mendoj t’i shohim të dy variantet njëri pas tjetrit dhe pastaj të gjykojmë e vendosim çfarë do të zgjedhim. Sabri Godo: Në qoftë se dikush e ka paragjykuar këtë punë, atëherë ne mund të diskutojmë kot pafundësisht për Senatin, pasi ai që nuk e do Senatin nuk të dëgjon fare. Prandaj, është e vështirë të ndjekim rrugën që propozon zoti Bejtaj, sepse nuk do t’i dalim në krye. Engjëll Bejtaj: Atëherë, të gjejmë një mënyrë që e pëlqejnë të gjitha palët sepse do të humbasim kohë.

228 Ligoraq Karamelo: Edhe partia që unë përfaqësoj, si edhe një pjesë e partive të tjera vogla, nuk e parapëlqen parlamentin me dy dhoma. [Megjithatë], unë personalisht mendoj se nëpërmjet parlamentit me dy dhoma rritet më shumë përfaqësimi i shtresave të shoqërisë në parlament. Gjithashtu, Senati do të luante edhe rolin e një filtri për të penguar kalimin e atyre ligjeve që do të cenonin ose shkelnin të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Prandaj, unë jam për sistemin me dy dhoma. Spartak Braho: Mua, në vend që të më bindin argumentet për bikameralin, ato më tronditin, madje më trembin. E them këtë i nisur edhe nga një thënie, nga një përfundim i Franklin-it, i cili thotë se një parlament i ndërtuar me dy dhoma është si ajo karroca e tërhequr nga një kalë përpara dhe nga një kalë mbrapa. Leontiev Çuçi: Të them të drejtën, unë po kuptoj që këtu po jepen argumente në të dy krahët. Taktikisht specialistët mund të kishin paraqitur anët pozitive dhe negative të njëdhomëshit. Argumentet kryesore për bikameralizmin, mua më dukët se janë tre: e para, përfaqësimi i gjerë; e dyta, kontroll brenda legjislativit; dhe e treta, zbutja e tensioneve politike. Natyrisht, këto kanë logjikën e tyre, por ajo që të shqetëson ose që duhet vënë në krahun tjetër të balancës, që unë e dëgjova prej tyre, është gjykimi mbi realitetin shqiptar. Është e vërtetë që, po të nisemi nga logjika e polarizimit të elektoratit shqiptar dhe përfaqësimit në parlament, mund të konkludohej se e njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe po të ishte Senati. Pra, siç u përfaqësua një mazhorancë në parlament, do të përfaqësohej edhe në senat. Po të shtrosh problemin e kontrollit, kjo ka një logjikë, por njëkohësisht është sikur të pranosh logjikën tjetër: kontrolli parlamentar ushtrohet, si nëpërmjet institucionit të Presidentit, ashtu dhe nëpërmjet institucionit të Gjykatës Kushtetuese. Genc Ruli: Të Këshillit të Ministrave apo dhe të Kryeministrit? Leontiev Çuçi: Nuk e them dot këtë. Edhe po të nisemi e ta shtroj e analizoj çështjen edhe nën këndvështrimin e zbutjes së tensioneve, përsëri dyshoj se dydhomëshi do të kishte zbutur këtë polarizim që ekziston këtu. Unë kam lexuar e njohur më shumë monokameralizmin, sesa sistemin tjetër. Nga ana tjetër, nuk gjeta tek specialistët një logjikë që të ishte më shumë e lidhur dhe e bazuar në realitetin dhe

229 mentalitetin shqiptar. Amerikanët, sipas zotërinjve parafolës, kanë sugjeruar që për ne është më mirë parlamenti me një dhomë. Në Ballkan, Greqia, Bullgaria e Maqedonia kanë parlamente me një dhomë. Pra, të dyja kanë logjikën, mentalitetin dhe kulturën e vet. Në këto kushte, mos do të ishte më i pranueshëm varianti më një dhomë, duke forcuar kontrollin nga ana e institucionit të Presidentit dhe të Gjykatës Kushtetuese? Në këtë kuptim, unë anoj më shumë nga ky variant. Lufter Xhuveli: Unë jam që të fillojmë drejtpërdrejt me variantin e Kuvendit 283 që është, ngado që ta kthesh, i padiskutueshëm sepse kështu do të bëjmë ndonjë gjë konkrete. Sabri Godo: Tani më duket se mbërritëm në pikën kur duhet të marrim vesh se sa vetë janë ata që përkrahin idenë e dy dhomave dhe a bëjnë këta një të tretën e këtij Komisioni, me qëllim që varianti me dy dhoma të qëndrojë si variant. Ne nuk mund t’i diskutojmë të dy variantet menjëherë, se përjashtojnë njëra-tjetrën. Prandaj le të shikojmë sa janë ata që nuk përkrahin parlamentin me një dhomë. Haxhi Aliko: Më falni zoti Godo, por ne nuk e kemi mandatin e partisë për të vendosur për këtë çështje, ndoshta edhe ndonjë grupim tjetër nuk e ka. Zoti Majko tha se e ka diskutuar në Partinë Socialiste, por ne nuk e kemi diskutuar. Sabri Godo: Atëherë ne duhet të ndërpresim punën e këtij Komisioni. Haxhi Aliko: Zoti Sabri, më duket se këtu mund të zbatohet kjo logjikë: sistemi me dy dhoma e ka njërën dhomë që është dhoma e parlamentit që kuptojmë ne sot. Të dy sistemet kanë të përbashkët një dhomë. Kështu që racionale, për mendimin tim, është që të diskutojmë për variantin me një dhomë, dhe në një etapë të dytë, kur të arrihet ose krijohet edhe bindja e nevojshme e mbështetur të paktën nga një e treta e Komisionit, të diskutojmë edhe për variantin tjetër. Sabri Godo: Prandaj të shikojmë sa janë për njërin variant dhe sa janë për tjetrin. A të fillojmë të diskutojmë për sistemin njëdhomësh dhe ta supozojmë të ndërtuar këtë projekt mbi këtë skemë, apo jo? 283 Varianti me një dhomë.

230 Haxhi Aliko: Unë thashë që pas dy javësh mund t’i rikthehemi dydhomëshit, sepse mund të bëhet një e treta. Mund të vijë edhe pjesa që mungon në Komision dhe mund të jetë dhe ajo në favor të kësaj. Sabri Godo: Megjithatë, ne na duhet të bëjmë një komunikatë shtypi ku të evidentojmë se sa janë për variantin me një dhomë. Sa janë për variantin me një dhomë? Gjashtë anëtarë. Sa janë për me dy dhoma? Katër anëtarë. Sa janë abstenime? Tre anëtarë. Tani do të vazhdojmë diskutimin duke u bazuar tek projekti me një dhomë, me të drejtën që t’i rikthehemi variantit me dy dhoma kur të formohet një e treta. Arben Imami: Me gjashtë vota nuk ka asnjë variant. Pa u bërë gjysmat e votave, nuk ka variant. Pandeli Majko: Zoti Godo, për mua procesi është i bllokuar ose duhet të quhet i tillë. Sabri Godo: Jo, unë jam për një gjë tjetër, nuk jam për të bllokuar punën e Komisionit. Sugjeroj që, me vullnet të mirë e me mirëkuptim, të vazhdojmë diskutimin për variantin me një dhomë, duke ruajtur të drejtën t’i rikthehemi dydhomëshit. Haxhi Aliko: Zoti Sabri, për të qenë të saktë e për të mos lënë keqkuptime, çdonjëri ka një mendim të vetin. Spartak Ngjela: Zoti Haxhi abstenoi sepse kërkoi kohë. Ka të drejtën e tij. Jepu kohë gjithsecilit. Sabri Godo: Tani për tani nuk duhet ta quajmë të bllokuar këtë punë. Ne të vazhdojmë punën. Në rastin më të keq, kjo çështje do të paraqitet me dy variante në parlament dhe në referendum. Sidoqoftë, nuk jam për ndërprerjen e punës së Komisionit e ta quajmë atë të bllokuar. Vladimir Metani: E ndërpresim për sot. Lufter Xhuveli: Nuk ka përse të ndërpritet. Leontiev Çuçi: Unë mbështes zotin Godo dhe sugjeroj të vazhdojmë me variantin më një dhomë. Të fillojmë me këtë dhe, më tej,

231 vazhdojmë me tjetrin, ndryshe nuk dalim nga ky impas 284 . Kjo do të thotë që sonte të kthehemi në Tiranë. Engjëll Bejtaj: Të diskutojmë për variantin më të mundshëm. Këtë ide kam. Sabri Godo: Unë bëj këtë pyetje: a ka mundësi të arrijmë në një përfundim? Unë iu ruhem shumë skandaleve politike. Ndërprerja e punës do të krijojë një atmosferë krejt të pakëndshme. Ne duhet ta shmangim këtë. Le të supozojmë sikur i kemi pranuar të dy variantet. Le të diskutojmë një herë për njërin dhe pastaj për tjetrin. (zëra): Këtë po themi edhe ne. Arben Imami: Të diskutojmë variantin me dy dhoma se ai e përfshin atë më një dhomë. Jonuz Begaj: Të fillojmë me sistemin më një dhomë, pasi atë mbështeti shumica. Lufter Xhuveli: Ne po vazhdojmë me një përvojë të keqe, sipas së cilës duhet të themi tre ose katër herë të njëjtën gjë e pastaj të biem dakord. Propozova të fillojmë konkretisht nga varianti me një dhomë, ta mbarojmë atë dhe, ndërkohë, në qoftë se nuk do të ketë precipituar një mendim i shumicës në njërin krah, atëherë të vendosim edhe për variantin tjetër. Pra vazhdojmë me këtë, unë nuk shikoj asgjë të keqe. Të punojmë. Jonuz Begaj: Me këtë jam edhe unë. Leontiev Çuçi: Ti zoti Arben nuk e paragjykon njëdhomëshin... Arben Imami: Unë nuk e paragjykoj; unë jam kundër njëdhomëshit. Leontiev Çuçi: Kur thashë nuk e paragjykon, e pata fjalën nëse shumica do të jetë me njëdhomëshin. Arben Imami: Unë nuk do të jem me njëdhomëshin. Leontiev Çuçi: Por a je dakord me logjikën e diskutimit? Arben Imami: Jo, pasi nuk e kemi me detyrim për të qenë unanimisht me një qëndrim. 284 Gjëndje e bllokuar.

232 Leontiev Çuçi: Jo, çështja shtrohet të diskutohet një variant pavarësisht nëse je ose jo për atë. Ashtu sikurse unë jam i detyruar të diskutoj për dydhomëshin. Arben Imami: Tani nuk ka variant. Ne jemi në situatën që nuk kemi një shumicë. Duhet të bëjmë një shumicë dhe, përveç shumicës, duhet të bëjmë dhe një pakicë për të dalë me variant. Pandeli Majko: Zoti Imami, a mund të bëj një pyetje? Në qoftë se nuk fiton varianti me dy dhoma, atëherë çfarë mbetet për t’u bërë? Arben Imami: Fiton varianti me një dhomë. Po në qoftë se nuk fiton as varianti me një dhomë, çfarë bëhet? Pandeli Majko: Atëherë, procesi është i bllokuar. Arben Imami: Unë po them ta zhbllokojmë procesin. Pandeli Majko: Zoti Imami, unë po ju them një gjë: të jeni i sigurt që tani për tani varianti me dy dhoma ka rënë. Një gjë është e sigurt, që varianti me dy dhoma nuk fiton! Arben Imami: As ai me një dhomë nuk fiton! Leontiev Çuçi: Unë them t’i diskutojmë të dy variantet. Pandeli Majko: Në qoftë se nuk fiton varianti me dy dhoma, ne do të ecim me atë që ka precedent në Shqipëri, duam apo nuk duam ne. Do të perfeksionojmë sistemin që kemi. Dhe unë po ju them se në qoftë se nuk fiton dydhomëshi – dhe gjasat i ka të mos fitojë – ne të perfeksionojmë precedentin që kemi. Spartak Ngjela: Gjasat nuk janë ashtu; vendimet merren me procedurë, ndryshe hiqni dorë nga procedurat. Pandeli Majko: Unë po i bëj thirrje logjikës. Sabri Godo: Me numrin e anëtarëve të pranishëm, Komisioni formon numrin e nevojshëm, një të tretën, për të bllokuar ose për të propozuar variante. Ndërsa dy të tretat ju mungojnë, zoti Majko, që të merrni një vendim në favor të variantit më një dhomë. Megjithatë, meqenëse ne do t’i diskutojmë në çdo rast të dy variantet, fillojmë me njëdhomëshin.

233 Spartak Braho: Për procedurë, këtë që thatë ju doja ta institucionalizoja duke propozuar kush është për të diskutuar për variantin e parë dhe kush është për variantin e dytë? Arben Imami: Patjetër të votohet, me qëllim që të krijohet shumica e domosdoshme. Lufter Xhuveli: Të votojmë. Unë jam për të filluar me njëdhomëshin. Arben Imami: Ne nuk kemi ecur asnjëherë pa votuar në favor të diçkaje me 11 vota. Asnjë nen nuk është miratuar pa 11 vota. Leontiev Çuçi: Tani që erdhëm në këtë impas, si do ta zgjidhim? Arben Imami: Të bisedojmë. Jonuz Begaj: Ne nuk përjashtojmë variantin e dytë, por kush merr shumicën diskutohet i pari dhe pastaj, të diskutojmë edhe për variantin e pakicës. Arben Imami: Unë padyshim kam mendimin që duhet edhe varianti i pakicës edhe i shumicës, por këtu nuk ka variant të shumicës. Genc Ruli: Jemi në një situatë të paparashikuar në rregullore. Spartak Braho: Ta hedhim në votim. Arben Imami: Shumica në këtë komision bëhet me 11 anëtarë. Sabri Godo: Problemi është se ne nuk kemi besim te njëri-tjetri dhe kjo është për të ardhur keq. Tani ne kemi frikë se po diskutuam fillimisht për variantin me dy dhoma, nuk do t’i kthehemi variantit me një dhomë. Arben Imami: Por nuk kemi një të tretën. Spartak Ngjela: Atëherë, pse e zgjatim kot? E hodhëm në votë. Ne këtu jemi gjithsej 13 anëtarë. Arben Imami: Ky është debati i vërtetë politik dhe konstitucional. Për të tjerat, deri tani kanë qenë debate teknike, si t’i bëjmë më mirë. Spartak Ngjela: Kjo nuk është një gjë kaq e thjeshtë. Duhet konsultuar edhe një herë me ekspertët.

234 Sabri Godo: Mund të ketë dhe një element tjetër ndihmës që mund të ndihmojë në këtë punë. Konstitucionalisti grek Tsatsos e pëlqeu shumë sistemin dydhomësh. [Gjithashtu], më datën 20 maj do të vijë edhe Presidenti i Komisionit të Venecias, La Pergola. Ai ka shumë eksperiencë, pasi është marrë me Kushtetutën e Afrikës së Jugut, si edhe të një vargu vendesh të Evropës Lindore. Ata janë njerëz që i kanë ndjekur nga afër vendet e Evropës Lindore dhe i dinë zhvillimet postkomuniste. Ta pyesim edhe atë. Spartak Ngjela: Atëherë, unë mendoj që të mos e hedhim në erë atë “palo” procedurë, se gjithçka protokollohet. Unë them të diskutojmë problemin e njërës dhomë, me gjithë korrelacionin që kanë me njëra- tjetrën të dy variantet. Sabri Godo: Ne do t’i rikthehemi edhe variantit me dy dhoma meqenëse u vu re që këtu nuk ramë dakord të gjithë për të dy variantet. Derisa nuk u sigurua shumica për njërin variant, atëherë do t’i kthehemi tjetrit detyrimisht. Pandeli Majko: Senati në shoqërinë shqiptare nuk ka asnjë ndikim. Sabri Godo: Është e kotë t’i kthehemi asaj tani sepse secili nga ne ka bindjen e vet. Vladimir Metani: Në rregullore është parashikuar që një e treta paraqet variant. Votimet merren me shumicë, shumica bëhet; tani mbetet që një e treta të paraqesë variant. Sabri Godo: Një e treta e ka paraqitur variantin. Ke variantin me dy dhoma. Arben Imami: Një e treta ka të drejtë të paraqesë një variant të dytë. Pandeli Majko: Le të interpretojmë rregulloren. Sabri Godo: Komisioni përbëhet nga 21 vetë. Me gjithë zotin Selfo, që mungon, Komisioni arrin në 15 vetë. Pra, është fjala për një të tretën e 15 vetëve. Zëra: Një e treta e 21-shit. Arben Imami: Një e treta nuk ka të drejtë të paraqesë një variant të vetëm, po ka të drejtë të paraqesë edhe një variant të dytë.

235 Haxhi Aliko: Në rast se nuk biem dakord me atë që të fillojmë me variantin me një dhomë, atëherë duhet të bisedojmë sepse duhet patjetër që të vendoset me vota. Për këtë na jepni një gjysmë ore kohë të bisedojmë dhe pas gjysmë ore të fillojmë përsëri. Pandeli Majko: Ju ftoj për negocim. Në qoftë se ju jeni të bindur se e siguroni një të tretën për variant alternativë për referendum, unë jam dakord që ai të qëndrojë në dosjen e diskutimit. Në qoftë se ju nuk e garantoni një të tretën në një moment të caktuar, përsëri ne jemi të gatshëm të ofrojmë kompromis për të diskutuar edhe variantin me dy dhoma. Arben Imami: Atëherë, do të shkoj dhe unë të kërkoj përforcime në Tiranë, se në këtë Komision mungojnë shtatë anëtarë 285 . Pandeli Majko: Ju siguroj që PD-ja është për sistemin me një dhomë. Po garantuat një të tretën, ne ofrojmë kompromisin të ulemi të diskutojmë në bazë të të gjitha procedurave. Sabri Godo: Të marrim vesh kush “ne” dhe kush “ju”... Pandeli Majko: Ju që mbroni sistemin me dy dhoma. Në momentin që ju në bazë të rregullores realizoni një të tretën, ne jemi të gatshëm të ulemi. Arben Imami: Të sigurojmë një të tretën e cilit numër? Pandeli Majko: Të 21-shit. Në bazë të nenit 2, paragrafi i fundit, të Rregullores së Komisionit: “Propozimi që mbështetet nga jo më pak se një e treta e votave mbetet si variant për çështjet thelbësore sipas përcaktimit të nenit 15/1”. Të kalojmë te neni 15/1, i cili thotë: “Për çështjet që nuk është arritur konsensusi ato paraqiten me variante kur janë mbështetur nga jo më pak se një e treta e anëtarëve të Komisionit”. Arben Imami: Këtu është fjala tek e drejta e pakicës që mbështetet nga një e treta, ndërsa çdo tekst do të kalojë me shumicën e thjeshtë. Shumica e thjeshtë është 50% plus 1; ne kemi rënë dakord që të punojmë kur janë të pranishëm 11 anëtarë. Atëherë, ju nesër në mëngjes bëni 11 vetë, votojmë dhe ecim përpara. 285 Anëtarët e Partisë Demokratike.

236 Pandeli Majko: Të ecim me rrugën e negocimit. Varianti bazë është ai me një dhomë, varianti potencial që mund të mbështetet nga një e treta është ai me dy dhoma. Arben Imami: Unë jam i gatshëm ta quajmë atë variant zyrtar, po varianti zyrtar nuk merr shumicën e nevojshme. Neni 1 i variantit zyrtar duhet të marrë 11 vota në favor. Genc Ruli: Ne jemi brenda rregullores së Kuvendit Popullor, pavarësisht se rregullorja nuk e parashikon këtë rast. Arben Imami: Pa dyshim, pa shumicë nuk punohet në asnjë vend të botës! Pandeli Majko: Zotërinj bashkëkryetarë, ju ftoj të negociojmë e të vazhdojmë punën. Për mua, s’kemi pse të rrimë me idenë të presim derisa të vijë dhe një anëtar tjetër, në një kohë që ai dihet që do të vijë dhe në një kohë që negocimin ne mund ta bëjmë që sot. Nesër do të vijë Kastriot Islami dhe rritet numri i anëtarëve të pranishëm. Spartak Ngjela: Me gjithë Kastriot Islamin, ju përsëri nuk e bëni shumicën. Sabri Godo: Meqenëse sonte jemi të lodhur, takohemi nesër në mëngjes në orën 09:00. Arben Imami: Unë mendoj se ne mund t’i marrim e t’i shqyrtojmë të dy variantet, sepse asnjëri prej tyre nuk mund të shqyrtohet pa kompromis. Të dy variantet nuk kanë ndryshime thelbësore, njëri ka 26 nene, tjetri ka 31 nene; t’i shqyrtojmë dhe në fund të bëjmë si të jetë vendimi politik. Pandeli Majko: Jo, zotëri! Sabri Godo: Nesër në orën 9 do të mblidhemi përsëri këtu. Spartak Ngjela: Shteti do dy dhoma, ndërsa pushteti do një dhomë. Sabri Godo: Atëherë, do të takohemi nesër me vullnetin e mirë që ta kalojmë këtë fazë. Arben Imami: Të dy variantet e parlamentit nuk kanë ndryshime thelbësore, unë them t’i shqyrtojmë.

237 Sabri Godo: Ne kemi punuar me konsensus; pse na çoni deri këtu, te shpallja e bllokimit! Arben Imami: Të shqyrtojmë të dy tekstet, mund të diskutohen të dy variantet që janë përgatitur këto ditë dhe pastaj bëjmë votimin në tërësi. Sabri Godo: Ne mund t’i shqyrtojmë tani të dy projektet veç e veç për të fituar kohë dhe në fund të javës tjetër i votojmë. Spartak Ngjela: Nuk bëhet kjo! Sabri Godo: Unë nuk jam dakord që të prishet ky Komision vetëm për Senatin. Spartak Ngjela: Të mbajnë përgjegjësi ata që nuk duan Senatin! Kristaq Traja: Unë mendoj të paraqiten të dyja variantet, të shikohen e të mos votohen. Sabri Godo: Ç’të keqe ka që t’i shqyrtojmë të dy variantet? Pandeli Majko: Unë them që Senati duhet të mbetet në dosje dhe pasi të votohet me një të tretën... Lufter Xhuveli: Nesër po nuk pati 11 vetë për votim, të bëjmë dy variante dhe t’ia çojmë Kuvendit Popullor. Arben Imami: Ne kemi pasur një listë çështjesh themelore të cilat do të votohen me dy të tretat. Po nuk duhet të shkojmë tek mbajtja e pozicioneve me dy të tretat, pasi ne patjetër duhet të shkojmë në konsensus ngaqë Komisioni nuk është i plotë. Sabri Godo: Nesër në orën 9 do të mblidhemi përsëri. * * *

238 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 8 MAJ 1998 (NË LEZHË), ORA 09:00 (TEMAT E DISKUTIMIT: SISTEMI PARLAMENTAR ME NJË DHE DY DHOMA; PROCESI LIGJVËNËS; SENATI) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Leontiev Çuçi, Spartak Braho, Pandeli Majko, Lufter Xhuveli, Ligoraq Karamelo, Engjëll Bejtaj, Haxhi Aliko, Jonuz Begaj, Zamira Çaka (anëtarë), Genc Ruli, Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Sabri Godo: Mendoj se druajtja për miratimin e një Projektkushtetute 286 të tillë vjen nga frika se mund të ndikojë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Me gjithë sigurinë që japin specialistët e stafit, ne nuk e dimë mirë mendimin e institucioneve të huaja si: Komisioni i Venecias, Këshilli i Evropës, OSBE-ja, etj., në këtë aspekt. Prandaj mendoj se në një situatë të tillë duhet të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të dy krahët. Pra, duhet të kemi një mendim të atyre që janë pro e kundër Senatit. Sugjeroj të vazhdojmë me shqyrtimin e parlamentit me një dhomë, më pas me atë me dy dhoma. Kur të kthehemi në Tiranë, marrim edhe mendimin e vetë forcave politike. Në fund të këtij procesi, mendoj, se do të biem dakord të zgjedhim njërin prej këtyre varianteve. A jeni dakord me zgjidhjen që ofrova? Pandeli Majko: Nuk mund të arrijmë një rrugëzgjidhje pa votuar. Sabri Godo: Nuk jam kundër votimit. Megjithëse, personalisht, Senati më duket pozitiv, prapëseprapë nuk jam i palëkundur në këtë qëndrim. Në qoftë se të gjithë do të flasim pa rezerva e paragjykime, kjo do të ndihmonte më shumë në zgjidhjen e problemeve të tjera. Haxhi Aliko: Fillojmë më mirë me shqyrtimin e projektit dhe t’i lëmë diskutimet në parim. 286 Është fjala për Projektkushtetutën ku parashikohet organizimi me dy dhoma i Kuvendit. (Shënim i red.)

239 Sabri Godo: Të diskutojmë për të dy variantet dhe, në fund, të votojmë për njërin prej tyre. Haxhi Aliko: Të fillojmë nga puna. Po iu futëm votimit, mendoj se nuk do të arrijmë ndonjë rezultat. Genc Ruli: Të fillojmë me parlamentin me një dhomë meqenëse pati më shumë vota për të dhe pastaj me atë me dy dhoma. T’i shikojmë të dy variantet dhe pastaj të votojmë. Nuk është nevoja t’i kthehemi variantit që fiton pasi të dy do kenë përfunduar së diskutuari. Sabri Godo: T’i shikojmë të dy variantet njëri pas tjetrit. Të fillojmë me variantin me një dhomë. Genc Ruli: Të dy variantet janë demokratike. Leontiev Çuçi: Jam dakord të diskutojmë e të paraqesim vërejtjet tona pa humbur kohë, ndërsa votimin e lëmë për më vonë. Pandeli Majko: Po të diskutohet për të dy variantet, atëherë Komisioni mund të mbajë qëndrimin që të dy këto variante të kalojnë për referendum. Sabri Godo: Jo, nuk do të arrijmë deri aty. Pandeli Majko: Mendoj se kështu legjitimohet një precedent, i cili nuk përmbahet në rregullore, sipas së cilës një variant mund të diskutohet edhe pa pasur mbështetjen e një të tretës. Sipas rregullores, një variant mund të diskutohet në qoftë se gëzon mbështetjen e një të tretës. Sabri Godo: E lëmë mënjanë këtë, derisa të kthehemi në Tiranë e të këshillohemi me institucionet përkatëse. Pandeli Majko: Jo, unë kërkoj të respektohet procedura, nuk mund të pranoj një precedent të gabuar! Petrit Kalakula: Sipas rregullores, ne jemi të detyruar të shikojmë edhe propozimet që na vijnë nga shoqëria civile ose nga individë të tjerë jashtë Komisionit. Kështu, stafi teknik është i detyruar të shikojë mendimet me shkrim që sjell një shoqatë, ndërsa bashkëkryetarët janë të detyruar të na i paraqesin neve këtu. Arben Imami: Një shqyrtim i të dy varianteve nuk besoj se mund të sjellë ndonjë gjë. Ne nuk kemi frikë nga argumentet në favor të njërit

240 ose të tjetrit, pasi të dy palët kanë argumente të qëndrueshme. Por çështja është se ne ende nuk kemi marrë një vendim, i cili pengohet nga shumë faktorë. Askush nuk do të dëshironte të shkonte në zgjedhje të nesërmen e mbajtjes së referendumit për Kushtetutën. Askush nga këta që janë këtu nuk dëshiron zgjedhje, 287 pasi ato janë të pamundura në situatën që jemi. Vendimet që do të merren për këtë pikë nga politikanët, sigurisht që do të jenë politike. Por unë mendoj se Kushtetuta nuk është vetëm e politikanëve. Prandaj ne duhet të marrim edhe mendimin e përfaqësuesve të tjerë të shoqërisë civile. Debati i hapur dhe pa paragjykime është shprehje e emancipimit. T’i shikojmë të dy variantet, variantin me një dhomë, variantin me dy dhoma, dhe votimi të bëhet kur të jetë bërë e mundur marrja e një vendimi politik, moment i cili nuk ka ardhur. Në këtë mënyrë do të shpëtonim punën e Komisionit nga një pjesë e opozitës që është agresive dhe që kërkon ta shkallmojë këtë punë. Po të ishim në kushte normale këtë çështje mund t’ia linim edhe vetë popullit për zgjidhje. Por ne nuk jemi realisht në gjendje për ta bërë. Po e shtruam këtë çështje në Tiranë, në këtë tension politik, përsëri kjo punë do të shkallmohet. Në kushte normale, kur konsensusi nuk arrihet, kjo çështje mund të lihej për më vonë për t’u diskutuar, gjë që nuk mund ta bëjmë. Në këto kushte, le të shqyrtojmë të dy variantet. Sabri Godo: Sot është data 8 maj. Në datën 20 vjen La Pergola, Presidenti i Komisionit të Venecias. Arben Imami: Do të vinë, gjithashtu, edhe një grup konstitucionalistësh javën e ardhshme. T’i shikojmë të dyja variantet pa paragjykim. Sabri Godo: Fillojmë atëherë me variantin me një dhomë. Neni 1 288 i Pjesës së Tretë “Kuvendi”. Zamira Çaka: Do ta quajmë “Kuvend” apo “Kuvendi Popullor”? 287 Fjala është për situatën që përjetonte vendi pas zgjedhjeve të përgjithshme të 29 qershorit 1997, kur një pjesë e mirë e popullit ishte e armatosur si pasojë e hapjes së depove ushtarake të armëve në mars 1997. (Shënim i red.) 288 Sipas nenit 1 të Pjesës së Tretë të Projektkushtetutës (që parashikonte një parlament me një dhomë): “Pushteti ligjvënës ushtrohet nga Kuvendi”.

241 Arben Imami: Në fakt, Kuvendi Popullor nuk është i popullit, sepse vullneti i popullit shprehet dhe ushtrohet nëpërmjet zgjedhjeve. Pandeli Majko: Nuk ka përse të ndryshojmë emrat; të jetë siç ka qenë deri tani, “Kuvendi Popullor”. Sabri Godo: Unë, gjithashtu, nuk jam për ndryshim emrash. Leontiev Çuçi: Të jetë “Kuvendi Popullor”. Arben Imami: I mbajmë të dy variantet. Ideja e Kuvendit Popullor është populiste. Lufter Xhuveli: A mund të bëhet “Kuvendi i Shqipërisë”? Arben Imami: Ose “Asamble Kombëtare”. Jonuz Begaj: Edhe Kuvendi i popullit është… Pandeli Majko: Unë them që të mbetet me emrin “Kuvend Popullor”. Lufter Xhuveli: Unë jam për termin “Kuvendi i Shqipërisë”, por për të ecur puna pajtohem edhe me emrin “Kuvendi Popullor”. Sabri Godo: Shtesa “Popullor” e specifikon. Haxhi Aliko: Si do të vihet nëpër shkresa? Për shembull, në shkresa thuhet “Republika e Shqipërisë”; po “Kuvendi”? Perikli Zaharia: Janë disa institucione kushtetuese dhe, po ia vure këtë specifikim Kuvendit, do të detyrohesh t’ua vesh të gjitha institucioneve te tjera. Spartak Braho: Kuvendi është organ përfaqësues, prandaj nuk ka përse t’i hiqet “Popullor”. Petrit Kalakula: E quajmë “Kuvendi Kombëtar” dhe kjo mund të bëhet, pasi në preambulë jemi shprehur për bashkimin kombëtar. Në qoftë se nuk pranohet kështu, atëherë ta vëmë “Kuvendi i Shqipërisë”. Haxhi Aliko: E vëmë “Popullor” dhe lëmë ekspertët të sugjerojnë në fund. Arben Imami: Të dy variantet nga pikëpamja teknike janë njëlloj. Neni 2 289 është pothuaj i njëjtë për të dy variantet. Ajo që ndryshon 289 Në variantin e paralamentit me një dhomë, neni 2 parashikonte: “Kuvendi shqyrton të

242 ndërmjet këtyre varianteve është numri i deputetëve. Procesi legjislativ, komisionet, kushtet e zgjedhshmërisë, të imunitetit, mendoj se janë të njëjta, si për variantin me një dhomë, ashtu dhe për atë me dy dhoma. Pandeli Majko: Në variantin me një dhomë nuk janë parashikuar kompetencat që parashikohen për Kuvendin sipas variantit të dytë 290 . Nuk kuptohet se kush i shqyrton projektligjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet kombëtare ose lokale, projektligjet organike, etj. Sabri Godo: Sipas varianti me një dhomë, Kuvendi do t’i kryejë të tëra funksionet që i përkasin parlamentit. Arben Imami: Kur parlamenti është me dy dhoma je i detyruar të tregosh dallimet për sa i përket kompetencave të tyre, ndërsa kur ke një dhomë nuk ke përse t’i numërosh kompetencat, pasi kjo dhomë do t’i kryejë të gjitha. Leontiev Çuçi: Zoti Arben, në variantin me një dhomë nuk do t’i përcaktojmë në ndonjë mënyrë kompetencat e parlamentit? Arben Imami: Të na e shpjegojë stafi. Kristaq Traja: Efektivisht kompetencat janë dhënë në nenin 2; shqyrton të gjitha projektligjet, miraton, shkarkon e kontrollon qeverinë, si dhe ushtron kompetenca të tjera të parashikuara në Kushtetutë. Ndërsa kompetencat e tjera, si kompetencat në lidhje me zgjedhjen e Presidentit janë tek kapitulli për Presidentin, për zgjedhjen e qeverisë tek qeveria, për zgjedhjen e gjykatës tek gjyqësori. gjitha projektligjet, miraton, shkarkon e kontrollon qeverinë, si dhe ushtron kompetenca të tjera të parashikuara në Kushtetutë”. Ndërsa në variantin me një parlament dydhomësh, neni 2 parashikonte: “1. Kuvendi shqyrton të gjitha projektligjet, miraton, shkarkon e kontrollon qeverinë, si dhe ushtron kompetenca të tjera të parashikuara në Kushtetutë. 2. Senati shqyrton projektligjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet kombëtare ose lokale, projektligjet organike të institucioneve kushtetuese, projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, projektligjet për buxhetin e shtetit, projektkodet, si dhe projektligjet në lidhje me pushtetin lokal. 3. Senati, me propozim të qeverisë mund, kur Kuvendi është i shpërndarë, të nxjerrë akte ligjore për rregullimin e çështjeve të ngutshme, me përjashtim të atyre që parashikohen në pikën 2 të këtij neni. 4. Senati jep pëlqimin për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të lartë siç parashikohet në Kushtetutë. 5. Parlamenti zgjedh Presidentin e Republikës, deklaron luftën dhe paqen”. 290 Varianti i parlamentit me dy dhoma quhet ndryshe edhe “varianti i dytë”.(Shënim i red.)

243 Genc Ruli: Është konceptuar të dalin dora - dorës. Pandeli Majko: Ka mundësi t’i referohem nenit 16 të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, në të cilin parashikohen mjaft kompetenca për Kuvendin Popullor? 291 Kristaq Traja: Problemi është se nuk është konceptuar të shkruhet në atë mënyrë. Pandeli Majko: Në asnjërin variant? Kristaq Traja: Në asnjërin. Pandeli Majko: Atëherë, të konceptohet në atë mënyrë! Sabri Godo: Nuk ka rëndësi forma si janë shkruar, rëndësi ka a përmbahen kompetencat e Kuvendit në këtë Projektkushtetutë. Vazhdojmë më tej dhe t’i shikojmë kompetencat dora dorës. Arben Imami: Dua të theksoj se parlamenti, me një ose me dy dhoma, mbetet parlament. Nenin 2, në variantin me dy dhoma, e kemi shkruar në atë mënyrë me qëllim që të evidentojmë dallimin ndërmjet 291 Neni 16 i ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese” parashikonte: “Kuvendi Popullor ka këto kompetenca kryesore: 1. Përcakton drejtimet kryesore të politkës së brendshme e të jashtme të shtetit. 2. Miraton e ndryshon Kushtetutën dhe ligjet, vendos përfundimisht mbi pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën dhe bën interpretimin e tyre. 3. Miraton projektprogramet ekonomike dhe sociale të zhvillimit të vendit dhe treguesit sintetikë, si dhe buxhetin e shtetit. 4. Vendos për mobilizimin e pjesshëm e të përgjithshëm, për gjendjen e jashtëzakonshme, si dhe për gjendjen e luftës në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë ose, kur kjo është e nevojshme, për të përmbushur detyrime që rrjedhin nga traktatet ndërkombëtare. 5. Ratifikon dhe denoncon: Traktatet me karakter politik; Traktatet ose marrëveshjet me karakter ushtarak; Traktatet ose marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë e Republikës së Shqipërisë; Traktatet ose marrëveshjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrat themelore të shtetasve; Traktatet që kanë si rrjedhim detyrime financiare për shtetin; Traktatet ose marrëveshjet që kanë si rrjedhim ndryshime në legjislacion; Traktatet ose marrëveshjet e tjera në të cilat parashikohet që ratifikimi ose denoncimi i tyre bëhet nga Kuvendi Popullor. 6. Jep amnistinë. 7. Vendos për referendumet popullore. 8. Zgjedh dhe shkarkon Presidentin e Republikës së Shqipërisë. 9. Zgjedh, emëron dhe shkarkon Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij. 10. Kontrollon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave dhe të Prokurorisë së Përgjithshme. 11. Kontrollon veprimtarinë e RTSH-së, të ATSH-së dhe të mjeteve të tjera zyrtare të informacionit publik, të cilat varen prej tij. Statusi i këtyre organeve caktohet me ligj. 12. Cakton strukturën administrativo-tokësore të vendit. 13. Vendos krijimin ose prishjen e ministrive dhe të organeve të tjera të njësuara me to”.

244 funksioneve të njërës dhomë dhe tjetrës, por kjo nuk do të thotë se parlamenti me një dhomë nuk do t’i shqyrtojë të gjithë projektligjet. Sigurisht është përdorur një kriter tjetër dhe jo ai i vitit 1991 ku kompetencat e parlamentit numëroheshin. Sipas kriterit të përdorur në këtë projekt, kompetencat e Kuvendit jepen në mënyrë sintetike, por kur kanë lidhje me kapituj të tjerë ato jepen vetëm tek ata kapituj. Genc Ruli: A janë pasur parasysh disa kompetenca, si për shembull: “Përcakton drejtimet kryesore të politikës së jashtme”? Ku është parashikuar një kompetencë e tillë në projektin e paraqitur? Krenar Loloçi: Kjo do të përfshihet në programin e qeverisë. Genc Ruli: Po për sa i përket kompetencës: “Cakton strukturën administrative të vendit”, ku mendoni se do të parashikohet kjo në projekt? A evidentohen të gjitha kompetencat nëpër kapituj, apo duhet një dispozitë e veçantë për disa prej tyre? Krenar Loloçi: Po, secila nga këto del në vendin përkatës. Ne kemi ndjekur të njëjtin model që kanë ndjekur edhe vendet e tjera të Evropës Lindore. Ky model, sipas ekspertëve të tjerë të huaj, është më modern. Pandeli Majko: Pra, vetëm me një nen apo vetëm me një fjali do të jepen të gjitha kompetencat e parlamentit? Unë sugjeroj të ndiqet ajo mënyrë që ndiqet edhe nga ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, që është hartuar po nga këta juristë. Perikli Zaharia: Këtë Projektkushtetutë po e bëjmë pas shtatë vjetësh, si dhe është mbajtur parasysh edhe eksperienca e kushtetutave më të mira të vendeve të tjera. Pandeli Majko: Në rregull, domethënë tani ju jeni juristë me përvojë dhe defektet i keni zbuluar. Ne kërkojmë një ndarje të qartë midis pushteteve. Dhe shqetësimi ynë është i tillë, të marrim vesh se ku jemi dhe çfarë po bëjmë. Krenar Loloçi: Ky është edhe meraku ynë kryesor, raportet midis pushteteve. Zamira Çaka: Në variantin me dy dhoma jepen kompetencat për Senatin, Kuvendin, si dhe për parlamentin. Ndërsa në atë me një

245 dhomë kompetencat e Kuvendit do të parashikohen në kapitujt e mëvonshëm. Si është konceptuar? Arben Imami: Pyetja juaj është e drejtë; kur e ke dhënë tek njëri variant përse nuk jepet edhe tek varianti tjetër? E përsëris paraqitja e kompetencave në variantin me dy dhoma është bërë për të krijuar idenë e dallimit të të dy dhomave, kurse kur ke një dhomë të vetme nuk ka nevojë të bëhet ndonjë dallim. Pandeli Majko: Më falni që po insistoj, por varianti me një dhomë nuk është gjë tjetër veçse ajo që mbetet pasi është hequr Senati bashkë me kompetencat e tij. Arben Imami: Pikërisht kjo është bërë, dhe këtu nuk ka gjë të keqe. Sabri Godo: E përsëris: në variantin me një dhomë, duke injoruar komplet idenë e Senatit, a është parashikuar gjithçka që i duhet Kuvendit për të qeverisur vendin? Kristaq Traja: Plotësisht! Sabri Godo: Vazhdojmë atëherë. Pandeli Majko: Unë propozoj që kapitulli të fillojë me kompetencat e parlamentit. Sabri Godo: Një pjesë të kompetencave do të detyrohemi t’i përsërisim në kapitujt respektivë. Spartak Braho: Fillimisht të thuhet se Kuvendi zgjedh Presidentin; pastaj vjen qeveria. Zamira Çaka: Përse të mos i vëmë kompetencat e Kuvendit në një nen të veçantë? Arben Imami: Ne mund të radhisim të gjitha kompetencat, duke filluar nga zgjedhja e Presidentit e deri tek rektorët e universiteteve, por do të ishte një përsëritje e atyre që do të thuhen në kapitujt e veçantë. Qëllimi ynë nuk ka qenë numërimi i kompetencave, por evidentimi i tyre në vendin e duhur. Engjëll Bejtaj: Neni 2 të ndahet dhe si pikë e dytë të vihet: “Ushtron kompetenca të tjera të parashikuara në Kushtetutë”.

246 Sabri Godo: Kushtetuta duhet të jetë sa më e shkurtër e t’i përmbajë të gjitha. Arben Imami: Askush nuk e di sa e shkurtër do të jetë Kushtetuta, e rëndësishme është që të përfshihen të gjitha. Le të pyesim stafin përse në këtë Projektkushtetutë nuk jepen kompetencat në formë liste? Kristaq Traja: Për dy arsye: së pari, kur flet për një institucion do të vësh edhe funksionin kryesor të tij, por jo të gjitha kompetencat e tij; së dyti, çdo listë ka rrezikun e interpretimit në mënyrë shteruese, domethënë, të krijon mendimin se përveç kompetencave të parashikuara në listë, nuk ka kompetenca të tjera. Përveç përsëritjes, që do të ishte evidente, mund të lindin edhe kontradikta ndërmjet dispozitave kushtetuese. Në varësi të funksionit, kompetencat e Kuvendit trajtohen në vendet përkatëse. Sabri Godo: Nuk mendoj se do të ishte gabim t’i shkojmë deri në fund këtij projekti dhe pastaj po të lindë nevoja t’i kthehemi prapë? Arben Imami: Mund t’i referoheni edhe projektkushtetutave të 1993- shit dhe të 1995-ës. Pandeli Majko: Ose Projektkushtetutës së 1994-ës. Petrit Kalakula: Të 1994-ës e hodhi populli poshtë! 292 Pandeli Majko: Ju zoti Imami e bojkotuat referendumin. Arben Imami: Po, por për arsye tjetër, jo se ishim dakord me të. Pandeli Majko: Në rregull, megjithëse kemi votuar kundër projektit të 1994-ës, unë jam që të ecim me projektin e 1994-ës. Pavarësisht se është hedhur poshtë, projekti i 1994-ës është miratuar nga të gjitha partitë. Për këtë projekt është bërë diskutimi më i gjerë ndonjëherë deri disa ditë përpara se të kalonte në referendum, kur u ndërhy nga një grup kolegësh, në formën e një grushti shteti, duke bërë ndryshime në favor të kompetencave të Presidentit. Por pjesa kryesore, të cilën ne e kemi parë, është hartuar e miratuar me diskutimin e pothuaj të të gjitha partive. 292 Projektkushtetuta e vitit 1994 iu nënshtrua referendumit në 6 nëntor 1994. Shumica e votuesve votuan kundër këtij projekti; si pasojë, Projektkushtetuta u rrëzua. (Shënim i red.)

247 Arben Imami: Ju jeni për projektin e 1994-ës? Pandeli Majko: Jo, nuk jam për variantin politik të 1994-ës, por për atë juridik. Veçanërisht jam për atë kapitull të 1994-ës ku flitet për parlamentin, rolin, strukturën, kohëvazhdimin e mandatit, sesionet, papajtueshmëria me funksionet e tjera, caqet e përfaqësimit të deputetit, imuniteti i deputetit, organizimi i brendshëm, karakteri publik, procesin e miratimit të ligjeve, interpelancat dhe pyetjet, praninë e anëtarëve të qeverisë, etj. Sabri Godo: Në qoftë se këto që ju thatë përfshihen në projektin që po shqyrtojmë, madje në një mënyrë më moderne dhe më koncize, nuk e kuptoj ç’të keqe ka? Pandeli Majko: Mua nuk më duket se janë moderne. Sabri Godo: Ne akoma nuk e kemi parë këtë që kemi përpara. Pandeli Majko: Juristët që kemi këtu ka mundësi të kenë marrë pjesë në atë të 1994-ës si ekspertë. Perikli Zaharia: Po, është e vërtetë, por projekti i 1994-ës është përmirësuar me atë të 1995-ës. Arben Imami: Po qe se duhet të kthehemi tek ndonjë projekt i mëparshëm, kthehemi tek njëri prej projekteve që e kemi bërë vetë. Politikisht, partia ime 293 dhe unë si përfaqësues i saj, nuk i shkojmë dot prapa projektit të Sali Berishës. Projekti i 1994-ës është projekti i referendumit. Në qoftë se do të diskutojmë për ndonjë projekt të kaluar, unë jam për atë të 1995-ës. Pandeli Majko: Unë nuk kam përse të shikoj dispozitat që ke bërë ti, zoti Imami. Unë dua të shikoj një projekt që ka dalë nga një tryezë, e cila ka qenë tryeza më e qetë deri më sot, pavarësisht se projekti i kësaj tryeze u hodh poshtë për shkak të kompetencave të Presidentit që u shtuan nga PD-ja në momentin e fundit. Sabri Godo: Unë sugjeroj që të shikojmë këtë që na është paraqitur dhe në fund themi: “Kjo nuk bën!”. Pandeli Majko: Unë po them që tani që kjo nuk bën! 293 Partia Aleanca Demokratike.

248 Sabri Godo: Po ne ende nuk i kemi shkuar deri në fund. Si mund të thuash që në dy rreshtat e parë se ky projekt nuk bën? Kjo mund të jetë konceptuar në mënyrë tjetër. Ne në dorë e kemi t’i vëmë të tëra kompetencat në bllok. Leontiev Çuçi: Unë jam me propozimin e Pandit, por megjithatë dua të di, në qoftë se specialistët mund të na i thonë se ku janë vënë kompetencat e tjera të Kuvendit? Sabri Godo: Ato na i thanë një herë. Krenar Loloçi: Na duhet të shikojmë të gjithë projektin e Kushtetutës. Pandeli Majko: Por kjo është kontradiktore; ju thoni që i keni vënë kompetencat, ju kërkojmë ku i keni vënë dhe ju nuk na i thoni. Spartak Braho: Në nenin 24 294 përcaktohet një nga kompetencat e Presidentit, ndërsa nuk kemi vajtur ende tek Presidenti. Krenar Loloçi: Këtu flitet për procesin legjislativ dhe kjo kompetencë e Presidentit e ka vendin këtu [tek Kuvendi]. E drejta e vetos, megjithëse është kompetencë e Presidentit, është pjesë e procesit legjislativ. Spartak Braho: E përmendim Presidentin këtu pa ditur ende se Presidenti zgjidhet nga parlamenti! Krenar Loloçi: Flitet për procesin legjislativ. Arben Imami: Teksti ka nevojë për ndonjë redaktim dhe kur të rishikohet, ndonjë gjë që nuk është në vend e duhur, mund të spostohet. Ky nuk është një problem parimor, por, megjithatë, është diçka e nevojshme. Pandeli Majko: Në variantin e 1995-ës flitet për kompetenca. Nocioni i kompetencave është futur në çdo variant. Krenar Loloçi: Ky është një këndvështrim i kufizuar që e kemi pasur gjithnjë ne. Edhe po t’i rreshtosh kompetencat, nuk ndryshon gjë. 294 Në nenin 24 të variantit me një dhomë parashikohej: “1. Presidenti i Republikës ka të drejtë të kthejë ligjin vetëm një herë. 2. Vetoja e Presidentit mund të rrëzohet kur kundër saj votojnë shumica e anëtarëve të Kuvendit”.

249 Pandeli Majko: Unë e kuptoj dëshirën tuaj profesionale, por dëshira politike është krejt ndryshe. Arben Imami (lexon disa kompetenca të Kuvendit): “Parlamenti ratifikon ligje që kanë karakter politik a ushtarak ose që sjellin ndryshime në ligj”. Kjo do të bëhet më vonë. Krenar Loloçi: Kjo përfshihet në një kapitull më vete. Arben Imami: “Vendos për mobilizimin e përgjithshëm a të pjesshëm, për gjendjen e luftës dhe atë të jashtëzakonshme”. Kjo do të përfshihet në një kapitull të ri të shkurtër që ka të bëjë me gjendjen e jashtëzakonshme. Krenar Loloçi: Kjo është thënë më parë në mënyrë të përmbledhur, ndërsa do të trajtohet më gjerë në një kapitull të veçantë. Arben Imami: Mund të shtohet: “...si edhe vendos për bërjen e referendumit popullor”, për të cilin do të bëhen disa nene të veçantë. “Parlamenti miraton Këshillin e Mbrojtjes me propozim të Këshillit të Ministrave”. Struktura e Këshillit të Mbrojtjes, siç e kemi sot, është një strukturë pa vlerë që trashëgohet nga regjimi i kaluar dhe nuk duhet të jetë. Kanë ardhur deri tani 12 misione të posaçme të NATO-s për të sqaruar që kjo strukturë nuk duhet të jetë, si dhe për të sqaruar se cilat janë Forcat e Armatosura. Pandeli Majko: Do të ketë Këshill Mbrojtjeje? Krenar Loloçi: Ministria e Mbrojtjes, e ndihmuar nga ekspertët e NATO-s, po punon për ligjin për Forcat e Armatosura. Kjo punë do të merret parasysh kur të formulohen nenet përkatëse kushtetuese për Forcat e Armatosura dhe Këshillin e Mbrojtjes. Arben Imami: Të gjitha këto do të vihen në një kre të veçantë. Pra, të gjitha kompetencat e Presidentit do të vihen respektivisht atje ku e kanë vendin e tyre. Në qoftë se do të kërkohet një variant tjetër pas një jave a pas një muaji dhe ky staf do të jetë i paaftë për të na i bërë një variant më të përshtatshëm, zgjedhim një staf tjetër. Ky është propozimi im. Sabri Godo: Zonja e zotërinj, a do të vazhdojmë? Arben Imami: Vetëm me sensin për të ndërtuar mund të vazhdohet.

250 Pandeli Majko: Unë them që të bëhet një kre me titullin “Kompetencat e parlamentit”. Arben Imami: Ka ndonjë tjetër që ka të njëjtin mendim? Sabri Godo: Logjikisht si veprohet? Përpara duhet thënë se si zgjidhet parlamenti, ç’afat ka dhe pastaj flitet për kompetencat e tij, apo thuhen kompetencat përpara se të krijohet parlamenti? Pandeli Majko: Më logjike është të thuhen më parë të gjitha kompetencat e parlamentit. Sabri Godo: Përse të mos i shkojmë deri në fund projektit të paraqitur pastaj mund të shprehim mendimin tonë përfundimtar nëse bën ose jo? E lëmë një herë këtë pikë për t’iu rikthyer më vonë dhe vazhdojmë më poshtë. E lëmë nenin 2 që flet për kompetencat, për ta parë më vonë. Vazhdojmë më poshtë. Arben Imami: Një tjetër gjë që dua të theksoj ka të bëjë me sistemin elektoral. Këshillohet që ai të vihet në Kushtetutë me qëllim që të mos ndërrohet tri ose pesë herë në vit nga shumica parlamentare, siç ndodh këtu tek ne. Mënyra e zgjedhjes së parlamentit do të jetë pak a shumë ajo që parashikohet në ligjin zgjedhor të vitit 1992. Këtu nuk po flas për numrat, por për sistemin. Pandeli Majko: Më falni, por numri i paraqitur këtu në këtë projekt është fiks dhe nuk është si ai i 1992-shit. Sipas ligjit, vetëm 40 vende i shpërndahen partive sipas sistemit proporcional në bazë të përqindjes së votave që ka fituar çdo parti. Është përcaktuar dyshemeja. Arben Imami: Çështja shtrohet: a jemi dakord që të flitet për sistemin elektoral në Projektkushtetutë? Po. Në rregull. Së dyti: a jemi dakord të vendosim pak a shumë sistemin zgjedhor elektoral të vitit 1992? Po. Në rregull. Genc Ruli: Sa deputetë do të ketë Kuvendi? Do të lihet me 150 vetë? Arben Imami: A jemi dakord që Kuvendi të përbëhet me jo më pak se 140 deputetë? Jonuz Begaj: Po, sepse popullsia do të shtohet.

251 Pandeli Majko: Unë kam një ide: numri i deputetëve të jetë 100, ndërsa për sa i përket sistemit të zgjedhjeve të mbetet ai i 1992-shit. Leontiev Çuçi: Duke përcaktuar një numër të pandryshueshëm, më duket se i lidhim këmbët vetes, ndërsa kur themi “jo më pak se 140 deputetë” i lëmë vetes mundësi më të gjëra për të ardhmen. Unë nuk do të isha për qenë të ngurtë në këtë pikë. Arben Imami: Ramë dakord për sistemin, megjithatë, në qoftë se dikush ka ndonjë gjë për të shtuar e mirëpresim. Petrit Kalakula: Mandatet shtesë janë 40, apo jo? Arben Imami: Po, por mund të jenë edhe 50. Petrit Kalakula: Në vitin 1992, për të ndarë mandatet shtesë, 295 llogaritjet u bënë mbi shumën totale të votave, duke përfshirë në llogaritje edhe vendet e fituara sipas sistemit mazhoritar. Ndërsa, me ndryshimet e bëra në ligjin zgjedhor në vitin 1996 dhe 1997, ndarja e 40 mandateve shtesë, bëhej pa marrë parasysh vendet e fituara nga partitë sipas sistemit mazhoritar. Ndaj këtyre ndryshimeve ka pasur shumë kontestime, sidomos nga partitë e vogla. Arben Imami: Vazhdojmë me pikën 4 të nenit 3 296 . Ka vërejtje? Pandeli Majko: Unë jam që kufiri të rritet në 4%. Zamira Çaka: Edhe unë e këtij mendimi jam. Petrit Kalakula: Ky problem është diskutuar shumë. Ne kemi përjetuar një situatë mjaft të polarizuar ndërmjet forcave politike. Kjo ka të mirat e veta, sepse siguron një qeverisje të qëndrueshme, po për kushtet tona unë mendoj që duhet të jemi pak më tolerantë ndaj partive të vogla me qëllim që parlamenti të reflektojë një përfaqësim më të gjerë, të paktën për një periudhë kohe të caktuar. Përndryshe, më mirë ta bëjmë ligjin zgjedhor plotësisht mazhoritar, duke 295 Neni 6 i ligjit nr. 7556, datë 4.2.1992, “Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë” parashikonte: “Kuvendi Popullor përbëhet nga jo më pak se 140 deputetë, nga të cilët 100 zgjidhen drejtpërdrejt në zona njëemërore, kurse mandatet shtesë kompensues u jepen kandidatëve që janë në listat e subjekteve në shkallë vendi, sipas proporcionit të votave të fituara në raundin e parë”. 296 “Partitë që marrin më pak se 3% të votave të vlefshme në shkallë vendi nuk përfitojnë mandate shtesë”.

252 mundësuar përfundimisht alternimin në pushtet vetëm të dy forcave politike ose të dy grupimeve politike. Në qoftë se duam një parlament me përfaqësim sa më të gjerë, atëherë kufirin minimal prej 4%, që do të thotë përjashtim i partive të vogla nga përfaqësimi në parlament, duhet ta ulim në 2%. Haxhi Aliko: Ndërsa mua më duket shifra 3%, një shifër mesatare dhe mjaft e gjetur. Sabri Godo: Shifra 3% nuk është keq. Arben Imami: Ka vende që këtë shifër e kanë edhe 5%, por në kushtet tona do të ishte mirë që kjo shifër të ishte 3% me qëllim që të mundësojë hyrjen e partive të tjera të vogla. Sabri Godo: Unë mendoj se 3% është një shifër e gjetur dhe nuk ka përse të diskutohet më tej. Është ende herët në Shqipëri që kufirin minimal ta çosh në kufirin 4%. Po t’i referohemi zgjedhjeve të 29 qershorit 1997, u vërtetua se vetëm dy parti arritën të fitonin mbi 3.2% të votave, ndërsa të gjitha të tjerat nuk siguruan dot sasinë e nevojshme të votave për t’u përfaqësuar në parlament. Megjithatë, theksoj se shifra 3% është një kufi minimal i mirë. Sa vetë janë që kufiri minimal të jetë 4%? Vetëm dy vetë. Shumica është dakord me 3%. Arben Imami: Ta mbajmë edhe shifrën 4% si variant të dytë. Genc Ruli: Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë se 100 deputetë. Arben Imami: Duke mbajtur parasysh edhe eksperiencën e vendeve te tjera, konkretisht numrin e tyre të popullsisë, në raport me numrin e deputetëve, ne mund të pranojmë formulimin “jo më pak se 140”. Krenar Loloçi: Numri i deputetëve duhet parë në lidhje edhe me komisionet e përhershme të parlamentit. Genc Ruli: Është edhe më pak e kushtueshme në qoftë se parlamenti do të kishte vetëm 100 deputetë. Ndoshta duke qenë më pak, mund të zgjedhim burra më të mirë. Arben Imami: Vazhdojmë me nenin 4 297 . 297 Neni 4: “1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. 2. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen brenda 60 deri në 30 ditë para mbarimit të mandatit. 3. Mandati i Kuvendit vazhdon deri në

253 Pandeli Majko: Pika 2 të bëhet: “Zgjedhjet e parlamentit të ri të bëhen jo më vonë se 60 ditë nga dita e mbarimit të mandatit ose e shpërndarjes së Kuvendit të mëparshëm”. Gjithashtu, të shtohet edhe shpërndarja e parlamentit. 298 Kristaq Traja: Në lidhje me kohëzgjatjen normale 4-vjeçare, ka kushtetuta që i bëjnë zgjedhjet për parlamentin e ri pas mbarimit të afatit 4-vjeçar, që do të thotë një farë zgjatje vetvetiu e afatit, ka sisteme të tjera që zgjedhjet i bëjnë para mbarimit të afatit normal 4 vjeçar. E para mund të konsiderohet e keqe, e dyta e mirë. Me mënyrën e paraqitur, afati 4 vjeçar respektohet më mirë. Pas përfundimit të zgjedhjeve, i lihet hapësira prej 20 ditësh edhe Presidentit të Republikës për të thirrur Kuvendin e ri. Pika 3 siguron vazhdimin e mandatit të Kuvendit deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri. Mendoj se kështu plotësohet më mirë mandati 4-vjeçar. Krenar Loloçi: Çështja është që pasi mbaron mandati katërvjeçar i deputetit, 299 legjitimiteti i këtij të fundit vihet disi në dyshim, ndërkohë që sipas dispozitave kushtetuese në fuqi, 300 ky mandat mund të zgjasë edhe disa muaj. Kjo është një çështje teorike mjaft e diskutuar. Përgjithësisht është pranuar se ky mandat duhet të mbarojë përpara dhe jo pas afatit katërvjeçar. Sipas skemës së paraqitur në projekt mandati i deputetit është plotësisht i legjitimuar, pasi ai i mbledhjen e parë të Kuvendit të ri”. 298 Zoti Majko i referohet këtu pikës 3 të nenit 59 të Projektkushtetutës së vitit 1995, në të cilën parashikohej: “Zgjedhjet e parlamentit të ri bëhen jo më vonë se 60 ditë nga dita e mbarimit të mandatit ose e shpërndarjes së parlamentit të mëparshëm”. (Shënim i red.) 299 Në një kuptim të ngushtë ligjor, afati 4-vjeçar duhet të mbarojë pikërisht katër vjet më vonë në të njëjtën ditë që ka filluar. Nuk ka rëndësi nëse mandati ka filluar ditën e zgjedhjes, ditën e mbledhjes së Kuvendit në sesionin e parë, ditën që deputeti merr në dorë mandatin nga Komisioni i Zonës Zgjedhore apo ditën që deputeti bën betimin. E rëndësishme është që, sipas këtij kuptimi, mandati nuk duhet të zgjasë asnjë ditë më shumë se katër vjet duke filluar nga dita që do të konsiderohet si dita e fillimit të mandatit. Por një gjë e tillë, praktikisht dhe objektivisht, nuk mund të arrihet për një sërë faktorësh. Edhe vetëm zgjedhjet e 24 qershorit 2001 na japin një material mjaft të pasur për të kuptuar e nxjerrë konkluzionin se afati 4-vjeçar nuk mund të zbatohet ose të përkojë (me përjashtim të rasteve të rralla) ditë më ditë me afatin 4-vjeçar të parashikuar. Rezultatet e zgjedhjeve të qershorit 2001, për shkak të parregullsive e përsëritjeve të shpeshta, u nxorrën dy muaj pasi kishte mbaruar afati 4-vjeçar i Kuvendit. (Shënim i red.) 300 Në bazë të nenit 17, paragrafi i katërt, të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”: “Zgjedhjet e Kuvendit Popullor bëhen jo më vonë se tre muaj nga dita e mbarimit të mandatit të tij”.

254 ushtron kompetencat e tij vetëm brenda periudhës katërvjeçare të mandatit të tij. Haxhi Aliko: Me sa di unë, një pjesë nga ju 301 ka marrë pjesë në hartimin e projektit të vitit 1995. Çfarë ju ka detyruar ju që të hiqni dorë nga varianti i 1995-ës? Krenar Loloçi: Vetë situata në Shqipëri e ka diktuar një gjë të tillë. Zgjedhjet e vitit 1996 u bënë pas dy muajve që kishte mbaruar afati katërvjeçar dhe gjatë gjithë kësaj periudhe parlamenti vazhdoi të nxirrte ligje. Disa kushtetuta ndalojnë nxjerrjen e ligjeve pas mbarimit të afatit të mandatit. Pra, nëpërmjet skemës që kemi paraqitur synojmë të evitojmë vazhdimin e aktivitetit legjislativ pas plotësimit të afatit katërvjeçar. Në vetvete mbajtja e zgjedhjeve brenda një periudhe nga 60 deri në 30 ditë para mbarimit të afatit të mandatit është një zgjidhje teknike. 302 Pandeli Majko: Neni 5 303 nuk e përcakton se kush e zgjat mandatin. Në të gjitha variantet e mëparshme këtë të drejtë e ka pasur Presidenti. Ka mundësi ta dimë se si është rregulluar kjo? Krenar Loloçi: Në kapitullin që do të flitet për gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjendjen e luftës do të rregullohet edhe ky moment. Kjo është logjika që kemi ndjekur. Arben Imami: Neni 59 i projektit të vitit 1995 parashikonte në pikën 2 se zgjatja e mandatit mund të bëhet me miratim të Presidentit të Republikës vetëm në raste lufte ose gjendjeje të jashtëzakonshme dhe derisa të vazhdojnë këto rrethana. Ndoshta, zoti Majko dyshon se mos këtë kompetencë ia kemi hequr Presidentit dhe ia japim Senatit. Në fakt, nëpërmjet kësaj shmanget ndonjë qëndrim i papërgjegjshëm i ndonjë Presidenti. Madje kur janë kushtet e pikës 3 të nenit 5, Kuvendi mblidhet vetiu pa qenë nevoja që të thirret nga ndonjë institucion tjetër. Në gjendjen e luftës ose në gjendjen e jashtëzakonshme Kuvendi duhet të jetë i mbledhur. 301 I drejtohet stafit teknik. (Shënim i red.) 302 Kjo u pa si zgjidhja më e përshtatshme. (Shënim i red.) 303 Neni 5: “1. Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. 2. Kur Kuvendi është i shpërndarë, zhvillimi i zgjedhjeve pezullohet deri në mbarim të luftës. 3. Kuvendi i shpërndarë rithirret vetiu gjatë kohës së luftës”.

255 Pandeli Majko: Të tmerruar nga një rast i mëparshëm, që mund të ndodhë një herë në 1.000 vjet, tani po “i fryjmë edhe kosit”... Unë propozoj që varianti i 1995-ës të shkrihet me nenet 4 dhe 5 të variantit të paraqitur këtu. Leontiev Çuçi: Ajo lë shteg për zgjatjen e afatit me katër muaj. Pandeli Majko: Po të interpretohet “Kuvendi zgjidhet çdo katër vjet”, kjo do të thotë që shpërndarja e Kuvendit nuk lejohet. Arben Imami: Pse çfarë ndryshimi ka po të thuhet “për katër vjet”? Pandeli Majko: Po të thuhet “për katër vjet”, nënkupton edhe shpërndarjen. Arben Imami: Këtu jepet rregulli i përgjithshëm dhe, në këtë kuptim, nuk ka ndonjë ndryshim ndërmjet shprehjeve “zgjidhet çdo katër vjet” dhe “zgjidhet për katër vjet”. Megjithatë, e bëjmë “për katër vjet”. Jonuz Begaj: Mua më duket se kur thuhet “çdo katër vjet” do të thotë që parlamenti tjetër duhet të zgjidhet menjëherë pas katër vjetëve, ndërsa kur thua “zgjidhet për katër vjet”, mund të zgjidhet edhe pas gjashtë muajsh. Arben Imami: Propozimi i zotit Majko është që zgjedhjet të bëhen jo më vonë se 60 ditë pas mbarimit të afatit të mandatit të Kuvendit, kurse propozimi i dytë është ky që është paraqitur këtu, 60 deri në 30 ditë para mbarimit të mandatit. Ka ndonjë mbështetje propozimi i zotit Majko? Pandeli Majko: Mua më duket se neni 59 304 i variantit të 1995-ës është shumë më i saktë e i përmbledhur se sa neni 4 305 dhe neni 5 306 që kemi përpara. 304 Neni 59 i variantit të vitit 1995, “Kohëvazhdimi i mandatit”, parashikonte: “1. Parlamenti zgjidhet për katër vjet. 2. Zgjatja e mandatit mund të bëhet me miratimin e Presidentit të Republikës vetëm në rast lufte ose gjendjeje të jashtëzakonshme dhe derisa të vazhdojnë këto rrethana. 3. Zgjedhjet e parlamentit të ri bëhen jo më vonë se 60 ditë nga dita e mbarimit të mandatit ose e shpërndarjes së parlamentit të mëparshëm. 4. Mandati i parlamentit vazhdon deri në mbledhjen e parë të parlamentit të ri”. 305 Shiko shënimin 223. 306 Shiko shënimin 229.

256 Perikli Zaharia: Do të vazhdojmë ta zgjatim mandatin e parlamentit tej afatit katërvjeçar? Pandeli Majko: Vetëm në rast lufte dhe jo më vonë se 60 ditë nga dita e mbarimit të mandatit. Arben Imami: Po kërkoj një argument më tepër që të na bindë kjo që thoni ju zoti Majko. Genc Ruli: Duhet parashikuar edhe shpërndarja. Krenar Loloçi: Presidenti do ta shpërndajë parlamentin. Pandeli Majko: Më falni, nuk po ndeshem unë me ju, por variantet që keni bërë ju vetë. Krenar Loloçi: Hoqëm dorë nga varianti i 1995-ës, për shkak të ngjarjeve të 1996-ës. Sabri Godo: Është e drejta e stafit teknik të ndryshojë mendje. Pandeli Majko: Është e drejta jonë të besojmë vetëm në njërin variant. Sabri Godo: Të besojmë në atë më të fundit. Arben Imami: Varianti i sotëm është i përmirësuar. Janë reflektuar ngjarjet e 1996-ës dhe të 1997-ës që kanë ndikuar në bërjen e këtyre ndryshime. Sabri Godo: Krahasuar me variantin e 1995-ës, varianti që na paraqitet aktualisht është më i mirë e i përmirësuar, pasi mbart edhe përmirësimet kushtetuese që janë pasojë e ngjarjeve që kanë ndodhur këto tre vitet e fundit që nga viti 1995. Sugjeroj që zgjedhjet të bëhen përpara mbarimit të mandatit. Pandeli Majko: Për mua neni 59 i variantit të 1995-ës është plotësisht i rregullt. Arben Imami: Nuk mendoj se mund të vazhdohet në këtë mënyrë. Stafi i ka parë edhe variantet e tjera të mëparshme, por ka arritur në këtë formulim duke u përpjekur të marrë parasysh edhe zhvillimin e

257 ngjarjeve në vend. Po të ecim me të dy variantet 307 njëkohësisht, do ta kemi të vështirë të vazhdojmë të punojmë. Sabri Godo: Unë sugjeroj që zgjedhjet e përgjithshme të bëhen 60 deri në 30 ditë përpara mbarimit të afatit të mandatit të parlamentit. Genc Ruli: Kjo është një risi' në Kushtetutën tonë. Pandeli Majko: Nuk mendoj se duhet të futemi në fushatë elektorale pa përfunduar mandati i mëparshëm. Me fjalë të tjera, kjo do të binte në kundërshtim me normën se “parlamenti zgjidhet për katër vjet”, pasi parlamenti do të shpërndahej qoftë edhe disa ditë përpara afatit. Arben Imami: Jo, kjo nuk është shpërndarje! Krenar Loloçi: Pika 3 e nenit 4 të projektit që është paraqitur, parashikon se: “Mandati i Kuvendit vazhdon deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri”. Kjo e plotëson. Pandeli Majko: Mirë, jam dakord me pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni. Por, në këtë projekt mungon shpërndarja e parlamentit siç parashikohet në Projektkushtetutën e 1995-ës. Arben Imami: Koncepti i shpërndarjes është zgjeruar në projektin e paraqitur për diskutim. Pandeli Majko: A ka mundësi të vazhdojmë me projektin e 1995-ës, ndërsa projekti i paraqitur të mbetet një oponencë e ekspertëve? Arben Imami: Kjo mendoj se nuk është serioze. Në qoftë se stafi teknik ka përgatitur një projekt që është më i keq se ai i 1995-ës, po e përsëris, ta zëvendësojmë përbërjen e tij me njerëz e specialistë të tjerë. Po të vazhdojmë kështu, ndoshta do të na duhet t’i referohemi ndonjë kushtetute akoma më të hershme. Por mendoj se stafi teknik përbëhet nga persona kompetentë. Duke mbajtur parasysh historinë kushtetuese të këtyre viteve të fundit, është menduar të reflektohet ajo nëpërmjet vendosjes së disa pengesave për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve negative të vërejtura. Nga ana tjetër, nuk duhet të lejojmë të fillojë lufta ndërmjet projekteve të përgatitur në kohë të ndryshme, projekti i 1995-ës apo i 1993-shit, etj. Unë këtë e quaj një diçka shumë të keqe: mungesë tolerance dhe serioziteti. 307 Projektkushtetuta e vitit 1995 dhe Projektkushtetuta në shqyrtim. (Shënim i red.)

258 Sabri Godo: Ne do të ecim me projektin që na është paraqitur dhe nuk kemi përse t’i kthehemi projekteve të 1995-ës ose të 1993-shit. Në qoftë se ne konstatojmë se kjo që kemi sot nuk është e mirë, atëherë mund t’i rikthehemi asaj tjetrës. Ku kemi mbetur? Ne po diskutonim për shpërndarjen. Mendoj se është e domosdoshme të parashikojmë këtu edhe shpërndarjen e parlamentit. Arben Imami: Kjo do të parashikohet tek mocioni i besimit dhe i mosbesimit të qeverisë. Sabri Godo: Mund të ketë shumë arsye që e bëjnë parlamentin të shpërndahet përpara kohe. Mund të vendosë edhe vetë parlamenti të shpërndahet. Përse të mos thuhet kjo këtu? Arben Imami: Parlamenti nuk mund të vetëshpërndahet. Parlamenti do të shpërndahet kur nuk formon dot qeveri. Vetëm atëherë pasi të kenë dështuar të gjitha përpjekjet për të formuar qeveri, vetëm atëherë ai do të shpërndahet. Në këtë rast Presidenti i Republikës automatikisht shpall zgjedhjet e reja, duke caktuar edhe datën se kur do të bëhen zgjedhjet e reja. Zamira Çaka: Përse të mos përmendet edhe shpërndarja aty? Sabri Godo: Kemi mbetur tek pika 4. Zoti Majko, ku e ke propozimin? Zamira Çaka: Dëshiron të përmendet edhe shpërndarja e parlamentit përpara mbarimit të afatit. Arben Imami: Dakord, fjalën “shpërndarje” e përfshijmë. Pandeli Majko: Them të bëjmë një marrëveshje. Po pati mundësi, për ne që jemi për variantin me një dhomë të na jepet e drejta të bëjmë ndonjë ndryshim, ndonjë oponencë dhe pastaj kur të diskutojmë për variantin me dy dhoma, në qoftë se do ta diskutojmë, ne nuk do të bëjmë asnjë vërejtje. Secili të paraqesë variantin e tij ashtu siç e mendon ai. Ata që janë për dydhomëshin, të thonë mendimin e tyre për këtë variant. Sabri Godo: Më duket se ramë dakord për këtë gjë. Tani po diskutojmë variantin me një dhomë, ndërsa variantin tjetër do të diskutojmë kur t’i vijë koha.

259 Pandeli Majko: Dakord me këtë marrëveshje. Ne mendojmë të ecim duke mbajtur parasysh edhe variantin e 1995-ës. Të shohim se çfarë rregullimesh janë bërë në variantin e paraqitur tani, duke u përpjekur të bëjmë të gjitha rakordimet e mundshme. Sigurisht, nuk mendojmë që projekti që na është paraqitur është përfundimtar. Sabri Godo: Më fal, pse të mbahemi tek projekti i 1995-ës? Në qoftë se projekti që është bërë dhe na është paraqitur tani është më i mirë se 1995-a, le të ecim me këtë! Pandeli Majko: Kush tha që është më i mirë? Sabri Godo: Në qoftë se projekti i paraqitur është i mangët dhe është më i dobët se i 1995-ës, kthehemi dhe i referohemi projektit të 1995-ës. Lufter Xhuveli: Le të vazhdojmë me variantin e paraqitur me një dhomë, duke ju referuar edhe projektit të 1995-ës. Sabri Godo: Më duket se ramë dakord që të ecim me këtë variant. Pandeli Majko: A ka mundësi ta votojmë këtë? Petrit Kalakula: Kjo nuk votohet. Nuk ka logjikë të votohet, sepse ne nuk kemi vendosur për ndonjërin nga variantet. Thamë t’i diskutojmë të dyja dhe pastaj kur të vijë puna për vendim, do të merret edhe vendimi. E dyta, kemi vendosur si komision të shqyrtojmë materialin e përgatitur nga stafi teknik që kemi krijuar. T’i themi stafit tani se materialin tuaj nuk e marrim parasysh dhe se do të shikojmë një projekt tjetër, më duket se kjo nga pikëpamja procedurale nuk është në rregull. Të diskutojmë mbi projektin që ka përgatitur stafi dhe, në qoftë se ka vërejtje për nene të caktuara të tij, t’i ndryshojmë ato. Arben Imami: Mund të nisemi edhe nga projekte të tjera, qoftë edhe nga ai i 1995-ës, por kjo nuk ka kuptim. Spartak Ngjela: Kjo polemikë që është bërë këtu është shumë pozitive, mirëpo kjo nuk ka dalë në “treg”. Duhet të pasqyrohet në shtyp e në televizion se Komisioni ka hyrë në momente krize për sa i përket Senatit. Të dalë sa janë për Senatin dhe sa kundër tij, domethënë sa janë në favor të parlamentit me një dhomë. Kështu do të kuptohet që Senati është rrëzuar pa konsensus. Duhen arsyet pse je me Senatin dhe pse je kundër dhe pastaj mund të vazhdohet me

260 kompromis për të kapërcyer këtë situatë. Por opinioni publik duhet ta dijë kush është me Senatin dhe kush është kundër tij. Kjo është rruga në qoftë se duam të punojmë normalisht. Petrit Kalakula: Lidhur me këtë, unë insistoj që mbledhja e Komisionit të bëhet në prani të gazetarëve e të televizionit. Media duhet të jetë e informuar me hollësi për zhvillimet e punimeve të Komisionit. Engjëll Bejtaj: Mund të shkojmë edhe drejt kompromiseve. Petrit Kalakula: Jam dakord, por më duket se jemi ende larg. Genc Ruli: Në qoftë se ne vendosim të ndryshojmë diçka, kjo duhet bërë mbi bazën e rregullores, të frymë së saj. Deri tani fryma e rregullores ka qenë të mos hyjmë në korniza politike. Sigurisht do të mbahet një pozicion politik, por kjo duhet të jetë shprehje e vizionit të këtij ose atij anëtari dhe e forcës së tij politike për ndërtimin e strukturës së shtetit. Gjithmonë jemi nisur nga parimi që të ketë sa më shumë konsensus dhe sa më shumë bashkëpunim. Përgjithësisht, linja e ndjekur ka qenë që projektet të përgatiten dhe të paraqiten nga stafi teknik, i cili është parashikuar në rregullore, madje është miratuar. Edhe vetë ndërtimi i parlamentit ka një staf teknik. Sigurisht, materialet e stafit mund të ndryshohen, ato mund të përmbajnë disa variante, etj. Por, të fillojmë të ndryshojmë sot procedurën dhe gjithsecili të sjellë variantin e tij për çdo kapitull, më duket se po fillojmë të hedhim hije dyshimi në marrëdhënien tonë, dhe kjo vetvetiu do të dëmtojë bashkëpunimin. Unë nuk e di nga se vjen kjo prepotencë relative e këtyre dy ditëve, e cila nuk i shërben punës. Prandaj sugjeroj që mbledhjet e Komisionit të bëhen gjithmonë në Tiranë, në prani të opinionit publik, ku gjithsecili të matet edhe me publikun për mendimet që do të imponojë dhe për mendimet që do të mbrojë. Leontiev Çuçi: Më fal Genci, mbase na duhet të sqarojmë disa gjëra ose dhe të mirëkuptohemi më shumë. Pandi bëri një propozim. Në thelb propozimi është të vazhdojmë me materialin e paraqitur, duke i bërë oponencë mbi bazën e projektit të vitit 1995. Po të kapim këto dy pika, më duket se nuk krijojmë as ndonjë lloj prepotence, as ndonjë lloj nuance të papëlqyeshme apo negative. Ne nuk e hedhim poshtë as

261 stafin, as Komisionin, as rregulloren dhe asgjë tjetër. Me sa e kuptova unë, pa dashur të flas në emër të tij, këtë donte të thoshte Pandi. Sabri Godo: Oponencën bëje si të duash. Pandeli Majko: Pikërisht atë desha të bëj. Petrit Kalakula: Jo, ti the se do të jepni mendime vetëm për variantin me një dhomë, ndërsa ata që janë për Senatin të japin mendime për variantin me dy dhoma. Kështu nuk diskutohet; ç’kuptim ka kjo? Pandeli Majko: Të them të drejtën unë kam një shqetësim. Petrit Kalakula: Edhe unë shfaqa disa rezerva për Senatin. Por kjo nuk do të thotë që të mos respektoj mendimin e të tjerëve. Sabri Godo: Ne ngatërrohemi vetë me fjalët tona. Në qoftë se themi që të ecim duke diskutuar projektin që na është paraqitur, njëherazi pranojmë se gjithsecili ka mundësi të bëjë oponencën e vet. Do ta bësh oponencën duke u bazuar në projektin e 1995-ës? Kjo është puna jote. Ne këtë parim nuk mund ta hedhim poshtë. Askush nuk mund ta hedhë poshtë. Doni të vazhdojmë punën, apo ta lëmë? Të diskutojmë projektin që kemi përpara dhe secili mund të bëjë oponencë nga çfarëdo materiali që të dojë. Spartak Ngjela: Do t’i themi gjërat ashtu siç janë; në qoftë se do të angazhohemi për të bërë një dhomë, do të angazhohemi për të bërë një dhomë perfekte. Pa mbaruar një proces votimi, nuk mund të zhvillosh tjetrin. Arben Imami: Normalisht, ju që keni ardhur me vonesë 308 duhet të azhurnoheni me ato që janë thënë deri tani. Ne kemi rënë dakord që në fillim të takimit të sotëm se, meqenëse ende jemi të paqartë për sa i përket mbështetjes politike që ka gjithsecili këtu nga forcat që ata respektivisht përfaqësojnë, të vazhdojmë të shqyrtojmë të dyja variantet, me një dhe me dy dhoma, duke i përsosur e përmirësuar përmbajtjet e tyre. Pas një jave ose dhjetë ditëve kur të jetë marrë opinioni i brendshëm politik i partive, do t’i kthehemi votimit. Pra, kur të bëhet votimi, do të jenë parë të dy variantet. 308 Zoti Spartak Ngjela nuk morri pjesë në punimet e Komisionit që u zhvilluan në paraditen e datës 8 maj 1998. Siç vihet re, ai sapo ka mbërritur në mbledhjen e Komisionit. (Shënim i red.)

262 Spartak Ngjela: Pra, do t’i shikojmë të dy variantet dhe pastaj do të votohet? Pandeli Majko: Për aq kohë sa nuk është krijuar një shumicë mbështetëse për variantin me dy dhoma... Arben Imami: Sigurisht, në qoftë se krijohet shumica mbështetëse, çështja është e zgjidhur. Pandeli Majko: Pra, varianti me dy dhoma duhet të sigurojë mbështetjen e një të tretës së anëtarëve të Komisionit. Jemi të gatshëm ta diskutojmë edhe atë, por për sa i përket variantit me një dhomë, ky duhet të kalojë për votim. Petrit Kalakula: Zoti Godo, meqenëse këta kërkuan një pushim edhe unë propozoj të bëjmë një pushim për konsultim me të katër subjektet e së djathtës. Ka mundësi të realizohet kjo? Sabri Godo: Nuk më duket se ka ardhur koha për këtë. Petrit Kalakula: Unë e kërkoj një takim konsultativ. Sabri Godo: Le të diskutojmë variantin me një dhomë fillimisht dhe me vullnet të mirë, duke dhënë tërë kontributin tonë, të përfundojmë këtë variant. Të shikojmë pastaj edhe variantin me Senat me të njëjtën procedurë. Më tej, të votojmë. Petrit Kalakula: Paraprakisht kështu vendosëm, pasi po votuam për variantin e parë, nuk do të punohet për të dytin. Pandeli Majko: Sipas rregullores, variant do të quhet në qoftë se merr një të tretën e votave të Komisionit. E pranoj që ai me Senat të qëndrojë në potencë, por të diskutohet vetëm pasi të sigurohet kjo shumicë. Arben Imami: Çdo gjysmë ore nuk mund të diskutojmë të njëjtën procedurë, zoti Sabri. Sabri Godo: Edhe zoti Majko, edhe unë fola me zotin Kastriot Islami, i cili është duke ardhur dhe, në këtë mënyrë, plotësohet kuorumi i nevojshëm i Komisionit për të marrë vendime. Ramë dakord që të diskutojmë jo vetëm për njëdhomëshin, por edhe për dydhomëshin.

263 Pastaj, në Tiranë, do të diskutojmë përfundimisht se si do të zgjidhet ky problem. Pandeli Majko: Mirë, dakord, të diskutojmë edhe dydhomëshin dhe e mbyllim këtë hesap. Njëkohësisht të bëjmë edhe një marrëveshje tjetër; ka mundësi të bëjmë oponencën e projektit që është paraqitur me projektin e 1995-ës? Arben Imami: Bëje me cilin projekt të duash. Pandeli Majko: Në rregull, kaq. Arben Imami: Mund të vazhdojmë? Jemi te neni 4. Pandeli Majko: Propozimet e mia: te pika e parë e nenit 4, fjala “çdo” të zëvendësohet me “për”; neni 4 me nenin 5 të shkrihen siç parashikohet në nenin 59 të projektit të 1995-ës; të pranohet propozimi i ekspertëve: “Zgjedhjet… zhvillohen 60 deri në 30 ditë para mbarimit të mandatit”, por duke shtuar edhe shpërndarjen e parlamentit. Formulimi i kësaj pike do të ishte: “Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen brenda 60 deri në 30 ditë para mbarimit të mandatit ose shpërndarjes së tij”. Të fusim, gjithashtu, edhe zgjatjen e mandatit të Kuvendit në rast lufte dhe gjendjeje të jashtëzakonshme vetëm me miratim të Presidentit të Republikës dhe në këtë mënyrë shkrijmë nenin 4 me nenin 5. Arben Imami: Përse të mos themi se kur parlamenti shpërndahet, zgjedhjet mbahen brenda një periudhe kohore prej kaq ditësh? Krenar Loloçi: Në rastet kur shpërndahet Kuvendi, zgjedhjet organizohen brenda 45 ditëve nga dita e shpërndarjes. Spartak Ngjela: Kjo të parashikohet tek kapitulli për Presidentin. Arben Imami: Normalisht atje e ka vendin. Por ka një mendim që të pasqyrohet edhe këtu. Spartak Ngjela: Si mund të pasqyrohet edhe këtu? Pandeli Majko: Është fjala për kohëvazhdimin e mandatit dhe kohëvazhdimi i mandatit të parlamentit varet dhe lidhet edhe me shpërndarjen.

264 Arben Imami: Kalojmë te neni 5 309 . Në rastin kur parlamenti është i shpërndarë, Presidenti i vendit mund të shpallë gjendjen e luftës e të mos e thërrasë parlamentin. 310 Për të shmangur çdo lloj interpretimi të padëshiruar, me shpalljen e gjendjes së luftës, mandati i Kuvendit zgjatet automatikisht, si dhe rithirret vetiu kur është i shpërndarë. Presidenti nuk vepron vetëm në kohë lufte. Pra, neni 5 e zhvesh Presidentin në këtë drejtim. Spartak Ngjela: Këtu bëhet fjalë vetëm për rast lufte dhe jo edhe për gjendjen e jashtëzakonshme. Sabri Godo: Gjendja e jashtëzakonshme mund të jetë e pjesshme ose e përgjithshme. Arben Imami: Gjendja e luftës dhe gjendja e jashtëzakonshme nuk mund të trajtohen në mënyrë të barabartë. Të kalojmë te neni 6 311 . Ka vërejtje? Haxhi Aliko: Kam përshtypjen se jemi dakord të gjithë. Arben Imami: Kalojmë te Kreu III: “Deputetët”, neni 7 312 . Krenar Loloçi: Në pikën e parë të nenit 7 në fund thuhet “votuesit”. Fjala është për kandidatët e pavarur. Pra, pranohen vetëm kandidatët e paraqitur nga partitë politike, si dhe kandidatët e pavarur. Spartak Ngjela: Kisha diçka për pikën 1. Diaspora nuk mund të vendosë deputetë? Me sa di unë është bërë një kërkesë nga një organizatë, “Lidhja shqiptare”, e cila shprehej se kishte mundësi për të vendosur kandidatë. 309 Neni 5: “1. Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. 2. Kur Kuvendi është i shpërndarë, zhvillimi i zgjedhjeve pezullohet deri në mbarim të luftës. 3. Kuvendi i shpërndarë rithirret vetiu gjatë kohës së luftës”. 310 Projekti i 1995-ës nuk e parashikonte rastin e thirrjes së parlamentit kur shpallja e gjendjes së luftës vendosej kur parlamenti ishte i shpërndarë. (Shënim i red.) 311 Neni 6: “1. Kuvendi i porsazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga Presidenti i Republikës jo më vonë se 20 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve. 2. Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi mblidhet vetiu brenda dhjetë ditëve nga mbarimi i afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni”. 312 Neni 7: “1. Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike ose votuesit. 2. Rregullat për caktimin e kandidatëve për deputetë, për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe për kushtet e vlefshmërisë së zgjedhjeve përcaktohen me ligj”.

265 Arben Imami: Mjafton të jenë shtetas shqiptarë dhe përfaqësuesit e saj mund të kandidojnë. Nuk ka ndonjë ndalim. Pandeli Majko: Projekti i 1995 parashikon një ndalim në këtë aspekt. Sipas këtij projekti, deputet mund të zgjidhet çdo shtetas me banim të përhershëm në Shqipëri të paktën dy vitet e fundit. Për mua kjo duhet të caktohet në Kushtetutë, është thelbësore. Spartak Ngjela: Përse duhet ta bësh këtë? Një person mund të ketë qenë duke studiuar jashtë shtetit, ky nuk ka përse të përjashtohet. Pandeli Majko: Mund të vijë nga jashtë një person mjaft i pasur, i cili nuk njihet nga populli shqiptar. Pasi merr shtetësinë, si dhe duke përdorur edhe dollarët, hedh kandidaturën për t’u zgjedhur. Unë nuk jam dakord me këtë. Petrit Kalakula: Pra, do ta përjashtojmë diasporën? Arben Imami: Kjo është një çështje që do të trajtohet më poshtë, jo në këtë nen. Këtu flitet se kush ka të drejtë të paraqesë kandidatë: partitë politike dhe votuesit. Dëshironi të ushtrohet kjo e drejtë edhe nga shoqatat, si dhe nga komunitetet fetare? Anëtarë të Komisionit: Jo! Arben Imami: Së dyti, ky nen thotë se rregullat për caktimin e kandidatëve për deputetë, si dhe rregulla të tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet vendosen me ligj. Ka diskutime të tjera. Kalojmë te neni 8 313 . Spartak Ngjela: Në zgjedhjet e fundit, katër gjyqtarë donin të kandidonin për deputet, por kishin problem se duhet të hiqnin dorë si gjyqtarë. Çështja është se po të mos zgjidheshin do të mbeteshin pa punë. Përse duhet të japë dorëheqjen përfundimisht gjyqtari? Gjyqtari, gjatë periudhës së zgjedhjeve nuk gjykon; ai nuk ka pse të largohet. Ne kemi nevojë edhe për gjyqtarët. 314 313 Neni 8: “1. Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra: a) gjyqtarët, prokurorët; b) ushtarakët e shërbimit aktiv; c) punonjësit e policisë dhe të Sigurimit Kombëtar; ç) nëpunësit e shërbimit civil; d) kryetarët e bashkive dhe të komunave në vendet ku kryejnë detyrat e tyre; dh) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve; e) funksionarët e zgjedhur nga parlamenti. 2. Mandati i fituar në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni është i pavlefshëm”. 314 Papajtueshmëria qëndron tek fakti se gjykata ngarkohet me detyrën e zgjidhjes së konflikteve që dalin gjatë procesit të zgjedhjeve. (Shënim i red.)

266 Arben Imami: Nuk mund të bëhen të dyja! Pandeli Majko: Në pikën (a) të nenit 8 të shtohet edhe Presidenti i Republikës. Arben Imami: Përfshihet tek pika (e) ku flitet për funksionarët e zgjedhur nga parlamenti. Zamira Çaka: Presidenti nuk është funksionar, është i zgjedhur. Arben Imami: Atëherë, në pikën (e) të thuhet: “...të zgjedhurit nga parlamenti”? Përveç Presidentit, janë edhe Kryetari i Kontrollit të Shtetit, Avokati i Popullit, Prokurori i Përgjithshëm, të cilët nuk duhet të kenë të drejtën e kandidimit. Është zbatuar mënyra e përfshirjes. Ligoraq Karamelo: Po përfaqësuesit e pushtetit lokal a mund të zgjidhen? Arben Imami: Do t’i shikojmë më poshtë rastet e papajtueshmërisë. Sabri Godo: Po tek nëpunësit e shërbimit civil 315 cilët përfshihen? Arben Imami: Jeni dakord që të futen edhe prefektët dhe sekretarët e përgjithshëm të prefekturës? Genc Ruli: A janë këta nëpunës të shërbimit civil? Arben Imami: Jo, nuk janë nëpunës të shërbimit civil, prefekti është funksionar i emëruar nga Këshilli i Ministrave. Është i deleguar i qeverisë. 316 315 Neni 2 i ligjit nr. 8095, datë 21.3.1996, “Për shërbimin civil në Republikën e Shqipërisë” parashikonte se në shërbimin civil bëjnë pjesë: 1. funksionarët politikë; 2. nëpunësit civilë, të cilët ushtrojnë në administratën publike detyra me karakter drejtues, organizativ, kontrolli dhe ekzekutiv; 3. nëpunësit e thjeshtë, të cilët brenda administratës publike kryejnë detyra shërbimi”. 316 Me ndryshimet që iu bënë ligjit nr. 8095, datë 21.3.1996, “Për shërbimin civil në Republikën e Shqipërisë”, me ligjin nr. 8300, datë 12.3.1998, prefekti bën pjesë në listën e funksionarëve politikë që janë objekt i ligjit për shërbimin civil. Para këtyre ndryshimeve, neni 2 i ligjit për shërbimin civil parashikonte se funksionarët politikë bënin pjesë në shërbimin civil, por nuk i përcaktonte ata. Aktualisht, ligji nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil” (i cili shfuqizoi ligjin nr. 8095, datë 21.3.1996, “Për shërbimin civil në Republikën e Shqipërisë”) nuk i ka ndryshuar dispozitat për funksionarët politikë. (Shënim i red.)

267 Sabri Godo: Kategoria e nëpunësit të shërbimit civil më duket është shumë e gjerë. Arben Imami: Prefekti është i deleguar i Këshillit të Ministrave në një rajon të caktuar. Normalisht, ai nuk duhet të konkurrojë në atë rajon. Prefektin dhe sekretarin e përgjithshëm mund ta futim te kryetarët e bashkive e të komunave. Si mendoni? Lufter Xhuveli: Unë sugjeroj të shtojmë vetëm prefektin tek pika ku përmenden kryetarët e bashkive dhe të komunave. Arben Imami: Dakord. A mund të na sqarojë stafi për nëpunësit e shërbimit civil? Krenar Loloçi: Sipas ligjit “Për shërbimin civil”, nëpunësit e shërbimit civil janë të depolitizuar dhe ata janë të palëvizshëm, megjithëse titullarët e tyre, fjala vjen ministrat, mund të lëvizin. Është menduar që nëpunësit e shërbimit civil ta ruajnë e të mos e komprometojnë këtë rol të paanshëm. Spartak Ngjela: Unë jam dakord që të mos kandidojnë të gjithë personat që kryejnë detyra të nëpunësit të shërbimit civil. Por, nga ana tjetër, duhet të pranojmë që një njeri që ka kandiduar për deputet nuk mund të hyjë më në shërbimin civil. Arben Imami: Jo, ky është një ekzagjerim i padrejtë! Ligji i shërbimit civil përfshin disa kategori nëpunësish që nuk i përfshin Kodi i Punës. Kjo kategori nëpunësish që punojnë në vende të përcaktuara me ligj, si në bashki, prefekturë, institucione qendrore, etj., janë rreth 3.500 – 4.000 njerëz. Ky grup njerëzish emërohen nga një komision i posaçëm. Për t’i mbajtur këta njerëz relativisht larg nga politika, sigurisht nuk është fjala që të mos kenë kurrfarë lloj bindjesh politike, por për të shmangur angazhimet e tyre të mëdha politike, do të ishte mirë për shtetin dhe për ata vetë të qëndronin larg procesit zgjedhor. Vendet e tjera të Lindjes e kanë bërë një gjë të tillë për të siguruar një shërbim civil të fortë. Spartak Ngjela: Nuk kemi përse të zgjatemi. Çështja shtrohet kështu: është një nëpunës i aftë i shërbimit civil, të cilit i kërkohet të kandidojë për deputet; ai pranon, por i duhet të jap dorëheqjen nga puna. Ky a e humbet punën në këtë moment?

268 Genc Ruli: Patjetër. Spartak Ngjela: Në zgjedhjet e fundit, 317 një grup juristësh më pyetën nëse mund të kandidonin. 318 Unë fola në telefon me Presidentin dhe i thashë se disa juristë duan të kandidojnë, por a mund të vazhdojnë detyrat që kanë? “Në asnjë mënyrë, – më tha – duhet të japin dorëheqjen!”. Pra, ligji kështu është, por çështja është se këta juristë nuk të vinë se nuk e kanë të sigurt që fitojnë. Atëherë, ku do t’i gjeni njerëzit për t’i paraqitur për kandidatë, do t’i merrni përsëri në fshat? Kështu, në qoftë se themi se nuk lejohen të marrin pjesë në zgjedhje diplomatët, nëpunësit e shërbimit civil, gjyqtarët, prokurorët, cilët mbeten për të kandiduar për deputet? Genc Ruli: Ata nuk ndalohen. Leontiev Çuçi: Mbetet klasa politike. Zamira Çaka: Po kur kandidojnë si deputetë të pavarur? Jonuz Begaj: Një diplomat në momentin që vë kandidaturën e humbet statusin, sepse pozicionohet me një parti politike. Zamira Çaka: Pikërisht për këtë arsye e bëj pyetjen nëse lejohen këta të konkurrojnë si deputetë të pavarur duke mos përfaqësuar asnjë parti. Arben Imami: Ai që kandidon bën fushatë, e cila do të drejtohet kundër një partie ose disa partive. Genc Ruli: I drejtë është ky shqetësim, pasi po të ishte e hapur edhe kjo kategori, 319 parlamenti do të bëhej më cilësor, pasi në përbërje të tij do të vinin njerëz relativisht më profesionistë. Por, nga ana tjetër, a thua se e kemi fort cilësore administratën dhe mbeti problemi te parlamenti… Përkundrazi, cilësinë e administratës ne nuk e kemi arritur, në fund të fundit, t’i vëmë njerëzit në përzgjedhje afatgjata. Kush mendon në moshë relativisht të re t’i hyjë karrierës politike, do të fillojë të jetë një politikan i mirë brenda partisë së vet, të bëjë 317 Zgjedhjet e përgjithshme të 29 qershorit 1997. (Shënim i red.) 318 Neni 19 i ligjit nr. 7556, datë 4.2.1992 “Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 8218, datë 16.5.1997, i detyronte gjyqtarët dhe prokurorët që të jepnin dorëheqjen dhe të largoheshin nga detyra në rast se paraqisnin kandidaturën për t’u zgjedhur deputetë. (Shënim i red.) 319 Nëpunësit e shërbimit civil.

269 karrierë brenda partisë së vet, dhe më tej të aspirojë të bëhet deputet. Kush mendon se nuk e duron dot konfrontimin politik me kusuret dhe emocionet e tij, por dëshiron të jetë një nëpunës i mirë, mbaron shkollën e lartë dhe shkon e bëhet nëpunës. Pra, përzgjedhjet bëhen që më parë dhe jo diletanteske, si në këtë periudhë që jetojmë, ku njeriu kërcen kollaj nga administrata në politikë dhe nga politika në administratë. Dhe sot ballafaqohemi me ato gjendje “të bukura”, ish- ministra të papunë, ish-deputetë që punojnë llogaritarë nëpër bashki, etj., që në fakt është një mish-mash. Pandeli Majko: Një ministër nuk jep dorëheqjen kur kandidon për deputet; nëpunësi i tij që është shumë shkallë më poshtë duhet të japë dorëheqjen për t’u bërë deputet. Kryetarët e bashkive e të komunave janë persona të zgjedhur nga populli dhe kur këta kandidojnë duhet të japin dorëheqjen. Po kështu t’u ndalohet të marrin pjesë në zgjedhje gjyqtarëve, prokurorëve, ushtarakëve të shërbimit aktiv, punonjësve të policisë e të sigurimit kombëtar, si dhe Presidentit të Republikës. Nuk kemi pse të shtrihemi më tej. Sabri Godo: Shteron armata e partisë. Arben Imami: Mendoj se zoti Ruli i dha qartë avantazhet dhe disavantazhet. Pandeli Majko: Kandidon ose jo, partizimi është në kokën e gjithsecilit. Arben Imami: Ka shumë rëndësi të krijohet një klasë politike, e cila nuk është e rastit. Sabri Godo: Të përjashtojmë ata lloj funksionarë të shtetit që kanë mundësi të ndikojnë në zgjedhjet. Arben Imami: Për nëpunësit e shërbimit civil, më duket se ka mirëkuptim për t’i hequr, apo jo? Po, vazhdojmë. Leontiev Çuçi: Me “funksionarë të zgjedhur nga Kuvendi”, të parashikuar në pikën (e), do të thotë që zoti Gjinushi 320 të mos 320 Skënder Gjinushi, Kryetar i Kuvendit gjatë viteve 1997 – 2001. Sipas formulimit të dispozitës, Kryetari i Kuvendit, që zgjidhet nga Kuvendi, nuk mund të kandidojë pa hequr dorë më parë nga detyra e Kryetarit. (Shënim i red.)

270 kandidojë më. Çfarë janë të zgjedhur nga parlamenti nuk duhet të kandidojnë, pa hequr dorë më parë nga detyra në të cilën janë zgjedhur. Haxhi Aliko: Mund të formulohet ndryshe: “...funksionarët jashtëparlamentarë të zgjedhur nga parlamenti”, si p.sh., Kryetari i Kontrollit të Shtetit, etj. Arben Imami: Ia lëmë stafit ta zgjidhë këtë çështje. Neni 8 u mbyll duke hequr pikën (ç) nëpunësit e shërbimit civil, meqenëse kishte konsensus për ta hequr. Për sa i përket fjalës “funksionarët”, do të gjendet një term për ta zëvendësuar. Jonuz Begaj: Nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet deputet një diplomat. Arben Imami: Kjo zgjidhet me ligj të veçantë dhe nuk ka nevojë të përmendet në Kushtetutë. Genc Ruli: Pse nuk përmenden diplomatët këtu? Arben Imami: Pasi po të përmendeshin diplomatët, do të na duhej të numëronim një listë të tërë funksionesh që duhet të ndaloheshin të merrnin pjesë në zgjedhje pa hequr dorë më parë nga detyra. Këto do të zgjidhen me ligjin për shërbimin civil ose me ligjet e tjera përkatëse. Genc Ruli: Jam dakord, por Kushtetuta është ndaluese dhe shteruese. Pra, ndalime të tjera përveç atyre që bën Kushtetua nuk mund të bëhen, përveçse kur parashikon një pikë tjetër (f), në të cilën të thuhet “si edhe zyrtarë të tjerë, statusi i të cilëve nuk e lejon këtë gjë”. Arben Imami: Kjo është rregulluar këtu më sipër në nenin 7 ku thuhet se “rregullat për caktimin e kandidatëve… përcaktohen me ligj”. Genc Ruli: Jo, nuk ka të bëjë me nenin 8. Pra, të shtohet pika (f) me përmbajtjen e mësipërme. Arben Imami: Dakord. Genc Ruli: Pikat e nenit 8 janë ndaluese në kuptimin kushtetues që, përveç tyre, me ligj nuk mund të shtosh kategori të tjera ose, në të

271 kundërtën, do t’i hapësh rrugë në Kushtetutë për të bërë ndalime të tjera me ligj, si fjala vjen për diplomatët. Arben Imami: Kalojmë te neni 9 321 . Pandeli Majko: Keni thënë që ata nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër publike. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj. Do të dalë një ligj i veçantë për këtë? Spartak Ngjela: Rast pas rasti. Krenar Loloçi: Por mund të dalë edhe një ligj organik që do të përcaktojë rastet e papajtueshmërisë. Arben Imami: Krahas papajtueshmërive që lidhen me detyrat publike, mund të ketë edhe përjashtime me detyra të tjera jo publike, siç janë bordet e ndryshme private, organet drejtuese të një biznesi privat, etj. Leontiev Çuçi: Të krijohet ideja që deputetit nuk i lejohet veprimtaria fitimprurëse brenda sektorit publik. Po në sektorin privat? Arben Imami: Këtu ndalohen veprimtaritë fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit ose e pushtetit lokal. Leontiev Çuçi: Në rast se fiton nga pasuritë e tjera, a lejohet? Kristaq Traja: Po. Sigurisht, ka ligj që e rregullon këtë aspekt. Spartak Ngjela: Mos vallë duhet të dorëzosh aksionet që të kandidosh? Për më tepër, do të vijë një moment që, po të mos kesh kapital, nuk do të bëhesh dot deputet, jo të dorëzosh kapitalin për t’u bërë deputet! 321 Neni 9: “1. Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues. 2. Ata nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër publike; deputeti mund të jetë anëtar i qeverisë. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj. 3. Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit lokal, dhe as të fitojnë pasuri të këtyre. 4. Për çdo shkelje të pikës 3 të këtij neni, me mocion të Kryetarit të Kuvendit ose të një të dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos dërgimin e çështjes në gjykatën kompetente, e cila vendos për heqjen ose jo të mandatit”.

272 Arben Imami: Ka një pyetje: a mund të fitojnë pasuri privatisht deputetët? Po. Problemi është të mos përfitojnë nëpërmjet kontratave shtetërore, etj. Leontiev Çuçi: Mund të drejtojnë edhe një firmë private? Arben Imami: Po. Krenar Loloçi: Ai mund të kontrollojë një shoqëri aksionere; ai nuk mund të zhvishet ose të heqë dorë nga pasuria e tij. Spartak Braho: Deputeti mund të punojë si avokat? Krenar Loloçi: Jo, nuk mund të punojë, e ndalon ligji për avokatinë. Por, konsulenca mund të kryejë. Kristaq Traja: Nuk e bën dot, ai do të jetë i detyruar të shkojë në gjyq. Deputeti mund të ndikohet nga klienti për të bërë një ligj sipas dëshirës së këtij. Spartak Braho: Jo, nuk shkon në gjyq, por harton statute, kontrata, etj. Leontiev Çuçi: Ai është një lloj punësimi i dytë, i cili njihet. Arben Imami: Rastet e veçanta, si avokat, mësues, etj., nuk mund të caktohen këtu dhe sot. Këtu, ndalohet deputeti të kryejë një funksion tjetër publik shtetëror, si dhe të përfitojë nga pasuria shtetërore. Këto të dyja na interesojnë se këto janë nga më të rëndësishmet. Çështjet e tjera do të zgjidhen me ligje të tjera, për shembull, siç është rasti i avokatit që zgjidhet me ligjin për avokatinë. Jonuz Begaj: Mos vallë duhet që një deputet që zgjidhet anëtar qeverie të largohet nga detyra e deputetit? Krenar Loloçi: Është zgjedhur alternativa e kundërt. Jonuz Begaj: E di, por si do të ishte më mirë? Arben Imami: Ka eksperienca të ndryshme: është eksperienca portugeze që kur bëhesh ministër nuk mund të jesh më deputet; është eksperienca franceze me zëvendësim; është eksperienca angleze që nuk mund të jesh anëtar kabineti pa qenë deputet. Ndërsa tek ne është pranuar se deputeti mund të jetë edhe ministër.

273 Krenar Loloçi: Ka mjaft faktorë që e përcaktojnë këtë. Ka teori të shumta që bëjnë fjalë për këtë. Për shembull, nëse numri i deputetëve të një parlamenti është i vogël dhe ministrat janë të zënë me punë të tjera qeverisëse, atëherë mund të krijohen premisa për mosfunksionimin e rregullt të parlamentit. Këtu shihen oportunitetet politike, të cilat në çdo rast shihen dhe vendosen politikisht. Arben Imami: Tentativa të tilla nuk janë pranuar edhe më parë. Janë shqyrtuar disa, por ka mbetur siç është propozuar këtu. Fakti është që një ministër, duke mos qenë deputet, mbetet pa mbështetjen e nevojshme. Gjithashtu, deputeti që lë detyrën për t’u bërë ministër, pasi e lë detyrën e ministrit mbetet në havá, gjë që krijon probleme. Kështu, për të qëndruar ministër, ai do të ishte i gatshëm të hynte në çdo lloj kompromisi. Qenia edhe deputet, edhe ministër është një garanci për personalitetin e ministrit. Pyetja tjetër që u ngrit më parë është: përse i dërgohen gjykatës shkeljet e pikës 3? Kristaq Traja: Këtu duhet të bëjmë një saktësim. Termi që është dhënë këtu nuk shpreh tamam atë që kemi dashur të themi, është një pasaktësi e punës sonë. Kur thuhet: “...vendos për heqjen ose jo të mandatit”, është fjala për një vendim konstatues, vendos për vlefshmërinë e mandatit. Arben Imami: Po pastaj? Kristaq Traja: Gjykata konstaton vlefshmërinë. Arben Imami: Atëherë, “konstaton vlefshmërinë” apo “konstaton papajtueshmërinë”? Kush vendos përfundimisht për mandatin? Disa deputetë: Parlamenti. Arben Imami: Atëherë, të formulohet: “Kuvendi dërgon çështjen në gjykatën kompetente, e cila konstaton papajtueshmërinë...” dhe pastaj, pasi të konstatohet papajtueshmëria, Kuvendi vendos për heqjen e mandatit. Kristaq Traja: “Vendos për heqjen e mandatit vetëm pasi i dërgohet çështja gjykatës kompetente për të bërë konstatimin”.

274 Arben Imami: Atëherë, mbetet të formulohet më mirë nga stafi; në fund do të vendosë vetë Kuvendi. Meqenëse vërejtje tjetër për këtë nuk ka, kalojmë tek neni 10 322 . Genc Ruli: Te pika (c) të shtohet dhe pika 3. Arben Imami: Në rregull, do të shtohet. Genc Ruli: Kush e heq mandatin? Do të ketë prononcim kushtetues? Kristaq Traja: Është ipso jure, për shkak të Kushtetutës; mandati quhet i mbaruar kur ekziston një nga kushtet e përmendura në këtë nen. Spartak Braho: Për pikën (d) ku thuhet: “...kur mungon për gjashtë muaj rresht në Kuvend”. Një deputet mund të shtrohet në spital… Genc Ruli: Si e kanë kushtetutat e tjera të rregulluar këtë? Krenar Loloçi: Një pjesë parashikojnë kushte të tilla, një pjesë jo. Disa vende e rregullojnë me ligjin për statusin e deputetit. Pandeli Majko: Po kur një deputet vuan nga sëmundje mendore? Sugjeroj të shtohet edhe një kusht i tillë. Arben Imami: Edhe kur vdes. Ndoshta duhet të shtojmë edhe një pikë në lidhje me rastet kur një deputet humbet aftësitë 323 . Pandeli Majko: Sugjeroj të bëhet formulimi dhe ta shikojmë në mbledhjen e ardhshme. Është fjala për rastet e vdekjes dhe të sëmundjes mendore. Arben Imami: Dakord. Ka vërejtje të tjera? Jo. Kalojmë tek neni 11 324 . Ka vërejtje për nenin 11? Jo. Kalojmë te neni 12 325 . 322 Neni 10 “1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai zgjidhet. 2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë të parashikuara në nenet 8 dhe 9, pika 2; ç) kur shpërndahet Kuvendi; d) kur mungon mbi gjashtë muaj rresht në Kuvend”. 323 Zotësinë për të vepruar. 324 Neni 11: “Para fillimit të ushtrimit të mandatit, deputetët përpara Kuvendit bëjnë këtë betim”. Formula e betimit nuk ishte përgatitur ende. (Shënim i red.) 325 Neni 12: “1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rast shpifjeje dhe fyerjeje. 2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. 3. Deputeti nuk mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizimin e Kuvendit. 4. Ai mund të ndalohet ose të arrestohet në

275 Pandeli Majko: Në pikën 1 thuhet: “Kjo dispozitë nuk zbatohet në rast shpifjeje dhe fyerjeje”. Brenda në sallë çfarë nuk thuhet. Një deputet fyen, për shembull: “Ju jeni stalinist!”. Kur një deputet fyen, ai largohet ose nxirret jashtë nga seanca. Ndryshe është shpifja. Spartak Ngjela: Kur fyerja është personale, i drejtohet një individi, fyesi mban përgjegjësi. Por jo kur shan një grup… Në këtë rast nuk ka përgjegjësi! Perikli Zaharia: Në këto raste, për shpifjen dhe fyerjen, zbatohet rregulli i përgjithshëm 326 siç zbatohet për të gjithë krimet e tjera. Në qoftë se Kuvendi i hap dritën jeshile ndjekjes penale për rastin e fyerjes ose të shpifjes, atëherë deputeti i akuzuar do të përgjigjet penalisht. Këtu jemi në një mendje. Për ndjekjen penale do të ndiqet procedura e zakonshme. Krenar Loloçi: Në vazhdim të kësaj, desha të them se nuk mund të hiqet një vijë ndarëse kaq e pastër. Ka shpifje ose fyerje që janë mjaft evidente, por ka edhe të tilla si epiteti që u përmend “stalinist”, të cilin nuk është e lehtë ta futësh tek fyerja. Pandeli Majko: Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna në Kuvend. Po dola jashtë Kuvendit dhe filloj të shaj? Arben Imami: Mban përgjegjësi. Por edhe në Kuvend nuk mund të thuash, për shembull: “Hasani është hajdut”. Spartak Ngjela: Unë kam një propozim të ri. Kam biseduar edhe me disa përfaqësues italianë. Ne fyejmë e shajmë shumë, madje abuzojmë shumë në këtë drejtim. Përse të mos e bëjmë edhe ne siç e kanë italianët? 327 Në imunitet të përfshihet vetëm arrestimi. Domethënë flagrancë pa autorizim vetëm kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Ministri i Drejtësisë njofton menjëherë Kryetarin e Kuvendit, i cili kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës. 5. Deputeti mund të heqë dorë nga imuniteti i tij, duke paraqitur deklaratë me shkrim në Dhomën ku bën pjesë. Në një rast të tillë, pikat 2 ose 3 të këtij neni, nuk zbatohen”. 326 Sipas nenit 22 të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa pëlqimin e Kuvendit Popullor. 327 Neni 68 i Kushtetutës italiane parashikon: “Anëtarët e parlamentit nuk mund të ndiqen për mendimet e shprehura dhe për votën e dhënë gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Pa autorizim të Dhomës ku bën pjesë, asnjë anëtar i parlamentit nuk mund t’i

276 ndjekja penale dhe gjykimi i një deputeti të jenë të lira, pra të mos merret pëlqimi i parlamentit. Për sa i përket kryerjes së arrestit, të bëhet vetëm pasi të jetë marrë pëlqimi i Kuvendit. Edhe një herë e përsëris, ne abuzojmë. Nuk jemi anglezë që kanë frikë të shajnë se mund të diskreditohen. Tek ne dikush shan përmes kanaleve të televizionit dhe thotë se është i veshur me imunitet dhe nuk ka ç’i bën as policia. Arben Imami: A mund të gjejmë një pikë kompromisi në lidhje me këtë që thotë zoti Ngjela? Pandeli Majko: Më lejoni të lexoj diçka: “1. Deputeti nuk ka përgjegjësi për votën e dhënë, si dhe mendimet e shprehura gjatë kryerjes së funksionit të tij. 2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht, as të arrestohet pa miratimin e parlamentit. Ai mund të ndalohet pa autorizim vetëm kur kapet në kryerje e sipër të një krimi të rëndë”. 328 Spartak Ngjela: Kjo është normale. Arben Imami: Atëherë, a jemi dakord të hiqet nga pika 1, fjalia e dytë: “Kjo dispozitë nuk zbatohet në rast shpifjeje dhe fyerjeje”, si dhe nga pika 2, fjalët “deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit”? Spartak Braho: Kjo është një risi. Perikli Zaharia: Duke hequr fjalinë e dytë të pikës së parë dhe duke lënë vetëm fjalinë e parë ku thuhet se: “Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura”, atëherë në asnjë rast deputeti, gjatë kryerjes së funksionit të tij si deputet, nuk do të mbajë përgjegjësi për atë që thotë. Ky, në fakt, është një qëndrim tjetër, i ndryshëm. Leontiev Çuçi: Në fakt duke hequr fjalinë e dytë të pikës së parë, fjalia e parë mbetet e pavlefshme. Deputeti do të ndiqet për fyerje, ashtu si ndiqen të gjithë qytetarët e tjerë. Kristaq Traja: Këto janë të vetmet krime verbale që bëhen dhe ka kuptim të ndiqen se i kundërvihen mendimit të lirë. Mendimi është i nënshtrohet ndjekjes penale, as nuk mund të arrestohet, ose të privohet në çdo mënyrë tjetër nga liria vetjake, ose t’i nënshtrohet kontrollit vetjak ose të shtëpisë, përveçse po të jetë zënë në çastin e kryerjes së një krimi për të cilin është i detyrueshëm mandati ose urdhëri i arrestit”. 328 Neni 64 i Projektkushtetutës së vitit 1995.

277 lirë dhe ka vetëm dy kufizime: shpifjen dhe fyerjen. Vetëm kështu mund ta mbrosh autoritetin e mendimit të lirë. Perikli Zaharia: Kushtetuta gjermane 329 i parashikon të dyja, shpifjen dhe fyerjen. Për mua është e qartë që mungesa e përgjegjësisë për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna është mungesë e përgjegjësisë politike, jo mungesë përgjegjësisë morale ose penale. Për fat të keq, në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera, mungesa e përgjegjësisë kuptohet sikur deputeti hyn në sallë dhe mund të bëjë e të thotë ç’të dojë, të shajë një qytetar të thjeshtë që as nuk është në atë sallë. Unë jam plotësisht dakord me zotin Ngjela. Në këtë kuptim, nuk është e domosdoshme qenia e pikës së parë. Kristaq Traja: Është element i imunitetit parlamentar. Në rast se doni ta hiqni, hiqeni; por, e përsëris, është element i imunitetit. Domethënë, deputeti nuk mban përgjegjësi për gjithçka që flet dhe për mënyrën si voton, kjo është pjesa pozitive e këtij parashikimi, me përjashtim të rasteve që thamë. Në qoftë se hiqet fare, atëherë nuk je i imunizuar përballë shpifjes. Jonuz Begaj: Në parlamentet e vendeve të tjera deputetët shahen, madje edhe rrihen. Arben Imami: Nuk është puna thjesht brenda parlamentit, por një deputet, i cili mund të shfrytëzojë edhe një program televizioni, hipën në një tribunë dhe shpif kundër një qytetari të thjeshtë. Spartak Ngjela: Vetëm se duhet të kemi parasysh se këtu nuk ka gjykatë, ndërsa çështjet e fyerjes dhe të shpifjes janë shumë delikate. 329 Neni 46 i Kushtetutës gjermane parashikon: “I. Asnjë deputet nuk mund të ndiqet në rrugë gjyqësore a disiplinore, dhe as mund të thirret për të dhënë llogari jashtë Bundestag-ut për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna në Bundestag ose në njërin nga komisionet e tij. Kjo dispozitë nuk ka vlerë në rast shpifjeje dhe fyerjeje. II. Një deputet mund të thirret për t’u përgjigjur ose mund të arrestohet për shkak të një veprimi për të cilin parashikohet një sanksion vetëm pas autorizimit të Bundestag-ut, përveçse kur është zënë duke kryer veprimin ose menjëherë në ditën që pason. III. Autorizimi i Bundestag-ut, veç kësaj, është i nevojshëm për çfarëdo kufizimi tjetër të lirisë vetjake të një deputeti, ose për të filluar një process kundër një deputeti sipas përmbajtjes së nenit 18. IV. Çdo proces penal dhe çdo proces sipas përmbajtjes së nenit 18 kundër një deputeti, çdo arrestim ose kufizim i mëtejshëm i lirisë së tij vetjake duhen pezulluar kur e kërkon Bundestagu”.

278 Jonuz Begaj: Duhet të keni parasysh se fyerjet tek ne nuk kanë fund. Ne ka rrezik të burgosim njëri-tjetrin. E kuptoni se në çfarë ambienti jetojmë, apo jo? Arben Imami: Po t’i thuash tjetrit “pederast”, ose t’i vësh epitete të tjera fyese; deputeti që fyen le të burgoset, nuk bëhet kiameti. Ç’lidhje ka kjo me partinë ku bën pjesë ky deputet? Jonuz Begaj: Kini parasysh që jetojmë në Ballkan. Krenar Loloçi: Fyerja është tepër e zakonshme tek ne. Jonuz Begaj: Të lëmë vetëm shpifjen, ndërsa fyerja të hiqet ose, me fjalë të tjera, të mbrohet nga imuniteti. Arben Imami: Për të fyer njerëzit, ka mënyra të ndryshme. Jonuz Begaj: Jam i sigurt se po e lamë fyerjen të pambrojtur nga imuniteti, parlamenti ynë brenda gjashtë muajve do të përgjysmohet. Arben Imami: Gjysma do të vazhdojë të punojë, por deputetët e parlamentit të ardhshëm do të punojnë me mend në kokë. Engjëll Bejtaj: Të heqim fyerjen dhe të lëmë vetëm shpifjen. Vladimir Metani: Shpifja ka karakter denigrues. Arben Imami: Atëhere mbetet vetëm shpifja, ndërsa fyerja hiqet. Pika 2 u hoq. Genc Ruli: Te pika 1, ka nevojë të cilësohet “në ushtrim të funksionit të tij” apo “në Kuvend për mendimet e shprehura”? Arben Imami: Kur themi “mendimet e shprehura” kuptohet që është fjala për Kuvendin. Zamira Çaka: Kisha diçka për pikën 4. Aty thuhet: “Ministri i Drejtësisë njofton menjëherë Kryetarin e Kuvendit, i cili kur konstaton se nuk ka vend për procedim vendos për heqjen e masës”. Heqja e masës i takon Kryetarit? Krenar Loloçi: Jo, Kuvendit. Zamira Çaka: Kështu si është ndërtuar fjalia kuptohet ndryshe. Në vend të fjalës “i cili”, të vendoset fjala “Kuvend” dhe të fillojë një fjali

279 tjetër e formuluar pak a shumë si vijon: “Kuvendi, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës”, ose të formulohet në një mënyrë tjetër që të dalë kuptimi më i qartë. Ka edhe një gjë tjetër këtu; ende nuk është përcaktuar përfundimisht çfarë lidhje do të ketë Ministri i Drejtësisë me Prokurorin e Përgjithshëm. Kjo do të varet nga mënyra se si do të zgjidhet Prokurori. Krenar Loloçi: Ky është një variant që është pranuar nga disa kushtetuta perëndimore. Prokurori mendohet të jetë nën autoritetin e Ministrit të Drejtësisë, 330 por jo se varet nga Ministri i Drejtësisë. Edhe Ministri i Drejtësisë, nga ana e tij do të ketë të drejtën e akuzës. Por ndjekja do të kryhet vetëm nga Prokuroria. Arben Imami: Tani nuk do të hapim çështjen e statusit të organit të prokurorisë… Zamira Çaka: Dakord, e lëmë të hapur. Arben Imami: Këtë do ta lëmë të hapur derisa të zgjidhim çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm. E lëmë me dy variante: Prokurori i Përgjithshëm, varianti i parë, ose Ministri i Drejtësisë, varianti i dytë. Kjo çështje do të zgjidhet më vonë. Genc Ruli: Kur thuhet “deputeti nuk mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim të Kuvendit”, a nënkupton kjo që autorizimi lëshohet nga Kuvendi në seancë plenare apo është thjesht një autorizim i dhënë me një letër të Kryetarit të Kuvendit? Ku thuhet që autorizimi lëshohet me votim? Arben Imami: Autorizimi, kuptohet, jepet me vendim dhe çdo vendim merret me shumicë. Genc Ruli: Me të kuptuar? Mirëpo, unë nuk dua ta kuptoj ashtu. Krenar Loloçi: Më poshtë do të shikojmë mënyrën se si funksionon Kuvendi. Kuvendi funksionon me shumicën e të pranishmëve ose me shumica të tjera që parashikohen në Kushtetutë. 330 Ky ishte një nga variantet që u propozua fillimisht në lidhje me statusin e organit të prokurorisë, i cili shihej si një organ i pavarur por jo plotësisht i shkëputur nga ekzekutivi. Ky variant, siç do të shihet edhe më poshtë, nuk u pranua. (Shënim i red.)

280 Arben Imami: Më trego zoti Ruli ndonjë mënyrë tjetër se si mund jepet autorizimi? Genc Ruli: Votimet për individët bëhen gjithmonë të fshehta, pasi nuk mund të hiqet mandati me votim të hapur. Po e latë që të nënkuptohet, kjo çështje mbetet e hapur dhe e papërcaktuar. Krenar Loloçi: Kur të vemi te mënyra e votimit, do të shprehemi edhe për këtë. Genc Ruli: Votimet për individët, me përjashtim të mocionit të besimit ose të mosbesimit për qeverinë, janë kudo të mbyllura, të fshehta. Ky është pozicioni që mbahet. Krenar Loloçi: Nuk është kaq e prerë! Genc Ruli: Nuk ka votim të hapur për personin, asnjëherë. Ka ngarkesa shumë të forta politike. Krenar Loloçi: Kuvendi ka të drejtë të vendosë për mënyrën sesi do të votojë. Genc Ruli: Jo, duhet ta ketë të prerë. Nuk e dini ju sa e dinë këta që kanë qenë deputetë, se sa janë përpjekur për t’iu imponuar deputetëve për të votuar në mënyrë të hapur. Fatmirësisht, ligji parashikonte shprehimisht që votimi të ishte i fshehtë. 331 Berisha, për shembull, në rastin e Zef Brozit dhe timin, donte që Kuvendi të votonte në mënyrë të hapur. Parlamenti nuk u bind dhe votoi në mënyrë të fshehtë. Kjo është esenciale. Kristaq Traja: Të themi që nuk mund të bëhet pa vendim Kuvendi. Genc Ruli: Dhe vendimi të merret me votim të fshehtë. Arben Imami: Atëherë, bëjmë këtë formulim: “Vendimet në lidhje me imunitetin merren me votim të fshehtë”. Vendimi për imunitetin nuk është as zgjedhje, as shkarkim, por një masë procedurale e posaçme. Në kushtet e një shoqërie të civilizuar do të ishte shumë mirë që të bëhej votim i hapur dhe secili do të mbante përgjegjësinë e 331 Në lidhje me mënyrën e votimit, neni 48 i Rregullores së Kuvendit Popullor, miratuar me vendimin nr. 226, datë 14.5.1992, të Kuvendit Popullor, parashikonte: “Votimi bëhet i fshehtë për çështjet që kanë të bëjnë me personat e për më tepër kur për këtë ka kërkesë”.

281 tij politike për mënyrën e votimit. Në kushtet e një shoqërie si e jona, me tendenca autoritariste, është mirë që individët të vihen nën një lloj mbrojtjeje. Në këtë kontekst, nuk na krijon ndonjë problem, pasi procesi i ndjekjes mund të fillojë. Nëse organi përkatës kërkon ta arrestojë ose ta ndalojë deputetin në mes të procesit, kjo do t’i nënshtrohet shqyrtimit parlamentar, i cili mund të mos e lejojë. Pasi të gjykohet e dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë, deputeti do t’i nënshtrohet dënimit me burgim. Kështu që votimi i fshehtë për mbrojtjen nga arrestimi ose ndalimi është i domosdoshëm. Pra, mjafton të shtojmë se: “...vendimi për imunitetin merret me votim të fshehtë”. Në rregull, kalojmë te Kreu IV “Organizimi dhe funksionimi”. Neni 13 332 . Vladimir Metani: Te pika 2, të hiqet fjala “përkatësisht”. Pandeli Majko: Më parë ka qenë nga një e pesta. 333 Pse bëhet tani “nga një e treta”, e cila është një shumicë më e madhe? Arben Imami: E lëmë nga një e pesta meqenëse jemi të gjithë në një mendje. Ka vërejtje të tjera për këtë nen? Mesa duket nuk ka. Meqenëse nuk ka vërejtje, kalojmë te neni 14 334 . Këtu diskutimi shtrohet nëse Kuvendi duhet të ketë kryesi apo Kryetar? Spartak Ngjela: Nuk ka pse të diskutohet; Kuvendi ka vetëm Kryetar. Ku është gjetur kjo kryesi kolektiviste? Ka vetëm Kryetar. Arben Imami: Kryesia nuk është institucion kushtetues, as edhe ndonjë trup kolegjial. Kryesimi i punimeve nuk ka nevojë për kolegjialitet. Është një njeri që drejton. Vladimir Metani: Është një njeri që drejton, i parë midis të barabartëve. 332 Neni 13: “Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të janarit dhe sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit. 2. Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm kur thirret nga Presidenti i Republikës, Kryeministri ose përkatësisht nga një e treta e deputetëve. 3. Sesionet e jashtëzakonshme thirren në bazë të një rendi të përcaktuar”. 333 Neni 19 i ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese” ia njihte këtë të drejtë një të katërtës së deputetëve. (Shënim i red.) 334 Neni 14: “1. Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet. 2. Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së miratuar me ligj nga shumica absolute e anëtarëve”.

282 Spartak Ngjela: Kryetari nuk ka ndonjë status të veçantë: emërohet, shkarkohet pa ndonjë garanci të veçantë. Arben Imami: U shtua fjala “shkarkon”, pasi kur u bë një mocion për të shkarkuar Pjetër Arbnorin, mocioni u refuzua si i pabazuar. Çdo gjë është bërë mbi bazën e eksperiencës. Spartak Braho: Te neni 14 themi: “...sipas rregullores së miratuar me ligj”, ndërsa rregullorja është miratuar me vendim. Krenar Loloçi: Duke u aprovuar me ligj, rregullorja merr një karakter të përhershëm, jo për një Kuvend, po për të gjithë Kuvendet. Arben Imami: Ka vërejte të tjera për nenin neni 14? Jo, nuk ka. Kalojmë tek neni 15 335 . Spartak Braho: Aktet që dalin nga Kuvendi, kush i firmos? Zamira Çaka: I firmos Kryetari. Genc Ruli: Kjo gjithmonë është nënkuptuar dhe, faktikisht, në asnjë variant nuk gjendet e shkruar. Spartak Ngjela: Ne kemi gjetur akte të firmosura dhe nga zëvendëskryetari. Arben Imami: Nuk ka më nënkryetarë të parashikuar me Kushtetutë, prandaj ata nuk do të nënshkruajnë më. I vetmi që do të nënshkruajë do të jetë Kryetari i Kuvendit. Genc Ruli: Po debatin, a mund ta drejtojë nënkryetari? Arben Imami: Besoj se po. Kjo do të rregullohet me rregullore. Genc Ruli: Sekretari i Kuvendit në variantin me dy dhoma quhet “klark”, ndërsa për Senatin “sekretar”. Perikli Zaharia: “Klark” është një term që tek ne nuk është shumë i familjarizuar, por ky është termi më i përshtatshëm, sepse ky është 335 Neni 15: “1. Kryetari i Kuvendit kryeson debatet e dhomave, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij, si dhe përfaqëson përkatësisht Kuvendin në marrëdhëniet me të tjerët. 2. Shërbimet e tjera të nevojshme për funksionimin e Kuvendit kryhen nga nëpunës të tjerë, siç përcaktohet në rregulloren e brendshme. 3. Nëpunësi më i lartë civil i Kuvendit është sekretari i Kuvendit”.

283 personi që shikon ligjshmërinë e akteve, si dhe merret me respektimin e tyre. Jonuz Begaj: Po sikur të zëvendësohej fjala “klark” me “sekretar të përgjithshëm”? Arben Imami: Ka një propozim për ta quajtur “sekretar i përgjithshëm”. Përse të mos zgjedhim këtë emërtim? Krenar Loloçi: Edhe qeveria ka sekretar të përgjithshëm. Arben Imami: Megjithatë edhe këtu mund të përdorim “sekretar i përgjithshëm”. Si mendoni? Jonuz Begaj: Klark-u zakonisht me këtë fjalë zëvendësohet. “Klark” përkthehet “sekretar i përgjithshëm”. Klark-u ka disa sekretarë në varësi. Arben Imami: A jeni dakord me propozimin e zoti Begaj për ta bërë “sekretar i përgjithshëm”? Pranohet. Kalojmë te neni 16 336 . Pandeli Majko: Paragrafi i dytë ka si precedent Komisionin Ngjela. Arben Imami: Ka vërejtje? Jo, nuk ka. Kalojmë te neni 17 337 . Në pikën 2, në vend të fjalës “efekt”, të vendoset fjala “pasojë”. Nuk ka vërejtje. Kalojmë tek neni 18 338 . Leontiev Çuçi: Pse nuk është përfshirë edhe Kryetari i parlamentit, duke pasur parasysh statusin që i dhamë? Genc Ruli: Ai është deputet si gjithë të tjerët. 336 Neni 16: “1. Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme, si dhe mund të caktojë komisione të posaçme. 2. Kuvendi mund të caktojë komisione hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e saj nuk janë detyruese për gjykatat, por ato mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson ato sipas procedurës ligjore. 3. Komisionet e hetimit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj”. 337 Neni 17: “1. Kuvendi vendos me shumicë votash, kur është e pranishme më shumë se gjysma e anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të posaçme. 2. Mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas rregullores nuk sjellin asnjë efekt”. 338 Neni 18: “1. Mbledhjet e Kuvendit bëhen të hapura. 2. Me kërkesën e Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose një të pestës së deputetëve, mbledhjet e Kuvendit mund të bëhen të mbyllura, kur për këtë kanë votuar shumica e anëtarëve të tij”.

284 Pandeli Majko: Pastaj dihet që Kryetari zgjidhet me votat e shumicës. Arben Imami: Meqenëse të gjithë jemi dakord me përmbajtjen, apo jo zoti Çuçi? Në rregull, kalojmë te neni 19 339 . Ligoraq Karamelo: Përse duhet të përmendet fjala “çështjeve”? Jonuz Begaj: Çfarë pasojash do të ketë një ministër në qoftë se ai nuk përgjigjet brenda tri javëve? Pandeli Majko: Ata janë të detyruar t’u përgjigjen interpelancave dhe pyetjeve. Arben Imami: Po çështjet që ngrihen gjatë seancave? Pandeli Majko: Ato ngrihen në formë interpelance ose pyetjeje, këto janë dy format. Krenar Loloçi: Vazhdimisht ndeshemi me momente të caktuara gjatë diskutimeve, në të cilat dalin çështje për të cilat kërkohen medoemos mendimet e ministrave të veçantë. Pandeli Majko: Je i detyruar të respektosh rregulloren për interpelancën dhe pyetjet. Arben Imami: Atëherë sugjeroj të hiqet “si edhe çështjet”. Jonuz Begaj: Desha të pyes specialistët: në qoftë se Kryeministri ose ministri, megjithëse janë të detyruar të vijnë, nuk paraqiten brenda afatit, çfarë pasojash do të kenë ata? Krenar Loloçi: Këto janë të ashtuquajtura “konvencione kushtetuese” 340 . Pra, ai është i detyruar të vijë brenda tri javësh. Në qoftë se nuk vjen, atëherë ndaj një ministri mund të bëhet mocion mosbesimi. Detyrimi nuk duhet kuptuar se moszbatimi i tij do të sjellë dënimin me burg. Këtu flasim për përgjegjësi politike. 339 Neni 19: “1. Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i qeverisë janë të detyruar t’i përgjigjen interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda tre javëve, si dhe çështjeve që ngrihen gjatë seancave të Kuvendit. 2. Anëtari i qeverisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Kuvendit; atij i jepet fjala sa herë që e kërkon”. 340 Zakone të krijuara nga praktika kushtetuese.

285 Spartak Ngjela: Kam një propozim: të mos jetë afati tri javë, por dy. Pse? Sepse këtu jemi në Shqipëri dhe ka çështje që pas tetë ditëve e humbasin aktualitetin. Prandaj unë propozoj dy javë. Perikli Zaharia: Procedurat për pyetjet përcaktohen në Rregulloren e Kuvendit. Arben Imami: Në fakt ne tani e kemi dy javë dhe, nuk mendoj se bëhet ndonjë gjë e madhe po të bëhen tre. Spartak Ngjela: Tre javë janë shumë sepse, e përsëris, ngjarjes i humbet edhe vlera. Vladimir Metani: Kur themi brenda tre javëve, mund të bëhen edhe më parë. Sabri Godo: Kur ka një çështje të rëndësishme, interpelanca bëhet edhe brenda natës. Pandeli Majko: Këto janë për çështje shumë urgjente. Arben Imami: Mund të ndodhë një incident i rëndë në një zonë të vendit dhe Kryeministri thirret në interpelancë. Po të paraqitej pothuaj në fund të tri javëve, atëherë i thua: “I nderuar zoti Kryeministër, ti nuk meriton të jesh më Kryeministër i këtij vendi, sepse ti nuk vjen të na japësh përgjigje për një çështje kaq të rëndësishme”. Atëherë, ç’do të ndodhë? Atëherë, bëhet mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit. Kjo është ideja; e vetmja masë është mocioni. Spartak Ngjela: Mocionet janë bërë të pavlefshëm, sidomos kur mocionin e bën opozita. Sigurisht, është ndryshe kur mocionin ia bëjnë deputetët e vet. Këtu nuk ka punë mase, se masë nuk merr dot, po unë e kam fjalën për kohën. Sabri Godo: Përse të mos ia lëmë Kryetarit të Kuvendit të përcaktojë afatin e paraqitjes? Pandeli Majko: Unë sugjeroj ta lëmë njëherë kështu, pastaj e shikojmë më vonë. Sabri Godo: Ky është një problem, sidoqoftë.

286 Arben Imami: Si dy, ashtu dhe tri javë, ne nuk zgjidhim çështjen e urgjencës, sepse edhe dy javë janë shumë për çështjet urgjente. E lëmë “për dy javë” si variant të dytë. Krenar Loloçi: Duhet pasur parasysh se edhe parlamenti mund të jetë i zënë. Ai ka rendin e tij të ditës që duhet ta zbatojë. Arben Imami: Çështja mbetet urgjente, parlamenti do të jetë i detyruar të shtyjë ose të bëjë ndryshime në programin e vet. Përfundimisht u bë “tre javë”, varianti i dytë – “dy javë”. Jonuz Begaj: Unë përsëri po insistoj tek pyetja që bëra më parë. Aty thuhet “janë të detyruar”, por, në fakt, nuk ka asnjë mjet detyrimi. Është më mirë të thuash që janë të lutur të vijnë, se nuk i detyrojmë dot. Po nuk pati ndonjë detyrim, fjala “i detyruar” nuk ka asnjë kuptim. Arben Imami: Edhe në qoftë se themi se ata “i përgjigjen interpelancave”, në fakt, edhe ky një lloj detyrimi është. Spartak Ngjela: Për të detyruar nuk e detyron dot, por përgjegjësi ata mbajnë. Spartak Braho: Unë nuk jam për këtë. Pavarësisht nga mjeti, ai është i detyruar të vijë. Genc Ruli: Kur e thërret parlamenti, çdo anëtar qeverie është i detyruar të vijë. Në rast se nuk vjen, e di parlamenti çfarë do të bëjë. Arben Imami: Në rregull, atëherë mbetet siç është. Vazhdojmë tek Kreu V “Procesi legjislativ”. Neni 20 341 . Pika 1 e këtij neni thotë: “Të drejtën për të propozuar ligje e ka qeveria dhe çdo deputet”. Përse nuk e kanë më Presidenti i Republikës dhe 20.000 zgjedhësit? 342 341 Neni 20: “1. Të drejtën për të propozuar ligje e ka qeveria dhe çdo deputet. 2. Miratohen me shumicë absolute të votave ligjet e mëposhtme: a) ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të parashikuara nga Kushtetuta; b) ligji për shtetësinë; c) ligji për zgjedhjet; ç) ligji për referendumet; d) kodet; dh) ligji për gjendjen e jashtëzakonshme; e) ligji për statusin e funksionarëve publikë”. 342 Sipas nenit 23, paragrafi i parë, të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”: “Iniciativa ligjvënëse u përket Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, çdo deputeti, si dhe një grupi prej 20.000 shtetasish me të drejtë vote”.

287 Krenar Loloçi: Presidenti është konceptuar politikisht neutral dhe, si i tillë, ai nuk mund të marrë pjesë në veprimtarinë legjislative sepse në vetvete kjo ka karakter politik. Pra, iniciativa legjislative nuk ka pse të ushtrohet nga Presidenti, por nga deputetët ose nga qeveria që janë të angazhuar drejtpërsëdrejti në veprimtari politike. Faktikisht, një kompetencë të tillë për Presidentin nuk e gjejmë në asnjë vend tjetër. E përsëris, nuk ka vend tjetër ku Presidenti i një republike parlamentare të ushtrojë iniciativë legjislative. Pandeli Majko: Po 20.000 zgjedhësit? Kristaq Traja: Për dy arsye nuk është vënë: e para, 20.000 votues, në një mënyrë ose tjetër, përfaqësohen nga një deputet, i cili, me kërkesën e një grupi kaq të madh njerëzish me të drejtë vote, e ka më të lehtë të sjellë në parlament një projektligj. Dhe së dyti, në fund të fundit, edhe sikur të ushtrohej iniciativa legjislative nga 20.000 votues, përsëri Kuvendi do të vendoste. Sabri Godo: Nuk duhet menduar që të 20.000 votuesit të jenë vetëm të një zone. Ata mund të jenë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, të cilët bien në një mendje dhe marrin iniciativën për të bërë një projektligj dhe e paraqesin në Kuvend. Modalitetet se si bëhet projekti, se si nënshkruhet dhe se si depozitohet, përcaktohen me ligj. Puna është a duhet të kenë të drejtë 20.000 qytetarë të marrin iniciativën për të bërë një ligj? Krenar Loloçi: Nuk mund të japësh një përgjigje të prerë pozitive ose negative; kjo është një çështje oportuniteti. Kristaq Traja: Ata do ta kenë një deputet. Zamira Çaka: Ose do ta gjejnë një deputet për të paraqitur një projektligj. Kjo është e realizueshme. Arben Imami: Kjo është e realizueshme dhe, në se do të parashikojmë edhe të drejtën për referendum, besoj se kjo kompensohet. Sabri Godo: Unë nuk e kuptoj çfarë na prish kjo?! Leontiev Çuçi: Me fjalë të tjera, në qoftë se do të ishte, ç’të keqe do të sillte?

288 Kristaq Traja: Unë besoj se do të rregullonte, jo të prishte. Arben Imami: Referendumi është një lloj iniciative ligjvënëse. Kur të diskutojmë kapitullin për referendumin, flasim konkretisht edhe për një iniciativë ligjvënëse të zbatueshme. Krenar Loloçi: Për iniciativën ligjvënëse do të ishte mirë të shpreheshim këtu. Arben Imami: Unë po flas për një lloj realizimi të iniciativës ligjvënëse. Domethënë, e drejta legjislative e një grupi zgjedhësish do të ishte më e arsyeshme të imponohej në mënyrë të drejtpërdrejtë për t’u marrë parasysh. Sabri Godo: Po nuk hyn atje kjo. Arben Imami: Ndoshta unë nuk e shpjegoj qartë. Kristaq Traja: Frika se mos këtu popullit i hiqet një e drejtë kompensohet me institutin e referendumit që është shprehje e demokracisë direkte. Besoj se ky është mendimi juaj zoti Imami? Arben Imami: Referendumi është një iniciativë ligjvënëse e një niveli më të lartë. Krenar Loloçi: Edhe unë mendoj se të kuptova drejt, por problemi shtrohet ndryshe dhe është i lidhur me iniciativën legjislative. Arben Imami: Pse, nuk mund të përfshihet referendumi në procesin legjislativ? Krenar Loloçi: Një çështje është pjesë e procesit legjislativ kur ngrihet në Kuvend, i cili më tej vendos ta kalojë këtë çështje për referendum. Sabri Godo: Të drejtën për referendum, a mund ta realizoj unë si qytetar? Krenar Loloçi: Zakonisht e jep Kuvendi, nuk është iniciativë. Sabri Godo: Në këtë mënyrë iniciativa dhe referendumi janë gjëra krejt të ndryshme. Zamira Çaka: Referendumi nuk është iniciativë. Në referendum mbahet një qëndrim.

289 Pandeli Majko: Njerëzit duan të vënë në lëvizje institucionin më të lartë; 20.000 vetë duhet ta kenë këtë të drejtë. Vladimir Metani: Në këta shtatë vjet, a është ushtruar ndonjëherë kjo iniciativë nga 20.000 zgjedhës? Sabri Godo: Është kërkuar, por nuk është marrë parasysh fare. Petrit Kalakula: Referendumi, po fitoi, është i detyrueshëm, bëhet me votim të përgjithshëm. Arben Imami: Ky është avantazhi i asaj iniciative ligjvënëse që do ta çonte çështjen drejtpërdrejt në referendum. Pra, pyetja shtrohet: a do të shprehemi për iniciativën e qytetarëve për referendum? Po ose jo. Krenar Loloçi: Nuk ka lidhje kjo. Leontiev Çuçi: Referendumi bëhet për një problem, nuk bëhet për të ushtruar iniciativën ligjvënëse. Pandeli Majko: Neni 68 i projektit të 1995-ës parashikon: “Nisma ligjvënëse i përket qeverisë, çdo deputeti, si edhe 20.000 zgjedhësve”. Ndërsa në lidhje me referendumin po ky nen shprehet: “Propozimi për referendum mund të bëhet nga qeveria, nga një grup prej dhjetë deputetësh, si edhe nga 30.000 zgjedhës”. Arben Imami: Pra, 20.000 në rastin e parë dhe 30.000 në të dytën iniciojnë legjislacion. Sabri Godo: Jo! Kristaq Traja: Të heqim dorë nga termi “iniciativë” e të themi “bëjnë ligj”. Engjëll Bejtaj: Me referendum nuk miratohet një ligj! Kristaq Traja: Ta heqim termin “iniciativë” se kjo na ngatërron; kjo është një iniciativë plotësuese që ka populli për të bërë ligj, jo për të iniciuar një ligj, por të vendosë ose të anullojë një ligj. E dyta, populli ka edhe një të drejtë tjetër: peticionin, i cili sa më shumë pjesëmarrës të ketë, aq më shumë do t’i imponohet parlamentit për ta marrë në shqyrtim. Edhe një dokument që përmban 20.000 firma do ta detyrojë parlamentin ta marrë në shqyrtim, por jo medoemos ta miratojë.

290 Sabri Godo: Kjo është një e drejtë kushtetuese e qytetarëve për të iniciuar një projekt, ndërsa përsa i përket peticionit, parlamenti nuk është i detyruar ta shqyrtojë. Ne i dërguam një peticion me 350.000 firma parlamentit dhe deputetët as nuk u njoftuan se është bërë një peticion i tillë. Me dy Kushtetuta, populli e ka pasur këtë të drejtë, ndërsa me këtë Kushtetutë ia heqim. Arben Imami: Dakord, e shtojmë. Ka konsensus? Po. Atëherë, shtohet “me 20.000 zgjedhës”. Vazhdojmë me pikën 2 të nenit 20. Fjala “votave” zëvendësohet me “anëtarëve”. Ose më mirë të themi “me shumicën e anëtarëve të Kuvendit”. Spartak Braho: Sugjeroj që edhe amnistia të përfshihet tek kjo listë. Arben Imami: Ka një propozim që amnistia të futet te ligjet e rëndësishme. Krenar Loloçi: Për mendimin tim, është një propozim i drejtë. Arben Imami: Atëherë, ta shtojmë dhe amnistinë në ligjet e rëndësishme. Spartak Braho: Dëshiroj të sugjeroj, gjithashtu, në kategorinë e ligjeve të rëndësishme, pas ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, të shtohet edhe ligji i luftës. Arben Imami: E shtojmë në kllapa gjendjen e luftës pas gjendjes së jashtëzakonshme, por për momentin mbajmë ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme. Dakord me përmbajtjen e nenit 20, së bashku me shtesat? Dakord. Kalojmë te neni 21 343 . Pandeli Majko: Më duket se pika 1 bie në kundërshtim me pikat e tjera të këtij neni. Fillimisht thuhet: “...vetëm nga qeveria”, më poshtë bëhen përjashtime. 343 Neni 21: “1. Propozimi i ligjeve që sjellin efekte financiare mund të bëhet vetëm nga qeveria. 2. Propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij. 3. Asnjë projektligj joqeveritar, që rëndon buxhetin e shtetit ose që sjell pakësimin e të ardhurave, nuk mund të miratohet pa marrë mendimin e qeverisë, e cila duhet të shprehet brenda 30 ditëve nga data e marrjes së projektligjit. 4. Në qoftë se qeveria nuk shprehet brenda afatit të mësipërm, projektligji kalon për shqyrtim sipas procedurës”.

291 Zamira Çaka: Të thuhet: “...si rregull bëhet nga qeveria”, duke justifikuar edhe përjashtimin e mëposhtëm. Lufter Xhuveli: Unë them të lihet: “...bëhet nga qeveria” pa fjalët “si rregull” dhe “vetëm”. Arben Imami: A mund të bëjmë një sugjerim të vogël? Kam përshtypjen se këtu ka një pasaktësi në shprehje. Ajo që është dashur të thuhet këtu është se ligjet për buxhetin, për taksat, e të tjera ligje të kësaj natyre, që janë drejtpërdrejt ligje financiare, nuk mund t’i përgatisë dikush tjetër, po vetëm qeveria. Pra, jo “si rregull”, por gjithmonë duhet t’i përgatisë qeveria. Për shembull, ligji për invalidët e luftës është një ligj që sjell edhe pasoja financiare dhe rëndon buxhetin. Këtë mund ta përgatisë e paraqesë në parlament kushdo. Qeveria duhet të japë mendim për këtë. Zamira Çaka: Unë nuk kam kundërshtim, po këtu thuhet “mund” dhe kjo fjalë mund të ngatërrojë. Krenar Loloçi: “Propozimi i ligjeve që sjellin pasoja financiare bëhet nga qeveria”. Arben Imami: Dakord me këtë formulim? Dakord. Neni 21 miratohet. Kalojmë te neni 22 344 . Pandeli Majko: Në projektin e 1995-ën thuhet: “...jo më pak se dy herë” 345 . Krenar Loloçi: Ndërsa me projektin e paraqitur ky moment është përcaktuar më mirë. Kur themi votohet “tri herë”, është fjala në parim, nen për nen dhe në tërësi. Zamira Çaka: Te pika 2, fjala “mund” të dalë pas fjalëve “me kërkesë të qeverisë” e të lidhet me foljen “të shqyrtojë”. Ky është thjesht një ndërrim vendi. 344 Neni 22: “1. Projektligji votohet tri herë. 2. Kuvendi mund, me kërkesë të qeverisë, të shqyrtojë e të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar brenda dhjetë ditëve nga dita e paraqitjes, por jo më shpejt se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit. 3. Procedura e përshpejtuar nuk lejohet për shqyrtimin e projektligjeve të parashikuar në nenin 20”. 345 Pika 1 e nenit 69 të Projektkushtetutës së vitit 1995.

292 Arben Imami: Kam një pyetje për pikën 2. Kuvendi, megjithëse i kërkohet nga qeveria të shqyrtojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, vendos të mos e miratojë këtë kërkesë të qeverisë. Çfarë mund të bëjë qeveria në një rast të tillë? Nuk ka çfarë të bëjë, e kuptova. Ka vërejte për nenin 22? Dakord. Kalojmë tek neni 23 346 . Petrit Kalakula: Pika 1 nuk mund të ndërrojë vendin me pikën 2? Krenar Loloçi: Jo, se “shpallja” ose “ushtrimi i të drejtës së vetos” bëhen para botimit në Gazetën Zyrtare. Kristaq Traja: Kuvendi miraton ligjin, pastaj Presidenti e shpall, pastaj botohet. Arben Imami: Ka vërejtje të tjera? Jo, nuk ka. Kalojmë tek neni 24 347 . Spartak Braho: Fjalët “anëtarëve të Kuvendit” të zëvendësohen me “shumica e deputetëve të Kuvendit”. Krenar Loloçi: Vazhdimisht është thënë “shumica e anëtarëve”. Kur bëjmë fjalë për votime, “shumicat” janë shoqëruar me fjalën “anëtarë’, ashtu si fjalën “imunitet” e lidhim me fjalën “deputet”. Arben Imami: Ka vërejte? Jo. Kalojmë tek neni 25 348 . Jonuz Begaj: Ne kemi thënë që sesioni i vjeshtës së Kuvendit mbyllet dhe ai pasohet nga sesioni i dimrit që fillon në janar. Në qoftë se Kuvendi nuk e miraton buxhetin, sesioni i vjeshtës do të vazhdojë derisa të miratohet buxheti? 346 Neni 23: “1. Ligji quhet i shpallur në qoftë se brenda 15 ditëve Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtën e vetos. 2. Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare. 3. Në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme ose të luftës, kur parlamenti vendos me shumicën absolute të votave dhe Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji mund të hyjë në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin e parë të Fletores Zyrtare”. 347 Neni 24: “1. Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë. 2. Vetoja e Presidentit mund të rrëzohet kur kundër saj votojnë shumica e anëtarëve të Kuvendit”. 348 Neni 25: “1. Kryeministri, në emër të qeverisë, paraqet projektligjin për buxhetin në fillim të sesionit të vjeshtës, i cili nuk mund të mbyllet pa e miratuar atë. 2. Në qoftë se projektligji nuk arrin të miratohet deri në fillim të vitit të ardhshëm financiar, qeveria zbaton buxhetin e vitit paraardhës, derisa të miratohet buxheti i ri. 3. Qeveria është e detyruar, që brenda sesionit të parë të vitit pasardhës, t’i paraqesë parlamentit për shqyrtim dhe miratim shpenzimet e vitit të kaluar”.

293 Krenar Loloçi: Po. Kështu duhet kuptuar. Arben Imami: Pa mbaruar buxheti, sesioni i vjeshtës nuk mbyllet. Sigurisht, fjala është që nuk do të bëhen 20-30 ditë pushime. Krenar Loloçi: Është një mjet presioni mbi deputetët që të vazhdojnë punën deri në miratimin e buxhetit. Lufter Xhuveli: Mos ndoshta kjo “në fillim të sesionit të vjeshtës”, duhet ndryshuar në “gjatë sesionit të vjeshtës”? Krenar Loloçi: Përgjithësisht, në shtator buxhetet vendosen në tavolinat parlamentare. Kristaq Traja: Kjo bëhet me qëllim që të mos paraqitet buxheti në fund të sesionit. Lufter Xhuveli: Më falni, kjo ka të bëjë me vitin financiar. Ka disa shtete që vitin financiar e fillojnë më 1 tetor, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë të detyruar ta miratojnë deri në atë kohë; ndërsa tek ne viti financiar fillon më 1 janar, prandaj buxheti është e detyrueshme të paraqitet deri në fund të sesionit të vjeshtës. Leontiev Çuçi: Ka një të drejtë zoti Xhuveli. Praktikisht buxhetin nuk e bën dot që në tetorin e vitit paraardhës, kur mbeten, të themi, edhe tre-katër muaj që të mbyllet viti dhe nuk e di se si do të jenë treguesit për këto muaj. Arben Imami: Atëherë, ta lëmë “në sesionin e vjeshtës” as në fillim, as gjatë sesionit. Jemi dakord? Po, pranohet. Në këtë mënyrë përfunduam Pjesën e Tretë për Kuvendin. Spartak Braho: A të bëj një ndërhyrje? Te kapitulli i deputetit nuk jemi shprehur për të drejtat dhe detyrat e deputetit që më tej do të zgjidhen me ligj. Krenar Loloçi: Në qoftë se ju kujtohet, një nga nenet e parimeve të përgjithshme parashikon se organizimi dhe funksionimi i të gjitha organeve të parashikuara në këtë Kushtetutë rregullohen me ligj. Edhe ky aspekt do të rregullohet me ligj. Arben Imami: Çdo institucion do të ketë ligjin e vet.

294 Pandeli Majko: Projekti i vitit 1995, tek kompetencat e tjera të parlamentit ka parashikuar se: “Me ligj, parlamenti ratifikon traktatet që kanë karakter politik a ushtarak ose që sjellin ndryshime në ligjet, jep amnisti, vendos për mobilizimin e pjesshëm a të përgjithshëm, për gjendjen e luftës dhe atë të jashtëzakonshme, si dhe vendos për bërjen e referendumit popullor”. 349 Krenar Loloçi: Brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe, prej një jave, do t’iu vëmë në dorë tërë strukturën e projektit me qëllim që ju t’i keni parasysh kapitujt dhe vendin se ku do të trajtohen të gjitha këto që përmendët ju zoti Majko. Leontiev Çuçi: Kam edhe një merak: gjatë këtyre shtatë vjetëve qeveria nuk ka sjellë asnjëherë projektligjin për buxhetin në dhjetor. Gjithmonë, pas dhjetorit, domethënë, në vitin pasardhës. Arben Imami: Është e qartë, nuk e detyron dot qeverinë. Por, gjithsesi, le të shpresojmë… Jonuz Begaj: Duan të na lënë pa pushime. Leontiev Çuçi: Nuk është fjala te pushimet, por nuk ka ndodhur asnjëherë. Sikur ta lëmë këtë dispozitë ta rishikojmë edhe njëherë. Sugjeroj ta shohë stafi njëherë, pasi siç e thashë, për shtatë vjet nuk ka ndodhur asnjëherë të vijë buxheti në kohë. Arben Imami: Kalojmë tek varianti i dytë 350 që do të kalojë, gjithashtu, nëpërmjet një shqyrtimi normal. Megjithatë, unë ju ftoj të fillojmë shqyrtimin e atyre katër-pesë neneve që përmbajnë dallimet kryesore ndërmjet variantit me një dhomë dhe variantit me dy dhoma. Për një gjë të tillë u morëm vesh që në fillim të kësaj mbledhjeje dhe do të ecim mbi bazën e kësaj marrëveshje. Pandeli Majko: Jam dakord me gjithçka që do të propozoni ju. Arben Imami: Edhe unë mund të them që në parim jam dakord me gjithçka. Pandeli Majko: Ne në parim i diskutuam të gjitha. 349 Neni 73, pika 1, i Projektkushtetutës së vitit 1995. 350 Varianti me dy dhoma.

295 Arben Imami: Neni 1. Pjesa e Tretë, “Parlamenti” (variant). Sabri Godo: Më duket se ne thamë që do të punojmë të tërë së bashku me vullnetin më të mirë për të dy variantet. Thamë, gjithashtu, që këtë çështje do ta lëmë ta bisedojmë edhe kur të kthehemi në Tiranë. Si do të shkojmë më tej me këtë çështje? Pandeli Majko: Dakord, por unë po jua them që tani: unë tërhiqem dhe do të dëgjoj me vëmendje gjithçka do të thoni e do të shpjegoni ju për çdo nen. Sabri Godo: Jo vetëm kaq, por do të jepni edhe ndihmën tuaj që të bëhet sa më mirë. Arben Imami: Atëherë, vazhdojmë. Neni 1 351 . Këtu nuk ka ndonjë gjë të diskutueshme përveç emërtimit: të quhet “parlament” apo “Asamble Kombëtare”? Petrit Kalakula: Parlamenti është Kuvendi. Arben Imami: Mos do të ishte më mirë “Asamble Kombëtare”? Petrit Kalakula: Po, se, siç e thashë, me parlament nënkuptohet Kuvendi. Haxhi Aliko: Mos na ngatërron kjo fjala “kombëtare”, duke pasur parasysh ato që kemi diskutuar më parë? “Kombëtare” nuk e vëmë dot, meqenëse, siç e kemi diskutuar që në fillim, po ta përdorim këtë fjalë, implikohen shqiptarët jashtë kufirit. Prandaj, unë sugjeroj ta quajmë “Asamble Popullore”. Leontiev Çuçi: Lëreni kështu se fjala parlament ka historinë e vet. 352 Kristaq Traja: T’i themi “Asambleja e Republikës”. Engjëll Bejtaj: Nuk është e mundur të rrimë pa i shtuar një “popullore” pas! Petrit Kalakula: Pse të mos e lëmë “Asamble Kombëtare”, ç’të keqe ka? Pse duhet medoemos “popullore” dhe jo “kombëtare”? 351 Neni 1 i variantit me dy dhoma parashikonte: “1. Pushteti ligjvënës ushtrohet nga parlamenti. 2. Parlamenti përbëhet nga dy dhoma: Kuvendi dhe Senati”. 352 Parlamenti anglez përbëhet nga Dhoma e Lordëve dhe Dhoma e Komuneve.

296 Vladimir Metani: Sikur ta quajmë thjesht “Asamble”? Arben Imami: Unë sugjeroj t’i lëmë të dy variantet. Është një gjë që do të shtrohet edhe për diskutim në publik. Sigurisht, në rast se pranohet varianti i dydhomëshit. Jonuz Begaj: Zoti Imami, tek Kuvendi insistove të mbetet vetëm “Kuvendi”, pa “Popullore;” po këtu pse nuk insiston të mbetet vetëm “Asamble”? Arben Imami: Mundet të mbetet dhe kështu. Ajo i nënkupton të dy dhomat. Dakord, fjalën “parlament” kudo e zëvendësojmë me fjalën “Asamble”. Ka dikush ndonjë gjë për të shtuar? Jo. Kalojmë te neni 2 353 . Pikën 1 e kemi parë, ndërsa pikat 2, 3, 4, parashikojnë se cilat do të ishin kompetencat e Senatit, si dhe ndryshimi i funksionit të Senati ndaj Kuvendit. Ka vërejtje? Këtu në pikën 2 është shtuar edhe amnistia. Petrit Kalakula: Në pikën 2, përse përdoret fjala “kombëtare”? Në vijim të argumenteve të mësipërme, edhe këtu duhet hequr ose zëvendësuar. Leontiev Çuçi: Të thuhet “zgjedhjet e përgjithshme ose lokale”. Sabri Godo: Këtu duhet thënë “zgjedhjet e përgjithshme”. Arben Imami: Dakord, e formulojmë “...zgjedhjet e përgjithshme ose lokale”. Arben Imami: Pika 3. Petrit Kalakula: Edhe këtu, fjala “mund” të shkojë pas grupit të fjalëve midis presjeve e të lidhet me foljen “të nxjerrë”. 353 Neni 2 i variantit me dy dhoma: “1. Kuvendi shqyrton të gjitha projektligjet, miraton, shkarkon e kontrollon qeverinë, si dhe ushtron kompetenca të tjera të parashikuara në Kushtetutë. 2. Senati shqyrton projektligjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet kombëtare ose lokale, projektligjet organike të institucioneve kushtetuese, projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, projektligjet për buxhetin e shtetit, projektkodet, si dhe projektligjet në lidhje me pushtetin lokal. 3. Senati, me propozim të qeverisë mund, kur Kuvendi është i shpërndarë, të nxjerrë akte ligjore për rregullimin e çështjeve të ngutshme, me përjashtim të atyre që parashikohen në pikën 2 të këtij neni. 4. Senati jep pëlqimin për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të lartë siç parashikohet në Kushtetutë. 5. Parlamenti zgjedh Presidentin e Republikës, deklaron luftën dhe paqen”.

297 Arben Imami: Kalojmë tek pika 4. Leontiev Çuçi: Kjo kërkon një shpjegim. Kristaq Traja: Do të parashikohen rast pas rasti në Kushtetutë. Domethënë kur t’i trajtojmë më poshtë organet, atje do të thuhet se si zgjidhet konkretisht secili prej tyre. Për shembull, do të themi që prokurori i përgjithshëm zgjidhet nga Kuvendi me pëlqim të Senatit. Pra, këtu jepet një formulë e përgjithshme. Arben Imami: Për shembull, mund të themi që ambasadorët mund të emërohen me propozim të Kryeministrit dhe me pëlqim të mëpasëm të Senatit. Leontiev Çuçi: Sikur ia kemi lënë Presidentit, apo do t’ia kalojmë Senatit? Jonuz Begaj: Senati mund të ketë të drejtë të propozojë. Dekretimi i ambasadorëve do të bëhet nga Presidenti, të cilit i paraqiten edhe kredencialet. Arben Imami: Ne nuk flasim për akreditimin, po kush jep pëlqimin për emërimin e tyre. Për emërimin e ambasadorëve në Amerikë nevojitet edhe pëlqimi i Senatit. Senati mund të japë pëlqim për ambasadorët, ushtarakët e lartë, gjyqtarët, nëpërmjet procedurave të kujdesshme dhe të balancuara. Kjo është ideja themelore. Spartak Braho: Kam një pyetje: po kur bie në krizë Senati? Arben Imami: Senati nuk bie asnjëherë në krizë. Dhoma e parë, Kuvendi, bie në krizë kur nuk formon dot qeverinë, ndërsa Senati nuk shpërndahet. Ideja është të kemi një organ që të jetë i mbledhur vazhdimisht, të cilin nuk e shpërndan dot askush. Ka vërejtje të tjera? Jo. Kalojmë tek pika 5. Zamira Çaka: Ende nuk është vendosur se kush do ta zgjedhë Presidentin: Asambleja apo populli? Pandeli Majko: Është e çuditshme se në variantin me dy dhoma thuhet që në fillim se kush do ta zgjedhë Presidentin, kurse në variantin me një dhomë, Presidenti i Republikës nuk dihet se nga do të zgjidhet! A mund të dimë arsyet përse është bërë kështu?

298 Arben Imami: Pikat 3, 4, 5 janë vënë këtu për të dalluar më qartë funksionin e dhomës së dytë, si dhe funksionin e të dy dhomave bashkë. Kjo është arsyeja. Thjesht për të kuptuar dallimet, nuk ka asnjë arsye tjetër. Mund të hiqen në qoftë se dallimet janë të qarta. Sabri Godo: Në qoftë se Presidentin do ta zgjedhin të dyja dhomat bashkë sipas konceptimit të parlamentit me Senat, dhe jo vetëm Kuvendi, atëherë çështja e zgjedhjes së Presidentit le të mbetet këtu. Arben Imami: Vazhdojmë tek neni 3 354 . Ky nen është i njëjtë për të dy variantet, vetëm se këtu propozohet një Kuvend jo më me 140-150 deputetë, por me jo më pak se 110 deputetë, nga të cilët 80 [do të zgjidhen] drejtpërdrejt nga zonat, 36 nëpërmjet listave shumemërore. Sabri Godo: Nenet në lidhje me Kuvendin t’i kalojmë duke pasur parasysh ndryshimet që kemi bërë. Arben Imami: Sigurisht. Petrit Kalakula: Kam diçka për të thënë, megjithëse disi jashtë diskutimit. Dje zoti Pandeli tha se ne jemi për t’i dhënë më shumë kompetenca Presidentit. Kështu? Pandeli Majko: Unë thashë të mos e lëmë kukull. Petrit Kalakula: Në qoftë se do t’i japim më shumë kompetenca, atëherë Presidenti duhet zgjedhur nga populli. Unë mendoj se kjo duhet parë e lidhur me kompetencat që do t’i jepen Presidentit. Leontiev Çuçi: Majko vërtet e tha, por nuk kishte parasysh një sistem referimi të përcaktuar. Do t’i japim më shumë në raport me këto që ka, apo në raport me ato të një republike parlamentare? Unë nuk e di akoma se si e ka mendimin. Petrit Kalakula: Këtu është e përcaktuar. Zamira Çaka: Atëherë duhet lënë e hapur. 354 Neni 3 i variantit me dy dhoma: “1. Kuvendi përbëhet nga 110 deputetë. 2. 80 deputetë zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë në zona zgjedhore njëemërore me numër të përafërt zgjedhësish. 3. Mandatet shtesë u shpërndahen partive nga lista shumemërore në përpjesëtim me votat e fituara nga kandidatët në shkallë vendi në raundin e parë. 4. Partitë që marrin më pak se 3% të votave të vlefshme në shkallë vendi nuk përfitojnë mandate shtesë”.

299 Leontiev Çuçi: E lëmë të hapur duke pasur parasysh kompetencat presidenciale në një republike parlamentare. Arben Imami: Në një republikë parlamentare, Presidenti nuk zgjidhet nga populli. Ai zgjidhet nga populli atëherë kur kemi një republikë presidenciale ose gjysmë presidenciale. Petrit Kalakula: Dakord jam dhe unë, po kjo lidhet me kompetencat e Presidentit në republikën parlamentare. Pandeli Majko: Mënyra e zgjedhjes nuk është përcaktuese për kompetencat. Arben Imami: Sidoqoftë, ka lidhje. Jonuz Begaj: Ka shumë! Pandeli Majko: Në qoftë se shprehemi se Presidenti përfaqëson popullin dhe nuk përzihet në politikë. Leontiev Çuçi: Kjo varet dhe nga kompetencat që do t’i japësh. Ta lëmë kështu dhe pastaj, në funksion të kompetencave, ta rishikojmë këtë problem. Arben Imami: Ne mund ta heqim pikën 5 të nenit 2, që bën fjalë për zgjedhjen e Presidentit dhe kjo e zgjidh këtë shqetësim, apo jo? Kjo pikë u vu këtu, e përsëris, vetëm për të parë dallimet. Vazhdojmë. Nenet 3 355 , 4 356 , 5 357 , dhe 6 358 i kemi parë dhe ramë dakord për përmbajtjen e tyre, prandaj hidhemi te neni 7 359 . Këtu është paraqitur 355 Shiko shënimin 280. 356 Neni 4 i variantit me dy dhoma: “1. Kuvendi zgjidhet çdo katër vjet. 2. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen brenda 60 deri 30 ditë para mbarimit të mandatit. 3. Mandati i Kuvendit vazhdon deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri”. 357 Neni 5 i variantit me dy dhoma: “1. Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. 2. Kur Kuvendi është i shpërndarë, zhvillimi i zgjedhjeve pezullohet deri në mbarim të luftës. 3. Kuvendi i shpërndarë rithirret vetiu gjatë kohës së luftës”. 358 Neni 6 i variantit me dy dhoma: “1. Kuvendi i porsazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga Presidenti i Republikës jo më vonë se 20 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve. 2. Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi mblidhet vetiu brenda dhjetë ditëve nga mbarimi i afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni”. 359 Neni 7: “1. Senati përbëhet nga 36 senatorë, të cilët zgjidhen nga 3 për çdo rajon. 2. Senatorët zgjidhen drejtpërdrejtë në zona zgjedhore njëemërore”.

300 një mënyrë zgjedhjeje. Mënyrat e zgjedhjes sigurisht janë më shumë se një. Pandeli Majko: Këtu te neni 7 fillon ajo që mua më shqetëson, që ka të bëjë me infrastrukturën e zgjedhjeve, ndryshimin e vartësive, ndryshimi i koncepteve për organizimin e pushtetit lokal dhe një sërë problemesh të tjera, të cilat jo vetëm janë të kushtueshme, por edhe sjellin eksperienca të reja, në një kohë kur të reja dhe të sapokrijuara janë edhe këto të sotmet. Kjo do të thotë që t’u përvishesh disa eksperiencave akoma më të reja. Krenar Loloçi: Sot efektivisht ne kemi 36 rrethe; secili prej tyre zgjedh nga një kryetar bashkie. Pandeli Majko: Janë 36 rrethe, po jo me të njëjtin numër popullsie. Domethënë, do të kesh senatorë të zgjedhur nga numër jo i barabartë zgjedhësish. Krenar Loloçi: Ky është thelbi i institucionit të Senatit. Haxhi Aliko: Nuk ka të bëjë numri i popullsisë; senatori përfaqëson zonën. Engjëll Bejtaj: Senatori nuk përfaqëson numër banorësh. Ai përfaqëson një territor gjeografik të caktuar. Pandeli Majko: Rrethi i Tiranës do të ketë vetëm tre senatorë? Arben Imami: Ne aktualisht flasim për tre senatorë për çdo prefekturë. Ka 12 prefektura ose rajone, s’ka rëndësi emri. Sigurisht, një organizim i tillë do të kërkojë një ligj për zgjedhjet, si dhe për ndarjen administrative. Pandeli Majko: Që do të thotë të preket status quo-ja e pushtetit ekzistues lokal. Kjo do të thotë të ndryshosh strukturën e pushtetit lokal, që për mua do të thotë t’i heqësh fitilin ndonjë detonatori. Haxhi Aliko: Nuk do të ketë luftë, nuk do të ndodhë ndonjë gjë e madhe. Pandeli Majko: Kjo mbetet gjithnjë me “në qoftë se…”. Arben Imami: Fjala është këtu: aktualisht në Shqipëri ka 36 rrethe dhe ligji i zgjedhjeve për Senatin do të ketë parasysh këtë ndarje në

301 organizimin lokal të pushtetit. Mund të bëhet edhe ndryshe, për shembull, 36 senatorët të zgjidhen nga këshillat rajonale dhe jo drejtpërdrejt nga rajonet, sipas kriterit tre për çdo rajon. 360 Pandeli Majko: Si do të jetë rajoni, i formuar thjesht në bazë sipërfaqeje apo në bazë krahine? Perikli Zaharia: Kur flitet për rajonet do të kihet parasysh ajo që është tradicionale. Pandeli Majko: Kë quani ju tradicionale? Perikli Zaharia: Domethënë atë që tradicionalisht e lidh një zonë. Vladimir Metani: Për shembull, Labëria. Kristaq Traja: Korça, Erseka, Pogradeci tradicionalisht ruajnë një farë lidhjeje. Arben Imami: Cili është shqetësimi? Pandeli Majko: Koncepti gjeografik i ndarjes së krahinave në Shqipëri nuk ka ndonjë rëndësi. Bashkimi i rajoneve kaq të gjera në zgjedhjet mund të na çonte përpara ndonjë situate të papritur. Jonuz Begaj: Kjo bëhet në bazë të ndarjes së prefekturave. Arben Imami: Afërsisht ne kemi tre rrethe për çdo prefekturë dhe senatorët do të dalin drejtpërdrejt nga zona zgjedhore njëemërore; një rreth do të jetë një zonë zgjedhjeje. Pandeli Majko: Kjo është një infrastrukturë zgjedhjesh komplet e re. Arben Imami: Pse komplet e re? Kush është komplet e re? 360 Duket se ka një ngatërresë ndërmjet fjalëve “rajon”, “qark” e “prefekturë”. Në fakt këto janë përdorur për të përcaktuar një njësi administrative më të madhe se sa rrethi. Në kohën e shqyrtimit të Projektkushtetutës, ekzistonin vetëm prefekturat, të cilat për nga pikpamja e shtrirjes tokësore përfshinin, pak a shumë, tre rrethe. Ende nuk ishte përcaktuar në atë kohë plotësisht se cili do të ishte ndërtimi i strukturës lokale. Ishte pothuajse e sigurt se komunat dhe bashkitë do të ruheshin, por ende nuk ishte vendosur se cila do të ishte, si do të quhej, si do të formohej dhe çfarë kompetencash do të kishte një njësi tjetër e sistemit të pushtetit lokal, që do të përfshinte në përbërje të saj disa komuna e bashki. Më pas kjo njësi përfshirëse u quajt “qark”. Megjithatë, mund të theksojmë se emërtimi, shtrirja teritoriale apo funksionet e kësaj njësie nuk kishin ndonjë rëndësi sa ç’kishte përfaqësimi i njëjtë i këtyre njësive në Senat. (Shënim i red.)

302 Pandeli Majko: 36 zonat. Arben Imami: Pse e re? Ne aktualisht kemi 36 këshilla rrethesh. Pse përbëkan 36 rrethe zona të reja zgjedhore? Le të themi që senatorët zgjidhen drejtpërdrejt nga këshillat e rretheve ose le të themi se çdo prefekturë zgjedh tre senatorë nga këshilli i saj. Mundësitë janë të pafundme dhe nuk është e domosdoshme të preket struktura, megjithëse unë jam i mendimit që është mirë të preket struktura. Sabri Godo: Pak a shumë si Senati gjerman. 361 Arben Imami: Jo tamam, pasi në Gjermani Senatin e zgjedhin qeveritë e landeve, kurse ne themi që Senati të zgjidhet nga këshillat lokale. Është më afër sistemit francez. 362 Leontiev Çuçi: Pse të mos e lëmë ta zgjidhim me ligj këtë problem. Mënyra e përcaktimit të zonës dhe e zgjedhjes të përcaktohet me ligj. Nuk e zgjidhim dot sot këtë. Arben Imami: Këtu mund të ketë më tepër se një variant: varianti i parë është që të zgjidhet afërsisht nga rrethi; varianti i dytë është që Senati të zgjidhet në mënyrë indirekte nga këshilli i rrethit dhe, varianti i tretë…. Jonuz Begaj: Pse nuk thua nga prefektura? 361 Neni 51 i Kushtetutës gjermane parashikon: “I. Bundesrat-i (Senati gjerman – Shënim i red.) përbëhet nga anëtarë të Qeverisë së Landeve, të cilat i emërojnë dhe i revokojnë. Ata mund të ngarkojnë si përfaqësues anëtarë të tjerë të qeverive përkatëse. II. Çdo Land ka të paktën tri vota; Landet me më shumë se 2 milionë banorë kanë katër, ata me më shumë se gjashtë milionë kanë pesë. III. Çdo Land mund të dërgojë aq anëtarë sa janë votat e tij. Votat e një Landi mund të shprehen vetëm bashkërisht dhe vetëm nga anëtarët e pranishëm ose nga përfaqësuesit e tyre”. 362 Kushtetuta franceze nuk e parashikon mënyrën e zgjedhjes se Senatit, por paragrafi i fundit i nenit 4 parashikon: “Senati zgjidhet me votim të tërthortë. Ai siguron përfaqësimin e komuniteteve territoriale të Republikës. Francezët e vendosur jashtë Francës përfaqësohen në Senat”. Në vijim, neni 25 po aty, parashikon: “Një ligj organik cakton kohëzgjatjen e pushteteve të secilës dhomë, numrin e anëtarëve të saj, shpërblimet e tyre, kushtet e zgjedhshmërisë dhe regjimin e pamundësisë për t’u zgjedhur dhe të papajtueshmërive. Ai cakton edhe normat për zgjedhjen e personave të ngarkuar për të siguruar, kur vendi është vakant, zëvendësimin e deputetëve dhe të senatorëve deri në përtëritjen e përgjithëshme a të pjesshme të dhomës ku bëjnë pjesë”. Kushetuta franceze ia beson ligjit organik përcaktimin e mënyrave të zgjedhjes së senatorëve. (Shënim i red.)

303 Arben Imami: Jo, se prefektura, si institucion, përfshihet tek ekzekutivi. Varianti i tretë - nga rajoni, pavarësisht si do ta quajmë këtë. Abrogojmë këshillat e rretheve, zgjedhim këshillat e rajoneve, të cilat do të zgjedhin në mënyrë të tërthortë, normalisht nga gjiri i tyre, tre senatorë për çdo prefekturë. Haxhi Aliko: Po qe se pranohet sistemi me dy dhoma, atëherë 36 deputetë duhet të lënë Kuvendin. Kështu që, kur të bëhen zgjedhjet pas dy vjetëve, siç parashikohet për përtëritjen e Senatit, deputetët ndërkohë do të jenë zgjedhur. Arben Imami: Sigurisht, kjo do të jetë një periudhë tranzicioni që do të rregullohet me dispozita të përkohshme. Pandeli Majko: Si do të zgjidhen dhomat, sipas ligjit mazhoritar? Arben Imami: Jo, Kuvendi do të zgjidhet gjithmonë proporcionalisht. Pandeli Majko: Jo, nuk jam dakord! Arben Imami: Me atë sistem, për të cilin kemi rënë dakord. Edhe një herë, mendohet që senatorët të përfaqësojnë territore që janë faktikisht prefekturat e sotme. Rrugët janë të ndryshme për të siguruar këtë përfaqësim. Unë propozoj, meqenëse jemi në fazë shqyrtimi, t’i mbajmë të tri mundësitë: varianti i parë, senatorët të zgjidhen nga zona njëemërore; varianti i dytë, nga këshillat e rretheve, gjë që nuk ka gjasa të pranohet se këshillat e rretheve po shkojnë drejt shuarjes; dhe varianti i tretë, nga rajonet. Engjëll Bejtaj: Ky i fundit më duket varianti më i keq. Arben Imami: Mundet, por nuk prek strukturën ekzistuese të organizimit lokal. Engjëll Bejtaj: Ana më e keqe është se senatorët nuk zgjidhen drejtpërdrejt nga populli. Kujtoj këtu që anëtari i këshillit zgjidhet sipas sistemit proporcional, [ndërsa] senatori duhet të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë sipas sistemit mazhoritar. Perikli Zaharia: Këtu është dallimi që bëhet midis dy dhomave. Elementi zgjedhor është një nga elementët më të rëndësishëm të dallimit midis dhomës së parë dhe dhomës tjetër. Pra, ky është një

304 element që unë do ta përkrahja dhe ekspertët e huaj këtë vunë në dukje. Pandeli Majko: Unë e kuptoj shumë mirë idenë, por më falni që do të flas përsëri në parim. Me këtë organizim dhe me këto sisteme zgjedhore ju, me sa duket, keni frikë nga shumicat parlamentare, në një kohë kur në Shqipëri “njëshi” ka qenë gjithmonë më i rrezikshëm! Arben Imami: Zoti Majko, këtu flitet për nevojën për t’i rregulluar e ruajtur institucionet si nga shumicat, ashtu dhe nga pakicat. Pra, bëhet fjalë për të krijuar një sistem të balancuar. Perikli Zaharia: Në qoftë se Senati do të luajë rolin e kontrolluesit, këtë rol ai do ta luajë jo vetëm në procesin legjislativ, ku ai është pjesë e këtij funksioni, por edhe tek funksioni ekzekutiv. 363 Jonuz Begaj: Kam një pyetje: po sikur grupi i Senatit të dalë nga grupi i deputetëve ekzistues? Arben Imami: Kjo mund të bëhej vetëm për herën e parë me një dispozitë kalimtare, por nuk është këtu thelbi i çështjes. Thelbi i çështjes është se çfarë duam të ndërtojmë! Vladimir Metani: Nga kompetencat që do të ketë, do të përcaktohet edhe mënyra e zgjedhjes. Arben Imami: Mënyrat e zgjedhjes janë të ndryshme dhe nuk varen shumë nga kompetencat. Ka senatorë që zgjidhen drejtpërdrejt, ka që zgjidhen nga pushteti lokal. Kjo është një zgjidhje politike dhe konstitucionale. Në qoftë se nuk duam të rrimë kështu siç jemi, kjo është gjeja më e thjeshtë. Por ideja është që të bëjmë një Kushtetutë që t’i lëvizë pak gjërat. Unë kështu e kam kuptuar të paktën. Ky ka qenë mesazhi që kemi marrë në përgjithësi nga zgjedhësit shqiptarë. Ne mund t’i zgjedhim nga këshillat e rretheve. Unë nuk jam me këtë opsion, sepse ky nuk ndryshon asgjë. Do të ishte më mirë të ndiqnim variantin francez dhe senatorët të zgjidheshin me zgjedhje indirekte nga të zgjedhurit lokalë, që fare mirë mund të ishte këshilli rajonal. Në këtë mënyrë do të bënim një reformë edhe në fushën e pushtetit lokal. Në fushën e pushtetit lokal, rrethet e sotme kanë shumë pak mundësi 363 Nëpërmjet emërimit të zyrtarëve të lartë. (Shënim i red.)

305 të zbatojnë një autonomi financiare, administrative, etj. Propozimi do të ishte që një nivel më i lartë, në nivel prefekture në sistemin e organizimit lokal, do të paraqiteshin mundësi më të mëdha për të bërë ndërhyrje ekonomike, për të krijuar një buxhet disi më të pavarur, etj. Varianti i këshillave rajonale do të ishte një propozim i qëndrueshëm dhe në këtë mënyrë do të zgjidhnim deri diku edhe organizimin e pushtetit lokal. Sigurisht, janë edhe variantet që përmenda më sipër. Unë mendoj që t’i shtrojmë të tre variantet në lidhje me mënyrën se si do të formohet Senati. Nuk ka asgjë të keqe në qoftë se ne shqyrtojmë të tre variantet. Sigurisht, në qoftë se do të vijmë te varianti me dhoma, ndonëse zoti Majko është i sigurt se ky variant nuk do të ketë sukses. Sabri Godo: Cilido prej këtyre tre varianteve të konsiderohej më i përshtatshmi, unë do ta mbështetja. Pandeli Majko: Kjo prek thelbin e status quo-së. Arben Imami: Cilën status quo? Pandeli Majko: Të të gjithë sistemit politik që është vendosur në Shqipëri. Arben Imami: Punë e madhe, edhe vjet e prekëm status quo-në, për shembull, dhe përsëri bëmë zgjedhje. Pandeli Majko: Në 16 zona po bëhen zgjedhje të pjesshme sepse kanë braktisur detyrën vetë kryetarët e PD-së. Tani t’i hysh një reforme nga fillimi… Sabri Godo: Gjërat e reja për atë bëhen, që të sjellin ndryshime. Pandeli Majko: Ashtu është, por mbaj mend fjalën e një gjenerali amerikan që thoshte se demokracia është sistemi më i mirë që ekziston, por jo se nuk ka të meta. Mua më duket se sistemi që kemi është më i miri që ekziston, ndërsa dydhomëshi do të na i komplikojë. Edhe ky që kemi ka të meta, por më duket se është më i miri që ekziston. Arben Imami: Atëherë, a do të ishim të një mendimi siç kemi ardhur deri tani që t’i mbajmë të tre variantet për diskutim? Zgjedhja e senatorëve nga këshillat e rretheve ka avantazhin që nuk preket status quo-ja. Në qoftë se ngrihet problemi i status quo-së, atëherë urdhëro variantin e zgjedhjes nga këshillat e rretheve dhe status quo-ja ruhet!

306 Vladimir Metani: Zoti Imami, zgjedhja e drejtpërdrejtë nuk do të shkonte, në një kohë kur votimi i drejtpërdrejtë nuk zbatohet as për deputetët. Përfaqësimi rajonal nuk ka përse të ngrihet në një nivel më të lartë përfaqësimi se vetë Kuvendi. Sabri Godo: E heqim fare këtë variant! Arben Imami: Dakord, heqim variantin me zgjedhje të drejtpërdrejtë dhe lëmë dy variantet: nga këshillat lokale dhe nga këshillat rajonale. Leontiev Çuçi: Vetëm se kjo do të thotë që këshilli rajonal duhet të krijohet si strukturë më vete. Arben Imami: Po. Sabri Godo: Këto do të jenë këshillat e prefekturës. Do të krijohet këshill prefekture. Leontiev Çuçi: Atëherë, do ta vëmë këshilli i prefekturës në vend të këshillit rajonal? Krenar Loloçi: Sigurisht, ai do të bëhet i ri. Pandeli Majko: Unë po ju them që këtë organizim përsëri pas tre vjetësh do ta prekim. Sabri Godo: Përse themi rajone e jo prefektura? Arben Imami: Sepse, e thamë edhe një herë, po të flasim për prefekturat kemi parasysh prefektët, të cilët janë përfaqësues të ekzekutivit, të qeverisë, ndërsa kur flasim për përfaqësi, kemi të bëjmë me rajone. Mund t’i vësh një emër tjetër, por po ajo sipërfaqe është, po ajo ndarje administrative është, në të cilën shtrihet edhe prefektura. Kjo nuk shkakton asnjë tronditje. Neni 8 364 është plotësisht procedural; ripërtëritja është bërë pikërisht për të krijuar vazhdimësinë. Te pika 3, ku thuhet: “...jo më vonë se gjashtë muaj”, 364 Neni 8 i variantit me dy dhoma: “1. Senatorët zgjidhen për gjashtë vjet. Senati përtërihet çdo dy vjet në një të tretën e përbërjes së tij. 2. Zgjedhjet për përtëritjen e Senatit zhvillohen jo më vonë se 30 ditë nga mbarimi i afatit të çdo përtëritjeje. Përtëritja e parë dhe e dytë bëhet me short. 3. Në rast se vendi i një senatori mbetet bosh, zgjedhjet në zonën e tij bëhen jo më vonë se gjashtë muaj. 4. Senatori i ri qëndron në detyrë deri në mbarimin e mandatit të senatorit, në vend të të cilit ai vjen. 5. Mandati i senatorit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo”.

307 do ta bëjmë: “...jo më vonë se tre muaj”, sepse ishte për variantin nëse senatori do të zgjidhej direkt, gjë që do të kërkonte kohë, ndërsa në përfaqësimin indirekt nuk është nevoja të lihet një kohë kaq e gjatë. Dakord? Kalojmë te neni 9 365 . Haxhi Aliko: Unë propozoj që mosha të bëhet 40 vjeç. Pandeli Majko: Për mua të bëhet mbi 50 vjeç. Krenar Loloçi: Nisur nga eksperiencat e ndryshme botërore, mosha për t’u bërë senator është 40. Engjëll Bejtaj: Unë jam për 40 vjeç. Arben Imami: Dakord, e lëmë 40 vjeç. Në nenet e tjera do të bëhen të gjitha korrigjimet që u bënë edhe për variantin me një dhomë. Nenet 10, 366 11, 367 12, 368 13, 369 14, 370 15, 371 16 372 kalojnë. Po për të njëjtën arsye kalojnë edhe nenet 17, 373 18, 374 19, 375 20, 376 21, 377 22 378 . 365 Neni 9: “Senator mund të zgjidhet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, që ka mbushur moshën 35 vjeç dhe me banim në rajonin ku kandidon”. 366 Neni 10: “1. Kandidat për deputetë dhe senatorë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike ose votuesit. 2. Askush nuk mund të kandidojë në të njëjtën kohë për deputet dhe senator dhe as të jetë njëkohësisht anëtar i të dy dhomave. 3. Rregullat për caktimin e kandidatëve për deputetë ose senatorë, për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe për kushtet e vlefshmërisë së zgjedhjeve përcaktohen me ligj”. 367 Neni 11: “1. Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra: a) gjyqtarët, prokurorët; b) ushtarakët e shërbimit aktiv; c) punonjësit e policisë dhe të Sigurimit Kombëtar; ç) nëpunësit e shërbimit civil; d) kryetarët e bashkive dhe të komunave në vendet ku kryejnë detyrat e tyre; dh) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve; e) funksionarët e zgjedhur nga parlamenti. 2. Mandati i fituar në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni është i pavlefshëm”. 368 Neni 12: “1. Deputetët dhe senatorët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues. 2. Ata nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër publike; deputeti mund të jetë anëtar i qeverisë. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj. 3. Deputetët dhe senatorët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit lokal, dhe as te fitojnë pasuri të këtyre. 4. Për çdo shkelje të pikës 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Dhomës përkatëse ose të një të dhjetës së anëtarëve të secilës prej tyre, Dhomat mund të vendosin dërgimin e çështjes në gjykatën kompetente, e cila vendos për heqjen ose jo të mandatit”. 369 Neni 13: “1. Mandati i deputetit ose senatorit fillon ditën që ai zgjidhet. 2. Mandati i deputetit ose senatorit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë të parashikuara në nenet 12 dhe 13, pika 2; ç) për deputetët, kur shpërndahet Kuvendi; d) kur mungon mbi gjashtë muaj rresht në Dhomën e vet; dh) kur vërtetohet një nga shkaqet e papajtueshmërisë të parashikuara në nenin 11/2”.

308 370 Neni 14: “Para fillimit të ushtrimit të mandatit, deputetët dhe senatorët, përpara Dhomave bëjnë betimin”. 371 Neni 15: “1. Deputeti dhe senatori nuk mbajnë përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rast shpifjeje dhe fyerjeje. 2. Deputeti dhe senatori nuk mund të ndiqen penalisht pa autorizimin e Dhomës ku bën pjesë. 3. Deputeti dhe senatori nuk mund të ndalohen ose të arrestohen pa autorizimin e Dhomës ku bën pjesë. 4. Ata mund të ndalohen ose të arrestohen në flagrancë pa autorizim vetëm kur kapen në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Ministri i Drejtësisë njofton menjëherë Kryetarin e Dhomës përkatëse, e cila kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës. 5. Deputeti ose senatori mund të heqë dorë nga imuniteti i tij, duke paraqitur deklaratë me shkrim në Dhomën ku bën pjesë. Në një rast të tillë, pikat 2 ose 3 të këtij neni, nuk zbatohet”. 372 Neni 16: “Parlamenti i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të janarit dhe sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit. 2. Parlamenti ose njëra nga dhomat mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm kur thirret nga Presidenti i Republikës, Kryeministri ose përkatësisht nga një e treta e deputetëve ose senatorëve. 3. Sesionet e jashtëzakonshme thirren në bazë të një rendi të përcaktuar”. 373 Neni 17: “Secila Dhomë zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet. 2. Kryetari i Senatit zgjidhet pas çdo përtëritjeje të pjesshme. 3. Dhomat organizohen dhe funksionojnë sipas rrgulloreve të miratuara nga secila prej tyre me shumicën absolute të anëtarëve”. 374 Neni 18: “1. Kryetari i Kuvendit dhe ai i Senatit kryesojnë debatet e dhomave, sigurojnë respektimin e të drejtave të dhomave përkatëse dhe të anëtarëve të tyre, si dhe përfaqësojnë përkatësisht Kuvendin dhe Senatin në marrëdhëniet me të tjerët. 2. Shërbimet e tjera të nevojshme për funksionimin e dhomave kryhen nga nëpunës të tjerë, siç përcaktohet në rregulloret përkatëse. 3. Nëpunësit më të lartë civilë të Dhomave janë: Klarku për Kuvendin dhe Sekretari për Senatin”. 375 Neni 19: “1. Kuvendi dhe Senati zgjedhin nga gjiri i tyre komisione të përhershme, si dhe mund të caktojnë komisione të posaçme. 2. Dhomat mund të krijojnë edhe komisione të përbashkëta. 3. Dhomat, sipas rastit secila ose bashkarisht, mund të caktojnë komisione hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese per gjykatat, por ato mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson ato sipas procedurës ligjore. 4. Komisionet e hetimit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj”. 376 Neni 20: “1. Secila Dhomë vendos me shumicë votash, kur është e pranishme më shumë se gjysma e anëtarëve të tyre, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të posaçme. 2. Mbledhjet e deputetëve ose senatorëve që mbahen pa u thirrur sipas rregullores nuk sjellin asnjë efekt”. 377 Neni 21: “1. Mbledhjet e Dhomave bëhen të hapura. 2. Me kërkesën e Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose një të pestës së deputetëve ose senatorëve, mbledhjet e dhomave përkatëse mund të bëhen të mbyllura kur për këtë kanë votuar shumica e anëtarëve të tyre”. 378 Neni 22: “1. Mbledhja e përbashkët e dhomave thirret e kryesohet nga Kryetari i Kuvendit. Në mungesë të Kryetarit të Kuvendit, mbledhja kryesohet nga Kryetari i Senatit. 2. Vendimet e mbledhjes së përbashkët të dhomave janë të vlefshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të të dy Dhomave. Mbledhja e përbashkët e Dhomave vendos me shumicën e votuesve. 3. Vendimet në mbledhjen e përbashkët

309 Arben Imami: Neni 23 379 . Tek pika 1 bëhet fjalë për pyetjet dhe interpelancat, të cilave anëtarët e qeverisë janë të detyruar t’u përgjigjen në Kuvend. Interpelancat përmenden vetëm këtu, pasi mocione (mosbesimi) ka të drejtë të bëjë vetëm Kuvendi, ndërsa Senati nuk e ka këtë të drejtë. Krenar Loloçi: Te pika e parë është bërë një ndryshim: hiqet pjesa “si edhe çështjeve që ngrihen gjatë seancave të parlamentit” dhe në vend të saj vihet “në Kuvend”. Arben Imami: Kalojmë te Kreu V, “Procesi legjislativ”. Jonuz Begaj: Kam unë diçka. Duhet thënë “ligjvënës”, jo “legjislativ”. Arben Imami: Dakord. Vazhdojmë me nenet 24, 380 25, 381 26 382 . Këto nuk kanë ndryshime. Kalojmë te neni 27 383 . Tek pika 1, është fjala për projektligjet që trajton Senati, të cilat i kemi në nenin 2. merren sipas rregullores se Kuvendit”. 379 Neni 23: “1. Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i qeverisë janë të detyruar t’u përgjigjen interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda tri javëve, si dhe çështjeve që ngrihen gjatë seancave të parlamentit. 2. Kryeministri dhe çdo anëtar i qeverisë janë të detyruar t’i përgjigjen pyetjeve të senatorëve në seancë ose komisione. 3. Të gjithë funksionarët që janë propozuar për të marrë ose që kanë marrë pëlqimin në Senat, janë të detyruar të paraqiten dhe të përgjigjen në lidhje me detyrën që do të marrin ose që janë duke kryer. 4. Anëtari i qeverisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e secilës Dhomë, si dhe në mbledhjet e përbashkëta të dhomave; atij i jepet fjala sa herë që e kërkon”. 380 Neni 24: “1. Të drejtën për të propozuar ligje e ka qeveria dhe çdo deputet. 2. Miratohen me shumicë absolute të votave ligjet e mëposhtme: a) ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të parashikuara nga Kushtetuta; b) ligji për shtetësinë; c) ligji për zgjedhjet; ç) ligji për referendumet; d) kodet; dh) ligji për gjendjen e jashtëzakonshme; e) ligji për statusin e funksionarëve publikë”. 381 Neni 25: “1. Propozimi i ligjeve që sjellin efekte financiare mund të bëhet vetëm nga qeveria. 2. Propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij. 3. Asnjë projektligj joqeveritar, që rëndon buxhetin e shtetit ose që sjell pakësimin e të ardhurave, nuk mund të miratohet pa marrë mendimin e qeverisë, e cila duhet të shprehet brenda 30 ditëve nga data e marrjes së projektligjit. 4. Në qoftë se qeveria nuk shprehet brenda afatit të mësipërm, projektligji kalon për shqyrtim sipas procedurës”. 382 Neni 26: “1. Projektligji votohet tri herë. 2. Kuvendi mund, me kërkesë të qeverisë, të shqyrtojë e të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar brenda dhjetë ditëve nga dita e paraqitjes, por jo më shpejt se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit. 3. Procedura e përshpejtuar nuk lejohet për shqyrtimin e projektligjeve të parashikuar në

310 Sabri Godo: Duhet të përfshihet edhe buxheti. Arben Imami: Buxheti është pikë më vete; buxhetin nuk e refuzon dot. Një gjë e tillë do të bllokonte tërë jetën ekonomiko-financiare të vendit dhe lidhet me programin e qeverisë. Pra, Senati mund të bllokojë kalimin e ligjeve të rëndësishme, si ligjet organike etj., për të cilat është në interes të vendit të sigurohet një mbështetje sa më e madhe politike. Pandeli Majko: Me pak fjalë, neni 27 tregon se në Shqipëri do të qeveriset vetëm në një mënyrë: vetëm me qeveri teknike! Arben Imami: Pse? Pandeli Majko: Shiko si thotë neni: “...hedh poshtë në parim projektligjin e miratuar nga Kuvendi, projektligji quhet i rrëzuar dhe nuk mund të riparaqitet për shqyrtim brenda të njëjtit sesion”. Sabri Godo: Kjo nuk shkon. Pandeli Majko: Ç’është kjo? Sesioni është gjashtë muaj. Perikli Zaharia: Është fjala për çështje të rëndësishme, nuk është fjala për gjëra të vogla. Arben Imami: Në radhë të parë, nuk është për të gjitha ligjet – megjithëse përgjithësisht në regjimet parlamentare me dy dhoma, dhomat i shqyrtojnë të gjitha ligjet, por vetëm për ato ligje që janë nenin 9, pika 1”. 383 Neni 27: “1. Në rast se Senati hedh poshtë në parim projektligjin e miratuar nga Kuvendi, projektligji quhet i rrëzuar dhe nuk mund të riparaqitet për shqyrtim brenda të njëjtit sesion. 2. Në rast se Senati miraton me ndryshime projektligjin e miratuar nga Kuvendi, atëherë fillon procedura e ndërmjetësimit nga një komision i përbashkët i krijuar mbi baza barazie. 3. Në rast se komisioni i përbashkët arrin marrëveshje, teksti përfundimtar i kalon për miratim secilës Dhomë, të cilat duhet të shprehen për miratimin e tij brenda dhjetë ditëve nga dita e arritjes së marrëveshjes. Kur Dhomat nuk shprehen, projektligji konsiderohet i miratuar sipas përmbajtjes së miratuar në komisionin e përbashkët. 4. Në rast se komisioni nuk arrin marrëveshjen ose kur njëra nga Dhomat nuk është e një mendjeje me tekstin e komisionit, projekti me propozimet përkatëse shqyrtohet në mbledhjen e përbashkët të të dy Dhomave, e cila vendos brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes. 5. Kur Senati nuk miraton projektligjin për buxhetin, projektligji i kalon për shqyrtim Kuvendit, i cili vendos përfundimisht me shumicën absolute të votave”.

311 organike, të rëndësishme dhe që kanë nevojë për negocim, që kanë nevojë për mirëkuptim. Këto ligje përbëjnë një grup të kufizuar. Leontiev Çuçi: Zotërinj të stafit, të marrim rastin kur duhet të bëjmë një projektligj organik të një institucioni kushtetues, për shembull, për sistemin gjyqësor. A ka kuptim që procesi të kalojë nga një sesion në tjetrin? A nuk është shumë e gjatë koha? Arben Imami: Gjykata Kushtetuese ka shtatë vjet pa ligj, përsëri nuk po e gjen gjë. Leontiev Çuçi: Ne po flasim për normalitet. Kristaq Traja: Më falni, këto janë një grup ligjesh që për nga natyra e tyre janë të tillë, që kur miratohen një herë, nuk miratohen më. Janë ligje që miratohen një herë dhe nuk lëvizin, si për shembull, ligji për sistemin gjyqësor. Leontiev Çuçi: Unë nuk diskutoj domosdoshmërinë e diskutimit, por kohën e gjatë që merr kur një projektligj nuk paraqitet brenda një sesioni. Jonuz Begaj: A ka mundësi që koha të jetë më e shkurtër? Kristaq Traja: Këtu duhet të mbahet parasysh një lloj reflektimi i dhomës së parë në kohë. Unë nuk besoj se për tre muaj ndërron mendje. Arben Imami: Ne nuk duam të vendosim një kontroll mbi ligjin për bletët, por duam të vendosim kontroll mbi ligjet, të cilat rregullojnë thelbin e një shteti, ligje të cilat kanë karakter organik. Këto të shikohen nga të dyja palët. Sabri Godo: Duke qenë se ne nuk e kemi kuadrin ligjor të plotë, na duhet të punojmë shpejt për këtë. Kjo ngadalëson procesin në mënyrë të tmerrshme. Arben Imami: Jo, zoti Sabri, se për të bërë një ligj duhet një vit e gjysmë, dy vjet. Për të bërë një kod, Francës i janë dashur 20 vjet. E kam fjalën për ta bërë, jo për ta aprovuar. Sabri Godo: Shtete si Franca e kanë me nge. Senati i tyre mund të merret sa të dojë me bërjen e një ligji.

312 Arben Imami: Ka edhe një mënyrë tjetër: ajo e “komandantit” 384 , i cili i mblidhte deputetët dy ditë në gjashtë muaj dhe aprovonte shtatë kode përnjëherë. Ne po flasim kur ka nevojë për reflektim. Ka edhe një mënyrë tjetër akoma më të thjeshtë: t’i jepet Presidentit të Republikës e drejta për të miratuar ligjet. Nuk do t’i duhet më shumë se një minutë për të aprovuar një ligj të tërë. Unë mendoj se nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës së një procesi të studiuar dhe të ngadalësuar në masën e nevojshme. Çfarë kemi bërë? Kemi zgjedhur një Senat, një dhomë të dytë që do të trajtonte vetëm një pjesë të kufizuar ligjesh. Pandeli Majko: Me një dhomë, afërsisht dy javë është procedura e miratimit të një ligji; ndërsa me dy dhoma, miratimi i një ligji do të kërkojë tre muaj. Arben Imami: Për ligjet organike, edhe sikur procedura e miratimit të jetë një vit ose dy vjet, nuk ka absolutisht asnjë problem! Sabri Godo: Po ç’duhet ligji në qoftë se diskutimi i tij do të zgjasë dy vjet? Vendi bën edhe pa të kur është në gjendje të presë dy vjet... Arben Imami: Pret, se edhe ka pritur. Gjykata e Kasacionit ka shtatë vjet pa ligjin që do të rregullojë funksionimin dhe organizimin e brendshëm të saj. Kjo nuk është normale. Megjithatë ajo funksionon. Ky ligj faktikisht është përgatitur dhe së shpejti do të kalojë në qeveri dhe, pas një ose dy muajsh, do të kalojë në parlament. Pra, do të kalojnë disa muaj derisa të aprovohet edhe ky ligji për Gjykatën e Kasacionit, e megjithatë kjo Gjykatë do të vazhdojë të funksionojë. Për institucionet e rëndësishme e të mëdha nuk ka nevojë për nxitim; përkundrazi, demokracia është vërtetuar si një proces shikimi dhe rishikimi të mendimit, i cili jep rezultat më të mirë pas një afati relativisht të gjatë. Kurse rezultatet që arrihen shpejt, asnjëherë nuk japin besim e garanci për të ardhmen. Ky është parim demokratik. Sabri Godo: Kjo dispozitë nuk thotë se cilat ligje do të shqyrtohen në Senat. Ky është një defekt i madh. Zamira Çaka: Janë përcaktuar tek neni 2, pika 2. Sabri Godo: E kam fjalën për ligjet që ka të drejtë të shikojë Senati. 384 Kështu thirrej Enver Hoxha. (Shënim i red.)

313 Arben Imami: Dhjetë janë ato ligje gjithsej.. Sabri Godo: Për ato ligje Senati të mban të bllokuar gjashtë muaj! Arben Imami: Mund të të bllokojë edhe fare. Sabri Godo: Atëherë, ndërtojmë një Senat dhe e heqim Kuvendin fare! Unë them të shkurtohet koha në tre muaj. Arben Imami: Rastet që parashikohen në nenin 2 kërkojnë normalisht një farë kohe në çdo vend të botës. Kohë do të kërkonte, gjithashtu, edhe në një sistem me një dhomë. Ç’janë gjashtë muaj për një dhomë? Ç’janë gjashtë muaj për një shtet? Derisa nuk biem dakord, atëherë të gjejmë kompromis. Në qoftë se duam sistem legjislativ që të miratohet shpejt, ka një rrugë: dy ditë në vit mbledhim Kuvendin, i shtojmë prapashtesën “Popullor”, i vëmë dhe yllin që i ka munguar dhe për dy ditë kalon i gjithë legjislacioni! Ne na duhet një proces legjislativ i ngadalshëm, por i sigurt. Pandeli Majko: Pse, parlamentin me një dhomë ti e shikon si të pasigurt? Arben Imami: Po, unë e shikoj të pasigurt dhe më vjen shumë keq për ty që ke besim te njëdhomëshi. Pandeli Majko: Kam besim, se kam parasysh Gjykatën Kushtetuese dhe Presidentin e Republikës. Arben Imami: Mua më vjen akoma më keq për ty zoti Pandi që paske edhe këtë besim. Ti, zoti Majko, e sheh se kjo punë është bërë jo vetëm me profesionalizëm, por edhe me seriozitet dhe janë trajtuar të gjithë precedentët që kemi pasur gjatë procesit legjislativ dhe, kur ngula këmbë që të kalojë ky variant, e bëra sepse isha i bindur që ata kanë punuar me shumë seriozitet. Pandeli Majko: Secili vepron në bazë të një koshience politike dhe logjike institucionale. Unë them që njëdhomëshi funksionon dhe funksionon mirë. Arben Imami: Unë mendoj që nuk funksionon, po nuk kemi ardhur për të ndarë këtë çështje. Jonuz Begaj: Zoti Imami, na vure të votonim kur ishte puna e variantit me një dhomë!

314 Arben Imami: Jo, unë ju pyeta, ju kërkova mendimin. Jonuz Begaj: Tani unë them çështjen e gjashtëmujorit hidhe për votim. Arben Imami: Jo në votim. Kush është që fjalët “brenda të njëjtit sesion” të hiqet, domethënë të quhet i rrëzuar dhe pastaj rifillon procesi brenda të njëjtit sesion? Pra, kush mendon se mund të hiqet kjo, por pa votuar? Vladimir Metani: Ne me seriozitet punuam dhe për variantin e parë. Megjithëse unë jam shprehur për variantin me një dhomë, kjo nuk do të thotë që edhe tani të mos flasim seriozisht, derisa të vendoset përfundimisht. Unë do të gjykoja që ndoshta ka vend për ta ngushtuar sferën e ligjeve që mund të jenë objekt bllokimi. Arben Imami: Ka ndonjë vërejtje tjetër? Neni 27 kalon. Nenet 28, 385 29, 386 30, 387 31 388 miratohen. 389 Ju faleminderit shumë. 385 Neni 28: “Kur është rasti i parashikuar në nenin 2, pika 2, të Kushtetutës, aktet ligjore të Senatit nënshkruhen nga Kryetari i Senatit dhe Kryeministri; ato shpallen në mënyrën e parashikuar për shpalljen e ligjeve. 2. Në këtë rast, aktet ligjore të Senatit duhet të miratohen nga Kuvendi në mbledhjen e tij të parë”. 386 Neni 29: “1. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se brenda 15 ditëve, Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtën e vetos. 2. Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare. 3. Në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme ose të luftës, kur parlamenti vendos me shumicën absolute të votave dhe Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji mund të hyjë në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin e parë të Fletores Zyrtare”. 387 Neni 30: “Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë. Vetoja e Presidentit mund të rrëzohet kur kundër saj votojnë, sipas rastit, shumica e anëtarëve të Kuvendit ose të të dy Dhomave”. 388 Neni 31: “1. Kryeministri, në emër të qeverisë, paraqet projektligjin për buxhetin në fillim të sesionit të vjeshtës, i cili nuk mund të mbyllet pa e miratuar atë. 2. Në qoftë se projektligji nuk arrin të miratohet deri në fillim të vitit të ardhshëm financiar, qeveria zbaton buxhetin e vitit paraardhës, derisa të miratohet buxheti i ri. 3. Qeveria është e detyruar, që brenda sesionit të parë të vitit pasardhës, t’i paraqesë parlamentit për shqyrtim dhe miratim shpenzimet e vitit të kaluar”. 389 Këto nene ishin miratuar më parë, kur u miratua varianti me një dhomë. (Shënim i red.)

315 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 22 MAJ 1998 (TEMAT E DISKUTIMIT: FJALA E ZOTIT LA PERGOLA; SISTEMI PARLAMENTAR ME NJË DHE DY DHOMA) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Spartak Ngjela, Jonuz Begaj, Kastriot Islami (anëtarë), Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Të ftuar janë ekspertët e huaj, zotërinjtë La Pergola (President i Komisionit të Venecias), Malinverni, Patliner dhe Russell. Sabri Godo: Siç e shihni, sot kemi të pranishëm në këtë mbledhje një delegacion të rëndësishëm të Komisionit të Venecias, i cili ndryshe quhet “Komisioni për demokraci nëpërmjet ligjit” dhe është një nga Komisionet më të rëndësishëm të Këshillit të Evropës. Është i kryesuar nga vetë Presidenti i Komisionit, zoti La Pergola, dhe në të bëjnë pjesë Sekretari i Përgjithshëm, zoti Bukikjo; profesor Malinverni nga Zvicra; profesor Patliner nga Lihtenshteini; profesor Russell nga Irlanda, dhe zoti Maket, anëtar i Sekretariatit nga Gjermania. Unë besoj se do të dëgjojmë një fjalë të shkurtër nga Presidenti La Pergola dhe pastaj delegacioni është i mendimit, duke u nisur nga dëshira për të na ndihmuar ne në punën tonë praktike, të bëjmë një diskutim të hapur mbi një nga problemet që nuk kemi mundur të kalojmë deri tani, ajo e sistemit parlamentar me një apo me dy dhoma. Të dëgjojmë edhe mendimet e tyre dhe pastaj, sipas kohës që do të na mbetet, do të procedojmë më tej. Ka ndonjë objeksion? Ju lutem zoti President të merrni fjalën. La Pergola: Është mirë, zoti kryetar, ta fillojmë diskutimin drejtpërdrejt me çështjen që ju ngritët për sistemin parlamentar dydhomësh. Do të doja t’ju thoja që na janë paraqitur të dyja variantet, sistemi me një dhomë dhe sistemi dydhomësh. Jemi njohur, pak a shumë, si grup me të dyja versionet; megjithatë, synimi i vizitës sonë ka qenë që ne t’ju japim ndihmesën tonë në hartimin e Kushtetutës në përgjithësi. Por do të themi edhe mendimin tonë për atë që kemi dëgjuar deri tani. Ne diskutuam dje me zotin Godo dhe zotin Imami mbi këtë çështje. Patëm një diskutim të gjatë për këtë, por kemi folur

316 pak edhe për çështjen e sistemit dydhomësh. Në projektin e djeshëm që diskutuam me ekspertët, folëm kryesisht për parimet kryesore dhe themelore të Kushtetutës. Nuk mund të them që kemi diskutuar me hollësi për çdo çështje, por kemi diskutuar mjaft. Mund të them, për variantin që kemi parë, se ajo pjesë e Kushtetutës që është hartuar tashmë, megjithëse mund të ketë persona që kanë mendime të ndryshme, është plotësisht në përputhje me standardet evropiane. Kaq kisha për të thënë për sa i përket punës së deritanishme. Tani, për sa i përket çështjes së sistemit dydhomësh; më lejoni t’ju pyes, zoti kryetar, se çfarë sugjeroni ju: të flasim për projektin e paraqitur apo të bëjmë një koment për problemin në përgjithësi lidhur me sistemin dydhomësh? Arben Imami: Do të ishte mirë që të flitej për të dyja versionet, një vlerësim juridik për të dy versionet që Komisioni ka shqyrtuar, si për atë me dy dhoma, ashtu dhe për atë me një dhomë. Sabri Godo: Unë do të shtoja se diskutimi bëhet duke u nisur nga gjendja reale, në të cilën ndodhet Shqipëria. Deri tani kemi diskutuar vetëm në planin teorik. Dihet që ka mendime të ndryshme. Duke u nisur nga gjendja në Shqipëri, a do të ishte i rekomandueshëm sistemi dydhomësh për një funksionim më të mirë të demokracisë? La Pergola: Mendoj ta fillojmë diskutimin me sistemin dydhomësh, pasi sistemin njëdhomësh ju e keni dhe keni një farë eksperience dhe e dini se si funksionon ai. Për sistemin njëdhomësh do të diskutojnë edhe disa nga kolegët e pranishëm këtu. Po të më lejoni, do të dëshiroja të bëja disa komente, pastaj kolegët e mi do të më plotësojnë. Presidenti Godo sapo tha që ne pak a shumë e njohim situatën në Shqipëri dhe jemi në gjendje të sugjerojmë se cilin sistem ju duhet të zbatoni. Falënderoj zotin Godo që mbështetet tek njohuritë tona për sa i përket situatës në vend. Ne mund të themi që e njohim diçka situatën këtu. Duke dashur ta filloj diskutimin tim me një mendimin tim, theksoj se fokusimi që po i bëhet debatit për dy sistemet, nuk do të thotë që ne po e zhvendosim vëmendjen nga perfeksionimi i Kushtetutës, si baza e vendosjes dhe e funksionimit të demokracisë në vendin tuaj, pasi secili sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Sistemi njëdhomësh, i cili zakonisht aplikohet në vendet e vogla, realizon një zbatim të shpejtë të legjislacionit. Është

317 më i shpejtë në funksionim sesa sistemi dydhomësh. Sistemi dydhomësh krijon një balancim në funksionimin e parlamentit, të cilin nuk arrin ta realizojë sistemi njëdhomësh. Atëherë, tek çdo hartues i Kushtetutës lind pyetja: na duhet të kemi një mënyrë që të miratojmë e të zbatojmë ligjet sa më shpejt që të jetë e mundur, apo duhet të kërkojmë një mënyrë për të arritur të balancojmë më mirë vendimet që merren nga parlamenti? Por nuk duhet harruar se ekzistojnë edhe balancime të tjera që krijohen nga institucione të tjera shtetërore, siç është Presidenti i Republikës dhe institucione të tjera shtetërore. Mendoj se projekti me sistemin me dy dhoma që na është paraqitur është një projekt i arsyeshëm. Do të flas tani për sistemin dydhomësh. Problemet që krijohen kur kemi një sistem dydhomësh në krahasim me sistemin njëdhomësh janë: si do t’i dalloni dhomat, do të jenë të dyja njësoj, apo do të kenë një mënyrë të ndryshme të përbërjes dhe të funksionimit? Këndvështrimet e ndryshme mbi të cilat do të bazohen këto probleme janë përbërja, kohëzgjatja, kompetencat që do të kenë dhe kërkesat mbi të cilat do të bëhen zgjedhjet. Domethënë, këto do të jenë çështjet kryesore mbi të cilat do të ndërtohet diskutimi. Le të flasim tani më hollësisht për secilën nga këto. Le të flasim në fillim për përbërjen. Mendoj që është më mirë që Senati të jetë i kufizuar në numër, domethënë të jetë një organ më i vogël në krahasim me dhomën tjetër, sepse në këtë mënyrë zgjidhen edhe problemet ekonomike që ekzistojnë në këtë rast. Do të ishte mirë që Senati, në dallim nga dhoma tjetër, të mos zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Më e rëndësishme është që të diskutojmë për kompetencat që do t’i jepen Senatit. Në lidhje me këtë, nuk mendoj që Senati të ketë kompetenca politike 390 , por duhet të jetë një dhomë legjislative. Senati do të ketë të bëjë me një kategori të caktuar ligjesh. Gjëja interesante që kam vënë re unë në projektin që më është paraqitur është se Senati do të merret kryesisht me institucionet shtetërore, me ligje që kanë të bëjnë me organizimin e shtetit, ose me një legjislacion më të gjerë siç janë kodet. Por mund të ketë edhe një aspekt politik, siç është ratifikimi i konventave ndërkombëtare. Është e rëndësishme që të përcaktohet kompetenca e vetos dhe e ndryshimit të projektligjeve. Një gjë tjetër e rëndësishme që është vënë në projekt është edhe 390 Me “kompetenca politike” ka parasysh përfshirjen e Senatit, sidomos, në problemet që kanë të bëjnë me formimin e qeverisë. (Shënim i red.)

318 këshillimi dhe dhënia e pëlqimit të anëtarëve të Senatit për emërimet e nëpunësve të lartë të shtetit. Domethënë, është fjala për lëvizjen e zyrtarëve të lartë të shtetit. Mendoj që kjo do të rregullohet me ligj, por këtu do të përfshihen ambasadorët, prefektët, drejtorët nëpër ministri dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Kështu që mbetet të keni një dhomë të ulët, e cila bën kontrollin politik të ekzekutivit. Por, qeveria do të ndodhet përballë Senatit kur është fjala për emërimet e zyrtarëve të lartë të shtetit, siç ndodh, për shembull, në sistemin presidencial. Ta zëmë se lind nevoja të emërohet një ambasador në Paris ose në Londër, ose lind nevoja të ratifikohet një marrëveshje. Mundet që dhoma më pranë qeverisë ta aprovojë marrëveshjen, por mundet që Senati ta bllokojë më pas. Prandaj është shumë e rëndësishme që të dimë përbërjen e Senatit, përbërjen e dhomës dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre, si dhe kohëzgjatjen e tyre. Me fjalë të tjera, nëse ju doni një balancim, ky balancim krijohet më mirë në qoftë se zgjedhjet për këto dy sisteme do të jenë të ndryshme në kohë. Dhe për ta përfunduar diskutimin tim, çmoj si pozitiv faktin që në situatat emergjente dhe kur dhoma e ulët nuk është e mbledhur, atëherë është Senati ai që kalon legjislacionin. Më lejoni të bëj një koment mbi këtë, sepse është e rëndësishme. Një gjë e tillë mund të vihet re në Kushtetutën gjermane. Sipas Kushtetutës gjermane, kur kemi një qeveri të pakicës dhe dhoma është e shpërndarë, si dhe kur lind nevoja për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme, Senati mund ta bëjë vetë këtë, por pasi të ketë marrë kërkesë nga qeveria për vendosjen e kësaj gjendjeje. Cila është e mira e kësaj se mund të kishte edhe rreziqe? Nëse nuk gaboj, ekziston një rregull në projektin e paraqitur që parashikon këtë problem dhe që sipas të cilit, në raste të tilla si ato që përmendëm, vendimi i marrë nga Senati me rekomandim të qeverisë duhet të ratifikohet në mbledhjen e parë të dhomës ose të parlamentit të ardhshëm. Kam një vërejtje këtu: në qoftë se dhoma është e shpërndarë, atëherë mbledhja e parë i takon dhomës tjetër të zgjedhur, ndërkohë, masa ose vendimi që është marrë nga Senati me rekomandim të qeverisë është vënë në zbatim menjëherë, kështu që do të kalojë një periudhë kohore derisa të fillojë punën parlamenti i ri. Por çfarë ndodh në rast se parlamenti i ri nuk e ratifikon vendimin e marrë nga Senati? A do të ketë vendimi i parlamentit fuqi prapavepruese? Është një kompetencë që është ushtruar nga qeveria

319 nëpërmjet dhomës së lartë dhe është një zgjidhje interesante. Unë do ta ndërpres fjalën time këtu. Sipas projektit që keni hartuar ju, ky Senat nuk është shumë i fuqishëm, por as shumë i dobët. Nëse do të doni të bëni Senatin më të fuqishëm, sepse ju mendoni se balanca nuk është e ekuilibruar aq sa duhet, atëherë ju do të veproni siç bëjnë italianët me kafen. Kur kafja është e lehtë, atëherë ju hidhni më shumë kafe dhe më pak ujë. Nëse krijohet një mosmarrëveshje midis Senatit dhe dhomës së ulët, duke ju referuar projektit, ju mund të rrisni fuqinë e Senatit. Spartak Ngjela: Personat që kundërshtojnë Senatin mendojnë se Senati është një gjë arkaike në Evropë. Nuk e di ku e kanë gjetur këtë. Tani pyetja ime është, sipas eksperiencës demokratike parlamentare, a është i domosdoshëm Senati për të konsoliduar demokracinë? Kur ka dy dhoma, procesi legjislativ është i ngadalshëm. Pra, do të ketë vonesa në miratimin e ligjeve, gjë që flet në favor të parlamentit me një dhomë, por pyetja ime është kjo: në më pak se një vit, parlamenti aktual shqiptar ka ndryshuar pesë ligje që aprovoi vetë gjatë këtyre tetë muajve të fundit. A është kjo një vonesë apo mungesë qartësie për të bërë ligje? Dhe pyetja e tretë është: për faktin që Senati nuk ka karakter politik, si do të ishte më mirë, një Senat pa forcë politike apo një President i fuqishëm? Kam parasysh kushtet në Shqipëri, sepse shqiptarët janë trembur gjithmonë nga një President i fuqishëm. Malinverni: Nëse e kam kuptuar mirë pyetjen tuaj të parë, pra, a është dhoma e dytë një element për të konsoliduar demokracinë? Spartak Ngjela: Shërben apo jo ajo për të konsoliduar demokracinë? Malinverni: Unë mund të them se ju mund të keni një shtet plotësisht demokratik duke pasur një sistem dydhomësh. Por, mund të them se nuk është një element i domosdoshëm. Domethënë sistemi dydhomësh nuk është i domosdoshëm. Ndoshta do të ishte një element i domosdoshëm për një shtet federal. Sepse në një shtet federal ju keni dy komponentë të një shteti, të cilat janë, nga një anë, populli, dhe, nga ana tjetër, shteti federal. Këtu tani çështja qëndron nëse ju doni që Shqipëria të jetë një shtet unitar apo i decentralizuar. Në rastin e një decentralizimi të plotë, mbase do të ishte e nevojshme të kishit një Senat të zgjedhur nga rajonet ose nga bashkitë. Kështu që avantazhi i të pasurit një parlament dydhomësh është se një ligj ose një statut do

320 të trajtohej dy herë. Por, për mendimin tim, nuk është një element i nevojshëm ose i domosdoshëm për demokracinë. Marrim si shembull disa vende skandinave të cilat kanë kaluar nga një sistem parlamentar dydhomësh në një sistem njëdhomësh. Tani kalojmë te pyetja e tretë e cila është e lidhur, në një farë mënyre, me pyetjen e parë. Nëse do të kishit një President të fuqishëm, një President me shumë kompetenca, ndoshta do të ishte e nevojshme të kishit një parlament dydhomësh. 391 Në rast se do të kishit sistemin njëdhomësh, mund të ndodhë që Presidenti dhe parlamenti t’i përkisnin të njëjtës mazhorancë dhe balanca politike do të ishte e anuar. Ndërsa në sistemin dydhomësh, në rast se do të kishit një President të fuqishëm që i përket të njëjtës parti politike që ka mazhorancën në dhomë, atëherë balancimin mes Presidentit dhe parlamentit do ta bënte Senati. 392 Pra, pyetja e parë dhe e tretë janë të lidhura me njëra-tjetrën. Do të doja të shtoja vetëm diçka. Është e rëndësishme që, në rast se ju do të vendosni të keni një sistem dydhomësh, të shikoni me kujdes sistemin e zgjedhjeve, me qëllim që të mos jetë i njëjti sistem zgjedhjesh për të dyja dhomat. Pra, sipas projektit, sistemi i zgjedhjeve për dhomën 393 është i tillë që 80 deputetë zgjidhen me sistemin mazhoritar dhe pjesa tjetër me sistemin proporcional. Ndërsa sistemi i zgjedhjeve për Senatin nuk është shumë i qartë. Sipas nenit 7 ju parashikoni zgjedhjen e një senatori për çdo rajon. 394 Tani le të vijmë te pyetja juaj e dytë. E kuptoj se, në rast se do të kemi sistemin dydhomësh, procedura legjislative do të zgjatet 391 Mundësia që ka një parti për të kontrolluar dhomën, Senatin dhe Presidentin, në një parlament dydhomësh është më e vogël sesa mundësia që i krijohet partisë për të kontrolluar parlamentin njëdhomësh dhe Presidentin. (Shënim i red.) 392 Rasti kur dhoma, Senati dhe Presidenti do t’i përkisnin të njëjtës parti, nuk mund të përjashtohet. Por, për shkak të sistemeve të ndryshëm zgjedhorë që aplikohen për dhomat e parlamentit, si dhe kohëqëndrimit të ndryshëm në detyrë të dhomës, Senatit dhe Presidentit, një rast i tillë do të ishte shumë i ralla dhe për periudha kohore të shkurtra. (Shënim i red.) 393 Neni 3 i Kreut II të Pjesës së Tretë të Projektkushtetutës parashikonte: “1. Kuvendi përbëhet nga 110 deputetë. 2. 80 deputetë zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë në zona zgjedhore njëemërore me numër të përafërt zgjedhësish. 3. Mandatet shtesë u shpërndahen partive nga lista shumemërore në përpjesëtim me votat e fituara nga kandidatët në shkallë vendi në raundin e parë. 4. Partitë që marrin më pak se 3% të votave të vlefshme në shkallë vendi nuk përfitojnë mandate shtesë”. 394 Neni 7: “1. Senati përbëhet nga 36 senatorë, të cilët zgjidhen 3 nga çdo rajon. 2. Senatorët zgjidhen drejtpërdrejt në zona zgjedhore njëemërore”.

321 dhe do të ishte akoma më e zgjatur në rast se të dyja dhomat do të kishin të njëjtat kompetenca. Por, nëse e kam kuptuar drejt projektin tuaj, Senati mund t’i kthejë dhomës një pjesë të ligjeve, jo të gjitha. Kështu që unë mendoj se, sipas projektit, kjo vonesë nuk do të jetë shumë e madhe, pasi nuk përfshin çdo gjë që kalon në dhomë. Pra, nuk mund të vendosim nëse njëri sistem është më i mirë se tjetri në mënyrë të shkëputur. Këto duhen parë në tërë kontekstin dhe në lidhje edhe me institucionet e tjera të ekzekutivit. Dhe një ekzekutiv i fuqishëm mund të ketë nevojë më mirë të shoqërohet me një sistem dydhomësh se sa me një sistem njëdhomësh, duke shmangur mundësinë që legjislativi dhe ekzekutivi t’i përkasin të njëjtës shumicë. Patliner: Në parim nuk kam për të shtuar ndonjë gjë, mendoj që kryesorja është të dihet se cila është situata politike në vend, pasi, nëse kemi një sistem njëdhomësh, mund të krijohet nevoja për të mbrojtur partitë më të vogla, sepse sistemi mazhoritar, që parashikon projekti, i përjashton, në një farë mënyre, pakicat. Nëse keni një sistem proporcional edhe në sistemin njëdhomësh mund të krijohet një mbrojtje më e mirë për partitë e vogla. Në qoftë se do të donim të mbronim më shumë identitetin historik, mendoj se sistemi dydhomësh i jep mundësi të gjitha rajoneve për t’u përfaqësuar në Senat. Sabri Godo: Keni ndonjë objeksion? Kastriot Islami: Kisha dy pyetje. Është e natyrshme që zgjedhja e një sistem të varet nga vullneti politik. Unë e kuptoj që secili sistem ka të mirat dhe të këqijat e veta. Megjithatë, ka vende që kanë sistemin me një dhomë dhe vende që kanë sistemin dydhomësh. Veçse është diçka karakteristike që vendet e Ballkanit si Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, përveç Rumanisë, kanë sisteme me një dhomë. Ndërkohë, që edhe vendet skandinave kanë kaluar tani në sistemin njëdhomësh. Ndërsa vende federale, siç është Gjermania, ose të decentralizuara, siç është Franca, kanë sistem dydhomësh. Pyetja ime e parë është: në këtë lloj shpërndarjeje, ka diçka që mund t’i rekomandohej edhe Shqipërisë? Pyetja e dytë lidhet me faktin që Shqipëria ka një eksperiencë mjaft të vogël, shtatëvjeçare, në pluralizëm, me një klasë politike që nuk është më e vjetër se katër- pesë vjeçare. Në kuadrin e sistemit me një dhomë sapo kanë filluar të stabilizohen institucionet dhe gjatë kësaj periudhe janë njohur një sërë

322 vështirësish, të cilat nuk janë përballuar dhe zgjidhur me lehtësi. Çfarë do t’i rekomandohej një vendi, duke pasur parasysh të gjitha këto që thashë më parë, t’i futej një sfide të re të panjohur apo të vazhdonte të konsolidonte atë sistem që ka? Unë personalisht nuk e quaj sistemin dydhomësh anakronik, megjithatë, jam pak skeptik lidhur me zbatimin e tij në Shqipëri. Russell: Unë nuk do të këshilloja Shqipërinë lidhur me këtë çështje, pasi kjo është shumë e rëndësishme, si dhe, pasi unë nuk e njoh mjaftueshëm situatën politike në vend, nuancat e saj, por mund të them se asnjëri prej këtyre dy sistemeve, njëdhomësh apo dydhomësh, janë në mënyrë perfekte demokratike. Asnjëri nuk është më superior ndaj tjetrit, prandaj mendoj që Shqipëria duhet të vendosë vetë për atë që duhet të ketë, duke pasur parasysh situatën e veçantë që mund të ketë. E them këtë duke pasur parasysh që situatat kanë krijuar dhe supermazhoranca në vend. Prandaj është shumë e rëndësishme për ju që të keni një balancë në vend. Dhe dhoma e dytë mund ta realizojë një balancë të tillë nëse përbërja e saj dhe kompetencat që do të ketë do t’i japin asaj mundësinë që ta realizojë këtë. Nëse kohëzgjatja 395 ose mandati i tyre do të jetë i ndryshëm, siç parashikohet në projekt, balanca mund të realizohet. Megjithatë, ka edhe probleme. Në vendin tim, në Irlandë, ne kemi një problem me Senatin. Ne patëm mendimin demokratik për të pasur një dhomë të dytë, të cilën dëshironim që të përbëhej nga ekspertë të pavarur dhe jo politikanë. Këta njerëz nuk duhet të viheshin nën disiplinën partiake. Unë mendoj së disiplina partiake në perëndim është armikja e demokracisë. Por për fat të keq, dhoma e dytë nuk funksionoi ashtu siç e donim ne. Megjithëse përbëhet nga njerëz të zgjedhur, nga grupe profesionistësh, si për shembull, fermerë, pedagogë universiteti, në fakt shumica e tyre zgjidhen nga këshillat lokalë. Problemi tani është se në Senat kemi shumë pak ekspertë të pavarur. Ajo përbëhet më shumë nga politikanë. Pra, synimi për të pasur një balancë, si dhe për të pasur një Senat të përfaqësuar më shumë me ekspertë, nuk u realizua. Kështu që gjithçka që mund t’iu them ju shqiptarëve është se duhet të mendoni se si do të funksionojë në praktikë dhoma e dytë. Do t’i përshtatet ajo 395 Neni 4, pika 1 parashikonte: “Kuvendi zgjidhet çdo katër vjet”. Ndërsa neni 8 parashikonte: “Senatorët zgjidhen për gjashtë vjet”.

323 kërkesave të shqiptarëve apo jo? Nuk ka një përgjigje të artë për këtë çështje. Kur flasim për të drejtat e njeriut mund t’iu themi këto ose ato janë parimet që pranohen për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Ju po e bëni këtë dhe po e bëni në mënyrë shumë korrekte, por në këtë fushë, kjo është një çështje e juaja. Jonuz Begaj: Së pari dua të shpreh kënaqësinë që ekspertë të tillë po na ndihmojnë për çështjen e Kushtetutës. Nga praktika ballkanike mund të evidentosh se vende si Greqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria me sistem njëdhomësh, kanë provuar të jenë më demokratike sesa shtete të tjera ballkanike si Jugosllavia dhe Kroacia të cilët kanë një sistem dydhomësh. Ndoshta do të ishte mirë të ruanim organizimin e sotëm të parlamentit. Petrit Kalakula: Dihet që Shqipëria është një nga ato vende, ku është shkelur në mënyrë arbitrare e drejta e ligjshme e pronarëve dhe unë mendoj se, dhe ky nuk është vetëm mendimi im, në qoftë se duam të hartojmë një Kushtetutë që të hedhë vërtetë themelet e një demokracie të qëndrueshme në Shqipëri, duhet të rivendosen të drejtat legjitime të atyre njerëzve që diktatura komuniste u rrëmbeu në mënyrë arbitrare pronat dhe që ligjet aktuale të aprovuara nga parlamentet e periudhës së tranzicionit, gjithashtu, i trajtuan dhe i shpërndanë pronat po në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme, si dhe në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Unë shpresoj se anëtarët e Komisionit të Venecias do të na ndihmonin për ta trajtuar këtë problem, i cili nuk duhet trajtuar vetëm me bashkëkryetarët, por në një rreth më të gjerë. Sabri Godo: Zoti Kalakula, unë do të jap këtë sqarim. Ju keni të drejtë kur thoni se nuk është një problem që duhet të diskutohet vetëm me bashkëkryetarët, pasi është një nga problemet themelore të këtij Komisioni. Veçse dje ne patëm pothuaj një përputhje të plotë pikëpamjesh lidhur me trajtimin e kësaj çështjeje dhe formulimin që duhet t’i bëhet asaj në Kushtetutë. Ishte propozimi i zoti La Pergola që ky formulim të marrë një formë përfundimtare në mbledhjen që do të bëhet në Komisionin e Venecias më 12 qershor. Unë besoj se zotërinjtë ekspertë të Komisionit të Venicias morën një informacion të plotë për gjendjen e pronës në Shqipëri. Ata dhanë disa mendime në lidhje me mënyrën se si duhet të trajtohet kjo çështje në Kushtetutë,

324 por, siç thashë, formulimi përfundimtar do të jepet në takimin e ardhshëm. Pra, ishte ideja e Presidentit La Pergola që ne sot të diskutonim ndërtimin e legjislaturës, duke e konsideruar çështjen e pronave tashmë të ezauruar. Megjithatë, ajo që thatë ju, besoj se ndihmon për të sqaruar edhe më tej situatën. Petrit Kalakula: Atëherë, duhet ta shtyjmë diskutimin për projektin, zoti Godo, sepse nuk mund të vazhdojmë më kështu. Të mbarojmë tërë nenet e Kushtetutës dhe pastaj t’i kthehemi një neni që duhet të ishte vendosur me kohë. Këtë unë nuk e konsideroj normale dhe të pranueshme. Sabri Godo: Ne këtë çështje do ta diskutojmë në mbledhjen e ardhshme të Komisionit. Por të paktën një gjë dihet për sa na takon ne të dyve, zoti Kalakula: në qoftë se nuk do të zgjidhet kjo çështje, e gjithë ajo që është bërë deri tani do të quhet se nuk e ka pasur votën tonë. Tani delegacioni duhet të shkojë se e ka kohën e kufizuar. La Pergola: Unë do të doja të falënderoja kryetarin Godo dhe ju drejtohem juve në mënyrë të veçantë zoti Kalakula. Dje ne biseduam një formulim të mundshëm në lidhje me dispozitën kushtetuese që ka të bëjë me pronësinë. Kjo dispozitë do të jetë në formën e saj përfundimtare pas mbledhjes së qershorit. Sabri Godo: Më fal zonjushë 396 , por me sa e kuptova unë anglishten, zoti La Pergola tha që në Kushtetutë do të vendosim një formulë që do të sanksionojë të drejtën e pronës private, por dhe mënyrën e fitimit të saj. La Pergola: Me fjalë të tjera, pronësia private do të fitohet me anë të trashëgimisë dhe të transferimit të pronësisë. Atëherë, si fitimi, ashtu dhe transferimi i pronësisë do të bëhen të mundshëm në bazë të trashëgimisë, ose në bazë të veprimeve të tjera juridike, por, gjithashtu, për sa i përket termave të shpronësimit, do të ketë një rregullim ligjor, të cilin e morëm hua nga Kushtetuta zvicerane. Ne e kaluam dje gjithë ditën me ekspertët, të cilët punojnë për hartimin e Kushtetutës, për të parë se sa një propozim i tillë është konform me standardet evropiane dhe, në mënyrë të veçantë, me Konventën 396 I drejtohet përkthyeses. (Shënim i red.)

325 Evropiane të të Drejtave të Njeriut, së cilës ne i referohemi kur flasim për të drejtën e pronësisë. Arben Imami: Propozimi është që Konventa të konstitucionalizohet. Pra, përgjithësisht, të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut të parashikuara në Projektkushtetutë të vijnë tek standardet e Konventës Evropiane. Një gjë e tillë është shprehur tek neni 3 i pjesës për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. La Pergola: Ajo që ne diskutuam dje ishte që të fusim një nen të atillë, përbërja e të cilit të jetë konform me këto parime. Sabri Godo: Të futet në Kushtetutë një nen, i cili të thotë që brenda një kohe të caktuar parlamenti duhet të zgjidhë problemin e njohjes së pronës private në frymën e këtij neni të Kushtetutës. La Pergola: Do të preferoja që t’ju siguroja gjithashtu, se dje në diskutimin tonë u prekën dy aspekte të cilat kishin të bënin me çështjen e pronësisë. E para, që ju të keni në Kushtetutë një mbrojtje të së drejtës së pronës me qëllim që në të ardhmen të garantohet mbrojtja e saj. Dhe elementi i dytë, që ne sigurisht e kuptojmë, është çështja që ka të bëjë me të gjitha problemet që vijnë nga e kaluara dhe, dëshirojmë t’ju vëmë në dijeni se, të kesh të bësh me të kaluarën është po aq e vështirë sa të kesh të bësh me të ardhmen. Petrit Kalakula: Nuk e di se me cilin projekt keni punuar, por a jua kanë dhënë variantin që është propozuar për këtë çështje në Projektkushtetutë? Zotërinjtë specialistë mund të përgjigjen tani. Unë kam këtu variantin që kam propozuar në emër të Partisë e Djathta e Bashkuar Shqiptare, variant të cilin mund t'jua përkthejë zonja. Unë nuk di se çfarë ka në kundërshtim me normat ndërkombëtare ky variant? Arben Imami: Unë kam përshtypjen që është bërë përkthimi i këtij varianti dhe i është dhënë anëtarëve të delegacionit të Komisionit të Venecias. Petrit Kalakula: Megjithatë po e lexoj pasi është i shkurtër: “1. Gjithkush ka të drejtë të zotërojë pronën, vetëm ose në bashkëpunim me të tjerët. 2. Askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht prona e tij. 3. Quhen të pavlefshme të gjitha aktet e shtetëzimeve të pronës private të

326 kryera pa pëlqimin e pronarëve ose pa kompensimin në vlerë të plotë të tyre. 4. Shpronësimet e pronës private mund të bëhen vetëm për një interes të domosdoshëm publik dhe kurdoherë kundrejt shpërblimit të plotë të tyre”. Faleminderit. La Pergola: Ne do ta shohim një tekst të tillë, por unë do të doja të thoja edhe një gjë për të përfunduar. Kolegët e mi insistuan dje në mundësinë, por jo në domosdoshmërinë, që parlamenti të kalojë një ligj, i cili do të rregullojë një çështje të tillë konformë parimeve kryesore kushtuese. Por do të dëshiroja të thoja një gjë. Dje ne kaluam nenet kryesore të Kushtetutës duke prezumuar se parlamenti, në një mënyrë ose tjetër, nuk është në atë gjendje ose ai nuk mund të miratojë ligje, të cilat ai nuk duhet t’i kalojë. Gjyqtarët tuaj, në bazë të Pjesës së Parë të kësaj Kushtetute, duhet të zbatojnë nenet në mënyrë të menjëhershme, duke përfshirë edhe parimin që ka të bëjë me shpronësimin. Pra, është në interes të vendit dhe në interesin e qartësisë së vetë ligjit kushtetues që parlamenti ta kalojë në mënyrë të menjëhershme një ligj që do të rregullojë një situatë të tillë. Arben Imami: Edhe në qoftë se ligji që duhet të dalë në zbatim të dispozitës kushtetuese nuk do të bëhet nga parlamenti, mund t’i kërkohet drejtpërdrejt gjykatës të zbatojë nenin për mbrojtjen e të drejtës së pronës ose të kompensimit të plotë. Një gjë e tillë mbështetet në të drejtën që Kushtetuta i njeh gjykatës të gjykojë drejtpërdrejtë në bazë të dispozitës kushtetuese dhe jo vetëm në bazë të ligjit. Pas pushimit do të shqyrtojmë atë pjesë të projektit që ka të bëjë me qeverinë. Kastriot Islami: Më falni që po e përsëris, por dëshiroj të bëj një pyetje. Megjithëse i kërkuam zotit La Pergola në fillim të na fliste për të dy sistemet, njëdhomësh dhe dydhomësh, ai na foli për sistemin dydhomësh, për shkak se njëdhomëshi është aktualisht i njohur në Shqipëri. Pyetja është: Greqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria janë një arsye më shumë, apo një arsye më pak për të mbështetur sistemin njëdhomësh? Pra, edhe një herë, praktika shqiptare, greke, maqedonase, bullgare është një argument më tepër në favor të sistemit me një dhomë, apo një argument më pak?

327 La Pergola: Fakt është që ju jeni mësuar me sistemin njëdhomësh. Është një dhomë e cila bën ligjet, i kalon ato, është një dhomë, e cila po shkruan Kushtetutën. Në një farë mënyre parlamenti shqiptar është një Asamble Kushtetuese dhe Asambleja Kushtetuese është gjithmonë një. Unë nuk kam parë ndonjëherë një sistem që të ketë më shumë se një Asamble Kushtetuese. Përveç kësaj, sistemi njëdhomësh është një lloj trashëgimie nga revolucioni francez dhe nga shtetet socialiste. Po le ta marrim këtë si një fakt dhe t’i lemë mënjanë detajet. Le të shikojmë jashtë kësaj pyetjeje. Po ta shohim në këndvështrimin që përmendi zoti Islami, që “nuk e shoh si një diçka anakronike sistemin dydhomësh”, është në një farë mënyre e vërtetë që në atë kohë sistemi dydhomësh kishte ditët e veta të arta, kur Senati ishte i emëruar dhe jo i zgjedhur, duke lënë mënjanë sistemin federal. Cila ishte ajo forcë që e shtyu Senatin ose Dhomën e Lordëve? Bile edhe sot e kësaj dite, atje ku këto institucione kanë arritur të jetojnë, ju do të gjeni zonja dhe zotëri me eksperiencë shumë të madhe dhe që i janë larguar politikës. Është ekzaktësisht e kundërta e asaj që zoti Russell përmendi në lidhje me atë që po ndodh në Irlandë. Domethënë ju shkoni në Senat pasi keni lënë dhomat, ju shkoni në Senat kur jeni bërë me flokë të bardha, shkoni në Senat pasi keni qenë ministër ose Kryeministër ose kryetar i një partie. Ju shkoni në Senat pasi të keni qenë një shkollar në një universitet ose një qytetar që keni dhënë gjithçka për vendin tuaj. A mund të krijoni një Senat të tillë? Ky do të ishte Senati ideal. Më lejoni që t’ju adresoj vetëm një pyetje: a mund të krijoni në vendin tuaj një Senat të tillë? Në një farë mënyre ju mund të aplikoni si sistemin me një dhomë, ashtu edhe atë me dy dhoma, pra njërin prej tyre, duke mbajtur parasysh në sistemin njëdhomësh problemin e balancimit të reflektimit të çështjeve që trajtohen, ndërsa në sistemin dydhomësh faktin që ju lejon që t’i jepni zgjidhje influencave të ndryshme që mund të paraqiten. Më lejoni që të filloj me sistemin dydhomësh duke ju ofruar një shembull të mundshëm. Një ndër gjërat që mund të merret si negative në këtë sistem është që ky sistem konsiderohet, të themi, si kohë e humbur dhe para të humbura. Le të supozojmë se ju keni krijuar sistemin e dydhomëshit në atë formë dhe atë stil që ju e keni parashikuar në projektin tuaj; ju keni parashikuar gjithashtu në projekt, ta zëmë, që Senati do të kalojë një kategori të caktuar ligjesh dhe dhoma tjetër do të kalojë atë pjesë të ligjeve që

328 mbeten pa kaluar nga Senati. Ju mund të thoni që një projektligj i miratuar kthehet në ligj; ju mund të thoni që një projektligj kthehet në ligj kur është kaluar në njërën nga këto dhoma, përveç rastit kur projektligji i miratuar kundërshtohet nga njëra prej tyre brenda një periudhe kohe të caktuar, e cila është e shkurtër, ose për periudha më të gjata kohore për amendamentet e Kushtetutës ose të ligjeve të tjera shumë të rëndësishme. Në një rast të tillë nuk do të kishim kohë të humbur. Kjo është një kohë e fituar, si dhe para të fituara. Kjo vihet re edhe në projektin tuaj, nga mënyra se si ju e keni ndërtuar Senatin, i cili është si një prerje, si një trup më i vogël, që vjen nga dhoma tjetër. 397 Tani, le ta lemë mënjanë sistemin dydhomësh dhe të kalojmë te sistemi me një dhomë. Sistemi me një dhomë është bërë një farë rregulli tek vendet në juglindje të Evropës. Megjithatë, brenda një dhome që ju krijoni, unë nuk do të befasohesha, madje do të sugjeroja të krijohej një komision i përhershëm brenda kësaj dhome i përbërë nga legjislatorë, deputetë, që të shërbejë si komision i shqyrtimit paraprak të atyre ligjeve që kanë një rëndësi të veçantë; amendamentet e Kushtetutës, ratifikimi i konventave ndërkombëtare, legjislacionit tjetër organik, i cili ka të bëjë me anën organizative të institucioneve të shtetit. Pra, ky do të ishte një komitet i përhershëm, i cili do të mund të ekzistonte brenda dhomës në sistemin njëdhomësh. Ai do të bënte propozimet e veta, gjithashtu edhe mund të dëgjonte ekspertë. Me fjalë të tjera, a mund të gjendet mënyra se si mund të arrihet një gjë e tillë? Në rast se ju do të donit të mbanit sistemin njëdhomësh, mund të krijoni një farë komiteti të përhershëm, i cili mund të paraqitet si një formë e Senatit brenda dhomës së vetme. Në vendet skandinave, Senati ishte i përbërë nga dhoma e ulët, sepse demokracia në këto vende është një sistem i hapur, është një sistem me burime të shumta dhe ju nuk mund të imagjinoni zgjidhjet e mundshme që mund të paraqiten atje për të fiksuar gjithçka në formën më të mirë. Dhe tani, unë do të dëshiroja të përfundoja duke iu përgjigjur pyetjes, që ju thashë në fillim, që ka lidhje me zotin Kastriot Islami. Atë që thotë zoti Islami unë e besoj, se ju nuk e njihni sistemin dydhomësh, nuk e dini se ç’është ai, ju njihni vetëm sistemin njëdhomësh. Ju jetoni nën 397 Sipas nenit 3 të Pjesës së Tretë “Parlamenti”, Kuvendi përbëhej nga 110 deputetë, ndërsa sipas nenit 7 po aty, Senati përbëhej nga 36 senatorë.

329 një sistem njëdhomësh. Kjo është sindroma e pozicionit tuaj. Ju duhet ta vendosni këtë sindromë në një mënyrë ose rrugë pozitive, në një nivel të vazhdueshëm eksperience. Them se është sindromë, duke ju referuar asaj që ndodhi në Itali. Ne krijuam dhomën e lartë, e cila ishte ekzaktësisht si dhoma e ulët. Pikërisht ky është një nga rekomandimet që unë ju jap, në emër edhe të kolegëve të mi, që mos krijoni një sistem dydhomësh ku njëra dhomë të jetë përsëritje e tjetrës. Ju nuk jeni një shtet federal. Sistemi dydhomësh e ka prejardhjen tek vendet federale. Kur nuk ka federalizëm, duhet të gjendet një shkak i fortë për ta mbështetur vendosjen e tij. Për shembull, në dhomën e lartë irlandezët kishin më tepër tendencë për të pasur një përbërje nga ana profesionale. Në opinionin evropian, për sa i përket të ashtuquajturave dhoma profesionale, unë besoj se ato nuk ecin, nuk funksionojnë. Në qoftë se ju vendosni kritere për të zgjedhur një senator dhe këto janë të ndryshme nga ato se si zgjidhet një deputet, në rast se do të vendosnit sistemin dydhomësh, përveç moshës duhet të keni dhe eksperiencën. Për shembull, ju nuk mund të jeni ose ta paraqisni veten si senator nëse ju nuk keni qenë më parë një deputet ose një këshilltar, si dhe pas zgjedhjes në Senat ju nuk mund të bëheni përsëri deputet. Ka edhe kritere të tjera, në bazë të të cilave ju mund të mendoni t’i zgjidhni senatorët, në mënyrë që të merrni zgjuarsinë dhe nivelin më të lartë që ofron vendi, por nuk ka asnjë garanci të plotë që ju të arrini rezultatin që dëshironi. Ndërtimi i institucioneve në demokraci është gjithmonë me rreziqe. Unë mendoj se, në rast se ju do të zgjidhnit sistemin njëdhomësh në vend të atij dydhomësh, atëherë vëmendja do të përqendrohej, besoj unë, në mundësinë e të parit të Komisionit kushtetues si një institucion që do të mbijetojë edhe në të ardhmen në një formë të re dhe me funksione të veçanta. Një ide e tillë mund të studiohet më shumë në të ardhmen. Por për sa kohë që ne themi një gjë të tillë, mund të lind një problem të cilin profesor Malinverni e sqaroi në fillim dhe që ka të bëjë me balancën që ka të bëjë midis dhomës dhe kreut të shtetit. Në një farë mënyre ju dëshironi që të keni një qeverisje parlamentare. Asnjë njeri nuk ëndërron ose thotë që në Shqipëri të ketë një regjim presidencial ose gjysmëpresidencial, apo jo? Për shembull, Kryetari i Shtetit mund të emërojë disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, mund të shpërndajë dhomat pa aprovimin e Kryeministrit dhe mund të jetë gardiani i Kushtetutës. Problemi i

330 kontrollit të balancave nuk përfundon zgjedhjen e sistemit njëdhomësh ose dydhomësh. Ne ju adresojmë këto parime kryesore sepse këto janë aktualisht për ju çështja e ditës. Ne po flasim dhe po shkëmbejmë mendimet në lidhje me këto çështje tipike dhe varet sesi ato mund të paraqiten në projektin, i cili ende nuk është gati. Sabri Godo: Unë mendoj se ne shkëmbyem mendime në sasi të madhe, sqaruam idetë tona përsa u takon dy dhomave dhe unë shpresoj se në takimin e ardhshëm ne do të jemi në gjendje të marrim një vendim. Doja të siguroja për një gjë Presidentin La Pergola, lidhur me pyetjen e tij që a gjenden në Shqipëri mjaft njerëz për të bërë një senat. Unë besoj se mund të jenë të paktën dy milion shqiptarë që e quajnë veten kandidatë të vlefshëm për në Senat. La Pergola: Nuk kam dyshim për këtë! Sabri Godo: Duket se diku nuk është interpretuar saktë këmbëngulja jonë për të bërë një Senat. * * *

331 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 28 MAJ 1998 (NË DURRËS) (TEMAT E DISKUTIMIT: PRESIDENTI; KRYEMINISTRI; KËSHILLI I MINISTRAVE) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Engjëll Bejtaj, Ligoraq Karamelo, Spartak Braho, Haxhi Aliko, Vladimir Metani, Kastriot Islami, Lufter Xhuveli, Leonard Solis, Leontiev Çuçi, Zamira Çaka (anëtarë), Genc Ruli, Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Arben Imami: Faleminderit zoti Braho për organizimin e mbledhjes. 398 Kemi tre kapituj të veçantë për të shqyrtuar: Presidentin e Republikës, Këshillin e Ministrave dhe aktet juridike. Përpara se të fillojmë shqyrtimin, dëshiroj të prek çështjen e parlamentit me një ose me dy dhoma. Kam përshtypjen, veçanërisht pas ardhjes së propozimit të zotit La Pergola, se mund të arrijmë në një kompromis, duke gjetur një zgjidhje të përshtatshme për afrimin e këtyre dy modeleve me qëllim që të lehtësojmë kalimet e buta nga një sistem në tjetrin, të mundësojmë një kontroll më të mirë të procesit të miratimit të ligjeve organike, etj. Kam përshtypjen se në këtë pikë jemi tashmë të gjithë të një mendimi që një komision ose një komitet i përhershëm me karakter politik, që do të funksionojë brenda për brenda dhomës së vetme të parlamentit të ardhshëm shqiptar, do të kryente deri në një farë mase rolin e një Senati. Në këtë mënyrë do të shmangnim krijimin e eksperiencave të reja, që mbase opinioni politik dhe ai publik është ende i papërgatitur për t’i përballuar. Kështu që mendimi im është që të vazhdojmë mbi bazën e sistemit njëdhomësh, ndërkohë që stafi të nisë përgatitjet për ta materializuar idenë e krijimit të një komiteti brenda për brenda Kuvendit. Normalisht, do të vazhdojmë sipas radhës, duke filluar me kapitullin për Presidentin e Republikës. Krenar Loloçi: Në radhë të parë, menduam që pjesa dërrmuese e dispozitave për Presidentin e Republikës të mbeteshin pak a shumë siç kanë qenë. Disa ndryshime që propozohen imponohen vetvetiu nga 398 Organizimi i mbledhjes u bë nga zoti Spartak Braho.

332 nevoja për ta përshtatur institucionin e Presidentit me ndryshimet që propozohen në projekt për sa i përket regjimit parlamentar, si dhe vendosjes së një qeverie më të përgjegjshme dhe më të fortë në themel të tij. E dyta, mendohet që Presidenti i Republikës të jetë një figurë neutrale, duke pasur një rol të rëndësishëm si në zgjidhjen e krizave, ashtu dhe në balancimin e pushteteve dhe kryerjen e funksioneve të tyre respektive. Do të dëshiroja të theksoja disa nga ndryshimet kryesore që paraqiten këtu në projektin që kemi përpara. Megjithëse Presidenti i Republikës do të jetë neutral, prapëseprapë, ai do të ketë kompetenca të rëndësishme për sa i përket emërimit dhe shkarkimit të ministrave, si dhe të një pjese të drejtuesve të institucioneve të tjera qendrore. Për shkak të rolit dhe të kompetencave që do të ketë, jemi të mendimit që zgjedhja e tij të mos bëhet më siç është bërë deri më sot, por mbi bazën e një shumice më të madhe. Kështu, ai mendohet të zgjidhet me tri të pestat e anëtarëve të parlamentit dhe, në rast se kjo shumicë nuk arrihet, votimi të përsëritet të paktën tri herë njëra pas tjetrës. Pra, në rast se janë disa kandidatë dhe asnjëri nuk merr tri të pestat, votimi vazhdon deri sa njëri të arrijë të marrë tri të pestat. Pas raundit të dytë, në qoftë se ka më shumë se dy kandidatë, bëhet një votim i tretë ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota. Në rast se, edhe pas raundit të tretë, asnjë nga kandidatët nuk arrin shumicën e tri të pestave, bëhet edhe një votim i katërt, në të cilin, gjithashtu, kërkohet e njëjta shumicë të fitohet nga një prej kandidatëve për t’u zgjedhur President. Ideja është që në këtë proces zgjedhjesh të mund të arrihet në një kompromis nëpërmjet negociatash të shumta, për të zgjedhur një person të caktuar President të Republikës. Pra, zgjedhja e Presidentit kalon nëpër katër raunde. Në rast se Presidenti nuk zgjidhet as herën e katërt, Kuvendi shpërndahet. Kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme e zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij. Meqenëse ka ndonjë ngjashmëri në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës në Republikën Sllovake, dëshiroj të them dy fjalë për gjendjen që është krijuar atje. Edhe në Sllovaki, Presidenti i Republikës zgjidhet me një shumicë prej tri të pestave. Por në Sllovaki, në ndryshim nga propozimi që është sjellë këtu para jush, procesi i votimit vazhdon derisa një kandidat të zgjidhet President. Mirëpo forcat politike atje janë pozicionuar fort politikisht dhe nuk po

333 arrijnë në konsensus për ndonjë kandidat të mundshëm. Kjo zvarritje e pafund e ka futur praktikisht Sllovakinë në një krizë politike pa rrugëdalje, derisa një prej forcave politike të tërhiqet. Duke marrë shkas edhe nga kjo, u mendua që procesi i votimit të kufizohet në katër herë me qëllim që të mos bllokohet jeta politike vendit. Së dyti, lidhur me kompetencat. Aktualisht tek ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese” 399 kompetencat e Presidentit të Republikës jepen të radhitura njëra pas tjetrës në formë liste. Në projektin që paraqitet ndiqet një teknikë legjislative tjetër. Në pjesën për Presidentin përmenden vetëm ato kompetenca që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Presidentin dhe që nuk mund të përmenden në krerët e tjerë. Kështu, kompetencat që kanë lidhje, të themi, me institucionet e tjera 399 Neni 28 i ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese” listonte 19 kompetenca të Presidentit të Republikës: “Presidenti i Republikës ka këto kompetenca kryesore: 1. Siguron respektimin e këtij Ligji, të ligjeve të tjera dhe të të drejtave e lirive të shtetasve. 2. Thërret sesionin e parë të legjislaturës së re të Kuvendit Popullor. 3. Cakton datën e zgiedhjeve të Kuvendit Popullor dhe të organeve lokale të pushtetit. 4. Shpall ligjet dhe referendumet e vendosura nga Kuvendi Popullor. 5. Ka të drejtë, brenda 15 ditëve nga miratimi i ligjit prej Kuvendit Popullor, t'ia kthejë këtij për rishqyrtim vetëm një herë. 6. Emëron Kryetarin e Këshillit të Ministrave dhe pranon dorëheqjen e tij. 7. Midis dy sesioneve të Kuvendit Popullor, me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, emëron, shkarkon ose liron anëtarë të veçantë të qeverisë. Këtë dekret Presidenti i Republikës ia paraqet për miratim Kuvendit Popullor në mbledhjen e tij më të afërt. 8. Emëron dhe shkarkon, me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore. 9. Mund, pasi merr mendimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe të Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, të shpërndajë Kuvendin Popullor përpara mbarimit të afatit të legjislaturës, kur përbërja e tij nuk lejon ushtrimin e funksioneve të vetë Kuvendit dhe e bën te pamundshme qeverisjen e vendit. Në këtë rast, zgiedhjet e Kuvendit Popullor ribëhen jo më vonë se pesë ditë nga dita e shpërndarjes. Këtë kompetencë Presidenti nuk mund ta ushtrojë në periudhën gjashtë muajt e fundit të mandatit të tij. 10. Lidh traktate ndërkombëtare, ratifikon dhe denoncon ato që nuk i shqyrton vetë Kuvendi Popullor. 11. Emëron dhe shkarkon përfaqësuesit diplomatikë me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave. 12. Pranon letrat kredenciale dhe letrat e thirrjes së përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të huaja. 13. Miraton kërkesat për dhënien ose lënien e shtetësisë shqiptare. 14. Ushtron të drejtën e faljes. 15. Jep dekorata dhe tituj nderi. 16. Jep të drejtën e strehimit politik. 17. Shpall, kur është e pamundur të mblidhet Kuvendi Popullor, mobilizimin e pjesshëm dhe të përgjithshëm, si edhe gjendjen e jashtëzakonshme. Në këto raste, shpallja i paraqitet për miratim Kuvendit Popullor brenda pesë ditëve. 18. Shpall, kur është e pamundur të mblidhet Kuvendi PopuIlor, gjendjen e luftës në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë. 19. Nxjerr dekrete me karakter individual dhe vendime; në raste të ngutshme nxjerr edhe dekrete me karakter normativ, të cilat i paraqiten për miratim Kuvendit Popullor në sesionin më të afërt”.

334 kushtetuese, siç është për shembull, kompetenca për shpërndarjen e parlamentit pas humbjes së mocionit të besimit nga qeveria ose kur ajo nuk fiton mocionin e mosbesimit, ose e drejta e vetos pas përfundimit të procesit legjislativ, etj., parashikohen në pjesët përkatëse të projektit. Për kompetencat konkrete që përmenda, ato parashikohen në pjesën për qeverinë dhe në pjesën për Kuvendin. Për sa i përket mënyrës së shkarkimit të Presidentit të Republikës, është mbajtur pothuajse i njëjti qëndrim me atë që parashikon ligji ekzistues “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, por, gjithsesi, është saktësuar më mirë ky moment. Arben Imami: Pra dy janë momentet kryesore, sikurse e tha edhe zoti Loloçi, që e dallojnë projektin e paraqitur nga dispozitat kushtetuese në fuqi. E para është përpjekja për të pasur një President që të mos përfaqësojë thjesht shumicën parlamentare, por një trupë zgjedhore më të gjerë. Mundësitë për të arritur një gjë të tillë janë të shumta. E para, do të ishte ekzistenca e Senatit, 400 e dyta, do të ishte krijimi i një trupi zgjedhor i përbërë nga Kuvendi, si dhe nga përfaqësues të pushtetit lokal. Edhe në këtë rast, Presidenti nuk do të përfaqësonte thjesht shumicën parlamentare ose të Kuvendit. Pushteti lokal mund t’i përkasë shumicës, por mund t’i përkasë edhe opozitës, e cila mund të imponohet në zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Megjithatë edhe zgjidhja që është propozuar, e cila nuk është një praktikë e panjohur, synon që zgjedhja e Presidentit të mos bazohet vetëm dhe thjesht tek shumicat parlamentare dhe fuqia e votave. Unë do të përmendja këtu si një rast të shkëlqyer, ndër të paktat raste qe na ofron historia kushtetuese e Ballkanit, zgjedhjen e Presidentit të fundit të Greqisë, që është përfaqësues tipik i së djathtës, me votat e së majtës. Kjo krijon mundësinë që ky President të qëndrojë mbi partitë. Së dyti, nuk janë parashikuar disa kompetenca dhe as janë paraqitur ato në një mënyrë të tillë, siç parashikohen në dispozitat e sotme kushtetuese, të cilat në vitin 1992 u lidhën me emrin e një njeriu të vetëm. Pra, është menduar 400 Meqënëse, si rregull, Senati zgjidhet në bazë të një sistemi të ndryshëm zgjedhjeje nga ai nëpërmjet të cilit zgjidhet dhoma tjetër e parlamentit, si dhe meqënëse përbërja e tij përtërihet në mënyrë të pjesëshme, ai përgjithsisht rezulton të ketë një përbërje politike të ndryshme nga ajo e dhomës tjetër. Rrjedhimisht, zgjedhja e Presidentit nga shumica e të gjithë anëtarëve të të dy dhomave, e bën atë të mos jetë thjesht dhe vetëm përfaqësues i shumicës së dhomës përfaqësuese (ose të Kuvendit). (Shënim i red.)

335 që Presidenti të mos shihet as si pjesë e drejtpërdrejtë e ekzekutivit dhe as si pjesë e drejtpërdrejtë e partive politike, por si një arbitër kushtetues, i cili vetëm në këtë rol mund të zgjidhë krizat institucionale dhe të bëhet garant i Kushtetutës. Keni ndonjë pyetje? Leontiev Çuçi: Unë kam një pyetje të karakterit të përgjithshëm. E para, përderisa flitet për një President arbitër që të qëndrojë mbi partitë, si dhe shprehës i unitetit të popullit, përse duhet të zvogëlohet baza zgjedhore nga dy të tretat 401 në tri të pestat? Arben Imami: Nuk është zvogëluar, është zgjeruar, pasi vetëm herën e parë votohet me dy të tretat. Në rast se kjo nuk arrihet, atëherë Presidenti zgjidhet me shumicën e të gjithë anëtarëve. Kastriot Islami: Dy të tretat është vetëm një tentativë, më tej kjo shumicë realisht zvogëlohet. Leontiev Çuçi: Ajo që kam disi të paqartë është neni 8 402 . Mos vallë krijojmë më këtë dispozitë një precedent negativ, sipas të cilit në të ardhmen Kuvendi, me ligje te veçanta, i jep dhe i heq Presidentit kompetenca duke prishur karakterin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të pushteteve? Dhënia apo heqja e një kompetence të Presidentit, mos vallë duhet të bëhet me një shumicë prej tri të pestash? Krenar Loloçi: Ndoshta kjo duhet të kuptohet disi ndryshe. Ideja është që Presidentit të Republikës i jepen kompetencat me Kushtetutë, por nuk përjashtohet mundësia që Presidenti të ketë edhe kompetenca të tjera që mund t’i njihen me ligje të veçanta, siç mund të jetë ligji për organet lokale të pushtetit. Leontiev Çuçi: Më duket sikur do të lejojmë të abuzohet me shumica parlamentare të thjeshta. 401 Paragrafi i parë i nenit 25 të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese” parashikonte: “Presidenti i Republikës së Shqipërisë zgjidhet nga Kuvendi Popullor ndërmjet jo më pak se dy kandidatëve për pesë vjet, me votim të fshehtë dhe me një shumicë prej dy të tretash të votave të të gjithë deputetëve. Në rast se në votimin e parë nuk sigurohet shumica e kërkuar, bëhet një votim i dytë, në të cilin Presidenti i Republikës zgjidhet me shumicën absolute të votave të të gjithë deputetëve”. 402 Neni 8: “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera, përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe me ligje të nxjerra në pajtim me të”.

336 Arben Imami: Dua të bëj një sqarim të shkurtër: janë dy kushtetuta evropiane, Kushtetuta gjermane dhe ajo italiane, të cilat mbajnë qëndrime të ndryshme në lidhje me këtë pikë. Kushtetuta gjermane nuk parashikon nëse Presidentit mund t’i shtohen kompetencat me ligj. Por kompetencat kushtetuese nuk mund t’i hiqen me ligj. Leontiev Çuçi: Dakord. Kastriot Islami: Meraku gjithsesi mbetet. Në qoftë se duam t’i shtojmë kompetenca, më mirë t’ia shtojmë me Kushtetutë dhe jo me ligje të tjera, të cilat duhet të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën. Pra, ligji që i shton kompetencat Presidentit, në disa raste, mund të ketë nevojë të interpretohet, etj. Të jemi realistë, në Shqipëri mund të lindin ide ose dëshira për shtim ose dhënie kompetencash Presidentit, që mund të mos vijnë hapur në kundërshtim me Kushtetutën. Të interesuarit do ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të japë një përgjigje pozitive apo negative. Pra, çështja do të mbetet në dorë të gjykimit e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, me vendimet e së cilës jo rrallë janë bërë interpretime të gabuara të nisura nga motive politike. Arben Imami: Për sqarim po jap një shembull: Do të krijojmë entin rregullator të turizmit. Supozojmë se bordi do të ketë nëntë vetë, dy prej të cilëve i emëron Presidenti, dy Kryeministri, tre Kuvendi, dy shoqatat. Ky është, për shembull, një rast kur Presidentit i jepet një kompetencë me ligj. Kastriot Islami: Kjo kompetencë duhet të bazohet në Kushtetutë. Arben Imami: Është e pamundur të parashikohen në Kushtetutë kritere a norma të tilla, mbi bazën e të cilave të mund t’i shtohen kompetenca Presidentit në të ardhmen. Rastet do të jenë nga më të larmishmet. Kastriot Islami: Gjithmonë do të shtrohet problemi: kompetenca që shtohet, është apo jo në përputhje me Kushtetutën? Kristaq Traja: Për shumicën e kompetencave kushtetuese të Presidentit, do të duhen ligjet përkatëse që t’i zbërthejnë këto kompetenca, siç është kompetenca për faljet, për amnistinë ose për ndonjë gjë tjetër. Çdo kompetencë e tij kushtetuese do të shoqërohet

337 ose mbështetet me një ligj që do të miratohet në të ardhmen. Kur Presidentit të Republikës, për arsye të ndryshme, do t’i njihet një kompetencë pa të cilën ai nuk mund të ushtrojë kompetencën kushtetuese, atëherë do të jetë e pamundur t’i jepet ose t’i shkruhet kjo kompetencë e tij, përveçse duke bërë ndryshime në Kushtetutë. Kastriot Islami: Ku do t’i shkruhet, në Kushtetutë apo në ligje? Kristaq Traja: Do t’i shkruhen në një ligj të veçantë, sepse është kompetencë, le të themi, provizore, kompetencë organizative, emërimi. Arben Imami: Por nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën! Për shembull, nuk mund t’i jepet detyrë që të organizojë Partinë Demokratike ose Partinë Aleanca Demokratike. Krenar Loloçi: Thelbi është që ai nuk mund të ushtrojë kompetenca pa ligj. Kompetencat e Presidentit të Republikës janë këto që parashikohen në Kushtetutë, por ai mund të kryejë edhe kompetenca të tjera. Zgjidhja e marrëdhënieve ndërmjet organeve të pushteteve që parashikohen në Kushtetutë, që nuk janë të karakterit kushtetues, mundet të jepet me ligj të veçantë. Nga ana tjetër, në një kuptim, për çdo gjë mund të thuhet se vjen në kundërshtim me dispozitat kushtetuese. Kjo nuk përbën ndonjë problem. Zgjidhja është: t’i drejtohesh Gjykatës Kushtetuese. Mundet që qeveria, për shembull, të ratifikojë një traktat, i cili në fakt duhej të ratifikohej nga parlamenti. Kjo çështje përsëri do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të thotë: “Jo, qeveria nuk ka të drejtë, pasi ka ushtruar të drejtën që i përket pushtetit legjislativ, prandaj ratifikimi qeveritar duhet të shfuqizohet”. Kastriot Islami: Mundet që problemi të mos ketë karakter kushtetues. Marrim si shembull Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit. Po t’i njohim Presidentit të Republikës të drejtën për të emëruar disa anëtarë të këtij Këshilli, Gjykata Kushtetuese nuk do ta quante antikushtetuese këtë kompetencë. Në një moment tjetër, Presidentit të Republikës mund t’i jepet e drejta të shpërndajë licencat e televizioneve private. Në rastin e emërimit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit, e drejta e Presidentit të emërojë anëtarë të këtij Këshilli buron nga të drejtat kushtetuese që ka Presidenti për të emëruar drejtues të institucioneve

338 publike shtetërore. Po për sa i përket shpërndarjes së licencave, ku do të bazohet një kompetencë e tillë? Leontiev Çuçi: Mos duhet të vendoset ndonjë kufizim për Presidentin në këtë aspekt? Arben Imami: Kufizimi do të ishte një formulim si vijon: “Përveç kompetencave të parashikuara në Kushtetutë, Presidenti nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera”. Krenar Loloçi: Në lidhje me pushtetin ekzekutiv, në bazë të Kushtetutës Presidenti mund të emërojë vetëm ministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore. Kompetenca të tjera në këtë aspekt nuk mund t’i vishen Presidentit të Republikës. Kastriot Islami: Kompetencat e Presidentit janë të shpërndara nëpër kapituj të ndryshëm. Petrit Kalakula: Përse u dashkan shpërndarë kompetencat e Presidentit në pjesë të ndryshme dhe të mos përqendrohen në një pjesë? Kompetencat duhet të grupohen se kështu kuptohen më mirë nga qytetarët. Kushtetuta nuk do të votohet vetëm nga ne që jemi këtu, por edhe nga populli në referendum. Populli duhet të jete i qartë për kompetencat që ka Presidenti, Kryeministri, etj. Këto ishin në përgjithësi, por kam edhe disa vërejtje për nene të veçanta. Arben Imami: Do t’i dëgjojmë vërejtjet kur të kalojmë nen për nen. Krenar Loloçi: Paraqitja e kompetencave në një mënyrë të tillë është rekomanduar edhe nga Komisioni i Venecias. Është më mirë për qytetarët, për shembull, kur flasim për qeverinë, të dijë si formohet qeveria dhe çfarë ndodh kur rrëzohet ajo. Rrëzimi i një qeverie passjell ose formimin e një qeverie të re ose detyrimin e Presidentit të Republikës të shpërndajë parlamentin. Pra, kjo kompetencë e Presidentit kuptohet më mirë kur jepet pikërisht në pjesën e qeverisë, sesa si kompetencë në listën e kompetencave të Presidentit. Po kështu, kur flasim për procesin legjislativ, e drejta e vetos së Presidentit është më mirë të jepet tek kreu ku përshkruhet procesi legjislativ, me të cilin e drejta e vetos është e lidhur, të themi, në mënyrë organike. Po kështu, kur flasim për Forcat e Armatosura dhe mbrojtjen e vendit, në

339 këtë pjesë është më mirë të paraqesim kompetencat e Presidentit në lidhje me këto. E kështu me radhë. Arben Imami: E shoh të arsyeshme të ritheksoj disa momente. Meqë u përmend vetoja e Presidentit, unë pyes: ku do të qëndronte më mirë kjo kompetencë, tek procesi legjislativ apo tek pjesa ku flitet për kompetencat e Presidentit të Republikës? Sigurisht, është më e arsyeshme që e drejta e vetos të parashikohet tek kreu i procesit legjislativ, pasi është mëse e qartë se pikërisht tek procesi legjislativ e ka vendin. Kjo edhe për një arsye tjetër. Me të njëjtën logjikë do të gruponim edhe kompetencat e Kuvendit. Kështu, formimi i qeverisë nuk do të shihej si një moment që duhet të trajtohej më vete, por si kompetence e Kuvendit. Po kështu, kompetenca e Presidentit për emërimin e ministrave do të merrte më shumë kuptim në rast se ajo do të trajtohej në kreun që bën fjalë për formimin e qeverisë, sepse vetëm kështu bëhet i qartë procesi i formimit të qeverisë, pjesë e së cilës janë edhe ministrat. Petrit Kalakula: Zoti Imami, jam shumë dakord me ju, por duhet të keni parasysh që shtetasi shqiptar nuk është jurist dhe nuk është i nivelit që ta kuptoje këtë gjë. Arben Imami: Nuk është e thënë që këtë ta kuptojë çdo individ. Kastriot Islami: Këtu ka dy mënyra për të dhënë kompetencat e Presidentit. E para është që të gjitha kompetencat të shkruhen të grupuara… Kristaq Traja: Por, prapë do të lindte nevoja që të përsëriteshin në pjesët ose krerët përkatës. Kastriot Islami: Mënyra tjetër është që kompetencat e Presidentit të jepen të shpërndara në pjesët ose krerët respektivë. E rëndësishme është që ato të jepen të qarta. Për sa i përket fushatës elektorale, mendoj se realizimi i saj është fare i thjeshtë. Kompetencat ose çdo gjë tjetër do të shpjegohen sipas pjesëve. Kështu që kam përshtypjen se forma që është gjetur është racionale. Aktet duhet të mundohemi t’i kemi sa më të qarta, eksplicite dhe të kuptueshme, që të mos ketë vend për keqkuptime dhe keqinterpretime.

340 Spartak Braho: Ne kemi rënë dakord që të ecim në këtë rrugë lidhur me strukturën e Projektkushtetutës, por Petriti ka të drejtë për një gjë: pavarësisht se Kushtetuta duhet lexuar si një e tërë, e mira është që paraprakisht të lexohet e të kuptohet jo vetëm nga të gjithë anëtarët e Komisionit, por edhe jashtë tij, nga persona që nuk janë juristë. Kështu siç paraqitet, është pak e vështirë për t’u kuptuar. Fillimisht kompetencat e Presidentit, mendoj, të paraqiten në mënyrë të grupuar, më vonë e shohim përsëri. Ka një farë shqetësimi. Arben Imami: Në procesin legjislativ u vu e drejta e vetos së Presidentit. Tek pjesa për qeverinë jepet kompetenca e Presidentit për të shpërndarë parlamentin. Tek “Forcat e Armatosura” do të përcaktohet se Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm. Tek pjesa për gjyqësorin do të jepen kompetencat e Presidentit në lidhje emërimet e gjyqtarëve. Të gjitha kompetencat e tjera të Presidentit që nuk dalin në pjesë të tjera, jepen këtu tek pjesa për Presidentin. Lufter Xhuveli: Unë pajtohem me mënyrën që është zgjedhur për të paraqitur kompetencat e Presidentit. Megjithatë, mendoj, që për të mos na shpëtuar nga vëmendja ndonjë prej këtyre kompetencave, të bëjmë një listë përmbledhëse të këtyre kompetencave. Arben Imami: Jam dakord me këtë propozim. Kastriot Islami: Kam një pyetje që ka të bëjë me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Cilat vende e kanë në këtë mënyrë [zgjedhjen e Presidentit] që, në qoftë se nuk arrihet shumica e cilësuar për zgjedhjen e Presidentit, parlamenti shpërndahet? Imagjinoni sikur në Shqipëri, një vend me një eksperiencë dhe traditë shumë të varfër demokratike, të mos arrihet shumica prej tri të pestash për zgjedhjen e Presidentit, vendi të kalojë prapë në zgjedhje dhe prapë të mos arrihen tre e pestat, çfarë mund të ndodhë? Arben Imami: Kjo duhet parë në vendet që i kanë parlamentet me një dhomë, sepse shumica e vendeve të Evropës Perëndimore e kanë parlamentin me dy dhoma. Kastriot Islami: Nuk ka rëndësi sesa dhoma ka parlamenti.

341 Krenar Loloçi: Në Gjermani, tri herët e para votohet me dy të tretat për zgjedhjen e Presidentit, dhe në rast se nuk është siguruar në asnjë prej tri herëve të para dy të tretat, herën e katërt quhet i zgjedhur kandidati që ka siguruar shumicën absolute. Leontiev Çuçi: Ç’të keqe do të kishte që edhe ne të zbatonim të njëjtën mënyrë? Krenar Loloçi: Në fakt, kur për herë të katërt zbatohet shumica e cilësuar, domethënë shumica e të gjithë anëtareve të parlamentit, tri herët e para me shumica të cilësuara prej dy të tretash ose tri të pestash nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë, pasi në shumicën e rasteve situata do të precipitonte në zgjedhjen e Presidentit me shumicën absolute (shumica e të gjithë anëtarëve). Kastriot Islami: Kjo është çështje parimore. A do pranojmë në parim që të zbatojmë shumicën absolute, apo jo? Kjo është e rëndësishme. Leontiev Çuçi: Pse të mos shkojmë tek kjo shumicë pa kaluar në zgjedhje? Kastriot Islami: Kjo është çështje që duhet diskutuar. Krenar Loloçi: Kjo është një çështje e pastër politike. Arben Imami: Do të përcaktojmë ose tri të pestat ose një të dytën e anëtarëve. Haxhi Aliko: Ka dhe një alternativë tjetër: në qoftë se nuk zgjidhet Presidenti katër herët e para, të mos bëhet shpërndarja e parlamentit, por të propozohen kandidatë të rinj. Në qoftë se as kandidatët e rinj nuk arrijnë shumicën e kërkuar, atëherë të kalojmë në zgjedhjet e reja. Arben Imami: Ky është një problem procedural. Ka kush vërejtje për nenin 1? 403 Petrit Kalakula: Unë do të thosha që pika 2 të ndryshohet pak a shumë si vijon: “President mund të zgjidhet shtetasi me kombësi shqiptare”. 403 Neni 1 i pjesës “Presidenti i Republikës”: “1. Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. 2. President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar me banim jo më pak se dhjetë vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç”.

342 Krenar Loloçi: Ne jemi kritikuar për përdorimin e termit “kombësi”. Arben Imami: Mund të bëhet: “...i lindur shtetas shqiptar”, e cila është krejtësisht demokratike. Kastriot Islami: Unë mendoj se në këtë mënyrë komplikohet më shumë. Arben Imami: Dakord atëherë me përmbajtjen siç është të nenit 1? Në rregull, kalojmë tek neni 2 404 . Elementi i parë i rëndësishëm i nenit 2 është “grupi prej jo më pak se 20 anëtarësh”. Duhet të jetë më i madh? Leontiev Çuçi: Nuk mendoj se duhet të jetë. Arben Imami: Së dyti, është çështja e votimit të fshehtë, pa debat. Në fakt, për të dyja këto kemi rënë përgjithësisht dakord deri tani. Haxhi Aliko: Krahas tyre, unë propozoj që të mos lejohet kandidimi i një kandidati të vetëm, po i të paktën dy kandidatëve. Leontiev Çuçi: Nuk mund të kërkosh me zor kandidatin tjetër! Arben Imami: Në qoftë se do të kërkohen shumica me tri të pestat, nuk është e nevojshme për ta shtuar, pasi gjithmonë do të ketë interes për t’u futur në garën presidenciale. A ka mbështetje ideja e zoti Aliko? Jo (nga salla). Atëherë, pikat tre, katër, pesë dhe gjashtë kanë dy probleme. Problemi i parë është shumica me tri të pestat dhe problemi i dytë ka të bëjë me procedurat. Në lidhje me tri të pestat: fakti është që në Shqipëri, Presidentët janë zgjedhur gjithmonë nga shumica. Interesi politik është që Presidenti të jetë sa më i paanshëm. 404 Neni 2: “1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 anëtarësh të tij. Një anëtar nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues. 2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij. 3. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda shtatë ditëve bëhet një votim i dytë. 4. Kur ka më shumë se një kandidat dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda shtatë ditëve, bëhet një votim i tretë ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. 5. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjë prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme. 6. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e anëtarëve të tij”.

343 Kastriot Islami: Kjo nuk lidhet me Presidentin, kjo lidhet me idenë e formimit të shumicës. Arben Imami: Kjo lidhet me dy momente: i pari, është detyrimi për të gjetur kompromisin për caktimin e kreut të shtetit, në mënyrë që ky i fundit të mos i përkasë vetëm një shumice të thjeshtë qeverisëse. Rreziku më i madh këtu na vjen nga bashkëjetesa ndërmjet shumicës qeverisëse dhe kreut të shtetit. Ndoshta, mënyra më e mirë për zgjedhjen e Presidentit do të ishte të ulej shumica prej tri të pestash, por të zgjerohej trupi zgjedhor që do të zgjidhte Presidenti me anëtarë jashtë parlamentit. Kështu mendoj unë. Kastriot Islami: Unë kam përshtypjen se është i lidhur edhe me sistemin e zgjedhjeve. Edhe në vende të tjera ka dy kampe. Në vende të tjera ekzistojnë koalicionet. Nuk e di nëse do të arrihet ndonjëherë në Shqipëri qe të bien dakord PS-ja me PD-në për të zgjedhur një kandidat me tri të pestat. Pra, do t’i ngelemi tri të pestave apo shumicës së të gjithë anëtarëve pas disa raundeve? Haxhi Aliko: Përpara se të shkohet tek zgjedhjet e reja, unë them që të ndryshohen kandidaturat. Arben Imami: Mos u nxitoni se atë e diskutojmë veç. Kastriot Islami: Parimor është 60 përqindëshi (3/5) apo 50 përqindëshi plus një votë. Arben Imami: Pyetja që, gjithsesi, nuk do të ishte në favor të variantit të paraqitur do të ishte: një opozitë që merr 41% dhe që nuk pranon asnjë lloj kompromisi, të çon në zgjedhje. Do ta lejojmë këtë mundësi apo jo? Petrit Kalakula: Katër raunde për zgjedhjen e Presidentit dhe pastaj të kalosh në zgjedhje, mua më duken pak. Arben Imami: Ata që nuk binden për katër raunde, nuk binden as edhe për njëzet! Sidoqoftë këto janë çështje procedurale që ne mund t’i zgjidhim. Pra, le të kthehem prapë tek pyetja: a do të pranojmë situatën politike kur pakica që ka 41% dhe që nuk pranon asnjë lloj kompromisi ta çojë vendin drejt zgjedhjeve? Kjo është pyetje logjike dhe e vetmja që mund të bëhet.

344 Haxhi Aliko: Po në qoftë se ka më shumë se dy parti, për shembull ka pesë ose gjashtë parti, atëherë ekziston gjithmonë mundësia për të bërë kompromise. Arben Imami: Kur e hedhim si hipotezë, nuk përjashtojmë rastet e mundshme, si për shembull, një parti e opozitës të fitojë 41% ose tri parti të opozitës, që së bashku mbajnë 41% të vendeve parlamentare, të mos bëjnë asnjë kompromis dhe, si pasojë, ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të përgjithshme. Lufter Xhuveli: Unë mendoj ta peshojmë nëse ia vlen barra qiranë që për 9,9% që përfaqëson diferencën e shumicave (60% - 50% +1) për zgjedhjen e Presidentit të bësh zgjedhje të tjera të reja fill pas 60 ditësh. A mund ta përballojmë këtë? A mund ta përballojë Shqipëria një situatë të tillë? Do të thuash që Kushtetuta nuk bëhet as për sot, as për nesër e as për pesë vjet apo dhjetë, por ne duhet t’i kapërcejmë njëherë dhjetë vjet. Arben Imami: Pas dhjetë vjetësh do të bëjmë një Kushtetutë tjetër. Kastriot Islami: Marrim një rast tjetër. Supozojmë se Partia Demokratike do të fitojë shumicën në parlament, ndërsa opozita merr 41%. Çfarë do të ndodhë? Do të lëshojë pushtetin Berisha? Arben Imami: Në qoftë se nuk do të lëshojë pushtetin, duhet të bëjë kompromis për të lëshuar Presidentin në favor të opozitës. Pikërisht këtu fillon kompromisi. Haxhi Aliko: Siç u përmend edhe këtu, Presidenti grek, Stefanopullos, megjithëse i përkiste opozitës u zgjodh edhe me votat e shumicës. Petrit Kalakula: Ky problem mendoj se zgjidhet duke shtuar numrin e raundeve të votimit. Është e vërtetë që kjo e zgjat procesin, por ama i vendos forcat politike përpara presionit të votimeve. Një parti vërtet arrin ta bllokojë zgjedhjen e Presidentit, por deri në një farë mase, sepse ka edhe përgjegjësi përpara opinionit. E dyta, të vendoset edhe ajo që thotë zoti Aliko, ndryshimi i kandidatëve. Arben Imami: Dakord, dakord. Çështja qëndron këtu: do të pranojmë të zgjidhet me tri të pestat dhe, po qe se nuk zgjidhet, të shpërndahet Kuvendi, apo jo? Kjo është pyetja. Mund të ndodhë, për shembull, që

345 një parti në opozitë ka 41% dhe shumica propozon kryetarin e partisë së opozitës si kandidat për President. Megjithatë, opozita voton kundra sepse do patjetër realizimin e zgjedhjeve të reja, domethënë e çon çështjen në ekstrem, deri në absurditet. Si do të veprohet, do të biem dakord kështu apo jo, ky është problemi. (replika të pakuptueshme) Leontiev Çuçi: Unë propozoj që deri në tri herët e para për zgjedhjen e Presidentit të nevojitet shumica me tri të pestat, ndërsa në raundin e katërt dhe të pestë të kërkohet shumica absolute, për të shmangur zgjedhjet. Arben Imami: Mund të zbatojmë shumicën prej tri të pestave derisa të zgjidhet Presidenti. Leontiev Çuçi: Me kusht që në variantin e fundit, në qoftë se nuk ka oponencë, të zgjidhet në raundin e fundit pa kaluar në zgjedhje. Arben Imami: Në cilindo raund të zbatohet shumica e thjeshtë, kjo do të përcaktojë edhe raundet e tjera. Aktualisht, herën e parë Presidenti zgjidhet me dy të tretat. Nëse të gjithë Presidentët tanë 405 pas 1991 janë zgjedhur që herën e parë me dy të tretat, tregon se kanë pasur mbështetje të gjerë politike në Kuvend. Leontiev Çuçi: Cili është konkluzioni yt, çfarë do? Arben Imami: Nuk kemi përse të diskutojmë pafundësisht në lidhje me raundin e katërt ose të pestë, ose për më shumë raunde. Po kështu, nuk ka përse të diskutojmë pafundësisht për shumica tri të pestat, dy të tretat ose një të dytën që nevojiten për zgjedhjen e Presidentit. Në qoftë se si shumicë të fundit do të vendosim shumicën e thjeshtë ose atë absolute, praktikisht kjo shumicë do të jetë edhe pragu më i ulët që do të përcaktojë në fund të fundit zgjedhjen e Presidentit. Përsëri, çështja është, nëse Presidenti nuk zgjidhet me tri të pestat, a duhet të shpërndahet Kuvendi? Unë kam mendimin se duhet të shpërndahet. Po u nisëm nga mendime ose premisa të tilla se Shqipëria nuk ka fuqi të hyjë në zgjedhje të tjera, etj., ne do të shkojmë drejt zvogëlimit të 405 Presidentë të Republikës së Shqipërisë, deri në atë moment, që ishin zgjedhur me shumicën e dy të tretave të anëtarëve të Kuvendit ishin: Ramiz Alia (1991 – 1992), Sali Berisha (1992 – 1997), dhe Rexhep Mejdani (1997 – 2002).

346 shanseve për të ndërtuar një sistem institucional të qëndrueshëm. Institucionet kushtojnë, ky është rregulli i lojës. (replika të pakuptueshme) Kristaq Traja: Kërcënimi i shpërndarjes së parlamentit është një mekanizëm shumë i fortë. Do të detyrohet parlamenti të mos bëjë… Kastriot Islami: Të mos bëjë budallallëqe do të thuash? Kristaq Traja: Po. Do të detyrohet të bëjë medoemos kompromis. Megjithatë, pyetja e zoti Imami nuk është e lehtë për t’iu përgjigjur. Leontiev Çuçi: Vende të tjera si e kanë zgjidhur këtë? Krenar Loloçi: Zgjedhja e Presidentit të Republikës në Itali bëhet me një shumicë prej dy të tretash të Asamblesë. Pas votimit të tretë, për zgjedhjen e Presidentit mjafton shumica absolute e Asamblesë (gjysma + 1 e anëtarëve). Votimi vazhdon deri sa një prej kandidatëve që paraqitet të arrijë shumicën absolute. Kështu, për shembull, Presidenti Scalfaro u zgjodh pas 26 votimesh. Kristaq Traja: Asambleja është e përbashkët. Krenar Loloçi: Po, Asambleja përbëhet nga anëtarët e parlamentit italian, si dhe nga përfaqësues të organeve të pushtetit lokal. 406 Për sa i përket ndryshimit të kandidatëve, meqë u ngrit këtu disa herë, nuk parashikohet nëpër kushtetutat e vendeve të ndryshme. Kjo, sepse propozimi dhe ndryshimi i kandidatëve është një çështje e hapur dhe absolutisht e lirë për të gjitha subjektet. Vendosja dhe ndryshimi i kandidatëve është, njëkohësisht, edhe pjesë e negociatave politike. Kastriot Islami: Po cila do të ishte zgjidhja e ndërmjetme gjatë kohës që do të vazhdonte votimi për të siguruar shumicën prej tri të pestave? Do të vazhdojë të rrijë Presidenti që është? 406 Neni 83 i Kushtetutës italiane parashikon: “Presidenti i Republikës zgjidhet nga parlamenti në seancë të përbashkët të anëtarëve të tij. Në zgjedhjen marrin pjesë tre delegatë për çdo Rajon të zgjedhur nga Këshilli rajonal në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi i minoriteteve. Val d’Aosta ka vetëm një delegat. Zgjedhja e Presidentit të Republikës bëhet me votim të fshehtë me një shumicë prej dy të tretash të Asamblesë. Pas votimit të tretë, mjafton shumica absolute”.

347 Krenar Loloçi: Do të kishte zgjidhje të ndryshme. 407 Rasti më tipik në këtë drejtim është ai i Republikës Sllovake. Presidenti atje, siç u tha edhe më sipër, zgjidhet me tri të pestat e anëtarëve të parlamentit sllovak. 408 Në qoftë se askush nuk arrin këtë shumicë, votimi vazhdon derisa dikush të zgjidhet në detyrën e Presidentit. Kastriot Islami: Ndoshta është më mirë kështu, sepse në këtë mënyrë mund të detyrosh shumicën që të bëjë kompromis. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Kur thua kuorumi prej tri të pestash nuk arrihet, votimi vazhdon, por ndërkohë shumica mban pushtetin pa bërë kompromis. Kastriot Islami: Por mbetet Presidenti që ishte! Krenar Loloçi: Kur votimi vazhdon në pafundësi, është njësoj sikur parlamenti të jetë i shpërndarë, domethënë shumica dhe pakica gjenden vazhdimisht nën presion dhe të detyruara të negociojnë për zgjedhjen e Presidentit. Kastriot Islami: Unë kam parasysh që në këtë rast është pakica ajo që nuk e jep kompromisin, ndërsa ne po përpiqemi të vëmë në pozitë të vështirë shumicën. Pakica është ajo që nuk lëshon në favor të kompromisit. Arben Imami: Sipas projektit të paraqitur mbrohet pakica, ndërsa po të hiqet “shpërndarja e parlamentit”, mbrohet shumica. Kastriot Islami: Varet… Arben Imami: Rasti sllovak me tri të pestat pa kufizim ka premisa të kalojë në një krizë të thellë. Krenar Loloçi: Edhe kur vendoset të hyhet në zgjedhje të përgjithshme, çështja e zgjedhjes së Presidentit mbetet ende për t’u zgjidhur. Parlamenti i ri duhet përsëri të zgjedhë me tri të pestat e anëtarëve të tij Presidentin tjetër? 407 Sipas nenit 105 të Kushtetutës së Republikës së Sllovakisë, kur “Presidenti nuk zgjidhet… kompetencat e tij i vishen qeverisë së Republikës Sllovake”. 408 Neni 101, pika 3, e Kushtetutës së Republikës së Sllovakisë parashikon: “Presidenti [i Republikës] zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve [të Këshillit Kombëtar]”.

348 Leontiev Çuçi: Unë personalisht jam që mos ta zgjasim. Jam që tri të pestat të mos përsëriten pafundësisht, si dhe të mos kalohet në zgjedhje të reja të përgjithshme. Krenar Loloçi: Në fund fare kërkohet shumica e thjeshtë. Leontiev Çuçi: Nuk përjashtoj konsensusin edhe për një variant tjetër. Kastriot Islami: Nuk do të rrimë të shpikim variante kompromisi. Tre janë variantet: votimi me shumicë prej tri të pestave derisa të zgjidhet Presidenti, ose tri të pestat dhe shpërndarje të parlamentit, në rast se nuk zgjidhet Presidenti, ose, së fundmi, raundi i fundit të bëhet me shumicën absolute. Haxhi Aliko: Unë mendoj të fillojmë me sistemin e eliminimit të këtyre varianteve. Le të diskutojmë për shumicën absolute, nëse duhet të eliminojmë këtë fillimisht. Kastriot Islami: Puna është që të mos eliminojmë të gjithë variantet. Po sikur ta lëmë këtë më dy variante? Arben Imami: Ne duhet të bëjmë përpjekje të gjejmë zgjidhje të reja për të siguruar një lloj vazhdimësie të institucioneve, si dhe një lloj neutraliteti e paanshmërie të tyre. Cili ka qenë problemi themelor i këtyre shtatë viteve të fundit? Nëse nuk i mbajmë parasysh këto, nuk kemi përse të bëjmë Kushtetutë të re. Varianti që propozojmë ne shmang zgjedhjen e një Presidenti, që i përket një shumice të thjeshtë të të gjithë anëtarëve. Madje edhe shumicës së thjeshtë të formuar edhe me përfaqësues të pushtetit lokal. Kurse ne themi të gjejmë një President që të jetë më i paanshëm dhe të përfaqësojë një rreth më të gjerë. Haxhi Aliko: Më duket se pika e parë e nenit 1 një ku thuhet: “Presidenti i Republikës … përfaqëson unitetin e popullit” nuk pajtohet me konceptin që Presidentin e zgjedh shumica ose që Presidenti i përket shumicës. President duhet të jetë personi i cili, në radhë të parë, të gëzojë mbështetjen e pjesës më të madhe të të përfaqësuarve. Arben Imami: Tri të pestat ose dy të tretat janë të dyja për t’u konsideruar.

349 Haxhi Aliko: Gjithashtu, shtesa me anëtarë të tjerë nga pushteti lokal që mund t’i bëhet parlamentit për të zgjedhur Presidentin, nuk besoj se prish ndonjë gjë, përkundrazi realizon më mirë pikën e parë të nenit 1, atë të unitetit i kombit. (replika të pakuptueshme) Leontiev Çuçi: Zoti Imami, po variantin sllovak pse e përjashton? Arben Imami: Varianti i zgjedhjes së Presidentit sllovak të çon në një rrugë pa krye. Duhet të gjejmë e pranojmë një variant me rrugëzgjidhje. Leontiev Çuçi: Me logjikën që Presidenti të jetë i paanshëm, mendoj se duhet të mbetemi tek tri të pestat. Kastriot Islami: Pse tri të pestat dhe jo dy të tretat? Leontiev Çuçi: Rëndësi ka që të zgjedhësh një koeficient dhe t’i mbetesh besnik deri në fund. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Presidenti tjetër zgjidhet pas pesë vjetësh. Pas pesë vjetësh Shqipëria do të jetë më e fortë. (replika të pakuptueshme) Haxhi Aliko: Nuk do të qëndrojnë të gjithë në politikë, disa prej tyre do të ikin dhe do të merren me biznes. Vladimir Metani: Unë propozoj që varianti final të jetë me katër të shtatat. Arben Imami: Dëshiroj të kalojmë me konsensus nenin 2. Kastriot Islami: Të mbetemi tek tri të pestat? Arben Imami: Unë jam dakord, sepse kjo shumicë është një garanci. Genc Ruli: Sugjeroj që procedura të mos komplikohet! Arben Imami: Kalojmë tek procedurat. Ne menduam që të kishim dy procese votimesh dhe zgjedhjet të përfshiheshin ndërmjet tyre. Kastriot Islami: Zoti Godo është dakord! Sabri Godo: Unë jam dakord?!

350 Kastriot Islami: Partitë e vogla janë gjithmonë dakord, sepse aty mund të përfitojnë ndonjë gjë. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Pra, janë lënë katër raunde votimesh. Dy të parat janë të mjaftueshëm për të dalluar se cilët nga kandidatët kanë më shumë shanse. Sabri Godo: Kuvendi i ri që del pas zgjedhjeve e zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e anëtarëve të tij. Në qoftë se është kështu, përse duhen pikat 4 dhe 5? (replika të pakuptueshme) Kastriot Islami: Pra, duhet të fillojmë me kandidat të ri edhe njëherë nga fillimi? Vladimir Metani: Ose, e thënë ndryshe, do të fillojmë procedurën edhe njëherë nga e para? Arben Imami: Propozimi i një kandidati të ri nuk do të thotë të fillohet procedura nga e para. Çdokush ka të drejtën për t’u zgjedhur. (replika të pakuptueshme) Krenar Loloçi: Kjo gjë nuk parashikohet, por nuk ndalohet. Kastriot Islami: Mirëpo, për një kandidat që disa herë me radhë nuk e ka fituar shumicën, është më mirë të shkohet drejt zgjedhjeve të reja. Prandaj, ai mund edhe të mos tërhiqet nga gara as në raundet e fundit. Sigurisht, ky duhet të largohet me qëllim që t’i krijohet mundësia dikujt tjetër për t’u futur në garën presidenciale. Arben Imami: Normalisht ai duhet të tërhiqet. Pikërisht për këtë arsye unë sugjeroj që ta bëjmë me dy cikle me nga tre votime secili përpara se të shkohet në zgjedhje. Pra, të kemi gjithsej gjashtë raunde zgjedhjesh dhe jo pesë siç parashikohet aktualisht. Me gjashtë raunde votimesh është e sigurt që kandidatët që nuk kanë arritur shumicën e kërkuar pas raundit të tretë do të tërhiqen. Krenar Loloçi: Kjo gjë është e kuptueshme, prandaj kushtetutat e tjera nuk e përmendin. Është e padiskutueshme, një parti nuk mund të vërë katër herë të njëjtin kandidat, pasi do të diskreditohej. Por, në

351 qoftë se ne dëshirojmë të shkojmë deri në këto detaje, atëherë ne mund ta shkruajmë shprehimisht se kandidati që nuk fiton tërhiqet nga raundet e tjera. Sabri Godo: Jo që në raundin e parë! Krenar Loloçi: Jo që në raundin e parë. Në qoftë se ka katër kandidatë në raundin e parë, pavarësisht nga votat që marrin, ata kanë të drejtë të kalojnë në raundin e dytë. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Dy cikle me nga tre raunde votimesh i japin mundësi edhe kandidatit të tretë të vazhdojë garën edhe në raundet e dyta të çdo cikli respektivisht. Haxhi Aliko: Për mua është e mjaftueshme. Megjithatë, po ndonjë variant tjetër a mund të konsiderohej racional? Për shembull, çdo grup parlamentar të kishte detyrimin të nxirrte një kandidat. Si do të dukej kjo? Kjo gjë bën të mundur që në qoftë se grupi im dështon, votat e grupit tim i kalojnë kandidatit të një grupi tjetër, i cili në këtë mënyrë fiton dhe zgjidhet President. Krenar Loloçi: Kjo është në kundërshtim me të drejtën e zgjedhjeve. Asnjë subjekt nuk mund të detyrohet të vendosë kandidat. Kjo për mua është parimore. Vendosja ose propozimi i kandidatëve është një e drejtë plotësisht e lirë e çdo subjekti dhe jo detyrim. (replika të pakuptueshme) Arben Imami: Në qoftë se shqetësimi juaj lidhet përgjithësisht me numrin e kandidatëve, unë propozoj që votimin me shumë kandidatë të mos e lëmë dy, por ta ngremë në tre, dhe pastaj në dy votimet e fundit në secilin cikël të mbeten kandidatët që kanë marrë shumicën. Pra, gjithsej pesë votime për çdo cikël. Haxhi Aliko: E keqja është kur që në fillim propozohet vetëm një kandidat dhe në raundin e parë të votimit ai nuk arrin shumicën e kërkuar. Gjasat që ky person të fitojë në votimet e ardhshme janë të pakta. Ky është rreziku. Kastriot Islami: Rasti kur propozohet vetëm një kandidat, në fakt, përbën një farë shqetësimi.

352 Leontiev Çuçi: Duhet të shtojmë edhe një “atëherë” ose një paragraf tjetër për sqarimin e kësaj. Kastriot Islami: Pika gjashtë e nenit 2 mbetet ashtu siç është. Leontiev Çuçi: Kam edhe një pyetje në lidhje me një çështje që u shtrua këtu nga dikush. Çështja e vazhdimësisë së përmbushjes së detyrës së Presidentit, në qoftë se procedura zgjat pesë herë e asnjë kandidat nuk fiton dhe vendi, rrjedhimisht, kalon në zgjedhje. Arben Imami: Kjo është gjë që dihet. Leontiev Çuçi: Presidenti i “vjetër” vazhdon të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet tjetri? Zamira Çaka: Sigurisht. Vladimir Metani: Po në qoftë se përpara zgjedhjes së Presidentit pasardhës, Presidenti faktik jep dorëheqje të parevokueshme? Arben Imami: Në këto raste, ai zëvendësohet nga Kryetari i Kuvendit. Meqenëse nenin 2 do ta ridiskutojmë, kalojmë tek neni 3 409 . Një çështje e diskutueshme në këtë nen është: “e drejta e rizgjedhjes vetëm një herë”. Çështja shtrohet që rizgjedhja në një mandat tjetër pesëvjeçar do të jetë menjëherë në vijim të mandatit të mëparshëm, pra, në mënyrë të njëpasnjëshme, apo dy mandate gjithsej qoftë edhe me shkëputje ndërmjet dy mandateve? Kristaq Traja: Kur thua dy mandate gjithsej, ata mund të jenë [edhe] të shkëputur në kohë. Arben Imami: Këtu është dy herë gjithsej. Edhe unë për këtë variant jam. Në rregull, vazhdojmë. Kush ka vërejtje? 409 Neni 3: “1. Presidenti i Republikës zgjidhet për pesë vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. 2. Zgjedhja e Presidentit bëhet jo më vonë se 30 ditë para mbarimit të mandatit presidencial. 3. Presidenti fillon në detyrë zyrtarisht pasi bën betimin para Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet. Presidenti betohet si vijon: “Betohem se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet e vendit, se do të mbroj pavarësinë e Republikës, të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar”. 4. Mandati i Presidentit mund të zgjasë vetëm kur Kuvendi nuk mund të mblidhet për shkak lufte dhe vetëm për aq kohë sa vazhdon ajo. 5. Presidenti që jep dorëheqjen para mabrimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes së tij”.

353 Haxhi Aliko: Po pse duhet ta kufizojmë në dy? Supozojmë se një person zgjidhet President për dy mandate radhazi nga mosha 40 deri në 50 vjeç. Më pas, për pesë vjet ai qëndron i paangazhuar dhe, kur mbush 56 vjeç, ai konkurron përsëri për President. Periudha dhjetëvjeçare në atë post ishte një shkollë për të, duke e bërë edhe më të përkryer. Pse duhet t’i heqësh këtij personi mundësinë e rizgjedhjes kur të arrijë 56 apo 60 vjeç? Kjo mua më duket irracionale. Nuk ka përse një President i suksesshëm, që kalon një periudhë pa u zgjedhur, të mos zgjidhet përsëri. Arben Imami: A e mbështet njeri propozimin e zoti Aliko? Sabri Godo: Një Presidenti si ai për të cilin foli zoti Aliko, nuk besoj t’i ketë mbetur më aftësia e nevojshme mendore për të kryer përsëri detyrën e Presidentit të vendit. Ai është mirë të qëndrojë në shtëpi. Mbretërit janë të mërzitshëm. Kastriot Islami: Në qoftë se dëshironi, mund ta bëjmë: “President mund të zgjidhet një person jo më i ri se 40 vjeç dhe jo më i madh se 70 vjeç”. Haxhi Aliko: Unë qëndroj në idenë që shpreha. Sabri Godo: Me konsensus po të themi hiq dorë nga ajo ide. Arben Imami: I njëjti President për njëzet vjet, sado i mirë që të jetë, nuk mund të durohet as psikologjikisht. Në rregull, vazhdojmë atëherë. Neni 4. Kastriot Islami: Shqetësimi i zoti Aliko zgjidhet duke rritur kufirin e moshës për t’u zgjedhur nga 40 vjeç në 45 vjeç. Ky President do të ketë të drejtën të zgjidhet vetëm me dy mandate. Arben Imami: E kemi zgjidhur këtë problem. Leontiev Çuçi: E zgjidhëm zoti Aliko këtë problem. Me këtë variant i heqim mundësinë Berishës të rizgjidhet. Haxhi Aliko: Nuk është historia e Shqipërisë Berisha, zotëri! (replika të pakuptueshme) Kastriot Islami: Do të jenë shumë të rralla rastet që një person të zgjidhet President fiks 40 vjeç. Nuk ka përse të jetë shqetësim.

354 Genc Ruli: Nga ana tjetër, me tri të pestat është e vështirë të zgjidhet një njeri që është 40 vjeç. Arben Imami: Gjithashtu, zgjedhja e Presidentit nuk është një garë, në të cilën shfaqen cilësitë personale të kandidatëve. Kandidati që zgjidhet është më shumë rezultat i negociatave partiake. Ka konsensus që të mbetet kështu siç është? Në rregull. Kalojmë tek neni 4 410 . Kastriot Islami: Tek neni 3, pika 5 mund të formulohet si vijon: “Jep dorëheqjen dhe nuk mund të kandidojë më pas dorëheqjes”. Zamira Çaka: Më mirë është ashtu siç është formuluar nga stafi. Kastriot Islami: Le të flasim për një rast, për shembull, supozojmë se Presidenti jep dorëheqjen një ditë përpara se të bëhen zgjedhjet për President. A e pengon ky fakt atë të rikandidojë? Arben Imami: Sigurisht që e pengon. Vazhdojmë me nenin 4. Kur themi: “...asnjë veprimtari tjetër publike, partiake ose private”, a përfshihet gjithçka që është e nevojshme? Haxhi Aliko: A mund të jetë President i një fondacioni? Arben Imami: Jo, pasi është një funksion publik! Spartak Braho: Mund të jetë anëtar i Akademisë së Shkencave? Arben Imami: Besoj se po, pasi qenia anëtar është tjetër gjë. Kastriot Islami: Presidenti nuk mund të mbajë asnjë lloj posti (detyre) tjetër publik ose partiak. Leontiev Çuçi: Formulimi i paraqitur përjashton çdo lloj veprimtarie si anëtar partie. Arben Imami: Veprimtaria botuese ose një veprimtari tjetër me karakter shkencor nuk përfshihet në veprimtaritë që pengohen t’i kryejë Presidenti. Këto veprimtari janë krejtësisht personale. Kështu, në qoftë se një President është shkrimtar, nuk mund t’i thuash atij, për shembull, të heqë dorë nga të shkruarit e librave. Vladimir Metani: Po Kryetar i Akademisë së Shkencave, mund të jetë? 410 Neni 4 po aty: “Presidenti i Republikës nuk mund të kryejë asnjë veprimtari tjetër publike, partiake ose private”.

355 Haxhi Aliko: Jo, se sikurse u tha më sipër, është një veprimtari publike. Madje është një funksion [shtetëror]. Sabri Godo: Veprimtarinë publike mund ta shtrish në të gjitha sferat. Edhe të shkruarit e librave hynë në veprimtarinë publike. Krenar Loloçi: Nuk mund të shkosh përtej arsyes. Një gjë e tillë do të zgjidhet rast pas rasti, por në çdo rast do të përdoren kufijtë e arsyes. Arben Imami: Këtu është fjala për veprimtari partiake, si dhe për veprimtari të tjera të natyrës publike. Për shembull, Presidenti i Republikës nuk mund të jetë pedagog. Spartak Braho: Po leksione, a mund të japë? Arben Imami: Normalisht, jo vetëm Presidenti, por edhe deputeti nuk ka pse të shkojë dhe të japë leksione. Çështja shtrohet: ose do të përgatisë leksionet, ose do të kryejë detyrën e deputetit. Haxhi Aliko: Ndoshta leksione edhe mund të japësh. Nuk është ndonjë gjë e madhe të shkosh dy herë në javë për të dhënë leksione. Arben Imami: Presidenti i Republikës ose duhet të kryejë funksionin e Presidentit, ose të japë leksione. Haxhi Aliko: Një, dy leksione, do të thoja, dhe jo një cikël të tërë leksionesh. Në qoftë se ai është një figurë e shquar në një fushë të caktuar, nuk ka përse t’i kufizohet mundësia të japë një ose disa leksione. Krenar Loloçi: Kur bëhet fjalë për një ose dy leksione, në fakt, nuk kemi vazhdimësi. Leontiev Çuçi: Pra, ajo nuk është veprimtari. Arben Imami: Sigurisht, nuk përfshihet këtu dhënia e një ose dy leksioneve. Neni në fjalë ndalon veprimtarinë pedagogjike. Kryerja e një cikli leksionesh është veprimtari pedagogjike. Presidenti, gjithashtu, nuk duhet të mbajë asnjë funksion partiak, as edhe të kryejë ndonjë veprimtari partiake. Kastriot Islami: Që të mbash një ose dy leksione, duhet të përfshihesh në listën e pedagogëve të jashtëm.

356 Arben Imami: Mund të përfshihet në një listë të tillë, si dhe mund të shkojë të japë një leksion. Askush nuk e pengon. Kastriot Islami: Presidenti në Shqipëri mund të lejohet të bëjë çfarë të dojë, por normalisht nuk duhet të jetë as në listën e pedagogëve të brendshëm, as në listën e pedagogëve të jashtëm. Nëse ftohet për të dhënë një leksion, çështja ndryshon. Zamira Çaka: Sigurisht, i ftuar ai mund të jetë. Arben Imami: Ka vërejte të tjera? Jo. Kalojmë tek neni 5. 411 Përgjegjësia e Presidentit është e natyrës politike. Kastriot Islami: Ajo është përgjegjësi penale, sepse Presidenti nuk ka përgjegjësi tjetër. Vladimir Metani: Ai përjashtohet nga të gjitha llojet e përgjegjësive. Krenar Loloçi: Presidenti përjashtohet, veçanërisht, nga përgjegjësia politike. Arben Imami: Fillimisht, kush ka pyetje në lidhje me këtë nen? Petrit Kalakula: Mos vallë pika e parë bie në kontradiktë me të dytën? Krenar Loloçi: Ndoshta për të krijuar një ide më të qartë po krahasojmë përgjegjësinë e Presidentit me përgjegjësinë e Kryeministrit. Kryeministri ka përgjegjësi politike dhe përgjegjësi penale. Në një moment të caktuar, parlamenti i heq votëbesimin Kryeministrit, për shkak se nuk është dakord me vijën politike të ndjekur prej tij. Për këtë përgjegjësi me karakter politik, Kryeministri shkarkohet nga detyra. Ndërsa Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi politike. Pra, pëlqehet ose jo politika e Presidentit, ai nuk mund hiqet nga detyra. Ai përgjigjet vetëm atëherë kur shkel Kushtetutën dhe ligjin. Kur ai bën një shkelje të tillë, përgjegjësia 411 Neni 5: “1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij. 2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje me dashje të Kushtetutës dhe të ligjeve. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e anëtarëve të tij. 3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”.

357 kalon nga fusha e përgjegjësisë politike në fushën e përgjegjësisë ligjore konkrete. Presidenti mban përgjegjësi dhe, për këtë shkak, ai mund të hiqet nga detyra sipas procedurës së parashikuar. Kastriot Islami: Pra, mund të formulohet që Presidenti nuk ka përgjegjësi për këtë ose atë, përveç rasteve kur shkel me dashje Kushtetutën dhe ligjin. Arben Imami: Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës. Këtu bëjmë fjalë për akte të kryera nga Presidenti gjatë ushtrimit të detyrës dhe jo kur ai kryen një krim si individ. Kur shkel Kushtetutën dhe ligjet, ai mban përgjegjësi, e cila kalon nëpër një procedure që fillon me mënyrën e konstatimit e përfundon me shkarkimin, pas vërtetimit të fajësisë. Petrit Kalakula: A mban përgjegjësi Presidenti në qoftë se fal 40 kriminelë të rrezikshëm? Kastriot Islami: Falja është një kompetencë ekskluzive e Presidentit. Petrit Kalakula: Prit pak. Një veprim i tillë sjell pasoja. Faktikisht, nxjerrja nga burgu 412 i mjaft kriminelëve na ka sjellë pasoja. Ligoraq Karamelo: Gjithashtu, një çështje tjetër është nëse Presidenti i kryen shkeljet me dashje ose pa dashje, dhe nëse duhet përmendur një gjë e tillë diku. Vladimir Metani: Ndërsa pika e parë e nenit 5 shprehet se Presidenti përjashtohet nga çdo përgjegjësi, pika e dytë flet vetëm për shkarkimin e tij; nuk bën fjalë fare për përgjegjësi të Presidentit kur ai shkel Kushtetutën. Në fakt, Presidenti duhet të përgjigjet vetëm për kryerjen e krimeve të rënda. Projekti i 1995-ës 413 dhe ai i 1994-ës 414 fillimisht 412 Është fjala për amnistinë e bërë me ligjin nr. 8202, datë 27.3.1997, “Për aministinë”. 413 Neni 78 i Projektkushtetutës së 1995-ës parashikonte: “1. Presidenti i Republikës nuk përgjigjet për aktet e kryera në ushtrimin e detyrës, përveçse për shkelje të rënda të Kushtetutës ose për kryerjen e krimeve të rënda. 2. Shkarkimi i Presidentit për këto raste mund të kërkohet nga jo më pak se një e katërta e deputetëve dhe vendoset nga jo më pak se dy të tretat e tyre”. 414 Neni 82 i Projektkushtetutës së 1994-ës parashikonte: “1. Presidenti i Republikës nuk përgjigjet për aktet e kryera në ushtrimin e detyrës përveçse për tradhëti ndaj Atdheut ose për shkelje të rëndë me dashje të Kushtetutës. 2. Shkarkimi i Presidentit për këto raste mund të kërkohet nga jo më pak se një e katërta e numrit të deputetëve dhe vendoset nga jo më pak se dy të tretat e tyre”.

358 parashikojnë përjashtimin e Presidentit, pastaj shkeljet për të cilat përgjigjet Presidenti, të cilat janë shkeljet e rënda të Kushtetutës, kryerja e krimeve të rënda dhe, së fundi, flitet për shkarkimin e Presidentit. Kristaq Traja: Mendoj se është mirë të shmangim konceptin “krim i rëndë” sepse është shumë relativ. Të shtohet “me dashje” sepse, po qe se e ka atë vullnet për ta bërë me dashje një shkelje, kjo e rëndon shumë më tepër sesa ardhja e pasojave të tjera të rënda. Vladimir Metani: Pra, pika 1 flet për përjashtimin nga përgjegjësia të Presidentit të Republikës. Ndërsa pikat 2 dhe 3 bëjnë fjalë për shkarkimin. Pra, po qe se i vërtetohet fajësia, ai gjykohet si qytetar i thjeshtë, kështu? Kristaq Traja: Ekzakt! Vladimir Metani: Unë jam dakord. Arben Imami: Në qoftë se Presidentit i komunikohet se nuk duhet të bëjë referendum për një çështje, pasi i përket Kuvendit për ta zgjidhur, por Presidenti megjithatë urdhëron kryerjen e referendumit, atëherë ndodhemi përpara një shkelje të Kushtetutës. Atëherë, Kuvendi mblidhet, e akuzon Presidentin për shkelje të Kushtetutës dhe ia dërgon Gjykatës Kushtetuese për të vërtetuar fajësinë e Presidentit. Zamira Çaka: Kushtetuta shkelet me dashje, jo pa dashje. Krenar Loloçi: Është tjetër gjë kur ndërmerret një hap i vetëm, i cili ka ndodhur në një moment të caktuar dhe që nuk u paraprin veprimeve të tjera. Arben Imami: Supozojmë se Presidenti i ka dhënë gradën ushtarake një personi që nuk i takonte, por një veprim të tillë Presidenti e ka kryer për mungesë informacioni. Një veprim i tillë nuk është i rëndësishëm, prandaj për këtë nuk mund të shkarkohet Presidenti i Republikës. Kristaq Traja: Jo vetëm kaq, por kur thuhet pa dashje, atëherë futesh gjithmonë në fushën e gjykimit të tij. Ai mund të thotë se i tillë ishte mendimi i tij. Kur ai bën diçka me dashje, kjo do të thotë se i ka kompetencat e qarta.

359 Haxhi Aliko: Po në qoftë se gjendemi përpara situatave të tilla: një mik i Presidentit kryen një krim dhe ai ndërhyn që ai të falet ose të dënohet pak. Një mik tjetër i Presidentit vjedh në shuma të mëdha dhe Presidenti përsëri ndërhyn për ta lehtësuar. Kjo është një veprimtari e papranueshme për një President. A është kjo shkelje e ligjit? Krenar Loloçi: Këto janë çështje shumë subjektive dhe për këto nuk mund të goditet figura e Presidentit të Republikës. Jo për faktin se Presidenti i Republikës është i imunizuar nga përfshirja në aktivitete të kësaj natyre, por ai nuk është kaq i ekspozuar. Ndërhyrja e Presidentit tek gjyqësori ose ekzekutivi, sipas rastit, mbetet ndërhyrje. Në fund të fundit, është gjyqësori ose ekzekutivi që nuk duhet të bien pre e ndërhyrjes së Presidentit, por duhet, në radhë të parë, të zbatojnë ligjin. Në qoftë se Presidenti është i imunizuar, janë gjykatat ose ekzekutivi që veprojnë nën ndërhyrjen e Presidentit, në kundërshtim më ligjin, ato që do të mbajnë përgjegjësi të ndryshme për shkeljet ligjore në veprimtarinë e tyre. Haxhi Aliko: Po një President që merr, për shembull, 500.000 dollarë për një koncesion që i bën dikujt, a duhet të qëndrojë më në këtë post? Sabri Godo: Kjo dhe ndonjë tjetër si kjo mund të futet tek ai krim, për të cilin ne përdorim termin ‘shpërdorim detyre’. Shpërdorimi i detyrës është i pafund. Haxhi Aliko: Atëherë, akuzat që i janë bërë Presidentit të kaluar 415 duhet të pushojnë menjëherë… Arben Imami: Në qoftë se vërtetohen… Me llafe gazetash nuk bëhen akuza. Kristaq Traja: Sidoqoftë është një proces i tërë që do të ndiqet për çdo akuzë që mund të ngrihet kundër Presidentit të Republikës; është një Kuvend i tërë që konstaton për çdo akuzë që disa persona mendojnë se përbën shkelje. Më pas çështja dërgohet në gjykatë. Nuk është kaq e thjeshtë. Spartak Braho: Gabim mund të bëhet… 415 Zoti Sali Berisha.

360 Vladimir Metani: Jo, nuk ka sesi të ndodhë, sepse garancitë janë shumë të mëdha. Arben Imami: Jam dakord. Garancitë janë shumë të mëdha. Duhen dy të tretat e Kuvendit, që është një shumicë mjaft e madhe, pavarësisht se vendimi i Kuvendit ka karakter politik. [Pasi arrihen] dy të tretat, pastaj është Gjykata Kushtetuese, e cila eviton ndonjë gabim për të kaluar Presidentin në gjyq pa baza. Petrit Kalakula: Vënia nën akuzë “për shkelje të ligjeve” unë sugjeroj të mos hiqet nga pika 2. Vladimir Metani: Unë mendoj se duhet ngushtuar rrethi i shkeljeve. Spartak Braho: Unë nuk jam për ta ngushtuar. Zamira Çaka: Jam dakord me zotërinjtë Kalakula dhe Braho. Arben Imami: Për mendimin tim, rruga më e mirë është që rrethi i shkeljeve të jetë i gjerë, por me garanci të forta. Kastriot Islami: Në përgjithësi, kompetencat kushtetuese nuk janë të tilla që ai mund t’i shkelë. Çfarë shkeljesh mund të bëjë Presidenti nëpërmjet të drejtës për t’i dërguar mesazhe Kuvendit apo nëpërmjet ushtrimit të të drejtës së faljes? Vladimir Metani: Ka edhe kompetenca të tjera që lidhen edhe me pushtetet e tjera. Arben Imami: Për faljet do të bëhet ligji për faljet. Zamira Çaka: Presidenti mund të shkelë kriteret që do të përcaktohen në këtë ligj. Spartak Braho: Sipas pikës 3 të nenit 5, fajësinë e Presidentit e vërteton Gjykata Kushtetuese. Është e drejtë kjo? Vladimir Metani: Po, është. Zamira Çaka: Dhe kjo bëhet vetëm për Presidentin. Krenar Loloçi: Një e katërta e inicion, dy të tretat e Kuvendit e konstatojnë shkeljen që mund të ketë bërë Presidenti, më tej fajësia vërtetohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila me vendim shprehet se Presidenti e ka kryer një shkelje ligjore, duke shënuar me këtë rast

361 shkarkimin e Presidentit. Kur shkelja përbën vepër penale, gjykimi ndjek rrugën e zakonshme të procedimit e të gjykimit të një vepre penale. Spartak Braho: Pra, vërtetimi i fajësisë e penalizon menjëherë? Zamira Çaka: Është fjala vetëm për shkarkimin. Kastriot Islami: Vetëm pasi shkarkohet, quhet se i është hequr imuniteti Presidentit dhe kundër tij mund të kryen hetime të plota. 416 Spartak Braho: Hetimet i bën Gjykata Kushtetuese? Kastriot Islami: Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të kryejë hetime në masën që është e nevojshme për të provuar fajësinë e Presidentit. Petrit Kalakula: Ka të drejtë të bëjë disa hetime sepse asaj i dërgohet vendimi i Kuvendit, që i kërkon vënien e Presidentit nën akuzë, bashkë me të gjitha dokumentet shoqëruese. Kastriot Islami: Natyrisht edhe parlamenti mund dhe ka të drejtë të kryejë hetime, pasi problemi mund të jetë shumë i komplikuar. Vladimir Metani: Sigurisht, parlamenti do të shqyrtojë të dhëna, si dhe dokumente të ndryshme. Zamira Çaka: Si do të vendosë parlamenti pa bërë hetime? Kristaq Traja: Parlamenti mbledh fakte, mbi bazën e të cilave merr vendimin. Kastriot Islami: Parlamenti ka të drejtë të thërrasë Presidentin për ta pyetur në lidhje me një akt që ai ka nxjerrë. Arben Imami: Presidenti amerikan Nikson, megjithëse u thirr nga Kongresi, nuk u paraqit. Ai i dërgoi një mesazh Kongresit të regjistruar në magnetofon. Kjo gjë nuk bëri gjë tjetër veçse e ngriti më tej reaksionin e të dy dhomave kundër tij. Në qoftë se Presidenti nuk 416 Vetëm hetimet e kryera nga organi i prokurorisë janë të vlefshme nga pikëpamja juridike për të vënë një individ nën akuzë dhe, kur akuza vërtetohet nga gjykata, individi mer ndëshkimin ose dënimin në bazë të dispozitave të Kodit Penal. Sigurisht, të gjitha organet janë të lira të kryejnë hetime përpara se të marrin një vendim të caktuar, por këto hetime, siç dihet, nuk kanë vlerën e hetimeve të kryera nga organi caktuar për ndjekjen penale. (Shënim i red.)

362 do të bashkëpunojë me Kuvendin, atëherë ky i fundit do të reagojë më ashpër. Sabri Godo: Në rast se një individ ka një ankesë ndaj një akti ose veprimi të Presidentit, për të ngritur akuzën kundër Presidentit ai duhet të bindë një të katërtën e deputetëve. Krenar Loloçi: Sigurisht! Vladimir Metani: Duhet të bindet një e katërta që të vihet në lëvizje procedura për të vënë Presidentin nën akuzë. Sabri Godo: Kam edhe një pyetje tjetër. Pika e parë thotë se Presidenti përjashtohet nga përgjegjësia për aktet që kryen gjatë detyrës. Pra, nëse kryen një vepër penale gjatë kryerjes së detyrës, kundër tij nuk mund të bëhet asgjë? Zamira Çaka: Jo, jo nuk është ashtu! Kristaq Traja: Rregulli është parashikuar në pikën një, ndërsa përjashtimi është tek pika dy. Por këto nuk janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Krenar Loloçi: Ashtu siç jepet rregulli, bëhet edhe përjashtimi në Kushtetutë. Dhe të dyja kombinohen me njëra - tjetrën. Haxhi Aliko: Lejohet një individ të akuzojë Presidentin në Gjykatën Kushtetuese? Arben Imami: Jo. Fillimisht duhet një e katërta e deputetëve të shqyrtojë një shkelje të caktuar dhe t’ia kalojë Kuvendit. Duhet të vendosë Kuvendi me dy të tretat nëse çështja duhet t’i shkojë Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për fajësinë e Presidentit në lidhje me një shkelje të caktuar. Kastriot Islami: Po kur Presidenti kryen akte kriminale jashtë ushtrimit të detyrës së tij? Hetime nuk mund të kryhen sepse ai është i veshur me imunitet. Çfarë do të bëhet më tej? Kristaq Traja: Pika dy i përmbledh të gjitha. Mund të shkarkohet për shkelje me dashje të Kushtetutës dhe të ligjeve, duke përfshirë edhe veprat penale. Kastriot Islami: Si hetohet?

363 Kristaq Traja: Pasi të jetë ndjekur procedura e parashikuar në pikën 2. Nuk besoj se Kuvendi do të mbronte një njeri që ka kryer haptazi një krim. Haxhi Aliko: Supozojmë se unë jam një dëshmitar okular i një ngjarjeje, ku Presidenti vret gruan e vet. Nuk kam të drejtë të akuzoj Presidentin në Gjykatë Kushtetuese për vrasje? Krenar Loloçi: Edhe në këtë rast do të ndiqet procedura. Sabri Godo: Edhe unë dëshiroj të shtroj të njëjtën pyetje: në qoftë se kemi një President qejfli, i cili me sjelljen e tij, duke ngacmuar seksualisht një femër, diskrediton institucionin e Presidencës; pala e ofenduar, femra në fjalë, a ka të drejtë të ngrejë padi kundër Presidentit? Krenar Loloçi: Pala e ofenduar ka të drejtë të shkojë dhe denoncojë në parlament. Parlamenti cakton një komision për të bërë verifikimet përkatëse. Në qoftë se nga verifikimet dhe hetimet paraprake rezultojnë të vërteta akuzat e kësaj femre, një grup [një e katërtat e deputetëve] mund të fillojë një proces në Kuvend kundër Presidentit. Petrit Kalakula: Por, mund të kontaktosh ose t’i dërgosh letra 20 deputetëve? Arben Imami: Por, nga ana tjetër, nuk duhet ta lëmë Presidentin të endet gjyqeve, pse i teket njërit ose tjetrit të ngrejë akuzë kundër tij. Me këtë nuk dua të them se Presidenti është i paprekshëm, porse ai është i rrethuar me garanci për të mos u prekur kollaj. Petrit Kalakula: Nuk mund të fillojë procesi për çdo gjë. Arben Imami: Besoj se pas këtij diskutimi jemi më të qartë për përmbajtjen e kësaj dispozite. Dakord? Në rregull. Vazhdojmë me nenin 6 417 . Leontiev Çuçi: Kur çmendet Presidenti, çfarë ndodh? 417 Neni 6: “1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij. 2. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. 3. Kur vendi i Presidentit mbetet vakant, zgjedhja e Presidentit të ri bëhet brenda 20 ditëve”.

364 Kastriot Islami: Ndoshta duhet përmendur “gjendja shëndetësore në përgjithësi”. Haxhi Aliko: Ndonjë i çmendur mund të mos bëjë asgjë. Pra, pse të mos vazhdojë të qëndrojë në detyrë? Kristaq Traja: Pamundësi është edhe ajo, sepse ai nuk bën detyrën. Zamira Çaka: Është në pamundësi të përkohshme për të kryer detyrën. Leontiev Çuçi: Kjo “e përkohshme” mund të vazhdojë edhe tre vjet. Do e lejosh këtë? Zamira Çaka: “E përkohshmja” është e kufizuar në 60 ditë. Kastriot Islami: Në Francë u bë gjithë ai debat për Miteranin, i cili nuk kishte deklaruar që kishte qenë me kancer. Duhet që Presidenti i Republikës të deklarojë gjendjen shëndetësore, pasi është një person që ka përgjegjësi shumë të mëdha? Krenar Loloçi: Sigurisht, ka pasur edhe njerëz të çmendur që kanë qeverisur për pesë apo gjashtë vjet. Por raste të tilla të rralla në historinë botërore nuk ia vlen as edhe të konsiderohen. Sabri Godo: Mos vallë ka ndonjë kontradiktë ndërmjet neneve 5 dhe 6? Tek neni 6 mungon iniciativa e një të katërtës për të filluar procesin për konstatimin e pamundësisë së Presidentit. Zamira Çaka: Jo. Sabri Godo: Këtu është me iniciativën e një të katërtës së anëtarëve të parlamentit. Krenar Loloçi: …dhe vendosin dy të tretat për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Zamira Çaka: Dy të tretat vendosin në të dy rastet, si në nenin 5, për vënien e Presidentit nën akuzë, ashtu dhe në nenin 6, për largimin e tij nga detyra për shkak pamundësie në kryerjen e detyrës. Sabri Godo: Në nenin 6 mungon vetëm iniciativa e një të katërtës. Haxhi Aliko: Jo, aty mund të jetë edhe iniciativa e një njeriu të vetëm.

365 Arben Imami: Si është menduar vënia në lëvizje? Leonard Solis: Vënia në lëvizje bëhet për shkak të gjendjes së Presidentit. Pra, është vetë gjendja e Presidentit që e vë në lëvizje procesin. Ai nuk është në gjendje të ushtrojë profesionin për 60 ditë. Nuk e di se çfarë shkaku më shumë të kërkojmë për vënien në lëvizje të procesit për konstatimin e pamundësisë? Kastriot Islami: Kush e merr përsipër të vërë në lëvizje procesin për të vërtetuar nëse Presidenti është i çmendur ose jo? Arben Imami: Qoftë edhe një anëtar i vetëm, sa kohë që nuk kërkohet një e katërta. Kastriot Islami: Nuk është interpretim ky! Arben Imami: Përderisa nuk është përcaktuar numri, domethënë Kuvendi vihet në lëvizje. Leonard Solis: Duhet, ndoshta, edhe ndonjë letër apo raport mjekësor… Sabri Godo: Kur Presidenti është i sëmurë, iniciativën për të përcaktuar pamundësinë mund ta marrë edhe një mjek i vetëm? Arben Imami: Edhe një deputet i vetëm. Sabri Godo: Ku është e shkruar? Krenar Loloçi: Jo vetëm një deputet, por duhet të ekzistojë fakti që Presidenti të jetë i sëmurë. Ai mund të jetë i sëmurë, por nuk e deklaron një gjë të tillë. Vladimir Metani: Asnjë i çmendur nuk thotë se jam i çmendur. Arben Imami: A është e nevojshme që të shkruhet këtu që procedura e inicimit është procedura e zakonshme? Kristaq Traja: Procedura e inicimit është procedura e zakonshme, sepse kjo është një iniciativë e lirë. Kastriot Islami: A mos vallë duhet t’i referohet nenit 5 në lidhje me inicimin e procedurës nga një e katërta? Arben Imami: A nevojitet të thuhet me procedurë të zakonshme?

366 Leonard Solis: Për mua, çështja e fillimit të procedurës nuk krijon asnjë lloj problemi. Sabri Godo: Ta zëmë se një deputeti i është mbushur mendja se Presidenti është i sëmurë dhe kërkon fillimin e procesit për konstatimin e pamundësisë. A mundet ai ta vërë në lëvizje procedurën? Arben Imami: Çdo deputet ka të drejtën e iniciativës. Sabri Godo: Kjo duhet të parashikohet me shkrim. Krenar Loloçi: Ajo është një procedurë e tërë që vende të ndryshme e kanë rregulluar me ligj për të gjithë funksionarët, jo vetëm për Presidentin e Republikës, duke parashikuar edhe se si mund të fillojë procedura për të konstatuar e më tej për të vërtetuar nëse Presidenti është i çmendur. Arben Imami: Sabriu kërkon garanci për fillimin e kësaj çështjeje nga një deputet i vetëm. Krenar Loloçi: Kjo Kushtetutë garanton që Presidenti të mos hiqet nga dhjetë deputetë që e quajnë të çmendur kur ai nuk është i çmendur. Sabri Godo: E ke fjalën për dy të tretat që nevojiten për të konstatuar pamundësinë. Krenar Loloçi: Po, pikërisht. Kastriot Islami: Përse të mos thuhet shprehimisht diku tek pika 2 se procedura fillon mbi bazën e propozimit qoftë edhe të një deputeti të vetëm? Krenar Loloçi: Po pse vetëm deputeti, kur mund të paraqitet edhe një raport mjekësor? Mund ta kërkojë gruaja e Presidentit ose persona të tjerë të interesuar. Vladimir Metani: Presidenti mund të shtrohet në një spital psikiatrik a spital tjetër, i cili njofton me shkrim Kuvendin për shtrimin e Presidentit të Republikës. Arben Imami: Pas njoftimit të spitalit duhet të jetë dikush që të bëjë propozimin konkret.

367 Vladimir Metani: Spitali ia dërgon Kryesisë së Kuvendit Popullor dokumentin ku vërtetohet se Presidenti i Republikës ka 65 ditë i shtruar me këtë ose atë diagnozë. A do të vihet në lëvizje Kuvendi? Kastriot Islami: Ky është rasti më i thjeshtë. Problemi është kur Presidenti dyshohet se vuan nga një sëmundje mendore. Kristaq Traja: Do të jetë Kuvendi ai që do të vendosë nëse do ta nisë apo jo. Kjo është procedura normale. Çfarë e pengon një ose më shumë deputetë që të propozojnë fillimin e procedurës? Arben Imami: Fjalën e ka zoti Aliko. Haxhi Aliko: Në pikën 2 të nenit 6 thuhet: “Në rast se Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë detyrën më shumë se 60 ditë, Kuvendi me dy të tretat e anëtarëve vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”. Tani, supozojmë se Presidenti rrëzohet dhe thyen këmbën. Rri 40 ditë në shtrat pa lëvizur, pa vajtur në zyrë dhe pa ushtruar detyrat, si dhe i duhen 40 ditë të tjera pushime që të marrë veten. Ja ku u kalua periudha prej 60 ditë. Periudha prej 60 ditësh, mos është tepër e kufizuar? Arben Imami: Por, edhe në këtë gjendje, ai mund ta ushtrojë detyrën. Haxhi Aliko: Marrim një rast tjetër: mjekët e ndalojnë të kryejë çdo lloj pune. Krenar Loloçi: Këtë çështje, në fund të fundit, do ta vendosë Kuvendi me dy të tretat, pasi të analizojë raportin mjekësor, si dhe të shohë një varg rrethanash të tjera. Kristaq Traja: Do të pyetet Kuvendi nëse duhet bërë kjo gjë apo jo? Haxhi Aliko: 60 ditë mos janë pak? Leontiev Çuçi: Jo. Arben Imami: Jo, nuk përcaktohet pamundësia vetëm me mungesën e Presidentit për 60 ditë. Sabri Godo: Ai i ruan aftësitë për të drejtuar shtetin edhe kur është i sëmurë. Arben Imami: Pamundësia është tjetër gjë.

368 Kastriot Islami: Pamundësia është, për shembull, kur ai është i çmendur. Leontiev Çuçi: Zgjedhja e Presidentit bëhet me tri të pestat e anëtarëve të Kuvendit, ndërsa shkarkimi me dy të tretat. Kush është më e rëndësishme, zgjedhja apo shkarkimi? Arben Imami: Shkarkimi. Haxhi Aliko: Shkarkimi, sepse është më i kërcënuar nga ndërhyrjet. Arben Imami: Presidenti mund të zgjidhet edhe me shumicën e të gjithë anëtarëve. Leontiev Çuçi: Ideja është kjo: pse një shumicë paska përgjegjësinë për të zgjedhur, ndërsa e njëjta shumicë nuk mund të kërkojë e garantojë një shkarkim të rregullt të Presidentit? Arben Imami: Duhet të garantohet që Presidenti të mos hiqet për arsye politike. Haxhi Aliko: Procesi i heqjes është më i vështirë sesa ai i zgjedhjes sepse lidhet me një situatë që është e mbarsur me dyshime. Arben Imami: Ka vërejtje të tjera për këtë nen? Jo, nuk ka. Kalojmë tek neni 7 418 . Fjala “parlament” në shkronjën (f) të zëvendësohej me “Kuvend”. Në lidhje me referendumin, po në këtë shkronjë, unë sugjeroj të mos e lidhim me caktimin e datës së zgjedhjeve, por ta nxjerrim në një pikë më vete ku të themi: “Shpall referendumin”. Haxhi Aliko: Fjala “parlament” ka ardhur nga varianti me dy dhoma, prandaj, natyrisht, që duhet hequr. 418 Neni 7: “Presidenti ushtron edhe këto kompetenca: a) i drejton mesazhe Kuvendit; b) ushtron të drejtën e faljes; c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit; ç) jep dekorata e tituj nderi; d) akordon gradën më të lartë ushtarake; dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe tërheq përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare; pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara pranë tij; e) jep strehimin politik; f) cakton datën e zgjedhjeve për parlamentin, për organet e pushtetit lokal dhe për zhvillimin e referendumit popullor”.

369 Kastriot Islami: Mbase duhet thënë diçka edhe për faktin që kompetenca të tjera të Presidentit gjenden të shpërndara nëpër kapituj të tjerë. Zamira Çaka: Kur diskutonim për parlamentin, më duket, kështu e lamë? Kristaq Traja: Dakord. Po të vepronim ndryshe, atëherë duhet të përfshinim këtu edhe kompetencat në lidhje me qeverinë, parlamentin, gjykatën, gjendjen e jashtëzakonshme, kontrollin e shtetit, etj. Krenar Loloçi: Do të ishte një përsëritje e panevojshme. Kristaq Traja: Këtu kemi të bëjmë me një teknikë legjislative. Sabri Godo: Megjithatë, do të ishte mirë të bënit një shtesë këtu në lidhje me shpërndarjen e kompetencave të Presidentit në pjesë e krerë të tjerë të Kushtetutës. Arben Imami: Ka ndonjë vërejtje tjetër? Besoj ramë dakord që të nxjerrim një pikë më vete: “Shpall zhvillimin e referendumit”? Kristaq Traja: Domethënë, cakton datën për zhvillimin e referendumit? Arben Imami: Cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin dhe për organet e pushtetit lokal dhe shpall zhvillimin e referendumit. Kristaq Traja: Këtë, në fakt, e ka të drejtë absolute dhe të drejtpërdrejtë. Arben Imami: Po referendumet mund të bëhen në një ditë të caktuar. Sabri Godo: Kush e ka të drejtën për të shpallur referendum? Arben Imami: Presidenti e ka këtë të drejtë, këtë po them, jo “cakton”. Krenar Loloçi: Shpallja e referendumit dhe caktimi i datës së referendumit janë [gjëra] të ndryshme. Sabri Godo: Të drejtën për të shpallur referendum, kush e ka? Krenar Loloçi: Kuvendi vendos për mbajtjen e një referendumi. Kristaq Traja: Mbase duhet rregulluar.

370 Arben Imami: Atëherë, e lëmë kështu siç është. Kristaq Traja: Kjo do të rregullohet kur të trajtojmë pjesën për referendumet. Kastriot Islami: Tek pika (dh) thuhet: “Emëron dhe tërheq përfaqësuesit e plotfuqishëm”. Mos duhet gjetur një fjalë më e përshtatshme në vend të fjalës “tërheq”. Leontiev Çuçi: E tërheq, sepse i mbaron afati. Haxhi Aliko: Tërheqja mund të bëhet për arsye të ndryshme. Lufter Xhuveli: Edhe për shkak shkarkimi. Kastriot Islami: Mos duhet të thuhet “liron nga detyra”? Kristaq Traja: Kur personi vetë dëshiron të largohet nga detyra, në atë rast thuhet se ai lirohet. Kastriot Islami: Po kur shkarkohet, atëherë? Kristaq Traja: Në fakt kemi përdorur fjalën “emëron” në vend të fjalës specifike diplomatike “akrediton”. Pra, Presidenti akrediton një person në një vend tjetër, i cili është pritur nga pala tjetër. Më vonë Presidenti e tërheq. Pavarësisht se e liron ose e shkarkon, në dekretin e Presidentit thuhet “tërhiqet” filan ambasador. Normalisht kështu përdoret. Fjala specifike që përdoret në anglisht në këtë rast është “recall”, kuptimi më i afërt i së cilës në shqip është “tërhiqet”. Në diplomaci nuk përdoret “shkarkim”. Arben Imami: Ndoshta duhet të themi “akrediton” në vend të fjalës “emëron”? Kastriot Islami: “Emërim”, “akreditim” është në vajtje; “tërheqje, “lirim” është në ardhje. Ndoshta duhet parë edhe një herë terminologjia e përdorur në këtë rast. Arben Imami: Dakord. Kastriot Islami: Ligji do t’i caktojë gradat ushtarake? Krenar Loloçi: Po, dhe atje do të emërtohet grada më e lartë ushtarake.

371 Arben Imami: Vërejtje të tjera? Jo, atëherë kalojmë tek neni 8 419 . Leontiev Çuçi: Më shqetëson fakti nëse me ligje, që miratohen nga një e treta plus një, 420 t’i jepen Presidentit kompetenca abuzive! Krenar Loloçi: Pra, ju e keni fjalën që Kuvendi t’i japë Presidentit kompetenca antikushtetuese ose ai, me kompetencat që i jepen me ligj, të shkelë Kushtetutën? Leontiev Çuçi: Kompetenca që nuk i takojnë. Arben Imami: Një e treta është minimumi i mundshëm duke u nisur nga numri i deputetëve të pranishëm. Leontiev Çuçi: Po. Arben Imami: Sidoqoftë parimi është më shumë se gjysma e deputeteve. 421 Leontiev Çuçi: E kam fjalën për miratimin e një ligji të zakonshëm. Supozojmë se Presidentit i është dhënë kompetenca të zgjedhë tre, pesë ose gjysmën e anëtarëve, siç u mor një shembull nga zoti Islami, të bordit të Televizionit, me anën e të cilës Presidenti i bën jehonë politikës së tij. Pra, merr një kompetencë të rëndësishme me një ligj të thjeshtë, i cili, sipas rregullores, mund të shqyrtohet kur në sallë janë më shumë se numri i përgjithshëm i deputetëve, por që mund të ndodhë të miratohet edhe me një të tretën plus një të numrit të deputetëve. Krenar Loloçi: Ku është frika? Leontiev Çuçi: Më duket një tejkalim kompetencash nga ato që i janë dhënë me Kushtetutë. 419 Neni 8: “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe me ligje të nxjerra në pajtim me të”. 420 Zoti Çuçi ka parasysh në këtë rast paragrafin e dytë të nenit 23 të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, në të cilin parashikohej: “Ligjet dhe aktet e tjera të Kuvendit Popullor, përveç atyre kushtetuese, quhen të miratuara kur ka votuar për to shumica e deputetëve të pranishëm, por jo më pak se një e treta e deputetëve”. 421 Por dihet se, kur në parlament miratohet një ligj i rëndësishëm, pjesëmarrja e deputetëve ritet, të cilën e garanton, përveç të tjerave, disiplina partiake. Mospjesëmarrja e deputetëve të shumicës mund të çojë në rrëzimin e ligjit ose në miratimin e tij më një përmbajtje të ndryshme nga ajo që qeveria dëshironte. (Shënim i red.)

372 Krenar Loloçi: Parlamenti ia ka dhënë. Parlamenti ose ia jep atij, ose i mban për vete. Është e njëjta gjë, ligjin e bëjnë si të duan deputetët. Leontiev Çuçi: Mos duhet t’ia japësh këtë gjë me shumicë absolute ose me tri të pestat? Arben Imami: Ligjet miratohen me shumicë të thjeshtë. Kastriot Islami: Mirë është që kompetenca të tilla të mos i jepen Presidentit, sepse ai mund të abuzojë me to, ndërkohë që, për shkak të mbrojtjes që i është dhënë atij me Kushtetutë, është vështirë ta heqësh nga detyra. Leontiev Çuçi: Pra, ka mbrojtje më të fortë. Krenar Loloçi: Është fjala për një shumicë parlamentare që e mbështet Presidentin. Me fjalë të tjera, Presidenti dhe shumica i përkasin të njëjtës prirje politike. Po të jetë kështu, shumica mund të bëjë çfarë të dojë. Pra, shumica mund t’i njohë Presidentit kompetenca, të themi për një moment, antikushtetuese dhe [Presidenti] do t’i zbatojë. Por, në shumicën e rasteve, Presidenti nuk do t’i takojë shumicës. Kastriot Islami: Sidoqoftë, kompetenca antikushtetuese nuk mund t’i japë! Leontiev Çuçi: Edhe një herë, është fjala për një ligj të thjeshtë, për të cilin u dha edhe një shembull: Presidenti, me ligj të thjeshtë, arrin të fitojë kompetenca për emërimin e bordit të Radiotelevizionit, ligj, që siç u tha më lart, mund të miratohet me një të tretën plus një të deputetëve. Në këtë mënyrë, Presidenti mund të vendosë pesë, ose sa të caktohen me ligj, njerëz të tij. Kristaq Traja: A ka mundësi që të kundërshtohet një ligj kur konsiderohet antikushtetues? Po, mund të kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese. Arben Imami: Zoti Çuçi, mundësitë janë këto: një, Presidentit të mos i lejohet të ushtrojë asnjë kompetencë tjetër, përveçse atyre të shkruara në Kushtetutë; dy, kompetencat e Presidentit të shkruhen në Kushtetutë dhe në ligje; tre, Presidenti të ketë edhe kompetenca të tjera të pashkruara fare. Jemi për të dytën. Por, nuk është fjala për ligje

373 vetëm për t’i dhënë Presidentit kompetenca, por për ligje të zakonshme për rregullime çështjesh të ndryshme, në të cilët, ndërmjet të tjerave, ka edhe dispozita për dhënie kompetencash organeve të ndryshme. Mirëpo, nuk është e mundur që dispozitat e të njëjtit ligj [të zakonshëm] të miratohen me shumica të ndryshme. Kështu, dispozita që i jep një kompetencë Presidentit të miratohet me shumicë absolute, ose me shumica të tjera më të mëdha, ndërsa të gjitha dispozitat e tjera, ku mund të parashikohet edhe ndonjë kompetencë për qeverinë, të miratohen me shumicë të thjeshtë. Ligji është pjellë e parlamentit, i cili mund të gabojë. Në një rast të tillë, dy janë mundësitë e daljes nga situata: një, parlamenti e ndreq ligjin duke e rishqyrtuar dhe e përmirësuar atë; dy, në qoftë se ligji është i gabuar nga pikëpamja kushtetuese, pala e interesuar e çon atë në Gjykatën Kushtetuese. Leontiev Çuçi: Këto janë rrugët e zgjidhjes? Arben Imami: Nuk ka rrugë tjetër. Edhe realiteti kushtetues italian e ka këtë problem; nëpërmjet ligjeve të zakonshëm Presidentit të Italisë i është shtuar një bisht i gjatë kompetencash. Por, kjo nuk nënkupton që, meqenëse Presidenti ka mbrojtje imunitare të fortë, edhe çdo kompetencë që mund t’i jepet, të miratohet me të njëjtën shumicë, me të cilën ai zgjidhet ose shkarkohet. Problemi është që nuk ka dhe nuk mund të ketë një ligj që të parashikojë të gjitha kompetencat e Presidentit, i cili do të ishte ligj organik. Në qoftë se do të kemi një ligj të tillë organik, që t’i përmbledhë të gjitha kompetencat e Presidentit, atëherë ky ligj do të miratohej me një shumicë më të madhe, siç parashikohet për ligjet organike. Por kompetencat jepen të shpërndara në ligje të zakonshme, të cilat do të miratohen më shumicë të thjeshtë, duke mos na lënë mundësi të tjera. Leontiev Çuçi: Dakord. Arben Imami: Vazhdojmë atëherë. Ka kundër? Sabri Godo: Në kushtetutat e tjera, a janë të shpërndara kompetencat e Presidentit? Arben Imami: Modelet e vjetra përgjithësisht ia numërojnë në formë liste, kurse kushtetutat e reja nuk e bëjnë një gjë të tillë. Atëherë, tek neni 1 shtohet “shtetas shqiptar që nga lindja”; tek neni 2 shtohet një

374 votim i pestë; tek neni 6 zëvendësohet fjala “parlament” me “Kuvend”, ndërsa “emërohet” dhe “tërheq” do të rishikohen. Haxhi Aliko: Tek neni 3, formula e betimit është e sajuar apo është standard? Kristaq Traja: Afërsisht standard. Arben Imami: Presidenti betohet përpara Kuvendit. Haxhi Aliko: Në disa vende thuhet: “Betohem përpara Zotit!”. Kristaq Traja: Do të sqaroja se ka dy formula betimi: njëra është betimi solemn zyrtar që bëhet përpara një organi të caktuar, ndërsa pjesa tjetër e betimit në të cilën i referohet Zotit më shprehje të ndryshme, si: “Më ndihmoftë Zoti në punë!”, etj, ka karakter liberal dhe jo detyrues, në kuptimin që varet nga vetë personi që betohet nëse dëshiron ta thotë apo jo. Kastriot Islami: E kam fjalën këtu: a mund të thuhet “Të nderuar deputetë”? Krenar Loloçi: Në Gjermani, kur Kryeministri merr funksionin dhe bën betimin përpara anëtarëve të Bundestagut, thotë kështu: “Betohem se do t’ia kushtoj fuqitë e mia të mirës së popullit gjerman” 422 dhe nuk e lidh dhe as e fillon betimin me deputetët ose me flamurin. Arben Imami: Ndoshta mund ta shtojmë “para popullit”, ndërsa “para Zotit” është një çështje e ndërgjegjes së çdo personi. Petrit Kalakula: Duhet një pikë referimi, si “flamuri”, “Zoti”, etj. Haxhi Aliko: Si në betimin ushtarak, i cili bëhet para flamurit. Arben Imami: Por nuk është betim ushtarak! Kastriot Islami: Nuk ka kuptim të bëhet si betimi ushtarak. Haxhi Aliko: Nuk po ngul këmbë. 422 Betimi i Presidentit gjerman, sipas nenit 56 të Kushtetutës gjermane, ka këtë përmbajtje: “Betohem se do t’ia kushtoj fuqitë e mia të mirës së popullit gjerman, se do të shtoj begatinë e tij, do ta ruaj nga dëmtimet, do të garantoj e do të mbroj ligjin themelor dhe ligjet federale, do të përmbush detyrat e mia me ndërgjegje dhe do të jem i drejtë me të gjithë. Kështu, Zoti më ndihmoftë!”.

375 Arben Imami: “Para Kuvendit”. Zamira Çaka: Dakord, “bën betimin para Kuvendit”. Arben Imami: Me vërejtjet që u lexuan, a është njeri kundër? A ka konsensus? Po, ka. Atëherë, miratohet. Kalojmë tek pjesa “Këshilli i Ministrave”. Thelbi i kësaj pjese është votëbesimi konstruktiv, si dhe ndërtimi i një ekzekutivi të fortë që t’i rezistojë sulmeve të legjislativit. Jemi përpjekur për t’i dhënë më shumë stabilitet ekzekutivit. Leontiev Çuçi: Si është konceptuar në parim dhe në funksion të të gjithë draftit? Krenar Loloçi: Duke pasur parasysh parimin e ndarjes së pushteteve, është menduar që qeveria të ketë, në përputhje me natyrën ekzekutive e administrative, një farë hierarkie. Kjo e ndihmon të veprojë e funksionojë shpejt në zbatimin e ligjeve të parlamentit. Për këtë arsye, menduam që qeveria të ndërtohej në një mënyrë të tillë, që figura e Kryeministrit të ishte, si të thuash, një figurë drejtuese e degës së ekzekutivit, duke pasur jo vetëm përgjegjësitë, por edhe mundësitë për të realizuar programin e qeverisë. Për këtë iu drejtuam eksperiencës gjermane, e cila na jep një ekzekutiv të fortë, në qendër të të cilit qëndron Kryeministri. Megjithatë, duke mbajtur parasysh realitetin dhe eksperiencën tonë, menduam që figurën e Kryeministrit shqiptar të mos e krahasojmë plotësisht me atë gjerman, por ta ulnim, të themi, në ato nivele për të mundësuar njëfarë balancimi të Kryeministrit brenda qeverisë. Cilat janë karakteristikat kryesore të modelit që paraqesim? Në radhë të parë, Presidenti i Republikës emëron Kryeministër një kandidat nga partia ose nga koalicioni i partive që ka fituar shumicën e vendeve. Në qoftë se ky emërim nuk ka sukses, është vetë parlamenti që e zgjedh Kryeministrin, duke votuar në favor të një prej kandidatëve që do të paraqiten nga brenda radhëve të tij. Pra, Presidenti ka të drejtë vetëm një herë ta emërojë Kryeministrin. Në rast se kandidati që cakton Presidenti rrëzohet, parlamenti ka për detyrë ta zgjedhë vetë Kryeministrin, pa e aktivizuar më Presidentin. Së dyti, ka të bëjë me mocionin e besimit dhe mosbesimit. Pasi qeveria formohet, me kalimin e kohës ne mund të gjendemi përpara dy momentesh kyçe. Situata e parë ka të bëjë me situatën kur parlamenti nuk dëshiron të vazhdojë më me të njëjtën qeveri, prandaj bën mocion

376 mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë. E reja që propozohet këtu është se, Parlamenti, krahas mocionit të mosbesimit, duhet të tregojë edhe kandidatin që do të zëvendësojë Kryeministrin kundër të cilit bën mocionin. Ky lloj mocion mosbesimi e forcon disi figurën e Kryeministrit, por edhe të qeverisë në përgjithësi, pasi, në analizë të fundit, rrit qëndrueshmërinë e qeverisë, si dhe krijon premisa për vazhdimësinë e ushtrimit të pushtetit ekzekutiv. Momenti i dytë lidhet me situatën kur vetë Kryeministri vazhdimin e tij të mëtejshëm në detyrë e lidh me sigurimin e një besimi të ri nga parlamenti, që ai ia kërkon vetë parlamentit. Mosdhënia e besimit Kryeministrit, e vë parlamentin përpara detyrimit të zgjedhë një Kryeministër të ri brenda një periudhe kohe prej 15 ditësh. Në të kundërtën, parlamenti shpërndahet. Pra, thelbi i projektit që paraqitet synon të japë një ekzekutiv të fortë, të qëndrueshëm, por gjithmonë përgjegjës para parlamentit. Nga ana tjetër, jeta e parlamenti varet e përcaktohet nga qëndrueshmëria e ekzekutivit. Në çdo rast që parlamenti dëshiron të bëjë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë ose të mos mbështesë besimin që i kërkohet nga Kryeministri, aq herë duhet të përgatitet të paraqesë Kryeministrin zëvendësues. Moszgjedhja e Kryeministrit pasues passjell shpërndarjen e parlamentit. Këtu është dallimi i këtij projekti me kuadrin kushtetues ekzistues. Nëse sipas ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese” flasim për shpërndarje të parlamentit kur ai nuk është në gjendje të krijojë shumica, sipas projektit, shpërndarja e parlamentit lidhet drejtpërdrejt me pamundësinë e tij për të formuar ose mbështetur qeverinë. Arben Imami: Ka pyetje? Petrit Kalakula: Kjo logjikë në hartimin e kësaj pjese të projektkushtetës mos duhet interpretuar si vënie e parlamentit para presionit? A nuk mendoni se dobësohet relativisht roli i parlamentit në qeverisjen e vendit? (replika të pakuptueshme) Leontiev Çuçi: Më duket sikur në çdo rast mosmarrëveshjesh, për shembull, ndërmjet Kryeministrit dhe parlamentit, Kryeministrit dhe qeverisë, duket sikur do të shkohet drejt zgjedhjeve të reja. Më duket sikur kjo rëndon më shumë sa ç’duhet mbi parlamentin. Pra, duket

377 sikur për shkak të një individi, [pasi] konflikti ndërmjet këtyre institucioneve është konflikt individësh, vendi çohet drejt zgjedhjeve të reja. Vladimir Metani: Për hartimin e kësaj pjese tek cilat modele është mbështetur stafi teknik? Kristaq Traja: Së pari, në lidhje me përshtypjen që krijohet se qeveria mund të ushtrojë presion mbi parlamentin. Efektivisht është parlamenti ai që e ka qeverinë në dorë, sepse është ai që zgjedh Kryeministrin, dhe ndoshta, në këtë pikëpamje, realiteti është i kundërt me përshtypjen. Parlamenti është i fuqishëm qysh në momentin e krijimit të qeverisë. Pas emërimit për herë të parë të Kryeministrit nga Presidenti, 423 të gjithë etapat e mëpasme të formimit të qeverisë kalojnë ose janë krejtësisht në dorë të parlamentit. Në këtë kuptim, parlamenti nuk mund të rrezikohet nga qeveria. Përkundrazi, kujdesi i parlamentit do të ishte të krijonte një qeveri të qëndrueshme, të mbështetur nga shumica anëtarëve të tij [parlamentit]. Nuk shikoj rrezikun në këtë projekt që qeveria të ushtrojë shantazh mbi parlamentin. Jemi kujdesur që qeveria, brenda këtij raporti që krijon, të punojë dhe të shmangë disa të meta të vërejtura gjatë viteve të mëparshme. Thelbi është që të shmangim krizën qeveritare, domethënë qeveritë e përkohshme, qeveritë teknike, qeveritë kujdestare, etj, të cilat efektivisht nuk kanë përgjegjësi politike. Ky projekt krijon qeveri me përgjegjësi të plota politike. Arben Imami: Për të shpjeguar politikisht çështjen, do të doja të theksoja se janë bërë të gjitha përpjekjet që të krijohet një balancë ndërmjet parlamentit dhe kryeministrit. Kur parlamenti do të vendosë t’i heqë votëbesimin Kryeministrit duhet të mendojë dhe të ketë parasysh se situata mund të precipitojë deri në shpërndarjen e parlamentit, në rast se negociatat për zgjedhjen e Kryeministrit të ri brenda një afati të caktuar dështojnë. Duhet thënë që kjo është marrë nga tradita gjermane, e cila mund të themi se e ka krijuar votën e mosbesimit konstruktiv. 424 Parashikimi i votësimit konstruktiv është 423 Sipas nenit 2 të projektit të paraqitur, është një detyrim kushtetues për Presidentin të emërojë për herë të parë kandidatin e paraqitur nga partia ose koalicioni i partive që kanë më shumë vende në Kuvend. (Shënim i red.) 424 Neni 67 i Kushtetutës gjermane parashikon: “I. Bundestag-u mund t’i shprehë

378 imponuar për shkak të parlamenteve ose asambleve mjaft të fragmentuara, të zgjedhura sipas sistemit proporcional, karakteristikë e të cilëve ka qenë destabiliteti dhe krizat konstitucionale, rëniet e shpeshta të qeverive dhe kalimet e herëpashershme në zgjedhjet e reja. Cili është thelbi i votës së mosbesimit konstruktiv? Kur parlamenti paraqet mocionin e mosbesimit ndaj Kryeministrit, duhet të paraqesë njëherazi edhe kandidatin për Kryeministrin e ri. Dështimi i kandidatit të ri për të marrë votëbesimin e çon vendin në zgjedhje të reja. Në këtë mënyrë eliminohet “luksi” i zgjedhjeve të shpeshta të paarsyeshme, i ekzistencës së qeverive të stabilitetit, të përkohshme, të pajtimit, etj. Ky është një mjet dhe balancë kushtetuese për të pasur një gjendje qeverisëse të qëndrueshme edhe për një qeveri që gjykohet jo plotësisht e denjë për të vazhduar të kryejë detyrën, por që nëpërmjet së cilës sigurohet stabiliteti i vendit. Krenar Loloçi: Do të dëshiroja, gjithashtu, të nxirrja në pah edhe disa koncepte e parime bazë ku u mbështetëm për të bërë këtë pjesë të projektit. Projekti mbështetet në parimet e regjimit parlamentar të qeverisjes që, siç dihet, ndryshon nga regjimi i pastër presidencial. Në këtë të fundit, Presidenti, i cili është edhe kreu i ekzekutivit, është i shkëputur nga parlamenti dhe nuk përgjigjet përpara tij. Ai zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Projekti synon që edhe në regjimin parlamentar, qeveria, megjithëse e zgjedhur nga parlamenti, duhet të bëhet plotësisht e ndërgjegjshme për misionin që merr mbi vete. Ç’dua të them me këtë? Në qoftë se kemi një parlament të fuqishëm, na duhet të kemi edhe një qeveri të fuqishme. Në qoftë se një qeverie që del nga parlamenti nuk i garantohen të gjitha mundësitë, ajo nuk mund të angazhojë tërë potencialin që ka për të realizuar programin dhe për të vënë në jetë ligjet. Efektivisht do të kemi të bëjmë me një qeveri të mosbesimin Kancelarit federal vetëm kur zgjedh me shumicën e pasardhësve të tij një pasardhës dhe i kërkon Presidentit federal shkarkimin e Kancelarit federal. Presidenti federal duhet ta pranojë kërkesën dhe ta emërojë të zgjedhurin. II. Midis mocionit dhe zgjedhjes duhet të kalojnë 48 orë”. Në vijim, neni 68 parashikon: “Në qoftë se një kërkesë e Kancelarit federal për të marrë votbesimin nuk merr miratimin e shumicës së anëtarëve të Bundestag-ut, Presidenti federal, me propozim të Kancelarit federal, mund ta shpërndajë Bundestag-un brenda 21 ditëve. Tagra për shpërndarjen bie porsa Bundestag-u, me shumicën e anëtarëve të tij, zgjedh një Kancelar federal tjetër. II. Midis mocionit dhe votimit duhet të kalojnë 48 orë”.

379 dobët përballë një parlamenti të fuqishëm, i cili në çdo moment mund ta rrëzojë. Shembulli tipik është regjimi parlamentar italian, i cili nuk arriti të prodhojë qeveri të tilla që t’i rezistonin presionit parlamentar. Nga ana tjetër, kemi regjimin parlamentar gjerman, të cilin e ngrenë në simbol konstitucionalistët evropianë për qëndrueshmërinë e tij, i cili ka siguruar një qeverisje të vazhdueshme. Ky regjim e bën parlamentin të ndërgjegjshëm, të aftë të japë alternativa, dhe nuk e lë në rolin e një vëzhguesi të thjeshtë të veprimeve të qeverisë. Nuk mjafton të kritikosh qeverinë; kritika duhet të shoqërohet me dhënien e rrugëzgjidhjes. Nga ana tjetër, në politikë gjërat duhet t’i shohim të lidhura: në qoftë se ekziston një qeveri, ekziston sepse mbështetet në një shumicë; dhe e anasjellta, në qoftë se kjo shumicë nuk ekziston më, edhe qeveria ose qeverisja në përgjithësi vihet në pikëpyetje. Në qoftë se një parlament nuk është në gjendje të sjellë një Kryeministër të ri, pasi heq të vjetrin, efektivisht ky parlament nuk ka kuptim të jetojë më, sepse në gjirin e tij nuk ka më shumica qeverisëse. Me të drejtë mund të bëhet pyetja: “Çfarë është një Kryeministër i fortë”? Duket sikur fati i Kryeministrit është i lidhur me fatin e parlamentit. Efektivisht i tillë është. Në qoftë se një Kryeministër nuk ka forcë mbështetëse dhe parlamenti nuk është në gjendje ta zëvendësojë, nuk mund të ekzistojë as vetë parlamenti. Pra, parlamenti ekziston në sajë të ekzistencës së një qeverie dhe të mundësisë së qeverisjes së vendit. Haxhi Aliko: Domethënë njëra palë përcakton tjetrën! Leontiev Çuçi: Tek neni 5, pika 2 425 : “Kur Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave, Kryeministri mund t’i kërkojë Kuvendit mocion besimi ndaj tij. Kur Kryeministrit i jepet besimi, mocioni i mosbesimit bëhet i pavlefshëm…”. Mos kemi të bëjmë këtu me një rritje të fuqisë së Kryeministrit në kurriz të parlamentit? E them këtë sepse jemi në një republikë parlamentare, ku Kryeministri zgjidhet nga parlamenti dhe 425 Neni 5, pika 2: “Kur Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave, Kryeministri mund t’i kërkojë Kuvendit mocion besimi ndaj tij. Kur Kryeministrit i jepet besimi, mocioni i mosbesimit ndaj anëtarit të Këshillit të Ministrave bëhet i pavlefshëm. Në rast se Kryeministri pranon mocionin e mosbesimit, i paraqet Presidentit të Republikës shkarkimin e këtij anëtari. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin brenda 3 ditëve”.

380 jo nga populli. A shkon në një republikë parlamentare një Kryeministër i tillë i plotfuqishëm? Kristaq Traja: Nuk është i plotfuqishëm. Leontiev Çuçi: Mua kështu më duket. Kristaq Traja: Askush nuk e pengon Kryeministrin edhe sot që, pasi t’i heqësh një ministër të caktuar, të thotë: “Zotëri, po më hoqe këtë ministër, unë jap dorëheqjen”. Krenar Loloçi: Nga ana tjetër, çfarë ndodh dhe cila është tradita dhe eksperienca në këtë drejtim? Kryeministrit mazhoranca i imponon një numër të madh ministrash. I detyruar të pranojë ministrat që dëshiron shumica, Kryeministri humbet atë pavarësinë e domosdoshme për të zgjedhur njerëzit e tij, me të cilët do vërë në jetë programin, duke mbajtur [gjithashtu] përgjegjësi të plotë për mosrealizimin e tij. Pra, vërtet mazhoranca i jep votëbesimin, por Kryeministri ka nevojë dhe duhet të ketë njëfarë pavarësie, sado të vogël, në përzgjedhjen e njerëzve me të cilët do të punojë për të vënë në jetë programin. Petrit Kalakula: Tek pika 1 e nenit 1 thuhet se pushteti ekzekutiv ushtrohet “nga Kryeministri dhe ministrat” dhe jo nga Këshilli i Ministrave. Këshilli presupozon një veprimtari kolektive. Në mënyrën se si shprehet, qeveria nuk është më një organ kolektiv për të ushtruar kompetencat që i janë lënë. Arben Imami: Përkundrazi, mënyra se si është formuluar është plotësisht në favor të asaj që thua ti. Ministrat mendohet të jenë sa më të përgjegjshëm dhe me iniciativën përkatëse. Prandaj, i është lënë e drejta parlamentit të bëjë mocion mosbesimi edhe ndaj ministrave. Dhe një gjë e tillë është bërë me qëllimin për të siguruar një lloj demokracie brenda për brenda qeverisë, si dhe për të rritur personalitetin e ministrit. Por nga ana tjetër, kjo është balancuar me të drejtën e Kryeministrit që, kur zgjedh një ministër dhe nuk i pranohet nga parlamenti, të japë dorëheqjen. Sabri Godo: Kuvendi mund të mos dojë një ministër për arsye të ndryshme. Por, sipas logjikës së parashtruar, Kryeministri vendoska veton ndaj parlamentit, duke thënë: “Ose do të pranoni këtë ministër, ose kjo qeveri bie!”. Unë mendoj se Kuvendi është një autoritet

381 shtetëror, i cili mund dhe duhet të detyrojë Kryeministrin të mbajë qeverinë, por pa ministrin në fjalë. Arben Imami: Parlamenti nuk është “organizatë bazë” që të detyrojë Kryeministrin ta mbajë qeverinë me zor! Sabri Godo: Nga ana tjetër, ne nuk mund t’i largohemi parimit që Këshilli i Ministrave është një ekip: Kryeministri e ka rolin e tij, por është ekipi që drejton. Edhe për këtë ekip ky do të përgjigjet para Kuvendit. Nuk mund të jetë vetëm Kryeministri që do të mbajë marrëdhënie me parlamentin. Ndryshe, mua më duket se i hiqet e drejta parlamentit të thotë se kjo qeveri më këtë përmbajtje nuk bën. Prandaj, tek kjo pjesë ka diçka që nuk shkon. Haxhi Aliko: Një kërkesë e tillë trondit krejtësisht koalicionin. Sabri Godo: Nuk është fjala tek koalicioni. E rëndësishme është qeveria, e cila do të qeverisë vendin. E përmbledhur me pak fjalë, kjo do të thotë që për çdo konflikt ose mosmarrëveshje ndërmjet parlamentit dhe qeverisë, do të jetë Kryeministri që do të vendosë. Arben Imami: Jo, vendos parlamenti i cili mund ta heqë Kryeministrin dhe ta zëvendësojë atë me një Kryeministër tjetër. Krenar Loloçi: Çështja duhet parë edhe nën këndvështrimin e parimit të ndarjes së pushteteve: qeveria është një degë më vete e pushtetit, me rregullat e veta të funksionimit. Kjo degë e pushtetit është e centralizuar dhe ka hierarkinë përkatëse. Kryeministri qëndron në majë të kësaj hierarkie. Kështu, duhet parë ndërtimi dhe funksionimi i qeverisë. Por, ky centralizim dhe kjo hierarki i shërbejnë Kryeministrit për të vënë në jetë programin e miratuar në parlament. Ai nuk mund të dalë jashtë këtij programi, pasi parlamenti e heq dhe cakton dikë tjetër në vend të tij. Pra, parlamenti nuk shpërndahet automatikisht si pasojë e alternativave imponuese të vëna nga Kryeministri. Sabri Godo: Kur Kryeministri i përket shumicës, eksperienca ka treguar se shumica e ka pasur shumë të vështirë ta heqë Kryeministrin. Leontiev Çuçi: Pikërisht, këtu del problemi: kush është më i fuqishëm, Kryeministri apo parlamenti? Kristaq Traja: Normalisht, parlamenti është më i fuqishëm.

382 Arben Imami: Parlamenti. Krenar Loloçi: Sigurisht, parlamenti! Kristaq Traja: Mesa duket, e shkruar në këtë mënyrë bëkërka përshtypje të madhe! Kështu ndodh gjithmonë në jetë! Por, askush nuk e pengon Kryeministrin edhe pa qenë e shkruar fare, që të kërkojë mocionin e besimit nëse parlamenti i heq ndonjë ministër. Arben Imami: Ashtu është. Krenar Loloçi: E bën edhe sot me këto dispozita kushtetuese që kemi. Petrit Kalakula: Mesa di unë, më përpara ngritëm problemin se si të evitojmë krizat parlamentare. Pra, si të evitojmë zgjedhje të reja të shpeshta. Por, më duket se po bëjmë të kundërtën. Arben Imami: Larg qoftë! Petrit Kalakula: Janë gjëra që ndodhin dhe mund të krijohen kriza për shkak edhe të një personi të vetëm. Arben Imami: Me Ligjin kushtetues aktual mund të ndodhin. Megjithatë, edhe sipas Ligjit aktual kushtetues, askush nuk e ndalon Kryeministrin, që kur bëhet mocion mosbesimi për një prej ministrave të tij, të paraqesë një mocion besimi për tërë qeverinë. 426 Ne e kemi shkruar pikën 2, të nenit 5, me qëllim që të evidentojmë raportet dhe balancat ndërmjet parlamentit, Kryeministrit dhe ministrave. Në fakt, tendenca që vihet re sot nuk shkon drejt praktikës që parlamenti t’i emërojë Kryeministrat ose ministrat, por drejt një praktike sipas së cilës Kryeministri dhe, me propozimin e tij, edhe tërë kabineti i tij emërohen nga Presidenti, ndërsa merret një aprovim formal nga parlamenti. 427 Pra, projekti synon të gjejë një ekuilibër ndërmjet kësaj 426 Ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese” nuk e parashikonte shprehimisht mocionin e besimit për tërë qeverinë, por edhe nuk e ndalonte. Gjithashtu, Rregullorja e Kuvendit Popullor parashikonte procedurat për mocionet e mosbesimit, ndërsa nuk shprehej për mocionet e besimit. Edhe pse nuk gjendej e parashikuar mocioni i besimit, Kryeministri nuk pengohej të lidhte mocionin e mosbesimit ndaj një ministri me dorëheqjen e tij. (Shënim i red.) 427 Praktika e kohëve të fundit të vendeve me regjim parlamentar tregon se fushatat elektorale vënë në qëndër të vëmendjes kryetarët e partive konkurruese. Në përfundim të

383 tendence dhe realitetit tonë, si dhe traditës parlamentare në përgjithësi, që vjen që nga shekulli i kaluar. Sabri Godo: Parlamenti e di që në fillim se në qoftë se Kryeministri nuk është dakord me heqjen e një ministri, nuk ka çfarë bën! Krenar Loloçi: Mund të zgjedhë një Kryeministër tjetër. Sabri Godo: Pra, ose do të bëhet si thotë Kryeministri, ose do të bjerë qeveria, apo jo? Haxhi Aliko: Po, por nuk është gjithmonë e njëjta situatë. Arben Imami: Edhe mund të hiqet një ministër dhe Kryeministri, megjithëse nuk është dakord, pajtohet me veprimin e kryer nga parlamenti. Kjo për faktin se Kryeministri mund të paraqesë sa herë të dojë një mocion besimi, ashtu si askush nuk mund të pengojë parlamentin të paraqesë një mocion mosbesimi. Lufter Xhuveli: Më duket normale që ministri, për të cilin Kryeministri paraqet mocion besimi në parlament, të mos hiqet në rast se parlamenti i jep besimin Kryeministrit. Arben Imami: Por, nga ana tjetër, Kryeministri nuk mund ta vërë veton dhe nuk mund të rendë me kokëfortësi drejt rrëzimit të qeverisë për një ministër të parëndësishëm e të korruptuar, pasi Kryeministri ka dhe sheh edhe interesat e tij. Sabri Godo: Parlamenti do të heqë Ministrin e Jashtëm, do të heqë Ministrin e Brendshëm. Përse duhet t’i marrë në mbrojtje Kryeministri? Kush do të fitojë në këtë sherr? zgjedhjeve, kryetari i partisë fituese merr përsipër edhe detyrën e Kryeministrit. Edhe në qoftë se Presidenti e emëron formalisht këtë kryetar partie Kryeministër, kjo në vetvete ka karakter thjesht simbolik, pasi Presidenti nuk mund të devijojë nga ky rregull tashmë i rrënjosur thellë në historinë kushtetuese botërore të vendeve parlamentare. Po kështu, është e vështirë të vësh në dyshim që Kryeministri, që siç u tha është kryetar i partisë fituese, programi dhe kabineti i tij të mos marrin votbesimin parlamentar. Kaq e vërtetë është kjo, saqë në disa shtete me regjime parlamentare, si për shëmbull Izraeli, në zgjedhje votohet jo vetëm për partitë, por edhe për kryetarët e këtyre partive, të cilët kosiderohen si kandidatë për Kryeministër. Në këtë mënyrë, i anashkalohet dy prej fazave tradicionale të regjimit parlamentar: emërimit Kryeministër të kandidatit të partisë fituese nga Kryetari i Shteti (Presidenti i Republikës ose Mbreti), si dhe dhënies së votbesimit parlamentar për figurën e kryministrit. Sipas kësaj praktike të fundit, Kryeministri e merr votbesimin drejtpërdrejt nga zgjedhjet. (Shënim i red.)

384 Arben Imami: Kryeministri. Sabri Godo: Kryeministri? Leontiev Çuçi: Atëherë, ndodhemi përpara dy situatave: ose do të plotësohet ajo që do parlamenti, ose do të bëhet krizë qeveritare! Arben Imami: Po, kjo është zgjidhja. Leontiev Çuçi: Nuk jam kundër, por kam rezervën nëse mund të zbatohet një gjë e tillë në kushtet e regjimit parlamentar shqiptar. Më duket disi e tepruar. Kristaq Traja: Këto sherre ekzistojnë në të gjitha vendet, pa përjashtim. Leontiev Çuçi: E ka kështu, për shembull, të marrim një nga vendet fqinjë, Greqia? Kristaq Traja: Përderisa ka mocion besimi dhe mosbesimi për çfarëdolloj çështjeje! 428 Leontiev Çuçi: Ore zotëri, parlamenti nuk është dakord që ministri “X”, që është i implikuar në një skandal korrupsioni, për shembull, të vazhdojë të qëndrojë si ministër edhe pse Kryeministri e do! Krenar Loloçi: Në një rast të tillë Kryeministri nuk e mbështet ministrin, pasi do të kishte pasojë edhe vetë ai. Leontiev Çuçi: Megjithatë nuk e lë. Arben Imami: Në një rast të tillë ekstrem ai [Kryeministri] nuk ngul këmbë. Krenar Loloçi: Po pse të mos ikin të dy? 428 Nga përmbajtja e neneve 37/3, 41/1 dhe 84/1 të Kushtetutës greke, rezulton se kjo kushtetutë parashikon një mocion besimi quasi-konstruktiv. Në vijim po citojmë vetëm nenin 41/1 parashikon: “Presidenti i Republikës mund ta shpërndajë Dhomën e Deputetëve në rast se dy qeveri kanë dhënë dorëheqjen ose nuk kanë siguruar besimin e Dhomës, si dhe kur përbërja e saj nuk siguron qendrueshmërinë e qeverisjes. Zgjedhjet organizohen nga qeveria që ka besimin e Dhomës së shpërndarë, në çdo rast tjetër zbatohet me analogji fjalia e tretë e paragrafit 3 të nenit 37”. (Shënim i red.)

385 Sabri Godo: Po qe se Kryeministri është tolerant dhe kërkon mirëkuptim, pasi dëgjon parlamentin, e ndjen veten të detyruar ta heqë ministrin ‘mollë sherri’. Arben Imami: Dëshiroj të theksoj se në lojë ka dy anë. Ju nënvizoni vetëm anën në të cilën ndodhet parlamenti, ndërkohë që edhe ekzekutivi ka interesat e veta. Në këtë nen bëhen përpjekje të gjejmë një ekuilibër të të dyja palëve të interesuara, jo vetëm të një pale. Kristaq Traja: Çdo kryeministër në botë i ka këto probleme. Sabri Godo: Supozojmë një situatë të tillë edhe në parlamentin shqiptar. Kristaq Traja: Sigurisht, do të ndodhë edhe në parlamentin shqiptar. Arben Imami: Le të përmendim mundësitë për heqjen e një ministri: ministri mund të hiqet nga parlamenti; ministri mund të hiqet nga Kryeministri dhe Presidenti së bashku; dhe së fundi, ministri mund të hiqet me një kombinim të Kryeministrit, Presidentit dhe parlamentit. Sabri Godo: Sigurisht, unë dëshiroj që atij që është bërë Kryeministër, t’i besoj drejtimin e vendit, si dhe t’i jap të drejtën që të zgjedhë edhe ekipin e tij. Në këtë mënyrë, ai është përgjegjës për tërë veprimtarinë e qeverisë. Po qe se ministri zgjidhet prej parlamentit, atëherë Kryeministri shkarkohet nga përgjegjësia për sektorin që ky ministër drejton. Prandaj, caktimi i ministrit nuk i duhet dhënë Kuvendit, pasi ky është i humbur në këtë lojë. Krenar Loloçi: Pikërisht, këtë sugjeruan edhe ekspertët ndërkombëtarë. Parlamenti vetëm konrollon dhe korrigjon. Sabri Godo: Më fal, atëherë përse i duhet dhënë parlamentit e drejta të shkarkojë ose të heqë një ministër? Një gjë e tillë mund të shërbejë vetëm si ‘mollë sherri’ ndërmjet parlamentit, nga njëra anë, dhe qeverisë, nga ana tjetër. Kështu, për ‘kokën’ e një ministri, mund të bjerë tërë qeveria. Kjo kështu përkthehet. Petrit Kalakula: Edhe unë jam dakord me zotin Godo. Unë jam me atë që ministrin t’ia lëmë Kryeministrit, i cili do të marrë edhe përgjegjësinë përkatëse.

386 Arben Imami: Edhe një herë: pozicioni i zotit Godo dhe zotit Kalakula është që Kryeministri t’i emërojë ministrat, pa pjesëmarrjen e parlamentit. Sabri Godo: Nuk e dimë ende mendimin e të djathtës. Arben Imami: E djathta përgjithësisht është konservatore dhe etatiste, dhe do të jetë dakord me këtë. Petrit Kalakula: Gjithashtu, në qoftë se dëshiron të kesh qeveri të qëndrueshme, duhet t’i japësh kompetenca Kryeministrit, zotëri! Arben Imami: Qartë. Atëherë, do ta lëmë mocionin e mosbesimit për ministrat apo jo? Kështu shtrohet çështja tani. Sabri Godo: Atëherë, duhet të gjejmë një formulim tjetër, zoti Imami. Arben Imami: Mundësia e parë është që ministrat të hiqen nga Kryeministri me Presidentin, ndërsa parlamenti nuk mund të bëjë mocion mosbesimi ndaj një ministri. Kjo do të thotë, gjithashtu, se si emërimi, ashtu dhe shkarkimi i një ministri do të bëhet nga Kryeministri dhe Presidenti, me gjithë risqet që mund të rrjedhin nga një bashkëpunim i tillë. Këtu mund të kujtojmë krizën e fundit që u krijua ndërmjet Kryeministrit Nano dhe Presidentit Mejdani, i cili nuk donte të firmoste propozimet e Kryeministrit Nano për shkarkime të disa ministrave. 429 Mundësia e dytë: emërimi dhe heqja e ministrit të aprovohen në parlament. Nga ana tjetër, kjo do të kërkonte që parlamentit t’i njihej edhe e drejta të bënte mocion mosbesimi ndaj një ministri. Tani të vijmë tek çështja e forcimit të qeverisë, që e kemi të gjithë problem. Faktikisht, çdo Kryeministër ka mundësi që, në momentin që parlamenti bën një mocion mosbesimi ndaj një ministri 429 Vonesa në nxjerrjen e Dekretit nr. 2051, datë 17.4.1998; Dekretit nr. 2052, datë 17.4.1998; Dekretit nr. 2053, datë 17.4.1998; Dekretit nr. 2057, datë 20.4.1998; Dekretit nr. 2058, datë 20.4.1998 dhe Dekretit nr. 2061, datë 21.4.1998 – për lirimin nga detyra respektivisht të: zotit Neritan Ceka, Ministër i Brendshëm; zotit Perikli Teta, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes; zotit Ndre Legisi, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Brendshme; zotit Shaqir Vukaj, Ministër i Tregtisë dhe Turizmit; zotit Lush Përpali, Sekretar i Shtetit për Pushtetin Lokal, dhe zotit Maqo Lakrori, Sekretar i Shtetit për Integrimin Euroatlantik – ishte shprehje e pakënaqësisë dhe e mosmiratimit të Presidentit Rexhep Mejdani ndaj kërkesës së Kryministrit Fatos Nano për lirimin nga detyra të personave të sipërpërmendur. (Shënim i red.)

387 të cilin ai e ka ‘krah të rëndësishëm’ në qeveri dhe për politikat qeveritare, të lidhë mbrojtjen e këtij ministri me vetë qenien e qeverisë së tij, duke paraqitur një mocion besimi. Pra, përse të mos e shkruajmë këtë moment kushtetues, i cili nuk përjashtohet nga politika parlamentare dhe që shërben si një ekuilibër midis ekzekutivit, i drejtuar nga një Kryeministër i fortë, dhe parlamentit. Sabri Godo: Sepse duhet të ruhet edhe dinjiteti i parlamentit. Ndoshta duhet të bëhet ndonjë formulim i tillë që, kërkesa për heqjen e një ministri nga Kuvendi, të shoqërohet, kur është nevoja, me paralajmërimin se do të paraqitet mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit, në rast se ky nuk e heq ministrin. 430 Arben Imami: Në fakt, kështu është shkruar, tamam siç e the ti. Lexoje me vëmendje se kështu është shkruar. Sabri Godo: Jo, nuk është e njëjta gjë. Unë nuk e shpreh “mocionin e mosbesimit ndaj një ministri”, unë them që Kuvendi bën paralajmërim për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, në qoftë se kryeministri nuk heq ministrin e kërkuar të hiqet. Kuvendi nuk voton për heqjen e ministrit. Në këtë kuadër mund të shtrohet edhe çështja se çfarë bëhet me vendimin e Kuvendit për heqjen e ministrit, kur Kryeministri vendos të mos heqë ministrin? Arben Imami: Faktikisht kemi kaluar tek neni 5 431 pa diskutuar sipas radhës. 430 Në fakt, kjo parashikohej në nenin 34 të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, sipas të cilit deputetët kishin të drejtë të paraqisnin në çdo kohë mocion mosbesimi ndaj Këshillit të Ministrave. Arsyet për paraqitjen e një mocioni mosbesimi nuk jepen, gjë që do të thotë se mocioni i mosbesimit mund të paraqitej për çdo arsye, duke përfshirë edhe heqjen e një ministri të caktuar. (Shënim i red.) 431 Neni 5: “1. Ministri emërohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda shtatë ditëve. 2. Kur Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave, Kryeministri mund t’i kërkojë Kuvendit mocion besimi ndaj tij. Kur Kryeministrit i jepet besimi, mocioni i mosbesimit ndaj anëtarit të Këshillit të Ministrave bëhet i pavlefshëm. Në rast se Kryeministri pranon mocionin e mosbesimit, i paraqet Presidentit të Republikës shkarkimin e këtij anëtari. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin brenda tre ditëve. 3. Shkarkimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave nga Kryeministri, i paraqitet Kuvendit për miratim. Në rast miratimi, Kryeministri i paraqet shkarkimin Presidentit të Republikës, i cili e dekreton atë brenda 3 ditëve”.

388 Petrit Kalakula: Po ne po diskutojmë në parim! Sabri Godo: Unë kam edhe vërejtje të tjera për këtë pjesë. Për shembull, tek neni 14 432 që bën fjalë Prokurorin e Përgjithshëm, formulimi duhet të ndjekë një renditje tjetër. Së dyti, neni 7 433 duhet rishikuar me themel. Ky nen i jep Kryeministrit të drejtën të caktojë një ose më shumë ministra me detyrën e zëvendëskryeministrit. A do të vendosim ndonjëherë institucione të qëndrueshme në Shqipëri, apo do ta lëmë këtë në dorë të Kryeministrit? Gjatë regjimit të kaluar kishim, më duket, katër a pesë zëvendëskryeministra, gjë që rrezikon të krijojë një lloj presidence të zëvendëskryeministrave që, në fakt, e izolon Kryeministrin nga pjesa tjetër e qeverisë dhe e administratës. Unë jam për të caktuar jo më shumë se dy zëvendëskryeministra. Gjithashtu, jam kundër shtimit të numrit të ministrave. Numri i ministrave të caktohet njëherë e përgjithnjë. Eventualisht mund të bëhet ndonjë ndryshim, i cili do të miratohet në parlament. Por unë jam kundër shtimit të numrit të ministrave pa portofol nëpërmjet bashkëpunimit të Kryeministrit dhe Presidentit. Leontiev Çuçi: Zoti Godo, mos e dobësojmë qeverinë në këtë mënyrë? E them këtë sepse një konjukturë e caktuar, si dhe trajtimi në mënyrën e duhur të problemeve të ndryshme mund të kërkojnë krijimin e një ministrie, si për shembull, Ministrinë e Transportit, të Turizmit, etj. Sabri Godo: Pikërisht kjo më shqetëson. Si ta bëjmë që të shpëtojmë nga kjo e keqe? Leontiev Çuçi: Nuk mendoj se ka zgjidhje tjetër! Petrit Kalakula: Kur formohet qeveria, ministritë i propozohen parlamentit për miratim. Leontiev Çuçi: Pikërisht, pra, i miraton parlamenti. 432 Neni 14: “1. Ndjekja penale ushtrohet nga Prokurori i Përgjithshëm nën autoritetin e Ministrit të Drejtësisë. 2. Prokurori i Përgjithshëm kryen edhe detyra të tjera kur parashikohen me ligj. 3. Prokurori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me pëlqim të Kuvendit (Senatit)”. 433 Neni 7: “1. Kryeministri mund të caktojë një ose më shumë ministra në detyrën e zëvendëskryeministrit. 2. Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, mund të caktojë ministra të tjerë që nuk drejtojnë ministri”.

389 Petrit Kalakula: Struktura e qeverisë. Edhe unë jam që numri i zëvendëskryeministrave të caktohet në Kushtetutë. Gjithsesi, jo më shumë se dy. Kristaq Traja: Duhet të mbahen parasysh nevojat e Kryeministrit dhe këto i përcakton ai vetë më mirë. Perikli Zaharia: Cakton një nga ministrat në detyrën e zëvendëskryeministrit. Sabri Godo: Qeveria është institucioni kryesor i ekzekutivit. A do ta shikojmë atë ndonjëherë të profilizuar si duhet, apo do të mbetet aq ‘plastike’ sa çdo kryeministër do të bëjë me të si të dojë dhe asnjëherë të mos marrim vesh sa ministri ose sa ministra ka? Leontiev Çuçi: Është e vështirë të vendosësh një numër të përcaktuar në Kushtetutë. Arben Imami: Në lidhje me Prokurorinë, përse është vënë në fund të kësaj pjese? Krenar Loloçi: Vazhdimisht e kemi diskutuar çështjen e statusit të Prokurorit të Përgjithshëm, nëse duhet të vendoset tek gjyqësori apo tek ekzekutivi. Me këtë mendojmë se i japim një zgjidhje, sipas së cilës Prokurori futet në pushtetin ekzekutiv, por me një shkallë pavarësie nga ekzekutivi. Natyra e punës së Prokurorit lidhet më shumë me ekzekutivin sesa me gjyqësorin. Edhe interesat publike që ai merr përsipër t’i mbrojë, i mbron më mirë duke qenë brenda ekzekutivit. Shumë kushtetuta të vendeve të ndryshme të botës e përfshijnë Prokurorinë brenda ekzekutivit, shumë të tjera nuk e përmendin fare. Zamira Çaka: Nuk e përfshijnë tek gjyqësori? Krenar Loloçi: Tek gjyqësori nuk e gjejmë në ndonjë vend. Është e vështirë ta ndash veprimtarinë e Prokurorisë nga veprimtaria ndjekëse e organit të policisë. Sigurisht, Prokurori mbështetet në një procedurë të caktuar, veprimtaria e tij është shumë më e rregulluar dhe e normuar në krahasim me çdo organ tjetër ekzekutiv, por në fund të fundit, natyra e tij paraqet karakteristika më të afërta me degën e ekzekutivit. Kështu e kanë disa kushtetuta të vendeve të Evropës Lindore. Ne mendojmë që Prokurori të jetë i pavarur nga Ministri i Drejtësisë, por gjithsesi nën

390 autoritetin e tij. Kjo shihet nën këndvështrimin e një bashkëpunimi ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm me Ministrin e Drejtësisë. Sabri Godo: Si e ka Amerika? Krenar Loloçi: Në Amerikë, Ministri i Drejtësisë është edhe Prokuror i Përgjithshëm. Këtë praktikë ka ndjekur edhe Kushtetuta e Rumanisë. 434 Petrit Kalakula: Unë sugjeroj që Prokurori i Përgjithshëm të emërohet nga parlamenti me propozim të Presidentit të Republikës. Arben Imami: Kështu është edhe në projektin e paraqitur! Petrit Kalakula: Jo plotësisht! Neni 14, pika 3, thotë se Prokurori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës. Kristaq Traja: Dhe përfundon: “...me pëlqim të Kuvendit”. Arben Imami: Siç e sheh, po ajo është. Petrit Kalakula: Ndërsa praktika ka qenë ndryshe. 435 Kristaq Traja: Është e njëjta gjë. Krenar Loloçi: “Pëlqimi” interpretohet në këtë mënyrë: në qoftë se Kuvendi nuk e jep pëlqimin, personi i emëruar si Prokuror, bie. Arben Imami: Formula e emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm “me pëlqim” është më e saktë juridikisht. Kristaq Traja: Nga ana tjetër, Presidenti është neutral nga pikëpamja politike. Perikli Zaharia: Duhet të bëjmë edhe një korrigjim të vogël. Pjesën për parlamentin e kemi filluar me “Pushteti ligjvënës ushtrohet …”. Edhe këtë pjesë duhet ta fillonim me “Pushteti ekzekutiv…”. 434 Neni 131/1 i Kushtetutës së Rumanisë parashikon: “Prokurorët e ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas parimeve të ligjshmërisë, të paanësisë dhe të kontrollit hierarkik nën autoritetin e Ministrit të Drejtësisë”. 435 Neni 14/1 i ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese” parashikonte: “Prokurori i Pergjithshëm dhe zëvendësit e tij zgjidhen nga Kuvendi Popullor me propozim të Presidentit të Republikës. Ata gëzojnë imunitetin dhe të drejtat e parashikuara nga neni 6 i këtij ligji kushtetues për gjyqtarët e Gjykatës së Kasacionit”.

391 Ligoraq Karamelo: Ku jeni mbështetur për hartimin e pjesës për qeverinë? Krenar Loloçi: Për sa i përket çështjes së votëbesimit konstruktiv, modeli kryesor që kemi mbajtur parasysh është ai gjerman. Modeli kryesor është ai gjerman. Por është mbajtur parasysh edhe modeli grek, dhe deri diku dhe ai spanjoll. 436 Modeli gjerman, siç e thamë edhe më parë, ka prodhuar ekzekutiv të fortë, në krahasim, për shembull me atë italian, i cili përgjithësisht ka qenë i dobët dhe i paqëndrueshëm. Edhe vende të tjera të Evropës Lindore kanë krijuar ekzekutiv të fortë. Është qeveria ajo që mban përgjegjësi të mëdha, ndërsa rrëzohet lehtësisht, në qoftë se do të mbanim parasysh, për shembull, largimin nga detyra të Presidentit të Republikës, për të cilin do të nevojiteshin dy të tretat e parlamentit. Ndërkohë që rrëzimi i qeverisë mund të ndodhë menjëherë sapo asaj t’i mungojë mbështetja e shumicës parlamentare. Sabri Godo: Kushtetuta gjermane është modeli kryesor? Krenar Loloçi: Po. Sabri Godo: Pra është mbajtur parasysh kancelari gjerman? Arben Imami: Statusi i kancelarit është mbajtur parasysh veçanërisht në lidhje me votën konstruktive të besimit ose me votëbesimin konstruktiv, siç quhet ndryshe. Është synuar të forcohet tradita jonë, megjithëse Shqipëria nuk ka vuajtur për ekzekutiv të fortë këto vitet e fundit. Krenar Loloçi: Unë do të thoja që ka vuajtur për një ekzekutiv të fortë. Ekzekutivi në Shqipëri nuk ka qenë i lirë për të kryer veprimtarinë e tij. Kjo është kryer nën drejtimin direkt të partisë, nga Presidenti ose nën kontrollin e tyre. Arben Imami: Megjithatë ne i kemi vënë një shtrat që, sido që të vejë puna, ekzekutivi do të jetë i mbrojtur. Këtu kam parasysh edhe ligjin elektoral për zgjedhjen e legjislaturës që nuk është dhe nuk do të jetë 436 Dispozita që kanë të bëjnë me votbesimin konstruktiv gjënden edhe në Kushtetutën spanjolle dhe atë greke. Mocioni i mosbesimit, sipas neneve 113/2 dhe 114/2 të Kushtetutës spanjolle duhet të shoqërohet dhe me propozimin e kandidatit të ri për Kryeministër. Kandidati që propozohet quhet se e ka tashmë votbesimin e parlamentit, kështu që Mbreti e emëron atë menjëherë Kryeministër. Përsa i përket Kushtetutës greke, mund të themi, se ajo parashikon për një mocion besimi quasi-konstruktiv. (Shënim i red.)

392 proporcional, i cili mund të krijojë probleme për krijimin e shumicave parlamentare. Por, në mënyrë të veçantë, kur shumicat krijohen nga koalicionet e partive, atëherë është e domosdoshme që qeverisë t’i krijohen bazat e një qëndrueshmërie, si dhe të një vazhdueshmërie të kryerjes së detyrës, çka do të thotë, përveç të tjerave, që heqja e një qeverie të pasohet automatikisht me emërimin e një qeverie të re. Pikërisht kjo është formula gjermane. Kjo është përdorur vetëm për këtë çështje. Për sa i përket pjesës tjetër, përgjithësisht, është praktika jonë. Kristaq Traja: Pak a shumë të njëjtën praktikë kanë ndjekur kushtetutat e tjera të Evropës Lindore edhe për sa i përket transferimit të drejtë të emërimit të Kryeministrit nga Presidenti tek parlamenti. Në qoftë se kandidati i caktuar nga Presidenti nuk fiton, e drejta e emërimit i transferohet menjëherë parlamentit, që në vetvete është element i kuadrit kushtetues gjerman. Arben Imami: Atëherë, fillojmë me nenin 1 437 . Leontiev Çuçi: Ndoshta fundi i pikës së parë të modifikohej në mënyrën si vijon: “…Këshilli i Ministrave, i cili përbëhet nga Kryeministri, ministrat dhe personat e tjerë të njësuar me ta”. Sabri Godo: Kë ke parasysh me “persona të tjerë të njësuar me ta”? Leontiev Çuçi: Sekretarët e Shtetit. Haxhi Aliko: Ju lutem, lërini këta sekretarë shteti! Leontiev Çuçi: Zoti Aliko, të lutem, nuk i dihet si vjen situata pas 15 vjetësh. Kristaq Traja: Në vend të “sekretar shteti” do ta quash “ministër”. Në qeveri ka Kryeministër dhe ministra. Funksioni i sekretarit, në qoftë se do të jetë i nevojshëm në të ardhmen, do të quhet “ministër”. Në këtë kuptim, unifikohet terminologjia njëherë e përgjithmonë. Leontiev Çuçi: Kam parasysh praktikën e fundit; u detyruam të bëjmë ndryshime kushtetuese për hatër të katër sekretarëve të shtetit. 437 Neni 1 i pjesës “Këshilli i Ministrave” parashikonte: “1. Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Këshilli i Ministrave, i cili përbëhet nga Kryeministri dhe ministrat. 2. Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk u është rezervuar organeve të tjera shtetërore ose të qeverisjes lokale”.

393 Vladimir Metani: Nuk janë bërë ndryshime kushtetuese. Arben Imami: Një minutë, ju lutem. Ka kush ndonjë mendim në përkrahje të propozimit të zoti Çuçi? Sabri Godo: Jo. Tani, mua më duket sikur, me këtë propozim, ne i lëmë një shteg të atillë Kryeministrit që të shtojë dhe të emërojë anëtarë qeverie, ndoshta pa marrë edhe miratimin e parlamentit. Unë jam kundër. Leontiev Çuçi: Jam dakord, por në një situatë të caktuar Kryeministri mund të thotë: “Unë propozoj që Kryetari i Komitetit të Mjedisit të ngrihet në rang ministri!”. (zëra të paidentifikueshëm): Duhet fillimisht ta shtojë në strukturën qeveritare Ministrinë e Mjedisit! Haxhi Aliko: Ka edhe ministra pa portofol, që është një praktikë e njohur. Leontiev Çuçi: Tërhiqem! Ligoraq Karamelo: Mos do të ishte më mirë që në një pikë të këtij neni të përmendshin funksionet e Këshilli i Ministrave? Haxhi Aliko: Jo, është më mirë kështu, sepse përfshihen të gjitha ato që mbeten jashtë mbulimit nga organet lokale ose institucionet e tjera. Krenar Loloçi: Kemi bërë përpjekje dhe në ndonjë rast i kemi listuar funksionet e qeverisë. Por ato nuk kanë fund. Ka dhe mjaft kompetenca të tjera me karakter ekzekutiv që mbeten pa u përmendur në Kushtetutë. Përgjithësisht, kushtetutat janë bërë pa përmendur fare kompetencat e ekzekutivit, pasi ato janë të shumta. 438 Prandaj funksioni ekzekutiv në gjuhën teorike quhet edhe ‘funksion mbetës’, pikërisht se nuk je në gjendje as ta përkufizosh. Arben Imami: Ka kush ndonjë propozim në lidhje me këtë nen? Vladimir Metani: Fjala “rezervuar” nuk shkon. Sabri Godo: Më mirë të bëhet “nuk u është dhënë”. 438 Kjo për shembull duket tek nenet 20 dhe 21 të Kushtetutës franceze, neni 82 i Kushtetutës greke, ndërsa në Kushtetutën gjermane nuk ka asnjë nen që të listojë kompetencat e qeverisë. (Shënim i red.)

394 Arben Imami: Vazhdojmë me nenin 2 439 . Leontiev Çuçi: Ajo fjala “vakancë” të krijon përshtypjen e pushimeve. Mirë është të zëvendësohet. Arben Imami: Dakord, fillojmë me vërejtjet. A mund të gjendet një shprehje tjetër për “vakancën”? Perikli Zaharia: Nënkupton rastet kur mungon Kryeministri, të cilat janë shumë. Pra, kur vendi i Kryeministrit mbetet bosh. Arben Imami: Mund edhe të listojmë: në rast dorëheqjeje, vdekjeje, etj. Sabri Godo: Nga italishtja, ‘vacanza’ do të thotë pushim, leje. Kristaq Traja: Në gjuhën ligjore, ‘vakancë’ përdoret gjithmonë kur një post mbetet bosh. “Vend vakant” është “vend bosh”. Sabri Godo: Të përpiqemi të flasim shqip. Pse të mos themi “mbetet bosh”? Arben Imami: Mund të themi, për shembull, “në rast boshllëku”; ose “kur vendi është bosh”. Në fakt, “vakanca” ka kuptimin e një gjëje që ka ekzistuar më parë dhe tani nuk është më, kurse “bosh” mund të ketë të bëjë edhe me një gjë që nuk ekzistuar më parë. Kristaq Traja: Ky sugjerim është bërë që në fillim të mbledhjeve dhe ne jemi përpjekur megjithëmend për ta zëvendësuar, por sinqerisht është tepër e vështirë të zëvendësosh terminologji juridike pa i cenuar kuptimin. Edhe në qoftë se i bën ndonjë ndryshim, në Gjykatën Kushtetuese menjëherë do të fillojnë interpretimet për dallimet e nuancat e kuptimit. Krenar Loloçi: Mund të shkohet edhe drejt një formulimi që lë jashtë fjalët “në fillim të legjislaturës” dhe “në rast vakance”. Formulimi do të ishte, të themi: “Kryeministri emërohet nga Presidenti i Republikës duke filluar nga kandidati i paraqitur nga partia ose koalicioni…”. 439 Neni 2: “1. Në fillim të legjislaturës, si dhe në rast vakance, Kryeministri emërohet nga Presidenti i Republikës, duke filluar nga kandidati i paraqitur nga partia ose koalicioni i partive që kanë më shumë vende në Kuvend, dhe miratohet nga Kuvendi. 2. Kryeministri, brenda dhjetë ditëve nga emërimi, i paraqet Kuvendit programin politik të Këshillit të Ministrave, si dhe përbërjen e tij”.

395 Arben Imami: Jo, se janë edhe rastet kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant për shkak të mocioneve të besimit dhe të mosbesimit. Krenar Loloçi: Po, në rregull. Janë tre momente kur vendi mbetet vakant: momenti pas zgjedhjeve, momenti kur Kryeministri vdes, jep dorëheqjen ose sëmuret. Rastet e vakancës për shkak të mocioneve të besimit e të mosbesimit plotësohen me procedurë tjetër, është ndryshe, [ndërsa] tek ky rast kemi tjetër procedurë. Sabri Godo: Po procedura që vijon më poshtë në këtë nen dhe nenin vijues e bën të panevojshme shprehjen “në fillim të legjislaturës, si dhe në rast vakance”, sepse kjo procedurë do të zbatohet për të gjitha rastet e vakancës. Arben Imami: Zoti Godo, ka tre raste, sikurse i përmendi Krenari. Një, kur fillon legjislatura; dy, kur vdes, jep dorëheqjen ose bie i sëmurë Kryeministri; dhe e treta, për shkak të mocioneve të besimit dhe mosbesimit. Rastet e mocioneve të besimit e mosbesimit i kemi trajtuar ndryshe me qëllim që të përmbushnim parimet e votës konstruktive, si dhe të sigurojmë qëndrueshmërinë e qeverisë, për të cilën folëm. Ndërsa procedura e parashikuar në nenin që po shqyrtojmë, si dhe në nenin 3 nuk zbatohen për rastet e votës së besimit dhe votës së mosbesimit. Sabri Godo: Dakord, po “në fillim të legjislaturës” nuk mund të konsiderohet vendi i Kryeministrit vakant? Vladimir Metani: Jo, nuk është. Sabri Godo: Pse nuk është boshllëk? Vendi i Kryeministrit bosh mbetet. Zamira Çaka: Jo, nuk ka mbetur bosh vazhdon Kryeministri ekzistues derisa të emërohet i riu. Arben Imami: A ka vërejtje tjetër? Nuk ka. Megjithatë, të shqyrtohet fjala “vakancë”. Petrit Kalakula: Kryeministri emërohet nga Presidenti i Republikës si në fillim të legjislaturës, ashtu dhe në rast boshllëku.

396 Sabri Godo: Pse, vetëm në këto raste Presidenti emëron Kryeministrin? Unë sugjeroj që Kryeministri të emërohet nga Presidenti në çdo rast. Arben Imami: Ashtu është: “Kryeministri, në fillim të legjislaturës si dhe në rast vakance, emërohet nga Presidenti i Republikës”. Haxhi Aliko: Unë sugjeroj këtë variant: “Në fillim të legjislaturës, si dhe në çdo rast kur posti i Kryeministrit është vakant…” Arben Imami: Është e njëjta gjë. Haxhi Aliko: Heqim fjalën “vakancë” që tingëllon keq, tingëllon si “pushime”. Kemi thënë “...posti i Kryeministrit është vakant”. Perikli Zaharia: Ka të drejtë sepse kështu heq mundësinë e keqkuptimit që krijon fjala “vakancë”. Kristaq Traja: Janë dy aspekte; aspekti i parë ka të bëjë me përkthimin e fjalës “vakancë” në shqip, aspekti tjetër ka të bëjë me fjalën “vakant”. Sabri Godo: Zoti Kristaq, në radhë të parë, të themi se kush e emëron. Kryeministrin e emëron Presidenti. Pastaj të flasim për rastet kur vendi i Kryeministrit mbetet bosh dhe të themi se çfarë bën Presidenti. Kristaq Traja: Të njëjtën gjë bën. Sabri Godo: Kështu kuptohet më mirë. Haxhi Aliko: Të fillojë kështu: “Kryeministri emërohet nga Presidenti i Republikës”. Leontiev Çuçi: Pastaj do të vazhdosh “...nga kandidati i paraqitur”. Haxhi Aliko: Po, dakord: “…nga kandidati i paraqitur”. Për rastet kur vendi mbetet vakant, fillon një fjali tjetër. Arben Imami: Jo, nuk është kështu. Pse nuk është kështu? Sepse Kryeministri emërohet nga Presidenti i Republikës jo në çdo rast, por vetëm në këto dy raste: në fillim të legjislaturës, si dhe në rastin e vakancës.

397 Petrit Kalakula: “Kryeministri emërohet nga Presidenti i Republikës, si në fillim të legjislaturës, ashtu edhe kur…”. Arben Imami: Për të qenë më i saktë, formulimi do të ishte kështu: “Kryeministri, në fillim të legjislaturës si dhe në rast vakance, emërohet nga Presidenti i Republikës, duke filluar nga kandidati i paraqitur nga partia ose koalicioni që ka… dhe miratohet nga Kuvendi”. Sabri Godo: Dakord, megjithëse duket si konstrukt gjerman. Arben Imami: Jo, konstrukt shqip është. E bëjmë këtë ndryshim duke e filluar me Kryeministrin. Haxhi Aliko: Mirë, dakord, i vemi precedentit që caktuam që në fillim. Neni 1 i pjesës “Presidenti i Republikës” fillon me: “Presidenti i Republikës...”. Në përgjithësi, në këtë pjesë fjalitë fillojnë me “Presidenti i Republikës”. Meqenëse në këtë pjesë e fillojmë pothuajse kudo me “President”, atëherë edhe në pjesën që po shqyrtojmë të nisim me “Kryeministër”. Arben Imami: Po s’mund ta fillojmë ashtu, se këtu e kemi Kryeministër. Prandaj shiko, ne themi në rast se vendi i Presidentit të Republikës mbetet bosh për këtë dhe këtë arsye, atëherë bëhet kjo dhe kjo. Nuk themi që Presidenti i Republikës, kur ai ka vdekur ose kështu, kështu zgjidhet në këtë mënyrë. E ndryshuam siç e propozoni ju: “Kryeministri, në fillim të legjislaturës, si dhe në rast vakance, emërohet nga Presidenti i Republikës”. Është më shqip. Vladimir Metani: Po sikur ta bëjmë: “Si edhe në rastet kur posti është vakant”? Leontiev Çuçi: Është e njëjta gjë. Arben Imami: Do ta shohim çështjen e “vakancës”, por kam përshtypjen se është e njëjta gjë me “vakant”. Ka vërejtje të tjera. Jo. Vazhdojmë tek neni 3 440 . 440 Neni 3: “1. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet, Kuvendi zgjedh një Kryeministër të ri brenda 15 ditëve nga votimi. 2. Në qoftë se zgjedhja nuk bëhet brenda këtij afati, Kuvendi brenda shtatë ditëve të ardhshme, bën një zgjedhje të re të Kryeministrit. 3. Në qoftë se i zgjedhuri merr votat e shumicës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Presidenti i Republikës duhet ta emërojë atë brenda shtatë ditëve. 4. Kur kjo

398 Zamira Çaka: Kam një pyetje për pikën 2 të nenit 2 441 : programi i qeverisë është vetëm politik? Arben Imami: Politik. Zamira Çaka: Jo, se ai mund të jetë edhe ekonomik. Përse duhet ta vëmë vetëm program politik? Kristaq Traja: Është politika ekonomike, politika sociale, pra politikë janë të gjitha. Leontiev Çuçi: Zoti Traja ka të drejtë. Politika i përfshin të gjitha! Arben Imami: Politika ekonomike, politika sociale, politika legjislative, politika financiare, politika tatimore… Këshilli i Ministrave është organ politik dhe, si i tillë, paraqet program politik, prandaj edhe përgjigjet politikisht. Zamira Çaka: Megjithatë, thjesht politik nuk ka kuptim. Sabri Godo: Pse e zgjasim kaq shumë… Përse të mos themi thjesht “...paraqet programin”? Arben Imami: Për të nënvizuar karakterin politik të qeverisjes dhe vënien në jetë të kësaj politike nga ekzekutivi! Krenar Loloçi: Si dhe për faktin se qeveria mban përgjegjësinë politike gjatë gjithë kohës së qeverisjes. Haxhi Aliko: Po të thuash “programi i qeverisjes”? Leontiev Çuçi: S’ka qeverisje pa politikë! Sabri Godo: E përsëris, të themi thjesht “programin”. Leontiev Çuçi: Po është politik, zoti Godo! Haxhi Aliko: Unë them se fjala “politik” këtu është huazuar nga vendet që e përdorin këtë fjalë në një kuptim shumë më të gjerë sesa e përdorim ne. shumicë nuk arrihet, Presidenti i Republikës brenda shtatë ditëve shpërndan Kuvendin”. 441 Neni 2, paragrafi 2: “Kryeministri, brenda dhjetë ditëve nga emërimi, i paraqet Kuvendit programin politik të Këshillit të Ministrave, si dhe përbërjen e tij”.

399 Kristaq Traja: Në fakt, në programin e qeverisë përçohen politikat e partive që e përbëjnë atë. Haxhi Aliko: Ashtu është, por më parë me fjalën “politikë” ne kemi kuptuar vetëm politikën partiake. Arben Imami: Politika është më e gjerë se partitizmi. Haxhi Aliko: Në gjuhën angleze, fjala ‘policy’ ka edhe kuptimin e politikës arsimore, etj. Arben Imami: Këtë nocion duam të fusim. Haxhi Aliko: Mirë, në qoftë se ka këtë qëllim… . Krenar Loloçi: Edhe ekonomia nuk mund të ndahet nga një politikë e caktuar që do të ndjekësh në fushën ekonomike. Arben Imami: Nuk bën qeveria program shëndetësor, bën program për politika shëndetësore. Leontiev Çuçi: Diçka tjetër për pikën 2 të nenit 2. Mos dhjetëditëshi për përgatitjen e programit është i shkurtër? Perikli Zaharia: Në përgjithësi, grupimi politik që do të formojë qeverinë, e ka bërë programin. Leontiev Çuçi: Po në lidhje me negociatat për zgjedhjen e kandidatit tjetër për kryeministër, afati dhjetëditor është i mjaftueshëm? Sabri Godo: Ki parasysh një gjë tjetër: sa më tepër të zgjatet afati, aq më tepër mbetet vendi pa qeveri. Leontiev Çuçi: Kur jemi përpara rastit të një mazhorance të pastër, dhjetëditëshi është i mjaftueshëm. Po kur jemi përpara koalicioneve të vështira… Pra, shkurt, mos duhen 15 ditë? Haxhi Aliko: Çdo parti para zgjedhjeve ka përgatitur një program të saj. Leontiev Çuçi: Ndodhemi përpara rasteve të papritura: “X” kandidat nuk e kishte parashikuar se do të emërohej Kryeministër... Haxhi Aliko: Kandidati mundet, por jo partia e tij. Sabri Godo: Është rasti i koalicioneve. Një partie i duhen edhe dhjetë vota ose vende në parlament. Duhet kohë për të negociuar.

400 Leontiev Çuçi: Unë sugjeroj 15 ditë. Kam punuar vetë në përgatitjen e një programi dhe, mund të them, se nuk është e lehtë të bësh një program politik, i cili të mbulojë të gjitha fushat. Arben Imami:Dhjetë ditë janë të mjaftueshme. Vazhdojmë me nenin 3. Ligoraq Karamelo: Këtu tek neni 3, përse është zhvendosur Presidenti nga e drejta që ai ka pasur vazhdimisht në lidhje me emërimin e Kryeministrit? Mos është kjo një kundërvënie, apo është një përpjekje për të nxjerrë jashtë loje Presidentin? Kristaq Traja: Nuk mund të bëhet ndryshe. Mosbesimi konstruktiv i jep të drejtën parlamentit ta zgjedhë vetë Kryeministrin, dhe, në qoftë se e zgjedh, Presidentit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta emërojë Kryeministrin e zgjedhur. Ky është dallimi midis caktimit për herë të parë të kandidatit për Kryeministër dhe zgjedhjes së Kryeministrit nga vetë parlamenti, pasi kandidati i emëruar nga Presidenti nuk ka fituar votëbesimin. Krenar Loloçi: Nga ana tjetër është një tendencë që vihet re në praktikën parlamentare, të cilën ne jemi përpjekur ta reflektojmë. 442 442 Në republikat parlamentare, kryetari i shtetit, qoftë mbret ose monark, ka marrë gjithnjë e më shumë një rol simbolik në marrëdhëniet ndërmjet ekzekutivit dhe legjislaturës. Dikur, ministrat i caktonte mbreti dhe ishin zyrtarët e tij të cilët merrnin një miratim simbolik nga organi përfaqësues, parlamenti ose legjislatura. Me kalimin e kohës balanca anoi në favor të legjislaturës. Mbreti vazhdoi të emëronte Kryeministrin, por marrja e votbesimit në parlament ishte mbështetja kryesore për fillimin e detyrës për qeverinë. Ne vetvete kjo mbështetje e kishte burimin në mbështetjen popullore që çdo parti do të siguronte në procesin zgjedhor. Emërimi i Kryeministrit ose ministrit të parë, megjithëse ende juridikisht atribut i kryetarit të shtetit, faktikisht ky atribut ishte zyrtarizimi simbolik i asaj që kishin vendosur zgjedhjet dhe negociatat partiake. Aktualisht, mjaft shtete e kanë hequr edhe juridikisht rolin e kryetarit të shtetit në emërimin ose caktimin e Kryeministrit ose ministrave të tjerë. I tillë është, për shembull, rasti i Kushtetës së Gjermanisë, ku sipas nenit 63/I, Kancelari federal zgjidhet nga Bundestag-u me propozim të Presidentit federal. Pastaj, i zgjedhuri duhet të emërohet nga Presidenti federal. Kurse, sipas paragrafëve II dhe III të po këtij neni, në qoftë se personi që ka propozuar Presidenti nuk zgjidhet, atëherë është vetë Bundestag-u që e zgjedh Kancelarin federal. Po kështu, sipas nenit 67, në rast se Bundestag-u i shpreh mosbesimin Kancelarit federal, Bundestag-u duhet të zgjedhë patjetër një pasardhës. Presidenti federal, në këtë rast, duhet ta emërojë të zgjedhurin. Praktika suedeze dhe ajo izraeliane kanë shkuar edhe më tej. Në Suedi, është Kryetari i parlamentit që emëron Kryeminsitrin. (Nenet 2 – 4 të Kushtetutës suedeze). Ndërsa në Izrael, sipas Ligjit Themelor “Për qeverinë” të vitit 1992, Seksioni 3(b), votohet jo thjesht dhe vetëm për

401 Roli i Presidentit në një republikë parlamentare, siç dihet, është simbolik. Ky atribut është trashëguar nga periudha e fundit e regjimeve feudale. Megjithatë, në projekt parashikohet që herën e parë kryeministri të emërohet nga Presidenti, ndërsa më tej, Kryeministri do të zgjidhet drejtpërdrejt nga parlamenti. Pas emërimit të parë, loja politike për formimin e qeverisë quhet e hapur dhe negociatat politike për këtë qëllim konsiderohen të filluara. Arben Imami: Presidenti, pas herës së parë, nuk ka përse të investohet më politikisht! Sabri Godo: Presidenti nuk duhet të hiqet nga loja. Edhe në qoftë se dështon propozimi i tij i parë, atij duhet t’i jepet edhe një shans tjetër. Haxhi Aliko: Do të fillonte e njëjta lojë pastaj, siç ndodh edhe për zgjedhjen e vetë Presidentit. Pas herës së dytë t’i jepet edhe një shans tjetër e kështu me radhë. Sabri Godo: Po kush do të jetë rregullator i kësaj pune? Krenar Loloçi: Kryeministri caktohet nga partia ose koalicioni që ka shumicën parlamentare. Në qoftë se partia ose koalicioni që ka shumicën nuk e formoi [qeverinë], që në këtë moment e drejta për të formuar qeverinë i kalon partive të tjera të opozitës. Këto janë mundësitë. Kristaq Traja: Për mua këtu ka një rrezik të madh. Në qoftë se Presidenti dëshiron të emërojë një kandidat që nuk e duan, kjo të çon drejt shpërndarjes së parlamentit. Sabri Godo: Zoti Traja, si bëhet sot në Itali? Presidenti atje cakton njërin për kryeministër… Arben Imami: Kemi dashur t’i largohemi praktikës italiane. Sabri Godo: Në qoftë se i pari nuk e formoi dot qeverinë, Presidenti italian pranon një kandidat tjetër, e kështu me radhë. partinë, por edhe për Kryeministrin e ardhshëm, duke i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë zgjedhjet me figurën e Kryeministrit, lidhje e cila, siç u vu në dukje më lart, simbolikisht ndahej nga atributi i kryetarit të shtetit për të emëruar Kryeministrin. Më këtë hap të hedhur nga ana e sistemit parlamentar botëror, në fakt, bëhet një shkëputje e rëndësishme nga disa mbeturina të regjimeve qeverisëse të periudhës së fundit feudale dhe absolutiste. (Shënim i red.)

402 Kristaq Traja: E përsëris, Presidenti mund të priret për të gjetur një kandidat që nuk e do parlamenti! Arben Imami: Edhe në një rast të tillë, kur Presidenti priret të emërojë dikë që nuk e do shumica, atëherë ia kalojmë vetë shumicës të zgjedhë kandidatin që dëshiron, me qëllim që të evitojmë shpërndarjen. Sabri Godo: Jemi nisur gjithmonë nga mendimi se Presidentit i takon atributi për emërimin e Kryeministrit. Leontiev Çuçi: Kjo zbatohet për herë të parë dhe parashikohet në nenin 2, zoti Godo. Sabri Godo: Dakord, por nuk është mirë që t’i lëmë Presidentit vetëm një herë këtë të drejtë. Leontiev Çuçi: Por, ai mund të vazhdojë me kandidaturën e dytë, të tretë… . Sabri Godo: Jo, pas herës së dytë, parlamenti e merr vet në dorë këtë të drejtë. Cilat janë anët negative të kësaj që unë propozoj? Arben Imami: Një, krijimi i konflikteve midis Presidentit dhe parlamentit; dy, investimi politik i Presidentit; dhe tre, shpërndarja e parlamentit si pasojë e konfliktit institucional President - parlament. Ligoraq Karamelo: A ka të drejtë Presidenti të emërojë Kryeministrin pa pëlqimin e partive? Leontiev Çuçi: Jo, nuk e bën dot! Kristaq Traja: Sepse po ia le në dorë Presidentit, ky mund të caktojë një kandidaturë nga pakica. Në këtë mënyrë fillon loja, e cila mund të çojë deri në shpërndarjen e parlamentit, kompetencë që e ushtron po Presidenti. Kryeministri do të zgjidhet nga shumica, do s’do Presidenti. Atëherë roli i Presidentit është formal, në qoftë se ai është i detyruar të zgjedhë kandidatin e shumicës. Sabri Godo: Në praktikë, si do ta zgjedhë parlamenti Kryeministrin kur partia më e madhe në parlament ka fituar 35% të vendeve dhe partitë e tjera kanë fituar, të themi, 20, 15 e më pak përqind të vendeve? Presidenti dështoi në përpjekjen e tij të parë, sepse kandidati

403 që ai emëroi nuk arriti të bëjë dot një shumicë prej 50% + 1 të vendeve në parlament. Për pasojë, miratimi nuk u bë. Si do ta zgjedhë parlamenti kandidatin tjetër? Krenar Loloçi: Ashtu sikurse zgjidhet Kryetari i parlamentit. Mund të dalin shtatë kandidatë nga parti të ndryshme. Në qoftë së njëri syresh fiton mbi 50%+1, do të thotë se arriti të sigurojë shumicën e vendeve në parlament dhe, si rezultat, i takon të qeverisë vendin. Sabri Godo: Parlamenti si tenxhere do të ziejë dhe në përfundim do të shohim se çdo të nxjerrë në krye! Kështu? Krenar Loloçi: Pa dashur të bëjmë teori, duhet të pranojmë se emërimi i Kryeministrit dhe i ministrave nga mbreti i përket fundit të mesjetës. Faktikisht, praktika e sotme ka dalë jashtë atyre binarëve të vendosur në atë periudhë të historisë. Haxhi Aliko: Kur të vijë radha e parlamentit, ky do të veprojë sipas procedurës së zakonshme, nëpërmjet grupeve parlamentare, por bisedimet kryesisht do të bëhen jashtë parlamentit. Pra, herën e parë Presidenti thërret kryetarët e partive dhe, në përfundim të bisedimeve, zgjedh një kandidat. Në qoftë se parlamenti nuk e miraton këtë kandidat, i vjen radha parlamentit të seleksionojë një kandidat tjetër. Nuk mund t’i kërkosh Presidentit të paraqesë një emër të dytë, se po të kishte kandidaturë tjetër më të mirë, do të na e kishte dhënë që në fillim. Arben Imami: Kryetari i parlamentit do të drejtojë procesin e zgjedhjes së Kryeministrit, siç bëhet në Suedi. Sabri Godo: Pra, atributi i Presidentit do t’i kalojë Kryetarit të parlamentit. Krenar Loloçi: Jo, parlamentit! Haxhi Aliko: Dakord, por Kryetari do të drejtojë punimet. Krenar Loloçi: Kur një parti arrin të fitojë shumicën, çështja është e zgjidhur, pasi partia që ka shumicën e ka të lehtë të zgjedhë kandidatin që do. Sabri Godo: Po kur ka 15 parti?

404 Krenar Loloçi: Ato do ta gjejnë vetë gjuhën me njëra tjetrën. Ky është një proces i mirëfilltë politik. Sabri Godo: Pra, atributet e Presidentit i kalojnë Kryetarit, pasi parlamenti është një organizatë e përbërë nga shumë vetë. Krenar Loloçi: Po, ai i bindet një rregulloreje, ka grupet parlamentare. Pra janë të gjitha mundësitë për të filluar negociatat për zgjedhjen e Kryeministrit. Arben Imami: Duhet të mbajmë parasysh se Kryetari i parlamentit i përket shumicës. Por e njëjta gjë është edhe në qoftë se Kryetari i përket opozitës. Pra, sidoqoftë, për zgjedhjen e Kryeministrit do të operohet nëpërmjet kryetarëve të grupeve parlamentare, si dhe nëpërmjet kryetarëve të partive. Haxhi Aliko: Herën e dytë, parlamenti, partitë, grupet parlamentare, etj., do të jenë më të kujdesshëm. Arben Imami: Sigurisht, se ata nuk dëshirojnë që parlamenti të shpërndahet! Sabri Godo: Po mund të ndodhë, për shembull, siç ndodh në parlamentin aktual të Shqipërisë, që me marrëveshje politike ndërmjet partive, Kryetari i parlamentit nuk i përket shumicës në parlament, por një partie të vogël, siç është aktualisht. 443 Arben Imami: Në qoftë se Kryetari i parlamentit do ta luajë rol të paanshëm, lavdi Zotit, do të thjeshtësonte punë. Megjithatë, ne nuk do të varemi në faktin nëse kryetari do ta luajë ose jo këtë rol. Spartak Braho: Mua më vjen keq që ju i atribuoni Kryetarit të Kuvendit një rol që nuk duhet ta ketë! Krenar Loloçi: Dhe s’do ta luajë! Spartak Braho: Kryetari përcakton rendin e ditës, datat dhe orët e zhvillimit të mbledhjeve dhe të diskutimeve. Në këtë kuadër, ai do të vendosë në rendin e ditës datën e zgjedhjes së kryeministrit, si dhe orën se kur do të zhvillohet debati. Kaq ka ai për detyrë të bëjë. 443 Është fjala për zotin Skënder Gjinushi, i cili i përkiste Partisë Socialdemokrate.

405 Arben Imami: Por, gjithsesi, brenda 15 ditëve. Spartak Braho: Sigurisht, brenda kohës që është caktuar. Arben Imami: Po qe se kalojnë 15 ditë dhe nuk krijohet asnjë shumicë qeverisëse, atëherë shpërndahet parlamenti. Sabri Godo: T’i japim edhe një herë mundësinë Presidentit të emërojë një Kryeministër të dytë në rast se i pari dështon. Në qoftë se edhe kandidati i dytë dështon, atëherë ne duhet të shohim një alternativë tjetër. Leontiev Çuçi: Ia kalojmë Kuvendit, siç parashikohet tek neni 3. Zamira Çaka: Zoti Sabri, jeni për t’i dhënë edhe një mundësi Presidentit? Sabri Godo: Pra, t’i japim dy herë të drejtë Presidentit të propozojë Kryeministrin! Arben Imami: Fjalët “duke filluar” tek pika 1, neni 2, janë gabim shtypi dhe duhet të hiqen. Këtu Presidenti ka të drejtë vetëm një herë të propozojë për Kryeministër dhe, nuk e di se çfarë do të fitojmë po qe se e bëjmë dy herë? Zamira Çaka: Unë jam për ta bërë dy herë. Arben Imami: Pse? Sabri Godo: Unë jam shumë i bindur që duhet dy herë. Krenar Loloçi: Dakord, por duhet të mbajmë parasysh praktikën botërore, e cila na tregon se negociatat politike për zgjedhjen e Kryeministrit nuk i drejton as Presidenti e as parlamenti. Në Itali e kudo të gjitha negociatat politike bëhen në selitë e partive politike dhe në momentin final ato shkojnë tek Presidenti i Republikës. Nuk e zgjidh Presidenti i Republikës krijimin e qeverisë, e zgjidhin bisedat ndërmjet drejtuesve të partive. Sabri Godo: Jam dakord, duke mos harxhuar shumë karburant: në Itali, negociatat vazhdojnë pa fund, unë nuk jam dakord që ato të vazhdojnë pa mbarim. Arben Imami: E do dy herë?

406 Sabri Godo: Po. Arben Imami: Po herën e dytë, nga do ta marrë propozimin? Spartak Braho: Prapë nga partitë do ta marrë. Sabri Godo: Ai do të vazhdojë konsultimet me partitë, pa kaluar çështja në ‘panair’, ose ndryshe, në parlament. Arben Imami: Normalisht panairi ka filluar dhe panairi do bëhet diku, panairin e bëjnë partitë politike. Dakord jam, e vëmë dy herë, madje edhe tre herë. Sabri Godo: Jo tre herë… Arben Imami: Po mirë, s’ka rëndësi se … Duhet motivi, gjithmonë. Ne themi vetëm njëherë, sepse vetëm njëherë mund të marrësh një propozim nga partitë, nga partia e parë, nga koalicioni. Herën e dytë, nga do ta marrë? Zamira Çaka: Po pse, në parlament kush do ta bëjë? Arben Imami: Herën e dytë, nga do ta marrë propozimin? (zëra në sfond): Prapë nga partitë! Arben Imami: Dy herë nga e njëjta parti? Ligoraq Karamelo: Jo, mund të jenë dy-tre parti atje. Krenar Loloçi: T’i referohemi një rasti në Hungari. E djathta ka fituar 40 e ca përqind të vendeve, por megjithatë nuk e ka shumicën e nevojshme. Asaj i duhet të hyjë në koalicion me një parti tjetër. Për këtë qëllim ka filluar negociatat me disa parti të vogla. Arben Imami: Me partinë fshatare. Krenar Loloçi: Po, me partinë fshatare. Të dyja së bashku më duket se bëjnë shumicën e nevojshme. Mbi këtë bazë, më tej, do t’i sugjerojnë Presidentit kandidatin e tyre. Pra, faza “President” është me të vërtetë një moment rudimentar në tërë kuptimet… Sabri Godo: Është edhe një çështje prestigji për Presidentin. Arben Imami: Përkundrazi! Nuk e lejon Presidentin të investohet politikisht.

407 Vladimir Metani: Po pse duhet ta kursejmë që të mos investohet politikisht? Arben Imami: Sepse duhet të ruajë pozitën e tij të pavarur. Krenar Loloçi: Presidenti thjesht formalizon propozimet për Kryeministër që i vijnë nga partitë politike. Sabri Godo: Jo, ai thërret në konsultim kryetarët e partive dhe sheh se nga anon shumica ose cila mund të jetë shumica që mund të krijojë qeverinë. Por, Presidenti mund të luajë edhe rolin e obstruksionistit 444 . Prandaj unë propozoj që Presidentit t’i japim vetëm dy herë shansin për të emëruar Kryeministrin. Arben Imami: Për obstruksionizëm, është e mjaftueshme vetëm një herë. Kur [Presidenti] është pozitiv dhe konstruktiv... Sabri Godo: ... dhe ka gjithë vullnetin e mirë! Arben Imami: Jam plotësisht dakord. Pa ngarkesa emocionale, shqyrtojmë rastin kur Presidenti do të ndërtojë një qeveri të re. Mbledh partitë për herë të parë dhe në fund të negociatave i vjen propozimi i partive për kandidatin për Kryeministër. E emëron Kryeministër dhe ia çon parlamentit për miratim. Kandidatura për Kryeministër nuk miratohet. Kush vendoset në pozitë më të vështirë pas këtij refuzimi? Në pozitë më të vështirë vendosen partitë dhe jo Presidenti. Nuk është Presidenti përgjegjës për këtë dhe as nuk i takon atij të përpiqet të gjejë zgjidhje. Sido që ta analizosh, mendoj se është e mjaftueshme t’i jepet vetëm njëherë e drejta Presidentit. Ngul këmbë për këtë, së pari, se nuk është një çështje që varet nga sasia dhe, së dyti, në qoftë se do ta ushtrojë dy herë, na duhet të japim kriterin mbi bazën e të cilit ai duhet të veprojë. Vladimir Metani: Zoti Godo nuk e ka fjalën tek pozita e Presidentit në kuptimin politik, por tek figura e pozita e Presidentit si burrë shteti, si burrë i urtë… Sabri Godo: Dhe si garant i Kushtetutës. 444 “Obstruksionist” është dikush që në mënyrë sistematike bllokon ose ndërpret një proces. Në kontekstin e përdorur këtu, obstruksionist është ai që përpiqet të vonojë krijimin e qeverisë nëpërmjet taktikës së vonimit. (Shënim i red.)

408 Vladimir Metani: Kështu për shembull, marrim procesin për ligjin e zgjedhjeve. Megjithëse ishte e diskutueshme thirrja e Mejdanit drejtuar partive politike për t’u ulur në tavolinë për ligjin e zgjedhjeve, megjithatë ajo qe e domosdoshme, apo jo? Arben Imami: Po. Vladimir Metani: Kjo thirrje krijoi një mundësi tjetër për të diskutuar ligjin për zgjedhjet. Sabri Godo: Pra, duke caktuar Presidentin që të luajë këtë rol, ti i jep mundësi atij të ezaurojë të tëra mundësitë që ai ka. Arben Imami: Jo, është e kundërta! Kristaq Traja: Për mua jemi para dy gjërave të ndryshme. E para, kur të jetë formuar shumica, ajo i dërgon Presidentit emrin e kandidatit për ta emëruar Kryeministër. Në këtë rast, Kryeministri nuk mund të mos miratohet nga parlamenti. Së dyti, kur nuk ekziston shumica e duhur, Presidenti fton kandidatin e caktuar nga partia më e madhe të fillojë negociatat për të formuar qeverinë. Normalisht, duke qenë më e madhja, kjo parti do të tentojë të merret vesh me partitë e vogla për të krijuar shumicën e nevojshme. Në qoftë se nuk e krijon dot shumicën brenda dhjetë ditëve, çështja i kalon parlamentit për ta zgjidhur brenda 15 ditëve. Leontiev Çuçi: Për të shuar këtë merak të mentalitetit dhe praktikës shqiptare, a mund t’i jepet Presidentit dy herë e drejta për të emëruar Kryeministrin dhe, në qoftë se dy herë me radhë kandidati i Presidentit dështon, kjo e drejtë t’i kalojë parlamentit? Arben Imami: Po nuk është çështje sasiore! Kristaq Traja: Po ekziston shumica, Presidenti i kërkon kësaj kandidatin për Kryeministër. Përndryshe, Presidenti nuk ka cilin kandidat të caktojë për Kryeministër. Sabri Godo: Të marrim rastin që është formuar një shumicë prej 51%, nga të cilat 35% i takojnë partisë më të madhe. Presidenti cakton një përfaqësues të këtij grupimi Kryeministër. Mirëpo, në parlament programi i paraqitur nga Kryeministri nuk votëbesohet. Kuptohet,

409 Kryeministri i caktuar bie. Tani, kush do ta zgjidhë këtë krizë qeveritare? Arben Imami: Ti mendon se shumicën e re politike do ta bëjë Presidenti? Engjëll Bejtaj: Ky është një shans më tepër përpara se të shpërndahet parlamenti. Krenar Loloçi: Jeta normale parlamentare është shprehje e drejtpërdrejtë e negociatave ndërmjet partive, në të cilën Presidenti nuk hyn. Prandaj, Suedia ose Gjermania nuk e ngatërrojnë fare Presidentin. Janë negociatat ndërmjet partive, kryetarëve të tyre, të cilët merren vesh se kush do e krijojë qeverinë. Le të marrim zgjedhjen e Presidentit. Kush e zgjedh Presidentin? Mos vallë 20 deputetët që e propozuan Presidentin janë faktori kryesor për zgjedhjen e tij? Përkundrazi, janë partitë politike ato që veprojnë e negociojnë për zgjedhjen e Presidentit. Sabri Godo: Pse nuk janë krijuar qeveritë në Itali që me përpjekjen e parë? Krenar Loloçi: Sepse në Itali ka 100 parti! Leontiev Çuçi: Po mirë, përse të mos i lëmë Presidentit dy shanse? Çfarë na prishet? Sabri Godo: Duhet të ezaurohen tërë përpjekjet e Presidentit. Po nuk ia doli Presidenti, shansi i fundit i jepet parlamentit për të krijuar qeverinë për 15 ditë. Krenar Loloçi: Zoti Godo, hera e dytë është njësoj sikur të them se do ta zgjedhë me dy të tretat. Presidenti është i ezauruar me herë të parë. Sabri Godo: Ka shumë të ngjarë që, në rastin e dytë, Presidenti ta zgjidhë këtë punë. Arben Imami: Le të pyesim specialistët: dhënia e së drejtës Presidentit për të emëruar një ose dy herë është problem sasior, apo ka nevojë për një motivim? Kristaq Traja: Unë mendoj se po.

410 Arben Imami: Cili do të ishte motivi për t’ia dhënë për të dytën herë këtë të drejtë Presidentit? Kristaq Traja: Unë nuk gjej asnjë arsye. Krenar Loloçi: Në rast se kemi dy parti, nuk shtrohet ky problem. Në rast se ka nevojë për koalicion, negociatat i zhvillojnë vetë partitë për të krijuar shumicat. Perikli Zaharia: Kështu është e drejtë në fakt. Çdo parti që nuk e ka shumicën e nevojshme do të negociojë me partitë e tjera për të arritur këtë shumicë. Është akt formal që t’i kalohet përsëri Presidentit për dekretim një diçka që ato përfundimisht e kanë zgjidhur vetë. Arben Imami: Kush është përgjegjës për qeverisjen e vendit, Presidenti apo parlamenti nëpërmjet qeverisë që do të nxjerrë? Kristaq Traja: Sigurisht, parlamenti! Krenar Loloçi: Kjo është një pyetje shumë e drejtë që e ka përgjigjen brenda. Vladimir Metani: Jo, nuk është parlamenti. Arben Imami: Kush ka përgjegjësi politike dhe mandat për të nxjerrë ekzekutivin, parlamenti apo Presidenti? Krenar Loloçi: Parlamenti. Kristaq Traja: Nuk ka nevojë për diskutim, është parlamenti. Arben Imami: Kështu që çështja nuk qëndron në dhënien e dy mundësive për Presidentin. Sabri Godo: Por, që në fillim thuhet se atributi i caktimit të Kryeministrit i përket Kryetarit të Shtetit! Dhe ky atribut i eliminohet që me përpjekjen e parë, duke mos i lënë mundësi edhe për një përpjekje tjetër! Arben Imami: Presidenti nuk ka asnjë arsye që të bëjë një përpjekje të dytë. Përpjekjen e dytë duhet ta bëjë parlamenti. Presidenti nuk është votuar për të formuar qeveri. Presidenti është zgjedhur për të qenë garant i Kushtetutës, jo për të qenë formues qeverish.

411 Spartak Braho: Nuk është fjala për të formuar qeveri, por për të emëruar Kryeministrin. Engjëll Bejtaj: Kjo është qeveria, po u emërua Kryeministri… . Perikli Zaharia: Fjala “emëron” nuk duhet të kuptohet se Presidenti ka diskrecion 445 për të zgjedhur një kandidat për Kryeministër. Emërimi i Kryeministrit nga Presidenti është një akt formal. Në këtë rast Presidenti nuk bën gjë tjetër veçse dekreton atë që është vendosur nga shumica. Sabri Godo: Atëherë, duhet hequr dorë nga formulimi i nenit 2 se: “Kryeministri emërohet nga Presidenti i Republikës”. Arben Imami: Jo, atje thuhet: “Kryeministri, në fillim të legjislaturës si dhe në rast vakance, emërohet…”. Pra, vetëm në këto raste, jo gjithmonë. Sabri Godo: Unë mendoj, se është detyrë e Presidentit të emërojë Kryeministrin, madje duhet t’ia dalë në krye. Po e përsëris edhe një herë: në qoftë se edhe herën e dytë Presidenti nuk arrin të emërojë një Kryeministër, atëherë ky atribut i hiqet Presidentit me Kushtetutë. Arben Imami: Pse, çfarë sjell e dyta më tepër se e para? Kjo e drejtë, ose lihet ta ushtrojë deri në fund, ose vetëm njëherë. Vladimir Metani: Kuvendi nuk ia pranoi herën e parë, përse i duhet dhënë Presidentit ta provojë dhe njëherë? Sabri Godo: Sepse herën e parë nuk u bë për shkak të një incidenti! Krenar Loloçi: Nuk është punë incidenti. Kristaq Traja: Emërimi është akt fundor, nuk është një akt fillimi. Sabri Godo: Është çështje incidenti, sepse parimisht është, ashtu siç u tha pak më parë, në logjikën e gjërave. Presidenti emëron “X” Kryeministër duke ditur se ky është në gjendje të krijojë shumicën parlamentare. Në parlament, për shkak të programit, kjo shumicë u shpërbë. Ky është një incident. 445 Domethënë që është në vullnetin e Presidentit, ose që Presidenti është i lirë të emërojë një kandidat për Kryeministër jashtë vullnetit të partive.

412 Arben Imami: Le të themi është incident. Herën e parë me Presidentin ndodhi incident, herën e dytë me parlamentin nuk ndodh më ky incident. Për të mos folur këtu për rastin që përmendëm më sipër, kur Presidenti është obstruksionist, rast që tregon se është më mirë që Presidenti ta ushtrojë këtë të drejtë vetëm një herë. Kur e ka parlamenti, partitë janë përgjegjëse drejtpërdrejt, ato ta zgjidhin. Përse ta zgjidhë Presidenti? Aq më keq kur është Presidenti [ai] që e prish punën. Në qoftë se partitë nuk e zgjidhin dot, atëherë zgjedhje të reja! Spartak Braho: Po ky është meraku, që t’i largohesh krizës! Arben Imami: I janë lënë 25 ditë formimit të qeverisë. Pra, nga njëra anë është forcuar maksimalisht ekzekutivi dhe, nga ana tjetër, i është lënë partive politike formimi i qeverisë dhe jo Presidentit, duke e lënë këtë të fundit jashtë përfshirjes në lojën politike. Sabri Godo: Unë dua që qytetari të shikojë garanci tek qeverisja që parashikohet në Kushtetutë. Një qytetar i thjeshtë mendon: sipas Kushtetutës, Presidenti emëron Kryeministrin. Presidenti dështoi. Tani caktimi i Kryeministrit i kaloi parlamentit, institucionit ku bëhet nami e njerëzit nuk merren vesh… Krenar Loloçi: Në rastin kur ka shumë parti, Presidenti nuk mund të dijë se cilat parti, pesë a gjashtë parti, kanë programe që janë afër me njëri-tjetrin ose cilat parti, pavarësisht nga programet, mund të formojnë koalicionin për të formuar qeverinë. Sabri Godo: Këtë punë duhet ta drejtojë një ‘kokë’. Sikur ju të thoni këtu se Kryetari i parlamentit do të drejtojë negociatat për formimin e qeverisë, unë heq dorë nga qëndrimi im. Krenar Loloçi: Ajo është e gabuar. Arben Imami: Nuk mund t’ia ngarkosh këtë detyrim kushtetues Kryetarit të parlamentit se nuk i përket dhe nuk mund ta kryejë! Haxhi Aliko: Në pjesën për Presidentin e Republikës ne pranuam se kur Presidenti është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij, vendin e tij e zë Kryetari i Kuvendit. Përse atëherë nuk na i drejtokërka Kryetari negociatat për formimin e qeverisë? Arben Imami: Si dëshironi: me Kryetarin apo pa Kryetarin?

413 Sabri Godo: Po ajo merret vesh që Kryetari i Kuvendit do të drejtojë punimet! Vladimir Metani: Vetëm drejtimin formal të mbledhjes, asgjë tjetër nuk ka në dorë Kryetari. Haxhi Aliko: Dakord, po për 60 ditë Kryetari na bëhet edhe President Republike… Arben Imami: Meqenëse nuk gjetëm konsensus dhe shumica nuk formohet, atëherë, nëse do t’i jepet një herë ose dy herë kjo e drejtë Presidentit, e shtyjmë për më vonë. Sabri Godo: Jemi dakord si të vendosë shumica. Arben Imami: Ka vërejtje të tjera? Jo. Kalojmë tek neni 4 446 . Këtu është fjala kur Kryeministri nuk emërohet nga Presidenti, por zgjidhet nga Kuvendi. Përfshihen edhe rastet e mocioneve. Ka vërejtje? Jo. Kalojmë tek neni 5 447 , për të cilin bëmë atë diskutim aq të gjatë, kur diskutuam në parim për këtë pjesë. Engjëll Bejtaj: Dekretimi i shkarkimit të një ministri brenda tre ditëve është i detyrueshëm. Kristaq Traja: Është kompetencë formale. Krenar Loloçi: Përndryshe shkel Kushtetutën. Leontiev Çuçi: Cila është zgjidhja e fundit e konfliktit Kryeministër – parlament? Arben Imami: Shkarkimi i ministrit bëhet në Kuvend, por formalisht dekreti i Presidentit e mbyll këtë proces. 446 Neni 4: “Kryeministri i zgjedhur sipas pikës 1 ose 2 të nenit 3 dhe të nenit 11, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda dhjetë ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij”. 447 Neni 5: “1. Ministri emërohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda shtatë ditëve. 2. Kur Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave, Kryeministri mund t’i kërkojë Kuvendit mocion besimi ndaj tij. Kur Kryeministrit i jepet besimi, mocioni i mosbesimit ndaj anëtarit të Këshillit të Ministrave bëhet i pavlefshëm. Në rast se Kryeministri pranon mocionin e mosbesimit, i paraqet Presidentit të Republikës shkarkimin e këtij anëtari. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin brenda tre ditëve. 3. Shkarkimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave nga Kryeministri, i paraqitet Kuvendit për miratim. Në rast miratimi, Kryeministri i paraqet shkarkimin Presidentit të Republikës, i cili e dekreton atë brenda tre ditëve”.

414 Leontiev Çuçi: Me pikën 3 unë jam shumë dakord. Me pikën 2 ka diçka që nuk shkon. Arben Imami: Pikën 2 faktikisht mund ta heqim, sepse është një kompetencë që ai e ka. Ne kemi dashur ta evidentojmë. Haxhi Aliko: Kryeministri, kur nuk është dakord me mocionin e mosbesimit të paraqitur ndaj një ministri, mund ta vërë parlamentin përpara alternativës ose të heqë dorë nga mocioni i mosbesimit ose do të largohet edhe ai bashkë me ministrin. Këtë gjë Kryeministri mund ta bëjë edhe për buxhetin që ai paraqet në Kuvend: ose do të miratohet buxheti i tij, ose ai heq dorë nga detyra e Kryeministrit. Po kështu, ai mund të veprojë edhe për një ligj të thjeshtë. Pra, është e drejta e Kryeministrit ta vendosë parlamentin përpara kësaj alternative, si për një ministër ashtu dhe për një ligj. Sabri Godo: E diskutojmë pak me durim duke supozuar edhe ndonjë rast. Një grup deputetësh e informojnë Kryeministrin në lidhje me implikimet në kontrabandë a në ndonjë aktivitet tjetër të kundërligjshëm. Megjithatë, Kryeministri nuk merr masa kundër këtij ministri. Haxhi Aliko: Sigurisht, Kryeministri nuk do të veprojë menjëherë pa bërë fillimisht verifikimet përkatëse. Nga ana tjetër, Kryeministri nuk është aq i marrë sa të shpërfillë pa asnjë arsye informacionin dhe kërkesat e një grupi deputetësh. Gjithashtu, Kryeministri, kur gjërat fillojnë të dalin në sipërfaqe, nuk mund të sakrifikojë qeverinë për një ministër. Sabri Godo: Po të jetë një njeri kokëshkretë e inatçi? Haxhi Aliko: Po të jetë kështu, aq më mirë. Le të iki edhe Kryeministri! Arben Imami: Shpëtojmë nga të dy! Sabri Godo: Për mua më mirë e heqim fare pikën 2? Haxhi Aliko: Për mua le të mbetet. Perikli Zaharia: Përse nuk e shtroni pyetjen kështu: a ka nevojë një ministër për një garanci mbrojtëse në një rast të caktuar, apo nuk ka? T’i marrim të dyja anët e medaljes. Parafytyroni një ministër, që në

415 një mënyrë ose në një tjetër, mund të akuzohet. T’i japim mundësi që të ketë një mbrojtje, një procedurë të caktuar mbrojtjeje. Sabri Godo: Cila është mbrojtja që i jepet ministrit? Arben Imami: Zoti Godo, argumentimi i zotit Zaharia është i shkëlqyer. Pika 2 dhe 3 parashikojnë një procedurë mbrojtjeje për ministrin. Në pikën 2 Kryeministri e mbron ministrin nga Kuvendi, ndërsa në pikën 3, Kuvendi mbron ministrin nga Kryeministri. Në të dyja rastet, i krijohet mundësi një ministri që të fitojë një lloj pavarësie dhe, nga ana tjetër, t’i nënshtrohet testit përkatës. Përgjithësisht, është një balancë e cila normalisht do të anojë nga ai krah që do të ketë të drejtë, megjithëse edhe rasti i kundërt mund të bëjë vaki, por kjo nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Megjithatë, është mirë që të krijohet një mbrojtje nga të dy krahët. Spartak Braho: Në fakt, mbrojtje nga Kryeministri nuk ka. Kryeministri i bën presion parlamentit që ta heqë një ministër, përndryshe do të japë dorëheqjen. Arben Imami: Dakord, por megjithatë, kur të kërkojë shkarkimin e një ministri në Kuvend, Kryeministrit do t’i duhet të argumentojë përse kërkon ta heqë ministrin. Nuk mund ta heqë ministrin thjesht se është brun dhe ai e donte të ishte biond… Sabri Godo: Në pikën 3 ministri mbrohet nga Kuvendi, nga kërkesa e padrejtë për shkarkim të Kryeministrit. Pika 3 thotë: “Shkarkimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave nga Kryeministri, i paraqitet Kuvendit për miratim”. Po në rast se Kuvendi nuk e miraton? Kristaq Traja: Kryeministri mund të japë dorëheqjen. Sabri Godo: Kjo nuk është e shkruar këtu! Haxhi Aliko: Është e kuptueshme. Kristaq Traja: E ka vetë në dorë Kryeministri ose të pranojë vendimin e Kuvendit, ose të largohet vetë. Haxhi Aliko: Kjo është shumë e nevojshme sepse, me aq pak përvojë sa kemi, ndodh kështu, që ministrat kanë një status disi të preferuar. Pra, ai duhet të jetë nën presionin si të Kuvendit, ashtu dhe të Kryeministrit.

416 Arben Imami: Dhe asnjëherë nën autoritetin e tekave dhe kapriçove të Kryeministrit ose të parlamentit. Ky është çelësi i balancës. Haxhi Aliko: Këto e plotësojnë mirë njëra-tjetrën. Sabri Godo: Nuk mund të vëmë në një plan të barabartë parlamentin dhe Kryeministrin. Arben Imami: Në rastin konkret ata janë në plan të barabartë, sepse Kryeministri është i lirë të marrë vendim personal për të dhënë dorëheqjen dhe të fusë parlamentin në krizë. Ministri është anëtar i ekzekutivit, përgjegjës politik i të cilit, në analizë të fundit, është vetë Kryeministri. Kuptohet që në lidhje me këtë degë të pushtetit Kryeministri ka më shumë mundësi. Cila është mundësia? Kryeministri bën presion: në qoftë se Kuvendi ia heq ministrin pa dëshirën e tij (Kryeministrit) ose, në rastin e kundërt, nuk ia heq ministrin që Kryeministri propozon, Kryeministri jep dorëheqjen duke e futur vendin në rrugën e zgjedhjeve ose, në rastin më të mirë, duke shkaktuar krizë qeveritare. Kjo është arsyeja që Kryeministri është më i fuqishëm. Por, nga ana tjetër, i gjithë procesi bëhet më transparent, nuk mbetet midis dy vetëve. Kuvendi mund të mbrojë e luftojë të paktën për transparencë. Në Kushtetutë zbatohet më mirë se kudo parimi “frika e ruan vreshtin”. Gjithashtu, Kryeministri nuk do të donte të shkonte të ballafaqohej me Kuvendin pa pasur argumente për të shkarkuar një ministër ose për të dhënë dorëheqjen. Sabri Godo: Si bëhet kjo në parlamentet e tjerë? Krenar Loloçi: Në Gjermani, emërimi dhe shkarkimi i ministrave bëhet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit. Parlamenti nuk ka asnjë rol në këtë drejtim. parlamentit nuk i paraqitet për miratim as përbërja e qeverisë. 448 448 Neni 64 i Kushtetutës gjermane parashikon: “I. Ministrat federalë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti federal me propozim të Kancelarit federal. II. Kancelari federal dhe ministrat bëjnë betimin e parashikuar në nenin 56 përpara Bundestag-ut, në çastin kur marrin funksionin”. Ndërsa neni 67 parashikon: “Bundestag-u mund t’i shprehë mosbesimin Kancelarit federal vetëm kur zgjedh me shumicën e anëtarëve të tij një pasardhës dhe i kërkon Presidentit federal shkarkimin e Kancelarit federal. Presidenti federal duhet ta pranojë kërkesën dhe ta emërojë të zgjedhurin. II. Midis mocionit dhe zgjedhjes duhet të kalojnë 48 orë”.

417 Sabri Godo: Ky është rasti më ekstrem. Nuk kemi të bëjmë me këtë lloj sistemi. Ne këtë nuk e duam. Ne kemi thënë që qeveria, programi dhe përbërja e qeverisë miratohen nga parlamenti. Ndryshimi i përbërjes së qeverisë nuk mund të mbetet në arbitraritetin e Kryeministrit. Prandaj unë jam që të heqim dorë nga ky sistem. Cila është alternativa tjetër? Krenar Loloçi: Alternativa tjetër është që parlamenti të miratojë përbërjen qeveritare, t’i heqë besimin një ministri, ta shkarkojë atë, e kështu me radhë. Pra, Kryeministri nuk është gjë tjetër, veçse një anëtar i parë i Këshillit të Ministrave, i barabartë me të gjithë ministrat. Në këtë pikëpamje, ky organ shihej si një organ kolektiv, gjë që është kritikuar kudo ku është vënë re në Evropën Lindore. Prandaj është sugjeruar që këto vende të krijonin një ekzekutiv, jo President, por një Kryeministër të fortë që të jetë përgjegjës për pushtetin që ai drejton. Miratimi i përbërjes së qeverisë nga parlamenti mund të pranohet, por i duhet lënë diskrecioni i nevojshëm Kryeministrit për të qeverisur. Nuk do punojnë ministrat me Kryeministrin, do punojë Kryeministri me ministrat! Sabri Godo: A nuk kthehet pastaj në një gjë formale miratimi nga parlamenti i kabinetit qeveritar? Kryeministri e merr miratimin që ditën e parë dhe pastaj ky bën me ministrat ç’të dojë. Krenar Loloçi: Jo, se i është vënë pengesa e duhur: Kryeministri nuk mund ta bëjë shkarkimin e ministrave pa miratimin e parlamentit. Perikli Zaharia: Sipas eksperiencës shqiptare, Kryeministri, përpara se të shkarkojë një ministër duhet të motivojë shkarkimin e këtij. Në këtë mënyrë, parlamenti nuk mbetet formal. Atëherë, në pikën 3 unë sugjeroj të shtohet një klauzolë në të cilën të thuhet se Kryeministri, kur kërkon shkarkimin e një ministri, duhet të motivojë arsyen e shkarkimit. Kjo është ose shpreh eksperiencën shqiptare. Krenar Loloçi: Kjo, në fakt, është eksperiencë e gabuar. Sabri Godo: Çfarë mendon ti për këtë çështje, zoti Imami? Arben Imami: Do të ishte shumë mirë të vazhdonim tek neni 6. Haxhi Aliko: Për mendimin tim, ka dhe një argumentim tjetër. Pikat 2 dhe 3, si plotësuese të njëra – tjetrës pakësojnë në maksimumin e

418 mundshëm ndikimin e partive mbi ministrat. Kështu, ai diktati i partisë mbi qeverinë dobësohet në nivelet e pranueshme, sepse reciprociteti që vendosin këto dy pika nuk e lë partinë të bëjë si t’i dojë qejfi me ministrat. Dhe jo vetëm partisë më të madhe, por as edhe partive të tjera të koalicionit nuk u krijohen hapësira që të luajnë me formulën qeveritare. Prandaj, këto pika jo vetëm balancojnë pushtetet, por edhe i japin edhe rolin që duhet parlamentit, Kryeministrit, por edhe ministrave. Krenar Loloçi: Unë dua të falënderoj zoti Aliko për këtë mënyrë të menduari, sepse vetëm kështu duhet parë ky problem sa kushtetues, aq edhe politik. Pra, duhet ta shikosh Kryeministrin edhe si drejtues qeverie, por edhe si drejtues partie. Dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë presioni mund të bëhet nga grupet e fraksionet e ndryshme brenda partive për këtë ose atë qeveritar. Sabri Godo: Më fal, siç e kuptoj unë, e çon punën deri në pragun e luftës, por luftë nuk bën. Alternativa që mbetet është të rrëzosh qeverinë, apo jo? Arben Imami: Domethënë, duhet ta masësh mirë punën para se të nisësh luftën. Nisesh për luftë dhe humbet. Të nisesh për luftë kur ia vlen, jo për kapriçio. Duhet të mendohesh mirë, po ashtu dhe shumica që do të votojë, të mendohet mirë. Spartak Braho: Kam një pyetje tek neni 4. Kuvendi miraton programin politik dhe përbërjen e qeverisë. Miratimi i përbërjes është nominal apo kolektiv? Krenar Loloçi: Kolektiv. Përbërja miratohet në bllok. Arben Imami: Ne i jemi mbajtur praktikës që i gjithë Këshilli i Ministrave është votuar si një përbërje e vetme, jo për çdo ministër veç e veç. Megjithatë, askush nuk të ndalon të votosh kundër qeverisë kur një kriminel është futur në përbërje të qeverisë. Pra, qeveria mund të mos marrë votëbesimin edhe për një ministër të vetëm. Krenar Loloçi: Nga ana tjetër, është edhe grupi parlamentar, i cili e diskuton përbërjen përpara se të votohet në parlament. Spartak Braho: Tek pika një, emërimi i ministrit nga Presidenti është pothuaj një detyrim. Në këtë drejtim Presidenti është krejt pasiv, apo jo?

419 Krenar Loloçi: Në asnjë Kushtetutë nuk gjejmë të thuhet që Presidenti ose mbreti është i detyruar të emërojë personin që propozohet nga Kryeministri, megjithëse refuzimi është një fenomen i rrallë. Spartak Braho: Domethënë edhe mund të mos e emërojë?! Arben Imami: Është i detyruar! Krenar Loloçi: Arsyet për të cilat mund të mos e emërosh një ministër janë të gjitha ato që e ndalojnë një person të bëhet deputet. Spartak Braho: Pra, është i detyruar të emërojë një kandidaturë të propozuar nga Kryeministri. Krenar Loloçi: Ndryshe, Presidenti do të përfshihej në jetën politike. Spartak Braho: Kur nuk ka shkaqe që ndalojnë dikë të bëhet ministër, Presidenti do ta bëjë emërimin që i kërkohet nga Kryeministri. Nuk mund t’i thotë Kryeministrit se nuk e dua personin që propozohet për ministër. Krenar Loloçi: Pastaj është gjithë parlamenti që ia jep ose ia heq besimin. Sabri Godo: Përfundimisht ne e lamë të pandryshuar nenin 5. Arben Imami: Kam përshtypjen që po. Sabri Godo: Kalojmë tek neni 6 449 . Pra, qeveria miratohet nga parlamenti, ndërsa betimin e bën para Presidentit. Kështu është zgjidhur edhe në vendet e tjera? Krenar Loloçi: Jo, në disa vende betimi bëhet para parlamentit, në disa para Presidentit. Arben Imami: Është menduar që pjesa materiale t’i lihet Kuvendit, ndërsa pjesa formale, ceremoniale, t’i lihet Presidentit. Sabri Godo: Dakord. Arben Imami: Ka ndonjë mendim tjetër? Jo. Atëherë, kalojmë tek neni 7 450 . 449 Neni 6: “Para fillimit të detyrës, Kryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit sipas formulës që vijon: …”.

420 Sabri Godo: A mund Kryeministri të bëjë një skuadër me zëvendëskryeministra? Krenar Loloçi: Edhe këtu është marrë thjesht formula gjermane. Është zgjedhur kjo formulë, pasi kjo e sheh zëvendëskryeministrin thjesht si ndihmës të Kryeministrit për të drejtuar një mbledhje ose për t’u kujdesur për një çështje të caktuar, por që nuk ka ndonjë ndryshim nga ministrat e tjerë. Leontiev Çuçi: Në mentalitetin shqiptar, lidhet me rrogën, me makinën, me pasaportën diplomatike… Zamira Çaka: Jo, edhe ministrat kanë pasaportë diplomatike. Krenar Loloçi: Duke gjykuar si konstitucionalit, nuk do të më pëlqente që zëvendëskryeministri të zgjidhej si i tillë drejtpërdrejt nga parlamenti. Për mua kjo është një çështje e brendshme e organizimit të punës nga ana e Kryeministrit. Sabri Godo: Është më e qartë kështu siç e thua ti. Arben Imami: Pra, zëvendëskryeministri nuk caktohet nga parlament, por është njëri nga ministrat. Sabri Godo: Në qoftë se ia njeh këtë të drejtë Kryeministrit, ky e cakton zëvendëskryeministrin sot dhe e heq nesër. Arben Imami: E di cila është detyra e zëvendëskryeministrit? Të drejtojë mbledhjet e kabinetit kur mungon Kryeministri. Sabri Godo: Megjithatë i duhet caktuar një status, pasi asgjë nuk është e shkruar për zëvendëskryetarin. Arben Imami: Nuk është nevoja, se nuk ka çfarë të bëjë tjetër! Sabri Godo: Ndoshta kjo duhet të jetë shkruar në rregulloren e Këshillit të Ministrave. Arben Imami: Jo, do të shkruhet në ligjin për Këshillin e Ministrave. Spartak Braho: Po ne nuk jemi shprehur për ligjin. 450 Neni 7: “1. Kryeministri mund të caktojë një ose më shumë ministra në detyrën e zëvendëskryeministrit. 2. Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, mund të caktojë ministra të tjerë që nuk drejtojnë ministri”.

421 Arben Imami: Jemi shprehur tek neni 8 451 i pjesës “Parimet e përgjithshme”. Në lidhje me zëvendëskryeministrin, pavarësisht se është parashikuar në Kushtetutë, ai nuk shihet si një organ kushtetues, por si një ministër që kryen një funksion të posaçëm, ndihmës, të përcaktuar nga Kryeministri. Krenar Loloçi: Dhe që nuk vendos ndonjë marrëdhënie me parlamentin, veçse si ministër. Sabri Godo: Ta zëmë se parlamenti miratoi programin dhe përbërjen e qeverisë, e cila filloi nga puna. Fill pas disa ditësh, në bazë të nenit 7, pika 2, Kryeministri i propozon Presidentit emërimin e tre ministrave të tjerë pa portofol. Presidenti nuk ka shkak për t’i refuzuar dhe dekreton emërimin e tyre. A mund të ndodhë një gjë e tillë? Arben Imami: Sapo thamë se organizimi Këshillit të Ministrave, si organ kushtetues, do të rregullohet me ligj. Në këtë kuadër, nuk mund të krijosh ministri ose funksione të ministrave pa portofol, pa miratim parlamentar. Sabri Godo: Thamë që Kryeministri bën programin, si dhe përbërjen e qeverisë dhe ia paraqet parlamentit për miratim. Dakord? Në rregull. Në lidhje me ministrat themi se numri i tyre mund të shtohet vetëm me ligj sipas një dispozite në “Parimet e përgjithshme”. Ndërkohë, sipas nenit 7, pika 2, Presidenti me Kryeministrin mund të caktojnë ministra të tjerë. Këtu ka diçka që nuk shkon. Çfarë bëhet me Kuvendin? Arben Imami: Unë kam mendimin se neni 7 është një huazim nga Kushtetuta gjermane, por që nuk i përgjigjet realitetit tonë. Kushtetuta gjermane emërimin dhe shkarkimin e ministrave e bën pa e kaluar në parlament. Neni 7 bie. Vazhdojmë më tej. Kristaq Traja: Në fakt, zëvendëskryeministri do të kryejë ndonjë detyrë kushtetuese kur mungon Kryeministri dhe, po të bjerë i gjithë neni 7, atëherë bie edhe kjo! Shumica e Kushtetutave e përmbajnë zëvendëskryeministrin. 451 Neni 8: “Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në këtë Kushtetutë rregullohen me ligj”.

422 Arben Imami: Ndoshta duhet të thënë që në fillim që Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Haxhi Aliko: Zotërinj, unë kam këtë mendim: Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër duhet të jenë të caktuar. Ministrat e tjerë që mund të ngarkohen me detyra të ngjashme me atë të zëvendëskryeministrit nuk duhet të jenë të barabartë me zëvendëskryeministrin e caktuar. Arben Imami: E përsëris edhe një herë, kjo dispozitë është marrë nga Kushtetuta gjermane, sipas të cilës ministri emërohet nga Presidenti dhe nuk miratohet nga parlamenti. E njëjta gjë edhe për zëvendëskryeministrin. Prandaj, neni 7 bie i tëri dhe zëvendëskryeministrin e fusim tek dispozita ku japim përbërjen e Këshillit të Ministrave. Sabri Godo: Unë jam dakord që detyra zëvendëskryeministrit të përcaktohet në Kushtetutë. Haxhi Aliko: Kryeministri duhet të ketë një zëvendës, i cili duhet të parashikohet në Kushtetutë, i cili e zëvendëson Kryeministrin kur mungon, sëmuret, udhëton jashtë shtetit, etj., duke pasur të gjitha atributet e Kryeministrit. Engjëll Bejtaj: Dhe të quhet zëvendëskryeministër i parë. Haxhi Aliko: Jo, jo! Zëvendëskryeministër do të jetë vetëm një. Kryeministrit mund t’i duhen edhe dy të tjerë në rolin e zëvendëskryeministrit; ata le të quhen ndihmëskryeministra ose ndryshe. Të tillë ai le të caktojë sa të dojë nga radhët e ministrave. Sabri Godo: Përse të mos bëhet siç thotë Traja, që Kryeministri cakton një nga ministrat si zëvendësin e tij? Arben Imami: Ky është rasti gjerman. Le të dëgjojmë edhe rastin grek. Krenar Loloçi: Rasti grek është kështu: qeveria përbëhet nga Këshilli i Ministrave, anëtarët e të cilit janë Kryeministri dhe ministrat. Ligji cakton modalitetet e formimit dhe të funksionimit të Këshillit të Ministrave. Një ose disa ministra mund të emërohen zëvendëskryetarë

423 të Këshillit të Ministrave me dekret të nxjerrë me propozim të Kryeministrit. 452 Arben Imami: Në qoftë se jeni dakord, pranojmë formulën gjermane dhe neni 7 na mbetet vetëm pika një? Si mendoni? Kristaq Traja: Fjala është për formulimin që: “Kryeministri mund të caktojë një nga ministrat si zëvendës të tij”. Sabri Godo: Unë jam dakord. Arben Imami: Ramë dakord për formulën gjermane? Krenar Loloçi: Në vend të “mund të caktojë”, të bëhet “cakton”. Arben Imami: Në rregull, “cakton” dhe jo “mund të caktojë”. Krenar Loloçi: Ligji do të parashikojë se kur zëvendëskryeministri do të drejtojë mbledhjet, ose të kryejë funksione të tjera nga ato që i përkasin Kryeministrit me përjashtim të nënshkrimit të akteve, të cilat nuk mund të nënshkruhen nga zëvendëskryeministri. Arben Imami: Ka tjetër vërejtje për nenin 7? Jo, nuk ka. Mbetet vetëm pika 1 me përmbajtjen: “Kryeministri cakton një nga ministrat zëvendës të tij”. Kalojmë tek neni 8 453 . Ka vërejtje? Ka pyetje? Leontiev Çuçi: Kam një pyetje: është parashikuar diku kundërfirma e Kryeministrit për dekretet e Presidentit apo është përjashtuar? Kristaq Traja: Kjo gjen vend tek aktet presidenciale. Kundërfirma e Kryeministrit ka kuptim tek aktet presidenciale. Arben Imami: Në fakt, ende nuk është përcaktuar se kush do të nxjerrë dekretet me karakter normativ. 452 Kjo parashikohet në nenin 81, pika 1, paragrafi i parë, të Kushtetutës greke. 453 Neni 8: “1. Kryeminstri: a) përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e ti; b) përcakton dhe përgjigjet për drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme; c)siguron zbatimin e programeve dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave; ç) koordinon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të organeve ose institucioneve të tjera të administratës qendrore të shtetit; d) kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje. 2. Çdo ministër, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme, drejton në mënyrë të pavarur dhe nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në kompetencën e vet. 3. Këshilli i Ministrave zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve të tij”.

424 Leontiev Çuçi: Do të parashikohet diku? Kristaq Traja: Nuk e vendosim dot sot. Arben Imami: Ndoshta tek aktet juridike. Pyetje tjetër? Zamira Çaka: Pika (b): “Përgjigjet për drejtimet kryesore te politikës”. Para kujt përgjigjet? Arben Imami: Para atyre që e zgjedhin: anëtarëve të Kuvendit. Zamira Çaka: Mos duhet theksuar “para Kuvendit”? Sabri Godo: Pse nuk formulohet, për shembull: “Përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme dhe përgjigjet për to”. Arben Imami: Dakord. Sabri Godo: Pastaj vjen pyetja që bën Zamira, para kujt përgjigjet? Kristaq Traja: Para të vetmit organ që mund të përgjigjet, para Kuvendit dhe para askujt tjetër! Sabri Godo: Duket sikur vetëm Kryeministri përgjigjet, ndërsa Këshilli i Ministrave përjashtohet nga përgjegjësia! Arben Imami: Pika 2 përcakton përgjegjësinë e ministrit. Edhe ministri mban përgjegjësinë e tij, por përgjegjësia kryesore mbahet nga Kryeministri. Sabri Godo: Tek pika (c) thuhet: “Siguron zbatimin e legjislacionit e të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave”. Pra, këtu Kryeministri duket se i nënshtrohet vendimeve kolektive të Këshillit të Ministrave, ndërsa më sipër në pikën (b) na shfaqet si drejtues i vetëm, sikur i merr vetë vendimet. Mos vallë ka ndonjë kontradiktë këtu? Krenar Loloçi: Jo, sepse drejtimet kryesore të politikës dalin drejtpërdrejt nga programi, i cili mund të hartohet nga Kryeministri përpara se të jenë përcaktuar emrat e ministrave. Spartak Braho: Tek pika 2 thuhet se “Ministri… drejton… në mënyrë të pavarur…”. Çfarë duhet kuptuar me këtë? Leontiev Çuçi: Fushën e veprimtarisë që përfshihet në ministrinë që ai drejton.

425 Krenar Loloçi: Me anën e kësaj synohet që ministrit t’i jepet njëfarë pavarësie në përmbushjen e politikës së përgjithshme në fushën që ai drejton. Sabri Godo: Tek pika (ç) flitet për “organet ose institucionet e tjera të administratës qendrore të shtetit”. Për cilat është fjala këtu? Kristaq Traja: Ato të cilat e shtrijnë veprimtarinë në territorin e Republikës dhe që janë organe të larta administrative, si KESH-i, ALBTELECOM-i, etj. Arben Imami: Instituti i Statistikave, Drejtoria Qendrore e Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme, etj. Haxhi Aliko: Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes së Pyjeve, e Ruajtjes së Mjedisit. Sabri Godo: Bëhet një Kryeministër me një shtrirje shumë të zgjeruar. Zamira Çaka: Edhe sot i tillë është. Arben Imami: Janë ndoshta rreth 15 institucione qendrore, të cilat janë jashtë ministrive. Haxhi Aliko: Akademia. Arben Imami: Akademia nuk futet. Sabri Godo: Kush i përcakton këto? Arben Imami: Ligji. Engjëll Bejtaj: Komiteti për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit, gjithashtu, është një institucion tjetër qendror. Arben Imami: Është Komiteti për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit, është Komiteti i Zhvillimit të Turizmit, është Komiteti Gruaja dhe Familja, është Komiteti Shqiptar i Birësimeve, është Komiteti Shtetëror i Kthimit ose Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve, Komiteti i Regjistrimit të Zonave të Lira… Sabri Godo: Këto duhet të përcaktohen me ligj. Arben Imami: Sigurisht.

426 Sabri Godo: Atëherë, të shtohet edhe shprehja “të përcaktohen me ligj”. Arben Imami: Është thënë që në fillim. Engjëll Bejtaj: Tek “Parimet e përgjithshme”. Sabri Godo: “Parimet e përgjithshme” këtu pastaj detajohen më tej. Krenar Loloçi: Zoti Godo, fjalët “koordinon dhe kontrollon” tregojnë hierarkinë brenda administratës. Sabri Godo: Kur i kontrollon, i ka nën varësi të plotë. Krenar Loloçi: Pa diskutim, sepse e tillë është natyra e administratës. Sabri Godo: Jashtë ministrive janë këto institucione qendrore? Krenar Loloçi: Po. Për shembull, Instituti i Statistikës nuk është në varësi të ndonjë ministrie të caktuar. Ky institut grumbullon të dhëna nga të gjitha ministritë, prandaj edhe nuk mund të vihet nën varësinë direkte të një ministrie, por të Kryeministrit ose të Këshillit të Ministrave. Spartak Braho: Këshilli i Ministrave i emëron dhe shkarkon drejtuesit e këtyre institucioneve? Arben Imami: Sigurisht. Sabri Godo: Në këto institucione hyn edhe SHIK-u 454 , fjala vjen? Arben Imami: Është institucion qendror, por me status të veçantë. Krenar Loloçi: Me ligj të veçantë është rregulluar në mënyrë të ndryshme emërimi dhe shkarkimi i drejtuesve të tij. Haxhi Aliko: Ka ligj të veçantë. 455 Krenar Loloçi: Ndër institucionet qendrore të rëndësishme, që rekomandohet të kenë një status të veçantë e të pavarur, është institucioni i Bankës së Shtetit. Sabri Godo: Kjo duhet medoemos të parashikohet me Kushtetutë. 454 Shërbimi Informativ Kombëtar. 455 Ligji nr. 7495, datë 2.7.1991, “Për organizimin e Shërbimit Informativ Kombëtar”.

427 Krenar Loloçi: Me qëllim që Banka e Shtetit të mos bjerë viktimë e politikës qeveritare, asaj i garantohet një shkallë më e lartë pavarësie nga Këshilli i Ministrave. Guvernatori zgjidhet nga parlamenti. Afati i qëndrimit të tij në detyrë është më i gjatë nga afati i mandatit të parlamentit. Kohët e fundit flitet edhe për Institutin e Statistikës ose edhe për ndonjë institucion tjetër, për të cilët, gjithashtu, rekomandohet t’u garantohet një status i veçantë me qëllim që të sigurohet vazhdimësia e aktivitetit të tyre. Sabri Godo: Këto janë institucione që tronditin shtetin në qoftë se abuzohet me politikat dhe veprimtaritë e tyre. Arben Imami: Do ta shohim statusin e Bankës kur të shkojmë tek pjesa “Për financat e shtetit”. Sabri Godo: Po SHIK-u, a parashikohet në Kushtetutë? Arben Imami: Ende nuk është menduar për këtë deri tani. Por, paraprakisht mendoj se duhet të gjejë edhe ai ndonjë vend në Kushtetutë. SHIK-u nuk mund të jetë një organ i pavarur si Banka e Shtetit. Mund të përcaktojmë detyrën e SHIK-ut, si dhe mënyrën se si zgjidhet Kryetari dhe nënkryetari i SHIK-ut. Sigurisht, të kuptohemi, SHIK-u nuk mund të jetë organ i pavarur që të mbledhë informacion për hesap të vet ose për hesap vetëm të Kryeministrit ose të Presidentit. Sabri Godo: Atë do ta diskutojmë; Kryetari i SHIK-ut mund të varet nga parlamenti. Arben Imami: Nuk mund të varet nga parlamenti! Në asnjë vend të botës nuk i gjen shërbimet sekrete të varur nga parlamentet. Por nuk është vendi të diskutojmë për SHIK-un, ju lutem. Leontiev Çuçi: Zoti Traja, unë sugjeroj ta formulojmë si vijon fundin e pikës (ç) të nenit 8: “... ose institucioneve të tjera të administratës qendrore të shtetit që krijohen me ligj”. Arben Imami: Në fakt, të gjitha krijohen me ligj. Leontiev Çuçi: Kontrolli i Shtetit, është ekzekutiv? Krenar Loloçi: Jo, nuk është ekzekutiv. Kontrolli i Shtetit është organ kushtetues për të cilin është parashikuar një kapitull më vete.

428 Kristaq Traja: Kontrolli i Shtetit e kontrollon Kryeministrin. Sabri Godo: Kjo është një temë e gjerë dhe delikate. Po të mendohemi, do na dalin gjëra të tjera përpara, për shembull, çështja e Radiotelevizionit. Arben Imami: Radiotelevizioni nuk ka lidhje me ekzekutivin dhe as Kryeministrin. Sabri Godo: Institucion është, sidoqoftë. Arben Imami: Por nuk është institucion qendror i administratës shtetërore. Leontiev Çuçi: Zoti Imami ka të drejtë. Në institucionet qendrore përfshihen vetëm ato që janë pjesë e ekzekutivit. Krenar Loloçi: Aktualisht, Radiotelevizioni rregullohet me ligj. Sabri Godo: Mirë ato që kanë një emërtim dhe ekzistojnë, po ato që do të krijohen në të ardhmen? Si do të krijohen ato? Spartak Braho: Ke të drejtë, se nuk kanë ndonjë përcaktim. Sabri Godo: Kjo është tërë çështja. Krenar Loloçi: Disa nga ato që përmendëm si: Banka e Shtetit, Kontrolli i Shtetit, dhe ndonjë institucion tjetër, do t’i parashikojmë në pjesë ose krerë të veçantë. Sabri Godo: Dakord, por kështu siç është formuluar pika (ç) i lë gjërat hapur. Arben Imami: Unë mendoj të kundërtën, se është formuluar qartë dhe saktë; institucionet e administratës shtetërore të cilat janë nën juridiksionin e Kryeministrit dhe të qeverisë. Krenar Loloçi: Institucionet e administratës qendrore. Arben Imami: Sigurisht! Sabri Godo: Po Banka e Shtetit Shqiptar a hyn në administratën shtetërore? Krenar Loloçi: Për këtë ne bëjmë dallimin në Kushtetutë.

429 Sabri Godo: Po ne duhet të dimë se cilat institucione hyjnë në këtë kategori si dhe mekanizmin e klasifikimit të tyre me qëllim që Kryeministri të mos bëhet i gjithëpushtetshëm. Krenar Loloçi: Të gjitha këto institucione do të krijohen me ligj. Kristaq Traja: Nuk ka rrugë tjetër për një institucion të administratës. Arben Imami: Për një gjë duhet të jemi të ndërgjegjshëm, se piramidën administrative e drejton dhe e ka nën kontroll Kryeministri. Ka edhe institucione të tjera të cilat qëndrojnë, të themi, jashtë administratës, siç është Avokati i Popullit, Kontrolli i Shtetit, që megjithëse zgjidhen nga parlamenti, pasi zgjidhen shkëputen prej tij duke fituar pavarësinë e nevojshme. Këto do parashikohen veçmas në Kushtetutë. Për sa i përket SHIK-ut, mund të parashikojmë diçka për të siç kemi parashikuar për institucionin e akuzës 456 , për të garantuar funksionimin e SHIK-ut. Krenar Loloçi: Nga ekzekutivi mund të shkëputen dy a tre institucione dhe i jepet një status i veçantë me qëllim që të mos jenë plotësisht në varësi të këtij ekzekutivi. Sabri Godo: Cilat? Krenar Loloçi: Banka, Prokuroria, etj., të cilat do të parashikohen në pjesë të veçanta të Kushtetutës. Arben Imami: Mund të vazhdojmë me Kontrollin e Shtetit, SHIK-un; do të shohim e diskutojmë për Institutin e Statistikave, nëse duhet të marrë ndonjë status të veçantë. Por a ka mundësi të mos e diskutojmë sot këtë çështje? Sot nuk jemi mbledhur për të caktuar se cilët institucione do të futen tek administrata qendrore dhe cilat do t’i ndajmë veç. Sot jemi mbledhur për të vendosur nëse administrata qendrore do të jetë nën kontrollin e Kryeministrit. Engjëll Bejtaj: Pa dyshim! Ai ka nën kontroll të gjitha ministritë, si të mos ketë institucionet e tjera qendrore të administratës?! Kryeministri e qeveria do të koordinojë e kontrollojë të gjithë administratën. 456 Prokuroria.

430 Arben Imami: Ka vërejtje për nenin 8? Jo. Vazhdojmë tek neni 9 457 . Spartak Braho: “Këshilli i Ministrave zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve të tij”. A duhet kjo? Krenar Loloçi: Nuk është domosdoshmëri, edhe mund të hiqet. Spartak Braho: Nuk është ndonjë kompetencë kushtetuese. (replika të pakuptueshme) Krenar Loloçi: Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me fushat që mbulojnë ato. Për shembull, ku përfshihet kjo fushë, nën juridiksionin e Ministrisë së Transportit apo të Bujqësisë? Spartak Braho: Këtë e zgjidh Kryeministri? Kristaq Traja: Jo, mendojmë se duhet ta zgjidhë qeveria. Arben Imami: Konfliktet midis ministrive, midis degëve, normalisht i zgjidh Këshilli i Ministrave me vendim. Nuk mendoj se është gabim të parashikohet kjo e drejtë e Këshillit të Ministrave. Leontiev Çuçi: Dakord, unë mendoj se kjo nuk krijon probleme, veçse plotëson. Sabri Godo: Paragrafi i parë i nenit 9 më duket i padobishëm: “Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të ministrit përkatës”. Cili tjetër mund t’i propozojë Këshillit të Ministrave? Arben Imami: Për shembull, Ministri i Transportit nuk mund të bëjë propozim në fushën e arsimit ose Ministri i Kulturës nuk mund të propozojë për shëndetësinë. Kristaq Traja: Gjithashtu, mund të të vijnë me qindra propozime nga institucione të tjera qendrore, por këto nuk mund të futen në Këshill të Ministrave pa u filtruar nga ministri përkatës. Spartak Braho: Shumë e drejtë. 457 Neni 9: “1. Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të ministrit përkatës. 2. Aktete e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme vetëm kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe, kur është rasti, edhe nga ministri përkatës. 3.Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura, përveç rasteve kur ai vendos ndryshe”.

431 Engjëll Bejtaj: Domethënë, do të hyjnë nëpërmjet një ministri. Leontiev Çuçi: Pikën 2 e shikoj jo shumë të përcaktuar. Në çfarë rasti do të firmohen nga Kryeministri dhe në cilat raste edhe nga një ministër, dhe cili ministër konkretisht? Kristaq Traja: Ministri propozues. Vladimir Metani: Nga Kryeministri, kur i propozon vetë Kryeministri, si dhe nga ministri propozues, kur i propozon ministri. Kristaq Traja: “Kur është rasti” do të thotë rasti kur propozon ministri. Arben Imami: Është e qartë se ka dy lloj aktesh: aktet që propozohen nga Kryeministri dhe firmosen vetëm nga Kryeministri dhe aktet që bëhen me propozim të ministrit dhe firmosen nga Kryeministri dhe nga ministri propozues. Pika 2 duhet parë e lidhur me pikën 1. Sabri Godo: Po cili është “ministri përkatës”? Arben Imami: Ai propozues. Shih tek pika 1. Sabri Godo: Atëherë, zëvendëso “ministri përkatës” me “ministri propozues”! Kristaq Traja: Me këtë sugjerim pika 2 do të bëhet: “Kryeministri dhe ministri propozues”. Arben Imami: Më duket se nuk është ekzakt kështu. Kryeministri mund të kërkojë firmën e ministrit përkatës. Kristaq Traja: Pavarësisht se nuk është ministri propozues? Arben Imami: Edhe kur nuk është ministri propozues, por Kryeministri propozon në një fushë të caktuar që mbulohet nga ministri përkatës, i cili duhet të firmosë edhe në këtë rast. Haxhi Aliko: Atëherë, në të gjitha rastet duhet të firmosin Kryeministri dhe një ministër. Këtë thua ti, zoti Imami? Arben Imami: Jo, nuk jam i sigurt, por e kam fjalën për raste të tjera jashtë ministrive që i përkasin institucioneve të tjera qendrore. Megjithatë, vëre “propozues”.

432 Sabri Godo: Kalojmë tek neni 10 458 . Engjëll Bejtaj: Më falni që kthehem, po përse duhet të thuhet në nenin 9, pika 3, se: “Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura”? Sabri Godo: Të njëjtën pyetje do të bëja edhe unë. Haxhi Aliko: Se po ta lësh të hapur, të mbyt televizioni dhe shtypi! Leontiev Çuçi: Do marrë në analizë SHIK-un, mbrojtjen, etj. Do të trajtojë të dhëna që nuk janë për publikun, pa folur këtu për të dhënat sekrete. Sabri Godo: Unë sugjeroj të mos shkruhet fare. E vendos vetë qeveria nëse do t’i bëjë mbledhjet e hapura apo të mbyllura. Krenar Loloçi: Problem është se në qoftë se nuk thuhet, mund të interpretohet se ato duhet të bëhen të hapura dhe shtypi e televizioni, në bazë të parimeve që ato zbatojnë, mund të kërkojnë të asistojnë gjatë mbledhjeve. Mirëpo mbledhja e qeverisë ka të fshehtat e saj, të cilat nuk janë për përdorim publik. Sabri Godo: Atëherë, do të ishte më e drejtë të thuhej që: “Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të hapura, përveç rasteve kur ai vendos ndryshe”. Zamira Çaka: Në fakt, është e kundërta; mbledhjet e Këshillit të Ministrave në përgjithësi janë të mbyllura dhe përjashtimisht bëhen të hapura. Arben Imami: Ju lutem. Tani të diskutojmë për nenin 10. Haxhi Aliko: Unë kam këtë propozim: posti i ministrit të mos jetë i pajtueshëm me atë të deputetit. Nga përvoja e deritanishme, puna më e mrekullueshme në Shqipëri është të jesh ministër dhe deputet, sepse nuk ke frikë se mund të të ndodhë ndonjë gjë. Po u hoqe si ministër, mbetesh deputet! 458 Neni 10: “1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet. 2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër shtetëror dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse. 3. Kryeministri dhe ministrat mund të ndiqen penalisht vetëm kur për këtë ka votuar shumica e anëtarëve të Kuvendit”.

433 Sabri Godo: Si e kanë të zgjidhur këtë Kushtetutat e vendeve të tjera? Zamira Çaka: I ka të dy llojet. Krenar Loloçi: Kushtetuta e Francës, për shembull, nuk e lejon. 459 Në shumicën e vendeve parlamentare deputetët mund të jenë edhe ministra. Spartak Braho: Kjo nuk parashikohet këtu, apo jo? Krenar Loloçi: Jo, kjo trajtohet tek deputeti. Leontiev Çuçi: E kemi diskutuar këtë çështje. Arben Imami: Por mund të ridiskutohet edhe këtu. Sabri Godo: Si është zgjidhur tek kreu për deputetin kjo çështje? Perikli Zaharia: Ministri mund të jetë dhe deputet. Nuk është e papajtueshme detyra e deputetit me atë të ministrit. Haxhi Aliko: Kjo është koraca më e fortë mbrojtëse për ministrat tanë. Arben Imami: Lavdi Zotit që e kanë këtë koracë! Haxhi Aliko: Zoti Imami, unë e provova katër muaj detyrën e ministrit në një situatë jo të zakonshme dhe nuk isha as deputet. Problemi është që ministri mund të vendosë një sistem të mbyllur hermetik në punën e vet dhe nuk e vret mendjen për asgjë. Pra, është shumë komode për ta ndërtuar mënyrën e punës së tij në mënyrë të tillë që të mbajë larg të tjerët. Engjëll Bejtaj: Një ministri të tillë mund t’i bësh mocion mosbesimi. Haxhi Aliko: Nuk mërzitet fare, se vjen e rri si deputet dhe, për mendimin tim, nuk ka ndonjë dallim ndërmjet ministrit dhe deputetit. Leontiev Çuçi: Ajo që thua ti, zoti Aliko, ka vlerat dhe dobësitë e veta. 459 Neni 23/1 i Kushtetutës franceze parashikon: “Funksionet e anëtarëve të qeverisë nuk pajtohen me ushtrimin e mandatit parlamentar dhe të çfarëdo funksioni përfaqësimi profesional me karakter kombëtar dhe çdo detyre publike a veprimtarie profesionale”.

434 Arben Imami: Në të gjithë Evropën, në mos gaboj, përveç francezëve dhe portugezëve, asnjë vend tjetër nuk e ka provuar eksperiencën që ministri të mos lejohet të jetë edhe deputet. Dikur edhe unë kam qenë partizan i kësaj ideje, me qëllim që të arrihet një ndarje më e pastër e pushteteve. Por sot që e shoh këtë çështje nga afër, mendoj se është më mirë që deputeti të lejohet të jetë edhe ministër. Haxhi Aliko: Dakord, nisemi nga e kundërta: Përse mendon se ministri duhet të jetë edhe deputet? Engjëll Bejtaj: Mund edhe të mos jetë. Arben Imami: Mendo sikur ministrat që u larguan të mos kishin qenë as deputetë. 460 Haxhi Aliko: Kjo do të thotë që kur mua të më propozojnë për ministër, të mendohem mirë për ta pranuar ose jo detyrën. Kurse po të jesh deputet, pranon të bëhesh çfarë të duash! Sabri Godo: Zoti Aliko, mendoj se ka edhe një arsye tjetër. Në radhët e atyre që janë zgjedhur deputetë mund të ketë individë të kualifikuar që i duhen Kryeministrit për të krijuar kabinetin. Ai humbet mundësinë të marrë këta individë. Haxhi Aliko: Në rregull, të heqë dorë si deputet dhe të bëhet ministër! Arben Imami: Meqenëse ne e kemi diskutuar njëherë këtë çështje, a mund ta kapërcejmë? Zamira Çaka: E kapërcejmë, pasi tashmë këtë e kemi kaluar. Arben Imami: Duhet të ndryshojmë fjalën “funksion” tek neni 10, pika 2, me fjalën “veprimtari”, sikurse e bëmë edhe tek Presidenti. Dakord? Po. Ka vërejtje të tjera? Jo. Kalojmë tek neni 11 461 për të 460 Zotërinjtë Neritan Ceka, Ndre Legisi, etj. (që janë përmendur më sipër). 461 Neni 11: “1. Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri nuk miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit, Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, mund të shpërndajë Kuvendin brenda 15 ditëve. Në qoftë se brenda këtij afati Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër, ai nuk mund të shpërndahet edhe në qoftë se Presidenti ka vendosur shpërndarjen. 2. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin. 3. Midis mocionit dhe votimit duhet të kalojnë 48 orë”.

435 cilën diskutuam aq gjatë. Ka vërejtje ose diskutime të tjera? Jo. Kalojmë tek neni 12 462 . Spartak Braho: Më falni, po kisha një pyetje në lidhje me nenin 10, pika 3. Çfarë mbahet parasysh me ndjekje penale të Kryeministrit dhe ministrave? Krenar Loloçi: Pyetja është e drejtë në pikëpamjen se ka një ndryshim ndërmjet statusit të ministrave dhe të deputetit. Për deputetin ndjekja penale është e lirë, ndërsa arrestimi do të bëhet vetëm pasi të jetë marrë miratimi Kuvendit. Për ministrat, qoftë ndjekja e penale, qoftë vendosja e masës së arrestit ndaj tyre nuk mund të bëhen pa u siguruar më parë miratimi parlamentar. Në këtë kuptim, imuniteti i ministrit është disi më i fortë, të themi, se ai i deputetit. Spartak Braho: Pse? Haxhi Aliko: Pasi ministri është më i ekspozuar ndaj sulmeve dhe për arsye të tjera. Vladimir Metani: Jam dakord, ministri do një mbrojtje më të lartë. Zamira Çaka: Ministri përplaset vazhdimisht me situata nga më të ndryshmet. Arben Imami: I sigurohet një mbrojtje më e madhe, për ta mbrojtur nga sulmet joserioze. Krenar Loloçi: Duhet vënë në dukje edhe diçka tjetër: pa filluar çështja penale kundër tij, ai edhe mund të arrestohet pa marrë më miratimin e Kuvendit. Këtu është siguruar vetëm nga ndjekja penale. Vladimir Metani: Por, me të filluar çështja, organi i hetimit është i detyruar të kërkojë miratimin. Në rast se nuk e merr miratimin, ministri lirohet? Krenar Loloçi: Po, lihet i lirë. Arben Imami: Mos duhet t’i parashikojmë të dy momentet? 462 Neni 12: “1. Një e pesta e anëtarëve të Kuvendit kanë të drejtë të bëjnë mocion mosbesimi kundër Kryeministrit. 2. Kuvendi mund të shprehë mosbesimin ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur pasardhësin e këtij me shumicën e anëtarëve. 3. Presidenti i Republikës është i detyruar të emërojë personin e zgjedhur. 4. Midis mocionit dhe zgjedhjes duhet të kalojnë 48 orë”.

436 Haxhi Aliko: Po ndërkaq ai ka edhe statusin e deputetit. Arben Imami: Po kur nuk është deputet? Haxhi Aliko: Kur nuk është deputet nuk bëhet ndonjë dëm i madh në qoftë se hetohet. Për ministrin duhet parë vetëm momenti kur kërkohet arrestimi i tij. Arben Imami: Unë mendoj se duhet shtuar këtu edhe procedura mbrojtëse kundër arrestimit. Sabri Godo: Kam një pyetje: një ministër gjatë ushtrimit të detyrës, ose edhe jashtë detyrës ka dëmtuar seriozisht një person. Si mund të reagojë ky person, a mund ta denoncojë penalisht ministrin? Arben Imami: Sigurisht. Krenar Loloçi: Prokuroria, përpara se të procedojë më tej, do të kërkojë autorizimin e Kuvendit, i cili do të gjykojë nëse ia vlen t’i japë autorizimin organit të hetimit apo jo duke ju referuar gjithmonë veprës së kryer nga ministri. Sabri Godo: Në rastet e flagrancës, ministri mund të arrestohet? Krenar Loloçi: Po. Sabri Godo: E marrë në tërësi, unë mendoj, se nuk ka përse ta mbrojmë më shumë ministrin nga një deputet. Deputeti është zgjedhur nga populli, ministri është një nëpunës i emëruar. Vladimir Metani: Jo, funksioni që kryen është shumë i rëndësishëm. Sabri Godo: Një nëpunës është! Arben Imami: Në këtë mënyrë revolucionare kam menduar edhe unë deri në 1991-shin. Sabri Godo: Nëpunës shteti që paguhet nga taksapaguesit. Arben Imami: Unë kam bindjen se ne duhet t’i sigurojmë të njëjtin imunitet si ministrit, ashtu dhe deputetit. Sabri Godo: Nuk ka arsye që ministri të vihet në një pozitë më të privilegjuar.

437 Arben Imami: Por, nuk është e vërtetë që ministri është një nëpunës shteti. Haxhi Aliko: Në fund të fundit, nëpunës shteti mbetet! Arben Imami: Është i zgjedhur nga parlamenti dhe jo një nëpunës dosido. Në një kuptim të përgjithshëm edhe Presidenti i Republikës është një nëpunës shteti. Leontiev Çuçi: Tek pika 2 e nenit 12, mos vallë cenojmë ose zbehim mocionin e mosbesimit të Kryeministrit me nevojën e emërimit të një Kryeministri zëvendësues? Mos vallë duhet të zbatojmë të njëjtin mekanizëm për zgjedhjen e Kryeministrit duke zbatuar afatet kohore 15 ditëshe dhe 7 ditëshe, të cilat parashikohen në nenin 3 më sipër? Haxhi Aliko: Ai mekanizëm zbatohej kur Kryeministri zgjidhej për herë të parë. Leontiev Çuçi: Si dhe në rastet e vakancës. Krenar Loloçi: Për rastin që po flasim kemi të bëjmë me mocion mosbesimi dhe vendi i Kryeministrit nuk është bosh dhe nuk kemi të bëjmë me fillim legjislature. Leontiev Çuçi: Ka mundësi ta shpjegosh? Sabri Godo: Do të doja një shpjegim në lidhje me fjalinë: “Me propozim të Kryeministrit, [Presidenti i Republikës] mund të shpërndajë Kuvendin brenda 15 ditëve”. Ta zëmë se Kuvendi nuk i dha votëbesimin Kryeministrit; duket sikur ky i fundit në shenjë hakmarrjeje kërkon shpërndarjen e parlamentit! Haxhi Aliko: Pra, parlamenti, në fakt, ka 15 ditë afat të zgjedhë Kryeministrin tjetër, pavarësisht se Presidenti mund të nxjerrë dekret për shpërndarjen e parlamentit. Me fjalë të tjera, në qoftë se brenda këtyre 15 ditëve, Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër, Kuvendi nuk shpërndahet. Sabri Godo: Mund të bëjmë edhe një renditje të elementëve të fjalisë pa ndryshuar përmbajtjen: “Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri nuk votohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër brenda 15 ditëve; në rast se

438 nuk e zgjedh dot, atëherë Presidenti shpërndan Kuvendin me propozim të Kryeministrit”. Arben Imami: Jam plotësisht dakord. Vazhdojmë me nenin 12. Leontiev Çuçi: Pikën 2 të këtij neni nuk e kuptoj. Kristaq Traja: Mosbesimin ndaj Kryeministrit nuk mund ta shprehësh ndryshe përveçse duke zgjedhur një të ri. Spartak Braho: Duhet ta kesh menduar që më parë! Leontiev Çuçi: Ta zëmë se nuk miratohet mocioni i mosbesimit… Kristaq Traja: Në rregull, do të vazhdojë Kryeministri ekzistues. Mocioni i mosbesimit rrëzohet. Mosbesimi quhet i realizuar plotësisht me zgjedhjen e Kryeministrit tjetër. Perikli Zaharia: Fakti që nuk e do Kryeministrin nuk është i mjaftueshëm. Mocioni i mosbesimit të detyron të mendosh edhe me kë do ta zëvendësosh Kryeministrin. Kristaq Traja: Duke zgjedhur Kryeministrin e ri, në fakt, ke miratuar mocionin e mosbesimit ndaj Kryeministrit të vjetër. Leontiev Çuçi: Ndoshta është disi i vështirë për t’u gëlltitur nga mentaliteti politik shqiptar… Engjëll Bejtaj: Është një praktikë e re. Spartak Braho: Një mocion mosbesimi i tillë nuk mund të jetë i shpeshtë, pasi një deputet nuk e bën dot mocionin e mosbesimit. Arben Imami: Vërejtje të tjera për nenin 12? Nuk ka. Haxhi Aliko: Një minutë; unë sugjeroj të heqim fjalën “i detyruar” tek neni 12, pika 3, dhe kjo pikë të formulohet: “Presidenti i Republikës emëron personin e zgjedhur”. Fjala “e detyruar” nuk më duket e përshtatshme. Arben Imami: Kjo e bën të qartë; është detyrim. Zamira Çaka: Unë e mbështes idenë për të hequr fjalën “i detyruar”. “Emëron personin e zgjedhur” është më e saktë edhe për faktin se në asnjë nuk është shprehur detyrimi.

439 Arben Imami: A jeni dakord? Po. Atëherë bëhet thjesht “emëron”. Gjithashtu, unë do të sugjeroja që të zëvendësonim fjalët “personin e zgjedhur” me “Kryeministrin e zgjedhur”. Haxhi Aliko: Emëron “Kryeministrin e ri”. Krenar Loloçi: Ndoshta duhet të përdorim të njëjtën fjalë që kemi përdorur edhe më parë. Kështu, neni 3, pika tre, themi që: “Në qoftë se i zgjedhuri merr votat e shumicës së anëtarëve, Presidenti duhet ta emërojë atë brenda shtatë ditëve”. Arben Imami: Atëherë, të përdorim edhe këtu “i zgjedhuri”. “Të zgjedhurin” përdoret për “personin e zgjedhur”. Haxhi Aliko: “Emëron Kryeministrin e zgjedhur”. Nuk ka alternativë tjetër Presidenti. Arben Imami: Vazhdojmë tek neni 13 463 . Mund të heqim fjalët “është i detyruar” dhe formulimi të jetë: “Kryeministri qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të vet”? Vladimir Metani: Në këtë rast, unë mendoj se duhet fjala “detyrim”. Arben Imami: Nga ana tjetër, a duhet ministrat të përmenden bashkë me Kryeministrin në një mënyrë të tillë që pikën e parë ta fillojmë “Kryeministri dhe ministrat...” dhe pikën e dytë ta heqim fare? Haxhi Aliko: Atëherë, duhet thënë “qeveria”. Krenar Loloçi: “Qeverinë” e kemi shmangur si term dhe në vend të saj kemi përdorur vazhdimisht “Këshilli i Ministrave”. Haxhi Aliko: Po “Kryeministri”, do të mbetet? Krenar Loloçi: Formulimi do të ishte: “Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e Këshillit të ri të Ministrave”. Arben Imami: Mendoj se qëndrimi i ministrave bashkë me Kryeministrin është domosdoshmëri. 463 Neni 13: “1. Kryeministri është i detyruar të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të vet. 2. Të njëjtin detyrim kanë edhe ministrat kur këtë e kërkon Kryeministri ose Presidenti i Republikës”.

440 Vladimir Metani: Dakord jam. Pra, dispozita të qëndrojë siç është. Haxhi Aliko: Pika 2 e plotëson pikën 1. Leontiev Çuçi: S’e kuptoj, kur ka të drejtë ta kërkojë Presidenti? Krenar Loloçi: Zakonisht është Presidenti që i kërkon qeverisë që largohet të qëndrojë në detyrë derisa të formohet qeveria e re. Ky nuk është moment politik, por një zakon kushtetues. Arben Imami: Pra, edhe ministrat do të qëndrojnë në detyrë derisa të emërohen ministrat e rinj. Engjëll Bejtaj: Është edhe rasti kur një ministër jep dorëheqjen. Edhe në këtë rast ky do të qëndrojë në detyrë derisa të emërohet pasardhësi i vet. Haxhi Aliko: Jo të gjithë ministrat mund të rrinë, vetëm ata që zgjedh Kryeministri. Arben Imami: Pse është ndarë në dy pika neni 13? Kristaq Traja: Sepse u mendua që ministri mund edhe të mos detyrohet politikisht të qëndrojë sepse është parë si një detyrim i lidhur vetëm me Kryeministrin. Arben Imami: Kam një pyetje në lidhje me këtë: Kuvendi pajis me mandat Këshillin e Ministrave apo vetëm Kryeministrin? Kristaq Traja: Kryeministri votëbesohet. Arben Imami: Me gjithë përbërjen e qeverisë? Kristaq Traja: Jam dakord. Arben Imami: Atëherë, përse të mos i trajtojmë së bashku? Kristaq Traja: Jam dakord. Arben Imami: Atëherë, pika dy bie dhe themi: “Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve të tyre”. Zamira Çaka: Dakord. Arben Imami: Ka vërejte të tjera?

441 Sabri Godo: Një minutë; dëshiroj të kthehem tek një nen i mëparshëm, në të cilin pak a shumë thuhet se Kuvendi mund të shprehë mosbesimin ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur pasardhësin e tij. Kuvendi do të rrëzojë një Kryeministër. Arben Imami: Njëkohësisht duhet të zgjedhi tjetrin. Sabri Godo: Po ende nuk e ka rrëzuar të parin… Kristaq Traja: Ajo funksionon kështu: Kuvendi rrëzon Kryeministrin duke votuar edhe për pasardhësin. Procesi i votimit është i menjëhershëm; në qoftë se nuk rrëzohet Kryeministri ekzistues do të thotë njëkohësisht se nuk është zgjedhur Kryeministri pasues. Sabri Godo: Jeni të sigurt se një gjë e tillë shkon? Kristaq Traja: Po nuk mund të bëhet ndryshe me këtë sistem. Sabri Godo: Ndodh një ngjarje skandaloze dhe Kuvendi konsideron përgjegjës Kryeministrin dhe dëshiron ta heqë këtë menjëherë. Sipas kësaj dispozite Kuvendi nuk e heq dot pa gjetur tjetrin! Haxhi Aliko: Dispozita nuk thotë mos e hiq, por shoqëroje heqjen me vënien e kandidaturës tjetër. Sabri Godo: Për të gjetur tjetrin Kuvendit mund t’i duhet të bëjë negociata politike. Arben Imami: Nuk e ndalon njeri Kuvendin të bëjë negociatat. Sabri Godo: Kjo nuk i qëndron logjikës. Kristaq Traja: Po e ndryshuam këtë, na duhet ta fillojmë edhe një herë nga neni 1. Sabri Godo: Fillojeni nga të doni. Kristaq Traja: E fillojmë, pse jo, por nuk bëhet ndryshe zoti Godo, nuk mund të bëhet pa caktuar kandidatin e ri. Ky është thelbi i votëbesimit konstruktiv. Mund të rrëzosh Kryeministrin dhe nuk je i zoti të zgjedhësh tjetrin. Kush do të qeverisë? Sabri Godo: Jo, unë mendoj se këtë sistem nuk ta pranon njeri. Arben Imami: Përkundrazi, këtë sistem na e sugjeruan, zoti Godo. Në bisedë me ekspertët e huaj konstitucionalistë, dy çështje themelore u

442 diskutuan: votëbesimi konstruktiv, dhe, së dyti, çështja e vendit të Prokurorit të Përgjithshëm në raport me degët kryesore të pushteteve. Për çështjen e parë të gjithë ishin të një mendjeje: vendosja e domosdoshme në Kushtetutë e votëbesimit konstruktiv. Ndërsa për të dytën mendimet ndaheshin, prandaj dhe diskutimi mbeti i hapur. Kristaq Traja: Në këtë pikë çështja shtrohet: gafa e Kryeministrit apo lënia e vendit pa qeveri? Sabri Godo: Edhe një herë: ndodhemi përpara një rasti flagrant dhe Kuvendi duhet medoemos të rrëzojë qeverinë si përgjegjësja kryesore e drejtpërdrejtë! Dispozita në fjalë i thotë Kuvendit: prit njëherë, formo një koalicion tjetër me një Kryeministër të ri, pastaj hiq ekzistuesen! Engjëll Bejtaj: Duhet parë një çikë më gjerë: ti nuk e rrëzon dot atë Kryeministër në qoftë se nuk bisedon me shumicën që e ka votëbesuar atë. Duhet një shumicë për ta rrëzuar dhe po ajo shumicë që e rrëzon atë do të nxjerrë Kryeministrin tjetër. Sabri Godo: Sipas kësaj logjike, e dyta vjen përpara të parës. Formojmë një qeveri tjetër njëherë, pastaj të rrëzojmë këtë. Jo, nuk jam dakord! Krenar Loloçi: Zoti Godo, kush e quan skandal ose gafë atë që bën Kryeministri ose qeveria? Vetëm opozita, se për shumicën nuk është. Sabri Godo: Ta zëmë se edhe shumica pëson një zhgënjim të rëndë nga Kryeministri! Krenar Loloçi: Ku qëndron problemi? Shumica zgjedh menjëherë tjetrin. Sabri Godo: Në qoftë se Kryeministri është krijesë e një shumice absolute në parlament atëherë mund të ngjasë siç thua ti. Po kur nuk është ashtu, kur Kryeministri mbështet nga një koalicion, atëherë mund të duhet kohë për të gjetur Kryeministrin që do të gëzojë mbështetjen e shumicës. Do të duhet kohë për negociatat politike! Krenar Loloçi: Përpara se të bësh mocionin e mosbesimit, ose njëherazi me mocionin, fillo edhe negociatat politike për qeverinë pasuese.

443 Sabri Godo: Ka ngjarë kjo ndonjëherë në historinë parlamentare gjermane? Arben Imami: Kur Brandt-i, Kryetari i Partisë Socialdemokrate Gjermane ka dhënë dorëheqjen. Pushteti kaloi nga e majta në të djathtë. Liberalët nga koalicioni me Socialdemokratët kaluan në koalicion me të djathtët. 464 Sabri Godo: Pyetja ime është: kur ka ndodhur ndonjëherë që mocioni i mosbesimit ndaj Kryeministrit të votohet vetëm pasi të jetë caktuar Kryeministri tjetër? Haxhi Aliko: Jo, pasi të jetë caktuar. Arben Imami: Në të njëjtën kohë; është një veprim i vetëm. Leontiev Çuçi: Ndoshta mund të hiqet fjala “vetëm” tek neni 12, pika 2. Arben Imami: Jo, humbet tërë kuptimi. Zoti Godo, kjo është një teknikë legjislative e njohur. Sabri Godo: Ku? Arben Imami: Në Gjermani. Sabri Godo: Më thuaj, në ndonjë vend tjetër, ku është? Arben Imami: Problemi është se nuk dëshirojmë të adoptojmë sistemin italian. Këto janë dy praktikat më klasike. Sabri Godo: Mua më duket se në këtë pikë jemi nxituar shumë. Arben Imami: Pse jemi nxituar? Kemi kaq kohë që punojmë e diskutojmë për këtë. Kristaq Traja: Domethënë, nisur nga ideja e një skandali të vetëm do të dënosh vendin që për vite me radhë të shkojë me qeveri teknike? Duhet të ndryshojmë tërë sistemin për një skandal? 464 Në fakt, pas dorehëqjes së Brandt-it në vitin 1974, u ruajt i njëjti koalicion qeverisjeje (Partia Social-Demokrate me Partinë e Lirë Demokrate) me Kryeministër tashmë Helmut Schmidt deri në vitin 1982. Ky koalicion u shpërbë në vitin 1982, kur Partia e Lirë Demokratike u bashkua me Unionin Demokratik Kristian dhe Unionin Social Kristian. Nga ky koalicion i ri u zgjodh si Kryeministër Helmut Kohl i Unionit Demokratik Kristian. (Shënim i red.)

444 Arben Imami: Këtu ka dy mundësi; ose qeverira teknike që janë provuar në Shqipëri deri tani ose qeverisje e stabilizuar. Kristaq Traja: Zoti Godo, ja e hoqe Kryeministrin, sa kohë do të të duhet të zgjedhësh Kryeministrin pasardhës? Sabri Godo: Derisa të zgjidhet Kryeministrit i ri, ka kaluar një kohë e gjatë, hekuri është ftohur. Pra Kryeministri i skandalit, të themi, nuk mund të qëndrojë! Kristaq Traja: Ta zëmë se e shkarkove Kryeministrin. Derisa të zgjedhësh të riun, do kalojë njëfarë kohe gjatë së cilës qeveria ekzistuese do të vazhdojë të funksionojë. Megjithëse miratove mocionin e mosbesimit, Kryeministri i vjetër do të vazhdojë derisa të zgjidhet Kryeministri i ri. Përsëri po aty vijmë, pa asnjë ndryshim. Sabri Godo: I vjetri do rrijë? Arben Imami: I vjetri do të vazhdojë të rrijë Kryeministër. Prandaj propozojmë që të bëhet me një akt të vetëm heqja e të vjetrit dhe emërimi i të riut. Sabri Godo: Fillimisht, unë e hap lojën. Ju vini karrocën para kalit! Arben Imami: Kjo është puna, të mos hapësh lojë pa e ditur sesi mbaron loja e mëparshme. Pra, hap lojën duke hequr Kryeministrin, qoftë për shkak të një skandali ose për një shkak tjetër, por çfarë do të bësh më tej? Kë do zgjedhësh në vend të atij që u hoq? Të nesërmen pra gjendemi pa Kryeministër dhe pyesim veten: ou, qenkërkemi pa Kryeministër?! Si t’ia bëjmë atëherë? Sabri Godo: Dale, mos e banalizo… Arben Imami: Po nuk zgjodhe Kryeministrin tjetër, atëherë vijnë zgjedhjet e përgjithshme. Ky nuk është banalizim. Sabri Godo: Pra, ti thua që sot do të heq Kryeministrin dhe po sot do të zgjedh Kryeministrin tjetër?! Vetëm pasi e heq njërin mund të fillojë procedura për zgjedhjen e tjetrit. Kristaq Traja: Deri atëherë, kush do rrijë Kryeministër? Sabri Godo: I vjetri.

445 Kristaq Traja: Pra ai që ishte? Sabri Godo: Pse, ç’do të thotë? Kristaq Traja: Kjo do të thotë që, në fakt, ne jemi në një pikë. Sabri Godo: Jo, jo. Kristaq Traja: Po, se me gjithë dëshirën për ta hequr, Kryeministri i diskredituar do rrijë prapë Kryeministër. Sabri Godo: Mua më duket se kjo logjikë nuk shkon. Kristaq Traja: Pra, Kryeministrit të diskredituar nuk ke çfarë i bën. Nga një anë thua se është i diskredituar, ka bërë skandal, nga ana tjetër e mban përsëri Kryeministër! Sabri Godo: Pavarësisht, moralisht ai është hequr. Kristaq Traja: Po nuk është punë morali. Sabri Godo: Dhe ai, megjithëse i hequr, do të vazhdojë të bëjë detyrën derisa Kuvendi të gjejë zëvendësuesin e tij. Kristaq Traja: Pikërisht këtë doja të thoja: Kuvendi do të bëjë politikën e vet, do ta kritikojë, do ta shajë, do ta akuzojë, etj., e megjithatë ai do të vazhdojë të qeverisë. Sabri Godo: Jo, ajo që propozoni ju është njësoj sikur t’i lidhësh duart çdo lloj nisme për të paraqitur mocione mosbesimi ndaj qeverisë. Është e kotë të rrimë t’i mbushim mendjen njëri – tjetrit në këtë pikë. Haxhi Aliko: Po sikur të vëmë një afat për propozimin e të riut? Një javë, ta zëmë? Ka mundësi të lejohet një minimum kohe për të arritur të paktën të zgjidhësh këtë rast të jashtëzakonshëm? Arben Imami: Është diçka tjetër. Kristaq Traja: Problemi moral mund të zgjidhet në këtë mënyrë. Sabri Godo: Në qoftë se ti u thua njerëzve se nuk mund të kërkosh të miratosh një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit ekzistues pa zgjedhur një Kryeministër të ri, do të shkaktosh një ilaritet të përgjithshëm tek njerëzit. Këta do të thonë që praktikisht ti je kundër mocionit të mosbesimit!

446 Arben Imami: Kjo nuk është kaq e sigurt. Engjëll Bejtaj: Ju, zoti Godo, çfarë propozoni? Sabri Godo: Pasi të shkarkohet Kryeministri në pushtet, të fillojë procedura për të gjetur Kryeministrin e ri. Engjëll Bejtaj: Brenda cilës periudhë kohore? Sabri Godo: Brenda 10 a 15 ditëve, brenda një jave, sa të doni! Perikli Zaharia: A mundet të jetë 48 orë, sa ç’është periudha midis mocionit dhe votimit që parashikohet në nenin 11, pika 3 dhe midis mocionit dhe zgjedhjes, që parashikohet në nenin 12, pika 3? Sabri Godo: Domethënë ti jep një afat 48 orë? Haxhi Aliko: Po një kohë do ketë patjetër. Arben Imami: Nuk është e njëjta gjë. Neni 12, pika 3, bën fjalë për kohën midis paraqitjes së mocionit dhe shqyrtim të tij, kohë e cila duhet të jetë mbi 48 orë. Perikli Zaharia: Neni 13 flet për zgjedhjen. Zgjedhjes i jepen 48 orë. Arben Imami: Votimi bëhet pas 48 orëve. Midis mocionit dhe zgjedhjes duhet të kalojnë 48 orë. Domethënë mocioni është vënia në lëvizje. 48 orë pas vënies në lëvizje! Perikli Zaharia: Po zgjedhja, kujt i referohet? Arben Imami: Zgjedhja i referohet Kryeministrit të ri, por njëkohësisht është edhe votimi i mocionit të paraqitur. Sabri Godo: Po ky 48 orëshi i zgjedhjes, çfarë përfaqëson? Arben Imami: Votimi, në këtë rast, ndryshon nga votimi i mocionit të besimit, domethënë, pro dhe kundër. Votimi lidhet me zgjedhjen e Kryeministrit të ri. Sabri Godo: Shkurt, unë nuk jam dakord me këtë. Arben Imami: Dakord, por duhet parë e gjithë pjesa për Këshillin e Ministrave e cila mishëron përpjekjen për të bërë një ekzekutiv të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Sabri Godo: Jo, unë nuk i shoh detyrimisht të lidhura.

447 Spartak Braho: Po sikur të fusim një kohë pas heqjes së Kryeministrit, sikurse e tha zoti Aliko? Sabri Godo: Pikërisht këtë po them edhe unë. Arben Imami: Nuk është më votë konstruktive; çështjen e zgjedhjes së Kryeministrit e fut në procedurën e zakonshme. Sabri Godo: Unë dua që ti të mos më heqësh të drejtën mua të kërkoj rrëzimin e këtij Kryeministri pa pasur Kryeministrin rezervë në xhep! Sidomos kur ndodh diçka krejt e papritur. Arben Imami: Kur ndodh diçka e papritur dhe shumë e rëndë, po aq i madh është dhe kundërveprimi i cili mundëson gjetjen e një Kryeministri tjetër që do të zëvendësojë atë që ka shkaktuar të papriturën, të tmerrshmen. Sabri Godo: Për mua është e palogjikshme. Leontiev Çuçi: Zoti Imami, e diskutojmë përsëri. Arben Imami: Nuk është e palogjikshme! Krenar Loloçi: Në qoftë se largohemi nga koncepti mbi bazën e të cilit kemi hartuar këtë pjesë, duhet të shkojmë tek një koncept tjetër. Arben Imami: O konceptin italian, o atë gjerman! Nuk ka tjetër! Krenar Loloçi: Do shkojmë drejt asaj që Kryeministri shkarkohet sot, tjetri do të zgjidhet pas 15 ditëve! Haxhi Aliko: E bëjmë shtatë ditë. Krenar Loloçi: Të themi 15. Në qoftë se nuk zgjidhet për 15 ditë, atëherë Parlamenti shpërndahet dhe shkohet drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Arben Imami: Po nuk është ajo që dëshirojmë! Sabri Godo: Mua më duket se kjo që propozoni ju lidhet vetëm me rastin gjerman. * * *

448 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 29 MAJ 1998 (Temat e diskutimit: Kryeministri; Këshilli i Ministrave; aktet juridike) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo, Arben Imami (bashkëkryetarë, dhe që drejtojnë mbledhjen), Engjëll Bejtaj, Ligoraq Karamelo, Spartak Braho, Haxhi Aliko, Vladimir Metani, Kastriot Islami, Lufter Xhuveli, Leontiev Çuçi, Jonuz Begaj, Zamira Çaka. Vladimir Metani: Kështu më duket e kanë edhe hungarezët. 465 Paraqitet një mocion mosbesimi për heqjen e Kryeministrit, por në të njëjtën kohë paraqitet edhe emri i personit për Kryeministër. Arben Imami: Po. Sabri Godo: Kjo është kur gjërat i nënshtrohen një procedure normale. Arben Imami: Qëllimi i kësaj është për të mos lejuar që një shpërthim i momentit të çojë në bllokim të veprimtarisë qeveritare. Sa më i rëndë të jetë faji i Kryeministrit aq më e detyrueshme është për të gjetur një zgjidhje pozitive dhe të shpejtë. Ky është thelbi i saj. Sabri Godo: Cili veprim kryhet më parë, heqja e Kryeministrit apo emërimi i Kryeministrit tjetër? Arben Imami: Të dy bashkë, për të mos lënë vakuum. Sabri Godo: Megjithatë, e lëmë këtë çështje për momentin dhe kalojmë tek neni tjetër. 465 Neni 39/A, paragrafi 1, i Kushtetutës hungareze parashikon: “Një mocion mosbesimi mund të parashtrohet me shkrim kundër Kryeministrit dhe njëkohësisht duhet të tregohet personi që propozohet për detyrën e Kryeministrit. Kjo duhet të ketë pëlqimin e të paktën një të pestës së deputetëve. Një mocion mosbesimi i parashtruar kundrejt Kryeministrit konsiderohet si një mocion mosbesimi kundër qeverisë. Në qoftë se si pasojë e mocionit shumica e përfaqësuesve të Asamblesë Kombëtare shprehin mosbesimin e tyre, personi i propozuar për detyrën e Kryeministrit konsiderohet se është zgjedhur”.

449 Arben Imami: Atëherë, kalojmë tek neni 14 466 . A ka konsensus për këtë nen? Zamira Çaka: Jo. Leontiev Çuçi: Jo. Kristaq Traja: Jo. Krenar Loloçi: Jo. Arben Imami: Atëherë, nuk kalon! Arben Imami: E diskutojmë së bashku me gjyqësorin. Zamira Çaka: Dakord. Arben Imami: Në qoftë se duam që gjyqësori të jetë realisht i pavarur dhe i fortë, normalisht duhet të forcojmë edhe organet e akuzës. Sabri Godo: Nga njëra anë themi që ndjekjet penale ushtrohen nën autoritetin e Ministrisë së Drejtësisë. Nga ana tjetër, tek neni 3 thuhet se Prokurori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës. Ky emërohet dhe shkarkohet nga tjetërkush dhe është në varësi të tjetërkujt. Arben Imami: Ndjekja penale bëhet nën autoritetin e Ministrit të Drejtësisë. Nuk është Prokurori i Përgjithshëm nën autoritetin e ministrit. Spartak Braho: Po kur Prokurorit i duhet të marrë në ndjekje penale Ministrin e Drejtësisë? Arben Imami: Ky është një problem, por nuk e prek thelbin. A mundet, gjithashtu, të fusim një nen shtesë këtu për SHIK-un? Për zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarit, si dhe detyrën e SHIK-ut? Zamira Çaka: Të përgatitet projekti për SHIK-un, pastaj të diskutojmë për vendin. Ndoshta nuk e parashikojmë fare në Kushtetutë. 466 Neni 14: “1. Ndjekja penale ushtrohet nga Prokurori i Përgjithshëm nën autoritetin e Ministrit të Drejtësisë. 2. Prokurori i Përgjithshëm kryen edhe detyra të tjera kur parashikohen me ligj. 3. Prokurori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me pëlqim të Kuvendit (Senatit)”.

450 Vladimir Metani: Do ta lesh të hapur? Krenar Loloçi: Mund të rregullohet edhe me ligj, ashtu siç është rregulluar deri tani. Arben Imami: Ta fusim SHIK-un si organ të ekzekutivit apo ta lëmë si një organ të veçantë? Zamira Çaka: E lëmë për më vonë këtë çështje. Arben Imami: Dakord. Tani, në lidhje me titullin e kësaj pjese është rënë dakord që të ndryshohet nga “Këshilli i Ministrave” në “Pushteti ekzekutiv”, meqenëse edhe pjesën për parlamentin e quajmë “Pushteti legjislativ”. Vladimir Metani: Edhe neni 1, pika 1, fillon: “Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Këshilli i Ministrave…” Kastriot Islami: Cila është hallka kryesore e ekzekutivit? Krenar Loloçi: Sipas Kushtetutës së Gjermanisë, është qeveria. Arben Imami: Qeveria ushtron pushtetin ekzekutiv ose siç u tha më lart, pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Këshilli i Ministrave. Sabri Godo: Jo vetëm nga Këshilli i Ministrave! Arben Imami: Kush tjetër e ushtron pushtetin ekzekutiv, përveç Këshillit të Ministrave? Kristaq Traja: Sigurisht, që nuk ka. Sabri Godo: Përgjigjen e jep pika 2 e nenit 1, në të cilin thuhet: “Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk u është rezervuar organeve të tjera shtetërore ose të qeverisjes lokale”. Pra, ushtron një pjesë. Lufter Xhuveli: Duke thënë pushtet ekzekutiv ne, në fakt, nuk përfshijmë të gjithë pushtetin ekzekutiv. Krenar Loloçi: Në qoftë se këtë pjesë do ta quajmë “Këshilli i Ministrave”, atëherë na duhet të quajmë Kuvend edhe pjesën që e quajmë “Pushteti legjislativ”. Zakonisht Kushtetutat, veçanërisht ajo gjermane, nuk përmendin pushtetin ekzekutiv, legjislativ, etj., por në

451 vend të tyre vënë drejtpërdrejt emrat e organeve, si: parlament, qeveria ose Këshilli i Ministrave, etj. Kastriot Islami: Pushtet legjislativ, në njëfarë mënyre, ushtron edhe pushteti lokal. Krenar Loloçi: Me këtë ju doni të thoni se pushteti lokal përfshihet në pushtetin legjislativ? Kastriot Islami: Jo. Është pjesë e tij. Krenar Loloçi: Pushteti lokal ka në vetvete elementë të ekzekutivit ose të legjislativit. Kastriot Islami: Pra, unë jam i kësaj ideje që më mirë të flasim për organin ose institucionin. Këshilli i Ministrave nuk është i vetmi organ që ushtron pushtet ekzekutiv. Krenar Loloçi: Fjalën “pushtet ekzekutiv” e kemi thënë tek përmbajtja e neneve, kështu që nuk është nevoja ta titullojmë pjesën “Pushteti ekzekutiv”. Sabri Godo: Duhet ndryshuar neni i parë. Gjithashtu, qeveria duhet t’i ketë kompetencat e veta në Kushtetutë. Tani, në pushtetin ekzekutiv nuk ke vetëm qeverinë që ushtron funksion ekzekutiv. Në kuptimin e tre pushteteve, i duhet gjetur vendi edhe Presidentit të Republikës. Ku mund të futet ky? Kastriot Islami: Unë sugjeroj se ne duhet të flasim ose me pushtete, ose me institucione të veçanta. Spartak Braho: Në kuptimin si e trajtoi problemin zoti Godo, problem është edhe Prokuroria. Arben Imami: Vendi i prokurorisë nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Prokuroria mund të trajtohet edhe në një pjesë më vete. Ajo për të cilën po diskutojmë tani është nëse qeveria është mbajtësi kryesor i prerogativës ekzekutive. Krenar Loloçi: Tek regjimet parlamentare, çështja e ndarjes së pushteteve paraqitet e përzier, pa kufij të përcaktuar. Arben Imami: Sigurisht, ne do të bëjmë maksimumin e mundshëm.

452 Krenar Loloçi: Ndarja e pushteteve del gjatë gjithë përmbajtjes, por më mirë të ecim sipas institucioneve. Kristaq Traja: Është më e qartë. Arben Imami: Vazhdojmë atëherë. Domethënë ju, zoti Krenar, jeni i mendimit që emërimi të jetë Këshilli i Ministrave apo qeveria? Krenar Loloçi: Kjo është një çështje tjetër, pastaj. Kastriot Islami: Që ta kemi të qartë: çfarë ndryshimi ka qeveria nga Këshilli i Ministrave? Krenar Loloçi: Qeveria është një nocion më i gjerë. Në qeverinë e Anglisë përfshihen rreth njëqind e ca ministra. Por në fakt pjesa e ngushtë e kabinetit qeveritar përbëhet nga njëzet a tridhjetë veta. Pra, qeveria është një koncept më i gjerë se Këshilli i Ministrave. Në kuptimin e gjerë, në qeveri futen edhe institucionet e tjera qendrore, që nuk përfshihen në Këshillin e Ministrave. Kastriot Islami: Atëherë, tek pika e parë e nenit 1 të thuhet se pushteti ekzekutiv ushtrohet nga qeveria. Krenar Loloçi: Kjo do të ishte më e saktë! Sabri Godo: Kryetari i një bashkie i cili zgjidhet nga populli, bën pjesë në pushtetin ekzekutiv? Kastriot Islami: Ai mund të kryejë funksione të natyrës ekzekutive. Krenar Loloçi: Tek bashkia, ndarja e pushtetit duhet parë në planin lokal. Domethënë në një bashki, këshilli dhe kryetari i bashkisë i ndajnë pushtetet ose rolet pak a shumë siç ndahen ato lart në qendër. Sabri Godo: Nuk kemi përse të pengohemi në këtë çështje. Themi “Këshilli i Ministrave” dhe ndryshojmë formulimin e pikës së parë të nenit 1. Leontiev Çuçi: Të heqësh fare fjalët “pushteti ekzekutiv”? Arben Imami: Normalisht duhen hequr. Lufter Xhuveli: Mos është ndonjë formulë e re kjo?

453 Arben Imami: Duke thënë pushteti ekzekutiv kemi dashur ta ruajmë pak skemën klasike. Kemi dashur të tregojmë se cilët janë aktorët kryesorë që ndajnë dhe ushtrojnë pushtetet. Thuhet që pushteti legjislativ ushtrohet nga Kuvendi. Nga ana tjetër, edhe këshilli i një rrethi nxjerr ose vendos një normë për derdhjen e plehrave ose për të mbledhur një taksë lokale, etj., veprimtari që mund të ketë karakter legjislativ, por me këtë nuk do të thotë që pushteti legjislativ ushtrohet nga këshilli i rrethit. Kur Kushtetuta amerikane thotë se pushteti legjislativ është veshur tek Kongresi, kjo nuk nënkupton se këshillat lokale nuk kanë të drejtë të nxjerrin asnjë akt normativ. Kur thuhet se tek Presidenti është veshur pushteti ekzekutiv, kjo nuk do të thotë që kryetari i bashkisë së New York-ut nuk ka fuqi ekzekutive, e ndoshta më tepër se ndonjë kryetar shteti në Evropë. Kështu mendoj unë se duhet kuptuar kjo situatë. Lufter Xhuveli: Ndoshta pika e parë duhet të mbetet, por mendoj se ka dy zgjidhje: ose do të thuash se: “Pushteti ekzekutiv ushtrohet kryesisht nga Këshilli i Ministrave”, ose thjesht: “Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri dhe ministrat”, pa përmendur fare pushtetin ekzekutiv. Pika 2 le të mbetet siç është. Kristaq Traja: Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga qeveria, kjo është klasike. Këtu flitet për pushtet. Tjetër është veprimtaria ekzekutive dhe administrative e cila nuk është identike me pushtetin ekzekutiv. Është një dorë që e ka pushtetin. Sepse në fund të fundit, Këshilli i Ministrave me aktet që nxjerr detyron tërë piramidën. Krenar Loloçi: Kushtetuta gjermane e fillon me këto fjalë: “Qeveria federale përbëhet nga kancelari federal dhe nga ministrat federalë”. Kastriot Islami: Pse mos ta bëjmë kështu? Arben Imami: Duhet të gjejmë logjikën. Krenar Loloçi: Në fund të fundit, Këshilli i Ministrave është maja e gjithë piramidës ekzekutive. Edhe në qoftë se thua “qeveri”, nocion i cili në vetvete mund të jetë një nocion i gjerë, pjesa që merr vendime në emër të qeverisë është një pjesë e vogël - Këshilli i Ministrave. Sepse përveç ministrive, ka edhe institucione të tjera qendrore, por ato nuk bëjnë pjesë në Këshillin e Ministrave, nuk kanë të drejtën e votës.

454 Arben Imami: Po nuk flasim këtu për institucionet e tjera që i drejton Kryeministri. Ato nuk janë pjesë e qeverisë. Krenar Loloçi: Përfshihen në “qeveri” në kuptimin e gjerë të fjalës. Arben Imami: Po në kuptimin e ngushtë? A nuk po flitet këtu për qeverisjen si dhe për organin që drejton organet qendrore? Kastriot Islami: Në kuptimin e ngushtë janë vetëm Kryeministri dhe ministrat që e ushtrojnë këtë pushtet. Arben Imami: Sepse ata kanë mandat politik. Të tjerët nuk kanë. Sabri Godo: Nuk i jemi përgjigjur pyetjes! Arben Imami: Në lidhje me Presidentin? Sabri Godo: Po! Krenar Loloçi: Figura e Presidentit është komplekse. Përgjithësisht, ai përfshihet tek ekzekutivi. Sabri Godo: Duket sikur e përfshin qeveria, meqenëse të gjitha atributet e ekzekutivit ia japim qeverisë! Krenar Loloçi: Presidenti ka kompetenca që lidhen me ekzekutivin, ka kompetenca që lidhen me legjislativin, ka kompetenca që lidhen me gjyqësorin. Sabri Godo: Pyetja ime është kjo: a është Presidenti institucion ekzekutiv apo nuk është? Krenar Loloçi: Jo, nuk është! Sabri Godo: Si nuk qenka?! Ai ka fuqi të japë urdhra! Ai është Komandanti i Forcave të Armatosura! Krenar Loloçi: Por të jesh Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nuk e kualifikon Presidentin në pushtetin ekzekutiv! Zamira Çaka: Në republikat parlamentare Presidenti nuk përfshihet tek ekzekutivi. Në qoftë se do të kishim të bënim me një republikë presidenciale ose gjysmë presidenciale, Presidenti është vetë ekzekutivi ose pjesë e tij.

455 Sabri Godo: Po veprimtaria me karakter ekzekutiv e pushtetit lokal apo e Presidentit? Kristaq Traja: Pushteti ekzekutiv mbahet nga Këshilli i Ministrave, i cili drejton tërë piramidën administrative. Presidenti i Republikës ushtron veprimtari ekzekutive. Pushteti lokal nuk është pjesë e pushtetit qendror që është karakteristika thelbësore e një shteti. Me konceptin “shtet” përfshihet vetëm pushteti qendror. Kastriot Islami: Pushteti lokal, ka pushtet ekzekutiv apo jo? Kristaq Traja: Pushteti lokal ushtron veprimtari të karakterit ekzekutiv dhe administrativ, por nuk është mbajtës i pushtetit ekzekutiv. Kastriot Islami: Pra, pushteti ekzekutiv ushtrohet dhe i takon qendrës. Ndërsa organet lokale të pushtetit ushtrojnë veprimtari ekzekutive, por jo pushtet ekzekutiv. Arben Imami: Këtu është fjala për pushtet brenda kufijve të shtetit shqiptar dhe jo, për shembull, për rrethin e Tiranës. Kastriot Islami: E kemi fjalën për veprimtari ekzekutive. Arben Imami: Qartë, pushteti lokal nuk është pushtet ekzekutiv, pavarësisht se mund të kryejë detyra ekzekutive të caktuara. Sabri Godo: Desha të shprehja edhe një mendim. Nga ana ime unë them këtë: le të ecim me logjikën që kjo Kushtetutë përcakton institucionet. Parlamentin e mbaruam, tani po trajtojmë qeverinë. Krenar Loloçi: Jo, “qeveria” u bë “Këshilli i Ministrave”. Zamira Çaka: Po, kështu ramë dakord. Sabri Godo: Dakord, me “Këshilli i Ministrave”. Kastriot Islami: Ta bëjmë, siç u përmend këtu, si e ka Kushtetuta Gjermane. Arben Imami: “Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri dhe ministrat”. Vazhdojmë tek pika e dytë e nenit 1: “Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror i cili nuk u është njohur organeve të tjera shtetërore ose të qeverisjes lokale”. Ka kundër? Meqenëse nuk ka kundër, kalon. Tek neni 2 pika 1, duhet hequr fjala “duke filluar nga”.

456 Leontiev Çuçi: Diskutuam dhe iu dha edhe një shans tjetër Presidentit për të emëruar një kandidat të dytë për Kryeministër, kur dështon kandidati i parë. Kastriot Islami: Supozojmë se partia e parë nuk e krijon dot shumicën. Atëherë, i jepet mundësia partisë së e dytë. Vladimir Metani: Në qoftë se edhe kandidati i partisë së dytë dështon, atëherë i kalon Kuvendit e drejta për të formuar qeveri. Kastriot Islami: Si thatë? Fillimisht ia jep partisë së parë mundësinë për të krijuar qeverinë dhe, kur kjo dështon, i jepet mundësia partisë së dytë? Krenar Loloçi: Pikërisht! Kastriot Islami: Unë mendoj se mazhoranca duhet të krijohet përpara se të caktohet Kryeministri. Vetëm pasi është krijuar mazhoranca, Presidenti emëron Kryeministrin. Arben Imami: Është plotësisht e kundërta! Krenar Loloçi: Pra, Presidenti emëron për herë të parë Kryeministër një kandidat nga shumica ose nga koalicioni që ka shumicën. Vladimir Metani: Është fjala për koalicion parazgjedhor. Sabri Godo: Pse e shihni gjithmonë me kriterin se Presidenti fillimisht e cakton Kryeministrin nga partia që ka fituar më shumë vota? Krenar Loloçi: Kështu duhet parë. Kastriot Islami: Pikërisht, Kryeministri i emëruar fillon negociatat për të realizuar koalicionin. Vladimir Metani: Pra, është fjala për rastin kur asnjë parti nuk e ka fituar shumicën e vendeve në parlament. Arben Imami: Kush është pro dhe kush është kundër këtij neni? Kastriot Islami: Nga partia ose koalicioni që ka fituar më shumë? Krenar Loloçi: Po, nga partia ose koalicioni që kanë më shumë vende.

457 Kastriot Islami: Nga pikëpamja relative. Krenar Loloçi: Sigurisht! Kastriot Islami: Për të qenë më konkret, marrim këtë shembull: një parti ka fituar 72 vende, ndërsa një koalicion 75. 467 Kandidatin e cilit prej këtyre do të emërojë Presidenti Kryeministër? Ligoraq Karamelo: Të koalicionit. Arben Imami: Ai është i interesuar që kompetencën e tij ta ushtrojë mirë, qartë dhe deri në fund. Po qe se e ushtron keq dhe në kundërshtim me vullnetin e partive që përbejnë shumicën në Kuvend, atëherë kjo shumicë në Kuvend e rrëzon kandidatin presidencial dhe vë kandidatin e saj. Kjo është e qartë. Këtu është problemi: që roli i Presidentit në emërimin e Kryeministrit të minimizohet. Kastriot Islami: Pra, vetëm një herë do t’i mbetet e drejta Presidentit për të emëruar Kryeministrin? Arben Imami: Pra, synohet që Presidenti të mos ketë mundësi të zgjedhë për Kryeministër kandidatët që i pëlqejnë atij. Të evitojmë mundësinë që Presidenti ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Kush është kundër nenit 2? Nuk ka. Miratohet. Për nenin 3 nuk kishte vërejtje. Ka kundra? Me konsensus miratohet. Për nenin 4 ka kundra? Jo. Miratohet. Për nenin 5 ka vërejtje? Jo. Ka konsensus. Kalojmë tek neni 7. Pika 1 e këtij neni do të ndryshohet dhe do të thuhet: “Kryeministri cakton një nga ministrat zëvendës të tij”. Pika 2 bie. Lufter Xhuveli: Kështu u la? Kastriot Islami: Po! Arben Imami: Kam përshtypjen se tha që pika 2 të hiqet. Zamira Çaka: Pika 2 u la që të hiqet. Sabri Godo: Mbetet neni 7 vetëm me pikën 1. Lufter Xhuveli: Një ose më shumë. Zamira Çaka: Jo, jo nuk e lamë ashtu! 467 Parlamenti në atë kohë kishte 155 vende.

458 Ligoraq Karamelo: Nuk mund të caktojë dy zëvendëskryetarë. Krenar Loloçi: Zëvendëskryeministrat nuk janë parë si një element përbërës i rëndësishëm ose i domosdoshëm i qeverisë. Zëvendëskryeministri nuk e përfaqëson qeverinë. Pra, ai nuk mund të kryejë detyrat e Kryeministrit në marrëdhënie me të tretët. Zëvendëskryeministri ngarkohet me detyra me rregulloren e brendshme të qeverisë. Duke qenë se jemi përpjekur të projektojmë një Kryeministër të fortë, atëherë për llojin e zëvendëskryeministrave i jemi referuar kushtetutave që kanë parashikuar një Kryeministër të tillë. Këto kushtetuta, përgjithësisht, ia lenë Kryeministrit të zgjedhë një zëvendës të tij. Zamira Çaka: Kështu është mirë. Lufter Xhuveli: U ra dakord, një ose më shumë. Arben Imami: Mund të hiqet fare neni 7 dhe zëvendëskryeministri mund të parashikohet tek neni 1: “Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, një ose më shumë zëvendëskryeministra, si dhe nga ministrat”. Ligoraq Karamelo: Unë e shoh zëvendëskryeministrin thjesht një ndihmës të Kryeministrit. Krenar Loloçi: Për parlamentin, zëvendëskryeministri është një ministër. Ligoraq Karamelo: Ai e merr votëbesimin ose mosbesimin thjesht si ministër. Krenar Loloçi: Kjo është vendosur këtu vetëm e vetëm për të treguar që brenda organizimit të brendshëm të qeverisë mundet që Kryeministri, për arsye të caktuara që ia bën të qarta ministrave të tjerë, të caktojë një zëvendëskryeministër për të drejtuar. Pra, duhet parë si një element i organizimit të brendshëm. Ligoraq Karamelo: Unë jam dakord të mbetet siç është. Leontiev Çuçi: Ndërsa pika 2 e nenit 7 të hiqet. Arben Imami: Tek neni 8, pika (b) bëhet: “Përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme dhe përgjigjet për to”. Është

459 thjesht redaktim. Ka kundër për nenin 8? Jo, ka konsensus. Kalon me konsensus. Tek neni 9, pika 2, ministri përkatës të kthehet në ministri propozues për të saktësuar dhe sqaruar termin. Kastriot Islami: Kam një pyetje tek nënta. Vendimet në Këshill të Ministrave merren me shumicë? Arben Imami: Padyshim! Kastriot Islami: Po në rast se Kryeministri nuk dëshiron t’i nënshkruajë aktet e Këshillit të Ministrave? Sabri Godo: Kjo nuk ka lidhje me rrëzimin e qeverisë. Arben Imami: Do të dëshiroja të pyesja për sqarimin stafin teknik: Këshilli i Ministrave merr një vendim me shumicën e anëtarëve të tij. Pavarësisht nëse Kryeministri ka qenë pro ose kundër një qëndrimi të shumicës, a duhet ai t’i bindet vendimit të saj? Krenar Loloçi: Sigurisht! Kastriot Islami: Po kur nuk dëshiron ta firmosë duke u justifikuar se moralisht ai nuk ka se si të nënshkruajë një akt për të cilin votoi kundër? Arben Imami: Pyetja tjetër do të ishte: kur Këshilli i Ministrave merr një vendim dhe Kryeministri ka votuar kundër, a duhet Kryeministri të firmosë aktin apo jo? Kristaq Traja: Do ta firmosë, sepse ai nënshkruan një akt të qeverisë që ai kryeson. Është përgjegjësi e hapur juridike. Po nuk e firmosi ai, atëherë akti është i pavlefshëm. Kastriot Islami: Po pse e keni përpunuar në këtë mënyrë: Kryeministri vishet me përgjegjësi kur nënshkruan një akt? Supozojmë se unë jam Kryeministri dhe kam votuar kundër. Unë them: “Gjeni njeri tjetër, sepse unë nuk e firmos!”. Arben Imami: Zoti Traja nënvizoi vlefshmërinë e aktit vetëm kur nënshkruhet. Kastriot Islami: Kryeministri në një farë mënyre është i detyruar ta bëjë këtë, apo jo?

460 Arben Imami: Po, është i detyruar. Ai në një farë mënyre e noterizon aktin. Jo vetëm ai, por edhe çdo ministër, pasi është marrë një vendim, nuk mund të dalë kundër këtij. Sabri Godo: Noteri nuk mban asnjë përgjegjësi përveç vërtetimit të firmës. Këtu kemi të bëjmë me njeriun që kryeson qeverinë. Ndodhemi përpara situatës kur qeveria merr vendime në kundërshtim me vullnetin e Kryeministrit. Kastriot Islami: Ky është një tjetër problem. Zamira Çaka: Po, jam dakord. Ky është problem tjetër. Sabri Godo: Nuk besoj se qeveria mund të nxjerrë një vendim me votat e gjashtë ministrave kundër pesë të tjerëve, ku bën pjesë edhe Kryeministri! Kastriot Islami: Kjo nuk do të thotë gjë, sepse organi, i cili merr vendimin është Këshilli i Ministrave. Arben Imami: Unë mendoj se nënshkrimi i Kryeministrit është një veprim procedural, i cili vërteton se çfarë vendimi është marrë. Akti është vendosur nga Këshilli i Ministrave. Sabri Godo: Ky akt bëhet i detyrueshëm për Kryeministrin. Kastriot Islami: Pa dyshim! Arben Imami: Vendimi i Këshillit të Ministrave është i detyrueshëm për të gjithë shtetasit e një vendi, përfshi natyrisht edhe Kryeministrin. Haxhi Aliko: Nuk besoj të ndodhë ndonjëherë në votimin e një akti qeveritar që Kryeministri të jetë me pjesën e humbur. Sabri Godo: Ju thoni nuk ndodh. Po sikur ndodhë në një rast? Haxhi Aliko: Unë them nuk mund të ndodhë. Kastriot Islami: Po të ndodhë, Kryeministri jep dorëheqjen. Arben Imami: Ka ndokush ndonjë mendim tjetër për të këtë çështje? Leontiev Çuçi: Në qoftë se Kryeministri nuk është dakord, çështja futet në rrugë pa zgjidhje.

461 Kastriot Islami: Mund të jemi edhe përpara një qeverie koalicioni. Në një pikë, programi i partisë së Kryeministrit me programin e partive të tjera të përfaqësuara në qeveri nuk përputhen. Kështu Kryeministri vendos të mos firmosë një akt që vjen në kundërshtim me politikën dhe programin e partisë së tij. Arben Imami: Të mos i hyjmë përmbajtjes së çështjes. Nënshkrimi i një vendimi nga Kryeministri vërteton atë për çfarë është vendosur. Për sa i përket përmbajtjes së vendimit, në qoftë se është një vendim i rëndësishëm politik dhe shumica e kabinetit është kundër Kryeministrit, atëherë ky normalisht jep dorëheqjen. Kastriot Islami: Mos duhet gjetur ndonjë mënyrë tjetër me qëllim që të mos abuzohet. Arben Imami: Mos është e mjaftueshme firma e Sekretarit të Këshillit të Ministrave? Sabri Godo: Jo. Zamira Çaka: Për vendimet e qeverisë? Arben Imami: Po. Sabri Godo: Një vendim i Këshillit të Ministrave nuk merr fuqi ligjore për sa kohë nuk është nënshkruar nga Kryeministri. Dhe nuk është punë noterizimi ose vërtetimi i asaj që është vendosur. Po të ishte kështu, e nënshkruante shefi i administratës. Kastriot Islami: Normalisht i bie të jetë një lloj vërtetimi i asaj që është vendosur, përderisa vendimet merren me shumicë. Sabri Godo: E kam fjalën tek akti i cili merr fuqi ligjore vetëm kur e firmos Kryeministri. Krenar Loloçi: Nënshkrimi është element formal i rëndësishëm. Arben Imami: Ka ndonjë propozim tjetër, pasi nënshkrimi është një veprim i domosdoshëm? Sabri Godo: Unë jam dakord kështu siç është, me ndryshimin që u përmend më sipër nga ministri përkatës në ministrin propozues. Arben Imami: Ka kundër?

462 Haxhi Aliko: Kur një ministër bën një propozim për nxjerrjen e një akti ose vendimi, a duhet të nënshkruajë ky bashkë me Kryeministrin? Arben Imami: Po, e nënshkruan bashkë me Kryetarin e Këshillit të Ministrave. Kastriot Islami: Ka raste që një ministër propozon një akt, të cilit i bëhen shumë ndryshime. Arben Imami: Gjithsesi baza e propozimit mbetet po ajo. Kastriot Islami: Kjo mund ta komplikojë disi situatën. Ministri mund të hezitojë ta nënshkruajë pas ndryshimeve që i bëhen aktit që ai propozon. Arben Imami: Edhe ministrat, ashtu si dhe Kryeministri, e kanë për detyrim të firmosin. Ministri që ka bërë propozimin përgjigjet për fushën në përgjithësi, pavarësisht nga ndryshimet që mund t’i jenë bërë propozimit të tij. Kastriot Islami: Kushtetutat e vendeve të tjera, si e kanë të formuluar? Sabri Godo: Nuk besoj të ketë precedent… Krenar Loloçi: Ne kemi dhënë cilat janë burimet e së drejtës, aktet, si dhe vlefshmërinë e tyre pas nënshkrimit. Kështu, për shembull, aktet e parlamentit nënshkruhen nga Kryetari. Kastriot Islami: Nga kush? Krenar Loloçi: Nga Kryetari i parlamentit. Kastriot Islami: Për aktet e parlamentit parashikohet të marrin fuqi juridike pasi botohen në Fletoren Zyrtare. Krenar Loloçi: Sigurisht. Vladimir Metani: Nuk mund t’i botosh në Fletoren Zyrtare pa i nënshkruar. Zamira Çaka: Nuk më duket aq i domosdoshëm nënshkrimi i ministrit. Arben Imami: Zonja Çaka, ju nuk e gjykoni aq të domosdoshëm?

463 Leontiev Çuçi: Edhe unë i këtij mendimi jam. Spartak Braho: Po sikur të parashikojmë vetëm nënshkrimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave? Çdo akt del në emër të Këshillit të Ministrave. Kristaq Traja: Këtu hyn edhe përgjegjësia personale e ministrit! Arben Imami: Sipas praktikës ekzistuese, aktet e qeverisë i nënshkruan vetëm Kryetari i Këshillit të Ministrave. Kastriot Islami: Vendimet! Arben Imami: Edhe çdo projekt ose relacion siglohet nga Kryeministri se është dakord me përmbajtjen. Sabri Godo: E zëmë se një ministër dërgon një propozim në qeveri, i cili pasi u diskutua në Këshillin e Ministrave, miratohet me tre ndryshime, për të cilat ministri nuk është dakord. Arben Imami: Nuk ka rëndësi nëse ai nuk është dakord! Sabri Godo: Kur i jepet ministrit e drejta të nënshkruajë krahas nënshkrimit të Kryeministrit, mua më duket sikur ata kthehen në partnerë të këtij akti. Mjafton që të miratohet propozimi në Këshillin e Ministrave edhe pse janë bërë disa ndryshime. Më mirë ta heqim nënshkrimin e ministrit. Spartak Braho: Përgjegjësia e ministrit mbetet tek propozimi. Kështu që pasi miratohet propozimi, përgjegjësia kalon tek vendimi, domethënë tek organi që vendos. Sabri Godo: Propozimi është një gjë, vendimi është një gjë tjetër. Pas ndryshimeve që i bëhen një propozimi, ministri mund edhe të mos e firmosë aktin. Arben Imami: Unë nuk mendoj se kjo varet në dëshirën e ministrit për ta firmosur ose jo një akt të miratuar. Leontiev Çuçi: Je i detyruar ta zbatosh, por jo medoemos ta nënshkruash! Arben Imami: Nuk është mbledhje ose vendim i një këshilli partie, por e Këshillit të Ministrave. Që në momentin që merret një vendim në Këshill të Ministrave, ministri bëhet partner dhe përgjegjës në këtë

464 vendim. Madje ministri që ishte kundër është i detyruar të mbrojë vendimin edhe në publik. Kundërshtimi i një akti mund të pranohet dhe bëhet brenda mbledhjeve të qeverisë, të cilat prandaj bëhen të mbyllura dhe jo të hapura. Vendimet dalin me firmën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe me siglën e ministrit propozues. Kështu është rregulli që kemi vendosur. Jonuz Begaj: Po drejtori i përgjithshëm i një institucioni, si për shembull, Drejtori i Përgjithshëm i ALBTELECOM-it, mund të bëjë një propozim në qeveri? Kastriot Islami: Jo, drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore nuk kanë të drejtë të bëjnë propozime. Vetëm ministrat kanë të drejtën e propozimit. Arben Imami: Përveç ndryshimit nga “përkatës” në “propozues”, ka ndonjë mendim tjetër? Jo. Ka kundër? Jo. Miratohet me konsensus. Tek neni 10, pika 2, fjala “funksion” bëhet “veprimtari”; ndërsa tek pika 3, përveç imunitetit të parashikuar të shtohet edhe imuniteti që është parashikuar për deputetin. Sabri Godo: Çfarë konkretisht? Arben Imami: Që ministri nuk mund të arrestohet pa marrë autorizimin e parlamentit. Të mos i kthehemi përsëri të gjithë diskutimit. Për imunitetin e deputetit u shprehëm: deputeti nuk mund të ndalohet e as të arrestohet pa autorizimin e Kuvendit. Ndërsa për sa i përket ndjekjes penale kundër një deputeti, ajo është e lirë. Spartak Braho: Pa marrë autorizim nga parlamenti? Arben Imami: Pa autorizim. Për sa i përket ministrave dhe Kryeministrit vendosëm, për shkak të detyrave të tyre, të kushtëzojmë edhe ndjekjen penale me marrjen e autorizimit nga Kuvendi. Jeni dakord në parim me këtë? Pastaj formulimi do të bëhet mbi këto baza që thamë. Kastriot Islami: Kryeministri dhe ministrat formojnë një komunitet më të vogël sesa ai deputetëve. Arben Imami: Vërtet më i vogël, por me përgjegjësi më të madhe dhe vazhdimisht nën presion. Dakord? Ka kundra? Jo. Kalojmë tek neni

465 11: pika 1 kërkon të riformulohet. Gjithashtu, edhe elementët e fjalisë mund të ndryshohen si vijon: “Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri nuk miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit, Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, mund të shpërndajë Kuvendin brenda 15 ditëve. Në qoftë se brenda këtij afati Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër, parlamenti nuk mund të shpërndahet”. Por edhe fjalinë e fundit mund ta ndryshojmë si vijon: “Në qoftë se mocioni i besimit nuk miratohet, atëherë Kuvendi zgjedh një Kryeministër brenda 15 ditëve dhe në qoftë se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një Kryeministër të ri brenda 15 ditëve, Presidenti shpërndan parlamentin dhe cakton zgjedhjet e reja”. Pak a shumë ky do të jetë kuptimi i riformulimit që do të bëhet. Kastriot Islami: Nuk do të përfshihet ose nuk do të parashikohet bashkëpunimi me Kryetarin e Kuvendit? Arben Imami: Jo. Fillimisht Kuvendit i paraqitet votëbesimi i Kryeministrit. Në qoftë se Kuvendi nuk e miraton votëbesimin, atëherë Kuvendi brenda 15 ditëve duhet të zgjedhë Kryeministrin e ri. Në qoftë se edhe brenda kësaj periudhe nuk zgjidhet Kryeministri i ri, atëherë Kuvendi shpërndahet. Kastriot Islami: Kështu është edhe në vendet e tjera? Domethënë pas një krizë qeveritare prej 15 ditësh kalohet në zgjedhje? Krenar Loloçi: Në qoftë se nuk arrihet që një Kryeministër ose qeveri të mbështetet nga shumica parlamentare, detyrimisht do të kalohet në zgjedhje të reja. Arben Imami: Kjo është një masë që synon në forcimin e qeverisjes. Kështu, në rast se Kryeministri i kërkon besimin parlamentit për ndonjë ligj të rëndësishëm ose për ndonjë diçka tjetër, parlamenti duhet të mendohet mirë në qoftë se nuk ia jep besimin. Ky është kuptimi. Kastriot Islami: Kryeministri e kërkon vetë? Arben Imami: Sigurisht, kur kemi të bëjmë me mocionin e besimit. Ky është një mjet, një armë në duart e Kryeministrit për të forcuar qëndrueshmërinë e qeverisjes.

466 Sabri Godo: Në rast se Kryeministri nuk e merr besimin në parlament, ai [Kryeministri] i kërkon Presidentit të Republikës të shpërndajë parlamentin? Arben Imami: Jo, këtë e ndryshuam dhe e ndryshuam pikërisht sipas formulimit që e përmenda më sipër. Kastriot Islami: Domethënë tani i kalon e drejta Kryeministrit të shpërndajë parlamentin? Haxhi Aliko: Jo, nuk është ashtu! Kuvendi shpërndahet vetëm në rast se ky, brenda 15 ditëve, nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin. Krenar Loloçi: Parlamenti duhet të jetë aktiv; jo vetëm të heqë Kryeministrin, por edhe të mendojë për të zgjedhur tjetrin brenda 15 ditëve. Kastriot Islami: Pra, ideja është për të krijuar një qeverisje të fortë. Arben Imami: Qeverisje të fortë dhe një legjislativ të përgjegjshëm për hapat që ndërmerr. Kështu, po e përsëris formulimin që gjithsesi do të rishihet: “Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri nuk miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit, atëherë Kuvendi brenda 15 ditëve zgjedh një Kryeministër tjetër. Në rast se zgjedhja e Kryeministrit nuk bëhet brenda 15 ditëve, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin”. Sabri Godo: Dakord. Kastriot Islami: Po periudha kohore prej 48 orësh ndërmjet mocionit dhe votimit do të mbetet? Arben Imami: Jo, kjo nuk ka përse të mbetet. Kastriot Islami: Debati për mocionin mund të përfundojë brenda ditës! Arben Imami: Nuk ka lidhje me debatin. Kjo do të thotë nga momenti që Kryeministri paraqet mocionin, deri në momentin kur hapet debati duhet të kalojnë të paktën 48 orë. Zamira Çaka: Në pikën 3 të nenit 11, thuhet “votimi”. Arben Imami: Mendoj se nuk duhej të ishte “votimi”, por “debati”.

467 Kristaq Traja: Jo, “votimi”. Sepse pas orës së 48-të është çështje votimi. Arben Imami: Po debati, a mund të nisë përpara? A nuk ndan 48 orëshi debatin me votimin? Kristaq Traja: Midis paraqitjes së mocionit dhe votimit. Votimi nuk mund të bëhet brenda 48 orëve nga momenti i paraqitjes së mocionit. Debati dhe votimi duhen marrë bashkë. Arben Imami: Çfarë kupton ti me mocion, për shembull? Me mocion kupton debatin apo votimin? Kristaq Traja: Paraqitjen e mocionit. Që nga ky moment e për dy ditë me radhë, nuk mund të votosh. Arben Imami: Atëherë, mos do të ishte më mirë të shpreheshim: “Midis paraqitjes së mocionit dhe debatit për të duhet të kalojnë 48 orë”? Kështu e kuptoj më mirë. Më duket se sipas praktikës tonë parlamentare, mocioni është debati për mocionin. Krenar Loloçi: Jo, mocioni është akti që paraqitet. Arben Imami: Atëherë, pika tre bëhet: “Midis paraqitjes së mocionit dhe fillimit të debatit duhet të kalojnë jo më pak se 48 orë”. Krenar Loloçi: Jo, kështu: “Midis paraqitjes së mocionit dhe votimit për të duhet të kalojnë 48 orë”. Arben Imami: Domethënë mund të fillojë debati edhe para 48 orëve, por vetëm votimi lihet pas këtij afati kohor? Krenar Loloçi: Po, nuk ka rëndësi kur fillon debati. Spartak Braho: Mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë duhet të jetë i arsyetuar. Për votëbesimin ndaj qeverisë duhet votuar jo më parë se të kenë kaluar 48 orë nga debati për të. Kristaq Traja: Jo, debatin mund ta zhvillojnë kur të duan. Votimi, i cili është thelbi i çështjes, duhet të bëhet pas 48 orëve. Arben Imami: Pra, kemi tre elementë: paraqitja e mocionit, debati dhe votimi. Do të vendosim afatin prej 48 orësh midis paraqitjes së mocionit dhe nisjes së debatit apo midis paraqitjes së mocionit dhe votimit? Unë jam për të parën. Pra, meqenëse është e sigurt që votimi

468 vjen pas debatit, ne të caktojmë debatin si pragun e parë dhe të tjerat na dalin vetë pastaj. Sipas nenit 33 të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”: “Mocioni i mosbesimit duhet të nënshkruhet nga të paktën një e dhjeta e deputetëve dhe nuk mund të shqyrtohet nga Kuvendi Popullor pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij”. Pra këtu lidhet me fillimin e shqyrtimit. Krenar Loloçi: Kjo është zgjidhja që ofron Kushtetuta italiane. 468 Arben Imami: Pak rëndësi ka nga është marrë. Çështja është nëse do ta ndajmë me kohë të përcaktuar paraqitjen e mocionit me fillimin e shqyrtimit (debatin) apo me votimin. Leontiev Çuçi: Unë jam i mendimit të jetë siç është paraqitur. Arben Imami: Atëherë: “Midis paraqitjes së mocionit dhe votimit duhet të kalojnë jo më pak se 48 orë”? Perikli Zaharia: Me mocion do të kuptohet jo vetëm paraqita e tij, por edhe debati. Mocioni nuk mund të jetë një kërkesë për të marrë një vendim të caktuar, por përfshin edhe debatin. Kastriot Islami: Kryeministri nënshkruan një mocion besimi dhe e paraqet atë në Kuvend. Momenti i paraqitjes së mocionit është momenti i fillimit të afatit prej 48 orë ose i cilitdo afati qoftë. Perikli Zaharia: Për mendimin tim, mocioni fillon jo me paraqitjen e tij, por me momentin e fillimit të debatit. Arben Imami: Atëherë, unë do bëj thirrje për të gjetur një gjuhë që ta kuptojmë të gjithë njësoj! Unë jam dakord me ty Perikli, por të shkruajmë një gjë që ta kuptojmë të gjithë njësoj, që të mos interpretohet në mënyra të ndryshme. Për këtë arsye, më lartë vura në dukje tre momente: paraqitjen e mocionit, fillimin e debatit dhe votimin. Për mua është më mirë ta mbajmë siç e kemi pasur tek ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, gjë që do të thotë të ndajmë me afat kohor paraqitjen e mocionit me fillimin e shqyrtimit të tij. 468 Neni 94, paragrafi i fundit, i Kushtetutës italiane parashikon: “Mocioni i mosbesimit duhet të nënshkruhet prej së paku një të dhjetës së anëtarëve të Dhomës dhe nuk mund të diskutohet përpara tri ditëve që nga paraqitja e tij”.

469 Atëherë: “Midis paraqitjes së mocionit dhe fillimit të shqyrtimit të mocionit duhet të kalojnë jo më pak se 48 orë”. Leontiev Çuçi: Desha të di edhe mendimin e Kristaqit. Kristaq Traja: Nuk jam kundër kësaj. E rëndësishme është që të kalojë një kohë nga paraqitja e mocionit, e cila i shërben shmangies së veprimeve të nxituara ose, siç thuhet në gjuhë popullore, uljes së gjakrave. Unë jam që 48 orëshi të futet midis debatit dhe votimit. Arben Imami: Më parë ti the se koha prej 48 orë duhet të ndajë vënien në lëvizje të mocionit, paraqitjen e tij, dhe votimin, ndërsa tani me mocion kupton debatin. Pra me mocion duhet të kuptojmë debatin apo vënien në lëvizje të mocionit? Kastriot Islami: Kjo çështje nuk është e qartë. Arben Imami: A ka mundësi ta qartësojmë? Mos është vallë më e qartë në qoftë se themi: “Nga mbarimi i debatit deri në fillimin e votimit duhet të kalojnë 48 orë”? Jeni dakord më këtë? Duket sikur jeni. Atëherë: “Midis mbarimit të debatit për mocionin dhe fillimit të votimit, duhet të kalojnë jo më pak se 48 orë”. Themi “midis mbarimit të debatit dhe votimit” me qëllim që të shmangim shqyrtimin e menjëhershëm. Ku është gjetur kjo formulë që na paraqitet? Krenar Loloçi: Është formula gjermane. Në qoftë se ne kërkojmë që të jemi të vendosur në idenë që të bëjmë një qeveri të fortë, atëherë duhet të përcaktojmë edhe kufij të tillë kohorë të saktë, siç është ajo midis paraqitjes së mocionit dhe votimit të tij. Arben Imami: Domethënë as anëtarët e stafit nuk janë në një mendje? Krenar Loloçi: Nuk jemi në një mendje në këtë, pasi shihet në disa këndvështrime të karakterit teknik. Unë mendoj se Kryeministri e paraqet mocionin në një moment të caktuar, moment që është i përcaktuar qartë teknikisht. Shkaqet mund të jenë të ndryshme; ai mund jetë i kushtëzuar nga një situatë kur tre ose katër projektligje të përgatitura nga kabinetit i tij refuzohen njëri pas tjetrit nga parlamenti. Në një situatë të tillë, ai paraqet mocionin e besimit për të parë nëse e ka ende mbështetjen parlamentare. Për të shmangur votimin e

470 menjëhershëm të mocionit, vendosim një kohë ndarëse ndërmjet paraqitjes së mocionit dhe votimit. Kristaq Traja: Ti në fakt po bashkon debatin dhe votimin? Krenar Loloçi: Po, po i bashkoj. Kristaq Traja: Por nuk duhen bashkuar. Krenar Loloçi: Pra, nga mocioni i besimit që është akti i paraqitur nga Kryeministri dhe deri tek votimi i këtij akti në parlament, periudha kohore nuk duhet të jetë më pak se 48 orë. Spartak Braho: Mocioni nuk është thjesht letra e paraqitur në Kryesinë e Kuvendit. Mocioni përfshin dhe debatin. Perikli Zaharia: Po të ishte kështu, atëherë do të thuhej “midis paraqitjes së mocionit dhe votimit”. Por, në fakt, është thënë vetëm “mocion”, që i nënkupton paraqitjen edhe debatin. Arben Imami: Nuk është ndonjë problem thelbësor që të vazhdojmë gjatë të diskutojmë për këtë çështje. Rëndësi ka të shprehemi qartë, dhe unë do të sugjeroja që të ruanim traditën që kemi zbatuar deri më sot. Në qoftë se deri tani ka qenë e qartë që, nga paraqitja e mocionit deri tek fillimi i shqyrtimit duhet të kalojnë tre ditë, atëherë nuk ka përse të largohemi nga kjo terminologji. Kastriot Islami: Domethënë, nga momenti që mbaron debati për mocionin, deri kur fillon votimi, duhet të kalojnë jo më pak se 48 orë. Arben Imami: Pra, midis mbarimit të debatit dhe fillimit të votimit. Krenar Loloçi: Po të jetë se do të mbajmë këtë qëndrim, atëherë i kthehemi formulës së ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. Arben Imami: Jo, sepse anëtarët e Komisionit nuk duan një afat kohor ndërmjet paraqitjes dhe fillimit të debatit, por duan një afat midis mbarimit të debatit dhe votimit. Kristaq Traja: Kjo nënkuptohet edhe kur thua 48 orë nga debati tek votimi. Kastriot Islami: Pra, formulimi do të ishte: “Pas mbarimit të debatit për mocionin dhe fillimit të votimit, duhet të kalojnë jo më pak se 48 orë”.

471 Arben Imami: Jemi dakord me këtë formulë? Spartak Braho: Nuk shkon ajo “fillimit të votimit”; mjafton vetëm “votimit”. Arben Imami: Mirë, e heqim “fillimit”. “Midis mbarimit të debatit për mocionin dhe votimit, duhet të kalojnë jo më pak se 48 orë”. Dakord? Po, në rregull, kalojmë tek neni 12, që është vota konstruktive e mosbesimit. Ka kundër? Sabri Godo: Jam unë kundër. Jam kundër pikës 2 sepse kjo kushtëzon mocionin. Unë paraqes mocionin e mosbesimi ndaj qeverisë dhe shumica është dakord. Në të njëjtën kohë, sipas kësaj pike, unë jam i detyruar të propozoj edhe një Kryeministër të ri. Në qoftë se unë nuk jam në gjendje të propozoj Kryeministrin pasardhës, me të cilin është dakord shumica, mocioni bie. Kjo nuk shkon. Ligoraq Karamelo: Domethënë opozita të mos jetë në gjendje të rrëzojë Kryeministrin? Sabri Godo: Unë them që mocioni të ndahet nga propozimi për Kryeministrin e ri. E them dhe njëherë: shumica mund të jetë dakord me mocionin e mosbesimit, por mund të mos jetë dakord me atë që kam propozuar unë për Kryeministër. Pra, këto çështje nuk mund të zgjidhen njëherazi. Për mua kjo nuk funksionon! Vladimir Metani: Zoti Godo, që të shkosh për një mocion mosbesimi, ke hulumtuar, ke mbledhur fakte, ke menduar dhe e ke gjetur edhe njeriun që do ta zëvendësojë Kryeministrin. Sabri Godo: Jo, mund të jetë një gjë krejt aksidentale dhe nuk jam i përgatitur për gjashtë muaj për të hequr Kryeministrin. Arben Imami: Zoti Godo nuk është kundër vetëm pikës dy, por edhe kundër pikës tre dhe katër, sepse po ra pika dy, bie edhe treshi, edhe katra. Atëherë, nuk ka konsensus, nuk kalon. Vazhdojmë tek neni 13. Sabri Godo: Përpara se të kalojmë tek neni 13, pyet njëherë sesa janë dakord që neni 12 të mbetet kështu siç është. Arben Imami: Atëherë, ta nisim me radhë. Katër pro, tre abstenime, katër kundër. Neni 12 bie.

472 Engjëll Bejtaj: Por mua më duket së ne ramë dakord të bënim një modifikim. Hajde ta bëjmë modifikimin që përmendëm dhe ta kalojmë këtë nen. Sabri Godo: Jam dakord. Të provojmë njëherë ta modifikojmë dhe të biem në një mendje. Mos u ngut zoti Imami. Arben Imami: Për këtë çështje ka dy mënyra. Sabri Godo: Mos u impono! Arben Imami: Jo, jo nuk po imponohem, përkundrazi. Ajo që dua të them është: mocioni konstruktiv i mosbesimit bie. Rruga tjetër është mocion i mosbesimi normal. E para bie, atëherë të votohet për mënyrën e dytë. Sabri Godo: Mund të gjendet një rrugë e mesme. Me qëllim që të mos largohemi nga rruga që kemi nisur dhe për të mos e lënë vendin pa qeveri, pavarësisht se Kryeministri i rrëzuar vazhdon të ushtrojë funksionet, a mund të caktojmë një afat kohor pas votimit të mocionit, brenda të cilës të zgjidhet Kryeministri i ri? Arben Imami: Normalisht duhet të zgjidhet brenda 15 ditëve. Po nuk u zgjodh brenda 15 ditëve, parlamenti shpërndahet. Këtë e kemi të qartë dhe e kemi shkruar tek neni 3. Sabri Godo: Mua më duket se këto janë të lidhura ngushtësisht siç janë paraqitur. Askush nuk mund të bëjë mocion mosbesimi pa paraqitur një Kryeministër tjetër, dhe duhet të pranohen të dyja këto njëherazi. Kristaq Traja: Zoti Sabri, mosbesimi mund të shprehet. Çështja është që Kuvendi vendos mosbesim ndaj Kryeministrit vetëm duke vënë një të ri. Por kjo nuk lidhet me paraqitjen e mocionit. Mosbesim ndaj një Kryeministër do të thotë që ky të mos jetë më Kryeministër. Nëse ndjehet nevoja për të saktësuar fraza, ne mund të bisedojmë, se mund të kesh ndonjë kuptim tjetër për frazën. Sabri Godo: Çfarë thua ti është një gjë dhe çfarë ke shkruar këtu është një gjë tjetër. Ne shqip kjo lexon: Kuvendi mund të shprehë mosbesimin ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur pasardhësin e këtij me shumicën e anëtarëve të tij.

473 Kristaq Traja: Pikërisht ky është thelbi, është mosbesim ndaj të vjetrit. Po ta kuptojmë frazën kështu, mbase gjejmë një rrugëzgjidhje, sepse neni 12 është i lidhur me të gjithë strukturën e kapitullit. Jonuz Begaj: Më fal. Ajo që unë propozoj duhet medoemos të fitojë? Ajo që ne kërkojmë është që Kryeministri ekzistues të iki, pavarësisht nëse fiton pasardhësi i tij! Arben Imami: Ajo që është e rëndësishme për t’u bërë e qartë është që mocioni konstruktiv i besimit është kështu siç e kemi paraqitur dhe nuk bëhet dot ndryshe dhe këtu ka pak shanse për kompromise. Këtu nuk ka shumicë, kështu që propozimi bie. Leontiev Çuçi: Pra, bie në fakt edhe struktura mbi bazën e të cilës është ngritur kjo pjesë. Sabri Godo: Zoti Imami, ti nuk lë vend për të gjetur një zgjidhje të pranueshme. Kristaq Traja: Mos vallë iu pëlqen një formulim si: “Kuvendi rrëzon Kryeministrin vetëm duke zgjedhur pasardhësin”? Jonuz Begaj: Jo, Kuvendi mund të rrëzojë Kryeministrin dhe ta çojë vendin në zgjedhje. Sabri Godo: Mund të zgjedh një Kryeministër të ri edhe pa shkuar në zgjedhje. Vladimir Metani: Zoti Begaj thotë që Kuvendi mund të pranojë mocionin e mosbesimit, por mund të mos pranojë pasardhësin. Arben Imami: Mocioni i zakonshëm i mosbesimit është tjetër gjë! Varet se çfarë mocioni do të zgjedhim. Një variant do të ishte, për shembull, paraqitet mocioni i mosbesimit, i cili pranohet. Kryeministri bie. Propozohet një Kryeministër tjetër, votohet dhe nuk pranohet, dhe ky proces vazhdon derisa të zgjidhet një Kryeministër. Kjo është praktika italiane. 469 Mund t’i bëjmë një modifikim kësaj praktike me 469 Neni 94 i Kushtetutës italiane që diskuton rastin e mosbesimit, nuk e lidh atë me gjetjen e një Kryeministri të ri. Neni 94 ka këtë përmbajtje: “Qeveria duhet të ketë besimin e të dy Dhomave. Secila Dhomë jep ose e mohon besimin me anë të një mocioni të arsyetuar dhe të votuar me apel emëror. Brenda 15 ditëve që nga formimi i saj, qeveria paraqitet përpara Dhomave për të marrë votëbesimin. Votimi kundër një propozimi të qeverisë nga njëra Dhomë ose nga të dyja, nuk ka si pasojë detyrimin për të dhënë

474 qëllim që të mos e lëmë zgjedhjen e Kryeministrit të kalojë sa nga Presidenti tek parlamenti, si dhe në analizë të fundit të mbetet në dorë të Presidentit, ta shpërndajë ose mos ta shpërndajë parlamentin. Kështu, të themi, në qoftë se për 15 ditë, një ose dy kandidaturat e paraqitura për Kryeministër nuk fitojnë, atëherë shkohet në zgjedhje. Kjo nuk është praktikë që mund të pranohet. Sabri Godo: Mjafton që të mos jenë të kushtëzuara paraqitja dhe aprovimi i mosbesimit me emërimin ose zgjedhjen e Kryeministrit tjetër. Në qoftë se këto të dyja janë të kushtëzuara, votëbesimi është i pavlefshëm, sepse është e vështirë të gjesh menjëherë kandidatin tjetër për Kryeministër. Arben Imami: Kur ke një shumicë për të rrëzuar Kryeministrin, si nuk paske një shumicë për të vënë një dikë tjetër? Sabri Godo: Mosbesimi ndaj Kryeministrit dhe zgjedhja e kandidaturës pasardhëse, me mënyrën se si është shkruar, paraqiten të lidhura dhe të kushtëzuara nga njëra - tjetra. Engjëll Bejtaj: Dakord, por në kohën që paraqet mocionin e mosbesimit e ke biseduar problemin për Kryeministrin zëvendësues. Arben Imami: Dhe një gjë e tillë është bërë për të mos lejuar pasionet e vogla të mbysin qëndrueshmërinë e qeverisjes, dhe jo thjesht Kryeministrin. Sabri Godo: Personi që propozon mocionin. Arben Imami: Nuk është e lidhur me një person, është e lidhur me parlamentin. Kristaq Traja: Po u bë shumica, u zgjidh problemi. Një person nuk mund të bëjë mocion pa bërë shumicë. Sabri Godo: Nejse, më duket se për këtë nuk mund t’ia mbushim mendjen njëri-tjetrit. dorëheqjen. Mocioni i mosbesimit duhet të nënshkruhet nga të paktën një e dhjeta e anëtarëve të Dhomës dhe nuk mund të diskutohet përpara tri ditëve që nga paraqitja e tij”.

475 Leontiev Çuçi: Mos na krijon një ngarkesë fakti që menjëherë me ndodhjen e skandalit, parlamenti brenda 24 orëve duhet të bëjë patjetër mocionin dhe zëvendësimin e Kryeministrave? Sabri Godo: Unë do të pranoja një zëvendësim të menjëhershëm në qoftë se dispozita do të parashikonte, për shembull: “Pas miratimit të mocionit, parlamenti është i detyruar brenda gjashtë orëve të zgjedhë Kryeministrin e ri”. Këtë unë e pranoj, por jo të kushtëzohet mocioni me kandidatin pasardhës për Kryeministër. Arben Imami: Po në qoftë se nuk e zgjedh Kryeministrin brenda gjashtë orëve, çfarë ndodh? Sabri Godo: Bëhen zgjedhje të reja! Arben Imami: Domethënë, po qe se nuk e zgjidhet i riu brenda gjashtë orëve, vazhdon të kryejë funksionet e Kryeministrit ai që ishte? Leontiev Çuçi: Zoti Godo, për të realizuar idenë tuaj, a mund të parashikojmë një afat prej dhjetë ditësh? Kristaq Traja: Nuk është nevoja, se afati do të jetë derisa të zgjidhet i riu. Arben Imami: A ka ndonjë që nuk është i qartë me përmbajtjen e dispozitës? Nuk është fjala për të ndryshuar qëndrim, se ndryshimet e qëndrimeve nuk janë të domosdoshme. Ke ndonjë pyetje zoti Begaj? Jonuz Begaj: Jam i qartë dhe jam kundër. Arben Imami: Mirë. Ka pyetje zoti Çuçi. Leontiev Çuçi: Jam i qartë, jam pro, megjithatë për të kaluar këtë impas, sugjeroj një zgjidhje kompromisi; për shembull të vëmë një afat për zgjedhjen e Kryeministrit. Për shembull, brenda dhjetë ditëve. Kristaq Traja: Nuk mund të parashikojmë se brenda sa kohe parlamenti mund të zgjedhë të riun. Tre ditë, pesë ditë, etj. Arben Imami: Të lutem zoti Çuçi, ke pyetje? Edhe njëherë. Pyetje lidhur me thelbin e çështjes besoj se nuk ka. Ka tre mënyra të ndryshme për zgjidhjen e çështjes. Votë mosbesimi konstruktive, votë mosbesimi normale, ku Presidentit i njihet e drejta e caktimit të

476 Kryeministrit dhe, vota e mosbesimit me një afat 15 ditor brenda së cilës duhet të zgjidhet Kryeministri. Kastriot Islami: Votën e mosbesimit konstruktiv e ka vetëm Kushtetuta gjermane apo e kanë adoptuar edhe Kushtetuta të tjera? Kristaq Traja: Ka hyrë edhe në një pjesë të vendeve të Evropës Lindore, si për shembull, në Hungari. 470 Kastriot Islami: Le të marrim një rast ekstrem. Ndodhi një skandal? 100% e Kuvendit janë kundër vazhdimit të Kryeministrit! Mirëpo, nuk bien dakord për zëvendësuesin. Tani, imagjino një Kryeministër që ka gjithë parlamentin kundër të vazhdojë të qëndrojë në detyrë! Kristaq Traja: Por nuk mund të ketë boshllëk tek ekzekutivi. Kastriot Islami: Po është një skandal i dukshëm! Kristaq Traja: Pavarësisht. I vjetri do të qëndrojë derisa të formohet qeveria e re. Që të mos rrijë gjatë një Kryeministër i diskredituar, gjeje të riun sa më shpejt. Arben Imami: Atëherë, neni 12 bie. A mendoni se do të ketë ndonjë nen tjetër që të rregullojë çështjen e mosbesimit? Kristaq Traja: Në fakt, neni 11 është njëlloj si neni 12. I njëjti parim është zbatuar në këtë pjesë; nuk hiqet njëri Kryeministër pa gjetur tjetrin. Ndoshta ky duhet të ishte neni numër një. Ne kemi diskutuar në këtë hulli, deri tani. Po ta vëmë në pikëpyetje këtë, duhet të ndryshojmë formulën. Sabri Godo: Unë nuk shoh asgjë në nenin 11 që të jetë e papranueshme dhe që duhet hequr meqenëse hoqëm nenin 12. Neni 12 thotë: “Në rast se mocioni i mosbesimit nuk miratohet nga shumica e anëtarëve të parlamentit, Presidenti i Republikës brenda 15 ditëve mund të kërkojë zgjedhje të reja. Në qoftë se brenda këtij afati Kuvendi zgjedh një Kryeministër të ri, ai nuk mund të shpërndahet”. Për mua, kjo është procedurë normale. 470 Mocioni i mosbesimit konstruktiv është parashikuar nga neni 39/A, paragrafi 1, i Kushtetutës hungareze.

477 Arben Imami: Koncepti është ashtu siç thua ti zoti Traja, por ndoshta mund të bëhet një kompromis në kuptimin që neni 12 të bashkohet me nenin 11 dhe të zbatohet e njëjta procedurë si për mocionin e besimit ashtu dhe për atë të mosbesimit. Megjithatë, unë do të votoj kundër, kështu që nuk do të ketë shumicë. Sabri Godo: Neni 13 do të ketë ndonjë ndryshim, ndërsa të gjithë nenet e tjerë do të mbeten njëlloj. Kështu, neni 13 do të ishte: “Kryeministri do të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të vet. Të gjithë ministrat e tjerë kanë të njëjtin detyrim”. Arben Imami: Neni 12 bie. Ju lutem, na sillni formulimet e mundshme, për të cilat diskutuam. Vazhdojmë me nenin 13. Arben Imami: Atëherë, neni 13. Propozimi për ta ndryshuar nenin 13 është pothuajse i karakterit redaktorial: “Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve të tyre”. Dhe pika 2 hiqet. Arben Imami: Në rregull. Ka diskutime të tjera? Jo. Kalojmë tek neni 14. Edhe për këtë nuk ka konsensus. Sabri Godo: Ku vemi kështu ne, në qoftë se nuk bëjmë asnjë përpjekje për të arritur konsensus? Do ta lëmë gjysmën e Projektkushtetutës pezull dhe, nuk e di se ku mund ta kërkojmë konsensusin pastaj… Arben Imami: Si t’ia bëjmë? Një pjesë nuk duan që të flitet këtu për prokurorin. Kur të kalojmë tek gjyqësori, do t’i kthehemi edhe një herë kësaj çështjeje. Ta lëmë pa votuar. Mund ta futim tek gjyqësori. Ndoshta me një gjë të tillë nuk do të jenë dakord disa persona. Kështu, për shembull, unë do të votoja kundër përfshirjes së prokurorisë tek gjyqësori. Arben Imami: Neni 14 bie. Leontiev Çuçi: Bie në kuptimin që i duhet gjetur një vend tjetër më i përshtatshëm, apo edhe si përmbajtje? Arben Imami: Bie në kuptimin e vendit. Sabri Godo: Stafi ka për detyrë të gjejë një formulim për nenin 12, ku mocioni i mosbesimit të ndahet nga zgjedhja e Kryeministrit të ri.

478 Spartak Braho: Edhe për nenin 14 të na paraqesin një variant tjetër. Leontiev Çuçi: Pra, neni 14 nuk bie si përmbajtje! Zamira Çaka: Nuk bie si përmbajtje, por gjithsesi duhet të përcaktohet vendi i prokurorit në projektkushtetutë. Arben Imami: E lëmë pa votuar edhe nenin 14 dhe e ridiskutojmë kur të jemi tek gjyqësori dhe përfundimisht e vendosim vendin e prokurorisë. Përveç Këshillit të Ministrave do të ketë edhe disa institucione që do të parashikohen në Kushtetutë. Leontiev Çuçi: Kushtetutat e tjera a kanë ndonjë dispozitë për Shërbimin Sekret? Arben Imami: Mesa di unë, jo. Megjithatë, çështja është që të përcaktojmë detyrën e Shërbimit Informativ, si dhe mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit dhe zëvendëskryetarit. Këto janë të vetmet gjëra që mund të parashikojmë për këtë organ, të cilat do të shërbejnë si garanci për të. Kastriot Islami: Mos duhet ta fusim tek pjesa e Këshillit të Ministrave? Arben Imami: Po, pasi është pjesë e ekzekutivit. Kastriot Islami: Në Këshillin e Ministrave, po si do lidhen? Arben Imami: Sigurisht do të përcaktohet varësia e këtij organi. Leontiev Çuçi: Më duket se varet nga Kryeministri. 471 Spartak Braho: Krijimi, organizimi dhe varësia e këtij organi rregullohen me ligj të veçantë. 471 Ligji nr. 7495, datë 2.7.l991, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, përcaktonte në nenin 2: “Shërbimi Informativ Kombëtar është institucion qendror që varet nga Këshilli i Ministrave. Shërbimi Informativ Kombëtar i raporton Këshillit të Ministrave për çështjet që mbulon, për gjendjen e sigurisë në vend ose në një njësi të veçantë administrative për problemet e përfunduara dhe për mënyrën e përdorimit të mjeteve monetare e materiale që i janë dhënë. Kryetarit të Këshillit të Ministrave i takojnë atributet e drejtimit, të përgjegjësisë politike dhe të veprimtarisë informative në mbrojtje të interesave të rendit kushtetues demokratik dhe institucioneve të caktuara me Kushtetutë”.

479 Arben Imami: Po, dakord, e rregullojmë me ligj të veçantë. Kalojmë tek Pjesa e Gjashtë. Sabri Godo: Si vendosëm për SHIK-un? Arben Imami: Do të rregullohet me ligj të veçantë. Sabri Godo: Pra, kjo Kushtetutë nuk do të shprehet për SHIK-un? Vladimir Metani: Ka shumë organe, por jo të gjitha do të reflektohen në Kushtetutë. Leontiev Çuçi: Unë jam dakord. Po u fut SHIK-u, do të duhet të futen edhe institucione të tjera. Sabri Godo: Të gjithë e dimë që SHIK-u ka një karakter të veçantë duke pasur parasysh të kaluarën. Një qytetar i thjeshtë nuk do ta pranonte dot idenë që Kushtetuta të mos shprehej fare për këtë organ. Të paktën të thuhet se kush e zgjedh, ndërsa hollësitë e tjera i rregullojmë me ligj. Pra, nuk është mirë të mos e zëmë fare me gojë. Kastriot Islami: Edhe rumunët e bullgarët kanë vuajtur nga shërbimet sekrete, por nuk e dimë se si e kanë zgjidhur statusin e këtyre shërbimeve. Nuk mendoj se duhet të bëjmë ndonjë shpikje. Megjithatë, në qoftë se do të gjendet ndonjë cep në Kushtetutë, le të vihet. Arben Imami: Duhet të pasqyrohet në Kushtetutë? Spartak Braho: Unë mendoj se duhet. Haxhi Aliko: Nuk jam kundër. Vladimir Metani: Edhe unë kështu mendoj. Zamira Çaka: Unë kam mendimin që fillimisht të shikojmë se si kanë vepruar kushtetutat e tjera në lidhje me këtë shërbim. Arben Imami: Kushtetutat e tjera nuk parashikojnë ndonjë gjë në këtë drejtim. Pra nuk ka nevojë për të parë. Ne do ta vendosim, pavarësisht që të tjerët nuk e kanë. Sidoqoftë do të diskutojmë përsëri për këtë organ. Ligoraq Karamelo: Derisa nuk e kanë të tjerët, përse duhet ta kemi ne?

480 Leontiev Çuçi: Pavarësisht nga ky fakt, pa e paragjykuar, le të mendohemi njëherë çfarë mund të paraqesim për këtë organ në Kushtetutë. Spartak Braho: Kushtetuta greke më duket se e ka parashikuar. 472 Jonuz Begaj: Zotërinj bashkëkryetarë, ka mundësi t’i jepni detyrë stafit të verifikojë se si qëndron kjo çështje? Sabri Godo: Dakord. Arben Imami: Vazhdojmë tek Pjesa e Gjashtë “Aktet juridike”. Kristaq Traja: Është një kapitull i ri, në kuptimin që në kushtetutat e tjera ose në projektet e tjera nuk ka qenë parashikuar në mënyrë tërësore, por ka qenë parashikuar me fragmente ose elemente të shpërndara lart e poshtë. Kemi menduar që kjo të jetë një pjesë e plotë dhe e harmonizuar sepse, me siguri që do të ketë ndikime juridike. Momentet thelbësore janë këto: jepen aktet që kanë fuqi në të gjithë territorin dhe, me këtë rast, përcaktohet forma e akteve kryesore. Jepen elementët e vlefshmërisë së akteve, botimi, etj., jepen udhëzimet kryesore sesi mund të autorizohen organet më të ulta për të nxjerrë akte nënligjore. Në pjesën e dytë, flitet për marrëveshjet ndërkombëtare. Këtu, siç është thënë në parimet themelore, është bërë përpjekje për të zgjidhur raportin ndërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe akteve të brendshme. E rëndësishme të theksojmë këtu është se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj bëhen pjesë e së drejtës së brendshme, veprojnë drejtpërdrejt dhe, në rast konflikti me ligjin, kanë përparësi aktet ndërkombëtare. Jonuz Begaj: Do të ndryshojmë ligjin në përshtatje me to? Kristaq Traja: Po. Arben Imami: Pyetje? (zëra në sfond): Jo, s’ka. 472 Forcat e sigurimit përmenden vetëm tërthorazi në Kushtetutën greke, ne nenin 56, pika 1, që bën fjalë për rastet e papajtueshmërive me funksionin e deputetit, dhe në nenin 73, pika 4, ku bëhet fjalë për nismën ligjvënëse në rastin e disa projketligjeve të veçanta, një nga të cilat është edhe projektligji për statusin e agjentëve të forcave të sigurimit. (Shënim i red.)

481 Spartak Braho: Në lidhje me aktet juridike që nxjerrin organet e drejtësisë, ç’vend kanë ato? Perikli Zaharia: Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të kemi parasysh sistemin që zbatohet në çdo vend. Sipas sistemit amerikan, aktet e Gjykatës së Lartë janë pjesë e legjislacionit dhe, në këtë kuptim, përbëjnë burim të së drejtës. Ndërsa, në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera që zbatojnë të njëjtin sistem që zbatojmë edhe ne, aktet e gjykatave nuk konsiderohen pjesë e legjislacionit. Kastriot Islami: Domethënë nuk e kanë vlerën e precedentit? Perikli Zaharia: Jo, nuk e kanë. Arben Imami: Po unifikimi i praktikës, si bëhet? Perikli Zaharia: Unifikimi i praktikës gjyqësore bëhet me vendim të kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Kasacionit, kur për raste analoge janë dhënë vendime të ndryshme gjyqësore. Arben Imami: Mundet që një gjykatë më e ulët të mbajë një qëndrim të ndryshëm nga vendimi unifikues? Perikli Zaharia: Po, mundet. Spartak Braho: Po akti juridik që nxjerr, për shembull, Gjykata Kushtetuese për fajësinë e Presidentit? Perikli Zaharia: Zgjidh një çështje konkrete, nuk është akt normativ. Arben Imami: Fillojmë me nenin 1 473 . Pyetje? Leontiev Çuçi: Po dekretet e Presidentit? Spartak Braho: Janë hequr. Vladimir Metani: Nuk do të ketë dekrete me karakter normativ. Do të kemi akte normative të Këshillit të Ministrave. 473 Neni 1 i Pjesës së VI “Aktet juridike”: “1. Aktet juridike që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë: a) Kushtetuta; b) ligjet; c) marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara; ç) aktet normative të Këshillit të Ministrave. 2. Aktet që nxirren nga organet e pushtetit lokal kanë fuqi vetëm brenda juridiksionit territorial që ushtrojnë këto organe. 3. Aktet juridike të ministrave dhe të institucioneve të tjera qendrore të shtetit kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë brenda sferës së juridiksionit të tyre”.

482 Perikli Zaharia: Pastaj ka dhe një gjë, për të qenë konsekuent: në qoftë se pranojmë se sistemi ekzistues ka defekte, atëherë, me qëllim që të ruajmë ligjin, aktet normative duhet të aprovohen gjithmonë nga parlamenti. Spartak Braho: Kjo është esenciale! Perikli Zaharia: Në qoftë se nuk aprovohet nga parlamenti, akti normativ është i pavlefshëm. Leontiev Çuçi: Sipas praktikës sonë, dekreti hyn në fuqi, sjell pasoja dhe pastaj miratohet nga parlamenti. Arben Imami: Sikurse e kemi parë, deri tani ne nuk kemi parashikuar që Presidenti i Republikës të ketë të drejtë të nxjerrë akte me fuqinë e ligjit. Leontiev Çuçi: Po kur parlamenti nuk është i mbledhur? Haxhi Aliko: Janë aktet normative të qeverisë. Arben Imami: Si është menduar çështja e dekreteve? A duhet të ketë apo jo dekrete me karakter normativ? Kristaq Traja: Koncepti ynë është se Presidenti i Republikës nuk duhet të ketë të drejtë të nxjerrë dekrete normative, pasi ai është konceptuar të jetë neutral ose në rolin e arbitrit. Po të nxjerrë dekrete normative, ai investohet në mbrojtje të dekreteve 474 të tij dhe nuk mund të jetë më arbitër. Spartak Braho: Të nxjerrësh akte normative do të thotë të mbash një qëndrim politik, të bësh një vlerësim politik të caktuar. Arben Imami: Qartë. A mund ta ketë këtë të drejtë Këshilli i Ministrave? Spartak Braho: Mundet. 474 Nxerrja e dekreteve normative në vetvete është një aktivitet legjislativ, i cili i takon Kuvendit. Në thelb, veprimtaria legjislative përmban konsiderimin e oportunitetit të rregullimit të marrëdhënieve të caktuara, veprimtari që është vështirë ta zhveshësh nga karakteri i saj politik. Nga ana tjetër, dekretet normative i nënshtrohen miratimit të mëpasëm nga Kuvendi, gjë që që do të tërhiqte Presidentin në lojën politike të partive politike parlamentare. (Shënim i red.)

483 Kristaq Traja: Këshilli i Ministrave është më kompetenti për ta ushtruar këtë veprimtari. Arben Imami: Deri tani Këshilli i Ministrave nuk e ka pasur. 475 Krenar Loloçi: Këtë nuk e kemi fiksuar ende pasi diskutohej t’i jepej Senatit ose qeverisë. Engjëll Bejtaj: A mund t’i jepet atij komitetit që propozoi La Pergola? Arben Imami: Nuk ka pse të nxitohemi për legjislacionin. Leontiev Çuçi: Shqetësimi im ka të bëjë me momentet kur Kuvendi nuk është i mbledhur dhe duhet të rregullohen marrëdhënie të caktuara. Për mua nuk ka rëndësi nëse këtë të drejtë e ka Presidenti apo një organ tjetër! Arben Imami: Në raste të tilla, thirret Kuvendi i cili voton pro ose kundër kësaj çështjeje të ngutshme. Leontiev Çuçi: Përse të mos ia japim ekzekutivit? Vladimir Metani: Për mua i duhet dhënë ekzekutivit! Engjëll Bejtaj: Qeveria është më afër një veprimtarie të tillë. Arben Imami: Nëse duhet t’ia japim ekzekutivit ose jo, kjo është një çështje e diskutueshme. Engjëll Bejtaj: Të vihet edhe një afat kohor për miratimin e këtij akti. Kastriot Islami: Për momentin kemi vendosur që t’ia lëmë Presidentit. Nëse i duhet lënë Këshillit të Ministrave, Kuvendit apo Presidentit, nuk zgjidhet në këtë pjesë. Arben Imami: Dakord. Është një çështje që do të zgjidhet më vonë. Krenar Loloçi: Por, mund ta shtojmë këtu. 475 Ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese” ia ka njohur këtë kompetencë Presidentit të Republikës. Neni 28, pika 19, i këtij ligji parashikonte: “Presidenti i Republikës … nxjerr dekrete me karakter individual dhe vendime; në raste të ngutshme nxjerr edhe dekrete me karakter normativ, të cilat i paraqiten për miratim Kuvendit Popullor në sesionin më të afërt”.

484 Leontiev Çuçi: Ta zgjidhim këtë çështje, pastaj e shtojmë. Në rregull, vazhdojmë. Krenar Loloçi: Në qoftë se vendoset që qeveria të nxjerrë dekretligje, atëherë duhet shtuar “dekretligji”. Kastriot Islami: Pse, nuk do ta quajmë “akt normativ” të Këshillit të Ministrave? Arben Imami: Akte normative të Këshillit të Ministrave janë edhe vendimet. Krenar Loloçi: Jo, dekretligji nuk përfshihet në aktet normative që nxjerr qeveria. Kastriot Islami: Pra, dekretligji duhet shtuar këtu? Kristaq Traja: Në qoftë se vendoset për dekretligjet, do të shtohet. Por ende nuk dimë se si do të vendosim në këtë pikë dhe kujt organi do t’i jepet e drejta e nxjerrjes së akteve normative. Në rast se do t’i quajmë dekretligj, këtë duhet ta shtojmë këtu. Kastriot Islami: E lëmë këtë çështje të hapur. Kristaq Traja: Jemi të ndërgjegjshëm që kjo çështje nuk është vendosur akoma. Arben Imami: Atëherë, ndonjë diskutim tjetër? Ligoraq Karamelo: Unë kisha një propozim: a mundet pika dy të ndërrojë vend me pikën tre, meqenëse aktet juridike të ministrave dhe të institucioneve të tjera qendrore kanë fuqi në të gjithë territorin? Arben Imami: Pse janë vendosur në këtë mënyrë? Kristaq Traja: Së pari, sepse organet e pushtetit lokal janë të zgjedhura në mënyrë të drejtpërdrejtë, si dhe, së dyti, aktet e tyre kanë fuqi të përgjithshme brenda njësive lokale respektive. Gjithashtu, aktet e ministrave janë akte të specializuara. Arben Imami: Qartë. Ka vërejtje të tjera për këtë? Ka konsensus. Vazhdojmë tek neni 2 476 . 476 Neni 2: “1. Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të institucioneve të tjera qendrore të shtetit si dhe të pushtetit lokal, marrin fuqi juridike

485 Jonuz Begaj: Pse, edhe aktet e organeve të pushtetit lokal do të futen në Fletoren Zyrtare? Nuk ka, fjala vjen, bashkia fletoren e saj zyrtare? Krenar Loloçi: Do të futen edhe këto në Fletoren Zyrtare. Engjëll Bejtaj: Në fletoren zyrtare të pushtetit lokal? Krenar Loloçi: Edhe në fletoren e pushtetit lokal. Arben Imami: Është fjala për aktet normative të pushtetit lokal. Krenar Loloçi: Aktet normative të pushtetit lokal i shtrijnë efektet vetëm në një pjesë të territorit. Por, mund t’i shtrijnë efektet edhe mbi individë të tjerë që ndodhen përkohësisht në këtë territor. Kastriot Islami: Tek neni 2, pika 1, thuhet: “…aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave”. Kristaq Traja: Është fjala për udhëzimet që nxjerr ministri. Kastriot Islami: Edhe ky do të quhet akt normativ? Kristaq Traja: Po, akt normativ është edhe udhëzimi. Kastriot Islami: Tek neni 1, pika (ç), flitet për akte normative të Këshillit të Ministrave, ndërsa nuk përmenden ministrat. Kristaq Traja: Aktet e ministrave futen tek pika 3 e nenit 1. Kastriot Islami: Atëherë, “aktet juridike” janë e njëjta gjë me “aktet normative” në këtë rast? Arben Imami: Jo, duhet saktësuar kjo çështje. Engjëll Bejtaj: Dhe unifikuar. Jonuz Begaj: Po aktet e pushtetit lokal, në cilën fletore do të botohen? Sabri Godo: Mendoj se duhet të sheshohen këto ngatërresa. Kristaq Traja: Bëhet fjalë për akte normative që vendosin e përcaktojnë rregulla; secili ministër, sipas kompetencës së tij. vetëm pasi shpallen dhe botohen në Fletoren Zyrtare. 2. Shpallja dhe botimi i akteve normative bëhen sipas mënyrës së parashikuar me ligj. 3. Marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen paraprakisht me ligj, shpallen dhe botohen sipas procedurave që parashikohen për ligjet. Shpallja dhe botimi i marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare bëhet sipas ligjit”.

486 Udhëzimet e çdo ministri që vendosin rregulla sjelljeje për shtetasit duhet të botohen në Fletoren Zyrtare. Sabri Godo: Në rregull. Krenar Loloçi: Se ka dallim midis nenit 2 dhe nenit 1. Neni 1 flet për aktet juridike sipas shtrirjes territoriale dhe juridiksionit të tyre. Ndërsa neni 2 flet për botimin dhe shpalljen e akteve normative. Sabri Godo: Po një akt i këshilli të rrethit, do të botohet? Kristaq Traja: Do të botohet dhe ai. Sabri Godo: Ku? Kristaq Traja: “Shpallja dhe botimi i akteve normative bëhen sipas mënyrës së parashikuar me ligj”. Arben Imami: Nuk është e thënë që Fletorja Zyrtare qendrore të përfshijë edhe aktet normative të organeve pushtetit lokal. Kështu që çështjen e botimit të akteve të organeve të pushtetit lokal e nxjerrim më vete duke thënë se ato i botojnë aktet “në fletoret e tyre zyrtare”. Krenar Loloçi: Të quhet ”libër” a ”fletore”, nuk ka shumë rëndësi. Rëndësi ka të jenë të mbledhura në një volum dhe të botohen. Kjo është kërkesa minimale. Sabri Godo: Në qoftë se duam ta zgjidhim në praktikë këtë, të bëjmë një rregullim të tillë që të dalë në pah detyrimi për shpallje. Gjërat e tjera të rregullohen me ligj. Vladimir Metani: Botimi është tjetër, shpallja është tjetër. Zamira Çaka: Shpallja bëhet edhe me botim. Sabri Godo: Të bëhet shpallja, por të mos vihet detyrimi për botimin e tyre në Fletoren Zyrtare. Krenar Loloçi: Shpallja është një koncept i vjetër me karakter ceremonial, i rëndësishëm është botimi. Shpallja bëhet pasi është miratuar një ligj. Aktualisht, ligjet shpallen nga Presidenti. 477 Është 477 Neni 28, pika 4, e ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese” e ngarkonte Presidentin e Republikës me kompetencën të shpallte ligjet dhe referendumet e vendosura nga Kuvendi Popullor. (Shënim i red.)

487 botimi pjesa më e rëndësishme e një akti. Vetëm me botimin ai hyn në fuqi. Në fakt, duke ju referuar Italisë, çdo njësi administrativo- territoriale ka fletoren e vet zyrtare. Kastriot Islami: Mos vallë do të ndodhemi para bllokimit të plotë kur, pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re, nuk do të jemi në gjendje të botojmë të gjitha aktet e pushtetit qendror ose lokal në fletoren zyrtare? Zamira Çaka: [Për pasojë], aktet nuk do të hyjnë në fuqi. Arben Imami: Unë nuk jam i mendimit që ta nxjerrim nen më vete ose pikë më vete çështjen e botimit të akteve të pushtetit lokal. Kristaq Traja: Unë do të thoja se këtë çështje duhet ta shohim të lidhur me pikën 2 të nenit 2, sipas së cilës shpallja dhe botimi i akteve të tjera normative bëhet sipas mënyrës së parashikuar me ligj. (zëra): Në rregull. Arben Imami: Kjo të hap rrugën që botimi i akteve të pushtetit lokal të rregullohet në ligjin për funksionimin e organeve të pushtetit lokal. Tani, në lidhje me pyetjen e zoti Islami. Në nenin 1 listojmë aktet juridike. Kastriot Islami: Ndërsa tek neni 2 flasim për akte normative të ministrave. Arben Imami: Nuk ka ndonjë vend që të barazojmë aktin juridik me aktin normativ? Krenar Loloçi: Aktet juridike janë normative dhe individuale. Botohen vetëm ato normativet. Arben Imami: Qartë, mirë. Dakord. Krenar Loloçi: Ligjet janë gjithmonë normative, kurse aktet e Këshillit të Ministrave dhe të ministrave mund të jenë edhe normative, edhe individuale. Kastriot Islami: Domethënë ministrat mund të nxjerrin edhe akte.. Arben Imami: Aktet janë normative dhe individuale.

488 Zamira Çaka: Tek neni 1, pika (ç) kuptohet sikur aktet normative janë vetëm të qeverisë ose aktet normative nxirren vetëm nga qeveria. Kastriot Islami: Por nga ana tjetër, edhe ministrat kanë të drejtë të nxjerrin akte normative. Arben Imami: Kanë të drejtë të nxjerrin akte normative dhe individuale, por vetëm ato normativet duhen botuar. Individualet lidhen drejtpërdrejt me një person. Zamira Çaka: Dakord, por gjithsesi ka një gjë që nuk shkon. Krenar Loloçi: Në fakt, është bërë një gabim tek (ç)-ja. Zamira Çaka: Tek pika (ç) është thënë “...aktet normative të qeverisë”. Krenar Loloçi: Të thuhet “aktet juridike të qeverisë”. Kastriot Islami: Po nuk ke si të thuash tek neni 1: “Aktet juridike që kanë fuqi në tërë territorin … janë: (ç) aktet juridike të Këshillit të Ministrave”! Më shkurt, nuk mund të thuash: “Aktet juridike janë aktet juridike”! Vladimir Metani: Të themi vetëm “aktet e Këshillit të Ministrave”. Zamira Çaka: Tek qeveria thuhet “aktet normative”, ndërsa pika 3 e nenit 3 flet për aktet juridike të ministrave. Pra, ministrave u është lënë më i gjerë nocioni për aktet që ata nxjerrin. Arben Imami: Ç’është akti juridik? Krenar Loloçi: Akti juridik është forma shkresore që shpreh vullnetin e një organi kompetent për të rregulluar një marrëdhënie të caktuar që përfshihet në juridiksionin e tij. Kastriot Islami: Këshilli i Ministrave nxjerr vetëm vendime, apo edhe ndonjë akt tjetër? Kristaq Traja: Ne do të përpiqemi të përcaktojmë aktet që nxjerr Këshilli i Ministrave ose Kryeministri. Te tilla mund të jenë vendimet dhe urdhrat. Kastriot Islami: Urdhrat do të quhen akte normative të Kryeministrit?

489 Kristaq Traja: Urdhrat e Kryeministrit janë si rregull individuale. Vendimet e qeverisë janë akte normative. Në fakt, këto nuk i kemi pasur ndonjëherë të saktësuara si duhet. Sabri Godo: Kur themi këtu tek neni 7, pika (f), e Pjesës për Presidentin e Republikës, se Presidenti “cakton datën e zgjedhjeve për parlamentin, për organet e pushtetit lokal dhe për zhvillimin e referendumit popullor”, a bëjmë fjalë për një akt juridik këtu? Kristaq Traja: Pa dyshim! Është një akt juridik individual. Arben Imami: Që e shtrin fuqinë juridike në të gjithë Shqipërinë. Sabri Godo: Përse nuk e përfshimë këtë akt të Presidentit tek neni 1 i pjesës që po diskutojmë për aktet juridike, së bashku me qeverinë, ministrat, etj.? Përse e kemi përjashtuar Presidentin? Kristaq Traja: Ne jemi në kërkim të formave. Për shembull, qeveria nxjerr vendime dhe, të themi, urdhëresa; Presidenti nxjerr dekrete, e kështu me radhë. Ne akoma nuk kemi saktësuar formën e aktit dhe ky ka qenë tërë lëmshi deri më sot. Mbi këtë bazë do të ndajmë aktet normative dhe individuale dhe pastaj do t’i reflektojmë ato me saktësi këtu. Pra, ky është parimi. Arben Imami: Pyetja është kjo: pse akti juridik i Presidentit nuk pasqyrohet këtu sikurse akti juridik i Këshillit të Ministrave? Sabri Godo: Tek neni 1 listojmë aktet juridike: Kushtetuta, ligjet, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, aktet normative të Këshillit të Ministrave, ndërsa nuk i njohim Presidentit të drejtën të nxjerrë akte normative. Në të vërtetë, mua më duket se ia kemi dhënë këtë të drejtë. Kastriot Islami: Me një fjalë, pse nuk klasifikohen aktet juridike të Presidentit në këtë pjesë? Sabri Godo: Presidenti ushtron edhe kompetenca të tjera, si shpall referendumet, etj. Nuk është nevoja të zgjatem duke përmendur të gjitha kompetencat e tij. Arben Imami: Duhet shtuar! Krenar Loloçi: Pas marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara të shtohen dekretet e Presidentit.

490 Perikli Zaharia: Unë kam një rezervë në lidhje me këtë shtim, sepse këtu ne flasim ngushtësisht për burimet e së drejtës. Kur flasim për burim të së drejtës, kemi parasysh gjithmonë një akt normativ, akt i cili ka të bëjë me nxjerrjen e rregullave të detyrueshme të sjelljes. Arben Imami: Atëherë, është më mirë të themi “aktet normative” dhe jo “aktet”. Perikli Zaharia: Unë e konceptoj kështu këtë çështje: këtu ne listojmë burimet e së drejtës. Pra, pavarësisht se këtu është vënë “akte juridike”, mendimi im është që duhet të kemi gjithmonë parasysh aktet normative që sjellin rregullim të përgjithshëm. Sabri Godo: Perikli, më shpjego një gjë: Ministri i Arsimit nxjerr një akt, me të cilin vendos që shkollat të hapen më 1 shtator, ose Presidenti dekreton ditën e zgjedhjeve në “X” datë. A nuk ka ngjashmëri ndërmjet këtyre akteve dhe akteve që radhiten në nenin 1? Perikli Zaharia: Për mua, akti i Presidentit nuk duhet të konsiderohet akt i mirëfilltë normativ. Ai cakton datën e zgjedhjes, në një farë mënyre shpall datën e zgjedhjeve. Sabri Godo: Çfarë e keqe na vjen ne në qoftë se e radhisim edhe dekretin e Presidentit tek neni 1? Perikli Zaharia: Nuk është çështja se na vjen ndonjë e keqe. Nuk nisem nga e keqja, sesa nisem nga baza ligjore e juridike e trajtimit të çështjes. Kastriot Islami: Fillimisht të kuptohemi drejt: tek neni 1 nuk është përkufizuar akti normativ, por është bërë një farë përkufizimi i aktit juridik. Perikli Zaharia: Pikërisht këtë po them, kjo duhet reflektuar. Kastriot Islami: Si do ta bësh përkufizimin e aktit normativ? Perikli Zaharia: Këtu nuk flitet nga ana formale, por nga ana substanciale. Për mendimin tim, kjo pjesë në qoftë se do të qëndrojë, do të përcaktojë pikërisht burimet e së drejtës. Krenar Loloçi: Edhe hierarkinë e akteve.

491 Perikli Zaharia: Po, edhe hierarkinë e akteve. Për aktin normativ duhet të bëjmë një përcaktim tjetër. Por, gjithsesi, dekreti i Presidentit nuk futet. Sabri Godo: Çfarë është, për shembull, shpallja e referendumit? Kastriot Islami: Në nenin 1 është vënë “aktet juridike” dhe jo “aktet normative”. Në këtë nen është bërë klasifikimi i akteve juridike dhe, në të njëjtën kohë, pranohet se çdo dekret i Presidentit është akt juridik, apo jo? Perikli Zaharia: Sigurisht që është akt juridik. Kastriot Islami: Atëherë, pse nuk shtojmë një pikë (d) tek neni 1 për dekretet? Leontiev Çuçi: Perikli, çfarë të keqe ka nga ana juridike në qoftë se e shtojmë? Perikli Zaharia: Asgjë. Sabri Godo: Përkundrazi, do të ishte e keqe ose negative nga pikëpamja juridike në qoftë se do të linim diçka mangut. Arben Imami: Përse nuk është futur? Kastriot Islami: Sepse stafi ka pasur në mendje aktet normative dhe jo ato juridike. Kristaq Traja: Sigurisht, kjo ka qenë ideja. Krenar Loloçi: Duke thënë “aktet juridike”, që është një nocion më i gjerë, në fakt, dekretet duhen shtuar. Leontiev Çuçi: Po mos vallë duke shtuar këtë akt të Presidentit i japim karakter normativ akteve të tij? Arben Imami: Mos duhet thënë “aktet juridike normative”? Kristaq Traja: Kur themi akt normative, ne kemi përjashtuar aktin individual. Kastriot Islami: Pra, caktimi i datës së zgjedhjes është akt individual? Kristaq Traja: Caktimi i datës së zgjedhjeve, shpallja e referendumit janë akte individuale.

492 Kastriot Islami: Akte juridike individuale. Sabri Godo: Nuk do të shprehemi në Kushtetutë se kush ka të drejtë të nxjerrë akte juridike? Kristaq Traja: Mundet, por do t’i vëmë në vendet përkatëse. Këtu bëhet fjalë për burimet e së drejtës, domethënë për normat që nxirren dhe zbatohen për të gjithë në vazhdimësi, derisa nuk janë shfuqizuar, dhe jo për një rast të vetëm. Ky është koncepti i kësaj pjese. Sabri Godo: Pra, këtu bëhet fjalë për akte normative dhe jo për akte juridike. Kristaq Traja: Po. Arben Imami: Atëherë, ndryshoje që në fillim. Kastriot Islami: Po sikur të vëmë “aktet juridike normative” që në fillim? Kristaq Traja: E përsëris, kjo është ideja. Kemi shkruar juridike, ndërsa kemi pasur parasysh normative, aktet normative. Arben Imami: Atëherë, e bëjmë titullin: “Aktet juridike normative”? Leontiev Çuçi: Aktet juridike normative që në titull? Perikli Zaharia: Po, e shprehur në këtë mënyrë mendoj se është në rregull. Kastriot Islami: Pastaj tek pika 1 do të thuhet: “Aktet juridike normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Shqipërisë janë: Kushtetuta, …”. Leontiev Çuçi: Nuk mendoj se përbën ndonjë problem në qoftë se e lëmë “aktet normative të Këshillit të Ministrave”. Zamira Çaka: Duhet ndryshuar diçka edhe tek pika 3, tek ministrat. Kastriot Islami: Kjo linjë duhet mbajtur parasysh kudo. Arben Imami: Sigurisht, edhe tek pika 2 dhe 3. Kastriot Islami: S’duhet folur pastaj për akte ligjore ose nënligjore, por vetëm për akte normative. Ndryshe do të krijonte dykuptimësi.

493 Sabri Godo: Atëherë, kjo çështje duhet vendosur njëherë e përgjithmonë. Kristaq Traja: Edhe një herë, fjala është për akte normative. Aq më shumë po iu vu titulli “Akte juridike normative”. Arben Imami: Atëherë, më poshtë mjaft të thuhet “aktet”dhe kuptimi del vetë! Kristaq Traja: Faktikisht, po. Krenar Loloçi: Vetëm njëherë duhen përmendur, në pikën 1, “aktet juridike normative”; pastaj më tej mjafton të thuhet “aktet”. Arben Imami: Tek pika 2, heqim pushtetin lokal. Vladimir Metani: Pra, tek pika 1 e nenit 2, në të cilin përcaktohet se ligjet dhe aktet marrin fuqi juridike vetëm pasi shpallen, flitet për hyrjen në fuqi të akteve, ndërsa tek neni 9 i pjesës për Këshillin e Ministrave, ku thuhet se: “Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme vetëm kur nënshkruhen nga Kryeministri” kemi të bëjmë me vlefshmërinë e akteve të Këshillit të Ministrave. Ndërmjet këtyre nuk ka asnjë kontradiktë? Zamira Çaka: Për mua jo. Arben Imami: Nuk besoj se ngatërrohet vlefshmëria e aktit, me hyrjen në fuqi të tij. Ka vërejtje tjetër për Nenin 2? Me këtë rast korrigjuam Nenin 1. Tek pika 1 do të heqim, siç e thamë, “të pushtetit lokal”, pasi pushteti lokal do të ketë fletoret e veta zyrtare. Tek pika 2 e nenit 2, ç’do të kuptohet me “shpallja dhe botimi i akteve normative”, akteve të kujt? Kristaq Traja: Akteve të tjera normative. Arben Imami: Kalojmë tek Neni 3. 478 Ka vërejtje? Jo. Atëherë, kalojmë tek neni 4 479 . Pyetje? 478 Neni 3: “1. Aktet nënligjore nxirren në bazën dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë. 2. Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte. 3. Organi i autorizuar me ligj për të nxjerrë aktet nënligjore, siç specifikohet në pikën 2 të këtij neni, nuk mund t’ia delegojë kompetencën e tij një organi tjetër”.

494 Jonuz Begaj: Përse duhet trajtuar rregullorja e Kryeministrit këtu? Vladimir Metani: Sipas praktikës ekzistuese, Këshilli i Ministrave nxjerr edhe udhëzime. A do të përmbahen edhe këto? Kastriot Islami: Meqenëse këtë pjesë e titulluam “Aktet normative”, përse në nenin 4 duhet të flasim për aktet jo-normative të Këshillit të Ministrave? Kristaq Traja: E para, kemi folur për rregulloret dhe urdhrat e Kryeministrit, si dhe i kemi dalluar ato nga aktet e tjera. Këtu është pikërisht momenti për të bërë këtë dallim. Në praktikën shqiptare ka një ngatërrim, do të thoja të tmerrshëm, të këtyre gjërave. Nga të gjitha aktet e qeverisë me fuqi normative dhe që zbatohen në tërë territorin shqiptar, rregullat për përdorim të brendshëm, si dhe urdhrat e Kryeministrit nuk mundet të shërbejnë si bazë juridike për të marrë vendime ndaj shtetasve. Kjo për një arsye të madhe: Gjykata nuk i zbaton dhe as nuk është e detyruar të zbatojë këto akte të qeverisë. Por në praktikën gjyqësore vëmë re një fenomen mjaft negativ: vendimet gjyqësore janë të mbushura plot me referenca në udhëzimet e ministrave dhe akteve të qeverisë. Gjykata zbaton vetëm ligjin. Me këtë dallim synojmë të shkëputemi njëherë e mirë nga praktika e deritanishme. Gjykata duhet të zbatojë vetëm ligjin. Prandaj e bëjmë këtë përjashtim. Udhëzimet e qeverisë janë akte normative, por, siç e kemi vënë në dukje edhe më parë, ne jemi duke përcaktuar formën dhe emërtimet që do të kenë aktet e qeverisë. Nëse do t’i quajmë ato vendime, udhëzime, ndoshta urdhëresa, etj., këtë akoma nuk e kemi saktësuar. Jonuz Begaj: Këto janë akte juridike, apo jo? Kristaq Traja: Janë akte juridike, por jo normative. 479 Neni 4: “1. Rregulloret e Këshillit të Ministrave si dhe urdhrat e Kryeministrit kanë karakter të brendshëm dhe janë të detyrueshme vetëm për njësitë administrative që varen nga organi që nxjer akte të tilla. 2. Këto akte nxirren në bazë të ligjit dhe nuk mund të shërbejnë si bazë për të marrë vendime në lidhje me shtetasit, personat juridikë dhe subjektet e tjera. 3. Rregulloret dhe urdhërat nxirren në bazë dhe për zbatim të akteve që kanë fuqi juridike të përgjithshme”.

495 Arben Imami: Ato veprojnë brenda për brenda ekzekutivit. Mirë atëherë, ka ndonjë mendim tjetër të ndryshëm? Jo. Në rregull, ka konsensus. Kalon. Kalojmë tek neni 5 480 . Spartak Braho: Pse duhet të hyjë këtu ky nen? Mos ndoshta e ka vendin më përpara? Kristaq Traja: Deri tani, duke përfshirë edhe nenin 4, ne folëm për akte që kanë fuqi të përgjithshme. Tani vijmë tek aktet që kanë fuqi të përgjithshme në një territor të caktuar. Zamira Çaka: Jo, unë mendoj se duhet futur para pikës 4. Jonuz Begaj: Edhe unë këtë mendim kam. Engjëll Bejtaj: Këtë do të thoja edhe unë. Arben Imami: Të ndërrojë vendin neni 4 me nenin 5. Vladimir Metani: Në vetvete neni 5 është zbërthim i pikës 2 të nenit 1. Kristaq Traja: Zbërthim është. Veç kësaj kërkon edhe nxjerrjen e një ligji për parimet dhe procedurat. Arben Imami: Teknikisht ky nen mund të shkojë më lart ose më poshtë. Nuk kam asnjë kundërshtim, por a është i domosdoshëm ky zbërthim? Leontiev Çuçi: Për shqiptarët po. Kristaq Traja: Vlerën ia shikoj tek ligji që duhet të dalë për të parashikuar parimet dhe procedurat sipas të cilave nxirren aktet juridike lokale. Do të ketë një ligj që unifikon formën e tyre. Kjo duhet të qëndrojë. Engjëll Bejtaj: S’mund t’ia lësh dëshirës së njërit apo tjetrit individ ose organ... Arben Imami: A mundet kjo të shkojë tek pika 2 e nenit 1? Kastriot Islami: Vetëm kjo fjalia e fundit? 480 Neni 5: “Në bazë dhe brenda caqeve të përcaktuara me ligj, organet e qeverisjes lokale dhe organet territoriale të administratës publike nxjerrin akte juridike, të cilat zbatohen në territorin dhe për fusha të caktuara. Parimet dhe procedurat për nxjerrjen e akteve juridike lokale parashikohen me ligj”.

496 Kristaq Traja: Tek neni 1 ne kemi klasifikimin e përgjithshëm dhe kështu që unë e gjej të vështirë këtë lëvizje. Krenar Loloçi: Po ta shohim me vëmendje nenin 3, pikat 1 dhe 2, pak a shumë, flasin për të njëjtën gjë. Kristaq Traja: Në vazhdim, a do të ishit dakord që nenin 5 ta bënim pikën 4 të nenit 3? Arben Imami: A shkojnë bashkë? Kristaq Traja: Flas për: “Parimet dhe procedurat për nxjerrjen e akteve juridike lokale parashikohen me ligj”. Arben Imami: Neni 3 flet për delegimin. Jonuz Begaj: Për delegim bën fjalë edhe neni 5! Perikli Zaharia: Ka një lidhje, sepse flet për procedurën dhe bazën juridike sesi do të nxirren aktet juridike të pushtetit lokal. Ato nxirren vetëm në bazë të ligjit. Me fjalë të tjera, aktet e këtyre organeve nuk mund të nxirren po nuk patën një mbështetje ligjore, një ligj. Për këtë arsye mund të shtohen tek neni 3. Arben Imami: Dakord. Për sa i përket pjesës së parë të nenit 5 nuk është e domosdoshme, sepse pak a shumë është thënë tek neni 1. Kristaq Traja: Atëherë, mbetet vetëm fjalia e fundit e nenit 5. Kastriot Islami: Kjo fjali mund të jetë edhe nen më vete! Arben Imami: Dakord jam, nuk ka përse të shkojë tek neni 3. Për më tepër flet për tjetër gjë. Dakord? Po. Atëherë, neni 5 mbetet: “Parimet dhe procedurat për nxjerrjen e akteve juridike lokale parashikohen me ligj”. Ka konsensus? Ka. Kalojmë tek “Marrëveshjet ndërkombëtare”. Neni 6 481 . Ka ndonjë pyetje? 481 Neni 6: “1. Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur kanë të bëjnë me: a) traktatet e paqes, të aleancave, traktatet politike dhe ushtarake; b) liritë, të drejtat dhe detyrimet e shtetasve siç parashikohen në Kushtetutë; c) anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare; ç) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë; d) miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e ligjeve. 2. Kryeministri e njofton Kuvendin sa herë që Këshilli i Ministrave do të ratifikojë një marrëveshje ndërkombëtare që nuk ratifikohet me ligj. 3. Parimet dhe procedurat për përfundimin dhe denoncimin e

497 Leontiev Çuçi: Po protokollet? Krenar Loloçi: Protokollet e marrëveshjeve? Leontiev Çuçi: Apo janë marrëveshje? Kristaq Traja: Në termin “marrëveshje” ne përfshijmë të gjitha llojet e mundshme të marrëveshjeve ndërkombëtare: traktatet, protokollet, konventat, paktet, etj. Jonuz Begaj: Edhe fjala “protokoll” duhet përfshirë, përderisa ke përmendur fjalën “traktat”, krahas fjalës “marrëveshje”. Kristaq Traja: Po, sepse kur bëhet fjalë për paqen gjithmonë është përdorur fjala “traktat”. Të gjitha janë përfshirë, madje edhe konventa është përfshirë. Traktatin e kemi thënë sepse është termi më specifik. Jonuz Begaj: Po pra, ke thënë “traktat”, ke thënë “marrëveshje”, ke lënë jashtë fjalën “protokoll”. Krenar Loloçi: Edhe fjala “konventë” nuk është përmendur! Jonuz Begaj: Është përmendur gjetkë më parë, ndërsa fjalën “protokoll” e ke lënë jashtë. A duhet të shtohet edhe fjala “protokoll” apo jo? Kristaq Traja: Nuk është dhënë ndonjë listë shteruese e emërtimeve të marrëveshjeve. Ka edhe fjalë të tjera. Prandaj, kur themi “marrëveshje” i përfshijmë të gjitha llojet e emërtimeve që mund të kenë marrëveshjet. Zamira Çaka: Dakord, dakord, po lindi një keqkuptim për një rast konkret ndërmjet parlamentit dhe gjykatës për një protokoll marrëveshjesh ndërmjet Shqipërisë dhe një vendi tjetër. Objekt i shqyrtimit gjyqësor u bë edhe fakti nëse protokolli është marrëveshje ose jo. Krenar Loloçi: Do shikosh përmbajtjen. Kristaq Traja: Çdo akt që lidhin dy shtete është marrëveshje, pavarësisht nga emri. Zamira Çaka: Dakord jam me ty, por një keqkuptim i tillë lindi. marrëveshjeve ndërkombëtare parashikohen me ligj”.

498 Sabri Godo: Kam një pyetje në lidhje me pikën dy: “Kryeministri njofton Kuvendin sa herë që Këshilli i Ministrave nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare që nuk ratifikohet me ligj”. Kush i klasifikon këto? Kristaq Traja: Është e klasifikuar, tek pika 1. Sabri Godo: Domethënë ato që janë jashtë këtyre? (zëra): Po. Sabri Godo: Cilat, për shembull? Kristaq Traja: Marrëveshje bashkëpunimi me shtetin fqinjë për zonën kufitare, për tregtinë kufitare, për shkëmbime në fushën e arsimit, etj. Haxhi Aliko: Protokollet e marrëveshjeve ndërmjet dy universiteteve. Arben Imami: Pika 1 e nenit 6 ka përcaktuar kriteret për marrëveshjet që duhet të miratohen me ligj. Gjithashtu, dëshiroj të bëj një sugjerim: mos do të ishte më e arsyeshme që të thuhet: “Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me: a) luftën dhe paqen, aleancat politike dhe ushtarake”? Dhe në këto grup marrëveshjesh do të përfshihen të gjitha: traktatet, protokollet, etj. Jonuz Begaj: Kështu është më mirë. Arben Imami: Atëherë, themi “marrëveshjeve”, e cila mund të jetë traktat, protokoll, pakt a ndonjë emërtim tjetër, “kur kanë të bëjnë me: a) luftën dhe paqen, aleancat politike dhe ushtarake”. Jonuz Begaj: Dakord, shumë bukur. Spartak Braho: Ku futen marrëveshjet për ndryshime territoriale të kufijve? Kristaq Traja: Tek marrëveshjet politike. Arben Imami: Ndoshta duhet të parashikojmë marrëveshjet për kufijtë ose për territorin. Kristaq Traja: Për marrëveshjet për territorin do të angazhohen organet më të larta politike të shtetit.

499 Spartak Braho: Marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë, për mendimin tim, janë shumë të rëndësishme dhe ia vlen t’i përmendësh veçmas. Arben Imami: A mund ta shtojmë tek pika (a)? Krenar Loloçi: Në fakt, disa kushtetuta e kanë. 482 Vladimir Metani: Për këtë pikën 2 kam një sugjerim redaktorial, pasi aty thuhet dy herë fjala “ratifikojë”. Unë do të jepja një formulim ndryshe: “Kryeministri njofton Kuvendin sa herë që Këshilli i Ministrave do të lidhë një marrëveshje ndërkombëtare që nuk ratifikohet me ligj”. Mund të përdoret edhe “nënshkruajë”. Arben Imami: E bëjmë “miraton”. Vladimir Metani: “Nënshkruan”, ose “do të lidhë”. Sabri Godo: Ç’rëndësi ka nëse e njofton Kuvendin, kur qeveria e ka nënshkruar tashmë marrëveshjen? Kristaq Traja: Kuvendi ushtron kontroll dhe nëse konstaton se qeveria ka nënshkruar ndonjë marrëveshje që ratifikohet me ligj, ndërhyn menjëherë. Spartak Braho: Ju kujtoj çështjen e kufijve territorialë, e cila mendoj se duhet të futet tek marrëveshjet. Arben Imami: Të parashikojmë vetëm territorin. Spartak Braho: “Marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë dhe ndryshimet territoriale të Republikës së Shqipërisë”. Arben Imami: “Me paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake, territorin”. Krenar Loloçi: Po the “kufijtë”, ke përfshirë edhe “territorin”. Vladimir Metani: Jo “territorin”, por “kufijtë”. Kristaq Traja: Në “territor” përfshihet edhe deti edhe toka. 482 Kushtetuta spanjolle i përmend marrëveshjet që ndikojnë në integritetin territorial të vendit në nenin 94 të saj, ndërsa Kushtetuta bullgare i përmend traktatet për korrigjimin e kufijve në nenin 85. (Shënim i red.)

500 Arben Imami: Nuk është fjala vetëm për kufijtë, është fjala për të gjithë territorin. Prandaj, është më mirë të themi “territori”. Zamira Çaka: Nuk është vetëm vija e kufirit! Leontiev Çuçi: Po pra, kufij territorialë! Arben Imami: Po pjesa tjetër e territorit, a mund të jepet pa ligj? Besoj se është e qartë. Në territor, siç u tha më parë, futet dhe toka dhe uji. Zoti Braho, besoj se je dakord. Dakord? Ka konsensus. Pika 3 lidhet me përfundimin ose denoncimin e marrëveshjeve. Ka ndonjë vërejtje tjetër për këtë? Para se të votojmë të gjithë nenin, përmendim shpejt ndryshimet e pranuara. Ndryshuam pikën (a), e cila u bë: “...paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake, territorin”. Tek pika 2, fjalën “ratifikon”, e bëmë “nënshkruan”. Ka vërejtje të tjera? Nuk ka. Ka konsensus? Po. Kalojmë tek neni 7 483 . Pyetje. Kastriot Islami: Në pikën 2, flitet për një shumicë tjetër? Arben Imami: Marrëveshjet e pikës 1 miratohen me shumicë absolute, ndërsa të gjitha marrëveshjet e tjera miratohen me shumica të thjeshta. Kastriot Islami: Po, qartë. Spartak Braho: Cili organ i Republikës së Shqipërisë u delegon organizatave ndërkombëtare kompetenca shtetërore? Arben Imami: Kuvendi. Kristaq Traja: Me ligj bëhet delegimi. Arben Imami: Kuvendi del në emër të Republikës së Shqipërisë, në emër të shtetit shqiptar. Spartak Braho: Të themi “Kuvendi”. 483 Neni 7: “1. Republika e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, u delegon organizatave ndërkombëtare kompetenca shtetërore për çështje të caktuara. 2. Ligji me të cilin ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, siç parashikohet në paragrafin një të këtij neni, miratohet me shumicën e anëtarëve të Kuvendit. 3. Kuvendi mund të vendosë që ratifikimi i një marrëveshjeje të tillë të bëhet nëpërmjet referendumit kombëtar”.

501 Arben Imami: E themi më poshtë sesi ratifikohet një marrëveshje e tillë. Sabri Godo: E thënë në këtë mënyrë duket njëlloj si të thuash “populli shqiptar”. Jonuz Begaj: Pra, këtu thuhet “Republika e Shqipërisë”; po cili organ i Republikës së Shqipërisë? Kristaq Traja: E përsëris: tek pika 2 thuhet se ligji me të cilin ratifikohet një marrëveshje e tillë miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit. Pika 1 ka kuptimin Republika e Shqipërisë si subjekt në marrëdhëniet dhe politikën ndërkombëtare. Është Republika e Shqipërisë subjekt në marrëdhëniet me të tjerë. Brenda Shqipërisë rregullohet nëpërmjet një organi, Kuvendit. Por nuk mund të flasim për një marrëveshje ndërmjet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane. Jonuz Begaj: Po, më mirë “shteti shqiptar”. Spartak Braho: Unë tërhiqem. Arben Imami: Mund të thuash “shteti shqiptar” dhe të evitohet “Republika e Shqipërisë”. Por shteti shqiptar është i përcaktuar me këtë Kushtetutë si republikë. Kristaq Traja: Është forma. Krenar Loloçi: Pika 2 duhet parë e lidhur ngushtë me nenin 6 që sapo u miratua. Arben Imami: Po, sigurisht, vijnë njëra pas tjetrës ato. Atëherë, a ka konsensus për nenin 7? Vladimir Metani: Për pikën 3 do të sugjeroja të shihet fjala “kombëtar” pas fjalës “referendum”. Mbase është më mirë të themi “referendumit të përgjithshëm”. Arben Imami: Jo, ta lëmë thjesht “referendumit”. Vladimir Metani: Por ka referendum që bëhet në një pjesë të territorit të Shqipërisë, ka dhe referendum që bëhet në të gjithë territorin! Krenar Loloçi: Bëhet me “referendum” dhe pastaj përcaktohet lloji i referendumit.

502 Arben Imami: Thjesht me “referendum”. Haxhi Aliko: Të bëhet “me referendum”, jo “nëpërmjet referendumit”. Arben Imami: Dakord, “me referendum”. Qartë, vërejtja ishte shumë e drejtë. Ka vërejtje të tjera? Jo, nuk ka. Dakord me nenin 7, me ndryshimet e propozuara? Dakord. Kalojmë tek neni 8 484 . Jonuz Begaj: Jam dakord me këto, por duhet parë edhe preambula ose diku gjetkë se mos ka ndonjë përplasje. Perikli Zaharia: S’është tek preambula, është tek parimet themelore. Jonuz Begaj: Po, tek parimet themelore. Kristaq Traja: Tek parimet themelore kemi thënë se Republika e Shqipërisë respekton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të. Tani këtu duhet të themi se cila është e detyrueshme. Jonuz Begaj: Jam plotësisht dakord, vetëm të mos bjerë në kundërshtim me këtë. Sabri Godo: Një marrëveshje ndërkombëtare e miratojmë me shumicën e anëtarëve të Kuvendit. Mund të ketë ligje që miratohen me shumica më të mëdha sesa me shumicën e të gjithë anëtarëve, me dy të tretat fjala vjen. Edhe mbi këto ligje do të ketë prioritet marrëveshja ndërkombëtare? Kastriot Islami: Duhet shkuar drejt unifikimit. Krenar Loloçi: Po qe se flitet për dy të tretat, kjo çështje përjashtohet, sepse është çështje kushtetuese dhe do të trajtohet si e tillë. Shumicat e tjera janë më të vogla ose të njëjta me shumicën që e 484 Neni 8: “1. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik vetëm pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur zbatimi i saj varet nga nxjerrja e një ligji. 2. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të. 3. Kur në një marrëveshje për pjesëmarrjen në një organizatë ndërkombëtare, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë, parashikohet shprehimisht se normat e nxjerra prej saj zbatohen drejtpërdrejt, ato kanë epërsi mbi ligjet e vendit në rast konflikti midis tyre”.

503 kemi vënë tek neni 7, pika 2, sipas së cilës çdo marrëveshje miratohet me shumicën e anëtarëve të Kuvendit. Arben Imami: Jo, jo! Kristaq Traja: Kur preket një ligj në Shqipëri, ligj i cili është miratuar, të themi, me dy të tretat… Spartak Ngjela: …Përsëri do të duhen dy të tretat edhe për ndryshimin e tij! Sabri Godo: Kemi ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare, e cila bie në kundërshtim me një ligj të tillë [miratuar me dy të tretat]. Sipas këtij neni, marrëveshja ndërkombëtare që kemi ratifikuar do të ketë përparësi mbi këtë ligj. Por, kjo marrëveshje është miratuar me shumicën e votave, ndërsa ligji me dy të tretat!? Kristaq Traja: Ekzakt. Këtu futet elementi juridiko–ndërkombëtar, i cili nuk ka të bëjë shumë me shumicën me të cilin është miratuar një ligj i brendshëm. Përndryshe do të ndodhesh para një pozicioni shumë të vështirë ndërkombëtar. Sabri Godo: Pra, ti shfuqizon një ligj që është miratuar me dy të tretat. Haxhi Aliko: Nuk e shfuqizon. Arben Imami: Unë kam këtë shqetësim, të cilin duhet ta rregullojmë. Të themi, sipas Kushtetutës sonë, ka ligje që miratohen me shumicë të thjeshtë, ka ligje që kërkojnë shumicën e anëtarëve, ka dhe ligje që miratohen me shumica të tjera, si dy të tretat, të cilat janë ligje kushtetuese. Kur është ligji kushtetues është e qartë që bëhet fjalë për ndryshim të Kushtetutës. Kastriot Islami: Ka ligje të tjera që kërkohet dy të tretat për miratimin e tyre? Arben Imami: Jo, s’ka. Kastriot Islami: Po atëherë s’mbetet gjë! Arben Imami: Jo, mbeten ligjet organike. Kristaq Traja: Ato miratohen me shumicë absolute.

504 Arben Imami: A mundet ta themi këtu që, kur ligjet organike preken nga traktatet ndërkombëtare, ndryshimet duhet të bëhen po me shumicë absolute? Kristaq Traja: Ndërkohë që me shumicë absolute miratohen edhe ligjet organike. Arben Imami: Mund të jemi përpara një shembulli hipotetik si, fjala vjen, një marrëveshje e miratuar me shumicën e thjeshtë cenon një ligj organik që është miratuar me shumicë absolute. Si do të veprohej në këtë rast? Kristaq Traja: Për cilën shumicë të thjeshtë është fjala, këtë s’po e kuptoj? Arben Imami: Më e thjeshta është gjysma e një forumi, organi. Kështu më duket se është? Kastriot Islami: Në nenin 7 folëm për ligjet që miratohen me shumicën e anëtarëve. Kristaq Traja: Është vetëm për një rast të caktuar ajo. Haxhi Aliko: Po sjell një shembull. Kur kemi folur për arsimin, kemi thënë që ndalohen shkollat fetare shtetërore, pak a shumë diçka e tillë. Perikli Zaharia: Kjo është kushtetuese! Haxhi Aliko: Supozojmë se një marrëveshje vjen në kundërshtim me këtë dispozitë kushtetuese. Arben Imami: Ligji për organizimin e arsimit, të themi, është ligj organik në Shqipëri. Si i tillë ai do të miratohet me shumicë absolute. Në këtë fushë do të nënshkruajmë një marrëveshje ndërkombëtare me Greqinë, me Italinë a Suedinë. Kjo marrëveshje miratohet me shumicë të thjeshtë. Pra, dispozita e marrëveshjes e miratuar më shumicë të thjeshtë ka përparësi ndaj një ose disa dispozitave të ligjit organik në fushën e arsimit. Kjo është njësoj si të bësh ndryshim në ligjin organik me një shumicë të thjeshtë. Mund ta bëjmë këtë gjë apo duhet t’i njësojmë shumicat? Kristaq Traja: Për mendimin tim, mund të bëhet sepse ke të bësh me detyrime ndërkombëtare që kërkojnë pëlqimin e forumit tënd.

505 Sabri Godo: Që të shpëtosh nga çdo belá që mund të dalë më vonë, do të ishte mirë të bëhej një formulim i tillë: “...me përjashtim të rasteve kur kemi të bëjmë me ligje organike”. Engjëll Bejtaj: Ose që janë miratuar me shumica më të mëdha. Arben Imami: Kjo s’ka lidhje me palën tjetër. Mënyra sesi i aprovon ti ligjet brenda për brenda është puna jote. Vladimir Metani: Miratoji me shumicë të cilësuar po deshe, por kur e merr përsipër një detyrim ndërkombëtar, ligji do të përputhet me këtë detyrim. Arben Imami: Po të jetë kështu, nuk ke nevojë të miratosh në Kuvend as me shumicë të thjeshtë, një detyrim ndërkombëtar. Kastriot Islami: Po në rast se ky ligj që ratifikon një marrëveshje është antikushtetues ose vjen në kundërshtim me Kushtetutën, çfarë do të bëhet në këtë rast? Arben Imami: Sigurisht që marrëveshja do të bjerë! Le t’i kthehemi shembullit që dhashë për ligjin organik për arsimin në Republikën e Shqipërisë… Sabri Godo: Më fal. Ta zëmë se ne me dy të tretat vendosëm dënimin me vdekje në Kushtetutë. Hyn në Këshillin e Evropës dhe nënshkruan një marrëveshje me anën e së cilës e heq dënimin më vdekje… (zëra): Do ndryshosh Kushtetutën! Vladimir Metani: Ose do të ndryshosh Kushtetutën, ose nuk do ta nënshkruash marrëveshjen! Krenar Loloçi: Nuk ka rrugë tjetër! Arben Imami: Nuk e fusim dënimin me vdekje në Kushtetutë! Sabri Godo: Doja thjesht të sillja një shembull. Arben Imami: Dënimin me vdekje nuk do ta fusim në Kushtetutë, por do ta parashikojmë në kodin përkatës. Kodet do të miratohen me shumicë absolute. Do të bëjmë një marrëveshje me Këshillin e Evropës për heqjen e dënimit me vdekje me shumicë të thjeshtë. Pasi të ratifikohet kjo marrëveshje, dënimi me vdekje abrogohet. Atëherë,

506 si i bëhet? Kodi është miratuar me shumicë absolute. Pse të mos njësohen shumicat? Kristaq Traja: Nuk e përjashtoj këtë mundësi. Arben Imami: A mund të njësohet shumica e miratimit? Në qoftë se bën një ndryshim nëpërmjet një marrëveshjeje ndërkombëtare e cila prek Kushtetutën, atëherë do ta ndryshosh Kushtetutën! Kristaq Traja: Ideja ka qenë që t’i limosh pak këto raporte, sepse mundet që shumica e kërkuar të mos arrihet, dhe, në këtë mënyrë, të vësh në pikëpyetje tërë traktatin, marrëveshjen. Kjo ka qenë ideja. Jonuz Begaj: Për mua neni është i konceptuar mirë. Arben Imami: Unë them të njësohen shumicat! Vladimir Metani: Problemi më i rëndësishëm është që marrëveshja të mos cenojë Kushtetutën. Arben Imami: Na jepni të drejtën ne bashkëkryetarëve që t’i njësojmë kur është fjala për shumicën e anëtarëve. Krenar Loloçi: Një njësim i tillë është bërë tashmë, pasi tek neni përkatës, kur citon ligjet organike, kodet, ligjet për zgjedhjet, etj., që do të miratohen vetëm me shumicë absolute; efektivisht çdo marrëveshje tjetër që do sjellë ndryshime tek këto ligje, do të miratohet në të njëjtën mënyrë. Kastriot Islami: Në raport me ligjet e thjeshta, një marrëveshje e ratifikuar ka prioritet, ndërsa në raport me ligjet e tjera organike do të duhet të bëhet përputhja e shumicave miratuese. Jonuz Begaj: Ka edhe një gjë. Përpara se të nënshkruash një konventë ndërkombëtare do të të duhet të bësh edhe ndryshime të legjislacionit të brendshëm. Jonuz Begaj: Është shembulli gjerman: përpara se të dërgonin forcat ushtarake në Bosnjë-Hercegovinë ata bënë ndryshime të legjislacionit, përfshi dhe ato kushtetuese. 485 485 Në fakt Gjykata Kushtetuese gjermane vetem sa i bëri një interpretim Kushtetutës dhe vendosi se kjo e fundit nuk e pengonte pjesëmarrjen forcave ushtarake të Gjermanisë. Më 12 korrik 1994, Gjykata Kushtetuese gjermane vendosi që Gjermania nuk pengohej

507 Kastriot Islami: Kjo do të thotë që, në qoftë se do të prekësh nene të ndonjë kodi, duhet të bësh ndryshimin e tij me shumicë absolute. Kristaq Traja: Unë nuk jam kundër, por kur përmbajtja e një traktati ka epërsi mbi një kod, atëherë ka mbaruar çdo gjë. Vladimir Metani: Kuptohet. Jonuz Begaj: Nuk ka diskutim! Kastriot Islami: Veçse mund të ndodhesh edhe përpara një situate absurditeti. Kështu, për shembull, kur parlamenti ka miratuar një parregullsi në një kod, i cili bllokon një marrëveshje ndërkombëtare për shkak të shumicës absolute që duhet për të ndryshuar Kodin. Arben Imami: Atëherë, si do të veprohet? Nënshkruan një marrëveshje me Këshillin e Evropës për dënimin me vdekje, marrëveshje të cilën e miraton në Shqipëri me ligj të thjeshtë. Një pjesë e mirë e neneve të Kodit Penal bien. Kristaq Traja: Nenet që janë të papajtueshëm. Arben Imami: Sigurisht, nenet që parashikojnë si dënim dënimin me vdekje. Kastriot Islami: Ka të mirën, por ka edhe të keqen e vet kjo punë. Pasi është miratuar Kodi Penal, nënshkruan Konventën, e cila ka si kusht heqjen e dënimit me vdekje. Por, shumica absolute për ndryshimin e kodit është e vështirë të bëhet, për të mos thënë që ndonjë herë mund të mos bëhet. Arben Imami: Shumica absolute nuk është e vështirë të arrihet, pasi çdo qeveri mbështetet në një shumicë absolute, përndryshe qeveria bie. Vladimir Metani: Edhe brenda gjirit të partive mund të ketë persona pro dhe kundër një çështjeje të rëndësishme. Jonuz Begaj: Pra, do ta përshtatësh legjislacionin e brendshëm me marrëveshjen që do të nënshkruhet. të merrte pjesë ushtarakisht në operacionet e NATO-s. Megjithatë, sipas Gjykatës, përpara angazhimit të trupave ushtarake gjermane duhet marrë pëlqimi i Bundestag-ut. Bundestag-u e jep pëlqimin me shumicë të thjeshtë. (Shënim i red.)

508 Vladimir Metani: Sigurisht, nëse i ke dhënë epërsi marrëveshjeve ndërkombëtare të miratuara, legjislacioni i brendshëm do të përshtatet me të. Jonuz Begaj: Nuk është kështu, në botë bëhet ndryshe! Vladimir Metani: Si bëhet? Jonuz Begaj: Fillimisht bëhet ndryshimi i legjislacionit të brendshëm, pastaj nënshkruhet marrëveshja. Vladimir Metani: Po natyrisht që do të bësh ndryshimin e legjislacionit të brendshëm. Leontiev Çuçi: Për sa i përket kushtetueshmërisë së një marrëveshjeje, do të parashikohet tek pjesa për Gjykatën Kushtetuese Kristaq Traja: Po, është parashikuar tek Gjykata Kushtetuese. Krenar Loloçi: Ndoshta e ka fjalën tek shqyrtimi paraprak i marrëveshjeve nga ana e Gjykatës Kushtetuese? Arben Imami: Shqyrtimi paraprak! Edhe kjo është parashikuar tek Gjykata Kushtetuese. Tani, i japim detyrë stafit të shqyrtojë çështjen e njësimit tek pika 2, për të cilin folëm më lart. Kristaq Traja: Dakord! Arben Imami: Pjesa tjetër më duket se është standard. Kristaq Traja: Për pjesën tjetër kemi rënë dakord. Jonuz Begaj: Duhet të shtojmë ose të vëmë edhe përshtatjen paraprake të legjislacionit përpara se të lidhet një marrëveshje ndërkombëtare. Vladimir Metani: Kur thua se i jep epërsi, je i detyruar ta përshtatësh, qoftë paraprakisht, qoftë më pas. Jonuz Begaj: Mund të ketë pasoja. Unë dëshiroj të përmend rastin gjerman. Pa bërë ndryshimet kushtetuese, ai nuk mund të dërgonte forca ushtarake në përmbushje të misioneve të NATO-së, pavarësisht nga detyrimet që kishte për këtë të fundit.

509 Kastriot Islami: Sigurisht, për Kushtetutën do të ndiqet kjo procedurë, por jo për ligjet e tjera. Arben Imami: Për pikën 3 ka ndonjë vërejtje tjetër përveç sugjerimi të zotit Begaj? Jo. Ka konsensus? (zëra): Ka. Arben Imami: Atëherë, miratohet. * * *

510 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 5 QERSHOR 1998 (TEMAT E DISKUTIMIT: REFERENDUMI; FINANCAT PUBLIKE) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo (bashkëkryetar, dhe që drejton mbledhjen), Leontiev Çuçi, Haxhi Aliko, Lufter Xhuveli, Jonuz Begaj, Spartak Ngjela, Vladimir Metani, Pandeli Majko, Zamira Çaka, Engjëll Bejtaj (anëtarë), Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Sabri Godo: Fillojmë me pjesën “Për referendumin”, neni 1 486 . Pyetje? Leontiev Çuçi: Zoti Godo, do të ishte më mirë të dëgjonim stafin për trajtimin dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje. Petrit Kalakula: Pse është vënë këtu “Gjykata Kushtetuese vendos brenda 60 ditëve”? Leontiev Çuçi: Edhe unë të njëjtën pyetje kam. Ndoshta, siç e thashë, të dëgjojmë stafin për të kuptuar procedurën dhe në këtë mënyrë evitojmë bërjen e pyetjeve. Sabri Godo: Në qoftë se më lejoni që të bashkohem më këtë pyetje, duke shtuar edhe diçka në lidhje me thelbin e vetë çështjes. Përse duhet Gjykata Kushtetuese të konfirmojë referendumin? Petrit Kalakula: Tek pika 2 thuhet ndërmjet të tjerave: “Kuvendi ... mund të vendosë … që një çështje e rëndësisë së veçantë të shtrohet në referendum, i cili zhvillohet jo më vonë se 60 ditë nga marrja e vendimit”. Ndërsa pika 3 thotë: “Referendumi mbahet jo më vonë se 486 Neni 1: “1. Populli, nëpërmjet 50.000 shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtë të shprehet me referendum për çështje të një rëndësie të veçantë. Në këtë rast Kuvendi brenda 30 ditëve ia dërgon çështjen për shqyrtim paraprak Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos brenda 60 ditëve. 2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një të katërtës së deputetëve ose të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë me shumicën e anëtarëve të tij që një çështje e një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum, i cili zhvillohet jo më vonë se 60 ditë nga marrja e vendimit. 3. Referendumi mbahet jo më vonë se 90 ditë nga data e shpalljes së tij nga Presidenti i Republikës. 4. Referendumi është i vlefshëm kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e votuesve. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit parashikohen me ligj”.

511 90 ditë nga data e shpalljes së tij nga Presidenti i Republikës”. Mos ka ndonjë kontradiktë këtu? Sabri Godo: Janë mbledhur pikat bashkë. Haxhi Aliko: 50.000 shtetas me të drejtë vote kanë të drejtë të kërkojnë bërjen e referendumit, apo kërkesën e 50.000 votuesve duhet ta mbështesë edhe një e katërta e deputetëve? Lufter Xhuveli: A duhet të shprehemi këtu për llojet e referendumeve? Kam parasysh referendumin kombëtar dhe atë lokal. Leontiev Çuçi: Në plotësim të asaj që tha zoti Xhuveli, mos vallë është menduar që të shprehemi vetëm për referendumet kombëtare të një rëndësie të veçantë, ndërsa referendumet e tjera është menduar të trajtohen në ndonjë vend tjetër, apo referendumet lokale është menduar të mos lejohen fare? E dyta, në qoftë se bëhet një referendum dhe votojnë më pak se gjysma e votuesve, siç parashikohet këtu, a nuk do të ishte një humbje kohe, si dhe përpjekje e shpenzime të kota? A nuk do të ishte më mirë të vendosnim me “shumicën e votuesve” pavarësisht nëse kanë marrë pjesë më shumë se gjysma e votuesve ose jo? Mund të marrin pjesë 40% e votuesve dhe jo 52% e tyre. Përse të mos ishte i vlefshëm edhe vendimi i shumicës së 40% të votuesve? Përse të mos pranojmë një praktikë të tillë? Sabri Godo: Si argumentohet e drejta e qeverisë të bëjë referendume? Qeveria përgatit një projektligj dhe e dërgon për miratim në parlament. Përse duhet të ketë të drejtë qeveria të bëjë edhe referendum? Kristaq Traja: Pyetja e parë ishte pse është e nevojshme të futet Gjykata Kushtetuese. Në nenin 2 jepen disa çështje të veçanta, siç janë çështjet e buxhetit, të taksave, të amnistisë, të cilat nuk mund të hidhen në referendum, sepse kanë të bëjnë drejtpërdrejt me interesat e votuesve. Në këtë kuptim, një iniciativë popullore e mbështetur nga 50.000 vetë me të drejtë vote, ose një iniciativë e Kuvendit për të shtruar një çështje në referendum, e bën të nevojshme mendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur nëse çështja që kërkohet të hidhet në referendum është në përputhje me Kushtetutën ose jo. Po të anashkalohej kjo Gjykatë, mund të ndodhte fare mirë që një çështje, me gjithë karakterin antikushtetues, të kalonte në referendum e të

512 votohej nga populli. Pas votimit, Gjykata Kushtetuese nuk besoj se do të ishte organi më i mirë për të anuluar ligjin. Ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese është një kontroll i rëndësishëm. Jonuz Begaj: Në lidhje me atë kontradiktën që pyeti zoti Kalakula, 60 ditë dhe 90 ditë? Kristaq Traja: Është vënë 60 ditë me qëllim që, pasi të merrej vendimi për ta shtruar një çështje në referendum, organet që janë të ngarkuara të caktojnë datën e referendumit dhe të marrin masat për organizimin e tij; [këto organe] të mos jenë në gjendje ta shtyjnë ditën e referendumit sa t’u dojë qejfi. Me fjalë të tjera, vullneti popullor do një afat brenda të cilit të mund të shprehet. Sidoqoftë, shifrat janë gjithmonë të diskutueshme. Ne vumë një afat prej 60 ditësh duke pasur parasysh problemet e organizimit për zhvillimin e një referendumi. Mund të jetë edhe më i shkurtër. Për sa i përket afatit 90 ditor, ky afat duhet parë i lidhur në mënyrë kumulative me afatin 60 ditor nga dita që një e katërta e deputetëve ose qeveria propozon një çështje për t’u shtruar në referendum. Menjëherë pas kësaj, Presidenti duhet të caktojë datën e referendumit. Ai është i kufizuar në afat. Afati maksimal është 90 ditë që nga shpallja e tij. Në funksion të kësaj, do të ishte më e udhës të diskutonim nja dy ndryshime përmirësuese që ne si staf i kemi bërë pjesës që po diskutojmë. Krenar Loloçi: Ideja është që të futet Gjykata Kushtetuese për të parë kushtetueshmërinë e çështjes që do të shtrohet në referendum jo vetëm kur e kërkojnë 50.000 shtetas me të drejtë vote, por edhe kur vendoset nga Kuvendit me kërkesë të një të katërtës së deputetëve ose të Këshillit të Ministrave. Gjykuam se ndërhyrja e Gjykata Kushtetuese është e vlefshme në të dyja rastet. Pra, Gjykata Kushtetuese do të ketë të drejtë të shqyrtojë paraprakisht çështjen që do të hidhet në referendum brenda 60 ditëve nga dita që është paraqitur propozimi nga 50.000 shtetas ose që është marrë vendimi i Kuvendit. Këtu konsiston dhe ndryshimi. Pika 1 do të ishte: “Populli, nëpërmjet 50.000 shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtë të shprehet me referendum për çështje të një rëndësie të veçantë”, ndërsa pjesa tjetër e pikës së parë hiqet. Në lidhje me pyetjen e zotit Godo, ‘përse i është dhënë e drejta për të bërë referendum qeverisë’, sqaroj se qeveria dhe një e katërta e deputetëve kanë të drejtë vetëm të propozojnë. Është

513 Kuvendi që vendos nëse çështja e propozuar do të hidhet ose jo në referendum. Këto janë disa nga standardet më moderne që zbatohen për referendumet. Kushtetutat e Evropës Perëndimore nuk i përmbajnë këto, pasi janë kushtetuta të hershme. Por në Evropën Lindore, nën sugjerimet dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, OSBE-së, këto standarde zbatohen gjerësisht. Ka referendume shfuqizuese që, siç kuptohet nga emri, bëhen për shfuqizimin e një ligji. Ka referendume të tipit të iniciativës legjislative, me anën të cilit propozohet një projektligj, i cili më tej dërgohet në parlament për miratim. Por ka edhe tipe të tjerë referendumesh. Në rastin tonë konkret, 50.000 shtetasit me të drejtë vote janë të shkëputur nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese investohet në të dy rastet për të parë kushtetueshmërinë e çështjes së shtruar për referendum. Tani, cilat janë afatet që propozohen në variantin e ri? 60 ditë i janë lënë Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur. Ky afat mund të duket i gjatë, por, megjithatë, Gjykata ka nevojë për kohën e vet për të gjykuar një çështje. Për të përcaktuar këtë, por edhe afatet e tjera në lidhje me referendumin, i jemi referuar afateve që kanë vendosur vendet e tjera. Ne kemi vendosur 60, por kjo mund të diskutohet. Pra, nga pika e parë mbetet vetëm fjalia e parë, që e lexova më sipër, ndërsa fjalia e dytë hiqet. Pika e dytë lexon: “Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një të katërtës së deputetëve ose të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë me shumicën e anëtarëve që një çështje ose projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet me referendum”. Pika tjetër bëhet: “Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht çështjen e shtruar për referendum sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni dhe vendos brenda 60 ditëve”. Pika 4 formulohet: “Referendumi caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 60 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit, brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të shprehej”. Pjesa tjetër mbetet siç është. Për sa i përket afatit 90 ditor, ky duhet kuptuar si një mbledhje e dy afateve: 60 ditë që janë në dispozicion të Gjykatës për t’u shprehur, dhe 30 ditë që janë në dispozicion të Presidentit për të caktuar datën e referendumit, gjithmonë pas dhe në varësi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Është e qartë se përpjekjet e vërteta dhe të shpejta për organizimin e referendumit do të bëheshin vetëm pas dhënies së një

514 vendimi pozitiv nga Gjykata. Në të kundërtën, referendumi nuk do të bëhej. Petrit Kalakula: Pse mos t’i unifikojmë këto afate me afatet për zgjedhjet dhe t’i bëjmë 45 ditë? Sabri Godo: Në cilin rast mund të kërkojë referendum Këshilli i Ministrave? Krenar Loloçi: Sikurse ka ndodhur rëndom në Itali apo në vende të tjera, Këshilli i Ministrave përpara se të ndërmarrë një reformë politike mjaft të vështirë, pavarësisht se e gëzon mbështetjen e shumicës në Kuvend, preferon që, nëpërmjet Kuvendit, ta shtrojë në referendum me qëllim që të marrë dhe një miratim popullor. Këto kohët e fundit në Itali janë organizuar mjaft referendume, deri dhe për çështjen e peshkimit, nëse duhet të lejohet ose jo në vende të caktuara dhe në kohë të caktuar. Në vetvete kjo do të nënvizonte karakterin demokratik të qeverisjes, pasi qeveria, edhe pa e shtruar çështjen në referendum, i kishte të gjitha mjetet për ta zgjidhur me shumicë parlamentare këtë çështje. Për sa i përket llojeve të referendumeve që do të parashikohen në Kushtetutë dhe nëse do të përjashtohen referendumet lokale, jemi të mendimit që si referendumi kombëtar, ashtu dhe ai lokal, do të parashikohen në Kushtetutë. Lufter Xhuveli: A mos duhet të shprehet në Kushtetutë që referendume mund të bëhen dhe në nivelin lokal? Leontiev Çuçi: Mund të thuhet, për shembull: “Referendumet lokale rregullohen me ligj të veçantë”. Kristaq Traja: E kemi menduar të flitet tek pjesa për pushtetin lokal. Petrit Kalakula: Jam dakord që ato të trajtohen te pjesa për pushtetin lokal dhe të saktësohen më mirë atje. Kufiri prej 50.000 shtetasish mund të jetë i madh për [referendumet] lokale. Sabri Godo: Kur të vemi atje, duhet të mos harrojmë të përdorim frazën “...kur këto nuk cenojnë interesat kombëtare”. Leontiev Çuçi: Pse duhet patjetër 50% e shtetasve me të drejtë vote plus 1? Nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër? Ka praktika që e pranojnë rezultatin e referendumit edhe pa këtë kufi.

515 Krenar Loloçi: Është menduar që mospjesëmarrja e 50% e popullsisë flet për mungesën e interesit popullor për atë çështje. Leontiev Çuçi: Në qoftë se merr pjesë 50% e shtetasve me të drejtë vote plus 1, rezultati i referendumit varet se si voton shumica, apo jo? Lufter Xhuveli: Unë mendoj që kjo pjesë që thamë të ketë 3 nene. Neni i parë të përcaktojë llojet e referendumeve, kombëtare e lokale. Pastaj të vazhdojnë nenet e tjera pak a shumë siç na janë paraqitur. Në këtë mënyrë ne japim një ide më të plotë e tërësore për referendumet në Shqipëri. Pastaj, kur të shkojmë tek pushteti lokal, mund të trajtojmë më me hollësi referendumin lokal, si organizohet, në çfarë kushtesh, kush mund ta kërkojë, etj. Pra, atje jepet një përgjigje më e plotë për referendumet lokale. Krenar Loloçi: Llojet e ndryshme të demokracisë direkte janë parashikuar në pjesët përkatëse. Kështu, iniciativa legjislative e 20.000 shtetasve me të drejtë vote, është parashikuar tek procesi legjislativ, për shkak të lidhjes organike me atë proces. Referendumi në shkallë vendi dhe për çështje të rëndësishme është lënë i veçantë, pasi ka të bëjë me interesat e përgjithshme dhe jo me interesa të veçanta lokale. Referendumi lokal do të shkonte më mirë tek pjesa e pushtetit lokal, si për interesat lokale që do të zgjidhte, ashtu dhe për shkak të procedurave dhe numrave te ndryshëm që do të përdoren. Fjala vjen, 50.000 shtetas lokal është një numër i papranueshëm për referendumet lokale. Pra, ka një vijë logjike të trajtimit të çështjeve. Leontiev Çuçi: Në këtë mënyrë siç e keni ju, krijohet ideja se në lidhje me ligjin mund të vendoset vetëm me referendum kombëtar, gjë që më duket disi e kufizuar. Haxhi Aliko: Në shumë vende të botës ka pasur konflikte të mëdha sociale për disa çështje që në dukje kanë karakter lokal, por në të vërtetë marrin përmasa më të gjera. Për shembull, ta zëmë se pas 10 vjetësh në Shqipëri do të ngrihet një central atomik në Fier. Ngrihet popullsia e Fierit, duke dëgjuar dhe shoqatën e ruajtjes së mjedisit dhe e kundërshton. Sabri Godo: Kur të vijmë te pushteti lokal, të vendosim që nuk mund të ndërmerren iniciativa me referendum lokal që vijnë në kundërshtim me interesat kombëtare. Tani dua të shtroj një çështje tjetër: Kuvendi

516 Popullor miraton një ligj. Ngrihen 50.000 qytetarë dhe e kundërshtojnë këtë ligj. Në qoftë se fillon procesi i referendumit mbi bazën e kërkesës së këtyre qytetarëve, çfarë do të bëhet me ligjin? Do të marrë fuqi juridike apo do të pezullohet deri në përfundimin e referendumit? Më duket se një problem i tillë ekziston në Zvicër. 487 Si do ta trajtojmë ne këtë çështje në Kushtetutë? Më duket se duke bërë këto ndryshime që përmendëm, d.m.th, së pari, data e mbajtjes së referendumit të caktohet nga Presidenti i Republikës, dhe së dyti, gjetja e zgjidhjes se si do të veprohet me një ligj kur përmbajtja e tij kontestohet nga 50.000 shtetas nëpërmjet referendumit, nuk mbeten vërejtje për çështjet e tjera. Haxhi Aliko: Mua më duket se është e rëndësishme të dallohet këtu referendumi lokal nga ai kombëtar. Sabri Godo: Për këtë ramë në një mendje që ta trajtojmë tek pushteti lokal, me kusht që ai të mos cenojë interesat kombëtare. Në këtë mënyrë zgjidhet edhe çështja e centralit atomik që do të jetë në interes të të gjithë vendit dhe nuk mund të varet nga interesat e ngushta lokale. Leontiev Çuçi: Dakord, le të trajtohet atje meqenëse nuk e shtjellojmë si duhet këtu. Petrit Kalakula: Përse të mos e bëjmë 60 ditëshin 45, duke i unifikuar me afatet e zgjedhjeve politike ose lokale? Sabri Godo: Si arsyetim i përgjithshëm qëndron. Kur zgjedhjet e përgjithshme arrijnë të bëhen për 45 ditë, një referendum që është dhe më i thjeshtë, pse të bëhet për një kohë më të gjatë, aq më tepër kur procesi i referendumit në një farë mënyre ka filluar, ndërkohë që çështja që mund të shtrohet për referendum i kalon Gjykatës Kushtetuese e më tej Presidentit? 487 Sipas paragrafeve 2 dhe 3 të nenit 89 të Kushtetutës zvicerane të vitit 1874 – që ishte ende në fuqi në kohën e zhvillimit të këtyre diskutimeve – ligjet dhe dekretet federale si edhe disa traktate ndërkombëtare duhet t’i paraqiten për miratim popullit në qoftë se këtë e kërkojnë 50.000 shtetas zviceranë me të drejtë vote ose tetë kantone. Sipas nenit 89 bis, ato ligje që janë imediate mund të hyjnë menjëherë në fuqi pasi janë miratuar nga të dyja dhomat. Gjithsesi, edhe në një rast të tillë, vlefshmëria e tyre humbet një vit pas miratimit të tyre në qoftë se pas referendumit të kërkuar nga 50.000 shtetas zviceranë me të drejtë vote ose tetë kantone brenda kësaj periudhe, ato nuk miratohen.

517 Petrit Kalakula: Do t’i lëmë 60 ditë Gjykatës Kushtetuese dhe 60 ditë Presidentit? 60 ditë më duket kohë e gjatë. Të bëhet 60 me 45 të paktën. Bën një fushatë politike për 45 ditë, nuk bën dot një fushatë për referendum! Sabri Godo: E vendosim atëherë 45 ditë. Jonuz Begaj: Unë nuk jam që të pezullohet një ligj kur e kërkojnë 50.000 shtetas. Kështu krijohet një precedent i rrezikshëm. Petrit Kalakula: Referendumi bëhet dhe për të ndryshuar ligjet, të cilat mund të mos i pëlqejnë një pjese të popullsisë. Për këtë shërben referendumi. Jonuz Begaj: Pika 2 e ndalon këtë. Projektligjet vetëm nëpërmjet Kuvendit mund të shtrohen në referendum. Sabri Godo: Me anën e kësaj mund të bëhen edhe manipulime, prandaj kam një lloj rezerve. Po qe se edhe të tjerë janë kundër, e lëmë fare atë propozimin tim. Petrit Kalakula: Unë jam që të mbetet. Kjo është një e drejtë demokratike që nuk mund t’ia mohosh njeriu, sepse atëherë humbet kuptimi i referendumit, humbet kuptimi i nocionit që populli nëpërmjet referendumit ka të drejtë të korrigjojë legjislacionin. Sabri Godo: Ti ke të drejtë të bësh referendum për të gjitha çështjet e rëndësishme që mendon ti. Ka vërejtje të tjera? Jo, nuk ka. Kalojmë te neni 2. 488 Lufter Xhuveli: Çështjet që jepen tek pika 2 janë shteruese, domethënë përveç atyre nuk ka çështje të tjera për të cilat nuk mund të bëhet referendum. Po qe se kjo pikë kuptohet kështu, atëherë mbase do të na duhet ta mendojmë më mirë këtë, pasi mund të ketë edhe ndonjë çështje tjetër që duhet shtuar ose që edhe duhet hequr. Ky është shqetësimi im për momentin. Për pikën 1 dhe 3 unë s’kam ndonjë kundërshtim. 488 Neni 2: “1. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikës. 2. Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, buxhetin, taksat, detyrimet financiare të shtetit, vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, deklarimin e luftës dhe të paqes, si dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në referendum”.

518 Kristaq Traja: Ne kemi marrë një formulë të përgjithshme, gjerësisht të pranuar. Lufter Xhuveli: Me “detyrimet financiare të shtetit”, ç’duhet kuptuar? Kristaq Traja: Gjithçka që rëndon në buxhetin e shtetit. Sabri Godo: Ka pyetje të tjera për këtë? Leontiev Çuçi: Nesër mund të shtrohet çështja e bashkimit me Kosovën. Kjo është çështje që nuk kalon në referendum, sepse ka të bëjë me tërësinë territoriale. Çështja e bashkimit me Kosovën mund të vijë pas 10-15 vjetësh. Petrit Kalakula: E kemi vënë në preambulë çështjen e bashkimit kombëtar, e cila është detyrë kushtetuese. Sabri Godo: Tani më duket se ne po përpiqemi të gjejmë një gjë ku të kapemi për të vazhduar diskutimin. E lëmë këtë dispozitë kështu siç është. Po qe se dikujt i kujtohet diçka tjetër deri nesër në mëngjes, mund t’i kthehemi prapë. Haxhi Aliko: A do të pranohet të bëhet referendum për problemin e ndryshimit të ndarjes administrative? Kështu për shembull, populli i Kurveleshit i shpërndarë në 4 rrethe do të krijojë një njësi administrative që quhet Kurvelesh. A mund të bëhet një gjë e tillë me referendum? Krenar Loloçi: Zoti Aliko, nuk është çështja e Kurveleshit të ndarë në 1, 2, 3 rrethe... Këtu kemi të bëjmë me 2 ose më shumë rrethe që duhet të merren vesh me njëri-tjetrin. Haxhi Aliko: Mirdita, gjithashtu, ka të njëjtin problem. Bashkohen mirditorët e të gjithë rretheve fqinjë dhe kërkojnë të bashkohen me rrethin e Mirditës. Kanë të drejtë ta shtrojnë këtë çështje në referendum, apo jo? Pandeli Majko: Gjykata Kushtetuese do të shikojë në kompleks situatën dhe do të vendosë.

519 Sabri Godo: Kalojmë tek neni 3 489 . Me këtë nen i japim fund edhe referendumit. Lufter Xhuveli: Unë do të sugjeroja të bëhej 4 vjet. Jonuz Begaj: Ka një gjë. Për shembull, bëmë një referendum. Dështoi. Do presim 5 vjet që të bëjmë referendumin tjetër? Spartak Ngjela: A mund të bëhet referendum për formën e regjimit të Shqipërisë? Jonuz Begaj: Kjo është çështje kushtetuese. Petrit Kalakula: Do të thotë se nuk mund të kërkohet ndryshimi i formës së regjimit? Kristaq Traja: Bëhet nëpërmjet procedurës për amendimin e Kushtetutës. Çështjet kushtetuese vendosen sipas procedurës për ndryshimin ose amendimin e Kushtetutës. Petrit Kalakula: Ka vende që nga monarki duan të kalojnë në republikë ose anasjelltas. Haxhi Aliko: Ose, në vazhdim të asaj, ka vende që duan të kalojnë nga republika parlamentare në republika presidenciale dhe anasjelltas. Sabri Godo: Për këtë folëm. A ka vërejte për këtë nenin e fundit? Jo. Mbaruam me referendumin. Spartak Ngjela: Nga mënyra e votimit, referendumit i është dhënë karakter pezullues. Kur çështja që do të shtrohet për referendum kalon për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, kjo është e detyruar të pezullojë ligjin. Kështu e ka gjithë bota. Dy mënyra ka: ose cakton një ose dy ditë në vit si data për zhvillimin e referendumeve ose mënyra që zbatohet në Zvicër, sipas së cilës një ligj i caktuar pezullohet deri sa kërkesa në lidhje me përmbajtjen e tij të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Në qoftë se ligji nuk pezullohet ai do të sjellë efekte, të cilat duhet të riparohen në rast rrëzimi të ligjit nga Gjykata Kushtetuese. 489 Neni 3: “Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara se të kenë kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij”.

520 Vladimir Metani: Por kërkesa e 50.000 vetëve për të shfuqizuar një ligj mund të mos pranohet në referendum! Përse duhet të pezullohet ligji? Spartak Ngjela: Zotëri, ti shkon në gjykatë dhe kërkon pezullimin e një akti me anën e një vendimi gjyqësor për sigurimin ose garantimin e padisë. Jemi dakord? Unë do të garantoj mosardhjen e pasojave të një ligj që nuk më pëlqen ose që nuk e pranoj për arsye të ndryshme. Pra, përpara se çështja të kalojë për në referendum, Gjykata Kushtetuese kur e gjen brenda modaliteteve që pranon Kushtetuta, e pezullon zbatimin e mëtejshëm të ligjit derisa të përfundojë referendumi. Vladimir Metani: Gjykata Kushtetuese, kur e sheh se ligji vjen në kundërshtim me Kushtetutën, ka të drejtë të pezullojë vetë ligjin! Spartak Ngjela: Kjo për të cilën po flet ti është tjetër gjë. Ne po flasim kur ligji nuk është hedhur në Gjykatë Kushtetuese. Referendumi, për një arsye ose tjetër, mund të shtyhet. Edhe afatet që janë vënë këtu janë shumë të gjata. Me gjithë kohën që i lihet Presidentit, referendumi mund të bëhet pas 3-4 muajsh. Kush më garanton mua, në qoftë se ligji për gjithë këtë kohë vazhdon të zbatohet. Në këtë kuptim, edhe afati 60 ditë, ose edhe 45 ditë është mjaft i gjatë. Më mirë është të ndiqet eksperienca italiane 490 , sipas së cilës të gjitha referendumet bëhen në një ditë të caktuar në vit. Pandeli Majko: E caktojmë në ligj? Krenar Loloçi: Kushtetutat e Bullgarisë, Francës, Greqisë, Gjermanisë, Italisë nuk e përmbajnë një gjë të tillë. 490 Neni 75 i Kushtetutës italiane parashikon: “Shpallet referendumi popullor për të vendosur shfuqizimin tërësor a të pjesshëm të një ligji ose të një akti që ka vlerën e ligjit, kur e kërkojnë 50.000 zgjedhës ose pesë këshilla regjionalë. Nuk lejohet referendum për ligjet fiskale dhe buxhetore, të amnistisë dhe të faljes, të autorizimit për ratifikim traktatesh ndërkombëtare. Kanë të drejtë të marrin pjesë në referendum të gjithë shtetasit që mund të zgjedhin Dhomën e Deputetëve. Propozimi që shtrohet për referendum miratohet në rast se ka marrë pjesë në votim shumica e atyre që e kanë këtë të drejtë, dhe në rast se është arritur shumica e votave të vlefshme. Ligji përcakton modalitetet e zhvillimit të referendumit”.

521 Spartak Ngjela: Pavarësisht nëse e përmbajnë ose jo, ideja ime është kjo: a e pranon konceptin e pezullimit të ligjit derisa të dalin rezultatet e referendumit, apo jo? Sabri Godo: Një çështje e tillë u diskutua, por shumica ishte kundër. Krenar Loloçi: Ne gjendemi përpara dy situatash ligjore për të cilat mund të bëhet referendum: është një projektligj që kërkohet nga një e katërta e deputetëve ose e Këshillit të Ministrave dhe vendoset të shtrohet në referendum nga Kuvendi. Në këtë rast nuk shtrohet çështja e pezullimit, pasi akti për të cilin do të bëhet referendumi është projektligj. Situata e dytë është kur ligji është në fuqi. Në këtë drejtim, kushtetutat që ne kemi shfletuar nuk e pezullojnë ligjin që është në fuqi. Vetëm në qoftë se referendumi e shfuqizon ligjin, ky del nga fuqia. Një ligj që është në fuqi mund të ketë shumë kohë që zbatohet 4, 2 vjet ose edhe më pak. Pra, një ligj i tillë i ka prodhuar tashmë pasojat. Pra, afatet 60 ditë dhe 45 ditë, nuk sjellin më tepër pasoja nga ato që kanë ardhur tashmë. Është e vërtetë që Zvicra e parashikon pezullimin e ligjeve. 491 Me sa më kujtohet edhe shtete të tjera e kanë, por nuk e kanë zbatuar. Spartak Ngjela: Pezullimi zbatohet në Itali. Ne fillimisht duhet të përcaktojmë parimin se në cilin moment do të hyjë ligji në fuqi. Së dyti, pjesëmarrja e detyrueshme e më shumë se gjysmës së shtetasve me të drejtë vote në referendum, si dhe bërja e shpeshtë e referendumeve, nga njëra anë e bën çdo referendum të kushtueshëm, nga ana tjetër, të pamundur. Po të bëheshin referendumet në një ditë të caktuar të vitit, shpenzimet do të ishin më të pakta. Zvicra nuk e ka kushtin e vlefshmërisë së referendumit kur marrin pjesë në të më shumë se gjysma e votuesve. Gjithë problemi është se si të frenohen shpenzimet. Mungesa e mjeteve financiare nuk të lë të bësh referendum. Nga ana tjetër, nuk mund të ndalosh 50.000 njerëz për të kërkuar të bëjnë referendum. Këta 50.000 njerëz nuk duan t’ia dinë fare se sa harxhon shteti. Ata duan të bëjnë referendum. Mund t’i thuash këtyre njerëzve se shteti nuk ka fonde për të bërë referendum? 491 Nga leximi i neneve 89 dhe 89 bis të Kushtetutës zvicerane të vitit 1874, rezulton se ligji normalisht nuk hyn në fuqi pas miratimit nga parlamenti zviceran në qoftë se 50.000 shtetas zviceranë ose tetë kantone kërkojnë që për të të bëhet referendum. (Shënim i red.)

522 Sabri Godo: T’i marrim gjërat me radhë me qëllim që t’i zgjidhim. Iu rikthyem çështjes së pezullimit të ligjit me ndërhyrjen e zotit Ngjela. Tani ç’rrugë do t’i japim kësaj? Thelbi i çështjes është ky: me shpalljen e referendumit për një ligj, ky ligj do të pezullohet deri në rezultatin e referendumit, apo jo? Spartak Ngjela: Për një kohë që, siç parashikohet këtu, shkon maksimalisht deri në 120 ditë. Zamira Çaka: Ka propozim që të shkurtohet në 105 ditë. Jonuz Begaj: Nuk janë 105 ditë. 60 ditë i përkasin Gjykatës Kushtetuese për të vendosur. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbeten vetëm 45 ditë, kohë gjatë të cilës një ligj i kontestuar mund të mbetet i pezulluar. Zamira Çaka: Pra, 45 ditë është koha që një ligj mund të mbetet i pezulluar. Spartak Ngjela: Keni ndërmend të bëni ose lini në fuqi ligje arbitrare? Që të mos sjellin efekte të dëmshme, ato duhet të pezullohen. Sabri Godo: Të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje po të jetë e mundur. Më duket se zoti Ngjela thotë se do të pezullohet zbatimi i ligjit në momentin që Gjykata Kushtetuese do të vendosë për referendum. Gjithë problemi më duket mua është nëse ka mundësi të shkurtojmë kohën e mbajtjes të pezulluar të ligjit. Spartak Ngjela: Pezullimi vendoset përpara se të gjykohet domethënë në momentin kur unë depozitoj një padi në gjykatë. Gjykatës mund t’i duhet një muaj ose më shumë kohë për të shqyrtuar çështjen. Kështu është procedura. Padia mund të rrëzohet. Nuk shtrohet çështja nëse padia është e bazuar ose jo. Spartak Braho: Edhe pezullimi krijon pasoja. Unë parimisht jam dakord me atë që thotë Spartaku, por për sa i përket kohës së vendosjes së pezullimit unë e shoh të lidhur me momentin që Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të mbajtjes së referendumit. Spartak Ngjela: Në Kushtetutë të njohim në parim pezullimin, pastaj ligji i zakonshëm do të trajtojë rastet se kur Gjykata është e detyruar

523 me procedurë të përshpejtuar ose me procedurë tjetër të vendosë masën e pezullimit. Vladimir Metani: Sipas Kodit Civil, kur dikush pëson dëm nga vendosja e masës së pezullimit, ai ka të drejtë të ngrejë padi për shpërblimin e dëmit. Spartak Ngjela: Nuk është e nevojshme të gjykojmë si civilistë. Sabri Godo: Ta zëmë se parlamenti me ligj vendos të ulë çmimet për karburantet e peshkimit dhe bujqësisë ose të kundërtën. Spartak Ngjela: Nuk mund të jenë objekt i referendumit, buxheti, taksat, detyrimet financiare! Petrit Kalakula: Le të marr një shembull. Me ligj i jepet një firme të huaj me koncesion një zonë e caktuar për peshkim. Një grup i madh shtetasish nuk janë dakord dhe vënë në lëvizje procesin referendar për këtë çështje. Zamira Çaka: Ose marrim rastin për ligjin mbi abortin. Mbi 50.000 shtetas të besimit katolik ngrihen kundër këtij ligji duke hedhur sloganin: “Të ndalojmë ligjin mbi abortin”. Pra, do ta pezullojmë ligjin dhe bashkë me të edhe të drejtën për të abortuar? Spartak Ngjela: Për të mos e zgjatur, juve ju shqetëson pezullimi! Zotërinj! Ligjet janë në dobi të shumicës. Shumica ka përfituar me ligjin, pakica ose opozita e hedh në referendum. Po e pranove referendumin si armë të pakicës, e cila natyrisht mund të përdorë obstruksionizmin, atëherë do të njohësh pezullimin derisa të merret konfirmimi mbarëkombëtar. Petrit Kalakula: Ne kemi kërkuar bërjen e referendumit për formën e regjimit! Spartak Ngjela: Kjo nuk ka të bëjë me ligjin. Po flasim për një ligj që nxjerr parlamenti dhe për konceptin e pezullimit të ligjit ekzistues. Sabri Godo: Me sa kuptoj, këtu bëhet fjalë për kundërshtimin e një ligj të ri, zoti Ngjela, dhe jo për ligjet ekzistuese. Këtu më duket se ngatërrohemi. Jonuz Begaj: Në qoftë se një parti e vogël me mbi 50.000 anëtarë nuk është dakord me një numër të konsiderueshëm ligjesh të reja që

524 miratohen dhe u merr firmat anëtarëve të saj për të bërë referendume, a do të jetë në gjendje qeveria të qeverisë, pasi, siç dihet, organizimi i referendumeve kërkon punë? Krenar Loloçi: Të mbledhësh 50.000 firma nuk është gjë e lehtë, të duhet të kesh një buxhet të tërë për të bërë të mundur këtë. Spartak Ngjela: Këtu është fjala për një ligj të ri, i cili ende nuk ka hyrë në fuqi, sepse vetëm pasi miratohet në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës. Kjo thuhet tek neni 2. Po të jetë kështu e ndërtojmë frazën në mënyrë të drejtpërdrejtë: Ligji nuk shpallet nga Presidenti i Republikës pa u bërë referendumi. Vladimir Metani: Ndodhemi para rastit kur parlamenti sapo ka miratuar një ligj të ri. Kundër këtij ligji reagojnë menjëherë 50.000 vetë, duke kërkuar mbajtjen e një referendumi. Zoti Ngjela thotë që me të paraqitur këta kërkesën, ky ligj duhet të pushojë së zbatuari. Spartak Ngjela: Pikërisht këtë dua të them. Po ta ndërtojmë fjalinë drejt, na duhet të themi se ligji i hedhur në referendum nuk hyn në fuqi pa dalë rezultatet e referendumit. Vladimir Metani: Për këtë pjesë jam dakord me ju. Pra, në qoftë se ligji nuk ka hyrë në fuqi, ai faktikisht është i pezulluar, pasi nuk mund të zbatohet. Po kur ligji është shpallur dhe mund të ketë një muaj që ka hyrë në fuqi dhe 50.000 shtetas me të drejtë vote kanë nënshkruar një kërkesë për ta çuar këtë ligj në referendum? Si do të veprohet në këtë rast? Spartak Ngjela: Është vonesa e mbledhjes së firmave. Se mos mendon ti që 50.000 firma mblidhen në një ditë? Pa pyete njëherë sa duhen për të formuar një parti, 300 vetë… Krenar Loloçi: Po t’i lexojmë me kujdes pikat 2 dhe 1 të nenit del se vetëm Kuvendi, me shumicën e anëtarëve mund të vendosë që një projektligj të shtrohet në referendum, ndërsa 50.000 shtetas me të drejtë vote mund të kërkojnë mbajtjen e referendumit vetëm për çështje të rëndësisë së veçantë. Spartak Ngjela: Më vjen shumë keq që diskuton kështu, sepse ligji i zakonshëm do të përcaktojë afatet për referendum. Edhe mbledhja e 50.000 firmave do të bëhet brenda një kohe të caktuar. Pra, do të vihen

525 afate. Nuk mund të kërkosh referendum pas 6 muajsh që ligji ka hyrë në fuqi! Gjithë çështja qëndron të fusim konceptin e pezullimit, pasi për sa i përket afateve, i rregullojmë dhe i përcaktojmë me ligj të zakonshëm. Jonuz Begaj: Zoti Ngjela, ju sikur propozuat të caktohet një ditë në vit për të gjitha referendumet e mundshme? Spartak Ngjela: Ekziston një procedurë e tillë. Mua më pëlqen, por nuk mendoj se jemi aq të pasur. Megjithatë, tani po flasim për pezullimin. Haxhi Aliko: Po të nisemi konkretisht, ndoshta do ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Ta zëmë se 3 javë më parë do ishte miratuar ligji i kalimit të pronësisë së tokës bujqësore, pyjeve, etj., në variantin e parë, sipas të cilit do t’i lejohej të huajve të blinin tokë sa të donin. Një pjesë e popullsisë do të ishin kundër këtij ligji dhe do të kërkonte mbajtjen e referendumit si dhe pezullimin e ligjit. Në këtë rast unë jam i bindur se ligji duhet të pezullohet, sepse brenda 100 ditëve do shitej 1.000 hektarë tokë, të cilën nuk do t’ua merrje dot më të huajve. Prandaj ky ligj duhej të pezullohet derisa të dilnin rezultatet e referendumit. Sabri Godo: Mbetet këtu të themi brenda sa kohe ke të drejtë të kundërshtosh një ligj. Në qoftë se biem dakord kështu, atëherë ne mbaruam me referendumin. E mbyllim këtu këtë pjesë me rezervën që do të pranohet ideja e pezullimit të një ligji, me kushtin që do të përcaktohet afati brenda të cilit ke të drejtë të mbledhësh firmat për të kundërshtuar ligjin. Spartak Ngjela: Atë e përcakton ligji i zakonshëm me 2-3 nene. Kristaq Traja: Nuk është se nuk bëhet ashtu, por unë nuk dua të hapen debate të reja. Një mundësi për të pezulluar e ke nëpërmjet Presidentit, grupeve parlamentare, ose ndonjë subjekti tjetër. Ligji mund të pezullohet nga Gjykata Kushtetuese. Pezullim tjetër nuk mund të ketë. Për të pezulluar një ligj unë i bëj një kërkesë gjykatës. Spartak Braho: Tek “Gjykata Kushtetuese” është parashikuar e drejta e saj për të pezulluar?

526 Kristaq Traja: Aktualisht Gjykata Kushtetuese vendos pezullimin e zbatimit të ligjit kur vëren se nuk pajtohet me Ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. Edhe në qoftë se lindin probleme gjatë zbatimit të ligjit, përsëri mund t’i drejtohesh Gjykatës me kërkesë duke invokuar antikushtetueshmërinë e ligjit. Sabri Godo: Mund të mos jetë antikushtetues. Petrit Kalakula: Një ligj mund të sjellë pasoja tepër negative dhe prandaj reagojnë menjëherë 50.000 shtetas, të cilët kërkojnë që ligji të pezullohet deri sa të shprehet referendumi. Sabri Godo: Megjithatë, kjo mund të pranohet kështu, por vetëm në qoftë se do vendosim një garanci kohore, brenda të cilës mund të kundërshtosh një ligj. Po mbaroi afati, digjesh, ligji mbetet në fuqi. Krenar Loloçi: Sigurisht nuk kemi eksperiencën e mjaftueshme në lidhje me referendumet, dhe jo vetëm ne këtu në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera Evropës Lindore. Në këto vende është mbajtur një qëndrim kufizues ndaj lejimit të referendumit. Këtë qëndrim pak a shumë kemi mbajtur edhe ne. Pra, kemi të bëjmë me një reformë, e cila duhet të njihet. Sabri Godo: Këtu bëhet fjalë vetëm për ligje të reja. Krenar Loloçi: Ligjet e reja, në kuptimin e dispozitës që po shqyrtojmë, ende nuk kanë hyrë në fuqi pa iu nënshtruar referendumit. Ndërsa po flitet për ligjet që kanë hyrë në fuqi. Sabri Godo: Që aprovohen me procedurë normale… Kuvendi Popullor, me propozim të qeverisë, miraton një ligj. Ky ligj shkakton një reaksion të madh tek qytetaret, të cilët kërkojnë të shtrohet ky ligj në referendum, si dhe të pezullohet deri sa të dalin rezultatet e referendumit. Ky është thelbi i çështjes që diskutohet, jo për ligjet që ekzistojnë, po për ligjet e reja, të sapodalë. Krenar Loloçi: Këtu do kemi një lloj bashkëqeverisje midis 50.000 votuesve dhe parlamentit të zgjedhur prej tyre. Kristaq Traja: Sa kohë që nuk janë mbledhur 50.000 firma, çdo gjë i takon individëve, si dhe organizatave të tyre. Pasi mblidhen 50.000 firma dhe kërkesa depozitohet në Gjykatën Kushtetuese, procesi kalon

527 në një fazë tjetër ku shteti detyrohet të investohet me financime nëpërmjet buxhetit. Me këtë dua të them që shteti, në varësi të sasisë së financimit që ka parashikuar në buxhet, do të përcaktojë edhe sa referendume do të jetë në gjendje të përballojë, të themi, për vitin e ardhshëm. Siç dihet, buxheti është i përcaktuar dhe ndryshime në të nuk mund të bëhen. Por, një ligj i cili rrit shpenzimet e, për pasojë, prek buxhetin nuk mund të pranohet, madje as nuk mund të shtrohet në referendum, pasi vjen në kundërshtim me nenin 2. Ne i pamë me shumë kujdes përvojat e vendeve të tjera, si dhe futëm Gjykatën Kushtetuese përpara referendumit, me qëllim që mos të implikohet kjo më pas. Spartak Ngjela: Të themi diçka të tillë: ligjet i nënshtrohen referendumit popullor kur, brenda 3 muajve nga votimi i tyre në parlament, d.m.th pasi i ka miratuar parlamenti, apo pasi kanë hyrë në fuqi, këtë e kërkojnë një e pesta, të themi, e anëtarëve të zonave lokale ose 500.000 zgjedhës. Referendumi nuk shpallet në rast se nuk është miratuar me shumicën e votave të vlefshme. Krenar Loloçi: Nuk mund të përdorim fjalën “shpallet”, sepse nuk ka të bëjë me referendumin. Spartak Ngjela: Dakord, në vend të fjalës “shpallet” të përdorim një fjalë tjetër. Sabri Godo: Mbledhja ndërpritet, seanca tjetër fillon në orën 17:00. Po të jetë e mundur të bëhen konsultimet përkatëse, përfshi dhe tekstet në gjuhë të huaj dhe në gjuhën italiane, dhe në përfundim të na propozohet një formulim. [Mbledhja rifillon në orën 17:00] Sabri Godo: Lidhur me referendumin, unë do të sugjeroja që të rrisim numrin e firmave për t’u mbledhur në 60.000, si dhe të vëmë një afat 2 mujor pas miratimit të ligjit nga parlamenti. Me kalimin e 2 muajve nga data e miratimit të një ligji, nuk mund të bëhet më referendum për të. Jemi dakord? Spartak Ngjela: Dhe po u kërkua të bëhet referendumi, atëherë ligji duhet të pezullohet brenda këtyre 2 muajve. Sabri Godo: Brenda 2 muajve pas miratimit të ligjit nga parlamenti.

528 Leontiev Çuçi: Nga dekretimi i Presidentit! Sabri Godo: Brenda 2 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit. Leontiev Çuçi: Domethënë 15 ditë pas shpalljes në Fletoren Zyrtare. Jonuz Begaj: Sidoqoftë, çështja është se ligji do të mbetet 2 muaj i bllokuar. Haxhi Aliko: Ky është afati i përcaktuar për kryerjen e referendumit dhe në rast se kërkohet të bëhet referendum, përndryshe ligji nuk bllokohet. Sabri Godo: Ka vërejte të tjera? Jo. Atëherë, kalojmë tek pjesa “Për financat publike”, tek neni 1 492 . Ka vërejte? Jo. Kalojmë tek neni 2 493 . Leontiev Çuçi: Kam një koment për fjalinë e dytë. Në praktikën e funksionimit të mekanizmit financiar dhe buxhetor, efektivisht shteti, dhe jo vetëm ai shqiptar, por edhe shtetet e tjera më të zhvilluara e kanë këtë, merr kredi nga Banka e Shqipërisë për të mbuluar deficitin. Në këtë pikëpamje kjo fjali duhet hequr. Sabri Godo: Po i referohem praktikës së pesë viteve të fundit në Shqipëri. Pothuajse nuk ka ekzistuar bankë, por ka pasur qeveri që vetëm kanë futur dorën në thesin “buxhet” dhe kanë marrë para kur të donin dhe sa të donin. Leontiev Çuçi: Si ligji i parë për Bankën e Shqipërisë, ashtu dhe i dyti i cili është bërë me asistencë të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, lejon marrjen e kredisë nga shteti deri në një masë të përcaktuar. 494 492 Neni 1: “Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare, si dhe lehtësimi ose përjashtimi i kategorive të përcaktuara të taksapaguese prej tyre, vendosen me ligj”. 493 Neni 2: “Shteti mund të marrë hua dhe të garantojë kreditë financiare sipas kushteve të përcaktuara me ligj. Defiçiti buxhetor nuk mund të mbulohet nëpërmjet marrjes së kredive nga Banka e Shqipërisë”. 494 Ligji nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, në nenin 30, paragrafi 4, parashikon se kredia ose huaja dhënë qeverisë nuk duhet në asnjë rast të kalojë vlerën 5% të mesatares vjetore të të ardhurave të buxhetit për tre vitet e fundit financiare paraardhëse. Gjithsesi, paragrafët 7 dhe 8 parashikojnë se për vitet 1998 dhe 1999 ky kufi do të jetë 30%, ndërsa për vitet në vazhdim kufiri do të jetë 5%. Sipas nenit 32, paragrafët 1 dhe 2 të ligjit të mëparshëm nr. 8076, datë 22.2.1996 “Për Bankën e Shqipërisë”, Banka e Shqipërisë i jep kredi shtetit nëpërmjet blerjes së letrave me vlerë

529 Sabri Godo: Në rregull, po a ka ndonjë afat shteti për të kthyer kredinë e marrë? Leontiev Çuçi: Brenda 6 muajve, po nuk u kthye kredia, shteti duhet të kthejë bonot e thesarit. 495 Spartak Ngjela: Po s’e ktheu, çfarë përgjegjësie mban qeveria? Jep dorëheqjen? Haxhi Aliko: Le të na thonë specialistët si e motivojnë këtë ndalim? Kristaq Traja: Një nga arsyet do të ishte që qeveria, shteti të mos i përdorë paratë ashtu si i vjen, ose siç thotë zoti Godo, një e dy të fusë dorën në thes. Ne mendojmë se ky ndalim e disiplinon vërtet shpenzimin e të ardhurave publike. Spartak Ngjela: Por duhet konsideruar edhe rreziku nga inflacioni. Për shembull, shteti mori një kredi prej 70 milion lekë. Më pas ai e rrit inflacionin në mënyrë arbitrare. Edhe pse shteti mund të kthejë 70 milion, në fakt, vlera është më e vogël në proporcion me vlerën që është zhvlerësuar leku për shkak të inflacionit. Kush mban përgjegjësi për këto? Nuk janë lojëra që mund të kalojnë lehtë këto, sepse po të hapen kartat dhe të bëhen analizat përkatëse financiare gjendet ku kanë shkuar paratë. Leontiev Çuçi: Më thuaj, të lutem, cili shtet nuk ka deficit buxhetor dhe nuk përpiqet ta mbulojë këtë? Spartak Ngjela: Banka Tregtare, Banka e Kursimeve kanë blerë bono thesari me paratë e firmave rentiere dhe nuk po kthejnë paratë akoma. Vijmë te Banka e Shqipërisë, e cila komandon sistemin e kreditit. dhe bonove të thesarit. Paragrafi 3 i po këtij neni përcaktonte se kufijtë e financimit për vitet 1996, 1997 dhe 1998, në rastin e blerjes së letrave më vlerë prej Ministrisë së Financave do të ishin përkatësisht 10%, 6% dhe 2% të të ardhurave të zakonshme të buxhetit të shtetit të vitit të mëparshëm financiar. Ndërsa në rastin e blerjes së bonove të thesarit, kufiri i financimit për këto vite do të ishte 4% i të ardhurave të zakonshme të buxhetit të vitit të mëparshëm financiar. (Shënim i red.) 495 Neni 30, paragrafi 2, i ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon: “Banka e Shqipërisë, brenda kufijve të parashikuar në këtë nen, mund t’i japë kredi ose hua qeverisë së Republikës së Shqipërisë me maturime të cilat nuk kalojnë gjashtë muaj”.

530 Bankat duhet të jenë të lira të japin kredi. Në qoftë se kredia u ndalohet bankave, çfarë kërkojmë pastaj? Ky është qëndrim komunist! Leontiev Çuçi: Ne po flasim për shtetin që duam të ndërtojmë dhe për mekanizmat financiarë që funksionojnë sot në vendet e zhvilluara. Pandeli Majko: Pra, të lihet pika 1 dhe të hiqet pika 2. Leontiev Çuçi: Për mua, realisht pika 2 nuk qëndron! Engjëll Bejtaj: Do të dëshiroja që zoti Çuçi, si specialist në këtë fushë, të na sqarojë më gjerë në këtë drejtim. Sabri Godo: Dakord, të dëgjojmë Leontiev Çuçin, sepse edhe kjo është e vërtetë. Jonuz Begaj: T’ia lëmë këtë pikë Komisionit të Ekonomisë. Sabri Godo: Nuk do të kërkojmë ekspert tjetër. Leontiev Çuçi: Unë do nisem nga një logjikë e thjeshtë për të arritur një lloj konkluzioni. Deficiti buxhetor është pjesë e funksionimit të buxhetit të shtetit. Në fillim parashikohen fonde për të përballuar shpenzimet reale. Të ardhurat në fillimet e një aktiviteti, siç dihet, nuk arrijnë që t’i mbulojnë shpenzimet. Përveç këtyre, do të shtohen edhe shpenzime të tjera që do të dalin gjatë vitit. Pra, logjika e ndërtimit e funksionimit të mekanizmit buxhetor dhe financiar parashikon mundësinë që shteti duhet të ketë të drejtë për të marrë kredi. Pas kësaj shtrohet pyetja se cili institucion do t’ia japë kredinë. Do të jetë patjetër një bankë si institucioni i vetëm kreditues në vend. Dhe një bankë e tillë është Banka e Shqipërisë ose Banka Kombëtare. Se si jepet kredia, cili është afati i maturimit të saj, burimet financiare, etj., janë probleme të tjera që do të zgjidhen me akte të tjera. Për shembull, Banka e Shqipërisë përdor si burim kapitalin e saj themelor, rezervat valutore të bankave të nivelit të dytë, të ardhurat që sigurohen nga shërbimet, etj. Ky është një vështrim mjaft i përgjithshëm. Atëherë, në këto kushte, shteti ka të drejtë të marrë kredi me afate të caktuara maturimi që mund të jenë 6 mujore ose një vjeçare. Kështu u veprua për shembull në vitin 1997, kur shteti, në kuadrin e deficitit buxhetor, planifikoi t’i shlyente Bankës së Shtetit 37 miliardë lekë të reja. Pra, është në logjikën dhe konceptin e vetë funksionimit të mekanizmave financiarë të shtetit që të marrë kredi, dhe, më pas, të planifikojë

531 kthimin e tyre. Pra, pasi shlyen një pjesë, shteti llogarit të shesë bono thesari, një pjesë prej të cilave i përdor përsëri për shlyerjen e kredisë ndaj Bankës, e kështu me radhë, në mënyrë ciklike, mekanizmi funksionon. Në logjikën e funksionimit është vetëm Banka e Shqipërisë që i jep kredi shtetit. Spartak Ngjela: Lëre kritikën! Sabri Godo: Banka është partnere me shtetin, apo është e pavarur? A bën Banka një politikë të pavarur monetare? Pasi të marrim përgjigjen e kësaj e të sqarojmë pozicionin e Bankës, atëherë do të shikojmë se ç’qëndrim do të mbajmë. Engjëll Bejtaj: A ka ndonjë lloj konflikti marrja e kredisë dhe sa mund të vazhdojë procesi i kredimarrjes? A ka ndonjë kufi? Leontiev Çuçi: Kufiri vendoset me ligj me qëllim që të mbrohen treguesit kryesorë makroekonomikë e financiarë. Sabri Godo: Duhet të sqarojmë dy gjëra: a duhet të ndërhyjë shteti në këto marrëdhënie me Bankën dhe pastaj, në një fazë të dytë, të diskutojmë për mekanizmin që i rregullon këto marrëdhënie. Leontiev Çuçi: Zoti Godo, e para, Banka është një institucion i pavarur, por kjo nuk mund të kuptohet në mënyrë absolute. Pra, është funksion i pavarur që rregullohet me ligj, nuk merr urdhra a direktiva as nga Kryeministri e as nga Ministri i Financës, madje me ligjin e fundit “Për Bankën e Shtetit” që u miratua në parlament iu hoq e drejta Ministrit të Financave të kishte përfaqësues të tij në Bord, 496 veprim i cili u cilësua si rritje e shkallës së pavarësisë financiare. Pra, ndërsa rritëm pavarësinë e Bankës, me ligj e detyrojmë këtë që të hyjë në marrëdhënie të caktuara me shtetin. Sabri Godo: Domethënë janë si partnerë. Leontiev Çuçi: Gjithmonë si partnerë, por vetëm me Bankën e Shqipërisë. Bankat e tjera të nivelit të dytë që mund të jenë private ose shtetërore nuk kanë të njëjtat marrëdhënie me shtetin. 496 Sipas nenit 47, pika (d), të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, çdo anëtar i Këshillit Mbikqyrës, duke përfshirë Guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët, pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi në qoftë se ai ose ajo gjatë ushtrimit të detyrës merr pjesë në mënyrë aktive në veprimtari politike.

532 Sabri Godo: Atëherë, si rregullohen këto marrëdhënie partneriteti? Leontiev Çuçi: Vetëm me marrëveshje 497 të nënshkruara në bazë të ligjit. Rregullohet me ligj. Në bazë të ligjit, vetëm Ministri i Financave ka të drejtë që në emër të shtetit ose të qeverisë shqiptare të nënshkruajë marrëveshje të tilla. Limiti i marrëveshjes shkon deri në 10%. 498 Sabri Godo: Marrëveshje me Bankën?! Leontiev Çuçi: Ministri i Financave mund të kërkojë deri në 70%. Sabri Godo: Pra, shteti i mori paratë, të financuara nga Banka e Shtetit shqiptar deri në limitin që thamë. Tani si i bëhet për kthimin e borxhit? Leontiev Çuçi: Nga të ardhurat që realizon shteti në gjashtëmujorin e dytë ose vitin pasardhës i kthen Bankës tërësisht ose pjesë-pjesë, borxhin, kredinë, si dhe interesin e kësaj të fundit. Sabri Godo: Domethënë nuk ka kufij kohorë. Leontiev Çuçi: Ka kufij detyrues! Sabri Godo: Dhe shteti mund të vazhdojë përsëri të marrë. Leontiev Çuçi: Fillimisht kthen ato që ka marrë, pastaj hyn në marrëveshje të reja. Me ligj e ka deri në 10% , paragrafi 5 i nenit 30 thotë deri në 8%. Haxhi Aliko: Ata që dhanë gjatë 5 vjetëve të kaluara, budallenj qenë? Sabri Godo: Ata i nxorën themelet Bankës, e shkatërruan krejt! 497 Në paragrafin e tretë të nenit 30 të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë” ku trajtohen kreditë që i jep Banka e Shqipërisë qeverisë, ndër të tjera thuhet se për çdo kredi ose hua duhet të përfundohet marrëveshja me shkrim e kredisë ose e huasë midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministri i Financave dhe Bankës së Shqipërisë. Marrëveshja duhet të përcaktojë qartë shumën kryesore të kredisë ose të huasë, maturimin e saj, normat e aplikuara të interesit dhe kushte e shpenzime të tjera të mundshme. (Shënim i red.) 498 Neni 30, paragrafi 5, po aty: “Shuma kryesore e kredisë ose huasë nuk duhet të kalojë vlerën prej 8% të mesatares vjetore të të ardhurave të buxhetit të qeverisë për tre vitet e fundit financiare paraardhëse”.

533 Leontiev Çuçi: Nuk shkatërruan Bankën e Shqipërisë, ata shkatërruan bankat e nivelit të dytë! Banka e Shqipërisë nuk jep kredi, as mban depozita të klientelës. Ajo luan një rol të veçantë. Ajo ka të drejtën ekskluzive të emetimit të monedhës, bën politikën monetare, mbikëqyr politikën inflacioniste, kursin e monedhës. Këto janë detyrat kryesore të Bankës. 499 Mos ngatërroni Bankën e Shqipërisë me bankat e tjera! Banka e Shqipërisë mbikëqyr bankat e tjera, përcakton politikat e financimit të kreditit, etj. Sabri Godo: Atëherë, ose duhet ta heqim fare këtë nen, ose ta mbajmë ashtu siç ishte duke shtuar afatin e marrjes së kredisë, si dhe të përcaktojmë modalitetet e tjera për mënyrën se si bëhet kthimi i kredisë. Leontiev Çuçi: Po ju lexoj pikën 2 të nenit 30 të ligjit “Për Bankën [e Shqipërisë]” që është miratuar së fundi me ndihmën e Bankës Botërore dhe të FMN-së 500 : “Banka e Shqipërisë brenda kufijve të përcaktuar në këtë nen mund t’i japë kredi ose hua qeverisë së Republikës së Shqipërisë me maturime, të cilat nuk kalojnë 6 muaj”. Pra, unë ju sugjeroj që ta heqim pikën e dytë. Haxhi Aliko: Po përpara se ta heqim, të dimë përse është vënë… Krenar Loloçi: Ka dhe eksperienca të Evropës Lindore, si ajo e Polonisë, etj., që e ndalojnë. 501 Sabri Godo: Tani për tani, ne e quajmë këtë pikë të nenit të hequr. Por, zoti Çuçi duhet ta diskutosh këtë çështje edhe një herë me ekspertë 499 Detyrat kryesore të Bankës së Shqipërisë janë: a) Të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë politikën monetare të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor; b) Të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë regjimin e këmbimit valutor, si dhe politikën e kursit të këmbimit të valutave në Republikën e Shqipërisë; c) Të liçensojë ose t’ua revokojë këtë liçensë bankave dhe të mbikqyrë veprimtarinë e tyre bankare me qëllim që të sigurojë stabilitetin e sistemit bankar; ç) Të disponojë dhe të administrojë rezervat e saj valutore; d) Të veprojë me cilësinë e bankierit, këshilltarit dhe të agjentit fiskal për qeverinë e Republikës së Shqipërisë; dh) Të nxisë funksionimin normal të sistemit të pagesave. Idem, neni 3, paragrafi 4. 500 Fondi Monetar Ndërkombëtar. 501 Neni 220, paragrafi 2, i Kushtetutës së Polonisë parashikon: “Defiçiti buxhetor nuk mund të mbulohet nga buxheti duke kontraktuar me Bankën Qendrore të shtetit për detyrime kredituese”.

534 të FMN-së dhe të Bankës Botërore dhe, po të jetë nevoja, do t’i kthehemi edhe një herë këtij formulimi. Kalojmë më tej tek neni 3 502 . Leontiev Çuçi: Desha vetëm të konsultoj me specialistin, nëse duhet “pronë shtetërore” apo “pronë publike”. Në fakt, ka ndryshim ndërmjet pronës shtetërore dhe asaj publike. Prona shtetërore është koncepti i trashëguar nga sistemi ekonomik i mëparshëm, ndërsa prona publike më duket një koncept më i gjerë. Spartak Ngjela: Nocioni del nga e drejta civile. Në pronën publike përfshihen edhe prona që janë të shtetit. Haxhi Aliko: Një central atomik nuk mund të jetë kurrë pronë publike. Leontiev Çuçi: Jo, ai është pronë publike. Engjëll Bejtaj: Atëherë, hidrocentralet janë pronë publike apo shtetërore? Kristaq Traja: Në qoftë se i përkasin vetëm shtetit, janë shtetërore. Në qoftë se një hidrocentral zotërohet nga shteti në masën 60%, dhe nga një kompani private në masën 40%, atëherë kemi të bëjmë me një pronë publike për pjesën 60%. Buxheti i shtetit përfiton në masën 60% nga ky hidrocentral. Haxhi Aliko: Këto “të ardhurat e tjera” tek pika 3 bëhen pjesë e pronës publike? Krenar Loloçi: Është fjala për të ardhura të tjera nga prona shtetërore. Kemi të ardhura nga taksat, tatimet, por, shteti mund të ketë ndërmarrjet e tij dhe mund të sigurojë të ardhura prej tyre, të cilat kalojnë në buxhet, pra, në favor të shtetit dhe në këtë kuptim ato bëhen pjesë e pronës shtetërore. 502 Neni 3: “1. Sistemi buxhetor përbëhet nga buxheti i shtetit dhe buxhetet lokale. 2. Buxheti i shtetit krijohet nga të ardhurat e mbledhura prej taksave, tatimeve dhe detyrimeve të tjera financiare, si dhe nga të ardhurat e tjera të pronës shtetërore. 3. Organet lokale caktojnë dhe mbledhin taksa dhe detyrime të tjera siç përcaktohen me ligj. 4. Organet shtetërore dhe ato lokale janë të detyruara t’i bëjnë publike të ardhurat dhe shpenzimet”.

535 Sabri Godo: Atëherë, të gjendet se cila do të ishte më saktë për t’u përdorur, “shtetërore” ose “publike”, dhe të vendoset tek pika 2. Ka vërejtje të tjera? Jo. Kalojmë tek neni 4 503 . Leontiev Çuçi: Çfarë do të quajmë “sesion vjeshte”? Haxhi Aliko: Shtator – dhjetor, e ke në Rregulloren e Kuvendit. Unë kisha këtë pyetje: përse duhet të ketë sanksion për Kuvendin kur vonesat mund t’i shkaktojë Kryeministri i cili nuk e përgatit në kohë projektbuxhetin? Sabri Godo: Më duket se këtu duhet bërë vetëm një korrigjim në pikën e parë: “Kryeministri, në emër të qeverisë, paraqet projektligjin për buxhetin në fillim të sesionit të vjeshtës, i cili nuk mbyllet pa e miratuar atë”. Them “në fillim” për t’i lënë kohën e duhur Kuvendit. Haxhi Aliko: T’i vihet kufi qeverisë ose Kryeministrit që ta paraqesë projektbuxhetin brenda 30 nëntorit. Krenar Loloçi: Fillimisht e kishim vënë në fillim të sesionit të vjeshtës. Por, duke ju referuar traditës shqiptare, që projektbuxhetet paraqiten me vonesë, e bëmë “në sesionin e vjeshtës”. Sigurisht, projektbuxheti mund të paraqitet në shtator ose tetor. Më tej, në nëntor, dhjetor nuk ka kuptim ta paraqitet pasi kufizon tej mase kohën që i duhet Kuvendit për ta shqyrtuar e miratuar. Haxhi Aliko: Ndëshkimi, si të themi, është parashikuar vetëm për Kuvendin. Krenar Loloçi: Por edhe për qeverinë! Haxhi Aliko: Qeveria vazhdon punën e vet. Qeveria duhet të detyrohet të ketë një afat brenda të cilit të dorëzojë projektbuxhetin. Krenar Loloçi: Në qoftë se do t’i referohemi kushtetutave të tjera, ato parashikojnë fillimin e sesionit të vjeshtës si kohën e paraqitjes së projektbuxhetit. 503 Neni 4: “1. Kryeministri, në emër të qeverisë, i paraqet Kuvendit projektligjin për buxhetin në sesionin e vjeshtës, i cili nuk mund të mbyllet pa e miratuar atë. 2. Në qoftë se projektligji nuk arrin të miratohet deri në fillim të vitit të ardhshëm financiar, qeveria zbaton buxhetin e vitit paraardhës derisa të miratohet buxheti i ri. 3. Në qoftë se Kuvendi nuk miraton buxhetin e ri brenda tre muajve nga dita e mbarimit të vitit të kaluar financiar, Presidenti i Republikës mund të shpërndajë Kuvendin”.

536 Haxhi Aliko: Nuk duhet lënë projektbuxheti të vijë në Kuvend më 25 dhjetor, sepse në këtë mënyrë qeveria do të përdorë buxhetin e vitit që kaloi për 3-mujorin e parë të vitit pasardhës. Unë kërkoj që Kuvendi të ketë përgjegjësinë për të shqyrtuar e përfunduar projektin një muaj pasi ta ketë dorëzuar qeveria. Sabri Godo: Të themi “në fillim të sesionit”. Sigurisht, mund të caktojmë edhe një datë fikse si kufirin e fundit kohor të paraqitjes së projektit nga ana e qeverisë… Haxhi Aliko: Dakord, mund t’i lëmë edhe nëntorin qeverisë në dispozicion, por jo më vonë se fundi i nëntorit! Sabri Godo: Domethënë, ti propozon një datë të caktuar brenda së cilës qeveria të paraqesë projektbuxhetin? Krenar Loloçi: Po caktove një datë fikse dhe qeveria nuk e përmbush, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës! Leontiev Çuçi: Praktika e paraqitur këtu është përgjithësisht e rregullt, me përjashtim të disa ndryshimeve kohore. Për sa i përket shqyrtimit të projektbuxhetit edhe në 3-mujorin e parë të vitit pasardhës, kjo nuk është ndonjë gjë e panjohur. Kështu ka operuar buxheti i shtetit shqiptar, kështu operojnë dhe shumë buxhete të shteteve të tjerë. Kjo praktikë vjen për shkak të vështirësive të ndryshme që ekzistojnë. Pyetja ime do të ishte: mos vallë nuk duhet të parashikojmë me hollësi në Kushtetutë elementët e miratimit të buxhetit? Kristaq Traja: Këtu mund të dallohen dy momente: momenti i parë ka të bëjë me miratimin e buxhetit, dhe momenti i dytë ka të bëjë me pasojat që mund të ndjehen në vitin financiar pasardhës nga mosmiratimi i projektbuxhetit. Në dispozitë thuhet se sesioni i vjeshtës nuk mund të mbyllet pa e miratuar projektligjin për buxhetin. Efektivisht sesioni i vjeshtës fillon në javën e parë të shtatorit dhe mbyllet më 25 dhjetor, ndërsa sesioni i pranverës fillon javën e tretë të janarit. Këtë pushim ndërmjet sesionesh Kuvendi është i detyruar të mos e bëjë derisa të miratojë buxhetin. Ndërkohë hyri viti i ri financiar, 1 Janari. Do të përdoret buxheti i vjetër derisa të miratohet i

537 riu. Diskutimet për buxhetin mund të vazhdojnë gjatë sesionit të pranverës, por jo më shumë se tre muaj. Pandeli Majko: Kjo më duket mirë. Kristaq Traja: Pra, sesioni i vjeshtës do të mbyllet vetvetiu në janar, javën e tretë të janarit, por nuk mund të mbyllet pa e miratuar projektligjin për buxhetin. Në qoftë se nuk miratohet deri në përfundim të sesionit të vjeshtës, atëherë kalohet drejtpërdrejt në sesionin pranverës, brenda të cilit projektligji për buxhetin duhet të miratohet. Haxhi Aliko: Po në qoftë se qeveria nuk e sjell buxhetin deri në fund të dhjetorit, pse të mos mbyllet sesioni i vjeshtës në dhjetor? Sabri Godo: Unë mendoj se kjo nënkuptohet. Krenar Loloçi: Sigurisht. Në një rast të tillë Kuvendi mund të miratojë një mocion mosbesimi kundër qeverisë ose Kuvendi kërcënohet të shpërndahet pas rreth 3 muajsh. Haxhi Aliko: Pra, qeveria është e detyruar të paraqesë projektligjin për buxhetin brenda sesionit të vjeshtës, përndryshe Kuvendi i heq besimin? Krenar Loloçi: Pikërisht kështu duhet kuptuar. Sabri Godo: Çfarë qeverie është ajo që nuk është në gjendje të paraqesë buxhetin deri në 25 dhjetor? Sigurisht, nuk ke përse e do më këtë qeveri. Kundër saj ushtron menjëherë mocion mosbesimi. Pa dyshim, kështu duhet kuptuar. Krenar Loloçi: Midis qeverisë dhe Kuvendit ekziston një marrëdhënie përgjegjësie reciproke; qeveria është e detyruar ta paraqesë, por edhe Kuvendi duhet ta detyrojë qeverinë, në kuptimin politik të fjalës, për të paraqitur projektligjin për buxhetin. Leontiev Çuçi: Në qoftë se nuk e paraqet, do të mbyllet apo jo sesioni i vjeshtës? Krenar Loloçi: Do mbyllet, por Kuvendi mund të kërkojë shkarkimin e qeverisë.

538 Sabri Godo: Mua më duket se është mirë. Nuk ka nevojë për të shtuar hollësira të tjera. Leontiev Çuçi: Duhet të mbajmë parasysh një gjë nisur nga praktika dhe baza ligjore shqiptare, por jo vetëm shqiptare: për mbylljen e vitit financiar duhet një periudhë kohe, gjë që e gjejmë të parashikuar edhe më poshtë kur thuhet se: “Qeveria është e detyruar që, brenda 3 muajve nga dita e mbarimit të vitit financiar, t’i paraqesë raport Kuvendit”, ndërkohë që bilanci i buxhetit të shtetit, në bazë të ligjit për kontabilitetin, mbyllet në 31 mars të vitit pasardhës siç ndodh në çdo vend të botës. Krenar Loloçi: Mbi bazën e këtij bilanci që mbyllet në datën 31 mars do të bëhen rekordimet përkatëse për vitin tjetër që fillon më 1 Janar. Leontiev Çuçi: I paraqitet raport Kuvendit lidhur me zbatimin e buxhetit. Pasi mbyllet raporti kontabël i buxhetit, ai aprovohet. Krenar Loloçi: Dakord! Kristaq Traja: Shpenzimet e vitit të kaluar duhet të aprovohen brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës! Haxhi Aliko: Ka një pikënisje. Mund të bësh një përjashtim këtë vit, por vitin e ardhshëm kjo çështje duhet të rregullohet. Projektligji i buxhetit që do të miratohet në fund të vitit fillon që në gjashtëmujorin e parë. Krenar Loloçi: Deri në 31 mars, do të jenë nxjerrë shpenzimet e vitit të kaluar. Leontiev Çuçi: Mundësitë reale dhe praktike që një praktikë e tillë të gjejë zbatim të plotë në realitetin shqiptar mund të realizohen pas 10 vjetësh! Kjo më shqetëson. Të gjitha vendet kanë deficit buxhetor dhe e kanë të vështirë. A duhet të qëndrojë ky parashikim kushtetues, apo t’ia lëmë ligjit organik të buxhetit? Nga cilat kushtetuta e keni marrë këtë? Krenar Loloçi: Pothuaj të gjitha. 504 504 Neni 148, paragrafi 2, i Kushtetutës sllovene parashikon: “Kur buxheti i shtetit ose i organeve të qeverisë lokale nuk është miratuar në kohën e duhur, shpenzimet e shtetit ose të organit të qeverisë lokale do të financohen përkohësisht në përputhje me afatet e

539 Pandeli Majko: Në parim jemi dakord, me përjashtim të pikës 3 që bën fjalë për shpërndarjen e parlamentit. Nuk është e qartë, Presidenti “mund të shpërndajë” apo “e shpërndan” Kuvendin? Krenar Loloçi: Kjo pikë e lë në vullnetin e Presidentit shpërndarjen. Në qoftë se deri tani kemi thënë se Presidenti e shpërndan automatikisht Kuvendin, në rast se ky nuk zgjedh Kryeministrin tjetër, pa dashur të përmend edhe rastet e tjera të shpërndarjes së Kuvendit, në rastin në shqyrtim shpërndarja e Kuvendit është plotësisht në dorë të Presidentit. Në këtë rast çështja nuk është kaq e thjeshtë. Mosaprovimi i buxhetit flet për ekzistencën e kontradiktave të fuqishme politike, jo thjesht ndërmjet shumicës dhe opozitës, por edhe ndërmjet shumicës dhe Kryeministrit dhe qeverisë. Në këto kushte, i lihet Presidentit të gjykojë nëse duhet të shpërndajë parlamentin apo duhet të presë edhe pak nëse mosmarrëveshjet shuhen. Pandeli Majko: Faji për mosmiratimin e buxhetit nuk rëndon tek parlamenti, por tek qeveria. Kristaq Traja: Ky është një lloj mocioni mosbesimi ndaj qeverisë. Pandeli Majko: Kur kalon afati, Presidenti mund ta shpërndajë parlamentin, por normalisht duhet që qeveria të japë dorëheqjen. Krenar Loloçi: Nga ana tjetër, mundet që miratimi të mos bëhet nga parlamenti, pasi ky mund të mos jetë dakord me projektligjin për buxhetin e paraqitur nga Kryeministri. Në një rast të tillë, Kryeministri mund të paraqesë mocion besimi në parlament. Sabri Godo: Ky diskutim u provokua ngaqë kjo është pak ekuivoke, pasi thotë “mund ta shpërndajë”. Por çfarë tjetër mund të bëjë buxhetit të fundit paraardhës të shtetit ose të organit të pushtetit lokal në fjalë”. Kushtetuta estoneze në nenin 118 parashikon: “Buxheti i shtetit i miratuar nga Riigikog- u hyn në fuqi në fillim të vitit buxhetor. Në qoftë se Riigikog-u nuk e miraton buxhetin e shtetit në fillim të vitit buxhetor, atëherë do të lejohen të bëhen shpenzime çdo muaj deri në masën e një të dymbëdhjetës së shpenzimeve të vitit të mëparshëm buxhetor”. Neni 119 i po kësaj Kushtetute parashikon: “Në qoftë se Riigikog-u nuk e miraton buxhetin e shtetit brenda 12 muajve nga fillimi i vitit buxhetor, Presidenti i Republikës deklaron zgjedhjet e reja”. Neni 222 i Kushtetutës polake parashikon: “Këshilli i Ministrave i paraqet Sejm-it projketbuxhetin e vitit tjetër jo më vonë se tre muaj para fillimit të vitit fiskal. Në raste përjashtimore, projekti mund të paraqitet dhe më vonë”.

540 Presidenti? T’i kërkojë parlamentit të vazhdojë bisedimet për buxhetin? Pandeli Majko: Kur parlamenti është i pakënaqur, ia kthen projektbuxhetin qeverisë për ta plotësuar ose ndryshuar. Pavarësisht nga kthimi, parlamenti nuk bën mocion mosbesimi. Ai vetëm i kërkon qeverisë t’i bëjë rregullimet përkatëse projektbuxhetit. Ndërkohë koha kalon, madje rrezikohet të kalojë edhe afati 3-mujor! Spartak Ngjela: Qeveria mbahet nga mazhoranca që përfaqëson. Mazhoranca që e ka zgjedhur nuk e rrëzon thjesht për buxhetin. Problemi nuk shtrohet se qeveria do të rrëzohet nga mazhoranca. Në qoftë se mazhorancës që e ka formuar qeverinë nuk i pëlqen buxheti i përgatitur prej kësaj, mazhoranca e heq fare qeverinë, madje pa i thënë fare shkakun. Këtu flasim për momentet kur mazhoranca ka rënë në krizë. Nga njëra anë qeveria kërkon t’i imponohet shumicës. Shumica nuk e pranon buxhetin e paraqitur. Kështu që krijohen premisat për vonesa. Pandeli Majko: Gjithë problemi është që projektbuxheti kthehet. Mosmiratimi i buxhetit vjen për arsye teknike. Për këtë persona e specialistë mund të mbajnë përgjegjësi ose duhet t’u kërkohet llogari. Prandaj kjo fjala [“mund”] ka nevojë për një shpjegim. Kristaq Traja: Prandaj është “mund”. Po qe se projektbuxheti kthehet dhe duhet edhe një ose dy javë kohë për t’u plotësuar, atëherë i kërkohet Presidentit të mos e shpërndajë Kuvendin. Kjo është në dorë të Presidentit, i cili në një rast të tillë nuk e ushtron këtë të drejtë. Krenar Loloçi: Po t’i referohemi praktikës amerikane, në qoftë se buxheti nuk miratohet në kohën e duhur, ndërpritet dhënia e pagave të punonjësve të administratës. Sabri Godo: Më duket se të gjitha këto i thamë për të thënë se ky nen është mirë në mënyrën se si është formuluar. Dakord? Vazhdojmë me pikat e tjera të nenit 4 505 . Ka njeri gjë për këto? Jo. Dakord. Vazhdojmë me nenin 5 506 . 505 Vazhdimi i nenit 4 parashikonte: “4. Qeveria është e detyruar, që brenda tre muajve pas mbarimit të vitit financiar t’i paraqesë raport Kuvendit lidhur me zbatimin e buxhetit dhe borxhit shtetëror të vitit të kaluar. 5. Kuvendi vendos përfundimisht, pasi ka lexuar

541 Spartak Ngjela: Si duhet kuptuar pika 3? Kristaq Traja: Një ligj ka vendosur një buxhet të caktuar për një institucion. Një ligj i ri që del për këtë institucion nuk mund ta ulë buxhetin e tij pa kufizuar më parë ligjin me të cilin është vendosur fillimisht buxheti. Leontiev Çuçi: Unë sugjeroj që pika 2 të bëhet: “Ndryshimet në buxhet bëhen sipas procedurës së parashikuar për hartimin dhe miratimin e vetë ligjit vjetor të buxhetit”. Pra, të specifikohet “miratimi i vetë ligjit vjetor të buxhetit”. Krenar Loloçi: Nuk është nevoja. Duke thënë “buxheti”, kuptohet se ai miratohet çdo vit. Leontiev Çuçi: Del disi e papërcaktuar… Se mund të kuptosh edhe ndryshime në ligjin organik të buxhetit. Nuk është fjala për ndryshimet në ligjin organik të buxhetit. Bëjmë fjalë vetëm për ndryshime në ligjin vjetor të buxhetit, duke e lënë të hapur mundësinë e nënkuptimit edhe të ligjit organik. * * * edhe raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”. 506 Neni 5: “1. Gjatë vitit financiar, Kuvendi mund të bëjë ndryshime në buxhet. 2. Ndryshimet në buxhet bëhen sipas procedurës së parashikuar për hartimin dhe miratimin e vetë buxhetit. 3. Shpenzimet e parashikuara me ligje të tjera nuk mund të ulen sa kohë që këto ligje janë në fuqi”.

542 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 6 QERSHOR 1998 (TEMA E DISKUTIMIT: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT) Në mbledhje diskutojnë: Sabri Godo (bashkëkryetar, dhe që drejton mbledhjen), Spartak Braho, Haxhi Aliko, Jonuz Begaj (anëtarë), Petrit Kalakula (pa të drejtë vote). Krenar Loloçi: Sa për dijeni, kjo pjesë është bërë e gjitha nga ekspertë të Këshillit të Evropës në bashkëpunim me specialistët shqiptarë. Kristaq Traja: Kontrolli i Shtetit nuk ka të drejtë të marrë vendime detyruese! Sabri Godo: Tek neni 1 507 sugjeroj të bashkojmë pikat 1 dhe 2: “Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai është i pavarur dhe i nënshtrohet …” Në grup: Po, shumë e drejtë. Petrit Kalakula: Në pikën e parë ka një përsëritje kur thuhet se Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit. Njëra duhet eliminuar. Sabri Godo: E drejtë. Jonuz Begaj: Por është një përsëritje e domosdoshme! Sabri Godo: Vazhdojmë me pikën 3, e cila bëhet pika 2. Maksim Haxhia: “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës”. Spartak Braho: Kryetari dhe zëvendësi. 507 Neni 1 i pjesës “Kontrolli i Lartë i Shtetit”: “1. Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. 2. Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucion i pavarur dhe i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. 3. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. 4. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit qëndron në detyrë për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje”.

543 Krenar Loloçi: Përgjithësisht, zëvendësit nuk përmenden kur është fjala për institucione që janë në formë monokratike. 508 Petrit Kalakula: Pikat 3 dhe 4 të bashkohen gjithashtu, dhe pika të bëhet: “Ai qëndron në detyrë për pesë vjet me të drejtë rizgjedhjeje”. Sabri Godo: Dakord, e heqim atë përsëritje atje. Haxhi Aliko: Po ideja që u hodh në parlament dhe që u zbatua se Kryetari i KLSH-së duhet të jetë nga opozita, a ka nevojë të jetë? Krenar Loloçi: Nuk mund të flitet në Kushtetutë për opozitë ose shumicë! Sabri Godo: Jo, jo nuk kemi pse përmendim opozitën. Jonuz Begaj: Këto janë zgjidhje politike. Maksim Haxhia: Ai mund të jetë i pavarur, pse duhet të jetë medoemos opozitar? Sabri Godo: Që do të kërkohet të jetë nga opozita, kjo do të kërkohet. Megjithatë, ka vërejtje të tjera? Kalojmë tek neni 2 509 . Spartak Braho: Po fondet që u jep shteti partive? Kristaq Traja: Përfshihen tek pika (b). Sabri Godo: Dakord. Vërejtje të tjera? Nuk ka. Vazhdojmë tek neni 3 510 . Perikli Zaharia: Ndoshta mund të bënim këto ndryshime: tek pika (a) të themi “raport mbi zbatimin e buxhetit të shtetit” dhe tek pika (b) “mendim për raportin”. 508 Një organ admnistrativ që drejtohet nga një person i vetëm. 509 Neni 2: “Kontrolli i Lartë i Shtetit mbikqyr: a) veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore dhe të personave të tjerë juridikë shtetëror; b) përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore; c) përdorimin e fondeve shtetërore të transferuara organeve të vetqeverisjes lokale; ç) veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilat shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve të tij, ose kur huatë, kreditë dhe detyrimet e tij, janë të garantuara nga shteti”. 510 Neni 3: “1. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit: a) raport mbi zbatimin e buxhetit të shtetit; b) mendim mbi raportin e Këshillit të Ministrave për shpenzimet e vitit të kaluar financiarë para se të miratohet nga Kuvendi; c) informacion për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohet nga Kuvendi. 2. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin vjetor të veprimtarisë së tij”.

544 Krenar Loloçi: Dhe vazhdojmë “… e Këshillit të Ministrave për shpenzimet e vitit të kaluar...”. “Për shpenzimet” më duket më e saktë se “mbi shpenzimet”. Spartak Braho: Kjo fjala “mendim”, çfarë ka parasysh? Kristaq Traja: Jep një opinion. Qeveria duhet të raportojë në Kuvend deri në fund të marsit (tremujori i parë i vitit pasardhës), duke u shprehur se mendimi i saj është ky. Sabri Godo: Shkronja (c) është e ndryshme nga pika 2. Kristaq Traja: Po. Sipas shkronjës (c), KLSH-ja raporton për ato që ka konstatuar nga kontrolli ushtruar tek të tjerët, ndërsa sipas pikës 2, KLSH-ja raporton në Kuvend për veprimtarinë e saj. Sabri Godo: Dakord. Ka vërejtje të tjera? Jo. Kalojmë tek neni 4 511 . Perikli Zaharia: Më fal, unë jam për atë që nenin 4 të ketë një pikë dhe të formulohet në këtë mënyrë: “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka statusin e ministrit, ai ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave”. Krenar Loloçi: Ajo që duhet të dalë më shumë në pah këtu nuk është pjesëmarrja në mbledhjet e qeverisë, sesa trajtimi i Kryetarit të këtij institucioni. Perikli Zaharia: Qartë. Haxhi Aliko: Janë dy nocione të afërta. Njëra i siguron statusin, tjetra i siguron të drejtën. Në grup: Po. Sabri Godo: Ndoshta duhet rregulluar diçka në këtë nen. Në mënyrën si paraqitet duket sikur Kryetari i KLSH-së mund të hyjë e të dalë sa herë të dojë në Këshillin e Ministrave. Ky ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave për çështjet që lidhen me funksionet e tij. Nuk besoj të jetë konceptuar si anëtar i Këshillit të Ministrave, apo jo? 511 Neni 4: “1. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave dhe të flasë për çështjet që lidhen me funksionet e tij. 2. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka statusin e ministrit”.

545 Në grup: Jo. Sabri Godo: Epo atëherë kjo duhet të rregullohet! Maksim Haxhia: “Të flasë“ të bëhet “dhe flet”. Kristaq Traja: Po qe se merr pjesë, ka të drejtë të flasë. Kjo është e qartë. Theodhori Sollaku: Kjo mund të formulohet kështu: “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka të drejtë të marrë pjesë dhe të flasë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave kur diskutohen çështje që lidhen me funksionin e tij”. Sabri Godo: Jo “kur diskutohen”, por “kur shqyrtohen”. Jonuz Begaj: Dakord. Kështu është teksti në shqip. Maksim Haxhia: Atëherë, e lexojmë edhe një herë pikën 1 të nenit 4: “1. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka të drejtë të marrë pjesë dhe të flasë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave kur shqyrtohen çështje që lidhen me funksionet e tij”. Sabri Godo: Ka vërejte? Jo. Vazhdojmë me nenin 5 512 . Haxhi Aliko: Më mirë do të ishte “me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm”. Krenar Loloçi: Po, është më e saktë “me kërkesë”. Sabri Godo: Mbaruam me Kontrollin e Lartë të Shtetit në qoftë se nuk ka më vërejtje. A ka vërejte të tjera? Jo. * * * 512 Neni 5: “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të ndiqet penalisht vetëm me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm dhe me miratim të shumicës së antarëve të Kuvendit”.

546 PROCESVERBAL I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E DATËS 9 QERSHOR 1998 (TEMA E DISKUTIMIT: QEVERISJA VENDORE) Në mbledhje marrin pjesë: Artan Hoxha, Alba Dakoli (që drejtojnë mbledhjen), përfaqësues të organeve të qeverisjes lokale dhe të organizatave/shoqatave vendase dhe të huaja. Nek Maritor: Qëllimi i kësaj mbledhjeje të sotme është që të diskutojmë rolin që do të ketë pushteti lokal në Kushtetutë. Jam shumë i lumtur që ju jeni sot këtu. Ju keni shumë gjëra për të bërë në bashkitë tuaja. Organizimi i kësaj mbledhjeje sot është bërë nga OSBE-ja 513 dhe USAID-i 514 . Janë dy projekte të USAID-it: projekti i administratës publike dhe i institutit urban, dhe SOROS-i 515 . Moderatorët e mbledhjes së sotme janë Artan Hoxha dhe Alba Dakoli, dhe do të doja t’ia jepja fjalën Artanit. Artan Hoxha: Faleminderit zotëri. Do të punojmë së bashku për një ditë të tërë pune dhe dëshira është që të mund të identifikojmë problemet më të rëndësishme, të konkludojmë mbi idetë tona për sa i përket koncepteve më kryesore që duhen të përfshihen në planin kushtetues dhe besoj, se do të jetë edhe një kontribut për Komisionin parlamentar për hartimin e Projektkushtetutës, prandaj dëshira është që të punojmë bashkë në mënyrë sa më konstruktive dhe t’i thyejmë formalizmat. Unë do të ftoja që të shkruajmë të gjithë në këtë fletë jeshile të palosur përgjysmë, emrin e secilit shkurt. Do të thoja që shumë nga ne e njohin njëri-tjetrin, por jo të gjithë i njohin të gjithë, kështu që do të kërkoja që secili të bëjë një prezantim fare të shkurtër dhe një përmbledhje për institucionin nga i cili vjen. Unë quhem Artan Hoxha dhe vij nga Instituti i Studimeve Bashkëkohore, i ftuar që të bëj moderatorin në këtë tryezë me atë eksperiencë modeste që kemi si institut për sa i përket problemeve të pushtetit lokal. 513 Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë. 514 United States Agency for International Development (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar). 515 Fondacioni "Shoqëria e hapur", që njihej ndryshe edhe me emrin "Fondacioni Soros" për nder të themeluesit të saj, zotit George Soros.

547 Alba Dakoli: Unë quhem Alba Dakoli. Marr pjesë në projektin e shoqatës së bashkive holandeze për forcimin e pushtetit lokal dhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë ndërmarrje. Edhe unë sot do të bëj rolin e moderatores. Violeta Gatma: Unë quhem Violeta Gatma dhe punoj në Bashkinë e Tiranës. Ardian Haçi: Unë jam Ardian Haçi dhe jam drejtor i Drejtorisë Juridike në Bashkinë e Tiranës. Vjollca Noji: Unë jam Vjollca Noji dhe punoj si specialiste në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Taulant Dedja: Unë jam Taulant Dedja dhe jam drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Abraja Beniti: Jam Abraja Beniti dhe jam specialiste për buxhetin në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Ardiana Kondi: Jam Adriana Kondi, specialiste për buxhetin e pushtetit lokal. Agron Sula: Jam Kryetar i Shoqatës së Kryetarëve të Këshillave Bashkiakë. Murat Tomorri: Jam sekretar i Shoqatës së Kryetarëve të Këshillave Bashkiakë. Ligoraq Karamelo: Jam deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Projektkushtetutës. Korda Boçi: Nga komiteti ekzekutiv për miratimin projektit të pushtetit lokal, e financuar nga Austria. Agron Pjetri: Kryetar i Bashkisë së Fierit. Thanas Mërkuri: Nga Bashkia e Fierit. Gazmend Myftari: Sekretar i Bashkisë, jam anëtar i këshillit bashkiak. Albert Brojka: Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vladimir Mulosmani: Jam bashkëpunëtor në organizimin e pyetësorit për diskutimin e sotëm.

548 Lirkë Gjinka: Jam gjithashtu pjesëmarrëse në përgatitjen e pyetësorit. Fatbardh Kadilli: Vij nga Shoqata e Qyteteve dhe Zhvillimi i Komuniteteve. Nikon Dauti: Jam përfaqësues i Organizatës së të Prapambeturve për Zhvillim. Jam gjithashtu bashkëpunëtor i projektit “Forcimi i pushtetit lokal”. Gjergji Memo: Vij nga Shoqata për Kulturë Demokratike. Ndërkohë jemi duke punuar mbi një projekt për pushtetin lokal, për rritjen e transparencës së pushtetit lokal kundrejt qytetarëve. Edi Jola: Jam drejtues i projektit për institucionet me karakter lokal. Kei Bofan: Kryetar i shoqatës që punon mbi projektin për pjesëmarrjen qytetare në Shqipëri. Marta Ekonomi: Menaxhere e Projektit për Zhvillim në Shqipëri. Nek Maritor: Nga projekti USAID për administratën publike. Artan Hoxha: Ju faleminderit të gjithëve. Unë do të shpjegoj një procedurë të thjeshtë se si të mund ta bëjmë më mirë punën tonë së bashku. Do të bazohemi dhe do të punojmë mbi një material të përgatitur nga zoti Rusmajli dhe zoti De Livipo mbi çështjet më kryesore që këta dy specialistë, në konsultime me kolegë të tyre, kanë menduar që t’i shtrojnë kësaj tryeze. Duke i nisur me radhë problemet në materialin me titull “Çështje për diskutime kushtetuese lidhur me pushtetin lokal” që ju e keni, ne do të fillojmë të diskutojmë për rëndësinë që do të kishin këto çështje për t’u integruar në Projektkushtetutë dhe në ç’masë mund të integrohej secila prej tyre. Secili nga pjesëmarrësit është i lirë të sjellë një propozim të ri, një çështje të re për të cilën ai mendon se është e rëndësishme dhe ne do t’ia shtojmë këtij materiali që po paraqesim këtu. Pra, ky është vetëm një projekt i parë dhe do të mundohemi që ta pasurojmë së bashku. Pas çdo diskutimi në parim për secilën nga çështjet, do të bëjmë një votim të thjeshtë që a pranohet në parim si një çështje e rëndësishme për t’u trajtuar në Kushtetutë. Mund të ketë vota pro dhe kundër. Pasi ta kalojmë të tërën, do të bëjmë edhe një votim final me pikë për secilën nga çështjet për të tentuar që t’i radhisim nga më e rëndësishmja e deri te më pak e rëndësishmja në mënyrë që, kur t’i

549 japim ligjvënësit një material të plotë përfundimtar, të mund t’i japim, gjithashtu, edhe argumentet dhe peshën e secilit nga këto probleme që kemi identifikuar. Tani pa humbur kohë do të ftoja që të merrnim materialin përpara dhe të nisnim diskutimin për këto çështje që janë paraqitur në këtë material duke filluar me të parën, pra: “A duhet të përcaktohen në Kushtetutë llojet e ndarjeve administrativo-territoriale lokale sipas nivelit përkatës, të ndara në dy kategori, sipas numrit të popullsisë dhe sipas organeve?”, dhe, së dyti: “A duhet Kushtetuta të njohë apo të lejojë bashkimin ose ndarjen e njësive territoriale?”. Përpara se të fillojmë të diskutojmë në qoftë se ka ndonjë pyetje, ndonjë paqartësi për çështjen e parë. Në të kundërt, secili është i lirë të marrë fjalën për të diskutuar për rëndësinë dhe për mënyrën se si do ta mendonte ai pasqyrimin në Projektkushtetutë të një çështjeje të tillë, në qoftë se do të konsiderohej si çështje kushtetuese. Albert Brojka: Meqë ne sapo jemi njohur me pyetjet që do të diskutohen, do të ishte mirë që formuluesit e pyetjeve të na jepnin një sqarim paraprak se çfarë nënkuptojnë me pikën A ose me pikën B. Çfarë nënkuptojnë me numrin e popullsisë, shtrirjen, me pozicionet gjeografike. Vërtet janë nocione që i kuptojmë, por, megjithatë, ndoshta kanë nevojë të sqarohen për të na fokusuar si duhet. Do të pyesja formuluesit e tyre se çfarë kanë pasur parasysh konkretisht? Artan Hoxha: Më duket pyetje me vend. E bëjmë kështu çështje pas çështjeje. Pra, do të fillojmë me çështjen e parë me një shpjegim nga ana juaj dhe pastaj kalojmë në diskutim. Gazmend Myftari: Çështja e parë është dhe A-ja e diskutimit për pushtetin lokal. Elementi i parë është ndarja territoriale dhe pastaj vjen ndarja e njësive territoriale. Cili do të ishte pozicioni që do të mbante Kushtetuta në lidhje me këtë? Do të përcaktonte vetëm ndarjen territoriale dhe do të mbetej me kaq, apo do të vendoste edhe kriteret e ndarjes territoriale dhe administrative, të cilat janë të ndryshme në varësi nga ajo që konsiderohet më e rëndësishme? Në eksperiencat e kushtetutave të tjera, për shembull, përmendet si kriter numri i njësive territoriale. Në një Kushtetutë thuhet se nuk duhet të krijohen më shumë se kaq komuna. Pastaj, ndarja e njësive territoriale sipas numrit të popullsisë brenda njësisë; a do të ishte ky një kriter që duhet të përcaktohet në Kushtetutë, apo duhet të parashikohet në ligj? E njëjta

550 gjë do të thuhet edhe për pozicionin gjeografik që përfshin shtrirjen gjeografike të një njësie, rrugët e komunikacionit, lidhjet midis zonave të populluara, etj. A do të vendosen veçoritë ekonomike të zhvillimit si kritere për ndarjen territoriale, etj.? Gjithashtu, duhet të shikojmë se çfarë vendi kanë gjetur kriteret e mësipërme në kushtetutat e vendeve të tjera. Thelbi është që, pas diskutimit, të gjendet se cili është kriteri më i rëndësishëm që duhet të pasqyrohet në Kushtetutë. Është e rëndësishme të përmenden se cilat janë njësitë administrative- territoriale në Shqipëri, të përmenden kriteret e ndarjes së tyre, të përmendet se cilët janë autoritetet kompetente që bëjnë ndarjen e njësive. Edhe Kushtetuta aktuale përmban një përcaktim për pushtetin lokal. 516 Lirkë Gjinka: Ndërsa për sa i përket pikës B të pyetjes së parë, pyetja synon të përcaktojë formën e organizimit të pushtetit lokal që ka lidhje si me ligjin e zgjedhjeve lokale, ashtu dhe me ligjet e tjera që kanë të bëjnë me organizimin dhe veprimtarinë e pushtetit lokal. Në ç’masë ky organizim do të pasqyrohet në tekstin e Kushtetutës? Për shembull, aktualisht kemi një sistem me dy nivele të pushtetit lokal. Ky sistem do të fiksohet në Kushtetutë apo do të fiksohet një model tjetër, sepse dihet që ka debate në lidhje me ekzistencën e rrethit. “Rrethi është një formë që i përket tranzicionit”, thotë njëra palë; “është një formë që mund të zhvillohet edhe më tej”, thotë pala tjetër. Specifika e rretheve shqiptare është se ato janë mjaft të vogla në krahasim me ndarjet territoriale të vendeve të tjera. Gjithashtu, tek ne, kryetarët e bashkive ose të komunave zgjidhen drejtpërdrejt, ndërsa në vende të tjera ata zgjidhen nga këshillat ose në forma të ndryshme. Po në këtë kuadër, e rëndësishme është të përcaktohet çfarë lidhje varësie do të ekzistojë midis niveleve të ndryshme të njësive lokale dhe organeve të tyre, statusi i këtyre organeve, etj., çështje që mund të trajtohen dhe detajohen me ligje të veçanta të pushtetit lokal. Nga të gjitha këto, si forma e organizimit, ndarja territoriale, raportet e varësisë, llojet e organeve të pushtetit, do të përcaktohen se cilat janë çështjet më të 516 Neni 1 i ligjit nr. 7570, datë 3.6.1992, “Për disa shtesa në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, ‘Për dispozitat kryesore kushtetuese’” parashikonte: “Territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në komuna, bashki dhe rrethe. Në çdo komunë, bashki dhe rreth organizohet dhe funksionon pushteti lokal”.

551 rëndësishme që duhet të gjejnë vend në Kushtetutë. Ka kushtetuta që i trajtojnë këto çështje më me hollësi, ka kushtetuta që i trajtojnë në një plan më të përgjithshëm. Çështja është e hapur. Se në ç’masë këto kritere do të përfshihen, kjo varet nga mënyra se si do t’i konceptojnë ato ata që merren drejtpërdrejt me hartimin e neneve kushtetuese. Taulant Dedja: I hodha një sy të gjithë materialit dhe më duket se mungon diçka, por ndoshta edhe mund të nënkuptohet. Ne sapo kemi nënshkruar Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale dhe në vazhdim, në vendin tonë, do të ketë edhe një monitorim politik për vënien në zbatim të kësaj Karte. Karta kërkon si premisë kryesore garantimin e autonomisë lokale. A sigurohet e garantohet kjo nga Kushtetuta? Kjo është çështja e parë që duhet të shohim: nëse Kushtetuta garanton autonominë lokale! Artan Hoxha: Ka një propozim nga zoti Dedja që si një çështje e parë të jetë që Kushtetuta duhet të parashikojë e garantojë autonominë e pushtetit lokal. Ky është një formulim i thjeshtë, apo e mendoni ta zhvilloni më tej? Taulant Dedja: Jo, unë e mendoj se kjo duhet të jetë pika e parë, por që mund të zhvillohet duke përmendur decentralizimin dhe vetqeverisjen e pushtetit lokal. Artan Hoxha: Kjo të parashikohet tek parimet e përgjithshme. Lirkë Gjinka: Kjo, në aspektin e formulimit, është e drejtë dhe vendin e ka tek parimet e përgjithshme. Por duhet ta shohim edhe në një plan konkret. Kështu, po të kalojmë tek pyetja e tretë e pikës C: “A duhet të përcaktojë Kushtetuta kompetencat e organeve të pushtetit lokal?” dhe “A do t’i njohë Kushtetuta pushtetit lokal të drejtën për të ushtruar çdo kompetencë, si dhe të rregullojë çdo çështje që nuk i është lënë në kompetencë ekskluzive organeve të pushtetit qendror dhe as nuk rregullohet me aktet e këtyre?”, mund të kuptojmë se, edhe nën një këndvështrim të tillë konkret, organet lokale nuk mund të ushtrojnë kompetencat e tyre, në qoftë se nuk kanë autonominë dhe shkallën e nevojshme të vetëveprimit për të zgjidhur lloj-lloj nevojash dhe kërkesash, me përjashtim të atyre që me ligj u takojnë t’i zgjidhin organet të tjera të veçanta.

552 Artan Hoxha: Ka një propozim konkret nga zoti Dedja që në pikat e këtij materiali të shtohen edhe parimet e përgjithshme të qeverisjes lokale, si një pikë që duhet të reflektohet në Kushtetutë e, pastaj, të kalojmë tek dispozitat e tjera për zbërthimin e këtyre parimeve. Pra, Kushtetuta duhet të shprehet pak a shumë se qeverisja lokale bazohet mbi autonominë, vetëqeverisjen dhe decentralizimin. Por mendoj se duhet një formulim më i saktë! Taulant Dedja: Formulimi që është bërë tek ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese” nuk është i keq. Artan Hoxha: Pra, propozimi parashikon një nen në parim, i cili do të ndiqet nga nene të tjerë që shpjegojnë qartë se çdo të thotë decentralizim dhe autonomi, në ç’masë këto shtrihen në pushtetin lokal. Thanas Mërkuri: Jam dakord që kjo çështje duhet të garantohet me Kushtetutë. Siç është shprehur në pikën C: “Organet lokale të pushtetit kanë të drejtë të ushtrojnë çdo kompetencë që nuk e kanë në kompetencë organet e tjera me ligj ose nuk rregullohet prej këtyre me akte të tjera”, mua më duket se organet lokale të pushtetit mbeten pa kompetenca fare dhe shndërrohen në një gur shahu. Praktikisht, organet e tjera (parlamenti, qeveria) nuk e kanë për gjë fare të nxjerrin akte për të rregulluar marrëdhënie të ndryshme që i përkasin organeve lokale, duke i zhveshur plotësisht këto nga kompetencat që kanë. Prandaj, kjo duhet të rregullohet detyrimisht në Kushtetutë. Artan Hoxha: Në rregull. Atëherë, do t’ju lutesha që të vazhdojmë të ecim përpara. Do të fusim në listën tonë propozimin e zotit Dedja që në Kushtetutë duhet të ketë një nen për parimet e përgjithshme mbi të cilat mbështetet qeverisja lokale si: autonomia, decentralizimi, etj. Formulimin do ta bëjmë në një kohë tjetër. Ky formulim duhet t’i referohet edhe parimeve përgjithësisht të pranuara të Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale, të cilën Shqipëria e ka nënshkruar. Ligoraq Karamelo: Unë jam dakord me idenë e zotit Dedja, por dëshiroj të theksoj se, kur u diskutua tek parimet e përgjithshme për çështjen se si do të pasqyrohej në Kushtetutë pushteti lokal, ka pasur diskutime të ashpra dhe të kundërta. Disa ishin përkrahës të autonomisë, disa ishin përkrahës të decentralizmit dhe disa ishin

553 përkrahës të pavarësisë. Në fakt, tek parimet e përgjithshme të Projektkushtetutës që është miratuar deri tani është vendosur vetëm parimi i decentralizmit. Kjo më duket se bie në kundërshtim pikërisht me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale që është nënshkruar këto kohët e fundit, prandaj formulimi i miratuar duhet të ndryshohet në mbështetje të Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale. Unë personalisht kam qenë për parimin e autonomisë dhe më vjen mirë që kjo kërkohet edhe nga ju. Pra, do të ishte mirë të qartësohej kjo çështje. Edhe një herë, unë e mbështes mendimin që u dha këtu për këtë çështje. Artan Hoxha: Faleminderit. Atëherë, mbetemi të diskutojmë për këtë pikë tek parimet e përgjithshme që do të shprehë Kushtetuta. Do të ftoja auditorin, në qoftë se do të mundte ndonjëri të bënte dallimin ndërmjet konceptit të autonomisë, decentralizimit dhe se a do të kishte më shumë vlerë nëse në Kushtetutë, krahas parimit të decentralizimit, të përdorej edhe termi i autonomisë lokale. Në këtë mënyrë do të ndihmonim më mirë me argumente hartuesit e Projektkushtetutës. Albert Brojka: Autonomia dhe pavarësia për mua, pak a shumë, janë të njëjta. Tek ne qeveria do t’i mëshonte më shumë decentralizimit, se më këtë mund të abuzonte më shumë nëpërmjet kalimit dhe dhënies së më shumë kompetencave organeve lokale. Sot, të themi, ato kanë 15 kompetenca, nesër, pushteti qendror i jep edhe 10 kompetenca të tjera. Pra, në këtë mënyrë pushtetit lokal i shtohen mundësitë për të qeverisur, por kjo mbetet e kufizuar. Por, nga ana tjetër, nuk decentralizon financën, kështu që këto kompetenca nuk shoqërohen me mjetet e nevojshme financiare për të bërë të mundur ushtrimin efektiv të tyre. Aq më tepër kur, siç është rasti ynë, pushtetin lokal e ka opozita. Pra, me fjalën “decentralizim” do të abuzohet shumë. Tjetër është pavarësia dhe tjetër është decentralizimi. Pavarësia do të thotë që të jesh vetë në gjendje të vendosësh se çfarë do të bësh. Pra, me këtë sasi parash, ti vendos të bësh një, dy, tre, katër gjëra. Ndërsa me decentralizim unë kuptoj që organi lokal ka për të bërë këto, por paratë i komandon pushteti qendror. Kështu që unë do të isha kundër decentralizimit. Do të isha për pavarësinë. Është tjetër punë që vendi ynë e ka shumë të vështirë të kalojë në një pavarësi të plotë të pushtetit lokal, por megjithatë kjo do të bëhej shkallë-shkallë. Le ta

554 garantojmë me Kushtetutë pavarësinë dhe shkallë-shkallë ta sigurojmë këtë në përputhje më kushtet që kemi. Artan Hoxha: A mund të jetë vetëqeverisje? A është vetëqeverisja ekuivalent i autonomisë? Albert Brojka: Vetëqeverisje, autonomi, pavarësi, pak a shumë janë të njëjtat gjëra. Taulant Dedja: Unë do të doja të bëja një ndërhyrje sepse ka shumë konfuzion me termat dhe përfitoj nga rasti meqë këtu është një anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës. Pra, përfitoj nga ky rast që të bëj thirrje urgjentisht ju lutem të merrni në dispozicion tekstin e Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale dhe raportin shpjegues që e shoqëron këtë Kartë. Shumë nga nocionet që ne diskutojmë më duket se aty janë të qarta dhe të shpjeguara. Po marrim nenin 3 të Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale që shpjegon në mënyrë të përgjithshme konceptin e autonomisë lokale. Dua të bëjë një parantezë: autonomia lokale, decentralizimi, vetëqeverisja janë parime që, si të thuash, plotësojnë njëri-tjetrin, sepse dëgjoj këtu Bertin që thotë se unë jam për pavarësinë e plotë. Pavarësi të plotë nuk ka as në shtetet federale dhe jo më në shtetet unitare! Unë po interpretoj paragrafin 1 të nenit 3 të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese” 517 që thotë: “Organizimi dhe funksionimi i pushtetit lokal bëhet mbi bazën e parimeve të vetëqeverisjes, të pavarësisë, të autonomisë lokale dhe të decentralizimit”. Fjala “pavarësi”, për mua, në këtë nen, nënkupton pavarësinë që kanë këto organe nga njëri-tjetri. Pra, komuna është e pavarur nga bashkia, bashkia është e pavarur nga rrethi, komuna është e pavarur nga rrethi. Albert Brojka: Ne e interpretojmë ndryshe. Taulant Dedja: Po jo, sepse nuk mund të bësh interpretimin që komuna është e pavarur nga qeverisja qendrore. A më kupton? Albert Brojka: Jo, komuna është e pavarur. Nuk e interpretoj fare. Është e pavarur! 517 Ligji nr. 7570, datë 3.6.1992, “Për disa shtesa në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, ‘Për dispozitat kryesore kushtetuese’”.

555 Taulant Dedja: Domethënë koncepti i autonomisë lokale është fare i qartë në paragrafin e parë të nenit 3. Me autonomi lokale kuptohet e drejta dhe aftësia efektive për bashkësitë lokale të rregullojnë dhe të administrojnë në bazë të ligjit dhe nën përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë, si dhe në dobi të popullsive të tyre, një pjesë të rëndësishme të çështjeve publike. Domethënë, ky është, pak a shumë, parimi i gjithëpranuar i autonomisë lokale nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Decentralizimi, çfarë është? Decentralizimi është dhënia e më shumë kompetencave. Violeta Gatma: Decentralizimi është proces. Taulant Dedja: Natyrisht që është proces. Pra, unë insistoj në idenë që këto, duke u futur si parime që plotësojnë njëri-tjetrin në një nen të veçantë, mund të japin edhe kuadrin e përgjithshëm të atij modeli autonom të pushtetit lokal që ne duam të ndërtojmë sipas Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale. Albert Brojka: Vetë Kongresi, Kongresi i autonomisë lokale, që është dhe institucioni më i lartë në Këshillin e Evropës për sa i përket kushteve të autonomisë lokale, nuk shprehet për decentralizim. Taulant Dedja: Shiko, ai quhet “Kongresi i pushteteve lokale dhe rajonale të Evropës dhe i autonomisë lokale”. Artan Hoxha: Atëherë, si moderator që jam, unë po përpiqem të bëj një propozim dhe besoj që mund të jemi të një mendimi. Albert Brojka: Jo, më fal Artan se të ndërpreva. Karta e Autonomisë Lokale të Këshillit të Evropës është e qartë. Nuk ma do mendja se autonomia ka kuptim tjetër në Francë dhe tjetër në Shqipëri. Autonomi do të thotë pavarësi. Kjo do të thotë që unë të jem i pavarur si pushtet lokal. Ndërsa tek ne është e kundërta: për problemet e qytetit tim, për të hapur një rrugë në qytet, etj., unë duhet të pres fonde nga organet e pushtetit qendror, nga Ministria e Transporteve, etj. Kjo nuk është pavarësi, ky është centralizim, ne jemi të centralizuar akoma! Artan Hoxha: Në paketën kushtetuese aktuale që është në fuqi, si është shprehur saktë?

556 Violeta Gatma: Në bazë të parimeve të autonomisë, të vetëqeverisjes dhe decentralizimit. 518 Taulant Dedja: Dhe zgjedhjeve të lira. 519 Artan Hoxha: Atëherë, biem në një konsensus të tillë: nuk jemi të kënaqur me Projektkushtetutën që parashikon se qeverisja lokale bazohet mbi parimin e decentralizimit. Duhen parashikuar edhe parime të tjera që të gjithë së bashku plotësojnë të tërën. Pra, autonomia, vetëqeverisja, pavarësia dhe decentralizimi. Është edhe detyra jonë që t’i zbërthejmë këto katër parime konkretisht për secilin nivel të pushtetit lokal në mënyrë që duhet për t’u reflektuar në Kushtetutë. Edhe këtu ka diçka që nuk shkon Pra, edhe një herë, jemi dakord që decentralizimi nuk është i mjaftueshëm dhe që duhen shtuar edhe me parimet e tjera të Kartës. Albert Brojka: Se çfarë kuptohet me vetëqeverisje, e gjejmë tek pika 1. Tre rreshta janë, po ta shikoni. Pra, të jep mundësinë që jo vetëm të evidentosh problemet, por edhe t’i zgjidhësh ato. Kjo është pavarësi. Taulant Dedja: Edhe një herë po insistoj. E rëndësishme është që Kushtetuta, në përputhje me nenin 2 të Kartës, duhet të garantojë autonominë lokale. Çështja e formulimit është tjetër problem. Pasi të bëhet kapitulli i Kushtetutës për pushtetin lokal nga Komisioni, do ta shohim edhe njëherë si ministri përgjegjëse për legjislacionin në fushën e pushtetit lokal, si dhe do të presim, gjithashtu, edhe oponenca nga ekspertët e Këshillit të Evropës për këtë kapitull. Artan Hoxha: Në rregull. Kushtetuta duhet të shprehet për parimet e përgjithshme. Albert Brojka: Autonomia përfshin edhe decentralizimin, i cili, siç e thashë, lë shteg për abuzime. Duhet të shprehet qartë autonomia ose pavarësia, pastaj ligjet bëjnë rregullime të mëtejshme. Nuk është nevoja të përmendet fare decentralizimi, sepse ky gjendet i përfshirë 518 Neni 3, paragrafi 1 i ligjit nr. 7570, datë 3.6.1992, “Për disa shtesa në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, ‘Për dispozitat kryesore kushtetuese’” parashikonte: “Organizimi dhe funksionimi i pushtetit lokal bëhet mbi bazën e parimeve të vetëqeverisjes, të pavarësisë, të autonomisë lokale dhe të decentralizimit”. 519 Neni 2, paragrafi 1, po aty: “Organet e pushtetit lokal zgjidhen drejtpërsëdrejti nga populli me zgjedhje të lira, të përgjithshme, të barabarta dhe të fshehta”.

557 tek autonomia. Decentralizimi është një proces që çon ose ka çuar tek autonomia. Nga centralizimi kalohet tek autonomia nëpërmjet decentralizimit. Taulant Dedja: T’i lemë juristët të bëjnë përcaktimin. Violeta Gatma: Kjo analizë duhet bërë, sepse ndryshe mund të biem në gabime. Gjithashtu, pajtohem me atë që, për të arritur tek autonomia lokale, duhet të kalohet në një proces decentralizimi. Por, nga ana tjetër, kjo autonomi, me sa e kuptoj unë, nuk është dhe nuk mund të jetë absolute, por do të jetë një autonomi brenda politikave të përgjithshme që përcakton shteti. Artan Hoxha: Atëherë, nga diskutimet dalin tre propozime: i pari, sugjeron që fjala decentralizim duhet të hiqet fare nga drafti i Kushtetutës dhe të përdoren vetëm fjalët autonomi, vetëqeverisje ose pavarësi. Ligoraq Karamelo: Dua të them se të tria këto, pra, decentralizimi, pavarësia dhe autonomia, janë forma të qeverisjes lokale dhe, në qoftë se i përdorim të tria, nuk kemi thënë asgjë, sepse nuk kemi përcaktuar kë do të përdorim. Prandaj është e mira që në parimet e përgjithshme ne duhet të vendosim njërën nga këto të tria. Tani për tani është vendosur termi “decentralizim”. Unë bashkohem me mendimin e zotit Brojka. E mira është që, në përputhje me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale të mbetet që në Shqipëri pushteti lokal të ndërtohet në bazë të parimeve të autonomisë lokale. Artan Hoxha: Propozimi i dytë është që duhet përmendur vetëm autonomia sipas parimeve të Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale dhe jo decentralizimi. Dhe propozimi i tretë është që të ruhet varianti që e kemi në ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, ku përmenden të gjitha bashkë. Ndoshta mund të bëjmë edhe një votim se cili prej varianteve do të ishte më i miri. Taulant Dedja: Mua, deri tani, formulimi tek ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese” më duket më i miri. Sigurisht, ky mund edhe të plotësohet. Të përmendet vetëm decentralizimi, siç është varianti i përpunuar për projektkushtetutën, nuk më duket një variant i përgjithshëm dhe i pranueshëm.

558 Artan Hoxha: Gjithsesi mbetet për t’u sqaruar edhe fakti nëse ka dallim thelbësor ndërmjet nevojës për t’i përmendur si parime të tria këto koncepte, apo mjafton vetëm njëri, pra autonomia, e cila mund të përfshijë edhe decentralizimin. Kjo është diçka që do diskutuar edhe me ekspertë. Atëherë, e mbyllim çështjen e parë duke e quajtur si çështjen më të rëndësishme, sepse lidhet me parimet. Kalojmë në çështjen e dytë: a duhet të merret Kushtetuta me ndarjen territoriale? Në qoftë se po, çfarë mund të shprehej në Kushtetutë si kriter për ndarjen territoriale? A do të jepet një numër i përcaktuar njësish territoriale apo do të jetë i papërcaktuar? A do të bazohet ndarja mbi një numër të caktuar popullsie? Po uniteti gjeografik ose tradita në marrëdhëniet ekonomiko-kulturore dhe, së fundi, çështja e referendumit, si shprehje e vullnetit të vetë banorëve? Përqendrohemi në atë që duhet të pasqyrohet në Kushtetutë për ndarjen territoriale- administrative. Do të bëhet me ligj apo me vendim të Këshillit të Ministrave, etj., janë momentet kryesore që do t’i diskutojmë së bashku. Goni Pjetri: Për sa i përket nivelit të parë, bashkitë dhe komunat, me sa di unë, është vendosur se do të jenë. Prandaj, le të diskutojmë fillimisht nëse do të ekzistojë niveli i dytë, siç i themi rrethi apo distrikti, dhe, pasi të jetë vendosur kjo, të përcaktojmë kushtet dhe kriteret e ngritjes së rrethit, bashkisë dhe komunës. Artan Hoxha: Qartë. Ndarja administrative duhet të niset fillimisht nga përcaktimi i niveleve. Sipas Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale pranohen jo më pak se dy nivele, apo jo? 520 Taulant Dedja: Me sa di unë, nuk përmenden. Aktualisht është duke u diskutuar një projektkartë evropiane për autonominë rajonale. Ka një vit që është bërë gati teksti dhe është duke u diskutuar. Artan Hoxha: Atëherë, aktualisht kemi dy nivele pushtetesh lokalë. A ka ndonjë konsideratë për më tepër se dy nivele, ose më pak? Taulant Dedja: Më pak është absolutisht e pamundur, sepse nuk ka asnjë anëtar të Këshillit të Europës që të jetë me një nivel pushteti 520 Karta nuk e vë një kusht të tillë. Ajo, në çdo rast, i referohet “bashkësive lokale”, cilatdo qofshin ato. (Shënim i red.)

559 lokal. Domethënë është një tendencë e përgjithshme rajonalizimi, do të thoja. Domethënë, parimisht, nuk diskutohet që pushteti lokal të ketë dy nivele në Shqipëri. Për momentin, nuk mund të preket rrethi se është një çështje mjaft ngacmuese dhe e ndjeshme. Për këtë arsye do të isha i mendimit që të diskutohej edhe për një nivel të tretë, siç do të ishin rajonet në shtrirjen që kanë prefekturat sot. Detyrimisht do të ketë të paktën dy nivele të pushtetit lokal, sepse ka probleme që prekin më shumë se një bashki dhe komunë. Domethënë ka një rrugë që kalon nëpër disa komuna dhe bashki, ka një universitet që i intereson disa bashkive dhe komunave dhe që mund të menaxhohet nga rrethi ose nga rajoni. Po kështu, mund të përmendim spitalet, të cilat ngrihen për t’i shërbyer më shumë se një bashkie ose komune. Në këtë kuadër do të kisha një pyetje për zotërinjtë që kanë bërë formulimin e dispozitave për pushtetin lokal. A ju ka shkuar ndër mend që në Shqipëri ka nevojë për një ndarje të re territoriale-administrative? Pasi unë, nisur nga eksperienca e institucionit ku punoj, them se kështu siç është nuk vete. Lirkë Gjinka: Normalisht, ndarjen administrativo-territoriale e shohim si një çështje që duhet trajtuar në Kushtetutë për të mos i lënë dorë të lirë çdo qeverie që vjen në pushtet që të bëjë ndryshime të niveleve në ndarjet e pushtetit lokal. Në këtë mënyrë mund të sigurohet një ndarje administrativo-territoriale e qëndrueshme dhe afatgjatë. Këtë synon edhe pyetësori që keni përpara; për të evidentuar çështjet më të rëndësishme që duhet të zënë vend në Kushtetutë. Artan Hoxha: Përpara se ta hapim shumë diskutimin, le të përqendrohemi në këto probleme: nivelet e pushtetit lokal dhe se çfarë duhet të shprehë Kushtetuta. Pra, ka një propozim të zotit Dedja që duhen pranuar, pa diskutim, dy nivele të pushtetit lokal dhe se ka vend edhe për një nivel të tretë, siç janë rajonet. Pra, ju lutem të trajtojmë fillimisht nivelet dhe pastaj të kalojmë tek kriteret e tjera të ndarjes territoriale. Murat Tomori: Unë do të isha që të sanksionoheshin në Kushtetutë dy nivele të pushtetit lokal, me kushtin që këto nivele, si dhe kompetencat e organeve të tyre, të jepeshin qartë. Gjithashtu, shprehem në favor të parashikimit në Kushtetutë të numrit të

560 përcaktuar të niveleve, sepse koha ka treguar se nëpërmjet ligjeve është rritur dhe ulur shpesh numri, për shembull, i rretheve. Artan Hoxha: Kalojmë tek nënçështja e dytë. Albert Brojka: Komunat dhe bashkitë tek ne dallojnë nga njëra-tjetra nga numri i njerëzve që tek komunat është më i vogël, si dhe se komunat mbulojnë zona fshatare. Për nga organizimi i brendshëm dhe kompetencat ato paraqesin tipare të përbashkëta. Ndryshime ka edhe ndërmjet bashkive të mëdha dhe atyre të vogla. Megjithatë, unë jam që të ruhet ky nivel. Rrethi, gjithashtu, mendoj se duhet të qëndrojë patjetër sepse niveli i komunave aktualisht lë shumë për të dëshiruar. Duhet një institucion, siç është Këshilli i Rrethit, sidomos për investimet ose projektet që shtrihen në disa komuna. Pra, duhet Këshilli i Rrethit në mënyrë që të drejtojë veprimtaritë e përbashkëta, siç janë projektet që mbulojnë disa njësi lokale. Në lidhje me bashkitë, unë do të veçoja Bashkinë e Tiranës, për të cilën ka ardhur koha të organizohet ndryshe. Bashkia e Tiranës duhet të ketë pesë ose gjashtë kryetarë, të themi, bashkish më të vogla për çdo zonë me mbi 100.000 banorë. Taulant Dedja: Nuk është problem që e zgjidh Kushtetuta këtë. Albert Brojka: Krahas përcaktimit të niveleve të përcaktohet edhe numri ... Taulant Dedja: Duhet një saktësim, sepse bashkitë dhe komunat janë niveli i parë i një pushteti lokal. Albert Brojka: [numri] i popullsisë që duhet të ketë një bashki që të ndahet në dy ose më shumë bashki të vogla. Artan Hoxha: Ngritja e bashkive më të vogla në bazë të numrit të banorëve, nuk mendoj, se është problem kushtetues. Albert Brojka: Ndoshta, mund të flitet vetëm për kryeqytetin, siç flitet edhe për shumë kryeqytete të botës. Taulant Dedja: Dhe e kanë të shprehur në Kushtetutë? Albert Brojka: Nuk e di nëse e kanë të shprehur në Kushtetutë, por unë doja të thoja që të mos shtohet një nivel tjetër. Nëse shtohet tek bashkitë, kjo të bëhej për shkak të vështirësive në menaxhim.

561 Artan Hoxha: Po për propozimin për krijimin e rajoneve? Albert Brojka: Unë i qëndroj kësaj që është: komunë, bashki, rreth. Po u shtua një nivel, le të shtohet tek bashkitë dhe pikërisht për të lehtësuar menaxhimin. Ylli Manjani: Unë nuk do të hyja në kaq detaje por, duke marrë shkas nga pyetja që më duket shumë e saktë, do të mendoja që Kushtetuta duhet të shprehet për format e ndarjes territoriale dhe nuk duhet të ndërhyjë në kriteret e ndarjes, sepse kriteret janë diçka që ndryshojnë me kohën. Pra, në qoftë se Kushtetuta është një dokument që duhet t’i rezistojë kohës, mendoj që ajo çka mund të jetë e mirë sot mund të mbetet prapa pas një farë kohe, dhjetë ose njëzet vjetësh. Nuk duhet të parashikohen shumë detaje në Kushtetutë. Thanas Mërkuri: Për sa i përket strukturës, mendoj se janë të mjaftueshme komunë, bashki, rreth. Edhe shtete të vogla si Holanda dy nivele kanë. Artan Hoxha: Nivelet e pushtetit lokal diktojnë edhe ndarjen territoriale e administrative. Fatbardh Kadilli: Unë mendoj se ndarja duhet të pasqyrohet në Kushtetutë. Po kështu dhe nivelet e struktura e pushtetit lokal. Nuk jam kundër idesë së tre niveleve. Shqetësimi i Brojkës dhe i Dedjës burojnë nga gjendja e pushtetit lokal sot. Nëse nuk funksionon mirë pushteti lokal sot, kjo nuk vjen nga ndarja, por nga probleme të tjera. Pavarësisht nga sa thashë, kam përshtypjen se do të ishim më të kthjellët për të zgjedhur një nga ndarjet, si dhe nivelet, dy apo tre, në qoftë se do të kishim edhe një përfytyrim më të qartë se çfarë shërbimesh do të ofrojë niveli i parë, niveli i dytë, apo edhe i treti. Unë e kundërshtoj nivelin e tretë pasi do të na çonte drejt një forme federalizmi dhe rajonizimi të vendit. Përkundrazi, duke forcuar nivelin e parë, i cili do t’i ofronte popullatës sa më shumë shërbime të drejtpërdrejta dhe nga afër, duke pasur parasysh edhe nivelin e thyer të Shqipërisë, detyrimisht shumë nga ato shërbime që njerëzit mund t’i merrnin në rreth, i marrin në nivelin e parë. Atëherë, numri i rretheve do të ulej dhe secili rreth do të mbulonte hapësira më të mëdha dhe, si konkluzion, nuk do të kishte nevojë për nivel të tretë.

562 Artan Hoxha: Janë hedhur tre ide deri tani: e para, të ruhet gjendja aktuale me dy nivele: bashki - komunë dhe rreth; propozimi i dytë është për tre nivele, ku futet koncepti i rajonit; dhe propozimi i tretë, me dy nivele: bashki – komunë dhe rrethin e koncepton shumë më të madh se sa është në shtrirjen e sotme. Pra, për nga përmasat e çon rrethin tek shtrirja e rajonit, por ruan numrin dy të niveleve të pushtetit lokal. Tani, është kërkuar një sqarim në lidhje me nivelin e tretë, detyrat dhe funksionet që kryen. Me dy të tjerët jemi, pak a shumë, më të familjarizuar. Taulant Dedja: Unë nuk desha të më keqkuptonit me propozimin për nivelin e tretë, sepse kam mendimin se, në qoftë se do të prekeshin rrethet e sotme, mund të krijoheshin probleme. Rajonet mund të krijoheshin si pasojë e bashkimit të disa rretheve. Unë e solla shembullin e Francës meqenëse ajo ka tre nivele. Unë mendoj që e rëndësishme është që Kushtetuta të përcaktojë nivelet e pushtetit lokal, ndërsa detajet të rregullohen me ligj organik për organizimin e pushtetit lokal. Është ky që do të përcaktojë edhe kriteret. Ndarja administrative mund të bëhet me ligj të veçantë, si detyrim që rrjedh drejtpërdrejtë nga një nen kushtetues, sipas së cilit ndarja administrative dhe kriteret për të bërë këtë ndarje përcaktohen me ligj parlamenti dhe me akt të Këshillit të Ministrave siç është aktualisht, sepse kjo i lë fushë arbitraritetit. Por ajo që është më e rëndësishme dhe që duhet ta garantojë dhe Kushtetuta, është parimi i parashikuar në nenin 5 të Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale, për mbrojtjen e kufijve territorialë të bashkësive lokale. Për çdo modifikim të kufijve territorialë lokalë duhet kërkuar pëlqimi popullsive përkatëse nëpërmjet referendumit. Artan Hoxha: Do të vijmë atje. Edhe një herë po ju kërkoj nëse mund të na jepni një ide më të plotë për detyrat që realizojnë rajonet e mëdha që i bëtë ekuivalente me prefekturat. Taulant Dedja: Kompetencat kryesore kanë të bëjnë me planifikimin dhe zhvillimin ekonomik, si dhe [shtrihen] në fushën e rregullimit të territorit dhe të mbrojtjes së ambientit. Albert Brojka: Pra, nga 33 rrethe të bëhen 13, apo jo? Pra, të zvogëlohet si numër, por të zgjerohet territori.

563 Artan Hoxha: Por është edhe propozimi që të ruhet si rreth dhe të shtohet niveli i rajonit. Taulant Dedja: Tre nivelet i përmenda për të mos prekur rrethet dhe për të krijuar rajone më të mëdha. Albert Brojka: Atëherë, ruajmë rrethin, por zvogëlojmë numrin e tyre dhe mbetemi me dy nivele. Artan Hoxha: Edhe një herë le të formulojmë të tre propozimet. I pari është ai që kemi sot, me dy nivele: bashki-komunë dhe rreth. Propozimi i dytë është: në pamundësi të ndryshimit të rretheve, të krijohet një nivel i tretë, rajoni, me një sipërfaqe gjeografike dhe një numër popullsie më të madh, i krahasueshëm, nga pikëpamja e ndarjes, me prefekturën. Propozimi i tretë ruan dy nivele pushteti: bashki-komunë dhe rrethin, por nga 36 rrethe numri bëhet 10 a 12. Pra, i krahasueshëm me numrin e prefekturave. Albert Brojka: Duhet të mbahet parasysh edhe propozimi im për t’i dhënë kryeqytetit një status të veçantë. Artan Hoxha: Po, kemi edhe propozimin e katërt që bën fjalë vetëm për Tiranën, e cila duhet të ketë një status të veçantë dhe të parashikuar në Kushtetutë, sipas së cilës bashkia e Tiranës të përbëhet nga disa nënbashki. Albert Brojka: Po mori status të veçantë në Kushtetutë, detajet rregullohen me ligj. Artan Hoxha: Pra kemi katër propozime, për njërin prej të cilave duhet të shprehet Kushtetuta. Mund të bëjmë një votim? Atëherë, kush është për gjendjen aktuale që jemi me dy nivele të pushteti lokal, siç është sot, pa pretenduar ndonjë ndryshim të madh? Thanas Mërkuri: Pse t’i ndryshojmë? Albert Brojka: Unë qëndroj kështu siç janë, duke i dhënë Tiranës status të veçantë. Artan Hoxha: Pra, kush është vetëm për dy nivele? Taulant Dedja: A mund të bëj edhe një sqarim? Tek niveli i tretë, që po e quajmë rajon, mund të kishte një organizim të tillë që të zgjedhurit e bashkive, të komunave dhe të rretheve mund të

564 përfshiheshin edhe në këshillat rajonalë, pra që nuk do të kërkonin zgjedhje të drejtpërdrejta. Pra, do të ishte një lloj asambleje e deleguar. Thanas Mërkuri: Të mos shtojmë burokraci në Shqipëri se 3 milionë banorë jemi! Kemi një traditë me 36 rrethe, t’i ruajmë! Taulant Dedja: Më vjen keq, kanë qenë 26! Thanas Mërkuri: Sidoqoftë, është gjetur një stabilitet me 36. Taulant Dedja: 7 vjet nuk janë traditë. Gazmend Myftari: Kam nevojë për një sqarim, sepse nuk jam shumë i qartë. Është puna që të krijojmë nivele pushtetesh sepse kanë të tjerët, apo ka detyra të cilat mund dhe duhen kryer nga niveli i tretë? Duhet të krijojmë struktura për strukturë? A është e nevojshme që të krijohet një strukturë e tillë dhe çfarë do të mbulojë? U paraqitën këtu argumente në lidhje me zhvillimin ekonomik, që më duket një argument shumë i mirë. Megjithatë, ndoshta duhet të evidentohen nevoja më të plota përse duhet të ngrihet një nivel i tretë. Artan Hoxha: Kërkohen përsëri argumente për nivelin e tretë. Taulant Dedja: Unë do të thoja këtë: unë idenë për nivelin e tretë e hodha më tepër për të parë se si është reagimi, sepse personalisht unë jam për dy nivele të pushtetit lokal, por jo për këtë ekzistues, sepse nuk shkon kjo lloj ndarjeje. Është diçka që unë e ndjej në punën e përditshme. Vjollca Noji: Më falni. Ndoshta duhet bërë një lloj votimi. E para: a duhet të parashikojë Kushtetuta ndarjen territoriale administrative? A duhet të përcaktojë Kushtetuta nivelet e pushtetit lokal? Në qoftë se votojmë “Po” për të gjitha këto çështje, atëherë mund të flasim se cilat janë të mirat e dy nivele ose të niveleve. Në qoftë se votojmë që Kushtetuta nuk duhet të hyjë në këto hollësira, atëherë ky është një diskutim që duhet bërë kur të hartohet legjislacioni për pushtetin lokal. Artan Hoxha: Atëherë, a duhet të shprehet Kushtetuta për nivelet e pushtetit lokal? Kush është për “Po”? Po, vazhdojmë atëherë. Gazmend Myftari: Kompetencat e organeve të pushtetit lokal duhet të kategorizohen. Ka kompetenca që u jepen me ligj; ka kompetenca

565 që organet qendrore, në bazë të ligjit, ia delegojnë organeve të pushtetit lokal. Pra, kompetencat delegohen me ligj dhe gjithmonë shoqërohen me faturën financiare përkatëse, e cila përcakton edhe mundësinë e pushtetit lokal për t’i realizuar këto detyrime ligjore. Por, ka edhe një mundësi tjetër që, kur disa organe të nivelit të parë kanë interesa të përbashkëta, por që nuk mund t’i realizojnë veç e veç për shkak të pamjaftueshmërisë së burimeve financiare, bashkojnë forcat dhe autorizojnë një organ të një niveli më të lartë duke i akorduar edhe fondet e tyre. Pra, këto janë disa nga format që mund të pasqyrohen në Kushtetutë. Artan Hoxha: Kjo ishte për pikën e parë të kësaj seance. Kemi edhe dy pika të tjera: statusi i të zgjedhurve në organet e pushtetit lokal, si dhe statusi i personit juridik të organit të pushtetit lokal. Këto do të jenë dy çështje që do t’i diskutojmë më vonë, por që, po të keni dëshirë, mund t’i diskutojmë tani. Gazmend Myftari: Të dy problemet janë objekt i rëndësishëm diskutimi, por që, normalisht, mund të mos shtrohet me aq forcë çështja nëse duhet të përfshihen në Kushtetutë apo në ndonjë akt ligjor. Në praktikën shqiptare janë vërejtur probleme në lidhje me shkarkimin e të zgjedhurve lokalë, të cilat janë kontestuar për një periudhë të gjatë. Këto probleme paraqesin rëndësi të madhe kushtetuese pasi kanë të bëjnë me garantimin e imunitetit të të zgjedhurve lokalë dhe, në një plan më të përgjithshëm, me garantimin e autonomisë së pushtetit lokal. Pra, pikërisht mbrojtja e të zgjedhurve të organeve të pushtetit lokal nga shkarkimet arbitrare, të paligjshme e antikushtetuese duhet të jetë objekt i diskutimit që në periudhën e hartimit të Projektkushtetutës. Nga ana tjetër, sigurimi i personalitetit juridik të organeve të pushtetit lokal është një çështje po aq e diskutueshme, pasi ka të bëjë me sigurimin e mundësive dhe të kushteve ekonomike të organeve të pushtetit lokal për të përmbushur veprimtarinë dhe objektivat e tyre politike. Gjithashtu, sigurimi i këtyre premisave ekonomike u krijon më shumë mundësi organeve lokale të pushtetit të administrojnë pasuritë në interes të banorëve të tyre, etj. Artan Hoxha: Atëherë, le të fillojmë me çështjen që mua më duket pak më e lehtë për t’u trajtuar: me statusin e personit juridik të

566 pushtetit lokal. E para, a e pranojmë që organet e pushtetit lokal janë persona juridikë? Dhe nëse po, a duhet të parashikohet në një nga nenet e Kushtetutës? Edi Jola: A ka ndonjë rast që organet e pushtetit lokal nuk janë persona juridikë? Gazmend Myftari: Unë do të përgjigjesha në këtë mënyrë: as nuk duhet të shtrohet çështja e personalitetit juridik të organeve të pushtetit lokal! Këto e gëzojnë personalitetin juridik. Vështirësia qëndron tek realizimi i këtij personaliteti. Personaliteti juridik është shumë i gjerë. Ndërmjet shumë të tjerave është edhe e drejta për të pasur e administruar pronë. Në këtë drejtim, për shembull, praktika shqiptare ka treguar se personaliteti juridik nuk është zbatuar si duhet, ky institut nuk ka funksionuar. Prandaj, çështja shtrohet që personaliteti juridik i organeve duhet të vendoset në Kushtetutë jo aq për të konfirmuar personalitetin e tyre juridik, sesa për të shmangur këto praktika të gabuara, si dhe për të krijuar premisa më të mëdha kushtetuese e ligjore për realizimin e këtij personaliteti. Artan Hoxha: Pra, gëzimi i cilësisë si person juridik të organeve të pushtetit lokal të të dyja niveleve pranohet nga të gjithë dhe nuk mund të diskutohet. Të kesh këtë cilësi do të thotë, ndërmjet të tjerave, të kesh të drejtë të kesh pronë si dhe të hysh në transaksione ekonomike dhe financiare me të tretët. Albert Brojka: Po e pati këtë cilësi, për pasojë i ka të gjitha këto të drejta. Artan Hoxha: Gjithashtu, në këtë pikë jemi të mendimit se kjo cilësi duhet të parashikohet në Kushtetutë. Atëherë, për pikën e parë jemi të gjithë dakord. Formulimi do të ishte, pak a shumë, në këtë mënyrë: “Organet e pushteti lokal janë persona juridikë, pa asnjë kufizim”. (Në grup): S’ka nevojë për “pa asnjë kufizim”! Artan Hoxha: E nënkupton? Violeta Gatma: Po, e nënkupton. Artan Hoxha: Si përcaktohen personat juridikë në Kodin Civil?

567 Alba Dakoli: Një person juridik ka të drejtat dhe detyrimet e tij që përcaktohen me ligj. Gazmend Myftari: Në Kodin Civil, persona juridikë janë shoqëritë, fondacionet dhe organizatat, të cilët kanë kufizime ligjore. Po kështu, me ligj mund t’i bëhen kufizime edhe organeve të pushtetit lokal. Artan Hoxha: Më duket se është e qartë dhe mendoj se nuk kemi pse të zgjatemi më tej. Vijmë te pika e dytë: “A është objekt i Kushtetutës statusi i të zgjedhurve në organet e pushtetit lokal?”. Në qoftë se po, çfarë duhet të parashikohet në Kushtetutë për këtë status? Për pikën 3: si mund të përcaktohen kushtet dhe kriteret për shkarkimin e të zgjedhurve të organeve lokale, si dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme? Engjëll Dakli: Nuk jam shumë kompetent për të përcaktuar nëse çështjet në lidhje me organet e pushtetit lokal që ju përmendet duhet të jepen në Kushtetutë. Ndoshta duhen parashikuar, por për mua rëndësi të veçantë kushtetuese kanë katër parime kryesore: autonomia, ligjshmëria, vetëqeverisja dhe zgjedhshmëria. Këto janë katër parimet bazë të pushtetit lokal. Nisur nga eksperienca ime modeste, unë mendoj se po u fiksuan këto parime në Kushtetutë, janë fiksuar gjërat kryesore. Tani, në lidhje statusin e të zgjedhurit të organit lokal të pushtetit: siç mbrohet deputeti, duhet të mbrohet edhe i zgjedhuri nga zgjedhjet lokale. Një kryetar bashkie ose komune shkarkohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit. Për mendimin tim, me këtë mënyrë shkarkimi merr fund autonomia e pushtetit lokal, sepse Kryeministri është përfaqësuesi kryesor i ekzekutivit, kurse kryetari i bashkisë është përfaqësuesi kryesor i pushtetit lokal. Në qoftë se ky i fundit ka shkelur ligjin, duhet të vihet në lëvizje e të funksionojë sistemi gjyqësor. Por, kryetari i bashkisë ose anëtari i këshillit duhet të ketë të drejtë të ankohet deri në Gjykatën Kushtetuese. Mua nuk më duket normale, pra, që kryetari i bashkisë të hiqet me dekret të Presidentit dhe me propozim të Kryeministrit. Unë gjithashtu mendoj që vendi ynë duhet të fuqizojë statusin e të zgjedhurit, domethënë të anëtarit të këshillit bashkiak dhe të anëtarit të këshillit të komunës. Bile unë shtroj për diskutim që, pas nja 10 vjetësh, këshilltarët të zgjidhen në mënyrë nominale, domethënë, çdo këshilltar të ketë zonën e vet. Megjithatë, le ta quajmë se u hap diskutimi për këto çështje. Le

568 të shikojmë, gjithashtu, se çfarë modelesh kanë vendet e tjera dhe cili prej tyre mund të jetë më i afërt e pranueshëm për ne. Këto ishin komentet e mia. Artan Hoxha: Në rregull. Pra, zoti Dakli propozon fuqizimin e statusit të të zgjedhurit në pushtetin lokal, refuzimin e shkarkimit të kryetarit të bashkisë ose komunës nga organe qendrore ekzekutive, si dhe, së fundi, këshilltarët lokalë të zgjidhen në zona njëemërore zgjedhjesh. Ligoraq Karamelo: Një kryetar i zgjedhur shkarkohet kur ka shkelur Kushtetutën ose ka kryer shkelje të rënda ligjore. Me këtë rast, në Kushtetutë do të përcaktohet edhe mënyra se si do të shkarkohet kryetari. Albert Brojka: Nuk merret Kushtetuta me shkarkimin e kryetarit! Ligoraq Karamelo: Ka kushtetuta që parashikojnë, për shembull, që Kryeministri i propozon parlamentit shkarkimin e një këshilli të zgjedhur ose të një të zgjedhuri. Ka kushtetuta, si ligji ynë ekzistues “Për dispozitat kryesore kushtetuese” që përcakton se kryetari i zgjedhur i një bashkie ose komune shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit. Presidenti mendohet si një arbitër i shtetit. Tani, ndërmjet këtyre formave të shkarkimit të një kryetari ose këshilltari në organet e pushtetit lokal, ne duhet të përqendrohemi të gjejmë se cila duhet fiksuar në Kushtetutë. Artan Hoxha: Po ju ftoj edhe një herë që të mendojmë për çështjet që duhen apo nuk duhen trajtuar në Kushtetutë. Nuk duhet të futemi në hollësi që i takojnë ligjit për pushtetin lokal. Albert Brojka: Imuniteti i të zgjedhurit në pushtetin lokal të jetë si ai i deputetit. Arqile Goreja: E mbështes idenë e zotit Brojka. Taulant Dedja: Përgjithësisht, jam dakord me ato që tha zoti Brojka që Kushtetuta duhet të garantojë imunitetin e të zgjedhurit lokal. Po kështu, në mënyrë të përgjithshme, të garantojë edhe statusin e të zgjedhurit lokal. Kjo e fundit do të plotësohej nëpërmjet një ligji që do të rridhte direkt prej Kushtetutës, gjë që i ka munguar legjislacionit tonë. Bile, problemi ynë më i madh gjatë këtyre viteve kanë qenë

569 boshllëqet e legjislacionit, që do të ishin një plotësim i Kushtetutës ose i dispozitave të saj. Jam i mendimit, gjithashtu, që mbrojtja ligjore e autonomisë lokale nga e cila rrjedh edhe mbrojtja e statusit të të zgjedhurit të pushtetit lokal, duhet të garantohet në Kushtetutë. Këtu përfshihet edhe e drejta për t’u ankuar në instancat gjyqësore. Kurse për sa i përket problemit të shkarkimeve, mendoj se nuk është Kushtetuta që duhet të merret me këtë, por ligji organik i organizimit dhe funksionimit të pushtetit lokal, i cili duhet të përcaktojë qartë se cilat janë procedurat e shkarkimit. Këtu u tha se një kryetar bashkie mund të shkarkohet edhe me dy të tretat e këshilltarëve. Por, kjo nuk është plotësisht e drejtë se këshilltarët nuk mund të shkarkojnë një kryetar bashkie që është zgjedhur nga populli. Kjo do të pranohej në rastin e një kryetari bashkie që është i zgjedhur nga këshilli, siç është rasti francez. Këshilli komunal ose bashkiak zgjedh kryetarin, por është i garantuar stabiliteti gjatë një periudhe katërvjeçare. As kryetari nuk shpërndan këshillin dhe as këshilli nuk shkarkon dot kryetarin dhe kjo mund të ishte e domosdoshme në rastin tonë, që mund të futej edhe si procedurë në ligjin ekzistues. Madje, ne kemi përgatitur edhe një projekt që ia kemi çuar për oponencë ekspertëve të Këshillit të Evropës. Në këtë projekt janë qartësuar mjaft procedurat e shkarkimit, si dhe garantohen më mirë ato. Artan Hoxha: A mund të na i përshkruash pak? Taulant Dedja: Me pak fjalë, propozimin e bën Këshilli i Ministrave dhe ia dërgon për miratim Presidentit të Republikës. Artan Hoxha: Përsëri sipas praktikës në fuqi. Taulant Dedja: Kjo praktikë zbatohet në të gjitha shtetet e Evropës. Këto procedura shkarkimi kanë edhe këto vende, por motivet e shkarkimit duhet të jenë të bazuara: të jetë shkelur Kushtetuta, ligjet dhe aktet e tjera. Së dyti, procedurat e shkarkimit duhet të jenë të gjata. Për shembull, një kryetar bashkie të ketë të drejtë të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku vendoset për fatin e tij, mbledhje në të cilën shqyrtohet e votohet për shkarkimin e tij, si dhe të shprehet përpara Këshillit të Ministrave. Për mua problemi më i madh shtrohet për këshillat e rretheve, ku kryetari i rrethit zgjidhet nga këshilli. Kjo mund të garantohet me ligj gjatë katër vjetëve të mandatit, duke ndaluar këshillin të shkarkojë kryetarin dhe kryetarin

570 të shpërndajë këshillin. Për këtë duhet të ketë të drejtë një instancë më e lartë, siç është Këshilli i Ministrave ose Presidenti dhe procedura të garantohet me ligjin për pushtetin lokal, si dhe t’i garantohet e drejta e ankimit në gjykatë. Për shembull, pas vendimit të Presidentit, kryetari i shkarkuar ose këshilli i shkarkuar ankohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila brenda 30 ditëve duhet të shprehet për këtë. Vendimi i Gjykatës është përfundimtar dhe i paankimueshëm. Pastaj, në qoftë se mendohet se implikohen edhe shkelje të të drejtave të njeriut, t’i njihet e drejta të ankohet edhe në instancat ndërkombëtare. Kjo është një procedurë e gjatë që garanton. Në lidhje me kompetencat, ajo që më duket mua më e rëndësishme është kjo: ka shumë Kushtetuta të cilat kanë dispozita të përgjithshme në lidhje më kompetencat. Për një shtet si Shqipëria, për mua, është e domosdoshme që Kushtetuta të përcaktojë qartë, në mënyrë të shprehur, se cilat janë kompetencat ekskluzive të pushtetit lokal dhe cilat janë ato që i delegohen nga pushteti qendror. Artan Hoxha: Nuk kemi ardhur ende tek kompetencat. Zoti Brojka dha një model: statusi i të zgjedhurit lokal të jetë i ngjashëm me statusin e deputetit. Në ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese” përcaktohet, më duket, se deputetit i hiqet mandati vetëm në tre raste: kur vdes, kur jep dorëheqjen, dhe kur i hiqet zotësia juridike për të vepruar nga gjykata. Ndërsa, kur kryen një krim të dukshëm dhe të rëndë i hiqet imuniteti. Në rastin e fundit i hiqet imuniteti, por jo mandati, se mandatin vazhdon ta ketë. Engjëll Dakli: I hiqet imuniteti dhe i nënshtrohet procedurës së hetimit dhe gjykimit. Artan Hoxha: Pas mbarimit të procesit gjyqësor, mund t’i hiqet mandati? Engjëll Dakli: Po u dënua me vendim gjyqësor, sigurisht që i hiqet. Artan Hoxha: Qartë. Së fundi, deputeti e lë detyrën kur kalon në një detyrë që nuk përputhet me atë të deputetit. Artan Hoxha: Atëherë, propozimi i Brojkës është që Kushtetuta të garantojë statusin e të zgjedhurit lokal në mënyrë të ngjashme me të

571 deputetit si për kryetarin e bashkisë ose të komunës, ashtu dhe për këshilltarët e të gjitha niveleve. Violeta Gatma: Në qoftë se barazohet statusi i kryetarit të bashkisë dhe këshilltarit me atë të deputetit, nuk ka pse të përmendet fjala shkarkim, se as deputeti nuk shkarkohet. Taulant Dedja: Një barazim i tillë nuk është e lehtë të pranohet. Artan Hoxha: E hedhim në votë? Ligoraq Karamelo: Më falni, kam një pyetje: në qoftë se një këshilli ose një kryetari bashkie ose komune i shkrepet në kokë dhe nxjerr akte antikushtetuese ose të paligjshme, si do të veprohet? Albert Brojka: Ndërhyn prefekti. 521 Artan Hoxha: Si do të vendosim në lidhje me nivelet bashki, komunë dhe rreth? Për Bashkinë e Tiranës kërkohet të ketë status të veçantë. Vjollca Noji: Desha të bëj një sqarim. Unë nuk do ta quaja nivelin e tretë nivel të qeverisjes lokale, por më tepër një nivel që lidhet me një ndarje administrative dhe territoriale. Ky nivel, ndoshta, mund të jetë një organizim i përhershëm që nuk del nga zgjedhjet. Artan Hoxha: Unë do t’ju ftoja që ta mbyllim diskutimin. A jemi të gjithë për dy nivele të pushtetit lokal? Albert Brojka: Unë mendoj se po dhe jam i mendimit të mbajmë, pak a shumë, gjendjen ekzistuese – komunë, bashki dhe rreth – dhe ta fiksojmë këtë në Kushtetutë. Njerëzit janë ambientuar me këtë ndarje. Madje të fiksojmë edhe numrin e komunave dhe të bashkive. Artan Hoxha: Përveç propozimit për të fiksuar në Kushtetutë gjendjen ekzistuese me dy nivele, hidhet edhe propozimi tjetër për 521 Neni 6 i ligjit nr. 7608, datë 22.9.1992, “Për prefekturat”, pas ndryshimeve që i janë bërë atij me ligjin nr. 8209, datë 22.4.1997, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7608, datë 22.9.1992, ‘Për Prefekturat’” parashikonte: “Organet e pushtetit lokal janë të detyruara të njoftojnë prefektin për aktet e nxjerra prej tyre brenda shtatë ditëve nga dita e miratimit të aktit, njoftim që vërtetohet me vulën e prefekturës. Prefekti duhet të shprehet për ligjshmërinë e aktit brenda 10 ditëve nga dita që është njoftuar. Kur prefekti vëren që një akt i nxjerrë nga pushteti lokal është i paligjshëm, ka të drejtë t’ia kthejë organeve të pushtetit lokal për rishqyrtim ose ta dërgojë atë në gjykatë. Në këto raste pezullohet zbatimi i aktit”.

572 fiksimin në Kushtetutë edhe të numrit të komunave e bashkive, si dhe të numrit të rretheve. Ligoraq Karamelo: Mendimi im është që Kushtetuta nuk duhet të shprehet. Aty mund të parashikohet vetëm që ndarja administrative rregullohet me ligj të veçantë. Me ligj mbahen parasysh më mirë edhe faktorët që u përmendën këtu, si pozicioni gjeografik, numri i popullsisë, tradita, etj. Unë jam për dy nivele, por, për sa i përket nivelit të dytë, sugjeroj të heqim dorë nga rrethi, i cili aktualisht është katandisur shumë keq, si, për shembull, rrethi i Ersekës, i cili është mjaft i vogël. Për këtë nivel, jam i mendimit që të parashikohet në Kushtetutë që ndarja territoriale ose niveli i dytë do të caktohen me ligj. Artan Hoxha: Pra, kemi dy mendime alternative: njëri është që të fiksohet në Kushtetutë gjendja e sotme e ndarjes territoriale, dhe propozimi tjetër është që ndarja territoriale të bëhet me ligj. Albert Brojka: Jo, me ligj! Taulant Dedja: Ndërsa neni 5 i Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale garanton konsultimin me popullatën përpara se të bëhen ndryshime në ndarjen territoriale. Artan Hoxha: Në qoftë se është nënshkruar Karta Evropiane e Autonomisë Lokale do të thotë që ne duhet të mbajmë parasysh kriteret e parashikuara në të. Taulant Dedja: Pikërisht unë sugjeroj që Kushtetuta të përcaktojë vetëm nivelet – bashki, komunë dhe rreth. Bashkia dhe komuna janë niveli i parë. Së dyti, Kushtetuta duhet të garantojë mënyrën e ndryshimit të kufijve të komuniteteve lokale. Me fjalë të tjera, Kushtetuta të shprehet qartë se çdo modifikim i kufijve territorialë do të bëhet mbi bazën e ligjit, pasi të jetë marrë më parë pëlqimi i komuniteteve lokale të interesuara me referendum. Pra neni 5 i Kartës thotë pak a shumë: “Çdo modifikim i kufirit territorial duhet të bëhet me konsultim paraprak nëpërmjet referendumit”. 522 522 Neni 5 i Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale ka këtë përmbajtje: “Për çdo ndryshim të kufijve territorialë lokalë, bashkësive lokale përkatëse duhet t’u merret mendimi paraprak, po qe nevoja me anë referendumi aty ku e lejon ligji”.

573 Artan Hoxha: Pra, kemi edhe një propozim të dytë të hedhur nga zoti Dedja. Kemi dy propozime alternative. A ka nevojë që të japim argumente në favor të tyre? Albert Brojka: Jo, unë e tërheq propozimin tim. Gjergji Memo: Jam dakord që në Shqipëri të jenë dy nivele të pushtetit lokal. Nivelin e parë, atë të komunës dhe bashkisë e pranojmë si një nivel të domosdoshëm, si njësi të domosdoshme. I diskutueshëm mbetet niveli i dytë, i cili nuk përputhet si nga pikëpamja administrative, ekonomike dhe nga numri i popullsisë me atë që duhet të ketë një njësi e nivelit të dytë e krahasuar me vendet e tjera të Evropës. Prandaj, nuk kemi përse të mbajmë gjendjen aktuale. Kam parasysh këtu ruajtjen e rrethit. Në këto kushte, është më mirë të themi se niveli i dytë do të përcaktohet me ligj. Në këtë mënyrë them se i japim një zgjidhje më të mirë këtij niveli në përshtatje edhe me zhvillimet e mëvonshme. Artan Hoxha: Atëherë, Brojka e tërheq propozimin për fiksimin në Kushtetutë të gjendjes aktuale dhe mbetemi me alternativën e zotit Dedja që të bëhet me ligj, referendum, etj. Pra, për këtë arritëm konsensus. Tani ka një shqetësim për sa i përket rretheve. Do të ruajmë këtë emërtim? Albert Brojka: Le të themi “rrethet”. Sot janë 36, por mund të bashkohen dhe të arrijnë në 26 ose edhe më pak. Artan Hoxha: Pra, ju e shikoni si një proces të mundshëm rindarjen? Fatbardh Kadilli: Përderisa nuk fiksojmë numrin në Kushtetutë, atëherë rrethet mund të bashkohen ose ndahen. Artan Hoxha: Atëherë, ju propozoj ta mbyllim edhe këtë pikë me konkluzionin se mbetemi në dy nivele të pushtetit lokal: bashki, komunë – niveli i parë dhe rrethi – nivel i dytë. Kjo është çështja e parë që duhet fiksuar në Kushtetutë. Çështja e dytë që duhet fiksuar në Kushtetutë është që ndarja administrative bëhet me ligj duke mbajtur parasysh edhe kriterin e ndryshimit të kufijve territorialë lokalë të parashikuar në nenin 5 të Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale. Formulimet e sakta do t’i bëjmë më pas. Kush është dakord me një formulim të tillë?

574 Albert Brojka: Te pika e parë harruat statusin e veçantë të Tiranës. Taulant Dedja: A duhet të jetë në Kushtetutë statusi i veçantë? Albert Brojka: Po, kryeqyteti të ketë status të veçantë. Artan Hoxha: A jemi dakord me çështjen e dytë që do të fiksohet në Kushtetutë? Po. Tani i kthehemi edhe një herë statusit të Tiranës. Propozimi është që në Kushtetutë të shprehet: “Bashkia e Tiranës ka status të veçantë që përcaktohet me ligj”. Albert Brojka: Po. Artan Hoxha: Jo “Tirana”, por “kryeqyteti”. Kalojmë në votim. Kush është për propozimin që kryeqyteti të ketë status të veçantë që përcaktohet me ligj? Ardjana Kondi: Kisha një pyetje. Kjo kërkohet për shkak se Tirana është kryeqytet, apo për shkak të popullsisë së saj? Albert Brojka: Për shkak të popullsisë. Ardjana Kondi: Pse të mos thuhet për ato qytete mbi X numër banorësh? Albert Brojka: Vetëm Tirana duket të ketë ritme shumë të mëdha të rritjes së numrit të popullsisë. Lirkë Gjinka: Zoti Brojka, ideja është që, në qoftë se Tirana do të marrë një status të veçantë të kujton disi karakteristikat e një ndarjeje federale, siç e kanë qytete të ndryshëm në disa vende të Evropës, të cilët e kanë trashëguar prej kohësh të qenit qytete me status të veçantë. Albert Brojka: Ju komentojeni si të doni, por Tirana ka nevojë për pesë kryetarë bashkie, kjo është ideja… Violeta Gatma: Në fakt, Tirana e ka statusin e veçantë dhe nuk shoh arsye të kthehet në një gjendje më të ulët. Vladimir Mulosmani: Ta themi kështu: “Qytetet që kanë mbi 200.000 banorë”, pasi më vonë edhe popullsia e Durrësit dhe, më vonë, dhe ajo e Korçës mund të rriten.

575 Albert Brojka: Kjo është edhe ideja ime, që qytetet nuk mund të menaxhohen vetëm nga një kryetar bashkie. Të ketë edhe kryetarë të tjerë nënbashkie dhe kjo të mund të bëhet me ligj të veçantë. Artan Hoxha: Pra, ky është një propozim i dytë. Ligoraq Karamelo: Ne sapo e përmendëm që ndarja administrative do të bëhet me ligj të miratuar nga parlamenti. Kështu që ky ligj përfshin jo vetëm Tiranën, por edhe Durrësin, si dhe qytetet e tjera që do të kenë nevojë për ndarje të mëtejshme territoriale. Kështu e kanë edhe vendet e tjera, si për shembull, Athina, ndarja e së cilës është rregulluar me ligj të veçantë. Albert Brojka: Por duke e parashikuar në Kushtetutë statusin e veçantë të Bashkisë së Tiranës, parlamenti detyrohet në mënyrë pozitive të nxjerrë një ligj për rregullimin e këtij statusi. Këtu qëndron e veçanta. Artan Hoxha: Atëherë, ju lutem të përqendrohemi pak tek propozimet. Kemi këto alternativa: të ruajmë gjendjen aktuale me veçorinë që kryeqyteti do të ketë status të veçantë që përcaktohet me ligj; propozimi i dytë është që bashkitë me më shumë se 200.000 banorë të marrin status të veçantë. Tani sugjeroj të kalojmë në votim që ta mbyllim edhe këtë pikë. Kush voton pro? Gjergji Memo: Por ç’do të thotë “status i veçantë”? Albert Brojka: Unë e kam vetëm për sa i përket menaxhimit të këtij kryeqyteti dhe jo ndonjë ndarje të tij. Bashkia e Tiranës është e vështirë të menaxhohet me një kryetar bashkie. Kështu mund të bëhet një formulim i tillë që menaxhimi i kryeqytetit ka status të veçantë. Artan Hoxha: Duhet gjetur një formulim më i saktë për Projektkushtetutën. Po përmende menaxhim duhet dhënë kuptimi i tij në Kushtetutë. Taulant Dedja: Kjo mund të bëhet shkak për interpretime të ndryshme! Albert Brojka: Nuk është fjala për ndarjen e Tiranës.

576 Violeta Gatma: Në Kushtetutë të shprehet vetëm “statusi i veçantë” dhe pastaj kjo “e veçantë” të përcaktohet me ligj. Ne nuk mund të parashikojmë tani të gjitha veçoritë që përmblidhen tek e veçanta. Gjergji Memo: Sapo u shprehëm në favor të ndërtimit të pushtetit lokal me dy nivele, si dhe ramë dakord edhe sesi do t’i emërtonim ato. Tani kërkohet që të bëhet një formulim për diçka të veçantë. Me qëllim që të mos biem ndesh me atë që sapo ramë dakord, le ta lemë që këtë “të veçantë” ta rregullojë e përcaktojë me ligj parlamenti, pa hyrë në shifra 200.000 apo 300.000. Pra, kemi pranuar që pushteti lokal të jetë me dy nivele dhe kjo duhet të pasqyrohet në Kushtetutë, ndërsa rastet e organizimit të veçantë duhet të përcaktohen me ligj të veçantë. Ligoraq Karamelo: Jam dakord me këtë mendim. Gazmend Myftari: Pra, thelbi qëndron thjesht tek mënyra e menaxhimit të bashkisë së Tiranës. Besoj se me nënshkrimin e Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale këshilli bashkiak do të ketë buxhetin e vet dhe, së bashku me kryetarin e bashkisë, do të caktojnë struktura të tilla të organizimit të bashkisë me nënndarje, me qëllim që të jetë sa më afër zgjidhjes së problemeve, kryerjes së shërbimeve. Unë nuk besoj se do të ketë kufizime për krijimin, për shembull, të strukturave organizative të vetë bashkisë. Vendosja e 5 kryetarëve të 5 nënbashkive, siç përmendi zoti Brojka, nuk ka përse të ndalohet. Mjafton që të kesh buxhetin për të mbuluar strukturat e reja, si dhe të argumentosh nxjerrjen e një ligji në parlament, dhe kjo çështje mua më duket e zgjidhur. Artan Hoxha: A do të jenë të zgjedhur këta pesë kryetarët e nënbashkive? Albert Brojka: Të zgjedhur drejtpërdrejt. Thanas Mërkuri: Karta e Evropiane e Autonomisë Lokale të jep të drejtën që të përcaktosh strukturat e nevojshme të brendshme. Violeta Gatma: Jo nuk është ashtu, se këta do të jenë të zgjedhur! Artan Hoxha: Mbetemi në formulimin që u vu në dukje edhe më lart: kemi dy nivele, ndërsa rastet e organizimeve të veçanta të përcaktohen

577 me ligj. Jemi në rregull me këtë? Fillojmë seancën e dytë të diskutimeve. Fatbardh Kadilli: Në lidhje me kompetencat gjithmonë shtrohet çështja: a duhet të përmenden kompetencat e organeve të pushtetit lokal në Kushtetutë, apo ato duhet të jenë objekt i një ligji të veçantë? Në rast se i jepet përgjigje pozitive kësaj pyetjeje, atëherë duhet t’i drejtohemi teknikës juridike që bën të mundur pasqyrimin e këtyre kompetencave në Kushtetutë. Janë parashikuar teknika juridike. Kështu, mund të përmenden fusha konkrete ku ushtrojnë veprimtarinë organet e pushtetit lokal, sipas niveleve. Mund të zgjidhet një teknikë tjetër, ku mund të parashikohen shprehimisht të gjitha kompetencat që i takojnë ose i jepen organit të pushtetit, të cilat mund t’i konsiderojmë si kompetenca ekskluzive të organeve të pushtetit lokal. Ka edhe forma e teknika më të përgjithshme, të cilat parashikojnë mundësinë që organet e pushtetit lokal, brenda territorit të tyre, të rregullojnë me aktet e veta problemet e territorit përkatës dhe të popullsisë që përfshihet në të kur kjo nuk rregullohet me akte të organeve të larta qendrore. Pra, çështja e kompetencave lihet e hapur duke pasur parasysh faktin se problemet dhe çështjet paraqiten të ndërthurura dhe, si të tilla, ato mund të rregullohen me akte të organeve të pushtetit qendror, por mund të rregullohen edhe me akte të pushtetit lokal. Ka edhe forma e teknika të tjera që lejojnë një frymëmarrje më të gjerë për organet e pushtetit lokal. Lirkë Gjinka: Në lidhje me imunitetin e të zgjedhurit, kryetar bashkie a komune ose anëtar këshilli, të cilët, nëpërmjet akteve dhe veprimeve të tyre, mund të kryejnë shkelje të ndryshme ligjore dua të shtroj dy pyetje: a duhet të gjejë vend në Kushtetutë imuniteti i të zgjedhurit lokal? Po kështu, a duhet të gjejë vend në Kushtetutë çështja e shpërndarjes së një këshilli të tërë? Këtu është fjala nëse kjo mbrojtje duhet të parashikohet në Kushtetutë apo do t’i lihet ligjit. Ajo që mund të parashikojë Kushtetuta është përcaktimi i procedurës së shpërndarjes së një këshilli ose të shkarkimit të një të zgjedhuri. Në disa prej Kushtetutave që kam parë, këto janë mishëruar në forma të ndryshme, diku në mënyrë më të përmbledhur, diku në mënyrë më të detajuar. Se në çfarë forme do të parashikohet në Kushtetutën shqiptare, kjo përbën një tematikë diskutimi shumë të rëndësishme.

578 Artan Hoxha: Gjithsesi, mendoj se duhet të sqarohet statusi i të zgjedhurit, si dhe nëse ky status duhet të pasqyrohet në Kushtetutë ose jo. Së dyti, do të trajtojmë statusin e organit dhe shpërndarjen e tij nga një organ më i lartë qendror. Më parë u ngrit shqetësimi dhe u kritikua shkarkimi i një kryetari bashkie nga Presidenti me propozim të Kryeministrit. Deri tani është bërë vetëm një propozim që Kushtetuta të garantojë të njëjtin status për të zgjedhurin lokal, me atë të deputetit. Ka ndonjë propozim alternativ ose ndonjë kundërargument ndaj kësaj? Gjergji Memo: Kur kryetari i një bashkie ka bërë shkelje të ndryshme, ka shkelur ligjin ose Kushtetutën dhe për këtë është njoftuar Kryeministri, unë mendoj se duhet të ketë rrugë të shpejta për të marrë masa për riparimin e gjendjes. Dy janë rrugët për shkarkimin e kryetarit. Rruga më e shpejtë është: Kryeministri bindet se ka të bëjë me shkelje dhe i propozon Presidentit ose parlamentit shkarkimin e kryetarit të bashkisë. Ndërsa rruga tjetër është përmes gjyqësorit. Kjo rrugë kërkon kohë, nga disa muaj deri në një vit. Nuk mund të lejohet të rrijë në detyrë një kryetar bashkie që ka bërë shkelje. Për mua çështja është nëse propozimi i Kryeministrit duhet të aprovohet nga Presidenti apo nga parlamenti. Procesi gjyqësor le të vazhdojë më pas. Albert Brojka: Sot, kryetari i bashkisë nuk ka imunitet dhe Kryeministri mund ta shkarkojë atë kur të dojë. Ajo që na duhet të themi është se i zgjedhuri lokal ka imunitet, gjë që duhet të fiksohet në Kushtetutë. Për sa i përket hollësive në lidhje me imunitetin, këto të rregullohen me ligj. Thanas Mërkuri: Ndoshta ligji duhet të bëjë dallim midis këshilltarëve dhe kryetarit të bashkisë! Albert Brojka: Unë nuk jam dakord që kryetari i bashkisë të shkarkohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit. Ligji ynë nuk është i drejtë në këtë aspekt! Ylli Manjani: Mua më duket se zgjidhja e drejtë e këtij problemi varet shumë nga sistemi i zgjedhjes. Çfarë sistemi do të ndiqet? Aktualisht, është një sistem i përzier. Kryetari i bashkisë a komunës zgjidhet sipas sistemit mazhoritar, ndërsa anëtarët e këshillit bashkiak zgjidhen sipas sistemit proporcional. Kryetari i këshillit të rrethit, në

579 dallim nga kryetari i komunës a bashkisë, zgjidhet nga këshilli i rrethit. Pra, zgjidhja e drejtë e sistemit të zgjedhjes do të zgjidhë edhe çështjen e largimit nga detyra të kryetarit të bashkisë, kur ky shkel ligjin. Në qoftë se kryetari i bashkisë i ka marrë votat nga populli, nuk mund të shkarkohet nga ndonjë organ tjetër, sepse është populli që duhet të vendosë, dhe në këtë drejtim nuk ke çfarë të diskutosh. Për sa i përket pyetjes se kush mund t’ia heqë imunitetin një këshilli bashkiak, sqaroj se imuniteti është individual, i përket një individi, një anëtari të këshillit dhe jo të gjithë këshillit. Për këshillin duhet të përdoret termi “shpërndarje”. Askush nuk e shpërndan parlamentin kur nxjerr një akt të parregullt. E njëjta gjë duhet të zbatohet edhe për këshillin lokal. Artan Hoxha: Mos të kalojmë tek organi. Jemi tek i zgjedhuri si individ. Atëherë, edhe një herë, të zgjedhurit lokalë gëzojnë imunitet. Albert Brojka: Imuniteti i tyre duhet përcaktohet me ligj, sepse mund të ketë ndryshime të vogla në krahasim me imunitetin e deputetit. Ylli Manjani: Përveç kësaj, unë sugjeroj që në Kushtetutë të përcaktohet edhe sistemi i zgjedhjes. Albert Brojka: Edhe një herë, në Kushtetutë të shkruhet vetëm që i zgjedhuri lokal ka imunitet, si dhe që hollësitë rregullohen me ligj të veçantë. Në këtë mënyrë, Kushtetuta do ta detyrojë parlamentin të nxjerrë një ligj për imunitetin. Artan Hoxha: Atëherë, propozimi më i fundit për statusin e të zgjedhurit në organet e pushtetit lokal është: i zgjedhuri i pushtetit lokal gëzon imunitet, i cili përcaktohet me ligj. Këtë duhet të shprehë Kushtetuta. Jemi në rregull deri këtu? Ka ndonjë kundërshtim? Taulant Dedja: Kësaj duhet t’i shtohet që statusi i të zgjedhurit lokal duhet të garantohet me ligj, sipas nenit 7 të Kartës 523 . Siç dihet, statusi nuk është e njëjta gjë me imunitetin. 523 Neni 7 i Kartës Europiane të Autonomisë Lokale parashikon: “1. Statusi i të zgjedhurve lokalë duhet të sigurojë ushtrimin e lirë të mandatit të tyre. 2. Ai duhet të lejojë kompensimin e duhur financiar të shpenzimeve të bëra gjatë ushtrimit të mandatit, si dhe, po të jetë e nevojshme, kompensimin financiar të parave të shpenzuara apo një shpërblim të punës së kryer dhe sigurimin social përkatës. 3. Funksionet dhe veprimtaritë e papajtueshme me mandatin e të zgjedhurit lokal mund të caktohen vetëm në bazë të

580 Ylli Manjani: Gjithashtu, të përfshihet edhe sistemi i zgjedhjes. Gjergji Memo: Ka një ndryshim ndërmjet imunitetit të deputetit dhe imunitetit të të zgjedhurit lokal. Deputetit ia heq imunitetin vetë parlamenti, ndërsa kryetari i bashkisë zgjidhet nga populli dhe, nga sa u tha më sipër, duket se nuk ka kush t’ia heqë imunitetin. Me një fjalë, askush nuk mund ta hedhë në gjyq zotin Albert Brojka që ka imunitet si kryetar bashkie. Albert Brojka: Jo, zbatohen kushtet e deputetit. Imuniteti i të zgjedhurit lokal dhe heqja e tij do të përcaktohen me ligj. Taulant Dedja: Një minutë; imuniteti e mbron kryetarin e bashkisë që të mos ndiqet penalisht. Ndërsa për çështje civile, kryetari i bashkisë mund të hidhet në gjyq. Engjëll Dakli: Për mua ka më shumë rëndësi mandati i të zgjedhurit sesa imuniteti i tij. Tani, për kë e keni fjalën: për mandatin apo për imunitetin? Albert Brojka: Për imunitetin po flasim. Në këtë kuadër duhet të shtojmë se, në qoftë se Kontrolli i Shtetit kërkon të çojë në gjyq për shkelje kryetarin e bashkisë, kush duhet t’ia heqë imunitetin kryetarit? Këtë, në fakt, duhet ta përcaktojë ligji. Do t’i lihet Kryeministrit dhe Presidentit, apo këshillit bashkiak? Kjo duhet të rregullohet me ligj. Engjëll Dakli: Doja të bëja një koment të vogël. Po diskutojmë për raportin e mandatit dhe imunitetit të të zgjedhurit lokal me Kushtetutën. Duke reflektuar edhe diskutimet e parafolësve, mendimi im është që nuk duhet të ketë asnjë ndryshim midis të zgjedhurve, si për organet qendrore ashtu dhe për ato lokale. Ligji, pastaj, të parashikojë dhe të rregullojë detajet, duke zgjidhur të gjitha shqetësimet që u ngritën këtu. Artan Hoxha: A ta kalojmë edhe këtë pikë, meqenëse më duket se u arrit konsensusi? Pra: “Të zgjedhurit në organet e pushtetit lokal kanë status që përcaktohet me ligj”. Dakord? Albert Brojka: Duhet të mbajmë parasysh se mandati është fiksuar në Kushtetutë dhe është katër vjet. ligjit ose të parimeve juridike themelore”.

581 Artan Hoxha: Nuk bëhet fjalë për afatin e mandatit. Albert Brojka: Unë mendoj se bëhet fjalë vetëm për imunitetin. Në qoftë se kryetari i bashkisë do të shkarkohet në mes të afatit të mandatit, duhet të parashikohen shkaqet ose arsyet përse shkarkohet. Këtë unë e shoh si pjesë të imunitetit. Artan Hoxha: Atëherë, duhet riformuluar edhe një herë propozimi juaj. Albert Brojka: E kemi thënë disa herë më sipër. Murat Tomori: Kush do të garantojë veprimtarinë e kryetarit të bashkisë gjatë mandatit që ka? Kush ka të drejtë t’ia ndërpresë mandatin? Nuk është fjala thjesht për imunitetin, por për ndërprerjen e këtij, për moskryerjen e mëtejshme të detyrës. Artan Hoxha: Mirë. Kalojmë tek pika e dytë, te shpërndarja e organeve të pushtetit lokal, e cila mund të na ndriçojë më tej edhe çështjen e parë? A është ky objekt i Kushtetutës? Është fjala për shpërndarjen dhe zgjedhjet e parakohshme. Engjëll Dakli: Zgjedhjet lokale të parakohshme janë patjetër [objekt]. Ndërsa shpërndarja e organeve lokale duhet të rregullohet me ligj. Albert Brojka: Edhe shpërndarja është objekt i trajtimit kushtetues. Të shkarkosh një këshill bashkiak do të thotë që të bësh zgjedhje të reja në atë njësi territoriale. Artan Hoxha: Dakord. A është objekt i Kushtetutës shpërndarja e një organi të pushtetit lokal? Albert Brojka: Dhe duhet të futet aty ku flitet për zgjedhjet e parakohshme. Engjëll Dakli: Pra, objekt është shpërndarja e organeve të pushtetit lokal dhe jo heqja e një këshilltari. Artan Hoxha: Po, shpërndarja e organit në tërësi. A duhet të trajtohet ky propozim në Kushtetutë, apo jo? (Në grup): Po. Artan Hoxha: E dyta: mbi cilat kritere dhe nga kush bëhet kjo shpërndarje?

582 Engjëll Dakli: Me dispozitat që kemi, këtë e bën Presidenti. 524 Albert Brojka: Sigurisht, ai që bën, në bazë të dispozitave kushtetuese, caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Artan Hoxha: Dakord. Themi që Kushtetuta duhet të shprehet se cilët janë shkaqet që shpërndahet një organ i pushtetit lokal. Cilët janë këto kritere? Engjëll Dakli: Kriteri i parë është kur këshilli nuk funksionon. Albert Brojka: Kur nuk është në gjendje të marrë vendim. Artan Hoxha: Ky është një kriter. Tjetër kriter? Violeta Gatma: Mua më duket se këto janë çështje teknike, pse duhet t’i hyjmë kaq hollësisht? Artan Hoxha: Mirë, por duhet të bëjmë një formulim kushtetues për arsyet dhe organin që e bën shpërndarjen e organeve të pushtetit lokal. A duhen shkruar në Kushtetutë arsyet? Albert Brojka: Unë them se duhet të shkruhen në një nen të veçantë. Kështu, për shembull, organet shpërndahen vetëm nga Presidenti i Republikës në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj. Artan Hoxha: Pra, propozimi konkret do të ishte: “Organet e pushtetit lokal mund të shpërndahen me dekret të Presidentit të Republikës në bazë të një ligji të veçantë”. Pra, kriteret nuk janë objekt i Kushtetutës, dakord? Dakord. Tani, kalojmë në një pikë për të cilën mendoj se do të ketë një debat të madh. Pra, a duhet të parashikojë Kushtetuta funksionet ose kompetencat e organeve të pushtetit lokal të niveleve të ndryshme? Engjëll Dakli: Të dëgjojmë specialistët sesi e kanë trajtuar kushtetutat e tjera këtë çështje. Do të ishte diçka normale që kompetencat e funksionet e pushtetit lokal të jenë të mishëruara në Kushtetutë? 524 Neni 12 i ligjit nr. 7570, datë 3.6.1992, “Për disa shtesa në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991, ‘Për dispozitat kryesore kushtetuese’” parashikonte: “Organet e zgjedhura të pushtetit lokal mund të shpërndahen vetëm në rastet e parashikuara me ligj. Shpërndarja e organeve të zgjedhura të pushtetit lokal bëhet me dekret të motivuar nga Presidenti i Republikës, sipas propozimit të bërë nga Këshilli i Ministrave”.

583 Gazmend Myftari: Janë disa modele. Çështja është se çfarë është më e përshtatshme për kushtet e Shqipërisë. Taulant Dedja: Unë mendoj që Komisionit për hartimin Projektkushtetutës, në radhë të parë, duhet t’i rekomandohet që t’i referohet Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale. Neni 4 i kësaj Karte jep kompetencat bazë të komuniteteve lokale që duhet të pasqyrohen në Kushtetutë ose në ligj. Eksperiencat janë të ndryshme në vende të ndryshme. Unë mendoj se nga praktika dhe eksperienca e këtyre viteve, ka rezultuar që një nga defektet e legjislacionit në fuqi ka qenë mospërcaktimi i saktë i kufirit midis kompetencave të organeve qendrore dhe kompetencave të deleguara organeve lokale, nga njëra anë, dhe kompetencave ekskluzive të organeve lokale të pushtetit, nga ana tjetër. Për një vend si Shqipëria, unë mendoj që do të ishte më me vlerë që këto kompetenca të përcaktoheshin në mënyrë të shprehur nga Kushtetuta, por, natyrisht, duke lënë hapësirën e nevojshme për ndryshimin e përsosjen e tyre. Kjo hapësirë do t’i shërbejë edhe shtimit të kompetencave të tjera që mund t’i jepen organeve të pushtetit lokal. Albert Brojka: Kompetencat e organeve lokale duhet të njihen me Kushtetutë. Artan Hoxha: Atëherë, propozimi i zotit Dedja është që Projektkushtetuta duhet të trajtojë kompetencat e organeve të pushtetit lokal. Se cilat, ende nuk janë sqaruar. A mund t’i formulojmë këto kompetenca? Taulant Dedja: Njëri variant do të ishte: dhënia në mënyrë të ndarë në Kushtetutë e kompetencave ekskluzive të organeve lokale, nga njëra anë, dhe e kompetencave të deleguara, nga ana tjetër. Por ka edhe një variant tjetër që përcaktimin e kompetencave ia lë ligjit organik. Personalisht jam që Kushtetuta të bëjë një farë ndarjeje. Engjëll Dakli: Tek ai materiali që kemi përgatitur ne, mund të gjesh një klasifikim të kompetencave. Kompetencat që kanë organet e pushtetit lokal mund t’i klasifikojmë në tre grupe të mëdha: në kompetenca ekonomike, financiare dhe sociale, që përfshin të gjitha problemet që kanë të bëjnë me politikat ekonomike dhe sociale, me taksat, etj., në kompetenca zhvilluese, që kanë të bëjnë me

584 planifikimin dhe zhvillimin e projekteve, me zhvillimin urbanistik, në fushën e shërbimeve të ndryshme, dhe, së fundi, në kompetenca të deleguara. Në shkallë të ndryshme të zhvillimit të shtetit, edhe kompetencat e organeve ndryshojnë. Duke pasur parasysh që ne ende jemi në fazë tranzicioni, unë kam mendimin se është shpejt për t’i përcaktuar kompetencat në Kushtetutë. Po i vumë në Kushtetutë, ato duhet të pasqyrohen në formën e tyre më të plotë, që ne nuk mund të arrijmë t’i bëjmë dot sot, në këtë fazë të zhvillimit të shtetit. Në këtë drejtim, ne duhet të shohim modelet e kushtetutave të Evropës Lindore dhe Qendrore, të cilat ndeshen pak a shumë me të njëjtat sfida, që ndeshemi edhe ne. Si e kanë zgjidhur ato këtë çështje dhe, konkretisht, cili model dominon në këto kushtetuta, ai i përcaktimit të kompetencave të organeve të pushteti lokal në Kushtetutë apo ndonjë model tjetër? Artan Hoxha: Atëherë, kemi dy propozime: i pari është që Kushtetuta duhet të shprehet përmbledhtazi për detyrat e organeve të pushtetit lokal, duke i ndarë ato në kompetenca ekskluzive të organeve lokale të pushtetit dhe në të deleguara dhe, propozimi i dytë sugjeron që Kushtetuta nuk duhet të shprehet fare për këto funksione; ato duhet të përcaktohen me ligj. Engjëll Dakli: Propozimi im është që në Kushtetutë të përmbahet një nen ku kompetencat të jepen sipas klasifikimit. Pra, organet e pushtetit lokal kanë kompetenca në fushën A, B, C, D, ndërsa saktësisht ato të përcaktohen në një ligj të veçantë. Artan Hoxha: Atëherë, edhe njëherë formulimi juaj: “Organet e pushtetit lokal kanë kompetenca në fushën ekonomike, financiare, sociale, zhvilluese dhe të deleguara, të cilat përcaktohen me ligj”. Ka ndonjë propozim? Mua më duket shumë i ngjashëm me atë të zotit Dedja, apo jo zoti Dedja? Violeta Gatma: Unë kam mendimin që kompetencat bazë duhet të jepen në Kushtetutë. Artan Hoxha: Po. A mund të na i numëroni? Violeta Gatma: Unë nuk jam në gjendje t’i numëroj, por mund të përmenden për shembull, kompetencat në fushën e shërbimeve,

585 kompetencat administrative, etj. Po kështu, mund të futen edhe kompetencat e deleguara, por që duhet të përshtaten sipas kushteve të çdo njësie lokale. Kam edhe një propozim tjetër që të parashikohet në Kushtetutë se kur veprimtaria e pushteteve lokale nuk bie në kundërshtim me aktet e organeve qendrore, ato mund të veprojnë lirisht. Kjo duhet të sanksionohet në Kushtetutë pasi të jenë përcaktuar kompetencat bazë. Unë jam që Kushtetuta t’i japi me hollësi dhe t’i garantojë kompetencat e organeve lokale të pushtetit dhe jo t’i lihen ligjit t’i përcaktojë ato. Engjëll Dakli: Nuk rëndohet më shumë sesa duhet Kushtetuta? Violeta Gatma: Jo, nuk rëndohet. Mendoj se saktësohet përgjegjësia e dy pushteteve. Engjëll Dakli: Do të ishte më mirë të parashikoheshin me një ligj, i cili të miratohej me një shumicë të cilësuar në parlament. Kështu do të ishte më mirë, pasi në Kushtetutë nuk mund të parashikohet gjithçka. Nuk mund të përfshijmë në Kushtetutë të gjitha shqetësimet tona, duke menduar se kështu ato garantohen më mirë. Violeta Gatma: Ndoshta të parashikojmë kompetencat e deleguara në Kushtetutë, ndërsa detajet i rregullojmë me ligj. Albert Brojka: Pushtetit lokal mund t’i japësh kompetenca sa të duash, por, po nuk i dhe paratë, nuk i ke dhënë asnjë gjë. Për mua ka shumë rëndësi që të sanksionohet autonomia lokale, e cila përfshin edhe autonominë financiare. Artan Hoxha: Do të kalojmë te problemi i financave të pushtetit lokal. Atëherë, le t’i përmbledhim dy propozimet. Sipas propozimit të parë, Kushtetuta duhet të përmendë në mënyrë të përmbledhur fushat e veprimtarisë së pushtetit lokal, ndërsa në mënyrë të detajuar këto fusha do të jepen në një ligj të veçantë. Me fusha do të kuptojmë, fjala vjen, kryerja e shërbimeve publike, funksione zhvilluese, funksionet ekonomike e sociale, etj. Këto dhe fusha të tjera do të rregullohen e detajohen me ligj. Jemi në rregull me këtë? Dakord. Kalojmë tek aspektet financiare të pushtetit lokal dhe çfarë duhet të përmbajë Kushtetua në lidhje me çështjet financiare të pushtetit lokal. Në materialet që kemi përpara janë dy pikat e fundit të faqes së parë në të cilat thuhet: a duhet të garantojë Kushtetuta autonominë financiare të

586 pushtetit lokal? E dyta, a duhet të përcaktohet në Kushtetutë detyrimi i shtetit për të garantuar ekzistencën financiare të njësive të veçanta të pushtetit lokal? E treta, a duhet të përcaktohet detyrimi që kompetencat e deleguara ose të autorizuara duhet të shoqërohen me fondet e nevojshme financiare ose me garancitë e tjera të nevojshme? A duhet të përcaktohet në Kushtetutë e drejta e organit lokal për të vendosur taksa dhe tatime, si dhe kritere për vendosjen e tyre? E fundit, a duhet të përcaktohet në Kushtetutë e drejta e organit të pushtetit lokal për të ngritur strukturat e veta për mbledhjen e taksave dhe tatimeve? Këto janë pikat që do të diskutojmë. Gazmend Myftari: Problemi është mjaft i njohur për të gjithë personat e pranishëm, besoj. Është një problem mjaft i mprehtë ai i kompetencave që diskutuam pak më përpara, ndarja në kompetenca të organeve të pushtetit lokal në kompetenca të deleguara dhe kompetenca ekskluzive, sepse janë të lidhura ngushtë me fondet përkatëse të buxhetit të shtetit. Pra, me fjalë të tjera, a duhet që në varësi nga kompetencat të garantohet edhe autonomia financiare nëpërmjet mbështetjes me fonde buxhetore? Gjithashtu, po në lidhje me autonominë financiare, duhet të shihet edhe kontrolli financiar i administrimit të fondeve? Këto dy probleme janë parë të lidhura bashkë dhe, në lidhje me këto, kërkohet të jepet opinioni i të pranishmëve për shkallën dhe mënyrën e pasqyrimit të tyre në Kushtetutën e ardhshme. Artan Hoxha: Atëherë, fillojmë me pyetjen e parë që shtrohet: a duhet që në Kushtetutë të shprehet autonomia financiare e pushtetit lokal? Në qoftë se po, do të mirëprisnim ndonjë formulim. Thanas Mërkuri: Në Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale ka një nen të posaçëm me tetë pika për burimet financiare të bashkësive lokale. Gazmend Myftari: Këtu problemet janë pak të shkëputur nga njëri- tjetri. Në bazë të legjislacionit tonë, Kushtetuta është ligji themelor i shtetit, si dhe është një akt që qëndron mbi aktet ndërkombëtare në të cilat shteti shqiptar është palë ose i ka nënshkruar. Nga ana e tyre, aktet ndërkombëtare qëndrojnë mbi ligjet. Në këtë kuptim, shteti shqiptar është i angazhuar të përafrojë legjislacionin e brendshëm me

587 aktet ndërkombëtare, veçanërisht me konventat evropiane. Ratifikimi i Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale kërkon që të mos ketë kundërvënie midis Kushtetutës dhe legjislacionit tjetër të vendit që del në bazë të saj dhe Kartës. Unë mendoj se me këtë sy duhen parë edhe dispozitat kushtetuese për pushtetin lokal, të cilat duhet të reflektojnë aktet ndërkombëtare të rëndësishme siç është edhe Karta Evropiane e Autonomisë Lokale. Artan Hoxha: Atëherë, të shtrojmë në parim: a duhet Kushtetuta të shprehet për mjaftueshmërinë e burimeve financiare të pushtetit lokal? Violeta Gatma: Unë them se duhet. Artan Hoxha: Presim një formulim të mundshëm. Murat Tomori: Domethënë bashkia duhet të konsiderohet si një formacion ekonomik që krijon të ardhura dhe bën shpenzime. Së dyti, detyrimisht duhet të hiqet varësia e fondeve bashkiake nga thesari. Adriana Kondi: Jo, duhet të jetë, sepse kemi të bëjmë me një organ të shtetit. Murat Tomori: Atëherë, qeveria në çdo kohë i bllokon fondet e destinuara për njësitë e pushtetit lokal, nëpërmjet thesarit. Kështu ka ndodhur në Fier. Thesari i Fierit i bllokoi Bashkisë së Fierit fondet e saj, të cilat me vendim të këshillit bashkiak do të përdoreshin për pastrimin dhe rrugët. Adriana Kondi: Nuk ka të bëjë me thesarin. Ky bllokim u bë më vendim qeverie. Ylli Manjani: Bashkia duhet të konsiderohet si formacion ekonomik që krijon të ardhura dhe bën shpenzime, siç u tha më sipër, dhe si e tillë duhet të ketë llogari në bankë. Për sa i përket kontrollit, institucioni që kontrollon të ardhurat është dhe duhet të jetë vetë këshilli bashkiak. Violeta Gatma: Mund të bëhet një formulimi i tillë: “Pushteti lokal duhet të ketë burime të mjaftueshme të ardhurash për të plotësuar kompetencat e tij”.

588 Taulant Dedja: Siç thotë edhe neni 9 i Kartës 525 . Violeta Gatma: Në rregull. Nuk mund të përmbushësh kompetencat pa burime financiare. Artan Hoxha: Në Kushtetutë mund të shprehet që organet e pushtetit lokal duhet të kenë e të administrojnë burime të mjaftueshme për të realizuar detyrat dhe ushtruar kompetencat e tyre. Violeta Gatma: “Burime të mjaftueshme financiare në përputhje me kompetencat...”. Artan Hoxha: “…në përputhje me kompetencat e njohura me ligj”. Dakord? Ky është formulimi i parë. Taulant Dedja: Unë do të thoja që formulimi mund të plotësohej ose të rregullohej duke mbajtur parasysh edhe paragrafin e parë të nenit 9 të Kartës. Madje edhe mund të merrej gati siç është formuluar atje: “Bashkësitë lokale kanë të drejtë, në kuadrin e politikës ekonomike të vendit, të kenë burimet e tyre të mjaftueshme, të cilat mund t’i disponojnë lirisht në ushtrimin e kompetencave të tyre”. Violeta Gatma: Shumë mirë është. Artan Hoxha: Atëherë, kemi një propozim që merret direkt nga Karta. A mund të jetë ky një propozim për t’u pasqyruar në Kushtetutë? Jemi dakord? Violeta Gatma: Po, jemi dakord. Taulant Dedja: Kam edhe diçka tjetër që mund të shtohet në këtë nen ose në ndonjë nen tjetër të Kushtetutës. Kjo duhet t’u garantojë organeve lokale të pushtetit edhe të drejtën e pronës. Violeta Gatma: Kjo nënkuptohet, sepse kemi thënë që ata janë persona juridikë. 525 Pika 1 e nenit 9 të Kartës parashikon: “Bashkësitë lokale kanë të drejtë, në kuadrin e politikës ekonomike të vendit, të kenë burimet e tyre të mjaftueshme të cilat mund t’i disponojnë lirisht në ushtrimin e kompetencave të tyre”. Ndërsa pika 2 e po atij neni parashikon: “Burimet financiare të bashkësive lokale duhet të jenë në raport të drejtë me kompetencat e parashikuara nga Kushtetuta ose nga ligji”.

589 Taulant Dedja: Edhe sot bashkia është person juridik, por unë mendoj që Kushtetuta duhet të shprehet qartë që çdo bashki, çdo komunë, etj., zotëron dhe disponon pronën e vet. Artan Hoxha: Kur themi burime financiare, nuk është e njëjta gjë me atë që u tha këtu se ato zotërojnë pronë. Violeta Gatma: Nuk janë e njëjta gjë! Artan Hoxha: Pavarësisht, ne arritëm një lloj konsensusi se Karta e ka shprehur qartë dhe mund t’i rekomandojmë ligjvënësit dispozitën e Kartës ku thuhet se organet e pushtetit lokal duhet të posedojnë burime të mjaftueshme dhe t’i përdorin ato lirisht për realizimin e kompetencave të tyre. Jemi dakord? Po. Vazhdojmë atëherë. Kalojmë në pikën e parë: a duhet të përcaktohet në Kushtetutë detyrimi i shtetit për të garantuar ekzistencën financiare të njësive të veçanta të pushtetit lokal? A është ky objekt i Kushtetutës? Violeta Gatma: Unë mendoj se duhet të jetë. Taulant Dedja: Edhe këtë problem e zgjidh përsëri neni 9 i Kartës. Është ajo që quhet rishpërndarje financiare. Domethënë që shteti duhet të vendosë procedura për rishpërndarje financiare ashtu siç kërkohet nga Karta. 526 Kjo mund të pasqyrohet me terma të përgjithshëm në Kushtetutë. Ndërsa procedura do të detajohet në ligjin e ri të buxhetit lokal. Artan Hoxha: Natyrisht, na duhet ndonjë propozim konkret se si mund ta përshtatim si një dispozitë kushtetuese. Taulant Dedja: Po i referohem përsëri nenit 9 që flet për burimet financiare të bashkësive lokale. Paragrafi i pestë nënvizon se mbrojtja e bashkësive lokale më të dobëta financiarisht kërkon vënien në zbatim të procedurave të rishpërndarjes financiare ose të masave ekuivalente, të destinuara për të korrigjuar efektet e një shpërndarjeje të pabarabartë të burimeve të mundshme të financimit. Një gjë e tillë, 526 Pika 5 e nenit 9 të Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale parashikon: “Mbrojtja e bashkësive lokale më të dobta nga ana financiare kërkon vendosjen e procedurave të rregullimit financiar apo të masave të duhura që synojnë korrigjimin e efekteve të ndarjes jo të barabartë të burimeve potenciale të financimit si dhe të përgjegjësive që u takojnë. Të tilla procedura apo masa nuk duhet ta zvogëlojnë lirinë e opsionit të bashkësive lokale në fushën e tyre të përgjegjësisë”.

590 pak a shumë, ekziston edhe në ligjin aktual të buxhetit lokal që është miratuar në vitin 1993. Artan Hoxha: Pra, është një çështje për t’u trajtuar në Kushtetutë, apo në ligjin për buxhetin e pushtetit lokal? Taulant Dedja: Unë mendoj që duhet të futet në Kushtetutë. Sigurisht, detajime të mëtejshme do të bëhen me ligj. Engjëll Dakli: Varet se si do të jetë ajo dispozitë kushtetuese. Një nga parimet bazë kushtetuese është edhe parimi i solidaritetit. Siç dihet, ka njësi territoriale ku, objektivisht, të ardhurat që mund të krijohen aty si pasojë e shfrytëzimit të burimeve natyrore ose dhe atyre njerëzore, janë të pamjaftueshme për të siguruar një zhvillim të balancuar. Në këtë rast buxheti i shtetit ndihmon duke bërë një rishpërndarje në favor të njësive më të dobëta. Në fakt, deri diku, kjo ka ekzistuar edhe gjatë kësaj periudhe, pavarësisht se ka qenë e pamjaftueshme. Për shembull, zoti Brojka dhe zoti Gorea gjithmonë ankohen dhe kanë të drejtë të ankohen se, megjithëse bashkitë e tyre zhvillojnë aktivitete ekonomike shumë të rëndësishme, Tirana është qendra më e fuqishme e biznesit në Shqipëri dhe Durrësi është porti më i madh i vendit – dhe, për pasojë, sigurojnë të ardhura të mëdha, shumë pak nga këto të ardhura shkojnë në fondin e buxhetit lokal. Ata, me të drejtë, kërkojnë gjithnjë e më shumë nga qeveria qendrore që të respektojë të drejtat financiare lokale. Por, nga ana tjetër, duhet të vëmë në dukje se nga të ardhurat që sigurohen në Tiranë e Durrës, përfitojnë edhe komunitete të tjera lokale të vendit më të dobëta financiarisht. Kështu që, unë e shoh si domosdoshmëri që parimi i solidaritetit të fiksohet në Kushtetutë. Unë, gjithashtu, sugjeroj që të shihet me kujdes e gjithë Karta nga ku të seleksionohen pjesët që duhet të futen automatikisht në Kushtetutë. Kjo ndoshta është gjëja më e mirë. Taulant Dedja: Në një farë kuptimi, ia vlen ta fusësh të gjithë Kartën në Kushtetutë. Dhjetë nene janë gjithsej… Engjëll Dakli: Sigurisht që nuk mund të futësh të gjithë Kartën, por një përzgjedhje mund të bëhet. Edi Jola: Them që ndjekja e një politike sociale varet nga gjendja ekonomike e vetë shtetit. Nuk mendoj se do të ishte e saktë që të vihet

591 si një detyrim kushtetues fakti që qeveritë e ardhshme të ndjekin politika sociale të caktuara. Çdo qeveri, sipas programeve ekonomike që ka, ka nevojë për hapësirë për të hartuar e propozuar ligje të caktuara. Kështu, për shembull, nuk ka përse të bëhet rishpërndarje e të ardhurave në favor të zonave që janë pothuaj boshatisur nga njerëzit. Pra, detyrimi kushtetues nuk do të linte asnjë lloj hapësire për ta parë dhe trajtuar realitetin në përputhje me kushtet në ndryshim. Taulant Dedja: Në fakt, dua të bëj një ndërhyrje në lidhje me zbatimin e të paktën katër nga paragrafët e nenit 9, të cilat krijojnë kushte për ratifikimin e Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale. Janë veçanërisht këto parime të parashikuara në këtë nen, ndaj të cilave Shqipëria është e detyruar të angazhohet. Artan Hoxha: Ky detyrim duhet të burojë nga Kushtetuta apo nga ligji? Taulant Dedja: Kushtetuta është garancia më e mirë, pastaj vjen garancia ligjore. Artan Hoxha: Atëherë, mendoj se arritëm në një konsensus, prandaj e kalojmë edhe këtë pikë. Violeta Gatma: Një sugjerim të fundit: përderisa themi se komunitetet lokale duhet të kenë burime të mjaftueshme, kjo nënkupton që kur ato janë të dobëta, duhet t’i financojë shteti apo jo? Artan Hoxha: Dakord. Atëherë, propozimi i fundit i kompromisit do të ishte: në qoftë se garantojmë në Kushtetutë një parim të përgjithshëm sipas paragrafit të parë të nenit 9, aspektet e tjera më të hollësishme garantohen me ligj. Në këtë kuadër, edhe sigurimi me mjete financiare të njësive më të vogla që nuk kanë burime të mjaftueshme financiare do të bëhet me anë të ligjit dhe jo me ndonjë dispozitë kushtetuese. A jemi në rregull me këtë? (Në grup): Dakord. Ylli Manjani: Kjo është e drejtë se aktualisht ne flasim për një ekonomi kapitaliste. Ajo do t’i përshtatet prioriteteve të zhvillimit që do të marrë vendi. Do të ketë zona që do të braktisen dhe do të ketë zona që do të mbipopullohen. Kjo do të shkojë në përputhje me këto prioritete të zhvillimit, të cilat shumë herë nuk varen nga qeveritë.

592 Taulant Dedja: Dua të theksoj këtu një gjë që më duket e rëndësishme. Këshilli i Evropës, sigurisht instanca përkatëse që përpunon legjislacionin ndërkombëtar, është duke përgatitur tekstin e një konvente për rajonet malore dhe rurale, me qëllim që të sigurojë mbrojtjen e nevojshme të zonave të varfra. Në një të ardhme të afërt, shteti shqiptar do të jetë i detyruar ta nënshkruajë këtë konventë, si dhe të garantojë zbatimin e saj. Garancia mund të sigurohet me ligj, por mund të bëhet edhe me Kushtetutë. Artan Hoxha: Atëherë, që ta mbyllim diskutimin edhe për këtë çështje, vetëm pika e parë duhet të gjejë pasqyrim në Kushtetutë, ndërsa pika e dytë mendoj se duhet t’i lihet ligjit. Dakord? Nga votimi rezulton se ekzistojnë qëndrime të ndryshme. Atëherë, të mbajmë shënim se mbahen dy qëndrime të ndryshme për këtë çështje. Diskutimet mbaruan. Ishin dy propozime me përmbajtje pak a shumë si vijon: sipas njërit, paragrafë të caktuar të Kartës së Autonomisë Lokale duhet të parashikohen në Kushtetutë, ndërsa propozimi tjetër është që Karta të parashikohet në ligj. Ligoraq Karamelo: Shteti është i detyruar si nga Kushtetuta ashtu dhe nga ligji, prandaj nuk ka të bëjë nëse një çështje përfshihet në Kushtetutë ose jo. Mospërfshirja në Kushtetutë e një çështjeje nuk do të thotë se politika që qëndron në themel të saj nuk do të ndiqet ose të zbatohet. Komuniteti Evropian mban tërë bujqësinë me subvencione. Pra, mijëra fermerë evropianë ose komunitete lokale evropiane janë jorentabël për një varg arsyesh, por shteti gjen rrugë për t’i subvencionuar. Ai zbaton një politikë të tillë. Ndjekja e një politike të tillë është parashikuar në disa Kushtetuta, ndërsa në disa të tjera nuk është parashikuar. Artan Hoxha: Le t’i përmbledhim tre pikat e ardhshme tek faqja e dytë, në një pyetje. Violeta Gatma: E para, çështja e kompetencave të deleguara, mendoj se duhet të përfshihet në Kushtetutë. Thanas Mërkuri: Ndërsa e dyta dhe e treta nuk kanë përse të jenë në Kushtetutë.

593 Nikon Dauti: Unë jam dakord që kompetencat e deleguara ose të autorizuara të pasqyrohen në Kushtetutë. Janë mjaft detyra e kompetenca që duhet të ushtrojnë organet lokale që u delegohen nga organet qendrore. Por, delegimi i detyrave nga pushteti qendror në pushtetin lokal duhet të shoqërohet me mjetet e mjaftueshme për kryerjen e tyre. Taulant Dedja: Cilat Kushtetuta e kanë? Niko Dauti: Me sa di unë e ka Kushtetuta polake, por mund ta kenë edhe Kushtetuta të tjera. 527 Artan Hoxha: Funksionet e deleguara që bashkëshoqërohen me garanci dhe burimet e nevojshme financiare. Jemi dakord për këtë pohim? Taulant Dedja: Po për sa i përket taksave? Violeta Gatma: Edhe çështja e taksave, për mendimin tim, duhet të gjejë pasqyrim në Kushtetutë. Artan Hoxha: E drejta për të vendosur taksa duhet të jetë e drejtë kushtetuese, ndërsa mënyra caktimit të taksave do të rregullohet me ligj. Për këtë duhet një formulim. Niko Dauti: Le t’i referohem një neni të Kushtetutës polake, që mendoj se mund të na ndihmojë të bëjmë një formulim. Paragrafi i dytë i nenit 167 të Kushtetutës polake parashikon: “Të ardhurat e njësive të vetëqeverisjes lokale përbëhen nga të ardhurat e tyre, si dhe nga financime të përgjithshme e grante të veçanta nga buxheti i shtetit”. Ndërsa paragrafi i tretë i këtij neni sanksionon se: “Burimet e të ardhurave të njësive të vetëqeverisjes lokale përcaktohen me ligj të veçantë”. Violeta Gatma: Të dy këto paragrafë nuk parashikojnë ndonjë të drejtë për këto njësi për të vendosur taksë. Artan Hoxha: Pra, kjo i kalon për rregullim ligjit, apo do të pasqyrohet në Kushtetutë? Le të votojmë: kush është që kjo e drejtë të 527 Neni 167, pika 1, e Kushtetutës polake parashikon: “Njësive të vetëqeverisjes lokale duhet t’u sigurohen fonde të mjaftueshme për kryerjen e detyrave që u janë deleguar atyre”.

594 përfshihet në Kushtetutë? Pra, u arrit konsensus në favor të qenies së kësaj të drejte në Kushtetutë. Taulant Dedja: Paragrafi i tretë i nenit 9 të Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale shprehet se një e pjesë e burimeve financiare të njësive lokale duhet të vijnë nga taksat dhe detyrimet lokale, për të cilat ato kanë fuqinë ose kompetencën të fiksojnë përqindjen në kufijtë e ligjit. Artan Hoxha: A është i mirë pikërisht ky formulim? A jeni dakord që ky formulim të integrohet në projektin e Kushtetutës? (Në grup): Po. Artan Hoxha: Dakord. Pika e fundit: a duhet të përfshihet në Kushtetutë ngritja e organeve për mbledhjen e taksave, apo duhet të përcaktohet me ligj të veçantë? Kush është për ligjin? Ka një propozim: vendosja e taksave nga organet e vetëqeverisjes lokale, si dhe ngritja e organeve të posaçme për mbledhjen e taksave të parashikohen në Kushtetutë. Detajimet e mëtejshme do të bëhen me ligj. A ka ndonjë propozim të dytë? Engjëll Dakli: Desha të marr një situatë: jemi në fushatë elektorale; unë jam në pushtet dhe dua të fitoj kredibilitet; i heq taksat dhe i marr ryshfet për këtë të gjithë tregtarëve dhe paratë e grumbulluara i përdor për t’u rizgjedhur. [Për të evituar një situatë të tillë], unë sugjeroj që taksat të parashikohen në Kushtetutë, se ndryshe, siç e thashë, unë i heq ato. Gjergji Memo: Kë heq, ligjin? Engjëll Dakli: Edhe mund ta heqësh! Mënyra e mbledhjes së taksave dhe niveli i tyre do të bëhet me ligj dhe parimet e këtij të fundit duhet të jepen në Kushtetutë. Unë sugjeroj të krijojmë një grup pune që të shohë si e kanë rregulluar këtë çështje edhe vendet e tjera Polonia, Çekia, Hungaria, etj., të shohin, gjithashtu, edhe Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale dhe, në përfundim, të na paraqesin një formulim më të saktë e perspektiv. Violeta Gatma: Të thuhet se, në funksion të burimeve të tyre të brendshme, pushtetet lokale kanë të drejtë të vendosin taksat e tyre

595 deri në një kufi tavan, si dhe të ngrenë strukturat e përshtatshme të mbledhjes së taksave. Artan Hoxha: Kërkoj edhe njëherë tjetër një qëndrim përfundimtar për këtë çështje: ngritja e organeve të mbledhjes së taksave dhe tatimeve duhet të gjejë pasqyrim kushtetues apo mjafton rregullimi e përcaktimi ligjor? Ju lutem, të votojmë. Shtatë me shtatë. Qëndrimet qenkërkan të ndarë. Propozimi i tretë? Engjëll Dakli: Shiko, e drejta për të mbledhur taksat duhet të jetë një element kushtetues, kurse gjithçka tjetër t’i lihet ligjit. Artan Hoxha: Në lidhje me këtë propozim kompromisi të zotit Dakli? Engjëll Dakli: Zoti moderator, ndoshta duhet studiuar më thellë kjo punë. Ngremë një grup pune që, siç thashë edhe më lartë, ta studiojë këtë çështje duke parë edhe eksperiencën e vendeve të tjera, si dhe Kartën dhe, për sa i përket kësaj, jam plotësisht dakord me zotin Dedja. Artan Hoxha: Të gjitha konkluzionet dhe debatet do të pasqyrohen në raportin përfundimtar me besnikëri e korrektesë. Konkluzionet përfundimtare dhe ato me variante të cilat i votuam do t’i shohim edhe njëherë. Gjatë diskutimeve të sotme konsideruam si të rëndësishme për t’u përfshirë në projektin e Kushtetutës parimet e përgjithshme mbi të cilat ngrihet qeverisja lokale duke mbajtur për bazë parimet e Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale. Së dyti, përcaktuam që Projektkushtetuta duhet të shprehet për ekzistencën e dy niveleve të pushtetit lokal; bashki - komunë dhe rreth. Së treti, Projektkushtetuta duhet të shprehet për kriteret mbi të cilat do të bëhet ndarja territoriale administrative. Më tej, këto kritere do të rregullohen me ligj. Gjithashtu, projekti duhet të shprehet për statusin e personit juridik të organeve të pushtetit lokal. Projekti duhet përcaktojë mandatin dhe të garantojë imunitetin e të zgjedhurit në organin e pushtetit lokal. Projektkushtetuta, gjithashtu, duhet të shprehet për shkaqet e shpërndarjes ose të shkarkimit të një organi të pushtetit lokal, si dhe për ribërjen e zgjedhjeve të reja. Hollësisht këto çështje do të detajohen e rregullohen me ligj. Një tjetër çështje e rëndësishme që trajtuam është ajo që lidhet me financat e pushtetit lokal. Për sa i

596 përket kompetencave të organeve të pushtetit lokal, përcaktuam që Kushtetuta duhet të shprehë, në mënyrë të përgjithshme, për fushat ku do të shtrihet aktiviteti i këtyre organeve, si dhe për ndarjen e këtyre kompetencave në kompetenca ekskluzive dhe në kompetenca të deleguara. Në këtë aspekt u theksua nevoja e mbështetjes së kompetencave ose të detyrave të deleguara me burime të mjaftueshme financiare. Përcaktimi i mëtejshëm e i detajuar i kompetencave dhe shërbimeve që kryejnë organet e pushtetit lokal do të bëhet me ligj. Thamë që njësitë e vetëqeverisjes lokale duhet të posedojnë e administrojnë në mënyrë të lirë financat e tyre, si dhe duhet të kenë burime të mjaftueshme për garantimin e funksioneve. Konsideruam si një çështje që duhet të rregullohet me Kushtetutë të drejtën e këtyre njësive të vendosin taksa, por konkluduam se mënyra e mbledhjes së taksave, si dhe çështje të tjera në këtë aspekt t’i mbeten ligjit të veçantë. * * *

Key facts
Document type book
Adoption date
Source OSCE