INTERVISTË E KRYETARIT TË PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI, AMBASADORIT BERND BORCHARDT, ME TELEVIZIONIN “A2 CNN” 5 maj 2020
Intervistoi: Klementina Cenkollari
A2: Më 3 maj, u shënua Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Si e shihni lirinë e medias në Shqipëri? Raporti i fundit për lirinë e medias tregonte se në Shqipëri situata u përkeqësua. Edhe Presidenti dhe kryetari i PD-së u shprehën të shqetësuar. A ndani edhe ju të njëjtin shqetësim?
Ambasadori Borchardt: Situata e medias, sigurisht që nuk është përmirësuar dhe, sipas renditjes, madje u përkeqësua gjatë vitit të kaluar, gjë që është për të ardhur keq. Raporti ia atribuon këtë kryesisht ndryshimeve në legjislacionin e medias, të cilat janë tani në parlament. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ka pasur diskutime të gjata me shumicën në parlament për këto çështje dhe kjo ka çuar në përmirësime të gjera të projektligjit, por ende nuk ka asgjë që të garantojë, për shembull, proporcionalitetin. Të gjithë, përfshirë Kuvendin e Shqipërisë, po presin tani opinionin e Këshillit të Venecias – një tjetër institucion evropian i rëndësishëm që merret me çështjet e medias – lidhur me ndryshimet e propozuara. Ata kanë njoftuar se do ta japin opinionin e tyre muajin e ardhshëm, në qershor. Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Kuvendi me komentet e Komisionit të Venecias. Ne e kemi mbështetur gjithmonë vetërregullimin e medias, e kemi nxitur atë përgjatë shumë viteve, dhe sigurisht vetërregullimi është opsioni më i mirë. Ky është edhe mendimi i Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias.
Por ka pasur edhe shumë aspekte të tjera se pse situata e medias nuk është përmirësuar. Së pari, të drejtat ligjore dhe socialo-ekonomike të gazetarëve nuk janë përmirësuar. Kjo është theksuar, në mënyrë të përsëritur, nga unioni i gazetarëve. Sepse punëdhënësit shpesh nuk ofrojnë kontrata punësimi të detyrueshme nga ana ligjore dhe inspektorati përgjegjës nuk e kontrollon sistematikisht statusin ligjor të punësimit të gazetarëve. Kontributet, si pensionet dhe sigurimi shëndetësor, shpesh nuk paguhen, gjë që i bën gazetarët akoma më të pambrojtur përballë presioneve të brendshme nga pronarët apo menaxherët, sa i takon anës editoriale. Dhe kjo, në vetvete, çon në kufizimin e larmisë së mendimeve.
Gjithashtu, praktika e partive politike dhe e institucioneve për ta ushqyer median me të ashtuquajturat kaseta të parapërgatitura është kritikuar për shumë vjet nga ne dhe nga miqtë tanë të ODIHR-it, pas zgjedhjeve. Nga njëra anë, përdorimi i këtyre kronikave që vijnë nga partitë politike nuk është profesional. Në vende të tjera, ato shënohen që vijnë nga X apo Y parti apo institucion, pra që nuk janë materiale të prodhuara nga vetë media. Prandaj, transmetimi i tyre pa koment dhe pa asnjë shënim nuk është gazetari profesionale. Në këtë mënyrë, publiku shqiptar ngatërrohet, sepse jepet përshtypja sikur këto kronika janë përgatitur nga media. Duket sikur ato janë përgatitur nga gazetarët, nga media e pavarur, por pa shqyrtim kritik dhe pa interpretim nga vetë gazetarët. Gazetarët duhet të kenë të drejtën të mbulojnë veprimtaritë publike dhe politike, veçanërisht ato përpara zgjedhjeve, ku është problematika më e madhe. Këto janë vetëm dy ndër problemet që duhen trajtuar.
Nga ana tjetër, shoh edhe përparim. Ka pasur më pak konflikte mes gazetarëve dhe të tjerëve, si për shembull konflikte në gjykatë apo, më keq, konflikte të dhunshme.
A2: Në mbulimin e COVID-19-s, si ishte media në Shqipëri? Ambasadori Borchardt: Kam folur për këtë me kolegët e mi, sepse shqipja ime nuk është aq e mirë sa për të ndjekur televizionet, ndjek vetëm median e shkruar. Në përgjithësi, kam një përshtypje shumë të mirë. Ndjek faqet në internet të disa prej mediave kryesore në Shqipëri dhe marr një përmbledhje të përgatitur nga kolegët e mi për të tjerat. Besoj se media shqiptare ka bërë punë të mirë, madje duke ekspozuar veten ndaj rreziqeve për shëndetin. Kjo gjë sigurisht që ndihmon në ndalimin e përhapjes së panikut në shoqëri. Duhet të vlerësoj edhe fokusin e vijueshëm të medias në çështje të tjera shumë të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore, të cilat janë në prag dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm në debatin publik, ashtu sikurse kuptoj nga telefonatat e shumta që bëj gjatë izolimit.
A2: A duhet të ndihmohet financiarisht media e goditur nga COVID-19?
Ambasadori Borchardt: Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias deklaroi shumë qartë se shtetet duhet t’i mbështetin mediat që po vuajnë financiarisht për shkak të pandemisë. Mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’u bëj jehonë fjalëve të tij.
A2: Si parashikon OSBE-ja t’i ndihmojë këtë vit mediat, edhe në kushtet kur Shqipëria mban Kryesinë e Radhës së OSBE-së?
Ambasadori Borchardt: Si gjithmonë, ne monitorojmë gjatë gjithë kohës mediat shqiptare, dhe veçanërisht raportimet në lidhje me kërcënimet apo sulmet ndaj gazetarëve, rastet kur gazetarëve nuk u lejohej të bëjnë punën e tyre, apo nuk u lejohej qasja në informacionin e nevojshëm. Në përputhje me politikën tonë për të nxitur pluralizmin mediatik dhe në përputhje me raportet e ODIHR-it për zgjedhjet, në veçanti raportin e fundit dhe atë të vitit 2017, ne gjithashtu presim të diskutojmë në lidhje me përqendrimin e pronësisë së mediave në vend dhe çfarë duhet të bëhet për të balancuar situatën. Do të doja, gjithashtu, të përmendja projektin tonë kryesor në fushën e medias, një projekt përmes të cilit mbështetim transmetuesin publik RTSH dhe Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës. Ky projekt financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe do të zbatohet deri në vitin 2022. Këta janë vetëm pak shembuj, por që përbëjnë drejtime të rëndësishme të punës sonë.
A2: Rikthehet Komisioni për Reformën Zgjedhore, por jo tryeza. Çfarë po i mban palët larg? Keni apel? Keni sugjerim për çështjet e mbetura pezull?
Ambasadori Borchardt: Prezenca e OSBE-së, ODIHR-i, organizata të tjera ndërkombëtare dhe miq dypalësh të Shqipërisë i kanë nxitur të gjitha palët të punojnë së bashku për reformën zgjedhore. Ne kemi ofruar mbështetjen tonë përmes këshillave të ekspertëve dhe praktikave më të mira, për ta bërë këtë reformë. Pamë përparim të rëndësishëm në vitin 2019, përfshirë këtu faktin që kësaj përpjekjeje iu ribashkuan ato parti politike që kishin vendosur të largoheshin nga parlamenti. Ne besojmë shumë fort se rifillimi i këtij procesi në komisionin e posaçëm të Kuvendit për reformën zgjedhore, nesër, është një hap tejet i rëndësishëm përpara për vendin, duke qenë se reforma zgjedhore ka mbetur pezull prej ca kohësh tashmë, dhe shumë rekomandime të OSBE/ODIHR-it nuk janë adresuar tashmë ndër vite. Ne kemi parë që këshilli politik, në të cilin është e pranishme edhe opozita jashtëparlamentare, ka punuar shumë për të arritur projektet e tij, dhe i nxitim fuqishëm të gjitha palët që të vazhdojnë të punojnë me këtë hov. Ne do të vijojmë të mbështetim me ekspertizën tonë të brendshme; miqtë tanë nga ODIHR janë të gatshëm dhe, po ashtu, edhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë si Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, mund të këshillojnë se si të ecet përpara dhe si të arrihet ajo që kërkohet politikisht, në kornizën e praktikave më të mira ndërkombëtare. Së fundi, dua t'i nxit të gjithë aktorët politikë të vazhdojnë të ecin përpara dhe të mos lejojnë që ky proces i rëndësishëm politik të zvarritet.
Fund
INTERVIEW OF HEAD OF OSCE PRESENCE IN ALBANIA AMBASSADOR BERND BORCHARDT WITH A2 CNN TV STATION 5 May 2020
Interviewed by: Klementina Cenkollari
A2: 3 May was World Press Freedom Day. How do you see media freedom in Albania? According to the latest report, media freedom in Albania worsened. Both the President and the DP Chair expressed concerns. Do you share the same concern?
Ambassador Borchardt: “The media situation has certainly not improved, and according to the rating even deteriorated during the last year, which is highly regrettable. The report attributed that mainly to the amendments to the media legislations, which are now in parliament. The OSCE Representative on Freedom of the Media had long discussions with the majority fraction in parliament about these matters, and that led to broad improvements of the draft, but not yet to something that guaranteed, for instance, proportionality. Everybody, including the Albanian parliament is now waiting for the opinion of the Venice Commission – the other big European institution dealing with media issues - to give an opinion on the proposed amendments. They will do it next month, in June, as they announced. It remains to be seen what the Assembly is going to do with the comments of the Venice Commission. We have always been supporting self-regulation of the media, we have encouraged that over many years, and this is certainly the best option. This is also the view of the OSCE Representative on Freedom of the Media.
But there are also many important other aspects why the media situation has not improved. First, the legal and socio-economic rights of journalists, which have not improved. This has been underlined repeatedly by the journalist union. Because employers do not often offer legally-binding employment contracts, and the responsible inspectorate does not systematically check the legal employment status of journalists. Social security contributions are not paid, like pension and health insurance, which makes journalists even more vulnerable to internal pressures from owners or managers on the editorial side, which in itself limits the diversity of opinions. Also the practice of political parties and public institutions to feed the media with ‘pre-fabricated tapes’ has been over many years criticized by us and from our friends from ODIHR after elections. Using these tapes from the political parties is, on the one hand, not professional. In other countries, this is marked: this comes from x, y, x party or institution, it is not our own material. So sending them out uncommented, unmarked is not professional journalism. The Albanian public is misled this way, because it gives the impression that the media were the authors of the pre-fabricated tapes. It looks like it comes from journalists, from independent media, but it is without critical scrutiny and interpretation by the journalists themselves. The journalists must have the right to cover public and political events, in particular in the run-up to elections, there it is most problematic. These are only two of the problems that have to be addressed.
On the other hand, I see also progress. There have been less conflicts between journalists and others, like conflicts in courts, or even worse, violent conflicts.”
A2: How have the Albanian media covered COVID-19?
Ambassador Borchardt: “I have been discussing that will my colleagues, because my Albanian is not good enough to follow the TV, I’m only following print media. In general, I have a really good impression. I am following the websites of some of the leading media in Albania, and then I get the review that my colleagues prepare about the others. I believe that Albanian media have been doing a good job, even exposing themselves to risks for their own health. That helps certainly to prevent the spread of panic across the society. I must also give credit to the continued focus on other relevant political, and very important economic and social issues, which are at the forefront door and play now a very important role in the public debate, which I get from the many phone calls I do during the lockdown.”
A2: Should media outlets affected by COVID-19 receive financial support?
Ambassador Borchardt: “On World Press Freedom Day, the OSCE Representative on Freedom of the Media very clearly stated that states must support media who are financially struggling because of the pandemic. And I can only echo that what he said.”
A2: How will the OSCE support media this year, considering also the fact that Albania is OSCE Chair?
Ambassador Borchardt: “As always, we are permanently monitoring Albanian media, and in particular reports on cases of threats or attacks against journalists, on cases when journalists were not permitted to do their job, or they were not given access to information they needed. In line with our policy to encourage media pluralism and in line with the ODIHR report on elections, in particular the last one and the 2017 one, we are also looking forward to discussing media ownership concentration in the country and what should be done to balance the situation. And then, I would also like to mention our main media project, where we implement a project supporting RTSH – Albania’s Public Broadcaster – and the Journalism Department of the Tirana University. This is financed by the EU Delegation and we are implementing that until 2022. These are just a few examples, but these are some of our important work trends.”
A2: The ad hoc committee on electoral reform will summon again, but not the political roundtable. What is keeping the parties apart? Do you have an appeal to them? Do you have any suggestions for the pending topics?
Ambassador Borchardt: “The OSCE Presence, ODIHR and other international organizations and bilateral friends of Albania have all strongly encouraged all sides to work together on the electoral reform, and we have offered our support with expert advice, with best practices to get this reform going. We have seen important progress in 2019, including the rejoining of this effort by those political parties who had decided to leave the parliament. We very strongly believe that the resumption of this process in the ad hoc committee on electoral reform of the Assembly tomorrow is a crucial step forward for the country, as the electoral reform has now been pending now for quite some time and many of the OSCE/ODIHR recommendations have not been addressed already over years. The political committee in which also the extra parliamentary opposition is present, we have seen that it has worked hard to achieve projects and we very strongly encourage all sides to keep this momentum going. With our in-house capacity, we will continue to provide support; our friends from ODIHR are available, and also other international partners like EU, Council of Europe can advise on how to progress and how to achieve in the framework of best international practices, on what is politically wanted. Finally, I can encourage all political actors to stay the course and not to let trail this important political process.” Ends